deka company

8
DEKA COMPANY MISIONI I KOMPANISE DEKA Kompania DEKA është një prodhues dhe tregtues i detergjentëve të ndryshëm, përpjekjet e saj i ka përqëndruar në kënaqjen e nevojave të konsumatorit , kryesisht të shtresës se ulet dhe te mesme shqiptare. Këtë ajo e bënë duke përdorur një teknologji bashkëkohore e cila i jep mundësinë e një kostoje të ulët dhe cilesie të lartë. Gjithashtu tek produktet e tyre ata kanë vendosur një deklaratë “ NE JEMI ME JU” OBJEKTIVAT E KOMPANISE DEKA 1.Forcimi i Emrit të mirë 2.Ruajtja e pozicionit lider në treg 3.Shtrirja në zona të tjera të tregut të detergjentëve 4.Kontrolli i vazhdueshëm i tregut të detergjentëve 5.Ruajtja e nivelit të çmimeve, të cilësisë 6.Zgjerimi në tregun e huaj 7.Kthim në rolin e eksportuesit të produkteve të gatshme, detergjentëve 8.Vendosja e tratativave me Maqedoninë, Greqinë, Malin e Zi 9.Kontrolli i pozicionit te DEKA KOMPANY dhe i mbarëvajtjes së dyqaneve me shumicë (dokumentacioni , pagesat , shitjet , cmimet , analiza e kërkesës së tregut të detergjentëve) 10.Specializimi i potato peelerësve në dyqanet me shumicë të kompanisë për të rritur kredibilitetin e saj te konsumatori 11.Shtrirja e pikave të shitjes në zonat verilindore dhe në zona të tjera të mundshme ku vërehet mungesë furnizimi 12.Përdorimi i publicitetit dhe marrëdhënieve të vazhdueshme me median 13.Marrja pjesë nëpër panaire dhe ekspozita të ndryshme STRATEGJITE DEKA KOMPANY njeh strategjine e kostos e ndërthurur kjo me cilësinë e lartë të produkteve Strategjinë e rritjes ku përfshihen: Strategjia e zhvillimit te produktit ku dallojmë: o Përshtatjen e produkteve me nevojat e klientit o

Upload: luis-sweet

Post on 30-Nov-2015

1.739 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

azsxcvbnm

TRANSCRIPT

Page 1: Deka Company

DEKA COMPANY MISIONI I KOMPANISE DEKA Kompania DEKA është një prodhues dhe tregtues i detergjentëve të ndryshëm, përpjekjet e saj i ka përqëndruar në kënaqjen e nevojave të konsumatorit , kryesisht të shtresës se ulet dhe te mesme shqiptare. Këtë ajo e bënë duke përdorur një teknologji bashkëkohore e cila i jep mundësinë e një kostoje të ulët dhe cilesie të lartë. Gjithashtu tek produktet e tyre ata kanë vendosur një deklaratë “ NE JEMI ME JU” OBJEKTIVAT E KOMPANISE DEKA 1.Forcimi i Emrit të mirë 2.Ruajtja e pozicionit lider në treg 3.Shtrirja në zona të tjera të tregut të detergjentëve 4.Kontrolli i vazhdueshëm i tregut të detergjentëve 5.Ruajtja e nivelit të çmimeve, të cilësisë 6.Zgjerimi në tregun e huaj 7.Kthim në rolin e eksportuesit të produkteve të gatshme, detergjentëve 8.Vendosja e tratativave me Maqedoninë, Greqinë, Malin e Zi 9.Kontrolli i pozicionit te DEKA KOMPANY dhe i mbarëvajtjes së dyqaneve me shumicë (dokumentacioni , pagesat , shitjet , cmimet , analiza e kërkesës së tregut të detergjentëve) 10.Specializimi i potato peelerësve në dyqanet me shumicë të kompanisë për të rritur kredibilitetin e saj te konsumatori 11.Shtrirja e pikave të shitjes në zonat verilindore dhe në zona të tjera të mundshme ku vërehet mungesë furnizimi 12.Përdorimi i publicitetit dhe marrëdhënieve të vazhdueshme me median 13.Marrja pjesë nëpër panaire dhe ekspozita të ndryshme STRATEGJITE DEKA KOMPANY njeh strategjine e kostos e ndërthurur kjo me cilësinë e lartë të produkteve Strategjinë e rritjes ku përfshihen: Strategjia e zhvillimit te produktit ku dallojmë: o Përshtatjen e produkteve me nevojat e klientit o Modifikimi o Ndryshimi i përmasave të produktit ( Ilaçi Elan që prodhohet me qese dhe me kuti ) o Zëvendësimi i disa përbërësve me përbërës të rinj o Zhvillimi i produkteve me disa lloj cilësish Strategjia e zhvillimit të tregut ku dhe këtu përmendim: o Ndryshimin e reklamës ( Fushatat promocionale, Dhuratat e shumta që ofron DEKA bashkë me produktet e saja ) o Përdorimin e versioneve të ndryshme të produktit Integrimit vertikal ku kemi: o Integrimin e vonshëm ( DEKA e bën vetë shpërndarjen e artikujve të saj në pikat e saj të shitjes ) o Integrimi i hershëm ( I cili i jep më kontroll DEKE-s mbi shpenzimet dhe cilësin e lëndëve të para Analiza SWOTKërcënimet. 1. Prodhimi i Testi-t në Bullgari. 2.

