aspekti gjinor, mjetet për jetesë

81

Upload: others

Post on 29-Oct-2021

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë
Page 2: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë
Page 3: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

Aspekti gjinor, mjetet për jetesë dhe pylltaria

Vlerësim i çështjeve gjinore

në pylltarinë e Kosovës

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi

Prishtinë, 2017

Page 4: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

Emërtimet e përdorura dhe prezantimi i materialit në këtë produkt informativ

nuk e nënkuptojnë shprehjen e çfarëdo mendimi të Organizatës së Kombeve

të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) lidhur me statusin ligjor ose

zhvillimor të ndonjë vendi, territori, qyteti ose zone, apo edhe të autoriteteve

të tyre, ose lidhur me kufizimin e kufijve. Të përmendurit e kompanive ose

produkteve të caktuara të prodhuesve, pavarësisht a janë pajisur me patentë

ose jo, nuk nënkupton që ato janë mbështetur apo rekomanduar nga FAO në

krahasim me kompanitë e tjera të ngjashme që nuk janë përmendur.

Qëndrimet e shprehura në këtë material informues janë vetëm të autorit(ëve)

dhe nuk i pasqyrojnë medoemos pikëpamjet ose politikat e FAO-s.

ISBN 978-92-5-009797-8

© FAO, 2017

FAO e nxit përdorimin, shumëzimin dhe shpërndarjen e materialit të këtij

materiali informativ. Përveç kur është cilësuar ndryshe, ky material mund të

kopjohet, rimerret dhe të shfrytëzohet për studime private, hulumtime dhe

për qëllime mësimore, ose për përdorim në produktet ose shërbimet jo-

komerciale, me kusht që t’i jetë siguruar mirënjohja e duhur e FAO-s si burim

dhe mbajtës i të drejtave autoriale dhe që autorizimi i FAO-s për qëndrimet e

përdoruesve, produkteve ose shërbimeve nuk nënkuptohet në çdo rast.

Të gjitha kërkesat për përkthim dhe për përshtatje, si dhe për rishitjen dhe të

drejtat e tjera për përdorim komercial duhet të bëhen përmes

www.fao.org/contact-us/licence-request ose të dërgohen në

[email protected]

Produktet informative të FAO-s mund të gjenden në faqen zyrtare të FAO-s

(www.fao.org/publications) dhe mund të blihen përmes

[email protected]

Referencat për Kosovën duhet të kuptohen në kontekst të Rezolutës së Këshillit

të Sigurimit 1244 (1999)

Fotografia në kopertinë: © Ambasada e Finlandës në Kosovë

Page 5: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

iii

Përmbajtja

Falënderim ........................................................................................................ v

Shkurtesat ........................................................................................................ vi

Fjalorth ............................................................................................................ vii

Përmbledhja ekzekutive .................................................................................... ix

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ................................................................................................. XI TË GJETURAT KRYESORE NGA INTERVISTAT ME PJESËMARRËSIT PREJ INSTITUCIONEVE QEVERITARE, OJQ-VE

DHE SEKTORIN AFARIST ............................................................................................................. XI TË GJETURAT KRYESORE NGA ANKETIMI I FAMILJEVE....................................................................... XII REZULTATET E ANALIZËS SË KORNIZËS LIGJORE, INSTITUCIONALE DHE TË POLITIKAVE ............................ XVI REKOMANDIMET KRYESORE ..................................................................................................... XVI VEPRIMET E ARDHSHME PËR ADRESIMIN E ÇËSHTJEVE GJINORE NË SEKTORIN PYJOR TË KOSOVËS ............ XIX

1. HYRJE ........................................................................................................ 1

2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ................................................................ 5

2.1. INTERVISTAT ME PALËT KRYESORE TË INTERESIT NË SEKTORIN PYJOR NË NIVEL QENDROR DHE LOKAL .. 5 2.2 ANKETA E FAMILJEVE .......................................................................................................... 6 2.3 INTERVISTAT JOFORMALE DHE DISKUTIMET NË GRUPE TË REFERIMIT ........................................... 10

3. REZULTATET E HULUMTIMIT ..................................................................... 12

3.1 GRUMBULLIMI DHE SHFRYTËZIMI I DRURIT TË ZJARRIT ............................................................. 14 3.2. PRODUKTET PYJORE JO-DRUSORE SI BURIM I KRIJIMIT TË TË HYRAVE .......................................... 15 3.3 PJESËMARRJE E GRAVE NË MBLEDHJE DHE NË VENDIMMARRJE .................................................. 24 3.4 PRONËSIA NDAJ PYJEVE DHE NDËRMARRJET PYJORE ................................................................ 25 3.5 PËRMBLEDHJA E REZULTATEVE TË HULUMTIMIT ..................................................................... 26 4.1 UDHËZIMET VULLNETARE TË FAO-S PËR QEVERISJE TË PËRGJEGJSHME NDAJ PRONËS (VGGT) ........ 34

5. KONKLUZIONET ............................................................................................ 42

REKOMANDIMET KRYESORE ..................................................................................................... 44

Shtojca 1: Referencat ....................................................................................... 47

Annex 2: Survey questionnaire ......................................................................... 50

Shtojca 3 – Pyetësori për institucionet në nivel qendror dhe lokal ..................... 56

Page 6: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

iv

Figurat Figura 1. Numri mesatar i anëtarëve në familjet e të anketuarve. 10

Figura 2. Grumbullimi dhe sigurimi i drurit të zjarrit. 15

Figura 3. Llojet kryesore të produkteve pyjore jo-drusore që i grumbullojnë

familjet. 17

Figure 4. Qëllimi i përdorimit të PPJD 18

Figure 5. Arsyet për mospërfshirjen në aktivitete pyjore (numri i të anketuarve) 19

Figura 6. Çfarë janë të interesuar të mësojnë të anketuarit që të shtojnë

realizimin e të ardhurave të tyre? 20

Figura 7. TNdarja e punës në familje në punë në pyll. Kush bën çfarë? (Numri i të

anketuarve) 20

Figura 8. Vendimet për aktivitete të cilat krijojnë të hyra nga pylltaria e të cilat

kanë të bëjnë me pyllin (përqindja e femrave të anketuara) 21

Figura 9. Vendimet për aktivitetet për krijimin të hyrave nga pylltaria

(Përqindja e të anketuarve meshkuj) 22

Figura 10. Çfarë u nevojitet të anketuarve për rritjen e të hyrave

dhe përmirësimin e mirëqenies në familje? 23

Figura 11. Pengesat kryesore të pjesëmarrjes së grave në aktivitete pyjore 24

Figure 12. Kush do të duhej të merrte pjesë në mbledhjet e organizuara

në nivel komuniteti për çështjet e pylltarive? 25

Tabelat Tabela 1. Udhëzimet vullnetare të FAO-s për qeverisjen e përgjegjshme ndaj

pronës. 3B parimet e zbatimit 39

Page 7: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

v

Falënderim

Këtë botim e përgatiti Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi

(FAO). Përgatitja, botimi dhe shpërndarja u mundësua fal mbështetjes zemërgjerë

të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, përmes projektit

GCP/KOS/005/FIN.

Këtë raport dhe hulumtim të prezantuar këtu, e zbatuan Linda Abazi-Morina,

konsulente për çështje gjinore në FAO, nën mbikëqyrjen e Aroa Santiago Bautista,

specialiste e FAO-s për integrim gjinor, dhe Naser Krasniqi, udhëheqës i ekipit të

projektit, të cilët dhanë kontribut të rëndësishëm.

FAO e ka bërë rishikimin e raportit, kontributet janë marrë edhe nga ekipi për

zhvillim dhe menaxhim rural në Zyrën rajonale të FAO-s për Evropë dhe Azi

Qendrore. Falënderim të veçantë për pjesëmarrje i shprehim Maxim Gorganit,

konsulent i FAO-s për menaxhim të tokës.

Page 8: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

vi

Shkurtesat

ABGj Agjencia për Barazi Gjinore DP Departamenti i Pylltarisë KEFDG (CEDAW) Konventa për mënjanimin e të gjitha formave të

diskriminimit ndaj grave KSU (CFS) Komiteti për Siguri të Ushqimit në Botë CNVP (LVNNJ) Lidhja e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve KEDNj (RCHR) Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut FAO Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi QBDNJ (HRBA) Qasja e bazuar në të drejta të njeriut AKK Agjencia Kadastrale e Kosovës APK Agjencia e Pyjeve të Kosovës MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ZKK Zyra Kadastrale Komunale DKP Drejtoria Komunale për Pylltari SHKPPP Shoqata Kombëtare e Pronarëve të Pyjeve Private në Kosovë OJQ Organizata Jo-Qeveritare PPJD Produktet Pyjore Jo-Drusore UNKT Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UVQPP (VGGT) Udhëzimet vullnetare për qeverisje të përgjegjshme

ndaj pronës

Page 9: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

vii

Fjalorth

Analiza gjinore është proces për vlerësimin e ndikimit diferencial të politikave, programeve, projekteve dhe ligjit ndaj burrave dhe grave. Analiza gjinore e pranon se realiteti i jetës së burrave dhe grave është i ndryshëm për shkak të roleve gjinore dhe stereotipeve ekzistuese, dhe se mundësitë e barabarta nuk nënkuptojnë medoemos edhe rezultate të barabarta. Barazia gjinore u referohet të drejtave, përgjegjësive dhe mundësive të barabarta të femrave dhe meshkujve dhe djemve dhe vajzave (UN Women, pa datë). Barazia nuk nënkupton që gratë dhe burrat do të bëhen të njëjtë, por që të drejtat, përgjegjësitë dhe mundësitë e grave dhe të burrave nuk do të varen nga ajo a kanë lindur si femra ose si meshkuj. Diskriminimi pozitiv është veprim i dhënies përparësi atyre grupeve në shoqëri që shpesh trajtohen në mënyrë të padrejtë për shkak të, psh., racës dhe/ose gjinisë, si mjet i përparimit drejt fuqizimit të atyre grupeve të cilat janë të diskriminuara dhe për arritjen e mundësive vërtet të barabarta. Gjinia përshkruan rolet dhe përgjegjësit shoqërisht të ndërtuara të burrave dhe grave dhe të djemve dhe vajzave, të cilat mund të ndryshojnë me kohë edhe nga vendi në vend. Ato mund të ndryshojnë në shoqëri, kultura dhe familje të ndryshme. Integrimi gjinor përcaktohet nga ana e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC, 1997)1 si proces për vlerësimin e implikimeve të grave dhe burrave në çdo veprim të planifikuar, përfshirë këtu legjislacionin, politikat dhe programet, në çdo fushë dhe në të gjitha nivelet. Kjo është një strategji për përfshirjen e brengave dhe të përvojave të grave, si edhe të burrave, si dimension përbërës i përpunimit, zbatimit, mbikëqyrjes dhe vlerësimit të politikave dhe programeve në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe sociale, kështu që gratë dhe burrat të përfitojnë në mënyrë të barabartë dhe të mos përsëriten pabarazitë. Qëllimi i fundit është të arrihet barazia gjinore. Ndjeshmëri gjinore është aftësia që të pranohen dhe të theksohen dallimet gjinore, problemet dhe pabarazitë dhe këto të përfshihen në strategji dhe aktivitete. Qasja e bazuar në të drejta të njeriut (QBDNJ) është një kornizë konceptuale për procesin e zhvillimit njerëzor, e cila bazohet në mënyrë normative në standardet

1 Pjesa nga A/52/3 (gjendet në http://www.un.org/womenwatch/osagi/pdf/ECOSOCAC1997.2.PDF). Vizituar më 31 tetor 2016

Page 10: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

viii

ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe menjëherë është e orientuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut (UNHCR, 2006). Kjo përpiqet t’i analizojë pabarazitë që gjenden në brendi të pengesave zhvillimore dhe i korrigjon praktikat diskriminuese dhe ndarjen e padrejtë të pushteteve që e pengojnë përparimin zhvillimor. Rolet e gjinive janë role të cilat i përkufizon shoqëria, e të cilat janë të ndryshme për femra dhe meshkuj. Rolet të cilat i luajnë femrat dhe meshkujt janë nën ndikimin e normave shoqërore të perceptuara, nga statusi i tyre shoqëror në atë shoqëri, nga pritshmëritë e njerëzve të tjerë dhe nga imazhi që individi dëshiron të krijojë për veten (atë). Gjinia identifikon dallimet biologjike, gjenetikisht të përcaktuara, në mes të grave dhe burrave dhe të cilat nuk ndryshohen lehtë. Vetëm një përqindje shumë e vogël e këtyre dallimeve në rolet që u caktohen burrave dhe grave mund t’u atribuohet dallimeve fizike ose biologjike në seks. Të dhënat e ndara sipas gjinisë janë të dhënat që merren nga informatat statistikore të veçanta për burra dhe gra. Këto të dhëna po ashtu mund të pasqyrohen në tabelë me ndarje, si rurale-urbane, ABGj, nivelin arsimor, të dhënat dhe kriteret e tjera përkatëse. Të dhënat e ndara sipas gjinisë ofrojnë një pasqyrë gjithëpërfshirëse për pabarazitë në mes të burrave dhe grave, të cilat përndryshe do të mbeteshin të padukshme. Dy shembuj të të dhënave të ndara sipas gjinisë janë: paga mesatare e femrave dhe e meshkujve në bujqësi dhe shkalla e përfundimit të nivelit arsimor sipas gjinisë. Këto të dhëna të ndara sipas gjinisë mund të bashkohet me treguesit e ndjeshëm ndaj gjinisë, ashtu siç janë përshkruar më poshtë. Treguesit e ndjeshmërisë gjinore pasqyrojnë shumë më tepër se sa vetëm të dhënat sipas gjinisë. Treguesit e ndjeshmërisë gjinore janë krijuar në mënyrë specifike për të matur pabarazitë gjinore. Shembuj të mirë janë: personi ose personat që i kontrollojnë të hyrat në familje (sipas gjinisë); tolerancën shoqërore ndaj dhunës në familje (sipas gjinisë); dhe anketat e bazuara në kohë (sipas gjinisë). Vetëdijësimi gjinor i referohet perceptimit gjinor se ekzistojnë dallime sociale të përcaktuara në mes të grave dhe burrave, bazuar në sjelljen e mësuar, të cilat ndikojnë në aftësinë e tyre për të pasur qasje dhe për të kontrolluar burimet (Catacutan & Naz, 2015). Ky vetëdijësim, përmes analizës gjinore, duhet të aplikohet në projekte, programe dhe politika duke e përdorur procesin e analizës gjinore.

Page 11: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

ix

Përmbledhja ekzekutive Qëllim kryesor i këtij hulumtimi është që ta identifikojë dhe ta analizojë rolin e grave dhe të burrave në sektorin e pylltarisë në Kosovë, shfrytëzimin dhe pronësinë ndaj pyjeve nga ana e grave dhe burrave. Ky raport gjithashtu ka për qëllim që të analizojë çështjet gjinore në kuadër të kornizës ligjore dhe të politikave institucionale, që qeverisin me menaxhimin pyjor, në mënyrë që të sigurohen rekomandimet se si të integrohen më efektshëm çështjet gjinore në politikën pyjore në Kosovë. Ky hulumtim është pjesë e projektit, i quajtur “Mbështetje e zbatimit të politikave dhe strategjisë pyjore në Kosovë“ (GCP/KOS/005/FIN2), i cili ka për qëllim rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh pylltarinë shumëdimensionale dhe duke përfshirë përfitimin ekonomik, social dhe mjedisor si dhe kontributin e saj në zbutjen e ndryshimit klimatik. Projekti ka tri fusha të intervenimit, të quajtura: dhënia e mbështetjes institucionale në zbatimin e strategjisë dhe politikave pyjore, paraqitja e praktikave për menaxhimin e integruar të pyjeve dhe përcaktimi i masave lehtësuese në sektorin pyjor lidhur me ndryshimin klimatik. Në periudhën midis 2012-2014, FAO ka ndërmarrë veprime të ndjeshme gjinore për të siguruar që si femrat ashtu edhe meshkujt të përfitojnë nga projekti. Në vitin 2013, projekti ka bërë një anketë në rajonin Podujevës, Kaçanikut, dhe Hanit të Elezit, si pjesë e një analize të modalitetit lidhur me përfshirjen e komuniteteve lokale dhe palëve të interesit në procesin e zbatimit të aktiviteteve për menaxhimin e pyjeve. Vëmendje e veçantë i është kushtuar përfshirjes së grave dhe grupeve të rrezikuara3 në proceset e vendimmarrjes në strategjinë lokale për zhvillim, përfshirë këtu pylltarinë. Ky studim tregon një qasje të caktuar të grave në krahasim me burrat, në vendimmarrje dhe në informacione, por edhe të drejtat e pazgjidhura pronësore të grave. Përveç kësaj, shkalla e lartë e papunësisë është pengesë kryesore të cilën e identifikuan anëtarët e komunitetit rural, dhe këtë veçanërisht gratë. Ky raport gjithashtu i thekson interesat e grave rurale që t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta të vjeljes dhe të grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së produkteve pyjore jo-drusore (PPJD). Prandaj, raporti e tregon rëndësinë e përmirësimit të qasjes së grave në informacione, në zhvillimin e kapaciteteve dhe përfshirjen në vendimmarrje. Raporti përfundon duke theksuar se PPJD-të kanë potencial të madh në zvogëlimin e pasigurisë për t’u ushqyer dhe varfërisë në

2 Projekt i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës. 3 Në bazë të rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore në vitin 2013 në Kosovë, grupet e cenueshme më të prekura të fuqisë punëtore janë të papunësuarit për një kohë të gjatë, të rinjtë dhe komuniteti jo-shumicë. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2014).

Page 12: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

x

rajonet në të cilat është bërë studimi, veçanërisht kur mbështeten edhe gratë edhe burrat në mënyrë efikase. Përveç kësaj, FAO dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), më 24 tetor 2013 e organizuan një konferencë për “Rolin e grave në pylltari në Kosovë”. Këtu u dhanë rekomandime të dobishme lidhur me përfshirjen më të mirë të grave në sektorin pyjor nga pjesëmarrësit kryesorë që punojnë në këtë fushë. Në konferencë u theksua kontributi i grave në ekonomi përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në pylltari, si dhe nevoja për infrastrukturë më të mirë, p.sh., pikat grumbulluese për PPJD, të cilat do të fuqizonin pozitën ekonomike të grave në këtë sektor. Nevoja për integrimin e grave në sektorin pyjor është parë si shumë e rëndësishme në të gjitha nivelet. Më tej u theksua edhe pamjaftueshmëria e njohurive për çështjet gjinore në pylltari, duke përfshirë këtu nevojën për hulumtim të mëtejshëm për të mësuar për qasjen e grave në pronësi pyjore, për rolin e vërtetë të grave në industrinë pyjore, dhe për nevojën për njohuri dhe mirëkuptim më të madh të grave dhe të meshkujve në PPJD, qasjen e tyre në tregje dhe rolin e PPJD si burim i të ardhurave në vendet rurale. Si rezultat i kësaj ankete dhe konference, është parë e nevojshme që të bëhet një hulumtim në terren që të zgjidhen pamjaftueshmëritë e njohurive, përfshirë këtu edhe analizën e kornizës institucionale/ politikave/legale të sektorit pyjor në relacion me “Udhëzimet Vullnetare të FAO-s për Qeverisjen e Përgjegjshme ndaj Pronës” (VGGT, FAO, 2012).

Page 13: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xi

Metodologjia e hulumtimit Ky hulumtim është zhvilluar në periudhën qershor dhe korrik 2016, duke filluar me takime në nivel qendror me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), dhe në nivel lokal, me Drejtoritë Komunale për Pylltari (DKP) në tri komuna: Dragash , Podujevë dhe Gjilan. Për më tepër, janë mbajtur intervista me Zyrtarë për Barazi Gjinore në secilën komunë, me përfaqësues të OJQ-ve dhe me sektorin e biznesit privat të pyjeve. Në mënyrë që të merren sa më shumë informata në terren, është bërë një anketë me familjet në këto tri komuna, e cila ka përfshirë shpërndarjen e pyetësorëve, intervistave dhe grupeve të referimit, duke pasur synim fshatrat më të largëta që janë të angazhuara në aktivitete që ndërlidhen me punë pyjore, produkte pyjore drusore dhe jo-drusore.

Të gjeturat kryesore nga intervistat me pjesëmarrësit prej

institucioneve qeveritare, OJQ-ve dhe sektorin afarist

Ekzistojnë një numër i dispozitash ligjore dhe politika për integrim gjinor në Kosovë, mirëpo në të shumtën e rasteve këto dispozita nuk janë të mbështetura me anë të udhëzimeve administrative, të cilat do të sigurojnë përputhshmërinë ndërmjet ministrive, sektorëve të ndryshëm dhe institucioneve.

