dispense mbi teorine e auditimit

284

Upload: eduard-pagria

Post on 19-Feb-2016

528 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Research_method

TRANSCRIPT

Page 1: Dispense mbi Teorine e Auditimit

9 789995 668181

ISBN Nr: 978-99956-681-8-1Çmimi 700 Lekë

Page 2: Dispense mbi Teorine e Auditimit

1

QERAM CIBAKU

PROJEKSIONE TEORIKE MBI

KONTROLLIN DHE AUDITIMIN

Tiranë, 2010

Page 3: Dispense mbi Teorine e Auditimit

2

Page 4: Dispense mbi Teorine e Auditimit

3

“Ne besojmë në Zot, Veçse Gjithkush duhet adituar”

(Aksioma nr.1 e auditimit)

Page 5: Dispense mbi Teorine e Auditimit

4

Në thellësi:

1. Kontrolli, sa koncept i gjerë dhe rrugëkalimi i përgjithshëm.......faqe 6–11

2. Terminali i përkufizimeve mbi kontrollin, bazuar në fjalorët dhe ditërrëfyesit profesionalë ndërkombëtarë...............................faqe 12–20

3. Çfarë janë kontrollet e brendshme? Kuptimi, strukturat, tipet dhe komponentët e tyre........................................................... ...........faqe 21–56

4. Sistemi i kontrollit të brendshëm.................................................faqe 57–73

5. Auditimi si teori, praktikë, filozofi, disiplinë shkencore dhe profesion. Semantika dhe etimologjia e auditimit........................................faqe 74–124

6. Zanafilla, fazat kryesore të progresit, dispozitivi dhe përditshmëria e

auditimit......................................................................................faqe 125–134

7. Konfuzioni semantikor mbi kontrollin dhe auditimin. Llojet e auditimit. Afërsitë dhe dallimet e auditit të brendshëm e të jashtëm. Histografia e auditimit përballë diskursit terminologjik.................................faqe 135–167

8. Tipologjia e gabimeve, parregullsive, aktve ilegale joligjore dhe

mashtrimeve...............................................................................faqe 168–192

9. Skandalet ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në rrënimin e besimit tek auditët...................................................................................faqe 193–208

10. Standardet Ndërkombëtare të Kontrollit dhe

Auditimit...................................................................................faqe 209–251

11. Qeverisja e korporatave..................................................faqe 252–261

12. Komiteti i auditimit, element thelbsor i qeverisjes........faqe 262–273

13. Auditimi dhe kontrolli në Shqipëri, në optikën e analizës ndërkombëtare...........................................................................faqe 274–278

14. Bibliografia e shfrytëzuar...............................................faqe 279–282

Page 6: Dispense mbi Teorine e Auditimit

5

Page 7: Dispense mbi Teorine e Auditimit

6

1.

KONTROLLI, SA KONCEPT I GJËRË DHE RRUGËKALIMI I PËRGJITHSHËM !

Përdorimi i deritanishëm i termit gjuhësor “kontroll” është bërë jashtë gjerësisë së kontekstit që ai përfaqëson në vetvete. Gjurmime dhe analiza të ndërthurura peripatetike shpalojnë rrezen dhe gjerësinë e vërtetë të përdorimeve të këtij emri. Nga ana tjetër, vetëdijshëm të bien në sy keqkuptimet dhe konsekuencat e konfuzioneve ndërgjuhëse.

Kërkimet etimologjike ngrenë supozimin se ky term është përdorur për herë të parë në vitin 1431, me kuptimin “rregullim, shqyrtim, mbikëqyrje, krahasim, verifikim”.

ETIMOLOGJIA: i. Origjina gjuhësore e fjalëzës “kontroll” është nga Gjuha Anglo-Normane

“contreroller” që do të thoshte “shfaq autoritetin”; nga Latinishtja e vjetër e Mesjetës “contrarotulus” me drejtimin “regjistrues, i kundërt”; nga Gjuha Latine “contra”- kundra dhe “rotulus” - mekanizëm, rrotë; pra “një metodë e mesjetës për shqyrtimin e llogarive nga një regjistrim i dyfishtë”. Sensi i dominimit dhe drejtimit i është atribuuar kësaj fjale që nga viti 1450.

ii. “vetëkontrolli” ka vijuar të kumtohet që prej vitit 1711, pasi u përdor në krye të herës nga filozofi Anthony Ashley Cooper Shaftesbury (1617-1713).

iii. Në rrethqarkullimin e fjalës kontroll qëndrojnë fjalët “mandat”, “gjunjëzim, nënshtrim”, “i pakontrolluar”, “i shfrenuar”, “menaxhim”, “shtrëngim”, “detyrim”, “dobësi”, ”dobësim”, ”i papërmbajtur”, “shmang”, “normoj”, ”rregulloj”, “cilësi, “kualitet”, “braktisje, heqje dorë”, “rregulloj, përshtat, sistemoj”, “vë në regjim”, “plan”, etj.

Në korpusin e këndvështrimeve dhe konsiderimeve gjuhësore të shkruara

për këtë lëmi, formalizohen dhjetëra raste të aplikimit si emër a si folje të fjalës kontroll. Në vijim janë analizuar në mënyrë të përgjithshme 11 kontekste domethënëse të përdorimit emëror të termit “kontroll” krahas përdorimi foljor të tij:

I. 11 KUPTIMET E PËRDORIMIT TË TERMIT “KONTROLL” SI EMËR:

Në bazë të “The Sage’s English Dictionary and Thesaurus”, shkruar nga Franc Morales dhe Leah Gilner, denduritë më të shpeshta të aplikimit të nocionit kontroll janë: 1. Fuqia për të drejtuar a dominuar, ose gjendje “nën kontroll”. 2. Autoriteti i menaxhimit, ose përpjekja për të kontrolluar çdo gjë. 3. (fiziologjik) – rregullim ose mirëmbajtje e një funksioni, aksioni apo refleksi. P.sh “ai ka humbur kontrollin e muskujve shtrëngues unazorë”. 4. Mekanizmi që kontrollon funksionin dhe drejtimin e një makine.

Page 8: Dispense mbi Teorine e Auditimit

7

5. Disiplina (vetëpërmbajtja) në aktivitetet personale dhe shoqërore. 6. Komandim,zotërim,dispozicion: Zotësia, mjeshtëria dhe njohuritë e shkëlqyera për disa subjekte a aktivitete. P.sh “kontrolli i njohurive mbi gjuhën frënge”. 7. Një standard përkundrejt të cilit gjendje apo kushte të caktuara mund të krahasohen, ose eksperimente shkencore.P.sh kontroll i alergjisë, temperaturave, kontrolle të lindjeve dhe planifikim familjar, kontroll i dietave, kontroll i depresionit, etj. 8. Politikat ekonomike të komandimit apo kufizimit / frenimit si p.sh. kurba e çmimeve, pagave, të ardhurave, etj. 9. Një agjenci spirituali (fetare) pretendon të asistojë një seancë përshpirtëse. 10. Kufizim, reduktim, mposht, shtrëngesë: relacione apo marrëdhënie shtrënguese ndaj një entiteti (kushte që u vihen një personi apo një grupi nga një tjetër); p.sh “matjet për kontrollin e ecurisë së një sëmundje”, “instituti kontrollon përdorimin e pijeve në kampus” etj. 11. Dominim,zotërim,sundim,pushtet,epërsi: Situata që ekziston kur një grup a person gëzojnë fuqinë mbi të tjerët.

8 DOMETHËNIET E PËRDORIMIT TË TERMIT “KONTROLL” SI FOLJE:

1.Komandoj: ushtrim i autoritetit kontrollues apo i fuqisë ushtarake. Shembull: “kontrolli i buxhetit”, “kontrolli i forcave militare” etj. 2. mbështes, shtyj,pajtoj, zbres:”kontrollo zemërimin tënd”. 3. manovroj:”kontrolli i aparaturës së komandimit në hidrocentral, sallë komandimi, kullë komandimi në aeroporte”, etj. 4. mat, verifikoj,vërtetoj: kontrolli i temperaturës së trupit dhe krahasimi me kufijtë e lejueshëm. 5. kontrolloj:verifikim i regjistrimeve të dyfishta nga persona që nuk kanë marrë pjesë në regjistrime. 6. manipuloj, ndryshoj, kufizoj, reduktoj, kontrolli i influencave dhe avantazheve. 7. shikoj,vështroj,shqyrtoj,siguroj. P.sh sigurohu para se të dalësh nga shtëpia se bombola e gazit është e mbyllur; kontroll i cilësisë së produkteve ushqimore nga inspektoriati i shëndetit publik, etj. 8. zotëroj mjeshtri,: A zotëron stafi i firmës kontraktore njohuritë profesionale të mjaftueshme për ndërmarrjen e këtyre punimeve restauruese?

II. Studimet dhe kërkimet e bëra prej Universitetit Princeton të Nju Xhersit zgjerojnë rrathët koncentrikë kuptimorë mbi nocionin dhe definicionin e kontrollit:

1. Kontroll i aktiviteteve të menaxhimit,kontroll i situatave të veçanta ose përpjeke për të drejtuar e monitoruar ndonjë sektor apo fushë. Ilustrimi: Kontrolli i turmave nga policia. -Pema e kategorive: akt, aktivitet, aksion human, drejtim, zotërim, posedim, sistem, rregullim, ujdisje, kontroll i tubimeve, grumbullimeve dhe turmave, kontroll fluturimesh dhe i trafikut ajror, kontroll i regjistrimeve për pronësitë e paluajtshme

Page 9: Dispense mbi Teorine e Auditimit

8

në zyrat hipotekare, kontroll i ushqimeve dhe mbrojtje e konsumatorit, kontroll i gjurmëve ose inspektime të kriminalistikës, kontroll i të drejtave televizive mbi gamën e programacionit të lejuar për transmetim, represion, kontroll i përmbytjeve dhe vërshimit të lumenjve dhe përrenjve, kontroll i humbjeve, kontroll i çmimeve monopol e oligopol në tregun hidrokarbur e në bursë për shitjet e mineraleve, kontroll ortografik në shtypshkronja për të korrektuar librat apo gazetat e përditshme, kontroll i regjistrimeve të akteve në regjistrat noterialë, regjistri elektronik i shtetasve dhe votuesve, ndrydhje etj. 2. Kontroll fiziologjik dhe psikologjik: në linjën e rregullimit dhe shërbimeve të funksioneve, aktiviteteve mentale apo reflekseve të ndryshme. -Pema e kategorive: fenomene, procese, procese biologjike e organike, kontroll psikomotor, stade të zhvillimit mendor, procese të njohjes, opinionet dhe të menduarit, kremtime, arsyetime, tipare e veçori psikologjike të personalitetit, kontroll i zhurmave, argument logjik, referim, linjë gjykimi, funksione të organizmit etj.

3. Mekanizëm komandimi,drejtimi dhe funksionimi i automjeteve. Ilustrimi: “Kontrolluesi i shpejtësisë në diskun rrotullues punoi siç duhet”. -Pema e kategorive: objekte fizike,mjete dhe instrumente,mekanizma transferues, kurdisje, kontroll sistemi, mbikëqyrja e operacioneve integrale në sallat e komandimit, kontrolli teknik automatik i vëllimeve në aparaturat e koordinimit të gazrave të lëngësht, monitorim i lëvizjeve të nëndetëseve nëpër ujërat kontinentale, paradat e forcave ushtarake për evente solemne, kontroll e shikim në rreshtimet e gardës kombëtare a policisë së shtetit etj.

4. Fuqi kufizuese e shtrënguese, vetorganizim, korrektesë e disiplinim në veprimtari personale e kolektive (shoqërore). Ilustrimi: “ai është model i politesave dhe korrektesës”. -Pema e kategorive: veti, tipar, abstragim, shkëputje, vetëpërmbajtje, moslejim, shtrëngim, ndalim, pengim, vetëkufizim, refuzim, gjakftohtësi.

5. Dirigjimi, udhëheqja, adresimi, kushtëzimit dhe përcaktimi. -Pema e kategorive: cilësi, disiplinim, dirigjim, fuqizim, autorizim, adresim i problemeve në kahen e duhur, autoritet, mbizotërim, plane masash organizative etj. 6. Eksperiencë cilësisht e dallueshme, zotërim i njohurive profesionale mbi disa sektorë apo aktivitete. P.sh kontroll i njohurive në gjuhët e huaja, kursantë etj. -Pema e kategorive: mjeshtri, ekspertizë, niveli i të nxënit të dijeve, hedhja, ruajtja dhe administrimi i të dhënave në software elektronike të organizuara në rrjet, niveli i të ushtruarit të zanatit, etj.

Page 10: Dispense mbi Teorine e Auditimit

9

Një standard përballë të cilit vihen për t’u krahasuar përfundimet e një eksperimenti shkencor. -Pema e kategorive: tipare psikologjike, aftësi njohëse, njohuri, kontroll i pozitës shoqërore, fantazi e plane, ide e nocione, kritere, standarde, model, kondita etj. 7. Politika ekonomike të vënies nën kontroll ose kufizimit. -Pema e kategorive: kurba e çmimeve, indeksimet e pagave, anulim, shfuqizim, rimbursim, shkurtim, bllokim, rialokim, politikë dhe udhëzime, guidanca, nivel dysheme, kontrolle doganore, nivel i ulët fondamental (bazë pikënisje), kufi maksimal, çelje buxhetore, mbulesë, kontroll çmimesh etj. 8. Përkujdesje shpirtërore (spirituale) nga agjenci që asistojnë seanca lutjesh. -Pema e kategorive:kontrolle të besimit, dogmë fetare, ekzistencë dhe frymë shpirtërore, frymë e mbinatyrshme etj. 9. Marrëdhënie shtrënguese të një personi, grupi apo entiteti mbi të tjerë persona, grupe a entitete. -Pema e kategorive: mjete e mekanizma për kontrollin e pirjes së duhanit apo përdorimit të drogave në entet arsimore, kontrollet kufitare të pasaportave për identifikimin e personave me precedent penal etj. 10. Gjendje a situatë e sundimit apo dominimit të një personi apo grupi që kanë fuqinë. -Pema e kategorive: pushtet legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, çekim dhe balancë, dominim, mbizotërim, pushtet, udhëheqje, partitë politike, sindikatat, komision disiplinor e statutor, rregulla e statute, predominancë, kontrollet e autoriteteve dhe agjencive rregullatore, kontroll i ekonomisë globale dhe krizave nga grupet e kontrollit të krizave, monopol, absolutizëm, tirani e despotizëm, supermaci, etj. Studiuesit kanë diferencuar këto tipe kryesore kontrollesh:

-kontroll teknik: aparatura, butona, valvula komandimi,teste prove për hedhjen në treg të një aparature elektronike apo pajisje, kontroll i sistemit të frenimit, verifikim i shkallës së mbrojtjes së të dhënave nga ndërhyrja e personave të paautorizuar,etj.

-kontroll mjeko-ligjor: kontroll i temperaturës së fëmijës në raste virozash, skaner i kokës, kontroll i hipertensionit, analizat laboratorike mbi nivelin e leukociteve në organizëm, kontroll i përdorimit të stimuluesve në lojërat olimpike, kontroll hormonal etj.

-kontroll i temperaturave: ruajtja e temperaturave të mjedisit në repartet e zogjve nëpër bateritë e mbarështimit të shpendëve.

-komandim dhe kontroll i forcave ushtarake: kontroll i trafikut ajror, kontrolli i vijës bregdetare dhe kufirit shtetëror, miratim i planit të hapjes dhe dislokimit të forcave artiljere, etj.

Page 11: Dispense mbi Teorine e Auditimit

10

-kontroll i treguesve dhe indekseve: kontroll i treguesit dhe tendencës së lindjeve spitalore, treguesi i mortalitetit në moshat 0-1 vjeç në zonat rurale, indeksi i ndërtimeve pa leje në shkallë territori, etj.

-kontroll i llogarive: kontroll kuadratik i bilancit kontabël, vërtetimi i ekuacionit kontabël për barazimin e lëvizjeve debitore dhe kreditore nga regjistrimi i dyfishtë i të dhënave në llogari, kontroll i pagesës së qirave, procedurat e raportimit financiar dhe besnikëria e informacioneve financiare, kontroll i zbatimit të shifrave të aprovuara të buxhetit etj.

- kontroll i politikave: Në librin “Decentralizimi, shënime përmbledhëse”1

1 -“Decentralizimi, shënime përmbledhëse”, Jennie Litvack dhe Jessica Seddon, botim i Institutit të Bankës Botërore, Uashington, 1998, faqe 42

nënvizohet se “kontrolli i zgjeruar i qytetarëve dhe informacioni më i madh për hartuesit e politikave, janë dy nga përfitimet më të njohura të decentralizimit”.

-kontrolli në arsim: përfshin si kontrollin e njohurive të nxënësve, hartimin e programeve, metodave mësimore, prodhimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore, marrjen në punë dhe pagesën e mësuesve, ndërtimi dhe rehabilitimi i ngrehinave shkollore, financimi i arsimit etj. “Marrja e vendimit se kush do të kontrollojë diçka është më i komplikuar, pasi secili prej këtyre funksioneve duhet të vlerësohet për të gjitha nivelet e arsimit” (po aty, faqe 52).

Page 12: Dispense mbi Teorine e Auditimit

11

Page 13: Dispense mbi Teorine e Auditimit

12

2.

TERMINALI I PËRKUFIZIMEVE MBI KONTROLLIN, BAZUAR NË FJALORËT DHE DITËRRËFYESIT PROFESIONALË NDËRKOMBËTARË.

Kontrolli, sipas “Oxford Elementary Learner’s Dictionary”, botim i Shirley Burridge, Universiteti i Oksfordit, viti 1992, faqe 50) është “fuqi që u jepet njerëzve ose të bërit diçka që ju dëshironi; të jesh në krye të një procesi”. Nga ana tjetër “Oxford Advanced Learner’s Dictionary of Current English”, edicioni i pestë, nga A.S.Hornby, 1995, faqe 253 fokusohet veçanërisht në “fuqinë e autoritetit të drejtimit ose menaxhimit”.

Esenca e grup fjalëve që rrethojnë kontrollin nga “English Thesaurus”, botuar në vitin 2006 nga “Geddes & Grosset”, Skoci, faqe 60-61 jepen në vijim: “komandim, drejtim, dominim, qeverisje, menaxhim, mbikëqyrje, ndikim, normim, rregullim, administrim, frenim, çekim, pengim, shtypje, kundërveprim, rivendosje, mbajtje nën fre”.

Në “Business Dictionary” kontrolli konsiderohet si binomin influence e autoriteti. Më tej: një ndarje në grupe apo subjekte, eksperimente ku rezultatet maten dhe përballen me variabla të njohur; metoda e mënyra që drejtojnë performancën e ndonjë sistemi, makinerie etj; mekanizma e politika sigurie kundër një ataku në sistem, metoda të kufizimit të rreziqeve; vetëpërmbajtje ose aftësi për të frenuar emocionet ose vetëkontroll. Ai shfaqet përmes këtyre termave kryesorë: sistem i kujdesit të lartë, kufiri mesatar i cilësisë, strukturë tregu, shpërndarje normale, dinamikë tregu, plan i suksesshëm ekzekutiv, kontroll i përgjithshëm i cilësisë, kontroll i kredive dhe çmimeve, programim logjik, variabla kontrolli.

“Kontrollet janë a) procese të menaxhimit, në të cilat:

- performanca bëhet e krahasueshme me parashikimet e vendosura në plan, - ndryshimi midis treguesve të planit dhe faktit janë të matshme, - shkaqet apo arsyet që kontribuojnë në këtë diferencë janë identifikuar, -aksione korrigjuese do të ndërmerren për eliminimin ose minimizimin e

diferencave (ndryshimeve)”. b) mjete ose mekanizma që orientojnë e rregullojnë mirëfunksionimin e aparaturave, makinerive a sistemeve. c) zotërim i kontrollit të shpërndarjes së fitimeve dhe dividendit në një firmë. Kontrollet në një sipërmarrje janë drejtimi dhe lidershipi, investigimi dhe varësi e sistemeve dhe metodologjive”. Sipas “Collins Discovery Encyclopedia”, redaktuar në Skoci në 2005, faqe 160:

1. mekanizëm a pajisje për të operuar makinat, avionët etj., 2. pajisje që siguron kontrollin dinamik, 3. agjenci që i besohet kryerja apo asistimi gjatë kryerjes së seancave spirituale;

Page 14: Dispense mbi Teorine e Auditimit

13

4. dokument zyrtar, germë dhe numra të printuara në një letër ose pullë poste, që tregon autenticitetin, datën e lëshimit dhe serinë e emetuar. 5. një numër kontrolli në makinat e garave, që orientojnë konkurrentët dhe matin kohën e tyre etj”.

Autorët Anthony Chandor, John Graham dhe Robin Williams në veprën “The Penguin Dictionary of Computers”, botimi i 3-të, Londër 1985, faqe 101, portretizojnë nocionin e kontrollit në bazë të këtij komentari:

“Funksion i interpretimit, veprimit dhe zëvendësimit në instruksione; ose performanca të kërkuara operatore, ku kondicione të besueshme specifike ndodhin apo përsëriten”. Shembuj: kontroll i njësisë qendrore dhe periferike në kompjuter, kontroll i kartës grafike, kontroll i karaktereve dhe cirkuiteve, kontroll i transferimeve, korrektim gjuhësor dhe kontroll i fjalëve të shkruara.

Profesor Hynry Pratt Fairchild në vitin 1984 analizoi kontrollin në planin sociologjik në botimin e tij “Dictionary of Sociology and Related Sciences”, SHBA 1984, faqe 66. Ja si e parashtronte ai rolin e këtij koncepti:

“Një kufizim, një pengim, moslejim ose ndalim, një manipulim; një influencë a ndikim, (qoftë kjo pozitive ose negative); një guidë, spontim ose visto shqyrtuese e aprovuese; një manipulim. Një proces përmes të cilit një grup modifikon, rregullon ose drejton sjelljen e një grupi tjetër ekzistues brenda këtij sistemi funksional”. Shembuj:Kontrolli i lindjeve, kontroll i shtatzanisë, kontroll kulturor, kontroll formal, kontroll institucional, kontroll psikosocial, kontroll i përfaqësimit, vetëkontroll, kontroll shoqëror, kontroll i posaçëm etj.

Vepra “The Hammond Barnhart Dictionary of Science” e autorëve Robert K.Bernhart dhe Sol Stienmetz, Nju Xhersi 1986, faqe 128, shpalos se:

“Kontrolli përbën një standard krahasues për testimin e përfundimeve të një eksperimenti, të pjesëmarrësve individualë ose grupeve të ngjashme, duke përjashtuar faktorët variabël (të ndryshueshëm)”. Gjithatu, në punimin “Webster’s New World Dictionary of the American Language” të David B.Guralnik dhe stafit të koordinuar prej tij, edituar në Nju Jork, 1970, faqe 309 ceket se: “Në anglishten e Mesjetës “controllenlus”-instruksione të kundërta, regjistrues”; Në Anglo-Frëngjisht “contreroller”, në Frëngjishten e vjetër “contrerole”, ndërsa në Latinishten e Hershme “contrarotulus”. 1. Të spontuarit dhe vistimi i të dhënave për të verifikuar pagesat ose llogaritë, për t’i krahasuar regjistrimet e dubluara;

2. Të rregulluarit (marrëdhëniet financiare) ; 3. Të verifikuarit (një eksperiment) me standardet e vendosura më parë ose të krahasohen rezultatet me eksperimente të tjera të të njëjtës natyre. 4. Të ushtruarit e autoritetit a pushtetit; 5. Të frenuarit, mosdhënie e lëshim i parave, mbajtja nën fre, kufizim”.

Page 15: Dispense mbi Teorine e Auditimit

14

“Kontrolli: administrim, sjellje, urdhërim, zotërim, qeverisje, përpunim,

regjiment” nënvizon “Barron’s Business Thesaurus” nga Mary A. De Vries, Nju Jork 1996, faqe 96.

E njohur si Banka e Anglishtes, “Collins English Dictionary”, një database me 524 milionë fjalë, botim i vitit 2004, shtypur nga Legoprint s.p.a Itali, faqe 366-367 shprehimisht cilëson: “Kontroll do të thotë: I. Të komandosh, të drejtosh, të vendosësh norma e parime; II. Të spontosh, kufizosh, përmbash, rregullosh, rivendosësh, riformatosh; III. Të rregullosh funksionimin dhe operimin e një makinerie; IV. Të verifikosh rezultatet e një eksperimentimi shkencor; V. Të rregullosh (marrëdhëniet financiare, të ekzaminosh dhe vërtetosh besueshmërinë dhe besnikërinë e llogarive financiare); VI. Të vendosësh furnizimin dhe shpërndarjen e autorizuar të substancave të caktuara (të ilaçeve); VII. Fuqi për të drejtuar apo dominuar (mbaj nën kontroll, situatë jashtë kontrollit); VIII. Një kuptim i rregullave, kufizimeve ose kritereve (kontroll kufitar); IX. Pajisje a mekanizëm për punën normale të makinerive; X. Standarde krahasimi që përdoren në analizën statistikore dhe shkencore; XI. Markë kontrolli, një dokument zyrtar, një shkronjë a numër i printuar në një letër ose pullë postare; XII. Numër kontrolli për automjetet e garave të shpejtësisë, kŭrse orientimi”.

Në vëllimin e 6-të të “Encyclopedia Britanica”, botimi i 14-të, Londër, viti 1929, faqe 350 shkruhet: “ato që rregullojnë ose çekojnë diçka (forma e frëngjishtes së vjetër contre rolle, d.m.th kopje e një dokumenti që përdoret për të parë përputhjen me origjinalin) dhe veçanërisht komandimi i grupeve nëpërmjet pushtetit të instruksioneve dhe rregullave”. Në Angli në vitin 1858 u shfuqizua “Bordi i Kontrollit”, që ishte një trupë supervizive për Kompaninë e Indisë Lindore nën administrimin e Indisë. Në këtë rast termi i zakonshëm “kontrollor” nënkuptonte zyrtarët publikë që verifikonin harxhimet (shpenzimet publike) dhe më së shumti përdorej në trajtën “komptroller”.

Autori Michael Greener në veprën “The Penguin Business Dictionary”, Londër

1987, botimi i 4-rt, faqe 96, shpalosi këtë formulim deduktiv “kontrollor është zakonisht një person i ngarkuar me financat e biznesit”. Përndryshe, trajtimi i kësaj dukurie nga profesorët Graham Bannock, R.E Bahter dhe Evan Davis në “The Penguin dictionary of economics”, botimi i 4-rt, Londër 1987, faqe 88 përmblidhet në shënimin lakonik që kontrolli është “ndarja e pronësisë nga administrimi”.

Page 16: Dispense mbi Teorine e Auditimit

15

”Oficerë financiarë të një kompanie ose një agjencie qeveritare. Normalisht një kontrollor zotëron aftësi e mjeshtri teknike në kontabilitet. Funksioni i auditimit ka ardhur më vonë në kohë. Ai është një rishikim për të parë nëse fondet janë shpenzuar me korrektesë”.-Ky është përcaktimin mbi kontrollorin nga Jay M.Shafritz i Universitetit të Pitsburgut (Pensilvani), përmes “The dorsey Dictionary of American Government and Politics”, Çikago 1988, faqe 137 .

Fjalori pesë gjuhësh “West Law and Commercial Dictionary” (ose “Dizionario giuridico e commerciale Zanichelli), Bolonjë 1993, faqe 330-331, mes tjerash shpreh këto karaktere rreth kontrollit: ”rajone ose seksione dixhitale të kompjuterit që mbajnë instruksione në rendin e duhur, që interpretojnë siç duhet çdo kod e instruksion dhe aplikim të sinjalit të duhur tek njësia aritmetikore dhe portat e tjera në akordancë me to; inspektime sistematike të të dhënave të kontabilitetit duke përfshirë analizat, testet dhe konfirmimet”.

“Kontrolli është hapësira në të cilën një menaxher mund të influencojë veprimtarinë,-cilëson midis të tjerash “Accounting Dictionary”.-Performanca menaxheriale teorikisht duhet të matet në bazën e faktorëve të kontrollueshëm nga menaxhimi. Kësisoj, menaxherët mund të kontrollojnë të ardhurat vjetore, kostot dhe investimet në burime. Sidoqoftë kontrollueshmëria dhe përgjegjësia rrallë janë bashkë”.

Fjalori enciklopedik shkencor dhe teknik anglisht-italisht “McGraw –Hill Dictionary of Scientific and Technical Terms”, Bolonjë 1991, faqe 113 vijon komentarin: ”-një shqyrtim matematikor,-një test për të përcaktuar masën e gabimeve në vëzhgimet eksperimentale,-një procedurë dhe provë eksperimentale e vazhduar kundrejt një standardi krahasimor”.

“Computer Desctop Encyclopedia”: një program rutinë ose modul që shton funksionalitetin e një programi. Një kontroll mund të jetë i vogël sa një buton në interfejsin e një përdoruesi, ose i madh sa një algoritëm i ndërlikuar. Zakonisht termi përdoret duke iu referuar butonave, menyve dhe kutive të dialogut”.

“Në përgjithësi,- nënvizon “Marketing Dictionary”,- kontrollet janë masa që sigurojnë konformitet me politikat, procedurat dhe standardet e një organizate”. Kolana e fjalorëve “Thesaurus” e sintetizon këtë koncept si ”e drejta dhe pushteti për të komanduar, urdhëruar,vendosur,rregulluar dhe arbitruar e gjykuar. 1. ushtrim i autoritetit ose influencës. Idiomatikisht: të jesh në krye, të mbash nën fre, etj; 2. veprimi i të ushtruarit të pushtetit kontrollues, 3. nxitja e emocioneve nën kontroll, 4. diktimi i operacioneve mekanike sipas parametrave të duhura, 5. ushtrimi i vazhdueshëm i autoritetit mbi një njësi politike”.

Page 17: Dispense mbi Teorine e Auditimit

16

Në botimin e 6-të të “The New American Webster Handy College Dictionary”, (Nju Jork 1971, faqe 106), specifikohen komponentët e kufizimeve, qeverisjes, ushtrimit të fuqisë, rregullimi dhe verifikimi i përballur me krahasimet, aparatet e operimit, etj.

Periferia e termave që angazhohen në qartësimin dhe ilustrimin e kuptimit rreth kontrollit në veprën “The Thorndike Barnhart Handy Pocket Dictionary” (shkruar nga Clarence L.Barnhart dhe publikuar nga “Doubleday & Company”, Nju Jork 1971, botimi i 2-të,faqe 85) koncentrohet në: -fuqi, autoritet; zaptim a mposhtje, aparat a mekanizëm që kontrollon një automjet (makinë, motor, aeroplan etj). Gjithashtu, kontrollori përcaktohet si person i punësuar për supervizimin e harxhimeve.

I publikuar nga Universiteti i Macquaries në Australi dhe i shtypur në “Griffin Press Limited” në Netlej të Australisë Jugore,”The Macquarie Dictionary”, ngjiz një sërë konceptesh formuese në faqen 411,të cilat hasen në shumicën dërmuese të fjalorëve prestigjiozë: 1-përmbajtje, kufizim ose ngushtim; 2-dominim dhe komandim; pikëmbështetje ose forcë imponuese për verifikim, mbajtje nën fre; 3-testim ose konfirmim (vërtetim); 4-ndalesë, zmbrapsje dhe shqyrtim; 5-akti i pushtetit të kontrollit; 6-person që vepron si kontrollues, një kontrollor; 7-një ujdi a marrëveshje e koordinuar e mënyrave dhe e udhëzimeve për mjete ose aparatura.; 8-gara motorësh; 9- kuptimi shpirtëror (spiritual); 10-në filateli, si letër autentike ose numër i shtypur në anë të fletëve të stampuara për të dëshmuar pllaka, cilindra etj. Shembuj përdorimi: kartë kontrolli, kontroll kompjuterik, kontroll eksperimental, kontroll grupi, kontroll rrugor, kontroll dhome, kontroll sipërfaqësor (i pamjes së jashtme, ose kontroll rreshtor), kullë kontrolli, njësi kontrolli etj.

“US Military Dictionary”, në mënyrë specifike fokusohet mbi kontrollin si unitet i këtyre orientimeve:

- autoritet që mund të bëjë sa më të vogël fuqinë e komandimit nga një drejtues ushtarak;

- planifikimi në hartë, diagramet dhe fotogrametritë, një term kolektiv për një sistem kyç objektesh në hartë ose fotografi, të cilat pozicionohen dhe lartësohen si pika dominuese;

- një indikator qeverisës që shpërndan dhe përdor dokumente, informacione ose materiale”.

“Një mjet eksperimental ose statistikor i ruajtjes konstante të disa variablave, -

cilëson “Archaeology Dictionary”, - me qëllim që të ekzaminohet influenca shkakësore e treguesve të tjerë”. Ndërsa, tek fjalori i arkitekturës, ”Architecture Dictionary”, kontrolli relatohet si mekanizëm që rregullon sistemin ose komponentët e tij (në mënyrë

Page 18: Dispense mbi Teorine e Auditimit

17

manuale ose automatike); ai është përgjegjës gjatë operacioneve automatike për karakteristika (siç janë trysnia apo temperatura) që janë të rëndësishme”.

Mario Andretti, në mënyrë koncize vuri midis thonjëzash këtë pasazh domethënës: “Në qoftë se çdo gjë ngjan si nën kontroll, ju pikërisht nuk jeni duke ecur me shpejtësinë e mjaftueshme”.

Kontribut të veçantë në qartësimin e komponentëve të kontrollit ka dhënë Prof. Aristotel Pano në veprën “Fjalori Ekonomiko-Financiar” (botimet “albin”, Tiranë 2002, faqe 264-267) . Në punim shpalosen këto definicione mbi llojet e kontrollit:

“Kontrolli është element bazë i menaxhimit të çdo veprimtarie që përfshin proceset, të cilat sigurojnë zhvillimin e suksesshëm të veprimtarisë, konformë objektivave të caktuara, mënjanimin e pengesave e të shkeljeve të konstatuara dhe marrjen e masave të domosdoshme për garantimin e suksesit të detyrueshëm në të ardhmen në fushën përkatëse. Organet, llojet dhe teknikat e kontrollit janë të shumta prandaj klasifikimi i tyre mund të bëhet nga disa kritere. Sipas organit që e kryen kontrolli mund të jetë i jashtëm (external control) ose i brendshëm (internal control), kurse sipas objektit që kontrollohet flitet për kontroll të cilësisë së produkteve, për kontroll të veprimtarisë financiare, të gjendjes kontabile etj. Sipas shkallës së shtrirjes dallohet në kontroll të përgjithshëm dhe të pjesshëm, ndërsa sipas qëllimit të kryerjes klasifikohet në kontroll paraprak, kontroll gjatë procesit të punës dhe kontroll pas kryerjes së një pune. Llojet e kontrolleve mund të klasifikohen dhe sipas kritereve të tjera.

-Kontrolli doganor (customs control): Është kontrolli që kryhet nga autoritetet doganore të vendit përkatës në lidhje me ligjshmërinë e import-eksportit të mallrave, vendin e prejardhjes dhe klasifikimin e tyre, si dhe vleftën dhe tarifat doganore, që duhet të paguhet për to. -Kontrolli financiar (financial control): quhet kontrolli që ushtron çdo kompani për sigurimin e përdorimit më të mirë të mjeteve të saj financiare, uljen maksimale të shpenzimeve, në çdo sektor e për çdo qëllim, arkëtimin e një shume sa më të madhe, si dhe koordinimin optimal të shumës së arkëtimeve e të pagesave sipas afateve, për sigurimin e një aftësie sa më të mirë paguese -Kontrollet fizike (physical control): quhen dhe kontrolle direkte e përfaqësojnë masat që marrin në disa raste autoritetet shtetërore për rregullimin e veprimtarisë ekonomike të disa sektorëve, jo me anë të levave ekonomike, por në mënyrë administrative, duke caktuar kuota prodhimi për njësi fizike, kuota importi të një produkti etj. Në shumicën e rasteve qeveritë ndikojnë në veprimtarinë ekonomike jo me anë të metodave administrative të kontrollit, por me anë të levave të tilla ekonomiko-financiare si tatimet, tarifat doganore, kurset valutore,normat e interesit etj.

Page 19: Dispense mbi Teorine e Auditimit

18

-Kontrollet valutore (foreign exchange controls, exchange controls): Janë kufizimet që një shtet vendos me anë të Bankës së tij Qendrore, mbi lëvizjen e lirë të valutave të huaja, me qëllim të përmirësimit të bilancit të pagesave, pengimit të “arratisjes” së kapitaleve jashtë vendit, ruajtjes së qëndrueshmërisë së kurseve valutore,etj. Kontrollet valutore përsa u përket veprimeve mbi të cilat ushtrohet, mund të kenë shtrirje të ndryshme, të ushtrohen mbi transaksionet korrent, mbi transaksionet e kapitale ose mbi të gjithë transaksionet valutore. -Kontrollet e cilësisë së produkteve (quality control of products): Është shërbimi dhe veprimtaria që siguron tërësinë e karakteristikave dhe standardeve të domosdoshme për një produkt, sipas kërkesave e preferencave të klientëve e konsumatorëve në përgjithësi. Kontrolli përfshin cilësinë e materialeve prej të cilave prodhohet një produkt, projektimin e teknologjinë e prodhimit të tij, paraqitjen e jashtme e ambalazhimin, si dhe të gjitha karakteristikat e tjera të tij, që kanë rëndësi për pushtimin e tregut. Si faza kryesore e kontrollit të cilësisë së produktit të kryer, nga sektori ose shërbimi përkatës i një njësie prodhuese, konsiderohen: a) faza e përcaktimit të saktë të specifikimeve ose parametrave kryesorë cilësorë të produktit; b) mbikëqyrja e të gjitha hallkave të procesit teknologjik, kryerja e analizave dhe e provave të rëndësishme laboratorike, si dhe e seleksionimeve përkatëse gjatë procesit të prodhimit; c) studimi i të dhënave të marketingut, të anketimeve dhe të rejave shkencore që sigurojnë përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë; projektimi dhe futja në prodhim i produkteve me standarde të larta cilësore, si dhe lancimi i tyre në treg.

Një nga sistemet bashkëkohore, që siguron rritjen e cilësisë së produkteve dhe të aftësisë konkurruese në treg, është sistemi i menaxhimit total të cilësisë. Thelbi i tij konsiston në krijimin e një sistemi të tillë stimulimi individual e kolektiv për të gjithë punonjësit e një kompanie (duke përfshirë në të dhe furnitorët e materialeve, blerësit e produkteve), që në fund të fundit, garanton cilësi më të lartë për çdo produkt.

-Kontrolli i çmimeve (price control): Përfaqëson tërësinë e masave administrative, që detyrohet të marrë një qeveri,për të penguar rritjen e çmimeve të mallrave ose shërbimeve (të veçanta ose në tërësi), për zbutjen e presioneve inflacioniste dhe ruajtjen e nivelit jetësor të punonjësve e të fuqisë blerëse të monedhës së vendit. Këto masa mund të kenë forma dhe shtrirje të ndryshme si p.sh ngrirjen e përgjithshme të nivelit të çmimeve të shitjes me pakicë, caktim të një përqindje maksimale të lejueshme për ngritjen e tyre, përdorimi i metodave të kontrollit fizik. Në ekonominë e tregut këto masa mund të kenë vetëm karakter të përkohshëm, në shumicën e rasteve, përfshijnë mallrat e shërbimet e nevojës së parë, vendosen zakonisht si masa administrative ekstreme, për të ndaluar inflacionin galopant dhe zhvlerësimin e monedhës së vendit karshi valutave të huaja. Me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme e afatshkurtra, kontrolli i çmimeve mund të shkaktojë dëme në funksionimin normal të ekonomisë së tregut, sepse niveli i çmimeve duhet vendosur lirisht në përputhje me ligjin e kërkesës dhe ofertës.

Page 20: Dispense mbi Teorine e Auditimit

19

-Kontrolli i import-eksporteve (imports-exports control): Tërësia e masave administrati- ve të një qeverie për kufizimin ose ndalimin e importit (për disa raste dhe të eksportit), të disa mallrave të huaja me qëllim mbrojtjen e prodhimeve të vendit ose fondeve të valutës së huaj për përmirësimin e bilancit të pagesave. Masat duhet të kenë karakter të përkohshëm, sepse dëmtojnë jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por sepse në fund të fundit, ndikojnë negativisht në shumë anë të ekonomisë së vetë vendit që i përdor. -Kontrolli i kredive (credit control): Zakonisht ka dy kuptime kryesore: a-kuptimin e kontrollit që ushtrojnë autoritetet monetare të vendit (Banka Qendrore), mbi respektimin e rregullave dhe madhësisë së kredive e të huave të akorduara nga bankat tregtare, institucionet financiare e kompanitë e shitjes me kredi. Ky lloj kontrolli është pjesë përbërëse e kontrollit që ushtron Banka Qendrore mbi masën monetare të vendit, normat e interesit, si dhe nivelin e konsumit e të investimeve në ekonomi në tërësi. b-të kontrollit të vazhdueshëm që çdo kompani ushtron për arkëtimin në kohë të të drejtave si dhe shlyerjen në afat të detyrimeve të saj, me qëllim të ruajtjes së aftësisë së saj paguese. Kompanitë këtë lloj kontrolli e fillojnë me hartimin e buxhetit të arkëtimeve dhe pagesave të parashikuara e të ndara sipas afateve sa më të shkurtra (javore, 15-ditore ose mujore), për të parandaluar krijimin e vështirësive financiare (me anë të afrimit e rritjes së arkëtimeve ose spostimit të pagesave në periudha të ndryshme) dhe e vazhdojnë gjatë gjithë vitit në përputhje me kushtet konkrete të realizimit të arkëtimeve e të pagesave. -Kontrolli tatimor (tax control): Është kontrolli i punonjësve të organeve tatimore mbi personat fizikë e juridikë që kanë detyrime tatimore ndaj buxhetit të shtetit, me qëllim të përcaktimit sa më të drejtë të të ardhurave të tatueshme, të masës së tatimit e të shlyerjes së tij si dhe zbulimit të shkeljeve eventuale në këtë fushë. Kontrolli kontabël ose auditimi (audit): Është kontrolli që ushtrohet mbi bilancin dhe veprimet kontabile të një kompanie nga ana e ekspertëve të autorizuar kontabël (auditors), me qëllimin e vërtetimit të saktësisë së të dhënave të tyre, të respektimit të rregullave të regjistrimit të veprimeve kontabile, të paraqitjes së zërave të aktivit e të pasivit të bilancit e veçanërisht, të saktësisë së rezultatit financiar (fitim ose humbje) të kompanisë e të të drejtave dhe detyrimeve të pasqyruara në bilancin e saj. Ekspertët e këtij lloj kontrolli, hartojnë raportin e tyre të veçantë në të cilin bëjnë vlerësimet dhe vërejtjet e tyre në lidhje me bilancin kontabël të kontrolluar. Zakonisht ky raport,botohet bashkë me bilancin kontabël të kompanisë”.2

2.- Në fakt, kontrolli kontabël dhe auditivi, siç do të trajtohet gjerësisht në këtë libër, nuk shprehin dhe nuk

presupozojnë të njëjtën gjë. Si pjesë e fragmente të kontrollit kontabël janë sistemet kontabile, normat kontabile, Ligji për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare, Standartet Kombëtare të Kontabilitetit dhe SNK-të, Plani Kontabël i Përgjithshëm, Plani Kontabël i Institucioneve Buxhetore dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, Urdhrat, Udhëzimet dhe rregullimet e lëshuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kontabilitetit në Ministrinë e Financave, etj.

Si kapituj a fashikuj të rinj e të mundshëm të këtij fjalori në ditët tona, duhen konceptuar dhe Kontrolli i i parandalimit të pastrimit të parave; Kontrolli i tregut financiar jobankar (shoqëritë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve nga AMF); Kontrolli i letrave me vlerë; Kontrolli i territorit (ndërtimet pa leje dhe shtesat e kateve e të pallateve), etj

Page 21: Dispense mbi Teorine e Auditimit

20

Page 22: Dispense mbi Teorine e Auditimit

21

3.

Ç’FARË JANË KONTROLLET E BRENDSHME? KUPTIMI, STRUKTURAT, TIPET DHE KOMPONENTET E TYRE.

Kontrollet e brendshme janë tërësi procesesh, aksionesh e veprimesh,

strukturash e organizimesh, kapitalesh njerëzore dhe resursesh fizike e jofizike, sete rregullash, kuadër përgjegjësish e regjimesh që disiplinojnë sjellje e qëndrime të grupeve të caktuara, për arritjen e performancave të pritshme, të parashikuara në nivel objektivash.

Kontrolli i brendshëm është një proces dinamik. Ai mishëron gjithçka që kryhet në një entitet apo vend, për të lëvizur e shumëzuar suksesin nga e tashmja drejtë së ardhmes. Ai nuk është vetëm instalimi i procedurave dhe rekrutimi i një stafi kompetent. Politikat, procedurat, aktivitetet janë pjesë e kuadrit të kontrollit të brendshëm, për të siguruar që risqet janë parandaluar e zbuluar apo rreziqet e toleruara nuk ndikojnë në atë shkallë që dëmtojnë objektivat kryesore. Kontrolli i brendshëm shërben për arritjen e objektivave më të rëndësishme. Ai është kaq i shumëllojshëm në vetvete, sa vetë problemet e mundshme që kërkojnë ndërhyrje e rregullim. Në realitet, kontrolli i brendshëm shtrihet përtej funksioneve ekonomike, administrative e kontabile të entiteteve.

Katedra kërkimore, grupe akademike dhe studiues të ndryshëm i janë përgjigjur pyetjes se “ç’janë kontrollet e brendshme?”. Rrjedhimisht, në vijim do të shpalosim pjesë të këtyre qëndrimeve, arsyetimeve dhe konsideratave të posaçme, në funksion të pyetjes së parashtruar më lartë.

I. Universiteti i Lethbrixhit (Kanada) formalizon: “Me pak fjalë kontrollet e brendshme janë praktikat e një biznesi të mirë”. Disa definicione të tjera janë:

II. Prof. Spenser Picket, autor i veprës “Kontrolli i brendshëm - udhëtimi i një menaxheri”, ka nënvizuar: “Kontrollet e brendshme janë mekanizma që sigurojnë arritjen e objektivave. Kontrollet e mira inkurajojnë efiçencën, pajtueshmërinë, përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret, informacione dhe kërkesa për të eliminuar mashtrimin dhe abuzimin. Kontroll i brendshëm është çdo gjë që ndikon dikë të arrijë qëllimet e tij, apo më mirë akoma të anashkalojë rreziqet që ndalojnë në arritjen e qëllimeve. Kontrollet e brendshme janë mekanizma që ndihmojnë në menaxhimin e riskut drejtë suksesit. Kontrolli i brendshëm është kryerja e gjërave (performanca), por gjithashtu të sigurohemi se ato janë bërë në mënyrën e duhur (integriteti) dhe kjo mund të demonstrohet dhe rishikohet ( transparenca dhe përgjegjshmëria).

Page 23: Dispense mbi Teorine e Auditimit

22

III. Instituti Kandez i Kontabilistëve të Çertifikuar (CICA), në dokumentin “Kriteri i Kontrollit” ka përcaktuar se: “Kontrolle të brendshme janë të gjithë elementet e një organizate, të cilët të marrë së bashku ndihmojnë njerëzit për përmbushjen e objektivave të organizatës. Elementet përfshijnë burimet, sistemet, proceset, kulturën, strukturën dhe detyrat”.

IV. Kontrolli i brendshëm nuk është një term i ri për AICPA, Institutin Amerikan të Ekspertëve Kontabël të Certifikuar. Ky institut argumentoi se “nëpërmjet sistemit të kontrollit të brendshëm arrihet përmbushja e planeve dhe objektivave organizative si dhe koordinohen metodat dhe masat që adaptohen, sinkronizohen gjithë përpjekjet për të siguruar ruajtje e mbrojtje fizike të elementeve pasurorë, verifikim të regullaritetit dhe saktësisë së të dhënave kontabile, nxitje të efiçencës së operacioneve dhe inkurajim të praktikave më të mira të ndërmarra nga menaxhimi”. Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar (AICPA) ka shpalosur një pikëpamje tjetër mbi kontrollin e brendshëm.”Kontrollet e brendshme janë planet e organizatës dhe gjithë metodat e vlerësimet e koordinuara e të përshtatura në një biznes, me qëllim ruajtjen e aseteve, garantimin e saktësisë së të dhënave të kontabilitetit, nxitjen e operacioneve efiçente dhe inkurajimin e besnikërisë në ndjekjen e politikave të drejtimit. Një sistem i kontrollit të brendshëm shtrihet përtej këtyre çështjeve dhe lidhet drejtpërsëdrejti me funksionimin e departamenteve të kontabilitetit dhe financës”.

V. Pikëpamjet e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të Anglisë dhe Uellsit3

VI. SEC (Stock Exchange Commision) ka përcaktuar rregulla të detyrueshme për organizatat dhe autoritetet dhe u kërkon atyre instalimin e normave të detyrueshme për sistemin e kontrollit të brendshëm të llogarive (kontabilitetit). “Sistemi i kontrollit të brendshëm i një kompanie ka një rol kyç në drejtimin e risqeve që janë domethënës për arritjen e objektivave të biznesit”-shkruhej në një dokument të SEC.

(ICAEW), i qasen gjerësisë së orientimit dhe shtrirjes. “Kontrolli i brendshëm nuk nënkupton vetëm çekimet (vistimet) e brendshme ose auditimin e brendshëm, por një sistem të gjerë e të pacenuar të kontrollit, financave dhe komponentëve të tjerë që plotësohen nga menaxhimi sipas një rendi të dhënë, për të vazhduar biznesin e kompanisë në mënyrë të rregullt, me synim mbrojtjen e aseteve dhe sigurimin sa të jetë e mundur të saktësisë dhe sigurisë së të dhënave”.

VII.: “Kontrollet e brendshme janë çdo akt e veprim që mund të ndërmerret nga menaxhimi,bordi dhe palë të tjera,- zbulon Universiteti i Luizianës,- me qëllim përmirësimin e menaxhimit të riskut dhe shtimin e mundësive a gjasave që objektivat dhe qëllimet e vendosura po realizohen. Planet e drejtimit, organizimi, urdhrat përmes të cilave aktivizohen veprime të mjaftueshme për të garantuar me siguri të arsyeshme se objektivat do të realizohen”.

VIII. Në qartësimin e shprehjes së kontrollit të brendshëm kanë ndihmuar paketat e Standarteve të Kontrollit të Qeverisë së Shtetit të Nju Jorkut dhe Standartet

3 -R.Kumar, V.Sharma, “Auditing: principles and practice”, faqe 91.

Page 24: Dispense mbi Teorine e Auditimit

23

e Kontrollit të Qeverive Federale, formuluar nga Zyra e Përgjithshme e Kontabilistëve (GAO) në SHBA. -Standartet e Kontrollit të Qeverisë së Shtetit të Nju Jorkut : “Kontroll i brendshëm janë të gjithë veprimet e integruara, planet, qëndrimet dhe pozicionet, politikat, përpjekjet e mundësitë e njerëzve të një organizate, të cilët punojnë së bashku dhe japin siguri të arsyeshme se organizata po përmbush misionin dhe qëllimet e saj”. -Zyra e Përgjithshme e Kontabilistëve (GAO) ka karakterizuar kontrollin e brendshëm nëpërmjet këtij formulimi:”Planifikimi, metodat dhe procedurat e adaptuara nga menaxhimi, që garantojnë se burimet janë përdorur në pajtim me ligjet dhe rregullat; që burimet janë mbrojtur nga harxhimet, minuset dhe humbjet; se besueshmëria e të dhënave është arritur, dhe është siguruar ndershmëri në raportime”.

IX. Në lidhje me kontrollin e brendshëm,ekspertizë të kualifikuar ka ofruar dhe Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IIA) i Floridës,SHBA:

-Kontrolli i brendshëm përcaktohet si proces i bashkëmbyllur i organizatës që paracaktohet për të dhënë garanci të arësyeshme në lidhje me këto objektiva primare korporative, sa vijon:

• Seriozitet, siguri dhe integritet të informacioneve; • Pëlqim dhe pajtim me linjat politike të veprimit, planet, procedurat,

ligjet dhe normat rregulluese; • Mbrojtje e aseteve; • Përdorim ekonomik (me kursim) dhe efiçent (me rendiment) i

burimeve dhe rezervave; • Arritja e objektivave të vendosura, qëllimeve të zhvillimit ose

programimit. Në letrën dërguar COSO-s me datën 14 qershor 1991, IIA skaliti këtë

përkufizim: “Kontrolli i brendshëm është një proces, nëpërmjet të cilit bordi i drejtorëve të entitetit, menaxherët dhe personeli tjetër japin siguri të arsyeshme, se objektivat pasuese janë arritur si dhe:

• Informacionet e rëndësishme financiare, të drejtimit dhe ato operative janë raportuar brenda dhe jashtë entitetit me saktësi, realisht dhe në kohë;

• Aktivitetet e organizatës janë kryer në përputhje me ligjet, politikat, planet, standardet, procedurat dhe rregullat e aplikueshme;

• Burimet janë të mbrojtura;

• Burimet janë përdorur me kursim dhe dobi; dhe

• Planet e organizatës, qëllimet dhe objektivat e saj janë realizuar”- (J.C.Robertson, “Auditing”, botimi i 7-të, SHBA 1993, faqe 483).

Page 25: Dispense mbi Teorine e Auditimit

24

Gjithashtu, Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IIA) në Irlandë dhe Mbretërinë e

Bashkuar, që përgatitën dhe botuan një “Konspekt mbi udhëzimet profesionale”, në numrin 6 të këtij botimi (viti 1984,faqe 8), referuan këtë opinion mbi qëllimet e sistemit të kontrollit të brendshëm:

”Sistemet e kontrollit të brendshëm janë prandaj themelorë për suksesin dhe mbijetesën e organizatave. Ato mbajnë organizatën në binarë.

Qëllimi primar i sistemit të kontrollit të brendshëm është të ndihmojnë menaxherët që të shpijnë kompaninë drejtë objektivave si në kohë të mirë dhe në kohë të keqe.

Qëllimi i dytë

X. Fjalori i Biznesit dhe Drejtimit apo “A Dictionary of Business and Management” i botuar në vitin 2006 nga Universiteti i Oksfordit, konsulton këtë informacion komplementar mbi kontrollin e brendshëm: “masat që merren nga të punësuarit e një organizate për të siguruar minimizimin e mundësisë së mashtrimeve dhe shpërdorimeve”.

, por jo më pak i rëndësishëm, është të ruajë burimet dhe të japë siguri mbi rekordet financiare dhe sistemin e kontabilitetit. Procesi i menaxhimit të çdo kompanie përfshihet në sistemin e kontrollit të brendshëm. Nëse sistemi i kontrollit të brendshëm është joefektiv, atëherë dhe proceset që ndërmerr drejtimi janë joefektivë!”.

XI. Sistemi i Kontrollit të Brendshëm në tekstin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, redaktuar dhe parashtruar nga IFAC-Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve, rrok këtë përmbajtje: ”Një sistem i kontrollit të brendshëm përfshin gjithë politikat dhe procedurat (kontrollet e brendshme), të adoptuara nga drejtimi i njësisë ekonomike, të ndihmojnë në arritjen e objektivave të tij për të siguruar, në mënyrën më praktike rregullin dhe efektivitetin e biznesit, përfshirë këtu besnikërinë ndaj politikave të drejtimit, ruajtjen e aktiveve, parandalimin dhe zbulimin e e mashtrimeve dhe gabimeve, saktësinë dhe plotësinë e regjistrimeve kontabël dhe përgatitjen në kohë të informacionit të besueshëm financiar. Sistemi i kontrollit të brendshëm zgjerohet përtej këtyre çështjeve, të cilët janë të lidhur direkt me funksionet e sistemit kontabël”.

XII. Burimi enciklopedik “Wikipedia” ka nënvizuar në vijimësi se “në kontabilitet dhe auditim, kontrolli i brendshëm është çmuar si proces i influencuar nga strukturat organizative, një rrjedhje e punëve dhe e autoritetit, sistem i drejtimit të njerëzve dhe informacionit, i kompozuar për të mbështetur dhe përkrahur synimet specifike ose pikësynimet. Ai është instrument përmes të cilit burimet, rezervat e pasuritë e organizatës drejtohen, monitorohen dhe vlerësohen.

Kontrolli luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe zbulimin e mashtrimeve dhe mbrojtjen e burimeve të organizatës, qofshin ato reervat fizike e të prekshme (makineri, toka, prona) apo burime të pakapshme e të paprekshme (pronësia intelektuale, markat tregtare etj).

-Në nivelin organizativ, objektivat e kontrollit të brendshëm lidhin sigurimin e raportimeve financiare me arritjen e qëllimeve operacionale e strategjike dhe pajtueshmërinë me ligjet dhe rregullat.

Page 26: Dispense mbi Teorine e Auditimit

25

-Në nivelin specifik të transaksioneve, objektivat e kontrollit të brendshëm u referohen veprimeve për arritjen e objektivave specifike (p.sh. të garantojnë nëse pagesat e organizatës për palët e treta janë pasqyruar e regjistruar siç duhet). Procedurat e kontrollit të brendshëm reduktojnë luhatjet e proceseve, kryesore këto për rezultatet e parashikuara. Kontrolli i brendshëm është një element thelbësor i “Aktit të Praktikave të Jashtme Korruptive” (FCPA) në 1977 dhe “Akti i Sarbana-Oksleit” i 2002, të cilët kërkojnë përmirësimin e kontrolleve të brendshme në korporatat e sistemit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontrollet e brendshme në entitetet e biznesit janë quajtur gjithashtu kontrolle të biznesit dhe mendohet se kanë ekzistuar që prej kohëve antike. Në civilizimin e lashtë Egjiptian kanë ekzistuar elemente të administrimit, një set normash burokratike sidomos për mbledhjen e taksave dhe supervizimin e tyre.

XIII. Thelbi i kuptimit mbi kontrollin e brendshëm sipas Universitetit Mercer në Atlanta të SHBA rrotullohet mbi këto bazamente:

-Përkufizimi: “Kontrolli i brendshëm është një proces që bëhet efektiv nga bordi administrues i besuar i entitetit, menaxherët dhe personeli tjetër, që projektohet për të ushqyer bindje të arsyeshme mbi a) sigurinë e raporteve financiare, b) efikasitetin dhe prodhimtarinë e operacioneve, c) pajtueshmërinë me ligjet dhe rregullat e aplikueshme.

- Tipet e kontrollit të brendshëm: 1.Zbulues: skicohet për të gjetur gabimet dhe parregullsitë që mund të jenë shfaqur. 2.Korrigjues: kompozohet për të qortuar, korrektuar dhe korrigjuar gabimet e parregullsitë që mund të jenë shfaqur. 3.Parandalues: projektohet për t’u mbrojtur paraprakisht nga gabimet dhe parregullsitë që mund të vijnë në të ardhmen.

- Kufizimet e kontrollit të brendshëm: Nuk është e rëndësishme se sa mirë kompozohen kontrollet e brendshme, pasi ato gjithmonë mund të provojnë vetëm një siguri të arsyeshme për të garantuar arritjen e synimeve dhe suksesit. Disa kufizime janë pjesë e qenësishme dhe e pandarë në të gjithë sistemet e kontrollit të brendshëm.

a. Vendimet dhe gjykimet: efiçenca e kontrolleve kufizohet nga vendimmarrjet që bëhen nga njerëzit, ndonjëherë nën trysni e tension.

b. Dobësimi dhe avaritë: të punësuarit ndonjëherë demonstrojnë moskuptim ose kuptim të mjegullt të porosive, urdhrave ose instruksioneve ose thjesht bëjnë gabime. Gabimet mund të jenë pasojë e aplikimit të teknologjive të reja, ndërlikimit të transaksioneve dhe kompjuterizimit të sistemit të informacionit.

c. Nëpërkëmbjes (ndrydhjes) nga menaxhimi

d.

: Personeli i niveleve të larta mund të jetë i aftë të nëpërkëmb personelin më të ulët përmes politikave dhe porosive, ose duke i mënjanuar e larguar nga këshillat, politikat dhe porositë për qëllime jo legjitime.

Marrëveshjet e fshehta:kontrollet e brendshme nuk mund t’u shmangen marrëveshjeve të fshehta e të ndaluara nga të punësuarit. Veprimet e individëve bashkërisht mund të ndryshojnë a shndërrojnë të dhënat financiare ose

Page 27: Dispense mbi Teorine e Auditimit

26

informacione të tjera të rëndësishme të drejtimit në një mënyrë e stil, saqë nganjëherë nuk mund të identifikohet nga sistemi i kontrollit të brendshëm.

- Objektivat e kontrollit të brendshëm: Auditimi i brendshëm vlerëson Sistemin

Mercer të kontrolleve të brendshme, i ngritur nga aksesi (të drejtës hyrëse) e personave kompetent mbi proceset individuale të kontrollit, për të garantuar realizimin e 7 objektivave të paracaktuara të kontrollit. Objektivat e kontrollit përfshijnë:

Autorizimin, Plotësinë ose përmbushjen. Përpikërinë, Vlefshmërinë. Sigurinë dhe ruajtjen fizike, Trajtimin e gabimeve, Ndarjet e detyrave.

- Komponentët e Kontrollit të Brendshëm: Piramida e kontrolleve sintetizon këto

komponentë: Mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, veprimtaritë e kontrollit, informacioni dhe komunikimi, monitorimi.

Page 28: Dispense mbi Teorine e Auditimit

27

KOMPONENTETE KONTROLLIT TE BRENDSHEM

MJEDISI IKONTROLLIT

VLERSIMII RRISQEVE

AKTIVITETET E KONTROLLIT

INFORMACIONI&

KOMUNIKIMI

MONITORIMI

M1 M2 M3 M4 M5 M6 M7

V1 V2 V3 V4 V5 V6 V7 V8 V9

A1 A2 A3 A4

I1 I2 I3 I4 I5 I6

Elementët lëndësor të çdo komponenti analitik të bllok-skemës së kontrollit: 1. 7 faktorët e shtratit të Mjedisit Kontrollit (M1-M7):

1.1. integriteti dhe vlerat etike, 1.2. zotimet për kompetencë, 1.3. politikat dhe praktikat e burimeve njerëzore 1.4. filozofia e drejtimit dhe modeli i funksionimit, 1.5.bordi i drejtorëve ose pjesëmarrja në Komitetin e Auditimit, 1.6. strukturat e organizimit.

2. 9 faktorët e shtratit të Menaxhimit të Risqeve (V1-V9): 2.1. ndryshimet në ambientin operues (p.sh forcimi i konkurrencës), 2.2. personeli i rekrutuar rishtazi, 2.3. sistem i ri i informacionit, 2.4. zhvillimet e menjëhershme e të paparashikuara, 2.5. teknologjia e re,

Page 29: Dispense mbi Teorine e Auditimit

28

2.6. linjat, produktet dhe veprimtaritë e reja, 2.7. ristrukturimi i korporatës, 2.8. operacionet me jashtë, 2.9. deklaratat dhe shpalljet kontabile.

3. 4 faktorët e shtratit të Veprimtarive të Kontrollit (A1-A4): 3.1. rishikime të performancës (rishikimi i buxhetit aktual, planifikimi

largpamës), 3.2. përpunimi dhe shqyrtimi i informacionit (verifikimi për sigurinë,

besueshmërinë, pajtueshmërinë dhe autorizimin), 3.3. kontrollet fizike (siguria fizike), 3.4. veçimi i detyrave të çdo hallke.

4. 5 faktorët e shtratit të Informatave dhe Komunikimit (I1-I5): 4.1. identifikimi dhe regjistrimi i gjithë transaksioneve të vlefshme, 4.2. vizatimi dhe përshkrimi i kritereve dhe parimeve në kohë, 4.3. matja dhe vlerësimi i drejtë, 4.4. regjistrimi i informatave në afatet e përcaktuara, 4.5. komunikimi i përgjegjësive tek të punësuarit.

XIV. Trupa e parë profesionale e kontabilistëve në Siri Lanka, Instituti i Kontabilistëve të Liçensuar (ICASL) në përpjekjet për të mundësuar një sistem kompakt veprimesh dhe sistem efektiv operacionesh për ndihmat e të lënduarve nga Tsunami vëren 8 shembuj të kontrollit të brendshëm, të ngulitur tek struktura e organizimit, detyrat dhe përgjegjësitë e grupeve të ndryshme dhe linjat e komunikim - raportimit. Konkretizohen këto ekzemplarë ose modele kontrollesh: 1. Kontrollet organizative Një kartë organizative kërkohet të pasqyrojë indikacionet e qarta rreth:

1.1. Strukturës së organizatës. 1.2. Detyrave dhe përgjegjësive individuale e mbi bazë grupesh. 1.3. Linjës së raportimit.

2. Ndarja e detyrave Një individ i vetëm nuk është i lejuar të ekzekutojë tërësisht operacionet dhe transaksionet. Aq sa është e mundur, funksionet duhet të jenë të ndara ndërmjet:

2.1. Fillesës së një transaksioni, 2.2. Autorizimit të një transaksioni, 2.3. Ekzekutimit të një transaksioni, 2.4. Regjistrimit i një transaksioni, 2.5. Kujdestarisë mbi pasurinë.

Page 30: Dispense mbi Teorine e Auditimit

29

3. Supervizioni; 4. Autorizimi dhe aprovimi; 5. Kontrolli aritmetik dhe kontabël; 6. Kontrolli buxhetor; 7. Auditimi i brendshëm; 8. Rotacioni (qarkullimi) i personelit.

XV. “Qendra për Qeverisjen e Korporatave” e Deloitte & Touche, vatërzohet në përmbysjet që kanë ndodhur në aktivitetet e procedurave të kontrollit dhe raportimit financiar, në bazë të rekomandimeve të Seksioneve 302 dhe 304 të Aktit të Sarbana-Oksleit. Këto rregulla të SEC-it, detyrojnë kompanitë publike që në raportin vjetor të përfshijnë dhe një raport të menaxhimit mbi gjendjen e kontrollit të brendshëm. Ky raport duhet të shtjellojë hollësi rreth:

-ekspozimit të përgjegjësive të menaxhimit për ngritjen dhe mirëmbajtjen e kontrolleve të brendshme, përtej raportimeve financiare; -deklarimeve në lidhje me identifikimin e skeletit a konstruksionit rregullator mbi të cilin operon organizata, për të mundësuar më tej vlerësime mbi efektivitetin dhe eficensën e operacioneve të biznesit krahas raportimeve financiare; -vlerësimet e drejtuesve mbi efektivitetin e kontrolleve të brendshme të instaluara për më shumë se një vit fiskal; -shpalljet ose deklarimet se, pavarësia e auditëve që kanë ekzaminuar pasqyrat financiare është arritur.

XVI. Përcaktimet e INTOSAI-t kanë diferencuar kuptimin e gjerë dhe kuptimin sipas standardeve mbi kontrollin e brendshëm nga dy komitetet e standardeve të kësaj organizate. Konkretisht:

a-Sipas Komitetit të Standardeve të Përgjithshme të INTOSAI-t:4

b-Sipas Komitetit të Standardeve të Kontrollit të Brendshëm të INTOSAI-t: (kuptimi sipas standardeve)

(Kuptimi i gjerë) Kontrolli i brendshëm është shumatorja e sistemit të kontrolleve financiare

dhe atyre jo financiare,duke përfshirë strukturën organizative, metodat, procedurat, auditimin e brendshëm, për të ndihmuar në orientimin e biznesit të subjektit, në mënyrë të rregullt, eficente dhe efektive, duke garantuar devotshmëri ndaj politikave të drejtimit, duke ruajtur asetet dhe burimet, duke siguruar saktësi dhe plotësi të regjistrimeve kontabile dhe raportim në kohë të informacionit të besueshëm financiar.

5

“Kontrolli i brendshëm është përcaktuar si një proces integral që kryhet nga drejtuesit dhe personeli i një entiteti me orientim riskun dhe ka për qëllim të japë

4 - KLSH: ”Paketë përmbledhëse standartesh dhe udhëzuesish për kontrollin dhe auditimin e brendshëm në sektorin publik”, Tiranë 2004, faqe 140, 150. 5 - Cituar nga “Aneksi nr. 3 i Direktivave të INTOSAI-t për kontrollin e brendshëm në sektorin publik”.

Page 31: Dispense mbi Teorine e Auditimit

30

siguri të mjaftueshme se janë arritur objektivat e përgjithshme sipas misionit të entitetit:

Ekzekutim i rregull (metodik), etikë (trajtim moral dhe i paanshëm), ekonomicitet (sasi

e mjaftueshme e burimeve dhe kualitet i kërkuar, shpërndarje me kosto të ulët), eficensë (minimum inputesh-shpenzimesh për të sjellë maksimum outputesh-produktesh) dhe efektivitet i veprimeve (niveli në të cilën përfundimet i përgjigjen objektivave të aktivitetit);

Përmbushja e detyrimeve të përgjegjësisë dhe obligimeve kontabile; Përputhshmëri me rregullat dhe ligjet e aplikueshme, dhe Ruajtja e burimeve nga humbjet,minuset,dëmtimet e shpërdorimet”.

Karakteristikat thelbësore te kontrollit të brendshëm:

-Është një proces integral, dinamik,që duhet përshtatur sipas ndryshimit të kushteve dhe në varësi të risqeve që shfaqen; -Kontrolli i brendshëm duhet përqendruar më tepër “brenda”, sesa “përreth”. - Vihet në lëvizje përmes njerëzve. - Detyra e menaxhimit është identifikimi dhe reagimi ndaj risqeve, të cilat mund të deformojnë dhe devijojnë misionin e organizatës. Kontrollet e brendshme mund të ndihmojnë për identifikimin dhe adresimin e këtyre risqeve.

XVII. Komiteti i Sponsorizimit të Organizatave (COSO) të Komisionit Kombëtar të Raportimit të Mashtrimeve Financiare (Treadway Commision) i atashuar në Nju Jork të SHBA, ka zhvilluar hulumtime më të plota e të thelluara mbi temën e kontrollit të brendshëm. COSO ka përpunuar teorinë mbi kontrollin e brendshëm,veçanërisht përmes dy punimeve të vlerësueshme:

-në vitin 1992, me hedhjen në qarkullim të punimit “Kontrolli i brendshëm-sistem i integruar”, dhe

-në vitin 2004 me veprën “Menaxhimi i riskut të sipërmarrjeve-sistem i integruar”.

Në kuadrin e integruar mbi kontrollin e brendshëm COSO ka deklaruar se: “Kontrolli i brendshëm është një proces, që ndikohet dhe bëhet efektiv nga

bordi i drejtorëve të entitetit, menaxherët dhe personeli tjetër, që projektohet për të dhënë siguri të arsyeshme, për sa i përket arritjes së objektivave në kategoritë vijuese: Efektivitet dhe efiçencë e operacioneve: Këtu përfshihen objektiva që lidhen me qëllimet organizative në drejtim të

performancës, shërbimeve për klientin, përdorimit me efiçencë të burimeve, leverdishmërisë dhe detyrimeve sociale.

Këtu përfshihen objektivat që lidhen me ruajtjen e burimeve të organizatës nga keqpërdorimi e humbja dhe sigurimi se detyrimet janë identifikuar e plotësuar.

Page 32: Dispense mbi Teorine e Auditimit

31

Besueshmëri e raportimeve të brendshme e të jashtme: Këtu përfshihen objektivat që lidhen me çështje të tilla si mirëmbajtja e të dhënave

kontabile, besueshmëri e informacionit të përdorur brenda organizatës si dhe informacionit të përdorur dhe të publikuar për të tretët.

Përputhshmëri me ligjet,rregulloret dhe politikat: Këtu përfshihen objektivat që lidhen me garancinë se marrëdhëniet e organizatës

janë përmbushur sipas detyrimeve ligjore e rregullatore apo politikave të brendshme.

Çelësat identifikues që ndihmojnë zbërthimin e konceptit mbi kontrollin e brendshëm sipas faqe 1 të raportit “Kontrolli i Brendshëm-kuadri i integruar” janë:

• Kontrolli i brendshëm është një proces

• Kontrolli i brendshëm vihet në veprim nga

, ai është një mënyrë për të shkuar drejtë skajit të fundit, por jo një fund në vetvete;

njerëzit

• Kontrolli i brendshëm është i supozuar për të dhënë

. Ai nuk është thjeshtë e vetëm manualet, formulimet dhe politikat, por shërbyesit e çdo niveli në një organizatë;

siguri të arsyeshme

• Kontrolli i brendshëm është një grup ingranazhesh për arritjen e

dhe jo siguri absolute për menaxherët e entitetit dhe bordin e drejtorëve;

objektivave

Natyra e opinioneve të provuara mbi modelin e kontrollit të brendshëm, është “dekoduar” nëpërmjet disa instruksioneve themelore që janë publikuar më pas:

në një ose më shumë ndarje, por duke mbuluar të gjitha kategoritë.

• Sistemi i dobët i kontrollit të brendshëm çon korporatën drejtë humbjeve dhe dështimeve.

• Sistemet e kontrollit të brendshëm janë përgjegjësi e drejtorëve, menaxherëve dhe e të punësuarve,

• Por, ata janë përgjegjësi e veçantë dhe e posaçme e Bordit të Drejtorëve.

• Kontrollet financiare janë të rëndësishëm, por edhe kontrollet jo-financiare mund të jenë pikërisht njësoj të rëndësishëm.

• Disa sisteme të kontrollit të brendshëm janë formal (të shkruara e të shpallura zyrtarisht), disa të tjerë jo-formalë (për shembull rregullat e pashkruara që zbatohen nga anëtarët e një grupi ose skuadre).

• Që të dy sistemet, si ai formal dhe ai joformal janë të rëndësishëm. Dokumentimi mund të avantazhojë mjedisin e korporatës, që çdokush të favorizojë ose kundërshtojë kontrollet.

Page 33: Dispense mbi Teorine e Auditimit

32

• Kontrolli i brendshëm është një target (objektiv) dinamik që përsoset e ndryshon. Ai duhet monitoruar dhe përditësuar në përputhje me gjendjen financiare. Nëse ai shpërfillet dhe neglizhohet, atëherë ai degjeneron dhe shkatërrohet; atëherë lartësohen humbjet dhe provat e mungesës së suksesit.

• Drejtorët kanë detyrimin të raportojnë publikisht mbi gjendjen e sistemit të kontrollit të brendshëm të organizatës në Raportin Vjetor të Korporatës, që emetohet për aksionerët. Në këtë mënyrë, aksionerët dhe personat e tjerë të interesuar, informohen mbi informacionin e bërë publik.

Për vlerat teorike dhe aplikative, vëmendje të veçantë meritojnë dimensionet

e modelit të Kubit dhe Piramidës së COSO-s me 4 qëllimet themelore, 6 komponentët e kontrollit të brendshëm dhe 4 nivelet e organizimit strukturor (gjithë nivelet dhe funksionet).

Page 34: Dispense mbi Teorine e Auditimit

33

5 KOMPONENTET E KONTROLLIT TE BRENDSHEM:

1. Mjedisi i Kontrollit, 2. Vlerësimi i riskut, 3. Aktiviteti i kontrollit, 4. Informacioni dhe komunikimi, 5. Monitorimi. TETË KOMPONENTËT E KUADRIT TË MENAXHIMIT TË RISQEVE NË NDËRMARRJE - 1. Mjedisi i kontrollit, -2. Radhitja e Objektivave, -3. Identifikimi i rasteve e ngjarjeve (eventeve), - 4. Vlerësimi i riskut, -5. Përgjegjësitë për risqet, -6. Aktivitetet e kontrollit, -7. Informacioni dhe komunikimi, -8. Monitorimi. -(Kohët e fundit është shtuar dhe komponenti i Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit,, IT).

KATËR QËLLIMET E KONTROLLIT TË BRENDSHËM -i. Efektivitet dhe efiçencë e operacioneve, -ii. Besueshmëri e raportimeve financiare, -iii. Pajtueshmëria me politikat e organizatës,ligjet dhe rregullat, -iv. Ruajtja e pronës.

KATËR KATEGORITË E OBJEKTIVAVE TË KONTROLLIT

- Objektiva STRATEGJIKE: synimet e niveleve më të rëndësishme dhe ndihma për arritjen e misionit.

- Objektiva OPERACIONALE: efektivitet dhe eficensë në përdorimin e burimeve të entitetit.

- Objektiva RAPORTUESE: siguri dhe seriozitet në raportime. - Objektiva PAJTUESHMERIE: besueshmëri, pajtueshmëri e përshtatje me ligjet

dhe rregullat e aplikueshme.

Page 35: Dispense mbi Teorine e Auditimit

34

SISTEMI I KLASIFIKIMIT TË BIZNESVE NË BAZË TË “MODELIT TË MATURISË” DHE SHKALLËS SË ORGANIZIMIT TË KONTROLLEVE- Niveli 0: Nuk ekziston; Niveli 1: Fillestar. Niveli2: Përsëritës por intuitiv, Niveli 3: i përcaktuar qartë, Niveli 4:i administruar dhe i matshëm, Niveli 5:optimal. Drejtuesit e kompanive dhe Bordi i Drejtorëve janë virtualisht të interesuar për një sistem të mjaftueshëm e të përshtatshëm të kontrollit të brendshëm të kompanisë. Përmbledhja ekzekutive “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”, u përgatit në përgjigje të rekomandimeve të Raportit të Mashtrimeve Financiare, referuar shpesh si Komisioni Treadway. Aty referohet se “kontrollet e brendshme janë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm”. Kjo shkakton konfuzion midis njerëzve të biznesit, ligjvënësve, rregullatorëve etj. Keqinterpretimet dhe pritshmëritë e ndryshme shkaktojnë probleme dhe brenda një kompanie. Problemet ndërlikohen kur terma të pa përkufizuara qartë shkruhen në ligje, rregullore e rregulla. Ky raport ka të bëjë me nevojat dhe pritshmëritë e menaxhimit dhe aktorëve të tjerë në proces, i cili e përshkruan kontrollin e brendshëm si: -rrënjosje e përkufizimeve të përgjithshme, në shërbim të palëve të treta. -vendosja e një standardi kundrejt të cilit çdo biznes ose entitet (qoftë ky i madh apo i vogël, në sektorin publik dhe privat, fitimprurës e jofitimprurës), mund të përballet dhe vlerësojë sistemin e kontrollit të brendshëm, për të kontribuar në përmirësimin e këtij të fundit. Sistemet e kontrollit të brendshëm operojnë në nivele të ndryshme të efektivitetit. Kontrollet mund të gjykohen si efektivë, në qoftë se bordi i drejtorëve dhe menaxherët japin siguri të arsyeshme në secilin nga tre kategoritë:

• Ato e kuptojnë respektivisht masën, në të cilat objektivat e operacioneve të entitetit arrihen;

• Pasqyrat financiare të publikuara janë bërë me seriozitetin e duhur; • Pajtueshmëria me rregullat dhe ligjet e aplikuara është siguruar.

Ndërsa kontrolli i brendshëm është një proces, efektiviteti i tij është një përcaktim a kondicion i këtij procesi, në një ose më shumë pika, në kohë.

A-KERCENIMET, EKSPOZIMI, RISKU DHE OBJEKTIVAT. Terminologjia: Kërcënimet: janë rastësi, shans, humbje të mundshme. Risku: mundësia për të ndodhur rreziku ose humbja. Dobësia: nuk janë zvogëluar nivelet e riskut nga kontrollet e brendshme.

Page 36: Dispense mbi Teorine e Auditimit

35

Ekspozimi ose shfaqja: madhësia potenciale e humbjes shoqërohet me një problem kontrolli.

Humbja e pritshme (HP): Ekspozim x Risk, HP= (E x R) Objektivi i Kontrollit: zvogëlimi i humbjeve të organizatës që vijnë nga kërcënimet.

-I. Kërcënimet dhe Ekspozimet

• Shpenzime pa kriter dhe përdorim joefiçent i burimeve,

: Shembuj të kërcënimeve (mungesa e kompetencës ose paaftësia):

• Vendime të drejtimit të keq, • Gabimet pa dashje në të dhënat e regjistruara ose në proces, • Humbja aksidentale ose shkatërrim i të dhënave, • Humbja e pasurive nga pakujdesia e të punësuarve, • Mungesa e komunikimit midis të punësuarve dhe menaxherëve. Shembuj të kërcënimeve (veprime të paligjshme, ilegale):

• Mungesa e përputhshmërisë me rregullat qeverisëse,

• Vjedhjet,

• Përvetësimet: vjedhja e vlerave materiale ose monetare nga të punësuarit, shoqëruar me falsifikim të të dhënave dhe fshehje të gjurmëve.

- Risku i vetvetishëm

-II. Risqet e Kontrollit -Risqet: risku i pandarë, risku i kontrollit dhe risku i zbulimeve: Sipas Standardit të Auditimit AU 312.20 komponentët e riskut janë tre: risku i pandarë (i vetvetishëm), risku i kontrollit dhe risku i zbulimit, të cilët analizohen në vijim:

6

- Risku i zbulimeve

(ose i pandarë): është dyshimi se gabimet e një bilanci kontabël apo parregullsitë në klasifikimin e transaksioneve mund të jenë materiale, kur pretendohet se gabimet se nuk kishin lidhje me kontrollet kontabile të brendshme.

- Risku i kontrollit: është risku që gabimet mund të ndodhin në një bilanc kontabël ose në një klasë të transaksioneve dhe ato mund të jenë materialë, kur përzierja e tyre me gabime të bilancit apo klasave të tjera të llogarive, nuk mund të parandalohen apo zbulohen në mënyrë periodike nga sistemi i kontrollit të brendshëm kontabël.

7

6 -Inherent risk, sipas IFAC thirret rrisku i vetvetishëm. 7 -sipas IFAC, detection risk thirret si rrisk i moszbulimit.

: është rreziku që procedurat e një audituesi do ta udhëheqin atë në përfundimin që gabimi në një bilanc financiar apo llogari transaksionesh, i cili mund të jetë material nuk ekziston kur agregohet me gabime në bilance ose klasa të tjera llogarish, ndërkohë që ky gabim ekziston.

Page 37: Dispense mbi Teorine e Auditimit

36

Analiza e karakteristikave të risqeve tradicionale dhe e risqeve të reja të biznesit, jepet në krahasimin e paradigmave, si vijon:

Krahasimi i Modelit të Rreziqeve Tradicionale (MRT) dhe Modelit të Rreziqeve të Reja të Biznesit (MRRB)8:

M.R.T.

M.R.R.B.

1. Cikli i transaksioneve është i orientuar nga vlerësimet e auditimit.

1. Proceset e biznesit orientohen nga vlerësimet e auditimit.

2. Vlerësimi i rreziqeve ndodh periodikisht.

2. Vlerësimi i rreziqeve është një proces i vazhdueshëm.

3. Kontabiliteti, thesari dhe auditi i brendshëm janë përgjegjës për identifikimin e risqeve dhe kontrollin e drejtimit.

3. Identifikimi i rreziqeve të biznesit dhe kontrolli i drejtimit janë përgjegjësi e gjithë anëtarëve dhe niveleve organizative.

4. I fragmentuar: çdo funksion sillet në mënyrë të pavarur ndaj rreziqeve.

4. I përqendruar: vlerësimi i rrezikut të biznesit dhe kontrollet e brendshme.

5. Kontrollet përqendrohen në shmangien e rreziqeve financiare.

5. Kontrollet përqendrohen në shmangien e rreziqeve të pranishme në biznes, ndiqen nga afër nga menaxhimi, rreziqet e tjera të pashmangshme, për t’i reduktuar ato në nivel të pranueshëm.

6. Politikat e kontrollit për rreziqet e biznesit (nëse ato janë themeluar), në përgjithësi nuk gëzojnë një mbështetje të plotë të menaxhimit të lartë, ose nuk komunikohen në gjithë kompaninë.

6. Politikat e kontrollit dhe drejtimit të risqeve të biznesit, miratohen nga menaxhimi e bordi dhe u komunikohet gjithë kapilarëve të organizatës.

7. Risqet e biznesit inspektohen e zbulohen dhe atëherë reagohet me aksion korrigjues mbi burimet.

7. Parashikimi dhe parandalimi i rreziqeve të biznesit dhe monitorimi i tyre bëhet në vazhdimësi.

8. Njerëzit e pa efektshëm janë burimi kryesor i rreziqeve të biznesit.

8. Proceset jo efektive janë burimi kryesor i rreziqeve të biznesit.

-III.

8 -“Informatica Economiča”, Volumi 14, Nr. 1 / 2010, faqe 58.

Dobësia e Kontrollit: Deklarata e Standartit Ndërkombëtar të Auditimit AU 323.01 nënvizon se “dobësitë themelore në kontrollet e brendshme kontabile, nuk kufizojnë nivelin relativ të rrezikut; se gabimet ose parregullsitë do të ndodhin dhe në vlerë të jenë të rëndësishme për pasqyrat financiare të audituara; si dhe nuk mund të zbulohen nga të punësuarit në kushte normale të kryerjes së detyrave të përcaktuara nga ana e tyre”.

Page 38: Dispense mbi Teorine e Auditimit

37

-IV.

Objektivat e Kontrollit të Brendshëm

Objektivat e Kontrollit: 1.Autorizimi (të gjithë transaksionet janë autorizuar). 2.Regjistrimi (gjithë transaksionet janë regjistruar). 3.Aksesi (lejimi i të drejtave mbi asetet vetëm për personat e autorizuar). 4.Përgjegjshmëria për asetet (garantimi që regjistrimet kontabile pasqyrojnë me besnikëri asetet reale).

9

OBJEKTIVAT :

TE PËRGJITHSHME SHEMBUJ SPECIFIKE

VLEFSHMËRIA

Të dhënat e transaksioneve janë të vlefshme dhe të dokumentuara

Të dhënat e shitjeve mbështeten mbi faturat, dokumentet e transportit tokësor-ujor-hekurudhor etj. dhe në dokumentacionin e zhdoganimit.

PLOTËSIA

Të gjithë të dhënat e transaksioneve janë regjistruar dhe nuk ka të dhëna të lëna jashtë ciklit të regjistrimit.

Të dhënat dokumentet e transportit me anije të jenë të numërtuar paraprakisht si dhe shoqërohen me fatura tatimore.

AUTORIZIMI

Transaksionet janë autorizuar sipas politikave që kompania ka shpallur më parë.

Shitjet me kredi me vlerë mbi 1’000 $ janë autorizuar me shkrim nga titullari ose menaxhimi.

SAKTËSIA/ PËRPIKËRIA

Transaksionet janë kalkuluar me saktësi

Faturat evidentojnë me korrektësi matematikore informacionin mbi shitjet

KLASIFIKIMI

Transaksionet janë klasifikuar drejtë në librat e kontabilitetit për gjithë rastet.

Shitjet tek filialet dhe degët janë klasifikuar në bazë të rregullave të brendshme të kompanisë.

KONTABILIZIMI

Transaksionet e kontabilizuara janë të kompletuara

Të gjitha shitjet me kredi u janë ngarkuar klientëve.

PERIUDHA PËRKATËSE

Transaksionet e janë regjistruar (shpërndarë) rigorozisht sipas periudhave

Shitjet u janë faturuar e ngarkuar klientëve sipas periudhave: janë kontabilizuar për vitin ushtrimor shitjet që i takojnë periudhës korente dhe pjesa që u takon periudhave të ardhshme është rishpërndarë sipas vitit korespondues.

Objektivat e kontrollit për transaksionet e shitjeve me kredi në një sistem të kompjuterizuar të kontabilitetit mund të listohen si në tabelë: 9 -J.C.Robertson, “Auditing”,….faqe 71.

