zbardhen përplasjet meta-basha, tërhiqet arta marku, nuk ... · “migjeni” të shkodrës ps...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 21 Nëntor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Sali AGAJ Kontributi unik i KLSH në transparencën dhe përgjegjshmërinë publike Nga Besi BEKTESHI Nga Fatos ÇOÇOLI Buxheti spartan 2020: më në fund realist! Prodhimi politik i “komso- molasve & gardistëve të rinj” super dembelë! Presidenti takon “SOROS” dhe kërkon që SHBA dhe BE të qëndrojnë larg ndërhyrjeve, kërcënon se do ngrejë qytetarët për mbrojtjen e Kushtetutës Vetingu, prokurori Kleanth Zeka probleme me pasurinë, Arben Vrioni betejë të fortë me KPK për të shmangur shkarkimin Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli prezan- toi ditën e djeshme arritjet e 100 ditëve të para në krye të këtij institucioni, si dhe të gjitha problema- tikat që ka hasur me marrjen e detyrës. Ai theksoi se Bashkia e Kamzës ka shumë probleme, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur për shkak... Dje ministrja e Financave, Anila Denaj, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekono- misë rreth planeve dhe pritshmërive të qeverisë në lidhje me kontratat koncesionare.Teksa ministrja foli për disa projekte risi të operuara nga Partner- iteti Publik Privat, deputetët e... Rakip Suli prezanton arritjet e 100 ditëve të para në Bashkinë Kamëz, premton epokë të re dhe paralajmëron padi për abuzuesit Denaj mbron koncesionet, deputetët e opozitës kritika për PPP-të në shëndetësi, Ahmetaj akuza për batërdinë e PD në rrugën Tiranë-Elbasan Kryeprokurorja aktuale Arta Marku nuk ankimoi pranë Gjykatës së Apelit Administrativ për renditjen e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dje përfundoi afati për të ankimuar, ndërsa vetëm dy ditë më parë, Marku dorëzoi pranë KLP-së një kërkesë ku kërkoi... Tërhiqet Arta Marku, nuk ka ankimim për renditjen e kandidatëve në garën për Prokurorin e Përgjithshëm, lista sot në Kuvend Zbardhen përplasjet Meta-Basha, presidenti akuza kreut të PD se po fundos LSI, sulme të forta për braktisjen e 13 tetorit dhe djegien e mandateve “Salome”kryevepra e Oscar Wilde mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes shfaqet për publikun në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vepra me regji nga Carlo Sciaccaluga dhe me një kast aktorësh të njohur deri tani ka qenë në skena të ndryshme të teatrit. Produskion iTeatrit Kombëtar Eksperimen- tal“Kujtim Spahivogli”, kjo vepër... Ermira Hysaj me Salomen e Oscar Wilde, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit, pjesë e axhendës bëhen dhe shkeljet për Kushtetuesen Meta var sërish shpresat te Berisha për luftën me Dvoranin, përsëritet historia me bllokun 700 mijë euro, 30 minuta takim kokë më kokë në Presidencë Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të mos humbasë më kohë sa i takon shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të së premtes, Ulsi Manja ka thirrur komisionin hetimor parlam- entar. Në mbledhjen e nesërme do shqyrtohet raporti i ardhur nga Komisioni i Venecias dhe shkresa e Ilir Metës për djegien e Parlamentit. Por dje socialistët kanë vendosur të... Faqe 19 Faqe 11 Faqe 8 Faqe 6 Faqe 7 Faqe 4 Buxheti, rriten fondet ndaj SHISH për të forcuar masat anti-Rusi, mazhoranca e opozita bëhen bashkë kundër Sandër Lleshajt Paralajmërimet nga rreziqet që i kanosen vendit tonë nga forca të jashtme kanë detyruar qeverinë që të rrisë fondet për Shërbimin Informa- tiv Shtetëror për vitin 2020. Komisioni për Sigurinë Kombëtare... Faqe 9 Qeveria paralajmëron rritje pagash për gardianët dhe punonjësit e burgjeve, ja sa para do shkojnë për ish-pronarët dhe reformën në drejtësi Qeveria ka në plan që të rrisë pagat për policët e burgjeve, infermi- erët, mjekët dhe shërbimet e tjera ndihmëse në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve në vijim të... Faqe 2,3,5 Faqe 10

Upload: others

Post on 16-Jul-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Enjte 21 Nëntor 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Sali AGAJ

Kontributi unik i KLSH në transparencën dhe

përgjegjshmërinë publike

Nga Besi BEKTESHI

Nga Fatos ÇOÇOLI

Buxheti spartan 2020: më në fund realist!

Prodhimi politik i “komso-molasve & gardistëve të rinj” super dembelë!

Presidenti takon “SOROS” dhe kërkon që SHBA dhe BE të qëndrojnë larg ndërhyrjeve, kërcënon se do ngrejë qytetarët për mbrojtjen e Kushtetutës

Vetingu, prokurori Kleanth Zeka probleme me pasurinë, Arben Vrioni betejë të fortë me KPK për të shmangur shkarkimin

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli prezan-toi ditën e djeshme arritjet e 100 ditëve të para në krye të këtij institucioni, si dhe të gjitha problema-tikat që ka hasur me marrjen e detyrës. Ai theksoi se Bashkia e Kamzës ka shumë probleme, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur për shkak...

Dje ministrja e Financave, Anila Denaj, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekono-misë rreth planeve dhe pritshmërive të qeverisë në lidhje me kontratat koncesionare. Teksa ministrja foli për disa projekte risi të operuara nga Partner-iteti Publik Privat, deputetët e...

Rakip Suli prezanton arritjet e 100 ditëve të para në

Bashkinë Kamëz, premton epokë të re dhe paralajmëron

padi për abuzuesit

Denaj mbron koncesionet, deputetët e opozitës kritika për PPP-të në shëndetësi,

Ahmetaj akuza për batërdinë e PD në rrugën Tiranë-Elbasan

Kryeprokurorja aktuale Arta Marku nuk ankimoi pranë Gjykatës së Apelit Administrativ për renditjen e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dje përfundoi afati për të ankimuar, ndërsa vetëm dy ditë më parë, Marku dorëzoi pranë KLP-së një kërkesë ku kërkoi...

Tërhiqet Arta Marku, nuk ka ankimim për renditjen

e kandidatëve në garën për Prokurorin e Përgjithshëm,

lista sot në Kuvend

Zbardhen përplasjet Meta-Basha, presidenti akuza kreut të PD se po

fundos LSI, sulme të forta për braktisjen e 13 tetorit dhe djegien e mandateve

“Salome” kryevepra e Oscar Wilde mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes shfaqet për publikun në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vepra me regji nga Carlo Sciaccaluga dhe me një kast aktorësh të njohur deri tani ka qenë në skena të ndryshme të teatrit. Produskion i Teatrit Kombëtar Eksperimen-tal “Kujtim Spahivogli”, kjo vepër...

Ermira Hysaj me Salomen e Oscar Wilde, në teatrin

“Migjeni” të Shkodrës

PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit, pjesë e

axhendës bëhen dhe shkeljet për Kushtetuesen

Meta var sërish shpresat te Berisha për luftën me Dvoranin, përsëritet historia me bllokun 700 mijë

euro, 30 minuta takim kokë më kokë në Presidencë

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të mos humbasë më kohë sa i takon shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Pas thirrjes së kryeministrit

Edi Rama në seancën plenare të së premtes, Ulsi Manja ka thirrur komisionin hetimor parlam-entar. Në mbledhjen e nesërme do shqyrtohet

raporti i ardhur nga Komisioni i Venecias dhe shkresa e Ilir Metës për djegien e Parlamentit. Por dje socialistët kanë vendosur të...

Faqe 19

Faqe 11

Faqe 8

Faqe 6

Faqe 7

Faqe 4

Buxheti, rriten fondet ndaj SHISH për të forcuar masat anti-Rusi, mazhoranca e opozita bëhen

bashkë kundër Sandër LleshajtParalajmërimet nga rreziqet që i kanosen vendit tonë nga forca të

jashtme kanë detyruar qeverinë që të rrisë fondet për Shërbimin Informa-tiv Shtetëror për vitin 2020. Komisioni për Sigurinë Kombëtare... Faqe 9

Qeveria paralajmëron rritje pagash për gardianët dhe punonjësit e

burgjeve, ja sa para do shkojnë për ish-pronarët dhe reformën në drejtësi

Qeveria ka në plan që të rrisë pagat për policët e burgjeve, infermi-erët, mjekët dhe shërbimet e tjera ndihmëse në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve në vijim të...

Faqe 2,3,5

Faqe 10

Page 2: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT2 E Enjte 21 Nëntor 2019

4,6,8,9,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti takon “SOROS” dhe kërkon që SHBA-BE të qëndrojnë larg ndërhyrjeve, kërcënon se do ngrejë qytetarët për mbrojtjen e Kushtetutës

Presidenca: Meta si komandant i Forcave të Armatosura do të mbrojë republikën me çdo formë

Lulzim Basha flet në kongresin e PPE: Qeveria dështoi në integrimin e vendit në BE, ndodhemi në udhëkryq

Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur ditën e djeshme një fjalim në kongresin e Partive Popullore Europiane, nga ku deklaroi se qeveria ka dështuar në rrugën e integrimit europian. Në fjalën e tij, kryedemokrati tha se qeveria aktuale ka dështuar, duke bërë që vendi sot të ndodhet në një udhëkryq. “Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Europë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh. Sa shpesh kemi dëgjuar për të

ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bash-kuar”, ka deklaruar dje Basha. Kryedemokrati po ashtu theksoi se edhe pse shumë vende kanë një skepticizëm për Bashkimin Europian dhe institucionet e tij, në Shqipëri është e kundërta. “Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e

lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik. Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para kush me një tjetër mesazh. Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi”, tha kreu i PD. Sipas kreut të PD, integrimi europian mund të vijë vetëm përmes partneritet dhe bashkëpunimit. Ai tha mes të tjerash se Shqipëria beson në një Bashkim Europian të fortë që funksionin siç du-het. “Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera. Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit. Edhe pse

qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes. Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor, në të njëjtë linjë me shpirtin dhe syni-met e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarde europi-ane. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale”, ka deklaruar dje kryeopozitari.

Arbjona ÇIBUKU

Presidenti Ilir Meta duket se ka vendosur t’i shpallë luftë të gjithëve. Pas sulmeve ndaj mazhorancës dhe ndërkom-

bëtarëve, dje Presidenca ka reaguar edhe kundër Partisë Demokratike. Ditën e djeshme presidenti Meta, përmes zëdhënësit të tij, ka sulmuar nënkryetarin e PD-së, Edi Palokën. Paloka, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh pak ditë më parë me një postim ironik, se me paligjshmërinë totale të kësaj qeverie, nuk e kupton se përse Edi Rama nuk vijon brenda ditës me procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Paloka shtoi se nuk do ishte çudi sikur Rilindja të shkall-monte dhe derën e institucionit për të marrë Presidencën. “Nuk e kuptoj çfarë shqetësimi ka Rama për shkarkimin e presidentit?! Çfarë rëndësie ka çfarë thotë Kushtetuta? Çfarë rëndësie ka se në fund vendos Gjykata Kushtetuese ? Nuk e kuptoj pse nxjerr një herë Tao Pallën e një herë Spiropallën e çdo pallë tjetër të “rilindjes” që përpiqen me deklarata rrumpallë t’ju mbushin mendjen shqiptarëve se Rama dhe “rilindja” po luftojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të Kushtetutës? Mblidh ata që i quan deputetë, futi një votim ne atë që e quan Parlament, shkarko presidentin Meta e zgjidh një nga pallat e tu. Ekspe-riencën e 30 qershorit e ke, prit sa të dali Meta nga zyra, shkallmo derën e zyrës dhe e zgjidh problemin”, ka shkruar Paloka duke ironizuar qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Meta sulme ndaj PalokësPor mesa duket presidenti Meta i

ka marrë seriozisht deklaratat e Palokës dhe e ka sulmuar ashpër atë. Deklaratës së nënkryetarit të PD i është përgjigjur Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës. “Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presiden-ti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve: Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet çdo

thirrje dhe dekreti të tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit kushtetues”, ka deklaruar Presidenca. Më tej Blushi ka shtuar dozën e kërcënimeve, duke përmendur për të disatën herë se Meta është komandat i Forcave të Armatosu-ra. “Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tij kushtetuese, si kryetar i shtetit, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ush-tari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”, është shprehur zëdhënësi i Presidentit.

Meta vendos shoqërinë civile kundër ndërkombëtarëve

Ditën e djeshme Meta ka vijuar turin e takimeve me shoqërinë civile. Pasdite në Presidencë u panë ekspertë të reformës zgjedhore, të disa organiza-tave dhe të Fondacionit SOROS. Edhe

Vasili: Rilindja e ka përbuzur gjithmonë

Komisionin e VeneciasNënkryetari i Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka shkruar se Rilindja gjithmonë e ka përbuzur Komisionin e Venecias, në funksion të kapjes të shfrenuar të reformës në drejtësi. Sipas Vasilit, Rilindja për arsye se tenton që të kapë Kus-htetuesen, përbuz Komisionin e Venecias. “Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, u rrëmbye nga Rilind-ja me 69 vota nga 84, që kërkonte Kushtetuta dhe që rekomandonte Komisioni i Venecias. Në atë, kur mazhoranca në vitin 2016 i kishte 84 vota në Parlament, Komisioni i Venecias rekomandoi si rregull kalimtar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Me një shumicë më të madhe se 3/5 at’ që, më pas, do të ishte normë për zgjedhjen e Kryeproku-rorit”, ka deklaruar dje Vasili. Sipas tij, Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale, si procesi i rivlerësimit, janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit.

LSI: T’i themi ndal duarve të pista që duan të kapin

reformën në drejtësiZëvendëskryetari i LSI-së Luan

Rama, në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje mazhorancës që të heqë dorë nga kapja e reformës në drejtësi dhe Gjykatës Kushtetuese. Sipas LSI mazhoranca është duke tentuar të kapë reformën në drejtësi dhe Kus-htetuesen. Me tone të ashpra Luan Rama theksoi se është momenti që t’i jepet fund futjes së duarve të politikës në reformës në drejtësi. “Ajo që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese dhe përpjekja për ta zaptuar zbulon qas-jen e qeverisë për të kapur reformën në drejtësi, është momenti për t’i thënë ndal duarve të politikës dhe ndal ndaj reformës në drejtësi. Ndal duarve të pista të politikës në sistemin e drejtësi. Duan të kapin jo vetëm re-formën, por edhe të komprometojnë qytetarët. Lufta e shpallur nga ana e mazhorancës dhe qeverisë për të kapur Gjykatën Kushtetuese, është luftë kundër Kushtetutës”, tha ai.

pse Meta e sulmoi këtë fondacion, dje e ftoi në tryezë. Në këtë takim Meta ka kërkuar që shoqëria civile të bëhet bashkë dhe të kërkojë që ndërkom-bëtarët të mos ndërhyjnë në punët tona të brendshme. Ishte Kristaq Kume ai që zbuloi detajet e takimit. “Kriza të zgjidhet nga ne, të mos i varim shpresat te ndërkombëtarët, pasi shpesh ato janë

faktor pengues se zgjidhës. Ne na tha presidenti se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me popullin shqiptar. Një thirrje për të gjithë aktorët politik brenda dhe jashtë parlamentit që të bëhemi bashkë dhe të bëjmë reformën e thellë legjislative, që nëse bëhet gjithëpërfshirëse është më e mira”, tha Kume.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur me një gjuhë të ashpër për ata që sipas tij do të mundohen të kapin institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë në vend, Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe kushdo që do e provojë ta kalojë, do të shikojnë se çdo të ndodhë, ndërsa këtë deklaratë ai e bëri në një studio

televizive, teksa komentonte një deklaratë të bërë prej tij disa ditë më parë. “E kam thënë dhe e përsëris tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë. Ju ga-rantoj se ajo vijë nuk do të kalohet. Le ta provojnë dhe do ta shohim. Gjykata Kushtetuese do mbrohet, kjo nuk diskutohet. E përsëris, le ta provojnë dhe ta shohim”, tha Meta

META: KUSH TENTON TË PREKË KUSHTUESEN, E DI ÇFARË E PRET

Në një reagim si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, Presidenca ka ritheksuar se te Gjyka-ta Kushtetuese vija është e kuqe dhe ka paralajmëruar që të mbahen duart larg. “Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe ka paralajmëruar prerë se në të ardhmen nuk do të tolerojë më, as shkeljen më të vogël të proce-

durave, që synon kapjen mafioze të reformës në drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj! Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, paralajmërimi është i prerë: Larg duar nga Gjykata Kushtetuese. Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë”, ka deklaruar Presidenca.

PRESIDENCA: TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE FLAKË

Page 3: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

"Zgjedhjet janë e vetmja zgjidh-je. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në in-stitucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zg-jedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të

ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u për-ballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në Gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është jus-tifikim, alibi dhe bashkëfajësi", tha Meta pak ditë më parë.

Meta në sulm ndaj Bashës

1. Meta i ka thënë Bashës se: “Jam shumë i zhgënjyer nga mënyra se si u mor vendimi për djegien e man-dateve: Duhej të ishe konsultuar edhe me Monikën edhe me mua, pasi isha unë që i futa në parlament ata deputetë”.

2. Meta ka thënë se nga gjithë kjo lojë LSI është partia që po del më e humbur

3. Meta ka kërkuar llogari pse PD e braktisi për 13 tetorin

4. Meta ka thënë se Basha po bën opozitë shumë të dobët dhe nuk je as sa 10 për qind e Berishës

5. Ka deklaruar se shumë shpejt do dalë me propozim për referendum dhe PD duhet të dalë me patjetër në mbështetje të tij

6. Për kushtet, Meta i ka thënë Bashës që duhet të tërhiqet, pasi vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

Çështjet e diskutuara në takimin në Presidencë

Spartak Ngjela: Thirrjet e Metës për kryengritje të dështuara, askush nuk e ndjek pas, turp për shqiptarët që kanë një president të tillë

Avokat Spartak Ngjela ka lëshuar dje të tjera kritika në drejtim të presidentit Ilir Meta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai është shprehur se kërcënimet e Metës se do ngrejë popullin në këmbë janë të kota. Sipas avokatit, askush nuk i shkon pas atij. “Meta është Pres-ident i Republikës, atëherë, përse i duhet këtij populli i ngritur me armë? Nuk ka kolonelë ky President, se ai na tha që është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë? Në fakt këtu fillon komedia: se Metën nuk e përkrah njëri dhe nuk ka asnjë kompetencë, por kërkon të shkatër-rojë Shqipërinë, prandaj e don popullin nën armë. Dhe, a e dini se kë do të rrëzojë populli

shqiptar i armatosur e me Metën si prijës? Am-basadorët e vendeve perëndimore në Tiranë, për të shpëtuar sovranitetin e Shqipërisë. Me këtë, Meta tregon se është i skaduar si arsye politike, por edhe i humbur. Nuk ka asnjë shpresë”, tha ai. Avokati ka bërë një paralel mes Metës dhe Enver Hoxhës. Sipas tij, diktatori izoloi Shqipërinë për pushtetin e tij dhe jo për sovranitetin e vendit. “Pse, ju vërtet mendoni se Enver Hoxha u shkëput nga gjithë bota dhe e izoloi Shqipërinë për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe Marksin? Asfare për Shqipërinë dhe as për Marksin, por thjesht për pushtetin e tij, por edhe për fatin e tij, se kishte bëre krime

dhe duhej të penalizohej. Njëlloj si Meta nga antikorrupsioni. Prandaj na duhet të pyesim: Ky Ilir Meta, që u ngrit kundër Perëndimit, për vete e ka këtë, apo për Shqipërinë? Sigurisht që për vete, por është me frikë. Sepse Metës nuk ia mban që të flasë kundër Perëndimit direkt dhe na thotë "janë shitur ambasadorët, sepse i ka paguar Rama". Po, kaq i zoti qenka ky Rama sa të blejë edhe Uashingtonin edhe Berlinin edhe Brukselin nëpërmjet ambasadorëve! Pale, pale, po na paska blerë edhe OSBE-në, domethënë Amerikën”, tha Ngjela. Sipas avokatit, presiden-ti ka deviacion psikik. Ai u shpreh se nuk e kap dot Gjykatën Kushtetuese. “Turp për shqiptarët

që kanë si presidentit një armik të shqiptarëve! Nuk shpëton dot. Pse shqetësoheni, zoti Meta? Ju i thatë Departamentit të Shtetit që "të shkojë në Korenë e Veriut" dhe nuk ia thatë këtë amba-sadorit amerikan në Tiranë, të shitur te Rama. E kuptoni logjikën e Metës? Ky njëri tani dallohet që ka deviacion psikik, por duhet të qetësohet. Nuk e merr dot Gjykatën Kushtetuese, se nuk ia pranon kush lodrat fëminore. Kërkon të rrijë ende President i Republikës, sepse mendon që ka dhe afër 3 vjet garanci për të shmangur pro-cesin antikorrupsion të shpronësimit të tij”, tha ai. Ngjela deklaroi se ndërkombëtarët shumë shpejt do marrin në dorë situatën.

Kliti TOPALLI

Plas sherri mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Edhe pse vizita që Basha dhe aleatë

e tij zhvilluan në Presidencë ditën e martë u pa si një shenjë se presidenti dhe opozita janë bërë bashkë, mëso-het se marrëdhëniet nuk janë dhe aq të qeta. Gazeta ka mësuar detaje të plota mbi gjithë takimin e Metës me përfaqësuesit e partive opozitare dhe ka pasur debate e përplasje midis tyre. Një burim nga takimi u shpreh për gazetën se Meta ka lëshuar një valë të madhe kritikash ndaj Lulzim Bashës. Presidenti, tha burimi, ishte mjaft i revoltuar me sjelljet e kreut demokrat dhe nuk është kursyer për-ballë tij. Së pari Meta ja ka bërë të qa-rtë se ka mbetur shumë i zhgënjyer me vendimin për të djegur mandatet. Ai i ka thënë Bashës se vendimin për një akt të tillë e ka marrë pa u kon-sultuar me LSI apo Monika Kryema-dhin. Po ashtu, ka deklaruar se për një akt të tillë ekstrem duhej të ishte konsultuar dhe me të. “Së pari duhej të kishte konsultim me mua, pasi ata deputetë atje i futa unë dhe jo Mon-ika”, mësohet të jetë shprehur Meta. Po ashtu ai është shprehur më tej se nga djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve është LSI partia që po humbet më shumë.

Zgjedhjet Një tjetër çështje e diskutuar ka

qenë ajo e zgjedhjeve vendore. Presi-denti është shfaqur mjaft i zhgënjyer nga qëndrimi i Lulzim Bashës, duke e akuzuar këtë të fundit se e la vetëm në betejën për shtyrjen e zgjedhjeve. Meta, mësohet se ka deklaruar se dekreti doli pikërisht që t’i jepej mundësi opozitës të merrte pjesë në zgjedhje, por PD e refuzoi 13 tetorin. Sipas Metës kjo sjellje ishte e gabuar. Burimi nga takimi i tha gazetës se Meta ka arritur deri aty sa i ka thënë Bashës se nuk di të bëjë opozitë. Madje është shprehur se nuk po bën dot as sa 10 për qind të Berishës në krye të PD. Një tjetër kërkesë e Metës ndaj Bashës ka qenë që tani e tutje të dalë në mbështetje të tij. Meta ja u ka bërë të qartë të pranishmëve se shumë shpejt do të dalë me një propozim për

Ja detajet e takimit në Presidencë mes Metës e opozitës

Zbardhen përplasjet Meta-Basha, presidenti akuza kreut të PD se po fundos LSI, sulme të forta për braktisjen e 13 tetorit dhe djegien e mandateve

parakohshme si vendore ashtu dhe të përgjithshme. Basha është shprehur se një tërheqje nga kauza do e dëm-tonte shumë PD dhe nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Mbetet të shihet se si do të jetë qëndrimi në ditët në vijim, por gazeta ka mësuar se janë rritur presionet ndaj Bashës dhe nga Sali Berisha. Ky i fundit po ushtron

presion që PD të jetë në mbështetje të Metës si për çështjen e Kushtetueses, ashtu dhe për krizën politike. Sa i takon Kushtetueses Basha ka dalë pro Metës, por gjithsesi duket se ka një ftohje mes PD, LSI dhe presidentit. Dje Meta sulmoi Edi Palokën edhe pse ky i fundit kishte bërë një status me ironi për shkarkimin e presidentit.

Kriza, Artan Fuga: Nuk kemi ligje të miraAkademiku Artan Fuga deklaroi

dje se për Gjykatën Kushtetuese kemi përplasje të fortë mes palëve. Fuga ka theksuar se çështja e Gjykatës Kushtetuese duhet të mos përzihet me politikën. “Ka rënë teza që ligjet janë të mira. Më në fund politikanët shqiptarë, unë i kam dëgjuar këto ditë dhe kanë arritur në idenë që jo, nuk kemi ligje të mira. Kemi shumë prova, por prova më e madhe është se ligjet që kanë të bëjnë me rregullimin e gjykatave në Shqipëri në 2016 janë përmbysur, janë përmbysur plotësisht, është përmbysur plotësisht Kushtetuta. Që do të thotë ose ligjet kanë qenë të mira e ky rregullim është i keq, ose ligjet kanë qenë të këqija, të pamjaftueshme dhe prandaj është reformuar. Nga kjo pikëpamje, tipa si puna ime që kemi 20 vjet që themi, jo ligjet janë të këqija. Një ligj i mirë nuk lejon të implementohet keq. Një ligj i mirë përmban mundësinë që të mos keqimplementohet. Ndërsa një ligj që mbetet përgjysmë, e lë individin që në lirinë e vet arbitrare të bëjë ç’të dojë, në fushat që janë të parregulluara”, tha ai.

Cakaj: U qëndrojmë angazhimeve për sigurinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate që u mbajt në Bruksel. Ky takim ju dedikua kryesisht përgatitjeve për takimin e rëndësishëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti. Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate trajtuan çështje thelbësore të lidhura me të ardhmen e NATO-s, si çështja e buxheteve të mbrojtjes dhe sfidat ndaj kërcënimeve kibernetike dhe lufta kundër terrorizmit. “Në 70-vjetorin e formimit të NATO-s dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përp-jekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij. Duke u ndalur në çështjen e rritjes së buxhetit të Mbrojtjes, ministri Cakaj theksoi se vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2%.

të mbajtur një referendum. Nuk dihet fiks se për çfarë do jetë ky referen-dum, por mësohet se presidentit ka kërkuar garanci nga opozita dhe PD që ta mbështetin idenë e tij. Çështja e fundit ka qenë ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Meta ka deklaruar se opozita duhet të deklarojë se shkon në zgjedhje të parakohshme pa kushte dhe të kërkojë vetëm një palë zgjedhje fillimisht. Pasi nëse i fiton ato, e ka kokën lart të kërkojë zgjedhje të tjera.

Basha kundërBurime nga takimi në Presidencë

i thanë gazetës se Basha ja ka bërë dhe një herë të qartë Metës se nuk do të tërhiqet nga kushtet. Ai është shprehur se i janë vënë 5 kushte në tavolinë Ramës dhe pa u plotësu-ar ato nuk ka dialog. Po ashtu ka deklaruar se PD është për zgjedhje të

Page 4: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

4 GAZETA SOTE Enjte 21 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i komisionit hetimor Ulsi Manja tha pak kohë më parë se puna për hetimit e Metës po vijon. “Nuk ka ngecur puna. Komisioni Hetimor do të mblidhet për të përfunduar sipas planit të hetimit punën e vet. Duke marrë parasysh dhe axhendën e anëtarëve të komisionit hetimor besoj se do mblidhemi javën e parë të nëntorit. Përveç raportit komisioni hetimor do adminis-trojë duke zbatuar me korrektësi

kërkesat e ligjit për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror edhe materialin që është vënë në dispozicion nga Presidenti i Re-publikës, që sipas tij i ka shërbyer si bazë për zhdekretimin e datë së zgjedhjeve 30 qershori. Do ketë dhe një diskutim nga anëtarët lidhur me përmbajtjen e të gjitha provave, do merret në kontekst me atë që tha presidenti në seancë dëgjimore për të arritur në një konkluzion të saktë”, tha Manja.

SHKARKIMI I METËS, REAGON ULSI MANJA

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës të së premtes i bëri thirrje komisionit hetimor që të mblid-het sa më parë, për të shkarkuar sa më parë Ilir Metën nga posti i presidentit. “Besoj se komisioni ad-hoc, i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e reko-

mandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presiden-tit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”, tha Rama.

Ja thirrja e Ramës për komisionin hetimor

Zv/ambasadorja e SHBA mesazh politikës: Jemi të përkushtuar në instalimin e shtetit ligjor, do vazhdoj të ushtroj detyrën me përkushtim

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses Ones ka dërguar dje një mesazh të qartë për politikën shqiptare dhe presidentin Ilir Meta. Reforma në drejtësi dhe ambasadorët po sulmohen çdo ditë, e sidomos nga presidenti. Teksa Meta flet për kapje të reformës dhe përfshirjen e amba-sadorëve në afera korrupsioni, Leyla Moses Ones ka deklaruar dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vijojnë të jenë të përkushtuara për të instaluar shtetin ligjor dhe e bëri të qartë

se po e ushtron me shumë seriozitet detyrën e saj. “Marinsat amerikanë përfaqësojnë më të mirën e vlerave amerikane dhe unë do të jem e para që do të bëj detyrën time duke dhënë më të mirën për të shfaqur të njëjtin nivel nderi, guximi dhe përkushtimi që ju tregoni çdo ditë”, tha Leyla Moses Ones. Gjatë një aktiv-iteti, zv.ambasadorja deklaroi se SHBA është e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në instalimin e një shteti ligjor, si dhe në krijimin e kushteve për të pasur një rritje ekonomike.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes US-AID-it, mbështeti projektin EEPD sepse Ameri-ka është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj dhe Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Ky angazhim për Shqipërinë pasqyron gjithashtu disa ligje amerikane, të cilat urdhërojnë që personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të barabartë me anëtarët

e tjerë të shoqërisë, në një mjedis të hapur dhe gjithëpërfshirës. Këto janë edhe të drejta themelore të njeriut, të cilat SHBA i përqafon dhe nxit dhe që Shqipëria i bashkëndan”, u shpreh Leyla Moses Ones. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mjaft të përkushtuara në transformimet që po ndodhin në Shqipëri, duke mbështetur reformat e rëndësishme siç janë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Ngritja e organeve të reja ka qenë kryefjala e çdo diplomati amerikan në vendin tonë.

Elisjeda KIKO

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të mos humbasë më kohë sa i takon shkarkimit të

presidentit Ilir Meta. Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të së premtes, Ulsi Manja ka thirrur komisionin hetimor par-lamentar. Në mbledhjen e nesërme do shqyrtohet raporti i ardhur nga Komisioni i Venecias dhe shkresa e Ilir Metës për djegien e Parlamentit. Por dje socialistët kanë vendosur të zgjerojnë objektin e komisionit hetimor, duke bërë pjesë të hetimeve dhe shkeljet e Metës më emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i grupit parlam-entar socialist Taulant Balla, gjatë një dalje për mediat nga Kuvendi i propozoi komisionit hetimor që t’i shtrijë hetimet edhe pas 30 qershorit, duke theksuar se do të depozitojë prova të reja për të konstatuar edhe shkeljet e kohëve të fundit. Sipas socialistit, komisioni hetimor duhet të dalë sa më shpejt me një ven-dim për të shkarkuar presidentin, pasi sipas tij, ai vijon duke shkelur Kushtetutën. “Dekreti i Metës, për të emëruar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e tjera të presidentit përbëjnë shkelje shumë të rënda të Kushtetutës dhe këto shkelje duhet të shtohen në objektin e punës dhe planin e Komisionit Hetimor që po shqyrton kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit, pasi përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda, por edhe të përsëritura në vijimësi nga presidenti”, tha Balla. Kreu i grupit socialist renditi edhe shkeljet që ka bërë Meta me mos-thirrjen për t’u betuar në Presidencë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi. "Shkeljet Kushtetuese në lidhje me refuzimin e kryerjes së betimit të znj. Arta Vorpsi: 1. është cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën. 2. është shkelur detyrimi kushtetues për të realizuar betimin e gjyqtarit kushtetues. 3. është cenuar funksionaliteti i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. 4. është cenu-ar e drejta e subjekteve për një proces të rregullt kushtetues brenda afateve të arsyeshme", tha Balla. Por këto sugjerime të Taulant Ballës pritet që

Balla: Meta sheh ëndrra me dekrete, nuk e shpërndan dot Parlamentin

PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit, pjesë e

axhendës bëhen dhe shkeljet për Kushtetuesen

entare dhe Meta nuk ka kompetenca për ta shpërndarë Kuvendin. Balla ironizoi më tej presidentin duke thënë se po sheh ëndrra me dekrete. "Presidenti zgjidhet nga Parlamenti jo e kundërta. Kush kupton e di që Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë

Presidentin. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur kur flet për dekrete që të shpërndahet Parlamenti. Të vetmen lidhje është thirrja e seancës së parë plenare pas zgjedhjeve. Nuk ka kom-petenca, Kuvendi ka kompetenca për ta shkarkuar", tha Balla.

