abduhu abas el-velidi - ajka në terminologjinë e hadithit

88
Abduhu Abas el-Velidi ز ل ا ب د ة ى ف ح ل صط م ث ي حد ل اAJKA NË TERMINOLOGJINË E HADITHIT Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Upload: shkumbim-jakupi

Post on 30-Jun-2015

319 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Abduhu Abas el-Velidi

الحديث مصطلح فى ةدبالز

AJKA NË TERMINOLOGJINË E HADITHIT

Përktheu:

Dr. Musli Vërbani

Page 2: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Kaçanik ,2005Autor:ABDUHU ABAS EL-VELIDI

Titulli i origjinalit:

الحديث مصطلح فى ةدبالز

Titulli:

AJKA NË TERMINOLOGJINË E HADITHIT

Përktheu:Dr. Musli VËRBANI

Redaktor gjuhësor:Mustafë Krevanjeva, prof.

Radhitja kompjuterike, kopertina dhe dizajni grafik Mumin Shehu

Prishtinë2004

Të drejtën e ribotimit e rezervon botuesi2

Page 3: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

الرحيم الرحمان الله بـــــــــــســم

HYRJE

Falënderojmë Allahun, i Cili ka bërë Kur'anin udhëzim dhe shërim të zemrave, mirësi dhe mëshirë për çdo nevojtarë, kënaqësi dhe qetësi të zemrave, shoqërues për çdo të vetmuar.

Përshëndetjet dhe selamet qofshin për zotëriun e të dërguarve, Imamin (prijësin) e të devotshmëve, i cili ka transmetuar lajmet dhe porositë, ka kryer emanetin dhe u ka sqaruar njerëzve çka ju është shpallur atyre, u ka lënë atyre qiriun, i cili edhe në mes të natës i bën dritë dhe e ndriçon natën si të ishte ditë. I ka rrënjosur bazat dhe i ka forcuar shtyllat. Qoftë i kënaqur Allahu me shokët e tij të pastër, të çiltër e të sinqertë, të cilët kanë pasuar, e kanë dëgjuar dhe i kanë përcjellë thëniet e tij. Qoftë i kënaqur Allahu edhe për tabiinët (gjeneratën e dytë), të cilët kanë vazhduar realizimin e planprogramit të tyre, janë udhëzuar prej udhëzimeve të tyre dhe e kanë përcjellë këtë fe prej paraardhësve të tyre te pasardhësit e tyre. Umeti e ka bartë librin e Allahut dhe sunetin e të dërguarit të tij s.a.v.s. jo vetën në teori, por edhe në praktikë.

Në këto dy baza kryesore janë mbështetur njerëzit në kohën e të dërguarit të Allahut s.a.v.s., në kohën e halifëve (udhëheqësve) të drejtë, në kohën e sehabëve, tabiinëve, por edhe në gjeneratat pas tyre, deri në ditët e sotme.

Pasi që kam mbajtur ligjërata në temën "Terminologjia e Hadithit", në disa trajnime verore, kam vërejtur se nxënësit kanë zbrazëti , por në të njëjtën kohë kanë dëshirë ta njohin këtë

3

Page 4: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

shkencë më mirë. Një pjesë e nxënësve nuk mundnin ta kuptonin lehtë këtë shkencë, pos kur bëheshin pyetje dhe përgjigje. Kjo më ka shty që të mendoj për një punim të kësaj shkence në formën e pyetjeve dhe të përgjigjeve, që të jetë në duart e bijve tanë, nxënësve tanë që ta kenë më lehtë për t'i kuptuar çështjet për të cilat kanë nevojë për t’i ditur, por ndiejnë vështirësi.

Zoti i Lartëmadhëruar më ka mundësuar ta kryej këtë punim, duke bërë tepër të thjeshtë, të shkurtër, duke u bazuar në librat tjerë të kësaj shkence si libri "NUHBETUL FIKRI" të Ibni Haxherit r.a., libri "TEJSIRË MUSTALEHAL HADITHË" të shejhut Dr. Mahmud Tahan dhe librit "TEDRIB RAVIJ" të Sujutijut r.a. Ky libër është prej librave më të lehta, e cila është botuar në këtë shkencë. Në fund dëshiroj që Allahu të m’i regjistrojë qëllimet dhe mendimet e mira. Abduhu Abas El-Velidi

* * * * * * *

4

Page 5: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

TERMINOLOGJIA E HADITHIT PËR FILLESTARË

Pyetja 1: Përkufizo shkencën e terminologjisë së hadithit?Përgjigjja: Është shkenca mbi bazat dhe rregullat me të cilat

kuptohet, metni (teksti) dhe senedi (zinxhiri i transmetuesve) për t’u pranuar ose për t’u mos pranuar.

Pyetja 2 : Cila është tematika?Përgjigjja: Senedi dhe metni (teksti) të pranohet ose të mos

pranohet.

Pyetja 3: Cili është qëllimi?Përgjigjja: Për ta dalluar hadithin e shëndoshë (të vërtetë) prej

atij jo të vërtetë.

Pyetja 4: Përkufizo "HADITHIN" الحديث në aspektin etimologjik dhe terminologjik!

Përgjigjja: a) Në etimologji hadith الحديث do të thotë e re.

b)Në terminologji hadith do të thotë gjithçka buron prej Muhamedit s.a.v.s. pa marrë parasysh prej fjalëve, veprave apo prej rasteve kur ka heshtur ( e ka pohuar ose e ka mohu ndonjë veprim) apo prej cilësive të tij.

5

Page 6: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 5: Përkufizo "HABERIN" الخبر në aspektin etimologjik

dhe terminologjik!Përgjigjja: a) Haber الخبر në etimologji do të thotë lajm.

b)Në terminologji haber ka tri kuptime: E para: ka kuptimin e hadithit.E dyta: ka kuptim të kundërt prej hadithit.Hadith: çka buron prej Muhamedit a.s.Haber : çka buron prej tjerëve.e treta: Kuptim më të gjerë: Hadith çka buron prej pejgamberit a.s.v.s. ndërsa , "Haber" çka buron prej tij ose prej tjerëve.

Pyetja 6: Përkufizo "ETHERIN" األثر në aspekt etimologjik

dhe terminologjik!Përgjigjja: a) "Ether" األثر në etimologji do të thotë gjurmë.

b) Në terminologji ka dy kuptime: - Ka kuptimin e hadithit.- Ka kuptimin e kundërt me hadithin, pra çka buron prej sehabeve (shokët e Muhamedit a.s.) dhe tabiinëve (gjenerata pas sehabeve), pa marrë parasysh fjalë apo vepër.

Pyetja 7: Përkufizo "SENEDIN" السند në aspekt etimologjik

dhe terminologjik!Përgjigjja: "Sened" në etimologji: bazë në të cilën mbështetet diçka, është quajtur kështu, sepse hadithi bazohet

dhe mbështetet në të.

6

Page 7: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

- Në terminologji do të thotë zinxhiri i transmetuesve, të cilët e bartin metnin (tekstin).

Pyetja 8: Përkufizo "ISNADIN" اإلسناد !Përgjigjja:"Isnadi" اإلسناد ka dy kuptime:

- Ngritjen e hadithit te transmetuesi.- Zinxhiri i transmetuesve, të cilët e bartin tekstin.

Pyetja 9: Përkufizo "MUSNEDIN" المسن#د në aspekt etimologjik dhe terminologjik?

Përgjigjja: "Musned" المسن#د në etimologji është pasivi, në

të cilën është mbështetur diçka, do të thotë është ngritur diçka deri aty. - Në terminologji ka tri kuptime:E para: Çdo libër, i cili përmbledh transmetimet e secilit sehabij veç e veç.E dyta: Hadithi me zinxhirin e transmetuesve të pakëputur.E treta: E ka kuptimin e Senedit vetëm se është infinitiv, jo folje.

Pyetja 10: Përkufizo "MUSNIDIN" المسن$د në terminologji!Përgjigjja: Është ai, i cili transmeton hadithin me senedin e tij

(zinxhirin e transmetuesve) pa marr parasysh a ka pasur njohuri për ata transmetues apo jo.

Pyetja 11: Përkufizo "METNIN" المتن në aspektin etimologjik

dhe terminologjik!Përgjigjja: "Metn" المتن në etimologji do të thotë gjithçka

7

Page 8: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

që ngritet dhe ngulitet për toke.- Në terminologji do të thotë: teksti i hadithit apo fillimi dhe mbarimi i fjalës së transmetuesit.

Pyetja 12: Përkufizo "MUHADITHIN" المحدث ! Përgjigjja: Është ai, i cili merret me studimin e hadithit

thellësisht, me transmetimin dhe transmetuesit e tij. Ai i zbulon fshehtësitë e transmetimit dhe transmetuesve.

Pyetja 13: Përkufizo "HAFIDHIN" الحافظ !Përgjigjja: Ka dy kuptime:

- Shumica e muhadithinëve mendojnë se është titull i një grade me Muhadithin.- Disa mendojnë se është titull më i lartë se i Muhadithit, që do të thotë se di për secilën gjeneratë diçka më shumë se Muhadithi.

Pyetja 14: Përkufizo "HAKIMIN" الحاكم !Përgjigjja: "Hakimi" është ai, i cili përfshin dituri të thellë në të

gjitha hadithet sa që nuk mund t’i ikë asgjë, përpos sendeve të imta. Këtë mendim e kanë dhënë një pjesë e dijetarëve.

Pyetja 15: Përkufizo hadithin "MERFUË" الحديث në المرفوع

aspektin etimologjik dhe terminologjik!Përgjigjja: "Merfuë" në etimologji do të thotë ngritje lartë, e

cila është e kundërta e zbritjes poshtë. Është kështu për arsye se hadithi është ngritur lart në pozitë të

lartë, saktësisht te pejgamberi s.a.v.s.

8

Page 9: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

- Në terminologji do të thotë gjithçka buron drejtpërdrejti prej së larti , prej pejgamberit s.a.v.s. prej fjalëve, veprave, heshtjeve (pohimeve ose mohimeve) dhe cilësive të tij.

