1. suspendohen dy gjykatës komunalë - ballina -...

35
Buletini Mujor “Drejtësia në Kosovë” Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page1of 35 Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Buletini Mujor“Drejtësia në Kosovë”

Nr. 17, Mars 2012

Që nga shtatori 2010, BIRN-i dhe Internews Kosova publikojnë Buletinin Mujor “Drejtësia në Kosovë”, i cili përmban informacione dhe rezultate nga Projekti i Monitorimit të Gjykatave. Informacionet e paraqitura janë të mbledhura nga monitoruesit e BIRN-it nëpër gjykatat e Kosovës dhe fokusohen në funksionimin e përgjithshëm të Sistemit të Drejtësisë, si dhe Reformën Gjyqësore në Kosovë. Ky buletin përmban edhe analiza dhe hulumtime nga fusha e drejtësisë, të publikuara në Gazeta Jeta në Kosovë.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page1of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 2: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Përmbajtja:

1. Suspendohen dy gjykatës komunalë................................................................................................3

2. Emërohen 11 gjykatës të Qarkut.....................................................................................................3

3. Dëshmitari X i papranueshëm për gjykatën.....................................................................................4

4. Dëgjohen si dëshmitarë marrësit e veshkave...................................................................................5

5. Deklarohen të dëmtuarit në rastin Bllaca II......................................................................................7

6. Mbahet seanca e konfirmimit të aktakuzës për Sami Lushtakun dhe të tjerët..................................8

7. Shkeljet procedurale dhe parregullsi të tjera nëpër gjykata.............................................................9

Gjykata e Qarkut në Pejë...............................................................................................9Gjykata e Qarkut Prizren.............................................................................................10Gjykata e Qarkut në Gjilan.........................................................................................10Gjykata Komunale në Istog.........................................................................................10Gjykata Komunale në Pejë..........................................................................................11Gjykata Komunale Podujevë.......................................................................................11Gjykata Komunale në Prishtinë..................................................................................12Gjykata Komunale në Suharekë..................................................................................12Gjykata Komunale në Dragash...................................................................................13Gjykata Komunale në Gjakovë...................................................................................14Gjykata Komunale Drenas..........................................................................................14Gjykata Komunale në Viti..........................................................................................14Gjykata Komunale në Malishevë................................................................................14

Aneks Gazeta Jeta në Kosovë............................................................................................................ 15

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page2of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 3: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

1. Suspendohen dy gjykatës komunalë

Gjatë monitorimit të gjykatave, në muajin mars, BIRN-ika zbuluar se kryetarja e Gjykatës Komunale në Viti, Drane Simani, kishte marrë pjesë në një takim politik të degës së Partisë Demokratike të Kosovës me aktivistë dhe biznesmenë të Vitisë. Pjesëmarrja në këtë takim është vërtetuar përmes një fotoje të plasuar në rrjetet sociale (Facebook),në të cilën shihet prania e gjykatëses.

Gjykatësja Drane Simani, në intervistën e dhënë për monitoruesin e BIRN-it, ka pranuar se ka qenë në takim dhe se në atë takim e ka përfaqësuar institucionin (gjykatën). Ajo ka deklaruar se nuk i përket asnjë partie politike.

Kjo ngjarje është raportuar në Gazetën Jeta në Kosovë1dhe BIRN-i ka paraqitur ankesë me prova të bashkangjitura në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.

Pas bërjes publike të këtij rasti nga Gazeta Jeta në Kosovë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka marrë vendim për suspendimin e gjykatëses Simani.

Komisioni disiplinor i KGjK-së ka suspenduar edhe gjykatësin e Gjykatës Komunale në Pejë, Sejdi Blakaj, për shkak të ngritjes së një aktakuze kundër tij. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimit.

Gjykatësi Blakaj ka konfirmuar për BIRN-in se është suspenduar pasi që është ngritur një aktakuzë në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Arsye e suspendimit, sipas tij, është pretendimi se ai kishte lëshuar një gabim gjatë punës së tij, kur në një seancë për veprën penale “falsifikim i dokumentit”, kishte gjykuar një person tjetër, në vend të kryesit. Në kohën sa po zhvillohej procesi gjyqësor, i pandehuri gjendej në ShBA.

2. Emërohen 11 gjykatës të Qarkut

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga,pas propozimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka emëruar 11 gjyqtarë për gjykatat e Qarkut në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.

Gjykatësit e emëruar janë Hasan Sadiku, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan; Mursel Ahmeti, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan; Zehra Vërbovci, gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë; Hashim Çollaku, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren; Naim Kurteshi, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren; Rasim Behluli, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren; Vahid Halili, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Driton Muharremi, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Hava Haliti, gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Nenad Llaziq, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe Nexhmedin Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

1Shkrimi mund të gjendet në: http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,3,1670Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page3of 21

Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 4: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Muharremi Hoti, ish-gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Pejë ka refuzuar emërimin në momentin e fundit. Ish-gjykatësi Hoti nuk ishte emëruar në fazën e parë të emërimeve, pasi që nuk e kishte kaluar testin e etikës dhe vazhdon të punojë si avokat.

Me këto emërime ka përfunduar cikli i dytë i emërimeve në gjykatat e qarkut në Kosovë, i cili ka filluar në janar 2011. Ndërkohë, pritet të vazhdojë cikli i emërimit të gjykatësve në gjykatat komunale të Kosovës. 3. Dëshmitari X i papranueshëm për gjykatën

Gjatë marsit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kanë vazhduar seancat në rastin e njohur për publikun si Rasti Kleçka. Gjatë këtij muaji, jo të gjitha seancat që ishin caktuar u mbajtën.

Disa prej seancave të caktuara në fillim të muajit, janë shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit Behlul Limaj, i cili në pjesën e dytë të seancës së 1 marsit u detyrua të merrte ndihmën e mjekut,për shkak të problemeve kardiologjike.

Prokurori propozoi që procedura të ndahet,gjë e cila hasi në kundërshtim nga ana e mbrojtjes. Kolegji vendosi që të ndante procedurën për të pandehurin Behlul Limaj.

Mbrojtja ka ofruar argumentet e saj për papranueshmërinë dhe mosbesueshmërinë e dëshmive dhe ditarëve të dëshmitarit bashkëpunues Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X.

Nga ana tjetër, prokurori me shkrim i ishte përgjigjur mbrojtjes, duke kërkuar nga kolegji që të gjitha deklaratat dhe dëshmitë e dëshmitarit X të pranoheshin si të besueshme dhe të pranueshme.

Gjykata, pasi që dëgjoi palët, mori aktvendim me të cilin të gjitha deklaratat e dhëna nga dëshmitari bashkëpunues, Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X, si dhe të gjithë ditarët e tij i shpalli të papranueshme. Gjykata i ka veçuar nga shkresat e lëndës të gjitha provat e dëshmitarit X.

Prokurori, edhe pse provat u shpallën të papranueshme, nuk hoqi dorë nga aktakuza. Gjykata në të njëjtën ditë, pas propozimit të mbrojtjes, mori aktvendim me të cilin të gjithë të pandehurve iu hiqet masa e sigurisë. Kështu që të pandehurit u liruan nga paraburgimi dhe nga arresti shtëpiak.

Në këtë seancë gjykata në pajtim me palët, u morën vesh që në mënyrë të shkruar të paraqiten fjalët përfundimtare të gjithëve. Në këtë rast kolegji i gjykatësve bëri shkelje të KPPK-së, përkatësisht nenit 3712. Ky nen në mënyrë të qartë tregon se gjykata, pas

2 Neni 371 (1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe prezentimit të provave materiale vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit i cili nuk ka pranuar fajësinë ose për të cilin zbatohet neni 358, paragrafi 4 i këtij Kodi. (2) Dispozitat e zbatueshme gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit në procedurë paraprake (nenet 229 deri 236 të këtij Kodi) zbatohen përshtatshmërisht edhe gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit në shqyrtim gjyqësor. (3) Të bashkakuzuarit të cilët ende nuk janë marrë në pyetje

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page4of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 5: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

prezantimit të provave, vazhdon me marrjen në pyetje të pandehurve të cilët nuk e kanë pranuar fajësinë.

