dituria - immigrant-institutet | immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, maj, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 5 QKSH “Migjeni” BORÅS 16 prill 2011

Upload: others

Post on 03-Jan-2020

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, maj, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 5

QKSH “Migjeni”

BORÅS 16 prill 2011

Page 2: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

2

Arti popullor tek shqiptarët në përgjithësi është zhvilluar në lidhje të ngushtë me vetë jetën që ka bërë ky popull, duke ruajtur si pasuri artistike dhe krijimtari e përbashkët e tërë popullit gjatë epokave historike me një zanafillë të hershme. Për këtë trashëgimi me një fond të pasur, që tashmë quhet pasuri etnologjike, e ruajtur si folk-lor dhe bëhet material jetësor – shpirtëror.Etnokultura si një nga përbërësit dhe formuesit e kombësisë shqiptare tregon dhe ligjëron antropologjikisht, arke-ologjikisht, folklorist në mënyrë shkencore, zinxhirin e pa këputur gjenealogjik shqiptar.Kronistët e kohës kanë përshkruar traditën, me tërë etnosin, duke u bërë dëshmi me interes për lashtësinë, jo vetëm për veçorit et-nokulturore të një populli, por duke përshkruar dukuritë evolutive në periudha me themelore të historisë.Eksplorimi i traditave dhe dokeve shqiptare, duke qenë në opus të gjerë, u bë lëndë studimi për shumë hulumtues të huaj që duan të din më shumë për shqiptarët.Ndër elementet dalluese, që i japin ngjyrime veçuese jetës dhe kulturës së një populli, pa dyshim, janë edhe doket dhe zakonet popul-lore. Ato janë rregulla apo norma në mënyrën e jetesës (në sjellje, veshje, marrëdhënie shoqërore etj.), që zbatohen si ligje të pashkruara nga një popull, nga një fis, nga një klasë, apo shtresë shoqërore.Thesari i kulturës materiale të një populli, mund të hulumtohet nga aspekte të ndryshme, sepse paraqet një fushë të gjerë të krijimtarisë së tij gjatë zhvillimit historik. Pa dyshim, në radhën e veprave të këtij lloji, vend të rëndësishëm zë edhe veshja. Në pikëpamjen etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore, e krijuar nga populli, e ndjek atë dhe ndërron krahas të gjitha transformimeve të tjera shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, etj. Kështu, shumë elemente të veshjeve, që i hasim në veshjet e sotme shq-iptare, të Rrafshit të dukagjinit, Drenicës, Podu-jevës, Sanxhakut të Nishit, Maqedonisë Malit të Zi, Çamërisë dhe Shqipërisë në përgjithësi, na sjellin në përkime të shumta tipologjike, struktu-rore e ornamentale, me veshjet e paraard¬hësve të tyre- Ilirëve. Do të thotë, se kemi të bëjmë më një veshje, e cila gjurmët e saj i ka nga e

kaluara historike mjaft e largët. Veshjet tek ne, në përgjëthsi janë tregues i qartë i fushës së etnokulturës, përmes së cilës tregohet bindshëm njëri nga zinxhirët e pa këputur të kulturës shq-iptare, që nga lashtësia e deri më sot. Kjo tregon një kronologji të pashkëputur të artit popullor, i cili është zhvilluar në lidhje të ngushtë më vet jetën që e ka bërë ky popull, duke e ruajtur si pasuri artistike dhe si krijimtari të përbashkët

të tërë popullit gjatë epokave historike me një zanafillë të hershme.Në tërë hapësirën gjeoetnografike ku jetojnë shqiptarët, gati secila krahinë apo zonë gjeoet-nografike ka veshjen e vet karakteristike, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra. Ndryshime dhe nuanca ekzistojnë prej fshatit në fshat, por ka raste (kup-tohet më të rralla) që ndryshojnë edhe brenda fshatit, sidomos kur kemi të bëjmë me pjesëtarët e besimit mysliman dhe katolik që jetojnë brenda një fshati. Veshja popullore e regjionit të Deçanit është identike me veshjen e pjesës veriperën-dimore të Rrafshit të dukagjinit, përkatësisht të

“nahisë” së Pejës e të Gjakovës, prej Urës së Fshejtë të Drinit afër Gjakovës e deri në Istog, dhe prej Junikut deri në Klinë. Kjo, pra është një zonë mjaft e madhe etnografike, në të cilën bëjnë pjesë si zona më të vogla të këtij lloji: Reka, Du-shkaja, Vokshi, Lugu i Baranit, Lugu i Leshanit, Lugu i Drinit, Podguri i Pejës dhe “Katundet e Strellcit” – rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, prej Peje deri në Deçan, ku fillon Reka. E njëjta veshje

është edhe në rrethinat e Tropojës; të Malësisë së Gjakovës, në Shqipëri.Në pikëpamje etnografike, veshja popul-lore është një ndër manifestimet më të fuq-ishme të kulturës popullore. Nganjëherë disa pjesë të veshjes, janë vënë në funk-sion të objekteve gjatë disa ceremonive magjike, në momente të caktuara të jetës, e në ketë kontest, mund të cekim veshjen në momentet e lindjes, në momentet e dasmës dhe vdekjes. Veshja, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, luan një rëndësi të madhe në jetën e përditshme, prandaj qysh gjatë përgatitjes së pajës, vajza i kush-tonte kujdes të veçantë punimit të veshjes së burrit. Dhe pikërisht në atë veshje, shkrihej mjeshtëria dhe shija, e bukura dhe artistikja. Për veshjet popullore kanë shkruar shumë nga kronistët e kohës, shq-iptarë dhe të huaj, disa prej të cilëve kanë përsh¬kruar traditën, me tërë etnosin duke u bërë dëshmi me interes për lashtësinë, jo vetëm për veçoritë etnokulturore të një populli, por duke përshkruar dukuritë evo-lutive më themelore të historisë. Prandaj, arti popullor tek shqiptaret në përgjithësi është zhvilluar në lidhje të ngushtë me vet jetën që ka bërë ky popull, duke e ruajtur si pasuri artistike dhe si krijimtari të përbashkët të tërë popullit gjatë epokave historike me një zanafillë të përhershme. Duhet theksuar se veshja tek femrat është më karakteristike, prandaj edhe bartet e tërë etnologjia e veshjeve dhe tek ato edhe ruhet e tërë ajo zanafillë artistike, krijuese e përbashkët apo e dallueshme e popullit,

mbase për gjini më të bukur, këtu edhe dallohet më së miri virtyti i bukur. Veshja e grave në Kosovë ka qenë disa llojesh e shtresash; janë klasifikuar në veshjet e katundit, të qytetit dhe në veshje festive. Në këtë mënyrë në Kosovë është ruajtur veshja për simbol kombëtar.Madje plisi i bardhë, ka qenë i paprekshëm dhe ishte krijuar një mit rreth paprekshmërisë së tij. Po ashtu kemi dëshmi të hershme arkeologjike edhe

ETNOKULTURA DHE ZAKONET E VESHJEVE KOMBETARE Nga fjala e mbajtur me rastine Revysë së modes ne Borås të Suedisë, mbajtur nga Qibriej Hoxha

