zbulohet raporti për ngritjen e spak, përzgjidhen 170 ... · shkon te ministria e kulturës......

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Meta-Berisha i rikthehen planit të vjetër, bojkoti i zgjedhjeve skenar i njejtë me çadrën për të nxjerrë jashtë loje Bashën, zbulohen përplasjet Tirazhi 10000 kopje E Diel 30 Shtator 2018 Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ekspertët e parë antikorrupsion, SHBA-BE 98 mln euro për përgjime e arrestime politikanësh & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Opozita në opozitë me ndërkombëtarët Nga Enver CAKAJ Nga Flamur ROGU Për kë flasin “këta” Nga Ramazan SHERJA Kur nuk i dalim zot vetes si shqiptarë, çfarë presim nga bota? Ç m i m i 2 0 l e k ë Akuzat e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu kundër një grupi personash, mes të cilëve bën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Social- iste, ka ndezur debatin e radhës në radhët e politikës. Menjëherë pas intervistës së Nuhut... Fatos Klosi dhe Petro Koçi: “Babalja” është kthyer në kauzë të opozitës, po infektojnë publikun me lajme të fabrikuara Faqe 9 Jeta artistike me probleme dhe artistët përballen me jo pak vështirësi në realizimin e projekteve. Për pedagogun, aktorin dhe regjisorin Genci Fuga përgjegjësia kryesore për këtë situatë shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale në teatro, “i paafti” është bërë “mjeshtër” Faqe 19 Basketbolli në Shqipëri ka ulje-ngritjet e tij, por dukshëm ndër vite duke tentuar të shkojë drejt një profesionalizmi, i cili kërkon infrastrukturë, financim, përgatitje të gjithanshme dhe politika sportive inkurajuese dhe të qëndrueshme në plan afatgjatë. Askush nuk e mohon atë... KORAB LLAZANI: Basketbolli do ta kalojë ngërçin kur fëmijët shqiptarë të stërviten si moshatarët europianë Faqe 20 Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar dje min- istrat që të mos tolerojnë asnjë abuzim në adminis- tratë. Ditën e djeshme qeveria vijoi ditën e dytë të qëndrimit të saj në Korçë, ndërsa kryeministri Rama ashtu siç gazeta e paralajmëroi... Qeveria mblidhet në Korçë, Edi Rama ultimatum ministrave të shkarkojnë dhe padisin “parazitët”, administrata në skaner Faqe 6 Faqe 2,3 Pas zbardhjes së vendimit të KPK, Xhezair Zaganjori i bën qokën Adriatik Llallës, Gjykata e Lartë pranon rekursin për pronat e sekuestruara Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin për pronat e sekuestruara të Adriatik Llallës. Vetëm dy ditë pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Zaganjorin, Gjykata e Lartë u mblodh në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranojë kërkesën për rekurs të depozituar pak kohë më parë nga ana e avokatit mbrojtës të Lla- llës.Ndërkohë në ditët në vijim do të bëhet publike dhe data se kur do të zhvillohet... Qeveria ashpërson masat ndaj abuzimeve me ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë, 1 milion lekë gjobë dhe burg për ata që shkelin ligjin Të dhënat e CIA, ja kush ishin shqiptarët që u bënë pjesë e shërbimit sekret italian, Jugosllavia në “luftë” me fqinjët për Shqipërinë Faqe 12,13 Faqe 10 Faqe 5 Më 3 tetor nis vala e dytë e vetingut, zbardhen vendimet për 40 emra, KPK dhe ONM fusin në skaner 144 gjyqtarë dhe prokurorë Faqe 7

Upload: others

Post on 20-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Meta-Berisha i rikthehen planit të vjetër, bojkoti i zgjedhjeve skenar i njejtë me çadrën për të nxjerrë jashtë loje Bashën, zbulohen përplasjetTirazhi 10000 kopje E Diel 30 Shtator 2018

Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ekspertët e parë

antikorrupsion, SHBA-BE 98 mln euro për përgjime e arrestime politikanësh

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Opozita në opozitë me ndërkombëtarët

Nga Enver CAKAJ

Nga Flamur ROGU

Për kë flasin “këta”

Nga Ramazan SHERJA

Kur nuk i dalim zot vetes si shqiptarë,

çfarë presim nga bota?

Çmimi 20 lekë

Akuzat e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu kundër një grupi personash, mes të cilëve bën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Social-iste, ka ndezur debatin e radhës në radhët e politikës. Menjëherë pas intervistës së Nuhut...

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: “Babalja” është kthyer në kauzë të opozitës, po infektojnë publikun me lajme të fabrikuara

Faqe 9

Jeta artistike me probleme dhe artistët përballen me jo pak vështirësi në realizimin e projekteve. Për pedagogun, aktorin dhe regjisorin Genci Fuga përgjegjësia kryesore për këtë situatë shkon te Ministria e Kulturës...

GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument”

për rritjen e cilësisë profesionale në teatro,

“i paafti” është bërë “mjeshtër”

Faqe 19

Basketbolli në Shqipëri ka ulje-ngritjet e tij, por dukshëm ndër vite duke tentuar të shkojë drejt një profesionalizmi, i cili kërkon infrastrukturë, financim, përgatitje të gjithanshme dhe politika sportive inkurajuese dhe të qëndrueshme në plan afatgjatë. Askush nuk e mohon atë...

KORAB LLAZANI: Basketbolli do ta

kalojë ngërçin kur fëmijët shqiptarë të stërviten si moshatarët europianë

Faqe 20

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar dje min-istrat që të mos tolerojnë asnjë abuzim në adminis-tratë. Ditën e djeshme qeveria vijoi ditën e dytë të qëndrimit të saj në Korçë, ndërsa kryeministri Rama ashtu siç gazeta e paralajmëroi...

Qeveria mblidhet në Korçë, Edi Rama ultimatum

ministrave të shkarkojnë dhe padisin “parazitët”, administrata në skaner

Faqe 6

Faqe 2,3

Pas zbardhjes së vendimit të KPK, Xhezair Zaganjori i bën qokën Adriatik Llallës, Gjykata e Lartë pranon rekursin për pronat e sekuestruaraGjykata e Lartë ka pranuar rekursin për

pronat e sekuestruara të Adriatik Llallës. Vetëm dy ditë pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të

Pavarur të Kualifikimit për Zaganjorin, Gjykata e Lartë u mblodh në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranojë kërkesën për rekurs të depozituar pak

kohë më parë nga ana e avokatit mbrojtës të Lla-llës. Ndërkohë në ditët në vijim do të bëhet publike dhe data se kur do të zhvillohet...

Qeveria ashpërson masat ndaj abuzimeve me ndihmën ekonomike dhe pagesën e

paaftësisë, 1 milion lekë gjobë dhe burg për ata që shkelin ligjin

Të dhënat e CIA, ja kush ishin shqiptarët që u bënë pjesë e shërbimit sekret italian, Jugosllavia në “luftë” me

fqinjët për Shqipërinë Faqe 12,13

Faqe 1

0

Faqe 5

Më 3 tetor nis vala e dytë e vetingut, zbardhen vendimet për 40 emra, KPK dhe ONM fusin

në skaner 144 gjyqtarë dhe prokurorë

Faqe 7

Page 2: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

2 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjatë korrikut, Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimit pati një periudhë mjaft të ngjeshur me shkarkime dhe rikonfirmime gjyqtarësh e

prokurorësh. Pikërisht zbardhja e vendimeve të plota për 49 emrat që kaluan në veting mësohet t’i ketë marrë shumë kohë KPK. Gazeta raportoi gjatë gushtit se ishin plot 24 vendime të pazbardhura. Por tashmë, nga një bilanc i kryer nga gazeta kanë...

Mimoza IBRA

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit pritet që javën e ardhshme të nisë vrullshëm punën. Pas një pauze gati

dymujore, KPK do të rikthehet këtë të mërkurë me dy seanca dëgjimore në ditë. Në sitën e vetingut do të kalojnë dy anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Ahmet Jangulli dhe Sot-iraq Lubonja. Njëra seancë do të zhvillohet në orën 09:30, ndërsa tjetra në orën 12:00. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi mori pushimet në dy-javorshin e dytë të gushtit, u rikthye në fillim të shtatorit, por zhvilloi vetëm një seancë dëgjimore me prokurorin Bujar Hoti. Më pas nuk pati më asnjë lëvizje, ndërsa nuk u dha asnjë arsye zyrtare se pse subjektet e rivlerësimit nuk po kalonin në sitë. Mirëpo gazeta ka arritur të mësojë se shkaku kryesor i kësaj pauze ishte mbingarkesa me zbardhjen e vendimeve. Gjatë korri-kut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pati një periudhë mjaft të ngjeshur me shkarkime dhe rikonfirmime gjyqtarësh e prokurorësh. Pikërisht zbardhja e vendimeve të plota për 49 emrat që kaluan në veting mësohet t’i ketë marrë shumë kohë KPK. Gazeta raportoi gjatë gushtit se ishin plot 24 vendime të pazbardhura. Por tashmë, nga një bilanc i kryer nga gazeta kanë mbetur vetëm nëntë të tilla, ç’ka do të thotë se nga 49 vendime të marra nga KPK, 40 janë zbardhur të plota, ndërsa 9 janë në proces. Vendimet e pazbardhura akoma janë vendimi për shkarkimin e: ish-prokurorit të Tiranës, Arben Nela; ish-gjyqtarit të Lartë, Artan Broci; ish-kryeprokurorit të Tiranës, Dritan Rreshka si edhe vendimet për rikonfirmimin në detyrë të: Besnik Muçit, prokuror i Krimeve të Rënda; Artur Malajt, gjyqtar i Administratives; Gentian Osmanit, prokuror i Krimeve të Rënda; Arben Dollapajt, prokuror i Shkodrës dhe Brunilda Kadit, gjyqtare e Tiranës. Vetëm dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri publike plot tre vendime shkarkimesh njëri pas tjetrit, ndërsa pritet që situata të vijojë njësoj edhe në fillim të javës me qëllim që kjo fazë pune të mbyllet sa më parë dhe të fillohet me kalimin në sitë të emrave të tjerë.

144 emra në skanerJanë plot 144 gjyqtarë dhe proku-

rorë që presin Komisionin e Pavarur

Vodo: Transparenca, rol kyç në luftën antikorrupsion

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo deklaroi ditën e djeshme se kyçi i luftës kundër korrupsionit është transparenca. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se për këtë çështje është zhvillu-ar edhe një tryezë diskutimi me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit me qëllim që të rritet llogaridhënia ndaj qytetarëve. “Transparenca, rol kyç në luftën ndaj korrupsionit! Ministria e Dre-jtësisë bashkë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit zhvilloi në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit zhvilloi sot Forumin e Tretë Konsultativ mbi rolin e të Drejtës së Informimit në luftën ndaj korrupsionit. U fokusuam në rëndësinë e lehtësisë, shtimit dhe përmirësimit të informacionit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve për garantimin e shtetit të së drejtës”, deklaroi zëvendësministrja e Dre-jtësisë, Teuta Vodo.

Drejtësia për të miturit, MD marrëveshje me Korçën

Zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu nënshkroi dje me krye-bashkiakun e Korçës Sotiraq Filo një marrëveshje, e cila plotëson kuadrin institucional për nisjen në praktikë të zbatimit të legjislacionit për drejtësinë për të miturit. Sipas marrëveshjes, Bashkia e Korçës ka vënë në dispozicion të trajtimit dhe rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin një qendër sociale multi-disiplinore. “Kur një i mitur bie në kontakt me ligjin e gjithë bota e tij tronditet. Deri dje alternativat që ne kishim ishin ose rruga, ose burgu. Sot, me gjithë angazhimin e Minis-trisë së Drejtësisë, shoqërisë civile, e shërbimeve sociale shtetërore, dhe profesionistëve të ligjit, ne po ndër-tojmë një rrjet sigurie, që djemtë dhe vajzat tona, të cilët ndodhen përballë ligjit, të gjithë komponentët e vuajt-jes së dënimit të tyre, mos ta bëjnë më të izoluar. Për shkak se jeta e tyre vazhdon dhe ata duhet të rikthehen në shoqëri”, tha Toni Gogu.

Spartak Ngjela: Shqipëria po krijon epokën e saj të re, mbështetet nga fuqitë ndërkombëtare

Avokati Spartak Ngjela iu kundërpërgjigj deklaratave të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos për çështjen çame. Ai deklaroi se Shqipëria duhet të pranojë të vërtetën historike të së kaluarës kriminale të çamëve si bash-këpunëtorë të nazizmit. Por Ngjela tha në një postim në rrjetet sociale se Greqia do të paguajë për çdo gjë që i ka borxh Shqipërisë. Sipas tij, vendi ynë po krijon një epokë të re me mbështet-jen e ndërkombëtarëve. “Politikanët grekë që thonë se “çamët i genociduam se bashkëpunuan

me nazistët”, janë shumë herë më terroristë dhe më të poshtër se nazistët. Si mund të dëbohen nga atdheu i tyre vendasit dhe të vriten barbarisht gra dhe fëmijë me një arsye të tillë? Po hungarezët, po rumunët, po bullgarët që u bashkuan me na-zizmin, i dëboi kush nga atdheu i tyre? Kush vrau fëmijë dhe gra në këto vende? Ku janë proceset greke të bashkëpunimit nazist? Askund. E pra, mos i dinë budallenj shqiptarët këta ardhacakë të Anadollit që kanë pushtuar pronat e shqiptarëve në Greqi? Të gjitha do t'i dorëzojnë. Keni për t'i

parë! Këta grekë që përdorin këtë arsye janë më regresivë nga çdo fluks kriminal që nga mesjeta e hershme e deri tani. Historia e Shqipërisë po krijon epokën e saj të re e mbështetur nga fuqitë e mëdha të qytetërimit perëndimor. Greqia do t'i paguajë një e nga një deri në centin e fundit të gjitha dëmet antishqiptare, dhe do t'i kthejë të gjitha pronat që grekët regresivë iu kanë grabi-tur shqiptarëve autoktonë në Greqi”, u shpreh avokati. Ai shtoi se grekët janë të trembur. Ngjela theksoi se Uashingtoni dhe Berlini nuk

do t’i lejojnë këto deklarata kriminale nga ana e Greqisë. “Si mund të lejohen e të dëgjohen në Evropë dhe në Amerikë monstra të tilla? Po, përse flasin kështu? Së janë të trembur. Stop! Vrasësit e rinj të Greqisë së sotme duhet t'i nënshtrohen fatit të tyre historik. Gënjeshtra dhe krimi grek kundër shqiptarëve do të ekspo-zohet domosdoshmërisht. Por, Uashingtoni dhe Berlini nuk duhet ta pranojnë këtë pasthirrmë kriminale greke të një mentaliteti kriminal mesjetar”, tha Spartak Ngjela.

Ja 9 gjyqtarët dhe prokurorët që presin akoma zbardhjen e vendimit

Më 3 tetor nis vala e dytë e vetingut, zbardhen vendimet për 40 emra, KPK dhe ONM fusin

në skaner 144 gjyqtarë e prokurorë

të Kualifikimit që t’i kalojë në skaner për aftësitë profesionale, integritetin e figurës dhe anën pasurore. Midis tyre ka emra që mund të zgjidhin ngërçin e krijuar në drejtësi pas rezultateve të vetingut. Mes 144 emrave, 7 prej tyre janë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese: Ilir Mustafaj, gjyqtar

Apelit Vlorë Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër; Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda; Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë; Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat, etj. Mes emrave bie në sy edhe Sandër Simoni, i cili është kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjithashtu në listë janë edhe 16 prokurorët e Kri-meve të Rënda. Kujtojmë që këta të fundit, nëse e kalojnë vetingun, kanë të drejtë automatikisht të bëhen pjesë e SPAK, sipas përcaktimeve ligjore.

në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër; Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; Regleta Panajoti, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Valbona Bala (Pajo), ish-këshilltare në Gjykatën Kushtetuese; Arta Vorpsi, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese; Elsa Toska, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu në listë bëjnë pjesë krerë gjykatash e prokurorish: Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë; Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e

1. Arenc Çela 2. Olsian Çela 3. Behar Dibra 4. Njazi Seferi 5. Ened Nakuçi 6. Elisabeta Imeraj 7. Përparim Kulluri 8. Doloreza Musabelliu 9. Eugen Beci 10. Klodian Braho 11. Edvin Kondili 12. Blerim Tominaj 13. Vladimir Mara 14. Manjola Kajana 15. Pranvera Hoxha 16. Sonila Muhametaj

16 prokurorët e Krimeve të Rënda që

presin vetingun

1. Arben Nela-ish-prokurori i Tiranës

2. Ervin Metalla-ish-gjyqtar i Apelit të Tiranës

3. Artan Broci-ish-gjyqtar i Lartë

4. Dritan Rreshka-ish-krye-prokuror i Tiranës

5. Besnik Muçi-prokuror i Krimeve të Rënda

6. Artur Malaj-gjyqtar i Administratives

7. Gentian Osmani-proku-ror i Krimeve të Rënda

8. Arben Dollapaj-prokuror i Shkodrës

9. Brunilda Kadi-gjyqtare e Tiranës

9 VENDIMET E PAZBARDHURA

TË KPK

Page 3: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kapitale, 39.787.900 euroPagat, 46.910.900 euroTrajnime, 1.872.000 euroShpenz. tjera aktuale, 9.814.853 euroTotali i përgjithshëm, 98,385,653 euro

Ja buxheti për organet e reja

1. Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED)2. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ)3. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)4. Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD)5. Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit

të organizuar

6. Njësia e Posaçme Hetimore/Byroja Kombëtare e Hetimit

7. Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organi-zuar

8. Këshilli Gjyqësor 9. Institucionet Ri-vlerësuese

9 INSTITUCIONET E REJA TË DREJTËSISË

Ministria e Drejtësisë bën bilancin e denoncimeve për gjyqtarët dhe prokurorët, 84 emra i janë drejtuar Kolegjit të Apelimit

Ministria e Drejtësisë ka bërë një bilanc të denoncimeve që janë depozituar pranë Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit. Në raportin për zbatimin e strategjisë për reformën në drejtësi për 6 muajt e parë të këtij vitit, theksohet se për periudhën janar-qer-shor 2018 janë marrë 922 denoncime nga KPK. “Mënyra e marrjes së denoncimeve është përmes plotësimit të formularit të denoncimit pranë zyrave të Komisionit nga ana e publikut me ndihmën e specialistit të pritjes me popullin, përmes postës së shkruar, si dhe me anë të postës elektronike në adresën e caktuar për këtë qëllim.

Procedura e trajtimit të denoncimeve nis së pari me identifikimin e subjektit të rivlerësimit nga ana e specialistit të pritjes me popullin, i cili harton një kartelë përshkruese dhe vijon me dorëzimin pranë trupës gjykuese që po kryen hetimin administrativ për atë subjekt”, thuhet në raport. Sipas tij, në rastet kur subjekti i riv-lerësimit nuk u është nënshtruar procedurave të zhvillimit të shortit dhe për të nuk ka nisur ende procesi i rivlerësimit, denoncimi i publikut arkivohet deri në një moment të dytë. Komisioni ka konstatuar se përgjithësisht natyra e denon-cimit kishte të bënte me aftësitë profesionale

të gjyqtarit/ prokurorit dhe publiku gjerësisht ka pasur pritshmërinë e gabuar që procesi i rivlerësimit do të thotë shqyrtimi i çështjes në themel. Ankesa dhe denoncime ka pasur dhe pranë Kolegjit të Apelimit. Në këtë institucion deri në 20 gusht 2018, rezulton se janë regjistruar dhe paraqitur 84 denoncime të publikut, nga të cilat: 46 denoncime janë përcjellë pranë KPK, pasi i përkasin subjekteve të rivlerësimit të cilët aktualisht janë në proces shqyrtimi, apo në pritje për t`u rivlerësuar pranë këtij Institucioni. 3 de-noncime janë dërguar pranë OMN, pasi çështja e subjektit të rivlerësimit, për të cilin është bërë

denoncimi ka përfunduar në KPK dhe është paraqitur në periudhën e afatit të ankimit prej 15 ditësh. Ndërsa për një rast është paraqitur denoncim për subjekt, i cili nuk është subjekt i rivlerësimit. 1 denoncim është dërguar pranë Komisionerit Publik, pasi çështja e subjektit të rivlerësimit, për të cilin është bërë denoncimi ka përfunduar në KPK dhe është paraqitur në periudhën e afatit të ankimit prej 15 ditësh. 34 denoncime njëkohësisht janë dërguar nga vetë denoncuesit në të dyja Institucionet, si pranë KPK ashtu edhe pranë Kolegjit. 9 denoncime janë vënë në dispozicion të trupës gjykuese pranë Kolegjit.

27- 28 qershor 2018 “Grupi i struk-turuar kriminal, si formë e veçantë bashkëpunimi’”, thuhet në raport. Për këto trajnime janë shpenzuar rreth 7 milionë lekë të vjetra dhe emrat që kanë marrë pjesë do jenë të parët që do garojnë për SPAK. Nga gjithë kostoja e reformës, bëhet e ditur se 2 milionë euro do të shkojnë vetëm për rekrutim stafi dhe trajnime me qëllim luftimin e korrupsionit.

Përgjimi i politikanëve Në kuadër të ngritjes së

SPAK, qeveria ka planifikuar dhe blerjen e pajisjeve speciale, që do të sjellin arrestimin e pushte-tarëve. Sipas planit, do të shpen-zohen 1.600.000 euro për të blerë pajisje përgjimi. Raportimi për

vitin 2017 jep detaje për kontratën e blerjes dhe koston. Ndërkohë në muajin qershor 2018, në kuadër të rishikimit të paketës kombëtare të projekteve strategjike Proku-roria e Përgjithshme ka identifi-kuar nevojën për mbështetje për decentralizimin e përgjimeve. Po ashtu më tej thuhet se Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar disa aktivitete për prokurorët me tema si: Përgjimi si mjet për kërkimin e provës në procesin penal; teknikat e posaçme të hetimit; hetimet proaktive. Raporti, tregon qartë se qeveria ka një plan të detajuar për ngritjen e të gjithë organeve të reja dhe tani pritet vetëm ngritja e KLGJ. 2 muaj pas saj, SPAK dhe Byroja e Hetimit do marrë jetë.

Kliti TOPALLI

Klasa politike e korrup-tuar në Shqipëri duket se nuk do ja hedhë dot paq. Reforma në drejtësi

ka hyrë në shinat e duhura dhe qeveria bashkë me SHBA e BE duket se janë të vendosura për ta çuar deri në fund procesin. Gazeta ka siguruar një raport të Minis-trisë së Drejtësisë, ku jepen detaje të ecurisë së reformës në drejtësi përgjatë vitit 2018, ndërsa paraqit-en dhe planet për ditë në vijim. Në këtë raport janë disa kapituj kush-tuar organeve të reja, duke filluar nga KLGJ, KLP e duke përfunduar te SPAK. Po ashtu është bërë një bilanc i kostos së reformës në çdo sektor. Aty bëhet e ditur se ngritja e organeve të reja, pra e KLGJ, KLP dhe SPAK, organe që do të lufto-jnë korrupsionin dhe parregullsitë në drejtësi e politikë, do kushtojë 98 milionë euro. Këto para do të dalin një pjesë nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa më e madhe do të jenë fonde nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës. Po në raport bëhet e ditur se ka nisur përzgjedhja e gjyqtarëve, prokurorëve dhe e ekspertëve që do të jenë pjesë e SPAK. Aty thuhet se duke qenë se SPAK nuk ka marrë jetë, është Shkolla e Magjistraturës ajo që po kryen trajnime sa i takon luftës antikorrupsion dhe po bën gati si gjyqtarët dhe prokurorët që do garojnë për në SPAK, por dhe stafin mbështetës. BKH dhe SPAK do kenë me qindra ekspertë që do merren me krimin ekonomik, organizata kriminale, korrupsionin, etj. Sipas raportit, në kuadër të për-gatitjes për ngritjen e SPAK janë trajnuar rreth 170 emra. “Për shkak të moskostituimit të organeve të Prokurorisë së Posaçme, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar disa aktivitete trajnuese për anti kor-rupsionin me gjyqtarë dhe proku-rorë, konkretisht: 12 janar 2018 “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale”; 30-31 janar 2018 “Bashkëpunimi ndërin-stitucional në procesin e hetimit dhe gjykimit të veprave penale. Roli i Policisë Shkencore; Bashkëpuni-

Ja plani i qeverisë për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë

Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ekspertët e parë antikorrupsion, SHBA-BE

98 mln euro për përgjime e arrestime politikanëshJa plani për zbatimin e reformës në drejtësi• Vënia në zbatim e ndryshimeve

të niveleve të pagave dhe pagesave • Trajnimi i gjyqtarëve dhe

prokurorëve• Trajnimi i nëpunësve civile që

janë pjesë e sistemit gjyqësor• Ndërtesë dhe infrastrukturë e

re për inspektoratin • Mobilim i inspektoratit • Makina për inspektoratin. • Adaptimi i infrastrukturës në

gjykata dhe prokurori me hartën e re gjyqësore duke mbyllur gjykata apo duke adaptuar të tjera.

KLGJ• Rekrutimi i punonjësve me in-

tegritet të lartë profesional dhe etik. • Shpenzime operacionale dhe

për mobilim, pajisje TI për zyrat. • Blerje 5 makina.• Analiza e nevojave të trajnimit. Hartimi i rregullave dhe manu-

aleve të brendshme.• Aksesi në bazat e të dhënave/

bibliotekat ndërkombëtare.

KLP• Identifikimi i godinës, speci-

fikimet e projektit dhe plani i zh-vendosjes.

• Rekrutimi i punonjësve me in-tegritet të lartë profesional dhe etik.

• Makina (5).• Software, pajisje TI.• Hartimi i rregullave dhe man-

ualeve të brendshme.

SPAK• Hartimi i një strukture të re

organizative dhe kostot përkatëse. • Rekrutimi i stafit. • Shpenzime operative • Kontrollet e sigurisë për

gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore.

• Analiza e nevojave të trajnimit. • Trajnimi i anëtarëve të SPAK

dhe stafit administrativ. • Sistemi elektronik funksional.• Hartimi i specifikimeve

teknike për pajisjen e përgjimit, blerja e pajisjeve të nevojshme (një njësi qendrore për SPAK), mirëmba-jtja e pajisjes.

• Ndërtimi i kapaciteteve të përgjimit.

mi i gjyqësorit dhe prokurorisë me Policinë Shkencore”; 28 mars 2018 “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të tjera penale; 16-17 maj 2018 “Veprat penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsion-it”; 5. 20 - 21 qershor 2018 “Hetimet proaktive në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”; 3.

Page 4: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

4 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Bashkia Fier, 7 këshilltarë2. Bashkia Kuçovë, 2 këshilltarë3. Bashkia Tiranë, 4 këshilltarë4. Bashkia Gjirokastër, 3

këshilltarë5. Bashkia Korçë, 4 këshilltarë6. Bashkia Durrës, 4 këshilltarë7. Bashkia Belsh, 3 këshilltarë8. Bashkia Vlorë, 4 këshilltarë9. Bashkia Lushnjë, 2 këshilltarë10. Bashkia Skrapar, 6 këshilltarë11. Bashkia Kurbin, 3 këshilltarë12. Bashkia Shkodër, 4 këshilltarë13. Bashkia Pukë, 2 këshilltarë14. Bashkia Korçë, 2 këshilltarë15. Bashkia Devoll, 4 këshilltarë

Ja të gjitha largimet nga LSI

JA SITUATA NË DISA PREJ KËSHILLAVE BASHKIAKËBASHKIA KUÇOVË PS dhe aleatët,16 këshilltarëLSI, 6 këshilltarëPD dhe aleatët, 2 këshilltarëPDIU, 1 këshilltar

BASHKIA PEQIN PS dhe aleatët, 6 këshilltarëLSI, 4 këshilltarëPD dhe aleatët, 5 këshilltarëPDIU, 5 këshilltarë

BASHKIA GRAMSH PS dhe aleatët,12 këshilltarë

LSI, 2 këshilltarëPD dhe aleatët, 5 këshilltarëPDIU, 2 këshilltarë

BASHKIA PRRENJASPS dhe aleatët, 12 këshilltarëLSI, 2 këshilltarëPD dhe aleatët, 4 këshilltarëPDIU, 1 këshilltar

BASHKIA LUSHNJEPS dhe aleatët, 22 këshilltarë LSI, 6 këshilltarëPD dhe aleatët, 12 këshilltarë

PDIU, 1 këshilltar

BASHKIA PATOSPS dhe aleatët, 10 këshilltarëLSI, 5 këshilltarëPD dhe aleatët, 4 këshilltarëPDIU, 2 këshilltarë

BASHKIA MALLAKASTËR PS dhe aleatët, 10 këshilltarëLSI, 3 këshilltarëPD dhe aleatët, 7 këshilltarëPDIU, 1 këshilltar

BASHKIA KUKËSPS dhe aleatët, 13 këshilltarëLSI, 2 këshilltarëPD dhe aleatët, 13 këshilltarëPDIU, 2 këshilltarë

BASHKIA KURBIN PS dhe aleatët, 20 këshilltarëLSI, 4 këshilltarëPD dhe aleatët, 6 këshilltarëPDIU, 1 këshilltar

BASHKIA FIER PS dhe aleatët, 25 këshilltarë

LSI, 2 këshilltarëPD dhe aleatët, 12 këshilltarëPDIU, 2 këshilltar

BASHKIA FUSHË -ARRËZ PS dhe aleatët, 7 këshilltarëLSI, 2 këshilltarëPD dhe aleatët, 5 këshilltarëPDIU, 1 këshilltarBASHKIA VLORË PS dhe aleatët, 26 këshilltarëLSI, 1 këshilltarëPD dhe aleatët, 11 këshilltarëPDIU, 2 këshilltarë

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

Kliti TOPALLI

Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë duket se do të ketë ndikim minimal në Partinë Socialiste. Idrizi

doli me rreth 60 këshilltarë bash-kiakë në zgjedhjet e 2015, ndërsa në vitin 2017 mori 3 deputetë. Por i vetmi “aset” që fitoi PD nga bash-këpunimi me PDIU, është Shpëtim Idrizi, pasi nuk janë prishur aspak balancat. 3 deputetë të PDIU u bashkuan me PS dhe votojnë të gjitha ligjet e mazhorancës. Sa u takon këshilltarëve, disa prej tyre janë bashkuar me PS, por edhe ata që kanë mbetur nuk kanë asnjë rol. Gazeta ka bërë një kalkulim të situatës në disa prej këshillave bashkiakë pas kalimit të PDIU në opozitë. Sipas të dhënave rezulton se balancat u prishën vetëm në 5 këshilla bashkiakë në qytete shumë të vogla. Situata ndryshon në Peqin, ku është dhe një nga bas-tionet e PDIU. PS dhe aleatët kanë 6 këshilltarë. LSI ka 4 këshilltarë. PD dhe aleatët kanë 5 këshilltarë. Ndërsa PDIU ka 5 këshilltarë. Nëse këshilltarët e PDIU kalojnë në opozitë, atëherë PS bie në mino-rancë. Një tjetër bashki është ajo e Patosit. PS dhe aleatët kanë 10 këshilltarë; LSI, 5 këshilltarë; PD dhe aleatët, 4 këshilltarë. Ndërsa PDIU, 2 këshilltarë. Në këtë bash-ki diferenca është vetëm me 1 këshilltar. Bashkia tjetër është ajo e Mallakastrës, ku situata është e tillë: PS dhe aleatët, 10 këshilltarë; LSI, 3 këshilltarë; PD dhe aleatët, 7 këshilltarë; PDIU, 1 këshilltar. Edhe këtu diferenca është me 1 këshilltar

Pas votimit të projektvendimeve të Bashkisë së Tiranës në këshillin bashkiak, këshilltarët e PDIU kanë sqaruar përmes një deklarate për mediat pozi-cionin e tyre pas largimit të kreut të partisë Idrizi në opozitë. Këshilltarët e PDIU-së thotë se do të votojnë gjithnjë listën e ndihmës ekonomike, pagesat për PAK, kompensimet e energjisë elektrike dhe çdo vendim tjetër social që është kompetencë e pushtetit vendor, duke nënvizuar se nuk janë votuar nga qytetarët e

Tiranës për të rënduar jetët e atyre që janë në kushtet e mbijetesës. “Njëherazi, refuzojmë, siç kemi refuzuar gjithnjë, të bëjmë “politikë dite” në kurriz të njerëzve në nevojë. Votat tona sot ishin për ndihmën ekono-mike, PAK, strehimin e një fëmije jetim, krijimin e një qendre sociale, ndërtimin e një shkolle dhe dhënien e bonuseve për nxënësit me rezultate të shkëlqyera. Mbi këto çështje nuk kemi bërë kurrë dhe nuk do të bëjmë kurrë pirueta politike”, përfundon deklarata.