Valteri: Kuvendi të shkarkojë menjëherë Metën

Deputeti i opozitës Halit Valteri kërkoi ditën e djeshme mbledhje urgjente të komisionit hetimor për t’i shkuar deri në fund shkarkimit. Në një reagim, ai tha se Meta po vijon ende me shkelje të Kushtetutës. “Kërkoj urgjentisht mbledhjen e komisionit hetimor për finalizuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nuk ka asnjë arsye pse të zvarritet veprimtaria e komisionit. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë tallje. Komisio-ni duhet të çojë deri në fund detyrën që i ka caktuar Kuvendi me vendim nr. 84/2019. Komisioni i Venecias është shprehur shumë qartë që Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat, duke deklaruat dy data për një palë zgjedhje. Komi-sionit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë këtë opinion dhe të shkarkojë nga detyra presidentin Ilir Meta, i cili po ndërmerr aktet të tjera të rënda antikushtetuese, siç janë manovrat e fundit me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet t’i kalojmë sa më parë vendimin e shkarkimit Kuvendit”, u shpreh Valteri.

Ulqini: Meta po shton numrin e shkeljeve

Deputeti i PS, Musa Ulqini u shpreh se Ilir Meta ka shtuar numrin e shkeljeve me ngërçin ku ka futur Gjykatën Kushtetuese. Gjatë një interviste televizive, ai tha se nuk ka asnjë mundësi që presidenti të shpërndajë Parlamentin. “Presidenti ka shtuar numrin e shkeljeve, kemi bërë një dokument parlamentar dhe e kemi bërë të qartë këtë gjë. Meta do të kishte dëshirë të jashtëzakonshme politikisht ta shpërndante Parlamen-tin, por nuk ka asnjë mundësi. Ai mund ta ndërmarrë dekretin, por do të ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore. Presidenti është qartësisht në konflikt interesi, se të gjithë sulmin e ka ndaj KED- Kushtetueses dhe Parlamentit. Pres-identi nuk ka mundësi të shpërndajë Parlamentin. Ne po listojmë edhe një tjetër shkelje. Kuvendi mund të shtyjë punën e komisionit nëse është e nevojshme". Referuar Metës ai tha se është në krye të opozitës në Shqipëri”, u shpreh Musa Ulqini.

të merren parasysh nga komisioni hetimor parlamentar, për të shtrirë veprimtarinë e hetimeve kundër presidentit Ilir Meta. Pas hetimit të gjithë shkeljeve të Kushtetutës, raporti i kompletuar me të gjitha kon-statimet pritet që t’i çohet Kuvendit, ku do të votohet në seancë plena-re. Përveç 30 qershorit, presidenti Meta ka marrë edhe kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke emëruar emrin e katërt për në Gjykatën Kushtetuese, veprim i cili është në shkelje të Kushtetutës.

Shpërndarja e ParlamentitPor më tej Balla komentoi edhe

deklaratën e Metës për shpërndar-jen e Parlamentit, duke thënë se Shqipëria është Republikë Parlam-

Page 5: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

4,6,8,9,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 5

““

p o l i t i k e www.sot.com.al

Meta var sërish shpresat te Berisha për luftën me Dvoranin, përsëritet historia me bllokun 700 mijë euro, 30 minuta takim kokë më kokë në Presidencë

Berisha: Meta po mbron Kushtetutën dhe reformën

Dvorani: Nuk kam bërë kurrë jetë politike, Ilir Meta po e interpreton gabim radhën e vakancave për në Kushtetuese

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i është përgjigjur në një studio televizive, akuzave të opozitës dhe të ish-kryem-inistrit Sali Berisha, për lidhje të tij me Partinë Socialiste. Ai ka deklaruar dje se nuk ka bërë kurrë jetë politike. Dvorani tha se ai ka punuar vetëm si nëpunës publik. Duke iu referuar akuzës së Berishës, Dvorani sqaroi se ka marrë pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste, kur ajo ishte në opozitë, por vetëm si përfaqësues i Unionit të Gjyqtarëve dhe të pranishëm aty ishin përfaqësues

të prokurorëve, avokatëve, shoqëri civile dhe për-faqësues të ambasadave. “Unë s’kam bërë kurrë jetë politike. Jeta ime është tërësisht profesionale, nuk kam në asnjë moment jetë politike në aktivitetin tim. Kam punuar vetëm si nëpunës publik dhe tani jam gjyqtar. Zoti Sali Berisha kujton pjesëmarrjen time në një aktivitet të PS. Kjo është një gjë e pavërtetë dhe nuk duhet të thuhet. Bëhet fjalë për një aktivitet ku unë kam marrë pjesë, sëbashku me një koleg, si përfaqësues dhe anëtar të kryesisë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në atë aktivitet kanë

qenë pjesëmarrës të gjitha institucionet publike. Aty kam përfaqësuar një grup interesi dhe kam qenë si përfaqësues në bazë të një vendimi të marrë nga Unioni i Gjyqtarëve. Merrnin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të huaja dhe ambasadave”, ka deklaruar Dvorani. Mes të tjerash Dvorani foli dje edhe për Kushtetuesen. Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar kreun e KED se nuk ka respektuar radhën e përcaktuar në Kushtetutë me dërgimin e listave në të njëjtën kohë, si për Presidencën ashtu edhe për Kuvendin. Ndërkohe Dvorani i është përgjigjur

dje këtyre akuzave duke shpjeguar konceptin e radhës. “Radha është një koncept që interpretohet në mënyrë tërësisht të gabuar dhe veprimet e Këshillit për dërgimin e listave te organet e emërtesës është një vendim që nuk ndikon fare në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe nuk mund të më ngarkojë me përgjegjësi personale. Radha është momenti kur lind vakanca, kush është kompetent, pastaj ku përfundon procesi është diçka tjetër që nuk ka lidhje fare me kushtëzimin e njëri-tjetrit, Kuvendit dhe Presidentit”, tha ai.

Arbjona ÇIBUKU

Presidenti Ilir Meta duket se i ka varur shpresat tek Sali Berisha për përballjen e dytë me Ardian Dvoranin. Përballja

e parë ishte në periudhën mes viteve 2011-2012, pasi Adrian Dvorani ishte relator i trupës gjykuese për aferën e bllokut 700 mijë euro. Gazeta e tha pak ditë më parë se Dvorani mori një video para se të jepej vendimi për Metën, gjë që u provua edhe nga presidenti pak ditë më parë. Por edhe në atë kohë protagonist ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, pasi një ditë para vendimit ai dhe Meta darkuan tek vila në Gjirin e Lalzit. Vetë Berisha deklaroi në atë kohë se kishte mbetur i mahnitur nga vera që i kishte shërbyer Monika. Si për çudi ditën tjetër Meta doli i pafajshëm me 5 vota pro, përfshirë dhe atë të Dvoranit. Por historia duket se po përsëritet, pasi ditët e fundit Meta ka nisur një betejë me Dvoranin për Gjykatën Kushtetuese dhe sërish ka kërkuar ndihmën e Sali Berishës. Ditën e djeshme, presidenti dhe ish-kryeministri Berisha kanë zhvilluar një takim rreth 30 minuta në Presidencë. Fokusi i këtij takimi ka qenë përplasja për Kushtetuesen.

Reagon Berisha pas takimit me Metën

Ish-kryeministri pas takimit me Metën ka folur për mediat me tone të ashpra. Berisha ka sulmuar qeverinë, teksa ka thënë se kryeministri Rama ka kapur sistemin e drejtësisë, KLP, KED dhe Gjykatën Kushtetuese. Gjithash-tu Berisha iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve nëse ka diskutuar me Metën për shpërndarjen e Parlamentit. Ish-kryeministri tha se nuk e ka disku-tuar një gjë të tillë, por nëse ai do të ishte president, do ta kishte shpërndarë. Si-pas Berishës, Parlamenti duhej t’i ishin gozhduar dyert që në shtator. “Nuk kam diskutuar për shpërndarje Parlamenti. Absolutisht do ta kisha shpërndarë. Ky Parlament në vlerësimin tim nuk mund të mblidhej kurrë në shtator-in që kaloi, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme, sepse Parlamenti është në thyerje të rëndë të Kushtetutës. Ai Parlament meritonte gozhdimin e dyerve që në shtator”, tha Berisha. Në një prononcim për mediat pas takimit 30 minutësh Berisha deklaroi mes të tjerash se vetëm 7 vende të Bashkimit Europian kërkuan hapjen e negoci-atave të Shqipërisë. Duke komentuar përplasjet më të fundit për ngritjen e

Gjykatës Kushtetuese, Berisha tha se edhe këta vende kur të shohin ç’po ndodh, do të turpërohen. “Meta, me një përpjekje të jashtëzakonshme, po mbron Kushtetutën dhe reformën, që faktikisht është i falimentuar gjer tani

me kapjen e KED, KLP. Reforma ka përfunduar e tëra e kapur nga mafia e Edi Ramës. Rëndësi të madhe ka se shqiptarët ta dinë se janë disa momente kritike. Asnjë veprim si ky nuk mund të përtypjet nga ata që marrin vendi-

Nikolla: Meta frikë nga reforma në drejtësiIsh-ministrja e Arsimit, Lindita

Nikolla ka hedhur dje akuza ndaj presidentit Ilir Meta, teksa është shprehur që Meta ka shkelur hapur Kushtetutën në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese. E ftuar në një studio televizive, Nikolla thek-soi se mazhoranca nuk do e lejojë presidentin të veprojë jashtë ligjit. Ajo tha se presidenti Meta ka frikë nga reforma në drejtësi, nisur nga veprimet e tij. “Është e vërtetë që Parlamenti u shpreh me rezolutë për të mbajtur qëndrimin e vetë kundrejt një sjelljeje që po bëhet kronike tashmë e Presidentit duke i rënë ndesh Kushtetutës me vendime jokushtetuese dhe duke krijuar një ambient të acaruar me institucione kushtetuese, pra siç është Parlamen-ti apo organe të tjera të drejtësisë. Besoj që ky është vendimi I duhur për të ruajtur atë që është e shenjtë në të gjithë shtetin e të drejtës në të gjithë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar që është kushte-tutshmëria”, ka deklaruar Nikolla.

Përplasja Meta-Dvorani, Çlirim Gjata: Ishte e pashmangshme

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka deklaruar dje se prokuroria nuk po punon pasi nuk po e lejon poli-tika. Gjithashtu, Gjata foli edhe për përplasjen mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED Ardian Dvorani. Gjata tha se sjellja e Dvoranit solli përplasjen e pashmangshme me presidentin. Gjithashtu, Gjata tha se jemi në kushtet ligjore të shpërndar-jes së Parlamentit, por Meta nuk ka bërë shpërndarjen që kur iku opozita, pasi nuk donte ti vinte benzinë zjar-rit. “Presidenti nuk thotë kot, që do e çoj në prokurori se ka probleme. Presidenti po bën balancën, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë. Sjellja e Dvoranit solli përplasjen e pashmangshme me Metën. Ka të drejtë Presidenti, pasi ka shpërdorim detyre. Ndërsa Komisioni Hetimor që kërkon zgjatje hetimesh, është e qartë që nuk kanë asnjë provë për Presidentin. Nuk do të nxjerr asnjë provë kundër Ilir Metës Komisioni”, tha Gjata.

min për integrimin e Shqipërisë. Deri më tani vetëm 7 vende kanë kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Edhe këta të 7 do turpërohen, kur të dëgjojnë këto që kanë bërë. Ndaj është koha që shqiptarët të ndërgjegjësohen se në këtë bllokim të gjithçkaje për interesa politike të Ramës po paguajnë një çmim”, deklaroi Berisha. Gazetarët i drejtuan pyetjen Berishës se pse do duhej të zgjidhej emri i katërt nga presidenti Ilir Meta. “Tre të parat u zg-jodhën me nga një. Edhe Toska është votuar me një, shkoni merrni votimet. E përzgjedhura e presidentit është jashtë çdo diskutimi eprore në të gjithë parametrat”, i është përgjigjur Berisha.

Mes të tjerash ish-kryeministri Sali Berisha ka ko-mentuar edhe veprimin e Arta Vorpsit, duke e sulmuar këtë të fundit. Në një komunikim me mediat, Berisha tha se betimi para Kushtetutës është akt solemn dhe jo akt Lane. “Zonja, e kam thënë edhe njëherë, e betuara në Lanë. Kam qenë president i vendit. Betimi është betim.

Është një akt për atë që ka moral dhe integritet. Kam qëndruar në zyrë, pa lëvizur prej saj në krye të detyrës time. Në Lanë betim bëjnë horrat e narko-shtetit dhe askush tjetër. Pasi dështoi me këtë, bëri lojëra të pista me fletoren zyrtare dhe përdhosi web-in e Gjykatës së Lartë”, tha Berisha.

BERISHA SULMON ARTA VORPSIN

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa foli për një sërë temash pas përfundimit të takimit 30 minutësh me Metën, u ndal edhe tek emërtimet në Gjykatën Kushtetuese. Berisha sulmoi veprimin e Arta Vorpsit dhe po ashtu tha se mazhoranca po tenton të kapë Kushtetuesen dhe për ta arritur këtë është duke emëruar skllevër. “Ata që i vranë këtij vendi, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë e lanë vendin pa

shtetit ligjor. Ky është Edi Rama. E mbajtën peng për dy vite me radhë deri sa nxorën Dvoranin në krye. A është kjo kapje apo jo?! A ka fyerje më të madhe për një popull, për një vend dhe çfarë reforme është kjo? Kush Kushtetutë përcakton në mënyrë taksative se çdo kandidaturë për çdo vend, Kushtetuesja do të mbushet me 3 kandidatura. Duke i dhënë mundësi dhe Kuvendit dhe presidencës”, tha Berisha.

ISH-KRYEMINISTRI: PS PO TENTON TË KAPË KUSHTETUESEN

Meta, me një përpjekje të jashtëzakonshme, po mbron Kushtetutën dhe reformën, që faktikisht është i falimentuar gjer tani me kapjen e KED, KLP. Reforma ka përfunduar e tëra e kapur nga

mafia e Edi Ramës. Rëndësi të madhe ka se shqiptarët ta dinë se janë disa momente kritike...

Page 6: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT6 E Enjte 21 Nëntor 2019

4,6,8,9,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu, prokurori Zeka probleme me pasurinë, Arben Vrioni betejë të fortë

me KPK-në për të shmangur shkarkimin

KPK shtyn seancën dëgjimore për gjyqtarin e Durrësit

Sot vendoset fati i Besnik Muçit, Kolegji i Apelimit përballë akuzave të Komisionerit Publik dhe fakteve të anëtarit të Kushtetueses

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të ven-dosë përfundimisht fatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi. I ankimuar nga Komi-sioneri Publik, me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë, lufta mes Muçit, KPA-së dhe Komision-erit Publik nuk ishte e lehtë. Përgjatë seancave të zhvilluara, anëtari i Kushtetueses u përball me një sërë akuzash dhe provat e dorëzuara prej tij, sipas KP nuk ishin bindëse. Kështu u shpreh ky i fundit në seancën ku u lexuan konkluzionet përfun-dimtare. Komisioneri kërkoi nga trupa gjykuese

e KPA-së që të shkarkojë Muçin, ndërsa gjatë leximit të konkluzioneve, këmbënguli se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e mosdeklarimit saktësisht dhe plotësisht të pasurisë dhe se nuk arriti të provojë bindshëm ligjshmërinë e burimeve të krijimit të saj. Konkluzionet e Komisionerit u kundërshtuan nga Besnik Muçi, i cili përmes konkluzioneve të tij përfundimtare, pretendoi se ka provuar të kundërtën e gjetjeve, me anë të provave që ka sjellë në seancat e mëparshme. Muçi, teksa lexoi konkluzionet, u fokusua tek huat që subjekti

ka marrë për apartamentin e blerë në 2006 dhe atij të blerë në 2016. Subjekti kishte deklaruar si burim krijimi një hua nga babai, vëllai, një hua nga xhaxhai dhe nga motra në Britani. Burim krijimi për apartamentin e blerë 10 vite më pas, ka deklaruar huan e marrë nga kunati në Turqi. Lidhur me këto deklarime, Komisioneri u shpreh se huat e dhëna nga babai dhe xhaxhai, nuk është provuar burim i ligjshëm, duke shtuar se provat e dorëzuar nga Muçi nuk vërtetojnë se personat në fjalë nuk kanë pasur mundësi për të kursyer. Muçi, rithek-

soi edhe në seancën e djeshme se prindërit e tij i kanë krijuar të ardhurat me punën në bujqësi dhe të ardhurat që vëllai i ka siguruar në emigracion, ndërsa KP pretendon se burimi i deklaruar, duke u nisur nga pagesa e kontributeve për sigurimet shoqërore, nuk është i bazuar në ligj. Ndërsa të ard-hurat nga emigracioni, KP i cilësoi si të paprovuara. Në përfundim në konkluzioneve, Muçi kërkoi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lënien në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ornela ÇELPICA

Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit zhvilloi dje seancën dëg-jimore për prokurorin e Apelit Vlorë, Kleanth Zeka. Hetimi

për subjektin e rivlerësimit është mbyllur për të tre kriteret e rivlerësimit. Lidhur me kriterin e pasurisë, ILDKP dorëzoi një raport pozitiv, ndërsa Komisioni nga ana tjetër, konstatoi mosdeklarim të burimit të krijimit për pasurinë apartament të blerë në Vlorë për 37 mijë euro. Për këtë konstatim, pasi iu kalua barra e provës, subjekti tha pranë KPK-së se ka harruar ta deklarojë sepse burimet ishin pagat dhe të ardhurat e përfituara nga qiraja. Ndërsa dje, prokurori tha se kishte ditur t’i plotësonte mirë formularët e deklarimit të pasurisë, ndërsa shtoi se askush nuk mund ta dijë gjithë legjislacionin. Tra-jtim preferencial ishte një tjetër dyshim që u ngrit kundrejt prokurorit të Apelit të Vlorës. Komisioni konkludoi se një apartament ishte blerë rreth 7000 euro më lirë nga vlera e tregut. Pasi iu kalua barra e provës, subjekti ka shpjeguar se njihej me shitësit e apartamentit pasi kishin origjinë të përbashkët. E ndërsa u tha gjatë seancës se nuk është konstatuar që prokurori Zeka të ketë pasur çështje ku palë kanë qenë shitësit e apartamentit. Probleme janë konstatuar në analizën financiare. Sipas Komisionit, ka mungesë të burimeve të ligjshme në vlerën 162 mijë lekë për kryerjen e shpenzimeve deri në vitin 2015. KPK-ja tha dje se janë identi-fikuar mungesë të burimeve të ligjshme edhe në blerjen e një njësie shërbimi me sipërfaqe 14 m2 në vitin 2011 në Vlorë në vlerën 700 mijë lekë, burim krijim për të cilën është deklaruar kursimi nga pagat. Relatorja e çështjes tha më tej se nga analiza financiare, prokurori nuk ka pasur mundësi financiare në vlerën e 485 mijë lekëve për blerjen e njësisë së shërbimit. Lidhur me kriterin e fig-urës dhe profesionalizmit, KPK tha se prokurori është vlerësuar pozitivisht. Në përfundim të seancës së djeshme, Zeka kërkoi konfirmimin në detyrë, vendim i cili do të merret të premten e 22 nëntorit.

Gjyqtari i Durrësit para KPK-sëNdërsa seanca dëgjimore e zhvil-

luar dje pranë KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, u shty. Lufta mes Komisionit dhe subjektit të rivlerësimit nisi që nga momenti kur relatorja e çështjes tha se hetimi ka përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë. Që në nisje, gjyqtari

kërkoi që KPK-ja të rihapë hetimin për të dy kriteret e tjera, ndërsa iu drejtua trupës gjykuese se nuk ishte njohur me

Prokurori i Lezhës sot përballë KPK-sëProkurori i Lezhës, Simon Pa-

shuku, do të përballet sot për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Seanca dëgjimore e 15 nëntorit u shty me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, i cili kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese të KPK-së. Prokurori Pashuku është hetuar vetëm për kriterin e pasurisë, duke lënë jashtë seancës kriterin e pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale. Ky vendim, ka ardhur me një kundërshtim nga prokurori. Pasi mori fjalën, Pashuku tha se e konsideronte trupën të njëanshme për shkak se i ishte refuzuar kërkesa për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Referuar kësaj çështjeje, prokurori kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, deri në shqyrtimin e kërkesës së prokurorit Pashuku nga një tjetër trupë gjykuese. Prokurori i Proku-rorisë së Lezhës, Simon Pashuku e ka filluar karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999.

Voda: Shqipëria vendi i parë që firmosi me EUROPOL

Dje është zhvilluar në Tiranë takimi i dytë rajonal koordinues i udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme për armët e palig-jshme në rajon. Pjesë në takim ishte zëvendësja ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila tha se vendi ynë po punon në përafrimin e legjisla-cionit për armët, në përmbushje të objektivit të parë të strategjisë. “Shqipëria po punon intensivisht në përafrimin e legjislacionit për armët, në përmbushje të objektivit të parë të strategjisë. Shqipëria ka intensifikuar bashkëpunimin pol-icor ndërkombëtar, operacionet e përbashkëta dhe është vendi i parë që nënshkroi marrëveshjen për ven-dosjen e oficerit ndërlidhës të EU-ROPOL në Tiranë dhe vendi i parë ku u vendos oficeri ndërlidhës”, tha Voda. Shqipëria është gjithashtu vendi i parë ku filloi operacioni FRONTEX në kufi, duke punuar bashkërisht me oficerët kufitarë të vendeve anëtare.

Gjyqtari i Durrësit, Arben Vrioni, në tentativë për të shtyrë seancën dëgjimore, i argumentoi trupës gjykuese se kishte kaluar një infarkt dhe se kishte qenë një muaj i shtruar, duke pretenduar se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe dhe se ai nuk mund të kryente vetë mbrojtjen.

Kjo kërkesë nuk iu pranua, ndërsa KPK-ja i kërkoi dokumente mjekësore që provonin se ai ishte i sëmurë dhe që nuk mund të kryente mbrojtjen. Subjekti tha se kishte në celularë korrespondencën me mjekët dhe se mund ta vinte atë në dispozicion. Kjo kërkesë nuk u pranua, ndërsa seanca e radhës u la për sot.

ARGUMENTET E GJYQTARIT VRIONI

rezultatet e një hetimi të dytë mbi pas-urinë dhe kërkoi të njihej me to. Këto kërkesa u rrëzuan nga KPK-ja. Në tentativën e dytë për të nisur leximin e materialeve, Vrioni parashtroi dy kërkesa të tjera, duke e ndaluar vijimin e seancës. Gjyqtari tha se duke qenë se ishte me urdhër mbrojtje për shkak të kërcënimit që i është bërë në cilësinë e anëtarit të trupës së Gjykatës së Kri-meve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe

të tjerëve, nuk ka pasur mundësi ob-jektive për t’u njohur me materialet shtesë. Duke mos u mjaftuar me këtë, Vrioni kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese për njëanshmëri. Kjo kërk-esë iu rrëzua. Pas kësaj, gjyqtari nuk ndaloi, ndërsa i tha trupës se kërkonte kohë që të marrë një avokat, ndonëse kishte pranuar fillimin e procedurave pa një të tillë. Ndërkohë, Komisioni vendosi që sot në orën 12:30, të zhvil-lojë seancën dëgjimore për subjektin.

Prokurori i Vlorës, lidhur me dyshimet e KPK-së për trajtim preferencial, për blerjen e aparta-mentin me çmimin 7000 euro më lirë nga vlera e tregut, depozitoi tre kontrata të tjera shit-blerje të njësive të shërbimit në këtë pallat, duke pretenduar se çmimi ka qenë i njëjtë. Zeka tha se kishte qenë gabim i tij që nuk kishte deklaruar

pagesat e kësteve në vitet 2008 e 2009. Gjithashtu, ai shpjegoi se prindërit e tij dhe të shitësit kishin miqësi me njëri-tjetrin. Duke shpje-guar situatën, Zeka tha se i ka thënë shitësit që kishte mundësi vetëm për 26 mijë euro dhe se mund të shtoja diçka tjetër. Zeka përfundon se pasi i dha 26 mijë euro, e uli çmimin në 37 mijë euro.

PROKURORI ARGUMENTON DYSHIMET PËR TRAJTIMIN PREFERENCIAL

Lufta mes Komisionit dhe subjektit të riv-lerësimit nisi që nga momenti kur relatorja e çështjes tha se hetimi ka përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë. Që në nisje, gjyqtari kërkoi që KPK-ja të rihapë hetimin për të dy kriteret e tjera, ndër-sa iu drejtua trupës gjykuese se nuk ishte njohur me rezultatet e një hetimi të dytë...

Page 7: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela shihet si kandidati më potencial për të marrë frenat e Prokurorisë së Përgjithshme. Në intervistën para anëtarëve të KLP-së, Çela tha se Prokuroria ndodhet në fazën e transformimit, që sipas tij ka dobësi në hetime dhe rënie të besimit. “Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë.

Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, mos-koordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Ka prob-lem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Çela.

ÇELA KANDIDATI MË FAVORIT PËR PP

Kryeprokurorja aktuale, Arta Mar-ku disa muaj më parë bëri një sondazh në mënyrë individuale, se kë preferojnë qytetarët në krye të prokurorisë. Sipas Sondazhit, të publikuar pak ditë më parë, 3000 njerëz kanë preferuar që Arta Marku të fitonte postin e kryeprokurores për 7 vitet e ardhshme. Ky sondazh është krijuar

kur në garë për postin ishte avokati Lulzim Alushaj. Sipas sondazhit, nga 5896 votues, 3157 kanë votuar Arta Markun, 1258 kanë zgjedhur Lulzim Alushajn, 917 vota për Çe-lajn dhe 564 për Memçajn. Proceduralisht, secili nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund ta vlerësonte çdo kan-didat maksimalisht në 50 pikë.

SONDAZHI I ARTA MARKUT

Partitë Popullore rezolutë Këshillit Europian: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Partia Popullore Europiane ka dorëzuar në kongresin e përvitshëm të PPE në Za-greb një rezolutë urgjente, e cila i drejtohet Këshillit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në këtë projekt- rezo-lutë, PPE i kërkon Këshillit Europian dhe vendeve anëtare të marrin një vendim pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Projekt- rezoluta në fjalë është dorëzuar nga partia në qeveri HZD, Un-ioni Demokrat Kroat, e cila kërkon të njihen përpjekjet pozitive të procesit të zgjerimit, si

dhe njohjen përgjegjësive për mosmarrjen e vendimit për rajonin. "Demontimi i politikës së zgjerimit mund të çojë në situata gjithnjë e më të paqëndrueshme në rajonin e afërt të BE-së dhe mund të lejojë aktorët e huaj, veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesin e BE, të angazhohen më ngushtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", shkruhet në projekt- rezolutën dorëzuar Këshillit Europian. Sipas projekt-rezolutës, përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë duhet të njihen dhe megjithatë disa delegatë kanë paraqitur

amendamente, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kriza politike, mbeten çështje shqetësuese në Shqipëri. Këshilli i Bashkimit Europian, më 18 tetor vendosi të shtyjë edhe njëherë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Franca, Holanda dhe Danimarka, dolën sërish hapur kundër Shqipërisë dhe për pasojë, çështja u shty për në maj të vitit 2020. Ky vendim i marrë nga BE-ja, nuk është pritur mirë nga shumë zyrtarë të Bashkimit Europian, të cilët deklaruan hapur se vendi ynë meritonte hapjen e negociatave. Shtyrja

e negociatave për 6 muaj, i ka dhënë kohë Shqipërisë që të plotësojë kushtet e vendosu-ra nga Bundestagu gjerman. Përpos ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Reformave, në këto 6 muaj, pritet që të ngrihen SPAK dhe BKH. SPAK brenda 15 dhjetorit, pritet të jetë tërësisht funksionale. KLP pak ditë më parë vendosi që më 25 nëntor të emërojë 8 anëtarë të SPAK, ndërsa brenda 3 javësh nga 25 nëntori, do të emërohet kr-yeprokurori i SPAK dhe do të transferohen të gjitha dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar tek Prokuroria e Posaçme.

Ornela ÇELPICA

Kryeprokurorja aktuale Arta Marku nuk ankimoi pranë Gjykatës së Apelit Administrativ për rendit-jen e kandidatëve nga Këshilli i

Lartë i Prokurorisë. Dje përfundoi afati për të ankimuar, ndërsa vetëm dy ditë më parë, Marku dorëzoi pranë KLP-së një kërkesë ku kërkoi që t'i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të Këshillit, i cili e renditi atë të dytën në garën për kryeproku-ror. Shkresat e kërkuara nga Prokurorja e Përgjithshme i janë vënë në dispozicion nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa Gjykata e Apelit Administrativ konfirmoi se nuk është bërë asnjë ankimim nga Arta Mar-ku. Pas kësaj, pritet që sot t’i dorëzohet Par-lamentit lista me tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, ku me 84 vota do të zgjidhet kryeprokurori, brenda një afati kohor prej 30 ditësh. Pas renditjes, kryetari i KLP-së, Gentian Ibrahimi i bëri thirrje Kuvendit që të zgjedhë kryeprokuror atë që vetë KLP-ja ka renditur të parin. Këshilli i Lartë i Prokuror-isë më 14 nëntor, vetëm një ditë pas interv-istave, renditi kandidatët, ku i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, ndjekur nga Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë. Kujtojmë se në ditën e interv-istave, më 13 nëntor, Arta Marku u përball me një sërë pyetjesh. Ku përveç dyshimeve për varësi politike, apo pyetjes ku iu kërkuan detajet për takimin me kryeministrin e ven-dit Edi Rama, Prokurorja e Përgjithshme, u pyet nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi se si e shikon në perspektivë bashkëjetesën mes PP dhe KLP. Përgjigja e Markut nisi se këto dy institucione nuk funksionojnë pa njëra- tjetrën. “KLP dhe PP janë dy institucione që nuk mund të funksionojnë pa njëra-tjetrën. KLP menaxhon burimet njerëzore ndërsa PP menaxhon produktin e këtyre burimeve njerëzore. Në ligj nuk parashikohet se si mund të bashkëpunojnë këto institucione, nuk ka asnjë dispozitë. Megjithatë unë mendoj që duhet bashkëpunim dhe brenda kompetencave që ka secili institucion. Nuk ka asnjë konflikt interesi për bashkëpunimin institucional”, tha ajo.

Ibrahimi i shkon në zyrë MetësNë kuadër të garës për kryeprokuror,

kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi takoi dje Presidentin e Repub-likës, Ilir Meta. Gjithashtu temë diskutimi ishte dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme. Takimi në fjalë është zhvilluar me kërkesë të kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe sipas njoftimit të bërë nga

Meta i kërkon llogari Ibrahimit për reformën në drejtësi

Tërhiqet Arta Marku, nuk ka ankimim për renditjen e kandidatëve në garën për

Prokurorin e Përgjithshëm, lista në Kuvend

Presidenca, KLP-ja ka mbështetjen e Metës për të garantuar një proces të suksesshëm. Gjatë takimit është diskutuar edhe njëherë qëndrimi i Metës për emërimin e Arta Mar-kut kryeprokurore, ndërsa theksoi se do të mbështesë procesin në mënyrë që të kemi sa më shpejt organet e reja të drejtësisë penale. “Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit të KLP-së, se pavarësisht rezervave që ai ka pasur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm

dhe vonesat në krijimin e këtyre institucion-eve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë drejtim Presidenti i Republikës do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës”, njofton Presidenca.

