vizitë studimore e delegacionit ministror shqiptar në
TRANSCRIPT
Vizitë Studimore e Delegacionit Ministror Shqiptar në Gjermani.
GIZ me përgjegjësinë e tij si këshilltar teknik dhe partner për zhvillimin e sektorit të ujit në
Shqipëri, ka ftuar për vizitë studimore një delegacion ndërministror nga Shqipëria.
Delegacioni ishte i përbërë nga :
Z. Ylli Manjani Zv/ministër në MPPT
Z. Arben Demeti Zv/ministër në MMPAU
Znj. Enkelejda Gjinali Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e Ujit
Z. Edmond Hali Drejtor i Përgjithshëm në DPUK
Z. Arian Madhi Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin e Ujit në MMPAU
Z. Avni Dervishi Kryetar i Entit Rregullator të Ujit
Z. Sahit Dollapi Drejtor i Përgjithshëm i UK Tiranë
Znj.Sabahet Vidhaj Drejtoreshë e UK Shkodër
Vizita studimore u realizuar në bazë të programit për çështje si:
Organizimi i Sektorit të Ujit në Gjermani
Legjislacioni për funksionimin e Sektorit të ujit.
Standardet Minimale të detyrueshëm për të gjithë.
Ndryshimet Klimaterike
Mbrojtja e Konsumatorit
Impianti i trajtimit të ujit të pijshëm
Teknikat e trajtimit
Impiantet për mbrojtjen nga përmbytjet në Koln
Cilësia e ujit
Direktivat Evropiane
Dita e parë e vizitës së delegacionit shqiptar filloi ditën e hënë date 19.03.2012. në ambientet
e bashkisë së qytetit të Aachen-it. Këtu delegacioni u prit nga Z. Marcel Philip, Nënkryetar i
Bashkisë, i cili uroji mirëseardhjen dhe bëri gjithashtu një përshkrim të shkurtër rreth historikut të
qytetit.
Grupi ministror në bashkinë e Achen.
Vizita vazhdoi në ambientet e Bordit Ekzekutiv të FiW, ku u bë një prezantim i përgjithshëm
se kur është krijuar FiW, cilat janë synimet dhe objektivat.
FiW është instituti i kërkimeve për menaxhimin e ujërave dhe përpunimin e ujërave të ndotura.
Prezantim FiW
Në rajonin e NRW është krijuar Universiteti në vitin 1870, ky universitet bëri të mundur lidhjen
e teorisë me praktikën. Universiteti ka rreth 32 240 Studentë nga ku 54% e tyre janë Inxhinier.
Ky universitet është ndër të paktit universitete pa pagesë në Gjermani, këtu kryhen edhe shumë
kërkime studimore në sektorin e ujit.
Prezantim ne ambientet e Institutit Kërkimor
Instituti për Kërkime Ujore. Në këtë institut punojnë rreth 50 punonjës dhe peshën kryesore e
ka në përpunimin e ujërave të ndotura. Duhet të ndërtojmë modele të tilla për trajtimin e
ujërave të ndotura.
Vlerësimi i tarifave bëhet duke patur parasysh zhvillimin dhe optimizmin për vlerësimin e tarifave
ku si pika kyçe ka: Konsumin e Energjisë, Mbulimin e Kostove, si dhe mos marrjen e
Subvencioneve nga Shteti.
Organizimi i Sektorit të Ujit në Gjermani
Gjermania ka numër të madh impiantesh për trajtimin e ujërave të ndotura. Për 18 milion
banorë të rajonit te Ruhrit përpunon 5,4 milion m3 ujëra të ndotura, nga ku 51% janë ujëra
kanali, 15% ujë shiu, 20-25% ujëra industriale. Sektori i ujit dhe ndërtimeve në Gjermani janë të
decentralizuar.
Sektori i ujit në Gjermani siguron rezervat ujore si më poshtë:
- 64% ujëra nëntokësore
- 27% ujëra sipërfaqësore(liqenet, lumenjtë etj)
- 9% burimet ujore .
Për nevojat e konsumit familjarë përdoret:
- 37% ose 47 Iitër/person ujë për përdorim ditor
Kosto totale e shërbimeve UK ndahet si me poshtë:
- 76% operim, mirëmbajtje dhe amortizim
- 24% Investime
Legjislacioni për funksionimin e Sektorit të ujit.
