punim diplome...1.1 respektimi i kapaciteteve evoluese të fëmijëve me nevoja të veçanta...
Post on 01-Nov-2020
51 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVЁS“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA: PROGRAM FILLOR
PUNIM DIPLOME
GJITHËPËRFSHIRJA e fëmijëve me nevoja të veçanta në
shkollat fillore të komunes së Deçanit
Udhёheqёsi shkencor: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina Flora Tolaj
Gjakovё,2018
2
Përmbajtja
Falenderime……………………………………………………………………………….3
Abstrakti…………………………………………………………………………………..4
Hyrje……………………………………………………………………………………....5
1.Vështrim i përgjithshëm rreth procesit të gjithëpërfshirjes………..…...………………7
1.1 Respektimi i kapaciteteve evoluese të fëmijëve me nevoja të veçanta…….....9
1.2 Të drejtat e fëmijëve me nevoj të veçanta për të ruajtur identitetin e tyre…..10
1.3 Klasifikim i fëmijëve me nevojat të veçanta………………………………...14
1.4 Jeta psiqike e fëmijëve me nevoja të veçanta………………………………..15
1.5 Mungesa e të menduarit dhe gjykushmëria………………………………….17
2. Metodologjia e hulumtimit……………………………………………………………18
2.1 Qëllimi dhe detyrat e hulimtimit……………...……………………...............18
2.2 Hipoteza e hulumtimit …………………………………………………….....18
2.3. Popullacioni dhe mostra……………………………………………………..19
2.4 Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave …………………………..19
3. Analiza dhe interpretimi i rezultateve………………………………………………...20
4. Përfundime dhe rekomandime………………………………………………………. 25
4.1 Përfundimi……………………………………………………………………25
4.2 Rekomandimi…………………………………………...................................28
4.3 Shtojca………………………………..............................................................29
5. Literatura………………………………………………………………………............32
3
FALENDERIME
Për realizimin e këtij punimi kam patur mbështetjen e shumë bashkëpunëtorëve dhe
njërëzve të dashur. Dëshiroj t’iu shpreh atyre falenderime të sinqerta për kontributin e
çmuar që më ofruan. Andaj fjalët e mia do t’i kufizoj vetëm me falendrim të disa prej
shumë personave, të cilëve do të doja t’u shprehja mirënjohen time.
Pёr mbёshtetjen akademike shpreh mirёnjohjen dhe falenderimin e veçantё pёr
udhёheqёsin e kёtij punimi Prof.Ass.Shemsi Morina
Falenderim të veçantё për familjen time së cilës i detyrohem shumë për fillimin dhe
finalizimin me sukses të këtij udhëtimi.
Faleminderit!
4
ABSTRAKT
Të zhvilluarit është proces mjaft interesant, është shpjeguar shumë herë përmes teorive të
ndryshme që fëmija qysh në fëmijërinë e hershme fillon të dallojë gjërat, t’i njoh ato, e
madje të jetë i vetëdijshëm edhe për ekzistimin e tyre edhe pasi i kemi larguar ato, e
shumë gjëra të tjera që na bëjnë kurioz për studimin e mëtutjeshëm të këtyre dukurive.
Fëmijët me ngecje në zhvillim, edukimin dhe arsimimin e tyre i studion pedagogjia
speciale. Edukimi inkluziv apo gjithëpërfshirës iu jep të drejta fundamentale këtyre
fëmijëve, të drejtat për arsimim dhe gjithëpërfshirje njësoj si të gjithë fëmijëve të tjerët të
botës. Diskutimi për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara nis më së pari me
trajtimin që i bëhet sot kësaj çështjeje në perspektivën e garantimit të të drejtave
themelore të njeriut. Fëmijët me nevoja të veçanta vlerësohen në numër si një ndër grupet
më të përjashtuara nga përf timet që ato duhet të gëzojnë prej sistemeve arsimore, ashtu si
edhe bashkëmoshatarët e tyre .
Fjalët kyçe: FVN, FNV, socializim, gjithëpërfshirje, vlerësim, të drejta të barabarta,
edukim etj.
5
HYRJE
Me termin zhvillim kuptojmë ndryshimet të cilat ndodhin në qeniet njerëzore dhe në të
gjitha qeniet tjera që nga ngjizja e deri në fund të jetës. Psikologët kanë konstatuar se
ndyshimet e përkohshme nuk mund të përfshihen si pjesë e zhvillimit. Zhvillimet e
përmendura më sipër mbartin në vetvete edhe atributin e zgjerimit të konceptit të
arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufi zuara, duke e lidhur ngushtë atë me
gjithëpërfshirjen si proces për sigurimin e arsimit për të gjithë. Deklarata e Salamankës
(1994, neni 2) përcaktoi qartësisht se “fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të kenë akses
në shkolla të zakonshme dhe ato duhet t’u sigurojnë akomodim të përshtatur përmes
plotësimit të nevojave dhe ofrimit të qasjeve pedagogjike me në qendër nxënësin”.1 Në
këtë kuadër trajtimi i çështjeve të arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta u vendos
plotësisht në planin e perspektivës së paradigmës sociale. Personi me nevoja të veçanta,
sëmundshmëria, dëmtimet e tij fizike nuk duhet të shihen si faktorë që pengojnë
pjesëmarrjen e tij në jetën sociale-ekonomike-kulturore dhe edukative.
Shoqëria dhe të gjitha sistemet që individi ndërton për të qënë pjesë aktive e saj të tilla
si: institucionale, infrastrukturore dhe njerëzore, nuk u përshtaten dhe nuk janë lehtësisht
të aksesueshme nga personat me nevoja të veçanta. Në këtë kuptim vendoset dhe
koncepti i gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme.
Është sistemi arsimor në tërësinë e komponentëve të tij, që duhet të përshtatet për të
siguruar përfshirjen e plotë të fëmijëve me nevoja të veçanta në procesin e edukimit.
Prandaj edhe në përcaktimin e UNESCO-s (UNESCO, 2003)2 arsimi gjithëpërfshirës
është përcaktuar si një proces që adreson dhe u përgjigjet nevojave të ndryshme të të
gjithë nxënësve, përmes rritjes së pjesëmarrjes në të mësuar dhe reduktuar përjashtimin
në të dhe përmes tij. Ai është i lidhur ngushtë me ndryshimet dhe përshtatjet në
përmbajtjet e programeve mësimore, në qasjet pedagogjike, në strukturat dhe në
strategjitë me qëllim plotësimin e nevojave specifi ke në të mësuar të fëmijëve (Sandkull,
1 UNESCO, (1994). The Salamanca Statement and framework for action on special needs education adopted by the world Conference on special needs education: access and quality fq.13 2 UNESCO, (2003). Overcoming Exclusion through Inclusive Approaches in Education fq.64
6
2005). 3Të gjitha këto ndryshime ndikojnë në rritjen e efektivitetit të mësimdhënies për të
gjithë e në këtë kuptim evidentojnë dallimin e gjithëpërfshirjes si një proces që shkon
përtej integrimit që më së shumti ka të bëjë me aspektin fizik dhe social të përfshirjes së
nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme.
