viti iii histori e panjohur e skenderbeut · të ndryshme nga shumë shtete të njohura e pak të...

8
Viti III - Nr:17 E diel, 28 prill 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI PASQYRIM I TE PERNDRITSHMIT DHE TE NDERUARIT FISNIK GJERGJ KASTRIOTIT TE QUAJTUR SKANDERBEG.. E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Dorëshkrimi 1752 i Mate Zoriçiq zbulohet në Kroaci HISTORI E PANJOHUR E SKENDERBEUT Q ytetet bregdetare Dal- matine ruajnë në arkivat dhe bibliotekat e shumta, qofshin ato publike, shtetërore, kishtare apo private, një lëndë jashtëzakonisht të pasur dhe të vlershme për shqiptarët dhe Sh- qipërinë. Është më se e vërtetë se një pjesë e kësaj lënde është vjelur, llimisht nga studiues të huaj, e më vonë edhe nga disa studiues shqiptarë. Këta të fun- dit, edhe pse është dashur që t’i hulumtojnë këto burime më me përkushtim, vëmendje dhe këm- bëngultësi se sa të huajt, nuk kanë arritur të tejkalojnë bot- imet e njëanshme e të vjetruara të shekullit XIX dhe XX. Është e domosdoshme që të bëhen hulumtime dhe kërkime në mënyrë sistematike, me një për- gatitje serioze, në gjitha qytetet bregdetare të Adriatikut, sepse ekzistojnë të dhëna të shumta Një muaj ekspozitë me piktorin grek Nikos Zebekopulos. Joshen blerësit në qendrën tregtare “Ekstane”. Ëndrra e piktores, një ekspozitë në atdhe P iktorja shqiptare Mi- moza Arapi dhe piktori grek Nikos Zebekopulos kanë çelur përkatësisht ekspozitat e tyre person- ale në qendrën kulturore “Ekstane” të Athinës. Ek- spozita ka pasur shumë vizitorë, dhe blerës pik- turash, ndaj organizatorët vendosën që ekspozitën e çelur në javën e parë të muajit prill ta mbajnë të çelur plot një muaj nga dy javë që ishte parashi- kuar. Piktorja shqiptare e gjendur më mjedisin e art- dashësve grek thotë se ka ngelur e kënaqur nga re- zultatet e kësaj ekspozite, ku nuk i kanë munguar vlerësimet dhe admiruesit, por edhe blerësit. “Po sapo e shita një pikturë”, rrëfen piktorja Arapi për gazetën. “Madje kolegut tim grek Zebekopulos, i bleu tre piktura djali i Miçotaqis”. Ekspozita e çelur në qendrën kultu- rore përbëhej nga temat për gruan, ndërsa krahas tematikës së përbashkët piktori grek shfaqej me tablotë piktorike në 3D (trimimensional). Shtyrjen e dy javëve më tepër të ekspozitës, piktorja shqip- tare e quan një sukses të dytë të saj, sepse janë rik- thyer shumë nga vizitorët që kanë pasur interes për pikturat. Piktorja shqip- tare Mimoza Arapi rrëfen se ajo tashmë ndihet më e sigurt në karrierën e saj artistike dhe shumë e vlerësuar nga kritikët dhe artdashësit grekë... P yetjes së bashkëfsha- tarëve për keqbërjet e tij, Golemno ju është përgjigjur se “paratë i lak- mojnë të gjithë”. San Paolo Albanese feston mbrojtësin e tij të shenjtë, dy herë në vit, pikërisht më 29 prill (San Rocco “i vogël”) dhe 16 gusht (San Rocco “i madh”). Festimet në muajin gusht, një ditë më pak apo më shumë që kremtohet në zonat fqinje është historikisht e vërtet- uar se ky përkushtim aq i gjerë vjen për çlirimin e popullit lucanez nga mur- taja e zezë në shekullin e shtatëmbëdhjetë.Ajo çfarë e bën të veçantë vendin e San Paolo-s, është festa e San Rocco-s që zhvillohet Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën e dhëndrit e të pabesit Golembo, e lidhën në këmbë dhe e tërhoqën zvarrë nga shkallët e shtëpisë deri në sheshin kryesor të fshatit ku e dogjën të gjallë... PKSH lindi si parti nacionaliste Enver Hoxha e mbajti fshehur Mimoza Arapi, një piktore shqiptare në rrethinat e Athinës Mëkatet e Golemnos, “paratë i lakmojnë të gjithë” DHURATA HAMZAI në prill. Sipas gojëdhënave kremtimi i festës së dytë, ka lindur në falënderim të Shenjtorit që shmangu shkatërrimin e vendit nga Burbonët pasi banorët e saj kishin ekzekutuar Felice Golemmo, i thirrur ndry- she “Ljixhi”, pasi kishte helmuar disa prej bashkëf- shatarëve të tij. Golemmo i cilësuar si i bukur dhe aventuresk i urryer nga të gjithë për ar- rogancën e tij dhe dhunën, u dogj i gjallë në sheshin publik pasi kishte shkak- tuar vdekjen e disa njerëzve përfshirë një grua të cilës i kishte ofruar një gotë verë me helm dhe të një vajze e pagëzuar po nga ai, me një mollë vdekjeprurëse. Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën... Përse dështoi plani që të caktoheshin nga Kominterni për Tiranën përfaqësues ndihmëtarë nga Partia Komuniste Italiane. Pse nuk e udhëhoqi Partia Komuniste Shqiptare Kosovën faqe 16 faqe 17-19 vijon në faqen 14-15 faqe 20 DR. ETLEVA LALA dhe të sakta për burime shumë të vlefshme. Studiuesit dhe hulum- tuesit e këtyre burimeve duhet të përgatiten profesionalisht, si në aspektin gjuhësor ashtu dhe në atë paleograk, diplomatik dhe epigrak dhe të tillë nuk mun- gojnë më në Shqipëri. Studiues të shumtë të special- izuar dhe të prolizuar në fusha të ndryshme nga shumë shtete të njohura e pak të njohura janë marrë me studimet për origji- nën, kulturën, traditën, gjuhën, religjionin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjmë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Thellësia dhe serioziteti i këtyre studimeve është në disa raste edhe sot e kësaj dite i patejkaluar dhe një nga pikat referenciale në fushën e al- banologjisë, burimologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare. Debatet e shumta të mirëllta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të... D orëshkrimi që analizuam i Át Mate Zoriçiqi rezulton të jetë edhe më i vjetër se libri i Andrija Kaçiq-Mioshiqit për Skënderbeun. Meqenëse as ve- pra e át Andrija Kaçiq-Mioshiq- Është e njohur se vepra e botuar e át Andrija Kaçiq-Mioshiqit , e cila i takon zhanrit të përm- bledhjeve të studimeve, është e punuar nga këngë epike dhe shënime në formë... Andrija Kaçiq-Mioshiq/ Një tjetër vepër kushtuar Skënderbeut it, nuk është shumë e njohur për studiuesin dhe lexuesin shqiptar, sepse ajo është përkthyer vetëm fragmentarisht (siç do shohim më poshtë) po sjellim disa nga të dhënat kryesore edhe për të. faqe 15 PIETRO ABITANTE allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Viti III - Nr:17 E diel, 28 prill 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

PASQYRIM I TE PERNDRITSHMIT DHE TE NDERUARIT FISNIK GJERGJ KASTRIOTIT TE QUAJTUR SKANDERBEG..E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Dorëshkrimi 1752 i Mate Zoriçiq zbulohet në KroaciHISTORI E PANJOHUR E SKENDERBEUT

Qytetet bregdetare Dal-matine ruajnë në arkivat dhe bibliotekat e shumta,

qofshin ato publike, shtetërore, kishtare apo private, një lëndë jashtëzakonisht të pasur dhe të vlershme për shqiptarët dhe Sh-qipërinë. Është më se e vërtetë se një pjesë e kësaj lënde është vjelur, fi llimisht nga studiues të huaj, e më vonë edhe nga disa studiues shqiptarë. Këta të fun-dit, edhe pse është dashur që t’i hulumtojnë këto burime më me përkushtim, vëmendje dhe këm-bëngultësi se sa të huajt, nuk kanë arritur të tejkalojnë bot-imet e njëanshme e të vjetruara të shekullit XIX dhe XX. Është e domosdoshme që të bëhen hulumtime dhe kërkime në mënyrë sistematike, me një për-gatitje serioze, në gjitha qytetet bregdetare të Adriatikut, sepse ekzistojnë të dhëna të shumta

Një muaj ekspozitë me piktorin grek Nikos Zebekopulos.

Joshen blerësit në qendrën tregtare “Ekstane”. Ëndrra e

piktores, një ekspozitë në atdhe

Piktorja shqiptare Mi-moza Arapi dhe piktori

grek Nikos Zebekopulos kanë çelur përkatësisht ekspozitat e tyre person-ale në qendrën kulturore “Ekstane” të Athinës. Ek-spozita ka pasur shumë vizitorë, dhe blerës pik-turash, ndaj organizatorët vendosën që ekspozitën e çelur në javën e parë të muajit prill ta mbajnë të çelur plot një muaj nga dy javë që ishte parashi-kuar. Piktorja shqiptare e gjendur më mjedisin e art-dashësve grek thotë se ka ngelur e kënaqur nga re-zultatet e kësaj ekspozite, ku nuk i kanë munguar vlerësimet dhe admiruesit, por edhe blerësit. “Po sapo e shita një pikturë”,

rrëfen piktorja Arapi për gazetën. “Madje kolegut tim grek Zebekopulos, i bleu tre piktura djali i Miçotaqis”. Ekspozita e çelur në qendrën kultu-rore përbëhej nga temat për gruan, ndërsa krahas tematikës së përbashkët piktori grek shfaqej me tablotë piktorike në 3D (trimimensional). Shtyrjen e dy javëve më tepër të ekspozitës, piktorja shqip-tare e quan një sukses të dytë të saj, sepse janë rik-thyer shumë nga vizitorët që kanë pasur interes për pikturat. Piktorja shqip-tare Mimoza Arapi rrëfen se ajo tashmë ndihet më e sigurt në karrierën e saj artistike dhe shumë e vlerësuar nga kritikët dhe artdashësit grekë...