Edhe pse Ligji mbi të Drejtat e Pronës siguron të drejta të barabarta si për gratë ashtu edhe për burrat në pronë, ende ka pabarazi gjinore në lidhje me pronësinë e tokës; pjesa më e madhe e tokave përvetësohen përmes trashëgimisë, për shkak të normave sociale, e cila i favorizon burrat në krahasim me gratë. Vetëm 15.2 % e grave në Kosovë kanë pronë të patundshme, përfshirë këtu tokë (USAID, 2015) duke kufizuar pjesëmarrjen e tyre në menaxhimin e pyjeve private.

Njohuritë e zyrtarëve në nivel qendror për rolin e grave në pylltari janë identifikuar të jenë shumë të kufizuara. Zyrtarët për barazi gjinore në nivel komunal dhe OJQ-të e bazuara në çështje gjinore nuk kanë informata për nivelin e angazhimit të grave në aktivitete pyjore në komunitetet e tyre.

Në përgjithësi, ka mungesë të përfshirjes së organizatave për të drejtat e grave në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar. Për më tepër, zyrtarët për barazi gjinore në ABGJ, MBPZHR nuk ishin të përfshirë që nga fillimi në procesin e hartimit të dokumenteve strategjike për pylltari, mirëpo më shumë ishin konsultuar në rishikimin afatmesëm të dokumentit të Strategjisë dhe Politikave Pyjore.

Page 14: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xii

Një pjesë e stafit të Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK) ka vlerësuar se rreth dy për qind e pyjeve mund të jenë në pronësi të grave. Megjithatë, ZKK-të në tre komuna nuk kanë të dhëna të ndara sipas seksit për pronaret gra të pyjeve. Kësisoj, për të nxjerrë të dhëna të ndara sipas seksit për pronarët e pyjeve private, dikush duhet që të kontrollojë bazën e të dhënave emër për emër.

Pjesëmarrja e grave në procesin e planifikimit është shumë e ulët, meqë ekziston një numër i kufizuar i tyre në procesin e vendimmarrjes, veçanërisht në strategjinë zhvillimore lokale, përfshirë këtu pylltarinë.

Të gjeturat kryesore nga anketimi i familjeve

Një numër relativisht i madh i burrave dhe grave nga pjesa e fshatrave ku është bërë anketimi për këtë studim janë të angazhuar në aktivitete pyjore. Burrat janë të angazhuar kryesisht në grumbullimin e drurit për djegie, ndërsa gratë dhe fëmijët duket që janë pak më shumë të angazhuar në grumbullimin e PPJD-ve.

Shumica e pyjeve private (rreth 66%) janë në pronësi në emër të të moshuarve, që në të shumtën e rasteve kanë vdekur.

Shumica e të anketuarve nga kjo anketë thonë se kanë pyje private, të cilat nuk janë regjistruar në emër të tyre në zyrën kadastrale. Vetëm 11.62 % e të anketuarve meshkuj kanë deklaruar se e kanë një pyll të regjistruar si pronë në emrin e tyre. Të dhënat nga anketa tregojnë se asnjë prej grave të anketuara nuk është pronare e ndonjë pylli.

Druri i zjarrit është identifikuar si burimi primar për ngrohje nga të gjithë të anketuarit meshkuj. Një numër i konsiderueshëm i tyre e marrin drurin për zjarr në tokën që e konsiderojnë të tyren, madje edhe atëherë kur ajo tokë nuk është pronë e tyre zyrtarisht. Rreth 13% e të anketuarve kanë theksuar se marrin dru zjarri nga zonat e pyjeve në pronësi shtetërore.

Nga tri komunat e hulumtuara, vetëm një femër është identifikuar të ketë

një biznes të regjistruar, në grumbullimin e PPJD4. Në Gjilan, një biznes privat që ka një grua është pika grumbulluese kryesore në fshatin e saj dhe në fshatrat përreth. Ky biznes mbështet 50-60 familje përmes mbledhjes së produkteve të tyre pyjore jo-drusore.

4 Biznes privat “RIOL”, me vendndodhje në Haxhaj, Gjilan.

Page 15: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xiii

Në përgjithësi, puna pyjore nuk konsiderohet si punë e denjë nga anëtarët

e komunitetit, veçanërisht për gratë. Familjet e varfra që nuk kanë mjete dhe mundësi të tjera për gjenerimin e të hyrave janë më aktive në punët pyjore. Kjo është veçanërisht dominuese në fshatrat e anketuara të Podujevës dhe Gjilanit.

Për menaxhimin e pyllit të tyre, një pjesë e madhe e të anketuarve (64.8%)

konsultohen me anëtarët e familjes, dhe një numër i vogël i tyre (4.76%) konsultohen me institucionet dhe ekspertët për pylltari.

Asnjë prej të anketuarve nga kjo anketë nuk është anëtar i Asociacionit të Pronarëve të Pyjeve Private. Për më tepër, ka plotësisht mungesë të informatave për këtë asociacion dhe për aktivitetet e tij.

Vetëm 5.95% e grave kanë theksuar se do të merrnin pjesë vetë në takime të organizuara mbi çështjet që ndërlidhen me pylltari. Shumica e grave mendojnë se meshkujt duhet të marrin pjesë në emër të familjes, qoftë bashkëshorti, vjehrri, vëllai ose i biri i rritur.

Një numër i konsiderueshëm i të anketuarve janë të interesuar që të zgjerojnë aktivitetin e tyre me PPJD, kryesisht në grumbullimin e frutave të malit, përkatësisht 71% e të anketuarve, dhe të zhvillojnë biznesin e bletarisë dhe prodhimit të mjaltës, përkatësisht 58.33% e të gjithë të anketuarve.

Kontrolli i parave të fituara nga shitja e drurit të zjarrit dhe PPJD-të dhe

aktivitetet e tjera që ndërlidhen me gjenerimin e të hyrave kane treguar se meshkujt janë vendimmarrësit në familje. 58.53% e të anketuarave femra kanë përzgjedhur përgjigjen “bashkëshorti im” kur janë pyetur se kush i kontrollon paratë nga shitja e drurit të zjarrit, ndërsa lidhur me kontrollimin e parave nga PPJD-të, 50% e të anketuarave femra kanë përzgjedhur “të dy, unë dhe bashkëshorti im”. Vetëm 10.52 % e të anketuarve femra kanë përzgjedhur përgjigjen “unë” në pyetjen “kush merr vendime për shpenzimin e parave në shtëpi”. Për më tepër këto rezultate janë mbështetur edhe nga të dhënat e fituara nga pjesëmarrësit meshkuj.

Një prej vështirësive më të shpeshta me të cilën ballafaqohen gratë, burrat dhe madje edhe fëmijët ruralë është ajo që produktet e tyre merren me çmim ekstremist të ulët nga ndërmjetësit. Për gratë madje është edhe më e vështirë duke marrë parasysh pengesat me të cilat mund të ballafaqohen sa i përket lëvizjes.

Page 16: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xiv

Gratë që varen më shumë në produktet pyjore për jetesë kanë më pak

mundësi që të marrin kredi qeveritare dhe shpesh nuk janë të informuara për shërbimet qeveritare për gratë e varfra ose mundësitë për mikrokredi.

Një numër i konsiderueshëm i të anketuarve (81.39% e të anketuarve meshkuj, dhe 78.04% e femrave) mendojnë se sigurimi i pajisjeve dhe mjeteve për punë pyjore si dhe ofrimi i trajnimeve më të shumta janë shumë të rëndësishme për ta.

“Më shumë njohuri dhe informata për mundësi ekonomike” është përzgjedhur si shumë e rëndësishme nga 50% e të anketuarve meshkuj dhe 39.02% e të anketuarave femra.

Një numër i konsiderueshëm i të anketuarve (55 prej 84) kanë renditur

“Mungesën e njohurive se si/çfarë të mblidhet” dhe “Mungesën e kohës”

si arsyet kryesore për të mos qenë aktivë në punë pyjore. Këto përgjigje

janë dhënë kryesisht nga gratë. Përveç kësaj, përgjigjet “Nuk jam i/e

interesuar”, “Kujdesem për fëmijë të vegjël” dhe “Mungesa e transportit”

janë dhënë kryesisht nga të anketuarit prej Dragashi si arsye kryesore për

të mos qenë mjaft të përfshirë në aktivitete pyjore.

Obligimet familjare (47.6%), pastaj mungesa e informatave për atë se çfarë

të mblidhet e çfarë të shitet në pyje (21.42%) janë listuar si dy prej barrierave kryesore që pengojnë gratë që të jenë pjesëmarrëse aktive në aktivitetet pyjore.

Gratë që grumbullojnë produkte pyjore jo-drusore janë zakonisht të

tejngarkuara me punë shtëpie dhe punë në pyje. Përkundër ngarkesës së

tyre të madhe të punës, shumë gra kanë treguar se janë të gatshme të

punojnë edhe më shumë, nëse kjo do të përmirësonte situatën e familjes

së tyre, veçanërisht atë të fëmijëve të tyre. Kjo tregon një potencial për

përmirësimin e mjeteve për jetesë të grave rurale përmes angazhimit në

aktivitete sipërmarrëse në PPJD. Megjithatë, çdo mbështetje në këtë

kuptim duhet të ndërlidhet me zvogëlimin e ngarkesës në punë shtëpiake

dhe ato joformale dhe prezantimin e teknologjive që kursejnë kohën.

Pjesëmarrja në takime ku janë të pranishëm burrat nuk duket të jetë ndonjë problem sipas rezultatit të të dhënave në këtë anketë (64.28% e të anketuarve, gra dhe burra) të cilat deklarojnë se gratë mund të jenë pjesë e takimeve dhe trajnimeve të përziera. Megjithatë, shumica e të

Page 17: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xv

anketuarve (60.71%) ende preferojnë të kenë trajnime dhe takime të ndara sipas seksit. Nuk ka dallime në mes të preferencave të grave dhe burrave në këtë drejtim.

Gjithsej 80.9% e të anketuarve shesin produkte nga PPJD. Kjo nënkupton

se mbështetja e grave dhe burrave në përmirësimin e grumbullimit,

shumëfishimit, përpunimit dhe marketingut të qëndrueshëm të PPJD-ve

mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e të ushqyerit,

sigurinë e ushqimit, zvogëlimin e varfërisë dhe shfrytëzimin e

përgjegjshëm të pyjeve.

Page 18: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xvi

Rezultatet e analizës së kornizës ligjore, institucionale dhe të

politikave

Të gjeturat kryesore nga analiza e kornizës ligjore, institucionale dhe të politikave

sektoriale të Kosovës lidhur me barazinë gjinore tregojnë se ajo është në përputhje

të plotë me legjislacionin dhe politikat ndërkombëtare. Për më tepër, Kushtetuta

përcakton se konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë CEDAW

dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), i paraprijnë legjislacionit

kombëtar. Megjithatë, zbatimi i ligjeve në praktikë mbetet një sfidë. Të gjeturat

kryesore nga analiza e kornizës ligjore, institucionale dhe politike janë:

Politikat dhe strategjitë e qeverisë për integrim gjinor nuk janë të

integruara mirë në strategjinë për pylltari.

Ka mungesë të njohurisë dhe të të kuptuarit nga ana e grave rurale (dhe

nga komuniteti rural në përgjithësi) lidhur me të drejtat e grave për pronë.

Ka tendencë si nga fermerët ashtu edhe nga shërbyesit civilë që të

identifikojnë vetëm një anëtar të familjes (zakonisht atë mashkull) si

pronar toke.

Përkundër kornizës ligjore, e cila i jep të drejtë për ndarje të barabartë të

pronës, ndarja e pronës në familje bazohet kryesisht në të drejtën

zakonore.

Raporti për të drejtat e grave për trashëgimi të pronës në Kosovë (Qendra

kosovare për studime gjinore, 2011) tregon se vazhdon të ketë sfida lidhur

me zbatimin e dobët të Ligjit për Trashëgimi dhe vazhdimin e aplikimit të

ligjeve të pashkruara.

Rekomandimet kryesore

MBPZHR duhet të zgjerojë udhëzuesin e vet të politikave, strategjinë dhe planin e veprimit për integrim gjinor edhe në sektorin pyjor.

MBPZHR duhet të integrojë analizën gjinore, caqet e ndara sipas seksit dhe të dhënat në raporte dhe plane, sikur edhe në projektet dhe programet e sektorit të pylltarisë.

MBPZHR mund të avokojë me DKP-në për të zgjeruar diskriminimin pozitiv aty ku është e mundshme, në mënyrë që të rritet numri i grave në pozita

Page 19: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xvii

menaxhuese me kualifikim të mjaftueshëm dhe që avancohen karrierat e tyre në pylltari.

MBPZHR duhet të sigurojë që ABGJ, dhe Zyrtari për barazi gjinore, të jenë të angazhuar që në fazë të hershme në përgatitjen e politikave dhe që të sigurojnë se ata mbështesin institucionin në zhvillimin e udhëzimeve dhe të monitorojë integrimin gjinor për mbështetjen e të gjitha njësive operative, përfshirë këtu DKP-në në secilën komunë.

MBPZHR dhe DKP e saj duhet të fuqizojnë pozitën e Zyrtarëve për barazi gjinore dhe organizatave përkatëse për gra që të angazhohen në mënyrë sistematike, në nivel të pavarur, në konsultimet që ndërlidhen me pylltari dhe në rishikimin e politikave dhe në proceset tjera zhvillimore.

MBPZHR dhe DKP përkatëse duhet të ndërtojnë kapacitetin e personelit të tyre për vetëdijësim gjinor dhe integrim gjinor në sektorin pyjor për personelin e pylltarisë në të gjitha nivelet, në mënyrë që të largojnë perceptimin se pylltaria është sektor për meshkuj dhe të promovojnë pjesëmarrjen e grave në shfrytëzimin dhe menaxhimin e pyjeve.

MBPZHR, përmes DKP mund të zhvillojë kapacitetet për gratë rurale që ato të kenë qasje dhe të menaxhojnë burimet. Zhvillimi i kapaciteteve duhet të përfshijë trajnimin në ndërmarrësi dhe përgatitjen e planeve afariste dhe zhvillimin e aftësive për të njohur produktet pyjore që mund të shiten si dhe si të bëhet ruajtja e frutave pyjore.

Zyrtarët komunal për barazi gjinore mund të avokojnë me Drejtoritë komunale për pylltari për të rritur pjesëmarrjen e grave në takime që organizohen për çështjet pyjore. Kjo do të mund të bëhej përmes instalimit të një sistemi për dërgim të ftesave (informacionet për secilën shtëpi) si për gratë ashtu edhe për burrat.

MBPZHR duhet të krijon një buxhet specifik për aktivitetet që ndërlidhen me aspektin gjinor në sektorin pyjor, përfshirë këtu edhe integrimin gjinor. Këto fonde do të mund të rezervoheshin që nga fillimi për hartimin e planeve dhe programeve gjinore me një alokim buxhetor të veçantë.

MBPZHR në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, përmes programit për zhvillim rural, mund të adresojë shqetësimet për aspektin gjinor në menaxhimin me pyje përmes marrëdhënieve të punës tashmë të krijuara me shoqërinë civile dhe sektorin privat, përmes procedurave të lehtësuara për bizneset pyjore jo-drusore, të cilat punësojnë gratë lokale.

Page 20: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xviii

MBPZHR dhe DKP-ja duhet të vazhdojë me diskriminim pozitiv në rregullat për pjesëmarrje, duke pasur konsideratë të veçantë për kriteret që mund t’i motivojnë gratë. Diskriminimi pozitiv duhet të koordinohet me masat e tjera që kanë cak pengesat kryesore që kufizojnë angazhimin e grave në ndërmarrësi pyjore, si ofrimi i trajnimeve që ndërlidhen me pylltarinë për gratë.

Agjencia Pyjore e Kosovës duhet të mbështes krijimin e kooperativave dhe shoqatave të grave që punojnë në aktivitete që ndërlidhen me pylltari, si dhe krijimin e një baze të dhënash në nivel komunal. Informatat, subvencionet, zhvillimi i kapaciteteve dhe mbështetjet e tjera mund të adresohen pastaj më mirë te këto gra.

MBPZHR bashkë me DKP-në duhet të mbështesin gratë rurale në krijimin e kooperativave, veçanërisht në fshatrat që janë më aktive në grumbullimin e PPJD-ve. Kjo iniciativë do të mund të pilotohej në fshatrat e Gjilanit dhe Podujevës, ku gratë ballafaqohen me sfida në shitjen e PPJD-ve te pikat grumbulluese më të afërta për shkak të çmimit shumë të ulët.

Drejtoritë Komunale e Pylltarisë në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës duhet të mbështesin legalizimin e pikave grumbulluese joformale për PPJD, ashtu që puna e tyre të regjistrohej dhe në këtë mënyrë puna e grave të paguhej dhe njihej më mirë.

DKP-ja duhet të promovojë rolin e pyjeve dhe grumbullimin e PPJD-ve, si një mënyrë për krijimin e të hyrave për banorët rural që kanë pyje, përmes medieve lokale dhe aktiviteteve e iniciativave të tjera për ngritjen e vetëdijesimit, ashtu që puna në pyje të mos etiketohej si punë ekskluzivisht për familje të varfra. Kjo do të mund të bëhej përmes ofrimit të modeleve të familjeve dhe bizneseve që jetojnë me këto aktivitete. Nëse është e mundur, qeveria do të duhej të krijonte një sistem të certifikimit të emërimit të origjinës.

Drejtoritë Komunale për Pylltari dhe Bujqësi duhet të bashkëpunojnë në mbështetjen e grave me aftësi dhe pajisje të nevojshme në zhvillimin e bizneseve për bletari, duke marrë në konsideratë kushtet që ofron pylli për aktivitetet e tilla, dhe sipas nevojës, edhe të ofrojë sesione informative për gratë rurale lidhur me mundësitë e ndryshme ekonomike dhe mundësitë e tregut që ato mund të kenë.

Agjencia kadastrale duhet të klasifikojë të dhënat sipas gjinisë lidhur me pronësinë në pyje.

Page 21: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

xix

Veprimet e ardhshme për adresimin e çështjeve gjinore në sektorin

pyjor të Kosovës

Lidhur me trajtimin e çështjeve gjinore në sektorin e pylltarisë në Kosovë, FAO dhe

komuniteti i donatorëve të tjerë do të mund të mbështesnin zbatimin e integrimit

gjinor në sektorin pyjor, nëpërmjet rekomandimeve të mëposhtme:

FAO dhe agjencitë e tjera të OKB-së, së bashku me mekanizmat

institucional qeveritar për barazi gjinore do të mund të ndihmonin më tej

MBPZHR-në në zhvillimin e një strategjie për integrimin gjinor në pylltari.

FAO mund të mbështesë MBPZHR-në përmes ofrimit të trajnimeve të

përshtatura për shfrytëzimin e produkteve për gratë rurale.

FAO mund të mbështesë MBPZHR-në për të ndihmuar gratë rurale që

punojnë në pylltari përmes mbështetjes për krijimin e kooperativave dhe

shoqatave të grave për shfrytëzimin e produkteve pyjore dhe krijimin e

rrjeteve.

FAO dhe agjencitë e tjera të OKB-së mund të forcojë shkëmbimin e

ndërsjellë të informatave dhe ekspertizës në mbështetje të grave rurale që

punojnë në pyll.

FAO mund të mbështesë Shoqatën e Pronarët Privatë të Pyjeve në Kosovë (SHKPPP) duke ofruar udhëzime se si të zgjerohet sektori i grave në SHKPPP dhe se si të fuqizohen gratë përmes tij.

Page 22: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë
Page 23: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

1

1. HYRJE Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det, i mbuluar kryesisht me male dhe

kodra. Ajo ka një sipërfaqe prej rreth 1.1 milionë hektarësh: rreth 50 përqind

klasifikohet si tokë bujqësore, 44 përqind është tokë pyjore dhe pjesa e mbetur

prej 6 përqind, definohet si tokë për shfrytëzime të tjera.

Sipas të dhënave për regjistrimin e popullsisë të prillit 2011, Kosova ka gjithsej

1 739 825 banorë, duke përjashtuar ata që banojnë në Komunën e Leposaviqit,

Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut (ASK, 2013).5 Këto të dhëna po

ashtu tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale

(62%) dhe 38% jetojnë në zonat urbane.

Ligji i Kosovës për Pyje (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, 2004), përbën

bazën ligjore që përcakton pyjet si resurse kombëtare, të cilat duhet të

menaxhohet për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe për të ruajtur

shumëllojshmërinë biologjike për të mirën e gjeneratës së tanishme dhe atyre

ardhshme. Menaxhimi i pyjeve duhet poashtu të marrë parasysh interesat tjera

publike dhe të ofrojë kushtet e nevojshme për shfrytëzim të qëndrueshëm të

pyjeve dhe tokave pyjore, si burim me interes të përgjithshëm.

