doktoratura linda meniku, fakulteti i histori-filologjise

275

Click here to load reader

Upload: vothuan

Post on 02-Jan-2017

452 views

Category:

Documents


119 download

TRANSCRIPT

Page 1: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËSISË

TEMA: KONEKTORËT E TEKSTIT NË GJUHËN SHQIPE (për mbrojtjen e gradës “Doktor”) Punoi: Udhëheqës: Doc. Linda Mëniku Prof.dr. Shezai Rrokaj

Tiranë, 2013

Page 2: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËSISË

Disertacion Paraqitur nga Linda Mëniku

(për mbrojtjen e gradës ‘Doktor”)

KONEKTORËT E TEKSTIT NË GJUHËN SHQIPE

Specialiteti: Gjuhësi

Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Shezai Rrokaj Mbrohet në dt. ___. ___. 2013 përpara jurisë së përbërë nga: 1. ________________ _________________ Kryetar 2. ________________ _________________ Anëtar 3. ________________ _________________ Anëtar (oponent) 4. ________________ _________________ Anëtar (oponent) 5. ________________ _________________ Anëtar

Page 3: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

3

KONEKTORËT E TEKSTIT NË GJUHËN SHQIPE Përmbajtja Parathënie..................................................................................................................5-7 KREU I GJUHËSIA E TEKSTIT 1.1 Lindja dhe zhvillimi i gjuhësisë së tekstit..........................................................8-31 1.2 Zhvillimi i gjuhësisë së tekstit në hapësirën shqipfolëse......................................32 1.3 Përfundime mbi zhvillimin e gjuhësisë së tekstit..................................................33

KREU II PARIMET TEORIKE TË GJUHËSISË SË TEKSTIT 2.1 Koncepti tekst..................................................................................................34-43 2.2 Kohezioni..............................................................................................................44 2.3 Referenca.........................................................................................................45-46 2.4 Rimarrja...........................................................................................................46-48 2.5 Elipsi................................................................................................................48-49 2.6 Konektorët.............................................................................................................49 2.7 Përfundime mbi konceptin tekst............................................................................50 KREU III TRAJTIMI TEORIK I KONEKTORËVE TË TEKSTIT 3.1 Qasjet e ndryshme në trajtimin e konektorëve të tekstit........................................51 3.1.1 Quirk et al (1972, 1985).............................................................................51-54 3.1.2 Halliday&Hasan (1976).............................................................................54-59 3.1.3 Halliday (1985, 1994)...............................................................................59-60 3.1.4 Teun van Dijk (1977)................................................................................60-62 3.1.5 Teun van Dijk (1979)................................................................................62-63 3.1.6 Robert de Beaugrande&Dressler (1981)....................................................63-66 3.1.7 Claudia Biasci (1982).................................................................................66-67 3.1.8 Pasch et al. (2003)......................................................................................67-68 3.2 Autorë shqiptarë.............................................................................................68-70 3.3 Marrëdhënia shtesore.....................................................................................71-78 3.4 Marrëdhënia kundërshtore..............................................................................78-84 3.5 Marrëdhënia shkakore....................................................................................85-88 3.6 Përfundime-baza teorike për trajtimin e konektorëve të tekstit......................89-90 KREU IV MARRËDHËNIA SHTESORE NË GJUHËN SHQIPE 4.1 Lidhëzat bashkërenditëse këpujore sipas gramatikave të shqipes..................91-94 4.1.1 Konektorë shtesorë në gjuhën shqipe-lidhëzat këpujore: as, dhe, e, edhe, si (e)dhe, hem...hem, si...si, si...ashtu (e)dhe 4.1.1.1 Karakteristika morfologjike.......................................................................95 4.1.1.2 Karakteristika sintaksore......................................................................95-98 4.1.1.3 Karakteristika semantike....................................................................99-101 4.1.1.4 Karakteristika të konekteve...............................................................101-102 4.1.1.5 Pozicioni i lidhëzave bashkërenditëse: as, dhe, e , edhe, si (e)dhe, hem..hem, si...si, si...ashtu (e)dhe...........103-104 4.1.1.6 Përfundime-lidhëzat këpujore (shtuese) si konektorë shtesorë.................105 4.2 Konektorët të tjerë shtesorë në gjuhën shqipe.............................................106-121 4.2.1 Përfundime-konektorët shtesorë jo lidhëza...................................................122

Page 4: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

4

KREU V MARRËDHËNIA KUNDËRSHTORE NË GJUHËN SHQIPE 5.1 Lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore sipas gramatikave të shqipes ......................................................................................................................123-125 5.1.1 Konektorët kundërshtorë në gjuhën shqipe: lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore............................................................................................126-142 5.1.2 Përfundime-lidhëzat kundërshtore si konektorë kundërshtorë.......................143 5.2 Konektorët të tjerë kundërshtorë...................................................................144-152 5.2.1 Përfundime-konektorë të tjerë kundërshtorë...........................................153-154 KREU VI MARRËDHËNIA SHKAKORE NË GJUHËN SHQIPE 6.1 Lidhëzat shkakore sipas gramatikave të shqipes..........................................155-161 6.2 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-lidhëzat shkakore...........................162-179 6.2.1 Përfundime-lidhëzat shkakore si konektorë shkakorë............................180-181 6.3 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-lidhëzat kohore..............................182-185 6.3.1 Përfundime-lidhëzat kohore si konektorë shkakorë.......................................186 6.4 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-ndajfoljet shkakore.......................187-189 6.4.1 Përfundime-ndajfoljet shkakore si konektorë shkakorë.................................190 6.5 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-lidhëzat rrjedhimore e përmbyllëse .............................................................................................191-195 6.5.1 Përfundime-lidhëzat rrjedhimore dhe përmbyllëse si konektorë shkakorë...............................................................................196-197 6.6 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme..................................................................................................198-200 6.6.1 Përfundime- fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme si konektorë shkakorë........................................................................................201 VII MARRËDHËNIE TË TJERA 7.1 Marrëdhënia e përfundimit...........................................................................202-205 7.1.1 Përfundime-konektorët që shprehin marrëdhënien e përfundimit.................206 7.2 Konektorët metakomunikativë......................................................................207-211 7.2.1 Përfundime-konektorët metakomunikativë....................................................212 7.3 Marrëdhënia lejore........................................................................................213-216 7.3.1 Përfundime-konektorët lejorë.........................................................................217 7.4 Marrëdhënia kushtore...................................................................................218-220 7.4.1 Përfundime-konektorët kushtorë....................................................................221 7.5 Konektorët kohorë................................................................................................222 7.5.1 Përfundime-konektorët kohorë.......................................................................223 KREU VIII KONEKTORË TË KOMBINUAR 8.1 Konektorët shtesorë të kombinuar-lidhëza universale dhe...........................224-229 8.2 Konektorët shtesorë të kombinuar-kombinime të tjera........................................229 8.3 Konektorë kundërshtorë të kombinuar.........................................................230-240 8.4 Konektorë shkakorë të kombinuar................................................................240-242 8.5 Përfundime-konektorët e kombinuar............................................................243-245 KREU IX LISTA E KONEKTORËVE TË TEKSTIT 9.1 Lista e konektorëve të tekstit........................................................................246-262 BIBLIOGRAFIA................................................................................................263-269 LITERATURA E VJELË...................................................................................269-275

Page 5: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

5

PARATHËNIE

Synimi i këtij studimi është përshkrimi dhe analizimi i konektorëve të tekstit në gjuhën shqipe dhe i marrëdhënieve që ata shprehin, duke u bazuar në të dhëna të shumta empirike; si dhe trajtimi i mënyrave të përdorimit të tyre në gjuhën shqipe, kryesisht në standard. Si një nga fushat e reja të gjuhësisë në Shqipëri, studimet në gjuhësinë e tekstit në përgjithësi janë të pakta. Dhe vetë objekti i këtij studimi, në kuadrin e teorive të tekstit është shumë pak i trajtuar. Objekti i këtij studimi ka kushtëzuar dhe përzgjedhjen e mjeteve gjuhësore që do të trajtohen në këtë punim, një pjesë e të cilave nuk janë të trajtuara plotësisht as në fjalorët dhe as në gramatikat e gjuhës shqipe. Në këtë punim do të merremi me klasifikimin semantik dhe morfologjik të konektorëve të tekstit, duke u fokusuar në trajtimin e çështjeve të mëposhtme: a) Çfarë janë konektorët e tekstit dhe cili është roli që luajnë ata në tekst? b) Cilat janë marrëdhëniet që realizojnë konektorët e tekstit? c) Cilat janë njësitë që lidhen prej konektorëve të tekstit? d) Cilat janë mjetet gjuhësore që mund të konsiderohen si konektorë teksti në gjuhën shqipe? e) Ku dhe si përdoren konektorët e tekstit? f) A ka mjete gjuhësore që kryejnë më shumë se një funksion në ndërtimin e kohezionit të tekstit? g) Ku dallojnë rastet e përdorimit të tyre si konektorë teksti, nga funksionet e tjera të tyre? gj) A mund të shërbejnë si konektorë teksti vetëm lidhëzat, apo këtë funksion mund ta kryejnë dhe mjete të tjera, si pjesëzat dhe ndajfoljet? h) A mund të trajtohen në kuadrin e konektorëvë të tekstit “fjalët dhe togjet e fjalëve jashtë lidhjeve të zakonshme sintaksore me gjymtyrët e fjalisë”? i) A mund të konsiderohet gjuha shqipe, si një gjuhë e pasur me konektorë teksti? Për t’u dhënë përgjigje çështjeve të trajtuara më sipër, në këtë studim, do të trajtojmë qasjet e ndryshme për konceptin e konektorëve të tekstit nga autorët më përfaqësues në këtë fushë. Për një trajtim më të plotë të konektorëve do t’u referohemi autorëve më të rëndësishëm të gjuhësisë së tekstit që janë marrë me trajtimin e tyre: Quirk et al (1972), Halliday&Hasan (1976), Teun van Dijk (1977, 1979), Robert de Beaugrande&Dressler (1981), Biasci (1982), Pasch et al (2003). Një vend të rëndësishëm në trajtimin teorik të konektorëve të tekstit zë dhe klasifikimi i tyre sipas marrëdhënies që realizojnë. Por autorët kryesorë të gjuhësisë së tekstit jo gjithnjë kanë rënë dakord në lidhje me marrëdhëniet që mund të realizojnë mjete të ndryshme gjuhësore, prandaj e kemi parë të arsyeshme që të trajtojmë më vete dhe qasjet e ndryshme për marrëdhëniet bazë që mund të realizojnë konektorët: marrëdhënien shtesore, marrëdhënien kundërshtore, marrëdhënien shkakore etj. Autorët dhe qasjet e tyre në lidhje me konektorët dhe marrëdhëniet që realizojnë do të trajtohen në rend kronologjik.

Duke u bazuar në këto studime për konektorët e tekstit, do të ndërtohet dhe baza teorike për të analizuar më tej në mënyrë më të plotë e më të detajuar mjetet e gjuhës shqipe që mund të përdoren në funksionin e konektorëve të tekstit. Sigurisht që duke qenë se konektorët janë mjete gjuhësore specifike për çdo gjuhë, analizat e detajuara të bëra për konektorët e tekstit në gjuhë të tjera si në gjermanisht, anglisht, italisht etj, ndonëse janë marrë për bazë për anën teorike të këtij punimi, jo gjithnjë janë të vlefshme për mjetet e shqipes, prandaj aplikimi i anës teorike do të bëhet në mënyrë kritike, në përshtatje me veçoritë e gjuhës shqipe.

Page 6: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

6

Duke u bazuar nga ana teorike në punimet më të rëndësishme për konektorët e tekstit, në këtë punim, do të bëhet një paraqitje e konektorëve të gjuhës shqipe nga ana morfologjike, sintaksore dhe semantike. Por, për një trajtim sa më të plotë të marrëdhënieve që këta konektorë shprehin dhe të karakteristikave të tyre, do t’u referohemi dhe studimeve të thelluara dhe të detajuara të bëra nga gjuhëtarët shqiptarë, kryesisht për lidhëzat, ndajfoljet dhe pjesëzat. Në studimet e gjuhëtarëve Spiro Floqi, Stefan Prifti, Xheladin Gosturani, Josif Kole etj., janë trajtuar gjerësisht marrëdhëniet semantike që realizojnë kryesisht lidhëzat e gjuhës shqipe, prandaj dhe në këtë punim, në trajtimin e marrëdhënies semantike që realizojnë lidhëzat e gjuhës shqipe, ne do të bazohemi në këto studime. Duke pasur parasysh faktin se trajtime shumë të rëndësishme të mjeteve lidhëzore janë bërë në gramatikat dhe tekstet shkollore, në këtë punim do t’u referohemi dhe botimeve të Justin Rrotës, Aleksandër Xhuvanit, Mahir Domit etj., dhe në mënyrë të veçantë gramatikave të gjuhës shqipe, botime të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Një nga synimet e këtij punimi është dhe trajtimi i mjeteve gjuhësore të paklasifikuara plotësisht nga gramatikat e gjuhës shqipe, dhe për të realizuar në mënyrë sa më të plotë analizën e këtyre mjeteve, por dhe të mjeteve të tjera, do të mbështetemi në fjalorët e gjuhës shqipe, të viteve 1980 dhe 2006, botime të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Për të mbështetur klasifikimin e mjeteve të gjuhës shqipe si konektorë teksti jemi bazuar në një numër të madh shembujsh (rreth 900 janë dhënë në këtë punim), të vjelë nga botime të ndryshme shqiptare. Për të kuptuar sa më mirë përdorimin e konektorëve të tekstit, pozicionet më të shpeshta ku mund të hasen, kemi krijuar një bazë të gjerë të dhënash, me mijëra shembuj, duke u bazuar jo vetëm në veprat letrare, por dhe në tekste joletrare, dhe në mënyrë të veçantë në median e shkruar. Jemi përpjekur që të përfshijmë shembuj nga një spektër i gjerë veprash letrare, gazetash dhe revistash të botuara në gjuhën shqipe, për të pasur një larmi rastesh dhe për të shmangur rastet e përdorimit të konektorëve të tekstit, si karakteristikë e stilit të një individi (rreth 31 tituj gazetash dhe revistash të ndryshme). Ky punim është punuar në dy periudha të ndryshme, duke filluar nga viti 1998-1999, prandaj një pjesë e shembujve janë marrë nga media e atyre viteve.

Për të kuptuar dhe prirjen e përdorimit të shenjave të pikësimit në lidhje me konektorët e tekstit, shenjat e pikësimit i kemi lënë siç janë në tekstin origjinal, duke korrigjuar vetëm gabime drejtshkrimore të shembujve të marrë. Duhet të pranojmë faktin se si një nga punimet e pakta në këtë fushë, sigurisht që ka qenë i vështirë përcaktimi i saktë i atyre mjeteve që mund të konsiderohen si konektorë teksti në gjuhën shqipe, për më tepër, kur kemi hasur dhe raste të klasifikimeve të ndryshme për të njëjtat mjete gjuhësore në vetë fjalorët e gjuhës shqipe. Në këtë punim jemi ndalur kryesisht në analizën e konektorëve që shprehin marrëdhëniet shtesore, kundërshtore, shkakore, si dhe në trajtimin e atyre mjeteve që janë pak të trajtuara, duke u përpjekur të nxjerrim në pah arsyet pse këto mjete nuk mund të klasifikoheshin brenda sintaksës tradicionale, si dhe pozicionet në të cilat ato mund të përdoren. Synimi i këtij punimi ka qenë pikërisht vënia në dukje e mjeteve që mund të shërbejnë si konektorë teksti, duke u ndalur në mënyrë më të detajuar tek ato mjete që janë trajtuar pak ose përciptazi në gramatikat e gjuhës shqipe. Këtu duhet të theksojmë se mjetet gjuhësore që janë trajtuar gjerësisht në gramatikën tradicionale, janë ritrajtuar në kuadrin teorik të konektorëve të tekstit. Jemi ndalur kryesisht tek ato mjete,

Page 7: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

7

ritrajtimi i të cilave në kuadrin e konektorëve të tekstit sjell risi, dhe më pak në ato mjete gjuhësore që janë trajtuar në mënyrë të detajuar në gramatikën tradicionale, dhe për të cilat ka pak gjëra të reja për të thënë. Duke iu referuar po ashtu gramatikave tradicionale të gjuhës shqipe, bashkë me përshkrimin e konektorëve të gjuhës shqipe është bërë dhe një përpjekje për një tipologji të përgjithshme të konektorëve përmes marrëdhënieve të tyre semantike. Po ashtu, duke qenë se gjuha shqipe është një gjuhë me rend të lirë, do të shihet dhe pozicioni i konektorëve në tekst. Si një pjesë e rëndësishme e këtij punimi është konsideruar dhe hartimi i një liste me konektorët e tekstit në gjuhën shqipe, në renditje alfabetike, të shoqëruar me informacione për pozicionet se ku përdoren dhe klasifikimin e tyre morfologjik dhe sintaksor, por pa u ndalur në trajtimin nga ana statistikore. Si një fushë e re e gjuhësisë shqiptare, në kreun e parë të këtij punimi do të ndalemi në lindjen dhe zhvillimin e gjuhësisë së tekstit në botë dhe në hapësirën shqipfolëse, duke dhënë në mënyrë kronologjike përfaqësuesit kryesorë dhe qasjet kryesore në gjuhësinë e tekstit. Në kreun e dytë, do të trajtohen parimet teorike të gjuhësisë së tekstit, duke u fokusuar në qasjet e ndryshme për konceptin tekst, risitë dhe problemet që kanë këto përkufizime, si dhe tek kohezioni dhe mjetet kryesore me anë të të cilave ndërtohet kohezioni i tekstit (referenca, rimarrja, elipsi, konektorët). Në kreun e tretë do paraqiten qasjet e ndryshme në trajtimin e konektorëve të tekstit nga autorët kryesorë: Quirk et al (1972), Halliday&Hasan (1976), Van Dijk (1977, 1979), De Beaugrande&Dressler (1981), Biasci (1982), Pasch et al (2003). Në mënyrë të veçantë do të trajtojmë të përbashkëtat e këtyre qasjeve për të krijuar një bazë të mirë teorike për trajtimin e konektorëve të tekstit. Në kreun IV do të trajtohet marrëdhënia shtesore në gjuhën shqipe. Kjo marrëdhënie është trajtuar më parë në gramatikat e gjuhës shqipe, në kuadrin e sintaksës, prandaj në këtë kapitull do të ndalemi në ritrajtimin e mjeteve që realizojnë këtë marrëdhënie sipas gramatikave të gjuhës shqipe. Por, në mënyrë më të detajuar do të ndalemi tek mjete të tjera gjuhësore, që mendojmë se mund të klasifikohen si konektorë teksti që realizojnë marrëdhënien shtesore. Në kreun V do të trajtohen konektorët kundërshtorë të gjuhës shqipe, duke i trajtuar në dy grupe, në lidhëzat kundërshtore, sipas gramatikave të gjuhës shqipe, dhe në mjete të tjera që mund të përfshihen tek konektorët e tekstit që shprehin marrëdhënien kundërshtore në gjuhën shqipe. Kreu VI është fokusuar tek analiza e marrëdhënies shkakore në gjuhën shqipe dhe tek konektorët e tekstit që e realizojnë këtë marrëdhënie. Në kreun VII do të ndalemi shkurtimisht tek konektorë të tjerë teksti që realizojnë marrëdhënie të tjera semantike. Mënyra sesi konektorët e tekstit mund të kombinohen në gjuhën shqipe është trajtuar në kreun VIII. Për vetë rëndësinë që ka pasur për këtë temë, hartimi i një liste të konektorëve të tekstit në gjuhën shqipe, këtë listë nuk e kemi konsideruar si shtojcë në këtë punim, por si një kapitull më vete, pikërisht kreun IX. Sigurisht që studime të mëtejshme për konektorët e tekstit, për përdorime të tyre specifike në fushën e përkthimit, duke i trajtuar ata në vështrim krahasues, studime në tekstet juridike dhe administrative, studime për rolin e tyre në të folur etj, do të zgjeronin studimet për konektorët e tekstit.

Page 8: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

8

KREU I GJUHËSIA E TEKSTIT 1.1 Lindja dhe zhvillimi i gjuhësisë së tekstit Gjuhësia e tekstit është një disiplinë relativisht e re e gjuhësisë. Ndonëse elemente të gjuhësisë së tekstit shkojnë deri në retorikën antike, që nga Greqia dhe Roma e Lashtë, në Mesjetë e deri më sot, diskutimi modern për këtë disiplinë i përket shekullit XX. Gjuhësia e tekstit ka një histori të shkurtër, për sa u përket modeleve gjuhësore. Ashtu siç shprehen në vitin 1997, Antos/Tietz28 “që prej 25 vjetësh, gjuhësia e tekstit u përket nëndisiplinave gjuhësore. Gjatë kësaj kohe, ajo ka marrë në një formë të re tradita të vjetra dhe i ka çuar më tej (p.sh. teoria e gjinisë, retorika, stilistika, argumentimi dhe narracioni). Dhe Teun van Dijk-u29 thekson se gjuhësia e tekstit është zhvilluar si një disiplinë ndërdisiplinore e shkencave të veçanta si poetika, retorika, psikologjia, pedagogjia, teologjia, historia dhe jurisprudenca. Në të gjitha këto fusha, studiohen tekstet nga këndvështrime të ndryshme dhe me qëllime të ndryshme. Në teologji studiohen tekstet fetare, në jurisprudencë studiohen kuptimet e teksteve ligjore dhe përdorimi i tyre, në histori bëhen përpjekje për ndërtimin e teksteve konstante historike dhe variacioneve të llojeve të tekstit. Ndërsa psikologjia kognitive studion aftësinë mendore të njerëzve, nga ana teorike dhe empirike-eksperimentale, shkenca e letërsisë merret vetëm me analizën e teksteve dhe gjuhësia me analizën e teksteve dhe sistemeve të gjuhës. Përpjekje për karakterizimin e dukurive të tekstit ka pasur shumë kohë para lindjes së një shkence për tekstin. Një linjë e rëndësishme e traditës së gjuhësisë së tekstit shkon deri në retorikën e antikitetit grek. Sipas Kirsten Adamzik-ut30, retorika ka një lidhje të ngushtë veçanërisht me qasjen komunikative-pragmatike të gjuhësisë së tekstit, pasi interesimi për të folurit është një rizbulim i qasjeve të retorikës, e cila shihej si një ars bene dicendi, pra si një teori dhe praktikë e të mësuarit të komunikimit të efektshëm. Me interes të veçantë për gjuhësinë e tekstit janë pesë fazat e përpunimit të materialit/të temave, të cilave iu referohen në trajtimet e reja për tekstin. Fazat e përpunimit të temave janë: Inventio- gjetja e mendimeve të përshtatshme për temën; Dispositio-renditja e ideve dhe ndarja logjike e fjalës në paragrafë, ku duhet të përdoren mjete të ndryshme; Elocutio-shprehja gjuhësore që iu përputhet mendimeve të gjetura në inventio; Memoriatio- të mësuarit përmendsh të fjalimit; Actio et pronuntiatio-deklamimi i fjalimit me gjeste shoqëruese dhe normat përkatëse. Sipas De Beaugrande/Dressler-it, retoricienët u ndikuan nga detyra e tyre e trajnimit të oratorëve. Duke iu referuar Spillner-it (1977), De Beaugrande/Dressler-i, mendojnë se gjuhësia e tekstit në kuptimin e sotëm dhe retorika kanë këto gjëra të përbashkëta31: a) organizimi i ideve është i hapur për kontrollin sistematik; b) kalimi nga idetë dhe shprehjet mund të jetë subjekt i një trajnimi të ndërgjegjshëm; c) mes teksteve që paraqesin një konfigurim të dhënë të ideve, disa janë me cilësi më të lartë se të tjerat; d) gjykimet e teksteve mund të bëhen duke iu referuar efekteve të tyre mbi audiencën e marrësve;

28 Vater, Heinz. Einführung in die Textlinguistik. München, Wilhelm Fink, 2005, f.8. 29 Po aty. F.8. 30 Adamzik, Kirsten. Textlinguistik-eine einführende Darstellung. Max Nimeyer Verlag, Tübingen, 2004. 31 Beaugrande, de Robert-Alain; Dressler, Wolfgang U. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1981.

Page 9: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

9

e) tekstet janë mjete të ndërveprimit të qëllimshëm. Adamzik-u32 mendon se në të mësuarit e fjalimeve në antikitet shihen faktorët bazë për një komunikim të suksesshëm: folësi dhe dëgjuesi, situata komunikuese dhe shtrirja në një proces më të gjerë, ku çdo folës merr parasysh “kundërfolësin”, “gjë të cilën më vonë e shohim nën termin ndërtekstorësi”, ndërtimin e tërësisë së tekstit (makrostruktura), ndërtimi gjuhësor (mikrostruktura). Sipas Eugen Coseriu-t33, retorika, edhe pse në kuptim të kufizuar, merrej me tekstet, sigurisht jo të rrafshit të teksteve të sotme, por të gjinive ideale të teksteve. Pikërisht me llojet e teksteve merret sot dhe gjuhësia e tekstit. Sipas tij ekziston një vazhdimësi nga retorika në stilistikën letrare. Stilistika u zhvillua si disiplinë e veçantë në shekullin e 19-të. Në stilistikë, ashtu si dhe në retorikë, në qendër të vëmendjes është “elocutio” (“stilus” si përmbledhje e “genera elocutionis”34). Po ashtu, nënvizohet parimi i përzgjedhjes që të përzgjidhen nga mundësitë gjuhësore ato që përshtaten me një situatë të dhënë. Në stilistikë, orientimi është në aspektin veprues, dhe studiohet se mënyra sesi përshtatet më mirë shprehja gjuhësore me qëllimin e thënies së folësit dhe kushtet e situatës së të folurit. Por pavarësisht të përbashkëtave të tyre, ka dhe një sërë dallimesh mes qasjeve retorike dhe stilistike. Nga njëra anë, fusha e retorikës është kufizuar përmes stilistikës, pasi në stilistikë nuk i kushtohet më vëmendje mimikës, gjestikulacionit të folësve. Dhe nga ana tjetër, stilistika sjell një zgjerim të fushës, sepse merret fillimisht me tekstet letrare dhe më vonë me shprehje nga fusha të ndryshme të veprimtarisë së jetës shoqërore, duke e parë stilin si përbërës të çdo veprimtarie gjuhësore-komunikative. Nga ana historike, stilistika konsiderohet ashtu si dhe retorika si “pararendëse” e gjuhësisë së tekstit, pasi studimet stilistike merren me tërësinë e teksteve. Në fushën e stilistikës, Quintilian-i, emërtoi katër cilësitë e stilit: korrektësinë, qartësinë, elegancën dhe përshtatshmërinë. Nëse korrektësia varet nga përputhja me përdorimin prestigjioz, dhe përshtatshmëria mund të përkufizohet si nocion, nocionet e qartësisë dhe të elegancës duken në plan të parë tepër të vagëta dhe subjektive për t’u përkufizuar. Ashtu sikurse thonë De Beaugrande/Dressler-i, ato janë të ngjashme përkatësisht me konceptet tona të eficiencës dhe efikasitetit, pa qenë identike me to. Pararendja e gjuhësisë së tekstit nga retorika dhe stilistika paraqitet kështu nga Maximilian Scherner-i (cituar sipas Adamzik-ut35): “Vazhdimësia e mendimit shkencor gjatë shekujve ngre mendime të rëndësishme, që e kanë origjinën nga njohja sipërfaqësore e synimit përkatës historik të retoricienëve të lashtë si dhe poetika e mesjetës. Si në antikitet ashtu dhe në Mesjetë, bëhet fjalë për veprimin retoriko-poetik të një fjalimi-teksti mbi marrësit e tekstit, në mënyrë që në teorinë përkatëse, të trajtohen vetëm ato dukuri gjuhësore që i shërbejnë këtij qëllimi. [...] Nga kjo bëhet e qartë se në këto struktura të mësuari, nuk trajtohen rregullat elementare për ndërtimin në tekst të elementeve gjuhësore, por rregullat shtesë, të mëtejshme të bazuara në kushtet e tyre, për paraqitjen e veçantë gjuhësore të një fjalimi/teksti. [...] Dallimi me studimin e sotëm të orientuar nga teksti bëhet më i qartë nga dy aspekte të tjera. Në retorikën dhe poetikën antike gjendet përpjekja për të sistemuar kushtet elementare të komunikimit gjuhësor [...] si edhe përpjekja për të konceptuar një fjalim/një tekst si mjet i një përkufizimi eksplicit.”

32 Po aty. F.8. 33 Coseriu, Eugen. Textlinguistik. Eine Einführung. Tübingen, Basel, 1994. 34 Heinemann, Wolfgang; Dieter, Viehweger. “Textlinguistik. Eine Einführung”, Reihe Germanistische Linguistik 115. Tübingen, Niemeyer, 1991, f.19. 35 Po aty. F.9.

Page 10: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

10

Përpjekje për një zgjerim të gramatikave të fjalisë, ka pasur kohë më parë lindjes së disiplinës gjuhësore të gjuhësisë së tekstit. Si pararendës i kësaj disipline të re gjuhësore që do të lindte në fillim të viteve ’60 konsiderohet dhe Kenneth L.Pike-u. Pike-u e zhvilloi teorinë e tij ndërsa bënte punë kërkimore në terren. Pike-u po kërkonte të bënte një përgjithësim në nivele të larta që do të mund të karakterizonte gjuhën e njeriut dhe që do të thjeshtonte trajnimin e misionarëve dhe të përkthyesve të Biblës, të cilët ndesheshin papritur me gjuhë të pastudiuara nga ana gramatikore, kryesisht në kulturat gojore. Ndërsa përpiqej që të krijonte mekanizma praktikë për të identifikuar ngjashmëritë dhe ndryshimet në gjuhët pa alfabet apo pa një gramatikë të kodifikuar, Pike-u theksonte se zgjidhja e problemeve të përkthyesve qëndronte përtej fjalisë në ligjërim dhe përtej vetë ligjërimit, në kuadrin socio-kulturor në të cilin përdoret gjuha. Sipas Pike-ut36 që një teori gjuhësore të shpjegojë gjuhën duhet të trajtojë si sjelljen verbale dhe atë joverbale: “Në vitin 1948, iu përkushtova studimit të njësive bazë të strukturës së gjuhës në përgatitjen e këtij vëllimi. Në fillim të vitit 1949, u duk se një përkufizim i dobishëm i secilës prej këtyre njësive duhej të përfshinte informacione në lidhje me shpërndarjen e tyre në njësi më të mëdha të organizuara. Kur u mora me njësi më të mëdha, ky parim pati nevojë për një postulat të shpërndarjes së tyre brenda njësive të organizuara në mënyrë të ngjashme, por më të mëdha, njësi të një lloji jogjuhësor. [...] Papritur vura re se për të përshkruar në mënyrë formale karakteristikat e një dokumenti të caktuar-një letër biznesi-në fakt isha larguar nga fusha e tingujve me të cilët jam marrë, dhe isha në diçka krejt të ndryshme, por gjithsesi në një fushë në të cilën parimet e zhvilluara për shprehjet tingullore po shërbenin në mënyrën e duhur, pa e vënë re se po kaloja nga një fushë në tjetrën. Që nga ky moment, unë u mora me aktivitetin jotingullor në zhvillimin e teorisë”.

Pike-u arriti në përfundimin se asnjë teori e sintaksës ose e retorikës që nuk merrte në konsideratë rolin e kontekstit situacional të thënies, nuk do të arrinte të kuptonte natyrën e përvetësimit ose të përdorimit të gjuhës. Për më tepër teori të tilla nuk do të mund të prodhonin mjete ose strategji të dobishme, me anë të të cilave të studionin dhe të zgjidhnin problemet e komunikimit. Në përpjekjen e tij për t’i dhënë përgjigje pyetjes se çfarë ka një “njësi”, p.sh. person, ngjarje, situatë, objekt, koncept që na lejon ta njohim dhe ta përshkruajmë në mënyrën e duhur dhe nëse nuk dimë gjë për të, Pike-u u largua nga gjuhësia strukturaliste, sepse ai nuk mund ta trajtonte më gjuhën si një dukuri autonome që mund të studiohej në izolim. Pike-u këmbëngulte që gjuha duhet të konsiderohet si pjesë e sjelljes njerëzore dhe besimi i tij se nevojitet një teori e unifikuar, shihet në dy kontribute të mëdha të teorisë së tij në mendimin gjuhësor: (1) koncepti i strukturës trimodale të sjelljes dhe (2) dallimi mes përshkrimeve emike dhe etike të sjelljes. Pike-u argumentonte se që çdo njësi e sjelljes të përshkruhej mirë duhet të karakterizohet në tri mënyra: (1) nga se dallon ajo nga çdo njësi tjetër në atë klasë; (2) cila është shkalla

36 Pike, Kenneth L. Language in Relation to a Unified Theory of the Structure of Human Behavior. Paris, Mouton & Co., 1967, f.34-35: “In 1948 I began to devote all my research to a study of basic units of language structure in preparation for this present volume. Early in 1949 it appeared that a useful definition of each of these units had to include information concerning the distribution of these units in larger organized units. When, however, I dealt with the largest language units under attention, this principle necessitated the postulation of their distribution within similarly organized but larger units, units of a non language type. [...] I suddenly noticed that in describing the formal characteristics of a certain document—a business letter--! had actually left the area of vocal matters which I had been studying, and was in something quite different, but an area in which the principles developed for vocal utterance were already serving adequately without my having noticed the change from the one area to the other. From this point onward I kept in view non vocal activity in the development of the theory”.

Page 11: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

11

e variueshmërisë, p.sh. sa mund të ndryshojë; dhe (3) cila është shkalla e konteksteve që mund ta përmbajë atë, p.sh. shpërndarja e saj mes sistemeve të tjera. Për të dhënë strukturën trimodale të sjelljes, Pike-u iu referua termave të fizikës; sipas tij çdo njësi mund të shihet si thërrmijë, valë ose fushë. Sipas Edwards-it37, Pike-u krijoi dy terma të rinj nga mbaresat e fjalëve fonetik dhe fonemik, përkatësisht emik dhe etik, për të dalluar ato elemente në një gramatikë të pastudiuar që janë faktorë të rëndësishëm, të domosdoshëm (emik) dhe elementet që janë të parëndësishme (etik). Sipas Cook-ut38, duke punuar me gjuhë të panjohura, Pike-u zbuloi se një analizë e bërë vetëm në termat e funksionit (kryefjalë-kallëzues-kundrinor) ose vetëm në termat e formës (emër-folje-emër) nuk është e mjaftueshme. Pike-u (cituar sipas Edwards-it39) në kërkimet e tij u përpoq të gjente një njësi në nivelin e fjalisë që do të mund të funksiononte si një njësi bazë identifikuese, njësoj siç funksionojnë terma të tillë të mirëpërcaktuar të fonologjisë dhe të morfologjisë, si fonema dhe fjala.

Ai propozoi që funksioni dhe forma të kombinoheshin në një njësi gramatikore të vetme e cila do të mund të shprehte si funksionin dhe formën, si p.sh. vendi bosh i kryefjalës i plotësuar nga një frazë emërore. Në këtë rast mund të merret informacioni funksional se fraza emërore vepron si kryefjalë dhe informacioni se forma që vepron si kryefjalë është një frazë emërore. Rezultati i punës së Pike-ut ishte tagmema dhe sistemi gjuhësor i njohur si tagmemika. Në tagmemikë, analiza zakonisht fillon në nivelin e fjalisë sepse ky është niveli ku përcaktohet struktura kryefjalë-kallëzues. Niveli i fjalisë siguron një “pikë hyrëse të përshtatshme në metodologji”40 .Tagmema u aplikua më shumë në përshkrimin e gjuhëve, si p.sh. në gjuhët e Amerikës së Jugut dhe Qendrore. Një autor tjetër i rëndësishëm është Hjelmslev-i i cili pohon se “objektet që janë me interes për teorinë gjuhësore janë tekstet”. Sipas János S. Petöfi-t41, Hjelmslev-i nuk e përkufizoi saktësisht se çfarë ishte teksti. Në fakt, pasi paraqet konceptet e “procesit” dhe të “sistemit”, ai pohon se “procesi mund të quhet këtu një tekst dhe sistemi një gjuhë”. Por duke qenë se “një proces është i paimagjinueshëm [...] pa një sistem që qëndron pas tij” dhe “një sistem është i paimagjinueshëm pa një proces”, sepse është e pamundur “të kemi një tekst pa një gjuhë që qëndron pas tij.” Sipas Hjelmslev-it42, “në një kuptim të caktuar, thuhet të jenë të njëjtat entitete që hyjnë në procesin gjuhësor (teksti) dhe në sistemin gjuhësor.” Me fjalë të tjera, Hjelmslev-i43 thotë se “një gjuhë mund të përkufizohet si një paradigmatikë, paradigmat e së cilës manifestohen nga të gjitha përmbajtjet, dhe një tekst, si një sintagmatikë, vargjet e së cilës, nëse shtrihen pafundësisht, manifestohen nga të gjitha përmbajtjet.” Duke qenë se interesi i Hjelmslev-it nuk ishte të shpjegonte se çfarë ishte teksti, por të

37 Edwards, Bruce L. “The Tagmemic Contribution to Composition Teaching”. Manattan, KS: Kansas State University Occasional Papers in Composition Theory and History, Nr.2, 1979. 38 Cook, Walter A. “Introduction to tagmemic analysis”. Volumi 3, Transatlantic Series in Linguistics. New York; Holt, Rinehart dhe Winston, 1969. 39 Edwards, Bruce L. "Tagmemic Rhetoric", Alan Purves, ed., Encyclopedia of English Studies and Language Arts, Urbana: NCTE, 1997, f.401. 40 Pike, Kenneth L.; Pike, Evelyn G. “Grammatical analysis”. Summer Institute of Linguistics Publications in Linguistics 53, 1977, f.xvii. 41 Petöfi, János S. (editor). Text and Discourse Constitution. Empirical Aspects, Theoretical Approaches. Berlin, New York, W. de Gruyter, 1988, f.422. 42 Hjelmslev, Louis. Prolegomena to a Theory of Language. University of Wisconsin Press, 1961, f.37:”In a certain sense it is said to be the same entities that enter into the linguistic process (text) and into the linguistic system.” 43 Po aty. F.109.

Page 12: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

12

përshkruante sistemin që qëndron pas një teksti (procesi), ashtu sikurse thotë Conte44, teoria e Hjelmslev-it nuk është një teori e tekstit, por një teori përmes tekstit. Në fillim të viteve ’60 rritet numri i gjuhëtarëve që e shohin se teksti zë një rol të veçantë në studimin e gjuhës, edhe pse ka mendime dhe qasje të ndryshme. Ky hap është, nga këndvështrimi i brendshëm i gjuhës, një kuptim revolucionar, po të mendohet se Sosyri dhe përfaqësuesit amerikanë të gjuhësisë strukturaliste dhe të gramatikës gjenerative nuk e kishin konsideruar asnjëherë fjalinë si njësi qendrore të gjuhës. Studiuesit që e shihnin tekstin si njësi qendrore të gjuhës, donin nga njëra anë, përmes analizës gjuhësore dhe përshkrimit të teksteve, t’i afroheshin vërtetësisë së komunikimit natyror-gjuhësor, dhe nga ana tjetër ata zbuluan gjuhësinë e tekstit si mundësi që të gjenin një zgjidhje gjuhësore për shumë pyetje të rëndësishme të gjuhës, gjë që nuk mund ta ofronte një teori gjuhësore e përqendruar tek fjalia.

Në këto vite shënohen hapat e parë, sidomos mes gjuhëtarëve gjermanë, në trajtimin e njësive në një rrafsh mbi fjalinë, në një zgjerim të hierarkisë përtej fjalisë. Tekstet konsiderohen si kombinime të fjalive, të përbëra nga fjali të njëpasnjëshme. Ky koncept për termin “tekst” solli dhe terma konkurrues për termin gjuhësi teksti (Textlinguistik) të gjermanishtes: Discourse analysis, text linguistics (anglisht), linguistique du discours, linguistique textuelle (frëngjisht), Hyper-syntax/Super-syntax (shkolla e Pragës). Studimet gjermane përdorin krahas gjuhësisë së tekstit dhe termin Makro-Syntax.

Greimas-i dhe semiologët francezë flasin për transfrastikë. Në vitin 1966, Greimas-i zhvilloi një model teorik të një semantike strukturale, një qasje sistematike dhe metodologjike për analizën e strukturave bazë të kuptimit. Në hyrje të librit të tij “Semantika strukturore”, Algirdas J. Greimas-i shkruan: “Problemi i kuptimit gjendet në qendër të shqetësimeve të kohës sonë... Bota njerëzore, ashtu siç na duket, përcaktohet si botë e kuptimit. Bota mund të quhet “njerëzore” sepse ka një kuptim. Prandaj, në kërkimet për kuptimin, shkencat humane mund të gjejnë një emërues të përbashkët. Me të vërtetë, nëse shkencat natyrore shtrojnë pyetjen për të kuptuar sesi janë njeriu dhe bota, shkencat humane shtrojnë pak a shumë në mënyrë të qartë pyetjen se çfarë kuptimi kanë ato të dyja.” Ashtu sikurse argumenton Patte (sipas Schleifer-i45) brenda semiotikës bashkëkohore, vepra e Greimas-it “studion sistemet e kuptimeve si manifestohen në mesazhe të koduara, të tilla si tekstet, pa presupozuar një model për strukturën e procesit të komunikimit”. Ai nuk donte të ndërtonte vetëm një “apendiks të sintaksës”, por të zbulonte mëvetësinë e strukturave semantike të teksteve. Pikënisja e Greimas-it ishte që të përpiqej të aplikonte metodat e kërkimit nga gjuhësia strukturaliste në analizën e teksteve që Greimas-i i përkufizoi si diskurs. Kuadri i tij gjuhësor është i përcaktuar nga koncepti sosyrian i strukturës, parimi i kundërvënieve binare dhe i dallimit të fonologjisë. Ai krijon një paralelizëm mes rrafshit të shprehjes së ligjërimit me mënyrën e organizimit të planit të përmbajtjes. Greimas-i zëvendësoi termin gjuhësor paradigmë me termin “izotopi” për të përkufizuar karakteristikën që qëndron në bazë të një sërë formash të pandryshueshme ose të teksteve transformacionale. Koncepti i izotopisë së Greimas-it bazohet në

44 Conte, Maria-Elisabeth (editor). La linguistica testuale. Feltrinelli, 1977, f.25. 45 Schleifer, Ronald. A.J. Greimas and the Nature of Meaning: Linguistics, Semiotics and Discourse. Kent, Croom Helm Ltd., 1987, f.xviii:“...studies the systems of significations as manifest in the encoded messages, such as texts, without presupposing a model for the structure of the communication process.”

Page 13: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

13

konceptin e kuptimit të ndërtuar nga kategoritë e semës 46 , e klasemës 47 dhe të sememës48. Semat që përsëriten në një tekst janë quajtur klasema. Përsëritja e klasemave e mundëson lexuesin që të identifikojë një “izotopi” që bashkon tekstin. Njësia minimale izotopike bashkë me një zinxhir sintagmatik të klasemave është mes dy klasemave por nuk kufizohet tek niveli i sintagmës ose i fjalisë dhe si e tillë është një dukuri potenciale transfrastike ose tekstore. Sipas Brinker-it49, Greimas-i zhvilloi një model të semantikës së izotopeve, e cila mund të shihet si një fazë kalimi nga “semantika leksikore drejt semantikës së tekstit”. Sipas Greimas-it (cituar sipas Brinker-it50), kuptimi i tekstit bazohet në kuptimin e varësive semantike të tekstit. Tërësia semantike e teksteve është e strukturuar në vetvete. Edhe pse tekstet krijohen nga tërësi heterogjene, sërish ato bazohen në “rrafshe homogjene semantike dhe ndërtojnë një tërësi kuptimore”, dhe struktura semantike e teksteve manifestohet si marrëdhënie mes pjesëve të ndryshme të tekstit.

Pikënisja mbizotëruese në studimet transfrastike të fillimeve të gjuhësisë së tekstit përmblidhet nga Lang-u51 në këtë tezë: “Fjalia paraqet fushat (domenet) për rregullat e shpërndarjes dhe të kombinimit të njësive të sistemit të gjuhës”.

Fillimet e një këndvështrimi të tillë gjenden fillimisht tek Zellig Harris-i. Harris-i e paraqiti konceptin e “analizës së diskursit” para botës shkencore në një artikull të botuar në revistën “Language” në vitin 1952. Duke e konsideruar analizën e diskursit një “metodë për analizën e të folurit ose të shkruarit të lidhur (connected speech)”, në fillim të artikullit Harris-i52 thekson se “ka dy mënyra të ndryshme për analizën e diskursit. Njëra mënyrë është që “gjuhësia përshkruese të shkojë përtej kufijve të një fjalie të thjeshtë” dhe mënyra tjetër është “lidhja e kulturës dhe e gjuhës” (p.sh. sjellja jogjuhësore dhe gjuhësore)”. Sipas Harris-it, gjuhësia përshkruese që merrej me përshkrimin e elementeve në çdo segment të të folurit rezultonte në përshkrimin e tij kryesisht në lidhje me elementet e tjera të së njëjtës fjali. Megjithatë ky kufizim nuk dukej të ishte shumë serioz. Problemi tjetër, ai i lidhjes mes sjelljes (ose i situatave sociale) dhe gjuhës, ishte më i rëndësishëm, sepse ishte konsideruar gjithnjë si jashtë qëllimit të gjuhësisë. Me “marrëdhënien mes sjelljes gjuhësore dhe jogjuhësore” ai nënkuptonte mënyrën sesi njerëzit dinë të interpretojnë atë çfarë thotë dikush, në situatën ku ndodhen. Harris-i vetë thotë se kjo metodë e analizës së diskursit është një aplikim i metodës distribucionale të gjuhësisë tek një diskurs, dhe mund të aplikohet direkt në një tekst, pa përdorur ndonjë njohuri gjuhësore të mëparshme për tekstin përveç kufijve të morfemave. Analiza e diskursit performon veprimet e mëposhtme mbi një tekst të

46 Sema-njësia minimale e kuptimit që gjendet brenda një lekseme. 47 Klasema- është një semë kontekstuale, një kategori e përgjithshme dhe abstrakte përmes së cilës një bërthamë seme merr një kuptim specifik në një kontekst të dhënë. 48 Semema-kombinim i semave bazë dhe i klasemave, një lidhje e niveleve semantike dhe semiologjike të gjuhës. Një sememë është një leksemë e konsideruar vetëm në nivelin e përmbajtjes. 49 Brinker, Klaus (editor). Text-und Gesprächslinguistik/Linguistics of Text and Conversation- Ein internationales Handbuch zeitgenössischer Forschung. De Gruyter; De Gruyter Mouton, 2000, f.54. 50 Po aty. F.55. 51 Lang, Ewald. “Über einige Schwierigkeiten beim Postulieren einer Textgrammatik”. Në: Kiefer, F.; Ruwet, N. Generative Grammar in Europe. Dordrecht, 1973, f.286: “Der Satz stellt die Domäne für die Distributions-und Kombinationsregeln der Einheiten des Sprachsystems dar.” 52 Harris, Zellig. “Discourse analysis”, në Language, Vol. 28, Nr.1. (janar-mars 1952), f.1: “One can approach discourse analysis from two types of problem, which turn out to be related. The first is the problem of continuing descriptive linguistics beyond the limits of a single sentence at a time. The other is the question of correlating ‘culture’ and language (i.e. non-linguistics and linguistic behavior.”

Page 14: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

14

vetëm të lidhur. Harris-i53 thotë: “të folurit e lidhur ndodh brenda një situate të veçantë-si gjatë të folurit të një personi, gjatë një bisede, ose kur një person ulet, kohë pas kohe gjatë një periudhe prej disa muajsh, që të shkruajë një lloj të veçantë libri në një traditë letrare ose shkencore”. Në studimin e tij, Harris-i u mor kryesisht me të ashtuquajturat “klasa të ekuivalencës”, që janë elemente që shfaqen në mjedise identike: “Ne mund të mos dimë vetëm se ÇFARË thotë një tekst, por mund ta zbulojmë SESI po e thotë atë-cilat janë karakteristikat e rishfaqjes së morfemave të tij kryesore.” Harris-i54 arrin në përfundimin se “rezultatet formale të kësaj analize janë më tepër sesa pohime për shpërndarjen e klasave, strukturën e intervaleve ose dhe shpërndarjen e llojeve të intervaleve. Ato mund të zbulojnë veçoritë brenda strukturës, relative me pjesën tjetër të strukturës; ato mund të tregojnë në cilën shkallë struktura të caktuara janë të ngjashme ose jo mes tyre. Ato mund të çojnë në konkluzione të rëndësishme për tekstin.” Analiza distribucionale ose kombinatore brenda një diskursi rezulton të jetë e rëndësishme për të dyja problemet, sepse sikurse thotë Harris-i55: “Ne marrim në konsideratë vetëm fjalitë e një diskursi të veçantë të lidhur, që janë fjalitë e folura ose të shkruara në radhë njëra pas tjetrës nga një ose më shumë njerëz në të njëjtën situatë. [...] Gjuha nuk ndodh në fjalë ose fjali, por në diskursin e lidhur-nga një fjali njëfjalëshe në një punë voluminoze, nga një monolog në një argument në një shesh (Union Square Dispute)”. Fjalitë e njëpasnjëshme të një diskursi të lidhur janë megjithatë një fushë frytdhënëse për metodat e gjuhësisë përshkruese, sepse këto metoda studiojnë shpërndarjen relative të elementeve brenda një segmenti të të folurit. Analiza e diskursit prodhon informacion të konsiderueshëm për strukturën e një teksti ose llojin e tekstit, dhe për rolin që luan çdo element në një strukturë të tillë. Analiza e diskursit tregon sesi diskursi mund të ndërtohet për të përmbushur specifika të ndryshme, ashtu si gjuhësia përshkruese ndërton sofistikime për mënyrat në të cilat sistemet gjuhësore mund të ndërtohen për të përmbushur specifika të ndryshme. Aspekti i rëndësishëm në artikullin e Harris-it është fakti se si “diskursi” dhe “teksti” referojnë tek materiali gjuhësor që është duke u studiuar dhe që shkon përtej kufizimeve të fjalisë. Në vitet ’60, Steinitz-i, Horst Isenberg-u dhe Karl Erich Heidolph-i u përpoqën që modelin e fjalisë ta plotësonin me përbërës të tekstit. Renate Steinitz-i56 shpjegon vlerën që “një njësi sintaksore [...] të shihet në një masë më të madhe nën këndvështrimin e shënjimit të referencës, sesa nën këndvështrimin tradicional të funksionit zëvendësues”.

53 Po aty. F.3: “The reason is that each connected discourse occurs within a particular situation-whether of a person speaking, or of a conversation, or of someone sitting down occasionally over a period of months to write a particular kind of book in a particular literary or scientific tradition.” 54 Po aty. F.29: “The formal findings of this kind of analysis do more than state the distribution of classes, or the structure of intervals, or even the distribution of interval types. They can also reveal peculiarities within the structure, relate to the rest of the structure. They can show in what respects certain structures are similar or dissimilar to others. They can lead to a great many statements about the text.” 55 Po aty. F.3: “We consider just the sentences of a particular connected discourse. That is, the sentences spoken or written in succession by one or more persons in a single situation. Language does not occur in stray words or sentences, but in connected discourse-from a one word utterance to a ten.volume work, from a monolog to a Union Square argument.” 56 Steinitz, Renate. “Nominale Pro-Formen”. Në: Kallmeyer et al. Lektürekolleg zur Textlinguistik, Frankfurt/M., Athenäum Fischer, 1974, f.246-265.

Page 15: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

15

Qasja e saj shkon në linjën e një teorie të lidhjes së fjalive, por e lidh atë me tiparin semantik (p.sh. “i fituar rishtazi”, “i përmendur më parë”, “identitet referencial”), që caktohet si rregullat semantike të nënkategorizimit të “shfaqjes” dhe të “rishfaqjes së një bartësi referencial”. Sipas Kallmeyer-it 57 , duke kritikuar këtë teori të “rimarrjes”, “[...] një shenjë e caktuar gjuhësore, mund të shërbejë si formë referuese, nëse nuk përmban asnjë tipar tjetër sintaksor-semantikor sesa elementi i referimit.” Kurse për K.E. Heidolph-in 58 : “një gramatikë gjenerative, që duhet të sqarojë kompetencën gjuhësore të folësit, duhet të paraqesë dhe rregullsitë që ndërtojnë rrjedhën e fjalive në tekst. Marrja parasysh e marrëdhënieve të kontekstit jep dhe një gjykim shtesë në strukturën e fjalive të veçanta.” Kjo do të thotë se përshkrimi i kompetencës gjuhësore duhet të përfshijë dhe aftësinë e folësit, që nga njëra anë të ndërtojë tekste të lidhura dhe nga ana tjetër të kuptojë si tekst një radhë fjalish, ose t’i shohë si të palidhura dhe të pakuptimta fjalitë. Në studimin e dukurive gjuhësore, Heidolph-i u përpoq të kapërcente kufijtë e fjalisë. Ai vë re se “ndër të tjera një gramatikë gjenerative që numëron fjalitë e veçanta të gjuhës, paraqet vështirësi në trajtimin e renditjes së pjesëve të fjalisë, të anaforës, si dhe të theksit dhe të intonacionit. Është e mundur që objektet e përmendura të trajtohen teknikisht në mënyrë të tillë, që të tregohen të gjitha fjalitë. Nëse gramatika do të përshkruajë kompetencën gjuhësore të folësit, duhet të reflektohen dhe marrëdhëniet e kontekstit.”59 Sipas Heidolph-it60 “theksi, intonacioni dhe renditja e fjalëve në fjali varet nga organizimi i fjalive të tjera kufitare.”

Po nën përkufizimin e tekstit si një renditje fjalish, Isenberg-u (1968, 1971, 1974), konsideron si të rëndësishme rregullat e lidhjes së fjalive në tekst. Qëllimi i tij ishte zhvillimi i një gramatike të plotë teksti. Në një përpjekje të parë në vitin 1968, Isenberg-u61 krijoi një listë prej 12 mënyrash semantike dhe sintaksore për lidhjen e fjalive. Këtu bëhet fjalë për një grup heterogjen, që përmbledh si marrëdhëniet sintaksore dhe tipat e progresionit tematik. Disa prej këtyre mënyrave janë: a) lidhja e motivit, b) interpretimi diagnostik, c) specifikimi, d) renditja metagjuhësore, e) lidhje sipas kushteve, f) korrigjimi i thënieve të përmendura më parë etj. Sipas Brinker-it62, në fillimet e kërkimeve të tij, Isenberg-u u përpoq që të hartonte parimet e një klasifikimi tekstesh duke u bazuar në të dhënat gjuhësore, jo nga ana statistikore, por mbi bazën e një teorie teksti të bazuar nga ana gramatikore. Në analogji me gramatikën e fjalisë, ai u përpoq të krijonte rregullat për gjenerimin e

57 Kallmeyer et al. Lektürekolleg zur Textlinguistik. Frankfurt/M., Athenäum Fischer, f.99. 58 Heidolph, Karl-Erich. “Kontextbeziehungen zwischen Sätzen in generativen Grammatik. Në Kybernitika 2, Nr.2, 1966, f.274: “Eine generative Grammatik, die die sprachliche Kompetenz der Sprecher erklären soll, muss unter anderem auch die Regularitäten darstellen, die Satzfolgen als Texte konstituieren. Die Berücksichtigung der Kontextbeziehungen gibt jedoch auch zusätzliche Einsicht in die Struktur einzelner Sätze. Es ist zwar möglich, die genannten Gegenstände technisch zu behandeln, dass genau alle richtigen Sätze erzeugt werden. Soll die Grammatik aber außerdem die sprachliche Kompetenz der Sprecher beschreiben, so müssen auch die Kontextbeziehungen reflektiert werden.” 59 Po aty. F.1: “Zum andern ergeben sich bereits für eine generative Grammatik, die nur die einzelnen Sätze der jeweiligen Sprache aufzählt, bestimmte Schwierigkeiten etwa wie der Behandlung der Reihenfolge der Satzglieder, der Anaphorika, des Artikels sowie des Akzents und der Intonation. ” 60 Beaugrande de Robert-Alain; Dressler, Wolfgang. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1981, f.25: “Karl-Erich Heidolph (1966) bemerkt, dass Akzent, Intonation und Wortfolge innerhalb eines Satzes von der Organisation anderer benachbarter Satze abhängen.” 61 Isenberg, Horst. Der Begriff ‘Text’ in der Sprachtheorie. ASG-Bericht, Nr.8, Berlin, 1974. 62 Po aty. F.526.

Page 16: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

16

teksteve. Me këtë zgjerim të “fushës së gramatikës”, sipas Isenberg-ut, “të gjitha fjalitë e një teksti duhet të përmbushin kushtet e formave të plota dhe të përbërësve të plotë”. Sipas Heinemann/Viehweger-it63, problemi i lidhjes së fjalive është baza dhe kushti për shpjegimin e proceseve të prodhimit të teksteve. Sipas Isenberg-ut64, “detyrë e një gramatike të tillë teksti duhet të ishte gjetja e “rregullave të tekstit” që drejtojnë lidhjen e fjalive, të cilat nga ana e tyre transmetojnë “informacione semantike dhe sintaksore” dhe “së bashku me përbërësit e zakonshëm të gramatikës mund të sqarojnë konceptimin e një teksti të mirëformuar të një gjuhe L.” Isenberg-u në modelin/teorinë e tij të proceseve gjeneruese të teksteve përdor “rregulla pragmatike” (për shpjegimin e funksioneve/qëllimeve dhe të kushteve situacionore). Kjo qasje e Isenberg-ut u ndërtua nën modelin e kontekstit të orientuar nga ana pragmatike. Përshkrimi i tekstit realizohet sipas tij përmes zëvendësimit të gramatikës strukturore të fjalive me gramatikën strukturore të teksteve. Isenberg-u arriti në përfundimin se është teksti domeni i gramatikës dhe përpiqet ta mbështesë këtë hipotezë duke dhënë motive të ndryshme. Ai propozon një listë të dukurive të shpjegueshme duke iu referuar një strukture tekstuale. Gramatika e tij e tekstit dhe jo gramatika e tij e fjalisë i korrespondon nocionit të zakonshëm të gramatikës.

Në po këto vite, fillon një fazë e rëndësishme për gjuhësinë e tekstit, që solli impulse të reja, nga qasjet e ndryshme gjuhësore për përshkrimin e strukturave transfrastike, përtej kufijve të fjalisë, në Gjermani, Francë dhe SHBA. Në hapësirën gjermane, kjo periudhë pati përfaqësues Roland Harweg-un, Peter Hartmann-in dhe Harald Weinrich-in. Një ndikim shumë të madh në zhvillimin e gjuhësisë së tekstit pati studimi i Roland Harweg-ut (1968) “Përemri dhe ndërtimi i tekstit” si monografia e parë e rëndësishme që merrej me organizimin e teksteve. Qëndrimi i Harweg-ut ndaj tekstit ishte strukturor me tipare të një formimi gjenerativist, që solli dallimin mes dy llojeve të teksteve. Në këtë studim, Harweg-u (cituar sipas Kalverkämper-it 65 ) thekson tri parimet që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e teksteve:

1. lineariteti ose vazhdimësia e rrjedhës së shenjave gjuhësore (“nga e majta në të djathtë”, “dimensioni sintagmatik”);

2 . sekuencimi i fjalive për ndërtimin e teksteve, për të cilin është i rëndësishëm; 3. krijimi i marrëdhënieve/koherencave përmes zëvendësimit të shenjave të veçanta referenciale identike brenda sekuencave të fjalisë për sigurimin e përmbajtjes së tekstit (d.m.th. të tekstualitetit).

Harweg-u vë theksin në faktin që tekstet krijohen dhe qëndrojnë të lidhura me anë të mekanizmit të “zëvendësimit”. Në kapitullin “Fenomenologjia e zinxhirit përemëror”, Harweg-u e shikon lidhjen e fjalive të garantuar nga rimarrja që do të thotë nga zëvendësimi i shenjave të ndryshme gjuhësore në fjali (si emrat, foljet etj), me anë të shenjave gjuhësore që kanë të njëjtin të shënjuar (denotatum) në fjalitë që pasojnë. Ashtu sikurse thotë Kalverkämper-i 66 , këto zëvendësime semantiko-sintaksore të shenjave gjuhësore janë ura që mundësojnë lidhjen e fjalive, dhe përmes tyre ndërtimin e tekstit.

63 Po aty. F.24. 64 Isenberg, Horst. “Überlegungen zur Texttheorie”. Në: Literaturwissenschaft und Linguistik. Ergebnisse und Perspektiven. Bd.1, Frankfurt, 1971, f.169. 65 Kalverkämper, Hartwig. Orientierung zur Textlinguistik. De Gruyter, 1981, f.14. 66 Po aty. F.14.

Page 17: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

17

Ai dallon shenja gjuhësore, që mund të zëvendësohen me anë të shenjave të tjera (“Substituendum/Substituenda”), që sinjalizohen në gjuhë me anë të nyjave të pashquara, numërorëve dhe shenjave gjuhësore që realizojnë zëvendësimin (“Substituens”/”Substituentia”), p.sh. anaforat. Si një grup të tretë ai konsideron grupin që ka një funksion të veçantë përkundrejt zëvendësimit, pasi rimerr forma të njëjta (“Substituenda/Substituentia”). Harweg-u tregon në veprën e tij mënyrën sesi elementet zëvendësuese (Substituentia) dhe elementet e zëvendësueshme (Substituenda) veprojnë në ndërtimin e tekstit. Në modelin e tij, fillimi i tekstit shënjohet përmes “Substituenda” sintagmatike dhe nga mungesa e “Substituentia” (përemrit). Për Harweg-un, të gjitha fjalitë që lidhen përmes zinxhirit përemëror me njëra-tjetrën ndërtojnë një tekst, dhe atje ku zinxhiri përemëror ndërpritet ose zëvendësohet nga një tjetër, atje fillon një tekst i ri. Duke e konsideruar parimin e rrjetës përemërore si një parim bazë që duhet të përmbushë një tekst, Harweg-u67 përmend tekste të caktuara që “nuk e plotësojnë këtë parim, si p.sh. aforizmat e përbërë nga një fjali”. Përemërzimi sipas Harweg-ut tregohet në parimin e rimarrjes. Harweg-u kupton me zëvendësimin e quajtur sintagmatik rimarrjen e leksemave përmes përemrave. Harweg-u dallon një klasë të përemrave që përdoren në mënyrë anaforike dhe të një klase të shprehjeve që përdoren në mënyrë deiktike, duke e përcaktuar klasën e përemrave në këtë mënyrë: “Çdo shprehje, që plotëson kushtin e një zëvendësuesi të dyfishtë, konsiderohet nga ne si përemër, pavarësisht nga fakti nëse në kuptimin e gramatikës tradicionale konsiderohet si përemër ose jo.68” Po ashtu, për të është e qartë se koncepti i zëvendësimit paradigmatik për përshkrimin e ndërtimit të tekstit nuk është i frytshëm, dhe se për këtë përshkrimi i rëndësisë së parë është zëvendësimi sintaksor. Sipas Heinemann/Viehweger-it 69 , “pa dyshim me anë të parimit të zinxhirit përemëror u kuptua dhe u përshkrua mjaftueshëm një nga tiparet më të rëndësishme të koherencës së brendshme të teksteve. Edhe pse këndvështrimi i Harweg-ut se ky parim i përemërzimit nuk duhet parë si conditio sine qua non për çdo ndërtim teksti, mendojmë se nuk qëndron, gjithsesi mbetet i pakontestueshëm roli historik në shkencë i Harweg-ut”.

Një autor i rëndësishëm i së njëjtës periudhë është Peter Hartmann-i. Në vitin 1964, Hartmann-i shkroi artikullin e tij të famshëm “Teksti, tekstet, klasat e teksteve”, që konsiderohet të jetë fillimi i gjuhësisë së tekstit. Sipas Hartmann-it “Teksti [...] është gjuha në gjendjen dhe në formën ku ajo është bërë shprehje, kumtim dhe përmes tyre diçka e kuptueshme”. Sipas Hartmann-it “me tekst mund të shënohet gjithçka që ndodh në gjuhë në mënyrë të tillë që gjuha është në formën komunikuese ose sociale, ose e thënë më shkurt: gjuha haset në formën e tekstit dhe se gjuha nuk është hasur në formë tjetër nga forma e tekstit, d.m.th. e shprehur në funksionin gjuhësor”70. Në vitin 1968, Hartmann-i në një referat në universitetin e Konstancës me titull “Tekstet si objekt gjuhësor” shpjegon se teksti është objekt i gjuhës. Në këtë referat

67 Harweg, Roland. Pronomina und Texkonstitution. Mu�nchen, W. Fink, 1968, f.149. 68 Po aty. F.25: “Jeder Ausdruck, der die Bedingung eines zweidimensionalen Substituens erfüllt, gilt uns als Pronomen, unabhängig davon, ob er im Sinne der herkömmlichen Grammatik als Pronomen klassifiziert wird oder nicht.” 69 Po aty. F.29. 70 Hartmann, Peter. “Text, Texte, Klassen von Texten”. Bogawus 2, 1968, f.17: “Mit ‘Text’ kann man alles bezeichnen, was an Sprache so vorkommt, dass es Sprache in kommunikativer oder wie immer sozialer, d.h. partnerbezogener Form ist, oder kürzer: Sprache kommt beobachtbar vor in Textform”.

Page 18: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

18

Hartmann-i (cituar nga K.Adamzik 71 ), shprehet: “Gjuhësia e përgjithshme ose gjuhësia në një situatë dhe pozicion karakteristik sot tregon [...] një konceptim dhe ndërtim të një shkence gjuhësore të orientuar drejt teksteve, pra paraqesin një rezultat kuptimplotë [...]”. Në lidhje me gjendjen aktuale dhe objektin e studimit, Hartmann-i thekson: “[...] puna e deritanishme merrej krejtësisht me të ashtuquajturat struktura të sistemit gjuhësor, pra një inventar të elementeve dhe rregullave të lidhjes së elementeve (gjuhësia e drejtuar drejt sistemit), ku shumë nga pyetjet e reja do të kërkojnë një trajtim të analizës dhe të përdorimit të sistemeve gjuhësore”72. Për sa i përket objektit të gjuhësisë, po në këtë referat, Hartmann-i73 shkruan: “për të konceptuar një gjuhësi me objekt adekuat duhet të flitet për objekt gjuhësor. Deri më sot ka shërbyer si i tillë objekti i njohur nga manifestimet gjuhësore, një ansambël elementesh [...], që u përmblodh në paraqitjen e gjuhës (fjalor dhe gramatikë) dhe u përshkrua në mënyra të ndryshme, p.sh. në formën e rregullave të ndërtimit të fjalisë. Ky sistem ishte një abstraksion nga realiteti gjuhësor”. Duke kritikuar qasjen sistemore në gjuhësi, Hartmann-i kërkonte një “Gjuhësi të orientuar nga përdorimi”. Sipas Hartmann-it, detyrë e kësaj gjuhësie duhej të ishte trajtimi i pjesëve të tekstit “përbërës, ndihmës për ndërtimin e tekstit”. Për Hartmann-in74 “shenjat gjuhësore mund të dalin vetëm të lidhura në tekst, duke pasur në këtë mënyrë kuptim dhe sukses të lidhur. [...] Folësit, poetët etj. si bartës, përdorues dhe pjesëmarrës të gjuhëve janë prodhues të gjuhës natyrore; ata flasin vetëm në tekste, jo me fjalë, jo me fjali, por me fjali nga fjalët, në tekste.” Hartmann-i mendohet të jetë një nga studiuesit që përdori për herë të parë termin “gjuhësi teksti”, term ky që sipas Sowinski-t75 “mendohet t’i ketë fillesat nga një përdorim i romanistit Harald Weinrich në një kumtesë të vitit 1967 “Sintaksa e dialektikës”, ku ai thotë se “gjuhësia është gjuhësi teksti”. Weinrich-i76 thekson se koncepti tekst do të thotë që analiza e ka pikënisjen nga njësia më e madhe e kufizuar nga ndërprerjet e dukshme në komunikim. Bëhet fjalë për një tekst gojor ose të shkruar. Sipas Heinemann/Viehweger-it77 , në qendër të modelit të përshkrimit të tekstit nga Weinrich-i qëndron problemi i drejtimit të komunikimit me anë të mjeteve gramatikore. Sipas Weinrich-it, si sinjale për marrjen e teksteve nga dëgjuesi, si një e tërë, shërbejnë mjete të tilla gramatikore si nyjat e shquara dhe kohët e foljeve, që e orientojnë dëgjuesin që të realizojë sesi duhet të kuptojë lidhje të ndryshme brenda tekstit. Sipas kësaj qasjeje, nyja e shquar referon në të ashtuquajturin “parainformacion”, ndërsa nyja e pashquar sinjalizon “informacionin që vjen pas” (pra për njësitë gjuhësore, që janë ende për t’u shpjeguar nga folësi). Për sa u përket morfemave të kohës, sipas Weinrich-it, ato lehtësojnë të kuptuarit e të gjithë tekstit, sepse reflektojnë ndërtimin kohor të tekstit. Weinrich-i78 thotë: “morfemat e kohës nuk

71 Adamzik, Kirsten. Textlinguistik-eine einführende Darstellung. Max Niemeyer Verlag, Tübingen, 2004, f.2: “Die Allgemeine Sprachwissenschaft oder Linguistik in einer heute charakteristischen Situation und Position zeigen [...], die Konzeption und Ausbildung einer Textorienterten Sprachwissenschaft als eine damit nötige und sinnvolle Konsequenz darstellen.” 72 Po aty. F.3. 73 Po aty. F.4. 74 Po aty. F.4. 75 Po aty. F.2. 76 Weinrich, Harald. Sprache in Texten. Stuttgart, Klett, 1976. 77 Po aty. F.30. 78 Weinrich, Harald. Tempus. Besprochene und erzählte Welt. Stuttgart 1977, f.10: “Die Tempusmorpheme kommen nicht isoliert vor, sondern sind Bestandteile einer größeren sprachlichen Struktur”.

Page 19: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

19

shfaqen në mënyrë të izoluar, por janë pjesë përbërëse e strukturave gjuhësore më të mëdha, kështu që renditja kohore e rrethanave të lidhura mbetet e pandryshuar”. Në këtë mënyrë, sipas hipotezës së Weinrich-it, duke qenë se çdo tekst dominohet nga një tip bazë i formave kohore, folësit me anë të formave foljore i transmetohen sinjale për mënyrën e marrjes së teksteve. Ai përcakton kohën e tashme, kohën e kryer, të ardhmen dhe të ardhmen e përparme si kohë e të folurit, kurse kohën e kryer të thjeshtë, mëse të kryerën dhe kushtoren si forma kohore të tregimit. Shumë shpejt pasi u diskutua nevoja për një gjuhësi teksti, një grup gjuhëtarësh të rëndësishëm si Hannes Rieser, Peter Hartmann, János Petöfi, Teun van Dijk, Jens Ihwe dhe të tjerë u bënë pjesë e një projekti në Universitetin e Konstancës në Gjermani, mbi konceptin “gramatika e tekstit”. Ata u përpoqën të ndërtonin një gramatikë dhe një fjalor që do të gjeneronte një tekst të Brecht-it ( “Kafsha e dashur e zotit K.”) dhe do të bënte përshkrime strukturore të fjalive në tekst. Sipas De Beaugrande/Dressler-it 79 , rezultatet e projektit treguan se dallimet mes gramatikës së fjalisë dhe gramatikës së tekstit ishin më të dukshme nga sa pritej. Ky projekt nuk u konsiderua si i suksesshëm. Ata nuk arritën të përcaktonin kriteret që do ta konsideronin tekstin si “gramatikor” ose “të formës së plotë”. Përveç një aparati rregullash, nuk doli asnjë kriter për të gjykuar mbi tekstin “gramatikor” apo “të mirëformuar”. Ashtu sikurse thotë Kummer-i80: “gjenerimi” i tekstit është më shumë i presupozuar nga hulumtuesit e tekstit dhe jo i realizuar nga gramatika. Nuk u arritën standarde për dallimin mes teksteve dhe jo teksteve, dhe nuk u vërtetua asgjë përveç faktit që fjalitë ndajnë karakteristika strukturore brenda një teksti, po ashtu siç ndajnë brenda gramatikës së gjuhës në tërësi.” Disa nga rezultatet e kësaj pune u paraqitën nga Van Dijk et al. Në vitin 1972, Teun van Dijk-u në veprën e tij “Mbi disa aspekte të gramatikave të tekstit”, ashtu si dhe Heidolph-i dhe Isenberg-u, u mor me problemet që nuk trajtoheshin si duhej në gramatikat e fjalive. Objekti kryesor i studimit të tij ishin tekstet poetike dhe letrare, që shpesh nuk janë në përputhje me gramatikat. Prandaj, ai thotë se duhet të ketë “operacione letrare” që mund të përdoren tek tingujt, në sintaksë dhe në kuptim për të krijuar tekste të tilla jokonvencionale. Ndër këto raste, ai përmend metaforat letrare. Van Dijk-u hipotetizoi se me anë të gramatikës së tekstit, marrëdhëniet mes fjalive mund të kalonin në “struktura sipërfaqësore të tekstit” përmes parimeve sintaksore si ato që drejtojnë shquarsinë nga një fjali te tjetra, në mënyrë të tillë që kushtet “kontekstuale” për shquarsinë, normalisht dalin brenda qëllimit të gramatikës së tekstit. Ky është një studim shumë i fuqishëm në favor të studimit të gramatikave të tekstit si kundërvënie ndaj gramatikave të fjalisë. Kjo është në kuadrin e rritjes së prirjes mes gjuhëtarëve se njësia natyrore e gjuhës është teksti dhe jo fjalia. Studimi i Van Dijk-ut është një përpjekje për të formalizuar studimet e diskursit brenda traditës gjenerative transformacionale. Si e tillë, ajo shkon përtej përpjekjeve të mëparshme “empirike” të studimit të diskursit. Libri merret me tekstet letrare nën rubrikën “poetik”. Argumentet e para për gramatikën e tekstit janë empirike, se një gramatikë e tillë është një njësi natyrore e diskursit dhe është mënyra më e mirë për të

79 Po aty. F.26. 80 Kummer, Werner. “Zum ‘Versuch einer Exploration des ‘Versuchs einer Exploration der neunentdeckten Formelwälder von der Insel Mainau‘ von W. Kummer.“ Lingber, 19, 1972, f.78-79: “Die Forscher setzen das “Generieren” des Textes voraus, statt es durch die Grammatik zu vollziehen.”

Page 20: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

20

modeluar kompetencën e idealizuar të folësit amtar. Fjalitë, argumenton ai, janë “ndërtime formale të gramatikës”, kurse tekstet ose diskurset janë ajo se çfarë thonë njerëzit realisht dhe kanë më shumë realitet empirik. Van Dijk-u vë re se problemet me kuptimet e fjalive që ai i konsideron “ambigue”, probleme të fjalive gjysmëgramatikore, dhe caktimi i karakteristikave të një teksti si një e tërë, mund të ndodhë vetëm me gramatikat e tekstit, jo me gramatikat e fjalive. Argumentet e tjera të Van Dijk-ut ishin më shumë gjuhësore dhe gramatikore. Ai përmend çështje të strukturës fonologjike sipërfaqësore, p.sh. të intonacionit dhe të theksit, si çështje që mund të shpjegohen vetëm duke iu referuar teksteve të lidhura. Van Dijk-u u përpoq që të ndërtonte një gramatikë teksti për të trajtuar atë çka më parë ishte trajtuar nga gramatikat gjenerative të fjalisë.

Një ndër teoritë e viteve ’70 që u mor dhe me analizën e teksteve të shkruara, është modeli i Strukturës së Tekstit-Strukturës së Botës, i njohur në variantin e shkurtër si TeSWEeSt (Textstruktur-Weltstruktur-Theorie) i Petöf-it. Petöf-i studioi me modelin e tij marrëdhëniet mes strukturës së tekstit dhe të botës. Ai u përpoq që të ndante aspektet e ndryshme të teksteve përmes logjikës formale. Gjatë zhvillimit të kësaj teorie u rrit numri dhe kompleksiteti i përbërësve. Faktorë të cilët më parë shiheshin nga përdoruesit e tekstit si artefakte të izoluara, filluan të integroheshin, p.sh. fjalori që përmbante fjalët e caktuara për një tekst, ndërtohej në mënyrë të tillë që përfshinte gjithnjë e më shumë “dije të përgjithshme” mbi organizimin e botës.” Sipas Schoenke-s81 kjo teori ka një përbërës gramatikor (si përbërës bazë) dhe një përbërës semantik. Për Petöfi-n ka disa veprime të rëndësishme brenda përbërësve gramatikorë.

Analiza: një teksti të dhënë i nënrenditen bazat e tekstit (me përfaqësim leksikor dhe semantik si mënyrë të lexuari të qëllimshme) dhe një bllok informacioni;

Sinteza: përfaqësimi leksikor dhe semantik (me renditjen e të gjitha blloqeve të lejueshme do të gjenerohet.

Parafrazimi (si veprim analize dhe sinteze): një teksti të dhënë do t’i nënrenditet një përfaqësim leksikor përkatësisht semantik dhe nga kjo do të nxirret të paktën një tekst që nuk është identik me tekstin e parë.

Si fusha ku mund të përdoret teoria e tij e strukturës së tekstit-botës së tekstit, Petöfi shikonte analizën e poezisë, interpretimin strukturor dhe përkufizimet në fjalor. Ashtu sikurse e thekson Schoenke82, në fazën e parë të zhvillimit të gjuhësisë së tekstit, e cila konsiderohet dhe faza transfrastike, zgjerimi i studimeve nga rrafshi i fjalisë në atë të sekuencave të fjalisë, shoqërohet me përpjekjet për të krijuar modele përshkruese gramatikore të fjalisë (Heidolph 1966, Petöfi 1971, Isenberg 1974).

Një fazë tjetër e rëndësishme në zhvillimin e gjuhësisë së tekstit është faza pragmatike, apo faza e përdorimit të teksteve në funksion. Duke qenë se lidhjet semantike-sintaksore mes fjalive fqinje, nuk mund të pranoheshin më si kushte të mjaftueshme për tekstualitetin, në studimet e gjuhësisë së tekstit kalohet nga gramatika e sekuencave të fjalive në pragmatikën e tekstit dhe studimin e strukturave globale të tekstit. Një ndër autorët e parë që priret të studiojë gjuhën në raport me veprimet është Sigfried J. Schmidt-i83 cili në kërkimet e tij, u referohet filozofëve, e në mënyrë të

81 Schoenke, Eva. Textlinguistik. Glossar. Bremen, 1996. 82 Po aty. F.15. 83 Schmidt, Siegfried J. "Allgemeine Textwissenschaft. Ein Programm zur Erforschung ästhetischer Texte." Linguistische Berichte 12, 1971, f.10-21.

Page 21: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

21

veçantë Wittgenstein-it. Shmidt-i 84 shkruan: “Gjuha nuk do të shihet (sikurse ka ndodhur shpesh më parë dhe ende sot nganjëherë) si një sistem i denotuar shenjash, por si një sistem veprimi përkatësisht sjelljeje”. Ai e konsideron gjuhën si një “kompleksitet sistematik të elementeve sipas rregullave” dhe si “një lojë gjuhësore sociale të suksesshme në histori”. Sipas Petöfi-t koncepti bazë i teorisë së Schmidt-it është “harmonia komunikative e veprimit”. Sipas Schmidt-it “të folurit është një veprim me synim, informues dhe me partnerë, që kryhet në formën e teksteve”. Pra, teksti është “një dukuri që integron dy përbërës, një sasi të renditur përbërësish gjuhësorë, si dhe një potencial të funksionit dhe të veprimit të pritur dhe të pritshëm. Pra, “tekst” nuk emërtohet vetëm një objekt gjuhësor, por një funksion komunikues për elementet gjuhësore dhe strategjitë, që ashtu si çdo funksion, ka nevojë për një sistem-kod për t’u realizuar, ekzistenca e të cilit mund të përligjet së pari nga funksioni. Tekstualiteti si funksion mund të përshkruhet vetëm në kontekstin e varësisë së ndërveprimit social. Ursula Oomen-i zhvillon një qasje tjetër duke e vënë theksin në klasifikimin e tekstit të jashtëm, si dhe duke e konsideruar funksionin pragmatik të tekstit në qendër të dallimit të llojeve të tekstit: “Që çdo nënsistem mund të njihet dhe të përshkruhet vetëm nga një sistem i mbivendosur, vlen deri në tërësinë tekst. Sistemi, brenda të cilit funksionon i gjithë teksti, është në fakt një kontekst jashtëgjuhësor. Këtu qëndron baza e vërtetë për pamundësinë që tekstet të kuptohen vetëm me anë të kritereve gjuhësore.”85

Në vitet ‘70 u kristalizua dhe një qasje e re në objektin e studimit brenda gjuhësisë së tekstit, që kritikonte studimet e mëparshme të cilat e konsideronin tekstin si njësi të mbyllur. Ky model i studimit të tekstit lindi në kuadrin e teorisë së aktit të të folurit të Austin-it (1962) dhe Searle-it (1969). Në qendër të kësaj teorie është çështja e aspektit pragmatik të një pohimi komunikues, kërkimi për funksionin e komunikimit. Teoria e Aktit të të Folurit i ka bazat tek vepra e Austin-it “Si të bësh gjëra me fjalë” dhe që u përpunua më tej nga Searle-i në “Akti i të folurit”. Austin-i niset nga teza e Wittgenstein-it “kuptimi i një fjale është vetë një përdorim i saj”86. Gjuha dhe thëniet mund të përdoren që t’i bëjnë njerëzit të veprojnë. Thëniet bëhen veprime të të folurit ose “akte të të folurit”. Qëllimi i tij ishte që të studionte se çfarë mund të arrihej me ndihmën e veprimeve gjuhësore. Sipas tij, çdo fjali e veçantë mund të kryejë në të njëjtën kohë tri veprime përkatësisht akte të ndryshme, të cilat ai i ndan në:

1. akti lokutiv- të thuash diçka në kuptimin tradicional 2. akti ilokutiv-tregon qëllimin e shprehjes gjuhësore (folësi kërcënon dikë, i lutet apo i premton dikujt) 3. akti perlokutiv-tregon veprimin e një shprehjeje gjuhësore mbi dëgjuesin (mënyra sesi ai reagon)

Si Austin-i dhe Searle-i pohojnë se gjuha mund të shihet si një formë e veprimit verbal. Searle-i (1969, 1977) shkon dhe më tej se Austin-i në këtë ndarje, pasi ai fut këtu dhe aktet propozicionale. Ai dallon tri lloje të aktit të të folurit të cilat realizohen sa herë që një folës thotë një fjali:

84 Po aty. F.33. 85 Oomen, Ursula. “System Theorie der Texte”. Në: Folia Linguistica, Vol. 5, Nr.1-2, 1971, f.29. “Dass jedes Subsystem nur aus einem übergeordneten Systemzusammenhang heraus erkannt und beschrieben werden kann, gilt bis hinauf zum Gesamttext. Das System, innerhalb dessen der Gesamttext funktioniert, ist aber ein außer linguistischer Kontext. Darin liegt der eigentliche Grund für die Unmöglichkeit, Texte mit linguistischen Kriterien allein zu erfassen.“ 86 Po aty. F.55.

Page 22: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

22

1. një akt i thënies (realizimi i disa tingujve, i fjalëve dhe i fjalive të të folurit), 2. një akt propozicional (që i referohet diçkaje ose dikujt dhe predikon disa karakteristika të saj ose të personit), 3. një akt ilokutiv (realizimi i thënies me një forcë komunikuese të premtimit,

pohimit të faktit etj.) Searle-i në këtë mënyrë, i ndan aktet ilokutive të Austin-it në akte të thënies dhe akte propozicionale. Si Austin-i, Searle-i e vë theksin në faktin se akte të ndryshme nuk janë gjëra të ndryshme që bëjnë folësit në të folur, por janë në përgjithësi, një pjesë e nevojshme e çdo thënieje. Ndryshe nga Austin-i, Searle-i përpiqet të japë mënyrën sesi një thënie njihet si një akt i të folurit i një lloji të veçantë. Për të njohur se cili është akti i të folurit që po realizohet, Searle-i argumenton se duhet të kuptohen se cilat janë qëllimet e folësit kur flet. Sipas Searle-it, synimet e komunikimit dhe struktura gramatikore formojnë një sistem të lidhur: struktura gramatikore e thënies është mjeti kryesor me anë të të cilit folësi shfaq synimet e tij, dhe mjeti kryesor me anë të të cilit dëgjuesi zbulon se cilat janë qëllimet e folësit. Searle 87 (1969) identifikoi pesë pika ilokutive/perlokutive: 1. bindëse: pohimet e bëra mund të jenë të vërteta ose false sepse ato synojnë të përshkruajnë një gjendje në botë. 2. drejtuese: pohimet synojnë të bëjnë veprimet e personit tjetër që të përputhen me përmbajtjen propozicionale. 3. të lejueshme: pohimet që kryen folësi gjatë rrjedhës së veprimit siç përshkruhen nga përmbajtja propozicionale. 4. ekspresive: pohime që shprehin “kushtin e sinqeritetit të aktit të të folurit” 5. deklarative: pohimet që përpiqen të ndryshojnë botën “duke e paraqitur atë si të ndryshuar”. Të gjitha këto akte janë të ndërvarura mes tyre. Nga njëra anë, pohimet perfomative mund t’u atribuohen akteve ilokutive në kontekst. Nga ana tjetër, kushtet për suksesin e tyre nuk mund të izolohen për analizë. Searle-i88 mendon se “për ta thënë në mënyrë më të saktë, prodhimi i fjalisë nën kushte të caktuara është akti ilokutiv, dhe akti ilokutiv është njësia minimale e komunikimit gjuhësor”. Teoria e aktit të të folurit u përdor më vonë në studime të tjera. Barbara Sandig89 trajtoi dukuritë stilistikore, duke nxjerrë përfundimin se ka lloje të ndryshme të përdorimit të gjuhës, që mund të vlerësohen si stil funksional në situata të caktuara të komunikimit dhe/ose që janë të pritshme për shkak të normave sociale. Wunderlich-i90 i shikon rolet ilokutive tek folësi, p.sh. mënyrat e foljes janë një element i strukturës së sipërfaqes, që është një tregues potencial i një lloji të veprimit të të folurit, duke e konsideruar si një kriter të mundshëm. Sipas Motsch/Viehweger-it 91 teksti përcaktohet të paktën nga një tip veprimi, që karakterizon funksionin komunikues të të gjithë shprehjes, ndërsa fjalitë e zakonshme me tipat e tyre të veprimit kanë një funksion mbështetës.

87 Searle, John. Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language. London, Cambridge University, 1969. 88 Po aty. F.39: “The production of the sentence token under certain conditions is the IA, and it is the minimal unit of linguistic communication”. 89 Sandig, Barbara. “Bernhard Sowinski, Deutsche Stilistik. Beobachtungen zur Sprachverwendung und Sprachgestaltung im Deutschen”. Në: Zeitschrift für germanistische Linguistik, Vol.1, 1973. 90 Wunderlich, Dieter. Studien zur Sprechakttheorie. Frankfurt/M., 1976. 91 Motsch, Wolfgang; Dieter Viehweger. “Sprachhandlung, Satz und Text”. Linguistische Studien, Reihe A. Berlin, Akademie der Wissenschaft der DDR, 1981.

