universiteti i gjakovËs “fehmi agani”...3 unë, edona rexhepi, studente e fakultetit të...
Post on 03-Feb-2021
13 Views
Preview:
TRANSCRIPT
-
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: INFERMIERI
Punim diplome
KUJDESI INFERMIEROR DHE TERAPEUTIK
TE PACIENTËT ME DIABET
Mentori: Studentja:
Prof.Ass.Dr. Idriz Berisha Edona Rexhepi
Gjakovë, Dhjetor 2020
-
2
Ky punim është bërë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Mjekësisë,
drejtimi Infermieri dhe në institucionin shëndetësorë në spitalin rajonal “Isa Grezda”
Gjakovë.
Mentori i punimit është Prof.Ass.Dr. Idriz Berisha.
Punimi përfshinë: 42 faqe, 7 figura 4 tabela dhe 2 grafikone.
-
3
Unë, Edona Rexhepi, studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës
“Fehmi Agani”. “Deklarojë se kjo Temë e Diplomës është punimi im origjinal, e gjithë
literatura dhe burimet tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në
referencat dhe plotësisht të cituara”.
-
4
Falënderime
Falënderimi i takon mentorit tim Prof. Dr. Idriz Berisha i cili më ndihmoj dhe më ofroj
këshilla dhe sugjerime.
Falënderim i veçantë i takon familjes time për fillimin dhe përfundimin me sukses të
këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.
-
5
Përmbajtja:
I.ABSTRAKT...............................................................................................................8
II. HYRJE.....................................................................................................................9
2.1 Fiziologjia e Pankreasit..........................................................................................10
2.2 Diabeti Melitus.......................................................................................................11
2.2.1 Diabeti i tipit I.....................................................................................................13
2.2.2 Diabeti i tipit II....................................................................................................15
2.2.3 Diabeti i shtatzënisë............................................................................................18
2.3 Hipoglikemia..........................................................................................................19
2.4 Hiperglikemia.........................................................................................................20
2.5 Komplikimet akute të diabetit................................................................................21
2.6 Komplikimet kronike të diabetit............................................................................24
2.7 Diagnoza................................................................................................................29
2.8 Kujdesi infermieror................................................................................................29
2.9 Mjekimi..................................................................................................................31
2.10 Kujdesi terapeutik................................................................................................32
III. QËLLIMI I PUNIMIT........................................................................................35
IV. METODOLOGJIA..............................................................................................35
V. REZULTATET.....................................................................................................36
VI. DISKUTIM..........................................................................................................38
VII. PËRFUNDIM....................................................................................................38
VIII. a) REZYME.....................................................................................................39
b) SUMMARY.................................................................................................40
IX. REFERENCAT...................................................................................................41
-
6
Lista e figurave:
Fig.1 Anatomia e Pankreasi
Fig.2 Retina tek syri i shëndoshë dhe tek personat diabetik
Fig.3 Nefropatia diabetike
Fig.4 Shputa diabetike
Fig.5 Infarkti miokardiak
Fig.6 Tromboza në tru
Fig.7 Gangrenizimi
Lista e grafikoneve:
Grafikoni 1. Struktura e pacientëve sipas moshës e shprehur në përqindje
Grafikoni 2. Struktura e pacientëve sipas moshës e shprehur në përqindje
-
7
Lista e tabelave:
Tab.1 Shenjat më të shpeshta të diabetit tip 1 dhe tip 2
Tab.2 Dallimet mes komës diabetike dhe hipoglikemik
Tab.3 Numri i pacientëve me diabet gjatë vitit 2018 i shprehur në përqindje
Tab.4 Numri i pacientëve me diabet gjatë vitit 2019 i shprehur në përqindje
Lista e shkurtesave:
DM- Diabeti Mellit
DIV- Diabeti insulinvartës
DJIV –Diabeti joinsulinvartës
PP – Polipeptidi Pankreatik
OBSH – Organizata botërore e shëndetësisë
DKA- Ketoacidoza diabetike
-
8
I. ABSTRAKT
Diabeti mellitus është sëmundje metabolike që shkaktohet nga mungesa relative apo
absolute e insulinës në pankreas dhe nga ngritja e nivelit të glukozës në gjak. Diabeti
mellitus është sëmundje kronike e cila po shkakton impakt të madh tek individët dhe
shoqëria. Barra më e madhe shkaktohet nga kostot e trajtimit të komplikacioneve të tij
si: insulti, verbimi, sëmundja e arterieve koronare, insuficienca renale, infeksionet dhe
amputacionet.
Arsyeja pse mora në studim këtë temë është fakti se rastet me diabet melitus në vendin
tonë janë të shumta. Është e rëndësishme të marrim sa më shumë informata rreth DM
në mënyrë që tu vijmë në ndihmë pacientëve dhe të sigurojmë kujdes të veçantë për ta.
Qëllimi i studimit është të mësojmë sa më shumë rreth komplikacioneve të kësaj
diagnoze në mënyrë që tu sigurojmë pacientëve një jetesë sa më të mirë. Trajtimi i
hershëm dhe i rregullt është i domosdoshëm që DM të mos na shpie në komplikime
më të rënda. Personeli mjekësor por edhe ai infermieror duhet të bëjë një punë të
palodhur me këta persona si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana morale.
-
9
II. HYRJE
Diabeti nuk është një sëmundje e re dhe e panjohur, njerëzimi ka shekuj që flet dhe
shqetësohet për këtë sëmundje. Diabeti po prek gjithnjë e më shumë botën duke mos
veçuar as vendet më të zhvilluara dhe nga natyra e zhvillimit të saj si sëmundje me
problematikë globale kërkon një përkushtim maksimal nga stafi mjekësor, pacientët,
familja dhe shoqëria. Shifrat flasin për një rritje të vazhdueshme të njerëzve të prekur
nga kjo sëmundje sipas të dhënave të OBSH-së, në vitin 2025 do të jenë 300 milionë
diabetikë. Diabeti zë vend të rëndësishëm në të shtrirët në spital, gjë që ka një rritje të
kostove të trajtimeve si spitalore ashtu edhe ambulantore (shembull çmimi i lartë i
insulinës) për këtë arsye parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm i tij, si dhe trajtimi
korrekt ulë rrezikun e komplikacioneve dhe rritë cilësinë e jetesës. Rol kyç në
menaxhimin e kësaj sëmundje luan edukimi rreth sëmundjes, nutricioni, aktiviteti fizik
dhe kontrolli mbi nivelin e glikemisë.
-
10
2.1 Fiziologjia e Pankreasit
Pankreasi është gjëndërr e aparatit tretës, e dyta për nga madhësia pas mëlçisë, ka peshë
rreth 70-80gr, ngjyrë rozë-gri dhe konsistencë të butë. Pankreasi ka një ndërtim të
shprehur lobular, që të kujton gjëndrat e pështymës. Ai përbëhet nga 3 pjesë: koka, trupi
dhe bishti. Gjatësia e tij shkon nga 16-22cm, gjerësia rreth 4cm dhe trashësia rreth 2cm.
Vendoset në thellësi prapa stomakut në murin e pasmë të barkut.1 Ka funksion të
dyfishtë endokrin, prodhon hormone (insulinë, glukagon) dhe ekzokrin (liron enzime
në zorrën dymbëdhjetëgishtore). Ky organ endokrin ndërtohet nga rreth 1 milion grupe
mikroskopike qelizash të cilat quhen ishujt e Langerhansit, të cilët përbëhen nga katër
lloje qelizash A (alfa), B (beta), D (delta) dhe PP (polipeptidi pankreatik). Qelizat B
prodhojnë insulinën (është hormoni më i fuqishëm anabolik), qelizat A sekretojnë
glukagonin i cili nxit hiperglikeminë duke nxitur metabolizmin glikogjenolitikë në
mëlçi, qelizat D përmbajnë somatostatinën, e cila frenon çlirimin e insulinës dhe
glukagonit, dhe qelizat PP (polipeptidi pankreatik)- përmbajnë një polipeptid i cili nxit
një sërë efektesh gastrointestinale, siç janë nxitja e çlirimit të enzimave gastrike dhe
intestinale si dhe frenimi i lëvizshmërisë së zorrëve.2 Për shkak të vendosjes së thellë
pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga ekzaminimet mjekësore dhe sëmundjet e tij
janë të rënda dhe të vështira. Pankreatiti mund të jetë akut kur zgjat disa ditë, pastaj
sëmundja mund të kthehet në kronike dhe zgjat me vite. Lënia pas dore e mjekimit
mund të qojë në shfaqjen e diabetit ose tumoreve për shkak të mosprodhimit të
insulinës. Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga faktorë gjenetikë ose mund të shfaqet
gjatë jetës.
