zbardhen provat që do vulosin shkarkimin e ilir metës, nga ......i madh. prandaj, gjithçka do të...

24
Objektet monument kulture duhen doku- mentuar, por sipas akademikut Emin Riza nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kultu- rore nuk bëhet sa duhet. Për akademikun Emin Riza në IMK janë dokumentime... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Martë 27 Gusht 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 15-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Fatos ÇOÇOLI Klonet në komunizëm po mbeten në hije nga muret në demokraci Investimi i munguar mbi administratën publike dhe KLSH Zbardhen të dhënat, në 4 vite deputetët përfituan 3.7 mld lekë për kompensim të udhëtimeve brenda vendit, ja shpenzimet e tjera Detajet, ja si “BESA” u kthye nga OJQ në fondacion me ndihmën e Fullanit dhe Bodes, Gent Sejko në të njëjtën linjë me paraardhësin e tij Amerikanët japin detaje nga hapja e ambasadave, ja si OKB ndezi dritën jeshile për 6 mijë shqiptarë dhe veprimet që morën shtetet pritëse Partia Demokratike ka publikuar dje doku- mente që provojnë, sipas tyre, se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka qenë i implikuar në krime në Greqi në 2003 për falsifikim parash. Sipas të dhënave që ka publikuar... Thellohen dyshimet mbi shpenzimet e kripu- ra të ministres së Drejtësisë në udhëtimet jashtë vendit. Ditët e fundit kanë dalë fakte që tregojnë se Gjonaj ka shpenzuar 700 euro për një natë në hotel, ndërkohë që gazeta“SOT”po... PD fundos kryebashkiakun e Vorës, nxjerr dokumentet e procedimit penal në Greqi, akuza se u kap me para të falsifikuara Skandali i Gjonajt me pagesat në hotele, në dy vite u shpenzuan 250 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit, ja detajet Zbardhen provat që do vulosin shkarkimin e Ilir Metës, nga krimet zgjedhore te vendimi i Kolegjit, ja detajet e dosjes së PS kundër presidentit Faqe 18 Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Përmba- rimi që të zbatojë vetëm ligjin shqiptar sa i takon sekuestrimit të kolateraleve. Gazeta ka denoncuar se si“SGA”dhe“Tranzit”po sekuestrojnë pronat e shqiptarëve përmes Përmbarimit... EMIN RIZA: Trashëgiminë kulturore po e çojmë drejt shkatërrimit, nuk ka dokumentim të gjendjes së monumenteve Skandali me “Veneto Banka”, zbardhet urdhri për Përmba- rimin që të zbatojë saktë ligjin, manovrat me pagesat e kredive fundosin Sejkon Ja si po bëhet gati terreni për arrestimin e bajlozëve të politikës, SHBA dhe BE trajnojnë 80 gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë për të goditur të korruptuarit 13 tetori bie përfundimisht, skadojnë afatet për regjistrimin e koalicioneve, vetëm LSI në mbështetje të dekretit të Ilir Metës Fondi“BESA”është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi në të ka shpërthyer një skandal mashtrimi. Një grup punonjësish të fondit përfituan 3.7 milionë euro përmes një skeme të sofistikuar... Faqe 2,3 Ndërkombëtarët kanë bërë gati terrenin për të shkundur nga themelet korrupsionin në politikën shqiptare. Në shtator pritet që Struk- tura e Posaçme Antikorrupsion të konstituohet dhe më pas të nisë puna për të hetuar dosjet e bujshme. Por një rol të rëndësishëm në këtë mes do të kenë si gjyqtarët dhe prokurorët, ashtu edhe ekspertë të ndryshëm që do të hetojnë korrupsionin apo pasuritë dhe pronat... Faqe 8 Faqe 6 Faqe 7 Faqe 9 Nga Besi BEKTESHI Mungesa shekullore e njeriut të adhuruar nga Migjeni! Faqe 14 Faqe 5 Faqe 10

Upload: others

Post on 28-Jan-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Objektet monument kulture duhen doku-mentuar, por sipas akademikut Emin Riza nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kultu-rore nuk bëhet sa duhet. Për akademikun Emin Riza në IMK janë dokumentime...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Martë 27 Gusht 2019

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 15-17

    Nga Bardhyl BEJKO

    Nga Fatos ÇOÇOLI

    Klonet në komunizëm po mbeten në hije nga muret në demokraci

    Investimi i munguar mbi administratën publike dhe KLSH

    Zbardhen të dhënat, në 4 vite deputetët përfituan 3.7 mld lekë për kompensim të udhëtimeve brenda vendit, ja shpenzimet e tjera

    Detajet, ja si “BESA” u kthye nga OJQ në fondacion me ndihmën e Fullanit dhe Bodes, Gent Sejko në të njëjtën linjë me paraardhësin e tij

    Amerikanët japin detaje nga hapja e ambasadave, ja si

    OKB ndezi dritën jeshile për 6 mijë shqiptarë dhe veprimet

    që morën shtetet pritëse

    Partia Demokratike ka publikuar dje doku-mente që provojnë, sipas tyre, se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka qenë i implikuar në krime në Greqi në 2003 për falsifikim parash. Sipas të dhënave që ka publikuar...

    Thellohen dyshimet mbi shpenzimet e kripu-ra të ministres së Drejtësisë në udhëtimet jashtë vendit. Ditët e fundit kanë dalë fakte që tregojnë se Gjonaj ka shpenzuar 700 euro për një natë në hotel, ndërkohë që gazeta “SOT” po...

    PD fundos kryebashkiakun e Vorës, nxjerr dokumentet

    e procedimit penal në Greqi, akuza se u kap me para të falsifikuara

    Skandali i Gjonajt me pagesat në hotele, në dy

    vite u shpenzuan 250 milionë lekë për udhëtime jashtë

    vendit, ja detajet

    Zbardhen provat që do vulosin shkarkimin e Ilir Metës, nga krimet zgjedhore te vendimi i Kolegjit, ja detajet e dosjes së PS kundër presidentit

    Faqe 18

    Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Përmba-rimi që të zbatojë vetëm ligjin shqiptar sa i takon sekuestrimit të kolateraleve. Gazeta ka denoncuar se si “SGA” dhe “Tranzit” po sekuestrojnë pronat e shqiptarëve përmes Përmbarimit...

    EMIN RIZA: Trashëgiminë kulturore po e çojmë drejt shkatërrimit,

    nuk ka dokumentim të gjendjes së monumenteve

    Skandali me “Veneto Banka”, zbardhet urdhri për Përmba-

    rimin që të zbatojë saktë ligjin, manovrat me pagesat e kredive fundosin Sejkon

    Ja si po bëhet gati terreni për arrestimin e bajlozëve të politikës, SHBA dhe BE trajnojnë 80 gjyqtarë,

    prokurorë dhe ekspertë për të goditur të korruptuarit

    13 tetori bie përfundimisht, skadojnë afatet për regjistrimin e koalicioneve, vetëm LSI

    në mbështetje të dekretit të Ilir Metës

    Fondi “BESA” është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi në të ka shpërthyer një skandal mashtrimi. Një grup punonjësish të fondit përfituan 3.7 milionë euro përmes një skeme të sofistikuar...

    Faqe 2,3

    Ndërkombëtarët kanë bërë gati terrenin për të shkundur nga themelet korrupsionin në politikën shqiptare. Në shtator pritet që Struk-

    tura e Posaçme Antikorrupsion të konstituohet dhe më pas të nisë puna për të hetuar dosjet e bujshme. Por një rol të rëndësishëm në këtë mes

    do të kenë si gjyqtarët dhe prokurorët, ashtu edhe ekspertë të ndryshëm që do të hetojnë korrupsionin apo pasuritë dhe pronat...

    Faqe 8

    Faqe 6

    Faqe 7

    Faqe 9

    Nga Besi BEKTESHI

    Mungesa shekullore e njeriut të adhuruar

    nga Migjeni!

    Faqe 14

    Faqe 5

    Faqe 10

  • GAZETA SOT2 E Martë 27 Gusht 2019

    2,3,9,10,11,12,14,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    13 tetori bie përfundimisht, skadojnë afatet për regjistrimin e koalicioneve,

    vetëm LSI në mbështetje të Metës

    LSI kundër Bashës: Krizën politike e zgjidh vetëm 13 tetori

    Spartak Ngjela thirrje Parlamentit: Në shtator duhet të shkarkoni Metën, SPAK të fillojë punë sa më parë për të goditur korrupsionin

    Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje situ-atën politike në vend, ndërsa një thirrje ka rezervuar edhe për Parlamentin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ngjela kërkoi nga Parlamenti që të nisë punën për dy çështje, sikundër është shkarkimi i Presidentit Ilir Meta me motivin se ka kryer shkelje kushtetuese dhe dhënien e “dritës jeshile” për fillimin nga puna të Strukturës së Posaçme Anti-Kor-rupsion. Ai thekson se opozita parlamentare, me bekimin e Perëndimit, ka potencial të bëhet pjesë në implementimin e reformës në drejtësi. “Na duhet të theksojmë se gjithçka do të varet nga skema që do të përdorë politika amerikane si forcë për shpejtimin e

    vënies në veprim të reformës në drejtësi. Kjo sepse tani gjithçka është afër kurorëzimit të reformës, por edhe reaksioni antireformë mendohet të jetë i madh. Prandaj, gjithçka do të varet nga dora e parlamentit, dhe këtu duhet të spikasë opozita e re parlamentare. Opozita jashtëparlamentare tani, edhe pse ende ka vullnet kundërshtues anti-re-formë, nuk ka forcë se nuk është më në Parlament. Prandaj, përfundimisht, na duhet të theksojmë se gjendja reformuese e Shqipërisë sot duket se mban me vete dy lëvizje që varen nga funksionimi normal i Parlamentit: shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, sa më shpejt që të jetë e mundur; dhe, fillimi

    normal i SPAK-ut.- sa më shpejt! E pra, pikërisht në këto dy pika vjen dhe qëndron edhe opozita e re për të dhënë ndihmesën e saj”, deklaroi ai. Më tej, Ngjela deklaroi se reforma në drejtësi do të hyjë në fuqi falë përkrahjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe opozitës parlamentare, e cila sipas tij, nuk është e korruptuar. “Opozita aktuale, 90 për qind të së cilës kuptohet se e ka strukturuar politika perëndimore, po pritet të sjellë risi me vlerë kombëtare në Parlamentin shqiptar. Në funksion të reformës, kjo opozitë, nga ekspertët perëndimorë mendohet se e garanton ecurinë e projektit të ngritjes së SPAK- ut, por këtu del kjo pyetje: A do

    të jetë në gjendje që opozita aktuale në Parlamentin shqiptar të ngrihet në rangun e një opozite të thek-sit kombëtar e perëndimor? Pikërisht kjo pritet të ndodhë, prandaj mendojmë se do ta kemi tani një opozitë të tillë. Dhe, ne mendojmë gjithashtu, që do të ndodhë, sepse është domosdoshmëri. Është domosdoshmëri për Shqipërinë, sepse vetëm me forcën e kësaj opozite të re parlamentare dhe me forcën e politikës amerikane, mazhoranca aktuale nuk do të këtë mundësi që të lëvizë drejt bllokimit të reformës, ndonëse mendohet se do të jetë e nxitur kundër reformës nga liderët e saj që i kap antikor-rupsioni”, nënvizoi Ngjela.