Pyetja 16: Duke u nisur nga përkufizimi, cilat janë llojet e hadithit merfuë?

Përgjigjja: Nga përkufizimi kuptojmë se llojet e hadithit Merfuë janë katër: 1. Hadithi MERFUË Fjalor القولى المرفوع ,

shembull: Kur Sehabja thotë "Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s., kështu ... ".

2. Hadithi MERFUË Vepror, الفعلى المرفوع shembull: Kur Sehabja thotë "Ka vepruar i dërguari i Allahut kështu ... ".

3. Hadithi MERFUË i Heshtjes, المرفوع shembull: Kur Sehabja thotë "Është التقريرىvepruar në prani të Pejgamberit s.a.v.s. kështu ... ", dhe nuk e ka mohuar atë veprim.

4. Hadithi MERFUË i cilësisë, المرفوع shembull: Kur Sehabja thotë "I الوصفىdërguari s.a.v.s. e ka pasur moralin, sjelljen dhe edukatën më të mirën".

Pyetja 17: Përkufizo hadithin " MEVKUFË " الموقوف në aspektin etimologjik dhe terminologjik!

Përgjigjja: Në etimologji Mevkuf do të thotë me u ndalë, kjo për arsye se transmetuesi e ka ndalë te sehabja dhe nuk e ka vazhduar me tutje zinxhirin. - Në terminologji Mevkuf është gjithçka që buron prej sehabës, pa marrë parasysh a është fjalë, veprim apo heshtje (mohim ose pohim) i një veprimi.

9

Page 10: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 18: Përmendi shembujt prej haditheve "MEVKUFË" të fjalës, veprimit apo të heshtjes.

Përgjigjja: 1. Sh. "MEVKUFË i fjalës", thënia e Aishes:

"Nuk dënohej me prerje të dorës për sende me vlerë të paktë".2. Sh. "MEVKUFË i veprimit", thënia e Buhariut: "Ibni Abasi ka udhëhequr namazin (imam) edhe pse ishte me Tejemum (jo me abdest).3. Sh. "MEVKUFË i heshtjes", thënia e disa tabiinëve: "Kam vepruar kështu në prani të Sehabijut dhe nuk e ka mohuar veprimin tim".

Pyetja 19: Përkufizo hadithin "MEKTUË " المقطوع në aspektin

etimologjik dhe terminologjik!Përgjigjja: Në etimologji "Mektuë" do të thotë ndërprerje, e

cila është e kundërta e ngjitjes.- Në terminologji "Mektuë" është gjithçka që buron prej tabiinëve, prej fjalëve, apo veprave.

Pyetja 20: Trego shembuj prej haditheve "MEKTUË të fjalës" dhe "MEKTUË të veprimit".

Përgjigjja: Sh. i Mektuë i fjalës thënia e Hasan el Basriut në lidhje me faljen e namazit pas Imamit bidaatgji (risibërës): "Jam falur ndërsa Imami pas të cilit jam falur, ka bë bidaat". (BUHARIU) Sh. i "MEKTUË i veprimit" thënia e Ibrahim bin el-Munteshir: "Është vendosur një perde në mes të vjedhësit dhe familjes së tij. Dhe është pranuar namazi i të tjerëve kur ai është bërë imam".

10

Page 11: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 21: Përkufizo hadithin "MUTASIL" المتصل në aspektin

etimologjik dhe terminologjik?Përgjigjja: "MUTASIL" në etimologji do të thotë i ngjitur, e

cila është e kundërta e të këputurës.- MUTASIL në terminologji do të thotë çdo hadith, i cili e ka të ngjitur zinxhirin e transmetuesve deri te i dërguari s.a.v.s. (MERFUË), apo deri te sehabiju (MEVKUF).

Pyetja 22: Përmend nga një shembull të hadithit MUTASIL MERFUË dhe MUTASIL MEVKUF!

Përgjigjja: Sh. të hadithit MUTASIL MERFUËTransmeton Maliku e ai nga Ibni Shihabi e ai nga Salim bin Abdullahu e ai nga baba i tij e ai nga i dërguari i Allahut s.a.v.s. se ka thënë:Kështu ....... .- Sh. të hadithit MUTASIL MEVKUFË:Transmeton Maliku e ai nga Nafiu e ai nga Ibn Umeri i cili ka thënë: Kështu ... .

Pyetja 23: Përkufizo haberin "MUTEVATIR" المتواتر në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: Në etimologji "Haber MUTEVATIR" do të thotë përputhshmëri, hap pas hapi.- Në terminologji do të thotë hadithin të cilin e kanë transmetuar një turmë e madhe njerëzish, sa që logjikisht është e pamundur që të gjithë ata të ishin pajtuar në një rrenë pasi që kanë jetuar në vende të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme, pra gjeneratë pas gjenerate.

11

Page 12: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 24: Nga përkufizimi trego kushtet e Haberul Mutevatir.Përgjigjja: Nga përkufizimi kuptojmë se haberi MUTEVATIR

përbëhet prej 4 kushteve e ato janë:1. Me e transmetuar një numër i madh.2. Ky numër i madh të jetë në të gjitha gjeneratat.3. Logjikisht të jetë e pamundur , që ata të jenë

pajtuar për të rrejtur.4. Të kenë mbështetje në transmetimin e tyre si p.sh.

"E kemi dëgjuar; ose e kemi pa; ose e kemi kuptuar".

Pyetja 25-të:Përmendi llojet e Haberit MUTEVATIR, duke ilustruar secilin prej tyre me shembuj.

Përgjigjja: Haberi MUTEVATIR ndahet në dy lloje e ato janë: - Tekstual dhe- kuptimor.1. MUTEVATIR TEKSTUAL اللفظى المتواتر është përputhshmëria edhe në tekst edhe në kuptim.Sh. hadithi: "Kush rrenë në mua me qëllim le ta përgatitë vendin prej zjarri". Këtë hadithë në këtë tekst e kanë transmetuar shtatëdhjetë e disa sehabe.2. MUTEVATIR KUPTIMOR المعنوى المتواتر është përputhshmëria e kuptimit, por jo e tekstit, siç është rasti për ngritjen e duarve gjatë lutjeve.

Pyetja 26: Përkufizo haberin "AHAD " اآلحد në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: AHAD në etimologji do të thotë NJË, pra, lajmin apo hadithin, të cilin e ka transmetuar vetëm një njeri.- Në terminologji do të thotë hadithi, i cili nuk i ka plotësuar kushtet e hadithti MUTEVATIR.

12

Page 13: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 27: Varësisht prej rrugëve të tij në sa lloje ndahet haberi AHAD!

Përgjigjja: Haberi AHAD ndahet në tri lloje e ato janë: - El Meshhurë- El Azizë- GaribëSecilin prej tyre do ta shpjegojmë.

Pyetja 28: Përkufizo hadithin "MESHHUR" المشهور në

etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: EL-MESHHUR në etimologji do të thotë një çështje e cila paraqitet, përhapet dhe del haptazi. - Në terminologji do të thotë hadithin, të cilin e transmetojnë tre apo më shumë vetë të secilës gjeneratë, mirëpo pa e arritur numrin e hadithti MUTEVATIR.

Pyetja 29: Trego shembuj të hadithit MESHHURË.Përgjigjja: Sh. hadithi: "Vërtet, Allahu nuk e ngritë diturinë

në tërësi si dituri, ... ". (Transmetojnë dy shejhat BUHARIU DHE MUSLIMI)

Pyetja 30: Çka do të thotë hadith MESHHURË JO TERMINOLOGJIK?

Përgjigjja: Ka për qëllim hadithin, i cili është përhapur në njerëz pa i plotësuar kushtet dhe përfshinë:

1. Hadithi i cili ka një burim, mbështetje, transmetues.2. Hadithi, i cili ka shumë transmetues. 3. Hadithi, i cili në esencë nuk ka mbështetje.

13

Page 14: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 31: Trego llojet e hadithit MESHHURË JO TERMINOLOGJIK, duke ilustruar me shembuj!

Përgjigjja: Ka lloje të shumta: 1. MESHHURË vetëm te ekspertët e Hadithit:

Sh. Hadithi i Enesit: "Gjatë një muaji sa herë që ngritej nga rukuaja Muhamedi a.s. lutej për familjen e tij dhe për gabimtarët". (TRANSMETOJNË DY SHEJHAT)

2. MESHHURË te ekspertët e hadithit, te dijetarët dhe te njerëzit e rëndomtë:Sh. hadithi:"Musliman është ai, prej të cilit janë të sigurtë prej gjuhës së tij dhe duarve (veprimtarive) të tij". (MUTEFIKUN ALEJHI)3. MESHHURË te ekspertët e jurisprudencës islame (FUKAHATË) Sh. hadithi: "Çështja më e urrejtur, por e lejuar, tek Allahu është shkurorëzimi". (Hakimi, e ka vërtetuar dhe e përshtat Dhehebiu)4. MESHHURË te Usulijinët: Sh. hadithi:"Është ngritur (mëkati) prej umetit tim sa i takon për veprimet pa qëllim, me harresë dhe për të cilat janë të detyruar dhe i kryejnë për shkak të presionit". (E ka vërtetu Ibn Habani dhe Hakimi)5. MESHHURË te gramatikanët: Sh. hadithi:"Lum për robin Suhejb, po mos t'iu frikësohej Allahut, nuk do të gabonte". Nuk ka bazë.6. MESHHURË te njerëzit e rëndomtë: Sh. hadithi:"Ngutja është vepër e shtyrë prej shejtanit". E ka nxjerrë Tirmidhiu dhe e ka vlerësuar të mirë (hasen).

14

Page 15: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 32: Përkufizo hadithin "AZIZË" العزيز në etimologji

dhe në terminologji!Përgjigjja: AZIZË në etimologji do të thotë i çmuar, i shtuar dhe i përforcuar.

- Në terminologji do të thotë hadithin, të cilin e transmetojnë më së paku dy transmetues të një gjenerate, apo nga dy transmetues të secilës gjeneratë.

