aktvendim per papranueshmeri...nr. ref.:rk 1701/21 aktvendim per papranueshmeri ne rastin nr....

10
REPUBLIKA E KOSOvEs - PErIYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CYLI, CONSTITUnONALCOURT Prishtine, 8 shkurt 2021 Nr. ref.:RK 1701/21 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. Kl141/19 Parashtrues Beqir Shaqiri Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Repuhlikes se Kosoves, PML. nr.17/2019, te 19 shkurtit 2019 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare, Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar, Radornir Laban, gjyqtar, Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Beqir Shaqiri (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesi i kerkeses), nga Kornuna e Gjilanit, i perfaqesuar nga Faton Qirezi.

Upload: others

Post on 12-Feb-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • REPUBLIKA E KOSOvEs - PErIYliJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

    GJYKATA KUSHTETUESE

    YCTABHM CYLI,

    CONSTITUnONALCOURT

    Prishtine, 8 shkurt 2021 Nr. ref.:RK 1701/21

    AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

    ne

    rastin nr. Kl141/19

    Parashtrues

    Beqir Shaqiri

    Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te

    Repuhlikes se Kosoves, PML. nr.17/2019, te 19 shkurtit 2019

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES

    e perbere nga:

    Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare, Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar, Radornir Laban, gjyqtar, Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar

    Parashtruesiikerkeses

    1. Kerkesa eshte dorezuar nga Beqir Shaqiri (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesi i kerkeses), nga Kornuna e Gjilanit, i perfaqesuar nga Faton Qirezi.

  • Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesi i kerkeses e konteston kushtetutshmerine e Aktgjykimit te Gjykates Supreme, PML. nr. 17/2019 te 19 shkurtit 2019 (ne tekstin e metejme: Aktgjykim i kontestuar), i cili i eshte dorezuar atij me 7 qershor 2019.

    Objekti i «;eshtjes

    3. Objekt i c;eshtjes se kesaj kerkese eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te kontestuar, me te cilin parashtruesi i kerkeses pretendon se ijane shkelur te drejtat e tij te garantuara me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) ne lidhje me nenin 6 [E drejta per nje proces te rregullt] te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

    Baza juridike

    4. Kerkesa bazohet ne paragrafet 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) , si dhe ne rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

    Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

    5. Me 9 shtator 2019, parashtruesi i kerkeses permes postes e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

    6. Me 10 shtator 2019, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Safet Hoxha Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Selvete GerxhaliuKrasniqi (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Radomir Laban (anetare).

    7. Me 6 nentor 2019, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kerkeses per regjistrimin e kerkeses dhe kerkoi qe te dorezoje fletekthesen qe deshmon se kur e ka pranuar Aktgjykimin e kontestuar.

    8. Me 6 nentor 2019, Gjykata nJe kopje te kesaj kerkese la dergoi Gjykates Supreme, ne pajtim me ligjin.

    9. Me 21 nentor 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoj ne Gjykate fletekthesen e kerkuar.

    10. Me 20 janar 2021, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

    Permbledhja e fakteve

    11. Me 18 prill 2018, Gjykata Themelore ne Ferizaj, me Aktgjykimin PKR. 132/2017, parashtruesin e kerkeses e kishte shpallur fajtor per vjedhje grabitqare dhe

    2

  • mbajtje ne pronesi te paautorizuarte armeve dhe ne fund e kishte denuar ate me burgim unik ne kohezgjatje prej 11 (njembedhjete) vjetesh.

    12. Ne nje date te paspecifikuar, parashtruesi i kerkeses e apeloi Aktgjykimin e Gjykates Themelore te Ferizajt, PKR. 132/2017 te 18 pri11it 2018, ne Gjykaten e Apelit ne Prishtine, per shkak te shkeljeve esenciale te procedures penale, vertetimit te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike, shkeljes se ligjit penal mbi masen e denimit dhe mosshqyrtimi i provave te paraqitura nga parashtruesi, respektivisht mos marrja parasysh e librezes shendetesore nga sekretariati federativ i mbrojtjes popullore dhe raportit mjekesor te parashtruesit te kerkeses gjate shqiptimit te denimit nga Gjykata Themelore.

