vnms shqipëri aneksi 6.2.1.4 – lista e habitateve - flora

59
VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Hab bitateve - Flora

Upload: phungkhanh

Post on 08-Dec-2016

244 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

VNMS ShqipëriAneksi 6.2.1.4 – Lista e Habbitateve - Flora

Page 2: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 2 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

PËRMBAJTJA

6.2.1.4 Lista e Habitateve – Flora 3 6.2.1.4.1 Seksioni Lindor 3 6.2.1.4.2 Seksioni Qendror Lindor 12 6.2.1.4.3 Seksion Qendror Perëndimor 29 6.2.1.4.4 Seksioni Perëndimor 42 6.2.1.4.5 Seksioni Verior 57

Page 3: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 3 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

6.2.1.4 Lista e Habitateve – Flora

Ky Aneks duhet të lexohet së bashku me Aneksin 4.1. Të gjitha fotografitë që përmban brenda ky

Aneks janë marrë nga ERM.

6.2.1.4.1 Seksioni Lindor

Lloji i Habitatit: Kullota Ultësire (nën 1.500 mbi nivelin e detit) – Zona Bujqësore Gjysmë Natyrale, të Braktisura së Afërmi

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 6520 livadhe me bar malesh.

Disa zona me toka të mëparshme bujqësore në afërsi të fshatrave Trestenik, Vranisht, Cangonj, Zemblak,

të cilat u braktisën para 15-20 vjetëve, tashmë mbështesin një grup gjysmë natyral speciesh. Këto zona

mbështesin një florë më pak të larmishme se sa kullotat e ultësirave natyrale dhe shpejt i nënshtrohen

kullotjes intensive ose prerjes për ushqim gjedhësh. Figura: Zona të Braktisura Bujqësore të fshatit Cagonji tani mbështesin Kullota Gjysmë Natyrale.

Page 4: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 4 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyll Halor – Dominuar nga Pinus Nigra (Pisha e Zezë), (pyje të kultivuara)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9540 pyje pishash mesdhetare me pisha mesogeane endemike. Në një

pjesë të territorit përgjatë rrugës së gazsjellësit nga fshati i Cangonjit deri në fshatin e Zemblakut,

kryesisht mbi shpate shumë të ekspozuara ndaj erozionit, shihen pjesë formacionesh pyjesh halorë të

kultivuar 30 vjet më parë me specie dominonte Pishën e Zezë (Pinus Nigra). Duke qenë se ato janë të

vendosura pranë zonave urbane, ky formacion nuk ka një gjendje të shëndetshme. Flora e shkurreve

përfaqësohet nga bushi (Buxus sempervirens), qarri (Quercus cerris), dëllinja e kuqe (Juniperus

oxycedrus), panja (Acer obtusatum), dafina (Daphne laureola), driza (Paliurus spina – christi), cërdëmelli

(Cotynus coggygria), frashëri i zi (Fraxinus ornus) dhe mëllëza (Ostrya carpinifolia). Flora e branave është

relativisht e pasur, p.sh. rryell si bajame (Euphorbia amygdaloides), fier (Pteridium aqualinum), luledele

(Bellis perennis), Agrimonia agrimonoides, merkurialis shumëvjeçar (Mercurialis perennis), Andropogon

ischaemum, këlkaze (Arum italicum), kapinok (Marrubium vulgare), etj.

Këto pyje shumë të hapur janë të dëmtuar dhe në gjendje shumë të keqe si rezultat i prerjes së drurit, që

rezulton në zona të dominuara nga bimë si: Shkozë e zezë (Carpinus orientalis), Stehelinë njëlulore

(Stachelina uniflosculosa), Rriell me gjemba (Euphorbia spinosa), etj. Pyjet halore të dominuara nga

pisha e zezë janë goxha të shpeshtë në të gjithë territorin shqiptar dhe përgjithësisht përfaqësojnë pyje

me diversitet të ulët specie bimësh.

Figura: Formacione të fragmentuara pyjesh halorë të kultivuar 30 vjet më parë me specie dominante

Pishën e zezë (Pinus tigra). Vendndodhja nga fshati Cagonji deri në fshatin Zemblak, kryesisht mbi

shpate shumë të ekspozuar ndaj erozionit

Page 5: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 5 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Tranzitor Pyjor-Shkurror

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9170 pyjesh Lis-Shkozë (Galio-Carpinetum). Ky lloj habitati, përgjithësisht

i dominuar nga shkoza e zezë (Carpinus orientalis), shtrihet në një pjesë të madhe të zonës së studimit

nga fshati Cangonj deri në fshatin Zemblak. Me këtë habitat lidhet një ndikim i fortë njerëzor si rezultat i

prerjes, kullotjes intensive dhe shpyllëzimit të habitateve të tjera pyjore. Përpos ndikimit direkt të aktivitet

njerëzor që ka sjellë shpyllëzimin, ky habitat gjithashtu formohet si rezultat i erozionit të tokës, i cili është

një rezultat jo i drejtpërdrejt i shpyllëzimit. Speciet dominante të këtij lloji habitati janë shkurret si shkoza e

zezë (Carpinus orientalis), lajthia (Corylus avellana), gështenja (Castanea sativa), Mëllëza (Ostrya

carpinifolia), cërmëdelli (Cotynus coggygria), Driza (Paliurus spina- christi), dëllinja e kuqe (Juniperus

oxycedrus), Dëllinja e zezë (J. communis), manaferra (Rubus ulmifolius) , Murrizi i Heldraihit (Crataegus

monogyna), Trëndafil qeni (Rosa canina), dhe pemë të vogla si Panje Mali (Acer pseudoplatanus), qarr

(Quercus cerris),panjë (Acer obtusatum), etj.

Speciet kryesore barishtore të pranishme janë: Rudith pendor (Brachypodium pinnatum), kokërrujë

mjekësore lejla (Buglossoides purpurocaerulea), Veronikë dushkvogël (Veronica chamaedrys), Klokëz e

zakonshme (Silene vulgaris), Anemone apenine (Anemone apennina), Trifil i mesëm (Trifolium medium),

dredhël fiteumë (Campanula rapunculus),merkurialis shumëvjeçar Mercurialis perennis, Bukëderr

(Cyclamen hederifolium), Aremonia agrimonoides, Luleshtrydhe (Fragaria vesca), Vingjër e Venecies

(Lathyrus venetus), Kufilmë zhardhokore (Symphytum tuberosum), Shpendër (Helleborus odorus),

Këmashën leshtor (Hieracium pilosella), etj.

Pyjet të cilat janë përgjithësisht më pak se 3m të lartë dhe më të rinj se 10 vjet dominojnë shumicën e

zonës të këtij lloj habitati. Bimësia dominohet nga specie bimësh të zakonshme të pyjeve të ngacmuara

me diversitet të ulët të specieve të bimëve dhe është e shpeshtë në të gjithë territorin shqiptar. Vlera e

biodiversitetit të bimësisë dhe habitateve të hasura brenda kësaj zonë është përgjithësisht e ulët, për

shkak të diversitetit të ulët të specieve të bimëve dhe mungesës së specieve që konsiderohen si të rralla

në një kontekst vendor ose kombëtar.

Figura: Habitat Tranzitor Pyjor-Shkurror i dominuar nga shkoza e zezë (Carpinus orientalis), shtrihet në

një pjesë të madhe të zonës së studimit nga fshati Cagonj deri në fshatin Zemblak.

Page 6: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 6 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Page 7: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 7 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Bimësia sklerofile - Pseudomacchia (Bush (Buxus sempervirens), etj.)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 5110 formacion kserotermofile të qëndrueshme me bush (Buxus

sempervirens) mbi shpate shkëmbore (Berberidion p.p.). Pseudomacchia përbëhet nga zona të vogla

me bimësi të rrallë formacionesh gjithmonë të gjelbra shkurrore të dominuara nga bushi i zakonshëm i

shoqëruar me dëllinjë të kuqe (Juniperus oxycedrus), dëllinjë të zezë (J. Communis), goricë (Pyrus

amygdaliformis), Bungëbutë (Quercus pubescens) dhe frashër të zi (Fraxinus ornus) të shpërndarë në

segmentin midis fshatrave të Cangonjit dhe Zemblakut.

Ky habitat përfaqëson fazat e avancuara të degradimit të pyjeve me lis të përzier, shpesh në tokë ultra-

bazike. Këto formacione shkurrore, përgjithësisht të gjetura afër zonave rurale dhe që i nënshtrohen

kullotjes së rënduar, janë shumë të degraduara dhe si pasojë mbështetin një biodiversitet të reduktuar në

krahasim me pyjet me lis të përzier. Degradimi është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor (kullotja dhe prerja)

dhe nga ushqyesit e varfër të tokës ku rritet bimësia.

Kjo lloj bimësie ka një shpërndarje relativisht të gjerë në Shqipëri dhe konsiderohet si një prej formacioneve bimore me të degraduara në vend si dhe në pjesën lindore të zonës së studimit. Në këto zona të varfra në specie, shkurre si bushi (Buxus sempervirens) dhe dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus) përgjithësisht rriten në më pak se sa 1 metër lartësi. Vlera e biodiversitetit të bimësisë dhe habitateve të hasura brenda zonës së studimit është e ulët.

Figura: Bimësi sklerofile ose Pseudomacchia dominuar nga dëllinja e zezë (Juniperus communis).

Page 8: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 8 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Shkëmbinj të Zhveshur me Bimësi të Rrallë

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 8220 shpate shkëmbinjsh silici me bimësi që rritet në çarje shkëmbore.

Brenda pjesës lindore të zonës së studimit, ky habitat përfaqësohet nga një habitat mjaft i fragmentizuar

dhe i varfër në specie. Pjesë të vogla me bimë të shpërndara që mbulojnë shpate të gërryera, të dala

shkëmbore dhe zona me gurë me një florë të specializuar janë mbulesa sunduese e tokës në këtë

habitat. Shumë zona me shkëmbinj të zhveshur brenda zonës së studimit vijnë si rezultat i humbjes

fillestare të mbulimit me bimësi dhe tregojnë degradim dhe erozion të avancuar. Zona të mëdha të këtij

lloj habitati po i nënshtrohen erozionit aktiv dhe mbështesin një mbulim shumë të kufizuar me bimësi.

Zonat me më shumë erozion janë ato të gjendura në segmentin midis fshatrave të Cangonjit dhe

Zemblakut. Speciet më të zakonshme të këtyre habitateve janë dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus),

Stachelina uniflosculosa, dardha e egër (Pyrus pyraster), etj. Ky habitat është përgjithësisht i varfër në

specie dhe me mbulim të varfër me bimësi për shkak të kushteve specifike ekologjike. Si pasojë, vlera

botanike e bimësisë dhe habitateve të hasura brenda zonës së studimit është e ulët.

Figura: Nuk është mundësuar.

Page 9: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 9 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Zona me Mozaik të Përzier Bujqësor

Përshkrimi i Habitatit:

Tokat bujqësore janë të përhapura gjerësisht në zonën e studimit. Disa zona bujqësore janë të vendosura

mbi tokë relativisht të varfër, por disa të tjera janë në kushte shumë të mira. Kulturat më të rëndësishme

të kultivuara në këto zona janë kultura si misri, fasulja, elbi dhe jonxha. Hortikultura në zonën e studimit

është më së shumti e përfaqësuar nga pemët frutore (molla) dhe vreshtat. Vlera botanike e habitateve të

hasura brenda zonës është e ulët.

Figura: Zona me Mozaik të Përzier Bujqësor të fushës së Devollit në afërsi të fshatit Cangonj.

Page 10: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 10 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Habitatet e Lumit dhe Përroit

Përshkrimi i Habitatit:

Lumi Devoll dhe habitatet ujore të lidhura me të, moçalet me ujë të ëmbël dhe pyjet bregore, të cilat

mbështesin një biodiversitet të lartë lulesh, janë habitate të rëndësishme brenda zonës së studimit.

Habitatet Evropiane përfshijnë 92A0 galeri Salix alba dhe Populus alba (pyjet bregore të Mesdheut dhe

basenit të Detit të Zi të dominuar nga shelgu i bardhe (Salix alba) dhe shelgu i brishtë (Salix fragilis) dhe

shelgje Salix sp. Të tjera). Habitati është i kufizuar përgjatë Lumit Devoll në zona të vogla të mbetura.

Tokat pyjore bregore janë gjerësisht të dominuara nga shelgu (Salix spp. Div.) dhe Populus canadensis,

plep i zi (P. nigra) që konolizon depozitat e mbushura të keq stabilizuara. Në këto habitate ato mund të

formojnë komunitete të pasura në specie me florën shoqëruese duke përfshirë, shlegun e bardhë

(Salix alba), shelgun e zi (S. elaeagnos), shelgun vjollce (S. purpurea), verrin e zi (Alnus glutinosa), plepin

e bardhë (Populus alba), plepin e zi (P. nigra), plepin kanadez (P. canadensis), Murrizin e Heldraihit

(Crataegus monogyna), thanën (Cornus sanguinea), koponicën (Vitex agnus-castus), vidhin (Rubus spp.),

Trëndafilin e breshkës (Rosa sempervirens), urthin (Hedera helix), kulprën e egër (Clematis vitalba),

lularin (Ranunculus ficaria), lule sapunin (Saponaria officinalis), Symphytum bulbosum, lulebasanin

(Hypericum perforatum), mendermire lulemadhe (Calamintha grandiflora), shpendrën (Helleborus

odorus), bukëderrin (Cyclamen hederifolium), këlkazën (Arum italicum), rudithin dy-kallizor

(Brachypodium sylvaticum), telishin (Dactylis glomerata). Këto habitate gjithashtu mbështesin një sërë

myshqesh, likenesh dhe fierësh, shpesh të dominuara nga Pteridium aquilinum.

