universiteti gjakovËs “fehmi agani” keshillues i infermierit...burimet e literaturës...
Post on 27-Dec-2019
38 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
ROLI KËSHILLUES I INFIERMERIT TE TË
USHQYERIT DREJTË TEK PACIENTËT ME
SËMUNDJEN E DIABETIT TIPI 1
Kanditatët: Mentori:
Indrit Tanaj Prof.Ass.Dr Antigona Ukëhaxhaj
Ardita Tanaj
Gjakovë,2019
Punimi i temës së diplomës është: ”Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit drejë tek
pacientët me sëmundjen e diabtetit tipi 1” është bërë në Fakultetin e Mjekësisë së
Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.
Mentor i punimit është: Prof.Ass.Dr.Antigona Ukëhaxhaj
Punimi përfshin:
Faqe: 41
Tabela: 2
Figura : 3
Grafikoni : 1
3
DEKLARATA E KANDITATËVE
Ne, Indrit Tanaj dhe Ardita Tanaj deklarojmë se kjo temë e diplomës “Roli këshillues i
infermierit te të ushqyerit drejë tek pacientët me sëmundjen e diabtetit tipi 1” është punimi
jonë orgjinalë.
Literaturën dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca
dhe plotësisht të cituara.
Punimi ynë është përgatitur dhe punuar duke respektuar dhe mbështetur në këshillat dhe
rregulloren për përgaditjen e temës së diplomës të përcaktuar nga ana e universitetit “Fehmi
Agani” Gjakovë.
Në mbështjetje të rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni 46 dhe të
vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr. ref.005/ 368 deklarojmë
se:
❖ Pjesa e parë e temës së diplomës me titull “Diabeti mellitus” është punuar nga unë, Ardita
Tanaj
❖ Pjesa e dytë e temës së diplomës me titull “Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit
drejtë tek pacientët me sëmundjen e diabetit tipi-1”, është punuar nga unë, Indrit Tanaj.
4
FALENDERIMET
Falënderojmë mentorën tonë Prof. Ass.Antigona Ukëhaxhaj e cila me punën e saj të
palodhshme dhe kurajon e saj, na ndihmoi të arrinim këtu ku jemi .
Një falenderim i veçantë dhe për familjen tonë që ishte mbështetja më e madhe për ne, gjithashtu
falenderojmë shoqërinë që ishin bashkëudhëtarë në këto vite studimi.
Ju faleminderit!
5
PËRMBAJTJA
Abstrakti……………………………………………..……………….…………....……..……..…8
1.Hyrja……………………………………...……………………………….....…………….........9
1.1Sistemi endokrin…………...……..………………………………………………………....…9
1.2Anatomia e pankreasit……………..……………………………....…………...………..........10
1.3Diabeti Mellitus…………...……..……………………………………………………….…..11
1.4 Epidemiologjia.........................................................................................................................12
1.5 Etiologjia………………..……………………….……………………………..….……........12
1.5.1 Tipi 1 i diabetit..................................................................................................................13
1.5.2 Tipi 2 i diabetit……………………………..……………………………………………13
1.6 Pasqyra klinike e diabetit mellitus…………………………………..……...………...….......15
1.7 Diagnoza..................................................................................................................................16
1.8 Komplikimet e DM-së...........................................................................................................18
1.9 Mjekimi………………………………….…………………………………………………...19
1.10 Kujdesi infermieror............................................................................................................20
1.10.1 Diagnoza infermierore..................................................................................................20
1.10.2 Ndërhyrjet infermierore…………………………………………………………….....21
1.11Dieta diabetike……….………………...................................................................................22
1.11.1Terapia dietike…………...……………...…………………………………....……......23
1.11.2 Përpilimi i dietës diabetike……………………………..………………………..…...24
2. Qëllimet……………………………………..............................................................................27
3. Materiali dhe metodologjia e punës…………………………………………………..….…...28
4 Rezultatet e punimit………………………………………………………………….…...........29
4.1 Studim rasti………………………………………………………………………………….30
4.2Anamneza e pacientit rreth sëmundjes së DM……………………………………………….31
4.3 Pyetsori………..………………………...…………………………………………………..32
4.4. Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit drejtë tek pacientët me sëmundjen e diabetit
tipit 1…………………….……………………………………………………………………….34
6
4.5Këshillat infermierore……...….……………………………………….………………..…35
5.Përfundimi……………………………………….……..……………….......………………….37
Rezyme…………………………………………………………………………….....……..…38
Summary……………………………………………........……………………………...…….39
6.Referencat…………………………………………………………………………...................40
7.CV e shkurtë e kandidatëve……………………..…………………….…………….................41
7
LISTA E SHKURTESAVE
DM- Diabeti mellitus
FPG- Spektri i glukozës plasmatike esull
OOGT- Prova reale e tolerancës ndaj glukozës
DMS – Diabeti mellit i shtatzanisë
MNT- Terapia dietike mjekësore
QKUK –Qendra klinike universitare e Kosovës
LISTA E FIGURAVE
Figura 1. Ndërtimi i pankreasit
Figura 2. Matja e nivelit të glikemisë në gjak me anë të glukometrit
Figura 3. Piramida ushqimore
LISTA E GRAFIKONEVE
Grafikoni 1: Numri i pacientëve të hospitalizuar dhe numri i ditëve.
8
ABSTRAKTI
Diabeti mellitus është një sëmundje mjaft e përhapur dhe një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në
botë. Diabeti konsiston në shtimin e sheqerit në gjak, ose mungesa apsolute e tij.
Ndahet në 2 tipe kryesore e ata janë: Tipi 1 dhe tipi 2. Simptomat e zakonshme të diabetit janë:
uria e rritur, etje e rritur, humbje peshe, vision i paqartë, lodhje e pashpjegueshme, dhe plagë që
nuk shërohen.
Metoda më e besueshme e diagnostifimit është matja e glukozës plasmatike esull ( FPG), dhe
matja e nivelit të glukomisë në gjak me glucometër.1Mjekimi konsiston në përdorimin e
insulinës, dhe dietës ushqimore. Kujdesi infermieror qëndron në njohjen e simptomave,
edukimin dhe këshillimin e pacientit lidhur me mënyrën e shëndetshme të jetesës, ushqimi dietik
dhe aktivitet fizike. Roli kryesor i infermierit në këshillimin e pacientëve qëndron tek edukimi i
mirë i pacientëve rreth marrjes së terapisë, ushqyeshmërisë së duhur, dhe ndihma e krijimit të një
plani ideal dietal. Këshillimi i pacientëve fillon në nivelet parësore shëndetësore, por nuk ndalon
aty.
Shqetësimi më i madh i këtyre pacientëve ështe ushqimi, dhe marrja e mjaftueshme energjisë, në
atë mënyrë që të mos shtojnë e as humbin në peshë.2
Metoda për këtë studim është rishikimi i literaturës dhe studim rasti. Shihet që pacienti ka
njohuri të kënaqshme për përdorimin e insulinës dhe ushqyerjes drejtë.
Fjalë kyçe: diabti mellitus tipi-1, insulin, këshillim, ushqimi i drejtë, kujdesi infermieror.
1 John Noble “ TRAKTATI I MJEKëSISë Së KUJDESIT PARëSOR” Kap 96 fq, 821-824
2 Tefik Bekteshi,E.Kryeziu Y.Elezi “ Mjekesia interne me kujdes “ Fq101-107 Botimi I 3-të
9
1.HYRJA
1.1 Sistemi Endokrin
Fjala endokrin rrjedh nga fjalët greke “endo” që do të thotë brenda, dhe “krinë” që do të thotë të
sekretosh. Endokrinologjia është degë mjekësore që studion gjëndrrat për tajim të brendshëm.
