analizë e shkurtër e drejtësia sot trajtimi institucional i ......ndryshim/plotësimin e ligjit...

25
1 Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i Rasteve të Mosdeklarimit dhe Deklarimit të Rrejshëm të Pasurisë ndaj Zyrtarëve të Lartë Publik në Kosovë gjatë Vitit 2019

Upload: others

Post on 10-Mar-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

1

Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot

Trajtimi Institucional i Rasteve të

Mosdeklarimit dhe Deklarimit të

Rrejshëm të Pasurisë ndaj Zyrtarëve

të Lartë Publik në Kosovë gjatë Vitit

2019

Page 2: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

2

Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot

Trajtimi Institucional i Rasteve të Mosdeklarimit dhe Deklarimit të Rrejshëm të Pasurisë ndaj Zyrtarëve të Lartë Publik në Kosovë gjatë Vitit 2019

Nëntor 2020

Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë” financohet nga Ministria

e Punëvë të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe

Politike dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Komonuelthit dhe

Zhvillimit.

Page 3: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

3

TRAJTIMI INSTITUCIONAL I RASTEVE TË MOSDEKLARIMIT DHE DEKLARIMIT TË

RREJSHËM TË PASURISË NDAJ ZYRTARËVE TË LARTË PUBLIK NË KOSOVË GJATË

VITIT 2019

Përmbajtja Përmbledhje ekzekutive .............................................................................................................................. 4

Hyrje .............................................................................................................................................................. 5

Baza ligjore ................................................................................................................................................... 6

Aspekte komperative mes Ligjit bazik për Deklarimin e Pasurisë, ndryshim/plotësimeve të këtij Ligji,

si dhe Kodit Penal ........................................................................................................................................ 9

Aktakuzat e ngritura nga Prokuroritë Themelore në Kosovë .................................................................. 11

Shqyrtimi gjyqësor i rasteve në Gjykatat e Kosovës ................................................................................ 16

Politika ndëshkimore ................................................................................................................................. 18

Shkelja e ligjit penal nga gjykatat me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore ................................... 19

Vlerësimi i rrethanave rënduese dhe lehtësuese gjatë matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit ........ 20

Përfundime dhe rekomandime ................................................................................................................. 22

Page 4: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

4

Përmbledhje ekzekutive

Luftimi i korrupsionit është ndër parakushtet kryesore që Kosova duhet ta realizoj në mënyrë që të

krijoj mundësinë e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Raporti i Progresit për Kosovën për

vitin 2020, tregon se Kosova ende është në një fazë të hershme të luftës kundër korrupsionit duke

bërë progres të kufizuar në këtë fushë, se korrupsioni është mjaft i përhapur dhe si i tillë mbetet një

çështje shqetësuese serioze. Duke pasur parasysh se raportet me BE-në si dhe imazhi ndërkombëtar

i Kosovës ndikohen në mënyrë thelbësore nga përparimi në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht në

përparimin e luftës kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, në këtë analizë kemi elaboruar

deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë si segment mjaft të rëndësishëm në këtë drejtim.

Kjo analizë ka për qëllim identifikimin e mangësive ligjore të Ligjit Nr.04/L-050 për deklarimin,

prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe

kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011, si dhe

ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e

veprimeve ligjore dhe procedurale të ndërmarrura nga prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë në trajtimin

e 20 rasteve penale të zhvilluara ndaj zyrtarëve të lartë publik gjatë vitit 2019 lidhur me veprën penale

“mos raportimi, ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale

ose i detyrimeve financiare”.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë analizuar 5 aktgjykime, në Gjykatën Themelore në Gjakovë

janë analizuar 2 aktgjykime, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është analizuar 1 aktgjykim, ndërkaq

në Gjykatën Themelore në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj janë analizuar nga 3 aktgjykime. Sa i përket

aktakuzave, janë analizuar 11 gjithsejt, përkatësisht 5 aktakuza në Prizren, 2 në Gjakovë, 2 në Gjilan,

dhe 2 në Pejë. Fokusi i analizës është drejtuar tek analizimi i bazës ligjore të Ligjit për deklarimin e

pasurisë, analizimi i aktakuzave, politika ndëshkimore ndaj këtyre rasteve në gjykata, aspektet ligjore

komperative, si dhe rekomandimet për institucionet përkatëse.

Fillimisht, Drejtësia Sot ka identifikuar se ka mangësi ligjore sa i përket mekanizmave të Agjencisë

Kundër Korrupsionit (më tutje Agjencia) për verifikimin e prejardhjes dhe vlerës reale të pasurisë së

zyrtarëve të lartë publik. Drejtësia Sot po ashtu ka vlerësuar se aktakuzat e ngritura nga prokuroritë

në Kosovë nuk përmbajnë elementet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale (më tutje KPPRK),

elemente këto të domosdoshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale në tërësi. Sa i

përket aktgjykimeve, është identifikuar se gjykatat në Kosovë kanë shkelur dispozitat e KPPRK-së të

cilat përcaktojnë afatet ligjore për mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar. Gjithashtu është

identifikuar se gjykatat gjatë shqiptimit të dënimeve nuk kanë respektuar Kodin Penal, ku gjatë matjes

së dënimit ndaj zyrtarëve të lartë publik nuk kanë vlerësuar rrethanat rënduese dhe lehtësuese ashtu

siç është e autorizuar me ligj. Një praktikë e tillë, ka ndikuar në zvarritjen e rasteve, në vonimin e

drejtësisë dhe në krijimin e bindjes së qytetarëve lidhur me ndëshkimin jo adekuat dhe trajtimin jo

serioz të veprave penale që rradhiten në kapitullin XXXIII të Kodit Penal, përkatësisht veprat penale të

korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, e që në këtë kapitull bën pjesë edhe

vepra penale “mos raportimi, ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë

tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Page 5: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

5

Në vazhdim, do të paraqiten zhvillimet procedurale dhe një elaborim më i hollësishëm i shkeljeve

procedurale dhe ligjore të identifikuara gjatë analizimit të këtyre rasteve të zhvilluara gjatë vitit 2019

në gjykatat e Kosovës.

Hyrje

Ligji për deklarimin e pasurisë në Kosovë obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e

tyre për vitin paraprak nga 1 Janari deri më 31 Dhjetor. Për detyrimet që dalin nga ky ligj zotohet

Agjencia Kundër Korrupsionit i cili është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave

shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, kompetencat e së cilës janë të

specifikuara në nenin 5 të Ligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit.1

Ligji për deklarimin e pasurisë i përcakton detyrimet e zyrtarëve të lartë publikë për ta deklaruar

pasurinë, të hyrat dhe prejardhjen, detyrën e Agjencisë për ta kontrolluar deklarimin dhe kontrollin e

pasurisë si dhe detyrimet e të gjithë personave zyrtarë për të deklaruar dhuratat dhe prejardhjen e

tyre. Ligji rregullon edhe procedurën e deklarimit të anëtarëve të familjes së zyrtarëve të lartë publik,

si dhe procedurën e kontrollit për dhuratat dhe prejardhjen e tyre të pranuara nga të gjithë personat

zyrtarë.

Parimisht, pasi ligji kërkon zbulimin e pasurisë në mënyrë publike, çështja e deklarimit të pasurisë

është me rëndësi jashtëzakonisht të veçantë sepse në këtë mënyrë sigurohet transparenca dhe

llogaridhënia, si dhe mundësohet kontrolli i prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Prandaj, ndjekja penale e rasteve të mosdeklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë nga

Prokurori i Shtetit është çështje kyçe, sepse mund të shfrytëzohet nga organi i ndjekjes si strategji në

luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Që nga janari i vitit 2013, kur ka hyrë në fuqi Kodi Penal, mosdeklarimi i pasurisë trajtohet si vepër

penale. Ndërkaq, para vitit 2013 trajtohej si vepër kundërvajtëse, pra ka pasur rëndësi më të ulët si

vepër e kundërligjshme.

Vlerësimi i Drejtësia Sot pasqyron faktin se në praktikë ende ka mungesë të seriozitetit në trajtimin e

rasteve penale të deklarimit të pasurisë nga institucionet përkatëse. Marrë parasysh se bëhet fjalë

për një vepër penale me peshë në kuptim të rrezikshmërisë shoqërore, ky joseriozitet në trajtimin e

këtyre rasteve ka si pasojë përfundime simbolike me dënime minimale, përfundime këto të cilat nuk

japin sinjal se po luftohet ai.

Analiza përfundon me rekomandime që synojnë reagimin e institucioneve përkatëse lidhur me

parregullsitë ligjore dhe procedurale të identifikuara nga Drejtësia Sot.

1 Shih nenin 5 të Ligjit të Agjencisë Kundër Korrupsionit https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2662

Page 6: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

6

Baza ligjore

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në Kosovë rregullohet me Ligjin bazik 04/L-050 për

deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin,

prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011,

si dhe me ndryshim/plotësimin e këtij Ligji të bërë në mars të vitit 2014.