Pyetja 33: Ilustro një shembull të hadithit AZIZË. Përgjigjja: Hadithin, të cilin e transmetojnë dy shejhat (Buhariu

dhe Muslimi) nga Enesi se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka besuar askush prej juve deri sa mos të jem më i dashur se fëmijët e tij, prindërit e tij dhe të gjithë njerëzit".

Pyetja 34: Përkufizo hadithin "GARIB" الغريب në etimologji

dhe në terminologji!Përgjigjja: GARIB në etimologji do të thotë i vetmuar, apo njeri larg të afërmve të tij.

Në terminologji do të thotë Hadithi i transmetuar vetëm prej një transmetuesi (vetëm prej një rruge).

Pyetja 35: A është kusht, me qenë i vetmuar, vetëm në një gjeneratë, apo në secilën gjeneratë prej gjeneratave transmetuese.

Përgjigjja: Është kusht me qenë i vetmuar në secilën gjeneratë, por edhe nëse është i vetmuar vetëm në një

gjeneratë prej gjeneratave quhet hadith GARIB.

15

Page 16: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 36: Si ndahet hadithi GARIB dhe ilustro me shembuj secilin lloj.

Përgjigjja: "GARIB MUTLLAK": مطلق غريب Është hadithi i

vetmuar në fillim të zinxhirit të transmetimit, pra në hallkën e parë. Sh. hadithi: "Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimit" Ky hadith buron vetëm prej një transmetuesi e ai është Umet bin Hatabi r.a. - "GARIB NISBIJUN": نسبى غريب Është hadithi i vetmuar në hallkën e dytë e të tretë të transmetimit, pra në hallkën e parë e transmetojnë shumë transmetues, por më vonë kalon në transmetues të vetmuar. Sh. hadithin të cilin e transmeton Enesi r.a. se: "Pejgamberi s.a.v.s. ka hy në Meke, ndërsa në kokë kishte Kapelë (Migfer)". (Transmetuan Dy Shejhat)

Pyetja 37: Përkufizo hadithin "SAHIH" الصحيح në etimologji

dhe në terminologji!Përgjigjja: Në etimologji SAHIH do të thotë i shëndoshë, e cila është e kundërt me të sëmurën.

- Në terminologji SAHIH është çdo hadith me hallka të transmetuesve të ngjitura, me transmetues të drejtë, me tekst të përpiktë fillim e mbarim, pa të meta dhe pa mangësi a sëmundje.

Pyetja 38: Shpjego përkufizimin në pika të shkurta. Përgjigjja: 1. Hallkat e zinxhirit të transmetuesve i ngjitur:

Secili transmetues i hadithit e ka marrë drejtpërdrejtë hadithin nga transmetuesi i mësipërm, pra prej fillimit deri në mbarim pa u këputë.

16

Page 17: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

2. Drejtësia e transmetuesit - do të thotë që transmetuesi me qenë: musliman, i moshës madhore, i mençur; burrëror dhe jo mëkatar. 3. Teksti i hadithit i përpiktë, që do të thotë, secili transmetues të përcjellë hadithin me tekst të plotë, të përpiktë dhe preciz; pa marrë parasysh se ai hadith është përcjellë me shkrim apo me gojë. 4. Pa të meta - pra hadithi, i cili nuk ka ndonjë të metë, nëse krahasohet me një hadith të njëjtë, i cili është në një shkallë më të lartë dhe i cili është i besueshëm. 5. Pa sëmundje apo mangësi. Sëmundja apo mangësia është një turbullim i lehtë, i cili nga jashtë duket se hadithi është i vërtetë dhe i plotë, ndërsa në brendësi ka simptome, të cilat tregojnë se është i shtrembëruar.

Pyetja 39: Në bazë të shpjegimit të hadithit SAHIHË, përmendi

cilat janë kushtet e hadithit SAHIHË. Përgjigjja: Nga përkufizimi dhe shpjegimi kuptohet se hadithi SAHIHË ka pesë kushte e ato janë:

1. Hallkat e zinxhirit të transmetuesve të ngjitura. 2. Drejtësia e transmetuesve.3. Teksti i hadithit i përpiktë.4. Hadithi pa të meta apo mangësi.5. Hadithi i shëndoshë, pa ndonjë simptomë të dobësisë apo sëmundjes.

Pyetja 40: Shëno një shembull të hadithit SAHIHË! Përgjigjja: Hadithin, të cilin e ka regjistruar BUHARIU në

SAHIHUN e tij: "Na ka treguar Abdullah bin Jusufi, i cili ka thënë: Na ka tregu Malik bin Enesi e ai nga Shihabi e ai nga Muhamed bin Habir bin

17

Page 18: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Mut'ami e ai nga baba i tij se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke e kënduar suretu "Turë" në namazin e akshamit".

Ky hadith është SAHIHË, pse transmetuesit janë të lidhur mes vete, janë të përpiktë, nuk ka të meta dhe nuk ka ndonjë simptomë që le të dyshohet në të. Për këtë arsye vaxhib është për të vepruar me këtë hadithë edhe sipas mendimit unanim (të IXHMAIT) dhe sipas ekspertëve të hadithit.

Pyetja 41: Trego shkallët e hadithit SAHIHË! Përgjigjja: Hadithi SAHIH ka shtatë shkallë e ato janë:Shkalla e parë: Hadithi për të cilën janë pajtuar Buhariu

dhe Muslimi. Shkalla e dytë: Hadithin të cilin e transmeton vetëm Buhariu.Shkalla e tretë: Hadithin të cilin e transmeton vetëm Muslimi. Shkalla e katërt: Hadithi i cili i ka plotësuar shartet (kushtet),

të cilat i kanë paraparë Buhariu dhe Muslimi, por nuk i kanë regjistruar ata, por është regjistruar në koleksionet e tjerëve.

Shkalla e pestë: Hadithi i cili i ka plotësuar kushtet e Buhariut

por nuk është i regjistruar në Sahihun e tij. Shkalla e gjashtë: Hadithi i cili i ka plotësuar kushtet e Muslimit

por nuk është regjistruar në Sahihun e tij. Shkalla e shtatë: Hadithi i cili është Sahihë te të tjerët përpos

tyre, si te Ibni Huzejme dhe Ibn Habani.

Pyetja 42: Përkufizo hadithin SAHIH LI GAJRIHI الصحيح لغيره

(i vërtetë nga tjetri) Përgjigjja: Në esencë është hadithi Hasen lidhatihi (në

vetvete), por i cili transmetohet në një rrugë tjetër të

18

Page 19: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

transmetimit më të fortë. Quhet Sahihë ligajrihi për

arsye se vërtetësia nuk vjen për shkak të hallkës zinxhirore të tij, por për shkak se i bashkëngjitet diçka tjetër që e vërteton dhe e përforcon.

Pyetja 43: Trego një shembull të hadithit SAHIHË LI GAJRIHI (i vërtetë nga tjetri).

Përgjigjja: Hadithi: Muhamed bin Amri nga Ebi Selemete e ai nga Ebi Hurejrete se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Sikur ta dija se nuk e rëndoj shumë umetin tim do t'i urdhëroja për ta përdorur brushën për pastrimin e dhëmbëve (MISVAKUN), para çdo namazi". (Transmeton Tirmidhiu në temën "Pastërtia")

Pyetja 44: Përkufizo hadithin HASEN LI DHATIHI الحسن لذاته

në etimologji dhe terminologji. Përgjigjja: HASEN LI DHATIHI në etimologji do të thotë cilësi

e të mirës, të bukurës.- Hasen li dhatihi në terminologji është çdo hadith i cili hallkat e zinxhirit të transmetuesve i ka të ngjitura me transmetues të drejtë, pa të meta, pa mangësi apo sëmundje. Mirëpo në tekst vërehet papërpikëri e vogël prej fillimit deri në mbarim.

Pyetja 45: Trego një shembull të hadithit HASEN LI DHATIHI (i mirë vetvetiu).

Përgjigjja: Hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu: Na ka treguKutejbe se i ka tregu Xhaëfer bin Sulejban ed Dabiiju e ai nga Ebi Umrani el Xhuni e ai nga Ebi Bekri bin Ebi Musa el Eshariju, i cili ka thënë: E kam dëgjuar

19

Page 20: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Ebi Bahdereti el Advi, duke thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Vërtet dyert e xhenetit janë nën hijen e shpatave ... ". Për këtë hadith ka thënë Tirmidhiu: "Është hadith Hasen Garibë".Është ky hadith Hasen, pse që të katër transmetuesit e zinxhirit janë të besueshëm e të drejtë, përpos që nuk dihet me siguri gjendja e Xhaëfer bin Suljman ed Dabiijut. Për këtë arsye e ka zbritur hadithin prej gradës SAHIHË në hadith HASEN.

Pyetja 46: Përkufizo hadithin HASEN LI GAJRIHI الحسن .لغيرهPërgjigjja: HASEN LI GAJRIHI është hadithi i dobët, mirëpo i

njëjti hadith ka rrugë të shumta, dhe dobësia e hadithit nuk është te transmetuesi i njohur si rrenacak apo si fasik.

Pyetja 47: Shëno një shembull të hadithit HASEN LI GAJRIHI. Përgjigjja: Hadithin të cilin e ka transmetuar Tirmidhiu, mirëpo

është ngritur në HASEN nga rruga tjetër e transmetimit nëpërmjet Shuëbetes e ai nga Asim bin Abdullahu e ai nga Abdullah bin Amir bin Rebiate e ai nga baba i tij “se një femër prej familjes Beni Fezaretes është martuar, ndërsa shuma e Mehrit ka qenë dy papuçe. I dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka pyetur: A je e kënaqur për mehër dy papuçe? Është përgjigjur me PO. Dhe Muhamedi a.s. e ka lejuar të martohet”. Transmetuesi Asim është i dobët pse nuk mban mend mirë, mirëpo këtë hadith Tirmidhiu e ka ngritur në shkallën "HASEN" nëpërmjet një zinxhiri (rrugë) tjetër.

