bilten mart alb

20
SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË NUMËR 6 BULETINI

Upload: association-of-journalists-of-macedonia

Post on 18-Mar-2016

244 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Bilten Mart alb

TRANSCRIPT

Page 1: Bilten Mart alb

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

NUMËR 6

BULETINI

Page 2: Bilten Mart alb

2

Gazetarët të mos hedhin benzinë në zjarr

Maqqedonia u bë vend me dy të vër-teta mediale – gjithnjë e më evidente është ndarja e thellë etnike mes me-

diave shqiptare dhe maqedonase

TRIBUNË PËR ROLIN E MEDIUMEVE NË ULJEN E TENSIONEVE NDËRETNIKE

Boton: Shoqata e

Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid

blok 13, 1000 Shkup;

Tel (+3892) 3298-139

Faks (+3892) 3116-447

E-mail: [email protected]

Ekipi redaktues: Tamara Gërnçarovska

Kristina MaçkiqSnezhana Lupevska

Gazetarë:Jovanka CaruleskaSanja Trajkovska

Nevena PopovskaIlija Stefanovski

Page 3: Bilten Mart alb

3

Gazetarët të mos hedhin benzinë në zjarr Shkruan: Jovanka Carulevska

Raportimi I mediumeve në Maqedoni për çështjet ndëretnike nuk është në nivelin e standardeve pro-fesionale. Edhe përkundër apeleve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Këshillit për Radiodi-fuzion, Diplomatëve të huaj, mediumet në vend

treguan se janë të ndara. Informata jo të plota, të vërteta të pjesërishme, stimulimi I tensioneve e shkatërruan detyrën themelore të mediumeve gjatë informimit për çështje të ndi-jshme – qetësim të tensioneve.

Sot Maqedonia është vend me dy të vërteta mediale. Gjatë raportimit të përditshëm gjithnjë e më evidente është ndarja e thellë etnike mes mediumeve shqiptare dhe maqedonase. Prej fillimit të tensioneve, SHGM disa herë ka apeluar për raportim të vë-mendshëm dhe objektiv për ngjarjet, sepse kjo është for-ma e vetme e suksesshme për të penguar tensionet ndëretnike dhe ndërre-ligjioze. Por, edhe përkundër apeleve, gje që e pranojnë edhe gazetarët, mediumet gjithnjë e më tepër raporto-jnë për “grupin e vet” se sa për të tjerët, kurse edhe më tutje ekzistojnë stereotipe. Ndoshta mediumet nuk ar-ritën t’I qetësojnë tensio-net që erdhën si rezultat I ngjarjeve të fundit, por së paku kishin mundësi që të mos hedhin benzinë në zjarr, vlerësojnë ekspertët.

Mediume të caktuara, jo vfetëm që nuk tentojnë ta qetësojnë situatën, por hap-tazi shfrytëzojnë gjuhën e urrejtjes ndaj pjesëtarëve të komunitetit tjetër etnik. Kjo situatë nuk ëhstë për tu çuditur nëse kemi parasysh faktin se gjithnjë e më tepër potencohet përkatësia etnike e aktorëve në ngjarje, përzihen komentet me informacionin, I jepet rëndësi gjërave margjinale.Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani, ekzistojnë dy faktorë për raportim joprofesional dhe joobjektiv të gazetarëve.

“Maqedonia është shoqëri e ndarë, ku sistemi ndërton vlera të atilla. Sipas logjikës së gjërave dhe mediumet I kemi të ndara. Parashtrohet pyetja a munden mediumet të jenë oponentë të këtij sistemi, ose e kanë më lehtë t’I adaptohen

mjedisit që I rrethon”, thotë Selmani. Sipas tij, ekzistojnë kolegë, redaktorë dhe gazetarë, të cilët saktë e dinë se nuk duhet ta bëjnë atë që e bëjnë, por paraqiten në atë mënyrë sepse ju konvenon. “Cilat janë shkaqet, ne mundemi vetëm të supozojmë “, shton ai. Momenti tjetër, sipas Selmanit, është që kemi kolegë më të rinj të cilët nuk janë të trajnuar sa duhet në redaksitë e tyre që kur përcjellin ngjarje të tilla të munden me përgjegjësi dhe në mëyrë profesionale ta kryejnë detyrën e tyre.

Ai edhe njëherë apelon te gazetarët t’I ushtrojnë obligi-met e tyre në mënyrë profesionale dhe në asnjë mënyrë të mos pranojnë tekstet e tyre të nxisin jotolerancë dhe ndarje të shoqërisë, sepse, siç thotë, “në atë mënyrë do të ndezin zjarr në të cilin do të digjemi të gjithë”.

Mediumet kanë rol të ndërlidhur. Në njërën anë ata janë vendi ku zhvillohet debati demokratik, ku shkëmbehen in-

formatat dhe ku manifestohet shprehja kulturore. Nga ana tjetër, vetë mediumet janë lojtar në shoqëri, aktor, duke vepruar si vëzhgues kritik ndaj institucioneve të fuqishme, publike dhe private, dhe si faktor që kërkon llogari nga au-toritetet. Si faktor shoqëror, ato gjithashtu mund të jenë forcë e njëanshme dhe instrument për konflikt, vlerësojnë ekspertët.

Gazetarët shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm se përhapin fjalor të uirrejtjes, mendojnë se punojnë në mënyrë profesionale, e në fakt diskriminojnë dhe atë që e plasojnë në mediume mendojnë se është pjesë e lirisë së të

TRIBUNË PËR ROLIN E MEDIUMEVE NË ULJEN E TENSIONEVE NDËRETNIKE BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 4: Bilten Mart alb

4

shprehurit. Drejtori I qendrës për zhvillim të mediumeve Roberto Beliçanec para-

lajmëron se fjalori I urrejtjes është vetëm përgatitje për dhunën që pason. “Pa nevojë theksohet përkatësia etnike e

aktorëve të ngjarjeve, dikujt I përmendet emri, dikujt vetëm inicialet, dhe ekziston tendencë me vetëdije që disa pakica të paraqiten si kriminigjene dhe kjo bëhet 20 vitet e fundit. Kemi ne specialitete maqedonase në kontekst të fjalorit të urrejtjes, grupe që u profili-zuan në tre-katër vitet e fundit – urrejtje në bazë të përkatësisë partiake, urrejtje ndaj përfaqësuesve të sektorit civil dhe urrejtje ndaj gazetarëve. Te disa me-diume ekziston tendenciozitet konstant, njëanshmëri dhe krijim I stereotipeve”, thotë Beliçanec.

Ekzistojnë, thotë ai, tre kategori të urrejtjes- ra-core, fetare dhe etnike, dhe në këtë kontekst, infor-macioni neutral mundet të ngjyroset pa vetëdije. Duke menduar se po kryhet detyra profesionale, mund të shkaktohet efekt I kundërt, rritje e tensionit.

Pjesëmarrësit në konferencën kushtuar pikërisht kësaj: si raportojnë deh cili është roli I mediumeve kur raportohet për sçështje të ndjeshme ndëretnike, që u mbajt më 22 mars në Shkup, pajtohen se problemi nuk qëndron vetëm mosdija dhe joprofesionaliteti, por edhe te qëllimi I keq për nxitjen e tensioneve dhe përhapjes së urrejtjes.

Legjislativa në Maqedoni parasheh dënime për nxitje të urrejtje feare, etnike ose gjinore. Këshilli për radiodifuzion deri tani nuk ka shqiptuar dënime dras-tike, që parfashohin ndalesë për emetim të programit në kohëzgjatje prej një deri në tre muaj. Megjithatë, nga Këshilli nuk përjashtojnë mundësinë të dënohen ata të cilët informojnë në mënyrë tendencioze.

Branko Radovanoviq nga Këshilli për radiodifuzion vlerëson se sot më tepër flitet për propagandë se sa për informim të opinionit. “Te mediumet tona nuk bëhet fjalë për fjallor të urrejtjes, por për propagandë primitve. Urrehen njerëzit veti, kolegët urrehen mes veti. Nuk mundet edhe më tutje të luhet me deformim të lajmeve, nuk mundet edhe më tutje të luhet më të vërteta jo të plota dhe redaktorë gjysmakë”, thotë Ra-dovanoviq.