    Rigels SELIMAN

    Veniten shpresat e Presiden-tit Ilir Meta për të mbajtur zgjedhje më 13 tetor. Pas refuzimit nga ana e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si parti në zgjedhjet e 13 tetorit, Presidenti Meta ka marrë dje një tjetër goditje. Kjo pasi dekreti i tij për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dielën e dytë të tetorit mbetet totalisht i pazbatueshëm edhe nëse par-titë bien dakord që të rrëzojnë procesin e 30 qershorit. Sipas përllogaritjeve, dekreti i Presidentit Ilir Meta tashmë është i rrëzuar edhe ligjërisht, pasi në bazë të Kodit Zgjedhor janë tejkaluar të gjitha afatet e mundshme që partitë jenë pjesë e kësaj gare tashmë “im-agjinare”. Në bazë të Kodit Zgjedhor, duke i qëndruar afateve ligjore, partive politike i ka mbaruar edhe afati për regjistrimin e koalicioneve politike. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zg-jedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koali-cion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”, thuhet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor. Mbi bazën e këtij neni, partitë politike duhet të kishin paraqitur brenda datës 15 gusht kërkesën për pjesëmarrjen e zgjedhjeve të 13 tetorit, sipas koalicion-eve zgjedhore.

    Skadon afati i regjistrimit të kandidatëve

    Gjithashtu ka rënë edhe afati kohor i paraqitjes së kandidatëve për kryetar bashkie. Sipas Kodit zgjedhor, lista e kandidatëve nga partitë politike, por edhe nga koalicionit duhet të kishin pa-raqitur kandidatët për kryetar bashkie dhe listën shumemërore. Në nenin 67 të ligjit duhej që një veprim i tillë të ishte ndërmarrë 50 ditë përpara datës 13 tetor. Fillimisht për 13 tetorin, ra afati edhe i regjistrimit të partive politike. Më 5 gusht ata duhet të kishin paraqitur kërkesën për regjistrimin si subjekte politike pranë KQZ-së. Thirrjes së Pres-identit Meta që zgjedhjet të mbaheshin më 13 tetor iu përgjigjën vetëm tre parti

    politike të opozitës. Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste i paraqitën zyrtarisht kërkesën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zbatuar dekretin e firmosur nga Presidenti Ilir Meta për të mbajtur zgjedhjet më 13 tetor.

    Vetëm LSI e mbështet MetënPërveç goditjes që i dha Kodi Zgjed-

    hor dhe refuzimit që Partia Demokra-tike i bëri Presidentit Ilir Meta, sa i takon 13 tetorit, e vetmja që mbështet kreun e shtetit është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkon mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, në një ditë të vetme. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti shprehu bindjen se vetëm zgjedhjet e menjëhershme lokale dhe parlamentare, krijojnë mundësinë për të dalë nga gremina. Sipas Panaritit, zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit kushtetues, duke u shprehur se 13 tetori

    Kryemadhi thumbon PD dhe PS: Është dhe LSINë Jalë po mbahet kampi i LRI-

    së dhe të rinj e të reja do të kalojnë 5 ditë pushime në të. Kryetarja e Lëviz-jes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara të rinjve deklaroi ditën e djeshme se LSI lindi 15 vjet më parë dhe ia doli që të thyejnë monopolin e dy partive politike të mëdha. “Kjo është dita e parë. Do të kemi edhe ditë të tjera. Këtë vit LSI është shtuar sidomos me vajza, thonë se është edhe bereqet. Kjo është LSI. Lëvizja Socialiste për Inte-grim është partia që arriti që të hyjë mes dy partive që bënin kungullesha me njëra-tjetrën. LSI ishte ajo parti, e cila përfaqësonte ata njerëz që ishin mësues, ish-oficerë, familje normale dhe intelektuale shqiptare. Më 6 shtator, LSI-ja bëhet 15 vjeç. LSI theu monopolin e dy partive të mëdha. Ne u rritëm me hapa të përditshëm. Kemi kaluar momente dhe sfida të vështira. Lider është ai që sakrifikon nga vetja për shoqërinë dhe grupin”, tha ajo

    Elezi akuza Bashës: Me paktin me Ramën tradhtove demokratëtKritikët e Lulzim Bashës i kujto-

    jnë përsëri kryedemokratit zgjedhjet e 30 qershorit. Ibsen Elezi, ish-kreu i PD në Kukës, ka shkruar dje një status në rrjetin social, ku shprehet se 30 qershori është vazhdim i marrëve-shjes së 17 majit. Në këtë koment, ai vijon duke u shprehur se demokratët harruan vitin e zi 2017, dhe tashmë do harrojnë 30 qershorin. “Mos kini merak, se ashtu si harruam vitin e zi 2017, ashtu do harrojmë edhe 30 qershorin. Harruam 5 skandalet e 2017, marrëveshjen e fshehtë të 17 majit, listën e 140 deputetëve pa asnjë standard, fushatën e shitur 3 javore të “Republikës së Re” dhe të zhdukjes së simboleve të PD, me një humbje katastrofike, moskryerjen e procesit të analizës pas një humbje të rëndë, duke shkelur çdo normë statusore, zgjedh-jet fals për kryetar të PDSH dhe ma-nipulimin e turpshëm të pjesëmarrjes. Pse të mos harrojmë dhe 30 qershorin dhe 60 bashkitë e shitura në tavolinë”, deklaroi Elezi.

    është kushtetues. “Sigurisht në afatin më të afërt kushtetues të mundshëm. Trem-bëdhjetë tetori është afat kushtetues, i dekretuar tashmë. Është datë në fuqi dhe e pa rrëzuar nga gjykatat supreme të vendit. Interpretimet mbi validitetin nuk mundet ti bëjnë partitë dhe politi-kanët, as komisionet dhe kolegjet zg-

    jedhore, por vetëm ligji dhe kushtetuta. Por koha ecën dhe datat treten. Bashkë me to dhe shpresa për legjitimitet dhe kushtetutshmëri në këtë vend”, deklaroi ai. Pra, përmes këtij mesazhi Panariti jovetëm që i del në krah Metës, por kritikon në distancë edhe Bashën, i cili ka refuzuar 13 tetorin.

    Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri komentoi pak ditë më parë krizën politike në vend, teksa deklaroi se kjo është vera e fundit e Ramës si kryeministër. “Është stina e fundit e tij, grahmat e fundit, tik-taku është finali. Populli do ti japë përgjigjen, ne jemi në këmbë”, deklaroi ai. Sa i përket dekretit të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 13 tetorit, ai ka deklaruar se çështja nuk është data, pasi

    sipas tij, ato mund të zhvillohen edhe më 11 tetor apo 19 tetor. “Çështja nuk është data. 30 qershori nuk dështoi se opozitës nuk i pëlqente data, por mungesa e garancive totale absolute e çdo force politike që nuk është pjesë e pushtetit monopartiak. Çështja është një dhe e vetme: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato ku votuesi vërtet të zgjedhë”, deklaroi Strazimiri.

    PD KUNDËR METËS PËR 13 TETORIN

    “Zgjedhjet ne 13 tetor janë zg-jidhja e vetme, shpëtimi i vetëm dhe askush që do Shqipërinë nuk mund dhe nuk i lejohet që t’i shmanget kësaj rruge që shpëton shqiptarët nga skamja ekonomike dhe izolimi shkatërrimtar. KQZ-ja rilindase, si një kamikaze e vërtetë rrëzon dekretet e Presidentit dhe bojkoton edhe detyrën e ngarkuar me ligj për të organizuar zgjedhjet, bile

    KQZ rilindase bojkoton marrëzisht edhe veten duke mos marrë pjesë në mbledhjet e saj, ku ka detyrim të jetë e të shprehë qëndrimin e saj për kërkesën e opozitës që KQZ të kryejë detyrën për organizimin e zg-jedhjeve në 13 tetor. Arsyeja e vetme që KQZ bojkoton është se rilindja nuk pranon zgjedhje ku ka garë të vërtetë”, deklaroi pak ditë më parë ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili.

    LSI: ZGJEDHJET NË 13 TETOR JANË ZGJIDHJA E VETME

  • 2,3,9,10,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Gusht 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Zbardhen provat që do vulosin shkarkimin e Metës, nga krimet zgjedhore te vendimi i Kolegjit,

    ja detajet e dosjes së PS kundër presidentit

    Kolegji i vë në dispozicion mazhorancës vendimin që rrëzoi PUK për dekretin

    Murrizi shpërthen ndaj Metës dhe i bën thirrje mediave: Harruat shpejt 700 mijë eurot e bllokut të famshëm, arin e Kërrabës apo vilat në Lalëz

    Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka reaguar dje sa i takon rastit të ministres së Drejtësisë, Etil-da Gjonaj, duke e marrë në mbrojtje këtë të fundit dhe shpërthyer në sulme në adresë të Presidentit Ilir Meta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Murrizi ngre habinë se si në media po bëhet tre ditë luftë për 700 euro dhe 3 ditë lajm për Etildën, ndërkohë që ngre si shqetësim faktin se janë harruar shumë shpejt krimet dhe korrupsioni e bëra nga kreu aktual i shtetit. Në këtë kontekst, deputeti i drejtohet mediave dhe qytetarëve se përse kaq shpejt harruan 700 mijë eurot e bllokut

    të famshëm, arin e Kërrabës apo vilat në Lalëz, duke i akuzuar se kanë rënë në gjumë dhe se nuk kanë të njëjtën ndjeshmëri sikundër po bëjnë me zonjën Gjonajn. “3 ditë luftë për 700 euro! 3 ditë lajm për Etildën. Etilda nuk ka lidhje as me votën, as me qytetarët e as me votuesit e Rilindjes sepse nuk ka lidhje fare, fare me partinë dhe politikën. Është aty si jo pak të tjerë e të tjera prej gati 28 vitesh, por sidomos prej vitit 2009 që nuk ngeli karavidhe pa u bërë mender “ Vip” qeverisës. Po sikur ta kishit patur këtë ndjeshmëri për 700 mijë eurot e bllokut të famshëm? Po sikur ta kishit

    patur këtë zell për vjedhjen dy herë të thesarit te Kërrabës? Po sikur të kishit folur një herë të vetme për shifrën marramendëse të Bankës se Shqipërisë që askush nuk bëri gëg për Fullanin përkundrazi spiunet Vip të mediave i dolën në mbrojtje? Po për milionat dhe luksin e banorëve të gjirit të Lalëzit dhe tre rezidencave miliona eurosh pas Teg-ut”, deklaroi ai. Më tej, Murrizi ironizon duke theksuar se duhet të nisë fushata “Etilda Ik”, në mënyrë që kryeministri Edi Rama të qëndrojë në pushtet. “Unë propozoj që Etilda jo vetëm të shkarkohet, por meqenëse këto ditë kam parë që Rrapi Mino

    është gjallë, të emërohet Rrapi në vend të Artës, dhe Etilda të pushkatohet. Kjo është “shkaktarja” e të gjitha të zezave të këtij vendi. Kjo është “koka” e korrupsionit, koka e “krimit”, shkaku i fukarallëkut, arsyeja e mos hapjes së negociatave, faktori krye-sor i keqqeverisjes, i shtetit arbritrar, i mjerimit dhe i largimit të shqiptarëve nga vendi, kjo detyroi PD të dali nga Parlamenti, kjo ishte pengesa kryesore që PD nuk hyri në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndaj nga nesër të gjithë në protestë me parullën: Etilda Ik, Rama dhe gjithë ju të tjerët rrini se nuk keni asnjë përgjegjësi”, nënvizoi Murrizi.