Shumë studime, të realizuara në ato vende ku arsimi gjithëpërfshirës ka tashmë një histori
zhvillimi në drejtim të përfi timeve sociale të kësaj qasjeje drejt një shoqërie për të gjithë,
kanë evidentuar ndikimin pozitiv që sjell gjithëpërfshirja në arsim e fëmijëve me nevoja
të veçanta, dhe jo vetëm për ta, por edhe për bashkëmoshatarët në shkollat e zakonshme. 4
Krahas çështjes së nivelit të edukimit të mësuesve, faktorë që gjithashtu ndikojnë në
qëndrimet e tyre pozitive janë: ekzistenca e mbështetjes në klasë, infrastruktura
mbështetëse, bashkëpunimi me profesionistë të tjerë, numri i nxënësve në klasë. Disa
studime kanë treguar, se kur mësuesve u mungojnë këta faktorë, kjo perceptohet prej tyre
si barrierë në procesin e realizimit të programeve gjithëpërfshirëse për nxënësit me aftësi
të kufi zuara. 5Prandaj dhe arsimi gjithëpërfshirës është përcaktuar si proces i identifi
kimit të barrierave që pengojnë të mësuarin në shkollë dhe rreth saj. Ai synon reduktimin
dhe shmangien e tyre Në suksesin e zbatimit të politikave dhe të praktikave për arsimimin
e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme, i rëndësishëm është vlerësuar
edhe roli i prindërve në këtë proces. Nga një studim i Gerber & Popp (1999), del se
prindërit, si rezultat i bashkëpunimit të mirë me mësuesit vërejnë impakte shumë pozitive
tek fëmijët e tyre, që janë të përfshirë në shkollat e zakonshme. Ata vërejnë përmirësime
në drejtim të kënaqësisë, besimit dhe të aftësive të fëmijëve të tyre në të mësuar. Kur
prindërit shihen si aleatë, partnerë në punën me nxënësit me nevoja të veçanta, rriten
shanset që gjithëpërfshirja për këta nxënës të ketë rezultat.
3 Sandkull, O., (2005)–Strengthening Inclusive Education by Applying a Rights-based Approach to Education Programming. Paper presented at ISEC Conference, Glasgow. 4 Blandul (2010); Downing (2002); Leatherman dhe Niemeyer (2005); Nind dhe Wearmouth (2006); Thousand, Villa dhe Nevin (2002); Turnbull, Turnbull dhe Wehmeyer (2006); Zambelli dhe Bonni (2004) 5 (Wehbi 2006), (Sharma, Moore dhe Sonawane (2009)
7
1. Vështrim i përgjithshëm rreth procesit të gjithëpërfshirjes
Gjithëpërfshirja është procesi që duhet të ndodhë natyrshëm në rastin kur një nxënës me
nevoja të veçanta regjistrohet në shkollën e zakonshme. Por është një proces që kërkon
kalimin e disa hallkave që të mund të realizohet. Shkolla është e papërgatitur në disa
aspekte si kurikula e manuale praktike shërbimit e kombinuar me infrastrukturën e dobët
fizike e cila nuk mundëson progres për të gjitha llojet e e nevojave të fëmijëve.
Të rëndësishme do të konsiderojmë përpjekjet e bashkëpunimit të shkollës me prindin
drejt plotësimit të nevojave. Të gjithë mësuesit e shohin integrimin dhe gjithëpërfshirjen
e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollë si një sfidë personale dhe tepër të vështirë.
Ata deklarojnë se të punosh me një fëmijë me mangësi (fizike ose mendore) në klasë, pa
mbështetjen e një mësuesi asistent, është e lodhshme dhe do durim. Disa prej tyre e
shohin këtë sfidë deri në përfundim të shkollës 9-vjeçare për këta fëmijë e disa të tjerë
thonë se kënaqen me arritjet e vogla dhe domethënëse.
Zhvillimi njerëzor mund të klasifikohet në bazë të shumë kritereve: zhvillimi fizik i cili
merret me ndyshimet trupore, zhvillimi personal i cili i referohet ndyshimeve në
personalitetin individual, zhvillimi social i cili ka të bëjë me lidhjet që një individ ka me
tjetrin apo varshmërinë që ka me tjetrin dhe zhvillimi njohës apo kognitiv që i referohet
ndryshimeve në të menduar. Ka shumë faktorë që ndikojnë në zhvillimin dhe formimin e
individit si personalitet por ndër kryesorët janë të mësuarit dhe pjekuria (maturacioni)
edhe pse të dy këta faktorë janë të gërshetuar midis vete, në anën tjetër bëhet fjalë për dy
procese të ndryshme.6
Me pjekuri kuptojmë gatishmërinë biologjike të organizmit për kryerjen e funksioneve të
tij, ndyshimet që ndodhin natyrshëm e që janë gjenetikisht të programuara.
“Të mësuarit e një sjelljeje ose shfaqjeje e një lloji të ri të sjelljes së organizmit të
fëmijës varet nga pjekuria e indeve të organeve të caktuara, me anën e të cilave realizohet
sjellja e caktuar.”7 P.sh. të folurit, të ecurit, të ushqyerit të gjitha këto janë rezultate të
pjekurisë, pra me anë të këtyre kuptojmë që pjekuria ka të bëjë me ndryshimet në
6 Mr. sc. Naser Zabeli: Edukimi inkluziv teori dhe praktikë aktuale.Prishtinë, (2003), fq. 9 7 Po aty, fq. 9
8
aspektin biologjik sepse ka të bëjë me ndryshimet në inde, qeliza, sistem nervor, nga kjo
nxerrim se edhe të mësuarit nënkupton ndryshime mirëpo ndryshime këto që i referohen
veprimeve dhe sjelljeve të njeriut, ndryshime që vijnë nga nevojat e vet individit.
Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor mund dhe duhet të
arrihet përmes hartimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave në nivel qëndror dhe
vendor, që përcaktojnë gjithëpërfshirjen si qëllim të fundit për të siguruar të drejtën për
arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta. Politikat e hartuara në koherencë me zhvillimet e
lëvizjeve për të drejtat e njeriut ndikojnë në mirëorientimin e qëndrimeve të shoqërisë për
të drejtat e personave me nevoja të veçanta në përgjithësi dhe të drejtën për arsim në
veçanti.
Nëse qëndrimet pozitive mbizotërojnë në shoqëri ndaj nevoja të veçanta, kjo dukuri do të
ndikojë tek gjithëpërfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta, nëpërmjet krijimit të
faktorëve veprues, si planifi kim më të madh të burimeve për arsimin special si dhe
zhvillim të politikave arsimore për fëmijët nevoja të veçanta. 8
Po në këtë vështrim autorët theksojnë si të rëndësishme për t’u patur parasysh që në fillim
të herës gjatë reformës së sistemit arsimor, reformat në qëndrime dhe perceptime, si të
domosdoshme për të arritur suksesin e të parës. Kjo kërkon të kuptuarit dhe njohjen e
nevojave specifi ke të fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe parimeve të gjithëpërfshirjes.
Për krijimin e qëndrimeve pozitive të komunitetit më gjërë, debatet publike mediatike
janë një mjet tjetër efikas, që ndihmon edhe për krijimin e kushteve të përshtatshme për
zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse
8 Pero Shimllesha, Pedagogjia, botimi i II, Prishtinë, (1998).
9
1.1 Respektimi i kapaciteteve evoluese të fëmijëve me nevoja të veçanta
Personat e me nevoja të veçanta në Kosovë – llogaritur në rreth 150 000 – shpesh jetojnë
në rrethana të vështira, në varfëri dhe izolim dhe me njollë shoqërore të ngjitur për
gjendjen e tyre. Sistemi arsimor në periudhën e pas-Luftës II Botërore kishte katër
shkolla speciale për fëmijët e moshës së shkollës fillore dhe të mesme. 9Megjithatë,
fëmijet me dëmtime nuk e kishin mundësinë e pranimit të arsimit cilësor siç ne
mendojmë për të sot.
