vlerësimi i ndikimit në mjedis/vlerësimi strategjik i...
TRANSCRIPT
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
Vlerësimi i ndikimit në
mjedis/Vlerësimi strategjik i
mjedisit që integron ndryshimet
klimatike dhe biodiversitetin,
Projekti SLED (2014-IC-108)
Doracak për ekzaminimin dhe
studimin e VNM dhe VSM (15 tetor 2014)
Përkrahur nga PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA
RAPORTI N.3
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
Autoriteti kontraktues: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)
Numri i kontratës: 2013-IC-108
Titulli i programit: Përkrahje në përgjigje të kërkesave lidhur me mjedisin për anëtarësim
në të ardhmen në BE
Titulli i projektit: “Përkrahje për zhvillim me emetim të ulët në Evropën Juglindore (SLED)”
Komponenti i Projektit: “Vlerësimi i ndikimit në mjedis(VNM) / Vlerësimi strategjik i mjedisit (VSM)
që integrojnë ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin”
Aktivitetet e Projektit:
Të zhvillohet një sistem operacional për kryerjen e procedurave të
ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe VSM;
Të përgatitet një doracak për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të
kryhet ekzaminimi dhe studimi
Titulli i Raportit: Doracak për ekzaminimn dhe studimin e VNM dhe VSM
Data e raportimit: 15 tetor 2014
Temat e Raportit Të zhvillohet një sistem operacional për kryerjen e procedurave të
ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe VSM
Periudha e përgatitjes së raportit
/Rishikimi: Nga 15 gusht 2014 deri me 15 tetor 2014
Raportues: Z. Giuseppe RAZZA (Konsulent ndërkombëtar për VNM/VSM)
Ekspertët tjerë që kanë kontribuar
në finalizimin e raportit
Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM-MMPH)
Znj. Nezakete HAKAJ (Udhëheqëse e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit -
MMPH)
Z. Shukri SHABANI (Shef i Seksionit VNM/VSM-DMM-MMPH)
Znj. Merlinda BLLATA DIBRANI (Përgjegjëse e Seksionit VNM/VSM -
DMM)
Emri, mbiemri dhe pozita Nënshkrimi për miratimin e Raportit
Z. Giuseppe RAZZA
Ekspert Ndërkombëtar
Z. Muhamet MALSIU
Përfituesi i projektit
* Referenca ndaj Kosovës duhet të kuptohet në kontekst të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999)
Mohim i përgjegjësisë
Opinionet e shprehura në këtë Raport janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë
domosdoshmërisht opinionet e Zyrës së UNDP-së në Kosovë apo të ndonjë
organizate tjetër që përmendet. Prandaj, të gjitha këto do të verifikohen para
implementimit të ndonjërit prej rekomandimeve të paraqitura këtu.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
i
PËRMBAJTJA Faqe
HYRJE ................................................................................................................................................. 5
1 INFORMATA PËR HISTORIKUN DHE DOKUMENTET .................................................................. 7
1.1 TeR të Projektit ........................................................................................................................................ 7 1.2 Legjislacioni përkatës ............................................................................................................................... 8
1.2.1 Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM) ......................................................................................................... 8 1.2.2 Vlerësimi strategjik mjedisor (VSM) ........................................................................................................... 9
2 ZHVILLIMI I NJË SISTEMI OPERACIONAL PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË
EKZAMINIMIT DHE STUDIMIT ................................................................................................. 10
2.1 Procedurat e ekzaminimit (përzgjedhjes) dhe studimit të VNM .............................................................10 2.1.1 Procedurat e ekzaminimit (përzgjedhjes) të VNM ..................................................................................... 10 2.1.2 Procedurat e studimit të VNM ................................................................................................................... 12
2.2 Procedurat e ekzaminimit dhe studimit të VSM ......................................................................................12 2.2.1 Procedurat e ekzaminimit të VSM ............................................................................................................. 12 2.2.2 Procedurat e studimit të VSM ................................................................................................................... 13
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
ii
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
iii
FJALORTHI I SHKURTESAVE
Shkurtesat Kuptimi
UA Udhëzim Administrativ
ADA Agjencioni Austriak për Zhvillim
ADC Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim
KK Kuvendi i Kosovës
BAT Teknologjia më e Mirë në Dispozicion
VP Vendi Përfitues
AK Autoriteti Kompetent
AKA Autoriteti Kompetent Administrativ
KPBPZHRM
PH
Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvilim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
CCS Kapja e karbonit dhe shtresat gjeologjike
CECIS Sistemi i Përbashkët i Komunikimit të Emergjencave dhe Informacionit
KEP Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi
RRPN Rregullorja për Produktet e Ndërtimit
DPN Direktiva për Produktet e Ndërtimit
DB Baza e të Dhënave
DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit
DBN Departamenti i Banimit dhe Ndërtimit
DeP Deklarata e Performancës
DSPZ Direktiva Specifike e Planit të Zbatimit
UP Ujë i pijshëm
DPUKM Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mjedis (brenda Komunave të Kosovës)
SPM Strategjia e Përafrimit Mjedisor
KE Komisioni Evropian
ECENA Rrjeti i Pajtueshmëria Mjedisore dhe i Zbatimit për Anëtarësim
EE Efiçienca e Energjisë
AME Agjencioni Evropian për Mjedisin
UEE Urdhëresa për Efiçiencë të Energjisë
MSHS Mjedisi, Shëndeti dhe Siguria
VNM Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis
EIONET Rrjeti Evropian për Informacion dhe Vëzhgim
VKE Vlerat Kufitare të Emetimit
EMEP Programi Evropian për Monitorim dhe Vlerësim
MM Mbrojtja e Mjedisit
AMM Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit
DPM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit
SCM Standardet e Cilësisë së Mjedisit
VTE Vlerësimi Teknik Evropian
SSHE Sistemi i Shkëmbimit të Emetimeve
BE Bashkimi Evropian
EULEX Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë
ZBE Zyra e Bashkimit Evropian
PSHE Produktet e Shfytëzimit të Energjisë
KEM Katalogu Evropian i Mbeturinave
VNF Vlerësimi i Ndikimit Financiar
DpP Direktiva për Përmbytje
UQ Urdhër Qeveritar
QeK Qeveria e Kosovës
SiH Standard i Harmonizuar
IHM Instituti Hidro-Meteorologjik
ZCN Zyra Civile Ndërkombëtare
KFN Korporata Financiare Ndërkombëtare
IFN Institucion Financiar Ndërkombëtar
IMPEL Rrjeti i BE-së për Implementimin dhe Zbatimin e Ligjit për Mjedisin