Sipas Inventarizimit kombëtar të pyjeve në Kosovë të vitit 2012 (Tomter et al.,

2013), Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme me pyje prej 481 000 ha. Pyjet e saj

dominohen me drurë gjethërënës, të cilët mbulojnë 93 përqind të tokës së

përgjithshme pyjore (449 400 ha) dhe drurë halorë, të cilët mbulojnë pothuajse 5

përqind (23 800 ha). Gjithsej, 50 përqind e pyjeve konsiderohet të jetë

njëmoshare. Gjashtëdhjetë përqind e tokës pyjore është pronë shtetërore dhe

pjesa tjetër prej 40 përqind është pronë private e një numri të madh individësh

(më shumë se 120 000 pronarë të pyjeve). Vëllimi i një pjese të madhe të drunjëve

më të vlefshëm në pyjet e larta është i qëndrueshëm ose në rritje. Grupet kryesore

të produkteve të drurit që prodhohen nga pyjet lokale në Kosovë janë: druri si

lëndë djegëse, druri industrial, trupat drunorë dhe produktet pyjore jo-drunore

(përfshirë këtu frutat e malit, kërpudhat dhe bimët mjekësore dhe aromatike).

Pylltaria është një ofrues i rëndësishëm i drurit si lëndë djegëse dhe në më shumë

se 80 përqind e familjeve në Kosovë e përdorin drurin si lëndë djegëse për ngrohje

dhe gatim.

5 Megjithatë, një raport i AID (2016) thekson se popullsia e përgjithshme mund të nënvlerësohet për shkak të bojkotimit të pjesshëm të regjistrimit të popullsisë nga ana e serbëve dhe romëve që jetojnë në disa komuna në jug të Kosovës.

Page 24: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

2

Duke ditur se 44 përqind e sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës mbulohet me

pyje, të cilat klasifikohen si resurse kombëtare dhe që karakterizohen me

produktivitet dhe shumëllojshmëri të madhe, të gjitha studimet përkatëse tregojnë

që nëse këto burime menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme, ky sektor do të

mund të siguroj shumë më shumë mundësi punësimi, veçanërisht për banorët e

viseve rurale dhe poashtu të krijoj më shumë të hyra për buxhetin e shtetit.

Barazia gjinore konsiderohet një parakusht i menaxhimit të qëndrueshëm të

burimeve natyrore, meqë gratë dhe burrat kanë njohuri dhe aftësi të ndryshme

për menaxhimin dhe përdorimin e burimeve. Duke marrë parasysh se Qeveria e

Kosovës është e zotuar për arritjen e barazisë gjinore dhe qëndrueshmërisë së

sektorit pyjor, është qenësore që këto çështje të kuptohen dhe të adresohen në

mënyrë të duhur.

Në Kosovë, mungesa e të dhënave dhe informatave në pylltari të ndara sipas seksit

vazhdon të mbetet një sfidë e madhe në dizajnimin e sistemit të monitorimit dhe

vlerësimit sipas gjinisë. Kjo zbrastësi paraqet një sfidë të madhe për planifikimin e

politikave që janë të nevojshme, sepse të dhënat dhe informatat e tilla do të

ndihmonin në zhvillimin e politikave që janë të bazuara në përbërjen e larmishme

të komuniteteve lokale aktualisht, përfshirë këtu rolet gjinore, gëzimin e të

drejtave, shqetësimet dhe qasjet në mundësi. Të dhënat që kanë të bëjnë me gra

dhe me çështje gjinore në pylltari do të ndihmonin në zhvillimin e politikave dhe

kornizave të synuara për arritjen e strategjive dhe programeve të ndjeshme ndaj

çështjeve gjinore. Për shkak të mungesës së të dhënave, rolet e mundshme të

grave në pylltari në të kaluarën nuk janë diskutuar e as nuk është përcaktuar niveli

i saj i saktë i pjesëmarrjes.

Projekti “Mbështetja e zbatimit të politikës dhe strategjisë për pylltari në Kosovë“ GCP/KOS/005/FIN (2011 – 2017), ka për qëllim që ta shtojë kontributin e sektorit të pylltarisë në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke pasur parasysh aspektin shumë funksional të pyjeve që përfshinë përfitimet ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe kontributin e tyre në zbutjen e ndryshimit klimatik. Ky projekt i ka tri fusha të intervenimit, përkatësisht: të sigurojë mbështetje institucionale për zbatimin e politikave dhe strategjisë pyjore, të paraqesë praktikat për menaxhimin e integruar të pyjeve, dhe të përcaktojë masat zbutëse në sektorin pyjor në lidhje me ndryshimin klimatik. Gjatë viteve 2012-2014, FAO ka ndërmarrë disa veprime të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore për të siguruar që si gratë ashtu edhe burrat do të përfitonin nga ky projekt. Në vitin 2013, ajo ka realizuar një anketë në rajonin e Podujevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, si pjesë e një analize për modalitetet për përfshirjen e komuniteteve lokale dhe palëve të interesit në procesin e zbatimit të aktiviteteve

Page 25: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

3

për menaxhimin e pyjeve. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar përfshirjes së grave dhe grupeve të pafavorizuara në vendimmarrje për politika pyjore. Ky raport tregon për një qasje të kufizuar të grave në vendimmarrje dhe në informata, në krahasim me burrat dhe të drejtat e pazgjidhura pronësore të grave. Për më tepër shkalla e lartë të papunësisë janë barrierat kryesore të identifikuara nga anëtarët e komunitetit rural, veçanërisht nga gratë. Ky raport po ashtu përcjellë interesat e grave rurale në përmirësimin e aftësive të tyre në grumbullimin, përpunimin dhe marketingun e produkteve pyjore jo-drusore (PPJD). Rrjedhimisht, ky raport tregon rëndësinë e përmirësimit të qasjes së grave në informata, zhvillimit të kapaciteteve dhe vendimmarrjes. Ky raport përfundon duke theksuar se PPJD-të kanë potencial të madh në zvogëlimin e pasigurisë së ushqimit dhe varfërisë në rajonet e këtij studimi nëse mbështeten si burrat ashtu edhe gratë. Për më tepër, FAO dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më 24 tetor 2013 kanë organizuar një konferencë për “Rolin e grave në sektorin e pylltarisë në Kosovë”. Aty ishin dhënë rekomandime të vlefshme për përfshirjen më të mirë të grave në sektorin e pylltarisë nga akterët përkatës kryesorë që punojnë në terren. Kjo konferencë e ka nënvizuar kontributin e grave në ekonomi përmes përfshirjes aktive të saj në pylltari, dhe nevojën për përmirësim të infrastrukturës, p.sh., pika grumbulluese për PPJD, e cila do të fuqizonte pozitën ekonomike të grave në këtë sektor. Nevoja për integrim gjinor në sektorin e pylltarisë në të gjitha nivelet është parë po ashtu si qenësore. Janë theksuar edhe boshllëqet në njohuritë mbi çështjet gjinore në pylltari, përfshirë këtu nevojën për hulumtim të mëtejshëm për të ditur më shumë për qasjen e grave në pronësi pyjore, rolin aktual të grave në industrinë e pylltarisë dhe për të ditur dhe kuptuar më mirë punën e vërtetë të grave dhe burrave në PPJD, qasjen në tregje dhe rolin e PPJD-ve në mjetet për jetesë në vendet rurale. Ky vlerësim ofron informata të rëndësishme për shfrytëzimin e pyjeve nga gratë dhe burrat. Raporti ka treguar rolin e rëndësishëm të pyjeve në jetesën e familjeve të varfra në rajonet e përzgjedhura për studim. Ka ofruar po ashtu sugjerime konkrete dhe strategjike për fushat e intervenimit në mbështetjen e fuqizimit ekonomik të grave rurale përmes shumëfishimit të të hyrave dhe sipërmarrësisë në pylltari. Megjithatë, është e njohur që sektori pyjor dominohet shumë nga meshkujt, për shembull, përqindja e grave në mesin e profesionistëve të pyjeve është shumë e ulët, veçanërisht në nivel komunal, dhe puna në pyje shpesh perceptohet si e kufizuar vetëm në produkte drusore (prerje dhe shitje të drurit) gjë që kërkon forcë fizike. Si pasojë, gratë janë të nën-përfaqësuara – në shkallë të madhe – në proceset vendimmarrëse për pyje dhe produkte e shërbime që ato ofrojnë. . Një raport nga Färnsveden, Qosaj-Mustafa dhe Farnsworth (2014, fq. 33, fq. 35) tregon që Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim hapësinor në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011/2012 23 për qind e anëtarëve ishin femra dhe

Page 26: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

4

77 për qind ishin meshkuj. Për më tepër, ky raport dokumenton që 27 për qind e të punësuarve të MBPZHR-së janë femra dhe 73 për qind janë meshkuj. Gratë do të mund të luanin role shumë të rëndësishme në zhvillimin rural dhe

zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit pyjor, veçanërisht gratë rurale, mirëqenia

ekonomike e të cilave varet nga burimet pyjore. Rreth 44.04 % e të anketuarave

femra, të hulumtimit në terren, që po e prezantojmë këtu, grumbullojnë produkte

pyjore jo-drusore si ushqim për familje dhe për shitje. Prandaj, gratë janë një

kontribut i rëndësishëm i rritjes së mjeteve për jetesë të familjeve përmes

shfrytëzimit të burimeve pyjore.

Page 27: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

5

2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT Objektivat kryesore të hulumtimit që është prezantuar në këtë raport ishin që të:

a) Realizohet një hulumtim në terren për të vlerësuar pabarazitë gjinore dhe

rolin e grave dhe burrave lidhur me: 1) Sektorin pyjor, 2) Produktet pyjore jo-drusore për mjetet për jetesë në vendet rurale dhe 3) Pronësinë e pyjeve. Për më tepër, ky hulumtim synon përfshirjen e palëve private dhe publike të interesit në konsultime për boshllëqet e identifikuara të njohurive.

b) Analizë e aspektit gjinor të kornizës ligjore, politikave institucionale për pronën pyjore dhe qeverisjen ndaj saj, bazuar në “Udhëzimet vullnetare të FAO-s mbi qeverisjen e përgjegjshme të pronës dhe udhëzimet teknike” (VGGT) të ndërlidhura.

Qëllimi i hulumtimit në terren ishte që të analizohet roli i diferencuar gjinor i grave dhe burrave në shfrytëzimin dhe pronësinë pyjore, në ndarjen e punës, për të siguruar një pasqyrë të plotë dhe të saktë të shkallës së shfrytëzimit të pyjeve nga burrat dhe gratë, pabarazitë gjinore dhe potencialet për integrim gjinor në sektorin pyjor. Metodologjia e hulumtimit përbëhej prej kombinimit të instrumenteve vijuese: intervistave gjysmë të strukturuara me palë interesi të niveleve shtetërore dhe jo-shtetërore; anketim i familjeve përmes pyetësorit dhe intervistave gjysmë të strukturuara dhe diskutimet në grup të referimit me gra. Raporti është ndarë me MBPZHR-në dhe UNKT-në si pjesë e grupit shqyrtues.

2.1. Intervistat me palët kryesore të interesit në sektorin pyjor në

nivel qendror dhe lokal

Informatat janë mbledhur përmes intervistave të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar

pyetësorë gjysmë të strukturuar, me palët kryesore të interesit në sektorin pyjor

në Kosovë. Intervistat kanë pasur për qëllim marrjen e më shumë informatave për

gjendjen lokale dhe kornizën e politikave dhe mekanizmat e ndërtimit institucional.

Gjatë kësaj periudhe janë intervistuar zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë

dhe Zhvillimit Rural (Departamenti i Pylltarisë, Zyra për Barazi Gjinore), Autoritetet

Pyjore Komunale, Agjencia Kadastrale Pyjore, Zyrtarët Komunalë për Barazi Gjinore

dhe përfaqësuesit e OJQ-ve si dhe sektori afarist, gjithsej 15 njerëz, 8 gra dhe 7

burra. Intervistat janë strukturuar prej rreth 10-15 pyetjeve që kanë dalluar prej

njërit person te tjetri. Me vazhdimin e vlerësimit, kanë evoluar edhe pyetjet e

Page 28: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

6

intervistimit, bazuar në atë që ishte mësuar deri atëherë. Kohëzgjatja e intervistave

ka qenë e ndryshme, mirëpo zakonisht një intervistë ka zgjatur midis 40-60

minutave.

2.2 Anketa e familjeve

Në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e projektit të FAO-s në Prishtinë, për

hulumtim janë përzgjedhur tri komuna: Podujeva, Gjilani dhe Dragashi. Kjo

përzgjedhje është bërë në bazë të anketave të mëparshme të bëra në këto

lokalitete, mbi supozimin e statusit socio-ekonomik të njerëzve rural atje si dhe në

bazë të burimeve në dispozicion për aktivitete pyjore në këto komuna. Përzgjedhja

e fshatrave më të largëta është bërë në konsultim me Drejtorinë për Pylltari në

secilën komunë si dhe me kryetarët e fshatrave.

Fshatrat janë përzgjedhur bazuar në angazhimin e tyre dhe punën e drejtpërdrejtë

dhe aktivitete pyjore, si grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve

veçanërisht të atyre jo-drusore.

Kjo anketë ka mbuluar të dhëna për karakteristikat e familjeve, ndarjen e punës

dhe rolin e grave dhe burrave në pylltari. Anketa ka mbuluar po ashtu

vendimmarrjen mbi grumbullimin e PPJD-ve. Pyetjet e anketës janë shtruar për

shfrytëzimin dhe menaxhimin e pyjeve, si nga gratë ashtu edhe nga burrat në

familje, si dhe për bashkëpunimin me familjet e tjera. Vëmendje e veçantë i është

kushtuar produkteve pyjore jo-drusore dhe zinxhirit të prodhimit të vlerave. Përveç

kësaj, anketa ka pasur për qëllim gjetjen e pranisë së grave në aktivitete pyjore në

nivel komuniteti dhe pengesat që kanë të bëjnë me pronësinë. Hulumtuesi ka

përkthyer pyetjet e anketës në Shqip dhe personeli i FAO ka rishikuar draftin e parë

dhe i ka ofruar komentet e vlefshme. Disa pyetje janë modifikuar para fillimit të

anketimit (shih Shtojcën 2 për pyetësorin e anketës).

Nga lista e familjeve që jetojnë në fshatrat e zgjedhur, siguruar nga Drejtoria

Komunale për Pylltari në tri komunat, është përzgjedhur një mostër e shtresëzuar

e rastit . Kjo listë e familjeve u modifikua më vonë edhe nga takimet me kryetarët e

fshatrave. Është bërë përpjekje që të përcaktohet një mostër e cila siguron një

shkallë përfaqësimi të madhësisë së familjes. Kjo mostër është shtresuar me

qëllim të sigurimit që në anketë të përfshihen familjet që janë pronare të pyjeve

ose që në ndonjë mënyrë kanë të bëjnë me punën në pyje, veçanërisht me PPJD.

Pyetësorët janë koduar me numra, dhe për të siguruar anonimitetin nuk është

shënuar asnjë emër.

Page 29: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

7

Udhëheqësitë e fshatrave kanë ndihmuar hulumtuesin në gjetjen e familjeve

mostër në terren. Për më tepër ata kanë ndihmuar në shpërndarjen dhe

mbledhjen e një numri të caktuar të pyetësorëve te familjet e përzgjedhura si

mostër. Gjithsej janë plotësuar 84 pyetësorë, 41 prej grave dhe 43 prej burrave. Në

tri komunat, hulumtuesi ka intervistuar gjithsej 25 gra. Të anketuarit siguroheshin

që informatat e grumbulluara do të mbeten konfidenciale. Prania e burrave dhe

fëmijëve në disa raste nuk dukej të ndikonte që gratë të shprehnin pikëpamjet e

tyre.

Puna në terren për të anketë është zhvilluar gjatë periudhës 1 korrik dhe 29 korrik

2016. Para anketimit të familjeve në fshatrat e përzgjedhura është bërë testimi i

pyetësorëve.

Të dhënat sasiore nga kjo anketë janë koduar dhe analizuar nga hulumtuesi duke

përdorur softuerin SPSS (Pako statistikore për shkenca sociale).

Page 30: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

8

Mostra e anketimit të familjeve

Komuna Fshati Mostra Aktivitetet kryesore pyjore jo-drusore në secilin fshat

Podujevë

Dyz 8 Vjelja e mjedrave (afër tokës pyjore)

Bellopojë 8 Vjelja e kërpudhave, frutave të malit dhe erëzave

Katunishtë 10 Vjelja e kërpudhave, frutave të malit dhe erëzave

Turiqicë 7 Vjelja e kërpudhave, frutave të malit dhe erëzave

Gjithsej 33

Gjilani

Zhegër 13 Vjelja e mjedrave (afër tokës pyjore), kërpudhave, frutave, arrave, erëzave,

hithrave, shtogut, murrizit

Haxhaj 3 Kërpudhat, arrat, erëzat, hithi, shtogu, murrizi, thana, kamomileja dhe bimët e

tjera të çajit dhe lloji i zhardhokut të kërpudhave, specifik për fshatin Haxhaj

Llashticë 7 Kërpudhat, bimët e çajit

Livoç i Epërm

3 Kërpudhat, frutat e malit, çaj i malit

Malishevë 2 Kërpudhat, frutat e malit, çaj i malit

Gjithsej 28

Dragash

Pllajnik 10 Qershigla, dëllinja, kaçeja, kumbulla, molla, thana, ferra, çaji kantarion, shtogu, “gentiana lutea” (aktualisht vjelja e saj është e ndaluar)

Kosavë 5 Qershigla, dëllinja, kaçeja, kumbulla, molla, thana, ferra, çaji kantarion, shtogu

Kuklibeg 10 Qershigla, dëllinja, kaçeja, kumbulla, molla, thana, ferra, çaji kantarion, shtogu

Gjithsej 25

Komuna e Dragashit ka gjithsej 36 fshatra. Prej këtij numri, u përzgjodhën tri

fshatra në bazë të aktiviteteve të tyre pyjore: Pllajnik, Kosovë dhe Kuklibeg. Numri

i banorëve në këto fshatra është gjithsej 2,160. Pyetësori u është shpërndarë 18

familjeve, i cili do të ndahet në bazë të numrit të banorëve për fshat. Pyetësori

duhej të plotësohej nga një anëtar i rritur në familje në emër të të gjithë familjes.

Pesë gra u morën në intervistë drejtpërdrejt.

Page 31: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

9

Përveç kësaj, në fshatin Pllajnik është organizuar edhe një grup i referimit që

përbëhej prej pesë grash. Fshati ishte përzgjedhur bazuar në angazhimin më të

madh të grave në këtë fshat në grumbullimin e PPJD-ve.

Komuna e Podujevës ka gjithsej 76 fshatra. Për anketim familjar u përzgjodhën

katër fshatra: Bellopojë, Turiqicë, Katunisht dhe Dyz. Numri i banorëve në këto

fshatra është 2,594. Gjithsej 23 familje janë përzgjedhur për anketim familjar.

Dhjetë gra janë intervistuar drejtpërdrejt.

Përveç kësaj, është organizuar edhe grupi i referimit me pesë gra në Dyz. Fshati u

përzgjodh për shkak të angazhimit më të madh të grave në këtë fshat në

grumbullimin/vjeljen e PPJD.

Komuna e Gjilanit ka gjithsej 54 fshatra. Për anketim familjar u përzgjodhën pesë

fshatra, të ndara sipas rajonit: Zhegër, Haxhaj, Llashticë, Livoç i Epërm, Demiraj.

Numri i përgjithshëm i banorëve në këto fshatra është 7,171. Gjithsej për këtë

anketim u përzgjodhën 18 familje. Dhjetë gra u morën në intervistë drejtpërdrejt.

Përveç kësaj, në fshatin Llashticë është organizuar edhe një grup i referimit që

përbëhej nga pesë gra. Fshati u përzgjodh bazuar në angazhimin më të madh të

grave në këtë fshat në vjeljen e PPJD.

Intervistat individuale duke filluar me një prezantim të hulumtimit. Këtu theksohej

qëllimi i hulumtimit i cili ishte që të mësohet më shumë për sektorin pyjor në

komunitetin e tyre dhe për rolet që ata ndajnë brenda familjes. Këto intervista janë

zhvilluar duke përdorur gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme.

Prej gjithsej 84 të anketuarve, 43 ishin meshkuj dhe 41 ishin femra. Mosha mesatare për 84 të anketuar të përfshirë në këtë anketë ishte 41 vjeç, ndërsa mosha e të anketuarve sillej nga 18 deri 67 vjeç. Numri mesatar i anëtareve në familjet e të anketuarve ishte si në vijim:

Page 32: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

10

Figura 1. Numri mesatar i anëtarëve në familjet e të anketuarve.

Nga mostra e përgjithshme e familjeve, 78.6% e të anketuarve ishin në martesë,

kurse 33.2% ishin nën moshën 18 vjeç.