Pyetjes së bashkëfsha-tarëve për keqbërjet e tij, Golemno ju është

përgjigjur se “paratë i lak-mojnë të gjithë”. San Paolo Albanese feston mbrojtësin e tij të shenjtë, dy herë në vit, pikërisht më 29 prill (San Rocco “i vogël”) dhe 16 gusht (San Rocco “i madh”). Festimet në muajin gusht, një ditë më pak apo më shumë që kremtohet në zonat fqinje është historikisht e vërtet-uar se ky përkushtim aq i gjerë vjen për çlirimin e popullit lucanez nga mur-taja e zezë në shekullin e shtatëmbëdhjetë.Ajo çfarë e bën të veçantë vendin e San Paolo-s, është festa e San Rocco-s që zhvillohet

Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën e dhëndrit e të pabesit Golembo, e lidhën në këmbë dhe e tërhoqën zvarrë nga shkallët e shtëpisë deri në sheshin

kryesor të fshatit ku e dogjën të gjallë...

PKSH lindi si parti nacionaliste Enver

Hoxha e mbajti fshehur

Mimoza Arapi, një piktore shqiptare në rrethinat e Athinës

Mëkatet e Golemnos,“paratë i lakmojnë

të gjithë”

DHURATA HAMZAI në prill. Sipas gojëdhënave kremtimi i festës së dytë, ka lindur në falënderim të Shenjtorit që shmangu shkatërrimin e vendit nga Burbonët pasi banorët e saj kishin ekzekutuar Felice Golemmo, i thirrur ndry-she “Ljixhi”, pasi kishte helmuar disa prej bashkëf-shatarëve të tij. Golemmo i cilësuar si i bukur dhe aventuresk i urryer nga të gjithë për ar-rogancën e tij dhe dhunën, u dogj i gjallë në sheshin publik pasi kishte shkak-tuar vdekjen e disa njerëzve përfshirë një grua të cilës i kishte ofruar një gotë verë me helm dhe të një vajze e pagëzuar po nga ai, me një mollë vdekjeprurëse. Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën...

Përse dështoi plani që të caktoheshin nga Kominterni për Tiranën

përfaqësues ndihmëtarë nga Partia Komuniste Italiane. Pse nuk e udhëhoqi

Partia Komuniste Shqiptare Kosovën

faqe 16faqe 17-19

vijon në faqen 14-15

faqe 20

DR. ETLEVA LALA dhe të sakta për burime shumë të vlefshme. Studiuesit dhe hulum-tuesit e këtyre burimeve duhet të përgatiten profesionalisht, si në aspektin gjuhësor ashtu dhe në atë paleografi k, diplomatik dhe epigrafi k dhe të tillë nuk mun-gojnë më në Shqipëri.

Studiues të shumtë të special-izuar dhe të profi lizuar në fusha të ndryshme nga shumë shtete të njohura e pak të njohura janë marrë me studimet për origji-nën, kulturën, traditën, gjuhën, religjionin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjmë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike.

Thellësia dhe serioziteti i këtyre studimeve është në disa raste edhe sot e kësaj dite i patejkaluar dhe një nga pikat referenciale në fushën e al-banologjisë, burimologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare. Debatet e shumta të mirëfi llta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të...

Dorëshkrimi që analizuam i Át Mate Zoriçiqi rezulton

të jetë edhe më i vjetër se libri i Andrija Kaçiq-Mioshiqit për Skënderbeun. Meqenëse as ve-pra e át Andrija Kaçiq-Mioshiq-

Është e njohur se vepra e botuar e át Andrija Kaçiq-Mioshiqit , e cila i takon zhanrit të përm-bledhjeve të studimeve, është e punuar nga këngë epike dhe shënime në formë...

Andrija Kaçiq-Mioshiq/ Një tjetër vepër kushtuar Skënderbeutit, nuk është shumë e njohur për studiuesin dhe lexuesin shqiptar, sepse ajo është përkthyer vetëm fragmentarisht (siç do shohim më poshtë) po sjellim disa nga të dhënat kryesore edhe për të. faqe 15

PIETRO ABITANTE

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 prill 2013

14 SH.com ARKIVA

VEPRA E PANJOHUR

AT MATE ZORICIQNjë histori e pabotuar për

Skënderbeun në KroaciDorëshkrimi i përket vitit 1752 me autor át Mate Zoriçiq, me titull: Ogledalo

prisvitloga i ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga Scanderbeg Pasqyrim i të përndritshmit dhe të nderuarit fi snik Gjergj Kastriotit të quajtur Skanderbeg...

DR. ETLEVA LALA

...dokumenteve, analizat studi-more dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta, për një interes të veçantë që kishin të huajt për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë shekujve mesjetarë, por edhe gjate zhvilli-meve të vrullshme të rilindjes dhe të iluminizmit evropian dhe atij shqiptar. Zbulimet e dorëshkri-meve janë gjithashtu një thesar i vërtetë ngaqë pasurojnë shumë herë boshllëqet e krijuara në epoka të caktuara kohore ose plotësojnë e saktësojnë njohuritë që kemi deri tani për ngjarje, personalitete dhe data të rëndësishme historike.

DORËSHKRIMI I PANJOHUR PËR SKËNDERBEUN

Në Shibenik, në famullinë e Shën Lovrit, në fondin e pasur me dorëshkrime të kësaj famul-lie, ruhet një dorëshkrim i át Mate Zoriçiqit, me titull: Ogledalo prisvitloga i ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga Scanderbeg /Pasqyrim i të përndritshmit dhe të nderuarit fi snik Gjergj Kastriotit të quajtur Skanderbeg/. Ky dorëshkrim ruhet me signaturën: R. K - 17/I. II. Edhe pse ka vlerë burimore dhe rëndësi kohore marrë parasysh kohën kur u shkrua, ky dorëshkrim nuk është botuar kurrë deri me sot. Vetëm dy studiues, Ivan Kukuljeviq Sakcinski e Zeqeria Neziri, e kanë përmendur deri me sot dhe ashtu kalimthi, pa dhënë informacione të sakta, përshkrim të përmba-jtjes apo përshkrim fi zik.

Gjatë qëndrimit tonë në Shi-benik, patëm fatin që ta stu-diojmë në vend origjinalin e këtij dorëshkrimi mjaft voluminoz dhe shumë të vlefshëm: arritëm të bëjmë edhe transkriptimin e tij dhe njëkohësisht të nxjerrim edhe një riprodhim të tërësishëm fotografi k dhe një tjetër të skan-uar me rezolucion shumë cilësor. Dorëshkrimi ka 92 fl etë, format të madh, (in foglio) me dimensione: 26.3 x 49.5 cm dhe ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga nëntë kapituj; ndërsa pjesë e dytë ka trembëdhjetë kapituj, dhe gjithsej përbëjnë njëzetë e dy kapituj.

Çdo kapitulli i paraprin një nëntitull i shkurtër, i cili në mënyrë përmbledhëse paraqet se për çfarë bëhet fjalë në tekstin në vazhdim. I tërë teksti është i mbushur me data dhe vite të sakta, gjë që e rrit vlerën dhe rëndësinë e dorëshkrimit. Përveç kësaj, emrat e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut dhe të kundër-shtarëve të tij janë shënuar me një korrektësi të jashtëzakon-shme.

Në disa raste, vërehet njëansh-mëri e lehtë në favor të Venedi-

kut, qëndrim ky të cilin autori e arsyeton me mjeshtëri të veçantë, duke treguar madhështinë, forcën

dhe diplomacinë e përkryer që kishte Republika e Shën Mar-kut, në atë kohë. Megjithatë,

autori nuk lë pa përmendur as rolin e paçmuar që luan në këtë kohë (mesjetë) Republika e Shën Vlashit – Raguza (Dubrovniku i sotëm) për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ai rikujton fi gura dhe autoritete të shquara sh-qiptare që jetuan e vepruan në Dubrovnik në këtë kohë ose vite më vonë si vëllezërit Ga-zuli (Gjoni, Pali e Ndreu), pastaj Marin Beçikemin, disa nga pin-jollët e Topiasve, Muzakajve dhe

Engjëllorëve të Drishtit etj. Një vëmendje të veçantë i kushton dhënies së titullit të “qytetarisë së nderit” Gj. K. Skënderbeut, por edhe djalit të tij Gjonit, si dhe ndihmës që Republika i ofroi Don-ikës (bashkëshortes së Skënder-beut) dhe djalit të saj Gjonit pas vdekjes së prijësit shqiptar etj. Shënimet janë të sakta dhe fi to-het përshtypja se át Mate Zoriçiqi ka shfrytëzuar burimet arkivore raguzane të kohës.

Dorëshkrimi është shumë i dëmtuar, sidomos faqet e para dhe ato të fundit. Edhe në brendë-si, në disa vende lexohet me vështirësi. Lagështira, e në disa vende edhe ngjyra, e kanë gër-ryer letrën, e cila ishte e cilësisë së dobët. I tërë dorëshkrimi është shkruar në të ashtuquajturën “bobinë letre”. Teksti lexohet lehtë. Ai është i shkruar në gjuhën kroate, në dialektin e ikavicës, fi l-lim e fund nga një dorë e vetme, pa ndërhyrje redakture, gjë që le të kuptohet se ishte përgatitur për botim.