    13. Me 30 gusht 2018, Gjykata e Apelit ne Prishtine, me Aktgjykimin PAKR. nr. 325/2018, e kishte refuzuar ankesen e parashtruesit te kerkeses dhe vertetoi Aktgjykimin e Gjykates Themelore me arsyetimin se parashtruesi i kerkeses i ka paraqitur provat por nuk ka propozuar qe te behet ekzaminimi psikiatrik i te akuzuarit.

    14. Me 20 nentor 2018, parashtruesi i kerkeses, kunder Aktgjykimeve te mesiperme, ushtroi kerkese per mbrojtje te ligjshmerise ne Gjykaten Supreme, duke pretenduar se gjykatat e rregullta nuk shqyrtuan provat qe do te duheshin te konstatoheshin si rrethana lehtesuese per shqiptimin e denimit te ci1at nuk u konsideruan nga gjykatat e rregullta pergjate shqyrtimit kryesor. Parashtruesi i kerkeses pretendoi se Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore nuk kane vleresuar drejte rrethanat renduese dhe lehtesues dhe ne vec;anti faktin e pranimit te fajesise nga i denuari me rastin e shqiptimit te denimit.

    15. Me 28 janar 2019, Prokurori i Shtetit permes shkreses [KMLP. II. Nr. 14/2019] propozoj qe te refuzohet si e pabazuar kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise e paraqitur nga parashtruesi i kerkeses.

    16. Me 19 shkurt 2019, Gjykata Supreme me Aktgjykimin PML. nr. 17/2019, refuzoi si te pabazuar kerkesen e parashtruesit per mbrojtje te ligjshmerise te denimit, me arsyetimin se i denuari me rastin e pranimit te fajesise ai ka hequr dore nga te gjitha propozimet e mehershme.

    Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

    17. Parashtruesi i kerkeses pretendon se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin e kontestuar, shkeli te drejtat e tij te garantuara me nenin 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te Konventes, per shkak se gjykatat e rregullta nuk respektuan parimin e barazise se armeve dhe nuk i moren parasysh faktet/provat dhe rrethanat lehtesuese per zbutje te denimit.

    18. Sipas parashtruesit te kerkeses, Gjykata Themelore gjate shqiptimit te denimit nuk i ka marre parasysh provat materiale, respektivisht librezen shendetesore dhe raportin mjekesor qe konstaton se parashtruesi i kerkeses ka c;rregu11ime te personalitetit.

    19. Per me teper, parashtruesi i kerkeses thekson se "f. ..] ne cilesine provave materiale i eshte dorezuar libreza shendetesore e leshuar nga sekretariat

    3

  • federativ i mbrojtjes popullore ku me daten 22.01.1987 kane konstatuar se Beqir Sahqiri eshte i paafte per sherbim ushtarak. Gjithashtu, ne te njejten seance i jane dorezuar edhe raporti i qendres spitalore ne Kliniken Neuropsikiatrike te QKUK-se, te leshuar me daten 29.10.2001, i cili raport tregon mbi gjendjen psikika te mbrojturit tim, e qe shihet qarte se tek i mbrojturi im manifestohet vija te theksuara te personaliteti psikopat me diagnozen ~rregullim i persona lite tit".

    20. Me tej, parashtruesi i kerkeses pretendon se "I mbrojturi im eshte gjykuar si njeri te cilit i eshte veshur fajesia e plote gjersa gjate gjithe gjykimit ne kemi aluduar se i mbrojturi im ka ~rregullime ne personalitetin e tij dhe si i tille pergjegjesia penale e tij duhet te rivleresohet dhe nuk mund te i m'veshet pergjegjesi e plote penale, gjegjesisht duhet marr ne konsiderate faktet te cilat ekzistojne dhe qe nuk perputhen me vleresimin e gjykates ne aktgjykim, gjegjesisht gjykata ka vendosur ti trajtoj si inegkzistente".

    21. Ne fund, parashtruesi i kerkeses nga Gjykata kerkon qe te anuloje Aktgjykimin e Gjykates Supreme te Kosoves dhe te ktheje c;eshtjen ne rivendosje.