Page 23: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

23

Pra, gjuhësia e tekstit e orientuar në pragmatikë, përkatësisht në komunikim, merret me qëllimet e teksteve në situatat komunikuese: ajo merret me funksionin komunikues të teksteve. Sipas Sylvain Auroux-it92: “Funksioni komunikues qëndron në karakterin e veprimit të një teksti; ai tregon llojin e kontakteve komunikuese, që folësi ose shkruesi u shpreh të adresuarve me anë të tekstit (p.sh. informues, apelues etj.), duke i dhënë tekstit një “kuptim” komunikativ të caktuar”. Brinker-i 93 , mbi bazën e aktit të të folurit, dallon funksionet tekstore: funksioni informues, funksioni apelues, funksioni i detyrimit, funksioni i kontaktit, funksioni deklarativ. Nëse në fazën e parë të gjuhësisë së tekstit, ashtu sikurse u theksua më lart, si një parim shumë i rëndësishëm në ndërtimin e koherencës së teksteve konsiderohej parimi i rimarrjes, një hap të rëndësishëm në sqarimin e kushteve të koherencës së teksteve paraqet shpjegimi semantiko-tematik i konceptimit të koherencës në fillim të viteve ’70. Në këto vite gjuhësia e tekstit u ndikua veçanërisht prej gjuhëtarëve të Shkollës së Pragës, të cilët ishin fokusuar në konceptin e progresionit teorik, si pjesë e teorisë të njohur si perspektiva funksionale e fjalisë. Kjo teori trajton mënyrën sesi strukturat semantike dhe sintaksore të fjalisë funksionojnë në përmbushjen e qëllimit komunikativ që ka fjalia. Përveç termit “perspektiva funksionale e fjalisë”, terma të tjerë të diskutuar në këtë fushë si informacioni i ri i dhënë dhe temë-remë, janë përdorur më parë nga Mathesius-i në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Mathesius-i e përkufizoi temën nën dy koncepte: një si “pika e nisjes e thënies, që është e njohur ose të paktën e dukshme, dhe prej së cilës folësi vijon më tej”, dhe dy, si “baza e një thënieje”, si “diçka që thuhet në një fjali”. Rema do të jetë “ajo se çfarë folësi thotë, për ose në lidhje me pikën e nisjes së fjalisë”. Tema është “diçka që mund të merret nga konteksti i mëparshëm, kurse rema shpreh diçka të re, diçka të panjohur nga konteksti i mëparshëm”. Daneš-i pretendon se organizimi i informacionit në tekste përcaktohet nga progresioni në renditjen e temave dhe remave të thënies. Kontributi më i rëndësishëm i Daneš-it është shtrirja e konceptit të temës si pikënisje për një fjali të vetme, në shpjegimin e lidhjes së brendshme të teksteve. Marrëdhënia temë-remë ndryshon sipas varësisë, ku rema e fjalisë së parë është tema e fjalisë së dytë. František Daneš-i e përdorte këtë kriter strukturor në tekste, ku ai theksonte që “temat luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht për përcaktimin e unitetit të tekstit”. Supozimi i tij bazë ishte se lidhja e tekstit përfaqësohet, mes të tjerash, nga progresioni tematik. Me këtë, Daneš-i94 nënkupton “zgjedhjen dhe renditjen e temave të thënies, hierarkinë e tyre, si dhe marrëdhënien e tyre me hipertemat e njësisë superiore të tekstit (si paragrafi, kapitulli, etj.) në të gjithë tekstin, dhe situatën”.

92 Auroux, Sylvain (editor). Geschichte der Sprachwissenschaften-ein internationales Handbuch zur Entwicklung der Sprachforschung von den Anfängen bis zur Gegenwart. Walter de Gruyter, Berlin, 2006, f.2544: “Die kommunikative Funktion legt den Handlungscharacter eines Textes fest; sie bezeichnet die Art des kommunikativen Kontakts, die der Sprecher oder Schreiber mit dem Text dem Adressaten gegenüber zum Ausdruck bringt (z.B. informierend, appellierend, selbstverplichtend usw. erst sie verleiht dem Text also einen bestimmten kommunikativen “Sinn”. 93 Brinker, Klaus. Textlinguistik. Heidelberg, Groos, 1992, f.104. 94 Daneš, František. Functional Sentence Perspective and the Organization of the Text. 1974, f.114. “By this term [TP] we mean the choice and ordering of utterance themes, their mutual concatenation and hierarchy, as well as their relationship to the hyper themes of the superior test unit (such as the paragraph, chapter, ...), to the whole text, and to the situation.”

Page 24: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

24

Ashtu sikurse u përmend, krahas vënies së vëmendjes në aspektet pragmatike të teksteve, u zgjeruan dhe studimet për anën semantike. Gülich/Heger/Raible-s 95 theksojnë se “në analizën e makrostrukturës duhet të nisemi nga fakti që teksti mund të ndahet në pjesë funksionale.” Duke u nisur nga hipoteza që lexuesi ose dëgjuesi mund të njohë “sipërfaqe në tekst”, “nën termin pjesë teksti do të kuptohen njësi, që mund të kufizohen jo vetëm nga ana tematike, por së pari nga ana formale.” Në një tekst duhet të ketë sinjale që tregojnë kufizimin e pjesëve të tilla të tekstit. Gülich/Heger/Raible 96 thonë: “Ne i quajmë këto Gliederungssignale (sinjale ndarëse), dhe pranojmë se sinjale të tilla vijnë në një renditje hierarkike të caktuar dhe se ndarja e një teksti duhet parë në lidhje me pozicionin e tij në hierarki.” Sipas Gülich/Heger/Raible-s, tiparet e ndarjes, me ndihmën e të cilave tekstet analizohen në pjesë teksti të shkallëve të ndryshme, duhet të renditen sipas një modeli të komunikimit gjuhësor.

Bashkë me përpjekjet për të bërë klasifikimin e teksteve, u bënë dhe përpjekje për të analizuar marrëdhëniet mes tekstit dhe titullit të tekstit. Erhard Agricola97 dallon titullin dhe tekstin e vërtetë si dy njësi të ndara të pavarura, që janë parafraza me njëra-tjetrën: ”Mbetet një çështje e gjykimit dhe e kritereve, nëse për shumë lloje tekstesh kategoria e zakonshme e titullit do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rregullt e tekstit nën faktin që ajo është njësi e vetme, ose nëse do të trajtohet si shtesë konvencionale, në mënyrë të tillë që teksti dhe titulli ndërtojnë së bashku një lloj të pothuajse tekstit ose të pseudo tekstit.” Sipas Agricola-s titulli është “një përmendje e bërë më parë”, “një produkt ekstrem kondensimi”. Agricola studion dhe marrëdhëniet mes një teksti konkret dhe varianteve të tij dhe arrin në përfundimin se tekstet e ndryshme janë parafraza për njëri-tjetrin, nëse i referohen së njëjtës “bërthamë temë”. Sipas Heinemann/Viehweger-it 98 , Agricola është një nga autorët e parë që u përpoq të trajtojë rolin e temës së tekstit. Pikënisje e studimeve të tij ishte hipoteza se mes temës së tekstit dhe tekstit duhet të ketë marrëdhënie të rregullta, që duhet të japin një potencial të mjaftueshëm për të sqaruar si “ekspansionin” e temës së tekstit në tekst, dhe anasjelltas “kondensimin” e tekstit të plotë nga ana e dëgjuesit në temën e tekstit. Agricola pranon një strukturë tekst-temë ku pjesët kryesore të tekstit grupohen në “bërthamën” e vërtetë të tekstit, temën e tekstit. Për procesin e kondensimit të tekstit në temën e tekstit, Agricola zhvilloi një radhë procedurash gjuhësore, që mundësonin gjetjen e temës së një teksti konkret. Sipas Schoenke-s99, Agricola e shpjegon progresionin e brendshëm të tekstit me anë të elementeve të zinxhirit kryesor të izotopisë. Rrjetat e veçanta të izotopisë jepen në mënyrë të detajuar dhe përfaqësohen përkatësisht me anë të një “dominanteje semantike”. Këndvështrimi i Agricola-s, mendojnë Heinemann/Viehweger-i100 “mund të kuptohet dhe si përdorimi i konceptit të propozicionit, sepse përmes propozicioneve të veçanta dëshmohen dhe marrëdhëniet mes zinxhirëve izotopikë dhe njësive të ndryshme, kështu që përfundimisht është i mundur drejtimi i një strukture abstrakte tekst-temë”. Kurse Isenberg-u (1976) e karakterizon tekstin me anë të tipareve përbërëse si legjimiteti shoqëror, funksionaliteti komunikativ, semanticizmi, referimi tek situata,

95 Gülich, Elisabeth; Heger, Klaus; Raible, Wolfgang. Linguistische Textanalyse-Überlegungen zur Gliederung von Texten. Hamburg, Buske, 1979. 96 Po aty. F.76. 97 Agricola, Erhard. Textstruktur, Textanalyse, Informationskern. Leipzig, 1979, f.21. 98 Po aty. F.48. 99 Po aty. F.32. 100 Po aty. F.49.

Page 25: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

25

forma e plotë, përbërësi i plotë, gramatikaliteti. Ai dallon në parimet që ndërtojnë tekstin, “përbërësin e plotë”, nga ndërtimi sekuencial i tekstit. Përkatësisht tipari i tekstit “formë e plotë” do të konsiderohet nga Isenberg-u “renditje koherente lineare e njësive gjuhësore të lidhura sipas parimeve të caktuara.”101 Në vitin 1979, Klaus Brinker-i integron këndvështrimet e ndryshme sintaksore, pragmatike dhe tematike, ku i jep një vend të rëndësishëm pragmatikës së tekstit të orientuar nga komunikimi. Si kriter të rëndësishëm, Brinker-i vlerëson temën e tekstit si “bërthamë e përmbajtjes së tekstit”, gjë që ai e sheh në marrëdhënie të ngushtë me funksionin e tekstit. Brinker-i 102 mendon se “struktura tematike” realizohet me ndihmën e “analizës së marrëdhënieve logjiko-semantike, në të cilën propozicionet e veçanta, përkatësisht kompleksi propozicional i një teksti i qëndron bërthamës së tematikës së tekstit”.

Në Britaninë e Madhe, në vitet ’70 u bë e njohur teoria e Halliday-it dhe Hasan-it. Sipas Michael Halliday-it, një nga gjuhëtarët e vlerësuar për zhvillimin e gjuhësisë sistemore dhe të gramatikës funksionale, zhvillimi historik i gjuhës ka kaluar nga studimi i morfologjisë së gjuhës në studimin e kuptimit të fjalëve në nivelin e fjalisë, me qëllimin për të gjetur kuptimin e formave të gjuhës. Megjithatë, sipas Halliday-it qasja e anasjellë do të kishte më shumë kuptim: “një gjuhë interpretohej si një sistem kuptimesh, i shoqëruar nga forma me anë të të cilave shprehen kuptimet.” Në kontekstin e teorisë sistemore-funksionale të krijuar nga Halliday, Halliday/Hasan-i103 e konsideruan tekstin si një njësi semantike, duke argumentuar se gjuha kryen tri makrofunksione: funksionin “ideacional”, “eksperimental” dhe “tekstor”. Funksioni “tekstor” merret me mënyrat në të cilat gjuhët ndërtojnë mesazhet dhe tekstet. Sipas Halliday/Hasan-it, tekstet e mirëformuara duhet të shfaqin karakteristikën e kohezionit, që do të thotë që ato duhet të jenë të ndërtuara nga ana semantike nga njësitë gjuhësore koherente, dhe kohezioni përshtatet në këtë funksion si një tërësi mjetesh gjuhësore me anë të të cilave ndërtohen tekstet dhe mesazhet si entitete koherente semantike. Halliday dhe Hasan-i propozuan një tipologji të treguesve të ndryshëm gjuhësorë të kohezionit në anglisht. Në fund të viteve ’70, zhvillimet në shkencat kognitive mundësuan që dhe në gjuhësinë e tekstit të shtohet interesi për proceset kognitive të përpunimit të njohurive në prodhimin dhe marrjen e tekstit. Dhe modeli i Van Dijk-ut, i makrostrukturës dhe i superstrukturës, është i lidhur me qasjen ndaj proceseve kognitive të tekstit dhe përpunimit të informacionit. Ndër qasjet teorike që u nisën nga baza semantike dhe semantike-tematike e tekstit, më i njohuri është koncepti i zhvilluar nga Teun van Dijk-u në kuadrin e një analize teksti të tregimit, i njohur si koncepti i makrostrukturës. Sipas Beaugrande/Dressler-it104, van Dijk-u arsyetonte se “gjenerimi i një teksti duhet të fillojë me idenë kryesore e cila në mënyrë graduale zhvillohet në kuptimet e detajuara që hyjnë në pjesë individuale në gjatësinë e një fjalie”. Kur një tekst paraqitet, duhet të ketë veprime të cilat funksionojnë në drejtimin tjetër për të nxjerrë sërish idenë kryesore, si fshirja

101 Isenberg, Horst. “Einige Grundbegriffe für eine linguistische Texttheorie”. Në: Danes, F., Viehweger, D. “Probleme der Textgrammatik”. Studia grammatica XI. Berlin, 1976, f.48: ”Als kohärente lineare Abfolge nach bestimmten Prinzipien sequentiell verknüpften sprachlichen Einheiten”. 102 Brinker, Klaus. “Zur Gegenstandsbestimmung und Aufgabenstellung der Textlinguistik”. Në: Text vs Sentence. Basic questions of Text Linguistics. Hamburg, 1979. 103 Halliday, Michael-Alexander-Kirkwood; Hasan, Ruqaia. Cohesion in English. Longman Group Ltd, 1976. 104 Po aty. F.27.

Page 26: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

26

(heqja direkte e materialit), përgjithësimi (rimarrja e materialit në mënyrë më të përgjithshme), dhe ndërtimi (krijimi i materialit të ri për të marrë paraqitjen”. Në përpjekjen e tij për të trajtuar veprime të tilla që kanë të bëjnë me makrostrukturat, të patrajtuara nga gramatikat e fjalive, Van Dijk-u iu drejtua psikologjisë kognitive për një model të tekstit të orientuar nga procesi. Bashkë me Walter Kintsch-in105, vrojtuan veprimet që kryhen për të përmbledhur tekste të gjata, dhe arritën në përfundimin se përmbledhja e një teksti përfshin si makrostrukturën e tekstit dhe makrostruktura të mëparshme të ruajtura mbi bazën e njohurive të organizimit të ngjarjeve dhe situatave në botën reale. Për Van Dijk-un106 koncepti i makrostrukturës së tekstit përfshin “kuptimin global”. “Një makrostrukturë përkufizon një sasi teksti, d.m.th. të gjitha tekstet, që kanë të njëjtin kuptim të përgjithshëm (global). Sipas mendimit të tij tema e një teksti është pikërisht makrostruktura e tij ose një pjesë prej tij: “Tema është një propozicion makro në një nivel abstrakt të përcaktuar”107. Kintsch-i dhe Van Dijk-u e zhvilluan modelin e tyre nga një model strukturor/hierarkik në një model më dinamik të orientuar nga procesi, që ata e shohin si strategjik.

Në vitet ’80, studimet në gjuhësinë e tekstit u ndikuan nga shkencat kognitive. Psikologjia kognitive u përpoq të sqaronte funksionimin e vërtetë të sistemeve ideale të gjuhës: cilat rregulla dhe strategji duhen përdorur, nëse një përdorues gjuhe prodhon apo kupton një tekst 108 . Ashtu sikurse thonë Heinemann/Viehweger-i 109 “drejtimi nga shpjegimi psikologjik i proceseve gjuhësore, është një dukuri që shënon një “ndryshim kognitiv” në gjuhësi.” Kjo fazë e re në gjuhësinë e tekstit, njihet me shprehjen “ndryshimi kognitiv”. Gjuhësia e tekstit kognitive e sheh tekstin në lidhje me dijen dhe mendimin dhe studion strukturat mendore, që qëndrojnë në bazë të tyre. Një nga modelet e orientuara nga shkencat kognitive është modeli i De Beaugrande/Dressler-it. Vepra e tyre “Hyrje në gjuhësinë e tekstit” shënon një nga studimet më të rëndësishme të gjuhësisë moderne të tekstit. E ashtuquajtura qasje procedurale e De Beaugrande/Dressler-it paraqet një model kompleks të përshkrimit të teksteve, që orientohet nga konstatimi i tekstorësisë, i tërësisë së tipareve përbërëse të teksteve, pra nga teksti përkatësisht nga vetë komunikimi.

De Beaugrande/Dressler-i nisen nga qëndrimi se me tekst nuk do të analizohen vetëm sinjale të sipërfaqes, por struktura komplekse dhe kuptimet e lidhura me to. Sipas De Beaugrande/Dressler-it 110 , teksti është në të vërtetë “një dokumentim i vendimeve, i zgjedhjeve dhe i kombinimeve të ngjarjeve”. Prandaj, detyrë e gjuhësisë duhet të ishte zhvillimi i modeleve procedurale për përshkrimin e teksteve, që do të merrnin gjithnjë e më shumë parasysh proceset psikike në krijimin dhe përpunimin e tekstit. De Beaugrande/Dressler-i e studiuan tekstin nga dy anë të ndryshme: prodhimi dhe marrja e tekstit të cilat rregullohen me anë të “harmonizimit të rrafsheve gjuhësore dhe kognitive ose të faktorëve të situatës”111 . Qasja procedurale e De Beaugrande/Dressler-it që u krijua pikërisht si model për prodhimin dhe marrjen e tekstit parashikon një radhë “fazash të dominancës së përpunimit”, d.m.th. veprime mendore për vendosjen dhe përzgjedhjen në prodhimin dhe marrjen e teksteve.

105 Kintsh, Walter; van Dijk Teun A. "Toward a model of text comprehension and production". Psychological Review, 85, 1978, f.363-394. 106 Van Dijk, Teun. Textwissenschaft. Eine interdisziplinäre Einführung. Tübingen, Niemeyer, 1980. 107 Po aty. F.50. 108 Po aty. F.128. 109 Po aty. F.72. 110 Po aty. F.37. 111 Po aty. F.34.

Page 27: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

27

Duke e konsideruar tekstin si “një ngjarje (ndodhi) komunikuese që përmbush shtatë kriteret e tekstorësisë”, autorët dalluan mes kritereve të tekstorësisë së bazuara në tekst dhe atyre të bazuara tek përdoruesi, duke konsideruar si dy kriteret e bazuara në tekst kohezionin dhe koherencën. Sipas tyre, kohezioni realizohet me anë të mjeteve gramatikore dhe leksikore, kurse me koherencë do të kuptohej vazhdimësia e kuptimit, pra një ndërvarësi mes koncepteve dhe marrëdhënieve, që janë respektivisht të rëndësishme për njëri-tjetrin. Sipas De Beaugrande/Dressler-it112 “koherenca është rezultat i proceseve kognitive të përdoruesve të tekstit”. De Beaugrande/Dressler-i konsideruan si shumë të rëndësishme kriteret e bazuara tek përdoruesi: synueshmërinë, pranueshmërinë, informueshmërinë, situatshmërinë dhe ndërtekstorësinë. Synueshmëria është një kriter i lidhur ngushtë me synimin e komunikimit të prodhuesit të tekstit për të prodhuar një tekst koheziv dhe koherent. Prodhuesi i tekstit e ka të qartë që për të arritur synimin e tij në transmetimin e njohurive, dhe për të realizuar planin e tij, duhet ta zgjedhë një tekst që e përmbush më së miri këtë qëllim. Kriteri i pranueshmërisë ka të bëjë me pritshmërinë e marrësit të tekstit për një tekst koheziv dhe koherent, që në një mënyrë ose në një tjetër është i rëndësishëm ose i dobishëm për të. Informueshmëria e tekstit lë të kuptohet që ky kriter ka të bëjë me masën në të cilën materiali i një teksti është i njohur apo i papritur. Sekuencat e ndryshme të një teksti, duhet të kenë shkallë të ndryshme informueshmërie, për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes informacionit “të vjetër” dhe informacionit të ri. Me situatshmëri kuptohen faktorë të situatës komunikative për të cilat një tekst merr një rëndësi të caktuar. Faktorë të tillë janë vendi dhe koha, bashkëbiseduesi, rolet sociale, qëllimet, etj. Kuptimi, përdorimi dhe forma e një teksti përcaktohen nga situata. Ka shprehje dhe tekste të caktuara që përdoren në situata të dhëna. Ndërtekstorësia ka të bëjë me faktorë, që lidhen me faktin se përdorimi i një teksti, prodhimi dhe interpretimi i tij, varen nga njohuritë e pjesëmarrësve në komunikim të një apo më shumë teksteve të tjera. Të rëndësishëm në këtë model të këtyre autorëve janë veprimet seleksionuese, që përdoren për të ndërtuar dhe për të kuptuar një tekst. De Beaugrande/Dressler-i përfshijnë dy modele, një për prodhimin dhe një për marrjen e tekstit. Sipas tyre, modeli i prodhimit të tekstit përbëhet nga pesë faza: a) planifikimi-folësi zgjedh mes llojeve të ndryshme të tekstit atë lloj teksti që sipas

mendimit të tij, mund të realizojë qëllimin e tij. b) ideimi-gjetja e ideve. c) shpalosja-në këtë fazë, shpalosen idetë e gjetura, në varësi të njohurive të ruajtura në kujtesë. d) shprehja-gjenden shprehje të përshtatshme (shprehje gjuhësore) për të realizuar paraqitjen e ideve. e) sinteza gramatikore-shprehjet renditen në sipërfaqen e tekstit dhe vendosen në marrëdhënie gramatikore me njëra-tjetrën. Kurse modeli i marrjes së tekstit përbëhet nga fazat e mëposhtme: a) analiza gramatikore, b) përdorimi i shprehjeve, c) ndryshimi i pikave, d) shpalosja e ideve, e) plani. Me rëndësi të madhe në këto procese janë njohuritë, përvoja dhe situata.

Ndërsa De Beaugrande/Dressler-i e zhvilluan modelin e tyre procedural të tekstit mbi bazën e fazave të përpunimit, modeli i dijeve i përpunuar nga Heinemann-i dhe Viehweger-i, u mor me tipologjizimin e sistemeve të dijes. Mendimi bazë është se “ne

112 Po aty. F.7.

Page 28: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

28

e transformojmë përfaqësimin mendor të një teksti në një strukturë shprehjeje, ku e kemi të mundur që të informojmë për përmbajtje të vetëdijes”113.

Në një model të integruar të teorisë së veprimit gjuhësor, të gramatikës dhe të ndërtimit të tekstit, dhe duke u nisur nga njohuritë paraprake të partnerit në komunikim, Heinemann/Viehweger-i paraqesin tipologjinë e tyre të tekstit në një model shumëplanësh. Heinemann/Viehweger-i e shohin teorinë e tekstit si një sistem teorish të pjesshme, përkatësisht nga teoria e gramatikës, teoria e veprimeve gjuhësore dhe teoria e përbërjes së tekstit. Nga këto teori, më e rëndësishmja është teoria e veprimeve gjuhësore, që sqaron ndërtimin dhe instrumentalizimin e njohurive ilokutive, që janë të rëndësishme për ndërtimin dhe interpretimin e tekstit, të njohurive mbi normat e përgjithshme komunikuese si dhe njohuritë metakomunikative. Për Heinemann/Viehweger-in114 detyra e gjuhësisë së tekstit është “studimi i strukturave dhe i formulimeve të tekstit, përkatësisht në vendosjen në varësinë komunikative, sociologjike të përgjithshme dhe psikologjike”. Kjo do të thotë që gjuhësia e tekstit niset para së gjithash që të përshkruajë kushtet e përgjithshme të ndërtimit të tekstit (pjesët përbërëse të tekstit), prodhimin e tekstit (formimi i teksteve) dhe marrjen apo receptimin e tekstit (të kuptuarit dhe pranimi i teksteve) që ndjek në mënyrë të pandërgjegjshme çdo folës kompetent (lexues ose shkrues, dërgues ose marrës i tekstit) në situata komunikuese. Në kuadër të hamendësimeve të tyre për rindërtimin e dijeve të modelit të tekstit, që mund të përshkruhen nga anëtarë të një shoqërie, Heinemann/Viehweger-i zhvillojnë një tipologji teksti mbi bazën e një kriteri të veçantë. Ata propozuan që të klasifikojnë llojet e tekstit në rrafshe të ndryshme: mbi rrafshin e “tipave të funksionit”, mbi rrafshin e “tipave të situatës”, mbi rrafshin e “tipave të sjelljes”, mbi rrafshin e “”tipave të strukturimit të tekstit”, dhe së fundi mbi rrafshin e “modelit prototip të formulimit”. Duke analizuar funksionet e teksteve, Heinemann/Viehweger-i u kushtojnë vëmendje të veçantë pasojave që mund të ketë përdorimi i një lloji të caktuar teksti në aktin e komunikimit. Heineman/Viehweger-i 115 dallojnë “efekte estetike”, “4 funksionet parësore të komunikimit”, dhe pikërisht “të shprehurit “(efekti: të shkarkosh fizikisht), “të kontaktuarit” (efekti: krijimi ose ruajtja e kontaktit me partnerët), “të informuarit” (efekti: transmetimi i informacioneve tek partnerët) dhe “të drejtuarit” (efekti: të nxitet partneri për të bërë diçka”). Klaus Brinker-i116 sheh si detyrë të gjuhësisë së tekstit që të përshkruajë në mënyrë sistematike kushtet dhe rregullat e ndërtimit të tekstit, që qëndrojnë në bazë të teksteve konkrete, dhe të sqarojë kuptimin e tyre për marrjen (të kuptuarit) e teksteve. Në vitin 2001, Brinker-i e plotëson konceptin e tij për gjuhësinë e tekstit, duke parë si qëllim të gjuhësisë së tekstit, që të bëjë transparente dhe të paraqesë me prova strukturën, d.m.th. ndërtimin gramatikor dhe tematik, si dhe funksionin komunikativ të teksteve konkrete. Sipas Brinker-it, përcaktimi i temës varet më shumë nga vërtetësia e tekstit në tërësinë e vet dhe në mënyrë të veçantë nga marrëdhëniet mes dhënësit dhe marrësit të tekstit, kjo do të thotë se tema lidhet me qëllimin e folësit dhe mënyrën sesi e kupton marrësi i tekstit. Duke u nisur nga ndërtimi gramatikor i strukturës së teksteve dhe në mënyrë

113 Po aty. F.3. 114 Po aty. F.17. 115 Po aty. F.149. 116

Brinker, Klaus. Linguistische Textanalyse. Eine Einführung in Grundbegriffe und Methoden. Berlin, Erich Schmidt Verlag, 1992.

Page 29: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

29

të veçantë nga rimarrja e elementeve në tekst, Klaus Brinker-i arrin në përfundimin se një tekst mund të përmbajë më shumë se një temë. Sigurisht që ka një renditje hierarkike të temave, kjo do të thotë që jo të gjitha temat kanë të njëjtën vlerë në tekst. Në këtë mënyrë, ai futi konceptin e temës kryesore dhe të temave të varura. Brinker-i përdor dy parime për të bërë një diferencim mes dy temave kryesore:

1. Parimi i derivacionit, sipas të cilit temat e varura lindin nga tema kryesore. 2. Parimi i marrëveshjes, sipas të cilit tema dhe funksioni komunikues i teksteve kushtëzojnë reciprokisht njëri-tjetrin.

Tema kryesore do të trajtohet si “një temë, që realizon më mirë funksionin komunikues të tekstit”117. Të lidhur me temën e tekstit, Brinker-i konsideron dhe “zhvillimin tematik” si objektin e studimit të gjuhësisë së tekstit. Zhvillimi tematik mund të përshkruhet sipas Brinker-it118 si “lidhja, kombinimi përkatës i kategorive semantiko-logjike, që përshkruajnë marrëdhëniet e brendshme të përmbajtjes së pjesshme, përkatësisht të temave të pjesshme, që shprehen në pjesë të ndryshme të tekstit titulli, paragrafi, fjalia”. Format bazë të zhvillimit tematik janë: përshkrues, narrativ, shpjegues dhe argumentues. Një zhvillim të veçantë të gjuhësisë së tekstit paraqet “Gramatika e tekstit” e Weinrich-it 119 , një gramatikë teksti e gjuhës gjermane, që përfshiu strukturën e gjermanishtes, duke u nisur nga lloje të ndryshme teksti. Weinrich-i u mor me përshkrimin e strukturave gjuhësore në të gjitha rrafshet, ku mori parasysh pozicionin e tyre në tekst, si dhe kushtet e tjera të mundshme. Sipas Schoenke-s120, objekti i studimit të tij janë dukuritë gramatikore të veçanta të teksteve. Qasjet e ndryshme në studimin e teksteve nga ana gjuhësore, kanë çuar në perceptimin se është e vështirë të përdoret vetëm një qasje në studimin e teksteve. Ndërkohë, që një dallim i rëndësishëm që duhet të bëhet është ai mes termave gjuhësi teksti dhe analiza e diskursit. Ashtu sikurse thonë dhe De Beaugrande/Dressler-i, studimi i bisedës, i njohur si analiza e diskursit (discourse analysis) është e një rëndësie të veçantë për shkencën e teksteve. Përkufizimi që jep De Beaugrande për gjuhësinë e tekstit si “studimi i gjuhës reale në përdorim” nuk dallon shumë nga disa nga përkufizimet e analizës së diskursit së Fasoldit121: “Studimi i diskursit është studimi i çdo aspekti të gjuhës në përdorim”. Për Brown/Yule-in 122 “analiza e diskursit është analiza e gjuhës në përdorim. Si e tillë, nuk mund të kufizohet në përshkrimin e formave gjuhësore të pavarura nga qëllimet dhe funksionet për të cilat këto forma janë krijuar që të shërbejnë në marrëdhëniet njerëzore”.

117 Po aty. F.52. 118 Po aty. F.56. 119 Weinrich, Harald. Textgrammatik der deutschen Sprache. Dudenverlag, Mannheim/Leipzig/Wien/Zürich, 1993. 120 Schoenke, Eva. ”Texttypspezifische Metaphorik?”. Në: Boeder, Winfried, Christoph Schröder, Karl Heinz Wagner, Wolfgang Wildgen. “Sprache in Raum und Zeit”. In memoriam Johannes Bechert Bd. 2: Beiträge zur empirischen Sprachwissenschaft. Tübingen, 1998, f.197-209. 121 Fasold, Ralph. The sociolinguistics of language. Oxford, Basil Blackwell, 1990, f.65: “The study of discourse is the study of any aspect of language use”. 122 Brown, Gillian; Yule, George. Discourse Analysis. Cambridge, Cambridge University Press, 1983, f.1: “The analysis of discourse is, necessarily, the analysis of language in use. As such, it cannot be restricted to the description of linguistic forms independent of the purposes or functions which those forms are designed to serve in human affairs.”

Page 30: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

30

Sipas Brown/Yule-it123, “të dhënat e analizuara nga analistët e diskursit merren nga tekstet e shkruara ose nga regjistrimet e bëra. Rrallëherë janë në formën e një fjalie të vetme. Lloji i materialit gjuhësor përshkruhet nganjëherë si “të dhënat e performancës” dhe mund të përmbajë elemente të tilla si hezitime, dhe forma jostandarde, që një gjuhëtar si Çomski (1965) besonte se nuk duhej të konsideroheshin në gramatikën e një gjuhe”. Sipas Schiffrin-it124, analiza e diskursit merret tradicionalisht me “analizën e thënieve si ndërveprim social”. Megjithatë, duket e vështirë që “diskursi” të analizohet në mënyrë të saktë, prandaj sipas Schiffrin-it, analiza e diskursit “është një nga fushat gjuhësore më të gjera, por dhe më pak të përcaktuara”. Nga ana tjetër, Van Dijk-u 125 thotë: “analiza e diskursit për mua është multidisiplinore dhe përfshin studimet në gjuhësi, poetikë, semiotikë, psikologji, sociologji, antropologji, histori dhe komunikim. Ajo që unë quaj si thelbësore është se pikërisht për shkak të natyrës shumanëshe, ky studim shumëdisiplinor duhet të integrohet. Ne duhet të krijojmë teori që janë komplekse dhe trajtojnë si dimensionin tekstual, kognitiv, social, politik dhe historik të diskursit”. Në përfundim, gjuhësia e tekstit ka rimarrë në 40 vitet e fundit forma të vjetra (retorika, stilistika, argumentimi dhe narracioni). Ajo u shndërrua fillimisht nga një disiplinë e orientuar nga gramatika, më pas nga pragmatika në një gjuhësi të orientuar nga dukuritë kognitive. Në një përmbledhje të qasjeve të ndryshme të përmendura më sipër, gjuhësia e tekstit merret me: - aspekte të përgjithshme të ndërtimit strukturor dhe funksional të tekstit, d.m.th. tekstorësisë; - klasifikimin e teksteve në kuadrin e një tipologjie teksti; - probleme të një integrimi të gjuhësisë së tekstit me stilistikën dhe retorikën; - studime ndërdisiplinore për përpunimin dhe kuptimin e teksteve; Problemi që shtrohet është si reagon gjuhësia e tekstit dhe cilat janë qasjet që dominojnë sot në gjuhësinë e tekstit. Duhet thënë se gjuhësia e tekstit duket të jetë më shumë një disiplinë evropiane. Në fillim të viteve ’80 u zhvillua si një nëndisiplinë më vete, gjuhësia e bisedës, e fokusuar në analizën e bisedës dhe në gramatikën e dialogut. Gjuhësia e bisedës merret me studimin e komunikimit të realizuar në mënyrë gojore dhe ndërvepruese, ndërsa gjuhësia e tekstit merret kryesisht me tekstet e shkruara. Ashtu sikurse thotë Brinker-i “prodhimi dhe marrja e tekstit nuk janë ndërveprues në të njëjtën kohë, por të pozicionuar në kohë dhe në hapësirë”.126

123 Po aty. F.20: "More typically, the discourse analyst's 'data' is taken from written texts or tape recordings. It is rarely in the form of a single sentence. The type of linguistic material is sometimes described as 'performance data' and may contain features such as hesitations, slips, and non-standard forms which a linguist like Chomsky (1965) believed should not have to be accounted for in the grammar of a language." 124 Schiffrin, Deborah. Approaches to Discourse. Blackwell Publishers Ltd, Oxford, 1994, f.419. 125 Dijk, Teun van. From text grammar to critical discourse analysis. Autobiografi e papublikuar, 2002, f.10: “Discourse analysis for me is essentially multidisciplinary, and involves linguistics, poetics, semiotics, psychology, sociology, anthropology, history, and communication research. What I find crucial though is that precisely because of its multi-faceted nature, this multidisciplinary research should be integrated. We should devise theories that are complex and account both for the textual, the cognitive, the social, the political and the historical dimension of discourse.” 126 Brinker, Klaus (editor). Text-und Gesprächslinguistik/Linguistics of Text and Conversation- Ein internationales Handbuch zeitgenössischer Forschung. De Gruyter; De Gruyter Mouton, 2000, f.VIII: "Produktion und Rezeption sind nicht interaktiv-gleichzeitig, sondern zeitlich und räumlich versetzt."

Page 31: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

31

Tietz-i127 thotë se “gjuhësia e tekstit ka një të ardhme, nëse objekti i saj, pra tekstet, gjejnë një reflektim dhe përpunim shoqëror. [...] Ajo nuk mund t’i përmbushë këto detyra, nëse nuk formëson më mirë analizën e saj të objektit.“ De Beaugrande në një diskutim për drejtimet e reja në gjuhësinë e tekstit shprehet: “Unë jam i bindur se termi më produktiv nuk është më gjuhësi teksti, por shkenca e tekstit. Shumë nga çështjet e rëndësishme-edhe në lidhje me strukturat e tekstit dhe formulimet për tekstin- nuk janë vetëm “gjuhësore”, në kuptimin, sesi trajtohet ky tekst. Studiues me një formim në gjuhësinë e tekstit duhet të kuptohen si ekspertë teksti dhe bashkëpunëtorë në një ndërdisiplinë të gjerë, ku çështje të tilla të studiohen në mënyrë shumëdimensionale. [....] Duhet parë nga ana empirike nëse një çështje ose dukuri e caktuar është thjesht gjuhësore apo kognitive ose sociale në proporcione të caktuara objektive.”128

127 Antos, Gerd; Tietz, Heike. Einleitung: Quo vadis, Textlinguistik? Në: “Die Zukunft der Textlinguistik Traditionen, Transformationen, Trends”. Tübingen: Niemeyer, 1997, f.228. 128 Po aty. F.9: “Zu viele der wichtigsten Fragen-auch bezüglich der Textstrukturen und Textformulierungen-sind nicht nur ‘linguistisch’ in dem Sinne, wie dieser Terminus sollen sich in Zukunft prinzipiell eher als Textexperten und Mitarbeiter in einer breiten ‘Transdisziplin’ verstehen, wo solche Fragen mehrdimensional untersucht und beantwortet werden. [....] Stattdessen soll es hinfort eine empirisch zu entscheidende Angelegenheit sein, inwieweit eine bestimmte Frage oder ein Phänomen als linguistisch gelten soll oder kognitiv oder sozial in sachlich angemessenen Proportionen.”

Page 32: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

32

1.2 Zhvillimi i gjuhësisë së tekstit në hapësirën shqipfolëse Në hapësirën shqipfolëse, studimet në gjuhësinë e tekstit kanë filluar në fund të viteve ’90. Botimet e para në këtë fushë të re për gjuhësinë shqiptare, kanë qenë ashtu sikurse dhe pritet, në kuadrin e paraqitjes së kësaj disipline përpara studiuesve shqiptarë. E futur rishtazi në kurrikulën e studimeve universitare, dhe botimi i parë në këtë fushë mund të konsiderohet “Gjuhësi teksti”, botim i vitit 1999, me dy bashkautorë: Klodeta Dibra dhe Nonda Varfi. Vetë specifika e këtij botimi, i konceptuar nga autorët “në përputhje me programin e kësaj lënde në universitet” për t’u shërbyer “studentëve dhe specialistëve të gjuhës” ka përcaktuar dhe strukturën e këtij teksti, si një tekst hyrës në këtë disiplinë gjuhësore. Autorët kanë bërë një paraqitje kronologjike të kuadrit historik të lindjes së gjuhësisë, duke i dhënë një vend të veçantë trajtimit të konceptit ‘tekst’, për të cilin, ndër qasjet e ndryshme dhe përkufizimet e ndryshme të konceptit tekst, ata janë ndikuar kryesisht nga autorët francezë. Ndërsa në trajtimin e kategorive të ndryshme në lidhje me tekstin, një vend të veçantë autorët i kanë kushtuar qasjes procedurale të De Beaugrande/Dressler-it dhe progresionit tematik. Duhet thënë se duke qenë një libër i bazuar kryesisht në trajtimin e dukurive gjuhësore brenda tekstit, në gjuhë të tjera, autorët janë përpjekur të japin përkatësit e tyre në gjuhën shqipe, pa hyrë në analiza më të thella, për të përcaktuar nëse dhe në gjuhën shqipe këto elemente kanë të njëjtat funksione, si në gjuhët e tjera. Ndarja tipologjike e teksteve dhe karakteristikat e tyre, e bazuar në shembuj të shqipes, është një pjesë e rëndësishme e këtij teksti universitar.

Një botim i dytë, i vitit 2004, është teksti i botuar në Prishtinë, nga studiuesi Hasan Mujaj, me titull “Gjuhësia e tekstit”, një tekst ky i ndikuar kryesisht nga autorët gjermanë, dhe i fokusuar në marrëdhëniet e gjuhësisë së tekstit me disiplinat jashtëgjuhësore, të cilat janë konsideruar më se të nevojshme për të parë funksionin e gjerë të gjuhës.

Nën ndikimin e autorëve gjermanë të gjuhësisë së tekstit, vjen në vitin 2005 dhe botimi i Arbër Çelikut “Koherenca tekstore-hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së tekstit nëpërmjet një qasjeje krahasuese të shqipes me gjermanishten”. Ky libër është konsideruar “një libër i rëndësishëm sepse jep një paraqitje të vlefshme, jo vetëm për studentët, por edhe për një kategori më të specializuar lexuesish si: asistentë e pedagogë, si dhe specialistë të gjuhës shqipe e të gjuhëve të huaja”. Ashtu si dhe në tekstet e mëparshme, autori ka dhënë një paraqitje të drejtimeve dhe qasjeve kryesore të gjuhësisë së tekstit, koncepteve bazë të koherencës dhe kohezionit, si dhe ka bërë një përpjekje për të dhënë në plan krahasues mjetet e ndërtimit të tekstit në shqip dhe në gjermanisht. Si një risi e këtij teksti është dhe një shtojcë me një listë të lidhëzorëve të tekstit në qasje krahasimtare shqip-gjermanisht, sigurisht pa i analizuar në mënyrë më të plotë. Botimi i vitit 2011, “Gjuhësi teksti”, i Tefë Topallit, që sikurse e konsideron vetë autori mund të konsiderohet si “libri i katërt në literaturën tonë gjuhësore që bën objekt studimi tekstin, si kategori ligjërimore” është fokusuar kryesisht në aktin e komunikimit, në tekstet gjuhësore dhe në tipologjitë e teksteve, duke i dhënë një vend të veçantë analizës së tekstit narrativ dhe atij poetik. Studime të tjera në gjuhësinë e tekstit janë kryesisht në nivelin përqasës-krahasues, të mjeteve që ndërtojnë tekstin në gjuhë të tjera dhe në gjuhën shqipe, ku elementet e shqipes janë parë kryesisht si format gjegjëse, pa qenë ato objekti kryesor i studimit.

Page 33: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

33

1.3 Përfundime mbi zhvillimin e gjuhësisë së tekstit Gjuhësia e tekstit është një disiplinë relativisht e re e gjuhësisë, e zhvilluar së pari në vitet ’60 të shekullit XX. Mund të thuhet se ajo zuri pozicionin e saj në gjuhësi, si një fushë studimi e veçantë në vitet ’70. Si pararendëse të gjuhësisë së tekstit konsiderohen retorika dhe stilistika, të dyja disiplina që kanë pasur ndikimin e tyre në lindjen dhe zhvillimin e gjuhësisë së tekstit. Në fushën e gjuhësisë ka pasur drejtime që janë marrë me nivelin e tekstit, si glosemantika e Hjelmslev-it dhe Tagmemika e Kenneth Pike-ut. Në zhvillimin e gjuhësisë së tekstit dallohen tri faza të rëndësishme: 1) qasja transfrastike, e cila u përqendrua në mjetet gjuhësore, me anë të të cilave fjalitë krijonin rrjedhë koherente. Hierarkia e njësive të sistemit gjuhësor (fonema, morfema/fjala, fjalia) u zgjerua me njësinë tekst. Synimi i studimeve në këtë periudhë është që të përcaktonin kushtet dhe rregullat për ndërtimin e tekstit. 2) qasja komunikative-pragmatike, në të cilën teksti nuk u pa më si një renditje fjalish të përbëra nga njësi gjuhësore të vogla, por si një tërësi që luan një funksion të caktuar komunikativ. Nën ndikimin e drejtimit pragmatik, në fillim të viteve ’70, gjuhësia e tekstit u largua nga përpjekjet për përshkrimin e strukturës së brendshme të teksteve, dhe u përpoq ta shihte tekstin në procesin dhe situatën komunikuese. Analiza e funksioneve komunikuese u realizua brenda teorisë së Aktit të të Folurit të Austin-it dhe Searle-it, ku teksti nuk u pa më si fjali të lidhura nga ana gramatikore, por si veprim gjuhësor, me anë të të cilit folësit ose shkruesi përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie komunikuese me dëgjuesin ose lexuesin. Në këtë mënyrë, gjuhësia e tekstit e orientuar nga komunikimi u mor me qëllimet të cilave u shërbejnë tekstet në komunikim, duke analizuar në këtë mënyrë, funksionin komunikues të teksteve. 3) qasja kognitive-studimet në shkencat kognitive, ndikuan dhe në studimet për gjuhësinë e tekstit, të cilat filluan të fokusoheshin në proceset kognitive të përpunimit të njohurive, të prodhimit dhe të marrjes së tekstit. Ky orientim i gjuhësisë së tekstit u konsiderua si “ndryshimi kognitiv”. Gjuhësia e tekstit është parë nga njëra anë si një nëndisiplinë gjuhësore brenda gjuhësisë, dhe nga tjetër si një qasje më e gjerë, e cila është përpjekur të trajtojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet e gjuhësisë që kanë të bëjnë me tekstin. Gjuhësia e tekstit është zgjeruar si një fushë studimi ndërdisiplinore, ku janë integruar rezultatet e studimeve në fusha të tjera si ato të teorisë së veprimit apo të shkencave kognitive, për ta studiuar tekstin jo thjesht si produkt, por dhe për të kuptuar procesit e prodhimit dhe të përpunimit të tij. Po ashtu, studimet e bëra në gjuhësinë e tekstit janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren në disiplina të tjera si në didaktikë, në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, në analizën e teksteve mediatike etj. Ashtu sikurse, u theksua më lart, gjuhësia e tekstit merret me aspektet e ndryshme të ndërtimit strukturor dhe funksional të tekstit, me klasifikimin e teksteve, etj, por për këto kategori të gjuhësisë së tekstit, autorët kryesorë të kësaj fushe kanë sjellë përkufizime specifike, shpesh të ndryshme nga njëri-tjetri. Madje dhe për objektin bazë të studimit të gjuhësisë së tekstit, vetë tekstin, ka një sërë përkufizimesh dhe qasjesh, të cilat do të trajtohen më hollësisht në vijim.

Page 34: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

34

KREU II PARIMET TEORIKE TË GJUHËSISË SË TEKSTIT 2.1 Koncepti tekst Pavarësisht nga qasjet e ndryshme, në qendër të studimeve për gjuhësinë e tekstit mbetet teksti. Fjala tekst vjen nga latinishtja textus ose textum “i thurur”. Në këtë kuptim teksti është një lloj i thurjes, d.m.th. stili i thurur në një tekst. Sipas Scherner-it129 termi tekst tek autorët klasikë është përdorur rrallë, dhe më shumë në kuptim metaforik. Në Mesjetë përdoret për herë të parë termi “tekst” për mjetin, pra për tekstin e shkruar, librin ose kodin. Me tekste kuptohen paragrafët e shkrimit të shenjtë. Në këtë kohë nuk ka ndonjë reflektim gjuhësor për tekstin. Në fillim të shekullit XX shfaqen përkufizimet për “njësitë e përbëra nga pjesët”. Fillimisht Sosyri që e konsideron “langazh” si njësi prej “langue” dhe “parole”. Interesi i Sosyrit është shumë i rëndësishëm për marrëdhënien mes shenjës dhe objektit, kategorive të gjuhës dhe renditjes si dhe organizimit të tyre të brendshëm, para së gjithash vendosjes së një metodike të qartë dhe një prioriteti logjik të gjuhësisë së “langue”. Përcaktimi i konceptit “tekst” ka qenë objekt i shumë diskutimeve të cilat gjithsesi nuk kanë çuar në një koncept të përgjithshëm dhe të pranuar gjerësisht. Duke iu referuar një parimi të vjetër skolastik që thotë se “atje ku ka mospërputhje konceptesh, duhet të gjenden dallimet”, Coseriu/Albrecht130 thonë se “nuk ka asnjë fushë tjetër kaq të pasur dhe të vështirë për konceptet sa gjuhësia e tekstit”. Në studimet për gjuhësinë e tekstit ka përkufizime të ndryshme për tekstin. Teksti trajtohet nga këndvështrime të ndryshme, si i shkruar apo i folur, i përbërë nga një ose më shumë fjali, si monolog apo dialog, gjuhësisht i pastër apo i përzier me forma të tjera të komunikimit. Duke qenë se deri më sot nuk është arritur në një përkufizim universal për tekstin, në këtë kapitull do të trajtohen koncepte të ndryshme për tekstin nga qasje të ndryshme. Ashtu sikurse u pa në pjesën e parë, drejtimi i parë i gjuhësisë së tekstit u zhvillua në sfondin e gjuhësisë strukturaliste dhe asaj gjenerative, ku brenda tyre njësia më e lartë gjuhësore konsiderohej “fjalia“. Me gjithë kritikën që erdhi në fillim të viteve ‘60 për kufizimin në fushën e fjalisë, nuk pati ndryshime të bazave teorike gjuhësore. Hierarkia e sistemit gjuhësor të deriatëhershëm (fonema, morfema/fjala, gjymtyrët e fjalisë, fjalia) u zgjerua me njësinë tekst. Në kuadrin e një postulati të zgjerimit të kufijve përtej fjalisë, tekstet u panë si njësi përtej frazës, përkatësisht fjalisë. “Teksti“ u përkufizua si një renditje koherente fjalish. Koncepti bazë i koherencës së tekstit u pa thjesht nga ana gramatikore. Sipas Heinz Vater-it 131 “qasja transfrastike niset nga fakti që tekstet janë njësi strukturore të të njëjtit lloj si fjalia, por më të gjera. Prandaj tekstet mund të përshkruhen me anë të instrumenteve të gjuhësisë strukturaliste dhe më vonë të asaj gjenerativo-transformacionale”. I konceptuar në këtë mënyrë, ndërtimi i tekstit shihej si i realizuar me anë të rregullave të gjuhës, por synimi ishte të gjendeshin parimet strukturore mbi të cilat ndërtohet teksti.

129 Scherner, Maximilian. “Text. Untersuchungen zur Begriffsgeschichte”. Në: Archiv für Begriffsgeschichte 39, f.103-160. 130 Coseriu, Eugen. Eine Einführung. Përpunuar nga Jörn Albrecht. Tübingen, 2006, f.7. 131 Vater, Heinz. Einführung in die Textlinguistik. Struktur, Thema und Referenz in Texten. Mynih, 1992, f.20.

Page 35: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

35

Një nga përkufizimet e para për tekstin, në fazën e tranzicionit nga gjuhësia e fjalisë drejt gjuhësisë së tekstit, u dha nga Koch-u132: “Çdo sekuencë fjalish të rregulluara nga ana kohore ose hapësinore, në mënyrë të tillë që të sugjerojë një tërësi do të konsiderohet tekst”. Në këtë mënyrë Koch-u, e konsideron tekstin si term të mbivendosur. Harweg-u133 e sheh tekstin si “një zinxhir të pandërprerë përemëror të ndërtuar nga njësi gjuhësore të njëpasnjëshme”. Kjo qasje transfrastike e ka zanafillën tek ideja se tekstet janë njësi strukturore në kuptimin e fjalive, vetëm se janë më të gjera. Në lidhje me këtë përkufizim për tekstin, vetë Harweg-u do të thoshte më vonë: “Në librin tim “Përemri dhe ndërtimi i tekstit” e kam përkufizuar konceptin “tekst” si “një zinxhir të pandërprerë përemëror ose sintagmatik, më saktë: zëvendësimi dydimensional i njësive gjuhësore të ndërtuara njëra pas tjetrës”, ku njësi të tilla gjuhësore të lidhura pas njëra-tjetrës janë të specifikuara si fjali-më saktë: si fjali gramatikore, d.m.th. fjali të pranuara nga ana gramatikore” 134 . Harweg-u bëri dallimin mes dy formave të konceptit tekst-asaj të orientuar nga performanca dhe formës së orientuar nga kompetenca. Sipas Harweg-ut135 “koncepti ynë për tekstin kërkon një zinxhir të pandërprerë përemëror. Një ndërprerje e këtij zinxhiri do të shënonte kufijtë, d.m.th. fillimin dhe fundin e një teksti specifik“. Harweg-u pranon se ka dhe tekste të caktuara ku parimi i ndërtimit të tekstit nga rrjeta përemërore nuk përmbushet, si në rastet e aforizmave të përbëra nga një fjali. Ky përkufizim është kritikuar shumë ndërkohë. Nga njëra anë, zinxhiri i pandërprerë përemëror është konsideruar si një kusht shumë i fortë, sepse ka dhe tekste, që nuk e plotësojnë këtë kusht, dhe nga ana tjetër i dobët sepse plotësimi i këtij kushti si mjet i ndërtimit të teksteve nuk mjafton.

Një autor i rëndësishëm i gjuhësisë së tekstit, Hartmann-i paraqet tezën e mëposhtme: “Teksti si formë e manifestimit të gjuhës” ndërton shenjën origjinare gjuhësore”. Hartmann-i136 e konsideron tekstin si “shenjë origjinare gjuhësore” dhe si “një zinxhir i pandërprerë emëror, i ndërtuar nga njësi gjuhësore të njëpasnjëshme”. Hartmann-i137 thotë: “teksti, i konceptuar si mundësia bazë e shfaqjes së gjuhës në një formë të manifestuar, [...] ndërton njësinë gjuhësore origjinare. Prej andej mund të ndërtohet çdo përbërës material prej çdo bartësi shenje të mundshme gjuhësore.” Sipas Gansel/Jürgens-it138, kjo tezë përmban dy aspekte të rëndësishme:

a) Koncepti “origjinar” nënkupton se gjuha ndodh në parim në formën e teksteve, ose e thënë ndryshe një tekst është ndërtesa gjuhësore, pra, ajo çfarë kryhet në një akt performance (ose dhe një radhë aktesh performance), d.m.th. gjithçka çfarë thotë ose shkruan dikush.

132 Koch, Walter. “Preliminary sketch of a semantic type of discourse analysis”. Linguistics, 12, 1965, f.16: “Any sequence of sentences temporally or spacially arranged in a way to suggest a whole will be considered to be a text“. 133 Harweg, Roland. Pronomina und Texkonstitution. Mu�nchen, W. Fink, 1968, f.148: “Ein durch ununterbrochene pronominale Verkettung konstituiertes Nacheinander sprachlicher Einheiten”. 134 Harweg, Roland. “Textlinguistik”. Në: Koch, Walter A. (bot.). Perspektiven der Linguistik II. Stuttgart, Kröner, 1974, f.88-116: “In meinem Buch Pronomina und Textkonstitution habe ich den Begriff ‘Text’ definiert als ‘ein durch unterbrochene pronominale Verkettung oder syntagmatische, genauer: zweidimensionale Substitution konstituiertes Nacheinander sprachlicher Einheiten und die zu einem solchen Nacheinander verketteten sprachlichen Einheiten spezifiziert als Sätze-genauer: als grammatische, d.h. grammatisch akzeptable Sätze.” 135 Po aty. F.150. 136 Hartmann, Peter. “Texte als linguistisches Objekt”. Në: Beiträge zur Textlinguistik. Mynih, 1971. 137 Po aty. F.19. 138 Gansel, Christina; Jürgens, Frank. Textlinguistik und Textgrammatik. Eine Einführung. UTB/Vandenhoeck & Ruprecht, Stuttgart/Göttingen, 2004, f.18.

Page 36: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

36

b) teza nënvizon për tekstin aftësinë për të ndërtuar shenjat gjuhësore. As kjo nuk është problematike nga ana semiotike.

Daneš-i139 thekson se “teksti duhet parë si një zinxhir thëniesh (minimale) (d.m.th. fjalish, që janë përshtatur me një kontekst dhe një situatë të caktuar”. Vetë Daneš-i thotë se në çdo thënie dallohet se përse do të informohet (tema), se dhe se çfarë do të informohet në lidhje me të (rema, në kuptimin e vet të ngushtë). Shpërndarja e këtyre funksioneve përmes elementeve semantike të një thënieje varet nga konteksti i dhënë dhe situata.

Brinkmann-i u përpoq të studionte llojet e fjalëve dhe përbërjen e tyre, veprimin e tyre tek njëra-tjetra, llojet e fjalive dhe së fundi “ligjërimin”, me të cilin shënohet ai që në gramatikën e tekstit njihet si tekst. Sipas Brinkmann-it 140 “ligjërim ne quajmë elementet gjuhësore të folura ose të shkruara, që nuk janë më pjesë përbërëse e njësive gjuhësore më të larta”. Këtu “ligjërimi” merret së pari me radhën e njësive gjuhësore dhe dallohet qartë nga njësitë e tjera “fjala” dhe “fjalia”. Sipas Felder-it141 “Ky përkufizim do të thotë gjithashtu se tërësia e një “ligjërimi do të sqarohet” jo përmes shtrirjes së tij, por vetëm përmes vendosjes në sjelljen jogjuhësore, d.m.th. përmes funksionit të tyre komunikues.”

Një nga përkufizimet që e konsideron tekstin si një madhësi të pastër gjuhësore, është ai i Dressler-it 142 “Teksti është sipas synimit të dhënësit ose të marrësit të tekstit një njësi gjuhësore e mbyllur, që ndërtohet sipas rregullave të gramatikës së gjuhës përkatëse ku përdoret.” Sipas Coseriu-t143, Dressler-i në fakt ka dhënë në të njëjtin punim, dy koncepte të ndryshme për tekstin. Së pari, ai e quan tekstin “njësi gjuhësore e mbyllur”, dhe më pas në shënimin që jep për këtë koncept, e konsideron tekstin një njësi gjuhësore të mbyllur sipas synimit të dhënësit ose të marrësit të tekstit. Në këtë përkufizim më të zgjeruar, Dressler-i kalon në rregullat e një gjuhe të caktuar.

Një koncept tjetër për tekstin, nën ndikimin e qasjes funksionale, është koncepti i funksionit të tekstit me mjetet konvencionale të shprehura, të synimit të folësve ose të shkruesve. Një nga këto përkufizime të tekstit është ai i Grosse-s144 që e konsideron tekstin si “pjesën gjuhësore të shprehjes në një akt komunikimi”. Në këtë mënyrë, ai përpiqet të analizojë funksionet e tekstit në komunikim. Ka të bëjë me “instruksionin e marrësit për mënyrën e të kuptuarit të tekstit sipas dëshirës së dërguesit”145.

139 Daneš, František. “Zur linguistischen Analyse der Textstruktur”. Në: Folia Linguistica 4, 1970, f.72: “Ein Text kann als eine Verkettung von (minimalen) Aussagen (d.h., von Sätzen, die einem bestimmten Kontext und einer bestimmten Situation angepasst sind) betrachtet werden“. 140 Brinkmann, Hennig. Die deutsche Sprache. Gestalt und Leistung. Düsseldorf, 1971, f.23. “Rede‘ nennen wir sprachliche Einheiten mündlicher oder schriftlicher Art, die nicht mehr Bestandteil höherer sprachlicher Einheiten sind“ 141 Felder, Ekkehard. Semantische Kämpfe: Macht und Sprache in den Wissenschaften. Berlin/New York, 2006, f.379: “Diese Bestimmung bedeutet auch, dass die Ganzheit einer ‘Rede’ nicht durch ihren Umfang sondern ausschließlich durch Einbettung in nichtsprachliches Verhalten, d.h. durch ihre kommunikative Funktion erklärt wird.” 142 Dressler, Wolfgang Ulrich. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1972, f.1. “Text ist eine nach der Intention des oder der Sender und Empfänger sprachlich abgeschlossene Sprachreinheit, die nach den Regeln der Grammatik der jeweils verwendeten Sprache gebildet ist“. 143 Po aty. F.8. 144 Große, Ernst Ulrich. Text und Kommunikation. Stuttgart, 1976, f.13. 145 Po aty. F.26.

Page 37: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

37

Në gjuhësinë komunikative, Weinrich-i 146 e konsideron tekstin si “një varg të kuptimshëm shenjash gjuhësore mes dy ndërprerjeve të komunikimit”. Kurse, nën ndikimin e qasjes izotopike të Greimas-it, duke e konceptuar tekstin si një lidhje semantike, Kallmeyer et al. japin këtë përkufizim për tekstin “Një tekst mund të konsiderohet nga ana semantike si një strukturë nga një deri në n rrafshe izotopesh, ku ky numër drejtohet nga numri i tipareve dominuese në tekst”147. Teksti u konsiderua dhe si një njësi tematike e mbyllur. Kështu, Halliday dhe Hasan-i148 dhanë përkufizimin e mëposhtëm për tekstin: “Fjala tekst përdoret në gjuhësi për t’iu referuar një pasazhi, të folur ose të shkruar, të cilësdo gjatësi, që formon një tërësi të unifikuar. [...] Një tekst është një njësi e gjuhës në përdorim. Nuk është një njësi gramatikore, si fjalia, dhe nuk përcaktohet nga madhësia e tij. Një tekst nganjëherë mendohet të jetë një lloj super fjalie, një njësi gramatikore që është më e madhe se fjalia por është e lidhur me fjalinë në të njëjtën mënyrë si fjalia është e lidhur me frazën, fraza me grupin e kështu me radhë [...]. Një tekst shihet më mirë si një njësi semantike, një njësi jo e formës, por e kuptimit.” Duhet thënë se në këtë përkufizim të Halliday-it dhe Hasan-it teksti shihet si “tërësi” (më shumë se shuma e pjesëve të tij), por edhe si një njësi semantike. Halliday thekson rëndësinë e gjuhës si një mjet për ndërveprimin social mes anëtarëve të një komuniteti. Ai e shikon gjuhën si një entitet që jeton për arritjen e komunikimit në një kontekst të situatës. Ata e shohin tekstin si një vazhdimësi fjalish të lidhura dhe jo një akumulim i strukturave të izoluara në një vakum josituacional. Sipas Halliday-it dhe Hasan-it ka një dallim gjuhësor (të paktën në parim) mes një teksti dhe një joteksti, dhe se ky dallim bazohet në kuptim. Një tekst ka kuptim, kurse një jotekst mund të mos jetë me kuptim, dallimi qëndron në praninë ose në mungesën e asaj që quhet teksturë. Ashtu sikurse theksojnë Halliday dhe Hasan-i, tekstura është ajo që përcakton një tekst, si një kundërvënie me objektin verbal pa teksturë, të ashtuquajturin jotekst, një objekt semiotik virtual. Tekstura është karakteristika e lidhjes që rezulton nga marrëdhëniet leksiko-gramatikore që bashkon pjesë të një teksti bashkë në një të tërë. Teksti e merr teksturën e tij nga fakti që funksionon si një njësi kuptimplotë në lidhje me mjedisin e përditshëm situacional, kontekstit të denominuar ose mjedisit social-kulturor. Halliday dhe Hasan-i149 shprehen: “Ne e dimë, si një rregull të përgjithshme, nëse ndonjë specimen i gjuhës sonë përbën një tekst ose jo. Kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjëherë pasigurira. Dallimi mes një teksti dhe një koleksioni fjalish të palidhura është një çështje shkalle. Një tekst mund të shkruhet ose të flitet, mund të jetë prozë ose vargje, dialog ose monolog. Mund të jetë çdo gjë që nga një proverb i thjeshtë tek një pjesë (dramë) e plotë, nga një thirrje momentale për ndihmë tek një diskutim në një komitet. Një tekst është një njësi e gjuhës në përdorim. Nuk është një njësi gramatikore, si një frazë ose një fjali... Një tekst nuk është diçka që është si fjalia, vetëm më e madhe, është diçka që dallon nga

146 Weinrich, Harald. “Zur Linguistik der Tempusübergänge”. Në: Linguistics and Didactics 1, 1970, f.222. “Ein Text ist eine sinnvolle Abfolge sprachlicher Zeichen zwischen zwei auffälligen Kommunikationsunterbrechungen.“ 147 Kallmeyer, Werner/Meyer-Hermann, Reinhard. Textlinguistik. Tübingen, 1980, f.147: “Ein Text läßt sich semantisch als ein Gefüge von 1 bis n Isotopieebenen definieren, wobei sich diese Anzahl nach der Anzahl der im Text dominierenden Merkmale richtet.“ 148 Po aty. F.2: “[A term] used in linguistics to refer to any passage- spoken or written, of whatever length, that does form a unified whole [….] A text is a unit of language in use. It is not a grammatical unit, like a clause or a sentence; and it is not defined by its size [….] A text is best regarded as a SEMANTIC unit; a unit not of form but of meaning.” 149 Po aty. F.1-2.

Page 38: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

38

një fjalë në lloj. Një tekst mund të shihet si një njësi semantike: një njësi jo e formës por e përmbajtjes”. Halliday150 argumenton se edhe pse teksti është i përbërë nga fjalët dhe fjalitë, në fakt është i ndërtuar nga kuptimet: “si një gjë në vetvete, një tekst është në thelb një njësi semantike [...] nuk është diçka që mund të përkufizohet se është vetëm një lloj tjetër fjalie, vetëm më e madhe”. Halliday sjell dhe një nocion tjetër: teksti është dhe “produkti dhe një proces”. Teksti konsiderohet si produkt në kuptimin që është rezultati i një imazhi mendor që mund të studiohet dhe të regjistrohet, duke pasur një ndërtim të caktuar që mund të paraqitet në terma sistematikë. Nga ana tjetër është proces, në kuptimin që është një lëvizje e vazhdueshme përmes një rrjeti kuptimi që përfshin zgjidhje dhe marrje vendimesh. Halliday mendon se teksti nuk është vetëm një njësi semantike, por dhe një instancë e ndërveprimit tekstual. Në perspektivën e tij social-semantike, teksti është një objekt i shkëmbimit social të kuptimit.

Ashtu si Halliday dhe Hasan-i, dhe Oomen-i151 mendojnë se “teksti formon një super shenjë, që duhet interpretuar duke iu referuar funksioneve të tij të përgjithshme. [...] duke e përkufizuar tekstin se ai është më shumë sesa thjesht shuma e pjesëve të tij, do të thotë që një tekst ka një karakter tërësie”.

Dhe Schmidt-i152 e shikon tekstin si një madhësi që nuk përcaktohet vetëm nga realizimi i sistemit të njohurive, por në mënyrë të veçantë nga faktorë në lidhje me komunikimin gjuhësor. Nën këto kushte, për Schmidt-in “një tekst është një pjesë e një ligjërimi të shkruar ose të folur, me anë të të cilit formësohet gjuhësisht një rrethanë si një njësi e mbyllur e përmbajtjes sipas një plani komunikimi. [...] Ai është si rregull, një radhë fjalish dhe/ose njësish të vlefshme si fjalia”.

Werlich-i153 përmend në veprën e tij dy qasje të ndryshme të konceptit tekst. Nga njëra anë, Werlich-i konsideron tekst çdo shprehje që me ndihmën e shenjave të pikësimit të fjalisë prodhon një kod të caktuar. Dhe nga ana tjetër ai konsideron tekst “shprehje të shkruara të përbëra nga shumë fjali”. Një koncept për tekstin, i parë në marrëdhënien dinamike mes shenjës gjuhësore (tekstit) dhe përdoruesve të tij është dhe përkufizimi i Wunderlich-it154: “Një tekst duhet të shihet në radhë të parë jo si një renditje fjalish, por si rezultat i një radhe aktesh të foluri (ose të shkruari), renditja e të cilave realizohet jo vetëm me anë të tipareve sintaksore-semantike të shprehjeve, por dhe prej kontekstit institucional të prodhimit dhe marrjes së tekstit”.

Sipas Klemm-it155 ka dhe përkufizime të tekstit, ku teksti shihet si një ndërtesë gjuhësore e qëndrueshme dhe mjet për transmetimin. Një nga studiuesit që e shohin

150 Halliday, Michael. An Introduction to Functional Grammar. Arnold, 1985, f.10. 151 Oomen, Ursula. “Texts and sentences”. Në: Petöfi (editor), Bd.1, 1979, f.274. “The text forms a super-sign, to be interpreted with reference to its overall functions. [...] Defining a text as being more than the sum of its parts means that a text has a wholistic character”. 152 Schmidt, Wilhelm. “Thesen zur Beschreibung und Einteilung von Texten”. Në: Lexik- und Grammatikbeschreibung im Rahmen einer integral und operativ orientierten Sprachlehre. Potsdam, 1977, f.155. “Ein Text ist ein Stück mündlicher und schriftlicher Rede, durch das ein Sachverhalt als relativ abgeschlossene Inhaltseinheit nach einem Kommunikationsplan sprachlich gestaltet ist, um eine bestimmte Kommunikationsabsicht zu realisieren. [...] Er ist in der Regel eine vom Inhalt und Zweck bestimmte Folge von Sätzen und/oder satzwertigen Einheiten“. 153 Werlich, Egon. Typologie der Texte. Heidelberg 1979, f.13. 154 Wunderlich, Dieter. Wissenschaftstheorie der Linguistik. Atheneum Publishers, Kronberg, 1976, f.295. 155 http://michaelklemm.files.wordpress.com/2011/02/klemm_textbegriff_ausgangspunkte.pdf.

Page 39: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

39

tekstin si një ndërtesë gjuhësore është Glinz-i156, i cili thotë se “me tekst ne kuptojmë një ndërtesë gjuhësore të qëndrueshme, nga fillimi, prej hartuesit të tij”. Për Ehlich-in157 “teksti si mjet i veprimit gjuhësor ka qëllimin e tij tek tradita”. Sipas Adamzik-ut158 përkufizimi i Glintz-it dhe ai i Ehlich-it kërkojnë minimumi mundësinë e shkrimit. Në prodhimin gjuhësor të shkruar folësi/shkruesi nuk komunikon vetëm për një ndërveprim ballë për ballë, por e ndërton në mënyrë të tillë që të mund të riaktualizohet dhe në situata të tjera.

Brinker-i159 e shikon tekstin si njësi strukturore-funksionale. Në konceptin e tij, “termi “tekst” shënon një radhë të kufizuar shenjash gjuhësore që janë koherente në vetvete dhe që si një e tërë sinjalizojnë një funksion komunikues të dallueshëm”. Sipas Rolf-it160 ky përkufizim ka disa përparësi. Së pari, përmbush tërësinë e një sërë kriteresh të tekstualitetit që konsiderohen si tiparet më të rëndësishme të ndërtimit të tekstit. Ky përkufizim përmbush kriterin e kompleksitetit, sepse duke folur për shenja gjuhësore, me to përfshin dhe fjali. Po ashtu, Rolf-i mendon se duke e konsideruar tekstin si një “radhë të kufizuar”, ai përmbush kriterin e “kufizimit”, kriterin komunikativ (sinjalizon një funksion komunikativ), kriterin e koherencës dhe kriterin e temës. Duke folur për shenja gjuhësore dhe jo për fjali, ky përkufizim i tekstit merr parasysh dhe tekste që nuk përbëhen nga fjalitë. Ky përkufizim ka dhe përparësinë se bazohet në funksionin komunikues duke kuptuar me këtë qëllimin që kanë prodhuesit e tekstit.

Teksti si shenjë gjuhësore komplekse ishte trajtuar dhe më parë nga Gülich/Raible161 për të cilët “një tekst është një shenjë gjuhësore komplekse, që është e ndërtuar sipas rregullave të sistemit të gjuhës (Langue). Një tekst i parë së jashtmi, do të ishte një tekst [...] i ngjashëm me një “akt komunikimi”. Kjo do të thotë që “teksti” dhe “akti i komunikimit” kushtëzojnë përkatësisht njëri-tjetrin.” Sipas Klemm-it 162 ka një sërë studiuesish që e konceptojnë tekstin si mjet të komunikimit. Një këndvështrim të tillë e shohim që në vitin 1964 tek Hartmann-i163 i cili thekson se “me tekst mund të shënohet ajo çka ndodh në gjuhë në mënyrë të tillë që është gjuha në formë komunikative ose sociale d.m.th. një formë e referuar tek partneri”. Sipas Schnerner-it164: “Tekstet këtu nuk shihen në kuptimin e dukurive të parole por ato përcaktojnë dhe pikën e qëllimit, d.m.th. që studimi i përdorimit të gjuhës ose më

156Glinz, Hans. Linguistische Grundbegriffe und Methodenüberblick. Bad Homburg, 1973, f.22: “Unter Text verstehen wir ein von seinem Hersteller von vorneherein als dauerhaft intendiertes sprachliches Gebilde.“ 157 Ehlich, Konrad. “Zum Textbegriff”. Në: Texte –Textsorten – Semantik. Hamburg, 1984, f.18. 158 Po aty. F.41. 159 Brinker, Klaus. Linguistische Textanalyse. Eine Einführung in Grundbegriffe und Methoden. Berlin, 1997, f.17: “Der Terminus ,Text‘ bezeichnet eine begrenzte Folge von sprachlichen Zeichen, die in sich kohärent ist und die als Ganzes eine erkennbare kommunikative Funktion signalisiert“. 160 Rolf, Eckard. Die Funktionen der Gebrauchstextsorten. Berlin/NY, 1993. 161 Gülich, Elisabeth; Raible, Wolfgang. Linguistische Textmodelle. Grundlagen und Möglichkeiten. Mynih, 1977, f.47. 162 http://michaelklemm.files.wordpress.com/2011/02/klemm_textbegriff_ausgangspunkte.pdf. 163 Hartmann, Peter. Text, Texte, Klassen von Texten. Në: “Bogawus 2”, f.15-25. 164 Scherner, Maximillian. Sprache als Text. Ansätze zu einer sprachwissenschaftlich begründeten Theorie des Textverstehens. Forschungsgeschichte-Problemstellung-Beschreibung. Tübingen, Niemeyer, 1984, f.3: “…Texte’ als Sprachvorkommen hier nicht nur im Sinne von parole-Phänomenen den Ausgangpunkt für Forschungen darstellen, sondern dass sie auch deren Zielpunkt markieren, d.h. dass die Erforschung der Sprachverwendung, oder präziser: der vollen sozial-kommunikativen Realität der Sprache.“

Page 40: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

40

saktë realiteti social komunikativ i gjuhës, si fushë studimi sui generis qëndron pranë studimit të gjuhës si sistem virtual (e ashtuquajtura gjuhësi sistemore)”. Në këndvështrimin e disa gjuhëtarëve, teksti është një veprim gjuhësor dhe komunikativ. Kështu, S.J.Schmidt165 jep këtë përkufizim për tekstin: “Teksti është çdo pjesë përbërëse gjuhësore e shprehur e një akti komunikimi në një veprim komunikues, që është i orientuar nga ana tematike dhe që përmbush një funksion të dukshëm komunikues d.m.th. realizon një potencial ilokutiv të dukshëm”. Për Kalverkämper-in166 me këtë vendosje në një sistem hierarkik kompleks të njësive gjuhësore jepet mundësia që “veprimi gjuhësor” të shihet si “kategoria bazë” e një gjuhësie të orientuar drejt komunikimit. Kështu, Schmidt-i për të arritur në përkufizimin e tij për tekstin, ndërtoi një hierarki të dukurive gjuhësore që për nga “ndërveprimi social” është njësia më e lartë dhe i specifikon këto në “komunikimin gjuhësor”. Komunikimi gjuhësor ndërtohet nga veprime komunikative, të cilat ndërtohen nga akte të veçanta komunikative (lokutive, ilokutive dhe perlokutive) me përbërës gjuhësor (tekste) nga njëra anë dhe me përbërës jogjuhësorë (mimika, gjestet etj). Pikërisht brenda këtij sistemi, Schmidt-i dha përkufizimin e tij për tekstin. Për Galter-in 167 nga ky përkufizim dalin katër karakteristika të dukurisë “tekst”: koherenca, orientimi tematik, rregullat ndërtuese, funksioni komunikues. Qëllimi i folësit i dalluar nga partneri i komunikimit në një situatë komunikative të rregulluar, realizohet nga një sasi shprehjesh gjuhësore të pavarura nga njëra-tjetra “një tekst”. Teksti si njësi komunikuese shihet dhe nga Rosengren-i168 i cili jep këtë përkufizim për tekstin: “Teksti duhet të shihet gjithnjë si një njësi komunikuese d.m.th. si një njësi tematike, që në procesin e komunikimit përmbush një funksion ilokutiv.” Coseriu169 thekson se “gjithçka që është një ligjërim ose një strukturë aktesh ligjërimi të varura nga njëra-tjetra, [...] është një tekst si kur bëhet fjalë për një formulë përshëndetëse si mirëdita apo për Komedinë Hyjnore”. Vetë Coseriu170 sqaron më parë se të japë këtë përkufizim se ai dallon tri rrafshe të ndryshme të gjuhës: a) rrafshi universal, “gjuha në përgjithësi” duke e dalluar atë nga gjuhët e veçanta. b) rrafshi historik, rrafshi i gjuhëve historikisht të veçanta (gjermanisht, frëngjisht rusisht etj). c) rrafshi i teksteve, i akteve të ligjërimit, përkatësisht i strukturës së akteve të ligjërimit, që realizohet nga një folës i caktuar në një situatë të caktuar, dhe që mund të ndodhë në formën e folur ose të shkruar. Me këtë ndarje dhe përkufizim për tekstin që bën Coseriu, ai vetë mendonte të ndante tri rrafshe studimi më gjuhësi, kur njëra prej tyre të ishte gjuhësia e teksteve ose e tekstit. Duhet thënë se një përkufizim i tillë i tekstit që merr para së gjithash parasysh aspektin e përdorimit të gjuhës, rezulton që të konsiderojë si tekst “çdo lloj të gjuhës

165 Schmidt, Sigfried J. Texttheorie. Probleme einer Linguistik der sprachlichen Kommunikation. Mynih, Fink, 1973, f.150: “Ein Text ist jeder geäußerte sprachliche Bestandteil eines Kommunikationsaktes in einem kommunikativen Handlungsspiel, der thematisch orientiert ist und eine erkennbare kommunikative Funktion erfüllt, d.h. ein erkennbares Illokutionspotential realisiert.” 166 Po aty. F.79. 167 Po aty. F.150. 168 Rosengren, Inger. “Texttheorie”. Në: Lexikon der Germanistischen Linguistik. Althaus, Hans Peter, Helmut Henne, Herbert Ernst Wiegand (bot.). Tübingen, Niemeyer, 1980, f.276: “Der Text muß immer als eine kommunikative Einheit, d.h. als eine thematische Einheit, die im Kommunikationsprozeß eine illokutive Funktion erfüllt, betrachtet werden.” 169 Po aty. F.10. 170 Po aty. F.9.

Page 41: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

41

në përdorim”. Coseriu 171 thekson se “çdo gjë që thuhet është një tekst ose një fragment i tekstit; edhe një fjali e vetme mund të paraqesë një tekst të plotë”. Një autor tjetër që e konsideron tekstin si veprim gjuhësor dhe komunikativ është dhe Viehweger-i. Viehweger-i 172 thekson se “me tekst do të kuptohet një shprehje komplekse, që do të përcaktohet me anë të një tipi veprimi, që karakterizon funksionin komunikues të të gjithë shprehjes komplekse”. Kurse, për gjuhëtarët e viteve ’80 teksti konsiderohet si strukturë dijesh dhe ndërtim kognitiv. Për Scherner-in173, “kuptimi i një teksti nuk është një “gjendje objektive”, por një korrelat kognitiv emotiv, i ndërtuar mbi bazën e perceptimit të ekzemplarëve të tekstit në ndërgjegjen e marrësve të tekstit, që “kuptimin” e vet e mbështet përmes faktit se është i lidhur në horizontin e recipientëve”. Vetë Scherner-i mendon se kjo sjell si pasojë që mund të ketë keqkuptime me përkufizimin e “kuptimit” të ndërtuar nga recipientët nga vërtetësia empirike e marrjes me tekstet. Një përkufizim për tekstin mbi bazën e modeleve të analizës dinamike-procedurale japin dhe Heinemann-i dhe Viehweger-i174: “Me tekste do të kuptohen rezultatet e veprimtarive gjuhësore të njerëzve që ndërveprojnë nga ana sociale, me anë të të cilave në varësi nga vlerësimi kognitiv i pjesëmarrësve në veprim, si dhe të kontekstit të veprimit nga prodhuesit e tekstit do të aktualizoheshin dije të llojeve të ndryshme, të cilat manifestohen në tekste në mënyra specifike. [...] Tekstet nuk kanë asnjë kuptim, asnjë funksion në vetvete, por relativ me kontekstet e ndërveprimit, si dhe të pjesëmarrësve në veprim që prodhojnë dhe marrin tekste.” Sipas këtij përkufizimi, tekstet janë ndërtesa ose forma bazë që realizojnë komunikimin ndërmjet ndërvepruesve, pra mes prodhuesve dhe marrësve të tekstit. Duke ndjekur një përkufizim dinamik për tekstin, Heinemann-i dhe Viehweger-i175 i panë kuptimet dhe vetë funksionet në marrëdhënie me kontekstet ndërvepruese si dhe të pjesëmarrësve në veprim që prodhojnë dhe marrin tekste. “Janë më shumë pjesëmarrësit në veprim, që ndihmojnë në lidhjen e tekstit dhe e manifestojnë atë në strukturën e tekstit, për ta rindërtuar atë sërish në një proces të kuptuari të komplikuar, ku ndërveprojnë ngushtë informacionet e tekstit dhe dijet ekzistuese”. Ky përkufizim kërkon që të përfshijë tekstin në një situatë komunikimi. Por futja e

171 Po aty. F.28. 172 Viehweger, Dieter. “Sequenzierung von Sprachhandlungen und Prinzipien der Einheitbildung im Text“. Në: Rudolf Růžička/Wolfgang Motsch (bot.). Untersuchungen zur Semantik. Berlin, 1983, f.382: “Unter einem Text wird eine komplexe Äußerung verstanden, die durch einen Handlungstyp bestimmt wird, der die kommunikative Funktion der gesamten komplexen Äußerung charakterisiert.“ 173 Scherner, Maximilian. Sprache als Text. Ansätze zu einer sprachwissenschaftlich begründeten Theorie des Textverstehens. Tübingen, 1984, f.83: Der ‚Sinn‘ eines Textes ist dann keine ‚objektive Gegebenheit‘, sondern ein auf der Basis der Wahrnehmung des Textexemplares im Bewußtsein des Rezipienten aufgebautes, emotiv besetztes kognitives Korrelat, das seinen ‚Sinn‘ dadurch bezieht, daß es an den Horizont des Rezipienten anschließbar ist.“ 174 Po aty. F.126. “Unter Texten werden Ergebnisse sprachlicher Tätigkeit sozial handelnder Menschen verstanden, durch die Abhängigkeit von der kognitiven Bewertung der Handlungsbeteiligten wie auch des Handlungskontextes vom Textproduzenten Wissen unterschiedlicher Art aktualisiert wurde, das sich in Texte in spezifischer Weise manifestiert und deren mehrdimensionale Struktur konstituiert. [...] Texte keine Bedeutung, keine Funktion an sich haben, sondern immer nur relativ zu Interaktionskontexten sowie zur Handlungsbeteiligten, die Texte produzieren und rezipieren.” 175 Po aty. F.126: “Es sind vielmehr die Handlungsbeteiligten, die in einem Text den Zusammenhang stiften und diesen in der Textstruktur manifestieren, um ihn in einem komplizierten Verstehenprozess wieder zu konstruiren, in dem Textinformationen und bereits vorhandenes Wissen eng zusammenwirken”.

Page 42: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

42

elementeve të tilla të papërcaktuara si “rezultatet e veprimtarive gjuhësore” që janë të pavërtetueshme e bëjnë disi problematik këtë përkufizim për tekstin. Po nën një këndvështrim kognitiv tekstet janë parë dhe si mjete të ndërtimit të dijeve. Antos-i mendon se “tekstet nuk janë vetëm mjete të përfaqësimit të dijes dhe të arkivimit të saj (pra nuk janë thjesht “realizime” gjuhësore të koncepteve, strukturave dhe të proceseve kognitive, por tekstet janë [...] mjete qendrore të ndërtimit si individual dhe social të dijeve (në kuptimin historik-kulturor si dhe atij aktual). Pra, nga njëra anë kuptohet përpunimi dhe strukturimi i dijeve dhe nga ana tjetër kontrolli, kritika, ndryshimi si dhe paraqitja e dijeve për qëllimet e një komunikimi. Në kuadrin e teorisë së tij TeSWeST, Petöfi176 e sheh tekstin si objekt “semiotik”: “Unë përdor termin tekst për të përcaktuar një objekt semiotik, i ruajtur në shkrim, kasetë ose disk, për të cilin të paktën dy folës amtarë të gjuhës së përdorur bien dakord se objekti i dhënë është një tekst. [...] Objektet me karakteristikat e teksteve duhet të kuptohen si shenja nëse përdoren si tekste”. Për sa i përket gjatësisë së një teksti, Petöfi nuk specifikon kufizime. Sipas tij nëse një objekt verbal kualifikohet si tekst ose jo mund të vendoset nga interpretuesi i këtij objekti verbal në një kontekst të dhënë, dhe vendimi i tij vlen vetëm për të. Nëse një person e konsideron një objekt të dhënë verbal në një kontekst të dhënë si një objekt që i duket atij si një “tërësi e plotë me një fillim dhe një fund” atëherë ai e konsideron këtë objekt një tekst. Petöfi “dëshiron të theksojë se gjatësia nuk është një faktor vendimtar për tekstualitetin. Një objekt verbal duke pasur gjatësinë e një “fjalie të thjeshtë” mund të kualifikohet si një tekst, kurse një sekuencë fjalish, edhe pse të lidhura në një farë mënyre, mund të mos klasifikohen si tekst.”177 Teksti është parë dhe si realizim i kritereve të tekstualitetit. Robert-Alain de Beaugrande dhe Wolfgang Dressler-i e përkufizuan tekstin si “një ndodhi (ngjarje) komunikuese, që përmbush shtatë kriteret e tekstualitetit.” 178 Nëse një tekst nuk i përmbush këto kritere, atëherë do të konsiderohet si jokomunikativ. Prandaj tekstet jokomunikuese do të trajtohen si jotekste. Si kriter të parë, ata konsideruan kohezionin, që ka të bëjë me mënyrën sesi përbërësit e sipërfaqes së tekstit, lidhin mes tyre. Kurse lidhja kuptimore e tekstit realizohet me anë të koherencës. Me kriterin e koherencës, ata u referohen elementeve të njohurive ose të strukturave kognitive që nënkuptohen nga gjuha e përdorur, dhe në këtë mënyrë ndikojnë në marrjen e mesazhit. Ashtu sikurse u përmend në kreun I, kriteri i synueshmërisë ka të bëjë me qëndrimin dhe qëllimin e folësit ose të shkruesit. Pranueshmëria ka të bëjë me përgatitjen e dëgjuesit ose të lexuesit për të vlerësuar rëndësinë ose dobishmërinë e tekstit të dhënë. Një kriter i rëndësishëm është dhe kriteri i informueshmërisë, që ka të bëjë me cilësinë dhe sasinë e informacionit të ri ose të pritur. Dy kriteret e fundit janë situatshmëria, që nxjerr në pah faktin se situata në të cilën prodhohet një tekst luan një rol të rëndësishëm në prodhimin dhe marrjen e tekstit dhe ndërtekstorësia, që u referohet dy fakteve kryesore: a) një tekst është gjithmonë i lidhur me një tekst të mëparshëm; b) tekstet janë gjithmonë të lidhura dhe të grupuara në lloje dhe gjini të veçanta tekstesh. Sipas modelit të Sandig-ut si kriter bazë i një teksti është funksioni 176 Petöfi S. Janos. “Representation languages and their function in text interpretation”. Në: Hans-Jürgen Eikmeyer/Wolfgang Heydrich/Janos S. (bot). Some aspects of formal foundations in text semantics. Universität Bielefeld, 1980, f.74: “I am using the term text to designate a semiotic object, preserved in writing, on tape, or videotape, for which at least two native speakers of the given language agree that the given object is a text.“ 177 Po aty. F.47. “I wish to emphasize that length is no decisive factor of textuality. A verbal object having length of a ‘simple sentence’ may qualify as a text, while a sequence of sentences, despite being connected in some way, may not.” 178 Po aty. F.3: “Ein Text ist eine kommunikative Okkurenz, die sieben Kriterien der Textualität erfüllt.”

Page 43: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

43

tij179: “Tekstet si njësi komplekse përdoren në situata, për të zgjidhur detyra në shoqëri (synimi/funksioni tekstit), që janë të lidhura me rrethana (tema, koherenca). Kohezioni kujdeset për integrimin. Më e rëndësishmja e këtyre tipareve qendrore është funksioni i tekstit”. Sipas Helbig-ut180, nëse shumica e gjuhëtarëve të gjuhësisë së tekstit sot nisen nga një koncept i tekstit në lidhje me komunikimin, mbeten ende disa çështje të diskutueshme: çështja nëse tekstet janë të shkruara ose të folura, e lidhur dhe me faktin nëse teksti është monolog apo dialog; çështja e kompleksitetit të tekstit, çështja e shenjave joverbale dhe çështja e të qenit njësi e mbyllur. Sipas tij, për sa i përket çështjes së parë duhet thënë se ka dhe koncepte të tekstit që konsiderojnë si tekst dhe tekstet e folura dhe ligjërimin (bisedën). Për sa i përket çështjes së kompleksitetit të teksteve, duhet thënë se qasja komunikative e tekstit nuk merret me anën sasiore, por me atë cilësore, duke mos u kufizuar tek njësi më të mëdha se fjalia. Nga ana tjetër, Helbig-u thekson se në një përkufizim për tekstin nuk duhen lënë jashtë dhe elemente joverbale, si në rastin e teksteve didaktike, ku marrëdhënia mes tekstit dhe figurës është e ngushtë, dhe analizohet në marrëdhënien me anën joverbale. Për sa i përket kriterit të tekstit si njësi e mbyllur, apo autonomisë së teksteve, ka tekste prototip (të shkruara, relativisht komplekse, të mbyllura, kohezive dhe koherente) dhe tekste të tjera që nuk plotësojnë njërin ose tjetrin element.

