· web viewbanka e shqipërisë departamenti i politikës monetare vrojtimi i besimit të biznesit...

12
Banka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dytë 2015 ______________________________________________________________________ _______________ Treguesi i Ndjesisë Ekonomike Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 5.1 pikë në tremujorin e dytë të vitit 2015. Ky zhvillim riktheu TNE-në në trendin rritës, pas rënies së shënuar në tremujorin e parë. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 4.8 pikë mbi mesataren historike. Rritja e TNE-së në tremujorin e dytë u përcaktua nga rritja e besimit në industri e në shërbime, si dhe nga rritja e besimit konsumator. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha kontribut negativ në treguesin e agreguar. Grafik 1. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) 1

Upload: others

Post on 07-Apr-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

Banka e ShqipërisëDepartamenti i Politikës Monetare

Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit

Tremujori i dytë 2015

_____________________________________________________________________________________

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 5.1 pikë në tremujorin e dytë të vitit 2015. Ky zhvillim riktheu TNE-në në trendin rritës, pas rënies së shënuar në tremujorin e parë. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 4.8 pikë mbi mesataren historike. Rritja e TNE-së në tremujorin e dytë u përcaktua nga rritja e besimit në industri e në shërbime, si dhe nga rritja e besimit konsumator. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha kontribut negativ në treguesin e agreguar.

Grafik 1. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE)

60

70

80

90

100

110

120

130

2006T2

2006T4

2007T2

2007T4

2008T2

2008T4

2009T2

2009T4

2010T2

2010T4

2011T2

2011T4

2012T2

2012T4

2013T2

2013T4

2014T2

2014T4

2015T2

mesatare afatgjatë

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit dhe vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.

1

Page 2:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

Sektori i industrisë

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) u rrit me 5.8 pikë përqindje në tremujorin e dytë, pas rënies së shënuar për dy tremujorë radhazi. Rritja e TBI-së ka ardhur si pasojë e rritjes së balancës së prodhimit (me 10.4 pikë përqindje), si dhe e rritjes së balancës së gjendjes financiare (me 8 pikë përqindje). Nga ana tjetër, rritja e balancës së gjendjes së inventarëve, kontribuoi negativisht në TBI. Niveli i TBI-së qëndron 6.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë dhe 8 pikë përqindje mbi mesataren e periudhës 2008-2014.

Grafik 2. Treguesi i besimit në industri (në pikë përqindje)

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

2005T22005T32005T42006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T22013T32013T42014T12014T22014T32014T42015T12015T2

mesatareafatgjatë

mesatare qënga 2008-T1

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBI-së:Balanca e vlerësimit të situatës ekonomike në vend regjistroi rënie me 5 pikë përqindje. Megjithatë, vlerësimi për gjendjen e përgjithshme të biznesit, si dhe për kërkesën e brendshme dhe të jashtme u përmirësuan këtë tremujor. Gjithashtu, balanca e punësimit u rrit me 0.8 pikë përqindje. Pritjet për tremujorin e tretë të vitit janë më pak optimiste, krahasuar me situatën aktuale.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri u rrit me 7.3 pikë përqindje, duke qëndruar në nivelin 75.1% në tremujorin e dytë. Kjo normë qëndron rreth 3.2 pikë përqindje mbi nivelin mesatar historik. Çmimet e prodhimit janë vlerësuar me rritje të lehtë gjatë tremujorit të dytë.

Sektori i ndërtimit

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 8.1 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë. Ecuria e këtij treguesi u ndikua nga rënia në të tre balancat përbërëse të tij. Kështu, kërkesa ra më 9.2 pikë përqindje, prodhimi ra me 9.5 pikë përqindje dhe situata e punësimit ra me 5.6 pikë përqindje. Niveli aktual i TBN-së qëndron rreth 8.8 pikë përqindje poshtë mesatares historike.