Page 39: Dispense mbi Teorine e Auditimit

38

Kostot dhe Përftimet e Kontrollit të brendshëm Përfitimet e një kontrolli të brendshëm duhet të tejkalojnë kostot. -Kostot primare janë ato të personelit. -Përfitimet burojnë nga zvogëlimi i humbjeve të pritshme. Konsiderohen të pandashëm e solidarë efektiviteti dhe koha. -Një kontroll që parandalon një humbje është më i pëlqyeshëm se sa një kontroll që zbulon një humbje pasi ajo ka ndodhur. -Çdo zbulim është i rëndësishëm në qoftë se ai parandalon dështimet. -Kur dështimi ose mossuksesi ndodh, korrigjimi redukton humbjen e ardhshme. Analizë e sigurisë. -Vlerësimi i efektivitetit të procedurave të kontrolleve specifike në parandalimin dhe korrigjimin e një tipi të veçantë gabimi. -Siguria e sistemit është mundësia që proceset të përfundojnë pa gabime. -Risku është plotësues i sistemit të sigurisë, d.m.th Risku= (1-Siguri). Pajtueshmëria me kërkesat e Aktit të Praktikave të Jashtme Korruptive. -Përdorimi i analizës Kosto-Përfitim për të vlerësuar e dokumentuar pajtueshmërinë me kontrollet e provizionuar në këtë akt. -Pajtueshmëria është një proces i vazhdueshëm dhe i pandërprerë- kontrollet duhen rishikuar dhe freskuar në mënyrë konstante, ashtu si biznesi dhe mjedisi i tij ndryshojnë apo perfeksionohen vazhdimisht.

Nr. Objektivat e kontrollit Objektivat e kontrollit për transaksionet e shitjeve me kredi në një sistem të kompjuterizuar të kontabilitetit

1. Mbrojtja e pasurisë Vetëm personat e autorizuar kanë mundësi për të hyrë, përdorur, marrë dhe përdoruar të dhëna mbi asetet apo informacione për informata e të dhëna të ruajtura në dosarë /skedarë.

2. Plotësia e të dhënave Të gjithë transaksionet e shitjeve me kredi janë përfshirë në procesin regjistrues dhe janë pranuar për përpunim

3. Saktësia e të dhënave Shitjet janë regjistruar me korrektesë sipas muajve, cilësive, datave, dhe blerësve në periudhat përkatëse dhe janë korrektuar me saktësi brenda formularit të leximit në kompjuter.

4. Autorizimi i transaksioneve

Të gjitha transaksionet përfaqësojnë zhvendosjet aktuale të mallrave ose shërbimeve dhe ato janë aprovuar nga autoriteti përgjegjës

5. Përfundimi i freskimit a hedhjes së

transaksioneve të reja

Shitjet kanë të përfshirë të gjithë hedhjet e të dhënave të transaksioneve të shitjeve për regjistrim.

6. Saktësia e hedhjeve të reja

Shitjet dhe marrjet në llogari janë kryer dhe freskuar përmes të dhënave të futura për regjistrim

7. Kontrolli i dosjeve/ skedarëve, adresarëve

të regjistrit

Integriteti i të gjithë llogarive individuale konstatohet në Librat e Llogarive Analitike apo të Përgjithshme. Pas regjistrimit të dhënat janë akumuluar dhe konservuar.

Page 40: Dispense mbi Teorine e Auditimit

39

B-STRUKTURA E KONTROLLIT - MJEDISI, SISTEMET DHE PROCEDURAT.

-MJEDISI I KONTROLLIT: Pozicioni i menaxhimit, Filozofia e drejtimit dhe stili operues, Struktura Organizative, Influencat e jashtme. - SISTEMI I KONTROLLIT Sistemi i kontrollit, Komiteti i Auditimit, Përcaktimi i autoritetit dhe i përgjegjësisë, Monitorimet e performancës, Politikat dhe praktikat e personelit,. -IMPLEMENTIMI I OBJEKTIVAVE TE KONTROLLIT Autorizimet e kërkuara, Ndarja e Detyrave, Dokumentimi dhe regjistrimi, Verifikimet e pavarura gjatë kryerjes së

C- PROCESET E KONTROLLIT - PARANDALIMI, ZBULIMI DHE KORIGJIMI Tipet (kategoritë) e Kontrollit të Brendshëm: Kontrollet mund të jenë automatikë ose manualë

Shembull: Sistemi automatik i kërkimit të të dhënave mbi çiftëzimin e vlerës së faturës së regjistruar në skedarin e faturimeve, me pagesën e faturës në skedarin e regjistrimeve të llogarisë së bankës.

. Kontrolle Automatikë- Kontrollet e kompjuterizuar inkorporohen brenda aplikimeve logjike ose algoritmike.

Kontrolle Manuale- Performohen nga individë jashtë sistemit të aplikimit dhe kryhen me dorë.

Page 41: Dispense mbi Teorine e Auditimit

40

Shembull: Nënshkrimet e supervizorëve në pasqyra ose në listëpagesa. Megjithatë, Kontrollet e Automatizuara (kompjuterike) janë përgjithësisht më efektive, ndërsa Kontrollet Manuale janë tipikisht më efiçiente. Kontrollet mund të jenë parandalues (preventive), zbulues (detektive), korrigjues, kompensues dhe direktivë.

• KONTROLLET PARANDALUESE: janë ato kontrolle që kanë si qëllim evitimin e mundësisë së ndodhjes së ngjarjes apo rezultateve të padëshirueshme për organizatën si dhe shmangin e mënjanojnë rreziqet. Përmes kësaj ndihme proceset bëhen më efektive dhe minimizohen efektet e kostove të korrigjimit. P.sh: regjimi i lejuar i kontrolleve të hyrjeve.

-Kontrollet që kompozohen për të frenuar e përmbajtur çështje a probleme para se ato të duken a të dalin në pah;

-Monitorimi i gjithë operacioneve dhe hyrjeve;

-Orvatja për të parashikuar probleme të mundshme, para se ato të fryhen e zhvillohen. Kontrolli parandalues ka kuptimin e kontrollit paraprak dhe të vetëkontrollit. Shembuj të kontrolleve parandaluese:

Punësimi i personelit të kualifikuar,

Ndarja e detyrave (faktor sigurues), Aksesi mbi pajisjet fizike,

Përdorimi i dokumenteve të projektuara mirë dhe posaçërisht (parandalues i parregullsive),

Vendosja e një sistemi të përshtatshëm për autorizimin e procedurave dhe transaksioneve,

Sistemi i buxhetimit të cash-it, që monitoron gjendjet dhe lëvizjet e parasë, duke planifikuar dhe rrjedhjet e pritshme dhe gjendjen në fund të periudhës,

Sistemi i kontrolleve inventariale të gjendjes së stokut,

Sistemi i autorizimit të kredive, për të verifikuar vlerën e kredive para lëvrimit të mallrave.

• KONTROLLET ZBULUESE: janë ato kontrolle që japin një vlerësim të proceseve dhe identifikojnë problemet e mundshme, zbulojnë ngjarjet a dukuritë dhe rezultatet e padëshirueshme për entitetin, pasi ato kanë ndodhur, përmes rishikimeve të thelluara.

Page 42: Dispense mbi Teorine e Auditimit

41

• Kjo kategori kontrollesh janë më pak të dëshirueshmet dhe drejtojnë problemet e akumuluara, që “u është hequr manteli ose mbulesa” dhe “kanë dalë në dritë” pasi janë zbuluar apo përhapur rëndom nëpërmjet testimeve të pajtueshmërisë. Kontrollet detektive jo rrallë shoqërohen me ndëshkime të ashpra.

-ekspozimi i menjëhershëm dhe i shpejtë i problemeve, pasi ato kanë dalë në dritë;

-vlerësimi i disa aspekteve të proceseve dhe ndreqja (rregullimi) e tyre, -kur është e mundshme, matet ndikimi i këtij deviacioni ndaj planit. SOFRECO ka sqaruar se me kontroll zbuluese do të kuptojmë kontrollet pas

kryerjes së veprimeve dhe projektohen në mënyrë të tillë që gabimet dhe parregullsitë të zbulohen brenda rrjedhës normale të kryerjes së punës.

Shembuj të kontrolleve zbuluese: Verifikimi i saktësisë të regjistrimeve dyfishe dhe kalkulimeve, Raportimi periodik për performancat dhe mospërputhjet, Llogaritja e kostove standarde (fikse) dhe të ndryshueshme (variabile), Raportet e kontabilitetit për zbardhjen e të dhënave mbi periudhën e mbyllur, Raportet pas zbardhjes së gjendjeve të inventarit, Koordinimi dhe rakordimi i të dhënave, Rakordimi me bankat, Verifikimi në lidhje me përdorimin e dokumenteve të aprovuara e të paranumëruara,

sipas numrave kronologjikë të prodhuar nga entiteti, Testi periodik i bilancit, Rishikimi periodik i historikut dhe dinamikës së kredive, Funksionimi i auditimit të brendshëm .

• KONTROLLET DIREKTIVE: janë ato kontrolle që provokojnë dhe stimulojnë afrimin e ndodhjes së një ngjarje të dëshirueshme. SOFRECO ka sqaruar se me kontrolle direktive do të kuptojmë ndërtimin e sistemeve dhe rregullave, në mënyrë të tillë që të provokohen shkaqet apo të nxitet ndodhja e një ngjarje të dëshirueshme. Këto kontrolle në planin e pavarësisë së auditimit kanë të bëjnë me politikat dhe procedurat e vënë në vend nga menaxhimi i lartë për të nxitur përputhjen me rregullat e pavarësisë. Për të siguruar përputhjen me kontrollet, udhëzimet direktive duhet të formulohen qartë nga menaxhimi, me mesazhe konsistente, që politikat dhe procedurat të përshkojnë gjithë organizatës. Menaxhimin duhet të theksojë rëndësinë e politikave të pavarësisë ose sjelljet e dobishme që burojnë nga politikat e zero-tolerancës për shkeljen.

• KONTROLLET KOMPENSUESE: ngritja e kontrolleve atje ku ata mungojnë. Janë masat që

merren nga drejtuesit e entiteti dhe bordi për të zvogëluar dhe minimizuar efektin e risqeve dhe kufizimeve të kontrollit të brendshëm. Kompensimi disa

syresh çmohet si proces korrigjimi. Në disa raste, aplikimi i matricave kompensuese ndeshet në mënyrë sistematike dhe më dendur në eksperimente. Për shembull, futja në reaksion e përzierjeve të reagentëve, në vend të substancave kimikë bazë,

Page 43: Dispense mbi Teorine e Auditimit

42

duke implikuar kështu kontrolle të ndryshme kompensuese. Domosdoshmëri mbetet afishimi i parametrave të kompensimit. Të kësaj natyre janë proceset e rikapitalizimit, ristrukturimit të njësive, filialeve, degëve etj. “Kontrollet kompensuese ndikojnë në lartësimin e kontrolleve në një sistem10

• KONTROLLET KORRIGJUESE (KORREKTUESE):: Caktimi i procedurave me qëllim që të shërohen dhe kompensohen problemet e zbuluara nga kontrollet me anë të përcaktimit të:

-kanë nënvizuar profesorët C.L.Lousteau dhe M.E. Reid. Për shembull, shumica e firmave mbajnë të dhënat dhe regjistrimet e kontabilitetit në formë elektronike. Megjithatë, lypset që kopje të listës së klientëve ta administrojnë dhe në trajtë të printuar kohë pas kohe për të pasqyruar shtesat e reja të klientëve dhe për të zvogëluar ose provigjonuar klientët që vjetrohen dhe dalin nga skema. Në praktikat e kontrolleve kompensuese, rëndësi kanë sidomos forma e kompensimit dhe çfarë është duke u kompensuar (shitur, blerë, zëvendësuar etj).

-rrugës që duhet ndjekur për zbulimin dhe korrigjimin e mangësive dhe parregullsive,

-hapave që ndërmarrim për të identifikuar gabimet dhe për të mos lejuar që ato të transferohen në probleme e shqetësime. -shkallëve që duhen ngjitur për modifikimin e sistemit të përpunimit, me qëllim minimizimin e këtyre dukurive në të ardhmen.

Për Shembull: raportimet mund të dëshmojnë një numër shumë të madh të stoqeve të dala. Investigimi nxjerr në shesh faktin se furnitori nuk e ka administruar dhe dokumentuar mallin në përputhje me procedurat e miratuara Kontrollet korrigjuese janë procedura, veprimtari, procese që synojnë ndreqjen, qortimin dhe rregullimin në kohë të proceseve të padëshirueshme, përmes ritrajnimit, spontimit, rishikimit, axhustimit etj. Profesorët e Universitetit të Nju Orelansit, C.L.Lousteau dhe M.E.Reid theksojnë se “kur shkelje të pavarësisë së auditorëve janë identifikuar, disa veprime korrigjuese disiplinare duhen ndërmarrë”. Të tilla janë trajnimet e posaçme plotësuese me temë pavarësinë e auditëve.

10 “ The CPA Journal” , viti 2006.

Page 44: Dispense mbi Teorine e Auditimit

43

EKSPONATI I KONTROLLEVE TË BRENDËSHME

Trajtat e Kontrolleve

të Brendshme

Qëllimet

Shembuj

DIREKTIV OSE

TREGUES

Dhënia e udhëzimeve në sjelljet e kërkuara

Rregullat dhe procedurat

PARANDALUES

Frenimi i veprimeve të papërshtatshme nga direktivat e kontrollit

Programe trajnimi, penalitete ose sisteme

vlerësimi KOMPENSUES

Ngritja e kontrolleve atje

ku ata mungojnë Procedura alternative

ose mbështetëse KORIGJUES

Zbulimi i shkeljes së

procedurave në kontrollin e brendshëm

Çekim rutinë i pajtueshmërisë

ZBULUES

Korrigjimi i problemeve pas zbulimit

Programe trajnimi dhe sisteme ndëshkimi

(penalitete) Llojet e kontrolleve bazë janë11

1. Kontrolle Menaxhuese: përcaktojnë nivelin e lartë të mbikëqyrjes dhe rishikimit nga menaxhimi. Ata përgjithësisht janë kontrolle zbuluese dhe për shembull përfshijnë rishikimin prej menaxhimit të raporteve qortuese, ballafaqimin e performancës kundrejt buxhetit dhe përdorimin e punës së ekspertëve dhe profesionistëve.

:

2. Kontrolle Organizative: Këta lloj kontrollesh rrjedhin nga mënyra se si organizata

është strukturuar dhe mund të jenë edhe zbuluese, edhe parandaluese. Ata zakonisht përfshijnë përgjegjësitë e mirëpërshkruara dhe ndarjen e funksioneve. P.sh inicimi i prokurimeve, lëvrimet dhe pagesat.

3. Kontrolle Autorizuese: Këta lloj kontrollesh zakonisht operojnë në nivele

individuale transaksioni dhe janë parandalues në natyrë. Qëllimi i tyre është të ndalojnë një transaksion nga kryerja e tij, nëse nuk është aprovuar në një nivel të përshtatshëm autoriteti. Kontrollet autorizuese efektive janë specifikë dhe tregojnë se kush aprovon, çfarë kufijsh dhe diapazonesh

11 -Seminar Ndërgjegjësimi:PIFC/ KBFP, nëntor 2008, Leksione nga Agnieszka Mazurek dhe Monika Caos (Poloni), në kuadër të projektit për Zhvillimit e KBFP, mbështetur nga BE, NAO dhe MoF.

Page 45: Dispense mbi Teorine e Auditimit

44

limitohen, zgjatja e kërkuar e kontrollit dhe se si do të evidentohen këto kontrolle.

4. Kontrolle Operacionale: Këta lloj kontrollesh kanë të bëjnë me plotësimin dhe

saktësinë e procesit dhe mund të jenë parandaluese, zbuluese ose korrigjuese. Ato përfshijnë sekuencën e kontrollit që të mundësojë plotësimin e një sërë dokumentesh, krahasimin e një seti dokumentesh me një set tjetër, etj.

5. Kontrolle Fizike: ngrihen zakonisht për të parandaluar dhe përfshijnë kontrollin

mbi përdorimin e aktivit (sondazhe mbi stokun) dhe rakordimin e llogarive nëpërmjet masave të thjeshta (p.sh verifikimet e gjendjes dhe disponibiliteti të monedhave fizike në kasat) apo kontrollet logjike (p.sh fjalëkalimet për të hyrë në një dosarë kompjuterikë) etj.

6. Kontrollet “ec përmes”: shprehin gjurmimin e një apo më shumë transaksioneve

nëpërmjet sistemit të llogarisë. Këto kontrolle mund të ndihmojnë në identifikimin dhe marrjen në konsideratë të kontrolleve kyçe, të analizuara në pikat 1-5.

-Kontrollet klasifikohen sipas tipeve të raporteve të kontrollit (prezantimi i prof.R.D.Argawal në veprën “Organization and management”, faqe 251) në këto kategori:

1. KONTROLLE OPERACIONALE; me anë të cilëve realizohet një matje e vazhdueshme dhe e përditshmee këtyre pesë degëzimeve kryesore:prodhimit,prokurimit, marketingut, financës dhe kontabilitetit.

2. KONTROLLE MENAXHERIALE; kur kontrolli operacional është i lidhur me matjen, vlerësimin dhe korrigjimin e operacioneve të aktivitetit, matjen e performancave të drejtimit dhe vlerësimin e përgjegjësive të qendrave të ndryshme.

3. KONTROLLE FINANCIARE; këto lloje kontrollesh inkurajohen veçanërisht për shpenzimet e burimeve dhe kostot respektove të tyre.

-Gjykuar në bazë të kohës së operacioneve, kontrollet fragmentohen si më poshtë:

1. KONTROLLE PARASHIKUES (PREDIKTIV): Kontrolle që u dalin përpara sfidave dhe që parashikojnë devijimet para se ato të ndodhin efektivisht.

2. KONTROLLE HISTORIKE: janë të natyrës post-mortem, një mjet që ndikon në të ardhmen e planifikimit, trajnimit dhe veprimeve të menaxhimit, balancimit etj.

3. KONTROLLE BASHKEVEPRUES (KONKURRENT): janë kontrolle që nxisin e stimulojnë aksione

korrigjuese. Më herët, kontrollet operacional diskutoheshin si kontrolle konkurrentë.

Page 46: Dispense mbi Teorine e Auditimit

45

-Një ekspoze të afërt mbi llojet e kontrolleve sjell nëpërmjet veprës “Management: theory and practice” (maj 1998, faqe 70-72) studiuesi Carlos C. Lorenzana, i cili shquan këto grupe kontrollesh:

1. KONTROLLE PARAPRAKE. Me anë kësaj forme kontrolli identifikohen problemet më madhore përpara se ato të shfaqen dhe japin impaktin e tyre dhe fokusohen në parandalimin e deviacioneve në prodhim, marketing, personel dhe motivim.Ky lloj kontrolli konsiderohet si “ushqim paraprak”.

2. KONTROLLE HARMONIKE. Kjo formë kontrolli orvatet të bëjë monitorimin e njëkohshëm e konvertues të operacioneve në proces.

3. KONTROLLE PAS VEPRIMIT. Në këtë rast, kontrollet ngrihen e montohen pas eventeve (ngjarjeve, rasteve, ndodhive).Kjo është forma më e varfër e kontrolleve se pse mund të shoqërohet me dëmtim të burimeve. Ky tip ka vlera për vlerësimin dhe përmirësimin e tentativave të ardhshme.

Dallojmë 7 burime bazë për kontrollin në organizatat publike. Konkretisht, Prof. Montgomery Van Wart në studimin e titulluar “Changing public sector values” (SHBA, 1998, faqe 292) ofron këtë rrjetë burimesh: KONTROLLET NEPERMJET:

1. LIGJEVE 2. RREGULLAVE 3. OPINIONIT PUBLIK Aksione ligjore dhe veprime gjyqësore

Akte organizative dhe filozofike

Ndjenjat e qytetarisë dhe proceset politike

Shembuj: Etika legjislative, Konflikti i interesave, Ekspozimet financiare,

Nepotizmi, Përdorimi i burimeve zyrtare

për nevoja private, Aksesi mbi konfidencialitetin etj.

Kontrolle supervizive, Alokimet financiare,

Kontrollet e brendshme, Auditimet e brendshme,

Aprovimet e ekzekutivit, Procedurat e personelit,

Kontrollet speciale, Inspektimet e përgjithëshme,

Bordet e këshillimit etj.

Ankesat, Takimet e bordeve të qytetarëve,

Anketimet dhe sondazhet e opinionit, Çështjet gjyqësore, Komentet publike,

Investigimet, Jehona e skandaleve etj.

4. MERITAVE DHE

VIRTYTIT 5. NORMAVE DHE STANDARTEVE

6. KONKURRIMEVE 7. KRAHASIMEVE

Koncepti mbi shërbimin publik

Standardet profesionale

Zgjedhjet publike Ballafaqimi financiar dhe i drejtimit

Besimi, vetëpërmbajtja, Besimi në dinjitetin qytetar,

Zelli dhe kujdesi, Kompetenca, Optimizmi etj.

Kredo etike, Ekspertizë,

Vlera ideale të administratës publike etj.

Publik-publik Publik-privat.

-krahasimi në kosto /njësi, -rishikimi i të dhënave

publike të krahasueshme, -vlerësimet e sistemeve më

të mira dhe produkteve.

Një pamje e rëndësishme e kontrollit të brendshëm është Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik, shkurt KBFP (PIFC). KBFP nënkupton gjithë sistemin e kontrollit të brendshëm që ushtrohet nga Qeveria dhe agjencitë e

Page 47: Dispense mbi Teorine e Auditimit

46

organizmat e deleguara prej saj, për të dhënë garanci të arsyeshme mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin e buxhetit kombëtar të qendrave shpenzuese (duke përfshirë dhe fondet e huaja), sipas legjislacionit të aprovuar, rregullimeve buxhetore dhe rregullave financiare, transparencës, efikasitetit, efiçensës dhe ekonomicitetit. PIFC përfshin gjithë masat për kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare, si dhe pasuritë e detyrimet. PIFC përfaqëson sensin e gjerë të kontrollit. PIFC (KBFP) përfshin, por nuk kufizohet vetëm tek kontrolli financiar paraprak (ex ante), por dhe auditimet e brendshme pas ndodhjes së ngjarjes ekonomike a kalimit të veprimit ekonomik (ex post). Sipas Robert de Koning “Kontrolli i brendshëm financiar publik është ajo pjesë e sferës publike, që përfshin si hartimin e buxhetit, miratimin dhe zbatimin e tij, ashtu dhe menaxhimin e borxhit, të thesarit, të sistemit fiskal, por dhe kontabilitetin, raportimin, prokurimin dhe sistemin e kontrollit të brendshëm”.

Fazat e “Pjekurisë” së Kontrolleve të Brendshme:

I pasigurt dhe i pabesueshëm:Mjedis i paparashikueshëm ku aktivitetet e kontrollit nuk janë të përcaktuara. Informal: aktivitet e kontrollit janë kompozuar, por nuk janë dokumentuar në formë të përshtatshme. I standardizuar: aktivitet e kontrollit janë kompozuar dhe janë dokumentuar në formën e duhur. I monitoruar: Kontrolle të standardizuar me testime periodike mbi efektivitetin, që janë projektuar dhe zhvilluar krahas raportimeve për menaxhimin. Optimal: Kontrolle të brendshme të integruara me monitorime në kohë reale nga menaxherët dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm.

Page 48: Dispense mbi Teorine e Auditimit

47

HISTORIA E KONTROLLIT TE BRENDSHEM. Hulumtimet e studiuesit Carol E. Brown qartësojnë fazat kryesore të pjekurisë dhe kristalizimit të teorisë shkencore mbi kategorinë e kontrollit të brendshëm: 1. Përkufizimi i parë mbi kontrollin e brendshëm është ai i vitit 1949 i

formuluar nga Instituti i Kontabilistëve Amerikanë (sot AICPA). 2. Në vitin 1958, për herë të parë u bë dallimi midis Kontrolleve Kontabile

dhe Kontrolleve Administrative (apo të Drejtimit).Sipas kësaj teze: -Kontrollet Kontabile lidhen me mbrojtjen e pasurisë dhe besueshmërinë e regjistrimeve dhe të dhënave financiare; -Kontrollet Administrative lidhen me efiçensën operuese dhe ndjekjen e politikave të drejtimit. 3. Në vitin 1972 bëhet sqarimi dhe qartësimi i kontrolleve. Kontrollet

kontabile paraqesin siguri të arsyeshme që: -Transaksionet e ekzekutuara janë autorizuar paraprakisht; -Transaksionet janë regjistruar sipas lejeve autorizuese mbi deklarimin dhe mbajtjen e kontabilitetit për asetet; -Aksesi ose e drejta mbi asetet është vetëm ai i autorizuar; -Rregullisht krahasohen të dhënat mbi asetet me gjendjen aktuale të aseteve. 4. Akti mbi Praktikat e Jashtme Korruptive: u fut në përdorim deklarimi nga

AICPA, i cili më pas u bë ligj. 5. Prej 1977-ës, të gjithë korporatave me pronësi publike u kërkohej:

-mbajtja e librave të llogarive në mënyrë të kujdesshme e të ndershme, duke reflektuar transaksionet dhe gjendjen e aseteve, dhe -ngritja dhe mirëmbajtja e kontrolleve të brendshme kontabile të mjaftueshme për të dhënë siguri të arsyeshme se:

transaksionet janë autorizuar nga menaxhimi; transaksionet janë regjistruar sipas shpalljeve GAAP, janë ngritur dhe shfrytëzohen llogaritë për asetet; hyrja në asete është e lejuar vetëm me autorizime të menaxhimit; inventarët periodikë janë të kërkuar për të krahasuar informacionin e llogarisë mbi asetet me gjendjen e tyre ekzistuese në fakt.

6. Deklarata për Standartin e Auditimit nr. 48, në fuqi për periudhën pas datës 31 gusht 1984, kishte shpallur veçimin e kontrolleve administrative nga kontrollet kontabile.

7. Pesë organizata në vitin 1985, iu bashkuan sponsorizimit të Komisionit Kombëtar për Raportimin e Mashtrimeve Financiare, i quajtur Treadway Commision.

8. Komisioni Treadway studioi nga tetori 1985 deri në shtator të vitit 1987 sistemin e informacionit për raportimet financiare dhe lëshoi një raport me rekomandime, ku midis tjerash këshilloi komitetin COSO të formalizonte studimet mbi kontrollin e brendshëm.

Page 49: Dispense mbi Teorine e Auditimit

48

9. Komiteti i Sponsorizimit të Organizatave,COSO publikoi në shtator 1992, 4 vëllimet e raportit të titulluar “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”, ndërsa në vitin 1994 ato u ripublikuan krahas disa amendamenteve të shkurtra plotësuese. Ky raport ishte një standard pasi kompanitë në SHBA do të matnin dhe vlerësonin performancën e tyre në ballafaqim me Aktin e Praktikave të Huaja Korruptive.

10. Në vitin 1994 Komisioni Treadway nëpërmjet COSO-s lëshoi një raport mbi shfrytëzimin e deklarimeve mbi kontrollin e brendshëm si kuadër i integruar dhe ngjalli diskutimet mbi aplikimet e kontrolleve të brendshme. Që nga ajo kohë diskutimet mbi kontrollin e brendshëm janë prezantuar nga publikimet e COSO-s. Qeveritë federale, Shteti i Uashingtonit dhe industria private kanë adoptuar këto politika dhe procedura prej monografisë “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”. Shteti i Uashingtonit, versionin e deklarimeve të “Kontrolli i brendshëm-kuadri i integruar”, e ka përfshirë këtë pamflet si Kapitulli 20 të Manualit mbi Administrimin dhe Buxhetin Shtetëror”.

11. Për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe të mesme, në vitin 2006, COSO publikoi raportin “Kontrolli i brendshëm përtej raportimeve financiare- Guidë për kompanitë e vogla publike”. Kjo u shoqërua me “Udhëzimin për monitorimin e sistemit të kontrollit”, në janar 2009. -Kontrolli i brendshëm në praktikën e një entiteti. Rasti studimor: Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Tiranë.

Analizuam sistemin e kontrollit të brendshëm të ISSH-së për vitin 2008 dhe dallojmë se ai përfshin:

a) Komponentët margjinalë: 1-Kuadri rregullativ kompozues (themelues), ku përcaktohet ç’është instituti, misioni e objekti, burimet, fondet etj. 2.-Skema e organizimit dhe funksionimit të institutit, organigrama dhe organika e numrit të punonjësve sipas shkallëve dhe njësive periferike (degëve dhe agjencive); rregullorja e brendshme ku specifikohen detyrat funksionale e punët që përballon çdo hallkë dhe ndarja e përgjegjësive për çdo pozicion punësimi; shkallëzimi i kompetencave sipas nivelit hierarkik nga Këshilli Administrativ, Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm, drejtorët e degëve rajonale etj. 3-Legjislacioni operues e ndërveprues:

Page 50: Dispense mbi Teorine e Auditimit

49

Legjislacioni primar: - Kushtetuta, Kodet, konventat ndërkombëtare në fuqi. - Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë” me ndryshimet: Nr. 7932, date 17.05.1995; Nr. 8286, date 16.02.1998; Nr. 8392, datë 02.091998; Nr. 8575, datë 03.02.2000; Nr. 8776, datë 26.04.2001; Nr. 8852, datë 27.12.2001; Nr. 8889, date 25.04.2002; Nr. 9058, datë 20.03.2003; Nr. 9114, datë 24.07.2003, Nr. 9377, datë 21.04.2005, Nr. 9498, datë 03.04.2006, Nr. 9600, datë 27.07.2006, Nr. 9708, datë 05.04.2007, Nr. 9768, datë 09.07.2007.

- Ligji nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për Pensionet Shtetërore Suplementare të Personave që kryejnë funksione Kushtetuese dhe të Punonjësve të Shtetit”, i ndryshuar me ligjin 8500 datë 10.06.1999 dhe ligjin nr. 9061 datë 08.05.2003;

- Ligji nr. 9986, datë 11.9.2008 “Për faljen e detyrimeve të prapambetura të detyrimeve… si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore”;

- Ligji nr. 8087, datë 13.03.1996, “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar me ligjin nr. 8521 datë 30.07.1999;

- Ligji nr. 9128 datë 29.07.2003 “Për një Trajtim Financiar të Pilotëve Fluturues në Pension” dhe VKM nr. 53, datë 29.01.2004 e udhëzimi nr. 62 datë 09.03.2004 i ISSH;

- Ligji nr. 9836, datë 26.11.2007 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2008”, ligji nr. 9969, datë 24.7.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9836, datë 26.11.2007 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2008” me ndryshimet dhe Aktin Normativ i Këshillit të Ministrave nr. 7, datë 15.12.2008;

- Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, si dhe Udhëzimi i Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 2, datë 18.02.2008 “Mbi Procedurën e Prokurimit me Vlera të Vogla”.

- Ligji nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin,ruajtjen,dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”;

- Ligji nr. 9720, datë 23.04.2007 ”Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”;

- Ligji Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”; - Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”,

Plani Kontabël Publik të miratuar nga VKM nr. 248, datë 10.04.1998, ndryshuar nga VKM nr. 25, datë 20.01.2001 “Për miratimin e planit kontabël Publik të Organeve të Pushtetit Lokal, Institucioneve Shtetërore Qendrore e Lokale si dhe njësive që varen prej tyre”;

Page 51: Dispense mbi Teorine e Auditimit

50

- Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”; - Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK), miratuar me Vendimin nr. 3,

datë 17.05.2006 të Këshillit Kombëtar i Kontabilitetit “Për miratimin e standardeve kontabël kombëtare” dhe shpallur për zbatim të detyrueshëm nga Urdhri i Ministrit të Financave nr. 4942, datë 15.06.2006;

- Ligji nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. - VKM nr. 761, datë 19.11.2004 “Për krijimin e arkivit qendror për sistemimin,

ruajtjen dhe shfrytëzimin e dokumentacionit të periudhës së sigurimit pranë ISSH”;

- Vendimi nr. 161, datë 11.04.1994 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”.

- VKM nr. 622, datë 09.07.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 161, datë 11.04.1994 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”;

- VKM nr. 1628, datë 17.12.2008 “Për përcaktimin e koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve”;

- VKM nr. 771, datë 13.11.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”;

- VKM nr. 70, datë 11.03.1985, “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”;

- VKM nr. 228, datë 13.04.2001 “Për dietat e nëpunësve që dërgohen me shërbim jashtë vendbanimit të tyre”;

- VKM nr. 1114, datë 30.7.2008 “Për disa çështje në zbatim të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet”;

- VKM 731, datë 07.11.2007 “Për përcaktimin e koeficienteve të indeksimit të bazës së vjetore individuale për llogaritjen fillestare”;

- VKM nr. 345, datë 01.06.2004 për miratimin e Manualit të Procedurave të Auditimit të Brendshëm Publik, Kodit Etik dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm

- Metodologjia e Auditimit Financiar e miratuar me VKM nr. 806, datë 06.12.2006; Standardet e Auditimit të Institutit të Auditëve të Brendshëm të përcaktuara nga Urdhri nr. 1714, datë 01.03.2004 i Ministrit të Financave si standarde bazë të punës së auditimit në sektorin publik;

Page 52: Dispense mbi Teorine e Auditimit

51

Legjislacioni sekondar-

AKTE TË ISSH: SEKTORI I PËRFITIMEVE -Rregullore Nr. 34, datë 1.2.2002 e Këshillit Administrativ "Për caktimin,

administrimin dhe pagesën e pensioneve" (i ndryshuar) -Udhëzim Nr. 1, datë 24.12.2002 i Këshillit Administrativ “Për llogaritjen e

bazës së vlerësuar për efekt pensioni” -Udhëzim Nr. 5, datë 5.8.1997 i Institutit te Sigurimeve Shoqërore “Për

llogaritjen e bazës së vlerësuar për efekt të përfitimeve afatshkurtra” -Rregullore Nr. 1, datë 24.9.1993 e Këshillit Administrativ “Për caktimin e

aksidenteve në punë dhe të lidhura me punën” -Udhëzim Nr. 1, datë 24.9.1993 i Këshillit Administrativ “Për kriteret e

caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë” -Rregullore Nr. 7, datë 16.6.1994 e Këshillit Administrativ “Për kujdes

mjekësor shtese dhe riaftësim, përfitim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arsyeshme”

-Rregullore Nr. 29/1, date 21.3.2003 e Këshillit Administrativ “Mbi kriteret dhe administrimin e pajisjeve të invalidëve"(i ndryshuar). SEKTORI I KONTRIBUTEVE

Rregullore Nr. 36, datë 24.10.2002 e Këshillit Administrativ “Për kontributet e sigurimeve shoqërore”. SEKTORI I ANKIMIT

Rregullore Nr. 8, datë 21.10.1994 e Këshillit Administrativ “Për ngritjen dhe funksionimin e komisioneve te apelit ne sistemin e Sigurimeve Shoqërore”(e ndryshuar). SEKTORI I FINANCES

Rregullore Financiare Nr. 5, datë 24.12.1993 (e ndryshuar) e Këshillit Administrativ. SEKTORI I SIGURIMIT VULLNETAR

Rregullore Nr. 35, datë 19.6.2002 e Këshillit Administrativ "Për sigurimin vullnetar ne ISSH".

Page 53: Dispense mbi Teorine e Auditimit

52

SEKTORI I SIGURIMIT SUPLEMENTAR DHE STATUSET E VECANTA

Rregullore Nr. 3, datë 15.8.1996 “Për caktimin, administrimin dhe pagimin e përfitimeve shtetërore suplementare”.

Rregullore financiare e fondit të përfitimeve shtetërore suplementare, Nr. 3, datë 13.8.1996.

Rregullore Nr. 25, datë 3.9.1999 ”Për caktimin, administrimin, dhe pagimin e përfitimeve suplementare te ushtarakeve”.

Rregullore Nr. 26, datë 3.9.1999 “Për administrimin e fondit te sigurimeve shoqërore suplementare te ushtarakeve”.

Udhëzim Nr. 1, datë 16.1.2001 “Për zbatimin e VKM “Për kriteret dhe masën e trajtimit të veçante të minatorëve qe kane punuar ne miniera në nëntoke”, (i ndryshuar).

Udhëzim Nr. 53, datë 25.6. 2002 “Për zbatimin e VKM Nr. 151, datë 25.4.2002 "Për statusin e Dëshmorit të Atdheut" (i ndryshuar).

Udhëzim i ISSH nr. 3, datë 16.4.1999 “Për zbatimin e Ligjit dhe VKM "Për një trajtim të veçante të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit". - Programi vjetor i të ardhurave dhe shpenzimeve me gjithë ndryshimet, i

detajuar për çdo qendër shpenzimesh dhe miratuar nga Këshilli Administrativ me vendimin nr.1, datë 26.2.2008 “ Për ndarjen e buxhetit të Institutit te Sigurimeve Shoqërore për vitin 2008”;

- Dhënia e llogarisë vjetore sipas dispozitave ligjore, udhëzimit të Ministrit të Financave Nr. 14, datë 28.12.2006, përcaktimeve të Rregullores Financiare të ISSH-së Nr. 5, datë 24.12.1993.

- Rregullorja Financiare nr. 5 datë 23.12.1993 mbi kontabilizimin e veprimeve për të ardhurat edhe shpenzimeve sipas klasifikimit buxhetor’

- Manuali kontabël i ISSH, miratuar nga Ministri i Financave me Urdhrin nr. 738/2, datë 04.03.2004, dërguar ISSH-së për zbatim nga Drejtoria e Kontabilitetit e Ministrisë së Financave me shkresën nr. 738/3, datë 08.03.2004 dhe Udhëzimet e Ministrit të Financave nr. 14, datë 28.12.2006 dhe nr. 26, datë 27.12.2007;

- Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 25, datë 16.4.2007 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore

- Manual Auditimi për ISSH (Udhëzues Metodik), miratuar nga Këshilli Administrativ me Vendimin nr. 209, datë 27.11. 2006 “Për miratimin e manualit të auditimit të brendshëm të ISSH-së” dhe dërguar njësive përgjegjëse për zbatim me shkresën nr. 957, datë 09.05.2007 të Drejtorit të Përgjithshëm.

- Vendimi i Këshillit Administrativ (VKA) nr. 1, datë 26.02.2008 “Për ndarjen e buxhetit të ISSH për vitin 2008”;

Page 54: Dispense mbi Teorine e Auditimit

53

- VKA nr. 12, datë 02.12.2008 “Për një ndryshim në VKA Nr. 1, datë 26.02.2008”; - VKA nr. 4, datë 30.04.1996 i “Për shpërblimin e anëtarëve të KMCAP-ve”; etj.

Legjislacioni terciar:

- Rregullorja e brendshme e funksionimit të ISSH, miratuar me urdhrin nr. 27 /2, datë 04.04.2006 të Drejtorit të Përgjithshëm, “Për disa ndryshime në rregulloren nr. 27, datë 1.3.2002 “Për organizimin, funksionimin dhe detyrat për çdo pozicion pune në Drejtorinë e Përgjithshme të ISSH”;

- Rregullorja e ISSH nr. 39, datë 28.09.2008 “Për shfrytëzimin dhe administrimin e dokumenteve të fondit arkivor të sigurimeve shoqërore”;

- Rregullorja nr. 34, datë 01.02.2002, e miratuar nga KA i ISSH-së “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”;

- Rregullorja nr. 12, datë 20.03.1996 “Për personelin e ISSH” ; - Rregullores nr. 8, datë 21.10.1994 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisioneve

të Apelit në DRSSH”. (e ndryshuar). 4. Udhëzime e shkresa nga Ministritë dhe institucionet qendrore, guida, mbi përfitimet afatgjata e afatshkurtra, operacionet e përditshme të kontabilitetit (furnitura, blerje, shërbime postare e telegrafike, pagat dhe sigurimet e detyrueshme shtetërore e shoqërore; mirëmbajtja e teknologjisë së informacionit, programet dhe softwaret mbi informatizimin e bazës së të dhënave të pensioneve dhe kontribuuesve. 5. Organizimi i llogarive dhe kontabilitetit, lëvizja dhe transfertat e fondeve nga qendra tek njësitë shpenzuese periferike; llogaritë ushqyese-shpërndarëse dhe rakordimi me degët dhe filialet e bankave, rakordimet periodike dhe pasqyrat statistikore të raportimit të përkohshëm, inventarizimi dhe regjistrimi i pasurisë në zyrat e palujtëshme, llogaridhënia vjetore dhe konsolidimi i saj në ISSH për gjithë DRSSH-të; Auditimi i aktivitetit financiar të degëve. 5. Dosjet dhe regjistrat e pensioneve të pleqërisë, invaliditetit, ushtarakëve, minierave,etj. krahas sistemit të detyrueshëm të dokumentacionit që janë pjesë e çdo dosje përfitimi. Rakordimi dhe kuadrimi i të dhënave të urdhërpagesës që gjendet në qendrat e pagesës (filialet e Postës Shqiptare) me kartelën e pensionit (pjesa e llogaritjeve në dosjen e pensionit. 6. Procedurat e trajtimit të personelit, kriteret për ngritje në detyrë e lëvizje paralele të punonjësve dhe marrja e masave disiplinore

b) Kontrollet e brendshme sipas kanaleve të kontabilitetit (kontrolli i brendshëm i aktiveve të qëndrueshme, aktiveve qarkulluese, të drejtave dhe shpresave për arkëtim; detyrimeve e përgjegjësive ndaj të tretëve etj).

Në mënyrë grafike, fazat e zhvillimit të kontrolleve të brendshme, janë prezantuar nga Jack.C.Robinson në veprën “Auditing”, (botimi i 7-të, faqe 503):

Page 55: Dispense mbi Teorine e Auditimit

54

Vlersimi i rrisqeve të kontrollit

A mundet që risqet të jenë të ulëta? Konsideroni efektshmërinë e efiçensën.

Në reduktimin e risqeve të kontrollit, a vlerësohet efekti i kostos?

V L E R E S I

M I

Specifiko kontrollet përmes testimit dhe nivelit të kërkuar të pajtueshmërisë

K U P T I

M I

Kuptimi mbi strukturat e kontrollit të brendshëm

Dokumentimi i këtij kuptimi

Projekti paraprak i programeve të pavarura të auditimit në lidhje me bilancin e llogarive

-Mjedisi i kontrollit -Sistemi i kontabilitetit -Proceset e kontrollit

-Memo narrative, -Pyetësorë tregues, -Diagrama / flowchart

Page 56: Dispense mbi Teorine e Auditimit

55

Kryerja e testimeve të kontrollit për kontrolle

specifike

A është niveli aktual i pajtueshmërisë i krahasueshëm me nivelin e kërkuar?

Dokumenti-mi i bazës së vlersimit

të risqve më të ulëta të kontrollit

Vlersimi i risqeve të larta dhe

projektimi i programeve

të pavarura të auditimeve

Hartimi dhe realizimi i planeve të pavarura të auditimit

T E S T I

M I

Page 57: Dispense mbi Teorine e Auditimit

56

Page 58: Dispense mbi Teorine e Auditimit

57

4.

SISTEMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM Në shpalljen (deklarimin) e Standardeve mbi Praktikat e Auditimit (SAP) është vendosur një paragraf i titulluar “Studimi dhe vlerësimi i sistemit të kontabilitetit dhe lidhjeve ndërmjet kontrolleve të brendshme dhe auditimit”. Aty nënvizohet ndër të tjera, se “Sistemi i kontrollit të brendshëm janë plani i organizimit dhe gjithë metodat e procedurat e adoptuara nga menaxhimi i një entiteti për të asistuar në plotësimin e objektivave dhe sigurimin e eficensës së biznesit, përmes mbrojtjes sa aseteve, parandalimit e zbulimit te gabimeve dhe mashtrimeve, garantimit të regjistrimit tërësor e në kohë të gjithë transaksioneve me llogaritë e kontabilitetit etj. Sistemi i kontrollit të brendshëm zgjatet e vazhdon përtej kësaj mase që lidhet direkt me funksionet e sistemit të kontabilitetit. Funksioni i auditit të brendshëm krijohet si një komponent i veçantë e i ndarë i kontrolleve të brendshme dhe ka objektiva të përcaktuara për të vlerësuar nëse këto kontrolle janë kompozuar në harmoni me kushtet konkrete dhe nëse janë efektive”.

Sistemi i kontabilitetit dhe i drejtimit përbëhen nga disa lloje të kontrolleve të brendshme:

1. Kontrollet organizative-kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të punës së subjektit; kompetenca dhe përgjegjësi të skalitura qartazi. 2. Ndarja e përgjegjësive-ka të bëjë me funksionet që përfshijnë autorizime, realizime, ruajtjen e të dhënave etj. Ndarja e detyrave e zvogëlon riskun nga gabimet e qëllimshme apo manipulimet dhe rrit besueshmërinë e elementeve të kontrollit. Sistemi i kontrollit përmes kufizimeve në nivelin e përgjegjësive dhe funksionit mënjanon përqendrimin e kompetencave në një nivel hierarkie. 3. Kontrollet e sigurimit fizik-nënkuptojnë qasje me mjetet që janë në pronësi të subjektit dhe dokumentet e rëndësishme. Subjektet shpesh vendosin kufizime të së drejtës dhe aksesit mbi mjetet financiare, letrat me vlerë, librat dhe mjetet e tjera që mund të përdoren lehtë për qëllime private. 4. Kontrollet e autorizimeve dhe miratimeve- për të gjithë vendimet e rëndësishme për realizimin e transaksioneve duhet të sigurohet autorizimi përkatës ose miratimi nga personat përgjegjës, të cilët janë emëruar të kryejnë kontroll dhe përgatitje të dokumenteve para miratimit të tyre. 5. Kontrollet operative- nënkuptojnë atë zinxhir kontrollesh që vëzhgojnë nëse transaksionet e miratuara janë regjistruar me saktësi në evidencën e kontabilitetit. 6. Personeli- ky lloj kontrolli do t’i përgjigjet pyetjes nëse personeli i punësuar gëzon nivelin arsimor dhe aftësinë dhe mjeshtërinë profesionale të nevojshme në përputhje me përgjegjësitë e vendit të punës të marrë si angazhim.

Page 59: Dispense mbi Teorine e Auditimit

58

Një sistem i aprovuar pikëzimi, duhet të jetë pjesë e këtij kontrolli të brendshëm, ku të disiplinohet vlerësimi periodik i punonjësit, kriteret dhe kushtet e ngritjes në kategori dhe detyrë të një posti a niveli më të lartë, sistemi ndëshkimor disiplinor dhe ai zhdëmtues për gabime, parregullsi etj.

7. Kontrolli i drejtimit- kontrolli i llogarive dhe krahasimi i tyre me planet, ndjekja e efikasitetit të kontrolleve të brendshme. 8. Kontrolli i dokumentimit- evidentimi me përpiktë i çdo transaksioni. 9. Kontrollet e kontabilitetit12

1. kontrollet e brendshme kontabile,

: 9/a. Kontrolli i rregullshmërisë së të dhënave dhe

9/b. Kontrolli i tërësisë së përpunimit të të dhënave.

Nga ana tjetër kontrollet janë analizuar e çmuar si procese që japin një shkallë sigurie në raport më seri të caktuara standardesh. Në veprën “Kontabiliteti dhe kontrolli për qeverisjen dhe organizatat joqeveritare”, autorët Leo Herbert, Larry N.Killough dhe Alain Walter Steiss (Nju Jork, 1987, faqe 21-24), specifikojnë 5 tipe kontrollesh:

2. kontrolli buxhetor,

3. kontrolli i librave ndihmës të llogarive,

4. kontrolli i drejtimit dhe

5. auditimi

Sistemi i kontrolleve te brendshëm

12 -Për hollësi, shih “Shkrimi i raporteve të revizorit”,Veles-Maqedoni, gusht 2007, faqe 37.

Page 60: Dispense mbi Teorine e Auditimit

59

Dy dimensionet themelore të kontrollit të brendshëm janë:

1. Kontrollet Administrative (ose të drejtimit):të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në organizimin dhe të dhënat që janë të lidhura me procesin e vendimmarrjes për autorizimin e transaksioneve nga menaxhimi, dhe

2. Kontrollet e Kontabilitetit: përfshijnë planet e organizimit, procedurat, regjistrat (të dhënat), që lidhen me

• ruajtjen e aseteve

• besueshmërinë e të dhënave financiare, përmes të cilave synohet të arrihet një siguri e arsyeshme se transaksionet janë ekzekutuar në konformitet me rregullat e vendosura, principet kontabile dhe kriteret e aplikueshme,

• regjistrimin e transaksioneve,

• për t’u siguruar që është mirëmbajtur një sistem i të dhënave dhe llogarive për asetet,

• janë autorizuar nga menaxhimi gjitha rastet e hyrjeve dhe aksesit mbi asetet janë fiksuar përgjegjësitë për kryerjen e verifikimeve fizike etj.

Page 61: Dispense mbi Teorine e Auditimit

60

Tipet e kontrollit të drejtimit (management control) janë këto:

Kufizimet e sistemit të kontrollit të drejtimit (SKD): Dizenjimi me të meta e defekte,

Implementimi i keq dhe pa nivelin e duhur të kontrolleve,

Dobësitë në përgjegjësitë për raportimin e anomalive,

Konfuzioni,

Marrëveshjet e fshehta,

Keqbërjet nga menaxherët e lartë.

Veprimet korrigjuese që ndërmerren nga auditët:

Pastrimi i gjetjeve,

Evidenca bindëse,

Rekomandime mbi bazë ta analizave të kostove dhe efektivitetit,

Strategji të komunikimit të frytshëm,

Page 62: Dispense mbi Teorine e Auditimit

61

Kufizimet e auditit:

• Një audit mund të japë siguri të arsyeshme, e cila në vetvete është e kufizuar;

• Aksesi mbi të dhënat dhe informacionet është e limituar, pasi shumë informata sekrete apo veprime korruptive nuk u ofrohen ose u shmangen syve të audituesve.

Llojet e vlerësimeve mbi sistemin e kontrollit (sipas Harry Havens, ish-asistent i Kontrollorit të Përgjithshem të GAO-s, SHBA):

Projektet eksperimentale, Seritë e analizave kohore , Rastet studimore dhe Konkluzionet.

-Dallimet midis mjedisit të kontrollit dhe procedurave të kontrollit: Është shumë e rëndësishme që në këtë stad të evidentojmë dallimin e koncepteve “mjedis kontrolli” dhe “procedura kontrolli”.

Mjedisi i kontrollit

1. Filozofia e menaxhimit dhe stili operues,

i referohet gjithë pozicioneve më të përgjithshme dhe aksioneve të vetëdijshme në kontrollet e brendshme të drejtimit, si dhe rolin e rëndësinë në një entitet. Një mjedis i fortë kontrollues (p.sh kontrolle strikte e procedura të studiuara e peshuar mirë buxhetimi, janë sinjifikantë për kontrolle të plota specifike). Faktorët bazë që reflektojnë mjedisin e kontrollit janë:

2. Struktura organizative dhe metodat e përshtatura për përcaktimin e shkallëzuar të autoritetit dhe përgjegjësive,

3. Sistemi i kontrollit të drejtimit (përfshirë këtu dhe funksionet e auditimit), 4. Funksionet e Bordit të Drejtorëve, procedurat dhe politikat për rekrutimin

dhe motivimin e personelit dhe influencat e jashtme.

Procedurat e kontrollit

1. Sisteme efektive e të bashkërenduar të librave kontabël,

: qarkojnë politika dhe procedura të themeluara nga menaxhimi për arritjen e sigurt të objektivave. Këtu përfshihen:

2. Verifikimi i sigurisë aritmetikore për të dhënat, 3. Kontrolli i aplikimeve dhe mjedisit në kompjuter 4. Verifikimi i llogarive të bilancit kontabël, 5. Aprovimi dhe kontrolli i bilancit, 6. Përputhja e rezultateve të gjendjes së parave në arkë, apo e stoqeve të

inventarit me tepricat e gjendjeve të llogarive, 7. Kufizimi i aksesit mbi burimet dhe bazën e të dhënave të entitetit, 8. Verifikimet fizike të aseteve për të gjykuar mbi garancitë ë sistemit mbrojtës, 9. Shpërndarja dhe rialokimi i përgjegjësive funksionale, 10. Sistemi operues i procedurave kontabile për të gjykuar mbi nivelin e

saktësisë dhe besueshmërisë së informacionit financiar,

Page 63: Dispense mbi Teorine e Auditimit

62

11. Sistemet menaxheriale të rishikimit të punëve që u ngarkohen individëve në organizatë etj.

Një sistem i kontrollit të brendshëm kurrë nuk mund të japë garancinë e nevojshme se gjithë informacioni i rekordeve financiare i regjistruar në kontabilitet është 100% korrekt; se nuk ka shumë gjasa që informatat financiare të jenë të përpikta dhe si rrjedhim promovohet “shkalla e sigurisë së arsyeshme” të auditorëve. Këto tipe të kontrolleve janë mjeti kryesor i një sistemi të kontrollit të brendshëm. Ato strehojnë dhe përfshijnë gjithë hapësirat dhe sferat e menaxhimit e të vetëqeverisjes. Kontrollet e brendshme mund t’i vizatojmë si kontrolle kontabiliteti (kontrolle të llogarive), kontrolle administrative, kontrolle drejtimi dhe auditime të brendshme. Kjo qasje referon fushat e funksioneve në sistemet e kontrollit.

Mozaiku i kontrollit të brendshëm:

Tipet e kontrolleve

Kontrollet e Kontabilitetit

Kontrollet Administrative

Kontrollet e Drejtimit

Auditimi i Brendshëm

Pajtueshmëria -Testet për

mbledhjen e taksave

-Verifikime ligjore dhe të afateve të brendshme

Monitorimi i pretendimeve të klientëve

Auditime pajtueshmërie

Efektiviteti i operacioneve

Dëgjesa dhe gjykime publike

Auditime performance në shërbime

Eficensa dhe ekonomiciteti

Monitorimi dhe standardizimi i matjes së indikatorëve të përfitimeve buxhetore

Vlerësimi i performancës së departamenteve

Mbrojtja e aseteve

Politikat për vlerësimin e aseteve

Inspektimi i inventarëve

Integriteti dhe besueshmëria e informacionit

Verifikimi dhe testimi i raporteve financiare mbi përfitimet buxhetore nga departamenti i financës

Shqyrtimi i sigurisë dhe provave

Auditime rregullshmërie mbi raportimet e brendshme dhe pasqyrat financiare

Sistemi i kontrollit të brendshëm përfshin elementë përtej aktiviteteve të

kontabilitetit dhe financës.

Page 64: Dispense mbi Teorine e Auditimit

63

Sistemi i kontrollit të Brendshëm përbëhet nga Kontrollet Administrative dhe Kontrollet e Kontabilitetit. Konkluzioni kryesor është se:

- Kontrollet kontabile janë shumë specifike dhe janë më të lidhur me llogarinë (kontabilitetin).

- Kontrollet administrative janë kontrolle shumë të përgjithshëm dhe janë më të lidhur me drejtimin.

Nga përballja e këtyre dy blloqeve vërejmë: - I. Fjalori shoqërues i termave të INTOSAI-t13

rezervon këto shtjellime për sistemin e kontrollit të kontabilitetit dhe atë administrativ

Kontrollet e Kontabilitetit: Sistemi i kontrollit të mbajtjes së kontabilitetit përmbledh një seri veprimesh që janë pjesë e kontrollit të brendshëm, të cilat lidhen me mbajtjen e kontabilitetit. Kjo përmban përputhjen me politikat dhe procedurat financiare, duke ruajtur burimet e subjektit dhe përgatitur raporte financiare të besueshme.

Kontrollet Administrative: Janë një seri veprimesh, që duke qenë pjesë e sistemit të kontrollit të brendshëm kanë të bëjnë me procedurat administrative që nevojiten për vendime të drejtuesve, realizojnë eficensën më të plotë të mundshme dhe garantojnë zbatimin e politikave administrative, si për çështje financiare ashtu dhe për çështje të tjera.

- II. Deklarata për Standartin e Auditimit nr. 48, në fuqi për periudhën

pas datës 31 gusht 1984, bën të ditur dallimin e kontrolleve administrative nga kontrollet kontabile.

Kontrollet e Kontabilitetit: përbëjnë një plan të organizimit, procedurave dhe të dhënave që janë përqendruar në ruajtjen e aseteve dhe besueshmërinë e të dhënave financiare dhe me besnikëri janë dizenjuar të japin siguri të arsyeshme se: a-Transaksionet janë kryer në përputhje me Autorizimet Specifike ose të Përgjithshme të menaxhimit. b-Transaksionet janë regjistruar siç duhet, për të: -1-.lejuar përgatitjen e përmbledhjeve financiare në pajtim me rregullat e përgjithshme të kontabilitetit të pranuara ose çdo kriteri tjetër të aplikuar në deklarata të tilla. -2-. mirëmbajtur kontabilitetin për asetet.

Kontrollet Administrative: përfshijnë, por nuk kufizohen me planin e organizimit dhe procedurat e regjistrimit që lidhen me procesin e vendimeve, e cila shpie në transaksione dhe autorizime të drejtimit. Ky autorizim është një funksion i menaxhimit që lidhet drejtpërsëdrejti me përgjegjësinë për arritjen e objektivave të organizatës dhe është pika e fillimit për ngritjen e kontrollit të llogarive për transaksionet” -(AU 320.27)

13 -Burimi: Udhëzuesit Evropianë mbi Kontrollin e Brendshëm dhe Auditimin e Brendshëm, Tiranë 2004, faqe 141

Page 65: Dispense mbi Teorine e Auditimit

64

c-Hyrja ose aksesi mbi asetet është lejuar vetëm me autorizim të drejtuesve. d-Përgjegjshmëria e të dhënave mbi asetet krahasohet me ekzistencën fizike në intervale të arsyeshme dhe veprimet e duhura ndërmerren pa dallim”-(SA 320. 27).

- III. Fjalori terminologjik i përkufizimeve të PIFC (Kontrollin e

Brendshëm Financiar Publik) ka rezervuar këto përcaktime rreth dy sistemeve të kontrollit të kontabilitetit dhe drejtimit:

Kontrollet e Kontabilitetit:

Janë një seri aksionesh, si fragment i sistemit të kontrollit të brendshëm që lidhen me realizimin e qëllimeve të entitetit, duke specifikuar pajtueshmërinë me politikat dhe procedurat e kontabilitetit, mbrojtjen e aseteve dhe burimeve të entitetit dhe raporte financiare të besueshme.

Kontrollet Administrative: Janë një seri aksionesh, si fragment i sistemit të kontrollit të brendshëm që lidhen me procedurat administrative të kërkuara për vendimmarrjen menaxheriale, realizimin e mundësive për një efiçensë administrative dhe ekonomike dhe të sigurojnë politika administrative të përshtatshme me marrëdhëniet financiare.

- IV. Studiuesit z.Dh.Nikolla, znj.V.Karapici dhe znj.E.Peta14

transmetojnë këto dimension të këtyre sistemeve:

Kontrollet e Kontabilitetit: Synojnë besueshmëri të librave kontabël dhe paraqitjen reale të pasqyrave financiare. Shembuj: -Bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e lëvizjes së kapitalit themeltar, nënshkrimi i dy personave në një urdhër pagesë, saktësia dhe plotësia e listë pagesave mujore, etj

Kontrollet Administrative: Angazhohen kryesisht në efektivitetin e funksionimit të ndërmarrjes dhe edukimin në lidhje me strategjinë e politikave të ndërmarrjes dhe respektimin e procedurave. Shembuj: -detyrimi për të kaluar në analiza mjekësore çdo të punësuar ; -paraqitja për autorizim dhe aprovim të kontratave me vlera të mëdha nga Drejtori Ekzekutiv tek Këshilli Mbikqyrës

Për tre komponentë (lëvizjet e parasë, shitjet e mallrave dhe inventarizimin e stokut), pasqyrohen teknikat e kontrolleve kontabël dhe ato të kontrolleve të drejtimit: 14 - Dh.Nikolla, V.Karapici, E.Peta “Kontroll-revizioni”,Tiranë 2003, faqe 54-55

Page 66: Dispense mbi Teorine e Auditimit

65

Rubrika Teknikat e kontrollit Kontabël

Teknikat e kontrollit Administrativ

Lëvizja e parave (cash)

Ngritja e një kontrolli të plotë mbi rregullat e përdorimit dhe nënshkrimit të dëftesave / faturat për lëvizjen e parasë sa më shpejtë që ato të jenë pranuar; tërheqjet nga depozita pasuese; hyrjet në ditar dhe regjistrimet në librin e llogarive. Tepricat në librin e llogarive krahasohen me shumën e gjendjes në fund të periudhës.

Përgatitja në kohë e parashi- kimeve dhe planifikimeve të Cash flow-t (rrjedhjes së parasë) me qëllim që të kujdesemi për të huazimet (borxhmarrjet) e përkohshme e kalimtare për të mbuluar nevojat ose investimet e përkohshme për të gjeneruar interes nga të ardhurat.

Shitjet dhe marrjet në

llogari

Rakordimi dhe koordinimi me llogaritë e klientëve në librat ndihmës; llogaritë e kontrolluara në total ndaj saktësisë dhe përpikërisë së regjistrimeve në librat e llogarive

Përgatitja e një bilanci eksperimental (vërtetues) për të drejtat ndaj blerësit; shumat që janë për t’u marrë nga blerësi dhe besimi i drejtuesit se grumbullimi i këtyre parave është i mundshëm

Inventarët Përcaktimi i përgjegjësive të një regjistruesi në kontrollin fizik,me qëllim që të ruhen inventarët nga vjedhja, rrëmbimi apo lëvizjet e tjera të paautorizuara

Kombinimi i inventarëve të blera e të shitura; planifikimi i humbjeve nga produktet që dalin jashtë dhe planifikimi i kostove optimale për transpo- rtin e inventarëve .

Në vijimësi analizohet secili nga këto sisteme kontrolli:

1. SISTEMI I KONTROLLIT TE KONTABILITETIT

Sistemi i kontrollit të kontabilitetit përmbledh metodat dhe procedurat që kryhen nga një entitet a organizatë për të ndihmuar në sigurimin e vlefshmërisë dhe përpikërisë së pasqyrave financiare të zotëruara. Kontrollet kontabile nuk sigurojnë pajtueshmëri me ligjet dhe rregullat, por projektohen të ndihmojnë disi një kompani. Një shembull i kontrolleve kontabile mund të jetë kufizimi i përfshirjes së menaxhimit në përgatitjen e pasqyrave financiare. Kësisoj, shifrat e llogaridhënies vjetore duhet të jenë përgjegjësi vetëm e kontabilistëve, pasi menaxhimi mund të bëhet nxitës i shtrembërimeve dhe deformimit të numrave, me qëllim inflacionin e performancës së kompanisë.

.

Page 67: Dispense mbi Teorine e Auditimit

66

Në Investopedia, kontrollet e brendshme kontabile janë një seri procedurash që dizenjohen për të nxitur dhe mbrojtur praktikat e menaxhimit, qofshin ato të përgjithshme,e qofshin financiare. Procedurat e kontrolleve të brendshme të kontabilitetit rrisin gjasat që:

Informacioni financiar është real e i besueshëm, kështu që drejtuesit dhe bordi mund të mbështeten në sigurinë e këtij informacioni për të bërë programimin dhe vendimmarrjen;

Pasuritë, regjistrat dhe të dhënat e një organizate nuk janë dëmtuar, përvetësuar, humbur a shkatërruar aksidentalisht;

Politikat organizative janë ndjekur me korrektësi; Qeverisja është takuar me rregullat e vendosura dhe ka ecur në

drejtimin e tyre. Fjalori i Termave të Biznesit (Busines dictionary) përkrah opinionin se metodat dhe procedurat që formojnë sistemin e kontrolleve të brendshme të kontabilitetit, janë të interesuara për:

“1-garantimin e pajtueshmërisë me politikat dhe procedurat e kontabilitetit;

2-mbrojtjen e aseteve të organizatës; 3-përgatitjen e raporteve financiare në kohë dhe me besueshmëri”.

Fushat ku kërkohet vëmendja e bordit, lidhur me këtë kategori kontrolli janë verifikimi i pagesave të autorizuara, depozitat, transfertat, aprovimi nga komiteti i planeve dhe angazhimeve, politikat e personelit etj.

Kontrollet e brendshme kontabile përbëhen nga planet e organizatës, procedurat dhe të dhënat që lidhen me ruajtjen e aktiveve dhe besueshmërinë e informacionit financiar, ka vërejtur Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar, AICPA. Përkufizimi identifikon qëllimet e kontrollit të kontabilitetit dhe dëshmon synimet themelore, ku përfshihet ruajtja e vlerave materiale e monetare, mbajtja e të dhënave financiare të besueshme me qëllim ato të përdoren nga palët e treta. Sistemi kontrollit kontabël mbështetet në dy shtylla orientimi:

1. një plan organizativ për ndarjen dhe precizimin e përgjegjësive funksionale dhe

2. një sistem autorizimi dhe regjistrimi të përshtatshëm për procedurat dhe të dhënat ndaj aseteve, detyrimeve, të ardhurave, të drejtave, shpenzimeve etj.

Hapi i parë në zhvillimet dhe efektivitetin e kontrolleve të brendshme

kontabile, është identifikimi i fushave ku parregullsitë, abuzimet dhe gabimet janë më të mundshme të ngjasin. Broshura e Price Waterhouse, e cila titullohet Kontrollet e brendshme kontabile efektive për organizatat jofitimprurëse: Një udhërrëfyes për drejtorët dhe menaxherët”, qarkon këto sfera e objektiva në zhvillimin me efektivitet të sistemit të kontrolleve kontabile të brendshme: Vërtetimi i parave (të hyrat në arkë): Të sigurohemi se të gjithë

paratë e menduara për organizatën janë dokumentuar me dëftesa e fatura, depozituar me përpikmëri, regjistruar siç duhet me rregull, bashkërenduar përmes autorizimeve të qarta, dhe ruhen në kushtet e sigurisë.

Page 68: Dispense mbi Teorine e Auditimit

67

Shpërndarja e parave të gatshme: Të bindemi se paratë janë shpërndarë vetëm nëpërmjet autorizimeve tip të vendosura nga menaxhimi, për qëllime biznesi si dhe të gjithë disbursimet (pagesat) janë regjistruar me korrektësi.

Pagesat në vlera të vogla: Të sigurohemi nga verifikimet se vlerat e vogla e të parëndësishme dhe fonde të tjera janë drejtuar ekzaktësisht sipas qëllimit të dhënë, janë mbrojtur nga humbja dhe janë dokumentuar e regjistruar me përpikmëri.

Borderotë: Të garantohemi se pagesat e borderove janë bërë sipas autorizimit të lëshuar në mirëbesim për të punësuarit, se detyrimet legale ndaj shtetit janë mbajtur, dokumentuar e shlyer (siç janë p.sh tatimi mbi të ardhurat apo pagesa e taksave mbi depozitën);

Ndihmat financiare dhe dhuratat: Të bindemi se gjithë ndihmat financiare, dhuratat dhe trashëgimitë janë adresuar sipas përcaktimeve në termat e kufizimit dhe nën një monitorim të rreptë.

Aktivet fikse: Të garantohemi dhe pranojmë se pasuritë e patundshme janë marrë e disponuar sipas një autorizimi të vlefshëm, ruajtja e tyre është e sigurt dhe regjistrimi i të dhënave dhe të drejtave mbi to është realizuar.

2. SSSIIISSSTTTEEEMMMIII III KKKOOONNNTTTRRROOOLLLLLLIIITTT AAADDDMMMIIINNNIIISSSTTTRRRAAATTTIIIVVV Sistemi i kontrollit të brendshëm përfshin elementë përtej aktiviteteve të

kontabilitetit dhe financës. Të tillë elementë janë për shembull kontrolli buxhetor, kostot standarde (fikse), raportet operative periodike, analizat statistikore, shpërndarja e tyre, një program trajnimi, përgjegjësitë e personelit, raportet e performancës, kontrollet e cilësisë dhe inspektimet që nuk kanë objektiv financiar, stafi i auditimit të brendshëm që promovon siguri shtesë për menaxhimin për të gjykuar mbi shkallën e efektivitetit të biznesit. Këto mekanizma të kontrolleve jo-kontabile, Shoqata Ndërkombëtare e Kontabilistëve, AIA, i inkuadron në grupin e kontrolleve administrative ose kontrolleve të drejtimit (sipas Shpalljes së Standardit të Auditimit SAS 320.10).

Standardet Ndërkombëtare nënvizojnë se kontrollet administrative janë të

lidhura dhe afektojnë kontrollet kontabile. Studiuesit e teorisë së auditimit Mautz dhe Schlosser në vitin 1960 për sistemin e kontrollit të brendshëm, këshilluan këto karakteristika operative: autoritet për përmbushjen e gjithë aktiviteteve bazë të entitetit; funksione të mirë përcaktuara; besueshmëri të mjaftueshme të të dhënave financiare; veprime, ngjarje e transaksione të projektuara potencialisht dhe të kompletuara; reduktim i risqeve etj.

.

Sistemi i kontrollit të drejtimit është cilësuar nga enciklopedia Wikipedia si sistem që përmbledh dhe përdor informacione për të vlerësuar performancat e burimeve të organizatave të ndryshme, si humane, financiare dhe burime të tjera të saj, të konsideruara si strategji organizative. Si përfundim, kontrolli i drejtimit

Page 69: Dispense mbi Teorine e Auditimit

68

influencon dhe orienton burimet e organizatës për të zbatuar strategjitë organizative. Ky term është përdorur në konvencionin aktual nga Robert N.Anthony (Otley, 1994). Robert N. Anthony e përcaktoi Kontrollin e Drejtimit si “një proces përmes të cilit menaxherët influencojnë punonjësit e tjerë të organizatës për të zbatuar strategjitë organizative”. Kontrollet e drejtimit janë vetëm një vegël që drejtuesit e përdorin për manovrimet e tyre drejt objektivave apo një mjet që përdoret për zbatimin e strategjive të dëshiruara. Strategjitë fitojnë zbatim përmes kontrolleve administrative, strukturës organizative, drejtimit dhe kulturës së burimeve humane.

Anthony & Young (1999), paraqitën tezën se kontrollet e drejtimit janë si “kutia e zezë”. Në këtë rast termi “kutia e zezë” është përdorur për të përshkruar operacionet sipas natyrës dhe mbështet në sjelljet dhe qëndrimet organizative. Anthony & Young pranuan se “drejtimi i kontabilitetit ka tre komponentë: kontabilitetin e kostot, kontabilitetin diferencial dhe kontrollin e drejtimit si përgjegjësi e kontabilitetit”.

Sistemi i kontrollit të drejtimit është një teknikë e integruar për zgjedhjen dhe përdorimin e informacionit, me qëllim motivimin e sjelljeve të të punonjësve dhe zhvillimin e performancës, ka shkruar Horngren (2005). Nga ana tjetër Simons (1995), e vlerëson sistemin e kontrollit të drejtimit si tërësi të procedurave formale - rutinore, dhe procedurave të drejtimit, që përdoren për strukturimin dhe mbajtjen në këmbë të aktiviteteve organizative. Nga një plan tjetër vështrimi, profesor Chenhall (2003) përmend termat e kontabilitetit të drejtimit, sistemit të kontabilitetit të drejtimit, sistemit të kontrollit të drejtimit dhe kontrollet organizative. Në këtë rast, kontabiliteti i drejtimit është përdorur si koleksionim i praktikave të buxhetimit dhe kostove të produkteve. Ndërsa sistemi i kontrollit të drejtimit është term më i gjerë që qarkon sistemin e kontabilitetit të drejtimit dhe kontrolle të tjera personale ose klanore.

Në 1994, Marcello arsyetoi se kontrollet e brendshme koncentrojnë koordinimin, shpërndarjen e burimeve, motivimin dhe matjen e realizimeve.

Së pari ato përfshijnë matjen e gjerë gjithëpërfshirëse, së dyti burimet e alokuara dhe, së treti komunikimin dhe motivimin.

-Në kuptimin e përditshëm:Kontrolli është një funksion i drejtimit,i tillë si planifikimi, organizmi, organika dhe udhëheqja.

-Në kuptimin modern: kontrolli është një akt i parashikuar, duke pasur parasysh se koncepti i hershëm i kontrollit përdorej vetëm për rastet kur gabimet ishin zbuluar.

-Në kuptimin menaxherial:kontrolli nënkupton tre aktivitete: vendosjen e standardeve, matjen e performacës dhe veprimet e aksionet korrigjuese.

Henry Fayol komenton se kontrolli është gjithçka...Ai në vitin 1916 formuloi për herë të parë përkufizimin e kontrollit që e lidh dhe ia dedikon atë kryesisht menaxhimit. Kontrolli konsiston në verifikimin e gjithçkaje që ndodh dhe përsëritet në konformitet me planet e përshtatura dhe instruksionet e lëshuara dhe rregullat e vendosura Objekti i tij është nxjerrja në pah e dobësive dhe parregullsive për t’i korrigjuar e ndrequr dhe parandaluar. Kontrolli është matja dhe korrigjimi i performancës, kundrejt standardeve të paracaktuara që përmbajnë planet,-saktësoi nga ana e tij Harold Koontz,- nga të cilat sigurohet një progres i kënaqshëm.

Page 70: Dispense mbi Teorine e Auditimit

69

Raportit kontroll dhe menaxhim i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi Stafford Beer, që deklaroi se “menaxhimi është profesion i kontrollit”.Nga ana tjetër Robert J. Mockler është shprehur se kontrolli i drejtimit mund të përcaktohet si një përpjekje sistematike nga drejtuesit e biznesit, për të krahasuar suksesin (arritjet) në emrues me standartet e pranuara, planet, objektivat, për të ndjerë efektin e veprimeve kuruese të rekomanduara më parë, për të gjykuar si janë përdorur burimet njerëzore dhe burimet e tjera të kompanisë etj. Karakteristikat e kontrollit:

1. Kontrolli është një proces i vazhdueshëm; 2. Kontrolli është një proces i drejtimit; 3. Kontrolli është ngulitur në çdo nivel të hierarkisë organizative; 4. Kontrolli është shpresë për të avancuar përpara; 5. Kontrolli është lidhur ngushtësisht me planifikimin; 6. Kontrolli është instrument e mjet i realizimit të veprimtarive të

organizatës. Cilat janë tipet e kontrollit në një organizatë?

Kontrolle të

ushtruara nga: Direktivat për

kontroll burojnë nga:

Mënyrat e sjelljes dhe të performancës

Sinjalet për veprime

korrigjuese

Pagesa ose shpërblimi për përmbushjen

Sanksione ose ndëshkime për

mos- Përmbushjen

I.Organizata Planet organizative, strategjitë, përgjigjet për kërkesat krahasuese

Buxhetet, kostot standarde, targetet e shitjeve.

Mospërputhjet me treguesit

Rekomandim e aprovim nga menaxheri,

Stimul material,

Promocion

kërkesa për shpjegime,

shkarkime nga puna

II.Grupet informale

Marrëveshjet e ndërsjella dypalëshe

Normat e grupit

Devijimet Miratim kolegësh, anëtarësim, udhëheqje.

kërkesa për shpjegime,

III.Individët Qëllimet dhe aspiratat individuale

Pritshmëria e individit, Targetet (objektivat) e ndërmjetme

Perceptimi i dështimeve të pashmangshme, Targetet e munguara

-sensi i zhgënjimit, Ndjenja e dështimit

-Disa dallime ndërmjet kontrollit të drejtimit dhe kontrollit të operacioneve:15

15 -Robert N.Anthony, John Dearden, Richard F.Vancil, “Management system control”, botim i vitit 1972, Universiteti i Harvardit.

Page 71: Dispense mbi Teorine e Auditimit

70

Karakteristikat Kontrolli i drejtimit Kontrolli i Operacioneve

Fokusimi i aktivitetit Operacion i plotë Një detyrë ose një transaksion i

vetëm Gjykimi Relativisht shumë, urdhra

e vendime subjektive Relativisht pak; mbështetje në rregulla.

Natyra e strukturës Psikologjike Racionale, e arsyeshme Natyra e informacionit I integruar; të dhëna

financiare të vlerësuara e të pranuara, të ardhshme dhe historike.

I posaçëm, shpesh jo financiar, i precizuar e në kohë reale.

Personat kryesorë të përfshirë Menaxherët Supervizorët Aktiviteti mendor/ intelektual Motivues, administrativ. ndjekja e udhëzimeve ,

orientimeve Disiplinat burimore Psikologjia shoqërore Ekonomiksi, Shkenca fizike Horizonti Kohor Javor/mujor/vjetor. Ditë pas dite Tipet e kostos Të lira, të pa projektuara. Të projektuara

-Korniza e përgjegjësive respektive për ngritjen dhe mirëmbajtjen efektive të Kontrollit të Brendshëm (konfiguruar nga INTOSAI): 1. Roli dhe përgjegjësia e menaxherëve për kontrollin e brendshëm: A. Krijimi i një mjedisi kontrolli pozitiv nga:

-prania e një toni etik pozitiv, -udhërrëfyesit largpamës për sjelljet e mira e të pëlqyeshme, -ribërja e normave të integritetit, si mbrojtëse nga joshja dhe sjelljet jo etike, -vendosja e një disipline të rreptë për rastet kur konstatohen veprime

përvetësimi, -përgatitja e një kodi të shkruar të sjelljes dhe drejtimit për të punësuarit.

B. Menaxhimi duhet të sigurohet se personeli ka një nivel kompetence për të kryer detyrat e veta me përgjegjësi dhe kompetencë të lartë. C. Qartësimi paraprak i çelësit të autoritetit dhe përgjegjësive, D. Vendosja e linjave të raportimit vertikal, E. Ndërtimi i politikave dhe procedurave të kontrollit të drejtimit si bazë e analizës së riskut, F. Përdorimi gjerësisht i trajnimeve, komunikimit me menaxhimin dhe nxitja e aksioneve të përditshme korrigjuese nga drejtuesit e të gjithë niveleve, për të forcuar pikat kryesore të kontrollit të drejtimit,

Ç’bën Menaxhimi??? MONITORIM TE VAZHDUESHEM

të operacioneve dhe praktikave të Kontrollit të Brendshëm, nëpërmjet organizimit dhe modifikimit të tyre.

Page 72: Dispense mbi Teorine e Auditimit

71

G. Monitorimi i operacioneve të kontrollit në organizatë, përmes vlerësimeve vjetore dhe raporteve për drejtuesit më të lartë. 2. Roli dhe përgjegjësia e Auditëve:

• Ruajtja e paanësisë dhe pavarësisë në fakt dhe në dukje,

• Kompetencë profesionale e sigurt e stafit të auditimit,

• Këshillimi me menaxhimin për fushat me risk të lartë,

• Paracaktimi dhe vendosja e një plani strategjik si dhe e qëllimeve të qarta të punës,

• Progres në vlerësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit ,

• Rekomandimi i rrugëve dhe mundësive që ndikojnë në përmirësimin dhe forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm,

• Ndjekja në vazhdimësi e rekomandimeve, për t’u bindur sa ato po zbatohen plotësisht,

• Vënia në zbatim në praktikë e sistemit të vlerësimit të cilësisë. 3. Praktikat e përgjithshme vijuese për kontrollin e brendshëm:

1. Praktikat e kontrollit të brendshëm janë të projektuara në pajtim me

standardet e kontrollit të brendshëm, që zhvillohen e promovohen nga autoritetet qendrore dhe zakonisht kompozohen nga një trupë legjislative;

2. Fuqia punëtore e trajnuar dhe e drejtuar efektivisht, është një arritje dhe rezultat i fituar;

3. Indikatorët (treguesit) e performancës janë zhvilluar e monitoruar; 4. Çelësi i detyrave dhe përgjegjësive midis njerëzve redukton riskun e

gabimeve dhe mashtrimeve. Kështu që, detyrat duhen cilësuar për çdo aktor. 5. Drejtuesit përqasin dhe krahasojnë performancën aktuale me qëllime

planifikimi ose llogaritje të rezultateve dhe analizë e diferencave. 6. Përpunimi i informacionit është nën kontroll, ashtu si kundër të dhënat

monitorohen dhe verifikohen. 7. Kontrolli fizik garanton mbrojtjen fizike të aseteve; 8. Aksesi mbi të dhënat është i kufizuar vetëm tek individët e autorizuar. 9. Transaksionet dhe ngjarjet e tjera sinjifikante janë autorizuar e regjistruar

vetëm nga personat e caktuar brenda fushës dhe autoritetit të tyre.

Ç’bën Auditi i Brendshëm??? VLERESIM PERIODIK

të efektivitetit të praktikave të Kontrollit të Brendshëm

Page 73: Dispense mbi Teorine e Auditimit

72

10. Transaksionet janë kryer në kohë dhe vlerat ekzakte, dhe mbi këtë bazë menaxhimi ka kontrolluar operacionet dhe ndërmarrë vendimet.

11. Gjithë kontrollet e brendshme, gjithë transaksionet dhe eventet specifike janë dokumentuar qartësisht dhe këto dokumente janë të mundshme të kuptohen nga ekzaminuesit.

Page 74: Dispense mbi Teorine e Auditimit

73

Page 75: Dispense mbi Teorine e Auditimit

74

5.

AUDITIMI SI TEORI, PRAKTIKË, FILOZOFI, DISPLINË SHKENCORE DHE PROFESION.

SEMANTIKA DHE ETIMOLOGJIA E AUDITIMIT. Sipas Fjalorit Etimologjik, termi Auditim është përdorur që prej vitit 1431.

Ky diftong foljor ka rrënjë latine dhe është transformim i fjalës “audire”, që ka sensin “hear” sipas gjuhës angleze,domethënë “me shqyrtuar”,”verifikuar”,“të ekzaminuar zyrtar i llogarive”.Brendia foljore e këtij termi është atestuar që prej vitit 1577. Auditimi është përcaktuar si “shqyrtim i pavarur dhe shprehje e mendimit mbi pasqyrat financiare të një ndërmarrje nga një auditues i emëruar në bazë të detyrimeve ligjore ose profesionale”16

. Pra, tre kolonat që e mbajnë në këmbë këtë profesion janë Pavarësia, Shprehja e opinionit dhe Ushtrimi i detyrës sipas emërimit ose për shkak të obligimeve ligjore.

Shpalosja dhe transkriptim i detajuar i termit “AUDITOR” (auditues) rrezaton këto cilësi respektive, të domosdoshme për një audit:

16 -burimi: www. goldsmithibs.co.uk

A - qëndron për Active & Accurate = (energjik / aktiv dhe korrekt / i kujdesshëm). U - qëndron për Up to date = (modern / i azhornuar) D - qëndron për Diligent & Decisive = (i zellshëm dhe bindës) I - qëndron për Intelligent, Impartial & Independent= (mendjehollë / i zgjuar, i paanshëm / i drejtë, i pavarur, pa paragjykime) T - qëndron për Tactful & Transparent = (me takt dhe i tejdukshëm / i sinqertë) O - qëndron për Objective & honest = (objektiv / realist dhe i ndershëm / i sinqertë) R - qëndron për Responsible = (përgjegjës / i besuar)

Page 76: Dispense mbi Teorine e Auditimit

75

Auditimi karakterizohet si Teori, Praktikë, Filozofi, Profesion dhe Disiplinë Shkencore.

Auditimi si Teori

Një formulim i lidhjeve aparenciale ose i kuptimit të principeve/rregullave të caktuara për fenomenin e vëzhguar e që janë verifikuar, me qëllim shkallëzimin ose cilësimin e tyre.

: “Webster’s New World Dictionary” (botimi i 3-të, Nju Jork, Simon & Shuster,1988), shpalos disa percepsione rreth “teorisë”, mirëpo dy janë drejtimet më të rëndësishme në kontekstin aktual:

Një degë e artit ose e shkencës, që mbështetet në njohuri mbi metoda dhe parime, sesa në praktikën e tyre.

Të tjerë komentuare e çmojnë teorinë si “supozim i parashtruar për të shpjeguar diçka, parashtrim të rregullave të përgjithshme të një arti a shkence nga praktika e realizimit të tyre”. Në kushtet që auditimi konfigurohet e ngrihet mbi një sistem parimesh e rregullash deontologjike e profesionale dhe meqenëse realizon lidhje të koncepteve përmes ekzamimit të të dhënave mbi zhvillime të caktuara dhe fenomene të ndryshme, ai përmbush kriteret që të vlerësohet e konsiderohet si teori e veçantë. Një teori që zhvillohet mund të shërbejë për të shpjeguar mangësitë dhe mospërputhjet në praktikat ekzistuese, të orientojë e sugjerojë politikëbërësit e rregullatorët për veprimet që meritojnë rregullim e ndreqje. Përpjekjet e para për studimin e teorisë së auditimit vijnë nga akademikët amerikanë R.K.Mautz dhe H.A.Sharaf në vitin 1961. Në Mbretërinë e Bashkuar, 10 vjetë më vonë, akademiku skocez, Prof.Tom Lee e adoptoi teorinë mbi auditimin duke e shtrirë në kompanitë e biznesit. Ai botoi në vitin 1993 librin ”Teoria e auditimit të korporatave” (Londër: Chapman & Hall, 1993). Një tjetër skocez, Prof.David Flint, shkroi veprën “Filozofia dhe parimet e auditimit” (Basingstoke: Macmillan,1988), duke lartësuar idetë e paraardhësve të vet.

Nga krahasimi i përkufizimeve mbi auditimin, ekspozohen këto elemente kyç, që simbolizojnë anën e përbashkët dhe skeletin kockor të këtyre definicioneve:

• A-Një proces sistematik: Përkufizimi i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë nis me fjalët “një proces sistematik”, i cili dëshmon një seri procedurash logjike dhe organizative. Të gjithë përkufizimet përdorin termin “proces” si indikator që funksioni i auditimit ka në një sistem. Ky sistem presupozon futjen, përpunimin dhe ekspozimin e përfundimeve, të cilat duhet të jenë seri e logjikshme e strukturuar dhe e organizuar.

• B-Objektiviteti profesional: Fraza “objektivitet profesional në mbledhjen dhe përpunimin e evidencave” dhe ”persona të pavarur kompetentë” në përkufizimin e Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë shprehin kuptimin e

Page 77: Dispense mbi Teorine e Auditimit

76

njëjtë kryesor. Auditët duhet të jenë të kualifikuar për të kuptuar kriteret e përdorura dhe kompetentë për të njohur tipet dhe vlerat (shumat) e akumuluara të evidencave për ekzaminim.

• C-Kriteret e vendosura: Kriteret e vendosura janë standartet përkundër së cilave fenomenet janë gjykuar. Kriteret e vendosura kushtëzohen nga trupat legjislative, buxhetet, kushtet dhe rregullat e tjera të veçanta të matjes dhe vlerësimit të performancës financiare. Procesi i auditimit synon të informojë përdoruesit e të dhënave mbi nivelin e pajtueshmërisë midis informacioneve të matshme dhe kritereve të vendosura. Të gjithë përkufizimet nxisin raportimin e përfundimeve tek palët dhe përdoruesit e interesuar. Gjetjet kryesore u bëhen me dijeni aksionerëve, drejtuesve, kreditorëve, agjencive qeveritare dhe publikut.

• D-Informacionet e matshme: Të gjithë përkufizimet përfshijnë deklarimin e përputhjes së informacionit të matshëm sasior me aksionin ekonomik dhe kriteret e pranuara e të vendosura.

Kërkesa për shërbimet e auditimit shpjegon dhe diversitetin e shumë teorive që rrethojnë dhe e mistifikojnë këtë mision dhe angazhim. Më në detaje, këto teori rreth funksionit të auditimit, shtjellohen në vijm:

1. Teoria Policore: Kjo ishte një nga teoritë më të përhapura mbi misionin dhe rolin e auditimit deri në vitin 1940. Strumbullar i kësaj teorie ishte perceptimi i angazhimit të auditimit si mision detektiv e policesk. Asokohe auditimi ishte fokusuar në investigimin dhe përpikërinë financiare, parandalimin dhe zbulimin e mashtrimeve. Objektiv i auditimeve mbetej gjurmimi e verifikimi i vërtetësisë dhe ndershmërisë së deklarimeve financiare, teori e cila ka humbur shumë nga fuqia e saj.

2. Teoria e Besueshmërisë së Shtuar:Në qendër kësaj teorie qëndronte shtimi i kredibilitetit (besueshmërisë) së pasqyrave financiare, si funksion primar i auditimit. Auditimi i pasqyrave financiare është përdorur nga menaxhimi (agjentët) për të ndikuar në rritjen e principalit në administrim dhe zvogëlimin e informacionit asimetrik. Shumë analistë të kësaj teorie mendojnë se informacioni i auditëve nuk duhet të jetë bazament i vetëm për investitorët, ndonëse të tjerë mbrojnë idenë se shpesh vlerësimi i deklaratave financiare është një funksion i konfirmimit të këtij mesazhi, se auditi është një vlerë e shtuar e organizats..

3. Teoria e pretendimeve të moderuara:Nën këtë teori, është e rëndësishme që pjesëtarët aktivë të një organizate vijojnë të kontribuojnë. Për të vijuar këtë kontribut, çdo grup duhet të besojë se ajo e ardhur që merret, ndahet ndershmërisht në kompani dhe administrohet një opinion i pavarur e i bazuar për të.

