burimet historike
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI FILOZOFIK
DEGA: HISTORI
PUNIM SEMINARIKLënda: Metodologji e Historisë
Tema: Burimet HistorikeStudent: Mentori : Genc Rashiti Ass. MSc.Kujtime Boshtrakaj
Prishtinë, Prill 2014.
PËRMBAJTJA
Hyrja
1.0 Traditat dhe Mbetjet
2.0 Burimet materiale
3.0 Burimet figurative
4.0 Burimet gojore
5.0 Burimet e shkruara
6.0 Burimet audio-vizuale
7.0 Burimet kompjuterike
Literatura
Perfundimi
HYRJEBurime quajmë të gjitha tekstet,objekte dhe faktet nga të cilat ne mund të
fitojm njohuri për të kaluarën. Burimet kanë rëndësi të veçantë për historinë
sepse i japin asaj informacione të ndryshme për ngjarjet rreth së shkuares.
Për të kaluarën të rëndësishëm luajnë edhe traditat dhe mbetjet.
Rol të rëndësishëm për zbulimin e një burimi luajn kushtet natyrore dhe
faktorët ekonomik. Burimet i ndajmë në: burime materiale,burime figurative,
burime gojore, burime të shkruara. Burime më pak të rëndësishme janë ato që
është më e lehtë të falsifikohen si:
burimet audio-vizuale dhe burimet kompjuterike.
Deri në shekullin e XVII historianët u fokusuan mbi shkrimin histografik duke
e konsideruar atë si një burim. Nga shkulli i XVII e këtej fillimisht diplomat e
më pas edhe llojet tjera të burimeve u përfshinë në objektin e studimit të tyre.
Përgjithsisht nuk egziston vetëm një teori e klasifikimit apsolut sistematik i të
dhënave burimore. Këto klasifikime janë të bazuara në qëllimet specifike,
rëndësinë që përmbajnë aspektet e veqanta dhe në pikpamje teorike e
metodologjike që përfshijnë fusha të ndryshme të marra parasysh. Tani do
njihemi me këto tipe burimesh me rëndesi për shkencen e historisë dhe
historanin.
1.0 TRADITAT DHE MBETJET
Traditat përfshijnë të gjitha burimet të cilat kanë qenë të bëra me qëllim për të
krijuar një mesazh për brezat e ardhshëm. Ekzistojnë tipe të ndryshme të
traditës:- Traditat materiale- Traditat e pikturuara (një portret historik, piktur topografike, skulptur
historike ).- Traditat gojore (historitë, legjendat, anekdodat,kengët historike etj) - Traditat e shkruara (gjenealogjitë, kalendarët, tekstet etj.)
Mbetjet janë testamente të pavullnetshme të ndodhive apo fakteve historike.
Kemi tri tipe mbetjesh : materialet e mbetura, abstraktet e mbetura, shkrimet e
mbetura.
2.0 BURIMET MATERIALE
Hapësira e burimeve materiale është një fushë e pafund. Llojet e burimeve
materiale janë: vendvarrimet, vendbanimet, veprat ndertimore (ndërtesat),
tekstilet apo veshjet, mjetet apo instrumentet etj.
2.1 VendvarrimetNë qoftëse në varre nuk gjenden kufoma të njerzëve, vendvarrimet përbëjnë
burime te vlefshme qoftë edhe pozicionimi i tyre.
Si p.sh nëse një varr është i vendosur në kishë, gjami apo në ndonjë vend tjeter
na jep një kuptim të caktuar. Ekzistojnë mënyra të ndryshme varrimi
nëpërmjet djegies, vendosjes në tokë etj. Përveç karakteristikave të
vendvarrimit mund t’i studiojm edhe objektet e varrit.
2.2 VendbanimetStudimi i vendbanimeve i ka metodat hulumtuese mjaft të zgjeruara,
zhvilluara
dhe sofistikuara siq është metoda retrogresive. Gjithashtu rëndësi e veçantë i
është kushtuar se në çfarë kohe u ndërtua, a ka pasur ndonjë rindërtim ajo
hapsirë dhe a ka qenë vazhdimisht i banuar p.sh që prej kohës Romake apo
Bizantine.
Fig 01 (Ulpiana është një qytet në territorin e Ilirisë i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori romak Trajani, e rindërtuar nga Justiniani i Perandorisë Bizantine).
2.3 Veprat ndërtimore (ndërtesat)Ndërtimet e shenjta kanë tipare të veçanta simbolike. Si p.sh Fortifikimet
studimi i tyre ka qenë i zhvilluar në drejtim të fushës speciale të studimit të
kështjellave. Shembull tjetër janë shtëpit e qytetarëve të cilat rrallë mbijtojnë
në formën e tyre origjinale për shkak të modernizimit etj.
2.4 Tekstilet ose veshjet Veshjet dallojnë sipas periudhave si p.sh në mesjetë njerëzit mbanin veshje
ceremoniale. Objekt i veçantë për studim janë veshjet zyrtare siç është ndonjë
kururzim mbretëror. Kostumet e mëndafshit tregojnë për një bashkpunim
tregtar mesë Azisë dhe Europës në periudhën e hershme.