Sektori i ujit në Gjermani funksionon ne bazë të ligjit konform kërkesave dhe standardeve të
Bashkimit Evropian. Ligjit Federal zyrtar (shtetëror).Të 16 Federatat ose Landet kanë secila
Kod Uji të veçantë, ndërsa bashkitë e ushtrojnë aktivitetin e tyre në bazë të Statutit të Ujit.
Të gjitha sa u thanë më sipër mund të jenë një shembull i mirë për të përgatitur Standardet e
Menaxhimit të Ujit.
Në ambientet e PIA
Standardet Minimale të detyrueshëm për të gjithë.
Administrimi i ujit në Gjermani bëhet duke zbatuar strukturën e kostove p.sh dimë se kjo zonë
ka rreth 18 milion banorë të vendosur në një sipërfaqe rreth 34 000 Km2,
Struktura e shpenzimeve për shërbimet UK dhe trajtimin e ujërave të ndotura :
- Për amortizimin është 30%
- Për pagat 18%
- Për inventarët 14%
- Taksat 11%
- Shërbimet 14%
- Te tjera 13 %
Ndryshimet Klimaterike
DWA( Department of Water Affairs) është një shoqëri teknike e integruar.
NRW (Nord Rein Westphalien) ka broshurë të sajën për sa i përket adoptimeve klimaterike
urbane. Në kuadër të mbrojtjes klimaterike ka edhe një projekt me vlerë 13 milion Euro për
periudhën kohore që nga viti 2009 deri në 2014.
Për adoptimin e strategjive dinamike çdo fazë duhet të ketë një strategji të caktuar, pra nga kjo
le të nënkuptojmë se duhet të ekzistojnë objektiva të veçantë.
Dita e dytë e Vizitës studimore të delegacionit
Ditën e Martë datë 20 Mars 2012 paradite delegacioni shqiptar vizitoi Qendrën e edukimit për
menaxhimin e ujit dhe mbeturinave. BEW është një qendër për arsimim kombëtar si dhe
trajnime te ndryshme.
Ne Laboratorin Studimore BEW.
Qyteti Achen-it është pronë e bashkisë Aachen.
E.V.A është shoqëri aksionere e pavarur dhe është qendra e prodhimit të energjisë, nga këtu
furnizohet qyteti jo vetëm me energji elektrike por edhe me gaz, ujë, ngrohje, ndriçim publik, si
dhe largim të ujërave të ndotura.
Koncepti Strategjik i qendrës së arsimit.
Gama e shërbimeve dhe grupet e synuara.
Arritjet dhe sfidat.
Qendra e Edukimit LANUV
Delegacioni pasi vizitoi Qendrën e Edukimit për menaxhimin e ujit dhe mbeturina BEW,
vazhdoi më tej vizitën në LANUV, Instituti për Klimën Ujin dhe Konsumatorët. Instituti ndodhet
në Landin e Nordhein Westfalen, ky land ka rreth 18 milion banorë.
Prezantimi i përfaqësuesve nga LANUV lidhur me funksionet dhe detyrat, diskutime
me ekspert për ujin dhe ujërat e ndotura.
Parandalimi nga përmbytjet.
LANUV është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e natyrës, mjedisit dhe konsumatorit, në këtë
institucion punojnë rreth 1100 punonjës në total. Institucioni është i strukturuar në 8 sektor dhe
zyrat përkatëse ndodhen në tre vende të ndryshme. LANUV ka dhe laborator në 4 pika, si dhe
2 stacione për kontrollimin e ujit në lumin Rein nëpërmjet të cilave kontrollon cilësinë e ujit të
lumit. Përveç stacioneve të kontrollit të cilësisë së ujit ka edhe disa pika stacioni të vogla të cilat
masin shiun, erën, etj.
Kjo është një nga zonat më të populluara në Gjermani dhe prej mëse 100 vjetësh është edhe
një nga zonat më të industrializuara në vend. Mbrojtja e ambientit është kusht i domosdoshëm
dhe si pasoje 50% e sipërfaqes së përgjithshme është tokë bujqësore, në kuadër të nismës për
mbrojtjen e ambientit nuk jepen leje ndërtimi, gjithashtu zona është e pajisur me rreth 15 000
lloje bimësh e kafshësh. Është përpiluar edhe Lista e Kuqe e specieve që janë në zhdukje,
harta për zonat e mbrojtura, dhe edukimi në shkolla për mbrojtjen e mjedisit janë kushte që
zbatohen me rigorozitet.
