daniel gazulli vjeshtë në lebjanë - novela

249
Daniel Gàzulli Vjeshtë Lebjanë 1

Upload: marjan-dodaj

Post on 23-Jun-2015

1.424 views

Category:

Technology


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Daniel Gàzulli

VjeshtënëLebjanë

1

Page 2: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Jeta nuk asht lojë- novelë -

1

Ishte tetor. E premtë mbasdreke. Porsa zuna vend në hotel dhe u

drejtova për në Teatrin Popullor. Kur shkoja në Tiranë, fundjavësh, gjaja a parë që shpresoja të baja, ishte të shikoja një dramë ose një opera.

Po nxitimi im shkoi hupës. Biletat shiteshin me autorizim. Nuk e kuptoj përse njerëzit i vështirësojnë kështu punët e tyne, si bie fjala, me shitë bileta me autorizim.

Atëherë u nisa për nga Kinema “Partizani”. Filmat premierë zakonisht shfaqeshin atje.

2

Page 3: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Te sporteli nuk kishte njeri, kurse sheshi para kinenemasë ishte plot. Pra edhe këtu biletat ishin shitë me kohë. Po nuk u shkurajova. Mund të gjeja ndonjë në dorë. Gjimnazistet marrin pothuej gjithmonë ndonjë biletë të tepërt me shpresë “të peshkojnë” ndonjënin.

Para meje kaluen katër vajza, ashtu pranë e pranë, ngjeshë njëna me tjetren, si kalojnë random vajzat. Ajo në të majtë ishte motra ime, Dejka. Shpejtova hapin dhe i arrijta. Atyne dy të mesit u vuna duert mbi supe që të më hapnin vend.

- Nga njëna prej jush due biletën – u thashë.

Bujana e Dejka qeshën, kurse njëna nga vajzat që nuk e njihja, më vështroi krejt e hutueme, gati e trembun. Ç’asht e vërteta edhe unë e kisha humbë atë lirshmëninë me të

3

Page 4: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

cilen isha nisë: ajo në të majtë ishte tepër e bukur për t’i vu dorën në sup. Megjithate, ma shumë për të shpengue veten se ate, iu drejtova pikërisht asaj:

- Ç’më shikon si e trembun, më jep biletën.

Ajo shikoi shoqet sikur kërkonte ndihmë.

- Asht vëllaj i Dejkës, Sara – foli Bujana.

Sara mori frymë ma e lehtësueme, u përpoq të përvijonte një buzëqeshje, po pa arrijtë të çlirohej nga ai hutimi i parë. E dukej se edhe ndërhymja e Bujanës tash kishte pak randësi për te: hapi porsa buzët sikur donte të merrte ma mirë frymë dhe, pa më shqitë një çast shikimin, më zgjati biletën e saj.

I dhashë dorën. E, tue mos dijtë çfarë t’i thoja, pse edhe unë nuk isha

4

Page 5: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ma pak i hutuem se ajo, më erdh në mend, në mos tjetër, të paraqitesha:

- Filip Krina – i thash dhe ashtu, dorë më dorë, u shikuem jo pak gjatë. Vajzat tjera ishin përskuqë edhe ato.

Mandej i dhashë dorën vajzës në të djathtë të saj, që më duket se Dejka tha se quhej Blodinelë. U përshëndeta me Bujanën e u përqafova me Dejkën.

Vajzat nuk humbën kohë, fol andej e fol këndej, mbas pak minutash gjetën edhe biletën e pestë.

Nga filmi, merret vesht, nuk mbaj mendë asgja. Jo se do të ketë qenë film i keq, përkundrazi, se ndryshe si do të ishin mbarue biletat gjysëm ora para shfaqjes, po në të djathtë kisha Saren.

Puna e parë, ajo ishte e bukur. Edhe sot e kam të vështirë ta

5

Page 6: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

përshkruaj e të them çfarë më kishte topitë ashtu. A, po, e gjeta, e gjeta po, ashtu si më pëlqenin mue vajzat, sytë bojëqiell në të gjelbër, dhe atë cepin e buzës që sikur plluskonte afsh ngrohtësie. Po mbi gjithçka ishin sytë e saj. Sytë e saj? Jo, desha të them, vështrimi i saj, që sikur të përshkonte çdo qelizë të trupit e të bante të ndjeheshe si në ekstazë. Mandej emni: Sara. Në ato vite emni Sara ishte krejt i rrallë. Kisha njohë po në Shkodër një vajzë me emnin Sara, një çifute … U shtanga. U shtanga pikërisht nga bishti i synit të saj. Vallë të ishte çifute edhe kjo? E unë kisha njëfarë dobësie për to. Të tjerëve mund t’u thoja se kjo dobësi kishte lindë kur mësova se Ajnshtajni kishte qenë çifut, ose që kur kisha lexue “Çifuten e Toledos”, ose … Po e vërteta ishte një tjetër: Dikur, kur isha

6

Page 7: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ende çunak, në të dytë gjimnaz, kisha njohë të bukuren Poli Shart, që mbet përgjithmonë një andërr e fshehtë.

Mbas filmit, të pestë bashkë, përcollëm Dejkën e Bujanën për në konvikt.

Mandej u kthyem rrugës ndanë “Librit ndërkombtar”.

Në Sheshin “Skendërbej” ato, Sara e Blodinela, e ngadalsuen hapin, tue mendue se unë do të kthehesha në hotel, po bana sikur nuk i vuna ore dhe vazhdova me po atë ritëm.

Nuk mbaj mendë për çfarë bisedonim, po do të kenë qenë gjana të parandësishme, sa për të thye heshtjen.

Tek Posta Qendrore vajza e shëndoshë e me emnin e gjatë Blodinelë na tha “natën e mirë” dhe hyni në shtëpi. M’u duk sikur u çlirova nga një barrë e randë dhe vuna buzën

7

Page 8: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

në gaz tue mendue se duhej të peshonte jo ma pak se tetëdhjetë kile.

- Po ik edhe unë – më tha Sara tue më zgjatë dorën.

- Po të përcjell – i thashë dhe bëna sikur nuk e kisha vu ore dorën e shtrime.

Ajo do të jetë skuqë, po nuk e pashë, se kisha ecë pak përpara. Pikërisht atë çast u mundova ta parafytyroja pa e shikue: shtahedhun, qafë të gjatë e të drejtë, buzët pak të çeluna thuejse gjithnjë dhe …. Jo, nuk kishte kuptim ta parafytyroja kur e kisha aq pranë. U ktheva nga ajo me njëfarë nxitimi dhe e shikova drejt në sy: ngriti edhe ma kryet sikur u kërkonte ndihmë yjeve e ashtu dukej magjishem e bukur.

E, në vend që të flisnim, vazhduem gjatë krejt në heshtje, një

8

Page 9: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

heshtje që na mundonte të dyve, po s’e thenim dot.

- Kështu pra, Sara – nisa dikur të flas ashtu kuturu, pa dijtë se çfarë do të thoja – Takohen dy njerëz papritë një ditë dhe …

Ajo uli qepallat si e kapun në faj. Nuk u ndala as aty ku përsëri më

tha se do të largohej, se ja, kishim arrijtë, e më tregoi me dorë pallatin në të majtë. E përcolla deri tek shkallët. Vetëm aty i dhashë dorën e ia mbajta pak gjatë, ndoshta edhe ia shtërngova pa kaptue, se ajo sikur lëshoi një psherëtimë e unë ia lehtësova, por pa ia lëshue menjëherë.

Kur arrijti tek sheshpushimi i katit të parë, i thirra:

- Sara! Ajo u ndal.

9

Page 10: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Nuk më the, kur do të takohemi nesër?

Ajo as u përgjegj, as iku. - Mirë, takohemi paradreke. Do të

vij në pushimin e madh nga gjimnazi. - Natën e mirë – tha ajo me zanin

që i dridhej dhe iku. … Kishte nisë si lojë me atë punën

e biletave, po tashma s’ishte lojë: kisha ra në dashuni.

2

Në orën nandë, porsa u hap sporteli i Teatrit, bleva dy bileta për shfaqjen e Korçës, që jepej në gjashtë të darkës, dhe vrapova për në gjimnaz.

Donte ende shumë kohë që të binte zilja.

Edhe kur zilja ra, nuk u afrova shumë. Po sikur t’i vinte vështirë

10

Page 11: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

duke më parë aty përballë oborrit e nuk dilte fare? Kurse unë duhej ta takoja patjetër. As mundja e as kishte kuptim të përpiqesha të kuptoja „përse patjetër”, po një gja ishte e sigurtë: nuk mbaja mend të kisha kalue një natë pa gjumë. E një natë më parë unë nuk kisha arrijtë të flija.

Isha vetëm njëzet e dy vjeç.Nuk kaloi shumë dhe e pashë të

dilte nga dera kryesore e oborrit me atë shoqën e saj të shëndoshë, që ia kisha harrue emnin. Bante sikur lexonte në një libër që mbante në dorë, sikur përsëriste mësimin e orës së ardhëshme, po në të vërtetë çdo sekond shikimin e hidhte nga ana veriore praj nga priste të shkoja. Po unë shkova nga e kundërta dhe u fola prej mbrapa:

- Mirëmëmgjes.

11

Page 12: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Sara u kthye me rrëmbim, kurse ajo tjetra, me atë emnin e gjatë, u rrotullue ma ngadalë. Megjithatë, ajo ma ktheu përgjigjen e para:

- Mirëmëngjes, Filip. Sarës i ndryshonte ngjyra e

lëkurës në çdo sekond. U dhashë dorën ashtu i topitun

edhe unë.- Nga kështu? – u tall haptas e

shëndosha, po me një buzëqeshje gjithë mirësi në fytyrë.

- I kisha premtue Sarës një biletë për në Teatër – iu përgjegja gjithnjë e ma i çliruem.

Sara u ba flakë e kuqe.- Takohemi në ora pesë para Tatrit

të Kukullave – i thashë, se ndërkohë ra zilja për fillimin e orës tjetër.

Ajo ngriti qepallat, më shikoi drejt në sy për një çast fare të shkurtë, dhe mezi tha:

12

Page 13: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Mirë, shihemi.

3

Kishin mbetë edhe pothuej shtatë orë që të rishiheshim. Shtatë orë ishin tepër larg, diçka tej horizontit të kohës. Kurrë nuk më ishte dukë Tirana aq e paktë për të kalue shtatë orë.

Po ja, ora pesë po afrohej dhe tash padurimi ishte përzje më një shqetësim të ankthtë. Do të vinte, vallë? … Po sikur të mos vinte? … Sa të pafuqishëm gjenden njerëzit para kësaj pyetje të bame, ndoshta, miliarda herë ndër shekuj, kësaj pyetje që do ta bajnë gjithmonë, sa kohë do të ketë njerëz mbi dhé.

Ajo u shfaq te kthesa pranë Bankës dhe po afrohej tue ecë gati me nxitim.

13

Page 14: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Mbrama, Filip.As që e prisja të më drejtohej me

emën.- Mirëmbrama, Sara.

Donte edhe dhjetë minuta që akrepi i madh të përgjysmonte dymbëdhjetën.

- Shkojmë në ndonjë vend e të pijmë diçka, Sara? … Kemi kohë …

- Shkojmë – tha ajo tashma me një qetësi që do të ishte e paprituna ma e madhe për mue.

Unë mora konjak, ajo zupë. Pothuejse nuk flisnim. Më vinte ta

rrihja veten me grushta, aq guak po tregohesha.

Prandaj edhe nuk ndenjem shumë në pastiçeri.

Kur po kalonim pranë ministrive, i vuna dorën porsa tek beli. Ajo më shikoi, u skuq, po buzën e vuni në

14

Page 15: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

gaz. Tashma shndriste e tana dhe dukej ndoshta edhe ma e çlirueme se unë, paçka se nuk thonte një fjalë; edhe pyetjeve të mia u përgjigjej me një “po” ose “jo”.

Filloi shfaqja. Ajo më pyeti me za të lehtë për emnat e tre-katër aktorëve. Mandej u mbështet edhe më shumë tek unë dhe u rrembye e gjitha mbas lojës së aktorëve. I mora dorën në dorë. Ajo ngriti porsa shikimin dhe u ngjesh edhe ma shumë mbas meje, aq sa e lejonte krahu i poltronit. Mandej përsëri u zhyt me vështrimin te skena, po dorën ma shtërgonte herë mbas here edhe ma fort.

4

Sa dolem nga Teatri, ajo tha: - Ishe te Dejka?

15

Page 16: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Jo – iu përgjegja.- Shkojmë? Kjo ishte e paprituna më e

çmendun që mund të më bante, megjithate nuk e kundërshtova dot.

- Po ju?! – na priti Dejka me fjalën e parë.

- Erdhem të të takojmë – thashë unë sikur po i kërkoja ndjesë që e kishim trazue.

Ato u shikuan në sy. Sara ishta ba flakë e kuqe, por shndriste e tana. Papritë u skuq edhe Dejka. Mandej, mbas një çasti, u përqafuen dhe u puthën. U përqafuen përsëri dhe përsëri u puthën. Një i huej ndoshta do të kishte mendue se ato po shiheshin kushedi mbas sa vitesh. Mandej Dejka më shikoi mue vetëm për një çast dhe qeshi. Nga hutimi i parë kishte kalue në një gaz të papërmbajtun.

16

Page 17: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Shikonin përsëri njëna tjetrën, përqafoheshin përsëri dhe qeshnin. Dhe s’thonin një fjalë, një fjalë të vetme.

Kur u ndamë, Dejka më puthi në një mënyrë të çuditshme. Ndoshta ashtu puthin të gjitha motrat kur marrin vesht se vëllaj ka ra në dashuni.

Morëm rrugën gjysëm të errtë në anë të Teatrit dhe aty u ndalëm. Ajo uli kryet vetëm për një çast në gjoksin tim. Mandej një puthje e shkurtë, zjarrin e së cilës më duket sikur e ndjej ende në buzë.

E përcolla përsëri deri tek sheshpushimi i shkallëve të pallatit të saj, i mora kryet në mes duerve, dhe aty fillova ta puthja me zjarr. Ajo mezi merrte frymë dhe shmangej herë mbas here, po mandej afrohej përsëri

17

Page 18: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

dhe pushonte kryet e bukur në gjoksin tim.

5

Të martën mora letrën e saj të parë. E kishte shkrue porsa ishte kthye në shtëpi.

Po për çudinë time, letra ishte e përmbajtun, e shkrueme ndoshta me ndruejtje e dyshime. Ishte ma shumë një rrëfim për vetveten dhe të sajët, kurse me çastet që kishim kalue bashkë e lidhnin vetem fillimi, “I dashun Filip”, dhe fundi, “Çamarrokja jote”, siç i kisha thanë unë dy a tri herë dhe kisha vu ore se i kishte pelqye.

Më shkruente sidomos për të sajët.

I ati ishte ingjinjer kimist. Ishte pesëdhjetë e gjashtë vjeç dhe kishte

18

Page 19: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

lindë në një qytet të vogël afër Frankfurtit. Quhej Gert Menham. Në Shqipni kishte ardhë më 1940. Në fillim kishte jetue në Elbasan bashkë me dy çifutë të tjerë të ikun prej Nazizmit. Me nanën e saj, që quhej Arionë dhe ishte vetëm tridhjetë e shtatë vjeçe, ishte martue tetëmbëdhjetë vjet ma parë, pse ajo kishte ngelë shtatzanë me Saren dhe u desh të martoheshin shpejt e shpejt. Kishte edhe një motër pesë vjet ma të vogel, që quhej Ada.

E lexova disa herë dhe në darkë i shkrova përgjigjen.

E kishte marrë të shtunë në mëngjes, dy orë para se të arrija unë.

6

19

Page 20: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

E para ma pa Blodinela. Më përshëndeti me dorë dhe vrapoi drejt meje sikur të ishte pendë e lehtë.

- Ia fitova bastin, Filip! – gati thirri ajo ende pa arrijtë tek unë – Kishim vu bast nëse do të vije ti sot apo jo. Ia fitova bastin! – thërriste përsëri nësa më shtërngonte dorën.

- Kurse unë mendoj se përsëri fitoi Sara – e ngacmova unë.

Ajo qeshi me të madhe dhe hidhej si fëmijë.

- Të lumtë! … Ma hodhe! … Në të vërtetë, përsëri fitoi ajo! – fliste me nxitim e shendeverë.

Sara po vinte ngadalë, buzagaze dhe flakë e kuqe. Nuk tha asnjë fajlë, vetëm sa uli kryet në gjoksin tim ndërsa më përkëdhelte dorën dhe dridhej lehtë. Gjimnazistet na shikonin dhe buzëqeshnin. Blodinela e qëllonte me shuplaka mbi shpatulla,

20

Page 21: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ndërsa unë baja sikur do ta mbroja. Po Sara nuk donte t’ia dinte dhe ndej ashtu në gjoksin tim për një kohë të gjatë.

Blodinela na shtyu.- Ikni – tha ajo. – Çantën ta sjell

unë në shtëpi. Sara nuk e ktheu asnjëherë kryet

nga oborri i gjimnazit. E dinte se të gjithë e kishin ndërpre shëtitjen dhe po vështronin ate.

7

Drekën e hangrem te “Donika”, në katin e dytë.

Mandej shkuem nga Kodrat e Liqenit Artificial.

Ishte një ditë aq e bukur vjeshte. Ajo u trondit. Jo ! – tha – Jo këtu!

Mund … Por që të dy ishim aq të përndezun, sa edhe ajo e dinte mirë

21

Page 22: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

se tashma kishte ardhë ai çast që në jeten e një vajze asht ndoshta shumë më i rëndësihem se në jetën e një djali. Jo! – vazhdonte të thonte ajo, por ndërkaq rrobat ishin lirue një e nga një, dhe mbas pak, aty rrazë një gështenje gjethëshumë deri në tokë, bamë dashuni për herë të parë.

Ndërsa tashmë po fashitej gjithçka, trupat tanë pak ma parë aq të tendosun dhe gjokset që sikur donin të çahehsin, ajo më hodhi një vështrim të butë, të paqtë, dhe çuditërisht të qetë.

- E dija që kjo do të ndodhte, Filip – tha me zë gati të sigurtë – dhe jam shumë e lumtun. Jam shumë e lumtun. Unë të due!

Ishte hera e parë që ajo më thonte “të dua”.

22

Page 23: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

… Kur u kthyem, pak vonë, shkuem përsëri tek bari i Pallatit të Kulturës.

Morem konjak e zupë. Kështu do të merrnim sa e sa herë të tjera në kujtim të asaj të shtundë mbasdreke.

Një soliste opere u ul në tavolinën pranë nesh me një zëvendësminister.

- Mëkat – tha Sara. – Shiko sa e re asht ajo!

Zëvendësminsitri shtroi me dorë tre-katër qimet e vetme që i kishin mbetë në kokën tullace e të yndyrëshme.

- Ajo nuk asht grueja e tij – i thashë – Gruen e tij e kam pasë shoqe gjimnazi.

Sara më shikoi e shqetësueme.- Po pse e mori ajo shoqja jote

këtë? - Nuk më pëlqen të flas për gratë e

zëvendësministrave – qesha unë.