IMNM Instituti i Mbrojtjes së Natyrës dhe Mjedisit
INSPIRE Infrastruktura për Informacion Hapësinor në Komunitetin Evropian
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
iv
Shkurtesat Kuptimi
IPA Instrumenti për Asistencë të Para-Anëtarësim
MNI Menaxhimi i Ndotjes Industriale
PKIN Parandalimi dhe Kontrolli i Integruar i Ndotjes
KEK Korporata e Energjisë së Kosovës
IMD Impiant i Madh i Djegies
BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës
PVMK Plani i Veprimit për Mjedisin i Kosovës
AMMK Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit i Kosovës
SKM Strategjia e Kosovës për Mjedisin
ISHMK Inspektorati Shtetëror për Mjedisin i Kosovës
MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
PZHK Plani Zhvillimor Komunal
MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës
MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
SMI Sistemi për Menaxhimin e Informacionit
UM Urdhër Ministror
MSH Ministria e Shëndetësisë
SHA Shteti Anëtar
PKEE Plani Kombëtar për Efiçiencën e Energjisë
PKVM Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin
SVPM Strategjia Vendore e Përafrimit për Mjedisin
OJQ Organizatë Jo-Qeveritare
IKSHPK Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës
PP Produkte të Pyllit
SKU Strategjia Kombëtare për Ujërat
GZ Gazeta Zyrtare
NP Ndërgjegjësimi Publik
KP Konsultimi Publik
RPL Rajoni i Pellgjeve Lumore
PMPL Planet për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore
RRMA Rrjeti Rajonal i Mjedisit për Anëtarësim
QROE Qendra Rajonale për Operim të Emergjencës
VNRR Vlerësimi i Ndikimin Rregullativ
ZR Zyrtar për Regjistrim
KRB Këshilltari Rezident për Binjakëzim
KRU Këshilli Rajonal i Ujërave
VSM Vlerësimi Strategjik i Mjedisit
SEAD Riorganizimi i Zbatimi të Kontratave – raporti dhe rekomandimet për procedurat e lëndëve ekonomike dhe
ekzekutimin e vendimeve
SIDA Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar
ZMS Zonat me Mbrojtje Speciale
AT Asistenca Teknike
TAIEX Instrumenti për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni
TFBE Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian
TP Tabela e Përpuethmërisë
TeR Termat e References
KB Kombet e Bashkuara
UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuar
UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë
UNSCR Rezoluta e Këshillit të Sigurimit e Kombeve të Bashkuara
PRRU Plani Rregullativ Urban
PU Plani Urban
BB Banka Botërore
DKU Direktiva e Kornizës për Ujëra
OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë
PP Plani i Punës
GPU Grupi Punues për Ujëra
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
5
Hyrje
Ky raport është përfunduar si produkt specifik i detyrës së z.Giuseppe RAZZA (Ekspert i angazhuar nga UNDP-ja) për
të zbatuar ndihmën e tij Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të Kosovës brenda komponentes
“Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis / Vlerësimi Strategjik i Mjedisit që Integrojnë Ndryshimet Klimatike dhe
Biodiversitetin” të Komponentës 2 të Projektit “Përkrahje për Zhvillimin me Emetim të Ulët në Evropën Juglindore
(SLED)” (më tutje në tekst përmendet thjesht si “Projekti”), që është pjesë e Programit “Përkrahje në përgjigje të
kërkesave lidhur me mjedisin për anëtarësim në të ardhmen në BE”, i cili financohet nga Bashkëpunimi Austriak për
Zhvillim (ADC) dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë. Kjo asistencë
individuale synon të zhvillojë kapacitetet e MMPH-së dhe të palëve të interesit për integrimin e çështjeve të rreziqeve
klimatike dhe mundësive për zhvillimin e politikave, strategjive dhe planeve dhe të përkrahë të njëjtën Ministri për
themelimin e një strukture efikase për analizimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), duke integruar ndryshimet
klimatike dhe biodiversitetin, prezantuar nga aplikantët në përputhje me legjislacionin primar dhe sekondar të miratuar
në kohën e fundit, si dhe për të lëshuar lejet përkatëse. Brenda kësaj kornize, në periudhën e kontraktimit 15 qershor
2014 (nënshkrimi i kontratës) deri me 15 dhjetor 2014, detyrat dhe nën-detyrat e identifikuara në TeR duhet të zbatohen
dhe të japin produketet gjegjëse:
N. Detyrat N. Nën-detyrat Produkti Afati
1
Zhvillimi i kornizës
institucionale të aftë
për të zbatuar
procedurat e VNM dhe
VSM në mënyrë
fleksibile dhe të
orientuar në rezultate
sipas procedurave dhe
proceseve përkatëse
administrative. VNM
dhe VSM duhet të
marrin parasysh në
mënyrë efektive
ndryshimet klimatike
dhe biodiversitetin
(30 ditë pune)
1.1
Të bëhet një vlerësim i njësive administrative institucionale, qendrore dhe
lokale, për të përcaktuar kapacitetet e tyrë t tanishme (numri i stafit,
aftësitë e stafit dhe pajisjet) duke e krahasuar me të domosdoshmen për të përmbushur mandatin e njësive. Për secilën njësi do të bëhet: (i) vlerësimi
nevojave për trajnim në lidhje me procedurat të VNM dhe VSM; (ii) vlerësimi i nevojave për pajisje në lidhje me këto kërkesa.
“Raporti i
Vlerësimit” 15.08.2014
1.2
Në përputhje me legjislacionin të hartohet grupi i procedurave të
kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM në Kosovë. Konsulenti kombëtar sipas nevojës duhet të shqyrtojë, se a duhet të ketë procedura të
përkohshme për t’u zbatuar për një periudhë para se njësitë të arrijnë
kapacitetin dhe aftësinë e tyre të plotë.
“Grupi i procedurave për
administrimin e VNM dhe VSM”
15.10.2014
1.3 Të zhvillohet një sistem operacional për kryerjen e procedurave të
ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe VSM. “Doracak për
ekzaminim dhe
studim”
15.10.2014
1.4 Të përgatitet një doracak për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryhet ekzaminimi dhe studimi
1.5
Të përgatitet një broshurë, në format të qartë dhe informacione të sakta
për procesin e VNM; Në përputhje me Ligjin për Komunitetin Evropian broshura duhet të përmbajë këto informata të zbatueshme për VNM në
Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohen
detyrat e VNM; (iii) hapat për të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave.
“Broshurë për
procesin e VNM” 05.11.2014
1.6
Të propozohen metoda për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie
gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM dhe VSM (kjo detyrë do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët
ndërkombëtarë për habitate dhe specie)
“Metodat për
vlerësimin e ndikimit mbi
habitate/specie”
15.09.2014
2
Përkrahje për zyrtarët
e MMPH për të
kontrolluar VNM-të e
projekteve më të
rëndësishme
infrastrukturore nën
miratim dhe në
dhënjen e lejeve
korresponduese dhe
nëse projektet marrin
parasysh ndryshimet
klimatike dhe çështje të
biodiversitetit (15 ditë pune)
2.1 Të përkrahen zyrtarët e MMPH për të kontrolluar dhe vlerësuar në projektet me rëndësi, në zbatim, këto faza të VNM: (1) ekzaminimi; (2)
studimi; (3) rishqyrtimi i Raportit për VNM.
3 “Opinionet e
MMPH për VNM” 15.10.2014
2.2
Të asistohet MMPH për të shkruar mendimin lidhur me ndikimet
mjedisore që do të paraqiten në Raportin e VNM (Njoftimi për studim).