Këto habitate të pasura në specie i shtojnë shumë diversitetit botanik të zonës së studimit. Megjithatë

shumica e specieve të regjistruara janë relativisht të shpeshta në habitatet e lum/përroit në vende të tjera

në Shqipëri dhe bimësitë dhe habitatet e lumit dhe përroit janë si natyrë shumë më të kufizuar në

përhapje se sa shumica e llojeve të bimësisë. Si rrjedhojë habitatet e lumit dhe përroit konsiderohen si

mjedise me vlerë të lartë.

Figura: Lumi Devoll dhe habitatet ujore të lidhura me të, moçale me ujë të ëmbël dhe pyje bregore afër qytetit të Bilishtit.

Page 11: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 11 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Page 12: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 12 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

6.2.1.4.2 Seksioni Qendror Lindor

Lloji i Habitatit: Kullotat Subalpine (mbi 1.500 metra mbi nivelin e detit)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 62D0 kullota acidofile Oro-Mesiane. Kullotat subalpine rriten në një lartësi

prej 1.500 – 1.850 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen brenda zonës së studimit më së shumti në Malin

e Azinës – Qafa e Martës –dhe zona e Vithkuqit.

Speciet më të rëndësishme dhe karakteristike të këtij habitati përfshijnë dëllinjën e zezë (Juniperus

communis ssp. nana), xerxelen (Daphne oleoides), pirenë (Sesleria comosa), oleumin alpin (Phleum

alpinum), barimëz shkëmbinjsh (Agrostis rupestris), pungace e gerardit (Alopecurus gerardii), Bishtpelëz

melthore (Festuca paniculata), Bishtpelëz (Festuca halleri), Shtarë e bardhë (Veratrum album),

Calamagrostis varia, Potentillë të ngritur (Potentilla erecta), Luzula luzulina dhe Veronikë dushkvogël

(Veronica bellidioides). Gjithashtu mbështet specie të rralla ose në rrezik si Festukopse e serpentines

(Festucopsis serpentini) dhe çaj mali (Sideritis raeseri), etj.

Ky lloj habitati është i përhapur gjerësisht në Shqipëri në një lartësi mbi 1.500 metra mbi nivelin e detit

dhe karakterizohet nga specie me shpërndarje të gjerë. Këto kullota priren të jenë kullotura gjerësisht dhe

si rezultat mbështesin biodiversitet të lartë ose diversitet lulesh. Figura: Kullota subalpine në Qafën e Martës.

Page 13: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 13 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Kullota në Ultësirë (nën 1.500 metra mbi nivelin e detit) – Kullota Natyrale

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 6520 livadhe malore me bar. Kullotat natyrale në ultësirë (nën 1.500 metra

mbi nivelin e detit) mbulojnë një pjesë të vogël të zonës së studimit, më së shumti përreth fshatrave

Gjanç, Vithkuq, Potom dhe Visockë (Qafë). Përgjithësisht kullotat dominohen nga Chrysopogon gryllus,

shoqëruar nga Barpleshti (Alyssum alyssoides), Barthek i ngritur (Bromus erectus), Avenula pratensis,

Arrhenatherum elatius, Tërshërë e verdhë (Trisetum flavescens), Pimpinella major, Kokoçel i rënë

(Centaurea jacea), Shmangë dyvjeçare (Crepis biennis), Knautia arvensis, dhe Lulebrigje e livadhit

(Tragopogon pratensis).

Ky lloj habitati është i përhapur në Shqipëri në një lartësi prej 700 – 1.500 metra mbi nivelin e detit dhe

përgjithësisht përfaqëson kullota të varfra me vlerë të ulët biodiversiteti.

Shumë zona me toka ish bujqësore afër fshatrave Gjanç, Vithkuq, Potom dhe Visockë (Qafë) të cilat u

braktisën 15-20 vjet më parë, tashmë mbështesin një grup gjysmë natyral speciesh. Këto zona

mbështesin një florë me më pak llojshmëri se sa kullotat natyrale në ultësirë dhe shpesh i nënshtrohen

kullotjes intensive ose prerjes për ushqim bagëtie. Figura: Kullota të Ultësirës (nën 1.500 metra mbi nivelin e detit) pranë rezervuarit të ujit Gjanç (B-142).

Page 14: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 14 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Kullota të Ultësirës (nën 1500 metra mbi nivelin e detit) – Zona Bujqësore të Braktisura së Afërmi, Gjysmë Natyrale

Përshkrimi i Habitatit:

Disa zona me tokë ish bujqësore pranë fshatrave Gjanç, Vithkuq, Potom dhe Visockë (Qafë), të cilat u

braktisën 15-20 vjet më parë, tashmë mbështesin një grup gjysmë natyral speciesh. Këto zona

mbështesin një florë me llojshmëri më të ulët se sa kullotat natyrale të ultësirës dhe shpesh i nënshtrohen

kullotjes intensive dhe prerjes për ushqim bagëtie. Figura: Nuk Mundësohen

Page 15: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 15 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyll Halor – Dominuar nga Pinus nigra (Pisha e zezë)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9530 pyje pishash (Sub-) Mesdhetare me pishë të zezë endemike.

Faktikisht ky lloj habitati përfaqëson një habitat natyral me përparësi në Evrope [lloje habitatesh në rrezik

zhdukje dhe hapësira natyrale e të cilave kryesisht ndodhet brenda territorit të Bashkimit Evropian;

Shtojca I, Direktivë e Këshillit 92/43/EEC datë 21 maj 1992 mbi ruajtjen e habitateve natyrale dhe faunës

dhe florës së egër, O.J. L206, 22.07.92].

Në një lartësi pre rreth 1.100-1.500 metra mbi nivelin e detit në formacione kalciumi dhe ultra bazike, më

së shumti në rajonin midis fshatit Gjanç dhe zonës së Vithkuqit, pyjet halore (në disa raste të mbjellë),

dominuar nga pisha e zezë (Pinus nigra) kanë shtrirje të gjerë dhe gjithashtu janë një komunitet me

gjendje të stabilizuar natyrale.

Fasha komplet me vetëm pishë të zezë (Pinus nigra) shihen në vend megjithëse një sërë pemësh dhe

shkurresh gjethe lëshuese shpesh shoqërohen me këto halorë duke përfshirë: ah (Fagus sylvatica),

Bredh i bardhe (Abies alba), shparth (Quercus frainetto), Mjedhër (Rubus idaeus), fier (Pteridium

aquilinum), dëllinjë e kuqe (Juniperus oxycedrus), qarr (Quercus cerris), panjë (Acer obtusatum),

Fshikëkarthë (Colutea arborescens), thanë (Cornus sanguinea), Cërmëdell (Cotinus coggygria), frashër i

zi (Fraxinus ornus) dhe mëllezë (Ostrya carpinifolia). Në disa raste bimë shkurrore si bush (Buxus

sempervirens), dafinë (Daphne laureola), etj. gjenden në ketë lloj pylli. Flora e barnave është relativisht e

pasur, p.sh. Rriell si bajame (Euphorbia amygdaloides), luledele (Bellis perennis), Agrimonia

agrimonoides, merkurialis shumëvjeçar (Mercurialis perennis), etj. Gjysmë parazimi gjithmonë i gjelbër

Viscum album është i zakonshëm tek pisha e zezë (Pinus nigra).

Shpesh këto pyje janë dëmtuar dhe janë në gjendje shumë të keqe si rezultat i prerjes për dru, çka

rezulton në zona të dominuara nga lajthia (Coryllus avellana) dhe bimë të tjera oportuniste si: shkoza e

zezë (Carpinus orientalis), Stachelina uniflosculosa, Rrielli me gjemba (Euphorbia spinosa), etj. në

shumë raste këto formacione, veçanërisht në shkëmbinj ultra-bazikë, janë shumë të hapur. Pyjet halore të

dominuara nga pisha e zezë janë goxha të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe përgjithësisht

përfaqësojnë pyje me diversitet të ulët specie bimësh. Figura: Pyll halor – dominuar nga pisha e zezë (Pinus nigra), pranë rezervuarit të ujit Rehovë

Page 16: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 16 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyll Ahu Gjethe Gjerë (F. sylvatica) Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9110 pyje ahu Luzulo-Fagetum. Në Shqipëri këto pyje gjenden gjerësisht

midis 800 dhe 1.700 metra mbi nivelin e detit. Zonat më të mëdha të këtyre pyjeve gjenden përgjithësisht

midis fshatrave Vithkuq dhe Backa. Këto pyje janë të dominuara nga Ah (Fagus sylvatica),

Por shpesh kanë edhe plepin e zi (P. nigra) dhe bredhin e bardhë (A. alba) të rastit. Ka disa pjesë të

dominuara tërësisht ose pothuajse tërësisht nga ahu (Fagus sylvatica) brenda zonës së studimit lindore

qendrore. Shtresa e shkurreve dominohet nga frashri i zi (F. ornus), lajthia (C. avellana), dhe dëllinja e

kuqe (J. oxycedrus). Flora e tokës në këto pyje është e dominuar nga specie tipike për pyjet e ahut si

Asperula odoratum, Rodheza (Agrimonia eupatoria), Mendermira lulemadhe (Calamintha grandiflora),

Solidaga shufërartë (Solidago virg-aurea), Poa ursina, Rudith pyjesh (Brachypodium sylvaticum), hudhër

ariu (Allium ursinum) etj.

Në zona të thella malore dhe zona me shpate shumë të pjerrët, ky pyll ka arritur komunitet me gjendje të

qëndrueshme bimësie dhe specie treguese të gjendjes së shëndoshë të pyjeve të ahut gjinden në zona

ku është i pa shqetësuar, si Geranium macrorrhizum, Fier me qime (Asplenium trichomanes), Achillea

frasii, etj.

Pjesa më e madhe e pyllit të ahut (F. sylvatica) në zonën e studimit është i dominuar nga pemë më të ulta

se 6 metra dhe më të reja se 20 vjet si rezultat i menaxhimit të rregullt të tokave pyjore për dru zjarri dhe

foragjere për bagëti. Këto habitate nuk konsiderohen të kenë vlerë të lartë botanike për shkak të

diversiteti të bimëve relativisht të ulët dhe natyral, mungesës së specieve që konsiderohen si të rralla në

kontekstin lokal ose kombëtar brenda zonës së menaxhuar.

Megjithëkëtë, ka zona me pyje të rritura dhe me vlerë njësoj si në Malin e Azinës – Qafa e Martës. Këto

habitate nuk konsiderohen të kenë një vlerë të lartë botanike për shkak të diversitetit të specieve të ulët

dhe natyral, mungesës së specieve që konsiderohen si endemike ose të rralla in kontekstin lokal ose

kombëtar. Figura: Pyll ahu gjethe gjerë i rritur (F. sylvatica) në Malin e Azinës – Qafa e Martës.

Page 17: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 17 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Page 18: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 18 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyje të Përzier Gjethe Gjerë Dominuar nga Lisi (Quercus sp.) duke përfshirë Parcela të Rritura dhe të Vjetra

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 91M0 pyje Panoniane-Ballkanike me Qarr e Bungë. Formacione pyjore të

dominuara nga në përzierje me specie lisi, duke përfshirë Qarr (Quercus cerris), shparth (Quercus

frainetto), Bungëbutë (Quercus pubescens), bujgër (Quercus trojana) dhe Bungë (Quercus petraea),

gjinden në pjesë të vogla të zonës së studimit në lartësi nga 600 deri 1.100 metra mbi nivelin e detit. Ato

përgjithësisht përfaqësojnë pyje të degraduara të trajtuara si korije, të përdorura nga popullata vendore si

dru zjarri dhe për kullotje (veçanërisht për dhi). Zona të kufizuara pyjesh të rritura dhe të shëndetshme ku

dominon Q. frainetto, Qarri, Bunga gjinden vetëm në afërsi të qytetit të Çorovodës.

Speciet kryesore në këto pyje janë Frashëri i Zi (Fraxinus ornus), Mëlleza (Ostrya carpinifolia), Bungëbuta

(Q. pubescens), Dëllinja e Kuqe (Juniperus oxycedrus), Panja (Acer obtusatum), Milza (Coronilla

emeroides), Qarri (Q. cerris), Shkoza e Zezë (Carpinus orientalis), Cërmëdelli (Cotinus coggygria),

Rudithi Pendor (Brachypodium pinnatum), Rudithi i Pyjeve (B. sylvaticum), Aremone agrimonoides, etj.

specie të tjera të hasura shpesh përfshijnë Vodhëviçe (Sorbus aria), Digitalis laevigata, Rhamnus

saxatilis, Crataegus monogyna, Campanula trachelium, Clematis vitalba, Hedera helix, Rubus idaeus,

Rriell me Gjemba (Euphorbia spinosa), Scrophularia canina, Serice Muresh (Alyssum murale), Sherebelë

Mjekësore (Salvia officinalis), Dishël (Dictamnus albus).

Inula spiraeifolia, Shpendër (Helleborus odorus), Krekez (Acer monspessulanum), Fier (Pteridium

aqualinum), Luzulë e Forsterit (Luzula forsteri), Lulekembanë gjethepjeshke (Campanula persicifolia),

Bungë (Q. petraea), Vodhëviçe (Sorbus torminalis), Myosotis sylvatica, Lapsana communis, Viola

odorata, Telish (Dactylis glomerata), Aguliçe e Vërtetë (Primula veris), Flokëz qepore (Poa bulbosa),

Flokëz pyjesh (P. nemoralis), Veronikë dushkvogël (Veronica chamaedrys), Rriell si bajame (Euphorbia

amygdaloides), etj.