Dervishi: E drejta për informim është një liri dhe e drejtë themelore

Komisioneri për të Drejtën e In-formimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi foli dje për Konferencën e 41-të Ndërkom-bëtare të Komisionerëve të Mbrojt-jes së të Dhënave dhe Privatësisë, e zhvilluar në Tiranë. Në një intervistë televizive, Dervishi tha se e drejta për informim është një liri dhe e drejtë themelore. “Ne kemi një ligj të mirë, nga më të përparuarit në botë. Me ligjin e vjetër kemi qenë në vendin 85. Me ligjin e ri klasifikohe-mi në vend të 5 apo të 6, varet nga lëvizjet që bëjnë vendet e tjera, pra në çdo rast jemi në dhjetëshen më të mirë të ligjeve. Është e rëndësishme të kesh ligj të mirë e të zbatueshëm mire. Ligji ka disa risi. E para ka shkurtuar afatet. Nuk kërkon më 40 ditë për një përgjigje, por është në rastin më të gjatë, 10 ditë pune. Se pas 40 ditësh humbet aktualiteti i një informacioni”, tha ai.

KPA shkarkon përfundimisht Artor Yllin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dje përfundimisht nga de-tyra ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artor Ylli. Trupa gjykuese, pas seancës në dhomën e këshillimit, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të marrë në nëntor të një viti më parë. Komisioni, vendosi shkarkimin e subjektit të rivlerësimit pasi nuk justi-fikonte disa transferta bankare. Sipas KPK, subjekti nuk arriti të justifikon-te me dokumentacion ligjor shumat 16,000 USD, 30,000 USD dhe 10,000 USD që i ka dërguar një shtetasi kin-ez. Por, anëtarët e KPK-së u “ndanë” për marrjen e vendimit. Roland Ilia ndryshe nga të tjerët, tha se Artor Ylli duhet të ishte konfirmuar në detyrë, pasi sipas tij niveli i konstatimeve në lidhje me pasuritë, vlerësimin e fig-urës dhe vlerësimin profesional, nuk plotësojnë kriteret dhe shkaqet për ta shkarkuar nga detyra.

Page 8: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT8 E Enjte 21 Nëntor 2019

4,6,8,9,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rakip Suli prezanton arritjet e 100 ditëve të para në Bashkinë Kamëz, premton epokë të re dhe paralajmëron padi për abuzuesit

Ja angazhimi i kryebashkiakut për vitin 2020

Miratimi i reformës zgjedhore, OSBE: Rekomandimet tona nuk janë adresuar, mbështesim komisionin e posaçëm

Pas reformës në drejtësi, një rëndësi e veçantë po i jepet edhe reformës zgjedhore, ku OSBE-ODIHR po mbështet hapa konkretë drejt përfundimit të kësaj reforme në Shqipëri. Zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz rea-goi ditën e djeshme për mediat në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore. Duke folur për dy tryezat e organizuar anga OSBE/ODIHR në Tiranë me partitë politike, si dhe propozimet e tyre mbi mënyrat sesi duhet zhvilluar reforma zgjedhore, Andrusz theksoi se, rekomandimet

e ODHIR nuk janë adresuar ende. “Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) mori pjesë në tryezat e rrumbullakëta për reformën zgjed-hore në Shqipëri, në mënyrë që të mbështesë hapa konkretë drejt përfundimit të reformës zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR që nuk janë adresuar ende”, tha zëdhënësja e OSBE. Andrusz theksoi më tej se ODIHR vazhdon të japë asistencë teknike për komisionin e posaçëm për reformën zg-

jedhore. “ODIHR vazhdon të japë ekspertizë teknike për Komisionin ad hoc të Parlamentit të Shqipërisë për reformën zgjedhore dhe in-stitucionet e tjera përkatëse, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe part-nerë të tjerë ndërkombëtarë”, u shpreh Katya Andrusz. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka organizuar dy tryeza me të gjithë aktorët poli-tikë për të diskutuar për reformën zgjedhore. Dy ditë më parë, Prezenca e OSBE organizoi së bashku me Këshillin e Europës/Bashkimin

Europian dhe Institutin Demokratik Amerikan (NDI), një tryezë teknike të rëndësishme për reformën zgjedhore, përqendruar te financimi i partive dhe i fushatave zgjedhore. Në këtë tryezë morën pjesë anëtarë të mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj joparlamenta-re. Anëtarët e Partisë Demokratike propozuan që të ketë financim 100 për qind nga buxheti i shtetit për partitë politike, gjë që u kundërsh-tua nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke sjellë dhe një përçarje mes tyre.

Elisjeda KIKO

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli prezantoi ditën e djeshme arritjet e 100 ditëve të para në

krye të këtij institucioni, si dhe të gjitha problematikat që ka hasur me marrjen e detyrës. Ai theksoi se Bashkia e Kamzës ka shumë probleme, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur për shkak të keqqeveris-jes së kryebashkiakut të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Të pran-ishëm në prezantimin e arritjeve në këtë bashki ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Rakip Suli u shpreh se në Bashkinë Kamëz janë bërë shumë keqpërdorime, duke shtuar se të gjithë ata që për 12 vite kanë abuzuar do të shkojnë para drejtësisë. “Qendra e Kamzës është 150 mijë metra katrorë. Çdo pronë do rritet me minimumi 30 për qind. Por shumë mund të pyesin se çfarë do të bëhet me këta abuzues që përmende. Shumë shpejt abuzuesit para drejtësisë”, tha Suli. Më tej, kryebashkiaku shtoi se vetëm në 100 ditë të ardhurat në bashki kanë kapur vlerën e 1 miliard e 300 mil-ionë lekë të vjetra, duke shtuar se tashmë po merren masa edhe për rregullimin e planit urbanistik. “Ne kemi bërë disa hapa. Së pari u bë rishikimi i buxhetit dhe kjo gjë u miratua në këshillin bashkiak. Më pas u realizua rishikimi i të ard-hurave, si dhe rritja e të ardhurave me 6.7 për qind, rreth 1 miliard e 300 milion lekë të vjetra. Por nga taksat tuaja janë konsumuar vetëm 50 mijë euro dhe duhet të shihni se sa shumë punë është bërë. Ne po bëjmë strukturën për të ditur pozicionin dhe detyrën për secilin dhe për të bërë analizën e çdo sektori dhe çdo drejtori se kush punon të rijë kush nuk punon të shkojë në shtëpinë e vet. Ne gjithashtu kemi marrë masat edhe për planin urbanistik. Kamza është e vetmja bashki që nuk ka një plan urbanistik, duke bllokuar në kë të mënyrë Paskuqanin. Kjo gjë sjell tre gjëra shumë të rëndësishme: së pari zhvillimi i zonës dhe dhënien e lejes së ndërtimit duke plotësuar të

gjitha ato kushte që duhen; së dyti rritja ekonomike sepse do hapen më shumë vende pune dhe së treti vijnë më shumë taksa në Bashkinë Kamëz”, tha Suli.

Qeverisja gjatë 2020Më tej, kryebashkiaku i Kamzës

deklaroi se gjatë vitit 2020 nuk do të marrë asnjë taksë nga familjet që janë me ndihmë sociale, duke shtuar se qytetarët kanë nevojë për njerëz që punojnë për ta dhe jo për përfitime personale. “Për vitin 2020 ne do marrim 0 taksë për ata që janë me ndihmë sociale. Jam në një zonë që ka shumë halle dhe ne po diskutojmë se si do rri-sim të ardhurat. Kushti dhe kriteri

Përplasjet Qeveri-Presidencë, Spaho:

Meta në të drejtën e tijIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike Edmond Spaho, komentoi ditën e djeshme përplasjen mes Presidencës dhe mazhorancës. Gjatë një interviste televizive, Sp-aho u shpreh se Meta është në të drejtën e tij, ndërsa shton se është momenti që me shkeljet e kryera, kreu i KED të bëhet shembull. “Nuk kemi qëndruar indiferent, madje e kemi shprehur qëndrimin tonë. Presidenti është në të drejtën e tij për qëndrimin që po mban. Të gjitha arsyetimet që dëgjojmë janë vetëm për të mbuluar objek-tivat e mazhorancës për të kapur këtë institucion. Nuk njoh ndonjë jurist që të thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën kur analizo-hen veprimet e tij për plotësimin e Kushtetueses. Kryetari i Këshil-lit të Emërimeve në Drejtësi të bëhet shembull dhe t’i tregojnë të gjithëve se ligji dhe Kushtetuta janë një për të gjithë dhe duhen respektuar”, tha ai.

Merkel: Sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

Kancelarja gjermane ka thënë në Zagreb se do të bisedojë me Francën për të krijuar kushtet për fillimin e ne-gociatave me Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron konsensus sa më të shpejtë me Francën për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Këtë ajo e tha të mërkurën në Zagreb, pas një takimi me homo-logun e saj kroat, Andrej Plenkoviç. “I mbështesim planet e qeverisë kroate për të organizuar një konferencë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor në formatin e plotë BE. Dhe do të jetë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet për fillimin e negoci-atave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ajo. Duke pasur parasysh propozimin e ri të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit, kancelarja gjermane tha: “Ne tani du-het të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar , që duhen ndryshuar, në procesin e zgjerimit”.

jonë është që të jemi në ndihmë të familjeve në nevojë. Ne për 100 ditë kemi mbledhur 1 milion euro, ndërsa ata para nesh i kanë bërë me tendera për 5 muaj, janar-maj 1 miliard e 154 milionë, duke mos hedhur asnjë lek në arkën e bash-kisë. Qytetarët kanë nevojë për ata që u bëjnë çerdhe, kopshte e shkolla për fëmijët dhe jo partinë, kanë nevojë për njerëz që bëjnë për qytetarët jo të mendojnë për përfitime vetjake. Planifikimi fiktiv i të ardhurave nuk është bërë i sak-të për të pasur më tepër përfitime personale”, tha Suli.

KeqmenaxhimiPor ashtu, kryebashkiaku i

Kamzës akuzoi paraardhësin e tij Xhelal Mziu, duke e akuzuar se përgjatë 12 viteve e ka keqmenax-

huar këtë zonë, duke shtuar se në 30 qershor PD mori dënimin që meritonte nga qytetarët. “Unë nuk do bëj asnjëherë politikë. Bashkia e Kamzës ka qenë më e keqmenax-huara në gjithë këto vite. Por ka pas-ur edhe shumë problematika. Rrugë të ndërtuara pa infrastrukturën përkatëse. Planifikim pa kanalizim të ujërave të zeza, ujërave të bard-ha, linjat rezervë që janë për linjat telefonike, apo trotuaret që janë të tmerrshme apo muret rrethues. Në 2020 nuk do ketë asnjë rrugë pa kanalizimin e ujërave të zeza dhe ujërave të bardha. Në shumë rrugë ne ndërhymë dhe zgjidhëm prob-lematikën e kanalizimeve. Në 30 qershor PD mori atë që meritonte, dënimin nga Kamza se për 12 vjet iu mori në qafë”, tha Suli.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se qeveria do ta transformojmë Kamzën në një qytet modern për të gjithë. “Ne kemi një ëndërr dhe një vizion për Kamzën, që asnjë i ri apo e re të mos ndihet si qytetar i dorës së dytë. Dhe kjo do planifi-kim, do punë, duke nisur me kanalet e ujërave të zeza, rrugë, infrastrukturë, shkolla, kopshte, çerdhe, qendra e qytetit, pallatet, fasadat të gjitha janë pjesë e një vizioni të qytetit të fundit të rilindjes urbane, por jo më pak të rëndësishme Rilindja Urbane do vijë në Kamëz më

forcën e kësaj mazhorance dhe kryetarin e bashkisë, Rakip Sulin. Ne do ta transformojmë Kamzën dhe unë jam e sigurt që në katër vite, Kamza do të jetë një qytet krejtësisht tjetër, një hapësirë urbane, një hapësirë për pleqtë, për të rinjtë, për të rejat, për fëmijët, për qytetarët, dhe unë besoj se diferenca e madhe që e ndan Kamzën nga Tirana për shkak të keqqeverisjes do sheshohet dhe çdo qytetar i Kamzës do të ndihet si pjesë e një hapësire më të madhe, hapësirës së përbashkët të Tiranës dhe Kamzës. Ky është vizioni ynë”, tha ajo.

QEVERIA DO TRANSFORMOJË KAMZËNSPIROPALI:

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla theksoi se këto 100 ditë janë prova e qartë se si duhet të ndryshojë Bashkia Kamëz në drejtimin e duhur. “Siç thotë pop-ullit, dita duket që me sabah, besoj që mëngjesi i këtyre 4 viteve në krye të bashkisë nga ana e Rakip Sulit është gjest që tregon një su-perangazhim. Jam shumë i sigurt se është fillim i mbarë. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë në qershor të vitit 2023, për ndonjërin që nuk e ka fiksuar akoma. Dua t’ju nxis të gjithëve, banorëve të Kamzës që formalizimi jo vetëm i bashkisë duhet të bashkëshoqërohet me luftën kundër informalitetit kudo. Fatura e ujit të pijshëm duhet të paguhet, fatura e energjisë elektrike po ashtu”, tha Balla.

Balla, qytetarëve të Kamzës:

Paguani faturat

Page 9: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ermonela Felaj: Sipas rregullores duhet të ishte i pranishëm për të dis-kutuar ministri Lleshaj.

Myslim Murrizi: Propozoj të shty-het mbledhja deri kur të vijë ministri, është me rëndësi të jetë vet Lleshaj për të diskutuar mbi buxhetin për 2020.

Xhemal Qefalia: Më duket non sens të shtyjmë mbledhjen mund ta zhvillojmë edhe me zv/ministrin.

Ermonela Felaj: Mbledhja u caktua në këtë orar sepse e kërkoi

vetë ministri Lleshaj, nuk kam asnjë njoftim pse nuk është paraqitur vetë ministri. Duhet të jemi korrekt me oraret

Lefter Maliqi: Rëndësia e këtij institucioni është shumë e rëndë-sishme, të jetë i pranishëm ministri i Brendshëm.

Ermonela Felaj: Zoti Hodaj unë e vlerësoj angazhimin tuaj, por duhet të shtyjmë mbledhjen, për shkak dhe të qëndrimit që patën kolegët e opozitës.

DEBATET MË KOMISIONIN E SIGURISË

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo është shprehur i shqetësuar në pranverë të këtij viti përpara anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri. Mësohet se një pjesë e asaj çfarë Helidon Bendo ka ndarë me deputetët ishte edhe shqetësimi për tentativat e Rusisë në rritjen e influencës në Shqipëri.

“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë”, mësohet të jetë shprehur Bendo, i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence. Pikërisht për këtë çështje, disa prej anëtarëve të komisionit të sigurisë kombëtare kanë ngulmuar duke i drejtuar një mori me pyetje.

NDËRHYRJE RUSE NË SHQIPËRI, REAGIMI I KREUT TË SHISH “Siguria kibernetike”, Mediu takon zyrtarë të lartë amerikanë

Kreu i Partisë Republikane, Fat-mir Mediu ka bërë publike në rrjetet sociale detaje nga vizita që ka zhvilluar dje në Malin e Zi. Në statusin e tij, zoti Mediu bën me dije se është takuar me një sërë zyrtarësh të lartë ameri-kanë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë siguria kibernetike. “Bashkë me Gjeneralin Jim Jones, Ish Komandanti Suprem i NATO-s, Këshilltari për Sig-urinë i SHBA, John Lord Zv/President i Jones Group, zhvilluam një vizitë në Malin e Zi ku u takuam me: Presiden-tin Milo Djukanovic, Kryeministrin Dushko Markovic, Kryetarin e Par-lamentit Ivan Brajovic, Zv/Kryetarin Branimir Gvozdenovic. Diskutimet u përqendruan në të ardhmen e NATO-s, si Aleanca më e fuqishme politiko-ush-tarake. Iniciativa e 3 Deteve: Siguria kibernetike, dhe në mënyrë të veçantë rrjeti 5G, sfidat e sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga kontrolli i këtij rrjeti, prej Shteteve si Kina. “Liria nuk është për shitje dhe Siguria nuk është e lirë””, deklaroi Mediu.

Balliu reagon pas padisë së PD për

projektin te “Unaza e Re”Partia Demokratike depozitoi dje

kallëzimin penal për projektin tek ”Un-aza e Re”. PD-ja i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e he-timeve. Padia u depozitua nga ish-de-puteti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata. Gjatë një deklarate për mediat, Balliu tha dje se prokurori duhet të nisë menjëherë hetimet për çështjen dhe të pezullojë punimet në zonë. “Ata po dhunohen, po u shkatërrohen shtëpitë, për shkak të një projekti korruptiv, i cili ka për qëllim të prishë foletë e fëmijëve të banorëve për të ndërtuar kështjellat e oligarkëve dhe pushtetarëve të ink-riminuar. Prokuroria duhet të pezullojë punimet tek Unaza e Re siç bëri me DH-në, nisi hetimet dhe pezulloi puni-met. Të pezullojë urgjentisht tenderin e Salillarit sepse është në konflikt të pastër interesi sepse nuk mund të jesh nën hetim tek Loti i dytë dhe të fitosh tender tek Loti 1”, deklaroi Balliu.

Britanikët nisin tentativat për të zbuluar paratë e pista, OJF-të trajnohen nga ekspertë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Parandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit janë kthyer në dy nga çështjet më kryesore financiare në sistemin e sotshëm shqiptar. Gazeta e ka deklaruar se shumë pushtetarë të korruptuar kanë fshe-hur paratë jashtë vendit, njëri prej të cilëve është edhe Britania. Për këtë arsye britanikët kanë nisur tentativat për të zbuluar paratë e pista. Kjo u bë e ditur ditën e djeshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila ka njoftuar se në kuadër të nismës për të luftuar këto dy fenomene mjaft të rrezikshme, ka

kryer një trajnim të plotë me 35 përfaqësues të Organizatave Jo-Fitimprurëse. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Tatimeve njoftoi se udhëheqësi i trajnimit ka qenë eksperti britanik z.Joshua Fabridge, me një eksperiencë të spikatur në veprimtarinë e kësaj fushe. Sipas DPT, OJF-të trajnohen nga ekspertë për pastrimin e parave dhe financi-min e terrorizmit. “Udhëheqësi i trajnimit ka qenë eksperti britanik z.Joshua Fabridge, me një eksperiencë të spikatur në veprimtarinë e kësaj fushe. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën

mundësinë të njiheshin me mënyrat se si OJF-të mund të bëhen viktima të këtyre fenomeneve, mënyrat se si mund t’i parandalojnë ato, si dhe të njiheshin me të gjithë kuadrin ligjor të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terroristëve. Në jo pak raste OJF-të shqiptare janë cilësuar si jo-ekzistente dhe pa asnjë kontribut në sho-qërinë civile, mirëpo statusi i krijimit të tyre u jep mundësinë të qarkullojnë shuma të mëdha parash, në emër të aktiviteteve dhe fushatave bamirëse, që shpeshherë nuk vihen në jetë, por

përdoren si justifikim për pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Drejtoria e Përg-jithshme e Tatimeve theksoi se inspektorët e kontrollit tatimor gjithashtu janë trajnuar mbi Udhëzimin: “Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terroriz-mit”. Ata kanë ofruar të gjithë mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për të ndjekur proce-durat dhe praktikat e duhura si nga ana ligjore ashtu edhe tatimore për organizatat e OJF-ve.

Rigels SELIMAN

Paralajmërimet nga rreziqet që i kanosen vendit tonë nga forca të jashtme kanë detyru-ar qeverinë që të rrisë fondet

për Shërbimin Informativ Shtetëror për vitin 2020. Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëgjimore mbi diskutimin në parim të projektbuxhetit 2020 për SHISH. Pjesëmarrës në këtë seancë dëgjimore ishin drejtori i Departamen-tit të Administrimit dhe Shërbimeve, Ylvi Aga; drejtoresha Juridike, Enkele-da Peka dhe drejtoreshën Ekonomike dhe e Administrimit, Romina Peci. Punimet e Komisionit për buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror nisën me debate, pasi opozita kërkoi shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se nuk mund të raportonin punonjës në vend të drejtorit. Megjithatë, kjo kërkesë e deputetëve opozitarë nuk u mor në kon-sideratë nga kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, duke bërë që komisioni të vijonte punën normalisht.

Rriten fondet ndaj SHISHQë në nisje të fjalës së tij, drejtori

i Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve në SHISH, Ylvi Aga vlerë-soi fondet e akorduara nga qeveria për vitin 2020, ndërsa theksoi se këto fonde do t’i vijnë në ndihmë institucionit sa i takon rreziqeve nga jashtë që i kanosen vendit tonë. “Kërkesat buxhetore nga ky institucion kanë qenë në përputhje me objektivat e politikës së programit “Vep-rimtaria Informative Shtetërore. Rritja e buxhetit tregon qartë angazhimin për forcimin dhe modernizimin e këtij institucioni si nevojë për t’iu përgjigjur sfidave të rëndësishme të këtij shërbi-mi në çështjet e sigurisë kombëtare”, deklaroi ai. Pra, duket qartë që thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë janë marrë parasysh nga qeveria, e cila i ka akorduar fonde shtesë për vitin 2020 për Shërbimin Informativ Shtetëror në mënyrë që ky institucion të rrisë vigjilencën ndaj rreziqeve të jashtme që i kanosen sigurisë tonë kombëtare, sidomos rreziku rus. Thënë ndryshe, në buxhetin e vitit 2020 qeveria ka rritur fondet ndaj SHISH për të forcuar nevojat anti-ruse. Por pavarësisht se ishte i kënaqur me buxhetin e akorduar nga qeveria për Shërbimin Informativ Shtetëror sa i takon vitit 2020, drejtori i Departamentit të Administrimit dhe

Buxheti i vitit 2020, SHISH kërkon 11 milionë lekë fonde për blerjen e pajisjeve

Buxheti, rriten fondet ndaj SHISH për të forcuar masat anti-Rusi, mazhoranca e opozita bëhen bashkë kundër Lleshajt

Shërbimeve në SHISH, Ylvi Aga kërkoi fonde shtesë për të marrë masat e nev-ojshme kundër sulmeve kibernetike. “Kërkojmë fond shtesë prej 11 milionë lekë dhe nevojitet për blerjen e një softueri për mbrojtje nga këto sulme, të cilat kërcënojnë sigurinë e vendit, por edhe atë globale. Po ashtu, kërkojmë një fond shtesë prej 59 milionë lekësh për

përmbushje të nevojave të institucionit”, deklaroi drejtori Aga. Më pas, për shkak të informacionit të klasifikuar mbledhja në vijim vazhdoi me dyer të mbyllura.

Mungesa e Lleshaj, debate në komision

Por përveç SHISH, në axhendën e Komisionit të Sigurisë ishte parashi-kuar edhe një seancë dëgjimore me

ministrinë e Brendshme sa i ta kon bux-hetit të vitit 2020. Edhe kjo mbledhje ka nisur me debate në komision, ku ishte caktuar seanca me ministrin e Brend-shëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit nuk kishte ardhur në mbledhje, pavarësisht se një ditë më parë e kishte vendosur orarin si të përshtatshëm dhe në vendin e tij kishte dërguar zëvendësin, Julian Hodaj. Mirëpo, kjo lëvizje nuk është pranuar nga deputetët e opozitës Myslim Murrizi dhe Lefter Maliqi, të cilët kërkuan shtyrjen e mbledhjes. “Propozoj të shtyhet mbledhja deri kur të vijë ministri, është me rëndësi të jetë vet Lleshaj për të diskutuar mbi buxhetin për 2020”, deklaroi Murrizi. Pas debateve, deputetët Murrizi dhe Maliqi janë larguar nga mbledhja, duke detyruar kryetaren e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj që të shtyjë për sot diskutimin. Zoti Hodaj unë e vlerësoj angazhimin tuaj, por duhet të shtyjmë mbledhjen”, deklaroi deputetja Ermonela Felaj.

Page 10: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

10 GAZETA SOTE Enjte 21 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Për ngritjen e Prokurorisë Speciale SPAK janë alokuar 371 milionë lekë, ndërkohë që janë alokuar 154 milionë lekë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në vitin e shkuar u alokuan 313 milionë lekë për KLP dhe KLGJ dhe 2.5 miliard lekë për shpenzime page dhe investime të tjera për këto institucione. Pagat e punonjësve të institucioneve të sistemit të

drejtësisë vijojnë në rritje. Kështu kemi pasur një rritje 29% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018 dhe tashmë nga 2019-2020 do kemi sërish rritje me 23% më shumë. Sa i takon mbështetjes në Drejtësi vitin e shkuar u investuan nga buxheti, 551 milionë lekë investime në dre-jtësi, 238 milionë lekë pajisje zyre, pjesa tjetër fond ‘IT'”, deklaroi dje ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Buxheti 2020, Gjonaj: 371 milionë lekë për SPAK

Relatori i buxhetit, deputeti socialist, Bashkim Fino e pyeti ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se a kanë një ide se sa do të jetë rritja e pagave. “Fondet janë por institucionet e drejtësisë kërkojnë fonde shtesë për pagat, staf, shoferë (referuar seancave dëgjimore të disa ditëve më parë). A keni ju një strukturë të posaçme në ministrinë tuaj për monitorimin e këtyre institucioneve të drejtësisë? Prokurorët marrin një pagë dy herë më

të lartë se presidenti i Republikës. Ju duhet te keni një strukturë organizative për të monitoruar?”, e pyeti Fino, Gjonajn. Ndërsa ministrja u përgjigj se piramida e pagave ka ndryshuar dhe pjesa e sistemit të drejtë-sisë ka tërësisht një ndryshim shumë të madh dhe bie dakord me shqetësimin e Finos që duhet të jemi në një proces diskutimi për një akt nënligjor për të rregulluar procesin e marrjes së pagës shtesë.

FINO “THUMBON” GJONAJN PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË BURGJEVE

Erion Veliaj: Të rishikohet harta territoriale, aeroporti i Rinasit të jetë i Tiranës, TVSH zero për transportin publik elektrik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj propozoi dje rishikimin e ndarjes së re territori-ale, ku aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës. I ftuar për të diskutuar në Komisionin e Ligjeve rreth projektbuxhetit për pushtetin vendor për vitin 2020 nën cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, Veliaj ngriti shqetësimin se nuk mund të investojë në një territor që nuk është i Tiranës, si në rastin e Rinasit, duke shtuar se kjo zonë duhet të kalojë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. “Reforma Fino-Çuçi ka adresuar 99.99 % të shqetësimeve megjithatë duke qenë se ishte volu-

minoze duhet të ketë një rishikim të korrektimit të kufijve. Do ju sjell një shembull konkret me të cilën kam bërë një dakordësi me kryeministrin dhe do të doja që kur të më vijë këtu të jeni të përgatitur. Nuk mundet aeroporti kombëtar i Shqipërisë, i Tiranës të vazhdojë të jetë në Fushë-Krujë dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Vetëm segmenti qafë e Kasharit ku mbaron kufiri i Tiranës deri tek rre-thrrotullimi i Rinasit ka 192 çarje të paligjshme në rrugë. Ne s’kemi dot integritet rruge Rinas-Tiranë. Pra, vjen një delegacion të takojë Parlamentin dhe nga rruga Rinas-Tiranë shikoni se si ne është

si Kabul. Kështu që kjo mund të bëhet në të zezë deri në njëfarë mase. Por unë nuk investoj dot të bëj pemë, të çoj shërbimet e Policisë Bashkiake dhe të IMT-së në një territor që nuk është i imi, se është shkelje”, deklaroi ai. Më tej, Veliaj deklaroi se vitin e ardhshëm do të nisi projekti i ndërtimit të Piramidës. Veliaj tha ndër të tjera se projekti i Piramidës së Tiranës do të jetë një qendër teknolog-jike dhe informacioni për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm. “Piramida e Tiranës është parashikuar të fillojë punimet vitin tjetër, do të jetë ndërtesë ikonë e cila do të jetë edhe investimi kryesore për vitin që

vjen. Parashikohet që të jetë qendër e teknologjisë së informacionit ku 5 mijë të rinj, nxënës të kenë mundësi që të marrin kurse të standardeve më të larta ndërkombëtare kur vjen puna tek njohuritë dixhitale”, u shpreha ai. Ndërkohë, Veliaj theksoi se investimi tjetër do të jetë edhe për mbetjet urbane që synohet që të krijohet një impiant që të kthejë mbetjet në energji. Ai është ndalur edhe tek makinat elektrike duke thënë se flotat e taksive në Tiranë po kthehen elektrike, ndërsa ka propozuar se TVSH për transportin publik me autobusë elektrik të bëhet zero në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në mjedis.

Rigels SELIMAN

Qeveria ka në plan që të rrisë pagat për policët e burgjeve, infermierët, mjekët dhe shër-bimet e tjera ndihmëse në

institucionet e vuajtjes së dënimit. Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve në vijim të shqyrtimit të projektligjit “Për projektbux-hetin 2020” zhvilloi një seancë dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë. E pranishme në komision për të diskutuar për pro-jekt-buxhetin e vitit 2020 ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit teksa vlerësoi buxhetin e flokuar nga qeveria për Ministrinë e Drejtësisë, zbuloi se po shikohet mundësia për të rritur pagat e policisë së burgjeve dhe nëpunësve të tjerë të atashuar në këto institucione gjatë vitit 2020, ndërsa falënderoi gjithashtu qever-inë, por edhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen që po i japin ministrisë dhe sidomos reformës në drejtësi. Sipas saj, Komisioni Europian do asistojë për 2020 një shumë prej 1.5 mln euro për dre-jtësisë. “Ky buxhet shtesë i vjen në ndihmë institucioneve të reja. Rritja buxhetore me 29%. Ndërtimi i institucioneve për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve. Është konsideruar si ndër investimet me prioritare. Drejtësia për të miturit për herë të parë ka një buxhet të konsiderueshëm. Korrupsioni në administratë. Funksionimi i Task Forcës ka sjelle rezultate. Për 2019 ka pasur ndryshim duke dedikuar një drejtori specifike për çështjet ndëshkuese të kor-rupsionit. Kemi pasur një bashkëpunim me Komisionin Europian me mbështetje buxhetore për luftën kundër korrupsionit me 10 mln euro. Komisioni Europian do asistojë për 2020 një shumë prej 1.5 mln euro. Mbështetje financiare dhe nga Fondacioni Soros. Po shikohet mundësia për rritje pagash të policisë së burgjeve. Edhe për stafin mjekësor në burgje dhe nëpunësit e tjerë”, deklaroi ajo.

Dëmshpërblim për ish-pronarëtPor përveç mundësisë për të rritur

pagat e punonjësve të burgjeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha edhe një tjetër lajm të mirë për ish-pronarët. Gjonaj theksoi para Komisionit të Ligjeve se pronarëve që u është njohur prona do të kompensohen vitin e ardhshëm. Sipas saj, buxheti i vitit 2020 ka vënë në dispozicion të pronarëve plot 37 milionë dollarë. “Një mijë pronarë të cilëve u është e njohur e drejta e pronësisë do të përfitojnë vitin e ardhshëm shumat përkatëse nga Agjen-cia e Trajtimit të Pronave. Në dispozicion

Buxheti 2020, Gjonaj: Do mbështesim institucionet që luftojnë korrupsionin

Qeveria paralajmëron rritje pagash për gardianët dhe punonjësit e burgjeve, ja sa para do shkojnë

për ish-pronarët dhe reformën në drejtësi

të Agjencisë së Trajtimit të Pronave janë vënë për vitin e ardhshëm rreth 37 milionë dollarë me këtë qëllim. Agjencia e Trajtimit të Pronave kompenson mesatarisht 800 pronarë në vit, shifër që sipas qeverisë është e ulët, ndërkohë që po merren ma-sat që numri të rritet në vijim”, u shpreh ministrja Gjonaj.Mbështetje për reformën në drejtësi

Por përveç kompensimit të ish-pr-

onarëve, buxheti i vitit 2020 parashikon mbështetje edhe për reformën në drejtësi dhe sidomos institucioneve të ngritura prej saj. Ministrja Etilda Gjonaj theksoi se ky buxhet fokusohet në dy prioritete krye-sore, sikundër është reforma në drejtësi dhe në luftën ndaj korrupsionit. Sipas saj, reforma në drejtësi vijon të jetë në fokus të qeverisë, duke i alokuar një buxhet prej 5.7 miliardë lekë për këtë reformë dhe

Projektbuxheti vendor 2020, Ademi: Nuk më ftoi Manja

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, njëherazi edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi, ka reaguar dje për deklaratën e kryeta-rit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, se ajo ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në diskutimin për projektbuxhe-tin vendor në 2020. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ademi shprehet se nuk ka qenë e ftuar në mbledhjen e komisionit. “E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje, as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj, lidhur me projektbux-hetin. Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dezinformuar mediat dhe publikun”, deklaroi Ademi.