Page 3: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

3

Den folkliga konsten hos det albanska folket i stort har utvecklats i en nära relation till själva livet som detta folk har skapat och denna konst har bevarats som en konstnärlig rikedom som tillhör hela folket genom historiens olika epoker.Detta rika arv, som idag kallas etnologisk rike-dom, bevarat som ”folklor” blir en livsstil, en andlig livsstil. Etnokulturen som en hörnsten och formgivare för den albanska nationen visar på ett antropoligiskt, arkeologiskt, och på ett folklor-iskt vetenskapligt sätt den obrutna geneologiska albanska kedjan. Da-gens kroniker har beskrivit tradi-tionen, med hela dess etnos, vilket ger bevis om förforntiden, inte bara för etnisk-kulturella inslag i ett folk, men genom att beskriva evo-lutionära fenomen i grundläggande perioder i historien.Utforskningen av albanska, traditioner och vanor som är bred opus, blev för många utländska forskare som ville veta mer om albaner ett studieföremål.Bland de särskiljande element som ger karakteristiska dimensioner till livet och till kulturen hos ett folk, tillhör utan tvekan folkets vanor och seder.De är regler eller normer i livsstil (beteende, klädsel, sociala relationer osv.) som tillämpas en-ligt oskrivna lagar av ett folk från en stam, en social klass eller ett an-nat samhällsskikt.Kulturskatten hos ett folk, kan undersökas ur olika aspekter, eftersom den presenterar ett brett spektrum av sitt skapande i den historiska utvecklingen.Utan tvekan bland verk av detta slag, intar klädseln en viktig plats. Ur den etnologiska synpunkten, är folkdräkten bland de mest kraft-fulla manifestationer hos ett folks kultur.Folkklädseln, som skapats av folket, följer med folket och den förändras hand i hand med alla andra omvan-dlingar så som sociala, ekonomiska, kulturella, utbildningsmässiga, osv.Många aspekter av kläder, som vi möter i dagens albanska klädsel i Dukagjin Dalen, Drenica, Podujeva, Sangjak, Nis, Makedonien, Montenegro och Albanien och Chameri i almänhet, för oss till många typolo-giska sekvenser, strukturella-och prydnadsväxter, med kostymer av sina förfäder, illyrierna.Kläd-seln hos oss, i allmänhet är en klar indikation på omfattningen av etnokulturen, genom vilken anges ävertygande en av de kulturkedjor, från forntiden tom idag.Detta tyder på en obruten kronologi ur folkkonsten som utvecklats i nära samband med själva livet som den här nationen har levt, genom bevarandet av en gemensam

konstnärlig rikedom och ett skapande för hela folket i historiska epoker med en tidig början.Hela etnogeografiska utrymmet där albaner bor, nästan varje provins eller geografiska området har sina egna karakteristiska klädsel, som skiljer sig från varandra.Olikheter och nyanser finns från by till by men det finns fall (trots att de är sällsynta) att olikheterna även inom samma by, speciellt när det är en blandad befolkning av muslimsk tro och katolisk tro. Folkdräkten i

”Decans” region är identisk med den som bärs i nordvästra delen av ”Dugagjinis rrafsh”, respek-tive runt staden ”Peja” och ”Gjakova”, rättare sagt från den så kallade ’’heliga bron over floden Drini nära Gjakova fram till den lilla staden ”Istog”, och från ”Junik” till ”Klina”. Detta är ett ganska stort etnografiskt område som består av mindre liknande områden som är: Reka, Dushkaja, Vokshi, Baran Dalen, Leshan Dalen, Drini Dalen, pejas Podgur och Strellcis byar som ligger vid de gigantiska bergen som heter Bjesh-kët e Nemuna från staden Peja fram till Decan, där börjar området Reka. Samma klädsel bärs runt Tropoja som ligger i det bergiga området som heter Malësia e Gjakovës eller på svenska Gjakovas Högland som ligger i Albanien.Ur en

etnografisk synpunkt är den nationella klädseln en av dem mest krfatfulla (viktiga) nationella-kulturella manifestationer. Ibland har några delar av klädseln spelat en viktig roll vid några magiska ceremonier och där kan man nämna tre av de viktigaste som händer i människans liv och det är ceremonierna kring födseln, bröllop och vid dödsfall. Klädsel spelar en stor roll för kvinnor som för män i vardagen, därför fäster kvinnorna en stor vikt vid gåvorna som de ger

bort när de ska gifta sig och speciellt till den handgjorda klädseln som de gör/syr till sina blivande män. Och just i den klädseln smälter skicklighet och smak, det vackra och det konstnärliga. Många av tidens olika kroniker har skrivit om folkdräkter, både albaner och kroniker från andra länder. Några av de har beskrivit traditionen med hela dess etnos och detta har blivit ett bevis om antiken, inte bara genom etnokulturella egenskaper om ett folk, men också genom att beskriva grundläggande evolutionära historiska fenomen.Därför har den folkliga konsten hos albaner allmänt utvecklats i nära relation med själva livet som detta folk har haft, genom att bevara den (folkliga konsten) som en konstnärlig rikedom och som en folklig gemensam skapelse under olika historiska epoker (ERA) (TIDER) med ( ett permanent urpsrung) (ett fast ursprungg) ursprung. Det bör betonas att kvinnoklädseln är mer karakteristisk, därför överförs hela klädseletnologin hos kvinnorna och därmed bevaras den konstnärliga genesis, som ska-pades antingen gemensamt eller enskilt hos folket, men som är avsedd för det vackra könet och därmed framstår på bästa sätt deras vackra dygd. Kosovas kvinnors klädsel består av ett antal arter; de har klassificerats som klädseln i byn, i staden och den festliga klädseln. På det här viset bevarades klädseln i Kosova som nationell symbol. Även den vita, runda, huvudbonaden (plisi i bardhë) var oberörbar och det skapades en myt om dennes integritet. Vi har också tidiga arkeologiska bevis om

’’opinga’’ (låga skor), några av dem tillhör V och VI-talet f.Kr. och visar att de tillhör det illyriska kulturelementet.Albanska folkkläder varierar från land till land, de varierar i användning i ålder och i högtidliga rituella handlingar. All (folk klädsel) är förknippad med själva koden för vanor och i en omfattning underkastar de sig olika kulturer genom att ofta ta något från det förflutna, något som redan passerat genom dessa regioner.Den folkliga kulturen; klädseln, smy-cken, och andra föremål av det etnokulturella arvet visar på bästa sätt vår folks gamla kultur, vanor och seder och på det viset tog andra folk i Europa och på Balkan, mycket från vår kultur och den progressiva utvecklingen som varade under sekler.

Etnokultur och sedvänjor kring våra folkdräkter och nationella kläder

Page 4: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

4

të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, këngë e valle popullore shqipe të interpretuara nga anëtarët e shoqërisë kulturore “Shqiponja e maleve”, u shfaq premiera e filmit doku¬mentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gezim Ari-faj i cili u promovua në mënyrë solemne këtu në Boras të Suedisë. Është një dokumentar i punuar nga anëtaret e Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova me iden e kreatores së modës Bora Balajt, me skenarin dhe kamaren e kamremanit

Në organizim te Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë në bash-këpunim me Agjencinë e Modës ”Bora fashion” Gjakovë u mbajt Sfilitë Mode me veshje kom-bëtare shqiptare në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë për herë të parë në Skandinavi Revy e Modës me veshje Kombëtare Shqiptare, organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku me Muzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me ndih-mën e Studie främjande po nga ky qytet.Në këtë manifestim kulturor të organizuar për herë të parë në Skandinavi nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjë dhe të reja shq¬iptar nga qyteti Borås si dhe nxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët do jenë pjesë e këtij projekti.Të pranishmit argëtuan me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilitës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Ardhmëria” nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqiten edhe ata para këtij publiku për të për-shëndetur këtë evenemang të madh kulturor.Pra në këtë Revy Mode, u paraqitë edhe Ek-spozitë me fotografi me veshje kombëtare nga

të njohur kosovar Gëzim Arifit e fotografinë e Shkelzen Rexhës fotograf profesionist nga Gjakova.Ishte kënaqësi të shihje bashkëkombësit të mbledhur rreth platosë së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kënaqësi ishte se në sallë ishte dominonte edhe prezenca miqve suedez që jep me kuptua se ky popull skanindav di të vlerësoj vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.Në mesin e të pranishmëve në këtë Sdfilatë ishte edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtojë edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatoret e manifestimit dhe me fjalë miradije si për orga-nizatorët ashtu edhe për shqiptarët qe jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes Fjärdingskolan nga Borås me shkollën nëntëvjeçare Demokracia nga qyteti Durrës ku me këtë rast tha se komuna e Borås është duke planifikuar që në një të ardhem të afërt këtë shkollë ta ndihmoj me kompjuter dhe material tjetër mësimor dhe se në një të ardhme të afërt ai pret që komuna er Gjakovës të bëjë një ftesë zyr-tare për zyrtares e Këshillit Bashkiak në Borås në mënyrë që të shikohet mundësia e një vizite

Sokol Demaku PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE

Në Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavit për herë të parë u mbajt Sfilita e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kul-turore Shqiptare ”Migjeni” shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez. Kryetari i kryesisë së kësaj Qendre Bahtir Latifi thotë se ky manifestim Kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektin e vet dhe rendësin.