Rregullimi i funskioneve në organizmin tonë është nën kontrollin e dy sistemeve : nervor dhe
endokrin-hormonal. Sistemin endokrin e përbëjnë gjëndrrat, të cilat prodhojnë hormone
(gr.horman-me nxitë). Veprimi i hormonëve mund të jetë me aktivitet lokal ose i përgjithshëm.
Hormonet rregullojnë një varg funksionesh në organizëm, gjegjësisht veprojnë në proceset për
mbajtjen e konstancës së mjedisit të brenshëm. Kjo arrihet nëpërmjet rregullimit të proceseve
metabolike të materieve të ndryshme. Sistemi nervor, nëpërmjet qendrave të tij ndikon në
sistemin endokrin, ndikim që realizohet nëpërmjet tallamusit i cili është i lidhur ngushtë me
hipofizën.2
Ekzistojnë 2 ndarje kryesore: egzokrine dhe endokrine.
Gjëndrrat egzokrine: kanë kanalin që bartin produktin e tyre të sekretuar në një sipërfaqe. Këto
gjëndra përfshijnë: djersën, gjëndrat dhjamore, gjëndrat e qumështit, gjëndrat që sekretojnë
enzimat e tretjes dhe pankresin egzokrin.
Gjëndrrat endokrine: produktet e veta i tajojnë direkt në gjak, nuk kanë kanale që bartin
produktet e tyre në sipërfaqe. Gjëndrrat e këtilla janë: hipofiza, epifiza, tiroide, paratiroidea,
timusi, gjëndrrat mbiveshkore, gjëndrrat seksuale dhe pankreasi endokrin. 3
3 Pof.Eshref Saraçini ,Dr.Hariet Zherka-Saraçini “ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA E NJERUT” fq.160-161 , 2001
10
1.2 Anatomia e Pankreasit
Pankreasi është një gjëndërr lobulare me sekrecion të dyfishtë që ndodhet prapa stomakut në
murin e pasëm të barkut. Ka formën e një çekani. Gjatësia e tij shkon nga 16 cm deri në 22cm,
gjerësia rreth 4cm dhe trashësia rreth 2cm. Dallojmë 3 pjesë kryesore: koka,trupi dhe bishti.
Koka e pankreasit është e rrethuar nga duodeni, në vazhdim të kokës vjen trupi i pankreasi dhe
mbaron me bisht drejt anës së majtë duke arritur deri në bazën e shpretkës.
Kanalet e pankreasit janë dy: kanali pankreatik dhe kanali pankreatik aksesor. 4
Figura 1. Ndërtimi i pankreasit
Pankreasi është gjëndërr me sekrecion egzokrin dhe endokrin.
Masa kryesore e pankreasit ka funksion prodhimin e lëngut pankreatik në të cilën e derdh me
anë të dy gypave (ductus pancreaticus mayor, ductus pancreaticus accesorius) në douden. Përveç
lëngut pankreatik, pankreasi ka funksion ta prodhojë insulinën - hormon që rregullon
metabolizimin e glukozës. Insulina prodhohet nga qeliza beta të ishujve të Langerhansit që
gjenden në pjesën e bishtit të pankreasit. Nëse këta ishujt e Langerhansit nuk prodhojnë sasi të
mjaftushme insuline, shkaktohet shtimi i sheqerit në gjak dhe në urinë. Nga kjo edhe paraqitet
sëmundja e DM-së.5
4 Artan Shkoza ( Fiziologjia e njeriut) faqja -425 Botimi 2
5 Fauci Braunwald,Kasper Hauser,etj “Parimet e Mjekesise interne” HARRISON Diabeti Mellitus Kap338,Fq 2305
11
1.3 Diabeti Mellitus
Fjala diabet rrjedh nga gjuha greke “diabetes” që në gjuhën shqipe do të thotë “ rrjedhja e ëmbël
si mjalta”.6
Diabeti mellitus është një sëmundje e cila paraqet çrregullime metabolike të zakonshme të cilat
e kanë të përbashkët fenomenin e hiperglikemisë. Ekzistojnë një sërë tipesh të ndryshme të DM-
së, të cilat janë të shkaktuara nga një ndërveprim i ndërlikuar i gjenetikës me faktorët mjedisorë.
Në varësi të etilogjisë së DM-së, faktorët që kontribojnë në hiperglikemi përfshijnë sekretimin e
ulur të insulinës, përdorimin e ulur të glukozës dhe prodhimin e shtuar të glukozës. DM-ja e
shoqëruar me çrregullime metabolike shkakton ndryshime patofiziologjike dytësore në një sërë
sistemesh të organëve, të cilat përbëjnë një barrë të rëndë për individin me diabet, si dhe për
sistemin shëndetësor.
Diabeti kronik shoqërohet me dëmtim afatgjatë, mosfunksionim dhe dëshitm të organeve të
ndryshme veçanërisht të syve, nervave dhe enëve të gjakut. Shpeshë herë DM-ja është shkaku
kryesor i sëmundjes renale në stadin përfundimtar i amputimit jotraumatik të anësive të poshtme
dhe i verbërisë te të rriturit. Ai gjithashtu predispozon për sëmundjen kardiovaskulare. Me një
incidencë botërore në rritje DM-ja parashikohet të jetë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe i
vdekshmërisë në të ardhmen.
Mjekim i veçantë për këtë sëmundje është një preparat i quajtur insulinë. Insulina është një
hormon e cila prodhohet nga pjesa endokrine e pankreasit.
Ajo ka shumë funksione në metabolizmin e trupit, mirëpo funksioni kryesor i saj është ta
rregulloj mënyrën se si trupi i njeriut i përdor dhe i ruan sheqerin dhe yndyrnat.
Diabeti sipas etiologjisë ndahet në 4 grupe: Tipi 1 i diabetit ( insulinë-vartësit), tipit 2 i diabetit
(joinsulinë-vartësit), llojet e veçanta të diabetit dhe diabeti i shtatzanisë.5
6 American diabetes association
12
1.4 Epidemiologjia
Prevalenca botërore e DM-së është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit. Duke u
bazuar në pritjen akutale > 360 milionë individë do të jenë diabetikë në vitin 2030.
Incidenca e fenomenit të DM të tipit 1 po rritet në mbarë botën në një shkallë rreth 3 %,
gjithashtu dhe incidencë e DM-së tipit 2 po rritet me shpejtësi shumë të madhe, për shkak të
obezitetit në rritje dhe reduktimi i aktivitetit fizik. Shpeshtësia e paraqitjes tek meshkujt dhe
femrat është e ngjajshme dhe prek të gjitha moshat. Duhanpirja e rrit në masë të madhe rrezikun
e zhvillimit të diabetit.
Prevalenca e DM-së ndryshon ndërmjet popullsive të etnive të ndryshme brenda kufijve të një
vendi të caktuar.
1.5 Etiologjia
Klasifikimi i grupe të DM-së të ndarë sipas etiologjisë:
-Tipi 1 i diabetit – shkatrrimi i qelizave beta, që shpien në mungesë apsolute të insulinës
(insulinë vartës.)
- Tip 2 i diabetit – kjo mund të vie nga predominimi i rezitencës ndaj insulinës me mungesë
relative të insulinës deri te predominimi sekretorik me rezistencë ndaj insulinës (jo insulinë
vartës)
- Tipet tjera të veçanta të diabetit.
- Diabeti melit i shtatzanisë (DMS) .5
13
1.5.1 Tipi-1 i diabetit
Diabeti tipi-1 shfaqet si pasojë e shkatërrimit selektiv të qelizave beta që prodhojnë insulinë në
ishujt e Langerhansit. Si rrjedhojë ka insulinopeni apsolute, ndërsa mbijetesa varet nga marrja e
terapisë egzogjene, nga ky diabet prekën rreth 10% të pacientëve.