1 Drita Totozani dhe Sofika Qamirani, “Anatomia normale e njeriut”, pjesa e parë,: faqe 171 2 Abbas.K Mitchell.F, “Basic Pathology ROBBINS” Tiranë,2010: 775-784
-
11
Fig.1.Anatomia e Pankreasi
Burimi: http://www.altincekodhima.com/images/ercp_3.jpg
2.2 Diabeti mellitus
DM është sëmundje endokrine që ka në bazë rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Ajo
mund të shfaqet që në fëmijëri, adoleshencë apo në moshat adulte dhe kërkon një
angazhim të madh të pacientit, personelit mjekësor, infermieror dhe familjes. Marrja e
insulinës apo hypogliceminatëve dhe ndryshimi i stilit të jetës do e shoqërojnë pacientin
gjatë gjithë jetës.
Diabeti përkufizohet si një gjendje hiperglikemike kronike që vjen si pasojë e
bashkëpunimit të faktorëve ambiental dhe gjenetikë. Gjithashtu është një sindrom
metabolik kronikë me bazë gjenetike që karakterizohet me insuficiencë relative apo
absolute te insulinës dhe manifestohet me hiperglikemi, glukozuri ,çrregullim të
metabolizmit të proteinave, të yndyrave, ujit, elektroliteve dhe jep ndërlikime vaskulare
dhe nervore që mund të jenë akute ose kronike.3 DM është një problem i përbashkët, që
e komplikon mjekimin e kujdesit intensiv, si dhe komplikimet e tij shkaktojnë një
3 E Peka, L.Neça. E,Rustami, D.Bego, A.Imami- Lelçaj, M.Çela, A. Dervishi, V.Zanaj, V.Mane,
“Infermieristikas ne Specialitete”,Tiranë 2005: faqe 154.
http://www.altincekodhima.com/images/ercp_3.jpg
-
12
spektër të gjerë simptomash dhe shenjash, ato që shkaktohen nga hiperglikemia akute
mund të ndodhin në çdo fazë të sëmundjes, ndërsa ato që lidhen me komplikimet
kronike fillojnë të shfaqen gjatë dhjetëvjeçarit të dytë të hiperglikemisë. Mbi moshën
65 vjeçare gati 10% e popullatës është diabetike dhe ka mbetur në qendër të vëmendjes
së studiuesve anë e mbanë botës.4
Ekzistojnë katër tipe të diabetit:
1. Diabeti Melllitus tip 1 ( insulinvartës )
2. Diabeti Mellitus tip2 ( joinsulinvartës)
3. Diabeti në shtatzëni ( Gestational Diabetes )
4. Lloje të tjera specifike të diabetit
Duhet të theksohet se llojet madhore të diabetit kanë mekanizma të ndryshëm
patogjenetikë, komplikimet afatgjate në veshka, në sy, nerva dhe në enët e gjakut janë
të njëjta dhe janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe i vdekshmërisë. 5 Më të
predisponushëm për diabet janë: personat mbi 40 vjeç, me mbi peshë (obezët), personat
që kanë infeksione të shpeshta të lëkurës, veshkave, që vuajnë nga hipertensioni,
ndodhë në familje me histori diabeti (trashëgimia).
4 Thopson.M Rossini.A Mordes.J “Mjekësia e Kujdesit Intensiv”, Prishtinë 2013: faqe 1245-1250 5 Abbas.K Mitchell.F, “Basic Pathology ROBBINS”, Tiranë 2010: faqe 775-784
-
13
2.2.1 Diabeti i tipit 1
DM-ja tip 1 është pasojë e ndërveprimeve të faktorëve gjenetikë, mjedisorë dhe
imunologjikë, të cilët shkaktojnë shkatërrimin e qelizave B (beta) të pankreasit dhe
deficiencën e insulinës. Tek diabeti i tipi 1 është e pranishme mungesa e insulinës,
shfaqet papritmas sidomos në moshë të re, ka të bëj me shkatërrimin e qelizave të
pankreasit që prodhojnë insulinën. Mungesa e insulinës shkakton një rritje të glukozës
në gjak para ngrënies , rreth 190-200mg/dl në njerëzit jodiabetik. Fillon të shfaqet në
urinë mbi pragun real rreth 190-200mg\dl. Glukozuria ose glukoza në urine shkakton
te pacientet poliuri (urinim të shpeshtë), polidipsi (etje të shtuar), polifagi (uria të
shtuar) dhe humbje në peshë. Këto janë simptoma karakteristike klasike që bëjnë
zbulimin e sëmundjes. Diabeti tip 1 është vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me insulinë.
Injeksioni është metoda më e zakonshme tradicionale për administrimin e insulinës.
Tipi 1 i diabetit është rezultat i pamjaftueshmërisë absolute të sekretimit të insulinës së
shkaktuar nga një proces autoimun që shkatërron qelizat beta. Simptomat mund të jenë
të dobëta ose të rrëmbyera, që varen nga ritmi i pakësimit të insulinës.6 Këta pacientë
kanë më shumë mundësi të bëhen me ketoacidozë dhe kërkojnë mjekim të
menjëhershëm. Dëmtimi i sistemit imun është karakteristikë e diabetit tip 1 edhe pse
shkaktarët e diabeti tip 1 nuk janë zbuluar plotësisht7. Ai shkaktohet nga mungesa totale
e insulinës. Pankreasi i këtyre të sëmurëve nuk prodhon pothuajse fare insulinë. Pa
insulinë organizmi nuk mund të jetojë. Pra, jeta e këtyre të sëmurëve është detyrimisht
e varur nga insulina të cilën do ta marrin me anë të injeksioneve të përditshme. Prandaj
ky tip diabeti është quajtur insulinvartës. Këta të sëmurë, që të jetojnë, duan apo s’duan,
detyrohen të bëjnë patjetër mjekim me insulinë. Diabeti tip 1 vërehet kryesisht te
fëmijët në moshën e re dhe deri 40 vjeç, por dhe tek ata të rritur që janë me peshë
trupore normale ose të ulët, sidomos pleqtë. Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi
shpejt e zbulohet me lehtësi, sepse ai shoqërohet me shenjat klinike karakteristike, që e
shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat. Analizat
dalin të çrregulluara. Gjendja e të sëmurëve brenda një kohe të shkurtër (për disa ditë
apo muaj) rëndohet dhe në qoftë se nuk fillohet në kohë mjekimi me insulinë, shfaqet
6 https://www.webmd.com/diabetes/guide/understanding-diabetes-symptoms 7 https://shendeti.com.al/diabeti-rendesia-e-edukimit-terapeutik/
https://www.webmd.com/diabetes/guide/understanding-diabetes-symptomshttps://shendeti.com.al/diabeti-rendesia-e-edukimit-terapeutik/https://www.bing.com/search?q=k%5Dshillap%5Dr+pacient+me+diabet+edukimi+terapeutik&qs=n&form=QBRE&sp=-1&pq=k%5Dshillap%5Dr+pacient+me+diabet+&sc=0-30&sk=&cvid=38969A4B052F42AFA1C3149FA8280A92https://www.bing.com/search?q=k%5Dshillap%5Dr+pacient+me+diabet+edukimi+terapeutik&qs=n&form=QBRE&sp=-1&pq=k%5Dshillap%5Dr+pacient+me+diabet+&sc=0-30&sk=&cvid=38969A4B052F42AFA1C3149FA8280A92
-
14
koma diabetike, ketoacidike që u rrezikon atyre jetën. Diabeti i pa mjekuar ose i
mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Sipas kohës së shfaqjes mund të
ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të
largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme;
ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë
të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e
dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.8 Për diabetin e tipit të parë
shkaktar kryesorë mbetën sëmundjet virale të cilat nxisin një përgjigje imune nga ana e
organizmit. Si rezultat i kësaj përgjigje, dëmtohen qelizat beta të pankreasit të cilat dalin
jashtë funksionit. Kjo qon në mosprodhim të insulinës dhe rritje të sheqerit në gjak. Kur
sëmundja ka përparuar shfaqen një sërë shenjash klinike të cilat janë tipike dhe
lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozës së saj.
Shenjat e diabetit tipit 1 janë :
• Rënia në peshë
• Lodhje
• Urinim i tepruar
• Etje e madhe
• Uri e madhe
• Dobësim i shikimit
• Dehidrimi
• Infeksion urinar dhe infeksion i lëkurës
Pavarësisht marrjes së tepërt të ushqimeve, personi mbetet në gjendjen e urisë derisa
sasia e insulinës bëhet e pranishme për të mundësuar lëvizjen e glukozës për në qeliza.
