ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria e premte, 5 dhjetor 2014 1 ceremoni...

16
Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen e rinisë e ëndërronin lirinë e Shqipërisë. Ata luftuan kundër tiranisë, për një të ardhme më të mirë për vendin tonë” USHTRIA Viti i 68-të i botimit Nr. 48 (8249) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 5 dhjetor 2014 Përshëndetja Ceremonia Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civilë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë! Pak ditë më parë të gjithë së bashku festuam 102-vjetorin e Pavarësisë dhe 70- vjetorin e Çlirimit të vendit. Ceremonia ushtarake e organizuar në garnizonin “Skënderbej”, falë edhe performancës... Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes ish- Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe ish-ushtarakun e lartë, z. Alfred Moisiu. Me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni e veçantë ku ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së... Gjeneralmajor Jeronim Bazo uron FARSH me rastin e 102-vjetorit Ministrja Kodheli dekoron ish-Presidentin Alfred Moisiu Rrugëtimi 102 vjeçar i FA Shqiptare Më 4 dhjetor 1912, 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë, u krijua Ushtria Kombëtare www.mod.gov.al/gazetaushtria e-mail: [email protected] MINISTRIA E MBROJTJES, DEKORIME Në 102-VJETORIN E KRIJIMIT Të FA SHQIPTARE Me rastin e 102-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar një cer- emoni për dekorimin e mbi 70 ushtarakëve dhe punonjësve civil të dalluar në procesin e zbatimit të detyrave. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronin Bazo, deputetë, për- faqësues të Trupit Diplomatik ... faqe 4 » faqe 6 » FESTAT E NëNTORIT faqe 5 » faqe 2-5 » faqe 8-9 » “Këto medalje u takojnë atyre që kanë shërbyer me përkushtim në FA”

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1

Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut

“Ata djem e vajza në lulen e rinisë e ëndërronin lirinë e Shqipërisë. Ata luftuan kundër tiranisë, për një të ardhme më të mirë për vendin tonë”

ushtriaViti i 68-të i botimit Nr. 48 (8249) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 5 dhjetor 2014

Përshëndetja

Ceremonia

Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civilë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!Pak ditë më parë të gjithë së bashku festuam 102-vjetorin e Pavarësisë dhe 70- vjetorin e Çlirimit të vendit. Ceremonia ushtarake e organizuar në garnizonin “Skënderbej”, falë edhe performancës...

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe ish-ushtarakun e lartë, z. Alfred Moisiu. Me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni e veçantë ku ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së...

Gjeneralmajor Jeronim Bazo uron FARSH me rastin e 102-vjetorit

Ministrja Kodheli dekoron ish-Presidentin Alfred Moisiu

Rrugëtimi 102 vjeçar i FA ShqiptareMë 4 dhjetor 1912, 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë, u krijua ushtria Kombëtare

www.mod.gov.al/gazetaushtria e-mail: [email protected]

MiNistria E MBrojtjEs, dEKoriME Në 102-VjEtoriN E KrijiMit të Fa shQiPtarE

Me rastin e 102-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar një cer-emoni për dekorimin e mbi 70 ushtarakëve dhe punonjësve civil të dalluar në procesin

e zbatimit të detyrave. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronin Bazo, deputetë, për-faqësues të Trupit Diplomatik ...

faqe 4»

faqe 6»

FEstat E NëNtoritfaqe 5»

faqe 2-5»

faqe 8-9»

“Këto medalje u takojnë atyre që kanë shërbyer me përkushtim në FA”

Page 2: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 20142 zyrtare

stafiKryeredaktor:

Muharrem DarDhaAdresA:

Ministria e Mbrojtjes, Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita hysaj

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert Zholi

Gazetarë:saimir alijaetleva sMaçi

Më 29 Nëntor, Ministria e Mbrojtjes kremtoi me një ceremoni ushtarake 70-vjetorin e Çlirimit të

Atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Ceremonia u zhvillua në sheshin qendror të garnizonit “Skënderbej”. Ishin të pranishëm: Presidenti i Repub-likës së Shqipërisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i FA-së, z. Bujar Nis-hani, kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, kryeministri, z. Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjen-eralmajor Jeronim Bazo, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, gjeneralë, ushtarakë të Forcave të Armatosura, veteranë të LANÇ-it, autoritete të pushtetit vendor, përfaqësues të ko-munitetit fetar etj. Gjithashtu nderonin me pjesëmarrjen e tyre ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë , atashe ushtarakë dhe ushtarakë të tjerë të të huaj me mision në vendin tonë etj.

Në sheshin qëndror të garnizonit “Skënderbej” ishin rreshtuar në 21 kuadrate trupa ushtarake nga të gjitha komandat dhe strukturat e Forcave të Armatosura, një kuadrat nga Policia e Shtetit dhe një kuadrat nga Garda e Republikës.

Pas paraqitjes së forcës që iu bë Presidentit të Republikës dhe Koman-dantit të Përgjithshëm të FA-së, z. Bujar Nishani, fjalën e mori ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Koheli. “Jemi këtu për të përkujtuar 29 Nëntorin, këtë ditë të shënuar të historisë së popullit tonë, kur forcat partizane të ndihmuara nga aleatët tanë britanikë dhe amerikanë, përzunë okupatorin e fundit nazifashist nga Shqipëria. Për pesë vite të gjata, Shqipëria ishte futur në një hije të zymtë të pushtimit të huaj. Edhe Evropa po ashtu vuante nga skllavëria. Kombe të lira ishin nënshtruar, miliona njerëz vuanin. Dhe shqiptarët, shtatëdhjetë vjet më parë finalizuan një përpjekje heroike kundër tiranisë, e paparë më parë në historinë moderne të Shqipërisë”, është shprehur ministrja Kodheli. Më tej znj. Kodheli theksoi se, përpara nesh është një grup veteranësh të Luftës, njerëz të cilët e kanë parë armikun në sy. Ata aty, janë burrat që luftuan okupatorin, janë trimat që çliruan atdheun, janë heronjtë që i dhanë fund luftës. Mes tyre është trimëria e labit, guximi i skraparlliut, mençuria e korçarit dhe burrëria e kuk-sianit, këmbëngulja e krutanit dhe in-telektualizmi i shkodranit, por dhe e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë vendit. Ju e patë vdekjen në sy dhe nuk u kthyet

pas. Respekti e mirënjohja jonë është me ju dhe pa kushte. “Ka disa gjëra për të cilat ia vlen të vdesësh. Një prej tyre është liria e atdheut. Dhe ata djem e vajza në lulen e rinisë e ëndërronin lirinë e Shqipërisë. Ata luftuan kundër tiranisë, për një të ardhme më të mirë për vendin tonë” është shprehu ajo.

Në vijim të fjalës së saj ministrja Kodheli tha: “Aleatët tanë të sotshëm, që i rigjetëm pas disa dekadash ndarje të sforcuar, nuk do të na kishin radhitur mes tyre më 1945, nëse më 29 nëntor

1944 Shqipëria nuk do të ishte çliruar nga bijtë e saj. Ata që duan të lexojnë për të rishkruar, të urdhërojnë. Hapni vëllimet e plota të akteve të Konfer-encës së Paqes së Parisit të 1946. Do të kuptoni se Lufta Nacionalçlirimtare ishte aq shumë vendimtare sa që më 1946, Shqipëria të mbante të pacenuar integritetin e saj territorial. Në kohën kur, e përçudnuar nga fashizmi që i dha fund pavarësisë së saj, që i shtiu në dhé 8% të popullsisë së saj, Shq-ipëria rrekej të rimëkëmbej, fuqi me

sy të zgurdulluar nga orekse arkaike kërkonin ta ricoptonin, si njëherë e një kohë. Nacionalçlirimtarja dhe ky 29 Nëntor kaq shumë i diskutuar, ishin garancia se kombi shqiptar nuk ishte kolaboracionisti i radhës, por luftëtari i parë në radhën e atyre popujve që rrokën armët kundër barbarisë”.

Duke folur për arritjet e shënuara në këto vite të demokracisë, ministrja Kodheli nënvizoi se, Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO, aleancës më të fuqishme të demokracive në

botë. Forcat tona të Armatosura kanë valëvitur flamurin kuqezi në të gjitha krizat ku vlerat fondamentale të lirive dhe të drejtave të njeriut janë nëpërkëm-bur. Nga Afganistani në Bosnje, nga Iraku në Çad, nga Gjeorgjia në Kosovë, ushtarakët tanë, me idealin e lirisë dhe demokracisë kanë luftuar përkrah aleatëve tanë të natyrshëm për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar. “Gjithmonë në të tilla raste thuhet se puna nuk mbaron këtu, se përvjetorë të tjerë na presin dhe se ditë më të mira do të vijnë. E natyrisht qe asgjë nuk mbaron këtu, por varet se si ne të gjithë së bashku, do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e kombit. Dhe unë do ringjall një parullë të luftës, pa kom-plekse nostalgjie e as ndrydhje për rënie në gabim ideologjik. Të punojmë për përparimin e Shqipërisë pa dallim feje, krahine e ideje, ka përfunduar ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Më pas, para tribunës nga Truproja e Nderit e Forcave të Armatosura u per-formua një skenar veprimesh rreshtore me armë dhe koreografi mjaft të gjetur, ndërsa në një lartësi të ulët fluturuan një skuadrilje helikopterësh COUGAR të Bazës Ajrore të Farkës.

Më herët, krerët më të lartë të shtetit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë monu-mentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Një kurorë me lule vendosi ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Më 29 Nëntor, Ministria e Mbrojtjes kremtoi 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë

Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Page 3: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 3zyrtare

“Ata djem e vajza në lulen e rinisë e ëndërronin lirinë e Shqipërisë. Ata luftuan kundër tiranisë, për një të ardhme më të mirë për vendin tonë”

I nderuar zoti President i Repub-likës,I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,I nderuar zoti Kryeministër,Të nderuar kolegë ministra,Të nderuar deputetë, ambasadorë, gjeneralë, Oficerë, nënoficerë dhe ushtarë,Zonja dhe zotërinj,

Me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ju përshëndes!

Jemi këtu për të përkujtuar 29 Nën-torin, këtë ditë të shënuar të historisë së popullit tonë, kur forcat partizane të ndihmuara nga aleatët tanë britanikë dhe amerikanë, përzunë okupatorin e fundit nazifashist nga Shqipëria. Për pesë vite të gjata, Shqipëria ishte futur në një hije të zymtë të pushtimit të huaj. Edhe Europa po ashtu vuante nga skl-lavëria. Kombe të lira ishin nënshtruar, miliona njerëz vuanin. Dhe shqiptarët, shtatëdhjetë vjet më parë finalizuan një përpjekje heroike kundër tiranisë, e paparë më parë në historinë moderne të Shqipërisë.

Gjendemi sot këtu, në këtë përvje-tor jubilar të çlirimit të atdheut, në këtë ditë të paqtë e me diell, por shtatëdhjetë vjet më parë qielli i Shqipërisë ishte i mbushur me thirrje gëzimi dhe tym baruti fitimtar. Fituam një luftë kundër një prej ushtrive më të forta në botë, me armatimin më modern në dispozi-cion. Dhe kjo falë sakrificës sublime të djemve dhe vajzave të këtij populli që vunë idealin e lirisë së atdheut përpara jetës së tyre. Partizanë, nacionalistë e legalistë, me ndihmën e aleatëve tanë të natyrshëm britanikë dhe amerikanë, e bënë Shqipërinë të vetmin vend të Evropës Lindore që u çlirua pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe.

Përpara nesh është një grup vetera-nësh të Luftës, njerëz të cilët e kanë parë armikun në sy. Ata aty, janë burrat që luftuan okupatorin, janë trimat që çli-ruan atdheun, janë heronjtë që i dhanë fund luftës. Mes tyre është trimëria e labit, guximi i skraparlliut, mençuria e korçarit dhe burrëria e kuksianit, këmbëngulja e krutanit dhe intelektu-alizmi i shkodranit, por dhe e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë vendit. Ju e patë vdekjen në sy dhe nuk u kthyet pas. Respekti e mirënjohja jonë është me ju dhe pa kushte.

Jemi krenar që falë jush, Shqipëria u rreshtua në krahun e vendeve fituese të koalicionit botëror antifashist. Ajo çfarë ju bëri të rrezikonit jetën, çfarë ju frymëzoi në ato ditë të vështira ishte ideali, besimi, besnikëria dhe dashuria për atdheun.

Çlirimtarët tanë kishin besim se ajo që po bënin ishte e drejta, besim se po luftonin për familjet dhe shtëpitë e tyre, besim se ideali i lirisë ishte gjëja më e shenjtë dhe më sublime. Ka një difer-encë të thellë morale mes përdorimit të forcës për liri dhe përdorimit të forcës për pushtim. Ata ishin çlirimtarët, jo pushtuesit, prandaj nuk patën asnjëherë dyshime tek kauza e tyre e madhe. Dhe e drejta ishte në krahun e tyre.

Ka disa gjëra për të cilat ia vlen të vdesësh. Një prej tyre është liria e atdheut. Dhe ata djem e vajza në lulen e rinisë e ëndërronin lirinë e Shqipërisë. Ata luftuan kundër tiranisë, për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Historia është një mësuese e vra-zhdë, e cila duhet t’i japë secilit hakun, as më pak e as më shumë. Çfarë na thotë kjo mjeshtre e vrazhdë për aleatët e mëdhenj perëndimor dhe sovjetikë që fituan luftën, më 9 maj dhe 15 gusht 1945? Ajo na thotë se vetëm këta aleatë fituan luftën, por paqen e humbën të gjithë bashkë. Të shterura nga shfarosja

e elitave emancipuese, të hallakatura nga përmasat e shkatërrimit masiv të kulturës dhe imagjinatës krijuese, nga buçitja e topave, të magjepsura nga një utopi staliniste shitur si përparimtare nga kontrabandistë ëndrrash veshur ushtarakisht, forcat e lirisë u tutën të rraskapitura duke u kthyer secila në strehën e vet.

Por e vërteta është se shumë nga idealet e çlirimtarëve të vitit 1944 u nëpërkëmbën. Liria dhe demokracia u zëvendësuan me një nga diktaturat më të egra që njohu bota moderne. U mohua prejardhja e natyrshme europiane dhe iu bashkuam Lindjes, në një seri lidhjesh anormale stepash aziatike, u keqpërdor në maksimum gjaku dhe sakrifica e të gjithë atyre shqiptarëve të mirë që ranë në fushën e betejës për liri dhe përparim.

Më 29 nëntor 1944, Shqipëria e fitoi luftën. Si gjithë të tjerët edhe ajo e humbi paqen e brendshme, paqen e shpirtrave, që duhet të kishte qenë fryt

i pare i kësaj fitoreje. Siç u tjetërsuan, nga pazarllëku i zanatçinjve të ëndrrave, objektivat e organizatave të majta e të djathta që nisën luftën për liri, jo pa u bërë pre e pasioneve vëllavrasëse, ashtu u tjetërsua edhe kursi i aleancave tona të natyrshme. 35 vjet pas daljes nga një perandori e madhe lindore, u vetpran-gosëm nën hijen e një perandorie tjetër lindore, mbi të cilën dielli i lirisë veç perëndonte, por nuk lindte kurrë.

Aleatët tanë të sotshëm, që i rig-jetëm pas disa dekadash ndarje të sforcuar, nuk do të na kishin radhitur mes tyre më 1945, nëse më 29 Nëntor 1944 Shqipëria nuk do të ishte çliruar nga bijtë e saj. Ata që duan të lexojnë për të rishkruar, të urdhërojnë. Hapni vëllimet e plota të akteve të Konfer-encës së Paqes së Parisit të 1946. Do të kuptoni se Lufta Nacionalçlirimtare ishte aq shumë vendimtare sa që më 1946, Shqipëria të mbante të pacenuar integritetin e saj territorial. Në kohën kur, e përçudnuar nga fashizmi që i

dha fund pavarësisë së saj, që i shtiu në dhé 8% të popullsisë së saj, Shq-ipëria rrekej të rimëkëmbej, fuqi me sy të zgurdulluar nga orekse arkaike kërkonin ta ricoptonin, si njëherë e një kohë. Nacional-Çlirimtarja dhe ky 29 Nëntor kaq shumë i diskutuar, ishin garancia se kombi shqiptar nuk ishte kolaboracionisti i radhës, por luftëtari i parë në radhën e atyre popujve që rrokën armët kundër barbarisë.

