viti iii 100 vjet, lufta e shkodres - basilicata...suplement javor i rilindasi e diel, 30 qershor...

8
Viti III - Nr:26 E diel, 30 qershor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI KUJTIMET. VRASJA NE PABESI E HASAN RIZA PASHES DHE DOREZIMI I SHKODRES NGA ESADI E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Pleqtë e Shijakut rrëfejnë tradhëtinë e Esadit 100 VJET, LUFTA E SHKODRES F ill pas shpalljes së Pa- varësisë dhe formimit të Qeverisë së Përkohshme, u kërkua nga Evropa njohja e Pavarësisë. Këtë kërkesë të qeverisë e përkrahën men- jëherë Austria dhe Italia, natyrisht për interesat e veta në Adriatik, por kjo u ra si bombë ballkanasve, të cilët pas armëpushimit të qeverisë turke të 3 dhjetorit 1912, shpallën se tokat e Perandorisë Otomane në gadishull u takonin atyre, si timtarë në luftën kundër Turqisë. Ata nuk e vinin në hesap fare Shqipërinë, bile grekët arritën gjer atje sa të deklaronin me brutalitet se “është e pamundur me lejue shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”. Oreksi i fqinjve sa vinte e bëhej më i papërmbajtur. Mali i Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Bardhyl Xhama, i cili vjen me një përvojë të pasur jetësore, njohje të thellë në fushën e diturisë ku ka lënë gjurmë e përvoja të rëndësishme, vjen si një vëzhgues i vëmendshëm i jetës së përditshme... Me një stil futurist përshkruan rolin e parandjenjave në marrëdhëniet e dashurisë. Pikëpyetjet që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu K thehet sipas traditës vjetër, ceremonia laike e “pagëzimit të kukullave” (puplet dhe Shenjanjet) në festën e Shën Gjon Pagëzorit.Kjo ceremoni zhvillohet me iniciativën e Shoqatës Interkulurale dhe në bashkëpunim me koreografin Robert Lani (një shqiptar i cili është trasferuar në Barile 20 vjet më parë dhe është integruar mjaft mirë strukturën shoqërore, duke themeluar kështu edhe një shkollë vallëzimi ku mësohen vallet dhe nxit tra- ditën e këngëve në shqip) si dhe të shumë familjeve me kostume arbereshe tradi- cionale kostum.Të gjithë së bashku, fëmijë dhe të I qetë nga natyra, me një shpirt paqësor që mbart mistere deti, me një vësh- trim sa të vëmendshëm aq dhe prej kureshtari, spor- tiv, duke sduar pleqërinë, si gjithnjë duke rrëfyer rrëfenjat e tij me brumë nga mençuria e urtësia popullore, rrëfenjat e tij sa pedagogjike aq dhe artis- tike, të cilat zënë vendin më të gjerë në opusin e krijimtarisë së autorit, i kanë gdhendur më së miri portretin, i kanë falut të veçantën si individualitet artistik në letrat shqipe. Ky është një portret i vizatuar me penelata të shpejta i shkrimtarit për fëmijë e të rinj Bardhyl Xhama, që këto ditë feston 80-vje- Rikthimi i një ceremonie laike të quajtur “pagëzimi i kukullave”, sipas traditës së vjetër në festën e Shën Gjon Pagëzorit. Të gjithë së bashku, fëmijë dhe të rritur performojnë në këtë ceremoni laike Bardhyl Xhama, 80-vjet mjeshtri i rrëfenjës Suzana Tamaro, vjen në shqip me romanin “Përgjithmonë” Në Barile ripërtërihet riti i Pagëzimit të Kukullave rritur do të performojnë në këtë ceremoni laike. Bëhet fjalë për një traditë të lashtë arbereshe e cila festohet në ditën e Shën Gjon Pagëzorit.Vajzat mes moshës shtatë dhe njëm- bëdhjetë vjeç, të shoqëruara nga nënat e tyre shkojnë me shumë gëzim në sheshin kryesor të Barile-s. Çdo çift i përbërë nga dy vajza mbajnë enkas një kukull lecke.Sipas radhës “nënat vajza” vendosin në tokë, me kujdes të madh, sikur të ishin foshnja të sapolindura, “kukullat- fëmijë” në parmakun e parë të shkallës prej guri dhe hidhen tri herë duke përsëritur formulën, “Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann janë pagë- zuar”. Pastaj thirren.. torin e lindjes. Shkrimtari Bardhyl Xhama i takon brezit më të vjetër të letrave shqipe për fëmijë dhe të rinj. Kjo moshë, sot, është e paktë në tempullin e kul- turës sonë bashkëkohore e të ardhmërisë. Ndaj, kemi të drejtë t’i krahasojmë me gurë të çmueshëm; përku- jdesja ndaj të cilëve është më shumë se një falën- derim, më shumë se një dashuri, më shumë se një nderim. Të mos harrojmë se, ata janë identitet dhe kujtesë, mësues të heshtur dhe mëkues të fjalës shqipe, përhapës të pa lodhur të di- turisë e të kulturës shqipe, gjyshër që, edhe përmes një mijë e një sakricave, falin buzëqeshje, dashuri e ëndrra për nipërit e mbesat e tyre, respektues deri... faqe 21 faqe 22 vijon në faqen 16-19 faqe 20-21 Zi, përveç Plavës e Gucisë, Hotit dhe Grudës, dëshironte edhe Shkodrën, me pretendimin se aty qenë varrosë paraardhësit. Edhe serbët, veç Kosovës, ëndërronin edhe Durrësin, si një skelë të tregtisë së tyre, për t’i shpëtuar monopolit tregtar të Austro-Hungarisë. Grekët, pasi kishin pushtuar Korçën e Gjirokastrën (madje kishin arritur gjer në Berat), lakmonin edhe Vlorën. Qeve- ria mori masa që në Janinë e Shkodër, ku vazhdonte akoma lufta e garnizoneve turke, qëndresa të bëhej në emër të Shqipërisë dhe jo të Turqisë. Në ndarjen e kujve, problem paraqiti ndarja e pjesës veriore dhe verilindore e Shqipërisë. Kërkesave ekonomike dhe his- torike që Mali i Zi dhe Serbia i paraqitën më 17 dhe 21 janar 1913 Konferencës së Ambasadorëve, sidomos për të marrë Shkodrën, ju tha një “jo”... LORENZO ZOLFO faqe 18-19 N ë librat e tij, Hamdi Bushati, shkruan se si: “Hasan Rizaja i propozoi At Gjergj Fishtës, të shk- ruante një marrsh ushtarak për tua mësuar ushtarëve shqiptarë që ta këndonin kur të shkonin në për snikërinë, shpirtmadhësinë e dhimbshurinë që tregoi për popul- lin e vuajtur shkodran në periud- hën e luftës, mbetet i paharruem. Edhe sot mbahen mend, nga ata që e kanë jetue atë kohë. Fishta, si e shkroi marshin ushtarak sipas porosisë së Hasan Riza Pashës stërvitje. At Gjergj Fishta ia për- gatiti marshin dhe ia dërgoi. Pasha ia shpërbleu njëqindfish, tue ia pague çdo strofë me lira ari turke *) ... Shkodra ruan kujtime shumë të mira për Hasan Riza Pashën, i cili DHURATA HAMZAI XHAHID BUSHATI AGIM FAJA NË FOTO: (Majtas) Esat Pashë Toptani (djathtas) Lufta e Shkodrës Lufta e Shkodrës allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Upload: others

Post on 12-Aug-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

Viti III - Nr:26 E diel, 30 qershor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

KUJTIMET. VRASJA NE PABESI E HASAN RIZA PASHES DHE DOREZIMI I SHKODRES NGA ESADIE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Pleqtë e Shijakut rrëfejnë tradhëtinë e Esadit100 VJET, LUFTA E SHKODRESFill pas shpalljes së Pa-

varësisë dhe formimit të Qeverisë së Përkohshme,

u kërkua nga Evropa njohja e Pavarësisë. Këtë kërkesë të qeverisë e përkrahën men-jëherë Austria dhe Italia, natyrisht për interesat e veta në Adriatik, por kjo u ra si bombë ballkanasve, të cilët pas armëpushimit të qeverisë turke të 3 dhjetorit 1912, shpallën se tokat e Perandorisë Otomane në gadishull u takonin atyre, si fi timtarë në luftën kundër Turqisë. Ata nuk e vinin në hesap fare Shqipërinë, bile grekët arritën gjer atje sa të deklaronin me brutalitet se “është e pamundur me lejue shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”. Oreksi i fqinjve sa vinte e bëhej më i papërmbajtur. Mali i

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Bardhyl Xhama, i cili vjen me një përvojë të

pasur jetësore, njohje të thellë në fushën e diturisë ku ka lënë gjurmë e përvoja të rëndësishme, vjen si një vëzhgues i vëmendshëm i jetës së përditshme...

Me një stil futurist përshkruan rolin e parandjenjave në

marrëdhëniet e dashurisë. Pikëpyetjet që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu

Kthehet sipas traditës vjetër, ceremonia laike

e “pagëzimit të kukullave” (puplet dhe Shenjanjet) në festën e Shën Gjon Pagëzorit.Kjo ceremoni zhvillohet me iniciativën e Shoqatës Interkulurale dhe në bashkëpunim me koreografin Robert Lani (një shqiptar i cili është trasferuar në Barile 20 vjet më parë dhe është integruar mjaft mirë në strukturën shoqërore, duke themeluar kështu edhe një shkollë vallëzimi ku mësohen vallet dhe nxit tra-ditën e këngëve në shqip) si dhe të shumë familjeve me kostume arbereshe tradi-cionale kostum.Të gjithë së bashku, fëmijë dhe të

I qetë nga natyra, me një shpirt paqësor që mbart

mistere deti, me një vësh-trim sa të vëmendshëm aq dhe prej kureshtari, spor-tiv, duke sfi duar pleqërinë, si gjithnjë duke rrëfyer rrëfenjat e tij me brumë nga mençuria e urtësia popullore, rrëfenjat e tij sa pedagogjike aq dhe artis-tike, të cilat zënë vendin më të gjerë në opusin e krijimtarisë së autorit, i kanë gdhendur më së miri portretin, i kanë falut të veçantën si individualitet artistik në letrat shqipe. Ky është një portret i vizatuar me penelata të shpejta i shkrimtarit për fëmijë e të rinj Bardhyl Xhama, që këto ditë feston 80-vje-

Rikthimi i një ceremonie laike të quajtur “pagëzimi i kukullave”, sipas traditës së vjetër në festën e Shën Gjon Pagëzorit.