Procesi i sëmundjes është latent përgjatë disa viteve, megjithatë ka sekuencë të ngjarjeve e cila
është e pranuar përgjithësisht: ndjeshmëri gjenetike—shpërthim ambiental—shkatrrimi i
ndërmjetësuar imunologjik i qelizave beta të pankreasit.
Zakonisht diabeti tipi-1 filllon gjatë dymbëdhjetëvjeqarëve të parë të jetës, por ai mund të
shfaqet gjatë gjithë jetës dhe në çdo moshë. Tek këta fëmijë do ketë pasoja të etjes së tepërt
(polydipsia), urinim të shpeshtë (polyuria) dhe humbje e peshës. Tek një fëmijë me sheqer të
lartë në gjak, këto simptoma pothuajse në mënyrë të pandryshueshme theksojnë të kalsifikojnë
diabetin e tipit-1.7
1.5.2 Tipi-2 i diabetit
Ky lloj diabeti manifestohet si rezultat i kombinimit të rezistencës periferike ndaj veprimit të
insulinës si dhe në përgjigjje kompresatore jo e përshtatshme ndaj sekretimit të insulinës nga ana
e qelizave beta të pankreasit. Rreth 80-90% e të sëmurëve vuajnë nga diabeti i tipit-2.8
Zbulimi i diabetit tipit 2 shumicën e rasteve zbulohet rastësisht, gjatë kontrollave rutinë si pasojë
e shfaqjes së shumë simptomave.9
7 Maxcy Rosenay Last “Shendeti publik & mjekesi parandaluese “ kap 64,fq 1101
8 Herry M Kronenberg,Shlomo Melmed,Keneth S,Pelensky “ Traktati I Endokrinologjise” fq 544
9 John Noble “ TRAKTATI I MJEKëSISë Së KUJDESIT PARëSOR” Kap 96 fq, 821-824
14
Tabela 1: Karakteristikat DM-së sipas tipeve10
- Në tabelën 1 shikohen ngjajshmëritë dhe dallimet mes tipit 1 dhe tipit 2 të DM-së të marra në
saje të studimeve të bazuara në fakte.
Obeziteti dhe komplikimet janë faktorët që ndikojnë më shumë në jetën e pacientëve.
Duke qenë se sëmundja e diabetit është një nga sëmundjet më të shpeshta edhe studimet për këtë
sëmundje janë në rritje e sipër.
10
Robert E.Rakel “Traktati I mjeksisë së familjes” tipi i diabetit fq990-992 botimi 2013
Tipi i Diabetit DM tipi 1 DM tipi 2
Frekuenca 10 – 20% 80-90%
Mosha e paraqitjes <30 >40
Faktori herditar I dobët I fortë
Rezistenca ndaj insulinës Nuk ka Ka
Shenjat autoimune Po Jo
Sekretimi i insulinës Mungesë apsolute Mungesë relative
Pesha Zakonisht normale ose nën
peshë
Zakonisht mbi peshë
Obeziteti Jo Po
Komplikimet Po Po
15
1.6 Pasqyra klinike e Diabetit Mellitus
Shenjat klinike të diabetit janë:
Etja e tepërt (polydipsia), urinim i shpeshtë (polyuria), humbja në peshë, dobësim i shikimit,
hiperglicemia, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urogjenital ndërsa pas një kohe të gjatë
të mjekimit shfaqen komplikime kronike si: dëmtimi i enëve te vogla të gjakut
(mikroangionopati), dëmtimi i nervave (polineuropati).
Tabela 3. Shenjat klinike të diabetit mellitus tipit 1 7
Shenjat klinike të diabetetit mellitus tipit 1
Etja e theksuar, polyuria
Humbja në peshë
Dobësimi i shikimit
Hiperglikemia
Infeksionet e lëkurës
Infeksionet urogjenitale
Dëmtimi i nervave (polineruopati)
Dëmtimi i enëve të vogla të gjakut (mikroangionopati)
Kjo tabelë tregon tipi 1 të diabetit ka një numër më të madh të shenjave tipike dhe pacienti lehtë
mund ti vërejë, dhe mund të jenë arsyet që e shpien pacientin drejt kërkimit të ndihmës
mjekësore.
16
1.7 Diagnoza
Grupi kombëtar i të dhënave mbi diabetin dhe OBSH-në kanë publikuar kriteret diagnostike për
DM-në, duke u bazuar në kushte paraprake, në vijim:
1. Spektri i glukozës plasmatike ezull (FPG) dhe përgjigja ndaj ngarkesës orale me glukozë
(OGGT-prova orale e tolerancës ndaj glukozës), ndryshon ndërmjet individëve normal dhe
diabetikëve.
Kritere për diagnostifikimin e DM-së janë:
1. Simptoma e diabetit të shoqëruara me përqendrim plazmatik, rastësor të glukozës
>11.1mmol\l
2. Glukoza plasmatike esull më e madhe se 7,0mmol\L
3. Glukoza plasmatike më e madhe ose barazim me 11.1mmol\l gjatë një prove orale të
tolerancës të glukozës.
Rastësori përcaktohet si i pavarur nga koha e vaktit të fundit.
Esëll përcaktohet si mungesë e marrjes së kalorive prej së paku 8 orësh.
Provat duhen kryer gjatë një ngarkese me glukozë, e cila përmban ekuivalentin e 75 gram
glukoze të anhidruar të tretur në ujë: nuk rekomandohet për përdorim klinik rutinë.
Në mungesë të hiperglikemisë së qartë dhe të dekompresimit metabolik akut, këto kritere duhen
vërtetuar me anë përsëritjes së provës në një ditë tjetër.
Kriteret aktuale per diagnostifikim e DM-së theksojnë se FPG është prova më e besueshme dhe e
përshtatshme për indentifikimin e DM-së tek individët jo simptomatik.5
Diagnoza ka rëndësi tek individi si nga pikëpamja mjekësore, ashtu edhe nga ajo financiare, si
rrjedhim këto kritere diagnostike duhet të përmbushen përpara përcaktimit të diagnozës së DM-
së.
17
Figura 2. Matja e nivelit të glikemisë në gjak me anë të Glukometërit.
Matja e glikemisë arrihet nëpërmjet një aparati që quhet “glukometër”.
Matja mund të kryhet si me gjakun venoz (si çdo analizë tjetër) ashtu dhe me një pikë gjaku që
merret në gisht.
Nivelet normale të sheqerit në gjak janë më pak se 100 mg / dL para marrjes së ushqimit për të
paktën tetë orë. Dhe ato janë më pak se 140 mg / dL dy orë pas ngrënies.
Gjatë ditës nivelet kanë tendencë të jenë në nivelin më të ulët para ngrënies.
Për shumicën e njerëzve pa diabet niveli i sheqerit në gjak para ngrënies zë rreth 70 deri 80 mg
/ dL. Për disa njerëz 60 është normal ndërsa për të tjerët 90.11
11
https://www.webmd.com/diabetes/qa/what-are-normal-blood-sugar-levels
18
1.8 Komplikimet e DM-së
Komplikimet e DM-së ndahen në: komplikimet akute dhe komplikimet kronike.
Komplikimet akute: shkaqet më të shpeshta të këtyre komplikimeve shihen tek të sëmurët të pa
zbuluar, të pamjekuar. Faktori më i shpeshtë është infeksioni. Ato ndahen në:
Ketoza: është shenja e parë akute e komplikimeve të diabetit tek i sëmuri është i dehidruar
lëkura e fytyrës është e thatë, kapilaret janë të zgjeruar, gjuha e thatë e pashtresuar, dhembje
epigastrike të përcjella me vjellje.