Gabimi historik i ca rishkruesve të sotshëm që duan të riedukojnë mjesh-tren e vrazhdë, historinë, është po ai që mori në qafë, deri më 29 Nëntor 1944, figura eprore të historisë sonë; u verbuan gjigandë të mendimit shq-iptar duke konsideruar Luftën e Dytë Botërore si ripërsëritjen e skajshme të konflikteve aneksioniste klasike; u ver-buan duke mos kuptuar, të nxituar nga kimera dhe utopi, ndonëse patriotike, që lufta e madhe ishte një luftë midis së mirës dhe së keqes, jo më një luftë taktike për të ruajtur një pozicion,

por një përplasje strategjike vendimtare mes drejtësisë, lirive të njeriut dhe përçudnimit të dinjitetit thelbësor të njeriut. Që nuk kuptuan se cilado të ishte forma, shqiptari nuk mund të mos radhitej mes atyre që mbronin lirinë në atë epokë murtaje, duke u kthyer në një merakçi pazari me fuqitë e së keqes. Ky është gabimi historik që brezat nuk duhet ta bëjnë. Lufta Nacionalçlirimtare na radhiti, për herë të parë ndoshta në histori, në anën e së mirës dhe në anën e drejtësisë; për sovranitetin kombëtar që rimëkëmbi, për integritetin territorial që mbrojti, për ballin lart që na mban në histori, gjakut të dëshmorëve dhe sakri-ficës së njerëzve tanë, u qofshim falë! Shqiptarët nuk e lënë asnjëherë veten të bien në lojën e historisë pa qenë në anën e së mirës. Shqipëria është një anëtare e denjë e NATO, aleancës më të fuqishme të demokracive në botë. Forcat tona të Armatosura kanë valëvitur flamurin kuqezi në të gjitha krizat ku vlerat fondamentale të lirive dhe të drejtave të njeriut janë nëpërkëmbur. Nga Afgani-stani në Bosnje, nga Iraku në Çad, nga Gjeorgjia në Kosovë, ushtarakët tanë, me idealin e lirisë dhe demokracisë kanë luftuar përkrah aleatëve tanë të natyrshëm për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar.

Gjithmonë në të tilla raste thuhet se puna nuk mbaron këtu, se përvjetorë të tjerë na presin dhe se ditë më të mira do të vijnë. E natyrisht qe asgjë nuk mbaron këtu, por varet se si ne të gjithë së bashku, do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e kombit. Dhe unë do ring-jall një parullë të luftës, pa komplekse nostalgjie e as ndrydhje për rënie në gabim ideologjik. Të punojmë për përparimin e Shqipërisë pa dallim feje, krahine e ideje!

Ju faleminderit dhe ta gëzojmë përvjetorin e Çlirimit.

Rroftë Shqipëria!

Çlirimtarët tanë kishin besim se ajo që po bënin ishte e drejta, gjëja më e shenjtë dhe më sublime

Fjala e ministres Kodheli, në 70-vjetorin të Çlirimit të Atdheut

Page 4: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 20144 zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes ish-Pres-

identin e Republikës së Shqipërisë dhe ish-ushtarakun e lartë, z. Alfred Moisiu. Me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni e veçantë ku ishin të pranishëm:ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në fjalën e rastit theksoi se, jemi mbledhur sot në këtë ceremoni të veçantë për të festuar ditëlindjen e 85-të të një ish-ushtaraku dhe figure të shquar të vendit tonë, të z. Alfred Moisiu. Pasi ka evidentuar karrierën e tij të pasur dhe kontributet e dhëna si ushtarak dhe si burrë shteti gjeneralmajor Bazo është shprehur: “Duke vlerësuar këto kontribute tepër të rëndësishme, do të dëshiroja të shtoja se ju zoti Moisiu jeni modeli i një ushtaraku karriere, i një njeriu që me vlerat dhe etikën që posedoni, jeni padiskutim një shembull për t’u ndjekur”

Minstrja Kodheli në fjalën e saj, ndër të tjera, tha se, Alfred Moisiu vazhdon t’i shërbejë me dinamizëm shoqërisë shqiptare, vazhdon t’i shër-bejë pse jo dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, vazhdon t’i shërbejë të mirës dhe të ardhmes së atdheut. Ndaj, në emrin tuaj, e falënderoj z. Moisiu për prezencën e tij këtu mes nesh, e falenderoj për atë çka Moisitë në dekada i kanë dhënë historisë së Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë stukturës ku ne sot aderojmë dhe punojmë. Gjithashtu e falen-deroj për miqësinë, zëmërgjërsinë, pozitivitetin me të cilin ai ka parë çdo problem tonin si FA apo Ministri, çdo perspektivë tek e cila ne duhet të

mbështetemi, çdo mënyrë të cilës ne duhet t’i përqasemi, jo vetëm për faktin që jemi pjesë e Aleancës, por edhe për faktin që jemi një pjesë sa vitale, aq edhe krenare e shoqërisë shqiptare, që me të gjithë mundësitë dhe limitet tona, brenda një Shqipërie që jo domosdosh-

mërisht është aty ku duhet të ishte, që akoma vuan pasojat e tranzicionit, ne kemi mundur të bëjmë më më të mirën. Ne jemi këtu, ka vijuar znj Kodheli në respket dhe në falënderim të mësimeve dhe të eksperiencës së një njeriu që i ka dhënë kaq shumë shoqërisë shqiptare e

Ministrja Kodheli: Alfred Moisiu vazhdon t’i shërbejë me dinamizëm shoqërisë shqiptare, vazhdon t’i shërbejë pse jo edhe MM e FA

Ministrja Kodheli dekoronish-Presidentin Alfred Moisiu

Si ushtarak karriere z. Moisiu arriti deri në detyrën e ministrit të Mbrojtjes, në vitet 2002-2007, Presidenti i Shqipërisë

pse jo dhe historisë së Republikës së Shqipërisë, si zoti Moisiu. “Ndaj dhe ju faleminderit edhe njëherë dhe uroj lumturi dhe shëndet për ju dhe familjen tuaj të dashur, duke shpesuar shumë që të mblidhemi edhe në përvjetorë të tjerë të presidentit Moisiu”, - ka

përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Më pas, ministrja Kodheli i dorë-zoi z. Alfred Moisiu Medaljen e Mirënjohjes me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë si pjesëmarrës në mbrojtjen e vendit”, ndërsa gjen-eralmajor Bazo i dorëzoi një dhuratë me rastin e 85- vjetorit të lindjes së tij.

Në fund, ish-Presidenti Moisiu ka falënderuar minstren e Mbrojtjes Kodheli dhe gjeneralmajor Bazon për vlerësimin e lartë që i bëjnë figursë së tij me rastin e 85- vjetorit të lindjes. “Unë kam punuar dhe do të punoj për vendin tim derisa të kem frymë, sepse kështu jemi edukuar ne ushtarakët, sepse kështu na do atdheu, sepse kështu na do Shqipëria dhe populli”, është sprehur z. Moisiu. Z. Alfred Moisiu që në moshëm 15 vjeçare ka veshur uniformën ushtarake dhe mbi 40 vjet e ka mbajtur me dinjitet këtë uniformë, duke ecur në gjurmët e babait të tij, Spiro Moisiu, i cili ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-it dhe një gjeneral i mirënjohur i Ushtrisë Shqiptare. Si ushtarak karriere z. Moi-siu arriti deri në detyrën e zv.ministrit dhe të ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa në vitet 2002-2007 ka qenë President i Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Martin dempsey, mesazh urimi me rastin e 28-29 NëntoritKryetari i shefave të Shtabit Bashkuar të SHBA

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, 102-vjetorit të

shpalljes së Pavarësisë dhe 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë,

shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka marrë urime për këto ditë të shënuara në historinë e kombit shq-

iptar, si dhe falënderime për bashkëpunimin e suksesshëm nga shumë shefa të shtabeve të vendeve anëtare të NATO dhe atyre partnere.

Në urimin e tij kryetari i shefave të Shtabit të Bash-kuara të SHBA, gjeneral Martin Dempsey, shkruan:

“Në emër të burrave e grave të Forcave të Ar-matosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shtabit të Bashkuar të

Shefave, ju uroj Ju dhe anëtarët e Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë për ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit. Forcat e Armatosura të Shqipërisë va-zhdojnë të ofrojnë një shembull të shkëlqyeshëm të angazhimit të kombit tuaj për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Kon-tributi i tyre në operacionet e NATO-s dhe në luftën kundër ekstremizmit ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset tona dhe i shton vlera trashëgimisë së tyre, tashmë impresionuese”.

Kryetari i shefave të Shtabit Bashkuar të SHBA,

Gjeneral Martin Dempsey

Forcat e Armatosura të Shqipërisë

vazhdojnë të ofrojnë një shembull

të shkëlqyeshëm të angazhimit

të kombit tuaj për sigurinë dhe

stabilitetin ndërkombëtar.

Page 5: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 5zyrtare

Ministria e Mbrojtjes, dekorime në 102-vjetorin e krijimit të FA Shqiptare

Ministrja Kodheli: Këto medalje që japim sot u takojnë të gjithë atyre që kanë aderuar, punuar, stërvitur, trajnuar dhe shërbyer me përkushtim në Forcat tona të Armatosura

“Medalje për shërbime të shquara”, për gjeneralmajor Zyber Dushku

“Medalje e Mirënjohjes”, për znj. shqiponjë Dautaj

“Medalje në shërbim të atdheut”, për nënkolonel arben Kingji

Me rastin e 102-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë,

Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar në sallën e Universitetit të Arteve një ceremoni për dekorimin e mbi 70 ushtarakëve dhe punonjësve civil të dalluar në procesin e zbatimit të detyrave. Ishin të pranishëm: minis-trja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronin Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, gjeneralë, ushtarakë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura etj.

Ministrja e Mbrojtjes, i ka akorduar “Medaljen për Shërbime të Shquara” komandantit të Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, me motivacionin: “Për kontributin e dalluar në kohë paqe për shërbime të merituara në detyra me përgjegjësi të lartë”.

Ministrja Kodheli, pasi i dorëzoi medaljen gjeneralmajor Zyber Du-shkut, theksoi se, shfrytëzoj edhe këtë rast për t’iu drejtuar Forcave të Armatosura: Ta gëzoni 102-vjetorin e krijimit! Është një rast shumë i mirë, vijoi më tej znj. Kodheli, për të vlerësuar kontributin e dhënë nga efektivat e Forcave të Armatosura për përmbushjen me nder të misionit të tyre fisnik. Këto medalje që japim sot, theksoi znj. Kodheli, u takojnë të gjithë atyre që kanë aderuar, punuar, stërvitur, trajnuar dhe shërbyer me përkushtim në Forcat tona të Armatosura.

Më pas, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronin Bazo, i dorëzoi “Medaljen e Mirën-johjes”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, drejtoreshës së Qëndrës së Gjuhëve të Huaja, znj. Shqiponjë Dautaj, me motivacionin: “Për kon-tributin e dhënë në shërbimin në FA në vite”.

Sekretari i Përgjithshëm i Min-istrisë së Mbrojtjes, z. Arian Kraja, i dorëzoi “Medaljen në Shërbim të Atdheut”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, nënkolonel Arben Kingjit, komandant i Batalionit të Mbështetjes të Shtabit të Përgjith-shëm, me motivacionin: “Për kon-tributin e dhënë në kohë lufte në shërbim të atdheut”.

Zv.shefi i Shtabit të Pëgjith-

shëm, gjenarlmajor Viktor Berdo, i dorëzoi medaljen “Për Shërbime të Shquara”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, kolonel Nazmi Cahani, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm, me moti-vacion: “Për kontributin e dhënë në kohë paqe për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë”.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Xhemal Qefalia i dorëzoi “Med-aljen e Mirënjohjes”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, znj. Liljana Mero, një nga oficeret e para të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Më pas, për të pranishmit në këtë ceremoni Orkestra Frymore dhe Perkursive e Forcave të Armatosura dha një koncert artistik.

Page 6: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 20146 zyrtare

Në Komisionin Parlamen-tar për Çështjet Ligjore është diskutuar projektligji “Për disiplinën në FA të

Republikës së Shqipërisë” i paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka prezantuar para deputetëve të këtij komisioni nevojën për disa ndryshime në ligjin ekzistues “Për disiplinën në FA të Republikës së Shqipërisë”, si edhe është ndalur dhe ka sqaruar disa nga këto ndryshime. Minstrja Kodheli ka theksuar se, nevoja për rishikimin e këtij ligji lindi pasi ligji aktual daton 10 vite më përpara dhe normalisht një numër i madh problemesh që lidhen me këtë temë na çoi në nevojën për të riparë edhe njëherë këtë ligj dhe për të mundësuar trajtimin sa më të mirë të shkeljve disiplinore të verifikuara në vite ose në moszbatim të ligjit. Mangësitë e ligjit aktual, ka sqaruar znj. Kodheli, jemi munduar që t’i paraqesim më së miri në këtë projektligj të ri, duke saktësuar më së pari autoritetet përgjegjëse për dhënien e masave, si dhe procedurat më të mirëpërcaktuara për të ndjekur zbatimin e procedimeve disiplinore. Risitë e këtij projektligji janë të shumta, qoftë nga forma, e cila i është përshtataur më mirë normave të sotme të teknikës legjislative, ashtu edhe nga përmbajtja e tij.

Më tej, ministrja Kodheli është

ndalur në disa nga ndryshimet kryesore, duke filluar me autoritetet që kanë të drejtën e dhënies së masave disiplinore. Këto autoritete janë detajuar në mënyrë të imtësishme, ka theksuar ajo, duke eleminuar formulimet e përgjithshme që ligji ekzistues ka, si dhe për të shmangur edhe konfuzionet e krijuara në praktikën e ndjekur në zbatim të ligjit të vjetër. Autoritetet që në këtë rast kanë të drejtën ta bëjnë këtë gjë fillojnë nga presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FA, te kryeministri, ministri i Mbrojtjes, shefi

i Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e Forcave dhe deri te komandantët në nivel kompanie. Janë shtuar disa shkelje disiplinore, siç janë shkeljet di-siplinore me karakter politik, siç është mbështetja e fushatave të një partie politike apo të një organizate politike; ndihma, përkrahja dhe pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave politike dhe fetare ose jo fitimprurëse gjatë orarit të punës apo në vendin e punës; shkel-jet disiplinore që cënojnë figurën dhe dinjitetin e ushtarakut, si përdorimi i pijeve alkoolike gjatë orarit të punës

apo përdorimi dhe shfrytëzimi i korre-spondencës zyrtare për qëllime private; shkeljet disiplinore që lidhen me mba-jtjen dhe përdorimin e paautorizuar të armëve ose mosraportimin e përdorimit të armës etj. Të gjitha këto fenomene të vërejtura gjatë këtyre viteve, si dhe shkeljet disiplinore të tjera që kanë objekte të ndryshme, siç mund të jenë ngacmimet seksuale apo shkelje të tjera të shkaktuara, të cilat në fakt janë të shkruara, janë të sanksionuara edhe në ligjet e disiplinës në shumë vende anëtare të NATO.

Ministrja Kodheli ka dhënë sqarime edhe për masat disiplinore, të cilat janë ndarë në të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Dy llojet e para kanë qenë të parashikuara edhe në ligjin ekzistues, është shtuar vetëm shkelje shumë të rënda, e cila është një risi tjetër e këtij projektligji. Dhënia e masave disiplinore nga autoritetet civile është një tjetër risi e këtij ligji. Ministri i Mbrojtjes, kryeministri dhe presidenti i Republikës janë autoritetet civile, të cilat mund të japin masa disiplinore. Një zgjidhje e tillë është bërë me qëllim që çdo ushtarak i FA, qoftë ky ushtar i thjeshtë apo shefi i Shtabit të Përgjith-shëm, të jetë i detyruar të ndjekë ligjin dhe të jetë i detyruar ta respektojë atë deri në një. Gjithashtu, ministrja Kod-heli ka shpjeguar se, është futur për herë të parë koncepti i rrethanave lehtësuese apo rënduese në ligj. Ky koncept është huazuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Si rrethana lehtësuese janë përcaktuar: mungesa e përvojës në punën e ushtarakut në FA, kryerja e shkeljes për herë të parë, ndërsa si rrethana rënduese janë përcaktuar: kryerja e shkeljes së disiplinës në pub-lik, përsëritje të shkeljes së disiplinës, vlerësime dhe rezultate jo të mira në punë. Po kështu znj. Kodheli ka bërë sqarime edhe ankimimin administrativ, duke u ndalur sidomos në shkallët dhe mënyrat se si ky ankimim do të bëhet.