23

Page 24: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Mbas pak ajo tha përsëri: - Kam uri. Përsëritem porosinë, edhe një

konjak e një zupë. Edhe në tryezat tjera kishte njerëz

të yndyrëshëm, vetë të shkuem në moshë, po me gra të reja në krah.

- Ikim – tha Sara – Këto çifte më prishin humorin.

Binte një shi i lehtë. Polici e kishte braktisë vendin e tij, kështuqë na i ramë mes për mes sheshit.

Pranë nesh kalonin autobuzët urbanë të mbushun plot me punëtorë që ktheheshin nga fabrikat.

E përcolla përsëri deri te sheshpushimi i katit të parë të pallatit të saj dhe u ndamë.

Pesë minuta ma vonë pashë hijen e një grueje në dritaren e guzhinës të apartamentit të saj. Prej gjoksit të bashëm kuptova që nuk ishte Sara.

24

Page 25: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Vjehrra ime e ardhëshme gëzoka shëndet të mirë, thashë me vete dhe u nisa për në Hotel “Peza”.

8

Në mëngjes m’u desh të prisja gjatë. Një çast u tremba se nuk do të vinte. I shqetësuem siç isha, vonë vuna ore një vajzë që kapërcej rrugën me shpejtësi, sa për pak desh e shtypi një makinë e u përplas me muE. I thash se herë tjetër të ishte ma e kujdesëshme, se më kishte ngri gjakun.

- Ou?! – ma ktheu ajo me qesendi – Aq i ndjeshem qenkeni ?

- Si jo, më ngjatë me Saren – i thash.

Ajo e pranoi humbjen, qeshi dhe iku.

Mbas pak u grinda me një plak.

25

Page 26: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Biro, mos ia di shtëpinë Selimit të Bratajve? – m’u afrua ai mun tek hundët.

- Jo – i thash i bezdisun. - Pa kujtohu, mor çun, punon në

Ministri ai ? - E kanë heqë, gjysh, e kanë

dërgue në fshat për riedukim.- Ç’thua kështu, mor bir?! Si ta zë

goja?! Selimi i Bratajve ka lëftuar që katërmbëdhjetë vjeç …

Rruga ishte bosh, nuk po kalonte asnjë makinë. Ja, mendova, po të kalojë ndonjë zjarrfikse, plaku, ashtu i sëkëlldisun siç ishte për Selimin e Bratajve, kishte shumë mundësi të na linte shëndetin një herë e mirë.

Ai u largue tue mërmëritë, tejet i zemruem me mue.

Kaloi një veturë me një njeri të yndyrëshëm.

26

Page 27: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Sara erdhi në dhjetë, atëherë kur nuk e prisja ma. Isha ulë në një stol të lulishtes dhe po shfletoja me padurim gazetën « Drita ».

Nuk u ngrita. As ajo u ul. U mbështet tek supi im, më mori kryet në dorë dhe e pushoi tek kërthiza e saj.

Ndjeja se si po më ngrohej trupi. I mora dorën dhe ia fërkova tek mjekrra, që ishte rritë jo pak.

Ashtu mjegullt po mendoja për forcën jetëdhanëse të përkëdheljes. Se ku kisha lexue se dashunia i ka rranjët në lëkurë.

Ajo u ul pranë meje dhe u ngjesh si kulpra mbas trupit tim. Buzët filluen t’i njomeshin e iu banë prush.

U shikuem gjatë në sy. Ajo tha: Filip! Kaq tha. Ishte e kotë të prisja që të thonte diçka ma shumë.

27

Page 28: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Nuk e pyeta përse ishte vonue aq shumë. U ngritem dhe ikem.

9

Ishim ulë në bar dhe shikonim Tiranën atje poshtë. Në guzhinën e saj, gjellët, hedhë me kohë nëpër pjata, tashma ishin ftohë. E ama, me siguri, po shkonte andej këndej pa dijtë ç’të bante. Kishte vite që e priste këte ditë, sidomos që atë pranëverë kur së bijës filluen t’i çuksnin gjijtë bluzën e bardhë që tashma i rrinte tepër ngusht e i duhej ble një tjetër. Dhe andërrimet e së bijës me libër në dorë, tretë kushedi në ç’tundime. Po nuk i kishte thanë kurrë “ç’ban, përse nuk lexon?”, pse Sara nuk kishte ndodhë të merrte ndonjëherë notë ma të vogel se pesë, ma e mira e Tiranës ishte, fotografinë gjithmonë

28

Page 29: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

në mes të të dalluemëve e kishte pasë te “Rruga e Barrikadave”. Por që andërronte, andërronte shumë, e kjo nuk kishte si të mos e vinte në dyshime t’amën.

Në shetitore ishte shtue lëvizja. Drejt godinës qendrore të Universitetit lumi i njerëzve nuk kishte të sosun. Mbas gjysëm ore fillonte ndeshja.

Ajo mbështeti kryet në gjoksin tim, aty ku krijohet ajo gropëz e lehtë në mes klavikules dhe supit.

Ndjeva se po djersitej. Fillova të mpihesha, po nuk lëviza.

Kushedi ç’andërr po shihte e nuk doja të zgjohej. Ose nuk shikonte andërr fare, se po bante gjumë të thellë. Dukej shumë e lodhun. Ishte e re dhe ato dit, e sidomos orët e fundit, nuk i kishte përballue lehtë.

29

Page 30: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Nga stadiumi vinin gumëzhitje valë-valë. Sa mirë do të ishte që ndeshja të përfundonte zero-zero, mendova. Po të shënojnë shkodranët, nga stadiumi do të vijë një gumëzhimë skëterrë.

Ajo fjeti gjatë dhe ma në fund, kur po mbaronte ndeshja, më kishte zanë gjumi edhe mue.

Ndoshta ishte shuemja përfundimtare e gumëzhimës që e zgjoi ate. Më puthi lehtë, fare lehtë, sikur kalonte një fllad afshngrohtë në qerpikët e syve. Mandej më gudulisi hundën aroma e djersës së gjinjëve. Ashtu përgjumshëm siç isha, qesha, e pushtova me forcë, dhe bamë përsëri dashuni.

Piva edhe një cigare dalngadalë tue shfrye tymin në flokë e saj e nuk më bahej të ngrihesha.

30

Page 31: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Kur po zbrisnim nga Kodra, ndjeva një uri të tmerrshme. Sa gjana të vogla e të zakonshme nuk i kujtohen njeriut, mendova, si bie fjala, të ishim kujtue të merrnim diçka me ngranë.

- Do të shkoj pak në shtëpi – tha papritë ajo.

- Jo – i thash unë – Në shtëpi do të gjesh gjellë të ftohta. Mandej, po të shkosh atje, ka rrezik … të mos vish ma.

- Do të vi – tha ajo e vendosun.- Do të rrimë deri vonë. Unë neser

iki – thash.- Do të rrimë – përsëriti ajo dhe u

largue.

10

- Kur do të shohim një nip të vogël – më tha baba.

31

Page 32: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Unë shtanga. Ç’ishte kjo pyetje? A nuk më kishte thanë sa herë se nuk duhej të martohesha i ri si ai? Mandej … drejt e në … Jo kur do të martohesh, por “kur do të shohim një nip të vogël”?! …. Ç’ishte kjo pyetje e tim eti? E, që ta kuptoja përsenë, vendosa të lueja edhe unë haptas:

- Së shpejti – i thash. Ai rregulloi qeleshen e bardhë dhe

u duk haptas se përgjigja ime nuk ishte aspak e papritun për të.

- Të shkojmë në klub e të marrim nga një gotë – tha ai.

Unë e dija se tim eti i pëlqente uzoja, prandaj porosita uzo për të dy.

Kishte kalue jo pak kohë, kur ai më pyeti përsëri:

- Ke zanë ndonjë vajzë? - Po, babush – iu përgjegja, pse e

kuptova që ai diçka dinte. - Nga asht?

32

Page 33: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Nga Tirana. Heshtem përsëri gjatë. Pinim nga

pak, fare pak, po gotat u mbaruen, kështuqë porositem dy uzo të tjera.

- Pra, the se asht nga Tirana? – theu dikur heshtjen ai.

- Po. Dhe kam frikë që ju nuk do t’ju pëlqejë.

- Nëse të ngrohë ty, përse nuk do të na pëlqejë ne? Ti … do të kesh zgjedhë vajzë të mirë … Diçka kemi dëgjue edhe na andej.

- Ju kanë thanë se djali i Krinajve po martohet me një çifute?

Ai nuk u përgjegj. Piu gotën deri në fund dhe u ngrit krejt papritë.

- Dalim – tha. – Dalim e ecim dy hapa, se po ndenjem gjatë këtu, do të dehemi për turp. Nga një herë pija të zë pa e kuptue.

33

Page 34: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Ecem. Ai, si e kishte pasë gjithmonë zakon, shkonte ndonjë hap para meje.

- Thonë se ata kanë vra Krishtin – foli krejt papritë ai.

- Edhe mund ta kenë vra, nuk e di. Punë dymijë vjetësh. Dikush edhe mund ta ketë vra, po kjo nuk ka të bajë me Saren.

Ecem përsëri pa folë, sa heshtja u ba vërtetë e padurueshme.

Dikur ai u ndal dhe tha se “ka ardhë ora të kthehem tek jot amë. Me siguri që mezi po më pret.”

- Ti i di vetë punët tueja – më tha kur më zgjati dorën – Po … në fshat mos e sill. Kushedi ç’do të thonë njerëzit për te. Ne … jemi të krishtenë të mirë.

Unë nuk fola. Ai më shikoi drejt në sy dhe m’u

duk se në atë shikim kishte ma

34

Page 35: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

shumë dashuni se asnjëherë tjetër. Im atë kishte qenë gjithmonë i përmbajtun me mue, edhe në të shprehun të dashunisë.

11

Unë largohesha të djelën vonë, ajo niste letër të hanën. Të shtunë paradreke ajo merrte letër prej meje, mbasdreke shkoja edhe unë.

Kur uleshim në bar, unë merrja konjak, ajo zupë dhe qeshnim kur porositnim.

Po afrohej dimri, po na vazhdonim të visheshim me të holla, e kur ndjenim ftohë, puqeshim edhe më fort njëni mbas tjetrit.

Sara nuk ishte ma ajo e para. Nuk ishte ma ajo vajza e ndruajtun, gjithë emocione e frikë. Po nuk ishte as e çlirëshme si ditët e para. Dhe … nuk i

35

Page 36: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

pëlqente ma të fliste për njerëzit e saj. Jo, asaj nuk i pëlqente të fliste për ta.

12

Dhe ja, një ditë ... Ngjau në mars. Sapo po çukiste

pranëvera.Mora një letër. “I dashur Filip, Mbramë kam kalue natën ma të

trishtueshme të jetës sime. Dje paradite mami mori shkollën

në telefon dhe kërkoi të kthehesha në shtëpi menjëherë. Ishte ora 11.

E tronditur për çka mund të kishte ngja, u ktheva në shtëpi me vrap, sa kur hyna mbrendë, më mbahej fryma.

Ajo dhe baba ishin ulë në kanapé me duer të kryqëzueme e fytyra të nemituna.

36

Page 37: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Çfarë ka ndodhë, ma?! – thirra e tmerrueme se aty mungonte Ada.

- Ulu, - tha baba me za të dridhun. Në sytë e tij dallova dhimbje. Atëherë mendja më shkoi tek ti, tek diçka e tmerrshme për ty, që tashti nuk due ta kujtoj ma. Por ata nuk të njihnin, ata nuk dinin asgja për ty, kështuqë disi u lehtësova.

U ula në anën tjetër, përballë tyne. - Filip Krina, ë!? – thirri mami me

një za që të shtinte frikën. - Ç’i ka ndodhë, ma?! – thirra në

çast dhe papritë u ngrita në kambë. - Të përqafon e të puth nga larg! Shikova baban. Ai e kishte ngulë

vështrimin në një romb të qilimit. Unë u shemba përsëri në poltronë.

Mami u ngrit e m’u afrue mbi krye. Kishte një vështrim të tmerrshëm. Për herë të parë pata frikë nanën time.

37

Page 38: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Kush asht ky dhaskal fshati që na prishi qetësinë, moj nuse?! Na thuej!

Deshta të flisja, deshta të tregoja gjithçka, deshta, në radhë të parë të mos lejoja askënd të të përçmonte, qoftë edhe nanën time, po fjalët m’u banë lëmsh në grykë.

- Ulu, Ariona – tha baba me të butë, po me zanin që i dridhej.

- Fol! – thirri ajo. - Unë e due, ma! … E due! Dhe

askush të mos guxojë të më përçmojë njeriun ma të dashun që kam! – thash ashtu befasisht edh për vete.

Ajo qeshi. Qeshi me të madhe. Të më kishte vu thonjtë në fyt, nuk do të isha trembë ashtu. O Zot, ç’e qeshun ishte ajo!

- Mendjelehtë! – thirri ajo – Dhe ai maskaraj që guxon e të mashtron!

- Ma, deri këtu! … Ai nuk asht maskara!

38

Page 39: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Hesht! – klithi ajo – Dhe kurrë në jetën tande të mos e shohish ma me sy! Kurrë! Imë bijë nuk do të martohet kurrë me një malok, jo dhaskal, po edhe professor i mbaruem të jetë!

Unë qava. Po, unë u tregova e dobët dhe qava. Më vinte të haja veten që nuk i mbajta dot lotët, po në fund të fundit e qamja ma bani mirë: më hoqi frikën dhe më çoi peshë zemrimin.

Të tjerat do t’i them kur të vish. Dhe duhet të vish doemos dhe menjëherë.

Të puthÇamarokja jote”.

P.S. Letrën po ta shkruej në orë të mësimit. Blodinela më porositi të të kujtoj për zhartier numur 74.

39

Page 40: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

13

Kishte dalë te Stacioni i Trenit bashkë me Blodinelën. Prisnin në dy anët e hymjes kryesore, gojëkyçuna, sikur numronin kalimtarët me mend, aq ngjanin si prej allçije.

U përpoqa të tregohesha i qetë, po qetësia ime vlejti pak: ato nuk e ngritën kryet njëherë.

Si ecem pak, Blodinela na la vetëm.

Zuna dhomë në “Peza”, mandej shkuem dhe u ulem në Pastiçeri “Tirana”. Morem të dy konjak. Ishte hera e parë që ajo pinte.

Si dolem prej aty, pse heshtja në një vend të vetëm bahet edhe ma e padurueshme, u endem gjatë Rrugës së Dibrës. Flisnim ashtu kot, për një njoftim filmi, për një djalë që nuk

40

Page 41: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

dinte të fishkëllente melodinë e një kange të njohun, por asnjë fjalë prej atyne që priste secili të thonte tjetri. “Ma mirë nesër” – thoja me vete – Nesër”. Të keqen njeriu do ta shtyjë gjithmonë për nesër.

- Më duhet të kthehem, - tha ajo pa më shikue në sy.

- E po … mirë … - fola mezi dhe e përcolla.

Si iu afruem pallatit ku banonte, dhe ajo nuk desht ta përcillja ma tej, i thash:

- Kur do të takohemi nesër? - Kur të duesh – foli ajo pa e ngritë

kryet.- Atëherë, në nandë. Natën e mirë. Ajo nuk u largue. Mbuloi fytyrën

me duer dhe qau.- Ç’ke, Sara ?!

41

Page 42: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Përse, përse nuk dashke as të më puthish?! Ç’të bana unë, Filip? – qau ajo me dënesë.

I mora kryet në gjoks. E përkëdhela të tanën, nga nalt poshtë. Mandej e putha në sy, në lotin e kripun. Dikush shau. Nuk iu zemrova.

Ajo e mbështeti përsëri kryet në gjoksin tim dhe unë e putha përsëri në flokët e artë.

- Natën e mirë, - tha ajo, por nuk u shkëput.

- Natën e mirë.Ajo u shkëput ngadalë, shumë

ngadalë, tue rrëshqitë duert nga qafa ime ku i kishte kryqëzue, mbi supe, përgjatë krahëve, mbi pëllambë, sikur donte ta zgjaste shkëputjen në pambarim. U rrotullue me mundim dhe u largue me hap të lodhur pa e kthye ma kryet.

42

Page 43: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

14

Të nesërmen, aty nga dreka, shkuem në konviktin e Shkollës së Gjuhëve të Hueja dhe morem Dejkën. Kur ajo e puthi Sarën në buzë, Sara u skuq.

- Do të hamë drekë bashkë - i thashë.

- O! – thirri ajo – Sa mirë! Do të pi birrë! Shikoni ç’ditë e bukur asht! Në konvikt të mërzitet shpirti.

Shkuem tek “Drini”. Në tryezën pranë nesh u ulën

shkrimtari SK dhe zëvendësministri DB.

- Ai asht kushrini i mamit tim – tha Sara.

- SK?!- Jo, ai tjetri.

43

Page 44: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Dejkës i pëlqente të trokisnim gotat sa herë pinte. Mori dy herë karkalec.

- Ju mos pini shumë, - tha ajo – se deheni lehtë.

Sara i bani me shenj kamarjerit të vinte.

- Do të paguejmë – tha ajo.- Përse kaq shpejt? – se si më

erdhi mue e thashë.- Këtu të zihet fryma – foli ajo dhe

dukej se vërtetë mezi po rrinte. Kamarjeri shtoi një lek në

mbledhje, po unë nuk e korigjova.- Harruat paketën, - foli shkrimtari

Sk, qeshi dhe më shkeli syrin. - Falemnderit – i thashë dhe u

ktheva dhe e mora. Kushrini i Arionës, ai

zëvendësminsitri, kishte ulë kryet sikur nuk donte të më shikonte.

44

Page 45: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Sa gja e mërzitëshme të kthehesh në konvikt! – tha Dejka me keqardhje të thellë, sa të vinte keq të ndaheshe prej saj. Po ajo iku dhe na morem rrugën për në Kodrat e Liqenit Artificial.

Atje nuk mund të mos e ndjeje ardhjen e pranëverës. Megjithatë, aty nga mbramja, u ftoh, kështuqë na u desh të zbrisnim ma shpejt se do të kishim dashtë.

Tashti Sara ishte ma e gjallë. “Asht e çuditëshme – po mendoja – ç’forcë e gjallni u jep vajzava dashunia. Në buzëqeshjen e saj nuk kishte ngelë asgja nga një natë ndoshta e kalueme pa gjumë”.

Në shetitore kaloi një veturë.- Përsëri ai – tha Sara. - Kush, “ai”? - BD, kushrini i mamit.Heshtje.

45

Page 46: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Duhet ba diçka, Filip, - tha ajo mjaft e vendosun.

- Do të vij në shtëpinë tande – iu gjegja edhe unë menjëherë, sepse ishte diçka që e kisha mendue gjithë ditën.

- Oh, Filip!?- Po, Sara, do të vij! Duhet! Ajo heshti gjatë dhe mandej tha e

vendosun:- Mirë, shkojmë … Dhe u nisem.

15

Derën na e hapi një grue e shëndetëshme, shumë ma e re nga ç’e kisha mendue unë, e mbajtun mirë, pse jo, edhe mjaft e bukur e që ia dinte vlerën bukurisë së saj.

- Mirëmbrama – e përshëndeta.

46

Page 47: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Filipi? – pyeti ajo para se të na bante udhë.