Kur qelizat nuk mund të marrin glukozën si burim për gjenerimin e energjisë, përdoren
burimet alternative të furnizimit. Konvertimi i acideve të lira dhjamore në trupa ketone
paraqet një opsion rezervë për burimin e energjisë. Për shkak se trupat ketone dhjamore,
ato nuk metabolizohen më, dhe mund të akumulohen në gjak dhe fluide të tjera ekstra
- qelizore kur insulina nuk është e pranishme. Ketonet janë produkte acide.9
8 Jean M.Ekoe, Paul Zimmet, Ry Williams, Sir Georhe Alberti, John Willey - Sons – “The
epidemiology of diabetes an international perspective” 9 Peka.E Neçaj.L Rustami.E Bego.D Imami-Lelçaj.A Çelaj.M Dervishi.A Zanaj.V Mane.V, “Infermieristika në Specialitet”, Tiranë 2005: 154 – 158
-
15
2.2.2 Diabeti i tipit 2
Diabeti i tipit 2 është një çrregullim metabolik, që shkaktohet nga pamundësia e
pankreasit për të prodhuar insulinë apo për ta përdorur atë si duhet (insulina është një
hormon që i kthen sheqerin, amidonin dhe ushqime të tjera në energji). Ky çrregullim
përfaqëson një numër të madh defektesh të ndryshme fillimisht gjenetike dhe
mjedisore. Ky çrregullim ndodh kur trupi prodhon shumë insulinë, por nuk arrin ta
kryejë funksionin e saj. Sekretimi i insulinës bie nën nivele normale ose të zakonshme
dhe pastaj bie në nivele të pamjaftueshme. Në fillim shumica e pacientëve nuk kërkojnë
mjekim me insulinë (sheqeri në gjak normalizohet nga marrja e mjekimeve të
ndryshme me tableta), por me kalimin e kohës kapaciteti sekretues i pankreasit tenton
të pakësohet dhe është e nevojshme trajtimi me insulinë për të pasur një kontrolle më
të mirë të sheqerit në gjak. Shumica e pacientëve me tipin 2 të diabetit janë zbuluar
rastësisht, gjatë vlerësimit rutinë të faktorëve të riskut për sëmundje kardiovaskulare
ose për arsye të zhvillimit të një mori simptomash.
Shenjat paralajmëruese të diabetit të tipit II janë :
• Infeksione të shpeshta
• Turbullim shikimi
• Plagë që mezi mbyllen
• Mpirje të duarve apo këmbëve
• Etje të pazakontë
• Urinim të shpeshtë
• Uri të jashtëzakonshme
• Humbje të pazakontë në peshë
• Lodhje të përgjithshme
Në mënyrë të jashtëzakonshme, vetëm 20% deri në 25% e individëve me
hiperinsulinemi dhe me rezistencë ndaj insulinës avancojnë të zbulojnë tipin II të
diabetit. Ky avancim është prag për diagnozën para diabetit kur niveli i glukozës së
serumit esëll arrin 100mg/dl ose më lartë.10 Tipi 2 i diabetit bëhet i qartë kur qelizat
10 http://www.medicalnewstoday.com/info/diabetes
http://www.medicalnewstoday.com/info/diabetes
-
16
beta fillojnë të veniten. Sekretimi i insulinës bie në nivele normale ose të zakonshme
dhe pastaj bien më tej në nivele të pamjaftueshme. Tipi 2 përfshin 90% te të gjithë
pacientëve diabetikë.11Personat e moshuar me anamneze familjare për diabet kanë më
tepër mundësi për të zhvilluar diabet në krahasim me moshatarët e tyre. Po kështu
prevalenca e diabetit është më e rritur në disa grupe të caktuar etnike, duke treguar se
faktori gjentik ka një rol të rëndësishëm.12 Individët të cilët janë obezë, veçanërisht ata
me obezitet central, ata të cilët konsumojnë ushqime të pasura me yndyra dhe me
përbërje të ulët të karbohidrateve komplekse ose që janë aktivë kanë më tepër mundësi
për tu bërë me diabet në krahasim me moshatarët e tyre.
Dieta e varfër, mbipesha, alergjia kronike ndaj ushqimit, infeksionet virale, stresi kronik
dhe faktorët gjenetik, të gjitha këto mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në diabetin
tip 2, i cili karakterizohet kryesisht nga rezistenca ndaj insulinës. Kujdes shenjat e para
të diabetit tip 2: duke përfshirë dëshirat për karbohidrate, periudha të shkurtra të
marramendjes, nervozizmin, progresivitetin në shtimin e peshës, rritjen e triglicerideve
në gjak dhe nivelin e kolesterolit, rritjen progresive të presionit të gjakut dhe infeksionet
e shpeshta fungale. Nëse e gjeni vetën të përjetoni këto simptoma, kërkoni kujdes të
menjëhershëm mjekësorë. Nivelet kronike të larta të glukozës në gjak që shkaktojnë
diabetin, mund të qojë në llojllojshmëri të kushteve shëndetësore. Teprica e glukozës
në gjak ndryshon funksionet normale metabolike dhe biologjike. Prodhimi i shtuar i
insulinës (një gjendje e njohur si hiperinsulemia) mund të shkaktojë dëmtim të enëve
të gjakut dhe gjithashtu mund të nxisë mëlçinë për të rritur prodhimin e kolesterolit
LDL, e cila është e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës.13 Kjo ndodh për
shkak se glukoza e tepërt në gjak shndërrohet në yndyra, të cilat bëjnë që arteriet e vogla
të ngushtohen e pllakat. Njerëzit me diabet janë 3-4 herë më shumë të ngjarë të vdesin
nga sulmet e zemrës në krahasim me njerëzit pa diabet, të cilët kanë numër të njëjtë të
faktorëve tjerë të rrezikut.
11 Robert E. Rakel “Traktati i mjekësisë së familjes: Teksas 2013 fq:992 12 http://www.diabetes.org/es/informacion-basica-de-la-diabetes/sintomas-de-la-
diabetes/?loc=superfooter-es 13 http://www.keshilla.net/diabeti-ja-shkaktaret-dhe-pasojat/
http://www.diabetes.org/es/informacion-basica-de-la-diabetes/sintomas-de-la-diabetes/?loc=superfooter-eshttp://www.diabetes.org/es/informacion-basica-de-la-diabetes/sintomas-de-la-diabetes/?loc=superfooter-eshttp://www.keshilla.net/diabeti-ja-shkaktaret-dhe-pasojat/
-
17
DM tip 1 DM tip 2
Etje e theksuar, tharje goje,
poliuri
++ +
Dobësi ose lodhje e shpejtë ++ +
Polifagi me rënie në peshë ++ -
Urinim i shpeshtë sidomos
natën
++ +
Turbullim i shikimit + ++
Prurit + ++
Neuropati periferike + ++
Plagë që mbyllen me
vështirësi
+ ++
Shpesh asimptomatik - ++
Tab.1 Shenjat më të shpeshta të diabetit tip 1 dhe tip 2
“-“ shenjë që nuk paraqitet, “+” shenjë e paraqitur, “++” shenjë tipike
-
18
2.2.3 Diabeti në shtatzëni
Diabeti gestacional është një formë e intolerancës së glukozës diagnostikuar gjatë
shtatzënisë. Ndodh më shpesh të gratë obeze dhe te ato me një histori familjare të
diabetit. Diabeti nuk e kundërindikon shtatzëninë. Gjatë shtatzënisë, diabeti gestacional
kërkon trajtim të zgjedhur për mbajtjen në kontroll të glukozës në gjak, për të pakësuar
rrezikun e komplikacioneve në fetus dhe të gruas. Shtatzënia mund të jetë e shoqëruar
me diabetin, qoftë kur gruaja është diabetike dhe mbetet shtatzënë apo kur diabeti
lajmërohet gjatë shtatzënisë. Një grua diabetike duhet të ketë një ekuilibër sa më të mirë
të diabetit para se të fillojë një shtatzëni dhe gjatë shtatzënisë duhet të mbajë glikeminë
në shifra normale me qellim që nëna dhe fëmija të mos kenë komplikacione. . Kur niveli
i glukozës rritet në gjakun e nënës, rritet po ashtu edhe në gjakun e frytit, sepse glukoza
kalon përmes placentës në gjakun e frytit. Trupi i fëmijës prodhon insulinën vetanake.
