luljeta aliu, përgaditja e udhëzuesit valmira gashi ... · ato e përbëjnë 51 % të...
Post on 10-Feb-2020
6 Views
Preview:
TRANSCRIPT
1
Luljeta Aliu, përgaditja e udhëzuesit
Valmira Gashi, koordinatore
2
Përmbajtja
.......................................................................................................3
..........................................................................................................3
......................................................................5
........................................................................................................5
.........................................................................................................5
...............................................................................................6
..........................................................................................................................6
....................................................................................................................... 10
PUNËSIMI ................................................................................................................................................ 10
ÇERDHET DHE KUJDESI SHËNDETËSOR PËR GRATË ................................................................................ 11
QASJA NË DREJTËSI ................................................................................................................................. 11
QASJA NË PROFESION ............................................................................................................................. 12
................................................................................................ 12
3
Sipas statistikave të ndryshme, gratë janë grupi më i madh i margjinalizuar në Kosovë. Edhe pse
ato e përbëjnë 51 % të popullatësi, gratë ende kanë ndjeshëm më pak qasje dhe më pak të drejta
në jetën shoqërore krahasuar me burrat. Në Kosovë, gratë mbesin të diskriminuara në të gjitha
sferat e jetës si në drejtësi, në përfaqësim politik, në ekonomi, në punësim e shëndetësi.
Të gjitha pabarazitë që ndodhin ndaj grave janë shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për Barazi
Gjinore. Ligji për Barazi Gjinore, (neni 6, pika 8) thekson se “përfaqësimi i barabartë gjinor në të
gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur
sigurohet përfaqësim minimal prej 50% për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese
dhe vendimmarrëse”ii.
Për të parandaluar diskriminimin gjinor, Ligji për Barazi Gjinore parasheh masa të ndryshme si
kuotat për të arritur përfaqësim të barabartë, programet mbështetëse për rritjen e pjesëmarrjes
në vendimmarrje dhe në jetën publike dhe trajtimi preferencial në rekrutim, punësim dhe ngritje
në detyrë.
Por janë institucionet më të larta të shtetit, të cilat bëjnë shkelje të dispozitave ligjore kur bëhet
fjalë për gratë.
Një ndër pengesat më të mëdha është qasja jo e barabartë në drejtësi për gratë. Sipas
hulumtimeve të organizatës Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT, asnjë grua nuk e ka fituar
gjysmën e pasurisë së përbashkët bashkëshortore pas shkurorëzimit me vendim të gjykatës. Me
marrëveshje mes bashkëshortëve, pra jashtë gjykatës, e kanë fituar 5 % të grave të drejtën në
4
pronën e cila ju takon me ligj, pra gjysmën e pasurisë. Kjo nënkupton se qytetarët, me raste, janë
më të drejtë se gjykatat, të cilat nuk e kanë ndarë gjysmën e pasurisë bashkëshortore për gratë.iii
Nga 70 % të grave, të cilave sipas vendimit të gjykatës ju takon alimentacioni, vetëm 25 % e tyre
e marrin alimentacionin. Sipas ligjit, në rast shkurorëzimi, grave të papunësuara ju takon e drejta
në mbajtje financiare nga ish-bashkëshorti deri sa ato të gjejnë punë. Nëse gruaja ka fëmijë,
atëherë i takon mbajtja financiare për fëmijët dhe për veten deri sa fëmijët të hyjnë në moshë
madhore. Mirëpo gjykatat nuk kanë caktuar mbajtje financiare për 78 % të grave të cilave ju takon
ajo e drejtë. Kësisoji vetë gjykatat po i shkelin dispozitat ligjore. Sipas hulumtimeve, 74 % e grave
mendojnë se ka pasur shkelje të korrektësisë ndaj tyre gjatë proceseve gjyqësore dhe 73 % e tyre
mendojnë se të drejtat e tyre nuk janë marrë parasysh gjatë procesit gjyqësor.iv
Burimi: Pasuria e Përbashkët dhe Mbajtja Financiare – Ligji dhe praktika, 2019, Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT
5
Pas zgjedhjeve 2017, gratë ishin të përfaqësuara me 32 % në parlament. Në kuvende komunale
ishin 35% gra, ndërsa në pozita vendimmarrëse në komuna, gratë përbënin vetëm 20%. Gjatë
mandatit të kaluar, nëntë grupet parlamentare drejtoheshin prej burrave. Kosova pati 38
kryetarë komunash, asnjë grua.v Nga 21 ministra, vetëm dy ishin gra. Nga 64 zëvendësministra,
tri ishin gra. Në 31 ndërmarrje publike në Kosovë, prej 159 anëtarëve të bordit, 85% janë burra
dhe 15% janë gra. Në institucionet dhe agjencitë e pavarura, vetëm 16% janë gra.
