doktoratura.unitir.edu.aldoktoratura.unitir.edu.al/.../2012/12/permbajtja.docx · web viewpas...

174
1 S t il i j u r i d i k o - a d mi n i s t r a t i v n ë g j u h ë n s h q i pe n ë p ë r qa s j e m e g j u h ë n r u s e KREU I IDENTITETI DHE VEÇORITË E S TILIT JURIDIKO - ADMINISTRATIV NË SHQIPE D HE NË R USISHTE 1.1 Gjuha standarde dhe stilet funksionale Në nivelin e zhvilluar të shoqërisë së sotme stilet funksionale në të dyja gjuhët që përqasen, në gjuhët shqipe dhe ruse, në gjendjen e tyre të konsoliduar e të kristalizuar, përbëjnë një ndër tiparet themelore përsosmërisë gjuhëve përkatëse formë dhe përmbajtje. Kjo shkallë e lartë zhvillimi e secilës gjuhë i përgjigjet zhvillimit bashkëkohor të vetë shoqërisë, nevojave shoqërore të komunikimit. Çdo sferë e veprimtarisë shoqërore, si të thuash, ka kështu "nëngjuhën e vet", si variant i mëvetësuar i gjuhës standarde, si nënsistem i sistemit tërësor gjuhësor. Çdo stil si nëngjuhë e veçantë shfaqet me tiparet e veçoritë e veta në format, mjetet leksikore e gramatikore specifike për të, por që, nga ana e vet, gjuha standarde i fut, i integron këto forma mjete gjuhësore në funksion të së tërës, duke i shndërruar në njësi të epshme (duke iu përshtatur çdo funksioni shoqëror) dhe të diferencueshme (duke i modifikuar në forma e struktura). Kështu, nga njëra anë, një fjalë si rrënjë корень mund të jetë si fjalë e zakonshme (rrënjë e fisit), term në një a disa fusha dije (rrënjë корень në bot. në mjek. në mat.), kurse për një përmbajtje mund të shfaqen strukturalisht të diferencuara një varg njësish si p ë r këtë çështje/ об этом вопросе, në li dh j e m e këto çështje / в с в я з и с этим вопросом, p ë rs a i p ë r k e t kësaj çështjeje / ч т о к а с а е т с я этого вопроса etj. Deri më sot sipas sferave të veprimtarisë shoqërore janë pranuar pesë stile: stili i letërsisë artistike стиль художественной литературы, stili politiko - shoqëror / общественно-политический стиль, stili fetar / религиозный стиль, stili shkencor- teknik / научно-технический стиль dhe stili juridiko-administrativ 1 / официально- деловой стиль. Paraqitja e stileve në këtë rend përbën realisht një farë përshkallëzimi deri në një kundërvënie ndërmjet dy stileve të vendosur në fillim dhe në fund të këtij rendi, siç janë stili i letërsisë artistike / стиль художественной литературы, nga njëra anë, dhe stili juridiko-administrativ

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

KREU I

IDENTITETI DHE VEÇORITË E S TILIT JURIDIKO -ADMINISTRATIV NË SHQIPE D HE NË R USISHTE

1.1 Gjuha standarde dhe stilet funksionale

Në nivelin e zhvilluar të shoqërisë së sotme stilet funksionale në të dyja gjuhët që përqasen, në gjuhët shqipe dhe ruse, në gjendjen e tyre të konsoliduar e të kristalizuar, përbëjnë një ndër tiparet themelore të përsosmërisë së gjuhëve përkatëse në formë dhe në përmbajtje. Kjo shkallë e lartë zhvillimi e secilës gjuhë i përgjigjet zhvillimit bashkëkohor të vetë shoqërisë, nevojave shoqërore të komunikimit. Çdo sferë e veprimtarisë shoqërore, si të thuash, ka kështu "nëngjuhën e vet", si variant i mëvetësuar i gjuhës standarde, si nënsistem i sistemit tërësor gjuhësor. Çdo stil si nëngjuhë e veçantë shfaqet me tiparet e veçoritë e veta në format, mjetet leksikore e gramatikore specifike për të, por që, nga ana e vet, gjuha standarde i fut, i integron këto forma mjete gjuhësore në funksion të së tërës, duke i shndërruar në njësi të epshme (duke iu përshtatur çdo funksioni shoqëror) dhe të diferencueshme (duke i modifikuar në forma e struktura). Kështu, nga njëra anë, një fjalë si rrënjë ∕ корень mund të jetë si fjalë e zakonshme (rrënjë e fisit), term në një a disa fusha dije (rrënjë ∕ корень në bot. në mjek. në mat.), kurse për një përmbajtje mund të shfaqen strukturalisht të diferencuara një varg njësish si për këtë çështje/ об этом вопросе, në lidhje me këto çështje / в св язи с этим вопросом, përsa i përk et kësaj çështjeje / что касается этого вопроса etj.

Deri më sot sipas sferave të veprimtarisë shoqërore janë pranuar pesë stile: stili i

letërsisë artistike ∕ стиль художественной литературы, stili politiko -shoqëror / общественно-политический стиль, stili fetar / религиозный стиль, stili shkencor- teknik / научно-технический стиль dhe stili juridiko-administrativ 1/ официально-

деловой стиль. Paraqitja e stileve në këtë rend përbën realisht një farë përshkallëzimi deri në një kundërvënie ndërmjet dy stileve të vendosur në fillim dhe në fund të këtij rendi, siç janë stili i letërsisë artistike / стиль художественной литературы, nga njëra anë, dhe stili juridiko-administrativ ∕ официально-деловой стиль, nga ana tjetër. Këtë kundërvënie mund ta vlerësojmë mbi bazën e tipareve të çdo stili, të cilat lidhen me funksionet e secilit prej tyre. Prej këtej rrjedhin tipare të tjera dytësore që plotësojnë veçoritë e shfaqjes të secilit stil, të kundërta njëra me tjetrën, si, psh. figurshmëria në stilin e letërsisë artistike dhe pafigurshmëria në stilin juridiko-administrativ, toni i "nxehtë" në të parën, kurse toni ―i ftohtë‖ në të dytën etj. Nga prania e tipareve të afërta të stileve në raport me njëri tjetrin mund të vërehet se më pranë stilit juridiko - administrativ qëndron stili shkencor-teknik, kështu që, deri në një farë shkalle, stil i i letërsisë srtistike mund të paraqitet i kundërt edhe me stilin shkencor-teknik ∕ научно- технический стиль. Në këtë mënyrë dy stilet e tjera, stili politiko-shoqëror ∕ общественно-политический стиль dhe stili fetar ∕ религиозный стиль, si pak a shumë të diferencueshëm njëri nga tjetri, i pari me funksion ndikues, kurse i dyti me funksionin sugjestiv, zënë pozicion ndërmjetës midis stilit të letërsisë artistike ∕ стиль художественной литературы në njërin skaj dhe dy stileve të tjera, stilit shkencor-

1 Xh.Llos hi, vepër e c ituar, X.

( Stili jurid iko-ad ministra tiv në gjuhë n shq ipe në përqa sje me gjuhë n ruse )

(1)

teknik ∕ научно-технический стиль dhe stilit juridiko-administrativ ∕ официально-

деловой стиль, si stile të specializuara, në skajin tjetër.

Në qoftë se këtë renditje të stileve, në bazë të përshkallëzimit të tyre deri në kundërvënie, do ta shprehnim në vlera numerike, ku numrat 1 dhe 5 do të përfaqësonin dy pozicione kundërvënëse, atëhere mund të bënim një paraqitje skematike të mëposhtme:

st.let.art.∕ст.худ.лит.1→st.pol.shoq.∕общ.пол.ст.2→st.fet.∕рел.ст.

2.5→st.shk.tek∕нау.те.ст. 4.5→ st.jur.ad.∕оф.де.ст.5. Nga paraqitja numerike, e dhënë në formë të përshkallëzuar, dalin në pah afërsitë dhe largësitë e stileve në raport me njëri tjetrin. Kështu stili politiko-shoqëror (2 njësi) del jo shumë larg stilit të letërsisë artistike (1 njësi), por është shumë më a fër stilit fetar (0.5), meqë njëri paraqitet me funksion ndikues, kurse tjetri me funksion sugjestiv, pra, të afërt nga ana e tipareve që karakterizojnë secilin. Nga ana tjetër, një largësi me vlerën 0.5 ndan dy stilet e specializuar, që nga 4 deri 4.5 zënë pozicionin skajor të stileve. Gjithësesi mund të arrihet në përfundimin se lidhur me rastin që trajtojmë, vërehet se stili juridiko- administrativ/официально-деловой стиль për nga funksioni mbizotërues dhe tiparet që karakterizojnë, përbën një stil me veçori të veta si në rrafshin e leksikut, ashtu edhe në atë të fushës si gramatikës (të fjalëformimit, të morfologjisë dhe të sintaksës). Duhet nënvizuar se, përderisa ai paraqitet në kufijtë e një përshkallëzimi, ai ka edhe tipare të veçanta që e afrojnë me dy stilet e tjera, që zënë në skemë një pozicion ndërmjetës, ndonëse stili tjetër i specializuar, stili shkencor-teknik / научно-технический стиль qëndron më pranë tij me tipare të përfërta, ndonjëherë edhe të përbashkëta. Megjithatë, edhe kjo rrethanë e fundit nuk e pengon atë të paraqitet si formim i mëvetësuar, i përbërë nga mjete gjuhësore, forma, struktura tipike për atë vetë. Me anë të tyre ai kryen funksionin e tij mbizotërues për të realizuar nevojat e qëllimit e komunikimit të sferës së vet shoqërore, të sferës së veprimtarive juridiko-administrative me funksionin parashkrues.

Përveç kësaj, në përshkallëzimin e dhënë mund të bëjmë edhe një rigrupim të stileve, i cili është pranuar kohët e fundit në studimin e stileve nga këndvështrimi i terminologjisë (shih P iht2, Sager3). Kështu gjuha standarde mund të ndahet në tërësinë e vet në dy pjesë: në gjuhën e përgjithshme4, (ku futet stili i letërsisë artistike dhe dy stilet e tjera, stili politiko-shoqëror dhe stili fetar pa praninë në to të terminologjisë ose me prani të kufizuar të saj) dhe në gjuhën e specializuar 5, ku futen stili shkencor teknik dhe stili juridiko-administrativ, por sipas rastit edhe stili politiko-shoqëror dhe stili fetar me prani të spikatur të terminologjisë (si psh. një traktat politik "Politika dhe shoqëria", një traktat teologjik "Feja dhe shkenca" etj.)

2 H.Pi ht, ―Termino logjy: An Introduction‖, Kopenhagen, 1985 (Sipas Pihtit Gjuha ndahet në: Gjuhë e përgjithshme (Genera l Language) dhe Gjuha speciale (Language for Specia l Purpos es (LSP)))

3 J.Sager,‖ A practical cours e en terminology process ing‖, Ams terdam-Philadelfia, 1990.

4 H.Piht, vepër e cituar, 2.

5 H.Piht, vepër e cituar, 2.

Gjuha standarde

Cтандартный (литературный) язык

Gjuha e përgjithshme Gjuha e specializuar

Общий язык Специализированный язык

ose:

Gjuha standarde 6

Cтандартный (литературный) язык

Ligjërimi i përgjithshëm Ligjërimi i specializuar

Общая речь Специализированная речь

Krahas kësaj, sipas nesh, duke u thelluar më tej në tiparet e mësipërme të stileve funksionale, vështruar nga ana e terminologjisë, mund të bënim një klasifikim më të diferencuar të gjuhës standarde, të cilën mund ta paraqisnim skematikisht si më poshtë:

Gjuha standarde shqipe7

gjuha e përgjithshme gjuha e specializuar

( pa prani të terminologjisë

ose me prani shumë të kufizuar të terminologjisë )

gjuha e specializuar gjuha e specializuar e përzier e mirëfilltë

stili politiko-shoqëror stili fetar

- me prani të terminologjisë - me prani të terminologjisë

- pa prani tëterminologjisë - pa prani tëterminologjisë

stili tekniko-shkencor stili juridiko-administartiv

- me prani të terminologjisë - me prani të terminologjisë

.-me prani të shkallëzuar të. - me prani të shkallëzuar të terminologjisë terminologjisë

6 A.Dur o, ―Termi dhe fja la‖, T iranë, 200 9.

7 Kjo s ke më ës htë marrë nga A.Duro ― Studime gjuhës ore: terminologji, gjuhës i ko mpjuterike, kritikë -

biblografi‖, T iranë, 2012.

