zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. konsulence, …...policat e sigurimit ndonjëherë mund...

16
www.raiffeisenbroker-kosovo.com Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, Vizion dhe Parashikim.

Upload: others

Post on 09-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

www.raiffeisenbroker-kosovo.com

Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj.Konsulence, Vizion dhe Parashikim.

Page 2: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Raiffeisen Insurance Broker vepron si një ndërmjetësues gjatë përgatitjes së kontratave të sigurimit ndërmjet klientëve dhe Kompanive të Sigurimit.

E ardhmja nuk është e panjohur, e ardhmja është një siguri, një kohë që në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në të tashmen. E nesërmja, sa hap e mbyll sytë, bëhet Sot.

Suksesi nuk është më një çështje kohe, por më tepër një çështje e vendimit dhe veprimit, dhe kurajo dhe vizioni janë kushte të nevojshme për pritjet tuaja.

Në këtë kontekst, shqetësimi i ekipit të Raiffeisen Insurance Broker është për të mbrojtur sukseset tuaja, si dhe t'ju këshillojë për një të ardhme të sigurt të biznesit tuaj.

Ne identifikojmë dhe vlerësojmë nivelin e rrezikut, kundrejt të cilit kompania juaj mund të jete e ekspozuar, dhe ju propozojmë masat e nevojshme të cilat duhet të zbatoni në mënyrë që të minimizoni atë. Në të njëjtën kohë, rekomandojmë sigurime adekuate për ju.

Përvoja jonë në fushën e sigurimeve dhe bashkëpunimi me disa prej kompanive më me renome në tregun tonë, na mundësojnë të ndërmjetësojmë pako (oferta) të sigurimeve të cilat do t’i përshtateshin kompanisë tuaj.

Bashkëpunimi me Raiffeisen Insurance Broker është zgjidhja më e mirë për ju dhe kompaninë tuaj, duke ndikuar drejtpërdrejtë në kursim të kohës. Në këtë mënyrë, ju mund të fokusoheni më tepër në zhvillimin e biznesit tuaj.

Page 3: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 4: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 5: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Ne ndërmjetësojmë pako të sigurimeve të përshtatshme për ju dhe kompaninë tuaj duke:

• Negocuar marrëveshje me kushte dhe çmime preferenciale për klientët tanë• Analizuar dhe hulumtuar tregun e sigurimeve dhe rekomanduar sigurime adekuate për ju• Prezantuar ofertat në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme• Kontraktuar polica të sigurimit me Kompanitë e Sigurimeve më me renome në vendin tonë

Ndërmjetësojmë marrëveshje për të gjitha linjat e sigurimeve:• Sigurim i pasurisë private/komerciale (objekte, pajisje, inventar),• Sigurime motorike (autopërgjegjësia, kasko),• Sigurim i shëndetit, aksidenteve personale, shëndeti në udhëtim, sigurim i jetës,• Sigurimi i kthimit të kredive,• Sigurimi i agrokulturës – sigurimi i bagëtisë,• Sigurimi i përgjegjësive (publike, profesionale, punëdhënësit etj).

Administrojmë dhe adaptojmë policat e sigurimit kundrejt dina-mikës së biznesit tuaj.

Ne ju ofrojmë asistencë të plotë në rastet kur ngjarja është e mbu-luar me sigurim.

Page 6: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Sigurim i pasurisë

Zhvillimi i biznesit tuaj mund të influencohet nga rreziqe të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pasurinë tuaj (objektet, të mirat materiale, veturat, makineritë, etj.) për të cilat ne ju rekomandojmë dhe ndërmjetësojme polica të sigurimit.

• Sigurimi nga Zjarri dhe rreziqe shtesë,

• Sigurimi i objekteve në ndërtim,

• Sigurimi i punonjësve gjatë ndërtimit,

• Sigurimi nga ndërprerja e biznesit, si pasojë e një rreziku të mbuluar etj.

Page 7: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 8: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 9: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Sigurim i punonjësve

Ju mund të shfrytëzoni përvojën tonë në fushën e sigurimeve për të ngritur benificionet e punonjësve tuaj, duke marrë produktet e sigurimeve (jetë, shën-det, udhëtim etj), të përshtatura varësisht nga fusha e aktivitetit, pritjeve të punëtorëve dhe buxhetit të kompanisë.

Produktet e tilla të sigurimit mund të shfrytëzohen si mjete për ngritjen e besimit të punonjësve në kompaninë tuaj, duke ju ofruar atyre mbështetje financiare në rast të një aksidenti apo sëmundjeje.

Page 10: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Sigurim i përgjegjësive ndaj palëve të treta

Një element kyç të cilin ne u rekomandojmë të merrni në konsideratë, për të mirën e biznesit tuaj, është përgjegjësia e biznesit tuaj në bazë të ligjit, dëmeve të shkaktuara pa dashje palëve të treta, punëtorëve, aksionarëve dhe partnerëve afarist etj, të lidhura ngushtë me aktivitetet e biznesit tuaj.

Varësisht nga natyra e aktivitetit tuaj (lloji i biznesit, lokacioni, produktet, etj) gjithmonë do t’ju rekomandojmë sigurimet adekuate për ju.

Page 11: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 12: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 13: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Raiffeisen Insurance Broker vlerëson kohën tuaj duke ju mundësuar:• Zgjidhje të gatshme,

• Shërbime të shpejta dhe kualitative,

• Shërbime të ndërmjetësimit pa pagesë.

Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë t’i kuptoni detajet e një police, si dhe në të njejtën kohë ju propozojmë policën e cila është më e përshtatshme për ju,duke u siguruar se jeni të mbuluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Page 14: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Në çdo ndërmjetësim të ofruar nga ne, do te gjeni vlerat e ekipit tonë:

Profesionalizëm: shqetësimi ynë i përhershëm është ofrimi i shërbimeve kualitative; përparësitë tona janë fokusi në detaje, saktësi dhe gatishmëri.

Përgjegjësi: ne ju ofrojmë zgjidhje duke negocuar me Kompanitë e Siguri-meve me reputacionin më të lartë në treg.

Aftësi për parashikim: ne parashikojmë rreziqet e mundshme me të cilat mund të ballafaqoheni dhe adaptojmë policat për sigurinë tuaj dhe të bizne-sit tuaj.

Ju mund të na kontaktoni në e-mail adresën:Tel: + 381 (38) 222 222 337,[email protected].

Vlerat dhe e ardhmja

Page 15: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë
Page 16: Zgjidhje e mirë për ju dhe biznesin tuaj. Konsulence, …...Policat e sigurimit ndonjëherë mund të jenë te komplikuara. Në këtë rast, ne si ndërmjetësues do t’ju ndihmojmë

Tel: +381 (38) 222 222 337,e-mail: [email protected]

www.raiffeisenbroker-kosovo.com

Ankesa apo komente? Ju lutemi na kontaktoni në +381 (38) 222 222 337, na shkruani në [email protected].