Page 2: Deka Company

Forcimi i mundshëm i konkurrencës në tregun e detergjentëve. 3. Gjendja e pastibilizuar e vendit nga ana ligjore. Shanset. 1. Dhënia e ekskluvizitetit kompanisë Deka nga firma turke. 2. Mundësia që i jepet Deka-s për marrjen e licencës I.S.O 9001, që është një standart i Këshillit Europian dhe i jep të drejtën asaj të eksportojë në vendet e Këshillit Europian. 3. Ekzistenca e “Tregut të Zi” i cili tregton detergjente ilegalë dhe me cilësi të ulët, që shpesh herë kanë cmime të larta dhe sjellin pasiguri për produktet e importit. Fuqitë. 1. Fuqi për kompaninë është cilësia e lartë e produkteve të saj, si dhe kosto e ulët. 2. Gjendja e pastabilizuar e vendit mund të shihet si një avantazh i përkohshëm në aspektin e mosbesimin tek njerëzit për detergjentët fallco që futen në tregun shqiptar. 3. Duke patur një kosto të ulët një fuqi e saj është edhe fakti që Deka ka vendosur çmime fikse në të gjithë Shqipërinë. 4. Tashmë Deka ka markën e saj DEKA, Elan dhe Prim, pasi marka Test i është dhënë një firme në Shijak. 5. Ekzistenca e Emrit të mirë që ka fituar tashmë nëpërmjet seriozitetit të saj, veprimtarisë së saj korrekte ndaj konsumatorëve. 6. Prodhimi në vend duke pasur mbështetjen toksore nga shteti shqiptar. Dobësitë. 1. Kompania nuk është në gjendje të kontrollojë të gjithë tregun e detergjentëve. 2. Përqëndrim i marrjes së vendimeve në duart e niveleve të larta të drejtimit. MARKETINGU MIKS DEKA bën shpërndarjen e produkteve të saj në të gjithë zonat e Shqipërisë pra themi se ajo ka një shtrirje të konsiderueshne brenda territorit të Shqipërisë dhe për pasojë zë dhe një pjesë të konsiderueshme në tregun e detergjentëve. Ajo ka lidhur kontratë me njësi ekonomike në shumë rrethe të vendit tonë. Për tu siguruar që produktet do të arrijn në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me cilësinë e duhur. DEKA company e bën vetë shpërndarjen e produkteve të saj me anë të furgonëve të saj. Për të qenë e suksesshme një ndërmarrje pra duhet të survejojë me shumë kujdes evoluimin e asaj çfarë pret klienti të performancave dhe të kënaqësive. Sot klientët ballafaqohen me një eksplozion të vërtetë të ofertës. Ato i bëjnë zgjedhjet e tyre duke u nisur nga mënyra sipas së cilës e konceptojnë cilësinë, nivelin e shërbimit dhe vlerën e produktit. Prandaj më i rëndësishëm për kompaninë është gjithmonë “KLIENTI”