Për studimin e tij Át Mate Zoriçiqi ka përdorur burime të shumta, veçanërisht literaturë të botuar të kohës të cilën ai ka pasur mundësi ta shfrytë-zonte meqenëse jo vetëm udhë-tonte shpesh në Venedik, Romë,

1 2 3

4

5

NË FOTO: (1) Dokumenti nga viti 1459 ne sllavisht (2) Faqja 13 nga doreshkrimi i at M (3) Faqja 61nga doreshkrimi i at M

NË FOTO: (4) Faqja 90 nga doreshkrimi i at M (5) Faqja e fundit e doreshkrimit te Zoriciqit nga viti 1752

vijon nga faqja 13

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 28 prill 2013

ARKIVA

Dorëshkrimi që analizuam i Át Mate Zoriçiqi rezulton të jetë edhe më i vjetër se libri i Andrija Kaçiq-Mioshiqit për Skënderbeun. Meqenëse as

vepra e át Andrija Kaçiq-Mioshiqit, nuk është shumë e njohur për studiuesin dhe lexuesin shqiptar, sepse ajo është përkthyer vetëm fragmentarisht (siç do shohim më poshtë) po sjellim disa nga të dhënat kryesore edhe për të. Është e njohur se vepra e botuar e át Andrija Kaçiq-Mioshiqit , e cila i takon zhanrit të përmbled-hjeve të studimeve, është e punuar nga këngë epike dhe shënime në formë kronikash. Lëndën për këtë vepër át Kaçiq-Mioshiqi fi lloi ta mblidhte aty nga viti 1730 nga burime të shkruara dhe ato tregimtare gojore popullore, me qëllimin kryesor që të ndihmonte ndërgjegjësimin etnik dhe politik të popullit kroat. Për herë të parë vepra e át Andrija Kaçiq-Mioshiqit “Razgo-vor ugodni naroda slovinskoga” [Biseda të këndshme të popullit sllav] është botuar në Venedik në vitin 1756 duke u pasuar nga një botim i dytë në vitin 1759, i plotësuar dhe i ripërpunuar. Botimi i dytë deri me sot është botuar më shumë se shtatëdhjetë herë në gjuhë të ndryshme të botës. Disa nga këngët e át Andrija Kaçiq-Mioshiqit janë botuar të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Për herë të parë këngën e parë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun “Skenderbegovi mejdani” [Dyluftimet e Skënderbeut] e ka përkthyer shqip át Pashk Bardhi duke e botuar në gazetën “Shqipëria” të Bukureshtit, në vitin 1897, nr. 18, f. 4. I njëjti përkthyes, boton këngën e parë dhe gjashtë këngë të tjera të përkthyera në shqip në revistën e Faik Konicës “Albania” në vitet 1899 – 1901. Pas Luftës së Dytë Botërore poeti kosovar Esat Mekuli (Sat Nokshiqi) boton tre këngët e para të përkthyera shqip në revistën e Prishtinës “Jeta e re”, 1967, nr. 6, f. 1181-1196 dhe 1968, nr. 1, f. 21-24.

Nuk është rastësi që për Gjergj Kastriotin Skënderbeun shkruajnë dy françeskanë kroatë, mendimtarë dhe ideatorë të Rilindjes kroate ose të njohur në historiografi si “Hrvastki ilirizam” [Ilirizmi kroat], sepse jo vetëm këta të dy, por edhe kleri tjetër kroat, kishte një bashkëpunim shumë të ngushtë me klerikët shqiptar. Kjo gjë mund të dokumentohet që nga shekulli XIV e këndej, [kur në Dubrovnik, shërbenin 28 priftërinj vetëm nga Drishti (shek. XIV)], sepse përveç afërsisë territoriale ekzistonte edhe faktori tjetër ai i shkol-limit të përbashkët të klerikëve të rinj shqiptarë e kroatë dhe studimit të për-bashkët të tyre në kolegje të ndryshme në Itali, Romë e gjetiu.Këto lidhje, duhet të shikohen edhe nga aspekti kohor-historik. Nëse kemi parasysh (sipas legjendës) se françeskanët për herë të parë në

Shqipëri i gjejmë që në fi llim të Urdhrit të tyre, përkatë-sisht që në kohën e vetë Shën Françeskut, i cili duke u kthyer nga Siria në vitin 1220, ndalet në Lezhë, dhe vë themelet e Urdhrit të tij në Shqipëri, te Kuvendi i Zojës Shën Mëri. Por, nëse nuk duam të bazohemi në legjendën e sipërpërmendur, po në burime dokumen-tare, atëherë mund të themi që françeskanët e fi lluan veprimtarinë e tyre në Shqipëri të paktën në fi llimin e vitit 1236. Këtë e vërteton bula e papës Gregori IX (1227-1241) e lëshuar më 22 maj 1236 (viti i dhjetë i pontifi katit të tij), në të cilën shkruhet se atje ka “disa rregulltarë të cilët tani vonë kanë shkuar në atë kra-hinë, me dëshirën e tyre”. Megjithatë, të

gjithë studiuesit dhe historianët që merren me historinë e këtij Urdhri janë të një qëndrimi se, së paku që nga viti 1240 Urdhri i Françeska-nëve ishte aktiv dhe vepronte në territoret shqiptare. Pra, siç vërehet lidhjet e françeskanëve shqiptarë dhe kroatë kanë ekzistuar që nga themelimi i këtij Urdhri, për të vazhduar deri në ditët e sotme.

Duke e konsideruar si heroin më popullor të popujve të Ball-kanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës së krishterë në përgjithësi, pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, ndër të tjera edhe át Mate Zoriçiqi e át Andrija Kaçiq-Mioshiqi, do ta lartësojnë fi gurën e Skënder-beut dhe luftën e tij, në veprat

e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj, sepse në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan si mënyrën të vetme të kundërvënies së këtij pushtue-si, për një bashkim kombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar kroat, për të cilin ata luftuan me shekuj të tërë duke e pasqyruar atë në shumicën e veprave të tyre! Mund të poho-jmë, se figura e Skënderbeut, ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike roman-tike, të zgjimit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të pop-ullit kroat, posaçërisht në kohën e rilindjes kroate, sepse nga kjo kohë pos ribotimit të veprës së

Marin Barletit “Histori e Skënderbeut” në latinisht në Zagreb më 1743, kemi edhe botime të shumta krijime origjinale të autorëve të tjerë kroatë.

KAÇIQ-MIOSHIQ

I njohur pjesërisht, libri i Mioshiqit përmbledh këngë epike dhe shënime në formë kronikash

Milano, Paris, Vjenë, Budapest etj, por edhe sepse një gjë të tillë ia mundësonte vetë qyteti i Shibenikut dhe qytetet e tjera përreth ku kishte biblioteka mjaft të pasura. Sipas informa-cioneve të tërthorta kemi arritur në përfundim se át Zoriçiqi ka shfrytëzuar edhe burime të dorës së parë, d.m.th. lëndën arkivore të Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), Venedikut dhe Romës.

Át Mate Zoriçiqi i shtjellon me kujdes të veçantë të dhënat burimore historike, ngjarjet, personalitetet e kohës, datat dhe informacionet e tjera, duke sjellë mjaft gjëra të reja jo vetëm për kohën kur u shkrua teksti, por edhe për ditët e sotme. Ai i qasej në mënyrë krejt të veçantë figurës së Gj. K. Skënderbeut. Pasi fl et për dorëzi-min e tij si peng në moshën tetëvjeçare, përshkruan lidhjet e tij me të atin Gjon Kastriotin, ndërsa kur flet për Gjergj Kastriotin si intelek-tual át Mate Zoriçiqi në f. 14 të studimit të tij në dorëshkrim shkruan: “Skënderbeu lexonte dhe shkru-ante arabisht, turqisht, greqisht dhe kroatisht.” Fare qarte e ka shënuar “kroatisht” (Hervatski), që nënkupton se Skënderbeu ka shkruar edhe kroatisht, nëse me këtë át Zoriçiqi nuk ka menduar për sllavishten – çirilicën, sepse mesa duket ai ka pasur në dorë edhe dokumentet origjinale në shkruara në çirilicë nga kance-laria e Gj. K. Skënderbeut, dokumente këto që ruhen edhe sot e kësaj dite në Arkivin His-

torik të Dubrovnikut (Si ilus-trim ne po botojmë njërin nga këto dokumente). Në vijim të dorëshkrimin nuk gjejmë shënim tjetër për gjuhët e tjera që fl iste ose shkruante Gj. K. Skënderbeu siç ishin gjuhët: shqip, latinisht e italisht, etj.

Tërheq vëmendjen edhe pohimi i át Mate Zoriçiqit se e ëma e Gjergj Kastritotit, Vojsava, ishte nga një derë fi snike e njohur e fi sit të shquar të Tribalëve shqiptarë të Pollogut (Maqedoni e sotme). Këtë pohim, át Zoriçiqi nuk e mbështet në ndonjë burim ose literaturë, por

sidoqoftë për ne është mjaft intere-sant qëndrimi i tij. Pra sipas át Mate Zoriçiqit nëna e Gj. K. ishte sh-qiptare. Po ashtu, ndoshta është ndër biografët e parë të Gj. K. Skënder-beut, që pohon se tre vëllezërit e Skënderbeut nuk i vrau Sulltani, por ata vdiqën nga vdekje natyrale, pra as të helmuar dhe as në robëri, siç jemi mësuar të lexojmë në ditët

e sotme. Ky pohim i át Mate Zoriçiqit gjen mbështetje sot në dokumentet dhe burimet arkivore që janë zbuluar e botuar ndër-kohë nga arkiva e biblioteka të ndryshme.

Dorëshkrimi është përfunduar më 29 shkurt të vitit 1752. Këtë të dhënë na e ofron vetë autori, në faqen e fundit /f. 92/. Kjo datë, na bën të pohojmë, se ky është njëri ndër krijimet më të vjetra deri sot të njohura për Gjergj Kastriotin Skënderbeun shkruar nga një au-tor kroat.