- Po, ai vetë. - Urdhroni – shtriu krahun ajo drejt

korridorit në mënyrë pak teatrale, pak tallëse, por në dukje mjaft e qetë.

I dhash dorën dhe hyna. Një vajzë 12-13 vjeçare po i binte

violinës. Ishte Ada, emni i së cilës kishte hy sa herë në bisedat tona. Ajo pothuej u tremb kur iu drajtue e ama:

- Ja, Ada, ky asht Filipi, ai dhaskali nga fshati.

Dhe më shikoi drejt në sy, thuajse me triumf që nuk kishte ngurrue të më fyente si nuk e kishte mendue ndoshta as vetë.

Sarës iu rrëmbushën sytë. Ada vuni violinën në kuti. Dhe pa më shqitë vështrimin gjithë dashuni, ndoshta edhe me shumë dhimbje, u

47

Page 48: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

largue ngadalë për në dhomën tjetër. Mbas saj doli edhe Ariona.

Sara kishte shtangë aty pranë derës sikur të mos isha unë i huej në mes atyne orendive të ftohta, po ajo.

Mbi parketin e vernikosun rishtas ishte shtrue një qilim i shtrejtë. Kishte ma shumë poltrona nga sa mund të mbante natyrshëm ajo dhomë, ndaj edhe mezi lëvizje lirshëm në mes tyne. Një televizor i vogël japonez, si sy i zbardhun nga glaukoma, ishte ngarkue me vazo artistike e lule artificiale. Mbi të, nalt në mur, një fotografi me kornizë të prarueme ku kishin dalë prindtë e Sarës ditën e martesës. Kishin kalue pothuej 19 vjet dhe ndoshta Ariona ishte ma e bukur tashti se atëherë.

Në faqen tjetër të murit, mbi mue, ishte një kuadër i piktorit M. V. me vlera mjaft të dyshimta artistike, por

48

Page 49: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

që dy vjet ma parë kishte marrë çmim në një ekspozitë kombtare.

Hyri i ati i Sarës. Ai ishte i gjatë dhe dukej tepër i dobët në ato bizhame të mëdha që kishin mbështjellë trupin e tij thatim e të drobitun nga vitet. Më përshëndeti buzëgaz e me një përzemërsi të çiltër:

- Mirë se erdhët, djalosh. - Mirë se u gjeta, zotni Gert – iu

përgjigja unë si të ishim dy të njohun të vjetër.

- Filip Krina, apo jo ? - Po, ai vetë. Baba i Sarës u ul pranë meje dhe

më afroi cigare. Mandej mori çakmakun dhe ma ndezi me duert që i dridheshin; ato duer tepër të zbehta e të bardha, ndoshta edhe pse porsa kishte dalë prej dushit. Gjithshka tek

49

Page 50: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ai ishte në kontrast të plotë me buzëqeshjen ironike të Arionës.

Sytë më shkuen tek një bust i vogël i Ajnshtajnit, ndoshta i gdhendun jo fort mjeshtrisht, por gjithësesi mue më dha kënaqësi që gjeja aty Ajnshtajnin.

- Besoj se kjo kopje asht simbas portretit të skulptorit Vajnhard – thash unë.

- Krejt e vërtet – foli Gerti me kënaqësi.

Mandej biseda rrodhi krejt lirshëm, sikur kjo frazë të kishte qenë çelësi i heshtjes. Folëm për fizikë e kimi, për letërsi e muzikë. Flisja i çpenguem, pse nuk ishte e mundun të flisje ndrysh me atë burrë aq të paqtë e dashamir.

Gerti më hyni menjëherë në zemër dhe po mendoja sa të huej dukeshin

50

Page 51: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ai dhe Ajnshtajni në atë dhomë të randueme me xhingla e krejt pa shije.

Ndërkohë ishte kthye në dhomë Ariona dhe ishte ulë në poltronën përballë meje, kambë mbi kambë, tue zbulue pa teklif këllëqet e plota, na ndiqte shpërfillëse dhe me një krekosje gjithë fodullek.

- E pini uiskin? – më ndërpreu ajo. - Me kënaqësi - iu përgjegja

natyrshëm, edhe pse në atë kohë uiski ishte një pije tepër e rrallë për shqiptartë e që mund ta gjeje vetëm në baret e hoteleve turistike.

Ajo u ngrit dhe mori shishen dhe tri gota pa më nda një çast një shikim tallës, aq sa dukej se mbas pak do të shpërthente në gaz me poterë.

- Gëzuar! – ngriti gotën Gerti. - Gëzuar dhe mirë se u gjeta! - ia

ktheva unë.

51

Page 52: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Mbas ngritjes së gotave u ba një heshtje si tepër e gjatë dhe vërejta se fytyra e Arionës filloi të tendosej.

- Ju tashma e dini që na duhemi - e theva heshtjen unë me një frazë të ndërtueme me sforcim.

- Sara duhej të na pyeste ne përpara! – tha premas Ariona.

Gerti nuk foli. Ai kishte ulë kryet dhe po trokiste me gishta në tryezë.

- Pikërisht për këte erdha sonte, - iu gjegja unë – të marrim pëlqimin tuej.

- Ta merrni, apo ta kërkoni? – më pyeti ashpër Ariona.

- A nuk asht e njëjta gja? - E në qoftë se na do të themi jo!?

– e theksoi aq fort jo-në ajo.- Ju?- Unë dhe im shoq!Gerti kishte ulë kryet edhe ma

shumë.

52

Page 53: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Atëherë Sarës do t’i duhej të vendoste vetë – fola unë me qetësi edhe pse në thellësi tronditja kishte fillue të bante punën e vet.

Ariona qeshi.- Gëzuar! – negriti përsëri gotën

Gerti, megjithëse ai vetëm sa e afronte tek buzët.

- Gëzuar! – e ktheva me fund gotën unë.

- Nuk keni përse të nxitoheni, djalosh – foli zëdridhun e gjithë ndruejtje Gerti. – Ajo asht tepër e re. Lëjani kohës të gjykojë.

Ariona i hodhi një vështrim gjithë përbuzje. Vështrimet u kryqëzuen. Gerti uli qepallat. M’u dhimbs.

- Ju ishit përsëri bashkë sot – tha ajo.

- Natyrisht – fola unë.- Kjo ishte hera e fundit! – shkoqi

me forcë fjalët Ariona.

53

Page 54: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Ndoshta – thashë unë, por me një ton të tillë që të linte të kuptoje se do të ishte krejt e kundërta.

Sara u ngrit dhe iku në dhomën tjetër.

U ngrita parpitë edhe unë. Jo që ta ndiqja. Nuk e di përse u ngrita ashtu. Po tashti nuk kishte kuptim të ulesha përsëri. Ndoshta për sonte …

- Ku shkoni?! – foli me keqardhje Gerti.

- Ju falemnderit për pritjen. Kam zanë vend në hotel.

- Kaq shpejt? ... Sikur të ... - Mjaft, Gert! Asht ma mirë që iken

vetë! – gati thirri me kërcënim Ariona.Kësaj radhe buzëqesha unë pa e

fsheh një farë ironie për zemratën e Arionës. Gerti kafshoi thonjtë. Mandej më zgjati dorën pa më përcjellë. As Sara nuk po dilte. Trokita në derën e dhomës së saj e të Adës dhe e hapa.

54

Page 55: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Ajo kishte sjellë shpinën dhe rrinte e përqafueme me Adën.

- Unë po ik, Sara – thashë, dhe mbasi prita edhe pak mos lëvizte ajo, u urova natën e mirë vajzave dhe u drejtova për nga dera e jashtme. Përkundrazi, Ariona, nuk desht të kthehej as në korridor. Ajo më përcolli edhe një kat ma poshtë.

- Mos jemi parë diku bashkë? - i thashë tek po përshëndeteshim – Bie fjala, në stadium?

- Mue në stadium?! .... - Po po, pikëriht në stadium. Në

mos gabohem, ishit jo fort larg meje dhe futbollistit J.R.

Ajo as u skuq e as u zbeh.- Mirë që nuk u kujtuat ma parë –

tha ajo me të tallun.- Atje vetëm se nuk ua thashë – ia

ktheva jo pa mllef.

55

Page 56: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Natën e mirë – më shtriu dorën ajo.

- Mirëupafshim, Ariona – ia ktheva mjaft i vendosun.

16

Po një kat ma poshtë, sa matesha të dilja nga ai pallat ku më kishin pritë as ma mirë e as më keq sa e kisha mendue, gjunjtë filluen të më tradhëtonin dhe zemra të regtonte si nuk e kisha pritë. Atje nalt nuk isha i sigurtë se do të kthehesha ma. E kjo ishte e randë për mue, qysh tash nuk e përballoja lehtë.

Po ja që në qoshe të rrugës priste një vajzë e se si më erdhi të mbështetesha pak tek ajo.

- Mirëmbrëma, Zina i thashë.Ajo qeshi.

56

Page 57: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Nuk jam Zina - vazhdoi të kukuriste ajo.

- Ashtu? Po cila jeni atëherë?Ajo u hutue. - Dorina më quejnë. - Mirëmbrama, Rina, pra – s’ia

ndaja shikimin e paturpshën unë.- Mirëmbrama – s’e mbajti dot

gazin ajo. Ndjeva se po më merreshin

kambët. Jo, nuk ishte uiski që më kishte ra në krye. Nuk ishte uiski, një gotë e vetme. Unë e dija përse po më merreshin kambët, prandaj edhe u përpoqa të shkarkoja ankthin tim tek ajo vajzë e mirë që priste aty në qoshe të rrugës.

- Asht vonë të prismi, – i thashë - a s’vini me mue?

- Asht heret – tha ajo me një vështrim gjithnjë e ma pak të sigurtë – Unë po pres të dalë turni i dytë.

57

Page 58: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Aq ma mirë. Do edhe plot dy orë, kështuqë mund të pijmë nga një birrë bashkë. Nuk deshta të pi vetëm.

Ajo nuk po qeshte ma.- Ju ishit me Saren – tha Dorina. –

Nuk asht mirë kështu.- Por tashti, siç e shikoni, nuk jam

ma me Saren – fola unë me një dykuptim të tillë që më shtiu frikën edhe mue.

- A nuk ishe për darkë tek ajo?- Isha – i thashë, - por jo për darkë.- Nuk t’u duk e tmerrshme ajo

Ariona?- E njihni?- E kemi shefe plani në fabrikë.I kapa dorën. Ajo u tremb, po nuk

e tërhoq. Ishte gjysëmerrësinë. Tue u lëkundë, sa mezi mbahesha, iu çasa për ta puthë, po ajo u shmang me shkathtësi.

58

Page 59: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Keni pi shumë – tha ajo – ndaj doni të më puthni. Nesër as do t’u kujtohej kjo.

- Ndoshta – i thashë, - por jo nga që kam pi.

- Kjo ishte birra që donit të më ofronit?

- Më falni, - i thashë. – Tashti do të shkojmë diku.

- Jo – tha ajo e vendosun. – Unë po pres një shoqe. Ju fola nga që ju njihja. Deshta të them njoh Saren. Kurse ju … Nuk asht mirë kështu ....

- Po mue, më njihni?- Di që të thonë Filip.- Kush ta ka thanë emnin tim?- Lukja, një grue nga anët tueja, që

punon me mue. E kishte pyetë Ariona për ty.

- Ashtu?- Mue as ajo nuk më pëlqen. Se

ç’ka një urrejtje për të gjitha vajzat.

59

Page 60: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Ndoshta nga që vetë ka mbetë beqare plakë. Nuk besoj t’i ketë folë mirë Arionës edhe për ju.

Heshtëm. - Unë nuk t’u zemrova – theu

përsëri heshtjen ajo - E kuptova që donit të më puthnit që kur më kapet për doret. Dukej që ishit i dehun.

Unë qesha hidhun.- Jo – i thashë, - unë nuk jam i

dehun, por … - nuk deshta të thoja ma shumë. Shpresoja se nuk duhej të thoja ma shumë.

Mbas pak foli përsëri ajo:- Përse nuk pini cigare?- Nuk më pihet.- Djemtë pijnë shumë cigare kur

rrinë me vajza. E afrova edhe ma pranë dhe e

shtërngova në gjinjë, po pa asnjë të keq.

60

Page 61: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Sa vjeç je? – e pyeta ashtu kot, pse m’u duk edhe ma e re se e kisha mendue në fillim.

- Gjashtëmbëdhjetë. I përkëdhela flokët.- Sara nuk do ta marrë vesht

kurrë, të jeni i sigurtë - shtoi ajo mbas pak.

- Unë …, - fola gati me dhimbje – ju harrova emnin.

- Dorina.- Tashti, më besoni, nuk do ta

harroj ma. Jeni kaq e mirë. Ndejem edhe pak ashtu pa folë.

Mandej i përkëdhela fytyrën pothuej fëminore me te dyja duert dhe i thashë:

- Natën e mirë, Rina.- Natën, Filip - më tha ajo

zadridhun.

17

61

Page 62: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Keni një letër, - më tha Zyraja, mësuesja e klasës së parë.

E kuptova që ajo e kishte hapë. Në një rast tjetër nuk do t’ia kisha falë lehtë, po atë ditë nuk isha në gjendje të zemrohesha as me te.

- Ma jep, s’ka gja – i thashë. - Nuk e dija që e kishe nga ndonjë

vajzë – foli kuturu ajo.- Mirë, s’prishë punë, edhe pse ti e

di se unë pres letër gjithnjë nga e njëjta vajzë.

- Jo, unë … nuk e di … Sidoqoftë, urime.

- Falemnderit.

“Filip – shkruante ajo - M’u drodh buza. Mungente fjala “i dashun”. Shikova fundin e letrës: thjeshtë “Sara”.

62

Page 63: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Ke ndonjë fotografi të saj?- Jo.- Sa çudi!

“Kur isha e vogël – shkruente ajo – mendoja se, sa të rroja, do të doja vetëm një njeri: tim atë. Mbas pak vitesh lindi Ada, që asht gëzimi i jetës sime. Dhe ja ky hyne edhe ti në jetën time: u batë tre.

Por nuk paskish qenë e thanë ….. “

E futa sërishmi letrën në zarf. Do të kisha mjaft kohë ta lexoja. Por, ndërkaq, një frikë e një ankth më kishte pushtue të gjithin: mos vallë kjo do të ishte letra e saj e fundit dhe …. ?

Kështu, pra, jeta …

63

Page 64: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Kur do të martoheni? – m’i ndërpeu mendimet Zyraja.

E kuptova që ajo nuk e kishte lexue letrën deri në fund. Atëherë, përse djallin e kishte hapë ?

- Nuk besoj të martohemi … - Pse?Durimi im gati po sosej, prandaj

nuk munda të mos i hidhja një shikim mjaft domethanës.

- Thonë se ti ke dashtë shumë vajza - vazhdoi ajo pa e prishë terezinë.

- Jo dhe shumë.- Sa?Gjithshka mund të prisja prej saj,

po jo një pyetje kaq idiote.- Nuk e di. S’i kam numrue

ndonjëherë. - Pa mendohu pak?- S’mendohem dot.- Aq shumë janë?

64

Page 65: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Shumë – thashë, jo thjeshtë për ta heqë qafe, por sidomos sepse shterpësia e saj shpirtnore nuk ishte ma e paktë se idiotësia e ligësia e saj. E dija se nuk do të mund ta duroja dot ma, prandaj dola nga dhoma e mësuesëve dhe shkova në laboratorin e fizikës.

Atje e hapa përsëri zarfin dhe tue e mbajtë atë letër të thjeshtë në dorë, dy fletë fletoreje me kuadrate, e lexova nga e para pa mundë, ose ndoshta pa dashtë, ta kuptoja deri në fund.

18

Nga ajo ditë kishte kalue po a jo një muej.

- Ju kërkojnë tek dera e shkollës – erdhi e më tha një nxanëse në

65

Page 66: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

laborator, ku tashma kaloja shumicën e kohës, larg të tjerëve.

Ishte një burrë rreth të tridhjetëepestave a diçka ma shumë. Kishte flokë të shkurtë e të premë deri nalt nga mbrapa, si ishte ba e modës vitet e fundit, që kur miqësia me kinezët kishte pushtue Tiranën e jo vetëm Tiranën. Kishte fytyrë të yndyrëshme dhe të lëmuet.

- Kërkoj Filip Krinen – m’u drejtue ai porsa dola.

- Ai vetë jam – i thashë dhe i zgjata dorën.

Nxora paketën dhe i ofrova një cigare. Ai nxori një me filtër, gja e rrallë në atë kohë, dhe nguli kambë ta merrja nga e tija dhe i ndezem. E kuptova se e pinte tepër rrallë. Paketën me siguri e mbante për shefat, sepse edhe ai, sadoqë mjaft i yndyrshëm, duhet të kishte një shef.

66

Page 67: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- A do të jeni i lirë disa minuta? – gati m’u lut ai.

- Patjetër.- Mund të shkojmë në bar?Na zakonisht e quenim “klub”,

prandaj më bani përshtypje që ai e quejti “bar”. Duhet të jetë i shëtitun ky, mendova me vete.

- Shkojmë, - i thashë – pse jo. U ulem në qoshën ma të largët

dhe unë porosita dy raki, po ai tha se nuk e pinte rakinë, dhe më që ekspres tek ne nuk kishte ende, piqnin vetëm kafe turke, mori një shirup.

Ndezem përsëri cigare nga paketa e tij.

- Nga ju …. si të thuesh, mvaret fati im. A mund të kem besim? – tha ai tue më befasue me emocionet që e kishin pushtue papritë tue e ba të

67

Page 68: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

humbte gjithë atë pompozitet me të cilin ishte dukë në fillim.

- Doemos – thashë ashtu në tym unë.

Dukej që nuk kishte fare besim, por do të fliste, deri sa kishte ardhë aty, siç dukej, që nga Tirana.

- Unë kam dëgjue fjalë të mira për ju, ndaj edhe vendosa të vija e t’ju takoja vetë – vazhdoi ai.

- Ju falemnderit për konsideratën. Mos ndoshta keni harrue të më thoni kush jeni, apo më ka shpëtue mue?

- Jo. Ç’asht e vërteta, nuk jua kam thanë. Më quejnë Robert Ameri. Jam kryengjinier në Ministri.

Unë i dhashë fund gotës së parë, kurse ai vazhdonte të pinte nga një hurm të vockël të vockël në të rrallë. Kishte një ngathtësi në gjithka, ose të paktën ashtu m’u duk mue nga mosdurimi për të mësue përse kishte

68

Page 69: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ardhë, sa po e teproja me cigare, çka tashma e kishte ndje edhe paketa e tij.

- Për mua ka randësi jetike, shoku Filip – tha ai.

Pra, „shoku Filip“. Më erdhi të qeshja me atë njeri të yndyrshëm pse diçka po më punonte mendja.

- Sigurisht – i thashë, - ndrysh si do të kishit ardhë deri këtu që nga Tirana.

- Ashtu asht, ç’do të më sillte në këto balta …

Unë buzëqesha dhe, tashma i sigurtë përse kishte ardhë, e nxita të fliste:

- Atëherë po ju dëgjoj. Ai mori qendrim edhe më serioz,

edhe pse ashtu dukej poaq edhe qesharak.

- Kam mendue të martohem – tha ai me solemnitet.