Русский стандартный (ли тературный ) язык

общий язык специализированный язык

без наличия терминологии

(или с очень ограниченным наличием

терминологии)

смешанный собственно

специализированный язык специализированный язык

общественно-поли тический стиль религиозный стиль

- с наличием терминологии - с наличием терминологии

- без наличия терминологии - без наличия терминологии

научно-техни ческий официально - деловой стиль стиль

- с наличием терминологии - с наличием

терминологии терминологии

- с наличием - с ступенчатым терминологии

Në vijim të klasifikimit të mësipërm stilin juridiko-administrativ mund të ndanim në nënstile, të cilat, ndonëse në mënyrë të veçantë nga tematika e lëndës dhe kryesisht nga terminologjia, diferencohen njëri nga tjetri, ato edhe integrohen me elementet

përbërëse të tyre. Skema e mëposhtme është marrë nga H.Desjaeva 8 ―Stilistika ruskovo

jazika‖, duke u përkthyer dhe përshtatur në shqip.

Stili juridiko-administrativ

(Официально деловой сти ль)

nënstili thjesht juridik nënstili ligjvënës nënstili administrativ nënstili diplomatik

(собственно юридический (законодателтный (административный (дипломатический

подстиль) подстиль ) подстиль) подстиль)

Përsa i përket stilit juridiko-administrativ, ashtu edhe stilit shkencoro-teknik, mund të pohohet se prania në tekstet e secilit prej tyre të termave të fushave përk atëse, u jep teksteve ngjyresën e stilit të secilës sferë, duke e ngritur gjuhën e tekstit në nivelin e kërkuar të kësaj sfere. Megjithatë pakësimi gradual i dozës së sasisë së leksikut terminologjik të fushës së dhënë, sidomos futja e saj në mënyrë sporad ike, ia bjerr gjuhës

8 Н. Десяева, « Стилис ти ка современного русского языка», Москва , 2008.

së tekstit tiparet e stilit përkatës, duke e afruar me stilet e paspecializura deri në gjuhën e përgjithshme. Kështu p.sh., kjo mund të ndodhë në një tekst shkencor popullor nga fusha juridiko-administrative, në një tekst të një artik ulli në gazetë, ku flitet për një problem me temë nga kjo sferë etj., ku në këtë të fundit, mund të futen ndonjëherë edhe vlerësime subjektive-emocionuese e të figurshme, krahas parashtresës që çështjes juridike në mënyrë speciale. S ipas shkallës së pranisë së terminologjisë shkallëzimet e shfaqjes së stilit përkatës mund t‘i ndanim në tri nivele: i lartë, (në të cilin tiparet e stilit juridiko- administrativ dalin në pah në mënyrë të plotë, çka vihen re në tekste drejpërdrejt speciale), i mesëm (në të cilin tiparet themelore të stilit janë të spikatura, por kemi një farë rrëgjimi (reduktimi) të terminologjisë së fushës përkatëse (çka vihet re në tekste të karakterit teorik etj.); i ulët (në të cilin mbizotëron tematika e fushës në fjalë, por bjerret terminologjia, (çka çon në futjen në tekst edhe të elementeve të gjuhës së përgjithshme, elemente të figurshme etj., që ulin karakterin formal të gjuhës së tekstit). Po sjellim tre shembuj tipikë nga secili nivel në të dyja gjuhët, duke nxjerrë në pah ndonjë tipar të spikatur në çdo nivel.

1. Niveli i lartë i pranisë të terminologjisë (tekst thjesht special): shq.: Objekti i krimit të vjedhjes me dhunë janë marrëdhënie juridike të vendosura për të siguruar

paprekshmërinë e pasurisë së personave fizikë, personave juridike, dhe të shtetit, të mbrojtura pasaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale. Pra, siç del, vjedhja me dhunë ka dy objekte; pasurinë që është objekti kryesor dhe personin, objekti dytësor.

1.1.rus.:Федеральное законодательтство вкл ючает в себя Консти туцию

РФ, федеральные конституционные законы, федеральтные законы, указы и распоряжения Президента РФ, постановления и распоряжения Правительства РФ, нормативные акты федеральных органоисполнительной власти, акты Конституционного Суда РФ по вопросам местного самоуправления.

Afërsisht në të dyja copat tekstore në të dyja gjuhët në rreth 26-28 njësi leksikore (kuptimplota) 16 janë terma (fjalë e togfjalësha), kurse 7-8 janë joterma. Në mënyrë të veçantë togfjalëshat terminologjikë (vjedhje me dhunë / федеральная органо- исполнительная власть ) spikatin karakterin special të fushës.

2. Niveli i mesëm (tekst special shkencor): shq.: Subjekti i së drejtës quhet

personi që merr pjesë ose që mund të marrë pjesë në marrëdhënien juridike. Sipas karakterit të marrëdhënieve juridike numri i subjekteve të së drejtës mund të jetë i ndryshëm, por vetëkuptohet jo më pak se dy, sepse marrëdhënia juridike është marrëdhënie midis njerëzve dhe prandaj kemi kurdoherë të paktën dy pjesëmarrës së saj. Edhe pozita juridike e subjektit të së drejtës në marrëdhënien juridike mund të jetë e ndryshme; ai mund të realizojë të drejta të caktuara ose të kryejë detyrime të caktuara, por në shumicën e rasteve mund të bëjë njëkohësisht si nj ërën dhe tjetrën.

2.1. rus. Существовавший в нашей стране долгое время принцип единства прав и обязанностей был обусловлен правильным тезисом о взаимной ответственности государства и гражданина, общества и личности. «Нет прав без обязанностей, и нет обязанностей без прав» - этому утверждению корреспондирует необходимость осознания каждым человеком и гражданином своей ответственности перед государством и другими людьми при осуществлении своих прав.

Në të dyja copat tekstore spikat niveli mesatar i pranisë së terminologjisë së fushës dhe mbizotëron leksiku i përgjithshëm i tipit libror (karakter, numër, realizoj / необходимость, осознание, личность). Kështu, leksiku i përgjithshëm, kryesisht libror përbën gati dyfishin e sasisë së termave (rreth 20 joterma d he rreth 10 terma).

3. Niveli i ulët i pranisë së terminologjisë (tekst nga shtypi periodik ): shq.:―Në koshiencën e çdo ish-ushtaraku sot është konsoliduar bindja se trajtimi financiar i tyre sipas aktit normativ të qeverisë është vetëm një veprim i përkohshëm pasi, në fund të fundit, një ditë do të paguhen sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Si për ironi të fatit ushtarakët ishin të parët që ―u pajisën‖ me statusin gjatë seancës mbresëlënëse të parlamentit të parë pluralist shqiptar në vitin 1991. Por kjo mbeti vetëm një stoli teorike e pavlerë, pasi shijen e plotë nuk i provuan asnjëherë:

3.1. rus.: В нашей стране никогда было наказание в виде 30 лет лишение

свободы – сейчас есть. 20 лет ли шения свободы в судах «дают» с олимпийским спокойством. И получилось, что жестокость карательной политики, власть того, чтобы быть рычагом управления, как понимает его законодатель, превратилось в тормоз. И у людей сформировано соответствую щее правосознание: с преступниками надо обращаться как можно более сурово.

Siç mund të vihet re në këtë nivel prania e termave është shumë e ulët, për në ato masë sa të kuptohet se kemi të bëjmë me një temë nga fusha e së drejtës (si, psh., akt normativ, vendim, seancë / наказание, лишение свободы, законодатель), kurse leksiku i përgjithshëm mbizotëron në mënyrë të ndjeshme, madje ka edhe leksik me ngjyresa emocionuese-shprehëse dhe të figurshme në të dyja gjuhët, si, p.sh., për ironi të fatit, stoli teorike, shije e plotë / олимпийское спокойствие, рычаг управления, обращаться сурово.

Nga shembujt e dhënë më sipër mund të vihet re gjithashtu se pozicioni i skajshëm i stilit juridiko-administrativ (официально-деловой стиль), lidhet jo vetëm me shkallën e lartë të nivelit të pranisë së terminologjisë në të, por edhe me veçoritë e shfaqjes brenda tij të leksikut joterminologjik dhe të dukurive gramatikore. S igurisht këto të fundit dalin në të në formën më specifike, më të kufizuar dhe më të ngurosur, në krahasim edhe me stilin shkencor-teknik. Këtu ndikojnë sigur isht një varg faktorësh jashtëgjuhësorë, të cilët lidhen me vetë specifikën e kësaj fushe veprimtarie shoqërore, si saktësia e lartë e koncepteve, koherenca e madhe e gjykimeve dhe arsyetimeve, fuqia argumentuese e tyre etj., të cilët do të trajtohen hollë sisht më tej.

1.2 Rreth historikut të stilit në secilën gjuhë 9

1.2.1 Në gjuhën shqipe: (Gjuha, stili, terminologjia)

Në kuptimin më të specifikuar të fjalës, e drejta, si fushë veprimtarie njerëzore, në çdo shoqëri të çdo vendi, ka lindur në fillesat e organizimit të saj si bashkësi shoqërore, krahas me marrëdhëniet e tjera: fetare, ekonomike, politike etj., ose e kombinuar me to ose në gjirin e tyre. Q ysh në lashtësinë greko-romake e drejta në formën e praktikave gjyqësore ka qënë p jesë e oratorisë së njerëzve si përfaqësues të pushtetit për të shpallur urdhëra, zgjidhur probleme të ndryshme lidhur me pronësinë, marrëdhëniet në familje, me shtetin etj. Kjo formë e praktikës juridike është zhvilluar në çdo vend të botës në vartësi nga niveli i zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore, kryesisht ekonomike, tregtare, kulturore etj.. S i e tillë ajo mund të gjurmohet, sikur edhe në mënyrë hipotetike, në fazat e organizimit pushtetor (shtetëror) të shoqërisë, kur në zanafillë ekzistonte shteti administrativ, ndonëse vendës ose i huaj. Duke e vështruar nga kjo pikëpamje, lidhur me vendin tonë, mund të pohohet, edhe mbi bazën e të dhënave sado rudimentare, se marrëdhëniet në fushën e së drejtës dëshmohen qysh në shek XIII në gjirin e lidhjeve tregtare të principatave të Arbrit me Raguzën nga akti i parë ndërkëmbëtar, nga administrata e një sudimtari shqiptar. Pas shtetit të Skëndërbeut për shumë shekuj marrëdhëniet e së drejtës janë ushtruar nga administrata osmane dhe në osmanishte, kurse marrëdhëniet tregtare janë mbajtur në gjuhët e vendeve fqinje. Kjo do të thotë se praktika juridike në vendin tonë për shekuj me radhë është zhvilluar në gjuhë të huaja (në gjuhën turke të pushtuesit dhe në gjuhët fqinje, si në italishte, greqishte). Megjithatë , ekzistenca e kanuneve lokale dëshmon për mënyrën gojore të shprehjes së praktikës të së drejtës, pra, në gjuhën shqipe, çka do të thotë se në formën gojore të gjuhës, përdoreshin edhe fjalë shqipe të specializuara nga fusha e së drejtës, që lidheshin me kanunet, të cilat mund të konsiderohen nga vështrimi i sotëm i t yre si terminologji në miniaturë, që siç thotë Xh. Lloshi ―Standardizimi gjuhësor, sado gojor, ka fillesa të këtij stili‖. Megjithatë depërtimi në shqipe i fjalëve speciale nga fusha e së drejtës përmes letërsisë fetare, të pasqyruar në numër mjaft të kufizuar vihet re qysh në Mesharin e Buzukut dhe duke u zgjeruar më tej në veprat fetare të Budit dhe Bogdanit. Një varg fjalësh terma, që

përdoren sot, kanë gjetur pasqyrim në F jalorin e F rang Bardhit10 si: ankim, ankohem,

ankues, betohem, bindje, detyroj, devocion, dëshmi, dëshmitar, dëshmoj, dhunoj, dhuratë, faj, grabitje, gjyq, gjykatës, këshill, këshilltar, këshilltore, kundërshtar, ligj, trashëgim, mashtrues, peng, qortim. Nga ana tjetër, qys h në shek. e XVII kodikët ose kanonizmat e esnafëve, të ciët kanë nisur në gjuhë të huaja, dalëngadalë kanë përfshirë edhe shqipen. Sipas Xh.Lloshit11 ―për shekullin e 18-të dokumentohet që shkrimi shqip është shtrirë në defteret e reshperëve; alfabeti i Todhrit përdorej nga tregtarët elbasanas në llogaritë e tyre. Më vonë në S hkodër italishtja përdorej vetëm në marrëdhëniet tregtare me

