viti i ri magjik - bleta punëtore - libër më libër · dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • disa...

20
Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana Viti i Ri magjik

Upload: vuongkiet

Post on 24-Apr-2018

303 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Viti i Ri magjik

Page 2: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

PARA LEXIMIT Bisedoni së bashku

• Lexoni titullin së bashku. Pyesni: A ju pëlqen festa e Vitit të Ri dhe përse?

• Pyesni: Cila ka qenë dhurata më e mirë që keni marrë për Vitin e Ri?

• Pyesni: A besoni se ekziston Baba Dimri?• Flisni për librin dhe diskutoni rreth

ilustrimeve. Rreth fjalëve në këtë libër

• Ndani në rrokje këto fjalë:Njërrokëshe: siç, top, për, kam, që, di, njoh, vit, nuk, fund Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra, qan-te, pu-lës, si-kur, shko-ja, çu-dit, li-sta, ndih-më, ve-za Shumërrokëshe: ma-ki-na, te-le-ko-ma-ndë, a-e-ro-pla-ni, ek-zi-stoj, dhu-ra-ta, nga-zë-lly-er, pa-be-su-e-shme, pu-ni-shte, ma-gji-ke, rrë-zë-lle-nte

• Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i lexojë ato duke i ndihmuar, ose ia lexoni ju nëse është e nevojshme.

Telekomandë, ngazëllyer, rrëzëllente

Gjatë leximit Përjetojeni tregimin së bashku. Nëse fëmija juaj ka nevojë që ta mbështesni gjatë leximit të fjalëve:

• Udhëzojeni fëmijën tuaj që të orientohet nga e majta në të djathtë gjatë leximit të secilës fjalë.

• Përpiquni të bëni ndonjë lojë fjalësh për fjalët e reja, nëse është e nevojshme.

• Nëse fjala është akoma e ndërlikuar për fëmijën tuaj, thjesht thuajeni të gjithë kuptimin e fjalës.

• Përdorni fotografitë për të folur rreth tregimit dhe njëkohësisht për të shpjeguar kuptimin e fjalëve të reja.

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky botim është financuar nga populli amerikan përmes Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit për Arsimin Themelor (Basic Education Program) të USAID-it, i cili zbatohet nga Family Health International (FHI360) në part-neritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).

Për më tepër, lexo brenda kopertinës së pasme.

Page 3: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

3

“Ejani, dhuratat po ju presin”, thirri babi fëmijët.

Page 4: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

4

“Aeroplani im, siç e doja”, thirri Timi.“Makina ime me telekomandë”, tha Tami.

Page 5: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

5

“Top futbolli! Baba Dimri është fantastik!” thirri Pepa.“Po dhurata ime?” Leta gati po qante.

Page 6: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

6

“Përse vallë Baba Dimri nuk ka dhuratë për mua?” mendoi Leta e mërzitur.“Unë i kam bërë detyrat çdo ditë, dhe jam sjellë mirë me të gjithë”, i foli ajo pulës.

Page 7: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

7

“Sikur të shkoja në Polin e Veriut. Por si? Më duhet ndihmë”, tha Leta.Ç’po ndodh kështu?!

Page 8: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

8

“Ku jam kështu? Sa shumë lodra!” u çudit Leta.

Page 9: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

9

“Pa shiko, lista e fëmijëve që duan dhurata”.

Page 10: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

10

“Mirësevjen në shtëpinë e dëshirave Leta”,i tha Baba Dimri.“Por... ti ma di emrin?” u çudit Leta. “Ti qenke i vërtetë!”

Page 11: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

11

“Unë i njoh fëmijët nga e gjithë bota, dhe çdo vit udërgoj dhuratën që duan”, buzëqeshi Baba Dimri. “Por disa fëmijë nuk besojnë se ekzistoj, dhe prandaj nuk kërkojnë dhuratë.”

Page 12: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

12

“Megjithatë, unë kam një dhuratë për ty”. “Ja, qenka në fund të thesit, më duhet pak ndihmë”, foli Baba Dimri.

Page 13: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

13

“Po, menjëherë”, tha Leta e ngazëllyer.Veza magjike filloi të ndriste.

Page 14: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

14

“Leta, eja të hapësh dhuratën”, folën njëherëshmami dhe babi.“Kishte ngelur në fund të thesit”, vazhduan ata.

Page 15: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

15

“E di, më tregoi Baba Dimri”, ua ktheu Leta.“Baba Dimri?!” prindërit u panë me habi.

Page 16: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

16

“Ishte vend i mrekullueshëm, dhe kishte lodra për të gjithë fëmijët e botës”, tregonte Leta.“E pabesueshme!” thanë Timi dhe Tami. “E si shkove ti atje?” pyeti Pepa me habi.

Page 17: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

17

“Veza filloi të ndriste, dhe unë e pashë veten nëpunishten e Baba Dimrit”, shpjegoi Leta.“Pula ime i ka vezët magjike”, shtoi ajo me krenari.

Page 18: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

18

“Ejani, mami ka nevojë për ndihmë”, thirriTimi nga dera e kuzhinës.Veza rrëzëllente.

Page 19: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

Pas leximit

• Shihni faqen 3 dhe pyesni: Çfarë po bëjnë fëmijët dhe përse?• Shihni faqet 4-5 dhe pyesni: A kishte dhurata për të gjithë?• Shihni faqet 8-9 dhe pyesni: Si arriti Leta të shkonte në Polin e Veriut, dhe çfarë pa atje?• Shihni faqet 10-11 dhe pyesni: Përse disa fëmijë nuk kërkojnë dhurata?• Shihni faqet 7 dhe 18 dhe pyesni: Cila ishte fjala që e bëri vezën të ndriçonte?• Ku thuhet se jeton Baba Dimri?

Librat e nivelizuar përfshijnë fjalët më të përdorura në klasën e parë dhe të dytë, dhejanë ndarë sipas shkallëve të mëposhtme:

Niveli I - A Niveli I - B Niveli II - A Niveli II - B

Mirënjohje Falënderohen në mënyrë të veçantë Arlinda Gashi Bajgora dhe Bora Shpuza-Kasapolli për kontributin dhe ndihmesën e tyre në hartimin e këtij libri.

Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”Copyright © USAID

087.5

Jahmurataj Mulolli, MaliqeViti i ri magjik / Maliqe Mulolli Jahmurataj; ilustrues Leopard Cana. – Prishtinë : FHI; 2014. – 18 f. : ilustr. me ngjyra; 19 cm. – (Bleta punëtore libër më libër; Niveli i dytë A)

1. Cana, Leopard

ISBN 978-9951-695-04-6

Page 20: Viti i Ri magjik - Bleta Punëtore - Libër më libër · Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra ... • Disa fjalë mund të jenë më sfiduese për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj t’i

Basic Education Program

Niveli i dytë A

Viti i Ri magjik

www.bletapunetore.org Basic Education Program financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga FHI 360, në partneritet

me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).

Librat e nivelizuar A

ë maje të pemës

Shiu i papritur

Koncert në shtëpi

Viti i Ri magjik