buletini nentor 2013

11
Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare Buletini Informativ Nentor 2013

Upload: flutura-xhabija

Post on 10-Mar-2016

236 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Buletini informativ i SHGPAZ, Nentor 2013

TRANSCRIPT

Page 1: Buletini nentor 2013

Shoqata e Grave Profesioniste Afariste

dhe Zejtare

Buletini Informativ Nentor 2013

Page 2: Buletini nentor 2013

Aktivitete Nentor 2013

Page 2

Muaji Data Vendi Aktiviteti Pjesemarrja

N

E

N

T

O

R

4 Tirane Takim me perfaqsues te Giz- Edep dhe SHGPAZ 4

6 Tirane Forum Biznesi me Drejtoren e Pergjithshme te Tatimeve, Zj. Brisida Shehaj

1

7

Tirane “ Fuqizimi i Inovacionit per nje rritje te qendrueshme” 1

Tirane Roli i bankave -Ure zhvillimi 1

8 Tirane Lanchimi i studimit “ Vleresimi i mjedisit per grate sipermarrese ne

Shqiperi” 90

11-13 Tirane Takim i MBB “ Mjedisi i mesem dhe sipermarrja” 1

12 Tirane Inagurimi i supermarketit te ri Carefurr ne Hotel Rogner 2

13

Tirane Forum biznesi Greqi- Shqiperi 1

Tirane Siguria e rrugeve ne Shqiperi 1

Tirane Mengjes pune me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik organizuar nga Biznesalbania

2

15

Tirane Mbledhja e bordit te DHTIT 2

Tirane Takim me dietologun Italian Dr.Giani Conati 20

22 Tirane Lancimi i Forumit Nacional te Biznesit 3

21-24 Barcelone Forumi i V i grave Sipermarrese te Mesdheut – AFAEMME 12

25

Tirane Ndermarrjet e vogla dhe te mesme: Mundesite dhe sfidat e bash-kepunimit ekonomik ndermarjet e Shqiperise dhe Italise

2

Tirane Promovimi i librit “ Nje nate nga Sofia” i autores Monika Stafa 2

26

Tirane Prespektiva Europiane e Shqiperise “Perceptime dhe realitete 2013” 1

Tirane Takim me perfaqsuesin e Ambasades Hollandeze, Z.Gilles Bauwens 1

Tirane Forum biznesi me drejtoreshen e pergjithshme te doganave Znj.Erisa Spiropali

1

27 Tirane Treg i hapur per vendet e Beneluxit Ballkanik 2

Takime te organizuara nga SHGPAZ– 2

Takime te organizuara nga te tjeret -18

Numri i pjesemarresve - 150 personave

Page 3: Buletini nentor 2013

Lancimi i raportit “Vleresimi i mjedisit per sipermarrjen femerore ne Shqiperi

Forumi i Dhomave te Tregtise, AIC TIRANE

Takim me perfaqesuesit e Giz-Edep dhe SHGPAZ-se

Page 3

Page 4: Buletini nentor 2013

Takim i berthames se hoteliereve

Page 4

Barcelone Forumi I VII I Grave sipermarrese te Mesdheut

Takim i AMCHAM me drejtoreshen edoganve Znj.Erisa Spiropali

Page 5: Buletini nentor 2013

Page 5

Shoqatat e biznesit dhe Dhomat e Tregtisë do të bëjnë lobing për adresimin e përbashkët në qeveri të kërkesave dhe problemeve që kanë.

Në Forumin Kombëtar të Biznesit të zhvilluar pikërisht për këtë arsye u arrit në konkluzionin se kërkesat dhe vështirësitë që kanë bizneset do të paraqiten si një paketë e

vetme dhe jo të diferencuara. Kjo përpjekje, jo zyrtare e bizneseve për të qenë një zë i vetëm, ka si qëllim përfaqësimin më të lartë në draftet që hartohen për sipërmarrjen shqiptare dhe dërgimin e saj ne Institucionet vendimarrese.