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare, kërkoi dënimin e të gjithë të pandehurve. Sipas tij, trupat në Kleçkë janë gjetur falë deklaratave të dëshmitarit X dhe se dëshmitë dhe dëshmitarët tjerë e kanë konfirmuar krimin. Sipas prokurorit, gjykata ka prova të mjaftueshme për t’i shpallur fajtor. Kolegji në seancën e shpalljes e kritikoi prokurorin për mos respektimin dhe shkeljen e nenit 379 të KPPK-së,3 kjo pasi që prokurori fjalën e kishte shkruar vetëm me dy fletë.

Mbrojtja në fjalën përfundimtare ka kërkuar që të gjithë të pandehurit të lirohen nga çdo akuzë e prokurorit, pasi që provat e tij janë të papranueshme dhe se nuk kanë ndonjë vlerë për procesin.

Pas pranimit të fjalëve përfundimtare, kolegji mori dy vendimi, fillimisht kolegji duke u bazuar në nenin 385 të KPPK-së me aktvendim vendosi që çështjen ta rihap pjesërisht dhe atë për të pandehurit Fatmir Limaj, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Krasniqi, për shkak sqarimit të provave të mbetura, ekzaminimin e dëshmitarëve duke i dhënë mundësi edhe mbrojtjes në ballafaqim dhe pyetje.

Me aktgjykim të pafajshëm në mungesë të provave u shpallën Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.

Arsyetimi i gjykatës në vendimin e rihapjes pjesërisht të gjykimit ishte se të pandehurit që kanë mbetur kishin pozita komanduese dhe gjykata dëshiron të dëgjoi dëshmitarët dhe provat që janë mbetur pas shpalljes së vendimit mbi mos pranueshmërinë e dëshmive të dëshmitarit Zogaj.

4. Dëgjohen si dëshmitarë marrësit e veshkave

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kanë vazhduar seancat në rastin e njohur për publikun si Rasti Medicus. Të pandehurit në këtë çështje janë Lutfi Dervishi, me profesion mjek dhe profesor i urologjisë; Arban Dervishi, ekonomist i diplomuar; Driton Jilta, mjek nga komuniteti turk në Kosovë dhe ish-punëtor shëndetësor i OSBE-së në Kosovë; Ilir Recaj, mjek dhe ish-sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e ministrit Alush Gashi; Sokol Hajdini, , Islam Bytyqi dhe Sylejman Dula, të tre mjekë anesteziologë.

nuk do të jenë të pranishëm gjatë pyetjes së të akuzuarit.3 Neni 379 Paditësi në fjalën e tij përfundimtare paraqet vlerësimin e tij për provat e shqyrtuara në shqyrtim gjyqësor, shpjegon konkluzionet e tij mbi faktet e rëndësishme për marrjen e vendimit, paraqet dhe arsyeton propozimin e tij për përgjegjësinë penale të të akuzuarit, për dispozitat e Kodit të Përkohshëm Penal të cilat duhet zbatuar si dhe për rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet të merren parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Paditësi nuk mund të propozojë lartësinë e dënimit, por mund të propozojë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore ose ndonjë dënim alternativ nga neni 41 i Kodit të Përkohshëm Penal.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page5of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 6: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Në muajin mars në gjykatë janë dëgjuar dy dëshmitarë të cilët kishin marrë veshka në klinikën Medicus nga “dhurues” të ndryshëm. Dëshmitë e tyre u dëgjuan përmes video-lidhjes nga Kanadaja dhe Polonia.

Izraelito-kanadezi Raul Fain dëshmoi se operimi i kishte kushtuar 80000 euro dhe se të hollat ia kishte dhënë Moshe Harelit, i cili është akuzuar në këtë rast, porse ishte liruar nga policia e UNMIK-ut dhe nuk është arritur të kapet më. Dëshmitari, po ashtu, tregoi se operimin e kishte kryer dr. Yusuf Somnez, ndërsa veshkën e kishte marrë nga një ruse. Somnez është njëri nga të dyshuarit kryesorë për transplantimin e organeve në klinikën Medicus, i cili në ditën e bastisjes kishte lënë Kosovën dhe policia nuk kishte arritur ta kapte.

Polaku Sadaj Tadeuz,dëshmitari tjetër në këtë proces, po ashtu kishte pranuar një veshkë në klinikën Medicus. Dëshmitari tregoi se të gjithë operimin e kishte kryer përmes kontaktit me kirurgun Somnez. Ky i fundit kishte siguruar veshkën, operimin dhe trajtimin për 25000 euro.

Asnjëri nga këta dëshmitarë përmes video-lidhjes nuk i njohën të pandehurit që ishin në sallë dhe deklaruan se nuk i kanë parë ndonjëherë.

Gjykata, po ashtu, dëgjoi ekspertin e forenzikës së EULEX-it, dr. Marek Gasior, i cili në vitin 2010 kishte përpiluar një raport mbi ilaçet e konfiskuara gjatë bastisjes në klinikën Medicus. Ky raport është pranuar nga mbrojtja e Lutfi Dervishit, e cila konsideroi se nuk është e nevojshme që të vazhdohet me marrjen në pyetje. Prokurori kërkoi që të sqarohen disa gjëra nga raporti.

Eksperti Gasior shpjegoi se kishte parë më shumë se 478 ilaçe të ndryshme. Kishte pasur edhe ilaçe të cilat përdoren për transplantim organesh, që trupi të mos e refuzojë organin. Gjithashtu ai kishte parë preparate të cilat mbrojnë organet pas marrjes së tyre nga donatori për një kohë të caktuar.

Gjatë marsit janë dëgjuar edhe dy dëshmitarë vendas, dr. Daut Gorani kardiolog, për një periudhë të shkurtër mjek në klinikën Medicus. Sipas dëshmisë së tij, ai nuk kishte parë persona të huaj në klinikë dhe se aty kishte shkuar shumë rrallë e pacientët e tij kishin paguar përmes arkës.

Dëshmitari tjetër, Nexhmedin Hoti, ish-anëtar i Bordit të Licencimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, ka shpjeguar procedurat që bordi i kishte ndjekur në atë kohë, si dhe për punën e shumtë që kishin pasur ata.

Edhe në seancat e marsit u ngrit çështja e imunitetit për të pandehurin Driton Jilta, ish-punëtor shëndetësor i OSBE-së në Kosovë. Mbrojtja kërkoi nga gjykata që të dijë nëse ka ndonjë vendim nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) i Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur me çështjen e imunitetit.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page6of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 7: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Në seancën tjetër, kryetari i kolegji njoftoi se PSSP-ja e ka njoftuar gjykatën se të pandehurit Jilta i është hequr imuniteti, edhe në kohën e hetimeve, edhe gjatë kohës së gjykimit.

Gjatë prillit,pritet që gjykata të dëgjojë dëshmitarët e tjerë përmes video-lidhjes.

5. Deklarohen të dëmtuarit në rastin Bllaca II

Edhe pse procesi filloi me kontestimin e përbërjes së kolegjit të gjykatësve, pas vendimit të presidentit të Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it për kolegjin, seancat filluan sipas rregullit. Shumica e seancave gjyqësore filluan me vonesa prej 30 minutash,të shkaktuara nga transporti apo nga kolegji i gjykatësve.

Pas leximit të aktakuzës dhe deklarimit të të pandehurve se ndihen të pafajshëm, gjykata ka dëgjuar palët e dëmtuara.

Fillimisht u dëgjua e dëmtuara Drita Kllokoqi, e veja e Ibush Kllokoqit, i vrarë pas luftës. Dëshmitarja para kolegjit tregoi për natën kur iu vra burri, por nuk ka arritur t’i identifikonte fytyrat që e kryen krimin.