Venedikun, kurse në letrat shqipen e shkruanin me alfabetin e autorëve të vjetër. Po

9 Një his torik i s hkurtër i kët ij s tili bëhet nga Xh. Llos hi (s hih 10). (Po bë jmë n jë paraqit je të s hkurtër të his torikut të s tilit juridiko -ad minis trativ në gjuhën s hqipe, duke u përqëndruar në fus hën e terminologjis ë, meqë këtu s pikatin më s humë tiparet e tij).

10 V. Pr oko, A. Dur o, Për faqësimi i fushave të dijes dhe tematik e në Fjalorin e Frang Bardhit , në ―Frang

Bardhi 400-vjetori i lindjes ‖, Pris htinë, 2007.

11 Xh. Llos hi s hih 1.

kështu Z.Jubani ka përkthyer Kodin dhe shtojcën e procedurës tregtare osmane, pasi qysh

më 1870 kishte shtruar nevojën e shqipërimit të legjislacionit osman‖.

Qysh para periudhës së Rilindjes, janë vënë re përpjekje për të futur në gjuhën shqipe kombëtare që sapo po krijohej edhe fjalë nga fus hat që lidheshin me të drejtën (shtetin, ligjet etj.), që kanë shërbyer si fillesa të stilit juridiko-administrativ. Këto fillesa i gjejmë sidomosnë format e oratorisë gojore, të lidhura drejtpërdrejt me praktikën juridike, si edhe me letërsinë fetare, ku takohen fjalë të specializuara nga leksiku i përgjithshëm për këtë fushë si: detyroj, faj, grabitje), si edhe edhe në dokumentet e marrëdhënieve tregtare. Prej këtej del se terminologjia i ka paraprirë krijimit të këtij stili, duke ndikuar mbi një varg tiparesh që ky stil ka fituar më vonë si i mëvetësuar, si njëkuptimësia e fjalëve, njëtrajtësia e strukturave sintaksore. Më poshtë po bëjmë një përshkrim të periudhave, nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi terminologjisë shqipe i fushës të së drejtës, e cila ka përbërë më vonë bërthamën e stilit juridiko-administrativ12.

Periudha 1878-1912, e cila mund të pranohet si faza terminologjike fillestare e

këtij stili. Në këtë periudhë ekzistonte përsëri e drejta zakonore edhe pse kemi përpjekjet për organizimin shtetë ror, që përvijohet qysh nga Lidhja e Prizrenit. Në këtë fazë vihet re prania e leksikut të huaj në leksikun e përgjithshëm qysh nga fundi i shekullit të 19 -të dhe intensifikimi i depërtimit të tij në leksikun terminologjik, si leksiku turk i së drejtës. P o kështu ka ndikuar korrespondenca me gjuhët e huaja, sidomos në frengjishte, si gjuha e kulturës dhe diplomacisë, si edhe në italishte. Këto rrethana kushtëzuan futjen e disa njësive leksikore të huaja në fushën e së drejtës si: nom, nahije, amnisti, memur (nëpunës) ,prefekturë ,ministeria( qeveri), organizatë, tradicion, guvernë (qeveri), komision, autonomi, neutre (i paanë), kompetencë, rezhim, etj . Në këtë periudhë vërehet mbizotërimi i leksikut turk jo si terma të mirëfilltë, por si njësi speciale: sanxhak, vilajet, kaza, vali, merqez etj. Kjo situatë problematike për terminologjinë është ndier fort qysh nga Rilindësit, të cilët duke punuar për hartimin e teksteve shkollore, ndonëse të nivelit të ulët shkencor-teknik, janë ndeshur ballë për ballë me t ermat e huaj, që shërbenin si shënues të koncepteve të fushave bazë të dijes. Ata janë përpjekur që të krijonin a të gjenin sa më shumë barasvlerës shqip, çka ka ndihmuar për t‗i kuptuar sa më lehtë dijenitë shkencore, në kushtet e padijes që ekzistonte në atë kohë në vendin tonë. Merita e Rilindësve dhe e pasuesve të tyre është se ata, duke punuar për lëvrimin e terminologjive bazë u orientuan kaq shumë pas shqipërimit të termave të huaj, saqë krijuan edhe sisteme termash vetjakë shqip për fusha të caktuar a. Në veprën e tij «S hqipëria ç'ka qënë, ç'është

e çdo të bëhet» 1899 13 Sami F rashëri , ka përdorur një grup fjalësh të leksikut të së drejtës

si qeveri, krei i qeverisë, qeverindar, k abineto (këtë të fundit e ka huazuar nga italishtja), këshilli i përgjithshëm, ministretë, gjyqet, gjykatët etj. Një pjesë është formuar sipas modeleve të huaja ose në formën e kalkeve, rrallë është futur edhe ndonjë term i huaj si kabineto, ministri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi për një shtet shqiptar dhe prandaj proble- mi i

gjuhës për këtë shtet del që në hapat e parë të saj. Në programin e botuar më 15.9.1878 thuhej: "6. Gjuha osmane të mbetet si gjuhë zyrtare në korrespondencën dhe letërkëmbimin e vilajetit me Portën e Lartë. Megjithkëtë në keshillat e gjykata ve të perdoret gjuha shqipe dhe diskutimet të zhvillohen në këtë gjuhë." Në maj 1879 Lidhja

12 Shih për këtë periudha: E. Shehu , Ndikimi i kontakteve ndërgjuhës ore mbi formimin dhe zhvillimin e leks ikut të s ë drejtës , ―Sf‖, 2010/ 3-4.

13 S. Fras hëri, ― Shqipëria ç‘ka qënë, ç‘ës htë e ç‘do të bëhet‖, Tiranë, 1980.

hapi në Kosovë një gjykatore shqiptare, që u pranua nga autoritetet e Stambollit. "Radhuashkronja" e J. Vretos (1889) ka edhe mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit. Kërkesat për ta futur shqipen në administratë, gjyqe etj., tingëllojnë me forcë në gjithë

shtypin shqiptar në prag të Pavarësisë. F. Konica 14 me 1901 botoi fjalë të reja, me

mëtimin që të krijonte në shqipen të gjitha fjalët administrative dhe politike.

Periudha 1912-1930 15 përkon me shpalljen e Pavarësisë, krijimin e shtetit shqiptar, organizimin e tij, ligjshmërinë,si dhe me ngjarje të tjera të rëndësishme, si

ardhja e Princ Vidit dhe Kongresi i Lushnjës. Faktorët jashtëgjuhësorë të tillë ndikuan në pasurimin e terminologjisë të së drejtës, fillimin e fazës së formimit të terminologjisë si fushë. Kjo mund të quhet dhe faza fillestare sistemore e terminologjisë.Terminologjia e së drejtës e kësaj periudhe pati ndikim të fuqishëm nga italishtja, kryesisht në formimin e termave nga fusha praktike e së drejtës, çka lidhej me krijimin e dokumenteve apo akteve ligjore si: memorandum, milicia, sovrane, dekret, senat, statut, monarki, organ kolegjial, kabinet, indipendencë, komision, parlament etj.

Dokumentet e qeverisë së I.Qemalit në nëntor 1912 në Vlorë shënojnë ravijëzimin e këtij stili në funksionin e vet kryesor, ku vendin kryesor e zë terminologjia e fushës së ligjeve. S hqipja u shpall gjuhë zyrtare dhe si akt i parë legjislativ në fushën e organizimit gjyqësor kombëtar shërbeu Kanuni i Zhurisë (maj 1913), ndërsa akti më i rëndësishëm ishte Kanuni i Përtashem i administratës civile të Shqipërisë (nëntor 1913). I pari proces gjyqësor në gjuhën shqipe u shkrua në fund të vitit 1912 nga K. F loqi, i cili harto i disa shkrime juridike, kurse tek "E drejta kushtetuese" u botua një fjalorth në katër gjuhe. S i nevojë e mprehte doli çështja e terminologjisë dhe emërtesave të plota. N isën të botoheshin fjalorë shqip dhe turqisht e frengjisht. "Zgjimi" me 1913 ne Korçë botoi një terminologji ushtarake me 315 fjalë. Edhe Komisia Letrare e Shkodrës u mor me këto probleme. Këtu vlen të sjellim një varg shembujsh, që nxjerrin në pah kontributin e kësaj Komisie për kodifikimin e gjuhës shqipe për përdorim zyrtar të saj, duke përcaktuar termat e administratës dhe të ushtrisë. Një ndër parimet udhëheqëse ka qënë krijimi i një terminologjie sa më shqipe. Prof. Emil Lafe ka trajtuar këtë problem duke sjellë një varg shembujsh që hedhin dritë mbi fillimet e formimit të terminologjisë juridike në gjuhën shqipe që i përkasin periudhës pas shpalljes së Pavarësisë 16 Në artikullin e cituar ai komenton në mënyrë shkencore Listën në formë fjalori shqip-turqisht të botuar nga

Komisia e S hkodrës në ―Laimet e Komisës Letrare shqipe në Shkodë r‖(1918)17. Në listë

përmbahen rreth 360 terma nga fusha e së drejtës; ndër to janë lënë 14 turqizma, kurse pjesë tjetër janë shqipe. N ga shqyrtimi që i bëhet prej E.Lafes, ―bie në sy‖, siç nënvizon ai ―së pari shturqizimi i terminologjisë‖. Më tej ai bën një paraqitje të hollësishme për punën e bërë me leksikun terminologjik, të kryer nga hartuesit e fjalorit, të cilët kanë zbatuar parime e kritere të rrepta shkencore. ―Së dyti18, vijon ai, si veçori e punës me terminologjinë është ―ngritja në terma e një vargu fjalësh‖. N ga shqyrtimi i termave të përcaktuar nga Komisia Letrare e Shkodrës bie në sy: së pari, shturqizimi i terminologjisë

14 K. J orgaqi, ― Fa ik Konica, Mendime gju hës ie‖, Omera GVG, T iranë, 2008.

15 L. Nos i, ―Do ku mente his torike (1912 -1918)‖, Tiranë 2007.

16 E. Lafe, ―Fillimet e formimit të terminologjis ë juridike në g juh ën s hqipe,‖ Perla‖,T iranë, 2010/2-4.

17 E. Lafe, po aty.

18 E. Lafe, po aty.

(14 terma turqisht u lanë në përdorim); së dyti, ngritja në terma e një vargu fjalësh e shprehjesh të gjuhës së përgjithshme, si: ankim, be në rrenë, dam, dorëzanës, dorëzani, gjykoj, gjyq, ligj, mashtroj, mprojtje, padis, vendim etj.; së treti, krijimi i një vargu neologjizmash prej fjalëve të mësipërme dhe prej fjalësh të tjera të njohura, si: çdamnim, çdamnoj, emnim, emnoj, ftues (gjyqi), gjyqtar, ligjorësoj, ligjorësim, ligjorisht, i ligjtë, lutje, ndërgjyqës, i ndërgjyqshëm, paditës, i pandehun, etj.; së katërti, mbështetja në gjuhët neolatine, prej të cilave u mor një numër i konsiderueshëm termash dhe u krijuan edhe terma të prejardhur, si: akt, apel (me rrjedhojat e saj apeloj, apelim, i apelueshëm), argument, delikt, dokument, dosje, dublikatë, ekspert, identitet, krimën (me rrjedhojën e saj), licencë, origjinal, procedurë, prokuror, sekuestër, sekuestroj, ekzekutoj, ek zekutim, ekzekutues, përkvizitë, proces-verbal, rekuizoj, regjistër, uzurë etj..