Page 78: Dispense mbi Teorine e Auditimit

77

4. Teoria e Gjyqtarit:Në këtë teori, auditi vështrohet si një arbitër a gjyqtar në procesin e shpërndarjes dhe kategorizimit financiar. Në këtë prizëm, vendimi i auditit dhe procesi vendimmarrës nuk janë të arritshëm për publikun. Doktrina e paraprirjes dhe pajtueshmërisë nuk garantohen gjatë auditimit, sepse aty mbështillen sisteme të ndryshme të shpërblimeve, ndaj kjo rrymë nuk gjendet e mbështetur.

5. Teoria e Besimit të frymëzuar: Si teori kjo është zhvilluar pas vitit 1920 nga profesori holandez Theodore Limperg. Teoria Limperg adresohej në dy tregues: kërkesën (nevoja) dhe ofertën për shërbimet auditive. Esenca e kësaj teorie është se: kërkesa për shërbimet e auditimit është rrjedhim direkt i aksionerëve zotërues të aksioneve që janë jashtë kompanisë (pjesëmarrës ë jashtëm në kuotat e principalit). Këto aksionerë kanë vazhdimisht kërkesa ndaj menaxhimit mbi përgjegjshmërinë dhe rregullaritetin, për kthimin e shpejtë të kontributeve që ato kanë investuar në kompani. Ky informacion mund të jetë i anshëm, ndaj kështu lind divergjenca e mundshme midis menaxhimit dhe aksionarëve të jashtëm. Ndaj, një auditim i paanshëm bëhet i domosdoshëm, i frymëzuar mbi bazat e besimit të palëve. Në këto rrethana Limperg adoptoi termin “avitje normative”.

6. Teoria e Agjencisë:Kjo teori analizon marrëdhëniet midis dy palëve: investitorëve dhe menaxherëve. Agjentët (menaxherët) marrin përsipër kryerjen me përpikëri dhe bindje të detyrave të ngarkuara për kapitalin (investitorët) dhe këto të fundit marrin shpërblimin nga agjentët. Sipas teorisë së agjencisë, roli i auditëve është të supervizojnë marrëdhëniet midis menaxherëve dhe pronarëve të kapitalit (zotëruesve).Një zbrazëti dhe çarje shkaktohet nëse këto pozicione nuk janë përshkruar me saktësi që në fillim të procesit. Përgjegjësitë e secilës pjese duhen mirë-përcaktuar në rregulla. Teoria e agjencisë demonstron atë që, kontabiliteti dhe auditimi , jo vetëm ndihmojnë në kthimin në masë të shumëzuar të të ardhurave nga investimi i kapitalit, por edhe luajnë një rol minimizues të informacioneve të gabuara, parregullsive dhe mashtrimeve.

Elementet e teorisë së auditimit janë : 1. Objektivat e Auditimit, 2. Standardet e Auditimit, 3. Postulatet e Auditimit, 4. Konceptet e Auditimit, 5. Supozimet e Auditimit 6. Parimet e Kodit të Auditimit.

Page 79: Dispense mbi Teorine e Auditimit

78

Në vijim trajtohen objektivat, postulatet, konceptet, standardet dhe supozimet e auditimit.

I. OBJEKTIVAT E AUDITIMIT.

Objektivat e auditimit ndahen në tre grupe të mëdha si në diagram:

- Objektiva Primare, - Objektiva Sekondare dhe - Objektiva Speciale.

Page 80: Dispense mbi Teorine e Auditimit

79

Page 81: Dispense mbi Teorine e Auditimit

80

Objektivat ku duhet fokusuar audituesi dhe lypsen të testohen e çekohen gjatë një misioni janë:

Vlefshmëria Transaksionet në llogari janë të

vlefshme. Plotësia Të gjitha transaksionet e ngjarjeve

ekonomike të ndodhura, janë pasqyruar në librat e llogarisë

Përkatësia Transaksionet e regjistruara në llogari janë i përkasin periudhës respektive ushtrimore

Pronësia Transaksionet dhe gjurmët e veprimeve duhet të konfirmojnë pronësinë e aseteve të administruara

Saktësia Llogaritë e përfshira dhe transaksionet janë akumuluar në mënyrën rigoroze e të përshtatshme tek ditarët dhe librat kontabël bazë e ndihmës (partitarë).

Vlerësimi Transaksionet që reflektojnë veprime dhe ngjarje ekonomike, janë vlerësuar sipas përcaktimeve dhe kritereve të shpallura në dispozitat rregullatore të kontabilitetit.

Klasifikimi Transaksionet në llogari apo pasqyrat financiare janë klasifikuar drejtë, sipas nomenklaturave të njohura të klasave të llogarive.

Shpalosja Të gjithë shpalosjet e duhura (hollësitë) janë bërë në pasqyrat financiare apo shënimet sqaruese.

Objektivat e auditimit i japin indirekt përgjigjen e pyetjes “Përse auditim?!”... Le të rendisim disa prej argumenteve:

Së pari: Sepse transparenca e mirëpërdorimit të parave publike, përbën një kusht të Nevojshëm e të Domosdoshëm para shtetit, pronarëve, aktorëve kontribuues që i krijojnë këto të mira publike dhe donatorëve, me qëllim që të bëhen publike e të shohin dritën e diellit gjithë çështjet materiale që lidhen me shoqërinë, përfshirë situatën financiare, pronësinë, qeverisjen, kontrollet e brendshme, risqet, etj. Fatkeqësisht, shumë mesazhe të rëndësishme mbi qeverisjen, vlerësimin e duhur të rreziqeve, stadin e kompozimit të kontrolleve të brendshme, janë një maskim nën zhargonin e koduar të të kuptuarit të biznesit nga menaxherët e rangjeve të ndryshme. Kjo kërkesë për transparencë legjitimohet sidomos në konditat e:

- shtimit të vëllimit të transaksioneve tregtare ndërkombëtare si pasojë e globalizimit dhe shkrirjes së barrierave tregtare midis rajoneve dhe shteteve të ndryshme, dhe

- përsosjes së teknikave të komunikimit elektronik në distancë.

Page 82: Dispense mbi Teorine e Auditimit

81

Së dyti: Sepse ekziston gjithnjë mundësia për gabime, parregullsi financiare, korrupsion, shkelje e shpërdorime, abuzime e mashtrime, që janë të natyrës njerëzore dhe ushqehen prej lakmisë dhe babëzisë së tij. Misionet dhe angazhimet e auditimit parandalojnë, zbulojnë dhe kurojnë me rekomandime shtesë ndodhitë e padëshirueshme në mjedisin e biznesit. Këto të vërteta mishërohen më së miri nga:

- analiza që z.Robert Cerasoli, Inspektor i Përgjithshëm i Nju Orleansit në SHBA, kur shkroi se “korrupsioni nuk është vetëm baza e lakmisë dhe babëzisë, por është thjeshtë themeli i kësaj mundësie. Atje ku mundësia për korrupsion ekziston, korrupsioni do të ekzistojë”.

- fjalët e arta të urtësisë botërore që ilustrojnë faktin e parandalimit të të metave, parregullsive dhe akteve ilegale joligjore:

o “Sa të ketë njerëz, do të ketë dhe të meta”-TACITI. o “Lakmitë kanë lindur para ligjeve”-T. LIVI. o “Në qoftë se ju bëni gabim dhe nuk e korrigjoni atë, kjo quhet gabim”-

KONFUCI. o “Ziliqarët vdesin, kurse zilia nuk vdes kurrë”-MOLIERI. o “Faji vjen para dënimit, ndërsa përmirësimi pas gabimit”- TACITI.

- treguesit vjetorë të shkeljeve të ligjshmërisë financiare të paraqitura nga KLSH në Raportin vjetor të paraqitur në vitin 2010, para Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht, sipas Raportit “nga kontrollet e ushtruara gjatë kësaj periudhe (2009) janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 7,3 miliardë lekë. Ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2007-2008 dhe 9-mujorit të vitit 2009, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit”.

- perceptimet dhe përvojat e sondazheve mbi korrupsionin në Shqipëri. Sipas një anketimi të organizuar gjatë vitit 2008 nga një organizatë joqeveritare me mbështetjen e USAID, “pothuajse 92% e të intervistuarve në sondazhin e publikut të gjerë 2008 thonë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë është “shumë i përhapur” ose “deri diku i përhapur”. Pothuajse gjysma e kampionit të publikut të gjerë mendon se korrupsioni është rritur gjatë vitit të fundit (47,2), 13 % më shumë se në sondazhin e 2006”.

- shembja dhe falimenti i korporatave gjigande ndërkombëtare në shumë vende të botës, si pasojë e korrupsionit dhe skandaleve publike, të tilla si Guissess 1986, Polly Peck International 1989, Enroni 2001, WordCom 2002, Parmalati 2003 etj.

Së treti: Sepse lypset mirëpërcaktimi i targeteve dhe përgjegjësive të çdo grupi (aksionarët, bordi, auditi, menaxherët, etj) brenda një organizate, ku çdo i punësuar ose kontribuues në kapital duhet të luaj rolin e tij në kuadër të përmbushjes së përgjegjësive. Ky proces lidhet me verifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të këtyre roleve, krahas vlerësimit të performancës, reputacionit të përgjithshëm, efektiviteti të operacioneve të linjave të shkallëzuara të menaxhimit, efiçensën e proceseve dhe operacioneve etj.

Page 83: Dispense mbi Teorine e Auditimit

82

Fig.1: Përgjegjshmëria korporatave,

Së katërti: Sepse vendimmarrja financiare përgjithësisht bazohet në informacionin kontabël që sigurohet nga menaxhimi i entitetit ose nga kompani të ndryshme që marrin borxhe ose që bëjnë tregti. Këto burime informacioni krijojnë vetvetiu një konflikt potencial interesi lidhur me saktësinë, ndershmërinë dhe besueshmërinë. Ndaj lypset verifikimi i kryqëzuar i këtyre të dhënave dhe ekzaminimi i Deklaratave Financiare në lidhje me saktësinë, ndershmërinë, besueshmërinë,ligjshmërinë etj.

Page 84: Dispense mbi Teorine e Auditimit

83

Së pesti: Sepse lypset verifikimi dhe vlerësimi i shkallës së përputhjes midis kritereve specifike të vendosura dhe nivelit të arritjes së tyre. Mjaftueshmëria e efektiviteti i kontrolleve të brendshme dhe risqet e ndryshëm janë komponentë thelbësorë në angazhimet auditive.

Së gjashti: Sepse ekziston një hendek kredibiliteti dhe besueshmërie i pa shmangshëm, midis nivelit të të kuptuarit të biznesit dhe shkallës së pavarësisë së menaxhimit dhe auditimit. Skema e mëposhtme ilustron stadet e ndryshme të përgjegjësisë në raportin me biznesin dhe të niveleve të ndryshme të pavarësisë. Më në thellësi: kurba 1 shpreh kredibilitetin e auditit ndërsa kurba 2 shpreh kredibilitetin e menaxhimit.

Pika 1

Pika 2

Shkalla e pavaresise

Te kuptuarite biznesit

Pikabaze

Fig. 2: Hendeku i besueshmërisë

Së shtati: Sepse ekzistojnë të papritura, kësisoj, lind nevoja e vlerësimit të gjasave dhe mundësive në lidhje me vijueshmërinë dhe të ardhmen e biznesit.

Hapësira e përkufizimeve të Institutit të Auditëve të Brendshëm (Amerikë), mbështjell një gamë të gjerë termash e marrëdhëniesh që aplikohen për këtë profesion17

17 -Robert R.Moeller, “Brink’s modern internal auditing”,Botimi i 6-të, John Wiley& Sons, Nju Xhersi, SHBA, 2005, faqe 3

:

Page 85: Dispense mbi Teorine e Auditimit

84

Auditimi është: Kjo do të thotë se:

SHERBIM I PAVARUR

Auditimi është shërbim i pakufizuar në lidhje me fushën, qëllimin, programimin etj.

FUNKSION

VLERESIMI

Kjo konfirmon nevojën dhe domosdoshmërinë për vërtetësinë e të dhënave të kontabilitetit.

FUNKSION I

VAZHDUESHEM E I PERFORCUAR

Konfirmon idenë se auditimi i brendshëm është një proces i formatizuar dhe i përhershëm për mbarëvajtjen e një organizate.

FUNKSION HETUES

DHE GJYKUES

Kjo përshkruan rolin aktiv që ka auditi i brendshëm, që para së gjithash përqendrohet në hetimin e fakteve dhe gjetjeve, dhe pas kësaj në shprehjen e gjykimeve (opinioneve) të pavarura profesionale.

AKTIVITET

Kjo konfirmon fushën e gjerë të juridiksionit të punës së auditit, që aplikohet mbi gjithë aktivitetet e organizatës.

SHERBIM

Kjo nxjerr në pah rolin ndihmës e këshillues të adutit ndaj menaxhimit dhe aktorëve të tjerë të organizatës.

PER ORGANIZATEN

Ky pasazh konfirmon shërbimet tërësore të auditimit të brendshëm duke përfshirë gjithë personelin, bordin e drejtorëve, komitetin e auditimit, aksionarët dhe palët e treta.

Shtrohet pyetja: Cilat janë dimensionet e sugjeruara për forcimin e

punës së auditimit ? A. Auditët e brendshëm duhet të jenë të trajnuar në Kodin e Auditimit

dhe Kodin e Sjelljes së Pëlqyeshme Njerëzore. B. Ata duhet të jenë të motivuar që të shërbejnë si “rojtarë vigjilentë” dhe

jo si “detektivë”. C. Auditët duhet të trajtojnë dhe zgjidhin në mënyrë konstruktive

sidomos çështjet e indoktrinuara. D. Auditët duhet të familjarizohen me konceptet bashkëkohore dhe

progresin në profesionin e auditimit. E. Trajnime speciale duhen realizuar nga auditët për zhvillimin e

burimeve me efiçensë dhe efektivitet. F. Një vlerësim i aktivitetit të auditimit duhet ndërmarrë periodikisht

nga agjenci të pavarura.

Page 86: Dispense mbi Teorine e Auditimit

85

II. -POSTULATET E AUDITIMIT.

Postulatet janë teori që merren të mirëqena pa vërtetim e prova. Ato janë supozime themelore, propozime ose parakushte, teza logjike që pranohen a priori si të vërteta pa qenë nevoja të provohen dhe shërbejnë si pikënisje, premisë e mbështetje fillestare në procesin e arsyetimit, për arsyetime të mëtejshme. Postulatet e shpjeguar më poshtë, reflektojnë mjedisin aktual në të cilin auditët realizojnë angazhimin e auditimit të pasqyrave financiare. Akademikët kanë tentuar të kodifikojnë disa parime a postulate themelore të auditimit, të cilat kanë shërbyer si bazë e kësaj teorie. Katër postulatet që kanë gjeneruar fillimisht “kraterin” e teorisë së auditimit janë:

Vërtetësia dhe drejtësia (Truth and fairness): auditët duhet të jenë të prirur që pasqyrat financiare t’i ekzaminojnë me sinqeritet e drejtësi, konform me ligjin dhe praktika më të mira të shpallura e të pranuara.

Pavarësia (Independece): audituesi është i pavarur nga statusi i tij dhe kjo pavarësi duhet demonstruar në dhënien e opinionit të tij në raport.

Dëshmitë (Evidence): audituesi e mbështet gjykimin e tij në dëshmitë dhe evidencat e siguruara.

Përgjegjësia (Responsibility): Audituesi nuk është autoriteti që përgatit pasqyrat financiare, por është vlerësuesi i tyre, ai konsiderohet si vlerësues i biznesit. Audituesi nuk është përgjegjës për parandalimin ose zbulimin e mashtrimit jomaterial.

Akademikët Mautz dhe Sharaf në veprën “Filozofia e auditimit”, formalizuan tetë postulate, që janë relevant dhe për ditët tona:

Postulati Nr.1: Deklaratat financiare dhe të dhënat financiare janë të verifikueshme dhe duhen verifikuar. Nëse ky supozim fondamental nuk do të ishte i vlefshëm, atëherë auditimi nuk do të kishte kuptim e qëllim, d.m.th pa këtë lëndë të parë, auditimi nuk do të ekzistonte. Bazat e këtij postulati janë:

Teoria e evidencës,

Procedurat e verifikimit,

Aplikimi i teorisë së propabilitetit në auditim, Disa institucione lypsen për të fiksuar përgjegjësinë e audituesve.

Postulati Nr.2 : Nuk ekziston domosdoshmërisht konflikt interesi midis

auditit dhe menaxherëve të entitetit nën auditim. Standarti Ndërkombëtar i Auditimit SAS nr. 53 “Përgjegjësitë e audituesve për zbulimin dhe raportimin e gabimeve dhe parregullsive (AU Seksioni 316.16-17) qartëson se ”një auditim i pasqyrave financiare në pajtim me standartet dhe përgjegjësitë e pranuara të auditimit, duhet planifikuar e performuar krahas një qëndrimi skeptik profesional”.

Page 87: Dispense mbi Teorine e Auditimit

86

Postulati Nr.3 : Projektimi dhe kryerja e rregullt e auditimeve, provon vetëm siguri të arsyeshme, por jo siguri absolute se parregullsitë materiale apo pjesë të veçuara të shkaqeve e parregullsive, do të zbulohen.

Postulati Nr.4: Ekzistenca e një sistemi të kënaqshëm të kontrolleve të brendshme, kufizon dhe minimizon mundësinë e gabimeve dhe parregullsive. Ky supozim qëndron në themel të standarteve dytësore të punës në terren. Ai gjithashtu shpreh rëndësinë e të kuptuarit dhe vlerësuarit nga auditët të strukturës së kontrollit të klientëve, si bazë për përcaktimin e natyrës, kohës dhe hapësirës së kryerjes së procedurave të pavarura nga ana e të punësuarve. Postulati insiston në tezën: ekziston propabiliteti (mundësia) që gabimet të pakësohen, por jo të eleminohen.

Postulati Nr.5 : Auditimet periodike strukturohen në bazë të njohurive dhe eksperiencave të akumuluara nga auditët për auditimin e klientëve gjatë viteve të mëparëshme. Ky postulat kërkon që auditët të planifikojnë angazhimet korrente profesionale, duke u nisur nga studimi dhe vlerësimi i ndryshimeve të ndodhura në strukturën, procedurat dhe operacionet për kontrollin e klientëve, sipas evidencave të akumuluara gjatë auditimeve të viteve të shkuara.

Postulati Nr.6 : Pavarësia është esenca e auditimit. Gjithçka që orientohet nga cënimi apo nëpërkëmbja e pavarësisë së auditimit, duhet vështruar me shqetësim.

Postulati Nr.7 : Aplikimi i drejtë i parimeve përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit, sjell si rezultat prezantim të drejtë të pozicioneve financiare dhe të rezultateve të operacioneve.

Postulati Nr.8:Statusi profesional i pavarësisë së audituesve,imponon angazhime dhe detyrime profesionale të krahasueshme.

III. - SHTATË SUPOZIMET E AUDITIMIT

Supozimet, ndonjëherë nga akademikët janë thirrur si postulate dhe janë themele të teorisë, pasi në shkencat ekonomike ka teori që “punojnë” vetëm nëpërmjet hedhjes dhe provimit të supozimeve. Kur supozimi bie, atëherë vetë modeli dështon. Le të analizojmë 7 supozimet e parashtruara nga Prof. D. Flint

.

18:

SUPOZIMI PARË: Gjithnjë ekziston nevoja për një auditim. Nevoja për auditim mund të lind për një numër arsyesh të ndryshme, përfshirë këtu p.sh një qartësim të marrëdhënieve mes dy palëve të ofruara në një marrëveshje; disa ortakë për të krijuar besueshmërinë në kredibilitetin e informacionit në një partneritet, angazhojnë auditë të specializuar; detyrimi ligjor mund të ekzistojë mbi auditimin e veprimtarisë së kompanive, agjencive qeveritare, subjekteve bamirëse etj.

18 -Prof.D.Flint, “Philosophy and principles of auditing”, Basingstoke:Macimillian, viti 1988.

Page 88: Dispense mbi Teorine e Auditimit

87

SUPOZIMI I DYTË: Nganjëherë çështjet e subjektit janë shumë të largëta, tepër komplekse dhe mjaftë të rëndësishme, ndaj është e pamundur që ato të pranohen pa një auditim kompetent. Largësia: Për shkak të pozicionit dhe largësisë gjeografike të shtrirjes së filialeve të korporatave shumëkombëshe, çekimi i vlefshmërisë së informacionit bëhet shpesh i pamundur. Kompleksiteti: natyra e subjektit është aq komplekse, saqë kërkon një ekspertizë të kualifikuar profesionale për ta hetuar e audituar, mirëpo shumica e aksionarëve nuk zotërojnë njohuritë e nevojshme të kontabilitetit dhe nuk janë të gjendje të realizojnë një auditim. Rëndësia: Shpesh çështjet që janë objekt auditimi marrin rëndësi të atillë, ku vetëm auditimi mund t’a garantojë atë besueshmëri të paanshme e të pritshme (p.sh rastet kur entitetet e biznesit nuk mundin të përmbushin detyrimet ndaj huadhënësve).

SUPOZIMI I TRETË: Një audit duhet drejtuar nga pavarësia dhe duhet të jetë i pakufizuar (i papenguar) në raportimin e gjetjeve (rezultateve). Nëse misioni i një auditimi është të shtojë besueshmërinë, atëherë ai duhet të gjykojë çështjet në mënyrë të pavarur dhe pa paragjykim. Qysh në kohën e Aristotelit, auditëve të shtetit u është dashur të jenë të pavarur nga qeveria, të cilën kanë audituar. Në shkrimet e Emile Woolf, nënvizohet se “Audituesi që humb pavarësinë, bëhet i varur dhe një auditues i varur është një kontradiksion që në term.”-(E.Woolf, “Auditing today”, Londër: Pearson Education, 1977, edicioni i 6-të).

SUPOZIMI I KATËRT:Çështjet e subjektit në një auditim mund të verifikohen nga evidenca e të dhënave të grumbulluara. Auditët raportojnë rezultatet e hetimit të tyre. Pa u mbështetur në dëshmi dhe të dhëna të evidencës, nuk mund të arrihet në gjykime e formulime të argumentuara të opinionit. Supozimi thotë se një auditim është i pamundur, nëse prova (evidenca, dokumenti, dëshmia) nuk është në dispozicion apo nuk është marrë. Në praktikë, dëshmitë e auditimit vijnë nga shumë burime. Ato ndryshojnë në varësi të sasisë e cilësisë së të dhënave të mbledhura dhe të burimit.

SUPOZIMI I PESTË: Standartet e kontabilitetit, të performancës etj., mund të përdoren për të matur performancën aktuale në raport me këto standarte. Palët në një marrëdhënie të përgjegjësisë, duhet të bien dakord dhe të pranojnë termat dhe objektin e saj. Pa këtë marrëveshje dhe normat standarde me të cilat do të krahasohet zbatimi i saj, auditët nuk mund të vazhdojnë punën e tyre si zakonisht. Në punën e tyre ato ndeshen me “zonat gri” ku u duhet të diferencojnë nëse një e dhënë apo pasqyrë financiare është e vërtetë apo e gënjeshtërt dhe ç’duhet të bëjnë auditët kur zbulojnë veprime të paligjshme, etj.

Page 89: Dispense mbi Teorine e Auditimit

88

SUPOZIMI I GJASHTË: Qëllimi i auditimit është mjaftë i qartë, ndaj rezultatet e auditimit duhet gjithashtu të komunikohen në mënyrë të qartë. Qëllimi i auditimit është të shtojë vlerën e informacionit. Nëse natyra dhe qëllimi i informacionit nuk është i qartë në vetvete, atëherë ai nuk mund të auditohet. Nëse gjetjet e auditimit nuk mund të komunikohen në mënyrë efektive, vlera e auditimit do të zvogëlohet gradualisht.

SUPOZIMI I SHTATË:Një auditim prodhon përfitime sociale dhe ekonomike. Që auditimi të shndërrohet në një mekanizëm të kontrollit shoqëror, duhet që përfitimet të kenë epërsi dhe të peshojnë më shumë se kostot. Kjo kërkon që auditët të sigurojnë përfitime me shpenzimet minimale. Në një audit, peshën më të madhe të kohës së punës e zë mbledhja e evidencave (provave) dhe ndërsa një nivel minimal i sigurisë duhet arritur, siguria absolute është e paarritshme. Ka një pikë ku harmonizohen përfitimet shtesë (margjinale) me kostot shtesë (margjinale). Problemi është se ndonëse shpenzimet në një proces auditimi janë direkte e të llogaritshme drejtpërdrejt, përfitimet nuk janë aq lehtësisht të llogaritshme

Drejtimi i një kuadri konceptual mbi auditimin, vë në përballje profesorët Mautz & Sharaf dhe Flint me postulatet e parashtruara prej tyre:

Page 90: Dispense mbi Teorine e Auditimit

89

Mautz e Sharaf

Flint

1. Verifikueshmëria 4. Subjekt thelbësor i auditimit është ndjeshmëria për verifikimin

nëpërmjet evidencave 2. Nuk ka konflikt interesi midis audituesit

dhe menaxhimit

ooo 3.Deklarimet financiare janë të lira /të

shpenguara nga marrëveshjet e fshehta dhe parregullsitë e jashtëzakonshme

ooo

4. Kontrollet e brendshme eliminojnë mundësinë e parregullsive

ooo

5. Aplikimi i qëndrueshëm i parimeve përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit, sjell si

rezultat prezantim të ndershme të pozicioneve financiare.

ooo

6.Ajo që mendohej se ishte e drejtë në të shkuarën, do të çmohet e tillë dhe në të ardhmen,

përveç kur evidenca provon të kundërtën

ooo

7. Aktete/Veprimet e auditimit janë eskluzivitet vetëm i kapaciteteve të auditimit

3. Pavarësia statusore dhe liria në investigim dhe raportim janë

karakteristika të auditimit ooo 1. Marrëdhëniet e përgjegjshmërisë

ekzistojnë.

ooo

2. Subjekt i çështjeve të përgjegjshmërisë janë largësia, kompleksiteti i në ushtrimin e

përgjegjësive

ooo

5. Standartet e përgjegjshmërisë mund të fiksohen, sjellja aktuale duhet matur e vlerësuar duke i

krahasuar me këto standarde dhe proceset e matjeve kërkojnë aftësi e

gjykime të veçanta.

ooo

6. Domethënia, rëndësia dhe ndërtimi i deklaratave financiare

dhe evidencave të tjera ,të cilat janë audituar me qartësinë e

nevojshme,duhen shprehur e komunikuar qartësisht

ooo 7. Një auditim shkakton dobi (përfitim) ekonomike ose sociale

Page 91: Dispense mbi Teorine e Auditimit

90

IV. -KONCEPTET E AUDITIMIT

Një koncept është një tërësi pikëpamjesh mbi një çështje ose dukuri të caktuar, një nocion abstrakt ose një ide që formon bazën me të cilat teoria artikulohet dhe futet në veprim. Konceptet janë ide të përgjithshme që përfitohen nga një mbikëqyrje e hollësishme dhe e gjatë. Ato e formësojnë modelin apo kallëpin e tyre gradualisht, duke u platformuar e stilizuar në vijimësi që nga shfaqja fillestare gjersa plotësohen përgjithësisht. Kështu për shembull, familjarizimi me konceptet e kontabilitetit përfshin nocione të tilla si “asetet”, “kontabiliteti rrjedhës”, “detyrime”, ”të ardhura”,”fitim”,”entitet ekonomik” e shumë të tjera. Nëse ndjekim gjurmën e akademikëve Robert Kuhn Mautz dhe Hussein Amer Sharaf

.

19

V. -

, të cilët studiuan dhe piketuan përdorimin e këtij termi në kontekstin aktual të auditimit, konceptet në përgjithësi janë “forma ose kallëpe abstrakte, që përfitohen nga vëzhgime e eksperienca që gjenerojnë ide, të cilat na ndihmojnë të dallojmë ngjashmëritë, përkimet dhe dallimet si dhe të kuptojmë më mirë çështjet e subjektit nën hetim”.

Konceptet që Mautz dhe Sharaf konsiderojnë primare për auditimin janë pak: evidenca, kujdesi i nevojshëm profesional nga auditët, prezantimi i ndershëm, pavarësia, sjelljet etike. Koncepte të tjera mbi auditimin që janë të rëndësishme për zhvillimin e auditimit si disiplinë çmohen objektiviteti, materialiteti, kompetenca, mjaftueshmëria, efiçensa e evidencave, rregullat e përgjithëshme kontabile të pranuara gjerësisht, eficensa e auditimit, siguria e arsyeshme, risku i auditimit (dhe komponentët e tij), efektiviteti i ciklit auditiv etj.

STANDARTET E AUDITIMIT

Standartet e Auditimit në kuptimin e gjerë janë udhëzues për realizimin e përgjegjësive profesionale të auditimit. Ato përkufizohen si tërësi kërkesash, cilësish dhe karakteristikash që përcaktohen si të detyrueshme. Organizma të ndryshme kanë shpallur e përhapur standartet e auditimit që janë projektuar për të siguruar cilësinë e logjikën e përputhjes së auditimit me raportet e auditimit. Standartet kryesore profesionale dhe trupat e angazhuara për to janë Standartet e Përgjithshme të Miratuara të Auditimit, GAAS; Standartet e Atestimit (ose Vërtetimit), SSAE; Standartet për Praktikat e Auditimit të Taksave; Standartet për Praktikat e Shërbimeve Këshilluese të Drejtimit, SSMAS; Standartet për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm, ISPPIA; Standartet për Auditimin e Qeverisjes, GAS; Standartet e Auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit, INTOSAI. Më hollësisht këto standarte trajtohen në kapitujt vijues të këtij punimi.

.

19- Robert Kuhn Mautz dhe Hussein Amer Sharaf, “The philosophy of auduting”, Sarasota, Florida,1961, botim i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë

Page 92: Dispense mbi Teorine e Auditimit

91

VI. PARIMET THEMELORE TË AUDITIMIT

Kodi i Auditëve ka përcaktuar 9 parime themelore që skedojnë cilësitë e dëshirueshme e që drejtojnë procesin e auditimit. Këto parime kanë gjetur shtjellim në kapitullin e II të veprës së akademikëve Iaim Gray dhe Stuart Manson, titulluar “Proceset e auditimit: parimet, praktikat dhe shembujt”

.

20

PARIMI NR.1:Përgjegjësia. Auditët veprojnë në interes të palëve kryesore të interesuara, ndërkohë që mbajnë parasysh interesat e publikut të gjerë.

:

PARIMI NR.2:Integriteti. Auditët duhet të jenë profesionistë që gëzojnë integritet dhe përmbushin përgjegjësitë e tyre me ndershmëri.

PARIMI NR.3:Ndershmëria dhe Sinqeriteti. Informatat konfidenciale të zbuluara në rrjedhën e auditimit, duhen zbuluar vetëm nëse e kërkon interesi publik ose funksionimi i ligjit.

PARIMI NR.4:Objektiviteti dhe Pavarësia. Auditët janë të pavarur. Ato shprehin opinionet e tyre në mënyrë të pavarur e të pandikuar nga njësia dhe drejtorët e saj. Kuptimi dhe 3 dimensionet e pavarësisë praktike të auditimit shpjegohen më poshtë:

20 - Iaim Gray (profesor i Universitetit Teknik të Shefieldit) dhe Stuart Manson (profesor i Universitetit Essex të Golçesterit), vepra “The audit process: principles, practice and cases”, Thompson Learning, Botimi i 4-rt, Londër 2008. Kreu i III “An overview of the postulates and concept of auditing”, faqe 28-55.

Page 93: Dispense mbi Teorine e Auditimit

92

PAVARESI NË PROGRAMIM

PAVARESI NË INVESTIGIM / HETIM

PAVARESI NË RAPORTIM

1/a-. Pavarësi nga interferencat e drejtuesve, mosmarrëveshjet e fërkimet për të eliminuar,specifikuar ose modifikuar pjesë të auditit. Auditët duhet të planifikojnë programin sa më përfaqësues me të gjithë kufijtë e angazhimit.

2/a- Akses i lirë e i pakufizuar mbi librat e kompanisë, të dhënat, zyrtarët e të punësuarit, burimet e tjera të informacionit, duke respektuar aktivitetin e biznesit, detyrimet dhe burimet.

3/a- Të lirë nga ndjenja e besnikërisë ose ndonjë obligim tjetër, që shpie në modifikimin e efekteve të fakteve në raport.

1/b- Pavarësi nga qëndrimet e painkorporuara për aplikimin ose zgjedhjen e procedurave.

2/b- Bashkëpunim aktiv me personelin menaxherial, investigimi i gjithë detajeve deri tek ekzaminimet e auditimit.

3/b- Shmangia e praktikave të përjashtimit të çështjeve të rëndësishme nga raporti zyrtar (formal), duke i parashtruar ato në raportet jozyrtar (informal).

1/c- Të lirë nga përpjekjet e jashtme të subjektit, lidhur me proceset e auditimit.

2/c- Të pavarur nga ndonjë orvatje e tentativë e menaxherëve për të fiksuar aktivitetet ku duhet specifikuar e përqendruar vëmendja e ekzaminimi i auditëve, apo për të bazuar pranimin e çështjeve të evidentuara.

3/c- Shmangia e përdorimit të qëllimshëm ose të paqëllimshëm të gjuhës së pa qartë në faktimin e deklarimeve,opinioneve, rekomandimeve dhe interpretimeve të tyre.

1/d - - 2/d- Të lirë nga interesat personale dhe ngarkesat e marrëdhënieve, që përjashtojnë prej verifiki-meve të dhënat e një aktiviteti ose personi, ose kufizojnë përfshirjen në auditim të një rrethi aktivitetesh dhe personash.

3/d- Të lirë nga tentativat e sundimit apo refuzimit të gjykimeve të auditit, si në përmbajtjen e raporteve të tij, ashtu dhe në formulimin e opinioneve nga ana e tyre.

Page 94: Dispense mbi Teorine e Auditimit

93

PARIMI NR.5: Kompetenca. Auditët shërbejnë me profesionalizëm, që rrjedh nga kualifikimi i tyre profesional, trajnimi dhe përvoja praktike. Kjo kërkon njohje dhe kuptim të praktikave të biznesit e të raporteve financiare, krahas ekspertizës për grumbullimin e vlerësimin e provave (evidencave) për të formuluar opinione të argumentuara. Auditëve u lejohet që në raportet e tyre të përfshijnë dhe dokumente që përmbajnë të tjera informacione, vetëm nëse ato mendojnë se informacioni shtesë nuk është në konflikt me çështjet e mbuluara nga raporti i tyre e nuk është çorientues.

PARIMI NR.6: Rreptësia. Auditët i qasen punës së tyre me ndërgjegje dhe qëndrim skeptik profesional. Ato vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin dhe kërkojnë shpjegime e dëshmi shtesë, kur e konsiderojnë të nevojshme për qëllimet e angazhimit.

PARIMI NR.7: Gjykimi. Auditët zbatojnë gjykimin profesional duke marrë parasysh materialitetin, kontekstin e çështjeve për të cilat ato janë përgjegjës në raportim, etj.

PARIMI NR.8: Ofrimi i vlerës. Misioni i auditëve është shtimi i besueshmërisë dhe kualitetit të informacionit financiar. Nëpërmjet vëzhgimeve konstruktive mbi aktivitetin e drejtorëve dhe zyrtarëve, auditët kontribuojnë në funksioni- min efektiv të biznesit, të tregjeve të kapitalit dhe të sektorit publik.

PARIMI NR.9: Komunikimi i qartë. Raportet e auditimit përmbajnë shprehje të qarta të mendimit, që konkretizohen me informacionin e nevojshëm për një kuptim të dejtë të këtij opinioni.

VII. KARAKTERISTIKAT BAZË TË AUDITIMIT

Në veprën “Auditimi: burimet dhe praktikat” profesorët R.Kumar dhe V.Sharma (Nju Delhi, Indi, 2005, faqe 1-23), kanë nënvizuar karakteristikat bazë të auditimit (k1-k6):

K1:Auditët janë të pavarur, të aftë profesionalisht, të zgjuar, mbikëqyrës aktivë e kritikë të librave të kontabilitetit dhe llogarive të biznesit.

K2:Auditët përmes ekzaminimit kënaqin egon se deklarimet financiare japin pamje të vërtetë e të ndershme të gjendjes dhe marrëdhënieve të një biznesi.

K3:Zbulimi i gabimeve dhe parregullsive janë pjesë integrale e auditimit. K4:Aktiviteti i auditimit duhet të realizohet nga profesionistë ose trupa

profesionale të kualifikuara.

.

Page 95: Dispense mbi Teorine e Auditimit

94

K5:Në mënyrë që raportimet financiare të ndikojnë në shëndoshjen e gjendjes së biznesit, audituesit duhet të ekzaminojnë dhe analizojnë faturat dhe evidencat dokumentare të lidhura me to.

K6:Audituesi duhet të kënaqë veten me korrektësinë, autenticitetin (origjinalitetin) dhe besueshmërinë e informacionit kontabël, duke i paraqitur ato në raport, në përputhje me rrethanat.

VIII. AVANTAZHET E AUDITIMIT

a. Përmes këtij shërbimi, zbulimi i gabimeve dhe parregullsive bëhet më i lehtë.

.

b. Mbikëqyret informacioni kontabël, rrjedhimisht fitohet origjinalitet dhe besueshmëri më e madhe.

c. Informacioni i filtruar në sitën e auditimit është më i pranueshëm nga autoritetet.

d. Këshillimi profesional është më i mundshëm dhe i arritshëm. e. Arrihet përpunimi i shpejtë i borxheve, kredive etj. f. Zgjidhen me drejtësi mosmarrëveshjet. g. Lehtësohet llogaritja e vlerës neto dhe emri i mirë (fondit tregtar) i biznesit. h. Sqarohen dhe saktësohen pretendimet e të siguruarve. i. Ky funksion është i dobishëm për të krahasuar performancën financiare. j. Mban në vigjilencë llogaritë e departamenteve. k. Identifikon zonat e dobëta.

IX. ARGUMENTET PRO DHE KUNDËR AUDITIMIT

Argumentet KUNDER auditimit: Auditimi mund të jetë një luks (salltanet) në arsyetimin e një biznesmeni, sipas këtyre arsyeve të renditura:

.

Shpërblimi i pagave të auditit është një barrë e panevojshme për fitimin, që redukton fitimit neto.

Shumë formalitete të ndryshme bashkëngjiten tek audituesi dhe krijojnë vështirësi për stafin e kontabilitetit të klientëve.

Sipërmarrësit e shohin auditimin si një mjet për harxhimin e kohës dhe krijimin e pengesave ndaj disa funksioneve të biznesit.

Audituesit nuk janë të pagabueshëm e të sigurt në çdo rast, për zbulimet e gjetjet.

Drejtuesit emërojnë autoritete me influencë më të ndjeshme se audituesit, p.sh bordi i drejtorëve.

Argumentet NË FAVOR të auditimit:

Page 96: Dispense mbi Teorine e Auditimit

95

Deklaratat financiare dhe llogaritë e audituara japin më shumë garanci e besueshmëri mbi llogaritë, krahasuar me ato të pa audituara.

Auditimi ndihmon në zbulimin dhe pengimin e ndodhjes së parregullsive dha gabimeve.

Auditimi jep këshilla dhe opinionin e tij për menaxhimin si të përmirësohet performanca e entitetit.

Një audit i rregullt i mbajtjes së llogarive nga departamenti i kontabilitetit, jo vetëm freskon informacionin financiar, por kujdeset dhe vigjilon mbi to.

Auditët mbrojnë interesat e investitorëve, pronarëve, punonjësve, institucioneve financiare, kreditorëve e drejtuesve.

Fondet publike të investuara në sektorin privat, lypset të ekzaminohen me themel për një përdorim optimal. Këto mundësohen vetëm nëpërmjet audituesve.

Auditimi si Praktikë: Teoria e auditimit ka rrjedhur dhe ka prejardhjen nga praktika e auditimit. Kështu, “synimi i teorisë së auditimit është të japë një strukturë koherente racionale, një sistem të kuptueshëm e të arsyeshëm konceptual për përcaktimin e procedurave të detyrueshme dhe të pashmangshme të auditimit, për të përmbushur qartësimin e objektivave të auditimit”. Auditimi si Filozofi: është një tezë e projektuar në vitin 1961 nga studiuesit Mautz dhe Sharaf, kur ato botuan monografinë e titulluar “Filozofia e Auditimit”, një projekt i ndjekur prej vitit 1931. Në kohën që autorët e shkruan këtë monografi, teorisë së auditimit, përndryshe nga teoria e kontabilitetit, i ishte treguar vëmendje shumë e vogël. Botuesit u përfshinë në një diskutim të gjerë mbi filozofinë e auditimit, metodologjinë dhe postulatet e auditimit, duke përfshirë tema të tilla si natyra e evidencës së auditimit, kujdesi i duhur profesional, pavarësia, ndershmëria dhe sjellja etike. Mautz dhe Sharaf e konceptuan auditimin si filozofi, pasi ato argumentuan se auditimi ka rrënjën e saj metodologjike nga shkencat logjike, përmes të cilave proceset e evidencës vrojtohen, ekzaminohen dhe vlerësohen. Ato vendosën shënimin e rëndësishëm mbi teorinë e auditimit, teksa shpallën që: ”Auditimi shoqërohet me ide abstrakte; ai ka themelin e tij në tipet bazë të studimit, ai ka një strukturë racionale që bazohet mbi postultatet, konceptet, teknikat dhe perceptimet. Sipas perceptimit aktual auditimi është një studim rigoroz intelektual, që meriton të quhet një “disiplinë” në domethënien e plotë të këtij termi”21. Auditimi si Disiplinë e Metodë Shkencore

21 -R.K.Mautz, H.A.Sharaf, “The philosophy of auditing”, botim i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë, Sarasota, Florida, viti 1961, faqe 16.

: Disa fjalorë shquajnë dhe shqipërojnë nocionin “shkencor” si bashkërenditje e “metodave të projektuara të kërkimeve, në të cilat një hipotezë formulohet pas mbledhjes dhe grumbullimit objektiv dhe sistematik të të dhënave, për t’u testuar në mënyrë empirike”.Në vetvete auditimi

Page 97: Dispense mbi Teorine e Auditimit

96

mund të mendohet si aplikim i metodave shkencore, ku hipotezat formulohen dhe testohen gjatë ekzaminimit të informacionit kontabël, në lidhje me saktësinë, plotësinë, korrektësinë, bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e tyre. Hipoteza konsiston në pohimin se pasqyrat financiare dhe parashikimet e auditimit rreth efektivitetit japin pashmangshmërisht siguri të arsyeshme rreth këtij vlerësimi. Hipoteza koncentrohet në pranimin që gjithë sistemet financiare dhe planet e auditimit janë testuar empirikisht me anën e mbledhjes dhe vlerësimit të evidencave të auditimit. Çdo tip i hipotezave mund të injorohet ose të pranohet, në varësi të nivelit të zhvillimit të evidencës. Mirëpor, auditët flasin me termat e pohimit të pasqyrave financiare dhe jo në terma hipotetikë.

Disa kërkime për këtë panel e klasifikojnë auditimin si metodë e disiplinë shkencore. Koncepti i ngushtë i definicionit “metodë shkencore” ka parasysh “një nivel të lartë të precizionit matematikor, ose më e pakta një matje precize të sigurisë”, të cilën në gjendjen aktuale, auditimi padyshim nuk mund ta realizojë.

Të gjitha objektivat, prej:

vlerësimit të zhvillimit të pasqyrave financiare, nëqoftëse ato konfirmohen e vërtetohen në mënyrë rigoroze;

gjendjes së pasqyrave që ekspozojnë një realitet të ndershëm në gjitha këndvështrimet material dhe në raportet e konformitetit me principet kontabile të pranuara,

janë ekuivalente të hipotezave dhe për vlerësimin e tyre duhen ndërmarrë aksione të testimeve empirike rreth evidencave të akumuluara, për të aprovuar apo rrëzuar këtë hipotezë. Meqenëse auditi teston hipotezat, atëherë ai aplikon metoda shkencore në veprimtarinë praktike, për rrjedhojë auditimi vlerësohet si disiplinë shkencore. Nga ana tjetër, auditimi ka disa veçori ndaj shkencave të tjera:

Së pari: Auditimi dallon prej fushave të tjera, nga cilësia e evidencës (dëshmisë së nevojshme). Kështu, auditit i duhet që shpesh të jetë i kënaqur me një evidencë, që mund të mos jetë dëshmia më e mirë e mundshme për një problem, ndërsa shkencëtarët mund të jenë të kënaqur vetëm me dëshminë përfundimtare. Gjithashtu auditët jetojnë mes fakteve të vështira të ekonomisë, me sjelljen e agjentëve ekonomikë, për të hetuar dhe rishqyrtuar gjithçka. Ky është mjedisi i auditimit, që ka një efekt të rëndësishëm në vlefshmërinë e gjykimeve përfundimtare. “Auditimi ashtu si aplikimet e tjera shkencore, mbështetet në teorinë e probabilitetit. Ndikimi tradicional i teorisë së probabilitetit në auditim është ilustruar më së miri nga përdorimi i termit “opinion” në përshkrimin e përgjithshëm e përfundimtar të gjykimit që audituesit shpreh në lidhje me pasqyrat financiare të ekzaminuara. Kjo duket dhe në kryerjen e testimeve dhe përzgjedhjen e mostrave të nevojshme si dhe praktikën e pranuar”.22

22 - R.K.Mautz, A.H.Sharaf, ”The Philosophy of auditing”, botim i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë, viti 1961, faqe 33.

Page 98: Dispense mbi Teorine e Auditimit

97

Së dyti: Një ndryshim i dytë, i rëndësishëm midis punës së auditimit dhe veprimtarisë shkencore lidhet me mundësinë e eksperimentimit. Në shkencë, testimi i hipotezave më së shumti, (por jo gjithmonë), realizohet me anë të eksperimenteve laboratorike, sipas të cilave disa kushte mund të kontrollohen duke i mbajtur të pandryshuar, në mënyrë që efekti i një ose disa faktorëve të caktuar, të vihen në dukje. Kjo nuk është e vërtetë për auditimin. Vetëm në kushte të pazakonta, një auditim mund të kryhet dy herë, sikundër ndodh rëndom me përsëritjen e eksperimenteve laboratorike.

Së treti: Diferenca e metodologjisë shkencore e aplikative me auditimin, qëndron dhe në faktin se ky i fundit e bazon vlefshmërinë e arsyetimit mbi supozime dhe postulate të pranuara gjerësisht.

Auditimi si fenomen social: Konceptet e propozuara nga Mautz dhe Sharaf, kanë shërbyer si bazament për aplikimin e koncepteve të përgjithshme të auditimit në korporatat e biznesit. Më pas, David Flint me veprën “Teoria e frymëzuar e sigurisë” zhvilloi dhe përpunoi më tej idenë mbi teorinë, proceset dhe standardet. Cili është roli i auditimit në një shoqëri? Në fakt obligimet e auditimit me shoqërinë, janë të ndërsjella. “Kushti i parë në një audit duhet të jetë “marrëdhënia me përgjegjshmërinë” midis dy palëve, në kushtet kur auditi është element i saj (shoqërisë)”23. Disa studiues të Fondacionit të Kërkimeve të Institutit të Auditëve të Brendshëm në Amerikë nënvizojnë se “deri tani, shkencëtarët kanë injoruar kryesisht teorinë se auditimit si fenomen shoqëror. Natyra e auditimit dhe të kontabilitetit ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit si rezultat i ndryshimeve të mjedisit. Disa ngjarje të rëndësishme kanë karakterizuar jo vetëm mjedisin e biznesit, por dhe mjedisin e auditimit”. Auditimi si Profesion

Identifikimi formal i një statuti profesional dhe aprovimi nga një autoritet i licencuar ose nga një trupë qeveritare;

: Çdo profesion mbruhet e ngrihet mbi dosar bazë rregullash e normash teknike e etike, që udhëzojnë e orientojnë individët dhe grupet e ndryshme. Çdo profesion përdor mjete për vlerësimin e tyre, këto janë standardet profesionale. Studiues dhe organizata të ndryshme kanë adoptuar kritere të ndryshme për përcaktimin e një profesioni, por më thelbësoret mund t’i rendisim si vijon:

Një trupë të specializuar me njohuri dhe shkollime të cilësuara;

Një kod etike që vendos standarde të pajtueshmërisë me ligjet dhe kodet; Miratimi nga profesionistët i obligimeve sociale për shërbimet ndaj klientëve.

23 - Bahram Soltani, ”Auditing: an internacional approach”, botim i “Pearson Education”, viti 2007, faqe 12.

Page 99: Dispense mbi Teorine e Auditimit

98

-Afërsitë dhe distancat e Kontabilitetit me Auditimin Auditimi është një disiplinë akademike e mjeshtri profesionale, që ndonëse

lindur prej shtratit të kontabilitetit, si pasojë e zhvillimet shoqërore e ekonomike, është shkëputur e veçuar si disiplinë shkencore me profil të kristalizuar e unik.

Auditimi është disiplinë e veçantë nga kontabiliteti. Mautz dhe Sharaf në vitin

1961 kundërshtuan idenë se auditimi duhet konsideruar si një nënndarje e kontabilitetit. Në mendimet e tyre, “ura midis kontabilitetit dhe auditimit është mbyllur”, pasi ato përfaqësojnë natyra interdisiplinare krejtësisht të veçanta e të ndryshme. Konkretisht, kontabiliteti përfshin grumbullimin, klasifikimin, përmbledhjen dhe komunikimin e informacionit financiar; vlerësimin dhe komunikimin e ngjarjeve dhe veprimeve ekonomike të biznesit. Nga ana tjetër, auditimi nuk merret me këto procese.

“Auditimi është analitik, jokonstruktiv; është kritik, investigativ. Ai lidhet me parimet e matjes dhe vlerësimit të ngjarjeve ekonomike dhe të vetë kontabilitetit. Auditimi bazohet në prova, mbështetet në të dhënat e pasqyrave financiare. Kësisoj, auditimi ka zanafillën e principeve dhe rregullave të veta jo bazuar mbi kontabilitetin, të cilin ai e rishikon, por mbi logjikën, që mishëron idetë dhe metodat”24

Megjithatë, Prof. Jack C.Robertson në veprën “Auditing”

.

25 paraqiti kontrastet që ekzistojnë ndërmjet kontabilitetit dhe auditimit.

III... KKKooonnntttaaabbbiiillliiittteeetttiii

Studiuesit K.Fred Skousen, Harold Q.Langedengerfer dhe W.Steve Albrect janë shprehur se “kur informacionet e kontabilitetit janë përdorur me efektivitet, janë një bazë e rëndësishme për dhënien e vendimeve ekonomike në kushtet e burimeve të kufizuara, që duhen përdorur e alokuar me kursim. Kësisoj, kontabiliteti është një shërbim i aktivitetit, i cili kompozohet për të akumuluar, matur, vlerësuar dhe komunikuar të dhënat e informacionit financiar rreth entitetit ekonomik – qo9fshin këto biznese ose organizata jofitimprurëse, për vendimmarrës të ndryshëm, siç janë investitorët, kreditorët dhe menaxherët. Qëllimi kryesor i tij është t’i japë informacione përdoruesit, se si ti përdorë më mirë burimet. Pra, kontabiliteti përmbledh një sistem konceptesh dhe procedurash që organizojnë dhe sintetizojnë aktivitetin ekonomik të entitetit...Kontabiliteti është përdorur për regjistrimin dhe

është procesi i identifikimit, grumbullimit, sistemimit, regjistrimit, klasifikimit dhe përmbledhjes së informacionit dhe transaksioneve financiare brenda pasqyrave financiare të një entiteti ose kompanie, me qëllim krijimin e aseteve, përgjegjësive (borxheve), të drejtave, të ardhurave e shpenzimeve, e kuptuar si një nevojë e përdoruesve për t’u kënaqur me informacionin financiar,që arrihet përmes forcës së ndërlikueshmërisë, largësisë dhe pasojës.

24 - R.K.Mautz, A.H.Sharaf, ”The Philosophy of auditing”, botim i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë, viti 1961,faqe 14. 25 - Prof.Jack C.Robertson, “Auditing” shtypur nga Irwin,botimi i 7-të, Illinois, SHBA 1993, faqe 4-6

Page 100: Dispense mbi Teorine e Auditimit

99

raportimin e efekteve financiare të aktiviteteve të biznesit, që në terma të përgjithshëm nënkuptojnë prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve. Si rezultat, kontabiliteti shpesh është thirrur “gjuha e biznesit”“26

• Prodhohen pasqyra financiare ose ngurtësohen pozicione financiare (bilance);

. Funksioni i emetimit të raporteve financiare, i bazuar në evidencën

kontabile është funksioni themelor i kontabilitetit, përmes të cilit:

• Shpallen rezultatet e operacioneve (pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve);

• Pasqyrohen e reflektohen ndryshimet e pozitave financiare (flukset monetare ose cash flow);

• Zbulohen shënime shoqëruese (referencat dhe footnotat) tek vendimmarrës të jashtëm, që nuk kanë burime të brendshme informacioni rreth drejtimit të kompanive.

Përfundimisht, kontabilistët në një kompani janë gjeneruesit e raporteve financiare. IIIIII... AAAuuudddiiitttiiimmmiii: Vendim-marrja financiare zakonisht bazohet mbi informata financiare të pajisura nga kompanitë që marrin borxhe ose shesim mallra e shërbime. Këto burime informacion krijojnë një konflikt potencial interesi, gjë që sjell si nevojë shoqërore, ngjalljen e një kërkese për shërbimet e auditimit. Kjo ndodh pasi përdoruesit e pasqyrave financiare kërkojnë informacion më të plotë; atyre u lypset besueshmëri për informacion që përpunojnë drejtë vendimmarrjeve. Mirëpo, përgatitësit dhe publikuesit

26 -K.Fred Skousen, Harold Q.Langedengerfer, W.Steve Albrect, “Accounting, principles and applications”, Ohajo, SHBA, botimi i 4-rt, 1993, faqe 6-9.

e tyre (drejtorët, menaxherët, kontabilistët dhe të punësuarit e tjerë të biznesit), mund të nxjerrin përfitime të fuqishme e energjike prej dhënies së informacioneve false, mashtruese e çorientuese, ose optimiste përtej realitetit të tyre. Konflikti potencial vjen nga lindja mjaftë shpesh e një skepticizmi profesional në pjesën e përdoruesve të informacionit, (mosbesueshmëri ose mosbindje në integritetin e të dhënave të evidencave të llogarive, si pasojë e dijenive profesionale të nxëna dhe eksperiencave). Në këtë mënyrë atyre u nevojitet një profesionist i auditimit, për të shërbyer si ndërmjetës objektiv e i paanshëm, për të shtuar kredibilitetin dhe besueshmërinë e informacionit financiar e kontabël. Ky “shtim i besueshmërisë” është gjithashtu i njohur si dëshmi vërtetimi ose auditim i pavarur i pasqyrave financiare, i përshkruar në literatura të ndryshme si funksioni vërtetues i auditimit. Auditimi nuk përfshihet në funksionin e gjenerimit,hartimit apo paraqitjeve të pasqyrave dhe raporteve financiare. Ky funksion performohet nga kontabilistët e kompanive nën drejtimin e menaxherëve. Auditët e marrin evidencën dhe japin opinione rreth saj, mbi informacionin e hulumtuar. “Objekti dhe qëllimi i një auditimi mund të thuhet se është i trefishtë:

Page 101: Dispense mbi Teorine e Auditimit

100

1. zbulimi i mashtrimeve; 2. zbulimi i gabimeve teknike dhe 3. zbulimi i gabimeve parimore”27

27 -Lawrence Robert Deksee, “Auditing: a practical maunal for auditors”, viti 1976, faqe 22.

. Auditët atëherë raportojnë tek përdoruesit se informacioni është i besueshëm e i sigurt, nëpërmjet shprehjes së një opinioni për pozicionet financiare të kompanisë, nëse llogaritë dhe transaksionet janë në pajtueshmëri me rregullat kontabile të pranuara gjerësisht. Informacioni financiar i filtruar nga auditët nxit efiçensën e tregut të kapitaleve, për të marrë vendime mbi bazë ekonomiciteti. Auditët e pavarur punojnë për klientët. Një klient është një person (kompani, bord drejtorsh, agjenci, grup personash etj), të cilët përballojnë pagesat e honorareve përkundrejt tarifave të shërbimit të ofruara prej tij. Në auditimet financiare klienti dhe auditi zakonisht janë nga i njëjti entitet ekonomik. Megjithatë, herë pas here firmat e auditimit janë kompozuar për të vlerësuar kompani ose entitete larg tyre. Kështu, për shembull, “Conglomerate Corporation” është klient i auditorit “Newtek Company”, kompania “KESH” sha është audituar nga “KPMG Albania” dhe firma “Deloitte” etj.

Megjithatë auditorët e pavarur praktikojnë funksione vërtetuese dhe ato mund të jenë auditë që nuk punojnë në ekonomi. Të tilla janë p.sh ekzaminimet bankare, auditorët e Standarteve Ndërkombëtare të Raportimit, auditorët e agjencive rregullatore shtetërore, , auditorët e agjencive qeveritare, të gjithë praktikojnë auditimin në një formë, a në një tjetër. Eshtë e qartë, se prej përkufizimit të auditimit dhe referencave mbi tipet e mundshme të auditimit, të mos shquhen ndryshime e asimetri midis kontabilitetit dhe auditimit. Dallimi para së gjithash ka të bëjë me shërbimet e ndryshme të sigurisë që kontabiliteti dhe auditimi ofrojnë, si dhe me nivelin e ndryshëm të dhënies së kësaj sigurie nga këto funksione të pavarura.

1.Në të vërtetë, kontabiliteti është i lidhur me përgatitjen e pasqyrave financiare sipas Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, kurse auditimi me verifikimin e vërtetësisë e saktësisë së tyre, në bazë të Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit. Virtualisht, një informacion sasior i verifikueshëm mund të jetë vlerësuar mbi bazë kriteresh të shpallura më parë (kriteret e evidencës kontabile), të cilat janë të ndryshme nga kriteret me të cilat operon auditimi.

2. Qëllimi themelor i kontabilitetit financiar është përgatitja e llogarive, bilanceve për efekte gjyqësore dhe pasqyrave financiare të standartizuara, pra shfaqja dhe demonstrimi i performancës së pozitës financiare të biznesit, ndërsa qëllimi i auditimit është certifikimi i vërtetësisë dhe ndershmërisë së informatave financiare, shprehja e opinioneve mbi këtë lëndë. Subjekti themelor i shumicës së auditimeve, (sigurisht dhe i auditimeve financiare), janë zakonisht të dhënat kontabile që janë përfshirë në libra llogarie, dokumenta dhe pasqyra financiare të entitetit të audituar. Vlerësimi i auditëve fokusohet mbi aksionet, veprimet dhe ngjarjet ekonomike,mbi transaksionet e pasqyruara dhe rezultatet e bilancit të llogarive. Kriteret e shpallura nga kontabilistët në këtë rast, mishërohen dhe maten përmes principeve kontabile gjerësisht të pranuara. Kësisoj, auditimi përforcon vlerën e informacionit të krijuar nga kontabilistët, nga vlerësimi kritik i informacionit dhe komunikimi i opinionit tek palët e interesuara.

Page 102: Dispense mbi Teorine e Auditimit

101

3. Kontabiliteti kërkon që kontabilistët të kenë njohur të mjaftueshme mbi llogaritë dhe regjistrimet e tyre sipas sistemit të regjistrimit të dyfishtë. Megjithatë, një kontabilisti nuk i lypset të ketë njohuri (të jetë i mirinformuar) rreth auditimit, por një auditor duhet detyrimisht të ketë njohuri të thelluara mbi kontabilitetin.

4. Kontabiliteti zakonisht është i lidhur me ngjarje korente (aktuale), kurse auditimi përgjithësisht është i lidhur me ngjarje të shkuara (veprime të së kaluarës).

5. Kontabiliteti është më i strukturuar dhe i koncentruar si natyrë dhe i lidhur me operacione rutinë, kurse auditimi është më analitik si natyrë.

6. Periudha e kohës së mbajtjes së regjistrimeve kontabile është një vit, ndërsa periudha e kohës gjatë së cilës kryhet auditimi është shumë më e shkurtër (një ose disa muaj).

7. Në rastet më të përgjithshme,në kompanitë e biznesit, kontabilistët janë të punësuar të kompanisë, kurse auditët mund të jenë profesionistë të pavarur të kontraktuar, si pjesë e firmave apo studiove të regjistruara në organet tatimore e gjyqësore, jashtë organizatës.

8. Puna e një audituesi, në përgjithësi starton atëherë, kur puna e një kontabilisti ka mbaruar. 9. Një kontabilist përgatit dhe paraqet pasqyra financiare, një audit ka detyrimin dhe përgjegjësinë

të prezantojë opinionin e tij rreth këtyre pasqyrave në raportin e auditimit. Në këtë rrafsh, kontabiliteti vlerësohet si proces i përgatitjes dhe kurorëzimit të punës, ndërsa auditimi si proces i shqyrtimit dhe vlerësimit të punës së përgatitur.

- Dallimet midis Auditimit dhe Inspektimit. IIInnnssspppeeekkktttiiimmmiii

Në përgjithësi, inspektimet janë verifikime formale mbi shkallën e realizimit të një detyre, porosie, urdhri apo misioni. Ai është një shikim, rishikim ose monitorim nga afër i ngjarjeve apo dokumentacionit prej personave apo autoriteteve publike, me qëllim analize të një çështje të dhënë apo të matjes së impaktit të çështjeve specifike, që lidhen me kërkesa të përcaktuara të aktivitetit apo objektivave. Fjalori i termave i Standarteve të IFAC-ut, i hartuar në korrik 1995, nënvizon se “inspektimi konsiston në verifikimin e regjistrimeve kontabël, dokumenteve ose aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara”

është një observim (vëzhgim, vrojtim) formal ose joformal mbi pajisje, makineri, ndërtesa, dokumente, regjistra, etj.

Inspektimi është një proces përmes të cilit individët monitorohen për të patur një qasje në të drejtat dhe punët e tyre.

28

Inspektimet janë të zhveshur nga sensi dëmtues e represiv. P.sh një inspektim është vrojtimi dhe analiza e shkallës së infektimit dhe dëmtimit të skedarëve të kompjuterit nga viruset, ndërsa në biznes janë të përhapura inspektimet e ngarkesave dhe transportit të mallrave duke i krahasuar e verifikuar me dokumentacionin shoqërues; në ushtri-inspektimet mbi gjendjen e gatishmërisë dhe mjeteve luftarake dhe kalimi në revistë i forcave; në mjekësi- inspektimi i përditshëm i gjendjes së pacientëve nga një grup mjekësh të shërbimit; etj. Inspektimi është teknika themelore mbi të cilën funksionojnë inspektoriatet apo agjencitë qeveritare, të tilla si: Inspektoriati i Policisë së Burgjeve dhe Provës, Inspektoriati i Kontrollit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve, Inspektoriati i Urbanistikës dhe Ndërtimit, Inspektoriati i Burimeve Natyrore, Shërbimi i

.

28 -Standartet Ndërkombëtare të Auditimit, IFAC Handbook, shtypur nga “Morava”, faqe 12.

Page 103: Dispense mbi Teorine e Auditimit

102

Inspektimit nëpër Gjykata, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Inspektoriati i Policisë Rrugore, Inspektoriati Ushqimor, Komisionet Hetimore parlamentare, Inspektoriati Sanitar i Shqipërisë, Inspektoriati Mbretror për Shërbimin e Ndjekjes Penale, Inspektoriati Shtetëror i Punës29, Inspektoriati i Peshkimit, Inspektoriati i Sigurimit Teknik e Elektrik, Inspektoriati i Mbrojtjes ndaj Zjarrit, etj.

AAAuuudddiiitttiiimmmiii

29 -Prioritete të inspektimeve të grupeve të Inspektoriatit Shtetëror të Punës janë sigurimi i kushteve të punës, e më konkretisht fushat me rrezik si vlerat minimale të ndriçimit (200-1000 lux); zhurmat (deri 85 dβ), vibracionet, niveli termik, substancat dhe preparatet e rrezikshme etj.

është një proces i vlerësimit dhe matjes së performacës në bazë të Standarteve dhe guidancave profesionale, përmes të cilave shqyrtohen dhe verifikohen Proceset, Sistemet dhe Procedurat. Auditimi është një shqyrtim i mbështetur në teste përputhshmërie dhe logjike. Pavarësisht se inspektimi dhe auditimi kanë synime të njëjta dhe të dy aktivitetet verifikojnë “përgjegjshmërinë”, padyshim ato kanë dallime të rëndësishme midis tyre.

1. Një inspektim është një test i përgjithshëm e i atëçastshëm, fotografim që i korespondon një momenti kohor ku identifikohn kushtet positive dhe negative; ekzaminim i një diçkaje konkrete, i ekzistencës fizike apo plotësisë së një aseti; vrojtim i një praktike të mbledhur,regjistrave, evidencave konkrete, në sfond të specifikave të dokumentuara, ndërsa auditimi përfshin ekzaminimin e aktiviteteve dhe të dhënave të evidencës së biznesit. Një inspektim përgjithësisht është plotësimi i një çekliste me kryqëzimin e alternativave “po” ose “jo” për detyra a urdhra të zbatuara ose të pazbatuara, kurse auditimi është reflektim mbi sisteme ose çështjet më përfshirëse e komplekse, që analizohen duke i vlerësuar sipas standarteve të njohura e të aprovuara.

2.Inspektimet performohen në periudha të shkurtra kohe (disa minuta, deri në pak orë) dhe zakonisht fokusohen në një çështje ose proces, gjë që nuk ndodh me diametrin e shtrirjes së auditimit qoftë si afat i përmbushjes së misionit (disa muaj), qoftë për problematikën ose drejtimet e auditimit (tërësore e shpesh komplekse).

3. Auditimi kryhet pasi aktiviteti ushtrimor është përfunduar (mbyllur), kurse inspektimi zhvillohet krahas realizimit të aktivitetit dhe proceseve.

4. Auditimi është konfirmimi i kërkesave, instruksioneve, proceseve, udhëzimeve, funksioneve etj., kurse inspektimi është procesi i konfirmimit të bazës së të dhënave të kërkuara.

5. Në raportet e veçanta që auditimi dhe inspektimi hartojnë, tek i pari pajtueshmëritë dhe papajtueshmëritë përshkruhen me hollësi, tek inspektimet ato pasqyrohen thjeshtë si numër rastesh.

6. Inspektimi është proces rutinor i zakonshëm e i ditëpërditshëm, ndërsa auditimi është shërbim periodik.

7. Ndonëse auditimi dhe inspektimi bazohen dhe përpunojnë evidencën, besueshmëria e evidencës nuk është e njëjtë për dy rastet e mbledhjes së saj.”Besueshmëria e evidencës që merret nëpërmjet inspektimit të evidencave të dokumentuara është variabël. Ajo varet p.sh jo vetëm në burimin kryesor të dokumentacionit (p.sh nga subjekti ose pavarësisht nga ai), por gjithashtu dhe në besueshmërinë e individit, që përgatit

Page 104: Dispense mbi Teorine e Auditimit

103

dokumentacionin. Kur vlerëson evidencën e fituar nëpërmjet inspektimit, auditimi duhet të sillet me skepticizëm profesional”30

11. Inspektimi është proces verifikimi dhe vistimi të pajtueshmërisë dhe veprimtarisë së kryer në raport me ligjin dhe rregullin, ndërsa auditimi vlerëson edhe vetë ligjin ose rregullin.

.

8. Inspektimi është vlerësim në një moment, në një kohe të caktuar, i cili identifikon shmangiet pozitive dhe negative në raport me ligjin dhe rregullin, auditimi është një proces i gjerë dhe afatgjatë vlerësimi i këtyre veprimtarive. Auditimi matet dhe vlerësohet përkundrejt standardeve profesionale të shpallura e të pranuara, kurse inspektimi vlerëson ekzistencën ose zbatimin e një rregulli apo ligji.

9. Inspektimi është sistem veprimesh që fokusuar dhe vlerëson pajtueshmërinë e parametrave të diçkaje konkrete (produkteve) me setin e përcaktuar të kërkesave, me specifika të dokumentuara apo dimensione kritike, ndërsa auditimi është ekzaminimi, vlerësimi dhe gjykimi i parametrave të sistemit.

10. Inspektimi përdor teknika të kontrollit e verifikimit, ndërsa auditimi ato të analizës dhe shqyrtimit.

31

15. Auditimi e përdor inspektimin si një nga teknikat paraprake për të programuar një auditim ose për të ekzaminuar veprimtari të caktuara krahas metodave të tjera të shqyrtimit ekzaminimit dhe vlerësimit që ndërmerr.

12. Inspektimi orientohet drejtpërdrejt nga menaxheri në objektin e punës së tij, ndërsa auditimi është i pavarur në planifikimin, ekzaminim dhe raportim.

13. Inspektimi është një vegël, një funksion “ad hock” dhe “ex-post”, që nuk funksionon në bazë të planeve dhe programeve të përcaktuara më parë por në bazë të pritjeve dhe eventeve, ndërsa auditimi është një funksion i mirëprogramuar, sistematik, i strukturuar dhe metodollogjik. “Inspektimi dhe supervizioni,-kanë shkruar A.Wienlee dhe K.Janke në vitin 2008,- janë përgjithësisht praktika të autoriteteve publike”.

14 Në punën e tij, inspektimi orientohet nga sinjalet dhe raportet momentale sinjalizuese për ngjarjet e pafavorshme përkundër auditimit që orientohet nga vlerësimi i rrezikut. Auditimi ndihmon nëp1rmjet rekomandimeve për të korrigjuar procedurat, një asistent i mundshëm për identifikimin e burimit të shkaqeve dhe drejtimi të veprimeve korrigjuese.

30 -Gj.Ndreja “Fjalori i auditimit” (Anglisht-shqip), redaktor Q.Cibaku, Shtëpia botuese “Kristalina-KH”,Tiranë 2006, faqe 144-145. 31 -Gj.Ndreja, “Inspektimi: sa nder i bën auditimit”, gazeta “Shqip”, datë 23.06.2010.

Page 105: Dispense mbi Teorine e Auditimit

104

Inspektimi është një mjet dhe një qëllim në vetvete, ndërsa auditimi e përdor inspektimin si një nga mjetet dhe teknikat e shumta.

16. Auditimi është një shërbim i pavarur sigurie dhe si i tillë një profesion besimi me impakte publike. Te shërbimet e auditimit kërkohet që të kenë besim jo vetëm menaxheret, por edhe publiku i gjerë, ndërkohë që inspektimi nuk “merakoset” shumë për besimin e publikut.

17. Inspektimi është më së shumti i njohur si mjet dhe autoritet i mbrojtjes së interesave financiare kundrejt keqmenaxhimit financiar, mashtrimit dhe korrupsionit. Përndryshe, Auditimi konsiderohet si shkencë formale e abstrakte, përshkruese e përgjithshme,me prejardhje të përgjithshme,sinoptike dhe e aplikueshme.

Veçantitë ndërmjet Auditimit të Brendshëm, Vistimeve të Brendëshme dhe

Kotrollit të Brendshëm: -Veçantitë (distinkcionet) ndërmjet AUDITIT të brendshëm, KONTROLLIT të brendshëm dhe CEKIMEVE (VISTIMEVE, SHQYRTIMEVE) të brendshme. Secili nga këto terma e shprehje ka “korsinë” e vet dalluese. AAAUUUDDDIIITTTIIIMMMIII III BBBRRREEENNNDDDSSSHHHEEEMMM (((iiinnnttteeerrrnnnaaalll aaauuudddiiittt)))::: është një aktivitet i pavarur vlerësues në një organizatë, i ngritur për të rishikuar e analizuar operacionet e të dhënat, si shërbim për menaxhimin e që realizohet nga një personel i veçantë që zotëron aftësi e njohuri të caktuara. VVVIIISSSTTTIIIMMMEEETTT EEE BBBRRREEENNNDDDSSSHHHMMMEEE (((iiinnnttteeerrrnnnaaalll ccchhheeeccckkk))):::

1. të parandalojnë dhe minimizojnë shanset për gabime,parregullsi e mashtrime.

nënkuptojnë një sistem sipas të cilit puna në lidhje me kryerjen dhe regjistrimin e transaksioneve është e rregulluar në atë mënyrë, që puna e një anëtari të stafit,është vijimësisht e mbikëqyrur dhe e kontrolluar në mënyrë automatike nga një pjesëtar tjetër i stafit. Kështu, përmes këtij sistemi mundësia për mashtrime, gabime dhe parregullsi është minimale, nëse nuk eliminohen plotësisht. Objektivat e vistimeve apo shqyrtimeve të brendshme listohen si më poshtë:

2. të zbulojnë gabimet e mashtrimet, nëse ato kanë ndodhur dhe i kanë shpëtuar vigjilencës së mbikëqyrësve të operacioneve,përmes rishqyrtimit të librave e regjistrave të llogarive dhe korrigjimit të operacioneve.

3. të sigurojnë saktësi e kredibilitet të transaksioneve të biznesit. 4. të rishpërndajnë burimet njerëzore dhe të mundësojnë një çekim të punës

së tyre nga persona të tjerë (zyrtarë eprorë) për të shmangur ndonjë gabim rastësor apo nga pakujdesia, që e prezanton sistemi,(mbikëqyrje e vëzhgim në mënyrë automatike të proceseve e operacioneve).

5. të përmirësojë efiçensën e përgjithshme të stafit, nga caktimi i detyrave në bazë të parimeve të ndarjes së punës.

Operacionet dhe procedurat e çekimeve të brendshme:

Page 106: Dispense mbi Teorine e Auditimit

105

Në çështjet e vogla:

Korrespondenca:të gjithë shkresat e korrespondencës të hapen nga zyrtari përgjegjës.

Remitancat (dërgesat) dhe depozitat:të gjithë remitancat në formë çeqesh, skicash etj. duhet të kalohen nëpërmjet llogarisë dhe të depozitohen në bankë në ditët vijuese. Autorizimi i pagesave:të gjithë autorizimet e pagesave duhet të

sanksionohen nga zyrtarët përgjegjës. Shpërblimet dhe rrogat:të gjithë shpërblimet dhe rrogat duhet të

sanksionohen me shumë kujdes nga zyrtarët përgjegjës dhe pagesat t’u priten përkatësisht punëtorëve dhe nëpunësve përfitues.

Mallrat: të gjithë shënimet e regjistrimet mbi mallrat dhe ekzistenca fizike e tyre duhet të jenë objekt i sondazheve dhe çekimeve në intervale periodike të caktuara.

Shqetësimet e prodhimit (në manifaktura): Qasja me librat dhe

regjistrat e llogarive Korrespondenca,

Remitancat depozitat printimi (forma e shtypur e

dokumenteve) shënimet e kreditimit

Shitjet me para në dorë Kontrolli i llogarive Autorizimi i pagesave Aplikimi mekanik Pagesat nëpërmjet arkës Aksionet dhe fililet. Blerjet në vlera të vogla

KKKOOONNNTTTRRROOOLLLLLLIII III BBBRRREEENNNDDDSSSHHHEEEMMM (((iiinnnttteeerrrnnnaaalll cccooonnntttrrrooolll))):::

CIA-Certified Internal Auditor, (Audit i Brendshëm i Certifikuar).Ky titull autorizohet nga Bordi i Regjencës (Këshillimit) të Institutit të Auditëve të Brendshëm (IIA). Drejtori i Kuadrit të Praktikave Profesionale në IIA është

nuk do të thotë vetëm vistimet (shqyrtimet) e brendshme dhe auditimet e brendshme, por tërë sistemi i kontrolleve - financiare e jo financiare që frymëzohen e ngrihen nga menaxhimi në lidhje me biznesin.

- Profesionet e çertifikuara dhe të licensuara: CPA-Certified Public Account, (Kontabilist Publik i Çertifikuar): Ky titull ka

startuar qysh në vitin 1896 si licencim dhe rregullim profesional,duke patur në themel shkollimin specifik, eksperiencat profesionale të nevojshme dhe mbrojtjen e provimeve. Ligji për kontabilitetin drejton licencimin e kontabilistëve publikë. Kjo certifikatë është ligjëruar në më shumë se 50 vende të botës, nga Distrikti i Kolumbisë gjer në Porto Riko a Virxhinia nga AICPA (Instituti Amerikan i Kontabilisteve Publikë të Autorizuar) që është autoriteti që e lëshon këtë certifikatë. Aplikantët ekzaminojnë njohuritë në katër disiplina: teori kontabiliteti, kontroll i brendshëm, auditim dhe legjislacion i biznesit.

Page 107: Dispense mbi Teorine e Auditimit

106

përgjegjës për përgatitjen, administrimin, gradimin dhe ekzaminim e njohurive në bazë të kritereve të shpallura nga ky institut.

CISA-Certified Information System Auditor, (Auditë të Certifikuar të Sistemeve të Informacionit): Në vitin 1979, Fondacioni i Auditimit për Vlerësimin e

Zhvillimeve në Përpunimin e të Dhënave (EDP) pajtoi një kompani për të

kryer Shërbimin e Testimit Profesional për akordimin e titullit CISA. Fondacioni emëroi Bordin e Certifikimit për të supervizuar dhe kontrolluar programin dhe përmbajtjen e testit. Programi CISA për më tepër, është një identifikim profesional sesa një licencë shtetërore.

-Evolucioni në funksionin e auditimit:

-Zgjerimi dhe shtrirja e auditit të jashtëm, -verifikimet e brendshme, -punë me ndershmëri, -sistemet jofinanciare, -strukturimi dhe shefat e auditimit, -komiteti i auditimit, -profesionalizmi.

Faktorët themelorë që kanë ndikuar në zhvillimin dhe përsosjen e teknikave të auditimit janë:revolucioni industrial, pronësia publike dhe rregullimet profesionale, vendimet shtetërore dhe gjyqësore, teknologjia e informacionit, etj32

1. verifikimet e brendshme procedurale,

. -Spiralja në zhvillimet e shërbimit të auditimit:

2. orientimi/ qasja mbi bazë transaksionesh, 3. vrojtimet e vëzhgimet statistikore, 4. ndershmëria-themeli i shërbimit, 5. verifikimi i njollave dhe pikave problematike, 6. analiza e risqeve, 7. orientimi/ qasja mbi bazë sistemesh, 8. auditimi operacional, 9. menaxhimi i shërbimeve të auditimit, 10. auditimi mbi bazë risqesh.33

-Vula e profesionalizmit:

programet e trajnimit, kodi i etikës, miratimet dhe sanksionimet, kontrollet pas shërbimit, praktika cilësore, morali, vështirësitë teknike, provimet, revistat profesionale, trupa profesionistësh,pajtueshmëria me rregullat, shërbimet sociale.

32 - Kemal Gupta, “Contemporary auditing”, publikuar nga Tata-McGraw-Hill Publishing Company Limited, Nju Delhi, botimi i 6, viti 2005, faqe 16. 33 -K.H.Spencer Pickett, “The internal audit handbook”, botimi i dytë, 2003, faqe 9-10.

Page 108: Dispense mbi Teorine e Auditimit

107

-Gjurmët dhe hapat në një Auditim: Ngritja e aktiviteteve fillestare të auditimit,përfshirë elementë të tillë si stafi

dhe buxhetimi. Sigurimi i informacionit mbi klientët dhe strukturën e kontrollit të

brendshëm, si bazë për vlerësimin e risqeve të brendshme; regjistrimi, dokumentimi dhe rifreskimi i informacionit dhe në disa situata kryerja e disa testimeve për vlerësimin e kontrolleve.

Zhvillimi i planeve të auditimit, të orientuara nga risqet dhe të konfirmuar nëpërmjet testimeve të herëpashershme periodike.

Për auditimet specifike të objektivave dhe auditimin e posteve të bilancit kontabël, përcaktohen teste kontrolli shtesë (plotësuese), me qëllim konfirmimin e sigurisë së dhënë nga testet substanciale (të pavarura).

Kryerja e testimeve të pavarura, vlerësimi e dokumentimi i komponentëve të evidencës, për të vërtetuar e konfirmuar se vlerësimet e menaxhimit mbi pasqyrat financiare dhe bilancin kontabël, janë të arsyetuara dhe u korrespondojnë objektivave.

Ezaurimi i procedurave analitike përmbyllëse dhe rishikimi i vlerësimeve për gjetjet dhe zbulimet.

Formulimi i raportit të auditimit dhe komunikimi i mangësive të strukturës së kontrollit tek aksionerët, bordi i drejtorëve, menaxherët dhe palët e interesuara.

-Kalvari i zhvillimit të auditit të jashtëm në Angli dhe SHBA

1. Deri ne vitin 1850, zhvillime të shkëputura, rutinë të auditit të brendshëm në rrethinat e Londrës, me mision kryesor zbulimin e parregullsive.

2. Akti i Kompanive i viteve 1855-1856 ligjëroi të drejtën e kompanive për të përzgjedhur auditë të jashtëm ta pavarur.

3. Akti i vitit 1862 - përcaktohen hollësi në përshkrimin e ekzaminimeve dhe përgjegjësitë e auditit, ku ngulitet standardi i përgatitjes së raportit të auditit.

4. Botohet në vitin 1892 në Angli teksti i parë, i plotë dhe tërësor rreth auditimit nga Lawrence R.Dicksee, me titull “Auditimi: një manual praktik për auditorët”.

5. Në literaturën profesionale ka prurje e botime rreth viteve 1900. Konkretisht, në vitin 1869 nga H.I.Mettenheim botohet broshura 16 faqëshe “Auditor’s guide”-(Udhëzime për auditët).

6. G.P.Greer publikoi në vitin 1882 veprën “Shkenca e kontabilitetit”, ku shpjegohen e përshkruhen procedurat e auditimit për llogaritë e kontabilitetit. Fillon kësisoj orientimi i auditit drejtë “testeve të auditimit”.

7. Ne vitin 1905 dhe pastaj në vitin 1909, Montgomery publikoi botimin amerikan “Dickee’s auditing”.

8. Në vitin 1912 shkruhet libri i parë mbi auditimin në Amerikë, i cili u titullua “Auditimi:teori dhe praktikë”, që më pas u rititullua “Mongomery’s auditing”.

9. Instituti i Kontabilistëve Amerikanë (tani Instituti Amerikan i Kontabilisteve Publikë të Certifikuar, AICPA), i paraqiti një kërkesë autoritetit të

Page 109: Dispense mbi Teorine e Auditimit

108

Komisionit Federal të Tregtisë ne vitin 1917, ku insistonte në “auditimin e bilanceve”. Një pamflet i rishikuar për këtë qëllim, pa dritën e botimit në vitin 1929, ndër titullin “Verifikimi i pasqyrave financiare”.

10. Në edicionin e vitit 1930, broshura u titullua “Ekzaminimi i pasqyrave financiare nga kontabilistët e pavarur publikë”. Përdorimi i fjalës “ekzaminim” (auditime mbi bazë testesh për artikujt e përzgjedhur), në vend të fjalës “verifikim”, dëshmoi kthesën rrënjësore që kishte përjetuar teoria dhe praktika e auditimit gjer në këtë kohë.

11. AICPA bashkëpunim me Bursën e Nju Jorkut kurorëzuan përpjekjet për të përmirësuar standartet e raportimit dhe dekretuan Aktin e Sigurisë të vitit 1933 dhe Aktin e ndryshuar të sigurisë në vitin 1934. Sipas këtyra akteve, kompanitë e listuara në bursë, i nënshtroheshin detyrimit të auditimit të pasqyrat financiare vjetore.

12. Era moderne e kuadrit të standarteve të auditimit fillon të fryjë në vitin 1939, kur AICPA krijoi Komitetin e Procedurave të Auditimit, i cili publikoi “Shpalljen për Procedurat e Auditimit”.Viti 1972 shënoi ndryshimin e emërtimit të këtij komiteti, që më vonë u pagëzua me emërtimin Komiteti Ekzekutiv i Standarteve të Auditimit. Komiteti Ekzekutiv i Standarteve kodifikoi gjithë deklarimet e atëhershme mbi procedurat e auditimit dhe 45 rekomandime të lëshuara deri në vitin 1972 u riformuluan prej tij. Më vonë komiteti u transformua në Bordin e Standarteve të Auditimit dhe 45 rekomandimet e riformuluara u përfshinë në Shpalljen mbi Standartin e Auditimit Nr.1 (SAS nr.1).

13. Periudha 1970-1985 u shoqërua me një interesim të lartë të publikut për përgjegjësinë dhe performancën e auditëve. Kongreset e auditëve krijuan komitete speciale që përcaktonin rolet dhe përgjegjësitë e auditëve. U zhvillua më tej teoria dhe u kristalizua konkluzioni se një hendek apo e çarë midis perceptimit publik mbi atë që një audit duhet të bëjë dhe asaj që bën në të vërtetë; kufizimeve të proceseve aktuale si dhe rolit të standarteve ndërkombëtare të auditimit për të ngushtuar e mbyllur këtë hendek.

14. Natyra e auditimit pas viteve ’90-të evoluon e adresohet mbi përgjegjësitë ndaj biznesit, në eventet rregullatore e profesionale, gjë që ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit publik e të besimit.

15. Ne vitet 2000-2002 erozione të dyanshme të besimit dhe sigurisë kërcënuan dhe dëmtuan këtë profesion, kur disa kompani të fuqishme u goditën dhe u ekspozuan para skemave mashtruese (rasti Enron, Parmalat, etj). Doli në skenë dhe u kodifikua teza dhe koncepti mbi “përgjegjshmërinë financiare të korporatave” dhe u lëshua Akti i Sarbana-Oksleit.”Kjo gërryerje e besimit e ky erozion sigurie, nuk është e sistemit të kapitalizmit”- shkruhej në revistën “The CPA Journal”, referuar këtyre situatave (shkurt 2003).Përballja me ekspozimet e risqeve u shoqërua me aksione korrigjuese e përmirësime rregullatore, si psh Akti Gramm-Leach-Bliley, Akti i Shëndoshjes së

16. Sigurimeve (HIPAA), Akti i Uniformizimit të Transaksioneve Elektronike (UETA), etj. Në brendësi këto akte afirmojnë detyrimin për të gjeneruar dhe transmetuar të dhëna të sakta, të bazuara në të dhëna të ruajtura në rrugë elektronike.

Page 110: Dispense mbi Teorine e Auditimit

109

Historia e auditimit ka treguar se auditivi ndër të tjera është qartazi një proces spiral zhvillues dhe evolutiv, që ecën krahas me ndryshimet që ndodhin në mjedisin legal, social dhe të biznesit, duke i reflektuar ato në progresin profesional.

- Kufizimet e Auditimit:

Një audit nuk mund të japë siguri absolute se pasqyrat financiare janë të çliruara e të imunizuara nga gabimet materiale,parregullsitë dhe mashtrimet. Gabimet ekzistojnë sepse:

o Ekzistojnë pasaktësi në proceset dhe të dhënat e kontabilitetit; o Ekzistojnë gjykime jo korrekte e opinione të gabuara lidhur me zgjedhjen

dhe zbatimin e kuadrit rregullator dhe principeve të kontabilitetit; o Nuk janë gjetur auditët që performojnë misionin e vet në pajtim me normat

standarte. Në prizmin teorik, lidhur me këtë çështje të rëndësishme janë sinjifikante qëndrimet dhe rekomandimet e dy komisioneve teknike, përkatësisht Komisionit Cohen dhe Komisionit Macdonald ose Komisioni i Studimit të Mospërputhjeve Publike të Auditimit.

Komisioni COHEN në raportin e tij evidentoi se: “Auditimi i pasqyrave financiare nuk mund të kryhet me siguri perfekte, sepse dykuptimësia e koncepteve të kontabilitetit e reflekton atë. Kështu, rezultatet kontabël-pasqyrat financiare,-nuk mund të jenë më të sakta dhe më të besueshme sesa metodat themelore te vlerësimeve kontabile të lejuara. Prandaj, auditimi i pasqyrave financiare të paraqitura nuk mund të bëhet me shumë siguri, për auditët nuk mund të ketë siguri shtesë, kur ajo nuk ekziston”.