Page 5: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

5

nga ana e tyre ne qytetin e ”Bora fashion” nga ishin edhe realizuesit e këtij projekti madhësh-tor të Revysë së modës së veshjeve kombëtare shqiptare në Borås.Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të Bashkisë së Borås dhe se ishte

një pritje madhështore për përfaqësuesit nga Kosova këtu në Borås. Anëtaret e suitës gjako-vare ishin në vizitë edhe në një shkollë fillore këtu në Borås ku takuan edhe fëmijët shqiptar të cilët vijojnë mësimet në këtë shkolle fillore. Udhëheqja e grupit Bora Balaj thotë se ishte për ne kënaqësi takimi me fëmijët shqiptar në këtë shkollë sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare.Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falk-

enberg të Shoqërisë kulturore ”Shqiponja e Ma-leve” në mënyrë solemne hapen revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koreografit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezantim i denjë i valles shqipe e cila beri përshtypje tek miqtë suedez të pranishme në këtë manifestim. Pastaj paraqitje e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shoqërie.

Page 6: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

6

Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombësve të pranishëm në manifestim me rastin prezantimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falken-berg, Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjtë dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fy-tyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombëtare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që beri jehonë tek bashkëkom-bësit tanë. QKSH ”Migjeni” në Borås falënderon gjithë ata që ndihmuan n ë realizimin këtij mani-festimi dhe përshëndet poetin Remzi Basha për kontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjët pjesëmarrës në këtë manifestim, pastaj veteranen

Me kalimin e kohës kërshëria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilitën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.

Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dhe Grisellda Hallulli paralajmëruan të renë e parë që të paraqitet para publikut salla e Muzeut të Textilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitja madheshtore e qindra të pranishmëve në sallë. Muzika e zgjedhur për mrekulli nga Gezim Arfifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga Bora Balaj, grimini origjinal dhe me përmbajtje nga stilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtonin madhështinë këtij evenemang.

Qibrije Hoxha për kontributin në prezantimin që bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare për miqtë suedez në këtë manifestim, shkrimtarin dhe publicistin Hamit Gurguri për kontributin e tij në afirmimin e gjuhës dhe historisë sonë kombëtare.Ekspozita e fotografive me veshje kombëtare e punuar nga fotografit profesionist kosovar Shkelzen Rexha zgjoj interesim tek të pranishmit me atë spektër bukurish të veshjes shqiptare, bukurisë natyrore, asaj veshje karakteristike shq-iptare me ata djem e vajza fantastik. Prezantimi i Kullës shqiptare që ishte një kala e vërtetë e shqiptarëve me shkuj.

Page 7: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

7

Page 8: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

8

Page 9: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

9

Një vizitë e suksesshme në Borås të Suedisë e anëtareve të shoqërisë ”Bora fashion” nga Gja-kova, me rastin e mbajtjes së Revysë së modës me veshje kombëtare këtu në Skandinavi.Për një javë reshtë qëndruan në Borås të Suedisë stilistja gjakovare Bora Balaj së bashku me suit-ën e saj në përbërje Flora Balaj, grimere, Gzim Arifi kameraman, Shkelzen Rexha fotograf dhe dy koordina¬torët e projektit ”Bora fashion” ai për Kosove Binak Balaj dhe ai për diasporë Pren

Balaj. Këta për një javë ishin mysafirë të Qen-drës kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli në Borås të Suedisë. Gjatë këtij qëndrimi në Borås, QKSH ”Migjeni” ishte kujdesur që bashkëkom-bësit tanë nga Kosova të kenë kontakte me sa me shumë me vendësit sidomos me udhëhqejn komunale të qytetit si dhe organizatat punuese te textilit këtu. Kështu që këta patën rastin të vizitojnë Këshillin Bashkiak të qytetit Borås dhe te bisedojnë me udhëheqjen komunale të qytetit ku u priten në mënyrë të përzemërt dhe zhvilluan biseda lidhur me mundësin e bashkëpunimit të

dy qyteteve. Nga ana e saj Bora Balaj përcjelli përshëndetjet e strukturave komunale të Gjakovës për këta të Borås ku me ngrohtësi u pranuan, pasatja Bora Balaj u beri ftesë që këta të vizitojnë Gjakovën çka u pranua me dëshirë dhe mbetet qe komuna e Gjakovës tu bejë një ftesë zyrtare strukturave komunale në Borås, në mënyrë që të shikohet mundësia e bashkëpunimit dhe binjakëzimit të këtyre dy qyteteve. Këta u priten në Bashkin e qytetit nga

Lars Dahlén, anëtar i Këshillit komunal dhe Kry¬etari i Këshillit Bashkiak Per-Olof Höög. Kjo ishte një bisedë e përzemërt me këmbim mendimesh dhe idesh lidhur me mundësit e bashkëpunimit mes këtyre dy qyteteve siç u tha qyteteve te textilit. Pastaj ky delegacion kosovar vizitoj edhe një shkolle fillore në ketë qytet ku u takuan me pedagogë dhe nxënës, por ishte kënaqësi takimi me nxënësit shqiptar këtu e qe nuk janë ne numër te vogël.Bora Balaj udhëheqëse e grupi nga Kosova udhëheqësve boråsar u dhuroj nga një libër

të cilin këta kanë botuar vitin 2006 me titull ”Veshje Tradi¬cionale Shqiptare në Kosovë”, të cilin libër e pranuan me dashamirësi mikpritësit suedez.Pastaj në Fjärdingskolan Bora dhuroj po të njëjtin libër si dhe një fotografi nga ekspozita me veshje kombëtare shqiptare e cila do qëndroj në lokalet e kësaj shkolle, ndërsa drejtori i Fjärding-skolan u dhuroj një figurë ”Knalle” që simboli-zon qytetin Borås qytetin e textilit. Në saje të

asaj që u pa edhe me rastin e mbajtjes së Revysë së modës në këtë qytet del se ky manifestim ishte shumë i suksesshëm dhe se edhe vizita e këtyre kosovareve do jete edhe me suksesshme dhe se do ketë efekte pozitive si për shqiptaret qe jetojnë këtu po edhe për marrëdhëniet mes qyteti të Gjakovës dhe Borås.

PRITJE MADHËSHTORE NË BASHKIN E QYTETIT NË BORÅS

Page 10: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

10

Delvina Kërluku

Kërkon fat

Ajo ndeshiMijëra sy.Mijëra shikimepor, si gjet sytë që e kuptoninderi në fund të shpirtittë qelizave,hormoneve...Ka një jetë të tërëandaj dhe sot jetoiandaj edhe kërkoitë gjej dy sy që e kuptojnëDy sy me shikim të ngrohtërrënqethës, miklues.Dy sy që e kuptojnë.

Bilall Maliqi

HIJA E DASHURISË

Ekspozohet zemraNë sirtarë dhembjejeËndrra kacafytetMe sekonda të djersituraDitëjavët pjellinKujtime të zgjebosuraShpjegimi i fatitPuthitet me kujtimlotinE motet pjellë kanëPortret të mërrolurHijen e dashurisëE fus në kornizëTa ruaj tëndenDashuri tejjetësisht

Agim gashiDrenica

NDIZNI ZJARRET

(Nates se zjarreve në Prekaz)Sonte zjarret ndezni gjithandejju qe gjak shqiptari keni nder dej.Se kete dite u ndez jarri i LirisëNë Drenicë -ne zemer te Arberisë- Në Prekazin e Emin Latitne Prekazin e Ahmet Delis.Jasharajt u ben flakadanqe ndezen zjarret e lirisë për vatan,E ndezen Ademi , Hamza dhe Bac Shabanise po poshtro...

Sokol Demaku

ENGJËLL

Një engjëll me krahë te bardhë,Shoh flutron në kaltërsi.Nganjëherë i humbur në lartësi,Ku jeta e kërkon.Dua të të lutëm,Për ate që më shumë dhembë,E ndoshat ti je ai që ndihmon,Dhe dhëmbjen pushon.Dhe ja dhëmbja mbretëron kudo,E ndjej kudo,E gjejë në dritë dhe errësisë,Në ndjenjat e mia të ndrydhura.Engjull krahë bardhë,Lumturi më sjellë.Dhembjen largon, njerëzit gëzon,Jetën e benë të lumtur kudo.Lutjet e mia i dëgjove besoj,Errësirën largove.Na mëshirove të gjithëve,Me dritën që na sjellë.