Të gjithë së bashku, fëmijë dhe të rritur performojnë në këtë ceremoni laike

Bardhyl Xhama, 80-vjet mjeshtri

i rrëfenjës

Suzana Tamaro, vjen në shqip me romanin

“Përgjithmonë”

Në Barile ripërtërihet riti i Pagëzimit të Kukullave

rritur do të performojnë në këtë ceremoni laike.Bëhet fjalë për një traditë të lashtë arbereshe e cila festohet në ditën e Shën Gjon Pagëzorit.Vajzat mes moshës shtatë dhe njëm-bëdhjetë vjeç, të shoqëruara nga nënat e tyre shkojnë me shumë gëzim në sheshin kryesor të Barile-s.Çdo çift i përbërë nga dy vajza mbajnë enkas një kukull lecke.Sipas radhës “nënat vajza” vendosin në tokë, me kujdes të madh, sikur të ishin foshnja të sapolindura, “kukullat- fëmijë” në parmakun e parë të shkallës prej guri dhe hidhen tri herë duke përsëritur formulën, “Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann janë pagë-zuar”. Pastaj thirren..

torin e lindjes. Shkrimtari Bardhyl Xhama i takon brezit më të vjetër të letrave shqipe për fëmijë dhe të rinj. Kjo moshë, sot, është e paktë në tempullin e kul-turës sonë bashkëkohore e të ardhmërisë. Ndaj, kemi të drejtë t’i krahasojmë me gurë të çmueshëm; përku-jdesja ndaj të cilëve është më shumë se një falën-derim, më shumë se një dashuri, më shumë se një nderim. Të mos harrojmë se, ata janë identitet dhe kujtesë, mësues të heshtur dhe mëkues të fjalës shqipe, përhapës të pa lodhur të di-turisë e të kulturës shqipe, gjyshër që, edhe përmes një mijë e një sakrifi cave, falin buzëqeshje, dashuri e ëndrra për nipërit e mbesat e tyre, respektues deri...

faqe 21faqe 22

vijon në faqen 16-19

faqe 20-21

Zi, përveç Plavës e Gucisë, Hotit dhe Grudës, dëshironte edhe Shkodrën, me pretendimin se aty qenë varrosë paraardhësit. Edhe serbët, veç Kosovës, ëndërronin edhe Durrësin, si një skelë të tregtisë së tyre, për t’i shpëtuar monopolit tregtar të Austro-Hungarisë. Grekët, pasi kishin pushtuar Korçën e Gjirokastrën (madje kishin arritur gjer në Berat), lakmonin edhe Vlorën. Qeve-ria mori masa që në Janinë e Shkodër, ku vazhdonte akoma lufta e garnizoneve turke, qëndresa të bëhej në emër të Shqipërisë dhe jo të Turqisë.Në ndarjen e kufi jve, problem paraqiti ndarja e pjesës veriore dhe verilindore e Shqipërisë. Kërkesave ekonomike dhe his-torike që Mali i Zi dhe Serbia i paraqitën më 17 dhe 21 janar 1913 Konferencës së Ambasadorëve, sidomos për të marrë Shkodrën, ju tha një “jo”...

LORENZO ZOLFO

faqe 18-19

Në librat e tij, Hamdi Bushati, shkruan se si: “Hasan Rizaja i

propozoi At Gjergj Fishtës, të shk-ruante një marrsh ushtarak për tua mësuar ushtarëve shqiptarë që ta këndonin kur të shkonin në

për fi snikërinë, shpirtmadhësinë e dhimbshurinë që tregoi për popul-lin e vuajtur shkodran në periud-hën e luftës, mbetet i paharruem. Edhe sot mbahen mend, nga ata që e kanë jetue atë kohë.

Fishta, si e shkroi marshin ushtarak sipas porosisë së Hasan Riza Pashësstërvitje. At Gjergj Fishta ia për-gatiti marshin dhe ia dërgoi. Pasha ia shpërbleu njëqindfish, tue ia pague çdo strofë me lira ari turke *) ... Shkodra ruan kujtime shumë të mira për Hasan Riza Pashën, i cili

DHURATA HAMZAI

XHAHID BUSHATI

AGIM FAJA

NË FOTO: (Majtas)

Esat Pashë Toptani

(djathtas) Lufta e

Shkodrës Lufta e

Shkodrës

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 30 qershor 2013

16 SH.com

PËRVJETORI NGJARJA

HISTORI

AGIM FAJA

100 VJET, LUFTAPleqtë e Shijakut rrëfejnë rrethimin

“O burra, drejt Shkodrës!” 100 vjetori i luftës së Shkodrës, për mbrojtjen e kufi jve

nga pushtuesit serbo-malezezë dhe kontributi i krahinës së Shijakut në këtë luftë

vijon nga faqja 15

...e plotë, madje edhe nga Franca e Rusia, që ishin përkrahësit dhe mbrojtësit më të mëdhenj të interesave sllave.

“Shkodra - tha në komunikatën e tij të 11 prillit 1913 ministri i jashtëm rus M. Sazo-nov - iu la Shqipërisë për me mbajt paqen. Një luftë e shkaktuar nga një veprim i tillë, do të ishte një absurditet, aq më tepër që Shkodra është një qytet thjesht shqiptar. Këtë e vërtetojnë edhe raportet e konsullit të lartë rus në Shkodër, ku dëshmohet me prova të gjalla, se malazezët nuk kanë qenë të zot të asimilonin disa mijëra shqiptarë katolikë e muhamedanë, brenda tridhjetë e sa vjetëve që i kishin në kufi jtë e tyre. Po qe se Mali i Zi do të shtinte në dorë një pjesë të sanxhakut të Shkodrës, do të ligështohet dhe do të rrezikohej për t’u bërë një Shqipëri malazeze ...”

Për t’iu kundërvënë kësaj akuze, Mali i Zi mburrej se do ta zgjidhte çështjen e asi-milimit, duke vrarë meshkujt shqiptarë dhe duke i detyruar gratë të martoheshin me sllavë, duke i stërvitur fëmijët nëpër shkolla sllave si dhe duke persekutuar myslimanë e katolikë.

Të indinjuar nga ky deklarim, Mali i Zi dhe Serbia nuk deshën t’ia dijnë për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, por vazhduan luftimet e fi lluara që më 9 tetor 1912, përgjatë kufi rit turko-malazez. Kjo datë shënon dhe fi llimin e Luftës së parë Ballkanike, ku kundër Turqisë hyjnë me radhë edhe Serbia, edhe Bullgaria edhe Greqia me Malin e Zi.

Ndërkohë që ushtria serbe kishte hyrë në Durrës, Shkodra qe rrethuar nga Mali i Zi. Forcat turke, që u bënin ballë malazezëve, udhëhiqeshin nga komandanti turk Hasan Riza Pasha.

Malazezët nga një majë e Taraboshit sipër Shirokës dhe prej Boksit, gjuanin pa kur-rfarë mëshire me top shtëpitë e qytetarëve dhe tregun. Banorët, të ngushtuar për bukë, vdisnin nga uria.

Nëpër llogoret e luftëtarëve gjaku shkon-te rrëkajë. Megjithatë, Shkodra nuk u brak-tis nga banorët e saj, përkundrazi populli vendosi të luftojë deri në fund, duke marrë parasysh të gjitha vuajtjet e rënda të luftës e të rrethimit. Siç e dëshmojnë të moshuarit, gjatë muajit shkurt shkollat vazhdonin mësimet, madje piktori i ri Kolë Idromeno, me një aparat të sjellë nga jashtë, shfaqte fi lma kinematografi kë për popullin. Shpallja e pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912 i dha shpirt e frymëzim qëndresës së popullit.

Luftimet e zhvilluara në kodrat e Beltojës

e të Bërdicës, në Shtoj, Bardhaj, Tarabosh etj. nuk e mposhtën dot shpirtin luftarak të tyre. Ndër këto luftime hyri në histori beteja e Bërdicës, ku brenda katër orëve (sipas burimeve serbe, turke e italiane) serbët lanë 1.600 të vrarë dhe 300 robër, ndaj dhe u quajt “Kasaphana e Bërdicës”.

Mbrojtja ushtarake e Shkodrës ndjehej e sigurtë, pasi garnizonit të komanduar nga Hasan Riza Pasha iu shtua edhe një divizion rezervistësh të komanduar nga Esat Toptani, që dikur kishte qenë komandant ushtrie nën regjimin e xhonturqve.

Kur Eduard Greji (Edëard Grey) deklaroi në Dhomën e Komuneve se Britania e Madhe e fuqitë e tjera evropiane e kishin njohur një herë pavarësinë e Shqipërisë brenda kufi jve të caktuar dhe ky vendim duhej respektuar, se “Lufta që bëhet sot në Shqipëri nuk është më një luftë çlirimtare dhe se operacionet e Malit të Zi kundër Shkodrës kanë tipare shoviniste”, atëherë komandanti i garni-zonit turk, Hasan Riza Pasha, propozoi që Shkodra të shpallej qytet shqiptar dhe në ballkonin e Bashkisë të ngrihej fl amuri kuq e zi.

