webzine terminus versione albanese maggio agosto...

13
Maj/Gusht 2006 Përgjegjës: Arcangelo Tedone Redaktorë: Rosalba Magistro, Luigi A.Colecchia Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore Vendosja on line: Vito Perugino Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën: http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htm Botimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën: [email protected]

Upload: others

Post on 05-Nov-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

Maj/Gusht 2006

Përgjegjës: Arcangelo Tedone

Redaktorë: Rosalba Magistro, Luigi A.Colecchia

Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore

Vendosja on line: Vito Perugino

Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima

Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën:

http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htmBotimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën:

[email protected]

Page 2: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

PERMBAJTJA

Site në Internet, fq. 3

Banka të dhënash elektronike, fq. 6

Revista, fq. 7

Monografi, fq. 9

Shtypi i përditshëm, fq. 11

2

Page 3: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

ORGANIZATA STINA http://www.stina.hr Lajme nga Ballkani dhe nga Evropa Lindore, në anglisht. Organizata STINA, me synim kërkimin dhe përhapjen e lajmeve të ardhura nga Evropa Lindore, bashkëpunon me më shumë se 100 kanale mediash (shtyp i përditshëm, periodikë, stacione radio, televizione, agjensi gazetash…) në gati të gjithë vendet e Ballkanit dhe Evropës Lindore, dhe me disa media lindore në Usa, Zvicër, Austri e Gjermani. INTERNATIONAL CRISIS GROUP http://www.crisisgroup.org/home/index.cfm ICG (International Crisis Group) është një organizatë indipendente, no-profit, jo qeveritare, me më shumë se 110 anëtarë stafi të shpërndarë në pesë kontinente, ka si synim parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Siti është në shumë gjuhë (anglisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, indonesisht, arabisht, armenisht, bosnjake, kroate, serbisht, maqedonisht, shqip, me treguesdhe lajme kryesore edhe në gjuhën koreane, nepalese, portugese, turke, hebre, greke, dari [dialekt afgan] e farsi [persian]). INTERNATIONAL CENTRE FOR MINORITA’ STUDIES AND INTERCULTURAL RELATIONShttp://www.imir-bg.org/ Siti zyrtar i IMIR (International Centre For Minorità Studies And Intercultural Relations). E krijuar më 1992, Qendra synon: 1. Të zhvillojë studime ndër-fetare dhe ndëretnike në Bullgari, në Ballkan dhe në zona të tjera të Mesdheut; 2. Të punojë për paqen dhe për bashkëjetesën pacifiste të etnive të ndryshme; 3. Të kontribojë në krijimin e një shoqërie të hapur në Ballkan dhe në vendet e Mesdheut, dhe të ndihmojëshoqërinë ballkanike për t’u hapur drejt botës; 4. Të luftojë diskriminimin midis minoriteteve. LEVANTE http://www.levante.rai.it/tgr/HP_TGR/0,,44,00.html "Levante" është një rubrikë e dedikuar marrëdhënieve midis Italisë dhe vendeve të zonës ballkanike dhe të Mesdheut lindor, në të cilin Italia luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos në kuadrin ekonomik."Levante" transmetohet edhe në satelitin Rai Med ogçdo të enjte në orën 21.22 dhe 23.30. Në bashkëpunim me Rajonin e Puglia-s, Presidencën, Komunikimin Institucional. ANSA http://www.ansa.it/balcani Rinovime në kohë reale rreth sitit zyrtar të Ansa-s. Siti paraqet lajme me referime rreth situatës politike, ekonomike dhe prezencës italiana në Ballkan. Sit i pasur me link të nevojshme.