Në fund, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i është përgjigjur dhe ka dhënë sqarime rreth pyetjeve që kanë bërë deputetët e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.

Projektligji “Për disiplinën në FA të Republikës së Shqipërisë” diskutohet në Komisionin e Ligjeve

Kodheli: Risitë e këtij projektligji janë të shumta, si nga forma,

ashtu edhe nga përmbajtja e tij

Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civilë, pjesëtarë të Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë!

Pak ditë më parë të gjithë së bashku festuam 102-vjetorin e Pavarësisë dhe 70- vjetorin e Çlirimit të vendit. Ceremo-nia ushtarake e organizuar në garnizonin “Skënderbej”, falë edhe performancës tuaj të shkëlqyer ia shtoi bukurinë dhe emocionet festave të Nëntorit. Gjej rastin t’ju përgëzoj e falënderoj për gjithçka bëtë e treguat atë ditë.Por sot, përmes këtij mesazhi, dëshiroj të përcjell tek ju dhe të ndaj me ju gëzimin e festimit të 102-vjetorit të krijimit të Forcave tona të Armatosura, forcave ku breza e gjen-erata para nesh dhe ne sot kanë shërbyer e shërbejnë me devocion e përkushtim. Jemi me fat që në 4 Dhjetorin e 1912-ë, Plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali dhe baballarët e kombit bashkë me të, akoma pa u tharë mirë boja në Deklaratën e

Pavarësisë, menduan e sollën në jetë Forcat e Armatosura si bashkudhëtare e mbrojtëse të shtetit të porsalindur shqiptar. Në këtë ngjarje historike, të tejmbushur me momente krenarie, ne përulemi dhe kujtojmë me respekt e mirënjohje sakrificat dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura të RSH. Pa këto sakrifica, përkushtimin, djersën dhe gjakun e derdhur nga bijtë e bijat e kombit, pjesëtarë të FARSH, këto të fundit dhe vetë shteti shqiptar nuk do të ekzistonte. Natyrisht, nderimi ynë sot, është edhe për ata pararendës të FARSH, të cilët me përpjekjet e tyre realizuan pavarësinë dhe bënë të mundur krijimin e ushtrisë shqiptare. Sot kemi arsye të jemi krenar, jo vetëm për faktin që krenaria është pjesë e jona e të qenit ushtarak, por edhe për çfarë kemi arritur të gjithë së bashku. E kemi demonstruar një gjë të tillë në angazhimin tonë të përditshëm aty

ku komuniteti ka pasur nevojë për ndihmën tonë dhe më shumë akoma me përkushtimin deri në vetëmohim përkrah aleatëve tanë në NATO, atje ku botës i është rrezikuar paqja. Forcat tona të Armatosura, profe-sioniste në cilësi dhe virtyte, të ndodhura në një proces të vazhdueshëm transformimi, vijojnë të forcohen nga dita në ditë. Synimi kryesor i lidershipit politik dhe ushtarak është që nëpërmjet modernizimit t’i bëjë FARSH sa më të ndërveprueshme me forcat e armatosura të vendeve aleate. Përpjekjet me përkushtim të të gjithë pjesëtarëve të FARSH, do ta lehtësojnë rrugën e vijueshme të transformimit dhe do t’i shërbejnë mbajtjes lart e krenar të flamurit shqiptar, dinjitoz, përkrah atyre aleatë. Si përfundim, me rastin e 102-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të RSH, dua t’ju përcjell urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja. Shëndet e mbarësi në jetët tuaja! Suksese në misionin fisnik që kryeni!

Nevoja për rishikimin e këtij ligji lindi pasi ligji aktual daton 10 vite më përpara dhe normal-isht një numër i madh problemesh që lidhen me këtë temë na çoi në nevojën për të riparë edhe njëherë këtë ligj dhe për të mundësuar trajtimin sa më të mirë të shkeljve disiplinore të verifikuara në vite ose në moszbatim të ligjit.

Gjeneralmajor Bazo uron Farsh me rastin e 102-vjetorit Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së

Page 7: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 7zyrtare

3 dhjetor 2014U zhvillua sot në sallën e audi-

toriumit të Ministrisë së Mbrojtjes konferenca shkencore me temë: “Zh-villimi i doktrinës ushtarake në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë e të mbrojtjes”. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kod-heli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë, studiues ushtarakë, his-torianë, pedagogë të Akademisë së FA, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.

Punimet e Konferencës i hapi zv.komandanti i Doktrinës dhe Stër-vitjes, kolonel Ruzhdi Kuçi.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj u shpreh: “Në krye të fjalës dëshiroj të theksoj se ngjarjet me të cilat u përballëm gjatë këtij viti dhe që u trajtuan gjerësisht në Sami-tin e Uellsit, veçanërisht konflikti në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Afikën Veriore, duhet të na shërbejnë për të përmirësuar perceptimin dhe reagimin tonë për mjedisin e ri te sigurisë”. Më tej, ministrja Kodheli theksoi se, FA janë në fazën e zhvillimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të tyre, si forcë tërësisht profesioniste. Nevoja për të rritur kapacitetet operacionale dhe ndërve-prueshmërinë, bazuar në zhvillimet e reja konceptuale të NATO-s, ndry-shimet strukturore, futjen e pajisjeve dhe armatimit të ri, si dhe mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja në operacionet e zhvilluara deri tani, brenda e jashtë vendit, diktojnë përherë e më shumë nevojën për rishikimin dhe përsosjen e gjithë mendimit doktrinar shqiptar. Këto ndryshime cilësore kërkojnë një qasje të re në zhvillimin dhe

konsolidimin e tërë Sistemit Arsimor Ushtarak, për ta bërë atë sa më cilësor e konkurues, në funksion të zhvillimit të FARSH dhe të shoqërisë.

Duke u ndalur në këtë çështje ministrja Kodheli u fokusua në disa shqetësime dhe mangësi të akumuluara në vite në sistemin arsimor dhe krye-sisht në mendimin teorik e shkencor ushtarak. “Dua të deklaroj nga kjo foltore që ka perënduar koha kur Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Akademia e Forcave të Armatosura, apo Qendra e Doktrinës dhe Kërkimit konsiderohej si një “oaz i qetë” përpara daljes në rezervë apo pension të ushtara-kut. Ashtu siç ka perënduar dhe koha kur gjithkush vraponte të botonte një doktrinë, manual apo rregullore, madje duke qenë autor i vetëm. Në listën e mbi 300 botimeve ushtarake të këtyre 10 vjetëve të fundit, krahas botimeve e librave me vlerë kemi konstatuar abuzime dhe mediokritet në pjesën

dërrmuese të tyre”. Implementimi i Konceptit të ri të Arsimimit Ushtarak, Rishikimi i gjithë ciklit të Programeve të Arsimimit përfshirë dhe nivelin Master e Doktoraturë, plotësimi i “hi-erarkisë doktrinore”, duke vënë theksin në botimet e përbashkëta “Joint” të jetë fokusi i punës së institucioneve arsimore e shkencore në vitin e ardhshëm, ka nënvizuar znj. Kodheli.

“Jam e bindur se Shtabi i Përgjith-shëm, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Akademia e Forcave të Armatosura, Qendra e Doktrinës dhe Kërkimit, por edhe strukturat e tjera, institucionet arsimore, departamentet, qendrat akademike studimore e kër-kimore, e mbi të gjitha lidershipi i ri ushtarak do të punojnë në mënyrë të vijueshme në ndërtimin, organizimin dhe zhvillimin e mendimit teorik e doktrinar, në përgatitjen dhe zhvillimin konceptual të FA, për përdorimin me efektivitet të forcës së ardhshme’,

ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Konferenca “Zh-villimi i doktrinës ushtarake në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë e të mbrojtjes” kishte si objekt nevojën e rishikimit dhe zhvillimit të kornizës doktrinare në një përqasje me një mjedis sigurie dhe operacional që ndryshon va-zhdimisht. Qëllimi i saj ishte promovimi i arritjeve të deritanishme, diskutimi dhe ballafaqimi i kërkesave të sotme dhe atyre të ardhshme doktrinare, në kuadër të ndryshimeve thelbësore të mjedisit strategjik politiko-ushtarak, gjetjeve të reja të RSM-së, si dhe mësimeve të nxjerra në operacione dhe në stërvitje.

Në konferencë u referuan rreth 16 ligjërata nga personalitete ushtar-ake dhe civile të fushës së doktrinës, sigurisë dhe mbrojtjes. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralma-jor Jeronim Bazo, mbajti ligjëratën plenare me temë “Zhvillimi i doktrinës ushtarake në një mjedis të ndryshuar

të sigurisë dhe të mbrojtjes”, e cila u mirëprit me shumë interes nga pjesë-marrësit në këtë konferencë. Më pas punimet e Konferencës u zhvilluan në dy sesione. Në sesionin e parë u paraqitën ligjëratat: “Zhvillimi i dok-trinës në përgjigje të sfidave të reja për sigurinë dhe mbrojtjen”, mbajtur nga gjeneralmajor Viktor Bërdo; “Ndryshimet doktrinare në qasjen gjithë përfshirëse”, të mbajtur nga kolonel Dr. Ahmet Leka; “Koncepti i përdorimit të FA në operacionet e përbashkëta” mbajtur nga kolonel Dr. Idriz Haxhiaj etj. Ndrësa në sesionin e dytë u mbajtën ligjëratat “Integrimi në NATO dhe perspektiva e zhvillimit të doktrinës”, nga gjeneralmajor Zyber Dushku; “Mjedisi strategjik i sigurisë-rreziqet, kërcënimet dhe mundësitë e shekullit të 21” nga kolonel Prof. As. Dr. Edmond Braneshi; “Doktrinat ushtarake në konteksin e sigurisë euro-piane” nga kolonel Sami Neziri etj.

Konferencë shkencore: Zhvillimi i doktrinës ushtarake në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë e të mbrojtjes

Një ekip i EUCOM {Komanda e SHBA në Europë}, i përbërë nga CDR Richter L. Tipton, menaxher i

programit, Sek-sioni 1206 dhe zoti Roy P. Ack-ley Jr, kordinator i këtij programi, zhvilluan një viz-itë në Komandën e Forcës Detare. Ekipi amerikan u prit në Komandën e Forcës Detare nga Kapiten i Rangut II-të Eduard Jeminaj, shef i Degës së Planifikimit në FD, Kap.Lt. Dorian Tola, Shef i Zyrës së Komandantit të FD, Kap.Lt. Blendi Melishte, specialist programimi në degën e Planifikimit etj. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me gjendjen, përdorimin dhe mirmbajtjen e pesë mjeteve detare tip “ARCH Angel”, dhuruar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA për Forcën tonë Detare, në vitin 2010. Në vijim ushtarakët e SHBA u njohën me nivelin profesional të ekuipazheve që i përdor këto anije, trajnimet e tyre gjatë ndërrimit të detyrave, si dhe për mundësitë e kualifikimit të tyre për të ardhmen. Gjithashtu ekipi amerikan vizitoi anijet në Flotiljen Detare në Pashali-man, ku panë nga afër gjendjen e këtyre mjeteve detare dhe problematikën që lidhet me ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përgatitjen e ekuipazheve të tyre. Gjatë kësaj vizite ushtarakët amerikanë të EUCOM u shoqëruan nga shefi i misionit ODS në Tiranë, major Mitchell.

Shefqet Kërcelli

Veprimtari për Forcën detareNënshkruhet marrëveshja për zbatimin e projektit ALNO-HIP

Këto ditë, në Ministrin e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e përurimit të “Pro-jektit Shqiptaro-Norvegjez i Informacionit

Hidrografik, ALNO-HIP” dhe nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse me Drejtorinë e Shër-bimit Hidrografik të Mbretërisë së Norvegjisë për zbatimin e këtij projekti. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në vendin tonë, z. Jan Braathu, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti dhe drejtues të tjerë të lartë të FA, drejtues të Shërbimit Hidrografik të Norvegjisë dhe specialistët e zbatimit të këtij projekti, përfaqësues të Shërbimit Hidrografik Shqiptar dhe Institutit të Gjeografisë Ushtarake të FA etj. Fillimisht komandanti i Shërbimit Hidrografik Shqiptar, kapiten i Rangut II-të Lulzim Kryeziu bëri një përshkrim të projektit ALNO-HIP, duke nënvizuar qëllimin, objektivat dhe rezultatet e pritshme për vendin tonë. Projekti me një vlerë rreth 1,209, 740 euro do zgjasë tre vite kalendarike dhe katër vite financiare. Ai ka për qëllim kryesor përmirësimin e sigurisë hidro-lundrimore në hapsirën detare të RSH, nëpërmjet përmbushjes së detyrimeve të kon-ventës IMO-SOLAS. Gjithashtu projekti do bëjë të mundur aplikimin e teknologjive dhe metodave të reja për mbledhjen e të dhënave batimetrike të relievit të fundit të detit, menaxhimin e tyre dhe, në bashkëpunim me IGJU, realizimin e hartave të reja elektronike. Në vijim, n/kolonel Armir Cani,

drejtor i IGJU, shpjegoi rëndësinë e projektit për prodhimin e hartave të reja detare nga ky institut, tepër të vlefshme për vendin tonë. Z. Evert Flier, drejtor i Shërbimit Hidrografik të Mbretërisë Norvegjeze, prezantoi një temë të veçantë që lidhet me përfitimet e këtij projekti: The Blue Economy. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke vlerësuar qëllimin e projektit dhe bashkëpunimin ushtarak midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, si vende anëtare të NATO-s, vlerësoi bashkëpunimin midis institucioneve tona dhe atyre norvegjeze

për realizimin me sukses të këtij projekti. Më pas, të pranishmit i përshëndeti dhe ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në vendin tonë zoti Jan Braathu. Në fund u nënshkrua marrëveshja e partneritetit për zbatimin e projektit ALNO-HIP (Abanian–Norvegian Hydrographic Information Project}. Për palën shqiptare këtë marrëveshje e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, z. Arjan Kraja dhe për palën nor-vegjeze drejtori i Shërbimit Hidrografik të kësaj Mbretërie, z. Evert Flier. Shefqet Kërcelli

Komanda e shBa në Europë Një ekip i EUCOM vizitoi Komandën e Forcës Detare

Page 8: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 20148 histori

Rrugëtimi 102 vjeçar i Forcave të Armatosura Shqiptare

Më 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë, u krijua Ushtria Kombëtare

Ushtria Kombëtare Shq-iptare lindi së bashku me shpalljen e Pavarësisë dhe të shtetit të parë shqiptar,

më 28 Nëntor 1912. Më 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së Pa-varësisë së Shqipërisë, u krijua Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe bashkë me të edhe Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë e vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (e Luftës) e drejtuar nga gjeneralbrigade Mehmet Pashë Dërralla (Tetova) dhe pas saj edhe Shtabi Madhor (Mad-huer) i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin Forcat Aktive, Rezervë ato Vullnetare, si dhe Xhandarmëria, me 12.000 pjesëtarë gjithsej. Në tetor 1913, me vendim të Konferencës se Ambasadorëve në Londër, një grup ushtarakësh hollandezë të kryesuar nga koloneli De Ëeer dhe majori Thom-son, erdhën në Vlorë për të ndihmuar në ristrukturimin dhe përgatitjen e xhandarmërisë shqiptare. Në kohën e qeverisë shqiptare të Princ Vidit (17 mars-3 shtator 1914), forcë kryesore ishte Gjindarmëria dhe disa forca ush-tarake të organizuara në një regjiment për mbrojtjen e kufirit jugor të vendit. Një vit pas largimit të princ Vidit vendi ynë, Shqipëria u shndërrua në teatër të Luftës së Parë Botërore, ku vepruan forcat ndërluftuese austrohungareze, franceze dhe italiane. Tashmë Shq-ipëria nuk kishte më një qeveri në plan kombëtar dhe për rrjedhojë as ushtri e FA. Vetëm në kohën e Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, 1918-1920, u bë organizimi i një trupe Gjindarmërie me bazë në qytetin e Durrësit, me nga një repart në Elbasan, Vlorë dhe Korçë. Gjatë viteve 1920-1922, ushtria ndihmoi dhe kreu veprime luftarake në mbrojtje të territorit shqiptar, si në Ko-plik, Dibër, Vlorë kundër pushtuesve serbë dhe italianë.