Fig 02. (Ndryshimi i veshjeve në Francë sipas periudhave: mesjeta, moderne,
bashkohore)
2.5 Mjetet, instrumentetTë tilla janë: mjetet bujqësore, mjetet e përdorura për zejtari, instrumentet
mjekësore, instrumentet shkencore (p.sh për astronomi, matematikë, muzikore
etj), objektet e përdorura në shtëpi etj.
3.0 BURIMET FIGURATIVE
Burime figurative janë: monumentet, arti vizual, vizatimet tekniko-shkencore,
hartat, shenjat etj. Këto burime ruhen zakonisht nëper muze, apo në atele të
personave te veqant.
3.1 Monumentet dhe arti vizualBurime të monumenteve dhe artit vizual janë pikturat, vizatimet, skicat,
skulpturat, menumentet etj. Ato na tregojnë më shumë rreth pamjes së natyres,
mjedisit dhe botës si një e tërë. Këto burime na japin informacione mbi
veshjet, mjedisit rrethues, karakteristikat tipike të trupit të njeriut, mbi pajisjet
teknike etj. Në Iliri arti si veprimtari e veçant shoqërore u zhvillua që me
vendosjen e rendit skllavopronar. Qendrat kryesore të artit në Iliri ishin:
Shkodra, Bylisi, Bytrinti, Foinike etj.
3.2 Vizatimet tekniko-shkencoreEkzistojnë vizatimet tekniko-shkencore që datohen qysh në periudhën e
mesjetës. Në periudha më të vonshme vizatimet e eksperimenteve dhe
shpikjeve të famshme të Leonardo da Vincit, të Galile Galileut kanë ardhur
deri në ditët tona. Që në shekullin e 16-të në libra filluanë të përdoreshin
ilustrimet tekniko-shkencore.
3.3 HartatHartat janë shpesh jo vetëm një shkrim, por gjithashtu një burim i pikturuar që
mbartë kuptim të veçantë. P.sh një kuptim artistik ose propagandistik. Të tilla
kuptime janë të përcjellura prej imazheve është gjithashtu interesante të
analizosh pamje të pjesëve të veçanta të botës që janë paraqitur në hartë .
Harta (nga greqishtja leter, fletë), fotografi-vizatim i zvogluar e sipërfaqessë Tokës, apo ndonjë pjese të sipërfaqës së Tokës ose trupi qiellor. Shkenca e cila merret me përpilimin, përpunimin dhe shtypjen-botimin e hartave quhet Hartografi.
3.4 ShenjatLlojet e këtyre shenjave janë: Shenjat fetare: simbolet çifute që kanë
mbizotruar në Evropë gjatë mesjetës dhe peridhuës moderne. Shenjat magjike :
simbolet e sotme kimike dhe astronomike të zhvilluara jashte shenjave të
supersticioneve. Shenja magjike të astrologjisë dhe alkimisë. Shenjat teknike
dhe shenjat politike të tilla janë veshjet e ushtrisë, vulat dhe shenjat
dalluese.
3.5 FotografitëPër periudhën nga gjysma e parë e shekullit 19-të, fotografitë janë një burim
figurativ i rëndësishëm. Fotografitë kanë qenë për periudha të gjata të
konsideruara si burimet më autentike. Fotografitë e para në Shqipëri janë bërë
në Shkodër që në vitin 1858 (shpikja zyrtare e fotografisë me 19.08.1839).
Fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit të imazheve permanente
duke kapur dhe rezervuar stimujt fizikë në një shtresë materiali fotosensitiv.
Fig.04 ( Disa nga fotografit ne fototekënë Marubi në Shkodër, të bëra nga Kel Marubi )
Si nismëtar i fotografisë në Shqipëri ishte Pjeter Marubi (1834-1903).
Studio e parë e fotografisë ishte në Shkodër 1885 nga Kel Marubi.
Sot në fototekën e Shkodrësë ruhen afro 250 000 fotografi me vlerë
kombëtare.
4.0 BURIMET GOJORE
Burimet gojore janë: emrat, përrallat, legjendat, kënget popullore etj. Kto
burime ruhen nga vete populli brez pas brezi.
4.1 Emrat Emrat e qyteteve, emrat e vendeve dhe personave përbëjnë rëndësi të veçantë
për historinë e ngulimeve dhe situatave pronsore në Mesjetë dhe Kohën e
hershme. Emri si definicion është fjalë apo një grup fjalësh, me të cilat quhet
një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend, mendim, koncept, produkt
etj.
4.2 Këngët populloreKëngët popullore shpesh i referohen prapa ngjarjeve historike. Si p.sh këngët
të cilat tregojnë për shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë. Këngët popullore i’u
këndohen edhe heronjëve.
5.0 BURIMET E SHKRUARA
Burimet e shkruara janë: shkrimet me dorë, burimet histografike, biografitë,
burimet e shkruara administrative, indekset, dokumentet (dorshkrimet në
përgjithësi), mbishkrimet etj.