I dëmtuari tjetër, Ismet Arifi, ka shpjeguar ngjarjen e nëntorit të vitit 1999. Sipas tij, tre persona i kishin ardhur te dera dhe dy të tjerë rrinin në hyrjen e korridorit. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, njëri nga ta e kap për qafe dhe e tërheq për ta marrë me vete. Në këtë kohë i dëmtuari kishte pësuar një goditje në këmbë, të cilën nuk e dinte se nga e kishte marrë. Duke parë rrezikun, kishte arritur të ikte nga sulmuesit duke u ngjitur shkallëve të banesës. Në këtë kohë njëri nga sulmuesit kishte shtënë me armë në drejtim të Ismet Arifit, por ai ia kishte dalë të shpëtonte. Më pas sulmuesit ishin larguar. Dëshmitari, së bashku me familjen, atë natë kishte lëshuar banesën e tij. Të gjitha këto i konfirmoi i biri dhe gruaja e Ismet Arifit.

Derisa po jepte dëshminë e tij Ismet Arifi, në sallë qëndronte i dëmtuari Adem Salihaj, i cili do të ishte dëshmitar pas Arifit. Edhe pse mbrojtja e paralajmëroi për shkelje procedurale nga ana kolegjit, kryetari i kolegjit e lejoi pranin e Salihajt në sallë duke shkelur kështu nenin 164 paragrafi 1 të KPPK-së4.

Ne seancën të cilën merrej në pyetje bashkëshortja e Ismet Arifit, ishte i pranishëm Kadri Veseli, njëri nga dëshmitarët e mundshëm të këtij procesi, i cili është marrë në pyetje nga prokuroria dhe gjykata e palët e kanë deklaratën e tij.

Veseli kishte ardhur në cilësi të publikut, duke dëgjuar në tërësi se çfarë po deklaronte dëshmitarja. Kolegji në këtë rast bëri një shkelje të Kodit të Procedurës Penale, i cili në mënyrë shumë të qarë me nenin 164 paragrafi 1 ka paraparë gjatë marrjes në pyetje të një dëshmitari, dëshmitarët e tjetër nuk duhet të jenë të pranishëm në sallë.5

4 Neni 164 (1) Dëshmitari pyetet ndamas dhe pa praninë e dëshmitarëve të tjerë. Dëshmitari detyrohet t’i jep përgjigjjet gojarisht.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page7of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 8: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

I dëmtuari tjetër, Adem Salihaj, tregoi se si disa persona kishin dashur ta vrisnin, derisa ai po udhëtonte me makinën e tij. Salihaj shtoi se ai edhe sulmuesi e kishin ngritur pistoletën, duke ia drejtuar njëri–tjetrit, porse asnjërit nuk i kishte shkrepur pistoleta. Salihaj kishte parë se sulmuesit ishin tërhequr prapa dhe kishte shtënë në drejtim të tyre.

Në seancën e fundit në këtë muaj, mbrojtja vazhdonte me pyetjet për Salihajn. Pyetjet e mbrojtjes ishin kryesisht jashtë asaj që të pandehurit akuzoheshin, e kolegji për këtë i tërheq vërejtjen disa herë mbrojtjes. E pas shumë tërheqje vërejtjesh nga kryetari i kolegjit, kolegji me aktvendim e gjobiti avokatin Ramiz Krasniqin me 400 euro.

Rasti Bllaca II pritet të vazhdojë edhe në muajin prill, kur për disa seanca me radhë pritet të dëshmojë Nazim Bllaca, dëshmitari bashkëpunues i prokurorisë.

6. Mbahet seanca e konfirmimit të aktakuzës për Sami Lushtakun dhe të tjerët

Në Gjykatën Komunale në Prishtinë, gjatë muajit mars,nga gjykatësi i EULEX-it u mbajt seanca për konfirmimin e aktakuzës kundër Sami Lushtakut, Rexhep Hotit, Arizona Dibrës, Avni Azemit, Rizah Hajdarit dhe Qani Mehmedit.

Të gjithë ata akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se në periudhën maj - qershor 2009 kishin nisur një fushatë mediale kundër Jeta Xharrës, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), duke kryer veprat penale “shkelje e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës”, “kanosje” dhe “shpifje”, të dënueshme në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, veprat penale janë kryer pasi që Xharra kishte udhëhequr një nga edicionet e emisionit “Jeta në Kosovë”, në RTK, në të cilin kishte paraqitur keqmenaxhimin dhe kushtet e pafavorshme në Skenderaj, ku Sami Lushtaku shërbente si kryetar i Komunës.

Fushata ndaj saj ishte bërë përmes botimit të artikujve për 12 ditë me radhë në gazetën “Infopress”, me ç’rast sipas aktakuzës, ishin përhapur gënjeshtra politike ndaj Jeta Xharrës me shprehjet si “spiune e Serbisë”, “bombë profesionale”, “jetëshkurtër” etj.

Të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm dhe kërkuan nga gjykata që të mos e konfirmojë aktakuzën.

Prokurorja Speciale e EULEX-it dhe i autorizuari i të dëmtuarës Xharra kërkuan që gjykata ta konfirmojë aktakuzën në tërësi.

Fillimisht, gjykatësi paraprak kërkoi nga prokurorja shpjegime se pse në aktakuzë gjendej edhe pika që përmbante veprën penale të shpifjes. Kjo pasi që shpifja, si vepër, me Kodin Penal është paraparë të ndiqet privatisht.

5Neni 164 (1) Dëshmitari pyetet ndamas dhe pa praninë e dëshmitarëve të tjerë. Dëshmitari detyrohet t’i jep përgjigjet gojarisht.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page8of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 9: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Prokurorja shpjegoi se pika ishte futur në aktakuzë për shkak të ekonomizimit të gjykimit, duke e kursyer gjykatën nga dy gjykime dhe se për të dëmtuarën do të ishte një barrë e rëndë pas kërcënimeve që ka pasur.

Gjatë seancës,edhe mbrojtja vuri në pikëpyetje pikën e veprës penale të shpifjes. Sipas mbrojtjes, kjo vepër ndiqet me padi private, duke shtuar se kjo vepër është e paraparë tani si çështje civile, sipas ligjit të ri mbi shpifjen dhe fyerjen në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i autorizuar i të dëmtuarës Xharra, avokati Kolë Rama, deklaroi se veprat penale janë kryer në një kohë dhe ekziston lidhja kauzale në mes të veprave penale.

Mbrojtësi i Sami Lushtakut,avokati Arianit Koci, në fund të deklaratës së tij propozoi që si dëshmitarë, nëse konfirmohet aktakuza, të ftohen Dukagjin Gorani, këshilltar i kryeministrit të Kosovës; Berat Buzhala, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Gjykata pritet që të marrë vendim lidhur me aktakuzën gjatë muajit prill.

7. Shkeljet procedurale dhe parregullsi të tjera nëpër gjykata

Gjykata e Qarkut në Pejë

1) Për shkak të vonesës së trupit gjykues është vonuar fillimi i seancës gjyqësore me numër P. nr. 137/11. Si rezultat, palët kanë pritur në sallë dhe në korridor për 40 minuta.

Edhe pse seanca ka filluar nga e para, prokurori Ali Ukaj, nuk e pa të arsyeshme që të lexonte aktakuzën, pasi që sipas tij ajo ishte e njohur për palët. Por, në procesverbal u shkrua se aktakuza është lexuar, duke bërë kështu shkelje të nenit 357 paragrafi 16.

I pandehuri në këtë çështje vuante nga çrregullime mendore dhe derisa po mbahej gjykimi i është dashur të dalë nga salla e gjykimit për shkaqe shëndetësore. Trupi gjykues nuk e ndërpriste seancën derisa i pandehuri nuk qëndronte në sallë dhe vetëm një herë gjatë seancës kryetarja e trupit gjykues konstatoi në procesverbal se i pandehuri ka dalë pa lejen e saj dhe se seanca nuk do të vazhdojë në mungesë. Kjo përbën shkelje esenciale të KPPK-së përkatësisht nenit 403 paragrafi 1 pika 3.7

6Neni 357 (1) Shqyrtimi gjyqësor fillon me leximin e aktakuzës ose të padisë private. 7Neni 403 (1) Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet nëse: 3) Shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor kërkohet me ligj, ose kur të akuzuarit, mbrojtësit, paditësit subsidiar ose paditësit privat, pavarësisht nga kërkesa e tij, i është mohuar përdorimi i gjuhës së vet në shqyrtim gjyqësor dhe përcjellja e zbatimit të shqyrtimit gjyqësor në gjuhën e tij (neni 15 i këtij Kodi);

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page9of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 10: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Më pas, gjykatësja ka njoftuar të pandehurin se kurdo që ka nevojë do të ndërpresë seancën, derisa ai të jetë i gatshëm të vazhdojë.