3

Page 4: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

BALLKANI http://www.balcanionline.it Sit referimi për të gjitha iniciativat rreth vënies në jetë të Ligjit nr. 84 21 Mars 2001, Dispozitat për pjesëmarrjen italiane në stabilizimin, rikonstruktimin dhe zhvillimin e Vendeve ballkanike. Realizimi i këtij siti në bashkëpunim me Informest – Qendër e Shërbimeve dhe Dokumentimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, ICE - Instituti Kombëtar për Tregëtinë e Jashtme, dhe Unioncamere – Bashkimi kombëtar i Dhomave të Tregëtisë, bën pjesë në grupit të parë të projekteve të parashikuara në kuadër të Ligjit nr.84. Projekti, i inkuadruar midis aktiviteteve të promovimit dhe asistencës së ndërmarrjeve të parashikuara nga Neni nr. 5 paragrafi e) i Ligjit 84/01, korispondon me dëshirën për të konvertuar pasurinë informative në një instrument të vetëm operativ. SHTYPI I PERDITSHEM SHQIPTAR http://www.shekulli.com.al/ Është një nga shtypet më të përhapura on-line në gjuhën shqiptare. CENTRAL EUROPEAN INIZIATIVE http://www.ceinet.org/home.php Central European Iniziative (CEI) përbëhet nga 17 shtete anëtare: Shqipëri, Austri, Biellorusi, Bosnje dhe Ercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Hungari, Itali, Maqedoni, Moldavi, Poloni, Rumani, Serbi e Mal i Zi, Sllovaki, Slloveni e Ukrainë. CEI është kriuar më 1989 si një forum ndërqeveritar për bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor midis shteteve të saj anëtare. Aktualisht një nga objektivat e saj është ndihmimi i vendeve lindore të Evropës në proçesin e përgatitjes për integrim evropian. MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME http://www.esteri.it/ita/4_28_62.asp Ministria italiane e Punëve të Jashtme propozon një seri informacionesh dhe studimesh rreth marrëdhënieve bilaterale midis Italisë dhe Ballkanit. Përveç këtyre siti paraqet edhe një seri links të nevojshme. OBSERVATORI BALLKANI http://www.osservatoriobalcani.org Për një zhvillim njerëzor, demokratik e mbështetës në Evropën Jug-Lindore, Observatori rreth Ballkanit zhvillon një punë monitorimi. Synon të favorizojë proçeset e zhvillimit nga pikëpamja sociale, kulturore, ambientale dhe ekonomike. Observatori konfigurohet si instrument mbështetës i solidaritetit me zonën ballkanike, duke ofruar elementë për të lexuar dhe interpretuar realitetin e Evropës Jug-Lindore. Dëshiron të jetë një vend stimulimi i reflektimit kritik rreth veprimeve të ndërmarra. CORRIERI I BALLKANIT http://balkans.courriers.info/ Portal frankofoni Ballkanit. Paraqet një hartë gjeografike ndëraktive të Ballkanit, “e vizitueshme” me anë të mouse. Korrieri i Ballkanit siguron nga Shtatori i 1998 realizimin dhe përhapjen e një