Periudha 1930 deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore . Qysh pas vitit 1922

gjithë politika gjuhësore u orientua nga përdorimi i "gjuhës zyrtare" në shkollë e në administratë, duke qënë një variant mbi bazë dialektore të mesme, por ecuria ka qënë e ndërlikuar dhe çeshtja e "gjuhës zyrtare" në thelb u shkri në çështjen më të gjerë të gjuhës standarde. Vazhduesit e traditave të Rilindjes, si A. Xhuvani, M. Logoreci, punuan drejtpërdrejt për një shqipe të përpunuar në ligjet, dokumentet administrative, në ushtri e shkollë. Më 1932 u botua i pari fjalor terminologjik ushtarak me rreth 900 terma.

Periudha 1945-1980.

Pas Luftës II Botërore vendosja e një shteti ideologjik solli ndryshime-politikisht të

qëllimshme për t' u dalluar "nga regjimi i vjetër" e sidomos për të mënjanuar atë që i përkiste

"rendit borgjez". Për këtë u ndoqën emërtesat sipas rusishtes, p.sh. ne vend te bashki u perdor Komiteti ekzekutiv (sipas rus.исполнительный комитет), gjeti vend gjerësisht mbiemri popullor në emërtimet e ndryshme (ushtria popullore, këshilli popullor, Republika Popullore, gjykatat popullore). U përjashtuan emërtimet e ndarjeve administrative dhe të hierarkisë perkatese: prefekt, prefekturë, nënprefekturë. Është interesante, se më parë ishin përdorur xhandar, milic dhe tashti ato shiheshin si fjalë me konotacion, prandaj filluan të përdoren polic-polici. Sindikatat u mbiquajtën bashkime profesionale, sipërmarrjet u bënë ndërmarrje, kryepunetorët quheshin brigadierë dhe ky proces preku të gjitha emërtimet e tjera, që lidheshin me konotacione ideologjike të papranueshme. Njëkohësisht u përkthyen ose u përpunuan emërtesa të reja bashkë me riorgamzimin e jetës shtetërore e sidomos me asgjesimin e pronës private dhe të lirive individuale.

Faza më e gjatë e kësaj periudhe përkon me lidhjet e ngushta të vendit tonë me ish-Bashkimin Sovjetik, të cilat u ndikuan më vonë edhe nga kontaktet e literaturës

shkencore-teknike shqipe, me literaturën në gjuhën ruse, në mënyrë të veçantë përmes teksteve mësimore 19 që përshtateshin për nevoja të shkollës së lartë. Ndikimi i rusishtes pati rrjedhoja në mënyrë të veçantë edhe në përsosjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të

terminologjisë të së drejtës, sikurse edhe të shumë terminologjive të tjera të shqipes. Kryesisht kjo u pasqyrua në marrjen e modeleve ruse në krijimin e termave me mjetet e

shqipes dhe brumin e saj leksikor, duke aktivizuar ndajshtesat shqipe për formimin e termave abstraktë 20si-(ë)si,-(ë)-ri, -i, si: kushtetutshmëri (конституционность),

19 L. Myrtaj, Hyr ja e përk ohshme e huazimeve ruse në shqipen e folur përmes terminologjisë , në

―Se minarin ndërko mbëtar për gjuhën, letërs inë dhe kulturën s hqiptare‖, 28/1, Pris htinë, 2009.

20 E. Lafe, ― Razvitije k nizhnoj lek siki albanskovo jazik a vo vtoroj pollovinje XX v. ‖ në ―Studia Linguis tica

et Balcanica‖, Sant-Peterburg, 2001.

ligjshmëri (законность), pronësi (собственность), papajtueshmëri (несовместимость) etj. K y ndikim u ndie më shumë në formimin e termave togfjalësh sipas modeleve ruse si: akt i gjendjes civile, e drejta e manifestimit publik, firmë e personit juridik etj. Po kështu u përdor kalkimi në krijimin e termave kompozita deri në terma togfjalësh21. Në këtë mënyrë u ndërtua terminologjia si sistem i qëndrueshëm dhe homogjen edhe në këtë fushë edhe me brumin e brendshëm të shqipes.

Periudha 1991 deri më sot

Ngjarjet e vitit 1990-1991, të drejtuara kundër gjithë shtetit monist diktatorial, u shoqëruan me një perbërëse të fortë gjuhësore pikërisht në këtë fushë, prandaj sollën një proces në drejtim të kundërt. Kështu u rikthyen në gjuhët emërtimet speciale nga fusha juridiko- administrative: bashki, prefekturë, prefekt, sindikatë, fletorja zyrtare. Megjithatë procesi përsëri nuk është i thjeshtë, por një gjë mund të shihet si e sigurtë: pak nga pak veprimtaria shtetërore e administrative po shkëputet nga ideologjizimi, kurse depolitizimi po sjell ndryshimet përkatëse, duke e bërë leksikun e fushës më të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve kalimtare politike.

Nga vendi që zë kjo terminologji e veçantë dije në leksikun tërësor

terminologjiktë shqipes standarde mund të ndanim në dy faza: 1991-2005 dhe 2005 deri më sot. Faza e parë (1991-2005) përkon me ndryshimet në terminologji nën ndikimin e faktorëve drejtpërdrejtë jashtëgjuhësorë: ekonomike, sociale, kulturore, lidhur me konceptet e reja të ekonomisë së tre gut etj, por shkak të kontakteve me gjuhët e huaja të vendeve të zhvilluara, kryesisht të anglishtes. Me ndryshimet e mëdha në të gjitha fushat e jetës, me gjithë zhvillimet e parreshtura edhe në të ardhmen, vihet re një farë stabilizimi të zhvillimeve edhe brenda këtij leksiku dhe ndryshimet evolutive në të lidhen me zgjidhjen e problemeve të sistemimit dhe standardizimit të tij në rrafsh kryesisht ndërgjuhësor (ndërkombëtar). Faza e dytë (2005 deri sot e në të ardhmen) lidhet kryesisht me njësimin e legjislacionit shqiptar dhe krahas tij të terminologjisë përkatëse me legjislacionin e përbashkët të vendeve të BE-së, për shkak të synimeve të vendit tonë, për të marrë statusin në këtë organizëm, ku gjuha e përbashkët e legjislacionit përbën objektin parësor. Kjo fazë nis me punën e bërë këto vitet e fundit dhe që do të vazhdojë ende disa vjet dhe rezultat i saj duhet të jenë gati para sesa vendi ynë të anëtarësohet në BE me të drejta të plota.

Në mënyrë të sintetizuar do të flasim për këto dy faza:

Faza 1991-2005

Ndryshimet në jetën ekonomike, politike e shoqërore pas hapjes së vendit tonë me

botën dhe vendosjen e plurarizmit dhe të ekonomisë së tregut pas viteve 90 dhe sidomos vitete e para të pluralizmit u pasqyruan edhe në gjuhë. Fjalët e huaja depërtuan në masë në të gjitha fushat e dijes. Fondi leksikut terminologjik të së drejtës u pasurua dhe u plotësua më tej, sikurse edhe vijon të përsoset me anë të huazimeve, të marra kryesisht nga anglishtja, si gjuhë me status ndërkombëtar. Huazimet nga anglishtja kanë ndikuar në pasurimin e sistemeve të reja konceptore brenda degëve ekzistuese të së drejtës. Globalizmi ushtron trysni të vazhdueshme edhe sot 22 sikurse do të vijojë në të ardhmen

edhe në këtë fushë. N ga vëzhgimet e materialit të vjelë, që lidhen me fo ndin e termave të

21 Э. Шеху, ―Влияние русского языка на албанский ‖(на материале научно -те хнической ли тера туры),

në Izves tia: Herzen Univers ity Journal of Hu manities & Sc iences , N=133, Санкт-Пе тербург 2012.

22 E. Stavileci, Ter minologjia në administratën publik e në «Gjendja dhe zhvillimi i terminolog jis ë s hqipe », Tiranë, 2009.

(11)

huazuar nga anglishtja, mund të vërehen dukuri të ndryshme. Një pjesë e tyre janë ndërkombëtarë, pra, terma që shqipja i ka të përbashkëta me gjuhët e tjera dhe i ka përvetësuar, duke i bërë pjesë të saj.1. Këtu takohen terma të ardhur drejtpërdrejt nga anglishtja si: embargo, peticion, mocion, rezolutë, samit, korporatë, aparteid, komonuelth, divident, negociata, kongresmen, bojkot. Një pjesë kanë hyrë nga anglishtja qysh para viteve 90, ndonëse mund të jenë me origjinë nga gjuhë të tjera. 2. Terma me burim nga anglishtja që emërtojnë koncepte, lidhur me institucione karakteristike për botën amerikane e anglosaksone e për rrjedhojë prania e tyre në gjuhë përligjet, sa herë flitet për sistemin e së drejtës së këtyre vendeve. Një pjesë e kët yre termave i janë përshtatur sistemit fonemor- morfemor (gramatikor) të shqipes, kurse pjesa tjetër janë futur në shqipe (kryesisht në tekste, pra në ligjërimin e shkruar) në formën shkrimore të anglishtes. Kështu takohen: bos, kartel, equity, konte, Dhoma e Lordëve, Departamenti i Lordit Kancelar, Gjykata e kontesë, sherif, solicitor, Judicature, Acts, common lowyers,

civil lowyers, joint revolution, rules committee etj. 3. 23 Terma të huazuar nga anglishtja

për të cilët ekzistojnë termat barazvlerës shqip s i: draft-projekt, full time-kohë e plotë, part time-kohë e pjesshme, grand jury-juria e madhe, staf -personel, legal effects- pasoja ligjore, legal rule-dispozitë ligjore, prosecutor-prokuror, barrister-avokat, governance- qeverisje, impeachement-akuzë, privacy-privatësi, copyright-e drejta e autorit, investigim-hetim, killer-vrasës, Magistrates Courts- Gjykata e Magjistratëve, Crown Court-Gjykata Mbretërore CriminaleJustice Act- Akt i Drejtësisë penale, Common Bench-Gjykata e zakonshme etj.

Në tërësinë e tyre termat e huazuar nga anglishtja, janë një burim i rëndësishëm i

pasurimit të terminologjisë së fushës të së drejtës, por dhe i tërthortë, sepse bëhen tema prodhuese për formimin e termave të rinj.

