zekati ky kusht i islamit

49
Hamdi NUHIJU Zekati ky kusht i Islamit 1

Upload: david-davud

Post on 10-Apr-2015

169 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Punim mbi zekatin

TRANSCRIPT

Page 1: Zekati Ky Kusht i Islamit

Hamdi NUHIJU

Zekati ky kusht i Islamit

1

Page 2: Zekati Ky Kusht i Islamit

Zekati Institucioni Gjallërues

Zekati është shtyllë e Islamit por njëkohësisht edhe një mjet mjaft i rëndësishëm financiar.Me të realizohen të hyra të ndryshme , bëhet rritja ekonomike, zhvillohet industria ushqimore , dhe industri tjera , zhvillohen tregje të specializuara , funksionon sistemi social etj etj etj.Zekati për besimtarin është një pastrues njejtë si uji që për cdo ditë depërton në cdo gjymtyr të trupit të tij.Ai favorizon punën dhe lufton përtacinë në një farë mënyre është një mbështjellës mjaft u fuqishëm ekonomik.Urtia e dhënies së zekatit fshehet edhe në vet nocionin e barazisë në shoqëri , sepse me dhënien e zekatit , po vendohet një ekuilibër ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në shoqëri.Zekati është një formë tatimi për shpirtin e besimtarit , pasiqë me teorinë ekonomike bashkëkohore shpirti është i lidhur shumë ngusht me kapitalin.Sa është obligim , aq është edhe e drejtë , sa është dëshirë aq është edhe vullnet , zekati luan rrolin e ndërmjetësuesit në shoqërinë njerëzore.1Zekati paraqet elementin integral të shkencës ekonomike islame, me të cilën sigurohet sistemi i mbrojtjes së detyrueshme sociale për pjesën e rrezikuar të popullsisë.2Zekati është një nga shtyllat e Islamit dhe në të njejtën kohë edhe bazë e obligimeve ekonomiko financiare në Islam me të cilin Islami tenton të vendosë baraspeshë në shoqëri në mes të pasurve dhe të varfurve, e me këtë do të ndërtohet pa kurrëfar dyshimi një shoqëri reale, përparimtare, e qetë dhe solidare...I vetmi sistem jete në këtë botë , i ka caktuar të drejtë të varfurit në pasurinë e të pasurit.Prandaj edhe Islami është aq i pranueshëm nga masa e gjërë shoqërore sepse synon një ekuilibër në shoqëri midis shtresave dhe si rezultat i kësaj ajo arrinë që të depërtoj aty ku shumë sisteme botërore nuk kanë patur mundësi të depërtojnë.Kjo e drejtë e të varfurit në pasurinë e të pasurit është zekati të cilin e ka caktuar All-llahu xh.sh.

1 Mendimet Ekonomiko Islame I , Grup Autorësh fq.26 Tetovë 20022 Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu fq.122 Shkup 2005

2

Page 3: Zekati Ky Kusht i Islamit

Në zekat shohim parimin e konfirmuar të përgjegjësisë reciproke dhe kujdesit të njerëzve për fatin e njëri-tjetrit.Ky parim , njëherë i proklamuar , mund të bëhet bazë për forma të reja të ndryshme të kujdesit në pajtim me zhvillimin , nevojat dhe mundësitë e shoqërisë.Në botën e sotme myslimane , zekati është cështje private e cdo individi dhe në gjendjen ekzistuese të vetëdijes shoqërore dhe fetare ai është plotësisht jashtë funksionit .Mungesa e zekatit është e dukshme në cdo hap.Zekati është institucion politiko-juridik i rregullimit islam, funksionimi i të cilit medoemos duhet të sigurohet në cdo mënyrë , duke e inkuadruar përdorimin e fuqisë.3

Shqetësimi i intelektualëve mysliman me të vërtetë është me vend duke e ditur vlerën dhe rëndësinë e këtij kushti të Islamit i cili në shumë vende në Kur`an është i bashkangjitur më namazin.Zekati është adhurim në pasuri i myslimanit dhe pastrim i jetës së tij nga ndytësirat e shejtanit të mallkuar.Për të formuar një personalitet islamik, dijetarët shkojnë aq larg saqë thojnë se nëse nuk është i ushqyer me ushqim hallall ai edhe nuk mund ta arrijë një gjë të këtillë asnjëherë.Për atë, o njeri mysliman mos harro këtë të drejtë e cila i takon të varfurit, nëse dëshiron që fëmijën tënd ta shohish në mesin e njerëzve të shpëtuar duhesh që pasurinë tënde ta pastrosh me dhënien e zekatit të varfurit dhe në këtë mënyrë të arrish kënaqësinë e All-llahut tënd.Mos u bërë koprrac asnjëherë sepse koprracia nuk ka vend në islam dhe për të ndëshkohesh si për shumë ndëshkime tjera islame bile edhe më rënd, por as shumë dorëlëshuar jo, sepse në atë mënyrë dëmton familjen tënde, bëhu mesatar e jepe zekatin i cili i takon të varfurit, sepse Islami është fe e mesi dhe ummeti i Muhammedit a.s. janë ummet i mesit.Kujto Othmanin r.a. i cili për nevojat e muslimanëve e dhuroi tërë pasurinë e tij, kujto Ebu Bekrin r.a. i cili gjithmonë ndihmonte të varfurit dhe ishte i mëshirshëm ndaj tyre e modest dhe kurrë nuk tregohej kryelartë edhe pse kishte pasuri që në shifra të sodit do të llogariteshin më miliona.Kujto Omerin r.a. i cili dukeshte shumë i vrazhdë në jetësimin e rregullave të islamit ndaj të tjerëve, por ishte shumë zemërbutë dhe i dhimbshëm ndaj të varfurve dhe i drejtë.T`i o njeri duhesh t`i ndihmosh atij, njejtë si gjithë hafifet e Pejgamberit a.s. , njejtë si Aliu r.a.Duhesh të mundësosh një punë të mirë, që të mos kenë nevojë ato për zekatin tënd. Sepse zaten qëllimi i zekatit tënd është që ta afrojë në tregun e mundësive edhe njeriun tjetër i cili është i ngratë dhe nuk posedon pasuri.All-llahu xh.sh thotë në Kur`anin famëmadh:

“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin ( që ka nevojë por nuk lyp)”4

3 Deklarata Islame, Alija Izetbegovic , Prishtinë 1999 f.39-404 Edh-Dharijat,19-20

3

Page 4: Zekati Ky Kusht i Islamit

Ky ajet kur`anor është mjaft i qartë në atë cka ne edhe konstatuam më lartë.Vërtetë All-llahu xh.sh. është i Drejtë dhe urdhëron drejtësinë tek të gjitha krijesat e tij.Por , vullneti i lirë i mendjes së njeriut të cilën e ka falur All-llahu ndonjëherë edhe anon rrugën tjetër ate , të shejtanit dhe harron urdhrat e Krijuesit.E si rezultat i kësaj edhe kemi varfëri sot në tërë botën.Fjala “Ez-Zekat” në aspektin gjuhësor është infinitiv i foljes “zeka” , thuhet “zeka esh-shej`u” është shtuar dhe rritur , po ashtu thuhet “zeka fulanun” kur përmirësohet.Pra, zekati është bekim , shtim , pastrim dhe përmirësim.Në fjalorin e quajtur “Lisanu-l-areb” , autori thotë:”Esenca e zekatit në gjuhë është pastrim , shtim , bekim dhe lavdërim , e të gjitha këto kuptime janë përdorur në Kur`an dhe Sunnet”.Por , më evidente sic thekson Vahidiu dhe të tjerë , është se rrënja e fjalës “zeka” do të thotë rritje dhe shtim.Thuhet “zeka ez-zer`u , jezku zekaen,” dhe cdo gjë që i shtohet thuhet “zeka”.Por , pasiqë bima nuk zhvillohet nëse nuk e pastrojmë prej kalbësirave , fjala “ez-zekat” po ashtu ka kuptimin edhe të pastrimit.Kur cilësohen njerëzit me fjalën “ez-zekat”-në kuptim të përmirësimit-kjo i referohet shtimit të mirësisë te ata.Thuhet “Rexhulun zekij.” gjegjësisht në shkallë më të lartë nga njerëzit e devotshëm , po ashtu thuhet “zeka el-kadi esh-shuhude”( gjykatësi i ka vlerësuar dëshmitarët) kur e sqaron gradën e lartë të tyre në mirësi.Zekati në Sheriat në kuptimin terminologjik është emër i pjesës së caktuar prej pasurisë të cilën All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ata që e kanë hise.Po ashtu me këtë emër quhet edhe vetë nxjerrja e kësaj pjese.Kjo pjesë e nxjerrur prej pasurisë është quajtur zekat , sepse ajo e rritë pasurinë prej të cilës është nxjerrë , e shumon në kuptim dhe mbron nga dëmet , sikur që përcjell këtë Neveviu nga Vahidiu.Ibn Tejmije thotë:” Vet personi shtohet , po ashtu edhe pasuria e tij shtohet , pastrohet dhe shtohet në aspektin kuptimor.”Shtimi dhe pastrimi nuk i referohen vetëm pasurisë , por i referohen edhe vetë personit që jep zekatin , sic thotë All-llahu xh.sh.:”Merrë prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh( të mirat)...”(Et-Tevbe:103)Ez`heriu thotë:”Zekati e zhvillon të varfërin , e ky është një gjest i shkëlqyeshëm sepse tregon se zekati realizon zhvillim material dhe shpirtëror për të varfërin , krahas zhvillimit që realizon për të pasurin , në personalitetin dhe në pasurinë e tij.”5

6Fjala zekat është përsëritur në trajtën e shquar në Kur`anin famëlartë tridhjetëherë.Prej tyre në njëzeteshtatë vende , ka ardhur bashkangjitur me namazin në një ajet, ndërkaq në një vend është

5 Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.39-406 FIKHU ZEKAT 1, Dr.Jusuf el-Kardavi , fq.43 Shkup 2005

4

Page 5: Zekati Ky Kusht i Islamit

përmendur në një kontekst me namazin , edhe pse nuk është në një ajet.Ja disa shembuj konkret:

All-llahu xh.sh. thotë në kur`an:7”Falni Namazin dhe jepni Zekatin e cdo gjë të mirë që e përgaditni për veten tuaj, do ta gjeni tek All-llahu”8“Falni Namazin dhe jipni Zekatin dhe bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit, mbase kushtu mëshiroheni.”9“Ata nuk ishin të urdhëruar vetëm që të adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqert ndaj tij,që të largohen nga cdo besim i kotë, të falnin Namazin dhe të jipnin Zekatin se kjo është feja e drejtë”10Nga ana gjuhësore Zekat d.t.th rritje dhe shtim, ndërsa nga ana e terminologjisë së legjislacionit Islam, zekat d.t.th.:Adhurim i All-llahut duke nxjerrë një të drejtë të detyrueshme prej pasurisë personale, për një grup të vecant njerëzish në një kohë të caktuar.Prej celësave të furnizimit është mirësia ndaj të varfërve.Pejgamberi a.s. ka treguar se njerëzit ndihmohen dhe furnizohen për shkak të dobtëve të tyre.Imam Buhariu transmeton prej Mus`ab Ibën Sa`dit , i cili thotë:”Sa`di e ndiente veten se është më meritor se disa të cilët ishin më poshtë se ai.Pejgamberi a.s. tha:“Po , a nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm se me të dobëtit tuaj.”Kush e dëshiron ndihmën dhe rriskun e All-llahut le t`u ndihmojë dhe bëjë mirë të pafuqishmëve.Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka sqaruar se kënaqësia e tij kërkohet me bamirësinë ndaj të varfërve.Ahmedi , Ebu Davudi , Tirmidhiu, Ibën Hibani dhe Hakimi transmetojnë prej Ebu Derdasë, i cili thotë:”E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:“Më kërkoni mua te të dobëtit tuaj, ngase ju njëmend furnizoheni dhe ndihmoheni me të dobëtit tuaj.”Mula Ali El-Kari në komentimin e fjalës së Pejgamberit a.s “Më kërkoni mua te të dobëtit tuaj” , thotë:”Kërkone kënaqësinë time me bamirësi ndaj të varfërve tuaj”.Kush orvatet ta kënaq të dashurin e Furnizuesit të Plotëfuqishëm (Zotit ), Muhammedin a.s. me bamirësi ndaj të varfërve , All-llahu i Madhërishëm do t`i ndihmojë atij kundër armiqve të tij dhe do ta furnizojë.11Kjo është një cështje e cila nxitë dhe stimulon ndihmimin e bonjakëve dhe të varfërve.Ne përmes ndihmesës sonë i ndihmojmë vetvetes pasiqë kemi rehatuar shpirtin tonë tek All-llahu i Madhërishëm dhe kemi arritur që ta zbusim një brengë të kësaj

7 El-Bekare,1108 En-Nur,569 El-Bejjineh,510 ZEKATI,detyra e panjohur , Grup Autorësh , fq.12 Tiranë 200311 Celësat e Furnizimit, Dr.Fadël Ilahij , Shkup Furkan Ism 2001 f.70-71

5

Page 6: Zekati Ky Kusht i Islamit

dynjaje tek një vëlla i yni nga feja.Ndërsa All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur`anin famëlartë:“Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat ) dhe njëkohësisht lutu për ta , se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se , vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.”12

Me të vërtetë ka shumë ajete kur`anore të cilat flasin mbi këtë cështje shumë të rëndësishme islame.Ndërsa vet All-llahu xh.sh. caktoi kategoritë e nevojtarëve për marrjen e zekatit.Duke medituar mbi këtë ajete ne vetëmse do të shtojmë bindjen tonë mbi drejtësine e Islamit dhe myslimaneve dhe na jepet edhe një argument plus për paanshmërinë e islamit në cështjet sociale.Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëlartë:“All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare(, punonjësve që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”13