Kapacitetet e limituara te regjistrimit të shkollave speciale, sidomos në zonat rurale, e ka
bërë perfshirjen e shumicës së fëmijëve me nevoja të veçanta të pamundur. Prindërit nuk
ishin ne gjendje të merrnin pjesë në jetërat e fëmijëve të tyre nëse ata shkonin në shkollë,
pasi që shkollat shpesh ishin të izoluara. Prandaj sistemi i arsimit special zhvilloi më tej
një model të veçantë, ku mësimdhënësit ose specialistë të tjerë klasifikonin nxënësit në
bazë të paaftësive të tyre. Megjithatë, nganjëherë edhe fëmijët me dëmtime të vogla janë
lënë krejtësisht jashtë sistemit arsimor. Ata ande ishin të konsideruar tepër “të dëmtuar”
për shkollë. Si pasojë, kishte një shkallë shumë të vogël të fëmijëve me ndonjë të metë në
sistemin arsimor. Sot, shumica e fëmijëve me nevoja të veçanta (më shumë se 80%) ende
nuk kanë qasje në mësimdhënje të përshtatshme në programet arsimore. Ata që mësojnë
ngadalë ose fëmijët në regjionet rurale janë lënë jashtë shkollës gjithashtu.
Vështirësia më e madhe që mund të hasë vetë nxënësit me nevoja të veçanta brenda
klasës është përshtatja dhe zhvillimi i marrëdhënieve bashkëmoshatare. Duke u fokusuar
në llojet e ndryshme të nevojave dhe karakteristikat e tyre kjo rezulton të jetë një sfidë
brenda klasës së zakonshme. Pjesa më e madhe e mësuesve në studim kanë deklaruar se
vështirësia kryesore që nxënësit me nevoja të veçanta hasin brenda në klasën është
mospërqëndrimi në orën e mësimit. Te nxënësit me nevoja të veçanta mendore kjo është
më e theksuar, por ndërkohë edhe fëmijët me ngecje fizike që janë në karrocë, janë të
shpërqëndruar për faktin e lodhjes nga qëndrimi në karrocë. Ky shpërqëndrim reflektohet
me faktin se ata kërkojnë të bëjnë diçka tjetër në orën e mësimit, si psh. lojë, pikturë,
këngë apo biseda me zë të lartë me shokët si dhe ecje në klasë, pa motive të caktuara.
9 Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë, (2002-2007), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Janar (2003).
10
1.2 Të drejtat e fëmijëve me nevoj të veçanta për të ruajtur identitetin e
tyre
Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufi zuara janë një tjetër faktor kryesor, që ndikon së
tepërmi në edukimin e fëmijëve e tyre. Krahas punës me shkollën, gjatë proceseve
gjithëpërfshirëse të fëmijëve me aftësi të kufi zuara në shkolla të zakonshme element i
rëndësishëm është edhe puna me prindërit e këtyre fëmijëve.
Informimi i prindërve për nevojat e fëmijëve dhe mundësitë alternative të arsimimit të
tyre, i ndihmon ata të bëjnë zgjedhjen e duhur. Prindërit duhet të vlerësohen si aleatë të
rëndësishëm të mësuesve gjatë zbatimit të praktikave gjithëpërfshirëse. Ata duhet të
kuptojnë se njohuritë që fëmijët e tyre marrin në shkollë duhet t’ i manifestojnë edhe në
shtëpi, si dhe anasjelltas. P.sh. një fëmijë që mësohet të bëjë veprim të pavarur në shkollë
duhet ta bëjë atë edhe në shtëpi.10 Në këtë rast roli i prindërve si bashkëpunëtorë është i
rëndësishëm. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufi zuara kanë opinione të ndryshme për
gjithëpërfshirjen.
Gjithashtu disa prej tyre janë dyshues për vlerat e gjithëpërfshirjes, pasi i shikojnë ato si
mjedise ku fëmijët e tyre do të ndjehen në vështirësi dhe në ankth për të mësuar si fëmijët
e tjerë jo me nevoja të veçanta. Ata dyshojnë se përfshirja në shkolla të zakonshme do t’i
vërë fëmijët e tyre në fokus të etiketimeve dhe talljeve. Kjo, sipas tyre, do të krijojë
impakte negative në vetëvlerësimin e fëmijëve. Skepticizmin për gjithëpërfshirjen
shpeshherë ata e lidhin me pamjaftueshmërinë kohore të mësuesve për t’u marrë në
mënyrë të veçantë me fëmijët e tyre. Jo rrallë edhe mjedisi rrethues në shkolla nuk është
mikpritës për këta fëmijë.
Pritshmëria e personave me nevoja të veçanta nuk është asgjë më shumë se ngritja e
vetëdijes për ekzistencën e tyre dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemeve. 11
Promovimi i të drejtave të këtyre personave dhe sigurimi i kushteve për gëzimin e plotë
të të drejtave të tyre nuk është asnjë privilegj, por thjeshtë nënkupton përfshirjen e tyre
aktive si qytetarë në shoqëri, të cilët kanë të drejta të barabarta sikurse të gjithë tjerët, për
10 Pero Shimllesha, Pedagogjia, botimi i II, Prishtinë, (1998).fq.43 11 Naser Zabeli, Nxënësit me Nevoja të Veçanta, Prishtinë, (2001) fq.18
11
të jetuar, për të krijuar familje dhe për të rritur fëmijëve të tyre, të drejtën e arsimit dhe
punës, pjesëmarrjen në jetën sociale. Për realizimin e këtyre të drejtave nevojitet krijimi i
mjedisit jetësorë pa barriera, por edhe inkurajimin e këtyre personave të jetojnë të pavarur
duke kontribuar në shoqëri në të gjitha aspektet. 12
Të drejtat e fëmijëve mbrohen gjerësisht nga një numër i madh instrumentesh
ndërkombëtarë dhe rajonalë, që përfshijnë të drejtat e njeriut, të drejtën humanitare dhe
ligjin për refugjatët. Fëmijët përfitojnë nga të drejtat që përfshihen në traktatet e
përgjithshme. Përveç kësaj, një numër dokumentesh të veçanta janë hartuar për të
siguruar mbrojtje të veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për të siguruar
zhvillimin e shëndetshëm dhe pjesëmarrjen aktive të rinjve në shoqëri.
Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ka shumë nene për të mbrojtur të drejtat e
fëmijëve, për shembull, Protokolli 1, neni 2, “e drejta për arsimim”. Megjithatë, si kuadër
i përgjithshëm për të drejtat e fëmijëve shërben “Konventa për të Drejtat e Fëmijës” e
Kombeve të Bashkuara, e vitit 1989. 13Kjo konventë përbën dokumentin e parë të hartuar
posaçërisht për të drejtat e fëmijëve dhe shënon një kthesë të rëndësishme në
këndvështrimin e qasjes që bazohet në të drejtat, duke i bërë qeveritë ligjërisht
përgjegjëse për dështimet në drejtim të përmbushjes së të drejtave të fëmijëve . Konventa
për të drejtat e fëmijës krijon një vizion të ri për fëmijët, si bartës të së drejtave dhe të
përgjegjësive, në përputhje me moshën e tyre. Kjo ndryshon nga ideja që i sheh ata si
pronë e prindërve ose si përfitues të pambrojtur të lëmoshës.