4

Page 5: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

publikimi rreth mbështetjes elektronike, që kërkon të bëj të njohur në gjuhën francese informacionet dhe analizat e shtypit demokratik të Ballkanit. EST OVEST http://www.estovest.rai.it/tgr/HP_TGR/0,,45,00.html Estovest është rubrika e Tgr rreth Evropës në ndryshim, rreth kufijve që bëhen gjithnjë e më të hapur, rreth migrimit, rreth integrimit, rreth marrëdhënieve midis Italisë dhe partnerëve të rinj evropianë. Estovest prodhohet nga redaksioni i Friuli Venezia Giulia-s në bashkëpunim me redaksionet e tjera të Tgr. UNILIBRI http://www.bulgaria-italia.com/bg/ Portal në gjuhën italiane rreth Bullgarisë. Lajme, histori, art, kulturë, literaturë, ekonomi, politikë, turisëm, folklor. Në bibliotekën e Bullgari-Itali gjendet një seleksionim i librave me interes për Bullgarinë, për Ballkanin dhe me argumenta të tjerë interesantë të botuara në Itali. Falë bashkëpunimit me Unilibro këta libra mund të blihen edhe on-line. CREB http://www.creb.it/italiano/ Qytete ballkanike në rrjet (CReB) është një sit informimi rreth projekteve të Enteve lokale të realizuara në kuadrin e programeve – kuadër i zhvillimit njerëzor Pasarp në Shqipëri, dhe Città Città në Republikën e Serbisë e Malit të Zi. U drejtohet të gjithë Komunave italiane për t’i informuar, trajnuar dhe diskutuar në rrjet. Synimi është të promovojë marrëdhëniet e bashkëpunimit midis qyteteve tashmë aktive në zonën ballkanike dhe të stimulojë përfshirjen e realiteteve të tjera lokale në këtë proçes. Projekti është promovuar nga Shoqata Kombëtare e Komunave Italiane (ANCI), inë bashkëpunim me Ministinë e Punëve të Jashtme (MAE), programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNPD) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet ndaj projekteve (UNOPS). EKONOMIA http://www.vidikupi.com/italia_balcani_0000e3.htm Vidikupi.com është një instrument i nevojshëm dhe me konsultim të shpejtë e falas për të gjithë operatorët ekonomikë të zonës së Ballkanit në kërkim të tregëtarëve italianë. Portali është krijuar sipas nevojave të kujt duhet të informojë për të shitur dhe kujt duhet të informohet për të blerë.

5

Page 6: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

*De Agostini Professionale Bankë të dhënash juridike, e konsultueshme edhe on line në Internet (veç CD-Rom e DVD-Rom) vetëm nga zotëruesit e liçencës, me një axhornim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo bankë të dhënash informon rreth : Il Diritto Comunitario e dell’Unione Europea (Të Drejtës Komunitare dhe të Bashkimit Europian), i klasifikuar në 25 sektorë të mëdhenj tematikë, të pajisur me komentim juridik; Le Leggi d’Italia (Ligjeve Italiane) me komentim juridik, të organizuara sipas përmbledhjes, të të gjitha Magjistraturave Superiore dhe të Doktrinës së juristëve prestigjozë; Le Leggi regionali (Ligjeve rajonale), të vendosura në një bankë të dhënash të vetme me përmbajtje normativën e 20 rajoneve italiane dhe të provincave autonome të Trento e Bolzano (në version dy gjuhësh); I 7 Codici d’Italia (Shtatë Përmbledhje Ligjesh Italiane) në tekstin në fuqi dhe të kordinuar; L’Archivio storico (Arkivit historik) i akteve kombëtare; Le Circolari e le Istruzioni ministeriali (Qarkoreve dhe Instruksioneve ministeriale), të nxjerra duke filluar nga viti 1996 nga rreth 35 organe kopetente midis Ministrive, Instituteve dhe Enteve. Çdo ligj është në raport reciprok me masat legjislative në përmbajtjen e bankës së të dhënave "Codici d’Italia". Vepra përmban si qarkore të publikuara në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe ato të papublikuara të vështira për t'u gjetur. Banka e të dhënave De Agostini mund të konsultohet në Bibliotekë me ndihmën e punonjësve të bibliotekës. *Euro-lex Gazeta Zyrtare e Komunitetit Europian Bankë të dhënash e konsultueshme edhe on-line, objektivi i të cilës konsiston në konsultimin e përmbledhjeve dhe të dokumentave të gazetave zyrtare falë funksioneve të kërkimit dhe të navigimit në internet. Ofron një kuadër komplet të të drejtës së BE si dhe proçedura deçizive midis Komisionit dhe institucioneve të tjera. KONSULTIMI: programi ka një seksion për navigimin në internet (listë kronologjike, hierarkike, sekuenciale, repertori) dhe një seksion për funksionet e kërkimit (kërkim i thjeshtë, në bazë të datës, në bazë të numrit të Gazetës Zyrtare, në bazë të emrit të ekspertit dhe të fjalëve çelës). PERIUDHA: çdo botim mujor përbëhet nga 2 CD-ROM, një për serinë L (Ligje) dhe një për serinë C (Konkurse); të dyja përfshijnë përmbledhjet integrale të serive L (Ligje) e C (Konkurse). Të gjitha bankat e të dhënave janë të konsultueshme në Bibliotekë me ndihmën e operatorëve.