Nuk lejohet që shteti t`ia bashkojë zekatin buxhetit shtetëror, pa i paraparë këto kategori të shpërndarjes së zekatit, por patjetër edhe prej buxhetit, duhet të vecojë pjesë për këto kategori prej të hyrave tjera.Në të vërtetë , zekati përfshin kategori të shumta të pjesës së shoqërisë, për të cilat shteti ndan mjete nga buxheti, që në kohën e sotme quhen ministria për cështje sociale, ministria e arsimit, ministria e shëndetësisë, ministria e punëve të brendshme dhe e sigurisë, ministria e mbrojtjes etj.14

Po mirë cfarë ndodh në rastë se në shtetin tonë në të cilin jetojmë nuk aplikohet sheriati dhe është shtet laik, joislam?A lejohet që zekatin ta tubojnë organizatat joqeveritare?Zekati është shtylla e tretë e islamit dhe përbën parimin ekonomiko-social i cili shëron sëmundjen e varfërisë, nevojës , borxhit, bredhjet , e poashtu kontribuon në prokalimin e Islamit.Zekati i bashkëngjitet namazit në Kur`an dhe Sunnet.Kështu, në Kur`anin famëlartë zekati i bashkëngjitet namazit në 28 vende, kurse poashtu bashkëngjitet me namazin edhe në shumë hadithe.Për këtë Enesi r.a. tha:”All-llahu e mëshiroft Ebu Bekrin r.a. , sa mirë i ka kuptuar sendet ( ka për qëllim se ai nuk bëri dallim mes namazit dhe zekatit ).Ai , atyre që pas vdekjes së Pejgamberit a.s. , thanë :”Do

12 Et-Tevbe, 103-10413 Et-Tevbe , 6014 Për kushtetutën Islame , Prof.Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005 f.90

6

Page 7: Zekati Ky Kusht i Islamit

të falemi, por nuk do të japim zekatin “ , u tha :”Pasha All-llahun, do ta luftoj atë që e ndanë namazin prej zekatit”.Kështu , nëse namazi është farz-obligim që lypet të kryhet në cdo kohë dhe në cdo vend, pa marrë parasysh a ekziston halife apo jo , atëherë duhet pasur parasysh se edhe zekati është detyrim obligativ që duhet të jepet në cdo kohë dhe në cdo vend.Ky obligim mbyqkyret nga tre mbrojtës:1.Pushteti, i cili obligohet ta merr zekatin prej të pasurve dhe t`ua ndajë të varfurve të atij vendi.2.Ndërgjegja shoqërore ndaj popullatës myslimane, e cila mishërohet në këshillimin në fe dhe urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja.3.Besimi në zemrën e myslimanit.Kështu, nëse nuk gjendet mbrojtësi i parë, mbeten dy të tjerët, e nëse nuk gjendet mbrojtësi i parë dhe i dytë, mbetet mbrojtësi i besimit, i cili e shtyn besimtarin që ta kryejë obligimin edhe nëse nuk e kërkon këtë dikush prej tij.15

Ekonomia bashkëkohore e bazuar në intriga, mashtrime, mito, korrupsion, mallverzim mallrash dhe shërbimesh,kamatë, dita ditës, po i afrohet nevojës për një rifreskim dhe mendim pak më ndryshe.Sipas disa analizave të instituteve ekonomike evropiane, do të vijë së shpejti një kohë kur do të kemi shumicën e popullatës të varfur dhe robotët do të bëhen pronar të kapitaleve të cilat më mund të madh por edhe me mashtrime të ndryshme janë formuar.Nga kjo pikëpamje ne vetëmse mësojmë fytyrën e vërtet të ekonomisë perëndimore e cila mburret me të “arriturat “ e saj në gamën e gjërë të teknologjisë dhe tregëtisë elektronike.Sot nuk ka nevojë që shitësi të takohet më blerësin por këtë detyrë me mjaft mjeshtëri po e kryejnë “mendjet e mençura” të cilat me mjaft mjeshtëri perëndimi po i shfrytëzon.Ndërkaq sot civilizim po quajmë gjithçka që është e lidhur me paratë dhe teknologjinë.Ndërsa dikur pak më herët nuk ishte kështu.Dikur 16me fjalën civilizim nënkuptonim tre nocione:zhvillimin ,qytetërimin dhe kulturën.Thuhet se me qytetërim kombëtar nënkuptohet niveli ekonomiko-matrial i një kombi , ndërsa me kulturë kombëtare nënkuptohet një anë tjetër e kombit.Fjala kulturë nuk nënkupton vetëm diturinë por edhe pamjen e jashtme, mënyrën e të mënduarit, të sjelljes dhe edukatës.Të gjitha këto bëjnë pjesë në anën ekonomiko-matriale.Dhe ky ishte civilizimi nga kuptimi i përgjithshëm që masa e madhe e intelektualëve perëndimor po e jetësojnë.Ndërkaq i gjithë ky siklet po jetësohet nën maskën e kapitalizmit dhe sistemit të ekonomisë së tregut.17Termi “kapitalizëm” do të thotë “sovranitet i kapitalit”, një sistem ekonomik i lirë e i pakufizuar , i mbështetur tërësisht te përfitimi ku shoqëria është në

15 Akademia Evropiane Për Fetva dhe Studime,-pjesa e dytë- Shkup Furkan Ism 2005 f.36-3716 Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovë 1995 f.317 Fatkeqësitë që solli Darvinizmi për njerëzimin, Harun Jahja, Tiranë 2003 , f.109

7

Page 8: Zekati Ky Kusht i Islamit

konkurencë brenda këtyre kritereve.Gjenden tri elemente në kapitalizëm:Individualizmi, konkurenca dhe fitimi.Me individualizmin në shoqëritë kapitaliste nënkuptojmë përfitimet dhe pasuritë e individëve si pronarë të kapitalit pa mos llogaritur fare mënyrat e arritjes deri te ajo pasuri.Konkurenca ka rëndësinë e saj ku shpesh herë dinë të bëhet e pamëshirshme dhe si rezultat i pamëshirës së saj njerëzit e varfur vuajnë edhe më shumë dhe humbin shpresat nga jeta.Dhe përfitimi është caku kryesor i këtij sistemi ekonomik që po mbisundon në botë , dhe deri te ai arrihet me shumë mënyra.Ky është segmenti ekonomik që sot ka kapluar botën dhe si rezultat i saj edhe pjesa e tokës islame ka mbetur nën ndikimin e saj.Ne kemi mjaft potenciale ekonomike, mirëpo potencialet tona ekonomike janë të paralizuara.18Ne jetojmë në vendet me pozitë më të rëndësishme, me tokë më të këndshme dhe më pjellore, me më tepër pasuri minerale nëntokësore, dhe mbi sipërfaqen e saj...Karakteristikë e jona më e theksuar është bërë ajo se ne konsumojmë e nuk prodhojmë, importojmë e nuk prodhojmë.Pra ,në një farë mënyre jemi bërë të varfur në vendin tonë, në shtëpinë tonë.Kjo nuk është në rregull me muslimanët dhe këtë Islami nuk e lejon.Të rrijmë gjithmonë duarkryq para stuhive të kohës dhe se vetëm të importojmë dhe të harxhojmë e asgjë të mos kursejmë dhe të realizojmë në segmentin ekonomik?Ndërkaq ekziston ajet i qart si qielli i hapur ku All-llahu xh.sh. thotë në Kur`an:19”All-llahu qorton për paaftësinë, andaj bëhu i shkathtë.”Gjithë këtë udhëtim tonin të gjërë ose të ngusht e bërëm me qëllim që të shohim realitetin që na rrethon dhe metodologjinë e Islamit, mendoj në metodologjinë reale të përballimit dhe zgjidhjes së problemeve ekonomike në këtë shekull.Ne nuk mëtojmë që të flasim për të gjitha metodat e islamit edhe pse dicka edhe do përmendim kalimthi.Por si objekt analize e këtij punimi do të jetë ana pozitive e ekonomisë islamë, zekati.20Ekonomia zë vend të rëndësishëm në Islam.Kjo shihet nga shumë fakte:a)Ajetet e shumta kur`anore që flasin për fitimin e lejuar dhe të ndaluar, mënyrën e shfrytëzimit të pasurisë...b)Një varg hadithesh të Pejgamberit a.s. që janë të lidhura me cështjen e pasurise dhe rrugët e fitimit.c)Obligimi i detyrave të ndryshme të natyrës materiale në Sheriatin Islam.d)Rëndësia dhe kujdesi i madh i Fikhut që ja kushtoi ekonomise...e)Lidhja e ngusht e hallallit dhe haramit dhe cështjet e pasurisë dhe rrugët e fitimit...

18 Ku qëndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003, f.1719 El-En`am, 15320 Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003 f.63

8

Page 9: Zekati Ky Kusht i Islamit

Kalimthi sipër i përmendëm vetëm disa baza dhe elemente që stimulojnë ekonominë hallall dhe që ndalojnë varfërinë përmes shfrytëzimit të mençur të potencialeve ekonomike dhe intelektuale.Ne dimë se në shoqërinë që po frymojmë nuk janë të gjithë njerëzit të pasur dhe se ka edhe prej atyre që mezi arrijnë ta sigurojnë ekzistencën e tyre.Për to All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh:21”Dhe në pasurinë e tyre kanë të drejtë lypësit dhe të ngratët(që kanë nevojë por nuk lypin)”.Mirepo institucioni i zekatit nuk duhet të kuptohet vetëm në këtë segment dhe në këtë mënyrë.Por ai duhet të kuptohet edhe si metodë e luftimit të varfërisë , zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të shoqërisë për periudha afatgjate.Sipas mendimit tim që nuk d.t.th. të kem edhe të drejtë, zekati është përgjigje dhe instrument mjaft i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të popujve islam në botë.Sot kemi nevojë të ngrisim fonde të ndryshme për zhvillim dhe menaxhim, ku përmes tyre edhe investim në degë të veçanta ekonomike.Me këtë mënyrë ne pastrojmë të pasurit tanë dhe i mundësojmë të varfurve të kontribojnë për një rritje të qëndrueshme ekonomike.Sepse 22fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje.Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.Ky është ai myslimani i vërtet i cili nuk është koprac por urdhërin e All-llahut e zbaton deri në detaje.Islami ndalon koprracinë dhe e sulmon atë në mënyra të ndryshme.Këtë na e dëshmon edhe fjala e Pejgamberit a.s. i cili e kishte zakon të lutej në këtë mënyrë23:”O Zoti im, unë kërkoj mbrojtje prej Teje, prej frikës dhe kopracisë.”Ndërkaq këtu do të sjellim një histori të një koprraku që mund të mësojmë shumë nga kjo.24”Thuhet:Një koprrac ishte i kamur dhe kishte shumë pasuri, dhe llogariste deri në imtësi të gjërave.Ai bleu disa nevoja të veta, pastaj thirri një hamall dhe i tha:Për sa mi bartë këto?Ai i tha:Për një qindarkë.Ndërkaq koprraci ia ktheu:Ule edhe pak.Ndërsa hamalli i vendosur prap tha:Nuk ka më pak se një qindarkë.Nuk di c`të them.Ai ia ktheu:Blejmë karrota me një qindarkë , dhe të ulemi bashkë e të hamë”.Me të vërtet një histori interesante që na mëson shumë gjëra nga aspekti i ekonomisë.Qëndrueshmëria e njeriut në realizimin e kërkesave të tij të panumërta është mahnitëse dhe mjaft fleksibile.Por sikur kjo qëndrueshmëri të ishte në anën e kundërt të medaljes dhe si e tillë të ekzistonte në zbatimin e urdhërave të Krijuesit.Atëherë do të mbisundonte ekonomia islame në botë dhe ne do të udhëheqnim me botën ashtu si na ka mësuar Islami.Por deri aty është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.Ne pikësëpari duhet të mësojmë rreth obligimeve islame e pastaj duhet edhe t`i zbatojmë ato në praktikë.25Zekati në Islam është një mjet për qetësimin dhe afrimin e vetes me Zotin, dhe

21 Edh-Dharijat,1922 Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000 f.11923 Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.24 Rruga e lumturisë së përjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranë 2003 f.17725 Feja jonë, Muhamed Gazali, Tiranë 2003 f.122

9

Page 10: Zekati Ky Kusht i Islamit

është i bazuar tërësisht mbi sinqeritetin.Për këtë All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh26:”...mëshira Ime ka përfshirë secilin send.Atë(Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen(mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.”Pra, zekati është një element mjaft i rëndësishëm në ekonominë islame dhe si i tillë duhet të vështrohet më një shikim të posacëm.Përmes zekatit ne:1.I ndihmojmë të varfurit, ku përmes kësaj mundësohet edhe shkollimi i gjeneratave të reja që në fjalorin ekonomik d.t.th. investimi në kapacitetet intelektuale që do të jenë bartësit kryesor në të ardhmen në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë islame.2.I ndihmojmë shoqërisë, përmes krijimit të fondeve të ndryshme në shoqëri ne përmirësojmë infrastrukturën, mundësojmë shërbime kualitative mjekësore, ofrojmë arsim mjaft cilësor, krijojmë barazpeshë midis të varfurve dhe të pasurve.3.I ndihmojmë ekonomisë, përmes ndërtimit të institucioneve bankare me baza islame që do të jenë bartësit kryesor në të ardhmen për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.Në këtë mënyrë ne krijojmë komitentët tanë dhe nga ky hap lehtësohet edhe organizimi i thirrjes në Islam, sepse nga këto banka pritet që të financohen projekte serioze në ekonomi ku përmes tyre edhe krijimi i një vargu të biznismenëve mysliman që do të jenë sponzorët kryesor të daves islame në shoqëri.4.I ndihmojmë vetvetes, sepse me dhënien e zekatit ne pastrojmë pasurinë tonë, njëashtu atë e shtojmë dhe mundësojmë që brezi i jonë familjar të ushqehet me ushqim hallall , kjo është mënyra kah ndërtimi i rinisë së shëndoshë.27Të japësh zekat do të thotë të japësh një përqindje specifike nga një pronë e caktuar për klasë të caktuar të njerëzve të nevojshëm.Islami stimuloi zekatin dhe si aspekt i tillë i mirëqenies ekonomike në shoqëri është krejt në rregull.Por në Islam u miratuan edhe rregulla juridike mbi luftimin e atyre të cilët nuk e japin këtë obligim islam që e kanë ndaj të varfurve dhe All-llahut28.Islami nuk është ndalë vetëm në ndëshkimin material si dënim për atë i cili nuk e jep zekatin, apo në ndëshkimet tjera që kanë pasur karakter preventiv, por e obligoi ngritjen e shpatës dhe shpalljen e luftës për secilin grup që posedon fuqi dhe rebelohet ndaj dhënies së zekatit.29Kjo cështje, luftimi i rebelëve ndaj zekatit është pohuar me hadithe autentike dhe me konsensusin e shokëve të Pejgamberit(sahabëve)radijall-llahu anhu.