Pyetja 48: Cila është shkalla e hadithit HASEN LI GAJRIHI?Përgjigjja: HASEN LI GAJRIHI është hadith i një shkalle më

20

Page 21: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

të ulët se HASEN LI DHATIHI.

Pyetja 49: Çfarë vendimi duhet të merret, nëse hadithi HASEN LIDHATIHI vjen në kundërshtim me hadithin HASEN LI GAJRIHI?

Përgjigjja: Nëse hadithi HASEN LIDHATIHI, bie në kundërshtim me hadithin HASEN LI GAJRIHI, veprohet me hadithin HASEN LI DHATIHI.

Pyetja 50: Përkufizo hadithin "MUHKEM" المحكم në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: Në etimologji MUHKEM do të thotë i sigurt.

- Në terminologji MUHKEM është hadithi i cili pranohet pa kurrfarë dyshimi, sepse është i plotë dhe pa të meta.

Pyetja 51: Përkufizo hadithin "MUHTELIF" مختلف në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: Në etimologji "Muhtelif" do të thotë ndryshe, e

kundërt, pra MUHTELIF HADITH ka kuptimin kur dy hadithe e më shumë janë ndryshe apo në kundërshtim njëra me tjetrën në domethënie.- Në terminologji do të thotë hadithi i pranuar Kontrast me hadithin tjetër pasi që ekziston mundësia e veprimit të secilit hadith për qëllimin e vet.

Pyetja 52: Shëno një shembull të hadithit Muhtelif. Përgjigjja: Hadithi : "Nuk ka (sëmundje) ngjitëse dhe

nuk infektohet njeriu prej tjetrit". Është në kundërshtim me hadithin, të cilin e transmeton Buhariu: "Ik nga i sëmuri prej lepre sikurse ikë prej luani".

21

Page 22: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Që të dy hadithet janë në kundërshtim në mes vete nga ana e jashtme e tyre dhe që të dy janë hadithe SAHIHË.Hadithhi i parë e mohon sëmundjen ngjitëse, ndërsa hadithi i dytë dëshmon (pohon) sëmundjen ngjitëse. Dijetarët i kanë tubuar këta dy hadithe dhe u kanë dhënë kuptime të ndryshme, por në këtë rast po e përmendi çka ka thënë Ibn Haxheri r.a.

TUBIMI (i këtyre dy haditheve):Duhet të thuhet se: Esenciale është se sëmundja ngjitëse është e papranueshme dhe jo e qëndrueshme, duke u argumentuar me thënien e Muhamedit a.s. “Asgjë nuk kalon prej një çështje në tjetrën”. Thënia e kundërshtarit (replikuesit) se Deveja shterpë nëse përzihet me devenë joshterpë (të shëndoshë), atëherë edhe e shëndosha bëhet shterpë, pse është sëmurë nga e para. Kjo do të thotë se shterpësia ka filluar te e dyta, po ashtu siç ka filluar nga e para. Ndërsa ikja nga sëmundja e leprës për shkak të pengimit të përhapjes (sed-dhiraë), pra për të mos u sëmurë ashtë siç është sëmurë e para, nëse iu bashkëngjitet atyre që e kanë sëmundjen e leprës me kaderin e Zotit si fillim i sëmundjes, jo për shkak të bashkëngjitjes së sëmundjes apo kalimit të sëmundjes, e për të menduar se për shkak të shoqërimit, pra përzierja është shkak i sëmundjes. Pra ai mendon se iu është ngjitur sëmundja dhe bën mëkat. Për këtë arsye është urdhëruar me iu largu atyre me sëmundje të leprës për mos me menduar se për shkak të tyre janë sëmurë dhe bëjnë mëkat.

Pyetja 53: Çfarë vendimi duhet të merret, nëse haset në dy hadithe të kundërta mes tyre dhe që të dyja janë të pranuara!

Përgjigjja: - Nëse ka mundësi që me secilin të veprohet në 22

Page 23: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

vendin e vet dhe qëllimin e vet dhe veprohet me të dy hadithet.- Nëse nuk ka mundësi bashkimi i tyre, dhe nuk ka mundësi që me secilin të veprohet me qëllimin e vet pse që të dyja kanë të njëjtin qëllim, atëherë shikohet cili hadith është mensuh (shfuqizuar) dhe cili është nasih (shfuqizues) dhe nuk veprohet me hadithin e shfuqizuar (mensuh).- Nëse nuk mund ta dimë se cili hadithë është nasih (shfuqizues) dhe cili mensuh (i shfuqizuar), atëherë i japim përparësi njërit prej tyre pas verifikimit të rrugëve dhe mënyrave të shumta. Ekzistojnë më shumë se 50 mënyra për t’i analizuar dhe në fund për t’i dhënë përparësi një hadithit nga hadithi tjetër.- Nëse nuk mund t'i japim përparësi ndonjërit prej tyre për shkak se në çdo aspekt janë të barabartë, e cila gjë është shumë e rrallë, atëherë ndalemi dhe presim deri sa të gjejmë diçka, ndonjë argument, i cili i jep përparësi njërit prej tyre.

Pyetja 54: Përkufizo hadithin "NASIH" ناسخ dhe "MENSUH"

!në etimologji dhe terminologji منسوخPërgjigjja: NES-H në etimologji do të thotë "heqje dhe

bartje", pra sikurse ligji e heqë një ligj tjetër ose e vendosë në një vend tjetër.- Në terminologji do të thotë kur Dispozitori e shfuqizon një vendim të mëhershëm dhe vendosë vendim të ri.

Pyetja 55: Si njihet hadithi Nasih (shfuqizues) prej mensuhit ( të shfuqizuarit).

Përgjigjja: 1. Me thënien e qartë të të dërguarit të Allahut

23

Page 24: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

s.a.v.s. sikurse në hadithin e vizitës së varrezave, të cilin e transmeton Muslimi "Më herët ju kam pas ndaluar vizitën e varrezave, por tani vizitoni se aty keni këshillë dhe përkujtim të botës tjetër". 2. Sqarimi i Sehabiut, sikurse është rasti i Xhabir r.a., i cili ka sqaruar hadithin: "Prej çështjeve të fundit të dërguarit s.a.v.s. ka qenë se abdesti nuk prishet prej ushqimit të mishit të pjekur me zjarr". (E kanë regjistruar AS-HABU SUNEN)3. Njohja e datës së hadithit, sikurse është rasti me hadithin e Shidad bin Evsit: "Është prishur agjërimi i atij, i cili jep gjak, dhe i cili merr gjak". Ky hadith është shfuqizuar me hadithin e Ibni Abasit, i cili ka thënë: "I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka dhënë gjak deri sa ka qenë në haxh me ihram dhe ka qenë agjërueshëm". (Transmeton MUSLIMI)Sipas disa rrugëve transmetimi i hadithit të Shidadit ka qenë ditën e çlirimit të Mekës, ndërsa Ibni Abasi e ka shoqëruar Muhamedin a.s. në Haxhin Lamtumirës, i cili haxh ka qenë pas çlirimit të Mekës.4. Me sqarimin e Ixhmait, sikurse është rasti me hadithin: "Kush pi alkool rrihne me shkop, ndërsa nëse e pi përsëri, në të katërtën herë ekzekutojeni".

Pyetja 56: Përkufizo hadithin "DAIF" الضعيف në etimologji

dhe terminologji! Përgjigjja: DAIF në etimologji do të thotë i dobët, i cili është e

kundërta e të fuqishmit.- Në terminologji hadithi DAIF është hadithi, i cili nuk i ka plotësuar kushtet e hadithit HASEN, pra i mungon një kusht prej kushteve të tij.

Pyetja 57: Shëno një shembull të hadithit DAIF.

24

Page 25: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Përgjigjja: Shembull hadithin, të cilin e transmeton Tirmidhiu të Hakim el Ethremit: "Transmetohet nga Ebi Temimeti el Hexhemiju e ai nga Ebi Hurejrete se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush kontakton seksualisht me bashkëshorten derisa ajo është në kohën e menstruacionit ose në anus, ai ka mohuar atë çka i ka zbritur Muhamedit". Pasi që e ka regjistruar Tirmidhiu ka thënë: “Këtë hadith nuk dimë se ka ardhur në ndonjë rrugë tjetër, përpos nëpërmjet Hakim el Ethrmit e ai nga Temimete el Hexhemiju e ai nga Ebu Hurejrete. Pastaj ka sqaruar Tirmidhiu: Këtë hadith e ka konsideruar të dobët Muhamedi në hallkën zinxhirore, pse në mesin e transmetuesve është Hakim el Ethrem!. Nakin e l Ethremin e ka konsideruar të dobët edhe Ibn Haxher el Askalani në librin "TEKRIBË".

Pyetja 58: Si duhet veprohet (çfarë dispozite) me hadithin daifë? Përgjigjja: Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme sa i

përket veprimit me hadithin DAIFË. Pjesa dërmuese e dijetarëve mendojnë se mustehab (e pëlqyer) është për të vepruar me hadithin DAIFË në çështjet që kanë të bëjnë me edukatën dhe vlerat. Mirëpo kjo është e kushtëzuar me tri kushte, të cilat i ka përmendur Ibn Haxher el Eskalani: 1. Që mos të jetë tepër i dobët.2. Që hadithi të jetë nën shkallën e haditheve tjera.3. Që mos të mendohet se është i domosdoshëm

veprimi me të, por të jetë vetëm rezervë. Pyetja 59: Përkufizo hadithin "MUALAK" المعلق në etimologji

dhe terminologji! Përgjigjja: MUALAK në etimologji do të thotë i varur. Quhet

25

Page 26: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

zinxhiri i varur për arsye se nga lart hallka e zinxhirit të transmetuesve është i ngjitur, por ka mbetur i varur poshtë, sikurse të ishte i varur në kulm.- Në terminologji hadithi MUALAK është hadithi, të cilit i mungon transmetuesi apo dy e më shumë në fillim të hallkës së transmetuesve.