Hasan Riza Pasha, duke parë vetmohimin e shkodranëve dhe të vullnetarëve nga e gjithë Shqipëria, qëndresën trimërore të tyre

kundër armikut, që preferonin të vdisnin e të mos dorëzoheshin, edhe pse pa bukë e ushqime, njëkohësisht për të mos shkaktuar dhe ngatërresa mes dy ushtrive (turke dhe shqiptare), pranoi që Esad Pasha të bëhej zëvendës i Komandës së Përgjithshme.

Hasan Riza Pasha i nderonte shumë guximtarët, bile i adhuronte. I shtymë nga idetë e tij mbi të drejtat dhe liritë, që duhej të kishte çdo komb i territorit të osmanllinjve, me që ishte dhe ai vetë arab, përpiqej që shqiptarëve t’ua mbante të gjallë, bile dhe t’ua nxiste sa më tepër nacionalizmin.

Në librat e tij, Hamdi Bushati, shkruan se si: “Hasan Rizaja i propozoi At Gjergj Fishtës, të shkruante një marrsh ushtarak për tua mësuar ushtarëve shqiptarë që ta këndonin kur të shkonin në stërvitje. At Gjergj Fishta ia përgatiti marshin dhe ia dërgoi. Pasha ia shpërbleu njëqindfi sh, tue ia pague çdo strofë me lira ari turke *) ... Shkodra ruan kujtime shumë të mira

për Hasan Riza Pashën, i cili për fi snikërinë, shpirt-madhësinë e dhimbshurinë që tregoi për popullin e vuajtur shkodran në pe-riudhën e luftës, mbetet i paharruem. Edhe sot mbahen mend, nga ata që e kanë jetue atë kohë.

Esad Pashë Toptani, që komandonte forcat rez-erviste dhe luftonte nën flamurin turk edhe pse kishte udhëzim nga qeveria e Vlorës së Ismail Qemalit të luftonte nën fl amurin sh-qiptar, u shqetësua shumë nga ky deklarim i koman-dantit Hasan Riza Pasha, pasi i binte ndesh planeve të tij djallëzore. Armik i betuar i pavarësisë kom-bëtare, ai fliste e shpifte vazhdimisht kundër tij, veçanërisht në radhët e divizionit të rezervistëve shqiptarë, duke synuar gjithnjë që të bëhej në të ardhmen kryetar qeverie. Që ta gëzonte vetë nderin e ngritjes së fl amurit kuq e zi në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës dhe për t’i zënë vendin si komandant

i përgjithshëm Hasan Riza Pashës, në bashkëpunim me disa ofi cerë turq, më 30 janar 1913, e thërriti për darkë

në shtëpinë e tij dhe natën, tek kthehej në banesën e vet, e vret pabesisht. Flitet se e vrau njeriu besnik i Esadit, Osman Bali.

“Opinioni publik shkodran, pat përshtyp-jen dhe bindjen se Esad Toptani e kishte kurdisë planin e vrasjes së Hasan Riza Pashës me dorën e kriminelëve Osman Bali, nga rrethet e Tiranës, të Mahmutit nga Kavaja dhe të një të quejtunit Teofi k nga Shqipnia e Mesme” - shpjegon Hamdi Bushati.

Edhe Miss Durhami, të njëjtën gjë nënvi-zon, kur shkruan: “Hasan Riza Pasha, kur pa se s’po vinte asnjë ndihmë nga Turqia, i vendosur për të mos ua lënë Shkodrën sllavëve (malazezve), mendoi që t’ua lërë shqiptarëve. Në fund të fundit, nga mëma ishte gjak shqiptari. Plani i tij ishte të merrej vesh me të gjithë fiset e malë-sive, që këta t’u binin në shpinë ushtrive rrethuese, kurse ai me ushtrinë e tij, të bënte po në të njëjtën kohë një sulm nga mbrenda. Në këtë mënyrë, ai shpresonte ta këpuste në dysh ushtrinë malazeze dhe të shpëtonte qytetin **).

Informacion shumë interesant, shumë të gjallë e të mbushur me mundimet e luftës, jep në librin esaj: “Rrethimi i Shkodrës” (10 tetor 1912 - 24 prill 1913) të shkruar në formë ditari, e shoqja e konsullit austriak në Shkodër, zonja Hortense von Zambaur.

NË FOTO: Lufta e Shkodrës

Page 3: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 30 qershor 2013

HISTORI

E SHKODRESe Shkodrës e tradhëtinë e Esadit

Mali i Zi, përveç Plavës e Gucisë, Hotit dhe Grudës, dëshironte edhe Shkodrën, me pretendimin se aty qenë varrosë paraardhësit. Edhe serbët, veç Kosovës, ëndër-ronin edhe Durrësin, si një skelë të tregtisë së tyre, për t’i shpëtuar monopolit treg-

tar të Austro-Hungarisë.

vijon në faqen 18

Që në fi llim të vjeshtës së dytë 1912, kur forcat malazeze mësyen Shkodrën dhe tërë shqiptarëve iu bë thirrje për të shkuar në ndihmë, edhe shijakasit, të inkuadruar në batalionin e sanxhakut të Durrësit, qenë nisur drejt Shkodrës. I tërë populli e kishte mendjen, sytë dhe zemrën tek vëllezërit e tyre, që qëndronin të rrethuar dhe luftonin për jetë a vdekje. Rrethimi i Shkodrës i vitit 1912-1913, ndër më të ashprit që përmend historia, u tregoi Fuqive të Mëdha dhe mbarë botës se ç’është në gjendje të bëjë një popull, kur udhëhiqet nga idealet e larta të lirisë e pavarësisë. Dhe ishte pikë-risht koha kur po gatuhej indipendenca e kombit. Në përgjigje të telegramit të 17 nën-torit 1912: “Lutemi me na tregue numrin e fuqisë ushtarake që gjindet në Shëjak e Durrës”, prefektura e Durrësit njoftonte: “Fuqija ushtarake që ndodhet në Shëjak e Durrës përbahet prej batalionit mustahfës të Durrësit. Sa për numrin e këtij batalioni të shpërndarë aty-këtu, ka 450 ushtarë”- dhe më poshtë vazhdonte: “... vijat telegrafi ke kanë mbetun si dejet pa gjak e nuk po munden me punue ...” (18 nëntor 1912). Po atë ditë, me një telegram tjetër, po kjo prefekturë njoftonte komandën e Fuqive të përgjithshme: “Batalioni mustahfëz i Dur-rësit asht i armatosun me mauzerë dhe zyrës së depos iu dha urdhëritë çojë nesër në Peqin

130 martina, që ndodhen këtu”. Në librin “Lufta Ballkanike. Mbrojtja e

Shkodrës”, Stamboll 1933, të dy autorëve turq, Abdurrahman Nazif e Kirametin, jepet një hartë e Shkodrës me vijat e mbrojtjes dhe forcat e vendosura në të. Në vijën e mbrojtjes të zonës fushore, duke fi lluar nga liqeni në Shtoj, Golem e deri te Ura e Mesit, autorët turq për-mendin dhe forcat e batalionit të rezervistëve shqiptarë “Erzeni” të Shijakut. Në një hartë tjetër, batalioni “Erzeni” është i vendosur në T’planë të Lezhës me rreth 550 vetë. Më vonë, komanda e garnizonit të Shkodrës dha urdhër që ky batalion të vendoset në fushën e Shtoit një nga frontet më të vështira, përballë një divizioni malazez. Duke folur për forcat e ven-dosura në zonë fushore Shtoj e Golem, krahas batalioneve të rezervistëve të Tiranës, Dibrës, etj., autorët turq përmendin edhe batalionin e rezervistëve “Erzeni” të Shijakut (Erzen redif tabur), ndërsa në skicën 3, ku jepet organika e rezervistëve shqiptarë të Elbasanit thuhej se ky divizion përbëhej nga katër regjimente: i Tiranës, i Elbasanit, i Beratit dhe i Durrësit. Vetë regjimenti i Tiranës përbëhej nga tre batalione: i Tiranës, i Shijakut dhe i Krujës.

Shtypi dhe historiografi a serbo-malazeze e paraqitnin marrjen e Shkodrës si një gjë tepër të ligjshme. Që në memorandumet e 17 dhe 21 janarit 1913, drejtuar Konferencës së Ambasadorëve, ata nënvizonin se “Kombi

serb nuk mund ta lëshojë “vendin e shenjtë” ku ndodhet Shkodra, kryeqyteti i moçëm i të parës mbretëri serbe; Pejën - selinë e patri-kanës serbe, Deçanin e Gjakovën”. Por ata i kishin bërë hesapet pa hanxhinë, ndaj siç thotë dhe shkrimtarja angleze Edith Durham, “Malezezët luftën e pandehnin një fushatë të shkurtër, që do të zgjaste vetëm disa javë, dhe në spitale kishin ngritur vetëm 150 shtretër”.

Kur fi lluan luftimet dhe rreziku u shtua shumë, si kudo, edhe në Shijak u lëshua kushtrimi: “O burra, kush asht vatanli (atdhetar) të shkruhet gjonli (vullnetar) e të shkojmë drejt Shkodrës e ta përzejmë Karadaku (Mali i Zi)!

E atëherë, jo një për shtëpi, por edhe nga dy e tre dolën vullnetarë dhe kush me pushkë, e kush pa pushkë, të udhëhequr nga komandanti Hasan Deliallisi, Hafiz Maliq Ja-kova dhe Ramë Kasa, mbi 800-850 vetë nga krahina e Shijkut morën rrugën drejt “Shkodërloces”, siç e thërriste populli, ku luftuan me heroizëm të pashoq. Në fushën e nderit mbetën të vrarë mbi 70 luftëtarë. Vetëm nga qyteti i Shijakut morën pjesë si rezerv-istë e vullnetarë rreth 50 burra, si: Sure Keçi, Ahmet Deliallisi, Ahmet Kalleshi, Shaqir Dashi, Halil Domi, Beshir Sabli, Sulë Dervishi, Ismail Kasa, Abdulla Çelbeqiri, Sali Zuriqi, Jusuf Shahini, Veli Abazi, etj.