Faza 2005 e deri më sot dhe në të ardhmen.

Siç dihet q ysh pas vitit 2000, në mënyrë të veçantë politika e çdo qeverie shqiptare, ka patur një ndër objektivat kryesore krijimin e kushteve për integrimin e vendit tonë në strukturat europiane e sidomos përfshirjen në BE. Një ndër kërkesat kryesore është dhe mbetet përputhja e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së, e cila do të arrihet përmes përkthimit dhe përshtatjes së tij në gjuhën shqipe 24.

Këtë fazë po e klasifikojmë si të veçantë në zhvillimin e mëtejshëm të terminologjisë juridike shqipe, meqë ka të bëjë me ndryshime pak a shumë të theksuara në sistemin e koncepteve të cilat pasqyrohen edhe në termat përkatës. Nga ana tjetër, veprimtaria terminologjike, sidomos standartizimi i saj përfshin një varg procesesh, siç janë drejtimi (menaxhimi), monitorimi dhe organizimi ndërkombëtar, ku terminologjia e fushës shihet në rrafshin kombëtar ( mbarëkombëtar duke futur Kosovën dhe Maqedoninë) dhe ndërkombëtar. Në këtë rrafsh zgjidhen edhe mjaft probleme të kësaj terminologjie përmes futjes së mjeteve moderne të përpunimit të saj, si bankat e termave, përfshirja e punës me ekipe, me projekte kombëtare e ndërkombëtare etj. Kështu do të zgjidhen një varg problemesh të qëndrimit ndaj termave të huaj, polisemisë-homonimisë, zgjidhje e problemeve të globalizmit gjuhësor e përqëndruar kryesisht në depërtimin e anglicizmave terma nga fusha juridike.

23 S. Titi ni, Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së drejtës në gjuhën shqipe në «Seminarin ndërkombëtar për gjuhën dhe kulturën s hqipt are», 27/1, Pris htinë, 2008.

24 Shih ―Manual për përkthimin e Legjis lacionit Ko munitar ‖, M inis tria e Integrimit Eu ropian, T iranë, 2006.

Duke mos e patur si objekt shqyrtimi leksikun juridik të kësaj faze relativisht të shkurtër, gjatë së cilës nuk vihen re zhvillime të spikatura, meqë ai shfaqet pak a shumë i stabilizuar, ne do të nxirrnim në pah disa probleme që kanë të bëjnë më tepër me të ardhmen e kësaj terminologjie. Një ndër problemet themelore lidhet me ndryshimet që mund të ndodhin brenda saj nën ndikimin e ballafaqimit të një varg termash ekzistues ose të rinj me termat e huaj, sidomos me termat anglezë, por edhe nga gjuhë të tjera, për shkak të rishikimit të koncepteve përkatëse në procesin e përkthimit dhe përshtatjes së termave nga gjuhët dhënëse në atë marrëse (në shqipe). Kjo do të thotë se ter mat shqip do të jenë në proces përpunimi, çka mund të çojë në zhvendosje konceptesh, risistemim termash etj.. Rrethi i problemeve do të zgjerohet, meqë në fokusi e përkthimit të legjislacionit të BE-së do të përfshihen rreth 100000 faqe tekste dhe 35 nënfusha të ndryshme brenda makrofushës të së drejtës. Kjo do të kërkonte studime të veçanta qysh nga struktura e organizimit të kësaj veprimtarie, materialet udhëzuese (manualet), literatura ndihmëse, produktet e nxjerra në formë fjalorësh për fusha të veçanta etj.

Për përballimin me sukses duhen zgjidhur disa probleme që kërkojnë edhe

ndihmën e gjuhëtarëve, por edhe ndërmarrjen e studimeve konkrete:

Evidentimi i termave të huaj dhe gjetja e rrugëve për shqipërimin e tyre dhe sidomos përpjekja për aktivizimin në vend të termave shqip ose të shqipëruar që ekzistojnë në gjuhë, por që nuk përdoren. Po sjellim një fjali nga fusha e së drejtës të mbingarkuar me terma të huaj të paraqitur nga akad. E.S tavileci në një konferencë për terminologjinë 25, duke u përpjekur sipas mundësisë të japin barasvlerësit shqip, çka dëshmon se vendosja e kësaj terminologjie mbi bazë sa me shqipe është e mundshme:

Bordi i një korporate ndërkombëtare abuzoi me financat me aderim në Internejshenël Federejshën.... duke akceptuar agjendën e një evenimenti të suportuar financiarisht në diskordancë me principet e aplikimit në prefektet e asistimit në implementimin e monitorimit në sferat emergjente për të siguruar avenirin e koekzistencës humanitare në botën e diversitetit ambjental. → Bordi i një korporate keqpërdori financat me aderim në Internejshenël Federejshën.... duke pranuar programin e një ngjarjeje të mbështetur financiarisht në mospërputhje me parimet e zbatimit të ndihmës, në realizimin e monitorimit në sferat emergjente për të siguruar të ardhmen e bashkekzistencës humanitare në botën e larmisë mjedisore.

- Mbështetja në një fjalor të termave të së drejtës shqip-gjuhë të huaja dhe gjuhë

të huaja-shqip, i hartuar nga një komision autoritar i përbërë nga specialistë të fushës dhe terminologë (gjuhëtarë), i përafërt me parimet dhe kriteret e ndërtimit me Fjalorin ekzistues të termave të së drejtës, por i pasuruar dhe i zgjeruar me terma nga të gjitha degët e fushës në fjalë.

- Diskutimi i fjalësit të hartuar nga specialistët pë r çdo mikrofushë të veçantë me

gjuhëtarë (terminologë) dhe me një rreth të gjerë specialishtësh për të bërë herë pas here korrigjimet përkatëse sidomos në termat e e shqipëruar, për të dhënë zgjidhjet më të drejta për diferencimin e koncepteve me fjalë shq ipe, a të huaja, të pamundura për t‘u përkthyer26.

25 E. Stavileci, vepër e c ituar, VI.

26 Shih ―Fjalo rth i Termave Kryes orë (Marëves hja e Stabilizim-As ocimit)‖, Minis tria Integrimit, Tiranë,

2010.

(13)

- Krijimi i një banke të dhënash, të monitoruar nga një qëndër gjuhësore, me të gjithë fjalësat e hartuar (botuar) nga specialistët e fushës për dhënien e zgjedhjeve konkrete nga gjuhëtarët dhe terminologët, siç janë rastet e sinonimisë negocim dhe bisedim, të homonimisë (polisemisë), ku një term shqip ka disa barasblerës të huaj si ndryshim 1) amendament dhe modifikim, influencë, ndikim dhe impakt etj.

1.2.2 Në gjuhën ruse: (Gjuha, stili, terminologjia)

1. Periudha shek. X-XVII27

Siç thekson V.Vinogradov28 "gjuha e shkrimit zyrtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në lindjen e ligjërimeve sllave publike të përditshme ". Në përgjithësi, duke e

përshkruar epokën e lashtë të formimit dhe të zhvill imit të gjuhës letrare ruse, ai nënvizon praninë (deri në fund të fillimit të shekullit të XVI-XVII ) të llojeve të ndryshme të gjuhës letrare të shkruar: kishtare-sllave dhe laike artistiko-librore, si edhe gjuhën e shkruar juridiko –administrative (официально-деловой), duke supozuar brenda këtyre llojeve "një unitet të brendshëm të strukturës së gjuhës letrare." Në këtë rast vihet re si veti themelore e këtyre ―lloje gjuhësh‖ diferencimi stilistikor, që lidhet me sfera të ndryshime të zbatimit të zhanreve të mëvetësuara. Në shekullin e XVI, u intensifikuan proceset e përpunimit letraro-gjuhësor të formave të ndryshme zyrtare dhe ligjërimi zyrtar, të paktën në disa pjesë të njohura të zhanreve të tyre, tashmë futet si një nga stilet më të rëndësishëm dhe aktiv të gjuhës populloro- letrare. P rocesi i formimit të stileve në gjuhën letrare ruse u shoqërua me shfaqjen e interesit për stilistikën, si edhe për disiplina praktike e teorike. Në retorikën e parë ruse u trajtuan problemet e stilistikës praktike, analiza stilistike u paraqit me mjete të shkurtra të gjuhës, u ndriçuan figurat e ligjërimit artistik. Retorikat kontribuan në njohjen e formimit e studimit e tre stileve të ligjërimit, i lartë, i mesëm, i ulët, i argumentuar më vonë shkencërisht nga Lomonosovi në veprën

―Teoria e tre stileve‖ sipas idesë së Aristotelit. Në to përshkruhen ndryshimet retorike të ligjërimit të zbukuruar nga ligjërimi i thjeshtë, prandaj tekstet e natyrës së biznesit, u përkasin gjinisë "së ulët". Kjo do të thotë se gjuha e biznesit fillon të pretendojnë për rolin e stilit në gjuhën kombëtare.

2. Periudha e shek.XVII-XVIII

Periudha nga mesi i shekullit të XVII deri në mes të shekullit të XVIII

konsiderohet si periudha e formimit të gjuhës letrare ruse kombëtare, e cila lidhet me veprimtaritë reformuese të Pjetrit I, të cilat ndikuan në të gjitha fushat e jetës, ndërmjet tyre edhe në fushë të gjuhës, të kristalizimit e diferencimit të mëtejshëm të stileve funksionale të saj.

Fillesat e stilit juridiko-administrativ në gjuhën letrare ruse i përkasin një periudhe

shumë të hershme, në krahasim me kohën reale kur ato vërehen në gjuhën letrare shqipe

27 Konceptimi i ndarjes s ë mëpos htme në periudha dhe nxjerrja në pah e dis a tipareve themelore janë bërë nga dis ertantja, duke u mbës htetur në dy autorë rus ë: a) C. Кушне рук, ―Документна я лингвистика‖, Флин та , Наука , Москва, 2010; b) Н. Смирнов а, ―Разв итие терминологи и граж данского и администра тивного права в русском языке XVIII века‖, (Ав тореферат, Ар ханге льс, 2009).

28 В. Виног рад ов, ―Проблемы ли тературны х языков и закономерностей и х образования и развития ‖,

Москва, 1967.

(15)

(fundi i shek.XIX). Ndërsa në të parën këto fillesa vihen re qysh me veçimin e gjuhës ruse nga trungu mbarësllav, nga shekulli IX-X-XI dhe më vonë vijojnë me shkëputjen prej gjuhës lashtoruse (prej gjuhës bjelloruse dhe ukrainase) dhe me formimin e saj si gjuhë më vete, si gjuhë e kombit rus. Lidhur me fillesat dhe lindjen në gjuhën letrare ruse të këtij stili, krahas stileve të tjera të afërta me të, sidomos të stilit shkencor-teknik, mund të pohohet ai ka ecur krahas lindjes dhe formimit të gjuhës letrare ruse, e cila është krijuar mbi dy baza ―të gatshme‖, për të, siç ka qënë gjuha e vjetër sllave (si gjuhë deri diku ―letrare‖) dhe gjuha lashtoruse (si gjuhë edhe ajo pak a shumë ―letrare‖). Kjo do të thotë se edhe stili juridiko-administrativ (официально-деловой) me fillesat e veta dhe i formuar brenda një periudhe të shpejtë, ka hyrë si një produkt i gatshëm në gjuhën ―e re‖ letrare kombëtare ruse qysh me shkëputjen e saj nga trungu i gjuhës lashtoruse, dikur edhe nga gjuha sllave kishtare. Ndryshe nga gjuha shqipe, në të cilën në shekuj, praktika juridiko-administrative ushtrohej në gjuhë të huaja (turke, krahas edhe greke e ndonjë tjetër), në truallin rus ajo kryhej në gjuhën vendëse (ruse), në të cilën kaluan me të mjaft fjalë si terma, si nga gjuha e vjetër sllave, ashtu edhe nga ajo lashtoruse, duke filluar qysh nga termat bazë si закон, право, государство, власть, уголовный si edhe një varg fjalësh (termash) të tjerë të kësaj fushe si: суд судить, судья dhe fjalë me përdorim të dyfishtë, si të përgjithshëm, ashtu edhe juridik, si: брак, семья, супруг, красть, убедить, убийца etj. Po ta krahasojmë këtë situatë me gjuhën shqipe në këta shekuj mund të vërehet si përdoreshin fjalë shqipe në të drejtën zakonore gojore, kanun, të cilat mund të ricitohen sipas Fjalorit të Frang Bardhit, të tilla si ankim, ankues, betohem, bindje, dëshmi, dëshmitar, ligj, trashëgim, etj., kurse në praktikën zyrtare përdorshëm fjalë (terma) të huaj (të gjuhës së pushtuesit ose të gjuhës së vendeve fqinje) (imza, nofuskë, etj.).