Në vitin 1921 u hartua ligji i shërbimit të detyrueshëm ushtarak 12 mujor për zonat fushore, i cili më vonë përfshiu edhe malësitë e vendit. Në periudhën e Republikës Shqiptare, 21 janar 1925-3 shtator 1928, Ushtria Shqiptare u shpërnda dhe u riformua. U shkri Ministria e Luftës dhe u krijua Komanda e Forcave të Armatosura ose siç thirrej “Fuqive Armate”, e cila varej drejtpërdrejt nga kryetari i Shtetit, i cili ishte njëherësh edhe Komandant i Përgjithshëm. Krahas

Shtabit Madhor u krijuan dy hallka që vareshin nga Komandanti i Përgjith-shëm; Inspektoriati i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe Departamenti Kontabël me detyra këshillimore dhe kontrolluese. Në këtë periudhë u bënë përpjekjet e para për krijimin e një infrastrukture ligjore, ku do të mbështetej organizimi dhe veprimtaria e FA. Organizimi i ushtrisë u bazua në sistemin milic, që mundësonte mbrojtjen e vendit dhe përgatitjen ushtarake të rekrutëve që shërbenin me pagesë. Këto forca arri-nin në 144 oficerë, 152 nënoficerë dhe 2.000 ushtarë.

Në vitin 1927, ardhja e misionarëve ushtarakë italianë përcaktoi ndryshimin e sistemit ekzistues, të kalimit në ushtri të tipit të rregullt, të kohës. Ushtria u nda në katër komanda: Komanda e Artil-erisë, Komanda e Xhenios, Komanda e Marinës Ushtarake dhe Komanda e Gardës. Futja e pajisjeve dhe e arma-timeve të reja, rriti fuqinë luftarake të Ushtrisë Shqiptare. Në këtë hark kohor ajo u plotësua me një varg rregulloresh, të cilat ndikuan ndjeshëm në rregullimin e veprimtarisë së përditshme të saj. Më pas, në periudhën e Monarkisë Shq-iptare, 1928-1939, ushtria ishte pjesë përbërëse e Fuqive të Armatosura,

të cilat i drejtonte mbreti, që ishte njëherësh Komandant i Përgjithshëm. Ndërsa Komanda e Fuqive të Arma-tosura u emërua Komanda e Mbrojtjes Kombëtare dhe merrej me problemet e organizimit, përgatitjes, mobilizimit dhe administrimit të Ushtrisë.

Në vitet 1938-1939 marrëdhëniet poltiko-ushtarake mes Shqipërisë dhe Italisë pësuan përkeqësime të ndjeshme, të cilat më 7 prill 1939 çuan në një agresion ushtarak të tipit fashist ndaj Shqipërisë dhe në pushtimin e saj. Ush-tria shqiptare, për shkak të braktisjes

nga lidershipi i saj, por edhe për arsye se ndikimi i ushtarakëve italianë mbi të ishte shtuar ndjeshëm vitet e fundit, bëri një rezistencë të paorganizuar, sporadike, ndaj këtij agresioni. Më pas institucionet e shtetit shqiptar u bashkua me ato të Italisë dhe, për pasojë, edhe

Përvoja 102-vjeçare e FA Shqiptare ruan vlera progresive dhe pozitive, ato tashmë kanë krijuar tradita dhe përvoja të vyera dhe si të tilla meritojnë të njihen, të shfrytzohen dhe të çohen më tej

Më 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe bashkë me të edhe Ushtria Kom-bëtare. Për herë të parë në historinë e vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (e Luftës) e drejtuar nga gjeneralbrigade Mehmet Pashë Dërralla (Tetova) dhe pas saj edhe Shtabi Madhor (Madhuer) i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi.

Prof. assoc. Dr. BernarD Zotaj

Page 9: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 9histori

FA. Në këto rrethana për të luftuar pushtuesin e huaj dhe çlirimin e vendit prej tyre, që pas viteve 1940-1941, në Shqipëri u formuan formacione luftar-ake vendore, që u përkisnin grupimeve të ndryshme politike shqiptare të kohës dhe që u përballën me pushtuesit.

Kështu, deri në fund të nëntorit të vitit 1944 vetëm UNÇ-ja numëronte 70.000 luftëtarë të rreshtuar në 24 brigada, 8 divizione sulmuese dhe 3 korparmata, si dhe në dhjetra formacione territoriale në tërë sipërfaqen e vendit. Tërheq vëmendjen risia se, në krye të shtabeve

drejtuese të forcave luftarake shqiptare, që u krijuan në vitet e LANÇ, drej-tuan dhe komanduan me shumë aftësi një numër i madh ish-oficerësh dhe nënoficerësh të karrierës, që vinin nga radhët e ish-ushtrisë shqiptare. Vetëm në radhët e UNÇ numëri i tyre i kalonte të 120 vetët. Këta ushtarakë të karrierës, krahas drejtuesve të tjerë, ditën të ko-mandonin me kompetencë dhe aftësi profesionale procesin organizativ dhe luftarak në rritje të kësaj ushtrie.

Një përvojë krejt e veçantë që kon-firmoi Lufta Antifashiste, me sistemin e saj të organizimit, ishte pikërisht afirmimi i parimit të vullnetarizmit, në emër të një ideali të lartë, siç është lufta për liri. Kjo luftë e ndërrmarë në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore, pati rëndësi të madhe për fatet e kombit shq-iptar, sepse e vendosi atë në anën dhe në krah të Aleancës Antifashiste Botërore, që ishte fituese mbi fashizmin. Kjo do të mbetet një faqe e ndritur e historisë së kombit tonë, si kontribues dhe fitues

në Luftën e Dytë Botërore.Çlirimi i vendit dhe periudha pa-

suese hapën një kapitull të ri në historinë e FA Shqiptare në shumë pikëpamje. Ushtria Nacionalçlirimtare shqiptare, e dalë nga lufta, tashmë duhej të shndër-rohej në një ushtri të rregullt, të kohës së paqes, gjë që kërkonte një konceptim, modelim dhe organizim të ri, modern. E vërteta është se në një hark kohor prej 45-vitesh Forcat e Armatosura dhe Ushtria Shqiptare iu nënshtruan një reformimi të vazhdueshëm në kushtet e ndarjes së botës në dy kampe dhe të influencës së vazhdueshme të Luftës së Ftohtë, që e përfshiu atë. Pikërisht në këto vite Ushtria Shqiptare, e quajtur Ushtria Kombëtare prej 10 korrikut 1945 deri në korrik 1949 dhe pas kësaj e deri në vitet ’90 Ushtria Popullore, kaloi përmes një zinxhiri të gjatë ndry-shimesh e reformimesh. Fillimisht ajo u zvogëlua shpejt dhe ndjeshëm. Në korrik 1945 efektivi i saj ra në 45.000, në fillim të viti 1946 zbriti në 35.000, për të vijuar më 1954 në 33.500 veta, më 1955 në 41.000 veta, më 1958 në 27.000 veta dhe drejt shtimit të limiteve në vitet ‘60 e më pas. Njëkohësisht ushtria nisi të riorganizohej sipas një koncepti dhe filozofie tjetër, duke provuar skema të reja organizimi dhe vendosjeje, në raport me kërkesat dhe situatat politiko-ushtarake të kohës, për një mbrojtje sa më të sigurt. Po në këtë rrjedhë, deri aty nga mesi viteve ’60 disiplina, koncepti për stërvitjen dhe përgatitjen luftarake u rinovuan ashtu si dhe vetë armatimi e teknika luftarake. Edhe arsimimi i oficerëve pati një rritje cilësore pasi shkollimi i lartë dhe kualifikimi pasakademik bëhej në akademitë ushtarake më të njohura të ish-BRSS. Ndërkohë, si rrjedhojë e futjes së armatimeve dhe të teknikës luftarake, lindën edhe disa armë e shërbime të reja si: aviacioni luftarak, radiozbulimi, mbrojtja kundërkimike etj., dhe u përsosën ato ekzistuese. Për rrjedhojë, fuqia mbrojtëse e vendit u rrit, ndërsa ushtria në vitin 1955 u anëtarësua në Traktatin e Varshavës dhe veproi pothuajse si një armatë e tij, prej nga doli në fillim të shtatorit të vitit 1968.

Një tablo ndryshe paraqitën FA pas vitit 1966, deri në fillim të viteve ’90. Në ushtri u hoqën gradat ushtarake, u rivendos posti i komisarit politik dhe u forcua ndjeshëm deri në fetishizim, roli i Partisë së Punës në komandat e të gjitha niveleve, që përshkonte si një bosht partiak dhe ideologjik tërë strukturat organizative të saj. Nën psikozën e Luftës së Ftohtë dhe në përputhje me konceptin politik të kohës e vetizolimit, Ushtria Shqiptare mori përmasa të mëdha. Kështu deri në fillim të viteve ’90 vetëm ushtria, duke tejka-luar madje edhe raportet e aplikuara nga vet Traktati i Varshavës, kishte 61.000 ushtarakë aktivë ose mbi 2 % të popullsisë, 360.000 rezervistë dhe mbi 200.000 forca vullnetare-territoriale, pa folur për mobilizimin e rinisë studentore e shkollore të armatosura. Ndërsa në përputhje me një nga parimet kryesore të mbrojtjes së vendit “pëllëmbë për pëllëmbë“, ushtria la kazermat dhe u shkoq në afro 2200 pika hapjeje e gar-nizone në të gjithë siperfaqen e vendit. Në pikpamje organizative, ushtria ndoqi skemën e fuqëzimit dhe të shtimit të njësive të mëdha operativo-strategjike si korpuset deri nga mesi i viteve ’80 dhe

më pas të shumë divizioneve e madje edhe të fronteve. Për të rritur nivelin e përgatitjes dhe të gatishmërisë luftarake të njësive dhe shtabeve të Ushtrisë, zhvilloheshin stërvitje shumëshkallëshe, që kërkonin një angazhim dhe përqen-drim kolosal forcash, energjish dhe mjetesh materiale e financiare. Një strukturë mjaft e fryrë, e organizuar në 9 korpuse, mbi 110 brigada këmbëso-rie, artilerie, tankesh, armësh e shërbi-mesh; një sistem i zhvilluar shkollash e akademi ushtarake; një numër i madh shkollash të instruksionit për të gjitha specialitetet, disa institute studimore, industri ushtarake, baza furnizimi etj. Krahas këtyre, u intensifikua dhe mori përmasa gjigande procesi i fortifikimit të të gjithë vendit me afro 200.000 qendra zjarri. Shpenzimet ushtarake për vitet 1970-1991 zinin mesatarisht çdo vit 10-11% të buxhetit të shtetit.

Rënia e sistemit politik të më-parshëm dhe zhvillimet demokratike në Shqipërinë e fillimviteve ’90 ishte e natyrshme që do të kërkonin një varg ndryshimesh rrënjësore e rinovimesh edhe në Forcat e Armatosura. Edhe në kryerjen e këtij procesi kompleks dhe të vështirë, ushtria veproi me një frymë përgjithesisht demokratike dhe luajale, duke demonstruar se e donte dhe e mbështeste demokracinë. Kështu u bë e mundur që të hidheshin hapa pozitivë në disa tregues të rëndësishëm. Sasia numerike e ushtrisë në personelin aktiv në vitin 1995-1996 u shkurtua më masën mbi 50%, për të vijuar në fillim të shekullit të ri në shkurtime mbi 75% të numrit të përgjithshëm të FA, krahasuar këto me vitin 1992. Arritje u shënuan në ripërqendrimin e forcave dhe të mjeteve luftarake, në hapjen dhe lidhjen e ush-trisë me ushtritë e vendeve të tjera, në arsimimin e kualifikimin e qindra ush-tarakëve në shkollat e tyre, si dhe lidhja me organizma ushtarakë ndërkombetarë etj., përfshirja në nismën Partneritet për Paqe (PpP), futja e linjës së kontrollit civil në ushtri etj. Përpjekje u bënë edhe për departizimin dhe çideologjizimin e forcave ushtarake.

Ringritja e ushtrisë dhe vijimi e thellimi i reformës në të, pasoi dhe dominoi periudhën e pas krizës së vitit 1997, proces që vazhdon edhe sot. I gjithë ky poces, ringritja e re-formimi, është përvijuar e paraprirë nga bashkëpunimi me vendet aleate e partnere, duke u bërë njëherazi një faktor nxitës në arritjet e deritanishme në reformimin e FA. E gjithë kjo kohë reformimesh u kurorëzua në prillin e vitit 2009 në anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën politiko-ushtarake euroat-lantike, NATO.

Përvoja 102-vjeçare e FA Shqiptare ruan vlera progresive dhe pozitive, ato tashmë kanë krijuar tradita dhe përvoja të vyera dhe si të tilla meritojnë të njihen, të shfrytzohen dhe të çohen më tej. E theksojmë këtë se çdo komb dhe vend i zhvilluar kanë edhe një Forcë të Armatosur moderne, që e mbajnë dhe krenohen me të. Në këtë rrugëtim një shekullor e ca FA Shqiptare kanë pasur ecurinë, arritjet, veçoritë dhe ndikimin e vet të rëndësishëm në edukimin, formimin dhe kualifikimin ushtarakëve shqiptarë. Pikërisht në këtë rrugëtim lindën, u rritën, u përmirësuan dhe u modernizuan sipas standardeve të kohës strukturat e Forcave tona të Armato-sura, për të kryer me nder misionin e tyre kushtetues.

Ringritja e ushtrisë dhe vijimi e thellimi i re-formës në të, pasoi dhe dominoi periudhën e pas krizës së vitit 1997, pro-ces që vazhdon edhe sot. I gjithë ky poces, ringritja e reformimi, është përvi-juar e paraprirë nga bashkëpunimi me vendet aleate e partnere, duke u bërë njëherazi një faktor nxitës në arritjet e deri-tanishme në reformimin e FA. E gjithë kjo kohë reformimesh u kurorë-zua në prillin e vitit 2009 në anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën politiko-ushtarake eu-roatlantike, NATO.

Page 10: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 201410 ceremoni festive

Ushtarakët shqiptarë me mision në Afganistan, festojnë me krenari 28-29 Nëntorin

Ceremoni festive në Komandën e ISAF-it në Kabul, Afganistan

Më 28 Nëntor, me rastin e festave të Nëntorit,102-vjetorit të ditës së Pa-varësisë dhe 70-vjetorit të

Çlirimit të Atdheut, në ambjentet e Ko-mandës së ISAF-it, Kabul-Afganistan u organizua një ceremoni festive. Në këtë ceremoni morën pjesë gjeneral leitënant Carsten Jacobson, zv.komandant i Komandës së ISAF-it, përfaqësues nga Komanda dhe Shtabi i ISAF-it, përfaqësuesit më të lartë të vendeve pjesëmarrës në ktë mision etj.