    Rigels SELIMAN

    Zbardhen detajet e provave që ka në dorë mazhoranca kundër Presidentit Ilir Meta. Gazeta raportoi pak ditë më parë se ishin kërkuar informacione nga plot 8 institucione, të cilët kanë venë në dispozicion të Komisioni Het-imor të dhëna shkresore, sa i takon 30 qershorit dhe Presidentit Meta. Kësh-tu, mes institucioneve që i kanë kthy-er përgjigje Kuvendit janë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pres-idenca, Ministria e Brendshme, Kolegji Zgjedhor, Qendra e Botimeve Zyrtare, Autoriteti i Medias Audiovizive. Më konkretisht, Qendra e Botimeve Zyr-tare në përgjigjen e saj për Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra ka dhënë sqarime mbi datën e publikimit të dekretit të kreut të shtetit për shfuqizimin e 30 qershorit. Po ashtu, QBZ në përgjigje sqaron me detaje bazën ligjore, kur është publikuar dekreti dhe arsyet se përse nuk është publikuar dekreti i 13 tetorit. Sakaq, një tjetër provë që mazhoranca qeverisëse do të përdorë si provë kundër Presidentit Meta është përgjigjia që KQZ ka vënë në dispo-zicion të komisionit hetimor. Sipas informacioneve të gazetës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar pranë komisionit hetimor një dosje shumë voluminoze, ku e informon mbi arsyet ligjore që u bazua për të re-fuzuar dekretin e Metës sikundër ishte shtyrja e zgjedhjeve. Po ashtu, mësohet se KQZ i ka dhënë mazhorancës sqa-rime të detajuara mbi administrimin e zgjedhjeve, deri tek vendimi i shpalljes së rezultatit të 30 qershorit.

    Informacionet nga Ministria e Brendshme dhe Kolegji Zgjedhor

    Një tjetër institucion, i cili i ka kthyer përgjigje mazhorancës, e cila do të përdorë si provë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta nga detyra është Ministria e Brendshme. Gazeta ka mësuar se ky institucion i ka vënë në dis-pozicion komisionit listat zgjedhore dhe numrin e zgjedhësve që morën pjesë në 30 qershor, si dhe detaje nga vendimi që detyronte administratën që të mos përf-shihej në fushatën zgjedhore. Nga ana tjetër, përgjigje mazhorancës i ka kthyer edhe Kolegji Zgjedhor. Sipas informa-cioneve, kolegji ka vënë në dispozicion të komisionit hetimor vendimin për

    padinë që bëri në kolegj Partia e Unitetit Kombëtar, e drejtuar nga Idajet Beqiri, i cili kërkonte nëse dekreti i Metës për an-ulimin e 30 qershorit ishte i ligjshëm, apo jo. Më konkretisht, kolegji në përgjigjen e tij ka dhënë argumentat e plota ligjore se përse Presidenti Ilir Meta nuk kishte të drejtë të ndryshonte 30 qershorin. Ndërkohë, një tjetër institucion që ka kthyer përgjigje është Autoriteti i Medias Audiovizive. Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, ky institucion, i cili ka mision të raportojë fushatën, i ka kthyer përgjigje Komisionit Hetimor, sa i takon monitorimit të fushatës zgjedhore dhe pasqyrimit që i është bërë asaj nga media vizive dhe e shkruar. Ndërkohë, edhe Presidenca ka thyer përgjigje, e cila mbronte me argumenta dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga kreu i shtetit.

    Dekreti nxiti krime zgjedhorePërveç institucioneve të sipërpër-

    mendura, përgjigje mazhorancës i kanë kthyer edhe Prokuroria e Përgjithshme

    “Lindja e Nënë Terezës”, Meta thumbon Ramën

    dhe BashënPresidenti Ilir Meta ka përku-

    jtuar sot 109 vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, duke e quajtur atë si simbolin shqiptar dhe botëror të humanizmit dhe solidar-itetit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka ndarë me ndjekësit e tij dhe një thënie të Nënë Terezës, ndërkohë që thumbon Ramën dhe Bashën, teksa bën thirrje që urtësia dhe porositë e saj të shërbejnë si burim frymëzimi. “Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së saj humane e hyjnore të paharruar. Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bash-ku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale”, deklaroi Meta.

    Kulluri akuza Bashës: Je shkaktar i krizës politike

    Ish-funksionar i lartë i PD, Edvin Kulluri hodhi dje akuza të forta ndaj Lulzim Bashës për të cilin tha se me vendimet dhe sjelljet e tij ka shkaktuar krizën politike në vend, është tërhequr nga premtimet solemne, nuk respek-ton statutin e partisë dhe ka zgjedhur pas vetes njerëz pa kontribute dhe mediokër. “Në gjithë këtë situatë ku ndodhet vendi, në PD nuk ka sot asnjë debat dhe e them me bindje se brenda kësaj partie politike ka vetëm specie të bindura ndaj Bashës. Basha u tërhoq në dy premtime solemne që kishte bërë. Të mos futesh në zgjedhje është një marrëzi. Dështimi spektakolar në aksionin opozitar të Bashës ka ndod-hur për këto arsye: Lista e kandidatëve në 2017, një fushatë mizerabël dhe thellësisht mizerabël duke sulmuar LSI-në dhe asnjëherë mazhorancën. Kur ti je fajtori kryesor për 30 qershor-in, nuk mund të nxjerrësh njerëzit në rrugë kundër kupolës së Edi Ramës. Sepse kur ti gënjen veten nuk mund të gënjesh qytetarët”, deklaroi Kulluri.

    dhe Policia e Shtetit, të cilët kanë vënë theksin se anulimi i zgjedhjeve nga ana e Metës nxiti krime zgjedhore. Sipas policisë janë bërë plot 32 kallëzime për 192 autorë, të cilët akuzohen për krime zgjedhore. “Në total për periudhën 10 qershor 2019 e në vazhdim, janë gjithsej 32 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor, të referuara në Prokurori, zbuluar 27, ose 84,37% e tyre. Në këto

    vepra penale janë proceduar 192 autorë, nga të cilët 71 persona të arrestuar, 18 të ndaluar, 60 ndiqen në gjende të lirë dhe 43 janë larguar dhe shpallur në kërkim policor”, thotë policia. Ndërkohë, në përgjigjen e saj prokuroria thekson se janë bërë plot 37 procedime për krime zgjedhore. Pra, të gjitha këto prova të administruara nga mazhoranca pritet të vulosin shkarkimin e Metës.

    “Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushte-tutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë- Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka

    të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kus-htetutës. Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojkotit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

    RAMA: META NUK E MERITON MË ZYRËN KU RRI

    Përveç institucioneve që janë vënë në lëvizje, duke i kthyer përg-jigje Komisionit Hetimor të ngrit-ur nga Kuvendi për shkarkimin e Metës, edhe Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje për këtë gjë. Sipas informacioneve, mësohet se në 9 shtator, ekspertët e Venecias do të zbarkojnë në Tiranë, ku

    pritet të takojnë palët para se të japin një opinion mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir Meta. Megjithatë, gazeta mësoi se Komisioni i Venecias pritet të japë një raport të ndërmjetëm, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra.

    SHKARKIMI I METËS, MË 9 SHTATOR VENECIA NË TIRANË

  • 4 GAZETA SOTE Martë 27 Gusht 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Por teksa KED duhet të rishpre-het për Zhaklina Peton, futja në

    lojë e saj si duket zbeh pengesat për ringritjen e Gjykatës Kus-

    htetuese. Pak ditë më parë gazeta tregoi sesi ishte

    krijuar një ngërç...

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos për të dyja vakancat më 2 gusht 2019. Sipas vendimit të zbardhur, ajo u ndalua të kandidonte për shkak se dështoi të kalonte me sukses procedurën e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së saj dhe të familjarëve. Lidhur me kontrollin e pasurisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi administroi raportin e

    ILDKPKI-së, i cili vlerësonte se Peto “nuk kishte kryer deklarim të saktë, ka mungesë dokumentacioni ligjor për burimin e pasurisë si dhe ka mos-deklarim të tyre”. Sipas ILDKPKI, Peto ka deklaruar pronësinë mbi një apar-tament me sipërfaqe 130 m2 në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, por nuk ka deklaruar shtesën e apartamentit që ka gjithashtu sipërfaqe prej 130 m2, nga të cilat 64 m2 janë verandë.

    Problemet e Zhaklina Petos me pasurinë

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim ku analizohet plotësi-mi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave

    të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre ven-det e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

    PROCEDURA E ZGJEDHJES NGA PRESIDENTI

    Saimir Vishaj: Në Gjykatën Kushtetuese duhet të emërohet ajka, njerëzit stepen të kandidojnë për shkak të kritereve

    Avokati Saimir Vishaj, i cili në të njëjtën kohë është edhe anëtar i Komisionit Moni-torues për Ecurinë e Reformës në Drejtësi, komentoi dje procedurat për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se pjesë e kësaj gjykate duhet të jenë njerëzit më të mirë dhe të aftë të shoqërisë. Sipas tij, Shqipëria i ka burimet njerëzore, por njerëzit stepen të aplikojnë për shkak të kritereve që duhet të plotësojnë. Avokati pati edhe disa kritika për mënyrën sesi po bëhet procesi i vetingut. Për Vishajn, nuk mund të nisësh një reformë të tillë kur

    nuk ke kapacitetet gati për t’i zëvendësuar të shkarkuarit. “Momentalisht sistemi i dre-jtësisë është jo-funksional. Me mungesën e Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese, është e pamundur të godasësh një vendim të Shkallës së Parë apo të Apelit. Nuk kemi kapacitetet e duhura për të zëvendësuar personat që nuk kaluan rivlerësimin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit apo në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Nuk e kuptoj se si u vendos të fillo-jmë një reformë pa gjetur më parë kapacitetet. Sheh me keqardhje që vetëm 3-4 persona kandidojnë për në Gjykatën Kushtetuese. Shu-

    mica e kandidatëve nuk i përmbushin kriteret. Gjykata Kushtetuese nuk është vend pune, jo gjithkush është i lirë për të vetëkandiduar. Subjektet e interesuar duhet të zgjohen që të çojmë ajkën, më të mirët. Gjykata Kushtetuese është themeli i drejtësisë, aty duhet të jenë konstitucionalistë të mirëfilltë, që kanë njohuri të së drejtës kushtetuese dhe publike. Ne kemi burime njerëzore, por njerëzit stepen për shkak të kritereve”, tha Saimir Vishaj. Ai nuk la pa komentuar as procedurat për ngritjen e Struk-turës së Posaçme Antikorrupsion, për të cilin u shpreh pak pesimist. “Nëse duhet të plotësojmë

    vendet vakante sepse na thonë që SPAK duhet të ngrihet urgjentisht, po me të njëjtët individë që nuk kanë pasur kurajë të thërrasin asnjë President, apo Kryeministër, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, tha Saimir Vishaj. Nga ana tjetër, për avokatin, të shkarkuarit nga vetingu duhet të ndiqen penalisht. “Nuk mundesh që nga një anë t’u thuash se keni vënë pasuri kundër ligjit dhe nga ana tjetër ta gëzojnë këtë pasuri. Kjo nuk shkon. Nëse drejtësinë do ta shkëpusim nga politika, atëherë kemi fituar. Për aq kohë sa monitorohet nga BE dhe SHBA unë kam shpresë”, deklaroi Saimir Vishaj.