Çdo ditë jemi dëshmitarë të titujve dhe teksteve senzacionale, të cilët në vend të informimit lexuesit I krijojnë pasqrë ë shtrembëruar për ngjarjet. Gazetarët te një pjesë e mediumave maqedonase, grupet etnike I prezantojnë si njerëz që janë “jashtë shoqërisë” dhe shpeshherë, në produktet e tyre gazetareske individët I ndërlidhin me tërë komunitetin etnik.

Kjo që po ndodh tani, për fat të keq, paraqet vetëm fluturim në vend. Në mungesë të komunikimit , debatit dhe zgjidhjeve konkrete se si të raportohet për tema senzitive, e gjithë kjo do të ketë pasoja shumë neg-ative për gazetarinë si profesion, por edhe për vetë shoqërinë. Fundja, të kota do të jenë tribunat dhe konferencat që do të organizohen në të ardhmen, kot do të harxhohen mjetet e donatorëve të huaj, kur te esnafi gazetaresk mungon vullneti për eliminim të paragjykimeve.

Te mediumet nuk ekziston gatishmëri për ndryshime

Ndarja e shoqërisë dhe dy të vërtetat mediale në vend I konfirmoi edhe tribuna e fundit për rolin e mediumeve në qetësimin e tensioneve ndërtenike. Karriget e zbrazëta për redaktorët, në sallën gjysëm të zbrazur edhe njëherë konfir-muan se kriza te mediumet në Maqedoni është serioze. Një pjesë e gazetarëve prezentë dyshojnë se punët do të ndry-shojnë për të mirë.

“Kështu të ndarë nuk mundemi të bëjmë asgjë. Karriget e zbrazëta këtu, mungesa e kolegëve të mi, kryeredaktorë në shumicën e mediumeve dhe gazetave në nivel nacinal, për mua tregon se nuk ekziston gatishmëri për të nryshuar diçka. Ky është problemi më I madh. Gjëja e parë që duhet të bëhet ëhstë që të grumbullohemi dhe të ulemi të gjithë në një masë të përbashkët, të shiokohemi mes veti dhe t’ia tregojmë njëri tjetrit gabimet që I kemi bërë që të mun-demi t’I përmirësojmë. Kështu të ndarë, të bisedojmë me vetëveten, asnjëherë nuk do të arrijmë “, deklaroi Muhamed Zeqiri , kryeredaktoir në televizionin “Alsat-M”.

Page 5: Bilten Mart alb

5

PROJEKT I UNESCOS PËR PËRMIRËSIM TË DIALOGUT NDËRETNIK DHE BASHKËPUNIMIT MES MEDIAVE

Shkruan: Nevena Popovska

P ër përmirësim të dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit mes mediumeve, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Zyrën e UNESCO-s në vend, realizoi projekt për stimulim të dialogut brenda komunitetit me-

dial, në kuadër të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për aktivitet, gjegjësisht punë të përbashkët të projekteve kolaboruese gazetareske, në të cilat punojnë gazetarë, anëtarë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të ndarë në dy grupe prej nga katër gazetarë.

Përgjegjës në ekipin prjektues të SHGM-së ishin Lju-binka Brashnarska dhe Dragan Sekullovski, të cilët sqa-rojnë se “qëllimi i këtij aktiviteti është që të kontribuohet në ngritjen e vetëdijes te gazetarët dhe redaktorët në Maqedoni për informim neutral për çështje të ndjeshme etnike dhe religjioze”.

Ekipet që punojnë në këtë projekt përbëhen nga gazetarë të redaksive të ndryshme dhe përkatësive të ndryshme etnike dhe me realizimin e këtij projekti Shoqata shpreson se do të kontribuojë për raportim edhe më të balancuar, që do të shfrytëzojë shumë burime dhe do të tregojë respekt ndaj sentimenteve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Republikën e

Temat e ndjeshme megjithatë mund t’i afrojnë gazetarët

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 6: Bilten Mart alb

6

Maqedonisë. Ekipi i parë gazetaresk përgatiti një radio-

kronikë duke vlerësuar se ai është më i reali-zueshëm, posaçërisht për faktin që pjesë e tij

ishte edhe gazetari i „Diversitymadia.mk“ Dushko Arsovski, sipas të cilit, për një gjë të tillë ata posedojnë përkrahje teknike që mund të shfrytëzohet. Tema që e kanë zgjedhur ata, vazhdon Arsovski, ka qenë nëse dhe pse politika ndikon ndaj religjionit ose puna është anasjelltas.

“Pse komunitetet fetare vendosen në funk-sion të njërit ose tjetrit opsion politik. Sekret publik është se kryetari i Bashkësisë Fetare Islame është zgjedhur me amin të PDSH-së, parti e cila në atë kohë ishte në pushtet. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me z. Stefanin. Puna jonë ishte të konfirmojmë nëse me të vërtetë është ashtu. I konsultuam të dy komunitetet, si më dominuese, pyetëm politikologë dhe ekspertë për religjion, si dhe besimtarë, deputetë... Inçizuam anketë edhe më besimtarët në kishë dhe në xhami, për të parë se çka mendojnë ata për këto dilema. Kolegia Filjana Koka i inçizoi besimtarët në xhami në gjuhën e tyre am-tare – në gjuhën shqipe, kurse deklaratat e tyre më pas u përkthyen në gjuhën maqedonase. Kroniak është bë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht, në funksion të bashkë-jetesës”, sqaron Arsovski.

Anëtarët e projekt ekipit u interesuan për temën dhe mënyrën se si do të realizohet. Vlerësuan se bëhet fjalë për temë interesante, edhe pse siç tha Ljubinka Brash-narska, paraprakisht ka supozuar se çfarë përgjigje do të japin udhëehqësit e bashkësive etnike, gjegjësisht “se nuk kanë lidhje me politikën, se politikanët nuk u ndihmojnë gjatë zgjedhjes s’i udhëheqës fetarë, por nuk mund të jemi të sigurt para se të hetohet deri në fund. Me padurim pres të shof nëse do të në surprizojnë”.

Ekipi i dytë punonte në temën se sa gjatë ndryshimit të emrave të rrugëve në Shkup janë respektuar interesat e komuniteteve më të vogla etnike në Maqedoni deh cilat janë reagimet për këtë. Prej anëtarëve të projekt ekipit edhe kjo u vlerësua si temë interesante.

Për anëtarin e ekipit gazetaresk Nazim Rashidi, tema është e ndjeshme, kurse njëkohësisht e hapë edhe temën rreth asaj se sa në fakt qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë njohuri për histroinë dhe kulturën e komuniteteve tjera.

“Ideja jonë ishte që të shkojmë në një rrugë për të cilën dihet se do t’i ndryshohet emri dhe të bëhet an-ketë me qytetarët se çka mendojnë për atë. Kuptohet, të anketuarit i përkasin bashkësive të ndryshme etnike, religjioze, gjinore dhe statusore. Poashtu si bashkëbise-dues u ftuan edhe politikanë të cilët i sjelin vendimet për ndryshim të emrave të rrugëve. Vlerësojmë se bëeht fjalë për temë interesante dhe aktuale për të cilën përgatitëm edhe version televiziv”, thotë Rashidi.

Vesna Koloska, anëtare e ekipit të dytë, thotë se “analizimi i propozimeve dhe pranueshmëria e e tyre te bashkësitë e ndryshme etnike e posaçërisht potencimi i rolit ose anashkalimit të bashkësive të vogla etnike, të cilat kryesisht nuk kanë ofruar propozime të veta, u tregua mjaft e njeshme. Disa u rrebeluan dhe kërkuan që

propozimet e tyre të shqyrtohen. I anketuam qytetarët që duhet të jetojnë, për shembull, në rrugën Marrëveshja e Ohrit ose Todor Aleksandrov se çka mendojnë për to, dhe vlerësimet ishin të ndara. Këndi i projektit tonë, në fakt është, pse aq vrullshëm reagohet dhe a është aq senzi-tive çështja e ndryshimit të emrave të rrugëve dhe nëse mund të zhvillohet fare debat publik për këtë çështje”, thotë Koloska.

