revista 'ura', nr. 1, vjeshtë-dimër 2008

130

Click here to load reader

Upload: acfos-albania

Post on 11-Mar-2016

284 views

Category:

Documents


23 download

DESCRIPTION

Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

TRANSCRIPT

Page 1: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008
Page 2: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

2COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Kryeredaktor - Editor in ChiefErmal BEGA

Redaksia - Editorial boardAzem XHELADINIEdvin CAMIAlban ÇULI

Bordi Këshillimor - Advisory BoardDr. Murad HOFMANN - (Bonn-GJERMANI)Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI) - (Amman-JORDANI)Dr. Abdulatif ARNAUTI - (Damask-SIRI)Dr. Dritan EGRO - (Tiranë-SHQIPËRI)Dr. Feti MEHDIU - (Prishtinë-KOSOVË)Enis BAÇOVA - (Zelanda e Re)Dr. Xhabir HAMITI - (Prishtinë-Kosovë) etj.

Design & LayoutEndrit MANUSHI - Besnik HAMITI

Boton - Published by:"QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE""ALBANIAN CENTER FOR ORIENTAL STUDIES"P.O.Box 8203Tirana-AlbaniaTel.: +355 42 34 42 14Info: +355 69 24 76 219www.acfos-albania.orgE-mail: [email protected]

© A.C.F.O.S. - Albania, Tiranë 2008

Page 3: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 3

Page 4: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

4COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Page 5: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 5

PËRMBAJTJA - TABLE OF CONTENTS

HYRJEPROLOGUE .............................................................................7

1. Nexhat S. IBRAHIMIOrientalizmi dhe OrientalistëtOrientalism and the Orientalists ................................................12

2. Sejjid Alim ASHRAFIslami dhe OrientalizmiIslam and Orientalism ...............................................................24

3. Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)Hafiz Ali Korça, simbol i gërshetimit të Islamit dhe kombit nëBallkanHafiz Ali Korça, symbol of interlacing Islam and nation in the Balkans......36

4. Prof. Dr. Feti MEHDIUKoekzistenca e tre librave të shenjtë dhe ardhmëria e tyre nëBallkanThe coexistence of the three holy books and their future in the Balkans..........41

5. Dr. Alibeman Eghbali ZARCHDialogu mes kulturave dhe feve në botëDialogue among cultures and religions in the World .....................51

6. Mr. Olsi JAZEXHIHomazh ndaj një mendjeje arabe: Eduard SaidHomage on an Arab mind ...........................................................58

7. Mr. Azem XHELADINIBurimet e gjuhës letrare arabeThe roots of Arabic literary language ...........................................63

Page 6: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

6COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

8. Belina BUDINI"Tabakët", Familja që i dha emrin Urës dhe Xhamisë"Tabakët", The family who gaved the name to the Bridge and the Mosque........71

9. Sadik MEHMETI"Sherh Rahati al-Kulub" e Pir Muhammed Efendiut nga Prishtina -Një vepër/dorëshkrim unikat në Arkivin e Kosovës"Sherh Rahati al-Kulub" of Pir Muhammed Efendi -A unique work/manuscript in Archive of Kosova .......................75

10. Skerdi MAHMUTAJNjohje me qytetërimin persIntroducion to the Persian Civilization .................................................83

11. Bujar SPAHIUArti dhe Kaligrafia e gjuhës arabeThe Art & Caligraphy of Arabic language ..................................88

12. Ramadan SHKODRABotimet islame në gjuhën shqipe në KosovëIslamic publications in Albanian language in Kosova ..................92

13. Halil Xhibran (Khalil Gibran)Zonja Roza HanajMrs. Roza Hanaj ...................................................................103

14. Nuredin A. AHMETIPrezantim i librit:"Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881)"Presentation of the bosk:"Albanian League of Prizren in Egyptian press (1878-1881)" ...117

Libra të rinj ..........................................................................122

Ftesë për bashkëpunim ...........................................................123

Page 7: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 7

HYRJE

Ç’është "Orientalistika"?

Kur përmendim Orientalistikën, ne kuptojmë një vargshkencash, përkatësisht disiplinash shkencore, të cilat studiojnëkulturën e popujve të Lindjes (Orientit) - e kundërta e Perëndi-mit (Oksidentit), si: gjuhët, letërsitë, arkeologjinë, historinë, artin,religjionin, qytetërimin, traditat e tyre etj.

Tek ne, zakonisht, mendohet, por jo me të drejtë, seOrientalistika është vetëm njohje e gjuhëve të Orientit (vendevetë Azisë, Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore e Lindore).

Orientalistika në kuptim më të gjerë përfshin: Sinologjinë,indiologjinë, iranologjinë, turkologjinë, asirologjinë,jamatologjinë, semitologjinë (ku bën pjesë edhe një pjesë easirologjisë, hebreistikën, arabologjinë dhe epitiopologjinë), heti-tologjinë dhe azianologjinë, egjiptologjinë (këtu hyn edhekiptologjia), berberologjinë dhe hamitologjinë.

Me përjashtim të semitologjisë, të gjitha disiplinat e tjera janëzhvilluar në shekullin XIX.

Çfarë duhet të kuptojmë me "Orientalistikë"?

Në trojet shqiptare, me fjalën "Orientalistikë" nënkuptohetstudimi i gjuhës dhe kulturës arabe, turke dhe pjesërisht asajperse dhe osmane. Sipas praktikës së deritanishme, ai që kastudiuar këtë lëmi quhet orientalist.

Prandaj, me Orientalistikë duhet të kuptojmë studimin e gju-hës arabe dhe turke, në mënyrë të barabartë në një anë dhestudimin e pjesërishëm të gjuhës persiane dhe osmane, në anëntjetër.

ORIENTALISTIKA NË EVROPË

Interesimi i Evropës për Orientin është i hershëm. Janë bërëstudime vëllimore për një varg problemesh, natyrash të

Page 8: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

8COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

shumëllojshme, nga fusha e Orientalistikës, në kuptim të gjerë,kurse katedra e parë në Evropë për studimin e gjuhës arabeështë ajo e vitit 1250 në Paris.

Më vonë, më 1311 Papa Klementi V lëshoi dekretin përthemelimin e katedrës në Universitetin e Romës, Parisit,Oksfordit, Bolonjës dhe Salamankës, ku do të studiohej gjuhaarabe, arameje dhe hebreje.

Rezultat i këtyre studimeve është, pa mëdyshje, edhepërkthimi i ‘Avestës’ në frëngjisht, më 1771, gramatika e parë egjuhës kineze më 1831 në Paris, pastaj përkthimi i Kur’anit qënga viti 1543, 1641, 1782 etj. Më vonë Kur’ani përkthehet edhe nëgjuhën serbe, më 1895 (Miço Lubibratiç), në gjuhën shqipe më1920 (Hafiz Ali Korça), më 1922 (I. Mitko Qafzezi) etj.

ORIENTALISTIKA NË TROJET SHQIPTARE

Studimi i Orientalistikës në trojet shqiptare ka një histori tëgjatë, duke nisur me lëvrimin e komentimin e letërsisë dhedijeve orientale që në shekullin XVI-XVII deri te orientalistët erinj (në shekullin XX) si Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu,Ferid Vokopola, Sadik Bega, Sherif Putra, Vexhi Buharaja,Osman Myderrizi etj. Por, momentalisht, katedra e vetme përstudimit të Orientalistikës është ajo e Prishtinës në Kosovë, tëcilën e themeloi Dr. Hasan Kaleshi, në vitin 1973 (Prof. Dr.Hasan Kaleshi 1922-1976). Shpresojmë që kjo katedër të hapet sëshpejti edhe në Tiranë.

Kjo degë është ndër më të rejat në Fakultetin Filologjik tëUniversitetit të Prishtinës. Është themeluar në vitin 1973 dhestudimet në këtë degë kanë filluar në dhjetor të vitit 1973.

Kjo, qysh në fillim ka qenë një degë me dy lëndë, kustudioheshin me planprogram të barabartë gjuha arabe dhe ajoturke me letërsitë e tyre.

Profesori i parë dhe themelues i kësaj dege ishte Dr. HasanKaleshi, i cili nuk arriti të përcillte as brezin e parë, sepse vdiq nëvitin 1976.

Page 9: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 9

Gjuha arabe dhe turke studiohen nga tetë semestra secila,kurse letërsia arabe dhe turke vetëm katër semestra.

Qëllimi i studimeve në këtë degë kërkon që të jetë kështu,sepse, këtu në radhë të parë përgatiten kuadro për hulumtimeshkencore, detyra e të cilëve është që të kontribuojnë përstudimin e historisë sonë kombëtare në periudhën e PerandorisëOsmane, ku dihet se administrata dhe literatura e burimet që ipërkasin asaj periudhe, kërkojnë njohjen e të dyja këtyre gjuhëve,asaj arabe dhe turke, sepse gjuha turke në këtë periudhë ështëshkruar më alfabetin arab të modifikuar.

Qëllimi është arritur shumë pak, për shkak të mbylljes sëinstitucioneve shkencore ndaj këtyre kuadrove.

Me gjithë faktin se arkivat e Stambollit janë fort pak të shfry-tëzuara dhe me gjithë deklarimet se duhet të bëjmë hulumtimenë ato arkiva për historinë tonë kombëtare, kuadrot e reja kanëmbetur që të orientohen më tepër në fushën e kulturës,ekonomisë, shëndetësisë, ku gjithsesi kanë dhënë rezultate meinteres shoqëror, por jo në atë fushë ku është pritur më sëshumti.

Megjithatë, Dega e Orientalistikës, e kryen me sukses funksi-onin arsimor, pedagogjik, shkencor e kulturor.

Këtu, deri në vitin 2003, janë diplomuar 140 studentë, prej tëcilëve afro 80 prej tyre janë shqiptarë, kurse të tjerët janëboshnjakë, turq dhe serbë.

REZULTATET E DERITANISHMETË ORIENTALISTIKES NË PRISHTINË

Nga rezultatet konkrete mund të cekim veçanërisht këto:1. Përkthimin e parë komplet të Kur’anit, nga Dr. Feti

Mehdiu, në vitin 1985;2. Tri libra të Sami Frashërit (Kamul al-a’lam), të përkthyera

nga osmanishtja;3. Disa romane e përmbledhje me poezi arabe;4. Doracakë për mësimin e gjuhës arabe, turke etj;

Page 10: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

10COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

5. Përkthimi i koleksioneve të Buhariut, që arrijnë një numërprej afro 30 titujsh të ndryshëm;

6. Disa vepra për studimin e gjuhëve arabe, turke etj., si p.sh.Gjuha Arabe 1-2 për vitin e I dhe II), Gramatika e gjuhës sësotme turke (Për vitin e I dhe II), Gramatika e Gjuhës Turke (përvitin e III dhe IV), Sintaksa e gjuhës arabe, Sintaksa e gjuhësturke, etj.

Pra, kjo më së miri dëshmon arsyeshmërinë dhe veprimtarinëkonkrete të Orientalistikës shqiptare.

ORIENTALISTIKA SHQIPTARE NË SHËRBIMTË KULTURËS KOMBËTARE

Për historinë e popullit shqiptar, pa dyshim ka rëndësi tëmadhe edhe orientalistika shqiptare, e cila në kuadër tëstudimeve të saj kultivon edhe diplomacinë dhe paleografinëosmane. Administrata Osmane gjatë pesë shekujve sundimi nëkëto troje ka përcjellë dhe ka evidentuar të tëra ngjarjet që janëzhvilluar te shqiptarët dhe rreth tyre.

Tërë ajo lëndë që ka të bëjë me historinë e vendit tonë,posaçërisht ajo arkivore, ndodhet në arkivat e Turqisë.

Natyrisht, ato burime janë të shkruara me alfabet osman, tëcilin përveç orientalistëve të specializuar për këtë fushë, kuadrote tjera nuk kanë mundësi t’i lexojnë.

Në anën tjetër, përveç burimeve arkivore, për historinë tonëkanë rëndësi të veçantë edhe onomastika, topografia,kronologjia, statistika, arti, epigrafia etj., që i përkasin asajperiudhe. Por, asnjëra nga këto disiplina nuk mund të studiohetnga dijetarët që nuk kanë përgatitje nga fusha e studimeve ori-entale, e kjo në profilin e Orientalistikës shqiptare nënkuptonstudimin e gjuhës arabe, alfabeti i së cilës ishte baza e shkrimit tëgjuhës turke në periudhën osmane deri në vitet ’20 të shekullit tëkaluar.

Me një angazhim gjithëpërfshirës të të gjitha strukturave sho-qërore dhe kombëtare mund të arrihet orientimi dhe përgatitja enevojshme e kuadrit përkatës, e cila mund të llogaritet edhe me

Page 11: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 11

ndihmën e vendeve arabe dhe Turqisë, të cilat shprehingatishmëri për ndihmë profesionale në këtë drejtim në forma tëndryshme.

Mbetet detyrë e kuadrove të reja, të cilët sigurisht kanënevojë për përkrahje konkrete, që të thellojnë studimet nga fushae Orientalistikës, për të kryer obligimet ndaj historisë kombëtare,si nga aspekti i historisë politike, kulturore, ekonomike, ashtudhe nga fusha e letërsisë, për të ndriçuar një varg figurash tëshquara letrare, por edhe për nevoja aktuale të komunikimit tëdrejtpërdrejtë me një kulturë të vjetër, e cila i ka dhënë kontributtë çmuar edhe letërsive evropiane.

Orientalistika shqiptare ka dallim të madh nga Orientalistikaevropiane (siç do ta shohim më poshtë). Në Shqipëri ka shumëmundësi dhe hapësirë për të studiuar mbi Orientalistikënshqiptare, mbi lidhjet e saj me Orientin, mbetjet kulturore dhearkeologjike të mbetura në Shqipëri, etj.

Pra, kjo ishte arsyeja pse "Qendra Shqiptare për StudimeOrientale" - "Albanian Center for Oriental Studies" mori këtëiniciativë për hapjen e revistës së parë në Shqipëri për studimeorientale, duke shpresuar se studiuesit, historianët, gjuhëtarët,arkitektët, arkeologët etj., do të gjejnë shumë hapësirë në revistëntonë mbi studime të ndryshme që kanë të bëjnë me Orienta-listikën në përgjithësi, dhe me Orientalistikën shqiptare nëveçanti.

Page 12: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

12COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Nexhat S. IBRAHIMI

ORIENTALIZMI DHE ORIENTALISTËT(Ndërmjet miratimit dhe refuzimit)

HYRJE

Fillimet e para të orientalizmit dhe të orientalistëve datojnëqë nga paraqitja e Islamit dhe Kur’anit në skenën historike nëfillim të shekullit VII. Mirëpo, këto interesime në fillim kanëqenë josistematike dhe sipërfaqësore dhe më tepër rezultat inevojave individuale dhe të kohëpaskohshme. Kjo ka ndodhursidomos në Spanjën muslimane, kur ajo ishte në kulm të zhvi-llimit politik, ekonomik e kulturor1, e pastaj edhe në vendet etjera. Këto kontakte kanë vazhduar edhe më vonë, ku ndër më tënjohurit mund të përmendim: Gerberti, kleriku francez, i cili mëvonë, më 999, u zgjodh si Papë, Pierrele Aenere (vd. 1156), Ge-rardi nga Kremona (vd. 1187)2 etj. Interesimi ka vazhduar edhenëpër manastiret e krishtera, ku këta studiues të krishterë kanëhulumtuar dorëshkrime islame dhe kanë përkthyer disa prejtyre.3

Në botë, interesimi për këto studime është i gjallë sidomosgjatë shekullit XIX dhe XX. Përkundër vëllimit të literaturës qëështë shkruar gjatë kohës së fundit, përkundër angazhimit tëpakontestueshëm, sidomos në fushën e historisë dhe filologjisë,këto studime kanë ndikuar shumë pak në mirëkuptiminndërfetar islamo-kristian, madje janë kualifikuar si "ho-mogjenistë"4. Këto studime kanë mbetur brenda qarqeve tëngushta akademike e të specializuara dhe larg ndikimit pozitivtë shtresës së gjerë5.

1 Mustafa Es-Sibai, Orijentalizam i orijentalisti - za i protiv, Zenica, 2003, fq. 59.2 Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 59.3 Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 38-58.4 Nirman Moranjak Bamburac, Orijentalisticki kanon (recension i veprës së E. Said), në:http://www.openbook.ba,izraz/no0707_nirman,moranjak.htm.5 Shih meditimet dhe analizat interesante të njohësit të shkëlqyeshëm të rrethanave orientalo-oksidentale: Smail Balic, Zaboravljeni islam, Wien, 2000.

Page 13: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 13

Ndër shqiptarët, dekadave të fundit kemi lëvizje të caktuaranë drejtim të studimit të orientalistikës, mirëpo, duhet pranuarse ato janë në fillimin e vet, pa ndikim dhe pa një depërtim mëkreativ në tërësinë politike, kulturore dhe intelektuale.6

Fillet e Orientalizmit

Fillet e orientalizmit sistematik duhen kërkuar në kontaktetdhe fërkimet e para, negative ndërmjet Perëndimit dhemuslimanëve që ndodhën gjatë Kryqëzatave në shekujt XII-XIV7.Pjetri i madh, opati me ndikim nga Clunya në Francë kërkoi ngaRobert Kettoni nga Anglia që të bëjë përkthimin e parë tëKur’anit në gjuhën latine, me qëllim që të "përgënjeshtrojëmësimin kur’anor"8. Përkthimi është përfunduar më 1143, pormeqë ishte bërë me synime armiqësore, rezultati ishte negativ,dhe për shkak të gabimeve të rënda nuk ka mundur të shërbejësi burim informacioni dhe mirëkuptimi9. Ky përkthim ështëburim i shumë përkthimeve të tjera tendencioze në Perëndim qëjanë bërë më vonë.

Shekulli XIII, në krye me Raymond Llull, karakterizohej metendencën që të mësohej gjuha arabe, të mësohej Islami, dheduke mësuar Islamin, të mund të konvertoheshin muslimanët.Më aktivë ishin sidomos domenikanët dhe françeskanët gjatëshekullit XIII10.

Edhe gjatë shekullit XIV-XVI vazhdoi interesimi ireformacionit për studime biblike dhe islame, ndër të tjera edhepër shkaqe fetare. Këtë e lexojmë në letrën e rektorit të

Krhs: Oliver Leaman, Orientalism and Islamic philosophy, në: Seyyed Hossein Nasr and OliverLeaman, History of Islamic Philosophy, part II, Teheran, Iran, pa vit botimi, pp. 1143 -1148.6 Shih: Feti Mehdiu, Hyrje në filologji orientale, Prishtinë, 2004, fq. 81-82.7 Ahmed Smajloviç në tezën e doktoraturës, ndoshta vepra më gjithëpërfshirëse për orientalizmin,shtron mendime të shumta rreth kohës së lindjes së orientalizmit: Ahmed Smajlovic, Felsefet’ul-istishraki we etheruha fi’l-edeb’il-arabijj’il-measir, Kairo, 1980, fq. 54 e tutje.8 Safet Halilovic, Orijentalizam i orijentalne studije, në: Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 5 ose: NoviHorizonti, casopis za naucnu, kulturnu i duhovnu afirmaciju, Sarajevë, nr. 44, sipas:http://www.novihorizonti.com/test/tekst.asp?ArtikallD=1005.9 Ismail Ibrahim Nawwab, Muslimani i Zapad u povijesti, në: Enes Karic, Tumacenje Kur’ana iideologije XX stoljeca, Sarajevë, 2002, fq. 419-429.10 Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 420.

Page 14: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

14COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Universitetit të Cambridge, e shkruar në vitin 1636, i cili tregonmotivet se përse duhet ta studiojnë gjuhën arabe: "Punën qësynojmë të ndërmarrim nuk është vetëm që të përparojmë nëletërsi duke nxjerrë në dritë shumë dituri të cilat janë të mbylluranë këtë gjuhë të diturisë, por edhe për shkak të shërbimit ndajmbretit dhe shtetit në tregtinë tonë me këta popuj të lindjes, dhe,me leje të Zotit, për shkak të zgjerimit të kufijve të Kishës dhepropagandimit të fesë kristiane tek ata të cilët tash janë nëterr..."11 Mirëpo, studimi i gjuhës arabe, turke dhe persiane dhepërgjithësisht diturive islame nuk e përmirësoi qëndrimin evrazhdë të perëndimorëve ndaj muslimanëve. Përjashtimet erralla, sikurse ajo e Henry Stubbe, në këtë aspekt, nukpërmbushnin nevojat ekzistuese. Vetëm pas revolucionit franceznë shek. XVIII, humbjes së ndikimit të kishës në shoqëri, filloi njëmirëkuptim më i madh12. Thënë ndryshe, apogjenë e tijorientalizmi e arrin në shekullin e XIX dhe XX, për të vazhduaredhe në shekullin XXI13.

Perceptimet e orientalizmit nga muslimanët

Nocioni orientalizëm tek muslimanët kryesisht kuptohet nëkuptimin e keq. Disa e përkufizojnë si një aspekt të perceptimitnegativ dhe të gabueshëm të Islamit në Perëndim.

Disa të tjerë termin orientalizëm e shtrijnë në përgjithësi përçdo hulumtues perëndimor të Islamit pa marrë parasysh motivete hulumtuesit.

Edhem Bulbuloviç në vitin 1953 orientalizmin e përkufizonkështu: "Orientalizmi është grumbull i të gjitha shkencave tënevojshme për njohjen e Lindjes (...); orientalizmi është çdoshkencë mbi popujt lindorë (...), gjuhët e tyre, historinë,gjeografinë, kulturën, shkencën, artin dhe filozofinë,

11 A. J. Arberry, Oriental Essays: Portraits of seven Scholars, London, 1960, p. 12, në: Ismail IbrahimNawwab, op. cit., fq. 420, fusn. 14.12 Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 420-421.13 Hasan Hanafi, Od orijentalizma do okcidentalizma, Znakovi vremena, Sarajevë, nr. 4/1998.

Page 15: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 15

institucionet shoqërore dhe politike, të gjitha të arriturat e atyrepopujve përgjithësisht"14.

Edward Said, njëri prej studiuesve kompetent të orienta-lizmit, pohon se "orientalist është çdokush që hulumton, shkruandhe mëson mbi orientalizmin, qoftë antropolog, sociolog, histo-rian apo psikolog, kurse ajo që bën ky person quhetorientalizëm"15.

N. Smailagiç orientalistikën e përkufizon ‘si tregues për grupine fushave shkencore, gjuhësore dhe historike, por edhe nëndikimet orientale në fusha të tjera’16.

Me kalimin e kohës, sidomos pas Luftës së II Botërore, orien-talizmi mori dhe ngjyrime të reja, të shkencave ekonomike dheshoqërore.

Por, duhet pranuar se orientalizmi para së gjithashnënkupton studimet islame dhe disiplinat përcjellëse siarabistikën, iranistikën, turkologjinë nga njëra anë dhejudaizmin dhe krishtërizmin në anën tjetër17.

Synimet, fushat e interesimit dhe mjetet për arritjen esynimeve të orientalizmit nëpër histori

Orientalistët janë grup diversitiv e jo monolit. Disa prej tyretentuan të jenë objektivë, disa ishin futur në paragjykime dheurrejtje të thella, disa i shërbenin shtetit apo kishës së tyre. Disaishin shkencëtarë, kurse disa pseudoshkencëtarë. Të gjithë ata qëluajtën rol destruktiv, ngritën barriera dhe pengesa nëmirëkuptimin kristiano-islam.

Edhe pse orientalistët paralajmëruan neutralitetin dheobjektivitetin si dy kushte kryesore të shkencës perëndimore, përfat të keq, orientalizmi nuk është as neutral as objektiv.

14 Sipas: Esad Durakovic, Prolegomena za historiju knjizevnosti orijentalno-islamskoga kruga,Sarajevë, 2005, fq. 16.15 Edward W. Said, Orientalizam, Sarajevë, 1999, fq. 16. Oliver Leaman, Orientalism and Islamicphilosophy, në: Seyyed Hossein Nasr and Oliver Leaman, History of Islamic Philosphy, part II,Teheran, iran, pa vit botimi, fq. 1143 e tutje.16 Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajevë, 1990, fq. 464.17 Gjerësisht: Nerkez Smailagic, op. cit., fq. 464.

Page 16: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

16COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Orientalizmi klasik, në pjesën më të madhe, i përket kulturëskolonialiste të Perëndimit në kuptim të imperializmit, racizmit,nazizmit, fashizmit, ideologjisë së hegjemonisë dhe epërsisëevropiane. Ky gjykim pa dallim dhe pa dyshim është i rreptë dhei dhembshëm, por është i vërtetë në planin e njoftueshmërisëhistorike të popullit18. Orientalizmi ka lindur brenda kulturësracore. Ai ka manifestuar eurocentrizmin e Evropës, të bazuar nëkrenarinë historike dhe racizëm: i bardhi kundër të ziut, i diturikundër të paditurit, e logjikshmja kundër të palogjikshmes, fuqiae teoretizimit kundër letargjisë praktike, dinjiteti dhe të drejtatnjerëzore kundër jodinjitetit njerëzor dhe të drejtave hyjnore tëZotit dhe mbretit, demokracia perëndimore kundër despotizmitlindor19. Këtë e argumenton orientalisti Brauns nga Princetoni, icili thotë se: "brezi i tij ka zgjedhur atë metodë shkencore qësiguron korreksionin e qëndrimeve të dala nga perspektivaeurocentriste"20.

Mirëpo, ata që kishin motive të sinqerta, që dëshiruanmirëkuptim, ndihmuan në këtë rrafsh. Henry Corbin, AnnimarieSchimmel, Thomas Carlyle apo Karen Amstrong janë vetëm disaemra, për të cilët nuk kemi të dhëna nëse e kanë pranuarIslamin, por të cilët kanë dhënë kontribut të madh shkencor eintelektual për njohjen e Islamit dhe të muslimanëve.21

1. Motivi fetar. Nuk është e vështirë të konstatohet semotivet e orientalistëve perëndimorë për studimet islame janë tëllojllojshme, por motivi fetar ka dominuar si më herët ashtu edhenë kohën tonë. Ashtu si fillimi që ishte me monarkë e klerikë, poe njëjta gjendje dominon edhe tani. Detyrë e tyre prioritare ishtemohimi, shtrembërimi, zhvlerësimi dhe dëmtimi i Islamit në sy

18 Sipas: Hasan Hanafi, op. cit.19 Sipas: Hasan Hanafi, op. cit.Për disa nga mendimet e orientalistëve eurocentristë, si psh. Gib, Grunebaum, B. Luis etj. shih: EsadDurakovic, op. cit., fq. 23-25.20 Sipas: Esad Durakovic, op. cit., fq. 29.21 Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 424-425. Shih analizën informative të: Haris Silajdzic,Evrocentrizam i orijentalistika, në: Enes Karic, Kur’an u savremenom dobu, II, Sarajevë, 1997, fq.587-595.

Page 17: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 17

të bashkëbesimtarëve por edhe të vetë muslimanëve dhe mohimii burimit hyjnor të Kur’anit dhe të vetë Islamit22. Kjo është bërëkështu për shumë arsye, por e para dhe kryesorja është rivalitetii Islamit kundrejt fesë së tyre dhe frika e ngadhënjimit të Islamitndaj tyre23.

2. Motivi kolonizues. Pas përfundimit të Kryqëzatave,luftërave fetare-ekonomike dhe humbjes së perëndimorëve, atanuk humbën shpresën për kthimin e tyre triumfal në vendetislame. Iu përkushtuan studimit gjithëpërfshirës. Pas okupimitfizik të vendeve islame, orientalistët iu qasën dobësimit tëvlerave islame dhe favorizimit të vlerave të tyre, që të fusinhamendje në mesin e muslimanëve. Për këtë qëllim, ata gjuhësletrare arabe i kundërvunë dialektet e shumta të saj. Kur’anit ikundërvunë poezinë parakur’anore (shi`r’ul-xhahilijjeh),popujve që i kontribuan fesë islame i kundërvunë popujt sifenikasit, babilonasit, egjiptianët etj24.

3. Motivi ekonomik. Krahas motivit fetar dhe kolonizues, merëndësi jo më të vogël ishte edhe motivi ekonomik, hapja etregjeve të reja: blerja e mallrave muslimane me çmime të ultadhe shitja e mallrave të tyre me çmime të larta, moszhvillimi iprodhimtarisë së vendit dhe varësia ekonomike ngaperëndimorët. Kjo u bë për arsye edhe ekonomike, por edhepolitike, sepse fuqia ekonomike është faktor parësor edhe përfaktorët e tjerë25.

22 Shembulli i Pjetër Bogdanit është tipik si atëherë ashtu dhe sot. Atëherë, sepse kështu donte ai dhekisha e tij, kurse sot sepse kështu duan trashëgimtarët e tij brenda klerikëve, historianëve dhe letrarëveshqiptarë, si Lush Gjergji e Ibrahim Rugova etj.23 Për këtë qëllim kemi shkruar më herët dhe këtu nuk do të ndalemi: N. Ibrahimi, Islami në trojetiliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998 dhe dy botime të mëvonshme më 1999 dhe 2000; N.Ibrahimi, Aspekte të marrëdhënieve islamo-kristiane, në mesjetë, Prishtinë, 2004.24 Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 65-66.Historia e botës është përshkruar sikur perëndimi është qendër e universumit dhe qëllimi i historisë.Historia e popujve të lashtë është reduktuar në masën më të vogël. Historia tremijëvjeçare e Lindjesështë rrëfyer brenda një kaptine, kurse historia 500 vjeçare e perëndimit shtrihet në shumë kaptina.Sipas: Hasan hanefi, op. cit.25 Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 66.

Page 18: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

18COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

4. Motivi politik. Motivi politik në shekujt e kaluar ka qenëmë pak atraktiv, por në shekullin XX dhe në fillim të shek. XXIështë tejet aktiv. Pothuajse çdo universitet perëndimor ka pasurseksione për islamistikë dhe çdo ambasadë apo konsullatë kandonjë ekspert për Islamin. Detyrë parësore e tij është që tëdepërtojë në mesin e dijetarëve, politikanëve e gazetarëve tëvendit dhe të ndikojë tek ata. Kështu, ata kanë përçarë vendetislame dhe arabe në vijat nacionale dhe sektare. Kanë ulurdinjitetin politik, kulturor dhe ekonomik.26 Duke formuarorganizata miqësore muslimano-kristiane me emra humanitaredhe kulturore (çfarë po ndodh edhe tek ne me shqiptarët) atakrijonin nxënës të dëgjueshëm në mesin e muslimanëve, qëkryenin punët e tyre.

5. Motivi shkencor. Një grup më i vogël njerëzish nëstudimet e tyre janë përkushtuar me synime të pastra shkencorenë hulumtimet e popujve, qytetërimeve, feve, kulturave dhegjuhëve. Ata ishin më objektivë në hulumtimet e tyre. Zakonisht,të tillë ishin ata që posedonin mjetet e veta materiale dhe nukposedonin ngarkesë shpirtërore. Në mesin e tyre kemi të tillë qëkanë dhënë kontribut shkencor e objektiv, por kanë mbetur nëpozicionet e tyre të mëhershme ideologjike, siç është Thomas W.Arnold27, por edhe të tillë, që kanë dhënë kontribut shkencor,por edhe kanë pranuar Islamin si vlerë dhe sistem jetësor, siçjanë: David Benjamin Keldani (alias Abdulehad Davud, vd. 1940në SHBA), Mauricie Bucaille, Rozhe alias Rexha Garodi, ZhakKusto, Kristian alias Murad Hofman e shumë të tjerë28.

Mjetet që përdorën orientalistët gjatë historisë në arritjen esynimeve të tyre religjioze, politike, ekonomike, shkencore e tëtjera janë të ndryshme nga koha në kohë, por më standardet janë:

26 Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 67.27 Ser Thomas W. Arnold, Historia e përhapjes së Islamit, Prishtinë, 2004.28 Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 68.Për aspektet fetare, shkencore, historike, ideore, kuilturore, humane dhe politike shih: AhmedSmajlovic, op. cit., fq. 229-242.

Page 19: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 19

- Të shkruarit e librave nga fusha të ndryshme për Kur’anin,Muhammedin a.s., për Sheriatin, besimin, kulturën etj., dukeinjoruar apo duke shtrembëruar vlerat islame. Botimi i revistave,apo hapja e web faqeve nëpërmjet të cilave ata plasojnë idetë etyre.

- Dërgimi i individëve apo ekspeditave misionare në botënislame nëpërmjet aktiviteteve humanitare, bamirëse, arsimore,sportive e të ndryshme.

- Mbajtja e seminareve dhe ligjëratave në tubimet e ndryshmeshkencore, kulturore dhe politike vendase, duke përulurinstitucionet dhe shkencëtarët vendas.

- Blerja e disa shtëpive botuese dhe gazetave e revistavevendore dhe duke plasuar idetë e veta nëpërmjet tyre29.

Kontributi i orientalistëve gjatë historisë

Përkundër aktiviteteve destruktive dhe tendencioze të shumëorientalistëve, përkundër paragjykimeve në të kaluarën dhe tash,një numër orientalistësh megjithatë kanë dhënë kontribut nërafshin e studimeve islame: teologjike, juridike, kulturore,gjuhësore dhe historike. Sidomos janë të njohura zbulimi,përpunimi dhe publikimi i shumë dorëshkrimeve klasike, qënumërohen si vepra bazë. Një nga këto projekte serioze ështëbotimi i Historisë së Taberiut (Tarih’ut-Taberij), Tabekati i IbnSa’dit, El-Kamil fi’t-tarih të Ibn Ethirit, pastaj projektimadhështor që zgjati rreth 50 vjet në tetë vëllime i El-Mu’xhem’ul-mufehres li elfadh’il-hadith (Treguesi i hadithevetë Muhammedit a.s. nga 9 koleksione hadithesh), Mekalat’ul-islamijjin i El-Esh’ariut nga Helmut Riter, etj. Me këtë numërimnuk shterren kontributet e tyre. Një prezantim komplet kërkonpunë serioze dhe angazhim shumë të madh. Por, ekziston edhenjë kontribut tjetër, shumë i vlefshëm, e ai është se një numërorientalistësh, duke studiuar Islamin pa paragjykime dhe pa

29 Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 79-82 dhe N. Smailagic, op. cit., fq. 464-465.

Page 20: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

20COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

ngarkesa ideologjike e fetare, më në fund kanë pranuanIslamin30.

Orientalistika ndër shqiptarët

Studimet dhe hulumtimet sistematike dhe të organizuaraorientale ndër shqiptarët nuk kanë ndonjë datë të hershme. Ato igjejmë në fund të shekullit XX, në vitin 1973 me themelimin edegës së Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës, në krye medr. prof. Hasan Kaleshin31. Të gjitha angazhimet e tjera janëindividuale dhe në kuadër të organizimeve brendainstitucioneve të tjera. Ka shumë emra që meritojnë kujdes tëveçantë shkencor. Krahas Hasan Kaleshit të theksuar, kontributtë veçantë ka dhënë Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, VexhiBuharaja etj. Tashmë, janë duke ofruar kontribut edhe disapunëtorë shkencorë, si Dr. Feti Mehdiu, Dr. Mehdi Polisi etj.Nismat e tjera në fushën e orientalistikës si turkologjia nëPrishtinë e Shkup e të afërta në Tiranë, janë për t’u përshëndeturpor mbesin të dëshmohen me punën e tyre.