179 Sandig, Barbara. “Text als prototypisches Konzept”. Në: Mangasser-Wahl (bot). Prototypentheorie in der Linguistik. Anwendugsbeispiele-Methodenreflexion-Perspektiven. Stauffenburg, Tübingen, 2000, f.99. “Texte als in der Regel komplexe Einheiten werden in Situationen (Situationalität) verwendet, um in der Gesellschaft Aufgaben zu lösen (Intentionalität/Textfunksion), die auf Sachverhalte (Thema; Kohärenz) bezogen sind. Kohäsion sorgt lokal fur die Integration. Das wichtigste dieser zentralen Merkmale ist die Textfunktion.” 180 Helbig, Gerhard. “Arten und Typen von Grammatiken”. Në: Helbig et al (bot). Deutsch als Fremdsprache, 2001, Kap 14.

Page 44: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

44

2.2 Kohezioni Duke iu referuar Eva Schoenke-s181 përkufizimi terminologjik i kohezionit dhe i koherencës nuk ka qenë i njëjtë në faza të ndryshme të zhvillimit të gjuhësisë së tekstit, dhe në qasjet e ndryshme të saj. Sipas Schoenke-s, koncepti i kohezionit u përdor për herë të parë në vitin 1976 nga Halliday dhe Hasan-i, të cilët e konsideruan kohezionin si një marrëdhënie semantike “por, si të gjithë përbërësit e sistemit semantik, realizohet me anë të sistemit leksiko-gramatikor”182. Ata e përkufizuan kohezionin si mjetet gjuhësore që ne kemi në dispozicion për të krijuar teksturën, pra aftësinë e një teksti për t’u interpretuar si një tërësi. Kohezioni ndodh “kur interpretimi i një elementi në tekst varet nga interpretimi i një tjetri. Njëri presupozon tjetrin, në kuptimin që nuk mund të dekodohet në mënyrë efikase pa iu referuar atij”.183 Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, konfigurimi i kohezionit krijon dhe përkufizon tekstin. Ai përfshin burimet semantike, leksiko-gramatikore dhe strukturore të referencës, zëvendësimit, elipsit, lidhëzave dhe kohezionit leksikor.

Ashtu si Halliday/Hasan-i, dhe De Beaugrande/Dressler-i e trajtuan kohezionin si një nga kriteret kryesore për ndërtimin e tekstorësisë: “Ne duam ta quajmë kriterin e parë kohezion. Ai ka të bëjë me mënyrën sesi përbërësit e sipërfaqes së tekstit, pra fjalët, ashtu si ne i dëgjojmë apo i shohim, janë të lidhura me njëra-tjetrën”184. Për De Beaugrande/Dressler-in, në njësi të tilla si fjalia, kohezioni realizohet me anë të vendosjes së njësive në varësi gramatikore të caktuara, kurse në njësi më të mëdha në tekst, veprimi kryesor që duhet të bëhet është që të zbulohet mënyra sesi elementet e përdorura të ripërdoren dhe të modifikohen. Dhe pikërisht si mekanizma që mund të realizojnë këtë funksion, ata konsiderojnë: rimarrjen, proformat, elipsin, kohën/aspektin dhe mjetet ‘junktive”, me anë të të cilave mund të realizohet përsëritja, zëvendësimi, mënjanimi i elementeve në tekst. Këto elemente konsiderohen nga De Beaugrande/Dressler si elemente shumë të rëndësishme që kontribuojnë në efikasitetin e tekstit, duke e bërë sipërfaqen e tekstit të qëndrueshme dhe ekonomike. Ka autorë që i ndajnë mjetet kohezive në dy grupe të mëdha, nga njëra anë është rimarrja, përsëritja e elementeve të caktuara dhe nga ana tjetër koneksioni, mjetet lidhëse eksplicite, në mënyrë të veçantë lidhëzat. Parimi i rimarrjes nuk është mjeti i vetëm që realizon lidhjen sintaksore-semantike, por duhet parë si një strukturë gramatikore bazë e tekstit.

181 Schoenke, Eva. Textlinguistik. Glossar. Bremen, 1996. 182 Po aty. F.6: “Cohesion is a semantic relation. But, like all components of the semantic system, it is realized through the lexicogrammatical system.” 183 Po aty. F.4. 184 Po aty. F.3: “Das erste Kriterium wollen wir Kohäsion nennen. Es betrifft die Art, wie die Komponenten des Oberflächentextes, d.h. die Worte, wie wir sie tatsächlich hören oder sehen, miteinander verbunden sind.“

Page 45: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

45

2.3 Referenca Halliday dhe Hasan-i mendojnë se kohezioni referencial funksionon për të rimarrë informacionin e presupozuar në tekst dhe duhet të jetë i identifikueshëm për të qenë koheziv. Kohezioni referencial realizohet me anë të njësive “të cilat në vend që të interpretohen semantikisht në vetvete, ... referojnë tek diçka tjetër për interpretimin e tyre”185 . Halliday dhe Hasan-i specifikuan dy tipa të përgjithshme të referencës: referencën ekzoforike, e cila referon në informacionin në kontekstin e menjëhershëm të situatës (p.sh. Shikoje atë!), dhe referencën endoforike, e cila referon tek informacioni që mund të merret nga teksti. Më tej, ata e ndanë referencën endoforike në dy tipa: anaforike dhe kataforike, duke e konceptuar referencën anaforike si referuese tek një informacion i përmendur më parë në tekst (referim prapa), kur informacioni që nevojitet ndodhet në pjesën e mëparshme të tekstit:

1. Burri im dhe unë po largohemi. Ne pamë mjaftueshëm nga kjo situatë e pakëndshme.186

Kurse katafora referon “para”, në informacionin që do të paraqitet më vonë në tekst, kur informacioni që nevojitet për interpretim gjendet në pjesën e tekstit që pason, si në (2), ku përemri atë referon tek “të gjithë skemën”:

2. Unë nuk do ta kisha besuar atë. Ata e kishin pranuar të gjithë skemën.187 Për qëllime kohezive, referencimi anaforik është më i rëndësishëm, pasi “realizon një lidhje me pjesën e mëparshme të tekstit”. Halliday dhe Hasan-i bëjnë dallimin mes referencës personale, e cila realizohet me anë të përemrave vetorë dhe pronorë; referencës së realizuar me anë të përemrave dëftorë, të cilët referojnë në shtrirjen e tekstit; referencës së realizuar me anë të nyjave shquese. Një formë referenciale, ata kanë konsideruar dhe krahasimin e veçantë, i cili është referencial, në kuptimin që referenca realizohet në një standard të caktuar ku diçka që thuhet mund të jetë më superiore, inferiore apo e barabartë. Kjo lloj reference realizohet me anë të mbiemrave dhe të ndajfoljeve. Sipas De Beaugrande/Dressler-it në komunikimin e përditshëm përdoren mekanizma kohezivë që shkurtojnë dhe thjeshtësojnë sipërfaqen e tekstit; një nga këto mjete është përdorimi i proformave, të cilat janë fjalë të shkurta ekonomike “të zbrazëta në përmbajtjen e tyre të veçantë, të cilat mund të qëndrojnë në sipërfaqen e tekstit në vend të shprehjeve”. Proformat më të njohura janë përemrat të cilët funksionojnë në vend të emrave ose të frazave emërore më të cilat bashkëreferojnë. Ashtu si dhe Halliday/Hasan-i, De Beaugrande/Dressler-i dallojnë si një lloj proforme anaforën, e cila është një proformë pas shprehjes bashkëreferuese. Ata e konsiderojnë anaforën si mjetin më të drejtpërdrejtë të bashkëreferencës, sepse ruhet identiteti i përmbajtjes konceptuale. Sidoqoftë, në rastin e një teksti të gjatë, anafora mund të sjellë keqkuptime në komunikim, dhe pas një përdorimi të një sërë proformave, ato duhen zëvendësuar. Duke iu referuar Halliday/Hasan-it, ata konsiderojnë përdorimin e një proforme para shprehjes bashkëreferuese si kataforë. Sipas De Beaugrande/Dressler-it, përdorimi i kataforës kërkon krijimin e një hapësire të përkohshme bosh, derisa ajo të plotësohet me kuptimin përkatës. Një mekanizëm i tillë do të funksionojë më mirë nëse distanca mes proformës dhe shprehjes bashkëreferuese mbahet brenda kufijve të caktuar. Katafora mund të përdoret për të gjeneruar pasiguri, duke intensifikuar kështu interesin e marrësve të tekstit, si në fillimin e një novele:

185 Po aty. F.31. 186 Po aty. F.150: “My husband and I are leaving. We have seen quite enough of this unpleasantness.” 187 Po aty. F.156: “I would never have believed it. They have accepted the whole scheme.”

Page 46: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

46

3. Ai nuk ishte as dhjetë vjeç kur u arrestua për herë të parë si vagabond. Ai i foli kështu gjykatësit: “Quhem Jean François Leturc...”188

Duke iu referuar autorëve të tjerë (Karlsen 1959, Roggero 1968, Halliday/Hasan, 1976), De Beaugrande/Dressler-i konsiderojnë si proforma dhe elemente të tjera, si p.sh. foljen ‘do’ të anglishtes, e cila mund t’i referohet një foljeje të mëparshme në tekst189:

4. Zonja Hardcastle: -Ju kuptoj shumë mirë, zotëri. Marlow: -Egad! Dhe ajo është më shumë nga sa bëj vetë.

Duke iu referuar “zëvendësimit të fjalisë” së Halliday/Hasan-it, De Beaugrande/Dressler-it theksojnë se proformat mund referojnë tek e gjithë fjalia, si në rastin e proformës kështu190.

5. - A do të hyni? -tha mëkëmbësi. -Kjo është pyetja e parë. Nuk kishte dyshim, vetëm se Alice-s nuk i pëlqente t’i flisnin kështu.

2.4 Rimarrja Sipas Brinker-it, parimi i rimarrjes ka një kuptim të veçantë për ndërtimin dhe koherencën e tekstit. Në fillimet e gjuhësisë së tekstit, rimarrja ka qenë në qendër të studimeve, me terma të ndryshëm: koreferent (Isenberg, 1970), përemërzim (Braunmüller, 1977), zëvendësim sintagmatik (Harweg, 1968) etj. Zëvendësimi si një lloj tjetër i marrëdhënies kohezive, apo i lidhjes kohezive, është procesi në të cilin një njësi brenda një teksti zëvendësohet nga një tjetër. Ndërsa referenca ishte një marrëdhënie në nivelin semantik, zëvendësimi është një marrëdhënie në nivelin leksiko-gramatikor “mes njësive gjuhësore, si fjalët dhe frazat”. Dallimi mes referencës dhe zëvendësimit qëndron në faktin se njësitë që zëvendësohen mund të shkëmbehen me njësitë që zëvendësojnë, kurse tek referenca njësitë e presupozuara pothuajse asnjëherë nuk mund të zëvendësojnë njësitë të cilave iu referohen. Halliday/Hasan-i konsiderojnë si një nga mjetet e kohezionit dhe kohezionin leksikor, i cili dallon nga mjetet e tjera sepse nuk është gramatikor. Kohezioni leksikor i referohet “efektit koheziv të realizuar me anë të përzgjedhjes së fjalorit”. Halliday/Hasan-i e ndanë kohezionin leksikor në kategoritë e përsëritjes dhe të rendit. Përsëritja ka të bëjë me zëvendësimin e një emri nga një tjetër në një tekst, kurse rendi me prirjen që kanë fjalët për t’u përdorur me njëra-tjetrën në përmbajtje të caktuara, si p.sh. arsim, klasë, etj. Në këtë mënyrë, kohezioni leksikor mund të realizohet me anë të sinonimeve, antonimeve dhe hiponimeve. Sipas Halliday/Hasan-it, është e rëndësishme të mbahet parasysh se një emër i përgjithshëm që zëvendëson një tjetër shoqërohet gjithnjë nga nyja shquese the, e cila tregon se ky element në tekst referon prapa në tekst, në një fjalë të njëjtë me të. Duke iu referuar studiuesve që ishin marrë me rimarrjen direkte, si Plett-i, Weinrich-i, Harris-i, dhe Van Dijk-u, De Beaugrande/Dressler-i sqarojnë se me përsëritje, do të konsiderojnë përsëritjen e të njëjtave fjalë dhe shprehje. E rëndësishme për këta autorë është që të kuptohet se përsëritja apo rimarrja luan një rol të rëndësishëm në tekst, sidomos nëse përdoret për të siguruar pohimin dhe riafirmimin e një qëndrimi të

188 http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm: “He was scarcely ten years old when he was first arrested as a vagabond. He spoke thus to the judge: “I am called Jean François Leturc...” 189 http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm: “MISS HARDCASTLE: I understand you perfectly, sir./ MARLOW (aside): Egad! and that’s more than I do myself.” 190 http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm: “Are you to get in at all?” said the Footman. “That’s the first question, you know.” “It was no doubt; only Alice did not like to be told so.”

Page 47: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

47

caktuar. Rimarrja i referohet të njëjtit element, pra kemi referencë të njëjtë. Në këtë mënyrë realizohet qëndrueshmëria e tekstit. De Beaugrande/Dressler-i specifikojnë se përsëritja e fjalëve është më spontane në të folur kur përsëritja ndodh sepse koha për të planifikuar është e vogël.

6. Ka ujë në shumë shtëpi, dhe do të thosha se shumica prej tyre ka ujë brenda. Janë krejtësisht nën ujë.191

Sipas De Beaugrande/Dressler-it, përsëritja përdoret për të pohuar dhe riafirmuar këndvështrimin e një personi ose për të transmetuar surprizë atje ku duket se është në kundërshtim me një qëndrim të caktuar.

7. Marlow: -Po sikur, t’ju jepnim ndërkohë, një gotë me ponç, miku im? Hardcastle: -Ponç, zotëri!

Marlow:-Po, zotëri, ponç! Një gotë me ponç të ngrohtë, pas një udhëtimi, do të ishte shume komode. 192

De Beaugrande/Dressler-i bëjnë dallimin mes përsëritjes së plotë dhe përsëritjes së pjesshme të elementeve të përdorura më parë në tekst, por në klasa të ndryshme (p.sh. nga emri në folje). Në këtë kontekst, mund të përdoret i njëjti koncept, kurse shprehja përshtatet sipas rrethanave si në rastet e mëposhtme:

8. ...për të hamendësuar mes fuqive të tokës stacionin e ndarë dhe të barabartë...shkaqet që i çojnë ato në ndarje.193

Rimarrja e së njëjtës fjalë, ul nivelin e informueshmërisë, prandaj De Beaugrande/Dressler-i mendojnë se ka dhe teknika të tjera të cilat përdoren ku i njëjti format rimerret me anë të shprehjeve të ndryshme, si në rastin e paralelizmit, ose rimarrjen e përmbajtjes me anë të shprehjeve të ndryshme. Klaus Brinker-i 194 bën dallimin mes rimarrjes eksplicite dhe rimarrjes implicite. Rimarrja eksplicite bazohet në identitetin preferencial të shprehjeve të caktuara gjuhësore, në fjalitë e njëpasnjëshme të një teksti. Këtu, rimarrja më e rëndësishme është rimarrja me anë të emrave dhe të përemrave. Brinker-i mendon se si shprehje rimarrëse mund të shërbejnë dhe fjalë të tjera, si: ndajfoljet, mbiemrat, foljet. Në rimarrjen implicite nuk ka identitet referencial mes shprehjeve që rimerren. Të dyja shprehjet referojnë në bartës të ndryshëm preferencial. Mes tyre ka marrëdhënie të caktuara, nga të cilat më i rëndësishmi është marrëdhënia mes pjesës dhe së tërës, si në tekstin e mëposhtëm:

9. Më 9 nëntor 1940 erdha në Stokholm. Nga stacioni i trenit shkova në pensionin Schedins, ku Max Bernsdorf më kishte rezervuar një dhomë.195

Këtu kemi të bëjmë me një “kontinuitet semantik” sepse kemi një marrëdhënie kuptimore mes “stacioni i trenit” dhe “Stokholmit”. Sipas Brinker-it, marrëdhëniet e vazhdimësisë mes fjalëve mund të bazohen nga ana: ontologjike, logjike dhe kulturore.

191 http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm: “There’s water through many homes I would say almost all of them have water in them. It’s just completely under water.” 192 http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm: “MARLOW: What, my good friend, if you gave us a glass of punch in the meantime?/HARDCASTLE: Punch, Sir!/ MARLOW: Yes, sir, punch! A glass of warm punch, after our journey, will be comfortable.” 193 http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm: “... to assume among the powers of the earth the separate and equal station ... the causes which impel them to the separation.” 194 http://www.hispanoteca.eu/Lexikon%20der%20Linguistik/t/TEXTLINGUISTIK%20nach%20Klaus%20Brinker.htm. 195 www.hispanoteca.eu/Lexikon%20der%20Linguistik/t/TEXTLINGUISTIK%20nach%20Klaus%20Brinker.htm: “Am 8. November 1940 kam ich in Stockholm an. Vom Bahnhoft fuhr ich zu Schedins Pension, wo Max Bernsdorf ein Zimmer für mich bestellt hatte”.

Page 48: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

48

- Marrëdhënia logjike e vazhdimësisë: një disfatë: fitorja; një problem: zgjidhja - Marrëdhënia ontologjike (ligjet e natyrës): një vetëtimë: një bubullimë - Marrëdhënia kulturore e vazhdimësisë: një qytet: stacioni i trenit

Pra, ashtu sikurse e thekson Brinker-i, parimi i rimarrjes është një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e tekstit, por megjithatë, nuk është kushti i mjaftueshëm që një radhë fjalish të konsiderohen si koherente. 2.5 Elipsi Për Halliday/Hasan-in196, “Potenciali për kohezionin qëndron në burimet sistematike të referencës, elipsit dhe kështu me radhë. Aktualizimi i kohezionit, megjithatë, varet jo thjesht nga përzgjedhja e një opsioni nga këto burime, por dhe nga prania e elementeve të tjera.” Kështu, një element tjetër, elipsi është shumë i ngjashëm me zëvendësimin. Ndërsa zëvendësimi i referohet zëvendësimit të një elementi të tekstit me një tjetër, elipsi karakterizohet nga “mënjanimi i një njësie”. Procesi mund të karakterizohet si “ajo formë e zëvendësimit ku një njësi zëvendësohet nga asgjë”, ose e thënë ndryshe nga “zëvendësimi zero”. Nëse zëvendësimi ka të bëjë me zëvendësimin e një fjale nga një tjetër, elipsi është mungesa e asaj fjale, “diçka e lënë pa thënë”. Elipsi kërkon tërheqjen e një informacioni specifik që mund të gjendet në tekstin paravajtës. Ka tri tipa të elipsit: emëror, foljor, dhe të frazës.

10. A doni të dëgjoni një këngë tjetër? Di dhe dymbëdhjetë të tjera. 11. Vajza solli trëndafila dhe djali karafila. 12. Vrapova rreth 10 km ditën e parë dhe rreth 8 të dytën.

De Beaugrande/Dressler-i theksojnë faktin se në qasjen procedurale, elipsi ndodh vetëm kur teksti paraqet një vazhdimësi të perceptueshme në sipërfaqen e tekstit. Për ta, elipsi funksionon përmes ndarjes së përbërësve strukturorë në fjalitë e sipërfaqes së tekstit. Struktura duhet të jetë e tillë, në mënyrë që distanca mes këtyre përbërësve të jetë brenda kufijve të caktuar. Megjithatë, elipsi ndodh në një fjali të re:

13. Vajza thuhet të jetë nga familje e mirë dhe e bukur; djali një budalla i çuditshëm, i përkëdhelur në prehrin e nënës së tij.197

Elipsi mund të ndodhë dhe kur kemi kalimin në një folës tjetër: 14. Brutus:-Më lër të të them, Cassius, se ti vetë je i dënuar të jesh shumë ziliqar... Cassius:- Unë, një ziliqar?198

Në gjuhë si anglishtja, prania e kryefjalës është e domosdoshme, megjithatë, jo rrallë vihet re dukuria e elipsit dhe për kryefjalën apo subjektin sikurse njihet në anglisht.

15. Ai ishte aq i lodhur sa shkoi të flinte.199 Me dukurinë e elipsit si një nga mjetet që ndërtojnë tekstin, De Beaugrande/Dressler-i shpjegojnë faktin pse tekste eliptike janë të kuptueshme, edhe pse janë të ndërtuara me mungesën dhe jo me praninë e mjeteve të ndryshme gjuhësore. Ashtu sikurse dhe në rastin e proformave, dhe elipsi shërben për të krijuar marrëdhënien mes 196 Po aty. F.6: “Cohesion is part of the system of a language. The potential for cohesion lies in the systematic resources of reference, ellipsis and so on that are built into the language itself. The actualization of cohesion in any given instance, however, depends not merely on the selection of some option from within these resources, but also on the presence of some other element.” 197 http://www.beaugrande.com/tdpchapterfive.htm: “The daughter is said to be well-bred and beautiful; the son an awkward booby, reared up and spoiled at his mother’s apron strings.” 198 http://www.beaugrande.com/tdpchapterfive.htm: “Brutus: Let me tell you, Cassius, you yourself are much condemned to have an itching palm/ Cassius: I an itching palm?” 199 He was so tired that went to sleep.

Page 49: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

49

kompaktësisë dhe qartësisë. Tekstet e ndërtuara pa struktura eliptike konsumojnë kohë dhe energji, dhe, nga ana tjetër, tekstet e ndërtuara mbi bazën e elipsit mund të kërkojnë më shumë kohë për t’i kuptuar ato. Për këtë arsye, përdorimi i elipsit në një tekst duhet përdorur me saktësi, për të rritur efikasitetin e tekstit, dhe jo për ta dëmtuar atë. 2.6 Konektorët Si mjete kohezive që realizojnë lidhjen e tekstit në mënyrë eksplicitë konsiderohen dhe konektorët. Sipas Kallmeyer-it këto mjete specifikojnë “në ç’mënyrë pjesa e mëparshme e tekstit lidhet me pjesën që vjen pas”.200 Tek konektorët përfshihen: lidhëzat, ndajfoljet dhe konektorë të përbërë nga më shumë se një pjesë. Halliday dhe Hasan-i zhvilluan idenë e tyre për një lloj të veçantë të marrëdhënies semantike mes fjalive në një tekst ku elementet lidhëzore janë kohezive jo në vetvete, por në mënyrë indirekte, duke shprehur kuptime të caktuara të cilat presupozojnë praninë e përbërësve të tjerë në ligjërim. Me marrëdhënien lidhëzore, ata kuptojnë një marrëdhënie semantike që është specifikimi i mënyrës në të cilën ajo që pason është e lidhur në mënyrë sistematike me atë që vjen më parë në tekst. Për një trajtim më të plotë të konektorëve si një nga mekanizmat kryesorë të ndërtimit të kohezionit të tekstit, do t’u referohemi autorëve më të rëndësishëm që janë marrë me trajtimin e tyre.

200 http://www-user.uni-bremen.de/~schoenke/tlgl/tlgldl3.html: "In welcher Weise das im Text Vorangegangene mit dem im Text Nachfolgenden verbunden wird."

Page 50: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

50

2.7 Përfundime mbi konceptin tekst

Duke iu referuar përkufizimeve të mësipërme për tekstin, mund të dallohen disa qasje në lidhje me konceptin “tekst”:

- Në vitet ’60, teksti u konsiderua si shprehjeve e marrëdhënieve të shenjave. Në këto përkufizime gramatiko-strukturore për tekstin, teksti u konsiderua: a) si njësi transfrastike b) si koherencë dhe përemërzim.

- Në vitet ’70 ka qasje semantike për tekstin, ku dallohet qasja izotopike, ajo e perspektivës funksionale të fjalisë, si dhe makrostruktura dhe tema e tekstit.

- Në vitet ’80, mbizotëruan modelet pragmatike-komunikative, ku teksti u konsiderua si shprehje e marrëdhënies mes shenjave dhe përdoruesve të tyre.

Duke analizuar qasjet e ndryshme për tekstin, elementet që ndërtojnë një tekst janë: - Situata komunikuese me pjesëmarrësit në komunikim (dhënësi dhe marrësi i

tekstit). Situatës komunikuese i përket dhe situata në të cilën prodhohet dhe merret teksti (p.sh. vendi dhe koha), dhe fusha e veprimit në të cilin përdoret një tekst (privat apo publik), si dhe mënyra sesi realizohet teksti (i folur-i shkruar).

- Funksioni i tekstit, do të thotë qëllimi që duhet të përmbushë një tekst në një situatë komunikuese të dhënë. Sinjalizimi i funksionit të tekstit realizohet me anë të mjeteve gjuhësore të veçanta.

- Përmbajtja e tekstit ose tema e tekstit. Këtu bëhet fjalë për strukturën e temave si dhe shpalosjen e tyre.

- Forma e tekstit ose struktura e jashtme e tekstit. - Koherenca e tekstit që realizohet me anë të rimarrjes semantike të të njëjtit

objekt ose fushë referimi. - Kohezioni i tekstit, ndërtimi formal i tekstit me anë të ndërtimit gramatikor ose

rimarrjeve. Në mënyrë më të përmbledhur, nga përkufizimet e dhëna më lart për tekstin, elementet e përbashkëta të përkufizimeve janë:

- Tema e njëjtë - Ndarja e brendshme dhe e jashtme - Renditja lineare e fjalive - Koherenca - Ekuivalenca - Rimarrja - Njësi e mbyllur

Page 51: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

51

KREU III TRAJTIMI TEORIK I KONEKTORËVE TË TEKSTIT 3.1 Qasjet e ndryshme në trajtimin e konektorëve të tekstit Sikurse e theksuam më lart, për një trajtim më të plotë të konektorëve, si një nga mekanizmat kryesorë të ndërtimit të kohezionit të tekstit, do t’u referohemi autorëve më të rëndësishëm të gjuhësisë së tekstit që janë marrë me trajtimin e tyre. Për shkak të risive që kanë sjellë në faza të ndryshme të studimeve të tyre, i njëjti autor është trajtuar dhe më shumë se një herë. Duhet të sqarojmë se konektorët janë mjete gjuhësore specifike, prandaj klasifikimet e mjeteve të ndryshme gjuhësore si konektorë teksti, në gjuhët e analizuara, nuk do të sjellin automatikisht dhe klasifikimin e mjeteve përkatëse të shqipes, si konektorë teksti. Por, duke u bazuar në këto studime për konektorët e tekstit, do të ndërtohet baza teorike për të analizuar më tej në mënyrë më të plotë e më të detajuar mjetet e gjuhës shqipe që mund të përdoren në funksionin e konektorëve të tekstit. Duhet thënë se një vend të rëndësishëm në trajtimin teorik të konektorëve të tekstit zë dhe klasifikimi i tyre sipas marrëdhënies që realizojnë. Por autorët kryesorë të gjuhësisë së tekstit jo gjithnjë bien dakord në lidhje me marrëdhëniet që mund të realizojnë mjete të ndryshme gjuhësore, prandaj e kemi parë të arsyeshme që të trajtojmë më vete dhe qasjet e ndryshme për marrëdhëniet bazë që mund të realizojnë konektorët: marrëdhënien shtesore, marrëdhënien kundërshtore, marrëdhënien shkakore etj. Autorët dhe qasjet e tyre në lidhje me konektorët, janë trajtuar në rend kronologjik. 3.1.1 Quirk et al (1972, 1985) Quirk et al.201, duke u nisur nga funksioni i tyre gramatikor, i ndajnë ndajfoljet në tri lloje: adjuncts (shtesore), disjuncts (të veçuara) dhe conjuncts (të lidhura). Ndajfoljet që janë të integruara me strukturën e fjalisë janë adjuncts (shtesore), kurse ato të paintegruara janë disjuncts (të veçuara) dhe conjuncts (të lidhura). Ndajfoljet e veçuara funksionojnë jashtë strukturës së fjalisë dhe komentojnë mbi formën ose përmbajtjen e fjalisë. Po ashtu, ndajfoljet e lidhura funksionojnë jashtë strukturës së fjalisë dhe funksioni i tyre parësor është ai konektiv.

16. We paid him a very large sum. So he kept quiet about what he saw. 202

Ne i paguam atij një shumë të madhe. Kështu, ai nuk foli për atë që pa.

17. It was a very difficult examination. Nevertheless, he passed it with distinction.203

Ishte një provim shumë i vështirë. Megjithatë, ai e kaloi me sukses.

Në shembullin (16) so (kështu) nuk është integruar në strukturën e fjalisë dhe ka një funksion konektiv. Në këto struktura so nuk lidh fjalitë nga ana sintaksore, por nga ana kuptimore. E njëjta gjë vlen dhe për nevertheless (megjithatë). Duke qenë se kanë funksion konektiv në terma të kuptimit, ndajfoljet e lidhura mund të funksionojnë në fillim të një paragrafi dhe të mbulojnë një paragraf të tërë që përbëhet nga më shumë se një fjali. Ndajfoljet e lidhura kanë një funksion konektiv që nuk është “sintaksor” por në nivelin e kuptimit.

201 Quirk, Randolph; Greenbaum, Sidney; Leech, Geoffrey; Svartvik, Jan. A Grammar of Contemporary English. Longman, 1972. 202 Po aty. F.271. 203 Po aty. F.523.

Page 52: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

52

18. John has loved Alice for a long time. But he told her so only last night.204

Xhoni e ka dashur Alisën prej shumë kohësh. Por ai ia tha asaj vetëm mbrëmjen e kaluar.

Funksioni i lidhëzave mund të kapërcejë kufijtë e fjalive. Quirk et al komentojnë se në shembullin e mëposhtëm, lidhëza and (dhe) lidh njësinë e fundit me një njësi që përfshin tri fjali paravajtëse.

19. It was a convention where the expected things were said, the predictable things were done. It was a convention where the middle class and middle aged sat. It was a convention where there were few blacs and fewer beards. And that remains the Republican problem.205

Ishte një takim ku gjërat që priteshin u thanë, gjërat e pritura u bënë. Ishte një takim kur klasa e mesme dhe mosha e mesme u ulën bashkë. Ishte një takim ku kishte pak me ngjyrë dhe pak mjekroshë. Dhe ky mbetet problemi republikan.

Quirk et al.206 theksojnë se ndajfoljet e lidhura kanë “një rol relativisht të shkëputur dhe të mbivendosur në krahasim me elementet e tjera në fjali”, dhe ata e përshkruajnë funksionin e ndajfoljeve të lidhura për të lidhur “njësi të pavarura dhe jo thjesht për të kontribuar me një anë tjetër të informacionit për një njësi të vetme të integruar.” Pra, Quirk et al. e shohin rolin gramatikor të ndajfoljeve të lidhura si të ndarë dhe më të lirë në krahasim me elementet bazë të fjalisë. Prandaj, në trajtimin e tyre ata e kapërcejnë njësinë gramatikore ku ato dalin. Këto njësi mund të jenë shumë të mëdha ose shumë të vogla: fjali, paragrafë ose dhe pjesë më të mëdha të një teksti.

20. The candidate is a fine teacher, a broadcaster of some experience, and a respected drama critic. In addition, she has written a successful novel.

21. The candidate has written a successful, lengthy, popular, and in addition highly original novel.

Kandidatja është një mësuese e mirë, një prezantuese me përvojë, dhe një kritike drame e respektuar. Përveç kësaj, ajo ka shkruar një novelë të suksesshme. Kandidatja ka shkruar një novelë të suksesshme, të gjatë, të njohur dhe përveç kësaj dhe shumë origjinale.

Për sa i përket anës semantike të shprehjes, Quirk et al. 207 caktojnë dy lloje funksionesh semantike: enumerative dhe antitetike (antitezë). Funksioni enumerativ përcakton renditjen numerike, përparësinë e asaj që është renditur, dhe i jep listës një fillim dhe një fund. Funksioni antitetik208 është kur një njësi kontrastohet me një njësi që vjen më parë, përmes një antiteze direkte. Është e dukshme se ndajfoljet e lidhura dhe lidhëzat kanë një funksion konektiv për sa i përket kuptimit; ato lidhin atë që është thënë më parë me atë që po thuhet. Ndajfoljet shtesore ndikohen nga procese të tilla si mohimi dhe pyetjet: a) ato nuk mund të përdoren në krye të një fjalie mohore, b) ato mund të jenë fokusi i një pyetjeje ose i mohimit. Kurse ndajfoljet e veçuara dhe ndajfoljet e lidhura nuk ndikohen nga këto kufizime: a) ato mund të shfaqen në krye të një fjalie mohuese dëftore, b) nuk mund të jenë fokusi i një pyetjeje ose i mohimit. Mes tyre, ndajfoljet e lidhura janë të konsideruara

204 Po aty. F.651. 205 Po aty. F.651. 206 Quirk, Randolph; Greenbaum, Sidney; Leech, Geoffrey; Svartvik, Jan. A Grammar of Contemporary English. Longman, 1985, f.631. 207 Po aty. F.636. 208 Po aty. F.639.

Page 53: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

53

periferike (jo të integruara) në strukturën e fjalisë si ndajfoljet e veçuara dhe konsiderohen se kanë funksion konektiv.

Quirk et al209 i konsiderojnë ndajfoljet e veçuara si të ngjashme me ndajfoljet e lidhura, sepse kanë një rol më të shkëputur nga elementet e tjera të fjalisë. Ata i ndajnë ndajfoljet e veçuara në dy klasa kryesore: të stilit dhe të përmbajtjes. Ndajfoljet e veçuara të stilit transmetojnë komentin e folësit mbi stilin dhe formën e asaj që ai po thotë, duke përcaktuar në një farë mënyrë kushtet në të cilat ai po flet si “autoriteti” i thënies. Ndajfoljet e veçuara të përmbajtjes bëjnë vëzhgime mbi përmbajtjen aktuale të thënies dhe kushteve të saj të vërteta. Më poshtë jepet tabela e dhënë nga Quirk et al210:

a) modalitet dhe mënyrë (p.sh: truthfully (në mënyrë besnike), If I

E stilit-transmetojnë komentin may say so (nëse mund të them e folësit si: kështu)

b) respekt (p.sh: in broad terms (në vija të përgjithshme), personally Ndajfolje (personalisht) të veçuara

E përmbajtjes -bën një vëzhgim si: a) shkalla e kushteve për të vërtetën (p.sh. really (me të vërtetë), certainly (sigurisht) if he’d listened (nëse do të kishte dëgjuar)

b) gjykimi i vlerës së përmbajtjes (p.sh. understandably (në mënyrë të kuptueshme), (në mënyrë të zgjuar), to everyone’s surprise (për habi të të gjithëve)

Ndajfoljet e veçuara të përmbajtjes që shprehin shkallën e së vërtetës paraqesin një koment mbi vlerën e vërtetësisë, duke shprehur shkallën dhe kushtet në të cilat folësi mendon se ajo që thotë është e vërtetë. Në këtë grup përfshihen: assuredly (me siguri), arguably (në mënyrë të diskutueshme), actually (në fakt), probably (mundësisht) etj.

22. Fortunately, no one complained. 23. They are probably at home.211

Për fat, askush nuk u ankua. Me shumë mundësi, ata janë në shtëpi.

Ndajfoljet e veçuara që shprehin vlerën e gjykimit transmetojnë vlerësim të sjelljes ndaj asaj që është thënë. Ka dy grupe kryesore: grupi (a) që shprehin një gjykim për atë që është thënë si e tërë dhe zakonisht zbatojnë të njëjtin gjykim simultan për subjektin e fjalisë:

24. Rightly, Mrs. Jensen consulted her lawyer. [She was right and her action was right]

Me të drejtë, znj. Jensen u konsultua me avokatin e saj. [Ajo kishte të drejtë dhe veprimi i saj qe i drejtë.]

209 Quirk, Randolph; Greenbaum, Sidney; Leech, Geoffrey; Svartvik, Jan. A Grammar of Contemporary English. Longman, 1972, f.633. 210 Po aty. F.615. 211 Quirk, Randolph; Greenbaum, Sidney; Leech, Geoffrey; Svartvik, Jan. A Grammar of Contemporary English. Longman, 1985, f.440.

Page 54: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

54

Me disa nga këto, gjykimi kalon në faktin nëse ajo që u tha ishte e drejtë, apo e gabuar, si, p.sh: correctly (në mënyrë të saktë), incorrectly (në mënyrë të pasaktë), justly (në mënyrë të drejtë), unjustly (padrejtësisht) etj. Me të tjera, gjykimi kalon në mënyrën e asaj që përshkruhet: cleverly (në mënyrë të zgjuar), wisely (në mënyrë të mençur), etj. Ka dhe një grup ku gjykimi nuk tregon nëse zbatohet për subjektin e fjalisë, si p.sh. remarkably (në mënyrë të dukshme):

25. Remarkably, Mrs. Jensen consulted her lawyer.

Në mënyrë të dukshme, znj. Jensen u konsultua me avokatin e saj.

Veprimi i saj është i dukshëm; folësi nuk sugjeron se znj. Jensen ishte e dukshme. Quirk et al212 theksojnë se ndajfoljet e veçuara kanë “një rol superior në krahasim me elemente të tjera të fjalisë”, ato janë nga ana sintaksore më të shkëputura. Sipas Quirk-ut ka dhe njësi të cilat përfshihen në më shumë se një klasë: ndajfoljet shtesore [they aren’t walking naturally213 (ndajfolje mënyre)], ndajfoljet e veçuara: naturally, they aren’t walking (of course)214. Ndajfoljet e lidhura përdoren në disa pozicione: a) nistor, b) në mes, c) në mes të dy foljeve ndihmëse ose një foljeje ndihmëse dhe një foljeje ndihmëse dhe një leksikore, d) menjëherë pas një foljeje leksikore, e) në pozicion fundor. 3.1.2 Halliday&Hasan (1976) Halliday/Hasan-i (1976) i konsiderojnë lidhëzat (conjunction) si mekanizma të rëndësishëm në ndërtimin e kohezionit të tekstit. Termi që Halliday dhe Hasan-i përdorin për këtë mekanizëm të kohezionit është conjunction (lidhëz), por ky term nuk është identik me termin gramatikor të lidhëzës. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një specifikim të mënyrës sesi “ajo që pason lidhet në mënyrë sistematike me atë që ka kaluar më parë në tekst”215. Për ta, lidhëza është ndryshe nga të gjithë mekanizmat e tjerë të kohezionit, si referenca, zëvendësimi dhe elipsi, sepse ky mekanizëm nuk është thjesht semantik apo anaforik. Elementet konektive nuk janë kohezive në vetvete, por indirekt prej kuptimeve të tyre specifike. Ato shprehin kuptime të caktuara që presupozojnë praninë e elementeve të tjera përbërëse në tekst. Mjetet e tjera të kohezionit: referenca, zëvendësimi dhe elipsi janë lehtësisht të identifikueshme si mjete të kohezionit të tekstit. Me anë të tyre mund të interpretohen elementet në tekst, përmes referimit në elemente të mëparshme të tekstit, zëvendësimit të një njësie leksikore me një tjetër apo mungesës së një njësie në tekst si në rastin e elipsës. Lidhëzat, nga ana tjetër, specifikojnë mënyrën sesi informacioni në një pikë të tekstit lidhet me atë që ndodhet para tij. Kjo marrëdhënie është më shumë semantike se strukturore. Halliday dhe Hasan-i 216 shpjegojnë se “marrëdhëniet lidhëzore janë të koduara jo në formën e strukturave gramatikore, por në formën e çlirët, më të lakueshme të lidhjeve mes përbërësve të një teksti.”

212 Po aty. F.613. 213 Ata nuk po ecin në mënyrë të natyrshme. 214 Natyrisht, ata nuk po ecin. 215 Halliday, Michael-Alexander-Kirkwood; Hasan, Ruqaia. Cohesion in English. Longman Group Ltd, 1976, f.227. 216 Po aty. F.321.

Page 55: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

55

Elementet lidhëzore “presupozojnë praninë e komponentëve të tjerë në ligjërim”217. Ato lidhin dy fjali me njëra-tjetrën. Shembulli më i thjeshtë i dhënë nga Halliday dhe Hasan-i është (26).

26. ‘While you’re refreshing yourself’ -said the Queen, ‘I’ll just take the measurements’. And she took a ribbon out of her pocket, marked in inches.

Ndërsa ti po freskohesh, -tha Mbretëresha, unë do të marr masat. Dhe ajo nxori një shirit nga xhepi, të shënjuar në inç.

Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, edhe pse këtu ka një lëvizje nga një fjali në tjetrën, fjalitë janë një pjesë e një teksti koherent. Shembujt e mëposhtëm të marrë nga Halliday dhe Hasan-i218 ilustrojnë realizimet e ndryshme të marrëdhënieve lidhëzore.

27. After the battle, there was a snow storm.

28. After they had fought the battle, it snowed.

29. They fought the battle. Afterwards it snowed.

Pas betejës ra borë. Pasi luftuan në betejë, ra borë. Ata bënë betejën. Më pas ra borë.

Të tre këta shembuj shprehin të njëjtën marrëdhënie logjike të sekuencës kohore. Në shembullin (27), vazhdimësia kohore është shprehur përmes një fraze të thjeshtë përemërore after the battle (pas betejës). Në shembullin (28), marrëdhënia kohore shprehet përmes një fraze komplekse me dy elemente të lidhura në mënyrë hipotaktike me vazhdimësinë kohore të sinjalizuar nga një lidhëz after (pasi), dhe në (29) marrëdhënia kohore shprehet nga dy fraza të veçanta, dhe marrëdhënia kohore sinjalizohet përmes një ndajfoljeje lidhëzore afterwards (më pas). Vetëm kjo e fundit është një lidhje kohezive, sepse për të realizuar marrëdhënien logjike përdoren mjetet kohezive dhe jo strukturore. Halliday dhe Hasan-i dallojnë katër lloje kryesore lidhëzash: shtuese, kundërshtore, shkakore dhe kohore. Shembujt e dhënë nga Halliday/Hasan-i për të ilustruar marrëdhëniet lidhëzore janë si më poshtë219:

30. For the whole day he climbed up the steep mountainside, almost without stopping.

a. And in all this time he met no one.

b. Yet he was hardly aware of beng tired.

c. So by night time the valley was far below him.

d.Then, as dusk fell, he sat down to rest.

Gjatë gjithë ditës, ata ngjitën brinjën e pjerrët të malit, pothuajse pa ndërprerje. a. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk

takoi askënd. (shtuese)

b. Megjithatë, ai nuk e kuptonte që ndihej i lodhur. (kundërshtore)

c. Kështu që në darkë, lugina ndodhej shumë poshtë tij. (shkakore)

d. Pastaj, kur ra muzgu, ai u ul të pushojë. (kohore)

Në fjalinë (30) çdo konektor shpreh marrëdhënien semantike mes fjalisë së parë dhe fjalisë së dytë. Këtu, Halliday dhe Hasan-i220 kanë dhënë katër kategori të kohezionit lidhëzor, duke pranuar se “një sistematizim i detajuar i të gjitha nënklasave të

217 Po aty. F.226. 218 Po aty. F.228. 219 Po aty. F.238-239. 220 Po aty. F.239.

Page 56: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

56

mundshme do të ishte më kompleks nga sa është i nevojshëm për të kuptuar dhe analizuar kohezionin.” Marrëdhëniet semantike që paraqiten përmes konektorëve janë të papërcaktuara nga vetë natyra e tyre, megjithatë Halliday dhe Hasan-i bëjnë një nënkategorizim të secilës prej katër marrëdhënieve lidhëzore. Ata kanë dhënë një tabelë përmbledhëse të marrëdhënieve lidhëzore, ndonëse nuk japin të detajuara kriteret për klasifikimin e tyre. Ndër nënkategoritë e marrëdhënies lidhëzore, Halliday dhe Hasan-i japin më të detajuara nënkategoritë e lidhjes kohore. Në këtë kategori janë futur dhe shprehje kohore specifike si: next day (të nesërmen), five minutes later (pesë minuta më vonë), an hour later (një orë më vonë) etj. Përveç katër llojeve të marrëdhënieve lidhëzore, Halliday dhe Hasan-i sugjerojnë një dallim funksional të lidhëzave external (të jashtme) dhe internal (të brendshme). Halliday dhe Hasan-i shprehen: “kur përdorim lidhëzat si mjete për krijimin e tekstit, ne mund të shfrytëzojmë ose marrëdhëniet që janë të brendshme në fenomenet për të cilat përdoret gjuha për të folur për to, ose ato që janë të brendshme në procesin e komunikimit, në format e ndërveprimit mes folësit dhe dëgjuesit.”221 Kjo do të thotë që e njëjta lidhëz mund të përdoret për të shprehur marrëdhënie të brendshme në procesin e komunikimit dhe marrëdhënie të realitetit të jashtëm. Ky lloj dallimi mes external (i jashtëm) dhe internal (i brendshëm) që është unik për Halliday-in dhe Hasan-in është më i qartë për lidhëzat kohore, por përdoret dhe në kategoritë e tjera.

31. First he switched on the light. Next he inserted the key into the lock.

32. First he was unable to stand upright. Next, he was incapable of inserting the key into the lock.222

Së pari, ndezi dritën. Më pas futi çelësin në bravë. Së pari, nuk ishte në gjendje të rrinte drejt. Më pas, ishte i paaftë të fuste çelësin në bravë.

Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, sekuenca kohore e dhënë përmes first (së pari) dhe next (më pas) është në “përmbajtjen e asaj që është thënë”. Kurse, sekuenca e kohës në (32) ka të bëjë me “organizimin nga folësi të ligjërimit të tij”. Kështu, marrëdhënia lidhëzore në (31) është një marrëdhënie mes fenomeneve të jashtme external, kurse në fjalinë (32) është një marrëdhënie e brendshme për situatën komunikuese internal. Interpretimi që Halliday dhe Hasan-i që bëjnë për fjalinë (32) është si më poshtë223: “. . . nuk ka ngjarje, apo më mirë, ka vetëm ngjarje GJUHËSORE, dhe sekuenca e kohës është në organizimin nga folësi të ligjërimit të tij”. Një koment tjetër i dhënë nga Halliday dhe Hasan-i224 është se në (31) “kohezioni duhet të interpretohet në terma të funksionit EKSPERIMENTAL225 të gjuhës. Është një marrëdhënie mes kuptimeve në sensin e përfaqësimit të përmbajtjeve (përvoja

221 Po aty. F.242. 222 Po aty. F.239. 223 Po aty. F.239. 224 Po aty. F.240. 225 Halliday përcakton tri funksione të gjuhës: a) Ideacional (eksperimental): si shprehje e proceseve ku elementet e përfshira në proces janë vetë procesi, “funksionet e pjesëmarrësit” dhe “funksionet e rrethanës”; b) ndërpersonal: sistemi semantik shpreh këndin e folësit: sjelljet dhe gjykimet e tij në ngjarjen e të folurit; c) tekstor: sistemi semantik i mundëson folësit të strukturojë kuptimin si tekst, duke organizuar çdo element si pjesë të informacionit dhe duke e lidhur atë në mënyrë signifikative me atë që ka kaluar më parë.

Page 57: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

57

jonë e (realitetit të jashtëm).” Ndërsa në (32), sipas Halliday-it dhe Hasan-it 226 “kohezioni duhet të interpretohet në terma të funksionit NDËRPERSONAL të gjuhës. Është një marrëdhënie mes kuptimeve në sensin e përfaqësimit të ‘vulës’ së folësit për situatën-zgjedhja e tij e rolit të të folurit dhe kanali retorik, qëndrimet e tij, gjykimet e tij.” Një shembull i ngjashëm me pothuaj të njëjtin interpretim jepet nga Halliday dhe Hasan-i227 në (33):

33. First, he took a piece of string and tied it carefully round the neck of the bottle. Next, he passed the other end over a branch and weighted it down with a stone.

34. First, he has no experience of this kind of work. Next, he showed no sign of ben willing to learn.

Së pari, mori një copë litar dhe e lidhi me kujdes rreth qafës së shishes. Më pas, e kaloi fundin e litarit në një degë dhe e peshoi me një gur. Së pari, ai nuk ka asnjë lloj përvoje për këtë lloj pune. Më pas, ai nuk tregoi asnjë shenjë dëshire për të mësuar.

Duke dhënë të njëjtin shpjegim se dy fjalitë në (33) lidhen me njëra-tjetrën si fenomene, kurse në (34) ato lidhen prej “rolit të tyre në ligjërim”, Halliday dhe Hasan-i theksojnë se next (më pas) në (34) referon tek një “vazhdim për argumentin”. Këtu, të dyja fjalitë mund të shihen si njësi përbërëse të një teksti. Të dy shembujt e dhënë prej Halliday-it dhe Hasan-it (33) dhe (34) janë në lidhje të brendshme të marrëdhënieve kohore. Në të dy shembujt, konektorët first dhe next janë përdorur për të treguar marrëdhënien mes dy përbërësve të tekstit për sa i përket vazhdimësisë kohore në procesin e ndërtimit të tekstit. Por, sipas Halliday-it dhe Hasan-it, dimensioni kohor që ka të bëjë me konektorët first dhe next në (33) është në procesin e botës së jashtme që përshkruhet në ato fjali, kurse ato në (34) janë në procesin e ndërtimit të tekstit.

Halliday dhe Hasan-i përshkruajnë marrëdhënien mes dimensionit të kohës në procesin e botës së jashtme dhe në procesin e prodhimit të tekstit. Është më e lehtë të dallohen dhe të interpretohen konektorët kohorë si të brendshëm dhe të jashtëm, sepse konektorët e jashtëm në marrëdhëniet kohore janë shtesorë, të integruar në strukturën e frazës, në mënyrë që marrëdhëniet që ato tregojnë janë në të njëjtin plan me atë që thuhet në fjali. Marrëdhënie të tilla, të orientuara së brendshmi në tekst (text-oriented internal), gjenden dhe në marrëdhënie të tjera lidhëzore. Kështu, në shembullin (35), Halliday dhe Hasan-i 228 , theksojnë se konektori further (për më tepër) tregon se në këtë marrëdhënie shtesore “ka dhe një pikë tjetër që duhet të merret në lidhje me pikën e mëparshme”.

35. My client says he does not know this witness. Further, he denies ever having seen her or spoken to her.

Klienti im thotë se nuk e njihte këtë dëshmitare. Për më tepër, ai e mohon se e ka parë ose ka folur ndonjëherë me të.

Pra, këtu nuk janë ngjarjet të cilat lidhen së brendshmi, por janë fjalitë të cilat lidhen në procesin e krijimit të tekstit. Një konektor tjetër, i cili mund të konsiderohet po ashtu si konektor i orientuar së brendshmi në tekst është dhe konektori for example (për shembull).

226 Po aty. F.240. 227 Po aty. F.13. 228 Po aty. F.240.

Page 58: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

58

36. In the index of Railroad Station the names of many railroads are followed by small numerals. These are time-table numbers indicating the table in which a griven stacion is shown in the railroad’s representation. For example, under Danbury, Ct., is shown ‘N.Y. New Hav. And H., 12’.

Në indeksin e Stacionit të Trenit, emrat e shumë linjave pasohen nga numra të vegjël. Këta janë numra të tabelës së orareve që tregojnë tabelën në të cilën një stacion tregohet në paraqitjen e hekurudhës. Për shembull, poshtë Danbury, Ct. Tregohet ‘N.Y. New Hav dhe H., 12’.

Në (36), konektori for example (për shembull) shpjegon në fjalinë e dytë, atë që është thënë në fjalinë e parë. Shembuj të tjerë që shihen si shembuj tipikë që tregojnë dallimin mes marrëdhënieve të tjera lidhëzore, si p.sh., marrëdhëniet shkakore të brendshme dhe të jashtme janë:

37. a. She was never really happy there.

So, she’s leaving. b. She’ ll be beter off in a new place. So she’s leaving?229

a. Ajo nuk qe kurrë e lumtur këtu. Pra, ajo po largohet.

b. Ajo do të jetë më mirë në një vend të ri. Pra, ajo po largohet?

Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, fjalia (37.a) ilustron një marrëdhënie lidhëzore mes dy fenomeneve, dhe kuptimi është "meqenëse ajo nuk është e lumtur, ajo po largohet", kurse në (37.b) marrëdhënia shkakore është në procesin e komunikimit dhe kuptimi është: "meqenëse ju i referoheni asaj se ajo është gati të jetë në një vend të ri, unë arrij në konkluzionin se ajo po largohet". Halliday dhe Hasan-i 230 e konsiderojnë marrëdhënien e brendshme (internal) të pranishme në një numër rastesh, si më poshtë: a) në organizimin e ligjërimit nga folësi b) si hapa të një argumenti c) mes fazave të ndryshme në zbulimin e rolit komunikues të folësit-kuptimin që ai i cakton vetes si pjesëmarrës në të gjithë situatën d) mes kuptimeve në sensin e shfaqjes së ‘vulës’ së vetë folësit në një situatë- zgjedhja e tij e rolit të të folurit dhe kanali retorik, sjellja e tij, gjykimet e tij e) e brendshme në situatë e komunikimit f) një tipar . . . i procesit të ndërveprimit gjuhësor g) brenda procesit të komunikimit231 h) i brendshëm në procesin e komunikimit, në format e ndërveprimit mes folësit dhe dëgjuesit. Për Halliday-in, lidhëza si mekanizëm i tekstit, përfshin lidhëzat që lidhin fjalitë, por përjashton lidhësit parataktikë dhe hipotaktikë (bashkërenditës dhe nënrenditës) brenda fjalive, të cilat konsiderohen strukturore. Në lidhje me njësitë, të cilat mund të realizojnë marrëdhëniet lidhëzore në tekst, Halliday dhe Hasan-i232 shprehen: "duke pasur një marrëdhënie semantike të veçantë që MUND të veprojë në mënyrë lidhëzore..., atëherë çdo shprehje e asaj natyre, me ose pa njësi dëftore ose reference do të konsiderohet brenda kategorisë së lidhëzës.” Kështu, në shembullin (38), despite this (pavarësisht nga kjo) konsiderohet e gjitha si shprehje lidhëzore.

229 Po aty. F.240. 230 Po aty. F.240-241. 231 Po aty. F.241. 232 Po aty. F.230-231.

Page 59: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

59

38. He was very uncomfortable. Despite this, he fell asleep.233

Ai ndihej shumë i parehatshëm. Pavarësisht nga kjo, ra në gjumë.

Halliday dhe Hasan-i e pranojnë se ka një njësi reference në këtë shprehje (despite this). Megjithatë, duke u nisur nga fakti se disa ndajfolje lidhëzore e kanë origjinën e tyre në ndërtimin e një përemri dëftor plus një parafjalë (therefore), ata presupozojnë se një shprehje si despite this duhet të kategorizohet si lidhëz. Halliday dhe Hasan-i theksojnë se marrëdhënia lidhëzore realizohet me anë të lidhëzave bashkërenditëse: and (dhe), but (por), yet (megjithatë), so (kështu), then (atëherë) që konsiderohen si elementet më të thjeshta lidhëzore, dhe me anë të ndajfoljeve si: furthermore (për më tepër), nevertheless (megjithatë), consequently (si rrjedhojë), me anë të frazave përemërore: on the contrary (në të kundërt), as a result (si rezultat), in spite of that (pavarësisht nga kjo), in addition (përveç kësaj) ose shprehjeve që tregojnë marrëdhënie kuptimi mes fjalive. I njëjti konektor mund të realizojë marrëdhënie të ndryshme në tekst, dhe konektorë të ndryshëm mund të realizojnë të njëjtën marrëdhënie në tekst.

3.1.3 Halliday (1985, 1994) Në botimin e vitit 1985 “An Introduction to Functional Linguistics”, Halliday rishikon mënyrën sesi janë trajtuar lidhëzat në botimin e vitit 1976, “Cohesion in English”. Ai sërish e konsideron lidhëzën si “një mënyrë për arritjen e teksturës” duke vendosur marrëdhënie logjiko-semantike234. Kategoritë e mëparshme mbeten të njëjtat, por tashmë janë ndarë në kategori më të përgjithshme të përpunimit, të zgjerimit dhe të pasurimit. Halliday235 i ndan lidhëzat në: ‘apposition’ (apozicion), ‘clarification, addition’ (sqarim, shtesë), ‘variation’ (variacion), ‘temporal’ (kohore), dhe ‘causal-conditional’ (shkakore-kushtore). Këto ndahen më tej në shumë nënkategori si adversative addition (shtesa kundërshtore), si p.sh. however (megjithatë); ‘verificative clarification’ (sqarimi verifikues) si: actually (në fakt); punctiliar temporal conjunction (lidhëza kohore e përpikërisë): at this moment (në këtë moment).

Halliday 236 përcakton dy nënkategori të marrëdhënieve të përpunimit: apozicionin dhe sqarimin. Në apozicion, i cili u trajtua si një marrëdhënie shtesore nga Halliday dhe Hasan-i237 kemi një riparaqitje ose ripohim të një elementi përmes ekspozicionit ose shembullit, si in other words (me fjalë të tjera), dhe for example (për shembull). Sqarimi është një marrëdhënie në të cilën “elementi i përpunuar jo thjesht ripohohet, por rivendoset, përmblidhet, e bëhet më i qartë ose i sqaruar për qëllime të ligjërimit”238. Përpunimi përfshin apozicionin si: in other words (me fjalë të tjera) dhe sqarimin si ‘rather’ (më tepër). Zgjerimi përfshin shtesë dhe variacion si alternatively (në mënyrë alternative). Pasurimi përfshin hapësinore-kohoren si there (atje),

233 Po aty. F.230. 234 Halliday, Michael. An Introduction to Functional Linguistics. Londër, Edward Arnold, 1985, f.289, 301, 308, 317. 235 Po aty. F.303-308. 236 Po aty. F.303-304. 237 Po aty. F.250. 238 Po aty. F.303.

Page 60: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

60

previously (më parë), kurse shkakore-kushtorja përfshin consequently (si pasojë) dhe in that case (në atë rast). Ka disa lloje zgjerimi: shtues, kundërshtor, variacion239. Marrëdhëniet shtuese mund të jenë pozitive: and (dhe), also (gjithashtu), etj. ose negative nor (as). Kundërshtoret përfshijnë lidhëzat but (por), yet (megjithatë), on the other hand (nga ana tjetër). Variacioni mund të jetë ‘replacive’ (zëvendësues): on the contrary (në të kundërt), instead (në vend të kësaj); ‘substractive’ (zbritës): apart from that (përveç kësaj), except from that (pavarësisht nga kjo); ose alternative: alternatively (në mënyrë alternative). Në tekstin e parë “Cohesion in English” variacioni ‘replacive’ është klasifikuar nën kundërshtorët, kurse llojet ‘substractive’ dhe ‘alternativ’ nuk janë përmendur në mënyrë specifike. Kurse, kategoria hapësinore-kohore është një variant i zgjeruar i lidhëzës kohore, e trajtuar në librin “Cohesion in English”. Nënlloji hapësinor është dhënë përmes përdorimit të there (atje). Lidhëzat kohore mund të jenë të thjeshta ose të përbëra. Lidhëza kohore të thjeshta mund të jetë then (atëherë), lidhëza e momentit: at the same time (në të njëjtën kohë), lidhëza që tregon një veprim që kryhet më parë në kohë: before that (përpara asaj), previously (më parë), ose lidhëza që japin përfundimin in the end (në fund), finally (më në fund). Halliday 240 thekson faktin se shumë lidhëza i mbivendosen njëra-tjetrës dhe se kategoritë që ai propozon “janë ato që janë parë si më të përdorshmet në interpretimin e teksteve”. Halliday241 e pranon faktin se lidhëza mund të jetë implicite dhe nuk sinjalizohet nga mekanizma eksplicitë në tekst. Për shembull, ngjarje që ndodhin në vazhdim, në një tekst do të interpretohen sikur ndodhin në sekuenca kohore, ose kanë marrëdhënie shkak-pasojë. Halliday dhe Hasan-i nuk i klasifikojnë mekanizmat nënrenditës si kohezivë, duke qenë se këta mekanizma janë të motivuar nga ana sintaksore, d.m.th. janë përbërës të një zgjedhjeje sintaksore, procesit të nënrenditjes. Nga ana tjetër, Halliday dhe Hasan-i shpjegojnë se kategoria e tyre ‘conjunction’ (lidhëz) është kohezive sepse zgjedhja e saj është e motivuar nga ana semantike ose retorike. 3.1.4 Teun van Dijk (1977) Teun van Dijk-u242 përpiqet të japë një përshkrim të pjesshëm të konektivëve në gjuhën natyrore, veçanërisht të strukturave abstrakte që janë në bazë të tyre. Van Dijk-u thekson se një nënkategori të C-expressions (siç i quan ai konektivët) përdoren për të lidhur jo vetëm struktura të sipërfaqes, fjalitë.

39. John and Paul visited Amsterdam. 40. John or Paul visited Amsterdam. 41. *John but Paul visited Amsterdam. 42. *John because Paul visited

Amsterdam.

Xhoni dhe Poli vizituan Amsterdamin. Xhoni ose Poli vizituan Amsterdamin. *Xhoni por Poli vizituan Amsterdamin. *Xhoni sepse Poli vizituan Amsterdamin

239 Po aty. F.304. 240 Po aty. F.308. 241 Po aty. F.308-309. 242 Dijk, Teun van. “Connectives in Text Grammar and Text Logic”. Në:Van Dijk/Petöfi. Grammar and description studies in Text Theory and Text Analysis. Berlin-New York, de Gruyter, 1977.

Page 61: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

61

Sikurse dhe shihet këto fraza mund të lidhen nga and (dhe) dhe or (ose). Karakteristikën e lidhjes së frazave me lidhëza e kanë kategori të tilla gramatikore si foljet, foljet ndihmëse, mbiemrat dhe disa ndajfolje:

43. Peter drinks and plays. 44. I’ll go to Berkeley or stay in New

York. 45. Harry always did and always

will play baseball. 46. The flag is red and yellow. 47. Peter drinks regularly but is very

healthy.

Piteri pi dhe luan. Unë do të shkoj në Bërkli ose do të rri në Nju-Jork. Herri ka luajtuar dhe do të luajë gjithmonë bejsboll. Flamuri është i kuq dhe i verdhë. Piteri pi rregullisht por është shumë i shëndetshëm.

Për sa u përket konektivëve të fjalive, Van Dijk-u 243 thekson se shpërndarja e shprehjeve C në anglisht duket të jetë joproblematike. Si rregull i përgjithshëm ato përdoren në pozicion nistor në krye të fjalive.

48. John is ill and the doctor has seen him.

49. John is ill. However, the doctor has not yet seen him.

50. *John must be ill, somebody or must have prevented him from coming.

Xhoni është i sëmurë dhe mjeku e vizitoi. Xhoni është i sëmurë. Megjithatë, mjeku nuk e ka vizituar ende. *Xhoni duhet të jetë i sëmurë, ose duhet ta ketë penguar dikush që të vijë.

Van Dijk-u dallon tri klasa konektivësh sipas përdorimit të tyre në fjalinë e parë ose të dytë, ose në të dyja: in case ...(then) (në rast se, atëherë), when (then) (kur...atëherë). Klasa e dytë që ka si karakteristikë praninë e shprehjeve C në pozicionin nistor në krye të fjalive, përfshin (al)though (edhe pse), because (sepse), since (duke qenë se), due to (për shkak se), after (that) (pas kësaj). Ka një klasë shprehjesh C që nuk përdoren në pozicion nistor. Anyway (megjithatë) mund të përdoret në pozicion final, kurse however (megjithatë), therefore (prandaj), thus (kështu), nevertheless (për më tepër) kanë të njëjtën sjellje të lirë sintaksore si ndajfoljet e tjera:

51. However, Peter did not like to visit our party.

52. Peter, however, did not like to visit our party.

53. Peter did not like to visit our party, however.

Megjithatë, Piterit nuk i pëlqeu të vinte në mbrëmjen tonë. Piterit, megjithatë, nuk i pëlqeu të vinte në mbrëmjen tonë. Piterit nuk i pëlqeu të vizitonte mbrëmjen tonë, megjithatë.

Por, nuk përdoren në mes të fjalisë: 54. ?*Peter did not, however, like to

visit our party. 55. **Peter did not like to, however,

visit our party.

?*Piterit nuk, megjithatë, i pëlqeu të vizitonte mbrëmjen tonë. **Piterit nuk i pëlqeu, të megjithatë, vizitonte mbrëmjen tonë.

Në pozicione nistore, konektivëve mund t’u paravihen konektorë të tjerë and (dhe), but (por), or (ose). Van Dijk-u e konsideron të qartë sintaksën e përgjithshme të shprehjeve C. Kufizimet e përgjithshme në përdorimin e shprehjeve të ndryshme duket se përcaktohen nga struktura semantike dhe pragmatike, si në rastet e mëposhtme.

56. *I like oranges, and/or/but/therefore Nixon visited China.

*Mua më pëlqejnë portokallet, dhe/por/prandaj Niksoni vizitoi Kinën.

243 Po aty. F.18.

Page 62: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

62

57. *I fell asleep and I took a Martini.

58. Peter is rich but he spends much Money.

*Unë rashë në gjumë dhe mora një Martini. Piteri është i pasur, por ai shpenzon shumë para.

Van Dijk-u e konsideron si shumë të rëndësishëm në trajtimin e konektivëve, kuptimin e natyrës së objekteve të lidhura. Ai i konsideron këto objekte si konekte, dhe konektet që ndodhen para konektivëve i quan konekte paravajtëse dhe ato që e pasojnë, konekte pasuese. Van Dijk-u konsideron disa koncepte të rëndësishme për statusin e konekteve:

a) Koncepti i zakonshëm për konektet është se ato janë propozicione. b) Nëse shprehjet C rrjedhin nga konektivë abstraktë, konektet në këtë nivel

abstrakt quhen “fjali abstrakte”. c) Një mundësi e tretë është që konektet të prezantojnë vlera të vërteta. d) Konektivët mund të shihen si “konektorë” të objekteve të tilla si fakte, ngjarje,

gjendje, veprime ose si botë të mundshme/situata. Megjithatë, ata mund të lidhin elemente të gjuhës (logjike ose natyrore) pjesë e së cilës janë. Ata mund të “paraqesin” ose t’u “referohen” marrëdhënieve mes entiteteve të tilla si propozicionet, faktet ose ngjarjet.

Për sa u përket propozicioneve, Van Dijk-u244 mendon se: a) propozicionet janë “kuptime”, “forma logjike” ose “paraqitje semantike” të

fjalive (në gjuhën natyrore); b) propozicionet janë funksione nga fjalitë në vlerat e vërteta; c) propozicionet janë funksione nga fjali në klasën e botëve të mundshme,

intervaleve të kohës; d) propozicionet janë funksione nga vlerat e vërteta në botët e mundshme, p.sh.

paraqet nënbashkësi botësh, ato në të cilat ato nuk janë të vërteta (ose të kënaqshme).

3.1.5 Teun van Dijk (1979) Teun van Dijk-u245 trajtoi funksionin e konektivëve pragmatikë, të cilët shprehin marrëdhëniet mes akteve të të folurit, në dallim nga konektivët semantikë që shprehin marrëdhënien mes fakteve të denotuara.

Për Van Dijk-un aktet e të folurit mund të ndodhin në sekuenca të njëpasnjëshme të kryera nga një folës ose disa folës që pasojnë njëri-tjetrin, si p.sh. në rastin e bisedës. Ashtu si fjalitë ndodhin në sekuenca që duhet të përmbushin një numër kufizimesh për të qenë të pranueshme si ligjërim, p.sh. ato të koherencës semantike, ashtu dhe sekuencat e aktit të të folurit nuk janë arbitrare. Ato duhet të përmbushin një numër kufizimesh.

Van Dijk-u vëzhgon mënyrën sesi sekuencat e aktit të të folurit lidhen me sekuencat e fjalive, dhe në veçanti me mënyrën sesi shprehen këto marrëdhënie përmes konektivëve të ndryshëm natyrorë të gjuhës. Sekuencat e aktit të të folurit, duhet të përmbushin të gjitha kushtet e përgjithshme për sekuencat e aktit në ndërveprim. Një nga kushtet më të dukshme të kushteve të koherencës është fakti se gjendja finale e veprimit ai është identike me gjendjen nistore të veprimit tjetër ai+1 në të njëjtën rrjedhë veprimi. Kështu, detyrimet e caktuara nga akti i të folurit mund të 244 Po aty. F.23. 245 Dijk, Teun van. “Pragmatic Connectives”. Journal of Pragmatics 3, North-Holland Publishing Company, 1979, f.447.

Page 63: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

63

krijojnë kushte për përshtatshmërinë e akteve pasuese të të folurit. Kjo lloj koherence pragmatike bazohet në lloje të ndryshme marrëdhëniesh të kushtëzuara. Për Van Dijk-un, forma më e dobët është ajo e “aftësimit”, që do të thotë se akti i të folurit bën të mundur akte të tjera të të folurit. Dhe si forma më të forta konsideron ato të mundësisë dhe të domosdoshmërisë. Këto modalitete duhet të merren në kuptimin e tyre social dhe ndërveprues. Kështu, në sekuencën e mëposhtme të aktit të të folurit, një pohim ndiqet nga një kërkesë:

59. It is cold in here. Could you please shut the window?

Këtu është ftohtë. A mund ta mbyllni dritaren?

Po ashtu, akti i parë i të folurit mund të merret si një përgatitje për të dytin. Pra, kërkesat bëhen si pasojë e dëshirave dhe e qëllimeve të folësit.

Van Dijk-u246 thekson se ajo që thuhet për aktet e të folurit vlen dhe për sekuencat e fjalive ose të propozicioneve në një tekst koherent. Kufizimet në lidhjet në ligjërim bazohen në kërkesën që faktet respektive që ato denotojnë janë të lidhura p.sh. në mënyrë kushtore. Shpesh kjo lidhje mund të vendoset në mënyrë formale, mbi bazën e fakteve që duhet të ndërvendosen në sekuencën propozicionale mbi bazën e njohurisë sonë për botën. Van Dijk-u thekson se marrëdhëniet faktuale që janë baza preferenciale e koherencës së tekstit mund të shprehen në mënyrë tipike nga konektivët e fjalive, si and (dhe), but (por), or (ose), although (edhe pse), yet (megjithatë), because (sepse), if...then (nëse...atëherë). Këta konektivë ai i quan semantikë sepse shprehin marrëdhënie mes propozicioneve dhe përfaqësojnë marrëdhënie mes fakteve që janë denotata (të shënjuarit) e këtyre propozicioneve. Ai e dallon këtë përdorim semantik të konektivëve nga përdorimi pragmatik i tyre.

Van Dijk-u përdor termin konektiv pragmatik për të dalluar përdorimin pragmatik të konektivëve nga përdorimi semantik i tyre. Konektivët pragmatikë shprehin marrëdhënie mes akteve të të folurit, kurse konektivët semantikë shprehin marrëdhënie mes fakteve të denotuara. Konektivët pragmatikë përdoren në fillim të fjalisë, të ndjekur nga një pauzë. Ai trajtoi konektivët kryesorë të anglishtes për të parë se çfarë përdorimi pragmatik mund të kenë ata. (Informacione më të detajuara do të jepen në kapitujt përkatës). 3.1.6 Robert de Beaugrande&Dressler (1981)

Robert de Beaugrande&Dressler-i i trajtojnë konektorët si një nga mjetet e kohezionit, të përkufizuar si mënyrën në të cilën përbërësit e sipërfaqes së tekstit, d.m.th. fjalët ashtu si ne i dëgjojmë ose i shohim, lidhen me njëra-tjetrën. De Beaugrande&Dressler-i parapëlqejnë ta quajnë ‘junction’ (vendbashkim) këtë mekanizëm të ndërtimit të kohezionit të tekstit, që siç shprehen ata është “një mekanizëm i qartë për sinjalizimin e marrëdhënieve mes ngjarjeve ose situatave”. Edhe pse përmendim faktin që në gramatikat tradicionale dhe nga një sërë autorë të tjerë (Gleitman 1965; Dik 1968; Tai 1969; Harweg 1970; Dougherty 1970-71; R. Lakoff 1971; Halliday&Hasan 1976; Lang 1976; van Dijk 1977), termi i përdorur për këtë mekanizëm është ‘conjunction’ (lidhëz), ata preferojnë të përdorin termin ‘junction’ (vendbashkim). Ata dallojnë katër lloje kryesore: Conjunction (lidhëza) që lidh gjëra që kanë të njëjtin status, p.sh. të dyja janë të

vërteta në botën tekstore. Lidhëza është një funksion ‘default’ (i parazgjedhur),

246 Po aty. F.448.

Page 64: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

64

sepse ngjarjet dhe situatat kombinohen si shtesë në një tekst. Kështu, nuk ka asnjë motiv për të vendosur and (dhe), in addition (përveç kësaj), mes dy frazave a fjalive, por kjo bëhet vetëm kur ndërvarësia nuk është e dukshme dhe duhet të theksohet247. Lidhëza është një marrëdhënie shtesë, si në rastin kur lidhen dy ngjarje të varura ose situata të përmendura brenda një fjalie: 60. The great birds like to roost in trees in parks just outside the town, and since 1885 the local citizens have made the best of the situation.248

Zogjve të mëdhenj u pëlqen të bëjnë fole në pemët, në parqe jashtë qytetit, dhe që nga viti 1885 qytetarët lokalë kanë bërë më të mirën për këtë.

Lidhëza mund t’i kapërcejë kufijtë e fjalisë, si në (61), ose mund të lidhë shprehjet të paformatuara si fjali, ku megjithatë marrëdhënia që realizohet është shtesore, si në (62)

61. Sadat called this a means of protecting the “human rights” of the Gaza Palestinians. And to ensure that Gaza attains autonomy, Sadat wanted a firm commitment.249

62. After all I’ve done for law enforcement and for them to treat me this way. 250

Sadati e quajti këtë një mjet të mbrojtjes së ‘të drejtave të njeriut’ të palestinezëve të Gazës. Dhe për të siguruar që Gaza e arrin autonominë, Sadati donte një angazhim të patundur. Pas gjithë atyre që unë kam bërë për përforcimin e ligjit dhe për ata, që më trajtojnë mua në këtë mënyrë.

Disjunction (shkëputje/veçim) lidh gjëra që kanë status alternativ, dy gjëra nga të cilat vetëm njëra mund të jetë e vërtetë në botën tekstore. Or (ose) është sinjali më i zakonshëm për veçimin, nganjëherë i shtrirë tek either/or (ose/ose), whether/or (nëse/ose), whether/not (nëse/ose), etj. Brenda një fjalie lidhëza or (ose) lidh alternativa, të cilat janë të dyja aktuale, por vetëm njëra prej tyre ndodh në botën tekstore. 63. “Unless Mr. Winkle feels

aggrieved by the challenge; in which case, I submit, he has a right to satisfaction.” Mr. Winkle, with great self-denial, expressed himself quite satisfied already. “Or possibly,- said the man, “the gentleman’s second may feel himself affronted.”251

‘Vetëm nëse z.Uinkle ndihet i pikëllyer nga sfida; rast në të cilin e pranoj se ai ka të drejtën e kënaqësisë’. Z. Uinkle, me një vetërefuzim të madh, u shpreh me një kënaqësi të madhe. “Ose ka mundësi, -tha burri, sipas zotërisë, ai mund të ndihet i fyer.”

Veçimi mund të përdoret për të lidhur dy fjali, si në (64), ku shprehet zakonisht një alternativë që nuk është konsideruar më parë.

64. A man must not be too precipitate, or he runs over it [his hat]; he must not rush to the

opposite extreme, or he loses it altogether.252

Një burrë nuk duhet të jetë shumë i nxituar, ose ta ekzagjerojë; ai nuk duhet të nxitojë në ekstremin e kundërt, ose ai e humb të gjithën.

247 Beaugrande, de Robert-Alain; Dressler, Wolfgang U. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1981, f.272-273. 248 “TIME”, 26 mars 1979. 249 “TIME”, 26 mars 1979. 250 “TIME”, 26 mars 1979. 251 Dickens, Charles. The Pickwik papers. Londër, 1836, f.37, f.31. 252 Po aty. F.49.

Page 65: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

65

Sipas Beaugrande&Dressler-i253, përdoruesit e tekstit kur përdorin lidhëzat veçuese, duhet të sjellin në kujtesën aktive të dyja alternativat derisa të arrihet zgjidhja. Contrajunction (kundërlidhje) lidh gjëra që kanë të njëjtin status, por që shfaqen

të papajtueshme me botën tekstore, p.sh. një shkak dhe një efekt i papritur. Kjo lloj marrëdhënieje në anglisht, sinjalizohet nga but (por), however (megjithatë), yet (edhe pse), nevertheless (megjithëse). etj. De Beaugrande&Dressler-i 254 theksojnë se është funksioni i ‘contrajunction’ që të lehtësojë tranzicione problematike në pika ku dalin kombinime të pamundura të ngjarjeve dhe të situatave. 65. Discouraged aides talked openly

of the trip becoming a debacle. But at the last minute Carter achieved a victory of presidential diplomacy.255

Ndihmësit e dekurajuar folën hapur për faktin që udhëtimi po bëhej katastrofik. Por në momentet e fundit, Karter-i arriti një fitore të diplomacisë presidenciale.

Sipas De Beaugrande&Dressler-it, prodhuesi i tekstit e përdor lidhëzën but (por) për t’i sinjalizuar marrësit e tekstit se ajo çka pritej u shndërrua në diçka krejt ndryshe, ‘një fitore’. Në shembullin që ata japin, lidhëza sinjalizon se një përgjigje natyrale ndaj zemërimit të një personazhi të pushtetshëm, pra pajtimi, nuk ishte rasti.

66. Carter was upset and angry. But Begin remained firm.256

Karteri ishte i mërzitur dhe i shqetësuar. Por Begini mbeti i patundur.

Subordination (marrëdhënie nënrenditëse) lidh gjëra ku statusi i njërës varet nga ai i tjetrës, p.sh. gjëra të vërteta në situata të caktuara ose për motive të caktuara (parakushti/ngjarja, shkaku/efekti, etj). Përfaqësohet nga një numër i madh shprehjesh lidhëzore në anglisht: because (sepse), since (duke qenë se), as (sa), thus (kështu), while (kurse), therefore (prandaj), etj. Këto elemente qartësojnë marrëdhënie të ndryshme:

- marrëdhënie të koherencës, p.sh. shkaku (kushte të nevojshme), arsye (reagimi racional njerëzor);

67. It would befoul Long Beach Harbour with oil spills and seriously worsen the local smog problem, because merely unloading the oil would release hydrocarbon fumes into the atmosphere. The judge refused, on the grounds that he lacked authority.257

Do ta ndoste plazhin me mbetje nafte dhe do të keqësonte problemin e smogut, sepse thjesht derdhja e naftës do të lëshonte hidrokarbon në atmosferë. Gjykatësi refuzoi, për arsye se atij i mungonte autoriteti.

- marrëdhënie të përafërsisë kohore: then (atëherë), next (më pas), before (para se), after (pasi), since (që nga), whenever (kurdo që), during (gjatë) etj. 68. President emotionally declared that he was “glad to be home”. Then he told the gathering what it had come to hear.258

Presidenti deklaroi i emocionuar se ai ishte ‘i gëzuar që ishte në shtëpi’. Më pas ai tha në mbledhje se çfarë kishte ardhur të dëgjonte.

253 Beaugrande, de Robert-Alain; Dressler, Wolfgang U. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1981, f.71-72. 254 Po aty. F.71-73. 255 “TIME”, 26 mars 1979. 256 “TIME”, 26 mars 1979. 257 “TIME”, 26 mars 1979. 258 “TIME”, 26 mars 1979.

Page 66: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

66

- afërsia kohore mund të përfshijë një zinxhir ku mbarimi i një ngjarjeje ose i një situate koincidon me fillimin e tjetrës, mundësisht dhe me një përfshirje të shkakësisë.

. 69. When Carter brought up Sadat’s proposals, Begin said they were “completely unacceptable”. 259

Kur Karteri u mor me propozimet e Sadatit, Begini tha se ato ishin krejtësisht të papranueshme’.

- modaliteti, p.sh. mundësinë, ose nevojën e ngjarjeve dhe të situatave (ose të të kundërtave të tyre), p.sh. if (nëse). Sipas De Beaugrande&Dressler-it 260 ‘if’ markon një kusht në të cilën një ngjarje ose situatë do të ishte e vërtetë, p.sh:

70. We can have German standards of living if we have German standards of work.

Ne mund të kemi standardet gjermane të jetesës, nëse kemi standarde gjermane të punës.

Modaliteti është i rëndësishëm për ngjarjet dhe situatat e projektuara, ato që mund të ndodhin ose të mund të kenë ndodhur në një botë teksture. Për kohën e shkuar, nuk është e mundur që projeksioni të jetë i vërtetë. . 71. If the principle tower of

Rochester Castle had suddenly walked from its foundation, and stationed itself opposite the coffee-room window, Mr. Winkle’s surprise has been nothing compared with the profound astonishment with which he heard this address.261

Nëse kulla kryesore e Kështjellës së Roçesterit kishte lëvizur papritur nga themeli i saj dhe ishte vendosur përkundrejt dritares së dhomës së kafes, surpriza e z.Uinkle nuk do të ishte asgjë, krahasuar me habinë e thellë me të cilën ai dëgjoi këtë adresë.

Për Beaugrande&Dressler-in përdorimi i ‘junctives’ si sinjale eksplicite është rrallë i detyrueshëm, sepse përdoruesit e tekstit mund të vendosin marrëdhënie të tilla si ato shtesore, shkakore, etj., përmes aplikimit të dijeve të botës262. Por përmes përdorimit të ‘junctives’, prodhuesit e tekstit mund të ushtrojnë kontroll mbi mënyrën sesi marrëdhëniet ndërtohen dhe priten nga marrësit. Kështu, kjo lloj lidhjeje demonstron sesi jo vetëm rregullat e detyrueshme gramatikore, por dhe ndërveprimi komunikativ, vendosin se çfarë formatesh sintaksore përdorin pjesëmarrësit. Ato mund ta ndihmojnë dhe prodhuesin e tekstit në organizimin dhe prezantimin e botës tekstore dhe mund të vendosin një interpretim të veçantë. 3.1.7 Claudia Biasci (1982) Biasci 263 studion konektorët në gjuhën natyrore. Ajo i emërton konektorët si konektivë. Objekti i saj i studimit është gjuha italiane. Përmes studimit të saj, Biasci përpiqet që të realizojë një klasifikim të konektorëve, dhe nga ana tjetër për të treguar sesa kompleks dhe i vështirë ishte trajtimi i tyre.

259 “TIME”, 26 mars 1979. 260 Beaugrande, de Robert-Alain; Dressler, Wolfgang U. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1981, f.71-74. 261 Po aty.F.37. 262 Po aty. F.80. 263 Biasci, Claudia. Konnektive in Sätzen und Texten. Eine sprachübergreifende pragmatisch-semantische Analyse. Helmut Buske Verlag Hamburg. 1982, f.1.

Page 67: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

67

Biasci ka trajtuar shprehjet konektive të gjuhës italiane, dhe i bërë klasifikimin e mëposhtëm semantik:

a) Klasa-DHE, b) Klasa-DO TË THOTË QË, c) Klasa-OSE, d) Klasa-POR, e) Klasa-SEPSE-E, f) Klasa, SEPSE-F, e) Klasa-NËSE-ATËHERË.

Në mënyrë të veçantë Biasci trajtoi klasën e konektivëve që shprehin marrëdhënien kundërshtore. Biasci përdori shembuj të marrë nga tekstet letrare. Me anë të analizës së teksteve, ajo u përpoq të jepte një paraqitje globale të problematikës së konektivëve. Biasci264 thotë se:

a) Për të përshkruar aspektet sintaksore, semantike dhe pragmatike të konekteve, duhet që teoria të ketë një përbërës sintaksor, semantik dhe pragmatik.

b) Për të përshkruar karakterin performues dhe përshkrues të konektivëve, duhet që teoria të analizojë tekste të gjuhës natyrore në rrafshe të ndryshme.

c) Që tekstet e gjuhëve të ndryshme natyrore të analizohen dhe rezultatet të krahasohen në mënyrë të saktë me njëri-tjetrin, duhet që teoria të operojë me një gjuhë interpretuese, formale dhe të mirëpërkufizuar.

3.1.8 Pasch et al. (2003) Pasch et al.265 i kanë studiuar konektorët në gjuhën gjermane me ndihmën e kritereve përzgjedhëse nga fusha të ndryshme të gramatikës. Si konektorë, ata shohin në gjermanisht ato shprehje x të cilat kanë tiparet e mëposhtme: (T1) X nuk është e lakueshme (T2) X nuk i jep tipare rasore rrethimit të vet sintaksor (T3) Kuptimi i x-it është një marrëdhënie dyanëshe (T4) Relatat e kuptimit të x-it janë gjendje. (T5) Relatat e kuptimit të x-it duhet të shënohen përmes fjalive. T1 është një tipar morfologjik. Sipas këtij kriteri, konektorët nuk kanë fleksion si foljet, emrat apo mbiemrat. Në këtë këndvështrim, konektorët klasifikohen bashkë me parafjalët apo njësitë e tjera të pandryshueshme. T2 është një tipar sintaksor. Sipas këtij tipari një konektor nuk mund të ndikojë nga ana rasore mbi një shprehje tjetër me të cilën përdoret, ashtu sikurse ndodh në të kundërt me parafjalët që shënojnë emrat me të cilët përdoren nga ana rasore. Në rast të një përdorimi të tillë si: Ai takoi një shok dhe dajën e tij, emri dajën nuk e merr rasën kallëzore prej parafjalës, por prej foljes. T3 është një tipar semantik. Kjo do të thotë, që dy shprehje që lidhen përmes konektorëve, qoftë në mënyrë të thjeshtë apo komplekse nga ana sintaksore, janë të lidhura në mënyrë semantike, ku ato paraqiten si shprehje për dy relatat e mundshme të kuptimeve të konektorëve. Këtu dallohen konektorët nga ndajfolje të tilla si ndoshta (vielleicht). Kjo e fundit nuk karakterizon një marrëdhënie mes dy fakteve. T4 është një tipar semantik. Ky tipar do të thotë që shprehjet që lidhen me anë të konektorëve nga ana semantike, duhet të shënojnë fakte. Kështu, një konektor si sepse në shembullin e mëposhtëm, vendos në marrëdhënie dy fakte, p.sh.: Unë nuk shkoj në punë, sepse jam i sëmurë. Dy faktet që lidhen me anë të konektorit në një mënyrë specifike, funksionojnë si relata të kuptimit të konektorëve.

264 Po aty. F.287. 265 Pasch, Renate, Ursula Brauße, Eva Breindl&Ulrich H.Waßner. Handbuch der deutschen Konnektoren. Linguistische Grundlagen der Beschreibung und syntaktische Merkmale der deutschen Satzverknüpfer . Berlin, de Gruyter. 2003, f.1.