Projekti u tregua si formë e shkëlqeyeshme për bashkëpunim mes kolegëve. Obligimet ishin të ndara,

Page 7: Bilten Mart alb

7

bashkërisht montoheshin kronikat dhe momen-ti i bashkëpunimit u tregua si një fillim i mbarë për përmirësim të raporteve të ndërsjella mes gazetarëve, raportimi i balancuar për çështje të ndjeshme, si dhe respekt ndaj sentimenteve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Repub-likën e Maqedonisë.

Realizimi dhe puna në këto projekte shkaktoi kënaqësi edhe te menazherët e projekteve edhe te gazetarët që punuan në këto projekte.

Përgatitja e kronikës së përbashkët me disa kolegë, thotë Dushko Arsovski, nuk ka qenë për-vojë e re për të.

“Risi është përpunimi i temave të ndjeshme për relacionet ndëretnike dhe ndër-religjioze në Maqedoni. Secili prej nesh mori detyrën e vetë dhe edhe pse deri tani nuk kemi bashkëpunuar mes veti, mendoj se kryem punë të mirë sepse funksionuam në mënyrë të përkryer. Kjo mund të jetë praktikë përmes të cilës gazetarët nga bashkësi të ndryshme etnike dhe religjione të ndryshme në vend do të punojnë në tema të cilat kohën e fundit e ndanë opinionin, por edhe vetë profesionin, pikërisht në atë bazë”, shton Arsovs-ki.

Sipas tij, është mirë që edhe kronikat janë përgatitur në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht. “Në këtë mënyrë, mesazhet që arrijnë deri te përfaqësuesit e dy komuniteteve dominuese pa iterpretim të gabuar do të arrijnë te qytetarët që i përcjellin vetëm mediat në gjuhën shqipe, gjegjë-sisht në gjuhën maqedonase”, thotë ai.

Pasi u përgatitën projektet që janë realizuar në version të shtypur, televiziv dhe version ra-dio, punimet e tyre gazetarët në muajin prill do t’i prezantojnë në forum me redaktorë të Radio Televizionit Maqedonas, me çka do të japin sh-embull për produkte kualitative gazetareske që janë rezultat i bashkëpunimit të gazetarëve në ekipe të përziera.

Për realizim më të mirë të projektit, pjesë-marrësit nga dy ekipet bashkë me Milica Peshiq, drejtoreshë e „Media Diversity Institute“ nga Londra, e cila me vërejtjet e veta dhe këshhillat plotësuese, si dhe me përvojën që e prezantoi në takimin joformal që u organizua në Klubin e gazetarëve, dha përkrahje për realizimin e plotë të projektit.

Ekipin gazetaresk numër një e përbënin: Dush-ko Arsovski, Jovana Carulevska, Nevena Popovs-ka dhe Filjana Koka, kurse në ekipin gazetaresk numër dy ishin: Nazim rashidi, Tamara Gërn-çarovska, Edin Hajdarpashiq dhe Vesna Koloska.

Përveç projektit për stimulim të dialogut bren-da komunitetit medial, në kuadër të programit të UNESCO-s nën programin e përbashkët të OKB-së për përmirësim të dialogut ndëretnik dhe bashkëpunim, realizohet edhe trajnim i Këshillit të nderit të SHGM-së, si dhe praktikë studentore në mediume.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 8: Bilten Mart alb

8

Shkruan: Ilija Stefanovski

Ekziston përshtypje e përgjithshme edhe në opinion edhe te gazetarët se informacioni gjithnjë e më pak ekziston në programet e radiove. Porgrami informative është raritet I vërtetë, posaçërisht te radiot locale dhe rajonale. Për fat të keq, program kryesor “informativ”

gjithnjë e më tepër janë të ashtuquajturat urime, të cilat I porositin dhe I paguajnë kryesisht të punësuarit nëpër konfeksione. Seicili I uron secilit ditëlindjen, lindjen e fëmiut, martesën, disponim të këndshëm….

Kjo gjendje dominon së paku te radiot në pjesën lindore të vendit. Dy ose tre radio locale nga Shtipi deri në Berovë dhe Pehçevë posedojnë program që mund të quhet informative, me contribute gazetareske, emisione debative, intervista, radio storje. Ajo që habit është edhe mungesa e udhëheqësve të emisioneve. Ekzistojn shumë pak emisione autentike dhe zbavitëse, që paraqesin variant më të lirë se sa prodhimi I I lajmeve. Funksionin zbavitës radiot eplotësojnë vetëm duke lëshuar muzikë dhe duke lexuar përmbajtje

interesante që janë marrë nga portalet në interenet. “Aplikimi I internetit, qasja dhe përdorimi gjithnjë e më I

lehtë I tij rezultoi me shkëmbim më të madh të infromatave. Numër gjithnjë e më I madh I mediumeve të shtypura dhe elektronike e emetojnë programin e vet përmes rrjetit global, që paraqet vërshim të vërtetë të përmbajtjeve – të verifikuara dhe paveriofikuara, dhe tani secili mund të vendoset në pozitën e gazetarit dhe të aktrojë medium“, vlerëson Illço Llazarovski, pronar I radios locale Radio Koçani, gazetar I diplomuar, me përvopjë gazetareske në shumë medium

Radiot duhet vetë ta gjejnë funksionin

A PO SHUHET RADIO GAZETARIA NË MAQEDONI?

Porgrami informative është raritet I vërtetë, posaçërisht te radiot locale dhe rajonale

Page 9: Bilten Mart alb

9

locale dhe kombëtare elektronike. Sipas tij, mediat e vërteta të licencuara nga shteti,

poaçërisht ato locale, I janë lënë vetvetes, të notojnë në detin e konkurencës, me dallimin e vetëm që janë të obliguara me kohë t’I paguajnë tatimet. “Nëse jo, pasojnë kamatat, ndalesat dhe kufizimet që në mënyrë plotësuese paraqesin barrë për aktivitetin rrjedhës, aktivitet që në pjesën më të madhe paraqet vrap pas mjeteve. Reklama ka gjithnjë e më pak, kurse projekte dhe ndihmë nga institucionet të angazhuara për rregullim nuk ka fare”, thotë Llazarovski. Aivlerëson se radiot I janë lënë vetvetes, të gjendnen ashtu siç dinë dhe siç munden. “Prodho lajme, krijo program zbavitës dhe emisione kontaktive. Plotësoe terminin orësh Brenda ditës – shtatë ditë Brenda javës. Kurse nga e hëna pësëri njësoj. Produksioni autorial kushton shumë, prandaj pronarët më së lehti e kanë të heqin dorë nga gazetarët. Epra, nuk mundemi të heqim dorë nga vetvetja”, thotë Llazarovski.

Me pajisjet për një medium elektronik, thotë ai, duhettë përcillen trended evropiane. Kur e blen në fillim është

shumë e shtrenjtë, kurse pas dy tre viteve nuk vlen as pesë para. Sipas tij, po futemi në epokën e digjitalizimit total, kurse disa prej kolegëve ende nuk e dinë se çka do të thotë kjo. “Me investimet e reja, në kushtet e tregut medial që I përmenda më parë, shumica do t’I mbylli\n mediumet. Tek atëherë do të shohim se kush do t’I paguajë harxhimet gjithnjë e më të mëdha”, është decid Llazarevski, I cili vlerëson se në interes të auditoriumit më të gjerë dhe demokracisë është që sa më shpejtë të gjendet formë e organizuar e veprimit, e cila deri diku do t’I azhurojë rregullat e lojës, që do të sjellin avancim dhe kualitet, me kthimin e rolit primartë mediumeve, të jenë korigjues pozitiv të përditshmërisë Brenda komunitetit.

Shumë e ngjashme është situata edhe në radiot që emetojnë program në nivel shtetëror. Program të vërtetë informative posedojnë vetëm Kanal dhe Radio e Maqedonisë. Në këto radio një gazetar mund të kryejë profesionin e vet, por vetëm këto radio me program informativ dhe me kultivim të radio gazetarisë në tërë shtetin, megjithatë është tepër pak.