2) Në një çështjet tjetër penale,në të cilën i pandehuri akuzohej për mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, njëri nga anëtarët e trupit gjykues, gjyqtari porotë, pasi fillon gjykimi e lëshoi zyrën ku po mbahej gjykimi duke dalë me telefon në dorë. Ai u vonua për disa minuta, aq sa zgjati telefonata. Kryetari i trupit gjykues, Sali Berisha, vazhdoi seancën në mungesë të tij. Kjo mund të konsiderohet shkelje esenciale e KPPK-së, përkatësisht nenit 403, paragrafi 1, pika 18.

Gjykata e Qarkut Prizren

Gjatë monitorimi në çështjen penale të detyrimit me shenjën P.nr. 138/09, të gjitha palëve iu desh të prisnin për 20 minuta në sallë të gjykimit, pasi që kompjuteri i sallës ishte lëvizur nga vendi i tij. Vonesa erdhi për shkak se një ditë më parë EULEX-i në një gjykim të saj e kishte hequr nga përdorimi kompjuterin e sallës. Gjykatësit e EULEX-it edhe pse kishin përfunduar gjykimin nuk e kishin kthyer në gjendjen e mëparshme kompjuterin e sallës, ashtu si e kishin gjetur.

Gjykata e Qarkut në Gjilan

Seanca në çështjen penale K.A.nr: 239/11e konfirmimit të aktakuzës ka filluar me 15 minuta vonesë, për shkak të vonesës së njërit nga të pandehurit. Gjykimi u mbajt në zyrën e gjykatësit dhe askush nuk e kishte të veshur uniformën.

Gjithashtu, gjykatësi Avdullah Ahmeti pasi që hapi seancën të pandehurin nuk e njoftoi me të drejtat që i ka si i pandehur, duke shkelur kështu nenin 314 të KPPK-së9.

Gjykata Komunale në Istog

Në monitorimin e çështjes penale rrezikim i trafiku publik, me numër P. nr. 276/09, seanca fillon me dy orë vonesë për shkak të vonesës së gjykatësit Zymer Gecaj dhe prokurorit Ardian Hajdaraj. Hajdaraj ishte në një seancë tjetër, të caktuar nga gjykatësi tjetër në atë gjykatë.

8Neni 403 (1) Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet nëse: 1) Përbërja e gjykatës nuk ka qenë në pajtim me ligjin ose kur në marrjen e aktgjykimit ka marrë pjesë gjyqtari ose gjyqtari laik i cili nuk ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ose kur me vendim të formës së prerë është përjashtuar nga gjykimi; 9Neni 314 (1) Në fillim të seancës për konfirmim, gjyqtari e udhëzon të pandehurin për të drejtën e tij për të mos u deklaruar në çështjen e tij ose të mos përgjigjet në pyetje dhe, nëse ai deklaron për çështjen, se nuk ka për detyrë të inkriminojë vetveten ose të afërmin, as të pranojë fajësinë; të mbrohet vetë ose, nëpërmjet ndihmës juridike nga mbrojtësi sipas zgjedhjes së tij, të kundërshtojë aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave të paraqitura në aktakuzë. (2) Pastaj, gjyqtari çmon se e drejta e të pandehurit në mbrojtës është respektuar dhe se të dy palët kanë përmbushur detyrimin lidhur me zbulimin e provave (neni 307 dhe 308 i këtij Kodi)

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page10of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 11: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Gjykata Komunale në Pejë

Në monitorimin seancës për konfirmimin e aktakuzës në çështjen penale shpërdorim i detyrës zyrtare ose i autorizimit, falsifikim i dokumentit zyrtar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit etj., me numër të lëndës K.A. nr. 135/11, gjykatësja Violetë Husaj- Rugova gjatë seancës lejoi dy të pandehur ta lëshojnë sallën e gjykimit për disa minuta, ndërkohë që seanca e konfirmimit vazhdonte. Në këtë seancë kishte 17 të pandehur dhe ata mund të ktheheshin në sallë kur të dëshironin, duke bërë që salla të mos ishte e tëra në kontrollin e gjyqtares për konfirmim të aktakuzës. Edhe avokatët, posa mbaronin deklarimet e tyre largoheshin nga salla e gjykimit. Kjo mund të konsiderohet shkelje esenciale e KPPK-së, përkatësisht nenit 403, paragrafi 1, pika 310

Gjykata Komunale Podujevë

1) Për dallim nga muaji i kaluar, kur Prokuroria Komunale në Prishtinë, nuk kishte një koordinim të mirë në përfaqësimin e lëndëve në komunat që i mbulon, duket që këtë muaj kemi një përparim të vogël, kjo pasi që prokurorët shkuan në Gjykatën Komunale të Podujevës për përfaqësim. Mirëpo prapë u evidentuan vonesa dhe mospërgatitje të prokurorëve.

2) Prokurorja Besa Lemani u vonua 15 minuta në çështjen penale për veprën penale lëndim i lehtë trupor me numër P.nr:363/07, gjykim të cilin gjykatësi, Behxhet Muçiqi, nuk e kishte publikuar në tabelën e shpalljeve dhe po e mbante në zyrën e vet, derisa salla ishte e lirë. Asnjëri nuk e kishte të veshur uniformën.

3) Edhe në seancën me numër P.nr: 829/08 për çështjen penale të vjedhjes, te gjykatësi i njëjtë dhe përfaqësuar nga e njëjta prokurore, seanca u mbajt në zyrë dhe ata nuk e kishin të veshur uniformën.

4) Po te i njëjti gjykatës, në çështjen paraprake GjPP.nr:113/12, për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori Ymer Beka nuk e kishte lëndën me vete, ndërsa avokati i të pandehurit, Hasan Pervetica, u vonua për më shumë se 20 minuta. Për dallim nga seancat e lartpërmendura, gjykatësi në këtë seancë e kishte të veshur uniformën.

5) Kurse prokurori Ymer Beka, para të njëjtit gjykatës, nuk u paraqit fare në shqyrtimin me numër P.nr:271/09 për veprën penale vjedhje. Prokurori, pasi që ishte telefonuar nga gjykatësi, e kishte njoftuar atë se është në një paraburgim në Gjykatën Komunale në Prishtinë, edhe pse seancën e kishte të caktuar më parë në Podujevë.

10Neni 403 (1) Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet nëse: 3) Shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa personat, prania e të cilëve në shqyrtim gjyqësor kërkohet me ligj, ose kur të akuzuarit, mbrojtësit, paditësit subsidiar ose paditësit privat, pavarësisht nga kërkesa e tij, i është mohuar përdorimi i gjuhës së vet në shqyrtim gjyqësor dhe përcjellja e zbatimit të shqyrtimit gjyqësor në gjuhën e tij (neni 15 i këtij Kodi);

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page11of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 12: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Gjykata Komunale në Prishtinë

1) Në çështjen penale të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje si dhe për veprën pranim i mallrave të vjedhura, lënda me numër P.nr: 2328/11, trupi gjykues në krye me gjykatësen Elmaze Fazliu është vonuar në fillimin e seancës për më shumë se 45 minuta. Vetëm kryetarja Fazliu e kishte të veshur uniformën, kurse të tjerët jo. Gjatë kësaj seance pati edhe ofendime të mbrojtësve drejtuar prokurorit, por ato nuk u shkruan në procesverbal dhe nuk u ndëshkuan nga kryetarja e trupit gjykues. E njëjta, kohë pas kohe ua tërhiqte vetëm vërejtjen, por pa ndonjë rezultat.