Pjesa më e madhe e këtyre pyjeve janë të degraduar si rezultat i përdorimit për dru zjarri, kullotjes së

bagëtisë dhe prerjes së degëve për foragjere bagëtish. Treguesi i këtij degradimi është prezenca e një

frekuence më të lartë speciesh si Dëllinja (Juniperus oxycedrus), Staehelina uniflosculosa, Belisma e

zezë (Chrysopogon gryllus), Cistus villosus, Dorikna pesëgjethesh (Dorycnium hirsutum), etj. shpesh

dëmitim i madh i shkaktuar formacioneve të pyllit nga prerja e Shparthit (Q. Frainetto) dhe Qarrit (Q.

cerris) ka rezultuar në një rritje të prezencës së Bujgerit (Q. trojana), që natyralist zëvendëson këto specie

në zona më toka të mbi-shfrytëzuara dhe që nuk ka vlera ekonomike të veçanta.

Pyje të përzier gjethegjerë të dominuar nga Lisi (Quercus sp) kanë një shpërndarje natyrale mjaft të gjerë

në Shqipëri. Megjithatë ato zona që rriten në afërsi të zonave të populluara i janë nënshtruar shfrytëzimit

të rëndë për dru zjarri dhe foragjere dhe si rezultat kanë degraduar. Brenda rajonit të zonës së studimit të

Page 19: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 19 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

gazsjellësit, shumica e specieve të bimëve përbërëse janë tipike për pyje të dëmtuar. Speciet e bimëve

prezente në këtë lloj habitati në pjesën më të madhe gjenden zakonisht në të gjithë territorin e vendit.

Figura : Pyll i Përzier Gjethe Gjerë i Dominuar nga Lisi dhe i degraduar si rezultat i përdorimit për dru zjarri, kullotje bagëtish dhe prerje të degëve për foragjere bagëtish (B-140).

Page 20: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 20 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyjor-Shkurror Tranzitor

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9170 pyje Lis-Shkozë Galio-Carpinetum. Ky lloj habitati përgjithësisht i

dominuar nga Shkoza e Zezë (Carpinus orientalis), shtrihet përgjatë pjesës më të madhe të zonës së

studimit në një lartësi nga 500 deri në 1.300 mbi nivelin e detit. Me këtë habitat lidhet një ndikim i fortë

njerëzor si rezultat i prerjes, kullotjes intensive dhe shpyllëzimit të habitateve të tjera pyjore. Përveç

ndikimit direkt njerëzor me rezultat shpyllëzimin, ky habitat gjithashtu formohet si rezultat i erozionit të

tokës që është një rezultat jo i drejtpërdrejtë i shpyllëzimit. Speciet dominante të këtij lloji habitati janë

shkurret si Shkoza e Zezë (Carpinus orientalis), Lajthi (Corylus avellana), Frashër i Zi (Fraxinus ornus),

Mëllezë (Ostrya carpinifolia), Mretë gjethengushtë (Phillyrea angustifolia), Cërmëdell (Cotynus coggygria),

Drizë (Paliurus spina- christi), Lofatë (Cercis siliquastrum), Dëllinjë (Juniperus oxycedrus), Thanë (Cornus

sanguinea), Bar majasëlli (Teucrium polium), Mënishte shkurrore (Cistus villosus), Fshikëkarthë (Colutea

arborescens), Milëz (Coronilla emerus), Manaferrë (Rubus ulmifolius), Murriz njëbërthamesh (Crataegus

monogyna), Trëndafil qeni (Rosa canina), dhe pemë të vogla si Panjë Mali (Acer pseudoplatanus),Qarr

(Quercus cerris), Panjë (Acer obtusatum), Krekez (A. monspessulanum), etj.

Speciet kryesore barishtore të pranishme janë: Rudith pendor (Brachypodium pinnatum), Kokërrujë

mjekësore lejla (Buglossoides purpurocaerulea), Veronikë dushkvogël (Veronica chamaedrys), Klokëz e

zakonshme (Silene vulgaris), Anemone apenine (Anemone apennina), Trifil i mesëm (Trifolium medium),

Lulekambana rrepore (Campanula rapunculus), Merkurialis shumëvjeçar (Mercurialis perennis), Bukëderr

(Cyclamen hederifolium), Rrodhëz (Aremonia agrimonoides), Luleshtrydhe (Fragaria vesca), Vingjër e

Venecies (Lathyrus venetus), Kufilmë zhardhokore (Symphytum tuberosum), Shpendër (Helleborus

odorus), Doriknë kreshpake (Dorycnium hirsutum), Këmashën leshtor (Hieracium pilosella), etj.

Pyje më të reja se sa 3 vjet dhe më të ulta se sa 10 metra dominojnë shumicën e zonës së këtij lloj

habitati. Bimësia është e dominuar nga specie të zakonshme bimësh të pyjeve të dëmtuar me diversitet

specie bimësh të ulët dhe është i shpeshtë në të gjithë Shqipërinë. Vlera e biodiversitetit të bimësisë dhe

habitateve të hasura brenda zonës është përgjithësisht e ulët për shkak të diversitetit të ulët të specieve

të bimëve dhe mungesës së specieve që konsiderohen si të rralla në kontekstin vendor ose kombëtar. Figura: Pyjor-Shkurror Tranzitor në afërsi të rrugës nacionale Korçë-Ersekë (përballë fshatit Floqi (B-143).

Page 21: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 21 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Page 22: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 22 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Shkurre/Pyje Sklerofile Gjithmonë të Gjelbra - Macchia

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 5210 arborescent matorral mesdhetar. Arborescent matorral me Dëllinjë

spp. Macchia (Macchie, Maquis) gjindet i fragmentarizuar, më së shumti në zonat kodrinore midis

fshatrave Potom dhe Cerenishtë. Komuniteti natyral në gjendje të mirë i këtij habitati me pyje me Ilqe

(Quercus ilex) mungon tërësisht.

Zona e variantit të lagësht të klimës mesdhetare, në vendndodhjen e pyjeve të mëparshme, tashmë zihet

nga një shkorret i mirë zhvilluar, gjithashtu i dominuar nga bimë gjithmonë të gjelbra. Macchie ose

Shkorret është një shkurre e dendur dhe gjithmonë e gjelbër deri në 2.5 metra e lartë. Gjindet më së

shumti në tokë acide dhe vende pak të lagështa. Shkorreta përfaqëson një fazë të pyjeve mesdhetare

gjithmonë të gjelbra në degradim ose pyje të vjetra me Ilqe (Q. ilex). Speciet më të rëndësishme që i

japin fizionominë këtij formacion janë shkurret gjithmonë jeshile si Mare (Arbutus unedo), Mretë

gjethengushtë (Phillyrea angustifolia), Shqopë (Erica arborea), Dëllinjë e Kuqe (Juniperus oxycedrus),

Xanë (Spartium junceum), Lofatë (Cercis siliquastrum), Drizë (Paliurus spina-christi), Goricë (Pyrus

amygdaliformis), Frashër i Zi (Fraxinus ornus), Cërmëdell (Cotinus coggygria). Xinë (Pistacia lentiscus),

Mërsinë (Myrtus communis), Ilqe (Q. ilex) të përshtatura për t’u rritur për një kohë të gjatë në mot të

nxehtë dhe me mungesë shiu. Struktura e dendur e Macchie nuk lejon rritjen e një flore të pasur me bimë

barishtore. Pjesa më e madhe e bimëve barishtore thahen gjatë periudhës së verës. Ndër bimët

barishtore gjenden: Rriell moçalesh (Euphorbia characias), Rrushkull gjembor (Ruscus aculeatus),

Shpargull (Asparagus acutifolius), Bar majasëlli (Teucrium polium), Mënishte (Cistus incanus), Rrëshajë

(Cistus salviafolius), Luledele (Bellis perennis), Morenxë e ashpër (Smilax aspera), Telish (Dactylis

glomerata), Kelkazë (Arum italicum), Anemone apenine (Anemone hortensis), Gram (Cynodon dactylon),

Pesta erëmirzë (Anthoxanthum odoratum), Brizë e madhe (Briza maxima), Belismë e zezë (Chrysopogon

gryllus), Flokëz qepore (Poa bulbosa), Bishtmi i Alpeve (Micromeria juliana), Cinozur gjembak (Cynosurus

echinatus), Arrs dushk i vogël (Teucrium chamaedrys), Sarushë mjeksore (Stachys officinalis), Rrëzë

shtegtare (Rubia peregrina), Fier i zi (Asplenium adianthum-nigrum), Kufilmë zhardhokore (Symphytum

tuberosum), Doriknë kreshpake (Dorycnium hirsutum), Qirinthë e madhe (Cerinthe major) etj.

Faktikisht përgjatë kësaj fashe më së shumti në afërsi të fshatrave ka një ndikim të fortë njerëzor: prerje,

kullotje intensive dhe shpyllëzime në disa vende me qëllim përfitimin e tokave bujqësore për kultivimin e

bimëve bujqësore. Përveç dëmeve të mësipërme një faktor tjetër me ndikim shumë të madh në këto zona

është erozioni i tokës. Në disa zona toka ka kaq shumë erozion sa pothuajse mund të shihet shtresa e

gurit më poshtë.

Në Shqipëri kjo lloj bimësie ka një përhapje të gjerë pothuajse në gjysmën e sipërfaqes së vendit. Për

përgjithësisht kjo lloj bimësie është shumë e dëmtuar nga shfrytëzimi. Vlera e bimësisë dhe habitateve të

hasura brenda zonës së studimit është përgjithësisht mesatare për shkak të prezencës së specieve që

Page 23: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 23 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

konsiderohen si të rralla ose të rrezikuara në kontekstin lokal ose kombëtar siç janë Ilqet (Q. ilex), etj.

Figura (vazhdim): Shkurre/Pyje Sklerofile Gjithmonë të Gjelbra – Macchia në afërsi të fshatit Çerenishtë, Rrethi Skrapar.

Page 24: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 24 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Shkurre/pyje sklerofile gjithmonë të gjelbra – Pseudomacchie, Bush (Buxus sempervirens, etj.)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 5110 formacione të qëndrueshme kserothermofile me Bush (Buxus

sempervirens) mbi shpate shkëmbore (Berberidion p.p.). Pseudomacchia përbëhet nga zona të vogla

me bimësi formacionesh shkurrore gjithmonë të gjelbra të rralla e të dominuara nga Bushi i zakonshëm

(Buxus sempervirens), shoqëruar me Dëllinjë të kuqe (Juniperus oxycedrus), Goricë (Pyrus

amygdaliformis), Bungëbutë (Quercus pubescens) dhe Frashër të Zi (Fraxinus ornus) shpërndarë në

segmentin midis fshatrave Gjanç dhe Vithkuq.

Ky habitat përfaqëson fazat e avancuara të degradimit të pyjeve të përziera të lisit, shpesh mbi bazë ultra-

bazike. Këto formacione shkurrore, përgjithësisht të vendosura në afërsi të zonave rurale dhe të

nënshtruara trysnisë së kullotjes intensive, janë shumë të degraduara dhe si rezultat mbështesin

biodiversitet të reduktuar krahasuar me pyjet e përziera të lisit. Degradimi është shkaktuar nga aktiviteti

njerëzor (kullotja dhe prerja) dhe ushqyesit e pakët të bazës së poshtme të tokës.

Kjo lloj bimësie ka një përhapje relativisht të gjerë në Shqipëri dhe konsiderohet si një nga formacionet

bimore më të degraduara të vendit si dhe brenda pjesës lindore të zonës së studimit. Në këto zona të

varfra në specie, shkurre si Bushi (Buxus sempervirens) dhe Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus) rriten

përgjithësisht në më pak së 1 metër lartësi. Vlera e biodiversitetit të bimësisë dhe habitatit të hasur

brenda zonës së studimit është e ulët. Figurat: Nuk Mundësohen

Page 25: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 25 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Gurë të Zhveshur me Bimësi të Rrallë

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 8210 shpate shkëmbore gëlqerore me bimësi që rritet në çarjet e gurit dhe

8220 shpate shkëmbore silice me të njëjtën bimësi. Brenda zonës së studimit lindore qendrore ky habitat

është i përfaqësuar nga një habitat mjaft i fragmentuar dhe i varfër në specie. Ka copa të vogla me bimë

të rralla që mbulojnë shpatet me erozion, shkëmbinjtë e zbuluar dhe vendet e gurta me një florë të

specializuar që janë dhe mbulesa kryesore e tokës për këtë habitat. Shumica e zonave me shkëmbinj të

zhveshur brenda zonës së studimit vijnë si rezultat i humbjes së bimësisë origjinale dhe tregojnë

degradim të avancuar dhe erozion. Pjesë të mëdha të këtij habitati vuajnë nga erozioni aktiv dhe

mbështesin nju mbulim mjaft të varfër me bimësi. Zonat me më shumë erozion janë ato të vendosura në

afërsi të fshatrave Gjanç, Backa, Potom dhe Visockë. Megjithatë zonat mëdha erozioni jashtë këtyre

zonave janë shkaktuar gjithashtu nga humbja e mbulimit me bimësi si rezultat i degradimit të pyjeve,

prerjes mbi normë, kullotjes së shumtë dhe djegies. Speciet më të zakonshme të këtij habitati janë

Dëllinjë e kuqe (Juniperus oxycedrus), Astragalus sirinicus, Stachelina uniflosculosa, Dëllinjë e zezë

(Juniperus communis), Dardhë e egër (Pyrus amygdaliformes), etj. Ky habitat është përgjithësisht i varfër

në specie me mbulim të ulët me bimësi për shkak të kushteve ekologjike specifike. Si pasojë, vlera

botanike e bimësisë dhe habitateve të hasura brenda zonës së studimit është e ulët. Figurat: Nuk Mundësohen

Page 26: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 26 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitati: Zona Bujqësore me Mozaik të Përzier

Përshkrimi i Habitatit:

Tokat bujqësore janë të përhapura gjerë në zonën e studimit. Xhepa të vegjël me tokë bujqësore gjinden

shpesh në afërsi të vendbanimeve të vogla në të gjitha pjesët e zonës së studimit. Shumica e zonave

bujqësore shtrihen mbi tokë mjaft të varfër. Kulturat më të rëndësishme të kultivuara në këto zona janë

misri, fasulja, elbi dhe jonxha.