Takim ne Shkoder, SHGPAZ-BiznesAlbania&Partneret Malazez

Page 6: Buletini nentor 2013

Page 6

Bashkepunimi ndermjet SME-ve Italiane dhe Shqipetare

Takim i federalizimit te vendeve te Ballkanit “ Beneluxi Ballkanik”

Page 7: Buletini nentor 2013

FUQIA E REKLAMËS NË MEDIAT SOCIALE Ndryshe nga media tradicionale (televizioni, radio, gazeta, etj.), media sociale (shoqërore) është media e popullit ku çdokush dhe cilido person ka mundësinë të ngrejë zërin e tij duke pasur një shans të barabartë për t’u dëgjuar. Gjithashtu, ndryshe nga media tradicionale, reklamat në median sociale (si Twitter, Facebook, LinkedIn, etj.) janë shumë më pak të kushtueshme, duke i bërë kështu më të përballueshme për çdokënd, që nënkupton se edhe bizneset e vogla, si ai i yti, mund të bëhen pjesë e këtij dimensioni. Për ta ilustruar më mirë fuqinë e reklamës në mediat sociale, do desha të përmend dy raste se si kjo medie është përdorur nga një person dhe një kompani në funksion të synimit përkatës. Shembulli i pare Rasti i British Airways filloi një trend të ri sipas ekspertëve.

Mjaft media anglisht folëse raportuan mbi protestën e një pasagjeri të zhgënjyer me shërbimin e kompanisë ajrore British Airways i cili, si

rrjedhojë e humbjes së bagazhit të tij nga kompania, vendosi ta zhvendosë protestën e tij në dimensionin e medias sociale.

Konkretisht, klienti shfrytëzoi rrjetin social Twitter, ku për t’i dhënë edhe më shumë peshë pakënaqësisë së tij shfrytëzoi mesazhet e reklamuara.

Protesta e tij ndaj neglizhencës së kompanisë në gjetjen e bagazhit të tij gjeneroi mjaft interes brenda pak orësh. Profili i personit që nisi anti-reklamën në Twitter

Deri në momentin e këtij shkrimi pasagjeri e kishte vazhduar anti-reklamën e tij në Twitter, ku tashmë protestës së tij i janë shtuar edhe shumë

fansa (ose mbase duhet të themi anti-fansa) të British Airways me shqetësime të njëjta. Reagimi i vonuar i kompanisë e bëri edhe më të vështirë

situatën dhe ndikimi negativ ndaj imazhit ishte edhe më i madh. E gjitha ishte si një skenë moderne përralle të Davidit kundër Goliatit, ku një

klient i pakënaqur gjeti një mënyrë të re për të përdorur median sociale për të sulmuar një korporatë të madhe.

Shembulli i dytë

Një kompani e vogël amerikane që prodhon furça gjuhe (furçe vetëm për të pastruar gjuhën) po mundohej të gjente mënyrën si të binde një nga

shitësit më të mëdhenj me pakicë (retail) në Amerikë – Walmart. Ideja gjeniale e grupit të marketingut ishte vendosja e një reklame në

Facebook e cila me pas u shënjestrua që të shfaqej vetëm në qytetin ku ndodhen zyrat qendrore të kompanisë Walmart. Reklama duhet t’i

shfaqej vetëm personelit prej qindra vetash të kompanisë të cilët ndërkohë ishin duke konsideruar furnizimin ose jo me furçat e kompanisë në

fjalë. Rezultati ishte pozitiv, Walmart zgjodhi ta blinte me shumicë furçën e çuditshme dhe si rrjedhojë ndryshoi edhe fatin e vetë kompanisë e

cila shkoi nga dhjetëra në miliona furça të shitura.

Konkluzione

Sfida për kompaninë apo biznesin tuaj në radhë të parë është të mësoni dhe kuptoni se si kjo medie funksionon me qëllim, jo vetëm zgjerimin e bazës së klientëve, por mbi të gjitha përforcimin e marrëdhënies me klientët ekzistues e ata potencialë. Kjo marrëdhënie më pas duhet të shërbejë për përmirësimin e produktit/shërbimit tuaj e udhëhequr nga nevojat dhe komunikimi me klientët tuaj.