Në vitin 2017, gratë ishin pronare të 13% të ndërmarrjeve. Prej të Agjencisë Kosovare për
Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), gratë morën vetëm 17 % të granteve, ndërsa
burrat 83 %. Në sektorin e bujqësisë, gratë përbëjnë vetëm 5% të fermerëve të licencuar. Në vitin
2015 dhe 2016, në 98 % të rasteve kanë marrë burrat subvencione në bujqësi e vetëm 2% të
përfituesve ishin gra. Vetëm 13.3 % e grave janë të punësuara. Vetëm 17 % të grave kanë ndonjë
pronë në emër të tyre.
Në vitin 2017, vetëm 14% nga 8,820 të zyrtarëve të Policisë së Kosovës ishin gra. Në prokuroritë
e Kosovës, prej numrit të përgjithshëm të 201 prokurorëve, vetëm 63 (31%) janë gra. Vetëm 27%
e të gjithë gjyqtarëve janë gra (94 nga 352 gjyqtarë gjithsej). Nga 10 krerë të gjykatave në Kosovë,
vetëm Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Themelore në Prishtinë (20 %) udhëhiqen prej grave. Në
përgjithësi vetëm 13.3 % e grave kosovare janë të punësuara.
6
Shoqëria kosovare, sipas të gjithë parametrave dhe në përgjithësi, ende konsiderohet si shoqëri
patriarkale. Përkundër masave ligjore sipas Kushtetutës dhe ligjeve të ndryshme për sigurimin e
barazisë gjinore, dhe përkundër një shoqërie civile në përkrahje të barazisë gjinore, shifrat
tregojnë qartë se gratë diskriminohen skajshëm, madje edhe nga vetë institucionet e drejtësisë
dhe politikës. Kjo ka të bëjë me faktin se edhe ato institucione drejtohen kryesisht nga burrat dhe
si të tilla janë ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme të ndikuara nga një mendësi patriarkale, e
cila nuk e sheh gruan si mjaftueshëm të aftë, apo të paktën jo aq të aftë sa burrin. Tutje, në
Kosovë fatkeqësisht deri më tani nuk ka pasur ndonjë organizatë e cila do ta kishte monitoruar
aplikimin e drejtë të dispozitave ligjore në mbrojtje të grave.
Por, mbi të gjitha këto arsye, duhet të theksohet se arsyeja kryesore është mungesa e politikave
të duhura për avancimin e grave në shoqëri. Partitë politike i kanë përmendur gratë vetëm gjatë
fushatave zgjedhore. Nëse i shohim iniciativat e ndërmarra nga partitë politike gjatë legjislaturës
2017-2019, fatkeqësisht shumë pak vëmendje i është kushtuar fuqizimit të grave përmes
politikave gjinore.
Gjatë shtatorit 2019, Iniciatiave për Drejtësi dhe Barazi INJECT, me përkrahje të fondacionit
Friedrich Ebert i ka zhvilluar tri takime, gjatë të cilave ka mundësuar bashkëbisedim mes grave
dhe përfaqësuesve të partive politike. Qëllimi i këtyre takimeve ishte ngritja e kapacitetit të grave
për të analizuar politikën nga një perspektivë gjinore si dhe për të kërkuar inicimin e politikave
gjinore që do të kontribuonin në fuqizimin e grave.
7
Gjatë këtyre aktiviteteve, partitë politike kishin mundësinë të shpalosin iniciativat që kishin
ndërmarrë gjatë legjislaturës së kaluar në interes të grave. Takimet janë mbajtur me 07 shtator
2019 në Deçan, me 14 shtator 2017 në Kamenicë dhe me 24 shtator 2019 në Prishtinë. Në këto
takime kanë marrë pjesë mbi 100 persona të interesuar për fuqizimin e grave, ku shumica prej
tyre ishin gra.
Partitë politike ishin të ftuara të merrnin pjesë më përfaqësues të tyre. Kërkesa e vetme ishte që
ata përfaqësues apo përfaqësuese të na tregonin se çfarë kishte bërë partia e tyre gjatë
legjislaturës së kaluar për ta përmirësuar jetën e grave, pra cilat iniciativa i kishin ndërmarrë për
të fuqizuar gratë. Kjo pyetje është shtruar për dy arsye. Së pari do të shihnim se çfarë është bërë
për gratë nga partitë politike. E dyta, do të avokonim në mënyrë indirekte te partitë politike që
të mendojnë të paktën në të ardhmen për shtyrjen e politikave gjinore në interes të grave. E
treta, kjo do të ndikonte te gratë pjesëmarrëse që ato në të ardhmen të dinë si të analizojnë
programet politike.