AndrijaNjë tjetër vepër

kushtuar Skënderbeut

6

NË FOTO: (6) Faqja e pare e doreshkrimit te Zoriciqit nga viti 1752

Për studimin e tij Át Mate Zoriçiqi

ka përdorur burime të shumta,

veçanërisht literaturë të

botuar të kohës të cilën ai ka

pasur mundësi ta shfrytëzonte

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 prill 2013

16 SH.com

TRADITA VLERA

SPECIALE

Pyetjes së bashkëfsha-tarëve për keqbërjet e tij, Golemno ju është

përgjigjur se “paratë i lakmo-jnë të gjithë”.

San Paolo Albanese feston mbrojtësin e tij të shenjtë, dy herë në vit, pikërisht më 29 prill (San Rocco “i vogël”) dhe 16 gusht (San Rocco “i madh”). Festimet në muajin gusht, një ditë më pak apo më shumë që kremtohet në zonat fqinje është historikisht e vërtetuar se ky përkushtim aq i gjerë vjen për çlirimin e popullit lucanez nga murtaja e zezë në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

Ajo çfarë e bën të veçantë vendin e San Paolo-s, është festa e San Rocco-s që zhvillohet në prill.

Sipas gojëdhënave kremtimi i festës së dytë, ka lindur në falën-derim të Shenjtorit që shmangu shkatërrimin e vendit nga Burbo-nët pasi banorët e saj kishin ekze-kutuar Felice Golemmo, i thirrur ndryshe “Ljixhi”, pasi kishte hel-muar disa prej bashkëfshatarëve të tij.

Golemmo i cilësuar si i bukur dhe aventuresk i urryer nga të gjithë për arrogancën e tij dhe dhunën, u dogj i gjallë në sheshin publik pasi kishte shkaktuar vdekjen e disa njerëzve përfshirë një grua të cilës i kishte ofruar një gotë verë me helm dhe të një vajze

Shën Palji festexhar Sënd Rokun dy herë në vit: ndër

29 prillit (Sënd Roku Voçër) e ndër 16 gushtit (Sënd Roku Madh). Festa e gushtit, ditë më parë ditë më p as, bëhet te gjithë katundet rrorro: dihet ka storja se divucjuna i këtij shëjti është e fortë te gjithë Bazilikata pse në sekullin XVII gjindja u salvua ka pesta.Festa e prillit ka një storje ndryshe. Si thonë pljejt e tanë, kush në një nanerë kush në nj’atër, Sënd Roku në prill u bë për ringracjamend shëjtit se i salvoi ka borbonët çë dojin ti vëjin zjarr katundit pas çë shën-paljotë kishin djegur Ljixhin, burrë i ljig çë vrris gjindën tue farmëkosur ujet e të ngrënit.

Si na e kuljton-jen prindët e tanë, ky Ljixh ish një kishter i fort e zba-fand ndaj mosnjëri mënd të e shih. Ai klje djegur pse kish farmëkosur n jë grua me një qeljq verë e të biljën e kumbarit tij çë ai kish pakzuar, me një mollë. Ndër 1867 gjithë gjindja e katundit bashkë me Xhanin e Betës çë i doj të biljën, hiqin më shpi, e ljidhtin ka këmbët, e rrukulis-tin, tue e shkeljur ka skalunet e tue mallkuar atë ditëzën çë ai kish ljer, e holjtin njera ka sheshi ku i vunë zjarrë afër mindullavet të Stranxaleshljavet e e dogjtin. Kur i piejtin pse kish bërë gjithë ato të ljiga, ai u përgjegj e tha se “ Të hollat i pëljqenjen gjithëve…”. Çë u pësua pas nga një e thot si e do. Viçenxi Saturit, ashtu si e rrëfi en një stërnip i tij, udhës

Launiurit, ku ai qellnej soldet e tasëve e katundit çë ai mbidh përpoq afër Sh’kostandinit një trup borbonësh çë ishin gatith të vijin Shën Palj, i çë piejtin pse Katundi ish aq i ljig. Saturi iu përgjegj e tha se vetëm një ish i ljig po nani ai s’mënd të bënej më gjë pse shënpaljotë i kishin vënë zjarr. E tha se ata u metanostin e u pruartin prapë.

Më vërtetë duket si e rrëfi en Onorina Rosës Bramit: - Pas çë shënpaljotë dogjtin Ljixhin, borbonët i piejtin guardies, jati tatëmirit saj, pse ai nëk i burrarti. – Po çë mënd bënja u’

vetëm kundër ghithë katundit?.- Ata e kalltin në fi ljaqi tre muaj bashkë me të tjerët çë s’ dishin të rrëfiein kush kish kljën.

Atëherë franx-hizët, çë ia bain fort Shënpaljotëvet, u nistin te digjin, po një herë arrivuar ka Sënd Roku e përpara fi gurës së shëjtit e Monpelierit, shëjti i ‘tyre, u metanostin (thuhet se edhe kue-ljt iu përgljunjtin!!!) e nëk e dogjtin më; shkuan tek çdo shpi tue mbjedhur çdo gjëin e iktin. E ashtu u salvua

Katundi. Ja si ljeu festa Sënd Rokut në Prill!

Tue vën më re kësaj storje, mortja e Ljixhit (1867) e ataku i borbonëvet janë të ljidhur me storjen e risorgimendit ‘taljan: mend të jetë se ljixhin e paguajn borbonët pse e kishin ndihur Garibaldin më se të tjerët ka-tunde për liberarnej ‘Taljen ka papa e ka franxhiztë.

Pietro Abitante

Golemno: “Paratë i lakmojnë të gjithë”

e pagëzuar po nga ai, me një mollë vdekjeprurëse.

Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën e dhëndrit e të pabesit Golembo, e lidhën në këmbë dhe e tërhoqën zvarrë nga shkallët e shtëpisë deri në sheshin kryesor të fshatit ku e dogjën gjallë në prani të njerëzve të zemëruar, të cilët hidhnin britma dhe shkopinj kundrejt tij.

I pyetur nga bashkatdhetarët për keqbërjet e tij thuhet se ai u përgjigj se “paratë i lakmojnë të gjithë”.

Por nga kjo histori e trishtuar dolën shumë versione të ndryshme.

Sipas një gojëdhëne, një tak-sidar në kohën e San Paolo-s, i quajtur Blumetti Filippo di Vin-cenzo duke u përgjigjur pyetjeve

të trupave franceze për keqbër-sin e bashkëfshatarëve të tij, ai u përgjigj se duhej të ishin të qetë pasi Golemmo ishte eliminuar. Por ky version është pak i besueshëm.

Sipas një version tjetër thuhet se francezët i vunë zjarrin vendit por teksa u afruan para hyrjes së kishës dhe ikonës së San Paolo-s, kuajt e tyre u gjunjëzuan pasi ata njohën të shenjtin e tyre të Montpellier-it që banorët e San Paolo-s adhuronin aq shumë.

Ky zbulim bëri që ata të ndry-shojnë mendjen e tyre dhe ven-dosën për të shpëtuar fshatin nga zjarri, duke bërë vetëm bastisje. Populli i San Paolo-s përballë këtij rrezikut të eliminuar, vendosi që të falënderonte për të dytën herë në vit shenjtorin duke festuar çdo 29 prill të çdo viti.

Me një analizë pak më të ku-jdesshme duke iu referuar periud-hës së vdekjes së Golemmo Felice (1867) dhe duke bërë lidhjen me keqbërësin me disa prej fakteve historike më të rëndësishme në atë kohë , do të ishte hipoteza që I trishtuari mund të ketë qenë i dërguar nga Burbonët për të goditur vendin që kishte qenë gjithmonë në revolt në vitet e mëparshme kundër autoriteteve sidomos fetare dhe katolike si dhe për kontributin e fortë në vitin 1860 duke luftuar kundër Burbo-nëve aleate me papën, ekspeditës së Garibaldit për çlirimin e Italisë dhe njësive të saj.

Sipas gojëdhënave kremtimi i festës së dytë, ka lindur në falënderim të Shenjtorit që shmangu shkatërrimin e vendit nga Burbonët pasi banorët e saj kishin ekzekutuar Felice Golemmo, i thirrur ndryshe “Ljixhi”

Kur i piejtin pse kish bërë gjithë ato të ljiga, ai u përgjegj e tha se “ Të hollat i pëljqenjen gjithëve…”

LJIXHI

PIETRO ABITANTE

Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën e dhëndrit e të pabesit Golembo, e lidhën në këmbë dhe e tërhoqën zvarrë nga shkallët e shtëpisë deri në sheshin

kryesor të fshatit ku e dogjën gjallë në prani të njerëzve të zemëruar

Festa e gushtit, ditë më parë ditë më pas,

bëhet te gjithë katundet rrorro: dihet ka storja se divucjuna i këtij shëjti

është e fortë te gjithë Bazilikata pse në sekullin XVII gjindja u

salvua ka pesta

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 28 prill 2013

DOKUMENTI ARKIVI

ANALIZA

PKSH lindi si parti nacionaliste Enver Hoxha e mbajti fshehur

Përse dështoi plani që të caktoheshin nga Kominterni për Tiranën përfaqësues ndihmëtarë nga Partia Komuniste Italiane

YLLI POLOVINA

(PJESA E DYTË)Historia nuk ribëhet, edhe

pse mund të rishkruhet sa herë t’i mbushet mendja një shoqërie, shteti, aradhe studiuesish apo politikanësh. Në këtë kuptim as që mund të parafytyrohet çfarëdo arsyetim, sipas të cilit “sikur” ngjarjet të zhvilloheshin jo ashtu siç kanë rrjedhur, por pak a shumë ndryshe. Kurrë nuk mund të ketë një variant tjetër të historisë nga ai që realisht ka ndodhur, sepse ajo është zhvilluar ashtu, me “kokë të vet”, jo në mënyrë spontane, për hatër të këtij apo atij shteti të veçantë apo individi të fortë, këtij apo atij lobi ose klase vendase, kontinentale apo globale. Historia merr atë formë që ka për shkak të një mijë rrethanave objektive, të cilat kurrkush nuk mund t’i kombinojë dot veç ajo vetë. Ja pse asnjë vullnet individual nuk mund ta përmbysë e pështjellojë atë. Në fund të fundit, me që disa individë gjithë ditën janë deklaruar dhe mburrur se qenë ata pa ngjau kjo apo ajo gjë, e vërteta përgjigje ka vetëm një: janë ngjarjet që i kërkojnë dhe i tërheqin personat protagonistë pas vetes, duke i lejuar të luajnë dhe të hyjnë na-tyrshëm në kujtesën kolektive ose duke lënë mënjanë, madje fl akur gjer në harrim.