2

Page 3:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

Grafik 3. Treguesi i besimit në ndërtim (në pikë përqindje)

-50

-40

-30

-20

-10

0

10

20

2005T12005T22005T32005T42006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T22013T32013T42014T12014T22014T32014T42015T12015T2

mesatareafatgjatë mesatare që

nga 2008-T1

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBN-së:Bizneset, në sektorin e ndërtimit. kanë vlerësuar në rënie balancën e situatës së përgjithshme ekonomike në vend dhe gjendjen e përgjithshme të biznesit gjatë tremujorit të dytë. Gjithashtu, ata janë shprehur për rënie të kërkesës dhe për rritje të nivelit të inventarëve, të cilët kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të këtij sektori. Ndërkohë, çmimet e prodhimit regjistruan një rënie të lehtë.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim shënoi 60.1 % në tremujorin e dytë, duke qëndruar rreth 4.4 pikë përqindje nën mesataren e saj historike. Bizneset u shprehën se faktorët me ndikim kryesor në nivelin e shfrytëzimit të kapaciteteve janë kërkesa e pamjaftueshme dhe kufizimet financiare. Në masën më të madhe (73%), bizneset raportojnë se do t’i përballojnë kufizimet financiare me kredi bankare dhe një pjesë (18%) me porosi me parapagim.

Sektori i shërbimeve

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) u rrit me 3.7 pikë përqindje në tremujorin e dytë. Kontributin kryesor në përmirësimin e TBSH-së e dha rritja e balancës për vlerësimin e situatës së përgjithshme të biznesit. Gjithashtu, bizneset në sektorin e shërbimeve vlerësuan të përmirësuar kërkesën dhe gjendjen financiare.

Grafik 4. Treguesi i besimit në shërbime (TBSh)

-35

-25

-15

-5

5

15

25

35

2005

T120

05T2

2005

T320

05T4

2006

T120

06T2

2006

T320

06T4

2007

T120

07T2

2007

T320

07T4

2008

T120

08T2

2008

T320

08T4

2009

T120

09T2

2009

T320

09T4

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

mesatare afatgjatë

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

3

Page 4:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBSh-së:Në kontrast me situatën e përmirësuar të biznesit të tyre, situata e përgjithshme e ekonomisë në vend vlerësohet në rënie; balanca përkatëse ra me 6.3 pikë përqindje. Çmimet e shërbimeve vlerësohen të pandryshuar nga tremujori i kaluar. Bizneset në sektorin e shërbimeve vlerësojnë në përmirësim situatën e punësimit përgjatë tremujorit të dytë.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor rezultoi 77.4%. Kjo normë është 3.4 pikë përqindje më e lartë se tremujori i dytë i një viti më parë dhe 1.4 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja historike.

Sektori i tregtisë

Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi rënie me 1.4 pikë përqindje në tremujorin e dytë. Rënia u përcaktua vetëm nga keqësimi i situatës së punësimit (balanca ra me 9.2 pikë përqindje). Dy komponentët e tjerë të TBT-së, balanca e gjendjes financiare dhe balanca e gjendjes së biznesit, u rritën me përkatësisht 0.1 dhe 4.9 pikë përqindje.

Grafik 5. Treguesi i besimit në tregti (TBT)

-30.0-25.0-20.0-15.0-10.0

-5.00.05.0

10.015.020.0

2010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T22013T32013T42014T12014T22014T32014T42015T12015T2

mesatare afatgjatë

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBT-së:Bizneset në sektorin e tregtisë kanë vlerësuar në rritje të lehtë situatën e ekonomisë dhe kërkesën në tremujorin e dytë të vitit. Balancat përkatëse u rritën me përkatësisht 0.1 dhe 0.8 pikë përqindje.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti u ul në tremujorin e dytë, duke qëndruar në nivelin 73.3%. Kjo normë është 4.4 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë dhe 5.7 pikë përqindje nën mesataren historike.

Besimi i konsumatorëve

Treguesi i Besimit të Konsumatorëve (TBK) u rrit me rreth 6.8 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2015. Aktualisht, TBK-ja qëndron 3.8 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Përmirësimi i TBK-së reflektoi përmirësimin e shënuar në të tre balancat përbërëse të tij. Balanca e blerjeve të mëdha u rrit me rreth 13.9 pikë përqindjeje. Zhvillime pozitive u shënuan gjithashtu në pritjet e konsumatorëve për

4

Page 5:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

situatën financiare në tremujorin e ardhshëm (+2.8 pikë përqindjeje) dhe pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike në vend (+4.3 pikë përqindjeje).