Në vitin 1988 u emetua dhe u bë publik Raporti i Komisionit MACDONALD ose i Komisionit të Studimit të Mospërputhjeve Publike të Auditimit. Ky komision analizoi dhe ilustroi hendekun e besimit që lidhej me perceptimit publik për cilësinë e auditimeve dhe mundësinë e zbulimit të mashtrimeve, në raport me performancën reale të auditiëve duke marrë si referim standartet profesionale të auditimit.Komisioni e ilustroi grafikisht disakordancën ose mospërputhjen:

Besimi publik Standartet Performanca Perceptimi publik për auditët aktuale aktuale për performancën Hendeku i perceptimit Hendeku perceptimit publik ndaj standarteve publik ndaj performancës

A B C D E shpresë ose besim i performanca aktuale performance e munguar pasiguri sigurtë e munguar ndihet, por nuk është reale

kërkohet përmirësim professional kërkohet përmirësim I komunikimit, komunikim më i mirë

Page 111: Dispense mbi Teorine e Auditimit

110

Përfundimi i Komisonit Cohen ishte se kjo figurë nuk ilustron në vetvete hendekun e besimit midis punës që auditët kryejnë e që është subjekt i standarteve të auditimit (nga njëra anë), dhe mospërputhjes që vjen nga cilësia e informacionit financiar, i cili shoqëron auditët, informacion ky që është subjekt i rregullimit nga standartet kombëtare (nga ana tjetër).

- Harta e rreziqeve në qeverisjen locale

Fusha e operimit Risqet Kontrollet

1.SHPERNDARJA E SHERBIMEVE

keqpërdorimi ose shpërdorimi I burimeve

shërbime me cilësi të ulët

kontrata të papërshtatshme

politika, rregullime

proceduriale, inspektime, supervizime

2.ZBATIMI I BUXHETIT mungesa e likuiditeteve (probleme me cash-flown).

Deficit operacional, Shkallë e lartë e

shërbimit të borxhit.

Rregullimet e nevojshme buxhetore

3.PROKURIMET Shpërdorimet, Mashtrimet, Korrupsioni, Abuzimet

instalimi i procedurave të hapura e transparente për blerjen e mallrave dhe shërbimeve

4.DREJTIMI I ASETEVE (Përfshire dhe investimet kapitale)

1. keqadministrimi i aseteve,

2. humbjet

1. praktika e procedura korrigjuese e drejtuese në miradministrimin e aseteve.

5.RAPORTIMET informacione jo të besueshme, Raportime financiare fallto.

Vendosja e linjave të veprimit për një regjim të dhënash të sakta

6.DREJTIMI I PERFITIMEVE JO TE DREJTPERDREJTA (ndërmarrjet publike)

-shkatërrimi i aseteve, - nivel i ulët i shërbimeve

-kontroll efektiv nga aksionerët, -monitorime dhe inspektime

Page 112: Dispense mbi Teorine e Auditimit

111

- Pozicioni i Auditimit të Brendshëm në një Entitet. Tipet e auditimit.

Departamenti i auditimit është një pjesëz e vogël, integrale e sistemit të kontrollit të brendshëm, kështu që në planin krahasimor koncepti i kontrollit është shumëfish i konceptit të auditimit. (Burimi: “Competency Framework for internal auditing in Nederland”, Amsterdam, 2003, IIA Holandë, faqe 18).

Kontrollet

Auditim

Nga ana tjetër dhe agjenci e organizma që monitorojnë e mbikëqyrin

përparimin e auditimit në lëmine bankare, shpeshherë u janë rikthyer analizave që lidhen me përmirësimin e kapaciteteve audituese dhe ngritjes së cilësisë së raportimeve nga auditët e sektorit bankar. Për këtë çështje, Komiteti i Bazelit për Supervizimet Bankare publikoi në shtator të vitit 1998 një kuadër ligjor rregullativ,

Page 113: Dispense mbi Teorine e Auditimit

112

përmes së cilit vihej theksi në përmirësimin e raportimeve nga auditët e brendshëm. Aty mes të tjerash thuhet se “funksioni i auditit si pjesë e sistemit të monitorimit të kontrollit të brendshëm, duhet të raportojë tek Komiteti i Auditimit dhe tek drejtuesi më i lartë. Funksioni i auditit të brendshëm përbën një pjesë të rëndësishme të monitorimit të vazhdueshëm të këtij sistemi, pasi ai jep vlerësime të pavarura mbi adekuencën e pajtueshmërinë me politikat dhe rregullat”-(referimi sipas “Internal audit handbook”, faqe 186).

Po kështu, edhe në një manual auditimit për ekzaminimin e Bankave Tregtare te emetuar nga Instituti i Administrimit Bankar (BAI), ndeshën principe rigoroze mbi domosdoshmërinë e ngritjes kualitative të auditëve përballë sofistikimit të pandërprerë të sistemeve të industrisë bankare. Manuali cilësonte shprehimisht: “Sistemi i kontrollit të brendshëm rrok gjithë planet e organizatës dhe gjithë metodat e masat; përmes tyre jepet siguri e arsyeshme për mbrojtjen e aseteve, nxiten operacione eficente dhe inkurajohen pajtueshmëritë me politikat e menaxhimit, ligjet, rregullat dhe parimet e shpallura e të njohura”.

“Auditimet,- shkruhet në “Black’s Law Dictionary”, botimi i 7-të,viti 1999,- janë ekzaminime formale te të dhënave të llogarive të individëve ose organizatave, situatave financiare ose pajtueshmërisë me disa sete standartesh”.

-Tipet e Auditimit. Ndarja e auditimit në grupe tipizuese mund të bëhet bazuar në kritere të

ndryshme, megjithatë teoria dhe praktika ndërkombëtare, kanë zhvilluar e modeluar disa klasifikime, duke iu përshtatur bazës së klasifikimit. I. UUUnnniiivvveeerrrsssiiittteeetttiii SSShhhttteeetttëëërrrooorrr iii KKKaaallliiifffooorrrnnniiisssëëë dhe UUUnnniiivvveeerrrsssiiittteeetttiii SSShhhttteeetttëëërrrooorrr iii

AAAlllaaabbbaaammmëëësss (në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), në studimet e tyre kanë veçuar 7 tipe të auditimit:

1.AUDITIMET OPERACIONALE: janë ekzaminimi i përdorimit të burimeve të njësisë me qëllim vlerësimin e këtyre rezervave e pasurive në mënyrë efektive e efiçente, për të përmbushur misionin dhe objektivat e entitetit. Në auditimet operacionale mund të përfshihen dhe elemente të tipeve të tjera të auditimeve, që shtjellohen në vijim.

2.AUDITIMET FINANCIARE: fokusohen mbi kontabilitetin dhe raportimin e transaksioneve financiare, duke përfshirë detyrimet financiare, autorizimet, sigurimin dhe shpërndarjen e fondeve etj. Qëllimi i këtij auditimi është verifikimi i mjaftueshmërisë së kontrolleve të brendshme si për rrjedhjen e parasë, ashtu dhe për asetet fizike (procedurat e instaluara për blerjen dhe përdorimin e tyre). Përgjithësisht audituesit e jashtëm financiarë përgatisin dhe shprehin opinionin e tyre profesional mbi ndershmërinë e pasqyrave financiare të prezantuara.

Page 114: Dispense mbi Teorine e Auditimit

113

3.AUDITIMET E PAJTUESHMERISE: janë rishikime në lidhje me ndjekjen dhe zbatimin me besnikëri e rreptësi të ligjeve, rregulloreve, procedurave dhe direktivave. Rekomandimet që lëshohen zakonisht nga ky tip auditimi janë të natyrës së përmirësimit të ibnstruksioneve mbi proceset dhe qëllimet e kontrolleve, për të siguruar pajtueshmëri me aktet në çdo hap apo event.

4.AUDITIMET E SISTEMEVE TE INFORMACIONIT: Përmes ekzaminimit të sistemeve të informacionit, auditët vlerësojnë e mbikëqyrin mjedisin e kontrolleve për sistemet e përpunimit automatik të informacionit, dhe shkallën e shfrytëzimit të tij nga përdoruesit e autorizuar. Këto auditë, ekzaminojnë në mënyrë tipike sistemin e futjes dhe afishimit të të dhënave, rigjenerimin dhe restaurimin e planeve, sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, rishikimet kompjuterike etj. Auditët e sistemeve të informacionit përqendrohen në vlerësimin e sistemeve ekzistuese dhe stadin e zhvillimit të tyre.

5. RISHIKET E KONTROLLEVE TE BRENDESHME: fokusin e rishikimeve të brendshme e përbëjnë komponentët e njësisë dhe mjaftueshmëria e organizimit të aktiviteteve kryesore të biznesit. Zona të tilla si pagesat dhe të ardhurat, manovrimet me cash-in, siguria fizike e inventarëve dhe pajisjeve, fondet e kontratat. Gjithashtu, dhe raportet financiare janë shpesh subjekt rishikimi.

6. AUDITIMET INVESTIGATIVE: kërkojnë të provojnë evidencat me mashtrime dhe janë rezultat i raporteve të pazakonta e të dyshimta, mbi aktivitetin e një kategorie individësh apo i një pjese të departamentit, dhe fokusohet mbi aspekte rigorozisht specifikë të aktivitetit që hulumtohet. Investigimet e implikojnë auditin në gjurmimin sistematik të informacionit dhe përmes tij ai synon të zbulojë gjurmën e një mashtrimi, bazuar në të dhëna të siguruar më parë nga agjencitë e zbatimit të ligjit aspo nga burime të tjera. Investigimet shtrihen në të gjithë instancat e supozuara të mashtrimit, shpërdorimit e abuzimit dhe aktivitetet e papërshtatshme qeveritare.

7. SHERBIMET KONSULTUESE: shtojnë vlerën dhe përmirësojnë qeverisjen e organizatave a entiteteve, sistemin e kontrollit të brendshëm dhe zbusin riskun e menaxhimit. Në asnjë rast, audituesi nuk merr përgjegjësinë e menaxherit, në një shërbim këshillimi. Shërbimi këshillues përfshin diskutimet, konsultat, këshillim e informim, ndihmë etj. II. Në vlerësimet e SSSttteeevvveeennn WWW...TTTeeepppllleeerrriiittt auditimet janë tre tipesh:

Auditime të pavarura: auditim i kryer nga një person i jashtëm ose nga

një firmë që nuk ka lidhje me persona apo me organizatën që auditohet.

Auditime të brendshme: janë auditime që kryhen në bazë rregullash e normash të njohura deontologjike, nga një personel brenda organizatës dhe që sigurojnë se procedurat, operacionet dhe praktikat e llogarive të brendshme janë ato të duhurat

Page 115: Dispense mbi Teorine e Auditimit

114

Auditime të pajtueshmërisë: Një auditim i realizuar nga një agjenci rregullatore, një organizatë ose palë e tretë, të cilët vlerësojnë pajtueshmërinë e veprimeve të kryer kundrejtë një serie rregullash e ligjesh që janë në fuqi.

III. Profesorët VVV...OOO...RRReeellllllyyy,,, MMM...BBB...HHHiiirrrsssccchhh,,, PPP...LLL...DDDeeefffllliiieeessseee dddhhheee HHH...RRR...JJJaaaeeennniiiccckkkeee në veprën “Montgomery’s Auditing” , kanë përmbledhur shërbimet e auditimit në katër grupe:

1.AUDITIME FINANCIARE: si vlerësime të informacioneve dhe evidencave financiare krahas setit të pasqyrave financiare,ballafaqimit dhe krahasimit me standartet dhe rregullat kontabile gjerësisht të pranuara. Nga ky proces bëhet vlerësimi i të dhënave me karakter financiar dhe jofinanciar.

2.AUDITIME PAJTUESHMERIE: Në këtë rast auditët çmojnë dhe prezantojnë opinionin e tyre mbi pajtueshmërinë e aktivitetit të entit me politikat, procedurat, ligjet, rregulloret, marrëveshjet që ndikojnë mbi operacionet dhe raportet, etj. Deklarata mbi Standartin e Auditimit (SAS) Nr.54, ka theksuar se ligjet dhe rregullat japin influence direkte në rezultatin e pasqyrave financiare. Prandaj, grupi i parë dhe i dytë i auditimeve janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

3.AUDITIME PERFORMANCE (OSE TE SUKSESIT): shpesh refero- hen si auditime operacionale, duke përmbledhur auditimet e ekonomicitetit dhe efiçensës si dhe auditimin e programeve.

ANGAZHIME TE VERTETIMIT. III. ZZZyyyrrraaa eee AAAuuudddiiitttooorrriiittt tttëëë PPPëëërrrgggjjjiiittthhhssshhhëëëmmm–––GGGAAAOOO në SHBA, ka përcaktuar e përshkruar Standartet e GAO-s për qeverisjen e organizatave, programeve, aktiviteteve dhe funksioneve në vitin 1988 dhe fushën e auditimit qeveritar në termat e 2 grupimeve të tij. Zyra e GAO-s ndan me auditët e brendshëm mjaftë elementë të shërbimeve të fushës. ”Termi audit përmbledh auditimet financiare dhe auditimet e performancës. Auditimi pasqyrave financiare përcaktojnë (1) nëse pasqyrat dhe raportet financiare prezantojnë ndershmërisht pozicionet financiare, rezultatin dhe operacionet, në akord të plotë me normat kontabile të njohura e të pranuara, dhe (2) nëse organizata e audituar është zhvilluar korrektësisht në bazë të ligjeve dhe rregullave. Auditimet e performancës përfshijnë ekonomicitetin, efiçensën dhe auditimin e programeve”.

1.Auditimi i Ekonomicitetit dhe Efiçensës, mbështetet në ekzaminimin e faktorëve dhe informacioneve, për të dëshmuar se:

(a)- entiteti ka përdoruar burimet me dobi dhe kursim; (b)- janë zbuluar shkaqet e inefiçensës dhe praktikave joekominike;

(c)- veprimtaria e entitetit është kryer konformë legjislacionit në fuqi për çështjet e dobisë dhe kursimit.

Page 116: Dispense mbi Teorine e Auditimit

115

2.Auditimi i Programeve, synon të përcaktojë: (1)-nivelin apo masën e arritjes së rezultateve ose përfitimeve të dëshiruara nga trupat legjislative ose ato të autorizuara;

(2)-efektivitetin e organizatave, programeve, aktiviteteve dhe funksioneve. (3)-pajtueshmërinë e entitetit me ligjet e normat e zbatueshme për programimin.34

IV. UUUnnniiivvveeerrrsssiiittteeetttiii TTTeeekkknnniiikkk iii LLLuuuiiizzziiiaaannnëëësss (((SSSHHHBBBAAA))) i klasifikon auditimet në 4 nëngrupe:

auditime financiare auditime pajtueshmërie, auditime të sistemeve financiare dhe -investigime.

V. TTTëëë tttjjjeeerrrëëë ssstttuuudddiiiuuueeesss , diferencojnë klasifikime të tjera në kërkimet rreth

tipeve të auditimit, sipas profilit: auditime të pasqyrave financiare; auditime të efektivitetit të kontrolleve të brendshme; auditime të pajtueshmërisë; auditime të vlerës së parasë; auditime të mjedisit; auditime të brendshme dhe auditime ligjore. PPPrrrooofff... RRRiiiccchhhaaarrrddd CCCaaassscccaaarrriiinnnooo dddhhheee SSSaaannndddyyy vvvaaannn EEEsssccchhh pranojnë 8 lloje të auditimit: auditime pajtueshmërie; performance dhe operacionale; mjedisore; financiare; të mashtrimeve; të cilësisë; të rezultateve të programuara; të teknologjisë së informacionit.35

VI. AAAlllaaannn HHH...MMMiiilllllliiiccchhhaaammmppp,,, në veprën ”Auditing” (”Thomson”, Londër, viti 2008, faqe 5), ka renditur lloje të auditimeve:

1. Statutory Audits (Auditime të njohura me ligj ose të parashikuara në statute): Këtu bëjnë pjesë audutimet e kryera, pasi ligji e kërkon posaçërisht një gjë të tillë, si përshembull Akti mbi Kompanitë i vitit 1985.

2. Private Auditis (Auditime të thjeshta, personale): këtu bëjnë pjesë auditimet që kryhen për çështje financiare nga auditë të pavarur.

3. Si shembull mund të shërbejë auditimi i llogarisë së tregtarëve dhe partnerëve.

4. Internal Audits (Auditime të brendshme): Një audit i brendshëm është auditi që kryhet nga një person ose grup personash të punësuar në entitetin e biznesit..

5. Others (Auditime të tjera): këtu bëjnë pjesë auditimet që kërkohen të realizohen brenda aspekteve specifike të një ndërmarrje –auditime të menaxhimit, çështjet mjedisore etj.

34 -Relly, Hirch,Defliese,...“Montgomery’s auditing”, SHBA, 1990, faqe 23. 35 -Richard Cascarino, Sandy van Esch, “Internal auditing”, botimi i 2-të, Afrikë e Jugut 2007, faqe 5.

Page 117: Dispense mbi Teorine e Auditimit

116

VII. Studiuesit MMM... AAAvvveeeccckkkiii,,, BBB... IIIllliiieeevvvssskkkiii,,, TTT... SSSpppaaasssooovvvssskkkiii dddhhheee BBB... GGGuuullleeevvv, klasifikojnë auditimet sipas objektit, sipas institucionit realizues, sipas sferës së ushtrimit dhe thellësisë së problematikës:36

- Sipas objektit:

1.Auditime të raporteve dhe pasqyrave financiare (financial statement audits); 2.Auditime të përputhshmërisë së procedurave (compliance audits); 3.Auditime të punës dhe operacioneve (operacional audits); 4.Auditime gjyqësore (forencis audits).

- Sipas institucionit realizues: -auditime të jashtme dhe auditime të brendshme.

- Sipas sferës që mbikëqyret dhe verifikohet: -a) auditim statutor (tregtar) dhe b) auditim shtetëror.

- Sipas thellësisë së shtrirjes në problematikat e entit: -auditime të përgjithshme dhe auditime pjesore (tematike). VIII. Në tekstin “Bazat e auditimit të cilësisë”, autori BBB...SSScccoootttttt PPPaaarrrsssooowwwiiittthhh, ka

shkallëzuar disa forma (lloje) të auditimit dhe krahas kësaj ka emetuar piramidën e hierarkisë së tipeve të auditimit. Shkallëzimet e auditimit të listuar nga Parsowith37

1. Auditime të sistemeve,

janë:

2. Auditime të proceseve, 3. Auditime të produkteve, 4. Auditime të pajtueshmërisë, 5. Ekspertizat dhe sondazhet, 6. Auditime të brendshme, 7. Auditime të jashtme, 8. Rishikimet e drejtimit, 9. Auditime operacionale

36 -Doracaku “Shkrimi i raporteve të revizorit”, Veles-Maqedoni, gusht 2007, faqe 15, botim i Shoqatës së Punonjësve Financiarë të Vetëqeverisjes Lokale dhe Ndërmarrjeve Publike”. 37 -B.Scott Parsowith, “Foundamental of quality auditing”, botuar nga “Amercian Society for Quality”(ASQ), SHBA,viti 1995, faqe 4-5

Page 118: Dispense mbi Teorine e Auditimit

117

Në mënyrë grafike tipet e auditimit parashtrohen në vazhdim:

Auditimi i sistemeve

Auditimi i proceseve

Auditimi i prodhimeve

Ekspertizat dhe sondazhet

Page 119: Dispense mbi Teorine e Auditimit

118

LLOJET E AUDITIMIT

SIPAS OBJEKTIT

SIPAS ORGANIT

SIPAS SFERES

Auditi raportevefinanciare Audit i jashtem Audit i brendshem

Auditi i harmonizimit

Auduti i punes

Auditi gjyqsor

Aud. sistemeve teKontrollit brendshem

Auditi I perputhshmerise

Auditi Isuksesit

Audit financiar

Auduti statutor(eksperte kontabel)

Audit shtetror

Page 120: Dispense mbi Teorine e Auditimit

119

Auditimi Financiar përballë Auditimit Operacional: Karakteristikat

Auditimi Financiar Auditimi Operacional

QËLLIMI Shprehje e opinionit mbi pasqyrat financiare

Analizë dhe përmirësim i metodave dhe performacës

FUSHA, SHTRIRJA

Të dhënat financiare e fiskale

Operacionet e proceset e biznesit.

MJESHTËRIA Kontabiliteti Ndërdisiplinor ORIENTIMI KOHOR Nga e shkuara Nga e ardhmja

PËRPIKËRIA Pranë absolutes relativ AUDIENCA Aksionerët, publiku Drejtuesit e brendshëm

DOMOSDOSHMËRIA Kërkesë ligjore, domosdoshmëri

Fakultative, si ta çmojë menaxhimi

STANDARDET E ZBATUESHME

Standartet GAAP dhe GAAS Standartet e GAO-s, Parimi i 3E-ve.

OPINIONI Kërkohet shprehja e një opinioni me shkrim

Nuk kërkohet shprehja e një opinioni

REZULTATI I AUDITIMIT

Opinioni mbi deklarimet financiare

Rekomandimet për drejtimin

FOKUSIMI Në paraqitjen e ndershme të pasqyrave financiare.

Përmirësimi pozitiv i operacioneve dhe proceseve

PIKËPAMJET Financiare Menaxhuese ARRITJET, SUKSESI

Opinioni i pakufizuar e i qartë.

Adoptimi i rekomandimeve nga drejtimi.

Trekëndëshi i Auditimit Operacional:

AUDI- TIMI

OPERACIONAL

EFICENSA (METODAT E DREJTI

EFEKTIVITETI (REZULTATET E

OPERACIONEVE)

EKONIMICITETI (KOSTOJA E

OPERACIONEVE)

Page 121: Dispense mbi Teorine e Auditimit

120

Ekonomiciteti (Kostoja e Operacioneve):

- praktikat e prokurimit, - shpenzimet e tepërta materiale, - rekrutimi i personelit të tepërt e të panevojshëm, - pajisjet e shtrenjta, - humbjet e shmangshme etj.

Efikasiteti (metodat e operimit):

- forma manuale ndaj asaj të informatizuar, - lëvizja e praktikave shkresore, - hierarkia organizative dhe komunikimi dinamik, - dublimi i përpjekjeve, - hapat e punës dhe proceseve etj.

Efektiviteti (rezultati i operacioneve): - prodhimet dhe shërbimet e ofruara, - sistemi i planifikimit: qëllimet,detajomi, objektivat etj. - rezultatet e arritura, - pritjet, besimi, shpresat.

Fazat e auditimit janë tre: planifikimi, akumulimi i evidencave dhe

raportimi. I. Planifikimi kalon nëpër këto etapa:

Paraplanifikimi

Marrja e sfondit të informatave

Marrja e informacioneve rreth klientëve dhe detyrimeve ligjore

Page 122: Dispense mbi Teorine e Auditimit

121

III. Evidenca: Ekziston një lidhje e dyanshme (biunivoke) midis evidencës dhe tipit të angazhimit: Sa më e plotë të jetë evidenca, aq më i lartë e i qëndrueshëm është niveli i sigurisë që përfitohet. Konkretisht, në fazën e përpilimit të evidencave, siguria pothuajse nuk ekziston, në fazën e rishikimit kjo siguri është minimale (e moderuar) dhe vetëm evidencat ekstensive (të plota e të shumëllojta) japin një nivel të lartë sigurie nga auditimi. Auditi është përgjegjës për akumulimin e evidencave kompetente e të përshtatshme, me qëllim që ai të mbështesë opinionin e tij mbi këto dëshmi, dhe që këtej të drejtojë konkluzionet dhe rekomandimet. Si origjinë e evidencës mund të shërbejnë:

Burimet Fizike (vrojtime, mbikëqyrje, fotografi, prezantimet).

Burimet Testimoniale (dëshmitë, intervistat, deklaratat personale).

Burimet Dokumentare (regjistra, libra regjistrimi, shkresa, rekorde elektronike, kontrata, akte dhurimi e grante, bilance e pasqyra financiare etj).

Burimet Analitike (informacionet e detajuara e të hollësishme). Cilësitë e evidencës: Evidencat e grumbulluara duhet të jenë të mjaftueshme, kompetente, të duhurat,etj.

Kryerja e procedurave analitike paraprake

Përcaktimi i materialitetit dhe vlerësimi i riskut të auditimit dhe riskut të qenësishëm

Kuptimi i strukturës së kontrollit të brendshëm dhe vlerësimi i riskut të kontrollit

Zhvillimi i planeve dhe programeve të përgjithshme të auditimit

Page 123: Dispense mbi Teorine e Auditimit

122

7 tipet e evidencës listohen sipas këtij rendi: ekzaminimi fizik, dokumentimi, konfirmimi, observimi (mbikëqyrja e rishikimi), informacioni i kryqëzuar (kërkesat për konfirmim nga klientët), ribërja ose rindërtimi dhe procedurat analitike. Korelacioni i nivelit të sigurisë së auditimit, diferencohet sipas tipit të angazhimit në këtë mënyrë: Tipi i angazhimit

I lartë I Moderuar ose negative Mohim i opinionit Niveli i sigurisësë auditimit

IV. Raportimi: Harmonizimi i informatave që mblidhen varësisht nga sasia e evidencave, shkalla e sigurisë, raportimeve dhe tipeve të auditimit, renditet në këtë tabelë.

Tipi i angazhimit

Sasia e evidencës Niveli i sigurisë Formulimi i konkluzioneve

Shpërndarja e raporteve

Ekzaminimet Gjithëpërfshirëse I lartë Pozitiv E përgjithshme Rishikimet Domethënëse I moderuar Negativ E përgjithshme Rënia dakord me procedurat

E ndryshueshme I Ndryshueshëm

Negativ E kufizuar

Lidhja e formës së shprehjes së opinionit të auditit me konkluzionet dhe nivelin e materialitetit është e këtillë:

Auditimi i

evidencave

Rishikimi i

evidencave

Përpilimi i

evidencave

Page 124: Dispense mbi Teorine e Auditimit

123

TIPI I OPINIONIT

OSE RAPORTIT KONKLUZIONET E

AUDITIT LIDHJA ME NIVELIN E MATERIALITETIT

I qartë, i pakufizuar

Auditi konkludon se pasqyrat financiare janë

paraqitur me ndershmëri.

Jo material

I kufizuar Auditi konkludon se pasqyrat financiare janë

paraqitur me ndershmëri, me përjashtim të ndonjë

artikulli specifik.

Material ( i rëndësishëm)

I kundërt, i pafavorshëm

Auditi konkludon se pasqyrat financiare nuk

janë paraqitur me ndershmëri.

Material (shumë i lartë).

Mohues, Mospranues

Auditi nuk ka konkluduar nëse pasqyrat financiare janë të ndershme apo jo.

Material (shumë i lartë).

Page 125: Dispense mbi Teorine e Auditimit

124

Page 126: Dispense mbi Teorine e Auditimit

125

6. ZANAFILLA, FAZAT KRYESORE TË PROGRESIT, DISPOZITIVI DHE PËRDITSHMERIA E

AUDITIMIT. Në konceptin më të thjeshtëzuar, auditimi është njohur e diferencuar me këtë emër këto dekadat e fundit, duke e njehsuar në të përditshmen si mekanizëm monitorues të punës dhe funksion të verifikimit të përgjegjësive. Sipas kuptimit sekondar të cilësuar në një Fjalor të Oksfordit, “auditimi është llogaritja e parave të mbajtura në mirëbesim”, ku “mjeshtri ishte dëgjuesi, audituesi, ai që kënaq veten me të vërtetat e kontabilitetit të një tjetri…” David O’Regan në veprën “Internal auditing: practical resource guide”, (John Willey & Sons, Nju Xhersi, SHBA, 2003, faqe 10), është shprehur se përkufizimin më të plotë mbi auditimin e kanë ofruar Brenda Porter, John Simon dhe David Hatherly në veprën “Parimet e auditimit të jashtëm” (1996), kur shpallën se:

“Auditimi është: një proces sistematik i grumbullimit objektiv dhe i vlerësimit kompetent e të pavarur të të dhënave, dëshmive e fakteve, në lidhje me kërkimet për veprimet dhe ngjarjet ekonomike, në të cilat individët dhe organizatat kanë qenë angazhuar, për të konstatuar shkallën e pajtueshmërisë dhe përputhjes midis këtyre kërkimeve dhe kritereve të përcaktuara si dhe për të komunikuar rezultatet e raporteve tek përdoruesit, për të cilët janë bërë këto kërkime”.

Ky përkufizim zbulon katër kolonat e këtij mekanizmi: grumbullimin objektiv, vlerësimin kompetent e të pavarur, pajtueshmërinë me aktet dhe komunikimin e opinionit. Si i tillë ky formulim u adoptua nga Komiteti i Koncepteve Themelore të Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë (AAA) në vitin 1973. Auditimi është profesion antik. Profesioni i auditimit është shumë më i vjetër sesa njerëzit e përfytyrojnë, ndonëse “përgjithësisht, zhvillimet e hershme historike të auditimit nuk janë dokumentuara” (Lee, 1994).

Historianët theksojnë se në kohën e Abrahamit, mbretit të rajonit të Shinerit (në Perandorinë e Babilonisë dhe Kaldeasit), që shprehu se do të organizonte

Page 127: Dispense mbi Teorine e Auditimit

126

qeverinë e parë me rregull në botë,ai shpalli një Kod me ligje që rregullonin dokumentimin e veprimeve të shitblerjeve, ujditë, transfertat e transaksioneve nga tregtarët. Ato vërtetojnë se asokohe auditët praktikonin zanatin e tyre në bazë të këtij kodi. “Shënimet e regjistrimet tregtare bëheshin me maja shkruese mbi argjilën me lagështirë, të cilat më pas piqeshin ose thaheshin në diell”, cilësohet në numrin 2 të volumit të VII të revistës “The Rotarian”, (Cikago, 1915, faqe 159).Gjatë një ekspedite të ndërmarrë nga profesorë të Universitetit të Pensilvanisë në vitet 1900-1910 dolën në dritë 730 pllaka me regjistrime të llogarive. Ndër këto pllaka argjile janë zbuluar llogaritë e dy firmave bankare, njëra në Babiloni e tjetra në Nipur të Kaldeas.

Të tjerë gjykojnë se “që prej kohësh të lashta, që mendohen 3500 vjet para Krishtit, shënimet e të dhënat, në varësi të nivelit të civilizimeve,janë të lidhura kryesisht me modelin e kryqëzimit të veresieve dhe verifikimeve” (Cascarino,Esch, 2007). Memoare dhe gjurmë të zanafillës të profesionit të auditimit, në formën e aktiviteteve të auditimit janë gjetur në qytetërimet e lashta të Mesapotomisë që shkojnë 5500 vjet më parë në formën e shënimeve të verifikimit të numrave (Tarantino,2008), ndërsa studiues të tjerë (Shhmard,Bessart, 1992) paraqitën një studim në Kongresin e 5 dhe 6-të të Historianëve të Kontabilitetit të Botës. Ato kishin studiuar shenjat e gjetura në argjilat (deltinat) e Asirisë, duke mbërritur në konkluzionin se kishin zbuluar një sistem të përdorur nga 8000-3000 vjet para Krishtit. Gjithashtu, Mattessich (1987,1994), zbërtheu sistemin e shenjave në argjilë, për të arsyetuar versionet antike të debisë dhe kredisë.

Një shënim i shkurtër i Keister (1974), tërhoqi vëmendjen mbi Kodin e Hammurabit, i cili daton 1200 vjet para Krishtit, kërkohen regjistrimet e transaksioneve, duke shkruar vlerën e aktiveve, kafshëve e deri të skllevërve, që përshkruhet në këtë pasazh:

“nëqoftëse një tregtar jep një mall tek një agjent...me të cilin do të bëjë tregti, agjenti do të shkruajë vlerën dhe do t’ia kthejë tregtarit pusullën. Agjenti do të marrë një vërtetim të mbyllur për paratë që ai jep për markantin (shitësin,dyqanxhiun)”. Hagerman (1990) solli shembuj të referimeve biblike mbi kontabilitetin

financiar e të drejtimit dhe auditimet e brendshme të pronave, mbajtja e llogarive të kujdestarisë, zotërimet e fituara etj- (Bibla, Mathews, kap. XXV, dhe Luka, kap. XVL). Edhe një studim i Nurnberg (2000), teorizon se zgjidhjet e kontabilitetit janë amortizuar nga baza biblike. Kështu, shkrimet Egjiptiane të gjetura e që u përkasin viteve 1552-1069 para Krishtit, shpalojnë konvertimin e grurit në bukë. Ato regjistronin kthimin e miellit në bukë, dhe regjistronin dhe humbjet e lejuara të miellit.

Page 128: Dispense mbi Teorine e Auditimit

127

Historia vijon përgjatë civilizimeve Egjiptiane, Persiane, Hebreje, Kineze, Greke e Romake dhe besohet se ato kanë përdorur si auditues fillimisht skllevërit (robërit),“pasi ato nëpërmjet torturës mund të dëshmonin të vërtetën” (Cascarino,Esch, 2007).

Ekzistojnë një numër i madh pasazhesh dhe shembujsh në botën e lashtë mbi procedurat e auditimit dhe kontrollit në sistemin e administrimit publik.”Kështu dinastia Shako e Kinës (1125 deri 256 para Krishtit), Asambleja në Athinën Antike, Senati në Republikën Romake, ilustrojnë me shembuj të gjithë mbështetjen e hershme për kontrollet financiare formale” (Montgomery, 1990). Në Egjiptin e lashtë sistemi i auditimit ishte shumë i komplikuar. Scribët (shkruesit, kopjuesit) egjiptianë shënonin hesapet dhe llogaritë e tyre në papiruse me anë të një kallami ose xunkthi. Midis Persianëve,Fenikasve dhe Kartagjenasve, falë tregtive të zgjeruar fuqishëm mes tyre,auditët ishin rregullisht të punësuar. Në Erën Romake, në perandorinë e hershme e të vonë, vëmendje i kushtohej kontabilitetit publik dhe auditimit. Pas rënies së perandorit romak Karl, Perandori i Frankës punësoi llogaritarë të quajtur “judices” për të audituar librat e llogarive. Në Mahabharata të Indisë, mbreti Yudhishtra, urdhëroi vëllain e tij Nakula të kujdes për llogaritë e ushtrisë. Dokumentimi i veprimeve mbi çështje të tilla si sistemi i regjistrimit të drithërave, të ardhurave nga tokat, monedhat, tregtia, detyrimet e ndryshme ekonomike, shpreh stadet e zhvillimit të kontabilitetit dhe auditimit.

Aktivitetet e auditimit në lashtësi janë gjetur në Greqi (rreth 350 para Krishtit), të cilat mendohet të jenë më të afërta për auditimin. Ekzistenca e aktiviteteve të tilla mund të vërtetohet nga një sentencë e Aristotelit (cituar sipas McMickle, 1978, fq. 11-12) si vijon:

“Dhjetë logistae .... dhe dhjetë euthuni .... janë zgjedhur me short. Çdo zyrtar i vetëm publik duhet të mbrojë llogaritë që i janë besuar para tyre. Ata verifikojnë vetëm mbi ato subjekte të [ekzaminuara] .... rastin dhe gjetjet e tyre i shpijnë para gjykatave. Kushdo që provohet se ka kryer përvetësim është dënuar dhe gjobitur nga gjykata dhjetë herë më shumë se vlefta e zbuluar. Kushdo që nga gjykata [e tyre] .... fajësohet me provat e korrupsionit, është gjobitur gjithashtu dhjetë herë mbi shumën e ryshfetit. Nëse ai është gjetur fajtor për gabimin administrativ, ata vlerësojnë shumën e ngatërruar, dhe ai është gjobitur me kusht që shuma në këtë rast të paguhet nga ai brenda nëntë muajsh; ndryshe gjoba është dyfishuar”.

Puna e auditëve mund të thuhet se është sqarimi e shpjegimi i fakteve. Ndaj poeti klasik grek Virgjili (vitet 70-19 para Krishtit) ka një shprehje të elaboruar në frazën e mëposhtme, e që i shkon mjaftë për shtat këtij misioni:

Page 129: Dispense mbi Teorine e Auditimit

128

“i lumtur është ai, që është në gjendje të zbulojë shkaqet e gjërave”.

Lloje të ngjashme të aktiviteteve të auditimit u gjetën gjithashtu në

Thesarin e lashtë të Anglisë (Exchequer). Kur Thesari u krijua në Angli, gjatë sundimit të Henrit të I-rë (1100-1135), zyrtarë të veçantë të auditimit ishin emëruar për të siguruar që të ardhurat shtetërore dhe transaksionet e shpenzimeve janë në rregullin e duhur. Personi përgjegjës për ekzaminimet e llogarive ishte i njohur si audit. Në vitin 1285, gjatë sundimit të Mbretit të Anglisë, Eduardit të I-rë, Statuti kishte përcaktuar detyrimin për dhënie llogarie dhe rakordim të borxheve. Një Dekret i tij sanksiononte shprehimisht se: “Është miratuar dhe përcaktuar se Mjeshtrat dhe Shërbyesit e këtillë, Nëpunësit, Administratorët e Pallatit Mbretror, Administratorët Ligjorë të Pasurisë etj, janë të detyruar të japin llogari tek auditorët që marrin llogaritë e tyre. Nëse ato gjenden në borxhe me llogarinë ose gjëra të tjera të lejuara, trupat e tyre do të arrestohen mbi bazën e dëshmive të auditorëve të llogarive dhe do të dorëzohen në një burg të Mbretit”.

Diskursi i ecejakeve të auditimit kapërcen e zhvendoset më 1340 në

Xhenova, ku gjenden regjistrimet e para sipas metodës së regjistrimit të dyfishtë të llogarive të një kamarieri. Në Venecia botohet libri i parë mbi artin e kontabilitetit dhe merr udhë Traktati mbi Kontabilitetin dhe Regjistrimin e Dyfishtë nga prifti mendjendritur Luca Paciolli. Si referim e ilustrim për zhvillimet e shekullit të 16-të përdoret një urdhër për auditorët e kompanisë “Pewters”, që specifikonte se: “gjithashtu është rënë dakord që në të ardhmen auditët (awdytouris) të zgjidhen çdo vit dhe kërkohet që ato të jenë perfekt”.

Rreth vitit 1543 del në dritë Traktati Hugh Oldcastle mbi sistemin e

regjistrimit të dyfishtë, që u emetua në Angli, ndërsa në vitin 1581, Venecia e Italisë bëhet vendi i parë ku lindi Shoqata e Llogaritarëve e quajtur “The Collegio dei Raxonati”. Në Stirling të Skocisë në vitet 1528-1529 auditimet kryheshin nga bailitë dhe zyrtarët e këshillit, ndërsa një akt i gjetur që i përket vitit 1671 mbi shpalljen e raportit mbi llogaritë e qytetit të Edinburgut, përfundonte me mbishkrimin:

“pasi auditimi u përfundua komplet, u dha një darkë e kontraktuar”.

Page 130: Dispense mbi Teorine e Auditimit

129

Mbi auditimin e llogarive të privatëve në shekullit të 17-të, shkruhet në librat e familjes së Lordit William Howard të Kështjellës Naworth të Anglisë, gjatë sundimit të Eduardit të III-të. Në këto dokumente, totali i çdo kolone të dëftesave të përdorua për kryerjen e pagesave si dhe shumat gjithsej të faturave janë verifikuar duke i damkosur me vulën e audituesve të emëruar. Burime të ndryshme arkivore dëshmojnë se Mbretëresha Isabella e Spanjës dërgoi një auditues me Kristofor Kolombin, në sipërmarrjen e tij për zbulimin e botës së re...

Auditimi gradualisht konsiderohet si mision i besuar që performohen nga fisnikët e zotë. Epitafi i plakës së varrit të një audituesi, në famullinë e një Kishe në Çestam, mban këtë mbishkrim, ku këtu thjesht evokohet besnikëria e tij e pakufishme ndaj këtij misioni:

“Këtu prehet një pjesë e Richard Bowle, i cili ka shërbyer me besnikëri të madhe si auditor i Zotit në Tokë, por mbi të gjitha i përgatitur për të dhënë llogarinë e tij deri tek Zoti i Qiellit. Ai ishte adhurues i paepur i Perëndisë, një baba i të varfërve tek Zoti, një ndihmës i gjithë njerëzve të Perëndisë dhe besonte se trupi i tij i përvuajtur gjatë, do të përvëlohet. Ai vdiq më 16 dhjetor 1626 kur mosha e tij ishte 77 vjeç”.

Shoqëritë aksionere në Angli i dhanë impuls të veçantë ekonomisë, sidomos

pas Revolucionit Industrial. Sistemi i llogarive të ndershme u bë imperative dhe kjo zgjeroi nevojat për të punësuar profesionistët e kontabilistit dhe auditimit për të punuar si agjentë për aksionerët. Shoqata e parë e kontabilistëve Britanikë u inkorporua si pjesë e Kartës Mbretërore të themeluar në Edinburg më 23 tetor 1854.

Progresi i teknikave dhe objektivat e reja të auditimit. Si angazhim i ekzaminimit të pasqyrave financiare, objektivat dhe

teknikat e auditimit kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë këtyre katër shekujve të fundit të ekzistencës së njohur të auditimit, duke iu përshtatur nevojave në ndryshim dhe pritshmërive të shoqërisë, faktorëve kontekstualë të mjedisit politik, ekonomik dhe social. Dinamika e funksionit të auditimit është analizuar nga profesorët Lee Teck-Heang dhe Azham Md Ali, që e ndanë evolucionin e auditimit pas shekullit të 19 në pesë faza, të cilat dallohen nga objektivat dhe karakteristikat e tyre të veçanta, që në formë të përmbledhur renditen kështu:

FFFaaazzzaaa eee pppaaarrrëëë:::

A. -Ka kufizim në përdorimin dhe shtrirjen e auditimit.

përfshin periudhën para vitit 1840. Karakteristikat e kësaj periudhe janë:

B. -Gjithashtu, nuk ndërmerren verifikime të hollësishme për çdo transaksion të regjistruar.

C. -Koncepti i testimit dhe mostrës (përzgjedhjes) së të dhënave nuk ishte pjesë e procedurave të auditimit.

Page 131: Dispense mbi Teorine e Auditimit

130

Objektivi i auditimit përqëndrohej në verifikimin e ndershmërisë së personave të ngarkuar me përgjegjshmëri fiskale.

FFFaaazzzaaa eee dddyyytttëëë:::

I. -auditët zgjidhen nga radhët e anëtarësisë së aksionerëve, shpesh pa dijenitë e përgatitjet e nevojshme.

(1840 – 1920). Karakteristikat e kësaj periudhe janë:

II. -vëmendje e vogël i kushtohej komponentëve të kontrollit të brendshëm të kompanive.

Zbulimi i mashtrimeve, zbulimi i gabimeve teknike, gabimeve parimore dhe vlerësimi i paaftësisë paguese të kompanive, shënonin objektivin e auditimit gjatë kësaj periudhe.

FFFaaazzzaaa eee tttrrreeetttëëë:::

transferohet vëmendja e funksionit të auditimit nga zbulimi i mashtrimeve e parregullsive, drejtë vlerësimit të vërtetësisë, ndershmërisë e besueshmërisë së pasqyrave financiare të kompanive.

(1920- 1960). Veçori dalluese të kësaj periudhe janë:

koncepti i materialitetit dhe teknika e marrjes së mostrave (përzgjedhjes së evidencave dhe të dhënave financiare) u futën në përdorim gjatë kësaj faze,

aplikohet auditimi i evidencave të mbledhura nëpërmjet dy burimeve, të brendshme e të jashtme,

theksi vihet tek ndershmëria dhe sinqeriteti i deklaratave financiare, zhvendosja graduale nga auditimi i llogarive, te auditimi i bilanceve

financiare krahas hetimit të deklaratës mbi fitimet dhe humbjet. aplikohen vëzhgimet dhe inspektimet fizike për pasuritë dhe provat e

siguruara nga jashtë entitetit. FFFaaazzzaaa eee kkkaaatttëëërrrttt:::

A. kalohet nga auditimi “me anë të verifikimit të transaksioneve”, tek “vlerësimi i sistemeve”, d.m.th në dokumentimin e sistemit të kontabilitetit dhe sistemit të kontrollit të brendshëm.

(1960-1990). Objektivat e kësaj faze sintetizoheshin në: -rritjen e besueshmërisë së informatave financiare dhe mbështetja e operacioneve efektive të tregut të kapitaleve.

Karakteristikat themelore të kësaj epokë janë:

B. karakteristikë tjetër zhvilluese ishte qasja e auditimit në vitet ’80-të kundrejt rrisqeve bazë (përqendrimi i misioneve në ato fusha dhe industri ku gjasat për parregullsi dhe akte ilegale mashtruese ishin më të shumta).

C. shumë kompani fusin sistemet e kompjuterizuara të përpunimit dhe informatizimit të të dhënave.

D. Përveç dhënies së shërbimit të sigurisë mbi pasqyrat financiare, kërkohet një dimension i rishikuar nga auditët: aktivizimi i auditëve në ofrimin e shërbimeve këshilluese për menaxherëve e kompanive.

FFFaaazzzaaa eee pppeeessstttëëë::: Pas vitit 1990 e deri tani:

Page 132: Dispense mbi Teorine e Auditimit

131

Objektivi final i auditimit sot është të rrisë kredibilitetin e informacioneve financiare e jo-financiare të prodhuara nga menaxherët, përmes raporteve vjetore.

-Roli i auditëve pritet të konvergojë sidomos në këto drejtime: rifokusim drejtë interesave të publikut; ripërtëritje dhe rikompozim i marrëdhënieve me klientët, integritet i raporteve të lëshuara nga këto profesionistë, ndarje e qartë funksionit të dhënies së sigurisë nga shërbimet e tjera jo auditive e këshillimore.

- Metodat e auditimit duhet të orientohen e aktivizohen në bazë të rrezikut, vetëdijes, probabilitetit të mashtrimeve, pavarësisë dhe objektivitetit.

-Përqendrimi i vëmendjes në nevojat e përdoruesve të pasqyrave financiare. Tiparet thelbësore dhe dukuritë që koncentron kjo fazë janë: III. Zhvillimi i proceseve të reja ka sjellë domosdoshmërinë e ndërtimit të

strategjive funksionale në vlerësimin e risqeve të biznesit të klientëve të tyre (risqet afariste). Këto risqe po nuk u administruan në kohën e duhur, ndikojnë në cilësinë e deklaratave financiare.

IV. Pas vitit 1990 auditëve u adresohet një përgjegjësi në rritje për vlerësimin e raporteve mashtruese e të dyshimta, kurse nga ana tjetër shtohen dyshimet mbi risqet e auditimit në vetvete. Dalin në skenë kështu çështjet e lidhura me Qeverisjen e Korporatave.

V. Shërbimi këshillimor në vitin 2000 parakalon disa hapa shërbimin e dhënies së sigurisë, në kuadër të vlerësimeve globale mbi gjithë angazhimet bazë të ofruara nga këto misione. Autoritetet rregullatore dhe publiku filluan të investojnë dyshimet rreth pavarësisë së auditëve, pasi firmat e auditimit ishin të varura nga të ardhurat e siguruara prej këtij shërbimi.

VI. Cilësia e auditimeve ishte vënë në pikëpyetje e njëkohësisht nën hetim pas një serie skandalesh të njëpasnjëshme të kompanive publike, të tilla si Sunbeam, Waste Management, Xerox, Adelphia, Enron, Worldcom, etj. Shembja e këtyre korporatave gjigande solli krizën e besimit në punën e auditëve dhe nga ana tjetër një valë reformash radikale u frymëzuan nga qeveritë, qarqet akademike, organizmat profesionale të kontabilitetit dhe auditimit, të tilla si p.sh Akti i Sarbana - Okslejt (SHBA) dhe Raporti Ramsay (Australi). Brendia e këtyre proceseve reformuese lidhet me përmirësimin e pavarësisë së auditëve, nëpërmjet shmangies së konfliktit të interesave dhe ndalimit të disa marrëdhënieve të veçanta audit-klient.

Dispozitivi i auditimit dhe përditshmëria: “Atlasi” i auditimit në vendin tonë konfigurohet si bllok i këtyre degëzimeve të fuqishme:

1. auditimi i rregullshmërisë dhe ligjshmërisë së zbatimit të buxhetit të shtetit dhe administrimit të pasurisë publike, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në bazë të ligjit nr. 8270 me ndryshimet.

2. auditimi ligjor i pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe të konsoliduara të shoqërive tregtare, nga ana e ekspertëve kontabël të autorizuar (IEKA), sipas ligjit nr. 10091 për auditimin ligjor dhe organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël.

Page 133: Dispense mbi Teorine e Auditimit

132

3. auditimi i brendshëm i sektorit publik, që zbatohet në të gjitha institucionet e sektorit publik, veprimtaria e të cilave mbështetet në pronën publike (shtetërore) e që, gjatë funksionimit, përdorin fonde nga Buxheti i Shtetit ose nga organizmat ndërkombëtarë apo fonde të përfituara në formë bashkëfinancimi dhe ka si objekt ekzaminimin e të gjitha vendimeve financiare për të ardhurat, shpenzimet, administrimin e pasurive (aseteve) dhe borxheve, konformë ligjit nr. 9720.

Ndonëse aktiviteti i auditimit ligjor dhe auditimit të brendshëm kanë adoptuar emërtime terminologjike të përputhura me natyrën e funksionit dhe angazhimit, titullimi i KLSH meriton korrigjim, ridimensionim e përafrim emërtesor me terminologjinë profesionale bashkëkohore, duke e vendosur atë në një rrafsh me emërtimin e institucioneve homologe. Aktualisht, sot institucionet supreme të auditimit janë organizuar sipas këtyre tre modeleve:

-Gjykata të Llogarive (në Moldavi, Turqi, Francë, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Holandë, Itali, Belgjikë,Spanjë, etj);

-Zyra të Auditimit Kombëtar (në Bullgari,Danimarkë, Finlandë, Mbretërinë e Bashkuar,Islandë,Maltë etj);

-Zyra e Auditimit të Shtetit (në Republikën Çeke,Estoni, Hungari, Slloveni, Kroaci, etj).

Pjesa e 14-të e Kushtetutës së Shqipërisë, (nenet 162-165), e miratuar në vitin 1998 dhe Ligji nr 8270, datë 23.12.1997 me përmirësimet e bëra, i dedikohen Institucionit Suprem të Auditimit të Shtetit, Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky dikaster është ngritur në gjurmët e Këshillit Kontrollues të Financave (i cili u themelua me Dekret-Ligjën e datës 20 maj 1925), si adoptim i modelit francez të “Cour des comptes”.

-Zhvillimet kontemporane të profesionit të Auditimit në Shekullin 21. Në shekullin 21 përkufizimi mbi auditimin është plotësuar, krahas progresit

dhe intensifikimit të zhvillimeve sektoriale. Ajo që përkufizimi mbi auditimin thekson, nuk është aq shumë një deklaratë mbi gjendjen e financave, sesa një deklaratë e kushtit të një momenti unik në kohë, në të cilin auditët e brendshëm, financiar dhe të pajtueshmërisë realizojnë misionet e angazhimeve. Një kompani angazhon një firmë të pavarur auditimi, cakton një datë, lejon audituesin të kryejë një ekzaminim dokumentar e fizik dhe merr një opinion ose konfirmon/hedh poshtë kushtet e deklaratës së drejtuesve. Auditët e botës reale e kanë të vështirë të falsifikojnë a mashtrojnë për shkak të procedurave të pranuara si dhe të ekzistencës së ekspertizave ligjore të cilat ekzistojnë për të zbuluar dhe ekspozuar të tilla mashtrime.

Komentarët e Institutit të Auditorëve të Brendshëm e cilësojnë auditimin si funksion të pavarur në një organizatë, që ekzaminon dhe vlerëson aktivitetet e saj, si një shërbim ndaj organizatave. Objektivi magjistral i auditimit është të asistojë organizatën, pjesët e menaxhimit dhe anëtarësinë e bordit të drejtorëve, për të përmbushur përgjegjësitë e veta në mënyrë efektive. Së fundmi, auditimi e furnizon entitetin me raporte, analiza, rekomandime, këshilla dhe informacione që janë produkt i koncentrimit të rishikimeve të aktivitetit. Edhe në qeverisje, auditimi i

Page 134: Dispense mbi Teorine e Auditimit

133

brendshëm bëhet faktor esencial për garantimin e operacioneve dhe përshtatshmërinë e kontrolleve (esenciale për një mirëqeverisjen). Auditimi nuk është një dogmë e pa axhustueshme dhe e pa meremetueshme që vetëm detajon aktivitetin dhe përgjegjësitë e auditorëve të brendshëm, por është një funksion që ndan e rrafshon qartazi detyrimet e qeverisjes dhe të entitetit, ku mund të përmendim:

I. Rishikime në planin e pajtueshmërisë dhe përputhshmërisë me rregullat financiare, procedurat dhe instruksionet ekzistuese,

II. Vlerësime mbi efektivitetit për zonat e kontrolleve të brendëshme të përzgjedhura,

III. Sigurimi që dobia dhe kursimi është arritur për burimet e përdorura, IV. Rishikimi për të gjykuar mbi integritetin dhe saktësinë e rekordeve të

rregjistruara e të raportuara, V. Verifikimi i pretendimeve për rimbursimet, shpenzimet, të ardhurat, mallrat

etj, VI. Investigimi e gjurmimi i parregullsive,

VII. Verifikimi i të dhënave mbi inventarët në relacion me gjendjet fizike të tyre etj.

Të tjerë vlerësues nxitojnë të vendosin dy parakushte për auditime efektive në sistemin e auditimit të organizatave qeveritare. Sipas INTOSAI-t parakushte janë:

a)Pavarësia dhe b) Mjeshtëria profesionale. Sipas këtij organizmi tipet e auditimit klasifikohen si më poshtë vijon:

A. Ex-ante audit (auditimet e pagesave, parapagimeve), B. Auditime të rregullshmërisë, C. Auditime financiare, D. Auditime për vlerën e parasë dhe E. Auditime të tjera.

Page 135: Dispense mbi Teorine e Auditimit

134

Page 136: Dispense mbi Teorine e Auditimit

135

7.

KONFUZIONI SEMANTIKOR MBI KONTROLLIN DHE AUDITIMIN. LLOJET E AUDITIMIT. AFËRSITË DHE DALLIMET E AUDITIMIT TË BRENDSHËM E TË JASHTËM. HISTOGRAFIA E AUDITIMIT PËRBALLE DISKURSIT TERMINOLOGJIK.

Efektiviteti i drejtimit dhe përgjegjshmëria në qeverisje varen nga kuadri i kontrollit të brendshëm. Ekzistojnë dy koncepte mbi kuadrin e kontrollit të brendshëm, të quajtur “kontroll” dhe “audit”. Termat “Kontroll” dhe “Audit” në shumë vende nuk kanë gëzuar dinstiktcionin e tyre, për shkak të ngushtësisë së kanaleve terminologjike gjuhësore, për të përshkruar motamo atë që në gjuhën angleze është përkufizuar si një dyshe aktivitetesh të ndara. Gjithashtu, kjo ka ardhur dhe si rrjedhojë e konfuzionit semantikor, (keqkuptim, mungesë qartësie, mospërkim i identikitit me funksionin, ngatërrime e vështirësi aplikimi me konsekuencë të konceptit etj), që ka bërë fokusimin vetëm tek njëri term (sikundër ka ndodhur me përdorimin e termit kontroll në vendet e Republikave ish-Sovjetike, në vendet e Ballkanit etj).

Fundi i shekullit të 20-të, krahas përdorimit të nocioneve të “menaxhimit” dhe “qeverisjes”, nxiti kthjellimin e mëdyshjeve, rrëmujës së keqkuptimeve tradicionale e paqartësive dhe pasigurive terminologjike mbi definicionin, përkatësinë dhe përdorimin e termave “kontroll” dhe “auditim”. Sipas studimeve të kohëve të fundit, kontrollet si në aspektin semantik (kuptimor), etimologjik (prejardhësor), ashtu dhe në atë praktik (aplikativ), konceptual e kontekstual, shprehin kategori krejtësisht e cilësisht të ndryshme nga auditimet. Kështu, kontrollet janë korniza e rrjeti i bashkambyllur i rregullimeve, veprimeve dhe burimeve të alokuara, ndërsa auditimet janë ekzaminuesit e skanuesit e “stofit” të kontrollit.

Në një qasje me standartet ndërkombëtare dhe fjalorët shkencorë bashkëkohorë, kontrollet artikulohen si unitet i sistemeve, burimeve, proceseve, instruksioneve, sjelljeve, strukturave, kulturave, detyrave, personelit, i fuqisë dhe autoritetit të komandimit, etj. Një sentencë e shpallur prej Universitetit të Luizianës (SHBA), ka shpallur se kontrollet janë “çdo akt e veprim që mund të ndërmerret nga menaxhimi, bordi dhe palët e tjera, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të riskut dhe shtimin e gjasave (mundësive) se objektivat dhe qëllimet e vendosura po realizohen. Pra, planet e veprimit, organizimi, urdhrat përmes të cilave aktivizohen veprime sufiçente (të mjaftueshme), garantojnë në masë të arsyeshme se objektivat do të përmbushen”. Mackenzie, në parathënien e veprës “Llogaridhënia dhe auditimi i qeverive” ka shpalosur këtë lidhje shkallëzore të asimetrisë ndërmjet auditimit dhe kontrollit: “Pa auditim, nuk ka kontroll, dhe nëse nuk ka kontroll, ku është vendi dhe autoriteti i shtetit?”

Konfuzioni kuptimor dhe keqkuptimi konceptual mbi koperturën dhe sfondin e kontrollit dhe auditimit, na ka shoqëruar deri në ditët tona. Kështu, në nëntor 2001 ekspertët William F.Rordburn dhe Peter J.Armstrong, shprehën se “në një numër juridiksionesh ( autoritetesh e pushtetesh) të Afrikës së Jugut, Evropës Lindore e gjetkë, ekziston një konfuzion ndërmjet koncepteve audit e kontroll. Për më tej,

Page 137: Dispense mbi Teorine e Auditimit

136

dhe konceptet kontrolli brendshëm e auditi i brendshëm, janë gjithashtu në të njëjtën mënyrë jo të kuptuar siç duhet”. Nga ana tjetër, B.A.Cristina, në deduksionin me konsideratat mbi hapat e auditimit të brendshëm në Rumani nxjerr në pah se “një konfuzion me denduri të lartë ndeshet tek radhët e specialistëve në lidhje me zhvillimin e konceptit të auditimit të brendshëm në sektorin publik në Rumani, pasi ekujvalentohet, njehsohet, barazohet auditi i brendshëm me kontrollin e brendshëm. Kjo paqartësi kishte influenca, ngaqë për këto dy koncepte nuk u qartësuan kufijtë e aktiviteteve ligjore, rregullat dhe funksionet e auditit të brendshëm. Vetëm pas inicimit të proceseve rregulluese të auditit të brendshëm në Rumani (akti nr. 119, datë 31.8.1999), u referuan prerë termat e kontrollit financiar dhe të auditimit të brendshëm. Pas aprovimit të këtij akti, nuk ka më ngatërrime konceptesh mes kontrollit të brendshëm që është shumatorja e mjeteve dhe qëllimeve të menaxhimit të institucioneve publike (duke përfshirë dhe mirëfunksionimin e auditimit të brendshëm), dhe auditimit të brendshëm i cili është një kontroll i tipeve endogjene”- (www. idiag.com).

Në veprën “Kontrolli i shpenzimeve publike në Evropë”, eksperti Milagros Garcia Crespo, ka evidentuar: “Nuk është e pazakontë diferenca në nocionet rregulluese, që një çështje të identifikohet me një tjetër, përmes termash të afërt, pavarësisht se këtyre termave u jepet një kuptim tjetër. Ky konfuzion përcillet gjer tek bordet dhe këtë e hasim ekstremisht p.sh tek termat e auditit dhe kontrolleve financiare a vlerësimeve të performancës.38

Paqartësinë dhe konfuzionin e termave kontroll dhe audit, analisti Holger van Eden, e lidh me konfondimin gjuhësor të konsiderimeve konceptuale, që burojnë nga një gjuhë e dhënë. “Ka disa shembuj deri komikë nga konfuzioni gjuhësor... Në disa vende të Evropës Lindore, termi audit është përkthyer kontroll, nga mungesa dhe pamjaftueshmëria e fjalëve indigjene (autoktone). Kjo konseguencë e fjalëve angleze është importuar në shumë vende”. G.Wilson, Sh.H.Cooper dhe Gj.Ndreja kanë konstatuar lidhur me sektorin publik në Shqipëri se “...ekziston një konfuzion në mjediset vendase lidhur me konceptin “kontroll”. Historikisht me “kontroll” në Shqipëri por dhe në shumë vende të lindjes është kuptuar “kontroll-revizioni”. Kontrolli i brendshëm ishte sinonim me auditimin apo inspektimin dhe konsiderohej si përgjegjësi e inspektorëve apo e audituesve dhe jo e drejtuesve. Ligjet e mëparshme të buxhetit, por dhe ligjet organike mbështesnin dhe konfirmonin këtë interpretim”

39

Dy profesorë të Universitetit të Shtetit të Luizianës, Prof.Nicholas Apostolou dhe D.Larry Crumbley, e kanë cekur çështjen e konfuzionit të termave bazë

.

40

38 -M.G.Crespo, “Public expenditure control in Europe”, botuar nga Edward Elgard Publishing, Londër 2005, faqe 12 39 - G.Wilson, Sh.H.Cooper, Gj.Ndreja, “Kontrolli i brendshëm, guidë për menaxherët”, Tiranë shtator 2009, faqe 5. 40 - Revista “The Forensic Examination”, pranverë 2008, faqe 60

, në një shkrim të botuar në pranverë të vitit 2008 dhe janë shprehur: “edhe pse për shekuj me radhë, kontrollet e brendshme kanë qenë pjesë e biznesit, ka një konfuzion rreth kuptimit dhe qëllimit të këtij termi. Historikisht, termi kontroll i brendshëm është aplikuar në fushën e kontabilitetit. Termi u përdor për të shprehur përpjekjet në ruajtjen e pronave dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave të kontabilitetit. Së fundmi, përkufizimi i kontrollit të brendshëm ka evoluar në një koncept më të gjerë që kapërcen përtej funksioneve të kontabilitetit në një entitet”.

Page 138: Dispense mbi Teorine e Auditimit

137

Në vendet sllave (Serbi) termat "kontroll", "inspektim" dhe "audit" kanë pagëzuar një numër aktivitetesh, por “domethënia e këtyre termave ka ndryshuar në kohë. Përkufizimi tradicional mbi konceptin e auditit ka vetëkuptuar rishikimet dhe vlerësimin e pasqyrave financiare nga kontabilistë jashtë organizatës. Deri së fundmi, fjala "audit" është përdorur si ekuivalent i termit "kontroll".Ndryshimet në qasjen ndaj menaxhimit dhe qeverisjes së ndërmarrjeve të sektorit privat dhe publik, kanë imponuar ndryshimet mbi punët dhe perceptimin e krerëve të bashkive e komunave ndaj kontrollit, inspektimit dhe auditimit”.

Në veprën “Financat dhe buxheti publik” (edicioni i 4-rt, viti 1997, faqe 77), studiuesi Robert T. Golembiewski ndërsa analizoi kontrollin aktual të shpenzimeve dhe ka vërejtur se në jo pak raste legjislacioni mbi buxhetimin dhe kontrollin e shpenzimeve mbart paqartësi dhe konfuzion për funksionin e auditimit dhe procesin e kontrollit. ”Dallimi midis kontrollit dhe auditimit,-shkruan Golembiewski,-është konfuz në akt, nga përdorimi i paspecifikuar i termave”.

Konceptet kontroll, inspektim dhe auditim nënkuptojnë një numër aktivitetesh e veprimesh. Domethënia e këtyre termave ka ndryshuar në kohë. Përcaktimi bashkëkohor i konceptit audit ndërlidhet me rishikimin dhe vlerësimin e të dhënave dhe raporteve financiare nga llogaritarë të jashtëm.

Deri para pak kohësh, koncepti “audit” përdorej si ekuivalent i termit “kontroll”. Ndryshimet në qasjet ndaj menaxhimit dhe qeverisjen së ndërmarrjeve

dhe organizatave të sektorit publik, u ndoqën me ndryshimet e detyrave dhe aktiviteteve të kontrollit, inspektimeve dhe auditimit. Nga ana tjetër, për eliminimin e mëdyshjeve, paqartësive dhe pasigurive terminologjike, në fund të shekullit të 20-të, u specifikuan mirëfilli dhe u futën në përdorim dy terma të rinj: menaxhimi dhe qeverisja e sektorit publik dhe privat. Qeverisja është funksion i aksionerëve (sektori privat) dhe vendimmarrësve të zgjedhur që kujdesen për kontrollin dhe ekzekutimin e funksionit të tyre. Menaxhimi përfaqëson një funksion operativ që nënkupton delegimin e fuqisë dhe autoritetit të aksionerëve (pronarëve) dhe trupave të zgjedhura, në angazhimin permanent të mjeteve financiare dhe fondeve.

Me hyrjen në fuqi të Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit këto kategori e koncepte janë mirëpërcaktuar e qartësuar.

Që në fillim, theksojmë se ka identifikime krejtësisht të posaçme dhe dallime cilësisht të pranuara midis nocioneve gjuhësore, semantikës dhe përmasave reale të kontrollit dhe auditimit. Në vitet e regjimit komunist kontrolli dhe auditimi u shkrinë në amalgamën ruse “kontroll-revizion”. Me këtë miksazh u shkri, u mbulua dhe u identifikua gjithë trashëgimia në fushën e verifikimit të zbatimit të ligjshmërisë në kuadër të sistemit të centralizuar e të komanduar të ekonomisë socialiste mbi mbrojtjen e pronës dhe pasurisë socialiste, realizimin e treguesve normativ të punës, pagave, transportit, sasisë e cilësisë së prodhimeve, kalkulimit të kostove dhe ndjekjes së normativave të harxhimit të lëndëve të para ë ndihmëse, likuidimin e detyrimeve ndaj shtetit, financimi i investimeve dhe ndërtimet themelore etj. Në këtë mënyrë, fjalët kontroll e revizion të shkrira, u njehsuan dhe përdorën në të njëjtin kuptim, si unifikim

Page 139: Dispense mbi Teorine e Auditimit

138

gjuhësor. Komponentët fragmentare të kontrollit iu mveshën togfjalëshit “administrim i vlerave materiale e monetare”, i cili ishte veçse një cung i kontrollit. ”Fenomeni i spekulimit me terminologjinë,- shkruan në studimin e titulluar “Standard dhe Neostandart” gjuhëtarja Ledi Shamku,- tipik për totalitarizmin, u vërejt dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore, ashtu siç qe vërejtur para luftës edhe në vendet diktatoriale të Perëndimit si Gjermania apo Italia”. Në ish vendet socialiste dhe në tranzicion, në vend të termit audit përdorej termi me rrënjë sllave revizion dhe nuk shquhej dallim a epërsi të veçantë midis termave “kontroll”, “inspektim”, “investigim”, ”rishikim” dhe kjo ka bërë që këto terma të përdoren rëndom si sinonime. Në një raport të SIGMA-s të vitit 1998 ekspozohej kjo turbullirë ideore, pasi thuhet shprehimisht se “nuk ka qenë ndihmesë në drejtim të koordinimit, mungesa e qartësisë në ndarjen e përgjegjësive ndërmjet morisë së shërbimeve të kontrollit financiar dhe auditimit”41

Kontrollet janë zakonisht përgjegjës për përcaktimin e kostove

Qëllimi i këtyre radhëve është krijimi një pamje të qartë dhe saktësimi i dallimeve terminologjike që spikasin ndër këto dy koncepte, me qëllim që të shmangen ngatërrimet dhe keqpërdorimet si dhe të restaurojmë në bazë të një procesi shkencor terminologjinë e këtyre kategorive ndërgjuhësore të sprovuara e të përdoruara në botë që në shekullin e 15-të. Ulja e këtyre dy termave për përdorim të veçantë është diktuar nga kushtet e emancipimit të shoqërisë dhe imperativi i ndarjes së këtyre funksioneve në teori dhe në aksionin e përditshëm të entiteteve dhe organizatave shpenzuese e fitimprurëse. Kjo lëvizje demonstron rëndësinë e proceseve për ngritjen e një kuadri efektiv të kontrolleve të brendshme.

42

Kontrollet e brendshme janë procese përmes të cilëve organizata sigurohet se aksionet e saj janë duke u kryer në përputhje me kërkesat ligjore e legale dhe rregullimet financiare, në pajtueshmëri me buxhetet dhe fondet e akorduara, efektivitet e eficense si dhe raportimet mbi aktivitetin janë ezauruar në vijimësi. Kontrollet e brendshme perceptohen si procese “ex-ante” (veprime ose autorizime paraprake). Kjo presupozon që gjithë transaksionet janë aprovuar përpara

të operacioneve të biznesit, për të garantuar që ato nuk janë tejkaluar. Këtu përfshihet projekti i kostove dhe i të ardhurave, harmonizimi i rezultateve me programet, si dhe përcaktimi se kur dhe ku kompanisë i lypsen procedura më të mira për kontrollin e kostove. Auditimi shpesh rrok shumë detaje të procesit të investigimit mbi operacionet e kompanisë, një funksion që quhet auditim operacional.-(Montgomery’s auditing, faqe 9-10).

Lidhja dhe ndërvarësia kovalente e këtyre koncepteve është e këtillë: Kontrolli nuk mund ta zëvendësojë funksionin e auditit të brendshëm dhe funksioni i auditit të brendshëm nuk mund ta zëvendësojë funksionin e kontrollit të brendshëm.

41 -SIGMA-një nismë e përbashkët e qendrës së OECD-së. Raporti i koduar CCNM/SIGMA/PUMA (98)39,datë 19.05.1998, botimi shqip nga ITAP Tiranë, faqe 169. 42 -K.Fred Skousen, Harold Q. Langenderfer, W.Steve Albrect, “Accounting, principles and applications”, botimi i 4-rt, Ohajo, SHBA, 1993.

Page 140: Dispense mbi Teorine e Auditimit

139

kryerjes së pagesave. Në kontrollet e brendshme bëjnë pjesë menaxherët, kryekontabilisti, kontrollorët financiarë, nëpunësit e entitetit etj.

Përndryshe, auditimi i brendshëm është një proces përmes të cilit linja e menaxhimit vlerëson vetveten, për tu bindur se:

Proceset e kontrollit janë të përshtatshme dhe lëvizin në kahjen dhe mënyrën e duhur (efektiviteti),

Objektivat për vlerën e parasë janë arritur,

Informatat e drejtimit dhe sistemet e kontrollit nuk janë të korruptuara .

Auditi i brendshëm sipas standardeve nuk është përgjegjës për implementimin e procedurave specifike të kontrolleve, pasi kjo mbetet përgjegjësi e menaxhimit. Auditi verifikon mirëfunksionimin e sistemeve ekzistuese të administrimit dhe drejtimit përmes dokumenteve të brendshme, aktualizimit të ngjarjeve, kontrollit selektiv dhe modelit përfaqësive. Auditimi është një funksion i pavarur dhe një mjet i menaxhimit dhe qeverisjes, i nevojshëm për këqyrjen e administrimit të përgjegjësive dhe identifikimin e faktorëve të rreziqeve. Nga kjo plate themi se, auditimi mund të mbrojë, instruktojë, informojë, investigojë dhe vlerësojë kontrollet. Si pjesë e auditit konsiderohen Komiteti i Auditimit, Njësia Qendrore Harmonizuese, Njësia e Auditit të Brendshëm dhe auditët. Zyra e Thesarit e Mbretërisë së Bashkuar e ka cilësuar auditin e brendshëm si shërbim i vlerësimeve të pavarura e objektive në një organizatë.”Auditimi i brendshëm paraprakisht mundëson dhënien e një opinioni të pavarur e objektiv mbi drejtimin e risqeve nga zyra e kontabilitetit, kontrollin dhe qeverisjen, përmes matjes dhe vlerësimit të frytshmërisë së organizatës ndaj objektivave të shpallura”. Auditimet e brendshme perceptohen si procese “ex-post”, që do të thotë se ky shërbim duhet të fokusohet në sistemet e referuara të transaksioneve, pasi veprimet ekonomike janë kryer ose ngjarjet efektivisht kanë ndodhur nga operacionet e sistemit. Megjithatë, potencialisht ekzistojnë pikëtakime të kontrollit dhe auditimit. Pika në të cilën kontrolli përputhet me auditimin është kur një aktivitet kontrolli përfshihet në rishikime “ex-post” të transaksioneve. Kjo është e rëndësishme për t’u nënvizuar, pasi rishikimet “ex post” janë karakteristike dhe realizohen nga auditët e jashtëm. Auditimi i brendshëm modern fokusohet tek sistemet dhe testimi i tyre (duke përdorur teknikat e vlerësimit të rrezikut). Por kjo nuk duhet të krijojë konfuzion me kontrollin, i cili sipas përkufizimit fokusohet përgjithësisht në transaksionet, sesa në sistemet. Në të shkuarën funksioni kryesor i auditimit të brendshëm ishte inspektimi. Në kontekstin e praktikave më të mira dhe vlerësimeve bashkëkohore, misioni themelor i auditimit të brendshëm është ekzaminimi (këqyrja) i sistemit të kontrolleve.

Në Gjuhën Angleze dhe në administrimin publik, konteksti i fjalës “kontroll” zbërthehet me tre elemente. Elementi i parë: nënkupton se kontrolli është një set rregullash dhe aranzhimesh me të cilat një organizatë administron e drejton aktivitetin për të cilin jepet siguria. Elementi i dytë: lidhet me zbatimin dhe përditësimin e këtyre rregullave dhe aranzhimeve (rregullimeve e angazhimeve).

Page 141: Dispense mbi Teorine e Auditimit

140

Pra, në tërësinë e tyre, rregullat së bashku me aranzhimet dhe zbatimin e tyre praktik formojnë sistemin e kontrollit.

Elementi i tretë

Me anën e auditimit të brendshëm synohet të këshillohet menaxhimi, nëse operacionet kryesore mbartin risk në sistemin e kontrollit të brendshëm. Në fund auditët testojnë rezultatet e transaksioneve, me qëllim që të konfirmojnë evolucionin dhe të masin implikimet e dhe mangësitë e sistemit. Ky sistem është destinuar kryesisht për të siguruar një mbarëvajtje të organizatës dhe për të saktësuar llogaritë e aktivitetit të saj. Në kontrast me auditimin e jashtëm, auditimi i brendshëm është më i interesuar dhe i preokupuar për gjithë sistemet e kontrollit që mundësojnë arritjen e objektivave të organizatës.

i kontrollit është funksioni i auditimit të brendshëm. Auditi nga ana e tij, lartësohet mbi dy elementë: Së pari, auditimi bazohet në rishikimet (të pavarura nga administratorët apo drejtorët e subjektit që auditohet) e efektivitetit të këtyre rregullave mbi të cilat krijohet dhe vepron entiteti. Së dyti, një rishikim e vlerësim i impaktit të këtyre rregullave. (Tendenca aktuale është që auditët të shkoqisin sistemet e kontrollit, sesa transaksionet individuale që janë kryer). Auditi gjithashtu mund të jetë i brendshëm (internal) dhe i jashtëm (external). Auditimi i brendshëm është pjesë e organizatës dhe raporton tek menaxhimi i saj, ndërsa auditët e jashtëm raportojnë tek pronarët ose aksionerët.

Auditimi i brendshëm:

Page 142: Dispense mbi Teorine e Auditimit

141

Tiparet individuale që duhet të manifestojnë auditët e brendshëm:

Zotësitë teknike

Aftësia për zgjidhjen dhe strukturimin e problemeve

Mprehtësia në gjykime dhe

sinteza

Mjeshtëria personale

Aftësitë ndërpersonale

-përdorimi i teknologjisë së informacionit, -zgjerimi i sistemit të të dhënave, -komunikimi verbal dhe me shkrim, -aplikimi i metodave të përshtatshme statistikore, -kuptimi i dinamikës organizative, -kuptimi i teorisë së risqeve, -kuptimi i teorive të kontrollit organizativ.

-arsyetim logjik, -zotësi në konceptimin e çështjeve, -strukturim e analizë e problemeve, -aftësi hulumtuese (zbulimi i parregullsive, qasja dhe vlerësimi i të dhënave), -përdorimi i të dhënave në zgjidhjen e problemeve, -ngritja e një rrjeti me evidenca që argumentojnë konkluzionet.

-njohja e rëndësisë së informacionit, -klasifikime rilevante (në të dhëna, evidenca, deklarata etj). -të gjykuarit rreth mjaftueshmërisë së informacionit -mbështetja e opinioneve, -të menduarit kritik, -të qenit i koncentruar në opinione, -pranimi i ideve të reja të të tjerëve, -orvatje për vetëvlerësim.

-ndershmëri, -integritet, -jo politik, -kureshtar, -pyetës, eksplorues, -i balancuar në linjën e kërkesave, -jo dogmatik, -iniciator, -vetëmonitorues, -mendje hapur, -elastik, -i përshtatshëm me rrethanat, -krijues /kreativ, -objektiv, -qëndrim pozitiv ndaj teknologjisë, -i shoqërueshëm, -besues në vetvete, -entuziast, Pranues i përgjegjësive.

-komunikimi me audiencë të mirinformuar. -dëgjueshmëria, -vëmendja, -oratoria, -aftësi komunikuese ndërpersonale, -të mësuarit nga të tjerët, -ndjeshmëria, -diplomatik, -ndihmë të tjerëve, -sensibilitet kulturor.

Page 143: Dispense mbi Teorine e Auditimit

142

Auditët e jashtëm (këtu bëjnë pjesë përgjithësisht shoqëritë e ekspertëve)

përpiqen të testojnë transaksionet themelore, ato që formojnë bazën e ekspozimeve financiare. Mbi këtë bazë ato përgatisin një opinion nëse këto ekspoze të llogarive apo pasqyrave financiare, demonstrojnë një situatë të vërtetë dhe të paanshme. Besimi dhe siguria duhet të jenë parakusht në lidhje me këtë sistem. Kështu që, më e pakta, testimi i sistemit do të jetë domosdoshmëri, meqë sistemi është krijuar për të rezistuar. Megjithatë, sistemet janë konceptuar si një klishe ku ngjishen e renditen gjithë transaksionet financiare të periudhës që hetohet. Si komponent i auditimit të jashtëm konsiderohet dhe Institucioni Suprem i Auditimit (Kontrolli i Lartë i Shtetit ose Gjykata e Llogarive). SIGMA në raportin CCNM/SIGMA/ PUMA (98)57,veçon rolin dhe rëndësinë e këtyre organeve publike të shtetit, që “sidoqë të jetë parashikuar, përbërë ose organizuar, ushtrojnë sipas ligjit funksionin më të lartë publik të auditmit të shtetit. Format që këto organe mund të marrin, ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Kështu për shembull institucioni i lartë i auditimit në Gjermani është Gjykata Federale e Auditit, ndërsa në Irlandë është Zyra e Përgjithshme e Kontrollit dhe Auditit.

Tipet e kontrollit dhe auditimit evidentohen shkurtimisht nëpërmjet kësaj pasqyre:

AUDITI (Shembuj)

KONTROLLI (Shembuj)

Cili është aksioneri/pronari ? Cilit i adresohen raportet e audimit/ kontrollit?

Publiku dhe ligjvënësit I jashtëm

*Auditim nga Institucioni Suprem i Auditimit *Auditorët tregtarë

Kreditorët (bankat, kompanitë e klasifikuara) Donatorët e fondeve ndërkombëtare

Menaxhimit të entitetit të audituar/ kontrolluar dhe politikëbërësve I brendshëm

Auditët e brendshëm Auditët tregtar

Zyra e Thesarit

Sa është efekti i auditimit mbi kontrollet /entitetet e audituara?

Influenca direkte Ex-ante

Jo Zyres se thesarit,kreditorëve, donatorëve

Influenca indirekte Ex-post

Auditim nga Institucioni Suprem i Auditimit . Auditët e brendshëm. Auditorët tregtarë

Kreditorëve, donatorëve etj.

Auditimi i jashtëm:

Page 144: Dispense mbi Teorine e Auditimit

143

Ngjasimet esenciale dhe diferencat midis Auditiëve të Brendshëm dhe të Jashtëm: - Përbashkësi dhe Ngjashmëri:

1. Këto dy funksione (auditi i brendshëm dhe i jashtëm) kryejnë testime rutinë, ekzaminime e analiza të transaksioneve kryesore a më të rëndësishme.

2. Të dy këto funksione a organizma shqetësohen nëse procedurat janë të këqija e të dobëta, pasi ato janë bazë për mbështetjen ose injorimin e produktit të tyre.

3. Të dy këto mekanizma kujdesen për thellësinë e sistemit të informacionit, me qëllim që të përfshihen në sistemin e informacionit të gjithë elementet e kontrollit të drejtimit, si baza e proceseve të raportimit financiar.

4. Auditi i brendshëm dhe i jashtëm janë themeluar dhe zhvillohen duke u bazuar në një disiplinë profesionale dhe rregulla deontologjike si dhe operojnë sipas sistemeve të njohura e të pranuara profesionale.

5. Ura bashkëpunimi dhe kooperimi midis tyre përpiqen të ngrenë të dy këto funksione.

6. Si auditi i brendshëm, ashtu dhe auditi i jashtëm janë të lidhur ngushtë me sistemin e organizimit të kontrolleve të brendshme.

7. Duhet të jetë e qartë se këto dy trupa janë të interesuara për identifikimin e problemeve, zbulimin dhe vëzhgimin e përhapjes së gabimeve që ngjasin a përsëriten, për të vlerësuar efektin e këtyre gabimeve, parregullsive dhe deklaratave të gabuara, që deformojnë llogaritë financiare.

8. Të dy këto profesione prodhojnë raporte formale auditimi, ku sintetizojnë aktivitetin e tyre si dhe ekspozojnë qasjet dhe kundërshtimet themelore.

- Veçoritë dhe dallimet kryesore:

I.Objektivat e ndryshme.

-Auditi i brendshëm:nga njëra anë kërkon të këshillojë menaxhimin dhe të vlerësojë nëse operacionet kryesore janë fokusuar në sistemin e menaxhimit të rrisqeve dhe kontrollet e brendshme. Risku i përgjithshëm i menaxhimit është preokupacioni kryesor në punën e auditit të brendshëm.

-Auditi i jashtëm:nga ana tjetër kërkon të testojë transaksionet themelore, që formojnë bazën e pasqyrave financiare. Kështu, llogaridhënia finale (pasqyrat financiare) janë preokupimi themelor për shërbimin e auditit të jashtëm. Auditi i jashtëm jep një opinion nëse llogaritë janë të vërteta e të ndershme, kurse auditi i brendshëm formon një opinion mbi plotësinë, mjaftueshmërinë dhe efektivitetin e sistemit të drejtimit të risqeve dhe kontrollet e brendshme të instaluara.

Page 145: Dispense mbi Teorine e Auditimit

144

II. Auditi i jashtëm nuk është komponent i sistemit të kontrollit të brendshëm, sikundër është auditi i brendshëm. Auditi i brendshëm krijohet e strukturohet nga menaxhimi për të gjurmuar e shpalosur dobësitë e drejtimit, kurse auditimi i jashtëm është kontraktim i jashtëm me qëllim për të ndihmuar pronarët (aksionerët) në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë. Auditimi i brendshëm punon “për dhe në emër të organizatës”, kurse auditi i jashtëm është një ekspert teknik ose një trupë e jashtme, që nuk ka marrëdhënie punësimi me organizatën, por pajtohet në bazë të një kontrate shërbimi; d.m.th auditi i jashtëm punon për palë të treta. Roli i tyre në organizatë është cilësisht i dallueshëm: Auditi i brendshëm ka mision identifikimin e rreziqeve dhe zbulimin e mashtrimeve. Nga ana tjetër, auditi i jashtëm është i zhveshur nga ky detyrim: Nuk është detyrë e auditimit të jashtëm të zbulojë mashtrimet.

III. Rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme të auditëve të brendshëm dhe të jashtëm zbulohen dhe prezantohet nga analiza dhe vëmendja që Instituti i Auditorëve të Brendshëm (IIA) ka dëshmuar për këto kategori:

-Auditues i brendshëm:një bazë e pavarur dhe objektive të sigurisë dhe këshillimit, aktivitet i projektuar për të shtuar vlerën e dhe për të përmirësuar një organizatë. Një auditues mund të ndihmojë një organizatë të arrijë objektivat e saj duke sjellë një qasje sistematike e të disiplinuar, për të përmirësuar efektshmërinë e menaxhimit të rriskut, kontrollit dhe proceseve qeverisëse.

-Auditues i jashtëm:është përkufizuar si arritja e një qëllimi të veçantë ose prova për të përcaktuar nëse janë të sakta dhe të plota llogaritë, nëse ato janë përgatitur e hartuar në pajtim me parimet e kontabilitetit dhe normat përgjithësisht të pranuara për shqyrtimin e llogarive vjetore, pozitën financiare dhe rezultatin e transaksioneve financiare. Auditët e jashtëm u referohen një kuadri më të gjerë politikash dhe dispozitash rregullative, posedojnë një sistem më të madh njohurish mbi llojet e kontabilitetit,metodat, kontrollin, institucionet dhe mjedisin.

IV. Auditët e jashtëm mund të konsiderojnë dhe vlerësojnë në mënyrë të shpejtë sistemet financiare, sistemin korporativ dhe sistemin operacional, ndërsa auditi i brendshëm mund të përfshihet në dhënien e opinioneve dhe sigurisë për ndonjërin prej këtyre sistemeve, vetëm kur ata janë pjesë e planit të auditimit. Në përgjithësi shërbimi i auditimit të jashtëm vihet në lëvizje nga konsideratat e auditit të brendshëm. Auditi i brendshëm rekomandon përmirësime në sistemin e verifikimeve të kontrolleve të brendshme, gjë që nuk është në misionin e auditit të jashtëm. Auditi i brendshëm mund të çekojë në mënyrë të pavarur saktësinë e të dhënave të biznesit, porse auditi i jashtëm mund të çekojë vërtetësinë dhe ndershmërinë e kapaciteteve të fituara dhe pozicioneve financiare.

V. Auditimi i jashtëm është kërkesë ligjore për një numër të kufizuar kompanish (shoqëritë e sigurimeve, shoqëritë tregtare etj) dhe për trupa qeveritare, kurse auditimi i brendshëm nuk është bazë vetëm për kompanitë private, por është dhe kërkesë legale për sektorin publik. Auditët e brendshëm mund ta performojnë detyrën e tyre nën termat e përcaktuara në aktin e emërimit, ndërsa auditët e

Page 146: Dispense mbi Teorine e Auditimit

145

jashtëm mund ta performojnë detyrën e tyre në përputhje me termat e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur dhe aktet ligjore në fuqi. Analizuar në këtë plan, mundësitë e karrierës janë të ndryshme për këto dy funksione.

VI. Auditët e brendshëm janë të ngarkuar të investigojnë mashtrimet, kurse auditët e jashtëm, janë të prirur të shikojnë vendosmërinë e këtyre të parëve për gjurmimin dhe hetimin e mashtrimeve. Auditi i brendshëm mund të ngarkohet me investigimin e mashtrimeve, megjithatë auditi i jashtëm vështron me vendosmëri atë që konsiderohet si shqetësimi dhe interesimi kryesor: efekti material imashtrimeve mbi kontabilitetin, pasqyrat financiare dhe llogaridhënien vjetore.

VII. Auditimi i brendshëm rishikon sistemet e kontrollit të brendshëm, në kontrast me auditin e jashtëm që konsideron vlerësimet e strukturës së kontrollit mbi bazë testesh. Auditi i brendshëm cakton si objekt verifikimi e vlerësimi gjithë operacionet e organizatës, kurse auditimi i jashtëm operon kryesisht me sistemet financiare që janë shtylla e llogarisë përfundimtare të konsoliduar.

VIII. Auditimi i brendshëm ngarkohet me vlerësimin e iniciativave për vlerën e parasë dhe nxitjen e kursimeve ose nxitjen e eficensës. Kjo aplikohet dhe në disa auditime të jashtme të sektorit publik.

IX. Auditimi i brendshëm e ushtron këtë mision në mënyrë të vazhdueshme duke qenë full-time konsumues i kësaj kulture organizative, ndërsa auditimi i jashtëm pritet të jetë në një proces pas mbylljes së llogarive të fundvitit.

X. Duhet mbajtur parasysh se misioni i auditit të jashtëm duhet t’u qëndrojë sa më larg konsideratave të auditimit të brendshëm në lidhje me objektivat dhe qëllimin e punës së tij.