Nëse niveli i glukozës është i lartë, te fëmija prodhohet më tepër insulinë për ta mbajtur
atë në nivel normal. Niveli i ultë i glikemisë nuk i shkakton probleme fëmijës por duhet
pasur kujdes me hiperglikeminë sepse mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit. Diabeti
gestational zakonisht lajmërohet në muajt e parë të shtatzënisë dhe shpesh mund të
kontrollohet me ushqim dietal, ndonjëherë nevojitet edhe marrja e insulinës.
Komplikacionet më të shpeshta tek nëna mund të jenë: rëndim i retinopatisë, shfaqje
ose rëndim i nefropatisë diabetike (edema, proteinuri, dëmtim i funksionit renal,
eklampsi, infeksione urinare), hipertension arterial. Diabeti i shtatzënisë në përgjithësi
është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë të përshtatshme dhe ushtrime. Nëse
shtatzëna ka qenë diabetike para shtatzënisë, atëherë ajo gjatë shtatzënisë duhet të merr
insulinë.14
14 http://www.diabetes.org/living-with-diabetes/complications/pregnancy/
http://www.diabetes.org/living-with-diabetes/complications/pregnancy/
-
19
2.3 Hipoglikemia
Hipoglikemi quhet ulja e vlerave të glukozës në gjak nën 70mg/dl. Përbën urgjencë
mjekësore ku niveli i glukozës është nën normat e normales. Më së shpeshti lajmërohet
te pacientët të cilët mjekohen me doza të mëdha të insulinës, të pacientet të cilët
konsumojnë sasi të pakta të ushqimit apo merren me aktivitet të zgjatur fizik ose
përdorin alkoolin.15 Situata mund të degradojë deri në humbje ndjenjash dhe rrallë deri
në dëmtim të përhershëm të trurit ose edhe vdekje. Shkaqet e hipoglikemisë janë:
mosmarrja e racionit ushqimorë ose marrja në sasi të pamjaftueshme, marrja e një doze
më të lartë të insulinës, aktiviteti i shtuar fizik (kur ecën ose kryen punë të rënda), marrja
e mjekimeve që shtojnë prodhimin e insulinës, pirja e alkoolit esëll të pashoqëruar me
ushqim. Shenja të një hipoglikemie të lehtë janë: mund të ndihen të uritur, dridhen dhe
lëkunden, djersiten, përjetojnë ankth dhe irritim, puls ose rrahje zemre të shpejta,
shikim i turbullt, marrje mëndsh. Shenja të një hipoglikemie më të rëndë janë: vështirësi
në përqendrim, turbullirë dhe konfuzion, irritim ose sjellje irrituese, ndryshim në sjellje
(mund të bëhet më nervoz) .16 Në rast se e kemi njërën apo disa nga shenjat e mësipërme
duhet të marrim menjëherë 15gr sheqer në formë të ngurtë ose të tretur në ujë. Pasi
kemi marrë 15gr sheqer do presim 15 minuta dhe do bëjmë një matje të glukozës në
gjak. Nëse rezultati është>70mg/dl, kjo do të thotë se e keni kaluar rrezikun dhe duhet
të merrni një miniracion pas kësaj gjendje. Në rast se niveli i glukozës në gjak vazhdon
të jetë
-
20
2.4 Hiperglikemia
Me hiperglikemi nënkuptojmë sasi të tepërta të glukozës në gjak. Diabeti nuk është
arsyeja e vetme për zhvillimin e sëmundjes, kjo ndodh për shkak të çrregullimeve në
sistemin endokrin, ndërsa hiperglikemia është kronike. Hiperglikemia nënkupton sasi
të tepër të glikozës në gjak. Për dikë me diabet ajo është një shenjë që diabeti i tyre nuk
është i mirë kontrolluar.
Shkaktarët e hiperglikemisë janë:
Dozat e humbura: njerëzit me DIV duhet që të kenë kujdes që të mos humbasin dozat
e insulinës, të kenë kujdes me terapinë e marrë. Mbingrënia: ngrënia e shumë
karbohidrateve të thjeshta mund të rrisë nivelin e glukozës në gjak. Mungesa e të
ushtruarit: ushtrimet e rregullta, ndihmojnë insulinën dhe e tretin. Stresi mendor ose
emocional: të qenit në stres mund të shkaktojë lirimin e glukozës në gjak dhe hormonet
e stresit mund të sjellin rezistencë ndaj veprimit të insulinës, të dyja kontribuojnë në
nivelin e lartë të sheqerit. Stresi fizik: të qenit të sëmurë, të vuajturit e traumave të
mëdha fizike. Çdo stres i rëndë në trup, shembull: një atak në zemër ose sëmundje
veshkash mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Në raste te hiperglikemisë pacienti
ndien lodhje, sepse glukoza është duke kaluar në urinë dhe ajo nuk është duke arritur
në qeliza dhe në muskuj, të cilët e kanë të nevojshme atë për energji. Simptomat e
nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë: etje e madhe, lodhje dhe dobësi, sasi e madhe
urinimi, humbje peshe dhe vizion të turbullt. Hiperglikemia iu ndodh pjesës më të
madhe të njerëzve me diabet, por ajo nuk ndodh çdo ditë. Nën rrethana normale, trupi
sekreton insulinë për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe për ta mbajtur atë
brenda një norme të shëndetshme (rreth 4 deri në 8 mmol/l).17 Rënia në peshë dhe
lodhja shfaqen pasi energjia e metabolizmit është çrregulluar. Shumica e pacientëve
bëhen të vetëdijshëm për problemin në këtë pikë dhe diagnoza njihet lehtësisht nëse
pacienti kërkon ndihmë.
17http://www.diabetes.org/living-with-diabetes/treatment-and-care/blood-glucose-
control/hyperglycemia.html
http://www.diabetes.org/living-with-diabetes/treatment-and-care/blood-glucose-control/hyperglycemia.htmlhttp://www.diabetes.org/living-with-diabetes/treatment-and-care/blood-glucose-control/hyperglycemia.html
-
21
2.5 Komplikimet akute të diabetit
Ketoacidoza diabetike është një ndërlikim i shpeshtë dhe i rrezikshëm që përbën
gjithmonë një urgjencë mjekësore. Karakterizohet me ngritje enorme të nivelit të
glikemisë në gjak, e përcjellur me glikozuri, acetonemi dhe acetonuri. Shkaku i shfaqjes
të ketoacidozës përcillet me kalimin e glukozës në urinë e cila me veti merr ujin dhe
kripërat duke shkaktuar dehidrimin e organizmit. Meqë glukoza nuk hynë dot në qeliza
për të plotësuar nevojat energjike të organizmit, zbërthehen proteinat në aminoacide si
dhe yndyrat në acide yndyrore. Prodhohen sasi të mëdha të ketoneve dhe acetonit, duke
shkaktuar acidozë të rëndë. Këto acide gradualisht do të ndikojnë si anestetik në qelizat
e trurit. DKA – ja mund të jetë kompleks i fillestar i simptomave, i cili qon në
diagnostikimin e DM-së tip 1, por ai është më i shpeshtë tek individët me diabet të
diagnostikuar. Shpesh nauzeja dhe të vjellat janë të konsiderueshme dhe prania e tyre
te një individ me diabet justifikon vlerësimin laboratorik për DKA.18 Pacientët janë të
dehidruar me elasticitet të zvogëluar të lëkurës, me pamje të molisur, buzë të thara,
kurse nga goja kundërmon erë e acetonit, e cila ndonjëherë mbushë hapësirën përreth.