75-vjetori çlirimit, veteranët akuza kryebashkiakes së

ShkodrësVoltana Ademi po e kthen Shkod-

rën në një republikë në vete duke “har-ruar” plotësisht 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Një reagim i tillë ka ardhur dje nga kreu i veteranëve të luftës anti-fashiste-çlirimtare në Shkodër, Zamir Llazani, i cili në emër të veteranëve ka shprehur indinjatën ndaj Bashkisë Shkodër, e cila sipas tij, nuk ka planifi-kuar asnjë event për këtë festë më 29 Nëntor. “Kam dalë në këtë prononcim publik pas një takimi që bëmë ne organizata e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve për të shprehur indin-jatën për mos seriozitetin në rastin e programit që Bashkia Shkodër ka bërë për kremtimin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Jemi shumë të indinjuar për dekorin dhe programin që ka hartuar bashkia e Shkodrës. Bashkia ka dalë si një republikë në vete, ku nuk e njeh dhe ku nuk ka marrë asnjë masë për kremtimin e 75 vjetori të çlirimit. Në emër të organizatave dhe të popullit që përfaqësojmë ne shprehim edhe njëherë indinjatën”, deklaroi Llazani.

më konkretisht 11% më shumë se një vit më parë. “Nëse ndalemi te reforma në drejtësi, qeveria ka dhënë një mbështetje maksimale, që nuk ka munguar në asnjë moment, si në aspektin e burimeve financiare, ashtu në ato njerëzore për implementimin dhe vijimin e reformës në drejtësi. Në buxhetin e vitit 2020 janë alokuar 5.7 miliardë lekësh për reformën në drejtësi, ose kemi një rritje prej 11% më shumë sesa në vitin e shkuar, apo në terma real 6 milionë lekë më shumë. Me ato çfarë është planifikuar në vitin 2020, ky buxhet shtesë është një buxhet që i vjen në ndihmë institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Po ta krahasojmë dhe me vitin 2018, mbështetja vijon gjithnjë në rritje. Kështu në buxhetin e vitit 2019, rritja buxhetore ka qenë 25% më shumë se në vitin 2018, në vlera reale, mbështetja buxhetore jashtëzakonisht e madhe, duke reflektuar prioritetin e qeverisë shqiptare për të ngritur një sistem të pavarur të dre-jtësisë”, nënvizoi ministrja Gjonaj.

Page 11: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 11

Opozita dhe qeveria debate për koncesionet

Denaj mbron koncesionet, deputetët e opozitës kritika për PPP-të në shëndetësi, Ahmetaj akuza

për batërdinë e PD në rrugën Tiranë-ElbasanEsmeralda HIDA

Dje ministrja e Financave, Anila Denaj, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë rreth planeve

dhe pritshmërive të qeverisë në lidhje me kontratat koncesionare. Teksa min-istrja foli për disa projekte risi të operu-ara nga Partneriteti Publik Privat, de-putetët e opozitës shfaqën pakënaqësi, duke vënë theksin tek koncesionet e shëndetësisë. Gjatë debatit për fondet që shkojnë për këto PPP, ishte Suzana Topi, e cila specifikoi projektin për of-rimin e shërbimit të Check-UP. Sipas saj, kjo kontratë ka marrë më shumë fonde nga sa i nevojiten dhe se nuk e ka realizuar qëllimin e plotë të qever-isë për shërbim cilësor tek pacientët. “Qeveria financoi koncesionarin e Check-UP me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë tek pacientët. Sipas konstatimeve tona pacientët nuk kanë marrë shërbim të plotë cilësorë, doja të dija saktësisht cili është efekti në shërbim i kij projekti”, tha Topi. Menjëherë Denaj e kundërshtoi duke thënë se në raport më fondet e marra dhe shërbimet e ofruara, projekti i Check-UP ka rezultuar pozitiv dhe po redukton kostot. “Check-UP është një projekt i rëndësishëm i qeverisë, duke marrë bazë fondin e dhënë për këtë koncesionar rezultatet e tij janë mjaft të mira. Check-UP është një kontratë që ka ulur koston si për qytetarët edhe

BERZH vlerësim pozitiv për Shqipërinë, përmisim drejt G7

Banka Europiane e Investimeve jep 200 mijë euro për projektin në veri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep një vlerësim pozitiv për Shqipërinë në raportin e fundit të tran-zicioni. Ky raport i referohet hendekut të vendeve që mbulon banka me ato të G7-ës në dre-jtim të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë të shprehur në PPP. Të dhënat tregojnë se vendi ynë e regjistron këtë normë në masën 28% të mesatares së BE-së, duke bërë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të jemi të parafundit, me Kosovën që zë vendin e fundit. Në drejtim të ngushtimit të hendekut me

vendet e G7-ës, BERZH tregon se Shqipëria është përmirësu-ar më shumë gjatë periudhës 1996-2017. Gjatë kësaj kohe, Shqipëria ka ngushtuar me 30% hendekun në qeverisje me 7 vendet më të industrializuara, çka do të thotë se në 2 dekadat e fundit ka bërë hapa para. Në vitin 2000, kjo normë për Shqipërinë fiksohej në gjysmën e asaj që është sot, në rreth 14% të mesatares së vendeve të G7-ës. Vendet që mbulon BERZH, kanë një diferencë të theksuar me vendet e G7-ës edhe në drejtim të qeverisjes.

Së fundmi, Banka Euro-piane e Investimeve përcaktoi shumën që do t’i japë Shqipërisë për projektet në veri të vendit. 200 mijë euro do të shkojnë për përgatitjen e planit, në kuadër të projektit të investimeve në rajonin verior të Shqipërisë. Referuar kontratës së nënsh-kruar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që është autoriteti kontraktues, BEI deklaron se kjo është faza e parë dhe ka lidhje me asistencën teknike me përgatitjen e një programi rajonal të investimeve. Inves-timet do të shtrihen më tej në

një program më të gjerë të asistencës teknike të miratuar me vlerë deri në 3 milionë euro për t’u zbatuar në partneritet me FSHZH në mbështetje të rajonit. Ky investim i financuar nga BEI, nëpërmjet Iniciativës së Rezistencës Ekonomike, ka të bëjë me një zonë që përfshin vijën bregdetare të Adriatikut midis Shëngjinit dhe Velipojës, brigjet e liqenit të Shkodrës, lumit Buna dhe portës së Ko-plikut në Alpet shqiptare dhe përfshin pjesë të territoreve të bashkive të Shkodrës, Lezhës dhe Malësisë së Madhe.

Detyrimet e prapambetura, qeveria ultimatum administratës për verifikim

Shqyerja dhe totali i detyr-imeve të prapambetura është një çështje shumë e diskutuar në mbledhjet e Komisionit të Ekon-omisë. Për të marrë situatën në kontroll, Ministria e Finan-cave u ka dërguar një shkresë punonjësve të administratës gjatë ditëve të fundit. Nëpërm-jet kësaj shkrese qeveria u ka kërkuar atyre që të konfirmojnë se nuk kanë detyrime tatimore të papaguara. Ky njoftim shkon për individët që mund të kenë ndonjë aktivitet privat, duke për-mendur juristët, apo dhe atyre që mund të jenë aksionarë në

ndonjë shoqëri.“Të gjithë punon-jësit në varësi të strukturave tuaja respektive, të paraqesin një konfirmim të faktit se nuk kanë në ngarkim asnjë detyrim tatimor të papaguar, duke filluar nga detyrimet individuale dhe deri nga pjesëmarrja si aksionar në shoqëritë tregtare”, thuhet në njoftim. Ky njoftim është i pari që bëri qeveria në lidhje më këtë çështje, kjo sepse sipas raporti-meve të fundit nga MFE buxheti është keq në të ardhura. Çka duket se i ka detyruar financat që të kërkojnë të mbledhin të ardhu-ra nga çdo burim i mundshëm.

Ministria e Financave ka miratuar së fundmi një manual të ri rregullativ, i cili i jep disa lehtësira bizneseve në lidhje me pagesat tatimore. Tashmë bizneset që kanë detyrime tatimore ndaj njësive të pushtetit vendor mund të bëjnë pagesën me këst, mjaftojnë të nëshkrujnë një marrëveshje me zyrat e tati-meve. Në manual shpjegohet se nënshkrimi i marrëveshjes së pagesës me këste e detyr-imit tatimor fillohet nga taksapaguesi, për shkaqe që kanë të bëjnë me pamundësinë e përkohshme financiare. Kërkesa për pagesën e detyrimit tatimor duhet të bëhet me shkrim, t’i drejtohet titullarit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore të paraqesë rre-thanat në të cilat ndodhet taksapaguesi, që

konfirmojnë paaftësinë e tij për të paguar; të përcaktojë arsyet përse kërkon ta lidhë këtë marrëveshje. Brenda dhjetë ditësh nga data e kërkesës, bashkia apo NJVV duhet të pranojë apo refuzojë kërkesën. Sipas manualit për këtë qëllim, kohëzgjatja e mar-rëveshjes së pagesës me këste nuk mund të jetë më e madhe se periudha e fundit e vitit të ardhshëm. Gjithashtu në manual sqarohet se nënshkrimi i marrëveshjes nuk ndërpret llogaritjen e kamatëvonesave për mospagim të detyrimeve. Marrëveshja mund të zgjidhet nga drejtori i përgjithshëm i Taksave dhe Tarifave Vendore sapo taksapaguesi nuk respekton rregullshmërinë e pagesave të përcaktuara në marrëveshjen mes palëve.

Në manual thuhet se detyrimi total duhet të paguhet nga taksapaguesi brenda tridhjetë ditëve nga data e zgjidhjes së marrëvesh-jes. Ditën e parë pas tridhjetë ditëve nisin procedurat e mbledhjes me forcë. Manuali thekson se inspektori i mbledhjes duhet të jetë i sigurt që biznesi është në gjendje të mirë dhe nuk do të vazhdojë të shkaktojë borxhe tatimore, të cilat nuk do mund t’i paguajë. Nëse analizat financiare tregojnë se biznesi nuk është në gjendje të gjenerojë të ardhura të nevojshme për pagesën e de-tyrimeve tatimore aktuale dhe një shumë të arsyeshme të borxhit tatimor 20% pagesë fillestare, atëherë marrëveshja e pagesës me këste nuk mund të nënshkruhet.

Marrëveshja për taksat, bizneset mund të paguajnë detyrimet me këste

për qeverinë, pasi kap dhe trajton në kohë sëmundjet duke kursyer kështu trajtimet më të rënda dhe më me kosto. Pra, sipas rezultateve të deritanishme ky koncesionar e ka arritur qëllimin e tij”, tha ministrja. Më tej Denaj foli për dy projekte të tjera të rëndësishme, për atë të sterilizimit, i cili është një

projekt aktual si dhe ai i analizave që do të fillojë në 2020, për të cilin do të shkojnë 1,2 miliardë lekë. Por edhe për këto projekte opozita u tregua skeptike duke përmendur gjithashtu edhe fon-det sipas tyre të pamjaftueshme dhe jo transparente që do të shkojnë për pajisjet spitalore.

Koncesionet rrugoreMë tej mbledhja ka kaluar në

debat mes kreut të komisionit, Arben Ahmetaj dhe deputetit të opozitës, Artur Roshi për aksin rrugor Tiranë-El-basan. Sipas Ahmetajt, qeveria e asaj kohe krijoi një katrahurë në këtë aks dhe nuk mundi të realizonte projektin

siç duhet, duke bërë që të shpenzohen edhe 96 milionë lekë shtesë. “Meqenëse ju po filloni një krahasim jo PPP-të tona ishin më të mira dhe tuajat janë më të këqija, ja po u marrë unë disa raste specifike që tregojnë dështim të projekteve tuaja. Kur ju na sollët pro-jektin me PPP për rrugën e Elbasanit, na e prezantuat si kontratën më të lirë të ofruar ndonjëherë me vetëm 150 mil-ionë lekë, për këtë arsye ne votuam pro. Por, fiks pas një viti fondi shkoi në 246 milionë lekë sepse projekti nuk ishte i saktë. Pra, 96 milionë lekë ishin detyr-ime të fshehura”, u shpreh Ahmetaj. Por, sipas Roshit këto 96 milionë lekë i shtoi qeveria aktuale me justifikimin se u shemb kodra, për të përfituar nga qytetarët. “Rruga e Elbasanit ka pasur një kontratë të rregullt me një kompani greke, qeveria juaj i shtoi 96 lekë euro me justifikime për shembjen e rrugës apo se ra tuneli, argumente jo bindëse këto. Ju jo vetëm që merrni shtesë nga qytetarët, por edhe rrisni koston që në fakt duhet të mbulohet nga vetë koncensionari”, tha ai. Më tej Ahmetaj tregoi se çdo për vit qeveria paguan 15 milionë lekë për rrugën e Banjës. Gjithashtu ai tha se 40 milionë lekë plus shkojnë për koncesionet e energjisë nga buxheti i shtetit. Më pas, vetë Denaj bëri një sqarim për aksin Milot-Balldren, ajo tha se fondi për këtë koncesionar është 500 mln lekë në tre vite, nga 100 mln lekë do jepen dy vitet e para dhe pjesa tjetër vitin e tretë.

e k o n o m i www.sot.com.al

Page 12: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT12 E Enjte 21 Nëntor 2019

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Shkarkimi i Trump/ Dëshmia e Sondland: Giuliani i vendosi parakushte Ukrainës

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAmbasadori në BE i hedh të gjithë fajin avokatit Giuliani, mbron presidentin

Andi LAMKO

Dje në dëshminë publike në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, dëshmitari i radhës në procesin e he-

timeve për shkarkimin e presidentit të vendit, ka thënë se avokati i Don-ald Trump, Rudi Giuliani, i ka vënë parakushte shtetit të Ukrainës për të përfituar një ndihmë ushtarake që ishte e miratuar nga Kongresi amerikan. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evro-pian, Gordon Sondland është deri tani dëshmitari i profilit më të lartë në proces. Ai tha në dëshminë e tij se Rudy Giuliani i vuri si para-kusht Ukrainës hetimin e zgjedh-jeve të 2016, të serverit të Partisë Demokrate dhe të kompanisë energ-jitike “Burisma” ku aderonte Biden. Sondland tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe udhëheqja e lartë e DASH ishin të mirinformuar për kontaktet me Ukrainën deri kur u lëvrua asistenca për Ukrainën në shtator, dhe hodhi poshtë sugjerimet se mund të jetë vepruar në mënyra të parregullta apo jodiplomatike. “Kërkesat e zotit Giuliani ishin një quid pro quo (shkëmbim favoresh kokë për kokë) për të siguruar një takim në Shtëpinë e Bardhë për zotin Zelenskiy. Zoti Giuliani kërkoi që Ukraina të bënte një deklaratë publike ku të njoftonte hetime për zgjedhjet e 2016, për serverin e Par-tisë Demokrate, dhe për kompaninë ‘Burisma’”, deklaroi zoti Sondland.

I emëruar nga TrumpDëshmia e Ambasadorit amer-

ikan në BE, Gordon Sondland, u prit me vëmendje maksimale

Kampet e refugjatëve në Egje do të zëvendësohen me qendra të mbyllura

Maqedoni, Zaev: Vetoja e Francës më ka goditur personalisht

Kampet e mbingarkuara që janë kthyer në shtëpi për 33,000 azilkërkues në pesë ishujt grekë të Egjeut do të mbyllen dhe do të zëvendësohen me qendra të mbyllura, pas kritikave të një komisioneri të Këshillit të Ev-ropës që foli për luftë mbijetese muajin e kaluar në këto hapë-sira. Katër nga pesë qendrat e reja do të strehojnë nga 1,000 deri në 5,000 persona. Greqia është përballur së fundmi me rritje të madhe të numrit të emi-grantëve që kanë kaluar përmes Turqisë. Qendrat e propozuara

janë duke u përshkruar si “zona të para-dëbimit”, meqë në këtë mënyrë qeveria në Athinë shpre-son të njoftojë trafikantët apo azilkërkuesit potencialë për rreg-ullat e reja. “Një mesazh i qartë duhet dërguar për ata që plani-fikojnë apo mendojnë të vijnë në këtë shtet në mënyrë ilegale, nëse nuk mund ta fitojnë azilin”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas. Qeveria po ashtu është duke u zotuar se do të ashpërsojë kufijtë detarë dhe ata tokësorë, duke përfshirë edhe shpejtimin e procedurave për azil.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në in-tervistë për “Neë York Times“, tha se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon. Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botëror, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshme në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmim-

in Nobel për Paqe, shkruan gazeta. Kryeministri Zoran Zaev ka investuar karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre-dekadshe me Greqinë fqinje për emrin e këtij vendi. Me ndihmën e punës së palodhur dhe përtej pritjeve, ai pati sukses. Por, ulur para zyrës së tij në Shkup, gjithçka duket e largët. “Po thyhem nga brenda”, tha Zaev duke u ankuar se çështja e ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht.

Mali i Zi: Demarkacioni me Kosovën i përfunduar, grupet të shënojnë kufirin

Qeveria malazeze ka thënë dje se çështja e demarkacionit kufitar me Kosovën ka për-funduar me nënshkrimin e marrëveshjes, megjithëkëtë ata kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do të merret me shënimin e ku-firit. Por as nga pala malazeze, as nga ajo kosovare nuk ka konfirmim se kur do të ndodhë një gjë e tillë ndërsa dy subjek-tet që do të formojnë qeverinë e re në Kosovë, LVV e LDK, kanë dalë me qëndrime të kundërta rreth çështjes. Lëvizja Vetëven-

dosje, partia fituese e zgjedh-jeve, ka thënë se gjëja e parë që do të bëhet rreth demarkacionit me Malin e Zi, prej momentit që LVV vjen në pushtet, do të jetë një hetim i krejt asaj çfarë ka ndodhur me komisionin e mëparshëm, i cili drejtohej nga Murat Meha. Bashkë me marrëveshjen është nënshkruar një dokument, sipas të cilit palët pajtoheshin për formimin e një trupi të përbashkët punues, i cili do t’i identifikonte mosmarrëve-shjet eventuale rreth shënjimit të kufirit.

Britani, Boris Johnson “fiton” debatin

televiziv me Corbyn

Shpërthen depoja me fishekzjarrë, 3 të vdekur

Gjermani, i biri i ish-presidentit vritet

me thikë në BerlinFritz von Weizsaecker, biri i

ish-presidentit gjerman Richard von Weizsaecker, është vrarë dje në një sulm fatal me thikë teksa jepte një lek-sion në një spital të Berlinit. Oficeri i policisë që ishte prezent gjatë leksionit "e mundi sulmuesit në mënyrë që të arrestohej," tha policia e Berlinit. Vetë oficerë mori një plagë serioze dhe u dërgua në spital. Von Weizsaecker kishte një karrierë të gjatë si doktor. Autori i dyshuar 57-vjeçar nuk njihej më parë nga policia në Berlin.

Kancelarja Angela Merkel, deklaroi se Gjer-mania është e gatshme të zgjerojë ndihmën për Tur-qinë për strehimin e refugjatëve sirianë. Turqia ka nevojë për ndihmë në shumë aspekte për sigurimin e 3,5 milionë personave. “Unë jam gati për këtë”, deklaroi ajo pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, gjatë kongresit të Partisë Pop-ullore Europiane në Zagreb. Në një marrëveshje me BE-në nga viti 2016, Turqia u zotua të angazho-het në përpjekjet për të parandaluar emigrantët të arrijnë në ishujt grekë të Egjeut dhe të pranojë kthimin e migrantëve, kërkesat për azil në Europë të të cilëve janë refuzuar. Në kthim, BE premtoi 6 miliardë euro në ndihmë të Turqisë. Blloku theksoi se ka shpërndarë tashmë 5,6 miliardë euro.

Dy vjet pas ekzekutimit të gazetares investiga-tive malteze, Daphne Caruana Galizia, autoritetet malteze kanë arrestuar djhe të akuzuarin si ud-hërues të krimit. Yorgen Fenech, amdinistrator i kompanisë Tumas Group, dhe pronar i një prej kazinove më të madhe malteze, si dhe drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Elektrike të gazit në Maltë, ndaj të cilës po investigonte Caruana Galizia. Fenech është dhe pronar i kompanisë 17 BLACK, e zbardhur nga Caruana Galizia si mjeti i përdorur për të korruptuar 2 ministra të qeverisë laburiste. Të enjten e shkuar autoritetet arrestuan Melvin Theuma, i cili rrëfeu se ishte ndërmjetësi mes udhëruesit të vrasjes Yorgen Fenech e autorëve të krimit vëllezërit George e Alfred De Georgio

Merkel: Gjermania e gatshme të rrisë ndihmën për refugjatët në Turqi Malta arreston biznesmenin e akuzuar për vrasjen e gazetares

nga ligjvënësit dhe mediat amer-ikane. Ai është zyrtari i profilit të lartë, biznesmen hotelerie, që i ka dhuruar 1 milionë dollarë komitet-it organizator për inaugurimin e Presidentit Trump në 2017. Në mars 2018, Presidenti Trump e emëroi atë ambasador në Bashkimin Ev-ropian. Tashmë, ai e gjen veten në epiqendër të zhvillimeve politike për shkak të angazhimit të tij, nga Brukseli, me çështjet e Ukrainës. “Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian do të dëshmojë nëse presidenti Donald Trump u përpoq të kus-htëzonte asistencën ushtarake ndaj Ukrainës dhe një takim në Zyrën Ovale me Presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, me hapjen e hetimeve të motivuara politikisht që Trump besonte se do të ndihmonin fushatën e rizgjedhjes së tij”, tha Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës

së Përfaqësuesve. Sondland pohoi se në mungesë të materialeve që mund t’i kishte ofruar Departa-menti i Shtetit, kujtesa e tij mund të mos ketë qenë aq e saktë gjatë deponimit. Sidoqoftë, ai konfirmoi për ligjvënësit se përfshirja e zotit Giuliani ishte urdhëruar nga Pres-identi Trump.Luanim me kartat që na u dhanë

“Sekretari Perry, ambasadori Volker dhe unë punuam me zo-tin Rudy Giuliani për çështjet e Ukrainës, bazuar në udhëzimin e drejtpërdrejtë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne nuk kishim dëshirë të punonim me zo-tin Giuliani. E thënë më thjesht, na duhej të luanim me kartat që na u dhanë”, deklaroi Sondland. Ai shtoi se u kuptua nga të gjithë se nëse do të kishin refuzuar bashkëpunimin me zotin Giuliani, atëherë do të kishin humbur një mundësi shumë të rëndësishme për të forcuar mar-

rëdhëniet e SHBA me Ukrainën. “Megjithëse nuk ishim dakort me nevojën e përfshirjes së zotit Gi-uliani, në atë kohë nuk mendonim se përfshirja e tij ishte e papërsh-tatshme... Nëse do të kisha ditur për gjithë aferat e zotit Giuliani, apo partnerët e tij, një pjesë e të cilëve janë tashmë duke u hetuar penalisht, unë personalisht nuk do të kisha rënë dakord për pjesëmar-rjen e tij. Nga sa dinim në atë kohë, ajo çfarë na kërkohej të bënim, nuk dukej se ishte e gabuar”, shtoi zoti Sondland. Një ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve u dëgjuan dëshmitë e katër zyrtarëve të lartë, tre prej të cilëve kishin dëgjuar telefonatën e 25 korrikut mes Presi-dentit Trump dhe Presidentit ukrai-nas Volodymyr Zelenskiy, gjatë së cilës i kërkoi hetimin e kandidatit demokrat për president Joe Biden.

Mediat britanike thane dje se kryeministri Boris Johnson ka fitu-ar debatin e parë televiziv përballë kundërshtarit laburist Jeremy Cor-byn. Dy krerët e partive u ndeshën tri javë përpara zgjedhjeve të par-akohshme të 12 dhjetorit. Kryemi-nistri konservatordhe rivali laburist Corbyn i përqendruan diskutimet te Brexit, shërbimi shëndetësor dhe uniteti i vendit në të ardhmen. Ata politikanët ranë dakord të zbutin tonin e debateve në vend dhe të përmirësojnë atmosferën politike.

Të paktën 3 persona kanë hum-bur jetën si pasojë e shpërthimit të një depo me fishekzjarre në Messi-na të Italisë, ndërsa raportohet edhe për dy persona të plagosur dhe dy të zhdukur. Një nga viktimat është Venera Mazzeo, 71 vjeçe, gruaja e pr-onarit. Në zonë u dëgjua një zhurmë dhe menjëherë pas saj një shpërthim i fortë, i cili u dëgjua deri në bashkinë fqinje të Milazzo, duke shkaktuar panik. Shkaqet e shpërthimit, të cilat ndodhën në fabrikën e lëndëve piroteknike nuk dihen ende.

Kërkesat e zotit Gi-uliani ishin një quid pro quo (shkëmbim favoresh kokë për kokë) për të siguruar një takim në Shtëpinë e Bardhë për zotin Zelenskiy. Zoti Giuliani kërkoi që Ukraina të bënte një deklaratë publike ku të njoftonte hetime për zgjedhjet...

Page 13: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Hume Shabani tha se një moment njëri prej tyre e hoqi

maskën, por ajo nuk arriti ta iden-tifikojë sepse ka probleme me shi-kimin. Gruaja ka kuptuar se po gra-bitej, por tha se ishte në pamundësi për të dhënë alarmin, pasi kishte frikën se mos dhunohej...

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Apeli lë në burg Redjan RrajanGjykata e Apelit për Krime të Rënda rikonfirmoi

burgun për Redjan Rrajën duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 34-vjeçarin. I riu u ar-restua në fillim të këtij muaj si i dyshuar se është njëri nga autorët e plagosjes së prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë. Ish-stomatologu i burgut të Fushë Krujës doli para trupës gjykuese rreth orës 14:00. Në seancën gjyqësore që zgjati rreth një orë, 34-vjeçari pretendoi se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë. Por pavarësisht pretendimeve të 34-vjeçarit, gjykata ka pranuar kërkesën e proku-rorisë duke e lënë në burg Rrajan. Të riun e fundosën gjurmët e gishtërinjve të gjetura nga hetimet e kryera

i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ka çuar hetuesit drejt Redjan Rrajës, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Në makinën e autorëve policia gjeti dy bidonë me benzinë, por që nuk arritën që ti vendosnin flakën për të zhdukur gjurmët. Gabimi bëri që të mos arrinin që të zhduknin provat. I vetëdijshëm që gabimi do i kushtonte, Rraja tentoi që të largohet drejt Malit të Zi për t'u arratisur, por u prangos. Dyshimet janë se nëse faktohet që ai është autori, mund të jetë vrasës me pagesë, pasi deri më tani nuk ka të dokumentu-ara konflikte të mëparshme mes tij dhe prokurorit Ndoja, apo dhe dy personave të tjerë që ndodheshin

në makinë dhe mbetën të plagosur, Landi Muharremi nga Sukthi dhe shoferit të prokurorit, Andi Maloku. 34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga at-entatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur në datën 1 nëntor, te mbikalimi i Shkozetit. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes së funksionarit publik”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëm-bajtje pa leje”. Arrestimi i tij u bë tre ditë pas ngjarjes duke tentuar të largohej drejt Malit të Zi. Shkak për rënien në gjurmët e 34-vjeçarit u bënë një palë syze të gjetura në makinën tip ‘Benz’ me targa AA 234 LM, të cilën atentatorët e braktisën pas ngjarjeve. Pikërisht shenjat e gishtave të gjetura në syze e “morën më qafë” Rrajën, pasi përkonin me të tijat.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZonja e shtëpisë për mediat: Kërkonin çunin, ishin veshur si policë

Kërkoi favore seksuale, pushohet çështja ndaj pedagogut Denis Himçi

Pushohet çështja ndaj pedagogut të Elbasanit, Denis Himçi, i akuzuar se i kërkoi favore seksuale një studenteje. Ky vendim vjen pasi Prokuroria vlerësoi se pedagogu nuk ka kryer akte ndaj studentes, çka çoi në lënien e qelisë prej tij. Ndalimi i pedagogut u bë pas publikimit në media të një video-përgjimi ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje. Një emision investigativ rreth një muaj më parë publikoi rastin e pedagogut Himçi, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këm-bim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Në videon e publikuar, pedagogu Denis Himçi shfaqej me një makinë tip ‘Audi’, ndërsa tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohej të thoshte pedagogu në video.

Mashtronte biznesmenët, dënohet me 9 vite burg Klodian Ciruna

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 9 vite burg Klodian Cirunën, i akuzuar nga prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë me shuma të mëdha”. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Shpresa Becaj dhe Alaudin Malaj. Kjo masë dëni-mi për Cirunën është dhënë dhe në Shkallën e Parë dhe treshja e gjyqtarëve në vendimin e tyre mbajti të palëvizur dënimin me 9 vite burg për Cirunën. Ky i fundit rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë duke i marrë një shumë prej 488 mijë euro. Sipas hetimeve, Klodian Ciruna hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dike tjetër prezantohej, si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është akuzohet nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë”. Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t'i bindte vik-timat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme parash.

Pushohen akuzat për pedagogët e Elbasanit, të pandehur vetëm sekserët

Bien akuzat për dekanin e Fakultetit të Shkencave Hu-mane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Albert Riska dhe shefen e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi. Prokurori Ritvan Sukaj ka dërguar në gjyq vetëm sekseri Petrit Kodra. Pas arrestimit në maj të vitit 2018 Elvira Lumit iu caktua masa detyrim paraqitje, ndërsa dekanit arrest shtëpie, por sot është kërkuar pushimi i hetimeve. Sipas prokurorisë personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhu-vani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentët gjatë sezoneve të provimeve. Aksioni në fjalë erdhi në prag të sezonit të provimeve. Në maj të 2018 u arrestuan Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Albert Riska si dhe dy pedagoget Elvira Lumi dhe Erjola Calja.

Maskat janë rikthy-er në vendin tonë, ku tre persona të maskuar kanë

grabitur rreth 300 mijë euro në familjen Shabani. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Taf Shabanit në Fushë Milot, ndër-sa në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij. Tre persona, të cilët i janë prezantuar gruas si shokët e djalit që ka në Itali, kanë vënë në jetë planin e tyre. Të paktën dy prej autorëve më pas janë ngjitur në katin e dytë ku në dhomën e djalit të familjes kanë gjetur kasafortën në mur, të cilën e kanë hapur me forcë. Aty kanë marrë para, dokumente dhe sende të tjera me vlerë. Hume Shabani tha se një moment njëri prej tyre e hoqi maskën, por ajo nuk arriti ta identifikojë sepse ka probleme me shikimin. Gru-aja ka kuptuar se po grabitej, por tha se ishte në pamundësi për të dhënë alarmin, pasi kishte frikën se mos dhunohej. Ka qenë kryefamiljari Taf Shabini, i cili është shprehur se i kanë vjedhur 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë.