Zyrtarët e lartë publik kanë për obligim deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë gjatë tërë kohës së

punës në shërbimin publik dhe në afate të përcaktuara me ligj.

Sipas nenit 3 par.1 nën par.1.1 të ligjit për deklarimin e pasurisë, përkufizimi “zyrtar i lartë publik”

përfshin: Presidentin e Republikës së Kosovës dhe të emëruarit nga ai, anëtarët e kabinetit të

Presidentit, Sekretarin si dhe Drejtorët e Departamenteve Profesionale në Zyrën e Presidentit të

Republikës së Kosovës; Deputetët e Kuvendit, të gjithë personat e zgjedhur apo të emëruar nga

Kuvendi, Kryesia, Kryetari i Kuvendit si dhe Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Kryeministri, Zëvendës Kryeministri, Ministrat, Zëvendës Ministrat, Këshilltarët politik, Shefat e

kabineteve si dhe të gjithë te emëruarit nga ta; Sekretarët e Përgjithshëm të Qeverisë, Kryeshefat e

Agjencive të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër dhe zëvendësit e tyre, Drejtori dhe Zëvendës

Drejtori, Drejtorët regjional të Administratës Tatimore të Kosovës, Drejtori i përgjithshëm si dhe

Drejtorët e Departamenteve të Doganës; Auditorët në Zyrën e Auditorit Gjeneral dhe të gjithë auditorët

e brendshëm te institucioneve; Anëtarët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Kryeshefat, Zëvendës

Kryeshefat, sekretarët e ndërmarrjeve publike të nivelit qendror dhe lokal, anëtarët e Bordeve të

Rregullatorëve, të Komisioneve apo Agjencive tjera të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër;

Anëtarët e Bordit, Drejtori dhe Zëvendës Drejtori i Bankës Qendrore; Kryetarët e Komunave dhe

Zëvendës Kryetarët, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit, Këshilltarët e Asambleve Komunale si dhe të

gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale; Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, Drejtori

i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Auditori Gjyqësor,

Prokurori Disiplinor; Gjyqtarët dhe Prokurorët, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i

Gjykatës Kushtetuese; Udhëheqësit e të gjitha Departamenteve, Drejtorive, Drejtorateve apo njësive

të barasvlershme, Udhëheqësit e Financave dhe Prokurimit Publik në të gjitha institucionet dhe

ndërmarrjet publike; Ambasadorët, Konsujt, Zëvendës Konsujt, Sekretarët e Ambasadave apo

Konsullatave të Republikës se Kosovës; Rektori dhe Prorektorët e Universitetit Publik, anëtarët e

Këshillit Drejtues të Universitetit Publik”, Dekanët dhe Prodekanët, si dhe Sekretari i Universitetit

Publik dhe Njësive Akademike; Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendës Drejtoret dhe Drejtoret rajonal të

Policisë së Kosovës, Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës; Komandanti, Zëvendës Komandanti

i Forcës së Sigurisë së Kosovës; Drejtori, Zëvendës Drejtori si dhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë

Kosovare të Inteligjencës; Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij; Kryeinspektorët e Inspektorive të

nivelit qëndror dhe lokal dhe zëvendës kryeinspektorët, si dhe Kryetari dhe anëtarët e Komisionit

Qendror të Zgjedhjeve.

Zyrtarët e lartë publik detyrohen sipas ligjit të deklarojnë gjendjen e pasurive të tyre në Agjencinë

Kundër Korrupsionit nga 1 deri më 31 mars të çdo viti për vitin paraprak nga 1 janar deri më 31

dhjetor.

Page 7: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

7

Ligji përcakton këto lloje të deklarimeve:

a) Deklarimi i rregullt vjetor;

b) Deklarimi me marrjen e detyrës;

c) Deklarimi sipas kërkesës së Agjencisë;

d) Deklarimi pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni.2

Bazuar në të dhënat e raportuara gjatë vitit 2019, për të gjitha llojet e deklarimit kanë qenë të obliguar

ta bëjnë deklarimin 5398 zyrtar të lartë publik ku prej tyre 5272 kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 126

nuk kanë deklaruar.3

Tabela Nr.1 - Pasqyrimi i deklarimit vjetor për të gjitha llojet e deklarimit të pasurisë

Sipas raportit vjetor të Agjencisë, deklarimin e rregullt vjetor për vitin 2019 kanë pasur për obligim që

ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre 4819 zyrtarë të lartë publik. Prej këtij numri të përgjithshëm e

kanë deklaruar pasurinë 4759, ose 98.75 %, ndërsa pasurinë nuk e kanë deklaruar 60 zyrtarë të lartë

publik (34 kanë deklaruar pasurinë pas afatit; 12 nuk kanë deklaruar pasurinë; 14 nuk kanë deklaruar

pasurinë me arsye) apo 1.25%, siç është paraqitur në Tabelën Nr.2.4

Kategorizimi i institucioneve ku ushtrojnë detyrën zyrtarët e lartë publik, dhe gjendja e përgjithshme e

procesit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së tyre për vitin 2019 paraqitet në Tabelën Nr.2.

Sa i përket mangësive ligjore të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, është identifikuar se ky ligj nuk

përcakton mekanizma për verifikimin e prejardhjes së pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

Në këtë drejtim, ligji nuk rregullon mundësinë e angazhimit të ekspertëve të pavarur, të licensuar, për

të bërë vlerësimin e pasurive të luajtshme ose të paluajtshme ose për çështje të arsyeshme që kanë

2 Shih nenin 6 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2767 3 Shih raportin vjetor të punës (1 dhjetor-31 dhjetor 2019) të Agjencisë Kundër Korrupsionit, linku:

https://www.akkks.org/assets/cms/uploads/files/Publikimet/Raporte/01.%20Raporti_Vjetor_i_Punes_AKK_viti_2019_ve

r_final_Shqip_AKK_Mars_2020.pdf 4 Shih raportin vjetor të punës (1 dhjetor-31 dhjetor 2019) të Agjencisë Kundër Korrupsionit, linku:

https://www.akkks.org/assets/cms/uploads/files/Publikimet/Raporte/01.%20Raporti_Vjetor_i_Punes_AKK_viti_2019_ve

r_final_Shqip_AKK_Mars_2020.pdf

Lloji i deklarimit Të obliguar Kanë deklaruar Nuk kanë

deklaruar

Deklarimi i rregullt vjetor 4819 4759 60

Me marrjen e detyrës 302 273 29

Sipas kërkesës 82 82 0

Pas mbarimit apo shkarkimit nga

funksioni 195 158 37

Numri i përgjithshëm 5398 5272 126

Page 8: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

8

të bëjnë me deklarimin e pasurisë. Bazuar në situatën aktuale, deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë

publik po bëhet “sipas dëshirës”.

Gjithashtu, ligji nuk përcakton detyrimin e agjencisë për t’i njoftuar organet tatimore në rast se

agjencia vlerëson se pasuria e deklaruar është si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve tatimore.

Ndryshim/plotësimi i Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, përkatësisht neni 9 parasheh kontrollin e plotë

të pasurisë i cili kryhet për ta verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara në

formularin për deklarimin e pasurisë. Sipas paragrafit 6 të këtij neni “Kontrollit të plotë çdo vit i

nënshtrohen të paktën njëzet përqind (20%) e formularëve. Përzgjedhja e deklaratave që i

nënshtrohen kontrollit të plotë bëhet me short. Procedura e shortit është e hapur për publikun”.5

Dispozita e tillë ligjore nuk përcakton specifikimin e kontrollit të plotë të përcaktuar vjetor p.sh. çdo 2

apo 3 vjet, me vlerësim të ekspertit përkatës, për zyrtarët e lartë publik të cilët mbajnë pozita të larta

shtetërore dhe institucionale.

5 Shih ndryshim/plotësimin e Ligjit neni 9, Linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2767

Institucionet Numri i

zyrtarëve

Kanë deklaruar Nuk kanë deklaruar

Deklarimet Përqindjet

Kanë

deklaruar

pas afatit

Nuk kanë

deklaruar

pasurinë

Mosdeklarimi

i pasurisë me

arsye

Përqindjet

Presidenca 23 22 95.65% 1 0 0 4.35%

Kuvendi 153 152 99.34% 1 0 0 0.66%

Qeveria 1713 1696 99.00% 12 1 4 1.00%

Gjykatat 464 464 100% 0 0 0 0%

Prokuroritë 199 199 100% 0 0 0 0%

Institucionet

e pavarura 293 289 98.63% 2 0 2 1.37%

Komunat e

Kosovës 1581 1550 98.03% 15 10 6 1.97%

Ndërmarrjet

publiek 393 387 98.47% 3 1 2 1.53%

TOTALI 4819 4759 98.75% 34 12 14 1.25%

Page 9: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

9

Së këndejmi, sipas nenit 10 të Ligjit bazik për Deklarimin e pasurisë përcaktohet deklarimi pas

mbarimit apo shkarkimit nga funksioni. Më tutje, në paragrafin 1 të këtij neni përcaktohet se “Pas

mbarimit apo shkarkimit nga funksioni publik, zyrtari i lartë publik brenda tridhjetë (30) ditëve paraqet

deklarimin e pasurisë ashtu siç është paraparë në nenin 5 të këtij ligji”.