Nëse vitet 1970-2005 kanë qenë të vështira politikisht dheekonomikisht, mendoj se vitet vijuese duhet të tregojnë seorientalistika ndër shqiptarët duhet të luajë rol konstruktiv dheavancues drejt vlerave të gjithëpranuara.

Mirëpo, fillimet e mirëfillta të orientalizmit shqiptar duhenkërkuar më herët. Duhet kërkuar pikërisht në përpjekjet eklerikëve katolikë dhe ortodoksë shqiptarë dhe joshqiptarë nëtrojet tona rreth çështjeve islame. Barleti, Bogdani, Budi,Matranga, pastaj lëvizja e bejtexhinjve, Qafëzezi, Mjeda dherilindësit e tjerë, për të vazhduar me Nolin, Gj. Fishtën, E.Koliqin, R. Qosjen32, e më pas me Aurel Plasarin, Gasper Gjinin,Lush Gjergjin e të tjerë sot, u morën dhe merren seriozisht dhe

30 Disa prej tyre janë: Rene Genon,Vinsent Monteil, Friçof Shoun, Martin Lings, Thomas Irwing,Rozhe Garodi, Titus Burkhardt etj. Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 23-24.Për kontributin e orientalistëve evropianë shih: Ahmed Smajlovic, op. cit., fq. 314 e tutje.31 Shih: Feti Mehdiu, op. cit., fq. 81.32 Enis Sulstarova, Orientalizmi bashkëkohor shqiptar, Univers - revistë shkencore kulturore, 3/2002,Tiranë, fq. 265 e tutje.

Page 21: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 21

dinakërisht me Islamin dhe muslimanët dhe kontribuan shumënë një ftohje latente në marrëdhëniet islamo-kristiane ndërshqiptarët dhe në rajon33. Disa intelektualë hezitojnë t’i rradhisinsi orientalistë disa nga emrat e mësipërm, sepse nuk i plotësojnëdisa kushte formale etj. Është e vërtetë, disa prej tyre nuk merrenprofesionalisht me orientalizimin, mirëpo, ata një pjesë tëkonsiderueshme të veprimtarisë së tyre ia kushtuan Orientit,respektivisht Islamit. Vepra e P. Bogdanit, njohja e tij e arabishtesdhe preokupimi me Islamin me qëllime kristo-centriste, janëargument vetëvetiu. Madje, vetëm respekti i madh qëmuslimanët e ushqejnë gjatë shekujve ndaj Jezusit dhe Ungjillitbëri që gjendja te shqiptarët mos të eskalojë në dëm të pakicës sëkrishterë. Edhe ditët e sotme dëshmojnë se shumica muslimane,nga zemërgjerësia por edhe nga inferioriteti intelektual, ianashkalon provokimet e vrazhda katoliko-censtriste dheortodokso-centriste në Kosovë e Shqipëri34 dhe sillet sikur nukndodh asgjë që meriton kujdesin e intelektualëve objektivë.

Disa konstatime

Nëse i bëjmë një përsëritje tërë artikullit, mund tëpërfundojmë se:

1. Shumica e orientalistëve janë klerikë të krishterë, individëdrejtpërdrejt të lidhur me regjimet kolonialiste ose individë meprejardhje çifute.

2. Studimet orientaliste janë shumë më intensive në vendetkolonialiste se sa në ato jokolonialiste, sikurse janë vendetskandinave.

3. Shumë orientalistë, në vendet jokolonizatore heqin dorënga qëndrimet e Ignac Goldziherit e të ngjashëm me të, që ishinshumë të ngarkuar në armiqësi fetare e kulturore. Edhe disa

33 Për t’u mos zgjeruar ju rekomandojmë të lexoni: Norman Cigar, Roli i orientalistëve serbë përjustifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan, Shkup, 2003 (versioni shqip-anglisht). Po ashtu:Enes Karic, Mekalat Busnijjeh, Sarajevë, 2004, sidomos pjesët për Kosovën.34 Për orientalizmin në Shqipëri e më gjerë shih: Enis Sulstarova, Orientalizmi i Krist Malokit, në:http://www.alb-net.com/pipermail/alb-shkenca.

Page 22: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

22COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

institucione shkencore në vende të ndryshme, sikurse në Rusi,për shkak të refuzimit të termave orientalizëm, ndërrojnë emrate vjetër me emra më të pranueshëm, sikurse Instituti për popujt eAzisë35.

4. Orientalizmi kryesisht e ka prejardhjen nga kisha dhegëzon ndihmën e tyre të gjithanshme.

5. Vendet kolonizatore, sidomos Franca (psh. Masinjon) dheAnglia (psh. Margoliouth), por edhe Serbia (psh. D. Tanaskoviç eM. Jeftiç), edhe sot angazhojnë orientalistë për nevojat eministrisë së jashtme e ushtarake për çështje kundërmuslimanëve dhe arabëve36.

Përfundim

Orientalistët i kanë kushtuar kujdes të madh çështjes sëburimeve islame, Kur’anit dhe Sunnetit dhe diturive të tjeraislame. Ata si në të kaluarën ashtu edhe tani i janë qasur Islamitme paragjykime të shumta, sikurse mohimi i burimit hyjnor tëKur’anit dhe mohimi i Muhammedit a.s. për pejgamber. Kyparagjykim ndaj Islamit dhe injorim i Islamit ka bërë që shumicae orientalistëve të vëhen në shërbim të kolonializmit imperialist,misionarizmit botëror të krishterë dhe lëvizjes cioniste, dhe tështrembërojnë jo vetëm çështjet doktrinare por edhe ato historikedhe të krijojnë atmosferë të keqe e të papërballueshme përmirëkuptim dhe ndërnjohje ndërmjet feve, kulturave dheqytetërimeve fqinje, Islamit dhe Judeo-Kristianizmit.

Mirëpo, kohëve të fundit, ka ecje përpara, pozitive, një llojdiferencimi. Një pjesë e orientalistikës botërore është pavarësuarnga politika dhe nga tradita euro-perëndimore, udhëhiqet ngavlerat e mirëfillta dhe mund të shërbejë si shembull se mund tëdialogohet me fetë, kulturat dhe qytetërimet e tjera. Vlen tëtheksohet emri i Mauricie Bucaille, Rozhe Garodi, MuradHofmann, Annimarie Schimmel, Franc Fanon, Friçof Shuon,

35 F. Gabrieli, Apologija orijentalistike, Odjek, revistë në BH, Sarajevë, nr. 2/1987, fq. 9.36 Safet Halilovic, Orijentalizam i orijentalne studije, op. cit., fq. 35-36.

Page 23: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 23

Rene Genon, Martin Lings etj. Ndoshta kjo ecje përpara nëorientalistikën botërore do të gjejë ekuivalencë edhe në tokatshqiptare, në politikën shqiptare, në shkencën shqiptare.Verifikimi i qëndrimeve të deritashme të shkencës shqiptareështë detyrë parësore për hir të ardhmërisë së qëndrueshme.

Page 24: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

24COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Literatura e shfrytëzuar:

1. Ahmed Smajlovic, Felsefet’ul-istishraki we etheruha fi’l-edeb’il-arabijj’il-measir, Kairo, 1980.

2. Edward W. Said, Orijentalizam, Sarajevë, 1999.3. Enes Karic, Kur’an u savremenom dobu, II, Sarajevë, 1997.4. Enes Karic, Mekalat Busnijjeh, Sarajevë, 2004.5. Enes Karic, Tumacenje Kur’ana i ideologije XX Stoljeca,

Sarajevë, 2002.6. Esad Durakovic, Prolegomena za historiju knjizevnosti

orijentalno-islamskoga kruga, Sarajevë, 2005.7. Feti Mehdiu, Hyrje në filologji orientale, Prishtinë, 2004.8. Mustafa Es-Sibai, Orijentalizam i orijentalisti - za i protiv,

Zenica 2003.9. Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajevë, 1990.10. Nirman Moranjak Bamburac, Orijentalisticki kanon

(recension i veprës së E. Said), në faqen:http://www.openbook.ba,izraz/no0707_nirman,moranjak.ht

m11. Norman Cigar, Roli i orientalistëve serbë për justifikimin

e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan, Shkup, 2003.12. Nur - casopis za kulturu i islamske teme, Beograd, nr.

26/2000.13. Safet Halilovic, Orijentalizam i oriejentalne studije, Novi

Horizonti, casopis za naucnu, kulturnu i duhovnu afirmaciju,Sarajevë, nr. 44, apo:

http://www.novihorizonti.com/test/tekst.asp?ArtikallD=1005.

14. Smail Balic, Zaboravljeni islam, Wien, 2000.15. Seyyed Hossein Nasr and Oliver Leaman, History of

Islamic Philosophy, part I-II, Tehran, Iran, pa vit botimi.16. Univers, revistë shkencore kulturore, Tiranë, 3/2002.17. Znakovi vremena, revistë, Sarajevë, nr. 4/1998.

Page 25: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 25

Sejjid Alim ASHRAF

ISLAMI DHE ORIENTALIZMI

Leksion i mbajtur më 8 Prill 2003Në Institutin Islam të Arsimimit dhe Kualifikimit Profesional

Moka, MAURITANI

Unë do të doja, para së gjithash, të kërkoj falje për anglishtentime sepse unë nuk jam mësuar ta shpreh veten time në anglisht.Siç e dini, gjuha ime amtare është urdishtja dhe gjuha imeakademike është arabishtja. Unë do të doja t’ju falenderoja tëgjithë juve për mundësinë që m’u dha mua për t’ju drejtuar tëgjithë juve mbi temën shumë të rëndësishme të orientalizmit dhestrategjitë e tij makiaveliste kundër Islamit. Nuk është e tepërt tëthuhet se orientalizmi është rreziku më i madh i muslimanëveme të cilin po përballen sot. Unë duhet të kërkoj falje përshqiptimin e emrave ashtu siç janë marrë fonetikisht nga burimetarabe.

Orientalizmi është njëri nga këndet e një trekëndëshi tëfshehtë kundër Islamit, dy këndet e tjera janë misionarizmi dhekolonializmi. Në të vërtetë, orientalizmi është më i rrezikshmisepse synimet dhe objektivat e tij shkojnë më larg në mendjet emendimtarëve dhe intelektualëve; efekti i tij është më serioz nëvrapimin e gjatë. Vëllimi i dëmit dhe i bezdisjes së tij ndaj Islamitështë më i madh se sa ato të misionarizmit dhe kolonializmit, tëvjetra ose të reja, ashtu siç orientalizmi dëshiron ta dëmtojëimazhin e vërtetë të Islamit në mendjet e njerëzve.

Ndryshimi kryesor mes orientalizmit dhe misionarizmitështë se misionarizmi përqendrohet në njerëz të përgjithshëm,ndërsa orientalizmi ka si objektiv intelektualët. Përndryshe, që tëdyja janë të njëjta në synimet dhe objektivat e tyre. Pa dyshim, qëtë dyja veprojnë për dominimin e Perëndimit mbi Lindjen nëpërgjithësi, dhe mbi Botën Islame në veçanti, për dominiminsocial, kulturor, ekonomik, politik, moral dhe fetar të

Page 26: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

26COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Perëndimit. Orientalistët paralajmëruan fillimin e kolonializmit.Së pari, përmes studimeve dhe kërkimeve të tyre në vendet eLindjes, ata formuluan idenë e pushtimit në mendjet eudhëheqësve perëndimorë. Për shembull, Napoleoni në këtëmënyrë ishte joshur që të pushtonte Egjiptin më 1798 në sajë tëbllokut me shënime të udhëtimeve të orientalistit francezCompte De Volnay. Së dyti, orientalistët i ndihmuankolonialistët dhe sundimin perëndimor që të pushtojnë territorete Lindjes duke shtruar rrugën për ndërhyrje të tilla. Dhe ne edimë që një numër i madh i orientalistëve ishin të parët nëushtritë e kolonialistëve, si Watson, Richard etj. Së fundi, ataluajtën rolin më të spikatur në përjetësimin e orientalistëve dhesundimit perëndimor, si hartues të politikës dhe diplomacisë.Dhe ne e dimë mirë se ata zunë vendet kryesore në çështjetministrore, bile dhe në administrimin e vendeve të pushtuara.Politika famëkeqe dhe e urryer e ndarjes dhe sundimit ishte sirezultat i studimeve të kryera nga orientalistët mbi sekte tëndryshme islame. Në këtë vështrim, ne mund të përmendim njëlistë të gjatë të emrave të orientalistëve si William Muir, Kromer,Sprenger, Gilbitt dhe Lawrence. Pas pavarësisë politike tëvendeve të Lindjes, politika e përmendur më lartë nuk ishte edobishme për shumë kohë; orientalistët menduan dhe zhvilluanmë mirë politikën e "Shpifjes dhe Sundimit". Ata i falsifikuanhistoritë në përpjekje të tyre për të prishur pastërtinë e mesazhitislam, dhe për të futur mashtrimet e tyre të kohës si dhe citatet etyre në shkrimet e shenjta islame. Kështu, lexuesit epavetëdijshëm u futën në rrugë të gabuar. Qëllimi i tyre është qëtë dëmtojnë imazhin e përkryer të Islamit në sytë e njerëzveevropianë me qëllim që t’i pengojnë ata që të bashkohen me tëvërtetën. Nga kjo pikëpamje, lordi musliman britanik N. G.Headley thotë në librin e tij "Një zgjim perëndimor në Islam", se"është një gjynah i madh që këta njerëz e paraqesin fenë tonë të pastërnë një mënyrë të dëmshme. Në kohë të ndryshme, orientalistët na thanëneve, gjatë diskutimeve tona, se ju adhuroni Muhammedin (a.s.),martoheni katër herë dhe ju besoni se gruaja nuk ka shpirt, dhe ju indaloni ato që të hyjnë në xhami". Lord Headley shtoi: "Se ky në të

Page 27: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 27

vërtetë është një veprim shumë dashakeqës për të përhapur një besimme mashtrime të shpifura duke e këmbyer me një fe tjetër."

Vëllezërit e mi, orientalistët kanë një dredhi të shkëlqyer përtë provuar diçka nëse ata nuk kanë ndonjë mbështetje historikedhe akademike për mashtrimet e tyre. Me përsëritjen e shpeshtëdhe të shumtë të mashtrimeve të tyre, gradualisht citimet e tyredashakeqe dhe të pasakta marrin trajtën e bindjes në mendjet enjerëzve. Fuqia e tyre e përsëritjes në metodën e zgjuar të tyrebëhet i barazvlefshëm me fuqinë e argumenteve. Në këtëmënyrë, ata i bëjnë shumë njerëz që t’i besojnë mashtrimeve tëtyre. Për shembull, një orientalist përhap një ide të pabazëkundër Islamit, një tjetër vjen dhe e përpunon, një i tretë epërhap atë me shtesa të mundshme të asaj ideje, një i katërt eshndërron të njëjtën në një teori, dhe i fundit vjen dhe etransformon këtë teori në një fakt jashtë dyshimit. Prandaj, nemund të shohim se si një ide e pabazë në katër ose pesë fazabëhet një fakt.

Libri "Vargjet Satanike" është fryt i këtij plani djallëzor. Kylibër nuk është vetëm një mal me abuzime, por gjithashtu, aipërmban shembuj të ndryshëm të sajimeve si ajo që Xhebraili a.s.i ka thënë profetit a.s. që: "Përtej çdo hije dyshimi, është e pamundurqë të përshkosh hënën."

Të gjithë ne i jemi përgjigjur kësaj pune satanike tëpërqendruar në pjesën më të madhe të librit për sa i përketabuzimeve, ndërsa, sipas meje mashtrimet helmuese më tërrezikshme në trillimet të cilat autori për të dëmtuar i fut nëlibrin e tij, janë vetëm për të krijuar keqkuptime në mendjet enjerëzve perëndimorë. Për shembull, citimet e synimeve tëpërmendura më lart, në paraqitjen e Islamit si një besim (fe) tëprapambetur dhe joshkencor. Deklarata të tilla të imituara dhejoshkencore mund të gjenden vetëm në vargjet satanike por jo nëvargjet e pandryshuara të Allahut. Ky libër ishte sajuar që tëjepte atë lloj imazhi fals të Islamit.

Madje dhe termi "Vargjet Satanike" nuk është një sajesë eautorit të tij, por ishte përdorur shpesh nga orientalistët shumëkohë më parë. Ne mund ta gjejmë këtë term në enciklopedinë e

Page 28: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

28COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Historisë së Mesjetës, përgatitur dhe botuar nga Universiteti iKembrixhit. Gjithashtu, orientalisti gjerman Brocelman e përdorkëtë term në librin e titulluar "Historia e Vendeve Islame".Gjithashtu, ne e gjejmë të njëjtin term në librin e titulluar"Studime Historike në Gjuhën Angleze", dhe në këtë libër ështënjë kapitull i veçantë i quajtur "Fillimi i Kundërshtimit dheVargjet Satanike". Pavarësisht nga kjo metodë, është njëmashtrim tjetër i cili përbëhet nga të ofenduarit e dinjitetit tëmuslimanëve duke irrituar tërbimin e tyre të tillë si reagimi ipadurueshëm që u shkaktua me përmasa të mëdha në përleshjete fundit, dhe atëherë reagimi është shfrytëzuar shumë në medianë mënyrë të tillë që t’i përshkruajnë muslimanët si ekstremistëdhe pasues të një feje të dhunshme.

Në mesin e mashtrimeve të tyre të reja, është edhe paraqitja eideve të tyre në një mënyrë të tillë që i drejtohet shumë herëmuslimanëve, si për shembull, libri i Michael H. Hart i titulluar"100 personalitetet më me ndikim në histori". Libri mori njëvlerësim të madh nga intelektualët muslimanë për arsye seautori në këtë libër e ka vlerësuar profetin Muhammed a.s. sipersonaliteti më me ndikim në Historinë Njerëzore, por njëlexim i librit tregon se biografia e profetit Muhammed a.s.përmban ide të marra prej orientalistëve. Në këtë mënyrëpavetëdija e muslimanëve, kryesisht e të rinjve, kanë rënë nëgrackën e mashtrimit të zgjuar të një lëvdate të madhe në të cilënështë fshehur një gjarpër i helmuar. Në anën tjetër, libri të jeppërshtypjen se nuk ka ndonjë personalitet tjetër të rëndësishëmnë historinë islame, përveç profetit Muhammed a.s. dhe hazretiUmerit r.a. në listën e 100 personaliteteve më me ndikim, nëkohën kur nga një vend i vogël si Mbretëria e Bashkuar jepenrreth 19 personalitete të tilla. Prandaj, ne mund të shohim sepolitika e "Shpifjes dhe Sundimit" nuk dëmton më pak sepolitika e mëparshme e "Ndarjes dhe Sundimit".

Vëllezër të dashur, që kur ka nisur orientalizmi? Është shumëe vështirë për t’ju përgjigjur kësaj, sepse orvatjet individualeshkojnë pas deri në kohët e lashta, dhe është shumë ose pak erëndësishme për të caktuar periudhën e saktë për fillimin e

Page 29: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 29

orientalizmit individual. Sipas natyrës njerëzore, njerëzit janëkuriozë që të dinë rreth zakoneve të njerëzve të tjerë dhe ështëkrejt normale që aty ishin vlerësime të tjetër mënyre të jetës.Këtu ne nuk duam të diskutojmë mbi orvatjet individuale, porne po diskutojmë rreth orientalizmit të organizuar,institucioneve të fuqishme akademike të cilat përpiqen nëmënyrë aktive për dominimin e Perëndimit në fushat e politikës,fesë dhe kulturës kryesisht që nga periudha mesjetare.

Pastaj, shtrohet pyetja se "kur nisi ky orientalizëm iorganizuar?" Sipas një profesori bashkëkohor me nivel, Dr.Fet’hullah Zijadi nga Libia, ai nisi me kryqëzatat, dukepërmbushur testamentin e mbretit Luisi IX të Francës, i cilikishte marrë edhe vetë pjesë në luftërat e kryqëzatave, dhe i cilikishte komanduar luftën e tretë të kryqëzatave. Në atë luftë,Salahuddin Ejubi r.a. e mundi Luisin IX, duke shkatërruarushtrinë e tij dhe duke e burgosur monarkun francez. Më vonë,Salahuddin Ejubi r.a., i mbushur me virtyte islame të mëshirësdhe zemërbutësisë, e liroi mbretin francez. Por mbreti nuk uçlirua kurrë nga burgu i tij psikologjik dhe mendor deri nëvdekje. Para vdekjes së tij, ai la testamentin e tij të mirënjohur nëtë cilën ai e nxiti botën e krishterë që të luftonte kundër Islamitnë fushën e besimit dhe mendimit, dhe sipas tij, siç ështëpërmendur në dëshirën e tij, muslimanët nuk mund të mposhtennë fushë-betejë deri sa ata të mposhten në fushën e besimit dheideve.

Ky testament ekziston ende dhe sipas profesor Zijaditorientalizmi i organizuar doli si shkak i kësaj dëshire të fortë tëLuisit IX.

Në përgjithësi orientalistët mburren se arsyeja e tyre krijueseështë tërësisht akademike, por faktet janë në kundërshtim mezotimin e tyre. Ne nuk jemi duke mohuar këtu se nuk ka motiveakademike në tërë punën e tyre. Ne e dimë se disa perëndimorëe zgjodhën orientalizmin vetëm për të përmbushur interesat etyre personale, si Carlysle, Itiyandine, Marcel Bejart, RogerGaraudy, etj. Por pavarësisht nga ky gjykim, rrjedha eorientalizmit është e motivuar nga qëllime fetare dhe politike.

Page 30: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

30COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Dhe ne kemi prova të mjaftueshme se arsyeja më e fortë paraorientalizmit ishte dhe është ai i urdhrit fetar dhe politik.

Për shembull:Dijetarët pajtohen unanimisht se orientalizmi buron nga

kishat dhe zhvillohet nën mbrojtjen e tyre.Orientalistët e parë ishin të lidhur me kishat, si prifti francez

Gerbert i cili u bë kryetar i Vatikanit në vitin 999 të erës sonë;Selfester i dytë; Peteri i respektuar, i cili vdiq në vitin 1156;Gerald Craymony i cili vdiq në vitin 1189; prifti Rikardo i cilivdiq në vitin 1320; dhe Johanna Ouscourby që vdiq në vitin 1456,etj.

Shumë prej institucioneve orientale në Evropë janë themeluarnga priftërinjtë dhe kardinalët e krishterë, si Instituti i gjuhëveOrientale në Francë, i cili ishte themeluar nga Papa Honorius IVnë vitin 1285 të erës sonë. Universiteti i Sorbonës ishte themeluarnga prifti i njohur francez De Sorbo. Rindërtimi i po këtijUniversiteti gjithashtu i takon përpjekjeve të priftit tjetërRichesco më 1626. Instituti i famshëm oriental spanjoll, i quajtursi zyra e përkthyesve, ishte themeluar nga bishori Rajmondi I nëvitin 1130. Kolegji Maroni i Romës ishte ndërtuar nga PapaGregorius në vitin 1584. Guri i themelit të Shkollës për GjuhëtOrientale në Firence, Itali, ishte vendosur nga kardinali DiMedici. Dhe kështu me radhë.

Marrëdhënia e thellë mes orientalistëve dhe kishës zbulonqëllimet fetare prapa kësaj lëvizjeje.

Shumë prej vetë orientalistëve e pranojnë ekzistencën eqëllimeve fetare prapa organizatës.

Siç u përmend në fillim, qëllimi politik ishte qëllimi i dytë mëi rëndësishëm prapa orientalizmit. Dhe bile pas Luftës së DytëBotërore, kur kolonializmi i menjëhershëm filloi të shkatërrohet,perëndimi i la ambasadat, konsullatat dhe misionet diplomatikenë duart e orientalistëve, për të filluar periudhën e neo-kolonializmit. Dhe këta orientalistë e luajnë ende rolin e tyre përtë destabilizuar qeveritë në vendet e Lindjes, për të krijuar dheshpërndarë tensione shoqërore, terrorizëm, gjakderdhje dhe

Page 31: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 31

aktivitete spiunazhi. Këto ambasada dhe misione diplomatike tëvendeve perëndimore janë ende aktive dhe të fuqishme sirezidencat e hershme të sundimtarëve kolonialistë.

Orientalistët kanë rënë dakord, që nga fillimi, që ata nuk dot’i arrijnë pikësynimet e tyre pa e pushtuar diturinë me të cilënmuslimanët kanë fituar famë. Së pari, ata u vërsulën nëUniversitetet Islame të Kordovës, Bagdadit dhe Aleksandrisë.Kjo ndodhi në kohën kur civilizimi islam ishte në kulmin e tij.Në përgjithësi, historianët perëndimorë e paraqesin këtëperiudhë si periudha e errët dhe netët barbare (Gotike). Por nërealitet, kur Evropa ishte në errësirë, vendet islame ishin dukeshkëlqyer në një periudhë të madhështisë fetare dhe kulturore.

Gustave le Bon thotë: "Nëse arabët do të pushtonin Francën,Parisi gjithashtu do t’u bënte një qendër e kulturës dhe e civilizimit, siKordova në Spanjë, ku njerëz të rëndomtë ishin të aftë për të shkruardhe për të lexuar dhe disa prej tyre mund të krijonin poezi, ndërsambretërit e Evropës në atë kohë ishin të paaftë për të shkruar emrat etyre." Pothuajse çdo qytet i botës islame kishte një bibliotekë tëmadhe; çdo mesxhid (xhami) ishte një qendër për arsimim dhedituri. Vilderante citon në librin e tij "Historia e Civilizimit" seSulltani i Buharasë e ftoi një mjek shumë të njohur musliman qëtë hynte në oborrin e tij, por ky e refuzoi ofertën e tij për arsye seai kishte nevojë për 400 deve për të mbartur librat e tij. Dhe nëkëtë kohë, sipas Vilderantes, vetë Bibla nuk ishte edisponueshme jashtë kishave! Në bibliotekën Aziz Bila el-Fatiminë Kajro, ishin 1.060.000 libra. Në mesin e këtyre librave ishin6000 volume mbi matematikën dhe 10.000 mbi filozofinë. Kjotrashëgimi shumë e çmueshme ishte objektivi i perëndimit,veçanërisht i orientalistëve, me qëllim që të shkatërrojnë botënislame dhe të ndërtojnë Evropën. Për këtë qëllim, ata etransferuan trashëgiminë kulturore islame në dy mënyra: nëmënyrë të vjetër dhe në mënyrë të re.

Mënyra e vjetër ka dy nën-mënyra: dobësimin e sundimitmusliman në Spanjë, Siçili, pjesën jugore të Italisë dhe Ballkaninnë njërën anë, dhe në anën tjetër, luftrat e kryqëzatave. Veç kësaj,pas pushtimit të trashëgimisë islame, forcat perëndimore

Page 32: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

32COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

shkatërruan librat fetarë menjëherë dhe i transformuan librat eshkencës dhe filozofisë në bibliotekat e tyre. Në kohën kurGranada, streha e fundit e muslimanëve në Spanjë, u morr nëvitin 1511 nga ushtria spanjolle, kardinali K.C.Milenz urdhëroidjegien e të gjitha librave fetare në arabisht, dhe urdhri i tij uzbatua në Bab-el-Rahlat. Sipas mendimeve të historianëve tënjohur, mbi 1.070.000 libra u dogjën në këtë vend. Dhe në mundta marrim me mend se sa e madhe ishte trashëgimia muslimanee shkatërruar në tërë Spanjën.

Gjatë kryqëzatës botërore, kur kryqtarët pushtuan Palestinëndhe Sirinë, ata i rrëmbyen bibliotekat e Tripolit, Kudsit, As-Kalanit, Gazës dhe Moaras, dhe i dogjën të gjitha librat fetareislame. Sipas historianëve, vetëm në Tripoli, numri i librave tëdjegur ishte 3 milionë. Kur mbreti i Rumanisë, Sharku V, pushtoiTunizinë, ushtria e tij dogji të gjitha librat arabisht (ju lutemi qëpër detaje të shihni librin "Pronat e librarive islame të El-Mektebat al-Islam", nga Dr. Muhammed Mahir Hamaada dheMuassasa Al-Risala, botimi i V, Damask, 1986, faqe 84 e tutje).(Gjithashtu ju lutemi që të shihni edhe librin e titulluar "Arabëtdhe Studimet Islame në Evropë", nga Dr. Mishel Joha, Bejrut,1982, faqe 264).

Vëllezër të mi të dashur, tani le të tregojmë mënyrën e re përtransferimin e trashëgimisë islame në Evropë, me anë tëorientalistëve dhe pasuesve të tyre. Kjo mënyrë e re ka gjithashtunën-mënyra, gjithsej tre. E para, ngritja e kolonive perëndimorenë vendet islame dhe lindore. E dyta, kërkimet dhe studimetarkeologjike. Së treti, vjedhjet individuale dhe kolektive përmesorientalistëve dhe administratorëve kolonialistë. Të gjitha këtomënyra janë shembuj për të treguar se si është grabiturtrashëgimia islame. Ishte një grabitje e organizuar dhe eplanifikuar mirë e një kombi nga një komb tjetër. Për ta marrë atëtrashëgimi, ata përdorën të gjitha mënyrat e ndyta, me anë tëdhuratave, ndërrimit të kulturës, përkrahjeve ushtarake dheekonomike; ata bile shfrytëzuan urinë dhe varfërinë e atyrenjerëzve për të marrë atë trashëgimi me një çmim shumë të ulët.Gjatë periudhës koloniale, u bë një varg i pafund i gërmimeve

Page 33: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 33

arkeologjike, të kryesuar nga orientalistët, dhe thesaret epaçmueshme u transferuan. Ata lirinë e bënë të pakufishme përtë bërë çfarëdo që ata e mendonin të përshtatshme nënpërkrahjen e fuqive koloniale. Çfarëdo emrash që dikush mundt’i japë një ndërmarrjeje të tillë të turpshme, prova qëndron se ajoishte vjedhje e përbashkët në shkallë botërore!

Vëllezër të dashur, unë dua t’ju jap disa shembuj të këtyreplaçkitjeve individuale dhe kolektive:

Orientalisti Bocok qëndroi për rreth pesë vjet në Halep, Siri,dhe Astaan, Stamboll, dhe ai mblodhi, gjatë kësaj periudhe, njëkoleksion të rrallë të dorëshkrimeve islame dhe po ai i transferoinë Angli. Ky koleksion ekziston ende në bibliotekën Bodlian tëUniversitetit të Oksfordit.

Në bibliotekën e Petersburgut janë me mijëra dorëshkrimearabe të cilat janë plaçkitur nga imperialistët rusë gjatëpushtimeve të tyre të Ballkanit dhe Turkistanit.

Universiteti i Ladenit e caktoi një orientalist holandez,Juliusin, për të mbledhur dorëshkrimet arabe nga bota islame.Dhe, për këtë qëllim, Universiteti Laden ndau një shumë tëmadhe parash. Ajo çfarë u mblodh ekziston ende nëUniversitetin e Ladenit.

Në Universitetin e Durhamit, Angli, ekzistojnë 120.000dorëshkrime arabe.

Në bibliotekën e Indisë, zyra në Londër, është një numër imadh i librave të çmueshme islame të shkruar në arabisht dhepersisht, dhe gjuhën indiane gjithashtu, të cilat ishin vjedhurgjatë sundimit kolonial. Kjo bibliotekë u zgjerua në vitin 1857, nëtë njëjtin vit kur Delhi u morr nga anglezët, pas kryengritjes sëfamshme të Indisë.

Pa dyshim, nuk ishte gjithçka rastësi! Zgjerimi i zyrës sëbibliotekës së Indisë ishte e përshtatshme për faktin se vendiduhej të ndërtohej për shkak të numrit të madh të librave tëvjedhura islame pas rënies së Delhit.

Në Gjermani ekzistojnë shumë biblioteka të cilat përmbajnënjë numër të madh të dorëshkrimeve islame si në Berlin, Bon,Frankfurt, Mynih, Hamburg, Heidelberg, etj. Orientalisti Alward

Page 34: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

34COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

përgatiti një bibliografi të bibliotekës së Berlinit dhe tëdorëshkrimeve arabe në një listë prej dhjetë volumesh të mëdha!

Orientalistja e famshme italiane Gabriela shprehet sedorëshkrime arabe gjenden në 118 biblioteka të 59 qyteteve nëItali!

Siç e përmenda, këto janë vetëm disa shembuj. Për më shumëfakte dhe detaje ju lutem shihni në Historia e TrashëgimisëArabe nga Fuad Sizgin; përkthim arabisht nga Dr. Fehmi AbulFadwal, Egjipt, Volumi 1, faqe 13-17. Po ashtu edhe librinAjnihatul Mak’r As-thalatha nga Abdur Rrahman Hasan Al-Maidani, Darul-Kalam, botimi i dytë, Damask 1980, faqe 19 e mëtej. Gjithashtu edhe revistën al-Fikr Al-Arabi, Bejrut 1993,Volumi 31, faqe 190, 243, 307.

Pas këtij shqyrtimi të shkurtër të plaçkitjes së trashëgimisëislame nga perëndimi, lind pyetja: Sa është numri i përafërt idorëshkrimeve dhe i librave të vjedhura islame? Përgjigjja esaktë është pothuajse e vështirë, sepse të gjitha bibliotekat merëndësi nuk e kanë kompletuar listën e plotë të tyre. Gjithashtunjë numër i madh i librave dhe dorëshkrimeve islame gjendet nëbibliotekat personale. Bile edhe në bibliotekat publike, shumëlibra janë vendosur në seksione private, jashtë dhënies sëstudentëve muslimanë dhe dijetarëve kërkues. Pavarësisht ngakjo, disa dijetarë arabë provuan të llogarisin afërsisht numrin elibrave dhe dorëshkrimeve të vjedhura islame. Sipas Ustadh(Profesor) Abdul Rrahman al-Maidani, në fillim të shekullit tëXIX numri kishte arritur deri në 250.000. Nëse kjo shifër ështëarritur në fillim të kolonializmit, ju mund ta merrni vetë memend numrin total të librave dhe dorëshkrimeve të vjedhuraislame në fundin zyrtar të kolonializmit në gjysmën e shekullitXX. Është e rëndësishme që të theksohet se librat islamë, nëgjuhët e tjera përveç arabisht, nuk janë marrë në llogari këtu, sinë turqisht, persisht, urdu, bangla, malaje, hausa, gjuhët svaheli,etj.

Vëllezër të dashur, është një çrregullim shumë i madh madjeedhe midis intelektualëve muslimanë dhe të rinjve, rreth punëssë orientalistëve dhe vlerës së tij të vërtetë. Shumë prej nesh

Page 35: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 35

besojnë se orientalistët kanë shpëtuar trashëgiminë tonëintelektuale dhe e sollën atë në dritë. Dhe ata e konsiderojnëpunën e orientalistëve si një shërbim të madh për kulturës dhecivilizimin islam. Madje janë edhe një numër i profesorëve dhedijetarëve tanë të cilët besojnë se pa punën e orientalistëve Islamimund të bëhej vetëm një legjendë në rrjedhën e kohës. Në tëvërtetë disa prej tyre janë të pandërgjegjshëm, ndërsa të tjerëtfrikësohen se do të konsiderohen të prapambetur nëse ata nuk elavdërojnë kontributin e orientalistëve.

