vjersha per femije

26
Kafshet. Macja bën, mjau, mjau, minë e vogël, çe përlau... Kali bën, hi, hi, hi, nuk kam bar, nuk kam tagji... Rosa bën, mak, mak, mak, biba e vogël, seç u lag... Lopa bën, mu, mu, mu, viçi im a është këtu... ? Delja bën, me, me, me, qengjin tim, a mos e pe...? Pula bën, ka, ka, ka, bëra vezë, sa një hata... Qeni bën, ham, ham, ham, dua një kockë, 1

Upload: edmir-asllani

Post on 18-Jan-2016

568 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

nj

TRANSCRIPT

Kafshet.

Macja bën, mjau, mjau,minë e vogël, çe përlau...

Kali bën, hi, hi, hi,nuk kam bar, nuk kam tagji...

Rosa bën, mak, mak, mak,biba e vogël, seç u lag...

Lopa bën, mu, mu, mu,viçi ima është këtu... ?

Delja bën,me, me, me,qengjin tim, a mos e pe...?

Pula bën, ka, ka, ka,bëra vezë, sa një hata...

Qeni bën, ham, ham, ham,dua një kockë, që të ha...

Gjeli bën, ki, ki, ki,dhe na thotë, çohu, mos fli...

1

Pëshpërima e valëve

Valët e detit,si zogj të bardhë,drejt tokës mëmë,rendin me rradhë.

Deti zhurmon,në kaltërsi,ç'i thotë vallëtokës ai?

Çdo valë mbi tëështë një fjalë,që ai tokësia nis me mall.

Vijnë valët, vijnëdhe thonë këngë,shkumën dantellëmbi rërë e lënë.

Vijnë dhe në breglehtë kokën vënë,edhe pëshpëritin:- O nënë, o nënë!

Shelgu dhe vajza

O shelg, o more shelg i vogel,kaq shumë vallë e dashke tokën?

Çdo pemë qielli e thërret,po ti vetëm me tokën flet.

Përkulur degëzat mbi bar,sikur vajton e sikur qan.

Po ç'ke ti, thuaj Gigës ç'ke,që kokën mban kështu përdhe?

2

Ja, do këput një degë të hollë,kurorë ta bëj ta vë mbi flokë.

Shikomë mua edhe qesh,o shelg i vogël, more shelg!

Cjapi dhe berberi

Një cjap gabimisht,ndaloi tek berberi.-Mos ik,- i tha ky të qethim, nuk të therim.

Por cjapi kroi mjekrën,dhe foli si njeri:- Kështu po thua ti, po ç'bën, ku mund ta dish?Tani të duhet lesh,Pastaj të duhet mish

Pantallonat dhe parmaku

Pantallonat e një djali,tek kalonin mbi parmak,një majë hekuri i ndalidhe pastaj i grisi pak.

Pantallonat psherëtinë:- Oh, po ti na bëre vrimë!Ku të shkojmë ne tani?Do na shpojnë në shtëpi...

Tha parmaku krejt i qetë:- Vrimën ju e bëtë vetë.Unë s'do t'ju kisha çjerrëpo të hynit nëpër derë.

3

Dhia brigjate

Bleu abetare Dhia brigjate.

Dhe kecat kerceninE benin shamate.

Sa mire sa mireDo te shkruajme me brire

Do te bejme nje Ado te bejme nje B..

A lum si ti neneqe keca na ke..

Kur erdhi dhiai gjeti kecat ne gjume.

A pertace pertace,ku jeni lodhur kaq shume...?

Kecat u zgjuan dhe thane:- e mee mee mee, e bee bee bee..

I hengrem fletoret Me gjithe A, Bee, Cee..

Krokodili

Bej pjese ne grupin reptilsi gjarperi rreshqas,levize me stilpor jam i rrepte, dhe godas.

Goje te madhe kamdhe dhembet e mprehte,i frikshem shume ,jamkur me sheh je ne siklet.

4

Nga largesia me shikonkur ne breg dal te rri,jam i hatashem mendonper kete jam i bindur e di

NJË LULE JAM

Përballoj acarin e shkurtitMes njerëzishndiej ngrohtësi.

E shpërfill vapën e gushtit.Me luminlidh miqësi.

E fshij lotin prej syrit.Mes shokëves’jam qaraman.