Në rrethana të tilla edhe En-ver Hoxha, tepër i angazhuar në kujtimet e tij të shkruara se ishte themeli dhe energjia kryesore realizuese e Partisë Komuniste Shqiptare, kur gjatë 8-14 nëntorit 1941 qe vetëm njëri mes shumë të tjerëve, nuk mund të jetë i aku-zueshëm se qe fajtori kryesor për mbajtjen në shurdhëri të tezës nacionaliste. Prandaj edhe hi-poteza, sipas të cilës sikur në ditët e themelimit të PKSH-së kjo frymë mund të triumfonte, pra sikur në Rezolucionin e kësaj partie të shpallej edhe objektivi i bashkimit të gjithë shqiptarëve dhe trojeve të tyre, e gjithë historia e Luftës së Dytë Botërore në viset tona do të rendte krejt ndryshe. Për shkak të një pafundësie rrethanash, ndaj të cilave askush nuk kishte fuqi për t’i ndryshuar, në themelimin e PKSH do të kishte brenda patjetër jugosllavë. Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të provojmë përse u dështua që nga Kominterni të cak-toheshin për në Tiranë përfaqësues ndihmëtarë nga Partia Komuniste Italiane. Përse nuk erdhën nga ajo Greke dhe pse vetë Kominterni, me qendër në Moskë, në Ballkan “kushëri të parë” kishte sllavët dhe sidomos shtyllën e tyre në gadishull, serbët. Vetë Kominterni, sado që hiqej si internacionalist, qe një krijesë e kulturës politike sovjetike, pra sllave. Por edhe në Perëndim, atje ku qenë hedhur bazat e kësaj ideologjie dhe bërë provat e para, deri edhe në mes të Parisit, për të ngritur një shoqëri mbi ato themele modeli, po njëlloj mendonin. Për të mos cituar edhe

vetë Karl Marksin, i cili e kishte lënë të shkruar që shqiptarët duhej të edukoheshin nëpërmjet serbëve.

Prania e jugosl lavëve në ditëthemelimin e PKSH-së dhe po ashtu më pas, duke e shoqëruar me ta në komandë lëvizjen e ar-matosur komuniste shqiptare, qe e pandryshueshme, fatale. Megjithatë një “lojë” arsyetimi do ta bëjmë, jo thjesht për të shkath-tësuar vëmendjen tonë dhe me këtë rast depërtuar në të fshehta të kësaj ngjarjeje kyç. Ka qarkulluar për disa dekada rresht, por edhe ende lëvrin, një pikëpamje, sipas të cilës në kushtet e atëhershme ndërkombëtare Bashkimi Sovjetik, por edhe angloamerikanët, e kishin bërë ndërkohë deklaratën se nuk do të njihnin asnjë ndryshim të kufi jve të kryer prej Italisë dhe Gjermanisë, si edhe çdo shteti mbështetës të tyre. Kjo donte të thoshte se në fi llim nëntor 1941 këto tre fuqi të mëdha antifashiste nuk e njihnin bashkimin e disa trojeve të Shqipërisë me Kosovën, të kryer prej strategjisë pushtuese të Benito Musolinit. BRSS, SHBA dhe Britania e Madhe zotoheshin

publikisht se problemet nacion-ale do të zgjidheshin vetëm pas lufte, çfarë donte të thoshte pas likuidimit të fashizmit. Në këtë kuptim komunistët shqiptarë që po themelonin partinë e tyre, sipas arsyetimit disadekadash, mund ta çelnin diskutimin për çështjen e Kosovës, por nuk kishte shumë

gjasa të merrnin ndonjë vendim. Të deklaroheshin për bashkimin e trojeve dilnin kundër fuqive që luftonin fashizmin dhe në krahun e të cilëve qenë (!?) Të hesht-nin apo të mos shpreheshin për bashkimin me Kosovën do të ve-pronin më mirë se sa të kryenin të kundërtën, sepse me këtë mënyrë të fundit do t’i jepnin fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre një mundësi më shumë për t’i goditur dhe diskretituar para popullit, duke ua dështuar misionin e luftës që i kishin vënë vetes (!?). Gjithnjë sipas këtij arsyetimi veprime të tilla, deklarimi pro bashkimit, do të paralizonte frontin e përbashkët me pjesët dhe shtresat e tjera të popullit, që ata, me direktivë të Kominternit, do të ngrinin kundër pushtuesve fashistë (!?).

Kjo logjikë tani, përveç se tërë-sisht ideologjike, madje kombëtar-isht edhe irrituese, ngjan jo pak edhe si idiote.

Po të ndodhte që PKSH do t’ia delte që në thirrjen e saj të parë gjithë bashkëkombësve, menjëherë pas themelimit, t’u shpallte si objektiv të ardhshëm, vetëm të

pasluftës dhe jo gjatë zhvillimit të betejës së armatosur, krijimin e Shqipërisë së para ndarjes pa-drejtësisht më dysh në 1913, ajo do të kishte vënë në vështirësi të madhe përpjekjet demagogjike të fashistëve italianë, më pas edhe të atyre gjermanë, të cilët e përdorën me shumë efektshmëri kartën na-cionaliste në zbutjen e zemërimit popullor kundër tyre. Manipulimi i ndjenjave kombëtare të popujve të pushtuar nuk ndodhi vetëm në rastin shqiptar. Ajo qe platformë themelore e Boshtit Fashist, u për-dor maksimalisht, (thjesht për të dhënë një shembull tjetër) edhe në Hungari. Në vendin tonë e sidomos në trojet etnike jashtë, ndjenja e rikthimit në “Shqipërinë e Vjetër”, qe tepër e madhe, e mbushur me pasion të fuqishëm çlirues. Push-tuesve nuk mund e nuk duhej t’ua lije si monopol këtë energji kom-bëtariste, por tua hiqje, tua mer-rje sa më shpejt dhe mençurisht nga duart. Vendimi në mbledhjen themeluese të PKSH-së dhe pastaj shpallja me terma mjaft të ku-jdesshëm, por me kuptim të qartë, i idesë se pas përfundimit të luftës antifashiste shqiptarët kishin të gjitha të drejtat, në harmoni dhe bashkëpunim me fuqitë fituese, të bashkoheshin në një shtet të vetëm, përmblidhte brenda vetes një forcë të madhe shkatërruese kundër demagogjisë së Musolinit apo të Hitlerit, po aq sa edhe vetë beteja me armë, në të cilën komu-nistët shqiptarë shkëlqyen. Për shumë arsye që i dimë mirë, tek ne fryma nacionaliste është tejet e spikatur dhe zotëruese aq fort e shpirtrave dhe e mendjeve tona, sa ajo do të shkrihej fare lehtësisht e ngjizej në një trup të vetëm me objektivin natyrshëm të shkallës së parë, çlirimin shtetëror. Madje edhe me atë shoqëror, siç themelu-esit e PKSH e premtonin se do të qe “i lirë, demokratik dhe popul-lor”. Formula e nyjës treshe çlirim shtetëror, kombëtar dhe shoqëror, do të qe fort ndikuese edhe përballë rivalëve të brendshëm politikë, të cilët historia i solli në ballafaqim me emrin Balli Kombëtar. Madje këta konkurrentë, të mbetur në pamundësinë për t’u dalluar në program me zgjidhjen e çështjes gjithëkombëtare, mbase do të kishin një emër tjetër. Duke qenë se kjo pikë e programit do të qe në të dy apo tri partitë rivale, atëherë ato do të kishin shumë arsye të bash-koheshin për luftën e përbashkët me armë. Fronti i tyre, pa dallim ideje, feje, krahine dhe...

vijon në faqen 18

ThemeluesiNuk mund të rrimë pa thënë se mburrja që ishte ai personalisht, Enver Hoxha, ideatori, themeluesi dhe arkitekti i vijës politike të Partisë Komuniste Shqiptare, ka shkaktuar një dëm të madh historik: ai ka mbajtur të fshehur një vlerë atdhetare të rëndësishme të komu-nistëve shqiptarë të asaj kohe.

Enver Hoxha

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 prill 2013

18 SH.com ANALIZA

...çështjeje kombëtare, duke qenë më i arritshëm, do të ishte edhe më çlirues, si edhe pa dys-him më garantues për një shoqëri shqiptare të pasçlirimit, të ori-entuar nga modeli i demokracive perëndimore.

Ja pse censura që iu bë këtij objektivi, që në djep, pra që në ditëthemelimin e PKSH-së, ishte jo vetëm një pikëpamje dhe veprim i gabuar, një shfaqje e lakuriqtë e pseudokulturës bolshevike inter-nacionaliste që kufi zonte interesat nacionaliste, por edhe një thikë në shpinë për vetë gjithë luftën çlirimtare të shqiptarëve. Për sa kohë gjakrat qenë të nxehtë, në përleshjen fi zike kundër armiqve pushtues, ky teh nuk u dallua shumë, sepse edhe komunistët luftuan për çlirim me shumë shpirt dhe përkushtim, por kur ato u ftohën dhe lufta përfundoi, duke nxjerrë për zgjidhje çështjen e rendit të ri botëror dhe të for-mateve e kufi jve të territoreve të shteteve, shqiptarët me kryeqytet Tiranën qenë fare të pamotivuar dhe të papërgatitur për të kërkuar e merituar atë që ndodhi në 1999: me pavarësimin e Kosovës.