Dr. Abdul Azem al-Deeb ka konstatuar shumë bukur: "Ështëkrejtësisht e çuditshme që të shikosh një komb si i yni që t’i falenderohetdikujt i cili i ka vjedhur dokumentet e tij, dhe ta falënderosh atë vetëmpër faktin se hajduti ka shpëtuar dokumentet e çmuara të tij dhe e pajisiatë me disa fotokopje të dokumenteve!" Në fakt, puna eorientalistëve nuk është e gjitha as ndonjë sasi as ndonjë cilësi emadhe për t’u lëvduar. Të supozuarit se orientalistët kanë bërënjë punë të madhe në shtypjen dhe botimin e dorëshkrimeveislame është me të vërtetë e pabazë. Dr. Abdul Azem ka bërë njëstudim të thellë në këtë çështje dhe në fund ai doli nëpërfundimin se kontributi i tyre nuk e kalon 10%, dhe pjesa tjetërnë fakt është kryer nga dijetarët muslimanë. Arsyeja prapa kësajmosmarrëveshjeje ndodh pikërisht prej kompleksit tëinferioritetit të të ashtuquajturve intelektualët tanë. Këtu pojapim gjithashtu edhe disa arsye të tjera: (1) mënyrën e mirëorganizuar të punës dhe aktiviteteve të orientalistëve; (2)marrëdhënia e tyre e afërt me universitetet; (3) përhapja ebotimit të punës së tyre nga media; (4) përkrahja e gatshme ngaqeveritë e tyre; (5) konferencat e planifikuara mirë dhe tëshpeshta orientale.

Prandaj, ne vijmë në përfundimin se kontributi iorientalistëve përmes shtypjes, botimit dhe shpërndarjes ështëvetëm rreth 10%. Sasia e tillë është pozicioni aktual i punës sëtyre. Nëse e këqyrim cilësinë e punës së tyre, ne do të gjejmë seçfarëdo që ata kanë kryer, ishte për një qëllim të sigurt dhe jo përshërbim të Islamit dhe diturisë.

Page 36: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

36COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Çdo komb ka dy lloje të trashëgimisë së saj akademike:pozitive dhe negative; seriozen dhe të rëndomtën; të ndritshmendhe të errëtën. Çdo komb krenohet nga trashëgimia e sajpozitive, e ruan atë, dhe punon për ta nxjerrë atë në dritë të plotëdhe përpiqet që t’i fshehë të këqijat. Si të gjitha kombet e tjera,edhe kombet muslimane i kanë të dyja llojet e punës nëtrashëgiminë e tyre. Nëse vështrojmë thellë në kontributin eorientalistëve, ne do të gjejmë se ata e kanë vënë theksin nëpjesën negative të trashëgimisë sonë. Subjektet e tyre të pëlqyerajanë:

1. Ilm-ul-Kelam, me anë të së cilës ata përpiqen që tënënvizojnë polemikat mes grupeve dhe shkollave muslimane.

2. Tesavvufi. Në mesin e librave të tesavvufit ata me qëllimzgjedhin librat e shkruara nga të ashtuquajturit Sufi.

3. Literatura (Letërsia). Në mesin e librave të letërsisë ata meqëllim zgjedhin libra si Alf Laila (Një mijë e një net), Makaat dhepoezi imorale të cilat prezantojnë një figurë të keqe të kulturësislame.

4. Filozofia. Ata me qëllim kanë shtypur dhe botuar libra tëtillë filozofikë të cilat janë në kundërshtim me moralin islam.

5. Fik’h. Përmes librave të Fik’hut ata ngulin këmbë shumëherë në polemikat mes shkollave të ndryshme islame tëjurisprudencës.

Prandaj, ne mund të themi se kontributi i orientalistëve jovetëm që është i vogël por gjithashtu është i dëmshëm dhe idënueshëm. Dhe nëse aty ka ndonjë aspekt të shërbimit, ajoështë vetëm një shërbim ndaj kishës dhe fuqive perëndimore!

Vëllezër të dashur, sot, pothuajse të gjitha vendet islame kanëmarrë pavarësinë politike, por kjo pavarësi nuk do të jetë e plotëderisa muslimanët të marrin përsëri prapa pasurinë e tyreakademike, dhe trashëgimia e tyre e pamatë t’u kthehet atyre.Në fakt, ajo trashëgimi nuk ka ndonjë vlerë më të vogël sesa tokaqë i është kthyer muslimanëve. Është e drejta legjitime emuslimanëve që të përpiqen dhe të luftojnë për kthimin prapa tëtrashëgimisë së tyre legjitime, dhe është përgjegjësi e fuqivekoloniale që ta kthejnë prapa atë! Pa dyshim, kjo trashëgimi

Page 37: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 37

është më e vlefshme se ari. Nëse dikush mund ta marrë përsëriarin e vet, pse ne nuk mund të pyesim për trashëgiminë tonëakademike dhe legjitime, dhe pse ne nuk mund ta marrimpërsëri atë?

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja:Ermal BEGA

Page 38: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

38COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Prof. Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)*

HAFIZ ALI KORÇA(Simbol i gërshetimit të Islamit dhe kombit në Ballkan)

Para disa muajsh u përkujtua pesëdhjetëvjetori i vdekjes sëH. Ali Korçës, i cili konsiderohet si njëri ndër dijetarët më tërëndësishëm të gjysmës së parë të shek. XX në Shqipëri, si dhenjëri nga simbolet e rëndësishëm që përfaqësojnë mirëkuptimine Islamit shqiptar për rrethanat e reja, e një ndër personalitetetdhe figurat që jetuan dy periudha të rëndësishme dhe vuajtënnën sistemet e ndryshme të cilat i njohu Shqipëria, si sundimiotoman, e deri te sundimi komunist. Duke u nisur nga kykëndvështrim, orientalisti i ri shqiptar Ermal Bega, mori nismënpër ribotimin e tretë të librit të njohur të H. Aliut: "Shtatë ëndrrate Shqipërisë" i cili për herë të parë e pa dritën e botimit më 1924në Tiranë dhe botimi i dytë i tij doli në dritë më 1944, po nëTiranë.

Vlen të theksojmë këtu se H. Aliu ashtu siç ishte i njohur përhifzin1 e tij, po ashtu ishte edhe njëri ndër intelektualët më tëshquar të kohës së tij në Shqipëri, duke pasur parasysh se njihteshkëlqyeshëm arabishten, turqishten, persishten dhe letërsitë etyre. Përveç kësaj, ai ishte thelluar edhe në dije të ndryshmefetare-islame dhe në literaturat e ndryshme, duke ndjekur tëgjitha ndryshimet që i sillte koha në mbarë botën Islame. Kykujdes i tij e bëri atë mjaft produktiv për një kohë të shkurtër.

H. Aliu shumë herët u dallua edhe në lëvizjen kombëtareshqiptare e cila kërkonte të drejtat kombëtare të shqiptarëve nëkuadër të perandorisë otomane, e në krye të kërkesaveqëndronte e drejta për mësimin e gjuhës amtare dhe zgjedhja e

* Autori është me origjinë shqiptare dhe momentalisht është drejtor i "Qendrës për studime të botësislame" në Universitetin Al al-Bajt, Jordani, si dhe pedagog i këtij universiteti.1 Nxënia e Kur'anit përmendsh.

Page 39: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 39

alfabetit të përshtatshëm për të, botimi i librave në gjuhën shqipeetj.

Ky aktivitet H. Aliun e shpuri në përplasje me qeverinëotomane, ku si rezultat i këtyre përplasjeve u burgos dhe uinternua disa herë.

H. Aliut i takon edhe merita e fillimit të përkthimit tëKur'anit fisnik në gjuhën shqipe me qëllim që t'i ofrohet secilitshqiptar diçka nga domethënia e Kur'anit në gjuhën e tij amtareqë ta kuptojnë më lehtë, meqë shumë prej tyre mbanin në menddhe dinin sure2 të ndryshme të cilat i lexonin në faljet dhe lutjet etyre, duke mos ua ditur kuptimin.

Librin ‘Shtatë ëndrrat e Shqipërisë’ H. Aliu e shkroi në pragtë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të mbajtura në nëntor1923, të cilat kaluan në një konkurrencë të rreptë midis dyrrymave, asaj konservatore dhe asaj moderniste, ku secilapërpiqej që të përfitojë H. Aliun.

Por H. Aliu nuk mori pjesë personalisht në këto zgjedhje, porpreferoi pjesëmarrjen e tij në një mënyrë tjetër, me shkrimin ekësaj përmbledhje poezish të cilës i bashkëngjiti shtatë poezi kupërshkruan shtatë ëndrra të cilat flasin për të ardhmen eShqipërisë, (ndër të cilat edhe tërheqjen e vërejtjes për ardhjen epartisë komuniste në pushtet). Këtë libër ua ofroi anëtarëve tëparlamentit të ri me qëllim që të marrin përgjegjësinë përndërtimin e Shqipërisë e cila sapo ishte pavarësuar nga shtetiotoman.

H. Aliu u tërhoqi vërejtjen anëtarëve të parlamentit se ‘Rrugatë cilën e trasojnë ata nuk të dërgon drejt Qabes por nëshkretëtirë’, duke ua hedhur atyre përgjegjësinë për atë se çfarë ivjen Shqipërisë. "Tani drejtimi i Shqipërisë është në duart tuaja.Nëse themeloni bankën kombëtare me kapitale shqiptare, nësepërgatitni rini me ndjenja të larta kombëtare e fetare, do tëpërmendeni me përulje dhe respekt. Ndërsa, nëse realizohen

2 Pjesë nga Kur'ani.

Page 40: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

40COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

këto ëndrra të tmerrshme gjatë 15-20 vjetëve, atëherë do tëpendoheni, por s'do t'ju sjellë asnjë dobi pendimi".

Me sa vëmë re nga këto rreshta të parathënies, H. Ali Korçavë theks të veçantë në: "Ruajtjen e lidhjes mes Islamit dhekombit, e në veçanti porosia që Islami të bëhet faktor përbërës -(krahas feve të tjera) - i kombit shqiptar". Dihet mirë se lëvizjakombëtare shqiptare edhe pse u shfaq më vonë se lëvizjet e tjerakombëtare në Ballkan, kishte elemente dalluese nga ato lëvizje,ku ajo prezantohej me një qëndrim të veprimtarëve të një kombime shumicë muslimane në përballje me shtetin otoman i cilisundonte në emër të Islamit. Për këtë arsye libri në pjesën e dytëtë tij mban nëntitullin "kujtime të shkurtra për vuajtjet e mia" përtë sqaruar qëndrimet e hafizit gjatë pushtetit otoman, për të cilatu ndalua, u burgos, e u internua disa herë.

Vihet re qartë këtu se qëndrimet e H. Aliut, të cilatngacmonin pushtetin otoman silleshin rreth dy çështjevekryesore mbi të cilat u ndërtua edhe lëvizja kombëtare shqiptare:çështja e gjuhës dhe çështja e alfabetit.

Kombi shqiptar dallon nga kombet e tjera fqinje të Ballkanit,sepse rezistencën e tij dhe përballjen me pushtetin otoman nuk endërtoi mbi bazë fetare, por mbi bazë të gjuhës të cilën ekonsideronin lidhjen e cila ngërthen në vete shqiptarëtmuslimanë dhe të krishterë. Për këtë shkak, gjuha ishte dhembeti pika themelore e cila lidh kombin shqiptar. Për këtë arsyeH. Aliu së bashku me veprimtarët e tjerë të lëvizjes kombëtareshqiptare kërkonin me këmbëngulje njohjen e të drejtësshqiptarëve për gjuhën e tyre, mësimin e saj, botimin e libravedhe gazetave në këtë gjuhë, për ngritjen e vetëdijes në masën egjerë të shqiptarëve.

Për këtë arsye H. Aliu burgoset për herë të parë me të arriturnë stacionin e trenit në Stamboll në Maj 1894 dhe u internua nëSinop sepse autoritetet gjetën në çantën e tij "Libra dhe gazeta tëdëmshme shqipe". Por H. Aliu në shënimet e tij përmend se mevete ka pasur përmbledhjen me poezi "Qerbelaja" të Naim

Page 41: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 41

Frashërit, ndërsa libri tjetër ishte "Skënderbeu" dhe disa gazeta tëcilat konsideroheshin "të dëmshme" meqë ishin të shkruara nëshqip dhe me grafi latine.

Shqiptarët morën pjesë aktive në Revolucionin e 1908,përkatësisht në Shpalljen e kushtetutës, qoftë përmes partisë"Bashkim e Përparim" ose përmes kryengritjeve të armatosuranëpër vilajetet e tyre dhe kërcënimit se do t'ia mësyjnë marshitdrejt Stambollit, gjë që pati ndikim të madh te sulltanAbdulhamidi në shpalljen e kushtetutës. Me Shpalljen ekushtetutës shqiptarët kuptuan të drejtat e tyre për formimin eshoqatave, hapjen e shkollave, formimin e partive të tyre të cilatdo t'u garantonin realizimin e të drejtave të tyre kombëtare nëkuadër të perandorisë.

Në këto rrethana, paria e lëvizjes kombëtare shqiptare umblodh në qytetin e Manastirit (tani ndodhet nën Maqedoni,) nënjë kongres me qëllim unifikimin e një grafie për gjuhën shqipe,meqë shqipja në atë kohë shkruhej me disa grafi: arabe, latine,cirilike. Kongresi i Manastirit doli me vendimin që të mbështetetgrafia latine (e cila përdoret në ditët tona) për alfabetin e shqipes.Udhëheqja e shoqërisë "Bashkimi" përkrahte qëndrimin i cilikërkonte përdorimin e grafisë arabe për gjuhën shqipe, nga frikase mos mbështetja e grafisë latine do të çojë drejt shkëputjes sëplotë të shqiptarëve nga shteti otoman.

S'ka dyshim se qëndrimi i H. Ali Korçës në këtë kongreskishte peshë të veçantë meqë, ai ishte personalitet që gëzonterespekt për horizontin e tij të gjerë të dijes, për kulturën dhenjohjen e orientit, dhe mund ta mbështeste secila palë brendakongresit. H. Aliu që herët konsideronte se grafia latine ipërshtatet më tepër shqipes për shkak të sistemit të saj fonetikmjaft të pasur, dhe për këtë arsye gazetat e kohës në Stamboll equajtën: Hafiz Ali Latini.

Por, ky qëndrim i Hafizit nuk nënkuptonte ftohjen emarrëdhënieve të shqiptarëve me lindjen, përkundrazi. Hafizi

Page 42: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

42COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

ishte nga ata që nxitnin shqiptarët të ruajnë lidhjet mearabishten, ku konsiderohej se largimi nga mësimi i arabishtesështë largim nga Islami. Nga ky këndvështrim, hafizi punontepër përmirësimin e mësimit të arabishtes, që shqiptarët të mundta mësonin shumë shpejt, në vend që të kalojnë nga 6-7 vjet sipasmetodave të vjetra. Prandaj, edhe vetë hafizi punoi në këtëdrejtim dhe hartoi tekste dhe metoda për mësimin e arabishtessipas metodave të reja brenda vetëm dy vjetëve, gjë qëkonsiderohej një arritje shumë e madhe për atë kohë.

Duke iu kthyer kujtimeve të hafizit në pjesën e dytë të libritdel në dukje roli primar që kishte në kongresin e Manastirit.Synimi i deklaruar i këtij kongresi ishte me karakter gjuhësor,por shumë shpejt, së bashku me hafizin u transferua në rrafshinkombëtar, pasi parashtroi një sërë kërkesash që kishin të bëninme të drejtat e shqiptarëve për autonomi në kuadër të shtetitotoman: njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithashkollat në trojet shqiptare, reformimi i arsimit nëpër shkolla,lirimi i të burgosurve shqiptarë, mos dërgimi i ushtarëveshqiptarë në luftë jashtë trojeve të tyre (në Jemen e vende të tjera)meqë shumica e tyre nuk ktheheshin më në atdhe... etj.

Dhe në fund, vlen të përmendet se hafizi ishte personalitet injohur në botën Islame në gjysmën e parë të shekullit XX, kushkruante dhe botonte edhe në arabisht e persisht, e po ashtumbante korrespondencë edhe me shejhul Ez’herin MustafaMeraghi. Por ardhja në pushtet e partisë komuniste në Shqipërinë fund të 1944, e margjinalizoi tërësisht nga skena, e burgosi, einternoi, ku mbeti tërësisht i izoluar edhe ndaj vetë Shqipërisë,derisa ndërroi jetë në qytetin e Kavajës më 1956.

Marrë nga gazeta "Al-Gad", Amman-JordaniPërktheu nga arabishtja:Mr. Azem XHELADINI

Page 43: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 43

Prof. Dr. Feti MEHDIU

KOEKZISTENCA E TRE LIBRAVE TË SHENJTËDHE ARDHMËRIA E TYRE NË BALLKAN

Librat e shenjtë dhe fetë nuk janë objekt studimi e diskutimivetëm me karakter rajonal për Evropën Juglindore apo Evropian.Ato janë çështje me interes për tërë botën dhe nuk i përkasinvetëm kohës e regjionit tonë - Ballkanit.

Specifika e Ballkanit është ajo se shumica e vendeveballkanike deri në vitet 1990 faktorin fe – e kjo nuk mund tëmerret me mend nëse nuk ka një libër të shenjtë - e kanë injoruartërësisht, nga bindja se sipas teorive të Marksit - Leninit me idetëe tyre për sistemin shoqëror komunist, fajtori kryesor përgjendjen e keqe nga tëra aspektet: ekonomike, kulturore,arsimore, politike ishte feja pa përjashtim se në cilin libërmbështetet ajo fe.

Pas vitit 1990, në tërë hapësirën e Ballkanit u hoq pengesa efundit që me dekada kishte vënë nën embargo dhe e kishtebllokuar tërësisht diskutimin rreth problemeve që kanë të bëjnëme librat e shenjtë, përkatësisht me fetë. Në ato vende tëBallkanit bëjnë pjesë edhe vendet shqiptare dhe populli shqiptarsi dhe vendet sllavo jugore dhe popujt sllavo jugorë, si serbët,bullgarët, maqedonasit, malazezët, boshnjakët, kroatët dhesllovenët. Objekt shqyrtimi i këtij kontributi është pikërishtçështja e tre librave të shenjtë: Tevratit (Tora) Ingjilit (Evangjelije)ose që të dyja bashkërisht me emërtimin Bibla (Dhiata e Vjetërdhe Dhiata e Re), dhe Kur’anit. Kësaj çështje i qasemi ngakëndvështrimi i dy gjuhëve kryesore të rajonit të Ballkanit:gjuhës shqipe, e cila si bijë e ilirishtes ka qenë e pranishme nëkëto troje qysh në antikitet1, dhe gjuhës sllave jugore (serbisht,kroatisht, bullgarisht, maqedonisht, boshnjakisht) e cila duke

1 Who are the Albanians? Written by M. Jonos Sadek,http:/home.goden.net/mukluk/Albania.html; Frenklin W. Wolbank, Ilirët e jugut në shekujt III dhe II,para erës sonë, Studime Ilire, I, Prishtinë, 1978; Historia e popullit shqiptar, I, Tiranë, 2002; Ilirët dheIliria te autorët antikë, Prishtinë, 1979.

Page 44: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

44COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

filluar nga shekulli i 7 i erës gregoriane është, gjithashtu, gjuhë ekësaj hapësire.

* * *Para se të flas për koekzistencën e këtyre tre librave të shenjtë

dhe për ardhmërinë e tyre në këto troje, për shkak se për njëperiudhë të gjatë është folur me nënçmim dhe tendencë përlibrat e shenjtë dhe për fetë, me qëllim që t’ua humbasinfunksionin themelor atyre Librave, më duket e arsyeshme që tëripërtërijë, me këtë rast, disa sqarime rreth asaj se çka është fejadhe çka përmbajnë Librat e shenjtë të cilat qëndrojnë në themeltë atyre feve.

Definicioni më korrekt e konstruktiv për fenë në tërësi, sipasmendimit tim, është ai që e gjejmë në Fjalorin enciklopedikamerikan, sipas të cilit "Feja është një besim i sistemuar, imbështetur në Shpallje Hyjnore, që e pranon, e nderon dhe eadhuron Zotin Një, atë fuqi mbinatyrore që pranohet si Krijues iuniversit".2

Përveç kësaj duhet thënë se secila nga të tre fetë botërore kambështetje në njërin nga tre Librat e shenjtë që u përmendën mëparë. Për ato tre Libra ka nevojë të themi disa fjalë, për arsyehistorike dhe praktike. Realiteti historik qëndron si vijon.

Tevrati (Tora, Dhiata e vjetër) lidhet me të dërguarin,pejgamberin Musa (Mojsiu- Moshe). Kjo zë fill nga shekulli itrembëdhjetë para erës gregoriane, do të thotë 1300 vjet,respektivisht qysh nga koha e faraonit Ramzesi i II. Në veprën eMichael Hart (100 personalitetet më me ndikim në histori) Musaiështë radhitur në vendin e 15 të personaliteteve më me ndikimnë histori3.

Tevrati në thelb përmban predikimin monoteist që rrjedhhistorikisht nga koha e Ibrahimit (Abraham) dhe përshkon tërëDhiatën e vjetër. Në këtë Libër të shenjtë e ka mbështetjen fejahebraike. Talmudi, po ashtu është një libër fetar për hebrenjtë icili përmban komentet për librin kryesor Tora.

2 Desintegrimi kombëtar nën maskën e fesë në prag të shekullit XXI, Bota sot 20 gusht,2000, Prishtinë.3 Michael Hart, 100 njerëzit më me ndikim në histori, Tetovë, s.a. Përktheu Sadulla Kamberi.

Page 45: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 45

Ingjili (Evangjelije, Dhiata e Re, Ungjilli), lidhet me emrin etë dërguarit Isa (Jezusi, Krishti, Mesih ibni Merjem), i cili kajetuar në fillim të erës gregoriane, prej vitit 6 para erësgregoriane deri në vitin 30 të erës gregoriane.4 Isai (Krishti) ështëradhitur në vend të tretë te libri i Michael Hart.5

Ky libër njihet tek sllavofonët si: Evangjelje, Novi zavet, SvetoPismo, Biblija, ndërsa te shqiptarët njihet, përveç me emrin Bibël,edhe si Besëlidhja e re, Dhiata e Re, Shkrimi i shenjtë. Paraqetbazën mbi të cilën është ndërtuar krishterimi, gjegjësisht feja ekrishterë së cilës i përkasin shumica e popujve të Ballkanit:Grekët, Bullgarët, Serbët, Kroatët, Malazezët, Sllovenët dhe njëpesë e popullit shqiptar.

Kur’ani (Koran) është i pandashëm me emrin e të dërguarit,pejgamberit Muhammed a.s., respektivisht me fenë Islame.Muhammedi ka jetuar nga viti 570 deri në vitin 632 të erësgregoriane. Në librin e M. Hartit është radhitur në vendin e parë6

Nga popujt e Evropës Juglindore, më saktë nga Ballkani, këtë fee kultivojnë dhe e praktikojnë: Shqiptarët dhe Boshnjakët, siedhe një pjesë e popullit turk që jetojnë në Rumeli: Bullgari,Greqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Rumani, Kroaci dhe Slloveni.

Këta tre Libra të Shenjtë, Tevrati, Ingjili dhe Kur’ani janë tëpadiskutueshëm në tërë botën përfshirë këtu edhe Ballkanin.

Pranimi i pakontestueshëm dhe i padiskutueshëm ka të bëjëme parimin global si tre Libra të shpallur nga Krijuesi i gjithëbotës, i pranuar nga të tria fetë që ekzistojnë sot. Të tre këto librakanë bërë jetë të përbashkët ndër popujt e Ballkanit gjatëhistorisë duke filluar prej shekullit të dytë të erës gregoriane7

dhe cila më shumë e cila më pak dhe ku më shumë e ku më pakbashkëjetojnë edhe sot e kësaj dite.

Mendime të lira e konstruktive për fenë në tërësi janëshprehur edhe më parë në botën e lirë dhe të qytetëruar, kursenë Evropën Juglindore, të robëruar nda ideologjia ateiste vetëm

4 Në disa burime përmendet viti i 3 para erës gregoriane.5 Si shënimi nr.3.6 Ibid.7 Krishterimi prej shekullit të parë kurse ebreizmi prej shekullit të dytë janë dy fetë e pranishme nëkëto hapësira që nënkupton praninë e dy librave të shenjtë: Tevratit dhe Ingjilit.

Page 46: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

46COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

pas viteve ’90 të shekullit njëzet gjejmë vlerësime konstruktive eobjektive, si këto, për shembull:

"Feja është njëra dhe organizatorja e rregulluese më e rëndësishme ejetës së përditshme".8

"Feja gjithmonë është potencial i madh i bashkimit dhe është forcëpër paqe"9.

Ndërsa "...Dhunën e ka legjitimuar revolucioni francez..."10

Ndërkaq, konkretisht për fenë Islame së cilës i takon shumicae popullit shqiptar dhe boshnjak, shkrimtari shqiptar IsmailKadare do të shprehet se ajo "...është treguar shumë tolerante..."11

Mendoj se argumenti më i fortë për shprehjen e Kadaresë, përtolerancë, është ai se Libri i shenjtë Kur’ani tregon respekt ndajLibrave të shenjtë si Tevrati dhe Ingjili. Në Kur’an thuhet:"...Është një premtim i vërtetë të cilin Ai ia detyroi Vetes nëTeurat, Inxhil dhe në Kur’an. E kush është më i vërtetë në besëne tij sesa Allahu?..."12

Faktet historike flasin se këta tre libra të shenjtë janë tëpranishëm në Ballkan, dy të parët që nga fillimi i erësgregoriane, kurse i treti prej shekullit 14 me ardhjen e ushtrisëOsmane në këto pjesë të Ballkanit.

Ballkani ka qenë dhe ka mbet ura më e rëndësishme tokësorepër lidhjen e Lindjes me Perëndimin dhe natyrisht për këtëqëllim u ka shërbyer edhe Librave të shenjtë.

Mirëpo, në një periudhë të caktuar, prej vitit 1945 deri 1990,sundimi ateist mbi popujt e Ballkanit shpall fajtor librat e shenjtëdhe gjithçka që ka të bëjë me fenë shpallet si veprim reaksionar.Ndalon tërë aktivitetet fetare publike. Kjo ishte politika zyrtare,ndërkaq të krishterët dhe muslimanët13 e këtyre vendeve, tëvetëdijshëm se nëse me njerëzit nuk sundon Zoti, me ata doemosdo të sundojnë tiranët, edhe në këto rrethana u përpoqën të

8 Enciklopedija politicke culture, Beograd, 1993.9 Epoka e Re, 12.mars, 2004, Prishtinë.10 Nur, nr. 38, Beograd, 2002?11 Intervista dhënë revistës "Qantara" - Media Enter 2003.12 Kur’an, 9:111.13 Këtu nuk do të flasim për ebrejt për shkak se prania e tyre është fare e vogël.

Page 47: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 47

gjejnë mënyra për ruajtjen dhe kultivimin e librave të shenjtë tëtyre.

Përkundër faktit se Hebrenjtë (Hebraizmi), është i pranishëmnë trojet e Ballkanit qysh në shekullin e dytë të erës gregoriane14

libri i shenjtë i tyre si vepër integrale në gjuhën sllavo jugore(Serbokroatisht) paraqitet vetëm në kuadër të Biblës meemërtimin Stari zavet, kurse në vitin 1990 botohet komenti iTorës, Talmudi, i përkthyer nga gjuha hebreje dhe arameje.15

Me dy librat e tjerë të shenjtë, Ingjilin dhe Kur’anin, gjendjaqëndron më ndryshe. Ingjili dhe Kur’ani janë përkthyer ca mëherët se Talmudi, si koment i Tevratit, por nëse kemi parasyshkohën e pranisë së tyre në këto troje edhe këto janë përkthyershumë vonë.

Libri i shenjtë i të krishterëve, Inxhili, që bën jetën e vet prejshekullit të parë, në gjuhën sllave jugore është përkthyer nëshekullin 19 nga Xhuro Daniçiç dhe Vuk Stefan Karaxhiç.16 Nëgjuhën shqipe Ingjili përkthehet, për herë të parë nga KonstantinKristoforidhi, i cili e botoi në vitin 1860, kurse në vitin 1866boton edhe "Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve"17 kurse pasviteve tetëdhjeta, me 1985 kemi botimin Besëlidhja e Re.18 Mëvonë botohet me titullin Bibla që është një përkthim dhe botimreprezentativ.19

Libri i shenjtë islam, Kur’ani i cili këtu është i pranishëm prejshekullit 14, në gjuhët e popujve të Ballkanit fillon të përkthehetkah fundi i shekullit 19, pothuajse në të njëjtën kohë kurpërkthehet edhe Bibla. Përkthimin e parë të Kur’anit në gjuhënserbe e kemi nga Miço Ljubibratiç20 që është botuar në vitin 1895.Pastaj në shekullin 20, pas vitit 1937 kemi një serë përkthimesh.

14 Enciklopedija zivih religija, drugo, dopunjeno izdanje, Nolit, Beograd( 1992); Simon Dubnov,Kratka istorija jevrejskog naroda, Beograd, 1962. 27.glava – Prva jevrejska naselja u Evropi.15 Talmud, preveo sa hebrejskog I aramejskog jezika Eugen veber, Beograd, 1990.(BIGZ)16 Gjuro Daniçiç, (1825-1882) dhe Vuk Stefan Karaxhiq, (1787-1864) kanë qenë puntorë kultuorë estudjues të kulturës serbe. (Pop. Enciklopedija)17 Konstandin Kristoforidhi, (1827-1895) ishte studiues e hulumtues i thesarit popullor shqiptar ngashumë fusha: filologjike, teologjike, etnologjike etj. (FESH…1985)18 Besëlidhja e Re, Ferizaj – Zagreb, 1985.19 Bibla Shkrimi i shenjtë, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, Ferizaj, 1994.Përktheu dhe shtjelloiDom Simon Filipaj.20 Miqo Lubibratiq, (1839-1889) ishte punëtor politik shoqëror nga Hercegovina.

Page 48: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

48COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Është shumë interesant se dy përkthimet e para në dy gjuhëte dy etniteteve të ndryshme në Ballkan, në gjuhën shqipe dhe nëgjuhën sllave jugore, janë nga dy përkthyes të cilët nuk ipërkasin fesë islame. Ai që e përktheu i pari në gjuhënserbokroate M. Ljubibratiç ishte një person politik publik21 kurseai që e përktheu, megjithëse jo në tërësi, Kur’anin në gjuhënshqipe Ilo Mitko Qafëzezi, i cili ishte një punëtor kulturorpublik.22

Arsyet përse ka ndodhur kështu mund të jenë të ndryshme.Kjo nuk është objekt shqyrtimi me këtë rast, por kjo mund të jetënjë dëshmi më tepër se librat e shenjtë në Ballkan janë respektuaredhe nga ithtarët e librit tjetër. Në rastin konkret dy ithtarë tëIngjilit i rreken dhe përkthejnë Kur’anin në gjuhën e tyre amtare,njëri serbisht e tjetri shqip, siç thoshte Qafëzezi për vëllezërit e tijtë një gjuhe.23

Edhe në përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe kontribut tëçmuar kanë dhënë ata që për libër të shenjtë kanë Kur’anin, sipaspërkatësisë së tyre fetare, por ata njëlloj i kanë kushtuar kujdesedhe librit të shenjtë për të krishterët dhe për hebrenjtë.24

Kjo bashkëjetesë e këtyre tre librave të shenjtë dhe ky respekti ithtarëve të tyre është meritë, në radhë të parë, e Librave tëpërmendur të cilët në thelb kanë përbashkësinë, me ndryshime,jo me këmbëngulësi ekstreme për ta detyruar tjetrin që të heqëdorë nga libri i shenjtë i tij të cilit i takon me bindje të fortë dhe erespekton.

Këtu do të përmend vetëm disa ilustrime nga Kur’ani kushihet se ai i obligon ithtarët e vet që të kenë respekt ndajTeuratit dhe Ingjilit: "...anglisht nga M. M. Pickthal: Teube 111,En’am, 105 dhe Ankebut, 46 në anglisht drejtpërdrejt".

Unë jam i bindur se është meritë e Librave të shenjtë -burimisht - që në trojet e Ballkanit deri në ditët e sotme kanëbashkëjetuar ithtarët e feve që mbështeten në këto Libra.

21 Shih: Popularna Enciklopedija, Beograd, 1976.22 Shih: Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985.23 Shih: Feti Mehdiu, Përkthimet e Kur’anit në gjuhën shqipe, Shkup, 1996.24 Këtu duhet patur parasysh se Bibla që përmban Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e re është e shenjtëpër të dyja fetë e përmendura.

Page 49: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 49

Për të krishterët dhe muslimanët të cilët edhe sot vazhdojnëtë bashkëjetojnë në këto hapësira dhe do të vazhdojnë, sepse kjonuk varet nga politikat njerëzore që janë të prirura që tëndërtojnë pallate ëndrrash për kënaqësinë individuale apoklanore në dëm të njerëzve të tjerë, nuk mendoj se duhet tëndalemi në mënyrë të veçantë, por do të përmend vetëm ca tëdhëna për hebrenjtë - ithtarë të pjesës së parë të Biblës,respektivisht të Teuratit.

Këtë e bëj për arsye se elementi hebre çdo ditë e më tepër pozbehet në këto hapësira.

Hebrenjtë bartës të porosisë bazë e së cilës është Teurati, nëshekullin e dytë të erës gregoriane kishin ndërtuar sinagogën nëShtip25 dhe më vonë i gjejmë të vendosur në Durrës26,Dubrovnik27, Split, Sarajevë, Shkup28, Mostar, Manastir,Prishtinë,29 etj. Në kohët e fundit më së shumti jetojnë në Zagreb,Beograd dhe në Sarajevë. Sipas të dhënave nga viti 1971, nëterritorin e Jugosllavisë, do të thotë në Maqedoni, Kosovë, Serbi,Vojvodinë, Kroaci, Bosnjë dhe Slloveni kishte 6486 hebrenj. Ngaky numër rreth 70% jetonin në Beograd – 1602; në Zagreb – 1330;në Sarajevë – 1090, kurse në Shkup kishte 54 hebrenj dhe nëPrishtinë 11 hebrenj.30

E tërë kjo i takon së kaluarës.Ishte si ishte merita u takon të tjerëve. U takon atyre që

bartën porositë e këtyre tre Librave të shenjtë tek ithtarët e tyre,tek hebrenjtë, tek të krishterët dhe tek muslimanët. Ata kanëqenë rabinët, priftërinjtë dhe ulematë (hoxhallarët). Pas tyre vijnëudhëheqësit politikë të kohës dhe rajonit konkret. Mbi këto dyfaktorë bie merita apo përgjegjësia për harmonizim të parimevehyjnore me rrethanat historike në momentet e caktuara. Praniadhe koekzistenca në këto hapësira është një pasuri dhe një

25 Shih: Enciklopedija zivih religija26 Shih: Bogumil Hrabak, Jevreji u Albaniji od kraja 13. do kraja 17 veka i njihove veze saDubrovnikom, Zbornik – l, 1971, Beograd.27 Zbornik – l, 1971 , Beograd, në tërësi trajton temën: Studije i gradja o jevrejima Dubrovnika.28 Në Shkup deri në vitet tridhjetë të shekullit 20 punonte edhe një shkollë serbo-hebreje, krahas atyreserbo-muslimane për meshkuj dhe serbo-muslimane për femra.29 Shih: Arzu Terzi, Zejet në qytetin e Prishtinës30 Jevrejski kalendar za godinu 5731 ( 1970/71). Savez jevrejskih opstina jugoslavije.