Kjo dispozitë ligjore ka mangësi në aspektin e vazhdimësisë së deklarimit të pasurisë pas mbarimit

apo shkarkimit nga funksioni të zyrtarit të lartë publik. Pra nuk është përcaktuar se zyrtari i lartë publik

duhet të deklarojë pasurinë psh: Pas 3 viteve, pas mbarimit apo shkarkimit nga funksioni.

Tutje, ligji nuk parasheh as situatën në rastet kur shkelet ligji nga personat e zgjedhur apo të emëruar,

pasi nuk përcaktohet detyrimi i agjencisë për njoftimin e Kuvendit të Kosovës, Kuvendit Komunal

përkatës apo eprorit.

Aspekte komperative mes Ligjit bazik për Deklarimin e Pasurisë,

ndryshim/plotësimeve të këtij Ligji, si dhe Kodit Penal

Me Ligjin bazik për Deklarimin e Pasurisë, në par.1 të nenit 17 përcaktohej se “Kushdo që shkelë

detyrimet e përcaktuara me këtë ligj, që nuk janë vepra penale, zyrtari i lartë publik bën kundërvajtje”.

Ndër detyrimet e këtij ligji të sanksionuara si kundërvajtje ka qenë edhe mosdeklarimi i pasurisë. Po

në këtë nen, në nën paragrafin.1.1 deri në nën paragrafin.1.5 kanë qenë të parapara dispozitat

ndëshkimore në të cilat janë klasifikuar gjobat varësisht nga veprimet e zyrtarëve publik në raport me

mospërmbushjet e detyrimeve nga ky ligj.6

Ndërkaq, me ndryshim/plotësimet e këtij Ligji, ky nen është riformuluar ashtu që më nuk ekziston

trajtimi i mosdeklarimit të pasurisë si kundërvajtje. Pra, mosdeklarimi i pasurisë trajtohet si vepër

penale, pasi që sipas nenit 17 të ndryshim/plotësimit të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë “Agjencia

paraqet kallëzim penal në prokurorinë kompetente ndaj zyrtarit të lartë publik i cili shkel detyrimet e

parapara me këtë ligj, e që përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Kjo

vepër penale është paraparë në nenin 437 (Kodi Penal i vitit 2013) dhe në nenin 430 (Kodi Penal i

vitit 2018).7

Nga kjo rezulton se është harmonizuar Ligji për deklarimin e pasurisë me Kodin Penal të Kosovës, me

ç’rast është ndryshuar kualifikimi i veprës së mosdeklarimit të pasurisë nga kundërvajtja në vepër

penale.

Lidhur me kualfikimin e ri juridik të veprës së mosdeklarimit të pasurisë nga kundërvajtje në vepër

penale të bërë në vitin 2013, Drejtësia Sot konsideron se ky kualifikim i ri pasqyron ndryshime pozitive,

kjo për faktin se në këtë mënyrë rritet serioziteti dhe përgjegjësia e zyrtarëve të lartë publik për

transparencë dhe llogaridhënie. Njëkohësisht, me këtë ndryshim forcohet integriteti institucional dhe

detyrimi shoqëror për respektimin e ligjit. Ndryshe, kur kjo vepër është trajtuar si kundërvajtje, gjobat

e parapara në nenin 17 të ligjit bazik kanë variuar nga 1000 deri në 2500 euro.

6Ligji bazik për Deklarimin e Pasurisë shih nenin 17 https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2767 7Shih Kodin Penal të Kosovës nenin 437 (2013) Linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2834 , dhe

Kodin Penal të Kosovës (2018) neni 430, Linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18413.

Page 10: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

10

Sa i përket çështjes së ndëshkimit në Kodin Penal, sipas nenit 437 par.1 të Kodit Penal të vitit 2013,

thuhet se “Çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave,

të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë,

dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet”.

Sipas këtij neni, i është lënë në diskrecion të gjykatës lartësia e shqiptimit të dënimit me gjobë e që

minimumi i dënimit me gjobë në përgjithësi për vepra penale është 100 euro.8

Ligjërisht, me diskrecionin që i është dhënë gjykatës në shqiptimin e dënimit me gjobë për këto raste,

vepra penale e mos deklarimit të pasurisë mund të ndëshkohet më pak, sesa kur kjo vepër ishte

trajtuar si kundërvajtje. Kjo për arsye se për kundërvajtje të mosdeklarimit të pasurisë minimumi i

dënimit me gjobë sipas ligjit bazik nr. 04/L-050 ka qenë 1000 euro9, ndërkaq për vepër penale

minimumi i dënimit me gjobë është 100 euro.

Bazuar në 16 raste penale të proceduara gjatë vitit 2019, raste këto në të cilat janë shqiptuar dënime

me gjobë për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë, rezulton se vetëm në 1 rast në Gjykatën

Themelore në Prishtinë është shqiptuar dënim me gjobë në shumën 1200 euro, pra dënim ky i cili

përafrohet me minimumin e dënimit kundërvajtës i cili ka qenë 1000 euro me ligjin bazik për

Deklarimin e Pasurisë.10

Ndërkaq, në 15 raste tjera penale dënimet janë shqiptuar nga 200 e deri në 600 euro gjobë, shuma

këto për të cilat “Drejtësia Sot” konsideron se janë tejet minimale për një zyrtar të lartë publik, duke

marrë parasysh peshën e veprës penale dhe duke krahasuar me dënimin kur kjo vepër ka qenë

kundërvajtje, i cili dënim ka qenë minimumi në vlerë prej 1000 euro.

Analiza e Agjencisë në vitin 201211 lidhur me trajtimin e mosdeklarimit të pasurisë nga gjykatat në

Kosovë, tregon se derisa kjo vepër është trajtuar si kundërvajtje, Agjencia gjatë atij viti ka pranuar nga

gjykatat e shkallës së parë 179 aktvendime. Nga numri i përgjithshëm i aktvendimeve të pranuara,

41 zyrtar të lartë publik janë dënuar në pajtim me Ligjin nr.04/L-050, ndërsa ndaj 70 zyrtarëve të lartë

publik janë shqiptuar dënime nën 1000 euro, dhe masa qortim, të cilat janë në kundërshtim me Ligjin

për Deklarimin e Pasurisë nr.04/L-050.

Pra nga kjo rezulton se gjykatat kundërvajtëse nuk kanë respektuar Ligjin për Deklarimin e Pasurisë

me rastin e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë publik.

Sa i përket aspektit krahasimor të kësaj vepre penale në Kodin Penal të vitit 2013 dhe Kodin Penal të

vitit 2018, ekzistojnë dallime në çështjen e ndëshkimit dhe konfiskimit të pasurisë.

Kjo pasi sipas Kodit Penal (2013) neni 437 paragrafi 1 përcakton se “Çdo person, i cili sipas ligjit

është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore

ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri

në tre (3) vjet”.

8Shih nenin 46 të Kodit Penal të vitit 2013. Linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834 9Shih Ligjin bazik për Deklarimin e Pasurisë LIGJI Nr. 04/L-050, po aty neni 17. 10 Gjykata Themelore në Prishtinë rasti: (P.nr.2012/19) 11Shih Analizën e publikuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit në vitin 2012, me titull “Si e trajtuan gjykatat mos

deklarimin e pasurisë” Linku: https://www.akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Publikimet/denimet.pdf

Page 11: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

11

Ndërsa sipas Kodit Penal (2018), në nenin 430 paragrafi 1, përcaktohet se “Çdo person, i cili sipas

ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër

pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me

burgim deri në tre (3) vjet”.

Nga kjo vërehet se me Kodin Penal (2013) ka qenë i paraparë shqiptimi i dënimit kumulativ

(bashkarisht) dënim me gjobë dhe me burgim. Ndërsa, në Kodin Penal (2018) është lehtësuar

ndëshkimi i zyrtarëve të lartë publik pasi që për mosdeklarim të pasurisë tani zyrtarit të lartë publik

mund ti shqiptohet dënim alternativ ose me gjobë ose me burgim, dhe jo të dyja bashkarisht, ashtu

siç ka qenë me Kodin Penal (2013).

Së këndejmi, ndryshime janë bërë edhe sa i përket konfiskimit të pasurisë ku sipas Kodit Penal (2013)

paragrafi 3 i nenit 437 përcaktonte se “Vlera e padeklaruar e pasurisë, të të ardhurave ose të dobisë

tjetër pasurore, e cila është fituar në mënyrë joligjore konfiskohet”.