PARALAJMËRIMI I KËSHILLTARËVE TË PDIU NË TIRANË

Çamëria tremb Greqinë, presidenti Pavlopulos u rikthehet provokimeve, kërkon të mos ketë bisedime për këtë çështje

Çështja çame vijon të trembë Greqinë. Prej vitesh Athina mban në fuqi ligjin e luftës, pikërisht nga frika se Shqipëria mund të marrë territoret e grabitura. Në kuadër të negociatave për një marrëveshje Shqipëri-Greqi, Tirana zyr-tare ka kërkuar të flitet dhe për këtë çështje, por dje ka reaguar presidenti Prokopis Pavlopulos. Ai dje ka artikuluar deklarata mjaft të ashpra për çështjen çame, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të pranojë të vërtetën historike të së kalu-arës kriminale të çamëve si bashkëpunëtorë të

nazizmit. “Vendi ynë fqinj, Shqipëria, për të cilën ushqejmë ndjenja miqësore, duhet ta dijë se gjithçka kalon nga respektimi i të vërtetës dhe i historisë. Duhet pra ta dijë se e ashtuquajtura çështje çame është problem, pse ata u bënë bashkëpunëtorë të nazistëve. Dhe për sa kohë e mbështet këtë çështje është sikur mbështet ata kriminelë që përgjakën gjithë Europën. Dhe të mos marrë parasysh që Europa ku Shqipëria synon të hyjë, është ngrehina që u krijua për mos t’i jetuar kurrë më ato krime, ato mizori”,

tha ai. Pavlopoulos foli të shtunën në një vep-rimtari përkujtimore të zhvilluar në Paramithia, ku në 29 shtator 1943 u vranë 49 grekë “nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë çamë”, sipas historiografisë greke. “I themi krejt sinqerisht, nëse e do miqësinë tonë dhe fqin-jësinë e mirë, mbështetjen tonë në rrugën e saj europiane që përndryshe është e domosdoshme, duhet që menjëherë të pranojë të vërtetën e padiskutueshme historike të së kaluarës krim-inale naziste të çamëve dhe mos ta përmendë

kurrë në marrëdhëniet ndërmjet nesh. Çdo herë që e përmend, është çështje nderi për ne. Le ta kuptojnë, nuk çështje hakmarrjeje. Është çështje drejtësie. Nuk kam ndërmend që të provokoj përçarje, mirëpo është obligimi im elementar që të rehabilitoj historinë, duke u thënë fqinjëve se çfarë është ajo që mund të na bëjë të ecim së bashku, por edhe çfarë është ajo që në mënyrë të panegociueshme do të kundërshtojmë, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vetë familjen europiane”, tha presidenti grek.

Ja balanca në disa prej këshillave bashkiakë

Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë me ndikim të papërfillshëm për PS, ndryshojnë balancat vetëm në 5 këshilla bashkiakë në qytete të vogla, ja situata

dhe situata mund të ndryshojë, pasi nuk përjashtohen rrjedhje votash te PS. Bashkia tjetër është Kukësi, ku PS dhe aleatët kanë 13 këshilltarë; LSI, 2 këshilltarë; PD dhe aleatët, 13 këshilltarë. Ndërsa PDIU 2

këshilltarë. Së fundmi ndryshime ka në Fushë Arrëz ku situata është: PS dhe aleatët, 7 këshilltarë; LSI, 2 këshilltarë; PD dhe aleatët, 5

këshilltarë. Dhe PDIU, 1 këshilltar. Edhe këtu kemi një diferencë me 1 këshilltar. Pra në shumicën e 5 bashkive, kemi diferencë me vetëm

1 emër dhe situata mund të ndrys-hojë. Kjo do të thotë se PDIU nuk i ka shkaktuar dëm mazhorancës, ndërkohë që nuk i ka dhënë asnjë bonus opozitës. E vetmja bashki ku PDIU mund të bëjë diferencën është ajo e Tiranës. Mazhoranca ka 32 këshilltarë dhe nga këta 3 janë të PDIU. Nëse ata ikin, PS del në opozitë. Por në mbledhjen e të enjtes u tregua se ka një pakt Veliaj-Idrizi.

Largimi i këshilltarëve Prej një viti ka pasur largime të

shumta këshilltarësh bashkiakë. LSI ka qenë partia më e prekur, por nuk kanë mbetur pas PD, PDIU dhe parti të tjera. Dje ka pasur “dezertime” dhe në Sarandë. Dy anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të opozitës ju bashkuan Partisë Socialiste. Këshilltarët janë Alketa Gjoni nga Balli Kombëtar Demokrat dhe Enola Qato nga Balli Kombëtar. Me lëviz-jen e dy përfaqësueseve të opozitës Partia Socialiste merr 16 anëtarë nga 31 që ka këshilli bashkiak i Sarandës. Katër ditë më parë, edhe këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë, Valbona Hoxha përmes një letre ka zyrtarizuar largimin nga grupi i Këshilltarëve të LSI-se duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Ne letër ajo shprehej: “Kërkoj më dëshirën time të bëhem pjesë e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste duke përfaqësu-ar elektoratin tim në këtë subjekt politik”. Kjo nuk është hera e parë që këshilltarët vendorë braktisin LSI për t’u bashkuar me PS, pasi rrjedhja e vrullshme pothuajse në çdo bashki nisi në muajt e parë të këtij viti, ndërsa vijon akoma.

Page 5: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. “Pikëpam-ja ime është që zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Por nuk do të thotë që ky do jetë vendimi i opozitës. Institucioni i votës ka marrë fund, dhe kjo është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur këtij vendi. Ministri gjerman që erdhi dha mesazhin e duhur. Mos e merrni të mirëqenë tha ai, pasi i

shef gjërat si shkojnë. Për mua mbetet që të mobilizohen të gjitha forcat për largimin e Ramës. Unë gjykoj se proceset janë në zhvillim dhe ajo çka unë uroj dhe dëshiroj është ta shoh opozitën në një përballje deri në largimin e kësaj klike që është më e urryera pas Enver Hoxhës. Mendoj se kjo opozitë po bën shumë, kur them po bën po e theksoj se duhet të bëjë edhe shumë më tepër”, deklaroi ai.

Berisha: Për mua nuk ka zgjedhje me Ramën

“Bojkoti dhe djegia e mandateve në vetvete nuk prodhon automatikisht zgjidhje. Ajo që do të çojë drejt zg-jidhjes së Edi Ramës dhe shkatërrimit të tij është pikërisht bashkimi i vullnetit popullor me qartësinë politike të opozitës. Po të bashkohemi të gjithë në shesh, Rama bie për 7 ditë. Unë nuk mund t’i bëj të gjitha, nuk dua t’i bëj të gjitha sepse po t’i bëj të gjitha, jam Rama 2. Ai i bën të

gjitha, ai është Kryeministri, edhe piktori, edhe kryereda-ktori, edhe kryegjyqtari, edhe prokurori, edhe oligarku. Unë kam rolin tim, por duhet të kuptosh se unë nuk jam Che Guevara. Roli im është politik, roli im është t’ju jap ju alternativën. Një parti politike në sistemin politik, ka për detyrë të japë alternativën që ti të bindesh qytetarët”, deklaroi pak ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha.

BASHA: JAM KUNDËR BOJKOTIT DHE DJEGIES SË MANDATEVE

Akuzat për oligarkët, PS sulmon Lulzim Bashën: Po zgjon nostalgjinë komuniste, duhet të kesh respekt për biznesmenët

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Busha-ti ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Ba-sha për listën e bizneseve, të cilat në optikën e Bashës kanë uzurpuar pasurinë e shqiptarëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bushati deklaroi se skema që ka lançuar Basha për zhvatjen e bizneseve, po i vendos ato sipas tij, mes dy alternativave të rrezikshme, duke ringjallur edhe njëherë fantazinë e sistemit komunist. “Lulzim Basha ndihet i zënë keq nga denoncimet për zhvatje dhe kërcënime të bizneseve dhe qytetarëve që neve si PS po sjellim në dritë dhe ditë pas dite. Kryetari i

“kuq” i PD po i vendos bizneset dhe kompanitë private mes dy alternativash të tmerrshme: Shtetëzimit Komunist përmes “Listës së Zezë” që prej ditësh ka vënë pas murit të PD, ose Zhvatjes me Taksën e Kunatit përmes shifrash marramendëse. 3 dekada pas rënies së Ko-munizmit në Europë shqiptarët po rikujtohen me pahir nga PD dhe një herë se çfarë kanë hequr në të shkuarën. Ringjallja e Fantazmës së Komunizmës nga LULKUQI i PD po na vjen përditë në ekranet tona televizive, mjafton dhe sapo të përmendet Taksa e Kunatit. Lulkuqi të numëron pa pikë morali si të ishte viti 1946, gjithë pronat e ndershme dhe të Ligjshme të

punës së krushqisë, farefisit apo dhe prindërve të larguar nga kjo jetë”, deklaroi ai. Më tej, Bushati vuri në dukje se Basha nuk ka qenë kaq i dëshpëruar edhe në kohën kur humbi zgjedhjet në shtëpinë e tij në njësinë 8, por theksoi se historia me kunatin është një veprim tjetër, i cili vijon ta mbajë pezull dhe të stresuar kreun e PD. “LULKUQI kurrë ska qenë kaq i dëshpëruar, acid dhe komunist i Kuq: as kur humb Zgjedhjet në emër të PD (edhe në Njësinë 8, shtëpinë e tij), as kur mbron Kuksianët, as kur mbron artistët, as kur mbron parimet e djathta të një Partie Demokratike sot në Koma Morale. Kam respekt për Demokratët e vërtetë

që njësoj sa Unë besojnë në vlerat bazë: të Dre-jtës së Pronës, Tregut të Lirë, Fuqisë së Kapitalit shqiptar dhe urrejnë Komunizmin e Kuq si Dje & Sot. Respekt për Lulkuqin...Jo! Pres me Respekt nga Demokratët e vërtetë të mohojnë Virusin e Kuq sovjetik si Dje ashtu dhe Sot, në çfarëdo lloj forme të ricikluar nga Kryetar sterilë të kuq partish. Para se të rinxjerrë në ekranet televizive konferencierët Hemafroditë të Kuq të tij, po deklaroj para se ti “zbulojë Gjyqi Popullor” të Lulkuqit se posedoj: 2 qen shtëpiak, 1 mace, 2 breshka uji dhe 7 peshq akuariumi. Zogjtë e Zotit më ulen vetë ne bahçe, ndaj nuk i quaj të mitë për të deklaruar”, shkruan Bushati.

këto variante do të pranoheshin nga Basha, ky i fundit do të shkërmoqej dhe do të largohej nga partia, pasi kundërshtarët e tij në parti këtë pres-in. Ndërsa nga ana tjetër nëse do të pranonte të investohej në revolta, do të bëhej “non grata” nga ndërkombëtarët, duke e zbehur rolin e tij në parti dhe kësisoj do të duhej të largohej pas kërkesave të kundërshtarëve, madje dhe të mbante përgjegjësi para të

huajve. Ndërsa varianti tjetër, është varianti që kërkon Basha të zbatohet, siç është futja me çdo kusht në zgjedh-je. Sipas informacioneve, Basha ka si synim të hyjë në zgjedhje dhe në rast korrje të një rezultatit të mirë krahasu-ar me zgjedhjet vendore të 2015, pasi dihet që kryeministrin Rama nuk e mund dot, ai natyrshëm forconte rolin e tij në parti duke e bërë imun ndaj çdo lloj revolta apo rebelimi kundër tij.

Rigels SELIMAN

Ilir Meta dhe Sali Berisha duket si i janë rikthyer planit të vjetër për largimin nga politika të Lulzim Bashës. Të gjithë e mbajnë mend

çadrën e ngritur në shkurt të vitit 2017. Dhe nëse nuk do të kishin ndërhyrë ndërkombëtarët Partia Demokratike sot nuk do të kishte asnjë deputet në Kuvend. Më vonë u tregua qartë se çadra ishte skenar i mirëmenduar i dyshes Berisha-Meta. Lulzim Basha er-dhi në krye të Partisë Demokratike falë mbështetjes së amerikanëve dhe tanimë Berisha e di që e ka të pamundur për ta larguar nga drejtimi i PD. Për këtë arsye u shpik çadra që Basha të dilte përfun-dimisht nga skena dhe jeta politike. Por asokohe ky plan i binomit Meta-Berisha dështoi. Ndërkohë që tani duket se si ish-kryeministri ashtu edhe Presidenti i Republikës kanë nxjerrë sërish letrat në tryezë. Sali Berisha prej disa javësh ka bërë thirrje të forta për revolta, djegie mandatesh, ndërsa mes të tjerash ka kërkuar hapur që Partia Demokratike të mos hyjë në zgjedhjet vendore të 2019, duke i bojkotuar ato. Ndërkohë që nga ana tjetër edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i përjashton këto mundë-si, duke mbështetur hapur qëndrimet e Berishës. Por duket se të gjithë këto retorika të ashpra dhe skenarë janë të ngjashme me ato të një viti më parë, ku në rast se Basha do të vijonte ngujimin e tij në çadër do të firmoste kapitullimin e tij. Mirëpo, tashmë kryetari i Partisë Demokratike duket se e ka nuhatur planin dashakeqës të dyshes Meta-Ber-isha, ku përjashtuar çdo lloj skenari të ashpër që mbështet fuqishëm nga ata të dy. Sipas informacioneve të gazetës, gjatë takimit që kreu i PD, Lulzim Basha pati pak ditë më parë me krerët e degëve dhe strukturat e partisë, ku ua ka bërë të qartë se nuk do të lejojë askënd. Madje, mësohet se në atë takim Basha ua ka bërë të qartë gjithat vartësve të tij, se nuk do ketë bojkot të zgjedhjeve apo djegie mandati, pasi sipas tij, kjo mund të sjellë fundin e tij politik dhe nuk do lejojë nxitje për skenare të tilla. Pra, ky është një mesazh i qartë i Bashës për Metën dhe Berishën se jovetëm që nuk do të lejojë një çadër të dytë por do të hyjë në zgjedhje me alternativa për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Basha i vendosur për të hyrë në zgjedhjet vendore 2019

Meta-Berisha i rikthehen planit të vjetër, bojkoti i zgjedhjeve skenar i ngjashëm me çadrën për

të nxjerrë jashtë loje Bashën, zbulohen përplasjetPD në Durrës nis punën për zgjedhjet vendorePartia Demokratike në Durrës

ka nisur dje nga puna për zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ngritja e strukturave dhe angazhimi i te rinjve është synimi kryesor i demokrateve durrsakë. Drejtuesit e Partisë Demokratike në Durrës zhvilluan një takim me Forumin Rinor të Partisë Demokra-tike-Dega Durrës, të organizuar nga këta të fundit me fokus “situata ne vend” dhe “detyrat e gjithsecilit ne vazhdim”. Gjatë fjalës së tij, krye-tari i PD dega Durrës, Ferdinand Xhaferri theksoi se PD është forcë fituese. “Nuk kemi pse tulatemi, pasi ne jemi forca që liberalizuam vizat dhe futëm Shqipërinë në NATO. Nuk krahasohemi me këta, këta kanabi-zuan Shqipërinë ne denoncuam, e shumë e shumë të tjera. Pra, të bëhemi bashkë dhe të punojmë fort për të fituar zgjedhjet e ardhshme, me qëllim ti hapim rrugën fitores së madhe të Partisë Demokratike dhe për ta risjellë në pushtet”, deklaroi ai.

Deputetja e PD akuza Ramës: Je demagog i lindur

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Valentina Duka, ka reaguar dje në lidhje me vizitën që kryeministri Edi Rama zhvilloi në këtë qytet. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Duka vuri në dukje kjo vizitë ishte vetëm një demagogji në sytë e korçarëve, sidomos të rinjve të këtij qyteti. “Edi Rama vjen përsëri në Korçë, shpenzon përsëri demagogji pa fund në sytë e korçareve, sidomos para të rinjve të këtij qyteti. Një çudi e madhe! Përsëri kryeqeveritari i vendit nuk guxoi t’u jepte përgjigje korçarëve pse qeveria e tij dështoi të siguronte një vendim pozitiv për çeljen e bised-imeve për anëtarësim e Shqipërisë në BE, pse Shqipëria është kthyer në një vend ku shteti është kriminalizuar, ku lulëzon droga, krimi dhe korrupsioni, pse shqiptarët po braktisin në masë atdheun e vet, pse po mbyllen shkollat në qarkun e Korçës dhe në të gjithë Shqipërinë, pse po rrënohet universi-teti i Korçës”, shkruan ajo.

SkenarëtDuket se qëllimi i vërtet i Metës

dhe Berishës është që të “eliminojnë” Lulzim Bashën nga jeta politike. Por si mund të ndodhë kjo? Berisha dëshiron që Basha të mos hyjnë në zgjedhje qofshin këto vendore apo qendrore, pasi me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje. Kështu që ai nga njëra anë i kërkon Bashës revolta dhe nga ana tjetër bojkot të zgjedhjeve. Por nëse

Page 6: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

6 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edi Rama në Korçë, PD e pret me protesta, deputeti Klevis Balliu “përplaset” me policinë, ja detajet

Partia Demokratike organizoi ditën e djeshme në Korçë një protestë ndaj kryemi-nistrit Edi Rama, i cili ndodhej atje se bash-ku me kabinetin e ministrave për të mbajtur mbledhjen e radhës së qeverisë. Mbledhja u mbajt tek “Shtëpia e Flamurit” dhe policia kishte vendosur kordon policor për të nda-luar protestuesit t’i afrohen. Por ka pasur tensione në momentin kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të afrohen aty ku po mbahej mbledhja por që nuk janë lejuar nga policia. Nën një zë

protestuesit brohorisnin “Rama ik!” dhe në dorë mbanin pankarta me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së dre-jtuar prej tij. Por ajo që ra në sy gjatë pro-testës së organizuar nga Partia Demokratike dhe Forumi Rinor ka të bëjë me faktin se në krye të tubimit ka qenë deputeti demokrat i qarkut Korçë, Klevis Balliu. Megjithatë, disa momente nga përplasja e tij me policën, Balliu i ka pasqyruar ditën e djeshme edhe në rrjetet sociale. Në ato që shihet në video, duket se ligjvënësi Balliu ka debatuar me

punonjësit e Policisë së Shtetit. Madje, nga ajo që shihet në video Balliu ka kërkuar që të kalojë perimetrin e sigurisë, pasi preten-don se ka si mision rrëzimin e qeverisë dhe sidomos kryeministrin Edi Rama. “Revolta e Korçës vërtetoi se sot Rama është vetëm. Kjo revoltë tregoj se qytetarët nuk bashko-hen me qeverinë e drogës, nuk bashkohen me përdhunuesit e partisë, nuk bashkohen me ata që fshehin krimin. Sot arritëm të çajmë kordonin nga Policia e pafuqishme përpara vullnetit të qytetarëve. Bashkë do

ti shporrim bandat në pushtet. Është koha e qytetarëve. Demokracia fillon me ju dhe vazhdon me ju”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ndër të tjera në statusin e tij në rrjetet sociale ditën e djeshme. Kujtojmë që Fushatën “E gjithë vëmendjen tek ju” kryeministri Edi Rama e zhvendosi përgjatë fundjavës në Korçë, ndërsa gjatë një fjalim mes të tjerash thek-soi se shumë qytetarë kanë gjetur zgjidhje për probleme shumë vjeçare në platformën e bashkëqeverisjes.

një takim me qytetarët, teksa ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë zyrtarët e shtetit, në pozita drejtuese ose jo, të jenë të kujdesshëm, sepse papërgjegjshmëria përballë shqetësimit të çdo qytetari i kushton vendin e punës. Në këtë kontekst, shefi i qeverisa nga Korça iu ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit në administratë. “Mesazhi për të gjithë punonjësve të shtetit është që të forcojnë javë pas jave edhe falë masave që marrin ndaj

punonjësve. Çdo qytetar ka fuqinë e pushtet ekzekutiv sepse ne e vlerësojmë termin bash-këqeverisje, sepse ky është vizion për tu jetësuar dita ditës. Çdo qytetar të largon nga puna nëse ti nuk e trajton siç duhet, si qytetar i barabartë i kësaj Republike. Ai i drejtohet platformës Shqipëria që duam dhe në atë moment ai ka ministrat përkatës në dispozicion dhe brenda 10 ditësh merr zgjidhje. Kush është përgjegjës për gabimin e tij ndëshkohet”, deklaroi Rama.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar dje ministrat që të mos tolerojnë asnjë abuzim në administratë. Ditën e djeshme qeveria vijoi ditën e dytë të

qëndrimit të saj në Korçë, ndërsa kryeministri Rama ashtu siç gazeta e paralajmëroi dy ditë më parë, zhvilloi një mbledhje me ministrat ku të pranishëm ishin edhe disa deputetët. Në këtë mbledhje shefi i qeverisë mori një sërë vendimesh për zonën, ndërsa dha edhe një sërë udhëzimesh për secilin nga anëtarët e kabinetit qeveritar, siç është fokusimi tek platforma e “Bashkëqeverisjes”, punësimet dhe rikthimi i din-jitetit në administratë. Por gazeta mësoi se Rama gjatë këtij takimi është shfaqur i pakënaqur me punën e deri tanishme të ministrave sa i takon reformës në administratë, për të cilën kërkoi që të futet në skaner menjëherë. Në këtë kontekst, gazeta mësoi se i pari i qeverisë iu ka dhënë ul-timatum ministrave që të shkarkojnë nga puna, madje edhe t’i padisin të gjitha ata drejtorë, ins-pektorë dhe nëpunës së zyrave të shtetit që nuk iu përgjigjen në kohë ankesave të qytetarëve. Po ashtu, mësohet se kreu i ekzekutivit ka qenë i prerë në direktivat e tij, duke iu kërkuar vartësve të vet që t’i largojnë nga puna ata që ai i etiketon si “parazitë” në administratë.

Pastrimi i administratës nga militantët Një tjetër porosi që Rama ka dhënë për minis-

trat ka qenë reformimi i administratës. Mësohet se shefi i qeverisë kërkoi nga vartësit e tij që të nisin menjëherë pastrimin e administratës, duke lar-guar çdo militant, sidomos ata të Lëvizjes Social-iste për Integrim, që janë emëruar në detyrë jashtë çdo lloj kriteri arsimor dhe profesional. Madje, gazeta mësoi se Rama ka urdhëruar ministrat që në kuadër të reformimit të administratës të nxisin sa më shumë punësime, ku çdo i interesuar duhet të aplikojë në portalet e rekrutimit të bërë publike nga qeveria, siç janë portali për mësuesit, infermi-erët, etj. Qëllimi i këtij urdhri është mënyra e vetme e pastrimit të zyrave të shtetit nga ata nëpunës që punojnë jashtë profilit. Në të njëjtën kohë, mësohet se Rama ka kërkuar nga ministrat dhe deputetë që në çdo takim që do të zhvillojnë me qytetarët në kuadër të riorganizimit të Partisë Socialiste sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019 që të bëjnë sa më shumë denoncime tek platforma për çdo zyrtar të shtetit që abuzon me detyrën. Po ashtu, mësohet se shefi i qeverisë ka urdhëruar ministrat që të kenë vëmendje edhe tek punësimet, sidomos në sektorin privat për çdo qytetar, aq më tepër që vitin që vjen janë edhe zgjedhjet. Megjithatë, edhe për këtë porosi Rama ka qenë i prerë që çdo punësim të bazohet në sistemin meritë-preferencë.

Rama:Denonconi korrupsionin Kryeministri Edi Rama po dje ka zhvilluar

Rama mesazh zyrtarëve të shtetit: Kushdo që s’trajton qytetarët si duhet, largohet nga puna

Qeveria mblidhet në Korçë, Edi Rama ultimatum ministrave të shkarkojnë dhe

padisin “parazitët”, administrata në skanerRruga e liqenit në Pogradec, qeveria inspekton punimet

Rruga e re hyrëse e Pogradecit të ofron një udhëtim magjik përgjatë gjithë vijës liqenore të Ohrit. Projekti i rrugës u rikonceptua nga e para, duke përfshirë ndërtimin e tuneleve panoramikë që rrisin sigurinë në rrugë, muret mbajtëse dhe elementë të tjerë shtesë që e bëjnë atë një rrugë të standardeve europiane dhe një nga trajektoret turistike më të bukura të vendit. Kryeministri Edi Rama, sëbashku me ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe ministrin e Bujqë-sisë, Niko Peleshi inspektuan dje rrugën e re, e cila tashmë ka çliruar plotësisht bregun e liqenit nga ndërtimet e palig-jshme. “Kjo ishte një nga ato rrugë që i quante të përfunduara Saliu, që na mori 5 vjet për të ribërë projektin nga e para, për të rifinancuar, për të bërë të gjitha ato prishjet e rasteve që kishin nevojë për shpronësim se pa shpronësime ajo rruga pasta bëhej komplet jo turistike, por si korridor mes ndërtimeve pa leje, liqeni nuk çlirohej”, deklaroi ai.

Manastirliu në Korçë: Brenda vitit

hapet materniteti i riMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbro-

jtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspek-toi dje punimet në maternitetin e Korçës, një investim prej 200 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Gjatë fjalës së saj, Ma-nastirliu bëri me dije se materniteti i ri të Korçës do të hapë dyert brenda këtij viti. “Pak ditë më parë dhamë një lajm të mirë për të gjithë familjet që do të gëzohen me fëmijë, çekun e shumëfish-uar të bebeve. Bonusi është vetëm njëri element sa i takon programeve tona me fokus nënën dhe fëmijën. Ne po rijetëso-jmë maternitetet në të gjithë vendin për t’ju dhënë mundësi nënave të marrin shërbim afër vendbanimit”, deklaroi ajo. Materniteti i ri i Korçës sapo ka për-funduar rikonstruksionin dhe pritet të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë, për të nisur funksionimin brenda këtij viti. Mirëpo, nga ana tjetër, minis-trja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky nuk është i vetmi inves-tim në Shtëpitë e Lindjes.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Korça gjatë një takimi me qytetarët për bashkëqeverisjen me njerëzit se si pasojë e denoncimeve tek platforma janë marrë 462 masa disiplinore, paralajmërime dhe shkarkime për punonjësit e administratës. “Më vjen shumë mirë që janë 462 raste masash disiplinore, paralajmërime për lar-gime nga puna, largime nga puna, apo dosje

të referuara në prokurori për 462 punonjës të shtetit, për të cilët hetimi administrativ ka nxjerrë përgjegjësi dhe ka rekomandu-ar masën përkatëse. Mesazhi për të gjithë punonjësit e shtetit që janë në zyrat ku u shërbehet qytetarëve forcohet javë pas jave, edhe falë këtij aktiviteti dhe falë dëshmive të vetë qytetarëve e falë masave që merren për punonjësit”, deklaroi ai.

DENONCIMET, RAMA: 462 MASA DISIPLINORE PËR ZYRTARËT

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se tashmë është ngritur një urë e drejtpërdrejtë komunikimi mes çdo qytetari dhe qeverisë, pasi ankesa e tyre shkon direkt te ministri për-katës. Sipas tij, janë mesatarisht 1950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe marrin përgjigje. “Çdo ankesë që një qytetar nis në Platformë shkon menjëherë te ministri apo ministrja përkatëse dhe trajtohet duke marrë zgjidhje

brenda 10 ditëve, në rastin kur kërkesa është e drejtë, por, sidoqoftë, duke i dhënë përgjigje brenda 10 ditëve çdo qytetari. Kjo është arsye-ja, pse Platforma ka sjellë adresimin e proble-meve për 22553 qytetarë në nivel qendror dhe vendor, prej të cilëve, 21239 kanë marrë sot përgjigje, ndërkohë që mesatarisht janë 1950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe që marrin përgjigje”, nënvizoi ai.

KRYEMINISTRI: 1950 ÇËSHTJE TRAJTOHEN ÇDO MUAJ

Page 7: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;2. Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;3. Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;4. Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;5. Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

5 pronat e sekuestruara nga prokuroria

Vetëm dy ditë pas zbardhjes së vendimit të

Komisionit të Pavar-ur të Kualifikimit për Zaganjorin, Gjykata e Lartë u mblodh në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranojë kërkesën për rekurs të depozituar pak kohë më parë nga ana e avokatit mbrojtës të Llallës, Sokol Hazizaj...