Page 7

Page 8: Buletini nentor 2013

Nëse mendoni se shumë shpejt do të flakeni jashtë vendit tuaj të punës, bëni mirë të lexoni shenjat e fshe-hta që do t’ju paralajmërojnë për këtë

Ekzistojnë dy lloj punonjësish. Ata që e kanë idenë se çfarë bëjnë, kush janë dhe se çfarë pozicioni luajnë në kompani. Këta kanë qëllime që përpiqen t’i arrijnë, janë të mençur dhe shumë shpejt do të marrin një ngritje në detyrë. Lloji tjetër i punonjësve janë ata që edhe njeriu më paqësor në botë do t’i urrente, janë të palumtur, dembelë, nuk kanë asnjë qël-lim për punën, nuk pranojnë sfida të reja dhe e shpenzojnë gjithë ditën në internet, telefon ose kafene. Ja shenjat që ju tregojnë se jeni në rrugën e të pushuarit nga puna. Nëse u përgjigjeni pozitivisht tri prej këtyre pyetjeve, atëherë filloni të kërkoni për një vend tjetër pune. 1.Jeni jashtë të rejave të kompanisë? Kjo është një shenjë e madhe. Nëse më parë kishit informacione për atë që

ndodhte në vendin tuaj të punës, por tani nuk keni më asnjë të dhënë dhe papritur e gjeni veten jashtë çdo lajmi të ri në kompani, atëherë me keqardhje duhet të dini se emri juaj po fillon të vijëzohet me të kuqe.

2.E ndieni veten të shmangur nga të tjerët? Kontakti me sy është një nga format më të mira të komunikimit, kur gjërat po shkojnë mirë, por nëse ky kontakt ndërpritet, asgjë e mirë nuk do të ndodhë.

3.E lexojnë ecurinë tuaj në punë si një lajm në kronikën e zezë? Shumicën e herëve ecuria në punë është një përmbledhje e arritjeve tuaja të mira, edhe pse shefi juaj nuk dëshiron të thotë “shumë të mira”, sepse gjithnjë ka vend për përmirësim. Nëse kohët e fundit përmbledhja juaj ka filluar të mbushet me shprehje negative dhe ajo lexohet pa entuziazëm dhe me një ton dramatik, atëherë bëni mirë që të filloni të luteni.

4.Është shitur apo shkrirë kompania në të cilën punoni? Rrallë mund të ketë një lajm të mirë në këto raste për punonjësit. Kur dy kompani shkrihen në një, kjo do të thotë se të gjitha vendet e punës përsëriten dy herë, atëherë në këtë rast zbatohet e tmerrshmja: “shkurtime”.

5.Ju kanë ngarkuar punë të rëndësishme pa asnjë mundësi të realizohen? 6. A keni më pak përgjegjësi sesa një praktikant? 7.E ndërpresin bisedën kolegët tuaj sapo ju afroheni? 8.Keni parë të shpallur një vend të lirë pune që i përngjan pozitës suaj? 9.Ju kanë kërkuar të shkoni me pushime? . 10.Ju kanë anashkaluar sukseset e arritura së fundmi? 11.A është larguar shefi apo mentori juaj?

