2. dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

4
Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve POLICIA E KOSOVËS DREJTORIA E POLICISË BASHKËSI DHE PREVENTIVË SEKTORI PËR PARANDALIM KRIMIT DHE DELIKUENCËS MITURVE

Upload: nguyenthien

Post on 28-Jan-2017

279 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2. Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

Policia e KosovësDrejtoria e Policisë në BashKësi Dhe Preventivë

seKtori Për ParanDalim të Krimit Dhe DeliKuencës së të miturve

Page 2: 2. Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

Çka është Delikuenca e të Miturve?

… dukuri psikike e cila manifestohet me mosrespektimin e normave morale dhe juridike. Delikuenca është një lloj sjelljeje në kundërshtim me normat e caktuara shoqërore.Ndërkaq, delikuent quhet ai individ i cili me veprimet e veta jo vetëm që shkel normat e mjedisit, por edhe cenon të drejtat dhe liritë e tjetrit dhe bie direkt në konflikt me të tjerët.

Çka nënkuptojmë me sjellje të dhunshme?

Me dhunë nënkuptojmë SHKAKTIMIN E LËNDIMEVE psiko-fizike tek personi tjetër duke përfshirë edhe dëmtimet e pasurisë së luajtshme dhe të pa luajtshme, kërcënimet verbale etj. të cilat kryhen ME DASHJE DHE VETËDIJE TË PLOTË.

Page 3: 2. Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

FORMAT E DHUNËS NË ASPEKTIN E PËRGJITHSHËM DHE PËRKUFIZIMI I TYRE- DHUNA FIZIKE- DHUNA PSIKIKE - DHUNA VERBALE- DHUNA SHOQËRORE- DHUNA PËRMES TEKNOLOGJISË INFORMATIVE (Cyber Crime)- KEQPËRDORIMI- DHUNA SEKSUALE/NGACMIM SEKSUAL

Disa nga simptomat e mundshme përmes të cilave ne si nxënës kemi mundësi të identifikojmë se shoku apo shoqja jonë po përjeton sjellje të dhunshme janë:- Përtesa për të shkuar në shkollë;- Të pa fuqishëm;- I pa disponuar në shtëpi dhe në shkollë;- I tërhequr nga shoqëria dhe bisedat e bashkëmoshatarëve;- Pretendimi se është me grip (kjo kalon në shprehi);- Sjellje agresive verbale me shokët/shoqet apo edhe me prindërit në shtëpi;- Higjienë jo e mirë (flokët e pa krehura, të pa prera, thonjtë e pa prerë, rrobat e ndyra);- Mungesa e rezultateve në shkollë;

Page 4: 2. Dhuna në mes të bashkëmoshatarëve dhe delikuenca e të miturve

ÇKA TË BËJMË NËSE NE JEMI PËRJETUES TË SJELLJEVE TË DHUNSHME: - Mos reago me të njëjtën sjellje me ushtruesin e dhunës, POR largohu sa me shpejt të jetë e mundur nga ai vend;- Largohu dhe mbaj mend se nuk është faji yt;- Mos keni frikë, gjithsesi, tregoji prindit, mësuesit, ndonjë të rrituri që ti ke besim në te apo zyrtarit policor se çka ju ka ndodhur;- Mundohu të qëndrosh në shoqëri sikur juve nuk iu lë shumë përshtypje sjellja jo shoqërore;

ÇKA TË BËJMË NE SI NXËNËS NESE JEMI DËSHMITARË TË USHTRIMIT TË DHUNËS NDAJ NJË NXËNËSI TJETËR?- Përkrahe – edhe nëse nuk është nga klasa jote; - Mos iu bashko grupit i cili ushtron sjelljet e dhunshme;- Menjëherë trego se çka ke parë;-Përpiqu ta afrosh personin ndaj të cilit është ushtruar sjellje e dhunshme.