“Babë Surja, siç i thonim ne Sure Keçit – dëfton një i moshuar – u kthye prej Shkodre me kambën copë e çikë, se ia kishte damtue nji gjyle në luftën e Bërdicës, që u ba në shkurt të vitit 1913 Në atë luftë atij ju vra dhe i biri 22-vjeçar, Zeneli. Ai na ka pas tregue gjana të pabesueshme për rrethimin e Shkodrës. Gjujshin malezezët me gjyle

topash pa pikë dhimbsunije mu midis grumbullit të shtëpive e mu midis grum-bullit të njerëzve. Istikame aq të forta, me hendeklidhje, brezash tela me gjema, me llogore të fshehuna nën tokë e të ndërtueme me beton, me mure të fortë prej guri, si në Shkodër nuk kam pa – kujtonte gjithnjë Babë Surja.

“Shumë punë na bajshin topat e ven-dosun në kala dhe në faqen e Taraboshit të anës tonë. Vdisnin njerëzit prej urie, ama për tu dorëzue, nuk dorëzoheshin. Të gjithë i kishin marrë vesh zullumet që kishin ba malezezët e serbët nëpër katundet, ku kishin kalue tue i plaçkit e tue i vrame pleq e plaka, me gra, nuse e deri dhe kalamajt e djepit, që i shponin me bajonetat e pushkëve. Edhe pse kemi vuejt shumë prej të ftohtit, se s’kishim kapota, prej urisë se s’kishim bukë, aq sa kemi mbërritë me hangër edhe peksime të prishuna dhe mish kolsh, ne as na shkonte në mendje me e dorëzue Shkodrën, por ç’t’i bajsh Esat qenit, që na preu në besë, tue shkelë mbi gjakun e vllazënve tanë, të motrave e të çunave tanë. Megjithëse edhe prej nesh janë vra, por në ushtrinë e anmikut asht ba kërdia. Merrni me mend, se kur sul-mojshim, shkelnim cipër kufomave të ushtarëve serbë e malazezë; gjimonte toka prej topave, aq e madhe bahej lufta ...”.

“Kam qenë vetë në Luftën e Shkodrës - tregonte Ramadan Kajmaku nga Ishmi. - Serbi na preu rrugën në Lesh e s’kishte

kah na vinte buka e ne për mos me dekë, hajshim mish kolsh ...”.

“Jemi nisë në kambë drejt Shkodrës, për të mbrojt kufi jt e Shqipnisë nga serbo-malezezët. Dhjetë ditë rrugë kemi ba, tue ec edhe natën pa pushue - trego-jnë të moshuarit.

Aty kemi ndenjë jo pak, por nja dy muej e gjysëm. Maj men se prej Shijaku kanë qenë: Haxhi Vrioni, Shaban Jevgu me Ramazan Jevgun, Ali Hoxha, Omer Dervishi, Man Kuçi, etj. Ofi cer që na drejtonte, ka qenë Murat Muka.

Këto pasazhe kaq interesante i gjejmë tek kënga popullore shijakase “Në Shijak foli tellalli ***)...”:

Në Shijak foli tellalli E ndigjoi i vogli e i madhi “Kush asht trim n’fushë t’mejdanit. Sot t’i dalim zot vatanit, Për në Shkodër turra-vrap, Të luftojm’ me Karadak. Ta përzajmë prej Shqipnisë, Shumadijen e Serbisë, Krajl Nikoll’n e Malit t’Zi, Se s’jem m’sue me ndej n’robni, Me na shkel i huej n’shpi, Me na vra me v’lla e motër, Me na u ul kamb’kryq në votër!

Mali i Zi, përveç Plavës e Gucisë, Hotit dhe Grudës, dëshironte edhe Shkodrën, me pretendimin se

aty qenë varrosë paraardhësit.

NË FOTO: Esat Pashë Toptani

Page 4: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 30 qershor 2013

18 SH.com

tha shokut, që kishte në krah: “Lidhe dreqin sa të mos dali gjaku!” dhe duke u mbështetur mbi pushkën e tij, bërtiti me sa pat në ka-ptinë: “O burra, përpara mbi dushmanin!”. Duke mbyllur kujtimet, më plaku foli: “Eh, sa ka vuejt Shkodra, por i lumt dora atij Avni Rustemit, se Esat Pashë qeni, qysh në Shkodër e pat ba hak plumbin!”

Dhe vërtetë, Shkodrën heroike nuk e

mposhti as rrethimi i gjatë i 70.000 ushtarëve armiq, as mungesa e ilaçeve e as të ftohtit, që i sollën kaq të vdekur; nuk e mposhtën as edhe 72.000 predhat e hedhura nga serbo-malazezët, por vetëm tradhëtia e Esad Pashë Toptanit, i cili, duke qenë kundër shpalljes së Pavarësisë dhe duke mbajtur një qëndrim armiqësor kundër qeverisë së Ismail Qemalit, më 23 prill të vitit 1913 ia dorëzoi qytetin

e Shkodrës Princ Danilit të Malit të Zi, pas shtatë muaj luftimesh të përgjakshme.

“Mbas vdekjes së Hasan Riza Pashës, komandantët e zonave vendosën si zëvendës Esat Toptanin, mbasi ky përveç se kishte gradën “pashë”, e lypnin edhe rrethanat që ai të ishte i tillë - vazhdon të tregojë Hamdi Bushati. - Mbasi siguroi postin e zëvendësva-liut dhe komandant i Shkodrës, Esat Toptani përnjëherë nisi bisedimet me malazeztë ...

Shkodra vazhdoi të mbetej e rrethueme edhe tre muaj të tjerë. ... Esat Toptani, i marrun vesh me malazeztë, më një mënyrë o me një tjetër, pavarësisht nga qëndrimi zyrtar, personalisht përpiqej t’ia dorëzonte Shkodrën Malit të Zi. ... Ai për me sigurue postin e naltë të sundimit të Shqipnisë, duhej t’i kënaqte serbo-malazezët me tokat shqiptare, për me pasë mandej përkrahjen politike ... Më 21 prill 1913 malazezët hynë në qytet. Më 25 prill 1913, princ Danili erdh në Shkodër dhe doli në kala. Malazezët shprazën 21 topa. Në kështjellë takohej me Esat Toptanin. Ky përcillej me të shtime topi dhe prej një batalioni nderi.” Sipas disa qarqeve politike, Esati e dorë-zoi Shkodrën për mungesë të bukës dhe të ushqimeve, duke i parashtruar Malit të Zi disa kondita. Esad Pasha, gjithnjë mbahej si komandant ushtrie, me uni-formën turke, duke u kapardisur si fi t-imtar nëpër Durrës, Tiranë dhe çifl ikun e vet, në katundin Rreth të Shijakut. Madje ofi cerave turq u shtroi edhe një darkë madhështore me rastin e largimit. Nga një shënim i Mustafa Krujës i datës

12 maj 1913, pas atij akti të shëmtuar të nën-shkrimit të marrëveshjes, që u nënshkrua atë mesnatë që Esadi i dha në duar Princ Danilit çelsat e Shkodrës, lexojmë: “Mbas ujdisë së fshehtë, që ishte bamë midis Esad Pashë Toptanit dhe serbëve në Shkodër, këta të fundit e kishin lirue Shqipnin e Mesme, kur ai po i dorëzonte Malit të Zi, Shkodrën. Pasha e kishte lypun këtë lirim të ngutshëm prej

HISTORI

Fishta, si e shkroi marshin ushtarak sipas porosisë së

Hasan Riza Pashës

vijon nga faqja 17

N’kambë, o trimat e Shijakut, T’ shkojm t’i bijmë, ne, Karadakut E t’luftojm’ së bashku sot. Tokës tonë t’i dalim zot!

Tetëqind burra n’kambë jan çue E drejt Shkodrës se ç’kan’ shkue, Burra, pleq e djem të rinj, Jo veç nji, por tre për shpi; Kush me pushkë, kush me allti, Për me i ra njatij Malit t’Zi.

Në Bërdicë se ç’asht ba nami, S’luen Shkodra nga istikami. Seç gjëmon në Tarabosh, Dridhu Krajl, ore kodosh, Se k’tu i thonë Shkodër-loce, Brima e miut pes’qind grosh, Nuk asht leht me hy ke ne, Për pa t’hangër goja dhe. S’e jep kurrë Shqipnin’ shqiptari Se e ka trash’gim nga i pari.

“Në Shkodër luftuan me trimëri dhe rezervistët shqiptarë që ndodheshin apo erdhën nga Dibra, Durrësi, Tirana, Elba-sani, Peqini, Berati, Shijaku, Devolli, Kruja, Lushnja, Gramshi, deri te Korça e Gjirokas-tra. Kjo i jepte qëndresës së Shkodrës një karakter gjithëkombëtar”- shkruajnë dy autorë shkodranë, në një kumtesë të tyre.

Duke folur për komandantin e tyre, Hasan Deliallisin (Dushkaziun), të vjetrit më pas do të dëftonin se ai, me nagant në dorë, lëvizte nga një llogore në tjetrën, duke këshilluar të rinjtë dhe duke u dhënë zemër të plagosurve, duke organizuar sulme të një-pasnjëshme dhe duke furnizuar me municion luftëtarët, që shpesh zvarriteshin drejt arm-iqve të vrarë, për t’u marrë armët. Atyre nuk u shlyhej nga mendja një ditë e ftohtë me shi e erë, që të shkulte nga vendi e nuk të linte me ecë. “Edhe pse të uritun e të paveshun, me thonj i mbajshim istikamet.

Komandant Hasani na tha se do të banim nji sulm të beftë, prandaj u çue në kambë dhe u sul i pari. Mbas tij u sulëm edhe ne. Në sulm e sipër, mbasi vrau disa serb e malazez, u godit randë në gjoks dhe u shemb. Kur e tërhoqëm trupin e tij, ai jepte e s’merrte, megjithatë me shenjë na tregoi xhepin, ku kishte nji bllok të vogël, në të cilin kishte shkrue amanetet. Vrasja e komandant Hasanit na pikëlloi të gjithëve, prandaj pasi e varrosëm, po atë natë, ashtu së bashku siç qemë, të gjithë shijakas, sulmuem çadrat e anmiqve e bamë kërdinë, për t’marrë hakun komandantit.