Pemëtaria në zonën e studimit është më së shumti e përfaqësuar nga molla. Vlera botanike e habitateve

të hasura brenda zonës është e ulët.

Figurat: Nuk Mundësohen

Page 27: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 27 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Habitat Përrua/Lum (Ujë i Rrjedhshëm)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 92A0 galeri me Shelg të bardhë (Salix alba) dhe Plep të bardhë (Populus

alba). Pyjet bregore të Mesdheut dhe basenit të Detit të Zi dominohen nga Shelgu i bardhë (Salix alba)

dhe Shelgu i brishtë (Salix fragilis) dhe Shelgje (Salix sp.) të tjerë. Habitati kufizohet përgjatë Lumit Osum

me parcela të vogla të mbetura.

Tokat pyjore bregore kryesisht dominohen nga Verri i zi (Alnus glutinosa), Shelgu i bardhë (Salix alba),

Shelgu shevar (S. incana), Plepi i bardhë (Populus alba) që kolonizojnë depozita aluviale të keq

stabilizuara. Në këto habitate ato mund të formojnë komunitete të pasur të specie me florën shoqëruese

duke përfshirë Shelgun e zi (Salix elaeagnos), Shelgu vjollce (S. purpurea), Plepin e bardhë (Populus

alba),Plepin e zi ( P. nigra), Urthin (Hedera helix), Lularin (Ranunculus ficaria), Shpendrën (Helleborus

odorus), Këlkazën (Arum italicum), Rudith pyjesh (Brachypodium sylvaticum), Telish (Dactylis glomerata).

Këto habitate gjithashtu mbështesin një gamë myshqesh , likenesh dhe fieresh, shpesh të dominuara nga

Fieri (Pteridium aquilinum).

Këto habitate të pasura në specie i shtojnë shumë diversitetit botanik të zonës së studimit. Megjithatë

shumica e specieve të regjistruara janë relativisht të sheshtë në habitate përrua/lum në vende të tjera të

Shqipërisë. Habitatet përrua/lum janë, nga natyra, shumë më të kufizuar në shpërhapje se sa shumica e

llojeve të bimësisë. Si rrjedhojë habitatet e përrua/lum-it konsiderohen si mjedise me vlerë të lartë.

Figura: Habitat i Lumit Osum i përfaqësuar nga një fashë e ngushtë pyjesh dominuar nga Verri i zi (Alnus glutinosa), Shelgu i bardhë (Salix alba), Shelgu (S. incana), Plepi i bardhë (Populus alba). (B-140).

Page 28: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 28 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Toka të tjera të Lagështa (Ujë i Ndenjur)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 3150 liqene eutrofike natyrale me bimësi të llojit Magnopotamion ose

Hydrocharition. Ka dy rezervuarë artificialë uji në afërsi të fshatrave Gjanç dhe Rehovë. Përgjithësisht

këto rezervuarë uji karakterizohen nga ujë i qartë me status ushqyesish të varfër deri mesatar. Në disa

vende komunitetet e bimëve ujore dominohen nga Kallamishte (Phragmites australis) dhe Shavar

gjethengushtë (Typha angustifolia). Specie të tjera të zakonshme përreth rezervuarit janë: Kshëra

(Juncus effusus), Eleocharis acicularis, Cyperus fuscus, C.flavescens, Scirpus setaceus, Juncus

bufonius, Centaurium pulchellum shoqëruar me shkurre që duan ujin si Shelgu i bardhë (Salix alba),

Marina lulevogël (Tamarix parviflora), etj., të cilat janë tipike për tokat e lagështa me ujë të ëmbël. Për

arsye këto specie konsiderohen si të zakonshme si në shkallë lokale ashte edhe kombëtare, vlera e

ngushtë botanike e bimësisë së hasur brenda zonës së studimit përgjithësisht konsiderohet si e mesme.

Megjithatë, këto habitate, si dhe habitatet e lumit dhe përroit janë të një interesi të lartë ekologjik. Figura: Rezervuari i Gjançit (B-138)

Page 29: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 29 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

6.2.1.4.3 Seksion Qendror Perëndimor

Lloji i Habitatit: Toka Natyrale me Bar

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 6510 livadhe me bar të ultësirës (Alopecurus pratensis, Sanguisorba

officinalis). Toka natyrale me bar brenda rajonit perëndimor qendror janë të një prej fazave të fundit të

degradimit të Shkurreve/Pyjeve Sklerofile gjithmonë të Gjelbra – Macchia. Tokat tipike me bar natyrale

janë prezente në zonën e studimit brenda gamës së Macchia-s. Këto habitate dalin pas zhdukjes të

specieve shkurrore dhe drusore si rezultat i impaktit njerëzor afat gjatë. Në terrenin zakonisht të pjerrët

toka është e varfër duke qenë se pa mbrojtjen e ndërlidhjes së dendur të rrënjëve të specieve drusore,

kjo tokë i nënshtrohet erozionit të dendur. Megjithëse klima është e ngrohtë, kushtet për jetën e bimëve

janë faktikisht të ashpra, sepse toka e varfër nuk siguron ushqyes dhe ujë të mjaftueshëm. Për këtë arsye

bimët më të suksesshme në këtë zonë janë ato të cilat përshtaten dhe i mbijetojnë thatësirave të gjata

nëntokë (gjeofitët). Speciet më të shpeshta janë: Rudith dykallizor (Brachypodium distachyon), Barthek i

varur (Bromus tectorum), Barthek elbngjashëm (B. hordeaceus), Bishtdhelpër (Alopecurus pratensis),

Lulekomisht mjeksore (Sanguisorba officinalis), Therlak (Aegilops geniculata), Halmucë trehalëshe (A.

Triuncialis), Kamomil qeni (Anthemis chia), Badher verore (Asphodelus aestivus), Tërsherë mjekëroshe

(Avena barbata), Tërfil yllëzor (Trifolium stellatum), Grashinë dimërore (Vicia villosa).

Këto toka me bar priren të kulloten shumë dhe për këtë arsye nuk mbështesin përgjithësisht biodiversitet

të lartë ose diversitet lulesh. Ky lloj habitati është i përhapur gjerë në Shqipëri dhe përgjithësisht

përfaqëson toka të varfra me bar me vlerë të ulët biodiversiteti.

Disa zona me ish tokë bujqësore në afërsi të fshatrave përgjatë korridorit të gazsjellësit, të cilat u

braktisën 15-20 vjet më parë, tashmë mbështesin një grumbullim gjysmë natyral speciesh. Këto zona

mbështesin një llojshmëri më të ulët flore se sa tokat natyrale me bar dhe shpesh i nënshtrohen kullotjes

intensive ose prerjes për ushqim bagëtish. Figurat: Nuk Mundësohen

Page 30: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 30 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Shkurre/Pyje Sklerofile Gjithmonë të Gjelbra - Macchia

Përshkrimin i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 5210 pyje Arborescent matorral me Dëllinjë (Juniperus spp.) dhe 9340 me

Ilqe (Quercus ilex). Pyjet e vërteta Sklerofile Gjithmonë të Gjelbra janë shumë të rralla tani dhe

përfaqësohen vetëm nga fragmente të vogla në zonën e mbrojtur të Bogovës. Zona e variantit të lagësht

të klimës Mesdhetare në vendndodhjet e pyjeve të mëparshme është tashmë e zënë nga Macchia-t e

mirë zhvilluara, gjithashtu të dominuara nga bimë gjithmonë të gjelbra. Macchia-t gjinden në mënyrë të

fragmentarizuar në zonat kodrinore të rrugës së gazsjellësit nga qyteti i Çorovodës deri në Poliçan dhe

nga fshati Cukalat deri në Fshatin Sqepur. Macchia është një shkurre e dendur gjithmonë e gjelbër deri

në 2.5 metra lartësi. Kryesisht rritet në tokë acide në vende paksa të lagështa. Macchia-t janë

përfaqësuese të një shkalle degradimit të pyjeve mesdhetare gjithmonë të gjelbra ose pyjeve të vjetra me

Ilqe (Quercus ilex). Speciet më të rëndësishme që i japin këtij formacioni fizionominë e tij janë shkurret

gjithmonë të gjelbra si Mare (Arbutus unedo), Mretë gjethengushtë (Phillyrea angustifolia), Shqopë (Erica

arborea), Dëllinjë e kuqe (Juniperus oxycedrus), Xanë (Spartium junceum), Lofatë (Cercis siliquastrum),

Drizë (Paliurus spina-christi), Goricë (Pyrus amygdaliformis), Frashër i Zi (Fraxinus ornus), Cërmëdell

(Cotinus coggygria). Xinë (Pistacia lentiscus), Mërsinë (Myrtus communis), Ilqe (Quercus ilex) të

përshtatura të rriten për një periudhë të gjatë në mot të nxehtë dhe me mangësi reshjesh. Struktura e

dendur e Macchie-ve nuk lejon rritjen e florës së pasur barishtore. Pjesa më e madhe e bimëve barishtore

thahen gjatë periudhës së verës. Ndër bimët barishtore gjenden: Rriell moçalesh (Euphorbia characias),

Rrushkull gjembor (Ruscus aculeatus), Shpargull (Asparagus acutifolius), Bar majasëlli (Teucrium

polium), Mënishte (Cistus incanus), Rrëshajë (Cistus salviafolius), Luledele (Bellis perennis), Morenxë e

ashpër (Smilax aspera), Telish (Dactylis glomerata), Kelkazë (Arum italicum), Anemone apenine

(Anemone hortensis), Gram (Cynodon dactylon), Pesta erëmirzë (Anthoxanthum odoratum), Brizë e

madhe (Briza maxima), Belismë e zezë (Chrysopogon gryllus), Flokëz qepore (Poa bulbosa), Bishtmi i

Alpeve (Micromeria juliana), Cinozur gjembak (Cynosurus echinatus), Arrs dushk i vogël (Teucrium

chamaedrys), Sarushë mjeksore (Stachys officinalis), Rrëzë shtegtare (Rubia peregrina), Fier i zi

(Asplenium adianthum-nigrum), Kufilmë zhardhokore (Symphytum tuberosum), Doriknë pesëgjethesh

(Dorycnium hirsutum), Qirinthë e madhe (Cerinthe major) etj.

Faktikisht përgjatë këtij brezi më së shumti në afërsi të fshatrave ka një ndikim të madh njerëzor: prerje,

kullotje intensive dhe shpyllëzime në disa vende me qëllimin e përfitimit të tokave bujqësore për kultivimin

e bimëve bujqësore. Përveç dëmeve të mësipërme, një faktor tjetër me ndikim të madh për këto zona

është erozioni i tokës. Në disa vende toka ka kaq shumë erozion sa pothuajse mund të shihet baza prej

guri. Si rrjedhojë procesi i degradimit ka filluar shumë shpejt siç tregohet nga disa lloje bimësie që

shfaqen në habitatet origjinale të pyjeve sklerofile të lisit gjethe gjerë termofilikë gjithmonë të gjelbër:

Macchie, Garigue dhe Phrygana.

Page 31: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 31 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Përshkrimi i Habitatit (vazhdim):

Në zonën midis fshatit Otllak dhe qytetit Ura Vajgurore, mbi kodra shkëmbore të pjerrëta dhe tokë

gëlqerore, ka një lloj bimësie që vjen si pasojë e degradimit të rëndë njerëzor (prerje, kullotje) e llojit të

bimësisë Macchia që quhet garigue. Përveç formave xhuxhe si Shkurre lisi (Quercus coccifera) dhe

Mreta gjethegjerë (Phillyrea latifolia), ajo përmban vetëm pak pemë të tjera ose specie të larta shkurresh.

Ky lloj terreni karakteristik i kësaj bimësie gjithmonë të gjelbër është vetëm 60-120 cm i gjatë dhe mund të

përfshijë shkurre si: Veronika mjeksore (Erica manipuliflora), Mënishte (Cistus spp.), Bezga (Phlomis

fruticosa), Gjembaç fshesë (Calicotome villosa).

Phrygana është një lloj tjetër habitati i gjetur në këto zona dhe mbase shembulli më i mirë i shfaqjes dhe

vazhdimit të një faze specifike degradimi të bimësisë nën ndikimin e gjatë dhe të përhershëm të aktivitetit

njerëzor (prerja e pemëve, zjarre të qëllimshëm, kullotje nga bagëtia). Bezga (Phlomis fruticosus) dhe

specie të gjinisë Mënishte (Cistus spp.) luajnë një rol të rëndësishëm në përbërjen e phrygana.