Në zonën e Nordhein Wesfalen ndodhen 70 stacione on line për cilësinë e ajrit, stacioni për
nivelin e ujërave, si dhe kontrollin kimik dhe biologjik.
Pasojat e ndotjes së ajrit, ujit etj, mënyra se si ndikojnë grimcat e pluhurit dhe mbetjet e vjetra
(zonat industriale) në shëndetin e njerëzve.
Prezantim LANUV
Mbrojtja e Konsumatorit funksionon nëpërmjet drejtorisë së kontrollit e cila bën monitorimin
e tregut, ushqimit dhe cilësisë së ushqimit.
Të dhëna hidrologjike të Landit të Nord Rein Westfalen me sipërfaqe 35 00 Km 2 dhe popullsi
18 milion banorë.
Ky Land ka rreth 600 pika për nivelin e ujit dhe 180 pika online për reshjet e shiut. Pronare të
këtyre stacioneve janë qeveria e Landit përkatës dhe shërbimi metereologjik Gjerman. Ne 10
pika të ndryshme janë të punësuar 40 punonjës, reshjet e shiut peshohen në hidrometër dhe
çdo minutë merren të dhëna dhe transmetohen online. Të gjitha prurjet maten më pas
përpunohen të dhënat dhe jepen në internet, ky është edhe një nga direktivat e Bashkimit
Evropian për menaxhimin e rrezikut. Detyrë thelbësore është mbrojtja dhe siguria e digave.
Nivelet mesatare, nëse arrihen nivelet si veprohet , kush dhe çfarë masash merren.
Në këtë strukturë bëjnë pjesë Shoqata e Digave, Zjarrfikëset, Ndihma Teknike THW,
planifikimi.
- Alarmet ne rast përmbytjesh.
- Kanalet Kulluese.
- Lumenjtë.
- Paralajmërimet për motin në Internet.
Për zbatimin e të gjitha sa përmendëm më lart LANUT ka të rregulluar mjaft mirë ndarjen e
detyrave. LANUT bën mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, Autoritetet Rajonale bëjnë
përpunimin e planit ndërsa Komunat bëjnë ndërhyrjen.
Vizita e rradhës në STAWAG
Z.Sahit Dollapi bëri një prezantimin të situatës në Shqipëri për Ujin, Energjinë, Ujërat e ndotura
etj.
STAWAG është shoqëri e cila merret me :
- Rrjetet e menaxhimit
- Energjinë elektrike (prodhim dhe shpërndarje)
- Kujdesin ndaj klientit / matësit,/faturimin etj).
- 75% e ujit përfitohet nga liqenet artificiale.
25% e ujit përftohet nga ujërat nëntokësore.
- Laboratorët e Ujit
Shoqëria ka një numër prej 375 punonjësish, dhe ka kosto vjetore prej 439 Milion/Euro për një
popullsi prej 250 000 banorësh. Shërbimi i ujit është i ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo objekt
është i pajisur me matës, dhe gjithë zona është e pajisur me rreth 41 900 matës uji. Humbjet
janë rreth 10% e ujit në përgjithësi, 99% e sistemit të ujit të pijshëm është i lidhur edhe me
sistemin e kanalizimeve .
Tarifa për ujërat e ndotura është 2.58 Euro /m3
Për ujin e pijshëm 2.4 Euro /m3
Për ujin e shiut 1 Euro /m3
Shoqëria funksionon në bazë të standardeve ndërkombëtare si dhe sipas rregullores.
Për te gjithë sektorin e kanalizime, shoqëria ka të punësuar 56 punonjës.
Uji është matur dhe është vlerësuar që në kohët e hershme, në vitin 1880 kohë kjo kur është
ndërtuar edhe sistemi i kanalizimit në këtë zonë 1 m3 ujë kishte vlerë sa 60 Euro në ditët e
sotme.
Impianti i trajtimit të ujit të pijshëm bën:
- Filtrimin.
- Ftohjen.
- Oksidimin me ozon.
- Filtrimin e rërës Kristalore.