    Pranueshmeria e kerkeses

    22. Gjykata shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te specifikuara me tej me Ligj dhe te parapara me Rregullore te punes.

    23. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e AutorizuaraJ te Kushtetutes, qe percaktojne:

    "1.Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

    [. ..J

    7. 1ndividet jane te autorizuar te ngrene shkeUet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj."

    24. Gjykata gjithashtu shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise te kerkuara me nenet 47 [Kerkesa individualeJ, 48 [Saktesimi i kerkesesJ dhe 49 [MatetJ te Ligjit, qe percaktojne:

    Neni 47 [Kerkesa individualeJ

    "1. (:do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe lirite e tija individuale te garantuara me Kush tetu te jane shkelur nga ndonje autoritet publik.

    2. 1ndividi mund ta ngrite kerkesen nefjale vetem pasi qe te kete shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj."

    4

  • Neni48 [Saktesimi i kerkeses]

    "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoje."

    Neni49 [Afatet]

    "Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajsh. Afatifillon te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor ... ".

    25. Per sa i perket permbushjes se ketyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar; i ka shterur mjetet juridike ne dispozicion; e ka specifikuar aktin e autoritetit publik te cilin e konteston ne Gjykate dhe te drejtat kushtetuese qe pretendon se i jane cenuar, si dhe e ka dorezuar kerkesen ne kohe.

    26. Megjithate, Gjykata me tej duhet te vleresoje nese jane permbushur kriteret e percaktuara ne rregullin 39 te Rregullores se punes. Ne kete drejtim, Gjykata rikujton paragrafin (2) te rregullit 39 te Rregullores se punes qe percakton kriteret ne baze te se cilave Gjykata mund te shqyrtoje kerkesen, duke perfshire kriterin qe kerkesa te mos jete qartazi e pabazuar. Specifikisht, rregulli 39 (2) percakton qe:

    "(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesa eshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij."

    27. Gjykata fillimisht thekson se bazuar ne paragrafin (2) te rregullit 39 te Rregullores se punes, ajo mund ta konsideroje nje kerkese te papranueshme, nese kerkesa eshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi i kerkeses nuk deshmon dhe nuk mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij. Ne kete aspekt, Gjykata rikujton thelbin e c;eshtjes se ngritur nga parashtruesi i kerkeses dhe pretendimet perkatese.

    28. Ne kete kontekst, Gjykata rikujton se parashtruesi i kerkeses pretendon se aktgjykimet e gjykatave te rregullta kane shkelur te drejtat dhe lirite e garantuara me nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te KEDNj-se sepse nuk kane marre parasysh provat e paraqitura, perkatesisht librezen shendetesore dhe raportin mjekesor te parashtruesit te kerkeses gjate shqyrtimit te rastit te tij dhe gjate shqiptimit te denimi.

    29. Ne rastin konkret perfshihen tri vendime te gjykatave te rregullta, e qe te gjitha kishin konfirmuar fajesine e parashtruesit te kerkeses, perkatesisht kishin vertetuar Aktgjykimin PKR. nr. 132/2017 te Gjykates Themelore e cila e kishte shpallur parashtruesin e kerkeses fajtor, per vjedhje grabitqare dhe mbajtje ne pronesi te paautorizuar te armeve, duke e denuar ate me 11 (njembedhjete) vjet

    5

  • burgim. Ky vendim i Gjykates Themelore ishte apeluar ne Gjykaten e Apelit dhe Gjykaten Supreme. Gjykata e Apelit, me tej, kishte vertetuar Aktgjykimin e Gjykates Themelore. Ndersa, ne fund, Gjykata Supreme kishte refuzuar kerkesen per mbrojtjen e ligjshmerise duke konfirmuar Aktgjykimin [PAKR.nr.325/2018] e 30 gushtit 2018 te Gjykates se Apelit ne lidhje me Aktgjykimin [PKR.nr.132/2017] te 18 priUit 2018 te Gjykates Themelore.