XI. Pajtimi i auditit të jashtëm është kërkesë ligjore për kompanitë publike dhe shumë trupa e agjenci publike, kurse ngritja dhe kompozimi i funksionit të auditit të brendshëm nuk është esencial për kompanitë private dhe është kërkesë ligjore vetëm për sektorin publik.

Page 147: Dispense mbi Teorine e Auditimit

146

-Auditi i brendshëm përballë auditit të jashtëm dhe statusor43

Nr. Elementet Auditimi i Brendshëm

Auditimi i Jashtëm dhe Statutor

1. SYNIMET, OBJEKTI

Matja dhe vlerësimi i riskut të menaxhimit dhe të kontrollit

Llogaritë, vërtetësia dhe shikimi i paanshëm, i ndershëm e I drejtë

2. FUSHA E PUNËS

Sistemi i përgjithshëm i plotë, mashtrimet dhe pajtueshmëritë

Llogaritë, Pasqyra e fitimeve dhe humbjeve,Bilanci,Raporti vjetor dhe

Sistemi financiar 3.

PAVARESIA Nga operacionet,prej

profesionalizmit dhe rregullimeve ligjore

Nga kompania, si rezultat i të drejtave statutore, Kodit i Bordit të Praktikave

të Auditimit 4.

STRUKTURA Shefi ekzekutiv i auditimit, menaxherët, senjorët dhe

asistentët e auditimit. Partnerët, menaxherët, senjorët dhe

trajnerët. 5.

STAFI Persona kompetentë e të trainuar

të auditimit të brendshëm Kontabilistë të kualifikuar dhe

pjesërisht të kualifikuar 6.

METODOLOGJIA Risku-sistemi bazë-auditimi bazë.

Shërbime këshillimore dhe shërbime sigurie

Vlerësimet e sistemeve të brisqeve

7. RAPORTET

Raport të hollësishme e të strukturuar për menaxhimin dhe

Komitetin e Auditimit dhe një shkurtimore për aksionarët

Raporte përmbledhëse që u adresohen aksionerëve (mbledhjes së përgjithshme) dhe përdoruesve të

llogarive. 8.

STANDARTET Standartet e IIA dhe standarte të

tjera Standartet që ka përcaktuar e shpallur Bordi për Praktikat e

Auditimit 9.

LEGJISLACIONI I përgjithshëm Legjislacioni i kompanive dhe statutet e korporatave të sektorit publik

10. MADHËSIA

Vetëm në organizatat e mëdha e të shtrira gjeografikisht e

strukturalist Gjithë kompanitë e regjistruara e të listuara në bursë dhe sektori publik.

11 FUNKSION I CILES STRUKTURE ESHTE

Funksion i menaxhimit Funksion i aksionarëve 12

NATYRA Auditi i brendshëm është funksion i stafit. Punësohet në organizatë.

Auditi i jashtëm është linjë funksionale. Ekspertë të jashtëm.

13. SHTERNGESA NDAJ ENTITETIT

Auditi i brendshëm nuk është i detyrueshëm për çdo organizatë.

Auditi i jashtëm dhe ai statutor janë të detyrueshëm për kompanitë publike.

14. HAPESIRAT E AUDITIMIT Auditimi i gjithë transaksioneve Auditimi me anë të testeve që

aplikohen. 15.

LEVIZJA E PERSONELIT Personeli i auditimit mund të ndryshohen nga menaxhimi

Personeli i auditimit të jashtëm mund të ndryshohet nga aksionerët.

16. E DREJTA E FREKUENTIMIT TE

MBLEDHJEVE

Auditi i brendshëm nuk ka të drejtë të frekuentojë mbledhjet e

aksionerëve Auditi i jashtëm e gëzon këtë të

drejtë.

43- R.Kumar, V.Sharma, “Auditing: principles and practice, Nju Delhi, India, faqe 97-99.

Page 148: Dispense mbi Teorine e Auditimit

147

-Transformimet në shërbimin e auditimit.

Shpalosja e transformimeve:Auditimi dje dhe sot…

Fokusi i auditimit ka ndryshuar me ndryshimin e kohërave. Këtë proces transformimi e hasim në punimin “Kooperimi midis auditimit të brendshëm dhe auditimit të jashtëm” (Zdenka Vidovic, Slloveni, dhjetor 2002), ku tregon rrathët koncentrikë të evoluimit të vatrës së auditimit, dje dhe sot:

Auditimi dje… Auditimi sot fokusohet në…

Mekanizëm klasik i kontrollit Kontrollet moderne Kontrollet janë vlerësuar nga auditët Vlerësimet nga studiuesit

Fokusimi në kontrollet Fokusimi tek brisqet Përqendrim në analizën e ngjarjeve

të shkuara Përqendrim në analizën e ngjarjeve

të pritshme, të ardhshme Zbulimi Parandalimi

Auditët e brendshëm = inspektorë, (inspektues)

Auditët e brendshëm = konsulentë (këshillues)

Auditët e brendshëm =njohuri të plota mbi auditimin

Auditët e brendshëm =njohuri e mjeshtri mbi menaxhimin

Kontrolle operacionale Mekanizma të kontrollit të drejtimit Testime të transaksioneve Vlerësim i procedurave të biznesit

-Kuadri i komponenteve të Auditimit. Studiuesi Barry S.Leithhead, ka projektuar përmes një paradigme shiftin

kapërcyes nga panorama e auditimit të vjetër në dimensionin që ka fituar auditimi në kohët moderne:

Nga… Tek… Kontrolli Risku

Risku Konteksti, rrethanat E shkuara E ardhmja Rishikimi Parashikimi dhe shikimi paraprak

Prirja,rrjedha Konkurrenca Pavarësia Vlera

Njohja e auditit Njohja e biznesit Operacionet Strategjitë e auditimit

Detyrimi imponues Ftesa ndjellëse,ofruese Përpjekja për të bindur Negocimet

Page 149: Dispense mbi Teorine e Auditimit

148

Progresi në objektivat dhe teknikat e auditimit, është ndjekur nga zhvillimi i opinioneve të kualifikuara mbi sigurinë, ndershmërinë, saktësinë dhe besueshmërinë e raporteve financiare të entiteteve. Kërkimet bashkëkohore nxjerrin në pah zhvendosjet graduale që kanë ndodhur në konceptet e auditimit. Këto sugjestione pozitive të termave44 pasqyrohen në këtë përballje:

ishte Behet

Pyetje, kërkim informacioni Hetim gjyqësor, juridk Ekspozim, zbulim Këqyrje, ekzaminim, kontroll

Gjurmim, hulumtim Shqyrtim Inkuizicion,hetim zyrtar Inspektim

Studim Analizë Shqyrtim, sondim Konsiderim, shpjegim

Rishikim Ekspertizë,analizë,përgjithësim Vënie në dijeni Përputhje, shlyerje

Në favor të kësaj ideje, shkon arsyetimi i thelluar që Prof. Derek Matthews ka

prezantuar mbi ndryshimet në procesin e angazhimeve të auditimit. Nga vrojtimet dhe analizat statistikore të kryera në 1390 raste (sondazhe dhe vlerësim i praktikave të auditimit), Matthews konfirmoi se 65,5 % e zinin proceset e auditimit, 16,2 % e zinin rregullimet e normimet dhe 18,3 % të kohës / angazhimit e zinin proceset e tjera. Trendi i ndryshimeve dhe zhvendosjeve më domethënëse, vetëm për zërin e “proceseve të auditimit” gjatë karrierës së këtij profesioni, prezantohen në vijim45:

Proceset e auditimit Para 1960 (në %)

Pas 1990 (në %)

Kompjuterat 20,8 19,2 Kontrolli dhe auditi i brendshëm 10,7 13,4

Dokumentimi e programimi 9,6 5,5 Statistika 7,0 3,1

Verifikimi i bilanceve 9,0 2,4 Rishikimet analitike 2,0 10,3

Risqet 0,3 11,6 Cekimet e hollësishme (më e pakta) 6,3 2,7

Testimet 1,1 9,2 Zgjedhja e mostrave 5,4 1,7

Letra për menaxheret dhe Marrëdhëniet me klientët

6,8 3,4

Fokusi i biznesit 1,7 1,7 Çështjet e lidhura me teknikën 1,7 0,7

Gjykimet 1,4 1,0 44 -Mahdi Salehi, “Evaluation of accounting and auditing in Iran”, The Icfai University Journal of Audit Practice, vol.V, Nr.4, 2008 45 - Derek Matthews,”A history of auditing”, Nju Jork, botimi I, 2006, faqe 136.

Page 150: Dispense mbi Teorine e Auditimit

149

Materialiteti 1,1 1,0 Kontabiliteti 1,7 0,0

Të tjera 10,4 8,6 97 % 96 %

-Cikli i plotë i proceseve të auditimit:

Page 151: Dispense mbi Teorine e Auditimit

150

Komponentët e ciklit të auditimit ekspozohen në vijim:

Page 152: Dispense mbi Teorine e Auditimit

151

AUDITI PERBALLE DISKURSIT TERMINOLOGJIK Etimologjia e shprehjes “audit” mendohet të jetë shekulli i 15-të. Fjala “audit” buron nga latinishtja «audire», që ka kontekstin anglisht “to hear” dhe kuptimin në shqip “të gjykosh, të rishqyrtosh, t’u vesh mendjen gjërave, të dëgjosh (shpjegimet)”. Praktika e “të gjykuarit të llogarive” buron nga kohët kur pak njerëz mund të lexonin e proklamonin dhe vazhdoi deri në shekullin e 17-të. Kësisoj, gradualisht u shndërruan proceset shqyrtuese mbi llogaritë në cikle rigoroze analize rreth të dhënave të shkruara, madje u stimulua tendenca drejtë aplikimit të testeve mbështetëse. Thesari i fjalëve që plotësojnë konfigurimin dhe brendinë e termit “audit” janë: inspektim, vështrim hetues, ekzaminim, dëshmim, çekim, rishikim, investigim dhe verifikim. Po kështu, dhe thesari i përkufizimeve mbi auditimin është i pafund. Kemi gjurmuar e mbledhur disa prej përkufizimeve më të spikatura, që zbërthejnë kuptimet e termit «audit», sipas fjalorëve, enciklopedive dhe percepsioneve të zbritura nga guida profesionale, pa ndonjë krahasim adekuat.

I.Auditimi në optikën e fjalorëve

Është me interes dhe meriton të merret në konsideratë formulimi tekniko-gjuhësor, i renditur në “MERRIAM-WEBSTER’S COLLEGIATE DICTIONARY” (botimi i 11-të,2003), sepse aty nënvizohet se “auditimi është një akt shqyrtimi e gjykimi mbi rezultatin e ekzaminimit të llogarive të një organizate apo të një individi, kurse audituesi është jo vetëm kqyrësi i librave financiarë të organizatës,por dhe frekuentuesi i kurseve trajnuese jashtë punës me qëllim sigurimin e krediteve të pritshme (besimit formal).

. Përgjithësisht, fjalorët enciklopedikë e mistifikojnë auditimin si “pushtet”, që

merret rëndom me këqyrjet zyrtare të llogarive të një organizate nga teknik kontabël fort të kualifikuar e të certifikuar. Kësisoj, burimi “INVESTOPEDIA DICTIONARY”, (viti 2000, shiko: www.investopedia.com), anohet të çmojë auditët si “vlerësues dhe ekzaminues të pavarur” si “garantë të përpikmërisë fiskale dhe përgjegjshmërisë së organizatës”, pa hezituar të shfaqë një ndjenjë “droje” duke i cilësuar këto profesionistë se “frika kryesore e çdo tatimpaguesi...“

Nga ana tjetër, vështrimi shkoqitës i “MERRIAM-WEBSTER’S DICTIONARY OF LOW” (i vitit 1996), shpalos dy kolonat bazë të këtij funksioni: a) verifikimi formal i llogarive financiare të individëve ose entiteteve,me qëllim që t’u hiqet mbulesa mashtruese dhe të nxjerrin në dritë pasaktësitë e gabimet në derdhjen e taksave; b) këqyrje e rregullt metodike dhe rishikim i vazhdueshëm”.

Pikëtakime e përafri me shtjellimet e mësipërme të funksionit audit,ceken në faqen 49 të “ROGET’S SUPER THESAURUS” (përgatitur nga Marc McCutcheon, Ohajo 1998). Këtu hasen katër kategori rrethformuese e ndërlidhëse:”ekzaminimi, llogaritja, rishikimi e hetimi”, krahas misionarëve kontabilistë, inspektorë, analistë e regjistrues.

Jack P.Friedman në botimin e tretë të “FJALORIT TË TERMAVE TË BIZNESIT” (botuar nga seria “Barrons”, Nju York 2000, faqe 42-43), auditët i etiketon

Page 153: Dispense mbi Teorine e Auditimit

152

“zyrtarë publikë të ngarkuar nga ligjet me funksion shkoqitjen dhe verifikimin e shpenzimit të fondeve publike” dhe si ”kontabilistë që realizojnë funksione homogjene e të ngjashme për palë të treta”. Vepra i vendos auditët para përgjegjësisë së “inspektimit të të dhënave dhe procedurave të kontabilitetit të biznesit, njësive qeverisëse ose enteve të tjera raportuese, prej kontabilistëve të trajnuar, që kanë si qëllim verifikimin e saktësisë dhe plotësisë së tyre”.

“Një kërkesë ligjore për kompanitë aksionere janë bilancet e llogaritë e fitim-humbjeve dhe sistemi themelor i llogarive e shënimeve të ekzaminuara nga auditët e kualifikuar,-përcakton C.Pass në “DICTIONARY OF ECONOMICS” (botimi i tretë)- që të mundësojnë kësisoj një opinion përsa u përket këtyre çështjeve”. Megjithëse në Fjalorin e Terminologjisë Bankare, jo vetëm ekzaminimi i librave të llogarive zbërthehet si më sipër, aty në mënyrë të cilësuar vihet theksi te detyrimi që “një letër opinioni e përgatitur nga auditët i bashkëngjitet raportit vjetor”.(Shiko:Thomas P.Fitch, “DICTIONARY OF BANKING TERMS”, botimi i 4-rt, Nju York 2000, faqe 30-31). Gjithashtu, edhe në fjalorin e zgjeruar enciklopedik në gjuhët angleze, turke, ruse dhe turkmene, “DICTIONARY OF ECONOMICS” (botim i Prof .dr Güngör Turan, Universiteti “Epoka”, Tiranë 2009) shtjellohet në brendësi koncepti “interim audit”me këtë përmbajtje: “verifikim i besueshmërisë së të dhënave, që kryhet nga organizata e auditorëve të pavarur. Rezultatet e verifikimit të audituesve, janë shprehje e opinioneve të tyre në konfirmimin e raporteve të ndërmjetme kontabile për ndërmarrjen dhe pozicionin e mirëqenë të saj”.

Këndvështrime origjinale i rezervojnë këtij profesioni “DICTIONARY OF SMALL BUSINESS” dhe “OXFORD TALKING DICTIONARY”. Kështu, i pari e çmon auditimin si ekzaminim zhbirues dhe verifikim profesional skrutinor (zakonisht nga ekspertë të pavarur, kontabilistë publikë të certifikuar);si një rishikim nga llogaritarë të ndershëm të dokumenteve dhe letrave të punës së llogarisë me synim pasqyrimin e punëve dhe dhënien e një opinioni të drejtë, të paanshëm e të pandikuar. Përndryshe, “Oxford talking dictionary” i ngjiz misionit të auditimit atributin e “hetimit të informacionit, rishikimit të imtësishëm metodik dhe shqyrtimit ligjor të ekzaminimeve”.Gjithashtu parashihen hollësi mbi përgjegjësitë e vlerësimeve dhe vistimeve të rregullta metodike të posteve të bilancit; ujdisje e hesapeve të llogarive të pronarit, bujtinarit, qiradhënësit nga njëra anë dhe kundërpalës respektive, nga ana tjetër.

I botuar nga Albert & Loy Morehead, libri “THE NEW AMERICAN WEBSTER HANDY COLLEGE DICTIONARY” (Nju Jork 1972, botimi i 6-të, faqe 39) vesh auditin me një membranë që ja përshtat kontekstit: “verifikim dhe këqyrje zyrtare e llogarive ose marrëdhënieve”. Në mënyrë të përngjashme dhe trajtë lakonike, “THE THORNDIKE BERNHART HANDY POCKET DICTIONARY” i shkruar nga C.L.Barnhart në vitin 1971 (botimi 32, Nju-Jork”, faqe 26), e cilëson auditimin si “ekzaminim zyrtar dhe çekim i llogarive”.

Auditori është person i autorizuar për zbardhjen e rregullshmërisë së llogarive dhe saktësinë e rekordeve (të dhënave) kontabile, pasi verifikon bilancet financiare, krahason artikujt e të ardhurave dhe gjykon rezultatin përfundimtar. Ky është panairi i një universiteti australian. “THE MACQUARIE DICTIONARY” (Netlej-

Page 154: Dispense mbi Teorine e Auditimit

153

Australi e Jugut, viti 1982, faqe 150),përveç kuptimit tradicional, rikujton kuptimin arkaik mbi auditimin me shpjegimin si rishikim juridik si dhe kuptimin e rrallë e të pazakontë si dëgjuesit i llogarive. Sërish,një tjetër kuptim lidhet me këqyrjen dhe rishikimin verifikues të pozicioneve të llogarive, relacioneve dhe raporteve nga adresime e referenca të parathëna me objekt dorëzanie apo garancie etj. “RYNET BUSINES & MARKETING GLOSSARY” shquan se “auditimi kryen vlerësimin e situatës konkrete të biznesit dhe është pjesë e proceseve të planifikimit dhe të analizës. Një auditim mund të përqendrohet brenda organizatës ose mund të jetë adresim specifik në lidhje me funksionet, proceset ose nivelet e prodhimit”.

Një shtrirje tipike të funksioneve auditive, gjejmë në trashëgiminë e librit ”OXFORD ADVANCED LEARNER’S DICTIONARY OF CURRENT ENGLISH” (botimi i 5-të, nga A.S.Hornby, viti 1998, faqe 67). Thelbi i përkufizimit:”Një verifikim zyrtar i llogarive të një kompanie për të parë nëse ato janë të vërteta e korrekte; një ekzaminim i cilësisë, ekzistencës fizike dhe efiçensës”. Komenti vijon me shprehjet ”raport vjetor auditimi” dhe ”përgatitja e llogarive për auditim”. Ky vëllim e lidh ngushtë profesionin e auditimit me testimet formale të njohurive dhe me aksione inspektimi të befasishëm në qëllim të formulimit të opinioneve të vërteta e të pandikuara.

Tjetër qasje leksikore e harmonike, ofrohet prej kompanisë ”Haughton Mifflin”, ku veçojmë pasazhin:”Auditimi është 1-këqyrje vjetore e pavarur e të dhënave dhe llogarive financiare, me qëllim që të gjykohet rreth përpikmërisë së tyre; 2-ndreqje e korrektim i llogarive; 3-ekzaminim e verifikim i llogarive”- (këputur nga ”THE AMERICAN HERITAGE: DICTIONARY OF ENGLISH LANGUAGE”, botimi i 4-rt, viti 2004).

“THE ELECTRIC LAW LIBRARY” për auditimin jep këtë përcaktim: “Sistem i këqyrjes së të dhënave, regjistrimeve dhe dokumentacioneve dhe sigurimit të evidencave, përmes konfirmimit ose inspektimit fizik si dhe arritjen e qëllimeve vijuese: -përcaktimi i tipareve, karakteristikave dhe ligjshmërisë së transaksioneve të realizuara; -konstatimi nëse të gjithë transaksionet janë regjistruar dhe janë reflektuar me saktësi në kontabilitet; -përcaktimin mbi ekzistencën e regjistrimeve për asetet dhe përfshirjen e regjistrimit të detyrimeve; -dhënia e opinionit mbi përpikërinë e pasqyrave financiare dhe raporteve statistikore dhe drejtësisë së fakteve të raportuara; -përcaktimi i shkallës së pajtueshmërisë me politikat e themeluara dhe procedurat relative të transaksioneve financiare dhe drejtimit të biznesit; -vlerësimin e sistemeve të kontabilitetit dhe bërjen e rekomandimeve për to.

Shkruar nga C.L.Bernhart dhe Jess Stein dhe publikuar nga “Random House” në Nju Jork në vitin 1965, “THE AMERICAN COLLEGE DICTIONARY”, (faqe 81), transkripton se auditimi nuk është veçse një rishqyrtim e rishikim i të dhënave mbi llogaritë e pasqyrat financiare, por përfshin dhe kujdesin për ngritjen e aftësimin profesional përmes frekuentimit të leksioneve dhe ndjekjes në vijimësi të trajnimeve profesionale.

Page 155: Dispense mbi Teorine e Auditimit

154

Kategoria e fjalorëve Collin’s kurojnë një vështrim të imtësishëm mbi semantikën e termit që analizojmë.”Banka angleze e fjalëve” dhe koleksioni unik leksikor me 524 milionë fjalë, ”COLLINS ENGLISH DICTIONARY” (botimi i 6-të, nga Harper Collin, Britani e Madhe, viti 2004, faqe 105), zbërtheu auditimin si “inspektim, çekim, korrigjim, verifikim e certifikim të llogarive të biznesit prej kontabilistësh të kualifikuar mirë e të pavarur”. Aty gjithashtu përveç versionit arkaik të kësaj shprehje, nënvizohet funksioni i Auditit të Përgjithshëm të Kanadasë,i njohur si ”zyrtari i lartë federal, përgjegjës për auditimin e departamenteve qeveritare dhe bërjen e raporteve vjetore”.

“DICTIONARY OF MARKETING TERMS”, u shkrua nga Jane Imber dhe Betsy-Ann Toffere u publikua nga “Barron’s”. Në botimin e 3-të thuhet se “auditimi zhvillohet si kapacitet zyrtar në një bazë vjetore, me rëndësi auditimi i taksave”.

II. Konsideratat mbi auditimin në burimet enciklopedike “Auditimi është ekzaminimi i aktiviteteve, të dhënave dhe raporteve të

ndërmarrjeve prej specialistëve të llogarisë,që nuk janë të njëjtët llogaritarë-përgjegjës për përgatitjen e tyre. Auditimi publik nga llogaritarë të pavarur ka siguruar një status profesional dhe po bëhet gjithnjë e më shumë unik me rritjen e madhësisë së bizneseve dhe me ndarjen e pronarëve nga kontrolli. Auditët publikë performojnë teste,përmes së cilave ato përcaktojnë pozitën e ndershmërisë aktuale të operacioneve financiare të firmave dhe rezultatet e operacioneve. Këto vlerësime të pavarura mbi raportet e drejtimit bëjnë pjesë në interesat aktuale dhe perspektive të aksionerëve, bankierëve, shitësve, klientëve dhe agjencive qeveritare.

.

Në vendet anglishtfolëse auditët publikë të certifikuar, inkurajohen të zbatojnë standarde të larta të organizmave profesionalë. Shumë vende Evropiane, ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe ku organizatat e certifikuara të kontabilistëve, kanë zhvilluar standardet në gjurmët e tyre. Të tjera vende vijojnë sipas praktikave të SH.B.A-ve, ku parashtrohen kërkesa legale për liçensim. Shumë vende kanë ngritur agjenci e departamente specifike me auditë për vlerësimin e llogarive, (p.sh Zyra e GAO-s në Amerike apo Cour des Comptes në Francë). Auditimi i brendshëm është relativisht i ri dhe ai projektohet si një kërkesë e menaxhimentit,për të vërtetuar rregullaritetin dhe për të fiksuar sistemin kolektiv adekuat që menaxhimi të zbatojë në vijimësi. Ndoshta tipi më i familjarizuar i auditimit është auditimi administrativ ose pre-auditi (lexo:auditi paraprak), që nis me faturat,dëftesat, kuponat dhe dokumente të tjera që investigohen për saktësinë dhe autorizimin, përpara se ato të kalojnë për pagesë e regjistrim në librat financiarë”-shkruhet në “THE NEW ENCYCLOPÆDIA BRITANNICA” (botimi i 15-të, viti 1983, volumi i parë, faqe 643). Tek “Wikipedia Encyclopedia” koncentron përkufizimin e përgjithshëm rreth auditit, si “vlerësim i proceseve, organizatave, sistemeve, projekteve ose produkteve”.

Gjithashtu, në deduksionin e “THE WORLD BOOK ENCYCLOPEDIA” (botim i vitit 1994,emetuar nga kompania Scott Fetzer,volumi i parë,faqe 884) auditimi plazmohet si “shqyrtim dhe ekzaminim zyrtar e sistematik i aktiviteteve të biznesit.

Page 156: Dispense mbi Teorine e Auditimit

155

Këto aktivitete mund të jenë të organizatave publike ose private. Organizime të tilla u besohen auditëve,për të dhënë këshilla të pavarura dhe ekspertizë për bizneset. Një person që përcjell një auditim quhet auditues. Ekzistojnë tre lloje auditimesh: financiar, të pajtueshmërisë dhe operacional. Një auditim financiar çekon sigurinë e informacionit financiar. Auditimi i pajtueshmërisë përcakton nëse një organizatë ka ndjekur politikat e brendshme në përputhje me ligjet, rregullat dhe kontratat. Auditimi operacional është i prirur të ndihmojë organizatën për t’u bërë më produktive dhe më fitimprurëse. Fjala audit rrjedh nga një fjalë latine. Auditimi filloi që në kohët antike,por teknikat moderne të auditimit kanë si origjinë Anglinë e mesviteve 1800. Në ditët e sotme, qëllimi magjistral i auditimit është zbulimi i mashtrimeve”-kumton Richard P.Brief.

“ENCARTA / ENCYCLOPEDIA 2000” (emetuar nga Microsoft Corp.) filtron tre parakushte që vendosin rekrutimin obligator nën këtë profesion: niveli i lartë i specializimit mbi auditimin, taksimin dhe organizatat jashtë biznesit. Në vijim:”Auditimi është ekzaminimi nga llogaritarë të pavarur i informacioneve financiare,i të dhënave të llogarive, i dokumenteve të biznesit dhe i dokumentacionit tjetër që lidhet më çështjet e një organizate,me qëllim që të dëshmohet përpikmëria në formulimet dhe paraqitjet financiare. Bizneset dhe gjithë nivelet e qeverisjes në SHBA angazhojnë llogaritarë publikë të certifikuar (CPA) për të bërë ekzaminimet e auditimit. Auditët inspektojnë dhe verifikojnë saktësinë e të dhënave dhe paraqitjeve financiare. Administrimi i auditëve bëhet me qëllim që ato të nxjerrin në shesh gabimet e librave të llogarive dhe gjithashtu të japin viston për ndershmërinë e të punësuarve”.

Në rrafshin psikologjik ”Collins Discovery Encyclopedia”, (Edicioni i I-rë, Gllasgou 2005, faqe 41), ngre një mizanskenë diskrete lidhjesh midis auditimit dhe fiziologjisë si “shfaqje e fuqisë së të kuptuarit dhe percepsion që vjen nga dëgjimi i vëmendshëm”, (konotacion i gjendjes së gatishmërisë për thithjen e interceptimit dhe zhbërjen e mistifikimit nga një proces kujdesi e tendosje)...

Zbërthimi teorik që shpalos “THE COLUMBIA ENCYCLOPEDIA” (përgatitur nga Paul Legassé, botimi i 6-të, viti 2003) rreth auditimit, sillet përkrah sentencës se “auditimi është ekzaminimi dhe ekspozimi i gjendjeve të llogarive dhe dokumentacionit të afërt e të lidhur me to,nga persona që nuk janë pjesë e përgatitjes së këtyre dokumenteve”. Trajtimet enciklopedike sqarojnë se sistemi i inspektimeve financiare është përdorur shumë e shumë kohë më parë, sidomos për llogaritë publike. Në Itali epoka e elaborationit tregtar, konsiderohet si periudha e vendosjes së funksioneve auditive. Por, auditimi i subjekteve publike nuk u bë i mundur deri në shekullin e 19-të, kohë kur bizneset u rritën në vijimësi si në numër dhe në madhësinë e tyre. Kartat e Themelimit të Korporatave shoqëroheshin me kushtin që ekspertë të licencuar duhet të drejtojnë e kryejnë auditimet vjetore. Në këtë mënyrë, auditët u quajtën vlerë e dobi e posaçme për pronarët (partnerët dhe zotëruesit e aksioneve); për ekzekutivin (menaxherët, zyrtarët dhe drejtorët); për kreditorët aktualë e perspektiv të mundshëm (investitorët, komisionerët,bankierët tregtarë dhe ato të investimeve),për administratën e pasurisë,për trustet, komitetin e kreditorëve të biznesit etj. Auditët sipas Enciklopedisë, janë çmuar si dobi dhe për shitësit e firmave komerciale, pronarët e patentave dhe pjesëmarrësit

Page 157: Dispense mbi Teorine e Auditimit

156

në pjesët e fitimeve apo rentave (royalti-së), për trupat qeveritare dhe donatorët perspektivë të institucioneve publike. Për rrjedhojë auditimi konsiderohet si një këqyrje dhe vlerësim i pavarur, që ka tendencë të shtojë pasurinë dhe pakësojë detyrimet.

Në prizmin teknologjik, “COMPUTER DESCTOP ENCYCLOPEDIA”,(viti 2005), e sheh auditimin në një prizëm tjetër, por do të mjaftohemi këtu vetëm me interpretimin mëvetësor të “ekzaminimit të sistemeve, programeve, procedurave, të dhënave dhe administrimit të tyre, me qellim që të caktohet eficenca e operacioneve kompjuterike”.

Duke rrëmuar në “FJALORIN ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR” (viti 1985,faqe 525), përkufizimi nominal i kontrollit shtetror del nxjerr në plan të parë funksionet e shtetit të diktaturës së proletariatit dhe percepsioni arkaik mbi revizionin:“Kontrolli i shtetit në kuptimin e gjerë është ai që ushtrohet në bazë të parimit të centralizmit demokratik nga organet e pushtetit shtetëror mbi organet e sistemeve të tjera,nga organet e larta mbi ato te ulëta të të njëjtit sistem si dhe kontrolli i brendshëm që ushtrohet brenda për brenda organeve me forcat e tyre nga lartë-poshtë”.

Infrastruktura e kontrollit të brendshëm e ka auditimin e brendshëm si komponent të qenësishëm dhe unitet të pandashëm. Si i tillë, auditimi mat, teston dhe vlerëson funksionalitetin ose “lubrifikimin”e hallkave të kontrollit, çmon shkallën e frytshmërisë së sistemit të kontrollit të brendshëm, ballafaqon e teston pajtueshmëritë me aktet e rregullat, verifikon nivelin e performancës së çdo strukture apo koherencën e çdo rregulli, shmang kostot shtesë dhe zbulon risqet e mashtrimet etj. As. Prof. Dr Masum Türker (CPA), kryetar i Bordit të Standardeve të Auditimit të Turqisë dhe pedagog i Universitetit të Tregtisë të Stambollit, ka shpjeguar se “auditimi është një proces sistematik që grumbullon në mënyrë objektive evidencën dhe e vlerëson atë me qëllim që të testojë pretendimet në lidhje me nivelin e pajtueshmërisë së ngjarjeve dhe aktiviteteve ekonomike me pretendimet e përcaktuara më parë përmes kërkimeve dhe komunikimit të rezultateve me palët e interesuara”

III.Kolana e kumtimeve profesionale rreth funksionit të auditimit:

46

Në një entitet, sistemi i kontrollit të brendshëm përmbledh përveç auditimit dhe tre elementë themelorë: mjedisin e kontrollit, sistemin e kontabiliteit dhe procedurat e kontrollit. Secili nga këto komponentë konsiston në politika, procedura, metoda dhe rekorde (të dhëna) që projektohen nga menaxhimi për ruajtjen e aseteve, për sigurimin e informatave financiare të përgjithshme të besueshme, për të nxitur e promovuar eficensën. Në tërësinë e vet, elementët e mësipërm kufizojnë ekspozimin e risqeve të padëshiruara ndaj bizneseve. Rolin diagnozues të auditimit të brendshëm pas viteve ’90-të e takojmë në veprën “Auditing today” të A.H.Woolf (botimi i 6-të, Londër 1997, faqe 171), pasi aty shpjegohet se “ kontrollet e brendshme na ngjan se e furnizojnë audituesin me një të tretën e

.

46 -Shih: IEKA,Konferenca e II-të, “Profesioni i audituesit dhe roli i tij në një auditim financiar të besueshëm”, Tiranë 2007, faqe 123.

Page 158: Dispense mbi Teorine e Auditimit

157

sigurisë së arsyeshme (gjetjeve);një të tretën tjetër e shtiejmë në dorë përmes rishikimeve analitike të llogarive dhe pjesën një të treta e mbetur, në të gjitha rastet, duhet kërkuar nga testet substanciale të transaksioneve të bilancit”.

Në paragrafin e I-rë të Deklaratës për Standartin e Auditimit Nr. 55 “Konsiderata për strukturën e kontrollit të brendshëm në një audit të deklarimeve financiare” (AU Seksioni 319), janë formalizuar përgjegjësitë e audituesve në lidhje me strutkurën e kontrollit të brendshëm të klientëve. “Një kuptim mbi plotësinë dhe mjaftueshmërinë e strukturës së kontrollit të brendshëm, duhet siguruar nga planifikimi i auditimit dhe deri tek fiksimi i natyrës, grupeve dhe masës së testeve që do të performohen”-(cituar sipas Vincnet.M’O’Reilly, “Montgomery’s auditing”, edicioni i 11-të, faqe 188).

Studiuesit Fred Luthans dhe Richard M.Hogetts në veprën voluminoze “Businness” (SHBA 1992, botimi i 2-të, faqe 480) kanë nënvizuar se disa kompani përdorin kontabilitetin për të performuar disa tipe të funksioneve të kontabilistëve publikë. Këto quhen auditët të brendshëm dhe çekojnë (verifikojnë) saktësinë e të dhënave të organizatës si dhe zbatimin e metodave kontabile…auditi i brendshëm është personi që monitoron kontrollet e brendshme kontabile në një organizatë. Puna e tyre individuale së bashku me operacionet e të punësuarve të tjerë dhe të menaxherëve, provon vërtetësinë e informacionit financiar”-(po aty, faqe 592).

Profesorët L.R.Ratiff e K.F.Reding47

-Aftësinë e të menduarit kritik dhe analitik. -Të aplikojnë metoda efektive për të fituar një kuptim të mjaftueshëm mbi çdo auditim individual, organizativ apo të sistemit. -Koncepte, parime dhe teknika të reja mbi kontrollet e brendshme. -Një vetëdije dhe kuptim mbi risqet dhe mundësinë e tyre, në lidhje me auditët. -Zhvillimi i objektivave të auditimeve të përgjithshme dhe atyre specifike. -Përzgjedhja, grumbullimi, vlerësimi dhe dokumentimi i evidencës së auditimit, duke përfshirë induksionin statistikor dhe jo-statistikor. -Raportimi i rezultateve të auditimit tek marrësit, me anë të formateve të ndryshme e të shumëllojshme. - Ndjekja e lartësimit të Auditimit. -Etikë profesionale. -Aplikimi i teknologjisë në auditim, përmes futjes së tipeve të reja të raporteve të auditimit.

zgjeruan nomenklaturën e përgjegjësive dhe aftësive që duhet të karakterizojnë auditët e shekullit të 21, duke u shprehur se:“Auditët e shekullit të 21 duhet të përgatiten të auditojnë virtualisht çdo gjë-operacionet (duke përshirë sistemin e kontrolleve), performancën, informacionin dhe sistemet e informacionit, pajtueshmëritë ligjore, pasqyrat financiare, mashtrimet, performancën dhe raportet mjedisore, cilësinë etj. Auditët duhet të kenë zotësi në këto drejtime:

47 - L.R.Ratiff dhe K.F.Reding,”Intoduction to Auditing: Logic, Principles and Techniques”, Altamonte Spring, Florida, SHBA, viti 2002, faqe xi.

Page 159: Dispense mbi Teorine e Auditimit

158

J.R.Batliboi barazonon auditimin me “këqyrjet kritike e inteligjente të librave të llogarive të një biznesi dhe faturave që kanë shërbyer si bazë për regjistrim, me qëllim vlerësimin e rezultateve të punës së periudhave të veçanta, nga tregohet vërtetësia e llogarisë së fitimeve dhe humbjeve si dhe përpikëria e kushteve financiare të biznesit të reflektuara në bilancin vjetor, të cilat prezantohen nga hartuesit e tyre”.

Një qasje novatore mbërrin nga Lawrence R.Dicksee, përmes këtij formulimi rreth këtij angazhimi:”Ekzaminimi i të dhënave të kontabilitetit, që arrihet nëpërmjet rishikimeve dhe reflektimit me korrektësi e plotësi të transaksioneve dhe relatohen tek palët e duhura”. Nga këndi i analizës së A.W.Hanson, auditimi konsiderohet si “këqyrje e të dhënave, për të krijuar besueshmërinë e këtyre të dhënave dhe besueshmërinë e deklaratave të nxjerra prej tyre “.

Auditimi nënkupton një rishikim të pasqyrave të bilancit, -nënvizon F.R.M. De Paula,- të llogarive të fitimit e humbjes, krahas librave të llogarive e faturave (që përgatiten nga persona të tjerë), në mënyrë që të krijohet një bindje për vete që mishërohet me anë të një opinioni të pavarur, se llogaritë e bilancit janë të ndershme e të vërteta”.

Profesori R.K.Mautz e përcaktoi auditimin si “lidhje midis verifikimit të të dhënave të kontabilitetit me përcaktimin e përkatësisë dhe besueshmërisë së pasqyrave financiare dhe raporteve”48.Bashkautorët A.A.Arens, R.J.Elder dhe M.S.Beasley49

Në të njëjtën rrugë, Moeller dhe Witt

, konverguan në një pikë, kur identifikuan auditimin me “akumulimin dhe vlerësimin e evidencave dhe informacioneve, me qëllim që të përcaktohet shkalla e ngjashmërisë dhe e përputhjes së këtyre informacioneve me kriteret e vendosura”.

50

1. drejtësia dhe integriteti;

në vitin 1999 listuan vetitë (atributet) e nevojshme personale për të qenë audit i brendshëm i suksesshëm:

2. përkushtimi për interesat e organizatës; 3. qëndrimi kritik; 4. ekuilibri profesional; 5. ndjeshmëria; 6. qëndrueshmëri logjike; 7. kureshtja; 8. qëndrim kritik; 9. vigjilenca; 10. këmbëngulja; 11. energjia; 12. vetëbesimi; 13. kurajo; 14. aftësia dhe gjykimi i shëndoshë.

48 - R.K.Mautz, “Foundamentals of auditing”, John Wiley & Sons, Botimi i 2-të, Nju Jork, 1964, faqe 1. 49 - A.A.Arens, R.J.Elder, M.S.Beasley “Auditingand assurance services: an integrated approach”, botimi 9-të, 50 - R.Moeller, N.H.Witt, “Brink’s modern international auditing”, botimi I 5-të, Nju Jork SHBA, viti 1999, faqe 14-15.

Page 160: Dispense mbi Teorine e Auditimit

159

IV.Gjurmime të nocionit audit nëpër guidat profesionale

Komiteti i Koncepteve të Auditimit, i ngritur pranë Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë (AAA), prezantoi në vitin 1973 përmes punimit ”PREZANTIMI I KONCEPTEVE BAZË TE AUDITIMIT” përkufizimin mbi auditimit. Ky koncept kulturologjik rrethon gjithë qëllimet dhe proceset e këtij shërbimi:

:

”Auditimi është një proces sistematik i përdorimit dhe i vlerësimit të paanshëm të të dhënave të evidencave për aktet dhe ngjarjet ekonomike,me qëllim: vlerësimin e shkallës së përputhjes (ngjashmërive) midis këtyre të dhënave

dhe kritereve të vendosura, si dhe komunikimin e rezultateve tek përdoruesit e interesuar”.

(Burimi: V.M.O’Reilly, M.B.Hirsch, P.L.Defliese, H.R.Jaenicke:“Montgomery’s auditing”, SHBA 1990, botimi 11-të, faqe 4).

Nëse mbështetemi në produktin gjuhësor që buron nga fjalori terminologjik i INTOSAI-t për udhëzuesit e kontrollit dhe auditimit, gjejmë një semiotike të plotë mbi kuptimësinë e nocionit të auditimit. ”Auditimi është: shqyrtimi i aktiviteteve dhe veprimeve të një institucioni për t’u siguruar që

ato janë kryer ose janë duke funksionuar në përputhje me objektivat, buxhetin, rregullat, standartet. Qëllimi i këtij shqyrtimi është të identifikojë në intervale të rregullta devijimet, që mund të kërkojnë veprim korrigjues.

grumbullimi dhe vlerësimi i evidencave mbi informacionin,për të përcaktuar dhe raportuar mbi shkallën e përputhjes midis informacionit dhe kritereve të përcaktuara.

objektivi i auditimit të deklarimeve financiare është t’i mundësojë audituesit të japë një opinion nëse deklarimet financiare janë përgatitur në përputhje në të gjitha këndvështrimet materiale,në përputhje me një kuadër të raportimi financiar të identifikuar. Frazat e përdorura për të shprehur opinionin e audituesit janë “jep një vështrim të vërtetë dhe të drejtë” ose “paraqet vërtetësish në të gjitha këndvështrimet materiale“, të cilat janë terma ekuivalente”.-(KLSH, Paketë përmbledhëse standartesh dhe udhëzimesh për kontrollin dhe auditimin e brendshëm në sektorin publik”,Shtypur nga “Ilar”,Tiranë 2004,faqe 144).

Përmbledhja “AUDITING”, (viti 1988, faqe 26), botuar nga Donald

H.Taylor dhe G.William Glezen, inkuadron dhe vlerësimin etyd mbi auditimin. Opinioni bazohet fuqishëm tek informacioni i administruar (në aspektin e tërësisë dhe pacenueshmërisë së tij), ashtu dhe në vlerësimin e tij gjer në dhënien e konkluzioneve me anën e një raporti të shkruar. Thelbi i definicionit është ky:”Auditimi përcaktohet si proces sistematik mbi zotërimin dhe vlerësimin objektiv të informacionit në lidhje me deklarimet me veprimet dhe faktet ekonomike,me qëllim që të sigurohet shkalla e vërtetësisë së këtyre deklarimeve në raport me kriteret e vendosura dhe me rezultatet që u janë komunikuar

Page 161: Dispense mbi Teorine e Auditimit

160

përdoruesve të interesuar për këtë informacion”-(burim i cituar nga Prof.Dh.Nikolla etj “Kontroll-revizioni”, Shtëpia botuese e librit shkollor,Tiranë 2003,faqe 15).

Thelbi i veprimtarisë së auditëve bazohet në shërbimet e specializuara për interes të publikut dhe në standarte profesionale. Këtë koncept ka promovuar fuqishëm Organizata e Kontabilisteve Amerikanë GAO. ”Ajo që e bën të dallueshëm e të shquar auditimin si profesion,-arësyetohet në “Librin e Verdhë” të standarteve,-“është të pranuarit e tij si përgjegjësi ndaj publikut. Kjo përgjegjësi bëhet më kritike, sidomos kur auditohen mjedise qeveritare”51

Gjenerimi i termave shpjegues krahas standarteve profesionale, ka kthjelluar esencialisht kuptimin e fjalëve kyçe. Kështu, në fjalorin terminologjik të standarteve ndërkombëtare të auditimit, aprovuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve në Nju Jork (IFAC), shihet ky koment: ”Objektivi i auditimit të pasqyrave financiare është t’i japë mundësi audituesit të shprehë një opinion nëse pasqyrat financiare në të gjitha aspektet e tyre materiale, janë përgatitur në përputhje me një kuadër të paracaktuar të raportimit financiar”-( faqe 8 e versionit shqipt te “SNA” sipas IFAC).

.

Të tërheq vëmendjen deduksioni i bërë publik në librin “A HISTORY OF AUDITING”, (Londër 2006, faqe 1-2) nga Prof.Derek Matthews, ligjërues i lëndës se Historise së Ekonomisë në Universitetin Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar, se si në ditët tona ka një difuzion të teknikave të auditimit dhe një provizionim të këtyre shërbimeve. Matthews vëren:”auditimi sot është një proces qartësisht shumë kontrovers ndaj punës së kontabilistëve. Kolapsi i Enronit, Worldcom-it,së bashku me audituesin e tyre Arthur Andersen, na bëjnë që të ndriçojmë vitet e shkuara të kompanive dhe firmave audituese”.

I këtyre dimensioneve është dhe komenti tematik i INSTITUTIT HOLLANDEZ TE AUDITEVE, NIRVA. Në përcaktimet zyrtare të këtij institucioni, funksioni auditiv rrok “gjithë procedurat që zbatohen me qëllim që të ofrohet një nivel sigurie (me relativitet të lartë, por jo absolut), lidhur me paanshmërinë e informacioneve financiare,e shprehur e gjitha kjo në raportet auditive në terma pozitive si një siguri e arsyeshme”-(Richrlijnen voor de Accountants-controle”,Amsterdam,mars 2003, faqe 30).

Dendësisht i përdorur e i referuar vijon të jetë formulimi mbi auditimin e brendshëm, nga (IIA) - INSTITUTI I AUDITËVE TË BRENDSHËM FLORIDA.

Ndërkombëtarizimi i karakteristikave shprehëse të sensit botëkuptimor, arsyetohet më së miri në referimin tërësor të tij.“Auditimi i brendshëm është veprimtari e pavarur,që jep siguri objektive dhe këshilla për drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimet e subjektit publik. Ai ndihmon subjektin me anë të një mënyre sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe

51 - “Standartet e auditimit te GAO-s”,Uashington, qershor 2003,faqe 13-14.

Page 162: Dispense mbi Teorine e Auditimit

161

përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit dhe të qeverisjes”.

Ne përfundim për të krijuar një binom harmonik veçorish e përbashkësish midis auditimit dhe inspektimit (si teknikë fragmentare e këtij të parit), po japim dhe cilësitë e inspektimit.”Inspektimi është një proces me anë të të cilit individët monitorohen për të pasur qasje në të drejtat ose punët e tyre. Inspektimi, në një formë apo formë tjetër, praktikisht ndërmerret për të gjitha pozitat në qeveri ose biznes”.

Është me vlera të rralla dhe rëndësi të dorës së parë për këndvështrimin tonë, referimi i veprës “POLITIKA” e ARISTOTELIT (384 PK - 322 PK). Ide mbi sistemet e kontrollit të brendshëm si tërësi normash rregullative, aktesh drejtuese e koordinative, ligjesh për të lirët e fisnikët, dallojmë në komentin filozofik mbi problemet e debatuara të monarkisë dhe aristokracisë.“E hapim rrugën e hetimit duke ngritur çështjen: a është e nevojshme të qeverisemi nga njerëz më të mirë apo nga ligje më të mira?”-do të shkruante Aristoteli. Ne gjykimin e raporteve të qeverisjes së qyteteve nga shumica (e qytetarëve, e të pasurve apo e të ndershmëve) ai nënvizon se “shumicës nuk duhet ti lejohet të hyjë në qeveri, as e drejta të zgjedhë magjistratët, dhe as e drejta e kontrollit të veprimtarisë së tyre”-

V. Përqasje e auditimit me shkrimet politike dhe letërsinë klasike

52

.

Ky arsyetim për vlerat eksplicite që mbart, për veçimin e autoriteteve shpenzuese nga ato kontrolluese, fiton famën e një përkufizimi-memorial. Ide të përkora mbi nevojën e një instrumenti të pavarur verifikimi e kontrolli manifestohen në veprën e këtij mendimtari e filozofi, i cili veçon bllokun shpenzues nga blloku mbikëqyrës e rishikues.(Këtu fjala kontroll është përdorur si zëvendësues me vlerën e auditimit). “Mbasi disa prej auktoriteteve përdorojnë të holla shtetërore, ishte nevoja që një auktoritet tjetër të merrte hesap këtyre, me përgjegjësinë e tij, pa përdorë ky vetë të holla shteti. Këta disa i quajnë të

përgjigjshëm, disa llogaritarë, disa kontrollorë dhe disa mbrojtës, do me thënë që prej këtyre disa janë llogaritarë, disa kontrollorë, disa mbrojtës, sikurse sot prokurori ose kujdestari mbretror etj”.

Ekonomisti i famshëm skocez ADAM SMITH (5 Qershor 1723 – 17 Korrik 1790), nuk e shikon në mënyrë të njëanshme mbikëqyrjen dhe auditimin e

52 -Shiko:Aristoteli,”Politika”,shtypshkronja “Konica”, Tiranë 2003, faqe 39

Page 163: Dispense mbi Teorine e Auditimit

162

shpenzimeve për të arritur në begati publike. Ai tërheq vëmendjen për shpërdorimin e të ardhurave dhe zullumin e politikanëve të korruptuar53

.

“...është krejt pa vend dhe gjëja më absurde që

monarkët dhe ministrat të pretendojnë të mbikëqyrin shpenzimet e privatëve dhe të nxisin ndjenjën e kursimit nëpërmjet ligjeve për kontrollin e shpenzimeve a nëpërmjet ndalimit të importit të sendeve të luksit.

Ata janë në çdo rast shkapërdarët më të mëdhenj të shoqërisë. Le ti shohin mirë shpenzimet e veta e të mos bëhen merak për ata të personave privatë. Po nuk u rrënua vendi nga ekstravaganca e tyre, s’ka për t’u rrënuar kurrë nga ekstravaganca e nënshtetasve”,-shkroi Smith në veprën “Pasuria e Kombeve”, publikuar nga “Dita 2000”, Tiranë, faqe 120-121.

Sipas GHEORGE WILHELM FRIEDRICH HEGELIT (27 Gusht 1770-14 Nëntor 1831), asnjë rubinet a hallkë e ingranazheve të shtetit nuk duhet t’i shpëtojë mbikëqyrjes së rreptë e të hollësishme mbi çdo shpenzim që bëhet. Në trajtesat për administrimin e çështjeve të e politikës dhe mbarështimin e ligjit e zakonit, që në vitin 1799 ai përpunoi tezën substanciale të fuqisë së kontrollit të shtetit dhe evidentoi raportin e zhdrejtë që ekziston midis administrimit dhe kontrollit. Ai shkroi: “kuptohet vetvetiu se pushteti i epërm shtetëror duhet të ushtrojë kontrollin më të lartë (nënvizim im-Q.C) mbi aspektet e brendshme të marrëdhënieve të brendshme të një populli e të organizatave të tij, që janë krijuar nga rastësia a nga arbitrariteti” (faqe 39). Më në thellësi tërhiqet vëmendja: ”pushteti i epërm shtetëror ka detyrimin që të krijojë, rregullojë, urdhërojë, mbikëqyrë e drejtojë gjithë institucionet që bart në vete qenia e një shoqërie”54

.

Hegeli në veprën “Shkrime politike”,pasi vë gishtin në rolin dhe domosdoshmërisë e shpenzimeve shtetërore, parashtroi nevojën e raportit të përgjegjshmërisë mes shpenzimeve shtetërore dhe shërbyesve të shtetit (si përdorues të tyre e njëkohësisht të kontrolluarit e shtetit). Hegeli evidentoi se: ”nuk mund të shpenzohet asnjë qindarkë nga shpenzat e përgjithshme.....jo vetëm pa u lejuar nga qeveria eprore, por dhe pa u urdhëruar, kontrolluar e mbikëqyrur prej saj” (nënvizim im-Q.C). Ideja e tij bëhet më konkrete në argumentimin e moralit mbi rolin e qeverisë kur dikton se “në shqetësimin për arsimin del se çdo emërim i një mësuesi fshati,shpenzimi i çdo qindarke për 53 - Smith mori si shembull tek vepra “Welth of nations” (Pasuria e kombeve, Dita 2000, faqe 120-121) Kontin e Bryhlit, ministër dhe kryeshambellan i Mbretit të Polonisë, i cili kur vdiq la 364 kostume, të gjitha të shtrenjtë. 54 -G.W.Hegel, “Shkrime Politike”, Dita 2000, Tiranë 2008, faqe 39-41.

Page 164: Dispense mbi Teorine e Auditimit

163

xhamin e një dritareje në shkollën e fshatit- po ashtu dhoma e këshilltarit të fshatit, emërimi i çdo postieri a spiuni të gjyqit, i çdo gjykatësi të fshatit- duhet të jetë urdhërim a veprim i drejtpërdrejtë i qeverisë lartë; në krejt shtetin çdo copëz toke që e prodhon atë duhet të jetë në një linjë të cilën e kontrollon, përllogarit, korrigjon dhe urdhëron shteti me ligjet dhe qeverinë e tij”.

Duke fshikulluar e kritikuar veprimet despotike të zyrtarëve që abuzojnë në brendësi të organizmit të shtetit, Hegeli zbardh gjendjen e brendshme dhe heq maskën e mashtrimeve të komunarëve dhe llogaritarëve të tyre.”...Në faturat e komuneve, shkruesi i shtie në dorë të gjithë dokumentat e ditarit, shtojcat dhe faturat e të ashtuquajturit llogaritar, pa dhënë ndonjë dëshmi të veçantë për këtë. Prej këtij çasti e tutje, Kryetari i Bashkisë është skllavi i tij; këtu ka marrë fund dhe gjumi i qetë i tij; pasi thjeshtë mendimi se ja ka lënë në dorë kredinë e tij, nderin dhe emrin e vet të mirë,një njeriu të huaj e të panjohur, e torturon pa pushim...

Nëse më në fund çështja merret në dorë nga një pasues, fillon këtu dhe periudha e vuajtjes s1 llogaritarit, pasi del që ai ka bërë shpenzime pa vend, mungojnë faturat, del papritur një deficit i madh; e ardhmja e llogaritarit është atëherë në burg a në birucat e një kështjelle. E në qoftë se pastaj ky person, që e di veten të pafajshëm, ka ardhur deri në atë pikë dëshpërimi, pasi që janë marrë ato para që kërkonin, ndodh kthesa: faturat gjenden përsëri apo bëhen rishtazi etj. Llogaritari përveç shifrave apo personave që shfaqen në dokumente, nënshkruan edhe në ato fatura që nuk i kupton asfare dhe nga e gjitha merr vesh po aq pak sa edhe më parë nga deficiti që i vinin në ngarkim, sesi është rrokullisur puna që në fund të fundit del me plus. Ja pra të tilla duar ndodhen në kryesitë e Komunave, në të tilla duar ndodhet populli!”.

Romancieri rus VALENTIN RASPUTIN (lindi më 15 Mars1937), me mprehtësi artistike ka përshkruar në veprën “Para për një grua” (botuar nga “Globus R”, Tiranë 2000, faqe 8-9 e 11), skenën e çoroditjes në një fshat periferik të Rusisë pas “lajmit-tronditës” mbi mbërritjen e një revizori. ”Pesë ditë më parë erdhi një burrë mbi 40 vjeç, në të dukur as qytetar, as fshatar, me një pardesy të çelët, çizmet me qafa prej cohe të ngjeshur e me kasketë. Ky njeri dha urdhër që Maria të nesërmen të mos e hapte dyqanin se fillonte kontrolli.

Dhe të nesërmen nisi kontrolli. Nga dreka kur Kuzmai hodhi një sy në dyqan,vuri re një mishmash të vërtetë. Gjithë kutitë, pakot, Maria me revizorin bashkë i nxirrnin mbi banak, i numëronin e i stërnumëronin; kishin sjellë dhe peshore të madhe dhe kishin vënë sipër saj thasë me sheqer, kripë e bollgur; mblidhnin me thikë, nga letrat e mbështjellëseve gjalpin; tringullinin shishet e zbrazëta, i zvarritnin nga njëra qoshe në tjetrën, nxirrnin nga arkat mbeturina sheqerkash të ngjitura. Revizori me një kalem tek veshi, rendte me vrull midis pirgjeve të kutive dhe arkave, i numëronte me zë, pa i parë fare kapte pothuajse me të pesë gishtërinjtë kokrrat e llogaritëses (mjetet të

Page 165: Dispense mbi Teorine e Auditimit

164

thjeshta që përdorin llogaritarët për veprime aritmetike), shqyrtonte ca shifra dhe për t’i shënuar tundte kokën e me shkathtësi hidhte në dorë kalemin. Ish e qartë se ai e dinte mirë punën e vet”.

Publicitet negativ shkaktoi në sytë e publikut, duke shoqëruar profesionin e kontabilistit dhe audituesit në përgjithësi, humor me ngarkesa negative i filozofit, novelistit dhe biografit amerikan të fillimit të shekullit të 20-të, ELBERT GREEN HUBBARD (19 Qershor 1856-7 May 1915). Ai pozicionohet në të njëjtën brazdë, sikundër I.P.WERBERY me esenë “Auditimi i brendshëm-profesion apo polic”, teksa shkruan:

“Auditët e të dy llojeve, të brendshëm e të jashtëm, origjinën e kanë nga këqyrjet policore të transaksioneve financiare dhe raportimin e parregullsive. Ata guxojnë të mos e besojnë atë që auditojnë”. Ato kanë një imazh të ngrysur siç e përshkruan Hubbard mbi idetë e gabuara rreth “audituesit tipik”, që fanitet si vijon:

“Audituesi tipik është një burrë që ka kapërcyer moshën e mesme, i rezervuar, i fishkur, inteligjent, pasiv, natyrë e mbyllur, me sytë si merluc, i edukuar e i njerëzishëm në kontakte, por jo reagues e i ftohtë; një formë allçie; tepër gjakftohtë e i përmbajtur, si një vend konkret a si një suva e hedhur; pa sharmin e zakonshëm të sythit njerëzor, pa thellësi të brendshme, pasionn dhe sensin e humorit. Lumturisht ata nuk riprodhohen kurrë dhe në fund të gjithë ata shkojnë në skëterrë”55

WILLIAM SHEKSPIR (26 prill 1564-23 Prill 1616):

.

“Nëse ju dyshoni administrimin tim për pavërtetësi (falsitet), Më thërrisni mua para auditorëve të përpiktë , Dhe më lejoni të dëshmoj...” William Shekspir, “Timon of Athens”

55 -Shary H.Wescott, Robert E.Seiler, “Women in the accounting profession”, Nju Jork, 1986, shtypur nga “Markus Wiener Publishing”, kreu I, faqe 6.

Page 166: Dispense mbi Teorine e Auditimit

165

Komedia brilante “REVIZORI” e NIKOLLAJ VASILJENIÇ GOGOLIT (19 Mars 1809 - 21 shkurt 1852), u botua dhe u shfaq për herë të parë në vitin 1836. Përmes galerisë së personazheve shpaloset anekdota e një njeriu me veshje e sjellje prej kryeqytetasi, që ka ardhur në rrethina, e që dynjaja dhe drejtuesit e provincës me shqetësim e frikë e patën marrë për revizor...

Akti i Parë, Skena e Parë:

Prefekti: Një revizor nga Peterburgu, inkonjito

(Një dhomë në shtëpinë e Prefektit). Prefekti: Ju kam thirrur zotërinj, për t’ju dhënë një lajm të keq: po na vjen një revizor! Ammos Fjodoroviçi: Si, revizor ?! Artemi Filipoviçi: Si, revizor ?!

56

56 inkonjito-fshehurazi dhe i panjohur nga të tjerët

.Pa le, edhe me një urdhër sekret. Ammos Fjodoroviçi: Edhe kjo na duhej! Artemi Filipoviçi: Sikur s’kishim halle të tjera! Lluka Llukiçi: O Perëndi e madhe, pa le, na ardhka edhe me një urdhër sekret! Prefekti: Sikur ma ndiente zemra një gjë të tillë: mbrëmë gjithë natën kam parë në ëndërr dy minj, shumë të mëdhenj. Të them të drejtën të atillë minj s’kam parë ndonjëherë: të zinj, të mëdhenj sa s’thuhet! Mu afruan, më morën erë dhe pastaj ikën. T’ju lexoj letrën që kam marrë nga Andrei Ivanoviçi Çmihovi, të cilin ju e njihni, Artemi Filipoviç. “I dashur mik, kumbarë dhe mirëbërës”...të të vë në dijeni”..., po ja tek është: “po nxitoj midis të tjerave të të vë në dijeni se ka ardhur një nëpunës me urdhër që të inspektojë gjithë krahinën dhe veçanërisht qarkun tonë (e ngre gishtin përpjetë për t’u dhënë rëndësi këtyre fjalëve). Këtë lajm e kam mësuar nga njerëz të besuar, megjithëse ai e heq veten si person privat. Duke ditur se ti, ashtu si të gjithë, ke mëkatet e tua, sepse je njeri i zgjuar e s’të vjen mirë që të mos përfitosh nga ajo që të bie në dorë...” (ndalet) s’ka gjë, jemi tanët... ”prandaj po të këshilloj të marrësh masat e duhura, sepse ai mund të vijë pa pritur e pa pandehur, në mos ka ardhur e në mos banon diku inkonjito....Dje unë...këtu më shkruan për gjëra familjare...ja pra si është puna. Ammos Fjodoroviçi: Jo, ai nuk vjen kot këtu. Ka një qëllim që vjen. Lluka Llukiçi:Po pse, Anton Antonoviç, pse ka ardhur? Ç’kërkon tek ne revizori? Prefekti: Pse! Se kështu qënka fati ynë me sa duket! (Psherëtin). Deri tani, lavdi Zotit, shkonin tinës në qytetet e tjerë. Tani na paska ardhur radha neve! .....................

Page 167: Dispense mbi Teorine e Auditimit

166

Prefekti: Po, këta gjëra desha t’ju ve në dukje. Sa për punët e brendshme dhe të asaj që Andrej Ivanoviçi e quan “mëkata” në letrën e tij, unë s’kam ç’të them. Dhe do të ishte një gjë e çuditshme që unë të flisja për këto gjëra: sepse le të dalë ai burrë që të thotë se është i pamëkatë. E ka dhënë Zoti një gjë të tillë dhe volterianët kot e kanë që ngrihen kundër saj. Ammos Fjodoroviçi: Ç’kuptoni ju, Anton Antonoviç, me fjalën “mëkat”? Ka mëkat e mëkat. Ja ku u them haptas të gjithëve se unë ha ryshfet, po ç’ryshfet? Ca këlyshë zagarësh. Kjo është krejt ndryshe, të paktën. Prefekti: Këlyshë apo diçka tjetër - ryshfet i thonë. Ammos Fjodoroviçi: Jo, Anton Antonoviç, nuk ësht ashtu. Ja, për shembëll, ka ca njerëz që marrin fjala vjen, një gëzof , që kushton 500 rubla, ose një shall për bashkëshorten.... Prefekti: E çë? Ç’del nga ajo që ju merrni si ryshfet këlyshë zagarësh? Ju as që besoni me perendinë. Se mos shkoni në kishë ndonjëherë? Kurse unë të paktën nuk largohem nga feja dhe të djelë për të djelë vete në kishë. Kurse ju... Oh, ju njoh shumë mirë; po të filloni të flisni për krijimin e botës, besa që më ngrihen flokët përpjetë. ........................ Prefekti: Kjo s’do të ishte gjë, po ç’t’i bëj atij inkonjitos të mallkuar! Ja, sikur e shoh me sy që vjen papritmas: “Hë-hë, këtu më qenkeni, or pëllumba! Po kush është, thotë, kush është gjykatësi? ”, “Lljakin- Tjapkini! Po kujdestari i spitalit dhe i azilit kush është ?”. “Zemljanika”. “Pa të vijë këtu Zemljanika!”. Kësaj ç’ti bësh. ......................... Prefekti:...Nëqoftëse nëpunësi që ka ardhur do të pyesë ata të administratës në janë të kënaqur apo jo, të gjithë të përgjigjen: ”Shumë të kënaqur, fisnikëria juaj”, dhe atij që nuk do të jetë i kënaqur, do t’i jap unë pastaj një pakënaqësi të atillë...Oh, oh, oh, jam mëkatar, kam bërë shumë mëkate! (merr kutinë në vend që të marrë kapelën). Dhëntë Zoti që të shpëtojmë sak një orë e më parë se pastaj e di vetë se ç’qiri të madh do të ndez, një qiri të atillë që s’ka ndezur asnjeri deri tani: çdo derr tregtari do të ngarkoj të sjellë nga tre pudë dyllë. O Perëndi, o Perëndi! Eja të shkojmë Pjotr Ivanoviç! (Në vend të kapelës vë në kokë kutinë). Prefekti: Kuti qenka ta marrë dreqi! Dhe në qoftë se pyet për ç’arësye nuk është ndërtuar kisha pranë spitalit, për të cilën ka qenë caktuar një shumë pesë vjet më parë, mos harroni t’i thoni se filloi të ndërtohet, por u dogj. Për këtë gjë kam raportuar me kohë, se, ku ta dish, për bela del ndonjë e thotë nga harresa se atë as që e kemi nisur... Skena VI Ana Andrejevna: ...Anton, ku po shkon, ku? Si the, erdhi? Revizori? A ka mustaqe! Si i ka mustaqet!......

Page 168: Dispense mbi Teorine e Auditimit

167

Page 169: Dispense mbi Teorine e Auditimit

168

8.

TIPOLOGJIA E GABIMEVE, PARREGULLSIVE, AKTEVE ILEGALE JOLIGJORE DHE MASHTRIMEVE

a. Almanaku i përkufizimeve rreth gabimeve, parregullsive, akteve ilegale

dhe mashtrimeve. Objektivi i auditimit të pasqyrave financiare është dhënia e një gjykimi mbi llogaritë vjetore, nëse ato janë të cenuara nga gabime, parregullsi a mashtrime financiare.

1. Çfarë është GABIMI (error)? janë deklarime të gabuara, të paqëllimshme të shumave, mosveprime ose deklarime të pasqyrave financiare që mund të jenë materiale ose jo materiale.“Një gabim është një devijim nga saktësia apo korrektësia, i shkaktuar nga një gjykim i gabuar, pakujdesia apo harresa”57

- A. mangësi e ngatërresa në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga pasqyrat financiare që janë përgatitur,

. Sipas Standardit të Auditimit SAS Nr.99 të AICPA-s, gabimet mund të përfshijnë:

- B. vlerësime kontabile të paarsyeshme që dalin nga mungesa e vëmendjes ose keqinterpretimi i fakteve,

- C. veprime në mungesë të saktësisë për zbatimin e parimeve të kontabilitetit, lidhur me shumën, klasifikimin, mënyrat e paraqitjes ose të deklarimit.

Termi i gabimit u referohet veprimeve të paqëllimshme në pasqyrat dhe informatat financiare, të tilla si:

- gabimet matematikore në të dhënat bazë të kontabilitetit, - keqinterpretimi i fakteve, - keqkuptimi i politikave të kontabilitetit etj.

Karakteristika dalluese e gabimeve ndaj kategorive vijuese është se ato janë të paqëllimshëm, të pavullnetshëm, rastësor e aksidental. Literatura ka homogjeni- zuar 7 kategori të gabimeve58

• 1. Gabime të Harrimit: vijnë nga kapërcimi i një regjistrimi dhe harresës së një të dhëne, shifre etj.

:

Zbulohet nga rakordimet periodike të të dhënave (p.sh rakordimet mujore mes zyrës së Kontabilitetit dhe Klientëve, Furnitorëve, Magazinës, Arkës etj). • 2. Gabime të Hedhjes: nga debitimi apo kreditimi i gabuar i një

llogarie, në vend të regjistrimit të saktë.

57 -Prof. Dr. Jack C.Robertson, “Auditing”, SHBA, viti 1993, faqe 1110-1111) 58 -Për më shumë shiko: Prof. As. Dr V. Karapici, Leksione të shtypura mbi auditimin nga Fakulteti i Ekonomisë, UT,Tema 6, faqe 1.

Page 170: Dispense mbi Teorine e Auditimit

169

Zbulohet nga verifikimi i njëpasnjëshëm i çdo regjistrimi, duke spontuar për çdo hedhje dhe dokumentin justifikues që i korrespondon këtij rekordi regjistrimi. • 3. Gabime të Mbartjes: lidhen rëndom me transferimet e shifrave dhe

bazave të të dhënave. Zbulohen përgjithësish nga balancimi i totalit të lëvizjeve debitore me totalet e lëvizjeve kreditore, ose përmes kontrollit dhe spontimit të hedhjeve p.sh nga ditari në librin e madh të llogarive (centralizator), apo nga ditari në partitarët analitike të llogarisë (librat ndihmës) etj. • 4. Gabime të Llogaritjes: janë të natyrës aritmetikore, nga veprimet në

kolonë apo rresht, por ekziston dhe rreziku i kompensimeve të brendshme, gjë që e vështirëson zbulimin e tyre.

Zbulohet nga verifikimi i shumave në faqen e excelit ose rimbledhja e tyre (rillogaritja). • 5. Gabime të Regjistrimit të Dyfishtë: Ndodh që një veprim ekonomik

ta regjistrojmë dy herë, gjë që nuk i lëviz kuadraturat e debi-kredive në bilancin kontabël.

Zbulohet nga spontimi i njëpasnjëshëm i çdo artikulli kontabël të regjistruar. • 6. Gabime të Kompensimit: është një veprim që kundërbalancon një

ose disa gabime të tjera. Zbulohet nga auditimi i hollësishëm i të dhënave, dokumentacionit dhe regjistrave të llogarisë. • 7. Gabime Parimore:burojnë nga mosnjohja e direktivave udhëzuese,

standardeve dhe politikave kontabile të miratuara e të shpallura të detyrueshme për zbatim.

Zbulohet nga rekrutimi i auditëve në një proces të rregullt vlerësimi dhe auditimit të hollësishëm të të dhënave, dokumentacionit dhe regjistrave të llogarisë.

2. Çfarë është PARREGULLSIA (Irregularity)? “janë deklarata financiare të gabuara, të qëllimshme, duke përfshirë dhe raportet mashtruese financiare, mashtrimet e menaxhimit dhe shpërdorimin e aseteve dhe harxhimin e parasë së huaj”59. Në një formë më të thjeshtë, është paraqitur përmbajtja e këtij nocioni në “Fjalorin e Auditimit”, ku evidentohet se “parregullsitë janë shkelje të qëllimshme të politikave të caktuara të menaxhimit ose të kërkesave rregullatore, deklarime të pasakta të paramenduara, neglizhenca të mëdha ose akte të paqëllimshme joligjore”60

.

3. Çfarë është AKTI I PALIGJSHEM (Illegal act)? Janë shkelje të ligjit ose të rregulloreve të qeverisë nga kompanitë, menaxherët apo të punësuarit e saj, dhe që japin efekt material direkt në pasqyrat dhe deklaratat financiare.

59 -po aty. 60 -Gj.Ndreja, “Fjalori i Auditimit (Anglisht-shqip)” ,red. Q.Cibaku, Tiranë mars 2006, faqe 113.

Page 171: Dispense mbi Teorine e Auditimit

170

4. Çfarë është MASHTRIMI (fraud)? Shoqata e Hetuesve të Certifikuar të Mashtrimit-ACFE, (Austin, Teksas, SHBA), ka cilësuar se “mashtrimi është përdorimi i një profesioni për pasurimin personal, përmes keqpërdorimit të qëllimshëm të burimeve njerëzore të organizatës, ose nëpërmjet shpërdorimit të aseteve. Mashtrimet profesionale zbulohen përmes një numri metodash të ndryshme. Ekspertizat e ACFE-së që janë realizuar në vitin 2006, vërtetuan se 34,2 % e mashtrimeve janë zbuluar nga mitmarrja (bakshishet), 25,4 % rastësisht dhe 20,2 % nëpërmjet auditimit të brendshëm”.-(Burimi: Thomas P. DiNapoli “Red flags of fraud”, faqe 1). Termi i mashtrimit u referohet veprimeve të qëllimshme prej një ose më shumë personave, nga menaxhimi, nga të punësuarit ose palët e treta të jashtme, që rezultojnë me shtrembërim të pasqyrave dhe informatave financiare. Mashtrimet mund të përfshijnë:

- Manipulimin, falsifikimin ose ndryshimin e të dhënave ose dokumenteve, - Keqpërdorimin e mjeteve, - Keqpërdorimin e politikave të kontabilitetit, - Regjistrimin e transaksioneve fiktive apo pa substancë etj. Ja si e ka formuluar Prof.Jack.C.Robertson, përkufizimin e mashtrimit: ”akt i kryer

me vetëdije, shtrembërim ose fshehje e të vërtetës,me qëllim përfshirjen dhe besimin në gënjeshtër, duke i shkaktuar dikujt humbje ose dëm, për të përfituar diçka me vlerë”. Kërkesat tipike përmblidhen në 3 elementë çelës:

1) Të bërit keq/ gabim e një diçkaje -prezantimi i fakteve. 2) Të bërit qëllimisht. 3) Rezultati: përfitimet e pa autorizuara personale.

Shembuj:Faturimet - Nëpunësit paraqesin fatura fallco për mbulimin e shpenzi- meve tregtare ose personale. Pa para - Nëpunësit vjedhin a grabisin pajisje zyrash, dokumente me vlerë, biznesi,etj.. Rimbursimi i Shpenzimeve - Nëpunësit fusin në dosje për pagesë raporte për udhëtime personale, pagesa të pakryera për rimbursim etj. Cekja, çekimi - Nëpunësit kryejnë pagesa për blerësit, por nuk i regjistrojnë. Listëpagesat - Nëpunësit nuk shkruajnë raportet vjetore; deklarojnë orë pune jashtë kohës zyrtare të kontraktuar, pa i kryer ato; shtojnë emra njerëzish që nuk ekzistojnë në listë pagesa. etj, etj.

Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve të Certifikuar-IFAC, e vlerëson konceptin e mashtrimit si ”veprim të qëllimshëm të kryer nga një ose disa individë, në mes drejtuesve, punonjësve apo palëve të treta, që rezulton në një paraqitje të gabuar të pasqyrave financiare”.

Në “Librin e Verdhë” të Standardeve të Auditimit Qeveritar- GAO, është ky përcaktim zyrtar mbi mashtrimin:”Mashtrimi është ai tip i akteve ilegale, që përfshin marrjen e një diçkaje, nëpërmjet shtrembërimit me paramendim të fakteve”.

Gjithashtu, Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditit-INTOSAI, e ka konsideruar mashtrimin si “bashkëveprim të paligjshëm

Page 172: Dispense mbi Teorine e Auditimit

171

midis dy entiteteve, ku njëra palë me qëllim mashtron tjetrin përmes mjeteve e dokumenteve false, për përfitime të paligjshme e të padrejta. Termi mashtrim i referohet një akti të qëllimshëm nga një ose më shumë individë në menaxhim, nëpunës ose palë të tretë, që mund të vijë nga keqkuptimi i deklarimeve financiare”.

Në të njëjtën mënyrë dhe fjalori shoqërues i “Kornizës Punuese për Praktikat Profesionale” (hartuar nga SAFRECO, në kuadër të Projektit të Agjensionit Evropian, Prishtinë 2004 faqe 23), fokusohet tek mashtrimi si “rrezik që në mënyrë efikase kërcënon objektivat. Çdo veprim joligjor i përshkruar si gënjeshtër, fshehje apo shkelje e besimit. Këto veprime nuk kanë të bëjnë me kërcënime apo zbatimin e dhunës e të forcës fizike. Mashtrimet kryhen nga palë dhe entitete për të përfituar para, prona ose shërbime; që t’ju shmangen pagesave apo humbjes së shërbimeve apo të sigurojnë dobi vetjake apo për biznesin”.

Studiuesit Tommie Singelton, Aaron Singelton, Jack Bologna dhe Robert J. Lindquist, kanë dizenjuar pemën e mashtrimeve profesionale ( libri “Fraud auditing and forensic accounting”, faqe 102), duke zbuluar tre kategori (degëzime) të mashtrimeve:

korrupsionin (me nënndarje konfliktin e interesave, mitmarrjen, veprimet ilegale dhe zhvatjet ekonomike);

shpërdorimin e aseteve (duke përfshirë shpërdorimin e parasë cash dhe vjedhjet e minuset në inventarët dhe aktivet e tjera pasurore);

deklarata mashtruese (qofshin këto financiare ose jo financiare). Të tjera konsiderata mbi mashtrimin: “Shumë raste të mashtrimit përfshijnë transaksione të komplikuara financiare të kryera nga "kriminelët me jaka të bardha”- shkruhet në webin www.visegeec.com.- Në mënyrë që të provojnë ekzistencën e mashtrimit, akuzuesi duhet të demonstrojë se i akuzuari kishte njohuri paraprake dhe kishte vullnet për ti paraqitur ndryshe faktet. Një nga gjërat më të rëndësishme për tu provuar është shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve”. Mashtrimi është etiketuar si "shtrembërim i qëllimshëm i së vërtetës" apo një "shtrembërim apo ekspozim i gënjeshtërt i një çështje të vërtetë", e cila nxit një person tjetër për të përfituar padrejtësisht "diçka të çmuar ose një të drejtë ligjore që nuk i takon". Mashtrimi nuk është i kufizuar vetëm në shitjen e letrave me vlerë të falsifikuar, por gjithashtu përfshin shitjen e letrave me vlerë legjitime për qëllime të paligjshme- informon një burim tjetër.61

Sipas veprës ”Encyclopædia Britannica”, mashtrimi përbën shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës, për të privuar dikë nga një pronë me vlerë apo nga një e drejtë ligjore.

Në kuptimin e gjerë, mashtrimi është veprim i qëllimshëm i bërë për përfitime personale ose për të dëmtuar një individ. Përkufizime të veçanta vargojnë sipas juridiksionit përkatës. “Mashtrim është një krim, është gjithashtu shkelje e ligjit civil”.

Mashtrimi ka disa komponentë të përbashkët: 1. ekzistenca e një fakti, 2. materialitetin e çështjes që shqyrtohet,

61 - www. kriminal-law.freedadvice.com

Page 173: Dispense mbi Teorine e Auditimit

172

3. falsitetin e saj në raport me rregullaritetin e aktit, 4. dijenitë e të akuzuarit mbi gjuhën e dinakërisë së përdorur, 5. veprimi i qëllimshëm nga ana e të akuzuarit, 6. injoranca ose padituria e akuzuesit mbi dinakërinë e kurdisur ndaj tij, 7. dëmtimi dhe vuajtja konsekuente që i shkaktohet akuzuesit nga ky akt

dinakërie. Mashtrimi duhet të provohet duke treguar se veprimet e të akuzuarit

përfshijnë pesë elemente të veçantë: (1) një deklaratë të rreme e një fakt material, (2) njohuri mbi pjesë të pandehurin se deklarata është e pavërtetë, (3) synon nga ana e pandehurit për të mashtruar viktimës të dyshuar, (4) mbështetja e justifikueshme nga viktima të dyshuara në deklaratë, dhe (5) lëndimit të viktimës të dyshuar si rezultat i kësaj. Së pari, jo të gjitha deklaratat e rreme janë mashtruese. Për të qenë

mashtruese, një deklaratë e rremë duhet të lidhet me një fakt material. Ai duhet gjithashtu të ndikojë në thelb një vendim të personit për të hyrë në një kontratë ose të ndjekë një kurs të caktuar veprimi.

Së dyti, i akuzuari duhet të dijë se deklarata është e pavërtetë. Për të qenë mashtruese, një deklaratë të rreme duhet të jetë bërë me një qëllim për të mashtruar viktimën.

Së treti, deklarata e rreme duhet të jetë bërë me qëllim që t’i privojë viktimës disa të drejta ligjore.

Së katërti, mbështetja viktimës në deklaratë të rreme duhet të bëhet në mënyrë të arsyeshme.

Së fundi, deklarata e rreme duhet të shkaktojë viktimës disa lëndime si rezultat i mashtrimit.

Mashtrimi i njerëzve me anën e parasë është me sa duket tipi më i zakonshëm i mashtrimit, por ai mund të kryhet nëpërmjet metodave të shumta si mashtrimet nëpërmjet internetit, fshehja e vendndodhjes nëpërmjet e-mailit, telefoni, vjedhja e të dhënave të kartave të kreditit, letrat me vlerë, etj. Mashtrim është një krim federal në SHBA, që mund të çojë në ndjekje penale nën akuzën e vjedhjes së mallrave ose shërbimeve,

Sharlatanizëm (psikik dhe i padukshëm)

Falimentimi,

Krijimi i kompanive apo firmave të rreme, Përvetësimi, marrjen e parave në emër të një pale tjetër pa autorizim,

Reklamat e rreme,

Faturimi i rremë,

Kërkesa të rreme të sigurimit të pasurisë, pasi kanë ndodhur dëmtimet apo aksidentet,

Falsifikim i dokumenteve ose nënshkrimeve,

Mashtrim shëndetësor, shitja e produkteve të paautorizuara,

Page 174: Dispense mbi Teorine e Auditimit

173

Mashtrimi me taksat, mos paraqitja e saktë e të ardhurave apo veprime të paligjshme duke iu shmangur taksave (evazioni fiskal), nëpërmjet faturimit të rremë ose falsifikim të dokumentacionit tatimor.

Mashtrime sociale, për të marrë përfitimet e sigurimeve shoqërore, Vjedhjet e identitetit,

Mashtrimet me skemat e investimeve, (tipike ishte skema Ponzi),

Mashtrim martesë për të marrë përfitime të emigracionit,

Përfitimi i pagesës për mallrat shiten on-line, me postë apo telefon, pa përmbushur qëllimin e dërgimit të mallrave, etj.

Universiteti i Birmingemit sjell në vëmendje të menaxherëve që të jenë vigjilent rreth ngjarjeve ose transaksioneve të jashtëzakonshme,që mund të jenë simptome të mashtrimit ose tentim mashtrimi. Në çdo dyshim duhet të shqyrtohet për të sqaruar nëse një gabim ose një parregullsi ka ndodhur. Një parregullsi mund të definohet çdo incident apo veprim që nuk është pjesë e operacionit normal të sistemit apo kursit të pritshëm të ngjarjeve. Ekzaminimi paraprak mund të përfshijë informata diskrete me stafin ose dokumentet e shqyrtuara. Mashtrimet janë krime jo homogjene dhe jo një shkallësh. Aty përfshihen vjedhjet, përvetësimet, falsifikimet, etj. Fazat e mashtrimit mund të ilustrohen nga Modeli i Trekëndëshit të Mashtrimit, që është prezantuar nga studiuesi dhe pionieri i kriminologjisë Donald R. Cressey, në vitin 1950, për herë të parë iu dhanë përgjigje shumë pyetjeve mbi mashtrimin si ideologji.... Rezultatet e këtyre studimeve u prezantuan shkurtimisht në trekëndëshin e mashtrimit (fraud triangle), i cili u rivizatua nga Joseph T.Wells në veprën “Occupational fraud and abuse” (botuar nga Obsidian publishing co, viti 1997) dhe u përfshi në Standardin e Auditimit SAS Nr. 99.

Page 175: Dispense mbi Teorine e Auditimit

174

Trekëndëshi i mashtrimit

Motivimi Trysnia,

shtrëngimi

Mundësia

Shansi

Racionalizimi,

Shpjegimi i arsyeshem

Cressey pasi intervistoi 200 entitete që kishin pësuar pasojat e mashtrimit

nga të tretët, arrit në përfundimin se 3 faktorë janë të pranishëm në çdo situatë të mashtrimit: Mundësia, Motivi (Trysnia dhe Pozicioni) dhe Qëndrimi Arsyetues.

1. Mundësia për mashtrim

2.

: Një këmbë e trekëndëshit është mundësia e mashtrimit. Kjo këmbë e mashtrimit ka të bëjë me qasjen në mjetet, njerëzit, informacionit, sistemet kompjuterike, që mundësojnë jo vetëm kryerjen e një mashtrimi, por dhe fshehjen e tij. Personat mund të keqpërdorin pozitën që u është besuar, për të zgjidhur problemet e veta financiare, me një risk të ulët të perceptuar se mund të zbulohen. Ky kënd i mashtrimit ofrohet në përgjithësi nga kontrollet e brendshme të dobëta ose kur ato nuk ekzistojnë. Disa shembuj mund të përfshijnë kontrolle të pamjaftueshme për këto drejtime: mbikëqyrje dhe rishikim, ndarje detyrash, hallkat autorizuese e aprovuese etj. Kur mundësia për mashtrim është penguar, atëherë evitohen kosto efektive dhe humbje kohe.

Motivimi,trysnia/nxitja e mashtrimit

3.

: është një presioni ose trysni që personi ndien,që mund të nxitet nga shkaqe të tilla që problemet financiare personale nuk mund t’i zgjidhë me mjete legjitime. Pra motivimi mund të perceptohet dhe si kontrast i forcës dhe dëshirave për të mira materiale dhe mungesës së parave. Për shembull nevoja për para, pamundësia për të paguar faturat personale, të dhënit pas veseve personale (kumari, borxhi i rëndë personal, droga etj), historitë penale, histori të paqëndrueshme punësimi, zëvendësimi i sendeve pas një zjarri që ka rënë mbi një shtëpi, shqetësime për fatura të larta mjekësore, shqetësime financiare për një punë të humbur, pagesa mbështetëse për fëmijët, humbja e investimeve dëshira për sende luksoze etj.

Racionalizimi/shpjegimi i arsyeshëm:ndodh kur përvetësuesit zhvillojnë një justifikim për të justifikuar aktivitetet e tyre mashtruese, pra për këto sjellje mashtruese ato janë “në rregull” në mendjen e tyre. Ky element i mashtrimit është ndoshta pjesa më e rrezikshme e trekëndëshit të mashtrimit, sepse është gati e

Page 176: Dispense mbi Teorine e Auditimit

175

pamundur për menaxhimin të eliminojnë këtë komponent, ngaqë ato nuk mund të kontrollojnë mendjen e punonjësve. Sipas një Raporti të ACPE (publikuar në vitin 2004), 88 % e mashtrimeve të stimuluara nga ky komponent kryhet nga persona që nuk para kanë rekorde kriminale, por janë “krime të kollareve të bardha”.Kur mashtrimet janë zbuluar, ka shpesh shok dhe mosbesim që një numër personash mund të kenë kryer një akt të tillë. Keqbërësi apo mashtruesi i biznesit mund të jetë "njeriu fqinj”."Ky person ka të ngjarë të jetë një mashkull i martuar me një familje, i një përkatësie fetare dhe i arsimit mesatar” (Russell, 1995, faqe 38). Statistikat kanë dëshmuar se humbjet për burrat punonjësit janë katër herë më të mëdha se ato të grave të punësuara. Gjithashtu, përafërsisht 58 për qind e mashtrimit të raportuar është kryer nga punonjës jo-menaxhues, 30 për qind nga menaxherët, dhe 12 për qind nga drejtuesit shumë afër pronarit. Megjithatë, humbja nga punonjësit jo-drejtues është 60.000 $, nga menaxherët 250.000 $ dhe nga drejtuesit pranë pronarit 1.000.000 $. Në fund, punonjësit me grada post-universitare kanë humbje pesë herë më e madhe se sa të diplomuarit nga shkolla e lartë”-(Burimi: Shoqata e Ekzaminuesve të Mashtrimit, 1999).

Evolucioni i përgjithshëm i formave të mashtrimit jepet në këtë tabelë:

KATEGORIA ILUSTRIMI

MOTIVIMI

Nevojat, kërkesat, varfëria; Lakmia, babëzia; Shpagimi, revanshi, hakmarrja; Fatura të fryra personale të papaguara; Pamundësia për të përballuar të papriturat dhe

sfidat financiare; Rastet e jetës së shtrenjtë e luksoze; Gjendje e dobët financiare dhe borxhe të gjata

MUNDESIA

Aksesi mbi pasuritë; Aksesi mbi të dhënat; Mos qarkullimi i kuadrit; Mungesa e gjurmës së auditit; Mungesa e kontrolleve që parandalojnë zbulimin e

sjelljeve mashtruese; Paaftësia për të gjykuar mbi performancën; Mos ekzistenca e funksionit të auditimit; Mungesa e kodit etik të detyrueshëm;

Page 177: Dispense mbi Teorine e Auditimit

176

Mungesa e kapaciteteve humane e profesionale, apatia, etj.

QENDRIMI ARESYETUES

Arsyetimi i krimeve si hakmarrje, jo si vjedhje...

FLAMUJT E KUQ

-zbulimi i mospërputhjeve; -afaristët e shkathët; -autoritarë të egër; -dëshira të forta për pasurim të shpejtë; -lodhje të sistemeve të qëndrueshme; -modelimi i sjelljes etj.