Në qoftë se do t‘i krahasonim këto gjendje në fillesat e stilit juridiko-administrativ në kushte pak a shumë të barabarta, mund të thoshim se në shqipe i përkasin periudhës së shek.18-19, kurse në gjuhën ruse i përkasin disa shekuj më parë (qysh nga shekulli 15 -

16).

Vend të parë në praktikën juridike ruse ka zënë në shek.18 ristrukturim i i drejtimit

shtetëror, i cili kishte si objekt kryesor çështjet e organizimit të materialeve dokumentare. Rregullat bazë të saj lidheshin me parimet kryesore të hartimit të dokumenteve, në të cilat mbizotëronin regjistrimet e tyre, llojet e ndryshme më të rëndësishme të dokumenteve, të cilat vendosën format e raportimit.

Të gjitha këto zhvillime historike kanë çuar në ndryshime rrënjësore në jetën e

Rusisë; ato gjetën pasqyrim gjithashtu në depërtimin e koncepteve të reja, krijuan nevojën në përdorimin e mjeteve të reja dhe të mënyrave të të shprehurit të mendimit shkencor juridik. Risitë gjuhësore më lehtë hynë në sistemin e gjuhës zyrtare, të cilat mundën të ndikojnë në rritjen e kuptimit të saj dhe në zgjerimin e sferës së ndikimit të saj. Kontaktet e gjuhës ruse me gjuhët e Evropës Perëndimore, përzie rja e saj me elemente të këtyre gjuhëve, çoi në përsosjen e ligjërimeve të shkruara, publicistike, zyrtare. S ipas N.Smirnovës 29shekulli i XVIII shënon kohën e shndërrimeve në të gjitha sferat të jetës shtetërore dhe shoqërore ruse, krijimin e degëve të së drejtës që u mëshirua

në mijëra dokumente të reja ligjvënëse. K y shekull sipas saj përfaqëson etapën fillestare të formimit si sistem të terminologjive të së drejtës civile dhe administrative në Rusi, të cilat hynë në sistemin leksikor të gjuhës kombëtare ruse. Gjithë ky ndryshim u kushtëzua

29 Н. См ирнова, vepër e c ituar 26.

nga shfaqja e sasisë së madhe të termave që shënonin konceptet e së drejtës civile dhe administrative. Dhe realisht funksionimi në këtë periudhë i leksikut terminologjik të së drejtës si sistem, përbën tiparin themelor të stilit juridiko-administrativ. Terminologjia e kësaj periudhe përbën bazën mbi të cilën u ngrit gjithë sistemi tërësor i plotë konceptual i fushës të së drejtës si edhe ravijëzoi vijat kryesore të stilit juridiko-administrativ në gjuhën ruse, prandaj edhe evidentimi i kësaj terminologjie, shtresimet e saj, tiparet themelore shërbejnë për të kuptuar prirjet dhe zhvillimet e stilit juridiko -administrativ deri në ditët e sotme. Studimi i tyre nxjerr në pah mjaft tipare të përbashkëta të saj me terminologjinë e sotme. Kështu, psh., vihet re aktivizimi i prapashtesave më prodhimtare si: -ение(-ание), -ство, -ость, -ик, -тель, -ец, -ова, (дозволение, бескредительство, советник, владелец, администровать), i parashtesave не-, без-, на -, за-, (неплатеж, некрадомый, беззаконный), i parashtesave të huaja анти-, вице-, обер- (антикамера, вице-губернатор, обермашал), i formimeve me kompozim (клятвопреступнный, верноподзапный). Një numër të madh e përbëjnë termat togfjalësh, të cilët gradualisht mbizotërojnë si para termave fjalë si: государственный чин, ручной заклад, бескредитный билет etj.

Një dukuri me interes të veçantë studimi përbëjnë formimet e mikrofushave

terminologjike, mbi bazën e tipareve të përbashkëta tematike, siç mund të përmendim:

-emërtime të dokumentacionit të së drejtës civile dhe administartive: (билет,

вексель, гротбух, довереннось, договор, завещание, кабала, квитанция, конвент, адвизное письмо, указ, уложение, устав, закон, кодекс, контракт, мандат, манифест, ведомость)

-emërtime organesh drejtuese dhe ekzekutive: ( сенат, синод, консилия, кабинет, (министров), коллегия, комитет, магистрат))

-emërtime personash udhëheqës: цар, император, кронпринц, сенатор

-persona të aparatit administrativ: воевода, губернатор, бюргермейстер, градоначальник, земский комиссар, ассесор.

-emërtime të marrëdhënieve familjare: брак, брачный, безбраче, двоебраче, двоеженец, мужатица, законнорожденный, вдовство, наследник, десцендент.

-emërtime procesesh gjyqësore: исправительное судопроизвоство, правосудие, иметь заседание, конфирмовать арест, арестовать, наказать, обличать, судить безволокитно, аргументация, жалоба, иск, ссудная запись, абшид.

3. Periudha e shek. XVIII-XIX

Nga mesi i shekullit XVIII ka pasur nevojë për mbështetje teorike të sistemit të ri të stileve letrare, bazuar në ndërveprimin e K ishës S llave dhe elementeve popullore ruse. Përpjekja e zgjidhjes së kësaj detyre i përkiste Lomonosovit. Në punimin e tij "Parathënie për përfitimet e librave kishtare në gjuhën ruse," ai vlerëson ndërveprimin e forcave gjuhësore në gjuhën letrare ruse, duke vënë në dukje se baza e gjuhës letrare ruse duhet të jetë e shkruar dhe e folur në gjuhën e masave të gjerë të popullsisë.Në punim një vëmendje të madhe i është kushtuar ndarjes së stilit letrar, i cili si fillim u zhvillua drejtpërdrejtë në lidhje me strukturën e tij leksikore dhe gramatiko-frazeologjike. Kështu, stilet e gjuhës ruse marrin karakteristikën e tyre. Lomonosovi identifikon tre stile: i lartë,

i ulët, i mesëm. Stili i mesëm bëhet bazë, mbi të cilën konsolidohet gjuha kombëtare ruse.

Për zhvillimin e mëtejshëm të saj rol të dukshëm luajti gjuha zyrtare si në procesin e përpunimit të standardeve të gjuhës letrare, ashtu edhe në kristalizimin e stileve të gjuhës.

Me konsolidimin e standardit kombëtar letraro-gjuhësor në vend të tre stileve marrin zhvillim stilet funksionale të gjuhës ruse, ndërmjet të cilave edhe stili juridiko- administrativ (официально-деловой стиль) etj.. Në të njëjtën kohë shfaqen disa punime për dokumentacionin (Magnitsky, Varadinov), manuale për formimin e letrave zyrtare, të cilat prekin lehtë madje dhe aspektet teorike të letrave zyrtare ruse. Megjithatë në tërësinë e vet stili zyrtar ende pak ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve. Kjo shpjegohet me faktin se kryesisht realizohet teoria përshkruese e gjuhës, e cila është përcaktuar në cilësinë e teksteve më të rëndësishme letërsinë dhe të gjithë ata lloje tekstesh, në të cilët dominojnë prurjet poetike, të gjitha tekstet të praktikës socio-gjuhësore: ligjërimi gojor bashkëbisedor, letrat, dokumentet dhe madje edhe tekstet e masmedias, si nuk kanë të bëjnë apo kanë pak të bëjnë me poetikën u duken të parëndësishme dhe jointeresante për kërkimin shkencor.

4. Periudha e viteve 1900-1990

Pas Revolucionit të Tetorit, ka një ndryshim thelbësor në sistemin e së drejtës administrative, sidomos, në fushën e dokumentacionit juridik. Vendosen lloje të reja të dokumentacionit, që lidhen me sistemin njëpartiak të regjimit, etj.. S hfaqja e llojeve të reja dhe e varieteteve të dokumenteve shtronin çështjen për përpunimin e formave të reja, e shkresave, si edhe gjuhën dhe stilin e hartimit të dokumentacionit. Tashmë në vitet -30 (shek.XX) u shfaqën punët e para shkencore për zgjidhjen e problemeve të identitetit gjuhësor të dokumentave. Interesante në këtë drejtim janë udhëzimet për përgatitjen dhe formimin e tekstit të dokumentit, ku trajtohen edhe kërkesa për gjuhën zyrtare.Në punimin "Ligjërimi i shkruar zyrtar" P. Verkhovski të flitet për origjinalitetin e ligjërimit zyrtar në lidhje me detyrat e tij sociale: "1. Lidhjet e organeve të pushtetit me popullsinë;

2. Ngulitja e të gjitha gjinive të vendimeve të pushtetit 3. Regjistrimi i të gjithë faktorëve të detyrimeve të ndërsjella që rrjedhin nga pasojat e tyre. N ga origjinaliteti i problemeve sociale, sipas studiuesve, rrjedh origjinaliteti dhe përbërja e fjalorit dhe "vetë ndërtimi i ligjërimit". Një vëmendje të posaçme u kushtohet rrugëve të përmirësimit të gjuhës dhe dokumenteve në mënyrë që ta bëjë këtë gjuhë më të kuptueshme për njerëzit. Në shkrimet shkencore dhe me karakter praktik rreth gjuhës zyrtare vend të veçantë u kushtohet gjithashtu hartimit të fjalorëve terminologjikë, analizës së përdorimeve të veçanta të ligjërimit dhe të shprehjeve, ndërtimeve të ndërlikuara. P.Verkhovski thekson se jo vetëm ndërtimi i fjalorit , por edhe metodat, rregullat e kombinimeve të fjalëve, bashkimet e tyre dhe sistemimet ndërmjet tyre luajnë një rol të rëndësishëm në kulturën e shkrimit zyrtar. Kërkesat kryesore për gjuhën e shkrimit zyrtar P.Verkhovski i trajton në një tjetër punim të tij, "S i të marrim një vendim detyrues." Në të ai jep udhëzime për formulimin e dokumentit. Kështu, në çdo vendim ekzekutiv, sipas tij, duhet të jetë titulli i pranishëm, i vendosur në fillim të tekstit; një shpjegim i qëllimeve të publikimit të vendimeve të detyrueshme, kush i vendos, dhe çfarë ve ndos; në cilin shpërndahet veprimi i këtij veprimi kështu me radhë. Në vitet 50 dhe në fillim të viteve 60 u shkruan një varg veprash kushtuar analizës së korrespondencës zyrtare dhe mënyrave të menaxhimit të tyre. Autorët japin informacione të nevojshme se si duhen hartuar letrat zyrtare (lutje, vërtetime, protokolle, autobiografi dhe dokumente të tjera) me të cilat çdo person përballet në jetë. Këto vepra kanë luajtur një rol të rëndësishëm në standardizimin e gjuhës së shkrimeve zyrtare.