Kjo asistencë duhet të përfshijë verifikimin për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të mundshëm mbi
mjedisin; (3) arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e masave mbrojtëse të parapara që të shmangin, ulin dhe
nëse është e mundur të ndalojnë ndikimet negative mbi mjedisin;
2.3 Të asistohet MMPH të organizojë dhe mbajë debatin publik (shih Nenin
20 dhe UA Nr.09/11)
“Procedurat e
Komunikimit dhe Bashkëpunimit”
15.11.2014
3 Trajnimi (10 ditë pune)
3.1
Të përgatitet materiali për kursin e trajnimit, seancat e trajnimit për
zbatimin e VNM/VSM, i cili do të organizohet për personelin e administratës publike
“Materiali i
trajnimit për zyrtarët publikë”
25.11.2014
3.2 Të përgatitet dhe të zbatohet programi i trajnimit për çështje teknike dhe
administrative të sistemit të VNM për zyrtarët për çështje mjedisore
“Programi i
trajnimit për zyrtarë publik”
15.11.2014
3.3 Të përgatitetit dhe të zbatohet programi i trajnimit për zhvilluesit e
VNM/VSM
“Programi i
trajnimit për zhvilluesit”
15.11.2014
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
6
Në përputhje me TeR të lartpërmendura dhe organizimin e projektit, ky raport i tretë është i titulluar “Doracak për
ekzaminimin dhe studimin e një VNM” përfshin produktet specifike në lidhje me nën-detyrat 1.3 dhe 1.4 të kësaj
detyre, duke përshkruar aktivitetet që janë bërë gjatë periudhës tre mujore të detyrës (15 gusht 2014÷15 tetor 2014) që
korrespondojnë me 17.0 javë/ditë në tërësi. Siç është paraqitur në tabelën në faqen e mëparshme, gjatë po të njëjtës
periudhë nën-detyrat e tjera 1.1, 1.2, 1.6, 2.1, 2.2 dhe 2.3, janë zbatuar dhe janë përfunduar produktet përkatëse dhe janë
përfshirë në raportet e tjera. Poashtu, duhet të përmendet se ky Raport nr. 3, si të gjitha raportet e tjera të detyrës, në
vazhdimësi do të përditësohet me versione të mëtutjeshme deri në përfundimin e projektit në mënyrë që të përfshinë
informacione shtesë të gjetura nga Eksperti i UNDP ose për të marrë parasysh ndryshimet e mëtejshme në kornizën
ligjore dhe institucionale që mund të ndodhin gjatë zbatimit të detyrave të tjera të caktuara. Në përputhje me TeR dhe
kushtet e kontratës së detyrës, ky raport përfshin:
Zhvillimin e një sistemi operativ për të kryer procedurat e ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të
VNM dhe VSM (shih § 2);
Përgatitja e një doracaku për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryejnë ekzaminin dhe studimin (ky raport).
Para zhvillimit të një sistemi të tillë operacional, Eksperti Individual veçse ka mbledhur informata të historikut
(kornizën legjislative, udhëzimet dhe procedurat përkatëse të miratuara nga donatorë ndërkombëtar, etj.) gjatë dy
muajve të parë të detyrës. Këto informata janë përfshirë në “Raportin e vlerësimit” i realizuar me 15 gusht 2014.
Megjithatë, sa i përket konkretisht përkufizimit të sistemit operacional për të kryer procedurat e ekzaminimit dhe
studimit, në këtë raport analiza legjislative është dyfishuar në mënyrë që lexuesi të kuptojë më lehtë pa pasur nevojë të
kërkojë informacione të tilla në dokumentet e tjera. Në përfundim, ky raport i titulluar “Doracak për ekzaminimin dhe
studimin e VNM” paraqet një dokument referimi për zyrtarët e MMPH për të kryer procedurat e ekzaminimit dhe
studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM. Ky raport është i përgatitur në Kapitujt kryesor, si në vijim:
1-INFORMATA PËR HISTORIKUN: Ky kapitull paraqet historikun, informatat, dokumentet përkatëse dhe
qëllimin konkret që janë të përmendura në këtë raport, përveç informatave që veçse janë përfshirë në “Raportin e
Vlerësimit”. Prandaj, informatat për historikun janë të dobishme për zhvillimin e një sistemi operacional për të kryer
procedurat e ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM që tashmë janë përfshirë në “Raportin e
Vlerësimit” thjesht janë përmendur në këtë raport, duke përqendruar vëmendjen në informata shtesë që janë të
dobishme veçanërisht për detajet e sistemit të tillë operacional.
2-ZHVILLIMI I NJË SISTEMI OPERACIONAL PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË
EKZAMINIMIT DHE STUDIMIT: përcaktohet në bazë të legjislacionit kyç kosovar dhe direktivave të BE-së dhe
në bazë të procedurave dhe udhëzimeve më relevante të miratuara nga donatorët kryesorë. Së bashku me procedurat
e propozuara në raport “Grupi i procedurave për administrimin e VNM” dhe metodat e identifikuara në raport
“Metodat për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/speciet gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM dhe VSM”,
sistemi operacional i identifikuar është përfshirë gjithashtu në një broshurë specifike (shih raportin “Broshurë për
procesin e VNM”) për zyrtarët e MMPH për vlerësimin e një VNM, siç është përcaktuar me pikën 2 të Nenit 15 të
Ligjit nr. 03/L-214 “për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
Sistemi operacional i identifikuar është miratuar edhe nga Eksperti i UNDP, si një mjet për testim të rasteve praktike
përmes asistencës për MMPH-në, duke dhënë me shkrim mendimin lidhur me ndikimet mjedisore për informacionet
mbi ndikimin mjedisor të paraqitura në Raportin e VNM (Njoftimi për studim). Kjo asistencë e mëtejme është
përshkruar në një raport tjetër të titulluar “opinionet e MMPH për VNM”. Për më tepër, sistemi identifikuar operacional
për ekzaminim dhe studimpoashtu është përdorur në diskutim në një punëtori tematike të organizuar nga eksperti i
UNDP me mbështetje të UNDP/MMPH në fund të muajit nëntor të vitit 2014.
Në përfundimin e këtij dokumenti, duhet të theksohet edhe përkrahja e fuqishme që është dhënë nga zyrtarët kosovar të
Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të MMPH. Në veçanti, anëtarët në vijim të një grupi punues të
përkushtuar kanë dhënë përkrahje të madhe për zbatimin e projektit: Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM), Znj.
Nezakete HAKAJ (Kryesuese e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit brenda DMM), Z. Shukri SHABANI (Kryesues i
Komisionit -DMM-MMPH), Z. Naim ALIDEMA (Përgjegjës i Njësive VNM/VSM- DMM-MMPH). Përveç këtyre
janë edhe, Znj. Xheva BERISHA-REXHEPI (Menaxhere e projektit SLED-UNDP), Z. Mentor BERISHA (Zyrtar i
Projektit -UNDP) dhe Znj. Shkipe DEDA-GJURGJIALI (Analiste e Programit të UNDP) të cilët duhet vlerësuar
posaçërisht për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e shkëlqyer që kanë dhënë duke i ndihmuar Ekspertit të UNDP të
ketë qasje në informatat dhe dokumentacionin relevant dhe të kontaktojë ekspertët dhe punonjësit e përfshirë në projekt.