    30. Gjykata rikujton qe c;eshtja e shqiptimit te denimit ndaj parashtruesit te kerkeses duke mos marre parasysh provat e paraqitur nga parashtruesi i kerkeses si libreza shendetesore dhe raporti mjekesor, i eili raport sipas parashtruesit konstatonte qe i denuari ka c;rregullime te personalitetit, perben nje nder c;eshtjet me eseneiale ne rrethanat e rastit konkret, c;eshtje kjo e eila ishte shqyrtuar ne te gjitha instancat gjyqesore dhe reflektohet ne vendimet perkatese.

    31. Ne trajtimin e pretendimeve te parashtruesit te kerkeses, Gjykata fillimisht thekson qe pretendimet thelbesore te parashtruesve te kerkeses, qe kane te bejne me shkeljet e pretenduara te garancive proeedurale te garantuara me nenin 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se, e drejta ne vendim te arsyetuar dhe barazia e armeve, respektivisht, jane interpretuar detajisht permes praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se, ne harmoni me te eilen, Gjykata ne baze te nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] te Kushtetutes eshte e detyruar te interpretoje te drejtat dhe lirite themelore te garantuara me Kushtetute. Rrjedhimisht, ne interpretimin e pretendimeve per shkeljen e nenit 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se, Gjykata do t'i referohet praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se.

    32. Ne kete aspekt, Gjykata do t'i shqyrtoje pretendimet e parashtruesit te kerkeses sa i perket shkeljes se pretenduar te nenit 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se, specifikisht sa i perket shkeljes se pretenduar te parimit te barazise se arm eve. Gjykata do te shqyrtoje keto pretendime duke u bazuar ne praktiken perkatese gjyqesore te saj dhe te GJEDNJ-se dhe duke i aplikuar te njejtat ne rrethanat e rastit konkret.

    33. Gjykata fillimisht thekson se te gjitha vendimet e gjykatave te rregullta kishin trajtuar pretendimin e parashtruesit te kerkeses ne lidhje me shqyrtimin e provave gjate marrjes se vendimeve per shqiptimin e denimit ndaj parashtruesit te kerkeses.

    34. Ne kete drejtim, Gjykata Themelore permes Aktgjykimit PKR. Nr. 132/2017, te 18 pri11it 2018 sa i perket shqiptimit te denimit ndaj parashtruesit te kerkeses kishte sqaruar si ne vijim:

    "Trupi gjykues ne shqyrtimin gjyqesor konstatoi se i akuzuari e ka pranuar fajesine pasi qe ka kuptuar natyren dhe pasojat e pranimit te fajit, pranimi ifajit eshte bere ne menyre vullnetare dhe pas konsultimit te mjaftueshem me avokatin e tij, si dhe pranimi ifajit eshte mbeshtetur ne te gjithafaktet dhe provat e paraqitura nga prokurori ne aktakuze dhe me kete jane permbushur te gjitha kushtet ligjore te parapara ne nenin 248 te KPPK-se dhe ne kete menyre shqyrtimin gjyqesor e ka perfunduar pa administruar

    6

  • provat e tjera dhe ka vazhduar me paraqitjen e jjaleve perJundimtare te paleve [. . .].

    Me rastin e matjes se denimit gjykata pati parasysh te gjitha rrethanat nga neni 73 i KPRK-se, te cilat ndikojne ne zbutjen apo ashpersimin e denimit. Si rrethana lehtesuese per te akuzuarin gjykata ka marr per baze pranimin e fajesise nga i akuzuari edhe pse pranimin e fajesise e ka bere gjate zhvillimit te procedures gjyqesore - nxjerrjes se provave, pendimin e tij per kryerjen e ketyre veprave penale [.. .]."