6

Page 7: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

*Uniteti i Evropës, një projekt për shekullin XXI / Jacques Delors Në: *Argomenti Umani, nr. 4/2006, fq. 65-80 Artikulli është përshkrimi i një lectio magistralis i prononcuar nga autori me rastin e hapjes së vitit akademik 2005-2006 i Kolegjit Evropian të Parmës. Në këtë moment është shumë shqetësuese kriza që B.E. po përballon, aq sa bën të krijon idenë që projekti origjinal i Evropës është lënë mënjanë. Shkaqet që kontribojnë në këtë situatë janë të shumta: kriza thelbësore dhe e legjitimitetit në marrëdhëniet midis globalitetit (problematikat politike, ekonomike e sociale) dhe lokalitetit (çështjet e popullatave); kriza për rritjn e keqkontrolluar të kostruktimit evropian, ku Vendet janë rritur në një numër

marramendës (deri në njëzetë e shtatë…) në harkun e njëzet viteve. Kjo rritje duket se nuk është e mirë moderuar nga një kuadër politik i mirë përcaktuar; në fund një krizë në lidhje me divergjencat e thella rreth finaliteteve të mëdha të Evropës. Me këtë synim autori konsideron Evropën si projekti për t’u zhvilluar në shekullin XXI, vetëm nëse do të verifikohen tre elementë: që Evropa të bëhet faktor paqeje në territoret e saj dhe shembull për Shtetet e jashtme; që Evropa të kontribojë në qeverinë e globalizimit; që Evropa të paraqitet si model i shoqërisë. Vendndodhja në bibliotekë: BR 4D 11

*E ardhmja e Evropës: refleksione rreth “pauzës së refleksionit” / Rocco Cangelosi Në: La *Comunità Internazionale, Vol. LXI, nr. 2/2006, fq. 235-244 Shumë faktorë kontribojnë në periudhën aktuale të krizës së B.E.. Ndër ta: nyjet në strukturën e bilancit, burimet e B.E., rindarja e barabartë e të meritave, anomalia e rimbursimit britanik. Aty ku nyja financiare do të mund të zgjidhej së shpejti, ngelen të hapur të paktën dy pyetje rreth të ardhmes së B.E.: problemi akoma i hapur i një strukture institucionale më demokratike dhe efiçente i cili ishte kërkuar të zgjidhej me Kushtetutën; gjendja e zgjerimeve të ardhshme të vet B.E., mbi

të gjitha në lidhje me negociatat e aderimit me Turqinë. Për të rifituar besimin e opinionit publik, leaders evropianë duhet të tregojnë se janë në gjendje të garantojnë një nivel të mirë sigurie në brendësi të kufijve të Evropës, duke filluar nga një luftë e fortë kundër terrorizmit, dhe për të vazhduar me një kontroll më të fortë continuare con un maggiore controllo dell’emigrazione clandestine, del traffico di esseri umani, di armi e droga. Vendndodhja në bibliotekë: BR 4D 10

7

Page 8: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

*Migracionet dhe bashkëpunimi euro-mesdhetar / Sabina Mazza Në: *Studi Emigrazione, anno XLIII, Marzo 2006, nr. 161, fq. 77-98 Migracionet ndërkombëtare përfaqësojnë një fenomen në evolucion dhe në rritje konstante, pasi të ndryshme janë edhe modalitetet me të cilat ndodhin. Përveç emigrimit drejt vendeve më të zhvilluara, gati 40% e personave që abandonojnë tokën e vet drejtohen në zona gjithashtu në disavantazh, drejt zonave të goditura nga të njëjtat probleme me ato të origjinës. Në tekst ky fenomen quhet migrim “jug-jug”. Në vitet e fundit zona mesdhetare është bërë një qendër strategjike për ekuilibret ekonomikë dhe politikë të gjithë botës, e kështu transformohet në