Page 3: Deka Company

prandaj duhet që të merren parasysh mendimet, idetë e tyre, pra çfarë ato presin nga një produkt i prodhuar, cilësinë e dëshiruar, nevojat që do të mbulojë ky produkt etj. Gjithashtu është e drejtë e klientit për të shprehur ankesat, pakënaqësitë ndaj produkteve etj. Për këtë të gjithë specialistët e marketingut qëndrojnë në terren në zonat përkatëse që mbulojnë, dhe marrin sinjale nga subjektet e njësive ekonomike për ngjarje të këtilla. Gjithashtu specialisti marketing vrojton me kujdes të gjitha njësitë ekonomike nëse bëhen abuzime me produktin e tyre psh ndodh që një njësi ta shesi produktin me një çmim më të lartë sa ç`ka qenë vendosur. Prandaj në të tilla raste bëhet prishja e kontratës me këto njësi ekonomike. DIFERENCIMIDiferencimi i produkteve të prodhuar nga Deka company kërkon një vëmendja të veçantë. Diferencimi bëhet kryesisht përmes produkteve, dhe imazhit. Diferencimi përmes produktit realizohet duke u mbështetur në stilin, karakteristikat, madhësinë sepse pothuajse një pjesë e madhe e detergjentëve ofrohen në konfeksione të ndryshme, cilësinë e produkteve të saj me qëllim që të ofrohet një variacion i madh zgjedhjesh dhe të dallohet nga konkurrenca. Gjithashtu thamë që diferencohet përmes imazhit dhe kjo është një ndër pikat e saj të forta. Deka company diferencohet përmes simboleve dhe këtë e realizon nëpërmjet spoteve publicitare të saj ku gjithnjë është e pranishme Miss-i i parë shqipëtar. Sa herë që çfaqet imazhi i saj mendohet për detergjentët e ndryshme të ofruar nga Deka company. Gjithashtu diferencohet përmes atmosferës, vetë fabrika e saj që në pamjen e parë nga jashtë të krijon përshtypjen e një fabrike të pastër ku përdoret një teknologji e lartë. Diferencimi realizohet edhe nëpërmjet ngjarjeve pasi Deka company ka sponsorizuar një numër të konsiderueshëm spektaklesh dhe gjithashtu dihet që detergjentët i përdorin pjesa më e madhe gra sepse ato merren kryesisht me mbajtjen pastër të higjenës familjare. Duke ditur që një pjesë e konsiderueshme e këtyre grave janë të papuna ato ndjekin shumë telenovela prandaj dhe Deka company ka bërë të mundur sponsorizimin tyre për të qenë më pranë klientëve të saj dhe në një farë mënyre për të plotësuar një kënaqësi të tyre. Janë dalluar këto strategji kryesore të ndryshme diferencimi: 1. Vënia në dukje e karakteristikave të

Page 4: Deka Company

produktit. 2. Theksimi i zgjidhjeve që sjell produkti për problemet e klientelës 3. Saktësia e rasteve të përdorimit për të dhënë efektin e premtuar. 4. Identifikimi i kategorive të produkteve 5. Krahasimi me produkte të tjera 6. Përdorimi i një kategorie të re duke shtuar ndonjë funksion trajtues etj.