E moshuara: Ishin veshur si policë

E moshuara u shpreh se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj, Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri. Hume Shabani tha se autorët i kërkonin që të tre-gonte se ku e kishte djalin dhe ku i kishte fshehur armët. Me këtë pretekst ata kanë kthyer shtëpinë përmbys duke kontrol-luar gjithçka deri sa kanë gjetur kasafortën dhe kanë marrë lekët që ndodheshin brenda. “Hapën derën dhe thanë ku e ke djalin, më thanë ku e ke futur se ka braktisur burgun? Unë thashë, jo nuk kam djalë këtu. Kontrolluan dhomat ku i ka armët djali dhe ku e ka dhomën. Njëra nga dhomat ishte mbyllur

dhe tjera çelur. E hapën derën duke e thyer me shkelm dhe morën çfarë gjetën, letrat e shtëpisë dhe gjithçka. Nuk e di sa lekë kanë qenë. Lekët e kal-amajve që kanë punuar 30 vite në Itali dhe vajzës në Tiranë. U thashë si e gjetët shtëpinë time pa një operativ që erdhën nga Tirana. Unë nuk shoh mirë, por njëri e hoqi maskën dhe e vendosi prapë. Kasafortën e prenë me gurë fresibël, u thashë çfarë jeni diversantë apo? Ishte rreth orës 05:00 pasdite kur ndodhi. Burri ishte duke pirë kafe te lokali. Nuk më lanë me lajmëruar burrin. Nuk e di a kishin armë. Vetëm thonin ku e

ke djalin, se ka ikur dhe ku i ka lënë armët, ata donin lekët dhe jo armët, e kuptova mbrapa. Kur ikën morën çfarë patën dhe më pas lajmërova burrin dhe dola jashtë. Lajmërova burrin, ishte duke u dridhur. Pasi lajmëruam policinë erdhi. Djali është në burg, e kapën e futën në burg, nuk e di pse. Djali im (Xhevahir) ka një vit e gjysmë në burg, ata thanë e ka braktisur dhe ka ikur", tha e moshuara, Hume Shabani.

HetimetPolicia e Lezhës thotë se

ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka një person të arrestuar si autor i grabitjes.

Dyshimet janë se autorët mund të kenë qenë në dijeni të shumës së parave që ndodheshin në banesën e familjes Shabani. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët duket se jo vetëm që ishin në dijeni të faktit se në banesën e Taf Shabanit kishte para të dërguara nga djali i tyre, por edhe të gjendjes shën-detësore të zonjës së shtëpisë që kishte probleme me shikimin duke përfituar dhe hyrë në momentin që i zoti i shtëpisë nuk ishte i pranishëm. Sipas burimeve nga policia deri tani janë disa persona të shoqëruar, ndërsa po punohet për të iden-tifikuar dhe arrestuar autorët. Xhevahir Shabani është një emër i njohur edhe për Policinë e Shtetit. Në datë 24 korrik të vitit 2015 ai është përfshirë në një ngjarje në Tiranë në zonën e “Xhamllikut”. Makina e tij u gërvisht me një motoçikletë që drejtohej nga Emiljano Tasho dhe Xhevahir Shabani zbriti duke e ofenduar. Drejtuesi i motorit Emiljano Tasho sapo dëgjoi fjalët e Shabanit nxori pistoletën dhe e qëlloi dy herë në bark. Ndërkohë që prej një viti e gjysmë Xhevahir Shabani ndod-het në burg në Itali për vjedhje.

Grabitet banesa e “skifterit” në Milot, të veshur si policë hajdutët i marrin 300 mijë

euro të dënuarit për vjedhje në Itali

Page 14: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT14 E Enjte 21 Nëntor 2019

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

I bëri atentat Florenc Çapjas, dënohet me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 10 vite burg Shkëlzen Hasan-

papajn, i akuzuar se i bëri atentat tre vite më parë Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas. Togat e zeza të Elba-sanit kanë gjetur fajtor të riun duke e dënuar atë me 10 vite burg. Kujtojmë se prokuroria kërkoi dënimin me 22 vite burg për Hasanpapajn. Ngjarja ndodhi në vitin 2016, në muajin qer-shor, ku sipas dosjes së prokurorisë, autori kishte më shumë se një orë që i ruante shënjestrat e tij ulur në një lokal përballë ish-maternitetit. Autori thuhet se qëlloi me breshëri në drejtim të mjetit tip golf dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidentalisht në këtë atentat u plagos një ish-oficer police. Pretenca e prokurorisë u dha mëngjesin e 18 shtatorit. Mësohet se autori i ekstraduar nuk e ka pranuar krimin. Por prokuroria thotë se dispon-on kamerat të cilat e shfaqin atë duke u turrur tek rrugicat e lagjes Spajkorre pasi kreu krimin. Kujtojmë që pas kry-erjes së krimit, i dyshuari Hasanpapaj është larguar në drejtim të Holandës, ku dhe në këtë shtet është arrestuar dhe ekstraduar prej andej në Shqipëri. Hasanpapaj kurrë nuk i ka pranuar akuzat e Prokurorisë së Elbasanit, por grupi i hetimit pretendon se një analizë ADN-je ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale, të ndodhur në qendër të Elbasanit. Ng-jarja ndodhi në vitin 2016, në muajin qershor, ku sipas dosjes së prokuror-isë, autori kishte më shumë se një orë që i ruante shënjestrat e tij ulur në një lokal përballë ish-maternitetit. Autori thuhet se qëlloi me breshëri në drejtim të mjetit tip golf dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidentalisht në këtë atentat u plagos një police. 19-vjeçari u kap nga policia holan-deze pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbe-tur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Sipas prokurorisë synimi i tij besohet se ka qenë vrasja e Florenc Çapjes, i cili ndodhej në automjet bashkë me Bledar Muçën në momentin e atentatit.

“Togat e zeza dënuan me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin, me akuzën

e armëmbajtjes pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Sipas gjykatës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka arritur të vërtetojë me prova të qarta përf-shirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun Agroushqimor në Elbasan...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDënohen me 11 vite burg Enea Bekteshi dhe Klement Xhaferri

Elvis MYRTA

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën, i akuzuar për kundërshtim dhe goditje

të punonjësit të policisë, ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë në Elbasan. Sipas gjykatës, në makinën tip “Audi” që përplasi policinë në Elbasan ishte në drejtim të saj Enea Bekteshi, që u shpall fajtor dhe u dënua për kundër-shtim të punonjësit të policisë me 6 vite heqje lirie. Togat e zeza dënuan me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin, me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Sipas gjykatës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka arritur të vërtetojë me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun Agroushqimor në Elbasan. Prova e gjetur në autom-jetin tip “Audi” një bisht cigareje, sipas gjykatës nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes 31-vjeçari Çela. Ndërsa prania e Enea Bekteshit në makinë provohet nga shenjat e gishtave dhe nga një përgjim ambien-tal, ku vetë Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë. Këto prova, sipas gjykatës tregojnë se Bekteshi ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e ndonjë personi tjetër. Në vendimin e saj togat e zeza të Krimeve të Rënda thanë: “Shpalljen e pafajshëm të Suel Çelës për akuzë e "Kundërshtimit të punonjësve të policisë" dhe "Goditjes për shkak të detyrës". Pasi nuk janë gjetur prova që mbështesin preten-dimin e Prokurorisë që i pandehuri ka qenë në drejtim të makinës Audi. Materiali biologjik i gjetur në puron në makinën Audi, vërteton faktin se i pandehuri ka përdorur këtë makinë, por jo se në atë moment ka qenë në drejtim. Gjithashtu, 4 nga punon-jësit e policisë të pyetur në gjykatë, kanë thënë se në makinë kanë parë vetëm një person dhe një prej dësh-mitarëve ka mohuar duke thënë i sigurt qe nuk ishte Sueli, pasi do ta kishte njohur. Nuk janë sjellë në gjykim prova të tjera për vërtetimin e pretendimit se në “Audi” ka qenë i pandehuri Suel Çela”.

Dosja hetimoreReferuar dosjes hetimore që

prokurori i dosjes, Behar Dibra, lexoi në sallën e gjyqit, çështja

Akuzohej për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, lirohet Florenc ÇapjaGjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen ndaj Flor-

enc Çapjas, personit të akuzuar për tentativën e vrasjes ndaj Fadil Memës 13 vite më parë. Ditën e djeshme togat e zeza të qytetit të Elbasanit kanë pushuar çështjen ndaj 39-vjeçarit duke argumentuar se kjo çështje nuk ka pro-vat e mjaftueshme për të hyrë në proces gjykimi. Kështu pas seancës paraprake të ditës së djeshme Florenc Çapja është lënë i lirë, për shkak të mungesës së provave në ngarkim të tij. Çapja prej disa muajsh qëndroi në qeli, pas dy vendimeve gjykatash të cilat caktuan masën e sigurisë “Arrest në burg", për akuzën e veprave penale “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Florenc Çapja u arrestua në qershor të këtij viti në sajë të operacionit të koduar “Krasta”, pasi akuzohet se është autori i vrasjes

së mbetur në tentativë në vitin 2006. Prokuroria e Elba-sanit e ka rihapur këtë hetim në vitin 2018. Nga hetimet e kryera, mësohet se autor i plagosjes së ish-shefit të qarkullimit rrugor, Fadil Mema është Florenc Çapja. Në atë kohë Mema u plagos në sy të familjarëve të tij. Ndonëse Çapja u shoqërua disa herë në polici, në asnjë moment nuk iu pre urdhër arresti për mungesë provash. Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës u akuzua për vrasjen e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florenc Çapjas duke nisur sagën e hakmarrjeve. Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët, ku kishte nisur jetën si

shpërndarës gazetash. Ndërkohë, 39-vjeçari i liruar dje akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për atentatin e vitit 2006. Prokuroria e Elbasanit e akuzoi Florenc Çapjan për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të ish-efektivit të Policisë Rrugore Fadil Mema dhe akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Oficeri i Policisë Rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë në një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij. Atentati erdhi pak kohë pasi në dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja u vra në një lokal pranë Universitetit të El-basanit. Policia nisi hetimet dhe arrestoi shumë persona, të cilët akuzoheshin për vdekjen e biznesmenit, ku në dosjet e policisë ndaj tij nuk kishte asnjë procedim penal dhe se biznesmeni Sokol Çapja bënte një jetë të qetë.

Përplasja e makinës së policisë në Elbasan, Gjykata e Krimeve të Rënda

shpall të pafajshëm Suel Çelën

është regjistruar në 2017-ën dhe i referohet ngjarjes së 18 shtatorit. Mesditën e kësaj date, patrullat e Policisë kishin dalë për verifikim automjetesh dhe personash në lidh-je me një sinjalizim të bërë nga një shtetas, se në tunelin e Kërrabës, 3 automjete i kishin bërë manovra në rrugë, ndërsa në një prej makinave, një person i kishte drejtuar një objekt si pistoletë. Këtë situatë, ky shtetas e kishte marrë si kanosje, tha prokurori. Gjatë kontrolleve të kryera përpara tregut ushqimor, Policia kishte vënë re një makinë

“Range Rover”, e ngjashme me për-shkrimet e bëra nga personi. Policia i ka bërë me shenjë që të ndalonte dhe personave brenda që të dilnin. Njëri prej këtyre personave ka dalë dhe ka shkuar në drejtim të rojës së tregut për t’i dhënë diçka, veprim të cilin policia ia kishte ndaluar. Si pasagjerë në këtë automjet ka qenë Endri Çopja dhe një person tjetër, që kanë refuzuar të shoqërohen në polici. Gjatë kësaj kohe, në këtë vend janë mbledhur forca të shum-ta policie dhe pas disa minutash, vërehet një makinë tip “Audi”, që

bën manovra. Nga kamerat e sig-urisë shihet që makina “Audi” bën tentativë për t’u futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj tentative prek makinën e Policisë, e cila shty-het disa metra më tutje. Ndërkohë, policët e pranishëm aty, nga pamjet duken që vetëm qëllojnë në ajër. Ndërkohë, pavarësisht kërkesave për të hapur derën e tregut, ajo është hapur me vonesë dhe vetëm pasi ka marrë dijeni shtetasi P. Ç., pronar i tij, i cili ka urdhëruar hap-jen e portës. Vendi është rrethuar nga forca policie të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe është bërë ndërhyrja dhe sekuestrimi i makinës dhe objekteve të gjetura aty. Ndërkohë, sipas prokurorisë, në bordin e mak-inës “Audi” ka qenë Enea Bekteshi dhe Marjus Lulaj (Suel Çela), që tentuan të vrisnin punonjësit e policisë. Më tej, prokurori sqaroi se Enea Bekteshi akuzohet edhe për trafikim narkotikësh, pasi gjatë arrestimit i është gjetur një sasi lënde narkotike. Ndërsa Kel-mend Xhaferri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje dhe largim të burgosurit nga vendqëndrimi. Gjatë arrestimit, Xhaferrit i është gjetur një armë, ndërsa gjatë kohës që ka qenë në “Arrest shtëpie”, ka dalë.

Page 15: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Mësohet se të arrestu-arit e 613 kg kokainë do të përfitojnë uljen 1/3 e dënimit për shkak se ato u gjykuan me gjykim të shkurtuar. Në këtë mënyrë nëse gjykata pranon kërkesën e proku-rorisë Çekaj dënohet me 14 vite burg, Lushaj me 10.8 vite, ndërsa

Elvis MYRTA

Ditën e djeshme është lexuar pretenca ndaj tre të akuzuarve për kapjen e sasisë re-

kord të kokainës në Portin e Durrësit rreth dy vite më parë. 50 vite burg në total ka kërkuar organi i akuzës për pronarin e firmës “Arbi Garden”, menax-herin Donaldo Lushaj dhe shoferin e kamionit Armando Pezaku. Më konkretisht Proku-roria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronar-in e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës ishin fshehur 613 kilogramë koka-inë. Për menaxherin Donaldo Lushaj u kërkua shpallja e tij fajtor dhe dënimi me 16 vite burg ndërsa për shoferin Peza-ku prokuroria kërkoi dënimin e tij me 13 vite burg. Mësohet se të arrestuarit e 613 kg kokainë do të përfitojnë uljen 1/3 e dënimit për shkak se ata u gjykuan me gjykim të shkurtuar. Në këtë mënyrë nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, Çekaj dënohet me 14 vite burg, Lushaj me 10.8 vite, ndërsa shoferi Pezaku me 8.8 vite burg. Gjatë leximit të pretencës prokuroria akuzoi Çekajn si organizator të grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Sipas prokurorit Edvin Kondili, kokaina ishte ngarkuar në momentin që kon-tenieri ishte dërguar në një ser-vis në Kolumbi, me pretekstin se kishte disa vida për të rreg-ulluar. Prokuroria ka nisur një tjetër procedim me dyshimin se tre të arrestuarit nuk kanë vepruar të vetëm, por pa dhënë ndonjë emër konkret. 39-vjeçari Çekaj i mohoi akuzat e proku-rorisë. Ai kërkoi pafajësi, duke u shprehur se prokuroria dhe policia urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim fshe-hjen e trafikantëve të vërtetë. Prokurori kërkoi që sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në vendin tonë të mos asgjësohet derisa të përfun-dojnë hetimet edhe për pjesën

tjetër të të hetuarve, duke qenë se akuza ka vërtetuar që desti-nacioni i parë i ngarkesës ishte në Maminas, por nuk është zbuluar se kush ishin pritësit dhe destinacioni përfundimtar. Në shkurt të dy viteve më parë në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë në kontenierin me banane që vinte nga Kolum-bia për llogari të “Arbi Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë. Pronari i kompanisë, Çekaj, u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por u ekstradua drejt Shqipërisë pak muaj më parë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa sot u dha vendimi për masën e dënimit.

ProvatProkurori i dosjes Edvin

Kondili gjatë leximit të pre-tencës ditën e djeshme, akuzoi se Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Ai tha se droga ishte ngarkuar në momentin që kontenieri ishte dërguar në një servis në Kolumbi me pretekstin se kishte disa vida për të rregulluar. “Arbër Çekaj pretendon se kontenieri është i firmës CNIA-dhe nuk ka asnjë lidhje me të apo me firmën ku ai ka porositur bananet, e vërtetë është që pronësia e kon-tenierëve është e kësaj firme,

por siç rezulton nga provat e administruara, "riparimi"', i tij është bërë nga kompania CI, (Compania Fruitera tie Sevilla LLC), një nënkontraktues i Banacol dhe është vetë Ba-nacol që caktoi kontenierin GESU9449548, ku ishte fshehur lënda narkotike për llogari të dërgesës që do t'i bëhej firmës së të pandehurit Arbër Çekaj. Qartësisht provohet se riparimi për disa ditë i vetëm disa vidave, me një kosto financiare shumë të vogël është edhe momenti kur në kontenier është fshehur lënda narkotike. Gjithashtu provohet edhe lidhja direkte Bancol/CFS me të pandehurin Arber Çekaj dhe lëndën narko-

tike”, thuhet në dokumentin që lexoi prokurori, dokument të cilin gazeta e disponon. Një tjetër provë që gozhdon Çekajn është edhe biseda në WhatsApp me Donaldo Lushajn në pritje të marrjes së kontenierët, ku shfaqen të shqetësuar për kon-trollin për narkotikë në Portin e Durrësit. "Edhe pse jashtë Shqipërisë i pandehuri Arbër Çekaj gjatë kohës që kontenieri mbahej ne doganën e Durrësit, mbante komunikime të shpe-shta dhe ishte i shqetësuar me të pandehurin tjetër Donaldo Lushaj. Përmendim një komu-nikim të tyre t datës 27.02.2018, te realizuar në Whatsapp", thotë prokuroria.

Organi i akuzës kërkoi 21 vite për Arbër Çekajn, pronarin e “Arbi Garden”

Kapja e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 50 vite burg për tre të arrestuarit

Arbër Çekaj mori statusin e bashkëpunëtorit, por më pas u tërhoq

Në seancën e djeshme gjyqësore për kapjen e sasisë re-kord të kokainës, ndaj Arbër Çekajt, menaxherit Lushaj dhe shoferit Pezaku, u mësua se 39-vjeçarit i ishte afruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Prokurori i çështjes Edvin Kolluri deklaroi se fillimisht Çekaj pranoi që të bashkëpunonte duke marrë statusin, por më pas u tërhoq. "Fillimisht Çekaj deklaroi se do të bashkëpunonte duke marrë status më pas u tërhoq". Ndërkohë që vetë Çekaj ka mohuar akuzat e prokurorisë duke akuzuar se po fshihen autorët e vërtetë të trafikut të kokainës. "Prokuroria shpiku grupin kriminal për të fshehur autorët e vërtetë të trafikut", tha ai në sallën e gjyqit. Në këtë hetim prokuroria ka ekzaminuar edhe profilet në rrjetet sociale të personave në hetim, ku ndaj shoferit Armando Pezaku rezulton se ai shkruan: “Jam shofer kamioni i çoj miell partizanëve”. Seanca e radhës te Krimet e Rënda për Arbër Çekajn është në datën 5 dhjetor ku do të jepet vendimi.

Hetimet: 613 kg kokainë i përkiste 7 grupeve kriminale

Arbër Çekaj hedh akuza të forta: Policia e prokuroria dekonspiruan operacioninArbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbi

Garden” që kishte porositur bananet ku një vit me parë u kapën 613 kg kokainë, ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje dhe akuzat për trafik ndërkombëtar droge. Çekaj thotë se nuk kishte asnjë dijeni për lëndën narkotike dhe se konteni-erët ku u gjet droga nuk janë në pronësinë e tij dhe nuk mban përgjegjësi për ta. “Nëse unë do të kisha dijeni për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM-së, mbasi mora vesh për inspek-timin në Itali që ishte kontroll fizik e skanim, e të dy ngarkesave e gjithkush e di që skaneri tregon çdo gjë, por do ta kisha kuptuar që droga u gjet në Itali dhe kisha të gjitha mundësitë të merrja

vetëm frutat që në Itali me pretekstin që nuk do të paguaja faturat e të lija kontenierin në port. Akoma më thjesht do abandonoja frutat që në Itali me pretekstin që nuk do të paguaja faturën e çmendur të inspektimit. Nëse do të merresha me drogë nuk do të më interesonte 80 mijë USD përpara lirisë. Pra duke e ditur se frutat kontrollohen çdo radhë në nisje, duke ditur që firma Barçota është shumë serioze, duke mos patur asnjë herë më parë problem nga Kolumbia duke ditur se unë nuk merrem me grafik drogë, nuk kisha pse të kisha frikë apo dyshime për asgjë sepse kjo ngarkesë ishte si çdo ngarkesë tjetër për mua. Dua të theksoj se edhe në këtë

rast si gjithmonë unë kam porositur banane e më kanë ardhur banane. Kontenierët nuk janë pronë e imja, në kushte normale e në vende normale nuk ka pse të më interesojë fare se çfarë gjendet apo çfarë bëhet me pronën e huaj, kontenierët. Pra porosita banane, erdhën banane, nuk kishte asnjë gram drogë në banane se kilogram jo e jo, e unë prapë jam në burg”, ka thënë pronari i kompanisë “Arbi Garden”. Ai ka hedhur akuza të forta edhe ndaj autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për dekonspirim të oper-acionit, ku u kap sasia më e madhe e kokainës në vendin tonë. “Policia e Prokuroria e Krimeve të Rënda dekonspiruan operacionin, e vunë

në dijeni trafikantët e vërtetë. Në dorëzimin e kontrolluar normal, pa dekonspirime, çdo gjë do të ishte mbajtur e fshehtë dhe nuk do të ishte kontrolluar ngarkesa një herë në portin e Durrësit, e as nuk do të ishin thirrur punonjësit e kompanisë time për të shkarkuar frutat në port, por kjo u duhej për të krijuar alibinë, sepse trafikantët e lajmëruar, nuk do ta merrnin më kurrë drogën e fshehur në kontenierin e CMA-CGM-së”, ka thënë ai. Edhe dy të arrestuarit e tjerë, nëpërmjet avokatëve të tyre, i mohuan akuzat e prokurorisë. Ata kanë kërkuar prova konkrete në lidhje me implikimin e tyre në trafikimin e sasisë rekord të kokainës.

Zbardhet biseda, Arbër Çekaj dhe Donaldo Lushaj shfaqen të shqetësuar

Një bisedë e përgjuar mes biznesmenit Arbër Çekaj dhe të pandehurit Donaldo Lushaj, është një tjetër provë me të cilën Prokuroria për Krime të Rënda, ka implikuar ata në trafikun e sasisë rekord të kokainë gjetur në kontenierët me banane. “Edhe pse jashtë Shqipërisë, i pandehuri Ar-bër Çekaj gjatë kohës që kontenieri mbahej në doganën e Durrësit, mbante komunikime të shpeshta dhe i shqetësuar me të pandehur tjetër Donaldo Lushaj.” thuhet në dosjen e prokurorisë, ku prokuroria ka transkriptuar bisedën mes dy të pandehurve. Pronari dhe menaxheri i firmës “Arbi Garden”, gjatë komunikimit që kanë me njëri-tjetrin shpre-hen të shqetësuar për kontrollin dhe vonesat që kanë për tërheqjen e mallit të ardhur nga Kolumbia. Referuar kësaj bisede, prokurori Kondili shkruan në dosje se shqetësimet e dy të pandehurve lidhen me “Antinarkotikun”, me kontrollet që lidhen pikërisht me lëndët narkotike.

Ngarkesa prej 613 kilogramë kokainë të kapur në Mam-inas, dyshohet se i përkiste 7 grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri. Gjatë pretencës së dhënë para gjykatës për të pandehurit Arbër Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, prokurori Ervin Kondili pohoi se sasia prej 613 kilo-gramë drogë, ishte ndarë në disa pako të cilat kishin etiketim të veçantë nga njëra-tjetra. Kode numerike si ato të maki-netës “Enigma” dhe më konkretisht, “BIKE”,“Toni Montana”, “020”, ”CR-77”, “Mollë 3”,“777” dhe “54”, kanë qenë gjuha që trafikantët kishin zgjedhur të komunikonin me njëri-tjetrin, ku dhe do të merreshin vesh për ndarjen e drogës, kur ajo të mbërrinte në Shqipëri. Prokuroria thotë se çdo kod dysho-het se përfaqësonte një grup kriminal në vend, të cilët kanë bashkuar asetet kriminale me qëllim ngritjen dhe hedhjen në transport detar të kësaj sasie kaq të madhe droge. Sigurisht që prokuroria ka krijuar disa analogji se kujt i përket vërtet kjo sasi e madhe droge, e mbërritur në Shqipëri.

Page 16: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

16 GAZETA SOTE Enjte 21 Nëntor 2019

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Një nga "shpresat e humbura", por dhe përkeqësimet sho-qërore dhe filozofike

te ne, është imitimi trashanik dhe kriminal i prodhimit të një rinie të politizuar dhe absolutisht pa moralin e punës dhe jetës në ndershmëri! Të një rinie që fillon në shkollën e mesme dhe ngjitet në universitete duke marrë leksione politike në organizimet rinore të "FRPD-së", "FRESSH" dhe "LRI" akoma më keq se dikur BRSSH-ja! Po pra, në mënyrë trashanike dhe idiote tipikisht në organizim kapilar të ngjashëm me "komsomolas-it" në shkollë të mesme dhe "Gardistët e Kuq" në universitet! "Kom-somolasit" ishin organizata e rinisë sovjetike, e cila ishte plotësisht e ideologjizuar dhe mbështetësja më e fortë dhe e madhe e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kurse "Gardistët e Kuq" ishin "rojet e Mao Ce Dunit" kryesisht studentët e politeknikumeve në Kinë, të cilët me aksionet e tyre anti borgjezisë dhe luftës brenda Partisë Komuniste të Kinës, kanë vrarë dhe linçuar akoma më keq se nazistët e Nurenbergut në Gjermani! Bashkimi i rinisë së Partisë së Punës së Shqipërisë ishte një afërsi me komsomolasit dhe të rinjtë e asaj kohe ku edukoheshin dhe ideolog-jizoheshin për të mbështetur partinë dhe Enver Hoxhën deri në dhënien e jetës! Përfitonin të drejtën e studimit, bërjen kuadro partie të sigurtë, benefitet e kohës dhe të punës së mirë dhe padyshim rritjen e menjëhershme si kuadro partie dhe shteti! Çfarë kemi sot? Sot kemi histerinë e tre partive të mëdha për të qelbur universitetet dhe shumë shkolla të mesme me të rinj të politizuar dhe akoma më keq, të bindur se

Nga Sali AGAJ

Duke shkruar këto radhë, m’u kujtua hyrja e prezantimit të një “senatori” të auditimit të Zyrës së Përgjegjshmërisë së Qeverisë (GAO) së SHBA-ve, homologe e Kontrollit

të Lartë të Shtetit, i cili tregoi se kur kishte filluar punë në këtë institucion nga më prestigjiozet e adminis-tratës amerikane, në auditimin e parë diku në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, ishte caktuar në grup me një auditues të vjetër dhe për subjekt auditimi u ishte caktuar një Bazë Ushtarake e Pentagonit: “Sapo u afruam te dera bazës ushtarake, na tha ai, unë e pyeta me naivitet audituesin e vjetër: - Çfarë do të bëjmë ne këtu? - Çfarë do të bëjmë, ma ktheu ai me ton, – e shikon atë gjeneralin aty? Atë do ta fusim në burg! -Gjenerali në fjalë ishte Komandanti i Bazës Ushtarake”. Me këtë ai donte të na jepte një ide se si ka ndryshuar auditimi i jashtëm publik në dekadat e fundit dhe për të qenë i sinqertë nga i gjithë prezanti-mi, vetëm ky episod më mbeti në mendje, ndërsa unë në këtë shkrim do të përpiqem të trajtoj periudhën e aureolës, që më ka mbetur në mendje në KLSH. Duke qenë pjesëtar i stafit auditues të KLSH-së, pothuaj që me shndërrimin si institucion demokratik në v. 1992, si institucioni i auditimit të jashtëm i shtetit të ri demokratik shqiptar (aktualisht e kam përfunduar aktivitetin si nëpunës publik), në disa raste më kanë pyetur “tullë”: Kush ka qenë Kryetari më i mirë? Kësaj pyetjeje i jam përgjigjur, pa u menduar fare: “Padyshim z. Bujar Leskaj”! Për t’ju përgjigjur “PSE -së” do të duheshin qindra faqe, por unë do të ndalem në disa aspekte të këtij kontributi të shndërrimit të KLSH në 8 vitet e fundit, nga një institucion pothuaj anonim, jo shumë të ndryshëm për nga outputet, nga strukturat e auditimit të brendshëm. Tetë vite më parë, në dhjetor 2011, në projekt-idenë e paraqitur pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, i dekretuar nga Presidenti i Republikës për detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Leskaj paraqiti një vizion bashkëkohor dhe një platformë tepër ambicioze për shndërrimin rrënjësor të Institucionit në të gjitha aspektet, të luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së pasurisë publike, zbatimit të përvojës së institucioneve më të përparu-

Prodhimi politik i "komsomolasve & gardistëve të rinj" super dembelë!

vetëm me përkrahjen politike, militimin politik, do të kryejnë shkollën, do të futen në punë dhe do të jenë me benefite të mëdha gjatë gjithë jetës së tyre, e cila shkon nga klubi në klub dhe nga qejfi në qejf me të vetmen lodhje - mitingjet dhe numërimin e votave të partisë! Të tre partitë e mëdha i kanë edukuar të rinjtë militantë pothuaj si "Gardistët e Kuq" të jenë jo vetëm asgjëbërës, por të egër në mbrojtjen të liderit dhe "emrit të partisë"! Sulmojnë me urdhër dhe me mungesë të madhe edukimi moral dhe etik! Nuk duan t’ia dinë nëse ka moshë apo shkallë institucionale dhe bëjnë tipikisht si "komsomolas të indoktrinuar" dhe në mitingje si "gardistë të çmendur" të partisë dhe kryetarit të saj kushdo që të jetë në krye! Janë dhënë shembuj në universitetet kudo në Shqipëri dhe sidomos në Shkodër dhe vazhdojë të jenë po ashtu të organizuar nga partitë respektive! Janë sabotatorë të bindur të kauzave normale të studentëve, që duan të mësojnë dhe kenë kushte! Janë menjëherë në luftë direkte me studentët që duan të mësojnë! Sepse rinia e partive në Shqipëri nuk do të ketë mësim, nuk do të mësojë dhe nuk do të punojë! Po sigurisht të tillë të rinj (shumica) duan vetëm benefitet që jua siguron partia! Janë kryesisht injorantë deri në infinit, sepse që kur kanë filluar shkollën e mesme, janë marrë me politikë dhe as që ju ka shkuar mendja të lexojnë! Janë dhe të keq edukuar dhe llafazanë, sepse superioriteti i tyre është politik dhe te kolegët e kurseve, fakulteteve apo klasës! Llafazanë dhe gojë

ara të auditimit të vendeve të BE-së; përmirësimit të metodologjisë së auditimit; ndërveprimit me aktorë të tjerë publikë dhe jopublikë; intensifikimit të marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës; zhvillimi i burimeve njerëzore; transpar-encën me publikun e gjerë; etj. Tani, kur shikojmë pas, duke bërë bilancin, mund të themi se platforma ishte vetëm maja e ajsbergut e transformimit që do të përjetonte Kontrolli i Lartë i Shtetit. Deri në ardhjen e z. Leskaj, institucion ishte një ngrehinë ku sundonte mediokriteti dhe gjobëvënësit banalë, që nga maja e deri te një masë e konsiderueshme audituesish (aq sa një koleg me përvojë disavjeçare në KLSH më thoshte më pezëm “më mirë t’u thuash njerëzve se punojnë komunale se sa këtu”. Dhe faktikisht nuk shkoi shumë, ngaqë ndihej keq, kërkoi largimin nga KLSH), në një institucion ngulmues në kërkesën e llogarisë për përgjegjshmërinë qeveritare nëpërmjet raporteve profesionale, të besueshëm dhe të pavarur, duke sjellë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare. Kujtojmë këtu se për çdo lek të shpenzuar KLSH i kthen shoqërisë shqiptare 100.5 lekë, nga 21.1 që ishte ky tregues në v. 2011. Tregues ky 3 deri 4 herë më i lartë se institucionet e auditimit të vendeve të përparuara. Ishte e kuptueshme se baza për një reformim modern të KLSH-së do të ishte miratimi i një ligji të ri organik, gjë për të cilën ishte përcjellë në Kuvend një draft ligj edhe nga drejtuesit e mëparshëm, por i cili mbahej “i fshehtë” nga stafi auditues. Drafti kishte zënë pluhur s’dihet në cilën zyrë të Kuvendit dhe as që “guxonin” ta ngrinin si problem në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, të frikësuar se mos u vihej në diskutim karrigia. Është për t’u theksuar se z. Leskaj e gjeti KLSH-një institucion që zvarritej ose një varkë që rrinte në moçal të ndenjur. Një situatë që erdhi duke u rënduar dhe u bë groteske kur organet tatimore refu-zonin të auditoheshin nga ky institucion. Personalisht në këtë periudhë pata ndjesinë se kjo sjellje e organeve tatimore me kalimin e kohës do të kishte efekt dom-ino, ku shumë institucione të tjera shtetërore mund të gjenin artifica (gjë që nuk është shumë e vështirë me ligjet e shtetit tonë) dhe të refuzonin auditimet. Z. Leskaj që me marrjen e detyrës, me vendosmëri iu përkushtua hartimit dhe miratimit të ligjit organik të

duke e shtrembëruar dhe vetë një pjesë të kulturës shqiptare! Ju mësohet agresiviteti politik dhe parti-ak, përpara se sa mësimet dhe leksionet e shkollës! Ju mësohet si të mos pranohet mendimi ndryshe jo vetëm në parti, por dhe në shoqëri! Mbushen plot urrejtje dhe pastaj shpërthejnë në idiotësi politike në rrugë, aula universitare dhe FB! Kurse ata sipër (liderët) gëzohen, sepse kështu fitojnë pavdekësinë e tyre politike! Gëzohen në PD dhe PS e akoma më shumë në LSI! Lidershipi politik i do të tillë rinusha, që për fatin e keq, po deformohen si njerëz pa filluar mirë jetën e tyre normale në shoqëri! Po i deformojnë moralisht dhe filozofikisht! Po i përdorin politikisht! Por akoma më tepër, po i mësojnë të jenë dembelë të jashtëzakonshëm! Të mos njohin punën dhe të mos i thonë asnjëherë vetes - puna e mbarë! Po po, mirë se të tjerët jo - nuk ju thonë, por as vetes nuk i thonë dot një herë të vetme "më lumshin duart"! Sepse nuk duan të punojnë, por vetëm të përfitojnë në kurriz të shoqërisë dhe të familjes! E për fat të keq, përballë tyre janë ajo rini që do punë, do të punojë dhe kjo klikë politike si në pushtet dhe opozitë, nuk ja siguron! Qëndron ajo rini që lodhet për pak lekë si te pronari dhe informal-iteti kriminal! Ajo rini që ikën dhe e lë këtë vend në dorë të “komsomolasve dhe gardistëve të partive” në Shqipëri! Pastaj ndonjëri prej këtyre komsomolasve vjen në Parlament (ka plot të tillë monstra) dhe na jep dhe leksione morali dhe demokracie! Kjo pastaj është dhe fundi i botës!

tuesit, etj. Për të ilustruar largpamësinë e kryetarit të KLSH Bujar Leskaj, në objektivat që vendosi për institucionin, do ta konkretizojmë zhvillimin intensiv të auditimeve të performancës, të cilat gjatë kësaj periudhe kaluan në mbi 80 auditime. Vetëm gjatë vitit 2018 u publikuan 18 raporte auditimi performance, të cilat prekin një spektër të gjerë problemesh makro dhe mikro-ekonomike, me ndjeshmëri sociale dhe të rëndësishme për ligjvënësit dhe ekzekutivin.