A PO SHUHET RADIO GAZETARIA NË MAQEDONI? BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 10: Bilten Mart alb

10

Sipas Vesna Kolovskës, e cila tani është pjesë e ekipit të “diversity Media”, kurse më herët

gazetare në BBC dhe një redaktore në Kanal, radiot së paku deri tani nuk po arrijnë të gjenden në situatën

e re të krijuar me vërshimin e mediumeve të reja. “Shpeshherë dëgjohet vlerësimi se mediumet tradicionale

nukkanë arritur ta kapin hapin me mediumet e reja ose nuk kanë arritur t’I vendosin në funksion të tyre. Radio u përshtat aq sa mundej, megjithatë, mendoj sekjo nuk mjafton. Radiot janë në interenet, ekzistojnë edhe në rrjetet sociale. Pjesërisht me informata autriale, mirëpo një pjesë më të madhe me përmbajtje të transmetuara”, është qëndrimi I Kolovskës. U paraqitën edhe radio në Internet, por a arritën të krijojnë ndikim, a kanë bërë ndonjë ndryshim shoqëror, a kanë ndikuar ndaj jzhvillimit të demokracisë, pyet ajo. A ju krijuan ato hapësirë njerëzve progresivë të cilët mund t’I lëvizin rrjedhat në shoqëri? “Me përjashtime të vogla, siç ëhstë radio MOF, të tjrat nuk e arritën këtë synim”, vlerëson Kolovska.

Igor Stojanov, gazetar në Radion studentore në Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev”, nga ana tjetër thotë se radio patjetër duhettë gjejë formë përmes të cilës do ta realizojë funksionin e informuesit.

“Funksioni I të gjitha mediumeve tradicionale, jo vetëm I radios, është në pikëpyetje, gjithkund në botë, jo vetëm te ne. Parashtrohet pyetja nëse mediumet tjera do të arrijnë të gjejnë funksionin e tyre në këtë kohë të dominimit të internetit. Nga ana tjetër, kjo është shpatë me dy tehe. Nëse informimi, si funksion, I lihet vetëm Internetit si medium, lirisht mund të parashtrohet pyetja se sa shfrytëzuesit do të orientohen në përmbajtjet infirmative”, vlerëson Stojanov. Nën supozimin se njerëzit, posaçërisht të rnjitë, përmes informiit fitojnë njohuri të caktuara, në internet mund të zgjedhin nëse do të informohen ose do të abaviten. Stojanov thotë se me siguri në të ardhmen gjithnjë e më tepër do të përcaktohen për argëtimin, në vendtë informacionit prandaj radiot nuk duhet të heqin dorë aq lehtë nga funksioni I informuesit ose nga funskioni arsimor.

“Me siguri është vështirë të garojnë me internetin ose gazetarinë civile, por radio patjetër duhet të gjejmë formë përmes së cilës do ta realziojë funksionin e vetë të informatorit. Mendoj se para së gjithash, nevojitet edukim I fuqishëm I radio gazetarëve me qëllim që të gjejnë forma që njëkohësisht të jenë edhe argëtues edhe t’iinformojnë qytetarët. Gjithmonë ka ekzistuar frika se një medium do të shuhet me paraqitjen e njëmediumi të ri, mirëpo secili e ka funksionin e vet. Radio, së paku në Maqedoni, vetë duhet ta gjejë funksionin e vetë”, shton ai.

Duke folur për atë që po ndodh me radio gazetarinë, duke I përfshi edhe situatën ekonomike is factor, Kolovska kualitetin

dhe selektimin e programit e ndërlidh, mes tjerash edh eme ambiciet e pronarëve. Ajo nuk është optimiste se radio dota ruajë publikun e vet.

“në shoqërinë e konsumatorëve ekziston një rregull – sa më tepër oferët, aq mëtepër kërkesë. Në rastin e radios në Maqedoni - gazetari do të thotë sa më tepër produkte kualitative, aq më tepër dëgjueshmëri. Programi informative gjithmonë ka qenë shkalla më e lartë në buxhetin e radiostacioneve komerciale, mirëpo njëkohësisht sjell edhe ndikim, rejting dheme këtë edhe para në marketing”. Thotë Kolovska.

Sipas saj, në valën e parë të krizës ekonomike, logjikisht, pronarët vendosën të bëjnë shkurtime pikërisht te program informative. Në frymën e shoqërisë së konsumatorëve, publiku u orientua te internet dhetelevizioni. Nëse në Britaninë e Madhe ndodh një fenomen I ri, ku rritet numri I dëgjuesve të radios te grupmosha deri në 16 vjet, në Maqedoni radio po e

humb publikun. “Ekipe gazetareske të trajnuara, të

arsimuara dhe kualitative mund të jenë vala e re që do ta lëvizë gazetarinë

në Maqedoni, e cila në vend të lajmeve të agjencive, do

të prodhojë radio tregime kualitative. Fundja, kualiteti dhe përzgjedhja e programit janë object I ambicioneve të pronarëvetë radiove” thotë ajo. Sipas Kolovskës, radiot kanë pasur në

disponim më shumë se dy dekada për të dëshuar nëse dëshirojnë të jenë faktorë serioz në shoqëri ose do të kënaqen me maksimin

“vetëm le të bëjë muzikë radio”. Dëgjuesi tradicional në

Maqedoni është mësuar të dëgjojë në radio gazetari kualitative, debate dhe

radiotregime të mira. “Kam frikë se në mungesë të tyre, gjeneratat e reja do të largohen nga radio si medium”.

Mirëpopërveç qëndrimit të gazetarëve dhe pronarëvetë radiove për kohën e re që po vjenpër radiot, si duket edhe koncentrimi I madh i mediumeve elektronike po e “rrënon” radion që dëshiron të transmetojë program informative. Është më e dobët se televizionet, ku shkon pjesa më e madhe e kulaçit reklamues prej kompanive. Reklamat qeveritare poashtu janë të destinuara për televizionet. Për radiot mbetet shumë pak, për radiot locale thuajse nuk mbetet asgjë.

Në një qytet ku jetojnë rreth pesëdhjetë mijë banorë, për shembull, funksionopjnë dy televizione dhe katër radio. Me cilat mjete do të paguhen gazetarët? Athua për euro në muaj një gazetar në radio do të prodhojë program informative? Për këtë arsye, së paku në nivel lokalprogrami informative në radio do të jetë prezent vetëm “me gjurmë”, kurse gazetarët do të jenë të detyruar të punojnë për tre - katër mediume locale dhe kombëtare si korrespodentë, nëse dëshirojnë të mbijetojnë.

Page 11: Bilten Mart alb

11

Shkruan: Sanja Trajkovska

Objektivet e fotoreporterëve dhe kamerat e kamerama-nëve në Maqedoni I shënojnë ngjarjet edhe përskaj problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen. Gjuajtje me gurë, thyerje e pajisjeve dhe kërcënimet janë vetëm një pjesë e përditshmërisë të këtyre punonjëvse

medialë, të cilët thonë prsioni ndonjëher është motiv shtesë për foto-grafi ose xhirim më të mirë. Besimi se ballafaqimi me ndonjë rrezik më të vogël e ndonjëherë edh eme rresik më të madh, kopntribuon për shoqëri më të lirë, paraqet frymëzim për këta punonjës medial.

Thuajse të gjithë kameramanët dhe fotoreporterët me më tepër përvojë që I konsultuam, njëzëri thonë se në Maqedoni, përveç gjatë incidenteve të vitit 2001, nuk ekzistojnë rreziqe të mëdha gjatë kryerjes së punës. Megjithatë, situatat e pakënd-shme, kërcënimet verbale dhe provokimet janë përditshmëri me të cilën ata ballafaqohen.

“Nësemë herët njerëzit nuk I kushtonin rëndësi foto-reprterëve, sot ata janë ‘fajtorët’ kryesorë për të gjitha prob-lemet në vend. Kërcënimet verbale në vende publike paraqesin përditshmëri. Ato ndodhin madje edhe në Sheshin e qytetit, me kërcënime të llojit ‘Do ta thyej fotoaparatin, do ta marrë, do të

rrahë’”, thotë fotoreporteri Radovan Vujoviq. Ndonjëherë edhe sulmet fizike nuk janë të rralla, siç janë tërheqja, shtyrja, marrja e \fotoaparateve, shlyerja e fotografive, e kështu me radhë.