26 A`raf,15627 Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinë 2002 f.7728 Fikhu i Zekatit 1 , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.8429 Po aty f.85

10

Page 11: Zekati Ky Kusht i Islamit

Pejgamberi a.s. thotë në një hadith të tij të cilin na e transmeton Abdullah Ibn Omeri:30”Jam urdhëruar t`i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përvec All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, ta falin namazin, ta japin zekatin.Nëse e bëjnë këtë, atëherë i kanë të mbrojtur prej mua jetën e tyre përvec se me të drejtën e Islamit, e llogaria e tyre është te All-llahu.”Kuptuam se luftohet ai i cili nuk e jep zekatin derisa ta kryej këtë obligim.Dhe morëm vesh mbi dispozitën islame mbi zekatin .31Pasiqë kjo është pozita e zekatit në të drejtën islame, dijetarët kanë miratuar se , ai i cili e mohon këtë obligim, e injoron obligueshmërinë e zekatit, ai ka bërë kufër(Mosbesim) si dhe personi i tillë ka dalë prej Islamit.Nga e tërë kjo që u tha kuptuam se Islami i kushtoi rëndësi të vecant segmentit ekonomik duke miratuar shumë ligje që ndalojnë mospërmbushjen e obligimeve dhe urdhërojnë jetësimin e tyre.Instrumentet e shkëlqyeshme ekonomiko islame mund të jenë baza kryesore ose shtylla kah do t`i sjellin sytë perëndimi dhe ekonomia kapitaliste, ose ekonomia e tregut.Sepse një sistem ekonomik me përmasa të këtij tipi që ofron Islami nuk mund të jetë degradues në shoqëri dhe hap konkret i saj do të jetë ngritje materiale dhe shpirtërore e individit në shoqëri duke u kujdesur për këtë dhe botën tjetër.Vazhdojme perceptimin tonë rreth zekatit në segmente tjera.Perceptimi i parë që na bie ndërmend është se a ndikon zekati në rritjen e kërkësës dhe ofertës për mallra dhe shërbime të caktuara?Fillimisht duhet të kuptojmë se kërkesa dhe oferta në ekonomi janë dy indikator kyc rreth definimit dhe evidentimit të cdo gjeneratori konsumues dhe prodhues.Cmimet rregullohen në bazë të këtyre , dhe specijalistët hartojnë politikat monetare dhe fiskale bash në bazë të këtyre parametrave ekonomik.Nqs. se do të jipej zekati prej të pasurve të varfurve atëherë nga një logjik shumë e thjeshtë mund të konstatojmë se kërkesa për të mirat e luksit do të tentoj në rritje.Në anën tjetër prodhuesit do të shikonin levërdinë e tyre ekonomike dhe njëkohësisht do të vraponin rreth shtimit të prodhimeve të tyre.Kjo do t`i rriste të ardhurat e prodhuesve , do t`i plotësonte nevojat e konsumatorëve , dhe njëkohësisht do të kishim një suficit buxhetor.E deri këtu mund të arrihet vetëm nëse vihet në jetë sistemi i dhënies së zekatit.Të pasurit nuk do të frikoheshin se pse të varfurit janë të prirur edhe ato për të mirat e luksit , megjikëtë ato do të kishin një shtim të lartë të pasurisë së tyre dhe në këtë mënyrë do të zgjerohej numri i atyre që duhet të japin zekat.Me blerjen e mallrave dhe shërbimeve kryhen disa transaksione ekonomike , do të paguhej një taksë për në treg , që d.m.th. do të rritej buxheti i tregut , por njëkohësisht edhe buxheti i komunës do të 30 Transmetojnë Buhari dhe Muslimi31 Fikhu i Zekatit1 f.91

11

Page 12: Zekati Ky Kusht i Islamit

shijonte një ngrohje të lezetshme të levërdisë ekonomike.Parimisht dhe përgjithësisht në vendin tonë për shumë shkallë do të ngritej standardi jetësor e që nuk do të kishim nevojë për baba dimrin e quajtur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe do të garonim me popujt e prodhimit.T`i kthehemi një segmenti tjetër të zekatit.Në fillim të kësaj teme thamë se zekati është pastërti , por pse dhe si?Dijmë se duhet të kalojë një vitë pasuria në duart tona që të jipet zekati , përvec që duhet të arrihet sasia nominale ku bëhet obligim dhënia e zekatit.Gjatë një viti , pasuria duhet të sjellet në duart tona , si një indikator i zhvillimit ekonomik.Me atë pasuri ne do të realizonim shumë obligime , të hyra , të dalura , do t`i plotësonim nevojat tona elementare por edhe ato luksoze.Do të shkollonim një student plus , do të paguajmë shpenzimet e energjisë elektrike , telefonit , ujit , shpenzimet për veturat etj.Njëashtu kemi menduar edhe për zgjerimin e biznesit tonë.Gjitha këto segmente All-llahu xh.sh. i ka lejuar dhe i ka bërë gjëra të dëshirueshme për njeriun.Por , në thelb nëse shikojmë jetën vetëm në këtë prizëm jashta All-llahut xh.sh. atëherë do të shëndërrohemi në një komunist të mykt , ose edhe në ndonjë ateist plus në shoqëri.Muslimani duhet të kujdeset për secilën sferë të jetës së tij, si atë materiale dhe shpirtërore.Cka do të ndodhte me ne nëse do të kujdeseshim vetëm për njërën sferë dhe do të neglizhonim sferën tjetër?Thjeshtë do të shëndërroheshim në poltron të shekullit XXI.Prandaj edhe lypset një pastrim i pasurisë tonë njëherë në vitë nga të gjitha ndytësirat që mund ta kishin ndotur gjatë atij viti.Më mirë të pastrohemi që të jemi më të shëndosh sesa të na kaploj epidemia e vdekjes.Jeta e rehatshme është më e vlefshme se 1 miliardë euro.Dashuria e ndërsjelle është pjesë e identitetit tonë dhe si e tillë as nuk shitet dhe as nuk blehet por thjeshtë demonstrohet me akte që All-llahu xh.sh. na ka bërë obligim primar.Po , mirë si ndikon zekati në uljen e papunsisë?Përmes investimit të saj në degë të caktuara ekonomike mundësohet edhe ulja e papunsisë.Dikush mund të thotë se zekati ka efektin e saj negativ në shoqëri për shkak se njerëzit i banë përtac që të mos kërkojnë punë dhe të rrijnë gjithmonë krah hapur duke pritur prej ummetit ndihmë.Por , islami lejoi investimin e mjeteve të zekatit edhe në degë të caktuara ekonomike.Dhe nuk është zekat vetëm dhënia e parasë , por thjeshtë edhe nëse ke një banes me qira për student kumanovar , ose të ndonjë qytetit tjetër dhe një prej tyre e mban pa të holla atëherë ai do të shfrytëzonte të drejtën e zekatit.Kjo është një formë tjetër e zekatit.Tash është një pikëpyetje e madhe se ai student a do të shtonte mësimin e tij për hir të mundësisë që iu është afruar apo do të ngecte dhe do të kalonte në neglizhencë.Por , zekati është i obligueshëm për mysliman dhe myslimani ka farz diturinë që nëse e neglizhon do të dënohet edhe në këtë botë me dështim por edhe në

12

Page 13: Zekati Ky Kusht i Islamit

botën tjetër me nëncmim dhe dënim në xhehenem.Ai , student që shfrytëzon mjetet e zekatit në formë të mospagimit të baneses pas kryerjes së studimeve do të aftësohet dhe do të fitoj një kualifikim të lartë për punë.Në këtë mënyrë nga një njeri i papunë do të ndryshoj statusin e tij në i punsuar.Segmenti tjetër fshehet në urtinë e ndryshimit të gjendjes financiare te marrësi i zekatit.Nëse ai ndryshon gjendjen financiare atëherë ai obligohet për dhënien e zekatit , dhe kjo është një e mirë e gjithë shoqërisë , por ai person që ndryshon gjendjen financiare nga aspekti ekonomik d.t.th. është i aftë që të filloj një biznes të vetin në vend.Të përmendim disa ajete kur`anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s. ku bëhet obligim dhënia e zekatit :

“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që përulen.”(Bekare , 43).“Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zekatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S’ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.”(Bekare , 110).“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar.”(Bekare , 267)“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.”(Et – Tevbe , 103)“Falni rregulisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.”(En-Nur , 56)“Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac. Përveç atyre që falen, të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.”(El-Mearixh , 19-27)“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.”(Bejjine , 5)Muhammedi a.s. në shumë prej thënieve të tij urdhëron dhe thotë:Lehtёsoni e mos vёshtirёsoni”, prandaj edhe Islami kujdeset edhe kaq shumё pёr qenien njeri.Islami njeriun e vendosi mbi qeniet e tjera nё botё dhe e bёri udhёheqёs tё kapaciteteve prodhuese dhe intelektuale nё rruzullin tokё ndёrsa nga ai kёrkohej vetёm qё emanetin ta coj nё vend qё e mori mbi supet e veta.Ndërkaqë dihet që Islami ndërtohet

13

Page 14: Zekati Ky Kusht i Islamit

në bazamente, ku pjese e tyre që më së shumti kujdes i kushton pjesës ekonomike është Zekati, si shtyllë e Islamit pa të cilën imani ynë në All-llahun nuk do të ishte i plotësuar dhe nuk do të kishte vlerën e duhur. Ndërkaq Muhammedi a.s. thotë: "Nuk ndodh që një popull të ndale dhënien e zekatit, e të mos ju ndalet shiu i qiellit. Sikur të mos ishin kafshët, (për njerëzit) nuk do të binte shi."«Jam urdhëruar të luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, derisa ta falin namazin dhe ta japin zekatin e nëse e bëjnë këtë, ata e kanë garantuar prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre»«Dhe bëji të ditur se All-llahu i ka bërë atyre detyrim zekatin prej pasurisë së tyre» Sahihu-l-Buhari dhe MuslimiËshtë pyetur i Dërguari i All-llahut a.s. për zekatin në deve dhe ka thënë:”Cdo pronar i deves i cili nuk jep zekat dhe nuk ndan qumështin të cilën e mjel kur vjen , në Ditën e Gjykimit do të hidhet me fytyrë ose me shpinë në një humnerë të madhe e të gjërë.Në atë ditë e cila do të zgjasë pesëdhjetëmijëvjet , të gjitha devet e tij ., madje edhe të vegjlit e deveve të tij do ta shkelin me këmbët e tyre dhe t`i kafshojnë derisa të renditen deri te i fundit.Kështu do të përsëritet derisa nuk u gjykohet njerëzve dhe derisa nuk sheh secili se ku e ka vendin e vet , në Xhennet apo në Xhehennem.”I pyetur për lopët , i Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë:”Cdo pronar i lopëve dhe i kafshëve të imëta i cili nuk e jep zekatin për to , në Ditën e Gjykimit do të hidhet para tyre në një tokë të rrafshët dhe të butë e të shkretë.Asnjë lopë , apo dicka tjetër nga kafshët e imta nuk do të mungojë.Nuk do të ketë kafshë me brinjë të lakuar dhe pa brirë apo me brirë të thyer e të mos e shpojnë dhe shkelin me thundrat e tyre.Cila ta përfundoj e para , do të vazhdojë tjetra edhe atë në ditën e cila do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet , derisa nuk u gjykohet robërve të All-llahut dhe derisa secili të shohë se ku e ka vendin , në Xhennet apo në Xhehennem.”Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut , a.s.:”Unë kam një bylyzyk prej arit; a konsiderohet kjo pasuri për të cilën duhet dhënë zekat?””Kur pasuria arrinë vlerën për të cilën jepet zekati , jepe zekatin për të.Nëse vepron kështu , atëherë ajo nuk do të konsiderohet pasuri dhe mbledhje të pasurisë,” u përgjigjë Pejgamberi.32

Islami ёshtё ajo fe qё i fisnikёroi popujt nё botё e poashtu e fisnikёroi edhe popullin tonё shqiptar qё nё kёto momente nevojё prioritare duhet ta ketё atё nёse donё shpёtimin.Nёse muslimanёt tё ishin musliman ashtu si quhen nuk do tё kishte varfёri nё tokat tona dhe do tё ishim njё vend me ekonomi mjaft 32 rreth haditheve më gjërësisht shiko librin:Fetvatë e të Dërguarit të All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije , Shkup 2006 f.69-70

14

Page 15: Zekati Ky Kusht i Islamit

fleksibile dhe rentabile qё do t`i sfidonte ekonomitё perёndimore.Por ne sё pari jemi shqiptar e pastaj musliman prandaj edhe jemi ku jemi momentalisht. Nё vend se tё pasurit tё mos organizojnё garime nё zgjedhjen e miss dhe missterit shqiptar ata me 2.5% tё pasurisё sё tyre do tё zgjidhnin problemin e varfёrisё nё tokat tona pёr 100 vjet.Normal ai 2.5% tё ndahej nga duar tё pakorruptuara dhe nё investim ekonomik me qёllim tё ngritjes sё popullit tonё matrialisht dhe moralisht nё kёtё botё.Kjo ёshtё vetёm se njёra prej dispozitave tё shumta qё Islami na dhuroi , ajo na urdhёron edhe sadakanё dhe shumё gjёra tjera qё janё nё kundёrshtim me varfёrinё dhe qё e stimulojnё investimin.Dhashtё Zoti qё tё pasurit tanё t`i kthehen rrugёs Islame dhe qё tё varfurit tanё t`i pёrkulen All-llahut xh.sh.