Niveli i arsimimit të pjesëmarrësve në anketë ishte më i lartë në mesin e

meshkujve se sa në mesin e femrave. Derisa 60 % e meshkujve e kishin kryer

shkollën e mesme, këtë e kishin mbaruar vetëm 24 % e femrave. Prej 41 femrave

të anketuarave, 5 ishin me arsim universitar, ndërsa 2 nuk dinin shkrim-lexim.

2.3 Intervistat joformale dhe diskutimet në grupe të referimit

Përveç intervistave dhe anketave zyrtare, u bënë edhe intervista joformale me

kryetarët e fshatrave të përzgjedhura në të tri komunat, dhe me përfaqësuesit e

pikave grumbulluese të produkteve pyjore jo-drusore në secilin fshat.

Pas analizës preliminare të anketës dhe të të dhënave jozyrtare nga intervista,

diskutimet e grupeve të referimit u përdorën për mbledhjen e informatave

plotësuese për rolin e grave në aktivitete që kanë të bëjnë me pylltarinë, për sfidat

dhe mundësitë. Metodologjia e grupeve të referimit ka qenë e udhëzuar në bazë të

35.5

31.2

17.815.4

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

Nr. i meshkujve të rritur Nr. i femrave të rritura

Nr. i vajzave (deri 18 vjeç) Nr. i djemve (deri 18 vjeç)

Page 33: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

11

pyetjeve nga pyetësori dhe ka pasur për qëllim t’i krahasojë të dhënat e

grumbulluara këtu me ato që janë siguruar në hulumtimin sasior. Tri grupet e

referimit u organizuan në fshatrat ku aktivitetet pyjore ishin shumë të pranishme:

Gjilan (fshati Llashticë), Podujevë (fshati Dyz), dhe Dragash (fshati Pllajnik). Secili

grup i referimit u përbë nga pesë gra. Diskutimet në grupe të referimit kanë

siguruar informata të vlefshme për hulumtuesin rreth rolit, sfidat dhe mundësitë

për përfshirjen e grave në aktivitete pyjore.

Page 34: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

12

3. REZULTATET E HULUMTIMIT

Informatat e dhëna në këtë seksion e japin një pasqyrë të përgjithshme nga këto

tri komuna. Informatat më të hollësishme për secilën komunë/fshat do të jepen në

pjesët e ardhshme të raportit.

Fitimi i njohurive për të drejtat, rolet dhe përgjegjësitë gjinore në pylltari është i

rëndësishëm për tejkalimin e perceptimit se pylltaria është një fushë për meshkuj

dhe për krijimin e lehtësimeve të pjesëmarrjes së grave në shfrytëzim dhe

menaxhim të pyjeve. Në Kosovë, dallimet gjinore në sektorin e pylltarisë ende janë

të mëdha për shkak të normave sociale që e fuqizojnë pylltarinë si një profesion

meshkujsh dhe nocionin se gratë nuk mund të përfitojnë nga angazhimi në

aktivitete që ndërlidhen me pylltari.

Nga ky hulumtim është parë që në përgjithësi, në të tri komunat, gratë bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, zakonisht fëmijët e vet, i grumbullojnë PPJD nga pylli. Pas grumbullimit të PPJD, zakonisht burrat dhe fëmijët (edhe vajzat edhe djemtë) janë ata që i shesin produktet në pikën më të afërt grumbulluese.6 Ka raste kur gratë nuk janë fare të përfshira në grumbullimin e produkteve jo-drusore. Për shembull, burrat në Kuklibeg, Dragash udhëtojnë me kalë pothuaj dy orë për të grumbulluar PPJD. Gratë që grumbullojnë produkte pyjore jo-drusore janë zakonisht shumë të ngarkuara me punë të shtëpisë dhe me punë në pyll. Përveç grumbullimit të PPJD, ato pastrojnë, e përgatisin ushqimin dhe kujdesen për fëmijë. Përkundër ngarkesës së madhe të punëve, shumë gra kanë treguar gatishmëri për të punuar edhe më shumë nëse kjo do ta përmirësonte situatën e familjeve të tyre, veçanërisht atë të fëmijëve të tyre. Kjo tregon potencial për angazhim në aktivitete sipërmarrëse që kanë të bëjnë me PPJD, që kanë si qëllim përmirësimin e jetës së grave në fshat. Mirëpo, të gjitha llojet e mbështetjes do të duhej të ndikonin që të zvogëloheshin punët e shtëpisë dhe gratë të ngarkohen me punë joformale. Teknologjitë që kursejnë kohën, ofrimi i kopshteve të fëmijëve dhe ndarja e përgjegjësive në shtëpi janë disa shembuj të saj. Megjithatë dhe përkundër interesimit të grave për t’u angazhuar në veprimtari sipërmarrëse që kanë të bëjnë me PPJD, ekziston një përshtypje e përgjithshme se puna në pylltari nuk është “punë e denjë” për anëtarë të komunitetit, e sidomos për gra, kështu që ekziston tendenca se do të angazhohen gratë nga familjet mjaft të varfëra që merren me këtë lloj pune. Ky perceptim mbizotëron më shumë në

6 Secili fshat i cili është pjesë e këtij hulumtimi ka të paktën një pikë grumbulluese, ku njerëzit i shesin produktet e tyre pyjore jo-drusore.

Page 35: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

13

Gjilan dhe Podujevë. Situata është më ndryshe në Dragash, veçanërisht në fshatrat Pllajnik dhe Kuklibeg, ku shumë familje i realizojnë të ardhurat vetëm nga pylli dhe fitojnë mjete të mira për jetë.7 Në përpjekje që të zgjidhet dhe të shtohet pjesëmarrja e e grave në pylltari, Shoqata Kombëtare e Pronarëve Privatë e Pyjeve në Kosovë (SHKPPP) në kuadër të shoqatës ka krijuar një sektor për gra. Deri më tani, sektori i grave është krijuar në pesë komuna: Istog, Novobërdë, Junik, Gjakovë dhe Suharekë8.

Një pengesë tjetër e madhe e pjesëmarrjes së grave në aktivitetet pyjore është

ngarkesa e tyre e madhe e punës, përfshirë këtu punën e tyre në shtëpi dhe

njohuria e tyre e kufizuar për faktin se çfarë të grumbullohet nëpër pyje,

veçanërisht në fshatrat më të largëta. Siç u shpreh njëra prej grave të intervistuara

në fshatin Haxhaj, “Ne kemi lindur dhe jemi rritur shumë afër pyllit dhe nuk e kemi

ditur se sa shumë produkte të vlefshme mund të ofrojë ai”. Të njëjtin problem e

kanë theksuar shumica e grave të anketuara. Përveç asaj që e kanë kryer trajnimi

që t’i njohin PPJD, grave ju duhet edhe tregu që ato t’i shesin. Çmimet ndryshojnë

shumë shpesh, dhe ato nuk e dinë nëse do t’i shesin produktet me të njëjtin çmim

sikurse i kanë shitur dje. Çmimi i ulët i PPJD është edhe një faktor tjetër që i

dekurajon gratë që të jenë më aktive në aktivitete që ndërlidhen me pyje.

Përveç kësaj, nuk shiten të gjitha PPJD (shihni mostrën e anketimit të familjeve) që

i mbledhin ato. Kishte raste që vendasit, nëse pikat e grumbullimit nuk i merrnin

produktet, që i linin produktet e veta në sistemin për hedhurina. Prandaj,

ekziston nevoja urgjente për pajisje për magazinimin e PPJD, siç janë furrat tharëse

dhe frigoriferët, që të ruhen produktet derisa nuk shiten në pikat/qendrat e

grumbullimit. Shtimi i vlerës së këtyre produkteve me përforcimin e llojeve të

ndryshme të përpunimit, duhet të konsiderohet si mjet për shtimin edhe të çmimit

të produktit në treg dhe ruajtjen e produktit derisa të shitet.

Gratë në përgjithësi kanë mungesë të informatave për trajnime të ndryshme ose

për mundësi për grante, të cilat ofrohen nga komuna ose organizatat

ndërkombëtare. Ato theksojnë se një numër i caktuar njerëzish janë të informuar

për këto mundësi, ndërsa shumica e grave nuk janë9. Informimi derë më derë për

gra do të ishte një hap para në këtë drejtim për ngritje të vetëdijësimit.

Të anketuarit nga kjo anketë janë të prirur të mos konsultohen me njerëz dhe institucione të tjera në menaxhimin e pyjeve që ata i shfrytëzojnë. Rreth 64.28% e

7 Intervistat e drejtpërdrejta me grumbulluesit e PPJD në Pllajnik, Dragash, korrik 2016. 8 Takimi me konsulentin nga CNVP, korrik 2016. 9 Grupi i referimit në Pllajnik, Dragash

Page 36: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

14

të anketuarve kane theksuar se konsultohen vetëm me anëtarët e familjes për shfrytëzimin dhe menaxhimin e pyjeve të tyre, ndërsa vetëm 4.76% prej tyre konsultohen me ekspertë dhe institucionet pyjore. Numri i të anketuarve të angazhuar në sesione konsultimi për politika dhe strategji lokale për shfrytëzim dhe menaxhim të pyjeve është shumë i vogël. Vetëm 10.71% e të anketuarve ishin angazhuar në ndonjë prej sesioneve konsultative, derisa asnjë i anketuar nuk ka deklaruar të ketë parë ndonjë aktivitet ose nismë në fshatin e tyre për trajnimin e njerëzve në teknikat më të mira për punë në pyje. Rreth 98.80% e të anketuarve kanë deklaruar se aktivitet e tilla janë të nevojshme për fshatin dhe për familjet e tyre. Në vitin 2005 pronarët e pyjeve private u organizuan dhe e themeluan Shoqatën Kombëtare të Pronarëve të Pyjeve Private (ShPPP). Në kuadër të SHPPP-së janë 19 shoqata lokale në gjashtë rajone: Prizren, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan, dhe për momentin janë gjithsej më shumë se 4000 anëtarë. Asnjë nga të anketuarit në anketë nuk ishte anëtar i shoqatës. Intervistat e drejtpërdrejta me kryetarët e fshatrave, dhe me gra dhe burra kanë treguar se një numër i konsiderueshëm i

tyre nuk kishte kurrfarë informatash për shoqatën dhe aktivitetet e saj.

3.1 Grumbullimi dhe shfrytëzimi i drurit të zjarrit

Kur janë pyetur për grumbullimin dhe shfrytëzimin e drurit të zjarrit, të gjithë të

anketuarit kanë deklaruar se e përdorin drurin e zjarrit për ngrohje, ku 84.5% prej

tyre e grumbullojnë drurin e zjarrit nga toka pyjore, dhe vetëm 35.7% e të

anketuarve kanë deklaruar se blejnë dru zjarri nga tregtarët, megjithatë ka pasur

familje që i kanë kombinuar këto dy lloj burimesh. Në njërën prej pyetjeve nëse

familja e tyre grumbullon dru zjarri në tokën të cilën e kanë zyrtarisht apo nëse

grumbullojnë nga zonat pyjore shtetërore, 77.4% e të anketuarve kanë deklaruar

se grumbullojnë drurin e zjarrit nga pyjet e tyre private, ndërsa 13.1% nga zonat

pyjore shtetërore. Nuk ka pasur dallim të madh në përgjigjet e burrave dhe grave

për këtë pyetje.

Përveç kësaj, burrat janë kryesisht grumbullues kryesorë të drurit të zjarrit në pyje, me një numër të vogël të të anketuarve që thonë se u ndihmojnë fëmijët e tyre. Supozohet që gratë dhe fëmijët janë më shumë të angazhuar për ruajtjen e drurit të zjarrit në objektet e tyre shtëpiake. Këtë pohim e mbështesin gjithashtu edhe përfundimet nga diskutimet e grupeve të referimit, meqë shumica e pjesëmarrësve femra kanë konfirmuar se burrat grumbullojnë dru zjarri për ngrohje, derisa gratë dhe fëmijët i ruajnë ato në objektet shtëpiake. Megjithatë, disa gra nga fshati Llashticë (Gjilan) ishin të angazhuara drejtpërsëdrejti në prerjen e druve që të siguronin ngrohjen për familje.

Page 37: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

15

Figura 2. Grumbullimi dhe sigurimi i drurit të zjarrit.

3.2. Produktet pyjore jo-drusore si burim i krijimit të të hyrave Për shkak se gratë mbështeteshin në pyje, para se gjithash, për shkak të mbijetesës

dhe angazhimit të tyre në grumbullimin e PPJD për konsum dhe realizim të të

ardhurave, të drejtat e grave dhe përgjegjësitë në menaxhim dhe në mbrojtjen e

pyjeve shpesh përjetohen si të drejta tipike të meshkujve. Kjo sfidë ka të bëjë me

hulumtimin e kufizuar të bazuar në dëshmi për kontributin e grave në shfrytëzimin

edhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe të drejtat e tyre për burime

pyjore. Prandaj, rolet dhe të drejtat e grave duhet të njihen si shfrytëzuese

parësore dhe menaxhuese të burimeve pyjore. Politikat dhe programet mund të

bëhen të orientuara në mënyrë më efikase vetëm kur identifikohen dhe zgjidhen

çështjet kryesore. Kjo njohje është hap i parë drejt mbështetjes së fuqizimit

ekonomik të grave në fshat. Pastaj mund të sigurohet mbështetja që grave t’u

mundësohet përmirësimi i kushteve të veta të jetës, ndërmarrjeve dhe

shkathtësive të tregut dhe të kenë përfitim nga mundësitë relevante, siç janë

trajnimi i veprimtarive sipërmarrëse dhe të kenë qasje për kredi.

Me rëndësi të njëjtë është edhe dhënia e mundësive për zhvillimin e kapaciteteve,

për shembull, seminaret për sensibilizim gjinor dhe puna në grup për zyrtarët e

100

84.5

35.7

77.4

13.1

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

Përqindja efamiljeve qëpërdorin dru

zjarri përngrohje

Përqindja efamiljeve që

mbledhin druzjarri në tokë

pyjore

Përqindja efamiljeve që

blejnë dru zjarringa tregtarët

Përqindja efamiljeve që

mbledhin druzjarri në tokën të

cilën eposedojnëzyrtarisht

Përqindja efamiljeve që

mbledhin druzjarri në zonat e

pyjeveshtetërore

Page 38: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

16

pylltarisë (duke përfshirë edhe vendimmarrësit), formulimin e politikave për të

promovuar të kuptuarit e shumëllojshmërisë së komuniteteve të varura nga

pylltaria dhe përfshirjen e shqetësimeve të grave në politikat dhe programet

pyjore.

Është e qartë nga përgjigjet në anketë dhe diskutimet që gratë janë të interesuara

për zgjerimin e aktiviteteve të veta në punë në pyje, veçanërisht me PPJD. Ato

duan më shumë mundësi për to, që institucionet qeveritare të krijojnë një mjedis

të orientuar kah shërbimet, në mënyrë që puna e tyre të paguhet ashtu siç duhet.

Megjithatë, atyre u duhet një sistem për përmirësimin ose rritjen e çmimit për

PPJD dhe qasje në pika të ndryshme grumbulluese.

Rezultatet e anketës kanë treguar se shumica e të anketuarve në të tri komunat

grumbullonin kërpudha vetë në pyje, 66.7%, dhe fruta mali, 47.2%. Përgjigjja

“tjetër” është përzgjedhur në 27.8% të rasteve dhe përfshinte kërpudhat, bimët

mjekësore, frutat, thanën, dëllinjën, mjedrat, manat, mollët, dardhat, dredhëzat,

boronicat/qershiglat, kumbullat, çajin kantarion, shtogun, “gentiana lutea”, arrat,

erëzat, zhardhokun (fshati Haxhaj), murrizin (Muçibabë). Edhe pse shumica e

produkteve që radhiten në kategorinë “tjetër” mund të jenë pjesë e frutave të

malit, me sa duket të anketuarit nuk e dinin dallimin e tyre.

Këto të gjetura janë mbështetur po ashtu edhe nga diskutimet e grupeve të referimit. Gratë nga fshatrat e përzgjedhura ishin aktive në punë në pyje, kryesisht në PPJD, megjithatë gratë që kanë fëmijë të vegjël deri në 5 vjeç nuk janë aktive në aktivitete pyjore, sepse nuk kanë dikë në familje që do të kujdesej për fëmijë. Vlen të theksohet se gratë nga Gjilani dhe Podujeva besojnë se ato mund të grumbullojnë më shumë PPJD, mirëpo nuk kanë treg ku do t’i shisnin.

Page 39: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

17

Figura 3. Llojet kryesore të produkteve pyjore jo-drusore që i grumbullojnë familjet.

Të pyetur se kush i grumbullon këto produkte jo-drusore, të dhënat tregojnë se

gratë dhe fëmijët janë grumbulluesit kryesorë të produkteve pyjore jo-drusore në

pyje, me 44.04% të femrave të anketuara që thonë se grumbullojnë PPJD, ndërsa

36.9% burra. Rreth 33% e të anketuarve kanë thënë “të dy, unë dhe

bashkëshorti/ja im/e” grumbullojmë PPJD. Fëmijët gjithashtu janë drejtpërdrejt të

përfshirë në këto aktivitete, me 51% të të anketuarve që thonë se fëmijët e tyre u

ndihmojnë të grumbullojnë PPJD.

Megjithatë, ka dallime në mes të komunave, dhe këto dallime janë parë gjatë

intervistave të drejtpërdrejta me gra dhe në grupe të referimit. Për shembull, në

Gjilan dhe Podujevë, gratë janë grumbullues kryesorë të produkteve jo-drusore,

ndërsa në Dragash, në fshatrat që ishin pjesë e këtij hulumtimi (Pllajnik, Kosavë

dhe Kuklibeg), burrat janë më të përfshirë në grumbullimin e PPJD. Kjo është për

shkak të largësisë së madhe që duhet udhëtuar për t’i grumbulluar produktet,

veçanërisht në fshatin Kuklibeg.

Të pyetur se “Për çfarë qëllimesh përdoren këto produkte jo-drusore, 57.1% e të

anketuarve kanë thënë se ata i përdorin ato për tregti (shitje), derisa 23.8% kanë

thënë se i përdorin për konsum familjar dhe tregti. Burrat e familjes zakonisht i

shesin këto produkte (58.33% e të anketuarve), derisa nuk ka dallime të mëdha në

mes numrit të grave dhe fëmijëve të përfshirë në shitjen e produkteve, me 14.28%

66.7

47.2

13.9

29.2

33.3

27.8

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

Kërpudha Fruta mali Arra Erëza Bimëmjekësore

Të tjera

Page 40: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

18

dhe gratë dhe fëmijët. Gjithsej 80.9% e të anketuarve i shesin produktet nga PPJD.

Kjo nënkupton se mbështetja e grave dhe burrave në përmirësimin e grumbullimit

të qëndrueshëm, shumëllojshmërisë, përpunimit dhe hedhjes në treg PPJD mund

të ketë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e të ushqyerit, sigurinë e

ushqimit, zvogëlimin e varfërisë dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve.

Përveç kësaj, diskutimet në grupe të referimit me gra, kanë treguar se gratë nga

fshatrat e Gjilanit dhe Podujevës mendojnë se puna me PPJD nuk paguhet mirë,

për shkak të çmimit të ulët që japin ndërmjetësuesit. Megjithatë, ka dallime në

mes të komunave në këtë pikë. Gratë në Dragash mendojnë përgjithësisht se puna

e tyre paguhet mirë. Produktet e tyre të grumbulluara kryesisht ia shesin

grumbulluesit kryesor të PPJD-ve në Dragash.

Figure 4. Qëllimi i përdorimit të PPJD

Produktet pyjore jo-drusore zakonisht shiten përmes ndërmjetësuesve të cilët

zakonisht ndodhen në fshatin e tyre, ku 75% e të anketuarve kanë deklaruar

kësisoj, derisa tregu lokal është përzgjedhur si mundësi vetëm nga 6% të

anketuarve.

Të pyetur “Nëse nuk jeni i përfshirë në aktivitete pyjore, cilat janë arsyet”?, nga 84

të anketuar, 55 prej tyre i kanë zgjedhur këto arsye: “Mungesa e njohurisë për këtë

si/çfarë të grumbullojnë”, “Mungesa e kohës” (kryesisht e kanë dhënë gratë, “Jo

i/e interesuar”, “Kujdesem për fëmijë të vegjël” dhe “Mungesa e transportit” (të

cilin e kanë zgjedhur kryesisht të anketuarit e Dragashit).