Ketoacitoza: tek të semurët është e pranishme era e acetonit që sygjeron mjaftë qartë
ketoacitozën.
Koma diabetike: i sëmuri është pavetëdije, i dehidruar , lëkurë të thatë, fytyra është e skuqur,
shtypja artieriale e ulur dhe pulsi i shpejtuar.
Komplikimet kronike ndahen në: makroangiopatike dhe mikroangiopatike.
Mikroangiopatike (Dëmtimi i enëve të vogla të gjakut)
Mikroangiopatia diabetike klinikisht manifestohet si retinopati (gjakderdhje e enëve të gjakut në
retinën e syrit), nefropati( dëmtim i veshkave), neruopati ( dëmtim i nervave).|
Makroangiopatike (Dëmtimi i enëve të mëdha të gjakut). Makroanginopatia diabetike është
pasojë e arterosklerozës së hershme (nën moshën 40 vjeqare), e cila ka ecur progesivisht është
difuze dhe propocionale me kohëzgjatjen e DM-së.
Prezantohet me hipertension arterial sëmundjen e arterieve koronare (infraktin e mikoardit),
sëmundjet e artiereve cerebrale (iktus cerebrovaskulare) dhe sëmundjet e artiereve të
eksremiteteve të poshtme, entiteti i veçantë klinik është shputa diabetike që është një nga
problemet më të mëdha të DM-së.
19
1.9 Mjekimi
Mjekimi i DM-së përfshinë hipoglikemiantët oral dhe insulinoterapinë.
Hipoglikemiantët oralë merren në mënyrë orale, për uljen e glukozës në gjak. Stimulojnë
pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe nxisin receptorët insulinik për kapjen dhe
shftytëzimin e insulinës në mënyrë efikase. Përdoren vetëm për tipin-2 diabetit.
Insulinoterapia është terapia më e rëndësishme për trajtimin e diabetit.
Sipas kohëzgjatjes të veprimit të insulinës dallojmë:
❖ insulinë me veprim shumë të shpejtë janë insulinë Lispro dhe Astro
❖ insulinë me veprim shumë të shpejtë janë insulinë Kristal dhe semilente
❖ insulina me veprim te ngadaltë , Insulina Ultralente protaminë zink
❖ insulina Ordinere.
Qëllimet e mjekimit janë:
❖ çrregullimi i glikemisë në gjak në vlera normale 80-120mg/dl
❖ regjimi higjeno-dietik
❖ aktiviteti fizik
❖ ruajtja nga infeksionet dhe
❖ mjekimi e komplikimeve akute dhe kronike.
Koha e marrjes të insulinës:
Mëngjes – insulinë ordinere
Dreka- insulin ordinere+semilente
Darka – insulina semilente 12
Zakonisht insulina merret 30 minuta para çdo vakti.
12
Gerd Herold “ Mjekesia Interne” Fq 877-883
20
1.10 Kujdesi infermieror
Menjëherë sa paraqitet pacienti në spital infermieri bën mbledhjen e të dhënave nëpërmjet
intervistës që i bëhet pacientit rreth historisë së sëmundjes, shenjave klinike dhe observimi fizik i
pacientit.
Roli infermieror fillon që nga kontakti i parë me pacientin, si për nga ana mjekësore ashtu edhe
nga ajo psikologjike.
a) Merret anamneza familjare
b) Vlersimi objektiv i pacientit
c) Pyetje rreth mënyrës së ushqyerjes
d) Statusi socio-ekonomik
e) Sasia e lëngjeve të konsumuara për 24 orë
f) Sasia dhe shpeshtësia e urinimit, merren të dhënat laboratorike dhe dokumentohen ato
g) Njohja dhe mosnjohja e aplikimit të insulinës
h) Regjimi dietik, higjena
i) Stili i jetesës.13
1.10.1 Diagnoza infermierore
Diagnoza infermierore te pacientët me diabet qëndoron në të dhënat si:
* Ndryshime në aktivitetin fizik, si pasojë e lodhjes pa shkak dhe këputjes së theksuar
* Gjendja ankthi dhe frike si pasojë e mungesës së njohurive për sëmundjen dhe trajtimin e saj
* Hiperglikemi si pasojë e diabetit disekuilibruar
* Era karakteristike e acetonit në frymarrjen e pacientit, si pasojë e rritjes së trupave ketakonik
në qarkullimin e gjakut.14
13
E.PEKA ,L.Neçaj, E.Rrustani “INFERMIESTIKA Në SPECIALITETET” kap VII , fq 156 14
Tomja A. Pula A.Basha E “Bazat e infermierstikes së pergjithshme “ fq 234
21
1.10.2 Ndërhyrjet infermierore
Tek të sëmurët me diabet kujdesi kryesor qëndron në njohjen e shenjave të ndërlikimeve të
lëkurës, zemrës, veshkave, në sy, në sistemin neuromuskular, në traktin gastrointerstinal etj.
Kujdesi për lëkurën dhe mukozat
Këta të sëmurë mund të kenë inflamacione të lëkurës në zonën aksillare, në pjesën poshtë gjoksit
tek gratë sidomos te obezët. Vlerësohet zona mdis gishtave për pranin e infeksionit (flluska të
enjtura të skuqura) që vjen si rezulutat i lagështisë dhe nivelit të lartë të sheqerit. Kujdesi
konsiston në higjenën personale, infermieri këshillon dhe edukon pacientin rreth larjes më të
shpeshtë, prerjen e thonjëve dhe pas prerjes të tyre të dezinfektoj vendin.
Kujdesi për sy
Diabetiku dërgohet periodikisht tek mjeku onkolist për të kontolluar qartësinë e shikimit, për
praninë e njollave hemoragjike si dhe infeksionet e ndryshme, infiermieri kujdeset për higjenën
dhe mjekimin e syve duke i bërë kompresa dhe shpërlajren me sulucion fizilogjik.
Kujdesi për sistemin kardiovaskular
Infermieri vlerëson shenjat dhe simplomat të sëmundjeve kardivaskulare, vëzhgon nëse i sëmuri
ankon dhimbje gjoksi, dispne. Mat rregullisht shenjat vitale (pulsin, tensionin arterial) pasi këta
pacient janë të prirur për infarkt akut të miokardit.
Kujdesi për aparatin urinar
Dëmtimi i veshkave vjen si pasojë e mjekimit me insulinë për një kohë të gjatë. Kontrollohen
rregulisht analizat për proteinuri. Tek pacientët vërehet edemë në pjesë të ndryshme.
Kujdesi për sistemin neurologjikë
Observohet i sëmuri për dëmtime të sistemit nervor si mpirje, dridhje të këmbëve dhe duarve.
Kujdesi për sistemin gastrointerstinal
Obresvohet i sëmuri për çrregullime të këtij sistemi (konstipacion, diare).
Kujdesi për probleme seksuale
Tek femra si: infeksione vaginale, çrregullim menstrual, mos funksionim i aparatit riprodhues
dhe impotencë seksuale te meshkujt. Në këto raste informohet mjeku.13
22
1.11 Dieta diabetike
Me gjithë përparimin e dukshëm të mjekimit të diabetit dieta më tej është bazë themelore e
mjekimit, pa ushqim të drejtë dhe të rregullt është i pamundshëm rregullimi optimal i ecurisë së
sëmundjes.
Për çdo te sëmurë dieta ështe individuale, kurse dieta për këta pacienta duhet të jetë standarte dhe
e përhershme.
Dieta varet nga mosha, gjina ,pesha, gjatësia, shkalla e aktivitetit dhe ecurisë së sëmundjes.
Sasia e rekomanduar ditore brenda 24h është e ndarë në 5-6 shujta (3 vakte kryesore dhe 2-3
ndërmjet vakte).