    35. Gjykata gjithashtu rikujton qe pretendimet perkitazi me mos marrjen parasysh te provave respektivisht librezen shendetesore dhe raportin mjekesor te parashtruesit te kerkeses ishin paraqitur edhe para Gjykates Supreme dhe Gjykates se Apelit, e cila kjo e fundit permes Aktgjykimit te saj PAKR.nr.325/2018 te 30 gushtit 2018, nder te tjera, kishte sqaruar:

    "Sipas vleresimit te kesaj gjykate pretendimet e mesiperme ankimore nuk jane te bazuara. Aktgjykimi i kundershtuar nuk permban shkelje esenciale te dispozitave te procedures pen ale te pretenduara ne ankese dhe as qe ka shkelje tjera te cilat kjo gjykate i shqyrton sipas detyres zyrtare. Qendron fakti se mbrojtesi ia ka prezantuar gjykates provat e lartcekura, por mbrojtesi nuk ka propozuar qe te behet ekzaminimi psikiatrike i te akuzuarit. Ne fakt mbrojtesi pasi qe i akuzuari e ka pranuar fajesine ka propozuar qe te administrohen provat e lartcekura dhe ato te vleresohen me rastin e matjes se denimit por nuk ka propozuar qe behet ekzaminimi psikiatrike i te akuzuarit. Prandaj kjo Gjykate vlereson se gjykata e shkalles se pare me te drejte e ka reJuzuar propozimin e mbrojtesit per administrimin e provave te lartcekura. Po ashtu eshte evidente se nga mbrojtesi i te akuzuarit eshte kerkuar qe te behet ekzaminimi i plages se dores te cilat i ka pesuar i akuzuari por sipas vleresimit te kesaj Gjykate jo vetem Prokurori por edhe gjykata me te drejte e kane reJuzuar nje propozim te tille ngase nga shkresat e lendes rezulton qarte se i akuzuari plagen e ka marre gjate kacafytjes se te akuzuarit me te demtuarit prandaj ekzaminimi i plages se tij eshte irelevant per ~eshtjen. Edhe gjendjafaktike nuk ka qene objekt shqyrtimi i kesaj Gjykate, ngase as me ankese nuk ka mundur te kontestohet sepse i akuzuari e ka pranuarfajesine per pikat e aktakuzes dhe gjykata eshte pajtuar me nje pohim te tille."

    36. Duke adresuar te njejtin pretendim, Gjykata Supreme e kishte theksuar kete fakt permes Aktgjykimit te saj PML. nr. 17/2019 te 19 shkurtit 2019, duke theksuar Sl ne VlJ1m:

    "Gjykata Supreme, duke vleresuar pretendimet ne kerkese si dhe duke u bazuar ne shkresat e ~eshtjes, gjen se asnje nga pretendimet nuk eshte i bazuar e ngafakti se edhe pse eshte e vertete se mbrojtesi ia ka prezantuar gjykates se shkalles se pare provat lidhur me shendetin mendor te denuarit, nga shkresat vertetohet se mbrojtesi nuk ka propozuar qe te behet ekzaminimi psikiatrik i te denuarit. Ne fakt mbrojtesi ka propozuar qe keto prova te vleresohen me rastin e matjes se denimit meqenese i denuari e ka pranuar fajesine pasi qe eshte konsultuar me mbrojtesin e tij, mirepo nuk ka propozuar qe te behet ndonje ekzaminim psikiatrik i te denuarit. Nuk

    7

  • qendronfakti se gjykata e shkalles separe nuk ka dhene arsyetim lidhur me reJuzimin e propozimeve meqenese neprocesverbalin e shqyrtimit gjyqesor te dates 3.4.2018, nefaqen 17, eshte aktvendimiformal i trupit gjykues me te cilin eshte reJuzuar propozimi i mbrojtesit qe si prova te administrohen libreza shendetesore e organeve te ushtrise jugosllave te dates 24.12.1987 qe i referohet paajtesise se te denuarit per sherbimin ushtarak si dhe raporti i qendres spitalore i dates 29.10.2001 leshuar nga neuropsikiatri Fahri Drevinja - QKUK, meqe administrimi i ketyre provave, pasi qe i denuari ka pranuar fajesine, eshte ne kundershtim me dispozitat ligjore e po ashtu, mbrojtesi eshte deklaruar se nuk ka propozim qe i denuari te dergohet ne ekzaminim psikiatrik lidhur me pergjegjesine e tij penale. Sa i perket pretendimit se ne shqyrtimin gjyqesor po te njejtes date eshte lexuar evidenca per te dhenat penale per te denuarin ku eshte konstatuar se nuk ka te dhena lidhur me ndonje aktgjykim te formes se prere pervec; faktit se ka informuar se ne shtetin e Spanjes ka qene i denuar me 6 vjet burgim, as mbrojtesi e as i denuari nuk kane bere verejtje ne kete konstatim."