Po atë ditë që u vra Hasan Meu, u vranë edhe Shaqir Dashi, Musa Gje-pali e Halil Domi. Po atë ditë ne na u plagosën randë edhe zavendëskoman-danti, Hafi z Maliq Jakova me Abdulla Keçin, Sure Keçin, Ramë Kasën etj. Hafiz Maliqi qe burrë i ndershëm, shumë i mençëm e trim i madh. Kur bajshim ndonji pushim, ai na thonte: “Ene ndigjoni këtu: me hasmin nuk ka shumë muhabete; me hasmin vetëm kjo di me fol!” - dhe i binte më pëllamb kobures, që nuk e ndante prej brezi. Ju nuk e besoni, por me fuqinë e tij, si hafi z që ishte, kur na sulmuen serbët e malazest, për të na kapë të gjallë, se na gjetën tue pushue, ai ka shemb nji shkamb nga mali i Taraboshit e gjithë gurët e shkambit i zunë përfund ushtarët. E kemi pa vetë, me këta dy sy, ani se ju nuk e besoni. Ose nuk mund të harrohet ajo që bani Ibrahim Molla prej katundit Kox-has. Kur po sulmonim, nji gjyle topi ia këput fare njenën kambë. Ai grisi këmishën dhe i

miqvet të vet, për me përgaditun atje sender-timin e planeve të tija. Viset e lirueme ishin të tana nën infl uencën e Esadit dhe pritshin urdhnat e tij se ç’me bamë ... Esadi shpresonte se me rrethanat politike të mbrendshme e të jashtme do t’ishin pjekun për me shpallë mbretnin e vet mbi Shqipnin ...”

Duke analizuar figurën e tij, gjithnjë Mustafa Kruja shkruan: “... në politikë për Esad Pashën fjala e nderit s’kishte fe kuptimi. Qe ç’ka pas thanë njiherë, përpara meje e të tjerëve, e kujtoj si tashti: “S’ka gja ma të lehtë se me rrejtun nji diplomat t’Evropës; mjafton nji “Parole d’honneur” (Për fjalë të nderit).

Ndërkohë që Krajl Nikolla dhe Princ Danili deklaronin në mes të një entuziazmi të papërmbajtur se “do të nguleshin në Shkodër e gjallë nuk do të dilnin prej andej”, nën insistimin e qeverisë austriake në Konfer-encën e Londrës, Fuqitë e Mëdha, në mënyrë të prerë urdhëruan qeverinë mbretërore malazeze, që brenda një kohë sa më të shkurtër, Shkodra të lirohej e t’u dorëzohej Fuqive të Mëdha, të përfaqësuara prej koman-dantëve të fuqive navale (detare) ndërkombë-tare. Çështja e Shkodrës dhe kryeneçësia e Krajl Nikollës sollën një pështjellim tepër të vështirë, në gjendjen kritike ku kishte mbërrijtë Evropa. Të gjithë i frikësoheshin plasjes së ndonjë lufte të përgjakshme botërore. Kjo është ar-syeja që Austro-Hungaria ja ngjeshi ushtrinë e vet Malit të Zi përgjatë kufi jve veriorë dhe ministrat e jashtëm të Italisë e Anglisë, gjer dhe cari i Rusisë ia prenë shkurt drutë Kn-jaz Nikollës, duke i dhënë ultimatum. Dhe vërtet, më 14 maj 1913, serbo-malazezët ua dorëzuan qytetin e Shkodrës Fuqive të Mëdha Ndërkombëtare, të cilat pasi hynë në Shkodër, shpallën një proklamatë të fi rmosur nga pesë personalitete të lartë të Flotës Ndërkombë-

PËRVJETORI NGJARJA

NË FOTO: Bateria e ar-

tilerisë serbe drejt qytetit

të Shkodrës në ndihmë të malazezëve,

në Rrethimin e Shkodrës

në 1913

Page 5: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 30 qershor 2013

2.500 të plagosur. Pra, raporti është 1 me 10 në favor të forcave mbrojtëse të Shkodrës. Thonë se kur Esad Pasha erdhi në Shijak, shijakasit iu grumbulluan dhe e pyetën përse e dorëzoi Shkodrën dhe sa vetë u vranë atje. Kur ai u tha se në një përpjekje, ndodhte të vriteshin edhe shtatë-tetë vetë, ata duke qeshur, pasi ia kishin mësuar tradhëtinë i kishin thënë: Mos more Pashë, po ke ne në Shijak, kaq vriten në një dasëm o burrë i dheut! Ndonëse me përmasat e një hiperbole, anekdota ka shumë domethënie.

Në luftën për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtuesit serbo-malazezë, nga qyteti i Shijakut dhe katundet për-reth, që ishin ndën administratën e tij, dhanë jetën në fushën e nderit dhanë jetën 73 luftëtarë dhe trupat e tyre, poulli i Shkodrës i futi në gjirin e ngrohtë të tokës së vet, duke i nderuar me respekt dhe duke i mbuluar me dashuri. Është shumë kuptimplote dhe shumë prekëse, ajo ç’ka të mosh-uarit e tregonin për familjen e Babë Sures. Kur e shoqja, pasi qe kthyer pa djalin, i kishte thënë: “Po trupin e Zenelit, o burrë, nuk do ta marrim nga Shkodra për ta varros ke vorret tona?”, ai iu përgjigj: “Jo moj grue, jo se haku i tokës jemi , e tokë e jona asht e gjithë Shqipnia. Kur t’na marri malli, do të shkojmë atje për ta takue!”

Ndaj aq i vërtetë e bindës shkrimi i At Nikollë Markut: “Prifti serb dhe Janullatos – aleanca e djallit” ****), ku nënvizohej se prifti serb Amofl lohije Radoviç, i dërguar nga Patriakana e Beogradit, ashtu si Janul-latosi grek, ka nisur të kërkojë eshtrat e ushtarëve pushtues serbëtë cilët duke dashur t’i bëjnë varrin Shkodrës, lanë kockat në tokat e saj, duke u bërë mish për top të padronëve të tyre cmirëzinj e të pangopur.

“Shqiptarët nuk kanë varre në dhe të huaj, sepse kurrë nuk kanë vrarë, grabitur e çfarosur popuj të tjerë – shkruan At Marku.

HISTORI

Për Esadin fjala e nderit në politikë s’kishte fe kuptimi

MUSTAFA KRUJA:

tare. Proklamata nënvizonte faktin që Fuqitë e Mëdha të Evropës do të ushtronin pushtetin e tyre në qytet, gjer në vendosjen e një autono-mie në Shqipëri.Pas këtij akti, ndërsa serbët e malazezët fi lluan tërheqjen për në tokat e tyre në Serbi e Mal të Zi, edhe turqit u nisën drejt Turqisë. Pas katër shekuj e gjysëm invazion, ata largoheshin përfundimisht nga Shqipëria. Vendi i tyre, dikur Perandori e Ballkanit dhe posedues i tij, prej kohësh i quajtur “I sëmuri i Ballkanit”, dukej ishte në agoni dhe bënte katarsisin e vet. Domosdo, se fi llonte shekulli i ri. Edhe pse turqit tëhiqeshin për të mos u kthyer kurrë më, populli nuk dinte se qysh ta shprehte ballgamin disa shekullor që kishte për ta, për gjithë ato të këqija e fatkeqësi, që u kishin sjellë.

“Gurzi e Bregu i Matës - dëftonte Muhar-rem Mirdita nga Ishmi - e grinë ushtrinë turke, në kohën e luftës së Shkodrës më 1913, kur po iknin prej Shkodre në Durrës e masanaj në Turqi. Dulën vajzat të veshuna si djem e i sulmuen më pushkë. Burrat kishin qanë në mal me bag’ti. Për fat duël edhe lumi me shumë ujë e shumëushtarë turq u mbytën.”

“Kam qenë i ri, kështu që i maj men mirë kur janë kthye prej Shkodre ushtarët turq - ku-jtonte plaku Sulë Dedja prej Xhafzotje. - Erd-hën nga Shilorja e kaluën përmidis pazarit të Shijakut. Kur panë në ballkonin e kazasë fl a-murin shqiptar, u vinte me plas prej marazit. Domosdo, se kishin me qindra vjet që ishin ke ne edhe bajshin me Shqipninë tonë si t’u donte qejfi ...”Në përfundim të saj, Lufta e Shkodrës, me betejat e saj të ashpra, të zhvil-luara në malin e Taraboshit, kodrat e Belto-jës, Bërdicës, Bardhanjorit, Shtoit, Golemit etj., sipas statistikave të armikut rezultoi që serbo-malazezët të kishin lënë 18.000 të vrarë (disa të tjerë japin shifrën 20.000 vetë), ndërsa forcat tona 2.000 të vrarë dhe

– Historia na mëson shumë për të kaluarën tonë në shekuj, por sidomos për vitet 1912 – 1913, kur Atdheu ynë u bë kurban për fqinjët tanë, që në ato vite treguan natyrën e tyre të vërtetë kundër kombit shqiptar ...”

SHËNIME:*) – Hamdi Bushati “Shkodra dhe motet”

(Traditë, ngjarje, njerëz ...) vëllimi i parë – Shkodër 1998.

**) - Kur në verë të vitit 1963 isha në Shkodër, me praktikën mësimore të Institutit të Lartë të Arteve (për të mbledhur materiale për diplomën) dhe vizitova Kishën e Madhe ose Katedralen (siç i thonin shkodranët), vura re që në pjesën e pasme të saj ndodheshin

të betonuara në mur dy gjyle të mëdha topi. Shoqëruesi, Ndoc Gurashi, më dëftoi se këto gjyle ishin të vitit 1913, të hedhura nga

serbo-malazezët dhe qenë betonuar, si dëshmi e atyre luftimeve të ashpra e çnjerëzore. Këtë e vërteton edhe Hamdi Bushati në vëllimin e parë të “Shkodra dhe motet” (Traditë, ngjarje, njerëz ...) - Shkodër 1998, faqa 460. “Pak mbasi fi lloi bombardimi prej malazezve me topa të kalibrit 210 mm, gjylet nisën të bien në Kishën e Madhe dhe nëpër disa lagje të qytetit ...”.