“Kur bëhet fjalë me ballafaqim me problemet e këtilla, gjithç-ka varet nga përvoja e fotoreporterit dhe vlerësimit të situatës. Për fat të keq, përvoja e fotoreporterit gjithmonë fitohet me në mënyrën më të rëndë, dhe nuk ka fotoreporter që nuk është për-ballë me ‘situatë të nxehtë’ “, thotë Vujoviq. Sipas tij, problem I madh paraqitet gjatë fotografimit të punësuarëve në polici ose personave që sigurojnë ndonjë ngjasrje, të cilët sndonjëherë sil-len në mënyrë të paskrupullt dhe të dhunshme. Problem paraqet edhe kufizimi I lëvizjes në Kuvend, ku fotoreporterët bukfalisht trajtohen si kërcënim I drejtpërdrejtë për deputetët dhe institu-cionin.

ÇFARË PROBLEM BALLAFAQOHEN KAMERAMANTË DHE FOTOREPORTERËT

Objektivi dhe kamera gjuajnë ngjarje edhe kur është pastër edhe kur është turbullt

Kërcënime verbale, presione, si dhe sulmet fizike janë përditshmëri për fotoreporterët dhe kameramanët, por edhe përkundër kësaj, ata nuk ndërpresin punën e tyre

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 12: Bilten Mart alb

12

Sipas kameramanëve që punopjnë në teren, ballafaqimi me kërcënime verbale, pre-

sione, si dhe sulme fizike është pjesë e punës dhe çdo kameraman gjatë karrieres së tij has në

problem të tilla. “Protesta, incidente, vrasje, vetëvrasje, kameramanët

për çdo ditë të parët janë të involvuar në raste të këtilla. Deri tani ka pasur kameramanë të rrahur, marrje të kamerave, por edhe përkundër gjthë kësaj askush nuk përgjigjetpër sig-urinë tonë. Nuk kemi kurrfarë sigurimi plotësues për punë të rrezikshme, dhe mendoj se diçka të tillë duhet të ketë gjith-kush që është I eksponuar në incidente. Më kanë sulmuar në vitin 2001 kur kanë gjuatur ndaj meje, kurse më kanë sul-muar edhe në protesta. Kjo nuk është asgjë e re dhe mendoj se I ka ndodhur çdo kameramani me përvojë. Diçka të atilël ndoshta nuk kanë npërjetuar vetëm ata që janë fillestarë” thotë kameramani Dejan Bozhinovski, nga Radio Televizioni I Maqedonisë.

Situata mëtë makëndshme ndodhin edhe për shkak të joprofesionalitetit të zëdhënësve, si dhe të shërbimeve për-protokoll. Sipas Toni Kuzmanovskit, kameraman në “Alsat-M”, faji duhet të kërkohet te institucionet dhe te shërbimet e protokolit.

“Shpehsherë ndodhë që të mos informohemi me kohë për ngjarje të caktuara, nuk ka protocol professional. Mun-gon raporti profesional, unë nuk mundet ta kryejë punën time nëse nuk kam në disponim më tepër kohë dhe hapë-sirë për ta inçizuar deklaratën dhe ngjarjen. Duhet të ketë rend. Në raste të atilël nuk është fajtor as gazetari, as unë, e as sigurimi. Të gjithë dëshirojmë ta ushtrojmë detyrën tonë, porpër shkak të joprofesionalitetit të shërbimit për protokoll krijohet kaos”, thotë Kuzmanovski.

Kur bëhet fjalë për rrezikun, sipas tij, me rrezik balla-faqohet thuajse çdo punëtor. “Edhe mjeshtri nga pakujdesia mundet të njerë nga lartësia”, krahason Kuzmanovski.

PROBLEMI MË I MADH PËR FOTOREPORTERËT ËSHTË VJEDHAJ E FOTOGRAFIVE

Puna e fotoreporterëve ka qenë dhe do të jetë një nga dëshmitë më të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme. Fotoreporterët mëtepër i besojnë objektivit se sa syrit dhe vetëm përmes tij munden ta “gjuajnë” në mënyrë precise atë që nuk mund të përshkruhet as me njëmijë fjalë.

Fotografojnë gjatë tërë ditës – ndonjëherë bëjnë qindra fotografi për të selektuar në fund vetëm një, e cila ndodhta do të gjendet në ballinën e gazetës, ose javores.

Nëse një fotografi kontribuon që një person ta ndryshojë mënyrën etë menduarit, atëherë, sipas fotoreporterëve I tërë mundi ja vlen.

Ashtu siç është e rëndësishme për gazetarët t’I rrëfejnë opinionit, kurse kameramanëve të transmetojnë video nga ngjarja, ashtu për fotoreporterët është e rëndësishme që ta “gjuajnë” momentin.

Por të gjithë nuk e kuptojnë peshën dhe domethënien e fotografisë. Fotoreporterët thonë se puna e tyre nuk velrësio-het sa duhet te mediumet, kurse problem mëi madh me të cilin përballen është “vjedhja” e fotografive.

“Nuk respektohet e drejta autoriale. Thjeshtë merren fotografitë pa upërmendur autori (ose mediumi), me çka

shkelet Ligji për të drejtat e autorit. Poashtu, fotoreporterët në shumicën e redaksive nuk vlerësohen si gazetarët, gjegjë-sisht nënvlerësohen pa të drejtë. Edhe pse puna e tyre ëshët autoriale, kreative, dhe ndonjëherë vetvetiu mjafton për të transmetuar një lajm ose informacion, pjesa më e madhe e redaktorëve dhe gazetarëve në Maqedoni nuk e kuptojnë këtë. Mendojnë se fotografia shërben vetëm për plotësimin e ‘vrimës’ në gazetës ose sekondave në lajme”, thotë Vujoviq.

Qytetarët konzervativë reagojnë në mënyrë agresive

Disa prej fotoreporterëve shkakun për pengesat qëjanë pjesë e përditshmërisë së tyre e kërkojnë edhe te mental-iteti konservativ dhe i mbyllur i qytetarëve në mjedisin tonë.

Këtë mendim e ndan edhe fotoreporteri Dimitar Petrovs-ki, I cili vlerëson se zgjidhja për këtë problem ëhstë te zhvil-limii kulturës te njerëzit, pranimi I mediumeve dhe mirëkup-timi për punën e fotografëve – process që vazhdimisht zhvil-lohet, por me tempo mjaft të ngadalshme.

“Shpeshherë njerëzit I shofin me një dozë të vogël të frikës dhe me dyshim fotografët, prandasj ndodh që të re-agojnë vrullshëm, emadje edhe të kërcënohen, tëpyesin sepse I fotogragojmë e kështu me radhë. Me pak sqarime, këto situate mund të tejkalohen lehtë, por sidoqoftë janëtë pakëndshme, posaçërisht kur duhetët fotografohet ndonjë protest, ose ndonjë situatë e ngjashme që lehtë mund të dalë jashtë kontrollit”, thotë Dimitar Petrovski. S. Т.

Page 13: Bilten Mart alb

13

Përveç këtij problemi, të cilin fotoreporterët e radhisin në mesin e çështjeve të para që në të ardhmen duhet të zgjidhen, janë edhe siç thonë, mosfunksionimi I Shoqatës së fotoreporterëve. Prej atje nuk morëm përgjigje nëse dhe sa Shoqata ndihmon për zgjidhjen e problemeve.

“prej problemeve me të cilin përballemi është mos-funksionimi I Shoqatës së fotoreporterëve. Ne vetë mun-demi, por askush nuk dëshiron të pranojë të jetë kryetar I Shoqatës dhe të bëjë diçka lidhur metë, për çka mendoj se humbim një lloj mbrojtje, sepses ë bashku jemi më të fortë, kurse ne nuk mundemi të mblidhemi”është qëndrimi I foto-reporterit Zvonko Pavlevski.

NUK FUNKSIONON SHOQATA E FOTOREPORTERËVE DHE KAMERAMANËVE

Me problem të ngjashëm përballen edhe kameramanët të cilët thonë se edhe më tutje ekziston Shoqata e kamera-manëve dhe fotoreporterëve që është formuar në vitin, por ajo nuk funksiononm për shkaqe të panjohura.