Ushqimi duhet të përmbajë një sasi të vogël të sheqerit, një sasi mesatare yndrynash me raport të
volitshëm të acideve yndyrore. Për nevoja energjetike ushqimi duhet të pasurohet me proteina,
vitamina dhe minerale.15
KARBOHIRATET : janë komponime organike me origjinë bimore me përjashtim të sheqerit në
qumësht (laktozë) dhe sasive të vogla të glikogjenit që gjenden në mish. Gjenden në fruta,
kallamsheqer, mjaltë, qumësht, drithëra, zarzavate, karrota, patate dhe fasule. Kemi karbohidrate
të mira dhe “të këqija”. Dallimi ndërmjet tyre qëndron në faktin se karbohidratet “e mira “
përthithen shpejt nga zorrët dhe kalojnë në gjak, kurse “të këqijat” merren më shpejtë nga trupi
dhe kjo shkakton luhatjen e sheqerit në gjak, nuk japin ndjeshmëinë e ngopjes, njeriu ka
tendencë të konsumoj përsëri dhe kështu merr sasi të tepruar energjie duke rritur tendencën për
obezitet.
Deklarimi se ushqimi është pasheqer mund të bëhet vetëm kur produkti përmban më pak se 0.5gr
sheqer/100ml.16
PROTEINAT: ndahen në funksionale dhe strukturore.
Proteinat jane lëndë ushqyese që përdoren për të krijuar energji dhe pjesërisht për të ndërtuar
gjithë organizmin. Proteinat me cilësi të lartë quhen ato që kanë sasi më të madhe dhe raport më
15
Doc.dr.Mujë Shala, Dr. Basri Lenjani “ Kujdesi shëndetësore” fq 238-239 BOTIMI I 3-të. 16
https://www.healthline.com/nutrition/44-healthy-low-carb-foods
23
të mirë aminoacidesh thelbësore. Kanë orgjinë bimore dhe shtazore. Një produkt mund të jetë
burim proteinash vetëm nëse plotëson kur të paktën 12% e enegjisë ushqyese sigurohet nga ai
produkt.
YNDYRNAT : janë burim më i madh i energjisë në mesin e nutrientëve, marrin pjesë në
ndërtimin e cipës qelizore në absorbimin dhe shfrytëzimin e disa vitaminave. Janë me origjinë
bimore (yndyrnat e pangopura) dhe origjinë shtazore (yndyrnat e ngopura). Përdorimi i tepërt i
yndrynave rrit rrezikun për paraqitjen e pllakës arteroskleroze, bëjnë çrregullimin e përbërjes së
gjakut si dhe paraqitjen e obezitetit.
VITAMINAT (vita - jetë): janë përbërje organike edhe pse nevojiten në sasi fare të vogël janë të
domosdoshme. Vitaminat nuk mund ti prodhojë trupi i njeriut, mënyra e vetme e furnizimit është
përmes ushqimit. Ato ndahen në: hidrosolubile dhe liposoloubile. Gjenden në të gjitha kategoritë
kryesore të ushqimit, por nuk ka ushqim që ti përmbajë të gjitha llojet e vitaminave të
nevojshme.
MINERALET: përbëjnë 4% të peshës trupore 3/4 e kësaj sasie përfaqësohet nga kalciumi dhe
fosfori (si kripërat e kockave). Ato ndahen në: makrominerale (kalcium, fosfor, kalium, sulfur,
natrium, klor dhe magnez) dhe mikrominerale në sasi fare të vogla. Bilanci në mes marrjes dhe
largimit të mineraleve është i domosdoshëm për shkak se grumbullimi i tepruar mund të jetë
toksik për organizmin.
Ushqimet më të pasura me minerale janë: zarzavatet, qumështi dhe logument.4
1.11.1 Terapia dietike
Terapia dietike mjekësore (MNT) ështe një term që përdoret për ta përshkruar koordinimin më të
mirë ndërmjet marrjes së kalorive dhe aspekteve tjera të diabetit ( insulinë, aktivitet fizik, rënie
në peshë).
Objektivat e MNT-se tek individët me diabet mellit tipi 1, është koordinimi dhe përputhja e
marrjes së kalorive nga pikëpamja kohore, sasiore me sasinë e përshtatshme të insulinës.
MNT te pacientët me diabetin tipi-1 duhet të integrohet glikemia vetëkontrolluese në mënyrë që
të përcaktohet skema më e mirë e insulinës. MNT-ja këshillon një diet që përmban fruta, perime,
ushqime që përmbajnë fibra, qumësht dhe me pak yndyrë.
24
MNT nxit pacientët dhe operatorët për llogaritjen e karbohidrateve ose sistemit të shkëmbimit në
mënyrë që të përllogaritet përmbatja ushqimore, të çdo vakti ose ushqimi jashtë vaktit.
Mendohet se vetëm me dietë mund të mjekohet mbi 1/3 e diabetëve.
Ushqimi dietal duhet ti përmbushë këto kushte:
1. Të ketë përbërje adekuate
2. Të jetë e shumëllojshme dhe me shije
3. Të jetë i shpërndarë në intervale kohore të rregullta gjatë ditës
4. Të sigurojë energji të mjaftueshme
Qëllimet e veçanta të ushqimit në rastet e diabetit janë:
a) Përmirësimi i vlerave të ushqimit dhe të yndrynave në gjak dhe të tensionit të gjakut
b) Marrja e nutrientëve në sasi të mjaftueshme, mbajtja e rregullt e peshës trupore
c) Shmangia e komplikacioneve 5
1.11.2 Përpilimi i dietës diabetike
Dieta diabetike është individuale për çdo person
Përpilimi i dietës fillon nga metabolizmi bazal. Varësisht nga mosha, gjendja fiziologjike, puna e
përditshme (fëmijë, sport, shtatzanë, punëtorë fizik.)
Para çdo punë të rëndë fizike merret edhe një shujtë e përbërë nga komponimet komplekse të
karbohidratave. Ushqimi duhet të përmbajë mbi 50% të karbohidrateve të përbërë, 30% yndryna,
12-15% proteina, minerale dhe vitamina të mjaftueshme.
Kjo dietë i dedikohet të sëmurëve pa ndërlikime kronike.
Dieta modifikohet duke u mbështetur në masën trupore. Nëse i sëmuri është obez, dieta duhet të
jetë restrictive, kurse te të paushqyerit dieta përmban më shumë kalori.
Gjatë ditës është e domodoshme të merren së paku 100 gr karbohudirate, sasia e vogël e tyre
shkakton ndërrimin e metabolizmit dhe shfaqjen e acetonit në urinë.
25
Preferohen karbohidrate në formë perimesh (në sasi më të vogla pemësh sepse kështu merret
celuloza që nuk absorbohet në zorrë dhe bëhet resorbimi më i ngadalshëm i glukozës.
Perimet preferohen në formë sallatash apo të ziera.
Duhet të reduktohet brumi në çfarëdo formë kurse atikujt që përmbajnë sheqer të përqendruar
janë rreptësisht të ndaluar.
Yndyrnat me prejardhje shtazore duhet eleminuar nga ushqimi i diabetikëve, përparësi i jepen
vajrave dhe yndyrnave me prejardhje bimore.
Sa i përket mishit preferohet ai i peshkut, i shpezëve dhe ai i viqit.
Nëse është dieta hipokalerike apo pacientja ështe shtatzënë atëherë duhet shtuar mineralet dhe
vitaminat në formë tabletash.
Shujta ditore preferohet të jetë më së paku 5 deri në 6 herë në ditë.
Sipas Association diabetes American të gjitha materiet ushqimore ndahen në 6 grupe.