4

Vendimi i KPK për Zaganjorin, 9 qytetarë kanë paraqitur denoncime, kreu i Gjykatës së Lartë akuzohet për korrupsion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë me dije se ndaj kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori janë depozituar 9 denoncime nga ana e qytetarëve. Sipas ven-dimit të zbardhur nga ana e KPK, qytetarët e denonconin Zaganjorin për korrupsion, shkelje ligjore si dhe për njëanshmëri në procesin e gjykimit. “Me denoncimin prot., datë 12.12.2017, shtetasi Sh.S., denoncon subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, për korrupsion, shkelje ligjore, njëanshmëri të procesit. Ankesa e denoncuesit, i cili është përfaqësues i S. G., është për subjektin A. D.,

gjyqtar i Gjykatës së Lartë, për të cilin ka kërkuar të hiqet dorë nga gjykimi i çështjes, ku është palë në gjykim. Sipas denoncuesit, ka bërë disa herë kërkesë te subjekti i riv-lerësimit Xh. Zaganjori për të përjashtuar gjyqtarin A. D. nga shqyrtimi i çështjes. Sipas verifikimit të faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë, rezulton se çështja, me palë të paditur S. G. etj., rezulton te lista e çështjeve të ard-hura për gjykim dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë me relator gjyqtarin A. D.”, thuhet në vendimin e KPK. Por krahas këtij denoncimi, në denoncimet e tjetra të bëra

pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qytetarët e kanë kallëzuar Zaganjorin edhe sa i takon aftësive profesionale. Ndërkohë, në drejtim të Zaganjorit ka pasur denoncime edhe për faktin se ka zvarritur proceset gjyqësore. Sipas vendimit të zbardhur të KPK, një qytetar e denoncon Zaganjorin edhe për shpifje dhe mashtrime pasi, sipas tij, ka ndrys-huar kronologjinë e çështjeve që gjykohen në Gjykatën e Lartë. Por ajo ç’ka bie më shumë në sy tek denoncimet e bëra nga ana e qytet-arëve, është se kreu i Gjykatës së Lartë është denoncuar më së shumti për përfshirje në

korrupsion si dhe në ndikim vendimesh apo zhdukje provash nga dosjet. “Me denoncimin prot., datë 12.12.2017, shtetasi V.Ç. denoncon subjektin e rivlerësimit për përfshirje në ko-rrupsion. Sipas denoncuesit, ai ka paraqitur disa rekurse në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen e tij penale dhe pretendon se janë zhdukur provat nga dosja e tij në Gjykatën e Lartë për qëllime fitimi”, thuhet në vendimin e KPK, për njërin prej denoncimeve. Por këto denoncime nuk janë marrë parasysh nga ana e KPK, pasi sipas saj, qytetarët nuk kanë paraqitur prova bindëse.

policia ka zbatuar urdhrin dhe të gjitha pronat e ish-kryeprokurorit janë vënë në sekuestro preventive. Sipas organit të akuzës vlera e tyre është afro 1 miliard lekë të vjetra. Në dosjen e dorëzuar në gjykatë, prokuroria ka dhënë dhe arsyet se përse u kërkua që pasur-ia e ish-kryeprokurorit të vendoset në sekuestro. Sipas saj, ka pasur indicie se ai mund t’i shiste ato.

Ja si Llalla ndryshonte vlerat e pronave

Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë riv-lerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar se i ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ull-

ishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra. ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera.

Endri ARIZI

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin për pronat e sekuestruara të Adriatik Llallës.

Vetëm dy ditë pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Zaganjorin, Gjykata e Lartë u mblodh në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranojë kërkesën për rekurs të depozituar pak kohë më parë nga ana e avokatit mbrojtës të Llallës. Ndërkohë në ditët në vijim do të bëhet publike dhe data se kur do të zhvillohet çështja si dhe trupa gjykuese. Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, ish-kryep-rokurori Llalla kërkon heqjen e sekuestros. Ish-kryeprokurori pretendon duke u bazuar në nenin 6 të Konventës Evropiane, se ndaj tij është zhvilluar proces i parreg-ullt ligjor. Kjo për faktin se pas sekuestrimit të pasurisë nga ana e organit të akuzës, ish-kryeproku-rori iu drejtua Gjykatës së Apelit e Krimeve të Rënda. Por ndonëse Llalla kërkoi heqjen e sekuestros, Gjykata e Apelit, më datë 9 gusht, vendosi që pasuria e tij të vijojë të mbetet në sekuestro. Madje, gjatë seancës gjyqësore që zhvilloi Ape-li, ish-kryeprokurori së bashku me avokatin e tij nuk u paraqitën në seancë, duke detyruar kështu gjyqtarin e çështjes, Idriz Mulkur-tin që të kërkonte asistencën e një avokati tjetër për të dhënë vendimin. Por dhënia e vendimit në mungesë duket se nuk i ka pëlqyer ish-kryeprokurorit, i cili ju drejtua Gjykatës së Lartë. Një betejë që duket se Zaganjori do përpiqet t’i bëj qokën Adriatik Llallës përpara se Komisioneri Publik të ankimojë vendimin e KPK tek Kolegji i Apelimit.

Pasuritë e sekuestruara të Adriatik Llallës

Gjykata Shkallës së Parë, pak kohë më parë, pranoi kërkesën e prokurorisë për të vënë në sekues-tro preventive pasurinë e ish-krye-prokurorit Adriatik Llalla. Në këtë mënyrë, është bërë sekuestrimi i një apartamenti banimi, me sipër-

Ish-kryeprokurori sytë tek Gjykata e Lartë

Pas zbardhjes së vendimit të KPK, Xhezair Zaganjori i bën qokën Llallës, Gjykata e Lartë pranon rekursin për pronat e sekuestruara

Vasili: Qeveria palë me krimin

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Në një postim të shkurtër në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po fle me kriminelët dhe po zhvat pronën publike. Sipas Vasilit, horrat po përfitojnë para mbrojtje dhe pushtet nga ana e kryeministrit. Vasili tha se fati i kryemaskarrenjëve është i parashikuar dhe fundi për ta do jetë i tmerrshëm. “Heronjtë po denonco-jnë krimin dhunën dhe trafikun e drogës. Maskarai që kryeqeverisë, fle me kriminelët, zhvat pronën pub-like, mbush shkollat me drogë dhe mbron dhunuesit. Horrat përfitojnë para’, mbrojtje dhe pushtet. Fati i kryemaskarrenjëve dhe i horrave është i paracaktuar, fund i tmerrshëm i tyre pa kthim”, deklaroi kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili.

Ish-ministri i Drejtësisë: Në çfarë shteti po jetojmë Ish-Ministri i Drejtësisë,

Ylli Manjani, ka reaguar dje pas deklaratës shokuese të bërë nga ish-nënkomisar Emiliano Nuhu, i cili tha se u largua nga Shqipëria pasi një deputet ka paguar për ta ekzekutuar. Përmes një postimi ironizues në “Facebook”, Manjani u shpreh se partia shtet po përpiqet të elimino-jë kundërshtarët. Manjani duke u ndalur tek deklarata e kryeministrit Rama, ngriti pyetjen se përse do e ndjekë shteti ish-oficerin Emiljano Nuhu. “Emiljano Nuhu, deklaron se u largua nga Shqipëria se një deputet e Partisë-Shtet kishte bërë plan për ta vrarë. Pra iku për t’i shpëtuar vrasjes. Sot Kryeministri, kryetari i deputetit që do vriste policin, thotë në tekst: “Do ta ndjekim këmba-këmbës kët horr”. Pra do ta NDJEKIN! Po për çfarë do ta ndjekin?! Për ta vrarë?!! Ua ua ua ua ua ua... E pabesueshme! Çfarë Kryeministri! Në çfarë shteti po jetojmë!”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

faqe 67.2 m², ndodhur në Durrës. Po ashtu në sekuestro janë vënë: tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë. Pas vendimit të gjykatës,

4vendimet e Gjykatës

së Lartë për ish-kryeprokurorin

1. Zaganjori i bën qokën Lla-llës menjëherë pas zbardhjes së vendimit ë KPK 2. Gjykata e Lartë pranon rekursin për pronat e sekues-truara3. Në ditët në vijim do publi-kohet data dhe trupa gjykuese 4. Llalla shpresë për të rrëzuar vendimin e Apelit

Page 8: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

8 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ne jemi në krahun e vajzës pa asnjë ekuivok dhe për ne, askush nuk është mbi ligjin, jo djalë deputeti e deputet, por gjithë ne sëbashku jemi të barabartë përpara ligjit, njësoj si gjithë të tjerët dhe këtë e kemi treguar gjithmonë, sa herë ka qenë nevoja të bashkojmë fjalët me faktet. Kështu që kush do të kuptojë, kupton. Natyrisht, në këtë kohë që

jetojmë, për fat të keq është kthyer bota përmbys, sepse i takon akuzue-sit të provojë akuzën, nuk i takon të akuzuarit. Pra, i takon akuzuesve të provojnë që janë të përfshirë, apo nuk janë të përfshirë deputetë të Partisë Socialiste në këtë çështje dhe nuk më takon mua të provoj të kundërtën”, deklaroi dje kryeministri Edi Rama para gazetarëve.

Kreu i qeverisë: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit

Endri ARIZI

Kryeministri Edi Rama është përplasur dje në distancë me kreun demokrat Lulzim Basha në lidhje me rastin e

Xhisiela Malokut. Nga qyteti i Korçës, ku u mblodh qeveria, kryeministri Edi Rama theu për herë të parë heshtjen dhe komentoi akuzat e PD dhe të ish-oficerit Emiljano Nuhu në lidhje me rastin e djalit të deputetit socialist Rraja. Në fillim në një postim në Twit-ter, e më pas në konferencën për sht-yp, kryeministri Rama paralajmëroi se askush nuk do të jetë ligjin qoftë ky dhe djali i deputetit apo dhe vetë deputeti Rraja. Kryeministri Rama tha se Policia e Shtetit ka bërë de-tyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial. “Nga ana tjetër, deputeti duhet të hetohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtpërdrejtë, por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar me procesin, sepse policia e ka respektu-ar procedurën nga A-ja tek Zh-ja dhe unë ju sfidoj të gjithëve që të provoni të kundërtën. Ky është fakti dhe je-tojmë në një sistem ku çdokush që mbush moshën 18 vjeç përgjigjet vetë përpara ligjit, cilido qoftë dhe askush tjetër nuk mban përgjegjësi përpara ligjit, përveçse ai që është përgjegjës. Kështu që për mua, çështja është shumë e qartë. Është e qartë si drita e diellit. Vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë çështje, duke ia kursyer ridhunimin në publik dhe përdorimin, abuzimin, dhunimin, si mish për top për qëllimet politike apo mediatike. Por drejtësinë nuk e bëj unë dhe nuk e bën media. Pa diskutim nuk e bën jo e jo, as Partia Demokratike. Drejtësinë e bën drejtësia. Kështu që është prokuroria, e cila duhet të çojë deri në fund hetimin dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë atë që duhet”, tha Edi Rama. Më tej, kryeministri u ndal edhe tek rasti i akuzave të bëra nga ana e ish-oficerit Nuhu dhe PD në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës. Sipas kryeminis-trit akuzat ndaj Ballës janë një qenëri e neveritshme pasi janë thjesht për audiencë dhe arsye tregtare. “Unë

Akuzat e ish-oficerit Nuhu, Taulant Balla: U zbardh plotësisht “Babale 2”, Basha të distancohet nga miku i tij dhe politika e ulët

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka reaguar dje sërish në lidhje me akuzat e bëra nga ana e ish-oficerit Emiljano Nuhu dhe PD ndaj ti. Në një postin në “Facebook”, Balla teksa njoftoi se Prokuroria e Krujës po vijon me hetimet, akuzoi kreun demokrat Lulzim Bashën se është inskenu-esi kryesor i kësaj ngjarjeje. Balla tha se Basha po e përdor në mënyrë të turpshme ngjarjen pasi ka ndryshuar rrethanat së bashku me mikun e tij ish-oficerin Emiljano Nuhu. “Ka edhe një dhunues tjetër në këtë ngjarje. Është inskenuesi Lulzim. Keqpërdorimi politik nga Lulzim Basha i kësaj ngjarje është i turpshëm, por edhe kriminal në përpjekjen për të ndryshuar rrethanat dhe për të

marrë në mbrojtje mikun e tij Emiljano Nuhu. Poli-cia ndërkohë zbardhi plotësisht “Babale 2”, në për-fundim të së cilës kemi këto konkluzione: 1. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë. 2. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm në këtë datë, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit. 3. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu gënjen plotësisht sepse nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton, që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të

Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme”, tha Balla. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla duke u ndalur tek akuzat e policisë ndaj ish-oficer-it Nuhu si dhe ngjarja në fjalë, u shpreh se vetingu në polici është i domosdoshëm dhe se nuk duhet humbur asnjë sekondë më tej. Ai i bëri thirrje kreut demokrat që të distancohet menjëherë nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe politika që përdor. “Policia e Shtetit e akuzon mikun e Lulzim Bashës Emiljano Nuhu, se me veprime dhe mosveprime, ka kryer këto vepra penale: 1. Shpërdorim detyre. 2. Kalim i paligjshëm i kufirit. 3. Nxjerrje e sekretit hetimor. 4. Shkelja e procedurave të punës në

hetimin e çështjeve. 5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit. Zbardhja e “Babale 2” është konfirmim i faktit se vetting-u në Polici është domosdoshëm dhe nuk duhet humbur asnjë sekondë. Zbardhja e “Babale 2” kërkon që minimalisht Lulzim Basha të distancohet nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët. Zbard-hja e “Babale 2” kërkon që dënimi penal ndaj tre inskenuesve të këtij episodi të turpshëm Lulzim Basha, Basir Çollaku dhe Emiljano Nuhu duhet të shënojë një pikë kthese historike për mënyrën si politika merr përsipër të ngrejë akuza në të ardhmen”, u shpreh Balla.

Kryeministri Edi Rama: Sulmi ndaj Taulant Ballës një qenëri e neveritshme

Rama-Basha përplasen për rastin “Xhisiela”, kreu i qeverisë paralajmëron se askush s’do jetë mbi ligjin, kryedemokrati shpërthen në kritika

Zv/ministrja Kuko: Policia ka bërë detyrën Pas akuzave të opozitës lidhur

me rastin e Xhisiela Malokut, për mosveprim nga ana e Policisë së Shtetit, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në një deklaratë për mediat ka sqaruar dje se policia ka vepruar sipas procedurave ligjore. Zv/ministrja Kuko u shpreh se oficeri i policisë, Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra, ndërkohë që çështja është referuar në prokurori. “Jemi sot këtu për të rithek-suar dhe garantuar edhe njëherë në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare se parimi themelor i punës sonë është se askush nuk është mbi ligjin. Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të Xhesila Malokut, rezulton qartazi se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde, gjë e cila është verifikuar edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave si dhe Drejtoria e Standar-deve të Policisë së Shtetit. Thënë këtë, në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka lejuar interferime të çfarëdollojshme nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punën e saj”, tha ajo.

Flamur Noka sulmon kryeministrin Rama

Deputeti i PD, Flamur Noka ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama se e ka veshur pushtetin policor me elementë kriminal. Duke u ndalur tek rasti i denoncimit të ish-oficerit Emil-jano Nuhu, Noka në një postim të gjatë në “Facebook”, deklaroi se qeveria e la shtetasen Xhisiela Maloku në mëshirë të fatit. “Edvin! Horr nuk mund të jetë polici që beri detyrën dhe për këtë arsye u kërcënua nga banditët e pushtetit me vdekje dhe u “internua” nga krimi që ti e ke vesh me pushtet policor dhe për-faqësojnë kupolën e policisë sot..Horr je ti dhe gjithë shpura jote që Xhesilën megjithëse të dhunuar dhe te përdhun-uar e latë në mëshirë të banditit dhe nuk i dolët zot në emër të shtetit dhe ligjit që fatkeqësisht përfaqësoni. Horr je ti dhe shpura jote pasi e “përdhunuat” për së dyti duke ja fshehur krimin e përdhunimit dhe zgjodhët të mbroni përdhunuesin i cili bredh i lumtur dhe lirshëm rrugëve sikur të kishte bërë heroizëm e jo përdhunim”, tha Noka.

thjesht dhe vetëm pres përfundimin e gjithë procesit të hetimit, duke e kon-sideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij për arsye qoftë edhe tregtare, për au-diencë, në këtë sulm, si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës”, u shpreh ai.

Basha: Rama po amniston përdhunuesit

Kreu demokrat Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur dje kryem-inistrit Edi në lidhej me rastin e shtetases Xhisiela Maloku. Në një postim në Twitter, kreu demokrat e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po amniston djalin e deputetit socialist

Kryeministri Edi Rama reagoi dje për herë të parë në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri deklaroi dje se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme dhe se policia e ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. “Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!

Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”, u shpreh kryeministri Edi Rama në Twitter.

RAMA: DHUNA NDAJ VAJZËS ËSHTË E PAFALSHME

Rraja. Basha tha se Rama po amnis-ton përdhunuesit dhe dhunuesit dhe se nuk ka asnjë gram ndjeshmërie për një vajzë të përdhunuar. Sipas Bashës krimi shtetëror është projekti personal i Edi Ramës por PD do ta çmontojë atë nga rrënjët. “Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhun-uar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, u shpreh Basha.

Deputeti duhet të het-ohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të dre-jtpërdrejtë, por fakti është që askush nuk

ka mundur të bëjë asg-jë, edhe nëse ka tentu-ar me procesin, sepse policia e ka respektuar

procedurën nga A-ja tek Zh-ja dhe unë ju

sfidoj të gjithëve që të provoni të kundërtën.

Ky është fakti...

Page 9: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

4 argumentet e Klosit dhe Koçit1. Fatos Klosi tha se opozita po tregon një nivel të ulët me kauzat e “Babales”.

2. Sipas tij, në vend ka gjëra më të rëndësishme për tu marrë, ndërsa shtoi se qëndrimi i opozitës për çështjen e Xhisiela Malokut është absurd.

3. Petro Koçi i cilësoi akuzat e opozitës si shpifje të ulëta dhe të errëta. 4. Ai theksoi se PD ndodhet në një gjendje akoma më të keqe se më parë

dhe nuk vjen dot në pushtet.

“Ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit. Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe

mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është kambana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e çdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish”, tha Lulzim Basha pak ditë më parë.

PD: DENONCIMI I NUHUT, KAMBANË ALARMI

Dalja e ekspertizës mjekoligjore, Prokuroria e Krujës merr sërish në pyetje Xhisiela Malokun dhe djalin e deputetit

Xhisiela Maloku u mor sërish në pyetje ditën e djeshme. Sipas informacioneve, Proku-roria e Krujës ka vendosur ta rimarrë në pyetje 25-vjeçaren pas daljes së ekspertizës mjekol-igjore, ku thuhej se vajza ishte dhunuar. Nga burimet mësohet se kësaj radhe Xhisiela është pyetur për dëmtimet që ka konstatuar ekspertiza në kofshë dhe në shpatull. Po ashtu, mësohet që vajza të jetë pyetur edhe për mënyrën sesi dhe nga kush ishin shkaktuar këto dëmtime.

Nga ana tjetër, në pyetje është marrë edhe ish-i dashuri i Xhisielës, Rexhep Rraja. Sakaq, pritet që pas dëshmive dhe raportit mjekoligjor të dilet në një përfundim zyrtar mbi fatin e kësaj çështjeje. Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore të komisariati të Fushë Krujës, Gentian Çitozi, i cili dyshohet së nuk ka zbatuar procedurat standarde duke mos i afruar mbrojtje ligjore të dëmtuarës Xhisiela Maloku, ka dëshmuar përpara oficerëve të SHÇBA se ai kishte marrë

dijeni për këtë ngjarje nga salla operative pas denoncimit që e dëmtuara kishte bërë në komis-ariatin nr. 3 në Tiranë. Gentian Çitozi ka qenë i pari që ka marrë denoncimin e vajzës. Sipas informacioneve, Gentian Çitozi ka mohuar të jetë ushtruar presion apo të ketë patur kërkesë për të favorizuar të kallëzuarin Rexhep Rraja, ndryshe nga çfarë pretendon Emiljano Nuhu. Ai ka deklaruar se në momentin që vajza ka tërhequr denoncimin, ka qenë e shoqëruar nga

ish-i dashuri i saj, duke lënë të nënkuptohet se këtë veprim e ka kryer nën presion. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës ka sekuestruar dhe verifikuar edhe tabulatet e bisedave telefonike. Kujtojmë që dy ditë më parë Prokuroria e Krujës mori në pyetje nënën, motrën dhe një shoqe të Xhisiela Malokut. Një lëvizje e tillë e organit të akuzës erdhi pasi dyshohet se nëna, motra dhe shoqja e 25-vjeçares kanë dijeni për historinë e Xhisielës dhe pyetja e tyre u bë për llogari të hetimit që ka nisur.

në një gjendje akoma më të keqe se më herët, ndërsa theksoi se për këtë arsye ata kërkojnë të shfrytëzojnë këto momente. Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, opozitarët nuk duan të vijnë në pushtet me zgjedhje, duke lënë të nënkuptohet se janë të frikësuar nga rezultati i dobët. “E vërteta është se eksponentët më të lartë

të Partisë Demokratike bëjnë son-dazhe dhe e dinë që janë më keq se me parë. Prandaj zgjidhja për ta është fabrikimi i krizave të cilat duan negociata. Ata nuk duan pushtet me zgjedhje, kështu që duan dhe po kërkojnë me ngulm të emërohen në pushtet”, u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Mimoza IBRA

Akuzat e ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu kundër një grupi personash, mes të cilëve

bën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka ndezur debatin e radhës në radhët e politikës. Menjëherë pas intervistës së Nuhut, ku denon-conte faktin sesi Balla së bashku me deputetin e PS, Rrahman Rra-ja e disa persona të tjerë e kishin kërcënuar për të mbyllur dosjen e Xhisiela Malokut, reagoi edhe opozita. Deputetë të PD, por edhe të LSI nisën sulmet politike, duke shënjestruar më së shumti Taulant Ballën. Ish-kryetari i Shërbim-it Informativ të Shtetit, Fatos Klosi e komenton këtë qëndrim të opozitës si diçka absurde. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se nuk mund të bëhet politikë dhe opozitë me të tilla ngjarje. “Unë kam përshtyp-jen që PD ishte brenda ngjarjes. Ajo është absurde. Ata mbase pandehin se e kanë më të le-htë, kanë gjetur këtë mënyrë të të bërit politikë, duke akuzuar deputetë të Partisë Socialiste, veçanërisht ata më të rëndësish-mit për gjëra të tilla. Ndërkohë që lufta në politikë duhet të jetë krejt ndryshe, populli pret të paktën që të diskutohet mbi ekonominë, për problemet kryesore dhe ori-entimet kryesore të ekonomisë, mbase pret edhe për vetingun. Pra ka probleme edhe më të rëndësishme për të diskutuar dhe zgjidhur sesa ngjarje të tilla që jo tentuan ta mbyllnin çështjen, jo nuk tentuan ta mbyllnin çështjen”, u shpreh ai. Sipas Klosit, opozi-ta po tregon një nivel shumë të ulët me këto ngjarje. Ai theksoi se mesa duket, tashmë kauzat e kampit opozitar përfaqësohen nga “Babalja”. “PD gjen dëshmi-tarë si Babalja atëherë dhe mua më duket absurde që kauza e opozitës të përfaqësohet nga një luftë në të tilla nivele. Më duket një nivel shumë i ulët i opozitës dhe është e pazonja për të bërë opozitë të vërtetë. Nuk është kjo një opozitë e vërtetë. Të tilla gjëra njerëzit i shikojnë, qeshin, por vetëm kaq”, tha ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi.

Ish-kreu i SHISH: Opozita po tregon një nivel të ulët

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: “Babalja” është kthyer në kauzë të opozitës, po

infektojnë publikun me lajme të fabrikuaraEmiljano Nuhu: Po manipulohen pamjet filmike

Ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu dha dje një tjetër intervistë televizive për t’iu kundërpërgjigj SHÇBA dhe Policisë së Shtetit se ka qenë në komisariat në datën 21 kor-rik. Sipas tij, kjo provohet nga pam-jet filmike, por këto po tentohen të manipulohen. “Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Unë kam prova për ta provuar por vetëm në gjykatë do t’i dorëzoj këto prova që kam për ta provuar praninë e njerëzve që kam përmendur dhe që kanë qenë në komisariat. Pavarësisht se institucionet po mundohen që t’i manipulojnë me të gjitha mundësitë dhe hallkat shtetërore që ato kanë. Unë i kam kërkuar ndihmë drejtorit të përgjithshëm për kërcënimin që më është bërë”, tha Emiljano Nuhu.

Vokshi: Shteti iu shërben pushtetarëve

dhe kriminelëveOpozita zhvilloi dje një protestë

para Kryeministrisë për rastin e Xhisiela Malokut. Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se askush nuk pranon përgjegjësinë dhe me rastin po bëhet ping-pong. “Xhisiela një vajzë jetime e përdhunuar, djegur me cigare në mënyrë çnjerëzore, rrahur në mënyrë shtazore, goditur me tytën e armës dhe shteti e braktisi. Shteti u bë palë me dhunuesin dhe përdhunuesin. Sot ajo vajzë është e braktisur nga të gjitha instancat shtetërore, shteti sot nuk i shërben më qytetarëve, shteti i shërben vetën pushtetarëve të lidhur me bandat dhe me krimin për të ruajtur pushtet. Kemi djalin e një deputeti i cili është dhunuesi dhe përdhunuesi dhe asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar ndaj tij dhe sot ai është i lirë. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria bëjnë ping-pong me përgjegjësinë. Ndër-kohë ai, dhunuesi dhe përdhunuesi është i lirë”, tha Albana Vokshi.

Reagon Petro KoçiQëndrimin e opozitës në lidh-

je me këtë çështje e komentoi për gazetën “SOT” edhe zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Gjatë reagimit të tij, Koçi deklaroi se opozita po hedh shpifje të errë-ta për të terrorizuar opinionin publik. “Partia Demokratike është kthyer në një agjenci lajmesh kundër Shqipërisë. Po infektojnë opinionin publik me shpifje sen-sacionale të fabrikuara në bod-rumet e errësirës së vet. Është si depozitë helmi që kur i hapet dera kutërbon dynjanë. Pra, strategjia dhe programi i Partisë Demokra-tike është terrorizimi i opinionit publik me lajme të zeza”, thek-soi Petro Koçi. Ai shtoi se për-faqësuesit e Partisë Demokratike janë të vetëdijshëm se ndodhen

Page 10: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

10 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Qeveria ka miratuar dje një vendim të ri për procedurat e kryerjes së kontrollit të veprimtarisë e të zbati-

mit të legjislacionit për ndihmën ekonomike dhe aftësinë e kufizuar në strukturat e varë-sisë së shërbimit social shtetëror dhe pranë njësive të vetëqeverisjes vendore. Sipas këtij vendimi, kontrolli i ndihmës ekonomike dhe pagesës për personat me aftësi të kufizuar...

Zyrtarët apo familjet që abuzo-jnë me ndihmën ekonomike si dhe pagesën e paaftësisë rrezikojnë gjobë 500-100 mijë

lekë, ose burgun. Qeveria ka miratuar dje një vendim të ri për procedurat e kryerjes së kontrollit të veprimtarisë e të zbatimit të legjislacionit për ndihmën ekonomike dhe aftësinë e kufizuar në strukturat e varësisë së shërbimit social shtetëror dhe pranë njësive të vetëqeverisjes vendore.

Kush e bën kontrollin Sipas këtij vendimi, kontrolli i ndi-

hmës ekonomike dhe pagesës për per-sonat me aftësi të kufizuar bëhet nga struktura përgjegjëse në Shërbimin Social Shtetëror. Kontrolli i struk-turave rajonale dhe me përzgjedhje në njësitë e vetëqeverisjes vendore bëhet nga struktura përgjegjëse e Shërbimit Social Shtetëror në nivel qendror, ba-zuar në planin vjetor të kontrollit dhe në programet mujore në zbatim të tij. Programi i kontrollit miratohet nga titullari i institucionit, sipas modelit standard, të përcaktuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale. Kontrolli i njësive të vetëqever-isjes vendore nga strukturat përgjeg-jëse në Shërbimin Social Shtetëror në nivel rajonal bazohet në planin vjetor të kontrollit dhe në programet mujore në zbatim të tij. Programi i kontrollit miratohet nga titullari i institucionit, sipas modelit standard, të përcaktuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale. Kontrolli programohet për çdo muaj. Kontrolli mund të jetë i plotë ose tematik, sipas analizës së riskut. Në çdo rast, përpara kryerjes së kontrollit subjekti njoftohet me shkrim për fillimin e kontrollit, qëllimin si dhe objektivat që do të realizohen.

Si bëhet kontrolli Grupi i kontrollit në nivel qendror

ushtron kontroll për zbatimin e legjis-lacionit për ndihmën ekonomike për: veprimtarinë e strukturave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe, me përzgjedhje, të njësive të vetëqever-isjes vendore, të cilat janë përgjeg-jëse për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike; veprimtarinë e strukturave vendore në bashki dhe njësi administrative, të cilat janë përg-jegjëse për zbatimin e legjislacionit të ndihmës ekonomike, duke kryer me përzgjedhje, sipas analizës së riskut, kontrolle tematike; procedurën e kryerjes së verifikimeve automatike

të verifikimeve social-ekonomike me përzgjedhje; familjet që kanë rezul-tuar me deklarim të rremë dhe afatin e përjashtimit të tyre nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë 6-mujore, sipas legjislacionit në fuqi; deklarimet tremujore të ndryshimit të situatës social-ekonomike të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike; apli-kimet e familjeve që kanë në përbërjen e tyre një person me aftësi të kufizuar, invalid pune etj.; procedurën e nd-jekur ndërmjet bashkisë dhe postës/bankës për rakordimin dhe marrjen e informacionit për listën emërore të familjeve që nuk kanë tërhequr ndihmën ekonomike brenda afatit

si dhe ndjekjen e procesit të largimit të familjes nga përfitimi i ndihmës ekonomike; përputhjen ndërmjet bor-derosë dhe thesarit, numrit të familjeve përfituese dhe shumave të përfitimit të ndihmës ekonomike; saktësinë e të dhënave në planifikimin e nevojave për fonde; mënyrën e planifikimit të fondit të ndihmës ekonomike dhe plotësimin e të dhënave statistikore, sipas legjislacionit në fuqi; procedurat dhe dokumentacionin e shpërndarjes së pagesave të ndihmës ekonomike për familjet që mbështeten me fondin deri në 6%, në bazë të kritereve të miratuara nga këshilli bashkiak dhe sipas përcaktimeve të legjislacionit në

Banka e Shqipërisë blerje masive valute, 128 milionë euro në 6 muaj Banka e Shqipërisë ka blerë 128 milionë euro

në kursin e këmbimit valutor gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Blerjet e Bankës Qendrore kanë pasur fillimisht qëllim zgjerimin e rezervës valu-tore, sipas një programi të nisur që vitin e kaluar. Ndërkohë, në fillim të muajit qershor, Këshilli Mbikëqyrës vendosi nisjen e operacioneve të blerjes së valutës me qëllim frenimin e mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit valutor. Vetëm gjatë muajit qershor, Banka Qendrore ka blerë mbi 65 milionë euro në tregun valutor, duke mundësuar në këtë mënyrë frenimin e forcimit të lekut dhe stabilizimin e kursit mes monedhës vendase dhe euros pranë nivelit të 126 lekëve. Ndërsa në pesë ankandet e blerjes së valutës me qëllim rritjen e

rezervës valutore janë blerë gjithsej 63 milionë euro. Duke pasur parasysh madhësinë relativisht modeste të tregut valutor në Shqipëri, përmasat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë janë shumë të mëdha. Besohet se gjatë muajve korrik dhe gusht blerjet e valutës mund të kenë pasur vlera edhe më të larta, duke pasur parasysh ofertën e shtuar valutore, tipike për sezonin veror. Operacionet e blerjes së valutës synojnë eliminimin e tepricës së valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili, në gjykimin e Bankës së Shqipërisë, do të dëmtonte përmbushjen e objektivit të inflacionit. Forcimi i lekut ndaj euros dobësoi presionet e huaja për rritjen e çmimeve, duke vështirësuar rritjen e in-

flacionit drejt nivelit 3%, të synuar nga Banka e Shqipërisë. Situata nuk ka qenë normale pasi zhv-lerësimi i euros nuk ka ardhur prej zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të rritjes së sasisë së kësaj valute në Shqipëri. Deri para se të ndërhynte në treg, Banka e Shqipërisë ka mbajtur qëndrimin se zhvlerësimi i euros ndaj lekut ishte rezultat i fuqizimit të ekonomisë shqiptare. Por, më pas e ndryshoi këtë qëndrim duke deklaruar se veç përmirësimit të ekonomisë kursi është ndikuar dhe nga faktorë të tjerë të përkohshëm, kryesisht psikologjikë. Rënia e paprecendë e euros ka goditur të ardhurat në buxhet me të cilat ranë me 5 miliardë lekë, ndërkohë që sektori tjetër i prekur kanë qenë eksportet.