Tensioni arterial pëson rënie, pulsi është i shpejtuar, filiform. Frymëmarrja është e
shpeshtë dhe e thellë (frymëmarrja e Kusmaul-it). Nëse nuk merren masat adekuate
urgjente pacienti mund të hyjë në fazën e komës diabetike e cila karakterizohet me
ngushtimin e vetëdijes deri të humbja e plotë – koma, e cila mund të përfundojë me
vdekje.19 Edema cerebrale, një komplikacion tepër i rëndë i konstatuar më shpesh te
fëmijët. Gjatë ekzaminimit, edhe në mungesë të temperaturës, duhet kërkuar shenjat e
infeksionit, të cilat mund të shkaktojnë DKA-në. Ishemia indore (e zemrës, e trurit)
mund të jetë gjithashtu një faktor shpërthyes i DKA-së.20 Ketoacidoza është gjithmonë
një urgjencë mjekësore dhe kërkon kujdes mjekësor. Me trajtimin e duhur zakonisht
rezulton shërim i plotë kurse vdekja mund të vijë nga trajtimi i pamjaftueshëm ose i
vonuar
18 Fauci A. Kasper D. Hauser S. Longo D. Braunwald E. Jameson L. Loscalzo J. “Parimet e mjekësisë interne”:2283 19 Bekteshi.T Ahmetaj.H Elshani.N Hundozi.Z Krasniqi.S Haziri.A Tafarshiku.H Manaj.R Pallaska.K
Krasniqi.A Bejiqi.R, “Kujdesi Shëndetësor për vite të IV të shkollës së mesme të mjekësisë” .Prishtinë
2000: 103 – 105 20 Fauci A. Kasper D. Hauser S. Longo D. Braunwald E. Jameson L. Loscalzo J. “Parimet e mjekësisë
interne”:2283
-
22
Koma diabetike është një gjendje që zhvillohet në organizëm pasi ka progresuar
ketoacidoza metabolike dhe kur dëmtohet dhe sistemi nervor qendror dhe kjo do të
pasqyrohet me humbjen e vetëdijes, çrregullime të funksionit të ndjeshmërisë dhe me
shenja tjera. Nëse kaloni në një koma diabetike, jeni gjallë por nuk mund të zgjoheni
ose të reagoni në mënyrë të qëllimshme për pamjet, tingujt ose llojet e tjera të
stimulimit.21Kjo komë mund të shfaqet tek te gjithë diabetikët, por kryesisht tek ata
insulinvartës, gjatë një ecurie të paqëndrueshme, ose një gabim në mjekim si harrese e
marrjes se insulinës ose një ndërprerje me dashje ose e keq konceptimit se
hypogliciminatet mund të kurojnë tipin I. Simptomat tek koma diabetike janë: lëkura
është e thatë, frymëmarrja është e thellë dhe e shpejtuar, kundërmon erë acetoni,
bebëzat e syrit janë normale, pulsi është filiform dhe glikemia është mbi 20mmol/L.
Koma diabetike kërkon ofrimin e kujdesit të kualifikuar urgjent. Mungesa në kohë e
tillë çon në vdekjen e pacientit. Duhet mbajtur mend që koma është e kthyeshme dhe
zhvillimi i saj mund të parandalohet.22
Koma hipoglikemike është ndërlikim akut i diabetit dhe vjen si rezultat i rënies së
menjëhershme të glikemisë. Në qendër të patogjenezës së tij është ndërprerja e marrjes
së glukozës në qelizat e trurit. Koma është pasojë e hipoglikemisë së rëndë, në të cilën
niveli i sheqerit në gjak bie dukshëm nën nivelin kritik - zakonisht më pak se 2.6 mmol
/ L. 23 Rreziqet kryesore të kësaj kome janë shenja të rënda neuropsikike. Koma
hipoglikemike karakterizohet me frymëmarrje normale, lëkura është e mbuluar me
djersë, nga e cila janë të lagura edhe ndërresat e pacientit. Kohë pas kohe lajmërohen
konvulsione dhe kontraksione të muskujve. Gjatë hipoglikemisë pacienti ndien uri,
dridhje te trupit, mpirje te duarve, kokëdhembje, dezorientim, konfuzion dhe ne raste
me te rënda humbje të vetëdijes, është me rëndësi të bëhet prevenca e hipoglikemisë
duke e koordinuar dietën, aktivitetin fizik dhe terapinë. Zakonisht koma parandalohet
vetë ose eliminohet në një strukturë mjekësore nëse pacienti është dorëzuar atje me
kohë.
21 https://www.diabet.al/koma-diabetike-3/ 22 https://sq.diabetesentity.com/8488-coma-for-diabetes.html 23 https://sq.diabetesentity.com/6338-hypoglycemic-coma-signs-emergency-algorithm-and-cons.html
https://www.diabet.al/koma-diabetike-3/https://sq.diabetesentity.com/8488-coma-for-diabetes.htmlhttps://sq.diabetesentity.com/6338-hypoglycemic-coma-signs-emergency-algorithm-and-cons.html
-
23
Shenjat Koma diabetike Koma hipoglikemike
Fillimi I ngadalte (rreth 12 ore) I shpejtë (me minuta)
Gjendja e përgjithshme Shumë e rëndë Person i shëndetshëm
Frymëmarrja E shpejtë, e thellë E rregullt
Oreksi I ulur I shtuar
Etja E shtuar Mungon
Te vjella Zakonisht Rrallë
Dhimbje koke Mungon Shpesh
Sytë Të fundosur Të shkëlqyer, normal
Lëkura E thatë E njome e djersitur
TA(tensioni arterial) I ulur Normal ose i rritur
Palpitacionet Mungojnë Te shpeshta
Nervozizmi Mungon Zakonisht
Tonusi muskular I lëshuar I kontraktuar ose normal
Era e frymëmarrjes Era aceton Pa erë
Tab.2 Dallimet mes komës diabetike dhe hipoglikemike
-
24
2.6 Komplikimet kronike të diabetit
Ndërlikimet në sy: Retina është një cipë shumë e hollë në fund të syrit që ka rol
vendimtar për shikimin e objekteve. Dëmtimet shfaqen pikërisht në këtë shtresë.
Kapilaret e retinës nën ndikimin e hiperglikemisë kronike shumë vjeçare dëmtohen,
ndrydhen, qahen dhe lëshohen ne sy brenda, te cilat cenojnë retinën e syrit dhe dëmtojnë
pamjen deri në verbim te plotë. Ky ndërlikim quhet retinopatia diabetike. Dhe është
ndër ndërlikimet më të hershme dhe më të shpeshta të tij. Mjeti mjaft efektiv për ti
mbrojtur e mjekuar të sëmurët me këtë diagnozë prej verbimit është aparati me rreze
laser.
Fig.2 Retina tek syri i shëndoshë dhe tek personat diabetik
Burimi: https://www.bvoptometry.com/diabetic-retinopathy/
-
25
Ndërlikimet në veshka
Në veshka bëhet filtrimi i vazhdueshëm i gjakut. Me anë të këtij filtrimi organizmi
eliminon jashtë urinën , helmet, mbeturinat etj. Diabeti si pasojë e hiperglikemisë së
vazhdueshme për një kohë të gjatë dhjetëra vjeçare mund të dëmtojë kapilaret e hollë
të glomerulëve kështu pengohet filtrimi dhe funksionimi i veshkave ne tersi. Ky
ndërlikim quhet nefropatia diabetike. Nefropatia, sidomos në fazat e përparuara të saj,
kur thuajse bllokohet filtrimi është një ndër ndërlikimet më të rënda e tragjike të
diabetit. Për fat të keq me gjithë progresin në mjekimin e diabetit ky komplikacion
dramatik vazhdon te mbetet mjaft i shpeshtë.
Fig.3 Nefropatia diabetike
BURIMI:https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/chronic-kidney-
disease/symptoms-causes/syc-20354521
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/chronic-kidney-disease/symptoms-causes/syc-20354521https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/chronic-kidney-disease/symptoms-causes/syc-20354521
-
26
Shputa diabetike
Në fazat më të avancuara nervat dëmtohen aq shumë sa bëhen të pa ndjeshëm, nuk
përcjellin dot as dhembjen, as nxehtësinë, as të ftohtit apo prekjen. Më tepër se 70 % e
të gjitha amputimeve të këmbëve janë pasojë e sëmundjes së diabetit. Problemi më
plagë në shputa është shkaku më i shpeshtë i hospitalizimit të pacientëve me diabet, dhe
shumicës se amputimeve iu paraprinë ulceracionet në këmbë. Kohëzgjatja e sëmundjes,
shkalla e rregullimit te diabetit, deformitetet e shputave, mbathjet jo adekuate dhe
faktorët e tjerë kanë ndikim në zhvillimin e shputës diabetike, që përfaqëson një
problem mjaft kompleks klinik dhe seriozisht e çrregullon shëndetin e të sëmurit dhe
në mënyrë direkte ia rrezikon jetën. Kujdesi për shputën diabetike bëhet më mjekimin
korrekt të diabetit , lënia e duhanit dhe ecja e përditshme me karakter ushtrimor, janë
të vetmet mënyra efikase për tu mbrojtur nga gangrena dhe dëmtimet e tjera të
qarkullimit.
Fig.4 Shputa diabetike
BURIMI: https://podiatrendg.com/diabetic-foot
https://podiatrendg.com/diabetic-foot
-
27
Ndërlikimet e zemrës dhe trurit
Infarkti i miokardit (që ndodh nga bllokimi i arterieve që furnizojnë me gjak muskulin
e zemrës).