Ndërkaq, sipas Kodit Penal (2018) paragrafi 3 i nenit 430 përcakton se “Vlera e padeklaruar ose e

deklaruar rrejshëm e pasurisë, të ardhurave, dhuratave ose të dobisë tjetër pasurore, konfiskohet”.

Pra me ndryshimet e Kodit Penal, nuk mund të realizohet konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë jo

ligjore, por vetëm mund të konfiskohet vlera e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm e pasurisë.

Aktakuzat e ngritura nga Prokuroritë Themelore në Kosovë

- Shkelja e nenit 241 të KPPRK-së që përcakton elementet e aktakuzës

-Në 5 aktakuza 12 , Drejtësia Sot ka gjetur se aktakuzat e ngritura nuk janë në nivelin e duhur

profesional dhe janë me mangësi në kuptim të përshkrimit të dispozitivit të aktakuzës.

Së pari, në dispozitivin e këtyre aktakuzave përmendet vetëm se i akuzuari ka vepruar në kundërshtim

me ligjin, por nuk është theksuar saktësisht se për cilin ligj bëhet fjala.

Së dyti, në këto aktakuza nuk është shprehur ndërlidhja mes veprës penale të paraparë në Kodin

Penal dhe mos përmbushjes së detyrimit nga Ligji për Deklarimin e Pasurisë. Kjo ndërlidhje është e

domosdoshme pasi qartësohet norma penale blankete (udhëzuese) e cila përcakton kryerjen e veprës

penale konkrete.

Së treti, nuk janë përmendur fare dispozitat ligjore, përkatësisht nenet e cenuara të ligjit në fjalë “Ligji

nr.04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe

deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë”.

Kodi i Procedurës Penale, përkatësisht neni 241 sqaron të gjitha elementet obligative dhe fakultative

që duhet ti përmbaj një aktakuzë në mënyrë që e njejta në pikëpamje formale ti plotësojë të gjitha

12Aktakuzat: (PP.nr.346/18, PP.II.nr.1230/19, PP.II.nr.863/19, PP.II.nr.1350/19, PP.II.nr.492/19)

Page 12: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

12

kushtet për procedim.13 Për më tepër, grupi i elementeve të detyrueshme që duhet ti përmbajë

aktakuza parashihet në paragrafin 1 të nenit 241.

Më saktë, në pikën 1.4 të par.1 të këtij neni në mënyrë të qartë përcaktohet se aktakuza duhet të

përmbajë kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, objektin në të cilin është kryer dhe mjetin me

të cilin është kryer vepra penale, si dhe rrethanat tjera të nevojshme për të përcaktuar me saktësi

veprën penale. Ky element i aktakuzës përfshin përshkrimin faktik të veprës penale, për të cilën duhet

të mbahet shqyrtimi gjyqësor.

Mirëpo në rastet konkrete, në dispozitivin e aktakuzës nuk janë sqaruar rrethanat e nevojshme për të

përcaktuar me saktësi veprën penale. Kjo ngase në pjesën e dispozitivit si pjesë kryesore e aktakuzës

nuk dihet se me cilin ligj ka rënë ndesh i akuzuari dhe cilat dispozita ligjore janë cenuar. Rëndësia e

përshkrimit të saktë të veprës penale në dispozitivin e aktakuzës qëndron në faktin se gjykata është

e lidhur me përshkrimin faktik të dispozitivit të aktakuzës. Si pasojë e kësaj aktakuzat e tilla kanë

rezultuar të jenë vetëm formale dhe jo bindëse për trajtimin e mirëfilltë të këtyre rasteve.

Në përgjithësi, përshkrimi jo i duhur i dispozitivit të aktakuzës, përkatësisht mos specifikimi i

dispozitave ligjore të cenuara, mund të ndikojë në zbehjen e përgjegjësisë penale të kryerësve, ose

edhe pranimin joligjor të fajësisë nga i akuzuari. Një gjë e tillë ndikon në marrjen e aktgjykimit me

shkelje procedurale, ku si pasojë juridike rasti mund të kthehet në rigjykim-rivendosje nga gjykata e

lartë tek ato më të ulëta.

Duke u nisur nga fakti se ngritja e aktakuzës ka rol kyç në procedurën penale, është e domosdoshme

që aktakuza të hartohet me profesionalizëm maksimal nga prokurorët. Kjo ngase shqyrtimi gjyqësor

zhvillohet në bazë të thënieve në aktakuzë dhe çdo lëshim në këtë aspekt mund të shkaktojë pasoja

të mëdha në zhvillimin dhe përfundimin e rastit.

Numri i lëndëve të proceduara gjatë vitit 2019 në prokuroritë e Kosovës është paraqitur në Tabelën

Nr.3.

Nga kjo tabelë rezulton se për veprën penale të mos deklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë,

gjatë vitit 2019, janë paraqitur 62 kallëzime penale dhe në bazë të tyre janë ngritur 43 aktakuza, 1

13 Shih nenin 241 të Kodit të Procedurës Penale https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2861

6243

1 18

Kallëzime penale Aktakuza Janë hudhurkallëzimet penale

Kanë pushuarhetimet

Të dhënat për lëndët në Prokurori viti 2019

Page 13: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

13

kallëzim penal është hudhur poshtë, dhe për 18 raste janë zhvilluar hetime, por të njejtat janë pushuar

eventualisht.

Numri i lëndëve të proceduara gjatë vitit 2018 në prokuroritë e Kosovës është paraqitur në Tabelën

Nr.4.

Nga kjo rezulton se gjatë vitit 2018 janë paraqitur 99 kallëzime penale dhe në bazë të tyre janë ngritur

44 aktakuza, 6 kallëzime penale janë hudhur poshtë, dhe për 37 raste janë zhvilluar hetime, por të

njejtat janë pushuar.

Kështu, nga këto të dhëna për vitin 2018 dhe 2019, lidhur me veprën penale të mos deklarimit apo

deklarimit të rrejshëm të pasurisë, në aspektin krahasimor rezulton se gjatë vitit 2019 janë paraqitur

numër shumë më i vogël i kallëzimeve penale, ndërkaq aktakuza janë ngritur gati njësoj si në vitin

2018, duke qenë dallimi vetëm një aktakuzë e ngritur më shumë në vitin 2018.

Sa i përket numrit të rasteve që janë hudhur kallëzimet penale rezulton se në vitin 2019 është hudhur

vetëm 1 kallëzim penal, ndërkaq në vitin 2018 janë hudhur 6 kallëzime penale. Ndërsa, lidhur me

pushimin e procedurës së hetimeve gjatë vitit 2019 kanë pushuar hetimet në 18 raste ndërsa në vitin

2018 hetimet kanë pushuar në 37 raste.

Nga këto të dhëna rezulton se gjatë vitit 2019 Prokurori i Shtetit ka qenë më efikas në hetimin dhe

ndjekjen penale të këtyre rasteve, krahasuar me vitin 2018.

-Shkelja e nenit 241 par.1 pika 1.5 të Kodit të Procedurës penale që përcakton emërtimin ligjor të

veprës penale

Në 4 raste penale ndaj zyrtarëve të lartë publik në Kosovë, të gjykuar për veprën penale “mos raportimi

apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve

financiare”, Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzave ka shkelur dispozitat e Kodit të

Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Kjo ngase, gjatë analizimit të përshkrimit të gjendjes faktike në pjesën e dispozitivit të 4 aktakuzave,

përkatësisht 2 aktakuzave në komunën e Pejës (PP.II.nr.863/19, PP.II.nr.1350/19), një aktakuze në

komunën e Prishtinës (PP.II.nr.169/17), dhe një aktakuze në komunën e Prizrenit (PP.II.nr.275-5/19),

“Drejtësia Sot” ka identifikuar se Prokurori i Shtetit në këto komuna, me rastin e ngritjes së aktakuzave

9944

6 37

Kallëzime penale Aktakuza Janë hudhurkallëzimet penale

Kanë pushuarhetimet

Të dhënat për lëndët në Prokurori viti 2018

Page 14: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

14

ndaj zyrtarëve të lartë publik, veprën penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të

ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare” nga neni 437 (të Kodit

Penal të vitit 2013), përkatësisht nga neni 430 (të Kodit të ri Penal të vitit 2018 rasti në komunën e

Prizrenit), e ka kualifikuar në kundërshtim me nenin 241 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit të Procedurës

Penale në të cilin nen përcaktohet emërtimi ligjor i veprës penale.14

Kështu, në këto raste vepra penale e deklarimit të pasurisë, është kualifikuar sipas nenit 437 paragrafi

1 (Kodi Penal i vitit 2013), përkatësisht nenit 430 paragrafi 1 (Kodi i ri Penal), i cili paragraf aplikohet

kur nuk deklarohet pasuria në tërësi ose refuzohet të deklarohet, dhe jo sipas nenit 437 paragrafi 2

të Kodit Penal (ose nenit 430 paragrafit 2), i cili paragraf aplikohet në rast të deklarimit jo të saktë

apo të rrejshëm të pasurisë, ku pikërisht paragrafi 2 lidhet me veprimet inkriminuese të zyrtarëve të

lartë publik në rastet konkrete të identifikuara.