Page 50: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

50COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

dhuratë e sprovë nga Krijuesi, i cili na thotë se u kam krijuar nganjë njeri dhe u kam ndarë në fise e kombe që të shihet se cili prejnesh do të jetë më i denjë për shpërblim.31 Këtë duhet kuptuar sinjë kopsht me shumë lule. Secila me ngjyrën dhe aromën e vet ebegaton kopshtin. Por duhet ditur edhe faktin se eksperimentimipër pasurim të ngjyrave dhe aromave..., nëse nuk kanëmbështetje në trungun e vet e humbin edhe ngjyrën edhearomën dhe mund të krijojnë një atmosferë të papërballueshme.Me fjalë të tjera, nëse fetë vihen në shërbim të qarqeve politike, ejo në shërbim të tërë njerëzimit, atëherë mund të priten vetëmtrazira, armiqësi e gjakderdhje.

Për ardhmërinë e tyre në Ballkan rrugën do ta trasojnë pariafetare dhe krerët e politikës së kohës në të cilën jetojmë.

Këto subjekte shoqërore rolin e tyre konstruktiv do ta luajnëmë së miri vetëm nëse e kanë parasysh faktin se Krijuesi iGjithësisë, për mirëvajtjen e mbarë njerëzimit, për tërë botënnominalisht ka legalizuar tre Libra të shenjtë që nënkuptohen trife. Nga kjo duhet kuptuar se për organizimin shoqëror-politik tëçdo shoqërie mjaftojnë tri parti politike. Këto mjaftojnë, realisht,si edhe formalisht që i tërë njerëzimi të marrë rolin epërgjegjësisë individuale që do t’i takojë sipas deklarimit ebindjes individuale.

Organizatori i këtij takimi shkencor të rëndësishëm përEvropën Juglindore, për një rajon të sapodalë nga një sistemtotalitar ka mundësi t’u propozojë vendeve të përfshira në këtëorgan shkencor që ta kenë parasysh këtë model për qeverisjen evendeve të tyre pa dhunë, pa dredhi e pa gjakderdhje.

Fatkeqësisht, sot jemi dëshmitarë të keqpërdorimit tëmesazhit themelor të Librave të shenjtë. Diku më shumë e dikumë pak. Kjo dëshmohet me krimet ndaj njerëzimit që patënndodhur para syve të opinionit të gjerë në hapësirën e Ballkanitnë një të kaluar jo të largët. Ato krime edhe më tej, në forma tëndryshme vazhdojnë. Përkujtoni vetëm mijëra të vrarë, tëvarrosur një herë në Kosovë, në varreza kolektive, pastaj të

31 Shih: Kur’an, sureja Huxhurat.

Page 51: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 51

zhvarrosur dhe të grabitur për së vdekuri e të rivarrosur nëSerbi, po ashtu në varreza masive duke shkelur kështu respektine të tre librave të shenjtë që kanë për njeriun si krijesën mëfisnike që e ka krijuar Zoti, pastaj prapë të zhvarrosur por tëzënë peng për kush e di se çfarë qëllimi. Akoma nuk u jepenfamiljarëve të cilëve u takojnë me të gjitha normat njerëzore:fetare dhe jofetare.32 Kjo tregon se sa keqpërdoren librat e shenjtënga struktura të caktuara politike në pushtet. Kështu popujtfuten në luftëra dhe në urrejtje e gjakderdhje për të siguruar njëmirëqenie të rreme, një klan i caktuar.

* * *Nga vetëdijesimi i faktorit politik por edhe fetar - bartës të

mesazhit të Librave të Shenjtë, Tevratit, Ingjilit, Kur’anit, ngadrejtkuptimi dhe drejtinterpretimi i porosisë hyjnore do të varete ardhmja e tyre në Ballkan.

Nëse te popujt e Ballkanit nuk krijohen rrethanat që tësundojë Zoti, atëherë do të sundojnë kriminelët. Sundimi i Zotit,dihet, realizohet me respektimin e librave të shenjtë mesinqeritet e jo me hipokrizi e me kamuflazhe. Librat e shenjtëduhen ruajtur që të mos bastardohen nga grupacione tëmbrapshta prej të cilëve pastaj mund të dalin forca destruktiveqë e bëjnë botën harabë, siç ndodhi me adhuruesin e organizatëssë fshehtë të kishës sataniste - Karl Marksin33 i cili pasi kishtehequr dorë nga Zoti iu dorëzua shenjtores Xhoana dhe uangazhua për rendin shoqëror pa Zot.

Forcat konstruktive, intelektuale, fetare, politike, shkencore,pa dallim përkatësie fetare e politike, të hapësirës së Ballkanit,veçanërisht serbët, boshnjakët dhe shqiptarët kanë obligim që t’ukthehen esencialisht librave të shenjtë. T’ua bëjmë me dijeinterpretuesve të librave të shenjtë se ata që shtrembërojnëinterpretimin për leverdi individuale apo klanore, e shpienpopullin në shkatërrim. Duhet t’i vejnë në dijeni qarqet

32 Shih: Persons missing in relation to the events in Kosova from January 1998. 1 st edition issued in May2000. Comite International Geneve, Switzerland. Internationale Commite of the read Cross, Avenue dela Paix 19, 1202 Geneve, Switzerland. http://www.familylinks.icrc.org33 Richard Wurbrond, Was Karl Marx A Satanist? Glendale, California: Diane Books Publishing, co.,1976.

Page 52: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

52COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

udhëheqëse se këta popuj janë në gjendje të dallojnë thelbin eLibrit të shenjtë nga interpretimet destruktive të ndonjëautoriteti fetar i cili me Librin e shenjtë në dorë bekon krimetndaj një populli tjetër vetëm pse nuk i bindet fesë së tij, dhe t’iapërkujtojnë se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë dhe se në këtë botë,edhe në Ballkan, ka vend për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnënë hisen e vet, jo në shpinë të tjerëve. Ka vend për ata që nuk ekanë në shpirt dhunën dhe shejtanin, por shpalljen e Zotit.

E ardhmja u takon njerëzve të mirë të Zotit, ndërsa kriminelëtkanë si shpërblim ferrin, thuhet në librat e shenjtë.

Page 53: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 53

Dr. Alibeman Eghbali ZARCH*

DIALOGU MIDIS KULTURAVE DHE FEVENË BOTË

Në këtë "luftë kundër terrorizmit", muslimanët u bënëshënjestra kryesore, viktima të urrejtjes, fajit dhe dyshimit të tëgjithë botës. Çdo lloj lëvizje e muslimanëve, që kishte për qëllimrespektimin e të drejtave të tyre politike, shihej në prizmin eterrorizmit. Kështu, në Palestinë, Kashmir, Çeçeni e Filipine,muslimanët u etiketuan si strehë e terrorizmit. Shkaqet qëqëndronin pas vuajtjeve të tyre, nuk u morën vesh kurrë.

Shekulli i kaluar shërbeu si arenë e fuqive të mëdha,kundërshtare të njëra-tjetrës, të cilat ishin nismëtare të shumëluftrave dhe konflikteve në botë. Vendet e botës së tretë ushndërruan në fushëbeteja për shtetet e fuqishme. Situata erëndua më shumë pas shkolonizmit, kohë kur fuqitë eprapësuara perandorake, lanë pas konflikte të pazgjidhura. Këtokonflikte u bënë një pengesë serioze për formimin e shtetit nëshumë rajone të Afrikës dhe të Azisë. Shkak për këtë skenar tëerrët të së shkuarës, ishte zbatimi i modelit sundues nëmarrëdhëniet ndërkombëtare, i cili bazohej në ligjërimin epushtetit dhe glorifikimin e forcës ushtarake. Ishte pikërishtsynimi i arritjes së pushtetit të pafre, ai që e zhyti njerëzimin nëkthetrat e dy luftrave botërore; ishte shfaqja zhurmëmadhe eforcës ushtarake, ajo që e solli njerëzimin deri në tehun ekatastrofës nukleare.

Çdonjëra prej luftrave apo konflikteve, u shoqërua me mijëranjerëz të vrarë e miliona të tjerë të uritur e të pastrehë. Këta tëfundit iu shtuan barrës së burimeve të shteteve, që tashmë popërballeshin me presione të mëdha sociale dhe ekonomike. Nën

* Dr. Alibeman Eghbali Zarch ka mbrojtur doktoraturën në Fakultetin e Shkencave Sociale,Departamenti i Sociologjisë, pranë Universitetit të Bukureshtit, Rumani.

Page 54: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

54COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

ombrellën e rendit ekonomik botëror, shtetet e pasuragrumbulluan pasurinë dhe burimet e kombeve të varfëra dhe uimponuan atyre reforma të padrejta ekonomike, të bazuara nëkonceptet e tyre të demokracisë liberale. Shtetet e sapoformuaraiu nënshtruan udhëzimeve politiko-ekonomike dhe pseudo-kurave të Perëndimit, që ishin plotësisht të papajtueshme mekulturën sociale të tyre.

Armë dhe pajisje të tjera u blenë për t’u bërë ballëkërcënimeve të lëshuara ndaj sigurisë së vendit dhe për t’imajmur më shumë faturat e shtrenjta të shteteve tëindustrializuara, të cilat, nga ana e tyre, nuk bënë gjë tjetër, veçsengjallën më shumë pasiguri. Vendet e botës së tretë u bënëfushëbeteja të testimit të armëve dhe teknologjive të reja, tëprodhuara në Perëndim. Për t’i dhënë fund superioritetit dheprestigjit të një shteti të caktuar, u shpikën armë të reja tëshkatërrimit në masë. Vetë shtetet e industrializuara ranë pre e"komplekseve ushtarake industriale" dhe "organizataveshumëkombëshe".

Nga fundi i shekullit të kaluar, mendja njerëzore arriti nëstadet më të larta të progresit shkencor dhe teknologjik, por përfat të keq, materializmi triumfoi mbi gjithçka tjetër. Ndjekja emetodave të padrejta politike dhe ekonomike, shkaktoi urrejtjedhe revolta. Neglizhimi i fesë, etikës dhe i moralit, e bëri njeriunviktimë të intolerancës, kryelartësisë dhe hakmarrjes. Bota ushndërrua në një entitet anarkik, duke i injoruar vuajtjet dhefatkeqësitë njerëzore. Tashmë, në marrëdhëniet midis shteteve,nocioni i "universalitetit" dhe "vëllazërisë" konsiderohej ipavend.

Sot ekzistojnë ende komunitete, që e shohin të shkuarën menjë forcë dhe entuziazëm të përtërirë dhe që do të donin t’iriktheheshin jetës së paraardhësve të tyre. Padyshim, nuk kaasgjë të keqe nëse kundrohen dhe shijohen mrekullitë e kohëravetë vjetra, por një gjë e tillë nuk duhet bërë në kurriz të sëtashmes.

Page 55: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 55

Pasuesit e të gjitha feve janë bërë jotolerantë ndaj të tjerëve.Në Europën Qendrore, bota e krishterë po ushtron presion ndajmuslimanëve, në fillim në Kosovë dhe tani në Maqedoni. Kjondodh për faktin se kjo botë e krishterë nuk e do praninë e njështeti musliman në zemër të saj. Në Palestinë, çifutët popërpiqen t’i largojnë muslimanët dhe të krishterët nga "toka etyre e premtuar", për të kthyer sërish në jetë "Perandorinë eDavidit" (me një shtrirje territoriale që fillon nga lumi Nil e derinë Eufrat). Në Indi, hindutë duan ta konvertojnë të gjithëpopullsinë në "fenë e tyre të pastër", për të krijuar kështu, njështet hindu. Përveç këtyre që përmendëm, ekzistojnë edhelëvizje të tjera, që predikojnë "pastrimin" brenda vetë feve; përshembull, në Irlandë vazhdon akoma lufta sektare midiskatolikëve dhe protestantëve dhe, në Indi, brahmanët popërpiqen të pastrojnë kastën e tyre të të paprekshmëve. Nëse kyrrezik i spastrimit sistematik të feve të tjera shkon drejtshfrenimit, atëherë bota mund të bëhet dëshmitare e daljes nëskenë të më shumë forcave, që do të ngrihen kundër vrasjeve tëbashkë-fetarëve të tyre, në vendet e tjera të botës.

Fillimi i mijëvjeçarit të ri solli me vete shpresa dheperspektiva të reja, por vuajtjet njerëzore dhe konkurenca messhteteve e shekullit të kaluar, vërviten akoma si fantazma mbibotën e sotme. Sigurisht, mund të supozohet se, me zhvillimetteknologjike moderne të shekullit të ri, qeniet njerëzore do tëmund të jetonin në një atmosferë më të mirë dhe më të lumtursociale dhe ekonomike. Por, fatkeqësisht, uria, streha dhe luftapër mbijetesë, vazhdojnë të mbeten ende përparësi e shumënjerëzve.

Agresioni i ushtruar ndaj popullsisë së paarmatosur nëPalestinë, Kashmir dhe në shumë vende të tjera të botës,vazhdon ta trondisë ndërgjegjen njerëzore. Lufta kundërterrorizmit, e zhvilluar nga ana e fuqive uzurpatore, i cënon tëdrejtat e të tjerëve, të drejta që mbrohen në konventat e

Page 56: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

56COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

nënshkruara prej vetë atyre. Është pikërisht kjo luftë e shpallur,që vazhdon t’i servirë publikut tituj të pafund artikujsh. Sulmetterroriste të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, e vendosën paqen dhesigurinë botërore përballë sfidave të mëdha, që mesa duket, kanëdalë jashtë kontrollit. Në këtë situatë të krijuar, është enevojshme që udhëheqësit botërorë, të bëjnë përpjekje tëpërbashkëta për t’i zgjidhur këto çështje në të ardhmen.Gjithashtu, shtetet duhet të vendosin mes tyre, marrëdhënie tëndryshme nga ato të së shkuarës. Bazë e këtyre marrëdhënievenuk duhet të jenë më shfrytëzimi dhe intrigat, por paqja dhedialogu.

Nuk mund të mohohet fakti se modernizimi i frymëzuar ngaPerëndimi, ka krijuar një hendek midis këtij të fundit dhevendeve jo-perëndimore si dhe e ka përshkallëzuar më shumënocionin e "fundamentalizmit" fetar. Megjithatë, do të ishte diçkae gabuar nëse do t’i cilësonim këto prirje si ushtarake apo nësefajin për shfaqjen e një hendeku të tillë midis qytetërimitperëndimor dhe qytetërimeve të tjera, do ta hidhnim të gjithëmbi konservatorizmin. Siç dihet, shkak i mosmarrëveshjeve nukështë as nocioni i "fundamentalizmit" dhe as aspektet e tjera tëndryshimeve kulturore, por imperializmi strukturor oseneokolonizimi. Janë pikërisht këta të fundit që përcaktojnëmarrëdhëniet midis qytetërimit perëndimor dhe pjesës tjetër tëbotës; janë strukturat neokolonizuese, ato që mbartin në vetvetegjenet, si të ndonjë përplasjeje të mundshme të interesave, ashtuedhe të asaj që është e dëshirueshme nga të gjithë: paqes dhebashkëpunimit ndërmjet shteteve.

Çdo fe zhvillohet në një mjedis kulturor të caktuar, çka e bënatë të ndryshme nga të tjerat. Por, nuk duhet lejuar në asnjëmënyrë që ndryshimet e vogla mes feve, të shndërrohen nëkonflikte të mundshme. Vetë etimologjia e fjalës "fe" tregon senjerëzit janë vëllezër të njëri-tjetrit. Për më tepër, nevoja për fenëburon nga vetë uria e shpirtit për të arritur një status njerëzor, tëlirë nga sforcimet dhe mosmarrëveshjet e jetës së përditshme. Si

Page 57: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 57

rrjedhojë, nëse ndjekësit e feve të ndryshme, do të përpiqeshin tashuajnë këtë uri shpirtërore nëpërmjet veprimeve të caktuarafetare, atëherë nuk do të gjendej asnjë shkak për përplasje mesqytetërimeve. Një sociolog ka thënë:

"Kudo në botë, qeniet njerëzore përballen me probleme të ngjashme.Ngjashmëri të tilla shpjegohen me faktin se njerëz të feve të ndryshmendajnë emocione, ide dhe ndjenja të përbashkëta mes tyre".

Pavarësisht ndryshimeve midis praktikave dhe besimeve tëfeve të ndryshme, karakteri i parimeve etike që ato predikojnë,ka një ngjashmëri të theksuar.

"Secila prej feve predikon virtyte të tilla morale si: bujaria, përulja,dëlirësia, dashuria, mirësia dhe e vërteta. Të gjitha fetë, pa përjashtim,lartësojnë së tepërmi vëllazërinë mes njerëzve".

Një politolog musliman, i quajtur Ali Mezrui, thotë secentralizmi dhe vazhdimësia gjenden në themel të të gjitha fevehyjnore. Për ta përforcuar një pohim të tillë, ai i referohet ajetitkuranor, ku thuhet:

"Ai ka urdhëruar për ju atë fe, të cilën ta zbuloi ty (oMuhammed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin,Musain dhe Isain, duke thënë: Qëndroni në fenë e drejtë dhe mosu përçani në të!..." (42:13)

Çdo fe ngrihet mbi një rend të caktuar politik, që ka përqëllim mirëqenien e ndjekësve të saj dhe paqen e përgjithshme.Asnjëra prej feve nuk e do e as nuk e predikon luftën, vuajtjenapo mosmarrëveshjen. Ndonëse ato kanë pikëpamje tëndryshme përsa i përket konceptit të shtetit dhe marrëdhënietmidis shteteve, qëllimi final i tyre është tepër i ngjashëm.

Shën Thoma Akuini, një filozof i njohur kristian, thotë:"Të kuptosh njeriun do të thotë të kapësh thelbin e racionales që

ndodhet brenda tij. Por, për ta bërë një gjë të tillë na duhet ta shohimatë si një pjesëmarrës në një diskutim të hapur... nëpërmjet këtijdiskutimi, ne fillojmë të kuptohemi, t’i kthehemi rregullit dhe, sirrjedhojë, t’i japim kuptim edhe jetës tonë".

Page 58: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

58COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Kështu, në rastin e rregullit shoqëror, shteti shërben simburojë kundër mëkatit. Por, kur për qëllime të caktuara, njëgrup njerëzish ushtron pushtet mbi të tjerët, atëherë shtetishndërrohet në një vegël mëkati. Kjo ndodh për shkak se grupinë fjalë joshet në mënyrë të vazhdueshme për forcimin emëtejshëm të pushtetit të tij në kurriz të popullit.

Vizioni IslamVëllazëria universale e propaganduar nga Islami, i kapërcen

të gjitha ndasitë etnike, territoriale dhe kombëtare. Në Kuranthuhet:

"O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkullidhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin.Më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që i frikësohet mëshumë Atij..." (49:13)

Krijimi i fiseve dhe i popujve të veçantë, nuk ka patur përqëllim ndarjen e njerëzve, por vetë-identifikimin e tyre. Islamipërmbledh në vetvete një komunitet të përbotshëm, që ecën dhezhvillohet nën flamurin e një Ummeti të vetëm. Ummetimusliman është vetëm një pjesë e shtetit islam, çka do të thotë seky shtet ka një domethënie shumë më të gjerë. Ai përfshin nëvetvete të gjithë njerëzimin. Komunitetet që përbëjnë Ummetinduhet të jetojnë në paqe mes tyre. Bëhet fjalë për një organizimpak a shumë të ngjashëm me Kombet e Bashkuara, i cili shërbenpër të mbrojtur paqen dhe identitetin shpirtëror të anëtarëve tëtij; ai është pasqyrim i humanizmit islam.

Shumë modele të politikës botërore, të shfaqura pas Luftës sëFtohtë, reflektuan si botëkuptimin e ngushtë perëndimor, ashtuedhe mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse. Në tezën e"dialogut ndërmjet qytetërimeve" nuk shihet ndonjë lloj arsyejepër përplasje mes qytetërimeve, si rezultat i dallimeve të voglakulturore apo fetare. Çdo qytetërim lind dhe zhvillohet në njëambjent të caktuar kulturor, çka e bën atë të ndryshëm ngaqytetërimet e tjera. Sërish, ashtu si edhe në rastin e feve,

Page 59: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 59

ndryshime të tilla të vogla, nuk duhen lejuar të bëhen shkak përlindjen e konflikteve.

Nocioni i "dialogut ndërmjet qytetërimeve" e pranondiversitetin ndërmjet kulturave dhe thekson se, për të siguruarunitetin dhe harmoninë e natyrshme, është e mundur tëndërtohet një strukturë harmonike, me formën dhe përmbajtjen enjë kulture globale. Megjithatë, ekziston frika që, në mungesë tëdialogut ndërmjet dijetarëve, intelektualëve, artistëve dhepushtetarëve të kulturave të ndryshme si dhe me horizontet ereja që do të hapë kultura globale, shumë shpejt, identitetikulturor nuk do të ketë më një strehë të vetën.

Në atmosferën politike ndërkombëtare, të krijuar së fundmi,është urgjentisht e nevojshme që dijetarët, akademikët,studiuesit dhe teologët, të bashkëveprojnë dhe të dialogojnëndërmjet tyre, në mënyrë që të hapen ura të reja drejtmirëkuptimit dhe respektit reciprok. Nisma është ndërmarrëtashmë; reagimi ndaj kësaj nisme është gjithashtu pozitiv. Kaardhur koha për ta rifilluar këtë dialog me më shumëndershmëri dhe energji. Azia mund të jetë një pikënisje e mirëpër këtë proces, për t’u përhapur më pas në të gjithë botën.

Feja mbetet koncepti kryesor në themel të të gjithaqytetërimeve dhe kulturave. Meqë të gjitha fetë predikojnësynime të ngjashme përsa i përket paqes, rendit shoqëror dhebashkëjetesës harmonike, atëherë nuk ka vend për përplasje mesqytetërimeve. Historikisht, përplasjet e ndodhura, e kanë paturorigjinën në interesat politike dhe materiale të klasave sunduese,të cilat kanë shfrytëzuar besimin fetar të masave. Kështu, dukendjekur konceptet themelore të feve të tyre, ku theksohet kryerjae veprave në dobi të njerëzimit, kombet e ndryshme do të mundtë bashkëjetonin në paqe, pa patur nevojë të shndërrohen nëarena konfliktesh.

Nëpërmjet vlerësimit kritik të marrëdhënieve ndërkombëtaretë së kaluarës, ne duhet të synojmë për një të ardhme, në të cilën,

Page 60: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

60COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

të gjithë njerëzit dhe të gjitha shoqëritë do të mund të marrinpjesë në procesin e vendosjes së paqes. Dialogu, bashkëpunimidhe vendosja e lidhjeve të ndërsjella, janë elementë tëdomosdoshëm për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura ndër vitedhe për vendosjen e një paqeje të shëndetshme botërore. Dialogui hap rrugën një të ardhmeje të mirë për të gjithë njerëzimin. Nëkëtë aspekt, bota muslimane mund të ofrojë një model të ri tëmarrëdhënieve ndërkombëtare, i cili bazohet mbi paqen dhedialogun.

Page 61: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 61

Mr. Olsi JAZEXHI

HOMAZH NDAJ NJË MENDJEJE ARABE:... EDWARD SAID ...

Disa kohë më parë, më saktë më 24 Shtator 2003, nëManhatan të New Yorkut bota Islame dhe Arabe humbi një ngamendjet e saja më të spikatura. Atë të mendimtarit dheteoricienit të paharrueshëm palestinez, Edward Saidit. EdwardSaidi ashtu si edhe miku i tij ende i gjallë, Noam Chomski janëkthyer në simbolin e rezistencës intelektuale të njeriut tëshekullit tonë ndaj padrejtësive që popujt e botës së tretë kanëpësuar dhe pësojnë si pasojë e arrogancës së botës së zhvilluardhe dominuese perëndimore. Edward Saidi, ka qenë një ngashkrimtarët më të spikatur të kohëve tona i njohur përdenoncimin e padrejtësive që popujt e botës së tretë dhe nëveçanti ata arabë kanë pësuar nga fuqitë koloniale dhepostkoloniale. Shkrimet kritike të Saidit kundër imperializmitmodern, hegjemonisë kulturore të perëndimit në botë,shkatërrimit të kulturave lokale dhe zhanrit të shkencës sëorientalizmit që perëndimi ka ndërtuar për të studiuar dhedominuar Orientin kanë çuar interes mes mijëra lexuesish nëbotë. Librat e Saidit si "Orientalizmi", "Kultura dheImperializmi", "Interpretimi i Islamit" etj. kanë qenë disa ngaveprat e shumta analitike dhe inspiruese që Saidi i ka lënë botëssonë.

Kush ishte Edward Said?

Ai ishte një palestinez me origjinë të krishterë, i lindur nëJeruzalem, kryeqytetin e Palestinës më 1 Nëntor 1935. Sirrjedhojë e pushtimit të vendit të tij nga britanikët dhe më pasizraelitët ai u detyrua që në rini të hershme të largohet nga vendi

Page 62: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

62COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

i tij. Në vitin 1947 ai vendoset në Egjipt ku ndoqi ShkollënAmerikane të Kajros, dhe më pas Kolegjin Viktoria. Gjatëstudimeve në Kolegjin Viktoria ai pati rastin të ketë për shokënjerëz me famë të botës arabe, si mbretin Hussein të Jordanisëdhe aktorin Omar Al-Sharif. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare Edward Saidi largohet nga Egjipti për në SHBA ku nëvitin 1957 mbaroi studimet universitare në Universitetin ePrincetonit. Në vitet 1960 dhe 1964 ai mbrojti magjistraturën dhedoktoratën pranë universitetit të Harvardit për gjuhë dhe letërsiangleze.

Profesioni i Edward Saidit ishte edukimi. Ai ka qenë mësuesnë disa shkolla dhe lektor dhe profesor në Universitetin eKolumbisë në New York. Gjatë mësimdhënies së tij nëUniversitetin e Kolumbisë Saidi është shpërblyer me tituj nderidhe doktorata të shumta. Ai ka marrë tituj nga universitetet e BirZeitit, Çikagos, Miçiganit, Xhauaharlal Nehrusë, Xhami'aMallexhehit, Torontos, Guelfit, Edinburgut, Haverfordit,Warvikut, Eksteterit, Universiteti Kombëtar i Irlandës,Universiteti Amerikan i Kajros etj. Gjatë karrierës së tijakademike Edward Saidi është shpërblyer me shumë çmimendërkombëtare për veprat e tija letrare dhe analitike. EdwardSaidi ka qenë anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dheShkencës, Shoqërisë së Filozofëve Amerikanë, ShoqërisëMbretërore të Letërsisë, i Kolegjit Mbretëror, Kembrixhit, dheanëtar nderi i Shoqërisë Studimore të Lindjes së Mesme.

Cilat ishin disa nga temat e Said?

Duke qënë një palestinez i natyralizuar me mjediset dhementalitetet perëndimore që në rini, Edward Said arriti tëkthehet në një nga mendjet më tërheqëse dhe vokale nëperëndim të botës palestineze/arabe dhe muslimane dhevuajtjeve të saj. Edhe pse Saidi ishte me origjinë të krishterë,pena e tij nuk njohu kurrë kufij për të mbrojtur identitetin islam,

Page 63: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 63

kulturor dhe ekzistencial të popullit palestinez dhe botës arabenë përgjithësi. Shkrimet dhe librat e Edward Saidit kanë qenënga më të spikaturat në botën perëndimore për të treguarrealitetet e popujve të Lindjes së Mesme dhe në veçanti tëpalestinezëve në luftën e tyre për mbijetesë përballë zgjedhëskoloniale sioniste. Librat që i dhanë famë të madhe EdwardSaidit në botë kanë qenë punimi i tij "Covering Islam"(Interpretimi i Islamit) botuar në vitin 1981. Në këtë botim Saididenonconte hipokrizinë dhe arrogancën e mediave perëndimoregjatë krizës iraniane të viteve 1979, të cilat për hir të interesavegjeo-strategjike që oksidentit po i rrezikoheshin në Iran ishinhedhur në një fushatë shpifjesh dhe demonizimi kundër popullitdhe fesë së iranianëve. Në librin në fjalë Saidi shpjegon nëmënyrë shkencore dhe analitike procesin shpifës dhe abuziv tëmediave perëndimore kundër çështjes iraniane, demonizimit tëpadrejtë që elementi shi’it musliman mori në botën perëndimorepas krizave iraniane dhe papërgjegjësia e mediave amerikane nëtrajtimin e botës islame.

Megjithatë një nga kryeveprat e Saidit që ka tronditurthellësisht shkencat sociale/historike perëndimore që merren mestudimin e popujve të Lindjes është botuar në vitin 1978. Libri"Orientalism" (Orientalizmi) në të cilin Saidi analizontezhvillimin e shkencës së orientalizmit në perëndim, pretendimetshkencore të kësaj shkence dhe ndikimet kolonialiste dhe racistenë rezultatet e saj, përbën një nga kryeveprat e penës Saidiane.Në librin Orientalizmi, Edward Saidi arrin të bindë lexuesin përmentalitetin abuziv që shumë orientalistë kanë punuar në tëkaluarën dhe përdorin edhe në ditët tona kur merren mestudimin e popujve të Orientit. Paterni mendues "ne" dhe "ata"dhe përjashtues si të pranueshëm për njerëz që shumëorientalistë i bëjnë lindorëve është motivi kryesor i Saidit, nëanalizën që ai i jep orientalistëve dhe zhanrit të tyre. Duke sjellëshembuj nga guvernatorët britanikë në Egjipt, Indi, Palestinë dhe

Page 64: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

64COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Irak Saidi vë në dukje në librin në fjalë se shumë konkluzionenegative që orientalizmi ka prodhuar në kohë kundër popujvearabë dhe muslimanë shpesh kanë qenë prodhime zyrtarëshkolonialistë, racistë dhe njerëzish që qëndronin larg principeveshkencore. Trajtimi i egjiptianëve si krijesa më të ulëta sebritanikët nga Lordi Kromuell, apo i indianëve nga Makaulaijanë disa nga shembujt e shumtë që Saidi sjell në punimin e tijpër të denoncuar shumë nga autorët që perëndimi ka prodhuargjatë shekujve të tij kolonizator për të kuptuar dhe sunduarorientin, dhe jo për ta studiuar atë, siç pretendojnë orientalistët.

Punime të tjera me famë të Edward Saidit të cilat publikushqiptar duhet të lexojë janë libra si "Culture and Imperialism"(Kultura dhe Imperializmi) 1985, shkrime si "Zhan-Pol Sartredhe Arabët", "Islami, Orientalizmi dhe Perëndimi: Një sulmkundër injorancës së mësuar", "Islami i Cilit?", "Sionizmi ngakëndvështrimi i viktimave të tij" etj. Shkrimet e Saidit janë botuarnë gazetat nga më në emër në perëndim dhe lindje, që nga NewYork Times, te Al-Ahrami egjiptian dhe Le Monde Diplomatiquenë Francë. Pena saidiane kundër orientalizmit dhe trajtiminracist që ai i bënte popujve të Lindjes ka ndikuar jashtë maseedhe në punimin e historianes amerikane Katherine Fleming nëlibrin që ajo i ka kushtuar Ali Pashë Tepelenës me titull: "TheMuslim Bonaparte" (Bonaparti Musliman). Pena saidiane përbënnjë përzierje mes idealeve të nxënësve të shkollave anti-kolonialiste të Amerikës Latine, me atë të letrarit britanik nëkontekstet amerikane të shekullit XX në trajtimin e tragjedisë sëpopujve arabë përballë agresioneve koloniale-sioniste.

Edward Said si patriot

Aktivizimi i Edward Saidit nuk ka qenë vetëm letrar. Ai kaqenë aktiv për një kohë të gjatë edhe në organizimin e vetëKongresit Kombëtar Palestinez. Edhe pse aty nuk pati ndonjë roltë veçantë dhe shpesh shikimet e tija kanë rënë ndesh me ato të

Page 65: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 65

Arafatit, Saidi i dëshmoi kohës largpamësinë e tij politike gjatëMarrëveshjes së Oslos më 1993, kur ky i fundit e shihte atë mepesimizëm. Zhgënjimet kohore që Saidi krijoi me politikën eArafatit dhe OÇP-në e shpunë atë që në vitin 2002 të bëhetiniciator i një lëvizje të re politike mes palestinezëve: Lëvizjes sëIniciativës Kombëtare Palestineze e cila kërkon krijimin e njëPalestine të Lirë nga zgjedha sioniste, por nga njerëz me kulturëdhe intelektualë.

Me gjithë përpjekjet politike Edward Saidi do të ngelet nëkujtesën e botës arabe dhe asaj perëndimore për penën e tij.Ndërsa shumica e politikanëve dhe shkollarëve palestinezë janëpërqendruar për të propaganduar çështjen e tyre kombëtare nëbotën arabe gjatë shekullit XX, Saidi ka qenë nga të paktët zëra tësuksesshëm palestinezë në perëndim që ka ditur të shpalosëqartë çështjen palestineze në botën jo-arabe. Veprat e tija letraretë përmendura më lartë kanë qenë të afta të prekin shumëmendje në të gjitha anët e globit tonë dhe të krijojnë perceptimetë tjera për shumë "ekspertë", "gjykime" dhe "vendime" qëperëndimi ka ndërmarrë dhe merr kundër popujve të botës sëtretë dhe asaj arabe në veçanti. Punimet e Saidit si libri i tij"Interpretimi i Islamit" apo "Kultura dhe Imperializmi" i kanëtreguar botës moderne lidhjet e fshehta që kultura dhe shumëpercepsione të botës sonë kanë me ata që zotërojnë sot politikatglobale dhe vendosin për agjendat e mendjeve njerëzore.Shkrimet e Edward Saidit në mbrojtje të identiteteve palestineze,arabe dhe muslimane në perëndim gjatë 40 viteve të fundit ekanë kthyer atë në një nga mendjet më të kthjellëta dhe gjenialeqë bota arabe dhe Islame (edhe pse ai ishte i krishterë) i kadhuruar botës së gjysmë shekullit të fundit. Shkrimet e Saiditkanë shërbyer si ushqim inspirues për shumë shpirtra tëçoroditur të kohëve tona moderne. Për këtë arsye ky shkrimpretendon të jetë një përkujtues modest mes publikut shqiptar

Page 66: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

66COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

për largimin e këtij gjeniu palestinez, i cili fatkeqësisht në arenattona njihet shumë pak.

Një listë me punimet e Edward Said përmbledhur në internetnga Eddie Yeghiayan mund të gjendet në këtë lidhje:

http://sun3.lib.uci.edu/indiv/scctr/Wellek/said/index.html

Page 67: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

Mr. Azem XHELADINI

BURIMET E GJUHËS LETRARE ARABE

Kur arabët filluan të vendonin rregullat dhe çështjet egramatikës së tyre, u përballën me tre burime të gjuhës së tyre:Shpallja hyjnore (Kur’ani Fisnik), Fjala profetike (porositë eprofetit Muhammed a.s.) dhe poezia klasike arabe1. Studiuesiduhej që të mos vendosë ndonjë rregull pa i shqyrtuar këtaburime brenda mundësive dhe dijes së tij.