    37. Ndersa, lidhur me propozimin per ekzaminimin mjeko-ligjor te parashtruesit te kerkeses, Gjykata Supreme tutje sqaroi si ne vijim:

    "Edhe sa i perket propozimit qe te behet ekzaminimi mjeko-ligjor 1 te denuarit bere ne shqyrtimin e dates 26.2.2018, kjo Gjykate gjen se qendron fakti se nje propozim i tille eshte bere nga ana e mbrojtesi e denuari, mirepo, po ashtu, kjo Gjykate gjen se kjo eshte bere ne proceduren penale e cila ka vazhduar, ashtu qe i denuari nuk ka pranuar fajesine fillimisht lidhur me veprat per te cilat eshte akuzuar, nderkaq ne seancen e dates 3.4.2018, i denuari se bashku me mbrojtesin e tij ka kerkuar qe te lejohet qe i denuari te deklarohet rreth fajesise dhe me aktvendim te trupit gjykues kjo i eshte mundesuar.

    Pra, i denuari ne kete shqyrtim gjyqesor, ne te cilin ka qene i pranishem mbrojtesi i tij, ka pranuar fajesine per veprat penale per te cilat ka qene i akuzuar, pasi qe paraprakisht eshte udhezuar per te gjitha te drejtat te cilat parashihen me nenin 323, 325 dhe 326 te KPPK-se, e qe i referohen deklarimit tefajesise gjate shqyrtimit gjyqesor. Ky pranim ifajesise eshte bere konform dispozitave te nenit 248 te KPPK-se, pra, i denuari ne pranine e mbrojtesit te tij ka heq dore nga te gjitha propozimet e mehershme te cilat jane bere ne shqyrtimin e dates 26.2.2018 me vet faktin qe e ka pranuar fajesine sipas te gjitha pikave te aktakuzes. [' ..J

    Ne rastin konkret gjykata e shkalles se pare ka shqiptuar denimin e parapare per kete veper pen ale, ndersa duhet te theksohet se eshte ne diskrecionin e gjykates vleresimi i rrethanave te rastit konkret e pervec; kesaj jane dhene arsye te cilat kane ndikuar ne shqiptimin e denimit si dhe te njejtat arsye kane qene te pranueshme edhe per gjykaten e shkalles se dyte e cila ka aprovuar edhe denimin e shqiptuar, prandaj as ne kete drejtim nuk ka shkelje esenciale te dispozitave te procedures penale."

    38. Rrjedhimisht dhe si

  • parashtruesit te kerkeses nuk qendrojne. Kjo sepse, siC; eshte theksuar me lart, gjykatat e rregullta, ne menyre te vazhdueshme kishin arsyetuar vendimet e tyre duke marre parasysh te gjitha rrethanat relevante duke perfshire specifikisht rrethanat lehtesuese dhe ato rendesuese gjate shqiptimit te denimit ndaj parashtruesit te kerkeses.

    39. Gjykata rikujton qe parashtruesi i kerkeses pretendon edhe shkelje te parimit te barazise se armeve. Gjykata veren qe perderisa parashtruesi i kerkeses pretendon shkelje te ketij parimi, ai nuk ofron argumente konkrete se si procedurat gjyqesore ne rrethanat e rastit te tij, mund te kene rezultuar ne shkelje te nenit 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se.

    40. Gjykata veren se, pervec; faktit qe parashtruesi i kerkeses i ka permendur shkeljen e ketij parimi, ai nuk e ka elaboruar lidhshmerine e tyre, faktike dhe juridike, me rrethanat e rastit konkret.

    41. Gjykata, duke u mbeshtetur edhe ne standardet e vendosura ne praktiken e vet gjyqesore ne raste te ngjashme dhe praktiken gjyqesore te GJEDNJ-se, konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk i ka mbeshtetur pretendimet se procedurat perkatese ne ndonje menyre ishin te padrejta apo arbitrare dhe se me vendimin e kontestuar jane shkelur te drejtat dhe lirite e garantuara me Kushtetute dhe me KEDNJ (shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-se, Shub kunder Lituanise, nr. 17064/06, Vendimi i 30 qershorit 2009).