Në Shqipëri kjo lloj bimësie ka një shtrirje të gjerë në pothuajse gjysmën e sipërfaqes së vendit. Por

përgjithësisht kjo lloj bimësie është shumë e dëmtuar nga shfrytëzimi. Vlera e bimësisë dhe habitateve të

hasura brenda zonës së studimit është përgjithësisht mesatare, për shkak të prezencës së specieve që

konsiderohen si të rralla ose në rrezik në një kontekst lokal ose kombëtar, siç janë Ilqet ( Quercus ilex),

etj. Figura: Formacion Macchia në afërsi të fshatit Vojak.

Page 32: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 32 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyje të Përzier Gjethe Gjerë Dominuar nga Lisi (Quercus sp.)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 91M0 pyje Qarri-Bunge Ballkanike-Panoniane. Formacionet pyjore të

dominuara nga një përzierje e specieve të lisave gjethe lëshues përfshirë Bungëbutën (Quercus

pubescens), Qarrin (Quercus cerris) dhe Shprathin (Quercus frainetto) gjinden në pjesë të vogla të zonës

së studimit në zonat kodrinore nga fshati Buzuk deri në Therpeli. Pyjet janë shpesh të fragmentarizuara

dhe me rritje të ulët, shpesh vetëm me shkurre. Elementet kryesore të këtyre pyjeve janë Bungëbuta

(Quercus pubescens), Shprathin (Quercus frainetto), Frashëri i Zi (Fraxinus ornus), Mëllezë (Ostrya

carpinifolia), Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), Panja (Acer obtusatum), Milëza (Coronilla emeroides),

Qarri (Quercus cerris), Shkoza e zezë (Carpinus orientalis), Cërmëdelli (Cotinus coggygria), Rudithi

dykallizor (Brachypodium pinnatum), Rudith pyjesh (B. sylvaticum), Murrizi (Crataegus monogyna), Kulpra

e egër (Clematis vitalba), Urth (Hedera helix), Dishla (Dictamnus albus), Shpendra (Helleborus odorus),

Fier (Pteridium aqualinum), Telishi (Dactylis glomerata), Aguliçja e vërtetë (Primula veris), Flokëza qepore

(Poa bulbosa), Rrielli si bajame (Euphorbia amygdaloides) etj.

Ato përgjithësisht përfaqësojnë pyje të degraduara të menaxhuara si korije, përdorur nga popullata

vendore për dru zjarri dhe kullotje (veçanërisht dhi) dhe për prerje degësh për foragjere gjatë dimrit.

Treguesi i këtij degradimi është prezenca e një frekuence më të lartë speciesh si Dëllinja e kuqe (Juniperus

oxycedrus), Belisma e zezë (Chrysopogon gryllus), Mënishte shkurrore (Cistus villosus), Dorikna

kreshpake (Dorycnium hirsutum), etj. prerja dhe kullotja shpesh kanë transformuar pyllin në një tokë të

hapur me shkurre; një lloj i veçantë toke me shkurre shpesh i dominuar nga Driza (Paliurus spina-christi)

dhe Badhra verore (Asphodelus aestivus), karakterizuar gjithashtu nga prania e Dëllinjës së kuqe

(Juniperus oxycedrus), Mretë gjethengushtë (Phillyrea angustifolia), etj. Këto komunitete bimësh janë

tregues i rëndësishëm i kullotjes intensive, zjarreve dhe fazës së avancuar të degradimit, si dhe që është e

vështirë të rehabilitohen.

Pyje të përziera gjethe gjerë të dominuar nga speciet e Lisit (Quercus) kanë një përhapje të gjerë në

Shqipëri. Megjithatë ato zona që rriten në afërsi të qendrave të populluara i nënshtrohen shfrytëzimit të

rëndë për dru zjarri dhe foragjere dhe si rrjedhojë kanë degraduar. Brenda zonës së studimit përgjatë

gjurmës së gazsjellësit, shumica e specieve të bimëve përbërëse janë tipike nga pyje të dëmtuar. Speciet

e bimëve të pranishme në këtë lloj habitati gjenden në pjesën më të madhe zakonshme përgjatë territorit

shqiptar. Vlera e bimësisë dhe habitateve të hasura brenda gjurmës së gazsjellësit është përgjithësisht e

ulët.

Page 33: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 33 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figura (vazhdim): Formacione pyjore të dominuara nga një përzierje speciesh lisi midis fshatrave Therepeli dhe Vendreshë e Madhe.

Page 34: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 34 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Tokë Tranzitore Pyjore/Shkurrore

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9170 pyje lisi-shkoze Galio-Carpinetum. Ky lloj habitati përgjithësisht i

dominuar nga Shkoza e zezë (Carpinus orientalis) gjindet në pjesë të vogla të zonës së studimit në zonat

kodrinore midis qytetit të Çorovodës deri në Poliçan dhe nga Olltaku deri në Urën Vajgurore. Pyje të cilat

janë përgjithësisht më të ulët se sa 3 m lartësi dhe më të rinj se sa 10 vjet dominojnë shumicën e

sipërfaqes së këtij habitati.

Ky formacion shkurror përfaqëson një fazë degradimi të pyjeve të mëparshme me Lis (Quercus spp).

Pylli natyral është kryesisht i dominuar nga Qarri (Quercus cerris), shoqëruar me Bungëbutë (Quercus

pubescens) ose Shprath (Quercus frainetto). Përgjithësisht ky formacion dominohet nga Shkoza e zezë

(Carpinus orientalis) në pothuajse të gjitha zonat e këtij formacioni. Specie të tjera me nivel të lartë pranie

në këto toka shkurrore janë Lajthia (Coryllus avellana), Panja gjetherrapi (Acer platanoides), Fshikëkartha

(Colutea arborescens), Thana (Cornus mas), Milza (Coronilla emerus), Cërmëdelli ( Cotinus coggygria),

Murrizi i Heldraihit (Crataegus monogyna), Frashër i Zi (Fraxinus ornus), Dëllinja e kuqe (Juniperus

oxycedrus), Ostrya carpinifolia, Mreta gjethengushtë (Phillyrea angustifolia), Mreta gjethegjerë (P.

latifolia), Qarri (Quercus cerris), Bungëbuta (Quercus pubescens), Manaferra (Rubus ulmifolius), Krekezi

(Acer monspessulanum), Driza (Paliurus spina- christi), Lofatë (Cercis siliquastrum), Thanukla (Cornus

sanguinea), Urthi (Hedera helix), Pejza (Tamus communis), Bari i majasëllit (Teucrium polium), Mënishte

shkurrore (Cistus villosus) etj.

Ndër bimët barishtore hasen: Anemona apenine (Anemone apennina), Shpargulla (Asparagus

acutifolius), Rudithi pendor (Brachypodium pinnatum), Kokërrujë mjekësore lejla (Buglossoides

purpurocaerulea), Klinopodi i rëndomtë (Clinopodium vulgare), Vratiku gjethesilasë (Cnidium silaifolium),

Cinozuri gjembak (Cynosurus echinatus), Shpendra (Helleborus odorus), Knauta e dushkajave (Knautia

drymea), Vingjra e zezë (Lathyrus niger), Luzula e Forsterit (Luzula forsteri), Bjelisha e qerpikët (Melica

ciliate),Rigoni (Origanum vulgare), Potentilla lulevogël (Potentilla micrantha), Aguliçja e rëndomtë

(Primula vulgaris), Prunela e rëndomtë (Prunella vulgare), Rrushkulli gjembor (Ruscus aculeatus),

Trumzë malesh (Satureja montana), Symphytum bulbosum, Lisër kërcellgjatë (Thymus longicaulis),

Grashina lulemadhe (Vicia grandiflora) etj. Ky lloj pylli përdoret nga popullata vendore për sigurimin e

drurit të zjarrit dhe të mirëmbajtjen e bagëtive.

Ky lloj habitati ka një përhapje të gjerë në Shqipëri. Pyje të këtij tipi shihen si faza degradimi të pyjeve të

lisit. Bimësia dominohet nga specie të zakonshme bimësh që janë tipike për pyjet e dëmtuar, me

diversitet të ulët speciesh bimësh dhe që gjinden rëndom në territorin shqiptar. Vlera e bimësisë dhe

habitateve të hasura brenda zonës së studimit është përgjithësisht e ulët si pasojë e diversitetit të ulët të

specieve të bimëve dhe mungesës së specieve që konsiderohen si të rralla në një kontekst lokal ose

kombëtar. Figurat: Nuk Mundësohen

Page 35: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 35 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyll Halor – Dominuar nga Pisha e egër (Pinus halepensis)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 9540 pyje pishash mesdhetare me pisha mesogeane endemike. Në një

pjesë të vogël të territorit në zonat kodrinore midis fshatrave Olltak dhe Guri i Bardhë përgjatë korridorit të

gazsjellësit, kryesisht në shpate shumë të ekspozuara nga erozionit, ka fragmente të dukshme të

formacioneve të pyjeve halore mesdhetare me specie dominante pemët e Pishës së egër (Pinus

halepensis).

Këto specie janë kultivuar së fundmi (20-30 vjet më parë) për uljen e erozionit dhe stabilizimin e tokës në

pjesët e pjerrëta. Shtresa e mëposhtme është e mbuluar me shkurre si Manaferra (Rubus ulmifolius),

Driza (Paliurus spina – christi), Mreta gjethengushtë (Phillyrea angustifolia), Xina (Pistacia lentiscus),

Shqopa (Erica arborea), dhe bimë barishtore si Trumza e maleve (Satureja montana), Sherbela mjeksore

(Salvia officinalis), Sherbela shporis (S. verbenaca), Kokoçeli i Greqisë (Micromeria graeca), Rudithi

dykallizor (Brachypodium distachyum), Bar kullose (Andropogon ischaemum),si dhe specie të shpërndara

sipas rastit si Këlkaza (Arum italicum), Këlkaza e njollosur (A. Maculatum), Kapinoku (Marrubium

vulgare), Fier (Pteridium aqualinum) etj. përgjithësisht pyjet halorë të dominuar nga Pisha e egër (Pinus

halepensis) përfaqësojnë pyje me diversitet të vogël speciesh bimësh dhe të shpeshtë në të gjithë

territorin e Shqipërisë.

Shumica e specieve të bimëve përbërëse janë tipike të pyjeve të dëmtuar dhe janë të pranishme në të

gjithë vendin. Vlera e habitatit të hasur brenda gjurmës së linjës së transmetimit është përgjithësisht e

ulët. Figura: formacione pyjore të dominuar nga Pisha e egër (Pinus halepensis) midis fshatrave Olltak dhe Guri i Bardhë.

Page 36: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 36 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Gurë të Zhveshur me Bimësi të Rrallë

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 8210 shpate shkëmbore gëlqerore me bimësi që rritet në të çarat e gurit.

Brenda zonës së studimit Perëndimore Qendrore ky habitat është i përfaqësuar nga një habitat shumë i

fragmentuar dhe i varfër në specie. Parcela të vogla me mbulim me bimë të rralla mbi shpate me erozion,

pjesë të dala shkëmbore dhe gurë më një florë të specializuar është mbulesa kryesuese e tokës për këtë

habitat. Shumica e parcelave me gurë të zhveshur brenda zonës së studimit janë rezultat i humbjes së

mbulesës së bimësisë origjinale dhe tregojnë degradim dhe erozion të avancuar. Pjesë të mëdha të këtij

lloj habitati janë në një fazë aktive erozioni dhe mbështesin një mbulim shumë të kufizuar me bimësi. Zonat

me erozionin më të rëndë janë ato të vendosura midis fshatrave Olltak dhe Guri i Bardhë. Megjithatë zona

të mëdha me erozion jashtë këtyre zonave janë shkaktuar gjithashtu nga humbja e mbulimit me bimësi si

rezultat i degradimit të pyllit, prerjes së shumtë, kullotjes së tepërt dhe djegies.

Gurë më së shumti gëlqeror, të zhveshur, pa ujë, nën ekspozimin e diellit dhe erës me bimësi të shpateve

shkëmbore dhe të cacrave në gur, nuk duken si një habitat i favorshëm për rritjen e suksesshme të

specieve të bimëve. Megjithatë kjo është shtëpia e një numri të madh bimësh të quajtura bimë që rriten në

të çarat e gurëve, të cilat i janë përshtatur këtyre kushteve jo mikpritëse dhe tërësisht jo të favorshme.

Megjithëse habitatet janë në pjesën më të madhe uniform, flora e kësaj zonë është me goxha diversitet.

Arsyeja për këtë paradoks është izolimi lokal i habitateve si dhe nga ndryshimet klimatike në nivel rajonal

dhe vendor.

Bimë karakteristike enëzore të të cacrave përfshijnë Dëllinjën e kuqe (Juniperus oxycedrus), Trumzën e

maleve (Satureja montana), Kokoçel i Greqisë (Micromeria graeca), Fierin me qime (Asplenium

trichomanes), Fieri i gjelbër (Asplenium viride), Barin e gjarprit (Ceterach officinarum), Fieri shkëmbor

(Asplenium ruta-muraria), Putoria calabrica, etj.

Ky habitat është përgjithësisht i varfër në specie me mbulim të ulët me bimësi për shkak të arsyeve

ekologjike të veçanta. Si rrjedhojë, vlera botanike e bimësisë dhe habitateve të hasura brenda zonës së

studimit është e ulët. Figurat: Nuk Mundësohen

Page 37: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 37 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Zona Bujqësore me Mozaik të Përzier

Përshkrimi i Habitatit:

Tokat bujqësore janë shumë të përhapura në zonën e studimit. Parcela të vogla me tokë bujqësore

shpesh hasen përreth vendbanimeve të vogla në të gjitha pjesët e zonës së studimit. Shumica e

parcelave bujqësore janë mbi tokë relativisht të varfër. Kulturat më të rëndësishme të kultivuara në këto

zona janë misri, fasulja, elbi dhe jonxha.