    Mimoza IBRA

    Procedurat për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese duket se kanë filluar të marrin rrugën e duhur. Pak ditë më parë Këshil-li i Emërimeve në Drejtësi u shndërrua në një lloj pengese sepse vendosi të rihapë garën për Kushtetuesen, në një kohë kur pritej që të dorëzonte në Pres-idencë dhe në Kuvend listat me emrat e pikëzuar. Në këtë mënyrë u vështirësua dhe u zvarrit procesi për ngritjen e Kus-htetueses. Por një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit duket se do të ndryshojë të gjithë situatën. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Zhaklina Peto është rikthyer në garë me vendim të gjykatës. Peto, e cila është kandidate për vendet vakante të shpallura nga Presidenca, do të vijojë garën pas një vendimi të dhënë nga Gjykata Admin-istrative e Apelit në datën 22 gusht. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë u skualifikua nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për probleme me pasurinë. Peto ngriti padi kundër vendimit të KED më 9 gusht dhe më 22 gusht, një trupë gjyqësore e përbërë nga Alkelina Gazidede, Amarildo Laçi dhe Bari Shyti vendosi të pranojë pjesërisht padinë e saj. Dispozitivi i vendimit të publikuar tregon se Gjykata Administrative e Apelit ka shfuqizuar dy vendime të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilat i ndalonin Petos kandidimin për një mandat të plotë dhe një vakancë të parakohshme; të dyja këto të shpallura nga Presidenti i Republikës më 17 shkurt 2018. Peto ka kërkuar gjithashtu që lejimin e kandi-dimit ta sigurojë përmes vendimit të gjykatës, por kjo kërkesë është pushuar dhe çështja është rikthyer sërish për vendimmarrje në tryezën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tani KED pritet të rishqyrtojë dokumentet për Zhaklina Peton dhe të vendosë se çfarë do të ndodhë me të, duke shkaktuar kështu një lloj vonese dhe duke zvarritur edhe më shumë procesin për të pasur Kus-htetuesen funksionale.

    Pengesat Por teksa KED duhet të rishprehet

    për Zhaklina Peton, futja në lojë e saj si duket zbeh pengesat për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pak ditë më parë gazeta tregoi sesi ishte krijuar një

    Zhaklina Peto u rikthye në garë me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit

    Ndryshon situata për Kushtetuesen, futja në lojë e Zhaklina Petos vë në vështirësi

    KED, ja procedurat që do të ndiqenAlbina Spaha kërkon nga KPA rikthimin në detyrë

    Ish-kryetarja e Gjykatës së Gjiro-kastrës ka trokitur në dyert e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të rifituar vendin e saj në sistemin e drejtësisë. Spaha u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por tani ajo kërkon prishjen e këtij vendimi. KPA ka shortuar trupën gjykuese që do të vendosë për të. “Objekti: Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike. Riçeljen e pjesshme të hetimit gjyqësor dhe realizimin e aktit të ekspertimit kontabël me grup ekspertësh. Ndry-shimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 139, datë 15.04.2019. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Albina Spaha, me detyrë gjyqtare e deleguar për të kryer përkohësisht detyrën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Përbërja e trupit gjykues: Kryesues: Albana Shtylla; Relator: Rezarta Schuetz; Anëtarë: Natasha Mulaj, Luan Daci, Ina Rama”, thuhet në njoftimin e KPA.

    Ja trupa gjykuese që do të vendosë për fatin e Dritan Secit

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar me short anëtarët e trupës gjykuese që do të marrin në shqyrtim çështjen e ish-kryetarit të Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci. Fati i tij do të jetë në duart e Luan Dacit, Ardi-an Hajdarit, Natasha Mulajt, Sokol Çomos dhe Rezarta Schuetz. Ata do të vendosin nëse Seci do të rikthehet në detyrë, ashtu siç kërkon ai, apo do të lihet në fuqi vendimi i shkarkimit i marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. “Objekti: Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 114 vendimi datë 11.03.2019 të KPK, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Dritan Seci; Ndryshimin e vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të KPK dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë. Përbërja e trupit gjykues: Kryesues: Luan Daci; Relator: Ardian Hajdari; Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz”, njoftoi KPA.

    ngërç i vështirë për t’u zgjidhur dhe sesi ringritja e Kushtetueses rrezikonte të shndërrohej në një “pazar” mes Pres-idencës dhe Kuvendit. Presidenti dhe Kuvendi duhet të plotësojnë gjashtë vende bosh të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që iu është lejuar gara

    (Besnik Muçi, Regleta Panajoti, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferallari) gjithçka mbeti në duart e Ilir Metës. Nëse ky i fundit për tre vendet vakante të shpallura prej tij do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat

    vakanca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohej vetëm me një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar. Por duket se kësaj situate mund t’i japë zgjidhje kandidatura e Zhaklina Petos. Nëse ajo merr “OK” për të vazhduar më tej procedurat për të zënë një karrige bosh të Gjykatës Kushtetuese, atëherë Presidenca dhe Kuvendi nuk kanë pse negociojnë. Kjo pasi Meta ka më shumë mundësi zg-jedhjeje, duke qenë se Peto është edhe kandidate për vendet vakante të shpal-lura nga Presidenca. Në këtë mënyrë, edhe Presidenca, edhe Kuvendi do të kenë mundësi të zgjedhin kandidaturat e tyre. Por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me fatin e Zhaklina Petos.

  • GAZETA SOT E Martë 27 Gusht 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    E ngarkuara me punë në amba-sadën amerikane, Leyla Moses-Ones u shpreh pak ditë më parë optimiste për ndryshimet pozitive që do të sjellë ngritja e institucioneve të reja të dre-jtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Duke folur në eventin e inaugurimit të “Pallatit të Drejtësisë”, godina e re e Këshillit të Lartë të Prokuror-isë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor,

    Moses-Ones vlerësoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion si “guri i çmuar” i reformës në drejtësi. “Sis-temi i vjetër i drejtësisë ishte i kapur shumë kohë më parë, ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata njerëz që duan ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Tre vjet më pas keni një Këshill të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë, që po punojnë për gurin e çmuar të re-formës, krijimin e SPAK”, deklaroi ajo.

    SHBA: SPAK, guri i çmuar i reformës në drejtësi

    Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar pak ditë më parë se është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas tij, kjo do të përmirësojë më tej af-tësinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi

    më ka përditësuar sot në etapat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për SPAK në kuadër të reformës në drejtësi. Është shumë e rëndë-sishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të përmirësuar më tej aftësinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, deklaroi Soreca.

    BE: SPAK URGJENT FUNKSIONAL, LUFTË KORRUPSIONIT

    Agron Duka: Lidhja politikë-krim po forcon kauzën e opozitës, formula për zgjidhjen e kësaj situate është largimi i Edi Ramës

    Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar ditën e djeshme, teksa është shprehur se opozita ka pasur një betejë të fortë për të zhbërë simbiozën mes politikës dhe krimit, dhe se zgjidhja e vetme sipas tij, është largimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Duka theksoi se pavarësisht kësaj, rezultatet deritanishme të dekriminalizimit dëshmojnë drejtësinë e kauzës së tyre. Ndërkohë, Duka ka dhënë edhe “formulën” për zgjidhjen e krizës politike, sipas tij fajtor për krizën politikë në vend është

    kryeministri i vendit Edi Rama dhe vetëm duke larguar Ramën do të marrë fund kriza. “Ky vullnet politik, që ka sjellë përfshirjen e krimit në politikë-bërje, ndërpritet vetëm duke larguar kryeministrin aktual, duke ngritur një qeveri kalimtare që të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë të domosdoshme për t’i dhënë legjitimitet Parlamentit dhe një hov të ri politikës shqiptare”, është shprehur kreu i PAA. Duka ka komentuar rastet e krye-bashkiakëve të PS të akuzuar nga PD për lidhje me krimin, ku shprehet se rënia e njëpasn-

    jëshme e tyre tregon fundin e qeverisë. “Beteja e opozitës për të zhbërë simbiozën midis poli-tikës dhe krimit nuk ka qenë e lehtë, megjithatë rezultatet e deritanishme të dekriminalizimit dëshmojnë drejtësinë e kauzës sonë. Rënia e njëpasnjëshme e drejtuesve të komiteteve ekzekutive, të shpallura në 30 qershor, shënon fundin e lojës vigani-shkurtabiqi me anëtarët e mazhorancës. Nuk janë shkurtabiqët, pra per-sonazhet e rangjeve të ulëta të PS-së, që kanë përgjegjësi për situatën e krijuar në vend, por është vigani, ai që kryeson këtë forcë politike”,

    ka shkruar dje në profilin e tij në Facebook, Agron Duka. Ndërkohë, kreu i PAA ka folur edhe më herët në lidhje më krizën politike dhe rastet e akuzuara nga PD, ku shprehet se si njohës i mirë i PS-së, do të dëshironte një refl-ektim nga ata që ai i cilëson si të urtët e PS-së. Sipas tij, kjo është detyrë qytetare dhe politike, që të frenojnë marrëzinë që ka kapur PS-në dhe është duke marrë në qafë vendin. Ndër të tjera, ai ka deklaruar më parë se në shtator do të ketë qëndrime mjaft të forta dhe ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës.

