aktvendim per papranueshmeri -...

7
REPUBLIKA E KOSOVES - PEnYBJlMKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY,[( CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 23 prill 2018 Nr. ref.: RK 1222/18 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI111/17 Parashtrues Mark Kuzhnini Prena Kuzhnini Luka Kuzhnini Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme- Kolegjit te Apelit te Agjencise Kosovare te Prones, GSK-KPA-A-107/15, te 22 marsit 2017 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIIC.ESSE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete GerxhaIiu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Mark Kuzhnini, Prena Kuzhnini dhe Luka Kuzhnini (ne tekstin e metejme: parashtruesit e kerkeses) te cilet perfaqesohen nga Orhan Rekathati, avokat nga Prizreni.

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

REPUBLIKA E KOSOVES - PEnYBJlMKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHH CY,[(

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 23 prill 2018Nr. ref.: RK 1222/18

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI111/17

Parashtrues

Mark KuzhniniPrena KuzhniniLuka Kuzhnini

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme-Kolegjit te Apelit te Agjencise Kosovare te Prones, GSK-KPA-A-107/15, te

22 marsit 2017

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIIC.ESSE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareIvan Cukalovic, zevendeskryetarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete GerxhaIiu-Krasniqi, gjyqtare dheGresa Caka-Nimani, gjyqtare

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Mark Kuzhnini, Prena Kuzhnini dhe LukaKuzhnini (ne tekstin e metejme: parashtruesit e kerkeses) te cilet perfaqesohennga Orhan Rekathati, avokat nga Prizreni.

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesit e kerkeses kontestojne Aktgjykimin e Gjykates Supreme-Kolegjitte Apelit te Agjencise Kosovare te Prones (ne tekstin e metejme: Kolegji iApelit), GSK-KPA-A/107/15,te 22 mars it 2017.

3· Parashtruesit e kerkeses vendimin e lartpermendur e kane pranuar me 29gusht 2017.

Objekti i ~eshtjes

4· Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Kolegjitte Apelit, GSK-KPA-A/107/15, te 22 marsit 2017, me te cilin parashtruesit ekerkeses pretendojne se u jane shkelur te drejtat e garantuara me nenin 31 [EDrejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe nenin 46 [Mbrojtja ePrones] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme:Kushtetuta).

5· Parashtruesit po ashtu kerkojne qe identiteti i tyre te mos zbulohet publikisht.

Bazajuridike

6. Kerkesa bazohet ne paragrafet 1 dhe 7, te nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palet eAutorizuara] te Kushtetutes, ne nenin 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47[Kerkese Individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes seKosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 29[Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes se GjykatesKushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja epunes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

7. Me 18 shtator 2017, parashtruesit e kerkeses dorezuan kerkesen ne GjykatenKushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

8. Me 19 shtator 2017, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Selvete Gerxhaliu-Krasniqi gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret:Almiro Rodrigues (kryesues), Snezhana Botusharova dhe Ivan Cukalovic.

9. Me 6 tetor 2017, Gjykata njoftoi parashtruesit per regjistrimin e kerkeses dhekerkoi nga parashtruesit e kerkeses qe te dorezojne ne Gjykate formularin ekerkeses si dhe fletekthesen qe deshmon se kur parashtruesit e kane pranuarvendimin e kontestuar. Te njejten dite, Gjykata njoftoi Kolegjin e Apelit perregjistrimin e kerkeses.

10. Me 25 tetor 2017, parashtruesit e kerkeses e dorezuan ne Gjykate formularin ekerkeses. Parashtruesit e kerkeses nuk e dorezuan ne Gjykate fletekthesen.

11. Me 30 tetor 2017, Gjykata kerkoi nga Kolegji i Apelit qe te paraqesin deshmilidhur me daten e pranimit te vendimit te kontestuar nga parashtruesit ekerkeses.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

12. Me 30 nentor 2017, Kolegji i Apelit e dorezoi ne Gjykate fletkthesen qedeshmon daten e pranimit te vendimit te kontestuar nga parashtruesit ekerkeses.

13· Me 5 dhjetor 2017, parashtruesit e kerkeses dorezuan ne Gjykate fletkthesen qedeshmon daten e pranimit te vendimit te kontestuar.

14· Me 16 mars 2018, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuesedhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses

Permhledhja e fakteve

15· Me 28 korrik 2006, M.G. paraqiti kerkese ne Agjencine Kosovare te Prones (netekstin e metejme: AKP) ne emer te nenes se tij te ndjere V.G., duke kerkuarriposedimin e ngastres kadastrale me nr. 3331, objekt afarist, e cila gjendet neKomunen e Prizrenit, duke pretenduar se e njejta eshte uzurpuar ngaparashtruesit e kerkeses.