5. Periudha e viteve 1990 deri në ditët e sotme

Për sa i përket studimit të stilit zyrtar bashkohorë, një ndër punimet themelore në

këtë fushë përbën vepra monografike e E.Isserlin (S tili juridiko-administrativ) (официально-деловой стиль) ku autori jep një përkufizim të termit, tregon karakteristikat e tij kryesore, dhe gjithashtu shqyrton në detaje dy grupe dokumentesh: juridike dhe diplomatike. Autori analizon me hollësi llojet e dokumenteve juridike që nga dokumentet për vërtetim të zyrës së strehimit, për vendin e banimit, deri në vendimet e qeverisë dhe traktatet ndërkombëtare. Duke u marrë në mënyrë të posaçme me stilin juridiko-administrativ studion karakteristikat kryesore të tij: izolimi më i lartë krahas uar me stilet e tjera të gjuhës, (ai më pak se stilet e tjera lejon futjen e elementeve "të huaj"), mungesën e leksikut të ngarkuar emocionalisht, të fjalëve e të thënieve, të përditshme, synimin për saktësinë e paraqitjes, e cila gjen shprehjen e saj në p raninë e kombinimeve të qëndrueshme të fjalëve, kancelarizmave dhe shablloneve. Duke analizuar përdorimin e fjalëve në dokumentet e nënzhanreve legjislative dhe diplomatike, autori identifikon dhe analizon të dhënat specifike për fusha të dhëna të fjalës dhe të frazës, terminologjinë juridike dhe diplomatike, duke vënë në dukje lidhjen me gjuhën letrare kombëtare. Ndër veprat që kanë një orientim praktik, interest të veçantë paraqet manuali i L. Ra hmanines "S tilistika e ligjërimit juridik dhe redaktimi i dokumenteve zyrtare". Në këtë punim, autorja gjithashtu jep përcaktimin e termit (официально-деловой стиль) (të stilit juridiko-administrativ), duke e trajtuar atë si gjuhë zyrtare, në radhë të parë si gjuhë të dokumenteve organizative-administrative dhe d iplomatike. Ajo gjithashtu trajton konceptin e "dokumentit zyrtar", "tekstin e dokumentit zyrtar" flet për tiparet e bashkimit dhe të standardizimit, si dhe për redaktimet e dokumenteve zyrtare. Autorja zbulon tiparet e përdorimit të fjalës në kushtet e kombinimit konteksto-leksikor, tradicional për gjuhën e biznesit. Është dhënë madje edhe një paraqitje sistematike e përdorimit të fjalës në lidhje me gjuhën e letrave zyrtare, si dhe paraqitet skema e redaktimit të dokumenteve zyrtare. Në punim theksohet se një nga tiparet dalluese të stilit juridiko-adminiostrativ, është pikërisht prirja për të njësuar dhe standardizuar gjuhën e dokumenteve zyrtare.

Problemi i ndryshimeve në stilin juridiko-administrativ të periudhës së fundit,

është i përshkruar në punimin e K.Loginovës, në të cilin theksohen dallimet e brendshme të stilit juridiko-administrativ, në kuadrin të sistemit e të normave funksionalo-stilistikore të tij. Vëmendje e veçantë në punimin e saj i është kushtuar normave funksionalo - stilistikore nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Normat funksionale- stilistikore të stilit juridiko-administrativ, sipas autores, karakterizohen nga tipare të tilla si objektiviteti, saktësia, shkurtësia. Bazuar në analizën historike, Loginova zbulon një varg veçorish të stilit në fjalë si stabilitetin e tij, katrakterin tradicional të tij, të cilat përbëjnë karakteristikat themelore të zhvillimit historik të tij, që përcaktojnë fytyrën e këtij stili, si dhe qëndrueshmërinë relative të gjendjes në të cilën ai ndodhet në rrafshin tematiko-social. Në studimin e K.Loginovës analizohet gjithashtu vlefshmëria e normave funksionalo-stilistikore të stilit juridiko-administrativ nga ana e faktorëve themelorë stilistikorë. Hulumtimet gjuhësore leksikut në fushën legjislative u përkasin një vargu studiuesish të tjerë. Në veprën e tij T. Ushakov "Ese të stilistikës legjislative sovjetike ", autori shqyrton faktorët që ndikojnë në karakteristikat gjuhësore të nënzhanreve legjislative.

Çështjet e shkrimit ligjor, ai i lidh me burimet e së drejtës, me veprat legjislative në kuptimin e ngushtë, kur me ligj i referohet aktit sipas ligjit nga autoriteti suprem; me

veprat nënligjore, kur aktet normative janë lëshuar nga organet ekzekutive dhe administrative; me traktatet, kur norma ligjore është përcaktuar në bazë të marrëveshjeve të autoriteteve zyrtare), me veprimin e ligjit në kohë dhe hapësirë (vendimet të përkohshme dhe të përhershme, të përgjithshme, kombëtare, vendore). Burimet vihen gjithashtu në varësi nga gjerësia e efektit të marrëdhënieve juridike të përgjithshme (vendimet e formave të pakta dhe të mëdha), nga përmbajtja e brendshme so ciologjike lidhur me, subjektin, temën, idetë e vendimeve legjislative (penale, civile dhe literatures qytetaro- ligjore). Vend të rëndësishëm zë problemi i modalitetit e nënzhanrit legjislativ. "Gjuha e së drejtës, - shkruan studiuesi - është një mjet i ardhshëm për krijimin e normave ligjore, si rregullat e sjelljes së përgjithshme dhe të detyrueshme të njerëzve, ajo ka tendencë të jetë verbale me mjetet dhe shenjat. Autori vë në dukje, dhe shkallën e lartë të abstraksionit dhe përgjithësimin e normës ligj ore.

Pra, duke marrë parasysh pikat e ndryshme të stilin juridiko-administrativ, mund veçojmë si më kryesore tiparet e mëposhtme:

1. Stili juridiko-administrativ karakterizohet nga prania e klisheve, shablloneve të përcaktuara, ai përbëhet nga një siste m rregullash kompozicionale dhe sintaksore.

2. Një tipar i rëndësishëm i stilit juridiko-administrativ është e efektiviteti i tij, i cili varet

nga saktësia e përdorimit.

3. Stili juridiko-administrativ është i kushtëzuar historikisht dhe ka një strukturë të

qëndrueshme.

1.2.3 Roli i stilit juridiko-administrativ në zhvillimin e gjuhëve standarde (letrare) shqipe e ruse

Një rol me rëndësi të veçantë luan stili juridiko-administrativ i së drejtës në

zhvillimin e gjuhës letrare. Për zhvillimin e gjuhës letrare ruse G.Vinokuri është shprehur

se, ―pikërisht gjuha zyrtare është "përpjekja e parë e njeriut për të vënë në zotërim kaosin gjuhësor, për t‘i vënë në radhë pjesëzat e pabindura, lidhëzat, përemrat‖.

Pse pikërisht gjuha zyrtare ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin dhe

konsolidimin e dy gjuhëve letrare (standarde), të gjuhës shqipe e ruse? Një ndër prirjet e gjuhës standarde është pikërisht rritja e shkallës së standardizimit të njësive gjuhësore në të gjitha nivelet e saj, çka bën që ajo të kërkojë mbështetje në atë pjesë të saj, në stilin juridiko-adminstrativ, i cili shquhet për standardueshmërinë më të lartë të të gjithë mjeteve të tij, sidomos të terminologjisë dhe të strukturave sintaksore. Dhe pikërisht këto të fundit duke depërtuar në gj uhën standarde si pjesë e saj ia përforcojnë karakterin njësor. Po kështu me zhvillimin kulturor të shoqërisë shtohen kërkesat e saj ndaj gjuhës siç, janë përpikëria e kuptimeve të mjeteve shprehëse, që lidhen me rritjen e aftësisë diferencuese të njësive gjuhësore, çka gjuha i gjen më të spikatura tek stili juridiko- administartiv. Këtu duhet nënvizuar se një pjesë termash të stilit juridiko -administrativ futen në fondin e gjuhës standarde, duke depërtuar deri në ligjërimin thjeshligjërimor, madje duke marrë ngjyresa emocionuese-shprehëse dhe kuptime dytësore, duke e pasuruar gjuhën nga ana semantike dhe shprehëse, si: ligj, gjyq, gjykoj, pushtet / закон, суд, судить, власть si psh., ―Fjala e tij është ligj për ne‖, ―Pushteti i katërt‖, ―pushteti i fjalës‖ etj., të cilat gjejnë barazvlerëse edhe në gjuhën ruse: ―Его слово закон для нас‖,―Четвертая власть‖,―власть слова‖. Konsolidimin e veprave zyrtare me shkrim i ka paraprirë përdorimi i e gjatë i tyre, duke u trashëguar nga brezi në brez, nëpërmjet formulave të qëndrueshme të ndërlikuara dhe klisheve. Duke folur për

rëndësinë e gjuhës zyrtare për zhvillimin e gjuhës letrare, mund tëtheksojmë këto arsye kryesore:

-E para përfshihet në atë që gjuha e shkrimeve zyrtare përbën gjuhën masive të të gjithë popullsisë. Gjuha e letërsisë është një gjuhë joshumë e gjerë për të gjithë. Prandaj, autori i një vepre duhet të fokusohet në atë gjuhë, që është e kuptueshme dhe e arritshme nga shumica dërrmuese e lexuesve dhe si e tillë është dhe gjuha juridike.

-Tipar i dytë i kësaj gjuhe është se, ndryshe nga tekstet letrare, gjuha e dokumenteve

siguron instrumentet ligjore, administrative, marrëdhëniet e pronësisë, të familjes dhe marrëdhënie të tjerë të ngjashme të njerëzve, që u përkasin të gjithë njerëzve. Këto marrëdhënie njerëzit përpiqen t‘i ruajnë për një afat të gjatë. Prandaj, dokumentet janë plotësuar në mënyrë të tillë që të jenë të kuptuara nga gjeneratat e ardhshme. Zgjedhja e fjalëve dhe formave pasqyron qëndrueshmërinë historike të gjuhës. Gjerësia e përdorimit dhe qëndrueshmëria historike bëjnë gjuhën e zyrtare dhe bazën e gjuhës së shkruar letrare.

- Arsyeja e tretë, që e bën gjuhën zyrtare themelin e gjuhës letrare kombëtare, është se, duke qenë gjuha e shkollimit masiv, ajo kërkon, mbi të gjitha, standardin e arsimimit dhe të normimit. Përderisa nuk ka vetëm një gjuhë kombëtare, ajo nuk mund të ekzistojë pa rregulla dhe pa organe të normuara, pra normohet. S i e tillë para së gjithash, gjuha e përgjithshme dhe e shkruar letrare është bazuar në njohjen masive gjuhësore. Në sajë të normës u formua kështu aftësia për të shpjeguar me shkrim, mbi të gjitha dokumentet – këto lloje masive të letërsisë artistike.

Lidhur me marrëdhëniet e stilit juridiko-administartiv me gjuhët standarde në

fjalë, duhet nënvizuar gjithashtu se stili juridiko-administrativ si gjuhë e shtetit është gjuha ligjore e shoqërisë. Ligji me gjuhën e tij logjike, me koncepte e struktura tejet të njësuara e të standardizuara ndikon mbi njësimin e mjeteve të të gjithë sistemit gjuhësor, duke i çuar ato drejt standardit dhe si i tillë stili juridiko-administartiv, si nënsistem, ndonëse i mëvetësuar, si pjesë e një të tëre në kuadrin e gjuhës standarde, del si standard i standardit. Në këtë rast ai thellon më tej proceset e saktësimit e diferencimit të gjuhës, intelektualizimin e saj, të cilat janë shenja të rritjes së kulturës së gjuhës në përgjithësi, të plotësimit në mënyrë të diferencuar të nevojave të komunikimit të çdo shoqërie moderne dhe në rastin tonë të shoqërive të dy gjuhëve përkatëse, shq ipe dhe ruse.