Vlerësim i veçantë duhet shprehur edhe për të gjithë të intervistuarit dhe palët e interesit që kemi takuar, për
informacionin e vlefshëm dhe bashkëpunimin aktiv të ofruar.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
7
1 Informata për historikun dhe dokumentet
1.1 TeR të Projektit
Siç është përmendur tashmë në “Raportin e Vlerësimit”, sipas TeR, asistenca ndërkombëtare për MMPH e ofruar nga
një ekspert i zgjedhur, synon:
1. Detyra 1: Të zhvillojë një kornizë institucionale për zbatimin e procedurave të VNM dhe VSM në mënyrë fleksibile
dhe të orientuara në rezultat me procedurat dhe proceset e ndërlidhura administrative (të përfundohet brenda 6
muajve pas nënshkrimit të kontratës, d.m.th me 15 dhjetor 2014);
2. Detyra 2: Përkrahje për zyrtarët e MMPH për të kontrolluar VNM-të e projekteve më të rëndësishme
infrastrukturore nën miratim dhe në dhënjen e lejeve korresponduese (të përfundohet brenda 6 muajve pas
nënshkrimit të kontratës, d.m.th deri me 15 dhjetor 2014)
3. Detyra 3: Trajnimet (të zbatohen brenda 6 muajve pas nënshkrimit të kontratës, d.m.th deri me 15 dhjetor 2014).
Brenda Detyrës 1të përmendur më lartë, konsulenti ndërkombëtar duhet të përkrahë dhe kontribuojë në zbatimin e nën-
detyrave nën kryesimin dhe drejtimin e Drejtorit të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të MMPH:
1.3 Të zhvillohet një sistem operacional për kryerjen e procedurave të ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit
të direktivave të VNM dhe VSM brenda 4 muajve pas nënshkrimit të kontratës;
1.4 Të përgatitet një doracak për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryhet ekzaminimi dhe studimi
brenda 4 muajve pas nënshkrimit të kontratës. Rezultatet e arritura në këto dy nën-detyra janë të përfshira
në një raport të vetëm të titulluar “Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM” (ky raport).
Në përputhje me kërkesat e TR, ky raport përshkruan aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura brenda nën-detyrës
1.3 të lartë përmendur, që gjithashtu është koordinuar me nën-detyra të tjera të Detyrës 1 të parashikuara me të njëjtat
TR:
1.1 Të kryejë vlerësimin e njësive institucionale administrative, edhe në nivel qendror dhe edhe në nivel lokal, për të
përcaktuar se si qëndrojnë kapacitetet e tanishme (sa i përket stafit, aftësisë së stafit dhe pajisjeve) në krahasim me
atë që është e nevojshme për të përmbushur mandatin e njësisë. Për secilën njësi do të bëhet:
o Vlerësimi i nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.
o Vlerësimi i nevojave për pajisje në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.
Produkti në fjalë që duhet të arrihet brenda 2 muajve pas nënshkrimit të kontratës është “Raporti i Vlerësimit” i
njësive institucionale administrative, si në nivel qendror ashtu edhe në ate lokal i përbërë nga: (1) vlerësimin e
nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM; (2) vlerësimin e nevojave për pajisje në
lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.
1.2 Të hartojë në përputhje me legjislacionin grupin e procedura të kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM
në Kosovë. Konsulenti ndërkombëtar duhet të hartojë dhe propozojë procedurat e përkohshme dhe ato
përfundimtare. Prandaj, produkti i pritur që duhet të realizohet në përfundimin e kësaj detyre duhet të bëhet brenda
4 muajve pas nënshkrimit të kontratës, dhe është raporti i titulluar: “Grupi i procedurave për administrimin e VNM
në Kosovë në përputhje me legjislacionin e përgatitur (procedurat e përkohshme dhe përfundimtare)”.
1.5 Të përgatitë një broshurë në një format të qartë dhe me informata të sakta për procesin e VNM; broshura duhet të
përmbajë informata për VNM në Kosovë sipas Ligjit të Komunitetit Evropian: (i) rrethanat kur kërkohet VNM;
(ii) si të përcaktohet fushëveprimi i VNM ; (iii) hapat për të kryer një VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe
(v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave. Prandaj, produkti në fjalë duhet të realizohet brenda 5
muajve pas nënshkrimit të kontratës dhe do të titullohet “Broshura për procesin e VNM”.
1.6 Të propozojë “Metoda për vlerësimin e ndikimit mbi habitate/specie gjatë kryerjes së procedurës së VNM dhe
VSM”. Kjo detyrë dhe produkti në fjalë duhet të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe
konsulentët ndërkombëtar për habitate dhe specie, brenda 3 muajve pas nënshkrimit të kontratës
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
8
1.2 Legjislacioni përkatës
Legjislacionet kryesore primare dhe sekondare të Kosovës dhe të BE-së, që rregullojnë Mbrojtjen e Mjedisit, VNM,
VSM, Mbrojtjen e Natyrës-Biodiversitetin dhe PKIN, janë përmbledhur në Tabelën 1.3.1 të “Raportit të Vlerësimit”.
Prandaj, në seksionet e mëposhtme, analiza është zgjeruar me më shumë detaje në legjislacionin kryesor sekondar që
ndikon në procedurat e ekzaminimit dhe studimit të VNM dhe VSM, që thelbësisht ka të bëjë me Ligjin e Kosovës nr.
03/L-214 “për Vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe me Udhëzimin Administrativ nr. 09/2004 “për vlerësimin e
ndikimit në mjedis”. Këto dy ligje janë raportuar dhe në versionin e tyre integral në Shtojcën A të raportit “grupi i
procedurave për administrimin e VNM”.
1.2.1 Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM)
Procedurat e ekzaminimit dhe studimit janë të përcaktuara me Kreun III të Ligjit nr. 03/L-214 “për vlerësimin e ndikimit
në mjedis” dhe me Nenet 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2004 “për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
Në përputhje me Nenin 10 të këtij Ligji, në procedurën e VNM-së përfshihen këto faza:
(1) përzgjedhja (ekzaminimi);
(2) studimi;
(3) shqyrtimi i Raportit të VNM.