Pemëtaria në zonën e studimit është më së shumti i përfaqësuar nga ulliri dhe vreshtat. Vlera botanike e

habitateve të hasura brenda zonës së studimit është e ulët. Figurat:

Nuk Mundësohen

Page 38: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 38 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Ullishtat

Përshkrimi i Habitatit:

Ullishtat janë një nga njësitë më tipike të tokave në zonën e studimit veçanërisht në kodrat nga rrethi i

Beratit deri në rrethin e Fierit. Ulliri (Olea europaea) haset në një llojshmëri formash në zonën e studimit.

Disa prej tyre janë në gjendje të mirë, ndërsa të tjerë janë braktisur dhe plantacionet janë kolonizuar nga

bimësia e egër. Kultivimi i ullirit në këtë zonë është e shpërndarë në lartësi të ndryshme. Metoda

tradicionale të njëjta dhe të pandryshuara për shekuj janë përdorur në kultivimin e ullirit dhe kjo shoqëruar

me vendndodhjen e brezareve (formuar në mes të bimësisë natyrale) do të thotë që një nivel natyraliteti

është ruajtur në mjedisin e brezareve.

Aty ku brezaret janë braktisur, ato kanë prirjen të mbulohen nga bimësi oportuniste (e konsideruar si faza

e parë e vegjetacionit dyllor) e dominuar nga Manaferra (Rubus ulmifolius), Mëgashtra (Dittrichia viscosa)

(specie bimësh invazive), dhe nga prania e një numri të madh bimësh tipikisht mesdhetare si Xina

(Pistacia lentiscus), Bezga (Phlomis fruticosus), Tërfili i ashpër (Trifolium scabrum), Tërfili rrodhëz

(Trifolium lappaceum), Tërfili gjethengushtë (Trifolium angustifolium), Rudithi dykallizor (Brachypodium

distachyum). Bollëku dhe qëndrimi i Trumzës së egër (Thymus vulgaris) në komunitetin e bimëve, nga

ana tjetër, duket të jetë e lidhur ngushtë me periudha të gjata kullotje pas braktisjes së brezareve.

Vlera botanike e këtyre habitateve të hasura brenda zonës së studimit është e ulët. Figurat:

Nuk Mundësohen

Page 39: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 39 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Habitati Përrua/Lum (Ujë i Rrjedhshëm)

Përshkrimi i Habitatit:

Lumi Osum është i shoqëruar me habitate ujore, moçale me ujë të ëmbël dhe pyje bregore, të cilat

mbështesin biodiversitet të lartë të florës dhe që janë habitate të rëndësishme brenda zonës së studimit.

Habitatet Evropianë përfshijnë 92A0 galeri me Shelg të bardhë (Salix alba) dhe Plep të bardhë (Populus

alba) dhe 92C0 pyje Rrapi (Platanus orientalis) dhe Liquidambar orientalis (Platanion orientalis).

Pyjet bregore, që kanë kolonizuar depozitimet e mbushura të keq stabilizuara dominohen kryesisht nga

Rrapi (Platanus orientalis), Shelgu i bardhë (Salix alba), Verri i zi (Alnus glutinosa),Plepi i bardhë (Populus

alba). Në këto habitate ato mund të formojnë komunitete të pasura në specie me florën shoqëruese, duke

përfshirë Shelgun e zi (S. elaeagnos), Shelgun vjollce (S. purpurea), Lofatën (Cercis siliquastrum),

Caracën (Celtis australis), Plepin e zi (Populus nigra), Frashërin e Zi (Fraxinus ornus), Murrizin e Heldraihit

(Crataegus monogyna), Thanuklën (Cornus sanguinea), Konopicën (Vitex agnus-castus), Rubus spp.,

Trëndafilin e breshkës (Rosa sempervirens), Urthin (Hedera helix), Kulprën e egër (Clematis vitalba),

Rrush i egër (Vitis vinifera ssp. sylvestris), Lularin (Ranunculus ficaria), Barzemrën (Aristolochia rotunda),

Lule sapunin (Saponaria officinalis), Kufirma e egër (Symphytum bulbosum), Lulebasanin (Hypericum

perforatum), Mendërmirën lulemadhe (Calamintha grandiflora), Micklën (Melissa officinalis), Shpendrën

(Helleborus odorus), Bukëderrin (Cyclamen hederifolium), Këlkazën (Arum italicum), Rudithin dykallizor

(Brachypodium sylvaticum), Telishin (Dactylis glomerata). Këto habitate gjithashtu mbështesin një sërë

myshqesh, likenesh dhe fieresh, shpesh të dominuara nga Fieri (Pteridium aquilinum).

Këto habitate të pasura në specie i shtojnë shumë diversitetit botanik të zonës së studimit. Megjithëse

shumica e specieve të regjistruara janë relativisht të shpeshta në habitatet e tjera përrua/lum në Shqipëri,

bimësia dhe habitatet e përroit dhe lumit janë, nga vetë natyra, shumë më të kufizuara në përhapje se sa

shumica e llojeve të bimësive. Si rrjedhojë habitatet e përroit dhe lumit konsiderohen si mjedise me vlerë të

lartë.

Figura: Habitat i Lumit Osum Dominuar nga Rrapi (Platanus orientalis) në kushte shumë të mira. (Wp 9,

Pozicion 34 T 427948 4486169)

Page 40: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 40 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Toka të tjera Ujore (Ujë i Ndenjur) (3150 liqene natyrale eutrofike me lloje bimësie Magnopotamion ose Hydrocharition)

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 3150 liqene natyrale eutrofike me lloje bimësie Magnopotamion ose

Hydrocharition. Ka dy rezervuarë artificialë uji në afërsi të fshatrave Pobrati dhe Poshnje. Përgjithësisht

këta rezervuarë karakterizohen nga ujëra eutrofike me status mesatar deri të lartë ushqyesish.

Në disa raste komunitete e bimëve ujore dominohen nga Kallamishte (Phragmites australis) dhe Shavar

gjethengushtë (Typha angustifolia). Specie të tjera të zakonshme të hasura përreth rezervuarit janë:

Zhabinë uji (Ranunculus aquaticus), Bimë nënujore (Ceratophyllum demersum), Bimëkali (Scirpus

setaceus), Bari nyje (Paspalum paspalodes), Xunkthi i butë (Juncus acutus), Mendra e ujit (Mentha

aquatica), Kunde (Imperata cilindrica), Kshëri (Juncus effusus), Eleocharis acicularis, Truskë e zeshkët

(Cyperus fuscus), C.flavescens, Xunkth i fryrë (Juncus bufonius), Bar i ethëve (Centaurium pulchellum)

shoqëruar nga shkurre që duan ujin si Shelgu i bardhë, Marina lulevogël, etj., tipike këto për tokat ujore

me ujë të ëmbël. Për arsye se këto specie konsiderohen si të zakonshme në shkallë lokale dhe

kombëtare, vlera e ngushtë botanike e bimësisë së hasur brenda zonës së studimit konsiderohet

përgjithësisht e mesme. Megjithatë këto habitate, si dhe habitatet e përroit dhe lumit janë të një interesi të

lartë ekologjik. Figurat: Rezervuar uji i fshatit Pobrati.

Page 41: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 41 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figurat (vazhdim): Rezervuar uji në afërsi të fshatit Poshnje (B-095)

Page 42: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 42 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

6.2.1.4.4 Seksioni Perëndimor

Lloji i Habitatit: Plazh, dunë dhe rrafshina ranore

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 2110 duna embrionike të lëvizshme (Cakiletea maritimae &

Ammophiletea). Ky lloj habitati përfshin dunat e ulta ranore të bregut. Këto duna janë ngritjet e para (para

duna) të shtresave të lirshme ranore të hasura pas zonës së zhveshur të dallgëve dimërore dhe

rrezikojnë fazën e parë të evolucionit të sistemit të dunave ranore. Ato karakterizohen nga prania e

materialeve organike dhe mbetjeve të bimëve të dala nga deti dhe gjithashtu nga lëvizja e pandalshme e

ndryshimi i formës, çka sigurojnë lartësinë e tyre të ulët (<1m) dhe mbulimin e shpërndarë me bimësi.

Dunat ranore në zonën e studimit mbulojnë një brez të ngushtë të bregdetit, me trashësi të

ndryshueshme e cila shkon nga 10 deri 15 metra dhe që arrin një lartësi maksimale prej 1 metër. Prania e

sistemit të dunave është rezultat i një numri faktorësh, të cilët paracaktojnë morfologjinë e brigjeve ranore

duke përfshirë depozita rëre të mjaftueshme lumore ose detare dhe praninë e erës së fortë dhe

mbizotëruese.

Përbërja e florës të dunave ranore përfshin psammophyte1 tipike si Murrizi bregdetar (Eryngium

maritimum), Brokeri bregdetar (Cakile maritima), Echinophora spinosa, Qumështorja e mbuluar

(Euphorbia peplis), Amofile e rërës (Ammophila arenaria) Gjembaçi i njelmët (Salsola kali), Inula

crithmoides, Kunthi i mprehtë (Sporobolus pungens), Rrodhe (Xanthium strumarium) dhe të tjera. Këto

përfshijnë pothuajse të gjithë bimësinë e plazhit dhe dunave të lëvizshme.

Ato shpesh janë të degraduara për shkak të pranisë së plazhistëve verorë. Brenda zonës së studimit

vazhdimësia natyrale e ekosistemeve të dunave ranore është shqetësuar nga aktiviteti njerëzor dhe

dunat e “vërteta” hasen në formën e tyre tipike në zona shumë të kufizuara.

Një rezultat i dukshëm i ndikimit njerëzor është përhapja e gjerë e Rrodhes (Xanthium strumarium)(specia

u soll nga Amerika dhe i është përshtatur këtyre zonave në mënyrë të përsosur) si dhe shumë pushtues

nga zonat e tjera të shqetësuara ose habitatet e kultivuara. Më të zakonshmet janë: Anagallis foemina,

Trifolium angustifolium, Avena sterilis, Bromus hordeaceus, Hordeum murinum, Juncus conglomeratus,

Lagurus ovatus, Silene colorata, Cynosurus echinatus, Briza maxima, Erodium cicutarium, dhe Vitex

agnus-castus.

1 Psammophyte: specie e cila mund të tolerojë kushtet

Page 43: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 43 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figura (vazhdim): Duna ranore Embrionike me bimësi shumë të shpërndarë (Wp 031, B- 031)

Prania e kësaj bimësie është një faktor i rëndësishëm për ngadalësimin e lëvizjes së rërës të shtyrë nga

deti në drejtim të tokës. Vlera botanike dhe ekologjike e këtij lloj habitati është përgjithësisht e lartë.

Page 44: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 44 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Pyje Halore Bregdetare – dominuar nga Pinus halepensis dhe P. Pinea

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 2270 duna me dru me Pishë të butë (Pinus pinea) dhe/ose Pinus pinaster.

Pylli Halor Bregdetar – dominuar nga Pishe e egër (Pinus halepensis) shtrihet në zona të shpërndara nga

perëndimi në lindje të zonës së studimit. Pyjet e pishave përgjithësisht e kanë origjinën nga plantacionet,

të kultivuara 30-40 vjet më parë për stabilizimin e dunave ranore dhe për mbrojtjen e tokave bujqësore.

Megjithatë ata janë tashmë një karakteristikë e shumë bregdeteve mesdhetare dhe aktualisht

përfaqësojnë habitate me status përparësie të përfshira në Shtojcën I të Udhëzimit 92/43/EEC. Pylli

dominohet nga Pisha e egër (Pinus halepensis) që rritet dendur në tokë ranore.

Këto pyje janë përgjithësisht të mirë konservuar me pemë të rritura dhe një mbulesë të dendur degësh. Si

rezultat i hijes së madhe që lëshojnë, ka pothuajse një mangësi tërësore të shtresave shkurrore ose

barishtore nën pemët e rritura. Në zonat e hapura, ka shtresa të mëposhtme shkurrore dhe barishtore të

dominuara nga specie si Manaferra (Rubus ulmifolius), si dhe rastësisht Mërsina (Myrtus communis),

Veronika mjeksore (Erica manipuliflora), Xina (Pistacia lentiscus), Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus

subsp. Macrocarpa), Bishtlepur (Lagurus ovata), etj.

Pyjet halore të dominuara nga Pisha e egër (Pinus halepensis) dhe Pisha e butë (P. pinea) përfaqësojnë

pyje me shtrirje shumë të gjerë në Rajonin Bregdetar shqiptar të mbjella për mbrojtje kundër erërave

detare. Bimësia dominohet nga specie bimësh tipike për pyjet e dëmtuara, me diversitet speciesh të ulët

por të shpeshtë në të gjithë territorin shqiptar. Figura: Pyll Halor Bregdetar – Dominuar nga Pinus halepensis dhe P. pinea (Wp 035, B- 035)

Page 45: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 45 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Toka të Lagura Bregdetare / Laguna

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropian përfshijnë 1150 laguna bregdetare. Lagunat Gjemia (me ujë të kripur) dhe Petriti (me

ujë të njelmët) janë dy laguna bregdetare pothuajse në fund të korridorit të gjurmës të gazsjellësit (të pa

ndikuara nga projekti). Duke qenë se janë të kufizuara në madhësi dhe të arritshme lehtësisht, ato kanë

një rëndësi mesatare për zogjtë e ujit, veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Kjo pjesë e bregut është ranore

me shenja të shumta erozioni dhe ndryshime të shpeshta në pozicionin e bregdetit shkaktuar nga

ndryshimet në regjimin e sedimenteve bregdetare.