Qeveria ndryshon vendimin, ja si rrezikojnë familjet dhe zyrtarët që abuzojnë me skemën

Ashpërsohen masat ndaj abuzimeve me ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë, 1 milion

lekë gjobë dhe burg për ata që shkelin ligjin

në drejtoritë rajonale, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar të Ndihmës Ekonomike, dhe verifiki-meve manuale, nëse ka; procedurën e vendimmarrjes për familjet aplikuese dhe përfituese të ndihmës ekono-mike; performancën e strukturave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në kryerjen e kontrollit të ndihmës ekonomike në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Grupi i kontrollit të struk-turave rajonale ushton kontroll për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike për: veprimtarinë e struk-turave vendore në bashki dhe njësi administrative, të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit përkatës për ndihmën ekonomike; dokument-acionin dhe procedurën e kryerjes së aplikimeve në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Ndihmës Ekonomike si dhe dokumentacionin në dosjen e përfituesit të ndihmës ekonomike; dokumentacionin e kategorive përfi-tuese të ndihmës ekonomike dhe afatin e vlefshmërisë së përfitimit, sipas legjislacionit në fuqi; kryerjen e verifikimeve social-ekonomike nga administratorët shoqërorë, afatet dhe pasqyrimin e tyre në sistem; për-puthshmërinë e deklarimit të familjes përfituese me vizitën në shtëpi, të pasqyruar nga administratori sho-qëror në sistem, nëpërmjet realizimit

fuqi; dokumentacionin dhe pagesat e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike. Grupi i kontrollit në nivel qendror dhe rajonal ushtron kontroll për zbatimin e legjislacionit për personat me aftësi të kufizuar për: veprimtarinë e strukturave vendore në bashki dhe njësitë administrative, të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit për pagesën e aftë-sisë së kufizuar; dokumentacionin e përfitimeve të aftësisë së kufizuar në dosjen fizike të përfituesit; përputhjen ndërmjet listëpagesave dhe thesarit, numrit të përfituesve dhe shumave të përfitimit të pagesës për aftësinë e kufizuar; saktësinë e të dhënave në planifikimin e nevojave për fonde; mënyrën e planifikimit të fondit të pagesave të aftësisë së kufizuar, sipas legjislacionit në fuqi.

Penalizimet Grupi i kontrollit harton pro-

jekt-raportin për kontrollin e kryer dhe një kopje ia dorëzon subjektit të kontrolluar, i cili, brenda 10 ditëve pune paraqet vërejtjet apo kundër-shtitë, nëse ka, të argumentuara me dokumentacionin përkatës. Raporti përfundimtar i kontrollit bëhet nga grupi i kontrollit, i cili vlerëson vërejtjet apo kundërshtitë e subjektit të kon-trolluar dhe jep argumentet përkatëse në raport. Në raportin përfundimtar evidentohen të gjitha shkeljet e kon-statuara nga strukturat përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit, propozimet përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe masat për personat përgjegjës, të cilat janë: Masë disiplinore për shkelje nga strukturat rajonale të Shërbimit Social Shtetëror; Masë disiplinore për shkelje nga struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki; Gjobë, nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë; Shpërblimin e dëmit nga administra-tori shoqëror dhe/ose familja dhe/ose punonjësi i strukturës rajonale të Shër-bimit Social Shtetëror, nëse konstato-het se është shkaktuar dëm ekonomik; Kallëzim penal, në rast se dyshohet se janë konsumuar elementet e veprës penale. Struktura përgjegjëse për kontrollin e ndihmës ekonomike dhe të pagesave për personat me aftësi të kufizuara, kur vlerëson se janë konsu-muar elementet e veprës penale nga personat e ngarkuar për zbatim, bën kallëzimin penal pranë autoriteteve kompetente për shkelësit e ligjit.

Page 11: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thaçi viziton veriun e Kosovës, Vuçiç jep alarmin për luftë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri prej vizitës së Thaçit në veri

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës ka bërë dje një vizitë zyrtare në liqenin e Ujmanit në veriun etnik serb të vendit, por kaq ka mjaftuar që

presidenti serb Aleksandar Vuçiç të vërë në alarm ushtrinë për ta shitur ngjarjen si provokim ndaj serbëve atje. Ai dhe minis-tri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç vunë në gatishmëri të gjitha forcat pranë kufirit, me justifikimin se Njësitë Spe-ciale të sigurisë së Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të vendit. Megjithë hipokrizinë e tij apeli i autoriteteve serbe arriti të merrte vëmendjen e Brukselit, i cili reagoi duke kërkuar ruajtje të qetë-sisë mes palëve, megjithëse situata ishte asnjëherë pranë përshkallëzimeve. Vetë Thaçi tha se vizita në liqenin e Ujmanit, me përcjellje të policisë, ishte rutinë dhe normale ndërsa autoritetet në Serbi dhanë alarmin se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocen-tralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë. "Ne si gjithmonë, llogarisim që të gjitha palët të tregojnë qetësi dhe përm-bajtje", tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Më herët, edhe mi-sioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, bëri thirrje për qetësi.

Hoxhaj: Vizitën s’mund ta shesësh si gjendje lufte

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dha dje reagimin më të qartë për Vuçiç, duke thënë se nuk është nevoja që Serbia të reagojë me alarme të rreme kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e viziton liqenin e Ujmanit, pasi si ai dhe çdo qytetar tjetër i Kosovës mund ta vizitojnë secilën pjesë të vendit sa herë që dëshirojnë. “Kur presidenti Thaçi

Kërcënimet e Iranit, SHBA mund të mbyllë konsullatën në Irak

Me vizitën e tij në Këln, ku banon një numër i madh qytetarësh me origjinë turke, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i jep fund vizitës së tij tre-ditore në Gjermani që kishte si qëllim riparimin e lidhjeve me Berlinin pas rreth dy vjet tensionesh. Në Këln Er-dogan përuroi një nga xhamitë më të mëdha të Evropës, që do të menaxhohet nga një shoqëri islamike turko-gjermane, për të cilën mediat vendase thinj se është konsideruar si e dyshimtë për nga aktiviteti dhe burimet.

"Në këtë periudhë kritike, ne po bëjmë një vizitë të suksesshme në Gjermani," u tha Erdogan të ftuarve në hapjen e xhamisë. Një numër mbështetësish të tij ishin mbledhur për ta pritur, ndërsa një kundër miting ishte organizuar nga komunitetet kurde gjermane. "E theksoj se na u desh të linim mën-janë diferencat tona dhe të fokusoheshim në interesat e përbashkëta”, shtoi presidenti turk i cili gjithashtu i bëri thirrje Gjermanisë të vepronte kundër separatizmit kurd.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyl-lin një konsullatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për cdo veprim dhe sulm ndaj popullit amerikan dhe stafit diplomatik në shtetin fqinj. “Kërcënimet ndaj stafit tonë në Irak nga qeveria e Iranit

dhe grupe të tjera nën ud-hëheqjen e liderit të Forcave të Kudsit Qassem Soleimani, janë rritur gjatë javëve të fundit”. “Unë kam këshilluar qeverinë e Iranit se SHBA do të mbajë përgjegjës direkt Iranin për çdo dëm ndaj amerikanëve dhe ndaj stafit tonë diplomatik në çdo vend. E kam bërë të qartë se SHBA-të do të përgjigjen në mënyrën e duhur ndaj çdo sulmi”, ka shtuar Pompeo. Ai shtoi se Uashingtoni po punon me aleatët tjerë paqedashës për të adresuar këto kërcënime.

Greqia shikon përmirësim të marrëdhënieve me Turqinë

Zyrtarët grekë flisnin sot për një përmirësim të mar-rëdhënieve mes Athinës dhe An-karasë fqinje që prej takimit mes kryeministrit Alexis Tsipras dhe presidentit turk Rexhep Tajip Er-dogan të mërkurën në Nju Jork. Marrdhëniet mes dy vendeve ishin përkeqësuar muajt e fundit pas disa incidenteve kufitare dhe konflikteve për kërkimet energjetike në Mesdhe. Takimi mes dy liderëve në periferi të Asemblesë së Përgjithshme të OKB ishte kryer në një klimë më të mirë se ai pararendës

në samitin e NATO raportonin mediat greke, për komentet e një zyrtari të lartë të paemëru-ar. Presidenti turk kishte për-mendur në takim çështjen e tetë ushtarëve turkë të larguar pas puçit që Greqia refuzon të ekstradojë, si dhe kishte ftuar Tsipras për një vizitë në Stam-boll, deklaroi zyrtari. Ai shtonte se lidhjet e reja bilaterale nuk do të nisin nga zero, por aty ku ato u dëmtuan, duke iu referuar takimit në Gjenevë në kuadër të negociatave të paqes për ishul-lin e ndarë të Qipros.

Stuhia godet Athinën me shira dhe erëra të forta

Cikloni mesdhetar “Zorbas” u zhvendos sot në thellësi të Greqisë duke goditur Athinën me erëra dhe shira të forta, pasi shkuli pemë dhe përplasi barka e jahte në brigjet ju-gore të Peloponezit. Zona e goditur më fort ishte Messina në juglindje të gadishullit të Peloponezit, ku disa qytete bregdetare si Kalamata, Methoni e Finikounda kishin përm-bytje të vogla nga valët e detit. Në rajonin Laconia kishte probleme të ngjashme veçanërisht në Stoupa, Gytheio e Aghios Nikolaos.

Vriten 7 palestinezë në Gaza, mes tyre 2 të mitur

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se ushtarët e Izraelit vranë shtatë palestinezë, mes të cilëve edhe dy djem të mitur, të cilët po protestonin në gardhin e fortifikuar kufitar të Gazës të premten, si pjesë e protestave javore të nisura para rreth disa muajsh. Ushtria izraelite tha se trupat hapën zjarr pasi drejt tyre po hidheshin lëndë shpërthyese dhe gurë. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se 505 njerëz ishin plagosur, 89 prej tyre me të shtëna me armë. Dy nga të vdekurit ishin 12 dhe 14 vjeç.

Indonezi, 384 të vdekur nga tërmeti dhe tsunami

Të paktën 384 kanë vdekur në Indonezi, shumë prej të cilëve të marrë nga valët e mëdha që u për-plasën në brigje kur një tërmet dhe tsunami goditi ishullin indonezian të Sulawesi, njoftonin autoritetet. Qindra njerëz ishin mbledhur në plazhin e qytetit Palu të premten kur valë të larta deri në gjashtë metra u përplasën në breg, duke shkatërruar çdo gjë që gjenin përpara. “Tsunami nuk erdhi vetëm por solli me vete makina drurë pemësh, dhe gjithçka që kishte marrë me vete,” shtoi Su-topo Nugroho.

Në Maqedoni mbizotëronte dje heshtja para referendumit të sotëm për marrëveshjen me Greqinë, i cili do të mbikëqyret nga 12 mijë vëzhgues vendas dhe 320 vëzhgues të huaj të akredituar. Gjatë fushatës partitë e pushtetit kanë mbajtur takime me qytetarë por jo mitingje të mëdha dhe janë angazhuar në një fushatë mediatike duke promovuar përparësitë e marrëveshjes. Partitë shqiptare, edhe ato që nuk janë pjesë e qeverisë, si Aleanca për Shqiptarët, e njëri krah i Lëvizjes “Besa” u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në referendum dhe të votojnë pro pyetjes së shtruar aty, për ndryshimin e emrit. Opozita shqiptare kërkon që pas referendumit kur të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët e Maqedonisë të figurojnë si element kushtetues.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë në protestën e djeshme të opozitës kundër udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga presidenti, se populli nuk do t’i nënshtrohet një njeriu si Hashim Thaçi. “Betejat politike ai i ka gjeste personale. Kjo protestë tregon që një popull nuk i nënshtrohet një njeriu dhe se ne duhet ta mbrojmë republikën. Akrobacitë janë marrëveshje skenike e tij me Vuçiç. Le të bëhemi bashkë për republikën dhe le t’i themi mjaft këtij akrobati që po rrezikon pavarësinë”, ka thënë Kurti në protestë. Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu. Protestuesit mbanin pankarta si “Me hajna nuk ka shtet”, “Lug-inën e duam sa Prishtinën”, ”Demokraci”

Maqedonia në heshtje zgjedhore, sot referendumi për emrin Protesta në Prishtinë, Kurti: T’i themi mjaft akrobatit Thaçi

viziton liqenin e bukur të Ujmanit dhe flet me qytetarët e Kosovës, s’ka nevojë për mbi-reagime të Serbisë përmes

alarmeve të rrejshme. Presidenti dhe qytetarët mund ta vizitojnë secilën pjesë të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj, duke

reaguar ndaj alarmit që Serbia shpërn-dau përmes mediave të kontrolluara nga presidenti serb, me qëllim për të krijuar trazira. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vizitoi dje liqenin dhe hidrocen-tralin e Ujmanit ku u takua me qytetarë shqiptarë e serbë që punojnë atje, dy javë pasi të njëjtën gjë bëri dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç. Presidenti Thaçi ka vizituar Veriun e Kosovës bashkë me dy zyrtarët e lartë të PDK, Bedri Hamzën e Abelard Tahirit, të dy ministra të Qeverisë Haradinaj.

Ujmani thelbësor për KosovënPika kontestuese e vizitës së

presidentit Thaçi dhe pretendimet e ngjashme nga homologu serb është me rëndësi strategjike për qëndrimin dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë. Hidrocentrali në Ujmani, së bashku me Trepçën dhe trafostacionin Valaç, janë shumë të rëndësishme nga ana strategjike për Serbinë, sipas med-iave serbe. "Ujmani është thelbësor për mbijetesën tonë, zhvillimin tonë. Pa Ujmanin, Kosova nuk do të ekzis-tonte”, shpjegon kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviç. "Nëse, për shembull, do të ndalej uji në termocentrale, ato do të mbeteshin pa prodhim, do të kishte ndodhur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çdo lloj prodhimi do të pushonte, furnizimi me ujë të pijshëm në më shumë se 700,000 njerëz do të pushonte, teknologjia e informacionit do të mbyllet, do të shuhej jeta në Kosovë," tha ai për Tanjug. Ndërtimi i kësaj dige dhe i gjithë projekti i hi-drosistemit u financua nga fondet e zhvillimit të Bankës Botërore, në vitet 1970-të nga ish-presidenti i Jugosl-lavisë Josip Broz Tito.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot në lidhje me vizitën e presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit, se Veriu i Kosovës nuk mbrohet me demonstrime të rrejshme. Kryeparlamentari shton se veprime të tilla manipuluese dhe të rrezikshme duhet të marrin fund. Ai shtoi se vizita e Thaçit në Veri me disa zyrtarë të PDK, bashkë me protestën e Vetëvendosjes në Prishtinë, i kanë shkaktuar humbje qytetarëve të Kosovës. “Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë. Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patri-otike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme. Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emërues të përbashkët: dëmtimin e shtetit”, ka shtuar ai.

Thaçi në Veri, Veseli: Patriotizëm i rremë

Erdogan hap xhaminë në Këln mes brohorimave e protestave

Page 12: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

12 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA ka dhënë detaje se shqiptarët që arratise-shin nga regjimi komunist bashkëpunonin me shër-

bimet sekret të vendeve fqinje. Në një dokument të deklasifikuar nga amerikanët, tregohet se në Itali shumica e shqiptarëve u kthyen në spiunë të tyre.

Shkurt 1949Punësimi i refugjatëve shqiptarë

për qëllime inteligjenceNë rrethet shqiptare në Romë po

qarkullojnë zhurma se një numër ref-ugjatësh shqiptarë që jetojnë në Itali po punësohen nga agjenci të ndryshme in-teligjence. Këto operacione raportohet se kanë si qëllim nisjen e infiltrimeve për mbledhje inteligjence nga Italia me refugjatë shqiptarë që kanë qenë partizanë me britanikët. Operacione të tjera do të nisen nga Greqia të cilat do të përdorin refugjatë shqiptarë prezentë si në Itali dhe Greqi. Një operacion po or-ganizohet aktualisht në Greqi, nën ku-jdesin e autoriteteve ushtarake greke, në të cilin po përdoren si shqiptarë ortodoksë ashtu dhe jo-ortodoksë rezidentë atje. Një tjetër program me aktivitet të paqartë supozohet të nisë nga shqiptarë të Jugosllavisë që tani jetojnë në Itali, të cilët kanë lidhje me partinë e ish-mbretit Zog. Personat e mëposhtëm supozohet se janë të lidhur me operacione të inteligjencës italiane: Tefik Likaj, i cili i largua pa-pritur nga kampi i të zhvendosurve në Fermo një javë më parë; Feti Premte, Hysen Cami, Lon Prizreni i cili ashtu si Premte e Cami jetojnë në kampin e të zhvendosurve në Cinecitta. Këta persona kanë orare të çuditshme dhe shumicën e kohës nuk janë në kamp. Ethem Cako është larguar nga kampi i Bagnoli pranë Napolit, për të shkuar në kampin e Cinecitta, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Geman Hyska jeton në kampin e Bagnolit, por në Cionecitta flitet se është përfshirë në një operacion sekret. Aziz Caco është lar-guar papritur nga kampi i Cinecitta në një datë të paspecifikuar. Dy shqiptarë të tjerë nga Shkodra njihen që janë larguar nga kampi i Le Fraschette dh-jetë ditë më parë për një destinacion të panjohur. Këta persona besohet se të gjithë janë anëtarë të partisë politike Bali Kombëtar. Informacionet mbi ta janë konfirmuar nga Enver Resilia.

Nëntor 1951Organizmi i lëvizjes anti-Hoxha

Populli shqiptar mbetet i demor-alizuar prej kushteve të vështira të jetesës, përndjekjes së policisë, bur-gosjes së figurave popullore dhe vua-jtjeve të papërshkrueshme të mijëra njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë gra, pleq e fëmijë që janë mbyllur në kampet e përqendrimit. Gjithsesi besimi në rilindjen kombëtare është i fortë teksa çdo akt heroik, çdo ekze-kutim i skuadrave të pushkatimit të Hoxhës nxit më shumë shpresat e shqiptarëve për një Shqipëri të lirë. Morali i popullit me siguri do të ngrihej e do të forcohej në rast të lindjes së rezistencës së organizuar për çlirimin e vendit. Organizata të tilla mund të financohen edhe në momente të tilla, megjithë demoralizimin që vjen nga shembja e shpresave të mëparshme për çlirim. Organizata të tilla do të ishin më efektive në veri të vendit ku popullata është ende homogjene dhe nuk ka elementë me prirje fraksionale apo ambicie personale. Në rajonet jugore ekzistojnë përçarje të tilla dhe shumica e popullsisë e pranon stabi-lizimin e regjit aktual apo ndoshta dhe vendosjen e hegjemonisë greke. Nëse lëvizja anti-Hoxha bazohet në jug kjo do të kërkonte shpenzime të mëdha në

Regjimi komunist i ndiqte deri në male grupet e rezistencës

Ekonomikisht Shqipëria është një bar-rë për BRSS ndërsa ushtarakisht ajo ka rëndësi të vogël për të. Aktivitetet e rezistencës janë një shqetësim për regjimin e Hoxhës, por jo një kërcënim urgjent. Për sa kohë që lëvizja e rezistencës është e shpërndarë dhe nuk merr ndihma të konsiderueshëm nga jashtë, forcat vendase të sigurisë do ta përmbajnë. Interesat e fqinjëve të Shqipërisë konfliktojnë me njëra-tjetrën prandaj në përgjithësi pranojnë një Shqipëri të pavarur në gjendjen aktuale. Shqipëria e ka humbur vlerën strategjike për Bashkimin Sovjetik pas shkëputjen nga blloku të Jugosllavisë, pasi vendi ka mbetur i izoluar nga ana tokësore prej orbitës. Por Shqipëri mund të kishte rëndësi për fushata të mundshme tokësore në Ballkan, teksa në bashkëpunim me Bullgarinë mund të kontribuojë në ndarjen e Greqisë nga Jugosllavia. Në Shqipëri, para debatit jugosllav në 1948, Shqipëria ishte e lidhur ngushtë me Beogradin, por në momentin e duhur nuk zgjo-dhi të ndiqte “herezinë” e Titos, por u rreshtua në kampin e Moskës dhe nis një fushatë të ashpër për eliminimin e elementëve “nacionalistë”. Kështu Hoxha jo vetëm që arriti të shkëpusë vendin nga lidhjet me Jugosllavinë por me këtë rast eliminoi dhe të gjithë konkurrentët seriozë për udhëheqjen në Shqipëri. Rivaliteti i raportuar me Shehut e Hoxhës nuk pritet të ketë rëndësi pasi të dy ata duken të kon-trolluar ashpërsisht nga Kremlini. Në ndihmën sovjetike Shehu e Hoxha ia kanë dalë deri tani të udhëheqin vendin me metodat e zakonshme të terrorit policor dhe kontrollit të ashpër ekonomik. Megjithë rastet e opor-tunizmit dhe mungesës së besnikërisë, organet e sigurisë kanë rezultuar të suksesshme në shtypjen e opozicionit. Asistenca sovjetike për Shqipërinë nuk mbështetet nga një traktat bash-këpunimi, ndoshta sepse BRSS dëshi-

ron ta lërë situatën të hapur dhe të evitojë përkushtimin zyrtar, që mund të rezultojë i sikletshëm në rrethana të caktuara. Shqipëria ka një pakt të tillë vetëm me Bullgarinë, prej 16 dhjetorit 1947. Gjithsesi çdo ndryshim në situ-atën shqiptare që kërcënon kontrollin sovjetik mund të kthehet menjëherë në një kërcënim për prestigjin sov-jetik në rajonin ku një nga satelitët tashmë e ka sfiduar Kremlinin, kështu që toleromi do të jetë më i vogël se në rastin e parë. Në kushtet aktuale ndryshimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e një ose disa vendeve fqinje dhe domosdoshmërish do të

sillte përkeqësim të situatës ndërkom-bëtare, prandaj dhe kundërveprimi sovjetik do të bazohej në interesat e tij të strategjisë globale.

PërplasjetBrenda vendit, incidenti më i

zhurmshëm i rezistencës ishte bomba në ambasadën sovjetike në shkurt 1951, por më shumë impakt ndaj regjimit komunist kanë qenë atenta-tet dhe disa sabotime në strukturën ekonomike. Deri tani regjimi Hoxha ka arritur të përballojë lëvizjet e opo-zicionit me masa represive. Kështu Shehu ka organizuar batalione të veçanta të ndjekjes në zonat malore kundër grupeve të veçanta të rezist-encës. Refugjatët shqiptarë në Greqi e Jugosllavi raportojnë për grupe indi-viduale rezistence me emra si “Lidhja Kombëtare e Maleve”, “Liria”, “Skën-derbeu” “Uniteti Kombëtar” etj., por nuk duket se ka koordinim mes tyre megjithë qëllimin e përbashkët për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Mes grupeve të rezistencës në emigra-cion, më me influencë është Komiteti Shqipëria e Lirë e sponsorizuar nga SHBA me seli kryesore në Romë, ndërsa grupe të tjera sipas ndarjeve politike janë Partia Kombëtare Agrare (ish-Balli Kombëtar) me influencë në jug të Shqipërisë, partia e Legalitetit pro-ish-mbretit Zog, të cilat kanë kon-tradikta mes tyre për llojin e qeverisë së ardhshme në vend. Për momentin si përpjekjet e grupeve të brendshme të rezistencës dhe ato të jashtëm nuk kanë koordinim mes tyre dhe kjo ka

Të dhënat e CIA, ja kush ishin shqiptarët që u bënë pjesë e shërbimit sekret italian,

Jugosllavia në “luftë” me fqinjët për Shqipërinë

kohë dhe përpjekje dhe sakrifikimin e shumë njerëzve të vlefshëm. Mundësi të konsiderueshme ekzistojnë për depërtimin e ushtrisë dhe të policisë nga elementë anti-komunistë. Një hap i tillë do të ishte shumë i rrezikshëm dhe tentativa do të kërkonte kohë e burime të konsiderueshme financiare, si dhe shfrytëzimin e njerëzve të aftë e me influencë brenda shërbimeve qeveritare. Në ushtri ka pakënaqësi të madhe dhe kjo ndihmon në tentativat e depërtimit. Policia nga ana tjetër mbështetet më shumë nga regjimi i Hoxhës dhe integrohet nga agjenci të ndryshme si krimet, spiunazhi dhe faktorë të tjerë.

Nëntor 1951Stabiliteti i regjimit, interesat e fqinjëve

Shqipëria është e rëndësishme për Bashkimin Sovjetik si një post i largët i komunizmit. Pas ndarjes së Jugosl-lavisë nga blloku sovjetik dhe dësh-timit të luftës guerile komuniste në Greqi, tashmë humbja e Shqipërisë do të ishte një goditje e rëndë për Moskën.

Në rrethet shqiptare në Romë po qarkullo-

jnë zhurma se një numër refugjatësh

shqiptarë që jetojnë në Itali po punësohen nga agjenci të ndrys-

hme inteligjence. Këto operacione

raportohet se kanë si qëllim nisjen e infil-trimeve për mbledh-je inteligjence nga Italia me refugjatë shqiptarë që kanë qenë partizanë me britanikët. Opera-

cione të tjera do të nisen nga Greqia të cilat do të përdorin refugjatë shqiptarë prezentë si në Itali

dhe Greqi. Një opera-cion po organizohet aktualisht në Greqi,

nën kujdesin...

Page 13: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Regjimi komunist i ndiqte deri në male grupet e rezistencës

thjeshtësuar detyrën e organeve të sigurisë për neutralizimin e tyre. Tre fqinjët e Shqipërisë gjithmonë kanë pasur interesa kontradiktore në pre-tendimet e tyre ndaj vendit pasi vetë ekzistenca e shtetit shqiptar është vendosur nga fuqitë e mëdha. Supo-zohet se të tre fqinjët e Shqipërisë dëshirojnë rrëzimin e regjimit komu-nist të Hoxhës por interesat e tyre për statusin përfundimtar të vendit nuk përputhen me njëra-tjetrën. Që prej izolimit të Shqipërisë me prishjen me Jugosllavinë në 1948 politika e secilit prej fqinjëve ka qenë pozicionimi i tillë në mënyrë që të përfitojë sa më

shumë nga rënia e mundshme e regjit, prandaj çdo vend ka punuar për të neutralizuar lëvizjet e tjetrit. Kjo ka sjellë ndër të tjera dhe çortientimin e përpjekjeve të rezistencës dhe dëmtimin e punës së koordinuar të Perëndimit. Italia dhe Jugosllavia e kanë pranuar zyrtarisht parimin e një Shqipërie të pavarur me kufijtë e saj aktualë dhe të çliruar nga kon-trolli sovjetik. Ndërsa Greqia është më hezituese për të hequr dorë nga pretendimet e Epirit të Veriut, por statusi i ri i Shqipërisë do të varet nga mbështetja që ajo do të marrë nga fuqitë e mëdha.

luftë për Shqipërinë, e cila kishte një vlerë të madhe strategjike si një pikë mesdhetare qendrore, por me daljen e Jugosllavisë nga blloku kishte mbetur e izoluar. Ai tha se çdo tentativë tjetër për çlirimin e Shqipërisë, përveçse me anë të Komitetit të Prizrenit do të ishte shumë e kushtueshme dhe nuk do të arrinte rezultatet e dëshiruara. Është detyra e çdo patrioti të japë mbështet-jen e tij për Komitetin e Prizrenit. Për arsye të vuajtjeve e sakrificave të pësuara në terren, udhëheqësit e Ballit Kombëtar Indipendent kanë fituar të drejtën që zëri i tyre të dëgjohet në arenën politike shqiptare. Në lidhje me komentin e tij se Greqia preferon ndarjen e Shqipërisë, Mijoviç tha se është shumë më tepër e këshillueshme të tolerohet regjimi i Hoxhës sesa të pranohet ndarja e Shqipërisë.

Vetëvrasja e krerëve rinorë nxisin spastrimet

Sinjalizimet e fundit se regjimi i Hoxhës po përpiqet të revolucion-arizojë shoqërinë shqiptare dhe të krijojë “shqiptarin e ri” po hasin

rezistencë prandaj qeveria po shtyp dhe spastron elementët konserva-torë. Në një artikull të 20 dhjetorit “Zëri i Popullit” raporton për herë të parë se udhëheqës rinorë komunistë të Tepelenës kishin kryer vetëvrasje në fund të 1969, çka kishte sjellë spastrime të radhëve lokale të par-tisë. Sipas artikullit dy të rinjtë ishin akuzuar gabimisht nga zyra e partisë si tradhtarë e armiq të popullit. Arti-kulli nuk saktëson natyrën e akuzave apo shpifjeve ndaj të rinjve, por i lavdëron ata si “militantë të pararo-jës” dhe e bën të qartë se tentativat e tyre për të luftuar për linjën e partisë mbi emancipimin e grave dhe të rinjve ishin arsyet që sollën ngritjen e opozicionit nga “armiqtë e klasës”. Duke theksuar seriozitetin me të cilin regjimi e merrte në konsideratë inci-dentin, gazeta raportonte se Komiteti Qendror i Partisë ishte takuar në një datë të paspecifikuar për të diskutuar çështjen dhe kishte “denoncuar ash-për qëndrimin e gabuar të komitetit të Tepelenës dhe drejtuesve të tij”. Ai shtonte se sekretariati i partisë ishte takuar dhe Enver Hoxha kishte dhënë një fjalim më 18 tetor me titull “Të drejtat dhe liritë e grave e të të rinjve duhet të kuptohen e të mbro-hen nga të gjithë”. Asokohe fjalimi i Hoxhës nuk mori shumë publicitet dhe nuk ishte publikuar i plotë, por një raportim i mëvonshëm i tij në “Zërin e Popullit” më 14 dhjetor, ishte intensifikuar në përmbajtje për të parapërgatitur opinionin për raportimin e vetëvrasjeve një javë më vonë. Kjo solli një tronditje të thellë të aparatet lokal partiak në rrethin e Tepelenës. Vetëvrasjet dukej tashmë se kishin ndodhur gjatë verës ose në fillim të vjeshtës, ndërsa rapor-timi i fjalimit të Hoxhës më 14 tetor mbronte teoritë moderne të “thellim-it të demokracisë me të drejta të grave e të të rinjve” dhe pranonte se lufta e klasave e përpjekja për revolucionarizimin e çdo aspekti të jetës së vendit po studiohej në të gji-tha nivelet organizative. Pas takimit të sekretariatit në tetor dhe fjalimit të Hoxhës, një artikull i 20 dhjetorit thoshte se një plenum i Komitetit të Partisë së Tepelenës kishte re-habilituar figurën e dy të rinjve të vetëvrarë dhe kishte shkarkuar tre sekretarë partie zonalë nga detyra. Artikulli shton se plenumi mori gjithashtu masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë që kishin bërë gabime, ndërsa ngritësit krye-sor të akuzave ndaj të ndjerëve i ishte dhënë dënimi maksimal për shpifje. Publikimi i incidentit të Tepelenës sugjeron se me të regjimi po përpiqet të justifikojë intensi-fikimin e fushatës aktuale të rev-olucionarizimit ideologjiko-politik. Shqipëria ka nisur versionin e saj të revolucionit kulturor në 1967, sipas modelit kinez, me qëllim emancip-imin e grave dhe të të rinjve, si dhe eliminimin e të gjitha zakoneve apo institucioneve të vjetra fetare apo borgjeze. Artikulli thekson më tej se kuadrot e partisë duhet të nxjerrin mësime nga incidenti dhe nënkup-ton se në të ardhmen fenomene të tilla konceptesh të huaja apo kon-servatorizmi do të dënohen ashpër. Artikuj mbyllet duke thënë: “Inci-denti thekson nevojën e forcimit të punës organizative dhe ideologjike të partisë për edukimin e masave. Të gjitha qendrat e vogla dhe të mëdha të punës, si dhe kooperativat kanë nisur tashmë një analizë të plotë të gjendjes së gjërave pas fjalimit të shokut Enver, dhe kudo po vërehet fryma e autokritikës”.