Kadrije Meniqi

Tinguj mbi rërë

Nuk e dua emrin timnë asnjë poezimë tha mbrëmë në qetësi deti.Nuk e dua vetminëqë nuk trazon dallgëtpër ty o xhan.Jeta ka një shtegshteg tek ti rërëpër mua dhe për ty.Më fal që hyra tek ti kaltërsie hënë e yjei linda për ty.Mëngjesi vjen sërish i përflakur dritedhe e vdes ëndrrën në agonie na lind në kushtrimvetëm mua dhe ty.Nuk e dua lotin në syajo krijon pasiguri,dua margaritarë të mbledhse ti det i fuqishëm ato tek unë i hedh...Shetita buzë teje me kënaqësi,më the ngadalë e qetë,unë kam magji...

Hasime Hoti

KURRË NUK TË HARROJ

Po flas me hidhërim , me pikëllimse humba njeriun e zemrësajo më bën të dal me rrëmbimse jeta ushton prej erës !Ndjej zbrazëti - dhimbjeLotët më rrjedhin si gurrë që nuk ndaletDo të shkruaj vargjet se ndjej hataMë vuan zemra , dhe shpirti nga hallet !Lotoj çdo ditë po ti nuk përgjigjeshpërse më harrove, shkove pas tjetrës ?!Më dëgjo për këtë, kthehu të përligjeshnë dashurinë e vërtetë të asaj të vjetrës ...!

Nehat Jahiu

ZEMRA MË TRAZOHEJ...Me sy të kaltër e flokë të gjatahudhur pas shpine mbi shpatulla,kur dilje me mbushë ujë tek çezmafytyrën ta mbulonte buzëqeshja.Kur vinte puhia nga fusha e maliflokët të shkapërderdheshin tek balli,me ujë i mbaje dy shtamba në dorësi unazë gishti të dukej beli i hollë.Sa bukur të rrinin ato flokët e gjatabukuria yte si e bukura e malit zana,faqet e skuqura si mollë, zjarr e prushca rruza mbështjellur i mbaje në gushë.Shpirtin që më digjej doja ta shuaj unëpranë teje afrohesha të më jepje ujë,zemra më trazohej si një det i gjërëmë humbte fjala që doja për ta thënë.

Ibrahim Abedini

Largësijalargësi na bashkoj por edhe na ndauEdija se ishte veshtir për ty aq sa edhe për muaNuk isha optimist por edhe pesimist joSi në ëndërr u lidha me tyE di se kishim diqka të përbashketPor jo edhe shumë q`far ne donimNatyrisht se ti insistoje me forcat tuajaJam mirënjohës për këtë, por më vjen keqNdoshta më urren, ndoshta edhe joKëtë nuk e di, por e di që let nuk e kiMos u zemro se do të bëhet mirë për tyJam i bindur sepse e meritonNuk dua as të mohoj që s`ishe për mundoshta mos të na ishte kjo largësiDo ta kishim ruajt këtë lidhje si miqësiPër ta shëndërruar ma von në dashuri

Page 11: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

11

Shaban Cakolli

NË PREKAZ ZË FILL LIRIA

Kosovë- zemra e Dardanisëshumë pushtues të janë vardisësaherë ata janë dalldisëgrusht të rëndë kanë marrë n´Drenicëedhe tash-një shekull pasiu bë varri në Prekaznë Prekaz u mund robërianë Prekaz zë fill liriaJasharajt matën trimërinëpa pushtues e bënë Shqipërinë.

Bahtir Latifi

LARGËSIJA

Për deri sa jem largë njëri tjetëritDashurija mundë të mos jet afer neshAfrimiteti krijon mundësin e letQë ta kem dashurin e vertet

BAJAME HOXHA

MOS ME BEJ QEJFIN!

Nga një lëvdatë mbrëmë,Ashtu kot më erdhi drithërima.Ishte shumë vonë.Tek po rrija mendueshëm përpara ordinatorit,po flisja me vete dhe shkrova:Një poezi dashurie,si për të kujtuar kohërat furtunë,Të një dhimbjeje të pafund,Që prej saj mora një grimë helmi,Për ditët e stuhishme,Për mjerimin e rinisë sime,Dhe s’u shërova kurrë.Eh, psherëtimat nuk heshtinAto, flasin me veten time,Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,E qahen prej meje,Thonë se paskam qenë e keqe...eh,“Na helmove”, më thonë.Po, e di, e keqe kam qenë,Helmova ndjenjat, psherëtimat, mendimin,Si të kisha dy psherëtima, dy ndjenja, dy men-dime...Mjerisht, kisha vetëm një ndjenje e s’u bënë kurrë dy,Kisha një mendim të blertë, Dhe mbetën...Ah, mbetën shumë psherëtima përreth...

Mimoza Bici

PENG

Ulenvitet..sekondatShtrijnëhijen time...mjegullën të hapThërmuarkap rrënjëttë shtrydh kohënpeng më la...Jam ves`e mengjesit,brengta spërkat...

Venka Capa

Stebleva

Vendlindja ime , drejt viseve te tuakurr kaq e dehur s’kamudhetuar ...SHoh shtepite prej guri ,rrenuar,Qe ti i mbaje dikur ,Zemra fort me rrehE shpirti prej mallit me vlon...Stebleva ime kurre s’do te harroj ,Nga malet e larta mora krenarine,Nga fushat e blerta mora dliresine,Nga bora ne dimer shpirtbardhesine,Kedo qe takoj,miq te vjeter te rinje:“Jam nga Stebleva “,- u them gjithe kenaqesi...

Anjeza Sakaj

DËGJOMËNI MUA

Eci rugeve te zbrazura te qytetit,Heshtje , vuajtje dhe mjerim !Po ku eshte valle rinia?Njerezit e qytetit tim?Merguar larg me vjete,Cdo gje ka mbetur shkrete!Ku jane lulet eremira?Mengjeset gjithnje te fresket!?Po ku shkoni? Po ku veni?S’kuptoni gabimin tuaj!Pa degjomani nje fjale,Se jam ende

Flora Kelmendi

Pse Heshtë ?

Pse nuk shkruajn gishtrinjetkur ndjenjat te rrembejn?Rin e strukur nje qoshe,me friken qe e ndjen.Pse buzet nuk livizinshkrumbi i ka mbuluar?.Syte e kalter me lote,sikur liqeni i trubulluar.Jam bere si nje liseqe era shkund gjethet.E zhveshur si pemet,ne kete stine vjeshte.Ska me bukuri sikur me pare,c’do gje ka filluar me u thar.Edhe une si nje trandafil,me petalet e saja shkrujaj per ty.Ne mesin e nates ri pa gjumemendoj te nesermen si kam me kalu.Pse rri e heshtuar eshte misteri?..Kete zemra e ka mbyll me dry.

Adelina Dokja

PËR TË RUAJTUR NDERIN...

hena po s’me pa te lumtur,lot do derdhedeshuria ime e burgosur brenda mureve te heshtjesnga zjarri i mallit - muret do rrezoje !prangat do ti hedhe ne ere,nga shtrati I varrit si Gjergj Elez Alia,do te dalë ne mejdan te dhjetë plagë të marrë !Per te mbrojtur nderin , e te ruaj lavdinë

Adem Zapluzha

ELEGJI PËR NJERIUN

Ç’të gjeti or mikKu të zuri nataA nuk pate kaçikQë të lodhi lëngataKëndellu njëherëEja pakëz në vetiSe ndoll që tjetër herëMe të mallkua sikletiNuk të ndihmoi Kur_aniNë baltë të lë BiblaAni or mik aniSe kështu e kanë këto libraAndaj s’pata çareMiku im i mjerëPër ne më s’ka dritareNë këtë jetë të përmjerrë