Ja marr zerin bilbilit.Mes luleshnjë lule jam.

GJELI DHE KUKAVAJKA

Kukavajka nga një arrë I flet gjelit këngëtar; - Eh, kjo gjinde s’merren vesh; një e do, një e përqesh!... 

Po ç’ndryshim na ka këtu; Ti: “ki-ki”, e unë “ku-ku”? Gjeli zërin ngriti fort: -Unë sjell gaz e ti… ndjell mort.

5

KRIPA DHE SHEQERI  

Ky sheqeri si askund,Qesen çan, kuzhinën tund:- Unë në kafe, unë në çaj… Jam ilaç, - shton paskëtaj. Ia ngjesh kripa me pak kripë: - Ç’më ngrefosesh si garip! Dita s’është veç çaj e kafe, ndaj, or ti, pa mjaft me llafe, se e mbushe atë kupë: Provo…hyr njëherë në supë!

PIRUNI, GISHTAT DHE ULLIRI  

Prej një ore, te një pjatë Ky piruni majat zgjat. 

Jep e merr të zërë ullinë. Eh, ç’e do, më kot djersin ! 

Ndërkaq gishtat, pa vonesë,E mbërthyen fort në mes. 

- Ja, mbaroi dhe kjo punë. Apo jo, more pirun !? 

Flet piruni urtë e butë :- Unë e lodha, ju e zutë!

Ngriva shkrivaGjalpin e lepivaE lepiu miuMacja dhe ariu

6

Gjeegjeze

Jam e vogel rrumbullake,jam e shijshme per merak.Piqem heret ne pranvere,jam e kuqe nuk kam ere.Me pelqen gjithe njerzia,por me shume me han femija.A e dini cila jam?!Un Qershi emrin e kam.

Ditën që hyri Prilli,zuri të këndojë bilbili.O bilbil ta bëra benë,në ta gjetsha dot folenë.O do të marr të hedh ne lumë,se ma le vajzën pa gjumë.

Gushkuqi Qeni dhe Macja   Nje gushkuq i vogelnga foleja ra.shpejt mbi te u sul,macja kur e pa.Prane aty ndodhej qeni qe po flinteE macen e trembiSe ajo e dinteSe nëse gushëkuqiDo të cicëronteDo zgjohej qenushiE do e kafshonteAtë mace qimezezëE cila po pristeE që fare pa përtesëZogun t'kullufisteAty qenushi besnikNga gjumi u zgjuaE me zogun u bë mikE macja u largua.

7

Karamele zana vine nga Tirana,Nga tirana peshkopi,ca numri do ti?Un dua treshin,macja kapi veshin.Veshi u keput,macja ra ne lluc.Treni kaloi,macja shpetoi.

Njerezia dhe Kandari

Eshtë një trastë plot me rrush.Sa rrush ka ? E gjen kush?Nja tri kile do të ketë.

Jo, jo! Katër e përpjetë.Njëri: Pesë.Gjashtë, tjetri.

Fjalën merr dhe më i vjetri:Jo kështu s'bëhet pazari!Sa rrush ka, e gjen kandari

Ketri dhe Iriqi

Foli ketri dhëmbëbrisk:"Do të bëhem okulist,t'i fitoj paratë me thasë!..."

Një iriq seç u gajas:"Ç'do të bëhesh okulist?

S'ka më mirë se dentist.Kafshët kanë dy sy, o tap,kurse dhëmbë pa hesap..."

8

QENI DHE MACJA

I thotë macja e shqetësuar,Qenit në obor lëshuar:- Dhe pse je pa zinxhirëDetyrën s'po e bën mirë.Ke ca kohë që vetëm leh,Asnjë s'ke ngrënë, për be.

I thotë qeni kafshë e zgjuar:- Nuk kam frikë, as kam harruar.Sot këtë punë moj zonjë e mirë,E bëjnë njerëzit me dëshirë.Gjithë ditën rrinë mendojnë,Sho-shoqin si ta kafshojnë...

Gomari i dhuruar:

Po ta fal kete gomar!

I tha mikut nje fshatar,

Kur ky shume e pelqeu.

Miku syte desh i shqeu,

Nuk e priste kete gje.

Po pastaj, kur po e zgjidhte,

Befas tha i pakenaqyr:

Sdo ma japesh dhe samarin,

Se cta bej pa te gomarin?