Shtator 1952Deklaratë e Cedo Mijoviç

Mijoviç deklaron se është autori-zuar nga eprorët të mbrojë se politika e Jugosllavisë është ajo e ruajtjes së gjendjes aktuale me Shqipërinë dhe Ballkanin, dhe se cilido që tentonte të prishte balancat kufitare ne Ballkan do të haste në kundërmasat ushtarake të Beogradit. Mijoviç thotë më tej se pavarësia dhe integriteti territorial i Shqipërisë do të mbrohen nga Ju-gosllavia kundër çdo kërcënimi. Ky parim, thekson ai është qartësuar në një artikull zyrtar në 1951 të të përditshmes së Beogradit Borba. Mi-joviç gjithashtu përfitoi nga rasti për të përsëritur propozimin e Randolf Çërçil që Shqipëria të ndahet mes Greqisë dhe Jugosllavisë, të cilit Tito iu përgjigj se Jugosllavia i gëzohet pavarësisë dhe integritetit të saj territorial por dëshi-ron të kërkojë respekt për të gjithë popujt, të madhej e të vegjël. Prandaj vendi i tij në asnjë mënyrë nuk do të përfshihej në eliminimin e vendit të vogël, bujar e fisnik të Shqipërisë. Fakti që shqiptarë të të gjitha feve, rajoneve e bindjeve politike marrin pjesë në Komitetin e refugjatëve të Prizrenit, është një provë e sigurtë se kjo or-ganizatë është e motivuar të realizojë qëllimet jugosllave për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar. Shqipëria sot është në një situatë të vështirë, pasi nuk ka qenë kurrë kaq e izoluar dhe pa asnjë vend mik. As Rusia sovjetike dhe as vendet satelite nuk duan të bëjnë pakte asistence të ndërsjellë me të. Ajo gjithashtu nuk ka asnjë garanci nga vendet Perëndimore. I vetmi traktat që ajo kishte me Jugosllavinë u prish nga Hoxha në 1948. Por sot vetëm, Jugosl-lavia po mbron të drejtat e Shqipërisë, megjithëse nuk ka ndërmend të ndërhyjë në çështjet e brendshme. Jugosllavia i ka organizuar refugjatët shqiptarë mbi bazën sa më të gjerë të mundshme dhe kjo duket qartë në statutin e Komitetit të Prizrenit. Mijoviç thotë se në një nga rastet, po punonte në raportin mbi çështjet shqiptare për partinë komuniste, kur Milovan Xhilas tha se shqiptarët duhet të lihen të lirë të organizohen sipas interesave të tyre patriotike, pa marrë parasysh bindjet prej kohës së luftës. Patriotët shqiptarë duhet të binden se kanë mbështetjen dhe miqësinë tonë të plotë, tha Xhilas. Prandaj refugjatët shqiptarë në Jugosllavi janë të lirë të shkruajnë e të flasin si të dëshirojnë. Mijoviç përmendi miqësinë që kishte me Ndue Pjetër Gjonmarkaj dhe Lutfi Spahiu, të cilët i respektonte për patriotizmin dhe sinqeritetin e tyre, megjithëse nuk ishin komunistë. Ata nuk kishin nevojë të fshihnin idetë apo ndjenjat e tyre politike në Jugosllavi. Mijoviç tha se opinioni i tij personal ishte se BRSS nuk do të hynte në

Të dhënat e CIA, ja kush ishin shqiptarët që u bënë pjesë e shërbimit sekret italian,

Jugosllavia në “luftë” me fqinjët për Shqipërinë

Mijoviç deklaron se është autori-

zuar nga eprorët të mbrojë se politika e Jugosllavisë është

ajo e ruajtjes së gjendjes aktuale

me Shqipërinë dhe Ballkanin, dhe se cilido që tentonte

të prishte balancat kufitare ne Ball-

kan do të haste në kundërmasat ush-

tarake të Beogradit. Mijoviç thotë më tej

se pavarësia dhe integriteti territo-

rial i Shqipërisë do të mbrohen nga Ju-

gosllavia kundër çdo kërcënimi. Ky parim,

thekson ai është qartësuar në një ar-tikull zyrtar në 1951 të të përditshmes...

Page 14: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

14 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

Tufa dyshohet të jetë autori i vendosjes së një gjobe 90 mijë euro ndaj administratorit të një firme private në kryeqytet, me pretendimin se paratë ishin borxhi që ai ia kishte një shtetasi italian. Tufa u arrestua tre ditë më parë, pasi u zbulua gjobëvënia dhe kanosja qe ai kishte bërë ndaj një biznesmeni, pasi ishte pajtuar...

Qëlloi 13 herë me thikë gjyshen, Gjykata e Durrësit lë në burg 21-vjeçarinI braktisur nga familjarët dhe miqtë, 21 vjecari

Redmond Gruda, me pranga në duart doli mes-ditën e djeshme para gjykatës së Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë dhe akuzat për vrasjen e gjyshes së tij, 83 vjeçares, Floresha Shkurti. Togat e zeza të qytetit bregdetarë pranuan kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “Ar-rest me burg” për 21-vjeçarin. Në sallën e gjyqit, ai shfaqi pendesë, ndërsa deklaroi se nuk donte ta vriste gjyshen, por situata i doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi disa herë të moshuarën. Kur u pyet për motivin, ai heshti dhe uli kokën duke mos dhënë asnjë shpjegim për-para trupës gjyqësore. Por burime pranë grupit

hetimor, bëjnë me dije se i riu, e qëlloi gjyshen pasi ajo refuzoi ti jepte para, me të cilat 21 vjeçari, i njohur si përdorues droge dyshohet se do të blinte hashash. Prokurori Pali Decolli, tha në gjykatë se 21 vjecari e kishte qëlluar të paktën 13 herë me thikë të moshuarën. Ekspertiza mjekoligjore, konfirmoi plagë e prerje në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në qafë dhe kokë. Mbi këto prova shkencoren dhe dëshminë gjatë marrjes në pye-tje në Polici, ku Redmond Gruda kishte pranuar vrasjen ai kërkoi masën e sigurisë, “arrest me burg”, që u miratua nga gjyqtarja Aida Kaja. Krimi ndodhi mesditën e së enjtes në apartamentin, ku 21 vjeçari, vëllai dhe nënën e tij jetonin bashkë

me gjyshen që pas vdekjes së babait, vite më parë. Ishte vetë i riu ai që lajmëroi policinë mbi ngjar-jen, ku tha se gjeti në banesë gjyshen e vdekur, por hetimet e policisë bën zbulimin e frikshëm. Madje fillimisht ai mohoi të kishte gisht në krim, duke thënë “Si mund të vras gjyshen time?” Sakaq policia tha zyrtarisht se Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pak pas mesnate për vrasjen e gjyshes së tij. Gruda u arrestua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm. Fillimisht u dyshua se e moshuara kishte vdekur aksidentalisht, por efektivët e policisë dalluan

shenja dhune në trupin e saj, çka ngiti dyshimet për një vrasje të mundshme. Trupi i Floreshës iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, që përcaktoi se ajo ishte vrarë. Në të njëjtën kohë, hetuesit ranë shumë shpejt në gjurmët e nipit të saj 21-vjeçar, i cili u shoqëruar për t’u marrë në pyetje pak orë pas ngjarjes. Redmond Gruda e vrau gjyshen e tij duke e goditur disa herë me thikë në kokë. E moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje, 21-vjeçari njihej si problematik, përdorues alkooli dhe hashashi, si dhe me precedentë penalë.

Elvis MYRTA

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për

Lavdrim Tufën, i dyshuar për gjobëvënie 90 mijë euro ndaj një biznesmeni në Tiranë. Tufa, i dënuar më herët si vrasës i Mirit të Xhikes, mohoi akuzën. Ai pretendoi se shuma ishte borxh ndaj një shtetasi ital-ian dhe se ishte kontraktuar për vjeljen e tij. Më shumë se tre vjet nga përfundimi i një dënimi të gjatë për vrasjen e Fatmir Ramës, të njohur si Miri i Xhikës, Lavdrim Tufa është rikthyer sërish në qelitë e paraburgimit. Me kërkesë të Prokurorisë për Krimet e Rën-da, Gjykata caktoi paraditen e djeshme masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Tufa dyshohet të jetë autori i ven-dosjes së një gjobe 90 mijë euro ndaj administratorit të një firme private në kryeqytet, me pretendimin se paratë ishin borxhi që ai ia kishte një shtetasi italian. Tufa u arrestua tre ditë më parë, pasi u zbulua gjobëvënia dhe kanosja qe ai kishte bërë ndaj një biznes-meni, pasi ishte pajtuar nga një shtetas italian, kundrejt një shume prej rreth 90 mijë eurosh. Sipas prokurorisë një pjesë e parave, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar. Ndër-sa pjesa tjetër, një shumë e konsiderueshme, ishte “hak pune” për Lavdërim Tufën, si person i “pajtuar” nga italiani me iniciale P. E., 50 vjeç, për të marrë paratë. Gjatë procesit të djeshëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i arrestuari Tufa ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë seancës së zhvil-luar me dyer të mbyllura për publikun. Por përmes avokatit të tij, Alban Bengasi, ai ka mo-huar akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Avokati ka preten-duar se klienti i tij ka pasur një marrëdhënie kontraktore me 50 vjeçarin italian me iniciale P. E. për të ndjekur borxhin e tij tek administratori

shqiptar. Sipas burimeve, një akt i tillë nuk është paraqitur në gjykim. Ndërsa prokurori Njiazi Seferi, ka pretenduar se nga hetimi i deritanishëm ka dyshime të arsyeshme se Tufa ka konsumuar veprën penale. Sipas prokurorisë, Tufa ka kanosur administr-atorin e firmës personalisht, ose përmes personave të tjerë për dhënien e shumës prej 90 mijë euro. Lavderim Tufa u arrestua të enjten nga Policia e Tiranës. Për të njëjtën ngjar-je u procedua në gjendje të lirë për “moskallëzim krimi” një 37 vjeçar dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, mes të cilëve edhe 50 vjeçari italian.

ArrestimiPasi rifitoi lirinë e par-

akohshme, rreth 3 vite më parë, Tufa është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas hetimeve, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtu-ar. Lavdrim Tufa, 37 vjeç, u ar-restua tre ditë më parë nga uni-format blu të kryeqyteti, pasi dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes një shtetas për dhënie pasurie. Burime zyrtare të Policisë thanë se Tufa, i dën-

Dhunohet nga gruaja dhe djali, burri kërkon urdhër mbrojtjeje

Rastet e dhunës në familje janë të shumta në ko-munikatën ditore të Policisë së Shtetit, por disa janë më të veçanta, megjithëse nuk ulin peshën e rasteve të tjera që fatkeqësisht janë shumë të përhapura në vendin tonë. Në Elbasan, një burrë është detyruar të kërkojë mbrojtje në polici, pasi sipas tij është dhunuar jo vetëm nga gruaja, por edhe nga djali 12 vjeçar. Ka qenë policia e Elbasanit, e cila nëpërmjet një komunikate për mediat ka dhënë detaje mbi këtë rast jo shumë të zakontë. “Më datë 27. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin P. B., vjeç 56, banues në Elbasan, pasi në banesë, bash-këshortja dhe djali, M. B., dhe M. B., vjeç 57 e 12, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, sqaroi policia e Elbasanit zyrtarisht për rastin.

Prokuroria: Kemi prova që Tufa ka kanosur biznesmenin

U akuzua se kanosi biznesmenin për 90 mijë euro, Krimet e Rënda lënë në burg Lavdrim Tufën

Tentuan të trafikonin kanabis në Mal të Zi, pranga 2 të rinjve

Policia ka goditur një rast të trafikimit dhe pro-dhimit të lëndëve narkotike ditën e djeshme. Në pran-gat e uniformave blu përfunduan dy persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuar janë, Vullnet Kolaveri, 23 vjeç dhe Denis Dedaj, 28 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë pasi, në Muriqan gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Mercedez-Benz”, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, iu gjet e bllokua 8 kg kanabis. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit me inicialet Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan në Shkodër, pasi te vendi i quajtur “Gropa Thanit” në një serë u gjet 8.5 kg kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narko-tikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2-22, 283 e 284 të Kodit Penal.

U kapën me 81 kg kokainë, 2 shqiptarë shpallen fajtorë në Agli Dy trafikantë shqiptarë në Britaninë e Madhe u

shpallën fajtorë nga gjykata pasi u kapën me 81 kg kokainë. Ata janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prençi 39-vjeç. Trafikantët pranuan përpara gjykatësit se po kryenin një pazar droge. Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë më datë 13 Mars. Në bagazhin e makinës së tyre policia gjeti çanta të mbushura me drogë. Ndërsa në kroskot u gjet një shumë e madhe parash. Autoritetet britanike njoftuan se kokaina e sekuestruar ishte e cilë-sisë së parë. Sipas përllogaritjeve, vlera e saj në tregun londinez të drogës përllogaritet rreth 8 milionë paund. Gjykata e Londrës vendosi që dënimi për Haxhi Shehun dhe Fitim Prençin të jepet në një datë tjetër. Britania e Madhe është kthyer në një vend të preferuar për aktiv-itetin e drogës nga bandat shqiptare. Mediat në vendin ishullor ngrenë alarmin se shqiptarët dominojnë trafikun në disa qytete të mëdha, përfshirë edhe Londrën.

uar më parë për vrasje, i ka kërkuar shumën prej 90 mijë eurosh duke e kanosur, admin-istratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian me inicialet P. E., 50 vjeç. Policia tha se gjithash-tu, u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi” shtetasi me inicialet F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë. Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet

për kapjen e tyre, P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe shtetasi me inicialet A .G., 49 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lavdërim Tufa u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materi-ale një antiplumb. Ndërsa në ngarkim të 4 personave të përfshirë në këtë ngjarje janë referuar materialet në Proku-rorinë e Tiranës për veprat penale, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mba-jtja pa të drejtë e uniformës”.

Page 15: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Apeli e riktheu në burg, Gjykata e Lartë pranon sërish rekursin e XhikësGjykata e Lartë ka pranuar për herë të dytë

rekursin e ish drejtorit të rrugëve, i cili u rikthye në burg në fillim të muajt shtatorë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Në rekursin e përcjellë Gjykatës së Lartë, Xhika shprehet se është i pa-fajshëm dhe nuk përbën rrezikshmëri. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në datën 1 shtator vendosi të rikthejë në burg Dashamir Xhikën, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Vendimi u dha pas apelimit që bëri organi i akuzës. Prokuroria argumentoi se Xhika akuzohet për korrupsion në vlera të mëdha monetare dhe ka rrezik që të fshehë provat apo të arratiset. Gjithashtu, sipas organit të akuzës,

sëmundja e tij, që u bë shkak që ish-zyrtari të lirohej nga qelia, nuk i rrezikon jetën edhe nëse Xhika kthehet në burg. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga gjykata, që ve vendosi rikthimin në burg të Dashamir Xhikës. Menjëherë dhënies së vendimit, policia ekzekutoi atë mesditën e datës 1, duke e rikthyer në burg ish drejtorin e rrugëve. Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal. Ndërkohë, hetimet për rastin vazhdojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dëmi i

përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë. Përveç Xhikës, për rastin janë nën hetime dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Nga të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat. Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kon-tratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme. Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë

një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë. Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Prokuroria konstaton se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrëshqitjeve të dherave në vitin 2014. Kujtojmë se edhe ish-kreu tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, po hetohet i lirë. Ai është lënë në masën e sig-urisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Apelit të Durrësit dy muaj më parë.

Elvis MYRTA

Përgjatë natës të së premtes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm

është përmbyllur pjesa e dytë e mega operacionit të koduar “One If By Land”, në kuadër të goditjes së kon-trabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Nga hetimi disa mujor i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë të zhvilluar me metoda speciale, kanë për-funduar në pranga dy punon-jës të policisë kufitare të Rinasit. Kujtojmë se në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona. Ndërkohë, hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koor-dinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni. Ditën e djeshme Shërbimi për Çësht-jet e Brendshme dhe Ank-esat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vënë në pranga dy punonjës të policisë në Rinas. Në prangat e kolegëve të tyre përfunduan, Almir Doda, 42 vjeç, dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, të dy nga Tirana. Burime bëjnë me dije, se arrestimi i dy punonjësve të policisë, u krye pas një hetimi dis-amujor, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari anti-ligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndrys-hëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedu-rat ligjore. Mbi dy efektivët rëndon akuza e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të

kufijve, kryer në formën e grupit të strukturuar krimi-nal”. Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bash-këpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kom-panisë Security të Aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit dhe konkretisht, me inicialet B. V., lindur e banues në Maqedo-ni; A. D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni; G. D., lin-dur e banues Strugë-Maqe-doni; Z. D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni; I. M., lin-dur e banues në Ohër-Maqe-doni si dhe E. S., lindur në Durrës dhe banues në Ti-ranë. Nga hetimet e der-itanishme rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore dhe po bashkëpunohet me

Shtimi i zjarreve, Policia e Durrësit kalon në gatishmëri

Rastet e zjarreve të shtuara në këtë fund shtatori, kanë detyruar policinë të rrisë gatishmërinë në Qarkun e Durrësit. Shefi i Rendit në policinë e Durrësit, Bajram Mara kërkoi mbështetjen e popullatës në shuarjen e zjarreve. Tre raste zjar-resh me tre të ndaluar janë shënuar këto ditë në Krujë, Shijak e Durrës. Në të tre rastet, këto zjarre kanë qenë me pasoja, ku në Sukth janë djegur dy kavaleta bari dhe janë rrezikuar disa shtëpi; në fshatin Murqinë, Bashkia Krujë, është dëmtuar linja hekurudhore; dhe në Njësinë Administrative Gjepalaj, janë djegur një sipërfaqe e mbjellë me ullinj. Në terren janë an-gazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve, edhe agjentët e Policisë Kriminale. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien, dhe i fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 129 dhe 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka bujqësore, kullota apo pyje.

Vijon operacioni "One if by land", në kërkim 6 shtetas maqedonas

Trafik klandestinësh në SHBA dhe Britani kundrejt 30 mijë USD, shkatërrohen 7 grupe kriminale, arrestohen 2 policë

Sherr në dasmë mes dy personave, plagoset 33-vjeçari

Konflikti mes dy personave në Kuçovë ka përfunduar me një të plagosur. 33-vjeçari me inicialet F. Q., ka mbetur i plagosur gjatë një dasme. Policia thotë se ka arrestuar autor-in e plagosjes. Në prangat e uniformave blu, ka përfunduar, 21-vjeçari Roland Bejdo, banues në fshatin Gegë, Kuçovë. Sipas uniformave blu, arrestimi i këtij të fundit është bërë në kushtet e flagrancës, pak pas krimit. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes dy të rinjve. Paraprakisht policia thotë se autori dhe i plagosuri kanë debatuar për motive të dobëta, debat i cili agravoi deri në përdorimin e thikës. Burimet nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka mar-rë një plagë të lehtë në krah. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Plagosja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Sulmoi makinën e ish ministrit Beqja, identifikohet autori

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së premtes në kryeqytet, ku makina e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, u sulmua me gurë nga një person, policia ka dhënë detaje për sulmin. Rreth orës 17:00 të së premtes, një i ri ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese, në drejtim të deputetit socialist, i cili ndodhej pranë “Pallatit me Shigjeta”, i shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, dhe kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë. “I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve, tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.. Gjatë ndërhyrjes i riu ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikëqyrje nga shërbimet e Policisë.

homologët tanë, për ekze-kutimin e këtyre masave të sigurimit personal për këta shtetas. Finalizimi i fazës së dytë të këtij Me-ga-Opercioni, që ende është në vazhdim, dëshmon rritjen e besueshmërisë së Policisë Shqiptare dhe agjencive të tjera ligj zbatuese tek part-nerët ndërkombëtarë.

HetimetNga veprimet hetimore

të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, I tal i , Mbretëri e Bash-kuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shte-tas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000-30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve

aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. Për të dërguar në destinacion këta persona, trafikantët për-dornin itineraret, Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bull-gari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada dhe Shqipëri-Spanjë-Amer-ika Latine-SHBA/Kanada. Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë he-timit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbi-met e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë mega operacion ka urd-hëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Page 16: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

16 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

Nga Enver CAKAJ

Këndej nga anët tona qarkullon një thënie e hershme: “I zoti e shet, tellalli s’e jep”. Kjo thënie i shkon për shtat opozitës tonë të çoroditur.

Janë bërë bashkë ca parti bravare, që nuk po lënë gjë pa thënë kundër vendit të tyre. Është e njëjta politikë që ndoqi Balli Kombëtar, kur Shqipëria luftonte për çlirimin e vendit, ata luftonin kundër Shqipërisë. Dhe tani na tundin këmbët se paskan çliruar Shqipërinë. Por nuk na thonë, kur e kanë datën e çlirimit?! Tani na kanë dalë ca ballistë të rinj, që vetëm kundërshtojnë. Të gjithë ndërkombëtarët deklarojnë, se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur, se reforma në drejtësi po funksionon dhe po nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë të inkriminuarit, opozita deklaron se reforma në drejtësi ka dështuar. Për një çast le ta marrim të mirëqenë kundërshtinë e opozitës, por ne hedhim dhe ndonjë pyetje. Kush i nxori jashtë sistemi të gjithë ata juristë, që u paraqitën në komision dhe pse u dorëhoqën tërë ata juristë nga puna, mes të cilëve edhe Prokurori i Përgjithshëm? Edhe pse ngadalë, komisioni po e qëron drejtësinë nga të korruptuarit, nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve. Mirëpo opozita kundërshton edhe monitorimin e të huajve. Joanes Hahn deklaroi së fundi, se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur, opozita është ngritur kundër tyre. Atë ditë që nxorën kasetën “Babalja 3”, Lulushi u zbraz sërish kundër ndërkombëtarëve, duke i akuzuar se këtë radhë ndërkombëtarët nuk do të hesh-tin! Nuk po e kuptojmë, me çfarë përzierje e kanë trurin këta opozitarë? Çfarë të thonë ndërkombëtarët, kur opozita merret me sa-jime, shpifje e sharje? Si nuk e kuptojnë, që me këtë lloj politike që po ndjekin, kanë humbur besimin edhe ata pak mbështetës që kishin?

Nga Ramazan SHERJA

Qysh në fillimet e viteve ’90, kur fil-loi të fryjë era e d e m o k r a c i s ë ,

shqiptarët i kthyen sytë nga bota e me politikën e dyerve të hapura që filloi të ndiqej, dhe morën lugët të gatshëm të uleshin në sofrën e begatë që do të shtronin të huajt sidomos Amërika. Harruan vetveten dhe orig-jinën nga vinin, trashëgiminë e pasur kulturore dhe zakonet e doket, lanë në harresë pasurinë nëntokësore e i vunë zjarrin asaj mbitokësore, braktisën tokat pjellore duke i kthyer në djer-rina dhe u sulën mbi uzinat e fabrikat duke u rrëmbyer hekurin për ta shitur për skrap. Strategjia dhe taktika e politikanëve që erd-hën në krye të forcës që u quajt demokratike ishte që të shkatërrojmë gjithçka “komuniste”, “të fillojmë gjithçka nga zero” madje të bëjmë edhe “vaksinimin e popullsisë”, duke krijuar mendimin tek shumica e shqiptarëve se nuk kishim qenë asnjëherë komb e shtet, e sikur po lindim e po krijoheshin komb për herë të parë fill pas viteve ’90. Aq sa e pati shtrënguar regjimi monist, duke e mbyllur gjithçka në bunkerë e në klone me gjemba, aq shumë e shthurën politikanët e rinj të demokracisë, që erdhën pas Hoxhës, duke u kaluar nga politika e dyerve të mbyllura në politikën e dyerve të shqyera. Nën presionin dhe agresivitetin gja-katar të ca forcave të errëta që “iknin gjithmonë në drejtim të paditur” u shkatërruan shkolla e dyqane, ambulanca e spitale, vepra ujitëse e blloqe me pemë frutore, u vodhën magazinat e iu flaka vendit, sikur gjithë kjo pasuri të mos

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Opozita në opozitë me ndërkombëtarët

Kur nuk i dalim zot vetes si shqiptarë, çfarë presim nga bota?

Opozita kërkon rrëzimin e pushtetit aktu-al. Shumë mirë, është e drejta e saj të kërkojë që atë ditë që humbet. Po, a e di ajo rrugën për të ardhur në pushtet? Pikësëpari do t’u thuash zgjedhësve, se çfarë bëre me ato tetë vjet që ishe në pushtet. Pastaj zgjedhësit do të pyesin: “Kush je ti që kërkon të bëhesh kryeministër? Ti ishte kryetar bashkie dhe nuk bëre një gjë për t’u mbajtur mend, si do të bësh për një Shqipëri të tërë, që sa herë humbe pushtetin e le të shkatërruar? Dhe pyetjet do të vazhdojnë. Pa na thuaj, se ku e ke programin, me të cilin do ta ndryshosh gjendjen, që e quan skëterrë? Të mos harrojmë se qeverisja e Ramës i ka lënë ca gjurmë, me të cilat ka rregulluar ato që prishët ju. Nënkalimi te Zogu i Zi akuzon ende, se e prishët padrejtësisht dhe gjykata ua kundërshtoi. Kush e pagoi atë dëm që iu krijua taksapaguesve? Votuesit do t’u kërkojnë paratë që t’u japin votën. Populli nuk harron, ai do t’u kërkojë lekët e shkatërrimeve që i bëtë kryeministrisë me puçin e shtetit. Godina nuk ishte e Fatos Nanos, po e shtetit. Pastaj do t’u pyesin: “Fatos Nanon e akuzuat si hajdut e kriminel, po kur ai u dorëhoq, nuk u morën vesh se ku shkuan ato hajdutëri dhe krime?” Dhe do të vazhdojnë me pyetje, që të binden se jeni të larë nga krimet, që akuzoni çdo ditë qeverinë, po asnjë nuk keni shpënë në drejtësi. Ata duan të dinë, përse i vratë ata katër social-

pushteti nuk i pranon projektet e saj. Si mund të bindet qeveria me projektin tuaj të vettin-gut që propozoni, kur strukturat e vettingut janë të ngritura. Në esencë kjo është kopjim i djallëzuar i atyre që ekzistojnë. Debati bëhet në Kuvend, jo nëpër shëtitoret që keni bërë deri tani. Për çdo aksion që bën opozita duhet të shikojë edhe çfarë përfitime mori? Ne po u pyesim: Çfarë fituat në ato shëtitje që bëtë nëpër rrethe? Po pushtetit i shkaktuat ndonjë humbje? Në esencë opozita e la mazhorancën të punonte qetësisht në Kuvend. Me këtë politikë pa bisht e pa kokë, mos guxoni të kërkoni pushtet, se e keni të humbur sa herë të bëhen zgjedhje, siç keni humbur. Partia Demokratike i veshi vetes një imazh të keq, sa e braktisën dhe vazhdojnë ta braktisin dhe të vetët. Mirë PD, që është trullosur e s’di ku është e çfarë bën, po ato bishtrat përse bashkohen me të marrët? Ajo nuk është më ajo parti, që u quajt demokratike, po bashkim ballistësh, legalishtës, grekë e çamë, që secili kërkon copën e tij. A do të mund ta përballojë dot Lulushi përballjen me të ashtuquajturit PD-istë kur të venë e t’i thyejnë xhamat e zyrës, që nuk u dha një post deputeti apo këshilltari? Dhe të mos harrojmë, se ajo i ka “tradhtarët” brenda, siç i quan ajo. Me këtë politikë çoroditëse që ndjek Lulushi i PD, shumë shpejt do të dalin tradhtarë të tjerë.

ishte e shqiptarëve, e vënë me djersën dhe gjakun e tyre gjatë monizmit 45 vjecar. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo u vranë mijëra njerëz të pafajshëm e mijëra të tjerë morën udhët e botës. Kudo, edhe në fshatin më të largët u bë sunduese motoja: Ç’i duam tokat, do na sjellë Amerika vaporët plot me miell e prodhime blegtorale me bollëk. Dhe fushat më të bukura e arat më pjellore u lanë djerrë e shqiptarët drejtuan sytë nga qielli e deti, duke pritur ndihmat që hidhnin shoqata bamirëse. Të rinjtë qytetarë braktisën punën në fabrika, lanë mjekrat e u veshën me xhinse dhe u nisën në këmbë maleve e detit me traget për të gjetur parajsën e humbur në dhe të huaj. Dëgjonin një bori makine në një kthesë rruge e shihnin një avion në qiell, e të gëzuar sikur të kishin zbuluar një Amerikë tjetër thërrisnin: Erdhën ndihmat. Harruan kështu shqiptarët nder e krenari, neverinë për lëmoshën e zvarritjen dhe turreshin truma- truma andej ku zbriste një helikopter, apo ku ndalonte një skodë me ndihma dhe duke shkelur mbi njeri-tjetrin, rrëmbente më shumë ai që ishte më i fuqishëm. U bëmë gazi i botës për një palë pantallona e një bidon vaj të ardhur nga mëshira kristiane, kur ne i kishim me bollëk e me çmime fare të lira këtu në vendin tonë. Harruan se vetë e kishin ngritur hidrocentralin e metalurgjikun, azotikun dhe superfosfatin, uzinën e telave dhe minierat e pasura dhe i shkatërruam e i dogjëm të gjitha se “ishin komuniste” dërguan materialet e tyre për skrap. Me urrejtjen për socializmin kthyem në gërmadha fabrikat e këpucëve dhe kombinatin e tekstileve dhe vrapuan tek Gabi, duke e mbushur shtëpinë me lloj-lloj vjetërsirash të botës që binin era kërmë. Pasi shkatërruam gjithçka të mirë e të bukur që patëm, pasi u derdh badihava mjaft gjak

istë, kur protestonin pa shkelur asnjë ligj? Por ju nuk jeni të besuar, se sajoni përralla, që u del kallaj brenda ditës.