Një rezyme mbi kategoritë kryesore të mashtrimeve jepet në këtë modelim:

I. Deklaratat mashtruese jo financiaredokumentet e brendshme. II. Deklaratat mashtruese financiare pronat,deklarimet e të ardhurave

vlerësimi i gabuar i aseteve (pronave). III. Deklaratat mashtruese financiare asetet,deklarimi i të ardhurave

detyrimet dhe shpenzimet e fshehura e të padeklaruara. IV. Korrupsioni mitëmarrja. V. Korrupsioni konflikti i interesave.

VI. Shpërdorimi i aseteve (pasurive fizike) paratë disbursimet mashtruese skemat e rimbursimit të shpenzimeve.

VII. Shpërdorimi i aseteve paratë disbursimet mashtruese skemat e pagesave.

VIII. Shpërdorimi i aseteve paratë disbursimet mashtruese skemat e faturimit.

IX. Shpërdorimi i aseteve inventarët dhe aktivet e tjera të qëndrueshme abuzimi dhe keqpërdorimi.

Edhe pse të provuarit e mashtrimit nga ekzaminuesit (hetuesit) dhe auditët e pavarur të pasqyrave financiare janë të lidhura, ata nuk janë e njëjta disiplinë. Tabela vijuese liston disa nga dallimet kryesore62

:

Çështja

Audituesit e pavarur të pasqyrave financiare

Ekzaminuesit e Mashtrimit

Afatet Periodike Auditimet ndjekin një vlerësim të planifikuar e procedural për të parë pajtueshmërinë me standardet e fushës. Auditimet e pasqyrave financiare kryhen sipas një baze të rregullt, periodikisht.

Jo periodik Ekzaminimi mashtrimeve nuk është proces periodik. Ai kryhen vetëm duke u bazuar në sensibilitetin rreth ngjarjeve të pazakonshme apo mbi pohime të mjaftueshme, që nuk i referohen ndonjë standardi.

62 -Jack C.Robertson, “Auditing”, botimi i 7-të, Irwin, Sidnei, Austri, pjesa e II-të, faqe 315-316.

Page 178: Dispense mbi Teorine e Auditimit

177

Qëllimi/ Fushëveprimi

I përgjithshëm Fushëveprimi i auditimit është ekzaminimi i përgjithshëm i të dhënave financiare.

Specifik Ekzaminimi i mashtrimit kryhet për t’u dhënë zgjidhje e përgjigje akuzave specifike.

Fokusimi Gabimet dhe parregullsitë Auditët e pavarur të pasqyrave financiare evidentojnë gabimet dhe parregullsitë

Modelet e sjelljes dhe kundërshtitë Investiguesit fokusohen tek përjashtimet, kundërshtitë dhe hetojnë modelet e sjelljes.

Objektivi Dhënia e Opinionit Një auditim është bërë në përgjithësi me qëllimin për të shprehur një opinion mbi rregullaritetin e pasqyrave financiare apo një të dhëne të lidhur me to.

Fiksimi i fajësisë Qëllimi i ekzaminimit është të provuarit e ekzistencës së mashtrimit; që të përcaktohet nëse mashtrimit ka ndodhur/ po ndodh, dhe për të përcaktuar se kush është përgjegjës.

Drejtimi i Operimit

Vlerësimi i risqeve Auditët vlerësojnë risqet e kontrolleve me terma të përgjithshëm dhe specifikë sipas procedurave të projektuara.

Ndërtimi i skemave imagjinare mbi lidhjet e mundshme Vihet në lëvizje imagjinata për të ndërtuar skemat e mundshme të lidhjeve dhe mundësive mes personave; hulumtohen kontrollet e dobëta që mund të shërbejnë si kthesë për t’i orientuar drejtë gjurmëve të mashtrimit.

Konceptet ku bazohen

Materialiteti Auditët përdorin konceptin e materialitetit të bazuar në vlerat më të larta.

Materialiteti kumulativ Hetuesit bazohen në materialitetin kumulativ.

Teoria bazë Teoritë e kontabilitetit dhe logjika e auditimit

Teoria e sjelljes së motivuar, teoria e e mundësisë dhe teoria e integritetit.

Lidhja I volitshëm dhe jo kundërshtar Procesi i auditimit është i volitshëm si natyrë.

I pavolitshëm dhe kundërshtar Këqyrja dhe ekzaminimi i mashtrimeve, përfshin përpjekjet për të fiksuar fajësinë, ndaj janë të pavolitshëm si natyrë.

Metodologjia Teknikat e Auditimit Auditimet janë të lidhur kryesisht me shqyrtimin e të dhënave financiare.

Teknika e Ekzaminimit të Mashtrimit Të provuarit e mashtrimit kryhen në lidhje me (1) dokumentimin e ekzaminimeve; (2) rishikime dhe

Page 179: Dispense mbi Teorine e Auditimit

178

përmbledhje të jashtme të të dhënave publike; (3) intervistave.

Shkalla e suksesit për zbulimin

I ulët Auditët e brendshëm e të jashtëm nderim, besim e kredo profesionale për zbulimin e rreth 20% të mashtrimeve të ndodhura.

I lartë Nga ana tjetër, hetuesit, që si përgjegjësi primare kanë hetimin dhe zbulimin e mashtrimit, kanë më shumë sukses, ngaqë ndjekin mënyra specifike hetimi kur mashtrimi është bër1 i njohur apo dyshimi është i lartë.

Standartet Skepticizmi profesional Auditorët janë të detyruar të realizojnë një qasje të auditimeve me skepticizmin professional

Dëshmia/prova Ekzaminuesit e mashtrimit drejtojnë këqyrjen dhe hetimin e një mashtrimi duke u përpjekur të krijojnë dhe mbledhin prova të mjaftueshme për mbështetjen ose hedhjen poshtë të një deklarimi mashtrimi. Hetuesit kryejnë identifikime, vëzhgime mbikëqyrëse, intervistojnë dhe përgatisin pyetësorë për sjelljen,eliminojnë rezultatet e “vdekura”, etj.

Llojet e “krimit të kollareve të bardha”:

Mashtrim është arti i qëllimshëm i përfitimeve të paligjshme dhe është aq i vjetër sa edhe historia. Termi "krimi i jakave të bardha" u njoftua në vitin 1939 nga Prof. Edwin Sutherland duke bërë sinonimi me gamën e plotë të mashtrimeve të kryera nga profesionistët e biznesit dhe qeveria. 1. Mashtrimi Bankar T'u angazhuarit në një veprim ose modelim i një aktiviteti, ku qëllimi është të mashtrojnë me fondet e një banke. 2. Shantazh: Një kërkesë për para, përfitim i paligjshëm i pronës ose shqyrtime të tjera nën kërcënim, presione për të kallëzuar ndonjë krim, ose për të ekspozuar sekretet. 3. Ryshfeti:

Kur para, mallra, shërbime, informacione ose ndonjë gjë tjetër me vlerë janë ofruar me qëllim për të ndikuar në veprimet, mendimet, apo vendimet e personave të tjerë. 4. Mashtrimi me telefona: Përdorimit i paautorizuar, apo manipulim i një telefoni celular, përdorimi i një telefoni të vjedhur, përdorimi i identitetit të rremë etj. 5. Mashtrim në kompjuter: Kur hakersat vjedhin burimet e informacionit të mbajtura në kompjuter, të tilla si informatat bankare, kartat e kreditit dhe informacionet e pronarit. 6. Falsifikim:

Page 180: Dispense mbi Teorine e Auditimit

179

Ndodh kur dikush kopje ose imiton një objekt, pa qenë i autorizuar për të bërë këtë dhe kalon kopje të tij për pika të tjera. Falsifikimi është më shpesh i lidhur me paratë. 7. Mashtrim me Kartat e Kreditit: Përdorimi i paautorizuar i një kartë krediti për të marrë mallra me vlerë. 8. Skema e Valutës: Praktika e spekuluar mbi vlerën e ardhme të monedhave. 9. Përvetësimi: Kur një person të cilit i janë besuar të holla ose një pronë, e përvetëson atë për ta përdorur për interes të tij dhe për ta përfituar. 10. Skema e Mjedisit: Praktikat mashtruese të ushtruara nga korporatat që duhet të përgjigjen për pastrimin e mjedisit. 11. Zhvatjet: Ndodhin kur një person në mënyrë të paligjshme e fiton pronën nga një tjetër me forcë ose duke e kërcënuar, me frikësim, ose dhunë, ose nën petkun e të drejtës zyrtare. 12. Mashtrim Shëndetësor: Kur një ofruesi i pa licencuar i kujdesit shëndetësor, siguron shërbime nën maskën e të licencuarit dhe merr përfitime monetare për shërbimin. 13. Mashtrimi në sigurime: Të angazhuarit në një veprim ose model i një aktiviteti ku merren të ardhurat nga një kompani e sigurimit nëpërmjet mashtrimit. 14. Skema e Investimeve: Kur një viktimë që nuk dyshon, është kontaktuar nga aktori i cili premton që të sigurojë një kthim i madh për një investim të vogël. 15. Pagesë haraçi: Ndodh kur një person që shet një artikull, i paguan përsëri blerësit një pjesë të çmimit të blerjes. 16. Vjedhja: Kur një person i grabit padrejtësisht para një personi ose pronë. 17. Pastrimi i Parave: Investime ose transferim i parave nga shantazhe, transaksionet e drogës apo skemat e tjera të përvetësimit, në mënyrë që të duket se burimi i saj është origjinal, nuk lë shkas të mendohet se paratë janë transferuar nga ndonjë aktivitet jo legjitim. 18. Mashtrimi: Funksionimi i një biznesi të paligjshëm për përfitime personal. 19. Mashtrim në Letrat me vlerë: Akt i rritjes artificiale të çmimit të stoqeve nga ndërmjetësit, me qëllim që blerësit mund të blejnë një gjendje me çmim të rritur. 20. Shmangia tatimore: Kur një person kryen mashtrim në deklarimin apo pagesën e taksave. 21. Peshat dhe Masat:

Page 181: Dispense mbi Teorine e Auditimit

180

Akti i spekulimit me peshat e një artikulli, kur etiketa pasqyron një peshë të më të lartë.

b. Filli i analizës së përgjegjësive të aktorëve të një organizate mbi identifikimin, zbulimin dhe komunikimin e mashtrimit. Histori e shkurtër e oshilacioneve mbi përgjegjësitë e auditimit, në kohë të ndryshme63

Në fund të vitit 1930, shumica e auditëve theksonin se qëllimi primar në një auditim është zbulimi i mashtrimeve. MAUTZ dhe SHARAF (në veprën “Filozofia e auditimit” në vitin 1961), shpallën botërisht se:

.

“deri kohët e fundit kishte një pranim të konsiderueshëm të idesë se auditët e pavarur kanë si qëllim themelor zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve ose parregullsive të tjera”.

Në një edicion të hershëm të “Montgomerit” (teksti i parë i auditimit),u listuan tre objektiva bazë të auditimit:

-1. zbulimi i mashtrimeve, -2. zbulimi i gabimeve teknike dhe -3. zbulimi i gabimeve në parim.

Pas vitit 1930, një ndryshim i dukshëm ka ndodhur në profesionin e auditimit, lidhur me vullnetin mbi përgjegjësitë e profesionistëve të auditimit për zbulimin e mashtrimeve, si qëllim i pasqyrave financiare. Ky revolucion kulmon me lëshimin e Shpalljes për Procedurat e Auditimit, SAP nr. 1, ku demonstrohet se:

“ekzaminimet e pasqyrave financiare shoqërohen nga një raport dhe opinion i pavarur nga kontabilistë publikë të certifikuar , që nuk mund të projektohet për zbulimin e gjithë mashtrimeve, pasi ky nuk është objekt primar, ndonëse zbulimi i mashtrimeve shpesh ka dhënë rezultat”.

Në këtë mënyrë SAP nr. 1 është përpjekur të përmirësojë dhe artikulojë pozicionin e ri të auditit në zbulimin e mashtrimeve.

Në vitin 1960, AICPA publikoi SAP Nr. 30, të titulluar “Përgjegjësitë dhe funksionet e auditëve në ekzaminimin e pasqyrave financiare”. Aty vihet nënvizimi i rëndësishëm se:

“zbulimi i parregullsive të qëllimshme (mashtrimeve) është përgjegjësi e menaxherëve”.Kësisoj Standarti thekson se auditët janë të obliguar “të jenë të vetëdijshëm mbi mundësinë e ekzistencës së mashtrimeve”, duke qartësuar se një audit nuk është përgjegjës për zbulimin e mashtrimeve, por kjo mbetet përgjegjësi e mashtrimit.

Në vitin 1978, Komisioni COHEN (ose siç quhet ndryshe Komisioni mbi përgjegjësitë e audituesve), arriti në një konkluzion të ndryshëm, pasi ai jep një

63 -Në fokusin e W.Steve Albrecht, Conan C.Albrecht,Chad O.lbrecht dhe Mark Zimbelman, “Fraud Examination”, botimi i 3-të, SHBA, viti 2009, faqe 644.

Page 182: Dispense mbi Teorine e Auditimit

181

tjetër arsyetim mbi rolin dhe përgjegjësitë e auditëve për raportimin e mashtrimeve financiare. Sipas Komisionit Cohen, auditët:

“kanë për detyrë të rrëmojnë për mashtrimet dhe duhet të pritet që të zbulojnë mashtrimet që përmes ekzaminimeve normalisht mund të zbulohen”. Më tej thuhet se auditët duhet të paracaktuar të tilla që të jepet siguri e arsyeshme se pasqyrat financiare nuk janë të prekura nga mashtrimet materiale.

Në vitin 1977 u shpall SAS Nr. 16 “Përgjegjësitë e auditëve të pavarur për zbulimet e gabimeve dhe parregullsive”.Sipas parashikimeve në këtë Standart, përgjegjësia e auditëve të pavarur qëndron në kryerjen e ekzaminimeve mbi pasqyrat financiare sipas standardeve GAAS dhe dhënien e opinionit mbi këto deklarime.

“si pasojë e Standarteve GAAS, përgjegjësi e auditëve, në kushtet e kufizimeve të qenësishme (të pandara) nga ky profesion, mbetet planifikimi i ekzaminimeve për të gjurmuar gabimet materiale dhe parregullsitë”.

Në këtë mënyrë SAS Nr. 16 kërkon që auditët “të gjurmojnë dhe rrëmojnë për mashtrimet” dhe jo “për të zbuluar mashtrimet”. Pas një raportit të hartuar nga Komisioni Treadway, vijuan të dalin në dritë përpjekje mbi sqarimin e rolit të auditëve. Për këtë u emetua SAS Nr. 53, ku modifikoheshin përgjegjësitë dhe roli i audituesve , që ..

“të projektojnë siguri të arsyeshme se janë zbuluar gabimet dhe parregullsitë”. Pra, kërkohet dhënia e sigurisë së arsyeshme se parregullsitë materiale janë zbuluar.

Raporti Special i Bordit të Mbikëqyrjes Publike (viti 1993), nxori në pah përgjegjësitë e kontabilistëve krahas audituesve për gjurmimin dhe nxjerrjen në dritë të mashtrimeve të menaxhimit. Në themel të këtij raporti qëndrojnë rekomandimet për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizimit të audituesve si dhe përmirësimet në qeverisjen e korporatave. Bordi i Mbikëqyrjes Publike ishte veçanërisht i interesuar për progresin potencial në mjeshtërinë e auditimit për zbulimin e mashtrimeve.

Raporti i Bordit të Drejtorëve të AICPA-s (1993) propozoi ndërmarrjen e iniciativave për të asistuar auditët në zbulimin e parregullsive materiale në pasqyrat financiare; inkurajimin e çdo pjesëmarrësi që inkuadrohet në proceset e raportimit dhe vlerësimit të deklarimeve financiare- drejtorëve, këshilltarëve, rregullatorëve, auditëve të pavarur etj,- për të ndarë përgjegjësitë e veta në mënyrë të prerë.

Shpallja mbi Standartin e Auditimit SAS Nr. 99 “Konsiderata mbi mashtrimet në auditimin e pasqyrave financiare”. Aty janë dhënë hollësi mbi karakteristikat e mashtrimeve, angazhimet profesionale për vlerësimin dhe analizën e risqeve dhe parregullsive materiale.

Page 183: Dispense mbi Teorine e Auditimit

182

Raporti Special i Bordit të Mbikëqyrjes Publike (viti 1995), porosit për një rol pro-aktiv në proceset e përpilimit dhe raportimit të deklarimeve financiare, pas ngjarjeve që tronditën disa kompani të fuqishme publike.

Ligji i Sarabana-Oksleit (2002) u fokusua në kompletimin e ndryshimeve në qeverisjen e korporatave për parandalimin, zbulimin dhe investigimin e mashtrimeve. Ky akt kërkon rritjen e ndjeshmërisë dhe të përkushtimit nga auditët, bordi i drejtorëve, komiteti i auditimit dhe hallkat e tjera të qeverisjes.

Ligji i Sarbana-Oksleit u paraqit nga Komiteti i Sigurisë dhe Shkëmbimeve (SEC) në vitin 2002, në përgjigje të skandaleve që përfshinë kontabilitetin e korporatave dhe kompanive shumë të njohura në SHBA (rasti “Enron”).

Synimi kësaj dispozite është kthimi i besimit publik dhe sigurisë në praktikat e korporatave të biznesit, mbi raportimet dhe zbulimet.

Për t’u aplikuar nga kompanitë tregtare të regjistruara në SHBA; nuk aplikohet nga institucionet arsimore dhe ato jofitimprurëse.

Profili tërësor i Aktit të Sarbana-Oksleit inkuadron 11 seksione, si vijon: I. Bordi i Kontabilitetit për Kompanitë Publike,

II. Auditë të jashtëm të pavarur, III. Përgjegjësia e Korporatave, IV. Shtimi i zbulimeve financiare, V. Analiza e Konfliktit të Interesit,

VI. Burimet dhe autoriteti i Komisionit, VII. Studimet dhe Raportimet,

VIII. Korporatat dhe Autoriteti i Mashtrimeve Kriminale, IX. Forcimi i ndëshkimeve për krimet e kollareve të bardha, X. Të ardhurat nga taksat e korporatave,

XI. Mashtrimet e korporatave dhe Përgjegjësitë. Rëndësi të veçantë për studim, paraqesin Seksioni nr. 302 dhe nr. 404 i këtij akti:

• -Ato kanë rishikuar e kontrolluar raportin vjetor,

Përgjegjësia e Korporatave – Seksioni Nr. 302 Ky seksion dominon detyrimin që shefi ekzekutiv dhe shefi financiar i organizatës të certifikojnë raportet vjetore, ku të deklarohet që:

• -Nuk kanë gjetur fakte të parregullsive materiale të lëna jashtë evidencës,

• -Pasqyrat financiare prezantojnë gjendjen reale të operacioneve të saj,

• -Ato janë përgjegjës për: 1) Ngritjen dhe mirëmbajtjen e kontrolleve të brendshëm; 2) Informacionet e rëndësishme janë të njohura nga drejtimi; 3) Ka një zhvillim e përmirësim të kontrolleve; 4) Ato që ka zbuluar se auditët dhe komiteti i auditimit kanë prezantuar të

gjitha mangësi shprehëse të dobësisë materiale të kontrolleve dhe të dhënave financiare;

Page 184: Dispense mbi Teorine e Auditimit

183

1. Shpall përgjegjësitë e drejtuesve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturës së kontrollit të brendshëm dhe procedurat e raportimit financiar.

Rritja e zbulimeve Financiare – Seksioni Nr. 404 Çdo raport vjetor duhet të përfshijë si aneks, një raport mbi gjendjen e kontrollit të brendshëm, i cili :

2. Përfshirjen në vlerësim në fund të çdo viti fiskal, të efektivitetit të strukturës së kontrollit të brendshëm dhe procedurave të kompanisë për raportimet financiare.

Firmat e licencuara në kontabilitetin publik do të verifikojnë, atestojnë dhe raportojnë rreth vlerësimit që menaxherët i kanë bërë gjendjes së kontrolleve të brendshme.

Pas skandaleve mashtruese që mbërthyen botën financiare, 10 drejtimet kryesore të sugjeruara për instalimin e kontrolleve kundër mashtrimit, për korporatat, në bazë të detyrimeve të seksionit nr. 404 të Ligjit të Sarbana-Oksleit, janë64

I. Një angazhim më të madh të komponentit të mjedisit të kontrollit, me pjesëmarrje më aktive të bordit, komitetit të auditimit dhe menaxhimit;

:

II. Më shumë analiza mbi monitorimin e kontrolleve, krahas identifikimit të komponentit të monitorimit, si pjesë integrale e procesit të kontrollit.

III. Struktura më të plota e të harmonizuara për regjistrimin dhe rakordimin e proceseve të fund-vitit,nisur nga kompleksiteti i operacioneve të mbylljes së ushtrimit.

IV. Instalimi dhe implementimi i veprimtarive kundër mashtrimit, me karakterizimin e proceseve dhe hapave si dhe përgjegjësive pasuese të palëve në vendimmarrjet vijuese.

V. Gjykim dhe kuptim më i drejtë mbi rreziqet me kontrollin e përgjithshëm të informatizuar (me kompjuter), dhe lypset të përsosen procedurat e kontrollit dhe auditimit (të marra dhe analizuara bashkërisht), për të dhënë siguri se risqet që vijnë nga sistemi kompjuterik janë zbuluar.

VI. Përmirësime në dokumentimin e kontrolleve dhe proceseve të tij, me qëllim që ata të shërbejnë si bazë për trajnimin, udhëzimin praktik të përditshëm dhe vlerësimin e drejtimit.

VII. Përmirësimi duhet të ndihet mbi proceset e kontrollit ku ndërlidhen kontrollet me risqet.

64 -Nail Baker, artikull i botuar në Revistën periodike “Internal auditor”,botim i IIA UK & Ireland, qershor 2005, faqe 50-57.

Page 185: Dispense mbi Teorine e Auditimit

184

VIII. Rrënjosja dhe fiksimi i konceptit të kontrollit brenda organizatës krahas zgjerimit të vlerësimit mbi operacionet e personelit, operacionet e drejtimit dhe përgjegjësitë e tyre respektive mbi kontrollet.

IX. Përvijimi i një gjurme të përshtatshme të auditimit, që të orientojë aksionet për identifikimin e risqeve dhe plotësinë e saktësinë e raporteve financiare.

X. Rindërtimi i kontrolleve bazë. p.sh ndarja e detyrave, pajtimi periodik i llogarive, autorizimi i proceseve etj.

c. Përgjegjësitë e aktorëve të një organizate për zbulimin e mashtrimit:

1. PERGJEGJESIA E QEVERISJES SE KORPORATAVE DHE E MENAXHIMIT TE ORGANIZATAVE SIPAS STANDARTEVE NDERKOMBETARE TE AUDITIMIT:65

A- Përgjegjësi primare e menaxhimit është parandalimi dhe zbulimi i risqeve, mashtrimeve dhe gabimeve përmes sistemit të kontrollit të brendshëm, krijimit të një strukture organizative dhe ngulitjes së një etike të lartë.

B- Përgjegjësi e tyre mbetet drejtimi i proceseve, integriteti i sistemit të raportimeve financiare, duke përfshirë monitorimin e risqeve, kontrollin financiar dhe pajtueshmërinë me ligjet.

C- Përgjegjësi e tyre mbetet vendosja e një mjedisi kontrolli, politikave dhe procedurave që asistojnë sigurimin e objektivave dhe eficensën e entitetit të biznesit. Sisteme të tilla reduktojnë, por nuk e eliminojnë mundësinë e mashtrimit dhe gabimit. 2. PERGJEGJESIA E AUDITIMIT SIPAS STANDARTEVE NDERKOMBETARE TE AUDITIMIT:66

a-Për planifikimin e auditimit: Siç parashikohet në Standartin e Auditimit ISA 200, përgjegjësia dhe objektivi i auditimit fokusohet mbi auditimin e pasqyrave financiare, për të dhënë opinione mbi përgatitjen e tyre në pajtueshmëri me kuadrin e identifikuar të raportimit financiar. b-Për dokumentimit të auditimit: auditët duhet të identifikojnë faktorët riskues të mashtrimeve dhe të identifikojnë bazën e proceseve të vlerësimit të tyre. c- Për komunikimin e gjetjeve mbi parregullsitë dhe mashtrimet: c1: Kur një audit identifikon një parregullsi që rezulton prej mashtrimit, auditi duhet të konsiderojë përgjegjësinë për t’ia komunikuar këto informacione e gjetje menaxhimit, qeverisjes si dhe autoriteteve rregullator përgjegjës. c2: Kur një audit:

65 - “Richtlijnen voor de Accountantcontrole”, Botuar nga NIRVA, Amsterdam, Holandë 2003,faqe 354 66 - “Richtlijnen voor de Accountantcontrole”, Botuar nga NIRVA, Amsterdam, Holandë 2003,faqe 354

Page 186: Dispense mbi Teorine e Auditimit

185

- identifikon një mashtrim që është rezultat i gabimeve materiale në pasqyrat financiare;

- ka zbuluar nga evidenca se indikatorët e mashtrimit mund të ekzistojnë, atëherë audituesi duhet ta komunikojë atë menjëherë tek niveli bazë i menaxhimit, në pajtim me detyrimet që rrjedhin nga Standarti Ndërkombëtar i Auditimit SNA Nr. 260. c3:Audituesi duhet të komunikojë mangësitë dhe boshllëqet e konstatuara në ndërtimin e kontrolleve të brendshme (sidomos në strukturën e qeverisjes së korporatave). c4:Audituesi ka detyrimin që në përmbushje të obligimeve ligjore, statusore dhe profesionale, të zbatojë parimet e konfidencialitetit si dhe të informojë organet e hetimit të mashtrimit. Veprimtaria e auditëve pengon aktivizimin e mashtrimeve. Një polemikë e gjatë ka ekzistuar në lidhje me rolin e audituesit të jashtëm si dhe mbi perceptimin e publikut për këtë rol, kjo pjesërisht për shkak të humbjeve fenomenale në industrinë e kursimeve dhe kredive. SAS Nr. 53 "Përgjegjësia e audituesit për zbulimin dhe raportimin e gabimeve dhe parregullsive", i lëshuar nga Bordi i Standardeve të Kontabilitetit (1988), ishte menduar fillimisht se do të adresonte përfundimisht këtë problem. Por, më vonë me SAS Nr.1, Kodifikimi i Standardeve dhe Procedurave të Auditimit, u vendosi që:

"Audituesit kanë përgjegjësi që të planifikojnë dhe të kryejnë auditimin për të marrë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat financiare nuk përmbajnë deklarata të gabuara materiale, qoftë të shkaktuara nga gabimi apo mashtrimi. Për shkak të natyrës së dëshmive të auditimit dhe karakteristikave të mashtrimit, audituesi është në gjendje të marrë siguri të arsyeshme, por jo absolut, se gjithë parregullsitë materiale janë zbuluar”.

Rezultatet e një anketimi të realizuar me profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit, ishin se mbi 61 % e tyre nuk u pajtuan se ata duhet të jenë përgjegjës për kërkimin për mashtrim dhe gati 26 për qind ishin asnjanës. Auditi nuk është përgjegjës dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për parandalimin e mashtrimeve dhe gabimeve. Fakti që një auditim vjetor mund të kryhet, vepron si një pengesë e mundshme për parregullsitë dhe mashtrimet.

3. STANDARTET NDERKOMBETARE PER AUDITET E PAVARUR (TE JASHTEM) NE LIDHJE ME GABIMET, PARREGUILLSITE, AKTET E FSHEHTA DHE INEFICENSEN:67

Standartet e auditimit në disa burime shpjegojnë përgjegjësitë e rangjeve dhe grupeve të ndryshme të auditimit. Termat e auditit të jashtëm u referohen kontabilistëve publikë të certifikuar e të pavarur që auditojnë pasqyrat financiare me pikësynim pasqyrimin e opinionit të tyre; auditët e brendshëm dhe audituesit e brendshëm të certifikuar u referohen personave që janë të

67 -Jack C.Robertson,“Auditing”, kapitulli 8-të, faqe 369-372.

Page 187: Dispense mbi Teorine e Auditimit

186

pavarur dhe janë të punësuar në organizata; audituesit qeveritarë u referohen dhe rregullojnë punët sipas standardeve të auditimit të GAO-s, që janë auditë të punësuar në qeveri ose firmat e kontabilitetit publik ë angazhohen në kryerjen e auditiveve qeveritare. Termi investigues i mashtrimeve u referohet njerëzve që specifikisht në veprimtaritë e hetimit të mashtrimit. Përgjegjësitë e audituesve të jashtëm janë përcaktuar rigorozisht në Standartet e Institutit Amerikan të Certifikuar të Kontabilistëve Publikë (AICPA). Konkretisht,

standardet që lidhen me gabimet dhe parregullsitë (SAS nr. 53, AU Nr. 316), japin një tabelë të gjerë të këtyre përgjegjësive. Ky standartat kërkon që auditët të kuptojnë gabimet dhe parregullsitë, të vlerësojnë risqet e këtyre dukurive, të projektojnë auditive për të dhënë siguri të arsyeshme lidhur me zbulimin dhe raportimin e gjetjeve tek menaxhimi, drejtorët, përdoruesit e pasqyrave financiare etj.

Deklarata e Standarteve të Auditimit nr. 53 / (Standarti i Auditimit nr. 316), “Disa aspekte të ndryshme për zbulimin dhe raportimin e gabimeve dhe parregullsive”, ngërthen: 1. Kuptimin e karakteristikave shkakësore dhe vazhdave të gabimeve e të

parregullsive. 2. Vlerësimin e risqeve që gabimet dhe parregullsitë mund të shkaktojnë në

pasqyrat financiare të kompanisë nga një deklarim i gabuar material. 3. Projektimin e auditimeve për të dhënë siguri të arsyeshme rreth zbulimit të

gabimeve materiale dhe parregullsive. 4. Ushtrimin e kujdesit të duhur profesional në procesin e planifikimit, kryerjes

dhe vlerësimit të rezultateve të procedurave të auditimit. 5. Pasjen e shkallës së duhur të skepticizmit profesional. 6. Caktimin e përgjegjësisë së auditëve për angazhimet profesionale, duke

rekrutuar e aktivizuar personel me eksperiencë dhe të trajnuar për vlerësimin e risqeve.

7. Përcaktimin nëse politikat kontabile janë të pranueshme nga rrethanat konkrete (njohja e të ardhurave, vlerësimi i aseteve, kapitalizmi i shpenzimeve etj.).

8. Auditimin e vazhdueshëm të transaksioneve të pa zakonshme, veçanërisht të atyre që ndodhin në mbyllje të vitit.

9. Vlerësimet sasiore e cilësore për diferencat midis të dhënave kontabile dhe rrethanave e faktorëve themelorë dhe gjendjes financiare.

10. Vlerësimin e efekteve të kombinuara nga auditët. 11. Raportimin e parregullsive jo materiale (të parëndësishme) tek niveli

përkatës i autoritetit të drejtimit ku punonjësit janë përfshirë. 12. Këmbënguljen që pasqyrat financiare mund të jenë prekur nga një

parregullsi materiale që duhet rishikuar, me qëllim që të jepen raporte të certifikuara, duke shpjeguar gjithë arsyet e pavarura.

13. Tërheqjen nga angazhimi nëse pasiguria për gabimet dhe parregullsitë lidhet me menaxhimin, duke ia komunikuar arsyet komitetit të auditimit dhe bordit të drejtorëve.

Page 188: Dispense mbi Teorine e Auditimit

187

14. Informimin e komitetit të auditimit të kompanisë mbi parregullsitë, përveç atyre që qartësisht janë të parëndësishme.

15. Demaskimin e parregullsive tek agjencitë e specializuara jashtë entitetit, përmes raporteve speciale.

Auditët e jashtëm nuk janë përgjegjës për:

Autenticitetin (origjinalitetin) e dokumentacionit;

Zbulimin e deklarimeve të gabuara që janë fshehur qëllimisht nëpërmjet bashkëpunimit, ose deklaratat e gabuara nga padashja e pakujdesia;

Dhënien e një garancie se gjithë gabimet materiale janë zbuluar;

Për raportimin e parregullsive tek agjencitë ose palët e trata të specializuara, jashtë entitetit;

Zbulimin dhe raportimin e gabimeve që janë jashtë terrenit, fushës së kufizuar të veprimit apo qëllimit të misionit të angazhimit.

aktet ilegale ndaj klientëve (SAS nr. 54, AU Nr. 317): Ky standard

zbulon dy lloje të akteve ilegale: -Akte të fshehta me efekte direkte: të cilat japin një impakt të drejtpërdrejtë dhe një efekt material mbi vlerat e pasqyrave financiare. Këtu mund të përmendim shkeljen e ligjit të taksave, shkelje e kontratave qeveritare si për kostot ashtu dhe për të ardhurat, etj. Në këto raste përgjegjësi e auditit të jashtëm mbetet zbulimi i këtyre parregullsive. Akte të fshehta:

1. Vetëdijen se tipe të ndryshme të akteve ilegale mund të ndodhin në organizatën nën auditim dhe ato na sinjalizojnë për to.

ky term i përdorur këtu u referohet shkeljeve ligjore apo rregullave, që pasojat e tyre i kanë të zhvendosura larg pasqyrave financiare. Kështu përmendim shkeljet në raport me sigurinë e tregtisë, çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë, shkelje të rregullave të mbrojtjes së mjedisit etj. Përgjegjësia e audituesit në këto raste koncentrohet në vetëdijen e përgjithshme veçanërisht në çështjet e shpalosjes së detyrimeve ndaj zbulimit dhe raportimit.

Deklarata e Standarteve të Auditimit nr. 54 (Standarti i Auditimit nr. 317), “Aktet ilegale ndaj klientëve”, përfshin:

2. Kryerjen e procedurave të auditimit, kur informacione specifike tregojnë mundësinë e këtyre akteve, që mund të kenë efekte indirekte mbi pasqyrat financiare vjetore.

3. Ndërmarrjen e kërkimeve rreth politikave dhe procedurave të menaxhimit për pajtueshmërinë me ligjin dhe rregullat.

4. Përdorimin e deklarimeve të shkruara prej menaxhimit,që shpreh se nuk ka shkelje të ligjit dhe rregullave.

5. Mbajtjen në konsideratë të materialitetit të njohur dhe dyshimeve për aktet ilegale.

Page 189: Dispense mbi Teorine e Auditimit

188

6. Marrjen parasysh të faktit se në disa aspekte, aktet e fshehta lidhen specifikisht me drejtuesit e entitetit.

7. Të siguruarit se komiteti i auditimit është informuar mbi ekzistencën e akteve të fshehta nëpërmjet funksionit të auditimit.

8. Vlerësimin e tërësisë dhe plotësisë së informacionit kontabël, për të mundësuar zbulimin e akteve ilegale.

9. Tërheqjen nga angazhimi në qoftë se nuk do të pranohet një opinion i kualifikuar, i kundërt ose që refuzohet nga menaxhimi mbi çështjet financiare të prezantuara si dhe komunikimi i arsyeve tek bordi i drejtorëve.

10. Tërheqjen nga angazhimi, nëse menaxhimi nuk merr aksionet përkatëse korrigjuese,për çështjet që auditët i konsiderojnë të domosdoshme e të pashmangshme.

11. Demaskimi i akteve ilegale tek agjencitë dhe trupat qeveritare të specializuara, jashtë organizatës.

Auditët e jashtëm nuk janë përgjegjës për:

Përcaktimin përfundimtar nëse një akt i veçantë është i paligjshëm (mungesa ose pamjaftueshmëria e juridiksionit, ekspertiza juridike etj).

Dhënien e sigurisë se gjithë aktet e fshehta joligjore janë zbuluar me gjithë rrjetin e shtrirë të lidhjeve të tyre.

Projektimin e procedurave të auditimit që zbulojnë aktet e paligjshme (të fshehta),në mungesë të informacioneve specifike që kërkojnë vëmendje të veçantë.

Raportimin e përgjithshëm të akteve të fshehta ilegale tek agjencitë ose autoritetet e njohura nga ligji, jashtë entitetit.

auditimi i vlerësimeve të kontabilitetit (SAS nr. 57, AU Nr. 342): Ky

standard i referohet raportimit të mashtrimeve financiare. Kjo fushë paraqet vështirësi pasi vlerësimet kontabile janë një pjesë e përafruar e elementeve të pasqyrave financiare dhe se kontabiliteti konfigurohet e kryhet nga menaxhimi e organizatës.Vlerësimi kontabël është përgjegjësi e menaxhimit, kurse përgjegjësia e auditimit mbetet arsyetimi dhe dhënia e sigurisë për këto informata, në kontekstin e saktësisë së deklarimeve financiare. Për këtë auditi duhet të konsiderojë diferencave midis vlerësimeve të drejtimit dhe mbështetjes së këtyre vlerave nga evidenca përkatëse kontabël. Së fundi, audituesit duhet të analizojnë lidhjen shkakësore midis diferencave të mësipërme me terrenin e parregullsive dhe mashtrimeve të mundshme.

komunikimi me komitetin e auditimit (SAS nr. 61, AU Nr. 380): Ky parim përcakton detyrimin që komiteti i auditimit të jetë i informuar mbi qëllimin dhe rezultatet e auditit të pavarur. Auditëve të jashtëm u kërkohet të bëjnë komunikime të vazhdueshme gojore e me shkrim për komitetin e auditimit, drejtorët, bordin etj.

Page 190: Dispense mbi Teorine e Auditimit

189

Deklarata e Standarteve të Auditimit nr. 61 (Standarti i Auditimit nr. 380), “Komunikimi me Komitetin e Auditimit”, përfshin detyrimin për të komunikuar me goje dhe shkrim rreth këtyre çështjeve themelore:

1. Struktura e kontrollit të brendshëm. 2. Parregullsitë materiale (thelbësore) të pasqyrave financiare. 3. Kontabilizimi i transaksioneve jo të zakonshme. 4. Efekti i politikave kontabile të diskutueshme apo kundërshtuese

(kontraversale). 5. Vlerësimet kontabile. 6. Ndreqjet dhe rregullimet më të rëndësishme të rekomanduara nga auditimi. 7. Mosmarrëveshjet me menaxherët dhe çështjet respektive të fushës së

kontabilitetit apo auditimit. 8. Shërbimet këshillimore që i janë ofruar drejtimit. 9. Vështirësitë serioze që kanë të bëjnë me drejtimin (pengimet, paaftësia etj).

4. STANDARTET E AUDITIMIT TE BRENDSHEM DHE KUADRI I PRAKTIKAVE PROFESIONALE TE AUDITIMIT TE

BRENDSHEM MBI IDENTIFIKIMIN, ZBULIMIN DHE KOMUNIKIMIN E PARREGULLSIVE DHE MASHTRIMEVE: 68

Standarti i Implementimit 1210.A nënvizon se auditit i brendshëm duhet të ketë njohuri të mjaftueshme për të identifikuar treguesit e mashtrimeve, por nuk pritet që ai të ketë ekspertizën e një personi që përgjegjësi primare ka zbulimin dhe hetimin e mashtrimit. Në zbërthim të këtij standarti, Këshilla Praktike 1210. A2-1 interpretoi përmbajtjen e kësaj norme të detyrueshme. Në pikën 5 të kësaj Këshille cilësohet se auditët janë përgjegjës për të asistuar në frenimin e mashtrimit, nga ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së sistemit të kontrollit të brendshëm, proporcionalisht me shtrirjen dhe ekspozimin e riskut në segmente të ndryshme të veprimeve të organizatës. Detyrim i auditëve të brendshëm, sipas kësaj këshille, mbetet informimi i autoriteteve brenda organizatës,për çdo rast dyshimi e keq bërje, krahas grumbullimit të informacionit të mjaftueshëm mbi detajet specifike të gjetjes (zbulimit).Kur auditët drejtojnë hetimet mbi mashtrimin, ato duhet:

Të vlerësojnë nivelin dhe shtrirjen e mundshme të pjesëmarrjes në mashtrimin brenda organizatës;

Të përcaktojnë njohuritë,aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për kryerjen efektivisht të hetimit;

Të hartojnë procedurat në përpjekje për të identifikuar shkelësit, shtrirjen e mashtrimit,teknikat e përdora dhe shkakun e mashtrimit.

Të koordinojnë aktivitetet me personelin e menaxhimit, këshilltarët ligjorë dhe specialistët e tjerë të domosdoshëm përgjatë kursit të hetimit.

Të ruhet konfidencialiteti i dëshmive të personelit brenda qëllimit të hetimit, për të mbrojtur reputacionin e organizatës.

5. PERGJEGJESIA PROFESIONALE E AUDITUESVE QEVERITARE

68 -“Standartet dhe kuadri i praktikave profesionale për auditimin e brendshëm”, botimet “albpaper”, përgatitur për botim nga Gj.Ndreja dhe Q.Cibaku, Tiranë 2005, fq 73-81.

Page 191: Dispense mbi Teorine e Auditimit

190

Standartet e auditimit të GAO-s janë të zbatueshme për auditimet e lidhura me të punësuarit e qeverisë ose me firmat e kontabilitetit publikë që angazhohen në kryerjen e auditimeve të organizatave, programeve, aktiviteteve dhe funksioneve qeveritare. Kërkesa themelore e këtyre standarteve qëndron tek detyrimi për njohjen e ligjeve dhe rregullave të aplikueshme, projektimin e një auditi që inkurajohet të zbulojë parregullsitë dhe aktet e fshehta, si dhe raportimin e gjetjeve tek niveli i caktuar i autoritetit. Auditët qeveritarë duhet të përgatisin një raport të shkruar, ku të pasqyrojnë testet e pajtueshmërisë që kanë realizuar për gjithë instancat dhe indikatorët e përfshirë dhe të kërkojnë ndjekjen penale për aktet ilegale që janë zbuluar. Raportet duhet t’u adresohen zyrtarëve më të lartë të organizatës, trupave dhe agjencive qeveritare dhe komitetit të auditimit. Autoriteti zyrtar që merr raportin e auditimit është përgjegjës për raportimin tek agjencitë e zbatimit të ligjit. Standarti i Tretë i Sferës së Punës s GAO-s përcakton kërkesat që duhet të kënaqin auditët e organizatave qeveritare:

1. Të përcaktojnë se cilat ligje dhe rregulla janë peshuar gjatë një auditimi, duke ditur nivelin e kërkuar të pajtueshmërisë ose përputhjes.

2. Përcaktimin e procedurave që ndikojnë në zbulimin e abuzimeve dhe akteve të fshehta joligjore që kanë efekte domethënëse mbi pasqyrat financiare.

3. Të tregojnë vigjilencën e domosdoshme ndaj transaksioneve ose situatave që stimulojnë aktet e paligjshme dhe mashtrimet.

4. Përcaktimin e hapësirave dhe niveleve, në të cilat abuzimet dhe aktet ilegale kanë ndikuar mbi rezultatet e auditimit, kur evidenca e dëshmon ekzistencën e këtyre akteve.

5. Ushtrimin e kujdesit të duhur profesional dhe maturisë në ndjekjen e akteve ilegale, pa pritur ose interferuar me investigimet e mundshme të së ardhmes.

6. ROLI I INVESTIGUESVE PER ZBULIMIN E MASHTRIMEVE

Sigurisht që hetuesit e mashtrimeve kanë një “nuhatje” e një frymë më të lartë për hetimin dhe zbulimin e mashtrimeve dhe akteve të fshehta sesa auditët e brendshëm e të jashtëm. Ky dallim kushtëzohet nga pozita e lartë investiguese, teknikat që përdoren si dhe nga fakti se kur këto hetime ndërmerren , mashtrimi është pothuajse i njohur nga dozat e larta të dyshimit. Qëndrimi dhe përgjegjësitë e hetuesve të mashtrimit, janë të ndryshme nga ato të audituesve, sidomos për dy aspekte themelore:

Për kontrollet e brendshme,

Për rëndësinë (materialitetin). Më hollësisht:

A) Raportet ndaj kontrollit të brendshëm: Auditi i brendshëm dhe i jashtëm interesohen më së shumti për politikat dhe procedurat e kontrolleve, duke vlerësuar fortësinë dhe fuqinë e këtyre kontrolleve. Përndryshe, hetuesit e mashtrimeve nguliten tek dobësitë dhe të çarat e kontrolleve të brendshme. Ekzaminuesit detyrohen “të mendojnë si një mashtrues”, me qëllim që të

Page 192: Dispense mbi Teorine e Auditimit

191

rindërtojnë skemën dhe skenarin e mashtrimit, duke filluar nga pikat e dobëta të kontrolleve të brendshme.

B) Raportet me materialitetin: Ekzaminuesit e mashtrimit kanë pozicion të ndryshëm me audituesit dhe për vlerësimin e materialitetit. Konkretisht, auditët e përqendrojnë vëmendjen përgjithësisht tek transaksionet me vlerat më të larta monetare të regjistruara në librat e llogarive dhe në evidencat e kontabilitetit, (d.m.th materialitet sipas vlerës). Nga ana tjetër, investiguesit hetimin e bazojnë jo tek transaksionet me vlerat monetare më të mëdha, por tek ato transaksione që nuk janë të zakonshme dhe që mund të përsëriten në periudha kohe ose në vite të ndryshëm, (d.m.th. materialiteti sipas kohës). Ata në këtë mënyrë nxjerrin vlerat kumulative (të grumbulluara për vite me radhë), që mund të jetë shumëfish i vlerës më e lartë të shënuar në librat e kontabilitetit.

Page 193: Dispense mbi Teorine e Auditimit

192

Page 194: Dispense mbi Teorine e Auditimit

193

9.

SKANDALET NDËRKOMBËTARE DHE NDIKIMI I TYRE NË RRËNIMIN E BESIMIT TEK AUDITËT

Skandalet dhe dështimet, rreziku i mashtrimeve në raportet financiare

financiare gjatë viteve të fundit kanë qenë jo vetëm faktor rrënues mbi rolin e auditëve, por dhe një forcë lëvizëse ndryshimi, veçanërisht në qëndrimet e rregullatorëve të tregut për forcimin e menaxhimit të riskut, si edhe rritjen e cilësisë së profesionit të auditimit.

Në vijim, hulumtohen rastet më të bujshme të mashtrimeve, që kanë shpënë në rrënimin e besimit, atje ku janë shkelur idealet profesionale dhe standardet deontologjike të pranuara:

1.Guinness -1986 Ernest Saunders, administratori kryesor i ”Guinness” paguante veten e tij me 3 milion £ plus interesin, si dhe u paguante shuma të mëdha atyre që e ndihmonin

atë për të rregulluar në mënyre të pandershme (falsifikuar) aksionet, me qëllim që të blinte dhe të fuste në dorë një shoqëri të prodhimit të pijeve alkoolike. Ai i rregulloi aksionet në mënyre të tillë që të mposhtte “Argyll”-in, kompaninë që ishte në konkurrencë me të, dhe për të provuar se ishte në gjendje që të blinte prodhuesin e pijeve. Ernest Saunders nuk ishte i vetëm në kryerjen në mënyrë të pandershme të operacioneve me aksionet, por në këtë lojë ishte implikuar e përfshirë edhe një biznesmen i vjetër nga jashtë Guinnessi-it. Në fakt me prodhimin ishin lidhur disa shoqëri të tjera, kështu që ndërlikimet u përhapen në një shkallë mjaft të gjerë. Një raport qeveritar për blerjen e

prodhuesit dhe distiluesit të pijeve nga Guinness-i në vitin 1986, mori 11 vjet për t’u përgatitur dhe u kushtoi taksapaguesve 2 milion £, por nxori në pah manovrat e paligjshme me aksionet. Raporti gjithashtu zbuloi se Ernest Saunders, ish-administratori kryesor i Guenniss-it, e kishte shpërblyer veten e tij me një shumë prej 3 milion £ (në formë bonusesh), të cilat i kishte depozituar në një numër llogarie bankare në Cyrih të Zvicrës. Hetuesit, barristeri David Donalson-Këshilltar i Kurorës dhe llogaritari Lan Watt thanë: ”Dukej se Ernest Saunders , mendonte se ishte i autorizuar për t’i dhënë të drejtën vetës dhe për shpërblimin e tij prej 3 milion £ plus interesin”, përveç pagimit të shumave gjigande që u kishte bërë “njerëzve që e kishin ndihmuar atë për të krijuar një treg aksionesh të falsifikuara”. Për ketë arsye, ai kishte votuar vetën e tij pa pyetur bordin e drejtoreve të tij. Presidentja e Tregtisë, Margaret Bekett tha se ajo kishte marrë një njoftim ligjor të

Page 195: Dispense mbi Teorine e Auditimit

194

sigurt se personat e përfshirë në falsifikimin e aksioneve, ishin akoma të lirë të qëndronin në bordet e kompanisë si drejtor dhe ekzistonte mundësia që të mos ishin përjashtuar nga mbajta detyrës së drejtorit. Ky skandal e nxiti qeverinë nga kjo ditë, për të parë rrugët e fuqizimit të rolit të auditorëve financiar. Figurat kyçe në ketë skandal ishin pikërisht në kreun e organizatës, kështu që mund të themi se, anëtaret me të rinj të stafit që pushonin brenda financës, kishte mundësi që të mos ishin të informuar për çfarë ndodhte dhe jo më, të ishin në gjendje ta vinin në dyshim atë situatë falsifikimi e mashtrimi. 2.Barlow Clowes -1988 Biznesi i Barlow Clowes u rrënua duke rënë në kolaps, e duke lënë pas borxhe me miliona paund. Biznesi u ngrit nga ortakëria me një shoqëri në Mbretërinë e Bashkuar, me një sasi të përgjithshme prej 7’000 investuesish. Ortakëria shtrihej në Xhersej dhe Gjenevë dhe kishin 11’000 investues, dhe Balow Clowes International shtrihej tutje gjer në Gjibraltar. Nga nëntori 1985 deri në prill 1987, ekspertët Spicer dhe Oppenheim siguruan një varg shërbimesh, duke përfshirë auditivet bazë, por nuk audituan bizneset në Xhersej dhe Gjenevë. Projekti i Përbashkët Disiplinor (PDP) pranoi se kishte planifikim të përgjithshëm të përshtatshëm në punën audituese të Barllow Clowes, mirëpor “puna e auditimit ishte e dobët dhe në shumë drejtime kishte përqendrime të papërshtatshme, për të siguruar opinione të besueshme”. Gjithashtu, paratë ishin lëvizur midis llogarive të klientëve dhe ishin shpenzuar pa përfillur e respektuar të drejtat e investuesve. Peter Clowes zhvendosi afërsisht 100 milion £ nga llogaritë e investitorëve dhe pastaj i shpenzoi ato për aeroplanë, anije, stoli dhe gjëra të tjera. Përveç kësaj, 37 milion £ mbetën të pa përfshira në llogari. Në vitin 1992, Peter Clowes, themeluesi dhe kreu i biznesit Clowes, u dënua me 10 vjet burg. 3. Polly Peck International -1989 Asil Nadir, ishte kreu i Polly Peck International derisa vlera e shoqërisë nga 1 miliardë £, ra në më pak se gjysma e asaj vlere në vitin 1989. Bursës iu desh të pezullonte e ndërpriste tregtimin me aksionet e Polly Peck International, për shkak të kësaj rënie pafund. Asil Nadir u akuzua për llogari false dhe vjedhjen e një shume të përgjithshme prej 31 milion paund. Gjithashtu pati raporte nga një tregtar i brendshëm, se Asil Nadir ishte arratisur në Qipron Veriore në maj 1993, shumë afër kohës së gjykimit të tij. Elizabeth Forsyth, ndihmësja kryesore dhe krahu i djathtë i afërt i Nadirit, sidoqoftë u dënua me 5 vjet burg në mars 1996, e akuzuar për pastrimin e parave në shumën 40 milionë £, e cila mendohej se Nadiri ua vodhi aksionareve të tij për të shlyer borxhet e debitorëve të tij. Elisabet Forsyth, doli e pafajshme, pasi akuzat për mashtrim kundër ish-kryellogaritarit të Polly Peck, John Turner, u rrëzuan sepse nuk u çmua e drejtë nga gjykata, që ajo të gjykohej në mungesë të Asil Nadirit.

Page 196: Dispense mbi Teorine e Auditimit

195

4.”BCCI (Banka e Kreditit dhe Tregtisë Ndërkombëtare)-1991 “BCCI” mendohet si mashtrimi me i madh në botë, shkaktuar nga një bankë aktive me rrjeta shtrirje në mbi 60 shtete anekënd botës, në vlerë të supozuar prej 20 miliardë $, që janë bërë të pavlefshme e të kota. Në vitin 1991 banka u rrënua duke u fundosur në borxhe që arritën kufirin e 13 miliardë $. “Price Waterhouse Coopers” (PWC) është kritikuar për mos zbulimin e faktit që BCCI, e themeluar në vitn 1975, ishte pothuajse e falimentuar që para vitit 1977. Kjo ishte 10 vjet para se PWC të arrinte të behej e vetmja kompani e auditimit të jashtëm e kësaj banke, pas “Ernst & Young”. PWC, audituesi i jashtëm i BCCI, njoftoi Bankën e Anglisë se BCCI u kontrollua me imtësi për mashtrim më 24 qershor 1991 dhe me 5 korrik 1991 Banka e Anglisë mbylli BCCI. Abdul Chiragh i cili përgatiste llogaritë e kësaj kompanie, u dënua me 5 vjet e gjysmë burg në vitin 1997, për përgatitje llogarish false për një kompani që kryente punime në toke dhe në det të hapur, por që kurrë nuk kishte pasur dhe nuk kishte treguar aktivet dhe pasuritë e saj,por mashtronte për të krijuar imazhin se kishin financë të konsoliduar. Kështu që në emër të “Gulf Grup Shipping”, industrialisti dhe manjati i transportit të mallrave Abbas Gokal, mundi të marrë hua në sasi të mëdha parash nga Banka. Abbas Gokal u gjobit me 3 milion £ si dhe u urdhërua që të paguajë 4.3 milion £ si kosto. Në vitin 1998 audituesi “Price Waterhouse Cooper” (PWC), ish-audituesi “Ernst & Joung” si edhe ish-aksioneri kryesor i “BCCI”, sheiku i Abu Dhabit, i paguan Deloitte-t - likujdatorit të BCCI, 117 milion £ për një ujdi e rregullim të hesapeve dhe zgjedhjen e problemit pa gjyq. PWC nuk e pranoi fajin ose përgjegjësinë për mashtrimin e ekspozuar. Abbas Gokal apeloi kundër dënimit të tij në vitin 1999, duke pretenduar se dënimi i tij ishte i parregullt (i padrejtë), sepse ai qe arrestuar në aeroportin e Frankfurtit, rrugës për në SHBA, ku atij i qe ofruar imunitet nga Prokurori i Distriktit të Manhanit. Gokal gjithashtu pretendonte se gjykatësi, Juston Buxton, mbledhjen e fakteve për çështjen e tij, e kishte bërë në mënyrë të pandershme në procesin gjyqësor real të ngritur ndaj tij. 5. Maxwell-1991 Robert Maxwell, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i perandorisë së botimeve “Maxwell”, manipuloi fondet për të krijuar përshtypjen e një shoqërie financiarisht likuide, me qëllim që të maskonte dhe fshihte mashtrimin gjigant, i cili doli në dritë në vitin 1991. Auditues të jashtëm ishin emëruar “Coopers & Lybrand”. Raporti zyrtar për skandalin “Maxwell” nxori në pah faktin se marrëdhëniet afatgjata midis audituesve dhe shoqërive të tyre kliente, kishin krijuar konfidenca të dëmshme, prandaj duheshin ndërprerë. I konsideruar si shkundja dhe riorganizimi më i madh i auditimit në këto 100 vjet, firmat që mbajnë llogaritë duhet të ndjekin udhëzime të rrepta për të parandaluar konfliktin e interesave, dhe të ngrenë gatishmërinë për të mos bërë syrin qorr ndaj sjelljes së dyshimtë, vetëm për të mbajtur kontratat fitimprurëse. Firmat do të detyrohen të zëvendësojnë auditët pas një periudhe të caktuar shërbimi dhe caktimi i partnereve për të bërë pjesë përkohësisht në bordet e klientëve, do të ndalohet. Këto norma të reja konsiderohen si akti kryesor i një

Page 197: Dispense mbi Teorine e Auditimit

196

rregullimit të parë të rreptë. Fondacioni i Kontabilitetit, u ngrit si rezultat i këtij skandali e nisi punën në verë të vitit 2002 6. Baring Futures Singapore (BFS) -1995 Baring Futures Singapore (BFS) u ngrit për t’i krijuar lehtësira grupit Baring, që të tregtonte në Shkëmbimin Monetar Ndërkombëtar të Singaporit (SIMEX). Nick Leeson, një tregtar i pa përvojë qè punësuar për të drejtuar njëkohësisht si zyrën e tregtisë, ashtu dhe zyrën e shlyerjes së borxheve. Leeson ishte i padëshiruar për të tregtuar në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të një fature false të bërë në Entin Rregullues të Tregjeve Financiare, autoritetin kontrollues të tregut të letrave me vlerë dhe transaksioneve me afat. I caktuar në detyrë në BFS, ai hapi llogari të paautorizuara, të cilat i përdorte për të mbuluar humbjet e tij të mëdha në tregje, fakt ky që mbeti i pazbuluar e i pazbardhur deri sa Barings u rrënua përfundimisht në vitin 1995. BFS u rrënua në vitin 1995, duke regjistruar një gjendje borxhi prej rreth 850 milion £. Nick Leeson, mashtroi tregtarët dhe u kap pas ikjes fshehurazi dhe nxori në pah disa borxhe që arrinin në 800 milion £. Sasia e përgjithshme e humbur nga Leeson ishte rreth 1 miliardë $. Leeson ishte i aftë të fshihte humbje shumë të mëdha për shkak të mangësive në sistemin e kontrollit të brendshëm. Grupi Holandez ING e bleu Barings pas rrënimit dhe e nxori jashtë dorëzanisë. Nick Leeson u fajësua për mashtrim dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burg, në një burg të Singaporit, në vitin 1996, por ai kreu vetëm 3 vjet e gjysmë. “Coopers & Lybrand” audituesit e Barings në atë kohë vendosen, të padisin nëntë nga ish-drejtorët e bankave dhe nëpunësit e tyre, duke i fajësuar ata për rrënimin e kolapsin. Banka e Anglisë u kushtoi vëmendje udhëzimeve të Artur Andersenit, i cili harxhoi tetë muaj për të përpiluar një raport mbi supervizimin dhe konkludoi se kërkohej më shumë kohë për një supervizim argumentues. Autoriteti i Letrave me Vlere dhe Transaksioneve me Afat, nisi ndryshimin dhe përmirësimin e rregullave të veta, për t’i bërë administratorët e vjetër më të përgjegjshëm për kundravajtjet, prapësitë dhe keq bërjet e stafit të ri. 7. Metropolitan Police-1995 Anthony Willams, zëvendës drejtori i financës për Policinë Metropolitane u ekspozua si mashtrues. Ai vodhi 5 milion £ gjatë një periudhe prej tetë vitesh midis 1986 dhe 1994 nga një llogari bankare sekrete, që mbahej si pjesë e një operacioni shumë të ndjeshëm kundër terroristëve. Anthony Williams në mes të viteve 1980 iu kërkua të hapte këtë llogari bankare sekretë. Vetëm firma e tij ishte ajo që kërkohej për të autorizuar pagesat nga llogaria, megjithatë ai i kishte marrë dhe një bashkë nënshkrues në llogari. Kjo e ndihmonte atë që të vidhte nga llogaria për të blerë shtëpinë në Spanjë, në jug të Anglisë e Skocisë, ku përmes blerjes ai fitoi titullin e Pronarit të Tokave të Tomintoul-it dhe shpenzoi sasira të mëdha parash për ripërtëritjen e këtyre pronave. Kontrollet e brendshme nuk ishin të përshtatura në vendin dhe kohën e duhur, për të administruar rreziqet e mundshme dhe audituesit e jashtëm nuk arritën t’i zbulonin këto rreziqe mjaft herët, për të parandaluar kryerjen e mashtrimit. Mashtrimi u zbulua vetëm kur një bankier skocez shtroi disa pyetje rreth shkallës së harxhimit të llogarisë së Williamsit për ripërtëritjen

Page 198: Dispense mbi Teorine e Auditimit

197

ekonomike të pronës së tij në Skoci, pa asnjë argument. Williams u dënua nga gjyqi për vjedhjen e 5 milion £ gjatë tetë vjetëve. Metropolitan Police e përshkroi mashtrimin e Williamsit si një nga mashtrimet e kryera nga një mashtrues i rafinuar, që çuditërisht e ngryste jetën e tij nëpër kabina, e që kurrë s’ta krijonin këtë përshtypje. 8. Sumitomo Corporation -1996. Yasuo Hamonaka kishte një tregtar dhe punonte për korporatën Sumitomo Corporation, e njohur asokohe si tregtuesja më e madhe e bakrit në botë. ”The Hammer’’ ashtu si Hamonaka ishte i njohur si zotëruesi e kontrolluesi i afro 5% të vëllimit të këtij tregu. Ai ishte “aktori’’ më i madh në shitjen e bakrit me rreth 10’000 tonë në vit dhe i aftë për luhatjen e çmimeve, pa kurrfarë ndihme. Suksesi i tij i fillimit dhe fakti se ky zaptonte një pjesë të ndjeshme të tregut, e lejoi të tregtonte i pakontrolluar deri sa u bë tepër vonë. Yasuo Hamonaka ishte tregtar mashtrues, sepse gjatë 10 vjetëve të tregtisë së dyfishtë në Tokio, iu zmadhuan humbjet në 1,2 miliardë £. Një administrator i vjetër tha:”Kjo është humbja më e madhe që kemi parë deri tani. Në vitin 1996, Yasuo Hamonaka hyri në një tregti aksionesh të paautorizuara për mbi 10 vjet dhe u fundos në borxhe që u rritën deri 1 miliardë £ në kompaninë konglomerat Sumitomo. Hamonaka u dënua me tetë vjet burgim.

9. Daiwa Bank - 1996 Midis viteve 1984 dhe 1995 Toshihide Iguchi bënte tregti të pandershme në tregun e obligacioneve nga llogaritë e tij në filialin Manhaten të Bankës Daiwa. Ai kishte falsifikuar dokumentacionin në skedarët e bankës për të mbuluar gjurmët e veta, teksa kishte nën kontroll dy zyra të kësaj Banke në një degë të vogël me personel të pamjaftueshëm, ku aktivitetet e tij mbetën të pa monitoruara për 11 vjet. Në vitin 1995, kur nuk mundi t’i bënte më ballë situatës, Iguchi u shkroi punëdhënësve të vet. Me këtë njoftim konfirmoi se i kishte humbur bankës 1,1 miliardë $. Iguchi pretendoi që kishte fshehur nivelin e borxhit në vetvete për aq kohë, sepse nuk kishte dashur të zhgënjente ndokënd...Në vitin 1996, Toshihide Iguchi u akuzua për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh dhe u dënua me katër vjet e gjysmë burg në SHBA, pasi Banka Daiwa kishte humbur më shumë se 1 miliardë $ në tregti të pandershme gjatë 11vjetësh (nga1984 e tutje). Inguchi u urdhërua të paguante 2,6 milionë $ si gjobë dhe zhdëmtim. Banka Daiwa pagoi 340 milionë $ për gjoba dhe iu desh të mbyllte të gjitha bizneset e veta në Amerikë, pasi qe paditur nga autoritetet e SHBA-së. Gjithashtu në vitin 2000, 11 administratorë të vjetër u urdhëruan të paguanin një shumë të përgjithshme prej 775 milionë $ për dëmtime në Bankën Daiwa. Kenji Yasui, ish- president i filialit të Bankës Daiwa në Nju Jork, u urdhërua të paguante pjesën më të madhe të dëmeve, një sasi të konsiderueshme, prej 500 milionë $. 10. Morgan Grenfell - 1996 Në vitin 1996 u zbulua se Peter Young kish zhdukur e përhumbur 600 milionë $ që i përkisnin bankës së qytetit Morgan Gremfell. Peter Young- kreu i Trustit të

Page 199: Dispense mbi Teorine e Auditimit

198

Unionit Evropian të Morgan Gremfellit, kishte shprehur interes në vitin 1995 për blerjen e aksioneve të një shoqëritë quajtur Solv-Ex, me një fond 788 milionë £. Drejtuesit e Solv-Ex-it në SHBA pretendonin se ishin në gjendje të nxirrnin naftë nga rëra pa shumë shpenzime, prandaj Peter Young shpenzoi afro 400 milionë £ nga paratë e shoqërisë së tij për Solv-Ex-in. Ai ngriti shoqëritë “Shell” në Luksemburg për të blerë në mënyrë të paligjshme e tinëzare këto aksione. Në vitin 1996, Solv-Ex ishte nën hetimin federal të SHBA-së. Gjatë kohës së gjykimit të tij në vitin 1998, Peter Young, u deklarua mendërisht i paaftë. Ai merrte pjesë në gjyq veshur me rroba grash, duke mbajtur një çantë grash në dorë... 11. Inland Revenue - 1997 Michael Allcock ishte lideri i grupit të Zyrës Speciale-2 të Inland Revenue, (zyra që merrej me hetime mbi çështjen e taksave të biznesmenëve të huaj, ndërmjet viteve 1987 dhe 1992), kur ai u pezullua nga detyra i akuzuar për mashtrim, duke pranuar ryshfete në të holla. Një pushim luksoz përtej detit me shpenzime pa hesap me familjen e tij, si dhe shënimet e informatat e një prostitute në shkëmbim të lehtësimit të pasojave të saj në një çështje gjyqësore, e përplasën Allcock-un nën kthetrat e darës së drejtësisë. Ai u dënua me burg në vitin 1997. Reformat e të ardhurave të Revenue-së për Zyrën Speciale të Pajtimeve (siç është riemëruar kjo zyrë sot), përfshinë një sistem raportimi konfidencial për specialistët ose personat e huaj, që dyshohen për veprime të pandershme në shmangien e pagimit të taksave. Ish-tagrambledhësi John Gwyer thekson se ende nuk ka sistem paralajmërimi a sinjalizimi për personat e huaj që dyshojnë se një nëpunës i llogaritjes dhe grumbullimit të të ardhurave, mund të jetë i korruptuar. Pesë nga kolegët e Allcock qenë ulur në pozitë ose u ndëshkuan pas hetimit të brendshëm mbi çështjen e të ardhurave. Por, çuditërisht, askush nuk u shkarkua, pavarësisht nga serioziteti i çështjes... 12. Liberty National Securities - 1999 Martin Frankel u ndalua me një akt nga sigurimet që të vijonte tregtimin, pasi nuk ishte në gjendje të shpjegonte origjinën e 1 milionë $ të dala nga një fond që ai e menaxhonte prej 1992-it. Në vitin 1999, Frankeli rregulloi ndërmjetësim me Liberty National Securities duke mashtruar shoqëritë e sigurimeve në 5 shtete amerikane në vleftën 200 milionë $, duke marrë interesat para se të zhdukej pa lënë gjurmë. Në vitin 2001 u ekstradua nga Gjermania për në SHBA dhe u deklarua fajtor për 24 akuza për mashtrim, kontrabandë dhe bashkëpunim kriminal në vitin 2002 nga prokuroria federale. Frankeli mund të dënohej me burgim për 150 vjet dhe të gjobitej me 6,5 milionë $, nëse ai nuk do të bashkëpunonte me hetuesit për të rikthyer disa nga paratë e vjedhura. Ai i përdorte paratë për të financuar stilin luksoz të jetës së tij, për të blerë dhurata të shtrenjta për gratë, automjete dhe shtëpi të mëdha e të kushtueshme. Kur ai u arrestua në Gjermani në fund të vitit 1999, iu sekuestruan 9 pasaporta dhe 547 gur diamanti.

Page 200: Dispense mbi Teorine e Auditimit

199

13. Sellafield - 2000 Punëtorët e procesit u fajësuan për skandalin që goditi centralin e energjisë bërthamore të Sellafield-it, gjë që çoi në dorëheqjen e administratorit kryesor. Punëtoret e turnit në centralin bërthamor të Sellafield-it falsifikuan regjistrimet e matjes së grumbujve të porcioneve të lëndës djegëse të përpunuar nga Plutoni dhe nga Uraniumi i ripunuar. Inspektoret e sigurisë u dhanë drejtuesve në central dy muaj kohë për të paraqitur një plan veprimi për të bërë sqaruar dështimet e tyre. Institucioni kontrollues i Mbretërisë së Bashkuar, Inspektorati i Instalimeve Bërthamore (IIB), u përqëndrua veçanërisht në vlerësimin e fakteve; se si natyra e punës, mungesa e kontrollit dhe trajnimi i pamjaftueshëm i stafit, kishin kontribuar për dështimet procedurale. Kontrolli i të dhënave ishte pjesë e një inspektimi për sigurimin e cilësisë, por kuptimi i kontrollit kurrë nuk ishte lidhur me sigurinë, dhe në kushtet që stafit nuk i ishte tërhequr vëmendja, falsifikimi i të dhënave u bë rrugë për të shmangur atë rutinë që stafi e shihte si punë të kotë. 14. Equitable Life - 2001 Equitable Life sot konsiderohet një skandal financiar i provuar. Equitable Life u ofronte informacione kontradiktore depozituesve, këshilltarëve financiarë të pavarur, shtypit dhe entit rregullues të Autoritetit të Shërbimeve Financiar (ASF), i cili ka refuzuar sqarimet mbi rolin e tij në këtë katastrofë. Kur Equitable njoftoi gërshërën për ndërprerjen e papritur të 16 % të pensioneve dhe 14 % në kursimet e tjera me përfitim, siguruesi nënkuptonte faktin se paratë do të vinin vetëm nga bonusi i fundmë i premtuar, duke i lënë bonuset dhe kapitalin e garantuar të paprekur. Në fakt, Equitable Life ishte përgatitur t’ju qepej të dyjave, bonuseve dhe kapitalit të garantuar që njerëzit kishin kursyer, me qëllim që të përlante plotësisht kuotën 16 %. Kështu që, çdo njeri që kish kursyer 100’000 £, në vjeshtë të vitit 2000me Equitable Life, kishte mundësi të përfitonte vetëm 77’000 £ në vit, në vend të shumës 104’ 000 £ që mund të kishte pritur. Kjo gjendje kishte ngritur dyshime rreth rolit të rregulluesit. Një zëdhënës i ASF tha se “është në dorë të investuesve të marrin vendimet e tyre mbi investimet”. Trajtimi mospërfillës rezultoi se ishte në kundërshtim me përgjegjësitë e këtij autoriteti, për sa ishte përcaktuar në Aktin e Shërbimeve Financiare. Akti përcaktoi shprehimisht: “ASF duhet të ketë parasysh kërkesat e konsumatorëve për këshilla dhe informacione të përpikta”. Equitable nisi shitjen e normës së interesit të garantuar vjetor (IGKV) në vitin 1956, por në vitin 1988, një grup veprimi vuri në dyshim vendimin për gërshërën në bonuset e IGKV-së. Gjykata e Lartë në vitin 1999, nxori një vendim në favor të Equitable, por Gjykata e Apelit e përmbysi vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2000. Dhoma e Lordëve pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe 12 drejtuesit e Equitable paraqitën dorëheqjen. Në vitin 2001, Halifax bleu pjesë të operacioneve të Equitable për rreth 1 miliardë £ dhe Equitable caktoi Herbert Smithin me firmën e tij ligjore për të hetuar ish-bordin e tij. Në vitin 2002 aksionarët (policmbajtësit) e Equitable vendosën që të hiqnin dorë prej një pjese të të drejtave të tyre dhe Equitable paditi ish-audituesin e vet

Page 201: Dispense mbi Teorine e Auditimit

200

“Ernst & Young” dhe 15 ish-drejtuesit e kësaj kompanie. Siguruesit luftuan që ASF dhe Thesari të lejonin shitjen e 10 mijë policave të pensioneve të viteve 1998 - 2000, megjithëse ata e dinin se rezervat e fondit të përbashkët ishin të pamjaftueshme. Kryetari i Equitable nuk mundi të ndalonte rënien e mëtejshme të vlerës së fondit. 15. Alder Hey - 2001 Policia drejtoi një hetim këtë vit mbi patologun holandez, profesorin Dick van Velzen, i cili punonte në spitalin Alder Hey të Liverpulit gjatë periudhës 1988 - 1995. Skandali doli në dritë kur një nënë zbuloi se fëmija e saj që vdiq 3-muajsh, ishte varrosur në vitin 1991, por të gjitha organet e tij nuk i kishte të plota. Tetë vjet më vonë, organet që i përkisnin fëmijës u zbuluan në Spitalin Adler Hey të Liverpulit, ndaj ajo organizoi një funeral të dytë. Por vitin e fundit u zbuluan pjesë të tjera të trupit dhe nëna e fëmijës së vdekur, bëri një shërbim funerali të tretë për foshnjën e vet. Kryeinspektori i Shëndetësisë në Qeveri, profesori Lian Donaldson zbuloi 10 mijë zemra, tru e organe të tjera, që mbaheshin akoma nëpër spitalet e Anglisë dhe që mijëra familje ndiheshin të tronditura e të pasigurta nëse njerëzve të tyre të dashur që ata kanë varrosur, mund t’u kenë hequr organet ilegalisht pa praninë e tyre. Këto hollësi u zbuluan nga profesori Lian Donaldson në një raport zyrtar mbi Alder Hey dhe për shkallën e abuzimit të organeve në Britani. 16. Enron - 2001 Enron, koncerni amerikan, pionieri i revolucionarizimit të Amerikës, shoqëria shumëkombëshe e tregtimit të energjisë me bazë në Houston të Teksasit u rrënua, teksa firmat vlerësuese të kreditit përgatitën raportin zyrtar mbi gjendjen dhe vlerësimin e borxheve (kredive) të kësaj kompanie. Enroni do të kishte qenë i detyruar të ri paguante huat e fituara në bazë të përqindjes së vetë huas, por u përball me kursin e dobësuar të aksionit. Humbjet prej 60 miliardë $ e shpunë atë drejtë rrënimit. Enroni u rrënua për shkak të veprimtarive të veta tregtare të komplikuara dhe manipulimit financiar. Të ardhurat e shoqërisë vinin nga blerja dhe shitja me çmimet e pritshme të energjisë dhe komoditetet e tjera. Sasitë e përfshira në aktivitetin tregtar, ishin paraqitur pasaktësish si të ardhura më shumë se sa ndryshimi margjinal i çdo ane të transaksionit. Veprimet e Enronit qenë përshkruar sikur të ishin të ekuivalentuara me paratë e llogaritura që kompania mbante përkohësisht në emër të klientëve, të gjitha si të ardhurat e tij vetjake. Përveç përgjegjësisë për funksionin e audituesit të jashtëm, Anderseni ishte përgjegjës dhe për auditin e brendshëm të Enronit. Rrënimi i Enronit është shumë më i madh se dorëzimi dhe abdikimi i Polly Peck në vitin 1989. Enroni ishtë kompanie e 7-të më e madhe e Amerikës. Drejtorët fshehën borxhet e kompanisë që ishin në nivele shumë të larta, të cilat çuan në falimentimin

Page 202: Dispense mbi Teorine e Auditimit

201

e kolapsin e Enronit dhe humbjen e mira vendeve të punës. Qëndra e Studimeve për Integritetin e Politikës po studion sportin e politikës,trafikun e përfitimeve,mashtrimet dhe lidhjet e saj me Enronin. “Në termat e mashtrimit ekonomik, Enroni është rasti i parë, por është shumë i frikshëm; shumë risqe e kanë shtyrë këtë sistem, duke e bërë të etur pë para”, thuhet në raportin e kësaj qendre. Analistët thanë se ishte një vjedhje ndaj investitorëve, duke përdorur instruksione financiare shumë komplekse. Tre ishin teknikat e sprovuara të hedhura në lojë: ishujt Xhersi afër Lamanshit, që ishin tre shoqëritë ndihmëse me të cilat kryhej mashtrimi. Në vitin 1990, eksportohen gazsjellësit në Kolumbi, fillon ndërtimi i centraleve elektrikë në Kore, dhe pjesë të holdingut u ngulën në Indi. Në vitin 2001 arkat e shoqërisë ishin bosh dhe perdja ra... John Ormerod argumentoi se “është e gabuar që ta kërkosh këtë përgjegjësi vetëm tek auditi, e të gjykohet audituesi i shkëputur në vetvete. Ne duhet ta kërkonim rrënimin tek korniza e përgjithshme e qeverisjes së korporatave dhe entiteteve; pra, duhet të përqendrohemi tek sistemi i drejtimit të tyre”. Enron u skedua për falimentim në dhjetor të vitit 2001. Kompania kishte humbur një sasi prej 1 miliardë $. Tek Enroni mungoi kontrolli. Aty një incident mund të shndërrohej në një ortek. Nga ana tjetër, shoqëritë e analizës financiare, në dualizmin dhe bindjen mbi kompaninë përbindësh, filluan të pushonin nga puna ata analistë-ekspertë, që shikonin me skepticizëm llogaritë e Enronit, ku në të vërtet vetëm manipulimi i shifrave mbulonte ajsbergun e skandalit. Protagonistët e dështimit kanë dalë para drejtësisë, ndërsa sistemi financiar i vendit po paguan haraçin e cinizmit të mungesës së kontrolleve të pavarura. Wall Street dhe agjencitë e tjera financiare, u besuan aferave të Enronit gjer në fund, deri në falimentimin e tij... Andersen Worldwide, audituesi i jashtëm i Enronit, u gjet fajtor për pengimin e drejtësisë me 15 qershor, për shkak të asgjësimit të dokumenteve të Enronit. Grupi përfshirës i Andersenit, pranoi që t’u paguante 60 milionë $ (39 milionë £) kreditorëve dhe investitorëve të Enronit. Më vonë, në vitin 2002, Andrew Fastow, shefi kryesor i financave të Enron, u padit për 78 akuza, si bashkëpunim kriminal, mashtrim, pastrim parash dhe pengim të drejtësisë etj, të cilat ai i kundërshtoi. Michael Kooper, ndihmësi dhe asistenti i Fastow, u deklarua fajtor për detyrimet e fshehura. Në po atë vit, Timothy Belden, ish-kreu i Enronit, gjithashtu u deklarua fajtor për detyrime të fshehura, për kryerje mashtrimesh, për manipulime me çmimet e energjisë dhe ai pranoi të bashkëpunonte me hetuesit dhe bëhej palë me qeverinë. Si palë e kësaj marrëveshje, Bleden mundi të zbriste dënimin në 5 vjet burg dhe të gjobitej me 250 mijë $ (ose 161 ‘000 £). Andrew Fastow, u akuzua me 31 tetor 2002, kurse gjyqet vijuan deri pas 2006-ës. “Pesë vjet pas falimentit të koncernit amerikan të energjetikës,- shkruante gazetari i “Dojçe Veles”, Jens Bochers,- gjykata i shpalli të fajshëm dhe dy kryemenaxherët e saj Xhefri Skilling dhe Keneth Lei. Trupi i jurisë së Gjykatës në Houston/Teksas mendon se Keneth Lei, themeluesi i koncernit Enron, është fajtor në të 6 pikat e akt-akuzës, ndër të tjera për mashtrim, përdorim të të dhënave të brendshme që kishte në tregti me aksione dhe për falsifikim të bilanceve”. Po sipas këtij burimi, “shuma e parave të investuara që humbën ishte 70 miliardë dollarë. Po

Page 203: Dispense mbi Teorine e Auditimit

202

ashtu, 5600 punonjës të firmës mbetën papunë. Si një ngushëllim i vogël për viktimat është fakti se pas falimentimit të koncernit të Enronit, janë forcuar shumë ligjet për firmat dhe bizneset. Po ashtu, deri tani janë dënuar për kriminalitet ekonomik më shumë se 900 vetë, ndër ta 92 drejtues firmash”69

Auditët konstatuan se shpenzimet e korporatës ishin trajtuar si investime kapitale, domethënë shpenzimet ishin vlerësuar si borxhe afatgjata, në vend që të shlyheshin menjëherë kundrejt përfitimeve korente. Kjo praktikë përfundoi me inflacionin e vlerës se përfitimeve dhe aksioneve të WorldCom-it duke krijuar përshtypjen që kompania ishte më e vlefshme sa tregonte në të vërtetë. “Kompania ishte mbështetur në të ardhura që janë fryrë për rreth 11 miliardë $”-shkruhet në artikullin “WorldCom whistleblowers to lectures”. WorldCom-i lejoi koordinimin e një prej mashtrimeve më të mëdha të historisë së kontabilitetit, në vitin 2002 dhe krijoi si pasojë inflacionin në përfitimet e tij me 3,8 miliardë $ (2,5 miliardë £) prej janarit 2001 gjer në mars 2002. Gjashtë drejtues të Enronit, që kishin lidhje me mashtrimin, dhanë dorëheqjen në SHBA në muajin dhjetor të vitit 2002. Organit të Sistemit Disiplinor të Përzier (SDP), iu ngarkua misioni hetues i investigimit rreth

. Sot, bëhet e ditur se 11 agjenci sigurimesh pretendonin se J.P.Morgan ka shfrytëzuar disa marrëveshje komplekse të mallrave për të fshehur borxhet e Enronit gjatë viteve 1998-2000. Disa e-maile që kanë të bëjnë me këto transaksione rrjedhëse, u drejtohen atyre si “hua të maskuara”. Gjykatësi i Nju Jorkut, Jed Rakoff, i caktuar për të gjykuar këto transaksione të dyshimta tronditëse,u shpreh se ky “është një eksploziv në kontekstin e vërtetë kjo çështje”. Menjëherë, sa dukej sikur ekonomia e SHBA-së po e merrte vetën, nga dosja e Enronit, një tjetër skandal gjigand shkrepëtiu dhe goditi vendin, skandali i WorldComit. 17. WorldCom – 2002 Në vitin 1999 WorldCom çmohej e vlerësohej për 180 miliardë $. Fillimisht kompania ishte një agjenci e vogël telekomunikacionesh vendore, që u rrit shpejt e u bë njëri prej furnizuesve më të mëdhenj të kësaj industrie.Pati një ndryshim të administrimit të vjetër në WorldCom në vitin 2002, i cili kërkoi auditorin e brendshëm që të shqyrtojnë transaksionet e veçanta të kontabiliteteve. Cynthia Cooper dhe Glyn Smith ishin grupi i audituesve të brendshëm që lëshuan fishkëllimën e parë drithëruese për mashtrimin masiv në praktikat e llogarive të WorldComit, viganit të telekomunikacioneve. “Lundrim në shtrëngatë: leksionet prej WordComit”- zbardhën kryeartikujt e gazetave.

Cynthia Cooper, zëvendës presidente e auditimit të brendshëm të kompanisë dhe audituesi Glyn Smith, “ndihmuan për t’i hequr mbulesën asaj që do të konsiderohej si një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e korporatave në Amerikë”. Cynthia Cooper për rolin e saj si investiguese sekrete, ka fituar çmimin “Njeriu i vitit 2000” të revistës “Time”. “Fabula e Cynthia Cooper dhe Glyn Smith,-shkroi revista,- është sinqerisht një profil guximtar, jo vetëm për integritetin dhe kurajon”.

69 -Gazeta “Koha jonë”, e dielë, 28 maj 2006, faqe 10.

Page 204: Dispense mbi Teorine e Auditimit

203

rolit të audituesit të jashtëm-Zyrës së Andersenit në Londër, në grisjen dhe asgjësimin e dokumenteve financiare të kompanisë. 18. Allied Irish Bank (AIB) Allfirst (US Subsidiary)- 2002 Allfirst ishte filiali i Bankës Irlandeze Allied, e vendosur me qendër në Baltimore Maryland të SHBA-së. Në fillim të vitit 2002, AIB zbuloi se një nga tregtarët e vet, John Rusnak kishte ndërmarrë transaksione që kishin sjellë një humbje prej gati 700 milion $ (saktësisht 691 milion $). Në mënyrë të ngjashme me skandalin Barrings, Rusnak ishte lejuar të tregtonte i pambikëqyrur për gati 5 vjet, ndërsa si pasojë shkalla e humbjeve te tij nuk po ulej. Rusnak bënte tregti me transaksione që mendoheshin me rrezik të ulët, megjithatë ai akumuloi humbje gjigande. AIB nuk mundi te mbikëqyrte me kujdesin e duhur aktivitet e veta në Maryland. Tregtari mashtrues John Rusnak, kërkohej nga policia që në vitin 2002. Rusnak dhe përfaqësuesi i tij ligjor, hynë në lidhje me hetuesit e FBI-së për të ekspozuar mashtrimin. Rusnak u deklarua fajtor për akuzën e mashtrimit bankar dhe ra dakord me një dënim të reduktuar si shpërblim për ndihmën që dha gjatë hetimit. Ai ra dakord me një dënim prej 7 vjet e gjysmë burg dhe me 5 vjet liri me kusht, pasi ligjërisht i takonte të përballej me 30 vjet burg dhe deri ne 1.1 milionë $ gjobë nëse shpallej fajtor. Rusnak u dënua në janar të vitit 2003, pas deklarimit fajtor. Në vitin 2002 AIB dha pëlqimin për t’ia shitur Allfirst-in korporatës “M&T” të bankës së SHBA për rreth 3,1 miliardë $. Si tregtar me shtrirje të gjerë në tregun që po fundosej, Rusnak nuk kishte mundësi të tjera përveçse të bënte pagesat margjinale (kufi) çdo muaj. Kur humbjet filluan të rriteshin, në vend të ndalimit të operacioneve të tij, ai vijoi duke blerë kontrata me zgjedhje dhe zhvilloi një sistem opsionesh e operacionesh false. Sipas pretendimeve të akuzës, Rusnak bënte tregti dhe krijonte imazhin në dukje, sikur te Allfirst gjithë gjërat ishin në vijë dhe se librat kontabël ishin të rregullta e të balancuara. Ai i shfrytëzonte paratë e kursyera për të bërë pagimet me marzh mujor. Eugene Ludwig, një investigues i veprimeve bankare, botoi në Amerikë raportin e tij për mashtrimin prej 494 milionë £ të Rusnak-ut në muajin mars të vitit 2002. Raporti i Ludwig për mashtrimin e Rusnak hedh dritë dhe mbi gabimet kryesore që u ngarkoheshin si përgjegjësi audituesve të brendshëm.

Ky rast tregon për mangësi serioze dhe dështime në verifikimin e informacioneve bazë nga burime të pavarura, paaftësi për të kuptuar hapësirat dhe natyrën e transaksioneve të zakonshme të biznesit, dështim në aplikimin e testeve mbi kontrollet kyçe dhe vlerësimin e efektivitetit të tyre etj. 19. Xerox -2002 Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC), rregullatori financiar i SHBA-së ngriti një padi kundër Xerox-it në prill të vitit 2002 për paraqitje të shtrembëruar të fitimeve të veta në shifrën 3 miliardë $. Xeroxi arrit një marrëveshje me SEC-in dhe pranoi të paguante një gjobë prej 10 milionë $, por pa u shprehur për shkeljet. Gjoba që u detyrua të paguante kompania nga Komisioni i Këmbimit dhe Sigurimeve ishte gjoba më e madhe e detyruar ndonjëherë të shlyente një firmë tregtare për shkeljet në kontabilitet.

Page 205: Dispense mbi Teorine e Auditimit

204

20. Merill Lynch -2002 Banka e Investimeve u gjobit nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eliot Spitzer, në shumën 10 milionë $ në vitin 2002. Analistët e bankës u dyshuan për shitjen e letrave pa vlerë. Marrëveshja e detyruar nga Spitzer nuk i kërkonte Merill Lynch-it që të pranonte fajin për veprimet e tij. 21. Credit Suisse First Boston (CFSB) -2002 Autoriteti i Shërbimeve Financiare (ASF), roja vigjiluese i financave të Mbretërisë së Bashkuar, gjobiti CSFB, degën e bakës së investimeve të “Switzerland Credit Suisse” me 4 milionë £ (6,4 milionë $), pasi zbuloi përpjekjen për mashtrim ndaj autoriteteve rregulluese e tatimore në Japoninë e vitit 2002. CFSB u ndëshkua me gjobë 150, 000 $ për deklarata të pavërteta mbi investimet e realizuara e të shpallura në Wall Street. Tanimë është bërë publike një kërkesë qesharake që CSFB i drejtonte stafit të saj që “të përpiqeshin që darkat t’i mbanin poshtë vlerës 10 mijë dollarë...”. Kjo kompani u dënua me gjobë 540,000 £ për mashtrim të klientëve. Autoriteti i Shërbimeve Financiare tha se dega e CFSB në Londër ka fshehur dhe asgjësuar dokumentet, ajo ka blerë një makinë grirëse për dokumentet, për t’iu shmangur kontrolleve nga autoritetet japoneze, në përpjekje për t’i mashtruar ato. Carol Sergeant, drejtori i administrimit në Autoritetin e Shërbimeve Financiare i kishte të qarta makinacionet që përdorte kjo kompani në grahmat e fundit, për t’iu shmangur autoritetit dhe për të mashtruar autoritetet ligjore.