Komandanti i ISAF-it, gjeneral John F. Campbell në përshëndetjen e tij drejtuar trupave ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me mision në Afganistan shprehet: “Në emër të burrave dhe grave të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asis-tencës, është nder për mua t’ju dërgoj urimet tona më të mira për popullin Shqipëtar në Ditën tuaj të Pavarësisë. Vlerësojmë shumë kontributin tuaj në misionin e NATO-s këtu në Af-ganistan. Jam krenar për të shërbyer përkrah jush për profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj”. Janë këto fjalë vlerësimi dhe mirënjohjeje që bën për ushtarakët shqiptarë në Afgani-stan ushtaraku më i lartë amerikan që drejton Komandën e ISAF-it në Kabul, që në fakt i takojnë të gjithë Forcave të Armatosura Shqiptare që përgatisin dhe edukojnë djem luftëtarë

të paqes dhe lirisë siç janë ata që vijojnë këtë mision dhe qindra e mijëra të tjerë që kanë kryer me nder misione të tilla nëpër botë. Më pas, ceremoninë e hapi n/kolonel Skënder Kola, përfaqë-suesi i lartë i Forcave të Armatosura të RSH me mision në Afganistan, i cili pasi falënderoi dhe përshën-deti zv.komandantin e Komandës së ISAF-it dhe të pranishmit për pjesë-marrjen në këtë event të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, foli

shkurtimisht për punën, kontributin dhe gjakun e derdhur të popullit tonë deri në arritjen e këtyre ditëve të shënuara. Më pas, n/kolonel Kola i njohu të pranishmit me kontributin në vite të Forcave të Armatosura Shq-iptare në misionet jashtë vendit, si në Bosnje 1996-2007, Irak 2003-2011, Çad 2008-2011, Gjeorgji 1994-2009, Kosovë, duke u fokusuar sidomos në kontributin që kanë dhënë dhe po japin në Afganistan, ku humbi jetën

Dëshmori i Atdheut, Kapiten Feti Vogli. N/colonel Kola u shpreh se, kontributi i Shqipërisë në Afganistan do të jetë prezent edhe në misionin e ri në Rezolutë Suport.

Ceremonia ka vijuar me një për-shëndetje nga gjeneral leitënant Jo-cobson, i cili pasi shprehu kënaqësinë për ftesën dhe pjesëmarrjen në këtë ceremoni, falënderoi Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura për kon-tributin e dhënë në luftën kundër ter-

rorizmit ndërkom-bëtar dhe shkallën e lartë të perfor-mancës dhe bash-këpunimit në misio-net në Afganistan. Në fjalën e tij për-shëndetëse gjenerali Jacobson u shpreh: “Shqipëria është një vend i vogël, por me një kontribut me vlera të rëndë-sishëm në luftën kundër terrorizmit përkrah partnerëve ndërkombëtar në ar-ritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për paqe dhe stabi-litet”.Për të pran-ishmit u shfaq një brifing i shkurtër, ku nëpërmjet tij pjesë-marrësit u njohën me

historikun e Shqipërisë për të mbër-ritur në këto ditë të rëndësishme të kombit shqiptar, pozicioni gjeografik, kontributi i FASH në misionet jashtë vendit, si dhe disa pamje turistike nga Shqipëria. Ushtarakët shqiptarë, që gjenden aktualisht me mision në Afganistan ndjehen mjaft krenar dhe të vlerësuar që në festat e Nëntorit ishin në krye të detyrës përkrah tru-pave të koalicionit në luftën kundër terrorizmit, krenar për kontributin tonë në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe prosporitetit në Afganistan.

nënkolonel shPëtiM hYsa, oficer shtaBi, kaBul

Komandanti i ISAF-it, gjeneral Campbell: Vlerësojmë kontributin tuaj në misionin e NATO-s

Një ditë shqiptare në Combied air operacion Center në spanjëNga major ALEKSANDËR ÇALA

Festat e mëdha të 28 dhe 29 Nëntorit janë ditë kulmore në historinë tonë. Shqiptarët

kudo ku punojnë e jetojnë, në tokën amë apo kudo në botë, i presin me gëzim e krenari këto festa. Një traditë e bukur është vendo-sur tashmë edhe nga ushtarakët shqiptarë që shërbejnë pranë komandave apo në misione të rëndësishme në kuadër të NATO-s, BE-së, etj, të cilët organizojnë ceremoni të bukura dhe festojnë me krenari, së bashku edhe me kolegët e bashkëluftëtarët e vendeve partnere që shërbejnë në këto misione.

Një kremtim i tillë dinjitoz u organizua më datë 27 nëntor edhe në Qendrën e Bashkuar të Operacioneve Ajrore (Combied Air Operacion Center, CAOC TJ), e cila është e vendosur në Torrejon të Spanjës. Përfaqësuesi i FA Shq-iptare që shërben këtu, major Gentian Bregu, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, ishte protagonisti i këtij aktiviteti, i cili u quajt me emrin mjaft mbresëlënës, Dita e Shqipërisë.

Aktiviteti filloi me një ceremoni rreshtimi i të gjithë personelit të Combied Air Opera-cion Center (CAOC TJ), Nato Comunication and Information Agency (NCIA) dhe NSE (National Support Element of CAOC (NSE). Nën tingujt e Himnit tonë Kombëtar, major Bregu ngriti flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare, krahas flamurit të NATO-s dhe atij të Mbretërisë së Spanjës. Zv/ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, z. Rezar Bregu, foli për simbolikën e këtyre dy ditëve të mëdha si momentet më të rëndësishme në

historinë e kombit tonë, për vlerat dhe tra-ditat e patjetërsueshme të popullit shqiptar të transmetuara në shekuj, të cilat kanë bërë që populli ynë të qëndrojë përpara dallgëve të historisë. “Shqipëria dhe populli ynë, - theksoi zv.ambasadori Bregu, - feston për të pestin vit radhazi këto festa, si pjesë e Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, feston si i barabartë me miq të mëdhenj e të fuqishëm, pjesë e bashkësisë me të cilën ndajnë vlera të njëjta humane, demokracie dhe këndvështrimi

për të ardhmen e përbashkët evropiane. Ky vit ka një të veçantë tjetër në këto festime, pasi Shqipëria ka marë statusin e vendit kandidat për në BE dhe është duke punuar fort e synon të përafrohet me standardet e kërkuara për t’u bërë pjesë e kësaj bashkësie”. Ndërsa koman-danti i CAOC TJ, gjeneralmajor Ruben Garcia Servet dhe zëvendësi i tij, gjeneral brigade Themestokli Bourolias shprehën urimet e tyre për festat e 28-29 Nëntorit dhe vlerësuan me konsiderata të larta kontributin e FA të RSH në

misionet e NATO-s. “Sot, 102-vjetori i Pavarë-sisë dhe 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, këtu në CAOC TJ mund të themi se u festua bukur dhe u fol shqip. Falënderojmë major Gentian Bregun që na bëri të ndihemi krenar si pjesëtarë të FA Shqiptare, që na bëri të jemi krenar që jemi shqiptar”, u shpreh komandanti i CAOC TJ, gjeneralmajor Ruben Garcia Servet.

Në mjediset e brendshme të CAOC TJ, major Gentian Bregu dhe bashkëshortja e tij znj. Vilma kishin përgatitur një surprizë të

vërtet për të gjithë të pranishmit. Pjesëmarrësit u pritën në një koktej, i cili gjatë gjithë kohës u shoqërua me muzikë shqiptare duke e bërë atmosferën shumë festive. Personeli ushtarak i CAOC TJ, personeli i ambasadës sonë Madrid, familjarë e miq shqiptarë e spanjoll ndoqën me kërshëri aktivitetin, ku nëpërmjet pamjeve filmike u njohën me pjesët më të bukura të kulturës tonë, si këngë e valle nga të gjitha krahinat, vlerat historike e turistike që ofron Shqipëria etj.

Gjeneralmajor Ruben Garcia Servet: Falënderojmë major Gentian Bregun që na bëri të ndihemi krenar si pjesëtarë të FA Shqiptare, që na bëri të jemi krenar që jemi shqiptarë

®

Page 11: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 11traditë

Takim brezash i ushtarakëve të ish-BrK në Prrenjas

Para pak kohësh në qytezën e vogël të Prrenjasit u mblod-hën në një takim brezash ish-ushtarakë efektiv të ish-

Brigadës së Këmbësorisë, e cila ka qenë e dislokuar për shumë vite në këtë rajon kufitar të republikës sonë. Ishin mbi 80-të ish-ushtarakë, oficerë dhe nënoficerë që shërbyen ndër vite në këtë njësi të avancuar të mbrojtjes së atdheut. Në fakt, për ta kjo nuk ishte një diçka e panjohur më parë, përkundrazi, është hera e tretë brenda periudhës 2012-2014 që ushtarakët e liruar të ish-garnizonit të Prrenjasit, por edhe të Librazhdit, mblidhen në takime të tilla miqësore, çmallëse dhe argëtuese.

Brigada e Këmbësorisë e Prrenjasit u krijua në kulmin e Luftës së Ftohtë, në janar të vitit 1976, si një njësi e skalionit të parë dhe rajoni i mbrojtjes së saj shtrihej nga Guri Moçalit mbi fshatin Lin dhe deri në Qarrishtë, në kufi me Steblevën. Në fillim të viteve ’90 kjo njësi ushtarake u suprimua dhe shumë ushtarakë të saj, në kuadër të reformimit të FA, ose dolën në rezervë, ose u caktuan në njësi të tjera ushtarake. Ndonëse kanë kaluar mbi 20 vite ish-ushtarakët e saj nuk e kanë harruar për asnjë çast jetën dhe punën e tyre në këtë zonë të vështirë, shoqërinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Edhe pse sot banojnë anë e kënd Shqipërisë, edhe pse tek të moshuarit rëndojnë vitet e sëmundjet, pjesëmarrja në këtë takim ishte tej parashikimeve të organizatorëve. Ndodh kështu sepse i shtyn nostalgjia e viteve të pahar-ruara si ish-ushtarakë aktivë, dashuria e sinqertë e kolektivave ushtarakë të kohëve të mëparshme, gjurmët e pashlyera në mëndje dhe në zemër të solidaritetit të pashoq midis tyre. Ky solidaritet ishte vëllazëror, i lindur dhe i forcuar vetvetiu, sepse së bashku ata derdhnin djersë e mund në fushat e stërvitjes, në rajonet e mbrojtjes, në vijat e zjarrit, në acar dhe në zhegun e vapës, sepse së bashku bënin sakrifica të panumërta në emër të dinjitetit, në zbatim të betimit ushtarak, në shërbim

të forcimit të mbrojtjes së atdheut. Në stërvitje, në poligone, larg familjeve për shumicën e ditëve të muajit, ushtarakët ndanin midis tyre problemet e punës, privacionet që i jepte detyra, por qanin edhe hallet familjare, për t’iu gjendur

njeri-tjetrit në të mirë dhe në të keq, si prindër dhe vëllezër të mirë. Prandaj dhe as sot nuk është zbehur respekti dhe dashuria midis ushtarakëve të liruar, ndonëse shumë prej tyre u larguan nga radhët e ushtrisë në moshë të pjekur. Në

tërë rrugëtimet e jetës ata mbeten njerëz dinjitozë, atdhetarë të vërtetë. Edhe pas dekadash ata mundohen që miqësinë e tyre ta ruajnë të pastër si dikur dhe mundohen t’ua përcjellin edhe brezave, bijve dhe bijave të tyre. Solidariteti njerëzor, uniteti i virtytshëm, është si një kala e pathyeshme dhe vezullon si një meteor i pashuar.

Në këtë takim të fundit ata u mblod-hën në mjediset e ish-brigadës së tyre që sot shërben për pushtetin vendor dhe më pas u mblodhën në një nga lokalet aty pranë dhe kaluan së bashku një drekë shokësh të paharruar. Ata sollën në këtë takim copëza nga jeta e tyre, nga vështirësitë në stërvitje, sakrificat në shërbime, nga netët pa gjumë, kon-trollet e shërbimeve natën.. Në fillim një homazh për ish-komandantët e brigadës Sali Hysi dhe Shaban Cuba, ish-komandantin e divizionit të Libra-zhdit, Baftjar Vukaj dhe disa shokë të tjerë që nuk jetojnë më. Pastaj fillojnë e flasin me radhë, tregojnë detaje nga jeta e tyre, bëjnë shaka dhe qeshin si

miq të vjetër, tregojnë për fëmijët e tyre që sot janë bërë burra dhe gra...Të freskëta vijnë në kujtesë kujtimet e Zyhdi Kroit, komandantit të parë të kësaj njësie ushtarake, i cili sot është kryetar Nderi i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë dhe Lirim të Shqipërisë, të Ethem Halilit, komisarit të Divizionit të Librazhdit nga varej kjo brigadë, të Luan Gabës, komisarit të Brigadës, të Lutfi Çotës, ish-mjekut farmacist të divizionit dhe që sot kryen detyrën e lartë të shefit të Inspektoriatit të Shën-detësisë në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së. Dhe kështu me radhë flasin dhe shkëmbejnë batuta të sinqerta A.Cyca, Sh. Karriqi, S. Bushi, N. Hoxha, K. Qato, A. Hoxha, N. Balliu, Xh. Facja, G. Skopeci, R. Kolgjini...Ndërsa ish-komandanti i fundit i kësaj njësie, Novrus Buzi, për arsye shëndetësore i kishte dërguar një mesazh përshëndetje të gjithë bashkëluftëtarëve të tij....

Pastaj përsëri një shëtitje nëpër rrugët e Prrenjasit, disa takime spontane me të njohur të vjetër që kanë mbetur ende në këtë qytezë të vogël disi të har-ruar, fotografi të çastit nga ky takim i paharruar...Dhe në fund shtrëngime duarsh, përqafime dhe lot ndarjeje...Por të bindur se do të takohen sërish, madje në vitin 2016 për të përkujtuar 40-vjetorin e krijimit të brigadës së tyre të paharruar...

Takime të tilla si ky i ish-ush-tarakëve të garnizonit të Prrenjasit janë bërë dhe bëhen edhe në ish-garnizone të tjera ushtarake, por ato duhen nx-itur e përkrahur më shumë, për t’u kthyer në rite tradite, bashkëbisedimi, përcjellje vlerash dhe ruajtje të tradi-tave të veçanta të ish-ushtarakëve tanë. Duke krijuar këtë traditë që në thelb ka miqësinë, dashurinë ndaj njeri-tjetrit, i shërbehet drejtëpësëdrejti edhe ngjizjes së një dashurie midis brezave, respektit për punën dhe sakrificat e bëra, vlera të cilat me keqardhje, por që janë zbehur, sidomos gjatë viteve të vështira të këtij tranzicioni të gjatë. Në këtë drejtim ish-ushtarakët e garnizonit të Librazhdit dhe të Prrenjasit përbëjnë një vlerë dhe një frymë bashkëpunuese të veçantë dhe që duhet përshëndetur..

GëZiM loka, ish-komandant batalioni

Takimi i brezave, traditë që duhet mbajtur kurdoherë gjallë në FA, si një visar i rrallë

sqaroi kamerieri.- Si, s’keni qenë në Shqipëri?- pyeta unë.- Jam çam, nga Filati, - shpjegoi përsëri

kamarieri. Ndërsa ai nxitoi për tek një klient i porsaardhur, ne mbetëm disi të shushatur.

- Epo të ka faj çami?! Është më shqiptar se shqiptarët, – foli si me shaka miku im dhe gjysmoi birrën me një frymë shtoi:

- I lindur dhe i rritur këndej dhe e flet shqipen më mirë se disa emigrantë që më shpejt kanë harruar shqipen se kanë mësuar greqishten, - shtova unë.

Sakaq, ia mbërriti kamarieri.- Nuk dua t’ju lë vetëm, por puna ...- Si ka ndodhur që nuk e keni harruar shqipen?-

e pyeti sërish miku im.- Ndonjë i ikur nga Shqipëria mund ta harrojë,

kurse ne e kemi folur brez pas brezi dhe kjo na ka mbajtur gjallë. Atë që do shumë nuk e harron, – dhe

Bashkë me një mikun tim, hymë në një lokal të vogël, në rrugën “Zinono” në Athinë dhe

porositëm nga një birrë. Të dy kishim shërbyer dikur në ushtri, por tashmë halli ekonomik na kishte sjellë në këto anë. Nejse. Kamarieri ishte një mesoburrë i shkurtër e i shkathët. Ne akoma nuk kishin këmbyer dy fjalë, kur ai u gjend me dy birrat që i mbante lehtësisht majëgishtave të dorës së majtë, në një tabaka, në dukje argjendi.

- Shqiptarë jeni zotërinj?- foli kamarieri duke na përshëndetur me kokë.

- Po, po juve, mos jeni nga Gjirokastra?- e pyeta unë.

Ai qeshi, na pa në sy me dashamirësi dhe na tha se ishte shqiptar, por jo nga Gjirokastra.

- Nga dialekti dukeni si gjirokastrit, - ia ktheu miku im.

Por unë s’kam qenë asnjëherë në Shqipëri, -

ai përsëri qeshi miqësisht.- Kini vite që punoni këtu?- pyeti miku im sa për

të vazhduar bisedën.- Kam katër vjet. Më parë kam qenë në kurbet.