“Si do të jetë auditimi në v. 2030?–bën pyetjen zj. Helge Osveiten, Drejtor i Zyrës së Auditimit dhe Investigimit, UNDP, -Shpreh bindjen se auditimi i per-formancës, me theksin e tij në eficiencën, ekonomic-itetin dhe efektivitetin ka shumë të ngjarë të ketë rolin më të rëndësishëm dhe mbizotërues në auditimet e 2030, duke i lënë një rol minor auditimit financiar”. Kontributin unik të kryetarit të KLSH në ndërtimin e një institucioni auditimi bashkëkohor dhe shembull për administratën tonë shtetërore e kanë njohur dhe i kanë bërë jehonë në shumë raste edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Jo më larg se para një muaji, kryetari i KLSH-së u dekorua nga qeveria polake, akorduar nga ministri i Jashtëm Jacek Czaputowicz, me Medaljen e Nderit “Bene Merito”, me motivacionin: “Zoti Bujar Leskaj është një mik i shquar i Polonisë, promotor i dijes për vendin tonë në Republikën e Shqipërisë dhe mbajtës i Medaljes “Kalores i Urdhrit të Meritës të Republikës së Polonisë”(2017)”. Në kushtet e tranzicionit “pa dritë në fund të tunelit” dhe në situatën aktuale të turbullt që po kalon vendi, me institucionet shtetërore pak të bazuara në meritokraci, me antikulturën e pandëshkueshmërisë, të cilën z. Leskaj si kryetar i KLSH e ka luftuar pa kompromis si asnjë shtetar tjetër në superstrukturën e piramidës shtetërore, në të gjitha raportet e auditimit, duke ua vënë në dispozicion gjetjet dhe rekomandimet or-ganeve shtetërore dhe atyre të drejtësisë, si dhe duke ua bërë të njohura publikut të gjerë, në mbyllje do të perifrazoja kontributin e tij me fjalët e Lord Bichard, Kryetar i Bordit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (National Audit Office-NAO, homologes së KLSH) në Mbretërinë e Bashkuar: “Gjatë një viti të shënuar nga një sfidë e madhe, e pasigurt dhe e jashtëzakonshme për sektorin publik, roli i NAO-s, përfshirë zërin e saj të pavarur, nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm”.

Kontributi unik i KLSH në transparencën dhe përgjegjshmërinë e sektorit publik

prishur pothuaj njësoj si liderët e tyre politikë në imitim të një marrëzie të dikurshme, por akoma më keq, sepse janë dembelë të jashtëzakonshëm! Sepse dikur i futnin në punë, i detyronin të punonin dhe jo vetëm të hidhnin slogane! Kurse të sotmit për fat të keq, janë edukuar që të mos punojnë fare! Të tillë të rinj të forumeve rinore demokratike, socialiste dhe ato të lëvizjes për integrim, janë shembulli më i qartë, se si mund të degradohet rinia në mënyrën më të ashpër dhe qëllimshme më shpejt dhe më keq! Mësohen dhe edukohen, që të mos jenë kontribuues, por përfitues nga më të dalluarit qartë në shoqëri! Të veprojnë jo në bazë të aftësive të tyre, por katapultimeve të partisë dhe sidomos lidershipit që ka - partinë! Një pjesë e tyre janë të dizenjuar të bëjnë pastaj dhe atë pjesë së futjes së "rinisë" në përfaqësim në mënyrë groteske dhe mundësisht korruptive që në moshë të re! Mësojnë të gjitha sekretet e tenderimit korruptiv, gjykatësit të korruptuar dhe drejtorit super të korruptuar shqiptar! Është një çmenduri pothuaj njësoj si ajo e "komso-molasve, gardistëve të kuq dhe rinisë tonë dikur"! Kjo lloj rinie e ideuar dikur dhe përdorur akoma më keq sot në shkolla, kolektiva të tyre dhe sidomos në universitete, ku po shtrembëron dhe shkollën tonë! Po e politizon atë dhe me të tilla mostra për fat të keq në moshë të re, mbushen borde studentësh dhe nuk ka asnjë lëvizje të mendimit studentor që nuk sabotohet apo mos bëhet pis nga partitë në Shqipëri! Po po, sig-urisht, e po mbushin dhe artin me të tillë të politizuar,

KLSH-së, për të cilin që në fillim deklaroi se do jepte dorëheqjen si kryetar, në rast të mosmiratimit të ligjit nga ana e Parlamentit, ashtu si ai ishte përgatitur, në bashkëpunim me DG-Budget në Bruksel dhe me SIGMA-n dhe në përputhje të plotë me standardet e INTOSAI-t. Kjo sjellje është e huaj për të gjithë drejtuesit e dikastereve dhe institucioneve të tjera qëndrore tona, të cilët ngjiten pas karriges edhe kur e bëjnë baltë me skandale gjithfarësh. Me ligjin e ri, KLSH u transformua nga organ kontroll – revizioni, në një institucion me kërkesa bashkëkohore duke ligjëruar llojet e auditimeve që nuk konceptoheshin më parë nga stafi auditues, por që janë në sinkron me standardet dhe metodologjitë më të përparuara të auditimit të jashtëm publik në botë dhe që janë fizion-omia e auditimit tonë publik për dekadat e ardhshme. Këto janë standarde të përcaktuara dhe miratuara nga organizatat ndërkombëtare të auditimit (INTO-SAI, EUROSAI, ECA e BE-së, GAO e SHBA-ve, NAO e Mbretërisë së Bashkuar, etj.), duke përmbajtur në detaje auditimet e performancës, auditimet e TI, au-ditimet financiare, etj. Për të fituar kohën e humbur, ngritja e strukturave dhe ushtrimi i këtyre auditimeve filloi që në v. 2012, shumë kohë përpara se sa të mira-tohej Ligji i ri “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH”. Për të arritur objektivat, KLSH u reformua në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale si brenda institucionit dhe jashtë tij, duke përmirësuar kompetencat e stafit, rinovuar metodologjinë e auditimit, ndërtuar dhe fuqizuar mar-rëdhëniet me institucionet dhe aktorët brenda dhe jashtë vendit, në veçanti me Kuvendin e Shqipërisë, institucionet akademike, shoqërinë civile dhe mediat. Institucioni zhvilloi auditime përputhshmërie dhe financiare me risk të lartë në përdorimin e fondeve publike, si dhe në veçanti, auditime performance për vlerësimin e eficiencës, efektivitetit dhe ekonomic-itetit, si dhe auditime të teknologjisë së informacionit. Kolana e botimeve KLSH në tetë vite 2012-2019 arriti në 109 tituj, ku, krahas botimeve për standardet ndërkombëtarë të auditimit publik ISSAI, një pjesë të madhe e zënë përmbledhjet e studimeve, kumtesave e artikujve kërkimorë-shkencorë të prezantuara në konferencat shkencore të përvitshme të KLSH, përmbledhjet e artikujve në shtypin e ditës nga audi-

Page 17: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Fatos ÇOÇOLI

Projekt-ligji për Buxhetin e Shtetit 2020 që Minis-tria jonë e Financave ka dërguar në Kuvend, për

herë të parë në gati dy dekada, synon të jetë realist. Me këmbë në tokë. Do t’i japë 65 milionë euro më shumë arsimit publik, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes. Por nuk rrit pagat dhe pensionet. Pse? Sepse e di mirë që pará shteti ka me pakicë edhe për vitin e ardhshëm. Po shpërblimin për pensionistët këtë vit do ta japë? Ministria e Financave bën të fortën, duke mos thënë as po dhe as jo. Reziston, por në fund qeveria do ta japë, pse pikët zgjedhore që humbet janë të konsiderueshme dhe në vitet e kaluara nuk ka guxuar kurrë të mos e japë. Ato 28 milionë euro shpërblim fundviti për 670 mijë pensionistë (janë nga 50 mijë lekë të vjetra për pensionist) me sa duket do të djersijnë fort, përpara se të jepen. Projekt-buxheti 2020 rreket të sigurojë një rritje ekonomike mbi 1 për qind nga pritshmëria e këtij viti. Pra 4.1 për qind, pasi këtë vit Fondi Mon-etar Ndërkombëtar rritjen tonë ekonomike e ka parashikuar 3 për qind dhe zakonisht ky institucion nuk gabon. Ai premton edhe rritje të vendeve të punës me 35 mijë vende pune të reja dhe pakësim të papunësisë nën nivelin 11 për qind të popullatës. Po qeveria jonë, a gabon ajo duke qenë tejet opti-miste për rritjen tonë ekonomike për vitin 2020? Nuk mendoj se gabon. Zakonisht ekonomistët e

Nga Ylli MEÇE

Nuk bëhet fjalë për romanin e Stendalit “E kuqja dhe e zeza” me këtë titull, madje

as për uniformën e skuadrës kombëtare, nga ku prej gjoksit e lart, janë krejt në të kuqe dhe si për ironi nga mollaqet e posh-të, me të zeza. Jo aspak! Shkrimi ka tjetër karakter dhe lidhet drejt për së drejti me ironinë që kasta drejtuese shtetërore, sikurse edhe ajo paraardhëse e saj, ose më saktë e gjithë klasa politike dhe të gjitha in-stitucionet, duke filluar nga qendra e piramidës e deri poshtë saj (të paraprirë me bajrak në dorë nga “Tuf-instituhen”) po mbajnë ndaj epopesë së lav-dishme të Luftës Nacional-Çlirimtare. Historia, si çdo shkencë e karakterit shoqëror, nuk merret thjesht me pasqyrimin e ngjarjeve, por me analizën e lindjes dhe zhvillimit të tyre, me kushtet shoqërore të një periudhe të caktuar, duke arritur kështu në përfundime të sakta. Nga analiza e tyre, që ne u bëjmë, mbase në pamjen e parë të krijohet ideja se këta studiues, historianë, punonjës të shkencës, politologë, analistë etj. duken në një farë mënyre të pavarur. Por ja që nuk është ashtu! Ata vërtetë mund t’i pasqyrojnë ngjarjet dhe fenomenet, por kjo është njëra anë e problemit. E themi këtë, sepse ajo e cila ngelet përcaktuese është interpretimi i të vërtetës dialektike. Në shoqërinë me ndarje klasore, fenomenet historike në më të shumtat e rasteve shpjegohen me interesat e klasës që është në fuqi. Duhet të kuptohemi, se dallimi klasor psh. nuk do të thotë dallimi midis partive të spektrit borgjez, pavarësisht se njëra mund të jetë më radikale, një tjetër më konservatore, dikush më liberale apo tjetra më sociale etj. Kjo për arsye, sepse partitë e sotme të borgjezisë së re shqiptare, nuk kanë asn-jë ndryshim thelbësor nga njëra-tjetra, përderisa të gjitha janë për kapitalizmin, apo e thënë më zbutur... për ekonominë tregut të lirë. (Kupto skllavëri e lirë me mëditje). Ajo e cila është katërcipërisht e kundërt me to, është vetëm Partia Komuniste, e cila për nga natyra e saj, lind nga gjiri i shtresave të vuajtura të shoqërisë, thënë ndryshe nga klasa punëtore dhe aleatët e saj. Parë nga ky këndvështrim atëherë mund të themi se edhe interpretimi historik i ng-jarjeve e fenomeneve ka karakter klasor. Kjo do të thotë, se borgjezia e sotme që është në pushtet, asnjëherë dhe për asnjë moment, nuk mund t’i

Buxheti spartan 2020: më në fund realist!

kanë për detyrë të shohin gotën gjysmë plot, pse optimizmi ndihmon konsumin. Qeveria po mendon si ekonomiste dhe kjo është gjë e mirë. Nuk ka nxjerrë fonde për rrugë të reja dhe kjo prapë është gjë e mirë. Ndoshta marrëzia e boshteve rrugore të reja, për të zëvendësuar gazsjellësin TAP dhe dy hi-drocentralet mbi lumin Devoll më në fund mbaroi! Kjo marrëzi po na kushton shtrenjtë. Vetëm për vitin e ardhshëm do të paguajmë për të shlyer gradualisht projektet me partneritet publik-privat (kryesisht për rrugët e reja) 31 milionë euro më shumë! Nuk janë pak. Janë shumë dhe rëndojnë. Ende në përgatitjen e buxhetit dhe alokimin e fondeve mungon diskutimi për mundësitë e adresimit të investimeve publike, jo më nëpërmjet akseve rrugore, por duke përparësuar investime më të shumta në sektorë si turizmi dhe ekonomia rurale, që sigurojnë një kthim të shpejtë të parasë së harxhuar dhe punësim të ndjeshëm. Nuk kup-tohet qartë se nga cilët sektorë do të sigurohen 35 mijë vendet e reja të punës të parashikuara në Buxhet. Ndërkohë, tre janë burimet e reja që do të shtojnë të ardhurat në Buxhet për vitin 2020, sipas Ministrisë sonë të Financave. Qeveria

interpretojë këto fenomene në interes të proletari-atit. Ne jemi dëshmitarë, se fill mbas viteve ‘90-të të shekullit të kaluar, u krijua “shtrati i ngrohtë” i lindjes jo vetëm i këtyre partive, por ato i shoqëroi dhe ideologjia e borgjezisë dhe kapitalit, kështu që për rrjedhojë tashmë “historia duhej rishikuar”, sepse ngjarjet dhe fenomenet, na i paskësh shkru-ar vetë PKSH-ja dhe institucionet e shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve. Po tashmë që erdhi borgjezia në pushtet? Mos vallë ajo do të pajtohej me historinë gjysmë shekullore të popullit shqiptar? Kurrsesi jo! “Vendet e lindjes komuniste”, mbas fi-tores së pushtetit popullor, do të kishin një karak-teristikë dalluese ndryshe nga vendet e tjera të Europës Perëndimore, për vet faktin se klasa e re e borgjezisë lindi nga degjenerimi i këtyre partive. Brenda socializmit. Deri në të djeshmen e shkuar, ata ishin pjesë e historisë, sepse i dhanë tonin jo vetëm luftërave çlirimtare në vendet e tyre, por ishin dhe pjesëmarrës në ndërtimin e socializmit. Ata, mbas tradhtisë dhe degjenerimit të tyre, do të merrnin përsipër tashmë një detyrë tejet të vështirë. U duhej të mohonin vetveten dhe historikisht. Por në djall të gjitha! Përderisa ata e patën mohuar ideologjinë e shtetit proletar dhe i patën tradhtuar interesat e punëtorisë, pse të mos e tradhtonin dhe ta tjetërsonin dhe historinë? Kur tradhton një herë e ke lehtë të tradhtosh vazhdimisht. Dhe ata ashtu vepruan. Në të gjitha këto vende, pa përjashtuar as Shqipërinë, historia u deformua në mënyrën më të keqe. Ushtria e kuqe Staliniste, e cila shkatërroi nazizmin gjerman, duke e çuar deri në strofkën nga ku kishte nisur sulmin, u njehsua dhe barazua me ushtrinë dhe hordhitë hitleriane. Imperializmi botëror në aleancë me reaksionin e brendshëm, aspak nuk bënë dallim midis dy etapave të shndër-rimit të saj. Etapa e parë ishte ajo e një ushtrie me të vërtetë çlirimtare, popullore dhe revolucionare, teksa etapa e dytë, si rezultat i tradhtisë u karakter-izua nga humbja përgjithmonë e karakterit të saj dhe për rrjedhojë, nga ushtri çlirimtare u kthye në një ushtri, që përbënte rrezik për popujt. Me këtë rast e gjithë përmbysja u shoqërua dhe me deni-grimin e të gjitha arritjeve jo vetëm të luftës, por dhe të ndërtimit të socializmit. I habitshëm, por jo i pa pritur, është fakti se dhe në Shqipëri ndodhi i njëjti fenomen. Shumë prej nesh janë ende dësh-mitarë të tjetërsimit në mënyrën më të paturpshme që disa historianë, akademikë, studiues, hartues të volumeve të Luftës Nacional -Çlirimtare ju kthyen në të kundërt pa pikë turpi asaj që ata kishin shkru-ar vetë. Ambasadorë në OKB apo në vende të tjera

e cila do të vendoset më 1 prill 2020. Me të, sistemi i fiskalizimit, sipas qeverisë, pritet të sjellë të ardhura shtesë në buxhet në nivelin e 2 miliardë lekëve ose 16.3 milionë euro. Buxheti shton vëmendjen ndaj arsimit publik (9 për qind më shumë fonde nga ky vit) dhe ndaj shëndetësisë (5 për qind më shumë fonde). Megjithatë do të jetë një buxhet spartan. Të munguarat e mëdha në këtë buxhet, krahas mosr-ritjes së pensioneve (ata thjesht indeksohen me 1.7 përqind sa inflacioni) dhe rrogave për buxhetorët, janë politikat e nxitjes së investimeve të huaja, tani që dy projektet e mëdha TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll përfunduan. Politikat nxitëse per eksportuesit nuk duken gjëkundi (janë vetëm ato të viteve të mëparshme). Do të kishte qenë një mesazh i fortë për ardhjen e investuesve të huaj tek ne dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit, nëse tatimi mbi fitimin në paketën fiskale 2020 do të ulej përgjysmë në 10 për qind të fitimit, sa kishte qenë përpara 1 janarit 2014. Fakti që jemi pa investime strategjike të huaja dhe PPP-të nuk po e mbushin si duhet hendekun (përkundrazi, po shtojnë detyrimet buxhetore), mund ta kishte justifikuar këtë hap të guximshëm.

Bibës të vendoset busti i Mark Gjon Markaj apo i Muharrem Bajraktarit dhe përballë bustit të Qemal Stafës të vendoset ai i Berishës apo Edit. Ja pra si vërtetohet mbi baza klasore historia. Ajo deformo-het, shtrembërohet, tjetërsohet, ku bashkëpunëtorët e fashizmit dhe kolaboracionistët,dalin heronjtë e vërtetë, ku partizanët, komandantët e komisarët e luftës, rezultojnë se jo vetëm që nuk paskan luftuar, por madje nuk kanë qenë dhe as fitimtarë. Epoooooo...hordhitë e fashistëve modernë shqiptarë, paskan patur të drejtë të klithin si në “natën e kristaltë” të hitlerianëve në nëntorin e 1938-tës, por jo me thirrjet kundër çifutëve, kësaj radhe kundër komu-nistëve dhe pensionistëve, madje nuk thyen as xhama, por se ç’përgatitën ca litarë dhe hanxharë. Veçse harruan të merrnin dhe ca brisqe te berberi! Historia do të flasë dhe për këto, sepse është ka për bazë të vërtetën. Ajo nuk ka nevojë të mbrohet nga askush sepse e vërteta përherë është e dukshme. Mbi të kuqen e gjakut nuk mund të shkruhet me të zezë. Nëse elementë të veçantë të progresit, nëse njerëzit e ndershëm e kurajozë, dalin në krah e mbështetje apo në mbrojtje të së vërtetës historike, ata nuk kanë bërë gjë tjetër veçse detyrën qytetare. Po tashmë shtrohet pyetja: Kjo Ushtria Nacional Çlirimtare, a e kishte një komandant? Nëse e kishte përse nuk përmendet? Përmendin dhe rehabilitojnë Taten, aventurier të Frashërllinjve. Pyes Ramën, Berishën, Metën bile dhe Alimadhin (Lulin nuk e pyes se ai nuk e njeh as historinë e as matematikën) a mund të më thoni, se cilin qytet të Shqipërisë kanë çliruar ballistët? A mund të më thoni e ka ndonjë dëshmore heroinë të luftës Balli dhe Legaliteti?! Ata dhe sot na hiqen sikur paskan bërë namin në luftë, por kur qenkëshin të tillë pse krerët e tyre ja mbathën bashkë me gjermanin duke i braktisur dhe ballistët e legalistët e thjeshtë si Arifin me shokë? E çfarë ndryshimi na paskëshin dhe këta nga Zogu, teksa ai iku ditën e fillimit të luftës, këta të tjerët për të zezën e tyre, ditët e fundit të luftës?! Kështu që Epopeja e lavdishme e Luftës Nacional-Çlirimtare nuk ka e s’mund të ketë dy të vërteta. Ajo qëndron nga ana e fitimtarëve. Të marrësh artificialisht reparte tradhtarësh, bashibozukësh, kolaboracionistë, bash-këpunëtorë të fashizmit e t’i rreshtosh te forcat çlir-imtare, do të thotë se vet fashizmi paska qenë ai që e ka luftuar fashizmin dhe fituan mbi nazifashizmin.

Ja pra si i interpreton dhe vërteton shkenca e historisë ngjarjet dhe fenomenet. Edhe në luftë patëm dy ngjyra: të kuqen e gjakut mbi flamur të larë me gjakun e dëshmorëve, por dhe të zezën e këmishëzinjve e të tradhtarëve!

E kuqja dhe e zeza e historisë

mund të dalë në maj 2020 të emetojë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit një eurobond të katërt, që sipas ish-ministrit të Financave dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë mund të jetë rreth 65 miliardë lekë, ose mbi 530 milionë euro. Ky ish-ministër argumentoi nevojën për këtë mjet financimi me domosdoshmërinë e pagimit të detyrimeve të prapambetura të akumuluara gjatë viteve të fundit, që nuk janë pak, por plot 680 milionë euro! Mirëpo nuk tha se të paguash me eurobond një detyrim të mbartur nënkupton të shlyesh borxhet (detyrimet) me një borxh të ri që merr (eurobondin). Rruga e dytë që qeveria ka menduar për të rritur të ardhurat fiskale është që nëpërmjet një shtojce në Ligjin e Procedurave Tatimore (tek taksa mbi pasurinë), që Ministria e Financave po e përgatit dhe shumë shpejt do ta dërgojë në Kuvend, rreth 40 mijë banesa të qyte-tareve të rivlerësohen në të gjithë vendin. Efekti mbi buxhetin do të jetë 4 miliardë lekë ose 32.7 milionë euro të ardhura shtesë. Por nuk kuptohet qartë se si do të detyrohen qytetarët ta bëjnë këtë rivlerësim në ish-zyrat e hipotekave. Burimi i tretë i të ardhurave shtesë do të jetë fatura tatimore online,

shkruan me të zezë përmbi të kuqen e gjakut. U ngritën ish-ballistë me vulën e pulave në dorë dhe ish-kolaboracionistë, zogistë të mbretit në arrati, aventurierë e deri në diversantë të zbulimeve të huaja të “trimëroheshin” mbas beteje. Mbase ata, për momentin historik dhe shansin që u erdhi i papritur, mundet të mos besonin dhe aq shumë, por ama kur e panë se rruga e tradhtisë ishte po aq serioze sa dhe tradhtia e tyre, atëherë morën revanshin duke iu imponuar klasës dirigjente (mikse të asaj pjese të PPSH-së, së degjeneruar), e cila ishte ende në fazën embrionale, latante, e pakonsoliduar dhe disi e ço-roditur. Hapi i parë do të ishte heqja e nocionit “populist” apo sikurse shqiptohej dikur “popullore”. Duke u hequr sistemi qeverisës i Republikës Pop-ullore, ajo do të quhej Republika e Shqipërisë, Ku-vendit “ popullor” do t’i hiqej fjala popullore, po kështu Ushtria Popullore do të quhej thjesht Ushtria, Policia Popullore do të quhej Polici, për t’u marrë më vonë me datat historike duke nxjerrë si “dëshmitarë” në ekranet e Tv, ata që kishin ngrenë sëbashku dhe ishin venë në shërbim të fashizmit, të cilët po këta na “vërtetonin” se epopeja e lavdishme e Luftës Na-cional-Çlirimtare, nuk na qenkësh e tillë, sepse PKSH kishte bërë luftë civile dhe jo kundër armikut, se nuk na qenkëshin 28 mijë dëshmorë, por as 2 mijë të tillë, se Enveri na i paskësh tradhëtuar shokët e tij dhe se ai na qenkësh një shërbëtor i bindur i Titos (Mjeranët që nuk e dinë se ne me titistët për gjysëm shekulli u hëngrëm dhëmbë për dhëmbë e nëse do të ishte ashtu, bandat e diversantëve nuk na hidheshin nga Jugosllavia), se ne i tradhtuam ballistët e legalistët! Çudia më e madhe (sa që habiten dhe vet nazistët), se gjatë luftës paskemi bërë dhe krime etj etj. E gjithë kjo maskaradë, për këtë gati 30 vite i ka çuar ata deri në atë pikë, sa që është vështirë të kuptosh se kush është më i egër kundër gjysmës e shekullit që përjetoi Shqipëria pa shtypje e shfrytëzim klasor! Të jetë ish-klasa e cila u kish pirë gjakun dikur popullit, apo gjakpirësit dhe vampirët e rinj të klasës se re borg-jeze, që i kishim dikur në drejtimin e partisë dhe shtetit proletar?! Dialektika e zhvillimit të ngjarjeve, vërtetoi dhe vazhdon të vërtetojë, se në disa raste herë del në krye ish-llumi i vjetër i feudo-borgjezëve klasikë dhe herë balta e re, e cila ka marrë bekimin e Europës dhe Amerikës, për të përbaltur me llumin e vet, çdo arritje të Shqipërisë socialiste. Nisur nga kjo, aspak nuk duhet të çuditemi, nëse i hiqet emri i kryekomandantit të Luftës Na-Çl, Enver Hoxhës dhe të bëhet “hero liberator” Mithat Frashëri, apo përballë bustit të Avni Rustemit të vendoset Ahmet Zogu, nëse përballë Ndrec Ndue Gjokës e Bardhok

Page 18: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT18 E Enjte 21 Nëntor 2019

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Artistët Austriakë Michael Schmiedhammer (piano) dhe Johannes Kretz (elektroakustikë) mbajtën një koncert në Uni-versitetin e Arteve. Programi i koncertit përmbante vepra për piano solo nga Mozart, Debussy dhe Schmiedhammer, sikurse dhe për piano dhe elektroakustikë nga Johannes Kretz. Ndërve-primi mes elektroakustikës dhe instrumenteve muzikorë është një fenomen i rrallë në Shqipëri, ndërkohë që në mbarë botën aplikohet prej kohësh. Kësisoj koncerti i artistëve austriakë mund të konsiderohet ndër koncertet më të veçanta të axhendës kulturore në vendin tonë. Kjo jo vetëm për shkak të kombin-imit mes një instrumenti tashmë tradicional, sikurse është piano, dhe teknolog-jisë së fundit në funksion të kri-jimtarisë muz-ikore, por sido-mos për nivelin e lartë artistikë që u dëshmua nga artistët. Për pub-likun kryeqytet-as tingëlloi mjaft origjinal dhe i çuditshëm, fak-ti që Kretz, in-terpretonte dhe ndërvepronte me p ian is t in Schmidhammer, nëpërmjet tabletit të tij. Koncerti në fakt, të krijonte përshtypjen e një rrugëtimi të këndvështrimit artis-tik, që kompozitorët austriakë kanë pasur, dhe kanë rreth mundësive të pafundme që mund të ofrojë instrumenti i pianos, ku sigurisht qasjen më origjinale e përfaqësonte kombinimi mes këtij instrumenti dhe teknologjisë. Koncerti i Kretz dhe Schmidhammer, mbështetur nga Ambasada Austriake, erdhi në përfundim të një masterclass tre ditor që prof. Johannes Kretz mbajti për studentët e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve Tiranë. Masterclass i Kretz, mbajtur në kuadër të bashkëpunimit mes Departamentit KMDP në Universitetin e Arteve Tiranë dhe Departamentit të Kompozicionit, Elektroak-ustikës dhe Inxhinierisë së Zërit në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Interpretuese Vjenë, u përqendrua në mundësitë që ofron sot teknologjia e fundit për krijimtarinë muzikore artis-tike. Ky bashkëpunim, sipas shefit të departamentit KMDP në Universitetin e Arteve Tiranë, prof. asoc. Dorian Çene, synon të zhvillohet në të ardhmen sidomos për sa i përket drejtimeve që kanë të bëjnë me teknologjinë në muzikë çka, për studentët do të sjellë një qasje më praktike ndaj tregut të punës.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 më të rrezikuarat 2020”

Romana Vlahutin, kryetares së Del-egacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, presidenti Ekzekutiv i “Eu-ropa Nostra”, z.Hermann Parzinger, shprehu shqetësimin tonë të sinqertë në lidhje me vendimin alarmant për të shembur Teatrin Kombëtar historik të Shqipërisë në Tiranë, një vend trashëgimie historike me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë, për ta zëvendësuar me një ndërtim modern”, vijon letra.