3.6

67.1

29.3

0%

20%

40%

60%

80%

Konsum familjar Tregti Të dyja, konsumfamiljar dhe tregti

Page 41: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

19

Figure 5. Arsyet për mospërfshirjen në aktivitete pyjore (numri i të anketuarve)

Të pyetur a kanë përfituar ndonjëherë nga cilido subvencion për fushën e

pylltarisë, 85.5% e të anketuarve kanë thënë se nuk i kanë përdorur asnjëherë,

kurse 10.8% kanë deklaruar se kanë përfituar. Subvencioni është dhënë nga

MBPZHR, përkatësisht Drejtoria Komunale për Pylltari. Subvencioni është dhënë

kryesisht në formën e fidanëve për mjedra, më shumë në komunën e Podujevës

dhe të Gjilanit, derisa të anketuarit nga Dragashi kanë deklaruar se kanë marrë nga

UNDP mjete pune për grumbullimin e PPJD, përkatësisht nga projekti INTERDEV10.

Këto të dhëna janë mbështetur edhe nga intervistat e drejtpërdrejta me gra dhe

burra dhe nga grupet e referimit.

Të pyetur nëse ka ndonjë fushë për të cilën veçanërisht janë të interesuar që të

mësojnë, në mënyrë që të ta shtojnë realizimin e të ardhurave, shumica e të

anketuarve kanë deklaruar se janë të interesuar të mësojnë më shumë për

grumbullimin e frutave të malit, 71.4%, bletari dhe prodhim të mjaltit, 58.3%,

pastaj “përpunim të frutave të malit”, 29.8%, dhe qasje në treg, 19%. Nuk ka pasur

dallim të madh në mes të burrave dhe grave, e as në mes të komunave. Figura e

mëposhtme i tregon rezultatet e të dhënave lidhur me këtë pyetje.

10 Intervistë me përfitueset femra, Dragash, korrik 2016.

Page 42: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

20

Figura 6. Çfarë janë të interesuar të mësojnë të anketuarit që të shtojnë realizimin e të

ardhurave të tyre?

Figura 7 në vijim e tregon ndarjen e punës së femrave dhe të meshkujve në

aktivitetet që kanë të bëjnë me pylltarinë. Të anketuarit meshkuj më shpesh i

sigurojnë/presin drutë në pyll (38 nga 42 të anketuar meshkuj) dhe i shesin drutë

(30 nga 43 të anketuar meshkuj). Gratë janë më shpesh të angazhuara në

grumbullimin e PPJD, (20 nga 41 femra të anketuara), kurse 8 nga 41 të anketuara

merren edhe me shitjen e PPJD.

Figura 7. TNdarja e punës në familje në punë në pyll. Kush bën çfarë? (Numri i të

anketuarve)

71.0

29.8

4.8

19.0

1.2

58.3

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

Grumbullimii frutave të

malit

Përpunimi ifrutave të

malit

Të drejtatdhe normatpër pylltari,

qasje në pyjedhe

shfrytëzim tëpyjeve

Qasja në treg Menaxhimi ibiznesit

Bletaria dheprodhimi i

mjaltës

38

1820

30

1

20

1

8

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

Grumbullimi i drurit Grumbullimi i PPJD-ve Shitja e drurit Shitja e PPJD-ve

Meshkuj Femra

Page 43: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

21

Të pyetura për kontrollimin e parave që fitohen në aktivitete me drurin dhe

veprimet për shpenzimin e të hyrave në shtëpi, 58.53% e femrave të anketuara

janë përgjigjur “bashkëshorti”, ndërsa për kontrollimin e parave që fitohen nga

PPJD-të, 50% e femrave të anketuara kanë përzgjedhur “të dy, unë dhe

bashkëshorti”. Të pyetura “kush vendos për shpenzimin e të hyrave në shtëpi”,

10.52% e femrave të anketuara janë përgjigjur “unë”. Këto rezultate i kanë

mbështetur të dhënat që janë marrë nga pjesëmarrësit meshkuj, ku 86.04% prej

tyre kishin përzgjedhur “unë” si obsion për kontrollimin e parave që fitohen nga

produktet drusore. Në obsionin “të dytë, unë dhe bashkëshorti” për PPJD u

përgjigjën 48.64 % dhe për shpenzim të të hyrave në shtëpi 52.38% e të

anketuarve meshkuj kanë përzgjedhur obsionin “unë”. Asnjë prej pjesëmarrësve

meshkuj nuk e ka përzgjedhur përgjigjen “bashkëshortja” për ndonjë prej pyetjeve

të radhitura në Figurën 9 (më poshtë). Kjo mund të sqarohet nga fakti se burrat, të

cilët zakonisht janë titullarë të pronës në pyll, konsiderohen krerë të familjes dhe

së këtejmi edhe vendimmarrësit kryesorë në familje. Megjithatë, në shumë familje

vendimet e rëndësishme merren së bashku nga burri dhe gruaja.

Figura 8. Vendimet për aktivitete të cilat krijojnë të hyra nga pylltaria e të cilat kanë të

bëjnë me pyllin (përqindja e femrave të anketuara)

13.0

17.3

43.4

39.1

12.50%

17.7

50.0

18.7

10.5

23.6

39.4

26.1

9.7

34.131.7

24.3

14.6

58.5

9.7

17.0

0%

0.1%

0.2%

0.3%

0.4%

0.5%

0.6%

0.7%

Unë Bashkëshortja Të dy, unë dhebashkëshortja

Tjetër

Para nga druri Para nga PPJD

Kush merr vendime për shpenzimin e parave Kush merr vendime për biznesin e ndërlidhur me pyje

Kush në familjen tuaj shkon në treg

Page 44: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

22

Figura 9. Vendimet për aktivitetet për krijimin të hyrave nga pylltaria (Përqindja e të

anketuarve meshkuj)

Kur pjesëmarrësit në anketim janë pyetur “Cila është gjëja më e rëndësishme që ju

duhet për t’i rritur të hyrat në familjet tuaja dhe për të përmirësuar mirëqenien”,

79.76% e të anketuarve kanë thënë se për rritjen e të hyrave të tyre nevojiten më

shumë pajisje për punë pyjore, duke vijuar me 35.71% që kanë zgjedhur si obsion

të dytë “qasje më të mirë në tregje”. Më shumë informata për këtë pyetje janë

pasqyruar në figurën 10 në vijim.

42.8

48.5

8.5

43.2

48.6

8.1

52.3

40.4

7.1

55.8

37.2

6.9

86.0

9.34.6

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Unë Të dy, unë dhe bashkëshorti Tjetër

Paratë nga druriParatë nga PPJDKush merr vendime për shpenzimin e paraveKush merr vendime për biznesin e ndërlidhur me pyjet

Page 45: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

23

Figura 10. Çfarë u nevojitet të anketuarve për rritjen e të hyrave dhe përmirësimin e

mirëqenies në familje?

Këto përfundime për nevoja janë mbështetur me të dhënat nga diskutimet me gra

në grupe të referimit. Gratë sikurse burrat në përgjithësi kanë mungesë të

pajisjeve për punë me PPJD, si frigoriferë dhe tharëse. Si pasojë, ka raste kur ata

është dashur t’i hedhin në mbeturina produktet e grumbulluara meqë nuk kanë

pasur se ku t’i shesin.

Kur janë pyetur për pengesat kryesore për pjesëmarrjen e grave në aktivitete

pyjore, obligimet familjare janë radhitur si pengesa kryesore nga meshkujt 55.81%,

dhe femrat 39.02%, duke vazhduar me “mungesën e informatave se çfarë të

grumbullojnë në pyje” në të cilën janë përgjigjur 26.82% femra të anketuara dhe

16.27% meshkuj të anketuar. Nuk ka pasur dallime të konsiderueshme në mes të

të anketuarve nga komuna të ndryshme. Në figurën 11 janë ofruar më shumë

informata.

41.9

81.4

37.2

16.3

50

21.9

78.0

34.1

7.3

39.0

4.8

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

Më shumë trajnime Më shumë pajisjedhe mjete pune

Qasje më e mirë nëtreg

Qasja më e mirë nëtransport

Më shumëinformata dhe

njohuri përmundësi

ekonomike

Qasje më e mirë nëkopshte fëmijësh

Meshkuj Femra

Page 46: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

24

Figura 11. Pengesat kryesore të pjesëmarrjes së grave në aktivitete pyjore

3.3 Pjesëmarrje e grave në mbledhje dhe në vendimmarrje Në përgjithësi, gratë nuk marrin pjesë në trajnime për aktivitete që kanë të bëjnë

me pylltarinë, dhe kanë më pak qasje në informata që kanë të bëjnë me përhapjen

e zhvillimit të komunitetit, veçanërisht për ligjin për pylltari. Ende ekzistojnë disa

pengesa sociale për pjesëmarrjen e grave në aktivitete pyjore. Puna pyjore

vazhdon të konsiderohet si punë jo e përshtatshme për gra. Kjo për shkak se ato

mund të kenë fëmijë të vegjël, dhe zakonisht janë te tejngarkuara me aktivitete

shtëpiake, të cilat u atribuohen nga aspekti social, prandaj kanë edhe vështirësi që

të marrin pjesë në ndonjë takim. Gratë e varura nga pylltaria kanë më pak mundësi

për të marrë kredi qeveritare dhe shpesh nuk janë në dijeni për shërbimet

qeveritare që ofrohen për gratë e varfëra ose për mundësitë për mikrokredi.

Lidhur me pjesëmarrjen e grave në takime të organizuara në nivel komunal për

çështje që ndërlidhen me pylltarinë, 5.95% e grave kanë theksuar se do të merrnin

pjesë vetë, ndërsa 30.95% prej tyre kanë theksuar se do të merrte pjesë

bashkëshorti i tyre. Obsioni Tjetër në grafik tregon se të anketuarat femra shumë

shpesh mendonin se meshkujt në familje, të tjerë prej burrit, merrnin pjesë në

takime dhe zakonisht ata ishin ose vëllai, kunati ose ndonjëri prej djemve më të

mëdhenj. Nuk ka pasur dallime në mes të komunave në këtë pikë.

55.8

2.3

16.213.9

9.3

2.3

39.0

17.0

26.8

2.4

12.9

2.4 2.4

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

Obligimetfamiljare

Arsye sigurie Mungesa einformatavese çfarë të

grumbullohet

Punë e rëndëpër gra

Përkujdesja efëmijëve

Nuk më lejonburri

Mungesa einteresimit

Meshkuj Femra

Page 47: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

25

Figure 12. Kush do të duhej të merrte pjesë në mbledhjet e organizuara në nivel

komuniteti për çështjet e pylltarive?

Kur janë pyetur gratë se a do të merrnin pjesë në takime në të cilat janë të

pranishëm edhe burrat, 64.28% e të anketuarve janë përgjigjur me “po”. Në këtë

kontekst, ka dallime në mes të komunave, ku Dragashi radhitet me përqindjen më

të ulët në këtë pyetje, me 21.73%. Përveç kësaj, 60.71% e të gjithë të anketuarve

deklaruan se më shumë do të donin që gratë dhe meshkujt të kishin trajnime dhe

takime të ndara. Nuk ka pasur dallime të mëdha në mes të të anketuarve femra

dhe meshkuj në këtë pikë.

3.4 Pronësia ndaj pyjeve dhe ndërmarrjet pyjore

Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK) në të tri komunat nuk kanë shifra për numrin e grave pronare të pyjeve. Baza aktuale e të dhënave nuk jep mundësi që të përzgjidhet pronësia në pyje sipas gjinisë. Prandaj, për nxjerrjen e të dhënave të ndara sipas gjinisë për pronarët privatë të pyjeve, personi duhet të kërkoje në bazë të të dhënave emër për emër. Sipas zyrtarëve përgjegjës, rreth 2% e grave mund të jenë pronare të pyjeve, mirëpo këto të dhëna nuk mund të merren si të vlefshme dhe të besueshme, meqë ato nuk bazohen në dëshmi të statistikave. Hulumtimi në terren tregon se pyjet në të shumtën e rasteve regjistrohen në emër të

5.9

44.0

30.5

4.02.5 3.0

7.5

2.5

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

45%

50%

Unë Bashkëshorti/ja Edhe unë edhe bashkëshorti/ja Tjetër

Page 48: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

26

kryefamiljarëve, nga të cilët shumica prej tyre sot janë të ndjerë.11 Gratë dhe burrat përgjithësisht nga familjet e varfra punojnë me aktivitete që kanë të bëjnë me pyjet në të tri komunat. Ata ose presin ose shesin drurë, të cilët jo në të gjitha rastet vijnë prej pyjeve të tyre private, si dhe grumbullojnë PPJD. Në të shumtën e kohës, familjet që janë vetë të angazhuara në pylltari nuk kanë mjete të tjera për krijimin e të hyrave. Megjithatë, ka dallime në mes të komunave. Për shembull, në Podujevë dhe Gjilan familjet që grumbullojnë PPJD përgjithësisht janë të varfra dhe përfituese të ndihmës sociale. Gratë janë shumë të interesuara që të kenë mundësi më të mëdha për vete dhe për familjet e veta. Nga të anketuarit është kërkuar që të përgjigjen a ka pyll familja e tyre, dhe nëse

e kanë, në emrin e kujt në familje është regjistruar ai pyll. Prej të gjithë të

anketuarve, 89.2% kanë theksuar se kanë pyll në familje. Vetëm 11.62% e të

anketuarve meshkuj kanë theksuar se pylli është i regjistruar në emër të tyre,

ndërsa asnjë grua nuk ka qenë pronare e pyllit. Prej gjithsej 84 të anketuarve,

66.6% prej tyre kanë theksuar se pylli është i regjistruar në emër të kryefamiljarit

m dhe në të shumtën e rasteve, se ai kryefamiljarë ka vdekur. Rezultatet tregojnë

se shumica e të anketuarve besojnë se kanë të drejta prone në pyllin e familjes,

madje edhe pa proces gjyqësor zyrtar. Këto rezultate i mbështesin përfundimet

nga diskutimet e grupeve të referimit.

Gjithashtu të anketuarit janë pyetur a mos ka ndokush në familjen e tyre

ndërmarrje pylltarie dhe kush është pronar i asaj ndërmarrjeje. Nga gjithsej 84 të

anketuar, tetë të anketuar meshkuj (nga 43) kanë thënë se kanë ndërmarrje

pyjore, kryesisht shitjen e drurit të zjarrit. Vetëm një e anketuar femër ka thënë se

ka biznes të vetin, me PPJD. Megjithatë, këto të dhëna duhet të merren me kujdes,

meqë nga intervistat e drejtpërdrejta me gratë në familje, ato e konsideronin

grumbullimin e PPJD si biznes, edhe pse nuk është i regjistruar si i tillë.

3.5 Përmbledhja e rezultateve të hulumtimit

Përfundimet kryesore nga intervistat me pjesëmarrësit e institucioneve qeveritare,

OJQ-të dhe të sektorit afarist

Ekziston një spektër i gjerë i akteve dhe i dispozitave ligjore për integrimin e gjinive në Kosovë, por në të shumtën e rasteve ato nuk janë të mbështetura me udhëzime relevante administrative për sigurimin e

11 Kjo vlen edhe për tokën e kategorive të tjera

Page 49: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

27

harmonizueshmërisë midis ministrive të ndryshme të sektorëve dhe institucioneve.

Edhe pse Ligji për pronën dhe për të drejtat e tjera reale i përcakton të drejtat e barabarta si për gra ashtu edhe për burra për pronë, ende ka pabarazi gjinore në lidhje me pronësinë e tokës; pjesa më e madhe e tokave përvetësohen përmes trashëgimisë, e cila i favorizon burrat në krahasim me gratë. Vetëm 15.2 % e grave në Kosovë kanë pronë të patundshme, përfshirë këtu tokë (USAID, 2015) duke kufizuar pjesëmarrjen e tyre në menaxhimin e pyjeve private.

Zyrtarët shtetërorë njohurinë për rolet e grave në pylltari e kanë identifikuar si shumë të kufizuar. Zyrtarët për barazi gjinore në nivel komunal dhe OJQ-të që merren me çështje gjinore nuk kanë kurrfarë informatash për shkallën e angazhimit të grave në aktivitete pyjore në komunitetet e tyre.

Në përgjithësi, ka mungesë të përfshirjes së organizatave për të drejtat e grave në proces vendimmarrjeje në nivel qendror dhe lokal. Për më tepër, ABGj dhe zyrtari për barazi gjinore në MBPZHR-së nuk ishin të përfshirë që nga fillimi në procesin e hartimit të dokumenteve strategjike në pylltari, mirëpo ata ishin konsultuar në shqyrtimin e politikës dhe të strategjisë afatmesme për pylltari.

Një pjesë e stafit të Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK) ka vlerësuar se rreth dy për qind e pyjeve janë në pronësi të grave. Megjithatë, ZKK-të në tri komuna nuk kanë të dhëna të klasifikuara sipas gjinisë për gratë pronare të pyjeve. Kësisoj, për të nxjerrë të dhëna të ndara sipas gjinisë për pronarët e pyjeve private, dikush duhet që të kontrollojë bazën e të dhënave emër për emër.

Pjesëmarrja e grave në procesin e planifikimit është shumë e ulët, meqë ekziston një numër i kufizuar i tyre në procesin e vendimmarrjes, veçanërisht në strategjinë lokale për zhvillim, përfshirë pylltarinë.

Përfundimet kryesore nga anketimi i familjeve

Një numër relativisht i madh i burrave dhe grave nga pjesa e fshatrave ku është bërë anketimi për këtë studim janë të angazhuar në aktivitete pyjore. Burrat janë të angazhuar kryesisht në grumbullimin e drurit për djegie, ndërsa gratë dhe fëmijët duket që janë pak më shumë të angazhuar në grumbullimin e PPJD.

Page 50: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

28

Shumica e pronarëve të pyjeve private (rreth 66%) janë njerëz të moshuar, nga të cilët sot shumica janë të ndjerë.

Shumica e të anketuarve me këtë anketë kanë theksuar se familjet e tyre kanë pyje private, të cilat nuk janë regjistruar në emër të tyre në zyrën kadastrale. Vetëm 11.62 % e të anketuarve meshkuj kanë deklaruar se e kanë një pyll të regjistruar si pronë në emër të tyre. Të dhënat nga anketa tregojnë se asnjëra prej grave të anketuara nuk është pronare e ndonjë pylli.

Druri i zjarrit është identifikuar si burim parësor për ngrohje nga të gjithë të anketuarit. Një numër i konsiderueshëm i tyre e marrin drurin për zjarr në tokën që e konsiderojnë të tyren, madje edhe kur nuk e kanë zyrtarisht atë tokë. Rreth 13% e të anketuarve kanë theksuar se marrin dru zjarri nga zonat e pyjeve në pronësi shtetërore.

Nga tri komunat e hulumtuara, vetëm një femër është identifikuar të ketë një biznes të regjistruar, në grumbullimin e PPJD12. Në Gjilan, një biznes privat që ka një grua është pika grumbulluese kryesore në fshatin e saj dhe në fshatrat përreth. Ky biznes mbështet 50-60 familje përmes mbledhjes së produkteve të tyre pyjore jo-drusore.

Në përgjithësi, puna pyjore nuk konsiderohet si punë e denjë nga anëtarët e komunitetit, veçanërisht për gra. Familjet e varfra që nuk kanë mjete dhe mundësi të tjera për gjenerimin e të hyrave janë më aktive në punët pyjore. Kjo është veçanërisht dominuese në fshatrat e anketuara të Podujevës dhe Gjilanit.

Për menaxhimin e pyllit të tyre, një pjesë e madhe e të anketuarve (64.8%) konsultohen me anëtarët e familjes, dhe një numër i vogël i tyre (4.76%) konsultohen me institucionet dhe ekspertët për pylltari.

Asnjë prej të anketuarve nga kjo anketë nuk është anëtar i Asociacionit të Pronarëve të Pyjeve Private. Për më tepër, ka plotësisht mungesë të informatave për këtë asociacion dhe për aktivitetet e tij.

Vetëm 5.95% e grave kanë theksuar se do të merrnin pjesë vetë në takime të organizuara mbi çështjet që ndërlidhen me pylltari. Shumica e grave mendojnë se meshkujt duhet të marrin pjesë në emër të familjes, qoftë bashkëshorti, vjehrri, vëllai ose i biri i rritur.

12 Biznes privat “RIOL”, me vendndodhje në Haxhaj, Gjilan.

Page 51: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

29

Një numër i konsiderueshëm i të anketuarve janë të interesuar që të zgjerojnë aktivitetin e tyre me PPJD, kryesisht në grumbullimin e frutave të malit, përkatësisht 71% e të anketuarve, dhe të zhvillojnë biznesin e bletarisë dhe prodhimit të mjaltit, përkatësisht 58.33% e të gjithë të anketuarve.

Kontrolli i parave të fituara nga shitja e drurit të zjarrit dhe PPJD-të dhe aktivitetet e tjera që ndërlidhen me gjenerimin e të hyrave kane treguar se meshkujt janë vendimmarrës në familje. 58.53% e femrave të anketuara e kanë përzgjedhur përgjigjen “bashkëshorti im” kur janë pyetur se kush i kontrollon paratë nga shitja e drurit të zjarrit, ndërsa lidhur me kontrollimin e parave nga PPJD-të, 50% e femrave të anketuara e kanë përzgjedhur “të dy, unë dhe bashkëshorti im”. Vetëm 10.52 % e femrave të anketuara e kanë përzgjedhur përgjigjen “unë” të pyetura “kush merr vendime për shpenzimin e parave në shtëpi”. Për më tepër këto rezultate janë mbështetur edhe nga të dhënat e fituara nga pjesëmarrësit meshkuj.