Kur’ani Fisnik

Kur’ani konsiderohet burimi kryesor dhe argumenti mëbindës për vënien e ndonjë rregulli mbi gramatikën e gjuhësarabe dhe shkrimin e këtyre rregullave. Kjo, sepse sipasmësimeve Islame, Kur'ani është fjalë hyjnore e shpallur nga Zotii gjithësisë, përmes engjëllit Xhebrail, profetit të fundit tënjerëzimit, Muhamedit a.s. të cilin e zgjodhi Krijuesi i gjithësisëpër t’i bartur mbarë njerëzimit shpalljen e fundit hyjnore. VetëMuhamedi a.s. ngarkonte me detyrën e regjistrimit të gjithë asajqë shpallej, menjëherë pas shpalljes, njerëzit më besnik tëshkrimit si Uthmanin (Osmanin), Aliun, Zejd bin Thabitin, Ubejjbin Ka’bin r.a., etj. Shpallja e Kur'anit zgjati për 23 vjet dhe kjoishte e ndarë në dy periudha:

a) – Periudha e Mekës – fillon, rreth vitit 610 e. s. dukevazhduar deri në vitin 622 e. s. Përmbajtja e pjesëve të shpallura

1 (Taha Rawi, Nadharaat fil-lughati wen-nahw, botimi i parë, 1962, menshuraat elmektebetil ehlijje,Bejrut, fq.13 e në vazhdim.) Për më tepër shih:

1- Dr. Hasan Kaleshi, Vepra 1, Logos-A 1996, Shkup, fq. 79-117.2- Dr. Feti Mehdiu, Kur’ani kryevepër, biblioteka ‘Lexo’, Prishtinë, 1992. Si dhe përkthimet e

domethënies së Kur’anit në gjuhën shqipe dhe artikuj të shumtë të botuar në gjuhën shqipe.3- Ajni Sinani, Të tjerët për Islamin, Zëri Ynë, Prishtinë, 2005.

Page 68: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

68COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

në Mekë ka të bëjë kryesisht me pastrimin e besimit ngapoliteizmi dhe idhujtaria, duke i thirrur njerëzit në monoteizëm,të besojnë një Zot të vetëm. Flasin edhe për ringjalljen dhe daljenpara Krijuesit të gjithësisë dhe dhënien e llogarisë në Ditën eGjykimit, para Gjykatësit suprem dhe absolutisht të drejtë. Ataqë bëjnë vepra të mira përgëzohen me lumturi dhe parajsë,ndërsa keqbërësit kërcënohen me mjerim dhe ferr. Suret eshpallura në Mekë, janë kryesisht të shkurtra dhe karakterizohennga një rimë e nivelit të lartë, madje më e larta që kanë njohurndonjëherë arabët, prandaj edhe konsiderohet burimi kryesor igjuhës letrare arabe.

b) – Periudha e Medinës – fillon pas shpërnguljes së profetitMuhamed a.s. nga Meka në Medinë më 622 e. r. Suret e Kur'anittë shpallura në Medinë janë kryesisht të gjata dhe kanë të bëjnëkryesisht me norma dhe rregulla për organizimin e jetës sëmuslimanëve, duke i ilustruar herë-herë me ngjarje të ndryshmenga popujt e mëhershëm dhe profetët e mëparshëm. Këto surekryesisht flasin fillimisht për nxitjen për vepra të mira, përpërcaktimin e normave dhe rregullave, të cilat do t’i përmbahetshoqëria Islame, rregullat brenda familjes, normat e martesës,trashëgimisë, divorcit, mirësjelljes ndaj prindërve. Po ashtupërmenden edhe rregullat sociale-ekonomike si: shit-blerja,garancitë financiare, trajtimi i borxheve, shoqëritë ekonomike tëpërbashkëta (sh. a.), zeqati, lirimi i robërve. Po ashtu përmendenedhe sanksionet e ndryshme si dhe procedurat e lejimit osendalimit të një gjëje. Krahas këtyre udhëzimeve normative nukmungojnë udhëzimet e përmendura në suret e shpallura nëMekë që kanë të bëjnë me pastrimin e besimit, rregullat eadhurimit qoftë individual apo kolektiv.

Këto sure, jo të gjitha janë të rimuara si suret e shpallura nëMekë, por kryesisht janë të renditura në prozë. Ka edhe prej tyresure të shkurtra, të cilat kryesisht janë të renditura në fund tëKur’anit, siç është rasti me suret: Insaan, Bejjineh, Zilzele, Nasr,Felek, Naas.

Page 69: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 69

Kur’ani përbëhet nga gjithsej 114 sure. Për të lehtësuarleximin është i ndarë në tridhjetë pjesë të njohura te muslimanëtsi xhuz’e dhe secili xhuz’ ndahet në dy hizbe, e secili hizb nëkatër pjesë të njohura si të katërta (4/4).

Ka raste ku në disa sure jo të gjithë ajetet janë të shpallurvetëm në periudhën e Mekës ose Medinës, por brenda të njëjtëssure ka ajete të shpallura edhe në Mekë edhe në Medinë.

Muslimanët edhe në ditët tona besojnë se Kur'ani është ipandryshueshëm deri sa të ekzistojë bota. Deri tani tekstiintegral i Kur'anit nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga koha epërfundimit të shpalljes së tij.

- Studiuesit e gramatikës arabe ishin unanim përargumentimin e ndonjë rregulli nëse është i qëlluar me dialektete (mënyrat e të lexuarit të) Kur’anit.

Edhe pse ata mund të lexoheshin në mënyra të ndryshme, tëgjitha ishin të transmetuara besnikërisht dhe nga njerëz tëdëshmuar për besnikëri, dhe mbështeteshin në shkrimin e Mus-hafeve2 (kopjeve bazë) të cilat u shkruan nën përkujdesjen eUthmanit.

Këto kopje janë më të sakta për t’u argumentuar me to, se saçfarëdo lloj fjale tjetër e cila nuk është nga përmbajtja e Kur’anit.Vlen të përmendet këtu se ndër shkaqet kryesore të ruajtjes sëKur’anit të pandryshuar është edhe nxënia përmendësh e tekstittë tij në tërësi. Kjo traditë vazhdon edhe në ditët tona ngamuslimanët e mbarë botës, madje ka edhe nga shqiptarët, (vetëmnë muftininë e Tetovës janë të regjistruar rreth 350 hafizë3, nërrethinën e Shkupit ka fshatra ku shumë familje kanë nga njëhafiz, madje ka raste kur brenda të njëjtës familje ka nga tre e mëtepër hafizë, siç është rasti me fshatin Studeniçan), të cilët e dinëtërë tekstin e Kur’anit përmendësh. Ndërsa fragmente ose

2 (el al-lameh Taha Rawi, nadharaat fi el-lughati wen-nahw, menshuraat el mektebeti el ehlijjeh,Bejrut, botimi i parë1962, fq.14. Uthmani ishte halifi (kryetari i shtetit Islam) i tretë me radhë pas Muhamedit a.s.3 Dr. Feti Mehdiu, Hafizët tanë gjatë historisë, Studime Orientale 2, Prishtinë, 2002, fq.204-211.

Page 70: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

70COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

kapituj të tërë dinë përmendsh një numër i konsiderueshëm imuslimanëve në tërë rruzullin tokësor.

Radhitja e tekstit të Kur’anit u bë nga vetë Muhamedi a.s.sipas udhëzimeve hyjnore, dhe gjenerata e tij e mësoninpërmendësh nga vetë Muhamedi a.s.

Ndër komentuesit më të njohur të Kur’anit, i pari përmendetvetë Muhamedi a.s. i cili ua sqaronte besimtarëve përmbajtjen epjesëve të caktuara të Kur’anit. Pas Muhamedit a.s. si më tënjohur përmenden dhjetë komentues: hulefai rashidinët, IbnMes’udi, Ubejj ibn Ka`bi, Zejd ibn Thabiti, Ebu Musa Esh`ariu,Abdull-llah ibn Zubejri dhe Ibn Abbasi. Më pas, me kalimin ekohës, komentimi i Kur’anit u bë shkencë më vete.

Përveç transformimit të arabishtes në gjuhë të fesë sëshpallur, në rrafshin gjuhësor, Kur’ani pasuroi gjuhën arabe mefjalë të reja të cilat nuk ishin dëgjuar më herët, si p.sh. : الفرقان ، الكفر

، االیمان ، االشراك ، اإلسالم ، النفاق ، الصوم ، الصالة ، الزكاة ، التیمم ، الركوع ، سجودال . Përveç këtyre, Kur’ani nuk ndërhyri vetëm në fondin e

fjalëve të arabishtes, por ndryshoi edhe mënyrën e rrëfimit tëngjarjeve të mëhershme të cilat i trajtonte, ngjarje të cilat arabëtnuk i kishin dëgjuar më herët. Thirrja që i drejtohet mbarënjerëzimit për njësimin - "teuhidin" e Allahut, mënyra epërshkrimit të krijimit të universit, krijimi i qiejve e tokës, natës editës, etapat e krijimit të njeriut, përshkrimi i krijimit të fetusit qënga çasti i ngjizjes e deri në lindje, etj.

Në vijim po përmendim disa qëndrime të disa njerëzve tënjohur rreth Kur’anit:

-"Kur’ani është simfoni unike, tingujt e së cilës i kanë shtyrënjerëzit deri në lotderdhje dhe ekstazë" (Marmadjuk /Muhammed/Pikthal).

-"Unë shpresoj se s’do të kalojë shumë kohë, kur të urtët e botës dotë bashkohen dhe do t’i zgjidhin problemet e botës, sipas parimeve tëKur’anit. Vetëm ato janë të drejta dhe i garantojnë njerëzimitlumturinë" (Napoleon Banaparti).

Page 71: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 71

-"Në sy të Kur’anit, nuk ka ndonjë dallim, një mbret me fuqi tëmadhe, nga një i vobektë i mjerë. Mbi këto themele dhe në të tilla baza,është trupëzuar dhe kompozuar ligji themelor i Sheriatit, i cili nuk kashembull në botë" (Edward Gibon).

-"Ne gjejmë, madje, edhe nga të krishterët, si p.sh. Alvari spanjoll, icili, edhe pse është i njohur për fanatizmin e tij kundër Islamit, pranonse Kur’ani ka stil elokuent dhe të bukur. Të krishterëve, nuk u mbetettjetër, veçse ta lexojnë Kur’anin dhe të mrekullohen prej tij" (SirThomas W. Arnold).

-"Islami s’ka nevojë për pendën tonë, sado që penda jonë të arrijëelokuencën dhe përshkrimin. Penda jonë ka nevojë për Islamin, përpasurinë e tij shpirtërore dhe morale që përmban ai, ka nevojë përKur’anin e mrekullueshëm, nga i cili mund të mësojmë shumë. Kjogjuhë që deshi Allahu (të jetë gjuhë e Kur’anit) është gjuhë e përkryer,kulmi i saj është Kur’ani, i cili është maja e majave, sepse ai është fjala eAllahut" (një autor i krishterë libanez).4

-"Kur’ani fisnik është krenaria e arabëve në gjuhën e tyre, nuki është dhuruar ndonjë populli nga popujt e globit libër si ai, aslibër fetar e as i përgjithshëm, qoftë nga stili i shprehjes, qoftënga ndikimi në shpirtërat dhe zemrat e njerëzve. Kjo vihet reqoftë në rastet kur flet për adhurimin e Allahut si një Zot tëvetëm dhe madhërinë e tij, ose për krijimin e qiejve e të tokës. Poashtu kur flet për ringjalljen, dhe kur u përcakton njerëzverregullat të cilave duhet t’u përmbahen, me të cilat do të arrijnëlumturinë dhe shpëtimin në të dy jetët: në atë të kësaj bote dheatë pas vdekjes dhe ringjalljes"5.

Kur’ani është libër i cili u përcakton muslimanëve rregullatme të cilat duhet ta përputhin jetën e tyre, u përcakton atyrerregullat në familjet dhe shoqërinë e tyre, ku duhet të udhëhiqennga drejtësia dhe mëshira, nga vëllazërimi i përgjithshëm. Ipasuri ndihmon të varfërin me pasurinë e tij. I mëson të

4 Cituar sipas: Ajni Sinani, Të tjerët për Islamin, Zëri ynë, 2005, Prishtinë, fq.61-81.5 (Dr. Shewki Dajf, Tarih el edeb el arabii, el'asr el islami, Dar elme'aarif bimisr, p.d., botimi i shtatë,fq. 31.

Page 72: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

72COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

ndërtojnë shoqërinë e tyre ku nuk do të ketë dallim mes arabitdhe joarabit, mes të ziut e të bardhit.

Nga sa u përmend, mund të vërejmë se përse Kur’ani karëndësinë primare dhe përse konsiderohet burimi kryesor igjuhës letrare arabe.

Tradita profetike - Hadithi

Hadith quhet krejt ajo që është rrëfyer për Muhamedin a.s.qoftë fjalë, vepër, apo miratim i ndonjë fjale a vepre që ështëthënë ose është bërë nga dikush në prani të tij ose nga ndonjëparaardhës, e që nuk bie ndesh me normat e Kur'anit6.

Hadithi konsiderohet si burimi i dytë autentik pas Kur'anitku mbështeten arabët për të përcaktuar për ndonjë fjalë se aështë e thesarit arab apo jo. Kjo, meqë pas Kur'anit, arabishtjanuk ka njohur ndonjë fjalë që mund të përballet me hadithin përnga lartësia e nivelit të shprehjes, pastërtia e gjuhës, stili poetik,rregullsia e ndërtimit sintaksor, ndërtimi i fjalive, etj7.

Hadithi fillimisht ruhej dhe mësohej përmendësh duke utransmetuar gojarisht nga brezi i parë e me radhë, sepse vetëMuhamedi, nuk e pëlqente shkrimin e tij nga droja se mospërzihej me tekstin e Kur'anit, e pastaj nuk do të mund tëdallonin njerëzit se cila pjesë është Kur'an - fjalë hyjnore, e cilapjesë është hadith - fjalë ose vepër profetike. Ai i porosisteshokët e tij që t'i mësojnë fjalët e tij dhe t'ua bartin brezave qëvijnë pas tyre.

Është e njohur porosia e tij me rastin e hutbes- fjalimit tëlamtumirës në Malin Arafat më 632 e.s.: "I pranishmi nga ju let'ia tregojë këto porosi atyre që nuk janë të pranishëm"8.

Hadith quhet tradita profetike e profetit Muhamed, qoftë fjalë, vepër apo miratimi i ndonjë fjale avepre nga ana e tij, që e ka thënë ose e ka vepruar dikush në prani të tij, ose dikush para tij, e që nukbie ndesh me mësimet dhe udhëzimet nga Kur'ani.6 (Dr. Shewki Dajf, vep. cit., fq. 34-35, e në vazhdim.7 (Taha Raawi, vep cit, fq. 36 e në vazhdim.)8 (Shewki Dajf, vep.cit. fq. 36.

Page 73: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 73

Për një kohë të gjatë hadithi transmetohej gojarisht nga njëritek tjetri. Si transmetues më të njohur të hadithit numërohen:Ebu Hurejre, Aisheja, Abdullah bin Umeri, Abdullah bin Amri,Ibn Abasi, Enes bin Maliku, etj. Kështu bartej nga gjenerata nëgjeneratë, deri te gjenerata e dytë pas Profetit9.

Shkrimi i hadithit fillon që në kohën e vetë Muhamedit, porkëtë gjë ia lejoi vetëm një grupi të vogël njerëzish të cilët nuk ekishin shumë të zhvilluar nxënien përmendsh.

Tregohet për një njeri nga radhët e Ensarëve10, i cili iu ankuase nuk mund t’i mbante përmendsh porositë e Muhamedit tëcilat ia drejtoi popullit me një rast, e ai e porositi atë që "tëndihmohet me dorën e djathtë" (të shkruaj).

Po ashtu me një rast i porositi shokët e tij që t'ia shkruajnë njëfjalim të cilin e mbajti para popullit, një Jemenasi i cili nuk mundta nxinte përmendsh11.

Edhe pse kishte raste të veçuara kur ai e lejonte shkrimin ehadithit, ai nuk e lejonte që kjo të përgjithësohej nga droja se mospërzihej me tekstin e Kur'anit12.

Përmbledhja e parë e shkruar e hadithit është ajo e Ibn ShihabEz-Zuhriut, (vdiq më 123 h.)13. Pas këtij, regjistrimin e hadithevee vazhduan edhe disa të tjerë duke bërë përmbledhjen dheklasifikimin e hadithit. Përmbledhjet më të njohura dhe tëpranuara nga të gjithë dijetarët në mbarë botën Islame si të saktajanë gjashtë dhe quhen الكتب الستة الصحیحة - /el kutubu es-sittetu es-sahiihatu "të gjashtë koleksionet e sakta". Padyshim se në krye tëpërmbledhjeve qëndrojnë Buhariu dhe Muslimi. Hadithet epërfshira në këta dy koleksione, janë vetëm hadithe të cilat nukka asnjë fije dyshimi se e kanë burimin nga vetë Muhamedi. Kjo

9 Po aty.10 Ensarë konsiderohen vendasit e Medinës, të cilët ia hapën jo vetëm zemrat por dhe portat e shtëpiveMuhamedit a.s. me shokët e tij, pas shpërnguljes nga Meka në Medinë.11 (Shewki Dajf, vep.cit. fq.37.)12 Po aty13 Po aty

Page 74: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

74COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

është arritur falë kritereve shumë të rrepta që i vunë këta dydijetarë për ta pranuar një hadith si të saktë.

Pjesë të hadithit kemi të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, kuderi tani janë dhjetë vëllime të përmbledhjes së Buhariut meemrin "Sahihul Buhari në gjuhën shqipe". Ka edhe disapërmbledhje të tjera më të vogla të përkthyera por, në ta janëpërfshirë kryesisht hadithe për nevoja të përditshme.

Sa i takon hadithit duhen përmendur dy mënyra të ruajtjes sëtij: 1. Transmetimi i kuptimit të hadithit, 2. Transmetimi ipërpiktë i tij.

Këtu vlen të theksohet transmetimi i përpiktë i tekstit tëhadidthit ashtu siç është transmetuar nga vetë Pejgamberi a.s.Rastet e tilla janë të shumta, ku mund të përmendim vetëm disaprej tyre siç janë lutjet e ndryshme, porositë e shkurtra - të cilatkanë marrë formën e fjalëve të urta dhe citohen si ngamuslimanët, ashtu edhe nga të tjerët. Pastaj rëndësi të veçantë tëpjesës së hadidthit kanë shkresat e ndryshme të cilat ua dërgoivetë Pejgamberi a.s. personaliteteve dhe udhëheqësve tëndryshëm të asaj kohe, marrëveshjet e ndryshme me fise tëndryshme, besëlidhjet e ndryshme, e të ngjashme.

Hadithi konsiderohet si burimi i dytë pas Kur’anit, meqë vetëhadithi i shtyu studiuesit e ndryshëm të jetës së Pejgamberit a. s.të hartojnë libra të tërë për jetën dhe porositë e tij. Përveç kësaj,këta studiues u morën edhe me jetën e vetë transmetuesve tëhadithit. Në këtë mënyrë u shfaqën shkrimet e para historike, tëcilat përveç hadithit studionin edhe vetë jetën e transmetuesvenë imtësi, për të konstatuar se nëse mund të transmetohet nga aiose jo.

Hadithit i takon merita e nxitjes së shkrimeve historike dhehapjes së rrugës për shfaqjen e shkrimeve të ndryshme përdijetarët e secilës fushë në veçanti. Nga sa përmendëm, nukmbetet vend për dyshim se krahas Kur’anit, Hadithi vjenmenjëherë pas tij si burim i gjuhës letrare arabe.

Page 75: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 75

Kjo është vetëm një përpjekje për t’i dhënë një pasqyrë tëpërgjithshme lexuesit, pa pretenduar se kemi thënë gjithë atë qëmund të thuhet për këta dy burime.

Page 76: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

76COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Belina BUDINI

"TABAKËT"Familja që i dha emrin Urës dhe Xhamisë

Pinjollët e Tabakëve rikthehen në mëhallën e dikurshme, ku dikurishte Teqeja e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Hani i Tabakëve dhe Selviashekullore në oborrin e shtëpive prej qerpiçi, të cilat janë shembur tëgjitha. Historia e familjes që lidhet me Urën dhe Xhaminë e Tabakëve,treguar nga pinjollët e sotëm.

Rrapi i Tabakëve, Ura e Tabakëve, Selvia shekullore eTabakëve, Hani i Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve,Tyrbja e Tabakëve, Xhamia e Tabakëve... Përveç urës dhexhamisë, të gjithë toponimet e tjera të Tabakëve janë varrosur menjë të rënë të planit për ndërtime të reja që nga vitet ’60 deri në‘90-ën. Por marka "Tabakët" në Tiranë nuk ka humbur. Madjepinjollët e Tabakëve i gjetëm në trojet e të parëve, ku sapo janëribashkuar. Jo larg Urës së Tabakëve dhe përkarshi Xhamisë metë njëjtin emër. Pikërisht aty ku ka qenë Tyrbja dhe Teqeja evjetër.

Tabakët e kanë rikthyer mëhallën e dikurshme, madje edhedyqanet që sigurisht nuk quhen më Tabakhane. Trashëgimtarët eemrit të njohur i ruajnë ende të parët dhe të shkuarën në kujtimete tyre. Një pjesë prej këtyre thjesht në formë gojëdhënash, tëpashkruara askund. Por njëri prej pinjollëve të Tabakëve i kapërjetësuar shtëpitë e vjetra, tyrben, teqenë, selvinë në disavizatime të para 50 vjetëve dhe i ruan me fanatizëm si dëshmipamore të mëhallës së vjetër të Tabakëve. Quhet Besim Tabakudhe është skulptor e mësues në Liceun Artistik. Ai ruan përveçgrafikave të kohës kur ishte vetë liceist edhe një mal me kujtimee gojëdhëna për rrënjët e familjes së vet. Në një ditar përpërdorim të brendshëm nga pjesëtarët e familjes Tabaku, Besimi

Page 77: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 77

ka shkruar një pjesë të mirë të këtyre kujtimeve. Nga ana tjetër,Kasem Tabaku, 68 vjeç, më i vjetri pinjoll i familjes, i ruan tëgjitha në kujtesë. Po ashtu edhe pinjollët e tjerë, Bashkimi,Burhani, Dhurata. Të gjithë rrëfejnë diçka nga kujtimet e tyre përfamiljen duke e plotësuar tablonë deri në detaje. Gojëdhëna përemrin Tabaku që mori emrin nga Sheshi i Tabakëve e mandej qepikërisht familja Tabaku, që nga ana tjetër ia dha emrin Xhamisë.Historia e hanit të Tabakëve, tyrbes dhe teqesë si edhe selvisëshekullore, asnjëra prej të cilave nuk ka mbërritur deri në ditët esotme. Çezma dhe tubacionet që kanë zbuluar Tabakët sëfundmi gjatë rrëmimit për ndërtimin e pallatit ku tani janëvendosur bashkë të gjithë djemtë e Abdyl Tabakut dhe pak mëtutje trashëgimtarët e Selim Tabakut, që të dy djem të ShehKasem Tabakut, një nga të parët më të lavdishëm të familjesTabaku dhe fetar me titull të lartë në atë kohë. Në mëhallën eTabakëve Kasemi, 68-vjeçari që ka punuar si radioteknik nëRepartin Ushtarak të Tiranës, ka jetuar në tokën e të parëve edhegjatë regjimit komunist.

Megjithëse shtëpisë së tij iu afrua dy herë plani i ndërtimevetë reja të pallateve, ai mundi të ruante një pjesë të saj duke jetuarvetë në një dhomë të vetme të mbetur nga shtëpia prej qerpiçi,ndërkohë që ndërtohej pallati. Tabakët e tjerë u shpërngulën dhevetëm një pjesë mori shtëpi në pallatet e reja që u ndërtuan atyku më parë ishin shtëpitë prej qerpiçi të pronarëve të tokës. Ngashtëpia e vjetër ka mbetur vetëm një pus, të cilin e kanë varrosurbrenda mureve të ndërtimeve të reja që kanë bërë Tabakët sëfundmi. Kasemi jeton në një shtëpi private të re dykatëshe sëbashku me nuset, djemtë dhe nipërit e mbesat. Ai e mban mendmirë se aty ku tani është ngritur një pallat shumëkatësh dikurishte Sheshi i Tabakëve. Mu aty ka qenë edhe një Han i madh.Por Hani i Tabakëve ishte më i vogël dhe ka ekzistuar sipasKasemit deri në vitin 1953. "I gjithë vendi ishte një qendër erëndësishme sidomos për përpunimin dhe tharjen e lëkurëve", -

Page 78: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

78COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

tregon Kasemi. Gjyshi i tij Sheh Kasem Tabaku ishte kryetar iTeqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes u varros pikërisht nëTyrben e Tabakëve ku kanë qenë varrosur edhe 20 qyresh prejTabakëve të parë. Vetëm varri i Sheh Kasem Tabakut ështëshpërngulur në Tufinë gjatë shndërrimit të mëhallës së vjetër nëshesh ndërtimi për pallate të reja. Eshtrat e pararendësve të tjerëjanë tretur bashkë me tyrben nën pallatet e ndërtuara. Po ashtuedhe Teqeja e cila u prish në vitet ’60. Në këtë kohë u hoq edheselvia e moçme që siç kujton njëri nga pinjollët e Tabakëve,Bashkim Tabaku, pedagog i matematikës në Universitetin eKamzës, ishte e lartë sa minarja e xhamisë dhe "në trungun e sajjashtëzakonisht të trashë kam numëruar vetë njëherë 1200 rrathëme plus minus, që tregojnë për moshën tepër të vjetër të selvisë,e cila thirrej në atë kohë Selvia e Tabakëve", - thotë Bashkimi.Edhe Besimi, skulptori i Tabakëve tregon për selvinë të cilën e karuajtur në vizatimet kohës kur ishte në lice ashtu si edhe shtëpitëprej qerpiçi të lidhura me shtylla druri.

Aty ka fiksuar edhe tyrben dhe teqenë për të cilat folëm.Besimi thotë se pikërisht aty ndodheshin edhe dyqanet oseTabakhanet e të parëve, që janë marrë kryesisht me bujqësi nëtokat përreth, për të cilat kishin sajuar një sistem ujitës, por janëmarrë edhe me përpunimin e tharjen e lëkurëve. Mëhalla edikurshme e Tabakëve dilte sipas rrëfimeve të pinjollëve në urëne Tabakëve. "Lumi i Lanës atëherë nuk gjarpërohej në të njëjtinshtrat si sot. Ura e Tabakëve ka qenë goxha e thellë dhe nën tëkalonte përroi i Lanës, që vinte afër mëhallës sonë. Duket seedhe pjesëtarët e familjes sonë kanë kontribuar për ndërtimin ekësaj ure ashtu si edhe banorë të vjetër të zonës. Por meqenëseajo njihej si mëhalla jonë, atëherë kështu besojmë se i ka mbeturemri edhe urës e nga ana tjetër edhe Rrapit të Tabakëve ashtu siedhe Xhamisë", - tregon Besimi. Sipas gojëdhënës Tabakëtpretendojnë se gjejnë gjurmë në Tiranë qysh prej 500 vjetësh.

Mbiemrin Tabaku e shpjegojnë në lidhje me Tabakhanet kuthaheshin dikur lëkurët dhe me sheshin që mbante këtë emër e

Page 79: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 79

që me sa duket u është ngjitur familjarëve që jetonin aty. Ndërsame xhaminë ka ndodhur e kundërta. Ajo e ka marrë emrin ngamëhalla e Tabakëve. Kjo mëhallë është rigjallëruar këto muajt efundit ku janë rikthyer vëllezërit Tabaku së bashku me familjet etyre dhe kanë çelur dyqane të reja si dikur në pjesën që u kambetur në mes dhe pas pallateve të ndërtuara kohë pas kohe.

Sëndukët

Disa sëndukë të vjetër janë të vetmet dëshmi nga e shkuara.Ndërsa Besim Tabaku, skulptori, ruan si një dëshmi materiale tësë shkuarës edhe një pjesë tubi. Besimi pretendon se ai tub mundtë shpjegojë se si vinte uji në çezmën e gurtë që dikur gjendejrrëzë shtëpive të Tabakëve dhe që ishte një nga të rrallat çezmanë Tiranë pasi në atë kohë uji nxirrej ende nga puset dhe nukkishte rrjete ujësjellësi. Thotë se e ka gjetur pikërisht në drejtimme çezmën. Ndërkohë ai na shpjegon se për shkak se në Teqegjatë kalimit të ushtrive zbarkonin ushtarët, shumë prej libraveme vlerë dhe antikuarëve u zhdukën ndërsa një pjesë tjetër uvodhën gjatë shembjes për ndërtimet e reja. Vetë Besimi kadorëzuar në Muzeun e Armëve të Gjirokastrës shtatë armë tëvjetra që ruheshin në Teqenë e Tabakëve.

Page 80: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

Sadik MEHMETI

"SHERH RAHATI ÄL-ĶULUB" E PIR MUHAMEDEFENDIUT NGA PRISHTINA –

NJË VEPËR/DORËSHKRIM UNIKAT NË ARKIVINE KOSOVËS

Në Arkivin e Kosovës, përveç një numri relativisht të madhtë dokumenteve të rëndësishme në gjuhët orientale, ruhet edhefondi i dorëshkrimeve orientale (99 sosh) në formën e veprave tëplota të pabotuara, me gjuhë bazë arabishten, turqishten(osmanishten) dhe persishten. Këto dorëshkrime që ruan Arkivi iKosovës, përbëjnë një fond antikuar, sepse përveç të tjerash, triprej tyre janë dorëshkrime unikate dhe pasurojnë listën botëroretë dorëshkrimeve orientale.

Një nga ato tri dorëshkrime unikate që ruan Arkivi i Kosovës,është edhe vepra e autorit nga Prishtina, Pir Muhammed binmevlana Mustafa ibn mevlana Halil ibn mevlana el-Haxhi Aliu,

"Sherh Rahati äl-ķulub" - Komentim i veprës "Rehatia eZemrës", që po paraqesim në vazhdim, së bashku me shënimetqë gjenden para, pranë dhe pas tekstit të kësaj vepre/dorëshkrimidhe me përshkrimin formal - ekstensiv të dorëshkrimit, sepse,kujtojmë, këto shënime ofrojnë informacione shumë interesante,edhe pse disa nga ato shënime nuk janë të lidhura në aspektinkohor dhe hapësinor me kohën kur është shkruar a kopjuarvepra. Po i japim këto të dhëna edhe për faktin se kydorëshkrim:

- është unikat- është i shkruar nga një prej dijetarëve më të mëdhenj të

Prishtinës të shek. XVI- është i kopjuar nga një prej dijetarëve dhe personaliteteve

tona të shquara të asaj kohe- është i vjetër afro 450 vjet

Page 81: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 81

- ka njohur një rrugëtim sa tragjik po aq edhe interesant(njësoj sikurse bashkëvendësit e autorit dhe kopjuesit e tij) dhe

- së bashku me dorëshkrimet e tjera orientale që ruhen nëArkivin e Kosovës dhe gjithandej në Kosovë, përveç të tjerash,për historianët, orientalistët, ekspertët e paleografisë arabe, tëkaligrafisë dhe të artit aplikativ, paraqet dokumentacionhulumtues të klasit të parë.

Dorëshkrimi "Sherh Rahati äl-ķulub" është në gjuhën arabe.Është i shkruar me shkrimin arab ‘ta'lik’, të imët, të ngatërruar,dhe jashtëzakonisht të bukur. Ka format 21x14.5 cm., dhe tekst13x7.5 cm. Në çdo faqe ka nga 15 rreshta. Letra është e bardhë nëtë verdhë dhe e lëmuar. Teksti i veprës bazë është i shkruar metë kuqe, sikurse edhe titulli i librit dhe "unvani" (ornamenti) joaq i veçantë në fillim të faqes së parë. Teksti i komentimit është ishkruar me ngjyrë të zezë. I gjithë teksti është i kornizuar mengjyrë të kuqe. Ka kustodat. Përmbledh, sikurse shkruan nëfaqen e fundit, 165 fletë (330 faqe). Ka shpjegime në margjina tëshkruara me shkronja më të imët, që, siç thotë komentatori ikësaj vepre, paraqesin shpjegime të disa paqartësive të lëna ngaautori i veprës "Merah äl-Ervah"1.

Veprën bazë të gramatikës arabe "Merah el-Ervah" eshkroi Ahmed b. 'Ali b. Mes'ud, i cili jetoi në shek. VIII/XIV2.Kurse komentimin e kësaj vepre (dorëshkrimi ynë) në vitin967/1559 e ka bërë Pir Muhammed bin mevlana Mustafa ibnmevlana Halil ibn mevlana el-Haxhi Aliu nga Prishtina (jetoi nëshek. XVI), dhe komentimin e tij e ka titulluar"Sherh Rahati äl-ķulub" ose, sipas titujve që janë vënë në faqen 1adhe 2a, "Merah sherh-i", apo "Sherh-i Merah". Ky

1 Shih faqen 2 të dorëshkrimit.2 Kasim Dobraća, Katalog arapskih, turskih i perzijskih rukopisa, svezak drugi, Sarajevo, 1979, fq.373;Jozef Blaškovićs, Arabische, turkische und persische handschriften der Univeristatsbibliothek inBratislava, Bratislavë, 1961, fq. 244; Mustafa Jahić, Katalog arapskih, turskih, perzijskih i bosanskihrukopisa, svezak šesti, London- Sarajevo, 1999, fq. 128; Mustafa Jahić, Katalog arapskih, turskih,perzijskih i bosanksih rukopisa, svezak osmi, London - Sarajevo, 2000, fq. 33.

Page 82: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

82COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

dorëshkrim është vepër unikate dhe si i tillë pasuron dheplotëson katalogët dhe bibliografitë e dorëshkrimeve orientale tëpërmasave botërore.

Teksti fillon me "Besmelen" dhe pas saj: ...

... ...

... ......

Në faqen 2 autori i komentimit "Sherh Rahati äl-ķulub", PirMuhammed efendiu nga Prishtina, për ata që nuk e dinë se kugjendet Prishtina dhe si duhet të lexohet drejtë emri i saj,shpjegon se "emri Prishtina në gjuhën arabe duhet të lexohet پرشتنه"Prishtine", dhe është një qytet (kasaba) i njohur në tokat eRumelisë, afër Tyrbes së sulltanit të tretë (pas Osmanit I dheOrhanit - S. M.) të Perandorisë Osmane, shehidit Gazi sulltanMuradit".

Kopjimi i këtij dorëshkrimi është bërë ditën e xhuma më 28 tëmuajit Shaban të vitit 969/1561, d. m. th. dy vjet pasi ështëshkruar komentimi "Sherh Rahati äl-Ķulub", në vendin e quajturSulltan Jajllagi, afër Kalasë së Mardinit të Dijarbekrit (Turqi - S.M.), nga dijetari dhe kaligrafisti i vërtetë Ahmed Muhammedi(bazuar në vulën që është vënë në fund të dorëshkrimit në tëcilën shkruan: "Ahmed Muhammedi - nga fëmijët eshehut".

Kopjuesi, sikurse shkruan ai vetë, gjatë kësaj kohe ka qenë nënjë udhëtim në Isfendijar, në cilësi të imamit dhe të mësuesit, sëbashku me emirin e Rumelisë, Mustafa pasha3. Ky udhëtim,

3 Lala Mustafa pasha njihet si çlirues i Qipros dhe i Gruzisë, si dhe njëri prej shkaktarëve kryesorë përvrasjen e princ Bajazidit. Me gjerësisht: Joseph von Hammer, Historija Turskog (Osmanskog) carstva,I, Zagreb, 1979, fq. 482 - 484; Dr. Alij Sultan, Ed-Devle el-Uthmanije, Dimashk, 1997, f. 200.

Page 83: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 83

shkruan kopjuesi, ka qenë përcjellë me shumë vështirësi dhetrazira nga rebelët e sulltan Bajazidit...