Materiet që gjenden në grup të njejtë mund të zëvendësohen në mes veti edhe ato janë:
1. Buka dhe zëvendësimet
2.Qumështi dhe zëvendësimet
3. Mishi dhe zëvendësimet
4. Pemët
5. Perimet
6. Yndrynat dhe zëvendësimet 17
Buka dhe zëvendësimet: preferohet bukë e zezë, gjysëm e bardhë, bukë me kokrra të plota,
tërshërë. Nuk preferohet bukë e bardhë , brum me rëndesë si fli, pite, brum me gjalpë.
Qumështi dhe zëvendësimet: preferohet qumështi i përpunuar 1.6 yndyrna, jogurt, kos, djathë
pa yndyrë edhe të gjitha në sasi të vogla. Nuk preferohet qumështi me shumë yndyrë, kos
dhenes, gjalpë dhe djath me yndyrë ( 25-45%).
Mishi dhe zëvëndësimet: preferohet mishi i shpezëve pa lëkurë, peshku (veqmas ai i detit), mish
viqi, lope, qingji, mishi i bardhë dhe përpunimi i mishrave pa yndyrë dhe të shpezëve.
Nuk preferohet mish i yndyrshëm, pashtet, mish i konzervuar, mish derri.
Pemet: preferohet molla, qershia, vishnje, kajsi, pjeshkë, dardhë, kumbull, portokajë, mandarinë,
17
https://www.diabetes.org/nutriti on
26
limon, arra, badem. Nuk preferohet arrë kokosi, lajthi, hurme, banana, bostan, rrush i thatë dhe
pemët e terura të të gjitha llojeve e komposteve me sheqer.
Perimet: preferohen të gjitha llojet e zarzatateve të përgaditura pa yndryna dhe pa sheqer, të
gjitha llojet e sallatavet.
Nuk preferohen patatet dhe oriz në prezencë të këtyre duhet të mungojë buka.12
Figura 2. Piramida Ushqimore
- Në figurë janë paraqitur grupet kryesore të ushqimit dhe sasisa e përdorimit të tyre. Në vend të
parë është konsulimi i ujit dhe lëngjeve pa sheqer.
Kujdes të veçantë duhet të ketë në përdorimin e ëmbëlsirave dhe yndyrave .
27
2. QËLLIMI
Qëllimi i këtij punimi ëshë njohja me sëmundjen e diabetit tip 1, komplikimet e tij, mjekimin
dhe kujdesi infermieror, roli këshillues i infermierit te të ushyqerit drejtë tek pacientët me
sëmundjen e diabetit tipi 1.
28
3. MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNËS
Materiali apo metoda e punës bazohet në rishikim të literaturës. Të dhënat janë marrë nga
burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi
Agani” si dhe bibliloteka e qytetit të Gjakovës dhe Prizrenit. Gjithashtu të dhëna për këtë punim
janë marr nga në librin e protikollit dhe me metodën e studim rasti në repartin e internos në
spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, të lejuar nga drejtoria e spitalit, shefi i spitalit dhe motra
kryesore. Në këto të dhëna nuk është cenuar privatësia e pacientit.
29
4. REZULTATET E PUNIMIT
Nga rezulatet e arritura nga hulumtimi jonë është konstatuar se në repartin e internos në
periudhën kohore Korrik – Tetor 2019, në spitalin regjional“Isa Grezda” kanë qenë të
hospitalizuar 44 pacientë me dibet mellitus tip 1 .
Sipas gjinisë: 23 ishin femra (52.27%) dhe 21 ishin meshkuj (47.72%)
Mosha mesatare e pacientëve : 64.4 vjeç.
Mesatarja e ditëve të hospitalizimit: 4-5 ditë.
Vendi : nga 44 pacientë prej tyre 39 ishin nga Gjakova dhe 5 nga Rahoveci.
Mjekimi :Insulinë, NaCl 0.9%, Ranital amp. Lasix ishin më të përdorura .
Grafikoni 1.Numrin e pacintëve të hospitalizuar dhe numri i ditëve
Në këtë grafikon shihet se numri më i madh i pacientëve ishte në muajin shtator me 15 pacientë,
duke u ndjekur nga muaji tetor me 13 pacientë. Numri më i madh i ditëve të hospitalizuar ishte
në muajin gusht me 5.6 ditë dhe më pas muaji korrik 5.3 .
0
2
4
6
8
10
12
14
16
Korrik Gusht Shtator Tetor
10
6
15
13
5.3 5.6
3.8
4.9
Nr.i pacientëve Nr.i ditve të hospitalizuar
30
4.1 STUDIM RASTI
Vlerësimi fillestar
Emri dhe mbiemri: P.SH
Adresa: Gjakovë
Mosha: 59
Pesha: 80
Gjatësia: 1.80 cm
Profesioni: Pensioner
Data e pranimit: 5.11.2019
Gjendja socio-ekonomike: e mesme.
Të dhënat objektive:
Në spitalin regjional të Gjakovës në repartin e internos u paraqit rasti i një të moshuari të gjinisë
mashkullore, të moshës 69 vjeçare, peshë trupore 80 kg. Paraqitet në spital për shkak të ndaljes
së frymës, gjakderdhjes nga hunda, etje të shtuar, hipertension arterial 150/90 frymëmarrja pak e
vështirësuar, lëkurë e zbehtë. Pacienti lë përshtypjen e një të sëmuri të rëndë.
Të dhënat subjektive:
Ndjenja e ndaljes së frymës, dhimbjeve të forta në të 2 këmbët, dhimbje –therëse, kokëdhimbje,
marramendje, etje të shtuar, tharje goje, plogështi, lodhje, mundim, terr në sy.
Të dhënat historike:
Për shkak të sëmundjes së DM-së tipi 1 (dhe komplikimeve të tij) dhe sëmundjeve të sistemit
kardivaskulare pacienti është shtuar disa herë në spital. Pra kemi një pacientë me rihospitalizim
ku numri i hospitalizimit është rreth 6 herë me një kohë mesatare rreth 4-5 ditë.
Ekzaminimet diagnostike-laboratori: SE-11/ ,leukocitet-8.4, eritorcitet-4.43, Hgb-9.8,Het 30.7,
PLT-2008, Alt-29, AST-26, holesteroli-2.18, glikemia-9.27, trigliceritet-1.80, urea-13.86,
kratini-108.2, ac.urik-410.
31
EKG-ritem sinusal, frekuenca rreth 70 në minutë, Q e vogël në d2,d3 dhe aVf.Tnegative
josimetrike ne V1-V4
Eko e zemrës: Hyprtrofi koncentike e VM.Disfunksion diastolic i VM.
Rtg.e toraksit: shihet rritja e hijes së zemrës në favor të VM,hiluset e theksuar dhe vizatim
pulumonar i theksuar.
Terapia: Insulinë mixtard 26+0+18 UI sc, Insulin Lente 10UI para gjumit, Esomeprazole 40mg
tab 1x1, Plaviks 75mg tab 1x1, Bisocore 5mg tab 1x1, Atoris mg tab1x1, Laxis tab 1x1, Alpha
liponinik acid tab 1x1, Tamsu 0.4 tab 1x1 .Diclofen tab.(sipas nevoje)
Pas një kohe të gjatë të DM-së te pacienti janë shfaqur dhe komplikimet e tij si: nefropatia
diabetike, poliangiopatia diabetike, polineuropatia diabetike problem me sistemin kardivaskular.
4.2 Anamneza e pacientit rreth sëmundjes së DM-së
Pacienti P.SH 69 vjeqare me vendbanim në Gjakovë vuan nga sëmundja e DM-së tipi1
Diagnostifikimi i tij u bë para 40 viteve gjatë një vizite për hipertension dhe me anë të analizave
laboratorike ku u pa që vlera e glikemisë ishte 16.2 mmol/L dhe pas ekzaminimeve të tjera
mjeku konstatoi që pacienti vuan nga Diabeti mellitus tipi 1.