SHENJAT E LARGIMIT NGA PUNA

Page 8

Page 9: Buletini nentor 2013

Nëse e kuptoni se nuk jeni mirë me humor madje padashur ti lëndoni të tjerët shikoni njëherë veten tuaj. Nga se shkaktohet kjo gjendje humori jo e mirë dhe si mund ta shmangni po në mënyrë natyrale.. Mund të ndodhë, por nëse kjo lloj situate zgjat shumë, ju vijnë në ndihmë edhe ushqimet. Në fakt ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit, duke ju “karikuar” me energji pozitive për ta përballuar jetën me më shumë lehtësi. Të shohim bashkë se për cilat ushqime bëhet fjalë: Kivi Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Otago, ngrënia e dy frutave kivi në ditë do t’i bëjë mirë jo vetëm shëndetit, por edhe humorit tuaj; do t’ju japë energji më të madhe. Rreth 54 të rinj hëngrën kush dy dhe kush një kivi në ditë për 6 javë. Të parët manifestuan më pak simptoma depresive dhe më pak lodhje fizike e mendore në krahasim me këta të dytët. Çokollata Tashmë ka hyrë në përdorim edhe çokollata për t’ju përmirësuar humorin. Bëhet fjalë për një ushqim të pasur me magnez, i cili luan rol jetik në rritjen e mirëqenies psikologjike. Perimet me ngjyrë jeshile Përmbajnë substanca të tilla si polifenolin dhe vitaminën K, që do t’ju japinnjë rritje të konsiderueshme të en-ergjisë fizike dhe psikologjike, ndërsa ju do të ndiheni më pak të lodhur dhe me një ndjesi më të mirë të brend-shme dhe të jashtme. Arrat Ato janë shumë të pasura me Omega 3. Këto janë acide yndyrore të cilat janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe për këtë arsye edhe për mirëqenien e psikikës tuaj. Speci i kuq ose piperi Është pikant, por nuk është e nevojshme ta ekzagjeroni. Ka një sërë të mirash, mes të cilave veti të forta antide-presive të cilat për rrjedhojë ju japin humor të mirë. Banania Kjo frutë, e pasur edhe me kalium, ka aftësinë të rrisë nivelin e serotoninës apo të hormonit të famshëm të humo-rit.

Ushqimet që kthejnë humorin perfekt

Page 9

Page 10: Buletini nentor 2013

Informacion nga Biznesalbania

Page 10

Me ftese te Landit te Rinit te Veriut&Vestfalise, Shoqata BiznesAlbania ka qene e ftuar te marre pjese ne Konferencen e

Pare Ekonomike Gjermano-Shqiptare. Shoqata eshte perfaqesuar ne kete konference nga drejtori i saj Bardhi Sejdarasi.

Ne kete konference merrnin pjese shoqata, biznese dhe institucionet e tyre nga shtetet e Shqiperise, Maqedonise Per-endimore, Kosoves dhe Landit te Rinit te Veriut e Vestfalise, si pritese e mysafireve nga pala gjermane.

Konferenca u perqendrua ne rritjen e bashkepunimit ekonomik e tregtar mes investitoreve gjermane te ketij landi dhe sipermarresve nga trevat shqipfolese. U konkluduan fusha te tilla te bashkepunimit si energjetika dhe industria e lehte, tregtia dhe shkembimet tregtare mes Shqiperise-Kosoves-Maqedonise perendimore dhe Gjermanise, turizmi alternativ dhe i integruar, transporti dhe logjitika, eksportet dhe investimet vecanerisht ne produktet ushqimore dhe sherbimet.

Biznesmene shqiptare, qe ishin te shumte dhe qe folen ne konference, treguan maturine e sipermarrjeve te tyre dhe kerkuan rritjen e interesimit gjerman per bashkepunim dypalesh.

Ne emer te Shoqatave te biznesit e moren fjalen perfaqesues te Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, te Dhomes Gjermane te Tregtise dhe Industrise ne Tirane, te Dhomes se Tregtise dhe Industrise se qytetit Essen etj.

Nga pala zyrtare shqiptare foli zv/ministre e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes znj. Brunilda Paskali dhe z. Nikolin Jaka. Nga pala gjermane pershendeti kryetari i pare i Bashkise Essen, presidente e Dhomes se Tregtise dhe industrise se ketij Landi dhe sekretari i shtetit i ministrise respektive gjermane.

Biznese te vecanta gjermane shprehen deshiren per te investuar ne Shqiperi dhe kerkuan partnere potenciale per te bere te mundur nje bashkepunim te tille.

Se shpejti eshte biseduar te zhvillohet edhe ne Shqiperi nje konference e tille, por nuk eshte bere e ditur koha e organ-izimit.

Page 11: Buletini nentor 2013

Page 11

Redaktim & pergatije perfundimtare

msc.Flutura XHABIJA

Mblodhi materialet & draftoi

Jur,Marjeta MAZNIKU

Ndihmoi, Silvana Barci

Ndihmuan me verejtje shume bashkepunetore te jashtem