69

Page 70: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Afërmendësh. Në moshën tuej duhet ba doemos një gja e tillë.

- Deshta të di …, - po zvarriste fjalët ai, - deshta të di … nëse ju keni dashtë një vajzë … Sara Menham. Due t’ju kujtoj se kjo ka randësi jetike për mue dhe due të shpresoj se do të jeni i sinqertë.

“Idiot!” – shava me vete, po atij i thashë fare i qetë:

- Varet ç’kuptoni ju me dashuni.- Due të them, - po i dilnin djersët

atij – deri ku … e kuptoni vetë … Tashma jeni burrë …

Nuk di si u përmbajta, sepse atë çast kisha një dëshirë të çmendun t’i jepja disa shuplaka të mira fytyrës së tij të yndyrëshme.

- Natyrisht, - thashë ngadalë e i qetë – e kam dashtë.

70

Page 71: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Ai mori me nxitim paktën dhe ndezi një cigare. Nuk u kujtue të më zgjaste një edhe mue.

- Një herë edhe e kam puthë – vazhdova unë me po atë qetësi, paçka se valoja nga mbrenda – Po e ama nuk desht dhe u ndamë.

Atij i erdh aq shumë gjak në fytyrë, sa pata frikë mos i ndodhte gja.

- Më falni, ju lutëm, nuk due të vë në dyshim sinqeritetin tuaj, pooo … a mund të jem i sigurtë?

“Gomar!” – nuk di nëse thashë vetem me vehte apo edhe më dëgjoi ai.

- Të jeni plotësisht i sigurtë, ingjinjer! – shfreva unë gjithë shpresë se ky do të ishte sforcimi i fundit e të mos shpërtheja pa ikë ai.

U ngrit, më zgjati dorën dhe thirri kamarjeren.

71

Page 72: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Të trashëgohni, ingjinjer.- Ju falemdnerit, po … s’dihet

akoma … Unë vetëm sa deshta të dija …

Pagoi dhe doli. E ndoqa me sy që nga dritarja.

Hipi në një “Fiat” të kuq, që po e priste në xhade. E përshëndeta me dorë. Besoj se e përkuli pak kryet edhe ai.

Makina u nis. Unë mbylla sytë. Më dukej sikur “Fiati” i tij po tërhiqte Saren zvarrë. Dhe përfytyrimi i masakres më trishtoi.

19

Me 16 korrik shkova në Durrës. Tek Shtëpia e Pushimit të

Punëtorëve takova Dorinën.- Filip! – thirri ajo dhe vrapoi e m’u

hodh në qafë. I gëzonte çdo qelizë.

72

Page 73: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Si shkon, Rina? – i përkëdhelja flokët unë.

- Shumë mirë, Filip! Sa mirë që u takuem. Sa mirë!

Ecëm drejt godinës së barit. - Po sot, do ta pish një birrë me

mue? – i thashë ma shumë që t’i jepja të kuptonte se nuk kisha harrue asgja. Jo, nuk mund të harroja.

- Patjetër! Do të pijmë! Ç’e papritun e kandshme, Filip!

- E kandëshme vërtetë … Po në sytë e mi nuk ishte e

vështirë të kuptoje se nuk isha pjesë e atij shpërthimi gëzimi aq të ngrohtë të vajzës së mirë. Nuk kishin kaluan veçse pak çaste dhe ajo e kuptoi se takimi me te më kishte sjellë në mend dike tjetër, dike, që siç dukej, nuk do të mund ta harroja lehtë.

- Këtu asht edhe Sara – tha ajo – Besoj e di që ...

73

Page 74: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- E di, Rina, e di. Si morem birrat nga banaku dhe u

mbështetem tek muri jashtë barit, ajo tha me trishtim:

- Mëkat. Ajo asht vajzë aq e mirë …

- Përse “mëkat”? – e ngacmova unë.

- Ai … ai asht 40 vjeç, Filip!? Si pimë birrat, vazhduem shëtitjen

buzë detit. - Ka ardhë edhe Ariona. Kanë zanë

një vilë. E ndihmova të mbarte plaçkat. Ajo merr një vagon rroba me vete.

Para nesh kaloi futbollisti J. R. - E njeh? – më pyeti Dorina dhe

unë u befasova nga pyetja e saj. - Po, - i thashë, - e njoh – pa i

dhanë të kuptonte ma shumë. - Sa më dhimbset baba i Sares …

Asht njeri shumë i mirë ….

74

Page 75: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Unë isha i tretun në të tjera mendime dhe pa kuptue, se si thashë:

- Vjen shpesh nga fabrika juej? - Kush? - J. R. - Po ti, ku e di? Unë qesha.Dorinen e thirren dy shoqe dhe u

përshëndem. Do shihemi, i thashë. Patjetër, Filip. Do shihemi përditë, tha ajo para se të largohej dhe i ndrinin sytë.

20

Sa kishte përendue dielli. U xhvesha që të lahesha në det. Më ka pëlqye gjithmonë të lahem në muzg.

75

Page 76: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Ku zbrita shkallët, pashë se Dorina po më priste, sikur ta kishim lanë me fjalë.

- Pse u xhveshe? – më pyeti e çuditun ajo.

- Them të lahemi. Të të pres?Ajo u hutue. Si duket nuk ishte

mësue të hynte në det në mbramje a natën. Mandej vrapoi edhe ajo që të xhvishej.

Dorina kishte një shej sa një dhjetëqindarkëshe në kofshën e majtë.

- Ç’shej të bukur që paske! – i thashë.

Ajo u skuq e atë çast m’u duk edhe një herë si atë mbramjen e mallkueme, engjullore e si një fëmijë.

Kishte fillue shëtitja e mbramjes bregut të detit.

Notuem deri tek trampolini. Mandej u kthyem ngadalë drejt

76

Page 77: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

bregut. Dorina fliste e qeshte pa pushim.

Pak para se të arrinim në breg, ajo më kapi për dore si e trembun.

- Ç’pate? – i thashë. - Ndalu! Po kalon Sara me atë. - Ku janë? - Ja, mbas atij me borselinë.Kishte ra muzgu. Mezi i dallova.- Ec, s’ka gja – thashë.- Jo, Filip. Nuk due të na shikojë

Sara … Ajo … do të trishtohej tue të pa me një tjetër …

21

Mbasi darke dola përsëri bregut. - Filip! – se kush thirri. Ktheva kryet. Ishte Ariona. - Sa mirë që paske ardhë, Filip ! Sa

mirë ! – tha ajo me një gëzim që mue më befasoi. Nuk dallova asgja fallso

77

Page 78: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

në zanin e saj. Po po, ishte një gëzim i çiltër.

Vuna porsa buzën në gaz. Ajo më hodhi dorën mbi sup me përkëdhelì.

- Ecim, Filip. Po jo këtu. Këndej janë edhe Sara me Bertin.

Hymë në një rrugë mes plepash që të çonte tek Hotel “Kruja”

- Nuk besoja të ishe aq i mirë. Nuk i kishe tregue asgja Bertit. Të falemnderit.

Unë nuk fola. - E di, Filip? – më hodhi krahun

rreth belit – Ajo budallaqja i tregoi vetë gjithçka.

Unë nuk fola përsëri. Ajo më ra faqes me përkëdhelì tue mendue se unë po shikoja në lukthin e gjinjëve të saj mjaft të zbuluem. Por jo, unë nuk po shikoja asgjakund.

- Në fillim ai hoq dorë, po mbas dy javësh pranoi.

78

Page 79: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Të trashëgohen - thashë unë.- Po ti, ke gjetë ndonjë vajzë?- Jo.- Nuk besoj. Sidoqoftë … - Sidoqoftë, çfarë?- Sa për këto dit, do të të gjej unë

një vajzë simpatike, një maze të hazdisun.

- Mos quhet Dorina?- Filip, ti je i tmerrshëm!? .. - Po freskohet, - thashë – a

s’shkojmë të vishemi? - Mirë, takohemi nesër. Por, para

se të ndahemi, do të më thuesh, kur je njohë me Dorinen?

- E pashë sot kur po ju ndihmonte ju.

- Gënjen. Na kemi ardhë dje.- Ma prezantoi J. R. - Unë nuk shkoi ma me të prej

kohësh … - E besoj.

79

Page 80: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Ecem edhe pak pa folë. Ç’po ngjiste me mue kështu?! … Tashti po, më kishte ngelë vështrimi në lukthin e gjinjëve të saj.

- Mos shiko aty, Filip. Ty të duhet një vajzë simpatike.

- Si për shembull Sara.- Mos fol marrzina. Unë jam e

sigurtë që nuk do t’i biesh ma në qafë.

- Natën e mirë. Të fala Gertit.- Natën e mirë, Filip.

22

Të nesëmen dola vonë në palzh. Dorina kishte ma se gjysëm ore që më prsite.

Aty nga ora 11 para nesh kaluen Sara dhe Roberti. Ajo ishte dobësue shumë. Ndoshta nga provimet e maturës dhe vera.

80

Page 81: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Mbas tyne vinin Ariona dhe Gerti. U ndalen dhe më takuen përzemërsisht. Megjithate, Gerti nuk më shikonte drejt në sy. Po fjalën e kishte të ambël dhe të ngrohtë. Ariona nuk e ndërpiste, jo që dukej se po i pëlqente që Gerti më bante sërishme për vete, megjithë ...

- Eja ndonjëherë tek na, Filip. Eja. – tha ai – Do të luej për ty diçka nga Bela Bartok. Më ke thanë se të pëlqen shumë. S’ka pak që kam marrë disa partitura të tij.

- Falemnderit – thashë, pa lanë të kuptonin nëse do të shkoja apo jo.

- Të vish doemos. Do t’i bahet qefi edhe Ades. Sara me Bertin rrinë në hotel - shtoi Ariona.

- Të shohem.- Të marr birrë apo raki? – më

ngacmoi ajo.

81

Page 82: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Uiski – thash unë dhe i ngula vështrimin Arionës, sepse nuk doja të shikoja Gertin, që me siguri do të ndjehej ngusht. Si atë mbramje, do të jetë tue kujtue me siguri.

- Birrë do të marr! – qeshi ajo dhe më shpupurishi flokët.

Gerti po kafshonte thonjtë.

23

Po lueja ping-pong me një permetar me të cilin flija në të njëjten dhomë.

Ariona erdhi drejt nesh me hap të vendosun. Bana sikur nuk po e shihja. Ajo u afrue, kapi topin dhe m’u drejtue “me të ashpër”, sa e befasoi shokun tim.

- Ty do të të presim, mor bukurosh?!

82

Page 83: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Bukuroshët nuk gjykohen – u mundova ta kaloja me të qeshun unë.

Ajo nguli kambë aq shumë, sa kundërshtimi im nuk kishte ma kuptim, prandaj edhe i kërkova ndjesë shokut tim dhe shkova me te.

Nuk po e kalonim aspak keq, megjithë ndruejtjen në fillim të Adës dhe vështirësinë e Gertit për t’u ndje i çlirtë si do të kishte dashtë.

Mbas pak ai mori violinën, dhe ashtu si më kishte premtue, filloi të luente një pjesë të Bartokut, që nuk e kisha dëgjue ma parë.

Harku rrëshqiti ashpër. Ishin tri lëvizje të preme, dinamike, por edhe të egra. Parafytyrova menjëherë një gong të stërmadh të rrethuem nga ciganë, që do të shpërthenin në një valle të shfrenueme. Papritë melodia u shtrue, u ba ma përshkruese, ku

83

Page 84: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

spikatnin ndjenjat e holla të një gjendjeje shpirtnore të tendosun.

Befas në derë u duk Sara. Ajo kishte dëgjue violinën e t’et dhe kishte vrapue para të fejuemit. Shtangu atje në kornizën me sfond blu të një mbramje vere pa hanë. Mbas supit të saj arrijti Roberti dhe ajo i hapi udhë, shtangë atje te dera. Gerti uli violinën dhe u ba flakë i kuq. Ada e vuni instrumentin në kuti dhe mblodhi partiturat, që kushedi si u shpërndanë përtokë. Vetëm Ariona nuk e dha veten. Ajo u ngrit, buzëgaze, i dha një të puthun në faqe Robertit dhe kapi përdore Saren të futej mbrendë. Ariona në rolin e vjehrres, ndërsa dhandrri ishte disa vjet ma i madh, për mue qé një spektakel mjaft i dhimbshëm.

As Roberti nuk dukej ta kishte humbë.

84

Page 85: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Mirëmbrama - tha ai dhe më zgjati dorën.

- Mirëmbrama - ia ktheva edhe unë.

Mandej i dhashë doren edhe Sarës. Nga e zbehtë meit, asaj tashti me një të prekun të lehtë mund t’i pëlciste gjaku, sidomos nga buzët. Mbas pak fytyra iu ba njolla-njolla.

Zumë vend në heshtje. Sara mbuloi gjunjtë me kujdes, aq sa ia lejonte fustani veror, i hollë e i shkurtë.

I afrova paktën Robertit. Ai vuni dorën në zemer dhe nuk mori cigare.

Ariona nuk pushonte së foluni dhe dukej gjithë gaz. Roberti tha se kishin ngranë darkë, kështuqë ajo u hodhi nga një gotë lang thanash me kanellë, një specialitet i saj.

Gerti mori një cigare nga paketa ime dhe e ndezi me ngut. Sarës iu

85

Page 86: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

drodh dora dhe fare pak nga pija freskuese ra në parket. Ajo e mbuloi njollën me kambë. Mandej gjerbi edhe një hurm tjetër, se i ishte tha fyti, po i erdhi të villte. Doli me vrap jashtë që të mos villte aty. E ndoqen Roberti, Ada dhe Ariona. Gerti u ul sërishmi, se nuk e mbanin gjunjtë.

Piva një gotë me fund. Më ngjau si lang lëkurë shege.

U kthye Ada. U kthye edhe Roberti.

- Po ikim, babë – tha Roberti – Natën e mirë.

- Natën e mirë - mezi u dëgjue Gerti.

Ariona u vonue.- Ç’pat? – mezi e pyeti Gerti kur u

kthye ajo.- Po ja … ku ta dish … - Ishte gja e sëmutë?

86

Page 87: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Nuk besoj. Në fund të fundit, ata e kanë ba celebrimin, dhe në shtator mund të martohen. Pse të presin ma shumë?

- Ë hë! … - tha Gerti dhe kafshoi thonjtë përsëri.

M’u duk se po më çohej edhe mue të vjelltë. I rashë tryezës me gishta. Këte s’e kisha ba kurrë.

Ariona vuni buzën në gaz dhe më përshkoi gishtat në mes flokëve të mi të gjatë e të shkriftë.

- Pse nuk pi? – tha ajo.- Nuk më pihet. - Do raki?- Mirë. Ajo solli një shishe me raki të

ngjyrueme me mollë dhe më mbushi një putir me fron, nga ato që më pëlqenin mue.

- Asht raki e mirë, - tha ajo – raki Përmeti.

87

Page 88: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

E piva gotën me një frymë.- Do të të bajë keq, - foli Gerti. - U ba vonë, - thashë – po iki. U përshëndeta me Gertin. Ada më

hodhi te dy krahët rreth qafës dhe unë e putha në flokë. Ariona nguli kambë të më përcillte dhe gjithë rrugën më hodhi krahun rreth belit.

24

Në mëngjes u zgjova me dhimbje kreje.

Shëtita pak me Dorinen dhe u ktheva në dhomë e fjeta përsëri. Kisha kalue pothuej gjithë natën pa gjumë.

Edhe mbasdreke ndenja gjatë në dhomë, shtri në krevat. Rrija e mendoja, edhe pse e kisha kaq të vështirë pikërisht të mendoja.

88

Page 89: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Erdhi një pushues e më thirri. Më tha se më priste një grue tek hymja kryesore. I ishte dukë mjaft e shqetësueme.

U vesha shpejt e shpejt dhe zbrita. Ariona shkonte e vinte para

hymjes kryesore.Për herë të parë kuptova se ajo

nuk e zotnonte veten. Dukej tejet e shqetësueme.

- Çfarë ka ndodhë, Ariona?! – i thash gjithë ankth, pse mendja më shkoi për keq.

- Keq, Filip … Ajo Sara … - Më thuej, çfarë i ka ndodhë?! - Asgja, por nuk rri dot në hotel me

Bertin. Ka ardhë tek na dhe qanë. M’u lut të të kërkoja ty …

- Po kjo … s’ka kuptim! … - E di, po nuk kam ç’të baj.

Trembem të mos ia plotësoj tekat. Kam frikë mos e lë Bertin fare dhe ...

89

Page 90: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Po unë, ç’hy këtu?! - Të lutem të vish pesë minuta!

Kaq duhet ta bash! Për hir të saj! Kushedi ç’do të të thotë.

U mendova gjatë, por më kot. Ma saktë, nuk isha në gjendje të mendoja për asgja. Eca kuturu. Kambët po më çonin tek vila e Mehamëve.

- Aty asht Gerti? – pyeta Arionen.- Jo, ka shkue në Tiranë bashkë me

Adën. Nuk ndjehej mirë. Sara ishte ulë përmbys mbi

krevatin e madh dhe po qante. Sa hymë na, pushoi.

- Na lën vetem – iu drajtue ajo së amës.

Ariona nuk hapi gojë. Nuk e kisha pa kurrë aq të trembun e të bindun. Doli dhe mbylli lehtë derën e dhomës ku ngelem tashma vetëm unë dhe ajo.

90

Page 91: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Sara u ngrit nga krevati dhe e mbylli deren me çelës.

- Filip! … Unë nuk kisha lëvizë një milimeter

që kur kisha hy. Shikimi i saj të kujtonte sytë e një të dehuni të egërsuem, por tmerrësisht të lodhun.

- E di pse të thirra? … Ndeza një cigare. - Shueje, Filip. Unë të thirra … të

kurvnoj me ty! - Sara! Ç’flet kështu?! - Nuk jam shtatzanë, më beso.

Dhe due … due… që të paktën fëmijën ta kem me ty.

Ajo më zuni për dore dhe po më tërhiqte nga krevati. Po unë isha i vendosun të mos shtrihesha atje. Këte jo! … Kurrë jo! ... Nga që nuk po më tërhiqte dot, ajo m’u vesh si kulper për trup dhe filloi të më puthte. Por ndërkaq dukej se po

91

Page 92: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ftohej gjithnjë e ma shumë. Duert që më përkëdhelnin dukeshin si prej mermeri. Gjithçka aty kishte ngjyrën e mermerit të bardhë, edhe çarçafët në atë krevat të vjetër.

Mandej ajo u largue pakgja dhe filloi të xhvishej. Papritë trupi i saj po bahej i purpërt. Buzët iu përndezën dhe ajo i rrëshqiti ato në të gjithë trupin tim.

Gjaku m’u ndez e më zuni frika se nuk do të mund ta kontrolloja ma veten. Ishte ai gjaku i ditëve të para, dikur …

- Jo, Sara! – u mundova ta largoja me të mirë. Po ajo tashti ishte shndrrue në një trup të zjarrtë që digjej i tani. Dhe më tërhoq me forcë drejt krevatit …

Unë i kisha thanë të vërtetën Arionës. Po, i kisha thanë të vërtetën. Që atë ditë tek Shën Prokopi, që atë

92

Page 93: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

ditë, unë nuk kisha ba dashuni me një tjetër .. dhe .. u shtriva pranë saj, tashma edhe ma zjarr se ajo.