Edhe pse pacienti kishe shenja klinike të dukshme si etja e tepërt, ndjenja e tharjes së gojës
plogështi, humbje gjithmonë në peshë, urimin i shpeshtë kishte filllar problemet me sy ai nuk
ishte në dijeni se këto shenja ishin të sëmundjes së DM-së .
Pas diagnostifikimit filloi me marrjen e terapisë Insuline 2x1 dhe me përzgjedhjen e drejtë të
ushqimit të ndihmuar nga mjeku dhe infermieri.
Edukimi i pacientitit ishte gjithashtu për mënyrën e marrjes së insulinës, njohja e shenjave për
hiperglikemi dhe hipoglikemi dhe si duhet të veprojë në ato raste, planifikimi i vakteve, mënyra
e shëndoshë e ushqimit dhe rëndësia e aktivitetit fizik.
32
4.3 Pyetsori
1) A vuan edhe dikush tjetër në familjen tuaj nga sëmudja e DM-së?
- JO
2) Sa ujë në ditë konsumoni ?
- Rreth 2-2.5 litër në ditë , ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak.
3) A konsumoni ose a keni konsumuar kafe dhe alkool?
- Kafe kam konsumuar në sasi të madhe rreth 10 kafe në ditë kurse tani 1-2 në ditë, kurse
alkool para diagnostifikimit me sheqer kam konsumuar pak kur tani jo asnjëherë.
4) A jeni duhanpirës?
- Jam,tani më pak rreth 6-7 cigare në ditë.
5) Sa shpesh dhe në qfarë doza e merrni insulinën, çfarë vendi e aplikoni më shpesh dhe
kush kujdeset për dhënjen e insulinës ?
- Insulinën e marr 2 herë në ditë, në mëngjes 26 njësi, në drekë nuk marr dhe në mbrëmje 18
njësi, vendi më shumë që e marr insulinën është rreth barkut, në krah dhe rrallë në këmbë, për
marrjen e insulinës kujdesem vet por edhe familjarët në veçanti bashkëshortja.
6) Sa minuta para ushqimit e merrni insulinën ?
- Zakonishtë 30 minuta para buke, mirëpo ndodh edhe 15-20 minuta para varësisht si ndihem.
7) Sa herë në ditë konsumoni ushqim dhe kush kujdeset për ushqimin që merr?
- Ushqim ha shpesh por asnjëherë për tu ngopur, zakonisht në sasi më të madhe të ushqimit e
marr në mëngjes, drekë dhe darkë kurse gjatë ditës marr ndonjë mollë ndonjë lëng pa sheqer dhe
sallata perimesh, për ushqimin kujdesem vet por edhe familja kujdeset në maksimum.
33
8) Cilat lloje të ushqimeve janë më të shpeshta në vaktet ushqimore?
- Në mëngjes më shumë marr qumësht të ftoftë, djath, supë, bukë dhe qaj pa sheqer.
Në drekë gjithqka përveç yndyrnave në sasi të pakta të secilit ushqim, në darkë më shumë
konsumoj kos, qumësht, bukë.
9) Sa herë në ditë merrni qumësht, mish, pemë, perime, yndyrna dhe sa e konsumoni
kripën?
- Qumësht konsumoj më shumë rreth 2-3 herë në ditë, mish vetëm mishin e bardhë, peshkun 1
herë në ditë, pemë molla çdo ditë pas mëngjesit, perime, sallatë vetëm në drekë, yndyrna preferoj
të mos marr fare dhe kripë normal .
10) Pas marrjes së ushqimit bëni ndonjë aktivitet fizik?
- Dal dhe heci pak rreth 20-30 minuta.
11) Nëse në një vaktë merr një ushqim të rëndë si ndihesh?
- Ndihem më i lodhur se zakonisht e vërej menjëherë në sy “terr në sy”.
12) A ke pasur këshillim nga infermieri rreth ushqimit dhe sa të ka ndihmuar ajo këshillë?
- Po që kur e kam marr vesh që kam sëmundjen e sheqerit mjeku dhe infermieri më ka treguar
si duhet të ushqehem.
Njohja e pacientit rreth sëmundjes së diabetit dhe mënyra e drejtë e të ushqyerit ishte e
kënaqshme, edukim të cilin e ka marrë nga stafi shëndetësorë dhe përvoja e gjatë me sëmundjen.
Pacienti për shkak të sëmundjes të zemrës dhe trajtimin e saj udhëzohet për QKUK në repartin e
Kirurgjisë Vaskulare.
34
4.4 Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit drejtë tek pacientët me
sëmundjen e diabetit tipi 1
Duhet të ketë një lidhje të ngushtë në mes mjekut, dietologut, nutricistët dhe infermierit rreth
formimit të dietës dhe të ndërtojnë një plan vaktesh adekuate për pacientin, me qëllim mbajtjen e
nivelit gati-normale të sheqerit në gjak (glukozë). Edukimi i mirë i pacientit në lidhje me
ushqimin e shëndetshëm është esencial për sëmundjen e diabetit. Këshillimi i pacientëve rreth
ushqyerjes së drejtë fillon nga qasti i parë kur pacienti diagnostifikohet me sëmundjen e
sheqerit dhe zgjatë gjatë gjithë jetës. Një nga aspektet më sfiduese të këshillimit të pacientëve
rreth ushqyeshmërisë në raste të diabetit është dhe planifikimi i vaktit. Pacienti njoftohet rreth
rëndësisë së krijmit të një plani të vaktëve, marrjes së sasisë së duhur të kalorive dhe koha e
ngrënjes së ushqimit. Plani i vaktit duhet t’i jap pacientit sasinë e duhur të kalorive për të
mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit. Oraret e ushqimit për diabetikët duhet të jenë 6 vakte,
kurse oraret më të preferueshme janë si vijon: mëngjesi fillon ora 10:00, dreka duhet të jetë në
orën 16:00, darka në orën 22:00. Ushqimi duhet të jetë i pakët në sasi dhe i normalizuar me
kalori të mjaftueshme. Vaktet e vogla (mini vaktet) merren midis vakteve kryesore, në orën
11.00, në orën 17.00 dhe në orën 23.00 ku rekomandohet më së shumti të konsumohet një frut.
Shumë e rëndësishme është që vaktet të merren pothuajse në të njëjtën orë çdo ditë dhe hapësira
nga vakti në vakt të jetë e njejtë. Marrja e ushqimit 6 herë në ditë bën që diabetikët të jenë të
ngopur gjatë ditës dhe shmang hipoglikeminë gjatë mjekimit me insulinë.17 Ndërtimi i vaktit
ndërtohet nga infermieri dhe nga pacienti si në vijim:
Mëngjesi: Vezë + qumësht + drithëra + kos
Dreka: Mish peshku + mish pule + sallat perimesh
Darka: Mish viqi + spinaq + gjoks pule + makarona
Vaktet e ndërmjetme: fruta + sallat perimesh + ëmbëlsirë të lehtë
35
4.5 Këshillat infermerore
* Çdo këshillim i pacientit bëhet në mënyrë individuale
* Përdorimi i insulinës duhet të jetë pjesë e planit të vaktit, pacienti duhet njoftuar gjithnjë me
rëndësinë e kohës së marrjes së ushqimit, mënyrën e tretjes së tyre, dobitë dhe dëmet e ushqimit
* Zgjedhja sa më kualitative e ushqimit
* Ushqimi duhet të konsumohet në të njejtën kohë çdo ditë
* Të mos neglizhohet ndërmjet vakti
* Bëhet edukimi i pacientit rreth leximit të etiketave të ushqimeve, për të ndihmuar të planifikoj
konsumimin e karbohidrateve (vlerat ushqimore)
* Reduktimi i konsumimit të kripës
* Reduktohet alkooli (nese konsumohet)
* Pirja e sa më shumë lëngjeve
* Siguroheni që të mirret kalcium i mjaftueshëm
* Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur
* Kufizohet marrja e kafeinës
* Mos konsumoni shumë proteina
36
* Pacienti njoftohet gjithnjë me sasinë e sheqerit në çdo ushqim që do ta konsumoj
* Njoftohet pacienti për rreziqet nga kequshqyeshmëria
* Lajmërohet pacienti për dobitë e ushtrimit fizik në tretjen e ushqimit
* Të mos hajë më shumë se 2 kokrra fruta në ditë.18
18
https://diabetes.ufl.edu/outreach/resources/nutrition/type-1-diabetes/
37
5. PËRFUNDIMI
Diabeti është një grup sëmundjesh metabolike që karakterizohet me hiperglikemi si rezultat i
defekteve në sekretimin e insulinës, veprimit të insulinës ose të dyve.