Teatri, monument unik i arkitekturës europiane

Por në perspektivën e zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, të cilat kanë nisur të përbëjnë një kërcënim të hapur për Teatrin Kombëtar, “Europa Nostra” pohon në mënyrë të ripërsëri-tur ë mbështetjen e saj për fushatën për shpëtimin dhe rigjallërimin e teatrit nëpërmjet aktiviteteve kul-turore nga e gjithë Europa. “Teatri Kombëtar i Shqipërisë është një monument i rëndësishëm dhe unik i arkitekturës europiane, i vendosur në një kontekst urbanistik me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Fshirja e Teatrit Kombëtar nga lista kombëtare e monumenteve të mbrojtura është një veprim që injoron me paramen-dim rëndësinë e pranuar dhe legjit-imuar arkitekturore, historike dhe urbane të ndërtesës, çka dëshmohet nga kërkimet shkencore të kryera në nivelin akademik nga studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj”, thuhet në letër. Organizata “Europa Nostra” ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos shkatërrojë Teatrin Kombëtar,

shton më tej se është nominuar për “7 më të rrezikuarat” e vitit, që vjen. “I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të heqë përfundimisht dorë nga planet për shkatërrimin e këtij simboli të pat-jetërsueshëm të Tiranës dhe të marrë seriozisht parasysh potencialin e tij të pazëvendësueshëm për pasurimin kulturor dhe shoqëror të Tiranës, çka mishëron plotësisht godina e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 më të rrezikuarat 2020” një fushatë e shoqërisë civile, që identifikon monumentet dhe zonat në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të realizueshme dhe të qëndrueshme për këto zona”, vijon më tej letra. Pro-grami “7 më të rrezikuarat” u lançua në janar 2013 nga “Europa Nostra” dhe Instituti Europian i Investimeve si anëtarë themelues. Në letrën e publikuar nga AMT, “Europa Nostra” bën me dije se është e gatshme, që të dialogojë me autoritet shqiptare për Teatrin Kombëtar. ““Europa Nostra” mbetet e hapur dhe e gatshme të vazhdojë dialogun me autoritetet shqiptare në një përpjekje për të ar-ritur një zgjidhje që i përgjigjet kërk-esave dhe nevojave të të gjithë palëve të interesuara”, thuhet në letrën, që është firmosur nga Guy Clausse zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Eu-ropa Nostra” dhe Paolo Vitti anëtar i këshillit. Paneli i Këshillimit i 7 zonave më të rrezikuara do të takohet shpejt në Hagë dhe do të shqyrtojë dhe dis-kutojë nga afër zonat e nominuara.

Koncert i artistëve austriakë në skenën e arteve në Tiranë

“Europa Nostra” thirrje qeverisë: Të hiqet dorë nga plani i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar

Julia VRAPI

Organizata “Europa Nos-tra” i bën thirrje qeverisë shqiptare, që të heqë dorë nga planet për shkatërrim-

in e Teatrit Kombëtar. Letra që mban firmën e Guy Clausse, zëvendëspres-identi ekzekutiv i “Europa Nostra” dhe Paolo Vitti, anëtar i këshillit të saj, është publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Drejtuar regjisorit Robert Budina, si një prej përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet se Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nomin-uar për “7 vendndodhjet më të rrezi-kuara 2020”, një fushatë e shoqërisë civile, që identifikon monumentet dhe zonat në Europë. Pak ditë më parë, një delegacion nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i përbërë nga regjisorja Sesilia Plasari, arkitekti Kreshnik Merxhani dhe regjisori Robert Budina, morën pjesë në samitin e përvitshëm të “Europa Nostra” për trashëgiminë europiane, me qëllimin për të sensibilizuar spe-cialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar, dhe futur atë në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Në letrën drejtuar regjisorit Robert Budina, “Europa Nostra” shpreh vlerësimin për takimin e tetorit të kaluar në kuadër të samitit të trashëgimisë eu-ropiane 2019 të mbajtur në Paris, por shqetësimin për ushtrimin e forcës policore kundër demonstruesve. “Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me tensionet midis atyre që mbështesin dhe promovojnë ru-ajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit nga njëra anë dhe organeve të qeverisjes vendore nga ana tjetër. Ushtrimi i forcës pol-icore për të përzënë demonstruesit paqësorë është po aq shqetësues”, thuhet në letrën që mban firmën nga Guy Clausse zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Europa Nostra” dhe Paolo Vitti anëtar i këshillit të saj. “Europa Nostra” shprehet se dhe në letrën e datës 18 korrik 2018 është shprehur shqetësimi për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. “Siç mund të kujtoni, në një letër të datës 18 korrik 2018 drejtuar z. Edi Rama, kryem-inistrit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, presidentit të Shqipërisë si dhe zonjës

Bashkëpunimi në arte, në takimin Margariti dhe Vukosavlejvic

Ekspozita me 380 piktura, në Bienalen e Akuarelit në Prishtinë

Bashkëpunimi në fushën e arteve ishte në fokus të takimit të ministres së Kul-turës Elva Margariti, me homologun serb Vladan Vu-kosavlejvic. Ministrja Mar-gariti shprehet se gjatë këtij takimi ministri serb shprehu interes për shkëmbime në fushën e artit. “Bashkëpunimi në fushën e kinematografisë, muzeologjisë, muzikës dhe arteve pamore, ishin disa nga çështjet mbi të cilat dis-kutuam me ministrin serb të Kulturës, Vladan Vukosavlje-vic. Homologu serb shprehu

interesin për shkëmbime në fushën e muzikës lirike dhe asaj tradicionale, duke iu referuar suksesit të bash-këpunimeve të mëparshme. Ai u shpreh i gatshëm, që aktivitete të përbashkëta të zhvillohen prej sezonit të ardhshëm artistik”, pohon ministrja e Kulturës. Ky takim i ministres së Kulturës Elva Margarit vjen në vijim dhe të atyre, që janë zhvilluar më parë me zyrtarë të tjerë të huaj, që kanë pasur në fokus bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës.

Motive kombëtare, veshje tradicionale, figura të njohura historike, peizazhe, portrete dhe autoportrete janë bërë bashkë në edicionin e dytë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit në Prishtinë. Ek-spozita 380 piktura për vizitorët është edhe një shëtitje nëpër vende të ndryshme të botës, kultura të ndryshme, por edhe eksplorim i teknikave të llojl-lojshme të akuarelit. Organ-izatorët shprehen se kjo bie-nale, e cila u hap të hënën në mbrëmje në Muzeun Kombëtar të Kosovës, po arrin që të ketë

rol edhe diplomatik. Besnik Xhemaili, organizator i kësaj bienaleje, ku u prezantua arti i artistëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura, tha se kjo ngjarje është pozitive edhe në aspektin politik. “Arti po i thyen barrierat që ekzistojnë në mes të shteteve, duke i bërë së bashku në një hapë-sirë pikturat e artistëve të tyre”, tha Xhemaili. Bienalja Ndërkombëtare e Akuare-lit është organizuar nga “International Watercolor Society”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës.

Ditët e Alfabetit, në 111-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Në Maqedoninë e Ver-iut po mbahen Ditët e Al-fabetit të Gjuhës Shqipe, në 111-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Veprimtaria organizohet nën kujdesin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me qendër në Shkup dhe me degë në shumë qytete. Marrin pjesë studiues nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Tirana, Elbasani, Prishtina e qytete të tjera. Në këtë aktivitet, mori pjesë dhe një përfaqësi e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

e kryesuar nga akademik Skënder Gjinushi, i cili për-shëndeti veprimtarinë. Në fjalën e tij akademiku Skënder Gjinushi u shpreh se Kongresi i Drejtshkrimit nuk do të kishte qenë i mundur pa vendimet e Kongresit të Manastirit. “Asnjë ngjarje e mëpasme, duke përf-shirë Kongresin e dytë të Ma-nastirit (1908), Komisinë letrare të Shkodrës (1917), Konsultën gjuhësore të Prishtinës (1968) dhe vetë Kongresin e Drejtsh-krimit (1972), nuk do të kishte qenë e mundur pa vendimet e këtij kongresi”, tha Gjinushi.

Page 19: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 19

Salome është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Joka-

naan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Ky thotë se martesa e Herodit është e paligjshme, sepse

Herodias është vejusha e vëllait të Herodit...

k u l t u r e www.sot.com.al

Ekspozita "Miss Mary Edith Durham" u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita vjen me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së "Mbretëreshës së Maleve” Mary Edith Durham (1863-1944), artiste, shkrimtare e shquar britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antroplogjike rreth jetës së Shqipërisë në fund të shek. XIX dhe fillim shekullit XX. Ekspozi-ta përmban fotografi dhe skica të realizuara nga Edith Durhami gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare. Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë me fotografi nder të figurës së Edith Durham. Ai u ndal në veçanti në rolin dhe kontributin e çmuar të Edith Durham në çështjen shqiptare dhe veprimtarinë e saj të dendur në Shqipëri, ku ajo ndërmori rreth 7 udhëtime në vendin tonë duke lënë pas një histori të tërë në pasqyrimin e jetës se shqiptarëve dhe rolit të tyre në rajonin e Ballkanit dhe kjo ekspozitë është një pasqyrë e qartë e kontributit të Miss Edith Durham si një pjesë e pandashme e historisë moderne të kombit shqiptar. “Mary Edith Durham do të mbetet përgjithmonë një kujtim i bukur për shqiptarët, një per-sonalitet i nderu-ar dhe i dashur, sepse ajo nga dita që shkeli në tokën shqiptare, u m r e k u l l u a jo vetëm nga natyra, por edhe nga shpirti e vler-at e shqiptarëve”, tha ai. Për studi-uesin Jaho Bra-haj, Mary Edith Durham ishte e para që arriti të incizonte një lahutar të vendit tonë. “Mary Edith Durtruam i ka kushtuar vendit tonë shumë studime, që shihen me gjakftohësi dhe pa njëanshmëri, sepse ishte një studiuese që vinte nga një vend i largët, duke i dhënë dhe një këndvështrim të ri studi-meve etnologjike për Shqipërinë dhe zbërthimit të shoqërisë shqiptare. Ajo pasqyroi dhe studioi krahas kulturës, traditave, etnografisë, etj, edhe jetën politiko-shoqërore në vend. Durham është e para, që ka bërë incizimin e një këngëtari lahutar në Shqipërinë e veriut, që ruhet në muze në Londër”, shprehet Brahaj. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 nëntor. Po dje në Muzeun Historik Kombëtar u organizua edhe një konferencë shkencore, me pjesëmarrjen e studiuesve të fushave të ndryshme, të cilët me kumtesat e tyre sollën prurje të reja në lidhje me mbresat e udhëtimeve të Edith Durhamit në trojet shqiptare.

Vepra teatrore shfaqet për publikun mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes

Krijimtaria e dramaturgut irlandezOscar Wilde është shkrimtar, poet

dhe dramaturg i shquar irlandez. Në skenën shqiptare, janë vënë dhe më parë veprat të tij, që janë vlerësuar për publikun. Oscar Wilde lindi më 16 tetor 1854 në Dublin dhe vdiq më 30 nëntor 1900 në Paris. Wilde e shkroi “Salome” në frëngjisht në vitin 1891. Ajo u shfaq së pari si një pjesë teat-rore në frëngjisht. Tre vjet më vonë u botua një version i saj në anglisht. Për publikun britanik u shfaq për herë të parë në vitin 1918, disa vjet pas vdekjes së Oscar Wilde. Jo më pak të njohura janë komeditë e tij, ku mund të veçojmë “Një grua pa rëndësi”, “Erashka e zonjës Uindëmiër”, “Një

bashkëshort ideal” dhe atë që kon-siderohet si kryevepër, “Rëndësia e të qenët i ndershëm”. Përveç dramave dhe novelës së vetme, krijimtaria e tij përmbledh edhe tregime, ku mund të përmendim “Krimi i lordit Artur Sevilit” dhe histori të tjera, botuar në vitin 1891, apo përralla si “Princi i lum-tur”. Oscar Wilde ishte një shkrimtar i madh, një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ekscentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.

“Miss Mary Edith Durham”, me fotografi dhe skica në Muzeun Kombëtar

Ermira Hysaj me Salomen e Oscar Wilde, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës

Julia VRAPI

"Salome" kryevepra e Os-car Wilde mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes shfaqet për publikun në

teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vepra me regji nga Carlo Sciaccaluga dhe me një kast aktorësh të njohur deri tani ka qenë në skena të ndryshme të teatrit. Produskion i Teatrit Kombëtar Eksper-imental “Kujtim Spahivogli”, kjo vepër vjen në skenë me interpretimin fan-tastik të aktorëve Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva dhe Urim Aliaj. “Salome” provokon emocione tronditëse dhe rrëqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Hero-dias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Ky thotë se martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodias është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salome e ndih-mon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Wilde vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salome kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për val-len e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod. Aktorja Ermira Hysaj është e njohur për publikun në skenën e teatrit. Me role në shfaqje të ndryshme në skenë, këtë herë ajo vjen me rolin kryesor në këtë vepër, Sa-lome. Më herët aktorja është shprehur se Salome është një rol karriere. “Është një rol që ta merr frymëmarrjen dhe e nxjerr me shumë vështirësi. Për mua është një rol shumë i bukur, është një rol karriere padiskutim, ndihem me fat që më është besuar”, thotë aktorja Ermira Hysaj. Vepra është përkthyer nga Kudret Mita, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Kompozitori është Andrea Nicolini, koreograf Donald Martini dhe as/reg-jisor Mateo Dervishaj. Teatri Kombëtar Eksperimental vazhdon ti shfaq veprat për publikun edhe në skena jashtë Ti-ranës. Këtë herë është publiku i qytetit të Shkodrës, që do të ndjekë një nga veprat e Oscar Wilde.

Ansambli i Gjilanit, merr çmimin e publikut në Burrel

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur Sherif Dervishi

Ansambli i Gjilanit është shpërblyer me çmimin e pub-likut në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike, i cili u mba-jt në qytetin e Burrelit. Si-pas njoftimit, në këtë festival ansambli u paraqit me një program të pasur folklorik. “Ansambli ynë u paraqit me këngë të pastra shqipe krye-sisht të trevës sonë, edhe pse po përballemi me vështirësi të mëdha ansambli ynë po arrin të ruaj dhe kultivoj tra-ditat tona shekullore, duke iu falënderuar artistëve të shumtë gjilanas që kanë vull-

net të pa thyeshëm për ti ruajtur këto vlera”, thuhet në njoftim e ansamblit. Më herët, ansambli i Gjilanit, mori pjesë edhe në natën finale në festivalin e këngës dhe valles shqipe “Këngë Jeho 2019” në Strugë. Në mesin e shumë ansambleve dhe grupeve ar-tistike nga të gjithë trevat shqiptare, ansambli i Gjilani triumfoi në sajë të profesion-alizmit dhe angazhimit mak-simal të anëtarëve, të cilët po bëjnë çdo gjë për ta ruajtur dhe avancuar traditën dhe vlerat kulturore në përgjithësi.

Sherif Dervishi, një nga rapsodët më të vlerësuar të Dibrës dhe veriut, është ndarë nga jeta. Mësohet se rapsodi i njohur vuante nga sëmundja e kancerit. Mjaft i vlerësuar me aktivitetin e tij, vetëm pak ditë më parë Sherif Dervishi kën-doi në Kukës me rastin e 75- vjetorit të çlirimit. Dervishi, është një rapsod i shkëlqyer nga Zall-Dardha e Dibrës, jo vetëm në veriun e Shqipërisë, por dhe në shkallë vendi. Nuk është rastësi që një talent i tillë del nga Zall-Dardha, aty ku kanë dal thuajse pjesa

dërrmuese e këngëtarëve dhe valltarëve të Dibrës. Në vitin 2009, në Festivalin Folklorik Kombëtar, Sherif Dervishi do të vlerësohej nga juria e festivalit si rapsodi më i mirë i këtij festivali. Në festivalin “Oda Dibrane”, që u zhvillua në vitin 2017, rapsodi i njohur Sherif Der-vishi u vlerësua me çmimin “Hazis Ndreu”. Në çdo skenë të aktiviteteve të ndryshme muzikore, rapsodi i njohur shqiptar ishte në qendër të vëmendjes, duke u bërë një nga zërat më të vlerësuar.

Vizitorë japonezë, për peizazhin dhe arkitekturën në Berat

Berati është qyteti, që vazhdon të magjepsi ud-hëtarët, burim frymëzimi për artistë të vërtetë, por edhe amatorë. Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat, shpre-het se gjatë këtyre ditëve nuk mungojnë dhe vizitorët nga Japonia. “Vizitorët japonezë, i gjejmë në qoshe të qytetit duke pikturuar elementë të peizazhit, por edhe arkitek-turorë”, shprehet Qendra Kombëtare e Muzeumeve. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze, me pasuri të konsiderueshme

monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dësh-mi të trashëgimisë kultu-rore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zoni-fikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë. Berati është shpallur dhe pasuri botërore në UNESCO, dhe për vlerat e tij historike dhe arkitektonike ka jo pak vizitorë.

Page 20: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT20 E Enjte 21 Nëntor 2019

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

S u l m u e s i i p ë r-faqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është nën vëzhgimin e disa klubeve me shumë emër në arenën europiane, si Atletiko Madrid apo Toten-hem. Sulmuesi ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse me Fenerbahçen, pa harruar edhe ato me Kosovën. Në këtë formë, vëmendja ndaj tij është maksimale. Ndërkohë, një sy tek 25-vjeçari e ka edhe Lacio. Trajneri Simone Inzagi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, teksa kërkon ta ketë

në skuadër prej muajit janar, kohë kur hapet edhe merkato dimërore. Kështu, në lojë tashmë futet drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare. Shqiptari do të provojë të parakalojë klubet më me emër, ndërsa ofron deri në tetë milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes. Turqit duke njohur interesim e

madh për Muriqin kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro. Megjithatë, interesimi i Lacios do të qëndrojë konkret, pavarësisht diferencës mes kërkesës dhe ofertës.

“Tekniku veteran ital-ian, 74-vjeçari Edoardo Reja, nuk e rrezikon aspak stolin e kombëtares shqiptare, mad-je rinovimi duket i sigurt”. Fjalë këto të presidentit të Federatës Shqiptare të Fut-bollit Armand Duka për me-diat italiane dhe më konk-retisht për “Radio Punto Nuovo”. “Nuk rrezikon aspak, Reja ka bërë një punë të mirë. Sigurisht që edhe ai ka një pjesë të fajit për rezultatet e ndeshjeve të fundit ashtu si të gjithë ne. Me Andorrën duhet të bënin diçka

më shumë e kemi nënvlerësuar, megjithatë Reja nuk rrezikon”. Më pas Duka ka bërë edhe një analizë për lojtarët që Shqipëria ka në përbërje.” Kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe Serie B, janë futbollistë të mirë, por nuk e di ndoshta skuadrat e tjera janë më të forta(qesh)”. Me këto deklarata gjithçka të

bën të mendosh se FSHF është në bisedime me Rejan dhe shumë shpejt deo të hidhet firma mbi kontratën e re, mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë 2-vjeçare apo 4-vjeçare.

KONTRATA/ Armand Duka dhe Edi Reja presin vetëm firmat, veterani “përjetësisht” kuqezi

SURPRIZA/ Igli Tare gati të marrë tek Lacio sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin

Lojtarëve të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim prej tre milionë euro nga Federata e këtij vendi, nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin në Euro-2020, pra që të mposhtin Kosovën. Për ta arritur qëllimi dhe rrjedhimisht për ta merituar shpërblimin, lojtarëve të Maqedonisë së Veriut – një pjesë e të cilëve janë shqiptarë – u duhet ta mposhtin së pari Kosovën në gjysmëfi-nalen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve dhe pastaj edhe fituesin e duelit tjetër gjysmëfinale, mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë, në muajin mars. Maqedonia e Veriut dështoi ta sigurojë pjesëmar-rjen në turneun e verës së ardhshme përmes kualifikimeve, duke u renditur në vendin e tretë në grup.

ZHGËNJIMI

MERKATO

MOTIVIMI

Sulmuesi është dëmtuar në palestër dhe pritet të mësohet sa kohë do të mungojë

Kombëtarja i sjell ters,Manaj dëmtohet që në stërvitjen e parë tek Albasete

Adriatik BALLA

Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares në grupin H kualifikues të Euro-2020, që Shqipëria luajti kundër

Andorrës dhe Francës, trajneri Edi Reja ia kishte besuar sulmin dyshes Manaj-Balaj, e cila nuk funksiononte si në rastin Manaj-Cikalleshi. Sidoqoftë, Manaj konsiderohet një sulmues i fituar nën erën Reja, pasi lojtari nën drejtimin e teknikut veteran italian ka luajtur në shumicën e takimeve si titullar, duke bërë kështu dhe nja kapërcim brezash, ose më saktë zëvendësim brezash. Por pas kthimit pranë ekipeve të tyre disa lojtarë nuk kanë kaluar moment të mirë, veçmas Rei Manaj, i cili ka pësuar menjëherë një dëmtim, që në stërvitjen e parë, duke shokuar klubin e tij të Albasetes. Duket që sulmuesit të Shqipërisë Kombëtarja i sjell ters, pasi edhe në grumbullimet e mëparshme, sapo kthehet tek ekipi i tij dëmtohet, ose penalizohet, sikurse ndodhi herën e shkuar, kur humbi disa ndeshje për shkak të një ndëshkimi disiplinor. Pra, mund të tingëllojë si diçka e çu-ditshme por është e vërtetë. Rei Manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili luajti titullar në sfidat ndaj Andorrës dhe Francës, duke shënuar edhe një gol nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e kësaj të mërkure me klubin e tij në Spanjë Albacete, pasi duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat iberike ka pësuar një dëmtim në palestër, pak minuta para se të fillonte stërvitja në fushë. Dëmtimin Manaj e ka pësuar në këmbën e djathtë në të cilën ndjen

dhimbje, në fakt lojtari edhe në fund të sfidës ndaj Francës pati probleme, por ky lëndim në palestër duket vërtet i pabesueshëm. Nëse me kombëtaren 3 muajt e fundit kanë qenë vërtetë fan-tastik për Manajn nuk mund të thuhet e njëjta gjë në klubin e tij Albasete me të cilët, sulmuesi lushnjar ka kontratë deri në vitin 2024. Disa javë më parë ai u la jashtë nga trajneri Ramis për çështje disiplinore. Në këtë sezon Manaj është aktivizuar në 7 ndeshje, duke shënuar 2 gola.

FSHF harron kuqezinjtë, nis kontaktet me mjekët e Juves

Në kuadër të licencimit të klubeve dhe përfshirjes së mjekësisë sportive, Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të këtij procesi që këtë vit ka fil-luar më shpejt, ka filluar trajnimet me klubet për t’i ofruar ndihmë konkrete, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Një ndër trajnimet që u organizua nga

FSHF pak ditë më parë, ishte ai me mjekët dhe fizioterapistët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Katego-risë së Parë, si edhe përfaqësues të akademive kryesore në vend. Në këtë trajnim referoi Doktor Xhianluka Stes-ina, mjeku i ekipit kombëtar shqiptar, ish mjek i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Juventus Medical. Doktor Stesina i paraqiti të pranishmëve ele-ment praktikë të lidhur me dëmtimet muskulore dhe mënyrat më të mira që duhen ndjekur për rehabilitimin e sportistëve pas traumave. Ky trajnim i lidhur me mjekësinë sportive është fillimi i një projekti të mirëfilltë që Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur për Mjekësinë Sportive dhe arritjen e shpejtë të standardeve më të larta në këtë sektor shumë të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit. FSHF është duke punuar me të gjithë faktorët që janë të rëndësishëm në këtë proces, duke

Basketbolli shqiptar në rajon po kërkon të ngjisë një shkallë në rang ndërkombëtar dhe kjo vlen si për Shqipërinë ashtu dhe Kosovën. Ndër-kohë, referuar informacioneve sportive që jepen edhe zyrtarisht nga federatat e basketbollit, për nder të Ditës së Fl-amurit, më 28 Nëntor, do të zhvillohet miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll. Ndeshja do të zhvillohet në Shkodër, të enjten në orën 17:00. Kosovën në këtë ndeshje do ta udhëheqë Bujar Loci, derisa ekipi do të përbëhet nga lojtarët e Superligës.

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugova, ka thënë se bashkëpuni-mi ndërmjet dy federatave është i mirë dhe kjo dëshmon, edhe me zhvillimin e kësaj miqësore vëllazërore. “Ne kemi pranuar me kënaqësi ftesën nga Federa-ta Shqiptare e Basketbollit të zhvillojmë këtë ndeshje vëllazërore, ku rezultati është në plan të dytë. Ne gjithmonë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Feder-atën Shqiptare dhe ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë. Për shkak të orarit, ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa ndesh-

jen do ta udhëheqë trajneri Bujar Loci”, tha Rugova për faqen zyrtare të FBK-së. Kosova dhe Shqipëria kanë zhvilluar shumë ndeshje miqësore ndërmjet tyre, së fundi u përballën në korrik të këtij viti në Prishtinë, ku fituan “Darda-nët”. Ndërkohë, në pranverën e vitit të ardhshëm do të organizohet një turne meshkujsh në Kosovë, me katër skuad-rat më të mira të Kosovës dhe katër më të mirat e Shqipërisë, kurse në vjeshtën e ardhshme do të organizohet edhe një turne tjetër, me dy skuadrat më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Basketboll/ Shqipëri-Kosovë më 28 Nëntor, në të ardhmen edhe aktivitet klubesh

Maqedonia surprizon, ofertë 3 mln euro të mposhtin Kosovën

Kombëtaret e moshave, asnjë objektiv në 5 vitet e fundit

Inter dhe Milan garë për Granit Xhakën

Skuadrat kombëtare të moshave po kalojnë momente negative. Ndeshjet e fundit vërtetuan se nuk konkurrojmë dot në Europë, pavarësisht pretendi-meve shumë të mëdha që dalin nga zyrat e federatës. Kështu, që prej vitit 2014 nuk ka asnjë kalim grupi, fitoret janë me pikatore dhe shpenzimet pa fund. “Procesi Sportiv” ndërton statis-tikat, që flasin vetë. Pse po dështon strategjia e FSHF-së? Ja statistikat: U-17 (5 vitet e fundit), 0 kualifikime, 21 ndeshje 3 fitore -2 barazim - 16 humbje, 41 gola të pësuar - 15 gola të shënuar. Kurse përfaqësuesja U-19 (në 5 vitet e fundit) ka 0 kualifikime, 18 ndeshje, prej të cilave ka 2 fitore dhe 16 humbje. 41 gola të pësuar - 14 gola të shënuar.

përfshirë të gjithë mjekët e klubeve, universitetet, organizmat spitalor shtetëror dhe privat si dhe federatat e tjera sportive në vend. Federata dhe Presidenti Duka e kanë vendosur tanimë zhvillimin e mjekësisë spor-tive te prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe të sigurt për fut-bollin në vendin tonë. Angazhimin e sa më shumë mjekëve të rinj në sport, ofrimi i trajnimeve të mirëfillta me ek-spertë vendas dhe të huaj, mbështetja me bazë materiale të nevojshme, do të jenë disa nga elementët e strategjisë dhe projekteve që po zbatohen nga FSHF në lidhje me Mjekësinë Sportive. Mbetet të shihet fundi i këtij projekti, por vendet me futboll të zhvilluar kanë laboratore dhe Mjekësinë Sportive e kanë tejet të zhvilluar.

“Por pas kthimit pranë ekipeve të tyre disa lojtarë nuk kanë kaluar moment të mirë, veçmas Rei Manaj, i cili ka pësu-ar menjëherë një dëmtim, që në stër-vitjen e parë, duke shokuar klubin e tij të Albasetes... Derbi i Milanos në merkato për

të marrë shërbimet e Granit Xhakës. Futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan për përfaqësuesen zvicerane ka përfunduar jashtë planeve të Ar-senalit për shkak të kontradiktave që ka patur së fundmi me tifozët e klubit londinez dhe e ardhmja e tij është jashtë Londrës. Sipas “Sky Sport” të Gjermanisë, në garë për mesfushorin e Arsenalit janë futur fuqishëm dy klubet e Milanos, Mi-lani dhe Interi që interesohen për një mesfushor me eksperiencë dhe që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur ob-jektivat. Megjithatë të dyja klubet si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltrit e kërkojnë Xhakën në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Page 21: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

E SHTUNË, 23 NËNTORKukësi-Bylis 13:30 Flamurtari-Luftëtari 13:30 Skënderbeu-Tirana 16:30

E DIEL, 24 NËNTORVllaznia-Teuta 16:30

E HËNË, 25 NËNTORPartizani-Laçi 18:30

Një nga pikat e forta të Vllaznisë këtë sezon është Renato Malota, që luan sezonin e tij të tretë në Shkodër. Malota beson se këtë sezon Vllaznia do të realizojë synimet që ka. Renato Malota, një nga titullarët e rëndësishëm të Vllaznisë, para ndeshjes me Teutën për “Rtsh Sport” ka pohuar: “Të gjitha ekipet janë të vështira, por ne duhet që të kemi seriozitet. Si ndaj Flamurtarit që është në fund, ashtu edhe me Partizanin që është në krye, ne duhet që të japim më të mirën në fushën e lojës. Unë mundohem që të bëjë detyrën dhe të jap maksimumin tim. Duhet që të shohim përpara dhe të realizojmë synimet që kemi. Dua që të jap më të mirën në këtë ndeshje dhe të mbuloj sa më mirë sulmuesit e Teutës”, tha ai.

Fabrizio Kamarata, trajneri i ri i skuadrës së Dinamos ka mbërritur në kryeqytet dhe është takuar me grupin, por edhe me tërë drejtuesit e klubit blu. Ai synon që të ketë një ecuri mjaft të mirë me blutë, ndërsa tashmë do të nisë punën. Dinamo synon që të sigurojë mbijetesën, e njëkohësisht të gjithë lo-jtarët aktualë janë në nominim dhe, nga sa bëhet e ditur, projekti për rikthimin e Dinamos në futbollin e madh pritet që të nisë me shumë gjasa në dhjetor. Pritet që të ruhet “bërthama”, e njëkohësisht do të ketë merkato, ndoshta jo vetëm nga tregu vendas me synim ndërtimin e një ekipi në pjesën e dytë të sezonit që të mos e diskutojë mbijetesën.