    Rigels SELIMAN

    Ndërkombëtarët kanë bërë gati terrenin për të shkundur nga themelet korrupsionin në politikën shqiptare. Në shtator pritet që Struktura e Posaçme Antikorrupsion të konstituohet dhe më pas të nisë puna për të hetuar dosjet e bujshme. Por një rol të rëndësishëm në këtë mes do të kenë si gjyqtarët dhe prokurorët, ashtu edhe ekspertë të ndryshëm që do të hetojnë kor-rupsionin apo pasuritë dhe pronat e pushtetarëve të korruptuar. Zvarritja sa i takon ngritjes së organeve të reja të drejtësisë është shfrytëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për të trajnuar magjistratët dhe ekspertët e ndryshëm, të cilët do të asistojnë në goditjen e krimit dhe korrupsionit. Sipas të dhënave të sig-uruara nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni EURALIUS, brenda këtij viti janë organizuar 77 sesione trajnimi për plot 188 prokurorë, të cilët do të goda-sin pushtetarët e korruptuar. “Përsa i përket trajnimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Shkolla e Magjistraturës ka realizuar në total 77 trajnime, në të cilat kanë marrë pjesë gjithsej 875 pjesëmarrës: 413 gjyqtarë, 188 proku-rorë dhe 274 të tjerë (magjistratë të diplomuar, kandidatë për magjistratë, këshilltarë e ndihmës ligjorë, avokatë shteti, oficerë të Policisë Gjyqësore, avokatë, specialistë, lektorë)”, thuhet në raport. Trajnimet janë organizuar me mbështetjen e SHBA-BE. Në raport thuhet se EURALIUS, PAMECA dhe OPDAT trajnimin e ka bërë për mag-jistratët që mbulojnë shumë fusha, sidomos ato në krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Tematikat e zhvilluara nga Shkolla e Magjistraturës në sesio-net trajnuese janë nga fushat penale, civile, administrative si më poshtë: administrimi i gjykatave, falimentimi, të drejtat e njeriut, e drejta e BE-së, drejtë-sia penale për të mitur, pronësia, krimi mjedisor, trajnim trajnerësh, procedura civile dhe penale, trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna në familje, pronësia intelektuale, etika profesionale, terror-izmi, shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar etj”, thuhet në raport. Ndërkohë, misioni EURALIUS bën me dije se nga fillimi i vitit deri në korrik të këtij viti ka bërë

    EURALIUS, 15 trajnime me magjistratët brenda këtij viti

    Ja si po bëhet gati terreni për arrestimin e bajlozëve të politikës, SHBA-BE trajnojnë 80 gjyqtarë,

    prokurorë dhe ekspertë për të goditur të korruptuaritMaliqi kërcënon Ramën: S’do i gëzosh 61 bashkitë

    Deputeti Lefter Maliqi ka para-lajmëruar dje kryeministrin Edi Rama se nuk do t’i gëzojë 61 bash-kitë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Maliqi shkruan se vetëm largimi i Ramës e pastron Shqipërinë nga ndotjet, krimi, dro-ga e korrupsioni, teksa komenton aksionin e bashkive për pastrimin e plehrave. Lidhur me këtë, Maliqi i kërkon Ramës t’i thërrasë mendjes dhe të pastrojë më parë veten nga krimi, si dhe qeverinë nga krim-inelët. “Vetëm largimi i Ramës pas-tron Shqipërinë nga ndotjet, krimi, droga, korrupsioni etj. Thirri mend-jes, nuk pinë ujë hipokrizitë, ligësitë e tua. Deliri, euforia, arroganca, pushteti të ka marrë mendjen. Har-roje se do i gëzosh 61 bashkitë, mos u fry kot se e di që opozitën s’do që ta kesh, e di që do diktaturën, e dimë që do vetëm Rilindjen, por nuk do t'ia arrish dot ta shuash opozitën e bashkuar, megjithëse po investon për përçarje dhe për panik”, deklar-oi deputeti Lefter Maliqi.

    Balliu paralajmërim të fortë Ramës: Do të rrëzojmëAgim Kajmaku kryebashkiaku

    i ri i Vorës reagoi dje pas publikimit të dokumenteve nga PD lidhur me dënimin e tij në Greqi. Kajmaku deklaroi se nuk ka marrë kurrë pjesë në trafiqe dhe krime dhe se ka punuar për të nxjerrë bukën e gojës në emigracion dhe për këtë arsye ka ndryshuar edhe emrin. Por këtë situatë, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu e shikon si një rast urgjent për largimin e bandave nga zyrat, siç e quan ai. “Rilindja është ideuar, krijuar, promovuar dhe sponsorizuar nga krimi. Kumbari i krimit, Edvin Rama ka zgjedhur si ortakë në qever-isje kriminelët, narkotrafikantët dhe vrasësit. Edvin Rama nuk ka lënë bandit e kriminel pa futur në zyrat e shtetit. Ndaj çdo ditë del një Valdrin, një Agim, një Ols, një Saimir, një Prenga, një Ndreu apo dhe një Avdyl. Sot u faktua dhe një tjetër kryebash-kiak në lidhje me narkotrafikun dhe bandat. Nuk mban më. Ka ardhur koha të largojmë bandat nga zyrat e shtetit”, deklaroi Balliu.

    ligjorë, avokatë shteti, oficerë të Poli-cisë Gjyqësore, inspektorë pranë KLGj, avokatë privatë, specialistë, lektorë. Nga 25 kandidatë të SPAK, 9 prej tyre janë të përfshirë në proçes si pjesëmarrës, ek-spertë ose lehtësues”, thuhet në raport. Pra, të gjitha këto tregojnë se terreni për luftën anti-korrupsion tani është gati dhe mbetet vetëm konstituimi i SPAK.

    Ja si do të shkohet tek shembulli kroat dhe rumun

    Por ngritja e SPAK pritet që të shpartallojë politikanët e korruptuar,

    ashtu sikundër ndodhi në Kroaci dhe Rumani. Kjo pasi SPAK dhe Byroja e Hetimit do të ngrihen sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Rasti më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

    plot 15 trajnime me magjistratët, të cilët do luftojnë korrupsionin.Gati terrenin për luftën anti-korrupsion

    Përveç trajnimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të luftojnë pushte-tarët e korruptuar, në raportin e sigu-ruar nga gazeta bëhet e ditur se SH-BA-BE kanë bërë edhe gati terrenin mbi mënyrën se si do të bëhet dhe menaxhohet lufta anti-korrupsion. Sipas raportit, trajnim është bërë edhe për ekspertet e ndryshëm, asistentët e SPAK dhe KLGJ e KLP, si dhe për prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK. “Pa-varësisht faktit që Gjykata dhe Proku-roria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk janë konstituuar akoma, Shkolla e Magjis-traturës ka zhvilluar 5 trajnime rreth veprave penale që janë kompetencë e këtyre organeve, të gjitha të financuara nga buxheti i Shkollës. Numri total i pjesëmarrësve është 79 persona, ndër të cilët 29 gjyqtarë, 32 prokurorë, dhe 18 të tjerë. Në kategorinë “të tjerë” përfshihen magjistratë të diplomuar, kandidatë për magjistratë, këshilltarë dhe ndihmës

  • 6 GAZETA SOTE Martë 27 Gusht 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka deklaruar ditë më parë, sapo dolën akuzat e PD ndaj tij, se këto akuza nuk janë të vërteta dhe i ka mohuar kategorikisht ato. “Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asn-

    jëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publike që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, ato të ndotjes politike të kundërshta-rit, do të vihen përballë drejtësisë”, ka deklaruar në media pak ditë më parë Kajmaku.

    Kajmaku mohon akuzat e ardhura nga PD

    Gazment Bardhi ka publikuar dje dokumentet që tregojnë se Kajmaku ka qenë i dënuar në Greqi. “Proku-roria ka urdhëruar arrestin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëher-shëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për falsifikim parash, si dhe dërgimin e

    çështjes për gjykim. Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të falsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku”, deklaroi dje Bardhi.

    JA ÇFARË THUHET NË VENDIMIN E GJYKATËS SË JANINËS

    Kajmaku nuk pranon akuzat e PD, i qëndron besnik deklarimit të mëparshëm: S’kam lidhje me krimin, kam qenë një punëtor i thjeshtë

    Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar ditën e djeshme pas publikimit të dokumenteve nga Partia Demokratike, ku thuhej se Kajmaku ka qenë i akuzuar në Greqi në 2003 për falsifikim parash. Me anë të një sta-tusi në Facebook, ai ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet nga detyra dhe thekson se i qëndron besnik asaj që ka deklaruar më parë. Duke iu drejtuar Partisë Demokratike, Kajmaku i ka akuzuar se po merren me limona dhe manda-rina duke lënë të kuptohet, që ai ka bërë punë të ndershme dhe nuk ka lidhje me krimin. “Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime.

    Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja. Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emi-grantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dinë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi”, ka deklaruar ditën e djeshme Kajmaku. Sipas kryebashkiakut të Vorës, PD kishte frikë të përballej me PS sepse

    e kishte të sigurtë humbjen dhe tani po i vër-sulen me tërbim. “Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim! Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm. Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më askujt. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim! Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment

    në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për ta vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Agim Kajmaku në reagimin e tij. Kujtojmë se edhe më parë Kajmaku i është përgjigjur akuzave të PD, në një dalje për mediat ku ka theksuar se akuzat nuk janë të vërteta. Ndërkohë Kajmaku i ka paraprirë kë-tyre akuzave me anë të një postimi në Facebook ku shprehej se e dinte që PD do e sulmonte dhe andaj po i bënte parapritë. Sulmet e ardhura nga demokratët, Kajmaku i ka quajtur si frikë nga ana e tyre dhe sulme për interesa politike.

    Arbjona ÇIBUKU

    Partia Demokratike ka publi-kuar dje dokumente që provo-jnë, sipas tyre, se kryebashkia-ku i Vorës, Agim Kajmaku ka qenë i implikuar në krime në Greqi në 2003 për falsifikim parash. Sipas të dhënave që ka publikuar Partia Demokratike, dyshohet se Kajmaku është arrestuar pasi ka bërë biznes fidanësh me para të falsifikuara, ndërkohë i kanë kërkuar prokurorisë që të ndihmojë drejtësinë greke duke i rrëfyer se Jorgo Toto është kryebash-kiaku i Vorës. Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka lëshuar sërish akuza ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, ku e akuzon se ai është në dijeni të problemeve, që sipas tij Kajmaku ka në Greqi, por Rama hiqet sikur nuk e di dhe vijon ta mbrojë këtë të fundit. Edhe më herët demokratët e kanë deklaruar këtë akuzë duke pretenduar se Rama e bën këtë për të larë borxhet e veta me Kajmakun.