Bimësia kryesore e pranishme në lagunën Gjemia është shtrati i barit të detit dominuar nga Leshteriku i

Noltit (Zostera noltii). Aty ku është i pranishëm Leshteriku i Noltit është specia më dominante dhe

zakonisht hasen shumë pak specie të tjera enëzore por shpesh me shumë alga. Në zonat më të cekëta

bari i detit mundet nga Rupia e përdredhur (Ruppia cirrhosa).

Fundet barishtore të detit përmbajnë pak specie por arrijnë sasi shumë të mëdha biomase dhe një numër

shumë të madh organizmash planktoni dhe speciet e fundit të detit në këto komunitete. Popullatat e

algave lundruese me Leshterik të gjelbër (Ulva rigida) vendosen mbi shtresa të buta, baltore, ndërsa

Enteromorpha sp. jeton mbi shtresa më të forta (ranore).

Këto shtresa luajnë një rol të rëndësishëm në ndikimin e formës dhe qëndrueshmërisë së bregdetit, duke

rregulluar oksigjenin e shpërbërë dhe filtrimin e materialeve të pezulluara. Ato mund të rrisin

biodiversitetin e një lagune duke siguruar strehë fizike nga grabitqarët dhe gjithashtu të shërbejnë si

habitate për ushqim për një llojshmëri organizmash.

Laguna Petriti, një lagunë e vogël me ujë të njelmët karakterizohet nga bimësi më komplekse. Bimësia e

këtij habitati përbëhet nga Scirpus maritimus, Kallamishtja (Phragmites australis), Skena e zeshkët

(Schoenus nigricans), Marina e dalmacisë (Tamarix dalmatica), Xunkthi i butë (Juncus acutus), Kuqla e

ravenës (Saccharum ravennae) (Wp 033, B- 033).

Lagunat bregdetare janë ekosisteme shumë prodhues. Ato japin kontribut për prodhimtarinë tërësore të

ujërave bregdetarë duke mbështetur një llojshmëri habitatesh duke përfshirë moçalet e kripura dhe barin

detar. Ato gjithashtu sigurojnë habitat të domosdoshëm për shumë specie peshqish dhe kafshësh me

guaskë. Vlera e habitatit është përgjithësisht e lartë [ato korrespondojnë me habitatet me status

përparësie, përfshirë në Shtojcën I të Udhëzimit 92/43/EEC]. Megjithatë Laguna Gjemia është e

kërcënuar nga erozioni bregdetar dhe po bëhet gjithmonë e më shumë e lidhur me detin si rrjedhojë e

erozionit në dunën ndarëse.

Page 46: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 46 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figura (vazhdim): Laguna Petriti me ujë të njelmët dominuar nga Zubë bregdetare (Scirpus maritimus), Kallamishte (Phragmites australis), etj. (Wp 033, B- 033)

Page 47: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 47 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Moçale të Kripura

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 1310 Ambruk dhe (Salicornia) dhe bimë të tjera një vjeçare që kolonizojnë

baltën dhe rërën, 1410 livadhe të kripura mesdhetare (Juncetalia maritimi) dhe 1420 Sarcocornetea

fruticosi mesdhetare dhe teermo-atlantike, 92D0 Shkurre të njelmëta (Nerio-Tamaricetea). Moçalet e

kripura janë një nga habitatet më mbizotëruese në zonën bregdetare në rrafshinën e ulët aluviale pas

dunave ranore. Ato janë të zhytura gjatë dimrit dhe të thata (pjesërisht ose tërësisht) në verë. Përreth

këtyre moçaleve të kripura është zhvilluar një bimësi e zgjeruar kripë kërkuese. Moçalet e kripura

popullohen nga bimë që rriten në mjedise kriporë, dhe bimë të cilat mund të jetojnë në kushte të kripura.

Brenda këtij lloj habitati mbulimi me bimë ndërrohet me tokën e zhveshur që në zona me kripësi të lartë

mbulohet nga kripë e kristalizuar.

Bima më e zakonshme e moçaleve të kripura është Ambruku (Salicornia europaea), që ka shpërhapje

botërore. Ambruku shpesh është bima e parë që zë rrënjë në tokë të lagët dhe që fillon vazhdimësinë e

tij ekologjike në një moçal të kripur. Bimë si Artroknema shumëvjeçare (Athrocnemum fruticosum),

Fshesa e rëndomtë (Limonium vulgare), Xunkthi i butë (Juncus acutus), Kulmaku bregdetar (Juncus

maritimus) dhe Baroja e moçaleve të njelmëta (Puccinellia festuciformis) rriten kur balta është mbushur

me bimësi nga specie pioniere. Këto bimë janë tolerante ndaj të qenit mbuluar me ujë të kripur për

periudha të gjata.

Elementë të tjerë të shpeshtë të këtyre habitateve janë speciet që kërkojnë kripë me një shpërndarje më

të gjerë, siç janë Halimiona si bordullak (Halimione portulacoides), Marina e dalmacisë (Tamarix

dalmatica), Presja e lagunave (Carex extensa), Halocnemum strobilaceum, Elbi bregdetar (Hordeum

marinum), Parafoli i lakuar (Parapholis incurva), Xana (Spergularia marina), Polipoga e Monpeliesë

(Polypogon monspeliensis) dhe Plenra krithamë (Inula crithmoides). Në pjesët e sipërme të moçaleve të

kripura specie jo- dhe pak- kripore si Kuqla e ravenës (Sacharum ravennae), Zuba (Scirpus

holoschoenus) dhe Këlkaza e ujit (Plantago crassifolia), gjithashtu mund të hasen. Bimësi kripë kërkuese,

e cila është shumë e specializuar nuk është e pasur nga ana e florës.

Moçalet e kripura sigurojnë shumë habitate për speciet që në mënyrë unike i përshtaten ndryshimeve të

kripësisë dhe nivelit të ujit. Ka magazina të rëndësishme biodiversiteti dhe habitate tmerrësisht

produktivë. Ato shërbejnë si depo për sasi të mëdha materiali organik, që ushqen një zinxhir të gjerë

ushqimor për organizma nga bakteret tek gjitarët, ndërkohë që dekompozohet. Vlera botanike dhe

ekologjike e këtij lloj habitati është përgjithësisht e lartë.

Page 48: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 48 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figura (vazhdim): moçale të kripura të mbuluara me bimësi kripë kërkuese dominuar nga Ambruku (Salicornia europaea) (Wp 032 B-032)

Page 49: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 49 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Habitat Përrua/Lum (Ujë i Rrjedhshëm)

Përshkrimi i Habitatit:

Ky lloj habitati rritet përgjatë shtratit të lumit Seman. Gjurma e gazsjellësit kalon Lumin Seman dy herë

(pranë fshatrave Jagodinë dhe Mujalli).

Lumi Seman dhe habitatet ujore të lidhura me të, moçalet me ujë të ëmbël dhe pyjet bregore, të cilat

mbështesin një biodiversitet të lartë të florës, janë habitate të rëndësishme brenda zonës së studimit.

Habitatet Evropiane përfshijnë 92A0 galeri me Shelg të bardhë (Salix alba) dhe Plep të bardhë (Populus

alba). Pyjet bregore të Mesdheut dhe basenit të Detit të Zi të dominuara nga Shelgu i bardhë (Salix alba)

dhe Shelgu i brishtë (Salix fragilis) kanë habitatet e tyre të kufizuar përgjatë Lumit Seman në parcela të

vogla të mbetura.

Toka pyjore bregore është më së shumti e dominuar nga Rrapi (Platanus orientalis) që kolonizon depozita

aluviale të stabilizuara keq. Në këto habitate ato mund të formojnë komunitete të pasura në specie me

florën që i shoqëron duke përfshirë Shelgun e bardhë (Salix alba), Shelgun e zi (S. elaeagnos), Shelgun

vjollce (S. purpurea), Verrin e zi (Alnus glutinosa), Lofatën (Cercis siliquastrum), Caracën (Celtis

australis), Plepin e bardhë (Populus alba),Plepin e zi ( P. nigra), Frashrin e Zi (Fraxinus ornus), Murrizin e

Heldraihit (Crataegus monogyna), Thanuklën (Cornus sanguinea), Konopicën (Vitex agnus-castus),

Vidhin (Rubus spp.), Trëndafilin e breshkës (Rosa sempervirens), Urthin (Hedera helix), Kulprën e egër

(Clematis vitalba), Rrushin e egër të pyllit (Vitis vinifera ssp. sylvestris), Lularin (Ranunculus ficaria),

Barzemrën (Aristolochia rotunda), Lule sapunin (Saponaria officinalis), Kufirmën e egër (Symphytum

bulbosum), Lulebasanin (Hypericum perforatum), Mendërmirën lulemadhe (Calamintha grandiflora),

Mickël (Melissa officinalis), Shpendrën (Helleborus odorus), Bukëderrin (Cyclamen hederifolium),

Këlkazën (Arum italicum), Rudithin dykallizor (Brachypodium sylvaticum), Telishin (Dactylis glomerata).

Këto habitate gjithashtu mbështesin një sërë myshqesh, likenesh dhe fieresh, shpesh të dominuara nga

Fieri (Pteridium aquilinum).

Këto habitate të pasur në specie i shtojnë shumë diversiteti botanik të zonës së studimit. Megjithëse

shumica e specieve të regjistruara janë relativisht të shpeshta në habitatet e përrua/lumit në vende të tjera

të Shqipërisë, bimësia dhe habitatet e përrenjve dhe lumenjve janë nga natyra, shumë më të kufizuar nga

përhapje se sa llojet e tjera të bimësisë. Si rrjedhojë habitatet e përrenjve dhe lumenjve konsiderohen si

mjedise me vlerë të lartë.

Page 50: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 50 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figura: Kalimi në Lumin Seman (habitat me ujë të rrjedhshëm) në afërsi të fshatit Mullaji. ( Wp 028, B- 028)

Page 51: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 51 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Kanale Drenazhimi

Përshkrimi i Habitatit:

Habitatet Evropiane përfshijnë 72A0 Kallamishte (Phragmito-Magnocaricetea). Zona e studimit është e

karakterizuar nga kanale të shumta drenazhimi dhe irrigimi.

Formacioni i Kallamishteve është më i përhapur në këto kanale. Bimë ujore dyvjeçare me trungje të lartë

si Kallmishtja (Phragmites australis), Shevari gjethengushtë (Typha angustifolia) dhe Scirpus lacustris,

janë speciet dominante. Ato janë shpesh të shoqëruara nga specie si Spargana e ngritur (Sparganium

erectum), Këlkaza e ujit (Alisma plantago-aquatica), Eleokara kënetash (Eleocharis palustris), Bargjaku

(Lythrum salicaria), Veronika ujore (Veronica anagallis-aquatica) dhe Mendra e ujit (Mentha aquatica). Figura: kanal irrigimi i mbuluar nga brez i ngushtë me Kallamishte (Phragmites australis), Shavar gjethengushtë (Typha latifolia) (Wp 035, B- 035).

Page 52: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 52 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Toka të tjera Ujore (Ujë i Ndenjur)

Përshkrimi i Habitatit:

U gjet vetëm një rezervuar artificial uji në zonën e studimit në kodrën e vendosur në veri të fshatit Petovë.

Habitatet Evropiane përfshijnë 3150 liqene natyrale eutrofike me lloj bimësie Magnopotamion ose

Hydrocharition dhe 72A0 Kallamishte (Phragmito-Magnocaricetea). Elementet kryesore të bimësisë

(bimësi amfibe) e gjetur në lidhje me këto habitate janë ato të dominuar nga Kallamishtja (Phragmites

australis), Shavari gjethengushtë (Typha angustifolia), Kshëra (Juncus effuses), Eleocharis acicularis,

Truskë e zeshkët (Cyperus fuscus), C. flavescens, Xunkth i fryrë (Juncus bufonius) dhe Bar i ethëve

(Centaurium pulchellum) shoqëruar nga shkurre hidrofile (që rriten pranë ujit) si Shelgu i bardhë (Salix

alba), Marina lulevogël (Tamarix parviflora), etj.

Bimësia në këto habitate përgjithësisht dominohet nga specie të zakonshme bimësh të tokave ujore më

ujë të ëmbël. Shumica e specieve të regjistruara janë relativisht të shpeshta në habitatet e tokave ujore

në vende të tjera të zonës së përgjithshme. Megjithëse tokat ujore janë përgjithësisht me interes të lartë

ekologjik, këto pjesë të mbetura dhe të fragmentarizuara (më së shumti trupa ujorë artificialë) që gjinden

brenda zonës së studimit, janë të vogla dhe me interes botanik të ulët. Ato konsiderohen si të zakonshëm

në kontekstin lokal si dhe kombëtar. Vlera e ngushtë botanike e bimësisë së hasur brenda zonës së

studimit është përgjithësisht e mesme; megjithatë, këto habitate ashtu si dhe habitatet e përrenjve dhe

lumenjve janë të një interesi të lartë ekologjik. Figurat: Nuk Mundësohen

Page 53: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 53 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Toka Barishtore Natyrale – Toka Barishtore në Ultësirë (nën 1.500 metra mbi nivelin e detit) – Zona Bujqësore (Gjysmë-Natyrale, të Braktisura së Afërmi)

Përshkrimi i Habitatit:

Disa zona me ish tokë bujqësore kryesisht në kodrat e Libofshës, të cilat janë braktisur për disa vjet,

tashmë mbështesin një grupim gjysmë natyral speciesh. Pjesëmarrja e këtyre specieve është më e

qëndrueshme: Omani veshtullak (Ditrichia viscosa), Barthek elbngjashëm (Bromus hordeaceus), Kokoçeli

ngjyrë qielli (Centaurea cyanus), Lule misri (Agrostemma githago), Zhabinë misri (Ranunculus arvensis),

Lulëkuqja (Papaver rhoeas), Mëllaga pyjore (Malva sylvestris), Gjemb gomari (Cirsium vulgare), Luledielli

Evropian (Heliotropium europaeum), Shtrapër (Capsella bursa-pastoris).