MBROJTËSI

TIFOZËT

KATEGORIA I

Skuadra e kuqe spostohet larg kryeqytetit, me Laçin duel vendimtar për “kurorën e dimrit”

“Selman Stërmasi” pa tapet, Partizani fton fansat ta mbështesin në ElbasanAdriatik BALLA

Dueli mes Partizanit dhe Laçit konsiderohet i rëndësishëm për atë që pretendon “kurorën e

dimrit”. Por ky duel i planifikuar në kryeqytet do të shtyhet për të hënën, në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në Elbasan. Shkak për këtë është bërë mbjellja e barit në “Selman Stërma-si” dhe Partizani ka vendosur të luajë në “Elbasan Arena”. “Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet në stadiu-min “Elbasan Arena”. Klubi ka zh-vendosur luajtjen e kësaj sfide jashtë kryeqytetit si pasojë e mbjelljes së fushës të stadiumit “Selman Stërma-si” nga KF Tirana, proces i cili do të zgjasë 15 – 20 ditë”, shkruan klubi i Partizanit. Të kuqtë kanë vendosur që ndeshjen e radhës në kampionat kundër Laçit, ta zhvillojnë në “Elba-san Arena”, aty ku u duk se do të jetë zgjidhja për të kuqtë. Megjithatë, as kjo fushë nuk pritet të jetë në gjend-jen më të mirë duke parë kushtet e motit dhe ndeshjet e shumta që janë zhvilluar së fundmi në të. Sikur të mos mjaftonte fakti që vetëm pak ditë më parë luajti Shqipëria kundër Andorrës, si edhe Shqipëria U-20 kundër Kroacisë U-20, të shtunën do të luhet një tjetër takim. Skuadra e Kukësit do të presë Bylisin dhe ver-ilindorët shprehen se kanë zgjedhur “Elbasan Arenën” si shtëpinë e tyre dhe të gjitha ndeshjet pritëse, do të zhvillohen atje. Në këto kushte, Partizanit i duhet të luajë sërish në një fushë që nuk e ka gjendjen më të mirë. Ndërkohë, pas mbylljes së

eliminatoreve të Europianit 2020, në fundjavë do të rikthehet Katego-ria Superiore me 5 takimet e javës së 13, që do të luhen në tre ditë të ndryshme, të shtunën, të dielën dhe të hënën. Kështu të shtunën në orën 13:30, Kukësi do të presë surprizën e këtij sezoni, Bylisin në një ndeshje që premton të jetë mjaft interesante dhe e luftuar, për vetë synimet e të dy skuadrave. Verilindorët vijnë pas humbjes në Laç dhe duan 3 pikët për të mos humbur kontaktet me Partizanin kryesues, por edhe për të realizuar një farë hakmarrjeje për atë humbje mes polemikash në Ballsh në fazën e parë. Nga ana tjetër Bylisi pësoi humbje pas shumë javësh, teksa u mposht në shtëpi nga Skënderbeu, por ndaj Kukësit do të ketë në dispozicion organikën e plotë dhe do të tentojë rikthimin tek suksesi. Po në orën

13:30 do të luhet edhe sfida mes dy skuadrave që mbyllin renditjen, Flamurtarit dhe Luftëtarit. Këto ekipe kanë grumbulluar shumë pak pikë deri në këtë moment të kam-pionatit dhe mbeten me shpresa për të ndryshuar pas merkatos së janarit, por deri atëherë do të du-het të grumbullojnë sa më shumë pikë, për të tentuar mbijetesën në gjysmën e dytë të kampionatit. Në orën 16:30 vëmendja do të zhven-doset në Korçë, ku Skënderbeu vendas do të presë Tiranën e Julian Ahmatajt. Pas debutimit me fitore në Gjirokastër, bardheblutë kanë regjistruar dy barazime radhazi dhe do të kërkojnë rikthimin te fi-torja në Korçë. Nga ana tjetër Skën-derbeu vjen pas një 90-minutëshi mjaft të mirë në Ballsh, ku arriti të triumfojë 2-3, por korçarët kanë treguar se e kanë shumë të vështirë

Më mirë se çdo gjë tjetër mjer-imin e sportit shqiptar në aspektin e klubeve e tregon rroga që mar-rin sportistët nga klubet ku janë regjistruar, një pagesë qesharake dhe kjo veçanërisht për sportistët e disiplinave individuale që kanë pak mbështetje. Jo vetëm kaq, por mungesa e një kuadri ligjor serioz për sportin, i munguar ndër vite, ka bërë që edhe kampionët kombëtar të mos përfitojnë shuma të mira parash me të cilët të justifikojnë mundin e tyre në palestra dhe fusha

stërvitore. Dhe sikurse raportojnë mediat sportive, sporti në Shqipëri vazhdon të ketë të njëjta prob-leme, pavarësisht nëse ndryshojnë disiplinat. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për atletikë, peshëngrit-je, basketboll apo boks. Kushtet ku stërviten sportistët dhe shpër-blimet që marrin janë qesharake. Në këtë mes shpëton futbolli, ku investimet private kanë bërë të tyren, edhe pse ka problematika të tjera. Së fundmi në media është pasqyruar historia e një kampioni

boksi. Bëhet fjalë për Klevis Çelaj, i cili i ftuar në televizionin Klan, në emisionin “ Historia ime” të gaze-tares Mirela Milori ka treguar se është shpallur kampion për peshat 50 kg në një turne të zhvilluar në Shkodër dhe si shpërblim ka marrë vetëm 140 mijë lekë të vjetër. Një shumë me të cilin Klevisi rrëfen se duhet të sigurojë ushqimin për familjen e tij me pesë anëtarë. Gjatë intervistës, Klevisi nuk mund të mbajë lotët duke treguar momentet e vështira në jetën e tij.

Mjerimi i sportit shqiptar, boksieri shpallet kampion dhe merr vetëm 14 mijë lekë

Dinamos i vjen trajneri i ri, është sërish italian

Malota: Respekt për Teutën, por Vllaznisë

i duhen 3 pikët

të ruajnë ritmin dhe të konfirmo-jnë 2-3 paraqitje pozitive radhazi. Të dielën vëmendja do të jetë në Shkodër, ku Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Boriçi”, në orën 16:30. Të dy skuadrat kanë vetëm dy pikë diferencë nga njëra-tjetra në renditje (Vllaznia 16 dhe Teuta 18), teksa shkodranët do të kërko-jnë rikthimin te fitorja që mungon prej 3 javësh dhe largimin nga zona e rrezikut. Java e 13 do të mbyllet të hënën në orën 18:00, ku në “Elbasan Arena” do të luhet përballja mes Partizanit dhe Laçit. Kampionët në fuqi kryesojnë me meritë renditjen me 22 pikë në 12 javë, por vijnë pas një barazimi befasues në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja. Nga ana tjetër përballë është Laçi, që nën drejtimin e Armando Cungut ka arritur të mar-rë 4 fitore radhazi dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 19 pikë. Kurbinasit po kalojnë një mo-ment “të artë” të udhëhequr edhe nga forma e mrekullueshme e sulmuesit Nuabueze, që po shënon rregullisht, ndaj sfida e të hënës në mbrëmje pritet të jetë vërtetë interesante.

“Capital Crew” kanë konfir-muar prezencën e tyre në Korçë, në mbështetje të Tiranës. Ata s’mund të hyjnë si grupim me baner, por natyr-isht mund të hyjnë si tifozë të thjeshtë. Ndërkohë, në një postim në profilin e tyre në “Facebook”, tifogrupi ka para-lajmëruar klubin të mbajë përgjegjësi. “Transferta e radhës është në Korçë dhe kthimi me fitore është detyrim. Në qoftë se ju si klub nuk mundeni të mbani presionin dhe nuk e menaxhoni dot këtë Klub të Madh, mbani Përgjeg-jësi! Tifozat e Tironës e kanë përkrahur ekipin në shi, borë dhe më shume se kaq, deri në gjoba, burgosje, dënime kolektive nga shteti. Ne nuk duam të përbaltet më nga askush fanella 27-herë kampione”, shkruan grupi.

“Capital Crow” kërcënon Tiranën:

Rrezikojmë burgun...

Flamurtari është padyshim skuadra me më shumë probleme këtë sezon ku pas 12 javëve të para në Superiore, ende nuk e ka shijuar fitoren e parë. Këtë javë, kuqezinjtë presin në shtëpi skuadrën e Luftëtarit që gjithashtu e sheh veten në probleme të shum-ta dhe fitoret janë detyrim për të dyja ekipet. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Andi Ribaj u shpreh se Flamurtari do të kërkojë 3 pikëshin e parë këtë sezon. Sulmuesi i Flamurtarit shtoi se skuadra e tij ka hyrë në rrugën e duhur dhe se duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. “Është ndeshje e vështirë për ne dhe luftëtarin. Kemi punuar gjithë këto kohë dhe këtë pauzë e kemi përdorur për të bërë

sa më mirë në ndeshje. Është një ndeshje e vështirë dhe do hyjmë vetëm për 3 pikë sepse nëse fitojmë janë 3 pikët e para në këtë kam-pionat. Edhe ata do të bëjnë ndeshjen e tyre dhe jemi në fushën tonë nuk duhet të tolero-jmë. Ndeshjet e fundit na japin optimizëm sepse kemi pasur shumë raste dhe duhet t’i shfrytëzojmë. E kemi nisur kampionatin me vonesë por gjërat po ecin në rrugën e duhur”, tha Ribaj. Por në fakt nuk është tamam kështu dhe problemet tek Flamurtari i Vlorës nuk kanë fund. Sa mbyllet një problem hapet një tjetër dhe skuadra vlonjate vijon të mbetet në vend të fundit, duke qenë ekipi më i rrezikuar për të rënë nga kategoria. Kështu, vetëm pak

ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Luftëtarit, ku Flamurtari do të tentojë fitoren e parë, 2 lojtarë janë larguar nga kuqezinjtë vlonjatë për shkak të problemeve financiare. Bëhet fjalë për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe mbrojtësin grek, Sarris. Dy lojtarët e mësipërm kanë prishur kontratën me klubin dhe janë larguar menjëherë nga Vlora. Shkak janë bërë problemet financiare dhe fakti që nuk kanë marrë asnjë lek që kur janë bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës kuqezi. Shtohen në këtë mënyrë problemet për traj-nerin Birçe për të hedhur në fushë një 11-she të denjë që mund të përfaqësojë siç duhet fanellën e Flamurtarit në këtë kampionat.

Ribaj kërkon 3 pikë për Flamurtarin, por vlonjatëve u largohen dy të huaj

Page 22: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

22 GAZETA SOTE Enjte 21 Nëntor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Halle Berry lëndohet në xhirime, ndërpritet puna për “Bruised”

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, u lëndua gjatë xhirimeve në serinë e filmit të saj të fun-dit. Sipas NJ Advance Media, ylli i “Monster’s Ball”, 53 vjeçe, filloi të punojë në “Bruised”, një film dramë i vendosur në botën e arteve marciale të përziera, por prodhimi u ndërpre pasi Berry u plagos gjatë një skene të luftimit. Prodhuesi ekzekutiv i filmit, Brian Pitt, ka thënë se pas dëmtimit aktorja kishte nevojë për një pushim. “Halle u plagos lehtë në luftë. Ajo është e lodhur. Ajo kishte nevojë për pushim” tha ai. Pitt thotë se prodhimi ka të ngjarë të rifillojë të premten, sipas

disponueshmërisë së aktores. Siç është mësuar, në “Bruised” Berry shfaqet si një luftëtare e zhgënjyer, e detyruar të përballet me demonët e saj, e cila njëherësh shënon edhe debutimin e saj të parë në film. Filmi ishte planifikuar të filmohej në Gym Elite Heat Boxing të hënën. Për “Bruised”, Halle po ashtu po punon me koreografët e luftës nga një film tjetër i saj i fundit, “John Wick: Chapter 3- Parabellum”. Duke folur me NJA Advance Media të shtunën, Kenneth Gifford, drejtori i Zyrës së Filmit dhe Televizionit në Newark, thotë se pritet që xhirimet të vazhdojnë deri në dhjetor.

Ndihma e fqinjitNjë burrë i drejtohet fqinjit të

tij tepër i dëshpëruar. Fqinji e sheh burrin të shqetësuar dhe e pyet:

-Çfarë të ka ndodhur në këtë orë të natës?

Burri përgjigjet:-Të lutem më ndihmo. Vjehrra

ime do të hidhet nga dritarja.Fqinji:-Po, si mund të të ndihmoj unë

në këtë rast?Burri me një frymë i thotë:-Më duhet menjëherë një

kaçavidë?Fqinji i çuditur e pyet:-Nuk e kuptoj domosdosh më-

rinë e kaçavidës.Burri më në fund përgjigjet:-Sepse doreza e dritares është

bllokuar dhe nuk mund të hapet. Kështu që, vjerrës mund t’i kthehet mendja që të mos hidhet.

Pyetja e martesësNjë djalë i vogël pas bisedës

që zhvillon me shokët e tij për martesën, sapo kthehet në shtëpi pyet babain i cili ishte duke lexuar gazetën:

-Gjyshi im është martuar me nënën time, xhaxhai me nusen e tij, ti je martuar me mamanë time, atëherë unë kur të rritem pse duhet të martohem me një të panjohur?

4 1 8

7 4 6 2

6 5 7 1 8

7 9

3 2

5 1

1 7 9 2 8

9 4 8 1

6 7 5

8 7 2 3

5 8 1

6 5 2 8

1 5 7

2 1

8 3 4

9 7 6 5

1 8 9

5 1 2 4

2 1

4 6 3

5 7 3

1 9

3 5 4 2

4 6

7 6 1

9 8 2

8 9

Jeniffer Lopez përzgjidhet imazh i markës “Coach”Këngëtarja e njohur Jeniffer

Lopez, është përzgjedhur për të qenë imazhi i ri i markës së njohur “Coach”. Publikimi i fytyrës së re globale të markës është bërë së fundmi, ndërsa partneriteti i Lopez me shtëpinë e modës do të shoh dritën e publikimit gjatë sezonit të pranverës 2020. “Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim me “Coach”. Është një markë e për-jetshme, e të cilës kam qenë gjith-monë adhuruese dhe koleksioni i ardhshëm flet vërtetë për stilin tim personal”, ka thënë Jennifer Lopez. E njohur si aktore, por Lopez është këngëtare, producente dhe kërci-mtare. Ajo është një nga njerëzit më të pasur në Hollywood, që vjen nga Amerika Latine sipas “Forbes”, dhe sipas revistës People është te "100 njerëzit me influencë".

1-Vend poshtë shtëpisë ku rrinte më parë bagëtia...2-Profil metalik...3-Njeri i prapë, i pashtruar, që sillet ashpër me të tjerët...4-Fjalë që vihet para emrit të dikujt për ta nderuar dhe respektuar...5-...Rama e drejtësisë...6-Alibali i këngës në inic...7-Popull, në rusisht...8-Markë vaji vegjetal, prodhim vendi...9-...Hsiao Pin, ish udhëheqës kinez...10-Ernest Telman...11-Pikturë shenjtori në dru...13-Një frut tropikal...14-Janë ato të privatizimit...16-Kaçurrela, ndryshe...17-Qytezë në Rrethin e Kurbinit...18-Ajo mund të jetë edhe protestë...20-Ajo mund të jetë edhe protestë...21-Autoktonë...22-Ngjyrë si e barit të thatë, i verdhë, i errët e pak në të kuq...23-Ngjyrë e përzjerë...24-Vrapon...25-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore...26-Kripë e kaliumit, përdoret për prodhimin e plehrave kimike, sa-punit etj...27-...kafe...29-Është burimi i të gjitha të mirave materiale...30-Aktori Ymer...31-Këngëtarja popullore Rasha...33-Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente...34-Njëlloj si zakon apo huq...35-Ka edhe një të tillë fetar...36-Kumbaro regjisor në inic...37-Meksi e politikës në inic...

1-Qoshe...4-Zogu i patës...7-Zyrë juridike ku bëhet konfirmimi i dokument-eve zyrtar...12-Fillon biseda në telefon...13-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali i filmit...14-Art i të kërcyerit me figura në skenë...15-Mbetje...17-Fshat në Rrethin e Kukësit, pa fund...18-Mohojnë italianët...19-Xhixhi...ish futbollist italian i viteve 80...20-Shprehje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjën plus ose minus...21-Populli thotë “Më mirë...se kurrë”...22-Mjet metalik për prushin në ox-hak...23-Ëmbëlsi tingujsh të një muzikë, pa të fundit...24-Goli në Sansiro....25-Një ndër filmat e parë shqiptarë...26-Janë me nam ato kubaneze...27-Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Vërkojansk dhe derdhet në Detin e Veriut...28-U lar-gova...29-Janë dy ato të globit...30-Xheims...agjenti 007...32-Besim Imami...33-I thuhet ndryshe drenushës, femrës së drerit...34-Lumë në Maqedoni, derdhet në Gjirin e Selanikut...36-Pjesë muzikore për një ose dy vegla...37-Vajza e “Zonjës nga qyteti”...38-“Mbreti” i Shekspirit...39-Shtet në SHBA...40-Lloj uji që tregëto-het...41-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...

Page 23: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT E Enjte 21 Nëntor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntor

Mungesa e kënaqësisë sentimentale, kërkon që të jeni më të gatshëm për rikuperim. Bëni mirë që të shihni përreth, ndonëse mund të mos bëni zgjedhjen më të mirë.

23 shtator-22 tetor

Kjo periudhë është e mbushur me lodhje dhe me ndonjë sforcim më shumë. Astrologu i quan prova të fatit, ndaj nuk duhet të ndiheni viktimë e rrethanave.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Sot ju mund të jeni në kërkim të ndjenjave dhe sta-bilitetit, ndaj përqendrohuni në këtë drejtim. Por sa i takon punës, ju presin angazhime në projekte të reja.

Gjatë kësaj të enjteje do të ndiheni disi të lodhur dhe të shpërqendruar. Por po afron dhjetori dhe ky muaj do të zgjidhë shumë problematika me shpejtësi.

Hëna ju shtyn drejt një dëshire për të rikuperuar. Jeni përballur me probleme me paratë, ndaj do ju duhet që të punoni për zgjidhjen e kësaj situate.

Demi

Kjo e enjte do të sjellë zg-jidhje për një sërë çështjesh. Bëni mirë që ti zgjidhni sa më parë, për sa kohë që nuk e keni Marsin kundër. Tregohuni të ku-jdesshëm, pasi mund të lodheni.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Nëse jeni duke luftuar për dashurinë, bëni mirë që të përfshiheni pak më pak, për të kuptuar se çfarë nuk funk-sionon. Presioni i jashtëm, ju ka shkaktuar jo pak probleme.

Bëni kujdes ndaj pole-mikave sidomos në punë, aty ku pavarësisht pozicionit të qëndrueshëm, gjërat mund të ndryshojnë. Kjo nuk do të thotë, se çdo gjë do ecë për mirë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majKjo është një periudhë

thelbësore për fitime. Përveçse problem, është një fiksim i vërtetë ana financiare. Nëse s'do keni një punë të re, diçka alternative do ju ndihmojë.

Samsung rifreskon orët, me funksione të reja

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm. Mundohuni që të mos përhumbeni tota-lisht pas gjërave, pasi nuk ka probleme të pazgjidhshme. Gjithsesi kujdes me shëndetin.

Horizontal

Yjet favorizojnë zgjedh-jet e reja, modifikimet dhe idetë premtuese. Sa i takon sferës sentimentale, ju presin emocione të bukura dhe një fundjavë interesante.

Yjet këshillojnë që të gux-oni, sidomos në dashuri. Pas shumë kohësh në vetmi, do të arrini që të zbuloni dashurinë. Kjo ditë do të sjellë për ju një qetësi që kishte munguar.

Kompania jugkoreane Samsung, do të sjellë në orët e zgjuara Galaxy Watch dhe Galaxy Watch Active funksione të reja, të cilat janë prezantuar së bashku me Galaxy Watch Active 2. Këto përf-shijnë veçori të reja të asistentit Bixby, opsione të reja të shëndetit Samsung dhe një ndërfaqe me prekje për Gal-axy Watch Active. Shtimi i një shtrese prekje në Galaxy Watch Active është veçanërisht i dobishëm, pasi modeli nuk ka kornizën rrotulluese të pranuar mirë që zbukuroi modelet e mëparshme. Samsung gjithashtu ka modifikuar disa nga elementët e ndërfaqes, kështu që tani ikonat e aplikimit aktiv janë zhvendosur dhe ikonat në panelin e shpejtë janë më të lehta për përdorim.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Shtëpia ku lindi Adolf Hitleri, një stacion policor

1-Pjesë muri i ngritur mbi muret rrethuese të kështjellës për të luftuar...6-I thonë edhe masat, copë çeliku për të ndezur eshkën...7-Tip i vjetër autoveture ruse...8-Disponon...9-Ushtria Kosovës...10-Fitim, leverdi, përfitim...11-Njëlloj si zakone apo vese...12-Një ekip futbolli rus...16-Rrahje mendimesh, disku-timi i zjarrtë dhe i hapur për një çështje me rëndë-si...17-Është ekip futbolli në Greqi...18-Gradë e ulët ushtarake...19-Shprehje që e përdorim kur luajmë poker...20-Aktori amerikan...Bedi...22-Ish këngëtarja Turku në inic...23-Lojë matematike...24-Fundi i një harrese...25-Ka edhe një të tillë edhe televiziv...26-Sin-jal i koduar për ndërhyrje emergjente...27-Një qytet bregdetar në Turqi...29-Një firmë e dëgjuar deterg-jentësh larës...30-Ish aktori Sheri...31-Humbjet që pëson malli gjatë shitjes apo transportit...32-Një shenjë e horoskopit...33-Shitës çikërrimash...35-Nev-ojë e ngutshme për të ngrënë...36-Model i një vepre në miniaturë...37-Pohojnë italianët...38-Pauer, aktore amerikane në inic...39-Rajan, aktore amer-ikane në inic...40-Ka edhe një lloj vaji të tillë për motorat...41-Jashin, ish portieri legjendar rus...42-Ujëvarë...43-Fortine...

1-Vegël muzikore karakteristikë greke...2-...Erikson, gjermano-amerikan, një nga psikologët e mëdhenj botëror, vdiq më 1994...3-Fjalë që vihet para emrit të një prifti katolik...4-Erseka në makina...5-Biskota për qerasje, i pashquar...8-Një shtet arabik me kryeqytet Doha...10-Njeri me teka në veshje dhe në ushqim...11-Një pjesë e syrit...12-Pushtim, ndryshe i thonë edhe...13-Ramazoti i këngës italiane...14-Fil-lon...15-Inspektor Sanitar...16-Gjendje fizike e pa-mundur, e lodhur...18-Shasija e automjetit...20-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi...21-Një lloj uji që tregtohet...23-Ai nuk vjen shpesh prandaj duhet shfrytëzuar...24-Kushta i futbollit...25-Është vepër e rëndë penale...26-Janë shtretër të nxehtë për perimet...28-Ai vërteton identitetin...29-Çarls..., ai shkroi “David Koperfild”...31-Fukara...32-I thonë edhe ndryshe edhe lis, dru i gjatë...33-Vjershë lir-ike popullore për heronjtë legjendarë...34-Kafshë uji e sapo dalë nga veza...36-Kandërr që dëmton rrobat...38-Lloj qymyri industrial...39-Aktori amer-ikan...Gibson...40-Pjanistja e talentuar Skënderi në inic...41-Notë muzikore...

Shtëpia ku ka lindur Adolf Hitleri do të shndërrohet në një stacion policor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm austri-ak, pas debateve disa vjeçare rreth asaj se si të parandalohet që të mos shndërrohet në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët. Pasi ka blerë kohë më parë shtëpinë në Braunau am Inn, një qytet ky në kufi me Gjermaninë, Austria do të ftojë arkitektët që të paraqesin planet për një ridizajnim të ndërtesës. Aty do të vendosen zyrat e forcës policore lokale, ka thënë minis-tria në një deklaratë, raporton Reuters. “Përdorimi i ardhshëm i shtëpisë nga policia duhet të dërgojë një sinjal të pag-abueshëm se kjo ndërtesë kurrë nuk do të ngjallë kujtime të Socializmit Nacional-ist”, ka thënë ministri Wolfgang Peschorn.

Page 24: Zbardhen përplasjet Meta-Basha, Tërhiqet Arta Marku, nuk ... · “Migjeni” të Shkodrës PS fundos presidentin, nesër mblidhet komisioni hetimor për t’i dhënë fund shkarkimit,

GAZETA SOT24 E Enjte 21 Nëntor 2019

2,5,6,8,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Largimi në mesnatën e dy ditëve më parë të trajnerit Mauricio Poçetino nga drejtimi

i Totenhemit, ishte lajm i mirë vetëm për një njeri: Hoze Murinjon, i cili priste “pas dere” të ndodhte zyrtarisht ky largim e të futej brenda klubit të njohur anglez për të marrë drejtimin e skuadrës. Dhe ashtu ndodhi, ndërsa dje u bë edhe prezantimi zyrtar, ku portugezi nuk humbi aspak kohë të bënte “adetet”. Kishte muaj që e priste këtë shans, madje disa herë kishte qarë se i mungonte futbolli pas largimit nga Mançester Ju-najtid, ani pse merrte miliona euro nga kontrata me “djajtë” e prishur njëanshmërisht nga klubi anglez. Dhe dje i erdhi shansi tjetër i madh, për të mos thënë se kishte kohë që po e studionte situatën e Totenhemit, dhe mezi priste që të “pushkatohej” Poçetino e që të vihej ai në krye të klubit. Kështu, tekniku luzitan pason kështu në krye të klubit traj-nerin Mauricio Poçetino, i cili në sezonin e kaluar udhëhoqi skuadrën drejt finales së Ligës

Mesfushori/ Calhanoglu shqetëson Milanin, vlerëson idenë e kalimit tek Bajerni

SULMUESI Dy ditë më parë mediat serioze sportive ndërkombëtare bënin një bi-lanc të arritjeve të Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, të cilët po hahen me njëri-tjetrin për më të mirin në histori, sidomos për golat e shënuar. Dhe pavarësisht se Ronaldo ka shënuar më shumë për Portugalinë, duket se argjentinasi mban flamurin e golave më të rëndësishëm e më të vështirë. Ndërkohë, duhet thënë se Lionel Mesi ia ka dalë deri në këtë pikë të karrierës të thyejë shumë rekorde dhe të vendosë po

shumë të rinj. Por argjentinasi tashmë synon tre rekorde të rëndësishme, aq më tepër kur ato mbahen nga një leg-jendë e futbollit botëror si Pele. Rekordi i parë të cilin synon pleshti është ai i lojtarit që ka shënuar më së shumti gola me përfaqësueset amerikano-latine. Për momentin Pele ia ka dalë të realizojë me fanellën e Brazilit 77 gola. Por, Mesi nuk mbetet pas teksa për këtë rekord i mjaftojnë shtatë gola. Rekordi numër dy që mbahet nga Pele dhe që Mesi kërkon ta thyejë është ai i golave të shënuar

me fanellën e vetëm një klubi. O’ Rei siç njihet ndryshe Pele, është ndalur në kuotën e 643 golave me Santosin. Ndërkohë, Mesi ka prekur shifrën e 612 golave me Barcelonën. Sakaq, rekordi i tretë të cilin ka në shënjestër Mesi është golashënuesi më i mirë përfshirë klubet dhe Kombëtaren. Pele ka shënuar 757 gola, ndërsa Mesi deri më tani ka reali-zuar 682 herë. Por, në këtë rekord bie në sy edhe prezenca e Kristiano Ronaldos, i cili aktualisht është para argjentinasit me 706 gola të realizuar.

QËNDRIMI EKIPI EURO-2020

Italisë i kthehet shkëlqimi, tani makineri golash

Mario Gëtze do të larg-ohet nga Borusia Dortmund në përfundim të këtij sezoni. Kështu shkruajnë mediat gjermane, sipas të cilave vendimi i sulmuesit lidhet me qëndrimin e Lucien Favre në stolin e klubit verdhezi. Në rast se tekniku zviceran do të drejtojë Klubin nga “Signal Iduna Park” edhe sezonin e ardhshëm, atëherë 27-vjeçari do të përpiqet që të gjejë një tjetër klub. Gëtze ka luajtur në 11 takime këtë sezon me Dortmund, por vetëm në një prej tyre i ka plotësuar 90 minuta, duke qenë vazhdimisht në rolin e

Italia ka mbyllur ciklin eliminator për “Evropianin 2020” në mënyrë të shkëlqyer të hënën mbrëma, duke mposhtur Armeninë me re-zultatin 9:1. Ishte fitorja më e thellë e Italisë në 71 vjet. Për herë të parë, Italia kishte shtatë golashënues të ndry-shëm. Tre nga ta – Nikolo Zaniolo, debutuesi Rikardo Orsolini dhe Federiko Kieza – hapën “konton” e golave me përfaqësuese. “Ata të gjithë janë djem të rinj që po përmirësohem me çdo ndesh-je të kaluar. Ne kemi gjashtë muaj të përgatitemi për Kam-pionat Evropian, duhet të

Janë caktuar vazot për shortin për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020. Në shortin që do të tërhiqet më 30 nëntor në Rumani, janë ndarë katër vazo. Kosova, nëse fiton, do të jetë pjesë e vazos së katërt. Në vazon 1: Belgjika, Italia (pritëse), Anglia (pritëse), Gjermania (pritëse), Spanja (pritëse), Ukraina. Në vazon 2: Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Holanda (pritëse), Rusia (pritëse). Në vazon 3: Portugalia, Turqia, Danimar-ka (pritëse), Austria, Suedia, Çekia. Në vazon 4: Uellsi, Finlanda, fituesi i “play-off”-it

zëvendësuesit. Pikërisht minu-tat e pakta në formacion janë edhe arsyeja që ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka marrë një vendim për t’u larguar.

në Ligën e Kombeve (A), fitu-esi i “play-off”-it në Ligën B, fituesi i “play-off”-it në Ligën C dhe fituesi i “play-off”-it në Ligën D.

së Kampionëve por pa mun-dur ta fitojë atë. Fillimi i këtij sezoni ishte shumë i dobët për londinezët duke shkaktuar kështu shkarkimin e argjen-tinasit. Tashmë, me Murinjon nis një erë e re në klub, pasi asnjëherë më parë Totenhemi nuk ka pasur në pankinë një emër kaq prestigjioz sa luz-itani. Murinjo ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 teksa do të përfitojë 15 mil-ionë paund në sezon, e thënë ndryshe afro 17 mln euro në vit, thuajse dyfishin e asaj që paguhej argjentinasi Poçetino.

Hoze Murinjo prezantohet tek Totenhemi, kontratë 4-vjeçare dhe 17 mln euro në sezon

Rivali në kampionat e pret me ironi e batuta

Luzitani do të debuto-jë këtë fundjavë në krye të Totenhemit në ndeshjen ndaj një tjetër klubi londinez, si Uest Hem. Këta të fundit kanë vendosur t’i dedikojnë një video “ mirëseardhje” ish-trajnerit të Junajtid. Klubi i Uest Hem ka publikuar disa reagime të Murinjos gjatë ndeshjeve kundër tyre në të kaluarën. Momente të cilat 56-vjeçari nuk kërkon t’i ku-jtojë për shkak se në fund ka humbur. Kështu, Uest Hem e

Tekniku portugez nuk humbi kohë dhe pranoi direkt ofertën e klubit londinez, tashmë duke qenë rival i ish-skuadrës së tij në këtë qytet, Çelsit

përmirësojmë disa gjëra dhe më pas do të jetë vështirësia për të lënë dikë në shtëpi që e meriton të jetë në skuadër”, ka thënë Mançini.

ka nisur prej ditës së sotme betejën me portugezin, i cili duhet të luftojë shumë në derbin londinez për të pasur një debutim me sukses.

Marrëdhënia me ÇelsinMurinjo ka folur fjalë

të mira për ish-skuadrën e tij, Çelsin. Madje, së fundmi, është sjellë në vëmendje një deklaratë e Murinjos, i cili në vitin 2015 ka zbuluar një prapaskenë, ku i është ofruar stoli i Totenhem në vitin 2007. 56-vjeçari në atë kohë shpre-hej se kishte pasur ofertë nga “Spurs” por nuk mund ta pra-nonte për respekt të tifozëve të Çelsit, duke qenë se rivaliteti mes dy klubeve londinezë është i madh. “ Kam pasur ofertë nga Totenhemi, por nuk mund të shkoja. Kisha një marrëveshje me Çelsin që nuk mund të trajnoja në Angli për dy vitet e ardhshme. Por, nuk do ta pranoja detyrën sepse i dua shumë tifozët e Çelsit”, shprehej Murinjo. Megjithatë, tashmë pas disa viteve, situata duket të ketë ndryshuar. Dhe Murinjo e pranoi Totenhemin me shumë kënaqësi e madje turravrap, pasi koha jashtë fut-bollit në muajt e fundit duket se e ka bërë shumë nervoz.

Gëtze i hapur të ikë nga Dortmund nëse qëndron Favre

Mesi u “turret” rekordeve të Pele, do t’i rrëzojë në pak muaj

Hakan Calhanoglu shqetë-son Milanin. Mesfushori turk i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë gjatë 2 sezoneve të fundit, e shikon në Gjermani të ardhmen e tij te një skuadër e madhe e Bundesligës. Në një intervistë Calhanoglu i “shkeli syrin” Bajernit të Mynihut dhe Boru-sias së Dortmundit edhe pse të luajë një ditë për bavarezët është ëndrra e tij. Turku theksoi se aktualisht ndihet mirë te kuqezinjtë por tha gjithashtu

se i mungon gjuha gjermane dhe se do t’i pëlqente që në të ardhmen të mbante veshur fanellën e një skuadre të mad-he të Bundesligës. Calhanoglu është kërkuar nga Bajerni i Mynihut në vitin 2014 kur ishte pjesë e Hamburg por në atë kohë zgjodhi të transferohej te Bajer Leverkusen, i pyetur nëse Bajerni do të interesohej sërish për të, mesfushori i Milanit u shpreh se nuk do të mendohej dy herë për t’u transferuar te kampionët e Gjermanisë.

VJET më parë Bajerni e kishte kërkuar fantazistin turk të vishte fanellën e bavarezëve, por rrethanat nuk kishin qenë në favor të lojtarit. Tashmë për Cal-

hanoglu po hapet sërish një dritare gjermane.

5

Caktohen vazot për shortin e grupeve të Europianit