    Vendimi i Gjykatës së Janinës Në dokumentin e publikuar dje

    nga PD rezulton se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë, Shqipëri, është ar-restuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsifikuara” dhe është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga terri-tori i shtetit grek. “Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fi-danëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi. Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë, dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto. Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim”, thu-het në dokumentin e publikuar nga PD. Në deklaratën e Bardhit thuhet ndër të tjera se sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke, rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur

    PD: Rama dhe Balluku këmbëngulën për ta bërë Kajmakun kryebashkiak

    PD fundos kryebashkiakun e Vorës, nxjerr dokumentet e procedimit penal në Greqi,

    akuza se u kap me para të falsifikuaraReagon PDIU: Institucionet

    e drejtësisë të dërgojnë para ligjit abuzuesit

    Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ditën e djeshme për rastin e kryebashkiakut të Vorës, i cili akuzohet nga Partia Demokratike, se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, ndërsa ky i fundit i mohon këto akuza, duke thënë se nuk është i përf-shirë me krimin. Në një deklaratë për mediat PDIU i ka kërkuar institucioneve të drejtësisë, duke iu referuar rastit në fjalë, që të dërgojnë para drejtësisë çdo abuzues, ku kanë theksuar ndër të tjera se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund ta nxjerrin vendin nga kriza. “Rasti i kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari po as i fundit. Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminalizimin e politikës, zhvlerësimit dhe depersonalizimit të çdo institucioni të shtetit shqiptar, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

    Paloka: Ndërkombëtarët do ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës

    Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka paralajmëruar ditën e djeshme se ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën politike në vend. Me anë të një statusi në Facebook ai ka komentuar rastin e Agim Kajmakut, ku thotë se deklarata që ka bërë Kaj-maku është e njëjta rutinë deklaratash që janë bërë më parë nga socialistë të tjerë, duke i cilësuar këto si deklarata bajatë. “Pas pak ditësh pritet të dalë Rama e të deklarojë se dhe Kajmaku nuk ka më punë me PS. Ashtu siç ka bërë me gjithë të tjerët. Në fakt asnjë prej tyre nuk ka patur kurrë lidhje as me PS! Po sidoqoftë, nuk është “faji” i tyre! Nuk janë ata që i afrohen Ramës me dredhi duke i fshehur të vërtetën, siç përpiqet të mashtrojë trashë dhe për të treqindtën herë Rama. Është Rama që i ka zgjedhur me kujdes dhe me vetëdije të plotë”, ka deklaruar dje Paloka. Në një intervistë për mediat, Paloka ka folur për kryeministrin e vendit të cilin e akuzuar si shkaktarin e krizës politike në vend. Ndër të tjera Paloka është shprehur se me zgjedhje të lira Rama humbet pushtetin dhe opozita është alternativa e re qeverisëse e vendit.

    bashkiak. “Agim Kajmaku u zgjodh si kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë me firmën e Edi Ramës dhe me këmbënguljen e Belinda Ballukut. Edi Rama kishte të gjitha mundësitë institucionale që të mësonte, brenda pak minutave, të vërtetën që dinte çdo socialist në Vorë mbi të kalu-arën kriminale të Agim Kajmakut. Në fakt Edi Rama e ka mësuar,

    por fshihet nga përgjegjësia me shpresën se e vërteta nuk do të dalë dhe se “Katicat” e tij të korruptuara në Prokurorinë e Përgjithshme, do ta mbrojnë. Në vend që të distancohej menjëherë nga Agim Kajmaku, Edi Rama heshti dhe e urdhëroi atë të mashtronte qytetarët e Vorës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtë-sia”, ka deklaruar Bardhi.

    drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg. “Ai ka të paekzekutuar një masë arresti me burg dhe nuk ka marrë kurrë pafajësinë mbi akuzën e ngritur nga prokuroria greke. Pra, praktikisht është edhe sot nën proce-dim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi”, ka deklaruar dje PD. Demokratët janë shprehur se për shkak se prokuroria është duke e zvarritur këtë çështje siç bëri me Pjetrin, ata kanë vendosur që ta hetojnë vetë këtë çështje, e kësisoj dje kanë publikuar dokumentet që dëshmojnë sipas tyre akuzat e hed-hura nga ata.

    PD akuzon Ramën dhe BallukunNë deklaratën e Bardhit nuk

    kanë munguar sulmet ndaj Ramës dhe Ballukut, sepse bëjnë fajtor këta të fundit për Kajmakun, pasi i akuzojnë se Rama dhe Balluku kanë këmbëngulur për ta bërë krye-

  • GAZETA SOT E Martë 27 Gusht 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së cilës i dolën fakte se ka shpenzuar 700 euro për një natë, ka reaguar pak ditë më parë duke e mohuar dhe ka thënë se ishin shpenzime për gjithë delegacionin. “E deklaroj me përgjegjësi të plotë, ligjore dhe morale, se në funksionin tim nga dita e parë e punës dhe deri më sot, person-alisht kam vepruar në çdo rast konform ligjit

    dhe në respekt të plotë të tij. Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozi-cion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo informacion konform ligjit”, ka thënë Gjonaj.

    GJONAJ: JANË SHPENZIME PËR GJITHË DELEGACIONIN

    Ish-deputetja Orjola Pampuri ka reaguar edhe më herët për këtë çështje ku ka krahasuar shumën e harxhuar nga ministrja Gjonaj me shumën që harxhojnë familjet shqiptare të varfra për dy vjet, duke vënë në pah shumat e kripura që harxho-jnë në udhëtime ministrat. “Ministrja e Edi Ramës, Etilda Gjonaj, ka standard tjetër, nga ai i qytetarëve të varfër të këtij vendi,

    nëse një familje merr 3000 lekë të reja ndi-hmë ekonomike, edhe këtë pasi kalon në disa filtra abuzive të përzgjedhjes, zonjëza, preferon hotelet ku paguhet 700 euro nata. Pra një natë luksi për Etilda Gjonaj është dy vite bukë për një familje në nevojë, kaq nuk paguhet as një mjek i cili punon në kushte të vështira për të shpëtuar jetë njerëzish”, ka shkruar pak ditë më parë Pampuri.

    Pampuri: Një natë e Gjonajt sa dy vite bukë për familjet e varfra

    Basha publikon faktet: Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën, do të dalë nga bashkia me pranga në duar

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ditën e djeshme mbi dokumentet që publikoi PD për Agim Kajmakun. Basha theksoi se Kajmaku do të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar. Ndër të tjera, kreu i demokratëve tha se kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për këto fakte. Partia Demokratike pub-likoi dje një dokument ku rezultonte sipas tyre, se Kajmaku ka qenë i dënuar në 2003 për falsifikim parash. Basha pyet edhe njëherë se kush është personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me

    emrin Jorgo Toto? “Përpara se të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar, Agim Kajmaku duhet t’i japë përgjigje një pyetje shumë të thjeshtë: A është ai personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me emrin Jorgo Toto? Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës, Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim. Agim Kajmaku i Edi Ramës i

    ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të falsifikuara. Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën! Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratike dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë”, ka shkruar dje kreu demokrat Lulzim Basha. Ndërkohë Basha ka komentuar edhe deklaratën që ka bërë dje

    kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ku ka thënë se Partia Demokratike merret me limona, dhe e ka cilësuar si limon të shtrydhur. Me anë të kësaj, Ka-jmaku ka dashur të përcjellë mesazhin se ai është i ndershëm dhe nuk ka asnjë lidhje me krimin siç pretendon PD. “Historia me limonë të shtrydhur, është vetëtallje e sajuar keq nga Edi Rama, i cili me histori të tilla, ka dështuar me limonët e shtrydhur dhe të hedhur, nga Elvis Roshi te Arben Ndoka dhe Valdrin Pjetri. E sigurt që do të dështojë edhe me Jorgo Kajmakun”, ka thënë ndër të tjera Basha.

    Arbjona ÇIBUKU

    Thellohen dyshimet mbi shpenzimet e kripura të ministres së Drejtësisë në udhëtimet jashtë vendit. Ditët e fundit kanë dalë fakte që tregojnë se Gjonaj ka shpenzuar 700 euro për një natë në hotel, ndërkohë që gazeta “SOT” po e çon më tej investigimin. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, që nga viti 2017 kur Gjonaj u bë ministre e deri më sot, janë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit plot 24.8 milionë lekë të reja ose rreth 250 milion lekë të vjetra. Këto para kanë shkuar për bileta avioni, qëndrime në hotel dhe dieta. Shumat variojnë nga 500 mijë lekë të vjetra deri në 12 milion lekë të vjetra, të shpenzuara në një udhëtim. Bëhet fjalë që ka shpenzuar në total Ministria e Drejtësisë, por në shumicën e rasteve është ministrja ajo që ka udhëtuar. Në ditët në vijim do tregojmë shpenzimet konkrete që janë bërë, që nga hotelet e te biletat e avionëve.

    Reagon PDPart ia Demokrat ike ka kërkuar

    shkarkimin nga detyra të ministres së Dre-jtësisë, Etilda Gjonaj, pas fakteve se ajo ka shpenzuar 700 mijë euro për një natë në hotel. Ditën e djeshme, ish-deputetja Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat ka thënë se arsyeja pse Rama nuk e shkarkon Gjonajn është sepse ai vjedh bashkë me të. “Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Evropës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Evropës për jetën luksoze të ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje. Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin”, ka deklaruar dje Pampuri. Ish-deputetja thekson se ministrja duhet të ishte shkarkuar ditën e djeshme pasi ajo ka gënjyer hapur. Si-pas Pampurit, faturat që ministrja ka paguar janë të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt, kësisoj ajo nuk mund të hedhë hi syve duke thënë që faturat ishin për gjithë delegacionin.

    PD nxjerr emra të tjerëRastin e ministres Gjonaj, ish-deputetja

    e PD, Pampuri e ka cilësuar si një rast aspak të veçantë, pasi sipas saj, ka edhe shumë raste të tjera që shpenzojnë shuma të kripura nëpër udhëtime. “Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk është e vetme. Modeli i saj është

    Partia Demokratike u përgjigjet deklaratave të ministres Gjonaj

    Skandali i Gjonajt me pagesat në hotele, në dy vite u shpenzuan 250 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit, ja detajet

    Floida Kërpaçi: Të largohet Rama,

    LSI shpresë për të rinjtë Lëvizja Socialiste për Integrim ka

    vijuar ditën e djeshme me akuza ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, duke e bërë fajtor për të rinjtë që largohen nga vendi, ndërkohë kanë premtuar se LSI do iu japë atyre mundësinë që të mos e braktisin vendin. Ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook, ku deklaron se Rama duhet të largohet në mënyrë që të hapet një kapitull i ri për vendin. “Do të ndërtojmë një plan konkret me të cilin do të shkojmë te çdo i ri, te çdo e re, te çdo zemër shqiptari, që së bashku me ta t'i japim mundësi të rin-jve, t'i japim mundësi familjeve shqiptare të jetojnë në Shqipëri. Nëse ka një njeri që du-het të largohet dhe ne e kemi bërë të qartë, rinia është mjaftueshëm e bindur për këtë gjë, ai është Edi Rama dhe duhet të largohet menjëherë për të hapur një kapitull të ri për vendin, për shoqërinë, për të ardhmen e integrimit evropian të Shqipërisë. Besojmë që do të jetë një frymë e jashtëzakonshme, me frymë rinore, me një bashkëpunim, me solidaritet”, ka deklaruar dje Kërpaçi.