Ky lloj habitati ndeshet gjithashtu në vende të shpërndara në brendësi, në zona të ulta përtej moçaleve të

kripura dhe shpesh të përmbytura në dimër ose pranverë, por uji qëndron afër sipërfaqes gjatë gjithë vitit.

Përsa i përket kripësisë, ky habitat formon një fazë tranzitore midis tokave të kripura vetëm me bimë që

kërkojnë kripë dhe habitateve të cilat kanë mungesë të këtyre llojeve bimësh. Kjo vjen si rezultat i faktit se

zhvillohet në toka më të lehta se sa baltave pjellore dhe të rënda të shkurreve që kërkojnë kripë dhe për

rrjedhojë është më pak i ndikuar nga uji i detit poshtë tokës dhe më e ndikuar nga uji i ëmbël i sipërfaqes

të shirave dimërorë dhe përmbytjeve.

Bimësia e këtij habitati është e përbërë nga barëra si Elbi bregdetar (Hordeum murinum), Bartheku

elbngjashëm (Bromus hordeaceus), Bishtlepuri (Lagurus ovatus), Phalaris coerulescens, Barlepuri i detit

(Polypogon maritimus), të cilat mbizotërojnë dhe në afërsi të kufijve anësorë mund të shihen specie aliene

si Kallami i madh (Arundo donax), Mëgashtra (Dittrichia viscosa).

Ky habitat karakterizohet shpesh edhe nga pranie e Xunkthit të butë (Juncus acutus), Zubës (Scirpus

holoschoenus) dhe Kuqëlit të ravenës (Saccharum ravennae).

Ky lloj habitati është rezultat i tokës bujqësore jo pjellore ose të varfra dhe të braktisura 15-20 vjet më

parë. Ata janë të karakterizuar nga vlera më të ulta biodiversiteti dhe shpesh i nënshtrohen kullotjes

intensive ose prerjes së rëndë për foragjere bagëtish.

Page 54: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 54 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Figura: Toka Bujqësore (Së Afërmi të Braktisura dhe Gjysmë Natyrale), në zonat e ulta përtej moçaleve të kripura (Wp 034, B- 034).

Figura (vazhdim): Toka Bujqësore (Së Afërmi të Braktisura dhe Gjysmë Natyrale), në zonën e kodrave të Libofshës dominuar nga speciet pushtuese Dittrichia viscosa.

Page 55: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 55 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Zona Bujqësore

Përshkrimi i Habitatit:

Pjesa më e madhe e tokës nga Strumi, përtej Fierit e deri në bregdetin e Adriatikut përbëhet nga toka të

lagështa të bonifikuara që tashmë janë toka bujqësore. Elemente tipike të këtij peizazhi përfshijnë tokat

bujqësore më së shumti të kultivuara me kultura tradicionale si misri, toka bujqësore të braktisura së

afërmi, plantacione me pemë frutore, ullishta dhe vreshta.

Shumica e zona bujqësore janë të vendosura mbi tokë mjaft të varfër. Kulturat më të rëndësishme të

kultivuara në këto zona janë Misër (Zea mays), Elbi (Hassell) dhe Jonxha (Medicago sativa). Ullishtat,

vreshtat, fiku, etj, përfaqësojnë pemëtarinë në zonën e studimit. Vlera botanike e këtyre habitateve të

hasura brenda zonës së studimit është e ulët.

Figura: Zona bujqësore të fshatit Seman i Ri të kultivuara për misër, jonxhë, etj. (Wp 037, B- 037).

Page 56: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 56 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

Lloji i Habitatit: Ullishtat

Përshkrimi i Habitatit:

Ka një numër rajonesh brenda zonës perëndimore të studimit të cilat mbështesin zona të mëdha me

plantacione ulliri. Zonat kryesore ulli rritëse brenda zonës së studimit janë të vendosura përreth kodrave

të Libofshës. Përgjithësisht plantacionet gjinden në kodra të buta dhe formojnë një peizazh karakteristik

përreth vendbanimeve në këtë zonë. Ato janë gjithashtu një burim i rëndësishëm të ardhurash për

popullatën vendore.

Metodat e njëjta, tradicionale të kultivimit të ullirit janë përdorur të pandryshuara për shumë shekuj dhe

kjo, së bashku me vendndodhjen e brezareve (formuar midis bimësisë natyrale) do të thotë që është

ruajtur një shkallë natyraliteti në mjedisin e brezareve. Aty ku brezaret janë braktisur, ato kanë prirjen të

mbulohen nga bimësi oportuniste e dominuar nga Manaferra (Rubus ulmifolius), Dittrichia viscosa (specie

bimësh invazive), dhe prania e një numri të madh bimësh tipike mesdhetare si Xina (Pistacia lentiscus),

Bezga (Phlomis fruticosus), Tërfili i ashpër (Trifolium scabrum), Tërfili rrodhëz (Trifolium lappaceum),

Tërfili gjethengushtë (Trifolium angustifolium), Rudithi dykallizor (Brachypodium distachyum). Bollëku dhe

vazhdimësia e Trumza (Thymus vulgaris) në komunitetin bimësor, nga ana tjetër, duket të jetë e lidhur

ngushtë me periudha të gjata kullotjeje intensive pas braktisjes së brezareve.

Vlera botanike e këtyre habitateve të hasura brenda zonës së studimit është e ulët. Figura: Ullishta në Kodrat e Libofshës.

Page 57: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 57 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

6.2.1.4.5 Seksioni Verior

Seksioni verior mund të dallohet lehtësisht me 2 fusha të ndryshme, Rruga Kavajë - Durrës dhe

uzina kryesore e tubacionit në afërsi të qytetit të Kavajës. Rruga Kavajë – Durrës është e

vendosur në një zonë shumë të urbanizuar që gjendet përgjatë bregdetit Adriatik, ndërsa uzina e

tubacionit është e vendosur në tokë bujqësore në afërsi të qytetit të Kavajës në jug të Durrësit

rreth 1.7 km nga bregdeti.

Habitati në të dy lokacionet është i ndikuar rëndë nga aktiviteti antropogjene me ish të qenit i

urbanizuar dhe se fundmi tokë bujqësore. Seksioni verior, edhe pse i dominuar nga mjediset dhe

peizazhet antropoide (zona të urbanizuara, toka bujqësore, etj) ende përmban disa zona të

habitateve natyrore dhe gjysmë-natyrore të tilla si habitate bregore apo galeri Shelgu të bardhë

(Salix alba) dhe Plepi të bardhë (Populus alba), pyjet halore bregdetare apo dunat e pyllëzuar me

Pisha të buta (Pinus pinea) dhe/ose Pisha bregdetare (Pinus pinaster).

Lloji i Habitatit: Zona të përziera mozaiku bujqësor (përfshirë toka të punueshme të braktisura së fundmi, toka urbane dhe ndërtime periferike, kopshte të brendshme të fshatrave dhe periferive urbane)

Përshkrimi i Habitatit:

Tokat e punueshme dhe sistemet shoqëruese të tyre të ujitjes përbëjnë shumicën e vendbanimeve të pranishme në pjesën veriore. Të lashtat më të rëndësishme që kultivohen në këto zona janë Misër (Miser), Elbi (Hassell) dhe Jonxhë (Medicago sativa). Hortikultura në zonën e studimit është e përfaqësuar kryesisht nga pemë ulliri, vreshta dhe pemë frutore të tjera. Barërat e këqija janë një element i përbashkët ose përbëjnë shkallë të ndryshme në bimësi të tokave pjellore. Pjesë e specieve të tilla si Bresa (Cichorium intybus), Lule misri (Centaurea cyanus), Urthi (Agrostemma githago), Zhabinë misri (Ranunculus arvensis), Lulëkuqe misri (Papaver rhoeas), Kokërrujë e arave (Buglossoides arvensis), Kambanorja flokëvenere (Legousia speculum-veneris), Lule gjilpërë jugore (Scandix australis) dhe Shtrapri (Capsella bursa-pastoris) janë më konstante në kultura të dimrit, ndërsa elementet azotike të specieve të tilla si Nejçe ranore (Polygonum arenaria), Nena (Amaranthus hybridus), Labot (Atriplex patula), Kamomil (Chamomilla recutita), dhe Spinaqi erëkeq (Chenopodium vulvaria) kryesisht marrin pjesë në kultura verore. Pjesëmarrja e specieve të tilla si Omani veshtullak (Ditrichia viscosa), Barthek elbngjashëm (Bromus hordeaceus), Kokoçeli ngjyrë qielli (Centaurea cyanus), Lule misri (Agrostemma githago), Barojë e gjatë (Hieracium sp.), Potentilla fletëvogël (Potentilla micrantha), Gjethedelli heshtor (Plantago lanceolata), Luleradhiqe (Taraxacum sp.), Zhabinë misri (Ranunculus Arvensis), Lulëkuqe misri (Papaver rhoeas), Mëllaga pyjore (Malva sylvestris), Gjemb gomari (Cirsium vulgare), dhe Shtrapër (Capsella bursa-pastoris) janë më konstante në tokat e arave të braktisura.

Përbërja e tërë bimësisë e cila zhvillohet përgjatë ndërtimit urban dhe periferik shfaqet gjatë verës.

Komunitetet e bimëve të futura apo azotike kolonizojnë vendet e mbeturinave, zonat natyrore ose

gjysmë-natyrore të shqetësuara, rrugë dhe hapësira ndërmjetësuese të tjera ose tokë të shqetësuar në

zonën e rrugës Kavajë - Durrës. Komponentët kryesore strukturore të këtyre zonave të shqetësuara dhe

të varfra me specie përfshijnë Hithër (Urtica dioica), Mëllagë pyjore (Malva sylvestris), Lëpushkë

Page 58: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Faqja 58 nga 58

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1008 Rish.: 02 / at16

(Verbascum pulverulentum), Gjemb gomari (Cirsium vulgare), Luledielli Evropian (Heliotropium

europaeum), Bari mijëfletësh (Achillea millefolium), Hithër romak (Urtica pilulifera), Tatulla (Datura

stramonium), (Portulaca oleracea), Ballotë e zezë (Ballota nigra), Bar muresh (Parietaria officinalis), Lule

shtogu (Sambucus ebulus), Labot (Chenopodium botrys), Pelin fushe (Artemisia campestris), Kokoçeli

ngjyrë qielli (Centaurea salonitana), Ushqera (Echium italicum) dhe pemët drunore Drizë e butë (Robinia

pseudoacacia), Plepi kanadez (Populus canadensis), Arra e egër (Ailanthus altissima), dhe Manaferra

(Rubus ulmifolius).

Zona e studimit është e karakterizuar nga drenazhime të shumta dhe kanale të ujitjes. Formimi i shtretërve të kallamit është i gjerësisht i përhapur në këto kanale. Halofitet me trung të gjatë të tilla si Kallmishtja (Phragmites australis), Xunkthi gjethengushtë (Typha angustifolia), dhe Scirpus lacustris marrin pjesë në përbërjen e tij bazale. Këto janë më shpesh të shoqëruara nga specie të cilat përfshijnë Këlkaza e ujit (Plantago Alisma-aquatica), Eleokara kënetash (Eleocharis palustris), Bargjaku (Lythrum salicaria), Veronika e ujit (Veronica anagallis-aquatica), dhe Mendra e ujit (Mentha Aquatica). Shpesh në këto kanale ne mund të shohim Kallamin e madh (Arundo donax), një specie jo vendore pushtuese. Speciet bimore të pranishme në këtë lloj habitati janë ndodhen zakonisht në pjesën më të madhe në të gjithë vendin. Vlera e bimësisë dhe habitateve të hasur brenda zonës së studimit është përgjithësisht e ulët, për shkak të diversitetit të ulët të llojeve bimore dhe mungesa e specieve që konsiderohen të jenë të rralla në një kontekst lokal ose kombëtar.

Foto: Zona të përziera mozaiku bujqësore fushën e tubacionit në afërsi të qytetit të Kavajës

Burimi: ERM (Korrik 2012)

Page 59: VNMS Shqipëri Aneksi 6.2.1.4 – Lista e Habitateve - Flora

Data 01/2013

Copyright Rezervuara: Ky dokument nuk mund të kopjohen, treguar osAG. Versioni i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhëna

Copyright Reserved: This document may not be copied, shown to or plaThe latest version of the document is registered in the TAP Project's Da

Trans Adriatic Pipeline AG – Albania (Branch Office)p ( )Torre Drin, Rruga Abdi Toptani

Tirana, AlbaniaTel.: + 355 44 306 937Fax: + 355 42 265 685

[email protected]

e të vendosura në dispozicion të palëve të treta pa pëlqimin paraprak të TAP ave Projekti TAP-së.

aced at the disposal of third parties without prior consent of TAP AG.atabase.