Duhet të theksohet se aktakuza në komunën e Prizrenit është ngritur sipas Kodit të ri Penal, ku vepra

penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër

pasurore ose i detyrimeve financiare” është paraparë në nenin 430 të Kodit. Në këtë rast, kualfikimi

joadekuat i veprës penale sipas paragrafit 1 dhe jo sipas paragrafit 2 të këtij neni, ka pasojë juridike

sepse në paragrafin 3 të këtij neni është paraparë konfiskimi i detyrueshëm ligjor ku përcaktohet se

“Vlera e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm e pasurisë, të ardhurave, dhuratave ose të dobisë tjetër

pasurore, konfiskohet”.

Pasoja juridike në rastin konkret rezulton në faktin se meqenëse Prokurori i Shtetit kundërligjshëm ka

kualifikuar veprën penale sipas paragrafit 1, rrjedhimisht gjykata nuk e ka konfiskuar vlerën e

padeklaruar ose të deklaruar rrejshëm të pasurisë konform paragrafit 3 të nenit 430 të Kodit Penal.

Ky paragraf do të aktivizohej në rast se Prokurori i Shtetit do ta kishte kualifikuar veprën penale me

paragrafin 2 të nenit 430 e cila ligjërisht është dashur të bëhej, sepse veprimet inkriminuese të zyrtarit

të lartë publik ndërlidhen me paragrafin 2 në të cilin përcaktohet se “Çdo person, i cili sipas ligjit është

i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose

të detyrimeve financiare, i cili bën deklaratë të rreme ose nuk paraqet të dhënat e kërkuara në

deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”.

Së këndejmi, rastet penale ndaj zyrtarëve të lartë publik të kualifikuara sipas nenit 437 paragrafi 1 të

Kodit Penal ku edhe parashihet dënimi më i butë, thuhet se “Çdo person, i cili sipas ligjit është i

detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të

detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre

(3) vjet”.

Ndërkaq, sipas nenit 437 paragrafi 2 ku parashihet dënimi më i ashpër thuhet se “Çdo person, i cili

sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër

pasurore ose të detyrimeve financiare, i cili falsifikon ose nuk paraqet të dhënat e kërkuara në

deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Me këtë

paragraf ligjërisht është dashur të kualifikohen rastet penale të lartëpërmendura, mirëpo këto raste

14 Shih nenin 241 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit të Procedurës penale ku përcaktohet emërtimi ligjor i veprës penale.

Page 15: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

15

vepra penale është kualifikuar kundërligjshëm sipas nenit 437 paragrafi 1 (përkatësisht nenit 430

paragrafi 1) të Kodit Penal të Kosovës, nga Prokurori i Shtetit.

Ky vlerësim nga “Drejtësia Sot” është bazuar në dispozitivin e përshkrimit të gjendjes faktike në këto

aktakuza, pasi që aty përshkruhen qartë veprimet e zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk kanë deklaruar

saktë të dhënat për pasurinë e tyre, pronat e paluajtshme, të hyrat vjetore dhe bizneset private, pra

kanë deklaruar rrejshëm të dhënat gjatë deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas Komentarit të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, emërtimi ligjor i veprës penale dhe

përcaktimi i dispozitave të Kodit Penal që duhet zbatuar përbën bazën juridike të aktakuzës. Emërtimi

ligjor nënkupton kualifikimin juridik përkatësisht përfshirjen e gjendjes faktike me dispozitën me të

cilën përcaktohet vepra penale përkatëse, si dhe përfshin emërtimin të cilin ligjdhënësi e përdor për

veprën penale konkrete në Kodin Penal.15

Në këto raste, Prokurori i Shtetit me rastin e hartimit të këtyre aktakuzave ka dështuar në kualifimin

e mirëfilltë ligjor të veprës penale, duke ndikuar në zvogëlimin e përgjegjësisë penale të zyrtarëve të

lartë publik.

Po ashtu, edhe gjykatat në komunat e sipërtheksuara duke vendosur sipas këtyre kualifikimeve ligjore

të veprës penale, nuk kanë respektuar nenin 360 paragrafin 2 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet

se “Gjykata nuk detyrohet me propozimet e prokurorit të shtetit lidhur me kualifikimin ligjor të veprës”.

Gjykata me rastin e vendosjes për këto raste, ku veprimet inkriminuese të të akuzuarve përkatësisht

zyrtarëve të lartë publik si dhe gjendja faktike e përshkruar në aktakuzë nuk përputhen me veprën

penale të kualifikuar në aktakuzë, ka detyrim ligjor që sipas detyrës zyrtare të rikualifikojë veprën

penale dhe të shpallë aktgjykimin me vepër penale të rikualifikuar, në rastet konkrete sipas nenit 437

paragrafi 2 të Kodit Penal (ose nenit 430 paragrafi 2 me Kodin e ri Penal:rasti në komunën e Prizrenit).

Vlen të përmenden dënimet e shqiptuara nga gjykatat për këta 4 zyrtarë të lartë publik të cilat janë si

në vijim:

- Në rastin ndaj të akuzuarit I.K-Anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë,

dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë është vërejtja gjyqësore.

- Në rastin ndaj N.C-Këshilltare e Asamblesë Komunale të Deçanit, nga Gjykata Themelore në

Pejë-dega në Deçan i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj dhe dënim

me gjobë në shumën 1.000,00 (njëmijë) euro, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara në

afat prej 1(një) viti nuk kryen vepër tjetër penale.

- Në rastin ndaj S.T-(pozita e punës për këtë zyrtar të lartë publik nuk dihet pasi nuk është

paraqitur në aktakuzë), i njejti nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me gjobë në shumën

500.00 (pesëqind) euro.

- Në rastin ndaj S.K-Zyrtar kryesor financiar dhe i thesarit në Ndërmarrjen KRK “P.” në Prishtinë,

është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë)

15 Shih Komentarin e Kodit të Procedurës Penale, po aty faqe 621.

Page 16: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

16

muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej 1 (një) viti nuk kryen ndonjë vepër

tjetër penale, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 250.00 euro (dyqindepesëdhjetë euro).

Kështu, Prokurori i Shtetit me rastin e hartimit të këtyre aktakuzave ka ndikuar në zvogëlimin e

përgjegjësisë penale të zyrtarëve të lartë publik, dhe me këto veprime si pasojë juridike ka kontribuar

në marrjen e aktgjykimeve të jashtëligjshme nga gjykata.

Shqyrtimi gjyqësor i rasteve në Gjykatat e Kosovës

-Shkelja e nenit 242 par.4 të KPPRK-së që përcakton afatin e caktimit të shqyrtimit fillestar pas ngritjes

së aktakuzës dhe shkelja e nenit 314 par 1.2 të KPPRK-së

Në nenin 242 paragrafin 4 të KPPRK-së, përcaktohet se: “Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit

gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, i cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas

ngritjes së aktakuzës.”16

Drejtësia Sot, ka gjetur se në 14 nga 18 rastet penale në të cilat është zhvilluar seanca e shqyrtimit

fillestar, është shkelur neni 242 par.4 i KPPRK-së që përcakton afatin 30 ditor për caktimin e

shqyrtimit fillestar pas ngritjes së aktakuzës.

Nga 18 rastet penale rezulton se:

Gjykata Themelore në Prishtinë në rastin P.nr.3908/17 ndaj S.K zyrtar kryesor financiar dhe i thesarit

në Ndërmarrjen KRK “P.”në Prishtinë, ka mbajtur shqyrtimin fillestar 2 vite pas afatit të paraparë ligjor

prej 30 ditësh. Ndërkaq në 3 rastet tjera (P.nr.2012/19, P.nr.2419/19, P.nr.4739/18) vonesat për

mbajtjen e shqyrtimit fillestar janë mujore duke filluar nga 2 muaj e deri në 6 muaj vonesa.Vetëm në

një rast nga 5 sosh, Gjykata e Prishtinës ka respektuar afatin ligjor për mbajtjen e shqyrtimit fillestar

(Rasti P.nr.4775/19)17.

Edhe Gjykata Themelore në Gjakovë, karakterizohet me shkelje të afatit ligjor ashtu që në rastin

(P.nr.781/18) ka mbajtur shqyrtimin fillestar gati 1 vit pas afatit të paraparë ligjor prej 30 ditësh.