Diabeti ndahet në tipin 1 (insulinë-vartës) dhe diabeti i tipit 2 ( joinsulinë vartës).
Diabeti i tipi-1 shfaqet si pasojë e shkatërrimit selektiv të qelizave beta që prodhojnë insulinë në
ishujt e Langerhansit. Si rrjedhojë ka insulinopeni apsolute ndërsa mbijetesa varet nga marrja e
terapisë egzogjene, nga ky diabet prekën rreth 10% të pacientëve.
Ky lloj diabeti shfaqet rreth moshës 12 vjeqare, por mund të shfaqet në çdo moshë.
Shenjat kryesore janë: etja e tepruar, plogështi, urinim i shpeshtë dhe humbje e madhe e peshës.
Mjekimi kryesor është marrja e insulinës, ndjekja rigoroze e dietës dhe ushtrimet fizike.
Kujdesi infemieror qëndron në këshillimin dhe edukimin e pacientit, marrjen e terapisë me kohë,
planfikimi i një diete dietale. Dieta fokusohet zakonisht në marrjen në kohë të vakteve dhe
përmbushjen e kërkesave energjetike. Sipas hulumtimeve tona rezulton se DM-ja mund ti prek të
gjitha moshat por numër më të madh prek gjininë femrore, pacientët e hospitalizuar janë
kryesisht mosha e shtyre >60 vjeç dhe medikamenti më i përdorur është insulina.
Nga të dhënat e marra nga metoda studim rasti vërejmë që njohuria e pacientit rreth sëmundjes së
DM-së dhe ushqyeshmërisë të drejtë është e mirë.
38
Rezyme
Hyrje: Diabeti është një grup sëmundjesh metabolike që karakterizohet nga hiperglikemia si
rezultat i defekteve në sekretimin e insulinës, veprimit të insulinës ose të dyve.
Diabeti ndahet në tipin 1 (insulinë-vartësit),dhe diabeti i tipit 2 ( joinsulinë vartës).
Qëllimi i punimit: qëllimi kryesor i punimit është se cili është roli këshillues i infermierit te të
ushqyerit drejtë të pacientët me sëmundje diabetit tipit 1.
Metodologjia e punës: Materiali apo metoda e punës bazohet në rishikim të literaturës. Të
dhënat janë marrë nga burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në
Fakultetin e Mjekësisë si dhe ajo e qytetit të Gjakovës dhe Prizrenit. Gjithashtu të dhëna për këtë
punim janë marrë nga libri i protokollit si dhe përdorimi i metodës studim rasti në repartin
interno në spitalin”Isa Grezda” Gjakovë.
Përfundimi: si përfundim kemi arritur që sëmundja e diabetit është një sëmundje mjaft e
përhapur që vret në heshtje. Insulina, dieta dhe ushtrimet fizike janë mjekimet e vetme për këtë
sëmundje. Atakon të 2 gjinitë por më shumë femrat, pacienti duhet të ketë njohuri rreth
ushqyeshmërisë të rregullt.
39
Summary
Introduction: Diabetes is a group of metabolic diseases characterized by hyperglycemia as a
result of protection in the secretion of insulin, insulin action, or both.
Purpose of the paper: The main purpose of the paper is what is : The advisory role of nurse in
nutrition to patients with diabetes type 1
Methodology: The material or method of work is based on a literature review. Data were
obtained from medical literature sources, where libraries at the Faculty of Medicine and the City
of Gjakova and Prizren were used. Also data for this paper are taken from the Gjakova Hospital
Protocol Book and use of case study method at“Isa Grezda”hospital in Gjakova.
Conclusion: We conclude that diabetes is a very widespread disease that kills silently. Insulin,
diet and exercise are the only remedies for this disease.
It applies to both sexes but most women, the patient should have knowledge of regular nutrition.
40
6. REFERENCAT
1. John Noble “ TRAKTATI I MJEKËSISË SË KUJDESIT PARËSOR” Kap 96 fq, 821-824
2 Tefik Bekteshi,E.Kryeziu Y.Elezi “ Mjekesia interne me kujdes “ Fq101-107 Botimi I 3-të
3 Pof. Eshref Saraçini ,Dr.Hariet Zherka-Saraçini “ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA E
NJERIUT” fq.160-161 , 2001
4. Artan Shkoza ( Fiziologjia e njeriut) faqja -425 Botimi 2
5. Fauci, Braunvald, Kasper Hauser, Longo Jameson Lacalzo “ Parimet e mjekësise intene”
HARRISON kap 338, fq 2276
6.American diabetes association 2018
7. Maxcy Rosenay- Last “Shendeti public dhe mjekesia parandaluese “ kap 64 fq 1101
8. Herry M Kronenberg,Shlomo Melmed,Keneth S,Pelensky “ Traktati I Endokrinologjise” fq
544
9. Robert E.Rakel “Traktati I mjeksisë së familjes” tipi i diabetit fq990-992 botimi 2013
10. https://www.webmd.com/diabetes/qa/what-are-normal-blood-sugar-levels
11. Gerd Herold “ Mjekesia Interne” Fq 877-883
12. E.PEKA ,L.Neçaj, E.Rrustani “INFERMIESTIKA Në SPECIALITETET” kap VII , fq 156
13. Tomja A. Pula A.Basha E “Bazat e infermierstikes së pergjithshme “ fq 234
14. Doc.dr.Mujë Shala, Dr. Basri Lenjani “ Kujdesi shëndetësore” fq 238-239 BOTIMI I 3-të.
15. https://www.healthline.com/nutrition/44-healthy-low-carb-foods
16. https://www.diabetes.org/nutrition
17. https://diabetes.ufl.edu/outreach/resources/nutrition/type-1-diabetes/
41
Biografi e shkurtër e kandidatëve CV ( Curriculum vitae)
Informatat e përgjithshme
Emri dhe Mbiemri Indrit Tanaj
Datëlindja 14.11.1997
Gjinia Mashkull
Nr.personal 1247688923
Të dhënat kontaktuese
Telefoni +383 49 650 590
Adresa Rr Aleks Buda, Prizren
Emaili indrittanaj65@gmail.com
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë
“Luciano Motroni” Prizren
Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi I rregullt
Informatat e përgjithshme
Emri dhe Mbiemri Ardita Tanaj
Datëlindja 05.01.1999
Gjinia Femër
Nr.personal 1247688974
Të dhënat kontaktuese
Telefoni +383 49 113 517
Adresa Rr Aleks Buda, Prizren
Emaili arditatanaj-1998@live.com
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë
“Luciano Motroni” Prizren
Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë
Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi E rregullt
top related