    Partia Zgjidhja: Ja pse duhet shporrur Edi Rama

    Partia Zgjidhja ka reaguar ditën e djeshme për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, ku është shprehur se problemi më i madh për krizën politike vijon të jetë Edi Rama dhe nëse nuk lar-gohet ai nuk do të zgjidhet kriza. Sipas deklaratës së Zgjidhjes, duhet larguar Rama pasi ai mbledh pas vetes kriminelë e banditë dhe është duke e shkatërruar Partisë Socialiste. “Problemi numër një për Shqipërinë dhe shqiptarët është Edi Rama, Kajmaku i sektit të Rilindjes që prej vitesh grumbulloi pranë vetes kriminelë, trafikantë e të korruptuar dhe e kalbëzoi deri në palcë sistemin tonë politik dhe shoqëror, bashkë me Sali Berishën dhe të tjerët kryetarë partish të kriminalizuara. Deputetët apo pushtetarët vendorë të Ramës me rekorde kriminale janë pjesë e Rilindjes, qeverisin, vjedhin, bëjnë biznes të pisët dhe grabisin pa mëshirë Shqipërinë. Rama, Veliaj dhe dhjetëra rilindës të elitës kanë vetëm agjendë per-sonale: luftojnë për një grusht oligarkësh”, ka deklaruar dje Zgjidhja.

    kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij. Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të jetuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare. Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që

    bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashkë me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet. Morali për të vjedhur bashkë dhe në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonajn dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër evropian. Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij”, ka deklaruar ditën e djeshme Orjola Pampuri. Sipas saj, kryeministri është gra-bitësi kryesor i parave dhe pasurive publike.

  • 8 GAZETA SOTE Martë 27 Gusht 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Vlera: 491.440 lekë-Kuvendi rimb. shpenz. bord 19.8.2019 VK 114/2014 stat. deput. 18.11.1999 nr 8550 i ndrysh.

    Vlera: 212.679 lekë-Kuvendi rimb, shpenz. bord 19.8.2019 VK 114/2014 stat. deput. 18.11.1999 nr 8550 i ndrysh.

    Vlera: 5.574.534 lekë-Kuvendi rimb, shpenz. bord 19.8.2019 VK 114/2014 stat. deput. 18.11.1999 nr 8550 i ndrysh.

    Vlera: 1.921.649 lekë-Kuvendi rimb, shpenz. bord 19.8.2019 VK 114/2014 stat. deput. 18.11.1999 nr 8550 i

    ndrysh.Vlera: 151.500 lekë-Kuvendi dieta stafi bord 22.7.2019

    autoriz, 2538 dt 20.6.2019Vlera: 22.000 lekë-Kuvendi dieta stafi bord 22.7.2019

    autoriz, 2529/1 dt 11.7.2019Vlera: 4.249.743 lekë-Kuvendi rimb, shpenz. bord

    22.7.2019 VK 114/2014 stat. deput. 18.11.1999 nr 8550 i ndrysh.

    Vlera: 4.854.661 lekë-Kuvendi rimb, shpenz. bord 22.7.2019 VK 114/2014 stat. deput. 18.11.1999 nr 8550 i ndrysh.

    JA DISA NGA KOMPENSIMET PËR UDHËTIMET BRENDA VENDIT

    Adelina Rista: 10.200 lekëAnastas Angjeli: 8.500 lekëBashkim Finoi: 20.825 lekëBlerina Gjylameti: 10.200 lekë

    Ervin Bushati: 8.500 lekëGramoz Ruçi: 2.125 lekëVasilika Hysi: 20.400 lekëAlket Hyseni: 17.000 lekë

    Klotilda Bushka: 20.400 lekëLindita Nikolla: 3.400 lekëFatmir Xhafaj: 11.900 lekëMimi Kodheli: 4.250 lekë

    Ralf Gjoni: 11.900 lekëAurrora Mara: 20.400 lekëAdriatik Alimadhi: 15.300 lekëLigoraq Karamelo: 1.700 lekë

    JA DISA NGA DEPUTETËT QË PËRFITUAN HONORARE PËR MARS-QERSHOR

    Arben Ristani shton kritikat ndaj Lulzim Bashës: Reflekton mungesën e kulturës, mungon transparenca në vendimmarrje

    Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani kritikoi dje shumë ashpër kreun demokrat, Lulzim Basha. Në një intervistë mediatike, ai akuzoi Bashën se nën drejtimin e tij partia ka humbur ekuilibrat e përfaqësimit dhe vendimet nuk janë më trans-parente. “Është në interesin e përbashkët që të përqendrohemi te pjesa parimore, e vërtetë dhe racionale e kritikave. Nuk më rezulton se të metat për të cilat kritikohet z. Basha sot janë po ato të meta për të cilat, ju thoni, se nuk është kritikuar z. Berisha dje. Këtu kam

    parasysh kritikat që lidhen me prishjen e ekuilibrave të përfaqësimit në parti, mungesën e transparencës në vendimmarrje, okultizëm në marrëveshje me kundërshtarin politik, apo prishja e sistemit të karrierës dhe vlerësimit të kontributit”, tha demokrati. Ai i quajti liderët në Shqipëri pa kulturë, duke i çuar kështu një mesazh liderit demokrat. “Liderët tanë reflek-tojnë qartë mungesën e kulturës dhe vetëdijes demokratike. Shpesh herë sillen si bajraktarë dhe ngatërrohen me 1000 fije në fuksion të pushtetit”, theksoi ai. Ristani shikon si zgjidhje

    për PD rikthimin e besimit tek demokratët, besimi i cili sipas tij ka humbur për sa kohë që në krye të partisë ka qëndruar Basha. Ai po ashtu kërkoi që debatet të jenë të hapura dhe askush të mos ketë komplekse nga ata. “Që Partia Demokratike të jetë alternative e bes-ueshme për shqiptarët duhet në radhë të parë të gëzojë besimin e demokratëve. Me këtë dua të them që funksionimi, drejtimi dhe menax-himi t’i afrohet sa me shumë emrit të partisë. Një parti ku shtresat dhe grupet e interesit janë të përfaqësuara, ku parimet kushtëzojnë ven-

    dimmarrjen dhe sjelljet e lidershipit. Një parti e cila aplikon sisteme të cilët garantojnë garë të brendshme, qarkullim elitash, përfaqësim cilësor dhe dinjitoz. Një parti të dekompleksuar dhe mirëpritëse të debatit të brendshëm si dhe të hapur ndaj alternativës. Rendjet drejt mode-leve të gatshme, qoftë këto të huazuara dhe nga vende shumë të përparuara, janë fare të kota nëse konstruksionet themelore të partisë nuk janë të bazuara mbi parime dhe vlera themelore universale të demokracisë, apo dhe mbi substra-tin kombëtar dhe lokal”, shtoi Ristani.

    Mimoza IBRA

    Udhëtimet e deputetëve brenda vendit duket se iu kushtojnë shumë shqiptarëve. Prej disa ditësh ka shpërthyer një debat lidhur me shpenzimet që ka kryer ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për qëndrimet nëpër hotele jashtë Shqipërisë. Por paralelisht me të mjaft të kushtueshëm janë edhe deputetët. Sipas të dhënave të sig-uruara nga “Open Spending Alba-nia” për katër vjet ligjvënësit kanë përfituar 3.7 miliardë lekë të vjetër. Më konkretisht, për vitet 2015-2019 atyre u janë rimbursuar nga Kuvendi 3.471.486.683.00 lekë të rinj. Vlera më e madhe që iu është rimbursuar deputetëve për lëvizjet e tyre në rrethet e Shqipërisë është 7.004.660 lekë. Kompensimi është kryer në datën 23 korrik të vitit 2018. Më pak se 7 milionë lekë të rinj për katër vjet janë kompensuar në 23 nëntor të 2018, ku nga Kuvendi janë dhënë për deputetët 6.122.331 lekë të rinj. Më pas vijojnë shifrat e 5.061.009 lekëve, 4.854.661 lekëve, 1.921.649 lekëve, etj.. Këto shuma janë rimbursuar gjatë këtyre katër vjetëve duke u ba-zuar tek ligji “Për statusin e deputetit. “Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Modalitetet e përfitimit të dietave rregullohen me vendim të Kuvendit. Dieta e Kryetarit, zëvendëskrye-tarëve dhe deputetëve do të jetë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre. Deputeti që shkon me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfiton dietë ditore, sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai cakto-het të marrë pjesë në delegacionet qeveritare ose të institucioneve të tjera, shpenzimet mbulohen nga in-stitucioni që e ka ftuar, duke përfituar dietën sipas akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave”, thuhet në ligj.

    Shpenzimet për honorarePërveç kompensimeve për udhë-

    timet brenda vendit, deputetët kanë përfituar gjatë periudhës 2015-2019 rimbursime edhe për honoraret.

    Kompensimi më i lartë për udhëtimet jashtë vendit, 7.004.660 lekë të rinj

    Zbardhen të dhënat, në 4 vite deputetët përfituan 3.7 miliardë lekë për kompensim të

    udhëtimeve brenda vendit, ja shpenzimet e tjeraLleshaj thirrje studentëve:

    Aplikoni të jeni pjesë e Policisë së Shtetit

    Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu bëri thirrje dje studentëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Teksa afati i fundit është 15 shtatori, Lleshaj tha në rrjetet sociale se policia ka nev-ojë për më të mirët. “15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Po-licinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim. Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhini-erë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”, tha Sandër Lleshaj.

    Boçi: Pushteti lokal i varur te krimi për të prodhuar vota

    Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Luçiano Boçi reagoi dje për rastin e kryebashkiakut Agim Kajmaku. Në rrjetet sociale, ai u shpreh se pushteti lokal është i kapur nga krimi, përmes të cilit sigurohen votat dhe paratë. “Rama i kriminalizuar dhe kriminelët e Ramës nuk fillojnë as me Roshin dhe nuk mbyllen as me Kajmakun. Është histori e hershme e tij që nis që rrugën Bardhyl e vazhdon me vite në rrugët e politikës, në rrugicat e votave e rrugët e Evropës, për të kulmuar me 2013 e që vazhdon me ritëm frenetik. Kriminelët e Ramës me avdesin e tij e bashkë me të, pushtuan Parlamentin dhe bëjnë ligje speciale e antireforma si reforma, për benefitet e tyre. Pushteti lokal ka kohë që me Roshët e Gjushët e tani me Pjetrat e Kajmakët është varur në kremastarin e krimit, për të prodhuar vota, para dhe interesa për pushtetin qendror. Fara e së keqes që Rama ka mbjellë në këtë vend duhet shkulur nga rrënjët bashkë me mbjellësin”, tha Luçiano Boçi.