Por tani le të rikthehemi në rrëfi min e pjesës tjetër të ngjarjes, themelimit të PKSH-së me në mes, pas dy të parave që i dëshmuam në shkrimin e javës së shkuar, të heshtjes së tretë të Enver Hoxhës për Kosovën.

Në dokumentet e mbetura nga mbledhja nuk ka asnjë gjurmë për debatin me këtë temë. Në të vërtetë procesverbali i mbajtur prej Qemal Stafa në tre fl etore me nga njëqind faqe, në rrethana shumë misteri-oze, ka humbur e thuhet se nuk u gjend më kurrë. Çfarë në thelb është thënë, e ringjall historiani Kristo Frashëri në librin e tij të vitit 2006 “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së, 1878-1941”. Profesori e ka mëkëmbur nëpërmjet një le-tre që dhjetë muaj më vonë nga ditëthemelimi Koço Tashko i ka dërguar Kominternit. Në të vërtetë ajo nuk mbërriti kurrë në Moskë për arsye thjesht të rrethanave të luftës, jo sepse u pengua prej ndokujt. Ishte Miladin Popoviçi që reagoi për këtë temë pas dy javësh, e cila edhe kjo është një letër për të njëjtin institucion: Kominternin. Ndërkohë për çështjen e Kosovës prej studiuesve nuk është gjendur ndonjë qëndrim i shpallur, në vitin 1941, nga qendra ndërkombëtare e bolshevikëve me seli në Moskë. Po ashtu për të nuk ka asnjë rresht e fjalë në Rezolucionin e PKSH-së, të miratuar në 14 nëntor. Fjala Kosovë mungon në një tekst të saj prej mbi 15 faqesh (në formatin e li-brave të sotëm) ose në përafërsisht dhjetë mijë fjalë. Madje nuk për-doret asnjë term tjetër i nënkup-tueshëm, i përafërt. Në Rezolucion fjala shqiptar konsumohet vetëm për bashkëkombësit brenda kufi jve

shtetërorë me kryeqytet Tiranën. Të tjerët janë thjesht “populli jugosllav”. Ajo që të lëndon është se, duke përfshirë edhe Thirrjen që kjo PKSH, pas krijimit të saj, ia bëri opinionit publik, kur citon popujt e Jugosllavisë, ajo rreshton malazezët e serbët, kroatët e maqe-donasit po ashtu, edhe asnjëherë shqiptarët, të cilët të paktën në Ko-sovë përbënin shumicën dërmuese.

Sapo në mbledhjen themeluese çështja e Kosovës u ngrit, të dy emisarët jugosllavë qenë të një mendje se ajo ishte pjesë e terri-torit të Jugosllavisë. Po ashtu vunë përpara vendimet e BRSS, të Ko-minternit dhe të vendeve perëndi-more. Miladini shtoi se ndryshimet e kufi jve do të shiheshin pas lufte dhe do të bëheshin me pëlqimin e popullsive. Megjithatë Koço Tashko i kujtoi atij se në vitet njëzetë Kominterni e kishte pranu-ar këtë çështje, madje bashkë me të kishte mbështetur edhe një lëvizje nacional-çlirimtare në Kosovë. Kominterni, nguli këmbë Tashko, u lidh dhe ndihmoi materialisht edhe grupin e saj udhëheqës, i cili qe organizëm i posaçëm i quajtur Komiteti i Çlirimit të Kosovës. Ky Komitet mbeti i lidhur me Moskën edhe gjatë viteve tridhjetë. Nga kjo

ndërhyrje Popoviçi mbeti i shtan-gur dhe tha e nuk dinte gjë as për ngritjen dhe as për ekzistencën e këtij forumi, ca më pak që ishte drejtuar nga ndërkombëtarja e Moskës. Ai këmbënguli në idenë se PKSH nuk duhej të ndërhynte në juridiksionin e Partisë Komu-niste Jugosllave. Mirëpo as Koço Tashko dhe as Anastas Lula, i cili e kishte ngritur këtë temë i pari, nuk ranë dakord. Të dy qëndruan në mendimin se Partia Komuniste

Shqiptare nuk mund të rrinte pa-sive, sepse po të vepronte ashtu, do t’u jepte revansh bashkëpunë-torëve të fashistëve italianë. Këta, duke e luajtur kartën e bashkimit të territoreve të Shqipërisë së Vjetër kishin ngjallur entuziazëm në popull, ndërsa në të vërtetë po e përdornin atë për qëllimet e tyre pushtuese në Ballkan. Ata vunë në dukje se me lojën hipokrite të Romës dhe Berlinit për bashkim të shqiptarëve po manipulohej mendësia e bashkëkombësve të tyre në Kosovë për t’u përdorur jo ndaj fashistëve, por tërësisht kundër komunistëve dhe partiza-nëve jugosllavë si edhe luftës së tyre çlirimtare. Megjithatë as pas këtij argumentimi dy jugosllavët nuk u dhanë. Më agresiv u bë Dushan Mugosha. Ky sulmoi. Tha se po ndeshte një nacionalizëm shqiptaromadh, i cili nuk i par-alizonte, por i inkurajonte kolabo-racionistët. Me këtë rast Anastas Lula kërceu përtej. Ai kërkoi që drejtimin e lëvizjes antifashiste në Kosovë ta drejtonte PKSH. Tashko e mbështeti dhe argumentoi se ko-munistët shqiptarë në këtë drejtim mund të jepnin më shumë se kolegët e tyre jugosllavë. Atëherë Mugosha sulmoi sërish. U kujtoi të dyve se delegatët e Kosovës dhe të Metohisë në Konferencën e Pestë të PKJ-së kishin propozuar që organizata e krahinës së tyre të shkëputej prej komiteti krahinor të Malit të Zi, ku ishte deri ato çaste, dhe të lidhej drejt për së drejti me Komitetin Qendror të PKJ-së. Kon-ferenca e pranoi këtë sugjerim, vijoi fjalën e tij Dushani, dhe kjo u bë që pas lufte t’u njiheshin kosovarëve të drejta të barabarta republikane. Qe ky momenti, sipas Prof. Frashërit, kur Miladin Popoviçi iu drejtua Koço Tashkos me fjalët “Është shumë interesante dhe është për t’u çudi-tur pse nuk shtrohet edhe çështja e Çamërisë si e shtron ti çështjen e Ko-sovës”. Pastaj e akuzoi: “Ti ke ngulur këmbë vazhdimisht për kontrollin organizativ dhe politik të Kosovës dhe jo për bashkëpunim politik...”. Pastaj, pothuaj i zëmëruar, shtoi se pas lufte do të qe Jugosllavia vendi që do ta ngrinte një qeveri të vërtetë demokratike më përpara se të njëjtën gjë ta bënte edhe Sh-qipëria. Në fund të gjithë debatin e mbylli prerë: “Prej kësaj thënieje nuk tërhiqem”.

Në vijim historiani Kristo Frashëri na ndihmon ta kthjel-lojmë edhe më mirë dinamikën e kësaj ngjarjeje të mbajtur fshehur për më shumë se gjashtë dekada. Në librin “Historia e lëvizjes së ma-jtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së 1878-1941”, kur tregon për çështjen e hartimit të Rezolucionit,

shkruan se në mbledhje projektit të tij iu bënë disa vërejtje, “në fakt jo thelbësore, por anësore, nga të cilat pak u morën parasysh. Veç kësaj u vendos që rezolucioni të miratohej edhe nga aktivet e pesë Komiteteve Qarkore që priteshin të formoheshin. Vetëm pas miratimit nga këto aktive rezolucioni do të merrte trajtën përfundimtare. Në fakt, diskutimet e zhvilluara nëpër aktive mbetën formale dhe mbasi vërejtjet që u bënë nuk u morën parasysh dhe rezolucioni u miratua pa asnjë ndryshim”.

Por Enver Hoxha tek “Kur lindi Partia” e rrëfen ndryshe këtë mo-ment. Ai ngul këmbë që ky dokument themeltar i PKSH-së as u hartua dhe as u miratua nga mbledhja, por pas saj, u shkrua vetëm prej dorës dhe mendjes së tij bashkë me Qemal Stafën. Këtu do të qëndrojmë këm-bëngulshëm, sepse na ndihmon të kuptojmë rolin e tij ndaj çështjes së Kosovës, të paktën në nëntor 1941. E.H. pohon: “Pasi përfunduam Re-zolucionin Qemali u nis për në qarqe, për punën e Partisë e të Rinisë. Unë vazhdova hartimin e traktit të parë”. Pastaj E.H. tregon më tej si qe edhe thurrësi i vetëm i këtij dokumenti tjetër themeltar të PKSH-së. Në të vërtetë nuk është saktësisht kështu, por, me që e dëshiron edhe vetë, në një rrethanë të tillë do të mbetet mbi përgjegjësinë e kujtimit të tij historik heshtja e padrejtë dhe mëkatare për Kosovën dhe çështjen e pazgjidhur kombëtare.

Nuk mund të rrimë pa thënë se mburrja që ishte ai personalisht, Enver Hoxha, ideatori, themelu-esi dhe arkitekti i vijës politike të Partisë Komuniste Shqiptare, ka shkaktuar një dëm të madh historik: ai ka mbajtur të fshehur një vlerë atdhetare të rëndësishme të komu-

Heshtja e tretë e Enver Hoxhës për Kosovën Prania e jugosllavëve në ditëthemelimin e PKSH-së

vijon nga faqja 17

KompromisiEnver Hoxha veproi ashtu sepse donte më shumë veten. Në 14 nëntor 1941, kur hamendësohet se është bërë debati mes bolshevikëve shqiptarë dhe atyre të ardhur nga përtej kufi ri, ai kishte hall t’i hynte në zemër Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës dhe nëpërmjet tyre të kapte kreun e partisë.