Eshte prishur, eshte thyer,

Duhet qepur e mberthyer!

Tha fshatari si fajtor

Ske ndonje te ri aty,

Se ta ndreqesh qenka zor.

9

Dhe kjo pune me vonon ...

Rri kerrici dhe mendon:

“Ky qe beka naze shume,

Qenka me gomar se une!”

Bleta lulet i ka xhan

Erdhi bleta në ballkon,zu-zu luleve qëndron.Qan Albana: - Mami, moj,bleta lulet i pickoi!

- Ti, Albana, kot po qan,bleta lulet i ka xhan.Punon bleta ditë e natë,që Albana të hajë mjaltë.

Thotë Albana: - Dua mjaltin,po bletës i kam inatin!Më pickoi një ditë mua,m'u bë hundasa një ftua...

- Kot e shan punëtoren bletëse fajtore je ti vetë.Nuk i lave buzët, moj,ndaj dhe bleta... të pickoi.

GJINKALLA : - E dashura milingonë ! E paske mbushur plot folenë. Më jep diçka, se s’kam ç’të ha në këtë kohë të keqe. Do të vdes urie.

MILINGONA : - Po ti ç’bëje në verë , kur unë veja në lëmë për të mbledhur këto kokrrat e grurit e fijet e bykut ?

GJINKALLA : - Unë atëherë këndoja !

10

MILINGONA : - Po meqë këndoje atëherë, kërce tani!   

( Milingona i kthen krahët dhe hyn në shtëpi)

Harta Memece  

Nisi or’ e gjeografisë.

Zonjushë keçja, çupë e dhisë,

Ma ka trurin fyl, dërrasë,

Porsi mumje rri në klasë.

Ç’i rras gjuhës dy palë frena;

S’di ku bie Tepelena!

(Eh, këto kecet e reja),

S’di ku shtrihet Myzeqeja!

Ç’e tall harta: – Ngece, kece!

Unë memece, ti memece… 

Ferit Lamaj

BILBILI DHE KORBAT

Prej zilie, pendë nxirë,Korbat mbledhur, me krrokamëPër bilbilin zërin mjaltë,Thanë e thanë e ç'nuk thanë:

11

- Na mërziti ky bilbiliKëngë pas kënge, ditë - natë,Sikur veç për të ka prill,Trëndafilë dhe lofatë ...

Po bilbili gjë s'dëgjonte,Nëpër dufin këngëtar,Këngën ëmbël rreth lëshonte,Pa e ditur ç'thuhej, çfare ...

Ariu dhe Dhelpra

” E pandehur, te kane paredrejt kotecit duke ngarenje kerriç e nje gomar.me nje fjale , dy deshmitare…Ç’ke te thuash me ne fund?”dhe ariu putren tund.

“S’e mohoj , eshte e verteteqe me pane ata dy vete.Mirepo une , ne me latë,do te sillja ne gjykatenja dyqind qe s’me kane pare…Apo jo , zoti gjyqtar? ” 

Nga Ferit Lamaj

Vizitë në muze

Te muzeu një këndesPret biletat me kujdes.Çirret dhelpra: – Çfarë bilete!Unë jam dhelpra deputete…Një gomar biletën zgjati:- Unë jam elektorati…  

12

Ferid Lamaj

Mjelma gjafegjatame kembet si lopatanotonte pergjate lumitatje e zuri nata

Zhapiku bishtholleu ngjit ne nje mollekullufiti kandraE hengri nje bolle!

Salamandra vezeti la ne fund te Nilitberi banjo dielliprane krokodilit

Dallandyshe bishtgërshërë,faqe-kuqe, sqep-gjilpërë,

që shëtite nëpër botë,a s'më thua mike sot,

cila tokë të është dukur,në gjithë botën më e bukur?

më e bukur, o fëmijë,është nëna Shqipëri!

SYTE E PESHKUT

Mbi reren e plazhitMajit ne te dalepashe nje peshk te vogel,e kish nxjerre nje vale.

13

Peshku tundte bishtindhe qante pa lot,se ata e dinisrrojne larg detit dot.

E mora ne duaru pame sy me sy,brenda tyre prekadalge dhe thellesi.

Balena gjigandespiranca te renda,peshkaqen te cmendurgjithe c'ka deti brenda.

