iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/diber.docx · web viewfunksionimin më...

6
REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA DIBËR ……………………………………………………………………………………………… Adresa:Bulevardi “Elez Isufi”,Peshkopi,Albania,nr.tel.00355 218 2 21 66 FORMAT APLIKIMI KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017 Titulli i praktikës: Menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë Dibër Bashkia: Bashkia Dibër Periudha e zbatimit: Janar 2016 –e në vazhdim Rajoni: Tiranë Autori (ët) e aplikimit Antike Torba , përgjegjëse e sektorit të menaxhimit të mbetjeve , Bashkia Dibër [email protected] 1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira. Kohezioni social , ekonomik apo territorial . Menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë Dibër. Është arritur rritja e kohezionit kohezionit social nëpërmjet sinjaleve të qeverisjes së mirë në ofrimin e këtij shërbimi dhe zgjerimit të shtrirjes territoriale duke rritur me 50% numrin e përfituesve të shërbimit direkt . 2. Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë) .

Upload: others

Post on 17-Dec-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Diber.docx · Web viewfunksionimin më të mirë të këtij shërbimi dhe është rritur buxheti vjetor për këtë sektor

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA DIBËR

………………………………………………………………………………………………

Adresa:Bulevardi “Elez Isufi”,Peshkopi,Albania,nr.tel.00355 218 2 21 66

FORMAT APLIKIMI KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017

Titulli i praktikës: Menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë DibërBashkia:

Bashkia DibërPeriudha e zbatimit: Janar 2016 –e në vazhdimRajoni: TiranëAutori (ët) e aplikimit Antike Torba , përgjegjëse e sektorit të menaxhimit të

mbetjeve , Bashkia Dibër [email protected]

1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira. Kohezioni social , ekonomik apo territorial .

Menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë Dibër. Është arritur rritja e kohezionit kohezionit social nëpërmjet sinjaleve të qeverisjes së mirë në ofrimin e këtij shërbimi dhe zgjerimit të shtrirjes territoriale duke rritur me 50% numrin e përfituesve të shërbimit direkt .

2. Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë) .

Pas reformës administrativo-territoriale Bashkia e Dibrës kishte ndryshime të dukshme mes sistemit të menaxhimit të mbetjeve në 14 (ish komunat) dhe të qendrës urbane të Peshkopisë . Në Bashkinë e re të Dibrës pjesa më e madhe e ish-njësive vendore nuk kishin pika për depozitimin e mbetjeve dhe as ofrimin e këtij shërbimi ( 10 prej tyre nuk e ofronin fare dhe 2 që e ofronin përdornin fushën e depozitimit në Peshkopi, siç janë komunat Tomin dhe Melan ). Në ish komunën Melan ( në disa fshatra ) ofrohej shërbimi i grumbullimit të mbetjeve derë më derë ndërsa brenda qytetit me kontenierë 1.1 m3. Cilësia e ulët e nivelit të shërbimit të pastrimit në Peshkopi ishte një problem shqetësues pasi : mungonin koshat në shumë pika,gjendja e amortizuar e tyre për shkak të mungesës së kapakëve e rrotave të tyre . Mjeti teknologjik ekzistues ishte i amortizuar dhe shumë i madh për lëvizje në rrugë të ngushta brenda qytetit .

Page 2: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Diber.docx · Web viewfunksionimin më të mirë të këtij shërbimi dhe është rritur buxheti vjetor për këtë sektor

Mungesa e një plani për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane dhe keqpërdorimi i fushës së vetme të depozitimit të mbetjeve për zonën e Dibrës ishte një tjetër sfidë me të cilën përballej sektori . Mungesa e një strukture të mirëfilltë për organizimin sektorial.

3. Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura (jo më tepër se 150 fjalë)

Ky projekt u zbatua gjatë vitit 2016 -2017 në territorin tonë dhe nëpërmjet tij u synua dhe u arrit që :1. U hartua dhe u miratua plani i pare i menaxhimit të integruar të mbetjeve për të gjithë

Bashkinë e re .2. Është zgjeruar shtrirja e shërbimit të mbetjeve duke rritur me 50% numrin e përfituesve të

shërbimit direkt .3. U investua në infrastrukturën vendore për menaxhimin e mbetjeve në sistemin e

grumbullimit dhe transportit të mbetjeve. Me investim të ri në kamion dhe kazanë mbetjesh (165 kazanë të rinj dhe një makinë teknologjike e re e vitit 2006) si dhe përfitimi i një sasie shtesë prej 30 kontenierë te rinj

4. Ofrimi i zgjidhjeve të përballueshme për zonat e izoluara me potencial turistik si njësia administrative Kala e Dodës (Grumbullim derë më derë me thasë të ricikluar ) për 3000 banorë)

5. U rehabilitua fusha e mbetjeve urbane e Peshkopisë si përpjekja e parë për zonat me pamundësi investimesh madhore, duke ulur ndotjen mjedisore dhe ndikimin në shëndet .