Pyetja 60: Shëno një shembull të hadithit MUALAK. Përgjigjja: Hadithin, të cilin e ka regjistruar Buhariu: "Ka

thënë Ebu Musa: "Pejgamberi s.a.v.s. ka mbuluar gjunjët kur ka hy Othmani" Ky hadithë është MUALAK (i varur), sepse Buhariut i mungojnë të gjithë halkat zinxhirore të transmetuesve, përpos sehabiu Ebu Musa el Eshariju r.a.

Pyetja 61: Çfarë dispozite ka hadithi MUALAK? Përgjigjja: Hadithi MUALAK është i papranuar, sepse i mungon

një kusht prej kushteve të pranimit e ai kusht është zinxhiri i ngjitur, pse i mungon një e më shumë transmetues të hallkës zinxhirore e ne nuk e dimë gjendjen e tyre.

Pyetja 62: Përkufizo hadithin "MURSEL" المرسل në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MURSEL në etimologji do të thotë rrëzim, rënie,

i panjohur, e kjo është për arsye se filli i hallkës së zinxhirit mungon, me fjalë tjera është i panjohur.- Në terminologji hadith MURSEL është hadithi, të cilit i mungon hallka e fundit të zinxhirit të transmetuesve, pra pas tabiinit.

Pyetja 63: Shëno një shembull të hadithit MURSEL. Përgjigjja: Hadithi të cilin e ka regjistru MUSLIMI në Sahihun

26

Page 27: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

e tij: "Më ka treguar Muhamed bin Rafiu thena Haxhejni thena Lejthi e ai nga Akili e ai nga Ibn Shihabi e ai nga Seid bin el Musejebi se i Dërguari i Allahu s.a.v.s. e ka ndaluar llojin e shitblerjes së quajtur Muzabenetu". Seid bin el Musejeb është Tabiij, i cili e ka transmetuar këtë hadithë nga pejgamberi s.a.v.s. pa u treguar sehabja në mes tij dhe të dërguarit s.a.v.s., pra i mungon hallka e zinxhirit të transmetuesit të hadithit në fund, pra pas tabiijut. Ndonjëherë mund të mungojë edhe vetë tabiiju.

Pyetja 64: Çfarë dispozite ka hadithi MURSEL? Përgjigjja: Hadithi MURSEL në esencë është hadith i dobët, i

papranuar, pse i mungon kushti i pranimit e ai kusht është hallka e zinxhirit të transmetuesve me qenë i pakëputur, dhe nuk dihet gjendja e transmetuesit, i cili mungon në zinxhirin e transmetuesve. Po ashtu është e mundur që në zinxhir mungon tjetër transmetues, jo Sehabiju. Për këtë arsye hadithi konsiderohet i dobët.

Pyetja 65: Çka do të thotë MURSEL SEHABIJI مرسل ?الصحابىPërgjigjja: Është hadithi, të cilin e tregon sehabiju nga

Muhamedi a.s. hadithin si me tekst, si hadithin veprues, por ai ose nuk ka qenë prezent dhe nuk e ka dëgjuar ose pse ka qenë nën moshën madhore ose ende nuk e ka pas pranuar Islamin.

27

Page 28: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 66: Përkufizo hadithin "MURSEL HAFIJ" مرسل الخفى

në etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MURSEL HAFIJ në etimologi do të thotë i

fshehtë jo i qartë, i cili nuk mund të kuptohet pa një analizë dhe studim të thellë.- MURSEL HAFIJ në terminologji është hadithi, të cilin e transmeton transmetuesi prej personi (transmetuesit), të cilin e ka taku ndonjëherë ose ka qenë bashkëkohanik, por hadithin, të cilin e transmeton nuk e ka dëgjuar prej tij, është e mundur që e ka dëgjuar prej tjetërkujt.

Pyetja 67: Shëno një shembull të hadithit MURSEL HAFIJ. Përgjigjja: Hadithi, të cilin e transmeton Ibn Maxhe nga Omer

bin Abdul Azizi e ai nga Ukbete bin Amri (Merfuë):"Zoti e mëshiroftë rojën e rojës". Omeri nuk e ka takuar Ukben.

Pyetja 68: Si mund të kuptohet hadithi MURSEL HAFIJ? Përgjigjja: MURSEL HAFIJ kuptohet nëpërmjet tri çështjeve e

ato janë: - Kur transmetuesi nuk e ka dëgjuar ose nuk e ka takuar personin prej të cilit thotë se e ka dëgjuar hadithin, mirëpo këtë e kanë zbatuar dhe e kanë treguar disa ekspertë të hadithit.- Kur vet transmetuesi tregon se nuk e ka taku dhe nuk e ka dëgjuar hadithin prej të cilit e transmeton hadithin.- Kur vjen një hadith në rrugë tjetër me një person shtesë prej këtij transmetuesi dhe transmetuesit të mësipërm.

28

Page 29: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 69: Çfarë dispozite ka hadithi MURSEL HAFIJ? Përgjigjja: Është i dobët pse është prej llojit të hadithit

MUNKATIË (i ndërprerë). Nëse paraqitet ndërprerja e zinxhirit, atëherë quhet hadith MUNKATIË (i ndërprerë)

Pyetja 70: Përkufizo hadithin "MUADAL" المعضل në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: MUADAL në etimologji do të thotë i plogësht.- MUDAL në terminologji është hadithi, të cilit i mungojnë dy e më shumë transmetues në hallkën zinxhirore njëri pas tjetrit.

Pyetja 71: Shëno një shembull të hadithit MUADAL.Përgjigjja: Hadithin, të cilin e transmeton Hakimi në librin

"Mearifetu ulumul Hadithë" në Senedin e tij te Kaënebiju : "Transmetohet nga Maliku se ka dëgjuar se Ebu Hurejrete r.a. ka thënë: “Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s.: Robin duhet ushqyer, veshmbathur si është më së miri dhe nuk duhet me e ngarkuar me punë të rëndë çka nuk mundet, por vetëm sa mundet". Ky hadith është MUADAL se i mungojnë dy transmetues njëri pas tjetrit, në mes të Malikut dhe Ebi Hurejres.

Pyetja 72: Çfarë dispozite ka hadithi MUADAL? Përgjigjja: Hadithi MUADAL është hadith i dobët, është më i

dobët se hadithi Mursel dhe Munkatië pse i mungojnë dy e më shumë transmetues të zinxhirit njëri pas tjetrit. Për këtë janë të pajtimit të gjithë dijetarët.

29

Page 30: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 73: Përkufizo hadithin "MUNKATIË" المنقطع në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: Hadith MUNKATIË në etimologji do të thotë i

ndërprerë, e cila është e kundërta e ngjitjes.- Në terminologji hadith MUNKATIË është çdo hadith hallka zinxhirore e transmetuesve është e ndërprerë pa marrë parasysh, në fillim, mes apo në fund.

Pyetja 74: Shëno një shembull të hadithit MUNKATIË. Përgjigjja: Hadithin, të cilin e transmeton Abdurr-Rrezzaku e ai

nga Thevriju e ai nga Ebi Is-haku e ai nga Zejd bin Jethiu e ai nga Hudhejfe (Merfuë): "Nëse e emëroni atë - Ebu Bekrin, ai është i fuqishëm dhe besnik".Në këtë hadith mungon një person në mes të zinxhirit të transmetuesve e ai është Sheriku. Pra, Sheriku nuk është i vendosur në mes të Thevrijut dhe Ibni Is-hakut, pse Thevriju nuk e ka dëgjuar hadithin drejtpërdrejt prej Is-hakut, por e ka dëgjuar prej Sherikut e Sheriku e ka dëgjuar prej Ebi Is-hakut.

Pyetja 75: Çfarë dispozite ka hadithi MUNKATIË? Përgjigjja: Hadithi MUNKATIË është hadith i dobët , për këtë

janë të pajtimit të gjithë dijetarët, pse nuk dihet personi (gjendja e personit), gjegjësisht transmetuesi, i cili mungon.

Pyetja 76: Përkufizo hadithin "MUDELIS" المدلس në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: Në etimologji TEDLIS quhet fshehja e të metës së artikullit që të mos e hetojë blerësi, e ta blejë. Ndryshe fjala DELES do të thotë padrejtësi.

30

Page 31: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

- Në Terminologji TEDLIS është hadithi, të cilit i fshihet e meta në hallkën zinxhirore të transmetuesve dhe për ta treguar se është i mirë.

Pyetja 77: Trego llojet e TEDLISIT! Përgjigjja: Llojet e TEDLISIT janë:

- Tedlisi i transmetuesve- Tedlisi i dijetarëve- Tedlisi TESVIJE.

Pyetja 78: Përkufizo secilin lloj të TEDLISIT dhe ilustro me Shembuj!

Përgjigjja: 1. TEDLISI I TRANSMETUESËVE تدليس اإلسناد

është hadithi kur thotë se këtë transmetim të hadithit e kam dëgjuar prej tij, por në fakt nuk e ka dëgjuar. Shembull: Hadithi, të cilin e transmeton Hakimi me senedin e tij deri te Ali bin Hashremi, i cili ka thënë: “Na ka thënë neve Ibn Inahi e ai nga Zehre. Kur kanë pyetur: A e keni dëgjuar nga Zehra? Është përgjigjur: JO! Bile as prej dikujt tjetër, i cili e ka dëgjuar nga Zehra, por më ka treguar Abdurr-Rrezzaku e ai nga Muameri e ai nga Zehra". Në këtë shembull është i eliminuar Ibni Ineti, i cili ka qenë në mes të dyve; në mes të Ineti dhe Zuhres.2. TEDLIS SHUJUH الشيوخ تدليس Me transmetuar transmetuesi nga një Shejh hadithin prej të cilit e ka dëgjuar dhe e emëron, e cilëson dhe i jep një emër tjetër, të cilin nuk e njeh, pra thotë se e ka dëgjuar prej një shejhi (dijetari) me famë vetëm për t’iu pranuar më mirë, ndërsa nuk ia përmend emrin prej të cilit e ka dëgjuar.