Fig.5 Infarkti miokardiak
BURIMI: https://www.drpolley.com/dont-forget-that-oral-health-is-heart-health/
Tromboza (apo hemorragjia cerebrale që ndodh nga bllokimi apo qarja e arterieve qe
furnizojnë trurin me gjak).
Fig.6 Tromboza në tru
BURIMI: https://www.nhlbi.nih.gov/health-topics/stroke
https://www.drpolley.com/dont-forget-that-oral-health-is-heart-health/https://www.nhlbi.nih.gov/health-topics/stroke
-
28
Gangrenizimi i këmbës, vjen si shkak i neuropatisë sensore që jep mpirje dhe ftohtësi
të këmbës, dhe nga dëmtimi i enëve të gjakut, të cilat ulin furnizimin me gjak të këmbës,
në këtë mënyrë rriten kushtet për formimin e ulqerave dhe infeksioneve të lëkurës, deri
në raste më të rënda, si nekrozë dhe gangrenë. Faktorë tjetër është ngadalësimi i
shërimit të plagëve. Ulqera diabetike në këmbë është shkaku më i zakonshëm për
amputim të këmbës, pa shkaqe traumatike.
Fig.7 Gangrenizimi
BURIMI:https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pyoderma-
gangrenosum/symptoms-causes/syc-20350386
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pyoderma-gangrenosum/symptoms-causes/syc-20350386https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pyoderma-gangrenosum/symptoms-causes/syc-20350386
-
29
2.7 Diagnoza
Diagnoza e diabetit përcaktohet në bazë të anamnezës familjare, shenjave klinike,
ekzaminimeve laboratorike si dhe përcaktimi i glukozës në gjak. Një individ mund të
diagnostikohet si diabetik nëse plotëson njërin nga kriteret e mëposhtme:
• Simptoma klinike të diabetit me një glikemi të rastit të paktën
200mg/dl
• Glikemia esëll baraz ose mbi 150mg/dl
• Glikemia 2 ore pas ngarkesës me glukozë mbi 180mg/dl
Diabeti mellit duhet të dyshohet e të kërkohet në mënyrë të veçantë në 1) të gjithë
pjesëtarët e familjes dhe kushërinjtë e të sëmurit; 2) njerëzit obezë, sidomos në ata mbi
40 vjeç; 3) gratë që kanë lindur fëmijë me peshë mbi 4 kg, dhe në ato që kanë lindur
fëmijë të vdekur apo dështuar pa arsye të qartë; 4) njerëzit me hipertension arterial; 5)
sëmundje ishemike të zemrës apo hiperlipidemi; 6) me infeksione të shpeshta të lëkurës
apo rrugëve urinare dhe 7) ata me patologji të ndryshme e të hershme stomatologjike.24
2.8 Kujdesi infermieror
Kujdesi infermieror te diabetiket paraqet një nga hallkat me te rëndësishme të
menaxhimit të kësaj sëmundje, duke qenë se diabeti është një sëmundje që të vret në
heshtje, një rol shumë të rëndësishëm ka personeli infermieror në vlerësimin, në
kujdesin dhe edukimin e pacientëve me qëllim që të minimizohen sado pak
komplikacionet e tij. Menjëherë pas paraqitjes së pacientit në spital infermieri bën
mbledhjen e të dhënave, nëpërmjet intervistës që i bëhet të sëmurit rreth historisë së
sëmundjes dhe shenjave klinike që infermieri arrin të sigurojë nga pamja fizike e
pacientit.
• Sigurohet anamneza familjare.
24 Prof.Adhami.J Doc.Resuli.B Doc.Cocoli.H K.SH.M Bodinaku.K, “Klinika dhe Mjekimi i Sëmundjeve Te Brendshme. Tiranë” 1990: 315 – 317
-
30
• Vlerëson aparencën tek pacienti ( a duket i shqetësuar, frikësuar, i
lodhur).
• Pyetet i sëmuri për sasinë, shpeshtësinë e pirjes së lëngjeve sepse këta
pacientë janë të prirë për të pirë një sasi të madhe lëngjesh
• Pyetet pacienti edhe për sasinë, dhe shpeshtësinë e urinimit.
• Vlerëson lëkuren (nëse ka probleme, nëse është i djersitur dhe i ftohtë,
nëse lëkura është e thatë turgor).
• Vlerësohet sistemi neurologjik (nëse është i irrituar ose përgjumur).
• Vlerësimi fizik i kompletuar është esencial sepse diabeti mund të
ndikojë në të gjitha sistemet.25
Tek të sëmuret me diabet mellit kujdesi kryesor qëndron në njohjen e shenjave të
ndërlikimeve si dëmtime të lëkurës, zemrës, veshkave, në sy, në sistemin
neuromuskular, në traktin gastrointestinal etj. Infermierët duhet të jenë gjithmonë pranë
për ta mbështetur diabetikun si nga ana mjekësore ashtu edhe nga ana psikologjike. Ta
qetësojnë pacientin nga ankthi dhe stresi i sëmundjes, nuk lejon persona të tjerë të afërm
që të traumatizojnë me gjendjen. Infermieri duhet të japë asistencën e tij në :
rivendosjen e një aktiviteti fizik normal, të kontribuoj në vendosjen e rregullt të
ushqyerjes sipas rekomandimeve për ushqyerjen e diabetikëve, të siguroj komfortin e
pacientit për qetësimin e dhimbjeve, të jap informacionet e nevojshme, të reduktoj
ankthin, të administroj terapinë etj. Kur kujdeseni për pacientët me diabet, vëmendje e
veçantë duhet t'i kushtohet higjienës personale. Kjo vëmendje dyfishohet nëse pacienti
qëndron në shtrat dhe është e nevojshme të kryhet parandalimi i plotë i plagëve të
presionit, të lani pacientin pas çdo administrimi fiziologjik, sepse glukoza e lartë në
gjak irriton shumë lëkurën dhe shkakton kruajtje. Pas larjes, lëkura fshihet e thatë dhe
trajtohet me pluhur.26
25 Tomja A. Pula A. Basha E “Bazat e infermieristikes së përgjithshme” 26 https://sq.pobedidijabetes.org/6632-features-of-nursing-care-for-patients-with-diabetes.html
https://sq.pobedidijabetes.org/6632-features-of-nursing-care-for-patients-with-diabetes.html
-
31
2.9 Mjekimi
Diabeti i pa mjekuar mirë favorizon infeksionin, kurse këto nga ana e tyre e çrregullojnë
dhe rëndojnë akoma më shumë diabetin. Mjekimi i diabetit përfshin hypogliceminatet
dhe insulinoterapinë. Qëllimet e mjekimit të diabetit janë:
• Eliminimi i simptomave të shkaktuara nga hiperglikemia
• Reduktimi ose eliminimi i komplikacioneve afatgjata mikrovaskulare ose
makrovaskulare të diabetit melit
• Krijimi i mundësisë që pacienti të ketë një mënyrë jetese sa më normale që
të jetë e mundur.27
Në mënyrë që të arrihen këto objektiva, mjeku duhet të identifikojë dhe të synojë
arritjen e një niveli të caktuar të kontrollit të glikemisë për secilin pacient, duhet ta
pajisë pacientin me të gjitha të dhënat edukative dhe farmakologjike që nevojiten për
ta arritur këtë nivel të glikemisë dhe duhet të kontrollojë/trajtojë komplikacionet e
diabetit. Trajtimi i një individi me diabet ka nevojë për një grup shumëdisiplinor.
Anëtarët e grupit të kujdesi shëndetësor janë personeli i kujdesit shëndetësor,
endokrinologu, një edukator i certifikuar i diabeti dhe dietologu. Përveç aspekteve
fizike te diabetit, në kujdesin e diabetit mund të ndikojnë edhe çështjet shoqërore,
familjare, financiare, kulturore dhe çështjet e lidhura me punësimin.
27 Fauci A. Kasper D. Hauser S. Longo D. Braunwald E. Jameson L. Loscalzo J. “Parimet e mjekësisë interne”:2294
-
32
2.10 Kujdesi terapeutik
Insulinoterapia
Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në
përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat
indore. Insulina është mjekimi bazë i diabetit. Ajo përdoret nëpërmjet injeksioneve të
nënlëkurës, pompës së insulinës, së bashku me menaxhimin diabetikë, duke përfshirë
monitorimin e karbohidrateve dhe kontrolli i niveleve të glukozës në gjak, duke përdor
metrat e glukozës. Ky mjekim jepet në dy injeksione, mëngjes dhe mbrëmje 15-30
minuta para ushqimit. Jepet me rrugë intravenoze dhe subkutane 28 Eliminohet
nëpërmjet urinës dhe bilës. Ekzistojnë disa forma insuline: insulinë me veprim të
shkurtër, mesatar dhe të gjatë. Preferohet kombinimi i këtyre formave. Vendi i
injektimit ndërrohet pas çdo radhe injektimi, ai ndikon gjithashtu në kohëzgjatjen e
fillimit të veprimit: bark (shpejtë), pjesën e sipërme të krahut (ngadalë), pjesa e sipërme
e këmbës (akoma më ngadalë).