Grafik 6. Treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK)

-25

-20

-15

-10

-5

0

T3 '03T4 '03T1 '04T2 '04T3 '04T4 '04T1 '05T2 '05T3 '05T4 '05T1 '06T2 '06T3 '06T4 '06T1 '07T2 '07T3 '07T4 '07T1 '08T2 '08T3 '08T4 '08T1 '09T2 '09T3 '09T4 '09T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13T3 '13T4 '13T1 '14T2 '14T3 '14T4 '14T1 '15T2 '15

TBK

Mesatare afatgjatë

Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBK-së:Konsumatorët vlerësuan të përmirësuar situatën financiare dhe ekonomike në vend përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Balancat përkatëse u rritën me rreth 6.1 dhe 7.8 pikë përqindjeje. Pas rreth 10 vitesh vlerësimesh negative, në tremujorin aktual, konsumatorët shprehen optimistë për situatën e punësimit në gjashtëmujorin e ardhshëm. Niveli i papunësisë pritet të jetë më i ulët në gjysmën e dytë të vitit 2015. Kostoja e jetesës u vlerësua në rënie, ndërsa balanca e kursimeve shënoi rritje të ndjeshme me rreth 12.2 pikë përqindjeje (një numër më i madh konsumatorësh vlerësojnë se tani është kohë e mirë për të kursyer). Pritjet për ecurinë e çmimeve pas 12 muajsh vijojnë të jenë në rënie: inflacioni pas një viti pritet 1.3% nga 1.4% në tremujorin e mëparshëm.

5

Page 6:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

Tabelë 1. Treguesit e besimit sipas sektorëve*

Vlerat që nga T2-2002 2014 2015 Situata aktualemin. mes. max. T2 T3 T4 T1 T2 Konjukturale** Strukturore***

Industri -18.7 -2.6 9.0 1.8 3.4 1.3 -1.4 3.8 ↑  +Ndërtim -37.8 -10.6 9.3 -17.9 -14.4 -5.7 -11.8 -19.5 ↓ -Shërbime -22.7 0.9 21.4 1.5 2.3 4.0 2.4 6.1 ↑ +Tregti -17.3 -1.6 9.7 6.5 2.3 3.4 0.0 -1.4 ↓ +Konsumator -20.5 -12.6 -6.4 -14.1 -9.1 -12.9 -15.6 -8.8 ↑ +Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.*) Me përjashtim të treguesit të konsumatorit, treguesit janë llogaritur nga balanca të rregulluara për sezonalitet.**) Situata krahasuar me tremujorin e mëparshëm.***) Situata për secilin tregues konsiderohet shumë e kënaqshme (+ +), kur treguesi është më shumë se 1 devijim standard më i lartë se mesatarja; situata konsiderohet e kënaqshme (+), kur treguesi është më pak se 1 devijim standard më i lartë se mesatarja; situata konsiderohet e pakënaqshme (-), kur treguesi është më pak se 1 devijim standard më i ulët se mesatarja; dhe situata konsiderohet shumë e pakënaqshme (--), kur treguesi është më shumë se 1 devijim standard më i ulët se mesatarja.

Tabelë 2. Balancat kryesore të sektorëve të ekonomisë (në pikë përqindje)*2014 2015

T1 T2 T3 T4 T1 T2Kërkesa

Total -8.6 -3.4 -0.9 0.0 -6.3 -4.7Industri -3.5 3.7 4.5 -0.1 -7.2 5.5Ndërtim -26.4 -22.6 -17.9 -6.6 -17.5 -26.5Shërbime -2.1 2.8 2.9 5.0 5.2 7.0Tregti -2.2 2.4 6.9 1.9 -5.6 -4.8

Gjendja e përgjithshme e biznesitTotal -7.5 2.5 4.7 2.8 -12.0 2.3Industri -26.9 -21.5 -11.7 -4.1 -11.9 -19.9Ndërtim -2.1 1.3 2.1 0.6 -0.9 5.7Shërbime -1.7 6.2 -1.3 -4.8 -9.7 -4.8Tregti -9.5 -2.9 -1.6 -1.4 -8.6 -4.2