Pashe dhe pirateme sy te terbuar,emigrante pa fatedallgesh te harruar.

Pyje me likenekodra me korale,syte e peshqve qenkanKAMERE DIXHITALE.

Qenke i holle

Nje kerric pa zbardhur mire,zu te palle gjithe deshire.

Shkoi ora dymbedhjete,ja kerrici prap pellet.

Erdhi darka: << Ia, ia...>>Nje bilbil u hodh, i tha:

-Nuk e di si shkon ne shkolle,po, me c'shoh, qenke... i holle!

Alfabeti, mor vella,

14

s'ka vec shkronjat << I >> dhe << A >>!Ferid Lamaj

Po bishti perse duhet?

Nje dite lopes i thosh vici:- Me ke bere kaq te bukur, kaq te mire sa s'kam c'them,vec per bishtin keq me vjen.Gati me arrin ne shesh.Se c'me duhet, s'e mar vesh!

I flet lopa qe nga drizat:- Hesht se te degjojne mizat, dhe nga kjo gezohen shume,sepse bishti u prish pune.

Trimeria e Lepurit

Rrethuan pyllin gjahtaretdhe brenda leshuan zagaret,qe lehnin, vraponin pa reshtur.

Ne ferre qe fshehur nje lepur dhe s'tundej nga vendi aspak,kur qente i vinin perqark.

- Cudi, si s'u trembe prej tyre! -i tha nje iriq aty prane, kur qente pas pak u larguan.

-Une jam guximtare prej natyre, -tha lepuri me zerin e cjerre, duke u strukur ne ferre, -po eja ketu, o iriq,dhe lakun nga kemba ma hiq.

MiushiMi i vogël,

15

ki kujdes,bjeri rrethit,mes për mes,

Andej hyr,e këtej dil,rreth e qark,mos iu sill,

Miu i vogël,seç u lodh,macja hop,mbi të, u hodh.

Abetare, Abetare,Sillma diellin në dritare!Lehtë, lehtëe bukur, bukur,Dora ime sa e lumtur;Hap një faqe,kthen një fletë,Nëpër shkronja –Bota vetë.

Rrjedh në fjalë plot kumbimGjuhë e lasht e vendit tim.

Me ty mendjen lartësojMe ty zemrën e gëzoj,Bëhem zog e fluturoj.

Abetare, Abetare,Ti je dielli në dritare.

16

Lepurushi veshllapushiMe macokun qime ziTek shetisnin te dy tokNa i zuri goxha shi.

O macok, therriti shokuPrit te marr nje cader doku.Jo shkoj vet, si veri, tha maqoku qime zi.

Dhe rreshkiti tatepjete duke therritur: jam atlet.Priste shoku cader dokuShiu binte si litar, 

Koha ecte zvarre zvarre...Prit e prit na u merzit, se macoku qime ziErdh pas shiut ate dit.

I tha shoku: shkoi e vateI ra vlera cadres sate....

Vjersha e -Numrit 1Nje jam un.Nje je ti.Nje eshte toka qe na mban.Nje eshte dielli qe na ngrohNje eshte mami qe na lind.Nje eshte babi qe na do.Nje flamuri kuq e zi.Nje eshte Nena Shqiperi.

Ky ariu nje dite vere"Ky ariu nje dite verei shkoj bletes ne koshere -Thashe te c'mallem,kusheriresa gezoj qe te jesh mire.-Qe gezon e di - tha bletame ke mike , or tungjatjeta

17

vec nuk di: ky mall i zjarrte,eshte per mua, a per mjalte..."

Zogu dhe Djali

Një zok të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë: "Nukë të vjen keq që jam i mitur, Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? 

Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lënë keq brenda në folet. Dheu me dëborë qjith' u mbulua, Më s'ka mbetur dhe gjëkunt po thua! 

Vuanj i gjori dit' edhe natë E s'gjenj dot asnjë druthë të thatë! E sheh sa u prish fort i shkreti mot, Urie vdiqmë, më s'durojmë dot. 

Zemërsë sime i lidhe gur, Po mëm' e zezë q'ësht' e sëmurë? Kërkonj e kërkonj, e kam që dije Që s'munt të gjenj dot gjëzë t'i shpije. 