***) - Këtë këngë e kam mbledhur nga dajë Lemi (Muharrem Biba), 72 vjeçar, më 16 qershor 1978. Dajë Lemi ishte djali i tezes së Momës sime. Siç më dëftonte ai, kjo këngë është kënduar mjaft herët, aty rreth viteve të parë të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit që iku. Dajë Lemi thoshte se e kishte dëgjuar nga i ati i tij, Hamid Biba, i cili kishte qenë ushtar në Luftën e Shkodrës dhe këtë këngë e kishte bërë vetë. Ai, edhe pse kishin kaluar vite, jo vetëm që i mbante mend shumë mirë vargjet e këngës, por e këndonte shumë bukur, me kajkë.

****) - Gazeta Shqiptare – 9 dhje-tor 2012, faqe 16.

SHËNIM: Në kuadrin e 70-vjetorit të Luftës së Shkodrës,

Muzeu Historik, më 21 prill 1983, organizoi një mbledhje jubilare, ku u mbajtën disa tema. Me këtë rast, nën kujdesin e piktorit Agim Faja, në hollin e poshtëm të Pallatit të Kulturës, u çel një ekspozitë e arteve fi gurative me portretet e 76 luftëtarëve shijakas, që dhanë jetën në sheshin e betejës, punuar nga piktorët e qytetit. Në ilustrim të aktivitetit, Muzeu përgatiti dhe broshurën: “S’asht kollaj me hy n’Shqipni, S’shtrohet kurrë kjo shqiptari!”

(Ndihmesa e popullit të krahinës së Shijakut në Luftën e Shkodrës 1912-1913),

e cila iu shpërnda pjesëmarrësve. *“Piktor i Merituar”

NË FOTO: Hasan Riza

Pasha me shokë

Mbrojtësit e Shkodrës, gjatë një përballje me forcat malazeze Forcat turke në Shkodër

NË FOTO: Esad Pasha

Page 6: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 30 qershor 2013

20 SH.com PORTRET

PËRVJETORI SHKRIMTARI

BARDHYL XHAMAMjeshtri i rrëfenjës

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Bardhyl Xhama, i cili vjen me një përvojë të pasur jetësore, njohje të thellë në fushën e diturisë ku ka lënë gjurmë e përvoja të rëndësishme, vjen si një vëzhgues i vëmendshëm i jetës së përditshme...

XHAHID BUSHATI

1I qetë nga natyra, me një shpirt

paqësor që mbart mistere deti, me një vështrim sa të vëmendshëm aq dhe prej kureshtari, sportiv, duke sfi duar pleqërinë, si gjithnjë duke rrëfyer rrëfenjat e tij me brumë nga mençuria e urtësia popullore, rrëfenjat e tij sa pedagogjike aq dhe artistike, të cilat zënë vendin më të gjerë në opusin e krijimtarisë së autorit, i kanë gdhendur më së miri portretin, i kanë falut të veçantën si individualitet artistik në letrat sh-qipe. Ky është një portret i vizatuar me penelata të shpejta i shkrimtarit për fëmijë e të rinj Bardhyl Xhama, që këto ditë feston 80-vjetorin e lindjes. Shkrimtari Bardhyl Xhama i takon brezit më të vjetër të letrave shqipe për fëmijë dhe të rinj. Kjo moshë, sot, është e paktë në tempul-lin e kulturës sonë bashkëkohore e të ardhmërisë. Ndaj, kemi të drejtë t’i krahasojmë me gurë të çmueshëm; përkujdesja ndaj të cilëve është më shumë se një falënderim, më shumë se një dashuri, më shumë se një nderim. Të mos harrojmë se, ata janë identitet dhe kujtesë, mësues të heshtur dhe mëkues të fjalës shqipe, përhapës të pa lodhur të diturisë e të kulturës sh-qipe, gjyshër që, edhe përmes një mijë e një sakrifi cave, falin buzëqeshje, dashuri e ëndrra për nipërit e mbesat e tyre, respektues deri në dhembjen e madhështisë së krijimit ndaj lexuesit të vogël.

Bardhyl Xhama i përket brezit të dytë të shkrimtarëve të letërsisë për fëmijë e të rinj që po krijohej, të cilët, me krijimtarinë e tyre të spikatur, i ngritën më lart e i konsoliduan themelet që vunë paraardhësit e tyre: Qamil Guranjaku, Teufi k Gjyli, Spiro Çomora, Zihni Sako, Moisi Zaloshnja, Bedri Dedja, etj., duke qenë bashkë-kohës e bashkëpunëtorë të këtij brezi, si: Odhise K. Grillo, Dionis Bubani, Xhevat Beqaraj, Skënder Hasko, Adelina R. Mamaqi, Bekim Harxhi, Petraq Zoto etj. Krijimtaria e tij le-trare zë fi ll në vitet ’50.

Bardhyl Xhama është autor i 15 librave për fëmijë (pa përmendur ribotimet, që në pjesën më të madhe janë ripunuar nga autori). Që nga libri i parë “Përrallat e detit” (përralla, 1975) e deri te ai i botuar një vit më parë që titullohet: “Shtëpia pa libra si trupi pa shpirt” (32 rrëfenja, Botimet TOENA, 2012), nga pikëpamja kohore përfshin një opus të gjerë krijimtarie, me një problematikë të larmishme e interesante, e lëvruar në gjinitë e përrallës, tregimit, novelës, romanit; të zhanreve: fantastiko-shkencore e rrëfenjës, ku në këtë të dytën, autori Xhama ka “stacionuar” vitet e fundit, duke sjellë motive e prurje të reja në marrëdhënie me përditshmërinë e kohës që po jetojmë. Rrëfenja që na sjell Bardhyl Xhama ruan origjinalitet në të rrëfyer e në strukturë, ruan vlerë edukative e didaktike, ruan mesazhe që burojnë nga mençuria e urtësia e popullit.

Rruga e konsolidimit të profi lit të tij artistik përmes krijimtarisë së tij të deritanishme, kritikës e studimeve tona letrare nuk i ka rënë dhe aq

shumë në sy. Kjo nuk e ka penguar prozatorin Bardhyl Xhama të pu-nojë pa reshtur, pa naze e bujë, me këmbëngulje e në mënyrë të heshtur. Nga ana e natyrës krijuese, Bardhyli i takon atij grupi shkrimtarësh, që i shkon për shtat sentenca: “Edhe heshtja fl et për të”.

2

Bardhyl Xhama u lind në vitin 1933, në fshatin Fterrë të rrethit të Sarandës. Shkollën fi llore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Gjirokas-trës. Qysh në bankat e shkollës së mesme nisi të botojë krijimet e para, veçanërisht në gjininë e poezisë, në gazetat e kohës. Që nga vitet ’50 e gjer më sot vazhdon të jetë bashkëpunë-tor i pothuajse i të gjitha gazetave e revistave për fëmijë që dalin në vendin tonë, por edhe në Kosovë e Maqedoni.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, punoi për disa vjet mësues në qytetin e Sarandës e njëkohësisht vazhdoi edhe studimet e larta. Në vi-tin 1960 u diplomua për gjuhë shqipe e letërsi në fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Në vitet ’60 nisi punën në gazetën “Mësuesi”, ku punoi për një kohë të gjatë e me përkushtim dhe botoi artikuj, reportazhe, udhëpërshkrime e për-shkrime të ndryshme, për ecurinë dhe problemet e shkollës, gjuhës, letërsisë e arsimit në përgjithësi. Këtë punë e çoi dhe më tej, kur punoi në Shtëpinë Botuese të Librit Shkol-lor e veçanërisht në Institutin e Stu-dimeve Pedagogjike. Gjatë këtyre viteve, Bardhyli botoi disa studime e broshura, në të cilat pasqyroheshin përvojat, dhe arritjet e shkollave të ndryshme të vendit tonë. Për vep-

rimtarinë e tij në fushën e arsimit, Bardhyl Xhamës i është akorduar titulli “Mësues i merituar”.Botimet e deritanishme letrare të autorit, ku një pjesë janë nderuar me çmime, janë këto:-“Përrallat e detit”, përral-la, 1975; “Zhytësit e vegjël të thellë-sive”, novelë, 1977; “Ekspedita e kaltër”, roman fantastiko-shkencor, 1980; “Zjarrëfi ksi i pyllit”, përralla, 1987; “Tërfi li me katër fl etë”, novelë e përralla, 1989; ribotim, 1999; “Pse qau delfi ni?”, 50 rrëfenja, 1996; “Në kthetrat e piratit”, roman, 1997; “Lejleku me akullore”, 20 përralla, 1998; “Djaloshi që kapte rrufetë”,

60 rrëfenja, 2000; “Djali me tre brirë, përralla, 2002; “Tre vëllezërit”, novelë, 2003; “Arratisje nga kafazi”, përralla e rrëfenja, 2007; “Pëllumbi me fjongo të kuqe”, 60 rrëfenja për fëmijë e prindër, 2007, Shtëpia pa libra si trupi pa shpirt, 32 rrëfenja, 2012.Duke iu rikthyer biografi së ar-tistike të shkrimtarit Bardhyl Xhama, mendojmë që kontributet dhe arritjet e tij letrare shpërfaqen veçanërisht në dy rrafshe: në zhanrin fantastiko-shkencor e në zhanrin e rrëfenjës.