- Dezinfektimin me rreze Ultra Violet.
Impianti punon në mënyrë automatike për sasinë e ujit 100 000 m3, në impiant nuk ka punonjës
që të punojnë për trajtimin e ujit, por thjesht impianti inspektohet.
Datë 21 Mars
Vizë në ambientet e Shoqatës Rajonale të Ujit në Essen Gjermani.
Organizimi dhe detyrat që ka Shoqata Rajonale e Ujit. Ndarja e detyrave.
Digat, menaxhimi i rezervuarve.
Menaxhimi i burimeve ujore dhe ndryshimi i klimës.
Menaxhimi i ujërave konform kërkesave të Bashkimit Evropian.
Dita e tretë e vizitës studimore për palën shqiptare vijoi më pas në qytetin e Kolnit, në Hagen
pikë kjo e trajtimit të ujërave të zeza. Këtu mundem të shohim qendrën e trajtimit të ujërave të
ndotura, e cila merret me përpunimin e tretjeve të llumit dhe prodhimin e bio gazit.
Diçka tjetër shumë me interes për ne ishte edhe efikasiteti i energjisë në impiantet e
trajtimit.
Përdorimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë në impiantet e trajtimit.
Gjermania 62% te ujit e përfton nga ujërat nëntokësore
8.3% nga burimet
9% ujëra nëntokësore të pasuruara.
Zona e Ruhrit ka një sipërfaqe prej 200 Km 2.
Numri i banorëve që u ofrohet shërbimi me ujë të pijshëm është 5 milion nga kjo shifër 3
milion banor ndotin ujin, dhe problem shqetësues është përbërja e fosfatit. Në mënyrë që
publiku i gjerë të informohet sa më mirë analizat e ujit publikohen në internet. Apel kryesorë
është që uji të përdoret me mençuri.
Vizita në Ruhrverband vazhdoi me një prezantim të përgjithshëm se me çfarë merret dhe si
vepron Ruhrverband. Ruhrverband është sinonimi i fjalëve: Të dish vlerat e ujit.( Wissen,Wert,
Wasser.) ne këtë qendër behet trajtimi i ujit + bio gaz.
Këtu na u bë një prezantim teknik nga ku mundëm të shohim se : Zona e Ruhrit ka gjithsej 71
Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura. Rreth drekës vizita vazhdoi në qendrën e trajtimit të
ujërave të ndotura në qytetin Hagen, i cili mbulon një sipërfaqe rreth 4600 ha dhe ka rreth 250
000 banorë. Të lidhur me Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura janë rreth 191 000 banorë,
ky impiant trajton ujin dhe për 7 qytete të tjerë.
Ne impiant janë të punësuar rreth 14 punonjës nga këta:
1 është mjeshtër teknik për ujërat e ndotura.
7 ekspert për ujërat e ndotura.
2 mekanikë
2 elektricistë
2 drejtues teknik dhe ligjorë .
Përveç punonjësve sa përmendem më sipër ka edhe 2 grupe të tjerë:
Njëri grup merret me stacionin e pompimit dhe grupi tjetër me reshjet e shiut.
Teknikat e trajtimit
- Grila mekanike me madhësi 8 mm.
- Trajtimi i ujit bëhet me dekantues paraprake, më pas largimi me dy centrifuga.
Landi në strukturën e tij organizative ka zyrën e Autoritetit për Mbrojtjen e Ambientit.
Grupi ministror ne Koln.
Date 22 Mars 2012
Organizata për mbrojtjen nga përmbytjet.
Impiantet për mbrojtjen nga përmbytjet në Koln ( funksionimi i mureve të lëvizshme për
mbrojtjen nga përmbytjet dhe stacionet e pompimit)
Ruhrverband
Si të bëhet përllogaritja e kostove
Standardet evropiane për ruajtjen e energjisë
Ndryshimet klimaterike.
Në 5 vitet e para të jetës së Ruhrverband janë përcaktuar rregullat se si të faturohet konsumi
për shërbimet që ofrohen, dhe gjithmonë është patur parasysh të qënit kooperativ
(bashkëpunues). Në 20 – 30 vitet e kjo agjenci është drejtuar nga Inxhinier dhe jo nga politikan,
faktor ky që ka bërë të mundur që masat që merren në këtë sektor në një drejtim të caktuar, të
japin impakt në një vend tjetër.