......

Në faqen e fundit të dorëshkrimit gjendet edhe një shënimtjetër në gjuhën arabe, shkruar po nga Ahmed Muhammedi(edhe aty është vënë vula e tij), i cili, kujtojmë, tregon se cilatqenë ato vështirësi të atij udhëtimi dhe kush qenë rebelët në atëkohë. Atë shënim, me pak shkurtime, e përkthyem kështu:

"Shkak i betejës së sipërpërmendur qe rebelimi i princBajazidit4 i biri i sulltan Sulejmanit5 (...) ndaj vëllait të tij sulltanSelim hanit6. Kjo përleshje ndodhi në mejdanin e Konjës, kurebelët u mposhtën. Më kanë treguar shumë vetë nga ata që ishinme rebelët" - shkruan kopjuesi - "se një pluhur i madh pati filluartë ngrihej nga tyrbeja e (...) Mevlana Hundavendiçarit7 dhe kypluhur kishte përfshirë grupin e rebelëve, kurse zemrat e tyre ikishte kapluar paniku dhe, me ndihmën e Allahut, ata qenëmposhtur. Kur lajmi kishte arritur tek sulltani i drejtë (sulltanSulejmani I - S. M.) se rebelet ishin zmbrapsur - ndërsa ulematëkishin dhënë fetvanë dhe kishin lejuar që rebelët të luftoheshin -sulltani (Sulejmani I - S. M.) emëroi djalin e tij sulltan Seliminudhëheqës të ushtrisë që do t'i ndiqte ata. Rebelët ndërkaq, dukeparë se nuk kishin mundësi dhe as forcë që të përlesheshin mekëtë ushtri, ndërruan taktikë - ishin larguar nga vendi i rebelimitdhe kishin shkuar të strehoheshin (të gjenin mbështetje) tekkryetari i të këqijve, te armiku i imamëve të drejtë, te i keqi i të

4 Princ Bajazidi i biri i sulltan Sulejman Kanunit është njëri prej katër djemve të sulltan SulejmanKanunit, i cili më 1559 përgatiti një komplot dhe zhvilloi një luftë për pushtet me të vëllanë e tij,princin Selimi II. Bajazidi në nëntor 1560 strehohet në Iran tek shah Tahmasbi, ndërsa mbytet po ngaky shah më 25 shtator 1561. Më gjerësisht shih: Halil Inalxhik, Perandoria Osmane, Shkup, 1995, f.303.5 Sulltan Sulejmani I Kanuni sundoi ndërmjet viteve 1520 –1566.6 Sulltan Selim Hani II, sundoi ndërmjet viteve 1566 - 1574.7 Sulltan Muradi I, sundoi ndërmjet viteve 1361 - 1389.

Page 84: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

84COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

këqijve, shah Tahmasb shah Ismaili8. Kur kishin arritur atje,kishin lartësuar e lavdëruar atë (shah Tahmasbin - S. M.), por aikishte arrestuar sulltan Bajazidin së bashku me katër bijtë e tij,ndërsa parinë e ushtrisë ia kishte mbytur, përveç disave" -përfundon shënimi.

Kjo kopje e dorëshkrimit, në të vërtetë, është kopja e dytë eveprës unikate "Sherh Rahati äl-ķulub" pas asaj të parës - autograftë shkruar nga Pir Muhamed efendiu, sepse në fund tëdorëshkrimit tonë, autori Pir Muhamed efendiu, shkruan: "Këtëekzemplar e kam krahasuar me ekzemplarin tim, të cilin e patashkruar për herë të parë në muajin Rebi el-ahir të vitit 969/1561,në Kasabanë e Prishtinës - autori i kësaj vepre, Pir Muhamedi" -përfundon shënimi.

Këtu është vënë edhe vula e autorit Pir Muhamed efendiut,me të cilën vërtetohet se ky dorëshkrim është lënë vakëf.

. ...Ç'është e drejta, ky dorëshkrim është lënë vakëf, siç thuhet,

me dorë të vetë nga Pir Muhamedi, dhe si autor që ishte, ai i pativënë edhe disa kushte.

Në faqen 2a gjendet shënimi në të cilin shkruan: "Këtëdorëshkrim e lash vakëf (e vakëfnova) për hir të Allahut tëMadhërishëm dhe këtë ia dorëzova atij që është i caktuar nëpozitën e muteveliut (mbikëqyrësit) për ta ruajtur dhe për t'iadhënë kujtdo që dëshiron për ta kopjuar apo për të pasur dobinga ky. Kështu që (ky dorëshkrim) të ruhet nga humbja dhe ngakeqpërdorimi. Muteveliu i sipërpërmendur është shumë inderuari, shumë i respektuari dhe i shumë çmuari mevlanaHusamuddin el-Levhi, e shpëtoftë Allahu i Madhërishëm. Unë(po ashtu) kam vënë kusht që ky ekzemplar i çmuar të mos dalëjashtë qytetit të Prishtinës dhe asnjë i interesuar të mos pengohet

8 Mbreti i Iranit Shah Tahmasb shah Ismaili, sundoi ndërmjet viteve 1524 – 1576.

Page 85: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 85

nga kopjimi dhe shfrytëzimi i këtij dorëshkrimi. Por, kush bënëndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar atë, gjynahu për të u takonatyre që e ndryshojnë. Allahu është më i miri ruajtës dhe Ai është më imëshirshmi i mëshiruesve9. Ndërkaq, pas largimit (të vdekjes - S.M.) të muteveliut të sipërpërmendur nga shtëpitë e Prishtinës,mbikëqyrja e këtij dorëshkrimi i mbetet - i takon atij që do të jetëimam në Xhaminë e Vjetër10, që gjendet në këtë vend. Kurse unë,muteveliut ia dhuroj një të tretën e shpërblimeve dhe sevapevetë shpresuara nga ky vakëfnim, dhe, për këtë që them, Allahuështë dëshmitar. Kjo ndodhi në fund të muajit Rebi el-ahir të vitit969/1561, në kasabanë e Prishtinës e ruajttë Allahu iMadhërishëm nga (të gjitha) llojet e belasë, për hir të më të miritnjeri (Muhammedit a. s.- S. M.).

Dëshmitarë të çështjes: Pir Muhamed Beqir ibn mevlanaUmer efendi (ez-ze'im), Ali Beqir b. Mustafa Çelebi (ez-ze'im),Mustafa Çelebi ibn mevlana (el-hatib-el-emin), mevlana KasimHalife, mevlana Pir Muhamed Çelebi (en-naib), Hasan Çelebi (el-emin) dhe të tjerë. Kjo është e tëra nga unë, e unë jam autori ikëtij libri, Pir Muhamed ibn mevlana Mustafa ibn mevlana Halilibn mevlana el-Haxhi Alij. Allahu i mëshiroftë që të gjithë!" -përfundon shënimi (autograf) i shkruar nga autori i veprës PirMuhamed efendi prishtinasi.

... ... ...

...

...

9 Aludim në ajetin 181 të kaptinës "El-Bekare".10 Xhamia e Sulltan Muradit, e cila njihet edhe me emrat: xhamia e Çarshisë, xhamia e Gurit, xhamiae Vogël, Bajazid xhamia. U ndërtua në vitin 792/1398 dhe llogaritet të jetë më e vjetra në Kosovë, përse edhe në dorëshkrim quhet me emrin xhamia e Vjetër.

Page 86: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

86COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

...Në faqen 1/a po ashtu gjendet edhe një shënim tjetër shumë

me rëndësi në gjuhën osmane, i shkruar nga një person imëvonshëm, në të cilin përshkruhen katrahurat dhe itinerari idorëshkrimit të çmueshëm "Sherh Rahati äl-ķulub", i cili kishtepasur të njëjtin fat, sikurse bashkëvendësit e autorit dhekopjuesit të tij. Në të jepen disa të dhëna të reja për autorin, përlibrin, për kopjuesin, për Prishtinën dhe popullatën e saj nëpërgjithësi dhe, gjithashtu, vërtetohen të dhënat e sipërshënuara.

Sikurse dihet, gjatë okupimit austriak të Prishtinës (1689 –1690), popullata qe detyruar të shpërngulej. Dikush nga këtabanorë, ndonëse në rrethana të vështira, duke ditur vlerën e këtijdorëshkrimi, qe kujtuar dhe këtë dorëshkrim dhe e pati marrëme vete për në Seres (Greqi), ku qenë vendosur një pjesë epopullatës së Prishtinës. Në Seres, ky dorëshkrim, do të mbetejafro një shekull e gjysmë, derisa një ditë, disa tregtarë tëkujdesshëm, dashamirë të librit e ruajtës të trashëgimisë së tyre,dhe, duke njohur kushtin e vakëfnimit që kishte vënë autori iveprës Pir Muhamed efendiu, se "ky dorëshkrim nuk bënë të nxirretjashtë Prishtinës", do të angazhoheshin dhe këtë vepër unikate,më 1260/1844, do t’ia kthejnë qytetit, të cilit, me vendim tëautorit dhe të kopjuesit, edhe i takonte.

Aty shkruan: "Autor i veprës "Sherh Rahati äl-ķulub" është PirMuhamed efendiu, një nga dijetarët më të mëdhenj të kasabasësë Prishtinës, i cili veprën e shkroi në vitin 967/1559. Këtë vepërgjatë kohës së luftës që zhvillohej ndërmjet Perandorisë Osmanedhe Iranit, në afërsi të kështjellës së Mardinit në krahinën eDijarbekrit (Anadoll - Turqi - S. M.) e kopjoi personaliteti dhedijetari i njohur, bashkëkohësi i Pir Muhamed efendiut dhepjesëmarrësi në ushtrinë perandorake, Ahmed efendiu, i cili kurqe kthyer në atdheun e tij në Prishtinë, së bashku me autorin, pranë të gjallë të autorit, e krahasoi dhe e korrigjoi kopjen e tij me

Page 87: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 87

kopjen e origjinalit që e kishte autori i veprës. Pas krahasimit,Ahmed efendiu ia dhuroi autorit në fjalë këtë kopje, kurse autori(këtë kopje) e la vakëf dhe për muteveli (mbikëqyrës) të sajcaktoi imamin e mëhallës së xhamisë së Vogël11 në Prishtinë, tëcilit ia dorëzoi librin, me kusht që libri nuk mund të nxirrejjashtë qytetit të Prishtinës. Mirëpo, gjatë kohës së okupimit tëqytetit të Prishtinës nga ushtria austriake (1689 - 1690 - S. M.),shumica e popullsisë12 qe shpërngulur në Strumicë dhe në Seres,e së bashku me ta qe shpërngulur edhe libri, i cili për një kohë tëgjatë mbeti në Seres. Mirëpo, në vitin 1260/1844 me angazhimindhe me ndërmjetësimin e tregtarëve të Prishtinës, ky libër urikthye në Prishtinë. Kurse në vitin 1277/1860 u dorëzua dhe u(ri)vakëfnua në bibliotekën e Medresesë (të Prishtinës - S. M)" -përfundon shënimi i këtij anonimi.

Në faqen e brendshme të kopertinës së parë, shkruan "Kitabmunlla Mahmud - Libri i mulla Mahmudit", që mund të jetë mesiguri ndonjë nga shfrytëzuesit e mëvonshëm të këtijdorëshkrimi, ose dorëshkrimi mund të ketë qenë në pronësi tëbibliotekës së tij.

Në fund, me gjithë të dhënat e sipërpërmendura për autorin eveprës/dorëshkrimit "Sherh Rahati äl-ķulub", Pir Muhamedefendiun nga Prishtina, dhe me gjithë të dhënat edhe përkopjuesin e saj Ahmed Muhamedin, mbetet të bëhen hulumtimetë mëtejshme për t'i njohur më shumë këta dijetarë dhepersonalitete të shquar të Kosovës të shek. XVI.

11 Si shënimi nr. 11.12 Popullata normale e Prishtinës, asokohe, sipas raporteve të kohës, kapte shifrën prej 15.000banorësh, shumica e saj shqiptarë muslimanë. Shumë nga ata patën ikur. Më gjerësisht: Noel Malcolm,Kosova - Një histori e shkurtër, Prishtinë, 1998, f. 151.

Page 88: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

Skerdi MAHMUTAJ

NJOHJE ME QYTETËRIMIN PERS

Irani, mjedisi prej nga vjen kultura mijëvjeçare persiane,është një vend i madh i Lindjes se Mesme, me mbi 1 milion egjysmë km². Atje kanë lindur, janë formuar dhe kanë lënë vepratdhe ndihmesat e tyre të vyera dhjetëra mendimtarë të shquar,poetë me famë, artistë e shkencëtarë të përmasave të mëdha.Veprat e vlerat kulturore të këtij qytetërimi i njeh dhe i përfill egjithë bota. Gjuha persiane i bëri ballë trysnisë së arabishtes dheu mbajt si gjuhë klasike e Lindjes. Krijimet e gjinive të atij populligdhendën dhe konsoliduan origjinalitetin persian, duke mbeturpërgjithmonë vatër e pashuar për artin dhe shkencën.

Në vitin 1935, shteti i njohur në mbarë botën si Persia,ndërron emrin e tij zyrtarisht duke u quajtur Iran, mekryeqendër Teheranin i cili u zgjodh kryeqytet i vendit që nëvitin 1790.

Gjuha e folur në vend është persishtja, që i përket degës sëfamiljes gjuhësore indo-evropiane, gjë e cila tregon që ajo ështëfarefisnore me shqipen. Vendasit gjuhën e tyre e quajnë Farsi.Persishtja shkruhet me alfabet arab.

Irani ka një shtrirje të gjerë territoriale, duke u lagur ngaujërat e detit Kaspik në veri dhe, nga Gjiri Persik në jug. Ështëvendi i maleve të mbuluara me borë, i fushave të gjelbëruara dhei shkretëtirave shterpë. Kufizohet me Turqinë, Irakun,Azerbajxhanin, Armeninë, Afganistanin, e Pakistanin. Ka dyvargmale të mëdhenj - Alborzi në veri dhe Zagrosi në jug. Majamë e lartë e maleve është Damavandi, 5671 metra mbi nivelin edetit. Mal legjendar ky i cili përmendet shpesh në Librin eMbretërve - ShahName - të Firdusit.

Në Iran gjenden shumë vende historike dhe turistike për t’uvizituar. Aty gjenden pallatet legjendare të mbretërve persianë,

Page 89: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 89

varret e poetëve të mëdhenj si Khajjami, Saadiu, Hafizi, Firdusiu,varri i dijetarit të madh Ibn Sina (Avicena), si dhe varret enjerëzve të tjerë të shenjtë si varri i profetit Daniel, varri i ImamRizait, e shumë vende të tjera interesante.

Teherani, kryeqyteti i vendit, ka një popullsi shumë tëmadhe e cila arrin në 12-13 milion banorë, ndërsa e tërëpopullsia e Iranit arrin në 65-70 milion banorë. Dita e pushimitjavor zyrtar në Iran është xhumaja (e premtja). Ndërsa dita eNevruzit është dita e vitit të ri iranian e gjithashtu edhe festëkombëtare.

Irani ka një botë të pasur bimore. Aty rriten të gjitha llojet eluleve. Trëndafili i Damaskut, nga i cili nxirret esenca më e mirënë botë rritet gjithkund. Lulja më popullore në Iran ështëtulipani që në këtë vend thirret me emrin Laleh. Edhe nëShqipërinë e mesme gjendet një lule e njëjtë që thirret me emrinlulelale.

Ekspozitat, panairet dhe festivalet ndërkombëtare të filmitdhe teatrit janë veprimtari e gjithë vitit në Iran. Ato janëekspozita arti, industrie, ndërtimi, arkitekture, pikture, etj. Atoshoqërohen me leksione, tryeza të rrumbullakëta, recitime etj.Panairi ndërkombëtar i librit që zhvillohet çdo vit në Teheranështë më i madhi panair i këtij lloji në rajon. Aty marrin pjesë meqindra shtëpi botuese nga vende të ndryshme të botës dhe mijëratituj librash.

Një nga vendet argëtuese dhe piktoreske për shumë qytete tëIranit janë tregjet (pazaret) të cilët janë ndërtuar me bazëarkitekturën tradicionale vendase. Pazaret karakterizohen ngarrugë të shumta në të dy anët e të cilave ka dyqane, ato kanëtavane të larta që i japin dyqanit një formë të bukur. Një ngapazaret më të famshëm në Iran është pazari Vakil në qytetin eShirazit.

Irani për vetë faktin se ka një histori mjaft të vjetërkonsiderohet si një ndër rajonet më të lashta në botë. Sipas

Page 90: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

90COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

statistikave paraprake Irani ka 400 mijë monumente ose objektetë lashtësisë si tempuj, ndërtesa, kodra, varreza ose mjedise tëlashta historike. Këtu mund të përmendim kështjellën e lashtë nëqytetin e Bamit e ndërtuar e tëra prej argjile, e cila ishte e vetmjae këtij lloji në botë, por u rrafshua plotësisht nga tërmeti i rënë nëvitin 2004.

Irani ka 104 muze në të gjithë vendin të cilët janë nënkujdesin e organizatës së trashëgimisë kulturore duke u renditurdhe në vendin e gjashtë si muzetë më të mira në botë.

Qysh në lashtësi, Irani ka qenë djep ku u zhvillua arti botërordhe mori përmasa të gjera. Objektet më të vjetra të këtij arti janëenët prej argjile dhe pikturat e vizatuara në to.

Relikja më e vjetër e zbuluar në këtë vend është një objekt ipërdorur para 25 mijë vjetësh nga popullsia në afërsi të qytetit tësotëm Khoram-Abad. Mirëpo, historia e qytetërimit dhe artitpersian daton para 2.500 vjetësh, gjatë periudhës së sundimit tëdinastisë Akhameneshine, me kryeqendrën e tyre Persepolin efamshëm.

Ndërsa në aspektin antropologjik, për territorin e Iranitmund të përmendim zbulime të gjurmëve arkeologjike, të cilatdëshmojnë për ekzistencën e tribuve që nga rreth 12.000 vjet mëparë në brigjet jugore të Kaspikut. Aty mendohet që për herë tëparë në historinë e njerëzimit të ketë filluar veprimtariabujqësore dhe zbutja e kafshëve. Prej këtej, këta banorë tëhershëm, por edhe të tjerë u shpërndanë më në brendësi deri nëafërsi të maleve Zagros në Iranin qendror ku themeluan të parënqendër të civilizimit në botë.

Shumëllojshmërisë etnike në Iran i duhet shtuar edhevariacioni i feve. Në këtë vend musliman, mbi 90% e popullsisëjanë praktikisht shi’itë. Megjithatë, iranianët karakterizohen nganjë tolerancë fetare; krahas xhamive dhe minareve aty ushtrojnëfunksionin e tyre të lirë tempujt dhe kishat. Një nga kishat më tënjohura është ajo armene që gjendet në qendër të Teheranit sidhe kishat e qytetit të Isfahanit. Ndërsa në Muzeun Katolik

Page 91: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 91

Aziatik në qytetin e Isfahanit, ndër të tjera gjendet edhe libri më ivogël në botë si dhe një mesazh i traditës armene i shkruar mbinjë fije floku.

Ndërsa në qytetin e lashtë të Hamedanit, qytetin e dijetarit tëmadh Ibn Sina (Avicena), jeton në miqësi të plotë, me banorët etjerë një koloni hebrenjsh të vendosur aty që nga koha eBabilonisë. Minoritetet në Iran kanë liritë e tyre etnike, fetare,gjuhësore dhe arsimore, po në gjuhën e tyre.

Në Iran rreth gjysma e popullsisë është nën moshën 20vjeçare. Një popull me kulturë ka libra, librari, biblioteka, filma,televizione, radio, internet, orkestra simfonike e opera. Iranimerr pjesë në panaire ndërkombëtare libri. Vetëm në gjuhënangleze në Teheran dalin disa gazeta ditore.

Çdo vit Irani eksporton libra të cilët kapin shumën prej 3milionë dollarësh. Irani merr pjesë dhe në festivalet botërore tëfilmit si në Kanë e Venecia ku shpesh ka dalë nga këto festivaleme trofe në duar.

Dinastitë e lashta persiane

Ilamitët ishin popullsia më e hershme që ka banuarndonjëherë në Persi, rreth 3 mijë vjet p.e.s., të cilët kishin përkryeqendër rrethinat e qytetit Shush në jugperëndim të Iranit.

Pastaj vinë Arianët, popull indo-evropian, ata zbritën ngarrafshnalta e Azisë qendrore duke ardhur në Iran në fillim tëshek. të II p.e.s. Ata e quajtën atdheun e tyre të ri Iran që do tëthotë toka e Arianëve dhe vetë fjala Arian ka kuptimin ‘fisnik, indershëm’.

Fiset kryesore ariane ishin madet, partet dhe persët. Prejkëtyre të fundit lindi perandoria e famshme persiane, membretërit e famshëm Kserksi dhe Dari.

Në vitin 330 p.e.s. Aleksandri i Madh i Maqedonisë sulmoidhe rrëzoi dinastinë Akamenide duke u bërë vetë sundues i

Page 92: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

92COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

perandorisë më të madhe të asaj kohe. Vendin e dinastisë perse ezuri ajo e gjeneralëve të Aleksandrit, dinastia Solukian.

Pas kësaj dinastie vjen dinastia e quajtur Ashkani e cilasundoi në Persi nga viti 250 p.e.s. deri në vitin 226 të e. s.

Dinastia e radhës është ajo Sasanide e cila sundoi nga viti 226deri në vitin 652 të e. s.

Dinastia Sasanide e humbi sundimin e saj në vitin 652 nëluftën e Kadesies, ku pësoi disfatë nga arabët. Pas kësaj periudheiranianët u njohën me fenë islame. Gradualisht Irani u shndërruanë një ndër qendrat më të rëndësishme studimore, shkencoredhe kulturore të botës.

Me kalimin e viteve dhe shekujve dinastitë mbretërore iakalonin njëra-tjetrës stafetën e sundimit.

Dinastia e fundit mbretërore iraniane ishte ajo Pahlevi methemelues Reza Pahlevi dhe më pas djali i tij Muhammed Reza icili ishte shahu i fundit i dinastive mbretërore në historinë eIranit në vitin 1979. Në atë kohë populli iranian përmbysimbretin me anë të një revolucioni mbarë popullor duke e kthyerIranin në një republike islamike nën drejtimin e udhëheqësitImam Khomeini, siç vazhdon të jetë dhe në ditët e sotme.

Page 93: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 93

Bujar SPAHIU

ARTI DHE KALIGRAFIA E GJUHËS ARABE

Kur’ani, si në aspektin e stilit të lartë letrar si libër hyjnor medinamizmin e tij që depërton në zemrat e njerëzve është një ndërlibrat themelorë qiellorë që ka ndikuar shumë dhe ka lënëgjurmë në ndjenjat, estetikën dhe artin islam.

Rrënjët e artit islam bazohen dhe burojnë nga Kur’aniFamëlartë dhe Suneti (Tradita) e Profetit Muhammed. Profeti kathënë: "Me të vërtetë Allahu është i bukur dhe e do të bukurën".

Arti është një nga rrugët më të rëndësishme që bën tëzhvillohet shpirti dhe ndjenjat e përparimit, arti është një çelësmagjik që zbulon dhe hap thesaret e fshehta, pas dyeve tëhapura me të, idetë veshin rrobën e trajtës, kurse iluzionetpothuajse trupëzohen.

Arti vjen në krye të faktorëve, që me ruajtjen e botës ndiesoretë njeriut, duke i treguar për çdo rast asaj bote ndiesore më tëlartën e synimeve, i shtyn shpirtrat që të ndjejnë nga thellësia nëthellësi. Sikur të mos ekzistonte arti në botën e ndërhyrjes dhezbulimit të njeriut atëherë nuk do të kishim mundësi të shihnimasnjërën prej bukurive që ekzistojnë aktualisht. Dhe ata shpirtraartistë të zjarrtë do të groposeshin në tokë për të humbur megjithë projektet, planet dhe përfytyrimet e tyre, prandaj arti ështënjë tablo që i përshkruan njeriut thellësinë e botës së brendshme,dhe në sajë të artit ndjenjat dhe mendimet më të thella,konstatimet më të çuditshme dhe dëshirat më intime janëregjistruar sikur të ishin regjistruar në një plan dhe pothuajsejanë bërë të pavdekshme.

A nuk ishte si rrjedhojë e shoqërimit të besimit prej artit qëkjo botë madhështore, me faltoret e saj të ngritura, me minaret sigishta dëshmie që tregojnë botën e përtejme, dhe me motivet edizajnet e bekuara në ballë të mermereve që konsiderohet secila

Page 94: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

94COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

prej tyre si një mesazh më vete, me artin e shumëllojshëm tëshkrimit dhe me punimet e pazbehura dhe qëndismat e bukurasa krahët e fluturave, kjo botë madhështore, pra qe shndërruarnë një galeri bukurish që nuk ngopesh së pari. Gjallëria edhuntive njerëzore ka shumë lidhje me shpirtin e artit. Nuk kadyshim se interesimi dhe konsiderata për një vepër arti ipërkasin, më tepër se sa vetë veprës mjeshtërisë dhe artit nëshpirtin e saj.

Është arti që e bën hekurin më të çmuar se arin, bakrin sebronzin, sigurisht në sajë të artit, mineralet më të pavlefshmeshndërrohen në gjëra më të çmuara se ari, argjendi dhe diamanti,pra të gjitha artet e bukura në vijën tonë të të menduarit, janëdhurata të pavdekshme të shpirtrave të bekuar artistikë përnjerëzimin.

Gjuha arabe është një ndër faktorët kryesorë që bashkoishumë popuj në një qytetërim që u edukua e u frymëzua ngaKur’ani. Alfabeti arab u bë kështu për popujt vendas muslimanenjësoj siç u bë alfabeti latin për popujt e krishterë të Perëndimit.Por ndryshimi mes gjuhës latine dhe asaj arabe, është se shkrimiarab nis nga e djathta në të majtë. Shkrimtarët arabë përdornin simjete shkrimi pena të kuqe (kalem) ose furça të posaçme për tëshkruar dhe për shekuj të tërë ka qenë një nga artet më tërespektuara. Po të flasim në përgjithësi, në shekujt e parë tëIslamit ka pasur dy lloje të dallueshme shkrimi: kursij dhe kufij.Në shek. XI shkrimi kufij doli nga përdorimi, duke uzëvendësuar nga një lloj i ri shkrimi i quajtur nas’hi që u përdorgjerësisht në kopjimin e Kur’anit dhe që ishte ndoshta shkrimimë i përhapur në botën arabe. Shkrime të dallueshme uzhvilluan në rajone të veçanta. Në Spanjë shkrimi magribi(perëndimor), u zhvillua dhe u bë shkrimi standard për Kur’aninnë Afrikën Veriore. Një kontribut të veçantë për kaligrafinëarabe kanë dhënë Persia dhe Turqia. Këta dy popuj adoptuanalfabetin arab për gjuhët e tyre, dhe kjo i mundësoi atyrezhvillimin e kaligrafisë dhe artit, ku u krijua shkrimi taliki tek

Page 95: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 95

persianët dhe ai divani tek turqit. Me gjithë vështirësinë eshkrimit dhe vështirësitë në të lexuar, një gjë e veçantë nëkaligrafi është edhe tugra osmane me një kompozim tëndërlikuar. Në kaligrafinë arabe shfaqet një profesionalizëm imirëfilltë ku përveç pergamenëve, papiruseve dhe letrës i gjen tëshkruara në gur, mure, pllaka qeramike, në xhami dhe objektemonumentale.

Në shek. XVII u përhap jashtë mase shkrimi osman ‘Divani’ku pëlqehej shumë nga kancelaritë osmane dhe përdorej shumëpër qëllime dekorative.

Shkrimi hurr është shkrimi më i ri kaligrarik i kohëve tona qëu zhvillua në pjesë të ndryshme të botës arabe gjatë viteve ’80 tëshekullit të kaluar, dhe i cili është elegant dhe shumë i stilizuar.

Shkrimi kufij është triumfues i kohërave të hershme tëIslamit. Ai u krijua pas themelimit të dy qyteteve muslimane tëBasrës dhe të Kufes në Irakun e sotëm në dhjetëvjeçarin e dytë tëshek. I hixhri. Ky shkrim ka masa specifike të përpjesshme, sëbashku me kënde të theksuara dhe forma katrore. Ai u bë injohur si el-hat el-kufij. Shkrimi kufik pati një ndikim të thellë nëtë gjithë kaligrafinë dhe artin islam.

Shkrimi nas’hi është një nga shkrimet e hershme që u zhvilluanë botën islame. Ai pati një ndikim të madh në popull dhe stili itij paraqet një linjë me të vërtetë ritmike, ku më vonë u reformuanë një shkrim estetik të pranueshëm për Kur’anin Famëlartë i ciliishte i lehtë në të shkruar e në të lexuar.

Shkrimi rika ose rukah (faqe e vogël) është rrjedhojë e shkrimitnas’hi dhe thuluthi dhe është më i thjeshtuar dhe është pëlqyershumë nga kaligrafët osmanë i cili më vonë u bë shumë ipërdorur dhe i popullarizuar në dorëshkrime.

Shkrimi talik (i varur) mendohet të jetë zhvilluar ngapersianët nga një shkrim i vogël i hershëm arab i quajtur‘Firamuz’. Taliku, që njihet gjithashtu edhe si farisi, është njëshkrim i thjeshtë kursiv që me sa duket është në përdorim qysh

Page 96: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

96COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

nga fillimi i shek. IX. Kaligrafi Abdul-Haj nga qyteti iAstarabadit, duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm nëpërpunimet e hershme të këtij shkrimi. Ai u nxit nga patroni i tijSheh Ismaili që të formulojë rregullat themelore të shkrimit talik.Ky shkrim edhe sot parapëlqehet shumë nga arabët dhe ështëstili kaligrafik autokton ndërmjet muslimanëve turq, persianëdhe indianë.

Nastalik - kaligrafi persian Mir Ali Sulltan Tabrizi përpunoinga shkrimi talik një tjetër lloj shkrimi më të lehtë dhe elegant, icili u bë i njohur nën emërtimin nastalik. Fjala nastalik është njëkompozitë që rrjedh nga fjalët nas’h dhe talik. Megjithatëkaligrafët turq dhe persianë vazhduan të përdorin talikun si njëshkrim monumental në raste të rëndësishme. Shkrimet talik dhenastalik janë përdorur gjerësisht për kopjimin e antologjivepoetike persiane, këngët epike, në miniaturat dhe në punimetletrare, por jo për kopjimin e Kur’anit Famëlartë.

Page 97: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

Ramadan SHKODRA

BOTIMET ISLAME NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË(tradita, sfidat dhe realiteti)

HYRJE

Kultura dhe tradita islame tek shqiptarët janë të pranishmeqë nga depërtimi i Perandorisë Osmane (shek. XV) në trojetshqiptare.

Siç dihet, Perandoria Osmane për më shumë se 5 shekuj qebartëse kryesore e kulturës, traditës, qytetërimit dhe fesë islamenë të gjitha fushat, kështu që me ardhjen e osmanëve në këtoanë, në trojet tona filloi të lëshonte rrënjë qytetërimi e më vonëedhe feja islame.

Vlerat e një qytetërimi shprehen më së miri përmes vepravetë artit, objekteve të kultit dhe posaçërisht në arkitekturë,infrastrukturë publike, në traditën gojore e sidomos nëpërmjetfjalës së shkruar.

Megjithëse feja islame i kushton rëndësi të merituar fjalës sëshkruar, në gjuhën shqipe tradita e kultivimit të saj ështërelativisht e re, ose, thënë më mirë, fillet e para të kësaj tradite ihasim vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Për këtë ngecje në këtë segment të rëndësishëm, megjithëseshqiptarët që prej kohësh kishin pranuar fenë islame dhe atyrenuk u munguan alimë e njerëz të penës - ndikuan shumë faktorë,ku ndër më kryesorët qenë mungesa e traditës së kultivimit,mungesa e alfabetit të njësuar, si dhe mungesa e institucionevepërkatëse vendore, që do të merrnin mbi vete këtë veprimtari tërëndësishme.

Kjo gjendje bëri që shqiptarët të shkruanin në gjuhë të huajaose edhe në gjuhën shqipe, po me alfabete të ndryshme. Kjoështë arsyeja pse kontributi i tyre nuk ishte për masën e gjerë

Page 98: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

98COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

shqiptare, po vetëm për një pjesë të asaj popullate që gëzonteprivilegjin të njihte atë gjuhë ose alfabetin a shkrimin qëpërdornin dijetarët e krijuesit shqiptarë.

Botime islame në gjuhën shqipe fillojnë të shfaqen nëdekadën e fundit të shekullit 19, për t’u intensifikuar dhe për tëfituar në peshë në vitet e para të shekullit 20, dhe sidomos pasPavarësisë së Shqipërisë, kurse në mënyrë institucionale paspavarësimit të Komunitetit Musliman Shqiptar më 1921, i cili uzyrtarizua më 1923 në kongresin ku u zgjodh edhe KëshilliDrejtues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë1.

Pas pavarësimit dhe konstituimit institucional, KomunitetiMusliman Shqiptar, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka fjala eshkruar në njërën anë, dhe i ndërgjegjshëm për ngecjen e madheqë kishte në këtë fushë, në anën tjetër, botimeve islame u kushtoinjë rëndësi të shtuar.

Me gjithë prioritetet e shumta që kishte para vetes,komuniteti dhe dijetarët e kohës filluan të hartonin broshura elibra me përmbajtje për njohuritë fillestare islame (Fe-rrëfeje amësime muslimane nga Said Najdeni, botuar më 1909 në Elbasan;Myslimania nga Hafiz Ali Korça, 1918; Besimet e Myslimanvet ngaHafiz Ibrahim Dalliu, Tiranë, 1921; Ilmihal nga Shefqet Muka,Shkodër 1923)2.

Jo rastësisht në ballë të kësaj nisme u gjendën figurat mëeminente të asaj kohe, rilindësit tanë të shquar, si Hafiz IbrahimDalliu, Hafiz Ali Korça, Said Naideni, Sadik Bega, Haki Sharofi,pastaj Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Kraja e shumë të tjerë.

Angazhimet e tyre qenë të shumanshme përveçse në botimine veprave për njohuritë fillestare. Ata, si një nevojë kohe, do t’ihynin hartimit dhe përkthimit të veprave profesionale nga fushatë islamologjisë: Texhvid, i përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu,Tiranë (1921); Hytbe e dytë ose muhamedija, 1928; Këshillat e së

1 Roberto Morocco dela Roka: Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1994, fq. 282 Më gjerësisht për librat e botuar në këtë kohë shih: Maksim Gjinaj & Petrit Bezhani: Libra në gjuhënshqipe për Islamin (Bibliografi) Istanbul 2002.

Page 99: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania 99

premtes, 1928; Jeta e Hazretit Muhamedit sipas gojdhanave dheshkrimtarëve të mëdhenj arabë, përkthyer nga italishtja më 1029;Bilbil i fesë i sheriatit muhamedija, përktheu Hafiz AbdullahSëmlaku, Korçë 1930 etj.

Do theksuar se në këtë periudhë pati iniciativa e projektemadhore, si fillimi i botimit të revistës ‘Zani i Naltë’ më 1923 ngaK.M.SH., si dhe fillimi i botimit të përkthimit të Kuranit po ngaK.M.SH. - "Ajka e kuptimeve të Kur’anit Qerimit" më 1929,përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu.