Të drejtat e fëmijëve mbulojnë çdo aspekt të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilat
mund të kategorizohen si më poshtë:
Të drejtat e mbijetesës: e drejta e jetës dhe e drejta për të plotësuar nevojat bazë (për
shembull, e drejta për një standard të kënaqshëm jetese, strehë, ushqim, trajtim
mjekësor).
12 Naser Zabeli, Nxënësit me Nevoja të Veçanta, Prishtinë, (2001) fq. 19 13 KONVENTA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, dhjetor (2016) fq.19
12
Të drejtat për zhvillim: të drejtat që aftësojnë fëmijët të zhvillojnë tërësisht potencialin e
tyre (këtu përshihen: arsimimi, loja dhe argëtimi, veprimtaritë kulturore, shfrytëzimi i
informacionit dhe liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë).
Të drejtat e pjesëmarrjes: të drejtat që i mundësojnë fëmijët dhe adoleshentët të luajnë
rolin e tyre në komunitet (për shembull, liria e shprehjes së opinionit, e drejta për të patur
një zë në çështjet që lidhen me jetën e tyre, liria për t’u organizuar etj.)
Të drejtat e mbrojtjes: të drejtat që janë thelbësore për ruajtjen e fëmijëve dhe
adoleshentëve nga të gjitha format e abuzimit, shpërfilljes dhe shfrytëzimit (për shembull,
e drejta fëmijëve refugjatë për kujdes i veçantëdhe mbrojtja kundër përfshirjes së tyre në
konfliktet e armatosura, si dhe të drejtat që lidhen me punën e fëmijëve, torturën dhe
abuzimin me drogën).14
Arsimimi vlerësohet si e drejtë e njeriut në vetvete dhe si mjet i domosdoshëm për
realizimin e të drejtave të tjera. Një sistem arsimor që bazohet në të drejta plotëson më
mirë misionin e tij për arsimim cilësor për të gjithë.
Neni 26 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut shpall se:
Çdo individ ka të drejtë për arsimim. Arsimi duhet të jetë i lirë, të paktën, arsimi fillor
dhe ai bazë. Arsimi fillor duhet të jetë i detyruar. Arsimi teknik dhe profesional duhet të
mundësohet në shkallë të gjerë dhe arsimi i lartë duhet të jetë njëlloj i mundshëm nga të
gjithë, në bazë të meritës.
Arsimi duhet t’i shërbejë zhvillimit të plotë të personalitetit njerëzor dhe rritjes së
respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ai duhe të zhvillojë mirëkuptimin,
tolerancën dhe miqësinë ndërmjet të gjitha kombeve, racave dhe grupeve fetare dhe të
çojë më tej veprimtaritë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
Prindërit duhet të kenë përparësinë në të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimimit për
fëmijët e tyre.
14 KONVENTA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, dhjetor (2016) fq. 3
13
Neni 28 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), si zgjerim i disa prej ideve të
shprehura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), e përcakton
arsimin si një të drejtë, ndërsa neni 29 komenton që arsimi duhet të ndihmojë fëmijën në
zhvillimin e plotë të “personalitetit, talenteve dhe aftësive të tij mendore e fizike”.15
KDF dhe DUDNJ pranojnëqë një ndër qëllimet e shkollimit është të zhvillojë respektin
për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Që të kuptohen dhe të zhvillohen më mirë, të
drejtat e njeriut duhet të jetohen në marrëdhënie me të tjerët. Kjo nënkupton jo vetëm të
mësuarit rreth të drejtave të njeriut, por edhe të jetuarit në to dhe përmes tyre. Shkollimi i
bazuar në qasjen e të drejtave të njeriut përfshin mundësinë për të mësuar dhe për t’i
ushtruar të drejtat e njeriut në klasë. Shkollat që interesohen për të drejtat e fëmijëve e
përqendrojnë punën e tyre në dinjitetin njerëzor të fëmijëve.
E drejta për arsimim duhet të zbatohet dhe të gëzohet nga të gjithë – pavarësisht nga
aftësitë, racat, feja, gjinia, kombësia, parapëlqimet seksuale, klasa ose nga faktorë të tjerë
dallues. Përveç kësaj, një arsim i tillë, si përcaktohet nga KDF, duhet të strukturohet në
mënyrë që të respektojë të drejtat themelore të nxënësve.16
Një parim i rëndësishëm e qëndror për të drejtat e njeriut dhe i qasjes me bazë të drejtat e
njeriut është ai i mosdiskriminimit. Në fushën e shkollimit, pasojat janë të shumëfishta
dhe përfshijnë të drejtën e barabartë për arsimim dhe vëmendje të veçantë për grupet e
pafavorizuara ose të margjinalizuara. Nisma e UNESCO-s për një shkollë miqësore dhe
qasja me bazë të drejtat e njeriut bazohet në zbatimin e KDF,në dhe përmes arsimit.
Aftësia për të zbatuar këtë qasje kërkon njohjen më të mirë të të drejtave të njeriut dhe të
fëmijës, si dhe rëndësinë e saj për mendimin, planifikimin dhe vlerësimin në arsim.
15 KONVENTA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, dhjetor (2016) fq.9 16 Po aty fq.17
14
1.3 Klasifikim i fëmijëve me nevojat të veçanta
“Mendimi për personin me nevoja të veçanta i përket personit i cili është diagnostifikuar
profesionalisht dhe i cili ka mungesë fizike apo mentale, i cili dukshëm kufizon një apo
më shumë aktivitete jetësore, në aktivitetet e rëndësishme të jetës bëjnë pjesë ecja, të
pamurit, të dëgjuarit, të folurit, frymëmarrja, kujdesja për vete, kryerja e detyrave
manuale, të mësuarit dhe puna.”17 Nxënësit me nevoja të veçanta janë të gjithë ata nxënës
që e kanë zhvillimin e ngadalësuar ose ata që kanë gjendje të atillë shëndetësore dhe për
ta është i domosodoshëm të aplikohet arsimi special. Shpesh herë paragjykohet për
personat me nevoja të veçanta dhe falë këtyre paragjykimeve ka ardh deri te keqkuptimi
dhe mos pranimi i tyre në shoqëri, herë-herë edhe pa dashje ata nënçmohen, ofendohen
në mënyra të ndryshme madje duke nisur nga terminologjia që përdorim për ta si në të
folmen e përditshme, ashtu edhe atëherë kur shkruajmë për ta, mirëpo termi që është më
së shumti i pranueshëm dhe që më së shumti i afrohet gjendjes së tyre është që t’i
emërojmë si “persona me nevoja të veçanta” është konsideruar si term më i butë.
Diskutimi për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nis më së pari me trajtimin që i
bëhet sot kësaj çështjeje në perspektivën e garantimit të të drejtave themelore të njeriut.18
Fëmijët me nevoja të veçanta vlerësohen në numër si një ndër grupet më të përjashtuara
nga përfitimet që ato duhet të gëzojnë prej sistemeve arsimore, ashtu si edhe
bashkëmoshatarët e tyre pa nevoja të veçanta.