Page 68: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

68

T5 është një tipar i renditjes tingull-kuptim. Për formulimin e T5 duhet të themi se me konektorë kuptohen ato shprehje, marrëdhëniet e kuptimit të të cilave, mund të realizohen përmes fjalive. Me fjali kuptojmë një shprehje që ka një folje të zgjedhueshme. Konektorët janë të konceptuar si një klasë semantike. Funksioni semantik i konektorëve qëndron në kodimin e marrëdhënieve mes objekteve të kategorive të caktuara semantike, dhe në mënyrë të veçantë mes gjendjeve, propozicioneve dhe akteve të të folurit. Shprehjet morfosintaksore që kodojnë relatat e marrëdhënies, konsiderohen si konekte të konektorëve të dhënë. Konektet mund t’u përkasin klasave të ndryshme, por më tipiket janë fjalitë e mëvetësishme dhe ato të pamëvetësishme. Pasch et al. 266 kërkojnë për konektorët që të mund të jenë “struktura fjalie“. Ata gjykojnë se nga ana morfosintaksore, konektorët u përkasin klasave të ndryshme: lidhëzave, ndajfoljeve, pjesëzave, por ata merren kryesisht me konektorët lidhëzorë dhe konektorët ndajfoljorë. Konektorët mund të realizojnë marrëdhënie semantike simetrike ose josimetrike. Tek konektorët me kuptim “simetrik“ është i mundur një shkëmbim i shprehjeve në kushte specifike të kontekstit, si në rastin e konektorit und (dhe). Pasch et al.267 dallojnë nga ana sistematike dy klasa të mëdha konektorësh: konektorët e integrueshëm, që mund të jenë pjesë direkte përbërëse e fjalisë, si në rastin e ndajfoljeve dhe të pjesëzave, dhe konektorë të paintegrueshëm, që janë lidhëzat tradicionale. Ata i ndajnë konektorët në dy grupe të mëdha: konektorë që lidhin nga ana sintaksore dhe nga ana referenciale. Në thelb, ky klasifikim i përgjigjet ndarjes mes konektorëve lidhëzorë dhe atyre ndajfoljorë. 3.2 Autorë shqiptarë Në punimin “Për një tipologji të konektorëve të tekstit”, Shezai Rrokaj sugjeron termin lidhëzor, në vend të termit konektor, pasi “termi lidhëzor rrok një tërësi më të madhe mjetesh se ajo që nga gjuhësia e tekstit përshkruhet me termin konektor. Lidhëzorët janë mjete gjuhësore që garantojnë një lidhje ndërvarësie mbifrazore për të krijuar një tërësi të vetëmjaftueshme që quhet tekst.” 268 Rrokaj i konsideron lidhëzorët si mjete gjuhësore të cilat rregullojnë lidhjen e frazave me njëra-tjetrën, duke garantuar në këtë mënyrë realizimin e një teksti si një e tërë. Lidhëzorët janë mjetet që garantojnë kohezionin e tekstit, vazhdimësinë e tij në mënyrë të tillë që të ketë një qasje sa më të plotë midis ngjarjes dhe kotekstit. Për sa i përket klasifikimit të lidhëzorëve, Rrokaj jep këtë klasifikim të lidhëzorëve ndërfrazorë në gjuhën shqipe: lidhëzat e, dhe, ndërkaq, ndërkohë, sa, sapo, sado, sakaq, por, jo (vetëm) po(r), mirëpo, kurse, se, që (ftilluese, kohore), ngaqë, ndryshe, meqenëse, megjithëse, megjithatë, megjithëkëtë, ndonëse, megjithëqë, megjithëse, si, sikur, kur, qysh, qëkur. Dibra/Varfi269 duke iu referuar autorëve të huaj, kanë përzgjedhur termin “konektorë tekstualë”, si njësi që dallojnë nga lidhëzat, pikërisht për faktin se lidhjet që ato sigurojnë shtrihen në të gjithë gjatësinë e tekstit. Për sa u përket formave gramatikore që luajnë rolin e konektorëve tekstualë, Dibra/Varfi kanë përfshirë këtu disa klasa gramatikore:

266 Po aty. F.331. 267 Po aty. F.6. 268 Rrokaj, Shezai. “Për një tipologji të konektorëve të tekstit”. 269 Dibra, Klodeta; Varfi, Nonda. Gjuhësi teksti. SHBLU, Tiranë, 1999, f.55.

Page 69: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

69

- Pasthirrmat (eh, ah etj.) - Lidhëzat bashkërenditëse, lidhëzat nënrenditëse dhe shprehjet lidhëzore (dhe, por,

ose, prandaj, megjithatë, pra, ndërsa, sepse, me qëllim që etj.) - Ndajfolje dhe shprehje ndajfoljore (atëherë, domethënë, pas, para, dje, nesër, atje

lart, me sa duket, pikërisht, përreth, pak a shumë, pothuajse, për rrjedhojë, së pari etj).

- Shprehje perfomative (them, përsëris etj.) - Shprehje komplekse (sa për fillim, ndryshe nga ç’e prisnim, siç mundëm të vinim

re, siç parashikohej, duke e mbyllur këtë panoramë të shkurtër etj.) Vetë autorët e pranojnë se ky kategorizim i konektorëve të tekstit, është thjesht një përpjekje për të klasifikuar mjetet lidhëse të shqipes, në kuadrin e gjuhësisë së tekstit, pa synuar që të jenë shterues, duke shpresuar në studime të tjera për të fiksuar vendin e mjeteve lidhëse në gramatikën e gjuhës shqipe. Çeliku270 i ka trajtuar konektorët e tekstit në vështrim përqasës me konektorët e tekstit në gjermanisht. Ai ka bërë fillimisht një ndarje mes koneksionit eksplicit dhe koneksionit implicit. Në koneksionin eksplicit, Çeliku ka dalluar lidhjet këpujore, kundërshtore, veçuese, si dhe rolin e lidhëzave nënrenditëse në funksionin e tyre si lidhëzorë teksti, duke u ndalur në lidhëzorët që shprehin marrëdhënie: shkakore, qëllimore, lejore, rrjedhimore, kushtore, mënyrore, kohore. Në koneksionin implicit, janë trajtuar format metakomunikative si lidhëzorë teksti. Si risi e këtij punimi është dhe shtojca me një listë për konektorët e tekstit në gjermanisht, duke i pranëvënë konektorët përkatës në gjuhën shqipe. Duke qenë se fokusi i këtij punimi ka qenë qasja krahasuese mes shqipes dhe gjermanishtes, në tërësi nuk ka një analizë më të detajuar për konektorët apo lidhëzorët e shqipes. Si lidhëzorë janë konsideruar të gjitha mjetet e shqipes, që u përgjigjen mjeteve të konsideruara si lidhëzorë në gjermanisht. Një trajtim më shpjegues i këtyre mjeteve në gjuhën shqipe mungon. Në një trajtim të mëparshëm të konektorëve të tekstit271, autorja e këtij punimi, ka konsideruar si ”konektor”: lidhëzat, ndajfoljet dhe elementet e tjera gjuhësore që i shërbejnë lidhjes së tekstit. Në këtë punim, ajo ka trajtuar jo vetëm lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse të gjuhës shqipe, si dhe funksionin e tyre si konektorë teksti, por dhe mjete të tjera, të cilat në sintaksë ishin klasifikuar nën emërtimin “fjalë e togje fjalësh të ndërmjetme”. Si risi e këtij punimi është fakti se këto fjalë, të cilat nuk gjejnë një klasifikim brenda sintaksës, janë konsideruar si konektor teksti, pikërisht sepse në fakt i shërbejnë lidhjes së tekstit, ose mënyrës sesi prodhuesi i tekstit e organizon tekstin, duke shprehur dhe mendimin apo ndjenjat e veta. Brenda këtij grupi është bërë dallimi mes fjalëve të ndërmjetme të cilat mund të shpjegohen brenda vetë fjalisë dhe që nuk kanë lidhje me fjalitë e mëparshme në tekst, dhe atyre që mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet referimit në fjalitë e tjera të tekstit. Këtu, është bërë dallimi mes fjalëve të ndërmjetme, si: mbase, kushedi, çuditërisht, për nder, për besë etj, që i shërbejnë vetëm folësit për të shprehur qëndrimin e tij ndaj asaj që kumton, dhe konektorëve të mirëfilltë. Si të tillë janë trajtuar fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme, të cilat tregojnë lidhje logjike midis fjalive në tekst. Në këtë punim është bërë klasifikimi i këtyre fjalëve dhe i togjeve të

270 Çeliku, Arbër. Koherenca tekstore. Hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së tekstit nëpërmjet një qasjeje krahasuese të shqipes me gjermanishten. Shkup, Asdreni, 2005, f.136-171. 271 Mëniku, Linda. “Çështje të konektorëve të tekstit”. Studime Albanologjike, Nr.2, 1998.

Page 70: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

70

ndërmjetme, si konektorë teksti, duke u bazuar në marrëdhëniet lidhëzore që ato shprehin, si më poshtë: A. Fjalët e ndërmjetme që shprehin marrëdhënie lidhëzore shtuese. Në këtë janë përfshirë fjalët e ndërmjetme që shërbejnë për të saktësuar, sqaruar, kufizuar atë që është thënë më parë, si: përveç kësaj, krahas kësaj, krahas të tjerave, me fjalë të tjera, me pak fjalë, domethënë, gjithashtu, madje, bile, bie fjala, më saktë, më qartë, aq më tepër, për më tepër, shkurt, pastaj, më mirë etj. B. Fjalë të ndërmjetme që shprehin marrëdhënie lidhëzore kundërshtore. Në këtë grup janë klasifikuar si konektorë teksti që shërbejnë për të thënë “në të kundërt të asaj që pritej“, fjalë të ndërmjetme si: përkundrazi, prapëseprapë, sidoqoftë, prapë, anasjelltas, në të kundërt. C. Fjalë të ndërmjetme që shërbejnë për të shprehur marrëdhëniet shkakore: si rrjedhim, rrjedhimisht, për pasojë, atëherë, pra, kështu, ndryshe, përndryshe, domethënë, në këtë mënyrë, për këtë arsye etj. Në një mikrotezë të vitit 2003, nga autorja është bërë një përpjekje për të klasifikuar konektorët e shqipes në bazë të marrëdhënies lidhëzore që ato shprehin (shtesore, kundërshtore, shkakore), si dhe në bazë të tipit morfologjik të formimit, duke i klasifikuar në: lidhëza bashkërenditëse, lidhëza nënrenditëse, emra me parafjalë, emra pa parafjalë, ndajfolje.

Page 71: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

71

3.3 Marrëdhënia shtesore Ashtu sikurse u tha në kreun I, Quirk et al. i klasifikojnë ndajfoljet në tri klasa: adjuncts (shtesore), disjuncts (të veçuara) dhe conjuncts (të lidhura). Më tej, ata i klasifikojnë ndajfoljet e lidhura në nënklasa, ku bie në sy nënklasa listim (listing), e cila ndahet më tej në dy nënklasa: enumerative dhe shtesore. Nënklasa shtesore ndahet në: përforcuese dhe e barazisë. Quirk et al272 përfshijnë në nënklasën listim enumerativ këto elemente: first (së pari), second (së dyti), third (së treti); in the first place (në radhë të parë), in the second place (në radhë të dytë); first of all (para së gjithash); to begin with (duke filluar me), to conclude (duke përfunduar) etj. Quirk et al., në klasën shtesore (të barazisë), kanë përfshirë: likewise (në mënyrë të ngjashme), in the same way (në të njëjtën mënyrë), by the same token (po ashtu), kurse në nënklasën përforcuese fjalë si: further (për më tepër), also (gjithashtu), furthermore (për më tepër), more (për më shumë), moreover (për më shumë). Quirk et al273 e konsiderojnë listimin si një funksion bazë të gjuhës dhe për këtë ata mendojnë se ka struktura të bashkërenditjes, ku para së gjithash përfshihet lidhëza and.

72. I did this and I did this and I saw John and Mary and

Unë bëra këtë dhe unë bëra këtë dhe Unë pashë Xhonin dhe Merin dhe

Ndajfojet e lidhura përdoren për të dhënë një strukturë të veçantë ose orientim në një listë. Në formën e saj më të thjeshtë, struktura tregon një renditje, duke qenë se njësitë kanë funksion enumerativ:

73. First the economy is beginning to recover, and second(ly) unemployement figure shave not increased this month.

Së pari, ekonomia ka filluar ta marrë veten, dhe së dyti shifrat e papunësisë nuk treguan rritje këtë muaj.

Për Quirk et al., funksioni enumerativ nuk është thjesht një renditje numerike e njësive, por jep një përparësi relative dhe i jep listës një strukturë integrale, duke pasur një fillim dhe një fund. Në mënyrë të veçantë, ideja e një marrëdhënieje integrale jepet nga ndajfoljet shtesore. Në përdorimin e nëntipit të barazisë, njësia pasuese ka të njëjtën forcë me atë paravajtëse:

74. She has high responsibilities and, equally, a high salary.

Ajo ka përgjegjësi të mëdha, dhe, po ashtu, një pagë të lartë.

Nënklasa përforcuese e ndajfoljeve shtesore vlerëson një njësi, duke i dhënë peshë më të madhe nga njësia e dhënë më parë:

75. He has the opportunity, the motivation, and above all the courage to do it.

Ai ka mundësinë, motivimin dhe, mbi të gjitha, kurajën për ta bërë këtë.

Kurse për Halliday-in dhe Hasan-in274, marrëdhënia shtesore përfaqëson formën më të thjeshtë të kohezionit. Marrëdhënia shtesore njihet dhe si and-relation (marrëdhënia-dhe). Në këtë marrëdhënie, fjalia e dytë ose fraza shton informacion të ri që lidhet me fjalinë e parë ose frazën. Si mjete që realizojnë shprehjen e marrëdhënieve shtesore, Halliday dhe Hasan-i trajtojnë lidhëzat and (dhe), or (ose), dhe nor (as). Ata mendojnë se të gjitha këto lidhëza përdoren në mënyrë kohezive në tekst, dhe mund

272 Quirk, Randolph; Greenbaum, Sidney; Leech, Geoffrey; Svartvik, Jan. A Grammar of Contemporary English. Longman, 1972, f.635. 273 Po aty. F.636. 274 Halliday, Michael-Alexander-Kirkwood; Hasan, Ruqaia. Cohesion in English. Longman Group Ltd, 1976, f.228.

Page 72: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

72

të shprehin ose marrëdhënie të brendshme ose të jashtme, ndonëse në kontekstin shtesor dallimi mes këtyre përdorimeve mund të mos jetë shumë i qartë. Analiza që bëjnë Halliday Hasan-i275 për lidhëzën and (dhe) si një mjet koheziv bazohet në faktin se and është mekanizëm i krijimit të teksturës, i cili i kontribuon kuptimit shtesor përmes lidhjes së një propozicioni të mëparshëm me një propozicion që vjen më pas, duke e markuar varësinë e tij për interpretim në propozicionin e parë. Kur lidhëza and përdoret si mjet koheziv, duket të ketë kuptimin “ka diçka më shumë për t’u thënë” e cila është një marrëdhënie e brendshme, si në shembullin (76):

76. ...I was very nearly opening the window, and putting you out into the snow! And you had have deserved it...

...Isha gati të hapja dritaren dhe t’ju nxirrja në dëborë. Dhe do ta kishit merituar...

Halliday dhe Hasan-i276 japin shembuj dhe të përdorimit të brendshëm të lidhëzës and, në një seri pyetjesh, si në (77), ose për të lidhur dialogë dhe narracion si në (78):

77. Was she in a shop?And was that really-was it really a sheep that was sitting on the other side of the counter?

78. ... Who in the world am I? Ah, that’s the great puzzle!’And she began thinking of all the children she knew that there were of the same age as herself, to see if she could have been changed for any of them.

Ishte ajo në një dyqan? Dhe ishte vërtet-dhe ishte vërtet një dele që rrinte në anën tjetër të banakut? ...Kush jam unë? Ajo është gjëegjëza më e madhe. Dhe ajo filloi të mendonte për të gjithë fëmijët që ajo njihte dhe ishin të një moshe me të, për të parë nëse mund të ishte ndërruar me ndonjërin prej tyre.

Përdorimin e lidhëzës and në shembullin (78) Halliday dhe Hasan-i e konsiderojnë si në kufi, sepse and lidh dy fakte të ndryshme, që e bën atë të jashtme, por në të njëjtën kohë i shërben dhe synimit të folësit që këto dy fakte të konsiderohen të lidhura në një farë mënyre. Halliday dhe Hasan-i277 besojnë se konteksti tipik për lidhëzën and është ai në të cilin ka një zhvendosje të plotë ose gati të plotë tek pjesëmarrësit nga një fjali në tjetrën, dhe në këtë mënyrë të dyja fjalitë janë pjesë të ndryshme të një teksti, si në shembullin (79):

79. He heaved the rock aside with all his strength. And there in the recesses of a deep hollow lay a glittering heap of treasure

Ai e shtyu gurin me gjithë forcën. Dhe atje në qoshe të një vrime të thellë ndodhej një grup vezëllitës thesari.

Një marrëdhënie lidhëzore shtesore shton informacion ndaj përmbajtjes propozicionale të fjalisë. Një lidhje e tillë lidh informacionin me një seri pikash në përpjekje për t’i kontribuar propozicionit kryesor. Halliday dhe Hasan-i e konsiderojnë marrëdhënien shtesore si krejt të përgjithshme ose shumë të përgjithshme, dhe ‘marrëdhënia alternative’, e shprehur nga lidhëza or (ose) dhe ‘marrëdhëniet e ndryshme’ që shprehin nga fraza si on the other hand (nga ana tjetër), by contrast (në kontrast), as opposed to (në të kundërt me), shihen si nënkategori të marrëdhënies shtesore. Halliday dhe Hasan-i mendojnë se dallimi mes planit të brendshëm dhe të jashtëm, është më i dukshëm në rastin e marrëdhënies së shprehur nga lidhëza or (ose). Ata e konsiderojnë kuptimin bazë të lidhëzës or si alternativ. Në përdorimin e saj të 275 Po aty. F.244. 276 Po aty. F.245. 277 Po aty. F.235.

Page 73: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

73

jashtëm, ofrimi i një sërë alternativave, përdoret në pyetje, lejime dhe parashikime (e shprehur në terma gramatikore: në fjali pyetëse, urdhërore), si në:

80. ‘Shall we try another figure of the Lobster Quadrille?’, the Gryphon went on. ‘Or would you like the Mock Turtle to sing you a

song?’.

“A të përpiqemi me një figurë tjetër të Gaforres Quadrille?, -vazhdoi Gryphoni, “Apo do që të këndojë një këngë breshka Mock?“

Kuptimi i lidhëzës or në përdorim të brendshëm është ai i ‘interpretimit alternativ’, i një mendimi tjetër të mundshëm, i një shpjegimi etj.

81. Perhaps she missed her train. Or else she’s changer her mind and isn’t coming.278

Ndoshta, i iku treni. Ose ka ndërruar mendje dhe nuk vjen.

Forma (or) alternatively (ose në mënyrë alternative) është ndoshta një variant emfatik i marrëdhënies or, ku folësi vë theksin në alternativën, ashtu si në rastin kur përdor emfazën, elementin shtesor në marrëdhënien and kur përdor (and) additionally (dhe përveç kësaj). Halliday dhe Hasan-i konsiderojnë si lidhëz që realizon marrëdhënie shtesore (aditive) mohore (negative) lidhëzën nor (as). Ata mendojnë se lidhëza nor (as) mund të shprehë një marrëdhënie shtesore të brendshme ose të jashtme. Por, përveç lidhëzës nor ka dhe shprehje të tjera të përbëra, të cilat kanë një kuptim të ngjashëm: or else (ose ndryshe), and ...not (dhe jo vetëm), not...either (as), and ...not...either (dhe jo vetëm), dhe format neither (as), and ...neither (dhe as). ’

82. Perhaps she missed her train. Or else she’s changed her mind and isn’t coming.

Ndoshta, i iku treni. Ose ka ndërruar mendje dhe nuk vjen.

Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, format e zgjeruara me either (ose) kanë një element shtesë qartësie, që jep një informacion të ngjashëm me ‘dhe për më tepër’. Kjo marrëdhënie konsiderohet e brendshme, sepse folësi përdor një shprehje që të shprehë qëndrimin e tij, ose të vlerësojë atë që po thotë. Halliday dhe Hasan-i279 theksojnë se ka disa forma të marrëdhënies shtesore të cilat ndodhin në kuptim të brendshëm, për shembull ‘ka dhe një pikë tjetër që duhet marrë në lidhje me pikën e mëparshme’. Për të shprehur këtë marrëdhënie ka një numër shprehjesh lidhëzore që kanë vetëm këtë kuptim, p.sh: further (më tej), furthermore (për më tepër), again (sërish), also (gjithashtu), moreover (për më tepër), what is more (për më shumë), besides (përveç kësaj), additionally (duke shtuar), in addition (duke shtuar), in addition to this (duke i shtuar kësaj), not only that but (jo vetëm ajo, por). Këto shprehje mendohet se tregojnë emfazë shtesë, si dhe një japin një ngjyrim retorik si në (83):

83. My client says he does not know this witness. Further, he denies ever having seen her or spoken to her.

Klienti im thotë se ai nuk e njeh dëshmitarin. Për më tepër, ai e mohon ta ketë parë ose të ketë folur me të.

Siç shihet, në këtë shembull, folësi lidh dy fjali me anë shprehjes lidhëzore further, sepse ai i konsideron të dyja fjalitë si një tërësi. Në grupin e mjeteve lidhëzore që shprehin marrëdhënie shtesore, Halliday dhe Hasan-i fusin dhe similarly (në mënyrë të ngjashme), likewise (në mënyrë të ngjashme), dhe in the same way (në të njëjtën mënyrë). Ata mendojnë se këto mjete mund të klasifikohen brenda marrëdhënies shtesore, për shkak të ngjashmërisë së tyre semantike; ku burimi i kohezionit është krahasimi i asaj që thuhet me atë që

278 Po aty. F.247. 279 Po aty. F.246.

Page 74: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

74

është thënë më parë. Ato përdoren nga folësi për të këmbëngulur se po përforcohet një pikë e asaj që është thënë, ose shtohet një informacion i ri me synimin për të përforcuar të parin, si në shembullin e mëposhtëm:

84. Treating people as responsible citizens brings out the best in them; they behave such. In the same way if you treat them as criminals they will soon begin to act like.

85. Your directors are planning for steady growth over a considerable period of time. Similarly our intentions in adopting this new investment policy are focused on the long-term prospects of the company.

Trajtimi i njerëzve si qytetarë të përgjegjshëm nxjerr në pah më të mirën e tyre, ata sillen si të tillë. Në të njëjtën mënyrë, nëse i trajtoni si kriminelë, ata do të fillojnë të sillen si të tillë. Drejtorët tuaj po planifikojnë një rritje të qëndrueshme gjatë një periudhe të gjatë kohe. Po ashtu, synimet tona në adoptimin e kësaj politike të re investimi janë të fokusuara në perspektivat afatgjata të kompanisë.

Halliday dhe Hasan-i klasifikojnë si nënkategori të marrëdhënies shtesore, marrëdhënie në planin e brendshëm, marrëdhënien exposition (paraqitje) apo exemplification (shembullzim). Në funksionin ekspozues përdoren shprehje si: I mean (dua të them), that is (domethënë), that is to say (do të thotë), ose in other words (me fjalë të tjera), to put it another way (e thënë ndryshe) etj., si në (86.a), dhe në kuptimin e shembullit for instance (për shembull), for example (për shembull), dhe thus (kështu) (86.b).

86. a. I wonder whether that statement can be back up by adecuate evidence.-In other words, you don’t believe me. b.‘What sort of things do you remember best?’ Alice ventured to ask. ‘Oh, things that happened the week after next, the Queen replied in a careless tone. ‘For instance, now’, she went on... ‘there’s the King’s messenger’.

a. Pyes nëse ai pohim, mund të mbështetet nga evidencë adekuate. - Me fjalë të tjera, ju nuk më besoni. b. Çfarë lloj gjërash, mbani mend më mirë?- guxoi të pyeste Alice. ‚Oh gjërat, që ndodhën javën tjetër, -u përgjigj Mbretëresha me ton të shkujdesur. “Për shembull, tani, vazhdoi ajo, është korrieri i Mbretit”.

Halliday dhe Hasan-i konsiderojnë si mjete që kombinojnë shprehjen e marrëdhënies shtesore me atë të pas mendimit dhe shprehje të tilla si incidentally (rastësisht), by the way (meqë ra fjala), tek të cilat vihet re një kombinim i kuptimit shtesor me atë të mendimit që vjen pas. Mund të ndodhë që shpesh përdorimi i tyre nuk nënkupton ekzistencën e një ligjërimi të mëparshëm, edhe pse në parim një fjali mund të jetë e rastësishme vetëm nëse i referohet një fjalie të mëparshme.

87. ‘You’ll see me there’, said the Cat, and vanished ...While she was looking at the place where it had been, it suddenly appeared again: By-the-way, what became of the baby?’ said the cat, ‘I’d nearly forgotten to ask.

Ju do të më shihni këtu, tha Macja, dhe u zhduk...Ndërsa ajo po shihte tek vendi ku kishte qenë, papritur u shfaq sërish: Meqë ra fjala, çfarë ndodhi me fëmijët? -tha macja, ‘Unë gati harrova të pyes’.

Page 75: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

75

Duke i përmbledhur, Halliday dhe Hasan-i klasifikojnë marrëdhëniet e llojit shtesor dhe mjetet me të cilat realizohen ato në anglisht:

- Marrëdhënie të thjeshta shtesore (të jashtme dhe të brendshme) Shtesore: and, and also, and ... too dhe, dhe po ashtu, dhe ...gjithashtu Negative: nor; and ... not, not ... either, as, dhe ... jo vetëm neither Alternative: or, or else ose, ose tjetër

- Marrëdhënie shtesore komplekse (të brendshme): emfatike Shtesore: further(more), moreover, additionally, për më tepër, përveç kësaj, besides that, add to this, in addition, dhe për më tepër, dhe diçka and another thing tjetër Alternative: alternatively në mënyrë alternative

- Marrëdhënie shtesore komplekse (të brendshme): de-emfatike Të pas mendimit: incidentally, by the way rastësisht, meqë ra fjala

- Marrëdhënie krahasuese (të brendshme) Të ngjashmërisë: likewise, similarly, in the same way, në mënyrë të ngjashme, në

in (just) this way të njëjtën mënyrë, në këtë mënyrë Të dallimit: on the other hand, by contrast, nga ana tjetër, në kontrast - Marrëdhënie pozitive (të brendshme) Paraqitëse: that is, I mean, in other words, kjo është, dua të them,

to put it in another way me fjalë të tjera për ta thënë ndryshe

Të shembullit: for instance, for example, thus për shembull, kështu Van Dijk-u, në trajtimin e tij të konektivëve, përdor termin conjunction (lidhëz) për të shprehur marrëdhënien që realizohet nga konektivët and (dhe), also (gjithashtu), too (po ashtu), moreover (për më shumë). Sipas Van Dijk-ut280 lidhja natyrale e shprehur nga and (dhe nga: also, too, moreover) ka një karakter të përgjithshëm dhe duket të jetë pjesë e kuptimit të konektorëve të tjerë natyrorë abstraktë. Kuptimet specifike të strukturave sipërfaqësore të shprehura nga and rezultojnë nga kuptimet e fjalive të lidhura. Në shembujt e përzgjedhur prej tij shprehja konektore (C-expression) and mund të ketë kuptime të ndryshme, në varësi të kuptimeve të njësive që lidhen.

88. Peter is at the library and (he) is reading a book on physics.

89. John is very reactionary and very found of Richard Nixon.

90. Harry came at six and Bill came at seven.

91. Laura took a pill and fell asleep. 92. I am damned thirsty and I am going

to order four beers. 93. Give me that book and I’ll show you

the picture. 94. Give me enough money and I’d

show you that I could finish any project.

Piteri është në bibliotekë dhe po lexon një libër për fizikën. Xhoni është shumë revolucionar dhe shumë i dhënë pas Riçard Niksonit. Herri erdhi në orën gjashtë dhe Billi erdhi në orën shtatë. Laura piu një tabletë dhe ra të flejë. Jam shumë i etur dhe po shkoj të porosis katër birra Ma jep atë libër dhe do t’ju tregoj fotografinë. Më jep mjaftueshëm para dhe do t’ju tregoj se unë mund të mbaroj çdo projekt.

280 Dijk, Teun van. “Connectives in Text Grammar and Text Logic”. Në. Van Dijk/Petöfi. Grammar and description studies in Text Theory and Text Analysis. Berlin-New York, de Gruyter, 1977, f.41.

Page 76: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

76

Van Dijk-u281 shpjegon se këto shprehje and kanë përafërsisht kuptimet e mëposhtme: a) (and) there (atje); b) (and) in that situation (dhe në atë situatë), simultaneously (në të njëjtën kohë), while (ndërsa); c) (and) next-then (më pas-atëherë); d) (and) therefore (prandaj); (and) consequently (dhe si pasojë); e) if...then (nëse... atëherë). Van Dijk-u rimerr për diskutim mendimin se and (dhe) në vetvete nuk është e qëllimshme, sepse ndryshimet në kuptime vijnë prej kuptimeve të vetë konekteve. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë dhe fjali të tilla si (95) do të ishin të pranueshme, gjë që nuk është e vërtetë.

95. Jupiter is a satellite of the sun and I’m eating my egg.

Jupiteri është satelit i diellit dhe unë po ha vezën time.

Van Dijk-u synon që të gjejë kushtet që qëndrojnë për elementin lidhëzor. Në rastin e lidhëzave, interpretimi që jep ai është se paraardhësi është i vërtetë në një situatë a, pasardhësi në b, në mënyrë që a C b, ku a mund të jetë identike me b (çdo situatë lidhet me vetveten, dhe kjo e bën C refleksiv). Më në detaj and përdoret për të lidhur propozicione që denotojnë fakte të tilla, ku i pari siguron një ‘kuadër’ për faktin e dytë. Sipas Van Dijk-ut, këto janë karakteristika të konektivit të kushtëzimit relevant, ku paravajtësja e lidhëzës së qëllimshme specifikon shpesh situatën ose kushtin, nën të cilin është i vërtetë pasuesi. Van Dijk-u redukton dhe rastet e leximit të lidhëzës së qëllimshme që janë jorefleksive, në një interpretim më të përgjithshëm ‘të kushtit’. Kështu, për të siguruar një situatë fillestare për shembullin (96), duhet të presupozohet se ‘I came into the room’ (Unë erdha në dhomë).

96. Mary knitted and the fire was burning.

Meri po bënte shtiza, dhe zjarri po digjej.

Më vonë, Van Dijk-u rianalizoi konektorët kryesorë të anglishtes dhe pa se çfarë përdorimesh pragmatike mund të kenë ata. Për të dhënë në mënyrë të qartë dallimet mes përdorimeve të tyre semantike dhe pragmatike, Van Dijk-u ka dhënë shembuj konkretë të përdorimit të këtyre lidhëzave kur ato lidhin propozicione.

97. Yesterday we went to the movies and afterwards we went to the pub for a beer.

98. Why didn’t Peter show up? And, where were you that night?

99. Harry has counted me out. And, I even hadn’t had a chance!

Dje shkuam në kinema dhe më pas shkuam në klub për një birrë. Pse nuk u duk Peteri? Dhe, dhe ku ishit ju atë natë? Herri i kishte varur shpresat tek unë. Dhe, unë nuk kisha pasur kohë.

Sipas Van Dijk-ut në (97) lidhëza and përdoret semantikisht, sepse shpreh një marrëdhënie mes faktesh ‘të renditura në kohë’282, ndërsa në dy shembujt e tjerë një marrëdhënie e tillë semantike nuk duket e mundshme. Në shembullin (98) përdorimi i lidhëzës and në krye të fjalisë tregon se folësi do të tregojë se ai po i shton diçka aktit të parë të të folurit, sikurse ndodh dhe në rastin kur përdoret moreover. Në shembullin (99) përdorimi i lidhëzës and mund të karakterizohet me koncepte si ‘shtesë’ dhe ‘vazhdimësi’, koncepte të cilat sipas Van Dijk-ut duhen përkufizuar në lidhje me marrëdhëniet mes akteve të të folurit ose mes kthesave në biseda.

281 Po aty. F.40. 282 Dijk, Teun van. “Pragmatic Connectives”. Journal of Pragmatics 3, North-Holland Publishing Company, 1979, f.450.

Page 77: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

77

Për Van Dijk-un283 lidhëza and mund të ketë një kuptim ‘neutral apo të paqartë’. Në varësi të kuptimeve të frazave që lidh, mund të interpretohet dhe si rrjedhimore ose kushtore. Kjo mund të ndodhë në nivelin pragmatik. Kështu, në (100), folësi mund të përdorë lidhëzën and për të sinjalizuar një kundërshti. Në këtë mënyrë, and ka funksion të ngjashëm me but dhe yet të përdorura si pragmatikë. Nga ana tjetër, De Beaugrande&Dressler-i përdorin termin conjunction (lidhëz) për t’iu referuar marrëdhënies shtesore. Për ta conjunction sinjalizohet më shpesh nga lidhëza and dhe më pak nga moreover, also, in addition, besides, furthermore, etj. Lidhëza është një marrëdhënie shtesore, që lidh gjëra që kanë të njëjtin status: si në botën reale dhe në atë tekstore. Kjo marrëdhënie realizohet p.sh. në rastin kur lidhen dy ngjarje ose situata të ndërvarura të përmendura brenda një fjalie:

100. The great birds like to roost in trees in parks just outside the town, and since 1885 the local citizens have made the best of the situation.284

Zogjve të mëdhenj iu pëlqen të ndërtojnë fole në pemë dhe parqe jashtë qytetit, dhe që nga viti 1885 qytetarët vendas e kanë shfrytëzuar për mirë situatën.

Ato mund të përdoret përtej kufijve të fjalisë: 101. Sadat called this a means of

protecting the “human rights” ofthe Gaza Palestinians. And to ensure that Gaza attainsautonomy, Sadat wanted a firmcommitment.285

Sadati e quan këtë mjet për mbrojtjen e të drejtave “të njeriut”të palestinezëve të Gazës. Dhe për të siguruar që Gaza të arrinte autonominë, Sadati donte një përkushtim të qëndrueshëm.

Conjunction mund të lidhë fjali të paplota, të cilat kanë një marrëdhënie shtesë ose ndërvarësie:

102. After all I’ve done for law enforcement and for them to treat me this way.286

Pas gjithë asaj që bëra për forcimin e ligjit dhe për ata që më trajtuan mua në këtë mënyrë.

Në këto lidhje, ngjarjet dhe situatat kombinohen në mënyrë shtesore në botën tekstore. Kështu, nuk ka asnjë motiv që të vendoset and, also, in addition etj në mes të çdo fraze ose fjalie. Në fakt, përdorimi i tyre në çdo fjali, e bën tekstin monoton por vetëm nëse ndërvarësia nuk është e dukshme dhe ka nevojë të theksohet, atëherë ato mund të përdoren në të gjitha fjalitë që lidhen. Për Breindl-in287 marrëdhënia shtesore që shënohet nga konektorët shtesorë është rezultati i një veprimi “lidhës” dhe i një ‘përmbledhjeje’ të së pakti dy entiteve të të njëjtit lloj nën një “renditje të përbashkët”. Marrëdhënia shtesore është një marrëdhënie simetrike dhe për këtë arsye konektorët shtesorë dallojnë nga konektorët e tjerë që u japin njësive një marrëdhënie asimetrike (p.sh. kushti dhe shkakësia). Marrëdhëniet që vendosen nga konektorët shtesorë janë të natyrës së përgjithshme. Dëgjuesi mund ta ndërtojë vetë elementin lidhëzor në tekst mbi bazë të kontekstit dhe të dijeve të mëparshme. Sipas Breindl-it, funksioni i konektorëve shtesorë në koherencën e tekstit duhet parë si tregues për barazinë semantiko-funksionale të njësive që lidhin.

283 Po aty. F.450. 284 “TIME”, 26 mars 1979. 285 “TIME”, 26 mars 1979. 286 “TIME”, 26 mars 1979. 287 Pasch, Renate, Ursula Brauße, Eva Breindl; Ulrich H.Waßner. Handbuch der deutschen Konnektoren. Linguistische Grundlagen der Beschreibung und syntaktische Merkmale der deutschen Satzverknüpfer . Berlin, de Gruyter, 2003.

Page 78: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

78

Marrëdhënia shtesore është si nga ana formale ashtu dhe nga ana semantike, më shumë sesa një marrëdhënie “matematike”. Nga ana formale kjo marrëdhënie është më shumë sesa një zgjerim strukturor i fjalisë kryesore. Por marrëdhënia shtesore, e realizuar nga konektorët, nga ana semantike është më shumë sesa një renditje e njëpasnjëshme e propozicioneve të pavarura, kuptimi i një lidhjeje shtesore nuk mund të realizohet thjesht nga kuptimet e fjalive të izoluara. Breindl-i i klasifikon konektorët shtesorë në gjermanisht, në parim, në dy klasa: lidhëzat: und (dhe), sowie (si edhe), etj; dhe konektorët ndajfoljorë: auch (edhe), daneben (përveç kësaj), hinaus (për më tepër), dazu (për më tepër), etj. 3.4 Marrëdhënia kundërshtore Në ndërtimet kundërshtore, u kundërvihen njëri-tjetrit dy konekte. Duke u nisur nga përmbajtja semantike e konektit të parë, dëgjuesi ka pritshmërinë që në konektin e dytë të realizohet vazhdimi i asaj që është shprehur në konektin e parë. Por, në fakt, konekti i dytë është zakonisht një realitet i kundërt nga ai që pret dëgjuesi. Pra, kundërshtia (kontrasti) lind prej asaj që pritej dhe asaj që ndodh realisht.

103. Futbollistët luajtën shumë mirë, por humbën ndeshjen. Në (103), në konektin e parë: pretendimi “ata luajtën shumë mirë” (premisa) ka si implikim (të mundshëm), “futbollistët fituan ndeshjen”, por në realitet, në konektin e dytë ndodh e kundërta “ata humbën ndeshjen”. Sipas Lang-ut288 mund të kundërvihen konekte që kanë të paktën një ndryshim minimal semantik. “Ndryshimi minimal semantik” përdoret në shembuj, ku konektet kanë kryefjalë të ndryshme, por kallëzues identikë, si p.sh.:

104. Hansi është i madh dhe/por Frici është i madh. Për studimin e marrëdhënieve kundërshtore, studiuesit i referohen së pari studimit të Lakoff-it (1971). Lakoff-i289 e konsideron studimin e saj si një përpjekje për të krijuar një teori të lidhëzës dhe e kufizon këtë studim tek tri lidhëza të anglishtes, and (dhe), or (ose), but (por). Në këtë studim, Lakoff-i propozon që lidhëza e anglishtes but (por) ka një kuptim pragmatik, sepse kërkon që dëgjuesi të bëjë një presupozim. Lakoff-i290 bën dallimin mes përdorimit të lidhëzës but në: a) kundërvënie semantike dhe b) në mohimin e pritshmërisë.

105. a. John is tall but Bill is short.

b. John hates ice-cream but I like it.

c. John is tall, but he is not good at basketball.291

Xhoni është i gjatë, por Billi është i shkurtër. Xhoni e urren akullore, por unë e pëlqej. Xhoni është i gjatë, por nuk është i mirë në basketboll

Në (105.a) kuptimi i kontrastit jepet nga njësitë leksikore në të dyja anët (krahasimi i gjatësisë së Xhonit dhe të Billit) dhe pozicioni i këtyre fjalive mund të ndryshojë, pa ndryshuar kuptimi semantik. Kurse në rastin e dytë (105.c) lidhëza but është përdorur për të lidhur konekte, ku nuk ka ndonjë kundërvënie semantike. Në këtë rast,

288Lang, Ewald. “Koordinierende Konjunktionen” Në: Semantik / Semantics, Art. 26, Berlin/New York, de Gruyter, 1991, f.615. 289 Lakoff, Robin. "If's, And's, and But's about Conjunctions." Në Studies in Linguistic Semantics. Charles J. Fillmore dhe D. Terence Langendoen (bot.), New York, Holt, Rinehart, Winston, 1971, f.115. 290 Po aty. F.132-134. 291 Po aty. F.133, 171.

Page 79: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

79

elementet e tekstit nuk e japin në mënyrë të qartë kontrastin që ekziston mes fjalive që lidhen nga lidhëza but. Lakoff-i u përpoq ta zgjidhte këtë situatë duke pretenduar se presupozimi paraekzistues plotëson informacionin e nevojshëm. Një nga llojet e marrëdhënieve mes fjalive kërkon një pritshmëri të presupozuar. Është pikërisht kjo pritshmëri që u lejon dy fjalive që bashkohen me anë të lidhëzës but që të krijojnë një strukturë gramatikore të vlefshme. Pra, në (105.c), për të interpretuar kuptimin e nënkuptuar të kontrastit, dëgjuesi duhet të bëjë një presupozim. Sipas Lakoff-it292, ajo që presupozohet në këtë rast është se ‚nëse dikush është i gjatë atëherë pritet që ai të jetë i mirë në basketboll‘. Ky presupozim përfshin një pritshmëri të përgjithshme nga ana e dëgjuesit. Në këtë rast but përdoret për të shprehur ‚mohimin e pritshmërisë‘. Sipas Lakoff-it (1971), refuzimi i pritshmërisë nënkupton një kontrast të bazuar në anën pragmatike. Ajo e përshkroi këtë lloj analize përmes simboleve, që e bëjnë më të qartë presupozimin: Assertion (pohimi): S1 dhe S2-Presuposition (presupozimi): Pritshmëri = (S1 nënkupton jo S2). Kështu, më poshtë në (106) S1 është John hates ice-cream (Xhoni e urren akulloren), S2 është so do I (hate ice-cream) (dhe unë e urrej akulloren). Meqenëse në këtë strukturë është përdorur lidhëza but, ne duhet të presupozojmë se ‘nëse Xhoni e urren akulloren‘, unë nuk duhet ta urrej. Pra but përdoret në një situatë, kur pritet të ndodhë e kundërta e S2 (në rastin konkret: unë urrej akulloren).

106. John hates ice-cream but so do I. 107. John hates ice-cream but I like it.

Xhoni e urren akulloren, por dhe unë po ashtu. Xhoni e urren akulloren, por unë e pëlqej.

Duke iu referuar Quirk et al.293 në klasifikimin që bëjnë për conjuncts (lidhëzat), ata përcaktojnë si nënklasë më vete, nënklasën kontrastive, e cila ndahet më tej në: riformuluese, zëvendësuese, lejore dhe antitetike. Quirk et al. theksojnë se conjuncts paraqesin fjalë ose çështje kontrastive në lidhje me atë që vjen më parë. Në rastin (108), kemi të bëjmë me zëvendësim, sepse zëvendësohet ajo që është thënë më parë, kurse në (109) është riformulim.

108. He was exceedingly ineabriated-hopelessly drunk, in other words.

109. She applied for a transfer-she is

tired of her present job, in other words.

Ai ishte jashtëzakonisht i pirë-i dehur i pashpresë, me fjalë të tjera. [apositive] Ajo aplikoi për një transferim-ajo është e lodhur me punën e saj aktuale, me fjalë të tjera. [riformuluese]

Quirk et al.294 konsiderojnë si lidhëza riformuluese: therefore (prandaj), frequently, të ndjekura më parë nga or (ose).

110. He invited several friends, or better, several people that he THOUGHT were friends. [‘it would be better if I were to say‘]

Ai ftoi shumë shokë, ose më mirë shumë njerëz që ai mendonte se ishin miq. [‘do të ishte më mirë, nëse do ta thosha kështu’]

Edhe në rastin e lidhëzave zëvendësuese, çështjet kontrastive mund të parandiqen nga or. Folësi e rimerr një njësi, jo për ta shprehur më mirë, por për ta zëvendësuar atë me një më të rëndësishme. Në shembujt e mëposhtëm jepen disa nga lidhëzat zëvendësuese:

292 Po aty. F.171. 293 Quirk, Randolph; Greenbaum, Sidney; Leech, Geoffrey; Svartvik, Jan. A Grammar of Contemporary English. Longman, 1972, f.634. 294 Po aty. F.638.

Page 80: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

80

111. He was opposed by his mother or, rather, by BOTH his parents.

112. You can move in at once; (or) again, you may prefer to do next

week.

Ai u kundërshtua nga nëna e tij, ose, më mirë, nga të dy prindërit. Ju mund të zhvendoseni menjëherë (ose) sërish, ju mund të preferoni ta bëni javës tjetër.

Për Quirk et al.295, një njësi mund të vihet në kundërvënie me një njësi të mëparshme, përmes futjes së një antiteze direkte. Kjo realizohet përmes antithetic conjuncts (lidhëzave antitetike).

113. You promise to help me; then you let me down!

114. He expected to be happy but instead he felt miserable.

Ju më premtuat të më ndihmonit, më pas më latë në baltë! Ai priste të ishte i lumtur, por në vend të kësaj, u ndje mjeran.

Një shembull tjetër për lidhëzat antitetike është oppositely (në të kundërt): 115. Any normal person is depressed

when given proper cause for depression. Oppositely, normal people become very excited when, for example, they have won a big prize.

Çdo njeri normal depresohet kur ka një shkak për depresion. Në të kundërt, njerëzit normalë eksitohen, për shembull, kur fitojnë një çmim të madh.

Kurse Giuliani (1976) refuzon dallimin që bën Lakoff-i mes dy llojeve të por: një kundërvënie semantike (simetrike) dhe një kundërpritshmëri (josimetrike). Giulian-i e kundërshton mendimin e Lakoff-it se karakteristikë e kundërvënies semantike është pikërisht ndryshimi i vendeve, pa ndryshuar ana semantike. Sipas saj, shembujt e marrë nga Lakoff-i janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe jo në të gjitha rastet është i mundur ndryshimi i vendeve, pa ndryshuar ana semantike. Giulian-i përpiqet që të përkufizojë kuptimin e lidhëzës por dhe të kushteve të përshtatshmërisë semantike, pa bërë presupozime. Sipas Giuliani-t, kur përdoret por do të thotë që të ndërtosh një mendim të parë (p), dhe ta lidhësh me një mendim të dytë (r), dhe mendimit të parë (p) t’i shtosh një mendim të tretë (q), që përjashton pranimin e mendimit të dytë (r). Këtu (r) nuk jepet në mënyrë eksplicite. Marrëdhënia mes (p) dhe (r) është një marrëdhënie josimetrike. Kurse marrëdhënia mes (q) dhe (r) mund të jepet më mirë me anë të marrëdhënies “kundërshtore”. Në klasifikimin që ajo i bën llojit të fjalive që lidh lidhëza ma (por) e italishtes, Giuliani dallon:

- Fjali ku ma (por) mund të zëvendësohet me peró (megjithatë) (vlerësues) 116. L’appartamento é grande ma non

ha bagno. Apartamenti është i madh, por nuk ka banjë.

Sipas Biasci-t296, një fjali e tillë duhet të analizohet si më poshtë: P=Apartamenti ka një karakteristikë pozitive, R=apartamenti është në tërësi pozitiv, Q=apartamenti ka një karakteristikë negative. Rasti i dytë, është ai ku fjalia ku ka një kundërvënie në pritshmëri, ku ma (por) me mund të zëvendësohet lehtësisht me eppure (megjithatë).

117. Sono le cinque ma Franco non é arrivato.

Është ora pesë, por Frankoja nuk ka ardhur

Sipas Giuliani-t, zëvendësimi i por me megjithatë, është i mundur nëse konteksti krijon mundësinë e asocimit të mendimeve. Sipas Giuliani-t, ndërtimi i një mendimi (p), krijimi i një asocimi të detyruar me të, ndërtimi i një mendimi në kundërshtim me 295 Po aty. F.638. 296 Biasci, Claudia. Konnektive in Sätzen und Texten. Eine sprachübergreifende pragmatisch-semantische Analyse. Helmut Buske Verlag, Hamburg, 1982, f.18.

Page 81: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

81

(r) ndodh kur mes (p) dhe (r) ka një marrëdhënie të qëndrueshme kushtore. Ka fjali ku ma (por) ndodhet në krye të fjalisë ose të pyetjes.

118. Cappuccetto coglieva fiori nel bosco. Ma improvisamente ecc.

Kësulëkuqja po mblidhte lule në pyll. Por papritur etj.

Ashtu si dhe autorë të tjerë, dhe Halliday&Hasan297 e konsiderojnë marrëdhënien kundërshtore si “të kundërt nga ajo që pritet”. Pritshmëria lidhet ose me përmbajtjen e asaj që është thënë më parë, ose vjen prej situatës folës-dëgjues në procesin e komunikimit. Halliday dhe Hasan-i kanë bërë një dallim të rëndësishëm mes dy llojeve të marrëdhënieve lidhëzore që ata i quajnë: a) external relations (marrëdhënie të jashtme) “ato që ekzistojnë mes dukurive të jashtme” dhe b) internal relations (marrëdhënie të brendshme) “ato që janë si të ishin të brendshme për situatën komunikuese”. Pra, sipas Halliday-it dhe Hasan-it, nëse kohezioni realizohet prej marrëdhënies së pritshmërisë së bazuar në përmbajtjen e asaj që është thënë më parë, konsiderohet si kohezion ne planin e jashtëm ‚external plane‘. Për ta, marrëdhënia kundërshtore e jashtme shprehet në formën e fjalës yet (sidoqoftë) që përdoret në krye të fjalisë:

119. All the figures were correct; they’d been checked. Yet the total came out wrong.

Të gjitha shifrat ishin në rregull, ishin kontrolluar. Sidoqoftë, totali doli gabim.

Shumë të ngjashëm me yet në këtë funksion, konsiderohen dhe but (por), however (megjithatë), dhe though (megjithëse). Por, për Halliday-in dhe Hasan-in but (por) ka një element përbërës and (dhe) që e bën atë të mos përdoret në variantin and but (dhe por), por vihet re përdorimi and yet (dhe sidoqoftë). Kurse për however (megjithatë), ata mendojnë se shqiptohet me intonacion të spikatur. Disa nga karakteristikat intonacionore të however (megjithatë) jepen më poshtë:

120. Jane felt mos disheartened {a.//However she was not going to let herself BEATEN//

b.//HOWEVER//she was not going to let herself BEATEN. c. //She was not going to let herself be BEATEN however. d. //This time however//I was not going to let herself be beaten.)

Xheni u ndje e dërrmuar {a.//Megjithatë, ajo nuk do ta linte veten e saj TË MUNDEJ// b.//MEGJITHATË// ajo nuk do ta linte veten e saj TË MUNDEJ// c.//Ajo nuk do ta linte veten e saj TË MUNDEJ megjithatë. d.//Këtë herë megjithatë//unë nuk do të lejoja që ajo ta linte veten të mundej.)

Kuptimi kundërshtor shprehet nga një numër fjalësh dhe shprehjesh: only (vetëm), nevertheless still (prapëseprapë), dhe in spite of this (pavarësisht nga kjo).

121. It certainly was a very large Gnat: ‚about the size of a chicken‘, Alice thought. Still, she couldn’t feel nervous with it, after they had been talking together so long.

Ishte sigurisht një mushkonjë e madhe: pothuaj sa një pulë, mendoi Alice. Megjithatë, ajo nuk mund të ndihej nervoze me të, pasi ata kishin biseduar së bashku kaq gjatë.

Për Halliday-in dhe Hasan-in298, në disa raste marrëdhëniet kundërshtore mes fjalive janë të ngjashme me struktura të anasjella, të cilat do t’i korrespondonin fjalisë me although. Si formë normale kohezive në këto raste është yet (sidoqoftë).

122. The total came out wrong. Yet all Totali doli gabim. Sidoqoftë, të gjitha

297 Halliday, Michael-Alexander-Kirkwood; Hasan, Ruqaia. Cohesion in English. Longman Group Ltd, 1976, f.250. 298 Po aty. F.251.

Page 82: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

82

the figures were correct: they’d been checked.

shifrat ishin të sakta: ato ishin kontrolluar.

Lidhëzat but (por) dhe however (megjithatë) përdoren në një kuptim që Halliday dhe Hasan-i e quajnë kontrastiv, kuptim, i cili shprehet po ashtu nga on the one hand ... on the other hand (nga njëra anë... nga ana tjetër). Vihet re se në këto raste nuk përdoret yet (sidoqoftë).

123. She failed. However, she’s tried her best.

Ajo dështoi. Megjithatë, ajo bëri më të mirën e saj.

Marrëdhënia kundërshtore ka dhe aspektin e brendshëm. Këtu kuptimi i nënkuptuar është po ashtu “në të kundërt të asaj që pritej”. Por burimi i pritshmërisë gjendet jo në fjalinë e presupozuar, por në konfiguracionin folës-dëgjues, në pikën e arritur në procesin e komunikimit.

124. a. You’ll find yourself in the Fourth Square in no time. [...]- But you make no remark?

b. ... you might catch a bat, and that’s very like a mouse, you know. But do cats eat bats, I wonder?

a. Ju do ta gjeni veten në Sheshin e Katërt. [...] -Por ju nuk bëtë asnjë koment. b. ... ju mund të kapni një lakuriq nate, dhe ai është si një mi. Por, pyes veten, a i hanë macet lakuriqtë e natës?

Halliday dhe Hasan-i argumentojnë se fjalia e dytë është në të kundërt të pritshmërisë së krijuar nga fjalia e parë, sepse Mbretëresha e Kuqe pret që t’i shprehet mirënjohja për informacionin që po jep, por kjo gjë nuk ndodh. Ky përdorim i konektorit but (por) mund të shihet si lidhje e brendshme që përfshin faktorët pragmatikë që kanë të bëjnë me ndërveprimin folës-dëgjues në kontekstin e situatës. Nëse kohezioni bazohet në situatën folës-dëgjues në procesin e komunikimit, konsiderohet lidhje e brendshme (internal relation). Si lidhje e jashtme (external conjunction), Halliday dhe Hasan-i299 konsiderojnë shembullin e mëposhtëm:

125. He’s not exactly good-looking. But he’s got brains.

Ai nuk është tamam i pashëm. Por është me tru.

Këtu kemi të bëjmë me dy fakte të ndryshme “ai nuk është i pashëm” dhe “ai është me tru” të cilat lidhen me konektorin por. Mes këtyre fakteve nuk ekziston ndonjë marrëdhënie. Marrëdhënia kontrastive e shprehur përmes konektorit but (por) varet nga këndvështrimi i folësit. Një formë tjetër marrëdhëniesh kundërshtore, është ajo së cilës Halliday dhe Hasan-i i referohen si korrigjim (correction). Kjo lloj marrëdhënieje është e brendshme dhe kuptimi i përgjithshëm është sërish “në të kundërt të pritshmërisë”, por në një kuptim më të veçantë “në të kundërt të asaj që sapo është thënë”. Si shprehje karakteristike të kësaj marrëdhënieje janë: instead (of that) (në vend të kësaj), rather, on the contrary (në të kundërt), at least (të paktën), I mean (dua të them). Kontrasti mund të jetë mes dy fenomeneve alternative (126), ose dy formulimeve të ndryshme të të njëjtit fenomen (127):

299 Po aty. F.252.

Page 83: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

83

126. He showed no pleasure at hearing the neps. Instead he looked even gloomier.

127. What a beautiful belt you’ve got on!‘ Alice suddenly remarked...‚At least‘, she corrected herself on second thoughts,‚a beautiful cravat, I should have said-no, a belt, I mean‘

Ai nuk tregoi asnjë kënaqësi kur dëgjoi ... Në vend të kësaj, u duk edhe më i zymtë. Oh, çfarë rripi të bukur që keni, Vuri re papritur Alice. ...‘Të paktën’, korrigjoi ajo veten, në një mendim të dytë , një kravatë të bukur, unë duhej të kisha thënë, jo, një rrip, domethënë.

Halliday dhe Hasan-i konsiderojnë si formë të marrëdhënie kundërshtore, marrëdhënien që ka kuptimin “pavarësisht se... prapë”.

128. We may be back tonight; I’m not sure. Either way, just make yourself at home.

Ne mund të kthehemi sonte, nuk jam i sigurt. Në çdo rast, ndihuni si në shtëpinë tuaj.

Disa nga shprehjet që realizojnë këtë marrëdhënie janë: in any/either case/event (në çdo rast/rrethanë), any/either way (në çdo mënyrë), whichever happens (çfarëdo të ndodhë), wether... or not (nëse ose jo). Për Halliday-in dhe Hasan-in kanë dhe një marrëdhënie të brendshme kontrastive që shprehet përmes një numri njësish që përdoren shpesh, si: in fact (në fakt), as a matter of fact (fakti është), actually (faktikisht), to tell (you) the truth (për të thënë të vërtetën). Kuptimi i kësaj marrëdhënieje të konsideruar pranuese është “në të kundërt të asaj që gjendja aktuale e procesit të komunikimit do të na bënte të prisnim, fakti është se...”. Për Van Dijk-un kundërshtia është “diçka e kundërt me përmbajtjen e informacionit të dhënë në një fjali tjetër”. Ai trajtoi kuadrin semantik për të trajtuar konektorët kundërshtorë, kryesisht lidhëzat kundërshtore, por dhe ndajfolje dhe parafjalë. Baza konceptuale e kundërshtisë është në dallimet mes botëve të mundshme normale dhe përjashtimeve. Për Van Dijk-un, kundërshtorët e shprehur zakonisht nga but (por) dhe however (megjithatë) kanë një karakter të njëjtë ambig, ashtu si dhe implikimet, d.m.th. përfshihen lloje të ndryshme pohimesh të përgjithshme me “fuqi” të ndryshme:

129. John is very rich, but he lives very soberly.

130. The glass fell on the floor, but it did not break.

131. Tonight we’ll have a party, but I do not expect many guests.

Xhoni është shumë i pasur, por ai jeton me këmbë në tokë. Xhami ra në tokë, por nuk u thye. Sonte, do të kemi një mbrëmje, por nuk pres shumë të ftuar.

Koncepti i kundërshtisë duhet të përmbajë një mohim. Van Dijk-u i konsideron dhe strukturën semantike të marrëdhënies lejore (koncesive) ekuivalente me atë të kundërshtisë së shprehur nga but. Fjalitë e mëposhtme nuk kanë kushte të vërteta të ndryshme:

132. Although Peter is very clever, he couldn’t prove that theorem.

133. Peter is very clever. Yet, he couldn’t prove that theorem.

134. Peter is very clever, but he couldn’t prove that theorem.

Edhe pse Piteri është mjaft i zgjuar, ai nuk mundi ta vërtetonte teoremën. Piteri është shumë i zgjuar. Megjithatë, ai nuk mund ta vërtetonte teoremën. Piteri është shumë i zgjuar, por ai nuk mund ta vërtetonte teoremën.

Për Van Dijk-un dallimi mes tyre është pragmatik, sepse but (por) dhe yet paraqesin fjali kryesore, kurse although (edhe pse) fjali të nënrenditura. Në një studim të vitit 1979, Van Dijk-u bën një dallim të qartë mes konektivëve kundërshtorë semantikë nga ata pragmatikë, duke theksuar se konektivët semantikë

Page 84: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

84

kanë implikime ‚pragmatike‘. Përdorimet e asaj që Van Dijk-u e konsideron si konektorin pragmatik but (por) mund të ndahen në dy grupe si më poshtë.

135. Harry is ill, but he came to the meeting anyway.

136. A: -Let‘ s go. B: -But, I am not ready yet.

Harry është i sëmurë, por ai erdhi në takim, gjithsesi.

A: -Le të shkojmë. B: -Por, nuk jam ende gati.

Përdorimi i lidhëzës but në (135) është identike me kategorizimin që bën Lakoff-i si “mohimin e pritshmërisë”. Kurse në shembullin (136) but paraqet një përdorim tjetër pragmatik. Në (136) shërben për të lidhur aktet e të folurit, që është interpretimi pragmatik, sipas Van Dijk-ut: kërkesën dhe refuzimin e saj, but (por) në këtë rast tregon se folësi nuk e pranon një akt të mëparshëm të të folurit. Kuptimi i kundërshtisë këtu realizohet mes veprimeve dhe jo propozicioneve.

Van Dijk-u shpjegon se në shembullin e mëposhtëm, folësi i dytë nuk e pranon kërkesën, por vë në pyetje një kusht për një kërkesë të duhur, që nuk mund ta kryejë vetë veprimin, pra marrjen e informacionit. Këtu, kuptimi kundërshtor i lidhëzës but lidhet me veprimet, si në rastin e përdorimit të but si konektiv semantik, për të denotuar fakte.

137. A: -Can you tell me the time? B: -But, you have a watch yourself?

A: -Mund të më thoni, sa është ora? B: -Por, ju keni orë?

Van Dijk-u300 thekson faktin se në krye të fjalisë, but nuk përdoret vetëm si konektiv, por p.sh. për të shprehur habi:

138. But, you had your hair cut! Por, ju keni prerë flokët. Van Dijk-u301 përmend, gjithashtu, faktin se një formë e dobët e lidhëzës but (por) përdoret dhe në fillim të bisedës kur ‚një folës e ndërpret folësin tjetër‘, dhe në rast kur nuk ka kundërvënie semantike. Konektivi pragmatik but përdoret për të lidhur jo vetëm akte të foluri të folësve të ndryshëm. I njëjti folës mund të lidhë pjesë të ndryshme të aktit të tij të të folurit:

139. Yes, I’d buy you a coat. But, I must first ask my boss for a promotion.

Po, do të të blija një pallto. Por, duhet t’i kërkoj shefit së pari një ngritje në detyrë.

Akti i dytë i të folurit jo vetëm “kufizohet” tek i pari, por në të njëjtën kohë ka dhe aspekte semantike: veprimi i shënuar fjalia e dytë mund të jetë një kusht për veprimin e së parës. 300 Dijk, Teun van. “Pragmatic Connectives”. Journal of Pragmatics 3, North-Holland Publishing Company, 1979, f.452. 301 Po aty. F.452.

Page 85: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

85

3.5 Marrëdhënia shkakore Shkakësia luan një rol të rëndësishëm në mendimin njerëzor në përgjithësi dhe në komunikimin mes njerëzve. Pa kuptuar konceptin e shkakësisë, nuk do të arrinim të kuptonim as veprimet tona, dhe as të botës që na rrethon. Si një nga konceptet kryesore, dhe shprehjet e marrëdhënieve shkakore përbëjnë një karakteristikë të rëndësishme në shumë gjuhë, si në gjuhën e folur dhe në atë të shkruar. Në gjuhësi bëhet dallimi mes shkakësisë në kuptim të gjerë dhe në kuptim të ngushtë. Shkakësia, në kuptim të gjerë, përfshin të gjitha aspektet e shkakësisë si: pasojën, kushtin dhe shkakësinë në kuptim të ngushtë. Marrëdhënia shkakore është lidhja mes ngjarjeve, nga të cilat ngjarja që ndodh më parë në kohë, interpretohet si arsye, kusht, shkak për ngjarjen që pason. Tipari i kësaj marrëdhënieje është asimetria.302 Fjalitë shkakore në kuptim të ngushtë shprehin rrethana dhe ngjarje, përmes të cilave një rrethanë tjetër argumentohet ose dhe sqarohet. Fjalitë shkakore janë shprehje të marrëdhënieve shkakore mes një shkaku dhe një efekti. Sipas Halliday-it dhe Hasan-it303, forma më e thjeshtë e marrëdhënies shkakore në anglisht shprehet përmes fjalëve so (kështu), thus (kështu), hence (prandaj), therefore (prandaj), dhe një numër shprehjesh të tjera si: as a result (of that) (si rezultat i kësaj), because of that (për shkak të kësaj), in consequence (of that) (si pasojë e asaj). Të gjitha këto fjalë dhe shprehje kombinohen rregullisht me lidhëzën and (dhe) që vendoset para tyre. Në kategorinë e marrëdhënieve shkakore, Halliday dhe Hasan-i përfshijnë dhe ato të rezultatit, arsyes dhe qëllimit. Këto nuk dallohen në formën më të thjeshtë të shprehjeve, si: so (kështu), por as a result of this (si rezultat i kësaj) dhe for this reason (për këtë arsye). Kur shprehen si fraza parafjalore, ato janë të dallueshme. Dallimi mes llojeve të jashtme dhe të brendshme të kohezionit priret të jetë më pak i qartë në kontekstin e marrëdhënieve shkakore, sesa në kontekste të tjera, ndoshta sepse nocioni i shkakut ka të bëjë me një lloj interpretimi nga folësi. Megjithatë dallimi është i dukshëm. Format e thjeshta thus (kështu), hence (prandaj) dhe therefore (prandaj) shfaqen në një kuptim të brendshëm, duke nënkuptuar një lloj arsyetimi ose argumenti prej një premise, në të njëjtin kuptim gjejmë shprehje si arising out of this (duke u nisur nga kjo), following from this (duke rrjedhur nga kjo) ose shprehje si: it follows that (vijon që), from this it appears that (nga kjo duket se), we may conclude that (mund të arrijmë në përfundimin se). Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, forma e anasjellë e marrëdhënies shkakore, në të cilën fjalia e presupozuar shpreh shkakun është më pak e zakonshme si formë e kohezionit. Brenda një fjalie, është e nevojshme të gjendet shprehja strukturore e shkakut që shkon në të njëjtin drejtim: një strukturë funksionon si e tërë dhe sekuenca ‘b, sepse a’ nuk është më pak e pranueshme, sesa ‘sepse a, b’. Me marrëdhënien kohezive mes fjalive, në të cilën fjalitë në një tekst shtrihen njëra pas tjetrës, mbizotërimi logjik i shkakut mbi efektin reflektohet në sekuencën tipike në të cilën sekuencat priren të ndodhin. Fjali të cilat janë konsideruar si shembuj tipikë për të realizuar dallimin mes marrëdhënies së jashtme/të marrëdhënies shkakore, si në shembullin (140):

140. a. She was never happy here. So she’s leaving.

b. She’ll be better off in a new place.

So, she’s leaving?

a. Ajo nuk qe kurrë e lumtur këtu. Kështu, ajo po largohet. b. Ajo do të jetë më mirë në një vend të ri. Kështu, ajo po largohet?

302 Pitt, Mirna. How to Express Yourself with a Causal Connective: Subjectivity and Causal connectives in Dutsch, German and French. USL&C, Holandë, 2003. 303 Po aty. F.257.

Page 86: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

86

Sipas Halliday-it dhe Hasan-it, shembulli (140.a) ilustron një marrëdhënie shkakore mes dy dukurive, dhe kuptimi është ‘sepse nuk është e lumtur, ajo po largohet’, kurse në (140.b) marrëdhënia shkakore është brenda procesit komunikues, dhe kuptimi është ‘sepse ju i referoheni asaj se është duke shkuar në një vend të ri, unë arrij në përfundimin se ajo po largohet‘. Në kategorinë e përgjithshme të shkakut, Halliday dhe Hasan-i304 përfshijnë një lloj tjetër të marrëdhënies lidhëzore, atë që quhet lloji kushtor. Lloji shkakor dhe kushtor mendohet të jenë të lidhura ngushtë nga ana gjuhësore; atje ku shkaku do të thotë ‘a, prandaj b’, kushtorja do të thotë ‘mundësisht a, nëse po, atëherë b’, dhe megjithëse ‘atëherë’ dhe ‘prandaj’ nuk janë të lidhura nga ana logjike -a mund të shkaktojë b pa qenë shkaku i saj- ata janë të shkëmbyeshme si forma kohezive’.

141. a. The next morning she was gladand proud that she had not yieldedto a scare. For he was moststrangely and obviously better.

b.‘I see somebody now!’ sheexclaimed at last. ‘But he’s comingvery slowly-and what curious attituteshe goes into!’. (For the Messengerkept skipping up and down, andwriggling like an eel, as he camealong with his great hands spread outlike fans on each side).

a, Mëngjesin tjetër, ajo ishte e lumtur dhe krenare që nuk ishte llahtarisur. Për shkak se ai ishte çuditërisht dhe dukshëm mirë.

b. ‘Shoh dikë tani!’ thirri ajo më në fund. ‘Por ai po vjen ngadalë-dhe me çfarë sjelljeje ai po futet’. (Për shkak se lajmëtari vijonte së kapërcyeri lart dhe poshtë, dhe duke u përdredhur si ngjalë, ndërsa vinte me duart të hapura si freskore në të dyja anët).

142. You aren’t leaving, are you? Because I’ve got something to say to you.

Ju nuk po largoheni, apo jo? Sepse kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë.

Forma më e thjeshtë e shprehjes së marrëdhënies kushtore, me kuptimin ‘nën këto kushte’, është fjala then.

143. ‘And what does it to live on?’‘Weak tea with cream in it.’ A new difficulty came into Alice’s head. ‘Supposing it couldn’t find any?’ she suggested. ‘Then it would die, of course.’

‘Dhe me se jeton?’. ‘Çaj me krem.’ Një vështirësi tjetër i erdhi Alices në kokë. ‘Pra, nuk mund të gjente ndonjë gjë?, sugjeroi ajo. ‘Atëherë, do të vdesë sigurisht’.

Njësi të tjera përfshijnë in that case (në atë rast), that being the case (duke qenë ky rast), in such an event (në një situatë të tillë); krahasojmë gjithashtu formën e zëvendësimit if so (nëse është kështu). Shembulli (144) ilustron mbivendosjen e shkakësisë dhe kushtit; kuptimi është ‘if, as is the case‘ (nëse, ky është rast, atëherë). Këtu marrëdhënia ekuivalente në strukturën e fjalisë mund të shprehet nga if (nëse) ose since (duke qenë se), seeing that (duke parë se).

144. Have some wine, the March Hare said in an encouraging tone. Alice looked all round the table, but there was nothing on it but tea. ‘I don’t see any wine,’ she remarked. ‘There isn’t any,’ said the March Hare.‘Then it wasn’t very civil of you to offer it,’ said Alice angrily.

Merr pak verë, tha March Hare me një ton nxitës. Alice pa në tavolinë, por nuk kishte asgjë mbi të, përveç çajit. ‘Nuk shoh verë,’ tha ajo. ‘Nuk ka,’ tha March Hare. ‘Atëherë nuk ishte shumë qytetare prej jush ta ofronit atë,‘ tha me zemërim Alice.

304 Po aty. F.258.

Page 87: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

87

Forma mohore e kushtores ‘në këto rrethana’ shprehet në mënyrë kohezive nga otherwise. Në marrëdhënien kushtore, dallimi mes llojeve të brendshme dhe të jashtme të kohezionit nuk është i dukshëm. Marrëdhënia e brendshme përfaqësohet me shprehje si with regard to this (në lidhje me këtë), in this connection (në këtë lidhje). Van Dijk-u305 thotë se si karakteristikë specifike të implikimeve shkakore, ose të ‘shkakorëve’, të shprehur nga because, therefore, so, for, since etj, është prania implicite e ligjeve empirike ose e propozicioneve të rregullta. Kështu në shembujt e mëposhtëm:

145. It has been a very hot summer, therefore the crop has been destroyed.

146. Because it has been a very hot summer, the crop has been destroyed.

147. Yesterday it was very hot, therefore we went to the beach.

148. I bought a new trunk, because I am going on vacation tomorrow.

Ka qenë një verë e nxehtë, prandaj të korrat janë dëmtuar. Sepse ka qenë një verë e nxehtë, të korrat janë dëmtuar.

Dje ishte shumë nxehtë, prandaj shkuam në plazh. Unë bleva një kamion të ri, sepse do të shkoj me pushime nesër.

Një kusht i parë për përmbushjen e fjalive të tilla është se të dyja konektet janë të vërteta në botën reale (e shkuara, e tashmja, e ardhmja). Në dy fjalitë e para, paravajtësi denoton fakte që janë të lidhura në mënyrë shkakore me faktet e denotuara nga pasuesit. Kjo marrëdhënie shkakore shpjegohet shpesh nën kushtin e mjaftueshëm, d.m.th. e vërteta e paravajtësit shkakton të vërtetën në të paktën një situatë, ose me fjalë të tjera paravajtësi nuk është konsistent me mohimin e pasuesit. Kuptimet e kushtit të mjaftueshëm dhe arsyes së mjaftueshme mund të analizohen në mënyra të ndryshme. Paravajtësit që denotojnë kushte të tilla mund të shihen si të veçanta, kushtet fillestare në argumentet deduktive dhe inductive, ku pasvajtësi përfaqëson konkluzionin ose pasojën, si në shembuj të tillë:

149. This is a lump of sugar, therefore it will dissolve if put in water.

Kjo është një copë sheqeri, prandaj do të shkrihet në ujë.

Këtu paravajtësi është një zëvendësues i veçantë, përshkrues i paravajtësit, i një pohimi të përgjithshëm universal. Kjo shkakësi është gjithnjë thjesht “e mundshme”, d.m.th. e vërtetë në situatat/botët e dëshirave, synimeve, dijet. Kështu, paravajtësit që denotojnë një arsye të mjaftueshme janë inkonsistentë me pasoja në të paktën një situatë të mundshme. Dallimet në strukturat e fjalisë përcaktohen sërish nga marrëdhëniet hamendësuese. Van Dijk-u analizon në mënyrë më specifike konektivin e mirënjohur pragmatik so (kështu). Lidhja e tij me konektorin semantik so, duke denotuar një pasojë në lidhje me një shkak apo arsye të shprehur në një fjali të mëparshme, është e dukshme.

150. I was sick, so I stayed in bed. Isha sëmurë, kështu që ndenja në shtrat. Konektori pragmatik so shpesh në fillim të fjalisë lidh dy akte të të folurit nga të cilat i dyti funksionon si ‘konkluzion’ në lidhje me aktin e parë të të folurit. Natyra pragmatike e këtij konektori bazohet në faktin se ‘nxjerrja e konkluzionit’ konsiderohet si akt. Tani, nëse marrim shembullin semantik si krahasim, ne mund të ndërtojmë shembuj ku so ka një funksion pragmatik;

151. John is sick. So, let’s start. Xhoni është i sëmurë. Pra, le të fillojmë.

305 Dijk, Teun van. “Connectives in Text Grammar and Text Logic”. Në. Van Dijk/Petöfi. Gramma r and description studies in Text Theory and Text Analysis. Berlin-New York, de Gruyter, 1977, f.47.

Page 88: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

88

Sigurisht, në mënyrë indirekte, sëmundja e Xhonit dhe fillimi (p.sh. i një takimi) janë gjithashtu të lidhura si fakte. Këtu është e rëndësishme lidhja mes pohimeve të bëra nga drejtuesi i takimit dhe karakteristikat aktuale të kontekstit komunikativ, p.sh. propozimi për të filluar takimin. Me fjalë të tjera, nëse një informacion (në një pohim) është siguruar, konteksti komunikativ i lejon një folësi të performojë një akt tjetër të të folurit. Kjo mënyrë e dhënies së konkluzioneve në lidhje me kontekstin komunikues është po ashtu tipike në biseda, ku so në krye të fjalise tregon se folësi nxjerr një konkluzion nga akti i të folurit i kryer nga folësi i mëparshëm:

152. A: -I am busy. B: -So, you are not coming tonight? A: -I’m sorry

A: -Unë jam i zënë. B: -Pra, ti nuk do të vish sonte? A: -Më vjen keq.

Në këtë rast, përfundimi lidhet ngushtë me marrëdhënien e pasojës mes faktit që është i zënë dhe atij që nuk vjen dot. Në bisedë, folësi tjetër pohon ose pyet për pasojën që nuk është nxjerrë nga folësi i mëparshëm. Ky konkluzion, megjithatë, nuk u përket fakteve të denotuara, por mund të nxirret edhe në lidhje me vetë aktin e mëparshëm të të folurit, dhe kushtet e tij:

153. A: -Give me that hammer! B: -So, you are in charge here?

A: -Ma jep atë çekiç! B: -Pra, ju jeni me detyrë këtu?

Në këtë shembull, përfundimi ironik i B-së reflekton kushtin e zakonshëm që urdhrat lëshohen nga një njeri që ka pozicionin hierarkik më të lartë ose të drejtën që të lëshojë urdhra. Sweetser306 dhe Blühdorn-i307 përcaktojnë tre tipa të ndryshme të mënyrës sesi mund të lexohen marrëdhëniet shkakore: a) dispozicionale, b) epistemike, c) deontike. Në mënyrën dispozicionale, fjalia shkakore jep shkakun për gjendjen e përshkruar në konektin tjetër. Në mënyrën epistemike, fjalia shkakore jep evidencë që folësi çon në përfundimet e shprehura në konektin tjetër. Në mënyrën deontike-ilokutive kemi të bëjmë me konektorë shkakorë në aktin ilokutiv. Fjalia shkakore jep motivin për aktin e të folurit të paraqitur nga konekti tjetër. Këtu flitet për justifikimin e veprimeve gjuhësore. Mënyrat e ndryshme të leximit të lidhjeve shkakore janë të lidhura me ndryshimet sintaksore.

306 Sweetser, Eve. From etymology to pragmatics. Metaphorical and cultural aspects of semantic structure. Cambridge, University Press, 1990, f.76. 307 Blühdorn, Hardarik. “Semantische unterbestimmtheit bei konnektoren”. Në: Pohl, Inge (bot). Semantische Unbestimmtheit im Lexikon. Frankfurt/Main, Lang, 2010, f.205-221.

Page 89: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

89

3.6 Përfundime-baza teorike për trajtimin e konektorëve të tekstit Ndonëse autorët e mësipërm i kanë trajtuar konektorët e tekstit në mënyra të ndryshme, ka disa pika të përbashkëta, për të cilat në një mënyrë ose në një tjetër kanë rënë dakord të gjithë: a) Konektorët janë konsideruar si mekanizma të rëndësishëm në ndërtimin e kohezionit të tekstit. b) Konektorët janë trajtuar si njësi që lidhin pjesë të mëdha të tekstit. c) Marrëdhënia që realizojnë konektorët është konsideruar më shumë marrëdhënie semantike sesa strukturore. d) Elementet që lidhen prej konektorëve janë kryesisht fjali në sintaksë, por mund të jenë dhe njësi të tjera. e) Nga ana morfosintaksore, konektorët u përkasin klasave të ndryshme. Si konektorë janë trajtuar kryesisht: lidhëzat, ndajfoljet dhe pjesëzat. Duke u nisur kryesisht nga studimi i Pasch et al. konektorë do të konsiderohen “një klasë elementesh, funksioni i përbashkët i të cilave është të lidhin fjalitë nga ana semantike me njëra tjetrën”. Në lidhje me termin e përzgjedhur konektor, ndër dy termat e mundshëm konektiv dhe konektor, ky term na është dukur më afër me termat e tjerë të huazuar në gjuhën shqipe. Duhet thënë se në lidhje me këtë term, në punimin “Për një tipologji të konektorëve të tekstit”, Shezai Rrokaj sugjeron termin lidhëzor, në vend të termit konektor, pasi “termi lidhëzor rrok një tërësi më të madhe mjetesh se ajo që nga gjuhësia e tekstit përshkruhet me termin konektor. Lidhëzorët janë mjete gjuhësore që garantojnë një lidhje ndërvarësie mbifrazore për të krijuar një tërësi të vetëmjaftueshme që quhet tekst.” Duke u bazuar nga ana teorike në punimet më të rëndësishme për konektorët e tekstit, në këtë punim do të bëhet një paraqitje e konektorëve të gjuhës shqipe nga ana morfologjike, sintaksore dhe semantike. Duke iu referuar po ashtu gramatikave tradicionale të gjuhës shqipe, bashkë me përshkrimin e konektorëve të gjuhës shqipe është bërë dhe një përpjekje për një tipologji të përgjithshme të konektorëve përmes marrëdhënieve të tyre semantike.

Paraqitja e konektorëve është bërë duke u bazuar në marrëdhëniet që ato realizojnë. Këtu do të dallohen katër lloje marrëdhëniesh: marrëdhënia shtesore (kreu IV), marrëdhënia kundërshtore (kreu V), marrëdhënia shkakore (kreu VI), marrëdhënie të tjera (kreu VII), konektorë të kombinuar në kreun VIII dhe lista e konektorëve të tekstit në kreun IX. Nën trajtimin morfosintaksor konektorët do të klasifikohen në lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse, ndajfolje dhe pjesëza. Konektorët lidhëzorë vendosin lidhje sintaksore mes fjalive. Konektorët ndajfoljorë vendosin lidhje semantike-referenciale dhe janë të integruar në njërin nga konektet. Konektorë teksti në gjuhën shqipe do të trajtohen mjete të ndryshme gjuhësore, duke trajtuar dhe elemente të cilat kanë qenë të paklasifikuara në sintaksën e gjuhës shqipe, si p.sh. fjalë të ndërmjetme Po ashtu, duke qenë se gjuha shqipe është një gjuhë me rend të lirë, do të shihet pozicioni i konektorëve. Punimi është bazuar në analizën e mjeteve të ndryshme lidhëzore, sipas gramatikave të gjuhës shqipe dhe “Fjalorit të gjuhës shqipe”, si dhe në përdorimin e tyre në tekste të ndryshme. Duke u bazuar në këto të dhëna, ky punim synon: a) të ritrajtojë mjetet lidhëzore në gjuhën shqipe në kuadrin e teorive të gjuhësisë së tekstit; b) të japë në mënyrë më të detajuar marrëdhëniet që ato realizojnë; c) të dokumentojë me anë të shembujve konkretë, mënyrat e ndryshme të përdorimit

Page 90: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

90

të tyre; d) të realizojë një listë të konektorëve të gjuhës shqipe, në renditje alfabetike, duke dhënë në mënyrë specifike dhe pozicionet në të cilat ato mund të përdoren; Në këtë punim, nuk është synuar që konektorët e tekstit të analizohen nga ana statistikore.

Page 91: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

91

KREU IV MARRËDHËNIA SHTESORE NË GJUHËN SHQIPE Marrëdhëniet shtesore në gramatikat e gjuhës shqipe janë trajtuar kryesisht në kuadrin e sintaksës, brenda periudhave me fjali këpujore. Sipas gramatikës së gjuhës shqipe308, periudhat me fjali këpujore janë të larmishme nga ana strukturore dhe nga ana semantike. Nga pikëpamja formale-gramatikore ideja e bashkimit shprehet në mënyrë të përgjithshme me lidhëzat këpujore dhe, e, edhe, me lidhëzën e thjeshtë as, si dhe me lidhëzën e përsëritur as...as. Për të diskutuar më në hollësi marrëdhëniet shtesore në gjuhën shqipe, si dhe konektorët e tekstit që shërbejnë për të realizuar këtë marrëdhënie, do të bëjmë së pari një paraqitje të trajtimit të lidhëzave bashkërenditëse në gramatikat e shqipes, në mënyrë kronologjike. 4.1 Lidhëzat bashkërenditëse këpujore sipas gramatikave të shqipes Studimet për lidhëzat bashkërenditëse këpujore në gjuhën shqipe janë të kufizuara në numër. Lidhëzat e bashkërenditura shtuese, ashtu si dhe të gjitha lidhëzat e tjera janë trajtuar kryesisht në gramatikat shkollore dhe shumë pak në studime të mirëfillta shkencore. Justin Rrota309 klasifikon në lidhëzat bashkërenditëse, lidhëzat e, edhe, dhe. Sipas Rrotës, lidhëzat dhe, edhe përdoren për të shtuar një send a mendim të ri. Ai përmend si të rëndësishëm faktin se këto lidhëza mund të qëndrojnë dhe në krye të fjalive të para (154.a) si dhe në mes të fjalive (154.b):

154. a. Edhe sonte të shoh, moj hanë, rrezesh së tua zbukurue. b. Shkova aty, dhe nuk kreva fare punë. Duhet thënë se ndonëse është shumë i drejtë mendimi i Rrotës se lidhëzat dhe, edhe qëndrojnë në krye të fjalive, duket se shembulli i zgjedhur prej tij nuk i përshtatet plotësisht funksionit si lidhëz që ka edhe. Në fakt, përdorimi i edhe në këtë fjali, duket të jetë më shumë ai i një pjesëze përforcuese dhe jo i një lidhëze. Rrota përmend dhe funksionin që kanë këto lidhëza për të lidhur fjali lejore (koncesive):

155. Ty, edhe me më sha, nuk ta marr për keq. Kostaq Cipo310 i klasifikon lidhëzat dhe, edhe, e si lidhëza këpujore. Këtu ai dallon lidhëzën e, e cila sipas tij ka një veçori që nuk e kanë dy lidhëzat e tjera dhe, edhe. Lidhëza e ‘i lidh mendimet kaq ngushtë’, sa të gjitha bashkë të formojnë një tërësi. Studimi më i plotë për lidhëzat bashkërenditëse është ai i Spiro Floqit311, një pjesë e mirë e të cilit është pasqyruar më vonë në botimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ‘Gramatika e gjuhës shqipe 2’. Floqi, në artikullin e tij merret me analizimin e marrëdhënieve semantike që realizohen me anë të lidhëzave bashkërenditëse, si dhe në llojin e njësive që lidhen përmes këtyre lidhëzave. Ai konsideron si një ndarje më vete fjalinë e përbërë të bashkërenditur, në të cilën shprehen marrëdhënie këpujore me lidhëzat: e, dhe, edhe; hem..hem etj; pa; as, as...as. Për Floqin312, larminë më të madhe strukturore dhe kuptimore e kanë fjalitë e përbëra të bashkërenditura që lidhen me lidhëzat: e, edhe, dhe.

308 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.464. 309 Rrota, Justin. Sintaksi i shqipes. Shtypshkroja “A. Gj. Fishta”, Shkodër, 1942. 310 Cipo, Kostaq. Sintaksa. Tiranë, 1952. 311 Floqi, Spiro. “Fjalia e përbërë e bashkërenditur në gjuhën shqipe.” Buletin për shkencat shoqërore, Tiranë, 1956. 312 Po aty. F.8.

Page 92: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

92

Në lidhje me numrin e njësive që mund të lidhen me anë të lidhëzave e, dhe, edhe, Floqi thekson se lidhëzat bashkërenditëse e, dhe, edhe mund të lidhin:

- dy (156.a) më shumë fjali të thjeshta (156.b): 156. a. Atij ia falin kalin e ai sheh nga dhëmbët.

b. Dhe kali ishte goditur, dhe kordha ishte thyer dhe vetë Skënderbeu ishte drobitur dhe mburoja ishte shqyer.

- një fjali të thjeshtë me fjali të përbëra 157. Ai u shtri në kurriz dhe ia ngjiti sytë një pike të zezë që ish mbërthyer në qiell.

- një fjali të përbërë me fjali të thjeshtë 158. Pas kësaj skene homerike, meqë afronte dhe nata, Skënderbeu urdhëroi

ritiratën, dhe ushtria e tërë u kthye në Danjë. - dy fjali të përbëra 159. Që kur shkelë Evropën, Turqit, në gjithë betejat e mëdha, kundër Bizantinëve,

Serbëve, Vllehëve dhe Shqiptarëve, në Maricë, në Savë, në Kosovë, edhe kundër Hungarezëve dhe Perandorit të Perëndimit në Nikopoli, kishin dalë mundës dhe nuk ua nxinte koka që kish ushtëri të krishterë në botë, e cila t’ish e zonja t’u bënte ballë.

Floqi313 e kundërshton idenë e dhënë nga Cipoja (1952) se lidhëza e i lidh më ngushtë fjalitë bashkërenditëse sesa lidhëzat dhe, edhe. Sipas tij, përshtypja e lidhjes së ngushtë mund të dalë këtu më shumë për arsye fonetike, dhe për arsye të afërisë semantike të foljeve, gjë që i ka bërë këto pak a shumë togje fjalësh të pazgjidhshme.

160. Ha e pi. Për Floqin, në fjalinë e përbërë të bashkërenditur me lidhëzat e, dhe, edhe, realizohen marrëdhënie kohore, marrëdhënie përqasjeje dhe marrëdhënie shkak-pasojë. - marrëdhënie kohore Brenda marrëdhënies kohore, Floqi bën dhe një nënndarje tjetër: marrëdhënie njëkohësie (kur veprimet, ngjarjet, tiparet ndodhin në një kohë), dhe marrëdhënie suksesioni kohor (kur veprimet, ngjarjet etj. ndodhin pas njëra-tjetrës). Por Floqi thekson se këto marrëdhënie kohore realizohen prej vetë brendisë reale të fjalive të përbëra, kurse funksioni i lidhëzave është thjesht këpujor. Ai jep një sërë shembujsh për njëkohësi në të tashmen (161.a), njëkohësi në të kaluarën (161.b), njëkohësi në të ardhmen (161.c).

161. a. Vetëtit dhe gjëmon. b. Përjashta frynte një erë e fortë e xhamet dridheshin. c. Verës, grunjat do të veshin përsëri me ar fushën, e duhanet do të pyllëzojnë kodrat. Për sa i përket marrëdhënies kohore të suksesionit, Floqi trajton rastet e suksesionit kohor, kur foljet janë në aorist (162.a), kur në fillim të fjalisë së tytë ndodhet një ndajfolje kohore, ose mjete të tjera leksikore (162.b) etj.

162. a.U hap dera e shtëpisë dhe dolli Leksi, një tullac i gjatë sa dy herë Stasi. b. Një klithmë gazmore mbuloi fjalët e funtme të Skënderbeut dhe menjëherë u nis tërë ushtria për të plaçkitur. - marrëdhënie përqasjeje (kundërshtore, mospajtimi, lejimi) Floqi314 specifikon se lidhëzat e, dhe mund të shprehin dhe marrëdhënie përqasjeje. Duke qenë se përqasja bëhet midis dy veprimeve apo fenomeneve, struktura e këtyre fjalive dallohet për karakterin dygjymtyrësh. Përqasja mund të bëhet në kryefjalë (163.a) kallëzues, në gjymtyrë të dyta (163.b), apo në më shumë njëkohësisht.

313 Po aty. F.10. 314 Po aty. F.22.

Page 93: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

93

163. a. Kau lidhet për brirësh e njeriu lidhet për gjuhe. b. E plaka s’e bëri më të gjatë e shkuli flokët e plaku shkuli mjekrën. Në grupin e marrëdhënieve përqasore, Floqi konsideron si marrëdhënie kundërshtore rastet kur foljet koincidojnë nga ana semantike, por në njërën veprimi pohohet, kurse në tjetrën mohohet, me ndihmën e pjesëzës ‚s’dhe ‚nuk‘.