31

Page 32: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Shembull: Thënia "Ebi Bekri bin Muxhahidit ai ishte njëri prej dijetarëve të El-Ferait, ndërsa "Na ka treguar Abdullah bin Ebi Abdullah" ka pas për qëllim Eba Bekrin bin Ebi Davudë Es-Sexhistanin".3. TEDLISË ET-TESVIJE التسوية تدليس është kur transmetuesi i hadithit e transmeton hadithin nga shejhu i tij, por e eliminon një transmetues të dobët në mes të dy hallkave zinxhirore të transmetuesve të besueshëm.Shembull: Hadithi, të cilin e transmeton Ibni Ebu Hatemi në Librin "Ilel" ku thotë: "Kam dëgjuar babën tim ..." dhe e përmend hadithin të cilin e ka transmetuar Is-hak bin Rahuvijete an Bekijeti, të cilin ma ka treguar Ebu Vehbi El-Esediju e ai nga Nafië e ai nga Ibn Umeri hadithin: "Mos e ngritni (lavdëroni) islamin e ndonjë njeriu deri sa ta kuptoni mirë besimin në mendjen e tij". Pastaj babai im ka thënë: "Ky hadithë ka një çështje, të cilën të rrallë janë ata, të cilët mund ta kuptojnë, e ajo është se "Këtë hadithë e ka transmetuar Abidullah bin Amri e ai nga Is-hak bin Ebi Fervete e ai nga Nafiu e ai nga Ibn Omeri e ai nga Pejgamberi s.a.v.s. Abidullahu është i besueshëm, Ibni Umeri dhe cilësia e tij, Ebu Vehb është më i fuqishëm. E ka cilësuar Bekijete, ndërsa ai është prej beni Esedit, me qëllim që hadithi të pranohet sa që edhe nëse e lenë Is-hak bin Ebi Ferveten nuk do të ishte udhëzuar.

Pyetja 79: Çfarë dispozite ka hadithi MUDELIS المدلس? Përgjigjja: TEDLISI ISNAD اإلسناد تدليس është mekruh ,

kështu e kanë konsideruar shumica e dijetarëve.- TEDLISI SHUJUH الشيوخ تدليس është mekruh më i lehtë se TEDLISI ISNAD, sepse

32

Page 33: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

MUDELISI nuk e ka eliminuar askënd, por është mekruh për shkak se nuk e tregon transmetuesin dhe dëshiron të tregojë ndonjë më të njohur.- TEDLISI TESVIJE التسوية تدليس është më e urrejtur se TEDLISI ISNAD.

Pyetja 80: Cilat janë shkaqet që e shtyjnë deri te TEDLISI?Përgjigjja: Shkaqet, të cilat ndikojnë në TEDLISI SHUJUH

الشيوخ تدليس janë katër:1. Shejhi i dobët apo personaliteti i tij jo i besueshëm. 2. Jeta e gjatë sa që prej tij kanë dëgjuar shumë të tjerë pos tij.3. Mosha shumë e re, sa që transmetuesi është më i vjetër se ai prej të cilit e ka marrë hadithin.4. Transmetime të shumta vetëm prej njërit sa që nuk dëshiron me ia përmend emrin vetëm njërit.Qëllimet, të cilat janë te TEDLISI ISNAD janë pesë:1. Dyshimi në hallkën zinxhirore sipërore.2. Humbja e një pjese të hadithit prej shejhit, prej të cilit e kanë dëgjuar shumë transmetimin.3. Shejhi i panjohur ose i pabesueshëm.4. Jeta e gjatë sa që prej tij kanë dëgjuar shumë të tjerë pas tij.5. Mosha shumë e re sa që transmetuesi është më i vjetër se ai prej të cilit e ka marrë hadithin.

Pyetja 81: Si kuptohet TEDLISI التدليس? Përgjigjja: TEDLISI التدليس kuptohet me njërën prej dy

çështjeve :- Kur Mudelisi vetë e pranon, pasi që të pyetet.- Kur ndonjë dijetarë prej ekspertëve të hadithit e zbulon dhe e tregon pasi që e studion dhe analizon.

33

Page 34: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 82: Përkufizo hadithin "MUAN-AN" المعنعن në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: Në etimologji MUAN-AN المعنعن do të thotë

prej-prej.Në terminologji hadithi AN-AN është kur transmetuesi thotë "Filani prej Filanit".

Pyetja 83: Shëno një shembull të hadithit MUAN-AN . المعنعنPërgjigjja: Hadithin, të cilin e transmeton Ibn Maxhe: "Na

ka treguar Uthman bin Ebi Shejbete thena Muavijete bin Hisham thena Sufjan prej Usamete bin Zejdit, prej Uthman bin Urvete prej Urvete prej Ajshes se ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s.:"Vërtetë Allahu dhe Melekët luten për rreshtat e djathtë".

Pyetja 84: Përkufizo hadithin "MUEN-EN" المؤنن në

etimologji dhe terminologji. Përgjigjja: MUEN-EN المؤنن në etimologji do të thotë "se ka

thënë se" Në terminologji hadithi MUEN-EN është hadithi kur transmetuesi thotë: "Na ka tregu filani se ka thënë filani se".

Pyetja 85: Përkufizo hadithin "MEVDUË" الموضوع në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MEVDUË الموضوع në etimologji do të thotë

34

Page 35: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

"me vendosë diçka aty ku nuk e ka vendin", me fjalë tjera "për t’ia mveshur".- Në terminologji hadithi MEVDUË është rrena e sajuar për t'ia mveshur të dërguarit s.a.v.s.

Pyetja 86: Çfarë dispozite ka transmetimi i hadithit MEVDUË الموضوع ?

Përgjigjja: Të gjithë dijetarët janë pajtuar se nuk lejohet për ta transmetuar hadithin MEVDUË الموضوع, nëse e di se është MEVDUË, por lejohet për ta tregu atë hadithë, duke e sqaruar se është MEVDUË - i mveshur, duke u bazuar në hadithin e MUSLIMIT: "Kush e tregon një hadithë timin, i cili në fakt nuk është i imi, por rrenë për mua, ai është njëri prej rrenacakëve".

Pyetja 87: Si mund të kuptohet hadithi MEVDUË الموضوع ? Përgjigjja: Kuptohet në shumë mënyra:

1. Pranimi dhe deklarimi. Shembull kur Nuh Ibn Ebi Merjem e ka pranuar dhe ka deklaruar se i ka sajuar disa rrena dhe ka thënë se janë të Muhamedit a.s.2. Jo nëpërmjet deklarimit, por mosnjohjen e transmetuesit . p.sh. e transmeton një hadith prej një Shejhu (dijetari) e nuk e njeh atë.3. Nëpërmjet faktorëve apo argumenteve të transmetuesit, si p.sh.: kur është transmetuesi RAFIDIJ, i cili ka transmetuar për vlerën dhe rëndësinë e EHLI BEJTIT (familjes së Muhamedit a.s.).4. Nëpërmjet faktorëve apo argumenteve në vet tekstin e transmetuar p.sh. Hadithet të cilat janë në kundërshtim me Kur'anin ose me logjikën, pra të pakapshme.

35

Page 36: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 88: Cilat janë shkaqet e haditheve MEVDUË ? الموضوعPërgjigjja: Shkaqet janë të shumta:

1. Me kërkuar afërsi te Allahu2. Me fituar pasuri dhe përfitime3. Me fituar reputacion (famë,autoritet)4. Me përkrah një medhheb5. Me injoruar islamin6. Me iu afruar udhëheqësve apo me fituar simpatinë prej tyre.

Pyetja 89: Përkufizo hadithin "METRUKË" المتروك në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: Në etimologji METRUKË المتروك do të thotë send i

lënë pas dore se nuk ka vlerë as dobi.- Në terminologji hadithi METRUKË është hadithi në të cilin në hallkën zinxhirore të tij gjendet transmetuesi rrenacak.

Pyetja 90: Sjell një shembull të hadithit METRUKË ? المتروكPërgjigjja: Hadithi i Amr bin Shemre el Xheafiju el Kufi el -

Shiiju, i cili transmeton nga Xhabiri e ai nga Ebi Tafili e ai nga Aliju dhe Amari, të cilët kanë thënë:"Pejgamberi s.a.v.s. e këndonte duanë e kunutit në namazin e sabahit, e thoshte tekbirin ditën e Arafatit për namazin e drekës, ndërsa nuk e falte (ndërpriste) namazin e ikindisë në fund të ditës së ditëve të Teshrikut".

36

Page 37: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Dijetarët kanë thënë për Amër bin Shemre pasi që transmetohet prej tij, është "hadithë METRUKË".

Pyetja 91: Përkufizo hadithin "MUNKIR" المنكر në etimologji

dhe terminologji! Përgjigjja: MUNKIR المنكر në etimologji do të thotë i

mohuar, i papranuar.- MUNKIR në terminologji ka disa përkufizime, por më të theksuar dhe më të njohura janë dy:1. Hadithi, i cili në hallkën zinxhirore të tij ka një transmetues amoral, rrenacak, i njohur si harrestar ose si mëkatar.2. Hadithi, të cilin e transmetojnë të dobëtit, jo të besueshmit.

Pyetja 92: Shëno një shembull të hadithit MUNKIR . المنكرPërgjigjja: Shembull nga përkufizimi i parë:

Hadithi, të cilin e transmeton Nesaiu nga transmetimi i Ebi Zekir Jahja bin Muhamed bin Kajs nga Hisham bin Urvete e ai nga babai i tij e ai nga Aishja (Merfuë): "Hani hurma se kur i biri i Ademit i ha ato e hidhëron shejtanin". Thotë Nesaiju: Ky hadith është MUNKIR المنكر (i papranuar) pse të tjerët, të cilët e kanë transmetuar nga Ebi Is-haku MEVKUF, janë të besueshëm dhe është "MEARUF".- Shembull nga definicioni i dytë:Hadithi, të cilin e transmeton Ebi Hatemi nga rruga e Habib bin Habib Ez-Zijat e ai nga Ebi Is-haku e ai nga Ajzar bin Harithi e ai nga Ibn Abasi se

37

Page 38: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush falë namazin, jep zekatin, e kryen haxhin, agjëron ramazanin, e nderon musafirin hynë në xhenet".Ebu Hatemi thotë: Ky hadith është MUNKIR (i papranuar), sepse hadithi tjetër nga rruga tjetër e kanë transmetuar nga Ebi Is-haku MEARUF e i dihet mirëfilli dispozita për hadithin MEARUF.