Page 12: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

12

Ndihem krenar për Sulovën ku jam lindur e rritur, se po të mos isha bir i saj mbase nuk do isha ky që jam, krenar siç dëshirojnë ata që duan vendin e tyre. Sulova është krahinë e bukur. Aty ndjehet ndërthurja e krijuesit natyrë me dorën e njeriut. Sulova shtrihet në këmbët e shtatores Tomorr, malit të perëndive. Thepisjet e malit To-morr thyhen në kodrat e Sulovës. Veç kësaj lumi Devoll, që kalon përfund saj, ja shton më tepër bukurinë. Fshatrat ndërthuren me peizazhin e gjelbëruar të kodrave dhe bardhësinë e kreshtave shkëmbore. E admiroj me ëndje imazhin e mrekullueshëm të Sulovës edhe kur është dimër e bie shi, por, që, gjithmonë është mikpritës e mbresëlënës. Edhe pse ndonjëherë kalojnë muaj për shkak të impenji¬meve mezi pres të shkoj atje, të çmallem me njerëzit e mi, me natyrën që është e rëndësishme. Është kjo magji që më çon shpesh drejt saj fizikisht e shpirtërisht, duke u kthyer ku jetoj e banoj me një bagazh të ri përsh¬typjesh. Të tilla përshtypje mora edhe nga festa e “Ditës së Verës” “Dita e verës” është një nga festa pagane e cila

Një prezantim të shkurtër për z. GoricaPëllumb Gorica është me origjinë nga krahina e Sulovës (Elbasan) dhe prej 20 vjetësh është integruar natyrshëm në jetën e përditshme të Tira¬nës. Shkruan poezi, merret me studime letrare, historike, kulturore. Të njohësh atë sigurisht duhet të përballesh me një njeri, që ka një kulturë të gjerë, që përmes një bashkëbisedimi shumë mbresëlënës e shpreh qartë. Ajo çka u jep peshë fjalëve të tij është imponimi vetvetiu i respektit dhe ke dëshirë ta dëgjosh gjatë, kur flet në lidhje me pasionet e tij. Krahas pasionit për të shkruar pëlqen fotografinë, udhëtimet,shoqërinë, librat, forumet. Është një admirues i madh i natyrës. Pa u zgjatur shumë për të bërë portretin e tij, mund të themi se Pëllumbi me ndjenjën e pastër e të pafund për krahinën e tij, Sulovën, hulumton në traditat e saj historike, etnokulturore, figurat e njohura që kanë bërë emër, njerëzit punëtor e gjithçka të mirë e të bukur të saj.Është me interes për lexuesit tanë një njohje për krahinën Tuaj, Sulovën. Ku gjendet ajo?

i tejkalon kufijtë e qytetit të Elbasanit. Çfarë më tepër mund të na flisni rreth organizmit të saj?“Dita e Verës” është një festë e bukur, pjesë e traditës së lashtë pagane, që lidhet me kalimin e dimrit dhe fillimin e stinës së pranverës. Traditë e mrekullueshme me vlera të së shkuarës. Elbasanasit këtë ditë me ndjenja të theksuara për gëzim e festojnë në një manifestim popullor. Elbasani si asnjë ditë tjetër zien nga zhurma e festës. Një natë para kësaj dite nisin përgatitjet. Qyteti vesh petkun e shndritshëm të festës me ngjyrat e dritave që e zbukurojnë akoma më shumë dhe ngjajnë sikur janë derdhur mijëra yje. Njerëzit derdhen rrugëve e pushtojnë bulevardin me gjallëri deri vonë. Festa e gërshetuar me elementë të qytetarisë ka marrë vlera edhe me karnavalet, koncertet. Edhe poetët bëhen pjesë e festës me festivalin e për¬vitshëm poetik “Trëndafilat e Elbasanit” ku simbolike është edhe mbjellja e një peme për poetin më të mirë. Gëzimi dhe hareja e kësaj feste rrëmben edhe rrethinat e tij me rite në përshtatje me kohën e sotme në ndjesinë e bukur të mjediseve me vlera të spikatura peizazhesh çlodhëse të trevës së El-basanit si në Byshek, Burimin e Bankës, Çezmën e Kasinës, por edhe në vende të tjera në Dumre, Shpat, Sulovë, e cila merr një tjetër dimension dhe e shton më shumë kënaqësinë për të festuar tok me të afërmit, miqtë e shokët. Është vështirë të thuhet në fjalë gëzimi i kësaj feste. Le t’i kthehemi për pak punës tuaj krijuese, çfarë i ofron z. Gorica art¬dashësve të tij? Me pasionin tim qëmtues, tashmë të kthyer në qëllim të vetvetes, kam vite që jam i lidhur shpirtërisht. Shkruaj poezi, vështrime letrare, studime historike, të traditave etnokulturore, me koncepte artistike dhe me dëshirën për të qenë vetvetja i pasqyroj në media, një pjesë e të cilave do t’i botoj së shpejti. Nuk shkruaj thjesht se duhet të shkruaj, por e ndjej të shkruaj si shkëndijë e shndërruar në zjarr, të cilën nuk e kam lënë të shuhet me gjithë sakrificat që bëj, i kënaqur me atë që realizoj me pasion. Sot nuk ka pengesa ideologjike. Kush ka dëshirë ulet e merr penën dhe shkruan me liri dhe hapësirë. Veçse krijuesit ndjehen në vështirësi për të botuar kri-jimet nga pamundësia financiare. Çdo krijues e gjen veten në një fushë apo disa syresh. Pasioni im më i madh është studimi i historisë dhe i traditave. E kam lidhur pjesën më të madhe të krijimtarisë time me krahinën time, Sulovën. Një arsye më shumë për të shkruar e domosdoshmëri për kohën tonë është e vërteta dhe përgjegjësia për ta shpallur atë. Ç’mund të na thoni diçka më tepër për lexuesit tanë, të kontributit hulum¬tues që po jepni, e që bënë fjalë për vlerat, traditat e krahinës Tuaj?Për krahinën time, Sulovën, me vështirësitë

Arsim Halili INTERVISTË ME PËLLUMB GORICEN- POET DHE STUDIUES Është dëshirë e gjithsecilit krijues që në një mënyrë a një tjetër të komunikojë me fjalën. Në bashkëbisedimin tonë për lexuesit jemi me poetin dhe studiuesin Pëllumb Goricën.

Page 13: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

13

për të sjellë e evidentuar, por edhe i zhveshur nga ndikime politike në këndvështrimin real po qëmtoj thellë, duke gjurmuar lashtësinë e saj historike, traditat etnokulturore, veçori e vlera. Më së shumti kam pasqyruar ngjarjet interesante, figurat që kanë luajtur rol kohërave në historinë e saj, traditat e bukura. I kam bërë të prekshme për të mos mbetur në humbëtirën e harresës këto

vlera dhe veçori historike e shpirtërore të saj, atë çka kemi trashëguar nga e kaluara si një pasuri të popullit.Para dy vjetësh botova një libër “Sulova e Poshtme në shekuj”, vështrim enciklopedik për të gjithë ata që duan të dinë për Sulovën. Një sipërmar¬rje jo e lehtë. Historia e Sulovës është pjesëz e historisë së Shqipërisë, histori liri-dashëse, punëdashëse, arsimore kulturore. Këtë pjesëz historie jam përpjekur ta përshkruaj me ngjyra të gjalla dhe me detaje konkrete. Përpjek-jet për liri e mbijetesë, për zhvillim ekonomik, për dramat sociale që kanë kaluar, emërtimet, bukurinë, peizazhin, traditat e bukura, këngët, dasmat, festat, urimet, të gjitha i kam mbledhur në këtë libër.Ne lidhje me profesionin që ushtroni sa reflekto-het puna profesionale në pasionet, në punën tuaj krijuese?Do ta konceptoja me një fjalë: ditët rrjedhin mes profesionit dhe pa¬sioneve të mia. Tirana, qyteti ku unë jetoj e ushtroj profesionin prej dy dekadash i ka dhënë një spektër të gjerë vësh-trimi realizimit të pasioneve të mia. Mjafton që njeriu të ketë në shpirt dëshirën e mirë, por gjen kohën, pa u ndikuar nga profesioni, që të krijojë, të eksplorojë natyrën, të fotografojë, hulumtojë historinë, të bukurën, vlerën. Dhe këto janë elementë ku unë gjej qetësi e paqe me veten, duke u munduar të bëj atë që më pëlqen. Gjëra të tilla i ndjej të përfshira edhe në kënaqësinë e takimeve me miq krijuesë, apo edhe në përshk-rimet e mbresave nga udhëtimet. Në pasionet e sidomos punën krijuese gjej forcë për të krijuar atë që ndjej. Çdo gjë që shkruaj e kthej në qëllim për të realizuar pasionin tim.