6. Një fushatë e plotë ndërgjegjësimi në komunitet dhe shkolla ( fletëpalosje , postera , kosha për riciklimin për shkollat dhe pedonale ,qese të ricklueshme me logo për zonat e izoluara ) .

7. Kalimi në një sektor të mirëfilltë dhe të organizuar (1 përgjegjës , 2 specialistë dhe dy brigada ) .

4. A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative (jo më tepër se 100 fjalë)

Bashkia Dibër ka një plan model për t’u ndjekur në të gjithë vendin të miratuar nga të gjitha institucionet që parashikon ligji përfshirë Këshillin e Qarkut .

40.000 banorë të Bashkisë Dibër të mbuluar me shërbim (60%) dhe 100% e bizneseve Ofrimi i zgjidhjeve të përballueshme për zonat e izoluara me potencial turistik si njësia

administrative Kala e Dodës (Grumbullim derë më derë me thasë për 3000 banorë) si një shembull që duhet të ndiqet për shumë njësi administrative

Rritja e kapaciteteve të bashkisë për hartimin dhe zbatimin e projekte te reja për përthithjen e fondeve të donatorëve të huaj .

Pjesëmarrja e gjerë dhe informimi i publikut për të gjithë periudhën është një inovacion që nuk ka ndodhur deri më sot në projekte të këtij institucioni.

Page 3: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Diber.docx · Web viewfunksionimin më të mirë të këtij shërbimi dhe është rritur buxheti vjetor për këtë sektor

5. Informimi e pjesëmarrja komunitare (jo më tepër se 100 fjalë)

Gjatë gjithë projektit si pjesë integrale e tij në kuadër të hartimit dhe miratimit të planit të menaxhimit të mbetjeve u zbatua një fushatë e plotë ndërgjegjësimi në komunitet dhe shkolla . REC Shqipëri dhe përfaqësues të sektorit organizuan disa vizita dhe vëzhgime në terrenin e bashkisë ku u realizuan intervista e takime individuale me autoritete vendore, kryepleq, banorë të qytetit e të zonave , administratorë, këshilltarë , punonjës të qendrave shëndetësore ,arsimore etj .U realizuan dëgjesa të shumta publike në të cilën pjesëmarrja qytetare dhe e grupeve të interesit ishte e lartë ( banorë , anëtarë këshilli , OJF , përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve ) në të cilat u informuam dhe u konsultuam me to por edhe me ekspertë të fushës .Përsëritja e vazhdueshme e mesazheve për një periudhë kohe të qëndrueshme dhe përdorimi i një gjuhe jo teknike si psh :” Dibrën e dua të pastër “, “ Bëj një veprim të thjeshtë e qytetar , hidh mbetjet në kosh jo vetëm për informimin “ , por edhe motivimin e njerëzve për të ndërmarrë veprim. Gjatë gjithë projektit është përdorur komunikimi zyrtar e shkresor me grupet e interesit si dhe shpërndarja e njoftimeve publike në mënyrë tradicionale dhe në rrjetin social FB ( adresa e Bashkisë Dibër )U përgatitën dhe u shpërndanë fletëpalosje 3 të tilla sipas zonave të propozuara të shërbimit .U krijuan kënde riciklimi në shkolla (6 shkolla), sistem 3 kosha ,Plastikë- Letër – QelqU realizuan fushata pastrimi në kuadër të Ditës mjedisore (28 Shtator) – Clean up the Worldnë funksion të promovimit të sistemit të ri të menaxhimit të mbetjeve.

6. Qëndrueshmëria e praktikës (jo më tepër se 100 fjalë)

Institucioni jonë është i interesuar drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e kësaj praktike pasi ligji e detyron të ofrojë shërbim për të gjithë banorët e territorit të saj dhe gjetjet e mundësirave për financime të tjera nga donatorë të ndryshëm . Gjatë periudhës së projektit u morën masa të tjera në funksion të realizimit të qëllimit të tij për të përballuar rrisqe apo ngjarje të paplanifikuara . U ndërmorën iniciativa për rehabilitimin dhe asgjësimin e e vendepozitimeve të hershme përgjatë vitit 2016 dhe 2017 kjo për tiu përgjigjur situatave të krijuara brenda qytetit dhe nëpër fshatra . Janë krijuar bashkëpunime dhe me organizata të tjera të cilat zbatojnë projekte në këtë fushë brenda juridiksionit tonë. U vendos krijimi i një sektori të mirëfilltë e të organizuar me nivele si një domosdoshmëri për funksionimin më të mirë të këtij shërbimi dhe është rritur buxheti vjetor për këtë sektor.

7. Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime, foto, video, gazeta)

Page 4: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Diber.docx · Web viewfunksionimin më të mirë të këtij shërbimi dhe është rritur buxheti vjetor për këtë sektor
Page 5: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Diber.docx · Web viewfunksionimin më të mirë të këtij shërbimi dhe është rritur buxheti vjetor për këtë sektor

Konfirmoj se informacioni i dhënë në dokumentet e këtij aplikimi është i saktë.

KRYETARI

Muharem RAMA