Kjo ka nxitur më së shumti në dy dhjetëvjeçarët e fundit lëvizje të rëndësishme të
shoqërisë civile, kryesisht përfaqësime ndërkombëtare të nevojave të veçanta, që kanë
mundësuar krijimin e “klimës“ së përshtatshme për realizimin e veprimeve konkrete
nëpërmjet organizmave ndërkombëtarë. Këto veprime më pas janë materializuar me
miratimin e akteve politike, ku theksohen detyrimet që kanë shtetet për hartimin dhe
zbatimin e planeve për veprim me qëllim garantimin e të drejtës për arsim edhe të
fëmijëve me nevoja të veçanta.19
17 Vedat Bajrami, edukimi special në Kosovë, Finnish support to the development of education sector in Kosovo, Prishtinë (2003), fq.12 18 OKB, (1948) 19 OKB, (1989); (2006)
15
Intelegjenca dhe koeficienti i intelegjencës
Intelegjenca është aftësi mendore për të zgjedhur situata të reja të krijuara ose të vështira,
aftësia për të mësuar nga eksperiencat, aftësia e ambientimit, aftësia e përcaktimit të saktë
të lidhjeve të rëndësishme dhe marrdhënieve, me ndihmën e të cilëve zgjidhim problem të
reja dhe orientohemi në situatat e ndodhura. Koeficienti i inteligjencës (ose IQ shkurtim
i Intelligenz-quotient) është një rezultat/notim që rrjedh nga një prej disa testeve të
standardizuara të hartuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore, shkurtimi "IQ" është
shpikur nga psikologu William Stern për termin gjerman Intelligenz-quotient, termin e
tij për një metodë të notimit për testimet e inteligjecës ai e mbrojti në një libër në vitin
1912.
Shkallët e intelegjencës janë të ndara në:
➢ IQ= mbi 110 Intelegjenca mbi Mesataren ( IMM)
➢ IQ= 90-110 Intelegjenca Mesatare (IM)
➢ IQ= 70-90 Intelegjenca në Kufi
➢ IQ= 50-70 Prapambetje Mendore e Shkallës së Lartë (PMSHL)
➢ IQ= 25-50 Prapambetje Mendore e Shkallës së Mesme (PMSHM)
➢ IQ= nën 25 Prapambetje Mendore e Shkallës së Rëndë (PMSHR)
1.4 Jeta psiqike e fëmijëve me nevoja të veçanta
Vlerësohet se 1 ne 10 fëmij ë lind apo peson gjatë jetës një dëmtim serioz ,për të cilën,
nëse nuk bëhet kujdes janë të gjitha gjasat që zhvillimi i tij të pengohet,pa marrë parasysh
këtu që numri rritet nëse marrim ne konsiderate edhe faktorë të tjerë që veprojnë gjatë
jetës pra rezulton se 20% e nxënësve paraqesin gjatë periudhës së shkollimit me pak a me
shume nevoja të veçanta. 20 Gjatë gjithë kohërave përpjekjet dhe ndërhyrjet për të
mbështetur dhe ndihmuar në mënyre të organizuar fëmij ët me nevoja të veçanta kanë
qënë dhe janë të shumtë ,por arritja e rezultateve konkrete jo gjithmonë është e
kenaqshme ,duke njohur si ne cdo beteje fitore dhe humbje,pra nuk jane te pakta
deshtimet dhe rezultatet e arritura ne kete fushe.
20 Woolfolk, Anita: Psikologji edukimi, Qendra për Arsim Demokratik(CDE), Tiranë, (2011)
16
Përçmim, mishërim, keqardhje, përbuzje, kane qene keto deri rreth viteve e fundit nder
praktikat qe kane dominuar ne vende të ndryshme të botës, kanë qenë ato të përkujdesjes
në institucione të veçanta, trajtimi i veçuar i femijëve ndryshe nëshkolla apo institucione
speciale. Dhe gjithë argumentat e kësaj praktike lidhen me arsyetimin se me këtë mënyrë
puna bëhet me e organizuar, në grupe të vogla e homogjene, krj ohen kushte për trajtim
efi kas, nga ana tjetër , në adresë të këtyre instituconeve, nuk kanë munguar dhe kritika të
shumta për kushtet artifi ciale dhe izolimin që krijojnë , përgatitjen e pamjaft ueshme
shoqërore të fëmij ve për të përballur jetën reale, mungesa e modeleve pozitive të cilat do
t’i gjenin vetëm mes bashkmoshatarëve dhe familjarëve, dhe motivimet e pakta që do te
merrnin për shkak të arritjeve të pakta, ulja e kërkesave nga ana e personelit për shkak të
përshtatjes , etj. Lidhur me respektimin e të drejtave njerëzore dhe tolerancen që tregon
shoqëria për këta njerëz, duhen edukuar , arsimuar dhe punësuar si gjithë të tjerët.
Të dhënat e studimit flasin në përgjithësi për një gjendje kaotike në këte fushë , por të
njejten kohë shprehin një ndergjegjesim dhe sensibilizim të opinionit publik për
domosdoshmerinë e ndryshimeve dhe krijimin e qendrimeve të reja si pjesë e
demokratizimit të metejshëm të shoqërise shqiptare.21 Faktet tregojnë se vitet e fundit në
shkollat tona me gjithë mungesen e kushteve fizike nëpër shkolla, një numer të madh të
nxënesve nëper klasa, shtim te problemeve sociale te shoqerise ku bejme pjese,te
problemeve ekonomike,trajtimit te tyre jo te vecante apo te diferencuar financiar ka mjaft
raste kur mësuesit e shkollave zakonshme i mbajnë dhe i trajtojnë fëmijët që paraqesin
paaftësi të ndryshme. Në këtë sens mund të përmendim shumë shembuj, të suksesshëm.
Megjithe predispozicionin dhe dashamiresine e ketyre mësuesve, duhet te pohojme se
veprimet e tyre nuk kanë arritur te sjellin ndryshime në praktikat dhe metodat e punes qe
perdoren brenda klases dhe aq me pak ato kane ndikuar ne strukturimin e shkolles ne
teresi. Deri jo shume kohe me pare edukimi i femijeve me nevoja te vecanta ka qen
konsideruar si një çështje e veçante e të ndare nga edukimi i fëmjeve te tjere.
Tendencat sot eshte kalimi nga vecimi ,izolimi apo ndarja drejt integrimit 218 dhe me tej
drejt arsimit gjitheperfshires.22Kjo natyrisht kerkon ndryshime ne legjislacion dhe ne
21 Po aty fq.33 22 Musai, Dr. Bardhyl: Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies, “Eurolindja”, Tiranë,(1996)
17
politikat arsimore , por gjithmone duke I studiuar me kujdes problemet dhe ndryshimet qe
duhet te ndermeren.Fillimisht le te sqarojme kuptimin e termave”integrim” dhe
“gjitheperfshirje”.Sipas fjalorit te psikologjise (Reber 2001 ) me tremin “integrim te femij
eve me nevoja te vecanta do te kuptojme perfshirjen e tyre ne klasa te zakonshme ,
pavaresisht karakteristikave te tyre te vecanta duke u fokusuar ne shume ne integrimin e
tyre social ,qe ata pranohen si pjese e grupit ku jane future.Integrimi social ka te beje me
shume me perfshirjen e ketyre femij eve me femij et e tjere jashte klases gjate pushimeve
ndermjet oreve te mesimit ,kur hane ushqim apo kur organizohen aktivitete te ndryshme
ekstrakurrkulare. Ndersa me termin “gjitheperfshirje” jo thjesht nxenesi me nevoja te
vecanta ta ndjeje veten pjese te grupi fi zikisht por te mare pjese aktive ne aktivitetet qe
zhvillon klasa , te mare e te jape dhe te jete pjese integrale e grupit apo klases ku ben
pjese.23
Nga ana tjetër, gjysma e prindërve kanë përjetuar refuzim dhe mospranim në shkollë nga
ana e drejtorisë, pasi kanë kuptuar që fëmija ka një aftësi të kufizuar. Kjo ka shkaktuar
ankth dhe tension te prindërit, të cilët kanë kërkuar ndihmën e DART dhe më pas çështja
është zgjidhur me ndërhyrje. Ka një pakicë prindërish që e ndiejnë vetën fajtor pse fëmija
ka një nevojë të veçantë dhe kjo ndjesi shoqërohet me izolim social.