Kameramanët vlerësojnë se madje edhe Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve medial mëtepër përkushtohet për gazetarët, kurse më pak rëndësi ju kushton punonjësve tjerë medial.

“Ne kameramanët gjithnjë jemi prapa kamerave, port ë gjithë e anashkalojnë faktin se pa neve nuk mund të funk-sionojë asnjë television. Duhet të themelohet hoqatë e cila do të funksionojë si duhet. Së bashku të gjithë kamerama-nët mundtë arrijmë diçka, kurse kështu të ndarë, askush nuk na vëren prapa kamerave”, thotë Kristijan Paskovski.

Shumica e kameramanëve vlerësojnë se problem I madh

për ta është mungesa e kushteve adekuate. Para setë priva-tizohen mediumet, kameramanët që xhirojnë në teren kanë pasur edhe asistentë që u kanë ndihmuar gjatë punës. Por që të zvogëlohen shpenzimet, mediumet nuk punësojnë as tonistë, as ndihmës, që do të punonin në teren.

Në vend të punësuarëve të rinj, kompetentët në të gjitha mediumet kërkojnë nga të punësuarit që njëkohësisht të jenë edhe kameramanë edhe shoferë, vetë ta rregullojnë ndriçimin dhe zërin, si dhe ti bartin kamerat dhe stativin, që nuk janë aspak të lehta.

“Gjendja e kameramanëve, por mund të them edhe e tërë kuadrit teknik në medium (e kam fjalën për të gjitha me-diumet) është katastrofale. Ja pse mendoj ashtu. Ndriçimi, zëri, asistentii kamerës, por edhe shoferi mungojnë. Mbetet që atij që ëhstë me kamerë në dorë t’I thonëtë shkruaj edhe dy – tre fjali dhe të bëhet edhe gazetar. Shkurt thënë “’One man shоë’ për një rrogë nën mesatare” thotë Bozhinovski.

Edhe kaeramanët edhe fotoreporterët mendojnë se ekziston zgjidhje për një pjesë të problemeve me të cilat bal-lafaqohen. Ata thonë se do të ndihmonte: edukimi I kompe-tentëve në selektimin e plasimin e fotografisë gazetareske, mbajtjen e tribunave nëtgë cilat do të ftohen kryeredak-torët, redaktorët për fotografi dhe gazetarët, ku do të bise-dohet rreth temës – fotografia gazetareske, reagime më të zëshme dhe më efikase të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe shoqatave tjera që duhet të funksionojnë, biseda me pronarët e mediumeve, si dhe involvim më të madh të udhëheqësisë së sektorit public.

Zgjidhje për poblemet e tyre ofrojnë edhe fotoreporterët edhe kameramanët, por nuk kanë shumë besim se ekzisotn vullnet te të gjitha palët e involvuara që kjo tërealizohet.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 14: Bilten Mart alb

14

KONFERENCË PËR RREGULLIMIN E GAZETARISË ON-LINE NË RAJON

Shkruan: Kristina Maçkiq

Gazetarët t’I mbrojnë tekstet e meidumeve on-line, është konkluza e shkurtër e e konferencës me titull të gjatë: Mediumet on line dhe mbrojtja e standardeve profesionale, etike, mbrojtja e të dre-jtave të autorit dhe zhvillimi I vetërregullimit meda-

tik në rajon. A nevojitet vetërregullim për mediumet on line, ishte tema rreth së cilës gazetarët, redaktorët, pronarët e

Praktika evropiane tregon se edhe vetë shprehja e idesë është e mbrojtur me ligj për të drejtat e autorit

Një klikim për liri pa kufinj

Page 15: Bilten Mart alb

15

mediumeve dhe ekspertët debatuan në konferencën rajo-nale në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë. Konferenca, e orga-nizuar nga Këshilli për presnë Bosnje ishte vend idela të dëgjohet se si ëshët gjendja në rajon, por edhe të “vidhet” ndonjë ide, e cila ndodhsta do të kontribuojë për rregullim të kaosit në hapësirën mediatike në Maqedoni.

PËRVOJAT RAJONALE

Konkluza e dytë nga kjo konferencë është se me të njëjtat probleme ballafaqohen mediumet në tërë Ballkanin – vjedhje e përgjithshme dhe e paskrupullt e të drejtave të autorit të publikuara në internet dhe në mediume të cilat informatat e tyre I ndajnë me lexuesit në formën on line.

Ueb faqja e parë e cila I vendosi në lëvizje mediumet në internet në Serbi është B92. Pas disa viteve filluan të zhvil-lohen dhe të kyçen në biznesin on line edhe medium tjera.

“Të drejtat e autorit dhe lufta kundër fjalorit të urrejtjes në mediat online janë problem kryesore që na preokupo-jnë edhe neve, por edhe tërë rajonin. Te ne edhe lufta ba-zike është që të pengohen lexuesit që përmes komenteve të mos përhapin fjalorin e urrejtjes, kurse mediumet on line të mos e lejojnë një gjë të tillë”, thotë ish kryeredak-tori I B92, Vlladimi Novakoviq. Sipas tij, në tregun serb të internetit qarkullojnë 6 dri 7 milionë euro brenda vitit dhe nuk shënohet rritje, kurse televizionet dhe gazetat në Serbi ende e ruajnë primatin në hapësirën mediatike.

“Televizioni është sundues absolute”, sqaron Nova-koviq.

“Konkurenti jonë më I madh është ‘Blic’ por njëkohë-sisht edhe miku ynë më I afërt sa I përket problemeve”, shton ai, duke nënvizuar se tek ata medium I shtypur ka primat të plotë.

“Deri sa nuk ka para në biznes, nukdo të ketë as treg, ky është problem jonë themelor. Në treg paraqiten shumë tendenca amatoreske dhe të rrezikshme. Në Serbi, sikurse edhe në rajon, nuk ekziston rregullativë ligjore. Të gjithë faktorët politikë në Serbi premtojnë dhe flasin se si do të rregullohet në mënyrë juridike kjo materie, por deri tani askush nuk e ka bë këtë. Pa rregullativë ligjore absolutisht nuk mund të ketë përparim”, është qëndrimi I Novakoviqit. Përvoja e tij tregon se B92 kanë humbugr disa projekte pikërisht për shkak të mungesës së rregullativës ligjore.

“Thjeshtë ne duhej të investojmë shuma të mëdha parash në prjekt të cilin më pas dikush në internet do të mund ta merrte dhe kopjonte dhe do të mund të shfrytë-zonte pa problem. Deri sa ky treg nuk rritet sa duhet dhe të mos bëhet më interesant për politikanët, nuk do të ketë rregullativë ligjore”, konstatoi Novakoviq në konferencë.

Të ngjashme janë edhe përvojat në Republika Srpska dhe në Bosnje Hrecegovinë, kuinterneti dhe mediat on line kanë filluar si pamflete locale. Përvojat rreth kësaj I trans-metuan disa gazetarë.

Sipas rrëfimevetë tyre, tek ata mediumet e para online janë hapur para gjashtë-shtatë vitesh dhe kryesisht në domain e kanë pasur emrin e qytetit. Ato kanë qenë me-dium locale nëtë cilat kryesisht nuk kanë punuar gazetarë, por ueb-gazetarinë e kanë startuar teknikë, njerëz të cilët

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 16: Bilten Mart alb

16

kanë ditur të përgatisin një ueb faqe, por që nuk kanë ditur të merren me gazetari. Disa

prej tyre janë shndërruar në prezantim solid për qytetin e tyre. Të gjitha ato medium patron

ekanë komunën, që do të thotë se aty nuk mund të gjenden informata për opinionin, gjegjësisht për problemet me të cilat p[ërballet komuna. Meqë këto medium lokale nuk posedojnë resurse njerëzore, thithin lajme nga mediu-met tjera dhe nuk kanë gjendur formë se si t’I respekto-jnë lajmet e të tjerëve, e madje as të shkruajnë se prej ku është marrë lajmi.