Pyetja 93: Cili është dallimi në mes të hadithit SHADH ? المنكر dhe MUNKIR الشاذ

Përgjigjja: MUNKIR المنكر është hadithi i dobët, i cili është në

kundërshtim me hadithin e besueshëm.- SHADH الشاذ është hadithi i një shkalle më të ulët, i cili është në kundërshtim me hadithin e një shkalle më të lartë se vetë.

Pyetja 94: Përkufizo hadithin "MEARUF" المعروف në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: Në etimologji MEARUF المعروف do të thotë i

njohur.Në terminologji MEARUF është hadithi, të cilin e transmetojnë besnikët e jo të dobëtit, të cilët e kanë transmetuar nga rruga tjetër.

Pyetja 95: Shëno një shembull të hadithit MEARUFË . المعروفPërgjigjja: Hadithi, të cilin e transmeton Ibn Ebi Hatem nga

rruga e Habib bin Habibit e ai nga Ebi Is-haku e ai nga Izar bin Harithi e ai nga Ibni Abasi e ai nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë: "Kush e falë

38

Page 39: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

namazin, e jep zekatin, e kryen haxhin, agjëron ramazanin e nderon vizitorin hynë në xhenet". Ebu Hatemi thotë: Ky hadith është MUNKIR, sepse rruga tjetër, të cilën e transmetojnë prej Ebi Is-hakut MEVKUF janë të besueshëm, për atë themi se është hadithë MEARUF.

Pyetja 96: Përkufizo hadithin "MUALEL" المعلل në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MUALEL المعلل në etimologji do të thotë defekt -

sëmundje.Në terminologji MUALEL المعلل është hadithi, në të cilin është zbuluar një faktor apo defekt, i cili e bie në dyshim vërtetësinë e hadithit edhe pse nga ana e jashtme duket pa defekte.

Pyetja 97: Çka është defekti العلة ?Përgjigjja: Defekt العلة quhet faktori i fshehtë, i cili e vë në

pikëpyetje vërtetësinë e hadithit.

Pyetja 98: Si mund ta kuptojmë defektin العلة ? Përgjigjja: Defektin العلة mund ta kuptojmë nëpërmjet të

disa çështjeve:- Me qenë i vetmi transmetues.- Me qenë në kundërshtim me hadithet tjera.- Fakte tjera që e bëjnë hadithin edhe më të dyshimtë dhe më të papranuar.

39

Page 40: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 99: Ku mundet me qenë defekti العلة ? Përgjigjja: - Defekti العلة mund të jetë në ISNAD. Kjo

është shumica e rasteve. - Defekti mund të jetë në tekst (METN), i cili ndodhë më rrallë, siç është rasti me hadithin e këndimit të ajetit: "Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahimë" në namaz.

Pyetja 100: Përkufizo hadithin "MUDEREXH" المدرج në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: Në etimologji MUDEREXH المدرج do të thotë me

vendos diçka në diçka tjetër, pra me ia bashkëngjitë.Në terminologji MUDEREXH është hadith, të cilit i bashkëngjitet një ISNAD (hallkë zinxhirore e transmetuesve) ose për të shtuar diçka në METN (tekstin e hadithit), çka nuk është e tij.

Pyetja 101: Si ndahet hadithi MUDEREXH المدرج ? Përgjigjja: Hadithi MUDEREXH المدرج është dy llojesh:

1. MUDEREXH ISNAD اإلسناد مدرج është hadithi, të cilit i është ndërruar ISNADI (hallka zinxhirore e transmetuesve).Shembull: Me renditur një SENED (hallkë zinxhirore e transmetuesve të vërtetë) e pastaj të thurët një tekst vetë, për t’ia treguar tjetrit, që tjetri kur ta dëgjojë senedin të mendojë se teksti (METNI) është po i atij senedi e pastaj ai të përcjellë atë hadithë.2. MUDEREXHI I METNIT المتن مدرج (tekstit) është hadithi, kur tekstit të tij i shtohet edhe një tekst tjetër, pa e shkëputur.Ky hadith ndahet në tri lloje:

40

Page 41: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

- Shtimi i teksti në fillim të hadithit- Shtimi i teksti në mes të hadithit- Shtimi i teksti në fund të hadithit.

Pyetja 102: Çfarë dispozite ka hadithi MUDEREXH ? المدرجPërgjigjja: Shtimi në tekst të hadithit (IDRAXH) apo me

ndryshimi i SENEDIN është haram.Haram është edhe te muhadithinët edhe te fukahatë edhe me IXHMAË.

Pyetja 103: Përkufizo hadithin "MAKLUB" المقلوب në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MAKLUB المقلوب në etimologji do të thotë me

ndryshuar diçka.- Në terminologji MAKLUB المقلوب është ndryshimi i një fjale me një fjalë tjetër në SENEDIN e hadithit apo në METNIN e tij. Pa marrë parasysh në fillim apo në fund të tij.

Pyetja 104: Si ndahet hadithi MAKLUB المقلوب ? Përgjigjja: Hadithi MAKLUB المقلوب ndahet në dy lloje:

1. MAKLUB I SENEDIT السند المقلوب Është hadithi, të cilit i ndërrohet transmetuesi (hallka zinxhirore e transmetuesve). Kjo bëhet në dy mënyra:a) Me parakaluar një transmetues dhe me vonuar transmetuesin tjetër ose emrin e babës me vendosë në mesin e hallkës zinxhirore të transmetuesve.b) Që transmetuesi me heqë një transmetues dhe me vendosur një transmetues tjetër në SENED (hallkën zinxhirore të hadithit). Shembull i hadithit Meshhur i

41

Page 42: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

transmetuar nga Salimi ndërsa transmetuesi e ka heqë emrin e tij dhe e ka vendosur "Nafiun".

2. MAKLUBI I METNIT المتن المقلوب (tekstit). Është hadithi, të cilit i ndërrohet teksti. Edhe kjo bëhet në dy mënyra: a) Që transmetuesi pjesën e tekstit (METNIT) të hadithit e thotë në fund të tekstit (METNIT), jo në fillim. Shembull hadithi i Ebu Hurejrës nga Muslimi, ku shtatë persona do t'i vendosë Allahu në hijen e Tij, në ditën ku nuk do të ketë hije pos hijes së Tij. E në të cilin thuhet: "Njeriun i cili jep sadaka (lëmoshë) dhe e fsheh sa që dora e djathtë nuk e di çka jep dora e majtë".Disa dijetarë e kanë ndërruar tekstin (METNIN), pse duhet me qenë kështu: " ... derisa nuk e di dora e majtë çka jep dora e djathë".b) Që transmetuesi e merr një tekst (METN) të hadithit dhe ia bashkëngjit një SENEDI tjetër (hallka të zinxhirit të transmetuesve) këtë e bën me qëllim të sprovimit, apo për ndonjë qëllim tjetër.

Pyetja 105: Çfarë dispozite ka hadithi MAKLUB المقلوب ? Përgjigjja: Hadithi MAKLUB المقلوب është prej llojeve të

haditheve të dobëta dhe të papranueshëm për të gjithë dijetarët, kjo është e njohur.

Pyetja 106: Përkufizo hadithin "MEZIDË المزيد të senedit të

pakëputur" në etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: - MEZIDË المزيد në etimologji do të thotë

"e shtuar", e cila është e kundërta "e të shkurtuarit".42

Page 43: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

- Hadithi MEZIDË në terminologji është hadithit të cilit i shtohet një transmetues SENEDIT, por pa e eliminuar ndonjë transmetues tjetër.

Pyetja 107: Shëno një shembull të hadithit MEZIDË . المزيدPërgjigjja: Hadithin, të cilin e transmeton Mubareku. Na ka

treguar Sufjani e ai prej Abdurrahman bin Jezidit, i cili ka thënë: Më ka treguar Besir bin Abidullah, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Eba Idrisin, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Viletin duke thënë: E kam dëgjuar Ebu Murthidin duke thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin s.a.v.s. duke thënë: "Mos u ulni mbi varre, dhe mos u falni në ta".Në këtë hadith janë shtuar dy transmetues: Transmetuesi i parë i shtuar është Sufjani, ndërsa transmetuesi i dytë është Eba Idrisi.Shtuarja e dy transmetuesve në dy vende e sjell hadithin në dyshim.

Pyetja 108: Përkufizo hadithin "MUDTARIB" në المضطرب

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MUDTARIB المضطرب në etimologji do të thotë

"ngatërresë në renditje dhe tollovi".- Hadithi MUDTARIB المضطرب në terminologji është hadithi, i cili transmetohet në forma të ndryshme, të ngatërruara, por të cilat janë të një shkalle.ç

Pyetja 109: Si ndahet hadithi MUDTARIB المضطرب ? Përgjigjja: Hadithi MUDTARIB المضطرب ndahet në dy lloje:

43

Page 44: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

1. MUDTARIB I SENEDIT السند مضطرب Shembull: Hadithi i Ebu Bekri Sidikit kur i ka thënë të dërguarit të Allahut s.a.v.s.: "Po e shoh se ke filluar për t’u plakur. Muhamedi a.s. thotë: Më ka plakë populli i Hudit dhe popujt që ngjajnë me te". 2. MUDTARIB I METNIT المتن مضطرب Shembull: Hadithi, të cilin e transmeton Tirmidhiu nga Sheriku e ai nga Ebi Hamzete e ai nga Sheabiju e ai nga Fatimete bint Kajsi r.a., e cila ka thënë: "Është pyetur i dërguari i Allahut s.a.v.s. për zekatin dhe është përgjigjur: Përpos zekatit ka edhe obligime tjera për pasurinë".Ndërsa i Ibni Maxhe e transmeton kështu: "Nuk ka obligime tjera për pasurinë, përpos zekatit". Thotë Irakiu: Në këtë ngatërresë të tekstit nuk ka sqarime.