…. – Besoj të mbetem shtatzanë - tha ajo – Sot kam ditën e dymbëdhjetë.

Unë nuk fola. I fashitun pranë saj, nuk doja të dija çfarë kishte ndodhë as çfarë do të ndodhte. Ajo që kishte ngja nuk zhbahej ma dhe unë nuk isha i penduem.

A nuk ishte ajo Sara ime. Po, “Çamarokja jote”, si më shkruente në letra dikur?

- Do të martohemi shpejt. Ai nuk më lën, edhe sikur ta marrë vesht – tha përsëri ajo.

Unë nuk fola. Nuk doja të flisja qoftë edhe një fjalë. Kisha frikë se një fjalë e imja mund të përmbyste gjithçka.

93

Page 94: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

U ngrita dhe dola. Ajo nuk lëvizi nga krevati, ashtu lakuriq dhe tashma krejt e ftohtë.

Ariona po priste përjshta dhe më puthi në faqe para se të ikja.

25

Të nesërmen në mëngjes sistemova rrobat në valigje dhe zbrita poshtë.

- Po ikën, Filip? – më tha zadridhun Dorina, që po më priste.

- Po, Dorina.- Mirë ban, shko - tha ajo me një

za të mekun, por të sinqertë. I mora dorën dhe e shikova gjatë. - Po të vish ndonjëherë në Tiranë

…. - Do të vi, Dori! - Po të përcjell – tha ajo.

94

Page 95: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Erdhi deri tek Stacioni i Trenit. Hipa në vagon dhe e përshëndeta

me dorë deri sa treni mori kthesën e Shkozetit dhe nuk dukej ma.

U treta në mendime. “Si qenka jeta! … E pra nisi si lojë me atë punën e biletave të kinemasë … “.

Po jeta nuk asht lojë. Jo, jeta nuk asht lojë!

Prill, 1969

95

Page 96: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Vjeshtë në Lebjanë– novelë -

1

Broz Zhuba kishte kohë që nuk mblidhej në shtëpi para mesnate. Punët e shumta dikur, tashti pse edhe ishte mësue ta kalonte darkën mes miqësh, kthehej sa me fjetë, po të shoqën, Linën, nuk ndodhi ta gjente ndonjëherë në krevat. Ajo e priste, shikonte televizor, a merrej me punë dore, po pa u kthye Brozi nuk shkonte kurrë me fjetë. Shtriheshin të dy njëherësh, i merrte kryet në gji, po rrallë kujtohej se ajo ishte ende e re

96

Page 97: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

dhe kishte nevojë edhe për ma shumë. Po Lina nuk shtyhej kurrë e para. Po ta ngacmonta ai i pari, atëherë po, dinte ajo ç’i bante.

Vitet e para ajo e priste edhe e marakosun. Nuk kishin dalë ende celularët që të dëgjoheshin, ai merrte rrugë të largëta, mbrendë e jashtë shteti, dëgjohej përditë se këtë e plaçkitën, atë e vranë, e me zemër të ngrime rrinte deri sa kthehej Brozi. Kishte aq shumë punë, copë bahej, se nuk kishte lanë gja pa provue, taman ashtu si thuhej në statutin i Shoqnisë së tij “Zhuba 1!”, “çdo lloj veprimtarie të lejueme nga ligji”.

Kishte provue Brozi pra gjithçka, prej shitjes së miellit, tek një televizion lokal që e hoq qafe shumë shpejt se i bani ma shumë anmiq se miq, prej shitjes së pllakava e të hidrosanitareve për banjo, tek nafta

97

Page 98: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

për në Mal të Zi, kishte ndërtue pallate e kishte ble tokë në breg të detit që mandej e kishte shitë prap, kishte zanë miqësi me kryetarë partishë e me deputetë, ishte prishë me ta e kishte zanë të rijë, ishte lidhë në ato vitet e para me një nëpunëse banke, grue e divorcueme e me një magazinjere në Port, kishte ba ortakì me dy grekë prej Janine e me një italian prej Napoli.

Vetëm të djelash ai nuk tundej prej shtëpie. Nuk dëgjonte as të shoqnonte të shoqën në Meshë. Kam nevojë të pushoj, i thonte, lutu ti edhe për mue.

Mirëpo atë të djelë Lina iu lut sa asnjëherë: “Asht dita e emnit të djalit, asht Shën Françesku, një djalë kemi të shkretën, nuk kemi njëzet, eja e të shkojmë t’i lutemi Zotit të na i prihet e mbara në jetë”.

98

Page 99: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Desht s’desht, u detyrue të ngrihej e të shkonte me te. “Po pse, kështu do të vish, si del përditë në punë, nuk do të veshish një kostum të ri”? “Te Zoti shkohet sa ma thjeshtë”, i tha ai me ironi dhe mori dy celularët e i futi në xhep, se, sadoqë e djelë, nuk i dihej kush mund t’i telefononte.

Linë Zhuba nuk mungonte asnjë të djelë në Kishë. Vitet e para, kur u rihapën Kishat, ajo shkonte me t’amën, po si vdiq ajo, pikërsiht ato ditë të zeza të marsit 1997, e merrte rrugën vetëm, e rrallë herë edhe me Selmanë që, edhe pse ishte myslimane, vinte nga ndonjëherë në Kishë. Me iu lutë Zotit veç, thonte Selmaja, njëlloj asht, si në Kishë ashtu edhe në Xhami.

Selmaja ishte bukur e moshueme, i kishte kalue të gjashtëdhjetat. Burri e kishte lanë të vejë tridhjetë e dy

99

Page 100: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

vjeçe, po nuk ishte martue ma. Ku të martohej me katër fëmijë rrafsh për tokë? Tashti ajo jetonte e vetme, se fëmijtë ishin shpërnda si zogjtë e qyqes, një në Greqi, një në Itali, një në Angli e vajza me të shoqin deri në Kanadanë e largët. Kishte gjashtë vjet që nuk e kishte pa. Jetonte vetëm me pension, me paret që nxirrte rrallë e tek tue thurë ndoj triko, po ç’e do, se kishte kërkesa gjithnjë e ma pak, tash kishte sa të duesh nëpër dyqane, e me çka i dërgonte ndonjëherë djali i dytë prej Anglie, se të tjerët rrallë e ma rrallë kujtoheshin. Po Selmaja, prap se prap, nuk u ankue e nuk u kërkoi njëherë t’i çonin gja.

U banë të tre bashkë e u nisen. Te oborri i Kishës gjetën priftin me

dy të huej. - Mirë se erdhe Broz! – i tha dom

Alfonso entuziast – Sikur ta dije se po

100

Page 101: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

të kërkonim. Të të njoh me dy bashkqytetarë të mi: Zotni Sergio Di Luria – i paraqiti së pari atë ma të moshuemin, mjaft i dobët e i veshun tepër trashë për atë fillim tetori – dhe Alessandro Melone, shumë ma i ri dhe jo pak i pashëm.

Gratë ishin heqë mënjëanë dhe po përshëndeteshin me të njohuna të tyne që, si edhe ato, vinin çdo të djelë në Kishë.

Brozit se ku ia kishte kapë veshi emnin e atij të parit, po nuk po kujtohej ku e kur, sidoqoftë u tregue i përzemërt me të. Ndoshta vetë Zoti, tha, më ndodhi sot në Kishë. Ai kishte disa kohë që i kishte humbë lidhjet me ishmiqtë e tij italianë e secili ankohej se nuk kishte qenë i sinqertë me shokun. Ndoshta ky do të ishte rast i mirë, të kapej me ndonjë tregti të leverdisëshme në Itali. Natyrisht,

101

Page 102: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

do të fliste pak, të shihte një herë çfarë do t’i ofronin ata, edhe pse ai kishte projekte të qarta e me leverdi. Po projektet e tij do t’ua bante të njohuna vetëm mbasi të sigurohej se nuk ishin pemë pa kokrra, si kishin qenë shumë italianë të ardhun me dy milionë lireta në xhep vite ma parë e hiqeshin si të ishin pronarë bankash.

- Ju e flisni mjaft mirë italishten, zotni Zhuba, kështu? – i tha ai i dobti, Di Luria.

- Më shumë e kuptoj se e flas, – iu përgjegj Brozi – po kur asht fjala për punë, diçka merr vesht edhe ma mirë.

- A nuk zbresim e pijmë ndonjë kafe bashkë? Don Alfonson këtu e kemi gjithmonë, do të kemi rast edhe për Meshë – i tha ai.

- Shkoni, shkoni, - foli ai ma i riu, Alessandro, apo Sandro, si iu drejtue një herë Di Luria.

102

Page 103: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Brozit i erdhi me plasë që nuk e kishte marrë makinën, po ja, kishte mendue, të shkrythte pak kambët, se mbetëm gjithë kohën në majë të makinës, kështuqë u detyruen e hynë tek bari i parë ma afër Kishës, që nuk ishte ashtu si do të kishte dashtë ai.

- Më ka folë don Alfonso për Ju – i tha Di Luria. – Më ka thanë se keni ndihmue edhe Kishen, sa herë ajo ju asht drejtue.

- Ndonjë gja të vogël – foli shkurt Brozi.

- Unë ka vite që nuk vij në Shqipni, që më 1997. Atëherë kam humbë jo pak, po plot katërqindëmilion lireta kapitale e mallna. Ka qenë vit i mallkuem për të gjithë.

Po, po, u kujtue Brozi. Ky merrej me tregtim landë druni, panjë, arrë, qershi … Pat ndërtue edhe një Kombinat gjysëmpërpunues diku afër

103

Page 104: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Malit të Munellës. Po po, ky asht. Pat probleme atëherë. Rrezikoj edhe ta vrisnin, nuk di si shpëtoi. Ortakun e tij shqiptar thonë se e vrau dashnori i së shoqes, që u ba deputet mandej. Thonë, po një Zot e di.

Nuk duhet të jetë pemë pa kokrra ky. Jo po thotë: humba katërqindëmilion lireta. Njerëzit atëherë thonin të kundërten, se kishte marrë miliarda lireta mallë e nuk i pagoi kurrë.

Broz Zhuba u betue se nuk do ta linte t’i shpëtonte nga dora lehtë. Mandej të shohim kush do të dalë ma i fortë. Po sot nuk i duhet dhanë shumë kredi. Ta bisedoj me pader Mario Montanon njëherë, ai asht afarist i lindun, kot ka veshë petkun e klerikut.

Edhe Di Luria nuk u hap shumë. Përsëriste shpesh se “ndoshta” do të

104

Page 105: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

rifillonte ndonjë veprimtari në Shqipni. Shumë shpesh përsëriste “ndoshta”.

Di Luria shikoi orën, tha se “ndoshta” po përfundonte Mesha, e se nuk donte ta linte të kthehej vetëm “zonja e zotni Zhubës”.

Dolën nga bari dhe u kthyen në oborrin e Kishës.

- Po shihemi mbasdreke – i tha Di Luria dh u përshëndetën.

2

Brozi kishte vite që e kishte mbledhë veprimtarinë e Shoqnisë. Kishte heqë dorë nga çdo lloj tregtije dhe tashti kishte vetëm një godinë të madhe dykatëshe buzë rrugës nacionale që të çonte nga Lebjana për në Tiranë. Na katin e parë kishte një repart mobilerie me porosi dhe

105

Page 106: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

një bar tepër të madh për sa klientë ndaleshin aty e pinin kafe. Në katin e dytë kishte një sallon të madh mobiljesh, nga dhomat e gjumit tek tryezat për zyra, nga guzhinat e gatshme tek poltrona e karrige të thjeshta. Ishte i gjithë material kinez. Në fillim ia kishte hy me pak frikë asaj pune, sidomos udhëtimet e para për në Pekin, po mandej, pak e nga pak, ishte mësue dhe tashti dërgonte porosi tek agjenti i tij dhe nuk shkonte ma atje. Kishte qenë plot shtatë herë dhe gjithmonë vetëm, se kurrë nuk desht t’i ngatrronte punët e tij me të tjerët.

Ai e priti të shoqën poshtë rrugës dhe nxitoi të bante disa telefonata. Porostiti të ishte bari dritë e të mos mungonte asgja, të pastronin e sistemonin mirë mobilerinë, se do të vinte një i huej “i randësishem”.

106

Page 107: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Salloni nalt le të mbyllet e të zbresin dy vajzat poshtë e të pastrojnë.

Di Luria, u kujtue Brozi, thuhej se nuk i kishte paret e veta, përfaqësonte një Ndërmarrje të madhe mobiljesh në Pezaro, në Itali, një nga ma të mëdhatë e ma të njohunat në botë. Thuhej se kishte treg në pesë kontinente ajo. Edhe miqtë me peshë i kishte. Në fillim, më 1992, kishte ardhë herë me një deputet, herë me një ministër italian. Nuk merrej vesht, shoqnonte ai ministrin apo ministri atë. Ndoshta ishin miq të vjetër.

Nxori leje për eksportim landë druni, të përpunuem e të papërpunuem, për ndërtimin e Sharrës, apo të Kombinatit, si e quenin atje rrazë Munellës, ashtu edhe për gurë dekorativë. Ashtu thonin, gurë dekorativë, po kur i

107

Page 108: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

shikoje tek i ngarkonin në anije në Port të Meduzës, nuk ta mbushnin synin, dukeshin gurë krejt të zakonshëm. Ashtu i merrte, rrefuzhë, gati edhe të papastruem mirë nga dheu.

Brozi porostiti edhe darkën “Te Marjana”, si i thonin restorantit në Rezervat të Gjuetisë, gic të pjekun dhe prodhime deti si fillim, kurse venën e mori tek Kuvendi i Murgeshave në Ballanë. U kishte ba sa e sa shërbime, ia kishin borxh një arkë venë të mirë italiane. S’ka si vena e murgeshave, thonin ata që ishin njohës të mirë, se ai për vete pëlqente një gotë raki.

Ndërsa po pinte kafen mbas buke me Linën, mori në telefon pader Mario Montanon.

- Pader, nuk di a e ke marrë vesht. Këtu asht një farë Sergio Di Luria.

108

Page 109: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Frati qeshi. - Ai nuk asht “njëfarë Sergio di

Luria”, Broz. Ai asht kunati i Giovanni Falco, i Mobilerisë “Falco”, nga ma të mëdhatë në botë. Asht i vëllaj i grues dhe emisar i tij. E gjen kudo në botë, në Brazil, në Kanada, në Finlandë, në Japoni. E quejnë ambasadori i “Falco”.

- Falemderit, pader – i tha ai dhe u përshëndetën. Nuk e quejti të nevojshme ta pyeste ma shumë.

Si e kishin lanë me fjalë, shkoi të merrte Di Lurian te Kisha. E priti don Alfonso. E pyeti nëse e kishte numurin e tij të telefonit dhe kur mori vesht se edhe Brozi e kishte, si kishte edhe don Alfonso numurin e celularit të tij, u uroi rrugë të mbarë. Ai i riu, Sandro, nuk erdhi me ta.

Makina mori rrugën krysore, ate që të çonte drejt Tiranës, po mbas pesë minutash u ndal para një godine

109

Page 110: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

dykatëshe, ende e pa sovatueme përjashta, gjithë atë hapsinë përpara e anash, sa një gjysë fushe futbolli secila anë, lanë mbas dore.

Kur zbritën prej makine, Brozi u ndal pak e iu drejtue Di Lurias:

- Ende nuk kam pasë kohë të merrem me te, – i tha ai tue i hedhë vështrimin tokës para godinës së Shoqnisë “Zhuba 1”, - po projekti asht i bukur, ma ka skicue një arkitetkt austriak.

- Në fillim puna, – tha Di Luria – mandej mjediset e bukura.

- Asht koha për një kafe – i tha Brozi dhe u drejtuen për nga bari.

- Po, po, me kënaqësi.Brozi e dinte se italianëve nuk u

pëlqente të rrinin shumë në bar, ashtu si banin shqiptarët. Ata edhe bisedat e punës pëlqenin t’i banin ndërsa ecnin, ose nëpër zyra, jo në

110

Page 111: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

bar, si ishte zakon këtu. Prandaj edhe sa pinë kafet, (sum e mir – tha Di Luria shqip) kaluen në repartin e mobilerisë. Di Luria kishte kujdes të përshëndeste përzemërsisht punëtorët, shikonte, prekte, kalonte ma tej dhe nuk bante pyetje. Ndejen jo pak në mobileri, po me folë rrallë herë e thanë ndonjë fjalë.

Mandej u ngjitën në katin e dytë dhe po shikonin mobiljet që ishin në shitje. Të bukura, tha Di Luria, shumë të bukura. Pak ma vonë ai tha se këtyne mobiljeve u mungon fare pak për të qenë të shkelqyeshme.

Di Luria u ul në një poltronë pranë një tryeze mesi, e vogël, por e punueme me shije, nga ata që zakonisht venë në paradhoma, kështuqë edhe Brozit iu desht të ulej në poltronën tjetër, jo krejt përballë, pak skiç me atë të Di Lurias.

111

Page 112: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- E di çfarë u mungon këtyne mobiljeve, zotni Zhuba? Një rimeso e thjeshtë, shumë e thjeshtë, por edhe poaq e bukur, që mund të gjendet në Brazil me çmim të arsyeshëm dhe që mund të ngjitet përsosmënisht mbi çdo lloj materiali, sepse tashma ka landë ngjitëse kimike që, sikur i shkrijnë dy materialet njënin me tjetrin. Landa kineze mund të punohet lehtë dhe bukur, po i mungon pikërisht ai shkelqim i nevojshëm i një mobiljeje si motit e që të len përshtypjen e materialit e derdhjes, si në Mesjetë. Se atëherë edhe mobiljet i punonin si skulpturat, të gdhenduna e si të derdhuna. Tashti ato janë shumë të kërkueme përsëri, janë në modë, si thuhet.

Brozi nuk foli. Ai desht ta linte tjetrin ta çonte mendimin deri në

112

Page 113: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

fund, t’i fliste edhe për çmimet, për diferencën në kosto, për tregjet.

- Asht ma e vështirë ta bash solide një mobilje me material të tillë, kinez, si thoni ju, se sa kur e përpunon me rimeso Brazili. Kostoja? Nuk asht ndonjë gja e madhe. Po të arrihet të realizohet një sasi e konsiderueshme prodhimi, atëherë kostoja rritet fare pak. Dhe tregjet do të kishte plot, jo vetëm në Shqipni, por edhe në të gjithë vendet e Lindjes. Rusët, bie fjala, e pëlqejnë mjaft tashma këte lloj mobilje. Natyrisht, ato do të mbanin marken “Falco”, ju e kuptoni sa i randësishem do të ishte një emën i tillë.

Ashtu si ishte ulë papritë, ashtu edhe u ngrit. U ndal para një guzhine të plotë dhe shikoi çmimin.

- Sa do të ishte në Euro? – pyeti ai.

113

Page 114: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Rreth 1600 – i tha Brozi dhe i bni me shej njënes prej vajzave që shërbente aty se ai pluhuni mbrapa mobiljes .. Hë! – e merrte vesh ajo! Vajza u ba kuq she shkoi me vrap të merrte një rreckë. Jo tashti, i tha Brozi, do të keni kohë.