Ah! kjo e keqe këtu më pruri, E gracka jote ra e më zuri!Më pret im mëzë, si ty jot ëmë. Të mos t'i vete, ç'bënetë prëmë? 

Të zesthitë na, përse na ngini? Në punët tënë përse s'na lini? Kam dhe unë shpirt dhe dua të rronj, Të lëçinj, të breth, të los, të këndonj.

Unë, që s'kam ment, {si thotë njeriu), Kujt i bëra keq? Ç'bëra un' i ziu? Le, mos më mundo, se Zoti të sheh, Të mirën' edhe të ligën' e njeh.

18

E s'do të ligën, po do të mirën, Do butësinë, nuk' egërsirën, Të drejtënë do dhe urtësinë, S'do faqezinë e babëzinë, 

Mua të lirë më bëri Zoti përse me bën rob? Nga un, Ç'do ti?,.,. Fjalët' e zogut djali i dëgjoi, Qau edh' e puthi, pastaj e lëshoi.

Naim Frasheri

Pemët në Verë

Mollës -së hollësiu ka tharë fyti,për një gotë ujëDielli e mbyti.

Dardhës -së bardhësiu ka tharë doranga vapë e verëslëngon e gjora.

Kumbulla -sumbullas'mund t'i thotë kuj:si t'shkojë te lumitë pi pakëz ujë.

I pari - kopshtarizgjohet që me natë,pemëve të eturaU jep limonatë.

HUNDA E MADHE

Ishte qengj,Avash – avash

19

Na u rrit e u bë dash.

Rriti brirët lart mbi kokëSa dallon mbi gjithë shokë.

Iu rrit trupiIu zgjat leshiIu rrit hunda aq sa deshi.

E bën sherre në çdo vendDhe nuk rri pa shitur mend.

Po kjo punë Nuk zgjati shumëHunda iu bë havaleTë kullotë bar s’e le.Dhe përditë nis e ligetAfron çastin që të fiket.

Dhe thonëDelet në vathë:“Hunda e mori në qafë.”

______________Janaq Pani_

Duke parë retë

Duke parë retë që bridhnin në qiellduke mospërfillur babaxhanin diell.

Gjallesat e pyllit mendjen bënë top,-"Ujë për në verë do të kemi plot".

Nuk i ndreqën pellgjet, s'pastruan kanale.Me këngë vrisnin kohën, me gosti e valle.

Dërgoi zë thëllëza,tek rrinte mbi plepa,lëvizni moj vendit, se retë janë shterpa.

20

Oreksi i dhelprës

Vuri kujën dhelpra,u mblodh soji i saj.-Ç'pate, - i tha motra.-Ç'ke, - i tha vëllai?

-Korba mu tha zorramu hollua mesi.Sa ha dy tre pula,më pritet oreksi.

Një libër

Një libër dhe aqnë raftin e gjerë,zuri vend paq mes librash të tjerë.

Ngriti libri tonin:- Sa peshoj mbi tokë?Ja pra e shikoni kë kam miq e shokë...

Gomari dhe qeni

Një herë na u "lajthit" një gomar:-Që sot e tutje tha s'do ha më bar.

Pse ç'kanë ujku, qeni...më shumë,Si ata mish e kocka do ha dhe unë!

Përpara na i doli një goxha kockë,Donte ta hante, po s'e përtypte dot.

I tha qeni: - Ç'bën kështu o gomar,Dhëmbët e tua janë vetëm për bar!

21

Monumenti i kalit 

Kur laja kalin tim në lumë,me lumin gazi rridhte,mbulohej kali krejt me shkumbëdhe bishtin sipër hidhte...

Me shkumbë i veshur, dritës larë,i ngjante monumentit,një monument që s’kini parënë sheshin e qytetit.

Dhe si njeri ma vinte kokënnë qafën time lehtë,nga kokë e tij e shihja botënmes paqes së vërtetë.

Dhe shkrofëtinte pak nga qejfi,mbi mua tundte jelet...Zbulonte dhëmbët prej sedefime lodrat dhe me dhelet...

Ç’e do se zoti nuk më falinjë daltë prej skulptori,me siguri do gjendej kalipërpara çdo oborri.

Në vend të mbretërve tutkunë,strategë e gjeneralë,me dashuri do ngrija unënë piedestal një kalë...

30 prill 1997

Kasëm TREBESHINA

22