Në Amerikë, në Gjermani ...edhe andej shqipen nuk e harruam, se do bëheshim harram.

- Pse thua “nuk e harruam”? - fola unë.- Se nuk kam qenë vetëm. Isha në punë me një

kosovar në Mynih. Ai kosovari mbante ca libra në shqip dhe lexoja edhe unë bashkë me të. “Gjuha jonë sa e mirë / sa e ëmbël, sa e dlirë.....”, recitoi ai vargjet e mirënjohura të Naimit dhe fluturoi tek një klient tjetër i porsaardhur në lokal.

Ndërsa ne, pas pak, dolëm nga lokali. Nga pas, si një kaba e bukur përmetare, na vinin vargjet e Naimit të kumtuara aq rrjedhshëm nga shqiptari ynë çam në atë lokal të vogël të Athinës...

Albert Z. ZHOLI

Gjuha jonë sa e mirë...

Page 12: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 201412 reportazh

rrugës automobistike po zhvillonin një marshim fushor. Objektet e komandës m’u shfaqën para syve, por ndryshe nga sa e kisha menduar se ato mund të ishin të veçuara nga pjesa tjetër e komunës, vura re se me ndryshimet demografike ishin rrethuar nga shtëpi të vjetra e të reja banimi. Dhe jo në distancë të largët prej tyre syri të rrokte dy ndërtesat e Shkollës së Mesme të Bashkuar të Zall–Herrit. E mësuar me oborret e zhurmshëm të shkollave, “habia” e parë ishte oborri i qetë, aq sa në çast mendova se disiplina ushtarake i kishte

kaluar kufijtë e territorit të komandës së Forcës Tokësore dhe kishte mbërritur deri këtu. Ndoshta nuk është çudi që të rritur prej shumë vitesh në një mjedis me dominim ushtarak edhe tek banorët e zonës rregulli e disiplina të jenë bërë zotëruese. Por në fakt këtë përfytyrim timin e prishi tringëllima e ziles dhe shkolla u mbush me atë gjallërinë e saj tipike që e njoh mirë dhe dua fort. Takimin e parë e pata me n/drejtorin e shkollës, Fatmir Neli. Fillimisht kur

Këto ditë fundnëntori, në vigjilje të kremtimit të 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut, vendosa të udhëtoj

drej komunës së Zall–Herrit. Edhe pse komuna ndodhet vetëm 13 km larg Ti-ranës, nuk më kishte rastisur të shkoja më parë. Po emri i saj nuk ishte i panjo-hur për mua, si bijë ushtaraku. Qysh në fëmijëri emrin e këtij fshati, Zall-Herr, në përfytyrimin tim e lidhja natyrshëm me Forcat e Armatosura, pasi babai shpesh më tregonte për ushtarakët që shërbenin në atë garnizon. Por ky udhëtim në këto ditë të ngarkuara me atmosferën e festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit nuk lidhej drejtpërsëdrejt me komandën e Forcave Tokësore në Zall Herr, as me forcat speciale dhe trupat komando, që janë dislokuar, jetojnë dhe stërviten në këtë rajon. Ndoshta profesioni im i hershëm i mësuesisë më kishte ngacmuar që këtë reportazh ta shkruaja në shkollën e mesme të bash-kuar “Mustafa Ataturk” në Zall-Herr, atje ku, jo më larg se pra 2-3 javësh, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë mjaft mbresëlënëse dhe dhuroi rreth 1900 libra për nxë-nësit e saj.

Një vizitë pak ndryshe, ndoshta edhe e para në llojin e saj, pasi mesa më kujtohet në eksperiencën time 15 vjeçare si mësuese në qytetin e Tira-nës, nuk di një rast të dytë që ministri i Mbrojtjes të ketë zhvilluar ndonjë ta-kim apo vizitë në ndonjë shkollë të cak-tuar. E meqë vizita lidhej në mënyrë të veçantë me librat dhe unë për shumë vite kisha dhënë pikërisht lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, pranë shkollës së mesme “Eqrem Çabej”, dikur godinë e shkollës së mesme ush-tarake “Skënderbej”, atëherë këshëria për të ndarë me nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle përshtypjet e kësaj vizite, më bëri të mos ngurroj e të nisem drejt kësaj shkolle.

Pasi m’u desh të lija pas Bathoren e mbipopulluar, nuk e pata të vështirë të kuptoja përse kjo zonë ishte zgjedhur për të zhvilluar aktivitetin ushtarak që përpara viteve 90-të. E shtrirë në një zonë me një terren të thyer fushor e kodrinor, i veshur me gjithëfarë shkurresh e pemësh dhe ngjeshur pas vargmalit të Krujës ishte tipike për t’u përdorur si terren stërvitor ushtarak. Dhe në fakt sa më shumë i afrohesha qëndrës së komunës, aq më e shpeshtë ishte prania e uniformave ushtarake laramane, për të përmbyllur me një grup ushtarësh profesionistë që anës

edhe sepse ndoshta deri më tani kishim menduar se për shkollën, për librat kujdeset ministri i Arsimit. Madje, ajo shkon më larg kur pohon buzagaz se, ndoshta, më shumë se librat i ka bërë përshtypje komunikimi i thjeshtë i ministres, modeli që ajo përçon edhe në aulën e dijes. Për ta ngacmuar e pyes këtë vajzë buzagaze nëse dëshiron të ndjek karrierën ushtarake dhe ndoshta mund të jetë ajo në të ardhmen ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, që tashmë është anëtarë i NATO-së. Në sytë e saj formohet një qeshje ëndërrimtare e, ndoshta, ndërsa përhumbet në për-fytyrime, më thotë: “Pse jo” dhe shton se për këtë do t’i duhet të lexojë shumë. Pas këtij pohimi biseda jonë kthehet natyrshëm tek librat. I pyes nxënësit nëse i kanë parë librat që dhuroi znj. Kodheli dhe nëse i kanë sistemuar në bibliotekën e shkollës?

Franci Rasa fillon të numërojë disa tituj dhe e nis me “Skënderbeun” e Sabri Godos, vazhdon 5 vëllimet e veprës së Mitrush Kutelit, pastaj siç ndodh rëndom në një klasë mësimi, dikush flet nga banka dhe përmed vël-limet me poezi, apo librin e kritikës letrare për Migjenin. Kaq të përfshirë janë nga emocionet e vizitës, por aq sa janë edhe të surprizuar, sa akoma e shprehin në atë mënyrën e tyre fëmi-nore habinë se ministria e Mbrojtes, ka menduar për bibliotekën e shkollës së tyre. Por duke qenë fëmijë, nuk përpiqen të gjejnë shumë arsye, thjesht janë të lumtur që kjo ka ndodhur. Dhe me atë pastërtinë e moshës, Rexhep Dani, nxënës i klasës së 11-të, ndërsa më tregon se si kanë sistemuar librat në bibliotekën e tyre me rafte mod-este, më thotë: -“Ja kështu i mbajta librat” dhe pozicionon duart sikur të jetë duke mbajtur një fëmijë. Rexhepi është një ndër ata të rinj që dëshiron të ndjekë shkollimin ushtarak. Dhe për të vizita e ministres ka shërbyer si një stimul më shumë në ëndrrën e tij. Ai ka kuptuar që të jeshë një ushtarak i FASH, e rrjedhimisht dhe pjesë e Aleancës, nuk mjafton vetëm dija shkollore, por të lexuarit është një ndër rrugët që të mund të rrokësh kultura të reja, mendime të reja. Kur e pyes për personazhin e tij të preferuar ai nuk ngurron, por thotë: “Koloneli Aurelio Buendia, nga “100 vjet vetmi” të Gabriel Garasia Markes.

Duket se kjo vizitë ka ngacmuar shumë ëndrra të fjetura të tyre. Kështu

fakti që biblioteka e shkollës nuk është më e varfër në tituj, duket se iu ka ndry-shuar edhe kërkesat ndaj vetes. Tashmë ata kanë vendosur të ngrenë një grup koordinatorësh, që të rrisin anëtarësimet pranë bibliotekës së shkollës, madje kanë filluar të përgatisin kartelat dhe të arkivojnë titujt e ri. Ndërsa mbledh përshtypjet e tyre, si mësuese e kuptoj sa shumë gjëra ka ndryshuar kjo vizitë për ta. Ndonëse nuk mungon puna e mësueses së letërsisë, duket se prania e znj. Kodheli, fakti që ajo nuk i ka dërguar librat me dikënd tjetër, por ka shkuar vetë pranë tyre, ju ka trans-metuar vetë mesazhin se libri është dritarja e një bote të panonjur, prej të cilës fillon suksesi dhe të qënurit njerëz më të mirë, ka hapur një faqe të re në raport me librin për ta.

Ata duan të lexojnë dhe këtë e shprehin edhe vetë. “Edhe më parë kemi dashur të lexojmë, më thonë Eriona Cmeta dhe Blendi Hoxha, por na duhej të shkonim deri në Bathore dhe jo gjithmonë e gjenim librin që kërkonim në bibliotekë. Tani kemi librat në shkollë dhe gjithçka varet nga ne”. Fëmijët janë të vemendshëm ndaj çdo premtimi dhe më thonë se ministrja u ka premtuar se dyert e komandës së Forcave Tokësore në Zall-Herr janë të hapura për ta. Dhe mbështetja e saj për ta gjithashtu. Dhe nën zë më thonë nëse mund t’i ndihmojë me “ca rafte për librat” që ata të mos ngelen në kuti. Unë, me humor, u përgjigjem se, derisa të vijnë raftet e reja ata do të jenë duke lexuar, kështu që librat për ca kohë do të jenë “larg” kutive.

Kështu me humor dhe plot besim te leximi e mbyllim bisedën. Përpara se të largohem nga shkolla, takohem dhe me drejtorin e saj, Xhemal Lumi. Edhe ai më përcjellë po të njëjtat emocione si nxënësit. “Kam gati 45 vjet në arsim më thotë, por nuk e kisha menduar kurrë se për bibliotekën e shkollës sonë do të mendonte Min-istria e Mbrojtjes. Ndihem krenar që znj. Kodheli zgjodhi shkollën tonë dhe besoj se prej saj do të dalin në të ardhmen nxënës së do të përfaqësojnë denjësisht FASH”. Ky duket si një premtim i bukur i bërë në një ditë nën-tori, në prag të 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut tonë të dashur. Pra, guri i parë është hedhur. Një bibliotekë sot dhe nesër shumë nxënës të lexuar të komunës Zall-Herr. Një nismë që duhet të shtrihet edhe më gjerë.

Lexues të mirë sot, ushtarë

profesionistë nesër

i thash se vija në cilësinë e gazetares pati një farë ngurrimi, por kur i parash-trova dëshirën time për të biseduar me nxënësit në lidhje me përshtypjet e tyre për vizitën që javë më parë kishte zhvilluar mininstria e Mbrotjes, atëherë më drejtoi drejt sallës së mësuesve dhe nuk vonoi që pas disa minutash të vinin aty një grup nxënësisht të klasave të ndryshme së bashku me mësuesen e tyre të letërsisë, Fatbardha Mahmutaj. Në kohën e pritjes nuk i shpëtova ku-riozitetit për t’i hedhur një sy shkollës dhe pash se atmosfera e festës së çlirimit

të atdheut e kishte pushtuar atë. Stendat me punimet e nxënësve gjendeshin kudo, në korridoret e jashtëm, në klasa etj. Nxënësit duket se ishin lajmëruar nga mësuese Fatbardha për qëllimin e vizitës sime dhe si duket kishin gjetur “rastin e duhur”, të mund të flisnin lirshëm për atë që kishin përjetuar jo më larg se një javë më parë. Një vizitë ndryshe do të më thoshte Melisa Al-lushi, ishte ajo e znj. Kodheli për ne. Jo vetëm për faktin se na solli libra, por

Ndoshta profesioni im i hershëm i mësuesisë më kishte ngacmuar që këtë reportazh ta shkruaja në shkollën e mesme të bashkuar “Mustafa Ataturk” në Zall-Herr, atje ku, jo më larg se para 2-3 javësh, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhuroi rreth 1900 libra për nxënësit e saj

‘Shkolla “MuStafa ataturk”etleva sMaçi

Page 13: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 13dossier

Dr. Jani Basho u lind në Pogradec në vitin 1892. Mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin grek

dhe gjimnazin turk në Manastir. Është studenti shqiptar që fitoi vendin e parë në Fakultetin e Mjekësisë në Univer-sitetin e Vjenës në vitin 1914. Një vit para se të mbaronte fakultetin, më 28 nëntor 1920, studentët e shoqërisë studentore shqiptare “Albania” në Vjenë e zgjedhin kryetar të tyre dhe njëkohësisht kryeredaktor të revistës “Djalëria”, organ i kësaj shoqërie. Shkrimet e tij në këtë revistë janë me një frymë të theksuar atdhetare dhe përcjellin mesazhe të qarta lirie dhe drejtësie. Pasi përfundon me rezultate të larta studimet, deri në vitin1927 punon si kryekirurg në spitalin e Vje-nës, duke fituar respektin e kolegëve mjekë austriakë. Në vitin 1927 kthehet përfundimisht në atdheun e tij, në Shq-ipëri. Emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë Shqiptare. Kjo detyrë ishte gati ekuivalente me detyrën e ministrit, sepse në atë kohë në Shq-ipëri shërbimi shëndetësor nuk kishte ministër. Ndërkaq Jani Basho u caktua edhe në një detyrë tjetër: mjeku per-sonal i Mbretit Zog .

Por dr. Basho, si një mjek i shquar u bë edhe themeluesi i shërbimit mjekësor ushtarak dhe drejtor i parë i spitalit ushtarak të Shqipërisë, i cili u ngrit në vitin 1928. Këtë detyrë ai vijoi ta kryejë deri në1935. Edhe pas çlirimit të vendit dr. Jani Basho njihet si themelues i shërbimit shkencor të obstetrikës dhe gjinekologjisë në vitet 1948 deri1956. Ai ishte nismëtar për ngritjen e institutit të lartë mjekësor në Tiranë dhe i shkollës së parë të mamive po në Tiranë. Momentet kulmore të jetës së tij janë refuzimi për të qën-druar në spitalet e Vjenës apo diku tjetër nëpër botë, përpjekjet titanike dhe të mundimshme për të ngritur mjekësinë e re shqiptare, peripecitë dhe goditjet nga sistemi diktatorial e të tjera ngjarje. Të gjitha këto e lartësojnë këtë figurë të shquar të mjekësisë shqiptare. Me dr. Jani Bashon lidhet edhe një histori tjetër e rrallë. Shkencëtari i përmasave ndërkombëtare, Albert Ajnshtajn, ka ardhur në Shqipëri në vitin 1932 i përndjekur nga nazistët në Gjer-mani dhe është pajisur me pasaportë shqiptare nga Mbreti Zog me të cilën ai u largua në Amerikë. Roli i Jani Bashos në këtë çështje është kyç. Ai njihej shumë mirë dhe ruante korre-spondencë me disa mjekë hebrenj të njohur në atë kohë në Vjenë, të cilët i kërkuan kolegut të tyre shqiptarë që të ndihmonte për pajisjen me pasaportë Ajnshtajnin e madh. Dhe dr. Basho, duke shfrytëzuar njohjen ne mbretin arriti që ta kryejë këtë porosi dhe shkencëtari i madh mundi të largohej në Amerikë.

alBert Z. Zholi

Themeluesi i shërbimit mjekësor ushtarak dhe drejtor i parë i spitalit ushtarak të Shqipërisë, i cili u ngrit në vitin 1928

Dr. Jani Basho, themelues i shërbimit mjekësor ushtarak shqiptar

Nën kujdesin e tij, Ajnshtajni erdhi në Shqipëri dhe u pajis me pasaportë shqiptare

Cila është e vërteta e marrjes së nënshtetësisë shqiptare të Ajshtajnit?

Ka shumë komente për këtë ndihmë të vyer që doktori human bëri për mi-kun e tij, shkencëtarin e shquar Albert Ajnshtajn. Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53 /1, ndodhet ky shënim: Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit në zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Po-radecit. Kjo bashki e pajis me vërtetim dhe certifikatë Albert Ajnshtajnin, si banor të Poradecit në lagjen Burima.