3Në vitet ’80, shkrimtari Bardhyl

Xhama boton romanin “Ekspedita

e kaltër”, një krijim fantastiko-shkencor. Nuk ishte rastësi dhe as e papritur. “Shenjat” e para autori i kish dhënë me novelën “Zhytësit e vegjël të thellësive”. Vepra “Ek-spedita e kaltër” (lëvron për herë të parë gjininë e romanit) plotëson më tej portretin shkrimtarit. Duke qenë një zhanër të ri, solli kërshëri e interes tek lexuesit e vegjël. Vepra përmendet jo vetëm si arritje e autorit, por edhe si arritje e vetë zhanrit në letërsinë shqipe për fëmijë. Duke mos harruar se, është koha, kur ky zhanër ka një rrugë e përvojë modeste, endet përmes një kohe të politizuar e disa ve-prave tejet të politizuara. Me këtë vepër dhe me guximin e tij krijues, shkrimtari Bardhyl Xhama çel një udhë të re shikimi në zbulimin e mistereve të detit, sjellë informacion të ri e të panjohur shkencor (të botës nënujore); njëkohësisht plotëson dhe zgjeron më tej larminë e individual-iteteve krijuese që merren me këtë zhanër, por duke ruajtur veçanësitë e profi lit të tij.Teksa “shikoja” me ëndje këto piktura mbresëlënëse të skenave të romanit, m’u kujtua një shkrim nga shkrimtari Andrea Morua. Ai në mes të tjerave thoshte: “Tani që po shkruaj këto radhë, jam 78 vjeç dhe shpresat për një të ard-hme të largët s’janë për mua. Por ja që kemi një dëshirë të pashuar të mendojmë për të ardhmen dhe ta përgatisim këtë të ardhme.” Dhe këtu duhet t’i kërkojmë arsyet, pse autori Bardhyl Xhama, i vendosi dhe i trajtoi në një të ardhme, ngjarjet e romanit të tij “Ekspedita e kaltër”. Dhe për një çast, le të takohemi me ngjarjet që flasin në ardhmërinë e romanit. Kështu, Saranda, ku

Shkrimtari Bardhyl Xhama

Page 7: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 30 qershor 2013

TRADITA VLERA

SPECIALE

Rikthimi i një ceremonie laike të quajtur “pagëzimi i kukullave”, sipas traditës së vjetër në festën e Shën Gjon Pagëzorit…

“Pupa e Shën Njanjit, pakzom këto ljivere!/ këto ljivere janë të pakzuara/thrritemi gjithë ndrikulla”

nisin ngjarjet e kësaj vepre, tashmë është bërë me të vërtetë një qytet me pallate shumëkatëshe e vila në gjithë kodrat, me Universitet, me hotele turistike, me portin e veçante të jahteve etj. Bregdeti i Jonit dhe Adriatikut, që nga Butrinti deri në Durrës, është mbushur me hotele turistike e vila moderne, në Ksamil, Kakome, Bunec, Qeparo, Jal, Himarë, Dhërmi, Orikum, Pojan e me tej, janë ndërtuar e po ndërtohen qyteza e fshatra turistikë, ka gjetur rrugëzgjidhje “autostrada” në gjithë vijën bregdetare, deri në kufi rin grek. Qendra turistike në Llogora dhe Orikumi, janë bërë të lakmueshme për vizitorët vendas e të huaj. Butrinti, që përshkruhet si një qendër muzeale botërore, ku organizohet dhe një simpozium shkencor i përvitshëm, sot i ka tejkaluar parashikimet e autorit. Dhe kështu mund të përmendnim dhe sa e sa parashikime fantastike e shkencore që përshkruhen në roman e që sot kanë gjetur zbatim. Kjo ia shton vlerën romanit dhe kam bindje se do t’u nxitë fëmijëve e të rinjve të sotëm fantazinë dhe dëshirën për të kërkuar e eksperimentuar, për të zbuluar e ndërtuar vepra të reja për të ardhmen e vendit.

4Shkrimtari Bardhyl Xhama

sikur i “harron” gjinitë letrare që ka lëvruar me sukses në vite. Pro-cesi i tij krijues hyn një udhë të re. Merret (më saktë preferon) një zhanër të ri, siç është rrëfenja, pak e shenjëzuar në rrjedhat e shkrimit artistik për fëmijë. Megjithatë, si shenjë nderimi kujtojmë Migjenin e Madh e Kutelin e Madh kontribuues si rrallë shkrimtarë në këtë zhanër. Shkrimtari Bardhyl Xhama boton brenda një dekade katër vepra me të njëjtin koncept dhe gjuhë artis-tike. Ato janë: “Pse qau delfini?” (50 rrëfenja, Tiranë, 1966, 2000, 2003, Toena); “Djaloshi që kapte rrufetë” (60 rrëfenja, Tiranë, 2000, Toena); “Arratisje nga kafazi” (për-ralla e rrëfenja, Tiranë, 2007, Erik), “Pëllumbi me fjongo të kuqe” (60 rrëfenja për fëmijë e prindër, Tiranë, 2007, Toena); “Shtëpia pa libra si trupi pa shpirt” (32 rrëfenja, Tiranë, 2012, Toena). Po të vihen re, titujt e librave, në marrëdhënie të parë formale me lexuesin e vogël, kanë një konotacion të tillë, që është sa thirrës aq intrigues, me ngjyre-

sa përrallore dhe me fshehtësi çudibërëse. E, duke i mbetur kësaj hullie, gjithashtu në vështrimin e parë këto libra ngjajnë si katërtip-tik. Ngjajnë apo nuk ngjajnë, mund të jetë e diskutueshme, por, ama, jemi të një mendjeje me shkrimta-rin Skënder Hasko, kur thotë: “Çdo libër është si vazhdim i të mëparsh-mit.” Dhe kjo është e vërtetë. Le ta quajmë një libër shumëfaqesh, ku urtësia dhe mençuria popullore, ku mesazhet e virtytshme “shëtisin” nga jeta në libër e nga libri në jetë.Domosdo, nga ana e autorit, rrëfi mi ka një përzgjedhje, gjithashtu ka një modelim strukturor për ta bërë mikrongjarjen “të ndihet rehat”. Ajo mbartë një kod etik, shpërfaq një vlerë që ka peshën e urtësisë popul-lore, vlerë që zbërthehet detaj pas detaji përmes një “bashkëbisedimi” të ngrohtë me lexuesin e vogël. Pa-varësisht konfi guracionit të rrëfen-jës, që sipas studiuesit e shkrimtarit Astrit Bishqemi: “janë krijime artistike midis tregimit e përrallës” i paprekur mbetet “tharmi” i fjalës së urtë, të cilën autori me mjeshtri e ruan si një margaritar, dhe pa u ndjerë e pa kuptuar ia “vendos” në “xhepin” e zemrës a të shpirtit si një mik të mirë lexuesit të vogël, për të kuvenduar gjithherë me të. Tregues që nënvizojnë origjinalitetin e rrëfen-jës së krijuar nga shkrimtari Bardhyl Xhama.

Ndodhitë e shtjelluara thjeshtë e qartë, gjatë gjithë veprimit me vlera urtësie e përvojë jete. Ajo shkrihet or-ganikisht në strukturën e çdo rrëfenje. Si mik i rrëfenjës nuk është vetëm lex-uesi i vogël por edhe prindi i tij. Dhe s’ka si të ndodhte ndryshe se, kolana “Rrëfenja për fëmijët tanë” përfshin: 1.Shtëpia pa libra, si trupi pa shpirt – 32 rrëfenja: Për librin, shkollën e diturinë. 2.Dora me baltë, buka me mjaltë – 42 rrëfenja: Për punën dhe ndershmërinë në punë. 3.Guri i rëndë, në vend të vet – 38 rrëfenja: Për emi-gracionin. 4.Pse u ndërpre xhirimi i fi lmit – 24 rrëfenja: Për atdhetarizmin e trimërinë. 5.Hakmarrja e shpendëve – rrëfenja: Për ruajtjen e mjedisit. 6.Fjala si bleta – rrëfenja. 7.Gardhi kalbet, armiqësia mbetet – rrëfenja. 8.Një krimb than një lis – rrëfenja. Bardhyl Xhama vjen me një përvojë të pasur jetësore, njohje të thellë në fushës e diturisë ku ka lënë gjurmë e përvoja të rëndësishme, vjen si një vëzhgues i vëmendshëm i jetës së përditshme. Të gjitha këto, e shumë udhë e shtigje të tjera që i lashë pa thënë, këto rrëfenja mbartin aromë JETE, maksimalisht gjithçka që shkrimtari Bardhyl Xhama ka parë në jetë. E, këto rrëfenja që mbartin “copëza jete” ruajnë gjithherë auten-tiken e vëzhgimeve e shpesh didak-tike të autorit, si dhe vërtetësinë e një moduli universal përrallor: ku e mira triumfon mbi të keqen. Dhe me këtë mesazh të rëndësishëm, përmes rrëfenjave që ende s’i ka shkruar, na vjen në këtë 80-vjetor të lindjes shkrimtari Bardhyl Xhama, të cilit i urojmë gjithë të mirat e kësaj toke!

Në Barile ripërtërihet riti i Pagëzimit të Kukullave

LORENZO ZOLFO

Kthehet sipas traditës vjetër, ceremonia laike e “pagëzimit të kukullave”

(puplet dhe Shenjanjet) në festën e Shën Gjon Pagëzorit.

Kjo ceremoni zhvillohet me iniciativën e Shoqatës Interku-lurale dhe në bashkëpunim me koreografin Robert Lani (një shqiptar i cili është trasferuar në Barile 20 vjet më parë dhe është integruar mjaft mirë në struk-turën shoqërore, duke themeluar kështu edhe një shkollë vallëzimi ku mësohen vallet dhe nxit tra-ditën e këngëve në shqip) si dhe të shumë familjeve me kostume arbereshe tradicionale kostum.

Të gjithë së bashku, fëmijë dhe të rritur do të performojnë në këtë ceremoni laike.

Bëhet fjalë për një traditë të lashtë arbereshe e cila festohet në ditën e Shën Gjon Pagëzorit.