    Ligjvënësit kanë përfituar 8.500 lekë të rinj në 28 mars të 2019. Kjo vlerë është e paguar nga Kuvendi për anëtarët një komisioni ad hoc. “Vlera: 8.500 lekë-Kuvendi pagesë kom. ADHOC bord 25.3.2019 shk 1084 dt 7.3.19 shk 3985/5 dt 28.1.2019. Vlera: 258.491 lekë-Kuvendi pagesë komis. ADHOC bord 4.3.2019 vend 21 dt 4.12.2018. Vlera: 341.209 lekë-Ku-vendi pagesë komis. ADHOC bord 4.3.2019 vend 21 dt 4.12.2018”, thuhet tek të dhënat e siguruara nga “Open Spending Albania”. Kuvendi gjatë

    këtij 4-vjeçari ka paguar honorare edhe për bordin e Revista Kuvendi. Një shumë e paguar që mund të për-mendet është ajo e 25.500 lekëve të rinj, i kryer në 7 janar të 2019. “Vlera: 25.500 lekë-Kuvendi pagesë bordi Revista Kuvendi bord 26.12.2018 shk 4006 dt 21.12.2018 v byros 24 dt 2.2.2018. Vlera: 25.500 lekë-Kuvendi i Shqipërisë pagesë bordi Revista Kuvendi bord 26.12.2018 shk 4006 dt 21.12.2018 v byros 24 dt 2.2.2018”, vijojnë më tej të dhënat. Një tjetër pagesë e bërë nga Kuvendi në formën

    e honorarëve është për përkthyesit. Vetëm në datën 28 dhjetor të 2018 për ta janë paguar 11.900 lekë të rinj. Nga ana tjetër, gjatë këtyre katër viteve janë kryer edhe shpenzime të tjera për deputetët për ujë, elektricitet a shërbime telefonike. Në një rast Kuvendi ka paguar 19.620 lekë të rinj për shpenzimet e ujit. Një tjetër shifër që mund të përmendet është ajo e 17.644 lekëve të paguara për shpenzimet elektricitetit. Sa iu takon shërbimeve telefonike, mund të veço-jmë rimbursimin e 106.300 lekëve.

  • 2,3,9,10,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 27 Gusht 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alShqiptarët kanë besim vetëm te të huajt, Shqipëria shteti që

    vlerëson më shumë Bashkimin Evropian, zbardhen statistikatShqipëria është vendi që ka më shumë be-

    sim në Bashkimin Europian. Sipas një raporti të Eurostat, gati 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamen-tin Europian me 2018. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera evropiane. Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanë shtete anëtare të BE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin më të ulët e

    kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca etj. Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët. Ky besim i lartë i shqiptarëve tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron

    është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi. BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009, ka nisur të bjerë besimi ndaj euros i koordinuar edhe me politikat kom-bëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash, në raport me vendet e tjera. Besimi i lartë tek institucionet e BE lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike. Pak

    kohë më parë ambasadori i BE, Luigi Soreca prezantoi dhe një sondazh që tregonte besimin e shqiptarëve te BE. Sipas sondazhit të publi-kuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, mbështetja e qytetarëve shqiptarë ndaj BE-së që në vitin 2014 ka qenë në rritje. Sipas sondazhit, qytetarët shqiptarë kanë një opin-ion pozitiv për mënyrën se si e trajton BE-ja Shqipërinë dhe sipas tyre kushtet e caktuara nga BE-ja për Shqipërinë janë të mira.

    Skandali me “Veneto Banka”, zbardhet urdhri për Përmbarimin që të zbatojë saktë ligjin, manovrat me pagesat e kredive fundosin Sejkon

    Ministria e Drejtësisë vijon të mbledhë informacione

    Kliti TOPALLI

    Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Përmbarimi që të zbatojë vetëm ligjin shqiptar sa i takon sekues-trimit të kolateraleve. Gazeta ka denon-cuar se si “SGA” dhe “Tranzit” po sekues-trojnë pronat e shqiptarëve përmes Përmbarimit. Por në një shkresë që ka siguruar gazeta të Ministrisë së Drejtësisë, kërkohet që Përmbarimi të zbatojë me kujdes ligjin. “Edhe mbledhja e detyrimeve financiare me mirëkuptim, jashtë procesit të ekzeku-timit të detyrueshëm, e cila deri më tani ka qenë e parregulluar nga legjislacioni i posaçëm, me ndryshimet ligjore, është një veprimtari që kryhet vetëm nga shërbimi përmbarimor gjyqësor. Ndaj çdo veprim, i kryer nga subjekte që ligji nuk u njeh kompetencën funksionale për mbledhjen e detyrimeve, mund të përbëjë vepër penale, si përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore, para-shikuar në nenin 246 të Kodit Penal”, thuhet në letër. Nga ana tjetër, MD ka vënë në lëvizje dhe prokurorinë, duke kërkuar informacione mbi manovrat që po përdorin SGA dhe Tranzit me mbledhjen borxheve. Gazeta ka de-noncuar me fakte se si qytetarëve u kërkohet të paguajnë kredinë në një llogari bankare të hapur në “Intesa Sanpaolo Bank”. Për këtë gjë MD ka kërkuar informacione, duke fundosur dhe guvernatorin Sejko, i cili ka lejuar këtë katrahurë. “...prokurorisë, si organi përgjegjës për ushtrimin e ndjekjes penale, sa i përket verifikimit të pre-tendimeve se, SGA spa, ku u kërkon klientëve shqiptarë të Veneto Banka sh.a., që të paguajnë kreditë duke derdhur shumat për përmbushjen e detyrimeve, pranë një llogarie bankare të hapur pranë ISP apo veprimeve që kryen shoqëria TRANZIT sh.p.k.. që pretendohet nga ankuesi se përfaqëson shoqërinë Societa per la Gestione di At-tivita-SGA spa”, thuhet në letër. Më tej bëhet e ditur se Mistria e Drejtësisë nuk ka informacion të qartë mbi mënyrën se si në fakt po bëhet mbledhja e de-tyrimeve nga kredimarrësit pranë ish “Veneto Banka sh.a”, përthithur tashmë nga “Intesa Sanpaolo Bank”. “Por në çdo rast, duam të sjellim në vëmendjen tuaj se, nëse bëhet fjalë për një proces ekzekutimi të detyrueshëm dhe shtrirje të veprimeve mbi kolateralet që kanë shërbyer si garanci për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kredi-marrja pranë kësaj banke, ekzekutimi

    kryhet ekskluzivisht dhe vetëm sipas legjislacionit procedural shqiptar, nga shërbimi përmbarimor gjyqësor (privat apo shtetëror)”, theksohet më tej.

    Heshtja e Gent Sejkos Më të dëmtuarit në këtë mes janë

    klientët e “Veneto Banka”. Teksa “Intesa Sanpaolo Bank” në Shqipëri u ka dër-guar një letër detyrimi borxhi që ata i detyroheshin Veneto Banka sh.a, sa hap e mbyll sytë u ka ardhur një tjetër letër. Këtë herë nga Italia, nga ana e “SGA spa” e cila papritur bëhet kreditori i ri i kredive të klientëve të “Veneto Banka sh.a”. Në ditët në vijim gazeta do tregojë

    Gazeta tregoi sesi kjo bankë kaloi te “Intesa San Poalo” dhe u bë një maskaradë me kreditë e shqiptarëve. Kushdo që kishte 1-2 muaj vonesa u kualifikuan te kreditë e këqija, ndërsa “Intesa” vuri në lëvizje kompaninë “SGA” për të mbledhur borxhet e “Veneto Bank” në Shqipëri, pra për t’u sekuestruar asetet shqiptarëve. Duke qenë se

    kjo e fundit nuk ka autoritet në vendin tonë, kontaktoi kompaninë “Tranzit Shpk”, shoqëri offshore me seli në ishujt Cayman. Pronari i saj figuron dhe pronar i “Abi Bank”. Por ai që ka lejuar gjithë katrahurën është Gent Sejko. Gazeta ka siguruar vendimin e Guvernatorit, i cili i hapi rrugë kalimit të “Veneto Bank” te “Intesa San Paolo”.

    JA SI NDODHI FALIMENTI I “VENETO BANKA” Çuçi: Asgjësimi i ushqimeve të skaduara,

    sipas standardeveMinistri i Bujqësisë dhe Zh-

    villimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Landfillin e Sharrës, aty ku krahas mbetjeve të tjera urbane do të tra-jtohen edhe ushqimet e skaduara që sekuestrohen nga AKU-ja apo kafshët e sëmura që duhen asgjësu-ar. Falë një impianti që po ngrihet në këtë vend do të disiplinohet procesi i asgjësimit pa cenuar mjedisin. “Trajtimi i ushqimeve të skaduara që sekuestrohen nga AKU-ja apo edhe i kafshëve të sëmura që asgjësohen sipas protokolleve të përcaktuara nuk do të jetë më një problem mje-disor. Falë impiantit që po ngrihet pranë Landfillit të Sharrës do të disiplinohet i gjithë ky proces duke garantuar standardet më të mira mjedisore. Asgjësimin e mallrave të skaduara e pa standarde, si dhe të kafshëve të sëmura e kemi detyrim ligjor për të garantuar shëndetin e konsumatorëve, por ky proces nuk mund të bëhet në kurriz të mjedisit”, tha ministri Çuçi. Sipas tij, investime të tilla do të mbështeten për t’u ngri-tur edhe në zona të tjera të vendit.

    Zgjerohet gama e prodhimeve bujqësore bio

    Shqipëria ka pozicion gjeografik dhe kushte klimaterike shumë të fa-vorshme për prodhimin e produkteve bujqësore organike, që konkurrojnë denjësisht në tregjet ndërkombëtare dhe janë mjaft të kërkuara nga kon-sumatorët. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, kra-has prodhimeve bio që dominojnë në Shqipëri siç janë, bimët aromatike dhe mjekësore; gështenjat, të cilat prej shumë vitesh eksportohen në disa vende evropiane për cilësitë bio që kanë, apo dhe luleshtrydhet e shafrani, janë edhe kultura të tjera të certifikuara bio si: vreshtat, perimet dhe frutat e pyllit. Sipas Ministrisë së Bujqësisë për këtë vit janë në rishi-kim për t’u aprovuar si prodhim bio rreth 3,2 hektarë të mbjellë me dard-hë, 13,3 hektarë ullinj (36 hektarë janë të certifikuara si bio) dhe 207 hektarë luleshtrydhe, që janë ende në proces verifikimi. Në total sipërfaqja e mbjellë me prodhime organike bio në të gjithë vendin, ka një rritje prej 62% në fund të vitit 2018.

    Në marrëveshjen që është bërë për shkrirjen e “Veneto Bank”, përmendet dhe Banka e Shqipërisë. Italianët kontaktuan kompaninë Tranzit për të mbledhur borxhet e tyre në Shqipëri. Por në doku-ment thuhet se ka qenë Banka e Shqipërisë ajo që ka sugjeru-ar që të kontraktohet një kom-pani shqiptare. “Me referencë të Marrëveshjes së Transferimit në Shqipëri më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka merr përsipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Veneto Banka