Gjykata e Gjakovës nga 2 rastet, vetëm në 1 prej tyre ka respektuar afatin ligjor.18

Gjykata Themelore në Gjilan, në 2 raste (P.nr.708/19, P.nr.785/19) ka mbajtur shqyrtimin fillestar 3

muaj më vonë nga afati i rregullt prej 30 ditëve nga data e ngritjes së aktakuzës, ndërsa në 1 rast

(P.nr.424/18) kjo gjykatë nuk ka respektuar afatin ligjor pasi ka mbajtur shqyrtimin fillestar 9 muaj

pas afatit të rregullt ligjor.19

16Shih nenin 242 paragrafin 4 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2861 17Gjykata Themelore në Prishtinë: Rasti P.nr.3908/17: Data e ngritjes së aktakuzës është 30.08.2017, ndërsa shqyrtimi

fillestar është mbajtur më 17.10.2019, Rasti P.nr.2012/19: Data e ngritjes së aktakuzës është 19.06.2019, ndërsa

shqyrtimi fillestar është mbajtur më 16.09.2019, Rasti P.nr.2419/19 Data e ngritjes së aktakuzës është 29.07..2019,

ndërsa shqyrtimi fillestar është mbajtur më 07.11.2019, Rasti P.nr.4739/18: Data e ngritjes së aktakuzës është

23.08.2018, ndërsa shqyrtimi fillestar është mbajtur më 05.02.2019, Rasti P.nr.4775/19: Data e ngritjes së aktakuzës

është 14.11.2019, ndërsa shqyrtimi fillestar është mbajtur më 11.12.2019. 18 Gjykata Themelore në Gjakovë: Rasti P.nr.781/18: Data e ngritjes së aktakuzës është 30.10.2018, ndërsa shqyrtimi

fillestar është mbajtur më 28.10.2019. 19 Gjykata Themelore në Gjilan: Rasti P.nr.708/19: Data e ngritjes së aktakuzës është 22.08.2019, ndërsa shqyrtimi fillestar

është mbajtur më 04.12.2019, Rasti P.nr.785/19 Data e ngritjes së aktakuzës është 11.09.2019, ndërsa shqyrtimi fillestar

Page 17: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

17

Gjykata Themelore në Ferizaj, në 3 raste të zhvilluara, në asnjërin rast nuk ka respektuar afatin ligjor,

(P.nr.750/19, P.nr.1345/18, P.nr.1371/18).20

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Pejë nga 3 raste të zhvilluara gjatë vitit 2019, vetëm në 1 rast

(P.nr.96/19) nuk ka respektuar afatin ligjor pasi ka mbajtur shqyrtimin fillestar 6 muaj pas afatit të

rregullt ligjor prej 30 ditësh.21

Edhe Gjykata Themelore në Prizren nga 3 raste të zhvilluara, në 1 rast (P.nr.1360/19) ka shkelur

afatin ligjor pasi ka mbajtur seancën e shqyrtimit fillestar 1 muaj pas afatit ligjor.22

Shkelje të rëndë të afatit ligjor për mbajtjen e shqyrtimit fillestar kemi identifikuar në Gjykatën

Themelore në Mitrovicë, pasi në një rast të zhvilluar (P.nr.610/17), ndaj zyrtarit të lartë publik N.D

anëtar i bordit të drejtorëve në Sh.A “Infrakos”, është mbajtur shqyrtimi fillestar pothuajse 2 vite pas

afatit ligjor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së aktakuzës. Aktakuza në këtë rast, është ngritur në

vitin 2017 ndërkaq shqyrtimi fillestar është mbajtur në vitin 2019.23

Nga këto raste rezulton se gjykata e Pejës, në krahasim me gjykatat tjera ka respektuar më shumë

afatet ligjore të mbajtjes së shqyrtimit fillestar. Sa i përket gjykatës së Prizrenit nga 3 raste të zhvilluara

vetëm në njërin prej tyre ka zhvilluar shqyrtimin fillestar pasi në 2 rastet tjera ka zhvilluar seancën

dëgjimore lidhur me arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Gjykata e Gjilanit dhe Ferizajit

nga 3 raste të zhvilluara, në asnjërin rast nuk kanë respektuar afatin ligjor duke rezultuar me vonesa

mujore. Ndërkaq gjykata e Prishtinës, Gjakovës dhe e Mitrovicës, kanë raste ku kanë shkelur në

mënyrë flagrante afatin ligjor duke mbajtur seancat e shqyrtimit fillestar pas 1 viti përkatësisht 2 vite

pas afatit ligjor i përcaktuar prej 30 ditësh.

Në përgjithësi në gjykatat e Kosovës është krijuar një praktikë e mos respektimit të afatit ligjor lidhur

me mbajtjen e seancave të shqyrtimit fillestar. Një praktikë e tillë e krijuar është e dëmshme sepse

shkakton prolongim të rasteve, vonim të drejtësisë, dhe pasiguri juridike.

Si pasojë e kësaj minohet edhe kuptimi i nocionit “shtet funksional” sepse mos respektimi i tillë i

afateve ligjore nga gjykata, rrezikon në arritjen e parashkrimit absolut të ndjekjes penale, përkatësisht

vjetërsimin e veprës penale të caktuar.

Kësisoj, nga neglizhenca e mosrespektimit të afateve ligjore për caktimin dhe mbajtjen e seancave

gjyqësore si pasojë juridike mund të vie deri te “amnistimi” i kryerësve të veprave penale. Për më

është mbajtur më 11.12.2019, Rasti P.nr.424/18: Data e ngritjes së aktakuzës është 10.05.2018, ndërsa shqyrtimi fillestar

është mbajtur më 13.03.2019. 20 Gjykata Themelore në Ferizaj: Rasti P.nr.750/19: Data e ngritjes së aktakuzës është 11.07.2019, ndërsa shqyrtimi

fillestar është mbajtur më 16.10.2019, Rasti P.nr.1345/18: Data e ngritjes së aktakuzës është 19.10.2018, ndërsa

shqyrtimi fillestar është mbajtur më 16.01.2018, Rasti P.nr.1371/18: Data e ngritjes së aktakuzës është 23.10.2018,

ndërsa shqyrtimi fillestar është mbajtur më 16.01.2018. 21 Gjykata Themelore në Pejë: Rasti P.nr.96/19: Data e ngritjes së aktakuzës është 19.04.2019, ndërsa shqyrtimi fillestar

është mbajtur më 12.11.2019. 22 Gjykata Themelore në Prizren: Rasi P.nr.1360/19: Data e ngritjes së aktakuzës është 10.10.2019, ndërsa shqyrtimi

fillestar është mbajtur më 18.12.2019. 23 Gjykata Themelore në Mitrovicë: Rasti P.nr.610/17: Data e ngritjes së aktakuzës është 30.10.2017, ndërsa shqyrtimi

fillestar është mbajtur më 30.07.2019.

Page 18: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

18

tepër, afatet e parashkrimit të ndjekjes penale janë të parapara në nenin 99 të Kodit Penal të

Kosovës.24

Politika ndëshkimore

Mos ndëshkimi adekuat i zyrtarëve të lartë publik ka vazhduar të mbetet sfidë edhe në rastet e

mosdeklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë. Në 20 raste të analizuara të cilat kanë marrë

epilog në shkallë të parë, rezulton se në asnjë rast nuk është shqiptuar dënim me burg për zyrtarët e

lartë publik të cilët nuk kanë deklaruar ose e kanë deklaruar rrejshëm pasurinë e tyre.

Nga këto raste rezulton se ndaj zyrtarëve të lartë publik është shqiptuar vetëm dënim me gjobë, dënim

me kusht, dhe në disa raste edhe vërejtje gjyqësore ku kjo e fundit është shqiptuar në kundërshtim

me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, e cila çështje është trajtuar në kapitullin pasardhës.

Vepra penale e mosdeklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë sipas nenit 437 të Kodit Penal

ndëshkohet me dënim me gjobë dhe dënim me burg bashkarisht pra në mënyrë kumulative. Sipas

Komentarit të Kodit Penal të Kosovës thuhet se kur dënimet parashihen në mënyrë kumulative gjykata

duhet t`i shqiptojë të gjitha dënimet e parapara me ligj.25

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur në 1 rast në Gjykatën Themelore në Ferizaj (P.nr.750/19). Kjo

ngase, në këtë rast gjykata ka shqiptuar vetëm dënim me gjobë për veprën penale nga neni 437

paragrafi 1 të Kodit Penal, edhe pse sipas këtij neni ka qenë e obliguar që ta shqiptojë edhe dënimin

me burg ose të njejtin ta zëvendësojë me kusht, natyrisht nën kushtet e parapara me ligj.

Në përgjithësi, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë publik për veprën penale të mosdeklarimit apo deklarimit

të rrejshëm të pasurisë në praktikën gjyqësore është tejet simbolik, dhe në këtë drejtim gjykatat duhet

të ndryshojnë politikën ndëshkimore në mënyrë që të sigurojnë dënime bindëse dhe proporcionale,

pasi që edhe lartësia e dënimeve me gjobë është skandaloze marrë parasysh se kjo vepër penale

kryhet nga zyrtari i lartë publik i cili është i obliguar me ligj që të japë llogari për pasurinë që posedon.

Dënim me burg Dënim me gjobë Dënim me kusht Dënim me kusht

dhe me gjobë Vërejtje gjyqësore

0 8 1 8 3

Në Tabelën Nr.5 janë paraqitur dënimet e shqiptuara për zyrtarët e lartë publik bazuar në 20

aktgjykime.