16. Me 30 prill 2014, Komisioni per Kerkesa Pronesore i Kosoves (ne tekstin emetejme: KKPK)me Vendimin KPCC/D/240/2014, kishte vertetuar te drejtene pronesise se V.G. mbi pronen e kerkuar, si dhe vendosi qe pronen ta ktheje neposedim te M.G.

17· Me 7 tetor 2014, parashtruesit e kerkeses paraqiten ankese ne Kolegjin e Apelit,duke pretenduar se Vendimi i KKPK-se KPCC/D/240/2014, i 30 prillit 2014,permban shkelje thelbesore te se drejtes materiale dhe procedurale si dhevertetim te gabuar te gjendjes faktike.

18. Me 22 mars 2017, Kolegji i Apelit (Aktgjykimi GSK-KPA-107/15) refuzoi si tepabazuar ankesen e parashtruesve te kerkeses, duke arsyetuar se" Vendimi iKKPK-se eshte korrekt. Gjykata nuk ka mundur te konstatoje as vertetim temanget ose te gabuar te fakteve e as zbatim te gabuar te se drejtes materialedhe procedurale [...J pala ankuese, ndonese ka pretenduar te drejten ligjorembi prone, ka deshtuar te paraqese ndonje dokumentacion apo informatetjeter per ta mbeshtetur te drejten epretenduar."

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

19· Gjykata rikujton se parashtruesit e kerkeses pretendojne se me vendi min ekontestuar u jane shkelur te drejtat e garantuara me nenin 31 [E Drejta perGjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Prones] teKushtetutes.

20. Parashtruesit e kerkeses pretendojne se "Gjykata Supreme gabimisht dhe nemenyre te pa trajtuar mire dhe me njeanshmeri ka marre aktgjykim tegabuar i cili eshte teresisht ne kundershtim me prova materiale dhe reale nekete <;eshtjekontestimore, ne menyre te manget ka aprovuar rrethanat dhefaktet sa i perket lendes kontestimore [...J". Parashtruesit po ashtu pretendojnese Kolegji i Apelit me Aktgjykimin GSK-KPA-107/15, te 22 marsit 2017, ka bereshkelje esenciale te dispozitave te procedures kontestimore, vertetim te gabuarte gjendjes faktike dhe aplikim te gabuar te se drejtes materiale.

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

21. Parashtruesit e kerkeses me tej pretendojne se "Prej paraqitjes sekerkesepadise se M.G. deri te marrja e aktgjykimit nga ana e Kolegjit teApelit, asnjehere nuk jane thirrur paditesit ose ndonje nga palet e familjesKuzhnini [...J pra kjo <;eshtje juridike eshte zgjidhur vetem ne baze teinformatave te paraqitura nga ana e Gabiqeve, <;ka konsiderojme se kjo<;eshtje kontestimore gabimisht dhe me shkelje te dispozitave te procedureskontestimore eshte vendosur nga ana e Kolegjit te Apelit te GJS dhe eshte enjeanshme. "

22. Lidhur me kerkesen per mbrojtje te identitetit, parashtruesit e kerkesespretendojne se "nga shkresat e kesaj lende ne jemi prezantuar si pale dhe iautorizuari yne si avokat i njohur."

23· Parashtruesit e kerkeses kerkojne nga Gjykata qe te shfuqizoje vendimet egjykatave te rregullta dhe <;eshtjen ta ktheje ne rigjykim.

Pranueshmeria e kerkeses

24· Gjykata duhet se pari te shqyrtoje nese parashtruesit e kerkeses i kanepermbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe tespecifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullore te punes.

25· Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet eAutorizuara] te Kushtetutes, i cili percakton:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar.[...]7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike tete drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuarame ligj."

26. Gjykata gjithashtu i referohet nenit 49 [Afatet] te Ligjit, i cili parasheh:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajsh. Afatifillon teece qe nga dita kur parashtruesit ieshte dorezuar vendimi gjyqesor. Ne tegjitha rastet e tjera, afati fillon te ece ne diten kur vendimi ose akti eshteshpallur publikisht. Nese kerkesa eshte e drejtuar kunder nje ligji, atehereafatifillon te ece qe nga dita kur ligji ka hyre nefuqi."