164. Meli digjet e hambari s’digjet. Ndryshimi mund të mbështetet dhe në kundërshtimin leksikor të subjektit:

165. Djali është i madh e vajza e vogël. Brenda marrëdhënieve kundërshtore, Floqi dallon dhe marrëdhënie ku nuk ka kuptime të kundërta, por janë marrëdhënie që ai i quan marrëdhënie mospajtimi, lejimi, d.m.th. marrëdhënie ku veprimi i shprehur nga folja kallëzues e fjalisë së dytë nuk pritet, ose është në kundërshtim me veprimin që duhej të kryhej si pasojë logjike e veprimit të shprehur nga folja e fjalisë së parë (166).

166. Ata dogjën kullën dhe fshati i priste me valle e me raki. Nuancat e mospajtimit lejimit shprehen qartë kur në fjalinë e dytë direkt pas lidhëzës ndodhen: me gjithë të, prapë se prapë, prapë, përsëri.

167. Perëndia shtie shi në maj, edhe përsëri thonë nuk ka faj. - marrëdhënie shkak-pasojë Në fjalitë e lidhura me lidhëzat bashkërenditëse dhe, e, edhe mund te shprehen dhe marrëdhënie shkakore. Edhe këtu marrëdhënia shkakore realizohet prej vetë brendisë së fjalive, kurse lidhëzat thjesht sa realizojnë lidhjen mes tyre. Marrëdhëniet shkak-pasojë dalin dhe më të qarta kur folja në fjalinë e dytë ka kuptim modal të domosdoshmërisë (duhet, është nevoja etj), ose të urdhrit si dhe kur ka mjete leksikore sidomos ndajfolje etj.

168. Punëtori ynë tani punon me makineri moderne dhe kërkohet nga ai që të zotërojë teknikën.

Për Floqin (1956) marrëdhëniet shkak-pasojë midis fjalive të bashkërenditura me lidhëzat dhe, edhe bëhen shumë të qarta kur në fjalinë e dytë që shpreh rezultatin, pasojnë e shkaktuar nga brendia e fjalisë së parë ndodhet ndajfolja prandaj (169.a), andaj, ndajfolja kështu (169.b), atëherë (169.c).

169. a. Po Kapllanin mbreti e kish dorë të djathtë n’Elbasan, prandaj edhe beu vdiq deputet.

b. Përmbysja e Kapedanit nga njëra anë dhe disfata e nisur nga ana tjetër ua ftohnë gjakun të dy palëve dhe kështu patnë rasjen të hyjnë prapë në mest Vrana Konti [...] c. [...] at muronje n’mur t’Kalasë. E atëherë keni me pa se kalaja vend ka zanë. Kombinimin që ofron Floqi mes lidhëzave dhe, prandaj, do ta rimarrim më poshtë kur të flasim për konektorët e përbërë, apo kompleksë që realizojnë marrëdhëniet shkak-pasojë. Por këtu do të ndaleshim në faktin se në shembullin e përzgjedhur prej tij, lidhëza që realizon lidhjen mes fjalive nuk është lidhëza dhe, por lidhëza prandaj. Këtu, dhe është thjesht një pjesëz përforcuese për emrin beu. - marrëdhënie shtesore Sipas Floqit315 fjalitë e përbëra të bashkërenditura në të cilën shprehen marrëdhënie shtesore me lidhëzat: dhe, edhe lidhin fjali të cilat shprehin marrëdhënie shtesore, ku brendia e fjalisë së dytë mund të jetë: a) një komunikim i ri që ka të bëjë me të gjithë përmbajtjen e fjalisë së mëparshme, ose me një nga gjymtyrët e kësaj fjalie. b) një shtesë, një sqarim, një vlerësim, një vlerësim ndaj brendisë.

315 Po aty. F.43.

Page 94: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

94

Në fjalinë e përbërë, e cila tregon marrëdhënie shtesore menjëherë pas lidhëzave ndodhet përemri dëftor kjo në rasa të ndryshme, shpesh herë e pasuar nga emri gjë. Është pikërisht ky përemër që tregon se komunikimi shtesë ka të bëjë me gjithë fjalinë e mëparshme.

170. Skënderi jepte gjithnjë shembullin në punë me zellin dhe kujdesin e tij të madh, dhe kjo i dha autoritet ndër shokët.

Mes fjalive ka një pauzë më të gjatë, e cila tregon karakterin shtesor të komunikimit. Prandaj, kjo marrëdhënie markohet dhe nga ana e pikësimit me anë të pikës, apo presjes.

171. Vasilikës i pëlqente kurdoherë vetëm të tjerte lesh. Dhe këtë e bënte sepse kishte furkën e dhuruar.

Një veçanti e strukturës së fjalisë së përbërë me lidhëzat e, dhe, edhe, në të cilat shprehen marrëdhënie shtesore është se në fjalinë e dytë përsëritet një nga gjymtyrët e fjalisë së parë.

172. Bankat janë mbushë. Dhe në bankën e fundit asht lypsi. Për Floqin, marrëdhënia shtesore del dhe më e qartë kur në fjalinë e ndajshtuar ndodhen pjesëzat përforcuese: bile, zaten, togu emëror: veç kësaj dhe fjalë ‘incize’: me të vërtetë, besa, ndofta.

173. Më vonë doli dielli, e si për çudi, koha u bë e bukur, e ndritur, e freskët dhe plot ajër.

Në lidhje me përdorimin e lidhëzave të përsëritura dhe... dhe, edhe... edhe, hem... hem, Floqi316 nënvizon faktin se ato mund të përdoren si lidhëza, ose si pjesëza përforcuese. Trajta hem... hem është më e përdorur në gjuhën e folur. Fjalia e përbërë ka një karakter enumerativ, ato bashkojnë fjali me strukturë paralele, me theks logjik suplementar mbi këto lidhëza, dhe me një pauzë mjaft të ndijshme midis fjalive.

174. a. Edhe unë e di dhe ti e di. b. Hem kulla u dogj, hem bereqetin beu s’e mori dot. Për sa i përket lidhëzës bashkërenditëse as, as...as, Floqi317 nënvizon faktin se as ka dy funksione: atë të pjesëzës mohuese përforcuese dhe atë të lidhëzës. Kur lidhëza as përdoret në krye të çdo fjalie të bashkërenditur, atëherë lidhja mes tyre bëhet edhe më e madhe.

175. Vëllait nuk duhet të dhimbset për motrën, as motrës për të vëllanë, as burrit për gruan, as gruas për burrin. Kur përdoret në krye të fjalive, përmban një enumeracion fjalish mohore. Ato karakterizohen nga një paralelizëm të strukturës së fjalive përbërëse dhe ndahen midis tyre me presje.

176. As më ke, as të kam. Sikurse u përmend dhe më sipër, ky studim i Floqit është bërë pjesë e botimit të Akademisë së Shkencave “Gramatika e gjuhës shqipe II”. Trajtimi i anës morfologjike të lidhëzave është bërë në botimin tjetër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë “Gramatika e gjuhës shqipe I”, ku lidhëzat janë trajtuar si pjesë të ligjërimit.

316 Po aty. F.27. 317 Po aty. F.28.

Page 95: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

95

4.1.1 Konektorë shtesorë në gjuhën shqipe-lidhëzat këpujore: as, dhe, e, edhe, si (e)dhe, hem...hem, si...si, si...ashtu (e)dhe

4.1.1.1 Karakteristika morfologjike Nga ana morfologjike këpujore (shtesore): as, dhe, e, edhe, si (e)dhe, hem...hem, si...si, si...ashtu (e)dhe konsiderohen si lidhëza bashkërenditëse. Duke u bazuar në prejardhjen e tyre, lidhëzat as, dhe318, e, edhe319, si edhe karakterizohen si lidhëza të parme. Për sa u përket formave në të cilat shfaqen, lidhëzat as, dhe, e, edhe, hem, si përdoren vetëm në një variant, kurse lidhëzat e tjera si (e)dhe, si...ashtu (e) dhe përdoren në dy variante: a) si dhe (si unë, dhe ti), b) si edhe (si unë, edhe ti); a) si ... ashtu dhe (si unë, ashtu dhe ti) b) si edhe (si unë, ashtu edhe ti).

4.1.1.2 Karakteristika sintaksore

a) Tipare tipologjike Në gramatikën e gjuhës shqipe, lidhëzat as, dhe, e , edhe, si (e)dhe, hem..hem,

si...si, si...ashtu (e)dhe konsiderohen si lidhëza tipike bashkërenditëse. Ato shprehin një bashkim të thjeshtë njësish ose fjalish që kanë funksion të njëjtë sintaksor.320 (Të gjitha këto lidhëza janë të klasifikuara si lidhëza bashkërenditëse këpujore, por megjithatë vihen re dhe ndryshime mes tyre, në mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe në funksionin lidhës së tyre, duke iu referuar në veçanti faktit nëse ato formojnë një njësi më vete me elementin që lidhin, apo shërbejnë thjesht për të lidhur dy njësi).

Në këtë këndvështrim, lidhëzat hem dhe si kanë një pozicion më specifik në fjali. Ato përdoren vetëm si të përsëritura (hem ai, hem ajo; si ai, si ajo) dhe pozicioni i tyre është i lidhur ngushtë me njësitë që ato lidhin, duke u vendosur para tyre. Duke u bazuar në këtë arsyetim mund të thuhet se lidhëzat këpujore hem..hem, si...si, si...ashtu (e)dhe nuk plotësojnë kriteret për të qenë konektorë teksti, sepse pozicioni i tyre nuk është ai i një konektori tipik që vendoset mes dy konekteve. Në të kundërt, ato vendosin lidhje mes çifteve të fjalëve, apo të fjalive, të cilat në këtë mënyrë funksionojnë si një njësi e vetme në tekst dhe jo si njësi të pavarura, duke i bërë këto lidhëza elemente të domosdoshme strukturore të tekstit. Duhet të theksojmë se dhe lidhëzat as, dhe, edhe shfaqen në një përdorim të tillë, gjenden të përsëritura përpara dy a më shumë gjymtyrëve a fjalive të një fare, kur ato numërohen me radhë njëra pas tjetrës ose kur shënojnë a tregojnë sende, dukuri, veprime që kanë të njëjtën rëndësi, vlerë, etj, që janë të njëkohshme etj.321: as...as, dhe...dhe, edhe ... edhe: as ti, as unë; dhe ti dhe unë; edhe ti, edhe unë.

318 Duhet të sqarojmë se dhe përdoret dhe në funksione të tjera: a) si pjesëz në fillim të një fjale a të një fjalie për të përforcuar ose për të theksuar kuptimin që shprehet prej tyre; për të theksuar kuptimin që shprehet prej tyre, ose për t’i dhënë gjallëri bukuri ligjërimit a për të rritur fuqinë shprehëse së tij: Dhe pranvera erdhi. E sot fshati duket në festë; b) si ndajfolje: përdoret përpara mbiemrave dhe ndajfoljeve në shkallën krahasore me kuptimin: në një shkallë më të lartë’, më shumë, më tepër: dhe më të mëdha. 319 Edhe përdoret si ndajfolje: a) ende. Jeton edhe. b) përdoret përpara mbiemrave dhe ndajfoljeve në shkallën krahasore, me kuptimin ; në një shkallë më të lartë, më shumë, më tepër’: edhe më të mëdha; dhe si pjesëz: përdoret për të theksuar a për të përforcuar kuptimin e një fjale a të një fjalie: edhe sot e kësaj dite. 320 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 1. Tiranë, 2002, f.405. 321 Po aty. F.464.

Page 96: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

96

177. a. Dhe ishin të lodhur, dhe ishin të mërzitur dhe nuk dinin ç’zgjidhje t’u jepnin punëve.

b. Edhe ishin të lodhur, edhe ishin të mërzitur edhe nuk dinin ç’zgjidhje t’u jepnin punëve.

Numërimi mund të jetë pohues ose mohues. Ky i fundit realizohet me anë të lidhëzës as:

178. As e kishte parë, as e kishte dëgjuar atë prej ditësh. Në këtë kuadër, duhet thënë se lidhëza e ka një përdorim të kufizuar, sepse ajo nuk mund të përsëritet para njësive brenda fjalive dhe vetë fjalive:

179. *E ishin të lodhur, e ishin të mërzitur e nuk dinin ç’zgjidhje t’u jepnin punëve. Ndonëse lidhëzat e përsëritura dhe, edhe, as mund të vendosin një marrëdhënie kohore mes fjalive që lidhin (të njëkohësisë, ose të paskohësisë), jemi të mendimit se në këtë rast këto lidhëza nuk kryejnë funksionin e mirëfilltë të një konektori. b) Lloji i njësive që lidhen me lidhëzat bashkërenditëse shtuese (këpujore) Sipas gramatikës së gjuhës shqipe lidhëzat shtuese (këpujore) dhe, e, edhe janë lidhëza bashkërenditëse që lidhin dy ose më shumë njësi që kanë të njëjtin funksion sintaksor. Ato lidhin njësi të të njëjtit lloj brenda fjalisë, dy a më shumë fjali e deri tek njësitë në kufijtë e fjalive.

180. a) Po lexojmë dhe po mbajmë shënime. b) Po lexojmë e po mbajmë shënime.

c) Po lexojmë edhe po mbajmë shënime.

181. a) Të hënën dhe të martën kemi pushim. b) Të hënën e të martën kemi pushim. c) Të hënën edhe të martën kemi pushim.

182. a) Takimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. b) Takimi ishte i gjatë e i lodhshëm.

c) Takimi ishte i gjatë edhe i lodhshëm.

183. a) Në mëngjes do të shkojmë në universitet dhe pasdite do të shkojmë në teatër.

b) Në mëngjes do të shkojmë në universitet e pasdite do të shkojmë në teatër. c) Në mëngjes do të shkojmë në universitet edhe pasdite do të shkojmë në teatër.

184. a) Arba kishte ditëlindjen dhe ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë.

b) Arba kishte ditëlindjen e ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. c) Arba kishte ditëlindjen edhe ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë.

Në shembullin (180) kemi të bëjmë me shprehjen e marrëdhënieve më tipike të asaj që në gjuhësinë tradicionale njihet si homogjene. Shprehin bashkim nocionesh të barasvlershme, të njëllojta a të ngjashme që dalin shpesh si elemente, pjesë e një tërësie. Në shembullin (183) lidhëza krijon një marrëdhënie horizontale mes dy foljeve identike shkoj dhe si rezultat të krejt fjalive. Në grupin e lidhëzave bashkërenditëse këpujore (shtesore) vihet re se jo të gjitha këto lidhëza lidhin të njëjtat elemente. Për disa prej tyre vihen re disa kufizime.

Page 97: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

97

Kështu, lidhëzat as, si (e)dhe, hem...hem, si...si, si...ashtu (e)dhe në dallim nga lidhëzat dhe, e, edhe shfaqin disa kufizime në përdorimin e tyre për të lidhur njësi brenda fjalish, fjali, apo njësi minimale të komunikimit.

185. a) Hem po lexojmë, hem po mbajmë shënime. b) As po lexojmë, as po mbajmë shënime.

*c) Si po lexojmë, ashtu edhe po mbajmë shënime. d)Po lexojmë, si dhe po mbajmë shënime. *e) Si po lexojmë, si po mbajmë shënime.

186. a) Hem të hënën, hem të martën kemi pushim. b) As të hënën, as të martën nuk kemi pushim. c) Si të hënën, ashtu dhe të martën kemi pushim. d) Të hënën, si edhe të martën kemi pushim. e) Si të hënën, si të martën kemi pushim.

187. a) Takimi ishte hem i gjatë, hem i lodhshëm. b) Takimi nuk ishte as i gjatë, as i lodhshëm.

*c) Takimi ishte si i gjatë, ashtu edhe i lodhshëm. d) Takimi ishte i gjatë si dhe i lodhshëm.

*e) Takimi ishte si i gjatë, si i lodhshëm.

188. a) Hem në mëngjes do të shkojmë në universitet, hem pasdite do të shkojmë në teatër.

*b) As në mëngjes nuk do të shkojmë në universitet, as pasdite nuk do të shkojmë në teatër. *c) Si në mëngjes do të shkojmë në universitet, ashtu edhe pasdite do të shkojmë në teatër. *d) Si në mëngjes do të shkojmë në universitet, si pasdite do të shkojmë në teatër. *e) Në mëngjes do të shkojmë në universitet, si edhe pasdite do të shkojmë në

teatër.

189. *a) Hem Arba kishte ditëlindjen, hem ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. *b) Si Arba kishte ditëlindjen, ashtu edhe ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. *c) Si Arba kishte ditëlindjen, si ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë.

d) As Arba (nuk) kishte ditëlindjen, as ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. e) Arba kishte ditëlindjen, si edhe ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. Në shembujt 185-189, vihet re se pothuaj të gjitha lidhëzat bashkërenditëse këpujore (shtuese) as, si (e)dhe, hem..hem, si...si, si...ashtu (e)dhe përdoren për të lidhur njësi brenda fjalive, por me disa kufizime. Kështu, për lidhëzat si...si, dhe si... ashtu edhe vihen re kufizime në përdorimin e tyre për të lidhur madje dhe njësi brenda fjalive [shembujt 190 (c) dhe 190 (e)].

190. *c) Takimi ishte si i gjatë, ashtu edhe i lodhshëm. *e) Takimi ishte si i gjatë, si i lodhshëm.

Për të shpjeguar kufizimin që paraqet lidhëza e përsëritur si...si për të lidhur njësi brenda fjalisë, do t’i referohemi së pari përdorimit të lidhëzës si më vete. Kjo lidhëz përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore ose mënyre me fjalinë drejtuese, ose lidh gjymtyrë fjalie që tregojnë mënyrën si bëhet diçka, ose krahasim me diçka (shpesh e bashkëlidhur me fjalinë drejtuese, edhe me fjalën ashtu). Ndërsa, kur

Page 98: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

98

përdoret e përsëritur për të bashkuar njësi ose fjali të një fare, përdoret me kuptimin edhe. Të dyja rastet e përdorimit të lidhëzës si e bënin të mundur përdorimin e saj në lidhjen e njësive brenda fjalive, prandaj mospërdorimi i saj në shembujt 190 (c), 190 (e) mund të shpjegohet me nuancën e brendshme kuptimore të fjalisë, në të cilën përdorimi i një lidhëze tjetër, jo i universales dhe, nxjerr në pah krahasimin e dy tipareve të ngjashme, duke kërkuar përdorimin e lidhëzës krahasore sa. Në mbështetje të këtij arsyetimi mund të vijë dhe fakti që në këto dy struktura, do të ishte më i pranueshëm përdorimi i lidhëzës krahasore sa... dhe, sepse bëhet krahasimi mes dy elementeve të njëjta: sa i gjatë dhe i lodhshëm:

191. Takimi ishte sa i gjatë, dhe i lodhshëm. Nga shembujt 185 (c), 185 (e), 187 (c), 187 (d),188 (d), 189 (a), 189 (b), 189 (c), është e dukshme që lidhëzat bashkërenditëse të përsëritura si...si, dhe si... (ashtu) edhe, nuk mund të përdoren për të lidhur fjali, apo njësi të komunikimit. Duke qenë se roli i tyre lidhës mbetet në njësitë brenda fjalisë, këto lidhëza nuk mund të konsiderohen si konektorë teksti në gjuhën shqipe.

192. a) Hem Arba kishte ditëlindjen, hem ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. *b) Si Arba kishte ditëlindjen, ashtu edhe ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. *c) Si Arba kishte ditëlindjen, si ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. d) As Arba (nuk) kishte ditëlindjen, as ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. e) Arba kishte ditëlindjen, si edhe ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. Gjithashtu, tërheq vëmendjen fakti se lidhëza e përsëritur hem...hem përdoret për të lidhur njësi brenda fjalisë, fjali, por jo për të lidhur njësi të komunikimit.

193. *a) Hem Arba kishte ditëlindjen, hem ne vendosëm t’i blejmë një dhuratë. Kufizimet që paraqesin lidhëza hem... hem mund të shpjegohen po të merret parasysh fakti që këto lidhëza janë të marra nga gjuha turke dhe në këtë gjuhë ato janë lidhëza enumerative që ‘theksojnë statusin dhe funksionin e barabartë në një fjali të dy a më shumë personave, objekteve dhe ngjarjeve’.322 Me të njëjtin funksion enumerativ ato përdoren dhe në gjuhën shqipe, duke i bërë ato elemente të domosdoshme në fjali dhe me pozicion të caktuar para njësive. Për këto arsye, këto lidhëza nuk mund të jenë konektorë teksti në gjuhën shqipe.

322 Kerslake, Göksel A.C. Turkish: a comprehensive grammar. Routledge, Londër, 2005, f.516.

Page 99: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

99

4.1.1.3 Karakteristika semantike a) Lidhëzat bashkërenditëse: dhe, e, edhe Para se të japim karakteristikat semantike të lidhëzave bashkërenditëse dhe, e, edhe po japim shkurtimisht një informacion për etimologjinë e tyre. Sipas gjuhëtarit shqiptar E. Çabej323, nga ana etimologjike, lidhëza dhe është formuar nga një zbërthim i lidhëzës edhe: e –dhe. Për lidhëzën e, etimologjia e saj mbetet jo plotësisht e sqaruar. Në lidhje me etimologjinë e saj, studiuesi gjerman, Gustav Meyer-i mendon se vjen nga latinishtja et. Çabej përmend dhe përdorimin pleonastik të kësaj lidhëze: sot e dy javë, që në krye e gjer në fund. Për sa i përket anës funksionale duhet shënuar se ndër tri lidhëzat sinonimike, e, dhe, edhe, lidhëza e shpreh një lidhje më të ngushtë mes fjalëve që lidh, kur lidhëza edhe një distancë më të madhe mes tyre, një farë veçimi e theksimi mes tyre të pjesës së dytë; dhe qëndron në mes të dy funksioneve në fjalë. Hapësira semantike në të cilën përdoren lidhëzat bashkërenditëse dhe, e, edhe është e gjerë. Ato përdoren për të shprehur marrëdhënie kohore. Në këtë funksion përdoren për të bashkuar fakte, ngjarje, dukuri në planin kohor, duke i karakterizuar marrëdhëniet si marrëdhënie të njëkohshme, ose ku e dyta pason nga ana kohore të parën.

194. a) U zgjerua rrjeti i shkollave dhe u shtua shumë numri i nxënësve dhe i studentëve.324 b) U shtua shumë numri i nxënësve dhe i studentëve dhe u zgjerua rrjeti i shkollave.

Marrëdhëniet e njëkohësisë janë të qarta në shembullin (194), ku ‘zgjerimi i shkollave’ dhe ‘shtimi i numrit të nxënësve dhe studentëve’ janë dy ngjarje që ndodhin në të njëjtën kohë, edhe pse marrëdhënia semantike në këtë marrëdhënie njëkohësie ka dhe ngjyrime shkak-pasojë. Kurse në shembullin (195), marrëdhënia mes dy fjalive është marrëdhënie pastër kohore, ku njëri veprim ndodh pas tjetrit. Ndryshimi i pozicionit të fjalive në këtë strukturë do të çojë në ndryshimin e ngjarjes a veprimit që ndodh në fillim: (‘Veriana shkoi drejt e te gjyshja’, apo ‘nisi t’i përkëdhelë flokët’).

195. Veriana shkoi drejt e te gjyshja dhe nisi t’i përkëdhelë flokët. Lidhëzat bashkërenditëse dhe, e, edhe mund të përdoren dhe në shpjegime, duke i shtuar fjalisë së parë, shkakun ose arsyen e asaj që ka ndodhur. Në (196) lidhëza dhe shpreh një marrëdhënie shkak-pasojë, ku arsyeja pse ‚fjalët nuk i dilnin’ është ngaqë ‚goja i qe tharë‘.

196. Goja i qe tharë dhe fjalët mezi i dilnin.325 Kjo marrëdhënie semantike bëhet krejtësisht e qartë nëse në fjalinë e dytë është e pranishme ndajfolja prandaj, ose nga ndajfolja kështu.

197. Ishte e bindur që çdo gjë kishte shkuar mirë dhe prandaj u befasua nga përgjigjja negative.

198. Nuk kishte rrugë tjetër dhe kështu vendosi të bënte kompromis me ta. Lidhëza dhe mund të përdoret dhe në rastin, kur një shkak apo arsye e dytë i shtohet së parës. Përdorimi i lidhëzës dhe në këtë rast mund të jetë mes fjalive, ose në krye të fjalisë, në varësi të vënies në pah të rëndësisë së tyre nga folësi. Shembulli (199) shpjegon shkaqet për uljen e cilësisë së mësimit në universitet.

323 Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë. Studime etimologjike në fushë të shqipes. Tiranë, 1976, f.19. 324 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.465. 325 Po aty. F.466.

Page 100: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

100

199. Së dyti, ulja e cilësisë ka ardhur, qoftë sepse tani nëpër kurse po dominojnë ata që nuk kanë bazën elementare të edukatës së punës, dhe sepse nuk kanë ardhur në universitet për të mësuar.326

Marrëdhënia që realizojnë lidhëzat bashkërenditëse dhe, e mund të jetë edhe marrëdhënie përqasore. Këtu kemi të bëjmë me struktura paralele mes fjalive. Kështu, në shembullin (200), kjo strukturë paralele realizohet përmes foljes së njëjtë në të dy fjalitë (është):

200. Nata atje është tjetër natë dhe dita është tjetër ditë.327 Lidhëzat bashkërenditëse dhe, edhe, e mund të shprehin dhe marrëdhënie mospajtimi mes konekteve që lidhin. Në këtë rast, veprimi që ndodh në fjalinë e dytë nuk është rrjedhim logjik i fjalisë së parë dhe si rezultat, është mospajtues me pritshmërinë logjike nga fjalia e parë. E thënë ndryshe, lidhëzat dhe, edhe, e përdoren për të shprehur një marrëdhënie kundërshtore mes konekteve që lidh. Në këto raste, këto lidhëza shprehin marrëdhënie në të cilat mund të përdoren lidhëzat kundërshtore si por. Kjo marrëdhënie është dhe më e qartë, kur njëri nga pohimet është negativ, si në (201) ku mohimi realizohet nga prania e pjesëzës mohuese s‘.

201. Të prita për disa orë dhe ti s’erdhe. Së fundi, do të përmendim një marrëdhënie semantike shumë specifike që realizojnë lidhëzat bashkërenditëse dhe, e, edhe atë të marrëdhënieve shtesore. Karakteristikë e lidhëzave dhe, e, edhe në këtë rast është se ato sinjalizojnë shtimin e një informacioni të ri ndaj informacionit të dhënë më parë, por pa e ndryshuar drejtimin e ligjërimit. Duhet thënë se në këtë raste marrëdhënia që shprehin në këtë rast lidhëzat dhe, e, edhe është se ”këtu ka akoma diçka më shumë për t’u thënë”. Informacioni i ri që jepet mund të ketë lidhje me të gjithë anën semantike të fjalive të mëparshme. Në të tilla raste, situata bëhet dhe më e qartë nga prania e përemrit dëftor kjo (i cili në këtë rast del në formën e një deiksi tekstor), ose kjo gjë/këtë gjë që shoqërojnë direkt lidhëzën dhe.

202. a) Nuk kishim shumë informacione, dhe kjo na e bënte më të vështirë situatën. b) Nuk kishim shumë informacione, dhe kjo gjë na e bënte më të vështirë

situatën. 203. a) Vendosi të mos e pranonte propozimin e tyre, dhe këtë e bëri për të mirë të

punës. b) Vendosi të mos e pranonte propozimin e tyre, dhe këtë gjë e bëri për të mirë të punës. Është për t’u theksuar se lidhëzat dhe, edhe përdoren dhe thjesht për të sinjalizuar fillimin e një informacioni dhe jo për të treguar lidhjen mes dy konekteve. Ky funksion është më i dukshëm për lidhëzën (e)dhe, kur përdoret me frekuencë të lartë në përrallat popullore, me përjashtim të paragrafit të parë.

204. Dhe Princi vendosi të qëndrojë atë natë dhe të priste të Bukurën e Dheut kur të dilte.

326 Gazeta “Albania”, 10.10.2008. 327 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002, f.467.

Page 101: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

101

b) Lidhëzat bashkërenditëse: as, si (e)dhe, hem..hem, si...si, si...ashtu (e)dhe Gjuhëtari shqiptar E. Çabej328 është i të njëjtit mendim me G. Meyer-in dhe F. Bopp-in se nga ana etimologjike, lidhëza as është formuar nga bashkimi i a329-së me pjesëzën mohuese s‘. Kurse lidhëza ashtu ka burim të diskutueshëm. Disa gjuhëtarë janë të mendimit se a është përemri ai. Kurse për sa i përket lidhëzës hem, ashtu siç u përmend me lart lidhëza hem është e burimit turk. Lidhëza as përdoret për të shprehur marrëdhënie numërimi mohore.

205. As erdhi vetë, as solli njeri tjetër. Sikurse e kemi theksuar dhe më lart, lidhëza si mund të përdoret për të shprehur marrëdhënie të ndryshme semantike. Ajo mund të përdoret për të shprehur marrëdhënie krahasore ose mënyrore:

206. Erdhi në kohë, si vinte çdo ditë. Përdoret në krye të një fjalie të varur kohore, që tregon se veprimi i shprehur prej saj ka marrë fund më parë se ai që shprehet nga fjalia kryesore.

207. Si u larguan të gjithë, mbylli derën e sallës. Përdoret për të shprehur marrëdhënie shkakore, të cilat kanë dhe raport kohor.

208. Si e pa që nuk erdhi njeri, mbylli derën dhe u largua. Lidhëza si mund të përdoret dhe në disa ndërtime me përsëritje të foljes, që tregojnë se situata do të ishte e njëjtë, pra shpreh kuptimin lejor.

209. Të bëhet si të bëhet. Lidhëza si përdoret e përsëritur ose e shoqëruar me lidhëzën dhe për të shprehur marrëdhënie numërimi madje dhe krahasimi.

210. Si ata që erdhën, si ata që shkuan nuk mbetën të kënaqur. 211. Si ata që erdhën dhe ata që shkuan nuk mbetën të kënaqur.

4.1.1.4 Karakteristika të konekteve Lidhëzat këpujore (shtesore) dhe, edhe, e, as lidhin dy a më shumë njësi brenda fjalisë ose fjali. Këto lidhëza mund të lidhin dy fjalë a trajta të së njëjtës fjalë në konekte me bashkërenditje që tregojnë përsëritje a vazhdimësi veprimi ose gjendjeje që shprehin përforcim, etj.

212. Keq e më keq./ Me punë dhe këmbëngulje./ Me punë edhe këmbëngulje. Ato përdoren po ashtu për të lidhur trajtat e njëjta të një foljeje (njëherë me pjesëzën mohuese ‘s’dhe ‘nuk’ dhe një herë pa të) për të paraqitur veprimin a gjendjen e shprehur prej saj si jo të sigurt.

213. Dhe e bën, dhe s’e bën./ Edhe e bën, edhe s’e bën. Përdoren edhe për të kundërvënë dy njësi të njëjta të një fjalie a dy fjali. Do të thoshim se në këtë funksion konektori dhe i gjuhës shqipe ka funksion të ngjashëm me konektorët kundërshtorë si por.

214. a) Duhet punë e jo fjalë. b) Duhej të shkonte me shokët dhe jo të rrinte. Duke iu referuar shembullit (214), mund të themi se ndonëse konektori dhe këtu mund të zëvendësohet me konektorin por, ky zëvendësim mund të ndodhë nëse ka një ndryshim në strukturën mohuese të fjalisë. Më konkretisht në (214.b), kuptimi i tekstit do të ndryshonte, nëse konektori por do të zëvendësonte konektorin dhe.

215. Duhej të shkonte me shokët, por jo të rrinte. 328 Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë. Studime etimologjike në fushë të shqipes. Tiranë, 1976, f.19. 329 Mendimi për a-në është se është pjesëza pyetëse a.

Page 102: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

102

Që kuptimi të mbetej i njëjtë, duhej të ndryshojë pozicioni i fjalive: 216. Nuk duhej të rrinte, por duhej të shkonte me shokët.

Kur njësitë brenda fjalisë janë të të njëjtit lloj, këto lidhëza mund të lidhin më shumë se dy njësi me njëra-tjetrën.

217. a) Kishin ardhur studentë dhe nxënës. b) Ata ishin larguar dhe ishin kthyer disa herë dhe ishin larguar sërish. Të përsëritura, këto lidhëza mund të përdoren para një numri të madh njësish. Funksioni i tyre në këtë rast është që të theksojnë më shumë secilën njësi.

218. Do të takohemi dhe të hënën, dhe të martën, dhe të mërkurën dhe të shtunën. Të njëjtin numër njësish lidhin dhe lidhëzat si...si, hem...hem.

219. a) Do të takohemi si të hënën, si të martën, si të mërkurën, si të shtunën. b) Do të takohemi hem të hënën, hem të martën, hem të mërkurën, hem të shtunën. Edhe lidhëza as mund të përdoret për të lidhur dy a më shumë njësi brenda fjalish, apo fjali, në rast se kjo lidhëz është e përsëritur:

220. a) Nuk do të takohemi as të hënën, as të martën, as të mërkurën, as të shtunën. Në rastin e lidhëzës si e(dhe) numri i njësive është më i kufizuar.

221. a) Kishin ardhur studentë si (e)dhe nxënës. *b) Ata ishin larguar si (e)dhe ishin kthyer disa herë si (e)dhe ishin larguar sërish. *c) Do të takohemi të hënën, si (e)dhe të martën, si (e)dhe të mërkurën, si (e)dhe të shtunën. Përdorimi i lidhëzës si e(dhe) në struktura të përbëra prej më shumë se dy konekteve duket të jetë një karakteristikë e gjuhës së folur, por jo e gjuhës së shkruar. Shembulli (221.b), është një shembull që mund të gjendet shumë rrallë në tekste të shkruara. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për përdorimin e kësaj lidhëze përpara njësive të njëjta brenda fjalisë, si në (221.c). Në gjuhën e shkruar kjo strukturë është pothuaj krejtësisht e papranueshme. Një numër të vogël njësish lidhin dhe lidhëzat si...ashtu (e)dhe.

222. a) Kishin ardhur si studentë ashtu (e)dhe nxënës. *b) Ata si ishin larguar ashtu (e)dhe ishin kthyer disa herë ashtu (e)dhe ishin larguar sërish. *c) Do të takohemi si të hënën, ashtu (e)dhe të martën, ashtu (e)dhe të mërkurën, ashtu (e)dhe të shtunën.

Page 103: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

103

4.1.1.5 Pozicioni i lidhëzave bashkërenditëse: as, dhe, e , edhe, si (e)dhe, hem..hem, si...si, si...ashtu (e)dhe Në përgjithësi, mes përdoruesve të gjuhës shqipe, ekziston ideja se këto lidhëza përdoren në mes të fjalive dhe nuk ndahen me presje. Në fakt dhe në gramatikën e gjuhës shqipe nuk jepen shembuj të përdorimit të këtyre lidhëzave në fillim të fjalisë, por theksohet fakti se lidhëzat bashkërenditëse dhe, edhe, e përdoren në mes të konekteve që lidhin si brenda fjalisë, ashtu dhe mes fjalive. Rasti i vetëm i përdorimit të tyre në fillim të një fjalie jepet në “Fjalorin e gjuhës shqipe”330, ku specifikohet se lidhëzat dhe, e, edhe përdoren në fillim të një fjalie, e cila plotëson, zhvillon a sqaron një mendim të shprehur nga një fjali para saj.

223. E lan, e ushqen, ia bën të gjitha gati. Dhe/Edhe/E pastaj ka gojë e flet. Vendosja e një lidhëze në krye të fjalisë, mund të justifikohet me nevojën për më shumë qartësi apo emfazë. Duke iu referuar materialeve të analizuara për këtë studim, është vënë re se përdorimi i konektorëve në fillim të fjalive është më i madh në tekstet analitike.

224. Jo uniteti i tyre, por koordinimi i tyre nën një objektiv-forcimin dhe funksionimin harmonik të shtetit, duhet të jetë primar. Dhe ligji i fundit për Prokurorinë nuk shkon kah kjo linjë, fatkeqësisht dhe me mbështetjen e opozitës.331

Në rastin e përdorimit të lidhëzës dhe për të lidhur konekte në marrëdhënie kundërshtore, vihet re një përdorim i saj vetëm në mes të tyre.

225. Duhej të shkonte me shokët dhe jo të rrinte. Funksioni i këtyre lidhëzave si konektorë teksti është më i dukshëm, kur ato përdoren në krye të fjalisë, por këtë funksion ato e luajnë dhe në pozicione të tjera. Siç u tha më lart, përdorimi i këtyre lidhëzave për lidhjen e njësive të komunikimit është më i dukshëm kur ato lidhin njësi të mëvetësishme:

226. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë ç’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai e të mos shkojë ai gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë jep mësime patriotike.332

227. Atëherë kopileja i lypi fustan e sajë mbretëreshës, sikur me të do të zbukuroheshe. -Edhe kjo ia dha.333

Pra, mënyra më e thjeshtë për të dalluar përdorimin e këtyre lidhëzave për lidhjen e njësive të komunikimit do të ishte pozicioni i tyre, në krye të njësive të mëvetësishme. Por, duke qenë se pikësimi varet nga intonacioni, këta konektorë mund të gjenden edhe në mes të fjalive të një fraze:

- pas një presjeje 228. Atje poshtë janë edhe redaktorët, tha Novelisti, dhe prapë i shkoi mendja tek

pjesa teatrale për të cilën kishte shkruar aq keq.334 229. Arrinë, pra, te porta e asaj, e kur panë vëllanë me gjithë luan të ngrirë e të

bërë gur lëshuan lotët si breshëri nga sytë. - pas një pikëpresjeje 230. Folkloristi plak u tha se vetëm miqtë e përzemërt shkelnin me këpucë atë muze

të vogël; dhe si për mrekulli ata nuk e kuptuan ironinë.335

330 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.230. 331 “Panorama”, 15.12.2008. 332 “Gazeta shqiptare”, 13.3.1999. 333 Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1981, f.354. 334 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.9. 335 Po aty. F.9.

Page 104: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

104

Këtu lidhëzat dhe, e përdoren prej dëgjuesit për të shtuar diçka në informacionin që dha folësi. Pavarësisht se marrëdhënia semantike mes këtyre fjalive mund të jetë marrëdhënie shkakore, marrëdhënia që realizojnë lidhëzat dhe, e janë thjesht marrëdhënie shtuese.

- Lidhëzat dhe, e përdoren edhe për të realizuar kalimin nga struktura dialoguese në atë narrative:

231. Silva përmes së qeshurës tha: -Shokët tanë e vranë përsëri mendjen dhe, në pamundësi për të gjetur ndonjë

institucion tjetër të ngjashëm vendosën që darkën e përcjelljes ta jepte nëndrejtori i Bankës së Shtetit, që merret me shtypjen e monedhës.

-Dhe kinezët nuk u fyen?- tha studentja e mjekësisë.336

232. Ishte pardje në gazetë një delegacion i orkestrave popullore të rajoneve të Kinës Juglindore, - tha studentja e mjekësisë duke qeshur.

-E nga kush kryesohej? - pyeti vëllai i Silvës.337

336 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.41. 337 Po aty. F.39.

Page 105: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

105

4.1.1.6 Përfundime-lidhëzat këpujore (shtuese) si konektorë shtesorë Lidhëzat dhe, e, edhe në gjuhën shqipe lidhin njësi brenda njësive, fjali të

thjeshta dhe të përbëra dhe njësi komunikimi.

Lidhëzat si.. edhe në gjuhën shqipe mund të lidhin njësi brenda fjali, por nuk mund të lidhin njësi të komunikimit.

Numri i njësive që lidhen me lidhëzat dhe, e, edhe në shqip është i hapur.

Numri i njësive që lidhen me lidhëzat si...edhe, në shqipe, është i kufizuar

në dy njësi, të cilat funksionojnë si njësi plotësuese ndaj njëra-tjetrës.

Lidhëzat dhe, e, edhe mund të përdoren në fillim të fjalive pasuese. Kurse lidhëzat si...edhe nuk mund të përdoren në fillim të fjalive pasuese.

Lidhëza dhe e shqipes është lidhëz që konsiderohet të jetë më e përdorura (mbeten për t’u bërë studime statistikore) dhe ka një shumëllojshmëri përdorimesh. Dhe e shqipes përdoret si në funksione tekstore dhe në fjali.

Lidhëza dhe përdoret dhe në rastet kur mund të preferohen lidhëza

kundërshtore. Në këtë rast dhe ka një forcë kopulative, kurse marrëdhënia kundërshtore qëndron në vetë natyrën e këtyre marrëdhënieve .

Lidhëzat shprehin marrëdhënie të ndryshme (kohore, shkak-pasojë, etj), por funksioni i tyre i mirëfilltë si konektor teksti është shprehja e marrëdhënies shtesore: ‘këtu ka diçka tjetër për të thënë‘.

Lidhëzat hem dhe si kanë një pozicion më specifik në fjali. Ato përdoren

vetëm si të përsëritura (hem ai, hem ajo; si ai, si ajo) dhe pozicioni i tyre është i lidhur ngushtë me njësitë që ato lidhin, duke u vendosur para tyre.

Duke u bazuar në këtë arsyetim mund të thuhet se lidhëzat këpujore

hem..hem, si...si, si...ashtu (e)dhe nuk plotësojnë kriteret për të qenë konektorë teksti, sepse pozicioni i tyre nuk është ai i një konektori tipik që vendoset mes dy konekteve.

Në të kundërt, ato vendosin lidhje mes çifteve të fjalëve apo të fjalive, të

cilat në këtë mënyrë funksionojnë si një njësi e vetme në tekst dhe jo si njësi të pavarura, duke i bërë këto lidhëza elemente të domosdoshme strukturore të tekstit.

Page 106: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

106

4.2 Konektorët të tjerë shtesorë në gjuhën shqipe Marrëdhëniet shtesore realizohen jo vetëm përmes lidhëzave, siç u pa më lart, por edhe me anë të konektorëve ndajfoljorë apo pjesëza: bile, madje, gjithashtu, përveç kësaj, krahas kësaj etj. Bile Pjesëza bile është një huazim nga turqishtja, ku përdoret si konektor shtesor ‚joharmonik‘338

233. Yolladim bile. Unë tashmë (bile) e kam nisur. Në turqisht i bashkohet çdo përbërësi që mban mbi vete theksin. Kuptimi i saj më i zakontë në këtë gjuhë është ‘tashmë‘, dhe vetëm kur bashkohet me foljet merr dhe kuptimin ‚madje‘‘. Në morfologjinë e gjuhës shqipe, bile është klasifikuar si pjesëz përforcuese-shtuese bisedore, me kuptimin ‘aq më shumë, aq më tepër, madje‘. Ndërsa në sintaksë është klasifikuar tek fjalët dhe togjet e ndërmjetme që shprehin shkallën e rëndësisë së një fakti dhe karakterin e kumtimit, të cilat japin vlerësime subjektive të shkallëzimeve të ndryshme të rëndësisë, të peshës që ka një fakt i dhënë në krahasim me një fakt tjetër ose me fakte të tjera. Si pjesëz përforcuese-shtuese, përdorimi i saj është i lidhur me anën semantike, pra me vënien në pah të një elementi të caktuar të fjalisë. Në shembujt e mëposhtëm (234-238), roli i pjesëzës bile është të përforcojë njërën nga gjymtyrët e fjalisë, përkatësisht në termat e sintaksës tradicionale: rrethanorin e kohës, rrethanorin e vendit, rrethanorin e shpejtësisë, përcaktorin dhe kallëzuesin. Në të gjitha këto raste, ajo është lehtësisht e zëvendësueshme me pjesëzën madje.

234. Zoti Dimitrov tha se kjo praktikë kishte ekzistuar në disa pjesë të Bullgarisë bile edhe në fillim të shekullit të kaluar.339

235. Po edhe ne shqiptaret e kemi të sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në preambulën e saj.340

236. Tendenca, trendi, prirja po ecën në këtë hulli, bile me shpejtësi. 237. Shqipëria do të pranonte vendosjen e lidhjeve të ngushta ekonomike, bile edhe

politike me Serbinë.341 238. Shtet gjeografik mund të ketë, por jo edhe popull, se popull maqedonas as

grekët bile nuk kanë. Por rastet e përmendura më sipër janë vetëm një formë e përdorimit të pjesëzës bile. Pjesëza bile përdoret dhe ‘për të vënë në dukje rëndësinë e mendimit që vazhdon a pason pas një mendimi të shprehur më parë’. Me përdorimin e tyre në fjali futet një farë momenti plotësues (suplementar), por nga kjo gjë vetë fakti i thënë a i treguar më parë nuk ndryshon.342

338 Kerslake, Göksel A.C. Turkish: a comprehensive grammar. Routledge, Londër, 2005, f.109. 339 http://www.mtv.com.mk/al/al/lajme/ballkan/11679/arkeologet_shkojne_ne_mesjete,_zbulohen_skeletet_e_%E2%80%9Clugatit% E2%80%9Dne_bullgari.aspx 340 http://kocodanaj.blogspot.com/2011/12/kosova-dhe-shqiperia-do-te-shkojne-te.html. 341 www.dituria.ch. 342 Kole, Josif. Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme. Studime filologjike, Nr.3, 1969, f.91.

Page 107: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

107

239. Për rolin e kësaj kafshe të shenjtë, të kultizuar në një lak kohor bukur të gjatë,

ka mbledhur një material të hollësishëm A. Stipçeviçi. Bile ka mendime të dijetarëve se gjarpri është homonim i vetë ilirit par exellence, sepse kanë parë te rrënja e fjalës, etimologjinë e vetë gjarprit si kult ktonik.343

Në këtë përdorim, kjo pjesëz shërben dhe për të lidhur njësi të ndryshme, duke e klasifikuar kështu në kategorinë e konektorëve të tekstit. Marrëdhënia që shpreh kur përdoret si konektor teksti është ajo shtuese, ku ajo që pason në tekst shkon përtej asaj që është thënë më parë: aq më shumë, aq më tepër/ për më shumë, për më tepër. Si konektor teksti gjendet në pozicione të ndryshme në fjalinë pasardhëse, gjithnjë duke referuar në fjalinë paraardhëse. Në këtë funksion, kjo pjesëz, përdoret në pothuajse në gjitha pozicionet e mundshme të konektorëve të tekstit. Ajo përdoret jo vetëm në pozicion fillestar, por dhe në pozicione të tjera në fjali: në konektin e dytë; jo në pozicion fillestar; në mes të fjalive; në dialog.

- në fillim të fjalisë 240. Natyrisht as që bëhet fjalë për një kirurg. Bile do të thosha se ironia më e

madhe e gjendjes sime është pikërisht se unë merrem me një punë që mund ta kryente infermieri më i thjeshtë.344

- në fjalinë pasuese jo në pozicion fillestar 241. Lame Spiri shkonte krenar në rrugë dhe nuk i bënte syri tër. Ai bile ua bëri me

dorë njërës prej atyre që po rrinte në dritare, tek largohej.345 - në mes te fjalive 242. Greqia vazhdon të jetë partner i vështirë, bile edhe sot e kësaj dite është delja

e zezë në Bashkimin Evropian, që herë pas here i nxjerr probleme të sajuara Evropës për shkak të qëndrimit të saj kapriçioz ndaj fqinjëve.346

- në dialog 243. Edhe për sëmundjen e tij ka vite që flitet.

-Bile është folur disa herë që Mao Ce Duni ka kohë që ka vdekur dhe kjo s‘është gjë tjetër, veçse lufta për pushtet që bëjnë dy sozitë e tij.347 Konektori bile, ndonëse rrallë mund të përdoret dhe në fund të konektit të dytë. Kjo ndodh sidomos kur konekti i dytë ka strukturë eliptike.

244. Nuk e shikon sa e gjatë jam? Më e gjatë se ti bile.348 Madje Në morfologjinë e gjuhës shqipe madje është konsideruar si pjesëz përforcuese-shtuese. Përdoret për të përforcuar atë që është thënë më parë, me kuptimin ‚aq më shumë, për më tepër‘. Konsiderohet si një pjesëz që përdoret më shumë në stilin shkencor. Kurse në sintaksë klasifikohet tek fjalët dhe togjet e ndërmjetme që shprehin shkallën e rëndësisë së një fakti dhe karakterin e kumtimit. Ato japin vlerësime subjektive të shkallëzimeve të ndryshme të rëndësisë, të peshës që ka një fakt i dhënë në krahasim me një fakt tjetër ose me fakte të tjera.

343 www.gazetakritika.net. 344 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.338. 345 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977, f.64. 346 “Tema”, 8.7.2012. 347 Po aty. F.41. 348 Po aty. F.93.

Page 108: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

108

245. Por janë absurde, madje të pakuptimta akuzat e trajnerit lushnjar në drejtim të personit tim.349 Duhet pasur parasysh fakti se nga të dyja përdorimet që ka, në rastin kur bashkon gjymtyrë fjalie madje nuk do të konsiderohet si konektor teksti. Në fakt, funksioni që kryen madje është ai i konektorit të tekstit. Marrëdhënia lidhëzore që shpreh kur përdoret si konektor teksti është ajo shtuese. Kuptimi që shpreh është ‘jo vetëm kaq por’. Si konektor teksti gjendet në pozicione të ndryshme në fjali:

- në pozicion fillestar 246. E për këtë shteti paguan nëpunës si të ishin heronj. Madje, kur s‘i mjafton

forca e nëpunësve të tij sjell specialistë të huaj.350 - në fjalinë pasuese por jo në pozicion fillestar 247. Që ekonomia shqiptare është në duart e disa njerëzve, kjo arrihet të kuptohet

në shumë momente të acarimit politik. Kjo madje tregon se një harmoni e tillë është reagim i marrëdhënieve perfekte të politikës me garancinë e parasë në vendin tonë.351

- në mes të fjalive 248. Dy-tri herë i shkrepi në kokë të dilte nga kjo gjendje pa kuptim, le ta shanin, le

ta tallnin, le t’i thoshin se ai shkeli zakonet qindravjeçare, madje le t‘i shtinin me pushkë pas shpine po të donin, vetëm të ikte. 352 Gjithashtu E klasifikuar në morfologjinë e shqipes si ndajfolje353, gjithashtu ka disa përdorime të mundshme: a) përdoret në kuptimin „në të njëjtën mënyrë“, „në të njëjtën shkallë“, „po ashtu“.

249. Fëmijët qëndruan gjithashtu. Në këtë rast ndajfolja gjithashtu është e domosdoshme në strukturën e fjalisë. Ajo qëndron pas foljes dhe këtu është e zëvendësueshme nga pjesëza përforcuese edhe.

250. Edhe fëmijët qëndruan. Është përdorimi i saj në kuptimin „përveç kësaj, edhe, bashkë me të edhe” që e klasifikon gjithashtu si konektor teksti që shpreh marrëdhënien shtuese. Funksioni i saj si konektor teksti në këtë rast është më i dukshëm, sepse përmes saj prodhuesi i tekstit vendos marrëdhënien mes pjesëve të tekstit dhe domethënia e saj është „përveç kësaj që u tha më parë në tekst“. Funksioni më i përgjithshëm që ka gjithashtu është që të sinjalizojë se ka dhe diçka tjetër për t’u thënë në lidhje me atë që është thënë më parë. Vetë zëvendësimi i kësaj ndajfoljeje me konektorin tjetër shtesor përveç kësaj e përforcon rolin e kësaj ndajfoljeje si konektor shtesor. Duke iu referuar strukturës leksikore të kësaj ndajfoljeje, vihet re se elementi i dytë përbërës është ndajfolja ashtu, e cila etimologjikisht ruan pjesën deiktike a354, dhe që referon në distancë.

349 “Gazeta shqiptare”, 13.3.1999. 350 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.338. 351 “Gazeta shqiptare”, 26.3.1999. 352 Po aty. F.189. 353 Në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 2006, ka dhe një klasifikim të saj si lidhëz në togje këpujore dhe kundërshtore: gjithashtu edhe...; por gjithashtu. 354 Akademia e Shkencave e e RP të Shqipërisë. Studime etimologjike në fushë të shqipes. Tiranë, 1976, f.102.

Page 109: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

109

Gjithashtu përdoret jo vetëm për të shprehur një këndvështrim të ndryshëm nga i pari, por të shprehë një shkallë ngjashmërie mes tyre. Ajo paraqet një propozicion të dytë, që ka të njëjtën rëndësi me të parin. Kjo mund të shihet dhe nga fakti se propozicioni i dytë ka një folje me një kryefjalë të njëjtë me propozicionin e parë. Në shembullin e mëposhtëm folja vlerësoi në fjalinë e parë dhe vuri theksin në fjalinë e dytë kanë të njëjtën kryefjalë kryeministri.

251. Kryeministri duke përshëndetur konferencën vlerësoi punën e bërë nga grupet përkatëse për hartimin e kësaj Strategjie. Gjithashtu vuri theksin se ”…cilësia e lartë e mjedisit ka qenë një nga dhuratat më të bukura që ka trashëguar vendi ynë.355

Në fakt, folja në fjalinë e dytë mund të jetë e njëjta folje si e para, sikurse shihet në përsëritjen e foljes ka falënderuar në shembullin e mëposhtëm, marrë nga fjalimi i ministrit të Ekonomisë.

252. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, ministri Ruli ka falënderuar fillimisht të gjithë stafin e METE-s dhe të agjencive në varësi të saj, për rezultatet e arritura gjatë këtij viti. Gjithashtu ministri përzemërsisht ka falënderuar dhe stafin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë.

Ngjashmëria e elementeve strukturore në këto propozicione mund çojë në përdorimin e më shumë se një konektori gjithashtu në një tekst.

253. Ndërsa vetë titullari “emërohet nga ministri në përputhje me legjislacionin në fuqi” (Neni 8, pika 1). Ministri, gjithashtu disponon të drejtën për ta shkarkuar titullarin e QKR-së, madje edhe vetë masat disiplinore, të cilave u nënshtrohet titullari, janë gjithashtu ekskluzivitet i ministrit. Duke qenë se i gjithë organizimi, titullari, strukturat, punonjësit dhe buxheti i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kontrollohet nga qeveria dhe personalisht Kryeministri, fati mbi regjistrimin e bizneseve ndodhet gjithashtu, në dorën e pushtetit qendror.

Konektori gjithashtu mund të lidhë dhe fakte, të cilat nuk janë në fraza ose fjali që janë të njëpasnjëshme në tekst, por në distanca më të mëdha. Në shembullin e mëposhtëm, në raportin për marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, jepen njësitë e identifikuara për pjesëmarrjen në kuadrin e PFP-së dhe më pas, jo në lidhje të njëpasnjëshme, rimerren aktivitete në kuadër të të njëjtit projekt.

254. Shqipëria ka identifikuar një numër njësish të disponueshme për operacione, trajnime dhe stërvitje me NATO-n, në kuadrin e PFP-së. Këto përfshijnë një kompani këmbësorie që qëndron në gatishmëri të lartë, një kompani komandosh, duke përfshirë elementë nga Forcat Speciale dhe toga të ndihmës mjekësore, xhenios dhe policisë ushtarake. Shqipëria gjithashtu ka zhvilluar dhe ka marrë pjesë në një sërë stërvitjesh dhe aktivitetesh të PFP-së.356

Si konektor teksti gjendet në pozicione të ndryshme në fjali, në fillim, mes a në fund, duke mos treguar ndonjë kufizim në përdorim për sa i përket pozicionit. Duhet thënë se përdorimi në fund të konektit të dytë është i rrallë dhe shihet në rastet kur ky konekt nuk është shumë i gjatë dhe distanca mes këtij konektori dhe konektit të parë nuk është shumë e madhe, sidomos kur konekti i dytë ka strukturë eliptike.

- në pozicion fillestar 255. Ministri shqiptar Lakrori kërkoi që komuniteti ndërkombëtar t‘i shkojë deri në

fund zgjidhjes së krizës në Kosovë. Gjithashtu ai vërejti se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër veç një bashkëpunimi të ngushtë me BE-në.357

355 “Panorama”, 14.7.2006. 356 http://www.nato.int/issues/nato_albania/practice-alb.html. 357 “Shekulli”, 30.3.1999.

Page 110: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

110

- në mes të fjalive 256. Kur ndodhin prishje në kabllot telefonike dhe elektrike nëntokësore, gërmimi i

dheut duhet të fillojë menjëherë dhe, në vazhdim të punimeve, organet e interesuara të kërkojnë lejen nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor përkatës, gjithashtu, në këtë rast ndërmarrja ose organizata që ka pësuar prishjen duhet të paraqitet në vend për të mbrojtur kabllot e saj në rast se gjenden pranë punimeve të filluara.358

- në fjalinë e dytë, por jo në pozicion fillestar 257. Ai gjithashtu ka deklaruar se rrënjët e të shkruarit nuk gjenden në fëmijërinë e

hershme.359 - në fund të konektit të dytë. 258. Përgjigjja e vajzës e tronditi. Toni i zërit, gjithashtu.

Së fundi, duhet të theksojmë se në fjalorin e gjuhës shqipe jepet dhe një përdorim i këtij konektori si lidhëz në togje këpujore dhe kundërshtore: gjithashtu edhe, por gjithashtu, e gjithashtu. Ky përdorim i konektorit gjithashtu do të trajtohet në kreun e fundit, ku kemi trajtuar në mënyrë të detajuar kombinimet e mundshme të konektorëve të shqipes. Përveç kësaj, krahas kësaj Në sintaksën e gjuhës shqipe, përveç kësaj, krahas kësaj klasifikohen në grupin e fjalëve dhe togjeve të ndërmjetme, të cilat tregojnë lidhje logjike mes pjesëve të kumtimit dhe një kumtimi të mëparshëm. Fjalët dhe togjet e ndërmjetme që përfshihen në këtë grup shërbejnë për të saktësuar, për të kufizuar, për të konkretizuar, për të sqaruar dhe për të caktuar pjesë të fjalisë, ose tregojnë kundërvënie, lejim. Ato mund të shprehin përfundimin, përgjithësimin e thënies, të rikujtojnë diçka të thënë përpara, të tregojnë rendin e fakteve etj. Nga ana strukturore, përveç kësaj, krahas kësaj ndërtohen nga parafjalët përveç dhe krahas, parafjalë të rasës rrjedhore dhe përemri dëftor i gjinisë femërore kjo, në rasën rrjedhore. Vetë ndërtimi strukturor sqaron dhe marrëdhënien semantike që realizojnë konektorët përveç kësaj dhe krahas kësaj. Parafjala përveç përdoret me emër në rasën rrjedhore që shënon një njeri, send etj, që është i pranishëm, që është bashkë me një tjetër ose me të tjerë që i bashkohet me ta, të cilit i shtohet dikush a diçka. Të njëjtin funksion ajo kryen dhe kur përdoret me përemrat dëftorë ky, kjo. Duhet të theksojmë se këta përemra realizojnë lidhje referuese deiktike mes elementeve që lidhin, sepse kur përdoren konektorët përveç kësaj, krahas kësaj, referimi nuk është tek një element i vetëm në strukturën paraardhëse, por tek e gjithë struktura. Kështu që strukturat përveç kësaj, krahas kësaj shërbejnë për të lidhur njësi ku e dyta referon tek e para, si një e tërë. Në shembullin e mëposhtëm, përveç kësaj referon në të gjithë fjalinë e parë:

259. Një ndër to është edhe OSBE-ja, e cila vetëm pak ditë më parë i ka ofruar Komitetit të Pronave një sërë pajisjesh për të mundësuar krijimin e këtyre hartave. Përveç kësaj, kjo organizatë do të kontribuojë në këtë proces dhe në vlerë monetare dhe me dërgimin e disa ekspertëve për të orientuar këtë objektiv.360

358 “Gazeta shqiptare”, 30.3.1999. 359 “Shekulli”, 15.11.2008. 360 “Tirana Observer”, 26.10.2008.

Page 111: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

111

Në këtë mënyrë, përveç kësaj jep në fjalinë e dytë një element shtesë për fjalinë e parë, pikërisht informacionin që: kjo organizatë do të kontribuojë në këtë proces dhe në vlerë monetare dhe me dërgimin e disa ekspertëve për të orientuar këtë objektiv. I njëjti arsyetim vlen edhe për fjalinë e dytë, me krahas kësaj. Kjo është e dukshme nëse i krahasojmë të dyja strukturat.

260. Një ndër to është edhe OSBE-ja, e cila vetëm pak ditë më parë i ka ofruar Komitetit të Pronave një sërë pajisjesh për të mundësuar krijimin e këtyre hartave. Përveç kësaj, kjo organizatë do të kontribuojë në këtë proces dhe në vlerë monetare dhe me dërgimin e disa ekspertëve për të orientuar këtë objektiv.361

261. Ndryshe nga projektligji, që parashikon dëmshpërblimin për të pushkatuarit të barabartë me tetë vjet burgim, Kallçishta shprehet se ata duhet të dëmshpërblehen me 20 vjet burgim. Krahas kësaj, kërkesa tjetër e tyre është që dëmshpërblimi të jepet brenda pesë vjetësh dhe jo tetë, siç është e parashikuar në projektligj.362

Pavarësisht nga referimi deiktik në tekst, duke funksionuar si një tërësi, krahas kësaj, përveç kësaj do të konsiderohen si konektorë teksti, sepse ashtu sikurse u përmend, kur lidhin dy propozicione, ato shprehin marrëdhënie shtesore, ky propozicioni dytë shton një informacion ndaj asaj që është thënë më parë. Kështu, në shembullin (262), informacioni i dytë i dhënë për përmbytjen e një lagjeje të qytetit, i shtohet informacionit që uji i hidrocentralit të Vaut të Dejës është duke u derdhur kot, kurse në (263) informacionit për fillimin e punës së teatrit profesional të sapoformuar të Tetovës, i shtohet njoftimi për rinovimin edhe të qendrës së kulturës etj.

262. Pra, ndërkohë që në pjesën tjetër të Shqipërisë nuk ikin dritat, uji është duke u derdhur kot në qytetin e Vaut të Dejës, ky është një realitet që shihet nga afër. Përveç kësaj, ky ujë që derdhet nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës përmbyt dhe një lagje të qytetit, lagjen Dejë.

263. Ministri i Kulturës, Ilirian Beqiri, gjatë vizitës javën e kaluar në Tetovë, premtoi se më vonë deri në fund të shkurtit, teatri profesional i sapoformuar i Tetovës do të fillojë me punë. Krahas kësaj, ai paralajmëroi realizimin edhe të projekteve për renovimin e qendrës së kulturës, ndërtimin e bibliotekës së re dhe objektin e teatrit. Nganjëherë, këta konektorë mund të përdoren jo për të paraqitur një shtesë të thjeshtë, por dhe për të dhënë një mendim, a këndvështrim tjetër, të ngjashëm me marrëdhënien që realizon konektori ‚nga ana tjetër‘. Në shembullin (264) autori pasi trajton një nga arsyet që çuan në rënien e çmimit të naftës, që sipas tij është ngrohja e kohës, vazhdon dhe me një arsye tjetër ‚me përmirësimin e marrëdhënieve mes Irakut dhe ndërkombëtarëve‘. Kurse në (265) autori i pranëvë paqartësisë për kalimin e gazsjellësit rus nëpër Serbi, gatishmërinë e Serbisë për t’i shitur Rusisë industrinë serbe të naftës.

264. Sipas specialistëve ngrohja gjithnjë dhe më shumë e kohës ka shkaktuar këtë ulje. Përveç kësaj ka specialistë që mendojnë se ka ndikuar dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Irakut dhe ndërkombëtarëve.363

265. Si pasojë e vazhdimit të paqartësisë së projektit të Rrymës së Jugut është e paqartë se a do të kalojë një pjesë e këtij gazsjellësi nëpër Serbi apo jo. Krahas kësaj, vihet re se Serbia, e cila ka mbështetur njërin krah të politikës së jashtme

361 “Tirana Observer”, 26.10.2008. 362 “Tirana Observer”, 5.10.2007. 363 “Tirana Observer”, 28.12.2008.

Page 112: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

112

të saj tek Moska, nuk do të heqë dorë nga shitja e kompanisë “Industria Serbe e Naftës” rusëve, në rast të kushteve të volitshme.

Për sa i përket pozicionit të tyre në tekst, këta konektorë zënë pozicione të ngjashme me ato të konektorëve ndajfoljorë. Megjithatë pozicioni më i përdorshëm i këtyre konektorëve duket të jetë ai në krye të fjalisë pasuese:

- në krye të fjalisë 266. Firma i niste punimet në orën 21:00 dhe i mbaronte në orët e para të

mëngjesit, duke shmangur rrezet e diellit. Përveç kësaj, nuk kemi pasur probleme me ujin, që ka ndihmuar shumë në ruajtjen e gjendjes së duhur.364

267. ...komiteti refuzoi kërkesat e radios për transmetimin e drejtpërdrejtë. Krahas kësaj, Komiteti Organizativ Olimpik i Amsterdamit botoi edhe pullat artistike të Olimpiadës së 9-të.365

- në mes të fjalive 268. Libia nënshkroi si kundërpërgjigje marrëveshjen për blerjen e armëve nga

Rusia dhe për pjesëmarrjen e Gazpromit në projektet energjetike, përveç kësaj Rusia ndërton një linjë të rëndësishme hekurudhore në këtë vend të Afrikës së Veriut.366

269. Është ndjekur në mënyrë korrekte dhe të pandërprerë sëmundshmëria dhe problematika e këtij shërbimi; krahas kësaj gjatë këtij viti janë ushtruar kontrolle të herëpashershme si në qytet ashtu edhe në fshat.

- në fjalinë e dytë, por jo në pozicion fillestar 270. Kjo, sepse në atë kohë katolikët e kishin të ndalueme rreptësisht që të

banojshin në qytet. Dishmia e Imz. Radojës na jep, përveç kësaj, njoftime interesante, prej të cilave disa pasqyrojnë atê që thotë tradita mbas rrethimit të 1478-79.367

271. Ndihma të shumta ishin mbledhur nga qytetarë të shumtë për banorët e zonave të dëmtuara. Mbështetje e madhe ishte dhënë, krahas kësaj, dhe nga organizatat joqeveritare.368

Pastaj Pastaj në gjuhën shqipe përdoret me disa kuptime:

a) si ndajfolje kohe Në këtë rast kuptimi që shpreh është: më vonë, pas pak kohe, më prapa, pas kësaj, në kohën që vjen më pas, në vijim:

272. Pastaj ata u larguan të gjithë. Kur përdoret si ndajfolje kohe funksioni i saj në krijimin e kohezionit të tekstit është ai i proformës, domethënë shërben si formë referuese në tekst dhe jo si konektor teksti. b) si ndajfolje vendi Kuptimi që shpreh është: më pas në radhë, më prapa (në hapësirë), p.sh:

273. Në krye të rrugës ishin shtëpi përdhese, pastaj fillonin pallatet. Edhe në këtë rast funksioni i saj në tekst është ai i formës referuese, pra i proformës.

364 “Gazeta sportive”, 10.8.2006. 365 “Koha jonë”, 11.12.2007. 366 “Gazeta 55”, 1.11.2008. 367 Kamsi, Willy. Shêjtnorja e zojës së Shkodrës. Shënime historike, Shkodër, 1997. 368 “Korrieri”, 9.3.2008.

Page 113: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

113

c) përdoret në kuptimin më poshtë, më tej (përdoret për të treguar se ai që flet kalon në një mendim tjetër të lidhur me të parin) p.sh:

274. Pastaj, ajo bëri një përmbledhje të shkurtër. Në këtë rast funksioni i ndajfoljes pastaj është më i drejtpërdrejtë në krijimin e kohezionit të tekstit, sepse vendos marrëdhënien mes pjesëve të tekstit, pra, i shërben lidhjes së brendshme të tekstit. Kurse në rastet e mësipërme i shërben renditjes kohore apo hapësinore të ngjarjeve në botën reale. Por, sipas mendimit tonë, në këtë rast ajo luan më shumë rolin e një deiksi. Pra, edhe në këtë rast përjashtohet nga funksioni si konektor teksti. d) me kuptimin veç kësaj, përveç të tjerave Në këtë rast do të konsiderohet si konektor teksti, sepse përdoret për të sqaruar marrëdhëniet mes fjalive. Marrëdhënia lidhëzore që realizon kur përdoret si konektor teksti është marrëdhënia shtuese. Pra, shërben për të thënë që përveç këtyre që u thanë më parë mund të thuhet edhe diçka tjetër. Në “Fjalorin e gjuhës shqipe”, specifikohet se kur pastaj përdoret në kuptimin veç kësaj, përveç të tjerave, vihet në fillim të fjalisë. Por, siç shihet dhe nga shembujt e mëposhtëm, pozicioni në fillim të fjalisë, është vetëm një nga pozicionet në të cilat mund të gjendet në fjali ‚pastaj‘ kur përdoret si konektor teksti:

- në fillim të fjalisë 275. Po vuajtjet shoqëroheshin me pikëpyetje. Pastaj, një perandori që ka zënë

greminën dhe kur padrejtësia dhe grabitja janë të çdo çasti, të fut në shqetësime jo të zakonshme.369

- në fjalinë pasuese, por jo në pozicion fillestar 276. Mospajtimi është vërtet i dukshëm dhe, siç thamë, midis, nga njëra anë

koncepteve që Naimi shpreh në „Dituritë´“ e tij dhe në libra të tjerë shkollorë dhe, nga ana tjetër, koncepteve fetare që gjejmë në panteizmin e tij, duke vazhduar dhe me shfaqje të koncepteve të monoteizmit, sidomos në veprat poetike. Janë, pastaj, edhe shkrimet dhe veprat fetare të tij.370

- në mes të fjalive 277. Këto janë pjesë e goditjeve kundër Beogradit, pastaj, zërat kundër shkaktohen

edhe nga dy faktorë të tjerë.371 - në dialog 278. -Po si të jetoj pa punë Aleks? Do të mërzitem.

-Nuk mërzitesh, jo. -Pastaj, sot të gjithë punojnë.372 Për më tepër Në “Fjalorin e gjuhës shqipe”373, i vetmi informacion që jepet për këtë konektor është se mund të zëvendësohet nga mbi të gjitha, veç të tjerash, madje. Nga ana morfologjike, ky konektor është ndërtuar nga parafjala për dhe ndajfolja tepër në shkallën krahasore. Vetë përbërja e këtij konektori, tregon marrëdhënien shtesore që shpreh ai: më shumë nga sa është thënë më parë ose deri më tani.

369 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.51. 370 Po aty. F.124. 371 “Shekulli”, 16.2.1999. 372 Gjata, Fatmir. Këneta. Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1977, f.60. 373 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1985.

Page 114: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

114

Zakonisht ky konektor lidh objekte ose argumente në fjali të njëpasnjëshme. Megjithatë, mund të lidhë dhe argumente në distanca më të gjata të tekstit. Kështu, në (279) informacioni shtesë për sovranitetin, për të cilin flitet në propozicionit të parë, jepet jo në fjalinë pasuese.

279. Kosova edhe me kushtetutën në fuqi e me legjislacionin përcjellës që janë produkt i Pakos së Ahtisaarit që i rri varur në qafë (e që duhet përsëritur se është mbi këto dy të parat në rast se ato nuk janë kompatibile me të) e ka një sovranitet të kufizuar. Edhe pavarësia e saj quhet jo rastësisht pavarësi e mbikëqyrur dhe kushtëzuar. Për më tepër, ky sovranitet më tej u kufizua me planin gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Munit, përmes të cilit u mundësua vendosja e EULEX-it në Kosovë në bashkëpunim dhe me lejen e Beogradit zyrtar.374

Ky konektor mund të shërbejë edhe për të lidhur pjesë të mëdha teksti dhe të orientojë lexuesit përmes tyre, duke dhënë më shumë argumente të cilat janë në të njëjtën linjë me argumentet e para, ose në mbrojtje a në kundërshtim të së njëjtës tezë, si në rastin e mëposhtëm, ku flitet për ndryshimet që pësojnë identitet etnike nga zhvillimet politike. Autori përdor konektorin për më tepër jo për të lidhur dy fjali pasuese, por për të shtuar një argument më shumë në mbrojtje të idesë së tij, të shprehur në të gjithë paragrafin.

280. Në mënyrë bindëse Duijzings-i argumenton se “formimi dhe shndërrimi i identiteteve etnike dhe fetare përcaktohet nga zhvillime politike më të gjera” (f. 22). Identitetet janë ngrehina politike, për ndërtimin e të cilave regjimet shtetërore dhe fetare luajnë rol vendimtar. Në vend që t’i shohë fenë dhe politikën si sfera të ndryshme, Duijzings-i i vështron këto si formacione pushteti të lidhura ngushtë. Në shoqëri periferike si Kosova ku pushteti zyrtar shpesh sundonte vetëm në shkallë të kufizuar, elitat politike dhe fetare gjetën një truall pjellor për manipulimin e identiteteve etnike. Në këtë shoqëri “kufitare” ku identitetet etnike dhe fetare janë të ndryshueshme, ai sqaron se kufijtë që përcaktojnë grupin janë më të paqëndrueshëm dhe më pak të institucionalizuar. Edhe pse identitetet lokale, rajonale dhe fetare mbeten tepër të rëndësishme, ndarja midis qytetit dhe fshatit është e dukshme dhe identifikimi etnik lidhet me identitetin fetar. Për më tepër, dhuna shtetërore nuk është krejt e palidhur me procesin e formimit të identitetit.375

Si konektor teksti përdoret në krye të konektit pasues, në mes të konekteve, ose në konektin e dytë, pas një gjymtyre:

- në krye të fjalisë pasuese 281. Sipas historianit të madh K.Frashëri, prejardhja e shqiptarëve nga ilirët

tashmë është vërtetuar me argumente historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike. Për më tepër, autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre të sotme, të paktën qysh nga koha e bronzit e kanë pranuar dhe e pranojnë376 [...].

- në mes të fjalive 282. Kjo gjendje, në të njëjtë kohë mund të sjellë përballë njëra-tjetrës edhe

Turqinë me BE-në, për më tepër ashtu siç mund të vështirësojë anëtarësimin e Turqisë në Union, ashtu edhe mund të krijojë një lloj anti BE-Turqi.377

- në fjalinë pasuese, jo në krye të tij

374 “Mitrovica Press”, 24.12.2008. 375 Revista “Përpjekja“, Nr.20. 376 “Balli i kombit”, 23.12.2008. 377 TRT-World Shqip, 26.12.2008.

Page 115: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

115

283. Njerëzit që vuajnë nga i ftohti në Evropën Juglindore ishin paralajmërimi i fundit për të gjithë Evropën, se ku çon një varësi shumë e madhe nga një ofrues. Kjo, për më tepër, kur vuajnë nga të ftohtët edhe shtete si Hungaria dhe Serbia, të cilat kohët e fundit janë treguar shumë të bindura ndaj interesave ruse të biznesit në sektorin energjetik.378

Kur vendoset në krye të fjalisë, ose të paragrafit, ky konektor ndahet nga pjesa tjetër me presje. Në pozicione të tjera është në mes të presjeve. Po ashtu Në morfologji, po ashtu, kategorizohet si ndajfolje lidhëzore, dhe bën pjesë ne grupin e fjalëve të ndërmjetme. Përbëhet nga pjesëza po, e cila shërben si pjesëz përforcuese për të treguar se bëhet fjalë për të njëjtën gjë, dhe nga ndajfolja ashtu. Vetë struktura e këtij konektori, bën të qarta marrëdhëniet lidhëzore që shprehin prej tij: po ashtu siç u tha më parë. Pra, është një element shtesor, në vazhdim të së njëjtës ide, mendim a argument. Gjendet i përdorur në pozicione të ndryshme në tekst.

- në krye të fjalisë pasuese 284. Me fondet që do të caktohen presin disa plane për t’u zbatuar, duke filluar që

nga planet që mbetën të parealizuara nga 2008 janë katër rrugë që ishin dhe nuk u realizuan. Po ashtu, tregjet mbeten një tjetër problem.379

- në krye të fjalisë pasuese, pas një gjymtyre 285. Përmes OSBE-së, Leoni ka ofruar një varg trajnimesh mbi

Zgjidhjen e Konflikteve dhe Administratën Publike për zyrtarët komunalë të zgjedhur dhe të emëruar. Ai, po ashtu, ka mbajtur disa trajnime mbi fushatizmin, ka ndihmuar një projekt të rrjetimit rinor në Kaukaz380 [...]

- në mes të fjalive 286. Ndërsa çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, po ashtu janë rritur edhe rezervat

e arit dhe ato valutore, duke e zënë vendin e katërt në botë, një sukses ky pas krizës së rublës të vitit 1998.381 Si dhe një pjesë e mirë e konektorëve ndajfoljorë të shqipes që mund të përdoren në vende të ndryshme, madje dhe në fund të konektit të dytë, edhe konektori po ashtu e ka këtë mundësi. Por, nëse në pozicionet e tjera, nuk ka ndonjë kushtëzim në përdorimin e konektorit po ashtu, duket se në rastin e pozicionit fundor, përdorimi i këtij konektori është i mundur, kur distanca mes tij dhe konektit të parë është e shkurtër, e sidomos nëse konekti i dytë ka strukturë eliptike.

287. Të gjithë ishin të të njëjtit mendim. Ai, po ashtu. Po kështu Edhe ky konektor, i konsideruar si ndajfolje lidhëzore, bën pjesë ne grupin e fjalëve të ndërmjetme. Përbëhet nga pjesëza po, e cila shërben si pjesëz përforcuese për të treguar se bëhet fjalë për të njëjtën gjë, dhe nga ndajfolja kështu. Vetë struktura e këtij konektori, bën të qarta marrëdhëniet lidhëzore që shprehin prej tij: po kështu siç u tha më parë. Pra është një element shtesor, në vazhdim të së njëjtës ide, mendim a

378 www.dw.de, 12.1.2009. 379 “Sot”, 18.1.2009. 380 http://mirror.undp.org/kosovo/hdr-new/albanian/writers_team_2.htm. 381 www.voanews.com, 13.7.2006.

Page 116: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

116

argument. Në dallim nga konektori po ashtu, prania e ndajfoljes kështu, duket sikur e bën më të fortë lidhjen me konektët paravajtës në tekst. Gjendet i përdorur në pozicione të ndryshme në tekst.

- në krye të fjalisë pasuese 288. Me qëllim që të mos ketë rrjedhje të trurit në mësimdhënie, ata rekomandojnë

që të bëhet diferencimi i pagës së mësuesve që pranojnë të shkojnë në fshat si dhe të stimulohen studentët për të punuar në qarkun e Kukësit. Po kështu,

strategjia e hartuar prej tyre thotë që mësuesit dhe kryesisht drejtuesit e arsimit duhet të merren me konkurs dhe se duhet të investohet seriozisht për kualifikimin e tyre.382

- në krye të fjalisë pasuese, pas një gjymtyre 289. .... ndërkaq në popullsinë e Kosovës mesjetare ka pasur edhe numër të

konsiderueshëm të popullsisë krishtere që nuk kanë qenë me prejardhje etnike serbe ose në përgjithësi sllave. Thjesht, në Mesjetë edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm kanë qenë po kështu krishterë, dhe vendet e kultit për të cilët po flasim këtu u janë dedikuar edhe atyre.383

- në mes të fjalive 290. Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe

Biri i jep jetën kujtdo që do384. Konektori po kështu mund të përdoret dhe në fund të konektit të dytë, ndonëse shumë rrallë dhe kryesisht në struktura eliptike.

291. Ajo rrinte në heshtje, në pritje të rezultatit. Ai, po kështu. Së pari ... së dyti Në “Fjalorin e gjuhës shqipe”385 së pari përkufizohet si “ndajfolje që përdoret si fjalë e ndërmjetme, për të shënuar pikën ose çështjen e parë që përmendim me gojë a me shkrim” (së pari ..., së dyti), si dhe me kuptimin “në radhë të parë, para së gjithash”:

292. Ta njohë mirë së pari, pastaj ta vendosë. Për ndajfoljen së dyti përmendet vetëm fakti që është ndajfolje që përdoret si fjalë e ndërmjetme. Ne do t’i konsiderojmë së pari...së dyti si një konektor teksti, sepse markon vazhdimësinë e pjesëve të tekstit, duke shtuar në tekst një gjë më shumë për atë që është thënë më parë. Pikërisht për këtë arsye, ai klasifikohet tek konektorët shtesorë të tekstit. Duke iu referuar Van Dijk-ut, konektorin së pari ... së dyti do ta klasifikonim tek konektorët korrelativë, sepse është një konektor që përbëhet nga disa pjesë, të cilat nuk janë identike me njëra-tjetrën. Këta konektorë mund të përdoren njëri pas tjetri në dy fjali të njëpasnjëshme (293), ose në distanca më të largëta nga njëri-tjetri (294).

293. Së pari, qeverisja është zhveshur nga presioni euroatlantik në lidhje me standardet demokratike, përkundrazi ajo merr përgëzime nga ky komunitet në luftën kundër korrupsionit dhe në bërjen e reformave pikërisht kur i shpërthen Gërdeci. Së dyti, në këto kushte është e vështirë të bësh opozitë pasi si qeverisja

382 “Zëri i popullit”, 13.5.2008. 383 “Gazeta Shqiptare”, 07.1.2008. 384 http://www.studentishqiptar.com/fjala/gjoni5.html. 385 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1370.

Page 117: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

117

ashtu edhe opozita në Shqipëri bëhen dhe legjitimohen në raport me procesin e integrimit.386

294. Së pari, ky institucion sot nuk ekziston. Janë të ngritura me ligj vetëm DSHP- të që funksionojnë në çdo rreth. Së dyti, sanksionimi i këtij neni në ligjin e barnave përbën një mospajtim, pasi ky nuk është ligji i Kujdesit Shëndetësor dhe bën fjalë për krijimin e institucioneve shëndetësore.387 Konektori së pari mund të vendoset në pozicione të ndryshme brenda konektit të parë.

- në krye të fjalisë 295. Së pari, ata duke qenë të administruar nga qendrat përkatëse të qeverisjes

publike duhet të harmonizojnë e ngjizin jetën kulturore, historinë e tyre, identitetin kombëtar, të bashkërendojnë ekonominë dhe forcojnë frymën e solidaritetit etnik. Së dyti u duhet që nga ‘fshatarë’ të shndërrohen në ‘qytetarë’.388

- në fjalinë e parë, pas një gjymtyre ose disa gjymtyrëve 296. a. Behgjet Pacolli, së pari, nuk është pjesë përbërëse e një entiteti ekonomik

në Kosovë.389 b. Kjo është, së pari, një analizë përsa i përket çështjeve teorike të legjimitetit

politik të ushtrisë në shoqërinë moderne. Së dyti, qytetarët në një shoqëri civile janë kritikë për efektivitetin e FA-së.390

c. Qytetarit nëpërmjet vendimit i jepet mundësia e ankimit së pari të vendimit tuaj në organin më të lartë në shkallë hierarkie.391

- në formën e një liste 297. Në rastin konkret nënvizojmë se:

Së pari: një organ administrativ shprehet nëpërmjet akteve administrative, në rastin konkret të vendimeve, edhe kur janë verbale nevojiten të arsyetohen nga organi që i nxjerr ato; Së dyti: në Kodin e Procedurave Administrative, neni 108/a përcaktohet se:[...]

Konektori së dyti gjendet kryesisht në krye të konektit të dytë (298). 298. Së dyti, sepse këto konstatime vinin pikërisht nga njëri prej eksponentëve më

të rëndësishëm të Partisë Socialiste që ka qenë në pushtet për tetë vjet.392 [...] - Por ky konektor, mund të përdoret dhe në mes të konektit të dytë. 299. Ai është së dyti edhe politikan.393

Për sa u përket shenjave të pikësimit që përdoren për të ndarë këta konektorë teksti, ato mund te jenë pika ose presje:

300. Së pari, nuk ka sesi të paraqes asnjë lloj pretendimi ndaj Ministrit të Drejtësisë, së dyti nuk ishte dalja e parë, por ishte dalja e dytë.394 [...]

Konektori së pari... së dyti mund të përdoret i shoqëruar dhe nga struktura të zgjeruara me ndajfolje të tjera: së treti, së katërti, kur diskutohet për pika të ndryshme që lidhen me të njëjtën çështje:

301. Së pari, me lidhjen e kontratës dhe zbatimin e saj, pra fillimin e punimeve. Së dyti, me pagesat që janë kryer dhe evidentuar nga KLSH-ja deri më datën 31

386 “Panorama”, 5.5.2008. 387 “Tema”, 16.10.2008. 388 Revista “Shqip”, 19.9.2008. 389 Gazeta “Java”, 1.3.2007. 390 “Revista ushtarake”, Nr.2, 2005. 391 www.avokatipopullit.gov.al, 22.1.2004 392 “Përpjekja”, 16.3.2007. 393 “Shekulli”, 1.3.2005. 394 “Sot”, 16.7.2008.

Page 118: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

118

gusht 2007. Së treti dhe mbi të gjitha, letrën e kompanisë Bechtel dhe alarmin e qeverisë.395 [...]

Pikësëpari ... pikësëdyti Si sinonim me konektorin së pari... së dyti shërben dhe pikësëpari... pikësëdyti. Në fjalorin e gjuhës shqipe, jepet vetëm informacioni se pikësëpari është një ndajfolje që përdoret në kuptimin në radhë të parë, së pari396, kurse pikë së dyti përdoret në kuptimin në radhë të dytë, së dyti. Me të njëjtin arsyetim si për konektorin së pari...së dyti, ne do ta konsiderojmë pikësëpari ... pikësëdyti si konektor teksti. Ky konektor, po ashtu si dhe konektori së pari... së dyti, do të klasifikohet tek konektorët shtesorë të tekstit. Duhet thënë se prania e emrit pikë në përbërje të këtij konektori, bën që përdorimi i këtij konektori të japë një element shtesë përforcues, duke e vënë theksin tek fakti se ka një pikë të parë dhe një pikë të dytë për t’u diskutuar. Një problem në përdorimin e këtij konektori paraqet mënyra e shkrimit. Në pothuajse në të gjitha shembujt që kemi gjetur, shkruhej ndaras. Ndoshta pikësëpari duhet të përfshihet në listën e fjalëve, drejtshkrimi i të cilave duhet të rishihet. Si konektor teksti mund të përdoret në pozicione të ndryshme: në krye të fjalisë (302), në mes të konektit të parë (304).

302. Pikë së pari do të votoj përjetësisht për t’u shkarkuar ajo, sepse është personi më negativ, dhe ajo është fajtore. Pikë së dyti do të bënim mirë të shkarkohej dy javë ai.397

303. Meqë nuk ka ndodhur më herët kjo gjë tani mund e duhet të ndodhë që politikanët kosovarë duhet që të qartësojnë pikë së pari qëllimin kryesor që synojnë të arrijnë dhe vetëm pastaj duhet të kërkojnë mjetet për ta arritur atë.398 [...]

304. Diskutimi i tij ishte pikë së pari jashtë radhës së diskutime. Ky diskutim, pikë së dyti, nuk kishte të bënte fare me temën e diskutimit.399

Zakonisht konektori pikë së pari kombinohet kryesisht me së dyti. 305. Pikë së pari KESH-i duhet të fillojë të grumbullojë përsëri të ardhura. Them

përsëri pasi situata ne katër muajt e parë të këtij viti ka ndryshuar në mënyrë drastike. Së dyti nuk është e qartë për ne përse KESH-i ka një rritje të madhe në kostot e personelit. 400

Në radhë të parë ... (në radhë të dytë) Duke iu referuar “Fjalorit të gjuhës shqipe”401, në radhë të parë paraqitet si një formë sinonimike me para së gjithash, së pari. Nga ana morfologjike është ndërtuar nga një parafjalë (në), një emër në rasën kallëzore, trajta e pashquar (radhë) dhe një numëror rreshtor (të parë/të dytë). Në sintaksë është kategorizuar si gjymtyrë e ndërmjetme që realizon lidhjen logjike mes fjalëve dhe fjalive.

395 “Zëri i popullit”, 4.3.2007. 396 Akademia e Shkencave e Shqipërisë . Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.814. 397 “Shekulli”, 27.07.2008. 398 “Sot”, 12.4.2007. 399 Gazeta “Observer”, 6.5.2006. 400 “Zëri i popullit”, 6.06.2008. 401Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1370.