- Mund të më thoni, sa asht kostoja, nëse nuk ma merrni se po e teproj?

- Transporti nga Kina nuk kushton pak – tha Brozi – Derdhjet që bajmë atje qarkullojnë ngadalë. Fitimi nuk sigurohet te ky lloj mobiljesh. Mue më interesojnë ma shumë ato për zyra dhe institucione të mëdha. Një gushinë e tillë? Ndoshta nuk jam i sigurtë, po më kushton ndoshta edhe 1200 Euro.

Di Luria u mendue pak, ndoshta po bante kalkulime të reja.

114

Page 115: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Le ta zamë se do të shkonte 1400 Euro. Po të llogarisim edhe transportin, se në Lindje asht mirë që mobiljet t’u dorëzohen gjithmonë në vend, do të shkonte 1560-1580 Euro. Një guzhinë e tillë në Moskë mund të shitet mbi 3000 euro. Natyrisht, duhen zbritë jo më pak se 400 euro për nëpunësit e atjeshëm. Njëmijë euro fitim neto do të ishte minimumi. Në tregun rus mund të shiten edhe 3000-4000 në vit.

Mandej Di Luria u interesue të shikonte skicën e oborrit që Brozi i tha se ia kishte lanë arkitekti austriak.

Kishin kalue pa u kuptue ma se dy orë dhe kishte ardhë koha të shkonin “Te Marjana”.

Ai i kishte marrë të gjitha masat dhe e dinte se do të kishin një dhomë më vete “Te Marjana” e dy kamarjere në shërbim vetëm për ata.

115

Page 116: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

3

Broz Zhuba i tha të birit në telefon t’ia linte ndonjë shoku palestrën që kishte ai dhe të vinte bashkë me të amën e të motrën.

Rrallë herë e merrte Linën ai, joqë edhe ajo vetë nuk kishte dëshirë të rrinte në shoqni të të shoqit, sepse, mbasi pinin pak, flisnin mbarë e mbrapsht e kjo e bezdiste mjaft ate. Mandej i biri, me atë djall palestre që ia kishte ble i ati pa mbarue Fakultetin Ekonomik (të ketë veprimtari të tijen, kishte thanë, nuk due të bahet nëpunës. Le të fiilojë me një punë të rijshë, një palestër, mandej po të mos i pëlqejë, e shesim dyfishin), pra edhe i biri sikur nuk ishte ma ai i pari. Nuk donte t’ia dinte ma për të amën. Thuhej se atje në

116

Page 117: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

palestër kush nuk shkonte e çfarë nuk bahej, kurse ai ishte ende fëmijë, të paktën për Linën, se pikërisht të nesërmen mbushte njëzet e dy vjeç, prandaj edhe ia kishin ngjitë emnin Françesk, apo Çesk, si e njihnin të gjithë; kishte në xhep, si thamë, një diplomë ekonomisti dhe bile me rezultate të mira.

“Ai asht pronar” – i thonte Brozi së shoqës, - “nuk do të ruej çfarë bajnë ata që vijnë në palestër”. Thuhej se veç të rijëve, aty vinin do gra që … ruena Zot, mendonte Lina me vete.

Edhe ma e re e bija, nxënëse në gjimnaz, e që fliste ma shumë italisht se shqip, se i kishte premtue i ati ta dërgonte me studimi në Milano, krejt e hutueme mbas filmash; se ku i gjente do kaseta, a si u thonin ata, mbyllej në dhomën e saj e nuk flinte

117

Page 118: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

deri vonë. I duhej punë ta zgjonte në mëngjes që të shkonte në shkollë.

Po Brozi ia kishte pre shkurt të birit: “Kur them se duhet të vini të gjithë, do të thotë se duhet të vini!”

Kur arrijtën “Te Marjana”, Lina disi u çlirue, se gjet aty edhe dom Alfonsin, që kishte ardhë bashkë me një djalë të ri, që filloi me njëherë “llak e llak” me Artën, kurse për Çeskun as desht t’ia dinte. Lina, natyrisht, nuk merrte vesht çfarë thonin, po deri sa qeshte edhe dom Alfonsi, nuk duhet të ishin biseda të papëlqyshme. Po nga ana tjetër ajo vuni ore se Çeskut rrallë herë i qeshte buza.

Kur sollën gicin e pjekun, si filluen me thika e pirunj, dom Alfonsi i pari përdori duart e atëherë filluen edhe të tjerët të përlyheshin me yndyrë derri.

118

Page 119: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Si boshatisën shishet e para të venës dhe e kishin ngopë barkun mirë, biseda u shtrue, se e mori fjalën Di Luria, që kishte folë ma pak se të gjithë deri atëherë.

- Nuk do të bajmë asnjë kontratë – iu drejtue ai Brozit – Si fillim, do të të sjell një makinë me rimeso dhe ngjitës special nga magazinat tona, sidhe një mjeshtër që të mësojë djemtë që punojnë me ty. Nuk duem asnjë shpërblim për mallin. Edhe specialistin tonë do ta paguejmë na. Ti do të përballosh vetëm shpenzimet doganore e problemet tjera me Autoritet Shqiptare.

- Ah, - foli me antuziasëm dom Alfonsi – atëherë na sonte po festojmë fillimin e një bashkpunimi të randësishëm në mes një afaristi të zgjuet shqiptar dhe “Falco”-s! Kjo mbasdreke këtu në Lebjanë do të

119

Page 120: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

mbetet historike. Dhe, i dashur Sergio, i thoni Presidentit, se tek zotni Zhuba jo do të gjeni atë që shpesh ju mungon ju: njeriun e guximshëm dhe të veprimit. Nuk mund të kishte një kombinim ma të mirë.

- Atëherë, mbasi edhe dom Alfonsi na e dha bekimin, - tha me gjysëm shakaje Brozi – le ta ngremë gotën për fillimin e bashkpunimit tonë!

Ata thanë të gjithë “Gëzuar!”, “Gëzuar”, sepse siç dukej, këtë urim shqiptar e dinin me kohë jo vetëm Di Lurio, por edhe Sandro, që papritë u ba shumë i vemendshëm dhe nuk po shikonte ashtu ngultas ma Artën.

- Ja, kjo i mungonte “Falco”-s – tha përsëri dom Alfonsi – që njëna palë të uronte me venë, kurse tjetra me raki (se natyrisht, Brozi kishte nisë e do të mbaronte me raki).

120

Page 121: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Kur u kthyen në shtëpi, Brozi u drejtue të tijëve:

- Si thoni, shkoi gjithçka mirë? Arta nuk kishte nevojë të fliste, se

shkëlqente e tana, kurse Lina po shikonte çfarë do të thonte Çesku, që në vend të përgjigjes për pyetjen e të atit, tha se ndoshta kishte pi diçka ma shumë se zakonisht e do të shkonte të finte.

As atë natë, kur u shtrinë në krevat, Broz Zhuba nuk u kujtue se e shoqja ishte vetëm dyzet e një vjeçe.

4

Lina u ngrit si gjithmonë e para që t’i piqte kafen Brozit, se kafen e një gotë raki, ai i donte t’i pinte çdo mëngjes, dalëngadalë, pa u ngritë nga krevati. Të gjitha ia bante hallall ajo, po të paktën të mos ia bante me

121

Page 122: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

tym duhani dhomën e gjumit. Kurse ai, bashkë me kafen e gotën e rakisë, pinte dy-tri cigare rresht deri sa ngrihej.

Për çudi atë ditë ishte ngritë shpejt edhe Çesku. Ai nuk priti as të përshëndetej me të atin, po doli ta pinte kafen përjashta, në bar, si bante tashma çdo mëngjes, me miqtë e tij.

Lina shkoi e ia kujtoi Brozit se Çesku kishte dalë pa e përshëndetë të atin. Kjo nuk ndodhte kurrë: po të dilte i pari Brozi, ai do të shkonte në dhomat e fëmijve e do t’i puthte para se të dilte, le të ishte edhe katër e mëngjesit, po të dilte i pari Çesku, si ndodhte gjithmonë të djelave, ai nuk largohej asnjëherë pa shkue në dhomën e prindëve e të përshëndeste të atin, që ishte ende në krevat e pinte kafe e raki. Po Brozi nuk pat kohë të reagonte për çka i tha e

122

Page 123: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

shoqja, se i ra telefoni. Ishte padre Montano.

- Mirëdita, Broz – i tha ai. - Buon giorno, padre – ia ktheu

Brozi si gjithmonë me shaka, italiani shqip e shqiptari italisht.

- Broz – i tha ai pa ngurrue – Të bashkpunosh me Falcon ban mirë. Po shite, gabon.

Brozi nuk ia ktheu shpejt. Jo se i duhej të mendohej. Ai këte e kishte mendue njëmijë herë orët e fundit, po i erdh mirë që e dëgjoj edhe nga pader Montano.

- Falemnderit, pader – i tha ma në fund ai dhe që të dy mbyllen telefonat pa shkëmbye qoftë edhe një urim.

Lina priti mos po reagonte i shoqi për sa i kishte thanë për Çeskun, por ai as e pat mendjen aty, u ngrit nga krevati dhe shkoi në banjë.

123

Page 124: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Si dolën të gjithë, se për çudi edhe Arta u ngrit me kohë atë ditë, Linës nuk iu ndej në shtëpi e shkoi nga Selmaja.

Nisi e i tregoj ku kishin qenë e për çfarë ishte besedue. Zakonisht Lina nuk fliste për punët e të shoqit, edhe pse me Selmanë shkonte si me nanën e vet, po atë ditë si duket kishte nevojë të tregonte, prandaj edhe Selmaja, si grue e fisme që ishte, e ndau të mos jepte ndonjë gjykim.

- U baftë ma e mira, - i tha dhe nuk ia zgjati ma atë bisedë.

Brozi e dinte se italianët zgjohen pak ma vonë se na, po atë ditë ishte gabue. Kur arrijti te qela ku banonte dom Alfonsi, ai e gjet Di Lurian tek shëtiste, dhe si i uruen njëni tjetrit mirëdita, Di Luria i propozoi të ktheheshin edhe një herë tek selia e “Zhuba 1”. Hipën të dy në makinën e

124

Page 125: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Brozit dhe mbas pak minutash u gjendën atje.

Brozi desht të shkonte në bar, t’i ofronte një kafe, një kapuçino, apo çfarë të donte ai, po Di Luria, sa zbriti nga makina, iu suell rreth e rreth gjithë godinës, dhe kur u gjendën përsëri tek dera e mobilerisë, pyeti Brozin:

- Ka shumë vështirësi që të mund të nxirret leje për ndërtimin e të paktën dyfishin e godinës egzistuese?

- Asnjë vështirësi. Unë e kam pasë parasyshë edhe këte kur mori lejen e ndërtimit. Projekti i miratuem asht pothuej për trefishin e kësaj sipërfaqeje, por u mjaftova me kaq, sepse tashti për tashti nuk më duhej ma shumë e ndërkohë shpenzova jo pak t’i blija një palestër të mirë djalit, që ishte në prag të mbarimit të

125

Page 126: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

studimeve, sepse nuk due ta kem ortak në punën time.

Di Luria buzëqeshi.- Ju pyes pa të keq, përse

buzëqeshni? - Edhe unë po u përgjigjem me

sinqeritet. Po mendoja se dom Alfonsi ka qenë që fëmijë ma i zgjueti ndër ne. Vështirë të gabojë ai, po e mendoja, që kur ma propozoi ditë ma parë. Asht punë e zgjuet të mos marrish ortak djalin në moshë të tillë. Ah, mirë që u kujtova, njëqind ditët të tjera si kjo për Françeskun. Jo që do të vijmë tek shtëpia t’ia urojmë bashkë me Sandron dhe dom Alfonson. Për fat, na ndodhet edhe një dhuratë e bukur për të.

Brozi e pyeti aty për aty:- Po Sandro, sa vjeç asht?

126

Page 127: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Atë mëngjes ishte largue ajo hija e zbehtë dhe e murrrmë nga fytyra e Di Lurias.

- Sandro asht i biri i senator Melonit.

Brozi nuk e zgjati më tej.

5

Nuk kishte kalue as një muej nga ajo e djelë e bekueme e ditës së Shën Fraçeskut, kur makinat e para, katër tir të porsaardhë nga Pezaro, të paisun posaçërisht për transportin e mobiljeve, u nisën nga Lebjana për në Bullgari ku do të ishte edhe ndalesa e parë e prodhimeve të reja Zhuba – Falco, por që etiketue ishin thjeshtë “Falco” – Pesaro – Made in Italy.

Ishte rasti të festohej vëtetë ky fillim i vrullshëm dhe ma i suksesëshëm se sa e kishte mendue

127

Page 128: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

qoftë njëna palë, ashtu edhe tjetra, sikur po atë ditë të mos duhej të niseshin për Itali edhe Lina Zhuba me të binë, të shoqnueme nga dom Alfonso.

Çesku, kur mori vesht se e ama dhe e motra do të shkonin në Shkodër e të merrnin vizë hymje në Itali, për pak desht t’i thonte të atit “Po ti, nuk do të shkosh?”, po mandej ngurroi ta pyeste, sepse diç kishte të mistershme në këtë udhëtim të papritun.

E ama, në të gjithë këto vite, vetëm dy herë kishte dalë jashtë shteti, një herë deri në Janinë, kur Brozi ishte ortak me dy grekë në tregtinë e naftës, dhe një fund jave deri në Mal të Zi ku kishin shkue të katërtit bashkë. Ia tha i ati:

- Do të shkojnë me dom Alfonson.

128

Page 129: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Por nuk qe e vështirë ta kuptoje se ky udhëtim për të amën ishte tejet i vështirë. Asaj kishte një javë që nuk i qeshte buza. Kishte një javë që nuk e kishte pa të puthte një herë Artën, lë ma atë. Rrinte mami pa i puthë “pllap-plluq” sa herë gjente rastin?

- Asht një festë fetare në Pezaro – kaq i kishte thanë i ati.

Edhe Sandro, për herë të parë prej tri javësh, ishte largue nga Lebjana pa u përshëndetë me njeri. Edhe atë e kishte përcjellë dom Alfonso.

Sandro gjatë atyne tri javëve kishte ndejë ma shumë tek ata, se në qelë tek dom Alfonso.

Dy ditë para se të nisej e kishte pa të grindej me Artën. I ishte dukë sikur ajo e kishte nxjerrë më të shtymë nga dhoma e saj dhe, natyrisht, nuk kishte ba një hap ta përcillte. As ai nuk i kishte thanë Sandros “Do të vish të

129

Page 130: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

dalim?”, si i thonte shumë herë kur largohej nga shtëpia e tyne.

As i ati nuk ishte nisë me makinat për në Bullgari, si kishte thanë ditë ma parë. Do t’i shoqnonte Di Luria, Sergio Di Luria.

Gjatë ditëve që ato të dyja qëndruen në Itali, Brozi nuk i mori në telefon asnjëherë nga shtëpia, ose të paktën kur ishte edhe Çesku aty. “Ke folë me mamin?”, e kishte pyetë ditën e tretë të largimit të tyne ai të atin. “Fare mirë janë”, i ishte përgjegj Brozi pa e shikue në sy.

Dom Alfonso u kthye ditën e katërt. Çesku nuk u durue dhe shkoi ta takonte tek qela.

U mendue e u mundue në të gjitha mënyrat, po nuk dinte çfarë t’i thonte. Dikur, e shikoi drejt në sy dhe jo pa nënkuptim, e pyeti, pa dashje, pak ashpër:

130

Page 131: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Kush i shoqron tashti ato?!- C’è una suora – u përgjegj dom

Alfonso. Ai tashma kishte shtatë vjet në

Shqipni dhe fliste gjithmonë vetëm shqip dhe mjaft mirë, ndrysh nga prifrijë të tjerë e murgesha të ardhun nga të gjitha anët e botës, prej Filipineve në Peru.

Çesku u largue me rrembim, nuk i tha as mirë u pafshim, ndezi BMW që porsa i kishte sjellë Di Luria nga Italia dhe shkoi drejt e në Palestër e shfreu mbi susta çeliku, se ato prej gome nuk ia mbushnin synin.

6

Arta u kthye e zbehtë, shumë e zbehtë. Ajo nuk tregoi farë entuziasmi për udhëtimin dhjetëditor që kishte ba në Itali. Vetëm i tha se një ditë

131

Page 132: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

para se të ktheheshin kishin qenë në Venecie. “Ishte mahnitëse!” – i tha, po pa shumë entuziasëm.

Broz Zhuba tashti kthehej edhe ma rrallë në shtëpi. Kishte shkue edhe Çesku nja dy herë atje të shikonte ç’bahej në mobilieri. Kishte shtangë nga ajo që kishte pa: më një anë reparti plot, dymbëdhjetë mjeshtra që punonin shpatull me shpatull, sa nuk kishe ku të lëvizje, më anë tjetër ata të “Jezerca” sh.p.k., që kishin fillue me vrull ndërtimin e një reparti poaq të madh sa ai i pari dhe përshtatjen e gjysmës së barit në mobileri. Atje tashti ishte një kantier i vërtetë. Si ndërtimin, ashtu edhe punimet në mobilieri i drejtonin dy specialistë italianë.

Herën e fundit, dy ditë mbasi ishin kthye Lina dhe Arta nga Italia, mbasdreke vonë, ai i telefonoi të atit.

132

Page 133: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Ba, si thue, hamë darkë bashkë sonte?

Brozi nuk i ishte përgjegjë menjëherë. Mandej e pyeti thjeshtë:

- Ku? - Ku të duesh – i tha i biri. Brozi e dinte se të birit nuk i

pëlqente në kënetë “Te Marjana”, ku mblidhej ma shpesh i ati me miqë, prandaj i tha:

- Mirë, shihemi në tetë tek “Fazani”.

Si mbyllen telefonin që të dy, Çesku u pendue menjëherë. Kishte frikë se nuk do të mund t’i thonte të atit atë që donte t’i thonte. Natyrisht, ai punën e Artës nuk kishte në mend t’ia hapte, megjithëse e merrte me mend çfarë kishte ndodhë, mjaft të shikoje zbehtësinë dhe dobësinë e saj, po edhe t’i thonte se donte ta mbyllte Palestrën e të vinte të

133

Page 134: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

punonte edhe ai tek Mobileria, vështirë se do të mund t’ia thonte. Askush nuk i kishte thanë nga vinin gjithë ato pare për mallin që arrinte çdo dy ditë nga Italia, për makinat e reja që kishin arrijtë, për përballimin e atij shpenzimi aq të madh në zgjanimin e godinës “Zhuba 1” aty buzë rrugës nacionale. Edhe kur kishin ble Palestrën katër muej ma parë u ishte dashtë që pothuej gjysmën e shumës ta merrnin kredi në Bankën Greke, që porsa kishte hapë në Rrugën “Gjergj Fishta”.

Jo, ai vështirë se do të mund t’ia thonte të gjitha këto të atit, as t’i kërkonte që të mbyllnin Palestrën, ose ta lëshonin me qira, ishte gati ta merrte ishkryetari i Bashkisë, por edhe t’i telefononte përsëri e t’i thonte se nuk vinte dot për darkë, i vinte randë.