objektiv i privilegjuar për flukset migratore të ardhura nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore, Evropa Jug Lindore. Natyrisht pikë arritje e favorizuar nga këto flukse është B.E. që edhe sot mbledh 5 milionë migrantë të ardhur nga zona jugore e Mesdheut. Faktorë shtytës dhe tërheqës (push and pull factors) janë gjithmonë të njëjtët: karakteristikat demografike dhe disekuilibrat e tyre, dhe diferenca social-ekonomike midis dy zonave të konfrontuara. Ajo çfarë ka ndryshuar thelbësisht është se nuk ka më nje dallim të madh midis “vendeve të origjinës” dhe “vendeve destinuese”, pasi vendet e Mesdheut janë në të njëjtën kohë zona të origjinës, destinuese dhe “tranzit” të flukseve migratore. Kategoria e fundit ka rrjedhur nga krijimi i “korridoreve” tranzit në të cilat tërhiqet kush vendosë të abandonojë vendin e vet. Vendndodhja në bibliotekë: BR 5C 11

8

Page 9: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

*Ekonomitë mesdhetare : midis globalizimit dhe integrimit midis rajoneve / Andrea Gallina. – Troina (EN) : Città Aperta Edizioni s.r.l., c2005. – 218 p. : ill. ; 21 cm. TREGUESI: Të kuptosh Mesdheun në epokën e globalizimit – Ekonomitë mesdhetare – Mesdheu dhe Evropa – Rinisja nga diversitetet – Ndërmarrjet e vogla familiare dhe problemet e zhvillimnit lokal – Sistemet e prodhimit agrar – Sistemet kombëtare dhe lokale të novacionit dhe rritjes të qëndrueshme - Migracioni dhe zhvillimi.

Paraqet një analizë të detajuar të dinamikave social-ekonomike të vendeve të Mesdheut. Natyrisht nxitje kanë qënë studimet e globalizimit dhe efektet e tij shpesh jo tërësisht pozitivë. Ky libër paraqitet për t’u bërë gati një “manual” me përdorim për studentët, kuriozët dhe studiuesit. Qëllimi i Autorit është kërkimi i një strategjie që të vendosë në qendër modus operandi marrëdhëniet midis personave dhe ambientit, që të stimulojë dëshirën e individit për të mbështetur Shtetin, që të nxisë kërkimin dhe novacionin teknologjik, e gjithë kjo në ekuilibër të përkryer me strukturat sociale, kulturore dhe fetare të komuniteteve të ndryshme të Mesdheut. Vendndodhja në bibliotekë: BM 29H 21a

*Në origjinat e korridoreve pan-evropiane : hekurudha transballkanike italiane / Ezio Ritrovato. – Bari : Cacucci Editore, c2006. – 192 fq. : ill. ; 24 cm. TREGUESI: Rrjetet e mëdha hekurudhore midis viteve Tetëqind e Nëntëqind – Hekurudha transballkanike italiane. Ese interesante historiko-politike që shpreh bindjen se proçesi i integrimit midis Vendeve të B.E. nuk mund të mos konsiderojë realizimin e një rrjeti infrastrukture transporti që favorizon shkëmbimet tregëtare dhe rrit fondet e zonave më pak të avancuara. Me këtë synim në konferencat e Kretës (1994) dhe Helsinkit (1997)

përcaktohen në hartën gjeografike të Evropës një seri “korridoresh”. Arsyet që shtyjnë tani në realizimin e korridoreve janë të njëjtat që shtynë në krijimin e realizimeve të mëdha hekurudhore midis shekujve XIX e XX. Me interes të veçantë edhe aspekti i ngjashmërisë të trajektoreve të disa korridoreve të hekurudhave të realizuara (ose të planifikuara) midis Viteve Tetëqind e Nëntëqind. Në këtë këndvështrim është e qartë ngjashmëria e Korridorit 8 me hekurudhën e vjetër Transballkanike Italiane. Vendndodhja në bibliotekë: BM 33N 33a