Llojet e insulinës janë:
Insulina me veprim shumë të shpejtë, janë insulina Lispro dhe Astro. Efekti i tyre fillon
pas 5-15 minutash dhe zgjatë 3-4 orë.
Insulina me veprim të shpejtë, janë insulinat kristale dhe semilente. Insulina kristale
fillojnë efektin pas 20-40 minutash dhe zgjat deri në 8 orë, kurse semilente fillojnë
veprimin pas 30-60 minutash dhe zgjat deri në 14 orë.
Insulina me veprim të ndërmjetëm, si insulinat Lente dhe Isophan që fillojnë efektin pas
1-2 orësh dhe zgjasin 18-24 orë.
Insulina me veprim të ngadalë, si insulina Ultralente, protaminë zink dhe Glarginë që
fillojnë efektin pas 4-6 orë dhe zgjasin deri në 36 orë. Insulina ordinere, e cila është
insulinë kristale që injektohet në venë për një veprim të menjëhershëm.29
28 Fauci A. Kasper D. Hauser S. Longo D. Braunwald E. Jameson L. Loscalzo J. “Parimet e mjekësisë interne”:2295 29 https://www.endocrineweb.com/conditions/type-1-diabetes/what-insulin
https://www.endocrineweb.com/conditions/type-1-diabetes/what-insulin
-
33
Hypoglicemiantët oralë merren nga goja për uljen e glukozës në gjak. Stimulojnë
pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe nxisin receptorët insulinik për
shfrytëzimin e insulinës në mënyre sa më efikase. Ato përdoren vetëm në diabetin tip
2. Një pjesë e tyre ndikon pozitivisht në rritjen e ndjeshmërisë së organeve përkatëse
ndaj efekteve të insulinës.
Derivatet e Sulfonilureve (p.sh glibenklamide), stimulojnë pankreasin të prodhojë më
shumë insulinë, duke rritur në këtë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë
shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj (inde) me sforcim.
Tiazolidinedionet - veprimi është i menjëhershëm, por ulin rezistencën periferike ndaj
insulinës. Nxisin rishpërndarjen e dhjamit nga lokalizimet qendrore drejt lokalizimeve
periferike.
Biguanidet (p.sh. metformina) rrisin ndjeshmërinë e mëlçisë dhe organeve të tjera ndaj
efekteve të insulinës dhe pakësojnë dëshirën për të ngrënë. Përfaqësues i kësaj klase
medikamentoze është METFORMINA që ekziston edhe me emrin GLUCOPHAGE.
Redukton glikeminë esëll dhe nivelin e insulinës, përmirëson profilin lipidik dhe nxit
një rënie modeste në peshë. Merret 3 here në ditë, në doze maksimale deri 2500gr
(5tableta) në mes ose me shpesh pas ushqimit. Nuk shkakton hipoglikemi. Duhet pasur
kujdes në rastet kur ka dëmtime shoqëruese të zemrës.
Analogët e metiglindies (Repaglinide), stimulojnë pankreasin të prodhojë më shumë
insulinë. Efekti është më i shkurtër se sulfoniluremët, prandaj kombinohen me barna të
tjera. Merren para bukë dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës pas ngrënies.
Glitazonet - përmirësojnë absorbimin e glukozës nga qelizat e trupit. Kjo bën që të
bjerë niveli i glukozës në gjak. Në barnat e këtij grupi hyjnë roziglitazoni dhe
pioglitazoni.
Akarboza - është bllokues i alfa-glukozidazës. Ngadalëson degradimin e
karbohidrateve në glukozë dhe absorbimin në gjak. Kështu evitohet rritja e
përqendrimit të glukozës në gjak. Akarboza pengon thithjen e sasive të tepërta të
glukozës në zorrën e hollë. Doza vendoset nga mjeku dhe ndryshon sipas pacientit dhe
tolerancës se tij.30
30 http://emedicine.medscape.com/article/1914705-treatment
http://emedicine.medscape.com/article/1914705-treatment
-
34
Dieta
Pacienti me diabet duhet të edukohet për sa i përket ushqyerjes, aktivitetit fizik, kujdesit
të diabetit gjatë sëmundjeve dhe medikamenteve. Një nga hallkat kryesore te diabetikët
është planifikimi i racionit që ata marrin. Prandaj pacienti diabetik duhet të punojë
ngushtë me mjekun specialist për të vendosur se si duhet të përdorë vaktet e ushqimit,
me qëllim që të mbajë sa më në normë glikeminë në trupin e tij. . Plani i vakteve të
ushqimit duhet të përmbajë sasinë e duhur të kalorive, në mënyrë që të mbajë në nivel
dhe glukozën në gjak. Mjeku duhet të rishikoj ushqimet që pacienti përdor gjatë kësaj
kohe dhe me anë të saj ai duhet të planifikoj një listë me ushqimet të cilat pacienti duhet
ti përdor më shumë përpikëri, në mënyrë që të bëj një jetë normale. Një pjesë e vaktit
që duhet të përdor pacienti është edhe insulina. Ushqimi duhet të hahet ne të njëjtën
kohë çdo ditë. Pacienti duhet të mbajë shënim sasinë dhe llojin e ushqimit që përdor si
(karbohidratet, yndyrat dhe proteinat) te cilat duhet të jenë kosistente çdo ditë, pa e
tepruar me to. Për çdo të sëmurë dieta është individuale, përmban proteina, vaj bimore,
pemë, perime ( të cilat nuk përmbajnë sheqer ) dhe nevojiten si të mjaftueshme të
vitaminave ushqyese. Ushqimi përgatitet mirë dhe patjetër duhet të jetë i zier si duhet,
nuk lejohet të fërguarit e materieve ushqyese në vaj dhe në gjalpë. Kripa gjithashtu
duhet kufizuar në kufizuar në masën 6 gr në ditë. Ushqime që nuk lejohen janë amidoni,
orizi, brumërat, frutat e thata. Ushqime që mund të përdoren pa kufizim janë: zarzavate,
domate, tranguj, karrota, sallatë jeshilë, lulelakër, speca, panxhar i kuq, qepë, lakër e
bardhë, fasule etj. Lëngjet si: ujë mineral, lëngje zarzavatesh, kafe ose çaj pa sheqer
etj.31Rekomandohen vakte të shumta por në sasi të vogla, duke evituar hiperglikeminë
pas ngrënies. Tre racionet kryesore dhe 2-3 të ndërmjetëm, për të sëmurët që kryejnë
aktivitet fizik rekomandohet një meny në bazë të peshës, moshës dhe orëve të
veprimtarisë.
31 http://www.medicalnewstoday.com/
http://www.medicalnewstoday.com/
-
35
III. QËLLIMI
Qëllimi i punimit të kësaj teme të diplomës është zgjerimi i njohurive për sëmundjen e
diabetit, njohja me komplikimet e diabetit, kujdesin terapeutik dhe kujdesin infermieror
ndaj pacientëve. Qëllimi tjetër është ndërgjegjësimi i pacientëve në lidhje me dietat e
veçanta, aktivitetin fizik dhe stilin e jetesës.
IV. METODOLOGJIA
Metoda hulumtuese e përdorur në punim është rishikimi i literaturës. Si burime parësore
kemi shfrytëzuar literaturë të bollshme nga biblioteka e fakultetit, biblioteka e qytetit
dhe interneti. Ndërsa si burime dytësore janë të dhënat e marra nga regjistrat në spitalin
rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Të dhënat që janë marrë nga spitali për vitin 2018 dhe
2019 janë shprehur si numra absolute dhe përqindje të paraqitura në tabela dhe
grafikone.
-
36
V. REZULTATET
Rezultatet në vitin 2018
Gjatë hulumtimit të vitit 2018 janë konstatuar 111 persona me diabet mellit, nga gjinia
femërore janë 50 ndërsa nga gjinia mashkullore janë 61 raste. Në tabelë dhe në figurë
janë paraqitur rastet me diabet mellit sipas gjinisë dhe grupmoshës.