Ekonomiksi i mirëqenies dhe Zekati

Shoqëria njerëzore ka nevojë për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e veta të vazhdueshme që i posedon. Ajo duhet të realizojë identitetin e vetë dhe të mbykqyrë një konceptë të relativizuar ekonomikë. Ekonomia është themeluar dhe venduar në funksion të njeriut , njejtë si bota e cila funksionon me të gjitha gjallesat që ekzistojnë në të. Epiqendra e cdo statisfaksioni ekonomikë është e relativizuar thellë nën subjektivizmin kohorë dhe dogmatikë. Individi si i tillë nuk është i dobishëm as për shoqërinë as për Krijuesin , por duhet që të vazhdojë funksiononim e tij me individët tjerë , kështuqë në këtë mënyrë të krijohen bashkësitë e njerëzve dhe të shoqërisë në përgjithësi. Elasticiteti që ndodhë ndërmjet individit dhe shoqërisë pasqyrohet thellë nën ombrellën e padukshme të të mirës materiale e cila e ndjek atë dhe shoqërinë si një hije e kahëzuar shoqërore. Në ekonomi njihen edhe diciplina të veçanta ekonomike me emrin ekonomiks.Gjeneza e emrit të kësaj disipline është e kohës më të re dhe vjen nga e folmja anglosaksone “ Economics” , që të con në kuptimin “ shkencë për riprodhimin shoqëror” gjegjësisht diciplinë shkencore që studion ekonominë e ndërmarrjes. 33

Ndërkaq me termin mirëqenie nënkuptojmë :” Gjendja kur nuk mungojnë mjetet për jetesë, kur janë plotësuar të gjitha nevojat materiale e shpirtërore të njeriut a të shoqërisë; gjendje e mirë.”34

Këtu kemi dy aspekte të rëndësishme të temës sonë:

33 Shih më gjërësisht: Kontabiliteti Financiar , Dr. Serafim Tomovski , Tetovë ,2006 fq.834 Fjalori elektronik shpjegues

15

Page 16: Zekati Ky Kusht i Islamit

- e para ka të bëjë me problemet sistematike dhe teorike gjatë definimit , përcaktimit dhe aplikimit të ekonomiksit të mirëqenies në shoqërinë njerëzore &

- e dyta ka të bëjë me ndikimin dhe raportet e ekonomiksit të mirëqenies me zekatin , një institucion islam që bënë pjesë në kuadër të sistematizimeve ekonomike.

Ekonomiksi i mirëqenies është një domosdo reale e cdo qeverie dhe vendi. Ajo na paraqitet qysh me fillet e ndarjes së punës në periudhën e tretë. Edhe pse si termë është shumë i ri dhe i panjohur në këto treva ai penetron afër vetes faktorët e ndryshëm shoqëroro-ekonomikë. Marrëdhëniet ndërmjet puntorëve me procesin e prodhimtarisë janë fazë jo-kalimtare e cdo ekonomie. Varësisht prej sistemeve ekonomike edhe ekonomiksi i mirëqenies devalvon në koncepte , në plane dhe strategji. Nuk është klimë e përshtatshme ekonomike e cila do të krijonte një fuzion dogmatikë brenda sistemit ekonomikë të një vendi. Pasojat negative gjatë përcaktimit real të procesit të prodhimit dhe të riprodhimit shoqërorë dhe përcaktimit të bruto produktit nacional , normal që lënë hapësirë për ndikimin e dukurive të reja të panjohura deri në momentin e dhënë. Lehtësia e zgjidhjes së raporteve financiare , konglomeratit e mëdha bankare dhe konfuzionet gjatë përcaktimit të shpenzimeve të punës dhe marrëdhënieve të punës afrojnë sistemin ekonomikë bashkë më ekonomiksin e mirëqenies.Për përcaktimin e ekonomiksit të mirëqenies ndikojnë një mori faktorësh si politikë, demografikë , social , ekonomikë , kulturor , etj. Ekonomiksi i mirëqenies është i lidhur ngushtë me nivelin e jetesës dhe matjen e këtij niveli .Niveli jetësor i popullsisë së një vendi varet nga shkalla e arritur e zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës , në një anë , dhe , në anën tjetër , shpreh shkallën sasiore dhe cilësore të përmbushjes së nevojave materiale dhe jomatriale të njeriut. 35

Përvec nivelit jetësor ekonomiksi i mirëqenies përfshinë edhe fazën e pluralizmit pronësor , idenë e tranzicionit ekonomikë , transformimin e kapitalit , formën më të thjeshtë të ciklit të riprodhimit , konceptin e deduksionit ekonomikë etj.Secila prodhimtari përfaqëson një bashkëngjitje. Rezultatin e fundit të prodhimit- dikush e ngjetë ose e pronëson. Prej këtu edhe marëdhëniet pronësore me raportet e prodhimit ose e kundërta , pronësimi kryhet në bazë të disa formave të caktuara. 36

Ekonomiksi i mirëqenies dallon prej sistemit në sistem , m`u për shkak të formave të pronës që ekzistojnë dhe janë cështje kyce për një ekonomi të lirë ose liberale. Sic është vet Makroekonomia Aplikative një shkencë e Qeverisë ose e shtetit e cila aplikonë politika për zhvillimin e gjithëmbarshëm makroekonomikë të një vendi , njëashtu 35 Shih më gjërësisht: Makroekonomia Aplikative, Dr. Musa Limani , Prishtinë , 2003 fq.17636 Shih më gjërësisht: Politicka Ekonomija II , Dr.Dimitrija Novacevski , Skopje ,1992 fq.11

16

Page 17: Zekati Ky Kusht i Islamit

mund të themi se ekonomiksi i mirëqenies është alfa dhe omega e shkencave të makroekonomisë aplikative, ekonomisë të ndërmarjes , makroekonomisë , proceseve integruese ekonomike , ekonomisë ndërkombëtare etj.Kjo e fundit përcakton raportet ndërmjet të hyrave dhe të dalurave që realizohen si rezultat i transaksioneve ekonomike që kryhen ndërmjet vendeve të caktuara.Sot njerëzit tanë janë të përballur me fenomene të caktuara cka e përcaktojnë jetën e përditshme. Rrjedhat jo të qeta të cmimeve , ndryshimet e standardit jetësor i bashkangjitur me fenomenin e rradhë të paraqitur të mungesës së mallrave të ndryshëm duke i kycur edhe barnat , rrethanat e vështira për punësim , cështjet ende të pazgjidhura banesore, janë tema më të shpeshta në rrethet e ekonomistëve. 37

Ekonomiksi i mirëqenies duhet të sigurojë një stabilitet makroekonomikë në vend duke luftuar inflacionin ose duke e mbajtur në formë të moderuar pa asnjë lëvizje të frikshme të saj. Për të realizuar këtë ajo aplikon politikat e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi , përmes Bankës Qëndrore dhe “ Qeverisë Fiskale” të një vendi. E theksojmë këtë gjë në këtë pjesë , për arsye se modelimi ekonomikë si rezultat i refuzimit të parametrave logjikë kërkon një ndërhyrje të drejtë dhe pa cenzurë të shtetit në ekonomi. Inflacioni hynë në rradhën e fenomeneve më komplekse ekonomike. Ajo është një sëmundje moderne të ekonomive moderne. Ekziston në të gjitha shtetet me ekonomi tregu , por edhe në të gjitha vendet në tranzicion , në rrugën komanduese drejtë ekonomisë së tregut. Njerëzit frikohen nga inflacioni galopant , pasiqë ajo sjellë për rritjen e vazhdueshme të cmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe e ulë standardin jetësor. Hiperinflacioni prap , si fenomen i rradhë , përderisa paraqitet , e shkatërron mirëqenien ekonomikë të vendit.Inflacioni është gjendje në ekonomi kur fondet e parave i kalojnë fondet e mallrave , për arsye që vjen deri te rritja e thjeshtë e nivelit të cmimeve. 38

Ekonomiksi i mirëqenies përvec që mund të zhduket nga këto fenomene të inflacionit , destabilizimit politiko-ekonomikë, proceseve të ndryshme jo të drejtë integruese në shoqëri , ajo mund edhe ta sulmojë , zhdukë dhe të ndihmojë drejtë realizimit të proceseve të drejta ekonomike. Për t`u njohur me ekonomiksin e mirëqenies të një vendi , na nevojitet njohja jonë me nocionin e investimeve në shoqëri.Me investime nënkuptojmë procesin e ndërrimit të të hyrës me një mjetë tjetër që pritet në të ardhmen të na sjellë fitim. 39

37 Shih më gjërësisht: Ekonomska Stabilizacija Imperativ , Urosh Andreevski , Skopje, 1982 fq. 79 38 Shih më gjërësisht: Makroekonomija , Dr. Taki Fiti , Skopje , 2004 fq.156-15739 Shih më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol.4 , Skopje 2005 fq.32

17

Page 18: Zekati Ky Kusht i Islamit

Nocioni investim rrjedhë nga fjala latine “ investicio” , e cila në kuptimin më të gjërë do të thotë futje të kapitalit apo mjeteve në ndonjë punë të qëllimtë. 40

Sipas fjalorit ekonomikë me termin investim nënkuptojmë:” Në ekonomi me termin investim kuptohet vënia e shumave të parasë për ndërtimin e objekteve ( ndërtesa prodhimi , makineri etj) për prodhim dhe qarkullim ( ndërtimi dhe pajisje e kapaciteteve të shitjes etj.) e mallrave. 41 Ndërsa fjalori elektronikë shpjegues termin investim e sqaron në këtë formë:” Vë një shumë parash a një kapital në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj. për ta përdorur për ndërtime të ndryshme, për zhvillimin e ekonomisë, për rritjen e përtëritjen e mjeteve të prodhimit, për qëllime ushtarake etj.”42

Sipas këtyre sqarimeve të mësipërme mësuam se investimet paraqesin një domosdo ekonomike për rritjen e mirëqenies së përgjithshme ekonomike. Përvec investimeve që janë pjesë e kësaj politike mjaftë progresive kemi edhe faktorë tjerë që ndikojnë në mënyrë funksionale për të zhvilluar proceset e ndryshme ekonomike. Ndër to kemi edhe uljen e papunsisë , parametrin e agregateve ekonomik të kërkesës dhe ofertës , nevojën e një rregullatori cmimesh që dot integrohej në tregë , konsolidimin e politikave investuese , fiskale dhe jo fiskale, kërkimin e politikës harmonizuese monetare etj.Në të gjitha këto procese , mangësi , dobi , probleme teorike dhe praktike , padyshim zekati luan një rrolë shumë të rëndësishëm. Fjala zekat në gjuhën arabe ka domethënie rritje dhe pastërti. Këto dy terme janë të pranishëm në domethënien terminologjike të fjalës “ zekat” që e ka në Sheriat. Zekati e pastron njeriun që e jep nga mëkatet. Gjithëashtu e pastron shpirtin nga vetia e keqe-koprracia. Dhënia e zekatit shkakton përparimin dhe shtimin e pasurisë në pronësi të atyre që janë skamnorë dhe nevojtarë. Kjo shkakton një llojë të freskimit në ekonomi dhe zhvillimin e tregëtisë. 43

Fjala “Ez-Zekat” në aspektin gjuhësor është infinitiv i foljes “zeka” , thuhet “zeka esh-shej`u” është shtuar dhe rritur , po ashtu thuhet “zeka fulanun” kur përmirësohet.Pra, zekati është bekim , shtim , pastrim dhe përmirësim.Në fjalorin e quajtur “Lisanu-l-areb” , autori thotë:”Esenca e zekatit në gjuhë është pastrim , shtim , bekim dhe lavdërim , e të gjitha këto kuptime janë përdorur në Kur`an dhe Sunnet”.Por , më evidente sic thekson Vahidiu dhe të tjerë , është se rrënja e fjalës “zeka” do të thotë rritje dhe shtim.Thuhet “zeka ez-zer`u , jezku zekaen,” dhe cdo gjë që i shtohet thuhet “zeka”.