Fatkeqësisht, partitë politike nuk kanë qenë të pranishme në të gjitha takimet. Ne kishim
organizuar takime në Deçan dhe Kamenicë me qëllim që edhe në këto qytete më të vogla gratë
të kenë mundësinë të shprehin nevojat dhe kërkesat e tyre. Në Deçan i kishim të pranishme
vetëm përfaqësueset e LVV-së dhe PDK-së. Edhe pse të ftuara ishin të gjitha partitë politike, prej
AAK-së, LDK-së dhe NISMA-s nuk kishin ardhur përfaqësueset e tyre. Në Kamenicë ishin të
pranishme përfaqësueset e AAK-së dhe LVV-së, por jo edhe të partive tjera. Në Prishtinë ishin të
pranishme përfaqësues të AAK-së, LDK-së dhe LVV-së. Vetëm LVV ishte e pranishme në të gjitha
tri takimet. AAK ishte e pranishme në dy takime. Ndërsa PDK dhe LDK ishin të pranishme nga një
herë. NISMA nuk ka marrë pjesë në takimet me gratë.
8
viINICIATIVAT E PARTIVE POLITIKE NË INTERES TË GRAVE
Partia politike
Iniciativat gjatë legjislaturës 2017-2019vii Iniciativat në të ardhmen
AAK 1. Ligji i për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës
2. Kërkesa për Ligjin e Lehonisë me propozim që qeveria të merr përsipër shpenzimet.
1. Trajnime dhe hapje e bizneseve në teknologji informative për gratë
2. Në çdo qytet dy qerhe me kosto të përballueshme dhe mundësi .
LDK 1. - 1. Ligji për Armëmbajtjen
LVV
1. Kërkesë për përmirësimin e kushteve të punës
2. Ligji për ndermarrjet sociale 3. Pensioni; për sëmundje, invaliditet 4. Është siguruar aparatura për
radioterapi për kancer të gjirit në QKUK
1. Banim i përballueshëm për nënat kryefamiljare
2. 2000 grante për teknologji informative
3. 1000 bursa për lëndë teknike dhe natyrore.
4. Gratë do të kenë përparësi në punësim.
5. Qerdhet do të jenë pa pagesë. 6. Prioritet do të jetë Ligji i Lehonisë.
NISMA - -
PDK 1. 2017 Rezoluta për financimin e strehimoreve
1. -
Deri më tani, çështjet e grave jo vetëm që nuk kanë qenë prioritet, por ato rrallë herë kanë arritur
të ngriten deri në agjendën politike. Qeveritë dhe Kuvendi, deri më tani, fare pak vëmendje i kanë
kushtuar shqetësimeve të grave dhe vajzave. Përparësi kanë pasur temat e mëdha politike, të
cilat e kanë larguar vëmendjen nga problemet e përditshme sociale të qytetarëve, të cilat janë
edhe më të theksuara për gratë. Fuqizimi i grave është përdorur thuajse vetëm gjatë fushatave
zgjedhore si parullë politike për të fituar pak më shumë vota. Por një fuqizim i vërtetë nuk ka
ndodhur asnjëherë.
9
Fjala “fuqizim” rrjedh prej fjalës fuqi, e cila në shkencat sociale dhe në politikë kuptohet si
kapaciteti i një individi të ndikojë në veprimet dhe sjelljet e të tjerëve. Nëse fuqia është e
legjitimuar, pra e pranuar nga strukturat sociale, atëherë ajo përkthehet në autoritet. Në Kosovë,
pak gra kanë autoritet. Kjo sepse gratë nuk kanë fuqi.
Fuqia rezulton nga kualiteti i marrëdhënies që njerëzit kanë mes vete dhe mund të marrë trajta
të ndryshme. Varësisht prej fuqisë që njerëzit kanë në rrethin e tyre, aq edhe kanë qasje në të
mira dhe beneficione. Njerëzit e fuqishëm arrijnë më shumë suksese. Njerëzit e pafuqishëm
vuajnë nga mungesa e qasjes në të mirat sociale.