Një prej vështirësive më të shpeshta me të cilën ballafaqohen gratë rurale është ajo që produktet e tyre merren me çmim ekstremist të ulët nga ndërmjetësit. Për gratë madje është edhe më e vështirë duke marrë parasysh pengesat me të cilat mund të ballafaqohen sa i përket lëvizjes.

Gratë që varen shumë nga produktet pyjore kanë më pak mundësi që të marrin kredi qeveritare dhe shpesh nuk janë të informuara për shërbimet qeveritare për gratë e varfëra ose mundësitë për mikrokredi.

Një numër i konsiderueshëm i të anketuarve (81.39% e të anketuarve meshkuj, dhe 78.04% e femrave) mendojnë se sigurimi i pajisjeve dhe mjeteve për punë pyjore si dhe ofrimi i trajnimeve më të shumta janë shumë të rëndësishme për ta.

“Më shumë njohuri dhe informata për mundësi ekonomike” është përzgjedhur si shumë e rëndësishme nga 50% e meshkujve të anketuar dhe 39.02% e femrave të anketuara.

Një numër i konsiderueshëm i të anketuarve (55 nga 84) e kanë renditur

“Mungesën e njohurive se si/çfarë të mblidhet” dhe “Mungesën e kohës”

si arsye kryesore për të mos qenë aktiv në punë pyjore. Këto përgjigje

kryesisht i kanë dhënë gratë. Për më tepër, obsionet “Nuk jam i/e

interesuar”, “Kujdesem për fëmijë të vegjël” dhe “Mungesa e transportit” i

kanë dhënë kryesisht të anketuarit e Dragashit si arsye kryesore për të

mos qenë mjaft të përfshirë në aktivitete pyjore.

Page 52: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

30

Obligimet familjare (47.6%), pastaj mungesa e informatave për atë se çfarë produktesh pyjore të mblidhen dhe të shiten (21.42%) janë identifikuar si disa prej pengesave kryesore që i pengojnë gratë që të jenë pjesëmarrëse aktive në aktivitetet pyjore.

Gratë që grumbullojnë produkte pyjore jo-drusore janë zakonisht të

tejngarkuara me punë shtëpie dhe punë në pyje. Përkundër ngarkesës së

tyre të madhe të punës, shumë gra kanë treguar se janë të gatshme të

punojnë edhe më shumë, nëse kjo do të përmirësonte situatën e familjes

së tyre, veçanërisht atë të fëmijëve të tyre. Kjo tregon një potencial për

përmirësimin e mjeteve për jetesë të grave rurale përmes angazhimit në

aktivitete sipërmarrëse në PPJD. Megjithatë, çdo mbështetje në këtë

kuptim duhet të ndërlidhet me zvogëlimin e ngarkesës në punë shtëpiake

dhe ato joformale dhe prezantimin e teknologjive që e kursejnë kohën.

Të dhënat nga anketa tregojnë se pjesëmarrja e grave në takime ku janë të

pranishëm burrat nuk duket të jetë ndonjë problem për to. (64.28% e të

anketuarve, gra dhe burra) të cilat deklarojnë se gratë mund të jenë pjesë

e takimeve dhe trajnimeve të përziera. Megjithatë, shumica e të

anketuarve (60.71%) ende preferojnë të kenë trajnime dhe takime të

ndara sipas gjinisë. Lidhur me këtë nuk pati dallime midis femrave dhe

meshkujve në dhënien e përparësive.

Gjithsej 80.9% e të anketuarve shesin produkte nga PPJD. Kjo nënkupton

se mbështetja e grave dhe e burrave në përmirësimin e grumbullimit,

shumëfishimit, përpunimit dhe marketingut të qëndrueshëm të PPJD

mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e të ushqyerit,

sigurinë e ushqimit, zvogëlimin e varfërisë dhe shfrytëzimin e

përgjegjshëm të pyjeve.

Page 53: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

31

4. ANALIZA E KORNIZËS LIGJORE, INSTITUCIONALE

DHE POLITIKE

“Integrimi i një perspektive gjinore është proces i vlerësimit të implikimeve të çdo veprimi të planifikuar për gra dhe burra, përfshirë këtu legjislacionin, politikat ose programet, në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Kjo është një strategji që sjellja e interesit dhe përvojave të grave dhe të burrave t’i bëjë pjesë të rëndësishme të hartimit, zbatimit, mbikëqyrjes dhe vlerësimit të politikave dhe programeve në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe shoqërore, ashtu që gratë dhe burrat të përfitojnë në mënyrë të barabartë dhe që të mos përsëritet pabarazia. Qëllimi përfundimtar është arritja e barazisë gjinore.” (Divizioni për avancimin e grave, Departamenti i Kombeve të Bashkuara për ‘Çështje Ekonomike dhe Sociale, pa datë, fq.2)

Ky hulumtim fillimisht u është referuar kornizave ligjore, politikave, ligjeve,

institucioneve dhe mekanizmave kombëtarë që kanë të bëjnë me barazinë gjinore

në pylltari. Politikat dhe ligjet pyjore kombëtare janë analizuar më pas për të

vlerësuar se si dhe në çfarë mase marrin parasysh pjesëmarrjen e grave, qasjen

dhe kontrollin ndaj burimeve pyjore.

Intervistat me personelin e institucioneve pyjore në nivel qendror dhe lokal tregojnë se në dokumentet strategjike institucionale integrimi gjinor nuk është i përmendur në mënyrë specifike ose nuk është zhvilluar fare. Megjithatë, në praktikë, ekzistojnë nisma të cilat i favorizojnë gratë sipërmarrëse në marrjen e granteve për punën në pyje. Në fakt, për të përfituar nga subvencionet ose grantet qeveritare për zhvillim te bujqësisë dhe aktivitete që ndërlidhen me pylltarinë, aplikohen masat diskriminuese pozitive përmes një sistemi 5 pikësh, duke siguruar që gratë me pronësi afariste të fitojnë 5 pikë më shumë në qoftë se aplikojnë. Megjithatë, zbatimi praktik i këtij sistemi i ka sfidat e veta, pasi që kjo mundësi shumë shpesh po keqpërdoret, duke krijuar biznese në emër të grave vetëm sa për të fituar grantin, kur në fakt gratë nuk janë fare të përfshira në ato aktivitete13. Në mënyrë që të ketë pjesëmarrje më të madhe të grave në mundësitë për subvencionim, të lidhura me pylltarinë, gratë e zonave rurale duhet të informohen rregullisht mbi mundësitë e ndryshme ekonomike, ose të mbështeten në krijimin e shoqatave apo kooperativave të grave. Këto të fundit u mundësojnë atyre që të punojnë në aktivitete pyjore, të kenë qasje të lehtë në mundësi të ndryshme ekonomike. Në mënyrë që ky sistem pikash të jetë më i suksesshëm, ai duhet të shoqërohet me masa që adresojnë shkaqet kryesore të pabarazisë gjinore dhe të

13 Intervistë me Shefin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Podujevë, qershor 2016

Page 54: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

32

identifikojë ngarkesat të cilat i parandalojnë gratë që të angazhohen në ndërmarrësi. Kjo përfshin mbingarkesën në familje, qasjen në informata, qasjen në transport dhe qasjen në vendimmarrje ndër të tjera.

Qeveria e Kosovës në shkurt të vitit 2010 e ka miratuar Dokumentin politik dhe strategjik për Zhvillimin e Sektorit Pyjor 2010-2020 dhe “Planin e veprimit për zbatimin e politikave dhe strategjive pyjore. Qëllimi i përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës është që të rrisë kontributin e sektorit pyjor në ekonominë kombëtare nëpërmjet shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke pasur parasysh edhe rolin shumëdimensional të pyjeve, ndërsa Plani i Veprimit për zbatimin e strategjisë dhe politikave pyjore 2010-2020 i paraqet masat e nevojshme për zbatimin e politikave dhe të strategjive të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Në kuptim të ndjeshmërisë gjinore, strategjia ndjek një rrugë "neutrale gjinore", që do të thotë se ajo nuk ka si cak as burrat e as gratë dhe supozohet të ndikojë te të dy gjinitë në mënyrë të barabartë. Megjithatë, në praktikë kjo e pengon arritjen e potencialit të plotë të këtyre programeve, duke mos marrë parasysh plotësisht pabarazitë gjinore ekzistuese në shoqëri, dhe në këtë kuptim nevojat e veçanta të gjysmës së popullatës rurale. Gjuha e përdorur në strategji nuk është e ndjeshme ne aspektin gjinor. Për këtë arsye, ajo nuk siguron që të dy palët, si gratë ashtu edhe burrat, të mund të kenë qasje të barabartë në menaxhimin dhe ndarjen e përfitimit. “Rishikimi i aspektit gjinor në Zinxhirin e vlerave të bujqësisë, i realizuar nga

MBPZHR në vitin 2015, i nënvizon vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë rurale

dhe familjet me gratë si kryefamiljare për shkak të qasjes së tyre të kufizuar në

mundësi në sektorin bujqësor. Disa prej vështirësive të theksuara në këtë raport e

përfshijnë: arsimimin e ulët të grave të fshatit; mungesën e qasjes për të vazhduar

me zhvillimin e aftësive; mungesën e kapitalit, që ka të bëjë me qasjen e kufizuar

të grave në prona toke; vështirësitë për të lëvizur në zonat rurale; dhe qasja e

kufizuar në tregje, ku në këto të fundit mbizotërojnë kryesisht burrat.

Ky raport tregon që MBPZHR e ka marrë parasysh situatën e veçantë të grave të

fshatit, të cilat janë prekur më së shumti nga mundësi më të pakta. Si rezultat,

aplikueseve femra u janë dhënë mundësi diskriminuese pozitive, në mënyrë që të

fuqizohet pozita e grave në zhvillimin ekonomik dhe social. Përveç kësaj, projektet

e suksesshme të menaxhuara nga gratë janë promovuar si praktikat më të mira për

të inkurajuar gratë e tjera të fshatit. Këto masa po ashtu e kanë përfshirë

inkurajimin e grave që të marrin pjesë në programe të trajnimit të specifikuara, të

cilat kishin të bënin kryesisht me sektorin bujqësor.

Ligji Nr. 2004/2për Barazinë Gjinore në Kosovë, Neni 4.15, thotë se:

"Organet e qeverisjes lokale do të themelojnë Zyrën për Çështje Gjinore dhe

do të caktojnë një zyrtar për çështje gjinore në komunë. Kompetencat e

Page 55: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

33

Zyrtarëve në komuna përcaktohen me rregullore të veçantë të hartuara nga

Departamenti i Administratës Lokale në Ministrinë e Shërbimeve Publike dhe

me Rregulloren për Shërbimin Civil të Kosovës".

(Misioni i Administrimit të Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë,

2004a)

Në përputhje me këtë, zyrtarët për barazi gjinore në ministri dhe zyrtarët

komunalë për barazi gjinore janë përgjegjës për avancimin e barazinë gjinore në

kuadër të ministrive dhe komunave të tyre përkatëse.

Korniza ligjore e Kosovës për barazi gjinore është në përputhje të plotë me

legjislacionin dhe politikat ndërkombëtare. Për më tepër, kushtetuta e përcakton

se Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë CEDAW dhe

Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) i paraprijnë legjislacionit

kombëtar. Megjithatë, zbatimi i ligjeve në praktikë mbetet sfidë. Në MBPZHR, gjatë

procesit të hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, mekanizmat për barazi

gjinore institucionale nuk ishin plotësisht të përfshirë në këtë proces. Për më tepër,

as organizatat për të drejtat e grave nuk janë konsultuar.

Studimet tregojnë se politikat e mira për pylltari i përfshijnë nevojat e shoqërisë

dhe qëllimet më të gjera zhvillimore. Ato e baraspeshojnë interesin e palëve të

ndryshme dhe janë të përmbledhura dhe të kuptueshme nga të gjithë. Burimi: FAO

(2010).

Kur gjinitë integrohen në sektorin e pylltarisë, roli i OJQ për mjedis jetësor gjithashtu do të duhej të miratohej. OJQ që punojnë në pyje do të mund ta përmirësonin mirëkuptimin e vet për çështjet gjinore, që ta japin garanci se përpjekjet e tyre në mbështetje do të jenë më efikase në arritjen e përdorimit të drejtë dhe menaxhimit me pyje. Përforcimi i OJQ që e kuptojnë dinamikën e komuniteteve të tyre dhe do të mund të japnin kontribut të rëndësishëm dhe të ndihmojnë në identifikimin e dallimeve kryesore midis grave, që kanë të bëjnë me, për shembull, përkatësinë etnike, pozitën shoqërore, grup-moshën dhe pozitën gjeografike.

Në nivelin institucional edhe në nivelin privat, sektori i pylltarisë është konsideruar

zakonisht si fushë për meshkuj, megjithatë, viteve të fundit situata po ndryshon.

Në sektorin e pylltarisë, ka avancime të pozitës së grave në sektorin publik. Në

Departamentin e Pylltarisë, nga shtatë persona të personelit, tri janë femra, nga të

cilat dy janë inxhiniere.14 MBPZHR ka subvencionuar mundësinë për femrat që të

14 Intervistë me Shefin e Departamentit të Pylltarisë, MBPZHR, qershor 2016

Page 56: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

34

studiojnë pylltarinë. Në vitin akademik 2006-2010 ata kanë mbështetur 15

studentë për të studiuar pylltarinë jashtë vendit, dhe gjysma e grupit ishin femra.

Për më tepër, viteve të fundit kompanitë private në pylltarisë, të cilat janë në

pronësi të grave, janë gjithnjë e më në zhvillim. MBPZHR bën diskriminim pozitiv

ndaj bizneseve të grave, duke u dhënë pika shtesë në përzgjedhje. Zyrtarët për

barazi gjinore nuk janë të angazhuar në politikat dhe strategjitë që ndërlidhen me

pylltari. Diskriminimi pozitiv në drejtim të fuqizimit të aplikuesve të biznesit të

grave është duke u zbatuar, megjithatë, për shkak të keqpërdorimit të kësaj

mundësie kjo qasje mendohet të anulohet.

4.1 Udhëzimet vullnetare të FAO-s për qeverisje të përgjegjshme

ndaj pronës (VGGT) “Qëllimi i Udhëzimeve Vullnetare është që të shërbejnë si referencë dhe të ofrojnë udhëzime për përmirësimin e qeverisjes së pronës së tokës, peshkoreve dhe pyjeve me qëllim gjithëpërfshirës për arritjen e sigurisë së ushqimit për të gjithë dhe mbështetjen në realizimit progresiv të të drejtave për ushqim të duhur në kontekst të sigurisë kombëtare të ushqimit. Këto Udhëzime kanë për qëllim të kontribuojnë në përpjekjet globale dhe kombëtare drejt eliminimit të urisë dhe varfërisë, bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe me pranimin për centralizimin e tokës për zhvillim përmes promovimit të të drejtave të sigurta për pronë dhe qasje të barabartë në tokë, peshkatari dhe pyje” (FAO, 2012, p.iv)

Udhëzimet vullnetare të FAO-s për qeverisjen e përgjegjshme të pronës (VGGT,

FAO, 2012) janë miratuar nga vendet anëtare të Komisionit Botëror për Siguri të

Ushqimit (KSU) në vitin 2012. Udhëzimet janë bazuar në një proces

gjithëpërfshirës, transparent të konsultimit, nisur nga FAO dhe pastaj janë

finalizuar përmes negociatave ndërqeveritare të drejtuara nga Komisioni Botëror

për Siguri të Ushqimit (KSU), dhe të cilat përfshinin pjesëmarrjen e organizatave të

shoqërisë civile, përfaqësuesit e sektorit privat, akademikët dhe studiuesit, si dhe

organizatat ndërkombëtare. Ekzistojnë dhjetë parime të implementimit të VGGT-s.

Megjithatë, për qëllime të këtij raporti, janë analizuar vetëm katër parimet e para,

meqë janë ato që prekin barazinë gjinore.

Barazia gjinore është një prej parimeve bazë për zbatimin e udhëzimeve, si dhe për integrimin gjinor. VGGT ka udhëzuesin teknik “Qeverisja e tokës për gra dhe burra”, i cili ofron udhëzime që e mbështesin parimin e barazisë gjinore të udhëzuesit në qeverisjen e pronës. Për më tepër, udhëzuesi përqendrohet në barazinë dhe mënyrën se si mund të qeveriset prona ashtu që të adresojë nevojat dhe përparësitë e ndryshme të grave dhe burrave, dhe integrimin e çështjeve

Page 57: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

35

gjinore për arritjen e një pjesëmarrjeje të paanshme gjinore në proceset dhe institucionet që kanë përsipër të gjitha vendimmarrjet për tokë.

Në lidhje me përafrimin e legjislacionit të Kosovës dhe politikave me “Udhëzimet

vullnetare të FAO-s për qeverisjen e përgjegjshme të pronës (FAO, 2012), janë

renditur parimet e mëposhtme për zbatimin e VGGT, dhe referenca për

përmbushjen ose mospërmbushjen e tyre sipas ligjeve dhe politikave të

përshkruara:

1. Dinjiteti njerëzor: njohja e dinjitetit të trashëguar dhe e të drejtave të njeriut të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë individëve.

2. Mos-diskriminimi: askush nuk duhet të jetë objekt i diskriminimit sipas ligjit dhe dispozitave, as në praktikë.

3. Drejtësia gjinore: njohja që barazia në mes të individëve mund të kërkojë njohjen e dallimeve në mes të individëve, dhe ndërmarrja e veprimeve pozitive, përfshirë edhe fuqizimin, në mënyrë që të promovohen të drejtat e barabarta për pronësi dhe qasje në tokë, peshkatari dhe pyje për të gjithë, gratë dhe burrat, të rinjtë dhe personat e ndjeshëm dhe të margjinalizuar tradicionalisht, në kontekst kombëtar.

4. Barazia gjinore: Sigurimi i të drejtave të barabarta të grave dhe burrave që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut, duke i pranuar dallimet midis femrave dhe meshkujve dhe duke ndërmarrë masa konkrete me qëllim të përshpejtimit të barazimeve në praktikë, kur kjo është e nevojshme. Shtetet duhet të sigurojnë që gratë dhe vajzat kanë të drejta të barabarta në pronë dhe qasje në tokë, peshkatari dhe pyje pa e marrë parasysh statusin e tyre civil dhe martesor.

U analizuan këto ligje dhe dispozita:

1. Ligji për Pyjet (Nr. 2003/3)

Ligji për Pyje në Kosovë e përcakton pyllin si tokë që menaxhohet për prodhimin e

drurit dhe produkteve jo-drusore (Gazeta Zyrtare, 2004). Ligji e njeh rëndësinë e

pyjeve si burim kombëtar dhe krijon një bazament për përmirësimin e menaxhimit

të pyjeve dhe shfrytëzimin efikas të tokës pyjore. Pyjet, sipas ligjit mund të jenë në

pronësi private dhe pronësi të shtetit (Neni 2). Pyjet shtetërore nuk mund të

shiten, të jepen me qira ose të ndryshohen përgjithmonë, përveç nëse kjo është në

interes të publikut.

Page 58: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

36

2. Dokumenti politik dhe strategjik për Zhvillimin e Sektorit të Pylltarisë 2010-2020

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e ka miratuar Dokumentin për Politikë dhe strategji për r Zhvillimin e Sektorit të Pylltarisë 2010-2020. Kjo strategji njeh një sërë sfidash, duke përfshirë mungesën e kapaciteteve njerëzore, mungesën e informatave lidhur me pyjet, vjeljen e paligjshme të produkteve pyjore, si edhe zhvillimin e pamjaftueshëm të sektorit privat, Strategjia i identifikon tetë fusha për përmirësim gjatë periudhës 10-vjeçare: 1) Menaxhimi dhe kultivimi i pyjeve; 2) Planifikimi pyjor; 3) Shfrytëzimi dhe transportimi; 4) Ngritja e kapaciteteve; 5) Mbrojtja e mjedisit pyjor; 6) Përdorimi i drurit; 7) Zhvillimi i sektorit privat; 8) Zhvillimi i produkteve jo drusore (MBPZHR, 2009). Edhe pse strategjia e siguron një bazë të shëndosh për planifikim dhe veprim të mëtejmë, kësaj i mungon perspektiva për integrimin e gjinive dhe e përcjell rrugën “"neutrale gjinore", e cila nuk është e orientuar as për femra as për meshkuj. Është i domosdoshëm integrimi i gjinive dhe qasja e bazuar në të drejta të njeriut (QBDNJ) që të sigurohet respektimi i VGGT.