40 Shih më gjërësisht: Menaxhimi i investimeve , Seadin Xhaferi & Dushko Nikollovski , Shkup , 2007 fq. 13 41 Shih më gjërësisht: Leksikon i Vogël Ekonomikë , Hajrullah Gorani , Prishtinë , 2006 fq.23142 Fjalori Elektronik Shpjegues 43 Shih më gjërësisht: Fikhu Hanefi , Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , Gjilan , 2006 fq. 443

18

Page 19: Zekati Ky Kusht i Islamit

Por , pasiqë bima nuk zhvillohet nëse nuk e pastrojmë prej kalbësirave , fjala “ez-zekat” po ashtu ka kuptimin edhe të pastrimit.Kur cilësohen njerëzit me fjalën “ez-zekat”-në kuptim të përmirësimit-kjo i referohet shtimit të mirësisë te ata.Thuhet “Rexhulun zekij.” gjegjësisht në shkallë më të lartë nga njerëzit e devotshëm , po ashtu thuhet “zeka el-kadi esh-shuhude”( gjykatësi i ka vlerësuar dëshmitarët) kur e sqaron gradën e lartë të tyre në mirësi.Zekati në Sheriat në kuptimin terminologjik është emër i pjesës së caktuar prej pasurisë të cilën All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ata që e kanë hise.Po ashtu me këtë emër quhet edhe vetë nxjerrja e kësaj pjese.Kjo pjesë e nxjerrur prej pasurisë është quajtur zekat , sepse ajo e rritë pasurinë prej të cilës është nxjerrë , e shumon në kuptim dhe mbron nga dëmet , sikur që përcjell këtë Neveviu nga Vahidiu.Ibn Tejmije thotë:” Vet personi shtohet , po ashtu edhe pasuria e tij shtohet , pastrohet dhe shtohet në aspektin kuptimor.”Shtimi dhe pastrimi nuk i referohen vetëm pasurisë , por i referohen edhe vetë personit që jep zekatin , sic thotë All-llahu xh.sh.:”Merrë prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh( të mirat)...”(Et-Tevbe:103)Ez`heriu thotë:”Zekati e zhvillon të varfërin , e ky është një gjest i shkëlqyeshëm sepse tregon se zekati realizon zhvillim material dhe shpirtëror për të varfërin , krahas zhvillimit që realizon për të pasurin , në personalitetin dhe në pasurinë e tij.”44

Zekati bën pjesë në grupin e punëve të detyrueshme në Islam dhe është shtylla e tretë prej shtyllave të Islamit , që është e drejta e pasurisë. 45

Kemi dy lloje të zekatit ; zekati i fitrit dhe zekati i pasurisë. 46 Këto dy lloje janë penetrim i pasurisë dhe sigurisë shoqëroro-ekonomike të njerëzve në përgjithësi. Është me rëndësi jetike dhënia e zekatit e cila ka dalur jashta parametrave të ekonomisë dhe besimit të njerëzve. Më parë nuk i kushtohej rëndësi kësaj llogaritjeje as studimit të kësaj cështjeje në dritën e zhvillimit të standardit , ndryshimit të kushteve të jetesës , marrëdhënieve dhe rëndësisë së fondeve, në të cilas sipas Kur`anit bëhet ndarja e zekatit dhe zekatit të fitrit. Të gjitha këto u liheshin individëve dhe stihisë. 47 Pra nevojitet forma organizative e mbledhjes së zekatit.Tashti të dalim në një segment tjetër të temës sonë. Ndonëse segment jo i trajtuar mirë sa duhet dhe jo i referuar në trevat tona mjaft të varfëruara. Raporti i zekatit me ekonomiksin e mirëqenies , nevoja e ndërlidhjes midis këtyre dyjave... Është një problematikë e cila rradhë

44 Shih më gjërësisht : Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.39-4045 Shih më gjërësisht: Zekati detyra e panjohur, el-Xhibrin , el-Uthejmin, Bin Baz, Ali Ahmed es-Salus, Tiranë 2003 fq.1246 Shih më gjërësisht : Zekati , Abdurrezak Nevfel , Prishtinë 2007 fq.1447 Shih më gjërësisht : Zekati dhe Zekatul Fitri detyrime Islame , një grup autorësh , Prishtinë , 1994 fq. 60

19

Page 20: Zekati Ky Kusht i Islamit

e hic nuk përmendet dhe trajtohet nga ana e shkruesve të ekonomisë kapitaliste dhe asaj islame. Duke u nisur nga aspekti terminologjikë i zekatit , dhe i mirëqenies , që në bazë janë të lidhura ndërmjet veti dhe kanë kuptimin e shtimit të obliguar. Mirëpo , mirëqenie arrihet vetëm me ndihmën e shtetit , ndërsa zekati arrihet me devotshmërinë dhe dërgimin në vend të porosisë kur`anore nga ana e muslimanëve. Meqenëse njëra prej tetë kategorive të marrësve të zekatit është edhe përfitimi i zemrave në Islam , mund të konstatojmë se është një rastë i volitshëm i një aksioni të përgjithshëm të mbledhjes së zekatit për cështje të caktuara ekonomike.1. Investimi i mjeteve të zekatit në Ekonomi- Investimi i mjeteve të zekatit, mund të bëhet nga ana e atyre të cilët e meritojnë ta marrin zekatin,pasi t’i marrin mjetet e zekatit; mund të bëhet nga ana e pronarit, i cili është i obliguar të japë zekat në pasurinë e tij; apo nga ana e udhëheqësit ose mëkëmbësve të tij, i cili është përgjegjës për tubimin e zekatit. Për çdonjërin rast, ka dispozitë fetare.Juristët islamë janë decidë në konstatimin e tyre, se lejohet investimi i mjeteve të zekatit nga ana e atyre të cilëve u takon ta marrin zekatin, pasi që t’i marrin mjetet e zekatit. Kjo, ngase me transferimin e zekatit në duart e tyre, ai bëhet pronë e plotë e tyre, që nënkupton, si rrjedhojë, edhe të drejtën e tyre për të menaxhuar me këtë pasuri, sikurqë menaxhojnë pronarët me pasurinë e tyre. Nisur nga kjo, ata kanë të drejtë të ngritin projekte investuese, të blejnë mjete punuese etj.48

Pasiqë është e lejuar islamikisht një investim i këtillë i mjeteve të zekatit , atëherë në sektore të caktuara të ekonomisë që janë atraktive dhe të volitshme për investime mund të ngriten forma të ndryshme të fabrikave që në këtë mënyrë bëhet rritja e mirëqenies ekonomike të vendit.2. Mjetet e Zekatit Shtojnë të Pasurit – Përmes marrjes së zekatit një shtresë e caktuar e njerëzve që kanë qenë nevojtar për të , tashti obligohen për dhënien e tij , në fakt bëhen të pasur dhe të pavarur materialisht. Në këtë mënyrë ato ngrisin nivelin e tyre jetësor , arrijnë deri tek një stil i ri i jetës dhe kërkesa për të mirat inferiore bie , ndërsa ajo për të mirat e luksit rritet. Duke u rritur kërkesa për të mirat e luksit , lind nevoja edhe e rritjes së ofertës për to , kështu rregullatori i cmimeve luan rrolin e tij në treg. Në këtë mënyrë plotësimi i nevojave të konsumatorëve do të kryhej në formë më të sofistikuar , elementet e papunsisë do të uleshin nën nivelin zero dhe mirëqenie ekonomike do të shënonte trende të reja pozitive.

48 Lexo artikullin në revistën Ekonomia Islame , 2 , fq. 16 , Investimi i Mjeteve të Zekatit , Dr. Muhammed Othman Shubejr

20

Page 21: Zekati Ky Kusht i Islamit

Të mirat inferiore , që janë ato të mira , për të cilat kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me ndryshimin e të ardhurave. 49Pra , kërkesa për të mirat inferiore bie , në rastin kur të ardhurat janë më të mëdha , dhe lindë nevoja e kërkesës për të mirat e luksit. Ndërsa mjetet e zekatit i shtojnë të ardhurat e individëve dhe familjeve.3. Zekati ndikon në Bruto Produktin Shoqëror- Produkti kombëtar bruto , apo sic quhet ndryshe bruto produkti shoqëror , paraqet madhësinë kryesore makroekonomike dhe është tregues relevant për analizë makroekonomike , dmth për të shprehur dhe për të përcjellë ecuritë ekonomike në shkallë vendi. Bruto produkti shoqëror paraqet shumën vlerësore të të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve përfundimtare në një vend përkatës dhë në periudhë të caktuar kohore , që zakonisht merret një vit. 50 Vlera e prodhimeve dhe shërbimeve në një vend në formë të mbledhur paraqet edhe parametrin e rëndësishëm dhe mjaft të favorshëm të zekatit. Zekati përmes investimit të tij në ekonomi , ndikon në mënyrë direkte drejtë prodhimeve dhe shërbimeve të reja të realizuara nga ana e marrësve të zekatit. Kjo akumulon pasurinë e Bruto Produktit Shoqëror dhe në këtë mënyrë parasheh zhvillimin ekonomikë të një vendi. Zekati në BPSH do të ishte i favorshëm nëse pjesëmarrja e tij është më e madhe dhe varësisht prej nivelit të pjesëmarrjes së zekatit kemi edhe zhvillim dhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve në përgjithësi. Përfundimisht mund të konstatojmë se zgjidhje mjaft efikase e problemeve ekonomike në vendin tonë është institucioni i zekatit.

Tatimet dhe Zekati

Natyrshmëria e zhvillimit ekonomikë të një vendi duke përmbushur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të atij vendi në mënyrë analoge duke përcaktuar edhe shumat e hyrjes në buxhetin e atij shteti , përcakton teorinë e analizës së zekatit dhe tatimeve. Në fakt , lind një pyetje logjike nga dituritë e absorbuara deri më tani; A është zekati llojë i tatimimit? A vlejnë rregullat e njejta për zekatin sic që vlejnë për tatimet? Këto pyetje janë parashtruar shumë më herët nga ana e ekspertëve të ekonomisë islame të cilët janë munduar të japin sqarime duke u mbështetur në Kur`an dhe Sunnetin e Pejgamberit a.s. Qasjet e tyre janë interesante , porse ato u ndalën vetëm në aspektin e definimit të

49 Shih më gjërësisht: Hyrje në Ekonomi , Ahmet Mancellari , Sulo Hadëri , Dhori Kule , Stefan Qirici , Tiranë , 2002 fq. 2750 Shih më gjërësisht : Makroekonomia Aplikative, Dr. Musa Limani , Prishtinë , 2003 fq.164

21

Page 22: Zekati Ky Kusht i Islamit

zekatit si tatim, ndërkaq neve në këtë trajtes të shkurtë shkencore përvec asaj na intereson edhe marrëdhënia e zekatit me tatimet , dhe nevoja e mbështetjes së shtetit demokratik mbi aplikimin e zekatit. Tatimet nuk kanë karakterin e njejtë me zekatin , sepse ato kanë për qëllim që të akumulojmë mjete të nevojshme për realizimin e shpenzimeve publike dhe ndryshojnë prej kohës në kohë , prej vendit në vend , janë të ndryshme dhe të shumta në numër ku në mënyrë strategjike i përfshinë të gjitha shtresat e shoqërisë. Ndërkaq zekati është një urdhër hyjnor , kusht prej kushteve të Islamit , pa të cilin nuk pranohet vetëdijësimi musliman , ky kusht është vetëm për të pasurit , të cilët njëherë në vit duhet të llogarisin nga pasuria e tyre për t`iu dhënë të varfurve me të drejtë. Kjo është një urti nga ana e Krijuesit të gjithëfuqishëm ngase pasuria që njeriu e ka në shfrytëzim nuk është e njeriut por e Zotit. Ndërkaq , Zoti pasurinë ia dhuronë kujt të dëshiron Ai me qëllim që t`i sprovojë për nga besimi dhe veprat e mira apo të këqija të atij. Edhe pse ia jep pasurinë atij njeriu ia obligon edhe një drejtësi të natyrshme dhe ekonomike në shoqërinë njerëzore. Ajo drejtësi është balancimi ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në shoqërinë njerëzore. Secili antar i një shoqërie përmbushë nevojat e veta në atë shoqëri , sipas rregullit , vet , gjegjësisht në suaza të familjes së vet dhe gruas e fëmijëve të tij, duke shfrytëzuar mjetet vetanake , gjegjësisht mjetet e familjes së tij , e në vecanti mjetet nga shteti. Ato mjete me të cilat ky antar i shoqërisë i përmbushë nevojat e veta esenciale përbëjnë të hyrat e tij personale që i ka fituar në forma të ndryshme , normal duke rrespektuar rregullativat ligjore. Nevojat e përbashkëta të një shoqërie përmbushen me mjete të përbashkëta të asaj shoqërie. Përdorimi i të hyrave nacionale ose publike për zhvillim të shoqërisë realizohet duke krijuar kështu të dalura publike ose pagim të obligimeve të antarëve të kësaj shoqërie ndaj këtyre dobive që i fitojnë. 51Mbulimi i shpenzimeve publike të një vendi bëhet përmes pagëses së tatimeve dhe taksave të ndryshme nga ana e qytetarëve.Sipas enciklopedisë Britaneze me tatime nënkuptojmë:” janë të dalura të individëve , grupeve dhe subjekteve të ndryshme ndaj shtetit. Ato përfaqësojnë një obligim gjeneral për të tatimuarit dhe nuk paguhen në kompenzim me asgjë. Ato kanë ekzistuar që në kohën e Romës së lashtë- përderisa doganat si burim i të hyrave kanë qenë të favorizuara përmes taksave interne.” 52

Ndërsa me tatimet sipas fjalorit elektronikë kuptojmë:” Taksë që i paguhet shtetit nga ndërmarrjet, nga institucionet ose nga shtetasit

51 Shih më gjërësisht: Privredni sistem i ekonomiska politika Jugosllavije , dello na Budxhetsi i poreski Sistem od Mihailo V.Sshekic , Grupa Autori , Beograd 1965 fq. 279-28152 Shih më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol .3 , Skopje 2005 . fq. 35

22

Page 23: Zekati Ky Kusht i Islamit

për të ardhurat që ata kanë ose për fitimet që nxjerrin (në vendet ku ka taksa).”53

Me tatimet nënkuptojmë : pjesë e së ardhurës që merret nga personat fizik a juridik ( subjekteve tatimore) për plotësimin e nevojave të shtetit. 54

Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohor i plotëson të dalat publike , e që janë në kompetencë të tij , pa marrë parasyshë se a janë shtete kapitaliste apo socialiste , shtete të zhvilluara apo shtete në zhvillim. 55

Tatimet gjatë tërë mesjetës së krishterë dhe feudale kanë qenë të caktuara vetëm mbi tokën. Me ekspansionin arab u shfaq edhe sistemi i ri tatimor : tatimi në pronën private. El-Maverdi pohon se medoemos duhet të ekzistojë edhe tatimi në pasuri edhe përvec ekzistimit të zekatit , kurse në Kur`an qëndron:” Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.”(Et-Tevbe:103). Në perëndim ky sistem tatimor është zbatuar pas kryqëzatave dhe sipas shembullit të arabëve. Në Francë është zbatuar tek gjatë kohës së Henrikut të II(1166).56