Për këtë arsye problem I cili asesi nuk mund të zgjidhet është që të përmendet ose së paku të dihet se kush e ka publikuar I pari informacionin. Prandaj vetëm me rregulla-tivë ligjore duhet të rregullohet kjo materie, kërkuan për-faqësuesit nga Bosnje Hrecegovina dhe Republika Srpska.

- Atje, siç thonë vetë, ende jetojnë gazetat, sepse pronar-ëtthonë se kanë reklama, kurse në interenet është vështirë të gjesh reklama, dhetë krijohen parapagues. Gazetaria e internetit, megjithatë nuk mund të jetë”copy paste” si ajo në gazeta.

Diskutimeve të këtilal ju bashkangjit Novakoviq I cili shtoi se B92 shumë më tepër njerëz e lexojnë në interenet se sa shikojnë ndonjë video të postuar.

“Më lehtë është të shikohet video, por përvoja megjithatë tregon se leximi aboslutisht ëhstë primar”, deklaroi Novakoviq për hulumtimet në Serbi.

Si mëtë zhvilluar në tërë hapësirën mediatike u treguan gazetarët nga Kroacia, të cilët thanë se mediat vendore I udhëheqin sipas stan-dardeve evropiane duke formuar të gjitha trupat e nevojshme për zbatim të vetër-regullimit në media. Për dallim prej tyre, kolegët nga Mali i Zi, u ankuan se mediumet vendore në masë të madhe janë të varura nga politika. Ata madje kërkuan takime më të shpeshta në nivel më të lartë të organizatave rajonale gazetareske prej ku do të dërgohej apel I përbashkët deri te autoritetet në Mal të Zi që të res-pektohen të drejtat e gazetarëve dhe të drejktat e autorit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë trup kryesor rregullues është Këshilli për shtyp ku drejtoreshë është Liljana Zuro-vac.

“Ndonjëherë mendoj gjatëtërë kohës se si do t’i mbulloj harxhimet. Mjetet të cilat I pranojmë nga donacionet e hua-ja janë aq të vogla, saqë mezi arrijmë të mbiejtojmë, por lufta për gazetari më të avancuar, për mbrojtje të punës gazetareske nuk na lejon të heqim dorë”, thotë Zurovac.

Këshilli për shtyp në Bosnje Hercegovinë është trup vetërregullues, joqeveritar për mediat e shtypura dhe on line I cili u mundëson qytetarëve të parashtrojnë ankesë për informim joprofesional të mediave, që është e rregullu-ar me Kodin për mediat në BH. Ky trup është një ndër të rrallët që funksionojnë në tërë territorin e vendit. Ai për-bëhet nga shumë mediume, kurse punon në mënyrë të pavarur dhe joprofitabile dhe është anëtare e Këshillit të pavarur për shtyp në Evropë.

“Roli I Këshillit është që të forcohet sektori civil në atë mënyrë që do të mbrohen të drejtat e njeriut dhe që të ketë mundësi të parashtrohen ankesa dhe parashtresa kundër

teksteve që kanë përmbajtje të rrejshme osepër tekste që janë përgatitur në mënyrë tendencioze dhe joporfesio-nale“, thotë Zurovac. Këshilli nuk dënon, sqaron ajo,por kontekstet I zgjidh në atë mënyrë që mund të imponojnë përmirësim, përgjigje, kërkimfalje ose demant.

“Për të gjitha shkeljet tjera të rënda dhe serioze të lir-isë mediale në Boesnje përgjegjësi kërkohet në gjyktën për shpifje ku janë të përfshira të dy entitetet”, tha Zurovac, duke sqaruar se si zhvilohet në Bosnje procesi I vetër-regullimit dhe kontrollit të mediumeve.

Page 17: Bilten Mart alb

17

SI BËHET KJO NË EVROPË

Të drejtat e autorit dhe mediumet on line dhe prak-tikën në Evropë, në këtë konferencë në mënyrë detale e përshkruajti Bart van Besien, hulumtues nga Belgjika.

“Të drejtat e autorit kanë kaluar përmes harmonizi-meve të shumta të ligjeve dhe marrëveshjeve të shumta. Në Evropën Perëndimore ekziston direktivë për të drejtat e autorit I cili është edhe ligji më I rëndësishëm në Ev-ropë. Poashtu në Evropë është e rregulluar me ligj nëse

disa tekste mund të trajtohen si bazë e të dhënave, e jo si vepra autoriale dhe me këtë t’i nështrohen rregullativës SË posaçme”, informoi Van basien. Për momentin atje pu-nohet në harmonizimin e ligjeve nacionale, mirëpo ligjet nacionale megjithatë kanë përparësi në krahasim me lig-jet evropiane. “Në praktikë kjo do tëthotë se mbrojtja e të drejtavetë autorit rritet gjatë tërë kohës”, sqaroi ai.

Problemet me të drejtat e autorit dhe me zbatimin prak-tik të ligjeve dhe të drejtave, posaçërisht në interenet, ndry-shojnë nga vendi në vend, e madje edhe Brenda një shteti. Kur bëhet fjalë për të drejtat e autorit ekzistojnë edhe kushte që duhet të plotësohen, e këtu para së gjithash bën pjesë ideja. Vetëm shprehja e idesë është e mbrojtur me ligj për të drejtat e autorit. Për shembull, nëse I shprehniidetë tuaja në tekst, atëherë hyn në fuqi mbrojtja.

“Është shumë logjike, por megjithatë kjo nuk do të thotë se në praktikë nuk ekzistojnë vështirësi”, sqaroi hu-lumtuesi Van Besien.

Aipërmendi edhe disa shembuj se si në një situatë të caktuar rregulohet e drejta e autorit dhe në çfarë mënyrë gjykatat locale I zgjedhin këto probleme.

“Për shembull, a duhet të mbrohen të drejtat e titu-jve të teksteve gazetareske, poashtu edhe të teksteve të mëdha, në gjykatë një gjykatës mund të sjellë një ak-tvendim, kurse tjtri mundtë sjellë aktvendim tjetër. Fjala magjike, megjithatë është origjinaliteti. Duhet të përpiqeni të keni tekst original”, është qëndrimi I eksperit nga Bel-gjika. Sipas tij, gjykatat tregojnë tendencë për të pranuar një nivel të caktuar të origjinalitetit me qëllim që teksti të jetë I mbrojtur sipas ligjit. Nëse titulli posedon ndonjë lloj origjinaliteti, atëherë do të jetë I mbrojtur.

“Porn ë qoftë se keni titull përshkrues, të bazuar në fakte siç janë titujt sportive, atëherë nuk ekziston origji-nalitet dhe ekziston mundësia që ai të mos jetë I mbrojtur dhe mund të përdorim edhe mediumet tjera. Domethënë praktika gjyqësore është mjaft e rëndësishme”, thotë Van Besien.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë sugjeron se tekstet janë të mbrojtura me të drejtat e autorit, por megjithatë gjykatat duhet të vendosin nëse disa duhet të mbrohen ose jo. “Në shtetet e Evropës perëndimore shpeshherë gjykatat duhet të bëjnë interpretimin e vetë të ligjeve që do të thotë se mundtë ketë vendime të ndryshme. Legjislativa e tillë mundëson një nivel të fleksibilitetit“, konstatoi ai.

Ajo që doli nga konferenca e organizuar nga Këshillipër shtyp I BH-së, ndihmuar nga fondacioni “Konrad Adenu-aer” është se mediumet në rajon patjetër duhet të puno-jnë me mund për të ngritur etikën dhe profesionalitetin te gazetarët, por edhe për rregullativën ligjore që ka të bëjë me mediumet, që preferohet ta krijojnë vetë gazetarët, e jo tua imponojë shteti, edhe pse ajo ndoshta mundet më shepjtë ta rregullojë hapësirën mediale. Mirëpo nëse e rregullon shteti, ekziston rreziku që mediat të futen në grackën e kontrollit të padukshëm shtetëror.