Gjinia Numri Përqindja
Femra 50 45%
Meshkuj 61 55%
Gjithsej 111 100%
Tab.3 Numri i pacientëve me diabet gjatë vitit 2018 i shprehur në përqindje
Grafikoni 1. Struktura e pacientëve sipas moshës e shprehur në përqindje
Gjatë hulumtimit të vitit 2018 janë konstatuar 111 raste me DM. Prej tyre me moshë 1-
54 vjeç kanë qenë 9 pacient (8,1%), prej moshës 55-64 vjeç kanë qenë 36 pacient
(32,43%), mbi moshën 65 vjeç kanë qenë 46 pacient (41,44%), dhe moshë e panjohur
kanë qenë 20 pacient ( 18%).
8,10%
32,43%
41,44%
18%
1 deri 54
55 deri 64
mbi 65
I panjohur
-
37
Rezultatet në vitin 2019
Gjatë hulumtimit të viti 2019 janë konstatuar 273 persona me DM, nga gjinia femërore
janë 144 raste ndërsa nga gjinia mashkullor janë 129 raste. Në tabelë dhe figurë janë
paraqitur rastet me diabetin mellit sipas gjinisë dhe grupmoshës.
Gjinia Numri Përqindja
Femra 144 53,4%
Meshkuj 129 46,6%
Gjithsej 273 100%
Tab.4 Numri i pacientëve me diabet gjatë vitit 2019 i shprehur në përqindje
Grafikoni 1. Struktura e pacientëve sipas moshës e shprehur në përqindje
Gjatë hulumtimit të vitit 2019 janë konstatuar 273 raste me DM. Prej tyre me moshë
10-44 vjeç kanë qenë 19 pacient (8,7%), me moshë 44-54 vjeç kanë qenë 32 pacient
(12,6%), me moshë 55-64 vjeç kanë qenë 82 pacient (25,7), dhe mbi moshën 65 vjeç
kanë qenë 140 pacient (53%).
8,7%
12,6%
25,7%
53%
10 deri 44
44 deri 54
55 deri 64
mbi 65
-
38
VI. DISKUTIM
Në Kosovë nuk ka statistika të sakta të pacientëve me diabet. Të dhënat e raportuara në
kujdesin shëndetësor primar për vitin 2018 të pacientëve të varur nga insulina janë mbi
13 mijë ku prevalenca më e lartë është e gjinisë femërore prej 57.4%. Në Kosovë
konsiderohen diku 5-7% e popullatës janë me prevalencë të sëmundjes, ku 20-30% prej
tyre janë të varur nga insulina, e cila ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Shqipëri në vitin 2013 janë prezantuar me diabet 120-150 mijë raste. Mosha më e
prekur me diabet është 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve. Diabeti që atakohet
më shumë është DJIV me 90% ndërsa DIV me 10%. Diabeti po haset edhe tek popullata
adulte rreth 1,9%.
VII. PËRFUNDIM
Si përfundim pas gjithë këtyre statistikave që janë bërë në spitalin e Gjakovës “Isa
Grezda” në vitin 2018 kanë qenë 111 pacientë me DM, ku gjinia mashkullore është më
e atakuar ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 273 pacientë ku gjinia femërore është më e
atakuar. Mosha më e prekur është mbi 65 vjeç. Të dhënat nga studimi treguan se çelësi
i arritjes së një kujdesi infermierorë që do të parandalonte komplikimet e vonshme të
diabetit qëndron në edukimin e vazhdueshëm të pacientëve në lidhje me mënyrat se si
të evitohen këto komplikime. Ne si staf infermierorë duhet që vazhdimisht ta
këshillojmë pacientin që ta mbanë peshën ideale trupore, mbajtja e vlerave të përafërta
të normoglikemisë tek pacientët e moshës 65 – 75 vjeçare dhe në mënyrë të arsyeshme
t’i përshtaten atyre vlerave. Për shkak se po rritet numri i DJIV të moshat e reja
rekomandohet të kontrollohet pesha trupore, dhe masat për ulje të peshës trupore mbi
normale duke filluar nga grup moshat e fëmijëve.
-
39
VIII.a) REZYME
Hyrje: Diabeti është një sëmundje e cila po prek gjithnjë e më shumë botën duke mos
veçuar as vendet më të zhvilluara dhe nga natyra e zhvillimit të saj si një sëmundje me
problematikë globale kërkon një përkushtim maksimal nga stafi mjekësorë, nga
pacientët, nga familja dhe gjithë shoqëria.
Qëllimi: Qëllimi i këtij punimi është që të rrisim njohuritë për diabetin, çfarë e
shkakton, cilat janë simptomat dhe mënyra si mjekohet.
Metodologjia: Metoda hulumtuese e përdorur në punim është rishikimi i literaturës. Si
burime parësore kemi shfrytëzuar literaturë nga biblioteka e fakultetit dhe interneti.
Ndërsa si burime dytësore janë marrë të dhëna nga regjistrat në spitalin rajonal “Isa
Grezda” në Gjakovë.
Përfundimi: Në bazë të grumbullimit të dhënave në vitin 2018 tek personat me DM,
nga 111 raste të cilat janë paraqitur në spital 61 janë meshkuj ndërsa 50 janë femra. Në
bazë të grumbullimit te të dhënave në vitin 2019 tek personat me DM, nga 273 raste të
cilat janë paraqitur në spital 129 janë meshkuj ndërsa 144 janë femra.
-
40
b) SUMMARY
Introduction: Diabetes is a disease which is increasingly affecting the world without
isolating even the most developed countries, by the nature of its development as a
disease with global difficulties it requires a maximal commitment from medical staff,
patients, family and the entire society.
Purpose: The main purpose of this work is knowledge increasing about DM, what
causes it, what are the symptoms and how it is treated.
Methodology: the research method used in the paper is the literature review. As
primary sources we have used literature from faculty library and the internet. While as
secondary sources are taken data from the registers at the regional hospital “Isa Grezda”
in Gjakova.
Conclusion: Based on the data collection in 2018 in persons with DM, out of 111 cases
that were presented to the hospital, 61 are male and 50 are female. Based on the data
collection in 2019 in persons with DM, out of 273 cases which were presented to the
hospital, 129 are male and 144 are female.
-
41
IX. REFERENCAT
- Drita Totozani dhe Sofika Qamirani, “Anatomia normale e njeriut”, pjesa e parë, fq 171
- Abbas.K Mitchell.F – Basic Pathology ROBBINS. Tiranë2010: 775-784
- Thopson.M Rossini.A Mordes.J “Mjekësia e Kujdesit Intensiv”, Prishtinë 2013: fq 1245-1250
- Jean M.Ekoe, Paul Zimmet, Ry Williams, Sir Georhe Alberti, John Willey - Sons – “The
epidemiology of diabetes an international perspective”
- Peka.E Neçaj.L Rustami.E Bego.D Imami-Lelçaj.A Çelaj.M Dervishi.A Zanaj.V Mane.V
“Infermieristika në Specialitet”, Tiranë 2005:fq 154 – 158
- Robert E. Rakel “Traktati i mjekësisë së familjes”: Teksas 2013 fq:992
- Bekteshi.T Ahmetaj.H Elshani.N Hundozi.Z Krasniqi.S Haziri.A Tafarshiku.H Manaj.R
Pallaska.K Krasniqi.A Bejiqi.R “Kujdesi Shëndetësor për vite të IV të shkollës së mesme të
mjekësisë”, Prishtinë 2000: 103 – 105
- Fauci A. Kasper D. Hauser S. Longo D. Braunwald E. Jameson L. Loscalzo J. “Parimet e
mjekësisë interne”: fq 2306
- Prof.Adhami.J Doc.Resuli.B Doc.Cocoli.H K.SH.M Bodinaku.K, “Klinika dhe Mjekimi i
Semundjeve Të Brendshme”, Tiranë 1990: 315 – 317
- Tomja A. Pula A. Basha E “Bazat e infermieristikës se përgjithshme”
https://www.webmd.com
https://shendeti.com
http://www.medicalnewstoday.com
http://www.diabetes.org
https://www.diabet.al
https://www.webmd.com/https://shendeti.com/http://www.medicalnewstoday.com/http://www.diabetes.org/https://www.diabet.al/
-
42
https://sq.diabetesentity.com
https://www.bvoptometry.com
https://www.mayoclinic.org
https://www.endocrineweb.com
http://emedicine.medscape.com
https://sq.diabetesentity.com/https://www.bvoptometry.com/https://www.mayoclinic.org/https://www.endocrineweb.com/http://emedicine.medscape.com/
top related