Është fatkeqësi e madhe për një shtet, që nuk ka opozitë. Kjo që vetëquhet si e tillë, është kundër të gjithë atyre që janë kundër prapësirave të saj. Në të vërtetë, deri tani kjo opozitë nuk ka bindur as veten e saj. Cakton data zgjedhjesh të parakohshme sa herë që kujtohet të bëjë protesta, por nuk tregon asnjë mënyrë se si do ta detyrojë pushtetin të dorëzohet. Pushteti nuk merret me grum-bullim partish që kërkojnë pazare. Zgjedhjet i kërkojnë, po në komisionin e kodit zgjedhor nuk venë. Kërkojnë vetting për politikanët, po nuk pranojnë komunikim me Ramën. Inatin e kanë me Ramën, po s’lënë gjë pa thënë për Shqipërinë. Ankohen tek ndërkombëtarët dhe kur ata nuk pranojnë akuzat e tyre, u lëshohen me maç e me kuç. Ata harrojnë se votat t’i jep populli yt jo ndërkombëtarët. Pra, duhet të bindësh zgjedhësit tënd me fakte, jo me sajime. Opozita ka mbledhur rreth vetes ca inatçinj, që vetëm i prish punë vetes, prandaj njerëzit i kanë kthyer shpinën kësaj opozite të ngatërruar. Ku keni parë një opozitë në botë, që ndërpret komunikimin me pushtetin? Në vend që të hartojë programe më të mira se ai i qeverisë që të bindi popul-lin dhe shumicën, ulërin nëpër intervista, se

mjaft politikanë e intelektualë nuk kanë besim tek qeveria “Rama”, por shpresojnë se vetingun do ta çojë deri në fund Amerika dhe Brukseli. Zhvillohen forume të larta shtetërore e partiake dhe politikani më naiv, që nuk e ka haberin fare të politikës së Perëndimit, përdor në fjalën e tij citate e dialogje të udhëheqësve të këtyre vendeve. Bëhen debate e diskutime jashtë çdo limiti logjik, organizohen koncerte e aktivitete pa kulturën e nevojshëm vetëm për komercial-izëm, dhe justifikohen me naivitet: kështu e ka bota! E ata që i quajnë si të prapambetur, anak-ronistë, pyesin me ironi: Nëse kjo është e botës, ajo tjetra është e Perëndimit, nëse për ne punon e mendon bota, po Shqipëria dhe shqiptarët ç’bëjnë, ku janë!? Ku shkon djersa e shqiptarit, cila është jona, krejtësisht kombëtare, ku janë këngët tona, shkencëtarët tanë, shkrimtarët e poetët e vërtetë, politikanët dhe pushtetarët me dinjitet. Edhe aty ku është bukuria ne na duket tmerr, aty ku është parajsa ne na duket ferr, aty ku është pasuria ne na duket boshllëk. Ne shqiptarët shkelim përditë mbi ar dhe nuk e shohim. Nuk më harrohet kurrë vlerësimi i një suedezi për pyllin e bukur e të paprekur të dikurshëm të Fushë-Arrëzit: Ah, sikur dy drunj të kisha atje unë, dhe do të bëja mrekullira”! Ne vetë nuk e kemi vlerësuar veten dhe vendin sa duhet, nuk kemi ditur të shfrytëzojmë traditën dhe resurset tona, por kemi mbivlerësuar, ndoshta edhe pa asnjë shkak çdo gjë të huaj duke rënë në servilizëm. Nëse ashtu siç thotë at Zef Pllumi se ne shqiptarët nuk paraqitemi para botës: Të qytetnuem-jo, të shkolluem-jo, të edukuam-jo, të përparuem-jo, të bashkuem-jo se jo”, atëhere çfarë presim ne nga bota!? Shenjtor-ja Nënë Tereza porosit: “Shqiptarët kanë për të bërë më shumë për atdheun, nëqoftëse kanë për t’u dashë ma tepër ndërmjet vedit”.

shqiptari, u ndalëm për një çast në vandalizmin tonë dhe i kthyen sytë nga xhamitë e kishat duke u lutur: O zot na jep kot! Por kur e kuptuan se edhe me nuska e lutje nuk vinte mirëqenia, vërshuan përsëri udhëve të kurbetit. Çobani la bagëtinë në pyll, bujku braktisi pendën e qeve në mes të arës, studenti flaku tufën e leksioneve në qoshe rrugësh, shkollari e mësuesi i bëri naftën shkollës, dhe mbushën tragetet e ikën nga sytë këmbët. Harruan shqiptarët e gjorë se kush ishin, nga vinin, po nuk dinin as nga shkonin. Shumica e rinisë krijoi bindjen se ky vend nuk bëhej më, ndaj morën vendimin: O burra të ikim jashtë Atdheut, se atje është parajsa!” Kështu lanë pas shpine sedrën e punës dhe krenarinë e dinjitetin kombëtar dhe mbushën udhët e botës me fshesaxhinj, shërbëtorë plakash që s’i kap-nin as fëmijët e tyre me dorë dhe krenoheshin kur numëronin dhrahmitë apo eurot në fund të muajit, edhe pse binin era bajgë. E nuk nxunë kollaj mend, as kur afendikoi nuk u jepte as çerekun e djersës së derdhur, madje as kur disa prej shokëve e vëllezërve të tyre i këmbyen lekët me kokat e tyre.

Kemi kaluar 28 vite demokraci dhe ende mjaft shqiptarë mendojnë sikur bota ngryset e gdhihet duke vrarë mendjen vetëm me hallet tona. Bëjnë politikanët tanë gabime e krime dhe shqiptari hallexhi në vend t’i ndalë e t’i ndësh-kojë, mendon: Hë, mo se nuk i lë Amerika, ua mbledh ajo rripat”! Bëhemi shpesh herë qeshar-akë për probleme që kanë të bëjnë me mbrojtjen tonë kombëtare, dhe menjëherë justifikohemi: Hë mo, se nuk kanë ç’të na bëjnë se na mbron NATO”! Shfaqet një kontradiktë në aspektin ndërkombëtar, që cënon dinjitetin e kombit dhe tulatemi mbas asaj se “jemi pjesë e Europës dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e Asocim Stabi-lizimit”! Filloi procesi i vetingut në drejtësi dhe

Page 17: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 17

Nga Flamur ROGU*

Në jetën e përditshme, krahas halleve dhe rutinës së përditshme ndjejmë nevojën të informohemi, të dëgjojmë analiza mbi zhvil-

limet e situatës ekonomike, të asaj poli-tike, të ecurisë së reformave në veçanti në sistemin e drejtësisë dhe politikës, e kështu me radhë, për të gjitha fushat e jetës, pasi ndaj jemi edhe qenie shoqërore.

Duket se ka më bollëk burime infor-macioni, si në televizione, radio, gazeta, revista, portale etj.

Nga ajo që shijoj pas dëgjesave është se ka dy ngjyra në marrje të informacionit, pro qeveritare dhe anti qeveritare. Mendim jashtë këtyre dy linjave shumë rrallë e gjen. Ndaj pres me shumë interesat të dëgjoj titu-jt e gazetave në mëngjes dhe posaçërisht gazetën “SOT”, e pastaj të shkoj ta blej, për të mësuar diçka të vërtetë, të paporositur nga interesa të caktuara të grupimeve në pushtet apo opozite.

Habitem dhe nuk besoj të jem i vetëm kur i dëgjoje dhe me të drejtë më lind pyetja: Për kë flasin “këta”? Me “këta” do të përkufizoj politikanë majtas e djath-tas, analistë, drejtues mediash, pronarë mediash, drejtues të disa organizatave jo qeveritare etj.

Po ja, a mund të mos çuditesh kur në të njejtin orar “këta” na shfaqen në dy deri tre televizione njëherësh, duke na dhënë mente për tema të ndryshme? Diku të regjistruar dhe diku drejtpërdrejt. Në njërin televizion japin deviza për luftën kundër krimit të or-ganizuar, në tjetrin për reformën në arsim dhe në të tretin për të drejtat e homosek-sualëve. Insistojnë në mendimet e tyre si të vërteta të padiskutueshme, grinden me njeri tjetrin, varësisht nga sponsorët e tyre e aktrojnë në mënyrë të paskrupullt. Rastet që po evidentoj nuk janë të rastësishme pasi fenomeni për të cilin nënvizova është i përsëritur për të njejtin individ, disa herë, të cilët janë disa. Në çdo rast lind pyetja: Për kë flasin “këta”?

Situata bëhet qesharake kur “këta” të diturit marrin poza të ekspertit, ngrenë zërin dhe duan të imponojnë xhevahiret e tyre, të cilat në shumicën e rasteve janë me pasaktësi dhe gabime qesharake. Çfarë duhet të mendojmë dhe çfarë duhet të ndje-jmë ne, populli “i paditur”?

Personalisht ndjej neveri për shkallën që i lejojnë vetes për t’u përdorur, por kjo është ajo që u pëlqen, pasi me qenë se janë të “lexu-ar” besoj se e dinë të zgjedhin midis “derrit të kënaqur” dhe “Sokratit të vuajtur”. Ajo që më shqetëson dhe mendoj se shqetëson shumë si unë, shumicën e popullit, është se nivelet më të larta të politikës dhe qeverisë janë idea-torët dhe fabrikuesit e kësaj strategjie.

Dëgjoj kryeministrin që mban fjal-ime pa fund për nevojën të drejtoj i vetëm qeverinë pasi do të ndërtojë një adminis-tratë eficente, me kuadro të aftë e të shkol-luar, në shkollat më të mira perëndimore. Kam pak shembuj që është vepruar kështu. Kam parë në dëgjesa publike zëvendës ministra të nivelit shumë të lartë teknikë dhe realisht më është bërë qejfi për këto arritje. Shikoj në raste të tjera një shumicë administratorësh, të cilët nuk dinë se kush është puna e tyre, kush është ligji, cilat janë të drejtat ligjore të qytetarëve, që e shiko-jnë punën e tyre vetëm si vend përfitimi, që i kanë marrë këto vende pune vetëm për meritë të të qenit badigard të konkur-rentëve politikë apo të të qenit afër tepsisë. Në shumicën e rasteve megjithëse është konkurruar sipas ligjit për një vend pune në administratë publike, atë e ka fituar jo i merituari por ai që ka baba, nënë, xhaxha, hallë, teze, dajë, kushëri, mik, të afërm a ku di unë se çfarë një deputet, një ministër, një “

Do ta besoj drejtuesin e opozitës, zotin Basha, kur flet me pasion për të drejtat e shtetasve, për nivelin e ulët ekono-mik dhe nevojën e ga-rantimit të të drejtës për protestë. Por për fat të keq mbetet i pabe-sueshëm pasi ai, kur ishte qeveritar për një kohë të gjatë jo vetëm nuk i garantoi këto të drejta, por i shtypi nën forcën e armëve e të plumbave. As sot nuk ka kërkuar falje e të japë llogari përpara lig-jit. Të paktën të këtë një proces gjyqësor. Për këtë rast, për kë flet ai dhe gjithë klasa politike e djathtë? Për kë flasin “këta”? Flet opozita për korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe aksionet e saj politike janë që të na mbushin mendjen se qeveria e sotme është një klan politik që ka ardhur në pushtet jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa të klanit të tyre. Kjo mund të beso-het, por jo me ndihmën dhe pse e thotë PD...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Për kë flasin “këta”kryetar partie etj. A kam të drejtë të pyes për këtë rast: Për kë flet Kryeministri? Për kë flasin “këta”?

Këtu dua të nënvizoj një thënie të lexuar nga të urtët “se nëse një popull nuk e ud-hëheqin të aftët, fundi i tij do të jetë i afërt”.

Të gjithë dëgjojmë të flitet për zbatim të ligjit. Konsideroj si arritje të qeverisë rritjen e nivelit të administrimit qeveri-tar në disa sektorë si në atë të rritjes së të ardhurave nga arkëtimet në sektorin e energjisë elektrike dhe të ujësjellësit. Pra është kërkuar nga qytetarët zbatim i fortë i ligjit dhe kjo është arritur deri me masa drastike, me arrestime dhe burgosje për shkelësit e ligjit. Shumë mirë. Kush kon-sumon mallin energji elektrike dhe ujë duhet të paguajë. Pa diskutim që është bërë shumë mirë që zbatohet ligji. Në drejtim të zbatimit rigoroz të ligjit nuk ndodh e njejta gjë kur bëhet fjalë për interesa të tjera të grupeve financiare. Kështu, me ligj nuk le-johet të liberalizohen aktivitete ekonomike, të cilat aktualisht kryen nga shteti dhe që fusin në buxhetin e shtetit të ardhura që shkojnë në miliona e miliona lekë në muaj. Akoma më keq, kur këta sektorë të ekon-omisë kanë ndërtuar strategji afatgjata të zhvillimit, nën monitorimin e organizmave ndërkombëtarë, të mbështetura financiar-isht nga Banka Botërore, me investime të viteve të fundit për pajisje dhe laboratorë. Çuditërisht jepen lajme publike për kalim të këtyre aktiviteteve te privati. Ligji ako-ma në fuqi që nuk e lejon. Po së paku, të ndryshojnë ligjin përpara se të liberalizo-jnë aktivitetet, megjithëse dëmi ekonomik është shumë i madh. Për kë flet qeveria për zbatim ligji? Për kë flasin “këta”?

Nuk po zgjatem më tej me shembuj të tjerë nga qeveria, pasi të tilla do të gjenim në konflikt tema si: lufta kundër korrup-sionit, kanabizimi i vendit, lufta kundër krimit të organizuar, aleancat politike, zbatimi i procedurave përzgjedhëse të për-faqësuesve politikë apo qeverisës, komuni-kimi me publikun etj.

Po përfaqësuesit e opozitës? Do ta besoj drejtuesin e opozitës, zotin

Basha, kur flet me pasion për të drejtat e shtetasve, për nivelin e ulët ekonomik dhe nevojën e garantimit të të drejtës për protestë. Por për fat të keq mbetet i pabes-ueshëm pasi ai, kur ishte qeveritar për një kohë të gjatë jo vetëm nuk i garantoi këto të drejta, por i shtypi nën forcën e armëve e të plumbave. As sot nuk ka kërkuar falje e të japë llogari përpara ligjit. Të paktën të këtë një proces gjyqësor. Për këtë rast, për kë flet ai dhe gjithë klasa politike e djathtë? Për kë flasin “këta”?

Flet opozita për korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe aksionet e saj politike janë që të na mbushin mendjen se qeveria e sotme është një klan politik që ka ardhur në pushtet jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa të klanit të tyre. Kjo mund të besohet, por jo me ndihmën dhe pse e thotë PD. Do ta besoja shpirtërisht PD dhe liderët e saj nëse nuk do të kisha shembujt e akuzave për korrup-sion kundër përfaqësuesve të lartë politik e në veçanti për drejtuesin e saj, zotin Basha. Konkretisht për shpërdorime financiare të themi në Rrugën e Kombit, problem që shkoi për gjykim në sistemin e drejtësisë. Normalitet do të konsiderohej që zoti Ba-sha të shkonte në gjykimin e çështjes dhe të tregonte ndershmërinë e tij me prova në gjykatë se me financat e shqiptarëve nuk ishte abuzuar asnjë qindarkë. Nuk ndodhi kështu, por zotëria ju shmang gjykimit me procedura si shërbime jashtë shtet-it, raporte mjekësore etj. Për cilën luftë kundër korrupsionit na flet zotëria dhe të gjithë zotërinjtë e opozitës? Po mazhoranca e sotme përse nuk kërkon rigjykim, por

përkundrazi ndryshon Kodin Penal që të bëjë të pamundur rihapjen e gjykimit në bazë të provave të kësaj padie. Për kë flasin “këta”?

Opozita e sotme, jo shumë larg mazhoranca e djeshme në pushtet për tetë vjet, nuk na ka dhenë asnjë shembull të luftës kundër korrupsionit në radhët e saj. Duke mos harruar që babëzia e djeshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme u shoqërua edhe me viktima, dhe me plagë të parikuperueshme sociale. Nuk harro-het Gërdeci. Shumë përfaqësues politikë të saj u bënë sheikët e rinj të vendit. As në pushtet por as kur doli në opozitë nuk kemi dëgjuar ndonjë analizë për situatën e korrupsionit tetë vjeçar të partisë së tij. Përkundrazi, kur ju është kërkuar nga një pjesë e përfaqësuesve dinjitozë të PD, rezultati nuk ishte analiza por përjashtimi nga strukturat i tyre. A mund të mendohet se luftën kundër korrupsionit do ta ketë seriozisht PD, pas këtij historiku!? Për kë bëhet zhurma!? Për kë flasin “këta”?

Akoma më bajate bëhen thirrjet, kur ato vijnë në veshët tanë, nga disa gazetarë të cilët firmosin në borderotë e partive dhe na shfaqen të pavarur brenda fushës së tyre të majtë apo të djathtë. Të jetë se do të mbanin vetëm shërbimin politik do të ndër-tonim opinionin sikundër e kemi ndërtuar. E dimë se çfarë do të thonë akoma pa folur. Ajo që të revolton është fakti që disa prej tyre bëjnë moral për dëgjuesit, kur kanë imoralitet në të gjithë jetën e tyre me përfi-time të padrejta dhe me financa të paar-gumentuara për burimet e të ardhurave të tyre prej miliarda lekësh, në shumë pak vite punë. Po ligji, përse nuk vepron deri në fund karshi këtyre individëve? Me siguri se në momentet e kapjes me presh në duar ishin deputetë të mazhorancës apo të opozitës dhe janë të paprekshëm nga ligji. Po institucioni i Kontrollit dhe Dekla-rimit të Pasurive përse nuk zbaton ligjin që të çojë në prokurori dhe në gjykatë këta individë!? Me sa duket i mbush raportet e punës duke dënuar me gjoba të rënda dhe çuar në prokurori individë dhe administra-torë të niveleve shumë të ulëta të admin-istratës publike, të cilët nga mosdija nuk kanë plotësuar deklaratat e pasurisë pas largimit nga detyra.

A mund të dëgjohen leksionet e këtyre gazetarëve në role opinionistësh për luftën kundër qarkullimit të parave të papastra të krimit të organizuar, kur kanë të paargu-mentuar burimet e financimit të pasurive të tyre dhe ju shmangen me metoda pushteti hetimit nga organet e drejtësisë? Si mund të ndodhë që pikërisht këta uzurpues mediash komentojnë pa fund dalje nga sistemi i dre-jtësisë të individëve ish gjyqtarë, të cilët nuk kanë argumentuar burime financiare në dy apo dymbëdhjetë milionë lekë, kur për vete vazhdojnë procese gjyqësore për zhbllokim sekuestrosh të llogarive të tyre bankare me miliarda lekë. Për kë flasin “këta”?

Është për të ardhur vërtet keq kur jeta e jonë e përditshme është e tejmbushur me të tilla dukuri. Mendohet se çdo gjë që serviret drejtpërdrejt dhe tërthorazi përtypet me padurim nga njerëzit e thjeshtë a thua se na konsiderojnë si lopë që veç të përtypim kemi për mision. Reagimi është i ndryshëm kjo varësisht edhe nga hallet e përditshme që njerëzit kanë, edhe nga interesat e momentit për të mbajtur në këmbë familjet e tyre.

E përdora shpesh shprehjen “për kë fla-sin këta”, me qëllimin e vetëm që të theksoj se pavarësisht se flasin sipas rolit që kanë zgjedhur ose që u kanë caktuar, duhet të kenë të qartë se kanë të bëjnë me popullin e tyre, i cili siç e thotë edhe fjala e urtë “të jep ujë në bisht të lugës”.

*Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë i PS në dy legjislatura 1997-2005

Page 18: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

18 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

Piktori Rakip Shabani: Është arti, ai që flet për identitetin një kombi

impresionet e mbresat nga çdo fshat e krahinë të vendit. Jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij, në çdo telajo e tablo, njohuri të thella për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij.

Punimet në ekspozitëNë ekspozitë sipas drejtorit

të MHK dr. Dorian Koçi tërheqin vëmendjen objektet e muzeut, të cilat piktori Shabani me shije artistike i ka ndërthurur me kostume tradi-cionale popullore. “Ndër to mund të përmendim Mozaikun e Mesaplikut, Vulën dhe Përkrenaren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, skulptura antike etj”, tha dr. Koçi. Gjatë fjalës së tij piktori Ksenofon Dilo shprehet se Rakip Shabani në pikturat e tij ka dhënë shpirtin romantik. “Kur shohim punimet e tij me karakter popullor ne

krenohemi me ndjenjën e brendshme të piktorit. Kjo ekspozitë ka vlera të veçanta. Arti është modern sepse përfaqëson shpirtin e artistit. Unë e kam pasur student dhe jam krenar që piktori Rakip Shabani ka arritur këtë ekspozitë kaq të përkryer”, pohon piktori Ksenofon Dilo. Për ek-spozitën, piktorja Anila Kati u shpreh se identitetin shqiptar e shpreh në mënyrën më të mirë. “Rakipi ka qenë profesori im i parë. Kam ndjekur punën e tij dhe jam e mahnitur nga tit-ulli që i ka vënë ekspozitës “Identitet” dhe unë identitenin shqiptar e shoh në tablotë e tij të cilën e shpreh në mënyrën më të mirë. E përgëzoj për punën e tij të palodhshme” u shpreh ajo. Ekspozita “Identitet” është çelur në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar edhe në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë.

Sesilia Plasari, letër ambasadorit të BE: Po

shkatërrohen monumentet

Identiteti shqiptar, në një ekspozitë me 40 piktura në Muzeun Kombëtar

Nga Julia VRAPI

Piktori Rakip Shabani këto ditë prezantohet për publikun me ekspozitën “Identitet”. Në Muzeun Historik Kom-

bëtar ekspozita vjen me piktura vaji, akuareli dhe grafika me tematikë nga etnografia dhe arkeologjia e vendit tonë. Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë artdashës të cilët vlerësu-an punimet e artistit. Dekada me krijimtarinë, piktori Rakip Shabani tregon se kjo është ekspozita e 50 personale e çelur në vijim të aktiv-itetit të tij me pikturën. Ekspozita e piktorit Rakip Shabani përmban rreth 40 piktura me tematikë nga objekte të ndryshme të trashëgimisë sonë popullore të gërshetuara me kostume etnografike të trevave të ndryshme të Shqipërisë. Piktori tregon se për real-izimin e punëve ka punuar për dy vite. “Në vijim të aktivitetit tim, ekspozita ka shumë rëndësi, sepse nuk ka komb pa identitet. Dhe është arti ai që flet për identitetin një kombi, për arsye se arti është ndjenjë dhe identitet. Të tjera ndjenja kemi ne, të tjera popujt e tjerë. Nuk ka komb pa identitet, dhe nuk ka art pa identitet. Punimet janë vazot, shpellat vjetra, skulptura, mozaikët, gërshetuar me etnografinë kostumet popullore, xhubleta ilire deri në veshjet e sotme. Natyra dhe vetëm natyra është mësuesi i përher-shëm i çdo gjëje. Janë dy vite punë dhe është ekspozita e 50 personale”, tregon piktori Shabani. Duke vijuar në fjalën e tij se identiteti ynë është gjithë kulturë, piktori tregon se artin nuk e kanë mundur pushtuesit ndër vite. “Identiteti ynë është gjithë kul-turë, luftërat e mëdha që janë bërë, shumë luftëtar janë mundur, ndërsa artin tonë nuk e kanë mundur. Turqit e mundën Skënderbeun, ndërsa David Selenica dhe Onufri jetuan, edhe janë edhe sot me veprat e tyre. Kështu që identiteti ynë, si i çdo kombi është në art”, pohon piktori. Punimet e pik-torit Shabani kanë shëtitur dhe janë, mirëpritur nëpër botë si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, ku ka hapur ekspozita personale, brenda dhe jashtë shtetit. Piktori Shabani i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, duke lëvizur nga jugu në veri, dhe duke hedhur në bllokun e tij të gjitha

Shqipëria në UNESCO, dhuron ikonën “Ngjallja e Llazarit”

Ekspozita, trashëgimia shqiptare në botë përmes fotove

Në kuadër të 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO sipas vendimit të Këshillit të Ministrave bëhet dhurimi i ikonës “Ngjallja e Llazarit”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kul-turës, Këshilli i Ministrave ven-dosi dhurimin e ikonës “Ngjallja e Llazarit”. “Dhurimi i ikonës “Ngjallja e Llazarit” UNES-CO-s të bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe sig-urimin e kushteve për ruajtjen e

këtij objekti muzeor gjatë trans-portimit të tij brenda dhe jashtë vendit. Ngarkohet Ministria e Kulturës për lidhjen e kontratës së dhurimit. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkeologjik, Korçë, të kryejë procedurat për shoqërimin e ikonës “Ngjallja e Llazarit” deri në dorëzimin e saj tek UNE-SCO-ja. Ngarkohet Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e veprimit të dhurimit të ikonës dhe monitorimin deri në tjetër-simin e pronësisë së veprës”, thuhet në vendim.

"Trashëgimia kulturore shqiptare në botë" erdhi përmes fotove në ekspozitën që u hap në mjediset e jashtë të Muzeut Historik Kombëtar në kuadër të 29 Shtatorit, “Ditës Kom-bëtare të Trashëgimisë Kultu-rore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se shumë objekte të trashëgimisë sonë kulturore gjenden të ekspozuara jashtë territoreve shqiptare. “Këto objekte do të sillnin të dhëna me vlerë për historinë dhe

trashëgiminë tonë kulturore në shekuj. Objektet të cilat kanë origjinën si dhe certifikatën e autorësisë në Shqipëri, sot ndodhen në muzetë e shteteve të ndryshme të botës. Foto-grafitë e objekteve të paraqitu-ra gjenden në muzetë e botës, si në Londër, në Vjenë, në Luvër, në Stamboll, në Janinë, në Athinë, në Nju-Jork, në To-ronto etj”, tha Koçi. Ekspozita fotografike përmban objekte arkeologjike si Sarkofagun e Meleagrit, Stelën e Parmenis-kut, Thesarin e Vrapit, Kokën e Aresit, monedha ilire etj.

Kumbaro në Korçë: Kemi trashëguar pasuri kulturore

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në aktivitetet për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë në qytetin e Korçës, ku prej dy ditësh po ndjek nga afër puni-met në kantieret e restaurimit të monumenteve. Ndërkaq, ajo mori pjesë në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, në një seminar të zh-villuar në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë për rëndësinë e konservimit dhe restaurimit. Në seminar ishin pjesëmarrës nxënës të shkollës së arteve “Tefta Tash-

ko”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi se “Edukimi përmes kulturës” është një ndër programet më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës që po zbatohet në mbarë vendin. “Në vërtet kemi trashëguar pasuri të shumta kulturore, por kemi edhe detyrimin që t’ua lemë trashëgim të rinjve. Dhe kjo nuk bëhet me urdhra adminis-trativë e as vetëm me vullnete politike, por bëhet me një punë të përditshme të edukimit të brezave të rinj. Trashëgimia kulturore së pari është çështje dashurie”, tha Kumbaro.

“Identiteti ynë është gjithë kulturë, luftërat e mëdha që janë bërë, shumë luftëtar janë mundur, ndërsa artin tonë nuk e kanë mundur. Turqit e mundën Skënderbeun, ndërsa David Selenica dhe Onufri jetuan, edhe janë edhe sot me veprat e tyre...

Regjisorja Sesilia Plasari drejtuar me një letër të hapur ambasa-dorit të ri të BE-së, Luigi Soreca shkruan mes të tjerave se kryebashki-aku dhe të tjerë politikanë po orvaten të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar, një monument me rëndësi kulturore. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nga ata politikanë që po orvaten të shkatërrojnë, përveç shkatër-rimeve të tjera, ndërtesën e Teatrit Kombëtar, një monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Është një orvatje për të cilën kanë vënë në punë të gjitha mjetet, edhe ato më të mbrapshtat. Dhe janë mjete antikushtetuese në një situatë kur i njëjti pushtet e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese”, shkruan Plasari. Më tej ajo vijon se për t’ia arritur këtij qëllimi edhe mjetet e përdorura nga kryebashkiaku kanë zbritur në nivelin më të padenjë. “Efuzionet e tij ndaj asaj pjese artistësh dhe qytetarësh, që nuk bien në të njëjtin mendim me të kanë qenë të një zhargoni aq rrugaçëror, sa do t’ju vrisnin veshin t’jua përktheja. Për to ai as ka ndër mend t’u kërkojë fal-je atyre njerëzve që u ka shpallur betejë-një kryetar bashkie, dhe të cilët ju ende nuk i keni dëgjuar. Nuk i keni dëgjuar sepse Shqipëria është një vend nën censurë: mediat nuk u japin zë për të shprehur indin-jatën e tyre dhe për të informuar masivisht shoqërinë shqiptare atyre që nuk janë në një mendje me planin shkatërrues Veliaj & Rama”, shprehet Plasari. Në letrën drejtuar ambasadorit të BE reg-jisorja Plasari vijon se ardhja e ambasadorit ka qenë inkurajim për artistët, që protestojnë. “Prandaj, ju lutem, keni mirësinë dhe bëni që shoqëria shqiptare, e cila ka provuar këto vite më shumë se kurrë rrugët e kurbetit mund t’i verifikoni vetë shifrat e frikshme, të ndjehet më pak e zhgënjyer. Ju e dini më mirë se ne që Europa nuk mund t’i mbajë më të ikurit. Unë që po ju shkruaj kam qenë në Shqipëri regjisore dhe pedagoge. Pas 18 vjetësh studimesh dhe aktiviteti pro-fesional në Francë, u ktheva të kontribuoja në atdhe, por m’u desh të largohem për së dyti, sepse pushteti i sotëm është pushtet barbar për artistët. Dhe sigurisht jo vetëm për ta. Si edhe sepse, në ndryshim nga kolegët e mi në Shqipëri, të cilët i kërcënojnë me bukën e gojës duke i detyruar të heshtin ose të konformohen, unë nuk heshta. Ata që nuk heshtin dhe nuk konformohen nuk kanë punë në Shqipëri. Eksperienca e Francës dhe mbrojtja që më jep ajo më detyrojnë të mos hesht, të mos konformohem, të flas edhe për ata që nuk munden, dhe t’ju shkruaj”, shkruan Plasari.