Në përputhje me Nenin 12 të Ligjit nr. 03/L-214 dhe Nenin 5 të UA nr. 09/2004, bazuar në informatat e prezantuara
bashkë me kërkesën dhe bazuar në kriteret për ekzaminim të dhëna në Shtojcën III, MMPH shqyrton aplikacionin dhe
përcakton nëse projekti i propozuar mund të ketë efekte të theksuara në mjedis dhe, brenda 10 ditëve nga dita e pranimit
të kërkesës, informon me shkrim aplikuesin lidhur me vendimin, nëse kërkohet Raporti i VNM-së ose jo (mund të
merren parasysh 3 mundësi: (i) nuk kërkohet VNM; (ii) kërkohet raport i plotë për VNM; (iii) kërkohet VNM i
thjeshtësuar). Nëse dokumentacioni, i cili shoqëron kërkesën është jo i plotë, MMPH kërkon nga aplikuesi informata
dhe dokumentacion shtesë si dhe cakton datën deri kur duhet të dorëzohen. Nëse aplikuesi nuk i dorëzon informatat dhe
dokumentacionin shtesë, në afatin e caktuar, MMPH hedh poshtë kërkesën. Nëse nuk kërkohet Raporti i VNM, komuna
e caktuar mund të fillojë procedurën për dhënien e Lejes mjedisore komunale. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin
e marrë nga Ministria, ai ka të drejtë të parashtrojë ankesë brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh, duke filluar nga data
kur ai pranon vendimin nga MMPH. Ankesa shqyrtohet nga ana e MMPH.
Në lidhje me procedurën e përcaktimit, sipas Nenit 13 të Ligjit nr. 03/L-214 dhe Nenit 6 të UA nr. 09/2004, aplikuesi
mund të kërkoj që MMPH ta njoftojë me shkrim lidhur me informatat mbi ndikimin mjedisor që duhet të përfshihen në
Raportin e VNM-së (Njoftimin e studimit). Kërkesa përfshin:
(i) përshkrimin e alternativave të mundshme;
(ii) përshkrimin e ndikimeve të mundshme të rëndësishme në mjedis;
(iii) arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve;
(iv) përshkrimin e masave mbrojtëse që parashihen për shmangie, zvogëlim dhe nëse është e mundur përmirësim të
efekteve të theksuara të dëmshme në mjedis.
Aplikuesi ia paraqet këto informata MMPH në një raport të shkurtër studimi, i cili nuk kalon tri (3) faqe. Para se të japë
mendimin e vet, MMPH do të konsultojë aplikuesin dhe autoritetet mjedisore, veçanërisht AKMM. MMPH i shqyrton
këto informata dhe harton njoftimin e studimit, i cili i përcillet aplikuesit, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e
pranimit të kërkesës. Lëshimi i njoftimit të studimit nuk e pengon MMPH për të kërkuar informata shtesë më vonë.
Sipas Nenit 14 të Ligjit për VNM dhe njoftimit të studimit, aplikuesi e harton Raportin e Studimit (Përcaktimit),
përfshirë edhe informatat e lartpërmendura të përcaktuara në kërkesën e lartpërmendur të MMPH. Raporti i Përcaktimit
i bashkëngjitet Raportit të VNM-së, si shtojcë në Përmbledhjen jo-teknike.
Raporti i studimit duhet të përgatitet, përfshirë informatat e përcaktuara në paragrafin (2) më lartë, për të gjithë raportet
e plota ose të thjeshtësuara të VNM, dhe do të përfshihet në Raportin e VNM dhe bashkëngjitet si Shtojcë në
Përmbledhjen jo-teknike.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
9
1.2.2 VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR (VSM)
Duke pasur parasysh specifikën e VSM, nuk është përcaktuar asnjë procedurë për ekzaminim dhe studim me Ligjin nr.
03/L-230 “për vlerësim strategjik mjedisor”. Megjithatë, Nenet 5 dhe 6 të këtij Ligji përcaktojnë respektivisht nevojat
për VSM (që do të mund të konsideroheshin si procedurë për ekzaminim) si dhe informacionet mbi përcaktimet dhe
drejtimet (që do të mund të asimiloheshin si procedurë për studim).
Në pajtim me Nenin 5 të Ligjit për VSM, autoriteti përgjegjës duhet të përcaktoj nga hulumtimi i secilit rast veç e veç,
mbështetur në kriteret e Shtojcës I, nëse planet dhe programet që kanë të ngjarë të kenë ndikime të rëndësishme
mjedisore dhe për atë arsye të kërkohet VSM. Para përcaktimit të bërë në paragrafin 1 të këtij Neni, autoriteti përgjegjës
do të konsultohet me trupat konsultativ, e veçanërisht me MMPH. Në rastet kur autoriteti përgjegjës përcakton që plani,
programi ose modifikimi nuk ka gjasë të ketë efekte të rëndësishme në mjedis (kështu që nuk kërkon një VSM), ai do të
përgatis një deklaratë me shkrim për arsyetimin e përcaktimit të bërë. MMPH mund të kërkojë në çfarëdo kohe nga
autoriteti përgjegjës t’i dërgojë atij një kopje të: ndonjë përcaktimi (ngjashëm me njoftimin për studim), plani, programi
ose modifikimi me të cilin lidhet përcaktimi dhe ndonjë nga deklaratat e mëtutjeshme. Autoriteti përgjegjës duhet që
brenda shtatë (7) ditëve të zbatoj kërkesat e parashtruara. MMPH mund të udhëzoj që plani, programi ose modifikimi
mund të ketë efekte të rëndësishme në mjedis, pavarësisht se a i është dërguar një kopje apo jo si përgjigje ndaj kërkesës
së lartpërmendur dhe nëse i është dërguar një kopje e tillë, duhet të përgjigjet brenda dhjetë (10) ditësh. Para dhënies së
një udhëzimi të tillë, MMPH do të merr parasysh kriteret e specifikuara në Shtojcën I të ligjit për VSM; dhe do të merr
një opinion nga organet konsultative. Pas dhënies së udhëzimeve, MMPH do t’i dërgojë autoritetit përgjegjës dhe secilit
trup konsultativ një kopje të udhëzimit së bashku me një deklaratë të arsyeve të tij për dhënien e udhëzimit. Kur MMPH
të ketë dhënë Udhëzimin për një plan, program ose modifikim, përcaktimi pushon të ketë ndikim; dhe nëse nuk është
bërë asnjë përcaktim në lidhje me planin, programin ose modifikimin, atëherë autoriteti përgjegjës pushon së qeni nën
ndonjë obligim të imponuar.
Në përputhje me Nenin 6 të Ligjit për VSM, në afat prej 30 ditësh nga përcaktimi i bërë, autoriteti përgjegjës do t’i
dërgojë secilit trup konsultativ:
(i) një kopje të përcaktimit (i përafruar me Raportin e studimit)
(ii) në rastet kur autoriteti përgjegjës konstaton se plani ose programi nuk kërkon një VSM, lëshon deklaratën e
arsyeve të tij, për këtë përcaktim.
Autoriteti përgjegjës:
(1) mban një kopje të përcaktimit dhe çdo deklaratë përcjellëse të arsyeve dhe vë në dispozicion në zyrën e tij
kryesore për qasje nga publiku në afate kohore të arsyeshme dhe pa pagesë; dhe
(2) informon publikun përmes ueb faqes së MMPH dhe shpalljeve publike brenda 30 ditësh nga dita e përcaktimit.