22. Parmalat – 2003 Europianët e kanë etiketuar si Enronin e tyre...Komisioni i Këmbimeve dhe Letrave me Vlerë në SHBA e ka quajtur këtë “një prej mashtrimeve financiare më të mëdha e më të pacipa në histori”. Një hetues nuk është përmbajtur, por ka shpërthyer duke thënë “gjithçka ishte me të vërtetë jashtë limiteve...Në shumë kompani jemi përballur me falsifikues të fondeve, falsifikues të të gjitha llojeve. Por në këtë rast, gjërat kalonin jashtë çdo kufiri të imagjinatës”- evidentuan analistët Michael Gray, Carlotta Amaduzzi e Stephen Deane në shkrimin “Leksione për qeverisjen e korporatave nga Enroni i Evropës”. “Parmalat Finanziara”, baxhoja dhe vigani ushqimor i Italisë ishte një kordon i shpejtë lidhës me Enronin dhe WordCom-in, si emrat e familjes së skandaleve të korporatave. Parmalat pretendohet se është mashtrimi financiar me shtrirje më shumë se një dekadë dhe që mbështolli drejtë greminës shuma të stërmëdha, të cilat preventivohen sa një balonë humbjesh financiare ndërmjet 4 dhe 8 miliardë €. Themeluesi, kryetari dhe shefi i saj ekzekutiv Calisto Tanzi është përzënë e nxjerrë përjashta nga kompania dhe bordi është nën arrest. Enrico Bondi që zëvendësoi Tanzin në dhjetor, kishte vënë një autoritet absolut mbi dokumentacionin, si administratori i vetëm i Parmalat. Ai kishte 180 ditë afat të shpëtonte atë që mundej nga kjo kompani. Ndonëse Bordi vrapoi përkundër kohës për të zhgroposur burimin dhe origjinën e skandalit, disa ekspertë të qeverisjes së korporatave janë tanimë duke vizatuar skandalin dhe kompletuar leksionin... Rëndësia e Qeverisjes së Korporatave: “Qartësimi i asaj që ka ndodhur në Parmalat dhe në Ahold pak muaj më vonë, dëshmoi se bordet, kur nuk janë

Page 206: Dispense mbi Teorine e Auditimit

205

sinqerisht të pavarur dhe kur nuk janë sinqerisht vigjilentë,- rriskojnë në atë që quhet shkujdesje ose tolerim i mekanizmave për të zbuluar mashtrimet” – shkroi Peter Clapman, zëvendës presidenti më i moshuar dhe Shefi i Këshillit të TIIA-CREF, në raportin e analizës së këtij skandali. Ai nënvizoi se skandali i fundit u ekspozua si një problem global (botëror), e jo unik vetëm për Italinë. Clipman shtyn gjithë vendet për ndërmarrjen e reformave të “dizenjimit për minimizimin e riskut të këtyre ngjarjeve”. Njësitë duhet të rregullojnë autoritetin dhe vendosin sistemet në vend, që të rregullojnë drejtimin e korporatave dhe funksionimin e profesioneve të tilla si kontabilistët e juristët.”Kompanitë duhet të menaxhohen me synimin e zmadhimit të interesave të gjithë aksionarëve, e jo vetëm të një grupi të kufizuar”. Ken Bertsch, drejtor i korporatës “M.I.Service”, theksoi rolin e qeverisë si rregullator i regjimit të korporatave,kundrejt dritëhijeve dhe ngjarjeve të pa dëshirueshme. ”Unë mendoj se ajo që ndodhi është qartësisht kuptimplote”- shkroi Bertsch. Analisti Kavaljit Sing, në analizën e titulluar “Rrëzimi i Parmalatit: Enronit të Evropës”, thekson se imazhi i kësaj kompanie as që mund të vihej në dyshim: investime të fuqishme që krijonin një pikturë të stërmadhe. Të njëjtin mendim ndante dhe Luca Sala, ish kreu i Divizionit të Korporatave Italiane në “Bank of America”, që shprehet: ”Kur ju keni një klient si Parmalati dhe sjell gjithë këto para,që ka një industri kaq të madhe nëpër botë, ju nuk do t’i kërkoni atij të shikojë gjendjen e bankës”. Studimi i datës 29.10.2004, i realizuar nga “Qendra për Korporatat dhe Ligjet Tregtare”, pranë Universitetit të Kembrixhit dhe Lorenzo Stanghellini i Universitetit të Firences, përbëhet nga dy pjesë: kolapsi dhe shërimi i holdingut Parmalat. Ai është skanimi i tërë prerjeve të ajsbergut Parmalat. Kompania e falimentuar kryente operacione botërore në 140 qendra prodhuese. Rreth 36 mijë punëtorë të shpërndarë në gjithë botën grumbullonin dhe shpërndanin produktet e Parmalat. 5000 fermerë italianë ishin të varur nga kjo kompani për punët e biznesit të tyre. Historiku: Në vitin 1961, Calisto Tanzi, një 22 vjeçar që lë kolegjin, hap një fabrikë të vogël pasterizimi në Parma të Italisë. Katër dekada më vonë, kompania u shfaq brenda një gjigandi të shumëfishuar për nga aktivitet, në qumësht, djathra,pije, furra buke,dhe linja të tjera prodhuese në vitin 1980. Listohet në Bursën e Milanos në vitin 1990 dhe u zgjerua e shtri më tej pas viteve ’90-të. -Ekspansioni i fshehtë përfshiu:

Shtrirja në 30 vende: nga 6 që ishte hapja e saj gjer në vitin 1990; Parma A.C: Djali i Tanzit, Stefano caktohet Presidenti i “PAC” dhe antar i

bordit të “Parmalatit”; Parma Tour: një grup udhëtimesh e shëtitjesh, i falimentuar. Franceska,

antare e bordit, ishte dhe shefe ekzekutive e “P.T” ; Rrjete televizive: Odeon Tv, (të shitura).

-Mashtrimi financiar: Në fund të vitit 2003 shpërtheu skandali 8 miliardë € ishte zgavra financiare që u zbulua nga shënimet e llogarive financiare te korporatës. Në vitin 1999, Parmalati krijoi një filial në Caymon të Islandës, që u quajt

“Bonlat”.Ndikimi i parë në problemet financiare erdhi në fillim të vitit 2003, si një kompani e sprovuar të shesë 500 milionë € një kontratë...Pas kësaj, shefi financiar i

Page 207: Dispense mbi Teorine e Auditimit

206

organizatës Fausto Tona, dha dorëheqjen në mars dhe u zëvendësua nga Alberto Ferraris. Kriza u bë publike në nëntor, kohë kur u rrit shumë sensibiliteti publik dhe u

shtuan pyetjet rreth transaksioneve me fondet e përbashkëta të “Epuicurm”, një tjetër kompani e lidhur si hallkë me Parmalatin, e që krijoi një shtëllungë tymnaje përpara aksionarëve. Ferraris dha dorëheqjen një javë më vonë, duke u zëvendësuar nga Luciano del Soldato. Ky i fundit dha dorëheqjen në dhjetor, ngaqë nuk mundi të marrë para nga fondi “Epicurm”, kur me urgjencë duheshin paguar kreditorët e borxhet. Atëherë është thirrur Bondi që të ndihmojë kompaninë, kurse Tanzi dha dorëheqjen si Kryetar dhe Shef Ekzekutiv i organizatës. Banka e Parmalatit, ishte “Bak of Amercia”, e cila deklaroi se një dokument

që paraqitej për vlerën 3,95 miliardë € në emër të “Bonlatit” ishte i falsifikuar!”.Kështu, kambana ra... -Pjesët e kolosit: Calino Tanzi, njëri prej simboleve të suksesit të pakufishëm të kompanisë, është arrestuar dhe firma është deklaruar zyrtarisht e falimentuar. Ai është akuzuar për mashtrim financiar dhe pastrim parash. Italianët janë shokuar nga kjo ngjarje, kur kanë parë perandorinë e tyre të shkrumbohej me aq shpejtësi. Pas arrestit, Tanzi, padyshim që raportoi gjatë rreth pyetjeve të prokurorëve në Burgun ‘San Vitore” të Milanos,për devijimin e fondeve nga “Parmalati” në “Palma tours” e gjetkë. Sipas BBC, (5.10.2004), nën hetim u përfshinë jo vetëm 29 persona të stafit

të organizatës (bordit drejtues, stafit administrativ dhe financiar),por edhe 3 kompani: “Bank of America ”,”audituesit e firmës “Deloitte & Touche” si dhe “Grant Thorton”. Prokurorët lëshuan akuza kundër 13 antarëve të bordit të Parmalatit, 3 auditëve të brendshëm (Mario Brughera,Orieste Ferreti dhe Massimo Nuti); 5 antarëve të ekzekutivit, 2 audituesve të “Deloitte” dhe 2 audituesve të degës italiane të “Grant Thorton”.Në këtë listë është dhe avokati i shoqërisë, krahas 3 punonjësve të filialit të bankës amerikane. Duke analizuar skenarin e fatkeqësisë dhe ndërhyrjen klinike që duhet të

kryejë qeveria italiane,në shkrimin “Kolapsi i Parmalatit- kronika e një vdekje të paralajmëruar”, shtrohej pyetja:”Kush ishte faji?!”.Degëzimi dhe shtrirja e kolapsit të Parmalatit kapërcyen Italinë. Banka të mëdha ndërkombëtare dhe institucione financiare në të gjithë anët e Atlantikut,që i kishin dhënë hua këtij holdingu, përjetojnë vuajtje nga humbjet e këtij skandali. Kështu, Banka e Amerikës i kishte huazuar kompanisë 274 milionë $, Citigroup 242 milionë $, Capitalia 614 milionë €, UBS 420 milionë €, Banka Intesa 360 milionë €, Uncredito 150 milionë €, Banca Nazionale del Lavoro 110 milionë €, Banca Popolare di Lordi 100 milionë €, etj, etj. Në të njëjtën linjë me deklarimin e pajtueshmërisë me kriteret e

rekomanduara nga Bursa e Milanos, nga Parmalat nuk u mbajtën regjistrimet e çdo rasti nga operatorët financiarë.

“Modeli i qeverisjes së korporatës (holdingut) “Parmalat”,- nënvizon Bruni,- ishte shumë i dënueshëm. Bordi i drejtorëve ishte i formuar nga shefat kryesorë ekzekutiv (8 nga 13), të cilët ishin të nënshtruar totalisht nga Tanzi dhe vetëm njëri prej anëtarëve pretendohej se ishte teknikisht i pavarur... Bordi Mbikëqyrës ishte shprehje vetëm e aksioneve me peshë, pasi nuk kishte përfaqësim të aksioneve të minorancës”.

Page 208: Dispense mbi Teorine e Auditimit

207

Gjithsesi, dy firmat audituese “Borsa s.p.a” dhe “Bank of Italy”, Ministria e Thesarit dhe raportet e shumë agjencive, rezultuan të pazotë për të zbuluar atë që SEC e kishte etiketuar si “një prej mashtrimeve më të mëdha e më të pacipa në historinë e mashtrimeve financiare të korporatave”.

Page 209: Dispense mbi Teorine e Auditimit

208

Page 210: Dispense mbi Teorine e Auditimit

209

10.

STANDARTET NDËRKOMBËTARE TË KONTROLLIT DHE AUDITIMIT.

II.. SSttaannddaarrtteett ee KKoonnttrroolllliitt ttëë BBrreennddsshhëëmm ((SSKKBB))::

1. Standarte Ndërkombëtare të Kontrollit sipas Institutit të Auditorëve të Brendshem (IIA) Londër,

2. Standarte Ndërkombëtare të Kontrollit sipas Bashkimit Europian (BE),

33.. Standarte Ndërkombëtare të Kontrollit sipas Zyrës së Përgjithshme të Kontabilistëve (GAO) Amerikë..

IIII.. SSttaannddaarrtteett ee AAuuddiittiimmiitt ttëë BBrreennddsshhëëmm ((SSAABB))::

“Standartet e auditimit janë udhëzime autoritare për matjen dhe vlerësimin e cilësisë së realizimit të auditimit. Ato përfshijnë rregulla të gjera në lidhje me karakteristikat profesionale të auditëve, për vlerësimin e evidencave të grumbulluara dhe raportimin e rezultateve të tyre”70

1. Standartet e Përgjithshme të Miratuara të Auditimit, GAAS. .

2. Standartet e Atestimit (ose Vërtetimit), SSAE. 3. Standartet për Praktikat e Auditimit të Taksave. 4. Standartet për Praktikat e Shërbimeve Këshilluese të Drejtimit,

SSMAS. 5. Standartet për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm,

ISPPIA. 6. Standartet për Auditimin e Qeverisjes, GAS. 7. Standartet sipas Organizatës Ndërkombëtare Supreme të Auditëve

(INTOSAI-t) 8. SAB sipas Institutit të Auditëve të Brendshëm (IIA) Florida, SH.B.A

70 -Frank C. Giove, “Auditing essentials”, botim i Research & Education Assocation, Nju Xhersi, SHBA, botimi 3-të, viti 2003, faqe 4.

Page 211: Dispense mbi Teorine e Auditimit

210

*Standartet e KB, sipas IIA Londër.

Page 212: Dispense mbi Teorine e Auditimit

211

**** ssiippaass GGAAOO--ss..

Page 213: Dispense mbi Teorine e Auditimit

212

**Standartet e Kontrollit të Brendshëm sipas Bashkimit Europian

Page 214: Dispense mbi Teorine e Auditimit

213

I. Standartet e Kontrollit:

I. Standartet e Kontrollit sipas COSO-s (Komiteti për Sponsorizimin e Organizatave të Tradeway Commission)

Sipas studimit të prof. Alan Williams

11.. MMjjeeddiissii ii kkoonnttrroolllliitt 1. Angazhimet për kompetencë dhe ndershmëri, 2. Transmetimi dhe komunikimi i vlerave etike, 3. Struktura të përshtatshme organizative, 4. Delegim i autoritetit të duhur, 5. Raportet financiare të hartohen duke u drejtuar nga profesionistë.

22.. IIddeennttiiffiikkiimmii ii rriissqqeevvee ddhhee ppëërrppaarrëëssiivvee ttëë kkoonnttrroolllliitt

1. Identifikimi i risqeve në njësinë e kohës, 2. Konsiderata rreth mundësive dhe impaktit të materializmit të risqeve, 3. Vendosja e përparësive për shpërndarjen e burimeve, 4. Vendosja e objektivave të qarta të kontrollit,

33.. SSttrraatteeggjjiiaa ffiinnaanncciiaarree ddhhee mmeennaaxxhhiimmii

1. Indikatorët e performancës dhe menaxhimi i informatave të monitoruara për realizimin e objektivave

2. Sistemet e informacionit t’u japin njerëzve të drejtën e informimit, 3. Sistemet e informacionit kujdesen për informata të përshtatshme e të

freskuara financiare, nga burime të brendshme e të jashtme.

44.. AAkkttiivviitteettii ii kkoonnttrroolllliitt 1. Procedurat të garantojnë llogari të kompletuara e korrekte për çdo

transaksion financiar; 2. Përcaktimi i kufijve të autoritetit; 3. Procedurat të garantojnë saktësi dhe siguri në përpunimin e të

dhënave dhe raporteve;

Page 215: Dispense mbi Teorine e Auditimit

214

4. Kontroll i kufirit të humbjeve dhe mashtrimeve; 5. Procedurat të garantojnë pajtueshmëri me ligjet dhe rregullat.

55.. MMoonniittoorriimmii ddhhee vveepprriimmeett kkoorriiggjjuueessee

1. Monitorimi i proceseve të japë siguri të arsyeshme se procedurat e vendosura po ndiqen me përpikëri,

2. Procedura formale për raportimin e të metave (dobësive) dhe veprime respektive korrigjuese,

3. Përgatitja e pasqyrave financiare të nevojshme mbi kontrollin publik. II.

11.. SSTTAANNDDAARRTTEETT EE PPEERRGGJJIITTHHSSHHMMEE

1. Siguria racionale (e arsyeshme). Sistemet e kontrollit të brendshëm duhet të sigurojnë që objektivat e

sistemeve janë përmbushur. Në këtë proces ka një kufi kritik që kufizon kontrollin e brendshëm. Sipas tij kosto e kontrollit të brendshëm duhet të mos kalojë përfitimin që sjell kontrolli. Me siguri të arsyeshme71

71 - Burimi:.Internal Control Standarts. Botim i IIA,Londër

do të nënkuptojmë arritjen e një niveli të kënaqshëm të konsideratës rreth raportit kosto/përfitime dhe risqe. Kostot u referohen vlerave financiare të burimeve të konsumuara në përmbushjen e qëllimit të specifikuar. Ato mundet gjithashtu të përfaqësojnë edhe një mundësi të humbur, një të metë në shërbim, ose rënie të moralit te personelit. Një përfitim matet me shkallën e reduktimit të riskut ose dështimit në arritjen e një objektivi të caktuar. Si shembuj përfitimi mund të përmendim: rritjen e shansit për zbulimin e shkeljeve, mashtrimeve, shpërdorimeve, abuzimeve dhe gabimeve; parandalimi i veprimit të gabuar ose rritja e shkallës së pajtueshmërisë së veprimeve me rregullat etj..

2. Qëndrimi përkrahës Ky standard kërkon që drejtuesit dhe nëpunësit të ushtrojnë e te

manifestojnë qëndrim mbështetës kundrejt hapësirave të kontrollit të brendshëm në çdo periudhë. Menaxherët dhe stafet e vijës së dytë duhet kujdesen për implementimin e çështjeve të kontrollit dhe duhet të ndërmarrin hapa konkretë në promovimin e efektivitetit të kontrollit. Një qëndrim pozitiv dhe mbështetës duhet të nxitet nga bordi dhe menaxhimi. Ky angazhim shkallëzohet nëpërmjet: strukturës organizative efikase, trajnimeve të personelit, komunikimit, mbrojtjes dhe përdorimit efektiv të burimeve. Për këtë kërkohet përgjegjësi, monitorim dhe ndërtimi i një sistemi raportimi dhe lidershipi të përgjithshëm efikas.

Page 216: Dispense mbi Teorine e Auditimit

215

3. Personeli i zotë (i aftë) Menaxheret dhe nëpunësit duhet të gëzojnë integritet personal dhe

profesional. Ata duhet të jenë te kualifikuar për të përmbushur detyrat e caktuara, po ashtu të kuptojnë esencialisht rëndësinë e ndërtimit të kontrolleve të brendshme. Integriteti personal dhe profesional duhen demonstruar gjate veprimtarisë së përditshme në procesin e realizimit të objektivave. Ka disa elemente qe ndikojnë integritetin e menaxhereve e të stafit përkatëse. Për shembull, personeli vazhdimisht duhet të kurojë rregulla dhe parime deontologjike, inkuadruar në kodin e sjelljeve të pëlqyeshme. Vendimet për rekrutimin e punonjësve te rinj duhet te përfshijnë si marrjen e informatave për arsimimin e tyre dhe eksperiencat e punësimit. Vlerësimi i vazhdueshëm i staturës dhe performancës se personelit është një faktor tjetër qe ndikon integritetin e tij. Pjesë e këtij vlerësimi duhet të jetë edhe mbështetja e angazhimi i personelit në implementimin e kontrollit te brendshëm.

4. Objektivat e kontrollit Objektivat e kontrollit të brendshëm duhen identifikuar dhe zhvilluar për

çdo veprimtari brenda subjektit. Ato duhet të jenë të arsyeshme, të aplikueshme dhe të logjikshme. Përveç sa sipër, objektivat duhet të detajohen sipas cikleve të biznesit ose operacioneve, si p.sh cikli i raportimeve financiare, skedulimi i detyrimeve buxhetore, marketingut, prokurimeve, pagesave, personelit, aktiveve fikse e financiare, investimeve në proces, etj.

5. Teknikat e kontrollit Teknikat qarkojnë instruksione, politika, klasifikime, procedura, detajime të

përgjegjësive dhe detyrave, inspektime fizike të alternuara etj. dhe sigurojnë një shkallë të lartë sigurie mbi arritjen e objektivave të kontrollit. Për tu siguruar se objektivat e kontrollit po arrihen, teknikat duhet të jenë të atilla sa të përmbushin qëllimin përkatës aplikativ. Ato duhet të projektohen që të harmonizojnë dy anët e aksiomës: përfitime maksimale, me përpjekje minimale.

6. Monitorimi (vëzhgimi) i përhershëm Menaxheret e lartë duhet te stimulojnë në vijimësi programe koordinatave të

mbikëqyrjes së brendshme. Përmes tyre identifikohen dobësitë e kontrollit të brendshëm. Ndryshimet përkatëse duhen implementuar për të korrigjuar ndonjë dobësi të vërejtur.

22.. SSTTAANNDDAARRTTEETT SSPPEECCIIFFIIKKEE

1. Dokumentimi Sistemet e kontrollit te brendshëm, gjithë transaksionet dhe ngjarjet e

rëndësishme duhen të dokumentohen qartësisht. Dokumentacioni duhet të jetë i gatshëm për ekzaminim. Dokumentacioni mbi të cilin montohen sistemet e

Page 217: Dispense mbi Teorine e Auditimit

216

kontrollit të brendshëm, duhet të mundësojë identifikimin reciprok të cikleve, objektivave dhe teknikave të lidhura me to. Dokumentacioni duhet te reflektojë direktivat e menaxhimit, politikat e administrimit dhe manualet e llogaritjes. Në kriteret lidhur me standardizimin e dokumentacionit përfshihen: plotësia, kujdesi, dobia dhe aplikueshmëria në vendimmarrjen e menaxhimit.

2. Regjistrimi ngjarjeve dhe transaksioneve Sipas këtij standarti kërkohet që të gjitha ngjarjet dhe transaksionet të

regjistrohen dhe klasifikohen menjëherë. Transaksionet duhet të regjistrohen në bazë të procedurave të aprovuara paraprakisht dhe informacioni duhet të kontribuojë menaxhimit në procesin e marrjes së vendimeve mbi ardhmërinë e entitetit.

3. Ekzekutimi i transaksioneve dhe ngjarjeve Transaksionet dhe ngjarjet duhet t’u nënshtrohen autorizimeve dhe të

ekzekutohen nga persona që veprojnë brenda fushës së autoritetit dhe sferës së njohur të ndikimit dhe ushtrimit të përgjegjësive. Realizimi i operacioneve ka të bëjë me vendimet për të ndryshuar, transferuar, aranzhuar, përdorur apo angazhuar burime për qëllimet dhe kushtet e përcaktuara. Autorizimi duhet komunikuar qartazi në linjat e komunikimit midis shkallëve të menaxhimit dhe rangjeve të të punësuarve në organizatë.

4. Ndarja e detyrave Me qëllim qe te mënjanohet e reduktohet rreziku i gabimeve, apo mundësia e

shpërdorimeve dhe abuzimeve dhe risku i moszbulimit të tyre, duhet të garantoheni që asnjë individ mos kontrollojë gjithë aspektet kyçe të një transaksioni apo ngjarje nga inicimi gjer në realizim. Ky mekanizëm arrihet duke organizuar ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive mes anëtarëve dhe individëve të ndryshëm që shërbejnë sipas organigramës.

Detajimi i detyrave kyçe presupozon: autorizimin, aprovimin dhe regjistrimin e transaksioneve, emetimin dhe administrimin e aktiveve fikse, pagimin, mbikëqyrjen dhe auditimin e transaksioneve. Konfuzioni, paqartësia, mbivendosja, përplasja e kompetencave të funksioneve mund të minojnë efektivitetin e kontrollit të brendshëm dhe mund të sjellë pasoja të rënda e të parikuperueshme në menaxhimin e burimeve njerëzore në organizatë.

5. Mbikëqyrja Mbikëqyrja e kualifikuar dhe cilësore duhet ofruar për të siguruar arritjen e

objektivave të kontrollit të brendshëm nëpërmjet shqyrtimit të veprimtarive të përgjithshme të personelit. Por kjo kërkon që stafi të jetë i pajisur me manualet dhe trajnimin e nevojshëm për të minimizuar gabimet, harxhimet pa kriter dhe aktet e padobishme. Caktimi, mbikëqyrja dhe aprovimi i punës së stafit kërkon që detyrat të jenë komunikuar dhe bërë të njohura qartësisht për çdo pjesëtar të stafit, në vazhdimësi dhe në përputhje me transaksionet dhe ngjarjet.

Page 218: Dispense mbi Teorine e Auditimit

217

6. Hyrja e autorizuar dhe përgjegjshmëria e sanksionuar për aktivet Është e nevojshme që në funksion të garantimit të ruajtjes fizike të pasurisë

të emetohen rregulla të shkruara që i komunikohen gjithë aktorëve të entitetit. Periodikisht duhen ndërmarrë inspektime dhe kryer inventarizime,me qëllim që të krahasohen të dhënat e regjistrave kontabël me gjendjen fizike të aseteve, duke evidentuar mospërputhjet eventuale. Këto veprime synojnë të shmangin riskun e përdorimit të pa autorizuar, apo të humbjes së aseteve, me qëllim që ato të jenë kurdoherë në funksion të përmbushjes së objektivave.

33.. SSTTAANNDDAARRTTII II RREEZZOOLLUUTTEESS

SSEE KKOONNTTRROOLLLLIITT

Menaxheret duhet të vlerësojnë dhe eliminojnë çdo dobësi në komponentët

dhe strukturën e kontrollit të brendshëm, sipas vlerësimit të tyre. Gjithashtu ata duhet të korrigjojnë çdo mangësi e parregullsi që vjen si produkt i zbulimeve të auditëve të jashtëm. Ndaj, për ketë lypset që:

Zbulimet dhe rekomandimet të vlerësohen menjëherë.

Të përcaktohen veprimet e duhura aktive, në reaksion (përgjigje) të zbulimeve dhe rekomandimeve.

Të korrigjohen dobësitë e vërtetuara në kontrollin e brendshëm. Kjo kërkon që menaxheret të marrin përsipër veprime të përgjegjshme mbi zbulimet dhe rekomandimet, me synimin për të korrigjuar dobësitë e mangësitë e identifikuara, apo për t’i përmirësuar ato kur është e mundshme. Procesi i përmirësimeve të kontrollit, fillon sapo rezultatet e një kontrolli raportohen tek menaxhimi dhe konsiderohet e ezauruar tërësisht vetëm pasi janë ndërmarrë veprimet ose hapat e mëposhtëm:

-Mangësitë e zbuluara janë korrigjuar. -Përmirësimet janë bërë realisht. -Zbulimet dhe rekomandimet nuk kanë kushtuar, pra procesi ka qenë efektiv.

Page 219: Dispense mbi Teorine e Auditimit

218

II. Standartet e Auditimit

Shpallja (paraqitja) e Standarteve të Auditimit (SAS) nga AICPA, SHBA

Shpallja e Stand. Auditmit SAS Nr.

Viti

Emërtimi

1. 1972 Kodifikimi i Standarteve dhe Procedurave të auditimit. 7 1975 Komunikimi midis auditëve paraardhës dhe atyre

pasardhës. 8 1975 Informacione të tjera mbi dokumentet që përfshihen në

auditimin e pasqyrave financiare. 11 1975 Përdorimi i punës së specialistëve. 12 1976 Hetimi i çështjeve gjyqësore me klientët, pretendimet dhe

vlerësimet. 19 1977 Përfaqësimi i klientëve. 21 1977 Informacioni sektorial. 22 1978 Planifikimi dhe mbikëqyrja (supervizimi). 25 1979 Lidhja e Standardeve të Përgjithshme të Pranuara të

Auditimit me Standardet e Kontrollit të Cilësisë. 26 1979 Shoqërizimi (familjarizimi) me pasqyrat financiare. 29 1980 Informacioni shoqërues i pasqyrave themelore financiare

dhe raportimi i auditorit - dokumentacioni i parashtruar . 30 1980 Raportet për kontrollin e brendshëm kontabël. 31 1980 Çështjet e evidencës. 32 1980 Përshtatshmëria e zbulimeve të pasqyrave financiare. 35 1981 Raportet speciale. 37 1981 Kryerja e angazhimit nën Statutin Federal të letrave me

Vlerë. 39 1981 Vrojtimi i auditit. 41 1982 Letrat e punës. 42 1982 Raportet përmbledhës të pasqyrave financiare dhe të

dhënat financiare të përzgjedhura. 43 1982 Deklarimet e përfshira në Standartet e Auditimit. 45 1983 Deklarimet e përfshira në Standartet e Auditimit-1983 46 1983 Konsiderata mbi procedurat e përfshira pas datës së

raportit. 47 1983 Risku dhe materialiteti që lidhen me auditin. 48 1984 Efektet e përpunimit kompjuterik në ekzaminimin e

pasqyrave financiare. 49 1984 Letrat për agjencitë siguruese

Page 220: Dispense mbi Teorine e Auditimit

219

50 1986 Raportet për praktikat e kontabilitetit të aplikuar. 51 1986 Raportet për pasqyrat financiare të p1rgatitura për t’u

përdorur në vende të tjera. 52 1988 Deklarimet e përfshira në Standartet e Auditimit-1987. 53 1988 Përgjegjësia e Auditorëve për zbulimet dhe raportimin e

gabimeve e të parregullsive. 54 1988 Aktet ilegale nga klientët. 55 1988 Konsiderata mbi strukturën e kontrolleve të brendshme në

një audit të pasqyrave financiare. 56 1988 Procedurat analitike. 57 1988 Auditimi i vlerësimeve (llogaritjeve) kontabile 58 1988 Raportet mbi auditimin e pasqyrave financiare. 59 1988 Konsideratat e auditit për kompetencën e entitetit për

çështjet e vijueshmërisë. 60 1988 Komunikimi i strukturës së kontrollit të brendshëm në

lidhje me çështjet e shënuara në një auditim. 61 1988 Komunikimi me Komitetin e Auditimit. 62 1989 Raportet Speciale. 64 1990 Deklarimet e përfshira në Standartet e Auditimit-1990. 65 1991 Konsideratat e auditit për funksionin e auditit të

brendshëm në një auditim të pasqyrave financiare. 66 1991 Komunikimi i çështjeve rreth informacioneve financiare të

brendshme dhe dosjet e specifikuara për agjencitë rregullatore.

67 1991 Proceset e konfirmuara. 68 1992 Pajtueshmëria në auditimet e aplikuara për entitetet

qeveritare dhe asistencën financiare të njësive të tjera të qeverisjes.

69 1992 Kuptimi mbi “ Prezantimin me drejtësi e në pajtueshmëri me rregullat kontabile përgjithësisht të pranuara”

70 1992 Raportet për qëllime speciale në kontrollin e brendshëm të kontabilitetit për shërbimet organizative.

71 1992 Rishikimi i informacioneve të brendshme financiare.

Page 221: Dispense mbi Teorine e Auditimit

220

Shpallja (paraqitja) e Standarteve të Vërtetimit për angazhimet e Vërtetimit nga AICPA,SHBA

Shpallja e Stand. Auditmit SAS Nr.

Viti

Emërtimi

1. 1986 Standartet e Vërtetimit 2. 1985 Shpallja e standarteve për shërbimin e kontabilitetit për

informacionet e ardhshme financiare 3. 1988 Raportimi në formularët e pasqyrave financiare

Shpallja (paraqitja) e Standarteve të Auditimit të Brendshëm nga I I A, SHBA

Shpallja e Stand. Auditmit SAS Nr.

Viti

Emërtimi

1. 1983 Kontrolli, konceptet dhe përgjegjësitë. 2. 1983 Komunikimi i rezultateve. 3. 1985 Përmbajtja, zbulimi, investigimi dhe raportimi i

mashtrimeve. 4. 1986 Sigurimi i cilësisë. 5. 1987 Marrëdhëniet e auditëve të brendshëm me auditët e

jashtëm të pavarur. 6. 1987 Letrat e punës së auditëve 7. 1989 Komunikimi me Bordin e Drejtorëve. 8. 1991 Procedurat analitike të auditimit. 9. 1991 Vlerësimi i riskut. 10. 1991 Zhvillimet në kryerjen e objektivave të vendosura dhe

qëllimet për operacionet ose programet.

Shpallja (paraqitja) e Standarteve të Auditimit të Qeverisjes Nga GAO ,SHBA

Shpallja e Stand. Auditmit SAS Nr.

Viti

Emërtimi

1. 1988 Standartet për auditimin e Qeverisjes së Organizatave, Programeve, Aktiviteteve dhe Funksioneve.

Page 222: Dispense mbi Teorine e Auditimit

221

Shpallja (paraqitja) e Standarteve për Shërbimet e Kontabilitetit dhe e Rishikimet nga AICPA, SHBA

Shpallja e Stand. Auditmit SSARS

Nr.

Viti

Emërtimi

1. 1978 Përpilimi dhe rishikimi i pasqyrave financiare. 2. 1979 Raportimi mbi pasqyrat financiare të krahasuara 3. 1981 Raportet mbi pajtueshmërinë e pasqyrave financiare 4. 1981 Komunikimi mes auditoriëve paraardhës dhe atyre të

suksesit vijues. 5. 1982 Raportet mbi pajtueshmërinë e raporteve financiare. 6. 1986 Raportet mbi pasqyrat financiare të sektorit privat, duke

përfshirë dhe planet financiare.

Kodi i Sjelljes Profesionale nga AICPA, SHBA

Rregulli Nr I- Përgjegjësia Rregulli Nr II- Interesi publik Rregulli Nr III- Integriteti Rregulli Nr IV- Objektiviteti dhe pavarësia Rregulli Nr V- Kujdesi I duhur profesional Rregulli Nr VI- Qëllimi dhe natyra e shërbimeve.

Rregulli Nr. Emërtimi

101 Pavarësia 102 Integriteti dhe objektiviteti 201 Standartet e përgjithshme 202 Pajtueshmëria me standartet 203 Normat dhe rregullat e kontabilitetit 301 Informacioni konfidencial i klientëve 302 Tarifat e mundshme të pagesës 501 Aktet diskredituese (turpëruese) 502 Reklamat dhe format e tjera të joshjes 503 Komisionimi dhe referimet e pagesave 505 Formimi praktik dhe emri.

Page 223: Dispense mbi Teorine e Auditimit

222

Shpallja (paraqitja) e Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve

Stand. Auditmit AU Nr.

Emërtimi

8000 Hyrje mbi raportet ndërkombëtare të auditimit për kontabilitetin e federal ndërkombëtar.

8000A Korniza mbi deklarimet ndërkombëtare mbi auditimin dhe shërbimet e lidhura.

8001 Objektivi dhe qëllimi i auditimit të pasqyrave financiare 8002 Letra e angazhimit të auditëve 8003 Rregullat bazë për qeverisjen e auditëve 8004 Planifikimi 8005 Përdorimi i punës së auditëve të tjerë 8006 Studimi dhe vlerësimi i sistemit të kontabilitetit dhe lidhjeve

të kontrollit të brendshëm me auditin. 8007 Kontrolli i cilësisë së punës së auditit 8008 Evidenca e auditit

8008A Udhëzime plotësuese mbi inventarin, konfirmimet e llogarive dhe hetimin e pretendimeve apo çështjeve gjyqësore.

8009 Dokumentimi 8010 Përdorimi punës së auditëve të brendshëm 8011 Mashtrimet dhe parregullsitë 8012 Rishikimet analitike 8013 Raportet e auditëve mbi pasqyrat financiare 8014 Informacione të tjera në lidhje me auditimin e pasqyrave

financiare 8015 Auditimi dhe mjedisi i proceseve të përpunimit informatik të

të dhënave. 8016 Ndihmesa kompjuterike në teknikat e auditimit 8017 Pjesët e lidhura 8018 Përdorimi i punës së një eksperti 8019 Mostra e zgjedhur për vrojtim nga auditimi 8020 Efektet e mjedisit të përpunimit informatik të të dhënave në

studimin dhe vlerësimin e sistemeve të kontabilitetit dhe lidhjeve me kontrollet e brendshme.

8021 Të dhënat e raportit të auditimit, ngjarjet pas mbylljes së bilancit, zbulimi i fakteve të reja pas përgatitjes së pasqyrave financiare.

8022 Përfaqësimi nga menaxhimi 8023 Vijueshmëria e proceseve të biznesit. 8024 Raportet e auditimit për qëllime speciale 8025 Materialiteti dhe risqet e auditimit

Page 224: Dispense mbi Teorine e Auditimit

223

8026 Auditimi i llogarive të kontabilitetit 8027 Ekzaminimi i informacionit financiar të ardhshëm 8028 Angazhimet e auditimit gjatë vitit të pare- bilanci i hapjes 8029 Vlerësimi i risqeve të kontrolleve të brendshme dhe

kontrolleve të qenësishëm (të pandarë); impakti i tyre në procedurat e pavarura.

Shpallja (paraqitja) e Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit

(shërbimet e lidhura) Stand.

Auditmit AU Nr.

Emërtimi

8501 Rregullat bazë për qeverisjen e angazhimeve të rishikimit 8502 Rishikimet e pasqyrave financiare 8503 Angazhimet për kryerjen e procedurave 8504 Angazhimet në grumbullimin / mbledhjen e informacionit

financiar.

Shpallja (paraqitja) e Standarteve Ndërkombëtare të Këshillimit nga AICPA, SHBA

Stand. Menaxhimit

MS Nr.

Emërtimi

10. Shpallja e standarteve për shërbimet e këshillimit 11. Përkufizimi dhe standartet e shërbimeve të këshillimit 21. Angazhimet këshillimore 31. Këshillimet

Shpallja (paraqitja) e Standarteve të Kontrollit të Cilësisë nga AICPA, SHBA

Stand. Kontrollit

cilësisë QC/QRNr.

Emërtimi

10. Sistemi i kontrollit të cilësisë për firmat e kontabilistëve publikë të certifikuar

90. Vendosja e procedurave dhe politikave mbi kontrollin e cilësisë

100. Standartet mbi kryerjen dhe raportimin e rishikimeve të cilësisë.

Page 225: Dispense mbi Teorine e Auditimit

224

STANDARTET E AUDITIMIT GAAS,-sipas AICPA, Instituti Amerikan te Kontabilisteve Publikë te Certifikuar-

STANDARTET GAAS

Standartet esferes se

funksionimit

Standarte teRaportimeve

StandarteGjenerale

TRAINIMI DHEAFTESIMI

PAVARESIA

KUJDESIPROFESIONAL

BESNIKERIA ME RREGULLAT E

KONTABILITETIT

PLAN I PERSHTATSHEM

& SUPERVIZIM

KUPTIMI ISTRUKTURESKONTROLLITBRENDSHEM

SIGURIMI EVIDENCES SE MJAFTUESHME

APLIKIMIE TEQENDRUESHME

ZBULIMET

FRAZAT E SHPREHJES

SE OPINIONIT

1. Standartet e Përgjithshme të Miratuara të Auditimit, GAAS. Anëtarët e Institutit Amerikan të Kontabilisteve Publikë të Autorizuar (AICPA), kanë aprovuar dhe adoptuar 10 shpallje (deklarime të plota të titulluara Standartet e Përgjithshme të Miratuara të Auditimit, GAAS), dhe kërkon ndjekjen me besnikëri të tyre nga audituesit e jashtëm të pasqyrave financiare. Nëntë prej këtyre deklarimeve janë ato të hartuara në vitin 1948 dhe nuk kanë pësuar ndryshime thelbësore. Autoriteti i amplifikimit dhe interpretimit të këtyre 10 standarteve profesionale GAAS, AICPA për periudhën prej vitit 1939 deri në vitin 1972, pajtoi një komitet teknik të quajtur Komiteti i Procedurave të Auditimit, i cili përgatiti dhe emetoi 54 deklarime ose shpallje, që u titulluan më vonë Shpallja e Procedurave të Auditimit.

Burimi:”MONTGOMERY’S AUDITING”, faqe 44-49

Page 226: Dispense mbi Teorine e Auditimit

225

2. Standartet e Atestimit (ose Vërtetimit), SSAE.

Në mars të vitit 1986, Bordi i Standarteve të AICPA-s dhe Komiteti i Shërbimeve të Rishikimit publikuan bashkërisht Deklarimin për Angazhimet e Atestimit, SSAE. Këto standarde të atestimit ose vërtetimit përcaktojnë udhëzime e korniza-kuadër për performancën dhe cilësinë e raportimit të shërbimeve të përgjithshme.

Krahasimi i Standardeve të Vërtetimit me Standardet e Auditimit: Standartet e Atestimit

(Vërtetimit) Standartet e

Auditimit 1. Angazhimet do të kryhen nga një profesionist /

profesionistët, që duhet të ketë trajnimin dhe aftësinë teknike të mjaftueshme në funksionin e vërtetimit.

1. Auditimi është duke u kryer nga një person /personat që kanë trajnime dhe aftësitë teknike të duhura si audit.

2. Angazhimet do të kryhen nga një profesionist, i cili duhet të ketë njohuri të mjaftueshme mbi subjektin dhe çështjet e subjektit që do të vlerësohet

= =

3. Një profesionist duhet të realizojë një angazhim në qoftë se...është i aftë ( i zoti) ta zhvillojë atë konform kritereve të arsyeshme të shpallura.

= =

4. Në të gjitha çështjet e lidhura me angazhimet, pavarësia në gjykim duhet të mbahet parasysh nga profesionisti / profesionistët.

2. Në të gjitha çështjet e lidhura me angazhimet, pavarësia në gjykim është duke u zbatuar nga auditi / auditët.

5. Kujdesi i duhur profesional duhet të ushtrohet në përmbushjen e angazhimeve

3. Kujdesi i duhur profesional është duke u ushtruar gjatë kryerjes së auditimit dhe përgatitjes së pasqyrave financiare

6. Funksioni duhet planifikuar e vlerësuar në përshtatshmëri dhe duke u mbikëqyrur siç duhet

4. Punët janë planifikuar e asistuar me kompetencë (profesionalizëm) dhe janë duke u mbikëqyrur (supervizuar) siç duhet

= = 5. Një kuptim i mjaftueshëm i strukturës së kontrolleve të brendshme është duke u përdorur, për të planifikuar auditimet dhe për të përcaktuar shtrirjen, natyrën dhe kohën e testeve që janë duke u realizuar

7. Një evidencë e mjaftueshme duhet shfrytëzuar, për të garantuar një bazë të arsyeshme për konkluzionet që do të pasqyrohen në raport

6. Një evidencë kompetente dhe e mjaftueshme është duke u siguruar, përmes inspektimit, për konkluzionet që do të pasqyrohen në raport

8. Raporti duhet të shpallë konkluzione praktike mbi çështjet e vlerësuara e të përcaktuara në pajtueshmëri me kriteret e shpallura e të vendosura , kundrejt të cilëve do të bëhet matja.

7. Raporti duhet të shpallë faktin se pasqyrat financiare janë prezantuar e paraqitur në pajtim me normat kontabile gjerësisht të pranuara.

9. Një profesionist duhet të kryejë një angazhim në qoftë se...pohimi është aftësi e vlerësimeve të

8. Raporti duhet të identifikojë faktorët dhe rrethana, kur këto norma nuk janë në

Page 227: Dispense mbi Teorine e Auditimit

226

qëndrueshme e të arsyeshme të arritur përmes kriteresh të njohura.

përputhje e pajtueshmëri, në periudha të ndryshme kohore.

10. Raporti duhet t’i deklarojë të gjithë rezervat domethënëse që profesionisti ka rreth angazhimit dhe duhet t’i prezantojë ato në vlerësim.

9. Informatat e zbuluara nga pasqyrat financiare duhen analizuar e konsideruar në mënyrë të arsyeshme, përndryshe duhet të deklarohen në raport.

11. Raporti duhet t’i identifikojë të gjithë vlerësimet e bëra e të shpallura mbi karakterin e angazhimeve

10. Raporti gjithashtu duhet të përmbajë fraza e shprehje opinioni mbi pasqyrat financiare ose një vlerësim për efektet që një opinion nuk mund të shprehë.

12. Raporti në një angazhim, duhet të çmojë progresin në procesin e vlerësimit ,që realizohet sipas kritereve dhe procedurave të pranuara, nëpërmjet aplikimit të procedurave që duhet të bëjnë prezent dhe kufizimet e përdoruesve.

= =

3. Standartet për Praktikat e Auditimit të Taksave.

Divizioni i Taksave i AICPA-s shpalli Deklarimin mbi Përgjegjësitë në Praktikat e Taksave, me udhëzime praktike për kontabilistët. Ndonëse ky deklarim nuk ka autoritetin e një standardi, nga ana tjetër ai konsiderohet si një këshillues në standartet e mira praktike të taksimit.

4. Standartet për Praktikat e Shërbimeve Këshilluese të Drejtimit, SSMAS.

Në vitin 1981 Komiteti Ekzekutiv i Shërbimeve të Menaxhimit në Institutin Amerikan të Kontabilisteve Publikë të Certifikuar, publikoi shpalljen e Standarteve SSMAS, duke definuar rrjetën e 2 tipeve të shërbimeve: - shërbimet e angazhimet të drejtimit dhe -këshillimet e menaxhimit, si kuadër me standarte të përgjithshme dhe standarde teknike për praktikat e drejtimit. Struktura e Standarteve të Përgjithshme dhe atyre Teknike të MAS, mund të grupohet në dy blloqe: - Standartet e Përgjithshme:

a. Kompetenca profesionale, b. Kujdesi i duhur profesional, c. Planifikimi dhe supervizimi, d. Të dhëna të mjaftueshme e të përshtatshme, e. Parashikimi dhe planifikimi i angazhimeve

- Standartet Teknike: a) Roli i praktikave të shërbimit të këshillimit të menaxhimit, b) Të kuptuarit e klientit, c) Përfitimet e klientëve, d) Komunikimi i rezultateve.

Page 228: Dispense mbi Teorine e Auditimit

227

5. Standartet për Auditimin e Qeverisjes, GAS.

Zyra e Kontabilistit të Përgjithshëm të SHBA-së, (GAO), ka punësuar shumë auditues të qeverisjes në SHBA si dhe ka emetuar një set rregullash të titulluar “Standartet e Auditimit të Qeverisë: Standartet për auditimin e organizatave qeveritare, programeve, aktiviteteve dhe funksioneve”, popullarizuar dhe referuar gjerësisht tanimë si “Libri i verdhë”. Ky punim shpjegon standartet dhe rregullimet e ndryshme ligjore të qeverive federale, si p.sh Aktin e Auditimit të Vetëm (të vitit 1984), amendimin e tij (në vitin 1986), Aktin kurikular A-133, ku përcaktohet se auditët qeveritar e joqeveritar të shtetit e të qeverisjes lokale, duhet të zbatojnë GAS si standarte të pranuara nga qeveritë federale. Këto standarte ishin publikuar fillimisht në vitin 1972 dhe janë rishikuar deri në vitin 1988, krahas disa përmirësimeve të ndërmarra sërish në 2006. Standartet e GAO-s janë të aplikueshme për auditët e jashtëm dhe kanë përfshirë (inkorporuar) standartet e auditimit të AICPA-s dhe janë në kohezion e pajtueshmëri me standartet e lëshuara nga IIA. Standartet e GAO-s evokojnë 2 tipe të auditimeve qeveritare:

i. Auditimet financiare (përfshirë pasqyrat financiare dhe auditimin e marrëdhënieve financiare), si dhe

ii. Auditimet e performancës (përfshirë auditimet e efektivitetit,eficensës dhe auditimin e programeve).

Në mënyrë të strukturuar, renditen në vijim Standartet e Auditimit Qeveritar sipas GAO-s, qershor 2003:

1. Qëllimi 2. Kualifikimet 3. Kërkesa të vazhdueshme për arsimim 4. Kualifikimi i personelit 5. Pavarësia 6. Dëmtimet Profesionale 7. Dëmtimet e jashtme 8. Pavarësia organizative 9. Audituesit e brendshëm 10. Audituesit e jashtëm 11. Kujdesi i duhur profesional 12. Kontrolli i cilësisë

1. Qëllimi, 2. Lidhja me Standartet e Kontabilistëve Publikë të Miratuar, 3. Planifikimi,

II. Standartet e fushës së punës për Kontrollet Financiarë

I.Standartet e Përgjithshme

Page 229: Dispense mbi Teorine e Auditimit

228

4. Komunikimi i Informacionit tek i audituari, 5. Vijimi i auditimit, 6. Mashtrimet, aktet ilegale dhe mospëlqime të tjera 7. Kujdesi i duhur në lidhje me mashtrimet e mundëshme dhe aktet

ilegale, 8. Mospërputhjet, ndryshimi nga aktet ilegale, 9. Auditimi i brendshëm, 10. Ruajtja e aseteve, 11. Auditimi i përputhshmërisë me ligjet dhe rregullat, 12. Letrat e punës, 13. Auditimet e lidhura financiare.

1. Qëllimi, 2. Lidhja me Standartet e Kontabilistëve Publikë të Miratuar, 3. Pajtueshmëria financiare me standardet e përgjithshme të pranuara të

Qeverisë, 4. Raportimi në përputhje me ligjet, rregullat, dhe kuadrin e kontrollit të

brendshëm për raportimin financiar. 5. Fusha e pajtueshmërisë dhe puna e auditëve të brendshëm, 6. Mashtrimi, veprat ilegale dhe papajtueshmëri të tjera, 7. Raportimi direkt i mashtrimit dhe i veprave ilegale 8. Informacioni i privilegjuar dhe konfidencial, 9. Mangësitë në auditimin e brendshëm, 10. Shpërndarja e raportit, 11. Auditimet e lidhura financiare.

1. Qëllimi 2. Planifikimi 3. Planifikimi i punëve në mënyrë të përshtatshme 4. Kuptimi i nevojës së përdoruesit, 5. Arsyetimi i programit, 6. Kriteret, 7. Ndjekja dhe kontrolli i zbatimit të rekomandimeve, 8. Konsiderimi i punës së të tjerëve, 9. Stafi dhe burimet e tjera, 10. Plani i shkruar i auditimit,

III.Standartet e Raportimit për auditimin e vlerësimit të drejtimit

IV.Standartet e Fushës së Punës për auditimet e vlerësimit të drejtimit

Page 230: Dispense mbi Teorine e Auditimit

229

11. Mbikëqyrja dhe supervizioni, 12. Pajtueshmëria me ligjet dhe rregullat, 13. Auditimi i veprimtarive ilegale dhe papajtueshmërive të tjera, 14. Shpërdorimet, 15. Përfitimi i informacioneve rreth ligjeve, rregullave dhe kërkesave të

tjera të pajtueshmërisë, 16. Kufizimet e kontrollit, 17. Kontrollet e menaxhimit, 18. Evidenca, 19. Zbulimet e auditit, 20. Testet e evidencës, 21. Letrat e punës.

1. Qëllimi, 2. Forma, 3. Koha, 4. Përmbajtja e raporteve, 5. Objektivat, fusha e metodologjia, 6. Rezultatet e auditimit, 7. Zbulimet, 8. Konkluzionet, 9. Rekomandimet, 10. Qëndrimi mbi Standartet e Auditimit, 11. Pajtueshmëria me kodet dhe ligjet, 12. Raportimi direkt i akteve ilegale, 13. Kontrollet e menaxhimit, 14. Pikëpamjet e zyrtarëve fitues, 15. Arritje të vlefshme, 16. Çështje që kanë nevojë për studim të mëtejshëm, 17. Informacioni i privilegjuar dhe konfidencial, 18. Paraqitja e raportit -Plotësia-Kujdesi-Objektiviteti- Bindja- Qartësia- Konciziteti. 19. Shpërndarja e raportit.

6. Standartet e Auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit, INTOSAI.

Standartet e INTOSAI-t përfshijnë: Standartet e Përgjithshme dhe Standartet e Hollësishme (ose të detajuara).

V. Standartet e Raportimit për auditimet e vlerësimit të drejtimit (performancës)

Page 231: Dispense mbi Teorine e Auditimit

230

Standartet e përgjithshme nga ana e tyre shkallëzohen në pesë elemente, që janë: Siguria e arsyeshme, qëndrimi mbështetës, integriteti e kompetenca, objektivat e kontrollit dhe monitorimi i kontrolleve.

Standartet e detajuara (hollësishme) përmbajnë dokumentimin, regjistrimin në kohë dhe me përpikëri të ngjarjeve dhe transaksioneve,autorizimin dhe ekzekutimin e transaksioneve dhe ngjarjeve, ndarja e detyrave, supervizimi dhe aksesi dhe përgjegjësia për burimet dhe të dhënat.

Standartet e Punës / Auditimit të KLSH-së, sipas INTOSAI-t72. 1-Standartet e Përgjithshme: 1.1

Punësimi i personelit me kualifikim të përshtatshëm, Trajnimi dhe zhvillimi i auditëve, Hartimi dhe mbajtja e regjistrit të aftësive profesionale, Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i auditëve, Kontrolli i sistemeve financiare, regjistrave kontabël, treguesve financiarë

kërkon nivel të lartë dijenish mbi dispozitat në fuqi, Përgatitja e manualeve udhëzuese dhe instruksioneve teknike, Mbështetja e eksperiencës dhe identifikimi i aftësive që mungojnë.

1.1.1 Vlerësimi i burimeve që nevojiten për një auditim 1.1.2 Politikat dhe procedurat që drejtojnë mbikëqyrjen e proceseve të

auditimit dhe sigurojnë nivel të kënaqshëm profesional, 1.1.3 Administrimi dhe dokumentimi i të dhënave në formën e përshtatshme,

për të ndihmuar në vlerësimin e materialitetit. 1.1.4 Çdo auditim i nënshtrohet detyrimisht autorizimit, 1.1.5 Përmes auditimit duhet të synohet përmirësimi i sistemit kontabël. 2-Standartet me rëndësi etike:

2.1–Pavarësia: 2.1.1 Cilado qoftë forma e qeverisjes, nevoja për objektivitet e pavarësi është themelore, 2.1.2 Pushteti legjislativ është përdoruesi kryesor i raporteve të auditimit të lartë, 2.1.3 Pavarësia kërkon që SAI (Institucioni Suprem i Auditimit) të vendosë vetë mbi prioritetet e programit dhe metodologjinë më të përshtatshme, 2.1.4 Raportet e SAI-t të ndihmojnë dhe këshillojnë ekzekutivin, për të tërhequr vëmendjen për mangësitë në administrim. 2.1.5 Mandati ligjor i SAI-t i garanton të drejtën e pakufizuar për të hyrë në të gjithë regjistrat, godinat, të dhënat dhe operacionet,

72 -”Standartet e auditimit të KLSH-së”, shtëpia botuese ”Onufri”, Tiranë, shkurt 2006

Page 232: Dispense mbi Teorine e Auditimit

231

2.1.6 Pavarësia dhe statusi i SAI-t nuk përjashtojnë angazhimin me ekzekutivin, për detaje të ndryshme të administrimit,si: -menaxhimi i pasurisë, -menaxhimi i personelit, -marrëdhëniet e punësimit etj. 2.1.7 SAI është i pavarur nga subjekti që auditon, 2.1.8 SAI bashkëpunon me botën dhe institucionet akademike dhe organizata profesionale për ekspertiza të specializuara.

2.2–Shmangia e konfliktit të interesave, 2.3-Kompetenca, 2.4-Kujdesi i duhur:

2.4.1 SAI duhet të kryejë vlerësime objektive e të pavarura mbi subjektin dhe të zbulojë mashtrimet, dhe informacionet e zbuluara të mos përdoren jashtë fushës së auditit, 2.4.2 Kur një organizëm i njohur shpall standarde të kontabilitetit, SAI mund t’i përdorë ato në ekspertiza,

3-Standartet e fushës:

3.1 Përzgjedhja e auditëveve, 3.2 Aktivizimi i ekspertëve dhe auditëve të jashtëm 3.3 Planifikimi 3.4 Vlerësimi i mundshëm i materialitetit, 3.5 Realizimi i auditimit, 3.6 Analiza dhe vlerësimi i punës së auditit të brendshëm, 3.7 Përputhja me dispozitat ligjore, udhëzimet e rregullat, 3.8 Analiza e treguesve financiarë, 3.9 Evidenca e kontrollit, 3.10 Mbikëqyrja dhe rishikimi.

4-Standartet e raportimit:

4.1 Dokumentimi dhe përmbajtja e raportit të auditimit, 4.2 Raportimi dhe ndjekja e rezultateve të auditimeve.

5-Standartet e cilësisë:

5.1 Kontrolli i cilësisë ose kontrolli nga drejtuesi. 5.2 Sigurimi i cilësisë së auditimit.

7. Standartet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) të lëshuara nga IAASB (Bordi i Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë)

Këto standarde profesionale zbatohen në auditimet financiare të informacionit financiar. Këto Standarde (ISA) përfshijnë:

Page 233: Dispense mbi Teorine e Auditimit

232

Përgjegjësitë respektive: (200-299)

• ISA 200 Objektivat dhe Parimet e Përgjithshme të Qeverisjes në një Audit të Pasqyrave Financiare.

• ISA 210 Termat e Angazhimeve të Auditit. • ISA 220 Kontrolli i Cilësisë për Auditin e Historisë së Informacionit

Financiar. • ISA 230 Dokumentimi. • ISA 240 Përgjegjësitë e Auditit për të marrë parasysh mashtrimet në një

Auditim të Pasqyrave Financiare. • ISA 250 Konsiderata (vlerësime) mbi Ligjet dhe Rregullat në një Audit të

Pasqyrave Financiare. • ISA 260 Konsiderata (vlerësime) mbi çështjet e komunikimit të

rezultateve të Auditimit tek personat përgjegjës për Qeverisjen.

Planifikimi i Auditimit (300-399):

• ISA 300 Planifikimi dhe Auditimi i Pasqyrave Financiare. • ISA 310 Njohuritë mbi Biznesin. • ISA 315 Kuptimi i Entitetit dhe Mjedisit,vlerësimi i risqeve të

Deklaratave të Gabuara Materiale. • ISA 320 Rëndësia e Auditimit. • ISA 330 Procedurat e Auditimit në përgjigje të vlerësimit të Risqeve.

Kontrolli i Brendshëm (400-499):

• ISA 400 Vlerësimi i rriskut dhe Kontrolli i Brendshëm • ISA 401 Auditimi në Mjedisin e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit • ISA 402 Konsiderata të auditimit lidhur me Entitetin që përdor shërbime

organizative.

Evidenca e Auditit (500-599):

• ISA 500 Evidenca e Auditit. • ISA 501 Evidenca e Auditit - Konsiderata plotësuese për çështje Specifike. • ISA 505 Vlerësimet e Jashtme. • ISA 510 Angazhimet fillestare - Bilanci i hapjes. • ISA 520 Procedurat Analitike. • ISA 530 Vrojtimet e Auditit dhe mjetet e tjera të Testimit. • ISA 540 Auditi i Vlerësimeve të kontabilitetit.

Page 234: Dispense mbi Teorine e Auditimit

233

• ISA 545 Matja e vlerës së shtuar nga auditimi dhe zbulimet. • ISA 550 Pjesët e lidhura. • ISA 560 Ngjarjet pasuese. • ISA 570 Kalimi i shqetësimeve. • ISA 580 Përfaqësimi i drejtimit.

Përdormi i punës së ekspertëve të tjerë (600-699):

• ISA 600 Përdorimi i punës së Auditorëve të tjerë. • ISA 610 Marrja parasysh e punës së auditit të brendshëm. • ISA 620 Përdorimi i punës së një eksperti.

Konkluzionet dhe Raporti i Auditit (700-799):

• ISA 700 Raporti i Auditit mbi Pasqyrat Financiare. • ISA 710 Krahasueshmëria • ISA 720 Informacione të tjera që përmbajnë dokumentet e Auditimit të

Pasqyrave Financiare.

Fushat e Specializimit (800-899):

• ISA 800 Raporti i Auditit për Qëllime Speciale të Angazhimeve të Auditit. • ISA 810 Këqyrja e Informacionit Financiar të Pritshëm

Shërbime të lidhura (900-999):

• ISA 910 Angazhimet për rishikimin e pasqyrave financiare, • ISA 920 Angazhimet për të realizuar marrëveshje për procedurat që lidhen

me informacionin financiar, • ISA 930 Angazhimet për plotësimin e informacionit financiar.

Deklaratat Ndërkombëtare për praktikat e Auditimit (1000-1100):

• ISA 1000 Procedurat e konfirmimit ndërkombëtar,

• ISA 1001 Në kushtet e Teknologjisë së Informacionit, bazuar në kompjutera personalë.

• ISA 1002 Në kushtet e Teknologjisë së Informacionit, bazuar në sistemet e kompjuterëve on-line.

• ISA 1003 Në kushtet e Teknologjisë së Informacionit, sistemet e të dhënave.

Page 235: Dispense mbi Teorine e Auditimit

234

• ISA 1004 Marrëdhëniet me supervizorët bankarë dhe auditët e jashtëm të bankave.

• ISA 1005 Konsiderata të veçanta gjatë auditimit të njësive të vogla ekonomike.

• ISA 1006 Auditimi i pasqyrave financiare të bankave.

• ISA 1008 Vlerësimi i riskut dhe kontrolli i brendshëm; karakteristika dhe konsiderata.

• ISA 1009 Teknikat e auditimit nëpërmjet kompjuterit,

• ISA 1010 Marrja në konsideratë e problemeve në auditimin e pasqyrave financiare

• ISA 1012 Auditimi i instrumenteve financiarë derivate,

• ISA 1013 Ndikimi i elektronikës në auditimin e pasqyrave financiare. 8.Standartet për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm,

ISPPIA.

Instituti i Auditëve të Brendshëm (I.I.A) adoptoi në vitin 1978 serinë e Standarteve Ndërkombëtare për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm. Këto standarte janë përcaktuar për të gjithë tipet e auditimit të brendshëm dhe adresojnë pavarësinë e auditimit të brendshëm, mjeshtërinë e zotësinë e tyre profesionale, fiksojnë qëllimet dhe fushën e objektit të tyre si dhe menaxhimin e departamentit të auditimit.

Standartet e IIA për auditimin e brendshëm dallojnë në disa plane në filozofinë e tyre nga standartet e AICPA-s për auditimin e jshtëm. Pikërisht, kriteri themelor dallues lidhet me faktin se prezantimi i praktikave të auditimit të brendshëm i referohet trajtës “should be” (do të ekzistojë). Megjithatë, analiza në një hapësirë më të gjerë e deklaratës për standardet e auditimit, shikon një konsensus midis praktikave të auditimit të brendshëm e të jashtëm, dhe ky përkim e përngjasim lidhet me ato që janë “koncepte të përgjithshme”. Pra, gjithsesi dallimet mes dy blloqeve të standardeve (për auditimin e brendshëm dhe të jashtëm), nuk duhen ekzagjeruar.

STANDARTET NDERKOMBETARE MBI PRAKTIKAT PROFESIONALE TE AUDITIMIT TE BRENDSHEM

Aktivitetet e Auditimit të brendshëm kryhen në ambiente të ndryshme

ligjore dhe kulturore; brenda organizatave që ndryshojnë në qëllim, masë, përbërje dhe strukturë; dhe nga persona brenda ose jashtë organizatës. Përderisa dallimet

Page 236: Dispense mbi Teorine e Auditimit

235

mund të ndikojnë në praktikën e auditimit të brendshëm në çdo mjedis, për përmbushjen e përgjegjësive të audituesve të brendshëm, themelore është pajtueshmëria me Standartet Ndërkombëtare Për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm. Kur ndryshimet mund të prekin praktikën e Auditimit të brendshëm, nëse për shkak të ligjeve apo rregullave, auditët e brendshëm pengohen ne pajtueshmërinë me pjesë të caktuara të standardeve, ata do të pajtohen me të gjithë pjesët e tjera të standarteve dhe të bëjnë sqarimet e duhura.

• SHERBIMET E SIGURISE, përfshijnë vlerësimin objektiv të fakteve nga auditi i brendshëm, për të siguruar një opinion të pavarur ose konkluzione në lidhje me procesin, sistemin ose çështje të tjera të subjektit. Natyra dhe qëllimi i angazhimit të sigurisë përcaktohen nga auditi i brendshëm. Ekzistojnë në përgjithësi tre grupe që përbëjnë shërbimet e sigurisë:

(1) personi ose grupi i përfshirë direkt në proces, sistem ose çështje të tjera të subjektit - Pronari i ligjshëm i procesit, (2) personi ose grupi që bën vlerësimin - Auditi i brendshëm dhe (3) personi ose grupi që përdor vlerësimin - Përdoruesi.

• SHERBIMET KESHILLIMORE janë të natyrës këshilluese kryhen në përgjithësi sipas kërkesës specifike të një klienti të angazhimit. Natyra dhe qëllimi i angazhimit këshillues janë subjekt për marrëveshje me klientin. Shërbimet këshillimore (të konsulencës) përgjithësisht përfshijnë dy pjesë:

(1) personin ose grupin që ofron këshillimin -Auditin e brendshëm, dhe (2) personin ose grupin që kërkon dhe merr këshillimin - Klientin

Kur kryen shërbime këshillimore, auditi i brendshëm duhet të kujdeset për objektivitetin dhe nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e menaxhimit. Qëllimi i Standardeve është :

Te përvijojnë parimet bazë që përfaqësojnë praktikën e auditimit të brendshëm ashtu siç duhet të jetë.

Të sigurojnë një kuadër për kryerjen dhe promovimin e një rangu të gjerë të aktiviteteve të auditimit të brendshëm me vlerë të shtuar.

Të vendosin bazën për vlerësimin e performancës së auditimit të brendshëm.

Të nxisin proceset dhe veprimet e përmirësuara organizative. Standardet përbëhen nga Standartet Atributive, Standartet e Performancës dhe Standartet e Implementimit.

I. Standartet Atributive adresojnë karakteristikat e organizatave dhe palëve që kryejnë aktivitetet e Auditimit të brendshëm.

II. Standartet e Performancës përshkruajnë natyrën e aktiviteteve të Auditimit të brendshëm dhe sigurojnë kritere cilësie kundrejt të cilave performanca e këtyre shërbimeve mund të matet.

Page 237: Dispense mbi Teorine e Auditimit

236

III. Standartet e Implementimit, përfshijnë standardet atributive e të performancës, lloje specifike angazhimesh (p.sh. një audit pajtueshmërie, një hetim mashtrimi apo një projekt kontrolli vetëvlerësimi.

Ekziston një set standardesh atributive dhe të performancës, megjithatë mund të ketë sete komplekse të standardeve të implementimit: Një set për secilin nga llojet madhore të aktivitetit të auditimit të brendshëm. Standardet e Implementimit ndahen në standardet për shërbimet e sigurisë (assurance) të shënuara me “A”, dhe standardet për shërbimet këshilluese (consulting) të shënuara me “C”.

Standardet janë pjesë e Kornizës të Praktikave Profesionale. Korniza e Praktikave Profesionale përfshin:

Përkufizimin e Auditimit të Brendshëm, Kodin e Etikës,

Standardet dhe Udhëzime të tjera. Udhëzimet për mënyrën sesi duhet të aplikohen Standardet, janë përfshirë në Praktikat Këshilluese të botuar nga Komiteti i Botuesve Profesionalë.

SSSTTTAAANNNDDDAAARRRTTTEEETTT AAATTTRRRIIIBBBUUUTTTIIIVVVEEE

Standarti Atributiv 1000 Qëllimi, Autoriteti dhe Përgjegjësia Qëllimi, autoriteti dhe përgjegjësia e aktivitetit të Auditimit të brendshëm duhet të

përcaktohet formalisht në një kartë (statut), të aprovuar nga Bordi. në përputhje me Standardet.

Standartet e Implementimit 1000. A1 Angazhimet e Sigurisë

Natyra e shërbimeve të sigurise të ofruara për organizatën duhet të përcaktohet në kartën e Auditimit. Nëse siguria duhet të ofrohet për palët jashtë organizatës, atëherë një siguri e tillë duhet të përcaktohet gjithashtu në kartën e auditit (statut).

Standartet e Implementimit 1000. C1 Angazhimet Këshillimore Natyra e shërbimeve të këshillimit duhet të përcaktohet në kartën e Auditimit.

Standartet Atributeve 1100 Pavarësia dhe Objektiviteti Aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të jetë i pavarur dhe Auditët e brendshëm

duhet të jenë objektivë në kryerjen e punës së tyre.

Standartet Atributive 1110 Pavarësia Organizative

Page 238: Dispense mbi Teorine e Auditimit

237

Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të raportojë në një nivel brenda organizatës, që lejon aktivitetin e Auditimit të brendshëm të përmbushë përgjegjësitë e tij.

Standartet e Implementimit 1110. A1 Angazhimet e Sigurisë Aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet në

përcaktimin e fushës së Auditimit të brendshëm, kryerjes së punës dhe komunikimit të rezultateve.

Standartet Atributive 1120 Objektiviteti Individual Auditët e brendshëm duhet të kenë një qëndrim të paanshëm dhe të shmangin

konfliktin e interesave. Standartet Atributive 1130 Dëmtimi i Pavarësisë ose Objektivitetit Nëse pavarësia ose objektiviteti janë dëmtuar në fakt ose dukje, detajet e dëmtimit

duhen deklaruar për palët e duhura. Natyra e deklarimit do të varet nga dëmtimi. Standartet e Implementimit 1130. A1 Angazhimet e Sigurisë Auditët e brendshëm duhet të distancohen nga vlerësimi i veprimeve specifike për të

cilat ata ishin përgjegjës më parë. Objektiviteti supozohet që është dëmtuar nëse një Audit i brendshëm jep shërbime të sigurie për një aktivitet për të cilin Auditi i brendshëm ka pasur përgjegjësi brenda vitit të kaluar.

Standartet e Implementimit 1130. A2 Angazhimet e Sigurise

Angazhimet e sigurisë për funksionet mbi të cilat ka përgjegjësi shefi i Auditimit, duhet të mbikëqyren nga një palë jashtë aktivitetit të Auditimit të brendshëm.

Standartet e Implementimit 1130. C1 Angazhimet e Këshillimit Auditët e brendshëm mund të ofrojnë shërbime të këshillimit në lidhje më veprimet

për të cilat kanë pasur përgjegjësi të mëparshme.

Standartet e Implementimit 1130. C2 Angazhimet e këshillimit Nëse Auditët e brendshëm kanë dëmtime potenciale të pavarësisë dhe objektivitetit

përsa u përket shërbimeve të propozuara këshillimore,ata duhet të bëjnë deklarim përpara se të pranohet angazhimi.

Standartet Atributive 1200 Aftësia dhe Kujdesi i Duhur Profesional Angazhimet duhet të kryhen me aftësi dhe kujdesin e duhur profesional.

Page 239: Dispense mbi Teorine e Auditimit

238

Standartet Atributive 1210 Aftësia (Mjeshtëria) Auditët e brendshëm duhet të zotërojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca të tjera të

nevojshme për të kryer përgjegjësitë e tyre individuale. Aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të zotërojë në mënyrë kolektive ose sigurojë njohuri, aftësi ose kompetenca të tjera të nevojshme për të kryer përgjegjësitë e tij.

Standartet e Implementimit 1210. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të sigurojë konsulencë dhe asistencë nëse stafit të

Auditimit të brendshëm i mungojnë njohuritë, aftësia ose kompetenca të tjera të nevojshme për të kryer të gjitha ose një pjesë e angazhimit.

Standartet e Implementimit 1210. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Auditi i brendshëm duhet të ketë njohuri të mjaftueshme për të identifikuar treguesit

e mashtrimit, por nuk pritet të ketë ekspertizën e një personi që përgjegjësi primare ka zbulimin dhe hetimin e mashtrimit.

Standartet e Implementimit 1210. A3 (Angazhimet e Sigurisë) Auditi i brendshëm duhet të zotërojë njohuri kyçe mbi risqet e teknologjisë së

informacionit dhe kontrolleve e teknikave të disponueshme të auditimit të bazuara në teknologji për të kryer punën e marrë përsipër. Sidoqoftë, nuk pritet që të gjithë Auditët e brendshëm të kenë ekspertizën e një Auditi të brendshëm, që si përgjegjësi primare ka auditimin e teknologjisë së informacionit.

Standartet e Implementimit 1210. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të refuzojë angazhimin e konsulencës ose të

sigurojë këshillim dhe asistencë, nëse stafit të Auditimit të brendshëm i mungojnë njohuritë, aftësia ose kompetenca të tjera të nevojshme për të kryer të gjitha ose një pjesë të angazhimit.

Standartet Atributive 1220. Kujdesi i Duhur Profesional

Auditët e brendshëm duhet të aplikojnë kujdesin dhe aftësitë e pritshme të një Auditi të brendshëm të matur, në mënyrë të arsyeshme dhe kompetente. Kujdesi i duhur profesional nuk tregon pagabueshmëri.

Standartet e Implementimit 1220. A1 (Angazhimet e Sigurise)

Auditi i brendshëm duhet të ushtrojë kujdesin e duhur profesional, duke marrë në konsideratë: Shtrirjen e nevojshme të punëve për të arritur objektivat e punës.

Page 240: Dispense mbi Teorine e Auditimit

239

Kompleksitetin relativ, materialitetin ose domethënien e çështjeve ndaj të cilave janë aplikuar procedurat e sigurisë.

Përshtatshmërinë dhe efektivitetin e menaxhimit të riskut, kontrollit dhe proceseve të qeverisjes.

Probabilitetin e gabimeve domethënëse, parregullsive ose papajtueshmërive. Koston e sigurisë në raport me përfitimet e pritshme.

Standartet e Implementimit 1220. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Në ushtrimin e kujdesit të duhur profesional Auditi i brendshëm duhet të marrë në

konsideratë përdorimin e mjeteve ndihmëse të kompjuterizuara dhe teknikat e tjera të analizës.

Standartet e Implementimit 1220. A3 (Angazhimet e Sigurisë) Auditi i brendshëm duhet të jetë vigjilent kundrejt risqeve domethënëse që mund të

ndikojnë objektivat, veprimet ose burimet. Sidoqoftë, vetëm procedurat e sigurimit, edhe kur kryhen me kujdesin e duhur profesional, nuk garantojnë që të gjithë këto risqe domethënëse do të identifikohen.

Standartet e Implementimit 1220. C1 (Angazhimet e këshillimit) Auditi i brendshëm duhet të ushtrojë kujdesin e duhur profesional gjatë një

angazhimi këshillimi duke marrë në konsideratë: Nevojat dhe kërkesat e klientit, duke përfshirë natyrën, afatin kohor dhe

komunikimin e rezultateve të angazhimit. Kompleksitetin relativ dhe shtrirjen e punës për të përmbushur objektivat e

angazhimit. Koston e angazhimit këshillimor nëlidhje me përfitimet e mundshme.

Standartet Atributive 1230. Zhvillimi Vazhdueshëm Profesional Auditët e brendshëm duhet të rrisin njohuritë e aftësitë e tyre dhe kompetenca të

tjera përmes zhvillimit të tyre të vazhdueshëm profesional.

Standartet Atributive 1300. Sigurimi i Cilësisë dhe Programi i Përmirësimit Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të zhvillojë dhe ruajë sigurimin e cilësisë dhe një

program përmirësimi, që mbulon të gjitha aspektet e aktivitetit të Auditimit të brendshëm dhe monitoron ne mënyrë të vazhdueshme efektivitetin e tij. Ky program përfshin vlerësime periodike të brendshme dhe të jashtme të cilësisë dhe monitorime të vazhdueshme të brendshme. Çdo pjesë e programit duhet të hartohet për të ndihmuar që aktiviteti i Auditimit të brendshëm të shtojë vlerat dhe të përmirësojë veprimet e organizatës dhe të

Page 241: Dispense mbi Teorine e Auditimit

240

japë siguri se aktiviteti i auditimit të brendshëm është zhvilluar në përputhje me Standardet dhe Kodin e Etikës.

Standartet Atributive 1310. Vlerësime të Programit të Cilësisë

Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të përshtatë procese për monitorimin dhe vlerësimin e gjithë efektivitetit të programit të cilësisë. Procesi duhet të përfshijë të dy vlerësimet, të brendshme dhe të jashtme.

Standartet Atributive 1311. Vlerësimet e Brendshme Vlerësimet e Brendshme duhet të përfshijnë:

Rishikime të vazhdueshme të kryerjes së aktivitetit të Auditimit të brendshëm; dhe Rishikime periodike të kryera përmes vetë-vlerësimit ose nga persona të tjerë brenda

organizatës, me njohuri mbi praktikat e auditimit të brendshëm dhe Standartet.

Standartet Atributive 1312. Vlerësimet e Jashtme Vlerësimet e jashtme, të tilla si rishikimet e sigurisë së cilësisë, duhet të kryhen të

paktën një herë në çdo pesë vjet nga një skuadër rishikimi nga jashtë organizatës.

Standartet Atributive 1320. Raportimi mbi Programin e Cilësisë Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet t’i komunikojë Bordit rezultatet e vlerësimeve të

jashtme.

Standartet Atributive 1330. Përdorimi i “ Realizimit në përputhje me Standartet” Auditët e brendshëm janë nxitur të raportojnë që aktivitetet e tyre janë “realizuar në

përputhje me Standartet për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm”. Sidoqoftë, Auditët e brendshëm mund të përdorin deklaratën, vetëm nëse vlerësimet e programit të përmirësimit të cilësisë demonstrojnë që aktiviteti i Auditimit të brendshëm është në përputhje me Standartet.

Standartet Atributive 1340 Deklarimi i papajtueshmërisë Megjithëse aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të arrijë përputhje të plotë me

Standartet dhe Auditët e brendshëm me Kodin e Etikës, mund të ketë raste në të cilat nuk është arritur përputhje e plotë. Kur mospërputhja ndikon gjithë qëllimin ose veprimin e aktivitetit të Auditimit të brendshëm, duhet të bëhet deklarimi (nxjerrja në pah) tek menaxheri i larë dhe bordi.

Page 242: Dispense mbi Teorine e Auditimit

241

SSSTTTAAANNNDDDAAARRRTTTEEETTT EEE PPPEEERRRFFFOOORRRMMMAAANNNCCCEEESSS:::

Standartet e Performancës 2000 Menaxhimi i Aktivitetit te Auditimit të Brendshëm Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të menaxhojë efektivisht aktivitetin e auditimit të

brendshëm për të siguruar shtimin e vlerave të organizatës.

Standartet e Performancës 2010 Planifikimi Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të hartojë plane të bazuara mbi riskun për të

përcaktuar prioritetet e aktivitetit të Auditimit të brendshëm, në përputhje me qëllimet e organizatës.

Standartet e Implementimit 2010. A1 (Angazhimet e sigurisë) Plani i aktivitetit të Auditimit të brendshëm për angazhimet duhet të bazohet mbi

një vlerësim të riskut, të ndërmarrë të paktën çdo vit. Në këtë proces duhet të merret në konsideratë edhe mendimi i menaxhimit të lartë dhe i bordit.

Standartet e Implementimit 2010. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të marrë në konsideratë pranimin e angazhimeve

këshillimore, për të përmirësuar menaxhimin e riskut dhe shtimin e vlerave si dhe për të përmirësuar veprimet e organizatës. Këto angazhime të pranuara duhet të përfshihen në një plan.

Standartet e Performancës 2020. Komunikimi dhe Aprovimi

Shefi ekzekutiv i auditimit duhet t’i komunikojë menaxherit të lartë dhe bordit planet e aktivitetit të auditimit të brendshëm dhe burimet e nevojshme, duke përfshirë ndryshimet domethënëse të brendshme për rishikim e aprovim. Shefi ekzekutiv i auditimit duhet gjithashtu të komunikojë ndikimin e kufizimeve të burimeve.

Standartet e Performancës 2030. Menaxhimi i Burimeve

Shefi ekzekutiv i auditimit duhet të sigurojë që burimet e auditimit të brendshëm janë të përshtatshme, të mjaftueshme dhe të shpërndara efektivisht për të arritur planin e aprovuar.

Standartet e Performancës 2040. Politikat dhe Procedurat Shefi ekzekutiv i auditimit duhet të vendosë politika dhe procedura për të udhëhequr

aktivitetin e auditimit të brendshëm.

Page 243: Dispense mbi Teorine e Auditimit

242

Standartet e Performancës 2050. Koordinimi Shefi ekzekutiv i auditimit duhet të ndajë informacionin dhe të koordinojë aktivitetet

me të tjerë ofertues të brendshëm dhe të jashtëm të sigurisë relevante dhe shërbimeve të këshillimit për të siguruar mbulimin e drejtë dhe për minimizimin e dublimit të përpjekjeve.

Standartet e Performancës 2060. Raportimi te Bordi dhe Menaxhimi i lartë Shefi ekzekutiv i auditimit të brendshëm duhet të raportojë periodikisht përpara

bordit dhe menaxhimit të lartë mbi qëllimin e aktivitetit të Auditimit të brendshëm, autoritetin, përgjegjësitë dhe kryerjen relative të këtyre planeve. Raportimi duhet të përfshijë gjithashtu ekspozimet domethënëse ndaj riskut dhe çështjet e kontrollit, çështjet e qeverisjes së organizatës dhe çështje të tjera të nevojshme ose të kërkuara nga bordi dhe menaxhimi i lartë.

Standartet e Performancës 2100. Natyra e Punës Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë dhe kontribuojë në

përmirësimin e menaxhimit të riskut, kontrollit dhe proceseve të qeverisjes duke përdorur një mënyrë sistematike dhe të disiplinuar.

Standartet e Performancës 2110. Menaxhimi i Riskut Aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të asistojë organizatën duke identifikuar

dhe vlerësuar ekspozimet domethënëse të riskut dhe duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të riskut dhe sistemeve të kontrollit.

Standartet e Implementimit 2110. A1 (Angazhimet e Sigurisë)

Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të monitorojë dhe vlerësojë efektivitetin e sistemit të menaxhimit të riskut të organizatës.

Standartet e Implementimit 2110. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë ekspozimet ndaj riskut përsa i

përket qeverisjes së organizatës, veprimeve dhe sistemeve të informacionit në lidhje me: Besueshmërinë dhe integritetin e informacionit financiar dhe operacional. Efektivitetin dhe efiçensën e veprimeve. Ruajtjen e aseteve. Përputhjen me ligjet, rregulloret dhe kontratat.

Page 244: Dispense mbi Teorine e Auditimit

243

Standartet e Implementimit 2110. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Gjatë angazhimeve të këshillimit, auditët e brendshëm duhet të adresojnë riskun në

pajtim me objektivat e angazhimit dhe duhet të jenë vigjilentë për ekzistencën e risqeve të tjera domethënëse.

Standartet e Implementimit 2110. C2 (Angazhimet e Këshillimit) Auditët e brendshëm duhet që njohuritë e fituara mbi riskun e angazhimeve

këshillimore, t’i përdorin në procesin e identifikimit dhe vlerësimit të ekspozimeve domethënëse ndaj riskut në organizatë.

Standartet e Performancës 2120 Kontrolli Aktiviteti i Auditimit të brendshëm duhet të asistojë organizatën në ruajtjen e

kontrolleve efektive duke vlerësuar efektivitetin, efiçensën e tyre dhe duke promovuar përmirësime të vazhdueshme.

Standartet e Implementimit 2120. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Bazuar në rezultatet e vlerësimit të riskut, aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet

të vlerësoëj përshtatshmërinë dhe efektivitetin e kontrolleve që përfshijnë qeverisjen e organizatës, veprimet dhe sistemet e informacionit. Kjo duhet të përfshijë: Besueshmërinë dhe integritetin e informacionit financiar dhe operacional. Efektivitetin dhe efiçensën e veprimeve. Ruajtjen e aseteve. Përputhjen me ligjet, rregulloret dhe kontratat.

Standartet e Implementimit 2120. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Auditët e brendshëm duhet të përcaktojnë fushën e operimit dhe qëllimet e

objektivat duhenvendosur në përputhje me qëllimet e organizatës.

Standartet e Implementimit 2120. A3 (Angazhimet e Sigurisë) Auditët e brendshëm duhet të rishikojnë veprimet dhe programet, për të përcaktuar

masën në të cilën rezultatet dhe objektivat janë në përputhje me qëllimet dhe objektivat e programet po plotësohen sipas parashikimeve.

Standartet e Implementimit 2120. A4 (Angazhimet e Sigurisë) Kritere të përshtatshme nevojiten për të vlerësuar kontrollet. Auditët e brendshëm

duhet te përcaktojnë masën në të cilën menaxhimi ka vendosur kritere të përshtatshme për të përcaktuar nëse objektivat dhe qëllimet janë përmbushur. Nëse këto janë të përshtatshme,

Page 245: Dispense mbi Teorine e Auditimit

244

Auditët e brendshëm duhet të punojnë me menaxhimin për t’i përdorur në vlerësimet e tyre. Nëse nuk janë të përshtatshme, auditët e brendshëm duhet të punojnë me menaxhimin për të zhvilluar kriteret e duhura.

Standartet e Implementimit 2120. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Gjatë angazhimeve të këshillimit, auditët e brendshëm duhet të adresojnë kontrolle të

qëndrueshme në përputhje me objektivat e angazhimit dhe duhet të jenë të kujdesshëm për ekzistencën e ndonjë dobësie domethënëse të kontrollit.

Standartet e Implementimit 2120. C2 (Angazhimet e Këshillimit) Auditët e brendshëm duhet të fusin njohuri mbi kontrollin e fituar nga angazhimet e

këshillimit mbi procesin e identifikimit dhe vlerësimit të ekspozimeve domethënëse ndaj riskut në organizatë.

Standartet e Performancës 2130 Qeverisja Aktiviteti i Auditimit të Brendshëm duhet të vlerësojë dhe japë rekomandimet e

duhura për përmirësimin e procesit të qeverisjes në përmbushjen e objektivave të mëposhtme: Të promovojë etika të duhura brenda organizatës. Të sigurojë menaxhim efektiv organizativ të kryerjes dhe përgjegjshmëri. Të komunikojë efektivisht informacionin mbi riskun dhe kontrollin në hapësirat e

duhura të organizatës. Të koordinojë efektivisht aktivitetet e komunikimit të informacionit ndërmjet bordit,

auditëve të brendshëm e të jashtëm dhe menaxhimit.

Standartet e Implementimit 2130. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë hartimin, vënien në zbatim

dhe efektivitetin e objektivave që kanë lidhje me etikën, programet dhe aktivitetet e organizatës.

Standartet e Implementimit 2130. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Objektivat e angazhimit të këshillimit duhet të jenë në pajtim me gjithë vlerat dhe

qëllimet e organizatës.

Standartet e Performancës 2200. Planifikimi i Angazhimeve Auditët e brendshëm duhet të zhvillojnë dhe të dokumentojnë një plan për çdo

angazhim, duke përfshirë qëllimin, objektivat, afatin kohor dhe caktimin e burimeve.

Page 246: Dispense mbi Teorine e Auditimit

245

Standartet e Performancës 2201 Planifikimi i Konsiderimeve: Në planifikimin e angazhimit, auditët e brendshëm duhet të marrin në konsideratë:

Shqyrtimin e objektivave të aktivitetit dhe mënyrat me të cilat aktiviteti kontrollon performancën e vet.

Risqet domethënëse te aktivitetit, objektivat, burimet e tij, veprimet dhe mënyrat me të cilat ndikimi i mundshëm i riskut është mbajtur në kontroll.

Përshtatshmërinë dhe efektivitetin e menaxhimit të riskut të aktivitetit dhe sistemeve e kontrollit, krahasuar me një kuadër relevant të kontrollit ose me një model.

Mundësinë për bërjen e përmirësimeve domethënëse në menaxhimin e riskut dhe sistemeve të kontrollit.

Standartet e Implementimit 2201. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Kur planifikojnë një detyrim për palët jashtë organizatës, auditët e brendshëm duhet

të vendosin një marrëveshje mirëkuptimi me shkrim me palën mbi të gjitha objektivat, qëllimin, përgjegjësitë përkatëse dhe pritje të tjera, duke përfshirë kufizimet në shpërndarjen e rezultateve të angazhimit dhe aksesin në të dhënat e angazhimit.

Standartet e Implementimit 2201. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Auditët e brendshëm duhet të vendosin një marrëveshje mirëkuptimi me klientin e

këshillimit mbi objektivat, qëllimin, përgjegjësitë përkatëse dhe aspekte te tjera. Për angazhime domethënëse, kjo marrëveshje duhet të jetë e dokumentuar.