DOKUMENTI ARKIVI

Enver Hoxha dhe Miladin Popoviç

NË FOTO: Piktura e shtëpisë ku u themelua Partia e Punës Shqiptare

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 28 prill 2013

ANALIZA

nistëve shqiptarë të asaj kohe. Dhe sikur të mos mjaftonin dy heshtjet e tij të mëparshme, Hoxha kryen edhe heshtjen e tretë, më të madhen dhe më të gjatën prej të gjithave. Sipas Prof. Frashërit diskutimi në mbledhjen themeluese i projekt Rezolucionit bëri të ndizet një debat jo i vogël. Aty PKSH ishte quajtur Partia Komuniste Shqiptare, çfarë i prishi humorin jo vetëm Dushan Mugoshës, por edhe Miladin Popo-viçit. Në këtë formë dukej sikur nuk ishte hequr dorë fare nga çështja e Kosovës dhe e tokave shqiptare brenda territorit të shtetit jugosllav, sepse partinë e tyre komunistët shqiptarë po e dëshironin të qe vepruese edhe për bashkëkombësit e tyre përtej kufi rit. Prandaj edhe të dy njerëzit e Titos ngulën këmbë që emri të ishte Partia Komuniste e Shqipërisë. Veç e patën të kotë. Dështuan. Bolshevikët vendas nuk u dhanë dhe në fund të debatit mbeti Partia Komuniste Shqiptare. Më pas, butë-butë e dhelpërisht, ai emërtim me mesazh të qartë për të gjithë bashkëkombësit në trojet e tyre, u zëvendësua me formulimin e kërkuar prej dy jugosllavëve. Kjo ndodhi gradualisht pas nëntorit 1941, gjatë gjithë luftës. Dushan-Miladini pas themelimit të PKSH-së mbi çdo veprim të saj kishin ndikim shumë herë më të madh se në ditët apo vitet e para. Por nuk do ta ngasim këtë temë të shndërrimit dhelparak të Partisë Komuniste Shqiptare në Parti Komuniste e Sh-qipërisë, triller në të gjitha zgavrat e vrimat e saj, sepse lexuesit dhe këtij cikli do t’i merrte shumë kohë.

PKSH si “Partia Komuniste e Shqipërisë” nuk u thirr vetëm pas çlirimit, ku tashmë shtet me të gji-tha detyrimet, vendi duhej të respek-tonte disa rregulla ndërkombëtare.

Kur u shndërrua në PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë), PKSH tashmë qe transformuar sipas variantit të dëshiruar nga emisarët jugosllavë. Gjykojmë se lexuesit i duhet kum-tuar për të ditur edhe një punë tjetër e papastër: sesi personalisht Enver Hoxha e falsifi koi këtë të vërtetë në të gjitha botimet e mëpasshme të ku-jtimeve të tij si edhe të çdo botimi do-kumentar të partisë. Tek libri krye-sor për mbledhjen themeluese, “Kur lindi Partia”, në dhjetëra e dhjetëra raste kur e citon, e formulon vetëm “Partia Komuniste e Shqipërisë”. Në asnjë rast nuk ndodh, edhe kur rrëfen 8 nëntorin 1941, të bëjë një “lëshim” të vogël, t’i shkruajë dora vetëm njëherë “Partia Komuniste Shqiptare”.

Ja disa prej pohimeve të tij, duke fi lluar nga teksti hyrës: “Kur lindi Partia” është libri i parë né serinë e kujtimeve të shokut Enver Hoxha për periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Materialet e këtij libri, të shkruara gjatë viteve 1975-1976, u kushtohen luftës dhe përpjekjeve të komunistëve shqiptarë për krijimin e Partisë Ko-muniste të Shqipërisë, kurorëzimit të këtyre përpjekjeve më 8 Nëntor 1941 dhe ngjarjeve kryesore të jetës dhe të veprimtarisë sé Partisë Ko-muniste të Shqipërisë gjatë viteve të Luftës Nacionalçlirimtare». Në brendësi: “Nuk kaluan as dy javë nga kjo demonstratë dhe na u dha sihariqi: “U krijua Partia Komu-niste e Shqipërisë!” Ose «Me shokët e Grupit të Shkodrës, bile kemi arritur në parim në mendimin e përbashkët për shkrirjen e grupeve, e për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë». Ose «Shoku Miladin, përpara unitetit marksist-leninist të lëvizjes, përpara çështjes së madhe, formimit të Partisë Komuniste të

Shqipërisë nuk kanë vlerë një ose dy persona, - i thashë unë». Tjetër rast: «Vendosëm të shtronim„ në radhë të parë e mbi të gjitha, çështjen që dita e parë e Mbledhjes duhej të konsid-erohej si dita historike e shkrirjes së grupeve dhe e Themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë». Po ash-tu «Unë e përshëndes këtë vendim dhe men-doj, megjithëse është puna juaj, - theksoi Miladini, - që ta mar-rësh ti fjalën i pari dhe, midis të tjerash, të propozosh krye-soren, marrjen që në fillim, në parim, të vendimit për shkrirjen e grupeve dhe formim-in e Partisë Komu-niste të Shqipërisë». Ose: «Atë natë që do të gdhihej data 8 nën-tor ne u drejtuam për në shtëpinë e vogël që po na priste. Në këto kujtime nuk do ta përshkruaj atë, sepse shtëpia ku u Theme-lua Partia Komuniste e Shqipërisë». Ja çfarë shkruan E.H. se ka shqiptuar në fjalën e tij si përfaqësues GKK : «-Shokë, propo-zimi i Grupit të Korçës është: Të formojmë Partinë Komuniste të Shqipërisë në bazë të mandat-eve që na kanë dhënë shokët e grupeve para se të vinim në këtë Mbledhje dhe, pasi të vendosim më parë solemnisht dhe unanimisht Themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, të vazhdojmë debatet e diskutimet».

Tek «Jeta ime me Enverin» po kaq e vendosur në emërtimin e mësipërm është edhe Nexhmije Hoxha. Kur shkruan për miqësinë e tij me Qemal Stafën, shprehet “Enveri e pati bashkëpunëtorin më të ngushtë qysh në hapat e para për Themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe në luftën e saj revolu-cionare e patriotike për çlirimin… » Megjithatë drejtoresha e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, në një rast tregon korrektesë his-torike: «Për të nderuar kujtimin e këtij revolucionari patriot e komu-nist, një nga udhëheqësit kryesorë të Partisë së re Komuniste Shqiptare, udhëheqës i shquar i Rinisë Komu-niste Shqiptare, Enveri propozoi që 5 Maji, dita e vrasjes barbare të Qemal Stafës, të përkujtohej si Dita e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër push-tuesve nazifashistë ».

Fshehja e emrit të vërtetë të PKSH-së, fryt jo vetëm i një pa-sioni kombëtar dhe i një debati, por edhe i një fitoreje në nëntor 1941 përballë trysnisë jugosllave, i shndërruar tashmë për një gjysmë shekulli në një mashtrim, shkon më tej kujtimeve personale të Enver dhe Nexhmije Hoxhës. Ndodhet kudo, në librat shkollorë dhe të vetë historiografi së zyrtare. Në «Historia e Shqipërisë», vëllimi II, 1965, në ka-

pitullin XX, ku fl itet për themelimin e PKSH-së, ajo quhet Partia Komu-niste e Shqipërisë. Tek 556 faqëshi « Dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci, 1917-1941», publikim i vitit 1959, Rezolucioni firmoset me “Komiteti Central i Partisë Ko-muniste Shqiptare”. Në një botim qindra faqesh, një përmbledhje të dokumenteve kryesore të PPSH, 1941-1985, shtypur në 1987, i për-gatitur nga Universiteti «Enver Hox-ha» (i cili qe Universiteti Shtetëror) dhe i miratuar prej Institutit të Stu-dimeve Marksiste-Leniniste, teksti i Rezolucionit në fund nënshkruhet me «Komiteti Central i Partisë Komuniste të Shqipërisë». Mirëpo Profesor Kristo Frashëri që ka origjinalin dhe e botoi atë në 2006, dëshmon se ai fi rmoset me «Komiteti Central i Partisë Komuniste Shqip-tare». Me këtë formë është mbyllur në fund edhe «Thirrja» e parë e PKSH-së. Kështu historiani lë të kuptojë se në këtë formë të padefor-

Debatet në PKSH. Agresiviteti i Dushan Mugoshës. Sulmon Anastas Lulën për “nacionalizëm shqiptaromadh”. Lula kërkoi që drejtimin e lëvizjes antifashiste në Kosovë

ta drejtonte Partia Komuniste Shqiptare

muar e ka gjetur edhe në faqet 24-28 të botimit më 1960 të «Dokumenta kryesore të PPSH», vëllimi i parë, 1941-1948. Si «Komiteti Central i Partisë Komuniste Shqiptare» ndod-het në këtë botim të fundit edhe tek trakti i Thirrjes. Këtu, në pesë bro-horitjet e fundit, e para formulohet

“Rroftë bashkimi i pop-ullit shqiptar në luftën nacional-çlirimtare!” Kjo formë të shpre-huri të vë në ngasje se mos fsheh nëntekstin e përmallur të komu-nistëve themelues për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Na krijo-het kjo hamendje edhe sepse brohoritja e dytë formulohet “Rroftë bashkimi i popujve ballkanikë në luftën kundër fashizmit!”. E pesta dhe e fundit thotë “Rroftë Partia Komuniste Shqip-tare!” Por E.H., sa më shumë vite kanë kaluar aq më shumë përpjekje ka bërë për ta zhdukur përfundim-isht nga kujtesa e të gjitha gjeneratave të mëpasshme këtë emërtim dhe dëshmi dashurie kombëtare të komunistëve të parë

shqiptarë, të cilëve, thotë, se që para 8 nëntorit u ka qenë prijës, mësues e udhëheqës. Përse e ka kryer këtë vepër të pahijshme? Ngulim këmbë jo sepse nuk kishte në shpirt pa-sion nacionalist dhe nuk e donte Kosovën. Enver Hoxha veproi ashtu sepse donte më shumë veten. Në 14 nëntor 1941, kur hamendësohet se është bërë debati mes bolshevikëve shqiptarë dhe atyre të ardhur nga përtej kufi ri, ai kishte hall t’i hynte në zemër Miladin Popoviçit dhe Du-shan Mugoshës dhe nëpërmjet tyre të kapte kreun e partisë. Me siguri, për rrjedhojë të një logjike të thjeshtë, Hoxha në këtë debat, siç edhe veproi në rastin e parë, kur u polemizua për strukturën organizative të partisë dhe të një degë të mundshme të saj në Kosovë, ai nuk do të jetë rreshtuar me shumicën që i detyruan dy emisarët e Titos të pranonin formulimin “Partia Komuniste Shqiptare”. Në qoftë se ai do të qe bashkuar me ta, me siguri do ta kishte shkruar e në mos fryrë e zmadhuar, thënë e stërthënë.