Ruhrverband shtrihet në një sipërfaqe prej 4500 Km 2, dhe landi ka rreth 11 shoqata uji. Krijimi
i këtyre shoqatave erdhi si pasojë e një situate të rëndë në vitet 1850- 1990, kohë kjo kur
zhvillimi industrial preku pikun dhe si pasoj industrisë në vend i duhej shumë ujë. Popullsia e
Essenit në 1910 arriti në 0,5 milion banor dhe natyrshëm u rrit edhe nevoja për ujë. Në këtë
periudhë lumi i Ruhrit u tha si pasojë e shfrytëzimit të tij për industri, uji i mbetur ishte i ndotur
dhe si rrjedhoje në 1913 u formua shoqata Ruhrverband. Shoqata është krijuar mbi bazën
ligjore të pasurisë, përveç kësaj u caktuan të drejtat dhe detyrimet e saj:
- Shoqata duhet të bënte kuotizacionin
- Përfaqësues të shoqatës duhet të ishin anëtar të komunave, bashkive, dhe biznesit.
Detyrat e shoqatës janë:
- Të menaxhojë sasinë dhe cilësinë e ujit.
- Të bëjë pastrimin e ujërave të ndotura përpara se të bëhet derdhja e tyre në lumenj.
Ruhrverban ka rreth 984 punonjës, vlera e aseteve të shoqatës shkon në 2.9 miliard Euro kjo
nënkupton rreth 300 milion Euro xhiro vjetore. Prodhimi i ujit në vit shkon rreth 390 milion m3
ujë, ndërsa nga basenet merret rreth 600 milion m3 ujë në vit.
Si bëhet menaxhimi i sasisë së ujit? Zona ka 2,3 milion banor, dhe nga të gjitha digat
akumulohet rreth 463 milion m3 ujë. Gjithsej janë 7 diga, e fundit është krijuar në 1965 dhe për
financimin e saj është marrë një kredi që është shlyer në viti 2010.
Adoptimet Klimaterike në metropolin e Kölnit.
Studime mbi klimën urbane.
Parashikimet klimaterike nga DWD, strategjia gjermane e adoptimit.
Cilësia e ujit Sasia e ujit qe trajtohet është rreth 2.3 milion m 3 dhe Ruhrverband bën trajtimin e
ujërave të ndotura ndërsa bashkia dhe komunat mirëmbajnë kanalizimet. Kjo qendër ka 550
shtretër për ujin e shiut, këta shtretër bëjnë mbledhjen e më pas trajtimin e derdhjen në lumenj.
Numri i stacioneve të kontrollit për impiantet është 8.
Vizita e fundit ne qendrën e GIZ. Eshborn , Frankfurt
Prezantim i Znj. Enkeleida Gjinali
Direktivat Evropiane
Kërkesat dhe direktivat evropiane kanë bërë që nga 1990 -2005 të harxhohen 100 milion Euro
në vit për largimin e mbetjeve fosfat dhe azot nga ujërat e ndotura.
Politikat Rregullatore, Impiantet e Trajtimit të Ujit.
Vendi ka rreth 200 000 Impiante për Trajtimin e Ujit.
Tarifat për ujërat e ndotura janë 2,58 Euro / m3
për ujin e pijshëm 2.40 Euro / m3
për ujin e shiut 2 Euro / m3
Për çdo rajon ose zonë janë bërë zgjidhje specifike d.m.th janë trajtuar sipas rrethanave.
GIZ është një organizëm i federatës dhe është i lidhur me situatën politike. Çdo 5 vjet merr
drejtime të ndryshme politike, GIZ adopton konceptet në përputhje me kushtet ekonomike,
politike, sociale të vendeve të cilat japin mbështetje për proçesin.
Çështje tjetër po aq e rëndësishme është edhe menaxhimi i njohurive, në mënyrë të tillë që të
evitohen gabimet e mëparshme.
Duhen patur parasysh gjithnjë :
Për kë punojmë ne?
Çfarë ofrojmë?
Burimet Njerëzore,
Zhvillimi.
Vizita ne ambientet GIZ
Ditën e premte datë 23.03.2012 delegacioni i palës shqiptare nisi udhëtimin për tu kthyer në
Shqipëri.