Poezinë e konsideroni vetëm pasion, apo jetoni brenda saj ?Së pari, sipas meje, poezia nuk është thjesht pasion. Ajo është një frymëzim qiellor, që lind bashkë me poetin dhe zhvillohet me të. Askush nuk mund të bëhet poet dhe të shkruash poezi nuk është e lehtë. Në asnjë shkollë nuk mund të mësojë për këtë lloj arti, po nuk pate bekimin

dhe frymëzimin qiellor. Sipas një shprehje turke, poezia është Iddajeti hak, pra, frymëzim dhe bekim nga Perëndia. Ata kanë lindur të tillë, ndaj janë poetë. Atë që perëndia ia ka dhuruar kri-juesit, asnjë lloj shkence nuk mund t’ia mohojë. Kur jemi te poezia , mendimi i juaj, sot ku është ky art hyjnor ?Është shkruar dhe folur shumë. Sot ka mjaft po-etë, të të gjitha kategorive. Tendenca për të bërë revolucion në poezi, shumë syresh i ka larguar nga poezia tradicionale, në emër të modernizmit. Por gjithsesi, poezia lirike shqiptare ka arritur një zhvillim të admirueshëm sot edhe pse në kushtet e globalizmit dhe imitimit. Tendenca gjithmonë e më tepër për lirizmin, në një farë mënyre ka shmangur poezinë patriotike, atë me të cilën ne jemi frymëzuar në shekuj dhe që na ka mbajtur gjallë krenarinë tonë kombëtare. Kjo nuk do të thotë se unë jam kundër kësaj forme poetike, por e theksova për të vënë në dukje këtë realitet, që bie në sy në të gjitha vëllimet poetike të ditëve të sotme.Sa kam lexuar për ju z Gorica dhe nga ju, keni trajtuar disa vepraËshtë një pyetje që zgjon in-teres. Letërsia sot është në rrugë progresive, edhe pse lexohet pak. Modernizimi i shkencës elek-tronike ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, duke ia rrëmbyer vëmendjen nga leximi i librave, prapëseprapë letërsia ka njohur një zhvillim të paparë. Çdo ditë, çdo muaj apo vit, me dhjetëra libra botohen. Dhe, natyrisht, e përmbledhur me dy fjalë, kur ka sasi ka edhe cilësi. Përherë e më shumë gëlojnë talente të reja që sjellin risi dhe forma origjinale në letërsinë e sotme e që perfo-mojnë artin sinjikativ dhe proverbial të kohës që përjetojnë. Aktualisht, në Klubin e Shkrimtarëve

“Kostandin Kristoforidhi”, të Elbasanit, ku unë bëj pjesë, botohen të paktën 50 libra letrare në vit të të gjitha gjinive e zhanreve. Natyrshëm, në shfletimin e vëllimeve poetike, tregimeve, roma-neve, monografive jo vetëm për të shijuar vërtetë më në thellësi leximin e tyre, por, duke kundruar brenda këtyre krijimeve risitë që sjellin, jam munduar në një vlerësim dhe evidentim për figu-racionin, forcën shprehëse, tematikat e trajtuara, përshtypjet, mendimin filozo¬fik, mesazhet e tyre dhe vlerat e çdokujt që shkruan poezi, prozë apo hulumton. Në krijimtari është me rëndësi të jesh vetvetja në çdo gjë që shkruan sepse është më mirë të mos shkruash se sa të mbushësh faqet me përsëritje apo imitime.Në udhëtimet tuaja s’reshtni së pasqyruari natyrën, monumentet, qytetet, që vetëm një njeri pasionant pas tyre i përshkruan në këtë mënyrë. A mund të na përshkruani në pak rreshta këtë pasion?Dëshirën për udhëtime ka kohë që e ushqej me pasion. Ndjesi kjo që nga fëmijëria ime. Me mënyrën se si i përshkruaj, përherë me forcën e fjalës dhe imagjinatës së saj, e cila është gjë e mirë për të shprehur përshtypjet, mundohem t’i gërshetoj edhe me mjaft elementë të tjerë infor-macioni historik, gjeografik, kulturor të vendeve që shkel, duke përcjellë te të tjerët një pjesë të mrekullisë, lashtësisë, vlerave kulturore. Çdo vend, qytet, krahinë ka të veçantën apo uniken që të magjeps. Natyra me mrekullinë e saj për mua mbetet përherë një frymëzim dhe unë jam i prirë ndaj udhëtimeve shumë më tepër se sa për pasionet e tjera. Takimet e niveleve të ndryshme letrare, gjithsesi e kanë edhe efektin e vet njohës. Për ju z. Gorica, sa sinjifikative janë këto takime dhe ç’mesazhe përcjellin? Takime të tilla padyshim janë ngjarje të bu-kura për komunitetin e kri¬juesve. Ato të japin ndjesinë të përjetosh mbresa të paharruara. Edhe diku tjetër e kam thënë se takime të tilla janë një mjet i fuqishëm shpirtëror, sinteza të shkëlqyera mes miqsh të penës, përvojë krijuese, konkurrim, burim dijesh. Sidomos kur krijohen atmosfera të tilla të ngrohta gëzimi e të mrekullueshme me pjesëmarrje të madhe krijuesish. Një ngjarje të tillë e përjetova edhe nga “Takimet Poetike të Karadakut” në Kumanovë. E prita me gëzim dhe kënaqësi ftesën e miqve të mi për të marrë pjesë në këtë manifestim shumë të këndshëm në Ku-manove, si një motiv të bukur me krenarinë që je edhe mes krijuesve vëllezër të trojeve shqiptare të Maqedonisë dhe Kosovës. Në takime të tilla u mbledhshim gjithmonë, me miq të mirë të penës. Ndonëse mund të flasim shumë çka, por ju vet z Gorica çka do të shtoni për lexuesit tanë në përmbyllje të kësaj interviste?Ndërmjet këtij bashkëbisedimi dua të përcjell një mesazh: Të ruajmë e revokojmë traditat tona si komb, traditat historike, kulturore, njerëzore, të vlerave. Të përhapim këtë kulturë të lashtë e të veçantë, kudo që jetojnë shqiptarë. Ju faleminderit!

Page 14: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

14

16 prilli në qytetin e Borås në Suedi ishte një ditë jo e zakonshme për shqiptarët dhe suedezët.Një ditë ku bashkoj shqiptarët jo si zakonisht me aktivitete kulturore.Kësaj radhe me një rendësi dhe pasuri ta quaj kështu kulminante që u përket Shqiptarëve .Një pasqyrim, një identitet, një prezantim i shqiptareve të vërtet.Veshja kombëtare është një ditarë i historisë shqiptare, tregon dhe dëshmon me për se afërmi iden-titetin e shqiptarëve ndaj miqve tanë e në këta rast miqve suedez.Një punë, pasqyrë e till nuk kishte ndodh më herët në Skandinavi,pra Sfilit e veshjeve kombëtare shqiptare në qytetin e Borås

ku jetojnë një numër i madh shqiptarë.Një punë e tillë nuk kishte ndodh më herët edhe pse me vjet të tëra shq¬iptarët kishin migruar në skandinavi.Nuk e kisha quajtur të

pa interesim nga shqiptarët që nuk e kishin bërë një punë të tillë më herët.Them kështu pasi të gjithë e dimë se si migruan dhe migruam tash së fundi nga regjimi serb dhe nuk ishte edhe mundësia e një prezantimi apo lobim ta quaj kështu për vendin dhe sheqerin si duhet. Na u deshtë punë, sakrificë dhe mund i madh deri në krijimin e shtetin dhe tani jemi më të lirë dhe më me mundësi dhe arsyeje që të jemi më prezent karshi miqve tanë ku do në Evropë edhe Botë.17 shkurti 2008 ndryshoj shumë çka për shqiptarët. Tani më jemi shtet, tanimë kemi shtëpinë tonë dhe tanimë kemi mundësin të tregohemi dhe të

prezantohemi para Evropës dhe botës se kush ishim, kush jemi dhe kush duam të jemi .E gjithë kjo është një obligim moral për të gjithë ata që jetojnë dhe veprojnë në boten e jashtme, pasi që