    42. Gjykata rikujton se e drejta per nje ''proces te drejte" ne procedurat civile dhe penale, e cila kerkohet nga neni 6 i KEDNJ-se, nuk eshte drejtesi "materiale" por eshte drejtesi "procedurale". Ne aspektin praktik kjo nenkupton se palet e kane te drejten per nje procedure kontradiktore ne te cilen merren parasysh parashtresat e pal eve dhe ne te cilen palet jane te vendosura ne pozite te barabarte para gjykates (shih rastet e GJEDNJ, Star Cate Epilekta Gevmata dhe te tjeret kunder Greqise, nr. 54111/07, Vendimi i 6 korrikut 2010; Donadze kunder Gjeorgjise, nr. 74644/01, Vendimi i 7 marsit 2006, paragrafet 30-31).

    43. Ne rrethanat e rastit konkret, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk i ka mbeshtetur mjaftueshem pretendimet e tij se gjate procedurave gjyqesore nuk ka perfituar nga nje procedure kontradiktore; se nuk ka pasur mundesi qe ne fazat e ndryshme te procedures t'i paraqese pretendimet dhe provat te cilat i ka konsideruar si te rendesishme per rastin e tij; qe nuk ka pasur mundesine per t'i kundershtuar pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala kundershtare; qe gjykatat nuk i kane degjuar dhe shqyrtuar te gjitha pretendimet e tij, e te cilat, shikuar objektivisht, kane qene te rendesishme per zgjidhjen e lendes, dhe se arsyet faktike dhe juridike per vendimin e kundershtuar nuk jane paraqitur ne detaje nga Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Prandaj, Gjykata konsideron se procedura, shikuar ne teresine e saj, ishte e drejte (shih rastin e GJEDNJ-se, Khan kunder Mbreterise se Bashkuar, nr. 35394/97, Vendimi i 4 tetorit 2000).

    44. Gjykata rithekson se nuk eshte detyre e saj te merret me gabimet faktike ose ligjore qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rreguIlta, pervec; dhe per aq sa ato te mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute dhe KEDNJ. Gjykata nuk mund t'i vleresoje vete faktet te cilat e kane shtyre gjykaten

    9

  • e rregullt te marre pikerisht vendimin te cilin e kishte marre, dhe jo nje vendim te ndryshem. Nese do te ishte ndryshe, Gjykata atehere do te vepronte si gjykate e shkalles se trete ose te katert, gje qe do te paraqiste mosrespektimin e kufijve te cilat jane te imponuara me juridiksionin e saj (shih rastin e GJEDNJ-se, Perlala kunder Greqise, nr. 17721/04, Vendimi i 22 shkurtit 2007, paragrafi 25).

    45. Gjykata, me tej, thekson se pakenaqesia e parashtruesit te kerkeses me rezultatin e procedurave nga gjykatat e rregullta nuk mundet vetvetiu te paraqese pretendim te argumentueshem per shkelje te se drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem (shih, mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-se, Mezotur - Tiszazugi Tarsulat kunder Hungarise, Vendimi i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).

    46. Prandaj, Gjykata konstaton se kerkesa e parashtruesit te kerkeses eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese sepse parashtruesi i kerkeses nuk deshmon dhe nuk mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimet e tij, dhe rrjedhimisht e njejta nuk i permbush kriteret e pranueshmerise te percaktuara ne paragrafin (2) te rregullit 39 te Rregullores se punes.

    47. Ne pajtueshmeri me arsyetimin e ketij Aktvendimi, kerkesa e parashtruesit te kerkeses eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese, dhe rrjedhimisht, e papranueshme.

    PER KETO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 20 te Ligjit dhe rregullin 39 (2) te Rregullores se punes, me 20 janar 2021, njezeri

    VENDOS

    I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

    II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

    III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 204 te Ligjit;

    IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

    Gjyqtar raportues

    10