9

Page 10: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

*Projekti Jugu i Italisë : një laborator i madh për zhvillimin territorial bazuar në ekonominë e njohurive / Nicola Barone. – Soveria Mannelli (CZ) : Rubbettino Editore, c2005. – 222 fq. : ill. ; 21 cm. TREGUESI: Krijimi i një humusi pozitiv për zhvillimin dhe rritjen ekonomike – Rritja e besimit në të ardhmen - Një sfidë edhe për përfaqësuesit e forcave sociale - Vizioni rreth shoqërisë së informacionit dhe të njohurive – Drejtimi i knowledge – Tranzicioni nga ekonomia e re në ekonominë e kuptimit - Parqe shkencore, teknologjike dheinkubatorët modernë rajonalë të ndërmarrjeve novative – Politikat e Jugut të Italisë dhe paradigma e network territorialë. Shtytja e fortë e globalizimit shtyn autonomitë territoriale të shfaqen

konkurrente në planin organizativ dhe informatik. Ky test trajton në mënyrë specifike Territorial Knowledge Management dhe fton territoret e Jugut të Italisë (të Italisë por më në përgjithësi të Evropës) për të ndjekur një model të learning region, që parashikon të investojë në integrimet lokale dhe ndërkombëtare, në novacionet teknologjike, në pluralitetin e kulturave të pranishme. Prandaj Autori vendosë si objektiv bashkëpunimin në përcaktimin e një strategjie të re të zhvillimit për Italinë e Jugut nëpërmjet kuadrit të propozuar nga modeli i Ekonomisë së Njohurive. Vendndodhja në bibliotekë: BM 29H 22a

10

Page 11: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

*Cila Evropë pas 50 vjetësh? / i Pasquale Satalino Në: La *Gazzetta del Mezzogiorno, datë 08-05-06, fq. 2 Artikull i përvjetorit të 9 Majit 1950 ku Robert Schumann, në atë kohë ministër i Punëve të Jashtme franceze, celebroi unitetin e një Evrope rrjedhojë e barbarive të konfliktit të dytë botëror.Të shumta iniciativat e parashikuara për këtë ditë, si ajo e organizuar nga përfaqësia italiane e Komisionit evropian, me temë “All different, All equal”. Me këtë iniciativë ftohen të rinjtë të bëjnë fotografi gjatë momenteve të takimeve të tyre. Katalogët e fotografive janë të konsultueshme në sitet www.forumnazionalegiovani.it dhe www.Roverway.it. Evropa e re, konfirmon Satalino, është e dukshme tashmë në disa proçese të mëdha të vëna në jetë, si krijimi i një regjimi juridik unik për lirinë e qarkullimit dhe të qëndrimit, përhapjen të drejtës së bashkimit familiar të qytetarëve të Evropës, reduktimin e formaliteteve administrative për qytetarët e B.E. Vendndodhja në bibliotekë: Sezione DEM *Bari, kinema e praktika pozitive: bibliotekarët takohen në Teca del Mediterraneo Në: *Puglia, datë 10-06-06, fq. 7 I zakonshmi workshop i Teca del Mediterraneo, quekëtë vit ka patur titullin “Cilësi e më tej: çfarë vlejnë Bibliotekat dhe Qendrat e dokumentimit”. Workshop-i u zhvillua gjatë dy ditëve, me anë të tryezave të rrumbullakta dhe seminareve të ndryshme ku, në ditën e dytë pati dhe një takim rreth temës “kinemaja dhe Puglia”. Ndër relatorët e tjerë kanë qënë të ftuar bibliotekarë të shtatë vendeve të huaja, të dymbëdhjetë bibliotekave, të gjashtë Universiteteve italiane. Vendndodhja në bibliotekë: Sezione DEM *Mesdheu me Puglia-n dhe Lucania-n Në: *Puglia, datë 10-06-06, fq. 10 Presidentët e Rajonit të Puglias dhe të Bazilikatës – takohen në takimin “Dialogu mbështetës midis kulturave të ndryshme”, i promovuar nga Inner Wheel, për të diskutuar modalitetet e dialogut dhe bashkëpunimit me vendet e Mesdheut. Në takim u arrit në mendimin që nuk mund të arrihet në integrimin evropian pa një vështrim të kujdesshëm drejt Ballkanit. Gjithashtu nuk mund të lihet mënjanë çështja e Mesdheut, ku Puglia është portal i aksesit dhe mediatore edhe me besimet e ndryshme fetare si Islamizmi. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *B.E. në udhëkryq: roli i enteve lokale në rilançimin e autonomive Në: *Puglia, datë 13-06-06, fq. 11 Në Budapest u mbajt konferenca me temë “Evropa në një udhëkryq: konflikte minorancash si kërcënim ndaj paqes ose si oportunitet? Roli i enteve lokale evropiane”. Konferenca është promovuar nga Alda, shoqatë që luan një rol të rëndësishëm edhe në zgjerimin e B.E. falë rolit të saj edukativ dhe informativ pranë vendeve të reja kandidate. Konferenca e Budapestit ka ofruar mundësinë e hartimit të një programi për rilançimin e proçesit të kostitucionit evropian. Proçes i luftuar nga një krizë momentane në lidhje me çështjet e aprovimit të traktatit në lidhje me kostitucionin.