1.5 Mungesa e të menduarit dhe gjykueshmëria
Disa nxënës në klasë sforcohen shumë dhe harxhojnë energji për të qënë rehat në
pozicionin e kërkuar, psh të qëndrojnë të ulur në bankë. Ata lëvizin vazhdimisht rreth e
rrotull klasës, flasin pa leje dhe nuk arrijnë të përfundojnë detyrat. Kanë fare pak
përqëndrim dhe krijojnë shpesh tension në klasë.
Këta janë nxënësit hiperaktivë. Nxënësit me vështiresi të vëmendjes kanë si tipar
themelor mungesën e vazhdueshme të vëmendjes dhe, ose hiperaktivitet – impulsivitet që
është më i shpeshtë dhe më i ashpër sesa tek fëmijët e tjerë në të njëjtin nivel zhvillimi
23 Po aty fq. 12
18
dhe moshe. Këta fëmijë kanë fare pak përqëndrim gjatë në detyre apo aktiviteti.24 Ata
mërziten shpejt nga loja që janë duke luajtur dhe kalojnë tek aktiviteti apo loja tjetër. Ata
kanë vështirësine vetorganizim dhe shpesh nuk arrijnë të përfundojnë detyrat apo
aktivitetet që ju janë ngarkuar.25
Nxënësit hiperaktivë janë të riskuar për të braktisur shkollën krahasuar me nxënësit e
tjerë, pasi ata kanë arritje jo të mira shkollore. Edhe pse kanë nivel mestar ose më të lartë
inteligjence, vështirësia në përqëndrim dhe lëvizshmëria e shtuar, i pengon ata të lexojnë
apo të dëgjojnë, dhe të japin rezultatin e duhur.Edhe marrëdhëniet sociale ndërmjet
fëmijës hiperaktivë dhe bashkëmoshatarëve janë tepër të dëmtuara për arsyet e
mësipërme, ai bëhet tepër i bezdisshëm dhe i pa durueshem për shokët e klasës. Këta
fëmijë kanë:
• vëmendje të paktë, vështirësi për t’u përqendruar,
• tërheqje lehtësisht të vëmendjes nga stimujt e jashtëm; ata lënë përshtypjen se nuk
dëgjojnë mirë; nuk ia dalin të ndjekin instruksionet ose të plotësojnë në kohë
detyrat e shkollës ose përgjegjësitë e punës
• aftësi të mangëta organizative, harresë, mungesë vëmendjeje ndaj detajeve,
humbje të gjerave që nevojiten për kryerjen e një detyre
• vështirësi për të mbajtur radhën në situata grupi, përgjigje para përfundimit të
pyetjeve, ndërhyrje në punët personale të të tjerëve
• vështirësi për të pranuar përgjegjësinë për veprimet e tyre, projektimi i fajit tek të
tjerët,
• nuk mësojnë nga eksperiencat, vetëvlerësim të ulët dhe aftësi të mangëta sociale.
2. Metodologjia e hulumtimit
Metoda sasiore mundësoi përmes pyetësorëve, të strukturuar dhe gjysëm të strukturuar, të
japë të dhëna në numra për çështjet që janë evidentuar si të rëndësishme në procesin e
gjithëpërfshirjes së fëmijë ve me nevoja të veçanta në shkolla. Pyetjet e pyetësorit sasior
janë specifike për çështje të caktuara dhe me përgjigje të detyruara për pjesëmarrësit.
24 Konventa mbi të Drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar: Prishtinë, (përkthim), (2008) 25 Benito, Y. Moro, J. & Alonso, J.A. (2007) fq. 27
19
2.1 Qëllimi dhe detyrat e hulimtimit
Studimi ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë fëmijët me nevoja të
veçanta për t‟u integruar dhe përfshirë në sistemin arsimor të detyrueshëm, si dhe të
evidentojë faktorët që do ta bënin këtë proces më të suksesshëm, bazuar në
këndvështrimin e personave kyç si prindër, mësues, ofrues të shërbimit psiko-social
brenda komunitetit shkollor dhe hartues të strategjive e materialeve ndihmëse si manualet
e shërbimit. Gjithashtu qëllimi i hulumtimit ka qenë për të bërë të gjitha gjetjet rreth
numrit të nxënësve me nevoja të veçanta nëpër të disa shkollat fillore të Komunës së
Deçanit.
Kjo pjesë e studimit paraqet në mënyrë të detajuar procedurat e përdorura për mbledhjen
e të dhënave dhe analizimin e tyre.
2.2 Hipoteza e hulumtimit
Sa janë të integruar në arsimim dhe shoqëri fëmijët me nevoja të vëçanta?
Hipoteza ndimëse:
-Puna korrektuese me këta fëmijë përsosë gjithnjë e më shumë përdorimin e këshillave
të tyre,si dhe përmison gjendjen psiko-fizike të tyre.
-Edukimi I këtyre fëmijëve me NV ka karakter terapeutik.
2.3 Popullacioni dhe mostra
Meqenëse, popullacioni është i vogël, si mostra apo kampioni është përzgjedhur vet
popullacioni, ka qenë në tri shkollat në Kosovë, përkatësisht në komunën e Deçanit si
shkolla “Lidhja e Prizrenit” , dhe shkollat “Verrat e Llukës”, “Isa Boletini” në Isniq të
Deçanit me qëllim të marrjes së informative për integrimin e fëmijëve me nevoja të
veçanta në arsimimin (shkollë). Për dhënien e informacionit në këtë hulumtimi u
përfshinë 40 mësimdhënës të tri shkollave, të fëmijëve me nevoja të veçanta Përzgjedhja
e mësimdhënësve ishte e rastësishme.
20
2.4 Metodat statistikore për përpunimin e të dhënave
Të dhënat sasiore të marra përmes pyetësorëve për mësuesit, e nxënësve me nevoja të
veçanta janë përpunuar në programin SPSS. Të dhënat cilësore të përfituara nga pyetjet e
gjysëm të strukturuara, pjesë e pyetësorëve, janë përpunuar në programin SPSS. Të
dhënat sasiore dhe cilësore të përpunuara u grupuan në shërbim të krahasimit,
mbështetjes dhe plotësimit respektivisht me qëllim që të japin përgjigje për çështjet
kryesore të hulumtimit si dhe të tjerave që derivojnë prej tyre. Në grafikë janë përdorur
për të ilustruar dhe pasqyruar në formë të strukturuar disa nga të dhënat.
3. Analiza dhe interpretimi i rezultateve
Në vazhdim, janë paraqitur përgjigjet e pjesëmarrësve n0ë formë tabelare dhe grafike.
Në bazë të hulumtimit dhe shënimeve të mbledhura gjatë punimit tim, përkitazi me realizimin e
qellimit dhe përmbushjën e detyrave në lidhje me numrin e nxënësve me demtime me nevoja të
veçanta në këto 3 shkolla kam arritur të nxjerrë këto rezultate:
1. Në cilen nga këto shkolla punoni?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid "Lidhja e Prizrenit"
Deçan
24 49.0 49.0 49.0
"Isa Boletini" Isniq 18 36.7 36.7 85.7
" Verrat e Llukes" Llukë 7 14.3 14.3 100.0
Total 49 100.0 100.0
21
Në hulumtim kanë marr pjesë mësimdhënësit e 3 shkollave të komunës së Deçanit: ku në
formë tabelare dhe gradike kemi paraqitur pjesëmarrjen e tyre në hulumtim.
Nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” kanë marr pjesë 24 respodent, nga “Isa Boletini” 18 si
dhe nga shkolla “Verrat e Llukës” kanë marr pjesë 7 respodent gjegjësisht mësimdhënës.
2. Sa nxënës me nevoja të veçanta keni të përfshirë në shkollën ku punini?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid 1-5 nx 10 20.4 20.4 20.4
5-10 nx 23 46.9 46.9 67.3
Më shumë se 10
nx
14 28.6 28.6 95.9
Nuk e di 2 4.1 4.1 100.0
Total 49 100.0 100.0
Këtu në tabelë nga 49 respodent dhe informatat që kanë ata lidhur me fëmijët me nevoja
të veçanta dhe numrin e tyre në shkollat ku japin mësim, mund të vërejm se:
20.4% e respodenteve janë përgjigjur se në shkollat e tyre janë të identifukar 1-5 nxënës
me nevoja të veçanta, 46.9% e tyre janë të mendimit se njohin 5-10 nxënës, 28.6 më
shumë se 10 nxënës njohin dhe vetem 4.1% apo 2 respodent janë shprehur se nuk kanë
informacione.
22
3. A është e përshtatur shkolla për të mundësuar lëvizje të lirë dhe pa
barriera për fëmijët me aftësi të kufi zuara?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Po 40 81.6 81.6 81.6
Jo 9 18.4 18.4 100.0
Total 49 100.0 100.0
Në pyetjen lidhur me çështje që ka të bëjë me infrastrukturen se a kanë kushte të levizjes
së lire fëmijët me nevoja të veçanta nëpër këto shkolla të përzgjedhura, shumica nga
respodentet tanë u përgjigjen në alternative Po.
4. Sipas informacionit që keni, çfarë nevojave të veçanta kanë këta nxënës?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Ngecje mendore 19 38.8 38.8 38.8
Ngecje në të
dëgjuar
I verbër
5
0
10.2
00
10.2
00
49.0
00
Ngecje fizike 18 36.7 36.7 85.7
Ngecje në të folur 7 14.3 14.3 100.0
Total 49 100.0 100.0
Ndonëse informacionet për fëmijët me nevoja të veçanta kanë secili mësimdhënë por për
llojet e nevojave nganjëher nuk mund të identifikohen nga ana e mësimdhënësve pa
ndihmen e psikologut dhe metodave bashkëkohore të identifikimit, andaj në pyetjen se në
bazë të info që kanë respodentet 38,8% e tyre u përgjigjen se nxënësit që njohin kanë
ngecje mendore, 10,2% u përgjigjen në alternative ngecje në të dëgjuar, është e
rëndësishme të theksohet se në alternative për nxënës të verbë nuk është përgjigjur asnjëri
23
nga respodenten, pastaj 36,7 u shprehen se njohin nx, me ngecje fizike, 14,3 për ngecjen
në të folur që ndoshta ky llojë ngecje është me e lehtë të vërehet nga ana e
mësimdhënësve.
5. Ju si mësimdhënës a keni hasur vështirësi gjatë punës me fëmijë me nevoja
të veҫanta?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Po 10 20.4 20.4 20.4
Jo 14 28.6 28.6 49.0
Ndonjëher
ë
25 51.0 51.0 100.0
Total 49 100.0 100.0
Pyetja më lartë lidhet me vështirësit e këtyre mësimdhënësve të cilët u përgjigjen kështu:
10 nga ta japen mendimin kan pasur vështirësi më fëmijët me nevojat e veçanta, 14 u
përgjigjen se Jo nuk kanë pasur vështirësi dhe shumica apo numri me i madhë I
respodenteve u përgjigjen në alternative ndonjëherë që në përqindje 51.0% e tye
nganjëherë kanë pasur vështirësi, gjë shumë e kuptueshme.
24
Gjithashtu edhe në grafikon shihet qartë mendimi i njëanshëm i respodenteve në pyetjen
e lartë përmendur lidhur me vështirësit e tyre gjatë punës me fëmijët me nevoja të
veçanta.
6. A përfshihen nxënësit me nevoja të veҫanta në aktivitetet shkollore?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Po 36 73.5 73.5 73.5
Ndonjëher
ë
13 26.5 26.5 100.0
Total 49 100.0 100.0
Është e ndjeshme qështja e fëmijëve me nevoja të veçanta sidomos kur ka të bëjë me
përfshirjen e tyre në aktivitete me të gjithë nxënësit që e përbëjnë klaset. Respodenten
tanë kishin dy alternative Po dhe Ndonjëherë, pasi që deri sa ata ndjekun mësimin nëpër
klasë të rregullta ata gjithsesin po përfshihen edhe në aktivitet edukativo-arsimor.
25
73.5 % e tyre u përgjigjen PO
26.5% u përgjgjigjen Ndonjëherë.
7. A i kanë të gjitha të drejtat nxënësit me nevoja të veҫanta si gjithë të
tjerët në klasë?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Po 47 95.9 95.9 95.9
Jo 2 4.1 4.1 100.0
Tota
l
49 100.0 100.0
Në këtë pyetje shohim se përqindjen më të madhe të respodentëve e ka marr alternative
PO që do të thotë se nxënësit me nevoja të veçanta kanë drejta të barabarta me të gjithë
nxënësit e tjerë në klasë.
8. A mungon shërbimi professional brenda shkollës ( psikologu, pedagogu, apo
ndonjë ekspert për nxënësit me nevoja të veҫanta)?
Frequency Percent Valid
Percent
Cumulative
Percent
Valid Po
mungon
49 100.0 100.0 100.0
Kjo pyetje që ka rëndësin e vetë, shohim se ka njëanshmëri të respodentëve në mohimin e
ekzistences së stafit të shërbimit professional brenda këtyre 3 shkollave të përzgjedhura.
26
Diskutimi i rezultateve
Nga ky hulumtim kam arritur në këto përfundime:
Llidhur me çështje që ka të bëjë me infrastrukturen se a kanë kushte të levizjes së lire
fëmijët me nevoja të veçanta nëpër këto shkolla të përzgjedhura, shumica nga respodentet
tanë u përgjigjen në alternative Po. Pjesëmarrësit të pyetur për numrin e nxënësve me
nevoja tw veçanta janw pwrgjigjur: 20.4% e respodenteve janë përgjigjur se në shkollat e
tyre janë të identifukar 1-5 nxënës me nevoja të veçanta, 46.9% e tyre janë të mendimit se
njohin 5-10 nxënës, 28.6 më shumë se 10 nxënës njohin dhe vetem 4.1% apo 2 respodent
janë shprehur se nuk kanë informacione. Pyetja lidhur me vështirësitë e këtyre
mësimdhënësve të cilët u përgjigjen kështu: 10 nga ta japen mendimin kanë pasur
vështirësi më fëmijët me nevojat e veçanta, 14 u përgjigjen se nuk kanë pasur vështirësi
dhe shumica apo numri me i madhë i respodenteve u përgjigjen në alternative ndonjëherë
që në përqindje 51.0% e tye nganjëherë kanë pasur vështirësi, gjë shumë e kuptueshme.
Ka njëanshmëri të respodentëve në mohimin e ekzistences së stafit të shërbimit
profesional brenda këtyre 3 shkollave të përzgjedhura. Mungesa e stafit përkatës për
shërbimet që u nevoiten këtyre fëmijëve është një ndër problemet kryesore që është
shumë aktuale në vendin tonë.