1.3 Stili juridiko-administrativ si entitet gjuhësoro-funksional i mëvetësuar

1.3.1 Elementet e sferës së fushës si veprimtari shoqërore:

Veprimtaria juridiko-administrative ka tiparet dhe veçoritë e veta 30 dhe përbën një sferë të caktuar ndërmjet sferave të të gjitha veprimtarive shoqërore njerëzore.

Vështruar nga ana e vendit dhe e rolit të kësaj sfere në raport me stilin përkatës, mund të pohohet se të gjitha elementet e kësaj sfere paraqiten si faktorë që pasqyrohen në gjuhë, në stilin përkatës, për identifikimine të cilit shërbejnë të gjitha mjetet gjuhësore që përbëjnë tiparin drejtues të tij, siç është funksioni urdhërues që përcakton veçorinë qënësore të këtij stili. Kjo do të thotë se entiteti i mëvetësuar i kësaj sfere bëhet bazë për identifikimin e stilit përkatës, i cili nëpërmjet mjeteve specifike gjuhësore diferencohet nga stilet e tjera. Në mënyrë të veçantë mund të vërehet se format gjuhësore të këtij stili,

30 Xh.Llos hi vepër e c ituar, X.

mjetet gjuhësore, sidomos ato leksikore që lidhen me terminolo gjinë, shërbejnë si tipar parësor për identifikimin e tij. S i baza (pika referimi), shërbejnë degët dhe objektet e sferave të ndryshme të veprimtarive njerëzore që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me sferën juridiko-administrative.

Sistemet e degëve dhe objekteve që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me sferën juridiko- administrative.

1. Degët dhe objektet që janë pjesë përbërëse e sferës:

- shteti / государство

- kushtetuta / конституция

- pushteti / власть

- pushteti shtetëror / государственная власть

- qeveria / правительство

- presidencë / президентсво

- parlament (kuvend) / парламент

- pushteti legjislativ / законодательная власть

- pushteti gjyq ësor / судебная власть

- gjykatë / суд

- prokurori / прокуратура

- pushteti lokal / местное самоуправление

- bashki / мунициналитет

- diplomacia / дипломатия

2. Degët dhe objektet që lidhen drejtpërdrejt me fushën juridiko-administrative:

- familja / cемья - para / деньги

- baba /отец - financa /финансы

- nënë / мать - puna / труд

- motër / сестра - prona / собственность

- vëlla / брать - informacioni / ин формация

- pasuria / имущество - toka / земля

- banesë / жили ще - mjedisi / oкружаю щая среда

3. Degë dhe objekte me lidhje të largëta:

- politika / политика - ushtria / армия

- ekonomia / э кономия - pedagogjia / педагогика

- tregtia / торговля - psikologjia / психология

4. Objekte me lidhje shumë të largëta:

- arsimi / образование - mekanika / механика

- mjekësia / медицина -etj.

- ndërtimi / строительство

1.3.2 Rrafshi i sistemeve të koncepteve dhe të termave të fushës

Duhet nënvizuar se në themel të identifikimit të sferës përkatëse (juridiko-administrative) në raport me sferat e tjera, që lidhen drejtpërdrejt me të, që janë të afërta , të largëta, ose që nuk lidhen drejtpërdrejt, qëndron sistemi i koncepteve bazë, që pasqyrojnë realiet (objektet, dukuritë) e veprimtarisë në fjalë. Për këtë, duhen nxjerrë në rrafsh të parë konceptet (termat) me karakter gjithëpërfshirës, të cilat, me përmbajtjen dhe volumin konceptor të tyre, mbulojnë pak a shumë

tërësinë e koncepteve të sferës përkatëse, që paraqiten në formë sistemore, hirarkike e piramidale, në kulmin e së cilës qëndrojnë 3(4) koncepte gjithëpërfshirëse siç janë: e drejta, ligji, shteti, (pushteti) / право, закон, государство, (власть). Këto koncepte bazë gjithëpërfshirëse kanë të bëjnë drejtpërdrejt me tërë elementet konceptore të sferës përkatëse, lidhen me fije depërtuese në këtë sistem dhe përcaktojnë thelbin e tij. Ato paraqiten në skemën e mëposhtme:

Sistemi konceptor (terminologjik) i sferës

e drejta Lidhje me nënfusha të

ligji brendshme (kushtetuta,)

/ конституция

1.

shteti (pushteti) gjykatë) / суд

2.

Lidhje me nënfusha në kontakt

(e drejta familjare, e drejta

pronësore) / семейное право,

право собствености

3.

Lidhje me nënfusha në afërsi (e

drejta bankare, e drejta tregtare)

/ банковское право, торговое

право

4.

Lidhje me nënfusha në largësi

(ligji rrugor, statusi i

5.

minatorit) / дорожный закон,

статусс шухтера

Mund të vërehet se realiet e sferës juridiko-administrative dhe marrëdhëniet që vendosen ndërmjet tyre, bazohen në këto katër shtylla kryesore konceptore të veprimtarisë së kësaj sfere e drejta – ligji – shteti (pushteti) / право, закон, государство( власть), të cilat i japin koncepteve me të cilat lidhen këto marrëdhënie vlerë subjektive nga forma e shprehjes, por vlerë objektive nga përmbajtja, ana e brend shme e tyre. Kështu, nga ana e jashtme vetë marrëdhëniet mund të jenë subjektive në aktin e komunikimit dhënës/marrës, si psh, individ/individ, individ/gjykatë, shtet/shtet , dhe mund të pasqyrohen në shfaqje vullneti e dëshire, në vlerësimet subjektiv të situatës. Megjithatë, këto anë të jashtme, kryesisht subjektivo-ekspresive, plazmohen (ngjizen) me

―vullnetin‖ e ligjit, i cili i redukton ato në zero. Duke qënë koncepti ligj në krye (ligj → e drejta → shtet / закон → право →государство) ose në qëndër (e drejta ← ligj ← shtet / право ← закон ←государство) të këtyre lidhjeve ai i mban të tëra fijet e objektivitetit të marrëdhënieve me mënyrat e paraqitura të ligjit, të fiksuara në formë të shkruar, por edhe në formë të folur. Kjo formë paraqitjeje e ligjit përbën një formë marrëdhënije, në të cilën hyjnë objektet dhe subjektet e veprimtarisë së kësaj sfere, por edhe të veprimtarive të tjera, të paraqitur si tekst i shkruar, duke filluar që nga një tekst ligjor themelor (siç është kushtetuta), me dokumentet ligjore themelore (vendimet) e deri në shkresat zyrtare dhe private (vërtetime, deklarata) etj.. Personi që i harton nuk shpreh vullnetin e tij, por e lidh edhe veten me ligjin, rregullin, s i psh., ku gjykatësi shkruan një vendim. Ajo që i bën këto marrëdhënie plotësisht objektive janë pikërisht vetitë themelore të ligjit siç janë ana urdhëruese, drejtuese e rregulluese e tij, mënyra parashkruese e paraqitjes së tij në tekstin

e shkruar (vendim, deklaratë, notë etj), apo të folur (si psh. fjala e gjykatësit, e avokatit mbrojtës, replikat akuzues / i akuzuar (avokat mbrojtës / kryetar i gjyqit etj.)

Ligji, e drejta, shteti (pushteti) / закон, право, государство, власть lidhen edhe brendapërbrenda vetes së tyre , ku ndërmjet tyre rol të rëndësishëm ka shteti, cili bëhet garanti kryesor i realizimit të ligjit, zbatimit të tij, çka do të thotë se bërthamën e këtij triniteti e bën sipas ras tit, secili element i tij, pra, edhe shteti (ligj ← shtet ← e drejta / закон ← государство ← право) Në këtë rast ata ndërrojnë vendet, ku sipas rastit, herë del njëri herë tjetri, çka pasqyrohet edhe në format shprehëse ―shtet ligjor / законное государство‖, ku paraprin shteti, por ligji mbi të gjitha, ku paraprin ligji. S igurisht në regjime të ndryshme, monarkike mbretërore, diktatoriale fashiste, komuniste, deri në shoqërinë e sotme pluraliste, raporti shtet/ligj vihet në raport me këto forma të organizimit të shoqërive të kohëve të ndryshme. Prej këtej lindin një varg problemesh, të cilat nuk lidhen me temën. Megjithatë lidhur me këto dy koncepte duhet nënvizuar marrëdhënia që krijon koncepti ligj me të gjitha elementet e sferës në fjalë dhe pozicioni (vendi) i tij qëndror në trinitetin e mësipërm ligj-shtet-e drejta / закон – государство - право si edhe tre vetitë e tij qënësore, siç janë karakteri parashkrues, urdhërues dhe organizues-drejtues i marrëdhënieve të sferës juridiko-administrative, siç edhe i çdo marrëdhënije tjetër të çdo sferë të veprimtarive të tjera shoqërore që lidhen me fijet e tyre. Të tria këto koncepte gjithëpërfshirëse që lidhin me fije depërtuese në gjithë sistemin konceptor të fushës, qëndrojnë në bazë të koncepteve të sferës, të cilat shfaqen si përfaqësuese të një varg fushash lëndore, tematike, por edhe vetë koncepteve të tjera përfshirëse. Të gjitha konceptet e formuara mbi bazën e koncepteve të sipërme gjithëpërfshirëse, pasqyrohen në termat përkatës të sferës të cilët kanë me të marrëdhënie të ndryshme: ata, kanë lidhje të brendshme me të, janë në marrëdhënie kontakti, kanë lidhje afrie ose këto lidhje janë disi larg saj ose me shkallë të ndryshme largësie. Për të nxjerrë në pah aftësinë lidhëse dhe depërtuese të këtij triniteti në të gjithë sistemin tërësor konceptor të fushës në fjalë, të pasqyruar në sistemin tërësor terminologjik të saj (në sistemin e termave), ne do të përpiqemi të futemi në strukturën përmbajtësore etimologjike-semantike të secilit element të kësaj lidhjeje treshe (katërshe), për të nxjerrë në pah, nga njëra anë atë potencë që i bën ato gjithëdepërtuese në sistem si edhe brenda njëra-tjetrës, kurse, nga ana tjetër, për të zbuluar mekanizmin e realizimit të këtyre potencave përmes aftësive termformuese të tyre. Këto potenca leksiko-semantike të tyre do të vështrohen në të dyja gjuhët veç e veç, duke i përqasur edhe në ndonjë gjuhë tjetër, por së bashku edhe në rrafshin e të dyja gjuhëve (shqipe e ruse).

1.3.3 Anët përmbajtësoro-strukturore

1.3.3.1 Lidhjet etimologjike

Në gjuhën shqipe:

Ligj (sipas Majerit31) vjen nga lat. legem, por e shndërruar në ligj, mund të

konsiderohet si term shqip me kuptimin ―normë‖, ―rregull‖: sinonimizon etimologjikisht edhe me kuptimin ―e drejta‖ (sipas kontekstit: ke ligje = ke të drejtë (Majer). Këtu është pika e kontaktit të lidhjes konceptuale së këtyre termave ligj dhe e drejta (d.m.th: ligj = e drejta). Kjo sinonimi e pjesshme vihet re edhe në anglishte law = right. Pra, ajo që vihet re diakronikisht në shqipe ligj = e drejta, vërehet sinkronikisht edhe në anglishte (por, jo, në rusishte).

31 G. Me yer, ―Fja lor et imologjik i gjuhës s hqipe‖, Tiranë, 2007.

E drejta (sipas Majerit) vjen nga lat. ―directus‖, që lidhet me kupt