të gjithë mundë të jemi ambasador për shtetin tonë që e ëndërruam me vjet e shekuj.Them kështu sepse askush nuk mundë ta ndiej vetën të lirë përderisa nuk ka shtetin e vet si duhet dhe se askush nuk mundë të krenohet përderisa nuk punon për vendin e vet, familjen e vet, gjuhën e vet, kulturën dhe za¬konin e vet. Andaj unë do të çmoja çdo njërin që i merr si obligim moral dhe të punoj sa të jetoj në këtë rrugë të jetës për ndërtimin e personalitetit të vet,shtetit dhe familjes.Pikërisht 16 prilli në qytetin Borås me bashkatdhetarët tanë kishte një synim të tillë.Jo rrallë herë QKSH ”Migjeni” shoqatë e bashkat-dhetarëve këtu në këtë qytet bënë punë për ta pasqyruar dhe mbrojtur identitetin shq¬iptarë. QKSH punon dhe nuk lodhet kurrë , andaj edhe këtë festë kaq të madhe për ne diti të punoj të bashkëpunoj dhe të organizoj me dashuri dhe me sinqer¬itet të plot si gjithëmon për shqiptaret ne skandinavi.Për veç që bashkon shqiptaret me shqiptar me aktivitete kulturore bash¬kon edhe suedezet me shqiptarët dhe kështu një urë lidhëse krijon kudo që shkon.Kësaj feste të kësaj shoqate ju bashkëngjiten pa pritës dhe pa asnjë lodhje ”Bora Fashion”Agjencia e Modës në Gja-kovë në krye apo idenë e kreatores Bora Balaj dhe Flora Balaj,stiliste dhe migrim origjinal nga gjakova .Mandej skenari dhe kameramani i palodhur dhe i njohur edhe për diasporë zotriu Gzim Arifi. Vlen të veçohet fotografi shumë i çmuar dhe i merituat për ekspozitën me fotografi nga zotriu,profesionisti Shkelzen Rexha nga Gjakova.Manifestimin e madhështuan grupi i valltarëve nga Fallkenbergu ”Shqi¬ponja e Maleve”në krye me Hamdi Arifin, Mustafë Ber-isha dhe Valentina Sejdiu.Anëtarët e shoqërisë kulturor”Ardhmëria”Nga KristianstadiMysafirët: Qibrije Hoxha veterania e cila foli për ”Etnokul-turën dhe zakonet e veshjeve kombëtare Shq-iptare”, Shkrimtari dhe publicisti Hamit Gerguri, Remzi Basha poeti ynë i njohur. Kameramani, fotografi dhe skulptori Sejdi Zeka.

Bahtir Latifi Të krenohemi kush jemi dhe si jemi Veshja kombëtare është një ditarë i historisë shqiptare, tregon dhe dëshmon me për se afërmi identitetin e shqiptarëve ndaj miqve tanë e në këta rast miqve suedez

Page 15: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

15

Nuk është hera e parë kur vijmë para opinionit shqiptar me të njëjtin titull: „Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune”, dhe nuk është hera e parë kur revistat rumune i hapin me zemërgjerësi shtyllat e tyre edhe për kulturën shqiptare, duke mos e anashkaluar Kosovën për të cilën Dhimitër Polena theksonte se është „Koka e Shqipërisë”. „I shfletova me kujdes fotografitë e dhembjes së flaktë të vitit 1999, dhe e rikujtova, gjithë helm, atë pranverë të përgjakur, e cila i pati përgjakur edhe ëndrrat e gjithë njerëzve të botës, që, të kapluar nga ankthi, shpërthyen në protesta nëpër meridianet e ndryshme të rruzullit tokësor, duke manifestuar përshpirtjen e tyre për shqiptarët e Kosovës dhe urrejtjen ndaj rregjimit barbar serb. Mënyra dhe përmasa e solidaritetit me shqiptarët e Kosovës dhe forca e përbuzjes kundër makinerisë vrastare bëri që, barbaria serbe të ndalej dhe, Kosovës t’i hapej shtegu i lirisë, që u arrit, në saje të pjesë-marrjes së gjerë botërore, që me forcën e zjarrit të hekurt që u derdh dhe ia ndali turrin bishës së egër karpatike. E theksova këtë fakt, në shenjë të mirënjohjes së përjetshme që ne që ua kemi borxh të gjithë popujve të cilët na u ndodhën pranë, në çastet më të vështira dhe, pse të mos e themi hapur se pa ndihmën e tyre, Kosova nuk do të mund të arrinte këtu ku është sot.” Kështu na shkruan një shkrimtar i zellshëm nga Kosova: Skënder Zogaj, duke shfletuar disa nga fotografitë që ia prezantojmë lexuesit tonë. Ko-

tologjinë e përbashkët „Bukuria e bukurive” dhe poezinë „Guri i trollit” (shqip/rumansht) të Sadik Krasniqit. Po kjo revistë, kohë më parë ia pat dhënë publicitet Vilhelme Vranarit dhe Nuri Plakut nga Shqipëri, si dhe vëllimit „Gologota kosovare” të Fehmi Kelmendit nga Zvicra. Radije Hoxha nga Kosova defilon me pesë poezi në revistën Amurg sentimental (Muzgu senti-mental, Nr.4/2011), ndërsa Adelina Dokja nga Italia në faqet e revistës Climate literare (Nr. 40/mars/2011) me poezitë „Diamanti i dhembjes”, „Engjëll drite”, „Digjem nga malli” dhe „Natën e mirë”, së bashku me vlerësime eseistike nga Marius Chelarut. Po në këtë numër del edhe artikulli „Anija e fjalëve”, ku Lucian Constantini përshkruan suksesin e përurirmit të Theodor Damianit dhe Xhelku Maksutit në restorantin „Boema 33” të Bukureshtit. Kjo revistë, kohë më parë e prezantoi Monica Mureshanin me librin e saj „Kosova letrare”, ndërsa Revista noua, vargjet e Nexhat Rexhës, Kozeta Zylos, Sabit Rrustemit, Merita Bajraktari McCormack etj. Kaq sa për sot, duke kërkuar falje për të papër-mendurit, siç janë Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Sabile Kepmezi-Basha, Basri Çapriqi, Liman Zogaj etj., ngase numri i krijuesve shqiptarë që i fisnikërojnë faqet e revistave rumune (që nga viti 1970 e këndej) është i panumërt.

sova ka nderin ta ketë në Bukuresht një mik të madh të saj: Shkëlqesinë e Tij, zotin Sami Shiba, ambasadori fuqiplotë dhe i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Bukuresht. Kosova ka nderin ta ketë edhe një revistë me të njëjtin titull në Bu-kuresht („Kosova”), e cila kërkon përkrahje për kontinuitetin e saj. Kosova ka qenë dhe ka nder-in të jetë prezente në shtypin e Bukureshtit dhe provincës me një serë reçensionesh dhe vargjesh të poetëve tanë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe diaspora shqiptare. Kështu, revista Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), boton në numrin e saj më të ri (Nr. 54,55,56/2011) poezitë e Remzi Limanit „Erë e panjohur” dhe „Kosova”, të dinamizuara me fotografinë dhe shënime për autorin. Po ky autor defilon edhe në faqet e revistës Impact literar përmes kronikës së Victor Steromit „Vargje të frymëzuara që rrokul-lisen si valët e detit”. Revista Cronica e Jashit, në numrat e shkurtit dhe marsit të lëtij viti, e prezanton Skënder Zogajn dhe Vezir Ukajn përmes reçensioneve të kritikut Marius Chelaru: „Vdektari i një vendi ku koha vjen nga zemra e një ore antke” dhe „Eshtrat e fjalëve duke e kurdisur formulën e jetës dhe vdekjes”. Në kuadrin e reçensionit „Syri për një lot të madh sa Kosova”, botuar në revistën Impact literar (Nr. 377/2011), Mihai Antonescu nxjerr në pah vlerat lirike të Sadik Krasniqit, poet i Kosovës me banim në Gjermani. Në faqet e së njëjtës revistë, Victor Steromi prezanton an-

Kosova dhe prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune Baki Ymeri (Bukuresht)

Page 16: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

16

Po ku je qenushi im?

Falëm pak xhaxhi polic,veç një pyetje të drejtoj:E ke parë qenushin tim,semaforit të kalojë?

Nga mëngjesi me trafikun,shumë shofera kam gjobitur,porse një të tillë qenush,s’e kam parë, more vogëlush.Po ku je qenushi im?