Po në të njëjtën çështje penale të mbajtur në një datë tjetër, prokurori Iliaz Beqiri dhe disa nga avokatët mbrojtës u vonuan më shumë se 1 orë e 5 minuta. Këta të fundit kishin njoftuar gjykatën se janë të zënë në gjykatën e qarkut. Edhe në këtë seancë, vetëm kryetarja Fazliu e kishte të veshur uniformën.

2) Në çështjen penale të mashtrimit, me numër P.nr: 127/10, prokurori Ali Ajdini u vonua për 30 minuta në seancë. Pos që seanca filloi me vonesë, ajo u mbajt në zyrën e gjykatëses Naime Jashanica, e asnjëri nga të pranishmit nuk e kishin të veshur uniformën.

Gjykata Komunale në Suharekë

1) Fillimi i muajit mars e gjeti me shkelje këtë gjykatë. Gjykatësi Robert Tunaj, në çështjen penale të rrezikimit të trafikut publik me numër P.nr:111/09 në procedurën e provave, në marrjen në pyetje të një dëshmitari, nuk ia lexoi të drejtat që i ka gjatë dhënies së dëshmisë së tij. Gjykatësi Tunaj, në këtë rast, bëri shkelje të nenit 162 të Kodit të Procedurës Penale.11

2) Në një çështje tjetër penale të vjedhjes së rëndë, me numër P.nr:189/10, i njëjti gjykatës dhe prokurorja Mehreme Hoxha nuk ishin të përgatitur për shqyrtimin. Prokurori hoqi dorë nga marrja në pyetje e dëshmitares që vetë e kishte propozuar, veprim ky që u kundërshtua nga mbrojtja me arsyen se ishte dëshmitare e rëndësishme. Prokurori duke mos ditur cilësinë e tyre tha se mjafton leximi i deklaratës së tyre të dhënë në polici, e gjykata e miratoi këtë propozim. Pasi që u lexuan deklaratat u pa që dëshmitarja ishte kyç në këtë proces, e gjykatësi Tunaj duke parë gabimin e tij, me aktvendim e fton edhe një herë atë që të dëshmojë.

3) Gjykatësi Tunaj, në një çështje tjetër penale të vjedhjes së rëndë me numër P.nr:211/11, nuk e njoftoi të pandehurin me të gjitha të drejtat që i ka sipas nenit 356 të KPPK-së12. Gjykatësi të pandehurin e njoftoi vetëm pjesërisht me këtë

11Neni 162 Dëshmitari nuk ka detyrim të përgjigjet në pyetje konkrete kur ka gjasa se me këtë e vë veten ose ndonjë person të afërm të tij (neni 160, paragrafi 1, nënparagrafi 1 deri në 3 i këtij Kodi) para turpit të rëndë, dëmit të konsiderueshëm material ose ndjekjes penale. Gjykata për këtë të drejtë e njofton dëshmitarin.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page12of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 13: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

nen duke e njoftuar se ka të drejtë të ketë mbrojtës. Me këtë gjykatësi bëri shkelje procedurale.

4) Gjykatësi Tunaj, në çështjen civile për kthimin e borxhit, me numër C.nr: 110/10 e filloi me 20 minuta vonesë. Në procesverbal e shënoi se padia u lexua, e në realitet ajo nuk u lexua fare. Në këtë seancë u dëgjua një dëshmitar, të cilin gjykatësi nuk e njoftoi me të drejtat që i ka, duke shkelur kështu nenin 343 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, i cili nen i garanton dëshmitarit disa të drejta fundamentale.13

5) Në këtë gjykatë, gjykatësi Shaban Zeqiri, në çështjen civile për pengim posedim, me numër C.nr: 131/10, në procesverbal e konstatoi se seanca filloi me leximin e padisë, ndërsa në fakt padia nuk u lexua fare.

6) Po tek i njëjti gjykatës, në çështjet e tjera civile, për kompensimin e dëmit, me numra C.nr: 171/10; C.nr:176/09 dhe C.nr: 199/09, gjykatësi Zeqiri e konstatoi si të lexuar padinë, e në fakt ajo nuk u lexua fare.

Gjykata Komunale në Dragash

Trendin e mos leximit të të drejtave të dëshmitarëve në këtë gjykatë, gjatë këtij muaji e vazhdoi gjykatësi Fahri Tërshnjaku, i cili në çështjen penale, lëndim i lehtë trupor me numër P.nr:182/11, dëgjoi tre dëshmitarë dhe asnjërit nga ta nuk ua lexoi të drejtat që i kanë, sipas nenit 162 të KPPK-së. I njëjti të akuzuarve nuk ua dha të drejtën që të shtrojnë pyetje për dëshmitarët, edhe pse këtë të drejtë ua njeh KPPK-ja, përkatësisht neni 165, paragrafi 114.

Gjykata Komunale në Gjakovë

12Neni 356 (1) Kryetari i trupit gjykues e fton të akuzuarin të përcjellë me vëmendje zbatimin e shqyrtimit gjyqësor dhe e udhëzon se mund të paraqesë fakte, t’u shtrojë pyetje të bashkakuzuarve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të bëjë vërejtje dhe të jep shpjegime rreth deklarimeve të tyre. (2) Pastaj, kryetari i trupit gjykues e udhëzon të akuzuarin se: 1) Ka të drejtë të mos deklarohet lidhur me çështjen e tij ose të mos përgjigjet në asnjë pyetje; 2) Nëse deklarohet lidhur me çështjen, ai nuk detyrohet të inkriminojë vetveten ose të afërmin e tij e as të pranojë fajësinë dhe 3) Ai mund të mbrohet personalisht ose nëpërmjet ndihmës ligjore të mbrojtësit sipas zgjedhjes së tij. 13Neni 343 343.1 Dëshmitari mund të refuzojë përgjigjen në pyetjet e caktuara, nëse për këtë ekzistojnë arsye të rëndësishme, e sidomos nëse me përgjigjen në këto pyetje, do t’ia ekspozonte përgjegjësisë penale vetës, apo të afërmit e tij të gjinisë së gjakut në vijë vertikale deri në cilëndo shkallë, e në vijë horizontale deri në shkallën të tretë përfundimisht, bashkëshortin e vet, ose të afërmit e gjinisë së krushqisë deri në shkallë të dytë përfundimisht, edheNëse ka pushuar martesa, personin me të cilin jeton në bashkësi jashtëmartesore, apo kujdestarin e vet, ose personin nën kujdestarinë e tij, adoptuesin apo të adoptuarin e vet. 343.2 Gjykata ka për detyrë ta njoftojë dëshmitarin me të drejtën e refuzimit të përgjigjes në pyetjet e natyrës së përmendur në paragrafin 1 të këtij neni.14Neni 165 (1) Prokurori publik së pari merr në pyetje dëshmitarët që i ka caktuar vetë, kurse mbrojtja së pari merr në pyetje ata që ajo i ka caktuar. Secilës palë duhet t’i jepet mundësia që t’i shtrojë pyetje dëshmitarit të pyetur nga pala tjetër.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page13of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 14: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Gjatë këtij muaji në këtë gjykatë, gjykatësi Adem Ademaj, në çështjen civile për kompensimin e dëmit, me numër C.nr:251/11, nuk e lexoi fare padinë edhe pse u konstatua si e lexuar në procesverbal.

Po në të njëjtën gjykatë, gjykatësi Bardh Maksutaj, në çështjen civile, për kompensim dëmi, me numër C.nr: 591/09, nuk e lexoi fare padinë,por konstatoi në procesverbal si të lexuar.

Gjykata Komunale Drenas

Në seancat penale me numrat P.nr:111/11; P.nr:246/11 dhe P.nr:249/11, që u mbajtën nga gjykatësi Shefqet Baleci, nuk u veprua ashtu siç u konstatua në procesverbal. Në tri këto seanca, gjykatësi Baleci konstatoi që u lexuan shkresat materiale, ndërsa në të vërtetë ato nuk u lexuan fare.