27
4. Përfundime dhe rekomandime
4.1 Përfundime
Për të konkluduar nëse modeli për gjithëpërfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në
shkollat e zakonshme po realizohet në mënyrë të plotë, po i kthehemi një vlerësimi të
përmbledhur në diskutimin e bërë për rezultatet që dolën nga studimi. Përmes modelit,
studimi evidentoi dukshëm prirjen se në komunën e Deçanit janë duke u bërë përpjekje
serioze për gjithëpërfshirjen fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme. Kjo
e parë në drejtim të elementeve të shtuar pozitivë që zbatimi në praktikë i modelit
gjithëpërfshirës për nxënësit me nevoja të veçanta sjell si për sistemin arsimor në tërësi,
ashtu dhe për aktorët që janë pjesë e zbatimit të tij.
Edhe pse shumë konventa, deklarata ndërkombëtare, rekomandime dhe plane kanë qenë
formuluar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për edukim, shkollat
kanë qenë ende të lejuara për të përjashtuar fëmijët me nevoja të veçanta, dhe kanë bërë
shpesh kështu. Kjo është për shkak se të drejtën për arsimim për fëmijët me nevoja të
veçanta është zbatuar brenda një kuadri që më së shumti është i synimeve të shkollave
speciale, institucione të specializuara dhe të arsimit në paralelet speciale me mësues të
veçantë. Në qoftë se qëllimi ynë është që të garantojmë të drejtën e shkollimit për fëmijët
me nevoja të veçanta edhe në rastin kur gjendja e nevojave të veçanta përjashton këtë të
drejtë, atëherë për çfarë kornizash, rregulloresh duhet të kemi nevojë për shkollat tona në
përgjithësi? Ne kemi nevojë për korniza që pranojnë diversitetin e situatave personale dhe
zhvillojnë solidaritetin reciprok, dhe funksionojnë në kuadër të shoqërisë. Kjo është e
mundur vetëm në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës. Shkollat e zakonshme me arsim
gjithëpërfshirës janë mjetet më efektive në luftën kundër diskriminimit, krijimin e
komuniteteve mirëpritëse, ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit
për të gjithë.
28
4.2 Rekomandime
- Mësuesit duhet të jenë pjesë e trajnimeve në punë dhe seminareve kualifikues në fushën
e aftësisë së kufizuar për të qenë të aftë të punojnë me nxënës menevoja të veçanta të
llojeve të ndryshme. Ata duhet të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për të ofruar një
mësimdhënie sa më cilësore për të gjithë nxënësit brenda klasës.
- Për të realizuar integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe për të
reduktuar paragjykimet për këta fëmijë duhet të ndërhyhet në nivel komunitar. Shkolla,
mësuesit dhe prindërit duhet të nxisin fushata të shpeshta ndërgjegjësimi me pjesëmarrje
të gjerë të prindërve e nxënësve për çështjet e aftësisë së kufizuar.
- Mësuesit e kualifikuar në fushën e edukimit gjithëpërfshirës duhet të përfshihen në
proceset e hartimit dhe përzgjedhjes së teksteve për kurrikulën e arsimit 9-vjeçar. Duke u
përfshirë, mësuesit do ta kenë më të lehtë të punojnë në shkollë me tekste të përshtatura
sipas nevojave konkrete brenda klasës.
- Psikologet dhe punonjëset sociale të shkollave duhet të zhvillojnë seminare, ku prindi të
ketë rol aktiv dhe të diskutojë mbi zgjidhjet më të mira për edukimin e fëmijëve të tij.
Prindërit duhen ndihmuar me programe këshillimi lidhur me diagnozën, teknikat e punës
në shtëpi dhe sugjerime për një jetesë më të shëndetshme.
- T‟i ofrohet prindit rol vendimmarrës dhe bashkëpunues nga drejtoria e shkollës në
lidhje me çështjet që prekin edukimin apo socializimin e fëmijëve të tij.
29
4.3 Shtojca
PYETËSOR PËR MËSUES
Të nderuar mësues, ky pyetësor është duke u realizuar si pjesë e studimi të nivelit
bachelor. Informacioni që ju do të jepni, është anonim dhe do të përdoret vetëm për arsye
studimi.
Paraprakisht ju falënderojmë!
1. Në cilen nga këto shkolla punoni?
a)“Lidhja e Prizrenit” Deçan
b) “Isa Boletini” Isniq
c) Verrat e Llukës” Llukë
2. Sa nxënës me nevoja të veçanta keni të përfshirë në shkollën ku punini?
a) Asnj
b) 1-5 nx
c) 5-10 nx
d) Më shumë se 10
e) Nuk e di
30
3. A është e përshtatur shkolla për të mundësuar lëvizje të lirë dhe pa barriera për
fëmijët me aftësi të kufi zuara?
a) Po
b) Jo
4. Sipas informacionit që keni, çfarë nevojave të veçanta kanë këta nxënës?
a) Ngecje mendore
b) Ngecje në të dëgjuar
c) I verbër
d) Ngecje fizike
5. Ju si mësimdhënës a keni hasur vështirësi gjatë punës me fëmijë me nevoja të
veҫanta?
a) Po
b) Jo
c) Ndonjëherë
d) Gjithmonë
31
6 . A përfshihen nxënësit me nevoja të veҫanta në aktivitetet shkollore?
a) Po
b) Jo
c) Ndonjëherë
d) Gjithmonë
7. A i kanë të gjitha të drejtat nxënësit me nevoja të veҫanta si gjithë të tjerët në klasë?
a) Po
b) Jo
8. A mungon shërbimi professional brenda shkollës ( psikologu, pedagogu, apo ndonjë
ekspert për nxënësit me nevoja të veҫanta)?
a) Po
b) Jo
Faleminderit për bashkëpunimin!
32
5. Literatura
- UNESCO, (1994). The Salamanca Statement and framework for action on special needs
education adopted by the world Conference on special needs education: access and quality fq.13
- UNESCO, (2003). Overcoming Exclusion through Inclusive Approaches in Education fq.64
- Sandkull, O., (2005)–Strengthening Inclusive Education by Applying a Rights-based Approach
to Education Programming. Paper presented at ISEC Conference, Glasgow.
- Blandul (2010); Downing (2002); Leatherman dhe Niemeyer (2005); Nind dhe Wearmouth
(2006); Thousand, Villa dhe Nevin (2002); Turnbull, Turnbull dhe Wehmeyer (2006); Zambelli
dhe Bonni (2004)
- Pero Shimllesha, Pedagogjia, botimi i II, Prishtinë, (1998).
- (Wehbi 2006), (Sharma, Moore dhe Sonawane (2009)
- Mr. sc. Naser Zabeli: Edukimi inkluziv teori dhe praktikë aktuale.Prishtinë, (2003), fq. 9
- Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë, (2002-2007), Ministria e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë, Janar (2003).
- KONVENTA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë,
dhjetor (2016) fq.3
- Konventa mbi të Drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar: Prishtinë, (përkthim), (2008).
- Vedat Bajrami, edukimi special në Kosovë, Finnish support to the development of education
sector in Kosovo, Prishtinë (2003), fq.12
- Woolfolk, Anita: Psikologji edukimi, Qendra për Arsim Demokratik(CDE), Tiranë, (2011)
- Musai, Dr. Bardhyl: Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies, “Eurolindja”, Tiranë,(1996)
- OKB, (1948)
- OKB, (1989; 2006)
- Benito, Y. Moro, J. & Alonso, J.A. (2007) fq. 27
top related