Pyetja 110: Përkufizo hadithin "MUS-HAF" المصحف në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MUS-HAF المصحف në etimologji do të thotë

gabim shtypi, apo gabim në të shkruar.Hadith Mus-haf në terminologji është hadithit, të cilit i është ndryshuar teksti në citat apo në të kuptuar në krahasim me hadithet të cilat janë të besueshme.

Pyetja 111: Si ndahet hadithi MUS-HAF المصحف ? Përgjigjja: Hadithi MUS-HAF المصحف është dy llojesh:

1. TES-HIFI NË ISNAD (Gabim shkrimi në hallkën zinxhirore të hadithit). Shembull: Hadithi i Shuëbes nga "El Avam bin Meraxhim", ndërsa e ka gabuar në të shkruarit e emrit Ibn Muajeni, kur e ka regjistruar me "El Avam bin Mezahim".

44

Page 45: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

2. TES-HIFI NË METN (tekst të hadithit). Shembull: Hadithi e Zejd bin Thabitit se pejgamberi s.a.v.s. është izoluar (ihtexhere) në xhami, e ka gabuar Ibn Lehijate. "Ka dhënë, ka nxjerrë gjak në xhami (ihtexheme)".

Pyetja 112: Përkufizo hadithin "SHADH " الشاذ në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: SHADH الشاذ në etimologji do të thotë i vetmuar, i izoluar.SHADH në terminologji është hadithi, të cilin e transmeton një transmetues, por që është në kundërshtim me hadithet të cilat janë më të besueshëm.

Pyetja 113: Ku ndodhë "SHUDHUDHI" الشذوذ ilustro me

shembuj? Përgjigjja: SHUDHUDHI الشذوذ ndodh në SENED, ashtu

siç ndodh në METN. - Shembull në SENED: Hadithi, të cilin e transmeton Tirmidhiju nëpërmjet rrugës së Ibni Ijnetë e ai nga Amër bin Dinari e ai nga Usxhete e ai nga Ibni Abasi se në kohën e të dërguarit të Allahut s.a.v.s. ka vdekur një njeri dhe nuk ka lënë asnjë pasardhës përpos një robi, të cilin e kishte liruar. E ka përcjell këtë rrugë Ibn Ijneti nga Vasleti Ibn Xhurejxhi etj. ndërsa e ka kundërshtuar Hamad bin Zejdi, i cili e ka transmetuar nga Amër bin Dinari nga Usxhete, ndërsa Ibn Abasi nuk e ka përmendur fare.Për këtë arsye thotë Ebu Hatemi: Hadithi i Ibni Ijnetit është hadith "MAHFUDH".- Shembull SHUDHUDH në METN:

45

Page 46: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me tekstin e tij dhe të tjerëve. Pra, hadithi nga Abdul Vahid bin Zijadi e ai nga Eamesh e ai nga Ebi Salihu e ai nga Ebi Hurejrete (MERFUË):"Cili prej ... i falë dy rekatet e sabahut, le të mbështet në të djathtë". Bejhekiu thotë: Këtë hadithë e ka kundërshtuar Bejhekiu dhe shumë të tjerë. Njerëzit veç kanë transmetuar edhe mënyrën praktike të faljes të Muhamedit s.a.v.s.

Pyetja 114: Çfarë dispozite ka hadithi SHADH الشاذ ? Përgjigjja: Hadithi SHADH الشاذ është prej haditheve të

papranuara.

Pyetja 115: Përkufizo hadithin "MAHFUDH" المحفوظ në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MAHFUDH المحفوظ është hadith më i besueshëm, i

cili është në kundërshtim me hadith të besueshëm.Pyetja 116: Shëno një shembull të hadithit MAHFUDH

.المحفوظPërgjigjja: Shembull dy rastet, të cilat i përmendëm te hadithi

SHADH المحفوظ .

Pyetja 117: Çfarë dispozite ka hadithi MAHFUDH ? المحفوظPërgjigjja: Hadithi MAHFUDH është prej haditheve të

papranuara.

Pyetja 118: Përkufizo XHEHALE "Panjohurinë e

46

Page 47: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

transmetuesit" بالراوى الجهالة në etimologji dhe terminologji!

Përgjigjja: XHEHALE në transmetues الجهالة بالراوى

në etimologji është mosnjohje.- Në terminologji është mosnjohja e vet transmetuesit, ose njohja e emrit të tij, por mosnjohja e gjendjes së tij.

Pyetja 119: Sa lloje është MEXHHULI المجهول ? Përgjigjja: Mund të thuhet se MEXHHULI është tri llojesh:

1. MEXHHUL AJNI العين مجهول (mosnjohja e emrit të transmetuesit). Pra i përmendet emri, mirëpo emri i tij është vetëm në një hallkë zinxhirore.

Pyetja 120: Çfarë dispozite ka transmetimi i transmetuesit të panjohur (MEXHHUL AJNI) العين مجهول ?

Përgjigjja: Transmetimi i transmetuesit të panjohur (MEXHHUL AJN) është i papranuar, përpos në rastet kur kuptohet dhe zbulohet identiteti i tij se është i besueshëm.2. MEXHHULUL HAL الحال مجهول - Mosnjohja e gjendjes së tij (ndryshe quhet i fshehur). Është hadithi i transmetuesit, prej të cilit janë transmetuar dy e më shumë hadithe, mirëpo nuk ka dëshmi për besueshmërinë e tij.

Pyetja 121: Çfarë dispozite ka hadithi i transmetuesit të panjohur

për gjendjen e tij (MEXHHUL HAL) مجهول ? الحال

Përgjigjja: Pjesa dërmuese e dijetarëve kanë mendim se hadithi i tillë është i papranuar.

47

Page 48: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

3. MUBHEM المبهم është hadithi ku nuk është i sqaruar saktësisht emri i transmetuesit, pra është i dyshimtë.

Pyetja 122: Çfarë dispozite ka hadithi i transmetuesit të dyshimtë (MUBHEM) المبهم ?

Përgjigjja: Është i papranueshëm deri sa të zbulohet saktësisht dhe të hiqet dyshimi prej transmetuesi nëpërmjet të një rruge tjetër, ku tregohet saktësisht për gjendjen e tij.

Pyetja 123: Përkufizo hadithin "IËTIBARIN" اإلعتبار në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: IËTIBAR اإلعتبار në etimologji do të thotë të kesh

parasysh për t’i shqyrtuar çështjet për të vërtetuar hadithin me një hadith tjetër të njëjtë.- Në terminologji IËTIBAR është me përcjell shumë rrugë të hadithit nëse i njëjti hadithë është me një transmetues të vetëm, me qëllim që të bëhet në mes të hadithit me një transmetues të vetëm një krahasim me rrugët e tjera të transmetuesve.

Pyetja 124: Përkufizo "TABIIN" التابع në etimologji dhe

terminologji! Përgjigjja: TABIE التابع në etimologji do të thotë

pajtueshmëri, përputhshmëri.- TABIE التابع në terminologji do të thotë hadithi, të cilit iu kanë bashkangjitur transmetimit të vetëm transmetime të tjera, të cilat përputhen në tekst dhe kuptim, ose vetëm në kuptim të ardhura prej një Sehabiu.

48

Page 49: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

Pyetja 125: Përkufizo hadithin " MUTEBEAN " المتابعة në

etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: MUTEBEAN المتابعة në etimologji do të thotë

pajtueshmëri, përputhshmëri.- MUTEBEAN المتابعة në terminologji është shoqërimi i një hadithi hadithit tjetër.

Pyetja 126: Si ndahet MUTABEATE المتابعة ? Përgjigjja: MUTABEATE (Pajtueshmëria e plotë) متابعة تامة

- është shoqërimi i hadithit prej fillimit të hallkës zinxhirore të hadithit (SENEDIT).- MUTABEATE (Pajtueshmëria jo e plotë) متابعة është shoqërimi i hadithit në - قاصرةtransmetimin, por jo prej fillimit të hallkës zinxhirore të hadithit (SENEDIT), por në vazhdim të rrugës së tij.

Pyetja 127: Përkufizo "SHAHID" الشاهد (Faktik, dëshmues)

në etimologji dhe terminologji! Përgjigjja: SHAHID الشاهد në etimologji do të thotë, që

hadithit të vetmuar t’i paraqiten fakte dhe dëshmi, të cilën e përforcojnë në vërtetësi ashtu siç e përforcon dëshmitari pafajësinë e të akuzuarit. - SHAHID në terminologji është hadithi, të cilit i shoqërohen hadithe me transmetues tjerë, të cilët

49

Page 50: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

përputhen tekstualisht dhe kuptim ose vetëm në kuptim, ky ndryshim në SENED (hallkën zinxhirore të hadithit) është Sehabij tjetër.

* * * * * * *

LIBRAT E AUTORIT

1. Besimi në Zotin2. Melaqet e Zotit3. Besimi në Librat e Zotit4. Pejgamberët e Zotit5. Besimi në Ditën e Kijametit6. Besimi në Kaderin e Zotit

50

Page 51: Abduhu Abas el-Velidi - Ajka në terminologjinë e hadithit

7. Tregime nga jeta e Muhamedit a.s.8. Fikhu i Namazit9. Fikhu i Zekatit10. Fikhu i Agjërimit11. Fikhu i Haxhit12. Emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur13. Dëshmorët e 9 Prillit në Rakoc dhe Lagje të Re14. Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur'anit15. Nata e Dhëndërisë16. Fadil Çaka – Komandant Sharri

PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE

1. Këshilltari Fisnik për djem dhe vajza (nga autori Muhamed Sajim)2. Islami dhe Politika (nga autori Jusuf Kardavi)3. Mrekullitë Numerike në Kur'anin Fisnik (nga autori Abdurrezak Nufel)4. Për Kushtetutën Islame (nga autori Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer)

51