Page 119: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

119

Ky konektor, në ndryshim nga konektori korrelativ së pari... së dyti, nuk përdoret gjithnjë i shoqëruar nga konektori në radhë të dytë. Në fakt, duket se kombinimi në radhë të parë... në radhë të dytë, të jetë shumë më i rrallë. Përdorimi i konektorit në radhë të parë duket të jetë më i shpeshtë në situata, kur synohet të theksohet pak më shumë fakti se ajo çka thuhet është realisht në krye të një liste, a numri argumentesh/idesh që vijojnë. Në shembullin (306), për sukseset e vitit në rrafshin mbarëshqiptar, listën e këtyre sukseseve, autori e fillon me konektorin në radhë të parë, dhe e vazhdon me konektorin pastaj në fjalinë pasuese. Si dhe konektorët e tjerë të tekstit, konektori në radhë të parë, përdoret në pozicione të ndryshme në tekst:

- në krye të fjalisë pasuese 306. Gjithsesi, viti që po lëmë pas, në rrafshin gjithëshqiptar, ishte vit i

sukseseve të mëdha. Në radhë të parë, ne ishim dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe mbarëkombëtare, të pritur gjatë, shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pastaj të pranimit të Shqipërisë në NATO, po ashtu [...].402

- në fjalinë pasuese, pas një gjymtyre 307. Problemet në rajon vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Shqiptarët, në radhë

të parë, kërkojnë drejtësi.403 - në fjalinë pasuese, pas disa gjymtyrëve 308. Pastaj të pranimit të Shqipërisë në NATO, që po ashtu ishte ndër ngjarjet

madhore me përmasa mbarëshqiptare. Kur dihet se anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton, në radhë të parë, anëtarësimin në radhën e vendeve demokratike me perspektivë të qartë dhe të sigurt në rrugën euro-atlantike.404

- në mes të fjalive 309. Kjo situatë mund të zgjidhet, në radhë të parë nga përpjekjet që duhet të bëjnë

vetë vendet anëtare.405 E para ... e dyta Një formë e veçantë konektori që realizon marrëdhëniet shtesore dhe që është sinonim me konektorin së pari ... së dyti, është dhe konektori e para ... e dyta. Nga ana strukturore, kemi të bëjmë me një konektor të ndërtuar nga dy mbiemra të emërzuar. Ky konektor mund të përdoret dhe i zgjeruar për të lidhur pjesë të mëdha teksti: e para ... e dyta ... e treta, etj. Përdoret shpesh në gjuhën e folur. Përdoret në krye të fjalisë pasuese (310), në mes të fjalive (311), në fjalinë pasuese, pas një gjymtyre.

310. E para, mbështet dhe përhap diskriminim krahinor, krim i dënuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. E dyta, botohet nga një "person", i cili ka frikë të publikojë emrin e tij të vërtetë.406

311. Në këtë botë ekzistojnë vetëm dy tragjedi. E para të mos arrish atë që dëshiron. E dyta ta arrish.

402 Gazeta “55”, 11.1.2009. 403 Gazeta “Mapo”, 11.06.2009. 404 Gazeta “55”, 11.1.2009. 405 Gazeta “55”, 11.1.2009. 406 “Zëri i popullit”, 2.6.2008.

Page 120: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

120

E para e punës ... e dyta e punës Përsa i përket strukturës, ky konektor përbëhet nga një mbiemër i emërzuar (e para/e dyta) dhe një emër në rasën gjinore (e punës). Në dallim nga konektorët e sipërmendur, ky konektor përdoret më shumë në gjuhën e folur se në gjuhën e shkruar. Përdoret në krye të fjalisë pasuese (312), në mes të fjalive (313), në krye të fjalisë pasuese pas një gjymtyre (314).

312. E para e punës, ke të drejtë. E dyta e punës enigma nuk është shtruar tamam se të ngatërron me mënyrën si është shtruar problemi407.

313. Njerëzit mbetën të pakënaqur. E para e punës prisnin një përgjigje tjetër, e dyta e punës nuk kishin ardhur këtu për të dëgjuar fjalë të kota.

314. Ata, e para e punës, ishin të papërgatitur për këtë. E dyta e punës, nuk kishin kohë të bënin gjërat gati.

Më tej Në grupin e konektorëve shtesorë do të klasifikojmë dhe një ndërtim ndajfoljor për të cilin në fjalorin e shqipes thuhet vetëm se përdoret në kuptimin ‘më pas, më vonë, pas disa kohësh, pastaj’ (E lëmë për më tej), dhe në kuptimin ‘në një shkallë më të lartë, më të madhe a më të fortë se më parë, më shumë, më mirë etj’. Duke iu referuar shembujve të përzgjedhur për të treguar përdorimin e ndajfoljes më tej në këtë kuptim vëmë re se ajo përdoret thjesht si ndajfolje kohe. (p.sh. E lëmë për më tej./Duhet dhe më tej (Për kur?). I vetmi shembull që tërheq vëmendjen tonë është shembulli i mëposhtëm

315. Më tej tha (tregoi, vuri në dukje). Ky përdorim i veçantë i kësaj ndajfoljeje (më +tej), është në fakt në funksion të lidhjes së dy pjesëve të tekstit a të ligjërimit. Në këtë funksion përdoret si sinonim me ‘pastaj, në vazhdim’ të asaj që është thënë më parë. Përdoret në pozicione të ndryshme në konekte. Ndonëse, i patrajtuar më parë, vihet re një përdorim gjithnjë e më i gjerë i më tej si konektor teksti. Përdoret në pozicione të ndryshme në tekst:

- në krye të fjalisë pasuese 316. Kukësit, ku iu raportua se kanë përfunduar 75 për qind e punimeve dhe se më

31 tetor ky aeroport do të vihet në funksionim. Më tej, kreu i selisë rozë zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme të Komunës Bicaj, ku takoi edhe ekipin mësimor.408

- në krye të fjalisë pasuese, pas një gjymtyre 317. Kreu i Ekzekutivit tha se deputetët e opozitës po përdoren si “kone” dhe se

është sovrani ai që do t’u japë atyre atë çka meritojnë. Ai shtoi më tej se janë abuzive deklaratat e opozitës lidhur me vdekjen e biznesmenit Trebicka, si dhe theksoi se të gjitha akuzat u bënë thjesht për qëllime politike.409

- në mes të fjalive 318. Deputetët diskutuan për ligjin e ri në përgjithësi, më tej u ndalën tek disa nene

të veçanta. 407 http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-73829.html. 408 “Tirana Observer”, 17.6.2005. 409 Gazeta “Ballkan”, 17.10.2008.

Page 121: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

121

Më tutje Për këtë konektor ndajfoljor është folur pak ose më mirë aspak. Në fjalorin e gjuhës shqipe410, si një nga përdorimet e ndajfoljes tutje, konsiderohet përdorimi i saj me parafjalën më, në kuptimin ‘në vijim, më pas, më tej’. Nga shembujt e dhënë në fjalor, vihet re se nuk jepet ndonjë ndarje e përdorimit të kësaj ndajfoljeje, në tekst, për të treguar raporte të pjesëve të ndryshme të tekstit, dhe të rasteve kur shpreh distancë kohore, ose vendore. Kështu, duke iu referuar shembujve të dhënë në fjalor, do të thoshim se në shembullin (319) përdoret si ndajfolje kohe, në shembullin (320) si ndajfolje vendi, kurse në shembullin (321) si konektor teksti, që shpreh marrëdhëniet mes pjesëve të ndryshme të tekstit, ku e dyta ndjek të parën (më tej në ligjërim):

319. Ç’do të bëjmë më tutje? (kur?) 320. S’e ndjek më tutje. (Ku?) 321. Më tutje, theksoi se ...

Si konektor teksti shpreh marrëdhëniet shtesore, duke u vendosur në pozicione të ndryshme:

- në krye të fjalisë pasuese 322. Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar të shtunën se Qeveria e Kosovës do

të jetë e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike, në cilësinë e dy shteteve të pavarura. Më tutje, ai u shpreh se këto bisedime do të mund të zhvilloheshin me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.411

- në krye të fjalisë pasuese, pas një gjymtyre 323. Sipas njoftimit nga ky takim, fillimisht kryeministri Haradinaj ka falënderuar

Bankën Botërore për ndihmën shumë të madhe që i ka ofruar Kosovës gjatë këtyre pesë viteve të kaluara. Ai më tutje ka theksuar se prania e mëtejshme e Bankës Botërore do t’i ndihmojë Kosovës për të kaluar fazën e tranzicionit në mënyrë më të lehtë412.

410 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.2044. 411 www.kosovanews.info. 412 sq.oneworldsee.org.

Page 122: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

122

4.2.1 Përfundime-konektorët shtesorë jo lidhëza Konektorë të tjerë shtesorë që realizojnë marrëdhënien shtesore janë:

bile, madje, gjithashtu, përveç kësaj, krahas kësaj, më tutje, pastaj, e para e punës ... dhe e dyta e punës, e para ... e dyta, e para ... (dhe) e dyta ... (dhe) e treta, në radhë të parë ... (në radhë të dytë), pikësëpari ... dhe (pikës dyti), së pari ... dhe së dyti, po kështu, po ashtu, për më tepër

Konektorët e tjerë shtesorë, jo lidhëza, përdoren në më shumë pozicione

sesa lidhëzat. Disa nga pozicionet specifike janë: në krye të konekteve, në mes të

konekteve, në krye të konektit të dytë pas një ose disa gjymtyrësh ose në fund të konektit të dytë.

Në gjuhën shqipe për disa nga këta konektorë nuk ka pozicione të caktuara

në fjali. Konektorët korrelativë si: së pari ... së dyti, në radhë të parë...në radhë të

dytë, pikësëpari...pikësëdyti mund të përdoren në distanca të ndryshme nga njëri-tjetri.

Konektorët po kështu/po ashtu mund të përdoren dhe në fund të konektit të

dytë, ndonëse shumë rrallë dhe kryesisht në struktura eliptike. Ka konektorë shtesorë të cilët realizojnë marrëdhënie referenciale:

gjithashtu, përveç kësaj, krahas kësaj. Për sa i përket strukturës leksikore, vihet re prania e elementeve të caktuara

deiktike: a dhe kë (po ashtu, po kështu) Në strukturën e këtyre konektorëve, vihet re prania e elementeve të caktuara

rasore: -rasa rrjedhore (kësaj). Përveç kësaj, krahas kësaj: këta konektorë kanë në përbërje një parafjalë

dhe një përemër që ruan karakteristikat rasore: përveç kësaj, krahas kësaj. Ka dhe konektorë shtesorë të cilët nga ana strukturore janë të

pazbërthyeshëm në elemente përemërore, apo ndajfoljore: madje, bile. Ka konektorë që janë ndërtuar nga një pjesë ndajfoljore: ashtu (gjithashtu). Po ashtu, po kështu, të dy konektorët kanë struktura analitike dhe përbëhen

nga një ndajfolje. Pozicionet e përdorimit të tyre në fjali janë gati të ngjashme.

Më tej, më tutje. Janë të dyja të ndërtuara nga shkalla krahasore. Përdoren si

ndajfolje kohe dhe vetëm kur përdoren për të lidhur konekte që tregojnë raporte mes pjesëve të ndryshme të ligjërimit, do të trajtohen si konektorë teksti.

Page 123: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

123

KREU V MARRËDHËNIA KUNDËRSHTORE NË GJUHËN SHQIPE 5.1 Lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore sipas gramatikave të shqipes Lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore në gjuhën shqipe janë trajtuar shkurtimisht në gramatikat dhe në tekstet shkollore. Justin Rrota413 konsideron si lidhëza bashkërenditëse kundërshtore, lidhëzat por, veç, porveç.

324. a. Kishem me dashë, por s’mundem. b. S’kam, veç nji kopje.

Për sa u përket marrëdhënieve që shprehin lidhëzat kundërshtore, Rrota thotë se në fjalitë kundërshtore, lënda e njërës fjali ngushtohet a mohohet faret nga tjetra, kështu që këto rrinë si ‘në kundërshtim a përballë me njëra-tjetrën’. Marrëdhëniet kundërshtore, sipas tij, shprehen me anë të: por, po, porse, veç, veçse, a por (a po), vetëm përkundrazi, megjithkëta, asgjámangut, njimend-por, a-a (ja-ja), o-o, a-apor, por, ase, jase, ndo-ndo, gjithnjë, përndryshe etj. Rrota shpjegon se lidhëzat kundërshtore në fjali, përveç marrëdhënieve kundërshtore, mund të shënjojnë edhe ngushtim a kufizim kuptimi:

325. a. I mêçëm mjaft, porse pak krenár. b. Mund të jétë e vërtetë, por unë s’e besoj. Ai nënvizon dhe faktin që lidhëzat kundërshtore kanë edhe një kuptim shtues, veçanërisht nëse ndodhen pas: jo vetëm.

326. Bogdani qe jo vetëm shkrimtár i mirë, por edhe shqiptár i flakët. Rrota përmend si elemente që shprehin marrëdhëniet kundërshtore dhe shprehjet lidhëse n’anën tjetrë, dhe adverbin për së kundruell. Cipoja konsideron si lidhëza bashkërenditëse kundërshtore: po, mirëpo, përkundrazi. Kurse për Floqin414, marrëdhëniet kundërshtore shprehen me anë të lidhëzave: po, por, porse, ndërsa, kurse, si dhe me anë të pjesëzave-lidhëza veç, vetëm se, veç se. Për sa i përket shtrirjes së përdorimit të këtyre lidhëzave kundërshtore, Floqi mendon se, ndër këto lidhëza, lidhëza po, që është ndoshta variant i lidhëzës por me rënien e fonemës ‘r’, përdoret në toskërishte, kurse lidhëza por përdoret në gegërishte. Në gjuhën e shkruar të afërt me toskërishten përdoret herë njëra, herë tjetra. Lidhëza kurse është e përbashkët për dialektet dhe gjuhën e shkruar. Floqi (1956) analizon llojin e marrëdhënieve që realizojnë këto lidhëza dhe pjesëza, si dhe numrin dhe llojin e njësive që lidhin, duke theksuar se karakteristikë për ndërtimet me lidhëzat kundërshtore është se ato përbëhen vetëm nga dy pjesë, dhe secila prej tyre mund të jetë fjali e thjeshtë ose fjali e përbërë. Kjo gjë, sipas tij shpjegohet me vetë karakteristikat e kundërshtimit, i cili ‘mbështetet në përqasjen dhe kundërvënien e thënieve të shprehura me fjalitë e bashkërenditura’. Floqi dallon katër llojesh marrëdhënie krahasimi që realizohen me anë të lidhëzave bashkërenditëse kundërshtore dhe pjesëzave-lidhëza: marrëdhënie përqasjeje dhe kundërvënieje; marrëdhënie kundërshtore të mirëfillta; marrëdhënie kundërshtore-lejore; marrëdhënie kundërshtore-kufizuese. Marrëdhënie përqasjeje dhe kundërvënieje

Midis fjalive të përbëra të bashkërenditura me lidhëzat por, po mund të ketë marrëdhënie të tilla ku kontrasti i veprimeve, ngjarjeve, fenomeneve, gjendjeve, tipareve etj, të shprehura me foljen-kallëzues mbështetet ‘nga përqasja dhe vënia përballë e kryefjalëve, kundrinave dhe plotësve të ndryshëm. Gjymtyrët që krahasohen

413 Rrota, Justin. Sintaksi i shqipes. Shtypshkroja “A. Gj. Fishta”, Shkodër, 1942, f.28. 414 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.2, 1966, f.4.

Page 124: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

124

dhe kundërvihen njëra-tjetrës qëndrojnë zakonisht në krye të fjalive, sidomos gjymtyra e kundërvënë që vendoset menjëherë pas lidhëzës’:

327. Leka të dha dru, por unë të marr shpirtin. Floqi argumenton se kur foljet e dy fjalive koincidojnë nga ana semantike dhe fjalia e parë është mohore, atëherë në fjalinë e dytë folja mund të mos përdoret dhe direkt pas lidhëzës vihet pjesëza mohore ‘jo’:

328. Mali me mal s’piqetë, po jo njeriu me njerinë. Marrëdhënie kundërshtore të mirëfillta

Këto marrëdhënie shprehen kur njëra fjali është mohore dhe kryefjala e fjalisë së parë është kundrinë e së dytës, ose kur kundrina e së parës është kryefjalë e së dytës. Marrëdhëniet kundërshtore mes fjalive të bashkërenditura me lidhëzën po bëhen më qarta, kur njëra prej fjalive të bashkërenditura është mohuese. Në këtë rast, në të dyja fjalitë, kemi kundërshtim mes brendisë së fjalisë së parë dhe së dytës, dhe kur ky kundërshtim mbështetet në kuptimin e kundërt të gjymtyrëve, sidomos të kryefjalëve.

329. Secili vriste mendjen, por asnjë s’gjente rrugë shpëtimi. Marrëdhënie kundërshtore-lejore

Në shumë fjali të bashkërenditura me lidhëzën po, kemi marrëdhënie kundërshtore-lejore. Nuanca e lejimit del duke u mbështetur në marrëdhënien e përqasjes, ku veprimi, ngjarja, fenomeni, tipari i shprehur nga folja-kallëzues në fjalinë e dytë është diçka që nuk pritej nga shfaqja ose shtjellimi i veprimit, ngjarjes, fenomenit, tiparit të shprehur nga folja-kallëzues. Në fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat po, por, porse nuanca e lejimit del krejt e qartë kur në fjalinë e dytë direkt pas lidhëzës kundërshtore kemi ndajfolje-pjesëza të mëposhtme: me gjithë të, përsëri, prapë, prapë se prapë, kur në fjalinë e parë ndodhet fjala ‘incize’ vërtet, ose kur në njërën nga fjalitë ndodhen ndajfoljet: ende, akoma.

330. Nji kto gjuhë qi jam tui ndie/ janë të bukura me temel; Por prap kjo si diell pa hije […]

331. Vërtet, e rrahnë Gjikë, e burgosën, po ai ama ua tha të tëra mu në sy. Marrëdhënie kundërshtore kufizuese.

Në këto fjali të përbëra fjalia e dytë shpreh kundërshtimin në lidhje me një kufizim me karakter të përgjithshëm. Shkalla e kufizimit mund të jetë e ndryshme. Mund të jetë një komunikim i cili anulon krejt veprimin, gjendjen, e shprehur nga folja e fjalisë së parë.

332. E mirë është nusja, por i ka sytë e larmë. Në fjalinë e dytë mund të shprehet shkaku, pengesa që nuk e la të realizohej dëshira, përpjekja, qëllimi në fjalinë e parë.

333. [Stasi] u mundua disa herë ta martojë vajzën, po ajo nuk dëgjonte me gjithë se po i afroheshin të njëzet e pesat.

Në fjalinë e parë mund të ketë folje modale, ose pjesëza modale ‘për pak’, ‘desh’, etj. Ku tregohet se veprimi ishte duke filluar të kryhej por nuk kryer për arsyen e treguar në fjalinë e dytë.

334. Për pak do të rrëzohej edhe vetë ai, por mezi e mbajti Zeneli me të dy duart. Floqi trajton edhe lidhëzat kurse, ndërsa, si lidhëza që shprehin marrëdhënie kundërshtore, ndonëse përmend faktin se në traditën gramatikore të shqipes, fjalitë e lidhura me këto lidhëza janë konsideruar kohore dhe janë konsideruar si fjali të varura. Këto lidhëza paraqesin specifika për sa i përket pozicionit të tyre në fjali. Lidhëza ndërsa mund të vendoset në krye të fjalisë së parë ose midis fjalive. Lidhëza është nënrenditëse, por karakteri i marrëdhënieve është bashkërenditës. Lidhëza kurse

Page 125: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

125

vendoset në mes të fjalive përbërëse që janë gjithnjë dy. Kjo lidhëz mund të përdoret në mënyrë sinonimike me lidhëzat po, por.

335. Të rinjtë ia krisën këngës, kurse të rejat, të mbledhura kokë më kokë pëshpëritnin me njëra-tjetrën.

Floqi përmend faktin se përballë njëra-tjetrës mund të vihen gjymtyrë të ndryshme të fjalive. Siç u tha më lart, tek mjetet lidhëzore që shprehin marrëdhënie kundërshtore, Floqi përfshin dhe pjesëzat kufizuese vetëm, veç, vetëm se në rolin e lidhëzave kundërshtore po, por, të cilat sipas tij shërbejnë për të vënë përballë dy komunikime. I dyti kufizon disi përmbajtjen e komunikimit të parë. Vetë pjesëzat-lidhëza mund të qëndrojnë në krye të fjalisë së dytë, mund të qëndrojnë pas gjymtyrës së fjalisë së dytë. Në krye të fjalisë së parë zakonisht ndodhet pjesëza-përforcuese pohore dhe, edhe.

336. Edhe deti mund të mbushet/Syr’i robit veç nuk mbushet. Sipas gramatikës së shqipes, në shqipen e sotme përdoren lidhëzat përqasore-kundërshtore: po, por, mirëpo, porse, kurse, lidhëzat vetëm se, veçse.

Page 126: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

126

5.1.1 Konektorët kundërshtorë në gjuhën shqipe: lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore Sipas gramatikës së gjuhës shqipe, marrëdhënia lidhëzore bazë që shprehet prej lidhëzave kundërshtore kur shërbejnë si konektorë teksti është ”në të kundërt të asaj që pritej”. Këta konektorë mund të bashkojnë fjali që parashtrojnë njëfarë kthese në paraqitjen e mendimeve, një kalim nga një temë në një temë të re. Kundërvënia mund të jetë edhe si një marrëdhënie shtesore ndaj thënies së parë, e cila fiton mëvetësi më të madhe. Kjo pasqyrohet edhe në intonacion: midis fjalive bëhet një pauzë më e gjatë dhe një thyerje e lëvizjes së tonit dhe të ritmit. Në gramatikën e gjuhës shqipe, si lidhëza bashkërenditëse kundërshtore, konsiderohen lidhëzat: kurse, mirëpo, ndërsa, teksa, por, porse, veç, veçse, veç që, vetëm, vetëm se, megjithatë, megjithëkëtë etj. Siç u tha më lart, tek mjetet lidhëzore që shprehin marrëdhënie kundërshtore, Floqi përfshin dhe pjesëzat kufizuese vetëm, veç, vetëm se në rolin e lidhëzave kundërshtore po, por, të cilat sipas tij shërbejnë për të vënë përballë dy komunikime. I dyti kufizon disi përmbajtjen e komunikimit të parë. Vetë pjesëzat-lidhëza mund të qëndrojnë në krye të fjalisë së dytë, mund të qëndrojnë pas gjymtyrës së fjalisë së dytë. Në krye të fjalisë së parë zakonisht ndodhet pjesëza-përforcuese pohore dhe, edhe.

Në gjuhën shqipe, marrëdhënia kundërshtore mund të realizohet mes konekteve të llojeve të ndryshme: a) mes konekteve që nuk kanë mohim të shprehur (337), b) mes konekteve me elemente mohimi (340), c) mes konekteve ku njëri prej tyre ka një element mohimi (341):

337. Ajo është vajzë inteligjente, por studion pak. 338. Ajo nuk është vajzë inteligjente, por studion jo pak. 339. Ajo nuk është vajzë inteligjente, por nuk studion pak. 340. Ajo nuk është vajzë inteligjente, por studion shumë. 341. Ajo është vajzë inteligjente, por nuk studion shumë.

Në të gjitha rastet e mësipërme, kundërvënia ka në bazë mohimin dhe marrëdhënia kundërshtore mund të realizohet pothuaj nga të gjitha lidhëzat bashkërenditëse kundërshtore, me përjashtim të lidhëzave kurse, ndërsa, teksa:

342. Ajo është vajzë inteligjente, por/mirëpo/megjithatë/vetëm se/veç se/?kurse/?ndërsa studion pak.

343. Ajo nuk është vajzë inteligjente, por/mirëpo/megjithatë/vetëm se/veç se/?kurse/?ndërsa studion jo pak.

344. Ajo nuk është vajzë inteligjente, por/mirëpo/megjithatë/vetëm se/veç se/?kurse/?ndërsa nuk studion pak.

345. Ajo nuk është vajzë inteligjente, por/mirëpo/megjithatë/vetëm se/veç se/?kurse/?ndërsa studion shumë.

346. Ajo është vajzë inteligjente, por/mirëpo/megjithatë/vetëm se/veç se/?kurse/?ndërsa nuk studion shumë.

Page 127: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

127

Por Si në shumë gjuhë, edhe në gjuhën shqipe mund të flitet për një konektor kundërshtor standard, i cili mund të përdoret për të shprehur marrëdhënie të ndryshme kundërshtore. Ky konektor është lidhëza kundërshtore por. Ai përdoret për të shprehur lloje të ndryshme marrëdhëniesh kundërshtore:

a. tregues i ndryshimit të temës Konektori por në këtë funksion nuk shpreh kundërvënien ose kundërshtinë mes propozicioneve që lidh, por sinjalizon një ndryshim në temë. Kjo marrëdhënie që shpreh lidhëza por, në gramatikat tradicionale të shqipes është konsideruar si ‚marrëdhënie kundërshtore me ngjyrime shtesore‘. Në gramatikën e shqipes 415 specifikohet se në këtë funksion ajo bashkon ‚një fjali që parashtron njëfarë kthese në paraqitjen e fjalisë së parë‘.

347. Duket se temperaturat e larta kanë ndikuar në “shtyrjen” e epidemisë për më vonë, dhe për mjekët periudha e tanishme është më e favorshmja për kryerjen e vaksinimit. Por sa arrin të mbrojë kjo vaksinë, cilat janë kategoritë që mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, çfarë duhet të dini përpara se të bëni vaksinën?416

Siç shihet në shembullin (347) konektori por realizon vazhdimësinë e propozicionit të parë, jo përmes kundërshtisë, apo kundërvënies, por përmes ndryshimit të temës. Pauza më e gjatë dhe thyerja e lëvizjes së tonit dhe të ritmit, del në pah përmes shenjës së pikësimit të përdorur, pikës. Prania e së njëjtës fjalë ‚vaksinë’ në fjalinë e dytë, është po ashtu karakteristikë e realizimit të ndryshimit të topikut, sepse në struktura të tilla ‚nga ana e ndërtimit leksikor fjalia e dytë karakterizohet zakonisht nga prania e së njëjtës fjalë, ose e fjalëve me rrënjë të njëjtë‘.417 Karakterin e ndajshtuar të fjalisë së dytë mund ta theksojë sidomos prania e pjesëzës përforcuese edhe (dhe) përbrenda kësaj fjalie. Kjo pjesëz mund të ndodhet edhe në konektin e parë. Marrëdhëniet kundërshtore-shtesore mund të gërshetohen me ngjyrime përcaktore, kur në fjalinë e dytë ndodhet përemri dëftor kjo (kjo gjë), i cili përmend gjithë fjalinë e parë.

348. Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, nëse BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, por kjo nuk do të mjaftonte.418

Konektorë të tjerë të ngjashëm nga ana semantike me këtë përdorim të konektorit kundërshtor por janë: megjithatë, mirëpo, vetëm se, veç, ?përkundrazi, ?kurse, ?ndërsa, ?porse, ?veçse, ?përndryshe, ?nga ana tjetër, ?prapë, ?sidoqoftë. Në morfologji konsiderohen ndonjëherë në këtë funksion vetëm lidhëzat: veç, vetëm, sa.

b. krahasimi kontrastues Në krahasimin kontrastues realizohet kontrasti mes temave. Marrëdhënie të tilla realizohen kur ka përputhje semantike mes tyre. Përballë njëra-tjetrës mund të vihen pjesë të ndryshme të fjalisë.

349. Madje, kryeministri kishte parashikuar në programin qeverisës një llogaritje të saktë të kostos si dhe hartimin e programit të kompensimit të ish-të përndjekurve politikë në bashkëpunim me shoqatat. Por qeveria e drejtuar prej tij, nuk bëri asgjë nga sa më sipër.419

415 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.473. 416 “Panorama”, 8.11.2008. 417 Po aty. F.473. 418 “Zëri i popullit”, 26.5.2008. 419 “Shekulli”, 8.11.2008.

Page 128: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

128

Konektorë të tjerë të ngjashëm nga ana semantike me këtë përdorim të konektorit ‚por’ janë: mirëpo, pose, veç, ?përkundrazi, ?kurse, ?ndërsa, ?porse, ?veçse, ?përndryshe, ?nga ana tjetër, ?prapë, ?sidoqoftë.

c. kontrasti përmes ndryshimit të planit Në gramatikën e shqipes 420 , kjo marrëdhënie jepet me termin ‚marrëdhënie kundërshtore me ngjyrime lejore‘. Karakteristikë për këtë marrëdhënie, që realizohet nga konektori por është se në konektin e dytë jepet ‚diçka e ndryshme, nga ajo që pritej të vinte si pasojë e asaj që është thënë në fjalinë e parë’.

350. Fillimisht miqësorja me Sllovakinë më 19 nëntor u bë gati e sigurt, ndërsa më pas në skenë doli Turqia. Por Shqipëria nuk do të luajë me asnjë nga këto të fundit, në datën e lirë të FIFA-s.421

Tregues shoqërues gjuhësorë të përdorimit të konektorit por për të shprehur këtë marrëdhënie janë fjalët: megjithatë, megjithëkëtë, prapë, prapëseprapë etj.

351. Dihet që shumica e dhembjeve të shpinës zhvillohen papritur dhe janë dhembje të thjeshta, kështu që shumica e tyre kalojnë shpejt dhe me trajtim shtëpiak. Por megjithatë, në raste të dyshimta duhet t’i adresoheni mjekut, sidomos kur ju keni këto simptoma.422

Një tregues tjetër gjuhësor është gjithashtu prania e fjalës vërtet në fjalinë e parë, e cila mund të zërë pozicion të ndryshme.

352. Gjë e vështirë vërtet, por e vetmja që duhet bërë me çdo çmim.423 Konektorë të tjerë kundërshtorë semantikisht të të njëjtit tip janë: megjithatë, megjithëkëtë, prapë, prapëseprapë.

d. kontrast përmes vlerave të kundërta të konekteve Kjo marrëdhënie karakterizohet si marrëdhënie kundërshtore me ngjyrime kufizuese, ku kundërshtia shprehet si një kufizim me karakter të përgjithshëm. Shkalla e kufizimit mund të jetë e ndryshme: fjalia e dytë mund të jetë një vërejtje që kufizon vlerën e fjalisë së parë, tiparin, veprimin e faktin e shprehur prej saj; në raste të tjera, brendia e dytë pengon shtjellimin e plotë të veprimit të fjalisë së parë ose dhe e anulon krejt.

353. Filmi ishte realizuar mirë, por kishte dhe probleme të vogla. 354. Kanë muaj që punojnë për ta dorëzuar projektin brenda afatit, por deri më tani nuk kanë përfunduar as gjysmën e tij.

Konekti i dytë mund të anulojë, duke e kufizuar një dëshirë të shprehur nga fjalia e parë. Është karakteristik paralelizmi sintaksor i gjymtyrëve të fjalive. Në shembullin (355), janë dy fjali me gjymtyrë të njëjta në të dy anët.

355. Donte të shkonte, por nuk kishte kohë. Në këtë lloj marrëdhënieje, më shpesh konekti i dytë shpreh mosrealizimin apo asgjësimin e një synimi, të një përpjekjeje të shprehur në konektin e parë. Në konektin e parë përdoren tregues të tillë leksikorë si folje që tregojnë një synim (përpiqem), përpjekje (përgatitem, matem), lutje a fillim veprimi (bëj, zë, filloj) etj. Konekti i dytë nuk është në marrëdhënie kontrasti apo kundërshtie me konektin e parë, por tregon faktin, ngjarjen apo veprimin që ka penguar realizmin e dëshirës, synimit etj.

356. U përpoq disa herë ta intervistonte, por nuk e lanë. 357. Po matej t’i përgjigjej, por iu duk pa vend të fliste në sy të të tjerëve. 358. Filluan të debatonin, por drejtuesi i seancës nuk i la të vazhdonin.

420 Po aty. F.472. 421 “Shekulli”, 21.10.2008. 422 Gazeta “Ballkan”, 7.10.2008. 423 “Panorama”, 20.10.2007.

Page 129: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

129

Elemente të tjera leksikore që përforcojnë shprehjen e këtij lloji të marrëdhënieve kundërshtore është dhe prania e pjesëzës modale mënt a desh ose të lokucionin për pak, në konektin e parë.

359. Për pak do të kishin humbur autobusin, por nxituan dhe arritën në kohë.

Në (359), konekti i dytë (nxituan dhe arritën në kohë) ndal realizimin e veprimit që filloi (po humbnin autobusin). Si konektorë që shprehin marrëdhënie kundërshtore të kundërshtisë së vlerësimit, janë konektorët: mirëpo, megjithatë, dhe pjesërisht vetëm se. Pozicioni i konektorit por Pozicioni karakteristik i konektorit por është ai në mes të fjalive. Ndonëse pozicioni i lidhëzës kundërshtore por i përshkruar në gramatikat e shqipes, mbetet ai në mes të fjalive, në gjuhën e shkruar vihet re gjithnjë e më shumë një rritje e përdorimit të saj në fillim të fjalive.

- në krye të fjalisë pasuese 360. Pikërisht këtë thotë e ëma, siç më treguan gratë fqinje, që u rrinë te

koka. Por vajza ngul këmbë që mbrëmë vonë pak kohë pas mesnate, ka ardhur pikërisht me të. 424

361. E megjithëkëtë trimi nuk e humbi shpresën, po mori udhën e iu afrua bregut pa fund. Po, posa zuri të thërresë mb’emër asaj, tuke mos mbajtur sytë drejt mb’atë ngriu e u bë gur.425

362. Për pak do të kishin humbur autobusin, por nxituan dhe arritën në kohë.

- në mes të fjalive 363. Është tragjike që diplomacia ka dështuar - por ka raste kur është e

ligjshme që të përdoret dhuna për të arritur paqen.426 364. Edhe trimi zuri të shkurtonjë, po s’mundi të rrëzojë asnjë. 427 - Konektori po(r) gjendet i përdorur edhe në vendosjen e marrëdhënies folës-

marrës, që në fakt konsiderohet si një nga funksionet kryesore të konektorëve, sepse i shërben direkt krijimit të tekstit:

365. Nuk shkruajnë më ”pritja kaloi në një atmosferë miqësore”, por ”gjatë pritjes delegatët e të dy palëve i buzëqeshën njëri-tjetrit”.

Mbi tryezë kaloi një valë e re të qeshuri. -Por ndërkaq vaporët e tyre lëvizin gjithmonë e më ngadalë drejt Durrësit.428 Si shumica e konektorëve-lidhëza, nuk mund të përdoret në pozicione të tjera.

366. a) Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, në se BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, por kjo nuk do të mjaftonte.429

b) Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, nëse BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, kjo

?por nuk do të mjaftonte.430

424 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980, f.33. 425 Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1981, f.380. 426 ”Rilindja demokratike”, 26.3.1999. 427 Po aty. F.382. 428 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.20. 429 “Zëri i popullit”, 26.5.2008.

Page 130: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

130

c) Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, nëse BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, kjo nuk ?por do të mjaftonte.431

Ama Së pari, duhet theksuar se ama ka dy përdorime në gjuhën shqipe: si pjesëz bisedore që përdoret për të përforcuar habinë, përçmimin, talljen a kundërshtimin (ama dhe ti!) 432 ose ironi, dhe si lidhëz. Si lidhëz përdoret për të shprehur marrëdhënie kundërshtore dhe përdoret më shumë në ligjërimin bisedor. Në dallim nga konektori por, konektori ama, përdoret jo vetëm në pozicion fillestar (367), por dhe në pozicione të tjera në fjali: në mes të fjalive (368), pas një gjymtyre (369) në fund të konektit të dytë (370).

367. Ama/Por, nuk bëri asgjë nga ato që tha. 368. Iku, ama/por pa folur. 369. Ai, ama/?por nuk donte të vinte. 370. Nuk erdhi, ama/?por.

Ndonëse është klasifikuar si lidhëz kundërshtore, pozicioni që zë konektori ama, i ngjan më shumë atij një konektori ndajfoljor. Ky pozicion i tij mund të shpjegohet me faktin se konektori ama është një konektor i huazuar nga gjuha turke dhe ruan, me sa duket, të njëjtat karakteristika si në turqisht. Në turqisht, ky konektor shërben për të shprehur marrëdhënie konflikti apo kundërshtore, si dhe për të sinjalizuar ndryshimin e temës. kur konektori ama përdoret si konektor teksti që sinjalizon ‚kalimin e ligjërimit në një drejtim të kundërt nga ai i mëparshmi‘ përdoret në fund të konektit të dytë.433

371. Kitabıhevesle satın aldım. Unë bleva librin me shumë entuziazëm. Okuyamadım Ama. Nuk kam arritur ta lexoj, ama.

Sikurse u përmend më sipër, si konektor kundërshtor në gjuhën shqipe, ama përdoret në pozicione të ndryshme:

- në krye të fjalisë pasuese 372. Kjo nuk do të thotë që Naimi nuk është pa reminishenca. Ama t’i

kërkosh këto në vargjet e strofat e tij në mënyrë të tillë, që të arrish të thuash, bie fjala, se te “Bagëti e Bujqësi” ai “ka imituar “Bukoliket” apo “Gjeorgjiket” e Virgjilit kur ata i ndajnë dy mijëvjeçarë, tri epoka historike434....

- në mes të fjalive 373. Ju ecënë kudo që të doni, ama, im dhëndër edh’ime bijë do të jesin

këtu. 435 - pas gjymtyrëve të tjera 374. Së fundi, lufta vazhdon sepse nxit “përparimin njerëzor” duke rritur

rendimentin e punës. Një përfitim për shoqërinë, ama, nuk do të thotë që është përfitim për individin.436

430 “Zëri i popullit”, 26.5.2008. 431 “Zëri i popullit”, 26.5.2008. 432 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.38. 433 Kerslake, Göksel A.C. Turkish: a comprehensive grammar. Routledge, Londër, 2005, f.519. 434 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.43. 435 Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1981, f.404. 436 http://www.peaceculture.net/krieg-al/vorwort-al.htm.

Page 131: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

131

Mirëpo Nga ana morfologjike është një lidhëz e ndërtuar nga përngjitja e fjalëve ‘mirë’+’po’. Duhet parë nëse po është lidhëza po(r). Nga ana semantike është një konektor teksti i mirëfilltë kundërshtor. Mund të zëvendësojë konektorin por, pa qenë e nevojshme që të ndryshohet struktura e konekteve që lidhen.

375. Arsyeja kryesore ka qenë se ne është dashur para së gjithash të kemi njohuri kualitative në atë fushë, mirëpo/por kjo absolutisht nuk do të thotë që ne jemi kundër diçkaje.410

Ky konektor rezulton të jetë më i theksuar se konektori i thjeshtë kundërshtor po(r), madje shpesh herë gjatë të folurit, kur folësi do ta theksojë më shumë faktin që ndodhi e kundërta e asaj që pritej, shqiptohet si e ndarë në dy pjesë dhe intonacioni është ngritës. Duket të jetë një konektor i ngjashëm në përdorim me konektorin por, sepse mund ta zëvendësojë atë në pothuaj të gjitha strukturat ku përdoret ai. Marrëdhëniet kundërshtore që realizon ky konektor janë:

a. ndryshim teme Ashtu sikurse dhe konektori por, konektori mirëpo në këtë funksion nuk shpreh kundërvënien ose kundërshtinë mes propozicioneve që lidh, por sinjalizon një ndryshim në temë.

376. Tabela "Këtu po kryhen gërmime arkeologjike për Kalanë e Tiranës", e vendosur në rrethimin e kalasë, bashkëjeton me zhurmën e mjeteve të shtrimit të rrugës për të lehtësuar pakëz atë ishull trafiku. Mirëpo/Por ç'po ndodh aktualisht?!411

b. krahasimi kontrastues Konektori mirëpo, përdoret për të realizuar marrëdhënien e kontrastit, ku realizohet kundërvënia mes topikëve.

377. Ky term, në përgjithësi përdoret me një nuancë negative, mirëpo/por ka raste që njerëzit e përdorin duke dëshiruar të shprehin devocionin për punë dhe karrierë në sensin pozitiv.412

c. kontrasti përmes ndryshimit të planit Konektori kundërshtor mirëpo përdoret për të shprehur marrëdhënien kontrasti përmes ndryshimit të planit. Ashtu si konektori por dhe ky konektor realizon marrëdhënien mes dy konekteve, ku në të dytin jepet diçka e ndryshme nga ajo që pritej, prej asaj që shprehet në konektin e parë.

378. Të njëjtën shpresë pati ndoshta edhe Doruntina përjashta. Mirëpo/por porta u hap, ato i përsëritën njëra-tjetrës po ato fjalë dhe kështu tronditja e të dyjave erdhi e u bë vdekjeprurëse.413

d. kontrast përmes vlerave të kundërta të konekteve Përmes konektorit kundërshtor mirëpo realizohet edhe marrëdhënia kontrast përmes vlerave të kundërta të konekteve. Këtu jepet zakonisht kontrasti përmes vlerësimit pozitiv dhe negativ, në lidhje me atë çka përshkruhet në konektin e parë.

379. Unë nuk e përjashtoj emigrimin e shqiptarëve si mundësi e rritjes së mirëqenies së tyre, mirëpo/por tipi i emigrimit shqiptar është një emigrim i sforcuar.414

410 Gazeta “Java”, 22.6.2008. 411 “Koha jonë”, 3.6.2008. 412 Revista “Monitor”, 15.07.2008. 413 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.56. 414 “Koha jonë”, 15.4.2006.

Page 132: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

132

Pozicioni i konektorit mirëpo Pozicioni karakteristik i konektorit mirëpo është pozicioni fillestar. Në gjuhën shqipe, nuk mund të përdoret në pozicione të tjera. Funksionin e saj si konektor teksti e realizon në pozicionet e mëposhtme:

- në krye të fjalisë pasuese 380. Ndarja si mundësi nuk ka qenë as si temë në bisedimet e Vjenës.

Ndarja e Kosovës është opsioni për të cilin Beogradi zyrtar asnjëherë zyrtarisht nuk e ka mbështetur. Mirëpo, jo zyrtarisht, ndarja është zgjidhja me të cilën shumë politikanë të Beogradit do të pajtoheshin edhe para se të fillonin bisedimet e Vjenës.415

- në mes të fjalive 381. Doruntina mbërriti vetë tek shtëpia e prindërve, mirëpo duhet thënë se

këtu doli një enigmë e re416. - në dialog 382. -Leka është djalë i zgjuar, djalë që s’e ka shoqin në fshat. Pastaj di të bëjë lugë, kade,bucela, furka, struga e ku di çë.- u përgjigj Leni. -Mirëpo atëherë pse të mos dojë xha Vasili për Lekën?417

Kurse Një konektor tjetër kundërshtor, i cili përdoret me një vlerë semantike më të qartë, është konektori kurse. Nga ana morfologjike është një lidhëz e ndërtuar nga përngjitja e dy lidhëzave ‘kur’+’se’. Sipas gramatikës418, kurse përdoret kryesisht në ‘periudhat bashkërenditëse kundërshtore me ngjyrime përqasore, ku shprehet kuptimi i përgjithshëm i përqasjes, mbi të cilin në sajë të bashkëlidhjes së brendive reale të fjalive, mund të mbishtrohen ngjyrime të ndryshme, si ngjyrimet e kundërvënies dhe të mospajtimit’. Zakonisht përmes këtij konektori lidhen konekte ku kundërshtia nuk është shumë e fortë, por përqasen apo krahasohen ngjarje, gjendje a veprime, të cilat kanë ngjashmëri dhe ndryshime mes tyre, si në shembullin (383) ku krahasohen lloje të ndryshme të shoqërisë kapitaliste.

383. Ajo që parashikonte filozofi i takon shoqërisë kapitaliste, kurse ne jetojmë një kapitalizëm pa rregulla, atë banditeskun që thamë më lart.419

Konektori kurse vendoset në mes të konekteve përbërëse që janë gjithnjë dy. Në (384), në konektin e dytë nuk jepet ndonjë kundërshtim, apo kontrast me konektin e parë, por një këndvështrim tjetër në lidhje me atë çka jepet atje. Këtu, konektori kurse mund të zëvendësohet nga konektori por pa sjellë ndryshime në strukturën sintaksore dhe semantike.

384. Kriza botërore do të godasë maksimalisht dy kategori, të varfrit dhe të gjithë ata që kanë borxhe. Të varfrit sepse duke rënë prodhimi do të rriten çmimet dhe nga ana tjetër do të rritet papunësia. Kurse/por ata që kanë borxhe do të goditen sepse do të rritet kostoja e borxhit.

415 “Java”, 3.4. 2007. 416 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.118. 417 Spase, Sterjo. Afërdita . Prishtinë, Rilindja, 1967, f .63. 418 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.470. 419 “Shekulli”, 14.1.2007.

Page 133: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

133

Në përqasjen e thjeshtë mund të krahasohen dy gjendje që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën. Kështu, në (385) dy konektet mund të shkëmbehen me njëri-tjetrin, duke lënë vetëm konektorin ‘kurse’ në vendin e tij mes dy konekteve:

385. Ata janë nxënës, kurse ne jemi studentë. 386. Ne jemi studentë, kurse ata janë nxënës.

Në sajë të përqasjes së dy thënieve me brendi të kundërta, me gjymtyrë të njëjta, po me kuptime antonimike, krijohen ngjyrime kundërvënieje.

387. Mira ishte vajzë e qetë, kurse i shoqi ishte shumë impulsiv. Konektori kurse përdoret për të shprehur edhe marrëdhënien e ndryshimit të planit. Nga përqasja e ngjarjeve, e dukurive, fakteve të ndryshme, kur brendia e fjalisë së dytë është e ndryshme nga ajo që pritej, ngaqë s’thuhet në fjalinë e parë (a në kontekstin e mëparshëm) mund të dalin dhe ngjyrime mospajtimi.

388. Ema po priste që ta takonte, kurse ai ishte larguar pa i thënë gjë. Siç shihet dhe nga shembujt (389-391), konektori kurse nuk mund të përdoret për të shprehur të gjitha marrëdhëniet kundërshtore që realizon konektori por.

389. Duket se temperaturat e larta kanë ndikuar në “shtyrjen” e epidemisë për më vonë, dhe për mjekët periudha e tanishme është më e favorshmja për kryerjen e vaksinimit. Por/?kurse sa arrin të mbrojë kjo vaksinë, cilat janë kategoritë që mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, çfarë duhet të dini përpara se të bëni vaksinën?420

390. Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, në se BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, por/?kurse kjo nuk do të mjaftonte.421

391. Dihet që shumica e dhembjeve të shpinës zhvillohen papritur dhe janë dhembje të thjeshta, kështu që shumica e tyre kalojnë shpejt dhe me trajtim shtëpiak. Por megjithatë/?kurse megjithatë, në raste të dyshimta duhet t’i adresoheni mjekut, sidomos kur ju keni këto simptoma422:[...]

Në strukturat narrative, sidomos në strukturat e teksteve të gazetave, ky konektor mund të përdoret thjesht për të treguar një ndryshim në informacionin e dhënë për të njëjtin person a ngjarje. Këtu mund të zëvendësohet nga konektorë të ndryshëm, si megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa etj.:

392. Në grupin për menaxhimin e krizave janë të angazhuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë dhe përfaqësues të komuniteteve që jetojnë në komunë, kurse grupi do të veprojë në tërë territorin e komunës në mënyre unike.

Pozicioni i konektorit kundërshtor kurse Konektori kurse përdoret vetëm në pozicion fillestar:

- në krye të fjalisë pasuese 393. E ka mbaruar raportin thoshin dhe tani po çlodhet. Kurse të tjerë

ngrinin supet.423

420 “Panorama”, 8.11.2008. 421 “Zëri i popullit”, 26.5.2008. 422 “Gazeta Ballkan”, 7.10.2008. 423 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f.160.

Page 134: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

134

- në mes të fjalive 394. Mehmeti nuk duhej të jetonte, kurse oxhaku i tij ishte një nga dyert e

dyta ose të treta të Jugut shqiptar. - në procesin komunikues folës-marrës 395. -Po babai i saj ç’ka ndërmend të bëjë?

-Mendoj se asgjë. -Kurse unë kam frikë se ai do të bëjë diçka.424

Ndërsa Nga ana morfologjike, është lidhëz e formuar me përngjitje nga parafjala ndër dhe lidhëza sa. Konektori ndërsa përdoret kryesisht si lidhëz kohore, por shpesh dhe me kuptim kundërshtor. Kur përdoret si lidhëz kohore në struktura nënrenditëse, përdoret përpara një fjalie të varur që tregon një veprim i cili kryhet njëkohësisht me veprimin e shprehur në fjalinë kryesore (396). Në këtë funksion zëvendësohet nga në kohën që, gjatë kohës që, kur. Marrëdhënia kohore që realizohet përmes konektorit ndërsa në (396), përforcohet dhe nga që kohët e foljes në të dy konektete janë në të pakryerën.

396. Ndërsa mësuesja fliste, nxënësit mbanin shënime. I përdorur si konektor kundërshtor ndërsa shpreh marrëdhënien e kontrastit krahasues, ku krahasohen topikë të cilët janë të të njëjtit tip nga ana semantike. Në konektin e dytë shprehet një veprim a gjendje të kundërt me veprimin a gjendjen e shprehur në konektin e parë. Në këtë funksion, përveç se nga konektori por, mund të zëvendësohet nga konektori kurse. Në (397) krahasohen dy qëndrime të ndryshme që mbahen ndaj së njëjtës situatë (mungesës së aftësisë së të lexuarit të një harte). Këtu, kontrasti është mes qëndrimit që mbahet kur një grua është e paaftë të lexojë hartën dhe qëndrimit që mbahet kur një burrë nuk është i aftë të lexojë hartën. Pra, në të dyja anët e krahasimit kemi të njëjtin topik.

397. Nëse një grua nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një provë e një njohurie spaciale më të vogël të grave. Ndërsa në rastin kur një burrë nuk di të lexojë një hartë, kjo interpretohet si një nga gjërat që ai nuk di të bëjë.

Konektori ndërsa përdoret dhe për të realizuar përqasjen mes veprimit ose gjendjes së shprehur në fjalinë e parë, me veprimin ose gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër. Këtu, konektori ndërsa mund të zëvendësohet nga konektorët por dhe kurse pa sjellë ndryshime në strukturën sintaksore dhe semantike. Në përqasjen e thjeshtë mund të krahasohen dy gjendje që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën. Kështu, në (398) dy konektet mund të shkëmbehen me njëri-tjetrin, duke lënë vetëm konektorin “ndërsa” në vendin e tij mes dy konekteve:

398. Ata janë nxënës, kurse ne jemi studentë. 399. I ati ishte mjek, ndërsa/por/kurse e ëma këngëtare.

Duhet të theksojmë se konektori ndërsa mund të përdoret edhe për të shprehur edhe marrëdhënien e kontrastit përmes ndryshimit të planit, ku brendia e fjalisë së dytë është e ndryshme nga ajo që pritej, nga ç’thuhet në fjalinë e parë (a në kontekstin e mëparshëm). Duke rimarrë shembullin e përdorur për konektorin kundërshtor kurse të përdorur për të realizuar marrëdhënien kontrast përmes ndryshimit të planit bëhet e qartë se ky konektor mund të zëvendësohet me konektorin ndërsa pa ndryshuar strukturën 424 Po aty. F.394.

Page 135: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

135

sintaksore dhe semantike. Megjithëse, marrëdhënia e kundërshtisë duket se bëhet pak më e fortë, kur përdoret konektori kurse.

400. Ema po priste që ta takonte, kurse ai e mori në telefon për t’i thënë që nuk vinte.

Duke iu rikthyer shembujve të mësipërm, është e dukshme se konektori ndërsa, ashtu sikurse dhe konektori kurse, nuk mund të përdoret për të shprehur të gjitha llojet e marrëdhënieve kundërshtore, që realizon konektori por.

401. Duket se temperaturat e larta kanë ndikuar në “shtyrjen” e epidemisë për më vonë, dhe për mjekët periudha e tanishme është më e favorshmja për kryerjen e vaksinimit. Por/?kurse/?ndërsa sa arrin të mbrojë kjo vaksinë, cilat janë kategoritë që mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, çfarë duhet të dini përpara se të bëni vaksinën?

402. Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, nëse BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, por /?kurse/?ndërsa kjo nuk do të mjaftonte.

403. Dihet që shumica e dhembjeve të shpinës zhvillohen papritur dhe janë dhembje të thjeshta, kështu që shumica e tyre kalojnë shpejt dhe me trajtim shtëpiak. Por megjithatë/?kurse/?ndërsa megjithatë, në raste të dyshimta duhet t’i adresoheni mjekut, sidomos kur ju keni këto simptoma:[...]

404. Duket se temperaturat e larta kanë ndikuar në “shtyrjen” e epidemisë për më vonë, dhe për mjekët periudha e tanishme është më e favorshmja për kryerjen e vaksinimit. Por/?kurse/?ndërsa sa arrin të mbrojë kjo vaksinë, cilat janë kategoritë që mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, çfarë duhet të dini përpara se të bëni vaksinën?

405. Përmirësimi i standardeve kushton para dhe pyetja është se nga vijnë paratë, në se BE-ja e mbështet Serbinë, atëherë kjo është një ndihmë, por /?kurse/?ndërsa kjo nuk do të mjaftonte.

406. Dihet që shumica e dhembjeve të shpinës zhvillohen papritur dhe janë dhembje të thjeshta, kështu që shumica e tyre kalojnë shpejt dhe me trajtim shtëpiak. Por megjithatë/?kurse/?ndërsa megjithatë, në raste të dyshimta duhet t’i adresoheni mjekut, sidomos kur ju keni këto simptoma:

Ashtu si dhe konektorët e tjerë kundërshtorë-lidhëza, ky konektor mund të vendoset në krye të konektit të parë ose mes konekteve. Pozicioni i konektorit ndërsa Konektori ndërsa përdoret vetëm në pozicion fillestar:

- në krye të fjalisë pasuese 407. Më shumë se dyfishi jonë është kjo shpresë për përmirësim në

Maqedoni madje po aq edhe në Kosovë -një shtet në formim e sipër. Ndërsa aspekti i dytë, ai jashtë raportit, mund të jetë edhe më shqetësues.425

425 “Gazeta shqiptare”, 17.12.2007.

Page 136: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

136

- në mes të fjalive 408. Për këtë problem jam sqaruar njëherë në prokurori, ndërsa tani më del emri prapë - pohoi Luca.426 - në dialog 409. -Kurse unë jam akoma më keq - tha gjeneralejtnanti. -Kam një turmë të çrregullt e plot rrëmujë. Në ushtrinë time s’e merr vesh i pari të dytin.

-Ndërsa kur ishte gjallë ushtria juaj ishte më e rregullta dhe e disiplinuara.427

Porse Për të vlejnë të thuhen të njëjtat gjëra si për të gjithë konektorët e tjerë kundërshtorë. Megjithatë përdoret më rrallë se lidhëzat e tjera kundërshtore. Nga ana morfologjike është ndërtuar nga dy lidhëza por+se. Edhe konektorin kundërshtor porse, të përdorur si konektor teksti, mund ta gjejmë në këto pozicione të mundshme:

- në pozicion fillestar 410. Takimi i ditës së djeshme ishte i shumëpritur. Porse rezultatet nuk

duken të kenë qenë kaq të frytshme.428 - në mes të fjalive, e vendosur pas presjes: 411. Njerëzit shikonin qiellin se mos dukej ndonjë re, porse qielli i kaltër

dhe plot dritë e shkëlqim zhdukte çdo shpresë.429 - në dialog 412. - Kështjellë - murmuriti Jordani - Dhjetëra mijëra njerëz e ëndërrojnë

të vijnë në këtë darkë. -Porse ata që vijnë njëherë nuk dalin dot më.430 Megjithatë Morfologjikisht është një lidhëz e formuar nga përngjitja e parafjalës me+ përemrin e pacaktuar gjithë + përemrin dëftor atë. Është për t’u theksuar se përemri dëftor atë ruan treguesin rasor, që kërkon parafjala me, atë të rasës kallëzore [ai (Em)→atë(Kall)]. Marrëdhënia që shpreh është ajo kundërshtore. Ndryshe nga lidhëza po(r), lidhëza megjithatë shqiptohet më me forcë dhe zakonisht ndahet më vete prej pjesës tjetër të fjalisë, duke përdorur për këtë presjen. Funksioni i saj si konektor teksti është më i dukshëm për shkak të vetë strukturës së saj morfologjike. Sikurse u tha, ky konektor është i formuar nga përngjitja e këtyre elementeve: me gjithë+atë. Prania e përemrit atë, në funksionin e tij deiktik e bën më të dukshëm referimin në pjesën e mëparshme të tekstit, kurse prania e përemrit gjithë në strukturën e fjalës, nxjerr në pah referimin në tërësinë e asaj çka është thënë më parë.

426 ”Shekulli”, 26.3.1999. 427 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.241. 428 ”Albania”, 5.9.1998. 429 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.471. 430 Po aty. F.138.

Page 137: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

137

Pikërisht përmes këtyre elementeve në strukturën e tij tek ky konektor është më i dukshëm funksioni referues në pjesën e mëparshme të tekstit, dhe si rrjedhojë funksioni i tij si mjet i kohezionit të tekstit, Duke qenë se kemi të bëjmë me një fjalë të përngjitur, pra, me një strukturë të konsoliduar, pavarësisht nga elementi deiktik që gjendet brenda tij, funksioni i tij në tekst do të jetë ai i konektorit të tekstit dhe jo ai i deiksit tekstor. Konektori ‘megjithatë’ realizon marrëdhënien e ‘kontrastit krahasues’, kur në konektin e dytë shprehet një veprim a gjendje e kundërt me veprimin a gjendjen e shprehur në konektin e parë.

413. Natyrisht edhe këtu do të deklarohet në kor, që zgjedhjet lokale të 2007-ës ishin një fitore plebishitare. Megjithatë fakti mbetet se humbja ishte e dukshme.

Ky konektor mund të shprehë dhe një veprim që kryhet pavarësisht nga kushtet e shprehura në fjalinë e mëparshme.

414. Gazetarëve u ka bërë përshtypje reagimi i saj përçmues për emrin e personazhit që e bëri një yll të vockël të skenës. Megjithatë, faleminderit Elsa!431

Konektori megjithatë mund të përdoret dhe për të treguar një informacion që i shtohet informacionit të mëparshëm. Në këto struktura zëvendësohet kryesisht nga konektori prapëseprapë.

415. Nuk kishim shumë kohë që ishim njohur, megjithatë/prapëseprapë ishim bërë miq.

Ndryshe nga lidhëzat e tjera, konektori megjithatë mund të përdoret në pozicione të ndryshme në fjali: në fillim, në mes dhe në fund. Ndryshimi në zgjedhjen e pozicionit është thjesht për arsye stilistikore dhe semantike. Në këtë mënyrë, ky konektor ngjan më shumë me një konektor ndajfoljor. Ky konektor, mund të zëvendësohet nga konektori por, por ky zëvendësimi kërkon një ndryshim të pozicionit të tij në fjali, duke kaluar në pozicionin fillestar.

- kur përdoret si konektor pozicioni që gjendet më shpesh është në fillim të fjalisë pasuese:

416. Mbas kësaj përpjekjeje atij s’i mbeti gjë tjetër për të ba vetëm të zhytej andërrueshëm në rrënimet e veta. Megjithatë, gjyshja, banesa, kamini e rraqet e vjetra, degët e gështejës së egër krah e krah, i ndillnin qetësi e prehje të paprovueme deri në atë kohë.432

- kur gjendet në mes të fjalive vendoset zakonisht mes dy presjeve: 417. Silva e kaloi me shpejtësi sheshin e ministrive, megjithatë, kur mbërriti

te hyrja e ministrisë së saj ishte vonë.433 - Funksionin e saj si konektor lidhëza megjithatë mund ta kryejë edhe duke mos

qenë në pozicion fillestar në konektin e dytë, por p.sh. si më poshtë pas një gjymtyre fjalie:

418. Naimi këto i di dhe që mban atë qëndrim ndaj Venedikut, nuk është fjala për ndonjë ”filoitalianizëm” siç janë përpjekur t’ia veshin njerëzit e imperializmit dhe të fashizmit italian në Shqipëri. Më se një herë, megjithatë, poeti nuk lë pa përmendur se Skënderbeu i

431 “Shekulli”, 25.9.2007. 432 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.67. 433 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.5.

Page 138: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

138

shpartallonte armatat e sulltanëve në një kohë kur ”Evropa dridhej” nga Turqia e shumë pak bënte kundër saj.434

- Mund të gjendet edhe në mes të konektit pasues, ndërkohë që argumenti që kundërshtohet është ai i fjalisë së mëparshme p.sh.:

419. Bëhet fjalë për embrionin e një konflikti që dikush përpiqet ta konsiderojë qysh tani, jo pa ekzagjerim si fillimin e luftës së tretë botërore. Ka vlerë, megjithatë, të shihen shkaqet dhe faktorët që e shtyjnë diktatorin serb të qëndrojë më këmbë përballë Perëndimit dhe arsenalit të tij të frikshëm.435

- në fund të fjalisë pasuese 420. Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të brishtë" dhe nxënësja, e thirrur

pranë saj, iu përgjigj: "Ji i ndershëm dhe i sinqertë, megjithatë". - si konektor teksti gjendet edhe në marrëdhënien komunikuese folës-marrës: 421. -Jo ti s’ke për të ikur, - tha Diana. Andej matanë ka plot halla dhe teze

që mund të mbrojnë interesat e familjes edhe pa mua. Në korridor u dëgjua prapë zilja e telefonit. -Megjithatë unë po iki, - tha Zana.436

Megjithëkëtë Morfologjikisht është një lidhëz e formuar nga përngjitja e parafjalës me+përemrin e pacaktuar gjithë + përemrin dëftor këtë. Ashtu si tek konektori megjithatë, dhe tek ky konektor vihet re ruajtja e përemrit dëftor këtë në rasën kallëzore, siç e kërkon parafjala me. Marrëdhënia që shpreh është ajo kundërshtore. Konektori megjithëkëtë shqiptohet më me forcë dhe zakonisht ndahet më vete prej pjesës tjetër të fjalisë, duke përdorur për këtë presjen. Funksioni si konektor teksti është më i dukshëm për shkak të vetë strukturës së saj morfologjike: prania e përemrave gjithë dhe këtë. Përemri këtë, në funksionin e tij deiktik e bën më të dukshëm referimin në pjesën e mëparshme të tekstit, madje në një pjesë në distancë më të afërt, nga sa referon konektori tjetër sinonim megjithatë. Edhe këtu prania e përemrit gjithë në strukturën e fjalës, nxjerr në pah referimin në tërësinë e asaj çka është thënë më parë.

Pikërisht përmes këtyre elementeve në strukturën e tij tek ky konektor është më i dukshëm funksioni referues në pjesën e mëparshme të tekstit, dhe si rrjedhojë funksioni i tij si mjet i kohezionit të tekstit. Duke qenë se kemi të bëjmë me një fjalë të përngjitur, pra, me një strukturë të konsoliduar, pavarësisht nga elementi deiktik që gjendet brenda tij, funksioni i tij në tekst do të jetë ai i konektorit të tekstit dhe jo ai i deiksit tekstor. Konektori ‘megjithëkëtë’ realizon marrëdhënien e ‘kontrast krahasimit’, kur në konektin e dytë shprehet një veprim a gjendje e kundërt me veprimin a gjendjen e shprehur në konektin e parë.

434 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.206. 435 ”Shekulli” 26.8.1999. 436 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.160.

Page 139: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

139

422. Sfidat e shumta me të cilat po përballet Shqipëria duhet të adresohen, por shumica nuk do të zgjidhen para se të fillojë promovimi i turizmit. Megjithëkëtë, vendi duhet të fillojë punën menjëherë në një numër fushash më të gatshme për rritjen në mënyrë efektive të turizmit437.

Ky konektor, mund të shprehë dhe një veprim që kryhet pavarësisht nga kushtet e shprehura në fjalinë e mëparshme.

423. Kohët e fundit kemi vënë re përparim domethënës në përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATO-s. Megjithëkëtë, mbetet më shumë për t’u bërë, ka komunikuar ambasada e SHBA-së.

Konektori megjithëkëtë mund të përdoret dhe për të treguar një informacion që i shtohet informacionit të mëparshëm. Në këto struktura zëvendësohet kryesisht nga konektori prapëseprapë.

424. Sfidat e shumta me të cilat po përballet Shqipëria duhet të adresohen, por shumica nuk do të zgjidhen para se të fillojë promovimi i turizmit. Megjithëkëtë, vendi duhet të fillojë punën menjëherë në një numër fushash më të gatshme për rritjen në mënyrë efektive të turizmit.

425. Në këtë kuptim, sistemi aktual zgjedhor përshtatet me kushtet e vendit

tonë dhe, po t’i përgjigjemi direkt pyetjes tuaj, është ndër ato sisteme që i duhen Shqipërisë. Megjithëkëtë, dua të theksoj se gjithçka varet nga zgjidhjet që do të realizohen në procesin e përkthimit të kërkesave të tij në Kodin Zgjedhor.438

Pozicioni i konektorit megjithëkëtë në fjali është i ndryshëm dhe po ashtu si konektori megjithatë dallon nga konektorët e tjerë lidhëzorë. Ai përdoret në pozicione të ndryshme: në fillim, në mes dhe në fund. Ndryshimi në zgjedhjen e pozicionit është thjesht për arsye stilistikore dhe semantike. Në këtë mënyrë, ky konektor ngjan më shumë me një konektor ndajfoljor.

- në pozicion fillestar 426. Këto qendra votimi hyjnë në zonën e zgjedhjeve në territorin e së cilës

ndodhet njësia ose reparti ushtarak. Megjithëkëtë, të gjitha ose disa nga këto qendra votimi mund të hyjnë në një zonë tjetër nga ajo, në territorin e së cilës ndodhet njësia dhe reparti ushtarak439.

- në fjalinë pasuese, por jo në pozicion fillestar p.sh. pas një gjymtyre fjalie: 427. Situata konsiderohet tepër e vështirë. Ata, megjithëkëtë, akoma s’po

dalin me një vendim të përbashkët.440 - në mes të fjalive, e vendosur mes dy presjesh:

428. Stavri e kuptonte se ende nuk kishte filluar puna e madhe për të, megjithëkëtë, ai e ndiente veten të lodhur.441

- në fund të konektit të dytë 429. I kërkuan vetëm të ishte e pranishme në sallë. Ajo nuk erdhi

megjithëkëtë.

437http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Vendim%20Nr%20395%20Dat%C3%AB%2021-06 2006.htm. 438 Gazeta “Standard”, 15.9.2008. 439 “Përmbledhje e përgjithshme e legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore të Shqipërisë 1949-1977”, Tiranë, f.11. 440 ”Shekulli”, 26.3.1999. 441 Gjata Fatmir. Fillim pranvere. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.116.

Page 140: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

140

Ndonëse nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të këtij konektori në fund të konektit të dytë, vihet re se në këtë pozicion është më i preferuar konektori ‘megjithatë’. Preferenca e njërit prej këtyre dy konektorëve në pozicionin fundor mund të shpjegohet me praninë e përemrave dëftorë ‘ky-këtë’, ‘ai-atë’, të cilët dallohen nga njëri-tjetri sepse njëri tregon distancë të afërt dhe tjetri të largët. Pikërisht referimi në një tekst në distancë bëhet më i lehtë për konektorin “megjithatë” dhe kjo mund të shpjegojë përdorimin e tij në fund të konektit të dytë. Veç Në trajtimin e veç si konektor teksti, së pari do të dallonim rastet, kur nuk përdoret si i tillë, sepse është pjesë e strukturës së një fjalie dhe nuk i shërben lidhjes së njësive në nivel fjalie: a) kur përdoret si ndajfolje në kuptimin ‘ndaras nga tjetri, a nga të tjerët’.

430. Rri veç. b) kur përdoret si ndajfolje në kuptimin ‘mënjanë, veçan’.

431. E thirri veç dhe ia tregoi. c) kur përdoret si pjesëz për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali pse për të kufizuar kuptimin e tyre442.

432. Ka mbaruar veç shkollën e mesme. d) kur përdoret si pjesëz në fjalitë dëshirore e urdhërore për të theksuar a për të përforcuar më shumë dëshirën, miratimin që shprehim për diçka ose urdhrin.

433. Veç ta shihja edhe njëherë. e) kur përdoret si pjesëz në kuptimin ‘për pak, gati’.

434. Veç sa nuk ra. Si konektor teksti do të përdoret kur shërben si lidhëz që lidh fjali të një fare, njëra prej të cilave shpreh kundërshtim a kufizim për atë që thuhet në tjetrën.

435. Foli mjaft mirë, veç pak shpejt.443 Si konektor teksti përdoret në mes të konekteve si në (435) ose në krye të konektit të dytë si në shembullin (436).

436. Ndenjën gjatë. Veç nuk thanë asgjë. Veçse Veçse në gjuhën shqipe përdoret në dy funksione: a) Si pjesëz për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre (zakonisht me mohim):

437. Ajo veçse trokiste gishtërinjtë mbi tavolinë. b) Si lidhëz, për të lidhur dy gjymtyrë a dy fjali të një fare, njëra prej të cilave shpreh kundërshtim për atë që thuhet në tjetrën; vetëm se, vetëm, por, po.444

438. Ishte njësoj si ai, veçse pak më i gjatë. Në trajtimin e veçse si konektor kundërshtor, do të përjashtonim përdorimin e tij si pjesëz. Morfologjikisht është formuar nga parafjala veç+lidhëzën se. Marrëdhënia kundërshtore që realizon lidhëza veçse, është kontrast krahasues. Sikurse është dhënë

442 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.2121. 443 Po aty. F.2121. 444 Po aty. F.2122.

Page 141: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

141

në fjalor, ky konektor kundërshtor mund të zëvendësohet kryesisht nga konektori kundërshtor më i përdorur por. Për sa i përket pozicionit të tij, përdoret në të njëjtat pozicione si dhe konektorët e tjerë lidhëza.

- në krye të fjalisë pasuese 439. Revista do të mund të dilte pas dy vjetësh dhe leja iu dha me

ndërmjetësinë e Naimit. Veçse tani (1884) ishte marrë një vendim amnistie kundër të përndjekurve shqiptarë të kohës së lidhjes.445

- në mes të fjalive 440. Të gjithë kishin thënë se kafexhiu e dinte më mirë, veçse i merrej pak

goja dhe inglishten e fliste shumë keq.446 Veçqë Veçqë në gjuhën shqipe përdoret njësoj si konektori kundërshtor veçse. Morfologjikisht është formuar nga parafjala veç+lidhëzën që. Marrëdhënia kundërshtore që realizon lidhëza veçqë, është kontrast krahasues. Ky konektor kundërshtor mund të zëvendësohet kryesisht nga konektori kundërshtor më i përdorur por. Për sa i përket pozicionit të tij, përdoret në të njëjtat pozicione si dhe konektorët e tjerë lidhëza.

- në krye të fjalisë pasuese 441. Kryeministri e ka justifikuar emërimin e ambasadorit si i ngarkuar me

punë të Kosovës në Arabinë Saudite. Veçqë e ka gjykuar të pazakontë, ka treguar dhe se e ka përjetuar si lajm të keq.447

- në mes të fjalive 442. Kjo reklamë ishte e bukur, veçqë i largon njerëzit nga deti.

Vetëm Në fjalorin e gjuhës shqipe448, vetëm klasifikohet si ndajfolje, pjesëz dhe si lidhëz. Si ndajfolje përdoret për të treguar: a) pa familje, pa të afërm a farefis.

443. Ka mbetur vetëm. b) veçan a ndaras të tjerëve, pa asnjë njeri.

444. Banonte vetëm. Si pjesëz përdoret: a) për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre.

445. Vetëm ai e di. b) përdoret në fjalitë dëshirore e urdhërore për të theksuar se për të përforcuar më shumë dëshirën, miratimin a urdhrin e shprehur.

446. Vetëm të ishe nisur. Si lidhëz përdoret në kuptimin e lidhëzave: por, megjithatë, mirëpo, veç.

447. Filmi qe i bukur, vetëm ca i shkurtër.

445 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.78. 446 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.57. 447 Gazeta “Ekspres”, 15.12.2012. 448 Po aty. F.2145.

Page 142: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

142

Duke përjashtuar dy rastet e para, ku funksioni i vetëm është brenda strukturës së fjalisë, si konektor teksti do të përdoret kur përdoret si lidhëz kundërshtore. Duke qenë se në vetë përkufizimin në fjalorin e shqipes, kjo lidhëz përdoret si lidhëzat e tjera kundërshtore, pritshmëria është që ajo të përdoret në të njëjtat pozicione:

- në krye të fjalisë pasuese 448. Mallrat e shportës nuk janë rritur. Vetëm kanë ndryshuar disa çmime

të tjera. - në mes të fjalive 449. Koncerti ishte i bukur, vetëm zgjati më shumë nga sa pritej.449

Vetëm se Përdoret në të njëjtën mënyrë si konektori veçse dhe në të njëjtat pozicione.

- në krye të fjalisë pasuese 450. Do të rrinin të dy shtrirë në errësirë, do të flisnin me zë të lartë dhe ai

do t’i tregonte çdo gjë. Vetëm se ajo do të kishte frikë si në ato ditët e fundit para se ai të nisej për në Shqipëri.450

- në mes të fjalive 451. Lufta ka kohë që ka filluar, vetëm se asnjë nuk e përjeton atë si të

tillë.451 - në dialog 452. -Eh, kur ishte gjallë ç’ushtri që ish,- tha gjenerali-lejtnanti duke picërruar sytë.

-Vetëm se ishte e egër.452

449 “Mapo”, 22.11.2012. 450 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.31. 451 “Albania“, 5.9.1998. 452 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.242.

Page 143: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

143

5.1.2 Përfundime-lidhëzat kundërshtore si konektorë kundërshtorë Si konektorë kundërshtorë do të konsiderohen lidhëzat bashkërenditëse:

por, ama, kurse, mirëpo, ndërsa, teksa, por, porse, veç, veçse, veçqë, vetëm se.

Konektorët kundërshtorë përdoren për të shprehur lloje të ndryshme marrëdhëniesh kundërshtore: kontrast përmes vlerave të kundërta të konekteve, krahasimi kontrastues, kontrasti përmes ndryshimit të planit, kontrast përmes vlerave të kundërta të konekteve

Konektorët kundërshtorë-lidhëza përdoren kryesisht në: krye të fjalisë pasuese,

në mes të fjalive dhe në dialog.

Si në shumë gjuhë, edhe në gjuhën shqipe mund të flitet për një konektor kundërshtor standard, i cili mund të përdoret për të shprehur marrëdhënie të ndryshme kundërshtore. Ky konektor është lidhëza kundërshtore por.

Konektori mirëpo, duket të jetë një konektor i ngjashëm në përdorim me

konektorin por, sepse mund ta zëvendësojë atë në pothuaj të gjitha strukturat ku përdoret ai.

Ndonëse është klasifikuar si lidhëz kundërshtore, pozicioni që zë konektori ama,

i ngjan më shumë atij një konektori ndajfoljor, sepse përdoret dhe në pozicione të tjera ku nuk përdoren lidhëzat bashkërenditëse.

Konektorët megjithatë, megjithëkëtë, e kanë më të dukshëm funksionin e tyre si konektorë teksti nga vetë përmbajtja e tyre, për shkak të pranisë së përemrave atë/këtë, të cilët referojnë në pjesën e parë të tekstit.

Konektorët megjithatë, megjithëkëtë gjenden në më shumë pozicione, që janë tipike për ndajfoljet kur përdoren si konektorë teksti. Përveç pozicioneve tipike ku përdoren lidhëzat: në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive dhe në dialog, këta konektorë përdoren dhe në pozicione të tjera, si: pas një gjymtyre ose disa gjymtyrësh në fjalinë e dytë, në fund të konektit të dytë.

Konektorët kurse dhe ndërsa nuk mund të realizojnë të njëjtat marrëdhënie kundërshtore si konektori por.

Për lidhëzat ndërsa dhe teksa duhet bërë dallimi kur përdoren si lidhëza kohore

dhe kur shërbejnë si konektorë teksti që shprehin marrëdhëniet kundërshtore.

Veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se përdoren si konektorë teksti vetëm kur shërbejnë si lidhëza kundërshtore dhe jo në rastet kur janë pjesëza ose ndajfolje.

Për konektorin porse vlejnë të thuhen të njëjtat gjëra si për të gjitha konektorët e

tjerë kundërshtorë. Megjithatë përdoret më rrallë se lidhëzat e tjera kundërshtore.

Page 144: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

144

5.2 Konektorët të tjerë kundërshtorë

Ndryshe Së pari, lind problemi i përcaktimit të rasteve kur ndryshe do të konsiderohet si konektor teksti. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe453 ndryshe përdoret: a) si ndajfolje, me kuptimin në mënyrë tjetër, me tjetër mënyrë a rrugë, ose me tjetër brendi, cilësi a trajtë; dhe b) si lidhëz me kuptimin në rastin e kundërt, përndryshe. Semantikisht, ndajfolja ndryshe duket se shërben për të referuar në pjesë të ndryshme të tekstit, duke bërë me dije se një mendim, pikëpamje, a ide është e ndryshme nga ajo që është thënë më parë. Në këtë përdorim, mendojmë se mund të konsiderohet si proformë, sepse është e domosdoshme për strukturën e fjalisë dhe e realizon kohezionin e tekstit me anë të referimit anaforik tek elementet e tjera të tekstit, p.sh.:

453. Ai mendonte ndryshe. (Ndryshe nga cili/cila?, ndryshe nga sa është thënë më parë)

Ndërsa në shembullin e mëposhtëm, ndajfolja ndryshe mund të zëvendësohet nga konektorë të tjerë teksti si në të kundërt, në rast të kundërt etj., dhe lidhja semantike që ekziston mes fjalive mbetet e njëjtë.

454. Pra, ashtu ju qëndron ura. Ndryshe, as të mos mundohi kot e të punoni, urë kurrë s’do të mbaroni.454

Si konektor teksti ndodhet në të njëjtat pozicione që ndodhen dhe konektorët e tjerë-lidhëza:

- në pozicion fillestar 455. Duhet ta gjejmë thoshte me vete, sa më parë. Ndryshe, të gjithë do të

çmenden prej saj.455 - në mes të fjalive 456. Shpejt, shpejt thosha me vete, ndryshe koha ikën.456 - në dialog 457. -Dhe ju me cilësinë e mjekut, i jeni i nevojshëm Ali Binakut në punën e

tij? – pyeti Besiani. -Natyrisht. Ndryshe s‘do të më merrte me vete.457

Përndryshe Dhe për këtë fjalë ka një ndryshim të klasifikimit të saj nga ana morfologjike, në fjalorin e vitit 2006. Ndërsa në fjalorin e shqipes së vitit 1980458, është konsideruar si ndajfolje që semantikisht shpreh kuptimin ‚nëse nuk është kështu‘, ‚në rast të kundërt‘, në fjalorin e vitit 2006, është klasifikuar jo vetëm si ndajfolje, por edhe si lidhëz që shpreh kuptimin “në rast të kundërt”, “ndryshe”. Duke iu referuar përcaktimit të parë si ndajfolje, vëmë re se ndajfolja përndryshe paraqet specifika të veçanta në përdorim, pasi ajo nuk përdoret në fjali të thjeshta si ndajfolje e domosdoshme për strukturën e fjalisë, sikurse shihet nga shembujt e mëposhtëm. Në shembujt (458, 459), është i dukshëm dallimi i saj me ndajfoljen

453 Po aty. F.1223. 454 Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1981, f.426. 455 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f.231. 456 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.102. 457 Po aty. F.337. 458 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1453.

Page 145: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

145

ndryshe459. Praktikisht, është i pamundur përdorimi i saj në të njëjtat pozicione si ndajfolja ndryshe.

458. ?Foli përndryshe. Foli ndryshe. 459. ?Po vishej përndryshe. Po vishej ndryshe.

Po ashtu, duke iu referuar shembujve të dhënë në fjalor, për përdorimin e saj si ndajfolje, është e qartë në fakt se kjo fjalë paraqet më shumë karakteristikat e një lidhëze sesa të një ndajfoljeje.

460. Nisu menjëherë, përndryshe do të arrish tepër vonë. Edhe në fjalorin e vitit 2006, shembulli i mësipërm është i vetmi që jepet për përdorimin e saj, si ndajfolje ose si lidhëz, prandaj nuk mund të bëjmë krahasimin mes rasteve që gjuhëtarët i kanë parë si përdorime të përndryshe si ndajfolje dhe të atyre rasteve ku përdoret si lidhëz. Mendojmë se mund të rishihet përkufizimi i saj si ndajfolje, dhe të bëhet klasifikimi i saj vetëm si lidhëz, pasi dhe rastet kur ndodhet në fjali të thjeshta, ndahet nga pjesët e tjera me anë të shenjave të pikësimit. Është pikërisht analiza e mësipërme që na çon në përfundimin se kjo fjalë luan rolin e konektorit të tekstit, dhe fakti që dhe në fjali të thjeshta ndahet me presje, tregon se funksioni i saj është që të bëjë lidhjen me një pjesë të mëparshme në tekst:

461. Përndryshe, hesht! Kjo strukturë mund të jetë vazhdim i një fjalie si:

462. Fol tani nëse ke diçka për të thënë. Përndryshe, hesht! Pra, mendojmë se funksioni i vetëm që kjo ndajfolje/lidhëz luan, është ai i lidhjes së konekteve, duke shërbyer si konektor teksti. Marrëdhënia që shpreh është marrëdhënia lidhëzore e kundërshtisë. Si konektor teksti përdoret:

- në krye të fjalisë të dytë 463. Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë përfundimisht që zgjedhje si

ato të herës së fundit nuk mund të pranohen. Përndryshe, kjo gjë do ta shtyjë akoma më shumë afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

- në mes të fjalive 464. Qeveria duhet ta mbajë fjalën, përndryshe ikim!460

Përkundrazi Nga ana morfologjike është një pjesëz e formuar nga parafjala ‚për‘+ ndajfoljen ’kundra‘ + prapashtesën ‚zi‘. Nga ana semantike shpreh një veprim, gjendje, a situatë krejt ndryshe nga sa mund të mendohet a nga ajo që është thënë më parë. Elementi i kundërshtisë, apo i kontrastit është i shprehur nga ndajfolja ‚kundër‘. Fakti që përkundrazi i shërben kohezionit të tekstit dhe që është në kufi të fjalive, shpjegon dhe klasifikimin e tij në sintaksën tradicionale të shqipes si fjalë e ndërmjetme, pra pa një funksion të caktuar në fjali. Brenda grupit të ‚fjalëve të ndërmjetme‘, është klasifikuar si fjalë e ndërmjetme që shërben për të kundërshtuar një fjalë, ose për të kundërshtuar a për të mohuar atë që është thënë më parë.

465. Mos ishte diçka e papritur? Përkundrazi, këtë e kishim marrë vesh me kohë.

459 Përndryshe është e formuar nga parafjala ‚për‘+ ndajfoljen ‘ndryshe’. 460 “Shekulli”, 5.7.2008.

Page 146: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

146

Ne do ta konsiderojmë pjesëzën përkundrazi si konektor teksti që shpreh marrëdhënien kundërshtore „në të kundërt të asaj që pritej“. Kur përdoret si konektor teksti shërben për të qartësuar marrëdhënien që ekziston mes fjalive. Zakonisht është më e theksuar se pjesa tjetër e fjalisë dhe prandaj ndahet me presje kur është në pozicion fillestar ose vihet mes presjesh kur gjendet në mes të fjalive. Si konektor teksti, përdoret në pozicione të ndryshme:

- në krye të fjalisë pasuese 466. Por jo Gjorgu i Berishajve s’ishte i tillë. Përkundrazi, për të kishin

thënë gjithmonë i mbyllur e i mendueshëm, kështu që nga kushdo mund të priteshin marrëzira të tilla, por jo nga ai.461

- në fjalinë e dytë, por jo në pozicion fillestar, p.sh. pas një gjymtyre tjetër: 467. Abdyli përpiqet t’ia paraqesë sëmundjen si një gjë jo alarmuese Samiut

në Stamboll. Naimi, përkundrazi, parasheh të zezën dhe gati sa s’e thotë shprehimisht.462

- në mes të fjalive 468. Ndryshe nga vëllezërit e tjerë nuk qe ngulur më në asnjë post të

rëndësishëm, përkundrazi, përherë kishte hyrë në ca punë disi të çuditshme që i braktiste shpejt.463

- në mes të fjalive, por jo direkt pas konektit të parë, d.m.th. pas një fjale ose grupi fjalësh të fjalisë pasuese, p.sh.:

469. Disa thoshin se rrinte me ta për arsye pune; disa, përkundrazi, thoshin se rrinte kot për të kaluar kohën.464

- në dialog 470. -Besoj se s’bëra gabim.

-Aspak, - shpejtoi Stresi, - përkundrazi, bëre shumë mirë.465 Nga ana tjetër Në fjalorin e gjuhës shqipe466 thuhet se nga njëra (një) anë ... nga ana (më anë) tjetër përdoret si fjalë e ndërmjetme kur kundërvihen dy fakte, dy rrethana, dy kënde vështrimi, dy rrugë zgjidhje etj. Morfologjikisht është një lokucion i përbërë nga një parafjalë e rasës emërore, nga emri ‚anë’ dhe përemri ‚tjetër‘. Prania e përemrit ‚tjetër’ në përbërje të këtij konektori tregon se nga ana semantike bëhet fjalë për një krahasim me diçka të përmendur më parë. Klasifikimi si fjalë e ndërmjetme, e bën më të dukshëm rolin që ka si konektor teksti që shërben për të lidhur propozicione. Këtu, kundërshtia që shprehet është më e dobët nga ajo që shprehin konektorët e tjerë kundërshtorë. Vëmendja përqendrohet kryesisht tek krahasimi. Kundërvënia binare ‚nga njëra anë‘‚ nga ana tjetër’ nuk është gjithnjë e pranishme. Konektori “nga ana tjetër” mund të përdoret, pa qenë e nevojshme që diku në tekstin paravajtës të gjendet konektori “nga njëra anë”. Shpesh përdoret për të shprehur një këndvështrim a pikëpamje tjetër nga ajo që është thënë më parë. Në shembullin (471) 461 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f.192. 462 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.61. 463 Po aty. F.527. 464 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f.159. 465 Po aty. F.82. 466 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980, f.34.

Page 147: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

147

duke analizuar kërkesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, autori parashtron në fjalinë dëshirën e vendeve të ndryshme për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe në fjalinë e dytë i kundërvë dëshirave dhe aspiratave të këtyre vendeve, detyrimet që duhet të përmbushin këto vende për t’u anëtarësuar në BE. Kjo marrëdhënie kundërshtie mes dy fjalive realizohet përmes përdorimit të konektorit nga ana tjetër.

471. Vendet aspirante për integrim e dëshirojnë dhe e meritojnë anëtarësimin në UE po aq sa edhe ish-vendet e Evropës Lindore e Qendrore. Nga ana tjetër, nga vendet aspiruese kërkohet të obligohen e që të marrin barrë të madhe përballë përshtatjeve strukturore për t’i përmbushur kriteret që sjellin drejt pranimit në UE.467

Mund të ndodhë që përdorimi i konektorit nga ana tjetër të mos shprehë detyrimisht një këndvështrim, a një pikëpamje të kundërt në lidhje me atë çka është thënë më parë, por thjesht një element tjetër për të përforcuar atë që është thënë më parë. Në artikullin e mëposhtëm për zgjedhjet në Shqipëri, gazetari duke folur për rezultatet e mundshme të rezultateve të balotazheve, pasi jep faktin se Partia Socialiste është në avantazh në 40 prej tyre nga 46 balotazhe, e përforcuan mundësinë e fitimit të zgjedhjeve prej saj, duke argumentuar se përvoja tregon që partia që fiton zgjedhjet në raundin e parë, ka mundësi më të madhe që të fitojë dhe raundin e dytë. Në këtë rast, konektori nga ana tjetër mund të zëvendësohej me konektorin shtesor për më tepër.