Informata për publikun duhet të përmbajë:
(i) titullin e planit, programit ose modifikimit të cilit i përgjigjet përcaktimi;
(ii) se autoriteti përgjegjës ka përcaktuar që plani, programi ose modifikimi do të ketë, ose nuk do të ketë efekte
të rëndësishme në mjedis, dhe në këtë mënyrë VSM kërkohet ose nuk kërkohet për planin, programin ose
modifikimin; dhe
(iii) adresën e ueb faqes së MMPH, ku mund të merret kopja e përcaktimit dhe çdo deklaratë përcjellëse e
arsyeve.
Në rastet kur autoriteti përgjegjës merr udhëzimin, ai duhet të:
(1) mbajë një kopje të udhëzimit dhe të deklaratës së MMPH të arsyeve të tij për ta dhënë atë, në dispozicion në zyrën
e tij kryesore për inspektim nga publiku në afat kohor të arsyeshëm i cili varet nga specifikat e planit apo
programit, dhe pa pagesë; dhe
(2) informon publikun përmes ueb faqes së MMPH dhe shpalljeve publike brenda tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i
udhëzimit;
(i) për titullin e planit, programit ose modifikimit të cilit i përgjigjet udhëzimi;
(ii) se MMPH ka udhëzuar që plani, programi ose modifikimi ka gjasë që të ketë ndikime të rëndësishme në
mjedis, kështu që kërkohet VSM; dhe
(iii) adresën e ueb faqes së MMPH, ku mund të ketë qasje ose të merret kopja për përcaktimin dhe çdo deklaratë
përcjellëse e arsyeve.
Autoriteti përgjegjës, kopjen e udhëzimit të Ministrit së bashku me deklaratën e arsyeve e jep pa pagesë.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
10
2 Zhvillimi i një sistemi operacional për kryerjen e
procedurave të ekzaminimit dhe studimit
2.1 Procedurat e ekzaminimit (përzgjedhjes) dhe studimit të VNM
2.1.1 Procedurat e ekzaminimit (përzgjedhjes) të VNM
Pas pranimit të aplikacionit, zyrtari përgjegjës i MMPH (Zyrtari për Regjistrim, Shefi i Njësisë për VNM brenda
Divizionit për Menaxhimin e Ndotjes Industriale në Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit) do të përcaktojë
aplikacionin përmes kontrolleve në vijim:
KONTROLLIMI I APLIKACIONIT: informacioni, dokumentacioni dhe pyetësori të përfshirë në aplikacion
duhet të kontrollohen për të përcaktuar, brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të tij, nëse është realizuar sipas
kërkesave ligjore dhe në bazë të kritereve të përcaktuara me Shtojcën III të Ligjit për VNM, dhe nëse është i
nevojshëm miratimi ministror VNM (ose nëse mjafton vetëm Pëlqimi Mjedisor Komunal). Kriteret e ekzaminimit
janë:
1. Karakteristikat e projekteve
1.1. Karakteristikat e projekteve duhet të konsiderohet duke marrë parasysh në veçanti:
1.1.1. madhësinë e projektit;
1.1.2. ndikimin mjedisor në kombinim me projekte të tjera ekzistuese ose të pritshme;
1.1.3. përdorimin e burimeve natyrore;
1.1.4. prodhimin e mbeturinave;
1.1.5. ndotjen dhe zhurmat;
1.1.6. rrezikun nga aksidentet, sidomos lidhur me substancat ose teknologjitë e përdorura.
2. Lokacionin e projekteve
2.1. Duhet të shqyrtohen ndjeshmëritë mjedisore të zonave gjeografike që me gjasë do të preken nga projektet,
duke marrë sidomos parasysh:
2.1.1. Shfrytëzimin aktual të tokës;
2.1.2. Bollëkun relativ, cilësinë dhe kapacitetin rigjenerues të burimeve natyrore në atë zonë;
2.1.3. Kapacitetin thithës të mjedisit natyror, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave në vijim:
2.1.3.1. Ligatinave;
2.1.3.2. Maleve dhe pyjeve;
2.1.3.3. Rezervateve natyrore dhe parqeve;
2.1.3.4. Zonave me mbrojtje të veçantë;
2.1.3.5. Zonave ku standardet e cilësisë së mjedisit të parashtruara në legjislacionin e Komunitetit
janë tejkaluar;
2.1.3.6. Zonat me popullsi të dendur;
2.1.3.7. vendet me rëndësi historike, kulturore ose arkeologjike
Pasi që zyrtari në krye të ekzaminimit nuk mund të jetë ekspert për të gjithë sektorët teknik me ndikim në VNM,
ekzaminimi duhet bërë përmes kontrollit të pranisë së përshkrimit të lartpërmendur të karakteristikave dhe lokacionit
të projektit brenda pyetësorit të përgatitur nga MMPH që duhet bashkëngjitur aplikacionit. Në ekzaminimin e tillë
fillestar, zyrtari përgjegjës mund të ndihmohet nga kolegët e tjerë të MMPH që janë të përfshirë në Grupe specifike
Punuese. Nëse dokumentacioni i tillë i bashkëngjitur është i papërfunduar, MMPH do të kërkojë nga aplikuesi
informata shtesë dhe do të caktojë datën në të cilën duhen dërguar ato informacione (me Ligj nuk janë përcaktuar
kushte specifike). Nëse aplikuesi nuk dorëzon informacione dhe dokumentacion shtesë deri në datën e caktuar,
MMPH refuzon aplikacionin. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e lëshuar nga MMPH, ka të drejtë të
parashtrojë ankesë brenda 8 ditëve nga dita e pranimit të vendimit të MMPH. Ankesa duhet të bëhet nga e njëjta
MMPH.
KONTROLLIMI I LLOJIT TË PËLQIMIT TË NEVOJSHËM MJEDISOR: detyrimet për autorizimin nga
MMPH (pëlqim mjedisor) përkufizohen me Nenin 7 i Ligjit nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e ndikimit në mjedis”. Ky
nen parasheh se të gjitha projektet e listuara në Shtojcën I të Ligjit “për Vlerësimin e ndikimit në mjedis” janë të
detyruara t’i nënshtrohen VNM, ndërsa pëlqimi mjedisor kërkohet për secilin projekt publik ose privat të listuar në
Shtojcën I ose Shtojcën II të të njëjtit Ligj, që ka gjasa të ketë efekte të rëndësishme në mjedis, inter alia, për shkak
të natyrës, madhësisë apo lokacionit. MMPH duhet gjithashtu të kontrolloj nëse raporti i VNM nuk kërkohet sipas
listës së specifikuar në Shtojcën 1 (Neni 12). Në rastet kur MMPH konfirmon se nuk nevojitet VNM, mund të
transmetojë kërkesën përkatëse tek Komuna në fjalë, me qëllim të inicimit të procedurës për lëshimin e Lejes
Komunale Mjedisore.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
11
Në tabelën e mëposhtme 2.1.1 , janë përmbledhur informacionet që duhen kontrolluar gjatë zbatimit të procedurave të
ekzaminimit të VNM.