Gjykata Komunale në Viti

Gjatë këtij muaji në këtë gjykatë, seanca në çështjen penale të konfirmimit të aktakuzës me numër K.A.nr:285/07, seanca filloi me kohë, por ajo nuk ishe e lajmëruar në tabelën e shpalljeve dhe gjykimi ishte mbajtur në zyrën e gjykatësit.

Gjykatësi Skender Shefkiu, pasi që hapi seancën nuk e njoftoi të pandehurin me të drejtat që i ka si i pandehur, duke shkelur kështu nenin 314 të KPPK-së15.

Gjykata Komunale në Malishevë

Gjatë monitorimit në çështjen penale shmangie nga tatimi, me numër P.nr: 164/09, gjykatësi Haki Kryeziu, pas kërkesës së të pandehurit që t’i caktohet një mbrojtës sipas detyrës zyrtare, e udhëzoi praktikantin e gjykatës që të shkonte tek kryetari i gjykatës që të merrte listën e avokatëve që ishin kujdestarë. Kryetari i gjykatës kishte deklaruar se nuk e ka një listë të tillë.

15Neni 314 (1) Në fillim të seancës për konfirmim, gjyqtari e udhëzon të pandehurin për të drejtën e tij për të mos u deklaruar në çështjen e tij ose të mos përgjigjet në pyetje dhe, nëse ai deklaron për çështjen, se nuk ka për detyrë të inkriminojë vetveten ose të afërmin, as të pranojë fajësinë; të mbrohet vetë ose, nëpërmjet ndihmës juridike nga mbrojtësi sipas zgjedhjes së tij, të kundërshtojë aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave të paraqitura në aktakuzë. (2) Pastaj, gjyqtari çmon se e drejta e të pandehurit në mbrojtës është respektuar dhe se të dy palët kanë përmbushur detyrimin lidhur me zbulimin e provave (neni 307 dhe 308 i këtij Kodi)

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page14of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 15: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Aneks Gazeta Jeta në Kosovë

Të Humbur në Ndryshime Pafund

Viti 2013 do ta gjejë gjyqësorin e Republikës së Kosovës me organizim të ri strukturor në nivel të gjykatave dhe prokurorive. Është një model që është bërë aktual edhe në rajon. Por derisa të gjitha këto ndryshime të shpeshta ndodhin, pak gjëra ndryshojnë për qytetarin. Çdo i shtati kosovar ka një lëndë që pret t’i trajtohet.

Edhe pse bëhen 13 vjet nga lufta, tranzicionit institucional në Kosovë nuk po i shihet fundi derisa kualiteti i jetës që ato mbështetin nuk ndryshon. Përveç kalimit nga një demokraci virtuale në të vërtetë që përshkohet me ngërçe të shumta, nga një ekonomi e kooperativave drejt tregut të lirë që ngulfat edhe më tej ambientin e biznesit, edhe gjyqësori vazhdon me reforma duke synuar një drejtësi kompetente dhe të përshtatshme me kohën.  

Teksa planifikohet ndërrimi strukturor i gjykatave dhe prokurorive, është ende i freskët procesi i tejzgjatur i emërimit dhe riemërimit të gjykatësve që përveç forcimit të kuadrove, duhej në mënyrë indirekte, të tejkalonte edhe disa nga telashet e ndërlidhura si ndikimet e natyrës politike, familjare dhe kriteret joprofesionale për aplikantët. 

Ndonëse rreth 100 vende janë ende duke u plotësuar, gjyqësori mori gjak të freskët pasi 60 për qind e të emëruarve ishin emra të rinj. Ky sektor nuk ka qenë fatlum me trashëgiminë që i është lënë, por këta emra duket se kanë sjell vullnet në punë dhe efektshmëri më të lartë. Është një hap në një rrugë të gjatë përpara.

Një lëvizje tjetër ishte plotësimi i ligjeve nga sfera gjyqësore gjatë dy viteve të fundit. Ndër të tjera është miratuar ligji për gjykatat, ligji për këshillin gjyqësor, ligjin për këshillin prokurorial dhe aktualisht gjendet në procedurat e ndryshimit edhe kodi penal. Ligjet e këtilla kanë krijuar një kornizë të mirë ligjore në të cilën vullneti i cekur më lartë mund të mirëpritet edhe më shumë.  

Tash gjyqësori përballet me futjen në funksion të strukturës së re organizative, duke nisur nga janari 2013.

Të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale dhe të qarkut, do të shndërrohen në një të vetme, në atë Themelore. Do të kemi vetëm një gjykatë të Apelit më seli në Prishtinë dhe vetëm një Supreme. 

Janë bërë strategjitë e transferit dhe shpërndarjes së gjykatësve dhe lëndëve në sistemin e ri organizativ dhe përshtypjet e para sugjerojnë se gjyqësori do të përballet më një sfide jo të vogël në vitet në vijim. Do të ketë tema të shumta për adresim siç janë mungesa e objekteve për gjykatat, themelimi i degëve të reja të tyre, regjistrat e rinj etj.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page15of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 16: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Gjenden gjithsej 58 objekte të gjykatave për kundërvajtje, komunale dhe të qarkut, që do të shndërrohen në 7 objekte të gjykatave themelore. Këto të fundit pastaj ndahen në degë dhe departamente. 

Brenda gjykatës themelore do të ketë departamente për krime të rënda, departamentin e përgjithshëm, atë për të mitur, për çështje ekonomike dhe atë për çështje administrative. Do të ketë edhe degët e saja në komunat më të afërta gjeografikisht. 

Komisioni mbikëqyrës i përbërë nga gjykatës profesionistë dhe grupi punues i formuar nga ky komision, do të jenë trupat që do të bartin sfidën e këtij transferi. 

Problemi kryesor do të jetë me dy gjykatat themelore që do të formohen në Ferizaj dhe Gjakovë, ku përveç mungesës së objekteve adekuate do të ketë problem edhe më gjykatës të cilët do të gjykojnë veprat e krimeve të rënda, e këto territore nuk kanë gjykuar më parë këso krimesh. Të njëjtat do të përfshijnë edhe territoret në Shtërpcë, Kaçanik përkatësisht Malishevë dhe Rahovec. 

Problemin e njëjtë do ta ketë edhe Prishtina, gjykata themelore e së cilës do të jetë e shpërndarë në objekte të ndryshme në Prishtinë. Kjo situatë do të zgjasë të paktën deri në ndërtimin e pallatit të Drejtësisë. Prishtina, përveç tjerash, do të ketë edhe departamentin për çështje ekonomike dhe atë për çështje administrative. 

Marrë parasysh formimin e degëve të reja dhe kompetencat e tyre, natyrisht se do të shtrohet nevoja për staf të ri. 

Grupi Punues i krijuar nga komisioni për mbikëqyrje ka planifikuar që deri në muajin nëntor të bëjë bartjen e lëndëve në të gjitha nivelet, ndërsa në muajin dhjetor të përfundojë shpërndarjen e gjykatësve. Mirëpo i njëjti grup nuk ka paraparë fare nevojën e plotësimit të gjyqësorit me staf të ri administrativ i cili do të plotësonte nevojat në departamentet e degëve të reja.

Ekziston përshtypja se përsëri do të përballemi me sfida të mëhershme - ta mungesës së numrit të mjaftueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve. 

Dhe derisa të gjitha këto ndryshime bëhen e janë të shpeshta, në ndërkohë, janë qytetarët të cilët dëmtohen pasi këto procese shpesh përdoren si arsyetime për vonesa e mostrajtime të lëndëve të tyre. 

Janë mbi 230 mijë lëndë që mbesin për tu trajtuar. Dhe janë jo më shumë se 1.7 milionë banorë në përgjithësi në Kosovë. I bie se gati çdo i shtati kosovar ka një lëndë që e pret.

Kjo frikë forcohet edhe nga fakti që ky model i strukturimit të gjyqësorit, që tashmë aplikohet në disa vende të rajonit, nuk është treguar atje edhe aq i suksesshëm, sidomos në fazat e fillimit të tij.