Nga kjo tabelë rezulton se në asnjë rast nuk është shqiptuar dënim me burg, në 8 raste është

shqiptuar vetëm dënim me gjobë, po ashtu në 8 raste është shqiptuar në mënyrë kumulative dënim

me kusht dhe me gjobë, ndërsa në 3 raste është shqiptuar vërejtja gjyqësore.

24 Shih nenin 99 të Kodit Penal të Kosovës https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18413 25 Shih Komentarin e Kodit Penal të Kosovës, po aty faqe 108, linku: http://jus.igjk.rks-gov.net/727/1/Kodi%20Penal.pdf

Page 19: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

19

Shkelja e ligjit penal nga gjykatat me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore

Parimisht, qëllimi i vërejtjes së gjykatës është që kryesin e veprës penale, në rastet kur vepra penale

është më pak e rrezikshme, të mos e ndëshkojë nëse nuk është e domosdoshme për mbrojtjen

juridike-penale.

Mirëpo, në 3 raste penale në gjykatat e Kosovës, konkretisht në 2 raste penale në Gjykatën Themelore

në Ferizaj (P.nr.1345/18 dhe P.nr.1371/18), dhe në 1 rast penal në Gjykatën Themelore në Pejë

(P.nr.502/19), është identifikuar se gjykatat kanë shkelur ligjin penal duke tejkaluar autorizimet e tyre

pasi kanë shqiptuar sanksionin penal “vërejtja gjyqësore” ndaj zyrtarëve të lartë publik për veprën

penale të mosdeklarimit të pasurisë nga neni 437 par.1 të KPPRK-së vepër e dënueshme me gjobë

dhe me burgim deri në 3 vite.

Është e vërtetë se për këtë vepër penale sipas paragrafit 1 të këtij neni është paraparë dënimi me

burg deri në 3 vite, dhe është po ashtu është e vërtetë se sipas nenit 86 par.3 të Kodit Penal

përjashtimisht vërejtja gjyqësore si lloj i veçantë i sanksioneve penale, mund të shqiptohet edhe për

vepra penale që janë të dënueshme deri në 3 vite burg. Mirëpo, shqiptimi i vërejtjes gjyqësore për

veprat penale të dënueshme deri në 3 vite sipas këtij paragrafi, mund të bëhet vetëm sipas kushteve

të parashikuara me ligj.

Sipas kësaj, vërejtja gjyqësore rregullohet në mënyrë specifike dhe mund të shqiptohet vetëm nëse

shprehimisht në veprën penale është paraparë mundësia e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore, gjë e cila

nuk ekziston për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë sepse për këtë vepër sipas nenit 437

(Kodi Penal i vitit 2013) dhe sipas nenit 430 (Kodi Penal i vitit 2018), parashihet vetëm dënimi me

burg dhe dënimi me gjobë.

Në anën tjetër, sipas nenit 75 të Kodit Penal ku parashihen dispozitat e përgjithshme të zbutjes së

dënimit, gjykata mund të shqiptojë dënim nën kufirin e paraparë me ligj apo të shqiptojë lloj më të

butë të dënimit kur ligji parasheh që dënimi i kryesit mund të zbutet apo të zvogëlohet.

Mirëpo, për veprën penale të mos deklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë, ligji nuk e

parasheh shqiptimin e vërejtjes gjyqësore në mënyrë specifike edhe në rastet kur gjykata ka

konsideruar se ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese. Në këtë mënyrë, gjykata me rastin e

shqiptimit të vërejtjes gjyqësore si sanksion, ka shkelur ligjin penal dhe ka tejkaluar autorizimet e saj.

Kjo ngase sipas nenit 501 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se “Përveç shkeljeve të ligjit

penal të përcaktuara në nenin 385 të këtij Kodi, me rastin e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore po ashtu

ekziston edhe shkelja e ligjit penal kur gjykata tejkalon autorizimet që i ka me ligj përkitazi me vërejtjen

gjyqësore”. Pra, konsiderohet se ka tejkalim të autorizimeve edhe kur gjykata ka shqiptuar vërejtjen

gjyqësore për vepër penale për të cilën Kodi Penal nuk ka paraparë mundësinë e shqiptimit të saj.26

Kodi Penal ka paraparë mundësinë e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore në rastet e kryerjes së veprës

penale të lëndimit të lehtë trupor, rrezikimit të integritetit trupor apo shëndetit me armë, me mjet të

26 Shih komentarin e Kodit të Procedurës Penale, po aty, faqe 1172 dhe 1173, komentet për nenin 501

Page 20: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

20

rrezikshëm apo me mjet apo mënyrë tjetër, nëse kryesi ka qenë i provokuar nga sjellja ç’njerëzore ose

e vrazhdë e palës së dëmtuar (neni 188. par.4).

Prandaj, gjykata në këto raste mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore në rastet e përmendura, nëse

janë plotësuar kushtet e përgjithshme dhe të posaçme që parashihen me ligj.27

Vlerësimi i rrethanave rënduese dhe lehtësuese gjatë matjes së llojit dhe

lartësisë së dënimit

Drejtësia Sot në 14 nga 20 aktgjykimet e analizuara lidhur me veprën penale të mosdeklarimit apo

deklarimit të rrejshëm të pasurisë, ka identifikuar se gjatë matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit

gjykatat e Kosovës nuk kanë gjetur asnjë rrethanë rënduese për zyrtarët e lartë publik.

Për më tepër, në 19 raste nuk është marrë për bazë rrethana kryesore rënduese që veprën penale të

mosdeklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë e ka kryer zyrtari i lartë publik si person zyrtar.

Përveç tjerash, gjykatat me rastin e shqiptimit të dënimeve pothuajse në të gjitha rastet nuk kanë

marrë për bazë asnjë rrethanë rënduese tjetër psh: karakteristikat personale të zyrtarëve të lartë

publik përkatësisht shkollimin e lartë, që nënkupton shkallën e lartë të vetëdijes për kryerjen e veprës

penale, peshën e veprës penale të mosdeklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë, si dhe

elementin e dashjes pasi që vepra penale e mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë

kryhet vetëm me dashje.

Vlen të theksohet se vetëm në 1 rast në komunën e Gjilanit elementi i dashjes është marr si rrethanë

rënduese gjatë matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit rasti:(P.nr.424/18).

Së këndejmi, gjykatat në asnjë rast nuk kanë vlerësuar rrethanën rënduese që kjo vepër penale bën

pjesë në veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, pra peshën e

kësaj vepre penale.

Sa i përket vlerësimit të rrethanave lehtësuese, pothuajse të gjitha gjykatat kanë vlerësuar rrethana

lehtësuese duke mos u mbështetur në asnjë provë p.sh: rrethanën se i akuzuari nuk ka qenë më parë

i dënuar për vepër penale, rrethanë kjo të cilën e gjejmë në pjesën dërrmuese të aktgjykimeve në

gjykatat e Kosovës.

Mirëpo, nëse gjykata e vlerëson këtë si rrethanë lehtësuese e ka obligim ligjor që ta provojë këtë fakt

duke e administruar si provë në shqyrtim gjyqësor, sepse sipas nenit 329 par.4 të Kodit të Procedurës

Penale thuhet “Përveç provave të propozuara nga palët dhe i dëmtuari, trupi gjykues ka të drejtë të

shqyrtojë provën që e konsideron të nevojshme për verifikimin e drejtë dhe të plotë të çështjes

penale”.

Nëse nuk e bën një gjë të tillë gjykata bën shkelje ligjore për faktin se sipas nenit 8 paragrafi 2 të Kodit

të Procedurës Penale të Kosovës “Gjykata ka obligim të merr vendim në bazë të provave që shqyrtohen

dhe verifikohen në shqyrtim gjyqësor”.

27 Shih komentarin e Kodit Penal të Kosovës po aty, faqe 292 par.3

Page 21: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

21

Për më tepër, neni 361 i KPPRK-së në mënyrë të qartë thotë se “Gjykata e bazon aktgjykimin vetëm

në faktet dhe provat e proceduara në shqyrtim gjyqësor” dhe se “Gjykata detyrohet që me ndërgjegjje

të vlerësojë çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat e tjera, dhe në bazë të vlerësimit të tillë të

nxjerrë përfundim nëse fakti konkret është provuar”.

Rrjedhimisht, dështimi i gjykatës për të provuar vërtetimin e ndonjë fakti/rrethane të caktuar rezulton

të jetë aktgjykim i pabazuar në prova, dhe si pasojë vendimet e tilla janë vendime të pa bazuara në

ligj. Ekziston shkelje e ligjit nëse rrethanat të cilat janë cekur në mënyrë specifike janë të paarsyetuara

dhe nuk gëzojnë mbështetje në prova.28

28 Shih “Udhëzuesin për Politikën Ndëshkimore” të Gjykatës Supreme të Kosovës, faqe 10, Linku: http://www.oak-

ks.org/repository/docs/Udhezues_per_Politiken_Ndeshkimore_Shkurt_2018_346913.pdf

Page 22: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

22

Përfundime dhe rekomandime

Në këtë analizë, janë trajtuar veprimet procedurale të ndërmarrura nga prokuroritë dhe gjykatat

bazuar në 20 raste penale që kanë të bëjnë me mosdeklarimin apo deklarimin e rrejshëm të pasurisë

të zyrtarëve të lartë publik. Nga këto raste janë analizuar 20 aktgjykime, dhe 11 aktakuza.