134

Page 135: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Sidoqoftë, e vonoi pak nisjen, kështuqë të atin e gjeti me një gotë raki përpara, krejt në anë të restorant “Fazani” dhe tavllën e duhanit mbushë përgjysëm me bishta cigaresh.

Si e kishte porositë Brozi, kamarjerja erdhi menjëherë, sa arrijti Çesku. Porositën gati shpërfillës për ato që po kërkonin.

Kamarjerja solli shumë shpejt një shishe birrë për Çeskun, ia mbushi ajo gotën përgjysëm, dhe babë e bir i tokën pa thanë asnjë falë.

- Them ta japim me qira Palestrën – foli mbas pak Çesku.

Brozi e kishte kuptue mirë se biseda me të birin do të kishte qenë e vështirë, por krejt të tjera gjana i kishin shkue nëpër mend, prandaj edhe e pyeti menjëherë :

135

Page 136: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Pse, nuk të pëlqen të punosh aty?! Ti sikur e kishe me shumë pasion?

- Jo, nuk asht se nuk më pëlqen. Por … due të punoj në Mobilieri.

U shikuen gjatë sy për sy.- Çfarë mendon se mund të bash

aty? – e pyeti Brozi tue mendue se nuk do të ishte mirë ta kundërshtonte menjëherë.

- Nuk e di. Nuk e kam mendue. Po mendoj se duhet të jem i pranishëm aty.

Fjalët e fundit i kishte theksue në mënyrë të veçantë.

Brozi përsëri nuk nxitoi t’i përgjigjej. E kishte kuptue se nuk do ta kishte lehtë ta bante të hiqte dorë nga kjo ide.

- Duhet marrë edhe mendimi i “Falco” – tha ai. Ata tashma kanë 65 % të kuatave të kapitalit.

136

Page 137: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Si, Si?! – gati bërtiti djali – Gjashtëdhjetëpërqindë?! Dhe në shtëpinë tonë nuk di njeri asgja?!

- Unë nuk kam dashtë t’ju përzjejë kurrë në punët e mia, prandaj nuk ua kam thane. Mos harro se ato i blenë gjashtëdhjetëpërqindë të kuotave me shtatë fishin e vlerës së vërtetë. Na tashti kemi një shumë të mirë më një anë, për çdo rast …

- Na nuk jemi të mitun, që të mos na merret mendimi. Bile … tash as Arta nuk asht e mitun derisa …. ! – nuk e përfundoi frazën ai, po domethanja ishte e qartë.

- Ajo që i ndodhi sate motre, mund t’i ndodh çdo vajze sot. Asht ndrysh të jesh burrë, ndrysh ..

- Jo, ba! Nuk i ndodhi asaj! Të ndodhi ty, sepse ai asht nipi i senator Melonit!

137

Page 138: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Mësohu të mos e çojsh zanin, sodomos kur nuk je në shtëpinë tande .. – foli me za të lehtë, por ashpër Broz Simoni. – Jo që edhe atje nuk je në shtëpinë tande! Sa të jem unë gjallë, ajo asht shtëpia ime dhe aty do të dëgjohem unë!

Çesku u ngrit dhe doli me rrembim. I ati thirri kamarjeren, po jo se nxitoi shumë. Nuk donte ta arrinte.

7

Në krye të javës, me kërkesën e Adminsitratorit, që ishte gjithësesi përsëri Broz Zhuba, u mblodh Asamblea e Jashtëzakoshme e Shoqnisë «Zhuba 1». Asnjëni nga ortakët nuk kishte dashtë të përfaqësohej me prokurë, prandaj kishte ardhë edhe Gianmauro Falco vetë, pronar e President i «Falco» S.a.

138

Page 139: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

dhe aksioneri kryesor i Shoqnisë së përbashkët italo-shqiptare «Zhuba 1». Në atë mbledhje kishin thirrë edhe Françesk Zhubën, që u mat disa herë të mos shkonte. Që atë mbramje te “Fazani” ata i ishin shmangë njëni tjetrin dhe nuk kishin shkëmbye ma një fjalë.

Edhe kësaj here Çesku nuk shkoi ndër të parët, joqë i gjet të gjithë aty. U befasue kur mori vesht se njëni prej ortakëve ishte Dario Meloni, senatori, që kishte arrijtë në Rinas me avion të posaçëm bashkë me Ginamauro Falcon. Si njëni edhe tjetri e pritën ngrohtë e me shumë mirësjellje «djalin e zotit Zhuba».

Mbledhjen, natyrisht, e hapi Brozi, si Administrator që kishte thirrë këte Asamblea të Jashtëzakonshem. Mirëpo e ndërpreu i biri menjëherë.

139

Page 140: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Më falni, po së pari unë due të di me ç’cilësi jam këtu? Nëse jam në cilësinë “e dajlit të zotni Zhuba”, më lejoni të largohem pa fillue mbledhja.

Ndërhyni dom Alfonso, që, sigurisht, aty ishte në cilësinë e përkthyesit.

- Mos u nxito, Çesk – iu drejtue ai buzëgaz. – Ortakët janë marrë vesht paraprakisht nëpërmjet korrispondencës e-mail, por edhe në biseda direkte, për një rishpërndamje të kuotave. Në këte rishpërndamje do të kesh edhe ti pjesën tande, do të jesh edhe ti ortak.

Broz Zhuba ishte ba verdh, megjithate desht të rimerrte fjalën, po përsëri e ndërpreu i biri:

- Unë do t’Ju lutesha, dom Alfonso, të përktheni ato që thash dhe ato që do të them para fillimit të protokolluem të kësaj mbledhje,

140

Page 141: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

meqë e keni pa me vend ta bani “në familje”, pa praninë e noterit.

Dom Alfonso përktheu për Melonin, Falco-n dhe Di Lurian sa kishte thanë Françesku ma parë, ashtu edhe fjalët e tij të fundit.

- Le ta dëgjojmë, pse jo – foli mernjëherë Meloni - Të rijtë kanë shpesh herë ide shumë ma interessante se na ma të vjetrit.

Broz Zhuba e kishte ulë kryet dhe nuk shikonte asnjënin.

- Para se të bahet rishpërndamja e kuotave, duhet të bahet rivlerësimi real i posedimit të tyne. Kam dëgjue, zotni Di Luria, se keni ble me shtatë fishin e çmimit pjesën e kuotave që sot disponon pala italiane, nuk më intereson nga sa kuota secili. Kjo nuk asht e vërtetë. Të dhanat e bilancit janë fiktive, si kudo në botë. Mbi të gjitha nuk asht marrë parasyshë

141

Page 142: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

rivlerësimi real i truellit, që sot asht dymbëdhjetë herë ma i madh nga sa asht ble më 1996. Nga përllogaritjet del se pala shqipatre duhet të posedonte 72 përqindë të kuotave, jo 40 %. Nëse këto raporte duhet të rishikohen, atëherë pala italiane duhet të blejë edhe 23 % të kuotave reale, të zbresë në 49 % të kuotave të kapitalit, kurse rishpërndamja të bahet vetëm nbas këtyne rillogaritjeve. Më falni, po besoj se zotni Di Luria Ju ka thanë se edhe unë jam ekonomist, i ri vërtet, por diçka marr vesht.

Të pranishmit kishin shtangë. Dom Alfonso përkthente mbas çdo fraze, pse edhe Françeskoja fliste ngadalë, dhe ata, te tre, buzëqeshnin, po nuk ishte e vështirë të kuptoje se kishin shtangë, sidomos i ati.

142

Page 143: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Krejt mirë, - foli Falco, - të thërrasim ekspertët tanë e të rishikojnë vlerat reale, mandej mblidhemi. Jo që unë do të kisha një propozim: përse të mos vinte zotni Zhuba „junior“ në Itali, të diskutonte me ekspertët tanë e me këte rast të vizitonte edhe Italinë?

- Ide e shkëlqyeshme! – u nxitue të shprehej dom Alfonso italisht, sepse e dinte që as Brozi, aq ma pak Françesko, kishin nevojë për përkthim.

U ra dakort në parim që kjo të ishte një seancë diskutimesh të lira dhe „shumë të përzemërta“, si e përsëriti disa herë Meloni, e jo një Asamble e Jashtëzakonshme.

Në të vërtetë ata që folën ishin ata të palës italiane, se Brozi nuk hapi gojë, kurse Çesku mendoi të fliste sa ma pak dhe vetëm kur të ishte e

143

Page 144: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

domosdoshme. Çfarë kishte për të thanë ai e kishte thanë dhe nuk pranoi të vihej ma në diskutim veç se në nivel ekspertësh, kot lodheshin ta drejtonin në hulli të tyne.

Mirëpo ata kambëngulnin që bisedat të vazhdonin në Itali, dhe Çesku, ndoshta i shtymë nga krenaria e të riut, tha mm në fund:

- Në Itali? Pse jo?! Si drekuen tek „Fazani“, se Brozi

nuk desht ta çonte të birin “Te Marjana”, nuk e dinte pse i pëlqnte aq pak të shkonte atje, ata u ndanë, se senator Meloni kishte disa takime të randësishme në Tiranë, takime të nivelit të naltë, si tha ai, e me të do të ishte edhe Gianmauro Falco.

Çesku nuk u kthye gjithë ditën në shtëpi, por edhe kur erdh, mjaft vonë, i tha së amës se kishte ngranë dhe

144

Page 145: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

shkoi të flinte. Ai nuk desht të diskutonte asgja me të atin.

Edhe të nesërmën në mëngjes u ngrit shumë heret dhe u tha prindëve, që i gjet të dy në guzhinë (atë ditë Brozi nuk po e pinte kafen në krevat), se do të shkonte në Tiranë.

- Në Tiranë?! Përse?! – pyeti i shqetësuem Brozi.

- Kam një takim me profesor Mentor Kristoforidhin – tha dhe doli pa pritë pyetje të tjera.

Po Brozi e mori me mend përse do ta takonte udhëheqësin e tij të diplomës. Edhe sikur të mos kishte dalë ashtu me nxitim, nuk do t’i kishte ba pyetje të tjera.

Vetëm Lina e ndoq deri jashtë dhe e porositi:

- Të keqen nana, sa ma ngadalë makinën!

145

Page 146: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

8

Në Aeroportin e Bolonjës e priste Di Luria. Ishte me të edhe një djalë i ri, si mori vesh gjatë rrugës, edhe ai i diplomuem në ekonomi. E quenin Ferdinando, apo Nando, thjeshtë, Nando Maggione.

Ishin marrë vesht me telefon se ai do të flinte në hotel dhe, sado që Di Luria nguli kambë duke i thanë se “ç’kuptim ka të shkosh në hotel, kur na kemi shtëpia me hektarë”, ai zuni vend në një nga hotelet ma të bukur, aty buzë detit.

Nando e ftoi që natën e parë të shkonin në diskotekë në Gabice, dhe Çesku nuk kundërshtoi. Ishte kurreshtar të shihte një diskotekë të mirëfilltë, jo si ato kantinat në Tiranë.

Nuk kishte kalue shumë dhe ai e kuptoi se po e tepronte. Si më erdhi

146

Page 147: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

kështu gjithë kjo hare? – po mendonte. Mos … më kanë hedhë ndonjë drogë? … Jo, do ta kisha kuptue. Ndoshta muzika, këto vajza të bukura e të harbueme, sidomos dy prej tyne, që nuk iu ndanë, shoqe të Nandos.

Sidoqoftë, ai në hotel u kthye, por të nesërmen në mëngjes. Nuk e mbante mend kur, e kishte kthye Nando dhe një mik i tij.

Kur u zgjue, aty mga dreka, vërejti se në kreavat pranë tij ishte shtri njëna nga të dy vajzat, krejt lakuriq. Nuk ia mbante mend emnin.

E zgjoi edhe ate dhe ... u përpoqen të banin dashuni, megjithëse ndjeheshin shumë të lodhun e të mpimë që të dy.

9

147

Page 148: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Çesku kërkoi që, mundësisht, takimi me ekspertët kontabël të shtyhej për të nesërmen në mëngjes.

Ndjehej i lodhun, jo në gjendje për punë, që kërkonte përqedrim dhe kthjelltësi mendje.

E vetmja punë që bani, ishte të kontrollonte nëse i kishte në çantë shënimet dhe përllogaritjet që kishte ba me profesor Mentorin.

Po atë vajzën, Silvia, e mbajti gjithë kohën me vete, as desh t’ia dinte ç’do të mendonin „ortakët“ për të. Ajo vajzë dinte të bante dashuni në të gjitha mënyyrat. Kur dukej se ai nuk do të kishte ma forcë të vazhdonte, ajo e eksitonte ngadalë me seks oral, dhe ia fillonin nga e para.

Nando atë mbasdreke e atë darkë foli pak, i bante punën e shoferit dhe paguente kudo që shkonin, po për ta

148

Page 149: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

trajtue e trajtonte me shumë respekt, taman në rolin e „bosit“. Dhe kudo që shkonin do të gjenin vajza të bukura dhe ngacmuese, po Çesku ishte dhanë aq shumë mbas Silvias, sa nuk i hynin shumë në sy të tjerat, edhe pse ua kthente ndonjë ngacmim pa u marakosë shumë për takt.

Në darkë ishte i ftuem tek Falco, kështuqë erdhi dhe e takoi Di Luria dhe u kujdes për çdo detaj, deri për veshjen, për çorapët që nuk shkonin për një darkë të nivelit të tillë, por që ai kishte marrë masa edhe për këte, për parfumin, se zonjat janë shumë të ndjeshme ç’parfum përdor, sa e bezdisi Çeskun, po ia largonte bezdinë Silvia, që e përkëdhelte dhe e puthte edhe në prani të Di Luira.

Di Luria u largue rreth orës shtatë të darkës, kështuqë ai pat mjaft kohë të marrej edhe një gjysëm ore me

149

Page 150: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Silvian, sepse i kishte thanë se do të vinte Nando ta merrte në 19:45.

Ai i tha Nandos të mos nxitonte se ishin shpejt, edhe pse në të vërtetë ora ishte tetë pa pesë minuta dhe po përshkonte nëpër mend çfarë do të bante e çfarë nuk do të bante. Ndër ato që nuk do të bante ishte, sigurisht, të mos pinte, ose të pinte sa ma pak.

Mbas tij arrijti vetëm senator Meloni me të shoqen dhe të bijën (gjatë darkës mori vesht se Patrizia, vajza e senatorit, ishte e ndame dhe se kishte një vajzë tre vjeçe. I ndej shumë afër Çeskut gjithë kohën dhe u tregue shumë e afrueme me të. Sandro nuk kishte ardhë).

Iu desht shumë kohë të orientohej cili ishte ky e cili ai tjetri, se salla ishte plot, pothuej dyzet vetë, po ia

150

Page 151: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

kujtonte e shoqja e Gianmauro Falco, motra e Di Lurias.

Pak nga pak ata filluen të largoheshin, se ja, kishte kalue mesnata, dhe pikërisht atëherë iu afruen dy prej të ftuemëve, që nuk e kishte marrë vesht cilët ishin gjatë darkës.

Njëni prej tyne, ai ma i riu, ndoshta dyzetvjeçar, i tha se do të shiheheshin përsëri nesër dhe e falnderoi për materialin që u kishte dërgue me e-mail. I thanë se ishte shumë i qartë, kështuqë nesër do të na duhet fare pak kohë për t’u marrë vesht. Atëherë Çesku e kuptoi se ata ishin ekspertët e Shoqnisë „Falco“ dhe mbas pak vendosi të largohej edhe ai, se donte të shkonte të pushonte.

Po kur arrijti në hotel, edhe pse çelsin e dhomës e mori nga sporteli,

151

Page 152: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

gjeti në krevat Silvian, e zgjoi, kështuqë përsëri fjeti mjaft vonë. Mirë që kishte porositë sportelistin ta zgjonin në telefon në orën nandë. Takimin me ekspertët e kishin lanë për në nandë e tridhjetë minuta.

Do të vinte Nando ta merrte, natyrisht.

10

Takimi, ashtu si i kishin thanë ekspertët që një natë ma parë, zgjati vërtet fare pak. Ata kishin përgatitë me kohë të gjitha tabelat e nevojshme, kishin ba përllogaritjet, e binden se vlera reale e kuotave që duhej të posedonte pala shqiptare ishte realisht jo 72 %, por vetëm 63,87 %. Sa u përket blemjeve, transferimeve, raporteve etj., ata i thanë se këto janë çashtje që u

152

Page 153: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

takojnë z. Falco dhe z. Zhuba (nuk e cilësuen “segnor” apo “junior”, siç e kishin ba zakon t’i dallonin).

Në orën trembëdhjetë Nando e dërgoi jashtë qytetit, në një vend shumë të bukur e të qetë, ku e priste vetëm z. Falco.

U shtruen të hanin drekë vetëm ata të dy, nuk ishte senatori, nuk ishte as Di Luria, Nando jo jo, kishte zanë një tryzë bukur larg tyne.

Falco i tha se ishte gati të blinte 14,87 % të aksioneve dhe se raporti i tyne në mes tre ortakëve italianë dhe dy ortakëve shiptarë do të ishte 51 % me 49 %.

- Ortakëve shqiptarë? – e pyeti Çesku.

- Po. Ortakëve shqiptarë. Unë porsa kam bisedue me z. Zhuba në telefon dhe ai asht dakort të mbajë 24 % të kuotave për vete, 25 % di t’i

153

Page 154: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

keni Ju, 6 % Di Luria, 5 % senator Meloni dhe 40 % unë. Kurse Administrator, si u morem vesh me babën Tuej, do të jeni Ju.

Çesku nuk dha asnjë mendim. Ai i telefonoi të atit në prani të z. Falco, folen, natyrisht shqip, po ma mirë me thanë, foli Brozi, se Çesku vetëm ndonjë pyetje i bante. I ati e mbylli bisedën se të gjitha këto i kishte bisedue me “bariun” dhe se këto ishin edhe mendimet e tij.

Çesku e dinte se “bariu” ishte padre Mario Montano.

Fliste rrallë e tek Falco, kurse Çesku ishte tretë në mendime e nuk u jepte dot përgjigje asnjënes nga mija pyetjeve që i lindën.

Mori përsëri të atin në telefon.- Si ka mundësi që edhe “bariu” të

jetë i këtij mendimi?

154

Page 155: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Ta them kur të kthehesh. Vetëm kur të kthehesh.

Ai e mbylli telefonin dhe filloi të fliste me të rrallë me Falcon për gjana të parandësishme.

Kur erdhen kafet, Falco i tha: - Tue qenë se janë këtu ma shumë

se ¾ e kuotave, si thoni, të bajmë Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Asamblesë, një mbledhje të shkurtë, sepse praktikisht do të kemi vendosë gjithçka paraprakisht na të dy?

Çesku tundi kryet në shenj mohimi.

- Më duhet të kthehem ma parë në Shqipni. Mandej, mbas dy-tri ditësh, kthehem, e bajmë edhe këtu mbledhjen, nëse ju nuk keni mundësi të vini. Por ma parë më duhet të kthehem doemos në Shqipni.

11

155

Page 156: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Çesku i kishte telefonue një shoku të tij të dilte e ta merrte në Aeroport, por kur arrijti atje, gjeti të atin dhe pader Mario Montanen.