Njeriu ka një numër detyrash si antarë i një familje më të madhe , shoqërie , shteti antar i të cilit është ai. Në fushën ekonomike , individi paguan tatime të cilat shteti i shpërndanë në dobi të bashkësisë. Shkalla e tatimit ndryshon sipas llojeve të të ardhurave , është interesant të përmbendim se Kur`ani , i cili ka dhënë udhëzime prezice për harxhimet e shtetit , nuk ka dhënë rregulla e as shkallë tatimore mbi të ardhurat e shtetit. Duke rrespektuar të gjitha detajet e praktikës së Pejgamberit a.s. dhe pasardhësve të tij të drejtëpërdrejtë , heshtja e Kur`anit mund të shpjegohet si dhënie e lirisë shtetit të ndërrojë rregullat sipas rrethanave , duke i udhëhequr sipas interesave të popullit. 57

Tatimet kanë rëndësi primare për një shtet. Ato mbledhen me qëllim mbulimin e shpenzimeve publike të atij shteti , shpenzime këto që realizohen për të mirat e përgjithshme të individëve dhe shoqërisë së caktuar. Edhe zekati ka për qëllim të mirën ekonomike dhe individuale të njerëzve dhe shoqërisë në përgjithësi. Për dallim nga tatimet zekati ka origjinë hyjnore dhe për mos përmbushjen e këtij detyrimi individi dhe shoqëria përvecse duhet të dënohen në këtë botë , ato i pret edhe dënimi në botën tjetër i cili dënim është më i ashpër se ky që mund të jetë në këtë botë. Porse zekati është i obliguar

53 Fjalori Elektronikë Shpjegues54 Shih më gjërësisht:Leksikon i vogël Ekonomikë ,Dr. Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006 , fq. 46155 Shih më gjërësisht: Financat , Dr.Sabahudin Komoni , Prishtinë 1986 , fq. 340 56 Shih më gjërësisht: Islami dhe Kultura , Rozhe Garodi , Sarajevë 1991 , fq.84 57 Shih më gjërësisht: Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullah , Shkup 1985 , fq. 158

23

Page 24: Zekati Ky Kusht i Islamit

vetëm për muslimanët e pasur , ndërsa tatimet i paguajnë edhe muslimanët edhe jo muslimanët! Zekati , ruan shoqërinë nga varfëria dhe e integronë atë në sistemin jetësor dhe politikë të një vendi , ndërkaq tatimet ruajnë ekonominë e një vendi , në këtë mënyrë nxisin investime të reja në të dhe realizojnë projekte me rëndësi të vecant për popullin në përgjithësi.Zekati (shpesh gabimisht mirret si sinonim me "sadakanë") është një detyrë fetare për cdo musliman të cilet kanë pasuri te mjaftueshme për ta dhënë atë. Pagesa e zekatit është një pjesë e rëndesishme e cdo shoqërie islame, sepse në njerën anë ndihmon sigurinë ekonomike dhe sociale, ndërsa në anën tjetër nxitë ndjenjën e bashkësisë mes njerëzve, ku secilit njeri ia sigurinë kushtet elementare te jetesës, pa e ndier marrësi veten detyrim te askujt.58 Pra , rëndësia e zekatit është e dyfishtë dhe koncipiohet si një element i rëndësishëm i politikës së përgjithshme ekonomike të një shteti. Lejohet mbledhja e saj edhe në shtete jo islame nga ana e organizatave dhe shoqatave të ndryshme, porse zekati ka kategoritë e veta të individëve që kanë të drejtë në të. All-llahu xh.sh. i cek në Kur`an këto kategori që kanë të drejtë në zekatin:” "All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj. ) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet". (Tevbe : 60 ) “.Ekzistojnë dallime të ndryshme midis zekatit dhe tatimit ndër ato dallime do të cekim edhe: “Përderisa zekati është një marrëdhënje mes njeriut dhe Zotit, tatimet janë plotësisht çështje te kësaj bote mes qytetarëve dhe shtetit. Zekati është një veprim fetar ndaj Zotit (Ibadet) vetëm për musliman, ndërsa tatimet janë një detyrim qytetar si për musliman ashtu edhe për jomusliman. Rregullat e zekatit janë universale dhe përjetësisht te vlefshme, e në anën tjetër, rregullat për vlefshmërinë e tatimeve janë të kufizuara sipas vendit dhe kohës.Zekati ndjek synime fetare dhe shoqërore, në anën tjetër tatimet ndjekim vetëm synime shoqërore. Lartësia dhe Nisabi (kufiri i ngritjes) së zekatit janë të pandryshueshme dhe përfundimisht te përcaktuara, ndërsa tatimet janë të ndryshueshme sipas situatës.Obligimi i zekatit vlenë vetëm për të pasurit, ndërsa tatimet (p.sh. tatimi ne paga, tatimi mbi vlerën e shtuar etj.) duhet te paguhen nga te gjitha shtresat e shoqërisë. Shfrytëzuesit e zekatit sipas rregullit janë te varfërit dhe nevojtarët, perderisa tatimet shkojnë për mbarë

58 Lexo artikullin Rrugët e Dhënies-Zekati , përkthyer nga Xhavit Muslija , artikull i publikuar në www.ekonomia-islame.com

24

Page 25: Zekati Ky Kusht i Islamit

shtresave shoqërore (p.sh. ndërtimi i infrastrukturës, shkollave etj).” 59

Ndërsa burimet e të ardhurave gjatë jetës së Muhammedit a.s. ishin:Për muslimanët: - zekati;

- asheri(5/10%);- asheri(21/2%);- sadakatul-fitri;- auqaf;- amual fadila;- nauaib;- lëmoshat e tjera;- khumus.

Për jo muslimanët: - xhizja;- haraxh;- asheri( 5 %)

Xhizja- Xhizja ishte një taksë që e paguanin jo muslimanët , vecanërisht ithtarët e librit , për t`u garantuar dhe mbrojtur atyre jetën , pasurinë , ritet fetare , lirinë e ndërgjegjes , si dhe lirimin nga shërbimi ushtarak. Gjatë jetës së Muhammedit a.s. , xhizja ishte 1 dinar për kokë nga cdo mashkull i rritur , që ishte i aftë për të paguar. Gratë , fëmijët , lypësit , priftërinjtë , të moshuarit , të cmendurit dhe ata që vuanin nga sëmundje të pashërueshme , ishin të liruar nga xhizja.Haraxhi- Apo tatimi i tokës për jomuslimanët u caktua pasi u clirua Hajberi , toka e cliruar u bë pronë e cliruesve , ndërsa pronarët e mëparshëm ofruan që t`i kultivojnë tokat edhe me qira , dhe ishin të gatshëm që një pjesë të prodhimeve t`ia paguanin shtetit. Haraxhi i këtyre tokave u caktua sa gjysma e prodhimtarisë. Asheri- Ishte e hyrë e obligueshme vjetore për të gjithë tregëtarët , dhe ishte për mallrat që kalonin vlerën mbi 200 dirhemë. Për subjektet e mbrojtura vlera e këtij obligimi ishte 5 % , d.m.th. për jomuslimanët , ndërkaq për tregëtarët musliman vlera ishte 2.5 %. 60

Të dalurat ose të hyrat e shtetit islam nga ana e muslimanëve nuk i sqaruam për arsye se shumica e tyre na janë të njohura dhe nuk kemi nevojë për përsëritje. Në numra po diktohet se drejtësia e shtetit islam ishte në favor të jomuslimanëve duke i liruar ato që nuk kanë mundësi të paguajnë. Bile në shumë raste të dhënies së zekatit nga ana e muslimanëve kanë përfituar edhe një numër i konsiderueshëm banorësh jomusliman në trojet islame. Tatimet dhe zekati janë detyrime që duhet të paguhen. Tatimet duhet të paguhen nga ana e muslimanëve të këtij vendi Ballkanik si detyrime ndaj shtetit që mbronë liritë dhe të drejtat e tyre , kujdeset për

59 Lexo artikullin Rrugët e Dhënies-Zekati , përkthyer nga Xhavit Muslija , artikull i publikuar në www.ekonomia-islame.com60 Lexo artikullin të botuar në revistën Ekonomia Islame nr.2 Qershor 2007 . fq.36-37 , Financat dhe Taksacioni

25

Page 26: Zekati Ky Kusht i Islamit

sigurinë sociale , shëndetësore dhe për arsimim më kualitativë. Zekatin duhet ta paguajsh për obligimet që ke ndaj Krijuesit tënd që ta mundësoi të frymoshë lirshëm në këtë botë , për begatitë dhe mirësitë e panumërta që t`i dhuroi All-llahu xh.sh. E përfundojmë këtë trajtesë duke thirrur subjektet tona politike që cështjen e zekatit ta rregullojnë me ligjet e këtyre vendeve ballkanike nëse dëshirojmë që plagët e varfërisë dhe papunsisë t`i abstrahojmë anash logjikës demode dhe të pavlerë.

Papunësia dhe Zekati

Papunsia është një dukuri e rëndë ekonomike që e hasim në cdo segment të shoqërisë. Ajo ka ekzistuar në periudha të ndryshme historike dhe ka cënuar jetërat e mijëra individëve dhe shoqërive të plota njerëzore. Është një segment i tillë që partitë politike i shtyn që të zotohen se do të punojnë në të kundërtën e papunsisë në vend dhe përkundrazi do të rrisin numrin e pjesëmarrësve nëpër punë të ndryshme ekonomike. Papunsia është një sindrom i rëndë ekonomikë i cili reflekton në vlerat , doket , traditat dhe jetën e individëve dhe shoqërisë. Ajo afër vetës ngërthen edhe një numër të madh të dukurive të skajshme të ndaluara ligjërisht dhe fetarisht që kanë aspektin e dogmatimit të mendjes ndaj histerisë së zemrës. Sipas fjalorit elektronik më papunsinë nënkuptojmë:” Mungesa e punës për punëtorët ose për punonjësit në vendet kapitaliste e revizioniste; pamundësia e tyre për të gjetur punë në këto vende; gjendja e njerëzve të papunë; të qenët e shumë njerëzve pa punë në një vend kapitalist a revizionist.”61

Papunsia është ana e errët e ekonomisë së vendeve e cila pasqyron një segment të devijuar dhe të monostrukturuar nën kornizat e shteteve të botës së tretë. Ajo ka nivelizuar një grumbuj shtetesh në këtë kategori duke frikësuar një numër të madh familjesh , individësh dhe shtetesh për një ardhmëri të errët dhe të ngathët. Ideologjia e sherrit e mbjellur thellë nën kornizat e politikës dhe korrupcionit nxitë një degradim të këtillë shoqërorë që afron drejtë pasojave të panumërta jo të drejta.

61 Fjalori elektronik shpjegues

26

Page 27: Zekati Ky Kusht i Islamit

Numri i të papunsuarve në botë edhe përskaj zhvillimit ekonomik edhe në vitin 2006 ka mbetur njejtë 195,2 milion njerëz , fakt ky i shpalosur nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Numri i të punsuarve më të vjetër se 15 vjet në fund të vitit 2006 ka arritur në 2,9 milijard njerëz , por numri i të papunsuarve në rangun botëror nuk është ndryshuar dhe ka mbetur në 6.3 %. Puntorët e varfur shumë pak i kanë ndier pasojat e rritjes dhe zhvillimit ekonomik botëror , ndërsa 1,37 milion punëtor ektremisht të varfur jetojnë me dy dollarë në ditë , theksohet në raportin. Rritja dhjetëvjecare , gjithashtu ka pasur rrolë të madh në ekonominë globale , mirëpo dobi më të madhe nga ajo kanë pasur vetëm disa shtete më të zhvilluara. Nga ana tjetër , një rritje e këtillë ekonomike nuk d.t.th. se do të ulë papunsinë , theksojnë ekspertët. Në dhjetëvjetëshin e fundit është pritur një rritje ekonomike , por kjo nuk ka ndodhë në segmentin e punësimeve në botë. Produktiviteti botëror është rritur për 26 % , ndërsa punësimi në botë 16,6 %. Papunsia më së shumti i prek të rinjtë . 86,3 milion njerëz të rinjë në moshën 18-24 vjecare nuk kanë punë. Ky numër përfaqëson 44 përqind nga shuma e përgjitshme e të papunëve në rruzullin tokësor. Megjithëate në tregun e punës dukshëm është shfaqur dallimi ndërmjet gjinive . Në vitin 2006 , vetëm 48,9 % vajza më të vjetra se 15 vjet ishin të punsuara , ndërsa të meshkujt kjo përqindje ka arritur në 74%.Për herë të parë enti për punësim është rritur në sektorin e bujqësisë , e cila bëhet sektori i parë sipas numrit të të punsuarve në botë. Sipas të dhënave të raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës , shkalla e papunsisë nga 12,2 % është më e madhja në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore , menjëher pas tyre vjen Afrika Subkontinentale me 8,9 % njerëz të papunë. Bash në këtë teritor jetojnë pjesa më e madhe e njerëzve papunë në rruzullin tokësor. Organizata Ndërkombëtare e Punës thekson se në periudhën 2001-2006 numri i punëtorëve që jetojnë në pragun e ekzistencës me 1 dollar në ditë , në gjithë botën është ulur , përvec Afrikës Subkontinentale , ku është rritur në 14 milion njerëz. Në Amerikën Latine, Karaibet , Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut numri i puntorëve të varfur ka mbetur i njejtë.62

Bota islame në valën e papunsisë është zhytur thellë që kapërcen cdo normë normale që mund të duket si e arsyeshme për një trend ekonomikë në një vend. Tragjedia e ummetit islam është se potencialet e tij- krahas shumicës , madhësisë dhe lloj-llojshmërisë së tyre- janë të asgjëruara. Me asgjësimin e tyre , nuk kam për qëllim paralizimin total , por paralizimin e pjesërishëm; gjegjësisht , ai nuk vepron me të gjitha fuqitë e tij , që të mund ta kompensojë atë që e lëshoi në epokat e 62 materiali është huazuar nga gazeta ditore biznes e datës 26 janar 2007 , f.16 ,