472. Ata do të përballen në 46 balotazhe, ku në 40 prej të cilave kandidatët e saj janë në avantazh ndaj kandidatëve të PD. Nga ana tjetër, përvoja politike shqiptare e dhjetë viteve të fundit ka treguar se ajo forcë politike që fiton raundin e parë merr edhe 90% të zonave që janë në balotazh.468

Shpesh, në vend të strukturës binare nga njëra anë... nga ana tjetër përdoret në struktura të njëpasnjëshme konektori nga ana tjetër.

473. Ata do të përballen në 46 balotazhe, ku në 40 prej të cilave kandidatët e saj janë në avantazh ndaj kandidatëve të PD. Nga ana tjetër, përvoja politike shqiptare e dhjetë viteve të fundit ka treguar se ajo forcë politike që fiton raundin e parë merr edhe 90% të zonave që janë në balotazh. Nga ana tjetër, votat e PSD, PAD, PBDNJ dhe Partisë Agrare janë deklaruar që tani në favor të PS, duke i dhënë asaj shansin të fitojë nga 38-42 zona në balotazh.469

Ky konektor, mund të gjendet në pozicione të ndryshme në fjali, pa e ndryshuar funksionin e tij, atë të konektorit që shpreh marrëdhënie kundërshtore. Duke qenë një konektor që theksohet më shumë se një konektor i thjeshtë kundërshtor si ‚por‘, ai ndahet grafikisht me presje, nga pjesa tjetër e fjalisë, nëse ndodhet në krye të konektit, ose mes dy presjesh nëse ndodhet në pozicione të ndryshme në konektin e dytë. Më poshtë jepet një numër shembujsh të përdorimit të këtij konektori.

- në pozicion fillestar në fjalinë pasuese 474. Ky është një nga shkaqet pse banorët e asaj zone flasin të madhe

kurdoherë e jo se qenkan të shurdhë, si donë me thanë disa qytetarë. Nga ana tjetër të folunit me za të naltë nuk asht shej i trashësisë mendore si thonë prapë disa të tjerë, por ves i njerëzve të malit e të

467 “Java”, 14.4.2006. 468 “Koha jonë”, 10.6.2001. 469 “Koha jonë”, 10.6.2001.

Page 148: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

148

fushës, të lindin e të rritun në liri me shungullimin e erës dhe të fortunës në vesh.470

- në fjalinë e dytë, por jo në pozicion fillestar 475. Tue përdorë fjalët e malësorëve edhe kur këta mbrojtën me trimninë e

vet fushën, në fund qenë të nisun prore përpjetë me një grusht miza në shpinë. Këta, nga ana tjetër, harrojnë se edhe në të kaluemen kishin hy shpesh në faj të fukarenjve.

- në mes të fjalive 476. Kështu p.sh. kryeideja e „Qerbelasë“ si një legjendë është ajo e

ndeshjes së të mirës me të keqen, triumfi i të parës mbi të dytën. Është e qartë, nga ana tjetër, se Naimi e shkroi atë poemë të gjatë fetare për të tërhequr lexuesin besimtar në lëvizjen kombëtare.471

Çiftet e konektorëve: nga njëra anë … nga ana tjetër, jo vetëm që vendosin ide në antitezë direkte me njëra-tjetrën, por dhe e lajmërojnë lexuesin që të presë diçka më shumë në lidhje me atë që është thënë më parë. Ky është dhe një nga funksionet më të qarta për shprehjen e kundërshtisë. Këta dy konektorë përdoren në pozicione të ndryshme:

- në mes të fjalive 477. Nga njëra anë, kemi deklarimin e kryeministrit për mosndjekje penale

ndaj gazetarëve, nga ana tjetër kemi (patëm) një konflikt dyvjeçar mes qeverisë dhe medias më të madhe në vend, që rezultoi edhe me presione financiare472 […]

- në krye të fjalive, por jo në pozicion nistor 478. PD-ja nga njëra anë flet për antikorrupsionin, nga ana tjetër sulmon

Prokurorinë për mënyrën se si po heton Gërdecin, një krim i pastër shtetëror që buroi nga korrupsioni qeveritar i niveleve më të larta.473

- në krye të fjalive 479. Nga njëra anë është rezoluta e Uashingtonit e cila akuzon Turqinë për

gjenocid në Armeni gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Nga ana tjetër qëndron terrori i PKK-së, i cili po i kushton qeverisë besimin e mandatit të dytë që populli i dha, pasi numri i ushtarëve turq që po vdesin në përleshje po rritet nga dita në ditë.474

Kontraste më të forta mes dy konekteve realizohen nga përdorimi i konektorit (nga njëra anë) ... nga ana tjetër me konektorë të tjerë kundërshtorë. Në këto raste konektorësh kundërshtorë të kombinuar, konektori nga ana tjetër përdoret i ndarë me presje nga konektorët e tjerë. Konektorët e kombinuar nuk përdoret gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Ata mund të përdoren dhe në distanca më të largëta.

470 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.97. 471 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.128. 472 Revista “Mapo”, nëntor 2008. 473 “Panorama”, 09.6.2008. 474 Gazeta “Start”, 23.10.2007.

Page 149: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

149

Prapëseprapë Prapëseprapë është një fjalë e formuar nga ndajfolja prapë + lidhëzën se+ndajfoljen prapë. Së pari duhet të theksojmë se ka dy klasifikime të ndryshme për këtë fjalë. Në fjalorin e gjuhës shqipe, të vitit 1980475 , prapëseprapë është konsideruar si ndajfolje, në kuptimin përsëri, prapë. Kurse në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 2006, është klasifikuar si ndajfolje dhe si lidhëz476: a) si ndajfolje në kuptimin përsëri, prapë; b) si lidhëz sinonime me lidhëzën megjithatë. Kurse, në sintaksën tradicionale, është klasifikuar si fjalë e ndërmjetme, e cila nuk ka lidhje sintaksore me pjesën tjetër të fjalisë, por është si diçka e shtuar në të. Ashtu si dhe konektorë të tjerë teksti, të cilët në sintaksën tradicionale konsiderohen si ‚fjalë të ndërmjetme‘, ky konektor ndahet nga fjalia me pauza, të cilat shprehen grafikisht me anë të presjeve. Pikërisht, intonacioni i tij krijon përshtypjen se kjo fjalë ka karakter shtesor në tekst. Prapëseprapë përdoret si konektor teksti për të shprehur marrëdhënien lidhëzore kundërshtore. Mund të zëvendësohet nga konektori ‚megjithatë‘. Ndonëse i klasifikuar si lidhëz, në fjalorin e vitit 2006, duhet të themi se ky konektor ndryshe nga konektorët e tjerë lidhëzorë, gjendet në pozicione që janë karakteristike për konektorët ndajfoljorë.

- në krye të fjalisë të dytë 480. Mjediset nuk janë sa duhet të individualizuara. Prapëseprapë, në

poemë gjejmë pasazhe të shumta që janë në lartësinë e poezisë më të mirë të Naimit.477

- në mes të fjalive 481. Disa herë tha me vete: gjepura, marrëzira , s‘është e mundur dhe, sado

që dy-tri herë vendosi përfundimisht të hiqte mendjen andej, prapëseprapë, mendoi veçse shkakun përse po e thërriste kryepeshkopi.478

- në fjalinë e dytë, jo në pozicion nistor 482. Policja Jiang Ming, që humbi 10 anëtarë të familjes, punon

prapëseprapë në vijën e parë.479 Prapë Ashtu si dhe për konektorin prapëseprapë dhe për konektorin prapë vëmë re se ka dy klasifikime të ndryshme përkatësisht në fjalorët e shqipes të vitit 1980 dhe 2006. Në klasifikimin e bërë në fjalorin e shqipes të vitit 1980 480 prapë klasifikohet si ndajfolje481 e cila mund të përdoret me disa kuptime:

a) Në drejtim të kundërt me lëvizjen që ka bërë dikush a diçka, andej nga ka ardhur, si p.sh: E mori prapë.

b) Në mënyrë të pakënaqshme, jo ashtu diç duhet: Foli mbarë e prapë.

475 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1533. 476 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.839. 477 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.208. 478 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980, f.97. 479 “Shekulli”, 22.5.2008. 480 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1533. 481 Në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 2006, ka dhe një klasifikim tjetër për të si lidhëz, në kuptimin megjithatë. Shembulli i përzgjedhur për klasifikimin e saj si lidhëz është i diskutueshëm, pasi në fakt këtu rolin e konektorit e luan lidhëza po: Është larg, po prapë s’na harron.

Page 150: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

150

c) Sërish, përsëri: Erdhi prapë. d) Ende, megjithatë: Ai s’e dëgjoi mirë, prapë e kuptoi si qe puna.

Nga të katër rastet e mësipërme, në përdorimin e saj në (a-c) kjo ndajfolje nuk do të konsiderohet si konektor teksti, sepse në të gjitha këto struktura ajo është pjesë e domosdoshme e fjalisë. Vetëm në shembullin (d) kemi të bëjmë me një përdorim të veçantë, sepse këtu shërben për të lidhur konektet mes tyre. Pra, në këtë rast është një konektor teksti që shpreh marrëdhënien lidhëzore kundërshtore, njësoj si ndajfolja prapëseprapë. Në këtë përdorim është lehtësisht i zëvendësueshëm nga konektori ‚megjithatë‘. Në fjalorin e vitit 2006482, përdorimi i prapë, si në pikën (d) është konsideruar jo më si një ndajfolje, por si një lidhëz sinonimike me lidhëzën megjithatë. Duhet theksuar se shembulli i dhënë për përdorimin e kësaj fjale si lidhëz, nuk është ai i duhuri, pasi këtu në fakt kemi një përdorim të konektorëve të kombinuar por prapë483, për të cilët do të flasim në kreun e fundit. Duhet thënë se prapë përdoret më shumë në ligjërimin bisedor. Si konektor teksti gjendet në pozicione të ndryshme:

- në pozicion fillestar në krye të fjalisë së dytë 483. Në predikimet e tij, si zakonisht autori përpiqet t’i qëndrojë larg

dogmës me besëtytnitë e saj. Prapë, është mistiku që moralizon.484 - në mes të fjalive 484. Po fabulat mund të nisin të tregohen edhe „vendshe“, prapë, vjersha

mbetet e shkurtër, aksioni nuk tirret.485 Sidoqoftë Sidoqoftë është e klasifikuar në morfologji si një pjesëz, kurse në sintaksë si një fjalë e ndërmjetme. Nga ana e fjalëformimit është një fjalë e formuar me përngjitje nga ndajfolja ‚sido‘+‘qoftë‘ (qoftë është forma e mënyrës dëshirore e foljes ‚jam‘). E paklasifikuar si gjymtyrë fjalie në gramatikën tradicionale, vendi i saj brenda fjalive shpjegohet me funksionin e saj si konektor teksti. Si konektor teksti shpreh marrëdhënien lidhëzore kundërshtore. Këtë e mbështet dhe fakti që është lehtësisht e zëvendësueshme nga lidhëza kundërshtore „megjithatë“. Është më e theksuar se pjesa tjetër e fjalisë, prandaj ndahet me presje kur është në pozicion fillestar, ose vihet mes dy presjesh kur është në mes të fjalive. Gjendet e përdorur si konektor në këto pozicione:

- në pozicion fillestar 485. Megjithatë, problemi mbetet i hapur për mundësi të disponimit e të

përdorimit të një armatimi të ri, veçanërisht në sistemin e raketave kundërajrore. Sidoqoftë, kjo është hipotezë.486

- në fjalinë pasuese, por jo në pozicion fillestar 486. Të bijtë i la mund të thuhet në varfëri, me Abdylin që ishte në moshë të

fitonte jetën dhe me Sherifin 17 vjeç, të tjerët ishin më të vegjël.

482 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.839. 483 Është larg, po prapë s’na harron. 484 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri - jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.175. 485 Po aty. F.173. 486 „Shekulli“, 30.3.1999.

Page 151: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

151

Familja e varfëruar e Halid Frashërit përpiqej të ruante, sidoqoftë, sërën e saj në Dangëlli e përreth.487

- në fjalinë pasuese, por pas një gjymtyre tjetër 487. Pak e lidhin autorin me realitetin e hidhur të errët shumë të një

shoqërie që përpiqet të bëjë hapat e para për të dalë nga mesjeta. Ai sidoqoftë do t‘i këndojë „Atdheut“ plot përgjërim.488

- në mes të fjalive 488. Duhet t‘i rishikoj edhe njëherë të dhënat, tha Besniku me vete, po në

atë çast mendoi: sidoqoftë kjo është një punë e bukur.489 - në pozicion fundor 489. -Ku do t‘i gjesh kaq para

-Do t‘i gjej -Më vjen keq, sidoqoftë.490

Në të kundërt(ën) Funksioni i kësaj strukture është që të paraqesë një pohim i cili qëndron në kundërvënie direkte me atë që është thënë më parë. Në disa raste mund të zëvendësohet me nga ana tjetër. Morfologjikisht është e formuar nga parafjala në+të kundërt(ën). Marrëdhënia kundërshtore që realizon si konektor teksti është më eksplicite, sepse markohet pikërisht nga prania e fjalës ‚të (e) kundërt‘. Pra, kemi të bëjmë me një ‚mohim të pritshmërisë‘. Në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1980 gjendet forma ‚në të kundërtën‘, por vitet e fundit duket se ka marrë një përdorim gjithnjë e më të madh, forma ‚në të kundërt‘, një formë kjo së cilës i mungon treguesi rasor i kallëzores (mbaresa ‚ën‘). Si konektor gjendet i përdorur shpesh në tekste që kanë të bëjnë me ligje a urdhëresa, si në rastin e mëposhtëm ku kërkohet vendosja e ligjit dhe e masave që do të merren nëse nuk ndodh kjo.

490. Ndaj duhet të vendoset me shpejtësi të madhe ligji, në të kundërt, do të autorizoj qeveritë vendore t’u heqin të drejtën për të prekur pasuritë e zonës çdokujt që nuk i përgjigjet detyrimit ndaj saj dhe komunitetit.491

Mund të ndodhë që në disa kontekste, ky konektor nuk përdoret për të treguar kompleksitet ose dualitet, por një inversion.

491. Në muajt e parë të vitit, ecuria e interesave në tregun ndërbankar dhe atë primar ka qenë e qëndrueshme dhe luhatjet e tyre kanë qenë të lidhura me shpërndarjen asimetrike të likuiditetit në treg. Në të kundërt, normat e interesit për kredinë e re në lekë kanë rënë ndjeshëm, duke ngushtuar diferencën me interesat e tjerë për monedhën vendase, si një shenjë rritjeje e konkurrencës në këtë treg.492

487 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.45. 488 Po aty. F.142. 489 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977, f.31. 490 Kadare, Ismail. Kështjella. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977, f.92. 491 www.km.gov.al, 01.10.2008. 492 Gazeta “Ndryshe”, 28.8.2008.

Page 152: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

152

Si të gjithë konektorët e tjerë ndajfoljorë përdoret në pozicione të ndryshme. - në krye të fjalisë pasuese 492. Republikanët nuk do të lejojnë që Ligji i Legalizimeve, i kthyer për

shqyrtim nga Presidenti i Republikës, të miratohet nga Kuvendi pa asnjë ndryshim. Në të kundërt, ata do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.493

- në mes të fjalive 493. Pronarët kërkojnë gjithashtu që në ligj të sanksionohet data se deri kur

legalizohen ndërtimet pa lejë, në të kundërt, sipas tyre, ato do të vijojnë të legalizohen dhe ditët e sotme.494

- në fjalinë pasuese, jo në pozicion nistor 494. Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet, “mendohet pak mbi këtë gjë”

dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku tjetër një formë kompensimi”, bëjnë të ditur disa filozofë. “Gratë, në të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan”.

Konektori në të kundërt zëvendësohet shpesh nga: në rast të kundërt. 495. Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet, “mendohet pak mbi këtë gjë”

dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku tjetër një formë kompensimi”, bëjnë të ditur disa filozofë. “Gratë, në të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan”.

496. Kjo është presion maksimal mbi klasën politike për të gjetur konsensusin, në rast të kundërt është shpërndarja e parlamentit dhe rikonstituimi i një parlamenti dhe një qeverie të re495.

493 Gazeta “Republika”, 06.5.2008. 494 “Koha jonë”, 27.5.2008. 495 www.bbc.co.uk/albanian, 20.6.2007.

Page 153: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

153

5.2.1 Përfundime-konektorë të tjerë kundërshtorë Si konektorë kundërshtorë do të klasifikohen jo vetëm lidhëzat, por

dhe ndajfolje dhe pjesëza të cilat ndërtojnë kohezionin e tekstit.

Një pjesë e këtyre ndajfoljeve ka qenë të klasifikuara si gjymtyrë të ndërmjetme në sintaksë, duke e nxjerr më në pah funksionin e tyre në njësi përtej fjalisë.

Ndajfolja ndryshe duket se shërben për të referuar në pjesë të

ndryshme të tekstit, duke bërë me dije se një mendim, pikëpamje a ide është e ndryshme nga ajo që është thënë më parë, dhe mund të zëvendësohet nga konektorë të tjerë teksti si në të kundërt, në rast të kundërt etj.

Kombinimet e por me ndryshe, nuk janë kombinime dy konektorësh.

Në këto raste, ndryshe nuk përdoret si konektor por i shoqëruar nga struktura të llojit parafjalor ‚por ndryshe nga sa veproi, por ndryshe prej tij etj‘. Ndonëse mund të mos e përjashtojmë tërësisht përdorimin e një konektori të kombinuar por ndryshe, duhet thënë se shpesh ky kombinim mund të jetë ai i një konektori por dhe i ndajfoljes ndryshe (në kuptimin: në një mënyrë tjetër).

Ndajfolja përndryshe paraqet specifika në përdorim, pasi ajo nuk

përdoret në fjali të thjeshta si ndajfolje e domosdoshme për strukturën e fjalisë. Duket se funksioni i vetëm që kjo ndajfolje/lidhëz luan, është ai i lidhjes së konekteve, duke shërbyer si konektor teksti. Marrëdhënia që shpreh është marrëdhënia lidhëzore e kundërshtisë.

Fakti që përkundrazi i shërben kohezionit të tekstit dhe që është në kufi të fjalive, shpjegon dhe klasifikimin e tij në sintaksën tradicionale të shqipes si fjalë e ndërmjetme, pra pa një funksion të caktuar në fjali. Brenda grupit të ‚fjalëve të ndërmjetme‘, është klasifikuar si fjalë e ndërmjetme që shërben për të kundërshtuar një fjalë, ose për të kundërshtuar a për të mohuar atë që është thënë më parë. Përdoret në pozicione tipike të konektorëve ndajfoljorë.

Kundërvënia binare nga njëra anë‚ nga ana tjetër nuk është gjithnjë e

pranishme. Konektori nga ana tjetër mund të përdoret, pa qenë e nevojshme që diku në tekstin paravajtës të gjendet konektori nga njëra anë. Shpesh përdoret për të shprehur një këndvështrim a pikëpamje tjetër nga ajo që është thënë më parë.

Çiftet e konektorëve: nga njëra anë … nga ana tjetër, jo vetëm që

vendosin ide në antitezë direkte me njëra-tjetrën, por dhe e lajmërojnë lexuesin që të presë diçka më shumë në lidhje me atë që është thënë më parë. Ky është dhe një nga funksionet më të qarta për shprehjen e kundërshtisë.

Page 154: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

154

Ndajfolja prapëseprapë përdoret si konektor teksti për të shprehur marrëdhënien lidhëzore kundërshtore. Mund të zëvendësohet nga konektori megjithatë. Ashtu si dhe konektorët e tjerë ndajfoljorë mund të gjendet në pozicione të ndryshme.

Prapë është një konektor teksti që shpreh marrëdhënien lidhëzore

kundërshtore, njësoj si ndajfolja prapëseprapë. Në këtë përdorim është lehtësisht i zëvendësueshëm nga konektori megjithatë. Duhet thënë se prapë përdoret më shumë në ligjërimin bisedor. Si konektor teksti gjendet në pozicione të ndryshme.

E paklasifikuar si gjymtyrë fjalie në gramatikën tradicionale, vendi i

sidoqoftë brenda fjalive shpjegohet me funksionin e saj si konektor teksti. Si konektor teksti shpreh marrëdhënien lidhëzore kundërshtore. Është më e theksuar se pjesa tjetër e fjalisë, prandaj ndahet me presje kur është në pozicion fillestar, ose vihet mes dy presjesh kur është në mes të fjalive. Gjendet e përdorur si konektor në pozicionet tipike të ndajfoljes.

Në të kundërt, si konektor gjendet i përdorur shpesh në tekste që kanë

të bëjnë me ligje a urdhëresa, si në rastin e mëposhtëm ku kërkohet vendosja e ligjit dhe e masave që do të merren nëse nuk ndodh kjo.

Në të kundërt, si të gjithë konektorët e tjerë ndajfoljorë përdoret në

pozicione të ndryshme.

Page 155: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

155

KREU VI MARRËDHËNIA SHKAKORE NË GJUHËN SHQIPE 6.1 Lidhëzat shkakore sipas gramatikave të shqipes Lidhëzat shkakore në gjuhën shqipe janë trajtuar shkurtimisht në gramatikat dhe në tekstet shkollore. Ilo Dilo Sheperi496 jep disa nga lidhëzat më të përdorura që përdoren në fjalitë shkakore (se, që) dhe lokucionet (me qenë se), (me që). Sipas Sheperit, shkaku mund të jepet dhe me anë të lidhëzave të kohës. Sipas Floqit497, Sheperi vë në dukje dhe mjetet për theksimin e shkakut: “Fjalia kryesore tregon përfundimin e rrjedhur prej fjalisë së shkakut dhe merr ndajfoljen përandaj, andaj, kur theksohet shkaku”. Kurse për Aleksandër Xhuvanin fjalitë shkakore “dëftejnë shkakun për të cilin bahet puna e çfaqun prej fjalisë së parë”. Justin Rrota 498 duke iu referuar gramatikave të gjuhëve gjermanike si dhe atyre neolatine, diskuton ekzistencën paralele të “fjalisë së parë të pamvarëshme të shkakut” dhe “të fjalisë së dytë shkakore”. Sipas tij, “fjalia e parë shkakore asht krejt, të thuesh, nji gja më vehte; jo vetëm pse nuk mvaret prej fjalish të tjera, por edhe pse kjo i ep shkak nji mendimi të ri e të shkëputun. Ndërsa fjalia e dytë shkakore tregon ma për s’afërmi arësyen dhe i mbështetet krejt kryefjalis”. Rrota mendon se fjalia shkakore “mund të vendoset si para, si mbas kryefjalis, shka nuk mund të bahet gjithmonë për fjalit e para shkakore”. Sipas Floqit, “vënia në dukje e ndryshimeve midis fjalive të para të shkakut dhe e fjalive të dyta shkakore, përbën një kontribut në vetvehte shumë pozitiv. Veç kësaj J.Rrota ka shikuar më drejt se parashkuesit vetë natyrën e fjalëve andej, prandej të cilave u përgjigjen lidhëzat e fjalisë së varur, dhe që kanë për funkcion për ta theksuem ma fort shkakun.” Kostaq Cipo499 përmend se fjalia shkakore “tregon shkakun pse ngjan një punë për të cilën bën fjalë fjalia kryesore”. Për Floqin, është e rëndësishme të vihen në dukje dy pohime të bëra për herë të parë prej tij: “i pari ka të bëjë me fjalinë shkajkore sqaronjëse kur tregon ç’qe ngaja që ndodhi një punë.[...] Pohimi i dytë ka të bëjë me foljet që marrin fjali shkajkore, veçanërisht foljet që tregojnë gëzim, hidhërim, zemërim, sikurse janë këto: gëzohem, zemërohem, inatosem, hidhërohem, pendohem, pezmatohem.” Ndërsa, duke iu referuar Mahir Domit, Floqi mendon se ai ka dhënë një përkufizim më të plotë për fjalinë shkakore: “Fjalia shkajkore tregon shkakun ose arësyen e një ngjarjeje a të një veprimi”. Duke plotësuar pohimin e Kostaq Cipos për foljet që përdoren në fjalinë shkakore, ai shton këtu dhe “shprehjet që kanë të njëjtin kuptim, si: jam i lumtur, jam i kënaqur, më vjen keq etj.” Vetë Spiro Floqi500 në punimin e vet dialektologjik vë në dukje për herë të parë me materiale të shqipes, disa nuanca të fjalive shkakore: a) “lidhëza që bashkon dy fjali në një periudhë, në të cilën vendosen marrëdhënie objektore të pasura me nuanca shkaku. Kjo ndodh kur folja kallëzues e fjalisë kryesore shpreh një gjendje të brendshme, një ndjenjë. Fjalia e varur shpreh shkakun që e ndolli.” Sikurse e pohon vetë autori 501 , këtu “risia është përmendja e marrëdhënieve të përziera objektore-shkakore, gjë që ka një rëndësi të madhe për strukturën dhe vlerën e konstruktit.”

496 Sheperi, Ilo. Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe. Vlorë, 1927, f.193. 497 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.2, 1966, f.4. 498 Rrota, Justin. Syntaksa e gjuhës shqipe. Shkodër, 1943, f.84. 499 Cipo, Kostaq. Sintaksa. Shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë, 1952. 500 Po aty. F.121. 501 Po aty. F.6.

Page 156: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

156

b) “Fjalia kryesore mund të shprehë një dëshirë, një urim etj., dhe atëherë fjalia e varur shpreh motivin, arsyen për të cilin bëhet urimi.” c) “Kur fjalia kryesore është një fjali pyetëse, fjalia e varur shpreh atë fakt, shkas, shkak, për pasojën e së cilës pyetet me anën e fjalisë kryesore.” d) “Kur periudha çelet me një fjali pyetëse që ka si element të domosdoshëm strukturor përemrin pyetës ç pas të cilit vjen folja kallëzues kam në kohë të ndryshme (rëndom koha e tashme) fjalia e varur me lidhëzën që tregon faktin, fenomenin, gjendjen reale që ngjalli pyetjen”. Këtu autori, duke parë marrëdhëniet, midis aktit të pyetjes, shkakut dhe faktit-rrjedhim shton: “fjalia kryesore-fjali pyetëse-kërkon të merret vesh mbi shkakun që pat sjellë pasojën e shprehur me fjalinë e varur.” Sipas Floqit, Stefan Prifti i ka studiuar fjalitë shkakore në mënyrë më të plotë: “Prifti shqyrton drejt rastin e fjalisë shkakore ndërmjetëse, kur fjalia shkakore, për arsye të ndryshme përmban jo shkakun real të fjalisë nga varet, por shkakun e fjalisë së vërtetë shkakore, e cila paraqitet si e pavarur.” 502 Në një studim të vitit 1966, Spiro Floqi, duke rimarrë të gjitha trajtimet e mëparshme të fjalive shkakore, bën një studim më të detajuar të tyre dhe të mjeteve me anë të të cilave ato realizohen. Floqi503 dallon disa tipa semantiko-strukturorë të fjalive të lidhura me lidhëzat që, se, pse, sepse: a) fjalitë shkakore të drejtpërdrejta b) fjalitë shkakore argumentuese të konkluzionit c) fjalitë shkakore argumentuese të urdhrit d) fjalitë shkakore e thënies së kushtëzuar e) fjalitë shkakore-shtesore dhe ndërmjetëse f) fjalitë shkakore e vlerësimit g) fjalitë shkakore të ndjenjës ose të shprehjes së saj të jashtme Duke u ndalur në rolin që luajnë lidhëzat specifike shkakore, Floqi thekson se “fjalia me lidhëzën se postpozitive, tregon shkakun real të veprimit, gjendjes a fenomenit të fjalisë kryesore. [...] Treguesit e shkakut janë lidhëza dhe korrelacioni i brendive reale të fjalive të periudhës, të cilave u takon roli kryesor në shprehjen e marrëdhënieve shkak-pasojë. “ Në rastin e fjalisë shkakore të drejtpërdrejtë, fjalia e varur tregon drejtpërdrejti shkakun dhe i gjithë qëllimi i thënies përqendrohet te paraqitja e shkakut. Fjalia e varur me lidhëzat se, pse, sepse është e bashkuar shumë ngushtë me kryesoren sa herë që në fjalinë e varur ligjëruesi insiston mbi shkakun, duke e paraqitur një fakt a një veprim si shkakun e vërtetë, duke ia kundërvënë këtë ndonjë fakti a veprimi i cili pohohet si shkak ose hidhet poshtë si shkak i rremë:

497. Unë ju ndihmoj, mor zot, se ju jini trima. Në pyetje-përgjigjet, si në dialog, si në monolog, mund të përdoren të trija lidhëzat se, pse, sepse me një mbizotërim të lidhëzës se në gjuhën e folur dhe vetëm kur duam të theksojmë, përdorim rëndom lidhëzën sepse.

498. -Po ti, Nasho, -i tha Mitit, pse na ndihmon neve? -Unë ju ndihmoj, mor zot, se ju jini trima. Sipas Floqit 504 “Fjalia shkakore-argumentuese e konkluzionit lidhet kryesisht me lidhëzën se (më rrallë me lidhëzat “pse”, “sepse”) mund të përmbajë një fakt real (fakt të konstatuar prej folësit), a një të vërtetë, një dëshmi historike të autoritetshme,

502 Po aty. F.8. 503 Po aty. F.9. 504 Po aty. F.15.

Page 157: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

157

që shërben si argumentim, si provë e konkluzionit, përfundimisht të paraqitur në fjalinë kryesore a varëse; fjalia e varur vjen gjithmonë pas fjalisë nga varet”.

499. Ushtari tregonte ndonjë histori për të qeshur se djali i ri zbardhte dhëmbët dhe mbante ijet me duar.

Brendia e fjalisë së varur shkakore-argumentuese e konkluzionit përputhet me rrjedhimin real. Periudha me fjali të tilla të varura gjejmë shpesh në tekstet historike, sepse mbështeten mbi disa dëshmi të përmendura në dokumentet ku janë bazuar. Këto dëshmi autori i përmend si argument, si arsye që shpjegon saktësinë e opinionit, konkluzionit të paraqitur në fjalinë kryesore.

500. Në kohët e vjetra principata e Arianitëve zgjatej gjer brenda në Maqedoni, se në shekullin e trembëdhjetë përmendet një Komnen shqiptar si kryezot i Prespës.

Për sa i përket fjalisë shkakore argumentuese të pyetjes, Floqi argumenton: “Fjalia e varur me lidhëzat se, pse, sepse, gjithmonë pas kryesores, mund të përligjë, të motivojë një pyetje, domethënë mund të tregojë arsyen përse është bërë pyetja. Nga qëllimi i thënies fjalia kryesore është fjali pyetëse e mirëfilltë ose fjali pyetëse-urdhërore.” Kësi fjalish përdoren gjithnjë në dialog.

501. A është larg burimi se u dogja për një pikë ujë. 502. A më vjen sot për cillë, pse nesër po dal prej asajë shpi epo kthej në vend teme?

Lidhëza më e rëndomtë për të bashkuar një fjali shkakore argumentuese të pyetjes së mirëfilltë ose të pyetjes-ftesë ose pyetjes-lutje është lidhëza se. Lidhëzat pse, sepse përdoren me rrallë, sidomos lidhëza sepse. Fjalitë e varura me lidhëzën se (edhe vetëm me këtë lidhëz) dallojnë nga tipat e tjerë të fjalive shkakore se ato tregojnë motivin që e shtyn folësin të kërkojë zbatimin e urdhrit të shprehur në fjalinë kryesore.

503. Shkojmë, Vathi, se po ngryset Fjalia e varur me lidhëzën se mund të tregojë atë që ndodh a do të ndodhë domosdo kur nuk merren parasysh ato që thuhen në fjalinë kryesore. Në këtë rast, Floqi mendon se kemi të bëjmë me fjalinë shkakore argumentuese të thënies së kushtëzuar:

504. S’e di hiç, se po ta dije, sot nuk veje për gjah. Një tip i veçantë semantik fjalish shkakore me lidhëzën (fort rrallë sepse) përbëjnë fjalitë shkakore shtesore, që argumentojnë, shpjegojnë arsyen e përdorimit të një fjalie ose të një togfjalëshi në fjalinë kryesore a varëse.

505. Kjo ish dogra e dytë që kish vendi, se të parën e kish sjellë Memish beu.

Fjalitë shkakore ndërmjetëse shqiptohen me një intonacion të veçantë, me intonacionin shpjegues, dhe dallohen nga pjesa që prin dhe nga pjesa që pason nga një ton më i ulët i shqiptimit të fjalëve dhe nga pauzat e domosdoshme nga të dyja anët. Fjalia e varur, e bashkuar me kryesoren me anën e lidhëzës që përmban një fakt që bëhet shkak për vlerësimin e dhënë në fjalinë kryesore.

506. Bëtë gabim që e vratë prefektin. Për sa u përket fjalive shkakore të ndjenjës Floqi505 thotë: “një varg fjalish të varura nuk kanë për qëllim të tregojnë shkakun real të një veprimi, procesi, apo të motivojnë një kërkesë ose një pyetje, por kanë për qëllim të tregojnë shkakun, arsyen e një ndjenje, të një gjendjeje të brendshme ose të shprehjes së saj.” 505 Po aty. F.30.

Page 158: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

158

507. Afërdita gëzohej që po e shikonte xha Nelon të ndryshuar, gati të përtërirë.

Në fjalitë shkakore të ndjenjës, përdoren togfjalësha frazeologjikë dhe shprehje të tjera foljore që shprehin një gjendje të brendshme; më vjen mirë, më vjen inat, më bëhet zemra mal etj. Si konkluzione paraprake, në këtë studim Floqi506 konsideron: 1) Fjalitë shkakore me lidhëzën se dallohen nga fjalitë kryefjalore, kallëzuesore dhe ftillonjëse nga fakti se këto kanë të bëjnë me gjymtyrë të fjalisë vartëse, kurse fjalia shkakore ka të bëjë rëndom me gjithë fjalinë kryesore. 2) Fjalitë shkakore me lidhëzën pse kanë një përdorim më të kufizuar: ato përdoren edhe në përgjigjen për shkakun, kurse kur jepet shpjegimi i thënies, përdoren në të folme të gegërishtes (sidomos shkodranishtja). 3) Fjalitë shkakore me lidhëzën që janë gjithmonë postpozitive janë bashkuar shumë ngushtë me varësen. Ka përdorim në mbarë shqipen; lidhëza se mund të këmbehet me lidhëzën që (edhe pse), por ka një përdorim më të fort në të folme të gegërishtes (sidomos veriore). 4) Lidhëza sepse mund të tregojë të gjitha nuancat e shkakut, veçse nuk mund të përdoret në fjalitë ndërmjetëse. 5) Përdorimi i lidhëzave që, se, sepse merr gjithmonë e më shumë një karakter të ngulitur formativ, ndonëse aty-këtu ka paralelizma e ndërgërshetime, sidomos në gjuhën e folur. Në pjesën e dytë të këtij studimi, Floqi u mor me fjalitë shkakore të varura, të bashkuara me kryesoren me lidhëza thjesht shkakore, me shprehje lidhëzore të shkakut, mjete lidhjeje që kanë kuptimin e shkakut, me dy nuancat themelore të shkakut: b) një palë shprehje lidhëzore që shërbejnë për të bashkuar me kryesoren një fjali të

varur që tregon shkak pa tjetër, domethënë paraqit si shkak objektiv i një fakti tjetër, të paraqitur në fjalinë kryesore. Këto shprehje mund të quhen shprehje lidhëzore konstatonjëse të shkakut dhe janë baras nga vlera me shprehjen për punën që, për faktin që, të tilla janë shprehjet lidhëzore: nga që, nga se, prej se, nga puna që, për punë se, nga shkaku që, nga shkaku se, për shkak se, për arsye se, për arsye që.

c) grupi i dytë i shprehjeve lidhëzore të shkakut përbëhet nga shprehjet lidhëzore që kanë një vlerë të përgjithshme baras me atë të shprehjes duke marrë parasysh punën se, duke marrë parasysh faktin se, duke marrë parasysh se dhe kanë funksion të posaçëm të tregojnë një fakt i cili merret parasysh për nxjerrjen e një konkluzioni të shprehur në fjalinë kryesore a varëse.

Duke i analizuar më në detaj këto mjete, Floqi507 kur flet për fjalitë e varura me shprehje lidhëzore konstatonjëse të shkakut, thekson: “Këto shprehje lidhëzore kanë të përbashkët faktin se kanë në përbërjen e tyre morfologike, veç elementeve të tjera, parafjalë (a shprehje parafjalore) të shkakut që shprehin këto parafjalë, shprehjet lidhëzore mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha: 1) shprehjet lidhëzore me parafjalën nga e prej, 2) shprehjet lidhëzore me parafjalën për. Nuanca e veçantë e shkakut jepet me parafjalën nga (a prej) nëpërmjet të një fakti që është shkak si pikënisje e një fakti tjetër, ndërsa me parafjalën për, nuanca e shkakut ka të bëjë me prejardhje objektore-qëllimore, që është riinterpretuar si lidhje shkaku.”

506 Po aty. F.41. 507 Po aty. F.4.

Page 159: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

159

Në grupin e parë përfshihen këto shprehje lidhëzore të shkakut: nga që, nga se, prej se; nga puna që, nga shkaku se; kurse në grupin e dytë përfshihen shprehjet lidhëzore për punë(n) që, për punë se, për shkak se, për arsye se, për arsye që. Për shprehjen lidhëzore nga që, Floqi mendon se akoma dhe sot te kjo lidhëz është i qartë kuptimi i pikënisjes, i prejardhjes, ashtu sikurse dhe te lidhëza nga se, ku drejtimi hapësinor, shkakor i pikënisjes realizohet nga parafjala nga, si në shembullin e mëposhtëm:

508. Veta e tretë, ndaj dy vetave të tjera, ka përdorim më të gjerë në shqipe. Kjo vjen nga që veta e tretë ka tri gjini: mashkulloren, femëroren dhe asnjanësen.

Mund të ndodhë që kuptimi i shkakut si pikënisje e një fakti, për shkak të shkallës së madhe të abstragimit gjuhësor, të mos ndihet gjithmonë qartë.

509. /Djali/ Foli edhe me plakën kështu, e ajo e nxitte ca më fort atë, nga që edhe ajo mirte darova prej atij.

Fjalia që nis me nga që dhe tregon shkakun e një ndjenje ka pozicion të ngurosur: mund të ndodhet vetëm pas kryesores, ndërsa kur fjalia e varur me lidhëzën nga që nuk ka të bëjë me ndjenjë, ajo mund të zërë të trija pozicionet ndaj kryesores: të pasojë fjalinë kryesore, ta prijë ose të hyjë në mes të saj. Shprehjen lidhëzore nga se, Floqi e sheh se ka të njëjtën vlerë që ka dhe lidhëza nga që; këto lidhëza janë krejt sinonimike. Ato ndryshojnë vetëm nga shpeshtësia e përdorimit dhe nga karakteri i përhapjes së tyre. Të njëjtën vlerë dhe të njëjtën strukturë që ka dhe lidhëza nga që a nga se, ka dhe shprehja lidhëzore prej se, e formuar me parafjalën prej, me kuptimin e pikënisjes, prejardhjes dhe me lidhëzën ftillëzonjëse se. Kjo lidhëz ka përdorim të kufizuar dialektor, kryesisht në dialektin geg. Fjalia e varur me këtë lidhëz mund të zërë të trija pozicionet ndaj fjalisë varëse, ashtu si dhe fjalia e varur me lidhëzën nga që, me po ato nuanca stilistike.

510. Leka nuk ndjente në vedi gëzimin e bukurinave që e kishin rrethue, prej se mendja e tij ishte e përmbledhun në nji mendim të vetëm. 511. Kur pan dy shokët e Dedalis, se i shkoi puna mbarë, prejse e kishin

inat, shkuen te mbreti e i thanë. 512. Djali, prejse s’kishte kah me ia mbajtë, i a ep besën e Zotit, se do të

bate gjithsi t’i thotë. Shprehjen lidhëzore nga puna që, Floqi e konsideron që ka “strukturë morfologjike të tejdukshme: parafjala nga+emri puna+lidhëza ftillëzonjëse që”. Për Floqin kjo shprehje përdoret kryesisht në të folmet e Çamërishtes dhe të Mallakastrës. Si lidhëza të sajuara nga parafjala nga, emri shkaku, “të ftillëzuar nga një fjali e varur me lidhëzat ftillëzonjëse që a se. “ Kuptimi dhe funksioni i kësaj lidhëze, duket qartë tek ky shembull:

513. Kjo vjen nga shkaku që popujt dëshpërojnë paqen, që burrat e shtetit, politikanët, u servirin, kohë pas kohe...

Një shprehje lidhëzore me përdorim dialektor (kryesisht në zonën e Myzeqesë) është për punë se:

514. Që të ngas fjalën, kur e dërgoi peshkopi, syrgjyn në Manastirin e Pojanit, për punë se s’desh t’i lutej Zotit... Floqi508 mendon se shprehja lidhëzore për shkak se ka një përdorim relativisht të ngushtë, sepse përdoret vetëm në gjuhën e shkruar, sidomos në fragmente të stilit

508 Po aty. F.11.

Page 160: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

160

publicistiko-shkencor në gjuhën e autorit. Pozicioni i fjalisë me këtë shprehje lidhëzore është gjithmonë pas fjalisë kryesore.

515. Në administratën e ndërmarrjes zura vendin e shefit të kuadrit, i cili u largua për shkak se shkonte si macja me minë me drejtorin e minierës.

Shprehjet lidhëzore për arsye që, për arsye se janë ndërtime paralele krejt sinonimike, të cilat ndryshojnë vetëm nga prania e lidhëzave që apo se. Floqi thekson se “ato i përkasin gjuhës së shkruar, fragmenteve të stilit publicistiko-shkencor e kancelaresk”. Fjalitë shkakore me shprehjen lidhëzore për arsye se, ashtu si dhe me shprehjen për arsye që, janë gjithmonë postpozitive ndaj fjalisë varëse. Nga shprehjet lidhëzore të shkakut, Floqi mendon se më së forti përdorim për shkak se, për arsye se. Për sa i përket grupit të “shprehjeve lidhëzore arsyetonjëse të shkakut”, Floqi mendon se ai është disi më i vogël se ai i shprehjeve lidhëzore kostatonjëse të shkakut”. Lidhëzat e shprehjet lidhëzore arsyetonjëse të shkakut janë: me që, me qenë që, me qenë se, me të qenë se, duke qenë që, duke qenë se, tue qenë se, duk me qenë që, si dhe shprehja lidhëzore duke marrë parasysh se. Floqi dallon tri grupe shprehjet lidhëzore, duke u nisur nga struktura morfologjike: a) shprehje lidhëzore me parafjalën me; b) shprehje lidhëzore me “paskajore” dhe c) shprehje lidhëzore me përcjellore. Këto lidhëza dallojnë nga sfera dhe shpeshtësia e përdorimit. Në fjalinë e varur shkakore me shprehjen lidhëzore me që, është parafjala me që kushton kuptimin e kësaj lidhëze: “Fakti i përmendur në fjalinë e varur shkakore merret si një e dhënë, e pranishme në momentin e ligjërimit”.

516. Asgjë s’kuptonim. Po me që ashtu thosh babai, ai duhej të ishte. Brenda fjalisë së varur shkakore është zakonisht një fakt i njohur, si në shembujt e mëposhtëm:

517. -A e dini pse jemi mbledhur sot këtu? [...] -Me që nuk e dini, po jua thotë kryeplaku. Vendi më i rëndomtë i fjalisë së varur është në krye të periudhës; fjalia e varur pasohet nga fjalia kryesore, pas një pauze. Kur fjalia kryesore është një fjali e varur dëftore, fjalia e varur mund të zërë të tri pozicionet ndaj kryesores: “ta prijë, ta pasojë, të hyjë në mes të saj”. Kryesisht fjalia shkakore e lidhur me lidhëzën me që përdoret në pozicion prepozitiv. Shumë të rralla janë dhe pozicionet “e interpozicionit të fjalisë së varur shkakore”.

518. Pjetri, me që kishte bërë dy orë gjumë, (...) hyri në kafene, esëll fare. Si një lidhëz tjetër “arsyetonjëse”, Floqi509 konsideron shprehjen lidhëzore me të qenë që, që gjendet kryesisht në tekstet e vjetra.

519. [...] Po me të qenë që sot flasim serbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë.

Shprehjet lidhëzore me qenë se dhe me qenë që janë të gjuhës së shkruar dhe janë sinonimike. Kanë një strukturë interesante sepse janë ndërtuar me anë të paskajores gege “me qenë” plus lidhëzën “ftillëzonjëse që ose se”. Këto lidhëza nuk ndryshojnë shumë nga lidhëza që, ndryshojnë vetëm nga sfera stilistikore e përdorimit. Këto shprehje lidhëzore përdoren në fragmente të stilit publicistiko-shkencor. Sipas Floqit “fjalitë e varura shkakore me shprehjet lidhëzore me qenë që, me qenë se në postpozicion ndahen me pauzë nga kryesorja.” Si një shprehje lidhëzore të përdorur më herët e që më vonë u zëvendësuan nga duke qenë që dhe duke qenë se, Floqi konsideron dhe duk me qenë që.

509 Po aty. F.21.

Page 161: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

161

Shprehjet lidhëzor “duke qenë që”, “duke qenë se” e marrin funksionin nga fakti që shoqëron, dhe kjo bëhet shkas për konkluzionin e nxjerrë në fjalinë kryesore. Këto lidhëza përdoren kryesisht në stilin shkencor dhe juridik.

520. Duke qenë që fjalit’e varura hyjnë në çdo farë pune, ata mund të jenë, subjekt, objekt ose plotës të fjalive nga të cilat varen. 521. Duke qenë se kufijtë midis diatezës transitive dhe asaj intransitive nuk janë krejt të caktuar, andaj ndodh që të kemi folje me diatezë të dyfishtë.

Shprehjet lidhëzore duke marrë parasysh që, duke marrë parasysh se, për shkak të kuptimit leksikor e tregojnë në mënyrë më të qartë funksionin e posaçëm të fjalisë së varur shkakore.Vendi i posaçëm i saj është në krye të periudhës.

522. Masat që mendoni se duhen marrë menjëherë n’atë prefekturë, duke marrë parasysh që organizatat ...

Sot, në stilin juridik e administrativ është ngulitur shprehja lidhëzore duke e marrë parasysh se. Floqi përmend disa mjete që përdorur për të theksuar shkakun: a) vetëm nëpërmjet pjesëzës përcaktuese pikërisht kur fjalia e varur kryesisht postpozitive, bashkuar me kryesoren me lidhëzat pse, sepse, ndjek kryesoren:

523. ... dhe nuk bënë asgjë, pikërisht pse nuk u mungonin mjetet. b) njëkohësisht nëpërmjet pozicionit prepozitiv të fjalisë së varur me lidhëzat pse, sepse, të prira me një lidhëz bashkërenditëse shtesore (këpujore ose kundërshtore) dhe nëpërmjet pranisë së pjesëzës pikërisht:

524. Atje do të rrijë ai tanks, i prishur, i zymtë, i heshtur (,) dhe pikërisht pse është i heshtur, flet më shumë.

Për fjalitë shkakore me lidhëzat se, sepse rendi i fjalive është kryesisht postpozitiv. Por fjalitë shkakore me këto lidhëza mund të kenë shkakun të theksuar: theksimi i shkakut bëhet në dy mënyra: a) Ruhet gjithmonë rendi “fjali kryesore-fjali e varur” me kusht që në krye të fjalisë kryesore të kemi: një fjalë dëftore, ndajfolje andaj, pandaj, prandaj.

525. A ke parë kështu sheshazi një paturpësi kaqë të madhe? Prandaj e ngrata Shqipëri nuk shkon përpara (,) se ka ksijsh katilash!

b) më shpesh theksimi i shkakut bëhet duke anasjellë rendin e fjalive, duke nxjerrë në krye fjalinë e varur. Për këtë duhen disa kushte: a) fjalia shkakore prin fjalinë kryesore dhe kjo ka domosdo ose ndajfoljet korrelative andaj, pandaj, prandaj ose lidhëzën korrelative pa. Sipas Floqit, kemi këto çifte lidhëzash e ndajfoljesh korrelative: se...andaj, se...prandaj, sepse...prandaj.

526. Se është serioze, prandaj vishen me të zeza edhe prifti edhe dhespoti. b) në poezi dhe në ligjërimin e folur përdoret mjaft edhe togu i përbërë nga lidhëza shkakore se dhe nga lidhëza përmbyllëse bashkërenditëse pa (se...pa).

527. Se pata besim (,) pa u hapa zemrën. Një mënyrë tjetër për të theksuar është përdorimi i pjesëzës kufizuese vetëm, ose më e përforcuar akoma me anën e përsëritjes së saj-vetëm e vetëm:

528. Ti urren këtë ambient vetëm pse nuk e kupton. Fjalia shkakore me lidhëzën se dallon nga fjalitë e tjera që lidh kjo lidhëz se ka të bëjë rëndom me gjithë brendinë e fjalisë kryesore, fjalia kryesore nga kuptimi dhe nga struktura është relativisht e plotë dhe vetëm fakti se në fjalinë shkakore postpozitive do të jepen shpjegime rreth shkakut a arsyes bën që intonacioni i saj të jetë më tepër “shpjegues” dhe të ndahet me pauzë prej fjalisë vartës që prin.

Page 162: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

162

6.2 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-lidhëzat shkakore Sikurse u trajtua në pjesën teorike, kur flasim për marrëdhënie shkakore, flasim për shkaqe, arsye dhe motive. Marrëdhënia shkakore në gjuhën shqipe realizohet me mjete të ndryshme, ku veçojmë lidhëzat, ndajfoljet dhe parafjalët. Duke iu referuar përcaktimit të bërë për konektorët nga Pasch et al, se konektor do të konsiderohet një element X që “nuk i jep tipare rasore rrethimit të vet sintaksor”, do të përjashtonim në këtë punim parafjalët që përdoren për të shprehur marrëdhënie shkakore nga lista e konektorëve të shqipes:

529. Për shkak të punëve të shumta, ai nuk arriti të shkonte me pushime. Marrëdhëniet shkakore të cilat realizohen me anë të parafjalëve, kërkojnë një grup emëror. Është vetë parafjala për shkak të që i jep grupit emëror rolin e shkakut, për mosshkuarjen me pushime në shembullin e mësipërm. Për këtë arsye, në këtë studim, do të ndalemi kryesisht tek lidhëzat, ndajfoljet dhe mjete të tjera që realizojnë marrëdhënien shkakore në gjuhën shqipe. Sikurse u trajtua në pikën 6.1, ndër këto mjete, më të analizuarat janë lidhëzat nënrenditëse dhe marrëdhëniet semantike që ato realizojnë. Duke qenë se nga Spiro Floqi në punimin e tij për periudhën me marrëdhënie shkakore, lidhëzat nënrenditëse dhe marrëdhëniet shkakore që ato realizojnë janë zbërthyer në mënyrë shumë të detajuar dhe të plotë, mendojmë të fokusohemi në këtë kapitull në karakteristikat e përdorimit të lidhëzave nënrenditëse në tekst. Sepse Në “Fjalorin e gjuhës shqipe”510 për lidhëzën sepse janë bërë dy klasifikime. Së pari, ajo është klasifikuar si një ndajfolje që përdoret për një arsye të panjohur, për një shkak që nuk dihet, a nuk përcaktohet dot:

530. Nuk e di sepse. 531. Sepse nuk ka ardhur. 532. Sepse po i dhemb pak koka.

Së dyti, është konsideruar si një lidhëz shkakore, që përdoret në krye të një fjalie të varur shkakore për të treguar shkakun a arsyen e diçkaje: për shkak se, për arsye se, meqë.

533. Nuk e mbaroi dot, sepse s’kishte kohë. 534. Nuk e morën me vete, sepse ishte i vogël.

Duke iu referuar shembujve të dhënë në fjalor për rastet e përdorimit të sepse si ndajfolje, do të thoshim se për mendimin tonë, jo në të gjitha rastet kemi të bëjmë me një ndajfolje. Në (535) përdorimi i sepse si ndajfolje vërtetohet dhe me zëvendësimin e saj me për ç’shkak, për ç’arsye:

535. Nuk e di sepse. 536. Nuk e di për ç’shkak/për ç’arsye.

.

Kurse, në shembujt (531, 532) mendojmë se ka një interpretim jo të saktë në lidhje me përdorimin e sepse. Mendojmë në këto raste kemi të bëjmë me një përdorim të sepse jo si ndajfolje, por si lidhëz. Kjo gjë mund të argumentohet dhe me faktin se është i pamundur ndryshimi i pozicionit të saj në këtë fjali.

537. Sepse nuk ka ardhur. 538. *Nuk ka ardhur sepse.

510 Po aty. F.1742.

Page 163: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

163

Fjalia (538) do të ishte gramatikisht e saktë, nëse kjo fjali do të shërbente si fjali kryesore për një fjali të varur shkakore dhe në këtë rast sepse do të funksiononte si një lidhëz shkakore, si (539):

539. Nuk ka ardhur sepse gjërat nuk i shkuan mirë. Duke qenë se sepse është një lidhëz nënrenditëse shkakore, mundet që pozicioni i saj në krye të fjalive, t‘i ketë bërë ndoshta studiuesit të mendojnë se ajo është një ndajfolje në të tilla pozicione dhe prandaj e kanë klasifikuar si të tillë. Por nga ky studim vihet re se në fakt sepse është një konektor shkakor që funksionon në nivelin e brendshëm të fjalisë, por dhe në nivel më të gjerë të tekstit dhe të ligjërimit. Përdorimi i shpeshtë i sepse në krye të fjalive, që vihet re së fundmi, është në fakt tregues i funksionit të saj si një konektor teksti. Duke iu rikthyer shembullit (537), mund të themi se një fjali e thjeshtë mund të fillojë me lidhëzën sepse në një proces komunikimi, si përgjigje ndaj një fjalie pyetëse:

540. -Pse pyete për të? -Sepse nuk ka ardhur.

Në sintaksë është përmendur dhe një përdorimi i veçantë i lidhëzës sepse: “Për arsye të ndryshme stilistike, fjalia shkakore mund të shkëputet nga fjalia drejtuese me një pauzë të gjatë dhe të ndahet prej saj në të shkruar me një pikë.”

541. I tillë është Ali Binaku, është kudo e s’është asgjëkundi. Sepse ai është gjithmonë në shtegtim.511

Një rast tjetër i përdorimit të lidhëzës sepse në krye të një fjalie të thjeshtë, duket të jetë në rastet, jo vetëm kur ka një pauzë më të gjatë mes fjalive, por dhe ku theksi512 bie tek sepse, si në:

542. Jam bërë shumë merak për të. SEPSE nuk ka ardhur (ende). Nëse konektori sepse gjendet dhe në struktura të tilla jo të zakonta për lidhëzat nënrenditëse, shtrojmë pyetjen: A funksionon ky konektor nga ana strukturore si konektor bashkërenditës dhe a mund të klasifikohet tek të ashtuquajturit konektorë ‚hibridë‘? Duke iu referuar Mirna Pitt-it 513 , dukuritë sintaksore që bëjnë dallimin mes konektorëve ‚hibridë‘ dhe konektorëve ‚të pastër‘ nënrenditës jepen më poshtë a) Pozicioni i njohur si “Cleft extra” 514 mund të veprojë vetëm tek konektorët

nënrenditës ‚genuine‘. Për konektorin sepse mund të thuhet se ka dhe raste kur mund të përdoret në këtë pozicion, si në shembullin (543), ndonëse nuk është një pozicion i zakonshëm për të.

543. (Kjo është arsyeja përse e mbaj). Tjetra është sepse jam mësuar me të. b) Modifikimi nga një ndajfolje mund të veprojë vetëm tek konektorët ‚e pastër‘ nënrenditës. Shihet se modifikimi nga ndafoljet është i mundur për konektorin sepse.

544. I erdhi shumë keq, veçanërisht sepse kishte kohë pa e parë. Ashtu sikurse thekson Pitt-i, fjalitë me konektorë nënrenditës ‚genuine‘ janë në fakt ambigë mes dy mënyrave të të lexuarit, njëra me fokus në të gjithë marrëdhënien, dhe

511 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.571. 512 Studime fonetike do të ishin me shumë rëndësi, për të kuptuar dhe më mirë, nëse ka ndryshime në strukturë për shkak të intonacionit dhe theksit. 513 Pitt, Mirna. How to Express Yourself with a Causal Connective: Subjectivity and Causal connectives in Dutsch, German and French. USL&C, Holandë, 2003, f.17. 514 Cleft do të thotë thotë ‘i ndarë’. Një fjali e tillë është një fjali komplekse, në anglisht ndërtohet nga përemri it+ folja to be + fjalia e varur: It’s money that I love. (Janë paratë ato që dua).

Page 164: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

164

tjetra me mënyrën e të lexuarit që përftohet nga konektorët ‚hibridë‘ dhe bashkërenditës. Në këtë rast është intonacioni që përcakton mënyrën e të lexuarit. Kjo gjë duket të jetë e vërtetë dhe për konektorin sepse të shqipes. Shembulli i mëposhtëm mund të lexohet në dy mënyra:

a) Nuk qan sepse është vetëm. (Por sepse është i mërzitur) b) Nuk qan sepse është vetëm. (Nuk qan nëse është vetëm).

c) Vetëm konektorët ‘nënrenditës‘ mund të përdoren për t’iu përgjigjur një pyetjeje me ‘pse‘.

Kështu ndodh dhe me konektorin sepse të shqipes. 545. Pse nuk erdhe? – Sepse u bëra vonë.

Siç shihet konektori sepse duket të jetë një konektor i pastër nënrenditës, ndonëse duhet pranuar se nuk shpreh gjithnjë marrëdhënie të lidhura ngushtë mes fjalive në struktura nënrenditëse. Konektori sepse mund të karakterizohet si mjeti prototip për shprehjen e shkakësisë në gjuhën shqipe, duke qenë një lidhëz semantike ose e përmbajtjes. Për këtë luan rol dhe ndërtimi i këtij konektori nga dy pjesë: nga lidhëza se dhe ndajfolja pyetëse pse. Nganjëherë këto dy pjesë shqiptohen ndarazi, duke vënë theksin tek ndajfolja pse. Duke iu referuar Sweetser-it 515 mund të thuhet se dhe marrëdhëniet shkakore në gjuhën shqipe mund të lexohen në disa mënyra, sikurse do të shihet prej analizës së fjalisë (546).

546. Ata po shkojnë për piknik, sepse është një ditë e bukur. Fjalia e mësipërme mund të lexohet në këto mënyra: a) Ata po shkojnë për piknik, dhe arsyeja për këtë është sepse është një ditë e bukur. b) Unë jam e bindur se ata po shkojnë për piknik, dhe arsyeja për këtë është se dita është e bukur. c) Unë hamendësoj se ata po shkojnë për piknik, pasi dita është e bukur. Me sa duket, marrëdhëniet shkakore nuk mund të lexohen në trija këto mënyra, nëse pozicioni i lidhëzës shkakore ndryshon në fjali. Kështu, në fjalinë (547) nuk mund të flasim me bindje se meqë është një ditë e bukur, ata po shkojnë për piknik.

547. Sepse është një ditë e bukur, ata po shkojnë për piknik. Konektori sepse mund të shprehë shkakësinë mes propozicioneve ose akteve të të folurit.

548. Duhet të ketë pasur shumë kundërshtime, sepse vendimi është shtyrë sërish.

549. Ka mbetur gjë nga dreka? Sepse paskam prapë uri. Ky konektor ka si pozicion të zakonshëm, atë pas fjalisë kryesore. Nuk përdoret në fjalitë shkakore, në rast se fjalia e varur vendoset para fjalisë kryesore. Në këtë rast preferohet një lidhëz tjetër shkakore ngaqë.

550. *Sepse vendimi është shtyrë, duhet të ketë pasur shumë kundërshtime. Për shkak të rendit të lirë të gjuhës shqipe, përdorimi i konektorit sepse nuk ndikon në pozicionin e fjalëve në fjali.

551. Duhet të ketë pasur shumë kundërshtime, sepse vendimi është shtyrë sërish.

552. Duhet të ketë pasur shumë kundërshtime, sepse është shtyrë vendimi sërish.

553. Duhet të ketë pasur shumë kundërshtime, sepse është shtyrë sërish vendimi.

515 Sweetser, Eve. From etymology to pragmatics. Metaphorical and cultural aspects of semantic structure, Cambridge, University Press, 1990, f.76.

Page 165: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

165

Përdorimi i konektorit sepse në pozicion fillestar është më tipik për bisedimet, sidomos në përgjigjet me pyetjen pse. Ky është një refleks i ndërtimit strukturor të këtij konektori. Shembulli i mëposhtëm është marrë nga një bisedë, ku biseduesi nuk është i kënaqur me përgjigjen e dhënë më parë dhe ripyet për shkakun pse njerëzit vijnë në postë. Përgjigjja e bashkëbiseduesit fillon me sepse.

554. -Po pse vijnë këtu atëherë? -Sepse kanë njerëzit e tyre ushtarë dhe duan t’u çojnë letra dhe pako.516

E njëjta strukturë përdoret dhe në rastet e pyetjeve me ndajfoljen pyetëse përse. Siç shihet struktura ruhet dhe kur ka një farë distance mes ndajfoljes pyetëse dhe përgjigjes që fillon me konektorin sepse.

555. -Përse thua që është ”mësuesi i saj”? Ai është mësues për të gjithë nxënësit që vazhdojnë shkollën e natës.

-Sepse ti mama ke nevojë për sqarime të plota - vazhdoi të fliste.517 Ajo që vihet re sot është fakti se ndonëse kemi të bëjmë me lidhëz nënrenditëse, vihet re gjithnjë e më shumë një përdorim i saj në krye të konekteve. Përdorimi i kësaj lidhëze në krye të konektit, duket të jetë dhe një veçori stili. Një përdorim të dendur të këtij konektori në këtë pozicion, kemi ndeshur mes të tjerëve, tek Martin Camaj dhe Ismail Kadare.

556. Ishin dy ditë që kur binte shi me rrëshekë në qytetin e veriut me të gjitha lagjet në mjegull. Sepse, kur nis e bie shi atje nuk sos kurrë.518 557. Janë shqetësuar zyrtarët e lartë të fesë, madje thonë se edhe vetë perandori e ka marrë vesh dhe ka qëndruar një natë pa gjumë. Sepse puna na paskësh qenë më e thellë se ç’qe dukur në fillim.519

Në median e shkruar, përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i konektorit sepse në krye të konektit pasues, gjendet kryesisht në editorialet.

558. Një pyetje bëhet kudo në Shqipëri, në Kosovë e jashtë tyre: si është e mundur ngrefosje e tillë? Sepse sëmundja e kapardisjes se një pjesë të “Liderëve” është bërë e përgjithshme kudo në viset shqiptare.’520

559. Por ai ishte i varfër, reformat s’i merrnin asgjë dhe mund të shpresonte që ti jepnin diçka, sepse do të bëhej sipërmarrës taksash të shtetit që ata vendosën.521

Konektori sepse përdoret dhe në procesin e komunikimit, sikurse u pa më lart, por jo detyrimisht e lidhur me një ndajfolje pyetëse, por me përmbajtjen kuptimore të propozicioneve të folësit.

560. -Në takimin me ambasadorët ju keni thënë se mjafton një bombë për ta bërë shkrumb e hi Shqipërinë, iu drejtua ai Andropovit.

-Sepse ju nuk ishit të kënaqur nga çështja e Berlinit, -tha Andropovi.”522 Në sintaksë, në studimin e periudhës me lidhëza shkakore, janë trajtuar dhe rastet e përdorimit të pjesëzave ndajfoljeve ose lidhëzave korrelative në periudhat me lidhëza konstatuese, me anë të të cilave “një fakt mund të theksohet si shkak, të pohohet si i vetmi shkak a të theksohet se spikat ndër shkaqet e tjera të mundshme”.523 Në stilin

516 Kadare, Ismail. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1967, f.34. 517 Cerga, Agim. Vëllezërit. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1978, f.109. 518 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.19. 519 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.157. 520 “Gazeta shqiptare“, 13.3.1999. 521 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri - jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.45. 522 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1977, f.152. 523 Po aty. F.564.

Page 166: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

166

publicistiko-shkencor të gjuhës letrare, kur theksohet një fakt si shkak, përdoret pjesëza përforcuese pikërisht.

561. E kryeja çdo gjë me kënaqësi të madhe, pikërisht sepse e mbaja të fshehtë interesimin tim.524

Ka dhe raste kur mund të theksohet pohimi i një fakti si shkak i vetëm për atë që thuhet në kryesoren, dhe këtu fakti mund të theksohet si shkaku i vetëm për një fakt tjetër duke përdorur para lidhëzës shkakore, pjesëzën vetëm ose vetëm e vetëm.

562. Nuk i pëlqente vetëm sepse nuk i shkonte pas fjalës.525 Shprehja e pasigurisë apo e dyshimit mund të realizohet duke përdorur përkatësisht pjesëzat ndoshta dhe gjoja.

563. Ben Affleck është shumë serioz këto ditë. Të flet pak rëndë, janë zhdukur batutat dhe shakatë e dikurshme. Ndoshta sepse sapo ka mbushur 40 vjeç dhe pranon se kjo e ka vënë përballë ideve të këqija dhe frikës, gjëra që më parë nuk ekzistonin tek ai.526

564. Më akuzon për plagjiaturë gjoja sepse e mora këtë shënim si dhe linkun e burimit, për t'iu përgjigjur miqësisht.527

Por raste të tilla, si këto të mësipërmet, ku konektori sepse nuk përdoret në pozicionin e zakonshëm, direkt pas fjalisë kryesore, duket se nuk janë të kufizuara vetëm në rastet kur përdoren pjesëza përforcuese. Një përdorim gjithnjë e më i shpeshtë i konektori sepse vihet re në struktura me fjali eliptike, sidomos pas përemrit dëftor kjo, i cili luan shpesh rolin e një deiksi në tekst. Këto struktura janë më tipike në të folur, por ndeshen shpesh dhe në tekstet e shkruara.

565. I erdhi e papritur. Kjo sepse nuk ia kishin shpjeguar situatën. 566. Mund të them se kemi bashkëpunuar në ekip shumë mirë dhe kemi

realizuar një klip dinjitoz. Kjo jo sepse e them unë, po kushdo që e ka parë është mrekulluar.528

Në strukturën e mësipërme, është e dukshme mungesa e foljes pas përemrit dëftor kjo: 567. I erdhi e papritur. Kjo ndodhi sepse nuk ia kishin shpjeguar situatën.

Ky konektor mund të përdoret dhe i ndarë nga fjalia shkakore, me anë të fjalive ndërmjetëse, si në rastin e mëposhtëm:

568. ...kur zilja e shefit filloi të bjerë me furi, sepse, duhet ta dini, në zyrën tonë është një sistem i tërë zilesh.529

Me anë të konektorit sepse mund të tregohet nëse informacioni për shkakun dhe pasojën është një informacion i ri apo i njohur për marrësin e tekstit. Kështu, me anë të konektorit sepse mund të tregohet se si shkaku dhe pasoja janë të dyja të reja për marrësin e tekstit.

569. Viti 2011 është një vit i veçantë për Kryqin e Kuq Shqiptar sepse shënon 90-vjetorin e krijimit të tij.530

Në shembullin (569) është e qartë se si informacioni në konektin e parë (Viti 2011 është një vit i një vit i veçantë për Kryqin e Kuq Shqiptar) dhe informacioni në konektin e dytë (sepse shënon 90-vjetorin e krijimit të tij) është i panjohur për marrësin e këtij teksti. 524 Po aty. F.565. 525 Po aty. F.56. 526 “Shqip”, 15.10.2012. 527 “Sot”, 10.3.2012. 528 “Telegraf”, 9.12.2012. 529 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.2, 1966, f.4. 530 http://www.kksh.org.al.

Page 167: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

167

Kurse në shembullin (570) është e qartë që kemi të bëjmë me një situatë, ku njihet pasoja, por jo shkaku. Për shkak të informacionit të marrë nga konekti i parë për rritjen e pagës minimale për punëtorët, është i njohur për marrësin e tekstit informacioni se për republikanët kjo është shumë shqetësuese, duke nxjerrë në plan të parë si informacion të ri, shkakun e këtij shqetësimi, në lidhje me faktin që një pjesë e punonjësve do të dalin në rrugë.

570. Ai nënvizoi çështjen e rritjes së pagës minimale për punëtorë nga 7.25 dollarë në 9 dollarë në orë. Për republikanët, kjo është shqetësuese sepse mund t’i detyrojë pronarët e bizneseve të nxjerrin në rrugë, punonjësit.531

Nga ana tjetër, në fjalitë e lidhura me konektorin sepse, edhe shkaku mund të jetë një informacion i njohur për marrësit e tekstit, si në shembullin e mëposhtëm.

571. Thelbi i saj parashihte pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Synimi për pavarësinë e plotë të Shqipërisë binte në kundërshtim të plotë me programin që kishte përpunuar qeveria italiane, sepse sikurse u tha, përmbajtjen e Traktatit të Londrës përpiqej ta zëvendësonte me formulën e shpallur në Gjirokastër më 3 qershor 1917.

Në (571), përmbajtja e dy konekteve është përmendur dhe më parë në tekst. Kjo marrëdhënie bëhet më e qartë, prej përdorimit të shprehjes sikurse u tha, e cila specifikon që informacioni që po trajtohet, konsiderohet si i njohur prej folësit. Pra, në lidhje me marrëdhënien me strukturën e informacionit, konektori sepse mund të konsiderohet si një konektor me fleksibilitet të lartë, sepse realizon shprehjen e marrëdhënieve të ndryshme, të njohura dhe të panjohura shkak-pasojë. Së fundi, duhet të themi se konektori sepse përdoret më shumë nga konektorët e tjerë, në përgjigjet me pyetjet me ndajfoljen pyetëse pse. Kjo situatë, më shumë sesa me faktin që këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie ku marrësit e tekstit e dinë pasojën e një veprimi dhe duan të marrin më shumë informacion për shkakun, mund të lidhet me ndërtimin morfologjik të këtij konektori (se+pse), pra me faktin që ndajfolja pse është pjesë përbërëse e tij. Se Konektori se është një lidhëz nënrenditëse shkakore. Konsiderohet si lidhëza shkakore më e përdorur. Me anë të saj tregohet mënyra më e përgjithshme e shkakut: një shkak i afërt, i drejtpërdrejtë, ose mund të motivohet një përfundim a një hamendje, një pyetje një nxitje, një thënie e kushtëzuar, mund të arsyetohet përmendja e ndonjë fjale a shprehjeje etj.532

572. Nuk po largoheshin se prisnin përgjigjen e mjekut. Si konektor shkakor përdoret për të shprehur marrëdhënie të njëjta si të gjitha lidhëzat e tjera shkakore, atë shkak-pasojë. Në këtë kuptim është identik me konektorin sepse dhe mund të zëvendësohet me të. Si një lidhëz e pastë nënrenditëse mund të përdoret e modifikuar nga ndajfoljet.

573. I erdhi keq veçanërisht se nuk e priste këtë gjë. Ashtu si dhe konektori sepse, konektori se është ambig mes dy mënyrave të të lexuarit, njëra me fokus në të gjithë marrëdhënien dhe një me mënyrën e të lexuarit që përftohet nga konektorët ‚hibridë‘.

531 www.top-channel.tv. 532 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.564.

Page 168: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

168

574. Nuk qan se është vetëm. (Por se është i mërzitur) 575. Nuk qan se është vetëm. (Nuk qan nëse është vetëm fare).

Po ashtu, përdoret në struktura ku i përgjigjet pyetjes me Pse. 576. Pse ndodhi? Se nuk e dinim.

Një dallim nga konektori shkakor sepse, vihet re se përdorimi i kësaj lidhëze në krye të një fjalie të thjeshtë, duket të jetë më i rrallë në të shkruar, por shumë më i shpeshtë në të folur. Por, duke qenë se përdorimi i konektorëve në gjuhën e folur nuk është pjesë e këtij studimi, këtu do të kufizohemi vetëm në dhënien e këtij pohimi, i cili do të trajtohet më tej në një studim për konektorët e gjuhës së folur. Shembulli që morëm për përdorimin e lidhëzës sepse në krye të një fjalie të thjeshtë, në rastet kur ka një pauzë më të gjatë mes fjalive, por dhe kur theksi bie tek konektori shkakor, është i vlefshëm dhe për konektorin se.

577. Jam bërë shumë merak për të. SE nuk ka ardhur (ende). Dhe për konektorin shkakor se rezultojnë të njëjtat mënyra leximi ashtu si dhe për konektorin shkakor sepse.

578. Ata po shkojnë për piknik, se është një ditë e bukur Fjalia e mësipërme mund të lexohet në këto mënyra: a) Ata po shkojnë për piknik, dhe arsyeja për këtë është se është një ditë e bukur. b) Unë jam e bindur se ata po shkojnë për piknik, dhe arsyeja për këtë është se dita është e bukur. c) Unë hamendësoj se ata po shkojnë për piknik, pasi dita është e bukur. Me sa duket, marrëdhëniet shkakore nuk mund të lexohen në të tria këto mënyra, nëse pozicioni i lidhëzës shkakore ndryshon në fjali. Kështu, në fjalinë (582) nuk mund të flasim me bindje se meqë është një ditë e bukur, ata po shkojnë për piknik.

579. Se është një ditë e bukur, ata po shkojnë për piknik. Konektori se mund të shprehë shkakësinë mes propozicioneve ose akteve të të folurit.

580. Situata kishte ndryshuar se ishin sjellë prova të reja. 581. Ka ardhur njeri? Se dëgjohen zëra në korridor.

Ky konektor ka si pozicion të zakonshëm, atë pas fjalisë kryesore. Nuk përdoret në fjalitë shkakore, në rast se fjalia e varur vendoset para fjalisë kryesore. Në këtë rast preferohet një lidhëz tjetër shkakore ngaqë.

582. *Se ishin sjellë prova të reja, situata kishte ndryshuar. Për shkak të rendit të lirë të gjuhës shqipe, përdorimi i konektorit se nuk ndikon në pozicionin e fjalëve në fjali, ndonëse pozicioni më i përdorur do të ishte ai para foljes si në (583).

583. Situata kishte ndryshuar se ishin sjellë prova të reja. 584. Situata kishte ndryshuar se prova të reja ishin sjellë.

Përdorimi i konektorit se në pozicion fillestar është më tipik për bisedimet, sidomos në përgjigjet me pyetjen pse. Ky është një refleks i ndërtimit strukturor të këtij konektori. Shembulli i mëposhtëm është marrë nga një bisedë, ku biseduesi nuk është i kënaqur me përgjigjen e dhënë më parë dhe ripyet për shkakun pse rritja e eksporteve do të ishte rruga më e mirë për të pasur një rritje ekonomike. Përgjigjja e bashkëbiseduesit fillon me se.

Page 169: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

169

585. -Pse mendoni se rritja e eksporteve, do të ishte një rrugë e mirë për të pasur një rritje ekonomike?

-Se Shqipëria ka akses në të gjithë tregun evropian.533 Konektori se përdoret dhe në procesin e komunikimit, sikurse u pa më lart, por jo detyrimisht e lidhur me një ndajfolje pyetëse, por me përmbajtjen kuptimore të propozicioneve të folësit.

586. -Një kërkesë tjetër nga ana juaj ka qenë dhe hapja e dosjeve apo jo? -Po, se hapja e dosjeve do të ishte hap i rëndësishëm për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Si në rastin e lidhëzës sepse dhe për lidhëzën se është i mundur përdorimi pas një pjesëze, si: pikërisht, gjoja, ndoshta.

587. Pikërisht se e njoh drejtësinë tonë, prandaj mendoj se kam të drejtë në atë se çfarë po them.534

588. Kjo është dashur të bëhej me çdo kusht, tani, çdo gjë është vonë dhe, krejtësisht retorikë gjoja se Prishtina dhe Tirana, do ta ndihmojnë Anamoravën.535 589. Ndoshta se barazia gjinore nuk është një prej dymbëdhjetë kritereve që duhet të plotësojë vendi për të hedhur ndonjë hap të ri përpara drejt Evropës?536

Ashtu si dhe për konektorin sepse, një përdorim gjithnjë e më i shpeshtë i konektorit se vihet re në struktura me fjali eliptike, sidomos pas përemrit dëftor kjo, i cili luan shpesh rolin e një deiksi në tekst. Këto struktura janë më tipike në të folur, por ndeshen shpesh dhe në të tekstet e shkruara, kryesisht nëse para lidhëzës se ndodhet pjesëza mohuese jo.

590. Problemi që lind kur thua të vërtetën është se bën shumë armiq, kjo jo se nuk ke të drejtë në atë që thua, por të vijnë telashe nga njerëz që janë fajtorë apo të përfshirë në mesele.537

Me anë të konektorit se mund të tregohet se shkaku dhe pasoja janë të dyja të reja për marrësin e tekstit.

591. Në të njëjtën kohë fillimi i respektimit të ligjit “Për të drejtën e autorit” në shumë televizione solli një vakum programesh dhe filmash, duke i dhënë kështu një shteg të mirë lulëzimit të televizioneve me pagesë. Në atë periudhë ishte shumë e vështirë që në ekranin e televizorit të shikoje filma apo ndeshje sportive, se jo të gjitha televizionet ishin në gjendje që të respektonin në mënyrë të menjëhershme ligjin.

Në shembullin (591), informacioni që në atë periudhë ishte shumë e vështirë që në ekranin e televizorit të shihje filma apo ndeshje sportive dhe fakti që jo të gjitha televizionet ishin në gjendje ta respektonin ligjin konsiderohen të dyja të reja për autorin e tekstit. Kurse në shembullin (592) është nxjerrë në plan të parë si informacion të ri, shkaku pse konkurrenca në treg është e madhe.

592. Konkurrenca në treg është tepër e madhe, se të dy shoqëritë kërkojnë të zgjerojmë më shumë tregun.

533 www.top-channel.tv. 534 “Shekulli”, 16.2.2013. 535 www.botasot.info. 536 “Shqip”, 14.12.2012. 537 “Tirana observer”, 13.2.2013.

Page 170: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

170

Nga ana tjetër, në fjalitë e lidhura me konektorin se, edhe shkaku mund të jetë një informacion i njohur për marrësit e tekstit, si në shembullin e mëposhtëm.

593. Kam parasysh këtu licencën e zonave të reja të kërkimit dhe licencën e përpunimit të naftës apo licencën e ruajtjes nëntokësore të gazit? Dhe shumë licenca dhe të drejta të tjera që një zot e di, se siç e thashë janë në një mungesë të plotë transparencë.538

Në (593), përmbajtja e dy konekteve është përmendur dhe më parë në tekst. Kjo marrëdhënie bëhet më e qartë, prej përdorimit të shprehjes siç e thashë, e cila specifikon që informacioni që po trajtohet, konsiderohet si i njohur prej folësit. Pra, në lidhje me marrëdhënien me strukturën e informacionit, konektori se mund të konsiderohet si një konektor me fleksibilitet të lartë, sepse realizon shprehjen e marrëdhënieve të ndryshme, të njohura dhe të panjohura shkak-pasojë. Si pozicione të zakonshme të këtij konektori janë: - në mes të fjalive

594. Dikush i pat thën fill mbasi u zgjodh kryetar i sektit n’Rrip rriji larg tand vëllai, se kështu e dëmton meqë ai është vetje politike.539

- në krye të fjalisë pasuese 595. Dhe të jesh kozmopolit (term i kompromentuar shumë ndër ne) do të

thotë mos i përkasësh një polisi. Se mund të ketë njerëz pa pasaportë, por s’ka njerëz pa atdhe.

Ngaqë

Ngaqë është lidhëz nënrenditëse që përdoret për të lidhur fjali të varura shkakore. Kjo lidhëz është e shkëmbyeshme me lidhëzën sepse, përveç se në rastin kur përdoren në krye të fjalive:

596. a) Nuk foli, ngaqë nuk e dinte mësimin. b) Nuk foli, sepse nuk e dinte mësimin.

c) Ngaqë nuk e dinte mësimin, nuk foli. d)*Sepse nuk e dinte mësimin, nuk foli.540 Ngaqë bën pjesë në grupin e konektorëve që markojnë fjali shumë të integruara. Nga ana morfologjike është ndërtuar nga bashkimi i një parafjale nga me një lidhëz që dhe është pikërisht parafjala nga, që e bën të dukshëm faktin se kuptimi i një veprimi a fakti është pikënisje për një veprim a fakt tjetër që është paraqitur në fjalinë kryesore.

597. Kjo vjen ngaqë janë rritur eksportet, janë rritur rreth 7 herë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë importet janë rritur vetëm 1.5 herë”, – tha ministri i Bujqësisë.541

Nga ana stilistikore është asnjanëse, sepse asnjëri nga elementet në përbërje të strukturës së kësaj lidhëze, nuk është tregues i marrëdhënieve shkakore mes konekteve. Ndërtimet me këtë konektor tregojnë kryesisht shkakun si pikënisje apo si veprues. Ky konektor përdoret në pozicionet tipike për lidhëzat nënrenditëse.

538 www.gazetatema.net. 539 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.80. 540 Kjo fjali mund të përdoret, vetëm në rastin kur është përgjigje e një pyetjeje me ndajfoljen pyetëse ‘pse’. 541 http://www.mbumk.gov.al.

Page 171: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

171

- në krye të fjalisë së varur 598. Ngaqë nuk dua ta prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe po

lëviz buzët duke mallkuar ngadalë ‘fare ngadalë’ që të mos më dëgjojë njeri.542

- në mes të fjalive 599. Kjo ishte koha e orarit zyrtar kur heshtja dukej më e padurueshme,

ngaqë njerëzit akoma nuk kishin pasur mundësi të këmbenin dy fjalë për ditën e djeshme apo për diçka qe nuk u durohej sa ta thoshin.543

- në mes të fjalisë kryesore 600. Kryeministri, ngaqë s'bën dot detyrën, ia vë fajin imunitetit.544

- në dialog (pas fjalive pyetëse me pse/përse) 601. -I kam nervat të cingridhura

-Përse? Ngaqë nuk ke fjetur? -Ngaqë nuk po më ecën puna.545 Këtu, duhet të vëmë në dukje faktin se në dialog, mund të mos përdoret detyrimisht në krye të fjalisë. Në shembullin e mëposhtëm, ku kjo lidhëz gjendet në mes të fjalive, në një strukturë të ndërtuar si përgjigje ndaj një pyetjeje të formuluar me ndajfoljen pyetëse pse.

602. Pse e vrava? E vrava ngaqë më thosh “fshatar”. Në lidhje me këta konektorë vihet re mundësia e përdorimit të ndajfoljeve apo pjesëzave të ndryshme pranë tij.

603. Kjo ishte koha e orarit zyrtar kur heshtja dukej më e padurueshme, mbase ngaqë njerëzit akoma nuk kishin pasur mundësi të këmbenin dy fjalë për ditën e djeshme apo për diçka qe nuk u durohej sa ta thoshin.546

604. Qëndrimi ynë i përgjithshëm ka qenë dhe është zgrip. Jo ngaqë kemi të bëjmë me fatin e të qenit të vegjël, po ngaqë i jemi përshtatur natyrshëm tregimit të zgripit.547

Ashtu si dhe në rastin e konektorëve se/sepse, ky konektor mund të përdoret dhe pas gjymtyrëve të tjera në fjali, veçanërisht pas përemrit dëftor kjo, në struktura eliptike.

605. Fillimisht pyetja mund të duket paksa e vështirë. Kjo, ngaqë e dimë se eklipsi i Diellit ndodh për shkak se Dielli mbulohet nga hija konike që hedh Hëna [...]548

Sikurse u pa më lart, ky konektor mund të përdoret dhe në krye të fjalive të thjeshta, jo detyrimisht në përgjigjet e fjalive pyetëse.

606. Platini: Kriza e Juventusit? Ngaqë harroi të kaluarën.549 Në lidhjet me konektorin ngaqë, në pozicionin e tij më tipik, në krye të fjalive të varura, shkaku është zakonisht i njohur, pasi në këto raste, i mëshohet atij më fort. Në këto përdorime të konektorit ngaqë, informacioni i ri që jepet është në lidhje me pasojën, si në rastin e mëposhtëm:

607. Ngaqë nuk e dinte se kush po i përgjigjej, i foli me zë të ulët.

542 Kadare, Ismail. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1967, f.199. 543 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.6. 544 “Shekulli”, 2.8.2012. 545 Cerga, Agim. Vëllezërit. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1978, f.168. 546 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.6. 547 “Gazeta ekspres”, 11.4.2009. 548 “Tirana Observer“, 08.2.2009. 549 www.lajme.gen.al.

Page 172: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

172

Në përdorimet e këtij konektori në mes të fjalive, informacioni në fjalinë kryesore, pra pasoja konsiderohet e njohur, kurse shkaku konsiderohet si i panjohur. Kështu, në shembullin e mëposhtëm, fakti që bota është në krizë, është një informacion i njohur, i ditur. I paditur tërësisht është fakti pse ndodh kjo krizë (ngaqë askush nuk vendos).

608. Bota jonë është në krizë, ngaqë askush nuk vendos.550 Ngase Ngase është lidhëz nënrenditëse që përdoret për të lidhur fjali të varura shkakore. Nga të dhënat e mbledhura për këtë studim, rezulton se lidhëza ngase përdoret shumë më rrallë sot në Shqipëri, por ka një përdorim më të gjerë në Kosovë. Ashtu si dhe për konektorin shkakor ngaqë, pozicionet më tipike të përdorimit të tij janë: - në krye të fjalisë pasuese

609. Moralisht, do të duhej të jepnin dorëheqje. Ngase një jetë njeriu nuk mund të zëvendësohet me asnjë post politik.551

- në mes të fjalive 610. Ç'mendim keni rreth atyre që thonë se dijetarët nuk duhet ta refuzojnë

njëri-tjetrin në këtë kohë ngase kjo do t'i forcojë armiqtë.552 - në dialog

611. -Thatë se jeni në proces të botimit të antologjisë më të re “Shpirti i fjalës”. Pse ky titull?

-Ngase poezia është shpirti i fjalës, ngase fjala ka shpirt, ngase fjala ka peshë, ngase fjala ka forcë, ngase fjala është si femra.553

- në struktura eliptike 612. Shqiptarët në përgjithësi kanë një përvojë të hidhur me përfaqësuesit e

popullit, kjo ngase në të kaluarën "përfaqësuesit" ishin të paautoritetshëm në rrethin ku jetonin […]

Meqenëse/Meqë Lidhëzat meqenëse/meqë janë klasifikuar si lidhëza motivuese, arsyetuese. Lidhëza meqë është e ndërtuar nga një parafjalë me + lidhëzën që, kurse lidhëza meqenëse është e ndërtuar nga infinitivi i gegërishtes i foljes jam (me qenë )+ lidhëzën se. Si konektorë shkakorë lidhin njësi të integruara dhe përdoren kryesisht në pozicione tipike për lidhëzat nënrenditëse: - në krye të fjalisë së varur

613. Meqë në këto lista emrat e tyre nuk janë gjetur, është thirrur në ndihmë policia e Elbasanit.554

614. Meqenëse zëvendësi pau në ndejë se të gjithë ishin të mendimit të tij, guxoi e tha...555

550 Gazeta “Start”, 10.4.2012. 551 “Java”, 9.6.2008. 552 “Java”, 19.3.2010. 553 “Albania”, 23.1.2009. 554 “Gazeta shqiptare“, 13.3.1999. 555 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.82.

Page 173: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

173

- në mes të fjalive 615. Dhe qetësi besoj ka këtu, meqë ky kompleks ndërtese qenka i rrethuem me kopsht e ledhe.556’ 616. Ajo kishte vajtur të blinte çaj mali, meqenëse Diana prej disa ditësh ishte sëmurë nga gripi.557

Ndonëse, në gramatikën e shqipes, për lidhëza të tilla nënrenditëse thuhet se kanë si pozicion kryesor atë në mes të fjalive që lidhin dhe para tyre vendoset presja, vihet re dhe një përdorim i këtyre lidhëzave në pozicion nistor, pas një pike. Duhet thënë, gjithsesi se ky përdorim nuk është ai më tipiku, por vihet re të ndodhë kur theksi vihet pikërisht tek konektori.

617. Shqiptarët duhet të organizohen të blejnë pjesën veriore. Meqë është e tyre. Meqë dëshirojnë të jetojnë në trojet e tyre.558 618. Më duhet t’jua përsëris dhe njëherë. Meqenëse gjërat shkuan keq. Meqenëse jeni ankuar.