Megjithatë, gazearët në konferencë e sqaruan vjedhjen në interenet dhe pse ajo duhet të sanksionohet me fjalët: “Nëse dikush vjedh një kifle në shitore ose një veturë në rrugë, përgjigjet. Pse, nëse vidhet tekst autorial që përm-ban punë hulumtuese, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për storje prej tre rreshtave, të mos kërkohet përgjegjësi?”.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 18: Bilten Mart alb

18

Forcim I kapaciteteve të SHGM-së Udhëheqje me cikël projektues Në kuadër të projektit për përkrahje të kapac-

iteteve të SHGM-së, për anëtarët e trupave drejtues të SHGM u organizua trajnim për udhëheqje t ciklit projektues.

Qëllimi I trajnimit ishte që pjesëmarrësit të mund ta kuptojnë rëndësinë e menaxhimit dhe udhëheqjes së mirë me projekte, dhe t’I mësojnë hapata për planifikim projektues I kahëzuar drejt qëllimeve.

Poashtu, trajnimi duhet të ndihmojë në të ardh-men që atat të mund të shfrytëzojnë mjete për kup-tim më të kehtë të problemeve, definim të synimeve për zgjidhjen e atyre problemeve, si dh eta kuptojnë rëndësinë e përdorimit të logjikës së intervenimit, posaçërisht në projektet evropiane.

Pjesëmarrësit fituan përvojë praktike në për-gatitjen e kornizës logjike për project që ëhstë rel-evant për punën e tyre, të dinë të definojnë tregues të mirë për planifikim dhe tat a kuptojnë përdorimin e tyre gjatë mbikqyrjes.

Thelbi I trajnimit është që anëtarët e trupave të SHGM-së të fitojnënjohuri për elementet themelore për vlerësimin e projekteve.

Menaxhim I konflikteve Të kuptohen konfliktett si pjesë e pandashme e

interaksionit të ndërsjellë dhe se nukduhet të iket prej tyre, por të ballafaqohesh me to, është qëllimi I trajnimit për përballje të qetë me konfliktet, qëllimi I të cilit është përforcimi kapaciteteve të SHGM-së.

Trajnimi njëditor duhet të sigurojë njohuri se nëse konfliktet menaxhohen në mënyrë adekuate, ato munden t’ipërmirësojnë relacionet, në vend se t’I përkeqësojnë. Poashtu, trajnimi dedikohet për mësim të elementeve të procesit të negociimit dhe riformulim të konflikteve, nga situate që duken të pazgjidhshme në situata të zgjidhshme, por edhe të përfitohen mjeshtri bazike në riformulimin e konflik-teve interpersonale.

Negociata me institucione Nën patronatin e ambasadës holandeze në

Shkup, u organizua trajnim dyditor për zhvillimin e dialogut me institucionet nacionale. Konsultantët Rob Heukels dhe Rob Freijsen, në bashkëpunim me ekspert lokal, realizuan trajnim për negociata të per-sonave prej SHGM-së që janë të kyçurn ë procesin e bisedimeve me Qeverinë maqedonase.

Bashkëpunimi mes redaksivebrenda servisit publikMë 2 prill në Klubin e gazetarëve të Maqedonisë do

të mbahet konferencë me temën: “Bashkëpunimi mes redaksive brenda servisit publik – parakusht I rëndë-sishëm për informim neutral”.

Konferenca mbahet në kuadër të projektit për dialog ndëretnik Brenda komunitetit medial, ipërkrahur nga UNESCO.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Këshilli I Nderit të SHGM-së, nga Këshilli për Radiodi-fuzion, kryeredaktorët e dy programeve të TVM-së, si dhe Milica Peshiq, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për diversitet medial nga Londra.

Në konferencë do të preazantohen edhe produkte gazetareske për dy tema senzitive, të përgatitura enkas për këtë project nga dy grupe të gazetarëve.

Trajnim për raportim në rast të kontestit ndëretnik Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e konflik-

teve dhe Instituti për hulumtime sociologjike dhe politico – juridike – Shkup, në bashkëpunim me SHGM-në, gjatë muajit prill, do të reazliojë edhe një trajnim të posaçëm për raportim nga gazertarët në rast të kontestit ndëret-nik.

Gazetarët dhe redaktorët që do ta kaljnë këtë trajnim, do të bëhen pjesë e bazës së të dhënave të strukturës për avancim të sistemit alternative për zgjidhjen e kon-testeve që kapër qëllim lehtësimin dhe ndërmjteësimin e dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit në nivel local dhe nacional.

Si pjesë e kësaj structure, është në vijim krijimii rrjetit të lehtësuesëve i përbërë nga përfaqësues nga sfera e arsimit, pushtetit local, avokatit të Popullit, policisë, si dhe organizatave joqeveritare që punëojnë në zgjidhjen e konflikteve etnike në komunat Kumanovë, Kërçovë dhe Strugë. Këta persona janë të trajnuar dhe posedojnë afinitete për kyçje aktive në procesin e zgjidhjes së kon-testeve ndëretnike në nivel lokal.

Ndryshe, elemente kyçe të strukturës janë: formimi I Qendrës për përkrahje të lehtësimit të kontesteve ndëret-nike, krijim të bazës së të dhënave dhe informatave që kanë të bëjnë me zgjidhjen e kontesteve me dimension etnik, krijim dhe mirëmbajtje e rrjetit të lehtësuesve, si dhe përpilimi I protokolit për komunikim dhe koordinim dhe formim të Trupit koordinativ.

Gazetarët e interesuar duhet të kontaktojnë me m-r. Dijana Stojanoviq – Gjorgjeviq në adresën: [email protected] ose në celularin 070/699-148.

Page 19: Bilten Mart alb

19

Gazetarët kënduan. Më 30 mars në Sallën Univer-zale u mbajt festivali I parë me karakter garues, në të cilin kryesorë në skenë ishin gazetarët. Katërm-bëdhjetë gazetarë nga redaksi të ndryshme nga tërë Maqedonia hynë në rrethin më të ngushtë të

të përzgjedhurve që patë mundësi t’I dëshmojnë afinitetet muzikore në skenën e Sallës Univerzale, të shoqëruar nga Petar Renxhov dhe “Tumbao Salsa Bend”. Evenimenti I plotë u transmetua në RTM.

Lubisha Cvetkovski nga Agjencia in-formative “Bez pardon” njëri nga orga-nizatorët e kësaj ngjarje, thotë se kanë arritur qëllimin kryesor, t’I bashkojnë gazetarët, para së gjithash në një vend he me këngë.

“Pikërisht për këtë shkak “Gazetarët kënfojnë“, manifestim që për herë të parë organizohet tek ne, pretendon të bëhëet eveniment rajonal, që do të thotë se vitin e ardhshëm planifikojmë edhe kolegë nga vendet fqinje që kanë treguar interesim edhe për këtë vit, por për shkak të mungesës së kohës, kësaj radhe u selektuan 14 gazetarë nga tërë Maqedonia”, thotë Cvetkovski.

Përmes këngës, para kolegëve dhe opinionit të gjerë në Maqedoni u prezan-tuan Vane Markovski (“Ekstra Ekskluz-iv” – Kanal 5) me „223-305“, Katerin Grupçe (TVM) me „Sëay“, Ana Todevska (Skaj Radio) me “Një pudhje”, Maja Tomiq (Utrinski Vesnik) me “Mos më prek”, Dushko Arsovski (Diversity Media) me “Qëndro në zemrën time”, Marijana peshiq (RT Kavadar) me „Tu solo tu“, Mirjana vasileva (TVM) me “Xhelem, Xhe-lem”, Ilija Kikiritkov (Tv Star, Shtip) me “Di-elli për tre botëra”, Valentina Gjorgjievska (Shilo) me “Lidu Du”, Hristina Mickovska (Tv Pink) me “mjegulla”, Gabriella Toçko (MIA) me “Mjellma e mërzitur”, Ivana Kol-eva (Kapital) me „I ëill survive“, Katerina Apostollovska („Bez Pardon“) me „La isla Bonita“, Milena Antovska (Kanal 5) me „Shila” dhe Ognen Janevski (24 vesti) me „Rolling in The Deep“.

MANIFESTIMI GAZETARËT KËNDOJNË

Gazetarët u kapën për mikrofoni

Evenimenti pretendon të bëhet rajonal prej vtit të ardhshëm, për shkak të in-teresimit të paraqitur për pjesëmarrje edhe nga kolegë prej vendeve fqinje

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Page 20: Bilten Mart alb

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.