Informata specifike që duhen përfshirë në Regjistrin (bazën e të dhënave) e aplikacioneve për VNM
EKZAMINIMI – PYETËSORI I MMPH
TË DHËNAT E PËRGJITHSHME TË APLIKUESIT
Emri
Statusi ligjor
Numri fiskal
Numri regjistrimit
Adresa
Numri telefonit
Posta elektronike
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR PROJEKTIN QË KËRKON AUTORIZIMIN
Titulli i projektit
Lloji i projektit (i ri, modifikuar)
Sektori i projektit (shih Shtojcën I të Ligjit
VNM
Karakteristikat e projektit (Sht. III e Ligjit
VNM)
Madhësia e projektit
Ndikimi i kombinuar në mjedis
Përdorimi i burimeve natyrore
Gjenerimi i mbeturinave
Ndotja dhe shqetësimi
Rreziku për aksidente
Vendndodhja e projektit
Komuna
Adresa
Gjerësia dhe gjatësia gjeografike
Shfrytëzimi aktual i tokës
Bollëku dhe cilësia e burimeve natyrore
Kapaciteti thithës i mjedisit natyror
Ligatinave
Maleve dhe pyjeve
Rezervave natyrore dhe parqeve
Zona me mbrojtje të veçantë
Zonat ku standardet e cilësisë janë tejkaluar
Zonat me popullsi të dendur
Vende me rëndësi historike, kulturore ose
arkeologjike
Përshkrim i shkurtër i ndikmeve të
mundshme
Ndikimet në tokë
Ndikimet në ujë
Ndikimet në ajër
Emetimet e GS /vit
KONTROLLIMI I APLIKACIONIT
KONTROLLI PARAPRAK I ZYRTARIT PËR REGJISTRIM (brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të aplikacionit)
Data e dorëzimit të aplikacionit
Numri i protokollit të MMPH
Numri i caktuar në Regjistër
A është plotësuar pyetësori? Po Jo
Lloji i autorizimit (Shtjc. II Ligji VNM) VNM PKIN Pëlqimi
Komunal Nuk ka leje
A është plotësuar aplikacioni? Po Jo
Afatet për hapat e ardhshëm
Tab.2.1.1: Të dhënat lidhur me përcaktimin e procedurave që eventualisht duhen përfshirë në Regjistrin/Bazën e të dhënave të VNM (©
Source G.Razza)
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
12
2.1.2 Procedurat e studimit të VNM
Pas përfundimit të procedurave të ekzaminimit, zyrtari përgjegjës i MMPH (Zyrtari për Regjistrim, Shefi i Njësisë së
VNM brenda Divizionit për Menaxhimin e Ndotjes Industriale në Departametin për Mbrojtjen e Mjedisit) do të fillojë
me procedurat e studimit që përbëhet nga hapat e mëposhtëm:
LËSHIMI I NJOFTIMIT PËR STUDIM: Nëse aplikacioni është pranuar, zyrtari përgjegjës i MMPH lëshon një
Njoftim për studim për Aplikuesin brenda 30 ditësh pas pranimit të kërkesës nga i njëjti Aplikues për Raportin e
Studimit Mjedisor [RSM] që përfshin kërkesën për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e
ndikimeve të rëndësishme; (3) arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimi i masave mbrojtëse.
Lëshimi i një njoftimi për studim nuk do ta ndalojë MMPH të kërkojë të dhëna shtesë në një datë të mëvonshme.
PËRGATITJA DHE DORËZIMI I RAPORTIT TË STUDIMIT: Aplikuesi ia paraqet këto informata MMPH në
një raport të hkurtër studimi, i cili nuk kalon 3 faqe, dhe i cili do të përfshihet në raportin e VNM duke marrë
parasysh edhe përmbledhjen e tij ekzekutive.
Në tabelën e mëposhtme 2.1.2 , janë përmbledhur informacionet që duhen kontrolluar gjatë zbatimit të procedurave të
studimit
Informatat specifike që duhen përfshirë në Regjistrin (bazën e të dhënave) e aplikacioneve për VNM
STUDIMI I VNM (brenda 30 ditëve nga dorëzimi Aplikacionit)
Data e lëshimit të Njoftimit për studim
Data e prezantimit të Raportit për studim
Prezantimi i Raportit për studim (3 faqe)
Përshkrimi i alternativave të mundshme alternatives
Përshkrimi i ndikimeve të mundshme
Arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve
Përshkrimi i masave mbrojtëse
Tab.2.1.2: Të dhënat lidhur me procedurat e studimit që eventualisht duhen përfshirë në Regjistrin/ Bazën e të dhënave të VNM (© Source
G.Razza)
2.2 Procedurat e ekzaminimit dhe studimit të VSM
Ashtu siç u përmend në § 1.2.2 nuk janë definuar asnjë lloj i procedurave të ekzaminimit ose studimit me Ligjin nr.
03/L-230 “për Vlerësimin strategjik të mjedisit”. Megjithatë, Nenet 5 dhe 6 të Ligjit, definojnë përkatësisht nevojat për
VSM (që mund të konsiderohen proceduraë e ekzaminimit) si dhe informatat në përcaktimet dhe udhëzimet (që mund të
jenë të ngjashme me procedurat e studimit).
2.2.1 Procedurat e studimit të VSM
Rekomandohet që MMPH, dhe jo autoriteti përgjegjës, të përcaktojë nëse planet ose programet kanë të ngjarë të kenë
efekte të rëndësishme në mjedis kërkojnë një VSM. Prandaj procedurat e rekomanduara të ekzaminimit janë si në vijim:
MENAXHIMI I REGJISTRIT TË VSM: në përputhje me detyrimet sektoriale të përcaktuara me legjislacionin
primar dhe sekondar të Kosovës, MMPH duhet të përgatisë dhe menaxhojë një bazë të të dhënave për të gjitha
planet dhe programet që kërkojnë VSM, përfshirë informacionet për periudhën e vlefshmërisë për planet e tilla,
d.m.th periudha e vlefshmërisë lidhur me VSM duhet të jetë vazhdimisht e përditësuar sipas kërkesës së veçantë të
MMPH.
Në tabelën e mëposhtme 2.2.1 janë përmbledhur informacionet që duhen përcaktuar gjatë zbatimit të përcaktimit të
procedurave për një VNM.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
13
Të dhëna specifike që duhen përfshirë në Regjistrin (bazën e të dhënave) e VSM
STUDIMI I VSM
Sektori
Plani/Programi sektorial
Titulli i Planit/Programit
Autoriteti Përgjegjës
Periudha e vlefshmërisë së Planit/Programit
Rezultati i pritur i VSM për MMPH
Detajet e kontaktit
Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
Pozita
Nr. tel
Posta elektronike
Tab.2.2.1: Të dhënat lidhur me procedurat e studimit që eventualisht duhen përfshirë në Regjistrin/ Bazën e të dhënave të VNM (© Source
G.Razza)
2.2.2 Procedurat e studimit të VSM
Pas përfundimit të përcaktimit të procedurave, zyrtari përgjegjës i MMPH (Zyrtari për Regjistrim, Kreu i Njësisë së
VNM brenda Divizionit për Menaxhimin e Ndotjes Industriale në Departametin për Mbrojtjen e Mjedisit) do të fillojë
me kontrollimin e procedurave që përbëhet nga hapat e mëposhtëm
NJOFTIMI PËR STUDIM: MMPH mund të kërkojë në çfarëdo kohe nga autoriteti përgjegjës t’i dërgojë atij një
kopje të ndonjë përcaktimi (ngjashëm me njoftimin për studim), plani, programi ose modifikimi me të cilin lidhet
përcaktimi dhe ndonjë nga deklaratat e mëtutjeshme.