Nga analiza është identifikuar se disa nga aktakuzat e ngritura për këto raste, nuk janë hartuar në

nivel profesional duke mos i kushtuar vëmendje respektimit të elementeve obligative, përshkrimit të

gjendjes faktike në dispozitivin e aktakuzës, mos saktësimit të të gjitha rrethanave të veprës penale,

mungesën e referimit në dispozitat ligjore të cenuara në dispozitivin e aktakuzës, si dhe emërtimin

ligjor të veprës penale në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket trajtimit të këtyre rasteve nga gjykatat, së pari është shqetësuese neglizhenca e caktimit

dhe mbajtjes së shqyrtimeve fillestare jashtë afatit ligjor. Pastaj, nga rastet e analizuara rezulton se

ndëshkimi i zyrtarëve të lartë publik është tejet “problematik” për gjyqtarët, pasi këta zyrtarë në asnjë

rast nuk janë dënuar me dënim me burg efektiv, por kryesisht janë dënuar me kusht dhe me gjobë në

shuma mjaft minimale, si dhe me vërejtje gjyqësore.

Në këtë drejtim, shqetësues është edhe fakti i vlerësimit të rrethanave lehtësuese dhe rënduese gjatë

matjes së llojit dhe lartësisë së dënimit nga gjykatat, të cilat në shumicën e rasteve nuk kanë gjetur

rrethana rënduese për zyrtarët e lartë publik, edhe pse vepra penale e mos deklarimit apo deklarimit

të rrejshëm të pasurisë është vepër me rrezikshmëri shoqërore dhe bën pjesë në kapitullin e veprave

penale të korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare .

Mangësi tjetër është edhe mungesa e mekanizmave dhe dispozitave ligjore për verifikimin e

prejardhjes dhe vlerës reale të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, si dhe konfiskimin e pasurisë së

tyre në rast se vërtetohet se pasuria e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm është joligjore.

Bazuar në situatën aktuale, zyrtarët e lartë publik deklarojnë dhe e vlerësojnë sipas “dëshirës” vlerën

e pasurisë së luajtshme, të paluajtshme, të hyrat dhe shumën e parave të gatshme në Agjencinë

Kundër Korrupsionit.

Drejtësia Sot me qëllim të reagimit institucional për trajtimin e mirëfilltë të këtyre rasteve nga të

gjeturat jep këto rekomandime:

Për Prokurorët:

o Gjatë hartimit të aktakuzave ti përmbahen elementeve obligative të saj, të përshkruajnë me

saktësi dispozitivin e aktakuzës dhe gjendjen faktike duke iu referuar me saktësi normave ligjore të

cenuara, të përshkruajnë peshën e veprës penale, të kualifikojnë veprën penale ashtu siç përputhen

veprimet inkriminuese dhe gjendja faktike, si dhe ti arsyetojnë aktakuzat në mënyrë profesionale.

o Të aktivizohen dhe të zgjerojnë urat e bashkëpunimit me Agjencinë Kundër Korrupsionit, dhe

që sipas detyrës zyrtare të hetojnë prejardhjen e pasurisë së padeklaruar ose të deklaruar rrejshëm,

si dhe të përfshijnë në aktakuza edhe vepra tjera penale që kryhen si rrjedhojë e mosdeklarimit apo

deklarimit të rrejshëm të pasurisë psh: shmangia e detyrimeve tatimore.

Page 23: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

23

Për Gjyqtarët:

o Gjyqtarët që gjykojnë raste të tilla të marrin më me seriozitet gjykimin e rasteve penale të

mosdeklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë, të respektojnë të gjitha dispozitat e Kodit Penal

dhe Kodit të Procedurës Penale, në veçanti:

të respektojnë afatet ligjore të caktimit dhe mbajtjes së seancave të shqyrtimit fillestar.

të vlerësojnë rrethanat rënduese dhe lehtësuese me rastin e matjes së llojit dhe lartësisë së

dënimit,

ti arsyetojnë në mënyrë profesionale aktgjykimet, si dhe

të ndryshojnë formën dhe mënyrën e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë publik.

Për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK):

o Të organizojnë trajnime profesionale në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë lidhur me

ndjekjen penale, hetimin e prejardhjes së pasurisë, si dhe politikën ndëshkimore për këto raste.

Për Agjencinë Kundër Korrupsionit:

o Të kërkojnë nga Minstria e Drejtësisë ndryshimin e Ligjit të Agjencisë Kundër Korrupsionit ose

nxjerrjen e ligjit të ri, në mënyrë që të mundësohet zgjerimi i mekanizmave të agjencisë lidhur me

verifikimin e prejardhjes dhe vlerës reale të pasurisë.

Rekomandimet legjislative:

Në ligjin për deklarimin e pasurisë të bëhen ndryshimet si vijon:

1. Të përcaktohet angazhimi obligativ i ekspertëve përkatës në procesin e kontrollit të plotë të pasurisë

për të vlerësuar deklaratat e pasurisë në raport me vlerën reale të tyre.

2. Të përcaktohet që kur nga eksperti përkatës vlerësohet se pasuritë e fituara janë rrjedhojë e

fshehjes së detyrimeve tatimore, agjencia duhet të njoftojë organet tatimore, të cilët detyrohen të

njoftojnë agjencinë për masat e marra. Rëndësia e përcaktimit të kësaj dispozite është jetike edhe për

fushën ekonomike sepse bashkëpunimi ndër-institucional sjell si rezultat identifikimin e personave që

shmangin detyrimet tatimore ndaj shtetit.

3. Të plotësohet neni 9 i ligjit për ndryshim/plotësimin e deklarimit të pasurisë që parasheh kontrollin

e plotë të pasurisë në bazë të shortit, ashtu që të realizohet kontrolli i plotë i pasurisë në bazë të

detyrës zyrtare nga Agjencia:

a) çdo 2 vjet për Presidentin e Republikës, deputetët, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin,

ministrat, zëvendësministrat, Sekretarët e Përgjithshëm të Qeverisë, Kryeshefat e Agjencive të

themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër.

b) çdo 3 vjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e të gjitha niveleve të gjykatave në

Kosovë, kryesuesin dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor, kryesuesin dhe anëtarët e Këshillit

Prokurorial, Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive në

Kosovë, Drejtorët regjional të Administratës Tatimore të Kosovës, Drejtorin e Përgjithshëm si

dhe Drejtorët e Departamenteve të Doganës, Drejtorët e Ndërmarrjeve Publike dhe anëtarët e

Bordeve të tyre, Drejtorin e Bankës Qendrore; Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorët rajonal

të Policisë së Kosovës, Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës, Avokatin e Popullit,

Page 24: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

24

Rektorët e Universiteteve Publike, kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

dhe kryetarët e Komunave.

4. Ligji akual duhet të ndryshohet në aspektin e kohës së deklarimit të pasurisë pas mbarimit apo

shkarkimit nga funksioni i zyrtarit të lartëpublik. Vlerësojmë se duhet të përcaktohet një afat i

vazhdueshëm i detyrimit për deklarim të pasurisë dhe jo vetëm 30 ditë pas mbarimit të funksionit e

më së shumti brenda 1 viti, ashtu siç është me ligjin aktual. Ky afat duhet të jetë i përcaktuar me vite

(p.sh çdo 2 apo 3 vite) pas mbarimit të funksionit, për kategoritë e caktuara të zyrtarëve të lartë publik

të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore e institucionale (kategoria e zyrtarëve tek pjesa e

rekomandimeve në pikën 3 a) dhe b).

5. Të përcaktohet detyrimi i agjencisë për njoftimin e Kuvendit të Kosovës, Kuvendit Komunal përkatës

apo eprorit, kur shkelet ligji nga personat e zgjedhur apo të emëruar.

6. Dhe së fundi, në kuadër të zgjidhjeve të reja ligjore në Kodin Penal të Kosovës duhet të bëhen

plotësime në atë mënyrë që detyrimisht me ligj duhet të bëhet konfiskimi i pasurisë, nëse vërtetohet

se pasuria e zyrtarëve është joligjore, ashtu siç ishte paraparë në Kodin Penal të vitit 2013, dhe jo

vetëm të konfiskohet vlera e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm e pasurisë siç është aktualisht me

Kodin Penal të vitit 2018.

Page 25: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Trajtimi Institucional i ......ndryshim/plotësimin e Ligjit NR. 04/L-228 të bërë në mars të vitit 2014, si dhe identifikimin e veprimeve

25