Hipën në makinë dhe u nisen drejt Lebjanës.

Në timon ishte Brozi. Pothuej se nuk e kishte pyetë për asgja të birin as në Aeroport, as kur hipen në makinë.

E mori fjalën pader Montano.- Dëgjo, Çesk. Ata kanë

mbështetjen e Qevrisë Shqipare dhe nuk kishin pse të pranonin asnjë kompromis. Ligjërisht qendron kontrata e parë në mes Brozit dhe Di Lurias. Për fat që Di Luira ka përvojën e vitit 1997 dhe i trembej një shkatrrimi të mundshëm, ashtu edhe ndonjë akti edhe ma të randë, përndrysh nuk do të kishin ba asnjë

156

Page 157: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

lëshim. Përqindjet nuk kanë randësi. Fitimi Juaj do të jetë disa herë ma i madh se ai që siguronte Brozi deri më sot. E randësishme asht që ata pranuen që Administrator të jesh ti. U zmbrapsën mbas kambguljes së Brozit, që i çuditi. Të takon ty tashti ta hedhish vallën. E di se nuk do ta kesh të lehtë. Po Di Luria të ka frikë, kjo nuk asht pak.

- Ndoshta po e teproj, pader Mario. Ju e dini në ç’nivele shtetnore do të kishin mbështetje ata?

- Jo do të kishin, Çesk. Ata kanë mbështetje në nivelet ma të nalta. Dikush “në nivelet ma të nalta” mori si dhuratë 5 % të kuotava në një shoqni të Melonit në Turqi. Si kompensim Meloni mori 5 % të kuotave në “Zhuba 1”, që asht sa trefishi i kuitave që i dhuroi shtetarit tuej.

157

Page 158: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

- Padre, më falni për pafytyrësinë, ju do të pranonit ndonjë kuotë të kapitalit të shoqnisë nga unë dhe baba?

- Unë erdha me tjetër mision këtu, biri im. Deshta të isha bariu shpirtnor i grigjës. Po nga një herë më asht dashtë ta mbroj grigjën edhe nga ujqit e përtejdetit. Ky asht një rast. Edhe kjo punë ban pjesë në misionin tim.

Kjo ashtë kuota e kapitalit tim.

03/04/2009

158

Page 159: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Vajza e filxigenave*

- tregim

-

Pallati ynë pesëkatësh kishte dy shkallë ma nga pesëmbëdhjetë hymje secila. Në shkallën në të majtë banonin familje oficerësh, kurse në shkallën tonë ishin kryesisht nëpunës të fermës, dy familje mësuesish, shoferi i Kryetarit të Komitetit dhe dy familje magjypësh. Ishin te dyja familje krejt të mira, pak të ndruajtun ndaj nesh, po të sjellshëm e të pastër.

159

Page 160: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Me familjet e oficerëve pothuejse nuk njiheshim, se ata rrinin dy ose tre vjet, mandej i transferonin përsëri.

Na banonim në katin e katërt. Hymja në të majtë të apartamentit tonë, ajo e shkallës përtej, e oficerave, kishte disa muej që rrinte bosh.

Aty në të hymë të dimnit, morëm vesht se në atë apartament ishte strehue familja e një oficeri që kishte humbë të shoqën vetëm pak muej ma parë. Oficeri kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, sidhe nanën plakë, megjithëse edhe fort plakë nuk duhej të ishte, por dukej që ishte grue e vujatun e ndoshta tregonte ma shumë nga ç’ishte.

Unë nuk i njihja, por e kuptova se ishte nga anët tona, sepse plaka mbante rizë të hollë të bardhë

160

Page 161: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

harkate lidhë për ballë me shami të zezë.

Ime shoqe më kishte thanë një ditë se grueja e oficerit, që kishte jetue gjithmonë në fshat e larg të të shoqit, kishte humbë jetën nga që kishte dashtë të dështonte pa ia marrë vesht njeri dhe eb kishte provokue ashtu popullorçe. “Përse nuk kishte dashtë t’ia dinte njeri?” – e pyeta jo fort kurreshtar unë time shoqe. “Ashtu e kishte pasë hallin” – m’u përgjegj ajo tue e ba edhe ma të mjegullt misterin e vdekjes së grues së fqinjit të ri.

Gjatë dimnit nuk pata rast të njihesha me oficerin, se ai dilte heret, kthehej vonë, sulej dyqaneve të blinte ndonjë gja, mandej mbyllej në shtëpi me fëmijtë. Vetëm nanën e tij e shikoja herë mbas here në ballkon e

161

Page 162: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

me të rrallë edhe e bija, një vajzë e paktë, po me trup të zhdërvjelltë.

Në të hymë të pranëverës lëvizjet në ballkonin e fqinjit u shtuen shumë. Tashti, bashkë me plakën, dilte edhe ajo voglushja, e veshun me rroba të holla, e që i pëlqente të rrinte gjithnjë si në profil, sa herë më shikonre se rrije në ballkon e lexoja ndonjë libër. Me siguri e bante këte që t’i dukej gjiu i bukur, i porsashpërthyem, si bajnë gjithë vajzat e asaj moshe. Duhej të ishte trembëdhjetë a katërmbëdhjetë vjeçe, jo ma shumë, mendoja. Dhe gja e bukur, si shpirt. Ditë për ditë më dukej ma e rritun dhe ma e kandëshme. I pelqente të hidhte mbas, tasheparë, një cullufë të zezë pis që i binte mbi ballë. Lëvizte nëpër ballkon, herë mbështetej tek muri, herë përkulej mbi parvaz. Ndoshta asht edhe pesëmbëdhjetë

162

Page 163: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

vjeçe, thashë një ditë tek e pashë gjithnjë e ma të mbushun e ma truphedhun.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ballkoni i fqinjit në të majtë u mbush me lule. Mue më pëlqente të rrija në ballkonin tonë gjatë, sepse kundroja Kodrën e Kështjellës, që kur vinte pranëvera, harlisej me sallgama, aq sa, kur merrje frymë, aroma e sallgamave të mbushte mushknitë.

Por qysh se ballkoni e fqinjit në të mjatë u mbush me lule, aroma e sallgamave ndjehej ma pak. Rreth nesh kundërmonte aromë filxigenash. Plot e përplot ishte mbushë ballkoni i fqinjit me filxigena.

Mbasdrekeve e darkava merrej me to vajza e fqinjit. Se ç’u bante, se ç’u thonte, se dukej vërtet sikur fliste me ta.

163

Page 164: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Një ditë gjeta një vazo me filxigena edhe në ballkonin tonë. «Po kjo?» - i thash sime shoqeje. “Ma ka falë Shpresa” – m’u përgjegj ajo. “U ka falë pothuej të gjithëve nga një vazo. Do t’jua falë unë, thotë, se këtu nuk ka filxigena. Mue nuk më pëlqejnë lulet që nuk çelin dhe nuk kanë aromë. Ç’lule asht ajo që nuk çelë lule, thotë. Të rrish me Shpresën, duhet të kesh kohë, se nuk i pushon goja tue folë për lule”.

Pak e nga pak filxigenat filluen të përhapen edhe në pallatet rreth nesh. Tashma pothuej të gjithë Shpresën e thërrisnin “Vajza e filxigenave”.

Gjatë verës Shpresa u zeshk edhe ma, se shkonte përditë në plazh me të vëllanë, një fëmijë i gjallë, që luente gjithë ditën futboll para pallatit e nuk ndjente lodhje.

164

Page 165: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Kur filloi shkolla, ajo mezi priste të kthehej nga mësimi dhe, ende pa ngrane drekë, dilte në ballkon e shpupuriste me dorë filxigenat tue përhapë aromën e tyne anë e kand. Nuk mbaj mend nëse ndiqte vitin e dytë apo të tretë të gjimnazit.

Pranëverën tjetër ishin mbushë me filxigena pothuej të gjithë ballkonet e pallateve të lagjes sonë. Të gjithëve ua kishte falë Shpresa.

Verës ajo kthehej vonë nga palzhi, gjithnjë e ma vonë, sa e bante marak gjyshen e mirë. Ndoshta deti po i rrëmbente një pjesë të dashunisë për lulet. Sado vonë të kthehej, sado e lodhun të ishte, përsëri ajo, ende pa ba dush, do të dilte një herë në ballkon tek lulet.

Ma vonë, aty në të hymë të vjeshtës së dytë, më kishte rastisë jo rrallë ta shikoja të rrinte nën

165

Page 166: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

mimozën në anën tjetër të rrugës, krejt përballë pallatit tonë. Ishte gjithmonë në shoqninë e një djali simpatik, një trup sportiv, që nuk ia dija emnin, por e kisha pa sa herë në plazh tek luente futboll me orë e orë. Se kush më kishte thane se punonte infermier në spital.

- Shpresa! – e thërriste gjyshja tash e parë me za të ultë, sa vështirë ta dëgjonin atje në anën tjetër të rrugës. Vajza ngrinte kryet, shikonte në drejtim të ballkonit, ia bante me dorë gjyshes “se ja, erdha”, po çuçurimat me atë djalin simpatik e banin përsëri të harrohej.

Një mbramje ime shoqe nuk u durue dhe i thirri me za të naltë:

- Shpresa, po të thërret gjyshja!Plaka, sa dëgjoi zanin e ashpër të

sime shoqeje, hyni menjëherë mbrendë. Edhe Shpresa u nda prej

166

Page 167: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

mikut të saj dhe, ma shumë tue u hedhë se sa tue vrapue, u ngjit nalt.

Aty nga fundi i tetorit, porsa hyna në shtëpi, ime shoqe foli me terrsëllimë:

- Ua bani të zezën Shpresa! – foli gjithë mëllef ajo – Mori në qafë të vëllanë e të atin! Asht arratisë me atë horin e Spitalit jashtë shteti!

Unë nuk fola. Nuk them se isha me Shpresën, se e dija ç’rrjedhoja të randa do të kishte familja e saj, por edhe ta gjykoja aq ashpër nuk ma thonte zemra.

Nuk kaluen vetëm tri ditë dhe babën e Shpresës e xhveshën nga oficer dhe ai mori nanën plakë e të birin dhe u kthye përsëri në Sapë.

E kujtoja shpesh atë vajzë, sa herë shikoja filxigena nëpër ballkone, po për fat të keq, gjithnjë e ma të rrallë.

167

Page 168: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

*** Të djelën që shakoi, sa kishte

kalue nandë e mëngjesit, ra zilja e derës dhe u ngrita me të shpejtë dhe e hapa.

Papritë u gjenda përballë tre të panjohunve: një grue rreth të tridhjetava, ndoshta edhe pak ma shumë, krejt e brishtë, prandaj edhe dukej aq e re, e bukur si andërr, një burrë kund nja dhjetë vjet ma i madh se ajo, pak i randuem në peshë, po mjaft i gjallë, dhe zanë përdore me të, një vajzë e gjatë pesëmbëdhjetë a gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Mbas stepsjes së parë, u kujtova t’i ftoja:

- Urdhënoni!Grueja hyni e para, jo pa ndruejtje,

dhe fill mbas saj burri dhe vajza.

168

Page 169: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Kur po i afrohej derës së dhomës së pritjes, e kapa për krahu dhe i thirra me emocion:

- Ti je Shpresa? Të njoha nga jotë bijë! O Zot, sa ngjani! Kështu, krejt kështu ishe edhe ti kur …

Grueja buzëqeshi gjithë emocion e gati e tronditun.

Kishte dalë ndërkohë te dera edhe ime shoqe dhe ato u përqafuen. Ime shoqe bile edhe qau nga emocionet e kjo bani që edhe vajzës së Shpresës t’i mbusheshin sytë me lot.

Si zumë vend nëpër divane, si shkëmbyem fjalët e para, papritë, Shpresa iu drejtue sime shoqeje:

- A mund të dalim pak në ballkon?Në ballkon kalohej nëpërmjet

dhomës së gjumit, prandaj edhe ime shoqe vrapoi t’i hidhte një sy përpara, mos kishte lanë gja keq e ta ndreqte para se të kalonin aty mysafirët.

169

Page 170: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Porsa dolëm në ballkon, Shpresa filloi të përkëdhelte me bulëzat e gishtave, lehtë, fare lehtë, filxigenat që mbushnin përvazin e ballkonit. Mandej hodhi shikimin nga e majta. Ballkoni andej ishte krejt i shkretë, me dy vazo të mëdha me lule artificale, çka e bani të prishej në fytyrë e të dukej dhjetë vjet ma e madhe. Unë hodha shikimin tej rrugës ku dikur kishte qenë mimoza ku çuçurisnin ata të dy. Në vend të saj tashti ishte një kioskë me llamarina të ndryshkuna.

Kur u rikthyem në guzhinë, Shpresa filloi të fliste si me vete:

- Kemi ardhë mbrame. Dolëm në mëngjes heret dhe u sollëm përreth pallateve. Vetëm në ballkonin tuej pamë filxigena. Prandaj edhe ju trazuem …

170

Page 171: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Mbas pak shtoi gjithë gjallëni: Ne jetojmë në Philadelfia. Në të

gjithë Amerikën, vetëm në Philadelfia ka filxigena, sidomos në lagjën tonë.

Kur ikëm, kisha marrë farë filxigenash në gji ….

Maj, 1996

* filxigeni, dikur shumë i përhapun në Zadrimë, asht një lloj borziloku, me gjethe pak ma të vegjël, po me një aromë aq të fortë, sa ndjehet kudo përreth, edhe mjaft larg.

Fytyrëzbehti

Atë ditë, as dimën, as pranëverë, për çudi, kishin çelë mimozat. Ma tej, lisi plak kullonte lang të zi nga të çamet e thella të sa e sa viteve.

171

Page 172: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Rrezet e zbehta të diellit nuk kishin mundë ta përshkonin ende lëkurën e tij të trashë e të argasun.

Nga oxhaqet dilte tym i verdhë që ndehej mbi pallate si i hutuem, pa dijtë nga të shkonte, se nuk frynte as një fije erë.

Mbi urë po kalonte një vajzë bluzëhollë, që herë mbas here mundohej të afronte jakën me gishtat e plasaritun nga të ftohtit e dimnit, por më kot, se të ftohtit ishte i hidhun ende.

Autobuzi i plazhit, sikur të kishte ngranë blozë gjithë natën, mezi mori udhë, tue lanë mbas tym të zi e do krisma bllum-bllum, si kollë plaku, që tue u nda me dimnin, nuk do të shihte ma kurrë pranëverë.

Një shkollar i vogël ecte tue u tundë sa djathtas aq edhe majtas, gjithë kënaqësi pse, ma në fund, në

172

Page 173: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

mes dy fletore detyrash, kishte vu një copë bukë të thekun me vezë e që do t’i shijonte sa s’ta merr mendja kur do ta kafshonte në pushimin mbas orës së dytë të mësimit.

Po ngjarja ma befasuese e atij mëngjezi, një ngjarje gati tronditëse, ishte dalja nga shtëpia e Fytyrëzbehtit, që e kishte kalue dimnin pranë sobës me çaj e me vitamina. Njerëzit vështronin atë, po mendja u shkonte tek e shoqja, që gjatë gjithë dimnit kishte ngrohë shtretnit e të tjerëve. Po Fytyrëzbehti u gëzohej rrezeve të diellit dhe as donte t’ia dinte ç’mund të thonin njerëzit.

I fundit doli Poeti. I lodhun nga dimni, gjurmët e të cilit i ishin gdhendë thellë në fytyrë, çapitej pa dëshirë. I hapi udhë Fytyrëzbehtit. Në fund të fundit, nga sakrificat e

173

Page 174: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

Fytyrëzbehtit dhe gjithë zhapijëve të tjerë që kishin dremitë gjatë dimnit, kishte përfitue edhe ai. Shpesh herë pa rrymë elektrike, gjithmonë pa dru për të ndezë sobën, se nuk kishte me se t’i blinte, gratë e tyne kishin ngrohë edhe shtratin e tij; ngrohtësia e tyne ndoshta i kishte nxjerrë gjallë nga dimni atë dhe ato pak vargje të sakatuana. Bekue qoftë ngrohtësia e tyne, tha ai me vete dhe përkuli fare pak gjunin sikur bante kryq.

Dikush thirri me za të naltë se kishte ardhë pranëvera dhe shau ndytë dimnin. Poeti shtangu. Ai që kishte lëshue mallkimin ndaj dimnit dhe lëvdatat për pranëverën ishte Fytyrëzbehti. Parafytori kazanat me çaj që ai kishte pi gjatë dimnit dhe iu pështjellue të villte.

- Ej! Miku im! – thirri i ngazllyem Fytyrëzbehti – Eja të hedhim nga një

174

Page 175: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

gotë e të festojmë ardhjen e pranëverës. Ti nuk mund ta marrish me mend sa kam vuajtë unë nga dimni! Asht e kotë të përpiqem të ta shpjegoj, sepse ti që endëshe si i marrë përmes thellimit, nuk mund t’i kuptojsh vuejtjet e mia!

Poeti e vështroi drejt në sy dhe, i pafuqishëm përballë ngazllimit dhe kambënguljes së tij, e ndoq për në bar. Por, sa pa e ngritë mirë gotën tek buzët, pa dhanë asnjë shpjegim, doli pothuej me vrap. Baristja e moshueme dhe klientët e shumtë që e kishin mbushë barin me tym duhani, as u çuditën nga kjo ikje e papritun e Poetit; ata ishin mësue me endjet e tij edhe nëpër netët ma të acarta të dimnit.

Mbas dy a tre minutash Poeti trokiti në derën e shtëpisë së Fytyrëzbehtit. Nuk priti shumë dhe e

175

Page 176: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

shtyu. Dera ishte e hapun. Shkeli me nxitim mbi qilim dhe drejt e në dhomën e gjumit. Grueja e Fytyrëzbehtit, e porsazgjueme, uli mbulesat dhe zbuloi gjijtë e rrëzuem.

- Eja! – i tha ajo – Po të prisja – dhe zgjati shuplakën e majtë t’i përkëdhelte fytyrën Poetit, që ishte ulë në anë të krevartit. Ajo e dinte se nga të gjithë miqtë e saj, ai ishte ma fëmijë dhe i pëlqente ta përkëdhelnin.

Kur doli prej aty, dielli tashma ishte ngritë jo pak. Fytyrëzbehti po kthehej i përtrimë nga shëtitja dhe prej gotave që kishte hedhë.

- Ej! Poet! Nuk të shoh ta kesh ndje pranëverën! – i foli gjithë gjallëni ai.

Poetit i ngjau sikur përreth këpucëve të Fytyrëzbhetit, të lustrueme me kujdes atë mëngjes, zhapijë të porsadalë nga dimni po

176

Page 177: Daniel Gazulli   Vjeshtë në Lebjanë - Novela

zgaqeshin në diell dhe pamja e tyne e zbardhemtë i shkatoi të vjella dhe në çast nga goja i buçiti një lang i kafejtë.

Fytëzbehti u largue në heshtje. “I shkreti ai. I shkreti. Gjithë dimnin ecte me gjoks zbërthyem si i marrë. Dhe ja tashti, nuk asht i zoti t’i gëzohet pranëverës”.

Dhe shpejtoi hapat me shpresë të gjente ende në shtrat zonjëzën e tij të ngohtë.

Mars, 1992

177