Këto flasin më së miri për interesimin, nivelin dhe rezultatete arritura në fushën e fjalës së shkruar islame në gjuhën shqipeasokohe, në kufijtë e Shqipërisë londineze.

Kjo veprimtari vazhdoi me sukses deri në vitet e para tëvendosjes së pushtetit socialist në Shqipëri, kur, siç dihet,pushtetarët e ndaluan me ligj zbatimin e fesë, ku edhepraktikisht u ndërpre tradita islame në gjuhën shqipe.

BOTIME NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË

TRADITA

Botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë, për shkak tërrethanave që u kijuan këtu pas shpalljes së pavarësisë sëShqipërisë - do të fillonin të shihnin dritë vetëm pas Luftës IIBotërore. Edhe botimet islame në gjuhën shqipe, pësuan po fatine fjalës së shkruar shqip në përgjithësi dhe fatin e popullitshqiptar nën okupimin serb.

Varësisht se çfarë ishte zhvillimi i ngjarjeve në rrafshinpolitik, në atë shkallë qe edhe zhvillimi i ngjarjeve edhe nërrafshin e identitetit kombëtar, përfshirë këtu edhe rrafshin fetar.

Pra, fati i zhvillimit dhe rritës së botimeve islame në gjuhënshqipe, përveç faktorëve të tjerë, varej edhe nga mungesa ekuadrit, mungesa e traditës dhe inferioriteti ndaj kulturës islamenë përgjithësi e botimeve islame në veçanti.

Page 100: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

100COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Po t’i shtojmë kësaj edhe sfidat e vështirësitë me të cilat upërball populli shqiptar gjatë ndërrimeve të sistemeve, ndërrimekëto që ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e jetës në Kosovë, dele qartë se as botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë nukmund të kishin një zhvillim të mirëfilltë.

Me qëllim që të japim një pasqyrë sa më reale lidhur me këto,vështrimi ynë përmbledh tri periudha:

Periudha e parë

Periudha e parë përfshin botimet islame në gjuhën shqipegjatë sistemit socialist (në periudhën 1945-1999).

Për aq sa dihet deri më tash, botimi i parë islam në gjuhënshqipe në Kosovë është broshura 38 faqesh “Ilmihali i vogël, përshkencat fillestare të fesë islame"3, përkthyer nga gjuha serbokroate,botim i Shoqatës së Ylemave për RSS, siç quhej asokohe. Me këtëdoracak, të cilit nuk i dihet as përpiluesi dhe as përkthyesi nëgjuhën shqipe, zë fill veprimtaria botuese islame në Kosovë, përtë vazhduar deri sot.

Bartëse e veprimtarisë botuese në këtë periudhë qe B.I. dheinstitucionet e saj, si Shoqata e Ylemave, Medreseja dhe Shoqatae nxënësve të medresesë.

Botimet e veçanta:

Botimet islame sidomos në dy dekadat e para të kësajperiudhe, kanë qenë kryesisht libra a broshura që ukushtoheshin njohurive elementare të fesë islame, si ilmihale ebroshura të ndryshme të këtij karakteri. Këtu po përmendim:Mësimi i shkurtër mbi namazin dhe Jasini Sherif, (1959, që u ribotua

3 Shih: Ilmihal i vogël për shkencat fillestare Islame; Prishtinë 1957, apo R. Shkodra&A. Pireva:Bibliografi e botimeve islame në gjuhën shqipe në Kosovës !957-1997, Prishtinë 1998, fq. 17.

Page 101: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania101

edhe në vitet 1964 e 1972); Fejzullah Haxhibajriqi: Ilmihal(Themelet e fesë islame - 1968, ribotuar disa herë);

Bajrush Ahmeti: Historia e Pejgamberëve;Muhamed Seid Serdareviç: Fikhul Ibadat, rregullat dhe detyrat

themelore islame (1978) etj.Është për t’u theksuar se një vend të posaçëm në këtë mes

zinin edhe dispensa të hartuara nga profesorët e medresesë sëmesme "Alaudin" të Prishtinës, megjithëse i dedikoheshinnevojave të nxënësve të medresesë.

Vitet ‘80 të shekullit XX janë vitet më të rëndësishme përbotimet islame në gjuhën shqipe, madje jo vetëm për Kosovën,po për tërë hapësirat shqiptare. Kur e themi këtë, kemi parasyshfaktin që në 1985 në Prishtinë u botua për të parën herëpërkthimi i Kuranit4 në gjuhën shqipe, me se edhe gjuha shqipeu bë gjuhë që njeh Kuranin, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, urealizua puna e nisur nga rilindësit Qafzezi, Korça e Dalliu, tëcilët, megjithëse me vullnet e dëshirë të madhe i kishin hyrëkësaj pune sa të vështirë aq edhe të rëndësishme e me vlerë jovetëm për kulturën islame po edhe për kulturën shqiptare,megjithatë, siç dihet, për shkaqe nga më të ndryshmet, projektete tyre nuk arritën t’i realizonin në tërësi, dhe kështu, atë që nuk earritën Qafzezi në Ploeshti të Rumanisë, Korça e Dalliu në Tiranë- më 1985, pas një pune disavjetëshe, e realizoi profesori i gjuhësarabe në Fakultetin Filozofik (tash - Fakulteti i Filologjisë) tëUniversitetit të Prishtinës, Dr. Feti Mehdiu, përkthimin e të cilit ebotoi Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Vetëm tre vjet më vonë (në 1988) po në Prishtinë u botuanedhe dy përkthime të Kuranit në gjuhën shqipe, nga dy alimë tënjohur: myderriz Hasan ef. Nahi5 dhe myderriz Sherif ef.Ahmeti6. Madje përkthimi i myderriz Sherif Ahmetit u botua ishoqëruar edhe me një komentim të shkurtër. Ky përkthim më

4 Shih: Kur’ani; përktheu Feti Mehdiu, Prishtinë 1985.5 Shih: Kur’ani i Madhëruar; përktheu prof. Hasan I. Nahi, Prishtinë 1998.6 Shih: Kur’ani Përkthim me Komentim; përktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti, Prishtinë 1998.

Page 102: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

102COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

vonë është botuar në shumë qendra, madje vetëm në Medinë më1992 është botuar në 1 milion kopje.

Nga kjo periudhë duhen veçuar edhe botime të tjera tëShoqatës së Ulemave të Kosovës, si: Imam Vehbi Ismaili:Muhamedi profet Islam, Prishtinë 1985; Dr. Mustafa Mahmud: Prejdyshimit deri në besim Prishtinë 1987; Dr. Abdullah Draz: Agjërimii Ramazaint, Prishtinë 1988 etj.

Botimet e kësaj periudhe, megjithëse përkthime, përbënin njëbazë të shëndoshë për zhvillimin dhe shtimin e botimeve islamenë gjuhën shqipe në një të ardhme të afërt. Kjo më së miri udëshmua në vitet ‘90 të shekullit të shkuar.

Periodiku (revistat):

Përveç botimeve të veçanta, në këtë kohë nisën të botoheshinedhe revista islame në gjuhën shqipe. Kështu më 1962 Shoqata eYlemave filloi botimin e "Buletinit informativ", një publikim ipërtremuajshëm, që botohej në gjuhët serbokroate e shqipe, kuparaqitej aktiviteti i Kryesisë së B.I-së të R.S.F.J-së (apo siç quhej,Rijaset) si dhe aktiviteti i Kryesive të Bashkësive Islame tëRepublikave, dhe posaçërisht i Kryesisë së B.I-së të R.S.S-së meseli në Prishtinë dhe organeve e institucioneve të saj.

Nga viti 1966 Buletini botohet vetëm në gjuhën shqipe, dhe qëatëherë në këtë revistë, përpos të dhënave zyrtare, më 1969 e1970 gjejmë edhe tema të karakterit fetar7.

Më 1970 në Prishtinë filloi botimi i Takvimit-publikim vjetor iShoqatës së Ylemave, i cili, krahas pjesës kalendarike, që ngafillimi botoi edhe tema të ndryshme kryesisht nga ahlaku, fikhu,hadithi, tefsiri, akaidi etj8.

Më 1971 në Prishtinë filloi botimi i revistës sëpërtremuajshme fetare "Edukata Islame", dhe me të zë fill një

7 Ramadan Shkodra &Aziz Pireva: Historiku i publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë,Dituria Islame nr. 101 Prishtinë 1998, f. 61.8 Po aty…fq.. 61-62.

Page 103: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania103

veprimtari e mirëfilltë në rrafshin e publicistikës islame nëgjuhën shqipe jo vetëm në Kosovë po edhe më gjerë.

Revista "Edukata Islame", nën drejtimin e myderriz Sherif ef.Ahmetit - që është edhe doajen i botimeve islame në gjuhënshqipe në Kosovë, tuboi rreth vetes një numër të mirë tëbashkëpunëtorëve nga të gjitha viset shqiptare të ish-Jugosllavisëdhe për një kohë të gjatë qe e vetmja revistë që botohej shqip dheku kultivoheshin me devotshmëri vlerat e fesë e të qytetërimitislam9.

Më 1975, nga Shoqata e nxënësve të Medresesë filloi tëbotohej fletushka "Nur-l-Kur’an"10, ndërsa hapi më irëndësishëm dhe më serioz në këtë fushë, u bë në vitin 1986 kurKryesia e B.I-së filloi të botonte revistën "Dituria Islame", e cilafillimisht dilte për çdo tre muaj, kurse më vonë çdo muaj.

Botimi i një reviste të tillë ishte domosdoshmëri e kohës,ngase së pari shkollimi i nxënësve në Medrese dhe, së dyti,diplomimi i një numri të konsiderueshëm të studentëve tanë nëqendra të ndryshme të Botës Islame, dhe posaçërisht ngritja enivelit arsimor tek popullata, e bënë të nevojshme botimin e njërevistë e tillë.

Fillimi i botimit të kësaj reviste ka luajtur një rol do tëthoshim përcaktues, ngase kjo u bë sensibilizuese për përhapjen,afirmimin dhe zgjerimin e vlerave islame në qarqet e lexuesveshqiptarë11.

Periudha e dytë

Periudha e dytë e botimeve islame fillon pas rënies sësistemit socialist (1999), një kohë kur Kosova dhe populli i saj,përveç thyerjes së këtij sistemi dhe hyrjes në fazën e transicionit,

9 Po aty… f. 62.10 Po aty… f. 6211 Po aty….f. 62-63.

Page 104: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

104COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

siç dihet, pësoi një formë okupimi klasik nga Serbia, gjë që evështirësoi edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve dheinstitucioneve të tyre.

Siç u theksua, në periudhën e parë (1957-1990), bartës tëbotimeve islame në gjuhën shqipe qenë institucionet eBashkësisë Islame, ndërkaq që nga fillimi i kësaj periudhe (tëdytë), përveç organeve të B.I-së, bartës të kësaj veprimtarie ubënë edhe shoqata të ndryshme, grupe nga shoqëria civile dheintelektualë të njohur.

Duhet theksuar fakti se nëse në periudhën e parë botimetislame bëheshin kryesisht në Prishtinë, ndërsa tani, në periudhëne dytë, krahas Prishtinës, botimet islame do të shohin dritë edhenë qendra të tjera të Kosovës, si në Prizren, Mitrovicë, Gjakovë,Gjilan e gjetiu.

Në këtë fazë botimet islame njohin një rritje të ndjeshme, pordo theksuar se tek disa kemi moszbatimin e kritereve të duhurapër botim. Këtu kam parasysh nivelin e dobët të përkthimit, dhenjë shkallë të ulët të zbatimit të normës standarde të shqipes, sidhe përzgjedhjen e botuesve dhe mosrespektimin e së drejtës sëautorit dhe së drejtës së botuesit të parë.

Në këtë periudhë, përveç botimeve që kanë të bëjnë menjohuritë themelore të fesë islame dhe botimeve nga disiplinaislame, kemi edhe botime të dijetarëve e strategëve të mëdhenj tëBotës Islame, si manifesti i Alia Izetbegoviçit "Deklarata Islame"(Prizren, 1990); pastaj monografia po e Izetbegoviçit "Islamindërmjet Lindjes e Perëndimit" (Prizren, 1992); vepra e Karçiqit:Historia e së Drejtës së Sheriatit (Prizren, 1994); vepra e dr. AliMuhamed Nakvit: Islami dhe Nacionalizmi (Prishtinë, 1997);veprat e dijetarit të njohur Jusuf Kardavi: Rizgjimi islam,(Prishtinë, 1997); Monografia për jetën e Muhamedit a.s. nga VehbiSulejman Gavoçi, (Prishtinë, 1997), gjithnjë pa harruar botimin edy kompleteve shumë të rëndësishme për kulturën islame:Përkthimi në shtatë vëllime i Sahihul Buhariut, që u realizua ngaprofesorët e degës së Orientalistikës të Fakultetit Filologjik, si

Page 105: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania105

dhe Përkthimi i veprës së Abdurrahman Rafet Basha: Fragmentenga jeta e sahabëve, gjithashtu në 7 vëllime, nga Kryesia eBashkësisë Islame të Kosovës dhe Përmbledhja e kumtesave ngasimpoziumi ndërkombëtar "Feja kultura dhe tradita islame ndërshqiptarët" (Prishtinë, 1995).

Një vend të veçantë në këtë periudhë zënë botimet emedresesë së mesme "Alaudin" të Prishtinës, që pas vitit 1990nuk janë pak dhe janë të fushave të ndryshe, si në histori, akaid,ahlak, hadith e filologji. Si të tilla ato paraqesin një hap shumë tërëndësishëm, ngase, përveç asaj se përmbushin nevojat enxësëve, përbëjnë edhe një burim të mirë e modest për të gjithëtë interesuarit në fushat përkatëse. Këtu do të përmedim: QazimQazimi: Hyrje në shkencat kur’anore, Prishtinë 1993; NaimTërnava: Morali islam/ahlaku-1, Prshtinë 1993; Naim Tërnava:Pasqyrë e Filozofisë Islame, Prishtinë 1995; Bajrush Ahmeti: Historiaislame 1, Prishtinë 1995; Resul Rexhepi: E drejta e martesore islame,Prishtinë 1996 etj.12

Revistat:

Më 1992 në Prishtinë filloi të dilte revista "Bashkimi Paqësor",revistë edukative, arsimore e kulturore, botim i Shoqatës"Bashkimi", ndërkaq vetëm një vit më vonë (në 1993) po kjoshoqatë nisi botimin e gazetës periodike "Itifak", ndërkaq më1995 në Gjilan filloi të botohej revista "Drita", organ i shoqatës"Drita".

Me gjithë ambiciet e mëdha, revistat në fjalë pas një kohe tëshkurtër të botimit, nuk arritën të përballonin detyrimetfinanciare, prandaj u detyruan të ndërprisnin botimin emëtutjeshëm13.

12 Më gjerësisht për botimet e medresesë shih: Ramadan Shkodra: Bibliografi e botimeve të medresesësë mesme "Alaudin" në Prishtinë (1969-1998), Edukata Islame nr. 63-64 Prishtinë 1998, fq. 163-167.13 Ramadan Shkodra&Aziz Pireva: Historiku i publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë,Dituria Islame nr. 101 Prishtinë 1998, f. 61.

Page 106: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

106COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Periudha e tretë

Periudha e tretë zuri fill që nga përfundimi i luftës së funditnë Kosovë.

Në këtë fazë kemi një vërshim të botimeve islame, kurshtohen shumë botimet e shumta të shoqatave islame qëveprojnë me mision në Kosovë, të cilat ose janë vetë botues, osejanë financues të ndonjë institucioni vendas.

Këtu duhet theksuar se përveç botimeve shumë tërëndësishme e të nevojshme për masën e gjerë islame, kemi edhedisa botime që nuk janë të nevojshme për ne.

Fjalën e kam për botime që sjellin huti tek besimtarët, sepsemerren me çështje medhhebesh (të shkollave juridike islame), njëgjë që e gjykojmë të panevojshme për hapësirën tonë.

Duhet theksuar po ashtu se bëhen edhe botime pa kriter: injëjti botim në të njëjtën kohë dhe për të njëjti lexues, botohetnga disa botues!

Megjithatë, vlen të përmendet botimi i Bibliotekës Familjarenga S.J.R.C., një botim prestigjioz dhe i nevojshëm, si dhe botimii veprave të Kardavit nga Shoqata Bamirëse e Katarit.

Megjithëse qe dëmtuar rëndë në luftë, Kryesia e BashkësisëIslame të Kosovës, respektivisht edicioni botues ‘Dituria Islame’u konsolidua shpejt dhe vazhdoi traditën 40-vjeçare të botimeve.Kështu, përveç daljes me rregull të revistës "Dituria Islame" dhetë Takvimit, riaktivizoi revistën e përtremuajshme “EdukataIslame", e cila u rikonstruktua në formë dhe në përmbajtje.Përveç këtyre, menjëherë pas luftës ky edicion botoi edhe këtovepra me interes për kulturën dhe artin islam:

"Si ta njohim artin Islam" Prishtinë 2000; Dr. MuhamedMufaku: "Xhamitë dhe mesxhidet e Beogradit", Prishtinë 2000; Prof.Dr. Ibrahim Emiroglu: "Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes", Prishtinë

Page 107: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania107

2000; Muhamed ashik ilahi el Bureni: "Çështje të fikhut sipasKuduriut", Prishtinë 2002 etj.

Më këtë rast duhet përmendur botimi i monografisë përshkatërrimin e xhamive gjatë luftës "Barbaria serbe ndajmonumenteve islame në Kosovë" (shkurt ’98 - qershor ‘99), Prishtinë2000. Në këtë botim, në tri gjuhë është paraqitur shkatërrimi ixhamive dhe objekteve të tjera islame gjatë luftës së fundit ngaforcat serbe.

Përfundim

Botimet islame në gjuhën shqipe po shtohen çdo ditë e mëshumë, si nga cilësia, ashtu dhe nga sasia.

Mirëpo periudha prej vitit 1990 e deri sot, për sa i përketliteraturës islame, ka nevojë të analizohet seriozisht nga botuesittanë, natyrisht duke bashkërenduar veprimtarinë e tyre, me tëvetmin qëllim që lexuesit tonë t’i ofrojnë sa më shumë botime tënevojshme, ngase, me zemër në dorë, në fushën e botimeveislame në gjuhën shqipe, për shumë arsye hetohet goxha njëngecje. Mirëpo kjo nuk arsyeton kaosin në fushën e botimeve parespektuar: prioritetet, traditën medhhebore, të drejtën ebotuesve dhe të drejtën e autorëve. Gjithashtu është mjaftbrengosëse niveli i gjuhës së disa prej botimeve islame të kohës,sepse shumë vepra botohen pa redaktime të mirëfillta gjuhësoree të mos flasim për korrektim e redaktim teknik.

Megjithatë, shpresojmë që këto vështirësi të tejkalohen, dheme veprimtarinë botuese të merren botuesit seriozë.

Page 108: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

108COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Halil XHIBRAN (Khalil GIBRAN)*

ZONJA ROZA HANAJ

Pjesa e Parë

I mjerë është ai mashkull që dashuron një femër, e merr përgrua, derdh tek këmbët e saj djersën e ballit, gjakun e trupit dherrahjet e zemrës. Që vendos në duart e saj frutin e rraskapitjesdhe të ardhurat e zellit të tij; vetëm për të kuptuar një ditë qëzemra të cilën ai ishte munduar të blejë, i është dhënë falas dikujttjetër për hir të kënaqësisë së sekreteve të saj të fshehura dhe mëtë thellës dashuri.

E mjerë është ajo femër që zgjohet prej ëndrrave me sy hapurdhe ngutjes së rinisë, vetëm për të gjetur veten në shtëpinë e njëburri i cili e mbulon me ar e argjend, me dhurata të çmuara, meargëtime luksoze, por që nuk është i aftë t’i kënaqë shpirtin meverën e parajsës të cilën Zoti e derdh prej syve të mashkullit tekzemra e femrës.

Rashid Bej Nu’manin e njihja prej vitesh. Ai ishte libanez ilindur e rritur në qytetin e Bejrutit. Duke qenë se rridhte prej njëfamilje të vjetër e të pasur e cila ruante traditën dhe famën eparaardhësve, Rashidi i pasonte me fanatizëm zakonet familjareqë asaj kohe mbizotëronin Lindjen e Mesme.

Rashid Bej Nu’mani ishte bujar e zemërmirë, por ashtusikurse shumë të tjerë shikonte më shumë sipërfaqen sesarealitetin e gjërave. Kurrë nuk ia vinte veshin asaj që zemra idiktonte. Gjithmonë i bindej zërave të ambientit ku jetonte. Ekënaqte veten me objekte të shndritshme të cilat ia qërruan sytëdhe zemrën e nuk e lejonin të shihte e perceptonte sekretet ejetës. Shpirti i tij i ishte larguar të kuptuarit të ligjeve natyrore

* Halil Xhibran është një nga letrarët dhe shkrimtarët më të njohur arabë të Libanit, që ka jetuar nëfillim të shekullit XX.

Page 109: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania109

drejt një gjendje të përkohshme vetëkënaqje. Ai ishte një prejatyre meshkujve që nxitonin t’u rrëfenin të tjerëve dashurinë apourrejtjen e pastaj pendoheshin atëherë kur ishte tepër vonë e nëvend të faljes apo dënimit mbartnin mbi vete turpin dhe tëqenurit qesharak.

Këto cilësi e shtynë Rashid Bej Nu’manin të martohej meRoza Hanaj shumë përpara se shpirti i saj të përqafonte shpirtine tij në hijen e dashurisë së vërtetë që e shndërron bashkimin nëparajsë.

Pas disa vitesh mungese, u riktheva në Bejrut. Kur shkova qëtë vizitoj Rashid Bej Nu’manin e gjeta kockë e lëkurë. Lehtësishtnë fytyrën e tij mund të dalloje spektrin e plotë të zhgënjimit.Sytë e tij të hidhëruar flisnin për një zemër të thyer e një shpirt tëdëshpëruar. Isha kurioz të gjeja shkakun e mjerimit të tij. Aspaknuk hezitova që ta pyes të më shpjegonte, e duke iu drejtuar:"Çfarë të ka ndodhur Rashid? Ku janë e qeshura dhe fytyra elumtur që të kanë shoqëruar prej fëmijërisë? Mos vdekja të kamarrë ndonjë mik të dashur? Apo mos vallë netët e zeza të kanëvjedhur arin që e pate mbledhur gjatë ditëve të bardha? Në emërtë miqësisë më trego ç’të ka shkaktuar këtë mërzitje të zemrës edobësi të trupit?"

Më pa me trishtim sikur t’i kisha ringjallur imazhin tashmë tëlarguar të ditëve të bukura. Me një zë të pikëlluar e plotligështim m’u përgjigj: "Kur dikush humbet një mik, mbështetettek miqtë e tjerë, nëse humbet arin mediton për një kohë dhe elargon fatkeqësinë prej mendjes, sidomos kur është akoma ishëndetshëm e plot ambicie. Por kur humbet qetësinë e zemrës,ku mund të gjejë ngushëllim e me çfarë mund ta zëvendësojë?Cila mendje mund ta udhëzojë? Kur vdekja godet pranë teje tivuan. E megjithatë kur dita dhe nata kalon e ti ndjen prekjen elëmueshme të gishtave të butë të jetës, buzëqesh e ngazëlleheshpërsëri".

Page 110: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

110COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

"Fati vjen papritur duke sjellë me vete shqetësim, të vështronme sy të frikshëm, të shtrëngon në grykë me gishta si darë, tëpërplas përtokë, të shkel me këmbë të hekurta e pastaj gajaset etë lë ashtu. Më vonë pendohet për veprimet e tij e të lutet mefatmbarësi ta falësh. Të zgjat dorën e mëndafshtë, të ngre lart, tëkëndon Këngën e Shpresës e të bën të harrosh e neglizhosh.Krijon tek ti një oreks të ri për besim në vetvete dhe ambicie.Nëse fati yt është një zog i bukur të cilin ti e do me gjithë shpirt,me dëshirë do t’a ushqeje me farat e brendësisë tëndeshpirtërore, kafaz do i bëje zemrën e fole shpirtin. E ndërkohë qëti me pasion je duke e admiruar e kundruar me sytë e dashurisë,zogu të ikën prej duarve, fluturon lart e zbret te kafazi i dikujttjetër, hyn aty e kurrë më nuk del. Çfarë mund të bësh? Ku domundesh të gjesh durim e ngushëllim? Si do mund t’i ringjallëshshpresat dhe ëndrrat? Çfarë fuqie do mund ta qetësojë zemrën eturbulluar?"

Pasi i shqiptoi këto fjalë me një zë të mekur e shpirt tëvuajtur, Rashid Bej Nu’mani u ngrit duke u dridhur si një fijexunkthi midis erërave të veriut e jugut. I shtriu duart sikur dontetë kapte diçka me gishta e ta shkatërronte. Fytyra e tij e rrudhurishte e nxirë prej zemërimit, sytë iu zgurdulluan për pak çasteteksa iu duk sikur pa një demon që kishte ardhur prej mosekzistencës për ta marrë me vete. Dikur e fiksoi shikimin tek unëdhe papritur pamja i ndryshoi. Zemërimi iu shndërrua në njëvuajtje dhe shqetësim therrës, dhe me zë vajtues më tha: "Ështëgruaja që unë shpëtova prej kthetrave vdekjeprurëse të varfërisë.Asaj ia hapa dyert e kasafortave, e bëra ta kishin zili shoqet përveshjet e bukura, xhevahiret e rrallë e karrocat e mrekullueshmeme kuaj plot hijeshi. Gruaja të cilën zemra e dashuroi e tekkëmbët e së cilës unë derdha dhembshuri. Gruaja ndaj të cilësunë isha një mik i vërtetë, shok i sinqertë e burrë besnik. Gruaja ecila më tradhëtoi e më la për një tjetër për të ndarë me të bukën epështirë të gatuar me turp e përzier me çnderim. Gruaja qëdashurova, zogu i bukur që ushqeva, të cilës kafaz i bëra zemrën

Page 111: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania111

e fole shpirtin, iku prej meje e hyri në një kafaz tjetër.Engjëllushja e dëlirë që njëherë banonte në parajsën edhembshurisë dhe dashurisë time, tani më paraqitet si njëdemon i tmerrshëm e hedhur në errësirë të vuajë gjynahun e saje më bën të vuaj dhe unë mbi tokë krimin e bërë nga ajo".

E mbuloi fytyrën me duar sikur donte të mbrohej prejvetvetes. Heshti për një moment. Pastaj më tha: "Kjo ështëgjithçka që mund të tregoj. Të lutem mos më pyet më tej. Mosmë bëj të nxjerr tinguj vaji. Le të jetë fatkeqësia ime e heshtur.Ndoshta do vazhdojë të rritet në heshtje duke më bërë tëpandjeshëm që dikur të pushoj në paqe".

U ngrita me lot në sy dhe keqardhje në zemër, e me një fijezëri i thashë Rashidit mirupafshim. Fjalët e mija nuk kishin forcëtë mjekonin zemrën e tij të plagosur dhe dijenia ime nuk gjentedot asnjë pishtar për të ndriçuar shpirtin e tij të errët.

Pjesa e Dytë

Pas disa ditësh për të parën herë, në një kasolle të varfër, tërrethuar me lule dhe pemë, takova zonjën Roza Hanaj. Ajo kishtedëgjuar për mua nëpërmjet Rashid Beut, zemrën e të cilit ajo ekishte shkelur e thërrrmuar dhe e kishte lënë vetëm nënthundrrat e tmerrshme të jetës. Kur i pashë sytë e ndritshëm ekur i dëgjova zërin e çiltër, i thashë vetes: "A mundet të jetë kjogruaja e pistë? A mundet që kjo fytyrë e pastër të fshehë njëshpirt të keq e një zemër kriminele? A është kjo gruaja tradhtare?A është kjo gruaja për të cilën kisha folur keq? Ajo të cilën ekisha imagjinuar si një gjarpër i pështirë në formën e një zogu tëbukur?" I pëshpërita vetes duke i thënë: "A është kjo fytyraengjëllore që e mjeroi Rashid Beun? A nuk kemi dëgjuar qëbukuria e dukshme është shkaku i sa e sa shqetësimeve tëfshehura e dhimbjeve të thella? A nuk është hëna emrekullueshme që frymëzon poetët dhe po e njëjta hënë që

Page 112: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

112COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

zemëron qetësinë e detrave dhe oqeaneve me oshëtimë tëtmerrshme?"

U ulëm. Zonja Roza Hanaj me sa duket m’i kishte lexuarmendimet e nuk donte të m’i zgjaste më shumë dyshimet. Embështeti kokën e saj të bukur në pëllëmbat e duarve e me një zëmë të ëmbël se tingulli i lirës më tha: "Edhe pse kurrë nuk të kamtakuar, i dëgjova jehonat e mendimeve dhe ëndrrave tëshkaktuara prej gojëve të njerëzve. Jehona që më bindën se ti je imëshirshëm dhe kupton se ç’do të thotë të jesh grua e shtypur.Grua të cilës ia ke zbuluar sekretet e zemrës dhe dhembshurinë esë cilës e ke njohur. Më lejo të të hap zemrën e ti do t’a kuptoshqë Roza Hanaj nuk ka qenë kurrë një grua tradhtare".

Akoma nuk i kisha mbushur 18 vjeç, kur fati më çoi tekRashid Bej Nu’mani që në atë kohë ishte 40 vjeçar. Ai ra nëdashuri me mua, në bazë të asaj që njerëzit thonë, më martoi, mëfuti në shtëpinë e tij madhështore, më dha rroba tëmrekullueshme e xhevahirë të çmuar. Më prezantoi si një gjëçuditërisht të rrallë para miqve e familjarëve. Buzëqeshte ingazëllyer kur të tjerët më shikonin me habi dhe admirim. Egrinte mjekrën lart kur i dëgjonte zonjat të më lavdëronin e të mëmerrnin si shembull. E megjithatë kurrë nuk mundi t’i dëgjojëpsherëtimat: "A është kjo gruaja e Rashid Bej Nu’manit apo e bijae adoptuar?" E dikush tjetër që komentonte: "Nëse do të ishtemartuar në moshë, fëmijën e parë do ta kishte më të madh seRoza Hanaj".

E gjitha ndodhi përpara se të zgjohesha nga zalisja e thellë erinisë, përpara se Zoti të ma ndizte zemrën me pishtarin edashurisë e para se të rriteshin farat e ndjenjës. Po, dhe e gjithëkjo ndodhi pikërisht atëherë kur unë besoja që lumturia e vërtetëvjen prej rrobave të bukura e pallateve madhështore. Kur uzgjova prej gjumit fëmijënor, ndjeva flakët e zjarrit të shenjtë tëmë djegin zemrën e brejtjen e shpirtit të uritur. E gjithë kjo mëbëri të vuaj.

Page 113: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania113

Kur i hapa sytë, i pashë flatrat të më lëviznin lart e poshtëduke u munduar të më ngrejnë drejt kupolës së dashurisë, tëpafuqishme nën peshën e vargonjëve të ligjeve që më kishinburgosur trupin kohë përpara se unë ta kuptoja domethënien evërtetë të atyre ligjeve. I ndjeva të gjitha këto dhe kuptova qëlumturia e një gruaje nuk rrjedh prej serës dhe madhështisë sëburrit, as prej bujarisë dhe dhembshurisë së tij, por prejdashurisë dhe ndjenjës që i bashkon të dy shpirtrat e trupat nëNJË.

Kur E VËRTETA u shpalos para meje, e pashë veten tëburgosur prej ligjit në pallatin e Rashid Bej Nu’manit, si njëhajdut që vidhte bukën e tij e fshehur në errësirën e natës. Ekuptova që çdo orë që kaloja me të nuk ishte asgjë tjetër vetëm senjë gënjeshtër makabre e shkruar mbi ballin tim me shkronjazjarri para tokës e qiellit. Nuk mund t’ia jepja dashurinë time sishpërblim të bujarisë dhe sinqeritetit të tij. Më kot u mundova tadua. Dashuria është forcë që na ndërton zemrat, por zemrat nukmunden ta krijojnë këtë forcë. U luta e u luta në heshtje që Zoti tëkrijojë në thellësitë e zemrës time një lidhje shpirtërore që do mëmbarte më pranë burrit që ishte zgjedhur të jetë shoku im i jetës.

Lutjet nuk m’u plotësuan, sepse Dashuria zbret në shpirtrattanë me vullnet të Zotit e jo me lutjet e përgjërimet e individit.Kështu pra, qëndrova dy vite në shtëpinë e Rashid Bej Nu’manitduke pasur zili lirinë e zogjve të fushës, ndërkohë që miqtë mëkishin zili zinxhirët e artë të dhimbjes. U bëra si ajo gruaja që iakanë rrëmbyer të vetmin fëmijë, si një zemër e mjerë që ekzistone pa kapur kërkund, si një viktimë e pafajshme e ligjit të egërhuman. Isha pranë vdekjes prej etjes dhe urisë shpirtërore.

Një ditë të zezë, kur vështrova përtej qiejve të rëndë, pashënjë dritë të ëmbël që derdhej prej syve të një burri që çapiste idëshpëruar shtegun e jetës. Ia mbylla sytë asaj drite dhe i thashëvetes: "Oh shpirti im, errësira e varrit është fati yt, mos e lakmodritën". Më pas dëgjova një melodi të bukur prej qiellit e cila ma

Page 114: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

114COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

ringjalli zemrën e plagosur me dëlirësinë e vet. I mbylla veshët ei thashë vetes: "Oh shpirti im, të qarët e ferrit është fati yt, moslakmo këngët e parajsës. I mbylla përsëri sytë që mos të shoh eveshët që mos të dëgjoj, por sytë edhe pse të mbyllur e panëdritën e ëmbël dhe veshët edhe pse të mbyllur e dëgjuan atë zëqiellor". Për herë të parë u frikësova, për të parën herë u ndjevasi ai lypsari që gjen një diamant pranë pallatit të princit e nukmund ta marrë prej frikës e as mund ta lejë aty për shkak tëvarfërisë. Qava. Sikurse qan një shpirt i etur që sheh një burim tërrethuar prej bishave e që rrëzohet në tokë në pritje e frikë.

I largoi sytë prej meje sikur të kujtonte të kaluarën që eturpëronte të më vështronte në sy, por nuk ndali së foluri. Atanjerëz të cilët shkojnë në përjetësi para se të shijojnë ëmbëlsinë ejetës së vërtetë, nuk mund ta kuptojnë se ç’është vuajtja e njëgruaje. Në veçanti kur kjo e fundit ia përkushton shpirtin atij qëdashuron me vullnet të Zotit dhe trupin ia jep një tjetri për tëcilin kujdeset nën presionin e ligjit të tokës. Është tragjedi eshkruajtur me gjak prej gjakut të gruas e lotëve të saj, të cilatburri i përqesh si shenjë dobësie pa qenë në gjendje t’i kuptojë. Emë keq akoma nëse do t’i kuptonte e qeshura do t’i shndërrohejnë përbuzje e blasfemi që do shërbenin si zjarr mbi zemrën e saj.Është një dramë e aktruar prej netëve të zeza mbi skenën eshpirtit të gruas, trupi i së cilës është i lidhur rreth një mashkulliqë ajo e thërret burrë kohë përpara se ajo të kuptojë kuptimin qëZoti i ka dhënë martesës. Shpirti i saj prêt mashkullin që ajoadhuron me të gjitha grimcat e dashurisë së dëlirë e të vërtetë.Me çdo qelizë të bukurisë së saj. Është kjo gjendja agonike e cilaekziston prej atij momenti kur te gruaja u mboll dobësia e teburri forca. Nuk do të zhduket deri atëherë kur ditëve tëskllavërisë së të dobtit nën të fortin t’ju vijë fundi. Është kjo njëluftë e tmerrshme mes ligjit të korruptuar të njerëzve dhendjenjës së paprekshme - qëllimit të shenjtë të zemrës. Në këtëfushë-betejë ndodhesha unë dje, por gjeta forcë të mbledhmbeturinat e qenies time, i theva vargonjtë e çeliktë të frikës, i

Page 115: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania115

rraha fort krahët e fluturova prej pelenave të dobësisë drejtkupolës së dashurisë e lirisë.