Fig 05. (Disa sisteme shkrimi)
5.1 Shkrimet dhe stilet e shkrimit me dorëStruktura dhe karakteristika e stileve të shkrimit me dorë na japin informacione
mbi zhvillimin e më parshëm të shkrimit, veglat e shkrimit dhe mbi materialet
e shkrimi. Shkenca e cila merret me studimin e shkrimit është Palografia e
cila merret me leximin e shkrimeve, analizimin e vendit të shkrimit dhe cilës
periudhë i takon.
5.2 Burimet histografikeHistografitë janë shprehjet më të vjetra që ne zotrojmë mbi mënyrën se si
njerëzit në të kaluarën e gjykonin historinë. Kjo kategori përfshinë të gjitha
shkrimet me qëllimin e përshkrimit të kaluarës. Shkrimi histografik starton
2.500 vjet më parë.
5.3 Burimet letrare-poetikeShkrimi poetik konsiderohet të jetë një prej burimeve më të rëndësishme
historike. Në mesjetë nuk ka pasur vijë ndarëse në mes të shkrimit poetik dhe
histografik. Në mesjetë dhe epokën e hershme moderne burimet letrare-poetike
përfshinin poemat didaktike, tregimet, kengët historiko-poetike, fajlimet etj.
5.4 BiografitëBiografitë konsideroheshin një shkrim i rëndësishëm i shkrimit histografik në
periudhën e vonë të antikitetit. Në Mesjetë në përgjithsi biografitë quheshin
vita. Biografit e vjetra të njohura janë ajo Karlit të madh e shkruar prej
Einhard, biografia e Fredrikut të parë e shkruar prej Otto von Freising. Në
Epokën moderne biografit kanë përjetuar një shtrirje të madhe.
5.5 Burimet e shkruara administrative Kësaj kategorie burimesh i përkasin diplomat, dokumentet e regjistruara dhe
burimet legale. Diplomat përmbajnë këto funksione janë në vetvete akte
themelore që i japin një titull ligjor ose permbajnë prova të një akti të tillë
titullmi. Regjistrimet e dokumentave të regjistruara janë dokumenta të
adiministratesë publike. Termi burime legale perfshinë variante të burimeve si
ligjet perandorake, ligjet territoriale, urdherat etj.
6.0 BURIMET AUDIO-VIZUALE
Ky tip i burimeve e ka origjinën e vet në zhvillimin e filmave pa zë dhe më
vonë në filmat me zë së pari në bardhë e zi e më pas edhe me ngjyra me
zhvillimin e mekanikës dhe elektromagnetikës së mbartjes së zërit dhe figurës.
Burimet audio vizuale mund të manipulohen teknikisht lehtë. Origjinat e
figurës dhe të zërit janë të kontrollueshme me vështirsi. Interpretimet muzikore
dhe të gjitha llojet e zhurmave që janë të regjistruara janë gjithashtu një burim
historik.
7.0 Burimet kompjuterikeBurimet e mbajtura në kompjuter përbëjnë burime të shkruara, madje edhe në
qoftë se ato nuk janë tekste. Problemet që përballojmë kur përdorim burimet
kompjuterike janë krejt të ngjashme dhe të lidhura me ato të burimeve audio
-vizuale. Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje
elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese.
PËRFUNDIMITë gjitha këto burime që janë përdorur më sipër na japin një kuptim për një
ngjarje në të kaluaren dhe kanë rëndësi të veqantë për shkencën e historisë.
Vlenë të ceket se po ashtu dhe arkivat luajn rol të rëndësishëm për ruajtjen
burimeve sidomos atyre të shkruara ndërsa në muze ruhen burimet materiale dhe
figurative. Gjithashtu dhe kushtet natyrore dhe faktorët natyrorë na drejtojnë për
zbulimin e një ngjarjeje historike. Këta faktor përfshijnë aspekte të tilla si
mjediset gjeografiko-morfologjik dhe ndryshimet në peisazh si për shembull
ndryshimet e vijës bregdetare, ndryshmet në rrjedhën e lumenjve, furnizimi me
ujë etj. Ka raste të shumta kur edhe këto burime dëmtohen ose falsifikohen për
interesa të ndryshme.
Pas një pune kërkimore dhe hulumtuese për burimet historike përmes këtij
punimi seminarik besoj se arrita të servoj sa do pak para jush informacione të
reja se si dallojnë, hulumtohen, ruhen dhe zbulohen burimet historike.
Normalisht se ky punim seminarik lë hapësirë për pyetje, këshilla dhe kritika të
cilat janë të mirëseardhura.
LITERATURA
A).
1. Walter Hoflechner “Hyrje në studimin e historisë’’
( përkthyer nga Gëzim Hoxha dhe Romeo Gurakuqi, Shkoder 2000)
2. Gjergj Sinani “Hyrje në filozofinë e historisë’’ Tiranë 2000.
B.
1. http://www.thenagain.info/classes/basics/usingsources.html
2. http://www.wikipedia.org/ëiki/Harta
3. http://www.wikipedia.org/ëiki/Fotograf%C3%ADa
4. http://www.wikipedia.org/ëiki/Fototeka_Komb%C3%ABtare_%22Marubi
5. http://www.wikipedia.org/ëiki/Filmi