Meqë një shoqëri është aq më e shëndoshë sa më e shpërndarë të jetë mirëqenia e saj, sigurimi
i shpërndarjes së të ardhurave dhe ofrimi i një barazie sociale janë një prej synimeve të
demokracive moderne. Pabarazia sociale është rrezik për demokracinë, sepse krijon pakënaqësi,
varfërim të grupeve të caktuara, rritje të dallimit në paga dhe trazira.
Politikat që synojnë të mënjanojnë pabarazitë sociale dhe të lehtësojnë problemet sociale të
grupeve të margjinalizuara quhen politika sociale. Politikat sociale konzistojnë në përdorimin e
pushtetit politik për të ndikuar në sistemin ekonomik asisoji që të arriten rezultate, të cilat sistemi
ekonomik nuk i arrin vetë. Ndër to janë ulja e varfërisë dhe përjashtimit social.
Jo të gjitha partitë politikë kanë në fokus të njejtat prioritete. Partitë politike formohen në kohëra
të ndryshme dhe lindin prej nevojave apo interesave të ndryshme. Në periudha të caktuara
historike të një shoqërie kërkohen përgjigje për problemet aktuale të asaj periudhe. Kosova ka
kaluar nëpër faza të ndryshme brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore, duke filluar
nga nevoja për çlirim nga një regjim opresiv, tek periudha e luftës dhe pastaj pavarësimit dhe
shtetndërtimit. Për momentin Kosova gjindet në një periudhë, kur institucionet e ndërtuara
duhet të fuqizohen nga faktori njeri. Por që ky proces të ndodhë, kërkohet fuqizimi i grupeve
shoqërore pa dallim statusi, prejardhjeje ideologjike, gjinie, etnie apo moshe. Sepse procesi i
konsolidimit të shtetit ka nevojë të mbështetet nga të gjitha grupet shoqërore, në mënyrë që
sistemi të përmirësohet. Sistemi ka nevojë për „inputet“ e të gjitha kategorive të qytetarëve. Në
10
mënyrë që sistemi të merr nga qytetarët e saj energjinë dhe inputet, qytetarët duhet të adresojnë
kërkesat dhe idetë përmes partive politike.
Politika është proces përmes së cilit organizohet jeta e përbashkët në një shoqëri. Politika ka
nevojë për qytetarë aktivë ,të cilët marrin pjesë në diskutime politike me ide të tyre, kërkesa dhe
pritshmëri dhe të cilët në mënyrë aktive kontribuojnë drejt funksionimit të institucioneve
politike.
Për këtë arsye, kontributi i grave në shoqëri është tejet i rëndësishëm. Por jo vetëm përmes
shprehjes së nevojave të tyre. Gratë duhet edhe të jenë këmbëngulëse dhe të arrijnë që interesat
e tyre t’i organizojnë dhe përçojnë deri në instancat më të larta politike, duke u kujdesur
vazhdimisht që ato kërkesa edhe të jetësohen. Por para së gjithash, gratë duhet të kuptojnë se
duhet t’i ndjekin interesat e tyre personale gjatë votimit. Vota duhet t’i jepet vetëm atyre
kanditatëve, për të cilët mendohet se do të bëjnë një punë të ndershme për shtetin dhe do të
avancojnë interesat e grave.
Shqetësimet e grave nuk dallojnë shumë nga shqetësimët kyçe të qytetarëve në përgjithësi. Ato
kryesisht kanë të bëjnë më punësimin, ofrimin e kujdesit ditor të fëmijëve në çerdhe,
shëndetësia, qasja në drejtësi, qasja në kualifikim. Mbi të gjitha, gratë kërkojnë ndryshim të
politikave drejtë një orientimi në rezultate dhe vepra dhe largimin nga premtimet boshe.
PUNËSIMI
Një nga problemet e theksuara shpesh nga gratë ishte mungesa e punësimit. Shqetësim ishin
punësimet politike, pra nepotizmi dhe klientelizmi si dy forma të korrupsionit. Është e ditur se
gratë vuajnë më së shumti pasojat e klientelizmit dhe nepotizmit, sepse kanë më pak lidhje
sociale se burrat. Është kërkuar që gratë të kenë përparësi në punësim me kualifikim të ngjashëm
11
si burrat. Poashtu është kërkuar që të hiqet kriteri i moshës, i cili kërkohet nëpër shumicën e
shpalljeve për punë. Ngacmimet seksuale përbëjnë një shqetësim të madh për gratë.