RAPORTI I STUDIMIT: autoriteti përgjegjës duhet që brenda shtatë (7) ditëve të zbatoj kërkesat e parashtruara.
MMPH mund të udhëzoj që plani, programi ose modifikimi mund të ketë efekte të rëndësishme në mjedis,
pavarësisht se a i është dërguar një kopje e tij apo jo si përgjigje ndaj kërkesës së lartpërmendur dhe nëse i është
dërguar një kopje e tillë, duhet të përgjigjet brenda dhjetë (10) ditësh. Para dhënies së një udhëzimi të tillë, MMPH
do të merr parasysh kriteret e specifikuara në Shtojcën I të ligjit për VSM; dhe do të marr një opinion nga organet
konsultative:
1. Karakteristikat e planeve dhe të programeve, duke pasur parasysh në veçanti:
1.1. Shkallën në të cilën një plan ose program përcakton kuadrin e projekteve dhe të aktiviteteve të tjera, ose
lidhja e tyre me lokacionin, natyrën, madhësinë dhe kushtet operuese ose me burimet e përcaktuara;
1.2. Shkallën në të cilën plani ose programi influencon planet dhe programet e tjera, përfshirë edhe ato në
hierarki;
1.3. Rëndësinë e planit ose programit për integrimin e çështjeve mjedisore në veçanti në lidhje me promovimin
e një zhvillimi të qëndrueshëm;
1.4. Problemet mjedisore të rëndësishme për planin ose programin
1.5. Rëndësinë e planit ose programit për zbatimin e legjislacionit të Komunitetit Evropian mbi mjedisin (p.sh
planet dhe programet e lidhura me menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e ujit).
2. Karakteristikat e efekteve dhe të zonës që ka të ngjarë të preken, duke pasur parasysh, në veçanti:
2.1. Probabilitetin, kohëzgjatjen, frekuencën dhe natyrën e efekteve;
2.2. Natyrën kumulative të efekteve; 16
2.3. Natyrën përtej-kufitare të efekteve;
2.4. Rrezikun për shëndetin e njeriut mjedisin (psh për shkak të aksidenteve);
2.5. Shkallën dhe shtrirjen hapsinore të efekteve (zona gjeografike dhe madhësia e popullsisë që mund të
preken);
2.6. Vlerën dhe cënueshmërinë e zonës që ka të ngjarë të ndikohet si rezultat i:
2.6.1. Karakteristikave të veçanta natyrore ose trashëgimisë kulturore,
2.6.2. Standardeve mjedisore të tepërta dhe vlerave limit,
2.6.3. Përdorimit intensiv të tokës;
2.7. Efektet mbi zonat ose sipërfaqet që kanë një status të njohur mbrojtës kombëtar, të Komunitetit Evropian
ose ndërkombëtar.
Pas dhënies së udhëzimeve, MMPH do t’i dërgojë autoritetit përgjegjës dhe secilit trup konsultativ një kopje të
udhëzimit së bashku me një deklaratë të arsyeve të tij për dhënien e udhëzimit. Kur MMPH të ketë dhënë Udhëzimin
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
14
për një plan, program ose modifikim, çdo përcaktim pushon të ketë ndikim; dhe nëse nuk është bërë ndonjë përcaktim
në lidhje me planin, programin ose modifikimin, atëherë autoriteti përgjegjës pushon së qeni nën ndonjë obligim të
imponuar.
Në përputhje me Nenin 6 të Ligjit për VSM, në afat prej 30 ditësh nga përcaktimi i bërë, autoriteti përgjegjës do t’i
dërgojë secilit trup konsultativ:
(iv) një kopje të përcaktimit (i përafruar me Raportin e studimit)
(v) në rastet kur autoriteti përgjegjës konstaton se plani ose programi nuk kërkon një VSM, lëshon deklaratën e
arsyeve të tij, për këtë përcaktim.
Autoriteti përgjegjës:
(1) mban një kopje të përcaktimit dhe çdo deklaratë përcjellëse të arsyeve dhe vë në dispozicion në zyrën e tij
kryesore për qasje nga publiku në afate kohore të arsyeshme dhe pa pagesë; dhe
(2) informon publikun përmes ueb faqes së MMPH dhe shpalljeve publike brenda 30 ditësh nga dita e përcaktimit.
Informata për publikun duhet të përmbajë:
(i) titullin e planit, programit ose modifikimit të cilit i përgjigjet përcaktimi;
(ii) se autoriteti përgjegjës ka përcaktuar që plani, programi ose modifikimi do të ketë, ose nuk do të ketë efekte
të rëndësishme në mjedis, dhe në këtë mënyrë VSM kërkohet ose nuk kërkohet për planin, programin ose
modifikimin; dhe
(vi) adresën e ueb faqes së MMPH, ku mund të merret kopja e përcaktimit dhe çdo deklaratë përcjellëse e
arsyeve.
Në rastet kur autoriteti përgjegjës merr udhëzimin, ai duhet të:
(1) mbajë një kopje të udhëzimit dhe të deklaratës së MMPH të arsyeve të tij për ta dhënë atë, në dispozicion në zyrën
e tij kryesore për inspektim nga publiku në afat kohor të arsyeshëm i cili varet nga specifikat e planit apo
programit, dhe pa pagesë; dhe
(2) informon publikun përmes ueb faqes së MMPH dhe shpalljeve publike brenda tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i
udhëzimit:
(i) për titullin e planit, programit ose modifikimit të cilit i përgjigjet udhëzimi;
(ii) se MMPH ka udhëzuar që plani, programi ose modifikimi ka gjasë që të ketë ndikime të rëndësishme në
mjedis, kështu që kërkohet VSM; dhe
(iii) adresën e ueb faqes së MMPH, ku mund të ketë qasje ose të merret kopja për përcaktimin dhe çdo deklaratë
përcjellëse e arsyeve.
Autoriteti përgjegjës, kopjen e udhëzimit të Ministrit së bashku me deklaratën e arsyeve e jep pa pagesë.
Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM dhe VSM
15
*
Ky projekt është
implementuar nga
Eksperti individua:
Giuseppe RAZZA
Strada per Basovizza,
54
34128 Trieste
Italy
Tel.: +39-342-9005131
Projekti është i mbështetur nga:
UNDP- projekti Përkrahja për
Zhvillimin me Emetim të Ultë
(SLED)
Adresa:
Zagrebi 39, Arberia
10000 Prishtinë
Kosovë