Un’ të dua në prehrin tiTë kërkoj poshtë e përpjetëSa i madh ësht’ ky qytet!

Falëm pak, një pyetje kisha:Mundem, xhaxhi lulishtar?

Qenin tim me pulla-pulla,në këto anë, a e ke parë?

Vogëlush, që në mëngjes,unë krasis lule me vesë,por qenush me pulla-pullanuk kam parë asnjë, për besë.Po ku je qenushi im?

Un’ të dua në prehrin timTë kërkoj poshtë e përpjetëSa i madh ësht’ ky qytet!

Falëm pak, xhaxhi shofer

kam një pyetje këtë herë:Një larush, qenush të mbarë,nëpër rrugë a e ke parë?

Gjith’ mëngjesin kam udhëtuar,se urbani rrotull vjen,por qenush nuk kam takuar,xhaxhi ty, nuk të gënjenPo ku je qenushi im?

Të të mbaj në prehrin timTë kërkoj poshtë e përpjetëMos ke shkuar vallë në det!?

Dimër a pranverë?!

Unë në shkollë kisha mësuar:Kur pranvera vjen në qytet,kodra bëhet e bleruar,shkojnë fëmijët e lozin vet.

Por unë kodrat i kam parë.Erdh’ pranvera përsëri,kan’ beton e nuk kan’ bar,ngjitur -ngjitur plot shtëpi.

I habitur pyes mamin:- Si na qenkësh kjo pranverë?- Po nuk preke lulen, barinQenka vjeshtë, dimër përherë.

Dhe sivjet kemi mësuar:

Kur nga larg pranvera vjen ,çelin vjollcat e praruar,përmbi kodra prush i gjen.

Prapë te kodrat dje kalova,Desha stinën pak ta prek,Vetëm ferra unë dallovadhe një diell të butë që djeg.

I habitur pyes babin:

- Si na qenkësh kjo pranverë?- Po nuk preke lulen, barin,Qenka vjeshtë, dimër përherë.Shpesh mësuesja ka shpjeguar:

Kur pranvera vjen në qytet,pemët çelin pa pushuardhe pastrojnë natyrën vetë.Por kur dola në dritare,n’lagjen time pashë veç shtylla,ngulur rrjesht në trotuare,me neonet si zymbyla.

U mendova gjatë me vete:Kjo pranverë nuk ka ngjasim.Po nuk pati lule, jetë,dimër kemi pambarim.

Hija ime, shoqja ime

Sapo dielli ndrin në qiell,hijen time e kam pranë.Sa të eci, pas më vjenDhe nga vetja nuk më ndan.

Hija ime në çdo vend,vjen pas meje, tund e shkund.Për çdo gjë që mund të bëj,dhe gjithçka që dot nuk mund.

Hija ime, shoqja ime,Për gjithçka më imiton.Në mëngjes ësht’ shum’ e gjatë,si një pemë që fërgëllon.

Hija ime, shoqja ime,a e dini ç’far’ ngatrron?...Afër mbrëmjes nis e zgjatet,pastaj zhduket në ballkon.

Hija ime vjen pas meje,kur vrapoj un’ bashk me shok’.Kur shetis me biçiklet’,pedalon me mua tok.

Dhe kur shkoj në eskursion,shtigje mali duke ngjitur,hija ime më shoqëron,se ajo nuk ësht’ e mitur.

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë Poezi për fëmijë nga Vaso Papaj

Page 17: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKujtim Agalliu

Lumi dhe përrenjtë e vegjël

Që lart nga mali zbrisnin përrenjtë e vegjël. Ata e zbraznin ujin e tyre në lumin e madh, që ecte midis fushave dhe e mbushnin plot e përplot. Mirëpo, njëherë, lumit iu duk vetja më i madhi në botë e iu rrit mendja. Iu drej-tua përrenjve dhe filloi t’i ngacmonte:- Shikoni, shikoni, o përrenj të vegjël, se sa i madh jam! Kurse ju...ha-ha-ha! Sa për të qeshur më vjen!Mburrjet e tij nuk kishin të sosur:- Sa të veckël jeni përpara meje! Ha-ha-ha! – shkrihej së qeshuri ai.Përrenjtë e vegjël iu zemëruan mburravecit.- Mjaft, mjaft na u mburre, o mendjemadh! – i thanë. – Mos harro, se po të mos jemi ne, as ti nuk je!- Ama, ç’na thatë! – ua ktheu lumi. Qenkeni budallenj fare!Atëherë ata nuk pritën më, por iu lutën reve të mos lëshonin shiun. Retë pranuan dhe iu lutën erës t’i largonte. Era pranoi. I largoi larg e larg. Pastaj përrenjtë ndërruan rrugë Nuk u derdhën më në lumë, por nëpër ara, drejt e nëpër të mbjellat.Pak nga pak lumi shteroi. Gurët e tij u veshën me myshk të gjelbër. Peshqve u dukej kurrizi, tek notonin. Lumi heshtte i mërzitur. Ai sa nuk qante nga inati. Donte t’u lutej përrenjve t’i dërgonin ujë, por i vinte turp. Por për-renjtë, kur e panë se lumi kishte filluar të pendohej, i folën vetë:- E, o lumë, ku je?Ai heshti. Nuk iu përgjigj. Atëherë ata i thirrën erës t’u sillte retë. U thanë reve të lëshonin shiun. Dhe shiu ra. U mbushën plot e u derdhën në lumë. Lumi u gjallërua. Dhe thonë se që nga ajo ditë ka venë mend e nuk mburret më.

Page 18: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

18

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Mbrojtësit e kullësNjë kullë në formë gjashtëkëndëshi të rregullt mbrohet nga një numër luftëtarësh, gjithsej48, që komandanti i ka vendosur nga 16 në çdo faqe. Më saktë, nga 4 në çdo kulm dhenga 8 midis çdo dy kulmeve, pra 4*4+4*8=48. Mirëpo gjatë luftimit vriten 4 mbrojtës.Për të mos i dhënë të kuptojë armikut që mbrojtja u dobësua, komandanti i radhitindryshe luftëtarët, në mënyrë që në çdo faqe armiqtë të shihnin sërish 16 luftëtarë. Si iradhiti ai ushtarët?

Zgjidhje:Pozicioni i mëparshëm: nga 4 në çdo kulm dhe nga 8 ndërmjet kulmeve, kështu 4*4+4*8 = 48.Tani janë 4 ushtarë më pak, d.m.th. 44 ushtarë. Ai mund t’i radhisë kështu: në çdo kulmtë vendosë nga 5 dhe midis kulmeve nga 6, sepse 4*5 +4*6 = 44.Po sikur të vriten edhe 4 luftëtarë të tjerë, a mund ta gjeni një radhitje tjetër?(Në çdo kulm nga 6 ushtarë dhe ndërmjet kulmeve nga 4 ushtarë).

Page 19: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

19

ANEKDOTAT SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komu-nikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, per-sonalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kul-turës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

Ku mbeti nusja?

Dikur moti udhëtohej me qerre kuaj ose qe. Një farë burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj për ta marrë nusen e tij që ndodhej në gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse “burrat” nuk shikonin mbrapa. Afër një lumi qetë kërcyen me vrull. Nusja u rrëzua e ky nuk e shikoi fare. Ai vazhdonte rrugën pa u shqetësuar. Kur shkoi në shtëpi i doli e ëma përpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?Ky edhe nga inati se çka mund t’i kishte ndodhur nuses u përgjigj: -Burri nuk e kthen kokën mbrapa për një nuse, nënë!

Si ta këndojmë

Vjen një Sylë Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotë se të kam pru një fjalë nuseje për djalë. Kërset defi e daireja, dreka e kafeja e bëhet për hajr nusja.Vajzat që e këndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zënë ngusht thotë: -këndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojë.Pas pak ditësh Imeri mbledh farefisin dhe ja mësyen “mikut të ri”, mirëpo “miku i ri” nukkishte vajzë fare.Imer Beqa, rrugës, në të kthyer në shtëpi po këndonte:Oj Lulije me limana,A po e sheh se m’u kajt nana!

Page 20: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · etnologjike, veshja popullore është një ndër mani¬festimet më të fuqishme të kul-turës popullore. Veshja popullore,

20

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”