ROMIR ZALLA:

Page 19: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori pohon se ka mungesë të strategjisë të zhvillimit profesional dhe kualifikimit artistik

S'kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale në teatro, “i paafti” është bërë “mjeshtër”

Theksoj që aktualisht jemi në mungesë to-tale të strategjisë së zhvillimit profesional, të institucioneve të kualifikimit artistik, të sistemit të vlerave, të mundësisë të zhvil-limit të karrierave, etj. Duke pasur një situ-atë të përgjithshme tepër të veçantë, nuk kemi arritur të adaptojmë sisteme të vendeve të tjera. Me gjithë që, çdo vend ka zhvilluar sistemin e tij, mbështetur në kushtet e tij speci-fike. Para viteve ’90 njerëzit mbanin “rra-dhë” qoftë edhe për bukën...

GENCI FUGA:

Jeta artistike me probleme dhe artistët përballen me jo pak vështirësi në realizimin e projek-teve. Për pedagogun, aktorin dhe

regjisorin Genci Fuga përgjegjësia krye-sore për këtë situatë shkon te Ministria e Kulturës. Në intervistën për “SOT” Fuga shprehet se Ministria e Kulturës duhet të gjejë mekanizma të pavarur për të realizuar politikat e saj dhe jo të shtojë departamente. Për pedagogun e arteve, në situatën e krijuar edhe me projektligjin e ri shihet që ka një organ-izim të ri të institucioneve kulturore, por dalin probleme dhe te buxhetet apo dhe shpërblimet. Me probleme për aktorin dhe regjisorin Genci Fuga janë dhe prodhimet në skenat e teatrove. Por sipas tij, me ligjin aktual bordet nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie dhe janë thjesht koperturë e drejtuesit ekzeku-tiv. Sipas aktorit Genci Fuga nuk kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale.

-Ju keni kundërshtime në pro-jektligjin e ri të artit që ka përgatitur Ministria e Kulturës. Në analizën tuaj, çfarë keni parë me problem?

Sigurisht që janë bërë ndryshime. Jo aq radikale dhe autoritare si herën e parë (projektligji i përpiluar në fillim të vitit). Në rast se analizojmë pro-jektligjin e propozuar shohim, që na shfaqet një organizëm i ri në drejtimin e Institucioneve Artistike e Kulturore, që quhet kolegj. Me sa duket, është një organizëm që dublikon bordet artistike, dhe i mënjanon ata në lidhje me ven-dimmarrjen. Ndërkohë, që aktivitetin e bordeve të deritanishëm e implikon edhe me impaktin financiar të veprave të miratuara. Shohim që në varësi të Ministrisë së Kulturës kanë kaluar in-stitucione si Arkiva e Filmit dhe sidomos Biblioteka Kombëtare! Po ashtu shohim edhe shtimin e institucioneve të varësisë si Qendra e Veprimtarive Tradicionale. Ligjërohet zhdukja e Galerisë së vetme shtetërore, duke e kthyer në “Muze”. Biblioteka Kombëtare duhet të ketë një ndërvarësi “më të lartë” kundrejt “ekzekutivit”. Në pamje të parë mund të kuptohet me një lidhje më të ngushtë me “burimin financiar vjetor” pra MK. Por në këtë moment kemi ngushtuar në maksimum autonomin e këtyre in-stitucioneve. I kemi kthyer shumë “më fleksibël” kundrejt rrymave 4 vjeçare si të politikave ashtu edhe të financimit, çka cënon rëndë peshën që kanë këto institucione kundrejt politikave të ndër-rueshme. Me anë të këtij projektligji Ministria e Kulturës i jep të drejtën vetes, jo vetëm të origjinojë dhe zbatojë gjithë “programin” Edukimi përmes Artit, por (dhe kjo e dyta bie në sy) të ndërhyje në mënyrë brutale në autonominë e institucioneve të varësisë dhe pro-gramit të tyre, sa herë MK origjinon e finalizon një projekt të caktuar artistik apo kulturor. Nuk dua të hyj në analiza të thella përse na duhen institucione më të pavarura kulturore apo heqja e të drejtës së kërk-

esës për më tepër buxhet për projekte madhore (kjo do të shpjegohet në pikat më poshtë). Është njësoj sikur ministria e infrastrukturës të marr vetë përsipër projektimin e ndërtimin e rrugëve, pa qenë nevoja për të vepruar me anë të një ndërmarrje vartëse të saj. Kjo për mua është skandal. Po sikur të na qëllojë një ministër kulture që nuk është kaq “kompetent” për artin skenik? Si do ti bëhet me “studimet” dhe “planifikimet” e institucioneve qendrore artistike? Jemi në diskutim hipotetik se as ministria nuk është kompetente për këtë lloj arti, por edhe shumica e institucioneve nuk kanë studime e planifikime. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë që ligji për artin është një gjë që nuk bëhet e çbëhet sa herë kemi (ose jo) numra fatsjellës në Parlament. Ky ligj duhet të mos jetë kaq “dritëshkurtër”. Dhe arrijmë tek pika më e nxehtë që janë “buxhetet” dhe “shpërblimet”.

-Çfarë ndodh sipas jush me buxhe-tet dhe shpërblimet?

Me anë të këtij ligji nuk ka më vend për “surpriza financiare”. Gjithçka përcaktohet nga ministria. Dihet që institucionet e varësisë kanë “pavarësi artistike” por “autonomi financiare”. Këtyre institucioneve ju është hequr e drejta të marrin përsipër projekte të mëdha që mund të kushtojnë më shumë se 40 përqind e buxhetit vjetor. Atributin e këtyre projekteve e merr përsipër MK, por pa qenë nevoja e një “reference” nga Këshilli i Ministrave. Këshilli i Ministrave “zhvishet” edhe nga e drejta që të japë qofte edhe një mendim sesa mund të kushtoje një regjisor apo aktor në territorin shqiptar. Kjo kompetencë i kalon ministrisë dhe institucioneve, që do të negociojnë me artistët. Kujdes! Ligji nuk ka folur fare për “dysheme” apo “tavan” pagesash, apo çmime refer-enciale të miratuara nga Këshilli i Min-istrave. Gjithçka do të jetë “negociatë” pa refereca + apo - . Kush mendoni ju se do të fitoje? Ministria e institucionet apo in-dividët e kontraktuar?! Në qoftë se janë negociatorë “të fortë” e marrin shërbimin “me 0 lekë”. Në qoftë se ti si individ fiton mos duhet të “sillesh mirë” me Ministrinë e Kulturës apo drejtorët? Dhe në rastin e dytë, imagjinata ime nuk ndalet. Fillon të krijojë 1001 kombinacione politike, ekonomike e financiare, penalisht të dënueshme dhe varrosëse të individual-itetit artistik. Ne bëjmë ligje se nuk besojmë. Nuk kam besë tek një ministër se nuk e di se kush do të jetë minis-tri i rra-

dhës! Prandaj bëhen ligjet! Po sikur (largqoftë) ministri të mos dojë të “na shoh me sy” çfarë të bëjmë ne që do të na duhet të “negociojmë”?

-Jeni shprehur se problem për cilësinë artistike janë institucionet e mangëta, bordet e përgjegjësia e tyre në nivel kombëtar e lokal. Çfarë po ndodh me teatrin në vend?

E kujt është përgjegjësia kur pro-dhimi artistik nuk ka impaktin e duhur? E regjisorit? Aktorët? Buxhetet e ulëta? Apo, e atyre që e miratuan? Me ligjin aktual bordet nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie. Janë thjeshtë koperturë e drejtuesit ekzekutiv. Ata mund të vazhdojnë të gabojnë pa “i hyrë gjemb në këmbë”. Nuk kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale, as morale, as financiare. Kategorizimi i pa-gave të aktorëve dhe regjisorëve bëhet “me vjetërsi në punë”, e jo mbështetur në “aftësitë individuale profesionale”. Përveç “egos” se CV-ve personale të aktorëve, nuk shoh asnjë mekanizëm tjetër të nxitjes së rritjes profesionale e zhvillimit të karrierave. Aktorët nuk i ndalon asgjë të përdorin moton: “Zot na lër kështu si jemi”.

-Nga artistët është pohuar se sot mungon dhe përgjegjësia dhe disiplina në jetën artistike si dhe promovohen të paaftit. Çfarë sjell kjo?

Theksoj që aktualisht jemi në mungesë totale të strategjisë së zhvillim-it profesional, të institucioneve të kual-ifikimit artistik, të sistemit të vlerave, të mundësisë të zhvillimit të karrierave, etj. Duke pasur një situatë të përgjithshme tepër të veçantë, nuk kemi arritur të

adaptojmë sisteme të vendeve të tjera. Me gjithë që, çdo vend

ka zhvilluar sistemin e tij, mbështetur në kushtet e tij specifike. Para viteve ’90 njerëzit mbanin “rradhë” qoftë edhe për bukën, dhe ndëshkoheshin ata që “hynin pa rradhë”. Sot kemi një situatë që nxit atë “që futet pa rradhë”. E në këtë aspekt, “i paafti” bëhet “mjeshtër”.

- Sa përgjegjësi ka Ministria e Kulturës dhe

çfarë duhet bërë për ta ndryshuar këtë gjendje?

Duke njohur autonominë shumë të dobët që kanë in-

stitucionet e artit nga ministria, ajo merr përsipër edhe përgjeg-

jësitë direkte të situatës së krijuar. E kam theksuar dhe e theksoj:

Ministria nuk bën punën e një qendre apo fondacioni për artin! Ministria e Kulturës duhet të ngrejë (ose gjej) mekanizma të pavarur për të re-alizuar politikat e saj. Jo të shtojë departamente, por të realizojë marrëveshje shumëpalëshe me institucionet e saj apo të pavar-ur. Trumbetohet me të madhe “edukimi përmes artit”, që në të vërtetë është një nismë shumë e mirë! Mos çështjet e edukimit mund ti mbulonte

më mirë Ministria e Arsimit? Mos duhej luftuar që në sistemin arsimor të kish vend për kuadrin profesional që mbu-lon MK? Mbas rezultateve të “projektit pilot”, mos duhet të ishim në fazën e konsolidimit dhe institucionalizimit të marrëdhënieve të MA dhe MK, e të mos vazhdonim me mendësinë e një OJF-je?

-Dhe sipas jush, si kanë ndikuar deri tani politikat që pretendon ministria në jetën artistike, pasi edhe ju pranoni se janë shumë probleme?

Në rast se investimet e mëdha, që janë bërë në Shqipëri, për muzetë e artin skenik, mbajnë “vulën” e Këshillit të Min-istrave, pra jo të Ministrisë së Kulturës, mbetet të them që aspektet e reformave apo politikave të ndjekura kanë qenë të gjitha të gabuara, dhe në disa raste me kundërvajtje ligjore. Reforma e trumbetuar dekantoi thjeshtë në heq-jen e “shpërblimit të figurës artistike”, dhe ngushtimit të afatit të kontratës individuale.

-E gjithë jeta artistike e Teatrit Kombëtar tashmë është zhvendosur te “arTurbina”, skena që përdoren dhe për shfaqje të institucioneve të tjera. Si e shikoni sot “arTurbinën”, sa është e përshtatshme për teatrin?

Është përdorur shpesh termi: gjërat e përkohshme bëhen të përjetshme. Uroj që sa më parë, “arTurbina” të mbetet e përkohshme për Teatrin Kombëtar. Teatër është bërë edhe në rrugë. Teatri Kombëtar nuk bëhet e nuk duhet të bëhet “në rrugë të madhe”. As në vatra kulture apo atelie teatror, sado modern të jenë. Është për të ardhur keq që gjithë diskutimi për hapë-sira, ku mund të luhet teatër, të përfundo-jë: ishte ngrohtë apo kishte kondicioner. Kjo flet për një varfëri, që kam frikë po na deformon në gen.

-Jeni shprehur më herët se i bëni thirrje institucioneve kombëtare të kulturës, duke filluar me Ministrinë e Kulturës, ruani spektatorin. Pse?

Themi bëhet teatër kur kemi: 1 aktor, 1 “skenë” (apo vend veprimi) dhe 1 spektator. Kaq i rëndësishëm është spektatori për teatrin. Duhet ta ngulitim shumë mirë në mendjen tonë se edhe spektatori (si fenomen) ka ligjësitë e tija. Sa më mirë të kuptojmë spektator-in, aq më shumë shanse do të kemi ta shtojmë edhe në sasi edhe në cilësi. E kemi “përkthyer” gabim shprehjen teatri është për të gjithë. Teatri duhet t’u flasë e komunikojë me të gjithë ata që janë atë natë të dhënë, në atë sallë të dhënë, në atë shfaqje të dhënë. Pra, jo për të gjithë! Teatri është vetëm për qytetarin “special”, që është i hapur të diskutojë mendimet e tij me atë çka ai sheh në realitetin skenik! Jo për të gjithë! Ne do të kishim qenë shumë më ndryshe që të gjithë qytetarët ti kemi “special”, por kurrsesi të barabartë me “të gjithë”. Ai që vjen në teatër kurrsesi nuk është njësoj me “të gjithë”. Vetëm ai “bekohet” me katarsisin shpirtëror të teatrit.

-Ministria ka nisur takimet me gru-pet e interesit për strategjinë e kulturës, çfarë prisni?

Ftesën!Intervistoi: Julia VRAPI

Page 20: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

20 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

SOTSOT sport www.sot.com.al

SOKOL KUSHTA:

KORAB LLAZANI:Ish-basketbollist e trajner, sot zyrtar, Llazani ka pikëpamjen e tij për zhvillimin e koshit shqiptar

Basketbolli do ta kalojë ngërçin kur fëmijët shqiptarë të stërviten si moshatarët europianëBasketbolli në Shqipëri ka ul-

je-ngritjet e tij, por dukshëm ndër vite duke tentuar të shkojë drejt një profesion-

alizmi, i cili kërkon infrastrukturë, financim, përgatitje të gjithanshme dhe politika sportive inkurajuese dhe të qëndrueshme në plan afatgjatë. Askush nuk e mohon atë që është bërë, sikurse mbetet ende shumë punë për t’u bërë, në disa drejtime. Duke folur për gjendjen e basketbollit tonë, projektet, prag-garën e aktiviteteve kombëtare dhe prioritetet e Federatës Shqiptare të Basketbollit, sekretari i këtij in-stitucioni, njëherësh ish-basketbollist dhe ish-trajner, Korab Llazani, radhiti disa tregues ku çalon basketbolli shqiptar në tërësi, por ai nuk la jashtë vëmendjes punën që është bërë për të përmirësuar cilësinë dhe për të shtuar numrin e të rinjve që merren me këtë sport. Të ardhmen Llazani e sheh me optimizëm dhe ka argumentet e tij, por ai nuk e fsheh vështirësinë aktuale që diktohet nga mungesa e financimit shtetëror, amortizimi i pallateve të sportit, mungesa e terreneve në tërësi etj, gjë që janë detyrë e qeverisë dhe e pushtetit lokal.

Në këtë start të sezonit të ri basket-bollistik në Shqipëri, cila është gjendja e përgjithshme dhe pritshmëritë e garës në të gjitha nivelet?

Çdo vit, pavarësisht problematikës së fillimit ku detyrat në çdo lëndë janë jo shumë komode pas një periudhe pushimesh ; si pagesat, plotësim doku-mentacioni, respektim afatesh etj, ka një interes në rritje të paraqitjes sa më mirë të ekipeve si edhe të ekipeve të reja që po afirmohet çdo ditë, në kategoritë e të rriturve/ave. Ne javën që vjen star-tojmë edicionin e ri 2018-2019.

Cilat mendoni ju se janë avan-tazhet dhe dizavantazhet e këtij se-zoni?

Avantazh për basketbollin është rritja e interesit, sepse kjo përkthehet në konkurrencë dhe eksperiencë, si për lojtarët, ashtu edhe për trajnerët e drejtuesit, për të avancuar më politika që i shërbejnë garës dhe gjallërimit të aktiviteteve basketbollistike.

Ka patur një projekt për basketbol-lin në shkolla. Në çfarë stadi është dhe a mund të quhet i suksesshëm?

Basketbolli në shkolla ka filluar dhe do të vazhdojë më tej. Në bash-këpunim të ngushtë me MASR dhe Bashkinë e Tiranës në veçanti, po e zgjerojmë çdo ditë këtë projekt. Me fillimin e vitit të ri shkollor, në disa shkolla “pilot” do të jetë pjesë edhe procesit mësimor. Nuk mund të themi i suksesshëm për aq kohë sa u zhvillua, sepse është një proces, por presim të jetë i tillë në vazhdim sepse kërkon kohën e domosdoshme. Mendoj që sukseset nuk vijnë me një ditë...

Nëse përdorim për vlerësim termat “shumë mirë”, “mirë”, “mjaftueshëm”,”dobët”, ju si specialist por edhe si zyrtar i federatës, kë do të zgjidhnit për

basketbollin tonë?Vlerësimin do ta ndaja në dy kate-

gori: Sasi dhe cilësi. Sa i përket të parës, jemi në nivele të konsiderueshme kra-hasuar me prurjet në sportet e tjera në vend, përveç futbollit. Kemi një numër relativisht të mirë ekipesh moshash tek djemtë, por me vështirësi tek vajzat. Nga ana tjetër kemi lojtarë të huaj që lëvizin gjatë sezonit më shumë se çdo vit tjetër. Cilësia e kampionateve men-doj se do të ketë një ngritje në drejtim të rivalitetit dhe performancës në tërësi. Shpresoj, pra, që dhe niveli të jetë më i lartë dhe cilësor.

Është miratuar një ligj Sporti i ri. Çfarë përfiton basketbolli ne veçanti prej tij? Si ka ndikuar ai në menax-himin e aktiviteteve dhe cila është marrëdhënia e koshit me institucionet eprore si KOKSH, MASR? A kanë frute këto raporte?

Nuk e di se çfarë kuptoni ju me maksimum, se objektivi ynë për të arritur maksimumin nuk ka ndaluar kurrë. Ligji për Sportin është doku-menti themelor për të gjithë sistemin sportiv kombëtar. Ai është shtrati ku edhe basketbolli zhvillon veprimtarinë e vet në mënyrë të detyrueshme. Në të përcaktohen detyrimet dhe te drejtat që rrjedhin nga ai. Problemi qëndron në faktin e vështirësive që ndeshen në zba-timin e tij. Natyrisht, probleme të kësaj natyre ka. Këto janë në organizimin dhe menaxhimin e aktivi-teteve në nivel lokal, kombëtar dhe në veprimtaritë n d ë r k o m -bëtare që zhvillohen kryesisht në vendin tonë. Ndërkohë, marrëdhëniet t o n a m e K O K S H dhe MASR janë shumë të mira. Ato janë mar-rëdhënie të përcak-tuara mjaft

mirë në ligjin për sportin dhe janë marrëdhënie partneriteti dhe jo epror-vartës. Me to kemi bashkëpunime të vazhdueshme, qoftë me KOKSH ashtu dhe me MASR dhe janë të frytshme sigurisht.

Problem në Shqipëri mbetet tkur-rja e klubeve, sidomos në rrethe dhe këtu nuk është faji i federatës, për shkaqe që dihen. Çfarë do të ndodhë nëse fenomeni vijon të përhapet?

Fenomenet e krizës me klubet vijnë për shkak të mosadministrimit të kompetencave nga drejtuesit e shoqat-ave të basketbollit dhe bashkëpunimit të munguar me pushtetin lokal. Ne kemi bërë një reformë mjaft të rëndë-sishme në vitin 2010. Në zbatim të ligjit dhe me udhëzim të Ministrit të asaj kohe, jemi kthyer në person juridik privat. Mund të bëhem i përsëritur por indiferenca nga ajo kohe e deri tani, ka sjellë edhe përplasjen nga përqasja e kësaj reforme të re. Vetëm sot, shohim një qartësim gjithnjë dhe më të madh të përgjegjësve të shoqatave tona, të ushtrojnë dhe kërkojnë të drejtat që i garanton forma ligjore e "shoqatës" kundrejt misionit që ato përfaqësojnë në qytetet e tyre. Vetëm ligjërisht mund të rregullohet diçka e tillë, duke vënë përpara përgjegjësisë detyrat e secilit, por kjo deri më tani nuk është bërë siç duhet dhe po fillon të bëhet në Tiranë. Të gjitha shoqatat sportive anëtare duhet që të merren në konsideratë për atë çfarë përfaqësojnë në misionin

që kanë si të barabartë. Nuk ka arsye që dikush të konsiderohet

si i “nënës” dhe dikush tjetër si i “njerkës”. Të gjithë janë tak-

sapagues dhe duhet të tra-jtohen në bazë të vlerësimit të performancës së tyre. Tkurrje? Më vjen keq, tek ne nuk ka asnjë tkurrje, përkundrazi, kemi rritje te numrit të pjesëmarrësve

dhe anëtarëve.Në edicionin aktu-al, a ka ndonjë risi

në planin

organizativ, teknologjik apo financiar?Çdo edicion ka risitë e veta. Ne,

në ndjekje të detyrave të FIBA si ato organizative ashtu edhe teknologji përpiqemi të jemi koherentë, por e kemi të pamundur të realizojmë në mjediset kur ekipet s’kanë akoma fu-sha për tu stërvitur. Loja e basketbollit, ju e dini fare mirë, është vazhdimisht në evolucion. Ajo i ndryshon rregullat për të nxitur klasin dhe spektaklin dre-jt niveleve të larta. Ne këto ndryshime i përpunojmë dhe i përcjellim vazh-dimisht tek anëtarët tonë, por mbetet shumë për tu bërë nga të gjithë… ç’ti bësh, mundësitë këto janë…!!

Kuadri teknik ka shumë rëndësi, çfarë projektesh ka FSHB për kurset e trajnerëve dhe përfshirjen e të rinjve? Po me gjyqtarët si është gjendja?

Edukimi i trajnerëve dhe gjyqtarëve është një ndër objektivat tanë dhe vazhdimisht bëjmë seminare dhe trajnime me to për të përmirësuar nivelin e licensimit të tyre. Sigurisht ka shumë vend për t’u përmirësuar. Me trajnerët së shpejti do të përfundojmë një formë të re vlerësimi dhe teserimi sipas niveleve. Rregullorja e përpunu-ar posaçërisht për këtë qellim nuk do të ketë impakt menjëherë, por do të disiplinojë përgjithmonë këtë struk-turë shumë të rëndësishme. Situata me gjyqtarët nuk është në nivelin e kërkuar. Kemi gjyqtarë shumë cilësor të nivelit ndërkombëtar si dhe gjyqtarë të rinj që kanë dëshirë të ndjekin rrugën e gjykimit. Por numri i përg-jithshëm i tyre lë për të dëshiruar dhe është i pamjaftueshëm për përballimin e veprimtarive tona kombëtare dhe rritjen e konkurrencës ndërmjet tyre. Në këtë drejtim ngelet për tu bërë një punë më e madhe për rekrutimin dhe kualifikimin e tyre. Kemi zhvilluar vazhdimisht projekte dhe seminare me lektorë vendas dhe të huaj, por, e theksoj ngelet shumë për tu bërë.

Shqiptarët në rajon duan bashkim. A mund ta kërkojë dhe basketbolli këtë? A ka ndonjë projekt bashkimi me kampionatin kosovar të basketbollit?

Sa i takon bashkimit në nivel ra-jonal, nuk kam koment. Këto janë poli-

tika të instancave jo në nivel fed-eratash pavarësisht dëshirës.

Ne jemi të dyja anëtare të FIBA-s, si dhe kemi mar-rëdhënie më shumë se të mira. Por, ka disa hallka mjaft të ngushta nëpër të cilat mund të kalojë ky proces, gjë e cila kërkon kohën e duhur nëse do të ndodhë. Dhe, nëse ndodh, është e mirë-seardhur.

K o m b ë t a r j a mbetet një pikë delikate e fansave dhe jo vetëm. Në rang ndërkom-bëtar si me meshkujt dhe me femrat s’po

çajmë dot. Ballafaqimet janë pozitive , por na mungojnë rezultatet. Kur do të dalim nga ky ngërç?

Sa i takon rezultateve, me ekipet që nuk po çajmë është e vërtetë, se në kohën kur Maqedonia, vendi ynë fqinj, ka ngritur 100 salla sportive para pak vitesh dhe akoma nuk është nivele të kënaqshme, pa dashur të justifikohem vetëm me një shembull, imagjino në sallat e amortizuara tonat dhe fon-deve për këtë qëllim, që më shumë realizohen me kontribut vullnetar dhe mbështetje të palëkundur të presiden-tit të federatës, zotit Avni Ponari, si dhe miqtë e tij. Nuk mund të harrojmë defe-ktet e përgatitjes gjithëvjetore që është e pamundur të korrigjohen vetëm në një muaj kur përgatiten për ekipin kombëtar. Duhet thënë se më shumë përgatitje gjithëvjetore do të ndih-monte jashtëzakonisht, por financat e munguara na e kushtëzojnë që nga faza përgatitore bazike të lojtarëve në klubet respektive dhe deri tek grum-bullimi në skuadrat kombëtare. Nga ky ngërç mendoj se do të dalim kur: Fëmijët tanë të stërviten në kushtet të njëjta si moshatarët e tyre në Europë; Financat e klubeve të jenë dinjitoze për ta zhvilluar normal këtë veprimtari; Sallat të jenë të mjaftueshme dhe cilësore për të zhvilluar një aktivitet si basketbolli; Sponsorët të vrapojnë drejt basketbollit, për të promovuar produktet apo bizneset e tyre. Pasi të jenë realizuar këto që përmenda me sipër duhet dhe një element i fundit, që është koha e nevojshme. Megjithatë, rruga për të integruar basketbollin është kjo që po ndjekim. Varet shumë nga shpejtësia e lëvizjes. Jemi të ndërg-jegjshëm se kostot janë të mëdha. Si ato financiare, materiale, morale dhe teknike, por kjo rrugë duhet vazhduar me vendosmëri.

Së fundmi, keni një jetë me bas-ketbollin. Si e sheh të ardhmen e tij në Shqipëri në një periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë?

Një gjysmëjete me basketbollin, sepse mendoj që deri në fund do të jetë e tillë, pavarësisht pozicionit. Elementët janë të favorshëm, fëmijët dhe rinia e duan basketbollin. Nëse i trajtojmë ashtu siç duhet, hartohen politika shtetërore siç përmenda më lart, si dhe pjesëmarrja me ekipet e moshave pa ndërprerje ka sjellë frytet e veta. Kjo ka bërë që lojtarët tanë të kërkohen edhe nga tregu ndërkombëtar dhe për vendin që jemi këta lojtarë të shigjetuar janë mjaftueshëm. Në nivel afatmesëm dhe afatgjatë, nëse këto pjesëmarrje vazhdojnë njësoj intensivisht, pra të plotësohen ato pika që rendita më sipër, atëherë do të kenë suksesin e tyre pas disa vitesh ku dhe rezultatet do të flasin vetë. Në fund, meqë jemi në prag të fil-limit të edicionit të ri sportiv, dua tu uroj suksese të gjitha klubeve pjesëmarrëse, lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve. Me kontributin e secilit basketbolli do të vi-jojë të zhvillohet pozitivisht në Shqipëri.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Page 21: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

TË PREMTENTirana-Partizani 0-1

TË SHTUNËNKamza-Laçi 0-1Kukësi-Luftëtari 1-0Flamurtari-Kastrioti 4-0Teuta-Skënderbeu 2-0

RENDITJAKukësi 13Partizani 13Skënderbeu 11Flamurtari 10Laçi 10Teuta 8Kamza 7Tirana 5Kastrioti 4Luftëtari 3

JAVA 6

Vllaznisë i mjaftoi një gol i brazilianit Junior që të fitojë duelin derbi me Besëlidh-jen 1-0 dhe të mendojë që tani për një kthim të sigurt në Superiore. Por trajneri Hasan Lika i skuadrës së Vllaznisë, në një pronon-cim që ka dhënë për mediat pas takimit të fituar në Lezhë, ka theksuar se “Të gjithë e panë se e kishim të vështirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por nuk gjetëm golin. Ndërsa, në pjesën e dytë, ne shënuam falë lojtarit tonë më në formë, Juniorit”. Më tej Lika thek-soi domosdoshmërinë e vlerësimit të kundër-shtarëve, me apelin që të mos ketë shumë eufori. “E kam thënë që nuk do kemi ndeshje

të lehta dhe kjo po vërtetohet javë pas jave. Shënuam një gol, na duhej edhe një gol i dytë për të na e bërë më të lehtë. Mirëpo ne nuk shënuam dot, ndërsa Besëlidhja dha më të mirën dhe mund të na shënonte, sepse disa herë na vuri në vështirësi. Mungesat e Gocajt e Likës, duke ditur edhe vlerat dhe eksperi-encën e tyre të madhe që kanë si futbollistë, natyrisht që na e kanë vështirësuar akoma më shumë situatën. Madje, kemi edhe disa lojtarë shumë cilësorë që për arsye nga më të ndryshmet ende nuk i kemi gati”, theksoi më pas Lika. Natyrisht, trajneri e njeh kapacite-tin e grupit dhe urinë e tij për të fituar çdo

ndeshje në Kategorinë e Parë. “Ne, deri më tani kemi luajtur me ekipet më të forta të grupit tonë, madje edhe sot me Besëlidhjen që në Grupin A çdo sezon ka qenë skuadra me pretendime dhe mjaft solide. Një javë më parë me Dinamon. Për Superioren është shumë herët, ndeshja e radhës është synimi ynë”, tha pas ndeshjes në Lezhë, trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Hasan Lika. Deri tani trajneri kryeqytetas e ka përmbushur misionin e tij për të marrë maksimumin nga skuadra e tij, por Vllaznia, edhe pse është favorite absolute për t’u ngjitur në Superiore, duhet të ketë kujdes ndaj çdo kundërshtari.

Vllaznia fiton derbin me Besëlidhjen, nuk njeh rivalë në të Parën

Në kampionatin e Maqedonisë u luajtën ndeshjet e javës së tetë dhe Shkëndija e Shkupi nuk kanë bërë as në këtë raund ndeshje të mira. Shkëndija e Tetovës nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Akademija Pandev, që ruan kështu vendin e dytë dhe lë Shkëndi-jën në të tretin. Vardari ka fituar në transfertë Pobedas dhe ka thelluar distancën në kreun e renditjes dhe tashmë është +4 nga Akademija Pan-dev dhe +5 nga Shkëndija. Shkupi është thyer në transfertën kundër Renovës, me rezultatin 2-0. Rabotnicki dhe Belasica kanë ndarë nga një pikë, pasi takimi i tyre u mbyll në paqe me rezultatin 1-1. Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe ndeshja mes Silek-sit dhe Makedonija.

KATEGORIA I

LEGJIONARËT

DËSHTIMI

Korçarët munden 2-0 nga Teuta, vlonjatët fitojnë 4-0 ndaj krutanëve e kalojnë krizën

Skënderbeu pëson disfatën e parë, Flamurtari nxjerr inatin me KastriotinAdriatik BALLA

Java e 6-të e Kategorisë Su-periore u mbyll dje me katër takime të luajtura në fusha të ndryshme. Padyshim, inte-

resant nga të gjithë takimet e tjera ishte ai i luajtur në Durrës midis Teutës dhe Skënderbeut, fituar nga durrsakët 2-0. Kjo ishte disfata e parë e Skënderbeut në këtë kampionat, ndërsa trajneri i ri Bledi Shkëmbi mundi ish-shokun e tij të skuadrës në Korçë, Orges Shehin. Humbja bëri që Skënderbeu të humbasë kryesimin dhe të parakalohet nga Kukësi e Partizani që kanë respektivisht 13 pikë, ndërsa korçarët të mbeten në vend të tretë me 11 pikë. Kjo javë pra solli rrëzimin e Skënderbeut nga kreu pas afro një viti dhe rikthen në skenën e pretendimeve Kukësin dhe Partizanin si ekipet favorite për titull.