http://financat.8.forumer.com/a/raste-studimi_post23.html

HISTORIA E AKTIVITETITKompania Deka u krijua në vitin 1992. Në fillimet e veta, aktiviteti kryesor i kompanisë ishte tregtimi i mallrave të ndryshme të konsumit si: artikujt ushqimorë, detergjentët dhe sapunët etj. Pas tre vitesh, artikujt kryesorë të tregtuar nga Deka ishin detergjentët dhe sapunët. Gjatë periudhës dhjetor 1995 - mars 1996, u instalua linja e parë e prodhimit, që kishte të bënte pikërisht me paketimin e pluhurave larës. Ky investim i parë ishte pikënisja e një rruge të re, vendimtare për arritjet e mëtejshme të Deka Company-së. Nga ky moment kyç e deri më sot, vit pas viti, janë bërë shumë investime të reja. Ato konsistojnë në instalimin e linjave të reja teknologjike për të siguruar cilësi më të mirë si dhe në konsolidimin dhe trajnimin e stafit për të siguruar suksesin e pozicionit të liderit për kompaninë. Sot, numri i produkteve larës të prodhuar nga linjat e instaluara në kompaninë Deka është mbi 40. Parimi kryesor i filozofisë së investimeve të Deka-s është sigurimi i një cikli sa më të mbyllur prodhimi. Instalimi i makinerive për prodhimin e shisheve plastike që përdoren për detergjentet e lëngët është një arritje në këtë drejtim siç është dhe projekti i ri i investimit në bashkëpunim me Ballestra S.p.a. që ka të bëjë me prodhimin e lëndëve të para për detergjentët. Pas 11 vitesh aktiviteti të suksesshem, Deka Company ka zënë një vend të rëndësishëm mes investitorëve shqipetarë përmes organizimit shume efikas që i siguruar asaj rolin e liderit në treg.

http://www.amgroup.al/brenda.php?artID=6&kid=5&mid=11&lng=al

OBJEKTIVI I TREGUT   √ Si mund t’i shërbejmë më mirë konsumatorit?√ Si mund të prodhojmë një artikull me minimumin e kostos?√ Cilët janë avantazhet i tij ndaj artikujve paraardhës dhe    konkurentë?Përgjigjen e këtyre pyetjeve të vështira e jep DEKA, prodhuesi dhe tregtuesi më i madh i detergjentëve

Page 5: Deka Company

këto 10 vitet e fundit në Shqipëri.  Me një gamë të gjerë produktesh, nga detergjentët për larjeje universale, tek detergjentët për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe për higjenën personale, DEKA i plotëson tërësisht nevojat të konsumatorëve për pastërti, higjenë dhe shëndet.  Nëse ende jo, ne mund të krijojmë formulime të tilla që të plotësojnë edhe kërkesat më të veçanta të konsumatorëve. Përkushtimi për të plotësuar kërkesat e konsumatorit është thelbi i kompanisë DEKA.Duke pasur një staf tekniko-administrativ tepër të zhdërvjëllët, ne jemi gjithmonë të parët në plotësimin e kërkesave të tregut.  Për më tepër, instalimi i një teknologjie bashkëkohore dhe ndërtimi i një laboratori modern sigurojnë përmirësimin në kohën më të shkurtër të mundur të formulimit të produkteve ekzistuese dhe hedhjen në treg në kohë reale të produkteve të reja, gjithmonë në përputhje me kërkesat e konsumatorit.

http://www.amgroup.al/brenda.php?artID=7&kid=5&mid=11&lng=al

MISIONINe jemi gati të përballemi me sfidat teknologjike, ekonomike dhe ekologjike të së ardhmes.Ne i sigurojmë Kompanisë DEKA vendin e liderit në industrinë e detergjentëve në Shqipëri. Ky qëllim udhëheq gjithë veprimtarinë tonë. Nëpërmjet aplikimit të një teknologjie të re dhe formulimeve të reja, ne bëjmë që kërkesat e klientëve për pastërti, higjenë dhe shëndet të plotësohen më lehtë dhe më mirë Ne menaxhojmë ndryshimet dhe jemi krenarë për arritjet tona.

http://www.amgroup.al/brenda.php?artID=8&kid=5&mid=11&lng=al

PROFILI I KOMPANISË DEKADeka Company ndodhet në Gjokaj- Tiranë, Shqipëri. Vendodhja është 15 km larg qëndrës Tiranë, 7 km larg aeroportit kryesor ndërkombëtar dhe 20 km larg portit të Durrësit. 