27. Ne rastin konkret, Gjykata konstaton se parashtruesit e kerkeses kaneparashtruar kerkesen si individe dhe si pale e autorizuar. Kerkesen e kaneparashtruar brenda afateve te percaktuara me nenin 49 te Ligjit dhe passhterjes se te gjitha mjeteve juridike te parapara me ligj.

28. Megjithate, Gjykata gjithashtu, i referohet nenit 48 te Ligjit, i cili parasheh:

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesojsaktesisht se cilat te drejta dhe Uripretendon se ijane cenuar dhe cili eshteakti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj."

29· Gjykata, me tej, merr parasysh rregullin 36 [Kriteret e pranueshmerise] (1) (d)dhe (2) (b) te Rregullores se punes, i cHiparasheh:

"(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese:(...)(d) kerkesa nuk arsyetohet prima facie ose nuk eshte qartazi epabazuar.

(2) Gjykata do te deklaroje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nese bindetse:

(...)(b) faktet e paraqitura ne asnje menyre nuk e arsyetojne pretendiminper shkeljen e nje te drejte kushtetuese."

30. Gjykata sjell ne vemendje se parashtruesit e kerkeses pretendojne se Kolegji iApelit (Aktgjykimi GSK-KPA-107/15,i 22 marsit 2017), duke ua refuzuar si tepabazuar ankesen kunder Vendimit te KKPK-se, KPPCC/DC/240/2014, te 30prillit 2014, ka shkelur te drejten per gjykim te drejte dhe te paanshem dhe tedrejten per mbrojtjen e prones, per shkak te vertetimit te gabuar te fakteve dheshkeljes esenciale te dispozitave te procedures kontestimore.

31. Ne kete drejtim, parashtruesit e kerkeses pretendojne se Kolegji i Apelit, kavendosur ne menyre te njeanshme, ne kundershtim me provat e paraqitura dhese nuk eshte vleresuar drejte gjendja faktike. Per me teper, parashtruesit ekerkeses pretendojne se nukjane thirrur ne seanca gjyqesore nga KKPK-ja dhenga Kolegji i Apelit.

32. Gjykata rikujton se Kolegji i Apelit refuzoi ankesen e parashtruesve kunderVendimit te KKPK-se per arsye procedurale, pasi qe parashtruesit e kerkesesndonese kane pretenduar te drejten ligjore mbi pronen kontestuese, nuk kanesjelle asnje dokumentacion te kerkuar ne mbeshtetje te kerkeses se tyre.

33. Gjykata konsideron se, ne baze te fakteve te lendes konkrete te cilat rrjedhinnga dokumentet e prezantuara dhe nga pretendimet ankimore te parashtruesvete kerkeses, Kolegji i Apelit ka dhene arsyetime te detajuara dhe te qarta pervendosjen e tyre, duke perfshire edhe arsyet mbi te cilat e refuzoi si te pabazuarankesen e parashtruesve te kerkeses kunder Vendimit te KKPK-seKPCC/D/240/2014, te 30 prillit 2014.

34. Lidhur me kete, Gjykata veren se fillimisht Kolegji i Apelit permes AktgjykimitGSK-KPA-107/15, te 22 marsit 2017 ka konstatuar se Vendimi i KKPK-seKPCC/D/240/2014, i 30 prillit 2014 eshte korrekt, se nuk ka pasur zbatim tegabuar te se drejtes materiale dhe procedurale, dhe se gjendja faktike eshtevertetuar ne menyre te plote.

35. Per me teper, Gjykata me tej veren se Kolegji i Apelit, ne Aktgjykimin GSK-KPA-107/15, e 22 mars it 2017 ka dhene pergjigje te detajuar ne pretendimet e

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

parashtruesve te kerkeses, duke arsyetuar se "pala ankuese, ndoniise kapretenduar tii drejtiin ligjore mbi proniin, ka diishtuar qii tii paraqes ndonjiidokumentacion apo informatii tjetiir piir ta mbiishtetur tii drejtiin epretenduar si nii kohen kur eshte identifikuar prona e ai ishte prezent gjateprocesit te identifikimit ashtu edhe gjate procedures para shkalliis sii parii,edhe pse atij ieshte dhene mundesia qe ta bejii kiite."

36. Lidhur me pretendimin e parashtruesve se nuk jane thirrur ne seancagjyqesore te zhvilluara nga KKPBdhe nga Kolegji i Apelit, Gjykata veren se neAktgjykimin e Kolegjit te Apelit, GSK-KPA-107/15, te 22 mars it 2017, theksohetse parashtruesit e kerkeses kane qene prezent kur eshte identifikuar pronakontestuese dhe se gjate gjithe procedures gjyqesore iu eshte dhene mundesiate paraqesin argumente ne mbeshtetje te kerkeses se tyre. Ne kete aktgjykimtheksohet: "Pala ankuese ka reaguar vetiim gjatii stadit ankimor tii procesitgjyqiisore duke bashkengjitur si dokument Kontratiin e Shitblerjes e cila nukishte e legalizuar."