Ja pse heshtja e fi llimit, të cilës i është dukur thjesht një manovër e përkohshme dhe shumë kalimtare, të kryer në rrethanat e një ambicieje për pushtet personal, do ta tërhiqte nga pas për të shkuar gjer në krimin e falsifi kimit jo vetëm të historisë, por edhe të imazhit të komunistëve sh-qiptarë, shokëve të tij ideologjikë, të cilët më pas do të bien në tragjedinë e pasojave të hidhura që dogma marksiste-leniniste u dha popujve të pasluftës. Në këtë defekt të tyre të madh, pa ja kursyer kritikën, le të rrinte e ngrohtë dhe e bukur kjo dritëz e vogël e dashurisë së tyre për Kosovën.

Tiranë, më 20 prill 2013

Fshehja e emrit të vërtetë të PKSH-së, fryt jo vetëm i një pasioni kombëtar dhe i një debati, por edhe i një fi toreje në nëntor 1941 përballë trysnisë jugosllave

NË FOTO: Enver Hoxha

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 prill 2013

20 SH.com BIBLOTEKE

EKSPOZITA PORTRET

Një piktore shqiptare në rrethinat e Athinës

Një muaj ekspozitë me piktorin grek Nikos Zebekopulos. Joshen blerësit në qendrën tregtare “Ekstane”

MIMOZA ARAPI

DHURATA HAMZAI

Piktorja shqiptare Mimoza Arapi dhe piktori grek Nikos Zebekopulos kanë çelur për-

katësisht ekspozitat e tyre per-sonale në qendrën kulturore “Ek-stane” të Athinës. Ekspozita ka pasur shumë vizitorë, dhe blerës pikturash, ndaj organizatorët vendosën që ekspozitën e çelur në javën e parë të muajit prill ta mbajnë të çelur plot një muaj nga dy javë që ishte parashikuar. Piktorja shqiptare e gjendur më mjedisin e artdashësve grek thotë se ka ngelur e kënaqur nga rezul-tatet e kësaj ekspozite, ku nuk i kanë munguar vlerësimet dhe admiruesit, por edhe blerësit. “Po sapo e shita një pikturë”, rrëfen piktorja Arapi për gazetën. “Madje kolegut tim grek Zebekopulos, i bleu tre piktura djali i Miçotaqis”. Ekspozita e çelur në qendrën kulturore përbëhej nga temat për gruan, ndërsa krahas tematikës së përbashkët piktori grek shfaqej me tablotë piktorike në 3D (trimi-mensional). Shtyrjen e dy javëve më tepër të ekspozitës, piktorja shqiptare e quan një sukses të dytë të saj, sepse janë rikthyer shumë nga vizitorët që kanë pasur interes për pikturat. Piktorja shqiptare Mimoza Arapi rrëfen se ajo tashmë ndihet më e sigurt në karrierën e saj artistike dhe shumë e vlerësuar nga kritikët dhe artdashësit grekë. “Pas katër ekspozitave të hapura grup, këtë vit unë erdha me një ekspozitë per-sonale, që tashmë qëndron e hapur për një muaj rresht në një qendër të rëndësishme kulturore”, thotë piktorja Arapi.

EKSPOZITA I KUSHTOHET FIGURËS SË GRUAS

Mimoza Arapi ka një stil që mbart frymën poetike brenda pik-turës. Ngjyrat e saj dallojnë për lojën e guximshme disharmonike të ngjyrave në telajo. Ngjyrat e saj të lënë mbresa dhe ndjesi të çuditshme. Shpesh telajot e saj karakterizohen nga prekje të buta të furçës, gjurmë të menjëhershme dhe të papërsëritshme nga një tablo në tjetrën. Arrin të zotëroj motivin njerëzor si fabul të tablosë, edhe kur ajo kalon në abstraksione. Ek-spozitën e saj në Athinë që qëndron ende e hapur në qendrën kulturore “Ekstane”, Mimoza Arapi ia ka kushtuar gruas. Kjo ekspozitë ka tërhequr vizitorët grekë dhe sig-urisht edhe blerësit, ku në rastin e një ekspozite të tillë nuk janë blerës të zakonshëm. Duke qëndruar e heshtur dhe modeste pas kufi rit të emigrimit, luftës për mbijetesë, në rastin e saj, “edhe për mbijetesën e shpirtit artistik”, Arapin e zbu-lojmë papritur si një pelegrine të pikturës. Nuk kanë qenë të pakta ekspozita e saj të bëra në vende të ndryshme të botës, herë me grupe piktorësh herë grekë dhe herë shqiptarë. Ndërkohë që ajo banon në Greqi dhe vetë punon në një

galeri arti, shprehet se “qendra ku kam çelur ekspozitën është një qendër e rëndësishme kulturore

ku luhet teatër, jepen koncerte muzikore dhe ka një fl uks të madh vizitorësh”. Mimoza Arapi në kuad-

rin e kësaj ekspozite rrëfen edhe natyrën e pikturës së kolegut të saj Nikos Zebekopulos “Kemi diçka të përbashkët në këtë ekspozitë, ndaj organizatorët vendosën që të prezantoheshin së bashku. Stili i Nikos është përqendruar edhe ai te fi gura njerëzore, kryesisht ajo femërore. Përveç kësaj Nikos ka një individualitet të spikatur me natyrën tridimesionale të pikturës së tij dhe është një nga piktorët më të suksesshëm grekë”, thotë Arapi.

ARAPI, PLANET NË SIRTAR: NJË EKSPOZITË NË ATDHE

Arapi ka nisur të pikturojë

që nga bankat shkollës, duke iu drejtuar pikturës qetësisht dhe me sigurinë e një individualiteti të papërsëritshëm. Ajo edhe pse krijon në kushte e vështira të mër-gimit, nuk bëri kurrë art komer-cial, nuk punoi piktura për të fi tuar lekë, por e ruajti të pacenuar artin nga ky reng i kohës. Në pikturat e Mimoza Arapi ajo di të sjell aromën e luleve dhe shprushërimin e emocioneve natyrale nëpërmjet ngjyrave. Ajo ka nisur të pikturojë në moshën fëminore. Piktura e saj gjithmonë është e shoqëruar nga fi gura njerëzore e abstraguar dhe e stilizuar. Pas mbarimit të Akad-emisë së Arteve piktorja vazhdon të eksperimentojë pa paragjykuar kurrë veten se ku do të arrijë. Kjo modesti e bardhë në rrugën e saj të artit i ka sjell një vlerësim dinjitoz nga kritika, kolegët dhe artdashësit. Megjithëse ka hapur ekspozita edhe në Shqipëri, Mi-moza Arapi karrierën e plotë artistike e zhvilloi në Greqi, ku aktualisht banon. Sukseset e saj të para në Greqi nisën kur ajo me një grup artistësh grekë përzgjidhet nga kuratorët për të ekspozuar në Uashington. Më vonë ajo ka pasur ekspozita edhe në Londër e vende të tjera të botës. Që nga ajo kohë Mimoza Arapi nuk ka reshtur së pikturuari, duke iu bashkuar në rastin më të parë ekspozitave të brezit të saj. Mes kolegëve ajo e gjen lehtë gjuhën e dialogut dhe komunikimit me artet moderne. Deri më sot është një nga artistet e mirëpritura në galeritë kombë-tare të Greqisë. Por në planet e së ardhmes, pavarësisht sukseseve atje, Mimoza Arapi shprehet se dëshiron të çel një ekspozitë edhe për publikun shqiptar. “Megjithëse nuk jam ndjerë kurrë e huaj mes piktorëve të botës, në ato vende ku kam shkuar shpesh me ekspozitat e mia, e ndjej se brenda pikturave si mister janë fshehur gjurmët e vendit nga vij, Shqipërisë. Ndaj ëndrra ime në sirtar pas suksesit të kësaj ekspozite është të kthehem me një ekspozitë personale në at-dhe”, thotë piktorja Arapi.

Projektet“Megjithëse nuk jam ndjerë kurrë e huaj mes piktorëve të botës, në ato vende ku kam shkuar shpesh me ekspozitat e mia, e ndjej se brenda pikturave si mister janë fshehur gjurmët e ven-dit nga vij, Shqipërisë. Ndaj ëndrra ime në sirtar pas suksesit të kësaj ekspozite është të kthehem me një ekspozitë personale në atdhe”, thotë piktorja Arapi.

NË FOTO: Piktorja Mimoza Arapi në eskpozitë duke biseduar me artdashësit grekë dhe posteri i ekspozitës

Pikturë e Mimoza Arapit