Deka Company krijohet në vitin 1992. Në fillim, aktiviteti kryesor i kompanisë ishte tregtimi i mallrave të konsumit të tilla si produkte ushqimore, detergjentë, sapune etj, me kryesoret ishin detergjentët dhe sapunet. Gjatë periudhës Dhjetor 1995 – dhe Mars 1996, instalohet linja e parë e prodhimit për paketimin e detergjentëve pluhur. Kjo ishte një pikë vendimtare dhe e rëndësishme në një kthesë të re për arritjet e mëtejshme të kompanisë Deka. Nga ky moment kyç i investimit të parë deri më sot , vit pas viti, janë kryer investime të njëpasnjëshme. Këto investime përfshijnë instalime të reja teknologjike, në mënyrë që të sigurojnë cilësinë më të mirë, sikurse konsolidimin, duke ndjekur trajnime të njëpasnjëshme, për t’i siguruar me sukses kompanisë pozicionin e liderit.

Sot, numri i produkteve të detergjentëve të prodhuar në linjat e instaluara në kompaninë Deka është mbi 40 dhe numërohen rreth 200 punëtorë. Deka prodhon lloje të ndryshme detergjentësh : pluhur larës (automatik dhe me dorë) ; detergjentë të lëngshëm shtëpiake, sipërfaqe xhami, fajanca dhe sipërfaqe të tjera të lëmuara., xhel, lëng per larje enësh, zbardhues, zbutës rrobash etj.

Filozofia e investimeve teknologjike është që t’i qëndrojë sa më pranë ciklit të prodhimit. Një arritje e re në këtë drejtim është instalimi i makinerive të prodhimit të shisheve plastike (PE/ PET) të përdorura për detergjentët e lëngshëm.

Duke ndjekur këtë filozofi, është duke u ndërtuar një projekt i ri investimesh për prodhimin e lëndëve të para të detergjentëve në bashkëpunim me Ballestra S.p.A. Dy linjat e reja priten të mbarojnë në verën e vitit 2005 : një kullë spry-drying me një kapacitet 5000 kg/orë dhe një reaktor sulfonimi me një kapacitet 2000 kg/orë. Teknologjia që do të përdoret mund të konsiderohet si një kryevepër. Linja do të punojë krejtësisht automatike sipas teknologjive më të reja inxhinierike. 

Për të garantuar suksesin në të gjithë këto aktivitete, të cilat synojnë përmbushjen maksimale të nevojave të konsumatorit, Deka ka certifikuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në përshtatje me ISO 9001:2000.

Deka ka një rrjet fleksibel shpërndarje në të gjithë vendin. Përfaqësuesit e saj janë në çdo qytet. Shpërndarja e mallrave bëhet nga mjetet e saj të transportit. Duke pasur një organizim të tillë Deka mund të menaxhojë në mënyrë efikase ndryshimet në treg. Deka gjithashtu eksporton produktet e saj në Kosovë dhe Maqedoni.

Pas 12 vjetësh aktiviteti të suksesshëm, kompania Deka zë një vend të rëndësishëm ndërmejt investitorëve shqiptarë, duke pasur një organizim shumë të mirë që i siguron rolin e liderit në tregun

Page 6: Deka Company

shqiptar.

http://www.amgroup.al/brenda.php?artID=54&kid=5&mid=11&lng=al

market e dekes

 Deka

DEKA COLOR

Deka color është detergent për larje rrobash me ngjyrë me makinë larëse; nuk përmban zbardhues; përmban katër lloj enzimash, konservantë ngjyrash, etj; ka

DEKA KORAL

Deka Koral është pluhuri larës më i frytshëm që duhet të përdorni për të arritur një pastrim të përsosur. Aftësia e tij për të hequr njollat është tepër t

   

DEKA ULTRA

Deka Ultra është pluhuri larës më i frytshëm që duhet të përdorni për të arritur një pastrim të përsosur. Aty ku detergjentët e tjerë mund të lënë njolla

   

DEKA AKTIV PLUS

Deka Activ Plus është një pluhur larës sintetik me aftësi të lartë shkumuese.

   

DEKA XHEL

Deka Xhel është një pastë enëlarëse e përqendruar, e tejdukshme dhe me fuqi të lartë shkumëformuese.

DEKA ZBARDHUES

Deka Zbardhues përdoret për zbardhjen e teshave të bardha.

  

http://www.amgroup.al/preprogs/menutemplates/lexoprod.php?mid=73&gj=al