27

Page 28: Zekati Ky Kusht i Islamit

gjumit dhe letargjisë , dhe që t`i bashkangjitet anijës së zhvillimit botëror. Kjo gjë ia imponon atij që t`i dyfishojë përpjekjet dhe të shpeshtojë kontributet. Por , ummeti ynë nuk punon me gjysmën e potencialit të vet , e as me një të katërtën , as me një të pestën , e as më një të dhjetën; gjëja më e lirë për të është koha , gjëja më e rëndë është puna , kurse pasuria me vlerë më të ulët është njeriu!!!63 Këto dukuri dhe fatkeqësi në ummetin islam fatkeqësisht janë paralizime të frikshme që ende nuk guxojmë t`i absorbojmë nën analet logjike të sistemimit të punës. Është shumë vështirë që në zona të jopunës dhe joefikasitetit të resurseve natyrore të kontrollosh , anticitaposh dhe të rindërtosh një logjikë të punës , ndërsa ende më vështirë është kur resurset natyrore ekzistojnë më bollëk sic është rasti me Ummetin Islam , porse paralizimi i fuqisë puntore dhe dhuna ekonomike ka hasur në përmasa të frikshme në shoqëri.Sipas Enciklopedisë Britaneze më papunsinë nënkuptojmë:” Gjendja kur individi është në fazë të kërkimit të punës , por nuk është në mundësi që ta gjejë atë punë që e kërkon.”64

Papunsia është një dukuri që mund të zgjidhet në forma të ndryshme përmes investimeve të drejtëpërdrejta dhe ato indirekte. Porse investimet e mërgatës muslimane në vend janë një formë mjaft e favorshme e zbutjes së kësaj sëmundje të rëndë ekonomike.Paratë e mërgimëtarëve janë infuzioni më i efektshëm që i jepet ekonomisë së vendit , përmes konsumit dhe investimeve në forma të ndryshme , indirekte , si dhe shpenzimeve qeveritare , përmes taksave jo të drejtëpërdrejta. 65 Porse efekti i mërgimëtarëve nuk do të ishte edhe aq i efektshëm nëse do të kishim parasysh se shumica e atyre mjeteve harxhohen në njërin llojë të industrisë , ose edhe në një degë të caktuar të ekonomisë. Industria e ushqimeve dhe dega e Turizmit lulëzojnë gjatë ardhjes së kësaj freskie nga jashtë , por kjo është vetëm sezonale , jo shumë efektive dhe mjaft e cekët gjatë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomikë dhe sulmimit të papunsisë. Neve na intereson një punsim i sigurtë dhe mirëqenie e lartë ekonomike për një periudhë shumëvjecare dhe jo vetëm për një ekonomi të cekët sezona –sezona që do të shëndërronte shumicën e bizneseve të vendeve muslimane vetëm në një kontinjere të ndërtuara artificialisht dhe përkohësisht si në vend të huaj edhe pse në truallin e babait ose tonin. Metologjia islame e zgjidhjes së papunsisë është shumë efektive dhe reale për këto trende bashkëkohore që ndodhin në rruzullin tokësor. Ajo përmes parimeve të saja afron njeriun drejtë konceptit të ndihmës së përhershme dhe kreativitetit ekonomikë në cdo segment të lejuar dhe ligjëruar. Një prej parametrave të Islamit drejtë zgjidhjes së problemit të papunsisë në rruzullin tokësor është edhe Zekati ,

63 Shih më gjërësisht: Ku Qëndron Problemi? , Dr. Jusuf Kardavi , Shkup 2002 fq.10-1164 Shih më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol.7, Skopje 2005 , fq.765 Shih më gjërësisht artikullin: Infuzioni Ekonomik më Emrin Diasporë , Fatmire Hasani , botuar në revistën Valuta , viti I , nr.4 , fq.4

28

Page 29: Zekati Ky Kusht i Islamit

shtylla islame që është një institucion i ndihmimit të të varfurve dhe sulmimit të pasigurisë ekonomike në të gjitha pjesët e rruzullit tokësor.Mr.Bashkim Aliu rreth këtij segmenti ekonomikë islam ndërmjet tjerash thekson:” Zekati është një prej shtyllave të Islamit sikur që e potencon qartë hadithi i të Dërguarit të All-llahut :” Islami ngritet mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i Dërguar i All-llahut , falja e namazit , dhënia e zekatit , agjërimi i Ramazanit dhe haxhxhi për ata që kanë mundsi.” Obligueshmëria e zekatit në Islam është cështje e pranuar me koncenzus dhe nuk paraqet kurrëfarë problemi , po ashtu kjo dispozitë islame është e qartë edhe në detajet tjera juridike të këtij obligimi fetar. ....Përmes këtij obligimi fetar , shpëtohen njerëzit nga skamja e thellë , nga sëmundjet shpirtërore që mund të pasojnë si rezultat i varfërisë , nënshtrimit dhe i shtrirjes së dorës para njerëzve të cilët mund ta keqpërdorin pozitën e këtillë , e bëjnë atë falëminderues , mirënjohës ndaj pasanikëve dhe e zbrapsin nga shumë veprime të mbrapshta të cilat si zakonisht i bëjnë personat të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Nga ana tjetër dobia e zekatit reflektohet edhe në planin më të gjërë shoqëror , sepse zekati synon shpëtimin e shoqërisë nga papunsia , korrupsioni , vjedhja , degjenerimi moral si rezultat i varfërisë etj. Përmes menaxhimit të qëlluar të zekatit , jo vetëm që shpëtohen të varfurit nga skamja , por bëhet edhe aftësimi i tyre për kryerjen e punëve të ndryshme në shoqëri , dhe njëkohësisht hapen vende të reja të punës. “ 66

Pra zekati ka një rrol të rëndësishëm në ekonominë islame në vecanti si dhe në ekonominë botërore në përgjithësi. Sikur ajo të jepej me rregull nga ana e antarëve të fesë islame sigurt papunsia do të zhdukej nga faqja e dheut. Omer ibën Abdulazizi arriti që për tre vite ta zhdukë papunsinë e komplet hilafetit islam , si mendoni që e arrit këtë? Ai urdhëroi mëkëmbësit e tij që banorët e këtij vendi të bëhen më musliman dhe të praktikojnë parimet islame. Sulmoi ashpër korrupcionin , dhunën ekonomike dhe padrejtësitë e ndryshme tregëtare. Njëashtu sulmoi ashpër edhe mos dhënësit e zekatit. Rezultati i gjithë kësaj ishte se pas tre viteve nuk kishte person në hilafetin islam që të ketë të drejtë në marrjen e zekatit. Në cfarë forma zekati mund të zhdukë papunsinë?1.Investimi i mjeteve të zekatit në arsim- Nxjerrja e kuadrove të kualifikuara për punë dhe me një logjikë kreative ekonomike do të bënte bum në shoqëritë që janë në zhvillim e sipër. Në arsim fitohen njohuri , vizione dhe pikëpamje të reja për shoqërinë dhe ekonominë në vecanti , aty nxitet logjika e sipërmarrjes ekonomike në vende prej nga vijnë ato që mësojnë. Qëndrat arsimore mbledhin afër vetes një grumbull të rinjshë dhe të rejash ambicioz të cilët priren nga logjika e 66 Shih më gjërësisht: Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005 fq.110-111

29

Page 30: Zekati Ky Kusht i Islamit

epërsisë ndaj kafshëve , por edhe e butësisë dhe mirësjelljes ndaj tyre. Është një parabolë e vizatuar si një segmentim i ri politiko-ekonomikë. Në segmentin ekonomikë një person i shkolluar do të jetë më i kualifikuar për punë dhe do të ketë shansa plus për punsim , njëashtu edhe kërkesa e tij për të mirat inferiore do të jetë e moderuar dhe jo e përsiatur si një domosdoshmëri kohe.2. Investimi i mjeteve të zekatit në logjikën e sipërmarrjes- Mund të ju duket i cuditshëm ky konstatim i imi. Porse është e vërtetë nëse i analizojmë rrethet dhe shtëpitë tona në vendet tona Ballkanike vecanërisht dhe atyre të botës islame në përgjithësi. Të krijosh logjikën e sipërmarrjes në një familje është njëra prej parametrave primar të suksesit ekonomikë të një vendi. Kemi shumë rrobaqepëse që punën e bëjnë në formë të paorganizuar duke mos njohur rregullat e tregut dhe duke shpresuar në ndihmën e All-llahut xh.sh. Sikur tek ato rrobaqepëse të krijonim logjikën e sipërmarrjes , sikur t`i trajnonim në njohjen e politikave fiskale dhe formën e buxhetimit të organizatës , dhe sikur t`i bashkonim më shumë rrobaqepëse në një vend atëherë vëllimi i prodhimit do të shtohej , do të linde nevoja e sektorëve të ndryshëm ekonomikë , do të zhvillohej një segment i jetës ekonomike të njerëzve. 3.Investimi i mjeteve të zekatit në ekonomi- Për këtë segment kemi folur edhe në trajtesat tjera shkencore , por do të ndajmë edhe dy- tre alternativa të mundshme të zhvillimit ekonomikë. Nëse bëjmë një paralelizëm ndërmjet këtyre segmenteve që cekëm , do të investonim në arsim , këndej do të krijonim shoqëri më një logjikë sipërmarrëse dhe në fund të investonim në ekonomi , jeta jonë e përgjithshme do të ishte e qetë dhe e modeluar jashta konceptit papunsi. Padyshim se personat që do të kualifikoheshin nga ana e institucioneve arsimore dhe do të përgaditeshin për në treg , do të ishin një sfidë e re për zhvillimin ekonomikë dhe do të rrezikonin pasuritë e tyre në investim ekonomikë në vendet e tyre. Përfundimisht mund të konstatojmë se zekati është një metodologji që sulmon haptas papunsinë , sikur të aplikohej si duhej në shoqëritë tona , kënaqshmërin dhe efektin e saj do ta ndjenin edhe shoqëritë joislame.

Inflacioni dhe Zekati

30

Page 31: Zekati Ky Kusht i Islamit

Është një titull paksa a-logjikë për t`u kuptuar dhe theksuar si i tillë , por poqese futemi në esencën e zekatit si institucion mjaft efikas i zgjidhjes së problemeve ekonomike mundemi të bëjmë konkludime komparative ndërmjet zekatit dhe inflacionit. Nuk ka dyshim se poqese kërkojmë mendim nga ekonomistat për cështjet e inflacionit janë aq shumë alergjikë ndaj saj saqë mundohen të ikin me kilometra. Jo , pse nuk janë profesionist , porse inflacioni është një sëmundje e tillë ekonomike saqë i lenë shtete të mendojnë dhe të kreirojnë politika mbrojtëse , deri tani ka rrënuar ekonomi të plota në rruzullin tokësor. Për ne janë të njohura krizat e ndryshme ekonomike që kanë ndodhën në pjesë të ndryshme të botës , ato janë inflitruar nga duart e pista të kapitalizmit modern. Dukuria e inflacionit krijoi një logjikë të frikës ekonomike dhe investive përskaj logjikës së trimërisë dhe forcës e zhvillimit. Megjithëate edhe pse ekziston kjo dukuri , ekonomia zhvillohet , rritet dhe po arrinë suksese të njëpasnjëshme në pjesë të caktuara të rruzullin tokësor. Për ta rifreskuar mendjen dhe për t`iu kthyer analeve të shkencës do të mundohemi që me fjalit në vijim ta definojmë këtë fenomen të cuditshëm ekonomikë. Inflacioni si fenomen ekonomiko-shoqëror është njëra prej paraqitjeve më të frikshme në ekonominë kombëtare dhe botërore. Embrioni i inflacionit në një ekonomi kombëtare lind m`u atëherë kur shoqëria në një shtet të caktuar për një periudhë të caktuar kohore fillon që të harxhojë më shumë mallra dhe shërbime në të gjitha llojet e harxhimeve krahas volumit të përgjithshëm të vlerës së re në të njejtën kohë dhe vend, me fjalë të tjera , kur vijnë në kolozion të hapur dy madhësitë- prodhimtaria me konsumin në dëm të kësaj të parës. 67

Inflacioni është gjendje në ekonomi kur fondet e parave i kapërcejnë ato të mallrave , për shkak të së cilës vie deri te rritja e nivelit të thjeshtë të cmimeve. 68

Sipas Enciklopedisë Britaneze me termin inflacion nënkuptojnë:” Rritjen e nivelit të cmimeve. Për inflacionin thjeshtë mendohet se është një rritje e shpejtë e nivelit të cmimeve. Shfrytëzohen katër teori të përbashkëta për t`u sqaruar inflacioni. E para është më e vjetra , teoria e lartësisë ,e zhvilluar në shekullin e XVIII nga Dejvid Hjum , i cili vërteton se cmimet rriten me njesinë e parave. Millton Frideman në mesin e shekullit XX e ka përpunuar këtë teori duke thënë se ilaci për cmime stabile është që të rritet njësia e parave në nivelin e njejtë me atë të zgjerimit të ekonomisë. Teoria e dytë është ajo e Xhon Majnard Kejns për shpërndarje të të hyrave , e cila paramendon se inflacioni paraqitet atëherë kur kërkesa për mallra dhe shërbime është më e madhe se oferta për to. Kjo teori kërkon që Qeveria ta kontrollojë inflacionin me rregullimin e nivelit të konsumit dhe tatimeve dhe me rritjen ose zgovëlimin të shkallës kamatore. 67 Lexo më gjërësisht: Ekonomska Stabilizacija Imperativ, Dr. Yrosh Andreevski , Skopje 1982 , fq.41-42 68 Lexo më gjërësisht: Makroekonomija, Dr.Taki Fiti , Skopje 2004 , fq.157