Vajzat mes moshës shtatë dhe njëmbëdhjetë vjeç, të shoqëruara nga nënat e tyre shkojnë me shumë gëzim në sheshin kryesor të Barile-s.

Çdo çift i përbërë nga dy vajza mbajnë enkas një kukull lecke.

Sipas radhës “nënat vajza” vendosin në tokë, me kujdes të madh, sikur të ishin foshnja të sapolindura, “kukullat- fëmijë” në parmakun e parë të shkallës prej guri dhe hidhen tri herë duke përsëritur formulën, “Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann janë pagëzuar”.

Pastaj thirren të gjitha kum-baret. Rituali përfundon në këtë mënyrë: kukulla merret në krahë dhe puthet, domethënë nga kum-barja duke i dhënë vajzën nënës.

Pas ceremonisë, të gjithë fes-tojnë duke ngrënë biskota.

Ceremonia është e konsideruar si një rit të kalimit: besimi që fëmija më e madhe i bën shoqes së saj, kukullën (mosha vijon mes shtatë dhe njëmbëdhjetë vjeç) përfundon duke krijuar një mar-rëdhënie më personale dhe më të ngushtë re. mes t

Barile është një fshat dhe komunë në Provincwm e Po-tencws, në rajonin jugor italian të Bazilikatws (ish Lukania).Barile është një nga venbanimet arbëreshe në Itali banorët e së cilës ruajnë gjuhën shqipe të dialektit arbëresh dhe zakonet e atdheut të tyre të lashtë.

Baril. Rrinovaret me festën e San Giovanni Battista çeri-

monja e “Pakzimit e Bambul-lavet” (Puplet e Shën Njanjit) . Inicjativa është e asoçazionës “Intercultura”, e ndihur ka koreografi Robert Lani ( një sh-qipëtar trapjantartur Baril ka më se njëzetë vjet çë u integrar aq bukur sa hapi një skollë për të ljuar me kënëka albanofone ) e shumë fëmilja me krietura të veshurë aljbërisht. Kjo është një tradhitë fort e ljashtë çë bëhet me festën e San Gio-vanni Battista. Vashazit, dy e dy, afër disa skallune guri me një bambullë në mest, e veshur me fasha kriaturashë të rrutulluara rro rro një kop hekuri ose alumini; kryet ka kalotën rrutullupe pljot me rruçulj e e mbuljuar me një panë e bardhë, me çerën e

ljyer ka ana konvesa. Kësulja ljeshi, këmishaz, maljaz, shtu-paz e cakuljaz bukuronjën të veshurit e bambullavet. Njera pas jetëres vashazit i kumbis-njën beljubelju për trolli bam-bullat dhja si krietura porsaljer tek i pari skallune këcenjën tri herë e këndonjën ngaçik: “Pupa e Shën Njanjit, pakzom këto ljivere!/ këto ljivere janë të pakzuara/thrritemi gjithë ndrikulla”.Riti rritet kështu: ndrikulla merr bambullën dhe puthen e pëstaj ia shkon vajzës-jëmë e puthen dhe atë.

Kjo çerimonje është si një rit ku vajza më e madhe ia shkon bambullën shoqëzës më e vogelj (vashazit kanë shtatë njera njëmbëdhjetë vjeçe) e ljid-hën si motra tek jeta. kjo është festa e vajzës çë bëhet grua.

Pietro Abitante

Rrinovaret në Baril riti i bambullavet

sa pçudihulliparë tik. Ntë jetjemi rin Slibër mit.”quajmurtësmesa

Page 8: Viti III 100 VJET, LUFTA E SHKODRES - Basilicata...SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI E diel, 30 qershor 2013 16 SH.com PËRVJETORI NGJARJA HISTORI AGIM FAJA 100 VJET, LUFTA Pleqtë e Shijakut

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 30 qershor 2013

22 SH.com BIBLOTEKE

LIBRI I RI

SUZANA TAMAROVjen në shqip me

romanin “Përgjithmonë”Me një stil futurist përshkruan rolin e parandjenjave në marrëdhëniet

e dashurisë. Pikëpyetjet që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu

DHURATA HAMZAI

Ajo u bë e famshme në të gjithë botën me romanin “Thuaji zemrës Po” dhe tashmë vjen

në shqip me një tjetër rrëfi m të sa-jin. Shkrimtarja italiane, Suzana Tamaro shfaqet sërish këtë javë mes librave të rinj me romanin e saj “Përgjithmonë”, dedikuar dashurisë. Me një stil futurist, romancierja Tamaro përshkruan përmes një fi ltri psikologjik sesi njeriu në momente të caktuara e vendos veten në një gjendje paranormale të ndjeshmërisë së tij, duke i besuar shpesh intuitës dhe parandjenjave të çuditshme në lidhjet dashurore. Edhe pse për këto gjendje fl itet rrallë në aspek-tin shkencor, shkrimtarja Suzana Tamaro asnjëherë nuk harron se janë pikërisht ato që gjithmonë e më dendur përcaktojnë rrugën e jetës së një njeriu. Ky është fi lli interpretues që e bën romanin “Përgjithmonë” akoma më tërheqës për lexuesin. Përmes dialogëve të këtij romani ngrihen pikëpyetjet që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: “A ekziston “përgjithmona?” – më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm “përgjithmona”, të isha përgjigjur.

Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, fi lli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre. E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?

Një rrugëtim i brendshëm që na tregon se sa shumë një njeri mund

të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e Natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkun-

din, ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës.

Me këtë roman, autorja e “Thu-aji zemrës po” na dhuron një histori

origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të rikumbojnë telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet

Romani “Të gjallë dhe të vdekur” i Nasi Lerës përshkruan

skandalin e zhvarrimit të esh-trave në Kosinë të Përmetit, me pretekstin se ishin të ushtarëve grekë të rënë në luftë. Shkrimtari Nasi Lera e rimerr këtë ngjarje për të trajtuar dhe zbërthyer karaktere njerëzore përmes dy personazheve kryesore: gjyshit dhe nipit, të cilët direkt ose in-direkt janë protagonistë të asaj çfarë ndodh në varret e fshatit. Romani “Të gjallë dhe të vdekur”, sipas shkrimtarit dhe poetit Ru-

dolf Marku “përmban gjithçka që duhet të ketë një roman; të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller”. Ndonëse ngjarjet janë ato që shpeshherë lexojmë në gazetat e ditës, shkrim-tari Nasi Lera ka shkuar përtej një kronike dite, duke ndërthurur realen me fi ction-n në romanin e tij. Shkrimtari thotë se pavarësisht se bazohet në ngjarje të vërtetë, ai mbetet një roman, një fi ction edhe pse aty ka shumë të vërteta tron-

ditëse. “Prandaj kam preferuar ta emërtoj me emër tjetër, por lexuesi që në fi llim do ta kuptojë se bëhet fjalë për Përmetin. Kështu që, sido që ta emërtosh vendngjarjen apo personazhet, ata nuk fshihen dot, janë lehtësisht të identifi kue-shëm”, thotë shkrimtari Nasi Lera. Nëpërmjet këtij subjekti Nasi lera trajton vetëm atë që ndodhi në Kosinë të Përmetit, por edhe shumë probleme të tjera të shoqërisë dhe individit, si lufta e përditshme e të mirës me të keqen, brutalitetin, mungesën e respektit, absurdin

tonë etj., etj. NASI LERA ka botuar disa vëllime me tregime: “Bora e fundit”, “Era e pishave”, “Nisemi djema”, “Ditë nga ky shekull”, “Sytë e dashurisë”, “Treni ecte drejt dëborës”, “Duaje emrin tënd”, “Ulërima e heshtur”, si dhe romanet: “Gjaku i prillit”, “Të jetosh kohën”, “Orët e qytetit të vogël”, “Balada e vetvetes”, “Nata e premierës”, “Ngjallja e diktatorit”, “Ana Zh.”, “Njeri pa stinë”, “Sytë e Sofi së” dhe së fundmi “Të gjallë dhe të vdekur”. Ky është romani i dhjetë i shkrimtarit.

NASI LERA

“Të gjallë dhe të vdekur”, roman përeshtrat e zhvarrosura të Kosinës

Susanna TamaroSusanna Tamaro ka lindur në Trieste në 1957-n, ka studiuar në Qendrën Eksperi-mentale të Kinemato-grafi së, dhe është në regjizurë. Për dhjetë vjet ka punuar për televizionin, dhe ka realizuar dokumentarë shkencorë. Është njëra nga shkrimtaret italiane më të njohura dhë të dashura në mbarë botën. Ka botuar romane për të rritur me një sukses të jashtëza-konshëm publik: “Koka në re” (1989), “Vetëm me zë” (1991), “Thuaji zemrës po” (1994), “Shpirti i botës” (1997), “E dashur Matildë” (2001), “Përgjigjmu” (2001), “Më shumë zjarr, më shumë erë” (2002), “Jashtë!” (2003), “Dëgjoje zërin tim” (2006), “Luisitoja” (2008).Romani i saj më i fam-shëm, “Thuaji zemrës po”, përveçse ka shitur 15 milionë kopje në mbarë botën, është futur midis 150 “Li-brave të Mëdhenj” që kanë shkruar historinë e Italisë, me rastin e kremtimeve për Italinë e Bashkuar në Sallonin e Librit në Torino.

përballë jetës. Susanna Tamaro është bërë e njohur me romane të tjera në gjuhën shqipe. Gjithmonë kjo shkrimtare ka qenë në qendër të vëmendjes me disa rrëfi me in-teresante vetjake. Romanet e saj trajtojnë tema tërheqëse dhe pjesa më e madhe e tyre janë bërë best-seller. Stili i saj sjell argumente të trajtuara me brishtësi nga për marrëdhëniet njerëzore, të vërteta që shpesh lihen në heshtje, të cilat e bëjnë lexuesin të refl ektojë thellë.

NË FOTO: Suzana Tamaro dhe kopertina e librit “Përgjithmonë”