37· Gjykata konsideron se perfundimet e Kolegjit te Apelit jane arritur pas njeshqyrtimi te hollesishem te te gjitha argumenteve te parashtruara ngaparashtruesit e kerkeses. Ne kete menyre, parashtruesve iu eshte dhenemundesia qe ne te gjitha fazat e procedures te paraqesin argumente dhe provate cilat i konsideronin te rendesishme per rastin e tyre.

38. Ne lidhje me kete, Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuesete merret me gabimet e faktit ose te ligjit qe pretendohet te jene bere ngagjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave apo zbatimit te ligjit(ligjshmerise), perve~ dhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhelirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria). Ne te vertete, eshte roli igjykatave te rregullta qe te interpretojne dhe zbatojne rregullat perkatese te sedrejtes procedurale dhe materiale. (Shih, mutatis mutandis, Aktgjykimin eGjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: GJEDNJ) te21janarit 1999, Garcia Ruiz kunder Spanjes, nr. 30544/96, paragrafi 28).

39. Roli i Gjykates Kushtetuese eshte qe te siguroje pajtueshmerine me te drejtat egarantuara me Kushtetute dhe instrumentet e tjera ligjore. Prandaj, GjykataKushtetuese nuk mund te veproje si "gjykate e shkalles se katert" (Shih,Aktgjykimin e GJEDNJ-se, te 16 shtatorit 1996, Akdivar kunder Turqise, nr.21893/93, para. 65, shih po ashtu, mutatis mutandis rastin KI86/11,parashtrues i kerkeses Milaim Berisha, Aktvendim per papranueshmeri, i 5prillit 2012).

40. Gjykata vlereson se te gjitha argumentet e parashtruesve, te cilet ishinrelevante per vendosjen ne rastin konkret, ishin degjuar dhe shqyrtuar si~duhet nga gjykatat. Te gjitha arsyet materiale dhe ligjore qe lidhen mevendimin e kontestuar u parashtruan ne detaje nga parashtruesit e kerkeses,dhe si rrjedhoje, Gjykata konkludon se procedurat ne gjykatat e rregullta, teshikuara ne teresine e tyre ishin te drejta (shih, mutatis mutandis, Aktgjykimi iGJEDNJ-se, i 21 janarit 1999, Garcia Ruiz kunder Spanjes, nr. 30544/96,paragrafet 29 dhe 30).

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - gjk-ks.orggjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/05/ki_111_17_av_shq.pdf ·

41. Perkitazi me shkeljet e pretenduara te parashtruesve te kerkeses ne lidhje mete drejten per mbrojtjen e prones, Gjykata rikujton qe e drejta ne mbrojtje teprones zbatohet vetem per pasurite ekzistuese te nje personi dhe nuk garantonte drejten e fitimit te prones (shih: mutatis mutandis, rasti i GJEDNJ-seMarckx kunder Belgjikes, nr. 6633/74, Aktgjykimi i 13 qershorit 1879,paragrafi 50).

42. Si permbledhje, Gjykata konsideron se parashtruesit e kerkeses nuk kaneparaqitur deshmi, fakte dhe argumente qe tregojne se procedurat praneKolegjit te Apelit kane paraqitur ne ndonje menyre shkelje kushtetuese te tedrejtave te tyre te garantuara me Kushtetute, perkatesisht te drejtes per gjykimte drejte dhe te paanshem dhe te drejtes per mbrojtjen e prones.

43· Rrjedhimisht, Gjykata vjen ne perfundim se kerkesa eshte qartazi e pabazuarne baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme, ne pajtim me nenin 113.7te Kushtetutes, nenin 48 te Ligjit dhe rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) teRregullores se punes.

Kerkesa per moszbulim te identitetit

44· Sa i perket kerkeses se parashtruesve te kerkeses per moszbulim te identitetitte tyre, Gjykata e refuzoi kerkesen e tyre si te pabazuar, pasi qe ata nuk kaneofruar dokumentacion dhe informacione percjellese qe e arsyetojne kerkesen eparashtruesve per moszbulim te identitetit.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7te Kushtetutes, me nenin 48 te Ligjitdhe rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) te Rregullores se punes, me 16 mars 2018, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20. 4 te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.