31

Page 32: Zekati Ky Kusht i Islamit

Teoria e tretë është ajo e presionit mbi cmimet. Ajo e ndjekë inflacionin deri në paraqitjen e saj si spirale e cmimeve –rrogave , në të cilën kërkesat e puntorëve për rritjen e rrogave i sjellë punëdhënësit deri tek rritja e cmimeve për ta përballuar kërkesën e puntorëve të kushtueshme dhe prej këtu mbjellet fara për rrethin e ri të kërkesës për rritje të rrogave. Teoria e katërt është ajo strukturale e cila i thekson dëmet strukturore në ekonomi , ashtu sic është në vendet në zhvillim , eksporti rëndon që të rritet më shpejtë importi duke bërë presion për uljen të vlerës së parasë ndërkombëtare dhe duke rritur cmimet në tregun e brendshëm. “ 69

Pra , inflacioni është ngritja e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të cmimeve. 70

Inflacioni në ekonominë bashkekohore të mallit emërton c`rregullimet e tregut që manifestohen si rritje të shpejtë të cmimeve të mallit në krahasim me shtimin e vëlllimit fizik të prodhimit. 71

Inflacion do të thotë një ngritje në koston e jetesës dhe cdo gjë që rritë koston e jetesës së njerëzve përbën një problem. 72

Sipas të gjitha këtyre definimeve , koncepteve dhe formave të inflacionit kuptuam më për së afërmi se cfarë në të vërtetë është inflacioni. Ajo gjatë historisë por edhe në ditët tona shkakton probleme marramendëse për ekonomi të tëra. Shtetet e ndryshme duhet të ndërtojnë politika mbrojtëse nga kjo sëmundje e rëndë ekonomike. Ato në planin makroekonomikë ndërtojnë një sistem kontrolli të inflacionit edhe pse nëpër gjendje lufte dhe gjendje tjera të jashtëzakonshme por edhe në gjendje normale është shumë vështirë kjo sëmundje të vihet nën kontroll. Inflacioni në Zimbavi gjatë tetorit të vitit 2005 u rritë për 51.2 poena në përqindje në 411 % deklaroi Reparti Kryesor i Statistikës , duke theksuar politikat e bankës qëndrore për ulje të këtij inflacioni në 300 % në fund të vitit. Në të njejtin muaj , inflacioni në sektorin e joushqimeve u rritë për 23.3 poena në 414.7 % , përderisa inflacioni në sektorin e ushqimeve u rritë për 99.3 poena në 407.5 %. Cmimet e shërbimeve , në pajtim me shërbimet e transportit dhe të postës , njëashtu edhe cmimet e mallrave për konsum të gjë u rritën me të madhe muajin e kaluar , pjesërisht si rezultat i rritjes së cmimeve të derivateve , dhe të deflacionit të dollarit zimbavian. Shteti ka probleme edhe me mungesë të ushqimeve për shkak periudhave të thatësisë , ndërsa kjo sjelli deri te rritja e cmimeve të ushqimeve. Banka qëndrore , e cila deri para pak kohësh luftonte inflacionin me instrumentin e shkallës kamatore , parashikoi se deri në fund të vitit

69 Lexo më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol. 4 , Skopje 2005 fq. 4670 Lexo më gjërësisht: Hyrje në Ekonomi , Ahmet Mancellari , Sulo Haderi , Dhori Kule , Stefan Qirici , Tiranë , 2002 . fq.329 71 Lexo më gjërësisht: Leksikon i Vogël Ekonomikë , Dr.Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006 , fq.20472 Lexo më gjërësisht: Menyra Ekonomike e të Menduarit , Paul Hayne , Tiranë , 1994 , fq.507

32

Page 33: Zekati Ky Kusht i Islamit

inflacioni do të ketë frenim nga 280 deri në 300%. Ekonomistët prap , presin që inflacioni deri në dhjetor të arrijë deri në 500%. 73

Padyshim ky shembull i freskët që cekëm më lartë është një shembull frikësues për cdo ekonomi botërore. Nuk është lehtë që vendet e rëna nën kthetrat e inflacionit të lihen anash dhe të mos intervenohet për ndihmë në to. Porse logjika e bankës qëndrore të Zimbaves në këtë rastë , për zvogëlimin e nivelit të shkallës së inflacionit përmes rritjes së shkallës kamatore në vend do të ishte i dëmshëm për ekonominë e këtij vendi. Një rast tipik i kundërt kemi Malejzinë , e cila hapat e zhvillimit të saj ekonomikë i përcjellte me ulje sa më të madhe të shkallës së kamatës nëpër bankat e vendit. Për këtë arsye ajo arriti deri në atë shkallë që të sfidojë edhe ekonomitë botërore në lidhje me zhvillimin e saj të shpejtë ekonomikë. Ka edhe instrumente tjera të cilat nuk janë shfrytëzuar nga ana e ekonomisë dhe ekonomistëve për uljen e shkallës së inflacionit. Edhe pse kur jemi tek inflacioni kemi lloje të ndryshme të tij:1.Inflacioni i moderuar- e cila përfaqëson një rritje të butë të cmimeve të të mirave dhe shërbimeve në ekonomi. Gjatë llogaritjes së këtij lloji inflacioni shkalla e inflacionit vjetore për këtë llojë është njëshifrore. Tip të këtillë të inflacionit kanë gati të gjitha shtetet e zhvilluara. 2.Inflacioni galopant- është gjendja në ekonomi kur cmimet fillojnë shpejtë të rriten dhe shkalla vjetore e këtij lloj inflacioni bëhet në fillim dyshifrore , ndërsa pastaj edhe treshifrore ose edhe më shumë.3. Hiperinflacioni- është forma më serioze dhe më e rrezikshme e inflacionit në të cilën cmimet rriten milion ose miliarda përqind në vit. Në historinë e ekonomisë raste të hiperinflacionit më të njohura i kemi në Gjermani , Hungari ndërsa në kohën më të re edhe në Jugosllavi. 74

Inflacioni shërohet në forma dhe metoda të ndryshme. Porse metodologjia më e mirë e shërimit të kësaj sëmundje është zekati. Zekati duhet të shpërndahet ndërmjet besimtarëve musliman dhe tetë kategorive që cekë All-llahu xh.sh. në Kur`an. Shpërndarja e Zekatit është rregulluar me norma të ndryshme (të quajtur shar’h ) për gjëra të ndryshme (të quajtura nisab) detajet e të cilëve janë dhënë në librat e Hadithit dhe Fikhut. Zekati në para është 2.5% nga kursimet e bëra në periudhën brenda një viti, bazuar në Sheriat. Janë disa kushte të përcjellura për dhënien dhe marrjen e Zekatit. Nuk ka njëtrajtshmëri edhe përgjatë Sunnitëve në frenim, normë, madje as në gjërat rreth Zekatit. Veç kësaj, janë libra të ndryshme rreth fikhut dhe Sheriatit, për sektet e ndryshme të muslimanëve apo shkollave të mendimit të tyre.! Megjithëse dijetarët muslimanë janë të vetëdijshëm për këtë diferencë të Zekatit në mes sekteve të muslimanëve, ata rrallë i cekin ato për diskutim të hapur, përderisa është në interes të këtyre

73 Lexo më gjërësisht: Inflacijata poveqe od 400 procenti , Gazeta Ditore Biznis , e martë 15 nëntor 2005 fq.16 74 Lexo më gjërësisht: Makroekonomija, Dr.Taki Fiti , Skopje 2004 , fq.158-159

33

Page 34: Zekati Ky Kusht i Islamit

dijetarëve të mbajnë injorancën e njerëzve. Diferenca në Zekat ndërmjet 4 Imamëve Sunni nuk është aq e madhe sa është ndërmjet Imamëve Sunni dhe Shiitë. Psh. në fikhun Jaffariah, nuk ka Zekat në letrat me vlerë. Pra për ndjekësit e këtij fikhu nuk ka Zekat në llogaritë bankare. Kur përgjithësisht me Zia-ul-Haq, sundimtarët ushtarak pakistanezë krijuan Zekat të detyrueshëm në Pakistan, ulematë Shiitë u revoltuan kundër tyre dhe refuzuan të pajtohen ndaj urdhëresës së Zekatit qeveritar. Së fundi, qeveria përjashtoi Shiiat nga zbritjet vjetore të bankës. Kjo bëri që shumë Suni të deklarohen si Shiia tek bankat e tyre për t’iu shmangur pagesës së Zekatit nga llogarit e tyre bankare.75 Pra , zekati mund të mblidhet nga ana e tubuesit të zekatit sic është praktikë e Pejgamberit a.s. Kjo në shtetet islame mund të marrë formën e mbledhjes së zekatit nga ana e institucioneve të shtetit ose nga bankat islame në vendet perëndimore. Zekati do të ndikonte në mbajtjen e baraspeshës së cmimeve në shoqërinë njerëzore dhe nuk do të lejonte një rritje të cmimeve të atilla. Pasiqë zekati është destinuar për skamnorët ose lypësit , ajo luan rrolin e largimit të skamjes nga ana e tyre. Përmes zekatit lypësit do të mund t`i përballonin cmimet e mallrave dhe shërbimeve dhe në këtë mënyrë do të ndikonin në një inflacion të moderuar për arsyes së pastërt etike dhe morale të shitësit. Edhe pse në ekonominë e tregut ky parametër nuk merret parasysh dhe se cmimet i rregullon kërkesa dhe oferta , prap se prap zekati stimulon kërkesën dhe rritë ofertën për mallra dhe shërbime të caktuara. Ashtu sic tha edhe Kejnsi më lartë se inflacioni stimulohet kur kërkesa është më e madhe ose kur rritet ,porse zekati e mban nën kontroll duke rritur edhe ofertën dhe metodologjinë islame të zhvillimit ekonomikë.Është qortuar që personit të varfër t`i jepet më shumë se sasia e një nisabi , por nëse ky person i varfur është në borxhe , ose nëse ka shumë fëmijë , është mirë që personit të tillë t`i jepet aq sa do ta largoje nga lypja. Është themelore që personi i cili jep zekat duhet të shqyrtojë cka kërkon situata e atij skamnori , nevojat e fëmijëve të tij për veshëmbathje më të domosdoshme , të paguarit e qirasë së banesës etj. 76 Këtu do të ndalemi për një sekond. Më lartë cekëm se inflacioni është një dukuri kur kemi më shumë para në qarkullim përballë mallrave të paktë ose edhe shërbimeve. D.m.th. në një gjendje të këtillë bëhet zhvleftësimi i vlerës së parasë. Porse këtu autori i këtij libri thekson se dhënësi i zekatit duhet të ketë parasysh gjendjen e skamnorit ,d.m.th. mund të ulë rritjen e parave duke blerë mallra dhe shërbime të domosdoshme për atë skamnor. Kjo është një prej mënyrave të shumta.Por , periudha direkte që lidhet me kontrollimin e inflacionit nga ana e institucionit të zekatit është tubimi i saj nëpër institucionet bankare

75 Lexo më gjërësisht: Ekonomiski i Zekatit , nga anglishtja: Visar Korenica , punim i publikuar në : www.drejtesia.blogspot.com 76 Lexo më gjërësisht: Fikhu Hanefi , Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , Gjilan ,2006 , fq.470

34

Page 35: Zekati Ky Kusht i Islamit

islame , ku bëhet shtypja e parave dhe lëshimi në qarkullim i këtyre parave. Do të mundësohej një konstantë logjike poqese zekati do të reflektonte direkt në kërkesën për mallra dhe shërbime të ndryshme edhe pse në bankë rritet numri i parave dhe fondi i zekatit është i zgjeruar. Funksioni i valutave është lëvizja dhe qarkullimi , ashtu që prej kësaj kanë dobi të gjithë ata që i fusin në qarkullim , ndërkaq deponimi dhe ruajtja e tyre shkakton stagnimin e biznesit , përhapjen e papunsisë , dobësimin e tregjeve dhe tkurrjen e veprimtarisë ekonomike në përgjithësi. Nisur nga kjo obligimi i zekatit për cdo vit në pasurinë valutore që ka arritur sasinë e nisabit pa marrë parasysh a ka investuar pronari apo jo është hap konkret më i përshtatshëm për zhdukjen e mbylljes dhe deponimit të valutave , sëmundje kjo e rrezikshme që ekspertët e ekonomisë u dalldisën në shërimin e saj , saqë disa prej tyre propozuan që monedhat të mos mund të deponohen , me atë që t`u caktohet atyre data e lëshimit në përdorim e pastaj të humbin vlerën e tyre pas mbarimit të një periudhe të caktuar dhe në këtë mënyrë do të neutralizohej efekti i tyre për deponim dhe ruajtje. Kjo valutë e propozuar do të quhej “ monedha e shkrirë”. 77 Ashtu sic theksoni doktori i nderuar Jusuf Kardav për cështjen e monedhave ose valutave ne shtojmë këtu edhe atë se mungesa e deponimit të këtyre monedhave ose valutave do të shtonte oreksin e konsumatorëve për blerje dhe shpenzim. Në këtë mënyrë do të vinim në një balancim të drejtë ndërmjet mallrave dhe shërbimeve në njërën anë dhe sasisë së parave në qarkullim në anën tjetër. Së fundi mund të konstatojmë se zekati zgjidhë problemet e inflacionit përmes:1. Tubimit të saj nga ana e institucioneve financiare( në mungesë të shtetit islam)2. Investimit të mjeteve të zekatit në ekonomi,3. Krijimit të konzorciumeve bankare islame për cështjet e zekatit,4. Krijimi i fondeve për ndihmim të politikave të shtetit gjatë stabilitetit ekonomikë.

77 Lexo më gjërësisht: Fikhu Zekat , Dr. Jusuf Kardavi , Shkup 2005 , fq.257

35

Page 36: Zekati Ky Kusht i Islamit

36