11

Page 12: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Mesdheu vështron Puglia-n Në: *Nuovo Quotidiano di Puglia, datë 13-06-06, fq. 8 Asesorja e Mesdheut e Rajonit të Puglia-s, Silvia Godelli, u ka prezantuar përfaqësuesve të botës prodhuese, të dhomave të tregëtisë, të universiteteve, bocën e Planit Rajonal për Internacionalizimin (Print), gati për këtë verë. Puglia bëhet pikë referimi në kuadrin e Vendeve të Mesdheut dhe të Ballkanit. Të gjithë asesoratet e përfshira nga Print po vënë në jetë një kabinë regjije që përfshin të gjithë sektorët e interesuar në lidhje me internacionalizimin e “sistemit Puglia”. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Integrimi i Ballkanit thelbësor për rajonet e jugut / di Gianfranco Viesti Në: La *Gazzetta del mezzogiorno, datë 15-05-06, fq. 7 Mbahet pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Barit takimi me titull «Jugu i Ballkanit: strategjia, programimi dhe ndërhyrjet». Është vënë re ngadalësimi i proçesit të integrimit të Ballkanit perëndimor në brendësi të B.E.. Kjo zonë e Ballkanit, rrezikon të harrohet në brendësi të kufijve evropianë. Nga kjo zonë mund të shkaktojë konflikte dhe tensione etnike. Bëhet esenciale që rajonet e jugut të ftojnë Qeverinë e re për të operuar në nivel komunitar derisa kjo të mos ndodhë. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Korridori 8 dhe rrugët, objektivat në Puglia Në: La *Gazzetta del mezzogiorno, datë 15-05-06, fq. 7 Asesori e Veprave Publike të Rajonit të Puglia-s, Onofrio Introna, ka nënvijëzuar që Korridori 8 dhe dyfishimi i rrugëve kryesore shtetërore, janë objektivat e sektorit të rrugëve në Puglia. Introna konfirmon që për Korridorin 8 egzistojnë dyshime dhe shqetësime, pasi Komisioni Evropian ka vendosur të inisë diskutimin rreth realizimit të programit komunitar. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Ministria: «Koridori 8, kanë mbaruar paratë» / di Vito Fatiguso Në: *Corriere del mezzogiorno, datë 16-05-06, fq. 2 Duket i kompromentuar realizimi i Korridorit 8, derisa të mos merren brenda një periudhe të shkurtër zgjedhje politike me synim rilançimin e investimeve infrastrukturale. Ndërhyrjet e parashikuara për Korridorin 8 janë aktualisht të bllokuara nga ligji n° 84 i vitit 2001, i pa rifinancuar asnjëherë. Fondamental për arritjen e një stabiliteti në zonën e Korridorit 8 është proçesi i zgjerimit. Aty ku, vende si Rumania, Bullgaria dhe Kroacia janë duke hyrë në U.E., rrezikohet të harrohen zona të Ballkanit më afër Italisë. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Drejt Ballkanit / i Franco Giuliano Në: La *Gazzetta del Mezzogiorno, datë 16-05-06, fq. 10 Vazhdon të flitet për projektet faraonike si Korridori 8 dhe shpesh herë harrohen ndërhyrjet me kosto të ulët të aftë të zvogëlojnë kohën e qarkullimit të mallrave dhe personave.