3. Ligji për pronësinë dhe për të drejta të tjera reale

Ky ligj e udhëheq krijimin, transferimin, mbrojtjen, dhe përfundimin e të drejtave për tokë. Të drejtat e pronës reale bëjnë pjesë në tri kategori: 1) Toka shtetërore: Toka shtetërore përfshin pronat që i përkasin qeverisë dhe që përdoren për objektet publike, siç janë rrugët, shkollat, spitalet dhe ndërtesat administrative; 2) Toka në pronësi shoqërore. Toka në pronësi shoqërore përfshin kategori të ndryshme të tokës (p.sh., toka publike, pyjore) që kontrollohen dhe menaxhohen nga Ndërmarrjet Shoqërore (NSH), agjencitë e sektorit publik, ndërmarrjet publike (p.sh., shërbimet publike), organizatat fetare, dhe subjektet e tjera. Rreth 20-30% e tokës në Kosovë është ose tokë shtetërore ose tokë në pronësi shoqërore; 3)Toka private është toka që është në pronësi të individëve dhe subjekteve. Përveç kësaj, Ligji për Barazi Gjinore, neni 12.1 thotë:

“Ligjet ekonomike dhe financiare, ligjet për punësim dhe për mbrojtje sociale, si edhe programet makroekonomike, mikro-ekonomike, financiare dhe programet e privatizimit, duke përfshirë edhe të drejtën për trashëgimi dhe pronë, kredi dhe burime njerëzore do të mundësohet në mënyrë të barabartë dhe me pjesëmarrje të plotë si për femra ashtu edhe për meshkuj”. (Misioni i Administratës Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë , neni 12.1)

Page 59: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

37

Pronësia e përbashkët ndaj pasurisë së fituar gjatë martesës është një nga masat e veçanta e cila e ua siguron të drejtat grave për pronë.

4. Ligji për trashëgimi në Kosovë

Ligji i Kosovës për trashëgimi thekson që gratë dhe burrat kanë të drejta të

barabarta për zotërim dhe trashëgimi të pronës. Lidhur me pronësinë e grave ndaj

pronësisë, ligji i thekson bashkëshortët dhe fëmijët si anëtarë përbërës të "rendit"

të parë të trashëgimtarëve, kur vdes një person. Përkundër kornizës ligjore në

vend e cila siguron hise të barabartë të pronës, ndarja e pronës brenda familjes

bazohet kryesisht në të drejtën zakonore. Për sa i përket dijes, gratë nuk e dinë

gjithmonë se ato kanë të drejtë ligjërisht që të trashëgojnë nga prindërit e vet, dhe

madje edhe nga bashkëshortët e vet. Në shumë raste, noterët e pranojnë atë që

familjet e propozojnë kur është fjala për vajzat dhe djemtë. Në shumë raste, vajzat

ose nuk kërkojnë ose i refuzojnë të drejtat e veta të trashëguara në favor të vëllait

(vëllezërve), që t’i parandalojnë konfliktet brenda familjes, ose për shkak se janë të

detyruara ta pranojnë dëshirën e prindërve.15

Edhe përkundër kushtit për trajtim të barabartë para ligjit zyrtar në Kosovë, në praktikë, të drejtat e grave për pronë janë të kufizuara. Sipas Raportit kadastral për pronësi në Kosovë, mars 2014, vetëm 15.2% e grave në Kosovë zotërojnë pronë të paluajtshme, duke përfshirë tokën (KCA 2014), duke kufizuar qasjen e tyre në kredi dhe forma të tjera të kapitalit për të filluar një biznes. Sipas zyrtarëve nga Zyrat Kadastrale Komunale, të cilat ishin pjesë të këtij hulumtimi, numri i grave që zotërojnë një pyll është shumë i ulët. Mungojnë statistikat e sakta, megjithatë, vlerësohet se të drejtën për pyll e zotërojnë rreth 2% e grave. Kjo u konfirmua nga hulumtimi në terren, siç është paraqitur në kaptinën 3.4, në të cilën është dokumentuar se pyjet janë të regjistruara zakonisht në emër të meshkujve kryefamiljar.16 Me qëllim të promovimit të regjistrimit të pronës në emër të të dy bashkëshortëve, ZKK e ka filluar ofertën për regjistrimin e pronës falas për të gjitha çiftet e reja që vendosin ta bëjnë këtë, deri në mars 2017.17 Tabela e mëposhtme e pasqyron harmonizimin e legjislacionit dhe të dispozitave

të FAO VGGT për barazi njerëzore dhe barazi gjinore. Këto vlerësime bazohen në

shkallën me 3 pikë, në diapazonin prej: 1) Parimet e VGGT i përmbush dobët, 2) I

15 Punëtoria për aspekt gjinor dhe pronë në Ballkan, organizuar nga FAO, GIZ, Banka Botërore dhe UN Women në Durrës, Shqipëri, 16-18 shtator 2015. Informatat e siguruara nga noterët, personeli i zyrave kadastrale, profesionistët e TI-së që punojnë në sisteme me të dhëna për toka, përfaqësues të ministrive të bujqësisë dhe ministrive të drejtësisë. 16 Kjo vlen edhe për tokën e kategorive të tjera 17 Intervistë me Shefin e Zyrës Kadastrale në Komunën e Gjilanit, qershor 2016

Page 60: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

38

përmbush pjesërisht parimet e VGGT, dhe 3) Plotësisht i përmbush parimet e

VGGT.

Page 61: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

39

Tabela 1. Udhëzimet vullnetare të FAO-s për qeverisjen e përgjegjshme ndaj pronës. 3B parimet e zbatimit

Përmbush/Nuk përmbush 3B Parimet e zbatimit të VGGT (pikët nga 1-3)

Ligji Nr. 2003/3 për Pyjet

Dokumenti politik dhe strategjik për zhvillimin e sektorit të

pylltarisë 2010-2020

Ligji Nr. 03/L-154 për Pronësinë dhe të

drejtat e tjera reale

Ligji Nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë

Dinjiteti njerëzor 3 3 3 3

Mos-diskriminimi 3 3 3 3

Barazia dhe drejtësia 3 1 3 3

Barazia gjinore 3 1 3 3

Mungesat/mundësitë e identifikuara

Në përputhshmëri / Të drejtat e pronarëve privatë janë të mbrojtura.

Dokumenti për politikë dhe strategji për zhvillim të sektorit të pylltarisë në aspektin gjinor ‘është neutral’ në vështrim të mosnjohjes së tij të dallimeve midis femrave dhe meshkujve. Politika e qeverisë dhe strategjitë për integrimin e gjinive nuk janë integruar në strategji.

Ndaj grave të fshatit (dhe ndaj komunitetit rural në përgjithësi) ekziston mungesë e njohurive dhe mirëkuptim për të drejtat e grave për tokë Ekziston tendenca te bujqit dhe te nëpunësit shtetërorë që ta identifikojnë vetëm një anëtar të familjes (zakonisht

Përkundër kornizës ligjore, e cila siguron ndarje të barabartë të pronës,, ndarja e pronës në familje kryesisht bazohet në të drejtën zakonore. Raporti për të drejtat e trashëgimisë pronësore të grave në Kosovë tregon se ende ka ballafaqime me zbatimin e dobët të Ligjit për Trashëgimi dhe

Page 62: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

40

18 Qendra Kosovare për Studime Gjinore (2011).

ndonjë mashkull) si pronar toke. Është krijuar një sistem stimulues. Regjistrimi falas i pronës për çiftet që vendosin të bashkë-regjistrojnë pronën.

vazhdimësi e ligjeve të pashkruara18. Sa i përket dijes, siç është theksuar edhe në studim, është e qartë se gratë nuk e dinë gjithmonë se ato kanë të drejtë ligjore që të trashëgojnë pronën nga prindërit e tyre, dhe madje edhe nga bashkëshortët

Page 63: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

41

Recommendations

A gender-sensitive approach should be taken into consideration within the next policy formulation.

Integrate gender analysis, sex-disaggregated targets and data into MAFRD plans as well as all projects and programmes in the forestry sector. Allocate resources and budgets for planning, monitoring and evaluation of gender mainstreaming in the forestry sector.

Collect sex-disaggregated data, including the percentage of women and men with land, and forest registered or co-registered in their names. Facilitated procedures are needed to ensure that forest land is registered in the name of all legal owners, especially within the family (for example, co-registration of spouses).

Promote women's inheritance rights, including forest land.

Page 64: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

42

5. KONKLUZIONET Ky vlerësim ka dhënë informacione të rëndësishme dhe thelbësore për shfrytëzimin e pyjeve nga gratë dhe burrat. Ai ka treguar rolin e rëndësishëm të pyjeve në mënyrën e jetesës së familjeve të varfëra në rajonet e përzgjedhura për studim. Vlerësimi ka dhënë edhe sugjerime konkrete dhe strategjike për fushat e ndërhyrjes për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave rurale nëpërmjet diversifikimit të ardhurave dhe ndërmarrësisë në pylltari. Edhe pse, një studim që mbulon komunat e tjera të Kosovës mund të ofrojë një pasqyrë më të mirë për kompleksitetin e kontributit të burrave dhe grave në këtë sektor, ky raport tashmë tregon se si në nivel qendror ashtu dhe lokal, integrimi gjinor në sektorin e pylltarisë nuk është i përfshirë mirë. Kjo është pjesërisht për shkak të keqkuptimit të përgjithshëm që pylli është fushë për burra, dhe mbi supozimin se gratë dhe burrat kanë të njëjtat nevoja dhe pritje nga aktivitetet që kanë të bëjnë me punën në pyje. Si pasojë e këtij qëndrimi, gratë mund të jetë në mënyrë të tërthortë të dekurajuara për të zgjedhur pylltarinë si profesion, ose përdorin dhe përfitimin nga shfrytëzimi i pyjeve. Strategjia aktuale dhe veprimet e MBPZHR-së janë neutrale në aspektin e integrimit gjinor. Legjislacioni i ardhshëm i politikave duhet të jetë më i ndjeshëm ndaj aspektit gjinor, në mënyrë që të marrë parasysh rolet dhe nevojat e ndryshme sociale të burrave dhe grave në pylltari dhe për të avancuar një hap drejt implementimit të plotë të Udhëzimeve Vullnetare për Qeverisje të Përgjegjshëm të Pronës (VGGT) në pylltari. Në kuptim të qasjes së grave për të drejtat e tyre mbi pronën, edhe pse Ligji për të Drejtat e Pronës siguron të drejta të barabarta për të dy palët, gratë dhe burrat, mbi pronën, ende ka dallime gjinore në pronësinë e tokës; pjesa më e madhe e tokës fitohet me anë të trashëgimisë, në të cilën meshkujt favorizohen më shumë se gratë. Situata ka tendencë të jetë edhe më e keqe në pronën pyjore, ku, shumica e pronarëve të pyjeve private janë pleqtë e familjes, të cilët në shumicën e rasteve janë meshkuj. Edhe pse nuk ka të dhëna në dispozicion, të ndara sipas gjinisë për pronarët gra të pyjeve, përfaqësuesit nga Zyra Kadastrale Komunale (ZKK-së) supozojmë se mund të jetë rreth 2%. Zyrtarët për barazi gjinore në nivel komunal dhe OJQ-të bazë për gra nuk kanë informacione për angazhimin e grave në aktivitetet pyjore në komunitetet e tyre. Ato janë më të informuara për aktivitetet e tjera që janë më shumë pjesë e sektorit të bujqësisë.

Page 65: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

43

Rezultatet e të dhënave nga ky studim kanë treguar se, derisa shumica e të anketuarve kanë pohuar të kenë pyll, numri i atyre që kanë pronë në emrin e tyre është shumë më i ulët. Për më tepër, vetëm 11.62% e të anketuarve meshkuj kanë deklaruar se pylli është i regjistruar në emër të tyre, ndërsa asnjë grua nuk ka qenë pronare e pyllit. Rreth 66.6% e tyre kanë deklaruar se pylli është i regjistruar në emër të moshuarve meshkuj në familje, të cilët në të shumtën e rasteve kishin vdekur. Këto rezultate tregojnë se shumë pak njerëz në fakt kishte të regjistruar pyje në emër të tyre. Shumica e të anketuarve pohojnë se grumbullojnë dru zjarri nga tokat e tyre në pronësi pyjore, ndërsa 13.1% e tyre nga zonat e shtetit. Burrat janë kryesisht grumbullues të drurit të zjarrit, ndërsa gratë janë pak më të angazhuara në grumbullimin e PPJD, megjithatë intervistat e drejtpërdrejta me gra dhe diskutimet në grupet e referimit tregojnë faktin se gratë janë grumbullueset kryesore të PPJD, pasi që burrat e tyre zakonisht punojnë jashtë fshatrave, kryesisht në ndërtimtari. Nga PPJD-të, kërpudhat mblidhen më së shumti në të tri komunat, duke pasuar me fruta pyjore. PPJD-të përdoren kryesisht për tregti, ndërsa konsumi i familjes është shumë i ulët 3.6%. PPJD-të shiten kryesisht te ndërmjetësuesi, ndërsa tregu vendor përdoret rrallë. Një numër më i madh i të anketuarve ishin të interesuar të mësonin më shumë për grumbullimin e frutave të malit dhe në zhvillimin e biznesit me bletari dhe prodhim të mjaltit. Vendimet për aktivitetet të ndërlidhura me pyjet për gjenerimin e të ardhurave merren kryesisht nga meshkujt, megjithatë, pothuajse gjysma e të anketuarve pohojnë se marrin vendime së bashku me bashkëshortet. Grumbulluesve të PPJD-ve ju duhen pajisje dhe mjete të punës në pyje për të rritur të ardhurat e tyre, dhe ata kanë po ashtu nevojë për informata për mundësitë e ndryshme ekonomike për aktivitete pyjore dhe subvencione. Obligimet në familje duket të jenë një nga pengesave kryesore të grave për angazhim aktiv në aktivitete pyjore, duke vazhduar me mungesën e informatave se çfarë të mblidhet në pyll. Pjesëmarrja e grave në takime ku ka të pranishëm edhe burra nuk duket të jetë pengesë e pjesëmarrjes së tyre në to, megjithatë, më shumë se gjysma e të anketuarve pohojnë se preferojnë të kenë trajnime dhe takime të ndara sipas gjinisë.

Page 66: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

44

Rekomandimet kryesore

MBPZHR duhet të ketë udhëzuesin e vet të politikave, strategjinë dhe planin e veprimit për integrim gjinor në përgjithësi dhe në mënyrë specifike në sektorin pyjor.

MBPZHR duhet të integrojë analizën gjinore, caqet e ndara sipas seksit dhe të dhënat në raporte dhe plane, sikur edhe në projektet dhe programet e sektorit të pylltarisë.

MBPZHR mund të avokojë me DKP-në për të rritur numrin e grave në pozita menaxhuese me kualifikim të mjaftueshëm dhe për të avancuar karrierat e tyre në pylltari.

MBPZHR duhet të sigurojë që ABGJ, dhe Zyrtari për barazi gjinore, të jenë të angazhuar që në fazë të hershme në përgatitjen e politikave dhe që të sigurojnë se ata mbështesin institucionin në zhvillimin e udhëzimeve dhe të monitorojë integrimin gjinor për mbështetjen e të gjitha njësive operative, përfshirë këtu DKP-në në secilën komunë.

MBPZHR dhe Drejtoritë komunale për pylltari duhet të fuqizojnë pozitën e zyrtarëve për barazi gjinore dhe organizatave përkatëse të grave për t’i angazhuar ato në mënyrë sistematike në konsultimet që kanë të bëjnë me pylltarinë, në një nivel të rëndësishëm dhe në proceset e rishikimit dhe zhvillimit të politikave. MBPZHR dhe drejtoritë komunale për pylltari duhet të ndërtojnë kapacitetin e personelit të tyre (në të gjitha nivelet) për vetëdijesim gjinor dhe integrim gjinor në sektorin pyjor për personelin e pylltarisë, në mënyrë që të largojnë perceptimin se pylltaria është sektor për meshkuj dhe të promovojnë pjesëmarrjen e grave në shfrytëzimin dhe menaxhimin e pyjeve.

MBPZHR, përmes DKP mund të zhvillojë kapacitetet për gratë rurale që ato të kenë qasje dhe të menaxhojnë burimet. Zhvillimi i kapaciteteve duhet të përfshijë trajnimin në ndërmarrësi dhe përgatitjen e planeve afariste dhe zhvillimin e aftësive për të njohur produktet pyjore që mund të shiten si dhe si të bëhet ruajtja e frutave pyjore.

Zyrtarët komunalë për barazi gjinore mund të avokojnë në DKP për të rritur pjesëmarrjen e grave në takime që organizohen për çështjet pyjore. Kjo do të mund të bëhej përmes instalimit të një sistemi për dërgim të ftesave (informacionet për secilën shtëpi) si për gratë ashtu edhe për burrat.

Page 67: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

45

MBPZHR duhet të krijon një buxhet specifik për aktivitetet që ndërlidhen me aspektin gjinor në sektorin pyjor, përfshirë këtu edhe integrimin gjinor. Këto fonde do të mund të rezervoheshin që nga fillimi për hartimin e planeve dhe programeve gjinore me një alokim buxhetor të veçantë.

MBPZHR, në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, përmes programit për zhvillim rural, duhet të adresojë shqetësimet për aspektin gjinor në menaxhimin me pyje përmes marrëdhënieve të punës tashmë të krijuara me shoqërinë civile dhe sektorin privat, përmes procedurave të lehtësuara për bizneset pyjore jo-drusore, të cilat punësojnë gratë lokale;

MBPZHR dhe DKP-ja duhet të vazhdojë me diskriminim pozitiv në rregullat për pjesëmarrje, duke pasur konsideratë të veçantë për kriteret që mund t’i motivojnë gratë. Diskriminimi pozitiv duhet të koordinohet me masat e tjera që kanë cak pengesat kryesore që kufizojnë angazhimin e grave në ndërmarrësi pyjore, si ofrimi i trajnimeve që ndërlidhen me pylltarinë për gratë.

Agjencia Pyjore e Kosovës duhet të mbështes krijimin e kooperativave dhe shoqatave të grave që punojnë në aktivitete që ndërlidhen me pylltari, si dhe krijimin e një baze të dhënash në nivel komunal. Informatat, subvencionet, zhvillimi i kapaciteteve dhe mbështetjet e tjera mund të adresohen pastaj më mirë te këto gra.

MBPZHR bashkë me DKP-në duhet të mbështesin gratë rurale në krijimin e kooperativave, veçanërisht në fshatrat që janë më aktive në grumbullimin e PPJD-ve. Kjo iniciativë do të mund të pilotohej në fshatrat e Gjilanit dhe Podujevës, ku gratë ballafaqohen me sfida në shitjen e PPJD-ve te pikat grumbulluese më të afërta për shkak të çmimit shumë të ulët.

Drejtoritë komunale për pylltari, në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës duhet të mbështesin legalizimin e pikave grumbulluese joformale për PPJD, ashtu që puna e tyre të regjistrohej dhe në këtë mënyrë puna e grave të paguhej dhe njihej më mirë.

DKP-ja duhet të promovojë rëndësinë e pyjeve dhe grumbullimin e PPJD-ve, si një mënyrë për krijimin e të hyrave për banorët rural që kanë pyje, përmes medieve lokale dhe aktiviteteve e iniciativave të tjera për ngritjen e vetëdijesimit, ashtu që puna në pyje të mos etiketohej si punë ekskluzivisht për familje të varfra. Kjo do të mund të bëhej përmes ofrimit të modeleve të familjeve dhe bizneseve që jetojnë me këto aktivitete.

Page 68: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

46

Nëse është e mundur, qeveria do të duhej të krijonte një sistem të certifikimit të emërimit të origjinës.

Drejtoritë komunale për pylltari dhe bujqësi duhet të bashkëpunojnë në mbështetje të grave me aftësi dhe pajisje të nevojshme në zhvillimin e bizneseve për bletari, duke marrë në konsideratë kushtet që ofron pylli për aktivitetet e tilla, dhe sipas nevojës, edhe të ofrojë sesione informative për gratë rurale lidhur me mundësitë e ndryshme ekonomike dhe mundësitë e tregut që ato mund të kenë.

Agjencia kadastrale duhet të klasifikojë të dhënat sipas gjinisë lidhur me

pronësinë në pyje.

Veprimet e ardhshme për adresimin e çështjeve gjinore në sektorin

pyjor të Kosovës

Lidhur me trajtimin e çështjeve gjinore në sektorin e pylltarisë në Kosovë, FAO dhe

komuniteti i donatorëve të tjerë do të mund të mbështesnin zbatimin e integrimit

gjinor në sektorin pyjor, nëpërmjet rekomandimeve të mëposhtme:

FAO dhe agjencitë e tjera të OKB-së, së bashku me mekanizmat

institucional qeveritar për barazi gjinore do të mund të ndihmonin

MBPZHR-në në zhvillimin e një strategjie për integrimin gjinor në pylltari.