Sot unë jam me burrin që dua, ai dhe unë shpërthyem si njëburim prej dorës së Zotit para krijimit të botës. S’ka fuqi nën këtëdiell të ma marrë lumturinë sepse lumturia të cilën ndjej epërjetoj është rrjedhim i përqafimit të shpirtrave, i përfshirjes sëtyre prej të kuptuarit reciprok, rrezatimit të dashurisë mbi ta embrojtjes së qiellit.

Më vështroi sikur donte të penetronte me sy zemrën time përtë zbuluar sa ç’efekt kishin bërë fjalët e saj tek unë, që të dëgjontejehonën e zërit të saj brenda meje. Unë mbeta i heshtur e ajovazhdoi. Zëri i saj ishte plot hidhërim kujtimesh, plot ëmbëlsisinqeriteti e liri kur tha: ‘Njerëzit do të të thonë që Roza Hanajështë një heretike dhe grua aspak besnike e cila ndoqi epshet esaj dhe e la burrin që e futi në gjirin e vet dhe e titulloi hijeshi tështëpisë së tij. Do të të thonë që ajo ishte një e përdalë, njëprostitutë që me duart e saj të ndyra shkatërroi kurorën emartesës së shenjtë, duke e zëvendësuar atë me një lidhje tëpërlyer të premtuar mbi ferrat e ferrit. Ajo, do të të thonë, çveshipetkat e virtytit dhe hodhi supeve zhelet e gjynahut dhe turpit.Do të të thonë shumë më tepër se kaq sepse shpirtrat ebaballarëve u jetojnë akoma në trup. Ata janë si shpellat ebraktisura në male jehonat e të cilave nuk deshifrohen. Ata nukkuptojnë as ligjin e Zotit, as nuk perceptojnë dot qëllimin evërtetë të fesë e as dallojnë dot një të pafajshëm prej njëgjynahqari. Shikojnë vetëm sipërfaqen e gjërave pa i ditursekretet e tyre. I marrin vendimet me injorancë, gjykojnë qorraziduke e bërë një kriminelin dhe të pafajshmin, duke barazuar tëmirën dhe të keqen. Mjerim! Mjerim për ata që ndjekin egjykojnë njerëzit.

Para Zotit unë isha tradhtare dhe e përdalë vetëm gjatë kohësqë shpenzova në shtëpinë e Rashid Beut. Ai më mori për grua nëbazë të zakoneve dhe traditave. Më mori për grua me forcën e

Page 116: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

116COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

nxitimit para se qielli ta bënte atë timin në pajtim me ligjinshpirtëror të dashurisë dhe afeksionit. Në sytë e Zotit dhe sytë emi unë isha gjynahqare për aq kohë sa ia haja bukën dhe i jepjatrupin si shpërblim të bujarisë së tij karshi meje. Tani jam e dëlirëdhe e pastër sepse ligji i dashurisë më bëri të lirë, më bëri tëndershme dhe besnike. Nuk kam pse e shes më trupin tim nëshkëmbim të strehës, e ditët e mija nuk kam pse t’i shkëmbej merroba. Po. Kam qenë e përdalë dhe kriminele atëherë kur njerëzitmë shikonin si më të ndershmen dhe më besniken grua. Sot unëjam e dëlirë dhe fisnike në shpirt edhe pse për njerëzit jam eshthurrur. Ata e gjykojnë shpirtin prej rezultateve të trupit dhe emasin atë (shpirtin) me standardet e materies.

Pastaj, pa nga dritarja dhe me dorën e djathtë bëri me shenjënga qyteti sikur të kishte parë fantazmën e korrupsionit dhe hijete turpit mes pallateve të mrekullueshme. Me një zë vajtues tha:"Shikoji ato saraje të magjishme e pallate madhështore kuhipokrizia banon. Në ato godina, mes mureve të dekoruara mehijeshi jeton tradhtia krah kalbëzimit. Nën tavanet e dekoruarme ar të shkrirë jeton gënjeshtra krah shtirjes. Shikoji mirë atoshtëpi. Ato që rrezatojnë lumturi, krenari dhe dominim, s’janëasgjë tjetër veç shpella të mjerimit dhe ankthit. Ato janë varret epatinuara ku tradhëtia e grave të dobëta fshihet nën rimelin eqerpikëve e nën të kuqin e buzëve. Aty jeton egoizmi dhekafshëria mashkullore që mes arit e argjendit sundon në mënyrësupreme.

Nëse këto ndërtesa të larta e të pathyeshme do ndienin erën eurrejtjes, mashtrimit dhe korrupsionit, besomë që do ishinkrisur, thyer e shembur. Fshatari i varfër i shikon këto banesa melot në sy, por kur të kuptojë që zemrat e atyre që jetojnë aty janëbosh e nuk kanë as grimcën më të vogël të asaj dashurie të dëlirëqë ekziston në zemrën e gruas së tij, atë ndjenjë të pastër qëmbush banesën e tij të thjeshtë, do buzëqeshte e me gëzim dokthehej tek ara e vet".

Page 117: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania117

Pastaj ma mori dorën e më drejtoi për tek cepi i dritares."Eja!" - më tha. "Eja të të tregoj sekretet e fshehura të atyre,shtegun e të cilëve refuzova të ndjek". Shikoje atë pallatin mekolona gjigande. Në të banon një burrë i pasur që e trashëgoifloririn prej të atit. Pas një jete të pisët e të kalbur, vendosi tëmartohej. Aspak nuk e njihte gruan e vet, veç faktit që i ati i sajishte një prej titullarëve të sulltanit. Menjëherë pas muajit tëmjaltit atij iu shpif gruaja dhe filloi të kalojë kohën në shoqërinëe bukurosheve që shesin trupin për monedha të argjendta. E la tëshoqen vetëm në atë pallat si një shishe boshe e hedhur pakujdes prej një pijaneci. Ajo qau dhe vuajti në fillim, por më pase kuptoi që lotët e saj ishin shumë më të vlefshëm sesa burri i saji degjeneruar. Tani ajo është e zënë me dashurinë dhedevocionin e një djaloshi me të cilin ajo ndan orët e kënaqësisë enë zemrën e të cilit ajo derdh dashurinë e saj të vërtetë.

"Po atë shtëpinë e bukur rrethuar me park, a e sheh?" Ështështëpia e një burri i cili rrjedh prej një familje fisnike që e kaudhëhequr vendin për gjenerata e gjenerata. Pasuria dhemirëqenia e tyre ra ndjeshëm kur ata filluan të shpenzojnë pamasë e përtonin të punonin. Para ca vitesh ky burrë u martua menjë grua mjaft të pasur, por mjaft të shëmtuar. Pasi ia moripasurinë ai e injoroi atë plotësisht duke iu përkushtuar njëbukurosheje të re. E shoqja tani e kalon kohën duke ia ndrequrflokët të dashurës së burrit, duke i lyer buzët e parfumosurtrupin. E veshur në mënyrën më elegante dhe me rrobat më tështrenjta që ekzistojnë, e gjora prêt se mos ndonjë çunak ia hedhsytë e vjen e viziton. Për fatin e saj të keq kjo pritje është krejt ekotë e ajo e shkreta mund t’i gëzohet vetëm buzëqeshjes së vetprej fytyrës së saj të shëmtuar në reflektimin e pasqyrës.

"Vështroje atë sarajin atje të rrethuar me statuja të mermerta!"Është shtëpia e një gruaje të bukur me karakter të çuditshëm.Kur i vdiq burri i parë, ajo trashëgoi të gjithë pasurinë e tij,bashkë me pronat e shumta. Zgjodhi një burrë me mendje të

Page 118: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

118COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

shkurtër e trup sakat e u martua me të për të ruajtur veten prejgjuhëve të liga. Në këtë moment ajo është mes admiruesve të sajsi bleta që thith prej luleve më të mira.

Arkitekti më i zoti i provincës ka ndërtuar atë shtëpinë pranë.Është shtëpia e një burri të uritur i cili e konsumon ditën dhenatën duke u munduar të mbledhë sa më shumë ar. Ka një gruame bukuri mbinatyrore, në paraqitje dhe në shpirt. E shkretaedhe ajo si shumë syresh është viktimë e martesës së nxituar. Iati ka bërë krim kur e martoi me burrin që ka, përpara se kjo tëarrinte pjekurinë mendore i vari në qafë peshën e martesës sëkorruptuar. Tani është bërë kockë e lëkurë aq sa nuk gjen dot njëveshje të përshtatshme. Po mbytet ngadalë duke u lutur ta marrëvdekja një orë e më parë që të lërohet prej peshës së skllavërisë ejetesës pranë një burri që tërë kohën e kalon duke e mallkuarditën që u martua me dikë që nuk mund t’i falë një fëmijë që dotë trashëgonte pasurinë e grumbulluar.

Në atë shtëpinë mes drurëve frutorë jeton një poet ideal. Umartua me një grua injorante që ia tall punët sepse nuk mundt’ia rrokë mendja. Qesh me sjelljet e tij sepse nuk mundet tëpërshtatet më mënyrën sublime të jetesës së tij. Ky poet gjeti lirishpirtërore tek dashuria për një grua të martuar e cila e kuptondhe që ia vlerëson inteligjencën. Kjo grua e martuar e frymëzonduke i ndezur në shpirt pishtarin e ndjenjës e duke i falur çdogrimcë të bukurisë dhe sharmit të saj.

Për pak çaste mbretëroi heshtja. Zonja Roza Hanaj u ul në njëminder pranë dritares sikur t’i ishte lodhur shpirti prej ec ejakeve nëpër godinat e Bejrutit. Më pas vazhdoi ngadalë: "Këtojanë banesat në të cilat unë refuzova të jetoj. Këto janë varret nëtë cilat shpirtërisht, edhe unë kam qenë e varrosur. Këta njerëz,prej të cilëve e lirova veten, janë ata që tërhiqen prej trupit dhezbrapsen prej shpirtit. Janë ata që asgjë nuk dinë për dashurinë eas për bukurinë. Ndërmjetësuesi i vetëm mes tyre dhe Zotitështë keqardhja e Zotit për injorancën e tyre karshi ligjit të Tij.S’mund t’i gjykoj se kam qenë vetë njëra prej tyre e megjithatë

Page 119: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania119

më vjen keq për ta. Më dhimbsen prej thellësisë së zemrës. Nuk iurrej. Urrej kapitullimin e tyre para dobësisë dhe mashtrimit". T’ithashë këto që të tregoj realitetin e atyre prej të cilëve unë uarratisa pa ua marrë pëlqimin. U mundova të të shpjegoj jetën eatyre që thonë të gjitha të këqijat për mua sepse unë humbamiqësinë e tyre dhe së fundi fitova timen. Ika prej humnerës sëtyre të errët e i drejtova sytë drejt dritës ku sinqeriteti, e vërtetadhe drejtësia triumfojnë. Më kanë dëbuar prej shoqërisë së tyredhe unë jam shumë e kënaqur për këtë. Jam e kënaqur sepsenjerëzimi nuk dëbon askënd vetëm se kur shpirti i këtij të funditrebelohet kundër despotizmit dhe shtypjes. Kushdo që nukzgjedh dëbimin para skllavërisë nuk mund të jetë i lirë prej çdopikëpamje të kuptimit të lirisë, të së vërtetës apo obligimit.

Dje unë isha si një tabaka me ushqimet më të shijshme dheRashid Beu kurrë nuk m’u afronte për aq kohë sa nuk kishtenevojë të shijonte ushqimet e mrekullueshme që unë mbaja.Shpirtrat i kishim larg si dy shërbëtorë të përulur e dinjitoz. Umundova ta modifikoj veten në përputhje me atë që njerëzit equajnë fatkeqësi, por shpirti refuzoi të shpenzojë jetën igjunjëzuar me mua para idhullit të tmerrshëm të eksituar prejkohëve të errta dhe të quajtur ligj. I durova zinxhirët deri nëmomentin kur dëgjova dashurinë të më thërrasë dhe e pashëshpirtin që ishte bërë gati të nisej. Atëherë i theva zinxhirët qëmë mbanin lidhur dhe u largova nga shtëpia e Rashid BejNu’manit si një zog i liruar prej kafazit të hekurt duke lënë pasxhevahiret, veshjet dhe shërbëtorët. Erdha të jetoj me atë qëdashuroj sepse isha e sigurtë që çfarë po bëj është e ndershme.Qielli nuk do për mua të qarat dhe vuajtjet. Sa e sa net jam luturqë agimi të vijë shpejt e kur dita zbardhte lutesha që dielli tëperëndonte. Zoti nuk do që unë të jetoj një jetë të mjerueshmendaj dhe vendosi në thellësinë e zemrës time dëshirën për tëqenë e lumtur. Triumfi i Tij jeton në lumturinë e zemrës time.

Page 120: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

120COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

Kjo është historia ime. Kjo është protesta ime para qiellit dhetokës. Kjo është ç’ka këndoj e përsëris ndërkohë që njerëzit imbyllin veshët prej frikës se mos më dëgjojnë. Që kënga ime most’ia nxisë shpirtrat të ngrejnë krye e të shkatërrojnë themelet eshoqërisë së tyre sakate.

Ky është shtegu i ashpër që unë rrëmova deri sa arrita nëmajën e malit të lumturisë time e nëse vdekja vjen të më marrë,me gjithë dëshirë do t’a dorëzoja veten para Fronit Suprem tëQiellit pa frikë e pa turp. Jam gati për Ditën e Gjykimit e zemrëne kam të bardhë si bora. I jam bindur vullnetit të Zotit në çdo gjëqë kam bërë dhe kam ndjekur thirrjen e zemrës teksa dëgjojazërin engjëllor të qiellit. Kjo është drama ime të cilën qytetarët eBejrutit e quajnë "Mallkim mbi buzët e jetës" dhe "Sëmundje nëtrupin e shoqërisë". E megjithatë, një ditë dashuria do t’ia zgjojëzemrat si rrezet e diellit që i bëjnë lulet të çelin mbi plehun ekalbur. Një ditë, udhëtarët do ndalen pranë varrit tim, dopërshëndesin tokën që më mbështjell trupin e do thonë: "Këtuprehet Roza Hanaj që e çliroi veten prej skllavërisë së ligjeve tëkalbura të njerëzve në mënyrë që t’i bindej ligjit të Zotit,dashurisë së dëlirë. Ajo ia ktheu fytyrën diellit për të mos parëhijen e trupit të vet mes kafkave dhe gjembave".

Dera u hap dhe një burrë hyri. Sytë i shndritnin rreze magjikee mbi buzë i shihej buzëqeshja e plotë. Zonja Hanaj u ngrit nëkëmbë, e mori djaloshin prej krahu dhe na prezantoi. E dija qëishte ai për hir të të cilit ajo mohoi gjithë botën dhe dhunoi tëgjitha traditat dhe zakonet tokësore.

Teksa u ulëm mbretëroi përsëri qetësia. Secili prej nesh ishte izhytur në mendime të thella. Një minutë e vlefshme qetësie kaloie teksa shikoja çiftin të ulur krah për krah, vërejta diçka që kurrës’e kisha parë më parë e menjëherë e kuptova atë që historia ezonjës Hanaj deshte të më tregonte. E kuptova sekretin eprotestës së saj kundër shoqërisë e cila përndjek ata që rebelohenkundër ligjeve dhe zakoneve kufizuese përpara se të gjejë dhekuptojë shkakun e rebelimit. Pashë përpara meje një shpirt

Page 121: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania121

qiellor të përbërë prej dy personash të bukur e të bashkuar, mestë cilëve qëndronte Ajo; Dashuria që i mbronte me krahët e saj tëhapura prej gjuhëve të këqija. Pashë një të kuptuar të plotë qëburonte prej dy fytyrave të qeshura, të ndriçuar prej sinqeritetit etë rrethuar prej virtytit. Për të parën herë në jetë gjeja shpirtin elumturisë të qëndrojë mes një burri e një gruaje, teksa mallkohejprej fesë e kundërshtohej prej ligjit. U ngrita, i përshëndeta të dye u largova prej asaj kasolleje të varfër që ndjenja e kishte ngrituraltar të dashurisë dhe mirëkuptimit. Eca krah ndërtesave të cilatzonja Hanaj m’i tregoi me gisht. Kur arrita në fund të asaj lagjejem’u kujtua Rashid Bej Nu’mani, gjendja e tij e mjerueshme e ithashë vetes: "Ai është i shtypur. A do ta dëgjojë Qielli nëseankohet ndaj zonjës Hanaj? A ka gabuar ajo grua kur e la dhendoqi lirinë e zemrës? Apo mos Rashid Beu ka bërë krim duke endrydhur zemrën e saj në dashurinë e tij? Kush prej këtyre tëdyve është i shtypur e kush është i shtypuri? Kush ështëkrimineli dhe kush është i pafajshmi?"

Pasi u mendova për disa momente vazhdova t’i flas vetes:"Shumë herë mashtrimi dhe dinakëria e ka joshur dhe shtyrëgruan ta braktisë burrin e të shkojë pas pasurisë, sepse dashuriae saj për pasuri dhe veshje të bukura e verbon duke e çuar drejtturpit. A thua vallë zonja Hanaj u tregua e ulët, dinake dhemashtruese kur e la pallatin e burrit të saj të pasur për kasollen evarfër të një tjetri?" Shumë herë injoranca ia vret nderin gruas e ingacmon pasionin, ajo lodhet dhe e lë burrin e shtyrë prej epshitdhe dëshirës duke ndjekur një tjetër për të cilin ajo e ul veten. Athua vallë zonja Hanaj është injorante që ndoqi dëshirat dheepshet e trupit kur ajo shpalli publikisht pavarësinë e saj dhe iubashkua atij që dashuronte? Ajo mund ta kishte kënaqur vetenfshehurazi teksa ishte tek shtëpia e burrit. Sa e sa djelmoshë tëhijshëm ishin gati të jenë skllevërit e dëshirave dhe martirë tëdashurisë së saj? Zonja Hanaj ishte një grua e mjeruar. Ajo deshivetëm të jetë e lumtur, e gjeti dhe e përqafoi. Kjo është e vërteta

Page 122: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

122COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

që njerëzia e merr nëpër këmbë. Me zë të ulur pëshpërita në eterduke pyetur veten: "A është e lejueshme për një grua të blejëlumturinë e saj me mjerimin e të shoqit?" dhe shpirti shtoi: "Aështë e lejueshme për burrin të skllavërojë ndjenjën e gruas së tijkur e kupton që nuk do ta ketë për vete kurrë?"

Vazhdoja të ecja e zërin e zonjës Hanaj e kisha në vesh teksapo mbërrija në fund të Bejrutit. Dielli po zhdukej në horizont dheqetësia sundonte fushat dhe stepat ndërkohë që zogjtë nisën tëkëndojnë lutjet e mbrëmjes. Qëndrova ca çaste ashtu dukemedituar e dikur i thashë vetes: "Para Fronit të Lirisë, pemëtngazëllehen me flladin e lehtë duke iu gëzuar rrezeve të diellitdhe ndriçimit të hënës. Në veshët e Lirisë këta zogj psherëtisin erreth Lirisë rrahin krahët nën gurgullimën e përrenjve. Përgjatëqiellit të Lirisë lulet lëshojnë aromat e tyre e para syve të Lirisëato buzëqeshin kur dita zbardh".

Çdo gjë mbi tokë jeton në përputhje me ligjin e natyrës. E prejkëtij ligji del në shesh lavdia dhe kënaqësia e lirisë. Njeriu emohon këtë pasuri sepse për të ashtuquajturin Zot të tij njeriuvetë ka përgatitur ligjin e mangët tokësor. I vendosi vetesrregulla të ngurta. I ndërtoi vetes një burg të ngushtë e tëdhimbshëm në të cilin kyçi ndjenjën dhe dëshirën. Gërmoi njëvarr të thellë ku hodhi zemrën e vet dhe qëllimin e saj. Nëseindividi përgjatë diktatit të shpirtit, deklaron tërheqjen e tij prejshoqërisë duke ia dhunuar ligjin kësaj të fundit, të tjerët do tëthonë që ai është rebel dhe e ka hak syrgjynosjen. Të tjerët do tëthonë që ai është një krijesë e pavlerë që ka hak ekzekutimin. Ado të mbetet njeriu skllav i vetizolimit deri në fund të kësaj bote,apo do të çlirohet me kalimin e kohës e një ditë të jetojë në Shpirtpër Shpirtin? A do të vazhdojë njeriu me këmbëngulje të shohëvetëm poshtë dhe pas, apo do t’i kthejë sytë e tij nga dielli qëmos të shohë hijen e trupit të vet mes kafkave dhe gjembave?

Shqipëroi nga arabishtja:Enis BAÇOVA

Page 123: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania123

Nuredin A. AHMETI

Vështrim i librit të Mr. Qemajl Morina:"LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË SHTYPIN

EGJIPTIAN" (1878-1881)

"Libri është kopsht që mbahet në xhep"(Proverb i vjetër arab)

Paqja e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit ishin dy treguestë qartë për popullin shqiptar se padrejtësia po veprontebindshëm në dëm të tij. Për shqiptarët, në këto dy konferenca,por edhe të tjerat që do të pasonin, "matja u bë me një kut tjetër",përkatësisht u zbatuan të tjera standarde kundruall popujvefqinj. Në fakt, ndodhi ajo që e ka konstatuar qëmoti urtësiapopullore se "Drejtësia është në anën e të fortit".

Duke i parë këto padrejtësi që po i bëheshin popullitshqiptar, pas Marrëveshjes së Shën Stefanit (3 mars 1878) dhe nëprag të Kongresit të Berlinit (13 korrik 1878), burrat më në zë tëasaj kohe, si Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, eshumë të tjerë, përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, umblodhën në Prizren më 10 qershor 1878, ku edhe formuanKuvendin e Parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Nga ky Kuvend mbarëshqiptar u morën vendime përveprimet e mëtutjeshme të krerëve të Lidhjes.

Nuk ka dyshim se vendosmëria e këtyre burrave për t’i thënë"stop" copëtimit të tokave shqiptare pati jehonë, si në aspektinkombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), si një organizatëpolitiko-ushtarake bëri që shumë burra shteti të kohës tëmerreshin seriozisht me çështjen shqiptare, por jehona e saj nukmori fund me kaq. Lidhja e Prizrenit pati jehonë tëjashtëzakonshme edhe në shtypin e kohës, ndërsa shumë gazeta

Page 124: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

124COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

prestigjioze u morën seriozisht me ngjarjet që po zhvilloheshinnë tokat shqiptare.

Prandaj, trajtimi i këtyre ngjarjeve në kontekstin e shtypit tëkohës është pa dyshim në interesin e përgjithshëm, e në veçantipër studiuesit e kësaj problematike.

Në mesin e shumë gazetave të kohës që shkruan për LidhjenShqiptare të Prizrenit ishte edhe shtypi egjiptian, të cilin e trajtonlibri "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881)", i autorit Qemajl Morina, botuar nga shtëpia botuese"Dituria Islame", Prishtinë 2006.

Studiuesi tashmë i njohur, Qemajl Morina, pas një punengulmuese e të gjatë në hulumtimin e tij në BibliotekënKombëtare të Egjiptit në Kajro, arriti ta kurorëzojë me suksesangazhimin e tij shkencor, duke na ofruar librin "LidhjaShqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881)".

Autori në këtë libër objekt hulumtimi ka dy gazetat mëprestigjioze të kohës që botoheshin në Egjipt:

1. Vakai Misrije ("Ndodhitë e Egjiptit"), numri i parë i së cilësështë botuar më 3 dhjetor të vitit 1828 dhe

2. El-Ahram ("Piramidat"), numri i parë i kësaj gazete ështëbotuar më 27 dhjetor të vitit 1875.

Libri hapet me parathënien dhe më pas vazhdon meshkrimin "Çështja shqiptare në shtypin e Egjiptit", ku autori vë nëfokus të trajtimit personalitetin e njohur të Egjiptit modern,mbretin me prejardhje shqiptare, Mehmet Ali Pashën. Ky burrështeti në kuadër të modernizimit të Egjiptit do të arrinte tëthemelonte edhe shtypshkronjën e parë në këtë vend, ndërkaqfryt i punës së saj ishin edhe dy gazetat e lartpërmendura.Interes për ne përbën fakti se këto gazeta do t’i përcjellinvazhdimisht ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Edhe pse këto dy gazeta kanë marrë informacione ngaagjencitë e huaja të kohës, apo edhe nga shtypi i ndryshëm ikohës, prapëseprapë shohim se ato gjatë informimit janëobjektive në shumicën e rasteve.

Page 125: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania125

Në shkrimin me titull "Çështja e Lidhjes Shqiptare”, (fq. 19)ndër të tjera potencohen edhe qëllimet e Lidhjes, me ç’rast gazeta"El-Ahram", nr. 120, dt. 3 nëntor 1878, shkruante: "Lidhja ka dyqëllime që mundohet t’i arrijë:

1. Mos t’ia dorëzojë Malit të Zi asnjë pëllëmbë të tokësshqiptare, dhe

2. Shqipëria të fitojë autonominë".Por gazeta në fjalë vë në pah edhe dëshirën e disa anëtarëve

të Lidhjes për t’u shkëputur përfundimisht nga Turqia (fq. 21).Kurse gazeta "Vakai Misrije", nr. 808, dt. 27 prill 1879, vë në

spikamë angazhimin diplomatik të krerëve të Lidhjes, duketheksuar: "Pritet të arrijë së shpejti në Romë një delegacionshqiptar, i cili do të protestojë kundër dhënies së Epirit Greqisë...Delegacioni përbëhet prej Abdyl Begut dhe Mehmet Begut.Thuhet se do të nisen edhe për në Paris", (fq. 26-27).

Libri i autorit Qemajl Morina vazhdon edhe me kontributedhe me të dhëna të tjera, interesante, të cilat ia shtojnë kureshtjenlexuesit dhe njëkohësisht e begatojnë librin.

Shtypin egjiptian, sipas autorit Qemajl Morina, e shohimvazhdimisht të angazhuar për përcjelljen e aktiviteteve tëLidhjes, sepse, siç duket, Mbretëria e Mehmet Ali Pashës kishtepasur një ndikim të madh. Në vijim të librit del se shtypiegjiptian bën fjalë për ngjarjet që ndërlidhen me përleshjet nëkufijtë shqiptaro-serbë (fq. 29-30), aktivitetet e Lidhjes (fq. 31),për të vazhduar me përshkrimin e përpjekjeve të Lidhjes përmbrojtjen e kufijve veriorë (ata me Malin të Zi) (fq. 55), pastaj përmbrojtjen e Plavës dhe Gucisë (fq. 59), Hotit e Grudës (fq. 65).Gazeta "El-Ahram", nr. 183, e 20 janarit të vitit 1880, theksonte:"Shqiptarët me rezistencën e tyre penguan Malin a Zi të kënaqejme atë që ia kishte dhënë traktati i Berlinit..."

Shtypi egjiptian i kohës shkruan gjerësisht për përpjekjet eLidhjes për mbrojtjen e Ulqinit, protestat e ndryshme dhevendosmërinë e shteteve të mëdha për ta detyruar popullatën

Page 126: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

126COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

vendase që t’ia dorëzojë Ulqinin. Gazeta "El-Ahram" nr. 219, e 14tetorit të vitit 1880 nënvizonte: "Me hidhërim mësuam se shtetete mëdha do ta dërgojnë flotën e tyre të përbashkët në ujërat eUlqinit tonë, të na detyrojnë t’ia dorëzojmë qytetin tonë tështrenjtë qeverisë së Malit të Zi..."

Po këtu shohim gatishmërinë e popullatës për ta mbrojturUlqinin dhe kundërshtimin e hapët për ta dorëzuar atë. (fq. 99)

Edhe pse shqiptarët, sikurse dihet, e humbën Ulqinin,vendosmëria dhe trimëria e popullatës shqiptare bëri jehonë tëmadhe në arenën ndërkombëtare. Me rënien e Ulqinit nën Maline Zi shfaqet pakënaqësia e madhe e shqiptarëve nga njëra anëdhe presioni i paparë i Malit të Zi ndaj saj nëpërmjet metodave tështypjes më brutale që njihte koha.

Gazeta "Vakai...", nr. 1090, 17 prill 1881, shkruante: "Sipaslajmeve nga Raguza thuhet... Shumica e shqiptarëve që kanëmbetur nën Malin e Zi kanë lënë vatrat e tyre dhe janëshpërngulur në Shkodër, për të shpëtuar nga mizoritë e pushtetitmalazez".

Përveç viseve veriore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishteintensifikuar forcat, qoftë ato diplomatike, qoftë luftarake, edhepër mbrojtjen e viseve të Jugut, ku Greqisë i jepej një pjesë bukure mirë e tokave shqiptare (fq. 106). Këtu dalin qartazi në pahpërpjekjet e Greqisë, siç thotë populli "Me mish e me shpirt", përt’i futur këto toka nën sundimin e vet, gjë që edhe do t’ia arrijëqëllimit me ndihmën e fuqive të mëdha e në veçanti me ndihmëne Rusisë (fq. 108).

Sa i përket Kongresit të Berlinit, shtypi egjiptian e ka ndjekurnë çdo hap Kongresin dhe ka shkruar për vendimet e marra,edhe pse në disa raste shohim se informatat lidhur me vendimete Kongresit të Berlinit merreshin nga gazeta turke "Hakikat",(fq.118). Edhe pse Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit e bënëtë veten, megjithatë shtypi egjiptian nuk qëndron në asnjëmënyrë indiferent. Gjithmonë për lëvizjet e kufijve dhe për

Page 127: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania127

lëvizjet e ndryshme luftarake shtypi egjiptian shkruantevazhdimisht (fq. 122-123).

Libri, aty ka fundi është i pajisur edhe me dy shtojca, të cilatia shtojnë edhe më shumë begatinë këtij libri:

1. Disa artikuj të autorit Qemajl Morina, të botuar në tëpërditshmen "Rilindja" (d.m.th. artikuj që kanë të bëjnë mengjarjet e lartpërmendura) dhe

2. Faksimile të artikujve të botuar në gazetën "El-Ahram" dhe"Vakai Misrije", faksimile origjinale që do t’u shërbejnë lexuesvedhe studiuesve.

Nga sa u tha më lart mund të përfundojmë se libri i QemajlMorinës "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881", është një kontribut domethënës e me interes për lexuesindhe studiuesin. Në veçanti do të jetë literaturë e pashmangshmepër ata studiues të cilët janë liruar nga paragjykimet për Lindjen,sepse paragjykimi asnjëherë nuk i ka shërbyer shkencës sëmirëfilltë, por vetëm se e ka dëmtuar atë.

Libri në fjalë është një tregues i qartë dhe një orientim irëndësishëm për institucionet përkatëse shkencore dheshkencëtarët në vendin tonë se si duhet të merremi seriozisht mekëtë punë, se si është e domosdoshme që të eksplorojmëmateriale edhe në këtë pjesë të botës, në të cilën ruheninformacione të rëndësishme për fatet e vendit tonë, e assesi tëmos u lëmë vend paragjykimeve.

Një fjalë e urtë latine thotë: "Libri është më shumë se njëpërmendore", prandaj autori, Qemajl Morina, me këtë libër, poredhe me punën e deritashme publicistike e shkencore mund tëthuhet se i ka ngritur një përmendore vetes.

"Dituria dhe vepra e mban njeriun të "GJALLË" edhe pasi të vdesë,ndërsa i padituri është ‘i vdekur’ edhe nëse ecën mbi Tokë".

(Hasan al-Basri)

Page 128: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

128COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

~ LIBRA TË RINJ ~

"Rubairat (Katrorët) e UmerKhajjamit"

HAFIZ ALI KORÇATiranë 2006

"Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë"HAFIZ ALI KORÇA

Tiranë 2006

"Islami"MURAD HOFMANN

Tiranë 2007

"Kur’ani"MURAD HOFMANN

Tiranë 2007

"Jusufi me Zelihanë"HAFIZ ALI KORÇA

Tiranë 2008

"Fjalor Bazë i Islamit"RUQAIYYAH WARIS MAQSOOD

Tiranë 2008

Page 129: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

COPYRIGHTS: ACFOS-Albania129

FTESË PËR BASHKËPUNIM

Të nderuar lexues të numrit të parë të revistës tonë dhetuaj me titullin "URA". Në radhë të parë urojmë dhedëshirojmë që numri i parë i revistës "URA" t’ju ketëtërhequr sadopak me artikujt e saj të shumtë dhe tëlarmishëm. Duke parë vështirësitë e mëdha që kemi hasurgjatë përgatitjes së numrit të parë, kërkojmë ndjesë nga jupër ndonjë lëshim ose pasaktësi që mund të kemi bërë gjatëpërgatitjes së këtij numri, dhe shpresojmë që numrat e tjerëtë jenë më të afërt për ju.

Për të bërë të mundur vazhdimësinë e kësaj revistekulturore-shkencore për Studime Orientale, dhe e cilaështë e para revistë e këtij lloji në Shqipëri, ne kërkojmëbashkëpunimin e të gjithë atyre të cilët mund të japinkontributin e tyre për vijueshmërinë dhe të paturit sukses tëkësaj reviste. Kontributi juaj mund të jetë si nga anamateriale, shpirtërore dhe ideore. Do të pranojmë meshumë dëshirë vërejtjet, këshillat dhe komentet tuaja të cilatdo të mundësonin botimin e një reviste sa më të plotësuar,sa më serioze, tërheqëse dhe të dëshiruar për të gjithë.Revista jonë është një revistë kulturore, e cila është e hapurpër të gjithë ata studiues, shkrimtarë dhe shkencëtarë tëcilët kanë njohuri nga fusha e Orientalistikës, dhe kanëdëshirë që ta shprehin veten dhe aftësitë e tyre në mënyrëserioze nëpërmjet faqeve të revistës tonë.

Nëse dëshironi që të jeni bashkëpunëtorët tanë meshkrime të ndryshme si artikuj, intervista, reportazhekulturore, recensione librash etj., atëherë duhet të keniparasysh që artikujt duhet të jenë të formatit A4 nga 7-10faqe kompjuteri, me një përmbledhje të shkurtër (rezyme)

Page 130: Revista 'URA', Nr. 1, Vjeshtë-Dimër 2008

130COPYRIGHTS: ACFOS-Albania

në gjuhën angleze, dhe mund t’i dërgoni në e-mailat tanë tëshënuar në hyrje të revistës. Të gjithë artikujt duhet të kenëlidhje me fushën e Orientalistikës dhe t’i përmbahennatyrës së revistës. Ato do të shqyrtohen nga redaksia jonë,dhe ne do t’ju kontaktojmë së shpejti.

Materialet që nuk botohen, nuk kthehen.

Motoja jonë është:"Ne kemi nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj,

por duam që dhe ju ta gjeni veten tuaj tek ne".

Faleminderit për mirëkuptimin!Me respekt, redaksia e revistës "URA".