Nëpunsi i Bashkisë Reis Asllani Dhënsi i garancisëDr. Jani Basho

Mbi këtë fakt ndërtohet e gjithë historia e marrjes së nënshtetësisë shq-

iptare të Ajnshajnit. Por ajo që mbetet enigmë është ardhja e tij në Shqipëri. Deri më sot është thënë viti kur mendo-het se ai ka ardhur në Shqipëri, por nuk përcaktohet kurrë data, muaji, ora dhe mënyra e ardhjes. Me çfarë erdhi dhe kush e shoqëroi në Shqipëri Ajshtajnin? Ku zbriti dhe a u prit nga shteti i asaj kohe? Megjithatë dihet që ishte ndikimi i dr. Bashos për këtë nsimë kaq fisnike. Nuk duhet harruar se doktori kishte dhe një ndikim të madh tek ish Mbreti Zog. Sipas Jani Bashos, mbreti Zog, prej dy vjetësh vuante nga një sëmundje zor-rësh. Ishte fundi i vitit 1930 dhe doktori punonte si mjek personal i Zogut. Në këtë situatë u shtrua problemi që të vërtetohej diagnoza. Pas dy ditësh, mbreti Zog thërret dr. Jani Bashon dhe i thotë që të përgatitej se do të shkonin së bashku në Romë për analiza të hol-lësishme. Dr. Jani Bashua i përgjigjet se ishte e drejta e tij, por nëse do t`i merrte mendim atij, duhet të shkonin të vizitoheshin në Vjenë. Mbreti Zog

ia miratoi propozimin dhe natën e 26 janarit, delegacioni i lartë shqiptar u nis nga Durrësi me një kaçatorpedinier të flotës italiane, i cili të nesërmen i çoi në Trieste. Aty i priste treni personal i Viktor Emanuelit, me të cilin mbër-ritën në Vjenë dhe më pas u sistemuan në hotelin Imperial. Në Vjenë, dr. Jani Bashua takoi profesorët e tij dhe njëherazi dhe miqtë e tij, ndër të cilët, aktorin e famshëm Aleksandër Moi-siu. Në takimin që ai pati tek shokët e tij dhe miqtë e ngushtë, ata i bënë një kërkesë: miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte në rrezik dhe kërkohej nga na-zistët gjermanë si hebre dhe duhej të largohej, por e kishte të pamundur, pasi pasaportën e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Kështu, i thanë ata, meqenëse ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t’i japë një pasaportë shqiptare. Pas vizitave të shumta dhe analizave që iu bënë mbretit Zog nga mjekët më të mirë austriakë dhe veçanërisht prof.

Hollznecht-i, i cili i bëri më shumë se 30 radiografi për t`i përcaktuar diag-nozën, në një moment pushimi, kur mbreti Zog po pinte kafe me dr. Janin në ambientet e hotelit, doktori i bën kërkesën mbretit Zog pwr shkencëtari Albert Ajnshtajni. Mbreti, pasi e dëgjoi deri në fund propozimin e mjekut të tij personal, i thotë, dakord, thuaji të vijë në Shqipëri dhe bëje t`i doktor Jani një herë pogradecar, si banues të Poradecit, më pas i japim një pasaportë shqiptare.. Pasi u kthyen nw Shqipwri, tregon dr. Jani Bashua (kujtimet eti), mbreti Zog e mbajti premtimin dhe një ditë ma rikujtoi që t`i thuash atij shkencëtarit që të vijë në Shqipëri dhe ta pajisim me pasaportë shqiptare. Sipas humë hipotezave, Ajnshtajni erdhi në Shqipëri në prillin e vitit 1931, pasi ndiqej nga nazistët gjermanë, për shkak të origjinës së tij hebreje.

Për lidhjet e ngushta të familjes Basho me Ajshtajnin është dhe një fakt tjetër shumë interesant. Në lagjen Bu-rima të qytetit të Pogradecit, një lagje tipike që i pështatet natyrës së qytetit, pikërisht në krahun e djathtë të kishës së vjetër të qytetit, ndodhet një vilë dykatëshe e rrethuar nga një lulishte e bukur dhe mes një kopshti me mollë dhe hardhi rrushi. Kjo është vila e Bashove në Pogradec, një vilë e mirëmbajtur që të jep një kënaqësi të veçantë kur e shikon. Në oborr, e shikon veten mes luleve shumëngjyrëshe dhe blerimit, ndrësa sa futesh në ndeshesh me një portret të shkencëtarit të madh gjer-man, Albert Ajnshtajnit, i cili është i vendosur në një nga pozicionet kryesore të shtëpisë. Të gjithë pjestarët e familjes Basho, fëmijët, nipërit dhe mbesat e tij e theksojnë me krenari se shkencëtari, pas kontakteve të shumta në Vjenë më doktorin e famshëm Jani Basho, ka qenë një ndër miqtë e tij më të afërm.

“Sa kam shpirt, kam shpresë”- film për mjekun e shquar

Për këtë figurë të madhe të mjekësisë shqiptare të lënë në harresë, regjisori i mirënjohur Esat Teliti ka realizuar një film dokumentar shumë interesant.

Filmi “Sa kam shpirt, kam shpresë” është një himn për jetën e mjekut që nuk kurseu asgjë për njerëzit përpara çdo lloj vështirësie. Bashkëkohës dhe mik i Aleksandër Moisiut, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Eqerem Çabejt, njeriu që solli Albert Ajnshtajn në Shqipëri, që solli projektet nga Vjena dhe ideoi ndërtimin e Spitalit Civil Nr.1 dhe atij Ushtarak Nr.2 në vitet 1929-1932, për fat të keq është lënë në harresë. Idealizmi i bindjeve dhe dashuria për atdheun, përkushtimi i jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë dhe ndaj njerëzve, e bëjnë figurën e Dr. Jani Bashos tepër interesante dhe të veçantë në këtë film. Dr. Basho është i pari shqiptar që luftoi me mish e me shpirt për të sjellë kulturën dhe shërbimin perëndimor në Shqipërinë gjysmë feudale të asaj kohe. Filmi është jeta dhe drama intelektuale e një brezi të tërë studentësh të shkolluar në Perëndim, ndërsa jeta e Dr. Jani Bashos e vënë tërësisht në shërbim të atdheut dhe mjekësisë, është një mesazh i madh që duhet të njihet nga të gjithë shqiptarët.

Page 14: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 201414 nato

MiMoZa Golikja

NjoFTiM

Për kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/ detarëve aktiv:a). Për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si ushtar/detar aktiv shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

• Të jetë shtetas shqiptar; • Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale; • Të mos jetë në ndjekje penale; • Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në admin-istratën publike me vendim gjykate; • Të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata; • Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Ar-matosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç;• Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit;• Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Ushtarak i FA në Komandën Mbështetëse;• Të ketë kaluar testin fizik, intelektual dhe psikologjik; • Kandidatët për ushtar/detarë aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femrat;• Kandidatët për ushtar aktiv të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femra.b). Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP. Procedura e aplikimit për ushtar/detar aktiv:a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura si ushtar/detarë aktiv do të aplikojnë drejtpërdrejtë në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.b) Aplikantët plotësojnë formularin e aplikimit dhe pranimit të dokumentacionit (bashkëlidhur këtij udhëzimi) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit,

testimit e përzgjedhjes. c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit bëhen publike në faqen e internetit të Forcave të Armatosura.

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm:a) Kandidatët për ushtar/detar aktiv paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit dokumentet e mëposhtme: • Kërkesë me shkrim, në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (mar-tuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti në të cilin do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit);• Fotokopjen e kartës së identitetit;• Certifikatë familjare; • Dy fotografi të përmasave 4 x 6cm dhe dy fotografi të përmasave 9x12 cm;• Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar ose të arsimit të lartë të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit; • Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësitë profesionale (nëse ka), të noterizuar; • Dëshmi penaliteti;• Vërtetim nga prokuroria; • Vërtetim nga gjykata; • Fletë të ekzaminimit mjekësor nga Spitali Ushtarak i FA në Komandën Mbështetëse.

b) Periudha e regjistrimit: 1 dhjetor 2014 deri më 14 janar 2015.

Adresa:Qendra e Personel Rekrutimit, Rruga e “Dibrës” (Ish-Shkolla e Bashkuar), Tiranë.Kontakt:++ 355 69 88 01 195

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, u takuan në Bruksel më datën 2 dhje-tor 2014. Takimi, sipas

burimeve të NATO-s, u fokusua mbi një sërë çështjesh të rëndësishme të Aleancës, si dhe në kushtet e reja të krijuara nga veprimet agresive të Rusisë në Ukrainën Lindore. Në takim u diskutua mbi rënien dakord për një prani të vazhdueshme të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe shpalljen e përkohshme të Forcës majë shtize për të rritur sigurinë e aleatëve. “Në Uells, ne ramë dakord mbi Planin e Veprimit të Gatishmërisë. Ne po fil-lojmë të ofrojmë atë plan tani”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg. Gjithashtu në bisedime u rishikua progresi në Planin e Veprimit të Gatishmërisë që liderët e NATO-s miratuan tre muaj më parë në Samitin e Uellsit. Pjesa e planit që përfshin Forcën majë shtize, do të jetë në gjendje të reagojë ndaj çdo kërcënimi në një kohë të shkurtër. “Forca e re duhet të jetë gati në vitin 2016, ndërkohë unë pres që aleatët të vënë në dispozicion një forcë të përkohshme në fillim të vitit të ardhshëm për të siguruar aftësitë e nevojshme”, tha Stoltenberg. Në takim u diskutuan gjithashtu prioritetet e qeverisë së re të Ukrainës, si dhe “mbështetja e vazhdueshme e fortë e Aleancës për Sovranitetin e Ukrainës, pavarësinë dhe integritetin territorial”. Gjithashtu u diskutua mbi projektet e ndërtimin e kapaciteteve në fusha të tilla, si të komandës, kontrollit, komu-nikimit, mbrojtjes kibernetike dhe reha-bilitimit mjekësor. I rëndësishëm ishte diskutimi mbi fillimin e misionit të ri për Mbështetje e vendosur në Afghain-stan, për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë, pas 1 janarit të vitit të ardhshëm. Në takim morrën pjesë presidenti i Republikës Islamike të Afganistanit Mohammad Ashraf Ghani dhe kryeshefi Ekze-kutiv Abdullah Abdullah, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Afganista-nin Nicholas Hayson dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini.

NaTo dhe afganistani hapin kapitullin e ri të bashkëpunimit

NATO dhe Afganistani hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit me nisjen e misionit për Mbështetjen e vendosur, më 1 janar të vitit 2015. Kjo është deklaruar në takimin ministror të ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe të katërmbëdhjetë vendeve partnere, në Bruksel, më 2 dhjetor 2014. Kapitulli i ri i bashkëpunimi midis Aleancës dhe Afganistanit, që fillon me misionin i ri të udhëhequr nga NATO, do të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë Forcat e Sig-urisë Kombëtare afgane, “do të sigurojë që ne të vazhdojmë të ndërtojmë në atë çka kemi arritur në Afganistan”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. “Ky është një moment i rëndësishëm për ne dhe Afganistanin”. Mbështetja e vendosur, sipas burimit të NATO-s, do të jetë një mision jo luf-tarak, ku rreth 12.000 trupa nga aleatët e NATO-s dhe partnerët do të trajnojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë Forcat afgane të Sigurisë Kombëtare. Madje

edhe vetë pjesëmarrja e presidentit Ghani dhe kryeshefit Ekzekutiv Dr. Abdullah në takim ishin shenja “në fillim të këtij kapitulli të ri në bashkëpunimin tonë”, tha Stolenberg dhe tregon “rëndësinë që Af-ganistani i kushton partneritetin të tij me NATO-n”. Vendimi pasqyron angazhimet që aleatët e NATO-s dhe partnerët ndër-morën së bashku me autoritetet afgane në Samitet e NATO-s në Lisbonë (2010), Chicago (2012), dhe Uells (2014). “Ne po mbajmë angazhimet tona”, theksoi Stolenberg, “misioni ynë i ri, Mbështetja e vendosur është vetëm pjesë e fotos”. Aleanca do të vazhdojë të kontribuojë gjithashtu në financimin e forcave afgane “për vitin 2015 dhe më gjerë”. “Ne do të forcojmë Partneritetin e Qëndrueshëm të NATO-Afganistan”, thotë burimi. Madje Stolenberg ka theksuar se “Prania e tyre këtu në Shtabin e NATO-s është një shprehje e madhe e partneritetit të fortë midis NATO-s dhe Afganistanit”, “Unë e mirëpres ngrohtësisht ratifikimin e marrëveshjeve të sigurisë me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara. Ne tani kemi nevojë për të ecur përpara me misionin tonë të ri, të Mbështetjes së Vendosur. Për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar

Forcat e Sigurisë Kombëtare afgane nga janari i vitit 2015, që afganët të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre dhe të ndërtojnë mbi arritjet e përbashkëta”. Për mbi një dekadë, aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë qëndruar krah për krah me popullin afgan, “duke ndihmuar për ta kthyer Afganistanin nga një strehë e sigurtë për terroristët ndërkombëtare në një vend që mban kokën lart në botë”, shtoi Stoltenberg.

Njoftohet krijimi i Forcës së përkohshme majë shtize

Takimi i NATO-s, ka njoftuar gjithashtu mbi “Forcën e përkohshme majë shtize”, e cila do të jetë operative në fillim të vitit të ardhshëm “për të përmirë-suar gatishmërinë e Aleancës” dhe është rënë dakord mbajtja e një pranie të vazh-dueshme të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës, gjatë vitit të ardhshëm. “Ne po zbatojmë në kohë dhe në mënyrë të plotë Planin e Veprimit të Gatishmërisë”, tha Jens Stoltenberg. Ndërkohë në takim u diskutua progresi në zbatimin e planit, që është një përgjigje ndaj mjedisit të ndrysh-uar të sigurisë në Evropë, duke përfshirë veprimet agresive të Rusisë rreth Ukrai-

nës, si dhe ekstremizmin e dhunshëm me të cilin Aleanca po përballet në jug. Kjo është “rritja më e madhe në mbrojtjen tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, tha zoti Stoltenberg në takim. Ai shtoi se plani do të mundësojë NATO-n “për të përmbushur çdo kërcënim nga kudo që ato vijnë”. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se zbatimi tashmë ka filluar, përmes një pranie në rritje “në ajër, në det dhe në tokë në pjesën tonë lindore të Aleancës”. Ai theksoi se “28 aleatët do të kontribuojnë në këtë përpjekje vitin e ardhshëm, ne do të jemi 28 për 28, për të siguruar aleatët dhe për të penguar kërcënimet”. Në takim, sipas burimeve të NATO-s u diskutuan gjithashtu përparimi në ngritjen e Forcës majë shtize. Ndrëkohë ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të vendosin në shkurt, mbi madhësinë e forcës dhe të projektimit “me qëllim qëndrimin deri në nvitin 2016”, dhe do të jetë në gjendje të vendosë brenda pak ditësh. Forca e përkohëshme do të krijohet dhe do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardh-shëm. Krijimi i kësaj force do të bazohet kryesisht në trupa nga Gjermania, Ho-landa dhe Norvegjia dhe do të “sigurojë aftësinë e reagimit të shpejtë, që ne kemi nevojë, menjëherë”, tha Stoltenberg. Në takim u diskutua gjithashtu mbi rëndësinë e punës me vendet partnere për t’i bërë sektorët e tyre të sigurisë më efikasë dhe transparentë. Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se “ne kemi punuar nga afër për këtë çështje me Gjeorgjinë, Jordaninë dhe Republikën e Moldavisë”. NATO do të çojë ekspertë në këto vende për të dhënë këshilla mbi trajnimin dhe reformën e mbrojtjes. Kontributet e Aleancës do të përfshijnë një qendër të re NATO-Gje-orgji, trajnim tërvitje ushtarake dhe të sig-urisë kufitare në Jordani dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Moldavisë. “Qëllimi ynë është për të parandaluar krizat para se ato të dalin” tha Stoltenberg, “sepse ne të gjithë pajtohemi se parandalimi është më i mirë se kurrë”.