12

Page 13: Webzine TERMINUS versione albanese maggio agosto 2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/terminus-mag...PERMBAJTJA Site në Internet, fq. 3 Banka të dhënash

Ky është konkluzioni i arritur nga diskutimet e bëra gjatë takimit të organizuar nga Departamenti për politikat e zhvillimit të Ministrisë së Ekonomisë, në bashkëpunim me Universitetin e Barit. Synimi i takimit ka qënë vlerësimi i marrëdhënieve midis Italisë Jugore dhe Ballkanit. Për të arritur objektivin e thjeshtësimit të komunikimeve duhet të investohet në lidhje të reja, rreth krijimit të fluturimeve të reja, rreth fuqizimit dhe bërjes më të sigurt të porteve të Bar dhe të Durrësit, rreth përdorimit të hekurudhave egzistuese midis Bar e Belgrado. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Montenegro: festa për pavarësinë / i Luka Zanoni Në: www.osservatoriobalcani.org, datë 22-05-06, www.osservatoriobalcani.org/article /articleview/5722/1/47/ 15 vjet pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, Republika e vogël e Malit të Zi ka vendosur pavarësinë e vet nëpërmjet një referendumi (një plebishit i vërtetë për fluksin e votuesve). Rreth orës 02.00 të datës 22 Maj, plotësuar shumica e nevojshme e votave prej 55% e përcaktuar nga B.E., kryeministri Djukanivic ka uruar qytetarët që i kanë dhënë besim dhe duke përshëndetur Malin e Zi të pavarur nuk ka munguar të urojë edhe Serbinë e pavarur. *Një urë kulture në Shqipërinë Në: *Quotidiano di Bari, datë 31-05-06, fq. 10 Në Vlorë është zhvilluar ceremonia e dhënies së çmimit “Best Practice”. Ky çmim jepet në vlerësim të kapaciteteve të drejtuesve të bibliotekave shqiptare, në kuadër të projektit BiblioDoc-Inn i cili ka si partner project leader Bibliotekën multimediale të Këshillit Rajonal të Puglia-s “Teca del mediterraneo”. Janë vlerësuar me çmim drejtoreshat e bibliotekave të Durrësit dhe Vlorës. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM *Ballkani: në Bari takimi i vjeshtës Në: *Quotidiano di Bari, datë 31-05-06, fq. 2 Ka mundësi të zhvillohet në Bari takimi i “Comunità del Levante”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bullgarisë, finaliteti i të cilit do të jetë diskutimi i integrimit evropian në vendet e cituara si dhe intensifikimin e shkëmbimeve midis Italisë dhe Ballkanit. Presidenti i Rajonit të Puglia-s, Nichi Vendola, në bashkëbisedim me mikun Branko Crvenkovski, President i Republikës së Maqedonisë, konfirmon me forcë nevojën për të rimarrë përsëri projektet për realizimin e Korridorit 8, hap thelbësor për të bashkuar Puglia-n, e kështu Italinë dhe Europën, me zonën ballkanike. Vendndodhja në bibliotekë: Seksioni DEM

13