Standartet e Performancës 2210. Objektivat e Angazhimit Objektivat duhet të jenë vendosur për çdo angazhim.

Standartet e Implementimit 2210. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Auditët e brendshëm duhet të nisin një vlerësim paraprak mbi risqet përkatëse për

aktivitetin nën rishikim. Objektivat e angazhimit duhet të reflektojnë rezultatet e vlerësimit të riskut.

Standartet e Implementimit 2210. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Auditi i brendshëm duhet të marrë në konsideratë mundësinë e gabimeve

domethënëse, parregullsive, mospërputhjes dhe ekspozimeve të tjera kur zhvillon objektivat e angazhimit.

Page 247: Dispense mbi Teorine e Auditimit

246

Standartet e Implementimit 2210. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Objektivat e angazhimit të këshillimit duhet të adresojnë risqet, kontrollet dhe

proceset e qeverisjes për kohëzgjatjen e rënë dakord me klientin.

Standartet e Performancës 2220. Fushat e Angazhimit Fusha e vendosur duhet të jetë e mjaftueshme për të kënaqur objektivat e

angazhimit.

Standartet e Implementimit 2220. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Fushat e angazhimit duhet të përfshijnë konsiderimet e sistemeve përkatëse,

shënimet, personelin dhe pasuritë fizike, duke përfshirë edhe ato nën kontrollin e palëve të treta.

Standartet e Implementimit 2220. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Nëse dalin mundësi domethënëse për këshillim gjatë një angazhimi sigurie, duhet të

arrihet një marrëveshje specifike mirëkuptimi, me shkrim, mbi objektivat, qëllimin, përgjegjësitë përkatëse e aspekte të tjera dhe rezultatet e angazhimit të këshillimit të komunikohen në përputhje me standardet e këshillimit.

Standartet e Implementimit 2220. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Në kryerjen e angazhimeve të këshillimit, auditët e brendshëm duhet të sigurojnë se

fusha e angazhimit është e mjaftueshme për të adresuar objektivat e rëna dakord. Nëse auditët e brendshëm kanë kufizime mbi fushën gjatë përmbushjes së angazhimit, këto kufizime duhet të diskutohen me klientin për të përcaktuar nëse do të vazhdohet të punohet me këtë angazhim.

Standartet e Performancës 2230. Ndarja e Burimeve të Angazhimit Auditët e brendshëm duhet të përcaktojnë burimet e duhura për arritjen e

objektivave. Zgjedhja e stafit duhet të bazohet në një vlerësim të natyrës dhe kompleksitetit të çdo angazhimi, në detyrimet kohore dhe burimet e disponueshme.

Standartet e Performancës 2240. Programi i Punës së Angazhimit Auditët e brendshëm duhet të zhvillojnë programe pune që përmbushin objektivat e

angazhimit. Këto programe pune duhet të dokumentohen.

Page 248: Dispense mbi Teorine e Auditimit

247

Standartet e Implementimit 2340. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Programet e punës duhet të stabilizojnë procedura për identifikimin, analizimin dhe

dokumentimin e informacionit gjatë angazhimit. Programi i punës duhet të jetë aprovuar përpara vënies së tij në zbatim dhe çdo ndryshim duhet të aprovohet menjëherë.

Standartet e Implementimit 2240. A2 (Angazhimet e Këshillimit) Programet e punës për angazhimet e këshillimit mund të ndyshojnë në formë dhe

përmbajtje, varësisht prej natyrës së angazhimit.

Standartet e Performancës 2300. Kryerja e Angazhimit Auditët e brendshëm duhet të identifikojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe dokumentojnë

informacion të mjaftueshëm për të përmbushur objektivat e angazhimit.

Standartet e Performancës 2310. Identifikimi i Informacionit Auditët e brendshëm duhet të identifikojnë informacion të mjaftueshëm, të

besueshëm, përkatës dhe të dobishëm për të përmbushur objektivat e angazhimit.

Standartet e Performancës 2320. Analiza dhe Vlerësimi Auditët e brendshëm duhet të bazojnë konkluzionet dhe rezultatet e angazhimit mbi

analizat dhe vlerësimet e duhura.

Standartet e Performancës 2330. Regjistrimi i Informacionit Auditët e brendshëm duhet të dokumentojnë informacionin e duhur për të

mbështetur përfundimet dhe rezultatet e angazhimit.

Standartet e Implementimit 2330. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të kontrollojë aksesin e hyrjes mbi të dhënat e

angazhimit. Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të sigurojë miratimin e menaxhimit të lartë dhe/ose këshilltarit ligjor përpara se të nxjerrë të dhëna të tilla për palët e jashtme, ashtu siç duhet.

Standartet e Implementimit 2330. A2 (Angazhimet e Sigurisë)

Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të zhvillojë kërkesa frenuese për regjistrat e angazhimit. Këto kërkesa duhet të jenë në pajtim me udhëzimet e organizatës dhe me ndonjë rregullore të lidhur drejtpërdrejt me çështjen ose me kërkesa të tjera.

Page 249: Dispense mbi Teorine e Auditimit

248

Standartet e Implementimit 2330. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të zhvillojë politika që drejtojnë ruajtjen dhe

mbajtjen e të dhënave të angazhimit, si dhe gjithashtu nxjerrjen e tyre për palët e brendshme dhe të jashtme. Këto politika duhet të jenë të pajtueshme me udhëzimet e organizatës dhe me ndonjë rregullore të lidhur drejtpërdrejt me çështjen ose me kërkesa të tjera.

Standartet e Performancës 2340. Supervizimi i Angazhimit

Angazhimet duhet të supervizohen në mënyrën e duhur për të siguruar që janë përmbushur objektivat, është garantuar cilësia dhe është zhvilluar stafi.

Standartet e Performancës 2400. Komunikimi i Rezultateve Auditët e brendshëm duhet të komunikojnë rezultatet e angazhimit.

Standartet e Implementimit 2410. Kriteret për Komunikim Komunikimi duhet të përfshijë objektivat e angazhimit, fushën, përfundimet e

aplikueshme, rekomandimet dhe planet e veprimit.

Standartet e Implementimit 2410. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Komunikimi final i rezultateve të angazhimit duhet, aty ku është e përshtatshme, të

përmbajë gjithë opinionin e auditëve të brendshëm dhe/ose përfundimet.

Standartet e Implementimit 2410. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Auditët e brendshëm inkurajohen të vërtetojnë kryerje të kënaqshme të realizimit të

angazhimit.

Standartet e Implementimit 2410. A3 (Angazhimet e Sigurisë) Kur nxirren rezultatet e komunikimit për palët jashtë organizatës, komunikimi

duhet të përfshijë kufizimet në shpërndarjen dhe përdorimin e rezultateve.

Standartet e Implementimit 2410. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Komunikimi i progresit dhe i rezultateve të angazhimeve të këshillimit do të variojë

në formë dhe përmbajtje sipas natyrës së angazhimit dhe nevojave të klientit.

Page 250: Dispense mbi Teorine e Auditimit

249

Standartet e Performancës 2420. Cilësia e Komunikimit Komunikimi duhet të jetë i saktë, objektiv, i qartë, konciz, konstruktiv, i plotë dhe në kohë.

Standartet e Performancës 2421. Gabimet dhe Pakujdesitë Nëse një komunikim final përmban një gabim ose pakujdesi domethënëse, shefi

ekzekutiv i Auditimit duhet të komunikojë informacionin e korrigjuar për të gjitha palët, të cilat morën komunikimin origjinal.

Standartet e Performancës 2430 Zbulimi i Mospërputhjes së Angazhimit me Standartet Kur mospërputhja me Standartet ndikon një angazhim specifik, komunikimi i

rezultateve duhet të zbulojë: Standardin (et) me të cilat nuk u arrit përputhje e plotë, Arsyen (t) për mospërputhjen dhe Ndikimin e mospërputhjes mbi angazhimin.

Standartet e Performancës 2440. Shpërndarja e Rezultateve Shefi ekzekutiv i Auditimit duhet të komunikojë rezultatet tek palët e duhura.

Standartet e Implementimit 2440. A1 (Angazhimet e Sigurisë)

Shefi ekzekutiv i Auditimit është përgjegjës për komunikimin e rezultateve finale tek palët, të cilat mund të sigurojnë që rezultateve u është dhënë kujdesi i merituar.

Standartet e Implementimit 2440. A2 (Angazhimet e Sigurisë) Nëse nuk është mandatuar ndryshe me kërkesa ligjore, statutore ose me rregullore,

përpara se të nxirren rezultatet për palët jashtë organizatës, shefi ekzekutiv i Auditimit duhet: Të vlerësojë riskun e mundshëm për organizatën. Të konsultohet me menaxhimin e lartë dhe/ose këshilltarin ligjor te përshtatshëm Të kontrollojë shpërndarjen duke kufizuar përdorimin e rezultateve.

Standartet e Implementimit 2440. C1 (Angazhimet e Këshillimit) Shefi ekzekutiv i auditimit është përgjegjës për komunikimin e rezultateve finale të

angazhimeve të këshillimit për klientët.

Page 251: Dispense mbi Teorine e Auditimit

250

Standartet e Implementimit 2440. C2 (Angazhimet e Këshillimit) Gjate angazhimeve këshilluese mund të identifikohen çështje të menaxhimit të

riskut, kontrollit dhe të qeverisjes. Kurdoherë që këto çështje janë domethënëse për organizatën, ato duhet të komunikohen tek menaxhimi i lartë dhe bordi.

Standartet e Performancës 2500. Monitorimi i Progresit Shefi ekzekutiv i auditimit duhet të vendosë dhe mirëmbajë një sistem për të

monitoruar rezultatet e komunikuara tek menaxhimi.

Standartet e Implementimit 2500. A1 (Angazhimet e Sigurisë) Shefi ekzekutiv i auditimit duhet të vendosë një proçes ndjekje për të monitoruar dhe

siguruar që veprimet e menaxhimit janë vënë në zbatim në mënyrë efektive ose që menaxhimi i lartë ka pranuar riskun e mos veprimit.

Standartet e Implementimit 2500. C1 (Angazhimet e Sigurisë) Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të monitorojë rregullin e rezultateve të

angazhimeve të këshillimit, në kufirin e rënë dakord me klientin.

Standartet e Performancës 2600. Pranimi i Risqeve të Menaxhimit Kur shefi ekzekutiv i auditimit beson që menaxhimi i lartë ka pranuar një nivel risku

residual (mbetës) që mund të jetë i papranueshëm për organizatën, shefi ekzekutiv i auditimit duhet të diskutojë çështjen me menaxhimin e lartë. Nëse vendimi ne lidhje me riskun mbetës nuk është zgjidhur, shefi ekzekutiv i auditimit dhe menaxhimi i lartë duhet ta raportojnë çështjen në bord për rizgjidhje.

Page 252: Dispense mbi Teorine e Auditimit

251

Page 253: Dispense mbi Teorine e Auditimit

252

11.

QEVERISJA E KORPORATAVE.

Në ditët tona është përpunuar gjerësisht opinioni mbi përgjegjshmërinë e korporatave dhe kuadrin etik që duhet të aplikohet nga një organizatë për të nxitur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve të saj. Ky tregues u bë i mprehtë pas gurgullimës së skandaleve të kohëve të fundit në aktivitetin financiar të korporatave. Mjaftë zgjidhje lidhen me zbatimin praktik të kodeve dhe dokumentimin e rregullave ose guidave të duhura sipas llojit të organizatës, duke parashtruar dhe arsyetimet për të metat dhe dështimet që vijnë nga mungesa e rregullave. Kështu, p.sh kompanitë e listuara në bursat ndërkombëtare frymëzohen të perfeksionojnë rregullat e shkruara enkas për qeverisjen, duke patur si qëllim mbrojtjen e këtyre trusteve. Autoritetet lokale kanë setin e tyre të udhërrëfyesve dhe guidave për nxitjen e qeverisjes, kurse organizatat jofitimprurëse emetojnë paketën e tyre të standarteve për këto grupime vullnetare.

Sipas Bankës Botërore, qeverisja nënkupton ushtrimin e autoritetit politik dhe përdorimin e burimeve institucionale për menaxhimin e marrëdhënieve dhe problemeve sociale.

Proceset e qeverisjes-përfshijnë procedurat që përdoren nga përfaqësuesit e aktorëve të organizatës (aksionerët), për të dhënë siguri që proceset e kontrollit dhe vlerësimit të riskut janë administruar siç duhet nga menaxhimi.

Qeverisja e korporatave është subjekt shumëfaktorial. Qeverisja e korporatave është një grup procesesh, zakonesh, politikash, ligjesh dhe institucionesh që prekin dhe ndikojnë në rrugën e kompanive në lidhje me drejtimin, administrimin dhe kontrollin. Autori Gabriell O’Donovan e ka përcaktuar qeverisjen e korporatave si “sistem që përfshin politikat, proceset dhe njerëzit në shërbim të aksionerëve, që përmes drejtimit dhe menaxhimit të aktiviteteve, sigurojnë objektivitet, përgjegjshmëri dhe ndershmëri”.

Raporti Cadbury i vitit 1992, përshkruan qeverisjen e korporatave me anën e këtij formulimi:“Zhvillimi ekonomik i vendeve varet nga nxitja e prodhimtarisë dhe rendimentit së kompanive të atij vendi. Kështu, që efektiviteti me të cilën bordet përmbushin përgjegjësitë e veta, është përcaktues i pozitave konkurruese në Britani. Kjo duhet të jetë liria e nxitjes së këtyre kompanive përpara, mirëpor ushtrimi i kësaj lirie duhet brendambyllur në kornizën e përgjegjësive efektive”73

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka hartuar një panel rregullash mbi qeverisjen e korporatave në kontekstin e përgjithshëm botëror. OECD pranon se nuk ka një model të vetëm për qeverisjen e korporatave dhe se

. Kësisoj, Cadbury skaliti një frazë të thjeshtë, por tanimë shumë të famshme: “qeverisja e korporatave është sistemi me të cilin kompanitë kontrollohen dhe drejtohen. Shënojmë se sinonimi i qeverisjes së korporatave është kontrolli”. Në kushtet e globalizimit të procesve të qeverisjes, ky term ka fituar një shtrirje të gjerë, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim.

73 -K.H.Spencer Pickett, Internal audit handbook, …. Faqe 45.

Page 254: Dispense mbi Teorine e Auditimit

253

rregullat e qeverisjes janë në përmirësim e ndryshim nga risitë që sjellin korporatat. Janë pesë piketa themelore që stabilizojnë qeverisjen e korporatave e që koncentrohen si vijon:

1.Të drejtat e aksion mbajtësve: Kuadri i qeverisjes së korporatave

duhet të mbrojë dhe përkrahë të drejtat e aksionerëve. 2.Trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i aksionerëve: Kuadri i

qeverisjes së korporatave duhet të sigurojë trajtimin e paanshëm të aksionerëve,duke mos diskriminuar aksionerët në minorancë dhe aksionerët e jashtëm.

3.Roli i aksionerëve në qeverisjen e korporatës: Kuadri i qeverisjes së korporatave duhet të projektohet i tillë që të zbulojë në kohë çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me korporatën, duke përfshirë këtu situatën financiare, performancën, zotërimet e pronësisë dhe qeverisjen e korporatave (ose qeverisjen e përbashkët).

4.Deklarimet dhe transparenca: Kuadri i qeverisjes së korporatave duhet të jetë i tillë që të sigurojë në kohë çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me korporatën, duke përfshirë rezultatet e operacioneve financiare, objektivat e kompanisë, pjesët e zotëruara dhe votat, anëtarësimi në bord dhe shpërblimet, faktorët e riskut material të parashikueshëm, strukturat dhe politikat e qeverisjes, auditimin vjetor si dhe aksesin mbi informacionin nga përdoruesit e ndryshëm.

5. Përgjegjësitë e bordit: Përmes kuadrit të qeverisjes së korporatave duhet të sigurohen orientime e udhëzime strategjike të shkruara qartë, mbi strategjinë e kompanisë, monitorimin e rezultateve të drejtimit të saj nga bordi, përgjegjësinë e bordit si ndaj kompanisë ashtu dhe ndaj aksionerëve.Bordi duhet të informohet mbi gjithçka, të trajtojë me ndershmëri aksionerët dhe të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë për çdo hap të ndërmarrë, të rishikojnë performancën dhe të analizojnë vazhdimisht risqet korrente.

Page 255: Dispense mbi Teorine e Auditimit

254

Modeli i qeverisjes së korporatave:

EKSPERIENCA E MBRETERISE SE BASHKUAR: Modelet e qeverisjes së korporatave

1. CADBURY: Zhvillimet në qeverisjen e korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, parashtruan disa konspekte të mrekullueshme, pasi dalluan se si zhvillimi dhe adoptimi ishin në ritme të ngadalta në këtë seksion, si pasojë e përzierjes së kulturave të biznesit në skenën e Londrës. Para se të hulumtojmë e hedhim dritë në shume raste dhe të rregullojmë kontekstin për kualifikimin, kodet, udhëzimet dhe rregullat për drejtimin e korporatës, duhet të kujtojmë fjalët e zotit Adrian Cadbury ne periudhën para provës së parë serioze për të trajtuar problemet mbi përgjegjësinë e pa ndjeshme të korporatave.

Rregullimi ligjor i

korporatave

Llogaritë fiskale

Auditimi i jashtëm

STANDARTET ETIKE

MENAXHERET, SUPERVIZORET,

STAFI OPERACIONAL

Bordi i Drejtorëve

Performanca Përgjegjësitë

Aksionerët

-Objektivat -Politikat -Strategjitë -Planet -Procedurat -Raportet mbi performancën

-Raportet e drejtimit -Rishikimet e performancës, -Llogaritë financiare, -Bilancet, -Fitimet e humbjet, -politikat kontabile, -detyrimet statutore

Page 256: Dispense mbi Teorine e Auditimit

255

“Ekonomia e një vendi varet nga vrulli dhe efikasiteti i shoqërisë (kompanive) të veta. Kështu, efektiviteti me të cilin stafet e tyre kryejnë përgjegjësitë e veta, përcakton pozicionin konkurrues të Britanisë. Ata [stafet] duhet të jenë të lirë për të drejtuar shoqëritë e tyre e t’i çojnë përpara, por ta ushtrojnë atë liri brenda kornizës së përgjegjshmërive efektive. Ky është thelbi i çdo sistemi të qeverisjes të korporatave. Duke zbatuar kodin, shoqëritë e regjistruara e të listuara do të forcojnë si kontrollin mbi biznesin e tyre, ashtu dhe përgjegjësitë e tyre publike. Duke ndjekur këtë mënyrë, ata do të gjejnë ekuilibrin e drejtë midis plotësimit të standardeve të drejtimit të korporatës (balancimit) të pritur tashme prej tyre, dhe do të ruajnë energjinë thelbësore të ndërmarrjes“.

Një version i përmbledhur i këtyre zhvillimeve u publikua nga kontabilisti Adrian Cadbury, të cilat i parashtroi në raportin e tij, pas analizave të thella mbi rrënimet dhe pasojat e mashtrimeve të Polly Peck, Coloroll, Maxwell etj. Kontrolli u shoqërua me një breshëri kundërshtish prej komunitetit të biznesit, që mendonin t’a sulmonin rregullimet e reja të propozuara. 19 artikujt e këtij kodi, të paraqitura nga Cadbury, prezantojnë udhëzuesin më të mirë praktik për kompanitë e regjistruara në bursa. Ky kod strehon këto 19 çështje bazë:

I. Bordi duhet të mblidhet rregullisht dhe të mbajë një kontrolli efektiv brenda kompanisë, duke monitoruar drejtimin ekzekutiv.

II. Duhet të ketë një ndarje të pranuar qartësisht, mbi përgjegjësitë e shefit të kompanisë, i cili duhet të sigurojë një balancim të fuqive dhe autoritetit me qëllim që individë të vetëm të mos kenë fuqi vendimmarrëse mbi çdo çështje.

III. Bordi duhet të ketë në përbërje dhe drejtorë jo-ekzekutivë dhe numri i tyre duhet të jetë në peshë të konsiderueshme.

IV. Bordi duhet të formalizojë përmes një plani çështjet e veçanta që rezervohen për t’u diskutuar e për të marrë vendime, duke u siguruar se kontrolli dhe drejtimi i kompanisë bëhet me vendosmëri.

V. Këto duhet të jenë në procedurën e miratimit të drejtorëve, në përkrahje të detyrave dhe funksioneve të tyre dhe këshillave të pavarura përsa u takon shpenzimeve të kompanisë.

VI. Të gjithë drejtorët duhet të kenë aksesin e nevojshëm për të këshilluar e shërbyer në sekretariatin e kompanisë, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e procedurave të bordit dhe sigurimin se ndjekja e rregullave dhe e normave është bërë në vijimësi.

VII. Menaxherët jo ekzekutivë duhet të shprehin gjykime të pavarura lidhur me strategjitë, performancën, burimet, përfshij këtu punët prioritare dhe standardet e sjelljes organizative.

VIII. Shumica e menaxherëve jo ekzekutivë duhet të jenë të pavarur nga drejtuesit dhe të lirë nga marrëdhëniet me ndonjë biznes, që mund të interferojë në ushtrimin e pavarësisë, përveç honorareve dhe aksioneve të deklaruara më parë.

IX. Menaxherët jo ekzekutivë duhen caktuar për terma specifikë dhe ri-emërimi i tyre nuk bëhet automatikisht.

X. Menaxherët jo ekzekutivë duhen zgjedhur përmes një procesi të rregullt zyrtar dhe emërimi i tyre duhet të jetë çështje thelbësore e bordit.

Page 257: Dispense mbi Teorine e Auditimit

256

XI. Kontrata e shërbimit për drejtorët nuk duhet të kapërcejë tre vjet pa aprovimin e aksionerëve.

XII. Ata duhet të kenë informacion të plotë mbi pagat e shpërblimet mujore me të cilat një shef ekzekutiv i organizatës i paguan drejtorët e saj.

XIII. Pagesat për drejtuesit ekzekutiv duhet të jenë subjekt vlerësimi nga një komitet pagash, i cili përbëhet kryesisht prej drejtuesish jo ekzekutivë.

XIV. Është në detyrën e bordit të bëjë vlerësime të pavarura për pozicionin dhe rolin e kompanisë.

XV. Bordi duhet të sigurojë se marrëdhënie objektiviteti dhe realizmi janë mbajtur me audituesit

XVI. Bordi duhet të ngrejë një komitet auditimi, me të paktën 3 drejtues jo ekzekutivë, ku termat e shkruara të referencës në marrëveshje, duhet të përcaktojnë qartazi autoritetin, misionin dhe detyrat e tij.

XVII. Drejtorët duhet të shpjegojnë përgjegjësinë e tyre në përgatitjen e llogarive deri tek raportimi te audituesit, rreth përgjegjësive përkatëse në kuadër të raportimit.

XVIII. Drejtorët duhet të raportojnë mbi efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm të kompanisë.

XIX. Drejtorët duhet të raportojnë nëse biznesi është në rrjedhën normale të vijueshmërisë, me supozimin se ndihmesa dhe kualifikimi janë të mjaftueshme.

Esenciale në këtë kod mbeten këto konsiderime të veçanta:

Nevoja e rishikimit të rolit të kryetarit të kompanisë dhe shefit ekzekutiv të kompanisë;

Nevoja për të ndaluar lirinë e abuzimeve përmes shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera të pa merituara nga ana e drejtorëve;

Nevoja për t’u siguruar se kontrolle të mira janë në përdorim;

Nevoja për t’u siguruar në mbikëqyrjen e kontrolleve të brendshme, nëpërmjet komitetit të auditimit.

2. RUTTEMAN: Në vitin 1993, një grup pune i kryesuar nga Rutterman lëshoi

disa konsiderata për rrugën që duhej përshkruar në zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Raporti i Cadbury-t. Një draf-rporti u publikua në tetor të vitit 1993, kurse raporti përfundimtar u lëshua në vitin 1994. Arsyetimet e Rutterman theksojnë se “kontrollet e brendshme nuk mund të jenë 100 % efektivë; ndonjëherë, ka mundësi që diçka të ketë shkuar keq”. Ai vërejti se ishin bërë hapa prapa në kontrollin e brendshëm financiar, meqenëse ai nuk shtrihej në kërkesat e raportimit të sistemeve të biznesit që ndikonin strategjitë e korporatës. Qeverisja e korporatave fokusohet në veprimtarinë dhe sjelljet e bordit dhe kontrollet financiare që mbeten prapa në biznes, në kuadër të implementimit dhe ndjekjes së strategjive të ardhshme.

3. NOLAN: Lordi Nolan standardizoi në jetën publike, detajet e referuara më lartë. Ky forum vendosi piketat mbi kodin e shërbimit civil dhe normimin e

Page 258: Dispense mbi Teorine e Auditimit

257

procedurave mbi njerëzit në jetën dhe sektorin publik. Një format i ri i shërbimit civil në paraqitjen e departamenteve, agjencive, trupave publike jo qeveritare, e kishin të vështirë të siguronin një përputhje në lidhje me sjelljen publike. Ky komision u drejtua pastaj nga lordi Neill dhe më pas nga Nigel Wick,që paraqitën raportin për Parlamentin e këtij vendi.

4. GREENBURY: Një qeverisje rrethohet nga shumë probleme të pagesave dhe vështirësi në sigurimin e parave (cash-it). Komiteti i drejtuar nga Richard Greenbury u ngrit me propozim të Konfederatës Britanike të Industrisë në vitin 1995, për të trajtuar shqetësimet e adresuara nga aksionerët për raportet me pavarësinë e bordeve dhe të menaxhimit. Ekstrakti i këtij raporti ekspozonte këto ide:

Shmangia e konflikteve të mundshme midis aksionerëve, bordit të drejtorëve dhe menaxhimit, mund të bëhet përmes emërimit të një komiteti të drejtorëve jo-ekzekutiv, për të përcaktuar në emër dhe në interes të aksionerëve, termat e referencës për politikat ekzekutive dhe drejtorët ekzekutivë.

Bordi duhet të zhvillojë terma të qarta të referencës mbi shpërblimin e komitetit.

Pagesa për komitetin duhet të lidhet me pagesën e drejtorëve ekzekutivë.

5 . HAMPEL: Komiteti i kryesuar nga Ronnie Hampel u ngrit në vitin 1995 me

pjesëmarrjen e Bursës së Londrës, Fondit Kombëtar të Pensioneve dhe Shoqërisë së Siguruesve Britanikë. Ky komitet ishte pasuesi më i suksesshëm i komitetit të Cadburit, në lidhje me përditësimin e mëtejshëm të çështjeve të debatueshme mbi qeverisjen e korporatave. Thelbësore sipas raportit, mbetet nevoja për rishikimet vjetore të vazhdueshme të funksioneve të auditimit. Raporti i lëshuar në janar 1998, konsideronte pikërisht rolin dhe pozitën e aksionerëve dhe auditit në qeverisjen e korporatave.

6. TURNBULL: Nigel Turnbull drejtoi komitetin, i cili vazhdoi sagën mbi qeverisjen korporative të kompanive të mëdha, e për këtë emetoi një raport të shkurtuar në vitin 1999. Mendimet e Turnbullit përqendroheshin në këto aspekte bazë:

Reflektimi dhe pasqyrimi i praktikave më të mira të biznesit, lidhet me kontrollet e brendshme që nguliten në çdo proces dhe që kushtëzojnë arritjen e objektivave të kompanisë;

Proceset e kontrollit mbeten të lidhura gjatë gjithë kohës me zhvillimet përmirësuese në mjedisin e biznesit;

Mundësimin që çdo kompani të aplikojë metodat e vlerësimit dhe raportimit në rrethana të veçanta.

Page 259: Dispense mbi Teorine e Auditimit

258

Detyrimet e kompanive ndaj kërkesave të raportimit vjetor fragmentohen kështu: 1. Parimi D2: Bordi duhet të mbajë barrën kryesore në sistemin e kontrollit të

brendshëm për të mbrojtur investimet e aksionerëve dhe pasurinë e kompanisë.

2. Parimi D2/1: Drejtorët duhet që çdo fillim viti të administrojnë procedurat rishikuese mbi efektivitetin e grupeve të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe t’i raportojnë ato tek aksionerët.Rishikimi duhet të mbulojë gjithë llojet e kontrolleve, përfshirë kontrollet financiare, operacionale dhe të pajtueshmërisë, si dhe rreziqet e drejtimit.

3. Parimi D2/2: Kompanitë që nuk e kanë instaluar funksionin e auditit të brendshëm, duhet që kohë pas kohe të rishikojnë nevojat për ngritjen e tij.

7. SHERBIMI KOMBETAR I SHENDETIT: Ky shërbim nuk ishte i imunizuar nga

skandalet gjerësisht të përhapura e të ekspozuara, që përfshinin çështjet e jetës dhe vdekjes. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor përditësoi në maj të 2001, kriteret e lidhura me politikat e qeverisjes së korporatave. Këtu u arrit në përfundimin se “qeverisja e korporatave është një sistem, nga i cili korporata drejtohet dhe kontrollohet në nivelin më të lartë, që të arrihen objektivat dhe të përmbushen standartet e kontabilitetit me ndershmëri dhe sinqeritet. Qeverisja është para së gjithash objektivi dhe vlera e parasë”.

Në vijim detajohet sistemi i kritereve të deklaruara nga ky shërbim:

Kriteri 1: Struktura dhe themelimi i bordit, komitetit dhe nënkomiteteve është në pajtueshmëri me rregullat dhe udhëzuesit e nxjerrë nga shërbimi, për kryerjen e punëve të veta.

Kriteri 2: Udhëheqja e bordit reflekton vlerën e shërbimeve publike dhe pajtueshmërinë me rregullat e bëra publike nga bordi dhe komiteti.

Kriteri 3: Modeli i përdorur nga shërbimi duhet përmirësuar, për të reflektuar kërkesat që përditësohen nga bordi dhe që shpallen për gjithë organizatën.

Kriteri 4: Një skemë e vendimmarrjeve dhe një skemë e delegimit, duhet formatizuar e adoptuar nga bordi dhe duhet mbikëqyrur në vazhdimësi.

Kriteri 5: Përgjegjësitë e bordit për kontrollet e brendshme duhen përvijuar qartësisht, nëpërmjet fiksimit të linjave të përgjegjësive, që përforcohen nga objektivat personale e korporative dhe vlerësimet për identifikimin e zbulimin e rreziqeve. Përgjegjësitë e bordit ndaj kontrolleve të brendshme sintetizohen në:

o Kuptimin e risqeve, lidhjen me objektivat, strategjitë dhe politikat të cilat bordi ka vendosur e aprovuar.

o Vendosjen e një niveli të pranueshëm për reziqet; sigurimin që menaxhimi i lartë dhe stafi mbështetës ndërmarrin hapat e duhur për identifikimin, monitorimin dhe kontrollin e risqeve.

Kriteri 6: Bordi i drejtorëve dhe menaxhimi i lartë: o Nxisin standarte të larta etike,

Page 260: Dispense mbi Teorine e Auditimit

259

o Instalojnë një kulturë organizative, e cila shpreh e demonstron gjithë kontrollet e brendshme mbi personelin.

o Gjithë nivelet e stafit duhet të kuptojnë rolin e tyre dhe janë të angazhuar plotësisht në proceset e kontrollit të brendshëm.

Kriteri 7: Menaxhimi i lartë siguron se risqet e brendshme e të jashtme dhe efektet e tyre negative janë identifikuar sistematikisht. Ky vlerësim duhet të shtrihet mbi gjithë llojet e risqeve të mundshme si, risku operacional, financiar, të pajtueshmërisë dhe të reputacionit.

Kriteri 8: Bordi është i informuar sistematikisht mbi gjithë risqet që dalin përpara.

Kriteri 9: Bordi nëpërmjet menaxherëve të lartë, periodikisht sigurohen se të gjithë zonat e aktivitetit zhvillohen në pajtueshmëri me politikat dhe procedurat e fiksuara.

Historiku i shkurtër i qeverisjes së korporatave74

74- IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), “Qeverisja e korporatave”, një përmbledhje e përgjithshme mbi strukturën e qeverisjes së korporatave (manual). 1988.

: 1600: Shoqëria e Indisë Lindore krijoi Gjykatën e Drejtorëve, duke ndarë

pronësinë nga kontrolli. 1776: Adam Smith në veprën “Pasuria e Kombeve” tërheq vëmendjen për

kontrollet e dobëta dhe iniciativat për menaxhimin (Mbretëria e Bashkuar).

1844: Shoqëria e Parë me aksione të përbashkëta (Mbretëria e Bashkuar). 1931: Berle & Means botojnë punën e tyre gjashtëmujore “Korporatat

Moderne dhe Pronësia Private” (SHBA). 1933-1934: Akti i letrave me vlerë në vitin 1933 dhe akti i parë për të rregulluar

tregjet e letrave me vlerë, kryesisht bërjen publike të regjistrimit. Akti i 1934 i delegon SEC përgjegjësitë për zbatimin e tij (SHBA).

1968: BE miraton Direktivën e Parë “Për ligjin shoqërive”, (BE). 1987: Komisioni Treadway deklaron ekzistencën e raportimeve financiare

mashtruese, konfirmon rolin dhe statusin e komiteteve të auditimit dhe zhvillon një kuadër për kontrollin e brendshëm, ose COSO, të botuar në vitin 1992 (SHBA).

Fillim vitet 1990: Polly Peck (1,3 miliardë ₤ h umbje), BCCI dhe Maxwell (480 milionë ₤ humbje)-perandoritë e biznesit shkatërrohen, duke kërkuar praktika të përmirësuara të Qeverisjes së Korporatave për të mbrojtur investitorët (Mbretëria e Bashkuar).

1992: Komiteti Cadbury boton Kodin e parë të Qeverisjes së Korporatave dhe në vitin 1993, të gjithë shoqëritë e listuara në Bursën e Mbretërisë së Bashkuar, janë të detyruar të bëjnë publike qeverisjen e tyre në bazë të “zbatimit ose shpjegimit” (Mbretëria e Bashkuar).

1992: Miratohet ligjit “Për shoqëritë tregtare” (Shqipëri). 1994: Botimi i Raportit të King (Afrika e Jugut).

Page 261: Dispense mbi Teorine e Auditimit

260

1994-1995: Botohen Raportet e Rutteman (Mbi kontrollin e brendshëm dhe raportimin financiar); Greenbury (Mbi shpërblimin e ekzekutivit) dhe Hampel (Për qeverisjen e korporatave)-(Mbretëria e Bashkuar).

1995: Botimi i Raportit të Vienot (Francë). 1996: Botimi i Raportit të Peters (Hollandë). 1998: Botohet Kodi i Kombinuar- (Mbretëria e Bashkuar). 1997: Miratohet ligji “Për parandalimin e skemave piramidale huamarrëse

mashtruese”, (Shqipëri). 1999: OECD publikon pikën e parë të referencës në nivel ndërkombëtar –

Parimet e Qeverisjes së Korporatave të OECD-së. 1999: Publikimi i Udhëzuesit Turnbull për kontrollin e brendshëm. 2001: Korporata Enron, shoqëria e shtatë më e madhe në SHBA deklaron

falimentimin. (SHBA) 2001: Botohet Raporti Lamfalussy për Rregulloren e Tregjeve Evropiane të

Sigurimeve (BE). 2002: Botohet Kodi Gjerman i Qeverisjes së Korporatave (Gjermnai). 2002: Falimenti i Enron dhe skandalet e korporatave tjera çuan në Aktin e

Sarbanes-Oxley (SHBA). Botohet Raporti Winter për reformën ligjore të shoqërive në Evropë (BE).

2003: Botohet Raporti Higgs për Drejtorët jo-ekzekutivë (Mbretëria e Bashkuar).

2004: Skandali Parmalat shkund Italinë, me pasoja të mundshme për gjithë komunitetin evropian. (BE).

2006: Miratohet ligji i ri “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” (Shqipëri). 2008: Miratohet ligji i ri shqiptar “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Page 262: Dispense mbi Teorine e Auditimit

261

Page 263: Dispense mbi Teorine e Auditimit

262

12.

KOMITETI I AUDITIMIT-ELEMENT THELBËSOR I MIRËQEVERISJES

Rastet e shtrembërimeve dhe mashtrimeve në pasqyrimin e dokumentimin e aktivitetit financiar të korporatave, të cenimit të objektivave në administrim, skandaleve publike dhe falimentimeve të bankave apo korporatave, kanë rrokur ekonominë e shumë vendeve dhe kanë marrë publicitet të gjerë në gjithë botën financiare këto vitet e fundit.

Rezultati ka qenë një erozion i pashoq sigurie në procesin e kontrollit të brendshëm dhe të raportimit financiar. Shpërfytyrimi i këtij erozioni, kërkon rritjen e përgjegjësisë menaxheriale e të auditimit financiar të korporatave dhe një përpjekje të përbashkët të koordinuar brenda strukturës së korporatës - nga bordi i drejtoreve, administratoret, auditët dhe gjithë stafi që përfshihet në procesin e vendimmarrjes dhe raportimit financiar të organizatës. Për rrjedhojë, ndjeshmëria e publikut, veprimet e zyrave siguruese e reagimet e bankave dhe sensibiliteti i strukturave legjislative të mjaftë shteteve, janë drejtuar me shqetësim të madh tek çështjet e përgjegjësisë së menaxhimit te korporatave dhe forcimin e hallkës audituese, duke konsoliduar rolin e domosdoshëm të Komiteteve të Auditimit, si elemente çelës të mirëqeverisjes së korporatave. Tabloja grafike e qeverisjes se korporatave, sipas një punimi të dy profesorëve të Universitetit të Illinoisit (Prof.Dr. Linda M.Leinicke dhe Prof.Dr.Joice A.Ostrosky), ngrihet nga 4 shtylla, respektivisisht:

1. Bordi i Drejtorëve, 2. Audituesit e Brendshëm, 3. Menaxheret Ekzekutive, 4. Audituesit e Jashtëm.” 75

Studiuesit e Teorisë së Menaxhimit të Korporatave kanë cilesuar se përkufizimi i vitit 1999 i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) mbi Qeverisjen e Korporatave (“Corporate Governance”) është mjaftë i vlefshëm pasi ajo përkufizohet si “një sistem në të cilin bizneset e korporatave janë të drejtuar dhe të kontrolluar“, mirëpo kalimi drejtë Qeverisjes së Mirë (“Good Governance”) pasqyron efekte të reja thelbësore. Kështu, “Qeverisja e Mirë parakupton marrëdhëniet e përgjegjshmërisë mes aktorëve kryesore të korporatës, brenda së cilës është dhe roli i Komitetit të Auditimit në shekullin e 21-të”.

Ç’është Komiteti i Auditimit ?

Komiteti i Auditimit (KA) sipas Fjalorit Terminologjik që bashkëshoqëron Standartet e INTOSAI-t është “një komitet i bordit të drejtorëve, roli tipik i të cilit përqendrohet në aspektet e raportimit financiar dhe në proceset e entitetit për

75 - Burimi: “International Auditor”, Botim i IIA, Korrik 2005, Faqe 45.

Page 264: Dispense mbi Teorine e Auditimit

263

menaxhimin e biznesit e rreziqeve financiare dhe për përputhjen me kërkesat e rëndësishme ligjore, etike e rregullatore”.

Roli dhe qëllimi i KA: Rëndësia dhe Qëllimi i Komitetit të Auditimit, sipas Audituesit të

Përgjithshëm të Komuonuelthit të Australisë, zt.P.J. Barret arsyetohet nëpërmjet këtij pasazhi: “Një Komitet auditimi, si një komponent kritik dhe vendimtar i qeverisjes së korporatave është bazamenti për të asistuar Shefin Ekzekutiv / Bordin, në lidhje me: sigurimin që të gjithë çelësat e kontrollit po operojnë me efektivitet, sigurimin që të gjithë çelësat e kontrollit janë të përshtatshëm për të

realizuar qëllimet e korporatës dhe objektivat e saj, plotësimin e përgjegjësive statusore dhe detyrave të ngarkuara në

mirëbesim”. Prof. A. de Bos i Departamentit të Shërbimeve Teknike të kompanisë audituese

“Ernst & Young” në trajtesën e tij në numrin 3 të revistës “Audit Committees”, shprehet: “Qëllimi i një Komiteti Auditimi është të asistojë bordin e drejtimit në qeverisjen e: sigurisë për raportet financiare efektivitetin e menaxhimit te riskut, performancën e përbashkët të audituesve të brendshëm e të jashtëm, pajtueshmërinë me rregullat e ligjet relevante”. Të njëjtin koment gjejmë pak a shume dhe ne Guidën e përgatitur nga kompania

audituese «McGladerey & Pullen» mbi Komitetin e Auditimit të Sektorit Publik në SHBA. Në hyrje të guidës shkruhet se «Komitetet e auditimit luajnë rol të rëndësishëm në qeverisjen e entiteteve të sektorit publik në Shtetet e Bashkuara te Amerikës». Në vijimësi nënvizohet roli i komitetit si katalizator «proaktiv mbi financat e korporatës, lidhur me pajtueshmërinë e raportimeve, zbulimin e proceseve dhe rezultatet e këtyre proceseve».

”Skandalet e qeverisjes se korporatave thërrasin të zgjojnë komitetet e auditimit”,- thuhet mes të tjerash në Ligjin e Sarbana-Oxley-t, i cili u miratua nga Kongresi Amerikan në verën e vitit 2002. Seksioni 301 i këtij Akti titullohet «Komiteti i auditimit të kompanive publike» dhe përcakton ngritjen «detyrimisht të një komiteti auditimi nga çdo kompani e listuar dhe një përcaktim të qartë të funksioneve dhe përgjegjësive në rast shkarjesh». Ligji i ri kërkonte bashkëveprimin efektiv të KA me gjithë aktoret kryesorë të ambientit, përfshij auditimin e brendshëm. Kërkesa bazale e Sarbana-Oxley Act qëndron në sanksionimin e normës detyruese që “komitetet e auditimit të janë të pavarur”.

Gjithashtu,në seksionin 407 të Aktit, «Eksperti financiar i komitetit të auditimit», shtohej kërkesa tjetër për KA, njëri nga anëtaret e KA duhet të ishte ekspert financiar. Edhe në prezantimet e kompanisë audituese «PriceWaterhouse Coopers» insistohet në komponentin e pavarësisë së KA nga anëtaret e bordit.

Page 265: Dispense mbi Teorine e Auditimit

264

Misioni i KA-së sipas kësaj kompanie mbështetet në gjashte elementë:

1.të jetë i pavarur,

2.të vëzhgojë llogaritë/ proceset raportuese/auditet,

3.të ketë së paku një ekspert financiar, 4.të ngrejë dhe mbaje në këmbë një ”hot line” (linje direkte ndërlidhje të

pandërprerë),

5. te zotërojë autoritetin e nevojshëm dhe të angazhohet në këshilla dhe diskutime të pavarura,

6.të aprovojë audituesit e jashtëm të kompanisë». Ne vijim ndriçohen këndvështrimet dhe udhërrëfyesit mbi organizimin, funksionimin, rolin, misionin dhe funksionet e Komitetit te Auditimit, nën pasyrimin e Standarteve dhe eksperiencave ndërkombëtare, duke u mbështetur veçanërisht ne grup-opinionet e dy organizmave prestigjioze, përkatësisht: opinionet e Zyrës së Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në

Mbretërinë e Bashkuar (UK), rreth KA në qeverisjen qendrore dhe lokale dhe opinionet e Institutit të Auditëve të Brendshëm të Floridës (USA), mbi

komitetet e auditimit si element i qeverisjes së korporatave dhe shoqërive tregtare.

Zyra e Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në

Mbretërinë e Bashkuar, përgatiti në tetor 2003 një manualin, ku ndër të tjera evokohet se: “Thelbi i Funksionit te KA-së në pushtetin qëndror është të mbështesë nëpunësin Kontabël dhe Bordin duke monitoruar e rishikuar si riskun, kontrollin dhe proceset e qeverisjes që janë krijuar në një organizatë si dhe proceset e sigurisë së asociuar...., për ti ndihmuar ato që të sigurohen plotësisht se proceset e qeverisjes dhe kontrollit të riskut janë përgatitur efektivisht, si dhe proceset e sigurisë së asociuar janë optimale”. Në Parimet Politike të KA-së vend primar ka parimi i krijimit të një komiteti auditimi.”KA duhet të krijohen në të gjitha organet e pushtetit qendror (Departamente, Agjenci Ekzekutive dhe Organe Publike Jodepartamentale)”-nënvizon Manuali i kësaj Zyre Thesari.

Instituti i Auditëve të Brendshëm (IIA), në kuadër të studimeve të objektit dhe sfondit ku vepron dinamikisht KA, ka hartuar një formulim pozicioni për marrëdhëniet midis Komitetit të Auditimit (KA) dhe Auditimit të Brendshëm (AB). Formulimi i pozicionit cilëson rëndësinë e bashkëpunimit reciprok të këtyre hallkave.

Lidhja organike KA-AB:

IIA evidenton e pranon se KA dhe AB kanë qëllime të përbashkëta. Një marrëdhënie e mirë pune me AB, mund të ndihmojë KA për të përmbushur përgjegjësitë e tij ndaj bordit, aksionerëve dhe palëve të treta të jashtme. IIA rekomandon çdo kompani publike të ngrejë një komitet auditimi, të organizuar si komitet i përhershëm i bordit të drejtoreve. IIA inkurajon krijimin e KA dhe në organizata të tjera duke përfshirë organizatat pa qëllime fitimi. KA duhet të vendosë

Page 266: Dispense mbi Teorine e Auditimit

265

e mirëmbajë linja të rregullta komunikimi midis bordit (njëra anë) dhe auditëve të brendshëm e administrimit financiar (ana tjetër). KA pret nga AB: I-të shqyrtojë dhe vlerësojë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm të organizatës, II-të vlerësojë cilësinë e ekzekutimit të vendimeve dhe realizimit të përgjegjësive të dhëna, III-të jetë burim i përhershëm informacioni i KA-së për parregullsi e mashtrime evidente, IV-të vlerësojë zbatimin tërësor të ligjeve dhe rregullave nga ana e kompanisë. AB pret nga KA: i-KA duhet të rishikojë e aprovojë Statutin (Kartën) e AB, dokument ky që aprovohet përfundimisht nga Bordi, ku të përcaktohen pa ekuivok qëllimi, autoriteti dhe përgjegjësitë e AB. ii-KA duhet të rishikojë çdo vit objektivat dhe qëllimet e departamentit të AB, grafikët dhe gjurmën e auditimit, planet e organikës dhe buxhetet financiare. iii-KA duhet të vlerësojë nëse aktiviteti i strukturës së AB po zhvillohet në përputhje me Standartet për Praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm, të shpallura nga ky Institut. iv-KA duhet të sigurojë pavarësinë e funksionit të auditimit, për çështjet që shtrihen nën juridiksionin e KA, përfshirë konkurrimin për emërimin e drejtorit te auditimit ose dhënien e pëlqimit për shkarkimin e tij.

Rrugët për zhvillimin e KA-së, si element-kuadër i mirëqeverisjes, janë dhënë nga Prof. Jeff Ridley. Për të nxitur performancën dhe progresin e KA në korporatë, Ridley eksploron 6 kushte:

1. Pavarësi, 2. Rotacion i anëtarëve, 3. Përgjegjësi të pakufizuara, 4. Monitorim i te gjitha kontrolleve, 5. Vetëm dhënie këshillash, 6. Raportimi i rezultateve të punës tek bordi dhe autoritetet.

Studiuesi Robert Smith, i kishte sygjeruar Bordit të Raportimeve Financiare

përmirësimet që nevojiten të kryhen nga kompanitë për auditimin dhe KA-në, të cilat gjithsesi mbeten konturimet më të plota të përgjegjësive të KA-së. Konkretisht: -1-Bordi duhet të krijojë një komitet auditimi të brendshëm, me jo më pak se tre persona. Njëri prej tyre duhet të zotërojë eksperienca të plota, bashkëkohore e përfaqësuese. -2-Përgjegjësitë dhe rolet duhet të shkruhen sipas seteve të veçanta dhe termat e referencës patjetër duhet të përfshijnë:

Page 267: Dispense mbi Teorine e Auditimit

266

Monitorimin e integritetit të gjendjeve financiare të shoqërisë, rishikimin e raporteve më të rëndësishme financiare dhe dhënien e opinioneve përkatëse për to.

Rishikimin e sistemeve te kontrollit financiar të kompanisë, adresimin e saktë të riskut mbetës nga bordi dhe rishikimin e sistemit te menaxhimit te riskut,

Monitorimin dhe rishikimin e funksionit të AB,

Monitorim dhe rishikim i pavarësisë, objektivitetit dhe eficensës së audituesve të jashtëm (AJ)

Dhënien e rekomandimeve për bordin lidhur me funksionimin e auditit të jashtëm dhe miratimi i termave të angazhimit për shërbimin e audituesve të jashtëm,

Zhvillimin dhe implementimin e politikave për angazhimet e auditeve në shërbime jo-auditive dhe kryerjen e shërbimeve auditive konform rregullave të etikës.

-3-Komiteti i Auditimit duhet të pajiset me burimet e mjaftueshme financiare-materiale-njerëzore për të realizuar misionin, -4-Raportet e Bordit, në seksione të veçanta, duhet të përshkruajnë rolin dhe përgjegjësitë e komitetit në përballje me aktet që i fiksojnë këto përgjegjësi.

Përgjegjësitë e KA-së:

Komiteti i Auditimit i ushtron përgjegjësitë në tre zona: • Zona e parë: Raportimet Financiar, • “ e dytë: Drejtimi korporatave, • “ e tretë: Kontrolli i korporatave

Page 268: Dispense mbi Teorine e Auditimit

267

Zonat e ushtrimit të përgjegjësive të KA: A)- Përgjegjësia e KA në fushën e raportimit financiar

Rekomandimin e ekspertëve të pavarur,

është të japë siguri se veprimet financiare të bëra nga administrimi portretizojnë në mënyrë të arsyetuar gjendjen financiare të kompanisë, rezultatet e veprimeve, planet dhe angazhimet afatgjata. Hapat përkatës specifike përfshijnë:

Mbikëqyrjen e mbulimit me AJ (përfshij letrat e angazhimit të auditëve, shpërblimet e vlerësuara për AJ, matja e kohës së vizitave të auditeve në objekt, kordinimin e AJ me AB, monitorimin e rezultateve te auditimit, rishikimin e shërbimeve joauditive, rishikimin e administrimit te llogarive dhe vendimet qeverisëse).

Page 269: Dispense mbi Teorine e Auditimit

268

Ekzaminimin e deklarimeve financiare (deklarimet financiare të përkohshme/ deklarimet financiare vjetore/ raportet që kërkojnë aprovimin e bordit).

B)- Përgjegjësia e KA në fushën e drejtimit te korporatave

Rishikimin e politikave te ndërmarrjes, në akordancë me rishikimet që u bëhen ligjeve dhe akteve referente ne fuqi,

është të japë siguri se veprimtaria e korporatës është në pajtim me ligjet e rregullimet përkatëse dhe se ajo po i zhvillon aktivitetet jetike në mënyrë etike. Hapat përkatës specifikë përfshijnë:

Rishikimi i padive aktuale te pazgjidhura, ose procedurat gjyqësore ku ndërmarrja është pale.

Rishikimi i rasteve domethënëse të konfliktit të interesave të nëpunësve. Propozime të strukturës së AB për fushat ku kërkohen përmirësimet e akteve

e të legjislacionit të korporatës. C)- Përgjegjësia e KA në fushën e kontrollit te korporatave

1. Çdo njësi qeverisje duhet të ketë komitet auditimi.

është të japë një kuptim mbi zonën e riskut dhe sistemin e kontrollit në veprimtarinë e korporatës. Fusha specifike mbeten rishikimi i besueshmërisë dhe integritetit të informacionit financiar; rishikimi i atyre planeve e procedurave që mund të kenë impakt domethënës mbi subjektin; rishikime mbi pasurinë dhe ekzistencën e saj; vlerësimi i ekonomicitetit dhe eficensës me të cilën shfrytëzohen burimet; verifikimi nëse rezultatet janë në përputhje me objektivat.

Madhësia e KA: Pozicionimi i IIA-së për madhësinë e komiteteve të auditimit është ky: KA duhet të ndërtohen me drejtorë nga jashtë organizatës me qëllim që të sigurohet një perspektive e pavarur mbi raportet dhe rekomandimet që i bëhen komitetit. Përgjegjësitë e KA formalisht duhet të jenë specifikuar në një status formal (kartë) të aprovuar nga bordi i drejtorëve. Numri i anëtareve të KA duhet përcaktuar duke u mbështetur te numri i anëtareve të bordit dhe në vlerësimin mbi madhësinë e kompleksitetin e korporatës. Në SHBA, Raporti i Komisionit Kombëtar i Raportimit të Mashtrimeve Financiare (tetor 1987), i njohur si “Tradeway Commission”, cilësoi se:”KA luan rol kritik në integritetin e raportimeve financiare të kompanive. Komisioni rekomandon që, gjithë kompanitë publike amerikane të ngrejnë një komitet funksional auditimi të kompozuar me eksperte të pavarur e vigjilentë”.Në vitin 1997 Asosacioni i Zyrtarëve të Financave Qeveritare (GFOA) aprovoi disa rekomandime praktike për themelimin e një komiteti auditimi.

2. KA duhet të jetë rregulluar formalisht sipas një karte. 3. Anëtaret e KA duhet kolektivisht të disponojnë njohuri,ekspertiza dhe

eksperienca në kontabilitet, auditim, raportim financiar dhe të kuptojnë pavarësinë e auditit.

Page 270: Dispense mbi Teorine e Auditimit

269

4. Shumica e anëtareve të KA-së duhen përzgjedhur jashtë menaxhimit. 5. Një KA duhet të jetë numerikisht i kufizuar dhe të operojë me eficencë (të

ketë 5-7 anëtarë). 6. Përgjegjësi primare e KA është mbikëqyrja e pavarësisë së auditimit dhe e

raporteve financiare. 7. KA duhet të ketë akses mbi raportet e AB. 8. KA duhet të bëjë prezent rezultatet e punës së tij çdo vit para bordit dhe

menaxhimit, nëpërmjet një raporti, i cili duhet të behet publik.

PPËËRRVVOOJJAATT:: Ekzistojnë modele të ndryshme të KA, në sfonde e mjedise cilësisht të dallueshme e specifike për natyrën dhe problematikat e çdo vendi.

Në Shqipëri, është ngritur dhe funksionon Komitetit i Auditimit të Brendshëm, në përputhje me kompetencat e dhëna nga Ligji nr. 9009, datë 13.2.2003 (ndryshuar nga ligji nr.9720) dhe VKM nr. 833 date 11.12.2003 “Për funksionimin e Komitetit të Auditimit”. Mbi ketë realitet, me Urdhrin 3307/1, datë 26.5.2003, Ministri i Financave emëroi anëtaret e parë të komitetit të auditimit, i cili është rifreskuar disa herë. -Në Ligjin nr. 9009 (neni 8) është caktuar që KA organizohet si organ konsultativ i Ministrit të Financave dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Auditimit të Brendshëm, me 7 anëtarë me mandat 2 deri 4 vjeçar. Struktura e anëtarësisë përbëhet nga 3 profesionistë të AB, 1 pedagog i Fakultetit Ekonomik, 1 jurist/kontabilist nga sektori privat, 1 specialist i organizmave të pavarur profesionale dhe drejtori i përgjithshëm i AB. Ky komitet mbulon gjithë aktivitetin e funksionit auditiv për sektorin publik. -Por, në shoqëritë tregtare shtetërore të organizuara në format sh.a, sh.p.k, etj. dhe në ndërmarrjet shtetërore nuk ka komitet auditimi, për arsye se një kusht i tillë nuk kërkohet nominalisht nga asnjë dispozitë ligjore apo kuadër rregullator. -Kuadri rregullator bankar kërkon që bankat të kenë komitet auditimi të përbërë prej 3 personash, sipas kërkesave të shpallura nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare. -Ne nenet 68-70, kreu IV të Ligjit nr. 9267, datë 29.7.2004 «Për veprimtaritë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime e risigurime», trajtohet hollësisht “Komiteti i kontrollit të brendshëm”, si funksion i veçuar nga njësitë e tjera operative të skemës organizative. -Në “White Paper” të OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), paragrafi 261 i faqes 50 të raportit mbi qeverisjen e shoqërive aksionere në Evropën Juglindore (viti 2004), jepet platforma e gjenerimit të këtyre komiteteve.”Ngritja e komiteteve të specializuara duhet të nxitet nëpërmjet akteve rregullatore...Këto komitete të specializuara duhet të merren me funksionet kyçe të bordeve, që lidhen me konfliktin e interesave, konkretisht mbi auditimin dhe shpërblimin”. Kjo organizatë, me të madhe insiston në domosdoshmërinë e këtyre instrumenteve në Evropën Juglindore. ”Bazuar në kompleksitetin e ekspozimit në kontekst të tranzicionit dhe në këtë pikëpamje performancën e dobët të shumë

Page 271: Dispense mbi Teorine e Auditimit

270

kompanive në Evropën Juglindore, komiteteve të auditimit duhet tu kushtohet vëmendje e veçantë”.

Në Kosovë, atributet e Komitetit të Auditimit të Brendshëm për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë i janë besuar Njësisë Koordinuese të Revizionit të Brendshëm (NJKRB), e cila ka në përbërje 5 anëtarë me mandat funksioni 5 vjeçar dhe në përbërje ka revizore seniorë të brendshëm, e menaxhues seriorë të MFE. Gjithashtu, sipas pikës 4 të Statutit të Revizionit të Brendshëm të Kosovës, përfaqësuesit e shtyllës II dhe IV të UMNIK-ut lejoheshin më parë të ishin të pranishëm “lidhur me revizionin e të drejtës së rezervuar”(?!)....Ishte fiksuar se njëri prej anëtarëve të bordit është përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit. Detyrimi normativ për mbledhjet e NJKRB përcaktohet jo me pak se dy herë në vit, ku, sekretari i përhershëm kryeson seancat e mbledhjeve. Anëtaret e Komitetit emërohen nga Sekretari i Përhershëm ose zyrtari ekuivalent me të për nivelin qendror, kurse për nivelin lokal nga kryeshefi ekzekutiv i komunave pas konsultimit me Kryetarin e komunës.

-Në Ministritë e dikasteret e tjera ngrihen Komitet e Revizionit mes anëtarëve që nuk kanë aktivitet ekzekutiv dhe si anëtarë të përhershëm ftohen këshilltari i ministrit ose një anëtar i këshillit të komunës/bashkisë.

Ne Holandë, pranë çdo ministrie e dikasteri funksionon Komiteti i

Auditimit, i cili drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Anëtarë të KA janë disa funksionarë të dikastereve dhe 1 anëtar i jashtëm (ish-drejtori i AB të dikasterit përkatës). Komiteti mblidhet çdo 3 muaj dhe diskuton rreth zbulimeve (simbolikisht të thirrura si “dritat e verdha“ dhe “dritat e kuqe”). Kryetari i KA-së raporton periodikisht para Ministrit. Në qendër të konstituimit të një komiteti auditimi në Holandë është Karta e tij, (Statuti). Eksperti i”Ernst &Young”, prof A.de Bos, ndan mendimin se kornizat e një karte për KA duhet të parashikojnë këto plane:

Objektiviteti:mbikëqyrje e cilësisë së financave.

Përbërja:kompozimi dhe zgjedhja duhet te mbështetet tek anëtarët e jashtëm dhe ekspertët financiare.

Mandati: të gëzojë aksesin e të gjithë informacionit relevant.

Takimet:Minimalisht dy here në vit me kryetarin e bordit të menaxhimit, drejtorin e financave, AB dhe AJ.

Raportimet:KA raporton për supervizionet tek bordi një herë në vit.

Diskutimi i përgjithshëm: Së paku një herë në vit organizohet një mbledhje mes KA, gjithë bordit dhe AJ .

Përgjegjësia e mbikëqyrjes përfshin: raportimet financiare, sistemet e menaxhimit të riskut, auditët e jashtëm, pajtueshmërinë me ligjet e rregullat. Është e rëndësishme që të bëhet qartësisht ndarja mes funksionit këshillimor të KA dhe funksioneve ekzekutive të menaxhimit të brendshëm (përfshirë dhe AB). Nga ana tjetër, është po aq i rëndësishëm, shmangia e konfuzionit midis rolit të këtij komiteti dhe Komitetit të Riskut,

Page 272: Dispense mbi Teorine e Auditimit

271

i cili ka një fuqi e autoritet të deleguar ekzekutiv, për te marrë vendime rreth çështjeve të menaxhimit të rrezikut.

Eksperienca e Australisë lidhur me KA mishëron aksiomën “Një

komitet auditimi dinamik është i detyruar për çdo subjekt publik”. ANAO (Zyra Kombëtare e Auditit të Australisë) ka publikuar një guidë orientuese “Udhëzues praktik /Komitetet Audit të Sektorit Publik”, me opinionin dhe qëndrimin e kësaj zyre mbi çështjen. Në guidë kanë zënë vend detaje rreth rolit të kryetarit të KA, sekretariati i komitetit, takimet e rregullta të KA, kuorumi dhe axhendat e mbledhjeve, pasqyrimi i minutave të takimit, menaxhimi i konfliktit te interesave te anëtarëve të KA, aksesi mbi stafin dhe mbi informacionin etj. ANAO ka botuar dhe modelin e një karte për KA, me këto panele: Objektivat, autoriteti, roli dhe përgjegjësitë, menaxhimi i riskut, korniza kontrolluese, pajtueshmëria me ligjet, auditimi i brendshëm, auditimi i jashtëm, përgjegjësitë e anëtarëve, raportimi, aranxhimet dhe përmirësimet administrative dhe rishikimi i kartës së komitetit të auditimit.

Modeli i organizimit të KA në Rumani, është ai i dhënë nga nenet 4 dhe 5 të Ligjit të Auditimit në këtë vend. Sipas këtij akti ngrihen e veprojnë 3 hallka në sistemin e auditimit:

1. Komiteti i Auditimit të Brendshëm, 2. Njësia Qendrore e Harmonizimit të AB Publik, 3. Shërbimet e AB.

Sipas pikës 2 të Nenit 5 të ligjit rumun, KA është organ i rëndësishëm, me 11 anëtarë që emërohen nga Ministri i Financave sipas kësaj skeme zgjedhje:Presidenti i dhomës së auditëve financiare në vend, dy profesorë të Universiteteve, 4 ekspertë të shquar për nivele të larta kualifikimi profesional nga kontabilistët publikë dhe nga sistemi i teknologjisë së informacionit, drejtori i përgjithshëm i Njësisë Qendrore të Harmonizimit të AB Publik, 3 ekspertë nga aktivitetet e auditimit dhe sistemet e informacionit.

PPËËRRFFUUNNDDIIMMEE:: 1. KA është element i rëndësishëm, çelës në sistemin e mirëqeverisjes së

organizatave publike e private. 2. Detyrat, përgjegjësitë dhe qëllimet e KA dhe AB gërshetohen shumë afër

dhe në shumë plane e mënyra. 3. Me siguri shprehemi se ndërsa madhësia e problemit të “përgjegjshmërisë

së korporatave” rritet, të njëjtin kuptim e domethënie marrin marrëdhëniet e AB dhe KJ.

4. KA mbart një përgjegjësi më të madhe për sigurinë se ingranazhet e korporatës po funksionojnë me qartësi, në vendin e duhur dhe mes mekanizmave ekziston një marrëdhënie kooperuese solide, e mirëndërtuar me AB.

5. Qëndrimi i IIA (nëpërmjet formulimit te pozicionit mbi KA) është një hap drejtë avancimit të kësaj marrëdhënie: të ndihmojë komitetet e auditimit dhe auditimin e brendshëm të punojnë së bashku drejtë qëllimeve të përbashkëta.

Page 273: Dispense mbi Teorine e Auditimit

272

RREEKKOOMMAANNDDIIMMEE:: 1. Në legjislacionin shqiptar, të bëhen ndryshimet përmirësuese dhe

plotësimet e nevojshme në Ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe ne ligjin nr 9720, “Për auditimin e brendshëm ne sektorin publik”me objekt detyrimin për ngritjen e Komiteteve të Auditimit në shoqëritë tregtare të sektorit publik, (sipas rekomandimeve te OECD-se dhe të fillojë kompozimi i tyre praktik).

2. Të ngrihen Komitetet e Auditimit pranë çdo Ministrie dhe pranë organeve të pushtetit lokal, si hallka koordinuese të funksionit të auditimit dhe nivelit me të lartë të drejtimit të këtyre dikastereve dhe institucioneve.

3. Të fuqizohet roli koordinativ i KA në Ministrinë e Financave për aktivizimin dhe përsosjen e rolit të komiteteve të auditimit në dikasteret dhe institucionet qëndrore e lokale.

Page 274: Dispense mbi Teorine e Auditimit

273

Page 275: Dispense mbi Teorine e Auditimit

274

13.

AUDITIMI E KONTROLLI NË SHQIPËRI NË OPTIKËN E ANALIZËS NDËRKOMBËTARE

1. Raporti i SIGMA-s me nismën e përbashkët të OECD (Organizatës për

Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik) vitit 1998, CCNM / SIGMA/ PUMA (98) 39, i publikuar me datën 19.05.1998 nga ITAP. Analiza e zhvillimeve të kontrollit dhe auditimit në rajon për komponentin “Kontrolli financiar”, (paragrafi 690 i raportit), ndër të tjera shpreh se “Veprimtaritë e shërbimeve të ndryshme të kontrollit financiar dhe auditit në nivel kombëtar dhe komunitar nuk kanë qenë gjithmonë të koordinuara në maksimum. Është e qartë se vendet duhet të gjejnë metoda të reja dhe më efiçente koordinimi. Kjo është pjesërisht çështje e institucioneve të përfshira për të angazhuar kohë dhe burime në detyrë dhe pjesërisht çështje e marrjes vesh midis tyre për një përqasje dhe metodologji të përbashkët”. 2. Raporti i SIGMA-s i vitit 2000: ”Auditimi i brendshëm dhe kontrolli i

brendshëm janë fusha të cilat akoma nuk kanë një kornizë ligjore të qartë. Auditët ekzistojnë nën forcën e ministrive. Ndonëse mekanizmat e kontrollit të brendshëm ekzistojnë, ato më së shumti fokusohen në identifikimin e papajtueshmërive dhe procesin formal të pagesave”.

Nga ana tjetër ky raport konfirmoi një sërë të mangësish të këtij sistemi, që mund të përmblidhen si vijon:

-Vlerësimi i risqeve financiare dhe vlerësimi i raportit kosto/përfitim praktikisht nuk ekzistojnë.

-Një departament qendror i kontrollit financiar është ngritur në vitin 2000 në ministrinë e financave por lypset te zhvillohet.

-Në çdo ministri ekzistojnë në përgjithësi kapacitete të dobëta të auditimit të brendshëm.

-Ligjet mbi kontrollin dhe auditimin e brendshëm janë jashtë vëmendjes së autoriteteve dhe lypset një vlerësim legal mbi këto korniza ligjore.

3. Raporti i SIGMA-s për Ballkanin /Shqipëria,viti 2002 evidentonte: “në maj të vitit 2000 departamenti i kontrollit të brendshëm ishte ngritur në Ministrinë e Financave si ministria përgjegjëse për auditimin e brendshëm në ministri, në dogana dhe në departamentet e taksave dhe autoritetet që funksiononin nën kontrollin e kësaj Ministrie. Por, përveç kësaj cilësie raporti vinte në dukje dhe mangësitë.

-Kështu, departamenti i auditimit të brendshëm në Ministrinë e Financave nuk kishte autoritetin të plotësonte punën e auditëve të brendshëm nëpër ministri, të cilat janë në mungese dhe pamjaftueshmëri të kapaciteteve, aftësia dhe pavarësia e të cilëve është nën recension.

-Ato nuk kanë autoritetin të korrigjojnë ndonjë veprim të pavëmendshëm në cilësinë e punës së auditimit të brendshëm të ministrive të linjës.

Page 276: Dispense mbi Teorine e Auditimit

275

-Nuk ka ndonjë instrument legal ku të përcaktohen qartazi rolet dhe përgjegjësitë e njësisë qendrore të auditimit në Ministrinë e Financave si dhe njësive të tjera të decentralizuara të auditimit të brendshëm në të gjithë ministritë e linjës.

-Puna aktuale e strukturave të auditimit të brendshëm përgjithësisht konsiston dhe fokusohet në testet e pajtueshmërisë dhe transaksionet individuale. Kërkesat për një rishikim modern të kontrolleve financiare janë akoma të mangëta dhe ministrat e drejtuesit e ministrive të linjës kanë perceptime të cekëta mbi dobinë e një rikqyrje të këtillë”.

4. Raporti ”White paper on the preparatin of ha Associated Countries of the Central and Eastern Europe for Integration into the Internal Market of the Union”, skeduar COM (95) 163, maj 1995, është miratuar në KËSHILLIN E EVROPËS, Esen, dhjetor 1994.76

Nga ana tjetër, Direktiva Tetë fikson kushtet në lidhje me aftësinë profesionale dhe pavarësinë. ”Për sa i përket pavarësisë profesionale, direktiva u kërkon audituesve të kenë arritur nivelet e pranimit universitar, të kenë përfunduar një kurs për instruksionet teorike, të kenë kryer një trajnim praktik për një periudhë së paku 3-vjeçare dhe të kenë kaluar një provim të aftësisë profesionale të standardit të provimit të universitetit, të organizuar ose njohur nga shteti”.-(po aty, faqe 401).

Nenet 43 dhe 46 të Direktivës 4 të BE dominojnë informacionin minimal mbi llogaritë dhe raportin vjetor. Suporti për auditimin jepet nëpërmjet sanksionimit “Llogaritë vjetore duhet të auditohen nga një person i autorizuar nga legjislacioni kombëtar. Audituesit duhet të përmbushin kushtet minimale që përcakton Direktiva Tetë”.

5. Raporti i BASHKIMIT EVROPIAN “Shqipëria-raporti i stabilizim-asociimit 2004” reflektonte ndryshimet përmirësuese që kishin përjetuar financat publike të vendit. Kreu 3.3 i përkushtohej administrimit të financave publike. Konstatimi i autoriteteve që kishin përgatitur raportin ishte se në vend “janë bërë disa përparime në fushën e kontrollit të financave publike, veçanërisht pas hyrjes në fuqi në muajin prill të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm”.Raporti dallonte që në kryeradhë se “lidhur me kontrollin dhe administrimin financiar janë bërë disa përparime gjatë vitit 2003. Një hap pozitiv u krye në muajin prill me hyrjen në fuqi të Ligjit të Kontrollit të Brendshëm të Sektorit Publik, në bazë dhe të rekomandimeve të bëra në raportin paraardhës të Stabilizm-Asociimit. Ndërkohë janë hartuar dhe miratuar dhe disa akte normative. Tani bëhet vendimtar zbatimi i shpejtë dhe i drejtë i kuadrit të ri ligjor për të forcuar administrimin e financave publike dhe mbështetur luftën kundër korrupsionit.” Megjithatë raporti në një qasje origjinale, sinjalizonte dhe për një sërë mangësish e objektivash të karakterit emergjent që renditeshin si vijon:

76 -“ Libri i Bardhë për përgatitjen e vendeve të asociuara të Evropës Qendrore dhe Lindore për Integrimin në Tregun e Brendshëm të Bashkimit Europian”, botimi shqip nga Ministria e Integrimit, Tiranë 2004, faqe 396-408.

Page 277: Dispense mbi Teorine e Auditimit

276

Domosdoshmëria e një strategjie të përgjithshme për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike (KBFP). Raporti nënvizonte se: Shqipëria duhet të bëjë më të qartë dhe të zhvilloje më tej filozofinë e saj rreth Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike (KBFP). Për këtë është i domosdoshëm hartimi i një Dokumenti Politiko-Strategjik për KBFP-në, i cili do të ndihmonte në përcaktimin e një sistemi të KBFP-së dhe do të saktësonte funksionet e ndryshme brenda sistemit si dhe gërshetonte ndërveprimin e tyre. Një studim përgatitor u bë në vitin 2003 por ende nuk është hartuar një strategji reale, siç përmendej dhe në raportin e mëparshëm të Stabilizim-Asociimit. Struktura të forcuara të kontrollit financiar dhe Një zbatim i mirë i legjislacionit ekzistues mbi auditimin financiar është

ende i nevojshëm. 6. Në mars të vitit 2004 u emetua dhe u prezantua prej një grupi

ekspertësh të PIFC-ut (Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik) Raporti mbi sistemin e kontrollit të brendshëm dhe progresin e institucioneve të auditimit suprem në vendet lindore dhe qëndrore. Në përbërje të këtij grupi bënin pjesë: Maria Kysucka (shefe e departamentit të auditimit të fondeve të BE dhe njëherazi përfaqësuese e Zyrës së Auditimit Suprem të Republikës Sllovake), Jan Pieter Lingen (Gjykata Evropiane e Llogarive), Mark Babington (Zyra e NAO-s, Mbretëria e Bashkuar), Rolf Elm-Larsen (Zyra Kombëtare e Auditit të Danimarkës), Lidia Perner-kryetare dhe reportiere e grupit (Zyra e Auditit të Shtetit të Sllovenisë). Ky grup asistohej nga ekspertet Nick Treen dhe Robert de Koning. Raporti shoqërohet me nëntë konkluzione të karakterit përgjithësues, mes të cilave meritojnë vëmendje:

1. përcaktimet e kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm kërkojnë një kuptim të qartë dhe një aplikim konsistent; SAI-auditimi suprem i shtetit (këtu KLSH) duhet të vazhdojë të fokusohet në efektivitetin dhe eficensën e sistemeve të kontrollit të brendshëm në entitetet e sektorit publik;

2. SAI duhet të bindë menaxheret e auditimit të brendshëm mbi rëndësinë e të kuptuarit të fushës, qëllimit dhe rolit të auditimit të brendshëm; inkurajimi i menaxhimit që të ndajnë raporte për pronarët dhe mbi këtë bazë ndërtimi i aksioneve korrigjuese;

3. SAI duhet të vijojë të zhvillojë marrëdhënie të mira pune e koordinimi efektiv me auditimin e brendshëm; nën dritën e rekomandimeve të auditimeve të realizuara nga BE, SAI dhe auditimi i brendshëm duhet të planëzojnë kohë pas kohe auditime mbi zhvillimin e burimeve njerëzore;

4. trajnimet praktike dhe udhëzimet teknike (sidomos përvetësimi e zbatimi i standarteve ndërkombëtare të auditimit) inkurajohen fuqimisht”.

7. Në rekomandimet e OECD-se mbi qeverisjen e shoqërive aksionere në Evropën Juglindore vihet theksi në disa boshte ku lypsen forcime të kapaciteteve investiguese dhe veprime aktive përmirësuese. Paragrafi 181 ndalet te qartësimi i përgjegjësive të organeve të ndryshme të

kompanive publike dhe private dhe auditëve të jashtëm, lidhur me emetimin

Page 278: Dispense mbi Teorine e Auditimit

277

e informacionit. Sipas rekomandimeve:”menaxhimi dhe bordi i drejtoreve kanë përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e strukturave të brendshme të kontrollit të cilat mundësojnë mbledhjen, përpunimin dhe ekspozimin e informacioneve të nevojshme për aksionerët, të interesuarit e tjerë, rregullatorët dhe tregun në përgjithësi”-(faqe 37 e raportit).

Me qëllim qe ta kryej detyrën me efiçensë, bordi i drejtoreve duhet të marrë në konsideratë krijimin e një komiteti auditimi. Komiteti duhet të merret me monitorimin e gjendjeve financiare të kompanisë dhe sistemeve të saj të mbajtjes së llogarive (kontabilitetin) dhe të ndihmojë bordin për përmbushjen ashtu siç duhet të përgjegjësive të veta lidhur me ekspozimin. Organet tradicionale të vigjilencës nuk mund të konsiderohen si zëvendësues për një komitet auditimi të bordit.

Komiteti i Auditimit është gjithashtu përgjegjës për monitorimin e marrëdhënieve me audituesit e jashtëm. Kjo marrëdhënie duhet të jetë objekt i një kontrolli të imët dhe i udhëzimeve precize me theks të veçantë mbi pavarësinë e audituesve. Së fundmi, i gjithë bordi duhet të miratojë procesin e auditimit dhe te nxjerrë në pah (ekspozojë) ne raportin vjetor çdo lloj mospërputhje me standartet e mbajtjes së llogarive.-(Burimi:OECD white paper on corporate governance in South East Europe, Tiranë 2004,Faqe 34-38).

8. Raporti i BANKES BOTERORE në dhjetor të vitit 2005 mbulonte “Vëzhgimin e Standarteve dhe Kodeve (ROSC) te kontabilitetit dhe auditimit”. Ekipi i eksperteve që kanë përgatitur konstatimet e studimit dhe raportin e datës 16 qershor 2006 është drejtuar nga Georgine Newman-Alawode dhe përbëhej nga Frederic Gilien, Elona Gjika, Jean-Marc Jacquet, Anne Molyneaux dhe Tomasz Wolanin. Gjetjet kryesore të raportit në lidhje me funksionin e auditimit rrokin këto drejtime thelbësore:

Kuadri rregullativ i auditimit po zhvillohet në linjat e vendosura në Direktivën 8-të të BE-së. Megjithatë, lypset më shume besueshmëri; (ka pak auditues që mund të kenë njohuri e eksperienca për të kryer auditime sipas standarteve ndërkombëtare).

Në disa raste audituesit nuk kanë pavarësi nga njësitë ekonomike që auditojnë (kjo lidhet me mungesën e sistemeve efikase të kontrollit të cilësisë)

Periudhat e shkurtra të rotacionit të detyrueshëm për shoqëritë audituese në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve mund të sjellë pasoja të paparashikuara mbi cilësinë e auditimeve.

9. “Shqipëria-Raporti i Progresit 2007” u titullua dokumenti i punës së stafit të Komisionit të KOMUNITETIT EVROPIAN, (Bruksel 06.11.2007, (SEC 2007/ 1429). Në faqen 41 të tij shtjellohen çështjet e zhvillimit dhe progresit të kontrollit financiar në vend. ”Ka patur një progres në hapësirat e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik (PIFC-ut). Qeveria ka miratuar dhe freskuar Letër Politikat dhe planin e Veprimit të miratuar në vitin 2005, në aspektin e eksperiencave

Page 279: Dispense mbi Teorine e Auditimit

278

bashkëkohore të PIFC-ut dhe janë propozuar ndryshime për një kuadër ligjor të përshtatshëm. Në respekt të kësaj, një ligj mbi auditimin e brendshëm është aprovuar nga parlamenti këto kohët e fundit dhe janë bërë propozime nga qeveria për të njohur konceptin e përgjegjshmërisë menaxheriale në një draft të ri të ligjit organik mbi buxhetin....

Ekzistojnë njësi të auditimit të brendshëm që performojnë kryesisht (në pjesën më të madhe) kontrolle dhe punë inspektimi, që dëshmon (tregon) se profesioni i auditimit të brendshëm, i cili duhet të fokusohet në vlerësimin e sistemeve dhe këshillimin, është deri tani në faza të hershme të zhvillimit...

Shqipëria nevojitet të zhvillojë shërbimet e duhura të inspektimit për të luftuar mashtrimet dhe të arrijë një kuptim të plotë të qëllimeve dhe funksionit të auditimit të brendshëm, auditit të jashtëm dhe inspektimit/kontrollit. Përgjithësisht, përgatitjet në fushën e kontrollit financiar janë në një progres mesatar”. 10. Dokumenti i stafit të punës së Komisionit të KOMUNITETIT

EVROPIAN i titulluar “Progres Raporti i vitit 2008-Shqipëri”, i komunikuar nga Komisioni për Këshillin dhe Parlamentitn Europian, Bruksel 05.11.2008; SEC 2008/2692 final, faqe 42-43 shpalos këtë konspekt mbi nivelin e përparimit sektorial të auditimit: ”Ka një progres modest në fushën e PIFC-ut. Një draft i ri i ligjit mbi buxhetin është adoptuar nga Parlamenti në qershor 2008...Letër Politikat e PIFC të vitit 2005 dhe Plani i Veprimeve ende nuk është rifreskuar (përmirësuar). Përgjegjshmëria financiare dhe zhvillimet pasuese të Sistemit të Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar janë ende në një fazë embrionale. Decentralizimi i njësive të auditimit të brendshëm, i ka ngritur ato në të gjithë ministritë dhe në disa agjenci qeveritare, por ato vijojnë të kryejnë më së shumti inspektime dhe punë kontrolli dhe linja e tyre e raportimit nuk është e qartë. Informimi në vijimësi i menaxherëve për PIFC ka vijuar të jetë i kufizuar”.

Page 280: Dispense mbi Teorine e Auditimit

279

14.

BIBLIOGRAFIA E SHFRYTEZUAR:

Libra dhe botime profesionale:

1. Mathews, Derek. “A history of auditing”, SHBA 2006, faqe 68-138. 2. Pickett, K. H. Spencer. “The internal audit handbook”, SHBA, botimi i dytë,

faqe 181-235. 3. “Riktljinen voor de Accountanstcontrole”, edicioni 2003, botim i “NIRVA-

s”, Amsterdam, Hollandë, faqe 485-531. 4. GAO: ”Government Audit Standard”, rishikuar në vitin 2003, Qershor

2003, Washington, faqe 17-18; pika 2.07, 6.15b, 6.18, 6.27d dhe 6.51. 5. Pickett, K. H. Spincer. “Internal control: a manager’s journey”, 2001, faqe

360-370. 6. Trenerry, Alan. “Principles of Internal control”, Londër 1999, faqe 305-320. 7. “Understanding Internal Control”, University of California, Department of

Control and Accountability. 8. “IFAC handbook”, Standartet Ndërkombëtare të Auditmit, përkthim i

Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Tiranë, pa vit, faqe 12, 190.

9. M.O’Relly, Vincent. B.Hirsch, Murray. L.Defliese, Philip. R. Jaenicke, Henry. “Montgomery’s Auditing”, botimi i 11-të, SHBA 1990, shtypur nga “Cooper & Lybrand”, faqe 187-211.

Page 281: Dispense mbi Teorine e Auditimit

280

10. Havens, Harry. “Management controls, audit, and evaluation”, ose www.adb.org.

11. Ndreja, Gjon. “Kontrolli i brendshëm...Uaaa!?”, Tiranë 2003, “Kristalina AH”.

12. “Internal control: A guide for managers”, Indiana University, Internal Audit Department.

13. “Internal control factors”, Stanford University, Internal Audit Departament.

14. COSO: ”Internal control-integrated framework executive summary”, The Committee of Sponsoring Organizations of the Treadway Commission.

15.KLSH, Manual për kontrollin financiar, Tiranë 2008. 16.KLSH, “Paketë përmbledhëse standartesh dhe udhëzuesish për kontrollin

dhe auditimin e brendshëm në sektorin publik”, Tiranë 2004, faqe 144, 150, 161.

17. Hightower, Rose. ”Internal controls policies and procedures”, Londër 2007.

18. IIA : “Competency framework for internal auditing in Nederland”, Amsterdam, 2003, faqe 18-19,

19.Nikolla, Dhimitër. Karapici, Vjollca. Peta, Etleva. “Kontroll-revizioni”, SHBLU, Tiranë 2003, faqe 50-54.

20. B.Davis, Gordon. L.Adams, Donald. A.Schaller, Carol. “Auditing & EDP”, Nju Jork, SHBA 1983, faqe 16-17.

21. Prof C.Robertson, Jack. “Auditing” shtypur nga Irwin, botimi i 7-të, Illinois, SHBA 1993, faqe 4-6.

22. Mautz, R.K. Sharof, H.A. “The philosophy of auditing”, botim i Shoqatës së Kontabilistëve Amerikanë, Sarasota, viti 1961, faqe 16

23. Anderson, R.I. “The external audit, concepts and techniques”, Pitman Publishing, Toronto, 1977, faqe 119.

24. Cohen Commission: “Report, conclusions and recommendation”, faqe 7. 25. Standartet dhe kuadri i praktikave profesionale për auditimin e

brendshëm (sipas IIA Florida).Përgatitur nga Ndreja, Gjon.; Cibaku, Qeram.; Tiranë 2005.

26. Wilson, Grant. Hanser-Cooper, Sharon. Ndreja, Gjon. “Kontrolli i brendshëm-guidë për menaxherët”, botim me mbështetjen e USAID, Tiranë 2009.

27 Herbert, . Leo. N.Killough, Larry. Steiss,Alan Walter. “Accounting and control for governmental and others organizations”, Nju Jork 1987, faqe 21-24.

28. “Principles of auditing: an international perspective”, Londër, botimi 2, viti 2005, faqe 692, (Pentagan.nl)

29.E.A.Voznesenkij,“Finansovi i kontrol za dejatelnostju promishljennih”, Leningrad, BRSS, 1965, faqe 155.

30. J.Gozhanskij, “Revizija predprijatii mestnogo hozjaistvo”, botim i Gosfinizdat, Moskë, BRSS, 1961.

Page 282: Dispense mbi Teorine e Auditimit

281

31. Kagerman, Henning. Kinney, William. Kuting, Karlheinz. Weber, Claus-Peter. “Internal Audit Handbook”, shtypur nga “Springer”, Berlin, Gjermani 2008.

32. Naqellari, Julian dhe Ibrahimi, Vjollca. “Sistemi i kontrollit të brendshëm dhe rëndësia e tij”, leksione të shkruara për Seksionin Bankar të Fakultetit Ekonomik të UT.

Artikuj problemorë profesionalë:

1. P.Srivastava, Rajendra. “Auditing functions for internal control systems

with interdependent documents and channels”, botuar në “Journal of Accounting Research”, SHBA, vol. 24, nr 2, viti 1986, faqe 422-426.

2. Brown, C. E.. “History of internal control”, viti 1995. 3. A. Smith, Kenneth. “The relationship of internal control evaluation and

audit sample size”, botuar në revistën “The Accounting Review”, volumi 47, prill 1972, faqe 260-269.

4. COSO: “Internal control-integrated framework”, faqe 1-6. 5. IFC: “A model by-low on internal control”. 6. Garrison, Chad, “Internal control under Sarbanes Oxley Act”, botuar në “St.

Louis Business Journal”, 7. Baker, Neil, “Debati i përgjithshëm rreth kontrolleve”, Revista “Internal

auditor“, botim i IIA Londër dhe Mbretëria e Bashkuar, qershor 2005, faqe 50-57

8. Berger, Helmut, Workshop on internal control, Sarajevo, 2007. 9. Moyer, C.A. “Early developments in American Auditing”, botuar në “The

Accounting Review”, janar 1951, faqe 3-8. 10. Cibaku, Q. “Komiteti i auditimit, element çelës i mirëqeverisjes”, botuar në

gazetën “Ekonomia”, Nr. 119 (1037), datë 06.06.2006, faqe 5-6. 11.Cibaku,Q. “Komiteti i auditimit të brendshëm dhe përvoja ndërkombë-

tare”, botuar në gazetën “Ekonomia”, Nr.120 (1038), datë 07.06.2006, faqe 5-6.

12.Cibaku, Q. “Auditimi, semantika dhe etimologjia”, botuar në gazetën “Rruga e Arbërit”, Nr. 8 (28), gusht 2008, faqe 10 dhe nr.9(29), shtator 2008, faqe 10.

13.Cibaku,Q.“Auditimi, zanafilla dhe progresi, diapozitivi dhe përditshmëria”, botuar në gazetën “Ekonomia”, Nr. 32 (15227), datë 11.02.2010, faqe 6-7.

14.Cibaku, Q. “Auditi dhe tipologjia e gabimeve, parregullsive dhe akteve ilegale joligjore”,botuar në gazetën “Ekonomia”,Nr. 49 (15244), datë 04.03.2010, faqe 5-6.

Page 283: Dispense mbi Teorine e Auditimit

282

15.Cibaku,Q. “Llojet e krimit të “kollareve të bardha” dhe standardet e auditit”, botuar në gazetën “Ekonomia”, Nr. 51(15256), datë 06.03.2010, faqe 5-6.

16.Cibaku,Q. “Vlerat e shërbimit të auditimit dhe përmirësimi I kuadrit rregullator”, botuar në gazetën “Ekonomia”, Nr. 142(15337), datë 22.06.2010, faqe 5-6.

Page 284: Dispense mbi Teorine e Auditimit

9 789995 668181

ISBN Nr: 978-99956-681-8-1Çmimi 700 Lekë