Zyrtarët Malishevas të Përfshirë në ShpronësimeDrejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page16of 21

Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 17: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Nga shpronësimet të cilat është duke i kryer qeveria, përgjatë trasesë së autostradës, do të përfitojnë së paku pesë zyrtarë komunalë të Malishevës. Këshilltari komunal, Ahmet Rrahmanaj, e kishte blerë tokën e ndërmarrjes “Mirusha” për 11 euro arin. Tani do të marrë rreth 1 milion euro nga qeveria. E banorët e Bellanicës thonë se kjo tokë është e tyre. Pushteti ua kishte marrë më 1958, por nuk i kompensoi asnjëherë. Por, paditë janë drejtuar në gjykatë të gabuar.

Shpronësimet të cilat është duke i kryer qeveria, përgjatë trasesë së autostradës, nuk janë duke u pritur mirë në dy fshatra të Malishevës. Banorët e fshatit Bellanicë, dhe disa banorë të fshatit Banjë, pretendojnë se pronat nëpër të cilat është duke u ndërtuar autostrada, u janë marrë nga pushteti në vitin 1958, dhe që atëherë nuk u janë kthyer.

Konflikti ka lindur për shkak se pronat e nacionalizuara atë kohë, ishin grumbulluar në një ndërmarrje të përbashkët shoqërore, të quajtur “Mirusha”, dhe banorët që nga ajo kohë nuk janë kompensuar për pronën e marrë nga shteti, e as nuk iu është kthyer prona.

Pakënaqësitë e bellanicasve janë rritur edhe më shumë kur ata kanë kuptuar, se këto prona janë nxjerrë dhe shitur në privatizim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pa u zgjidhur kontesti.

Për përfaqësuesin e banorëve të fshatit Bellanicë, Hazir Hoxha, është i pakuptimtë fakti, se si shteti e ka shitur pronën e gjyshërve të tyre.  “Unë nuk e di qysh ata kanë vendosë; shteti e ka marrë atëherë, e shteti u dashtë me e kthy. Është dashtë me e zgjidhë kontestin fillimisht, e pastaj të shkohet në privatizim”, i ka thënë Hoxha, Gazetës Jeta në Kosovë.

Ai tregon se bashkëfshatarët e tij kanë ushtruar më shumë se 30 padi në gjykatë për ta fituar këtë të drejtë. “Paditë tona kanë mbetur peng, në mënyrë që dikush të përfitojë deri sa të shitet kjo ndërmarrje. Ne kemi ushtruar rreth 30 padi në Gjykatën Komunale në Malishevë, si dhe dy padi në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme”, sqaron përfaqësuesi i fshatit.

Për ta kuptuar arsyen se pse paditë e banorëve të Bellanicës nuk e kanë bllokuar procesin e privatizimit të ndërmarrjes “Mirusha”, Gazeta Jeta në Kosovë ka hulumtuar për fatin e padive të cilat i kishin dërguar banorët e Bellanicës.

Pjesa më e madhe e banorëve të fshatit Bellanicë, i kanë drejtuar paditë e tyre në Gjykatën Komunale të Malishevës. Por kjo gjykatë, sipas Ligjit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, nuk është kompetente t’i pranojë, e as t’i shqyrtojë këto padi. Për trajtimin e kontesteve ndërmjet ndërmarrjeve shoqërore dhe pretenduesve të pronës, është një gjykatë speciale e krijuar pikërisht për këto konteste, Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje të privatizimit”.

Përkundër faktit se ligji kërkonte që paditë të shkonin drejt në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, Gjykata Komunale në Malishevë i ka pranuar paditë e banorëve të

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page17of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 18: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Bellanicës, madje në dy raste edhe i ka zgjidhur ato. Por ato kanë mbetur si të pazbatuara.

Sipas kryetarit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmanit, palët është dashur që fillimisht paditë t’i dërgojnë në Dhomën e Veçantë, kurse ato padi të cilat janë dërguar në gjykatat komunale nuk kanë qenë në përputhje me ligjin.

Gazeta ka kontaktuar kryetarin e Gjykatës Komunale në Malishevë, Lulëzim Paçarizi, me qëllim që të sqarojë pse janë pranuar këto padi, por ai nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se këto padi ishin pranuar në kohën kur ai nuk ishte kryetar i gjykatës.

Nga ana tjetër, avokati Ibrahim Elshani i cili ka dorëzuar nëntë padi në Gjykatën Komunale të Malishevës, pohon se kompetente për t’i shqyrtuar këto lëndë në bazë të kompetencës lëndore ka qenë kjo gjykatë.

“Kompetente për shqyrtimin e këtyre lëndëve është Gjykata Komunale. Dhe pala nuk është e obliguar ta caktojë kompetencën, pasi që këtë është e obliguar ta bëjë gjykata”, sqaron Elshani, duke theksuar se nuk kanë qenë në dijeni për Ligjin për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme.

Por ish-avokati Haki Kreziu, i cili tani është duke e ushtruar pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Malishevës, është i mendimit se kolegët e tij nga Malisheva e kanë injoruar faktin se ligji e kërkon që paditë të drejtoheshin në Dhomën e Veçantë.

“Ka qenë një qarkore e cila ka treguar se paditë fillimisht duhej të dërgoheshin në Gjykatën Supreme, e më pas nëse kjo gjykatë e shihte të arsyeshme mund ta dërgonte lëndën në kompetencë të Gjykatës Komunale”, thotë Kryeziu. Sipas tij. edhe avokatët e tjerë është dashur që paditë t’i drejtojnë në këtë mënyrë.

Pasi që paditë e banorëve të Bellanicës ishin pranuar dhe ishin parashtruar në gjykatën e gabuar, gjykata e cila kishte mundësinë që ta bllokonte procesin e privatizimit nuk e bëri këtë.

Zyrtari për informim në AKP, Ylli Kaloshi, e arsyeton privatizimin e kësaj ndërmarrje me faktin se gjykata nuk ka caktuar masa siguruese, të cilat do e ndalonin privatizimin e ndërmarrjes deri në zgjidhjen e kontesteve.

Kaloshi thotë se këtë masë, sipas ligjit, ka mundur ta caktojë Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, por në kohën e privatizimit kjo masë nuk ka qenë e caktuar.

Përpos problemeve me trajtimin e lëndëve, banorët e Bellanicës kanë pasur edhe një problem tjetër.

Hazir Hoxha, përfaqësues i banorëve, thotë se kanë pasur probleme të mëdha që ta nxjerrin dokumentacionin nga Komuna e Malishevës dhe për këto pengesa ata fajësojnë disa zyrtarë të komunës së Malishevës, të cilët kanë privatizuar prona në këtë pjesë, e të

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page18of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 19: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

cilët tani po marrin kompensime të majme nga qeveria për shkak se në atë pjesë po ndërtohet autostrada.

“Kanë përfituar zyrtarët më të lartë të Malishevës. Ai është Nuhi Shala e Malë Krasniqi, shefi i prokurimit e zyrtarë të tjerë. Këta kanë përfituar sepse e kanë blerë me 11 euro arin, e tash po e shesin tek qeveria me çmim deri në 1000 euro”, thotë Hoxha. Sipas tij, zyrtarët e komunës i kanë blerë këto prona nga blerësi i ndërmarrjes “Mirusha”. Për ta hulumtuar këtë çështje, gazeta ka dashur të bisedojë me biznesmenin dhe deputetin e Asamblesë Komunale të Malishevës, Ahmet Rrahmanajn, i cili gjatë privatizimit ka blerë ndërmarrjen “Mirusha”. Por ai nuk ka pranuar të flasë për të sqaruar se pse u ka shitur zyrtarëve të komunës pronat, dhe sa para do t’i marrë ai nga shpronësimet në trasenë e autostradës.

Ndërkohë sipas vendimit përfundimtar të qeverisë për shpronësimet e autostradës, sikurse dhe nga zyrtarët e Ministrisë së Financave, kuptohet se qeveria, mesatarisht, në këtë pjesë është duke paguar rreth 600 euro për shpronësimin e një ari tokë.