ProdhimiTotal -11.6 -5.0 -3.3 -0.7 -8.7 -7.9Industri -0.8 7.9 7.9 3.4 -3.7 6.7Ndërtim -22.4 -18.0 -14.5 -4.7 -13.6 -22.4

KonsumatorëtSituata financiare -13.5 7.2 -4.0 -9.0 -13.5 -7.4Çmimet pas 1 viti, në % 1.5 1.3 1.6 1.8 1.4 1.3Blerje të mëdha -59.4 -58.0 -46.7 -53.9 -63.1 -49.2Situata e kursimit -39.3 -41.0 -36.7 -46.6 -47.3 -35.1Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.*) Me përjashtim të sektorit të konsumatorit, balancat janë të rregulluara për sezonalitet.

Grafik 1. Balancat kryesore të vrojtimit të konsumatorit

6

Page 7:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

T3 '04T1 '05T3 '05T1 '06T3 '06T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T3 '15

Gjendja financiare

Aktuale Pritje

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

T3 '04T1 '05T3 '05T1 '06T3 '06T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T3 '15

Situata e përgjithshme ekonomike

Aktuale Pritje

-80

-70

-60

-50

-40

-30

-20

-10

0

T3 '04T1 '05T3 '05T1 '06T3 '06T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T3 '15

Blerjet e mëdha

Aktuale Pritje

-20-18-16-14-12-10

-8-6-4-20

T4 '04T2 '05T4 '05T2 '06T4 '06T2 '07T4 '07T2 '08T4 '08T2 '09T4 '09T2 '10T4 '10T2 '11T4 '11T2 '12T4 '12T2 '13T4 '13T2 '14T4 '14T2 '15

Situata të ardhura - shpenzime

.

-60

-55

-50

-45

-40

-35

-30

-25

-20

T3 '04T1 '05T3 '05T1 '06T3 '06T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T3 '15

Situata e kursimit

Aktuale Pritje

-5

0

5

10

15

20

25

30

T4 '04T2 '05T4 '05T2 '06T4 '06T2 '07T4 '07T2 '08T4 '08T2 '09T4 '09T2 '10T4 '10T2 '11T4 '11T2 '12T4 '12T2 '13T4 '13T2 '14T4 '14T2 '15

Papunësia - pritje për 6-mujorin e ardhshëm

.

Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorëve, Banka e Shqipërisë.

Grafik 2. Balancat kryesore të vrojtimit të bizneseve, të agreguara në nivel ekonomie

7

Page 8:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

-30

-20

-10

0

10

20

30

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

Kërkesa

aktuale pritje

-35

-25

-15

-5

5

15

25

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

Prodhimi

aktuale pritje

-15

-10

-5

0

5

10

15

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

Inventarët

aktuale pritje

-40-30-20-10

01020304050

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

Situata e përgjithshme ekonomike

aktuale pritje

-30

-20

-10

0

10

20

30

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

Gjendja e përgjithshme e biznesit

aktuale pritje

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

2013

T320

13T4

2014

T120

14T2

2014

T320

14T4

2015

T120

15T2

Punësimi

aktuale pritje

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Aneks

8

Page 9:  · Web viewBanka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit Tremujori i dyt ë 2015 Treguesi i besimit në sektorin e

Shpjegime metodologjike

-Balanca është treguesi që përdoret më shpesh për agregimin e të dhënave cilësore nga vrojtimet. Ajo llogaritet si diferencë midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative. Balanca shprehet në pikë përqindje.

-Treguesi i Besimit (TB) ndërtohet për çdo sektor dhe llogaritet si mesatare e thjeshtë e balancave të rregulluara sezonalisht, të treguesve të cilët kanë korrelacionin më të lartë me serinë e referencës (serinë e të dhënave reale të ekonomisë).

-Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) përmbledh të gjitha balancat (13) e përdorura për llogaritjen e treguesve të besimit për të katër sektorët, të peshuara sipas aktivitetit ekonomik. Ai shpreh me anë të një treguesi të vetëm, ndjesitë për aktivitetin ekonomik në vend, të dy prej grupeve kryesore ekonomike: biznesit dhe konsumatorëve.

9