FAO mund të mbështesë MBPZHR-në përmes ofrimit të trajnimeve të

përshtatura për shfrytëzimin e produkteve për gratë rurale.

FAO mund të mbështesë MBPZHR-në për të ndihmuar gratë rurale që

punojnë në pylltari përmes mbështetjes për krijimin e kooperativave të

grave për shfrytëzimin e PPJD-ve dhe krijimin e rrjeteve.

FAO dhe agjencitë e tjera të OKB-së mund të forcojë shkëmbimin e

ndërsjellë të informatave dhe ekspertizës në mbështetje të grave rurale

që punojnë në pyll.

FAO mund të mbështesë Shoqatën e Pronarët Privatë të Pyjeve në Kosovë

(SHKPPP) duke ofruar udhëzime se si të zgjerohet sektori i grave në

SHKPPP dhe se si të fuqizohen gratë përmes tij.

Page 69: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

47

Shtojca 1: Referencat

Agjencia e Statistikave të Kosovës. 2014. “Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore

në Kosovë 2013.” Uashington, DC, Banka Botërore. (në dispozicion në

https://openknowledge.worldbank.org/handle/10986/21042). Konsultuar me 31

janar 2017.

Catacutan, D. & Naz, F. 2015. “A guide for gender mainstreaming in agroforestry research and development” (Udhëzues për integrim gjinor në kërkime dhe zhvillim agro-pyjor). Vietnam, ICRAF.

Divizioni për avancimin e grave, Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale. Pa datë. “Gender Mainstreaming - Extract from Report of the Economic and Social Council for 1997” (Integrimi gjinor – Ekstrakt nga Raporti i Këshillit Ekonomik dhe Social për vitin 1997) (A/52/3, 18 shtator 1997). (në dispozicion në http://www.un.org/womenwatch/daw/csw/GMS.PDF). Është konsultuar më 17 tetor 2016.

FAO. 2010. “Developing effective forest policy: A guide” (Udhëzues – Zhvillimi i politikave pyjore efektive). Dokument pyjor i FAO - 161. Romë. (në dispozicion në http://www.fao.org/docrep/013/i1679e/i1679e00.pdf). Është konsultuar më 16 nëntor 2016.

FAO. 2012. “Voluntary Guidelines on the Responsible Governance of Tenure of Land, Fisheries and Forests in the Context of National Food Security” (Udhëzimet vullnetare për qeverisje të përgjegjshme të tokës, peshkatarisë dhe pyjeve në kontekst të sigurisë kombëtare të ushqimit). Romë. (në dispozicion në http://www.fao.org/docrep/016/i2801e/i2801e.pdf). Është konsultuar më 17 tetor 2016.

FAO. 2013. “Governing land for women and men. A technical guide to support the achievement of responsible gender-equitable governance of land tenure” (Qeverisja e tokës për gra dhe burra. Një udhëzues teknik për mbështetjen e arritjes së qeverisjes së barabartë gjinore, të përgjegjshme, në pronësi të tokës). Udhëzues teknik për qeverisje të tokës Nr. 1. Romë. (në dispozicion në http://www.fao.org/docrep/017/i3114e/i3114e.pdf). Është konsultuar më 17 tetor 2016.

Färnsveden, U., Qosaj-Mustafa, A. & Farnsworth, N. 2014. “Country gender profile:

An analysis of gender differences at all levels in Kosovo” (Profili gjinor i vendit: një

analizë e dallimeve gjinore në të gjitha nivelet në Kosovë). Stockholm, ORGUT. (në

dispozicion në

Page 70: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

48

http://www.swedenabroad.com/ImageVaultFiles/id_20757/cf_2/Orgut_Kosovo_G

ender_Profile_FINAL_2014-05-08.PDF). Konsultuar më 1 shkurt 2017.

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. 2004. Ligji Nr. 2003/3 për pyjet në Kosovë.

(në dispozicion në http://www.gazetazyrtare.com/e-

gov/index.php?option=com_content&task=view&id=244&Itemid=28&lang=en).

Konsultuar më 26 shtator 2017.

Gazeta zyrtare. 2009. Ligji nr.03/L-154 mbi Pronën dhe të Drejtat e tjera Reale. (në dispozicion në http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=387&Itemid=28&lang=en). Është konsultuar më 18 tetor 2016.

KAS (Agjencia e Statistikave të Kosovës). 2013. Vlerësimi i popullsisë së Kosovës

2011. Prishtinë. (në dispozicion në http://ask.rks-gov.net/media/2129/estimation-

of-kosovo-population-2011.pdf). Konsultuar më 26 shtator 2017.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 2009. Dokumenti i Politikave dhe Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Pyjor 2010–2020. Prishtinë. (në dispozicion në http://faolex.fao.org/docs/pdf/kos144103.pdf). Është konsultuar më 17 tetor 2016.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 2015. “Rishikim i aspektit gjinor në zinxhirin e vlerave në bujqësi (I papublikuar).

Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 2004a. Ligji nr. 2004/2. mbi Barazinë Gjinore në Kosovë (në dispozicion në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_2_en.pdf). Është konsultuar më 01 nëntor 2016.

Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 2004b. Ligji për trashëgiminë në Kosovë. (në dispozicion në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_26_en.pdf). Është konsultuar më 18 tetor 2016.

Qendra kosovare për studime gjinore. 2011. “Women’s property inheritance rights in Kosovo” (të drejtat e grave për trashëgimi të pronës në Kosovë). (në dispozicion në http://www.womensnetwork.org/documents/20130530153942500.pdf). Është konsultuar më 18 tetor 2016.

Tomter, S.M., Bergsaker, E., Muja, I., Dale, T. & Kolstad, J. 2013. “Kosovo National

Forest Inventory 2012” (Inventarizimi kombëtar i pyjeve në Kosovë 2012).

Prishtinë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë dhe Grupi

norvegjez për pylltari. (në dispozicion në

Page 71: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

49

http://www.nfg.no/userfiles/file/kosovo/kosovo%20national%20forest%20invento

ry%202012.pdf). Konsultuar më 26 shtator 2017.

UNHCR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut). 2006. Pyetjet e shtruara më së shpeshti për qasjen e bazuar në të drejta për bashkëpunim zhvillimor. Nju Jork dhe Gjenevë, Kombet e Bashkuara. (në dispozicion në http://www.ohchr.org/Documents/Publications/FAQen.pdf). Është konsultuar më 17 tetor 2016.

UN Women. Pa datë. Konceptet dhe definicionet. (në dispozicion në http://www.un.org/womenwatch/osagi/conceptsandefinitions.htm). Është konsultuar më 11 tetor 2016.

USAID. 2016. “USAID Country profile: property rights and resource governance”

(Profili i vendit i USAID. Të drejtat e pronës dhe qeverisja e burimeve). Kosovë. (në

dispozicion në https://www.land-links.org/wp-

content/uploads/2016/09/USAID_Kosovo_Country_Profile_2016.pdf). Konsultuar

më 26 shtator 2017.

USAID. 2015. Programi i të Drejtave të Pronës (PRP): Anketa bazë e vendit për të drejtat e pronës në Kosovë. (në dispozicion në http://www.womensnetwork.org/documents/20160614114824999.pdf). Është konsultuar më 01 nëntor 2016.

Page 72: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

50

Annex 2: Survey questionnaire

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - FAO

Anketë familjare

Ky pyetësor është anonim dhe të dhënat e të anketuarit nuk do të ruhen

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është ta identifikojë dhe ta analizojë rolin e grave dhe të

burrave në sektorin e pylltarisë në Kosovë, me theks në shfrytëzimin e pyllit dhe pronësinë

ndaj tij. Gjithashtu, hulumtimi ka për qëllim edhe të analizojë Strategjinë për Zhvillimin e

Pylltarisë në Kosovë dhe implementimin e saj sipas perspektivës gjinore. Për momentin,

projekti i FAO-s GCP/KOS/005/FIN po e ndihmon Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Zhvillimit Rural në zbatimin e Politikave dhe Strategjisë për Pylltari në Kosovë 2010 – 2020.

Data dhe koha: _______________

Personi që përgjigjet/plotëson pyetësorin (I anketuari)

Gjinia: Mashkull Femër Mosha: _____

I Informata të përgjithshme për familjen

1. Numri i të rriturve meshkuj në familje: ______

2. Numri i të rriturve femra në familje: ______

3. Numri i fëmijëve vajza në familje (deri në moshën 18 vjeçe): _____

4. Numri i fëmijëve djem në familje (deri në moshën 18 vjeç): _____

5. Statusi martesor: I/E pamartuar I/E martuar I/E ve I/E

divorcuar

6. Niveli i shkollimit tuaj: Pa shkollim Shkolla fillore Shkolla e mesme Universiteti

II Pronësia ndaj pyllit dhe aktivitetet/bizneset pyjore në komunitet

7. A ka familja juaj pyll?

Po Jo

7.1 Nëse po, në emër të kujt është i regjistruar pylli?

Në emër timin Të bashkëshortit/es Në emër të të dyve (burrit

edhe gruas)

Nuk e di Tjetër: _________

8. A ka dikush nga familja juaj biznes që lidhet me aktivitetet pyjore? Po Jo

8.1 Nëse po, kush është pronar i biznesit?

Page 73: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

51

Unë

Bashkëshorti/ja (burri/gruaja)

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

8.2 Nëse po, çfarë lloji të aktivitetit ka biznesi juaj pyjor?

Biznes me dru zjarri (prerje dhe shitje)

Biznes me produkte pyjore jo-drunore

Përpunim i drurit

9. A këshilloheni me persona të tjerë për menaxhimin e pyllit tuaj? Po Jo 9.1 Nëse Po, me kënd këshilloheni? Familjen Ekspertët Anëtarët e komunitetit Institucionet pyjore

10. A jeni të përfshirë apo a ftoheni të merrni pjesë në sesione këshilluese për politika dhe strategji lokale për shfrytëzimin e pyllit dhe menaxhimin e tij? Po Jo 11. A ka ndonjë aktivitet apo iniciativë në komunitetin e fshatit tuaj për trajnimin e njerëzve rreth teknikave të reja në pylltari? Po Jo 11.1 Nëse Jo, a mendoni se aktivitetet dhe trajnimet e tilla janë të nevojshme për popullatën rurale dhe familjen tuaj? Po Jo 12. Nëse në nivel komuniteti mbahen takime për çështjet që lidhen me pylltarinë, kush

mund të merr pjesë prej familjes tuaj aty?

Unë

Bashkëshorti/ja (burri/gruaja)

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

13. A jeni ju apo ndonjë anëtar i familjes suaj anëtar i Asociacionit të Pronarëve të Pyjeve Private? Po Jo 13.1 Nëse po, kush është anëtar? Unë

Bashkëshorti/ja (burri/gruaja)

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

Page 74: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

52

13.2 Nëse po, kush merr pjesë në takimet e asociacionit? Unë

Bashkëshorti/ja (burri/gruaja)

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

14. A ka ndonjë fushë që dëshironi të mësoni më shumë për të, dhe e cila mund të sjellë të ardhura nga aktivitetet pyjore? Grumbullimi i frutave pyjore Përpunimi i frutave pyjore Të drejtat në pylltari, qasja dhe shfrytëzimi i pyjeve Qasja në treg Menaxhimi i biznesit Mbajtja e bletëve dhe prodhimi i mjaltës Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

AKTIVITETET E FAMILJES NË PYLLTARI

III Grumbullimi dhe shfrytëzimi i drurit të zjarrit

15. A shfrytëzon familja juaj drurin për ngrohje? Po Jo

16. A grumbullon familja juaj dru zjarri në pyll? Po Jo

17. A blen familja juaj dru zjarri nga tregtarët? Po Jo

18. A grumbullon familja juaj dru zjarri nga pylli që është pronë e juaja?

Po Jo

19. A grumbullon familja juaj dru zjarri nga tokat pyjore shtetërore?

Po

Jo

20. Kush e grumbullon drurin e zjarrit në pyll? Cili anëtar i familjes?

Unë

Bashkëshorti im/ Bashkëshortja ime

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Fëmijët

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

21. Kush e vendos/palos drurin e zjarrit në ambientet e shtëpisë?

Unë

Bashkëshorti im/ Bashkëshortja ime

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Fëmijët

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

Page 75: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

53

IV Produktet pyjore jo-drunore

22. A grumbullon familja juaj ndonjë prej këtyre produkteve pyjore jo-drunore?

(Mund të shënohen më shumë se një produkt)

Kërpudha

Fruta

Arra

Barishte (erëza) - HERBS

Bimë mjekësore

Tjetër (ju lutem specifikoni): ________________

23. Kush i grumbullon këto produkte pyjore jo-drusore? Unë

Bashkëshorti im/ Bashkëshortja ime

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Fëmijët

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

24. Këto produkte pyjore jo-drusore shfrytëzohen për:

Konsumim (përdorim) familjar

Tregti

Te dyja (përdorim familjar edhe tregti)

25. Kush i shet këto produkte?

Unë

Bashkëshorti im/ Bashkëshortja ime

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Fëmijët

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

26. Nëse familja juaj i shet këto produkte, kujt ia shet ato?

Ndërmjetësuesit

Tregut lokal

Tjetër (ju lutem specifikoni): _______

27. Si janë të ndara në familjen tuaj punët në pyll? Kush bën çka?

Mbjellje Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Grumbullimi i drurit për zjarr Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Përpunimi i drurit Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Grumbullimi i produkteve jo-drusore: Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Page 76: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

54

Përpunimi i produkteve jo-drusore Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Shpërndarja e produkteve drusore Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko) : _______

Shpërndarja e produkteve jo-drusore Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Shitja e produkteve drusore Unë Gruaja/Burri im Tjetër

(specifiko): _______

Shitja e produkteve jo-drusore Unë Gruaja/Burri im Tjetër (specifiko):

_______

28. Nëse ju nuk jeni të përfshirë në aktivitete pyjore, cilat janë arsyet?

Nuk jam i/e interesuar

Mungesë kohe

Mungesë njohurish çka dhe si të punohet

Mungesë transporti

Nuk kam pyll/tokë pyjore

Kujdesem për fëmijët

Nevojitet leja nga bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): __________________________________________________

V Aktivitetet pyjore për krijimin e të hyrave

29. A keni përfituar ndonjëherë ndonjë subvencion që lidhet me punën në pyje?

Po Jo

29.1 Nëse po, prej kujt?

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Tjetër (ju lutem specifikoni): _________________

30. Kush i kontrollon të hollat të cilat i fitoni nga aktivitetet me produkte pyjore jo-drusore?

Unë

Bashkëshorti/ja

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

31. Kush kontrollon të hollat që fitoni nga aktivitetet me drunj pyjorë?

Unë

Bashkëshorti/ja

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

32. Kush në familjen tuaj vendos lidhur me shpenzimin e të hollave?

Unë

Page 77: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

55

Bashkëshorti/ja

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

33. Kush në familjen tuaj vendos lidhur me aktivitetet që bëhen në pyje?

Unë

Bashkëshorti/ja (burri/gruaja)

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

34. Kush në familjen tuaj merret zakonisht me punët në treg?

Unë

Bashkëshorti/ja (burri/gruaja)

Të dy, unë edhe bashkëshorti/ja

Tjetër (ju lutem specifikoni): _____________

35. Cila mendoni se është gjëja më e rëndësishme që ju duhet të bëni për t’i rritur të ardhurat dhe për ta përmirësuar mirëqenien e familjes suaj? (shëno maksimum 3)

Më shumë trajnime

Më shumë pajisje dhe vegla pune

Qasje më të mirë në informacione

Qasje më të mirë në treg

Qasje më të mirë në transport dhe lëvizje

Më shumë informata dhe njohuri për mundësitë e ndryshme

ekonomike

Qasje më të mirë në kopshtet për fëmijë

36. Ju lutem, shkruani tri pengesa që mendoni se e parandalojnë pjesëmarrjen aktive të

grave në sektorin e pylltarisë?

1) _______________________

2) _______________________

3) _______________________

37. A marrin pjesë gratë në takimet e komunitetit ku ka të pranishëm edhe burra? Po Jo

38. A preferoni që trajnimet të mbahen të ndara sipas gjinisë (veçmas për burra dhe veçmas për gra)? Po Jo Nuk më intereson Nuk e di Tjetër (ju lutem specifikoni): ______________

Page 78: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

56

Shtojca 3 – Pyetësori për institucionet në nivel qendror

dhe lokal

Pyetësori për institucionet në nivel qendror dhe lokal (përfshirë OJQ-të)

Vendi: Institucioni / Zyrtari: Data: Institucionet në nivel qendror dhe lokal: 1. Cilat korniza ligjore ekzistojnë në vend për të mbështetur procesin e integrimit gjinor në sektorin pyjor? 2. Sa konsultativ është procesi i planifikimit pyjor dhe i zhvillimit të politikave? A janë të angazhuar burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë që nga fillimi në zhvillimin e politikave në nivel lokal? 3. Sa janë politikat dhe ligjet për pylltarinë të ndjeshme ndaj aspektit gjinor dhe në çfarë shkallë është zbatimi i tyre? 4. Çfarë faktorësh i kanë shkaktuar këto sfida dhe cila ishte përgjigjja e pjesëmarrësve kryesorë për eliminimin e këtyre sfidave? 5. A ka ndonjë dispozitë e cila favorizon regjistrimin e pylltarisë në emër të grave të vetme dhe atyre të veja? 6. A është konsultuar institucioni me mekanizmat qeveritarë për barazi gjinore në nivel qendror dhe lokal në formulimin dhe zbatimin e politikave? 7. A ka struktura aktuale mekanizëm që kërkon komente dhe sugjerime nga ekspertët gjinorë dhe socialë, organizatat e shoqërisë civile për fuqizimin e procesit të integrimit gjinor në sektorin pyjor? 8. Cilat nevoja për zhvillim të kapaciteteve të zyrtarëve dhe vendimmarrësve duhen plotësuar në mënyrë që të përmirësohet njohuria dhe aftësitë e tyre për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe menaxhimin financiar në aspektin gjinor në departamentin e pylltarisë dhe në ministrinë kryesore për këtë fushë? 9. A ka buxhet të veçantë për realizimin e aktiviteteve që ndërlidhen me pylltarinë? 10. A ka informata dhe të dhëna sipas gjinisë në dispozicion për planifikimin e ndërlidhur me pylltari dhe për hartimin e politikave? 11. A i inkorporojnë institucionet/organizatat për hulumtimin e çështjeve pyjore çështjet gjinore në programet e veta hulumtuese? 12. A ka pasur përpjekje për marrjen e informatave nga organizatat dhe grupet e shfrytëzuesve të pyjeve dhe aleancave dhe ekspertëve të grave për vlerësimin e ndikimit diferencial të politikave pyjore te burrat dhe gratë? 13. Cila është puna e nëpunësve për barazi gjinore në integrimin gjinor në Pylltari?

Page 79: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë

57

14. A është adresuar integrimi gjinor në pylltari në planin vjetor të punës së zyrtarëve për barazi gjinore? 15. A kanë bashkëpunuar zyrtarët për barazi gjinore me ndonjë OJQ (qoftë qendrore ose lokale) në adresimin e çështjeve gjinore në pylltari? 16. Çfarë duhet të bëhet në inkorporimin e dispozitave më të mira të paanshme gjinore dhe në zbatimin e tyre në pylltari? 17. A kanë mbajtur nëpunësit për barazi gjinore ndonjë sesion informativ për rritjen e vetëdijësimit të grave rurale në të drejtat për trashëgimi? Puna e Organizatave Jo-Qeveritare (Qendrore dhe Lokale): 1. A ka organizata juaj ndonjë aktivitet/projekt aktualisht me gratë rurale të angazhuara në sektorin e pylltarisë? 2. A keni pasur ndonjë/aktivitet në të kaluarën me gra rurale në evokimin dhe rritjen e vetëdijësimit për sektorin pyjor? 3. A mendoni se perspektiva gjinore është e përfshirë në proceset e politikëbërjes lokale? 4. A konsultoheni me njerëz të nivelit bazë për nevojat dhe kërkesat e tyre para se të mbani ndonjë aktivitet për evokim dhe ngritje të vetëdijësimit me gratë rurale? 5. A ka mbajtur organizata juaj ndonjë trajnim për të drejtat e pronës së grave në zonat rurale? 6. A ka ndonjë bashkërendim me mediat lokale në ofrimin e informatave për gratë rurale lidhur me mundësitë e ndryshme financuese/trajnuese në pylltari? 7. A ka pasur organizata juaj ndonjë aktivitet ose debat publik me gratë dhe burrat për pylltari? 8. A ka marrë pjesë organizata/agjencia juaj në procesin e hartimit të ligjeve, strategjive dhe planeve të veprimit për pylltari në nivel qendror dhe lokal?

Page 80: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë
Page 81: Aspekti gjinor, mjetet për jetesë