Në bazë të vendimit përfundimtar të qeverisë, traseja e autostradës do të shpronësojë rreth 1600 ari prona të privatizuara nga biznesmeni Rrahmanaj, me rreth 1 milion euro kompensim. Gazeta JnK ka marrë vesh se para nga shpronësimi do të përfitojnë edhe të paktën katër zyrtarë të komunës, të cilët pas privatizimit kanë blerë prona nga deputeti Rrahmanaj.

Sipas vendimit të qeverisë për shpronësimet e autostradës, nga pronat të cilat i ka privatizuar shefi i Kadastrës, Nuhi Shala, do të shpronësohen rreth 300 ari.

Po të llogaritet kjo shifër me shumën prej 600 eurosh, të cilën qeveria është duke e paguar për shpronësimet në trasenë e autostradës, atëherë i bie që Shala do marrë një kompensim prej rreth 180 mijë eurosh.

Gjithnjë sipas këtij raporti, shefit të Prokurimit në Komunën e Malishevës, Elmi Paçarizit, traseja e autostradës do t’ia marrë 404 ari nga pronat që ai i ka blerë pas privatizimit të ndërmarrjes “Mirusha”. Për këto prona, atij do t’i paguhen nga shteti rreth 240 mijë euro.

Në mesin e zyrtarëve të komunës që kanë privatizuar prona në këtë mënyrë, është edhe Malë Krasniqi. Atij, traseja e autostradës do t’ia shpronësojë rreth 12 ari, me një çmim prej rreth 7300 eurosh.

Para nga shpronësimet e autostradës do marrë edhe zyrtari tjetër Reshit Krasniqi, të cilit do t’i shpronësohen 167 ari, me një çmim total prej rreth 100 mijë eurosh.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page19of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 20: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

Asnjë nga katër zyrtarët e komunës, të kontaktuar nga gazeta, nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Ndërsa, kryetari i Komunës, Isni Kila, ka mohuar çdo mundësi që përfshirja e zyrtarëve të Komunës së Malishevës, ka ndikuar në dhënien e dokumentacionit tek banorët.

Sipas Kilës, banorët kanë pasur qasje të mjaftueshme në dokumentacion, ndërsa së fundmi ai u ka ofruar mundësinë që banorët ta marrin tërë dokumentacionin të fotokopjuar.

Një burim i mirinformuar thotë se banorët e Bellanicës, edhe nëse e fitojnë kontestin në gjykatë, nuk do të mund të merrnin çmimin e lartë për shpronësime që ka ofruar qeveria. Kjo, pasi sipas Ligjit për AKP-në, në rast se ata e fitojnë kontestin, do kenë drejtë të përfitojnë shumën prej 11 eurosh, me të cilën është shitur ndërmarrja. Kryetari i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, duke u bazuar në ligj, pohon se kjo është mundësia e vetme. “Ne nuk mund ta paragjykojmë rezultatin e këtyre padive, por nëse ata fitojnë, do ta kenë të drejtën në kompensim në vlerën e transaksionit të kryer në procesin e privatizimit”.

Këto para nuk do pranoheshin nga banorët e Bellanicës. “Ne nuk do t’i pranojmë 11 euro, e as 1000 euro. Me pronën tonë do të bëjmë çka të duam. Shteti duhet të na e kthej pronën, ashtu qysh na e ka marrë”, thotë Hazir Hoxha, përfaqësues i banorëve të Bellanicës.

Gjobitet Avokati, S’u Paraqit në Gjykim

Gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për “trafikim me njerëz” dhe “keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare”, është shtyrë në mungesë të avokatit Fatmir Jëlliqi. Ai është gjobitur me 300 euro. Ndërkohë prokurori Agron Matjani bëri vërejtje se në bazë të Kodit të Drejtësisë për të Mitur këto vepra duhet të gjykohen nga një trup gjykues për të mitur.

Në Gjykatën e Qarkut në Prizren, javën e kaluar, ishte planifikuar që të mbahej gjykimi ndaj pesë të akuzuarve E.H.,  E.C.,  F.C.,  N.B. dhe S.F., të gjithë të akuzuar me nga dy vepra penale: të trafikimit me njerëz dhe keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare.

Të akuzuarit janë të moshave nga 21 deri 26 vjeç, të gjithë këta të akuzuar, gjatë vitit 2009, mirëpo në periudha të ndryshme kohore, kanë shfrytëzuar gjendjen e ndjeshme të dy të dëmtuarave që ishin nën moshën 16-vjeçare (J. H. dhe L. A.), duke i përdorur seksualisht dhe duke i dërguar në shtëpi dhe hotele të ndryshme.

Duke përdorur mjete të dhunshme, pa pëlqimin e të miturave, i kanë detyruar fillimisht në marrëdhënie seksuale për vete, e pastaj i kanë detyruar të kenë marrëdhënie me

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page20of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]

Page 21: 1. Suspendohen dy gjykatës komunalë - Ballina - …drejtesianekosove.com/repository/docs/Buletini_Mujor... · Web view(1) Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve

shokët e tyre. Ndërsa më vonë kanë filluar të marrin pagesa në të holla për shërbimet seksuale, të ofruara nga të dëmtuarat.

Si rezultat i këtyre veprimeve, Prokuroria e Qarkut i ka ngarkuar me veprat penale të “trafikimit me njerëz” dhe “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.

Qysh në fillim të seancës gjyqësore, prokurori i Qarkut, Agron Matjani, bëri vërejtje për trupin gjykues, i cili ishte në përbërje të trupit të madh gjykues, dy gjykatës profesionistë dhe tre gjykatës laikë.

“Duke pasur parasysh faktin se këtu kemi të bëjmë me dy të dëmtuarat, të cilat në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 16-vjeçare, në bazë të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, për këto vepra penale, duhet të jetë trupi gjykues për të mitur, e jo siç është në këtë rast trupi gjykues për të rritur”, tha prokurori Matjani.

Fillimisht kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, nuk u pajtua me mendimin e prokurorit, mirëpo në ndërkohë, kërkoi që publiku ta lirojë sallën për 15 minuta.

Pas 15 minutash, trupi gjykues konstatoi se këtu kemi të bëjmë me dispozita konfuze të Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe konstatoi se konsideron që e ka përbërjen e drejtë.

Megjithatë, meqë në mungesë të avokatit Fatmir Jëlliqi, seanca gjyqësore duhej të shtyhej, trupi gjykues paralajmëroi se për kërkesën e prokurorit të Qarkut do të vendoset pasi të konsultohet Gjykata Supreme, për qëndrimin që kanë mbajtur deri më tani.

Ndërsa pas ndërprerjes së gjykimit, prokurori Matjani i tregoi Gazetës JnK, se ka pasur rast të njëjtë te një gjykatës tjetër (numri i lëndës P. nr.283/10), dhe se pas mbajtjes së gjykimit, Gjykata Supreme e ka kthyer çështjen në rigjykim, për shkak se trupi gjykues ka qenë në përbërje jo të rregullt dhe në kundërshtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Meqë avokati Fatmir Jëlliqi kishte pranuar ftesën me rregull dhe nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore, trupi gjykues mori vendim që atij t’i i caktohet dënim me gjobë, në shumën prej 300 eurosh.

Me aktvendim do të njoftohet edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, meqë ky avokat konsiderohet se ka penguar zhvillimin normal të procedurës penale, pavarësisht faktit që ftesën për këtë seancë e ka marrë me kohë, u konstatua në procesverbal, nga ana e kryetarit të trupit gjykues.

I kontaktuar nga Gazeta JnK, avokati Jëlliqi, tha se e kishte lajmëruar tri ditë më parë gjykatën për mosprezencën e tij, pasi do të ishte i angazhuar privatisht në të njëjtën kohë në një seancë tjetër gjyqësore. “Mirëpo, siç duket, mosarritja e shkresës te kryetari i trupit gjykues, është për shkak të pengesave apo neglizhencës në administratën e gjykatës”, tha ai.

Drejtësia në Kosovë (Justice in Kosovo) Page21of 21Add: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel/Fax: +381 (0)38 22 44 98; www.drejtesianekosove.com; [email protected]