ÇERDHET DHE KUJDESI SHËNDETËSOR PËR GRATË
Sipas grave, barra e kujdesit shtëpiak i kufizon gratë. Ato janë shpesh të detyruara të rrinë në
shtëpi për tu përkujdesur për fëmijët, sepse mungojnë çerdhet. Në Deçan nuk ka asnjë çerdhe
publike. Në Dragash nuk ka as çerdhe publike as gjinekolog. Në Kamenicë ekziston vetëm një
çerdhe publike dhe një çerdhe private. Në Rogoçicë, një fshat mjaft i madh në rrethinë të
Kamenicës nuk ka as çerdhe as gjinekolog. Një pjesëmarrëse, banore e Leshtakut, tregon se nuk
ka as rrugë të shtruar deri në fshat dhe udhëtimi është shumë i vështirë. Është e nevojshme të
ketë edukim familjar dhe të ngritet vetëdija edhe të burrat për ndarjen e barabartë të kujdesit
ndaj fëmijëve. Kujdesi për fëmijët dhe kujdesi shëndetësor për gratë janë dy kërkesa elementare
që duhet të ju kushtohet një kujdes i veçantë gjatë legjislaturës së ardhshme.
QASJA NË DREJTËSI
Gratë ishin të shqetësuara me nivelin e pabarazisë para ligjit. Sipas tyre, gratë nuk guxojnë as të
ankohen, sepse dhuna është fenomen i përhapur në shoqëri dhe nëse ankohesh, dënohesh më
shumë. Shumica që kanë kërkuar të realizojnë të drejtat e tyre, kanë hasur në diskriminim
institucional dhe janë viktimizuar nga vetë sistemi. Është e nevojshme që shteti të bëjë më shumë
për financimin e strehimoreve. Kërkohet nga gratë që policia të profesionalizohet në trajtimin e
rasteve të dhunës në familje. Shqetësuese mbetet shifra e lartë e dhunës në familje. Gratë bëjnë
thirrje edhe për një kujdes të veçantë rreth performancës së gjykatave në rastet e ndarjes së
pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare.
12
QASJA NË PROFESION
Gratë kanë kërkuar që Ligji për Pushimin Prindëror të lejohet edhe për burrat. Kjo do të ju
lehtësonte atyre vazhdimin më të lehtë në profesionin e tyre dhe diskriminimi nga punëdhënësi
do të zvogëlohej. Një propozim për krijimin e vendeve të punës do të ishte që të krijohen vende
pune me gjysëm orari, kështu që gratë me fëmijë ta kishin më të lehtë të punojnë. Meqë shumë
gra e ndërprejnë arsimimin e tyre për të krijuar familje dhe kualifikimi shpesh ju mbetet i
pambaruar, është propozuar që të ofrohen më shumë kurse profesionale.
Në përgjithësi, gratë ishin të zhgënjyera me zhvillimet politike. Prandaj edhe kërkesa e tyre
kryesore ishte që të ofrohen vepra, e jo fjalë! Por për këtë gratë duhet të dalin dhe të votojnë
partitë politike me programin më të mirë në interes të grave dhe kandidatët, të cilët do të
angazhohen për të avancuar rolin e grave në shoqëri! Vota është zëri ynë. Ne duhet të tregojmë
çfarë duam përmes votës në kutitë e zgjedhjeve. Për Kosovën që duam!
i Agjencia e Statistikave të Kosovës, Gratë dhe Burrat 2016/2017, fq. 14, Online nën http://ask.rks-gov.net/media/4519/burrat-dhe-grate-2016-2017.pdf ii Ligji për Barazi Gjinore, fq. 6. Online nën https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10923 iii Iniciatiava për Drejtësi dhe Barazi, „Pasuria e Përbashkët – Ligji dhe Praktika“. iv Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi „Pasuria e Përbashkët – Ligji dhe Praktika”. v Kosovo Women’s Network, Gender Analysis Kosovo, fq. 1. Online https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2018/10/womens-network.pdf vi Pjesëmarrëse gjatë takimit në Deçan me 07 shtator 2019: Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV), Safete Hadërgjonaj (PDK); në Kamenicë me 14 shtator 2019: Magbule Shkodra (AAK). Mevlyde Hyseni (LVV); në Prishtinë me 24 shtator 2019: Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV), Mevlyde Hyseni (LVV), Magbule Shkodra (AAK), Besa Luzha (AAK-PSD), Teuta Musa (LDK). Ardita Dushi (LDK). vii Materiali i prezantuar këtu bazohet në fjalimet dhe prezantimet e përfaqësueseve politike dhe nuk pretendon të jetë gjithëpërfshirës. Ka qenë pikërisht qëllimi i aktivitetit që vetë përfaqësueset të tregojnë për iniciativat e tyre.
top related