NaTo shton mbështetjen praktike në Ukrainë

Aleanca e NATO-s ka deklaruar mbështetjen e saj politike dhe praktike për

Ukrainën, ndërkohë që qeveria e saj e re përfshihet në reformat kyçe, “ne mbetemi të angazhuar për të ndihmuar Ukrainën të shpejtojë reformat, ne kemi rritur mbështetjen tonë në mënyrë që Ukraina mund të sigurojë më mirë mbrojtjen e vet”, tha Stoltenberg pas takimit të Komisionit NATO-Ukrainë (NUC). Gjatë takimit ministror të NATO-s u zh-villuan bisedime me ministrin e Jashtëm ukrainas Pavlo Klimkin, që morri pjesë në takim nëpërmjet një lidhje video nga Kievi. Diskutimet mbi zhvillimet sfi-duese në Ukrainë dhe shqyrtimi i bërë në përparimin nga takimi i fundit i NUC në Samitin e Uellsit, në shtator, ishte çështja tjetër e diskutimit, si dhe fondet funksionalë të mirëbesimit të NATO-s dhe projekteve për komandën, kontrollin, komunikimin dhe kompjuterat, logjistikën dhe standardizimin, mbrojtjen kiberne-tike, tranzicionin e karrierës ushtarake dhe rehabilitimin mjekësor. Gjithashtu u diskutua edhe mbi Fondin e pestë të ngritur kohët e fundit për të ndihmuar në rehabilitimin e ushtarëve të plago-sur. Stoltenberg tha se fondet e besimit “janë një sinjal konkret” i mbështetjes së NATO-s dhe se ato do të ndihmojnë për t’i bërë forcat e mbrojtjes të Ukrainës më moderne, më transparente dhe më efek-tive, si dhe do të ndihmojnë disa nga ato që janë prekur nga konflikti. “Në fytyrën e destabilizimit të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm të Rusisë në Ukrainë, NATO do të vazhdojë të tregojë mbështetje të fortë politike për sovranitetin e Ukrainës, pavarësisë dhe integritetit territorial” tha Stoltenberg kur riafirmoi edhe njëherë mbështetjen e NATO-s për një zgjidhje politike të krizës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë. “Marrëveshjet në Minsk mbeten një kornizë e cila do të mund të hapë rrugën për një zgjidhje paqësore”, tha ai. “Ukraina ka bërë përpjekje të vërteta për të respektuar angazhimet e saj”, gjë që nuk e ka bërë Rusia dhe separatistët rusë. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë të respektojë detyrimet e saj”, që përfshin tërheqjen e forcave të saj dhe pajisjet ushtarake nga territori ukrainas dhe përgjatë kufirit ukrainas, si dhe sigurim për monitorim efektiv ndërkombëtar të kufirit.

Aleanca në diskutimin e çështjeve të rëndësishme

Page 15: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 2014 15nato

Njëzet e tetë, për njëzet e tetë

Ne, Ministrat e Jashtëm të NUC, jemi takuar sot për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe për të rishikuar progresin e bërë në

punën tonë të përbashkët, që nga takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive (NUC), në Samitin e Uellsit më 4 shtator 2014. Ne dënojmë fuqimisht destabiliz-imin e vazhdueshëm dhe të qëllimshëm të Rusisë në Ukrainën lindore në shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ofrimin e tankeve, sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe armëve të tjera të rënda ndaj separatistëve dhe aktivitetet ushtarake, të cilat shkelin marrëveshjet e arritura në shtator në Minsk. Deklarata e “respektimit” të Rusisë për rezultatet e të ashtuquajturave zgjedhje të separatistëve më 2 nëntor, të cilat ne nuk i njohim dhe nuk do t’i njohim, ka përkeqësuar më tej tensionet. Ne dënojmë ndërtimet ushtarake të Rusisë në Krime, si dhe përkeqësimin e situatës e të drejtave të njeriut në gadi-shullin e Krimesë. I bëjmë thirrje Rusisë të kthejë “aneksimin” e saj ilegal të vetë-shpallur dhe jolegjitim të Krimesë, të cilat ne nuk i njohim e nuk do t’i njohim dhe të respektojë të drejtat e popullsisë lokale, duke përfshirë popullsinë amtare të Tatarëve të Krimesë. Veprimet e Ru-sisë minojë sigurinë e Ukrainës dhe kanë implikime serioze për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë zonës Euro-Atlantike. Në këtë aspekt, ne jemi të shqetësuar edhe me planet e deklaruara të Rusisë për ndërtimet e mëtejshme ushtarake në Detin e Zi, e cila potencialisht do të ketë implikime të tjera mbi stabilitetin e rajonit. Ne mbështesim marrëveshjet në Minsk, të cilat ofrojnë një rrugë drejt një zgjidhje të qëndrueshme politike të krizës. I bëjmë thirrje Rusisë të respektojë angazhimet e saj sipas kushteve të marrëveshjeve në

Ministrat e jashtëm takohen në një kohë shumë vendimtare për sigurinë tonë. Viti 2014, ka qenë vit i agresionit,

krizës dhe konfliktit. Por NATO qëndron e fortë. Veprimet agresive të Rusisë kanë minuar sigurinë Euro-Atlantike. Ndërsa përpjekjet për paqen e qëndrueshme vazh-dojnë, ne shohim rritjen e konsiderueshme të mbështetjes ushtarake rreth Ukrainës. Transferta të mëdha të avancuara të armëve ruse, të pajisjeve dhe të personelit ushtarak të dhunshëm të separatistëve. Rritje të madhe në aktivitetin ushtarak rus rreth Evropës dhe më gjerë. Në jug, dhuna dhe ekstremizmi janë përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ne mirëpresim përpjekjet e gjera të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit terrorist Isil, e cila në të vërtetë tashmë po tregon rezultatet. Të gjithë aleatët po luajnë rolin e tyre në këtë koalicion kundër Isil. Në Samitin e Uellsit, kemi rënë dakord për një Plan Gatishmërie për t’u marrë me sfidat në të dy anët, në lindje dhe jug. Jemi të angazhuar për zbatimin e planit në kohë dhe në mënyrë të plotë. Ne do të shqyrtojmë përparimin tonë dhe do të diskutojmë për hapat e ardhshëm. Ne kemi rritur tashmë praninë në pjesën lindore të Aleancës sonë. Kemi pesë herë më shumë aeroplanë në ajër. Forcat tona kanë filluar një stërvitje çdo dy ditë. Kemi rritur edhe numrin e anijeve në Baltik dhe detin e Zi. Të gjithë aleatët po kontribuojnë. Njëzet e tetë për njëzet e tetë. Ne gjithashtu, po zhvillojmë një “Forcë majë shtize”, në gjendje të përgjigjet brenda disa ditësh. Po punojmë për të qëndruar në këtë forcë të re deri në vitin

Nga fjala e Konferencës për shtyp para takimit ministror, e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg

2016. Ndërkohë, kemi rritur atë që kemi. Unë pres që në fillim të vitit të ardhshëm, një numër i aleatëve do të sigurojnë një forcë të përkohshme me një nivel të lartë të gatishmërisë. Kjo do të na bëjë të përgatitur edhe më mirë për të penguar dhe për tu mbrojtur nga çdo krizë që del përreth kufijve tanë. Në Uells, gjithashtu e bëmë të qartë mbështetjen tonë të fortë për Sovranitetin e Ukrainës, pavarësinë dhe integritetin territorial. Pavarësisht nga sfidat, zgjedhjet e fundit ishin një sukses. Populli i Ukrainës foli me zë të lartë dhe qartë në favor të demokracisë, të unitetit dhe të integrimit evropian. NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj të zgjedhur. Në Samit, ne kemi rënë dakord për të ngritur disa fonde të mirëbe-simit. Në fusha të tilla si në komandën dhe kontrollin, logjistikë dhe mbrojtjen kibernetike. Shumë aleatë kanë qenë që më përpara për të kontribuar. Së fundi, ne kemi rënë dakord në Uells, se do të hapim një kapitull të ri në partneritetin tonë me Afganistanin, meqënëse misionit tonë

luftarak po i vjen fundi. Kemi bërë atë që kishim përcaktuar për të bërë. Kombet tona janë më të sigurta dhe Afganistani është më i fortë. Parlamenti afgan ka ratifikuar tashmë me një shumicë dërrm-uese dy marrëveshje sigurie, me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. E mirëpresim ngrohtësisht votën, e cila hap rrugën për nisjen e misionit tonë të ri. Mbështetja e Vendosur do të nisë ditën e parë të janarit të vitit 2015. Ky do të jetë një mision jo luftarak për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë. Ajo pasqyron përparimin që kemi bërë së bashku me sakrificë të madhe. Kjo do t’i mundësojë Afganistanit, për të ndërtuar mbi këtë progres. Por misioni i ri është vetëm një aspekt i mbështetjes tonë. Ne gjithashtu do të sigurojmë fonde për forcat afgane të sigurisë kombëtare. Do të zhvillojmë partneritetin tonë afatgjatë me Afganistanin. Unë jam shumë i kënaqur që do të takohem me presidentin Ghani dhe me kryeshefin Ekzekutiv Abdullah, i cili do të bashkohet me ne në takimin ministror. Pjesëmarrja e tyre nënvizon rëndësinë jetike të partneritetit tonë. Për Afganistanin, rajonin dhe sigurinë tonë. Pra, për ta përmbledhur, unë pres që të shoh katër rezultate konkrete nga ky takim ministror: Marrëveshjen mbi praninë e vazhdueshme të NATO-s në pjesën lin-dore të Aleancës vitin tonë të ardhshëm. Shpalljen e përkohshme të Forcës majë shtize, për të rritur gatishmërinë tonë.

Mbështetjen e fortë politike dhe prak-tike për Ukrainën. Dhe nisjen misionit të ri në Afganistan, misionit të Mbështetjes të vendosur.

Minsk, duke përfshirë: të tërheqë forcat e saj dhe pajisjet ushtarake nga territori ukrainas dhe përgjatë kufirit ukrainas; për të siguruar monitorimin efektiv ndërkombëtar të kufirit dhe për të riven-dosur sovranitetin e Ukrainës mbi anën e saj të kufirit; për të lejuar negocimin e një zgjidhje politike dhe diplomatike, që respekton sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial dhe kufijtë e njohura ndërkombëtare. Rusia duhet të përdorë ndikimin e saj mbi separatistët, për të siguruar që ata të ndalin sulmet e tyre dhe t’i përmbahen armëpushimit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe nderimit të të gjitha angazhimeve të tyre sipas marrëveshjeve në Minsk. Ne i përgëzojmë dhe mbësh-tesim plotësisht përpjekjet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për kontributin në depërshkallëz-

imin dhe ndjekjen e një zgjidhje paqësore të krizës. Aleatët mirëpresin zhvillimin e lirë dhe të paanshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të mbaj-tura në Ukrainë më 26 tetor, pavarësisht rrethanave sfiduese. Zgjedhjet janë një dëshmi e përkushtimit të popullit ukrai-nas, të lirisë dhe të demokracisë dhe një e ardhme e lidhur në mënyrë të vendosur me demokracitë evropiane, i lirë për të vendosur të ardhmen e tij dhe kursin e politikës së jashtme. Aleatët do të vazhdojnë mbështetjen edhe përmes Programit Kom-bëtar Vjetor (ANP), në fillimin e reformave gjithëpërfshirëse të Ukrainës. Implementimi i shpejtë i reformave të tilla të gjera për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur një proces gjithëpërfshirës politik, të bazuar në vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut, minoriteteve dhe sundimi

i ligjit, mbetet vendimtar për konsolidimin e demokracisë ukrainase dhe për zhvillimin e saj ekonomik. Duke kujtuar Deklaratën e NUC në Uells në Samitin e Përbashkët, Aleatët kanë rritur mbështetjen e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të sigurojë më mirë mbrojtjen e vet. Ne kemi rritur bashkëpunimin në kuadrin e Partneritetit tonë të dallueshëm. Ne jemi për forcimin e bashkëpunimit tonë në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë përmes zhvillimit të aftë-sive dhe ndërtimin e kapaciteteve të qën-drueshme të programeve për Ukrainën. Sot, ne jemi të kënaqur kur njoftojmë se fondet dhe projektet e mirëbesimit në komandën, kontrollin, komunikimin dhe kompjuterat, logjistikën dhe standardiz-imin, mbrojtjen kibernetike, tranzicionin e karrierës ushtarake, dhe rehabilitimin mjekësor janë funksionale. Ne do të

vazhdojmë të promovojmë zhvillimin e ndërveprimit më të madh mes forcave të Ukrainës dhe NATO-s. Prania këshil-limore e zgjeruar e NATO-s në Kiev është tashmë në vend dhe do të vazhdojë të rritet. Siç kërkohet nga Ukraina, Aleatët do të vazhdojnë të ofrojnë ekspertizë kur Ukraina të përfundojë rishikimin e plotë të mbrojtjes dhe të sektorit të sigurisë. Axhenda gjithëpërfshirse e reformave të ndërmarra nga Ukraina në kuadër të ANP-së saj me NATO-n, si edhe në kontekstin e Marrëveshjes së saj të Asociimit me BE-në, do të forcojë më tej Ukrainën. NATO dhe aleatët do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për reformën. Ukraina mirëpret materiale jo-vdekjeprurëse, (të sigurta) që ofrohen nga shumë aleatë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe ndihmën që ofrohet për trajtimine personelit të plagosur ukrainas dhe në çminimin humanitar. Ukraina është mirënjohse për ndihmën humanitare të ofruar për popullatën e zhvendosur brenda vendit, si dhe bashkëpunimin e konsiderueshëm nëpërmjet Shkencës për Paqe dhe programit të Mbrojtjes. Ukraina gjithashtu shikon përpara për të eksplo-ruar mënyra për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe dialogun strategjik me Aleancën. Ne riafirmojmë se një Ukraine e pavarur, sovrane dhe e qëndrueshme, e vendosur për demokracinë dhe sundimin e ligjit, është kyçe për sigurinë në zonën Euro-Atlantike, e cila, siç thuhet në Kartën mbi Partneritetin e dallueshëm, Ukraina është pjesë e pandashme. Aleanca vazhdon mbështetjen e saj të plotë për Sovranitetin e Ukrainës, pavarësisë dhe integritetit territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Mimoza GolikjaBurimi:nato.int

Bruksel, 2 dhjetor 2014/ Deklaratë e përbashkët e Komisionit NATO-Ukrainë

NATO vazhdon të mbështesë Ukrainën

Page 16: Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të …...ushtria E prEmtE, 5 dhjEtor 2014 1 Ceremoni ushtarake në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut “Ata djem e vajza në lulen

ushtriaE prEmtE, 5 dhjEtor 201416

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

fotot: elvin hasanaj

102 vjet Forca të ArmatosuraOrkestra Frymore dhe Perkursive e FA koncert

artistik në 102- vjetorin e krijimit të FARSH

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe 102-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në sal-

lën e Universitetit të Arteve, në mbrëmjen e datës 4 dhjetor, Orkestra Frymore dhe Perkur-sive e Forcave të Armatosura dha një koncert artistik jubilar me tamatikë liria dhe me pjesë të zgjedhura të muzikës klasike. Orkestra e drejtuar nga drejtori artistik Artan Liçaj dhe e udhëhequr me profesionalizëm të lartë nga dirigjentët Artan Liçaj dhe Altin Babameto, interpretoi pjesë nga kompozitorë të huaj dhe vendas. Programi u hap me fragmentin “Populli u këndon heronjve”, nga Rapsodia Nr 2 e kompozitorit të mirënjohur Kujtim Laro. Pjesët e tjera ishin përzgjedhur nga repertori i emrave të njohur të muzikës klasike botërore, si i madhi Xhuzepe Verdi, nga opera “Aida”, Grand Finale akti i II, nga John Ëilliams, pjesë e shkëputur nga “Shindler’s List”, nga Stiven Reinke “Pilatus Mountain of Dragons”, nga Jerry Noëak “Sinatra in Concert”, si dhe Leonard Bernstein “Ëest Side Story”. Koncerti i Orkestrës Frymore dhe Perkursive të Forcave të Aematosura u ndoq më shumë interes dhe u mirëprit me duartrokitje të herë pas hershme na spektatorët ushtarakë dhe civilë të FA dhe qytetarë të kryeqytetit që kishin mbushur plot sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.