Teuta gjunjëzon SkënderbeunNatyrisht, me vlerë është

trepikëshi që mori Teuta, i cili e largon ekipin durrsak nga fundi i renditjes dhe e ngjit në mestabelë, duke bërë që Teuta dhe trajneri Shkëmbi të kalojnë krizën dhe frikën e një shkarkimi të mundshëm të trajnerit. Kështu, Teuta e Blendi Shkëmbit është rikthyer të fitojë pas dy humbjeve radhazi, dhe këtë e ka bërë pikërisht ndaj kampionëve në fuqi të Superligës, Skënderbeut të Korçës, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Sfida ishte mjaft interesante, teksa momenti që vendosi edhe fatin e takimit ishte në minutën e 42-të, kur Kabba i Skën-derbeut shkaktoi 11-metërsh dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 futbollistë. Pe-nalltinë e ekzekutoi sulmuesi i Teutës, Latif, i cili arriti ta dërgojë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Aldo Teqja, ndërsa në pjesën e dytë ishte

qendërmbrojtësi lezhjan Ditmar Bici, që shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për durrsakët. Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e gjashtë me tetë pikë, ndërsa Skënderbeu tashmë dorëzon fronin dhe zbret në vendin e tretë me 11 pikë, dy më pak se Kukësi e Partizani kryesues. Trajneri Shehi tha pas ndeshjes se ishte i zhgënjyer nga rezultati, por e mbrojti ekipin. “Realisht më vjen keq, që shkuam dëm. Dolëm shumë herë para portës, edhe pse shumë minuta me 10. Më vjen keq që nuk finalizuam dhe humbëm ndeshje me dy goditje standarde. Penalltia, çdo lojtari mund t’i ndodhë dhe topi doli me karambol te lojtari i Teutës. Bëmë zgjedhjen se duke fituar shtatlartësinë e kundërshtarëve, duhej të zgjasja skuadrën, Sambu dha sinjale shuam

të mira në Vlorë dhe në diskutim me stafin e hodhëm në fushë që të zgjatej”, u shpreh Shehi.

Flamurtari me goleadë në VlorëTe fitorja arriti të rikthehet

edhe Flamurtari i drejtuar nga Ilir Daja, që shkatërroi me rezultatin e thellë 4-0 Kastriotin, në sfidën e fundit të javës së gjashtë, të luajtur në qytetin e Vlorës. Bushiç hapi serinë e golave, ndërsa më pas ishin Torrasa, Batha dhe sërish argjenti-nasi, ata që kompletuan festivalin e golave për skuadrën vlonjate, e cila pas kësaj fitoreje është ngjitur në vendin e katërt me 10 pikë. Nga ana tjetër krutanët mbeten në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 4 pikë, duke lënë pas vetëm Luftëtarin e Gjirokastrës me 3 pikë.

Kukësi mundi ngushtë 1-0 Luftëtarin në ndeshjen e javës së 6-të, duke marrë tri pikë që e ngjitën automatikisht në vendin e parë. Por për trajnerin Armand Cungu nuk ka vend për festë apo eufori, teksa ka radhitur mjaft probleme të ekipit të tij. Cungu foli për emisionin “Gol pas Goli” dhe analizoi madje dhe dobësitë nga ndeshja e djeshme. “Ndeshja e sotme nuk ishte e mirë për ne. Ndoshta mund të ishte ndeshja më e dobët. E rëndësishme është marrja e 3 pikëve, edhe pse

zhvilluam ndeshje të dobët, pasi djemtë kishin karakter dhe ditën të vuanin. Dua t’iu them komplimente. Nuk është e lehtë, pasi Luftëtari është i mirë, ka individë të caktuar. Luajtën çdo gjë për çdo gjë në fushë. Jemi të varur nga Rexhinaldo. Sot kemi pasur mundësi shënimi dhe po punojmë sistematikisht. Ekipi di të shkojë deri atje, por të shënosh golin duhet të kesh nuhatje. Shpresoj të përmirësohemi”, tha Cungu. Më pas ai foli për vështirësitë në përzgjedh-je, dukë thënë se ka shumë lojtarë

të huaj, por rregullorja nuk i lejon të luajnë më shumë se 4 njëherësh. “Është shumë e vështirë, pasi më shumë kemi lojtar të huaj se sa vendas. Duke ditur edhe rregullor-en, e vështirëson formacionin dhe ndërrimet. Është shumë e vështirë situata për të bërë zgjedhjet. Titulli? Nuk mendoj që është normale për një trajner, që të thotë, ne jemi kampi-onë. Në Superligë kampionati është shumë i vështirë. Gjithsesi, Kukësi është pretendent dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një”, shtoi Cungu.

Cungu ka marrë kryesimin, por zbulon pikat e dobëta të Kukësit

Shkëndija zhgënjen sërish, bie në vend të

tretë në Maqedoni

Pogradeci mund Egnatian, policia në fushë

për të shuar sherret

Mesfushori me tipare sulmuese, Elis Bakaj, shkëlqeu dhe një herë tjetër në kampionatin bjellorus, duke bërë diferencë në favor të ekipit të tij. Kësh-tu, Elis Bakaj duket se është njeriu gol te skuadra e Shaktjor Soligorsk, pasi ka shënuar edhe në takimi që u luajt sot kundër Gorodeja. Kur rezultati i ndeshjes ishte i fiksuar me rezultatin 0-0, është pikërisht sulmuesi kuqezi që zhbllokoi shifrat, duke nxjerrë skuad-rën e tij nga situata e vështirë. Goli me firmën e Elis Bakajt erdhi në minutën e 76-të dhe po rezultoi shumë i rëndë-sishëm për të marrë pikët e plota. Me këtë fitore, skuadra e Soligorsk ruan qetësisht vendin e dytë dhe Bakaj ka kontribut në këtë sukses.

Elis Bakaj nuk ndalet, tjetër gol në Bjellorusi

Nuk ka kaluar pa tensione java e katërt e Kategorisë së Parë, ku në sfidën delikate mes Pogradecit dhe Egnatias, e cila ka përfunduar 3-1 për vendasit, në fund të saj janë përfshirë të dyja skuadrat. Në fakt, sfida është luajtur pa praninë e forcave të rendit, të cilat kanë ndërhyrë gjatë tensionit, në mënyrë që situata të mos përshkallëzo-hej edhe më shumë. Lojtarët miq nga Rrogozhina, duket se nuk janë pajtuar me humbjen, ndërsa kanë pasur diçka në fund të takimit për të sqaruar, si me lojtarët vendas ashtu edhe me gjyqtarët. Ndërhyrja e forcave të rendit në kohën e duhur, ka bërë që situata të normalizohet, ndonëse janë dëgjuar të bërtitura edhe në dhomat e zhveshjeve në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Kukësi, tri pikë për kreun, Laçi fitore “in-extremis” ndaj Kamzës

Kukësi po marshon pa zhurmë, por ia doli të kapë kreun e renditjes, sepse përfitoi nga humbja e Skënder-beut. Arturo Rexhinaldo është sërish heroi i Kukësit, pasi ka shënuar golin e vetëm të sfidës së luajtur në “Elba-san Arena” mes verilindorëve dhe Luftëtarit. Sulmuesi shënoi në fillim të pjesës së dytë me 11-metërsh, duke i dhënë një tjetër 3-pikësh skuadrës së Armando Cungut, e cila tashmë ngjitet në krye me 13 pikë, po aq sa ka edhe Partizani. Zhgënjen Kamza e Klodian Duros, e cila nuk arriti të rikthehet te fitorja, por u mposht në shtëpi nga Laçi me rezultatin mini-mal 0-1, ashtu si javën e kaluar ndaj Kukësit. Vendimtar ishte goli i shën-uar nga veterani shkodran Ndriçim Shtubina, i cili ndëshkoi kamzalinjtë në minutat shtesë të takimit dhe rik-theu te fitorja Laçin.

Page 22: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

22 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

BBC: Beyonce, gruaja më e fuqishme në muzikë

1-Këngëtari i bananes Dashnor...2-Fringo fare, i porsa dalë nga fabrika.3-Distanca midis dy objekteve.4-I vogli i pelës.5-Ai e gjuan shumë peshkun salmon në lumë.6-Notë në pentagram.7-Janë edhe ato të privatizimit.8-...Durhan, publicistë dhe etnografe angleze.9-Një i vetëm.10-Elbasani në makina.11-..Noriega, aktore e dëgjuar e tel-enovelave.13-Ish-shoqëri karburantesh në vendin tonë.14-Popull, turq.16-Shpellë.17-Riprodhim fjalë për fjalë i një shprehjeje apo men-dimi të një tjetri.18-Qendra.20-Është drith.21-Dëshmorë.22-Marçelo...ish-trajner i Juves.23-Sëmundje e rëndë e mushkërive.24-I vërtetë, konkret.25-Janë ato elektromagnetike.26-Fukara.27-Lëngu i hid-hur që prodhon mëlçia.29-Njëlloj si zakone apo vese.30-Ai drejton një manastir katolik.31-Ato mund të jenë zyrtarë por edhe krim-inelë.33-Markë birre gjermane.34-Djalë, rus.36-Futbollisti i Bajernit Myler në iniç.37-Objekt lokal.

1-Ka edhe një lloj gjarpëri me të tillë.6-Shkrimtari...Dodani.7-Ish fut-bollisti italian Roberto...ka luajtur me Juven.12-Është organizatë terror-iste në Irlandë me në krye Shi Penin.13-Është materiali inert.14-Mostër, yrnek.15-Një shtet aziatik me kryeqytet Bishkek.17-Njeri mospërfillës e përbuzës.18-Meksi e politikës në iniç.19-Piktori dhe skulptori...Ma-dhi.20-Qytezë në Rrethin e Kurbinit.21-Aktori amerikan...Gibson.22-Ajo e Arkidemit.23-Filmi artistik “...e para”.24-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit.25-Krahina, toka, treva.26-Sherr, grindje.27-Njëra anë e horizontit.28-Është firmë e tregëtimit të karburantit në Itali.29-Vegël pune i këpucarit.30-Tokat e mbjella.32-Literaturë italiane.33-Është hamall në port.34-Përmendore në formë shtylle me 3-4 faqe që vjen duke u ngushtuar në majë.36-Film italia “... në Iskia” me D.Modujan.37-...Sharif, ish aktor i Laurar Egjyptian.38-Ka edhe një të tillë fetar.39-Cilësia e zërit.40-Grupi që drejton të gjithë punët në një institucion apo Digaster.41-Mirë, për italianët.

Superylli i muzikës amerikane Beyonce, ishte në listën e industrisë së 40 femrave më me influencë në botë, falë femi-nizmit, aktivizimit dhe mesazhe pozitive që jep. Taylor Swift, Adele dhe Dua Lipa po ashtu janë pjesë e listës së grave më të fuqishme, që u zbulua si pjesë e Ditës Muzikore në BBC. Top 40-shja nuk përfshin vetëm ato që shesin më shumë, por edhe atyre që transmetojnë një mesazh me këngët e tyre. Beyonce qenë anëtare e grupit muzikor Destiny's Child dhe është bash-këshortja e reperit të njohur Jay-Z. Këngëtarja ne vitin 2006 u nda nga grupi Destiny's Child për të vazhduar karrierën e saj solo si këngëtare. Albumi i saj i parë solo titullohet "Danger-

ously in love", i cili u publikua ne vitin 2003. Më pas Beyonce nxori në treg albumin e saj të dytë më 4 shtator 2006, i cili titullohej "B'Day" dhe u bë një nga albumet më të suksesshëm te vitit. Beyonce e vazhdoi karrierën e saj me albumin "I Am...Sasha Fierce" gjatë 2009 dhe në 2011 nxori në treg "4". Në 2013, Knoëles publikoi një album surprizë, që mbante emrin e saj "Beyonce" dhe pas tre vitesh gjen sukses me albumin dhe vide-on "Lemonade". Në 16 qershor 2018 së bashku me Jay-Z nxori albumin e saj të 7 që titullohet "Everything is love". Ka marrë 22 çmime Grammy dhe është këngëtarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në MTV Video Music Awards.

ËndrraPara se të nisej në shkollë djali i

vogël i drejtohet babait duke i thënë:-Babi sot në ëndërr kam parë

sikur më ke dhënë 500 euro.Babai përgjigjet:-Mirë biri im, mbaji të gjitha për

vete dhe bli çfarë të duash.Lënia e duhanitNjë pacient drejtohet tek mjeku

për tu vizituar, ky i fundit e këshillon:-Nëse dëshironi të jetoni sa

më gjatë, duhet me doemos të lini duhanin.

Pacienti përgjigjet:-Për një gjë të tillë është bërë

vonë doktor.Mjeku:-Për të lënë duhanin nuk është

kurrë vonë.Pacienti:-Vërtetë, atëherë paska kohë pra.

Nuk prish punëNë një vend larg nga qyteti, një

zonjë shkon tek fqinja e saj dhe i thotë:

-Zonjë erdha t’ju kërkoj falje sepse një nga pulat e mia ju ka shkatërruar lulet përpara shtëpisë suaj.

Zonja e shtëpisë përgjigjet:-Në fakt duhet t’ju kërkojë unë

ndjesë juve, sepse qeni im pak minuta më parë ka ngrënë pulën tuaj.

Fqinja përgjigjet:-Nuk prish punë zonjë, sepse

qenin tuaj e shtypi pak më parë makina ime.

Brazili dhe brazilianët

Një burrë takon mikun e tij të vjetër në rrugë dhe i thotë:

-Dëgjo Rosi, shumë shpejt mendoj të hap një filial të agjencisë sime edhe në Brazil, kështu që unë do të trans-ferohem atje. Dëshiron të vish edhe ti?

Shoku i thotë:-Jo, faleminderit. Në Brazil unë?

Ai është vendi ku ka vetëm femra të këqija dhe futbollistë.

Burri e dëgjon dhe më në fund i thotë:

-Po edhe gruaja ime nga Brazili është, por nuk është ashtu siç men-don ti.

Shoku sërish i thotë:-Ashtu? Po në cilën skuadër

luan?

9 4 5

8 6 3 9

1 2 8

4 2 1

5 3

9 4 6

1 7 2

2 9 1 3

6 8 5

1 5 9 8 7 4

9 2 5 6

6 7

2 3 9 1

9 7 4 2

4 2

8 9 3 2

2 6 7 9 1 5

6 8 5

7 9 4 2

1 4 3 7

6 1 2

3 8 5 1

5 9 3

9 8 4 1

7 2 1 8

6 5 7

Page 23: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

GAZETA SOT E Diel 30 Shtator 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Meditimi në orë të caktu-ara të ditës do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni energjitë pozitive. Problemet në çift jo gjithmonë zgjidhen vetëm me puthje.

23 shattor - 22 tetor

Interesat kulturore dhe hobet tuaja do t’ju çojnë në kërkimin e situatave intere-sante. Do të arrini të zbuloni gjëra të rëndësishme në punë.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Lërini mënjanë komplek-set, nëse doni të përfitoni sa më shumë nga të mirat që ju ofron dita. Në jetën private do të kaloi momente relaksuese.

Korrektësia e tepërt ju lejon të jeni zotëruesi i të gjitha gjërave. Nëse doni të shkoni mirë me partnerit, përpiquni t’i dhuroni atij një imazh stimulues.

Përfitoni nga sugjerimi i një kolegu, që është më i zgjuar se ju. Vetëm në këtë mënyrë do dilni nga një telash, që rreziko-ni të humbisni raste të arta.

Dashi Demi

Do të përpiqeni shumë por nuk do të përfundoni asgjë në punë, jeni tepër të çorientuar. Nëse nuk jeni në humor, zgjidh-ni menjëherë problemet e ditës.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Rrugë të reja ju hapen në fushën profesionale. Keni dëshirë për t’u argëtuar, por gjithashtu ndjeheni mirë edhe nga ana shëndetësore.

Sot përdorni më mirë in-tuitën tuaj. Më mirë të mos reagoni, por prisni që qetësia të jetë aleatja juaj dhe të vazh-doni komunikimin.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Një mik që e keni ndi-hmuar është i gatshëm për t’jua shpërblyer ndihmesën me të njëjtën monedhë. Hëna ju bën romantik dhe sensual në dashuri.

Facebook, probleme te mesazhet për përdoruesit

Evitoni të mos bëheni pjesë e personave pa iniciativë. Miqtë do t’ju largohen në fillim të ditës, por mos u shqetësoni sepse në mbrëmje do festoni me ta.

Horizontal

Më i riu i familjes mund të jetë pengesa e vetme për të mos shkuar në festa të ndryshme. Humori do t’ju ndihmojë edhe në lidhjen tuaj sentimentale.

Nëse ende nuk i keni kus-htuar vëmendje elementeve kyçe të një projekti, tani është momenti i duhur. Në jetën në çift do të bini dakord për çdo gjë.

Facebook është konsideruar “mash-trues” nga një grup njerëzish, për dërgimin e mesazheve në numrat e telefonit, kur njerëzit përdorin llogarinë e tyre. Shumë njerëz e përdorin telefonin e tyre si një kontroll të dytë të identitetit kur hyjnë në llogarinë e tyre. Në të kaluarën, Facebook ka thënë se çdo reklamë, që arrin te njerëzit është shkaktuar nga gabimet e softuerit. Tani rrjeti social thotë se përdor informa-cionin për të “personalizuar” Facebook-in për përdorues të ndryshëm. Së fundmi po Facebook zbuloi një shkelje masive të sigurisë, që prek 50 milionë llogari për-doruesish. Gjigandi i medias sociale tha se sulmuesit shfrytëzuan funksionin e "View As" të Facebook-ut, gjë që u lejon njerëzve të shohin se si duken profilet e tyre tek përdoruesit e tjerë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Bagëtitë, shqerrat.6-I thuhet kështu drerit të tundrës.7-Është fshat i Tiranës rrugës për në Elbasan.8-Erioni kryebash-kiak në iniç.9-Përemër vetor.10-Një fjalë pa kuptim.11-Pije alkoolike.12-Pagesë mbi vlerënb e faturës.16-Kafshë e vogël pa shtyllë kurriozre.17-Tokë e punuar por e pambjellë.18-Tregim i shkurtër në vargje a prozë që ka si personazhe, kafshë, bimë apo sende.19-Djalë, rus.20-Kryeqyteti Santiago ka për shtet...22-Aktori Pelingu në iniç.23-I thuhet çallmës së hoxhës.24-Pohojnë italianët.25-Enë e madhe me grykë të ngushtë për lëngje.26-Ish futbollisti anglez Robin...27-Burgim.29-Ish kryeministri anglez...Bler.30-Bën pjesë në formacionin e artilerisë është me grykë të shkurtër.31-Starova i futbollit, i shquar.32-Bujk.33-Një numër me katër shifra.35-Fshat në brigjet e liqenit të Pogradecit.36-Janë edhe ato të privatizimit.37-Paganini i muzikës ital-iane në iniç.40-Akademiku Eqerem...41-Cohë për rroba pune.42-Cilësia e zërit.43-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali i filmit.

1-Lumë në veri .2-Aktori Vang-jel...3-Është e kuzhinës.4-Përemër vetor.5-Njeri që nuk beson te feja, i mungon fillimi.8-Zanor.10-Fshat, pa fund.11-Një qytet minatorësh në veri.12-Kondi-ta.13-Një shoqëri e vjetër karburanti në Ita-li.14-Shkrimtari amerikan Tomas...15-Hu-moristi anglez Atkinson në iniç.16-Një sisor imadh deti.18-Ndryshe për frymën.20-Qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gribraltarit.21-Tepsi prej bakri e cekët me buzë të kthyera.23-Predhë luftarake që përdoret edhe në ujë.24-Ga-dishull në Gjirin Persik.25-Zvonimir...ish futbollisti kroat.26-Sëmundje e zor-rës së trashë.28-Është lëndë helmuese luftarake.29-Gjëndërr e huaj në trupin e njeriut.31-Një fshat i Kavajës.32-Grum-bull malesh të larta, bjeshke.33-Hamall porti.34-Drama “...para gjyqit”.36-Zogu i rosës.38-Banor i një krahine në jug të vendit.39-Qytet në Gjermani.40-Çeta Mal-lakastrës.41-Pohojnë rusët.

Fëmijët kalojnë lumin me tenxhere për në shkollëDisa nxënës nga distrikti

Biswanath i Indisë, po shfrytëzojnë tenxhere të thella alumini, që të dalin në anën tjetër të lumit, ku ndodhet shkolla tyre. Me kujdes që të mos i lagin uniformat, të vegjlit me çanta në shpinë, shfrytëzonin duart si lopata që të lëvizin më shpejt. “Ndjehem i turpëruar dhe i zemëruar, që fëmijët duhet të rrezikojnë jetën nëpër tenxhere për të ardhur ë shkollë” ka thënë një mësimdhënës, i cili po kërkon të bëhet zgjidhje për nxënësit. Mësohet se barka nga druri që e kishin deri më tani, është dëmtuar gjatë një vërshimi që e kishte përfshirë zonën. Kur dedikimi tyre për të shkuar në shkollë u shfaq në media, shumë njerëz të vullnetit të mirë, kanë shprehur dëshirën t’ju ndërtojnë një urë.

Page 24: Zbulohet raporti për ngritjen e SPAK, përzgjidhen 170 ... · shkon te Ministria e Kulturës... GENCI FUGA: S’kemi asnjë “instrument” për rritjen e cilësisë profesionale

24 GAZETA SOTE Diel 30 Shtator 2018

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Serie A italiane luajti dje ndeshjet e para të javës së shtatë të saj, ku kishte padyshim

dy ndeshje derbi të fuqishme. Së pari ishte dueli derbi i Romës me Lacion, kurse në Torino Juventusi luante një derbi për kreun me Napolin. Të dyja ndeshjet i fituan skuadrat pritëse me rezultatin 3-1. Për Romën ishte një fitore me vlera sepse vinte pas disa humbjesh radhazi dhe me këtë sukses përmirëson pozi-tat e tij në klasifikim, kurse fitorja e Juventusit po me të njëjtin rezultat 3-1 kundër Napolit regjistroi rekordin e radhës, pasi në shtatë ndeshje ka korrur shtatë fitore, duke marshuar në krye të Serisë A, si kandidaturë favorite për të fituar titullin kampion.Roma likuidon Lacion, fitore

me vlerë në derbiDerbi i kryeqytetit ital-

ian u “ngjyros” verdhekuq, pasi Roma arriti të mposhtë Lacion me rezultatin 3-1, në një sfidë që u zhvillua në një atmosferë mjaft spek-takolare, të krijuar në shkallët e “Olimpicos”. Pas dy pritjeve

Ndeshja/Liverpuli mban kreun, barazon në fund me Çelsin

AMBICIA Një tjetër surprizë vjen pas zg-jedhjes së Gjermanisë së pritëse e Europianit të vitit 2024. Në gjashtë vitet e fundit Britania e Madhe ka organizuar me sukses Lojërat Ol-impike dhe Paraolimpike të Londrës, botërorin e Regbit, lojërat e Komu-nuellthit, një start të turit të Francës dhe Ligën e regbit. Por tani ishullorët kërkojnë të sigurojnë për të ardh-men një turne madhor si botërori i futbollit, të ndikuar dukshëm dhe nga entuziazmi i kësaj vere dhe re-

zultatet në Rusi. Federatat e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës janë duke biseduar për të formalizuar kandidaturën e përbashkët, dhe kanë marrë gjithashtu bekimin e qeverive për t’i mbështetur financiarisht. “Pas entuziazmit në kupën e botës këtë verë, po punojmë për një plan të përbashkët për të fituar organizimin e kupës së botës në 2030. Nëse feder-atat bien dakord, do kenë mbështet-jen totale tonën”, tha Theresa Mej, kryeministre e Britanisë së Madhe.

Tereza Mej konfirmoi suportin e saj në një takim të konservatorëve në Birmingem. Ndërkohë në fokus janë dhe ndeshjet e Europianit 2020 të futbollit ku Londra dhe Gllazgou do të presin 11 sfida, me finalen e cila është programuar në impiantin mitik “Uembli”. Anglia kishte një moto për të rikthyer futbollin në shtëpi, me objektivin për të fituar turneun, por edhe nëse nuk ia arrin deri në 2030, të paktën do të synojë ta kthejë kupën në shtëpi, përmes organizimit.

LA LIGA SUKSESI TRAJNERI

Zhgënjen sërish Barcelona, vetëm barazim me Bilbaon

Humbet Junajtid, Murinjo pranë shkarkimit

Arsenali merr fitoren e pestë radhazi, tani i pesti në Premier

Kampionati spanjoll zh-villoi dje shumicën e ndesh-jeve të javës së shtatë të tij, ku Barcelona zhgënjeu dhe një herë tjetër, por të paktën mori një pikë e jo disfatë si në mesjavë. Barcelona është ndarë baras me Bilbaon, që është ndeshja e tretë radhazi pa fitore. Katalanasit nisën takimin pa Lionel Mesin, që u inkuadrua në pjesën e dytë në minutën e 55-të. Bilbao kaloi në minutën e 41 përmes De Markosit. E Barça barazoi shifrat përmes El Hadadit në minutën e 84-t pas asistimit nga argjentinasi Lionel Mesi. Në krye të tabelës Barcelona

Në Premier League an-gleze u luajtën dje ndeshjet e javës së shtatë, ku spikatën në tërësi fitoret e skuadrave të mëdha. Me përjashtim të Junajtid, të gjithë të tjerët fituan. Ndërkohë, Arsenali ka shënuar fitoren e pestë rad-hazi në ligë, duke e mposhtur Uotfordin, 2-0. Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë. Kathkart me autogol i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 81. E pas dy minu-tave epërsinë e dyfishoi Ozili pas asistimit nga Lakazete. Në vendin e pestë Arsenali

Një shkarkim mund të ndodhë në Premier League nga çasti në çast. Mançester Junajtid është mposhtur nga Uest Hem Junajtid me rezultat 3-1 për t’ia vështirësuar punët Hoze Murinjos si trajner. Pas javës së ngarkuar me lajme për mosmarrëveshjet me Pol Pogbanë dhe një numri lo-jtarësh, portugezi ka shijuar humbjen e tretë në këtë sezon. Londinezët e filluan mirë takimin kur realizuan që në minutën e gjashtë përmes Felipe Anderson. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Viltor Lindelof u përkujdes për autogol dhe rezultatin 2-0. Në

ka 14 pikë, e Bilbao në vendin e 14 ka 7 pikë. Padyshim, kryendeshja e kësaj jave ishte derbi i Madridit midis Realit dhe Atletikos.

minutën e 70-të Junajtid tentoi të rikthehej në lojë me golin e Rashford, por Arnautoviç 4 minuta më vonë shënoi për rezultatin 3-1.

shpëtimtare të Strakoshës, skuadra e Di Franceskos gjeti golin e avantazhit në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa Lorenzo Pelegrini arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës së bardhekaltërve. Lacio arriti të rikthejë bar-aspeshën në minutën e 67-të, kur Fazio gaboi ndaj Imo-biles dhe bomberi italian nuk fali përballë portierit Olsen, duke dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm 4 minuta, pasi Roma rigjeti sërish avantazhin, teksa mbrojtësi Aleksandër

Roma fiton derbin me Lacion, Juventusi shkatërron Napolin e Ançelotit

Premier League dhuroi emocione të forta ditën e djeshme, por kryendeshja e kësaj jave padyshim që ishte ajo mes kryesuesve Çelsit dhe Liverpulit. “Reds”-at mbajnë kryesimin pasi barazuan në minutën e fundit me blutë e LOndrës 1-1, duke qëndruar në vend të parë me 19 pikë, po kaq sa Mançester Siti, ndërsa Çelsi mbetet në vend të tretë me 17 pikë. Pra, derbi i kësaj jave në Premier Ligë ndërm-

jet Çelsit e Liverpulit nuk ka dhënë fitues. 1-1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi. Eden Hazard e kaloi Çelsin në epërsi në minutën e 25-të pas asistimit nga Kovaçiçi. Liver-pulin nga humbja e shpëtoi Daniel Starrixh që shënoi një supergol në minutën e 89-të, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri. Çelsi mban vendin e tretë me 17 pikë, e Liverpuli në të dytin ka 19 pikë, aq sa ka Siti në krye.

Kolarov ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe ndëshkoi Strakoshën për herë të dytë. Llogaritë e derbit u mbyllën në minutën e 89-të, kur qendërmbrojtësi argjen-tinas Fazio shleu gabimin e 20 minutave më parë dhe ndëshkoi Lacion për herë të tretë, duke vulosur suksesin e verdhekuqve në derbi. Roma gjen kështu fitoren e dytë radhazi brenda tre ditëve, duke shkuar përkohësisht në kuotën e 11 pikëve në renditje, ndërsa skuadra dhe trajneri Di Francesko rigjejnë

Britania synon Botërorin 2030, përfshihet edhe kryeministrja Mej

Verdhekuqtë mundën Lacion 3-1 dhe shpëtojnë pankinën e trajnerit Di Francesko, “Zonja e Vjetër” përmbysi Napolin 3-1 dhe vijon marshimin në Serie A

ka 15 pikë. Kurse Uotfordi një vend më poshtë ka 13 pikë. Duhet thënë se Arsenali po bën një ecuri fantastike në këto javët e fundit.

qetësinë e humbur pas disa humbjeve radhazi. Mbetet të shihet ecuria e Romës në javët e ardhshme, por mor-alisht rritet pas triumfit në derbi.

Juventusi i prish planet Ançelotit

“Zonja e Vjetër” e fitoi der-bin e sotëm kundër Napolit, për të shënuar fitoren e shtatë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara. 3-1 ishte rezulta-ti përfundimtar i takimit të sotëm. Napoli e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e dhjetë përmes Mertensit që realizoi pas asis-timit nga Kallejoni. Juve e përmbysi rezultatin përmes sulmuesit kroat Manxhukiç, që shënoi dy gola në vazhdim. Njërin prej tyre pas asistimit nga Ronaldo. Në minutën e 58-të Napoli mbeti me një lo-jtar më pak në fushë kur Rui u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’ia lehtësuar punën Juventusit në vazhdim të ndeshjes. Në minutën e 76-të Juventusi shënoi edhe njëherë përmes Bonuçit, i cili realizoi nga asistimit i Ronaldos. Në krye të tabelës Juventusi ka 21 pikë, e Napoli në një pozitë më poshtë ka 15 pikë.

GOLA ka pësuar Liverpuli në 7 javë garë në Premier League. Duhet thënë se kjo është shifra më e

mirë ndër mbrojtjet e ekipeve angleze dhe në të njëjtat kuota qëndron edhe Mançester Siti, por ekipi i Guardiolës ka shën-uar 21 gola kundrejt 15 të ekipit të Klopit.

3