Duke qenë se në përdorimin e lidhëzave meqë/meqenëse kemi të bëjmë me rastin, kur është i njohur shkaku, por nuk dihet se cila është pasoja, përdorimi i këtyre lidhëzave në krye të fjalive që ndërtohen për t’iu përgjigjur pyetjeve me ndajfoljet pyetëse pse/përse duhet të jetë më i rrallë, nga ai i lidhëzave sepse/ngaqë. Megjithatë, nuk mungojnë dhe raste të tilla, si në (619):

619. Të tjerët kanë të drejtë të bashkohen, ne jo! Pse? Meqenëse ky plan nuk është i zbatueshëm dhe duke ditur se Këshilli i Sigurimit përkrah planin 6 pikësh, Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë fatin e kombit të ndarë në duar të veta.559

Dhe për këta dy konektorë vihet re një përdorim i tyre, pas një gjymtyre në fjali, sidomos pas përemrit dëftor kjo, një pozicion ky që në pamje të parë krijon përshtypjen e një përdorimi të këtyre lidhëzave në pozicione të ngjashme me ndajfoljet. Por, ashtu si dhe në të gjitha rastet e tjera, dhe këtu kemi të bëjmë me struktura eliptike, si në rastet e mëposhtme, ku është e qartë që prania e një foljeje si ndodh, do t’i shndërronte në fjali në fjali kryesore me një kryefjalë dhe një kallëzues: (kjo ndodh, meqë/meqenëse...)

620. […] sepse nuk besoja se gjatë jetës Shqipëria do të ishte e lirë nga komunizmi. Kjo, meqë nuk besoja se komunizmi do të përmbysej, ndërkohë që ne do të ishim të gjallë”, tha Kadare.560

621. […] në të cilën u bë e qartë se “qeveria shqiptare nuk ka bërë kërkesë për vazhdimin e një programi bashkëpunimi të ri me FMN-në. (Kjo meqenëse programi aktual i bashkëpunimit po përfundonte).561

Për sa i përket marrëdhënies shkakore që realizohet me anë të këtyre lidhëzave, duhet thënë se në dallim nga lidhëzat sepse dhe ngaqë/ngase këtu kemi të bëjmë me rastin, kur është i njohur shkaku, por nuk dihet se cila është pasoja që ai sjell. Edhe Floqi562 e thekson këtë fakt, duke theksuar gjithashtu se “ndonjëherë brendia e fjalisë së varur shkakore përbën një fakt të mirënjohur nga bashkëfolësit jo vetëm kur ai sapo është përmendur në kontekstin e mëparshëm, por edhe kur përbën një të vërtetë të njohur nga të dyja palët ose të njohur si të vërtetë nga të gjithë.” 556 Po aty. F.62. 557 Cerga, Agim. Vëllezërit. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1978, f.70. 558 www.albapress.com, 29.11.2008. 559 “Shekulli”, 03.03.2009. 560 www.lajme.dervina.com, 07.11.2006. 561 “Albania“, 27.9.2008. 562 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.3, 1966, f.16.

Page 174: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

174

622. Me që e teshtitura s’i la kohë dhe me që përgjigjja e ka lezetin aty për aty, mytesarifi e gjeti të udhës e tha më mirë të këmbejë fjalë.563 623. Me qenë se ish puna për një komunikim të shkurtër, as nuk zura vend, po ia lirova karrigen një nëpunësi pak si të shkuar nga mosha.564

Por me anë të këtyre lidhëzave, mund të lidhen dhe fjali të cilat paraqesin fakte të panjohura, ku lidhja shkakore mes tyre është e fortë.

624. Me që tymi s’kishte nga të dilte, çante udhë nga hyrja e shpellës.565 Ka dhe raste të rralla kur fjalia e varur vjen pas kryesore. Në këto raste rëndësinë kryesore e ka fjalia kryesore, ndërsa fjalia e varur, ndonëse ka rëndësi të dorës së dytë. Kur konektorët meqë/meqenëse ndodhen në krye të një fjalie të thjeshtë, një pozicion ky i rrallë i këtyre konektorëve, ata mund të zëvendësohen në këtë pozicion nga konektori se(pse):

625. Shqiptarët duhet të organizohen të blejnë pjesën veriore. Meqë/Sepse është e tyre. Meqë/Sepse dëshirojnë të jetojnë në trojet e tyre.566

626. Më duhet t’jua përsëris dhe njëherë. Meqenëse/Sepse gjërat shkuan keq. Meqenëse/Sepse jeni ankuar.

Nga shkaku se/Nga shkaku që Këta konektorë, duke qenë të ndërtuar nga një parafjalë nga dhe emri shkak mund të konsiderohen si konektorë semantikë apo të përmbajtjes. Pra, ndërtimi morfologjik e bën të dukshëm funksionin e tyre për të shprehur marrëdhënie shkakore. Përdoren më shumë në tekste shkencore dhe publicistike, ku nxjerrin në pah shkaqet që çojnë në një situatë apo gjendje të caktuar. Kështu, në (627) mundësia e përjashtimit të të punësuarve nga marrja e një përqindjeje të fabrikës që do të privatizohet, shpjegohet me shkakun se është i paqartë qëndrimi i pronarit.

627. Edhe pse sipas ligjit të punësuarve u takon 30 për qind e vlerës së firmës, nuk përjashtohet që nga pronarët të dëbohen, kurse aksionet e tyre të jenë vetëm një lloj lotarie, nga shkaku se/që është e paqartë se çka do të bëjë pronari me fabrikën.567

Fakti që janë nga shkaku se/që janë lidhëza nënrenditëse të mirëfillta, shpjegon dhe mundësinë e përdorimit të këtyre konektorëve të modifikuar nga ndajfolje, apo të parandjekur nga gjymtyrë të tjera të fjalisë.

628. Dhe ç'është më interesantja, vajzën në fjalë e kishte martuar një e afërme e saj. Ndoshta nga shkaku se/që vajza kishte patur një moshë që për shqiptarët mund te "mbetej"pa u martuar fare.

629. Në jetën e kësaj bote, nëse e marrim realitetin, kjo mund t’ju duket një shprehje habitëse, por shumica e njerëzve me cilësi të larta janë banorë të parajsës. Kjo nga shkaku se/që ata duke u bazuar në cilësitë e tyre e kundërshtojnë të Madhin Zot.

Në krye të konektit, përdoren kryesisht nëse pasojnë një pyetje me ndajfolje pyetëse. Vihet re se ky konektor nuk është plotësisht i formësuar, pasi shihet mundësia e përdorimit të modifikuesve për emrin shkak, si në (630): nga shkaku i thjeshtë se.

563 Po aty.F.16. 564 Po aty. F.24. 565 Po aty. F.16. 566 www.albapress.com, 29.11.2008. 567Gazeta “Ndryshe”, 17.19.2007.

Page 175: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

175

630. Po ashtu, kjo ishte gjë e papritur, duke pasur parasysh faktin se momentet më të përshtatshme për njohjen e Kosovës kishin kaluar, pra, pranvera dhe vera. Pse? Nga shkaku i thjeshtë se/që një vendim i këtillë, i rëndë për Malin e Zi, ka mundur të aprovohet pa shumë probleme në momentin e parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur filloi hovi i njohjes së Kosovës nga shtetet më të rëndësishme të botës.568

Pozicionet më të shpeshta të këtyre konektorëve, ashtu si për pjesën më të madhe të konektorëve-lidhëza nënrenditëse janë: - në mes të fjalive

631. Duhet ky hap të ndiqet edhe nga politikanët tjerë nga shkaku se/që ajo ka një pretendim ose prapavijë të mirë për qytetarët se një politikan i tillë, krijon besueshmëri.569

- në krye të konektit, ndonëse shumë më pak i përdorur, dhe kryesisht si përgjigje ndaj pyetjeve: 632. Pse morën vendimin që të largoheshin me aq shpejtësi? Nga shkaku

se /që gjërat u përkeqësuan. Nga frika se (mos) Nga frika se mos është një lokucion lidhëzor i ndërtuar nga një parafjalë (nga) +emër në rasën emërore (frika) + lidhëz (se) + pjesëz mohuese (mos). Vetë ndërtimi strukturor i fjalës jep sqarime, për shkakun pse ndodh diçka: është pikërisht frika nga një veprim a gjendje e caktuar, që çon në kryerjen e një veprimi, apo të një gjendjeje. Si konektor shkakor përdoret kryesisht në të njëjtat pozicion si lidhëzat nënrenditëse: - në mes të fjalive

633. Edhe kur kanë raste fatkeqësie, ata detyrohen të gënjejnë përballë autoriteteve nga frika se do t‘i çojnë ushtarë.570

- në krye të fjalisë së varur 634. Nga frika se mos po të takoj, e kam mbyllë me çelës busullën që ma dhurove.

- në mes të fjalisë kryesore 635. Ai, nga frika se mos e gjykonin, u largua.

Me pretekst se Është një lokucion lidhëzor që po përdoret gjithnjë e më shumë si konektor shkakor. Është i përbërë nga parafjala me + një emër në trajtë të pashquar (pretekst) + lidhëza se. Prania e fjalës pretekst në përbërje të këtij konektori, tregon se marrëdhënia shkakore që realizohet tregon një shkak të jashtëm, që paraqitet i tillë sa për sy e faqe, për të mbuluar, ose për të fshehur arsyet e vërteta të një ngjarjeje a të diçkaje tjetër, shkak i rremë ku kapet dikush. Përdoret si të gjithë konektorët e tjerë të llojit lidhëza nënrenditëse.

568 “Standard”, 21.10.2008. 569http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/3657-Bilalli-%E2%80%98Doreheqjet-e-ministrave,-veprim-pozitiv%E2%80%99.html. 570 “Shqip”, 10.02.2009.

Page 176: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

176

- në mes të fjalive 636. Nehat Reka u rrah nga policia në Ferizaj me pretekst se kishte marrë

pjesë në protesta.571 - në krye të fjalisë së varur

637. Pavarësisht se kemi të bëjmë me menaxhim urban të ndërtimeve legale ose ilegale, një proces të tillë duhet ta administrojë pushteti lokal, pra të jetë në duart e vendimmarrësve vendorë, thotë ai duke shtuar: Me pretekst se nuk e dinte, u largua pa thënë gjë.

- Përdoret gjithashtu dhe në mes të fjalisë kryesore. 638. Në kohë të fundit, me pretekst se është e domosdoshme të ruhet

autoriteti të mos përsëritet Konferenca e Tiranës, prapë kanë filluar t’ia veshin.572 […]

Është për t’u vënë në dukje se gjithnjë e më shumë po përdoret varianti me pretekstin se, i cili gjendet në të gjitha pozicionet tipike të një konektori lidhëzor.

639. Mbi 20 forca policie më zaptuan zyrën me pretekstin se do të më shoqëronin në polici. 573

640. Pse nuk e vuri pikën mbi ‘i’ ligji? Me pretekstin se ishin të gjithë të rrezikshëm574.

Për shkak/arsye se Këta konektorë, duke qenë të ndërtuar nga një parafjalë për dhe emrat shkak/arsye mund të konsiderohen si konektorë semantikë apo të përmbajtjes. Pikërisht, ndërtimi morfologjik e bën të dukshëm funksionin e tyre për të shprehur marrëdhënie shkakore, respektivisht shkakun apo arsyen pse ndodh diçka. Sipas Floqit575, përdoren më shumë në tekste shkencore dhe publicistike, kur nxjerrin në pah shkaqet që çojnë në një situatë apo gjendje të caktuar. Një konstatim ky shumë i saktë, sikurse na rezulton dhe nga korpusi i përdorur për analizën e konektorëve në këtë studim. Ajo që bie në sy për këta konektorë, ashtu si dhe për konektorë të tjerë shkakorë, është se këta konektorë po përdoren jo rrallë dhe në krye të fjalive të thjeshta. E theksuam dhe më sipër që një pozicion i tillë lidhet kryesisht me faktin se këta konektorë marrin mbi vete theksin, sepse folësi dëshiron të theksojë shkakun apo arsyen pse ka ndodhur diçka.

641. Dhe kjo nuk ndodhi. Për shkak se/për arsye se u frikësuan. Për shkak se/Për arsye se ikën papritur. Për shkak se/Për arsye se thjesht ndërruan mendje.

Për vetë ndërtimin e tyre morfologjik, kur përdoren në krye të konektit, shkaku është i njohur për folësit dhe e panjohur mbetet pasoja. Kur në përdorimin e tyre në mes të konekteve, pasoja është e njohur dhe mbetet të jepet shkaku që ka çuar në këtë pasojë. Përdoren rregullisht në këto pozicione: - në krye të fjalisë së varur

642. Për shkak se nuk ishin dy të tretat e anëtarëve të Këshillit Drejtues,

571 www.kosova.com. 572 “Panorama”, 16.2.2009. 573 http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kavaj-drejtori-i-uj-sjell-sit-ndalimi-im-presion-i-qeveris-75000.html. 574 www.gazetatelegraf.com. 575 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.3, 1966, f.12.

Page 177: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

177

pasi mungonte A.Frangaj, nuk u votua shkarkimi.576 643. Për arsye se nuk mund të ndodhë që për anën legale të jetë bashkia,

ose komuna dhe për aspektin jolegal të jetë një instancë tjetër. 577 - në mes të fjalive

644. Janë me dhjetëra pronotime për linjat qendrore te “Swissair-it” dhe “Austrian Airlines” që nuk janë ezauruar, për shkak se të dyja këto linja kanë pezulluar fluturimet mbi tokën shqiptare.578

645. Emri Fushdrinë nuk e pasqyron realitetin për arsye se kjo krahinë është e shtrirë në fushë dhe në male siç është Zadrima e Sipërme dhe Zadrima e Poshtme.

Konektorët për shkak/arsye se në raste të caktuara mund të përdoren dhe krye të fjalisë, ose jo në pozicion nistor, rastet e strukturave eliptike. Gjithnjë e më të përdorura janë këta konektorë pas përemrit dëftor kjo.

646. Ajo nuk ishte e gjitha perfekte. Kjo për arsye se individë në Kishë, synonin ta drejtonin Atë nëpër rrugë të ndryshme nga ato të Apostujve,

dhe kështu duhej kohë që këto gabime që shfaqeshin, të ndreqeshin. 647. […] por edhe më tutje mbase angazhimi im kryesor mbetet i

pamundur. Kjo për shkak se i kam të pamundura tubimet nëpër fshatra dhe qytete të Kosovës. Në këtë pikë unë mbetem edhe më tutje shumë i

dëmtuar.579 Prej vetë ndërtimit të tyre, këta dy konektorë përdoren dendur në përgjigje ndaj pyetjeve të ndërtuara me ndajfolje pyetëse. Ashtu sikurse është e pritshme, konektori për shkak se, gjendet më shumë i përdorur në përgjigje të pyetjeve me ndajfoljen pyetëse pse, kurse konektori për arsye se përdoret më shumë Në këto raste, konektorët ndodhen në krye të konektit, që shpesh është një fjali e thjeshtë.

648. -Pse e braktisët shkollën? -Për shkak se nuk kishim kushte. Dhe unë u detyrova të punoja.

649. -Përse duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2013? -Për arsye se Shqipëria mbetet një ndër vendet me çmimet e turizmit

relativisht të lira, të paktën sipas standardeve evropiane. Përderisa Përderisa është një lidhëz nënrenditëse shkakore. E ndërtuar me parafjalën për dhe me lidhëzën derisa, ky konektor përdoret në fillim të një fjalie të varur që tregon shkakun a pasojën e asaj që thuhet në fjalinë kryesore ose arsyeton me forcë përfundimin e shprehur nga fjalia kryesore. Përdoret njësoj si lidhëzat e tjera nënrenditëse: - në krye të fjalisë së varur

650. Përderisa s’ka dhe s’ka sesi te ketë shenja goditjeje siç do ta shihni edhe vete, agoninë e të dyjave e ka shkaktuar një tronditje e pazakontë.580

- në mes të fjalive 651. Natyrisht e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë.581

576 “Shekulli”, 25.3.1999. 577 http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4114148,00.html. 578 “Shekulli”, 30.3.1999. 579 “Java”, 9.9. 2007. 580 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.55. 581 Kadare, Ismail. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1967, f.43.

Page 178: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

178

Konektori përderisa në raste të caktuara mund të përdoret dhe mes të fjalisë kryesore.

652. Ajo, përderisa nuk e pranoi, nuk kishte ç’të thoshte. Duke qenë se/që Duke qenë se/që janë lidhëza nënrenditëse shkakore. Janë ndërtuar me pjesëzën duke me pjesoren e foljes jam dhe me lidhëzat se/që. Floqi582 i ka konsideruar këto lidhëza si lidhëza me sferë përdorimi të kufizuar, kryesisht në stilin shkencor dhe juridik.583 Duhet të themi se në fakt, sot këto lidhëza përdoren gjerësisht dhe nuk janë më të kufizuara vetëm në stilin shkencor dhe juridik. Një përdorim shumë të madh këto lidhëza kanë në stilin publicistik, letrar etj. Këta konektorë përdoren në fillim të një fjalie të varur që tregon shkakun a pasojën e asaj që thuhet në fjalinë kryesore. Përdoren njësoj si lidhëzat e tjera nënrenditëse: - në krye të fjalisë së varur

653. Duke qenë se shashkat e tij mediatike, janë më tepër se të përditshme, jo vetëm opinioni, por edhe politika, jo gjithmonë i merr ato seriozisht.584

654. Duke qenë që kanë kaluar qysh atëherë 4 vjet, duke qenë se z. Ahmeti herë pas here njofton se së shpejti dalin kapituj nga „Teodor Shkodrani“, te revista „Ekskluzive“, në formë pergamenash etj., duke qenë se ky hulumtues bën të ditur në rrugë të ndryshme se ka gjetur në Raguzë (Dubrovnik)585 […]

- në mes të fjalive 655. Dy partitë më të mëdha duket se janë në ditë të mbara, duke qenë që

çdo gjë për ta po ecën në mënyrë të shkëlqyer dhe të parapërcaktuar.586

656. Ishte kjo një përzgjedhje inteligjente e organizatorëve, që ka përcjellë tek teleshikuesit frymën e garimit artistik, por edhe politik, duke qenë se jemi në prag fushate.587

- në mes te fjalisë kryesore 657. […] është studiuar, analizuar dhe është parë që nuk ka asnjë gjë në

ngarkim timin apo të familjes sime. Në këto kushte, duke qenë se janë të dështuar në këtë pikë, ia dhanë këtë dokument drakulës së medias588 […]

582 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.2, 1966, f.28. 583 F.27. 584 “Java”, 2.6.2008. 585 “Shekulli”, 11.6.2006. 586 “Java”, 12.11.2008. 587 “Koha Jonë”, 4.4.2009. 588 “Shekulli”, 9.4.2009.

Page 179: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

179

Duke marrë parasysh se/që Floqi 589 konsideron si mjet lidhëz për të shprehur marrëdhënien shkakore dhe shprehjet lidhëzore duke marrë parasysh se/që. Vetë ndërtimi morfologjik i këtyre shprehjeve tregon funksionin e posaçëm të drejtpërdrejtë të fjalisë së varur shkakore, nga marrja parasysh e një fakti nxirret një konkluzion në fjalinë kryesore. Përdoret më shumë në gjuhën administrative, publicistike. Duke e mbështetur mendimin e Floqit, do të thoshim se këto dy shprehje lidhëzore përdoren gjithnjë e më shpesh si në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur. Kështu, në (658) konektori duke marrë parasysh se mund të zëvendësohet nga një konektor shkakor ngaqë, meqenëse, duke qenë se.

658. Duke marrë parasysh se/ngaqë/meqenëse/duke qenë në vendin tonë mungojnë aktivitete sportive, kulturore dhe ekologjike, ne vendosëm që të merremi me seriozisht në zgjedhjen e këtyre problemeve.

Pozicionet në të cilat hasen, janë ato të konektorëve të tjerë shkakorë, që janë lidhëza nënrenditëse. Përdoret: - në mes të fjalive

659. Nga ana tjetër kjo do të thotë edhe një kthim mbrapsht për procesin e kryer deri më tani, duke marrë parasysh se çmimet që janë aplikuar deri më tani janë […]

- në krye të fjalisë së varur 660. Duke marrë parasysh se kapaciteti ynë teknik punonjës dhe

organizativ është i madh, ne ofrojmë punime […] Do të shtonin gjithashtu se një formë e zakonshme e përdorimit të këtij konektori është së bashku me fjalën fakt.

661. Duke marrë parasysh faktin se, emigrantët nuk kanë lehtësira në lidhje me kreditimin, po të krahasohen me grekët, vërehet se ata kanë filluar që të marrin kredi, kryesisht për të blerë shtëpi ose makina.590

Një variant i përdorur si sinonim me duke marrë parasysh se/që, është duke pasur parasysh se/që. Për këtë konektor mund të thuhen të njëjtat gjëra si për konektorin duke marrë parasysh se/që.

662. Është një dokument i mirë, sidomos duke pasur parasysh se Kosova nuk ka strategji për zhvillimin ekonomik.

589 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore I”. Studime filologjike. N.2, 1966, f.28. 590 “Sot”, 25.9.2008.

Page 180: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

180

6.2.1 Përfundime-lidhëzat shkakore si konektorë shkakorë Konektori sepse mund të karakterizohet si mjeti prototip për shprehjen e

shkakësisë në gjuhën shqipe, duke qenë një lidhëz semantike ose e përmbajtjes. Për këtë luan rol dhe ndërtimi i këtij konektori nga dy pjesë: nga lidhëza se dhe ndajfolja pyetëse pse.

Konektori sepse është një konektor i pastër nënrenditës, ndonëse duhet pranuar se nuk shpreh gjithnjë marrëdhënie të lidhura ngushtë mes fjalive në struktura nënrenditëse.

Konektori sepse mund të shprehë shkakësinë mes propozicioneve ose akteve të të folurit.

Përdorimi i konektorit sepse në pozicion fillestar është më tipik për bisedimet,

sidomos në përgjigjet me pyetjen pse. Ky është një refleks i ndërtimit strukturor të këtij konektori.

Ajo që vihet re sot është fakti se ndonëse kemi të bëjmë me lidhëz nënrenditëse, vihet re gjithnjë e më shumë një përdorim të konektorit sepse në krye të konekteve dhe kur ato janë fjali të thjeshta.

Një përdorim gjithnjë e më i shpeshtë i konektori sepse vihet re në struktura me fjali eliptike, sidomos pas përemrit dëftor kjo, i cili luan shpesh rolin e një deiksi në tekst. Këto struktura janë më tipike në të folur, por ndeshen shpesh dhe në tekstet e shkruara.

Konektori se është një lidhëz nënrenditëse shkakore. Konsiderohet si lidhëza shkakore më e përdorur.

Një dallim nga konektori shkakor sepse, vihet re se përdorimi i kësaj lidhëze

në krye të një fjalie të thjeshtë, duket të jetë më i rrallë në të shkruar, por shumë më i shpeshtë në të folur.

Ngaqë është një konektor i shkëmbyeshëm me konektorin sepse, përveç se në

rastin kur përdoren në krye të fjalive:

Lidhëzat meqenëse/meqë janë klasifikuar si lidhëza motivuese, arsyetuese. Si konektorë shkakorë lidhin njësi të integruara dhe përdoren kryesisht në pozicione tipike për lidhëzat nënrenditëse:

Konektorët nga shkaku se/nga shkaku që, duke qenë të ndërtuar nga një

parafjalë nga dhe emri shkak mund të konsiderohen si konektorë semantikë apo të përmbajtjes. Pra, ndërtimi morfologjik e bën të dukshëm funksionin e tyre për të shprehur marrëdhënie shkakore. Përdoren më shumë në tekste shkencore dhe publicistike, ku nxjerrin në pah shkaqet që çojnë në një situatë apo gjendje të caktuar.

Page 181: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

181

Nga frika se (mos) është një lokucion lidhëzor i ndërtuar nga një parafjalë (nga) +emër në rasën emërore (frika) + lidhëz (se) + pjesëz mohuese (mos). Vetë ndërtimi strukturor i fjalës jep sqarime, për shkakun pse ndodh diçka: është pikërisht frika nga një veprim a gjendje e caktuar, që çon në kryerjen e një veprimi, apo të një gjendjeje. Si konektor shkakor përdoret kryesisht në të njëjtat pozicione si lidhëzat nënrenditëse:

Me pretekst se/me pretekstin se është një lokucion lidhëzor që po përdoret

gjithnjë e më shumë si konektor shkakor. Prania e fjalës pretekst në përbërje të këtij konektori, tregon se marrëdhënia shkakore që realizohet tregon një shkak të jashtëm. Përdoret si të gjithë konektorët e tjerë të llojit lidhëza nënrenditëse.

Konektorët për shkak se/për arsye se, duke qenë të ndërtuar nga një parafjalë

për dhe emrat shkak/arsye mund të konsiderohen si konektorë semantikë apo të përmbajtjes. Pikërisht, ndërtimi morfologjik e bën të dukshëm funksionin e tyre për të shprehur marrëdhënie shkakore, respektivisht shkakun apo arsyen pse ndodh diçka. Këta konektorë po përdoren jo rrallë dhe në krye të fjalive të thjeshta. Një pozicion i tillë lidhet kryesisht me faktin se këta konektorë marrin mbi vete theksin, sepse folësi dëshiron të theksojë shkakun apo arsyen pse ka ndodhur diçka.

Përderisa është një lidhëz nënrenditëse shkakore. E ndërtuar me parafjalën për

dhe me lidhëzën derisa, ky konektor përdoret në fillim të një fjalie të varur që tregon shkakun a pasojën e asaj që thuhet në fjalinë kryesore ose arsyeton me forcë përfundimin e shprehur nga fjalia kryesore. Përdoret njësoj si lidhëzat e tjera nënrenditëse.

Duke qenë se/që janë lidhëza nënrenditëse shkakore. Sot këto lidhëza

përdoren gjerësisht dhe nuk janë më të kufizuara vetëm në stilin shkencor dhe juridik. Një përdorim shumë të madh këto lidhëza kanë në stilin publicistik, letrar etj. Këta konektorë përdoren në fillim të një fjalie të varur që tregon shkakun a pasojën e asaj që thuhet në fjalinë kryesore. Përdoren njësoj si lidhëzat e tjera nënrenditëse.

Vetë ndërtimi morfologjik i shprehjeve duke marrë parasysh se/që tregon

funksionin e posaçëm të drejtpërdrejtë të fjalisë së varur shkakore, nga marrja parasysh e një fakti nxirret një konkluzion në fjalinë kryesore. Përdoret më shumë në gjuhën administrative, publicistike.

Page 182: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

182

6.3 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-lidhëzat kohore Lidhëzat e lokucionet kohore: kur, tek, mbasi, pasi, posa, sapo, gjersa, derisa, sakohë që, qëkur, qëkurse, qysh si, tek, si, si ... që, që mund të funksionojnë edhe si lidhëza shkakore ose si lidhëza arsyetuese, kur arsyetojnë deklaratën ose pyetjen e paraqitur në fjalinë kryesore. Ato janë të gjitha kohore, por kanë zhvilluar dhe kuptime shkakore. Shkakësia realizohet kryesisht prej kuptimeve të propozicioneve. Prej këtyre konektorëve, konektorët mbasi, pasi, derisa/gjersa kanë si funksion të dytë shprehjen e marrëdhënieve shkakore. Pasi/mbasi Konektorët pasi, mbasi të përdorur si konektorë kohorë shprehin një raport kohor ku ngjarja në fjalinë e dytë është një vazhdimësi e ngjarjes në fjalinë e parë. Nga pikëpamja kohore, pasi përdoret në krye të fjalisë së varur.

663. Pasi/Mbasi erdhi, u ul. Të përdorur si konektorë shkakorë janë prerekuizitë dhe shkak për ngjarjen e pasqyruar në propozicionin e fjalisë kryesore. Në të dy shembujt e mëposhtëm pasi përshkruan një gjendje të mëparshme dhe ka një lidhje kronologjie, por këtu shpreh një marrëdhënie shkakësie. Në (664) arsyeja e largimit është mungesa e argumenteve të tjera në lidhje me diskutimin e bërë.

664. Iku, pasi nuk pati më ç’të thoshte. Kur ndodhet në pozicionin nistor në krye të fjalisë së varur, përdoret më shumë si lidhëz kohore (663). Kurse në pozicionin mes dy fjalive përdoret më shumë si lidhëz shkakore (664).

665. Pasi diskutuan gjatë dhe nuk panë asnjë rezultat, e mbyllën takimin. 666. Po e mbyll, pasi diskutuam gjatë dhe nuk pamë asnjë rezultat.

Kuptimi kohor shpjegohet dhe me strukturën ndërtimore të këtij konektori, sepse morfema kryesore përbërëse e tij është ndajfolja pas e cila tregon një koncept kohor. Kuptimi i shkakësisë duket të jetë një kuptim derivativ. Si konektor shkakor përdoret: - në krye të fjalisë së varur Në këtë pozicion, ky konektor duket të realizojë marrëdhënie shkakore të ngjashme me konektorët shkakorë meqë, meqenëse, pasi zëvendësohet lehtësisht prej tyre.

667. Pasi/Meqë të gjithë ishin kundër, ai nuk pati gjë tjetër për të thënë. - në mes të fjalive Kur përdoret në mes të fjalive, mund të zëvendësohet me konektorët se/sepse.

668. I pyetur se a ka bazë kushtetuese krijimi i kësaj force “ultra task force”, burimi konfidencial u përgjigj pozitivisht, pasi/sepse në nenet e para të Kushtetutës së Shqipërisë, përcaktohen qartë legjitimiteti i Republikës së Shqipërisë dhe detyrat qe ka ky shtet karshi qytetarëve të vet.591

Konektori mbasi përdoret gjerësisht në dialektin geg. 669. Mbasi pat krye gjimnazin e Korçës, ka përfundue studimet e larta për

ingjenjeri elektrike por, i apasionuem që atëherë mbas matematikës së lartë në Montepelier të Francës dhe njihte gjuhën frëngjishte, greqishte, italishte dhe rumanishte.

591 “Shekulli”, 16.02.1999.

Page 183: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

183

Derisa/gjersa Derisa/gjersa janë nga ato shprehje kohore që i kanë zgjeruar funksionet e tyre nga kronologjike në logjike, duke kaluar nga shprehja e një kohëzgjatjeje në shprehjen e një pasoje në arsyetim. Ato përdoren në fillim të një fjalie të varur kohore, që tregon vazhdimin e veprimit deri në një kohë të caktuar ose përcakton cakun kohor më të fundit të veprimit.

670. Folën derisa/gjersa u lodhën. Përdoren dhe për të treguar shkakun a pasojën e asaj që thuhet në fjalinë kryesore, ose arsyeton me forcë përfundimin e shprehur nga fjalia kryesore.

671. Derisa/gjersa nuk pranon të përgjigjet, do të thotë se ndihet fajtor. Këta konektorë janë të ndërtuar nga një parafjalë që tregon cakun kohor kur kryhet një veprim, çastin dhe lidhëza sa. Përdoret kryesisht: - në mes të fjalive

672. E kishte për detyrë t’ia thonte këtë (,) gjersa ajo e kishte lidhur fatin e saj me një tjetër.592

673. Mos kini frikë (,) derisa kemi ndihmën që na vjen nga kufini.593 - në krye të fjalisë së varur

674. Derisa u bë publike biseda e përgjuar, edhe vetë ai duhet të dilte publikisht.594

675. Gjersa nuk e do, mos e merr.595 Zakonisht, është konekti në krye të të cilit gjenden këta konektorë që arsyeton motivin pse ndodh diçka.

Posa, sapo Të dyja këto lidhëza kohore mund të përdoren dhe për të shprehur marrëdhënie shkakore, ndonëse ky përdorim nuk duket të jetë i shpeshtë. Përdoren në të njëjtat pozicione, si lidhëzat e tjera nënrenditëse, në mes të fjalive ose në krye të fjalisë së varur. Pozicioni më i përdorur është pas fjalisë kryesore. Mund të jenë të zëvendësueshme me ‚duke marrë parasysh faktin që‘.

676. Skënderbeu u bind që të ndreqë punën me të mirë, dhe veçanërisht posa/sapo Dukagjinët ishin gati të provonin që s’kishin gjisht në kompllotin e Krabës.596

Sakohë që Lidhëza e përbërë sakohë që kur përdoret si lidhëz kohore, shpreh marrëdhënien e njëkohësisë së kufizuar, për sa i përket sasisë kohore të zgjatjes së veprimeve si në (677).

677. Në mënyrë analoge, në rastin e kërkesës për miratim (nulla osta) për ribashkimin me prindër mbi 65-vjeç, sakohë që fëmijë të tjerë, që qëndrojnë në vendin e origjinës janë të pamundur për mbajtjen e tyre për motive të rënda, të dokumentuara shëndetësore, kushti “në

592 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur shkakore III”. Studime filologjike. N.1, 1973, f.27. 593 Po aty. F.27. 594 “Panorama”. 13.5.2005. 595 Po aty. F.28. 596 Po aty. 25.

Page 184: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

184

ngarkim” vlerësohet nga përfaqësia diplomatike italiane, pasi është vërtetuar gjendja shëndetësore e fëmijëve në fjalë.597

Kjo lidhëz mund të përdoret dhe për të shprehur marrëdhënie shkakore, e cila në fakt qartësohet përmes përmbajtjes së propozicioneve. Kështu, në (678) konektori sakohë që mund të zëvendësohet nga konektorë të tjerë shkakorë si: duke qenë se, meqenëse etj.

678. Në imagjinatën popullore, apo dhe në atë të kompetentëve, sakohë që/duke qenë se, meqenëse s'ka sondazhe të besueshme, fatin e zgjedhjeve e vendos pikërisht një pjesë e luhatshme e elektoratit, e cila vendos në minutën e fundit, pa qenë rob i dogmave ideologjike, partiake dhe e paparagjykimtë.598

Si të gjithë konektorët e tjerë, lidhëza nënrenditëse, përdoren kryesisht në dy pozicione, në atë në mes të fjalive (679) dhe në krye të fjalisë së varur (680).

679. Supozoj se prej atëherë ai dinte shumë rreth meje, sakohë që nga stafi im pak kohë më parë më erdhi një kritikë dashamirëse e tij.599

680. Sakohë që nuk e dinte, është e justifikuar.

Qëkur(se) Lidhëza qëkur(se) shpreh marrëdhënien kohore, duke u nisur nga një moment kohor i caktuar si në (681).

681. E gjithçka është bërë evidente në këtë drejtim ditë pas dite tashmë, qëkurse u zhvilluan zgjedhjet parlamentare më 10 qershor.600

Kjo lidhëz mund të përdoret dhe për të shprehura marrëdhënie shkakore. Ndryshe nga konektori sa kohë që, i cili siç u pa më lart, mund të zëvendësohet kryesisht nga konektorët shkakorë si meqenëse, duke qenë se, konektori qëkurse mund të zëvendësohet lehtësisht jo vetëm nga këta konektorë si në (682), por dhe nga konektorët sepse, ngaqë etj.

682. Qëkurse/Duke qenë se/meqenëse ajo reagonte ashtu, dihej rezultati i votimit.601

683. Kjo hallakatje duket tashmë sheshit, qëkurse/sepse, ngaqë një pjesë e partive të opozitës deklarojnë se janë për variantin e provokimit të krizës së zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa pjesa tjetër fillon negociatat për emrin konkret të presidentit.602

Si konektor teksti përdoret në të njëjtat pozicione si dhe konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse: - në mes të fjalive

684. Laguna e Patokut duket të jetë më e ndikuar qëkurse vija bregdetare dunore në vendin e caktuar është zhdukur.603

- në krye të fjalisë së varur 685. Qëkurse gjuha e politikës është ashpërsuar, kjo tregon se do ketë

situata të tensionuara. 597 “Ballkan”, 05.3.2009. 598 “Panorama” 13.1.2009. 599 http://noa.al. 600 “Shqip”, 27.2.2006. 601 “Mapo”, 11.11.2012. 602 “Panorama”, 23.6.2007. 603 http://dida.itc.cnr.it.

Page 185: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

185

Kur Kjo lidhëz nënrenditëse përdoret kryesisht për të shprehur marrëdhënien kohore. Por, në raste të veçanta përdoret për të shprehur dhe nuanca shkakore, në lidhje me ngjarje dhe fakte të përmendura në fjalinë kryesore, si në rastet e mëposhtme. Sikurse është lehtësisht e dukshme, në shembullin e mëposhtëm, kjo lidhëz mund të zëvendësohet lehtësisht prej konektorëve të tjerë shkakorë.

686. Kur/meqë/duke qenë se është puna kështu, do të shkoj vetë tek ata.

Page 186: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

186

6.3.1 Përfundime-lidhëzat kohore si konektorë shkakorë Lidhëzat e lokucionet kohore: kur, tek, mbasi, pasi, posa, sapo, gjersa, derisa,

sakohë që, qëkur, qëkurse, qysh si, tek, si, si ... që, që mund të funksionojnë edhe si lidhëza shkakore ose si lidhëza arsyetuese, kur arsyetojnë deklaratën ose pyetjen e paraqitur në fjalinë kryesore.

Ato janë të gjitha kohore, por kanë zhvilluar dhe kuptime shkakore. Shkakësia realizohet kryesisht prej kuptimeve të propozicioneve.

Konektorët mbasi, pasi, derisa/gjersa kanë si funksion të dytë shprehjen e

marrëdhënieve shkakore.

Të përdorur si konektorë shkakorë pasi/mbasi janë prerekuizitë dhe shkak për ngjarjen e pasqyruar në propozicionin e fjalisë kryesore.

Kur ndodhet në pozicionin nistor në krye të fjalisë së varur, konektori pasi përdoret më shumë si lidhëz kohore. Kurse në pozicionin mes dy fjalive përdoret më shumë si konektor shkakor.

Derisa/gjersa janë nga ato shprehje kohore që i kanë zgjeruar funksionet e tyre nga kronologjike në logjike, duke kaluar nga shprehja e një kohëzgjatjeje në shprehjen e një pasoje në arsyetim.

Të dyja këto lidhëza kohore mund të përdoren dhe për të shprehur

marrëdhënie shkakore, ndonëse ky përdorim nuk duket të jetë i shpeshtë. Përdoren në të njëjtat pozicione, si lidhëzat e tjera nënrenditëse, në mes të fjalive ose në krye të fjalisë së varur. Pozicioni më i përdorur është pas fjalisë kryesore.

Sa kohë që mund të përdoret dhe për të shprehur marrëdhënie shkakore, e cila në fakt qartësohet përmes përmbajtjes së propozicioneve. Si të gjithë konektorët e tjerë, lidhëzat nënrenditëse përdoren kryesisht në dy pozicione, në atë në mes të fjalive dhe në krye të fjalisë së varur.

Lidhëza qëkur(se) mund të përdoret dhe për të shprehura marrëdhënie

shkakore. Ndryshe nga konektori sa kohë që, i cili siç u pa më lart, mund të zëvendësohet kryesisht nga konektorët shkakorë si meqenëse, duke qenë se, konektori qëkurse mund të zëvendësohet lehtësisht jo vetëm nga këta konektorë), por dhe nga konektorët sepse, ngaqë etj.

Kur përdoret kryesisht për të shprehur marrëdhënien kohore. Por, në raste të

veçanta përdoret për të shprehur dhe nuanca shkakore, në lidhje me ngjarje dhe fakte të përmendura në fjalinë kryesore.

Page 187: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

187

6.4 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-ndajfoljet shkakore Në gramatikën e gjuhës shqipe604, ndajfoljet e shkakut janë trajtuar si një grup i veçantë brenda ndajfoljeve rrethanore. Duhet thënë se në gramatikat e mëparshme këto ndajfolje nuk janë dalluar si një grup ndajfoljesh më vete, justifikuar me sa duket me “numrin e paktë të tyre dhe faktin që ato përdoren kryesisht në fjalitë pyetëse të drejta e të zhdrejta.”605 Si ndajfolje shkaku janë kategorizuar ndajfoljet që shërbejnë për të pyetur për shkakun e kryerjes së veprimit, ku hyjnë ndajfoljet pse dhe përse. Në këtë grup janë përfshirë dhe grupet: për këtë shkak, për këtë arsye dhe më rrallë për këtë qëllim. Me shumë interes na duket marrja në shqyrtim e grupeve: për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim, për të kuptuar nëse këto grupe mund të kategorizohen si konektorë teksti në gjuhën shqipe. Për këtë shkak Në fjalorin e gjuhës shqipe, për grupin për këtë shkak jepet vetëm kuptimi me të cilin përdoret: “Arsyeja pse ndodh diçka, pse bëhet një punë, shtysa për një veprim, etj”606. Është vetë ndërtimi i këtij grupi që e bën të qartë funksionin që ky grup mund të ketë në tekst, si dhe marrëdhënien që shpreh. Prania e fjalës shkak sqaron se marrëdhënia që ky grup shpreh është marrëdhënia shkakore ku theksi vihet pikërisht tek shkaku. Problemi që shtrohet është nëse në rastin e përdorimit të këtij grupi kemi të bëjmë me referim leksikor brenda tekstit, apo me konektor teksti, meqenëse emri shkak mund të referojë nga ana leksikore tek një emër tjetër shkak, brenda tekstit: ky shkak→për këtë shkak. Nga rastet e studiuara, mund të themi se ky grup përdoret si një grup i ngurtësuar, i konsoliduar që lidh pjesë të ndryshme të tekstit në marrëdhënien shkak-pasojë. Ndonëse, nuk mungojnë dhe rastet ku në tekst kemi rimarrjen e fjalës shkak, në përgjithësi mund të themi, se ky grup përdoret për të lidhur pjesë të tekstit, pavarësisht nga fakti nëse në pjesën e mëparshme të tekstit është përdorur në mënyrë eksplicite fjala shkak ose jo. Ky grup do të konsiderohet si konektor teksti, pasi ai shërben për të lidhur pjesë të ndryshme të tekstit Funksioni si konektor teksti është më i dukshëm për shkak të vetë strukturës së tij fjalëformuese, dhe pikërisht pranisë së përemrit dëftor ky në rasën kallëzore. Përemri këtë, në funksionin e tij deiktik e bën më të dukshëm referimin në pjesën e mëparshme të tekstit, madje në një pjesë në distancë më të afërt. Pikërisht përmes këtyre elementeve në strukturën e tij, tek ky konektor është më i dukshëm funksioni referues në pjesën e mëparshme të tekstit, dhe si rrjedhojë funksioni i tij si mjet i kohezionit të tekstit. Pritshmëria është që ky grup të marrë mbi vete dhe theksin, për shkak të vënies në dukje të shkakut pse ndodh diçka. Në lidhje me pozicionet në të cilat përdoret, mund të thuhet se përdoret në pozicionet tipike për konektorët ndajfoljorë: - në krye të fjalisë pasuese

687. Daçiq me këtë deklaratë vetvetes ia ka marrë çdo të drejte për ta drejtuar Serbinë. Për këtë shkak Daçiq duhet menjëherë të jap dorëheqje në postin e kryeministrin”, theksohet në kumtesë.607

604Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 1. Tiranë, 2002, f.365. 605 Po aty. F.365. 606 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.1013.

Page 188: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

188

- në fjalinë e dytë, por jo në pozicion nistor 688. Megjithatë, në çdo rast, lejimi i diskriminimit për shkak të ushtrimit të

lirisë së ndërgjegjes dhe fesë mund të vendoset vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Përjashtimi për këtë shkak duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar nevojën për diskriminimin. 608

- në mes të fjalive 689. Plagët e hapura janë shumë te prira për infeksione; për këtë shkak,

për dy-tri ditë duhet të përdorni yndyrë për bebe.609 - në fund të konektit të dytë

690. Ai u largua për këtë shkak. Në shembullin (690), është e dukshme që për të kuptuar këtë fjali nga ana kuptimore, duhet të referojmë në pjesën e mëparshme të tekstit. Pozicioni i konektorit për këtë shkak në shembullin (690) nuk është i rëndësishëm, sepse si në rastin kur ndodhet në krye të konektit, si në rastin konkret, në fund të konektit, ai shërben për të lidhur pjesët e tekstit.

691. Për këtë shkak, ai u largua. Për këtë arsye Ashtu si dhe për grupin për këtë shkak, dhe për grupin për këtë arsye mund të thuhet se është vetë ndërtimi i këtij grupi që e bën të qartë funksionin që ky grup mund të ketë në tekst, si dhe marrëdhënien që shpreh. Prania e fjalës arsye sqaron se theksi vihet pikërisht tek arsyeja pse ndodh diçka. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim që ndoqëm në rastin e grupit për këtë shkak, dhe nga rastet e studiuara për grupin për këtë arsye, mund të themi se ky grup përdoret si një grup i ngurtësuar, i konsoliduar që lidh pjesë të ndryshme të tekstit. Ndonëse, nuk mungojnë dhe rastet ku në tekst kemi rimarrjen e fjalës arsye, në përgjithësi mund të themi, se ky grup përdoret për të lidhur pjesë të tekstit, pavarësisht nga fakti nëse në pjesën e mëparshme të tekstit është përdorur në mënyrë eksplicite fjala shkak ose jo. Ky grup do të konsiderohet si konektor teksti, pasi ai shërben për të lidhur pjesë të ndryshme të tekstit Funksioni si konektor teksti është më i dukshëm për shkak të vetë strukturës së tij fjalëformuese, dhe pikërisht pranisë së përemrit dëftor ky në rasën kallëzore. Përemri këtë, në funksionin e tij deiktik e bën më të dukshëm referimin në pjesën e mëparshme të tekstit, madje në një pjesë në distancë më të afërt. Pikërisht përmes këtyre elementeve në strukturën e tij, tek ky konektor është më i dukshëm funksioni referues në pjesën e mëparshme të tekstit, dhe si rrjedhojë funksioni i tij si mjet i kohezionit të tekstit. Pritshmëria është që ky grup të marrë mbi vete dhe theksin, për shkak të vënies në dukje të shkakut pse ndodh diçka. Në lidhje me pozicionet në të cilat përdoret, mund të thuhet se përdoret në pozicionet tipike për konektorët ndajfoljorë: - në krye të fjalisë pasuese

692. Që në fillim, dua të sqaroj se jam tërësisht kundër dënimeve, ndëshkimeve dhe paragjykimeve kolektive. Për këtë arsye, edhe

607 www.koha.net. 608 http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=213:ligj-per. 609 “Telegraf”, 16.2.2013.

Page 189: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

189

universiteti ku ju punoni e drejtoni, nuk ka pse të jetë i penalizuar për shkak të paudhësive që kanë bërë disa syresh në sipërmarrjen private në këtë fushë. 610

- në fjalinë e dytë, por jo në pozicion nistor 693. Nga më sipër, është gjetur një lidhje midis përdorimit të zgjatur të

aspirinës dhe rrezikut për tu prekur nga degjenerimi makular (qendra e retinës). Aspirina dhe verbëria, për këtë arsye, janë të lidhura me njëri-tjetrin pohon grupi kërkimor, edhe pse rreziku ka të bëjë vetëm për ata që tentojnë të abuzojnë me ilaçin “popullorë” zakonisht duke e marr për të ndaluar dhimbje koke ose sëmundjet të tjera.611

- në mes të fjalive 694. Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor,

për këtë arsye Gjermania do të mbështesë edhe më tej Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, deklaroi Westerwelle në vizitën e tij të parë zyrtare në Shkup.612

- në fund të konektit të dytë 695. Nuk foli për këtë arsye.

Pozicioni i konektorit për këtë arsye në shembullin (688) nuk është i rëndësishëm, sepse si në rastin kur ndodhet në krye të konektit, si në rastin konkret, në fund të konektit, ai shërben për të lidhur pjesët e tekstit.

696. Për këtë arsye, nuk foli.

Për këtë qëllim Ndryshimi i vetëm për konektorin për këtë qëllim nga dy konektorët e mësipërm, është marrëdhënia që realizon, sepse vë në dukje qëllimin në marrëdhënien mes konekteve. Përdoret në të gjitha pozicionet tipike për konektorët ndajfoljorë. - në krye të fjalisë pasuese

697. ....por e konsideron atë si një ndër instrumentet më të rëndësishëm ligjor, mbi të cilin bazohet bashkëpunimi policor në mes vendeve tona. Për këtë qëllim, Shqipëria, nga momenti i miratimit të saj, vazhdon të jetë shumë e interesuar për implementimin në praktikë të fushave të bashkëpunimit policor me të gjitha vendet anëtare në Konventë.613

- në mes të fjalive 698. Ka fuqi superiore në treg në krahasim me konkurrentët e saj ekzistues

ose potencial; për këtë qëllim, do të merret parasysh veçanërisht pjesëmarrja dhe pozita e saj në tregun përkatës, fuqia e saj financiare, qasja e saj ndaj furnizimeve ose tregjeve.614

- në fund të konektit të dytë 699. Erdha për këtë qëllim.

610 “Shqip”, 19.5.2012. 611 http://www.planib.com/2013/01/i-verber-per-shkak-te-aspirines. 612 http://www.dw.de/kriza-politike-rrezikon-aspirat%C3%ABn-e-maqedonis%C3%AB-p%C3%ABr-integrim/a-16623602. 613 “Shekulli”, 12.2.2013. 614 http://ak.rks-gov.net.

Page 190: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

190

6.4.1 Përfundime-ndajfoljet shkakore si konektorë shkakorë Në grupin e ndajfoljeve që shërbejnë si konektorë shkakorë janë përfshirë

grupet: për këtë shkak, për këtë arsye dhe më rrallë për këtë qëllim.

Është vetë ndërtimi i këtyre grupeve që e bën të qartë funksionin që këto grupe mund të kenë në tekst, si dhe marrëdhënien që shprehin.

Prania e fjalës shkak në konektorin për këtë shkak sqaron se marrëdhënia që ky konektor shpreh është marrëdhënia shkakore dhe theksi vihet pikërisht tek shkaku.

Prania e fjalës arsye në konektorin për këtë arsye sqaron se marrëdhënia që ky konektor shpreh është marrëdhënia shkak-pasojë dhe theksi vihet pikërisht tek arsyeja.

Prania e fjalës qëllim në konektorin për këtë qëllim sqaron se theksi vihet pikërisht tek qëllimi në marrëdhënien që realizohet me anë të këtij konektori.

Funksioni si konektorë teksti është më i dukshëm për shkak të vetë strukturës së tyre fjalëformuese, dhe pikërisht pranisë së përemrit dëftor ky në rasën kallëzore. Përemri këtë, në funksionin e tij deiktik e bën më të dukshëm referimin në pjesën e mëparshme të tekstit, madje në një pjesë në distancë më të afërt. Pikërisht përmes këtyre elementeve në strukturën e tij, tek ky konektor është më i dukshëm funksioni referues në pjesën e mëparshme të tekstit, dhe si rrjedhojë funksioni i tij si mjet i kohezionit të tekstit.

Në lidhje me pozicionet në të cilat përdoret, mund të thuhet se përdoret në pozicionet tipike për konektorët ndajfoljorë: në krye të fjalisë pasuese; në mes të fjalive; në fjalinë pasuese, jo në pozicion nistor; në fund të fjalisë së dytë.

Page 191: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

191

6.5 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-lidhëzat rrjedhimore e përmbyllëse Në gjuhësinë e tekstit, marrëdhëniet shkakore trajtohen në rrafshin semantik, duke e parë shkakësinë shpesh në një kuptim më të gjerë, sesa thjesht marrëdhënia shkak-pasojë. Hardarik Blühdorn-i615 duke iu referuar Pasch et al., thekson se konektorët u caktojnë konekteve të tyre role tematike, dhe pikërisht këtu qëndron karakteristika e lidhjes që ata krijojnë. Kështu, në marrëdhënien shkakore, rolet tematike të relatave që lidhen janë shkak-pasojë. Është pikërisht renditja e ndryshme e roleve tematike shkak dhe pasojë, që bën dallimin mes marrëdhënieve shkakore dhe rrjedhimore. Në kuptimin e ngushtë, konektorët që i japin konektit të tyre rolin e shkakut, vendosin marrëdhënie shkakore mes konekteve, kurse në rastet ku konektorët i japin konektit të tyre rolin e pasojës, krijojnë marrëdhënie rrjedhimore. Por analiza e roleve tematike bëhet në një kuptim më të gjerë, ku marrëdhënia e shkakësisë përfshin jo vetëm marrëdhënien shkakore, por dhe marrëdhëniet e rrjedhimit dhe të kushtit. Për shkak të ngjashmërisë së tyre konceptuale, në marrëdhëniet e shkakësisë, në kuptim të gjerë përfshihen dhe marrëdhënia rrjedhimore, pasi kjo marrëdhënie shënon ngjarje apo gjendje që qëndrojnë në marrëdhënie shkakësie me njëra-tjetrën.

Duke e parë nga ana semantike, si në marrëdhënien shkakore, në marrëdhënien rrjedhimore kemi të bëjmë me marrëdhënien mes dy ngjarjeve apo gjendjeve, kur njëra është shkaku dhe tjetra pasoja. Një përcaktim ky që duket qartë, nëse i referohemi edhe specifikimit të bërë për periudhën me fjali të varur rrjedhimore në sintaksën e gjuhës shqipe: “Periudha me fjali të varur rrjedhimore është ajo periudhë në të cilën shprehen ose marrëdhënie në mes një sasie, shkallës a intensitetit të madh të parashtruar në fjalinë kryesore si shkak dhe pasojës a rrjedhimit që vjen prej saj, të shprehur në fjalinë e varur, ose marrëdhënie mes faktit a ngjarjes së shprehur nga fjalia kryesore dhe të përfundimit logjik të tij, të shprehur në fjalinë rrjedhimore.616 Më lart trajtuam konektorët e mirëfilltë shkakorë, të cilët realizojnë marrëdhënien shkakore në një kuptim të ngushtë (arsyet për marrëdhënien shkak-pasojë), ku vumë në dukje rolin që luajnë jo vetëm lidhëzat, por dhe ndajfoljet dhe grupe të ndryshme në realizimin e këtyre marrëdhënieve. Duke e konsideruar dhe marrëdhënien rrjedhimore, në kuadrin e marrëdhënies shkakore në kuptim të gjerë, në këtë pjesë do të analizojmë mjetet me anë të cilave realizohet kjo marrëdhënie në gjuhën shqipe, duke u ndalur fillimisht tek lidhëzat. Si elemente themelore të periudhës me fjali të varur rrjedhimore janë trajtuar lidhëzat nënrenditëse sa, sa që, aq sa, që, kështu që, në mënyrë që.

Ajo çka do të shtonim në lidhje me mjetet që shprehin marrëdhëniet rrjedhimore është fakti se kjo marrëdhënie mund të shprehet dhe me anë të lidhëzave bashkërenditëse përmbyllëse. Në gramatikën e gjuhës shqipe është specifikuar se në rastin e periudhave me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse “fjalia e dytë shpreh diçka që del si rrjedhim, përfundim, përmbyllje e brendisë së fjalisë së parë”.617 Lidhëzat që shprehin marrëdhënien përmbyllëse janë të pakta: andaj, ndaj, pra dhe ndonjëherë lidhëza pa. Duke bërë dallimin mes marrëdhënies rrjedhimore dhe marrëdhënies së konkluzionit apo të përfundimit, tek konektorët e tekstit që shprehin

615 Hardarik Blühdorn. Verknüpfungs-Eigenschaften deutscher Kausal-Konnektoren zwischen syntaktischer Hierarchie und Linearität. Deutsche Sprache 37, 2009. 616 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.574. 617 Po aty. F.476.

Page 192: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

192

marrëdhënien rrjedhimore mendojmë se duhet të klasifikojmë dhe lidhëzat prandaj, andaj. Lidhëza pra do të trajtohet më poshtë në kuadrin e konektorëve që shprehin marrëdhënien e konkluzionit apo të përfundimit. Do të ndalemi në mënyrë specifike tek secila prej këtyre lidhëzave, për të sjellë një analizë më të detajuar të marrëdhënieve që shprehin, si dhe të pozicioneve në të cilat përdoren. Kështu që Si një konektor prototip rrjedhimor që shpreh një marrëdhënie të ngjashme shkak-pasojë, por që markon argumentin tjetër, atë të pasojës apo të rrjedhimit, mendojmë se është konektori kështu që. Këtë konstatim, mund të mbështesim fare mirë me anë të shembujve të mëposhtëm, ku përdorimi i një konektori shkakor apo i një konektori rrjedhimor varet vetëm nga pozicioni i konekteve të lidhura. Në shembullin (700), konektori kështu që mund të zëvendësohet nga konektori shkakor për këtë arsye, pa ndryshuar pozicionin e konekteve.

700. Ata mund të duan t’i mbajnë disa gjëra për vete, kështu që/për këtë arsye respektoni privatësinë e tyre; ata mund të duan të marrin kontrollin e vetëm të tij, kështu që/për këtë arsye respektoni pavarësinë e tyre dhe pa dyshim që ata po përshtaten për të përballuar vetë rreziqet.618

E njëjta marrëdhënie mund të shprehet dhe duke përdorur lidhëzat shkakore, por në këtë rast, është i domosdoshëm ndryshimi i vendit të konekteve.

701. Meqë ata mund të duan t’i mbajnë disa gjëra për vete, respektoni privatësinë e tyre; meqë ata mund të duan të marrin kontrollin e vetëm të tij, respektoni pavarësinë e tyre dhe pa dyshim që ata po përshtaten për të përballuar vetë rreziqet.619

Si konektor teksti lidhëzor është e pritshme që të përdoret në të njëjtat pozicione si dhe lidhëzat e tjera nënrenditëse, ku pozicioni më tipik duhet të jetë ai në mes të fjalive, si në (702).

702. Kur Jamili arriti, e fejuara dhe familja e saj nuk e fshehu zemërimin, kështu që u duhej ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin.620

Por me sa duket pozicioni në mes të fjalive nuk është pozicioni më tipik i përdorimit të këtij konektori, pasi shumë shpesh e gjejmë dhe në krye të konektit. Ashtu sikurse e thekson dhe Floqi621 “Lidhuria e dobët gramatikore e fjalisë së varur me kryesoren, karakteri i intonacionit dhe sidomos pauza e gjatë, shkaktojnë që në të shkruar fjalia kryesore të ndahet jo vetëm me presë, po edhe me pikëpresë, dhe ndonjëherë edhe me pikë”.

703. Edhe kur flitet për “emigracionin e fortë klandestin” theksohet se është “i instrumentalizuar nga terrorizmi islamik global”. Kështu që, mes pikave kryesore të programit gjejmë “ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja për të mbrojtur qytetërimin tonë laik dhe liberal nga kërcënimi islamik”.622

618 http://www.vodafone.al/vodafone/Mbi_15_1568_1.php. 619 http://www.vodafone.al/vodafone/Mbi_15_1568_1.php. 620 “Shekulli”, 28.1.2013. 621 Floqi, Spiro. Periudha me fjali të varur rrjedhimore në shqipen e sotme. Studime Filologjike, Nr.2. 1965. 622http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/35-te-jetosh-ne-itali/3917-mjeket-spiune-te-klandestineve-e-stop-xhamive-keshtu-e-do-italine-allam.html.

Page 193: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

193

Në mënyrë që Konektorët rrjedhimorë lidhin propozicione marrëdhënia mes të cilave realizohet nga renditja e zakonshme e ngjarjeve. Në rastin e konektorit në mënyrë që, për shkak të vetë ndërtimit të tij, është ruajtur kuptimi i mënyrës, pra më konkretisht, “mënyra sesi shtjellohet veprimi në fjalinë kryesore sjell rrjedhimin e shprehur në të varurën.623 Ashtu si dhe për konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse, pozicioni i këtij konektori është: - në mes të fjalive

704. Është e domosdoshme të ndërrojmë 100% politikë, në mënyrë që të ulen kostot.624

- në krye të fjalisë së varur 705. Në mënyrë që të shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me

ushqim rregullisht.625 Sa Përdorimi i këtij konektori nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar nëse marrëdhënia që shprehet është rrjedhimore, pasi me anë të kësaj lidhëze lidhen dhe fjalitë me marrëdhënie krahasore. Është pikërisht tërësia e mjeteve strukturore si dhe bashkëlidhja e brendive reale të fjalive të periudhës që specifikon llojin e marrëdhënies së realizuar me anë të lidhëzës sa. “Në fjalinë rrjedhimore kemi rrjedhim si pasojë e një sasie të madhe që paraqitet si shkak kurse te fjalia krahasore kemi përshtatshmërinë në mes një sasie të parashtruar në fjalinë kryesore dhe një tjetre që paraqtet në të varurën të shprehur me kallëzues që kanë kuptim leksikor të njëjtë, të afërt a të kundërt.”626 Kështu, në shembullin (706) bëhet fjalë për një fjali rrjedhimore, kurse në shembullin (707) për një fjali krahasore.

706. Ferdinandi ishte thyer në betejën e Sarnos dhe ndodhej aq keq sa e shoqja kërkonte ndihma nga besnikët.627

707. Alfonsi i dha Skënderbeut aq të holla sa ishin të nevojshme për të financuar këtë ekspeditë.628

Pozicioni më i shpeshtë në të cilën e kemi ndeshur këtë konektor është ai në mes të fjalive si në (708).

708. Të një tregu me shumë operatorë, ku konkurrenca është aq e madhe, sa sigurohen rentabilitete dhe norma fitimi në nivele “qindarkash”.629

623 Floqi, Spiro. “Periudha me fjali të varur rrjedhimore në shqipen e sotme”. Studime Filologjike, Nr.2. 1965. 624 “Zëri i popullit”, 29.10.2012. 625 www.ikub.al 626 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.574. 627 Po aty. F.574. 628 Po aty. F.574. 629 http://www.respublica.al.

Page 194: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

194

Aq sa “Në fjalitë e bashkuara me lokucionin lidhëzor aq sa kanë të bëjnë zakonisht me një fjali kryesore tek e cila shkalla, masa, sasia e cilësia është shprehur konkretisht dhe fjalia e varur tregon më fort njëfarë përfundimi të nxjerrë nga gjithë brendia e kryesores.”630 Është e qartë që në një marrëdhënie të tillë, nuk kemi të bëjmë me marrëdhënie të pastër rrjedhimore, si në rastin e konektorit kështu që, pasi këtu ruhet ende disi marrëdhënia sasiore. Si dhe për konektorin sa, dhe për këtë konektor pozicioni ku përdoret më shumë, është ai në mes të konekteve si në (709).

709. Ai kishte ndryshuar shumë, aq sa nuk e njohën. Që Një nga përdorimet e lidhëzës që, një nga lidhëzat më me shumë kuptime dhe përdorime në gjuhën shqipe është dhe si konektor që shpreh marrëdhënien rrjedhimore. Zakonisht i pozicionuar në mes të fjalive, lidh konekte ku brendia e fjalisë së varur përmban një fakt real “i cili konceptohet prej folësit si një rrjedhim i një shkaku të panjohur prej tij, dhe për atë shkak ai pyet me fjalinë kryesore”.631

710. Ç’ke moj mike, që përlote?632 Zakonisht ky konektor përdoret në struktura ku fjalia kryesore është pyetëse si në (710). Fjalia pyetëse mund të jetë dhe e tërthortë (e zhdrejtë), edhe retorike. Fjalia e varur përmban një fakt real, i cili bëhet shkas për të pyetur për shkakun e panjohur të këtij fakti real nëpërmjet fjalisë kryesore. Prandaj Në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1980, prandaj është klasifikuar si lidhëz dhe si ndajfolje. Si lidhëz “përdoret në krye të një fjalie të pavarur ose kryesore për të ripërmendur arsyen a shkakun e dhënë në fjalinë tjetër dhe për të treguar se veprimi a gjendja e shprehur në këtë fjali është rrjedhojë e atij shkaku.”633

711. Binte shi, prandaj s’erdhi.634 Si ndajfolje përdoret në kuptimin për këtë shkak, për këtë arsye.

712. Ishte më i madh, prandaj!635 Në fjalorin e vitit 2006, prandaj është klasifikuar vetëm si lidhëz që “lidh një fjali që tregon se veprimi a gjendja është rrjedhojë e një shkaku të përmendur më parë ose që përmbyll një mendim, me kuptimin: për këtë shkak, për këtë arsye”.636 Mendojmë se në fakt prandaj ka të gjitha karakteristikat e konektorëve lidhëzorë të shqipes. Në shembullin e dhënë në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1980, ku prandaj është konsideruar si ndajfolje (702), kemi të bëjmë, në fakt, me një strukturë eliptike, dhe roli që luan prandaj është ai i një konektori lidhëzor.

713. Ishte më i madh, prandaj (fitoi).

630 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.577. 631 Floqi, Spiro. Periudha me fjali të varur rrjedhimore në shqipen e sotme. Studime Filologjike, Nr.2. 1965, f.84. 632 Po aty. F.84. 633 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1529. 634 Po aty. F.1529. 635 Po aty. F.1529. 636 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006, f.836.

Page 195: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

195

Funksionin e saj si konektor teksti kjo lidhëz e realizon në të njëjtat pozicione në të cilat përdoren dhe konektorët e tjerë të tekstit. - në pozicion fillestar

714. Eshtë e vërtetë ka kaluar shumë kohë. Prandaj dhe shqetësohem.637 - në mes të fjalive

715. Pas asaj që ndodhi në Rambuje kjo pjesë na duket edhe më e përshtatshme, prandaj dhe po e ribotojmë.638

- në dialog 716. -Po përse jemi inxhinierë që të bëjmë marrëzira të tilla?! - e ngriti

zërin zoti Mborja dhe u zbe në fytyrë. -Prandaj, që të mos ndodhin këto marrëzira, zoti Mborja, propozimi im duhet marrë parasysh.639

Ndaj Lidhëza ndaj përdoret në të njëjtat pozicione si dhe lidhëza prandaj. - në pozicion fillestar

717. Kam parë shumë rusë andej nga hotel ”Dajti”, -tha plaku. -Ndaj pyeta.640

- në mes të fjalive 718. Kemi mjaft futbollistë të rinj e shumë të talentuar, që luajnë me pasion

po dhe që në një farë mënyre akoma nuk janë vlerësuar si duhet, ndaj ndeshja e së dielës me Tiranën do të jetë përpjekje për të treguar nivelin e lartë tekniko-taktik që disponojmë.641

- në dialog 719. Për vdekjen e secilit me radhë. Duke përfshirë dhe atë vetë,

Konstandinin. -Ndaj e pyete pse i ke leshrat me baltë dhe vjen era dhe?642

Andaj Lidhëza andaj është kryesisht një lidhëz bisedore. Si konektor teksti përdoret në të njëjtat pozicione si konektorët prandaj, ndaj. - në pozicion fillestar

720. Andaj mbreti urdhëroi ndë çast të vrapojë e të sjellë një përpara trimin.643

- në mes të fjalive 721. Zuri djali të hajë, po s’hëngri dot as gjysmën e bukës ama për t’u

ndalur nga udha s’ja tha zembra, andaj zuri udhën e tij të drejtë.644

637 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977, f.14. 638 “Rimëkëmbja”, 16.3.1999. 639 Gjata, Fatmir. Këneta. Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1977, f.60. 640 Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977, f.492. 641 ”Gazeta shqiptare” 19.2.1999. 642 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980, f.73. 643 Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1981, f.14. 644 Po aty. F.367.

Page 196: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

196

6.5.1 Përfundime-lidhëzat rrjedhimore, përmbyllëse si konektorë shkakorë Duke e konsideruar dhe marrëdhënien rrjedhimore, në kuadrin e marrëdhënies

shkakore në kuptim të gjerë, si konektorë që shprehin marrëdhënien shkakore do të konsiderohen dhe lidhëzat rrjedhimore.

Ajo çka do të shtonim në lidhje me mjetet që shprehin marrëdhëniet rrjedhimore është fakti se kjo marrëdhënie mund të shprehet dhe me anë të lidhëzave bashkërenditëse përmbyllëse. Lidhëzat që shprehin marrëdhënien përmbyllëse janë të pakta: prandaj, andaj, ndaj, pra dhe ndonjëherë lidhëza pa.

Duke bërë dallimin mes marrëdhënies rrjedhimore dhe marrëdhënies së konkluzionit apo të përfundimit, tek konektorët e tekstit që shprehin marrëdhënien rrjedhimore mendojmë se duhet të klasifikojmë dhe lidhëzat prandaj, andaj, ndaj.

Si një konektor prototip rrjedhimor që shpreh një marrëdhënie të ngjashme shkak-pasojë, por që markon argumentin tjetër, atë të pasojës apo të rrjedhimit, mendojmë se është konektori kështu që.

Ky konektor mund të zëvendësohet nga konektori shkakor për këtë arsye, pa ndryshuar pozicionin e konekteve.

Konektori kështu që mund të shprehë të njëjtën marrëdhënie që shprehin dhe lidhëzat shkakore, por në këtë raste, pozicioni i konekteve me konektorin kështu që, është i ndryshëm nga ai i konekteve të lidhura me lidhëza shkakore.

Si konektor teksti, pozicioni në mes të konekteve nuk është pozicioni më tipik i përdorimit të këtij konektori, pasi shumë shpesh e gjejmë dhe në krye të fjalisë pasuese.

Në rastin e konektorit në mënyrë që, për shkak të vetë ndërtimit të tij, është ruajtur kuptimi i mënyrës, pra, më konkretisht: “mënyra sesi shtjellohet veprimi në fjalinë kryesore sjell rrjedhimin e shprehur në të varurën”.

Ashtu si dhe për konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse, pozicioni i këtij konektori është: në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur.

Përdorimi i konektorit sa nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar nëse marrëdhënia që shprehet është rrjedhimore, pasi me anë të kësaj lidhëze lidhin dhe fjalitë me marrëdhënie krahasore. Është pikërisht tërësia e mjeteve strukturore si dhe bashkëlidhja e brendive reale të fjalive të periudhës që specifikon llojin e marrëdhënies së realizuar me anë të lidhëzës sa.

Pozicioni më i shpeshtë në të cilën përdoret konektori sa është ai në mes të konekteve.

Page 197: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

197

Në rastin e konektorit aq sa nuk kemi të bëjmë me marrëdhënie të pastër rrjedhimore, si në rastin e konektorit kështu që, pasi këtu ruhet ende disi marrëdhënia sasiore.

Si dhe për konektorin sa, dhe për këtë konektor pozicioni ku përdoret më shumë, është ai në mes të konekteve.

Një nga përdorimet e lidhëzës që, një nga lidhëzat më me shumë kuptime dhe përdorime në gjuhën shqipe është dhe si konektor që shpreh marrëdhënien rrjedhimore.

Zakonisht ky konektor përdoret në struktura ku fjalia kryesore është pyetëse e tërthortë (e zhdrejtë), edhe retorike.

Prandaj ka të gjitha karakteristikat e konektorëve lidhëzorë të shqipes.

Përdoret: në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në dialog.

Ndaj përdoret në të njëjtat pozicione si konektori prandaj.

Andaj është kryesisht një lidhëz bisedore.

Page 198: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

198

6.6 Konektorët e shkakut në gjuhën shqipe-fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme Në klasifikimin e konektorëve të tekstit bëhet gjithnjë dallimi mes konektorëve lidhëzorë dhe konektorëve ndajfoljorë. Ndërsa konektorët lidhëzorë vendosin një marrëdhënie sintaksore mes konekteve, konektorët ndajfoljorë vendosin një marrëdhënie referenciale mes tyre. Nëse lidhëzat dhe ndajfoljet i kemi trajtuar, duke parë dhe mënyrën sesi përdoren si konektorë teksti që shprehin marrëdhëniet shkakore, në mënyrë të veçantë tërheqin vëmendjen fjalët dhe togjet e fjalëve të cilat brenda sintaksës së shqipes janë kategorizuar si “të ndërmjetme”, pasi nuk lidhen me gjymtyrët e tjera të fjalisë. Një numër i madh i fjalëve dhe i togjeve të ndërmjetme shërbejnë “për të treguar lidhjen logjike midis kumtimeve”, por një pjesë e tyre për shkak të vetë ndërtimit e kanë më të dukshme lidhjen logjike që realizojnë. Marrëdhënia që realizojnë mund të jetë dhe specifike për çdonjërin prej tyre, prandaj do të ndalemi tek disa prej tyre, që sipas mendimit tonë realizojnë marrëdhënien shkakore, në kuptimin e gjerë të saj. Për pasojë Në fjalorin e gjuhës shqipe është e klasifikuar si fjalë e ndërmjetme që ka si sinonime fjalët rrjedhimisht, prandaj, për rrjedhim.645 Vetë ndërtimi i këtij konektori nga parafjala për dhe emri pasojë, e bën të dukshme marrëdhënien që realizon, dhe pikërisht, marrëdhënien shkak-pasojë. Ndërsa, moslidhja me gjymtyrët e tjera të fjalisë ku bën pjesë, shpjegohet me funksionin e tij si konektor teksti. Pozicioni i tij si konektor teksti është ai tipik i konektorëve ndajfoljorë, pasi përdoret në disa pozicione: - në krye të fjalisë pasuese

722. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy automjete e përfshira në aksident janë njëra tip ‘Benz’ me targë AA 066 CN dhe një ‘Audi’ me targë AA 889 AY. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. 646

- në mes të fjalive 723. Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të karakterizohet nga kushte të

qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i mirë do të dominojë.647 - në fjalinë e dytë, por jo në krye të saj

724. Një i ri është qëlluar me breshëri automatiku në qytetin bregdetar të Durrësit, ku, për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë.648

645 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.378. 646 http://24-ore.com/index.php/kronika/kronikaezeze/12073-tirane-aksident-i-rende-me-pasoje-dy-te-vdekur-e-dy-te-plagosur.html. 647 www.noa.al 648 gazetadita.al/durres-bresheri-automatiku-mbi-te-riun.

Page 199: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

199

Si pasojë Në fjalorin e gjuhës shqipe është e klasifikuar si fjalë e ndërmjetme që ka si sinonime fjalët rrjedhimisht, prandaj, për rrjedhim.649 Vetë ndërtimi i këtij konektori nga fjala si dhe emri pasojë, tregon se marrëdhënia që ai realizon është marrëdhënien shkak-pasojë. Pozicioni i tij si konektor teksti është ai tipik i konektorëve ndajfoljorë, pasi përdoret në disa pozicione: - në krye të fjalisë pasuese

725. Ka inflamacion të muskujve të fytit. Si pasojë, ka vështirësi në gëlltitje. - në mes të fjalive

726. Të dhënat e punësimit ishin shumë të ulëta nga sa pritej në SHBA, si pasojë pritet të ketë presion mbi aksionet e këqija.650

- në fjalinë e dytë, por jo në krye të saj 727. Pesë aksidente në komunikacion vetëm brenda dy orëve kanë ndodhur

në rrugën rajonale Prishtinë–Gjilan, ndërsa brenda një ore në të njëjtën kthesë janë aksidentuar katër vetura. Kjo, si pasojë e të reshurave të shiut dhe rrëshqitjes së gurëve, si dhe mosmirëmbajtjes së duhur të rrugëve.651

Rrjedhimisht Për fjalën rrjedhimisht ka dy klasifikime të ndryshme. Në fjalorin e vitit 1980 është konsideruar si një fjalë e ndërmjetme librore, e përdorur në kuptimin „si pasojë e diçkaje, për rrjedhim, domethënë, për pasojë“.652 Kurse në fjalorin e vitit 2006, është konsideruar si ndajfolje librore me kuptimin “si rrjedhim, domethënë, për pasojë”. Ne do ta konsiderojmë ndajfoljen rrjedhimisht si një konektor teksti, që shpreh marrëdhënien rrjedhimore, sikundër mund të kuptohet lehtësisht nga vetë prania e emrit rrjedhim, si pjesë përbërëse e kësaj ndajfoljeje. Ashtu si për të gjithë konektorët ndajfoljorë, dhe për këtë ndajfolje, pritshmëria është që të pozicionohet në pozicione të ndryshme: - në krye të fjalisë pasuese

728. Lufta në Kosovë ka penguar edhe tregtinë me vendet e Lindjes. Rrjedhimisht, çmimet kanë pësuar ngritje të konsiderueshme.653

- në mes të fjalive 729. Presidenti në Shqipëri për nga lloji nuk ka shumë gjëra në dorë,

rrjedhimisht për palët politike nuk është se bën shumë dallim se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.654

- në fjalinë e dytë, por jo në krye të saj 730. Komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale në vend po zhvillohet rrjedhimisht në kushte dimri.

649 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.378. 650 http://www.monitor.al/aksionet-aziatike-bien-si-pasoje-e-shqetesimeve-per-rritjen. 651 http://www.lajmeonline.net/pese-aksidente-brenda-dy-oreve. 652 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1707. 653 “Shekulli“ 14.3.1999. 654 http://www.preshevajone.com/presidenti-dhe-llogarite-2013.

Page 200: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

200

Si rrjedhim Është një fjalë e ndërmjetme që përdoret në kuptimin “domethënë, në këtë mënyrë, rrjedhimisht, prandaj”. Ne do ta konsiderojmë si një konektor teksti, që shpreh marrëdhënien rrjedhimore, sikundër e qartëson vetë prania e emrit rrjedhim, si pjesë përbërëse e këtij konektori. Përdoret kryesisht në pozicione karakteristike për konektorët ndajfoljorë. - në krye të fjalisë pasuese

731. Për muajt shtator 2005 dhe tetor 2005, janë rifreskuar të dhënat e Shoqërive të Kursim Kreditit sipas të dhënave të muajit shtator 2005. Si rrjedhim, kanë ndryshuar të dhënat e paraqitjes së korporatave të tjera depozituese dhe të dhënat e paraqitjes së korporatave depozituese.655

- në fjalinë e dytë, por jo në krye të saj 732. Është e nevojshme që të jepni konsensusin (miratimin) tuaj për përpunimin e

të dhënave tuaja shëndetësore, për qëllimin e kujdesit ndaj shëndetit (dhënien e shërbimeve shëndetësore ose sociale shëndetësore). Refuzimi sjell si rrjedhim pamundësinë për të shfrytëzuar shërbimet shëndetësore dhe/ose sociale shëndetësore.656

- në mes të fjalive 733. Kjo, në fakt përbën rastin më fatkeq për shoqërinë, sepse nga ana tjetër mund

të ndodhë që njerëzit të mos e përballojnë dot këtë mori informacioni të dhunshëm dhe kështu zgjedhin të bojkotojnë informacionin, si rrjedhim të bojkotojnë median, audienca e së cilës do të vijë duke u zvogëluar në terma cilësorë.657

Për rrjedhojë Shpreh të njëjtën marrëdhënie si rrjedhimisht dhe janë sinonime me njëra-tjetrën. Do ta konsiderojmë si një konektor teksti që shpreh marrëdhënien rrjedhimore, sikundër e qartëson vetë prania e emrit rrjedhojë, si pjesë përbërëse e këtij konektori. Përdoret kryesisht në pozicione karakteristike për konektorët ndajfoljorë. - në krye të fjalisë pasuese

734. Konflikti mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës vazhdon të mbetet i hapur. Për rrjedhojë, aktorët vazhdojnë të mos punojnë.658

- në fjalinë e dytë, jo në krye të saj 735. “Unë jam i bindur se ky akt madhor në historinë “Shqipërisë dixhitale” do të

ketë pasojat më pozitive, do të ketë për rrjedhojë një ridimensionim të madh të përdorimit të internetit në të katër anët e vendit, nga qytetarët shqiptarë”, -tha Kryeministri.659

- në mes të fjalive 736. Pushtimi solli shkatërrimin e vlerave kulturore dhe shpërbërjen e shumë

shoqërive kulturore korçare, për rrjedhojë dhe krijimtaria e Konos është më e pakët.660

655 www.bankofalbania.org. 656 http://www.apss.tn.it/public/Allegati/consenso/Albanese.pdf 657 http://mediapermedian.wordpress.com/2012/11/27/roli-i-informacionit-ne-zbehjen-e-mediave-gjeneraliste. 658 “Shekulli”, 16.2.1999. 659 “Standard”, 21.2.2013. 660 http://sq.wikipedia.org/wiki/Kristo_Kono.

Page 201: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

201

6.6.1 Përfundime- fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme si konektorë shkakorë Një numër i madh i fjalëve dhe i togjeve të ndërmjetme shërbejnë “për të

treguar lidhjen logjike midis kumtimeve”, por një pjesë e tyre për shkak të vetë ndërtimit e kanë më të dukshme lidhjen logjike që realizojnë.

Për pasojë, si pasojë-fjalë të ndërmjetme që do të konsiderohen si konektorë teksti që shprehin marrëdhënien shkakore.

Pozicioni i tyre është pozicioni tipik i konektorëve të tekstit-ndajfoljorë: në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj.

Për konektorin rrjedhimisht ka dy klasifikime të ndryshme. Në fjalorin e vitit 1980 është konsideruar si një fjalë e ndërmjetme librore, e përdorur në kuptimin “si pasojë e diçkaje, për rrjedhim, domethënë, për pasojë“. Kurse në fjalorin e vitit 2006, është konsideruar si ndajfolje librore me kuptimin “si rrjedhim, domethënë, për pasojë”.

Do të konsiderohet si një konektor teksti, që shpreh marrëdhënien rrjedhimore, sikundër mund të kuptohet lehtësisht nga vetë prania e emrit rrjedhim, si pjesë përbërëse e kësaj ndajfoljeje.

Si për të gjithë konektorët ndajfoljorë mund të përdoret në pozicione të ndryshme: në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj.

Si rrjedhim, për rrjedhojë janë fjalë të ndërmjetme që përdoren si konektorë teksti, që shprehin marrëdhënien rrjedhimore, sikundër e qartëson vetë prania e emrave rrjedhim, rrjedhojë si pjesë përbërëse e këtij konektori.

Përdoren kryesisht në pozicione karakteristike për konektorët ndajfoljorë.

Page 202: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

202

VII MARRËDHËNIE TË TJERA 7.1 Marrëdhënia e përfundimit Në klasifikimin e konektorëve të tekstit, ka autorë që kanë përcaktuar si grup më vete, konektorët që shprehin një përfundim ose një konkluzion. Sipas Wassner-it661 në marrëdhënien e përfundimit, ka një marrëdhënie mes premisës dhe përfundimit, ku premisa shërben si bazë për përfundimin, e thënë ndryshe përfundimi është rezultati i saj. Me anë të konektorëve të përfundimit apo të konkluzionit folësi sugjeron një përfundim logjik të vlefshëm; dikush që pranon një premisë ose disa premisa të kësaj natyre (si të vërteta), duhet të panojë dhe përfundimin: “me kushtin që premisa është e vërtetë, dhe përfundimi është i vërtetë”. Sigurisht që marrëdhënia semantike e përfundimit realizohet me anë të mjeteve të ndryshme të gjuhë të ndryshme. Në gjuhën shqipe ka një sërë mjetesh që shërbejnë si konektorë teksti për të shprehur këtë marrëdhënie. Për të gjitha këto mjete, dhe në fjalor jepen shpjegimet përkatëse, ku duket qartë funksioni i tyre për të shprehur marrëdhënien e përfundimit.

Atëherë Sqarojmë në fillim se ndajfolja atëherë përdoret me tri kuptime të ndryshme662. a) si ndajfolje kohe, me kuptimin “në një kohë të caktuar në të shkuarën ose në të ardhmen, në atë kohë kur ka ndodhur diçka, jo tashti“, p.sh:

737. Atëherë çdo gjë ishte ndryshe. Në këtë rast funksioni i saj në tekst është ai i deiksit kohor, pasi referon në kohë dhe jo brenda tekstit. Si i tillë nuk do të konsiderohet si konektor teksti. b) përdoret me kuptim përmbyllës (kështu, pra, në këtë rast). Sikurse u theksua më lart, për një pjesë të mirë të këtyre mjeteve, marrëdhënia e përfundimit që ato shprehin është e përcaktuar në përkufizimet e tyre në fjalor. Në këtë rast, do ta konsiderojmë ndajfoljen atëherë si një konektor teksti, dhe marrëdhënia që shpreh është ajo e përfundimit/konkluzionit. Si konektor teksti gjendet:

- në krye të fjalisë pasuese 738. Doruntina mbërriti vërtet tek shtëpia e prindërve, mirëpo duhet thënë

se këtu doli një enigmë e re: vëllai me të cilin ajo gjoja e bëri këtë udhë nuk rron prej kohësh. Atëherë del pyetja: kush e solli?663

- në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj 739. Vetëm një hap bani përpara, kur iu dha me arsyetue se vajtorja me

mend në krye nuk e ndërron aq shpejt vendin e kufomës. Mund të ishte gjallë, atëherë, fëmija.664

- në dialog 740. M’u duk se dikush më mbylli përjashtë, më dëboi prej Karpës.

- Atëherë ti e ndieke veten ma të sigurtë sikur të ndynin – mori me arsyetue Kronisti -se sikur të dëbonin nga Karpa.665

661 Blühdorn, Hardarik; Breindl, Eva, Wassner, Ulrich. Text Verstehen. De Gryuter, 2006, f.306. 662 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.68. 663 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980, f.17. 664 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.77. 665Camaj, Martin. Karpa. Mynih, 1987, f.60.

Page 203: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

203

Së fundi, duhet të theksojmë se ndajfolja atëherë ka dhe një përdorim tjetër si konektor teksti, ku marrëdhënia që shpreh është: si rrjedhim, si pasojë, p.sh:

741. Në rast se lexuesi nuk do të njoftojë për humbjen e librit brenda afatit, atëherë do t’i nënshtrohet sanksioneve të pikës 6 (gjashtë).

Kështu Ndajfolja kështu mund të shërbejë në tekst edhe si proformë edhe si konektor teksti. Si proformë ajo realizon kohezionin e tekstit duke referuar në shprehjet e tjera gjuhësore në tekst dhe konsiderohet si element i domosdoshëm strukturor i tekstit, si në (742).

742. Por më duhet të shkruaj për ndërtuesit, për punën. Kështu e kishin në plan në redaksi.666

Këtu, ndajfolja kështu referon në të gjithë fjalinë e mëparshme, duke realizuar kohezionin mes dy fjalive në funksionin e proformës. Si konektor teksti përdoret për të qartësuar marrëdhëniet mes fjalive në tekst. Për të nuk mund të bëhet një klasifikim i prerë, në bazë të marrëdhënieve lidhëzore, sepse ajo mund të shprehë dy lloj marrëdhëniesh: a) marrëdhënien shpjeguese b) marrëdhënien e përfundimit. Kur shpreh marrëdhënien shpjeguese, përdoret për të zbërthyer a plotësuar një mendim të shprehur më parë në tekst, me kuptimin “për shembull“, si në rastin e mëposhtëm:

743. Infrastruktura rrugore shqiptare në përgjithësi është e shkatërruar. Kështu/për shembull thuajse të gjitha akset rrugore që lidhin qytetet apo rrethet e vendit tonë me kryeqytetin janë tërësisht të shkatërruara.667

E përdorur si konektor teksti ndajfolja kështu mund të shprehë edhe marrëdhënien e konkluzionit. Në këtë rast mund të zëvendësohet nga konektorë të tjerë që shprehin këtë lloj marrëdhënieje si p.sh.: pra, si përfundim, atëherë.

744. Kjo kategori tjetër, për të cilën nuk mund të ketë asnjë përkatësi krijuese, është individualja. Kështu, problemi që sapo kemi nisur të argumentojmë na paraqitet si një trekëndësh kategorish ku çdonjëra prej tyre lidhet me dy të tjerët dhe mund të ekzistojë prej tyre.668

Dallimet që ekzistojnë mes përdorimit të saj si proformë dhe si konektor janë më të dukshme sesa dallimet mes marrëdhënieve lidhëzore që shpreh, kur përdoret si konektor. Këto dallime përcaktohen vetëm nga konteksti gjuhësor. Si konektor teksti ndajfolja kështu gjendet e përdorur më shumë në krye të fjalisë pasuese (si në rastet e mësipërme), sesa në mes të fjalive.

666 Kadare, Ismail. Gjakftohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980, f.371. 667 “55“, 12.2.1999. 668 “Albania“, 28.1.1999.

Page 204: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

204

Pra Në morfologji kategorizohet edhe si ndajfolje edhe si pjesëz emocionale-shprehëse. Kur përdoret si pjesëz emocionale-shprehëse shërben për të rritur fuqinë shprehëse të të folurit. Në këtë rast mendojmë se nuk shërben mirëfilltazi si konektor teksti, p.sh:

745. Lexoje, pra! Kur përdoret si ndajfolje ka kuptim përmbyllës: në atë rast, kështu, atëherë. Si e tillë ajo do të përfshihet në konektorët e tekstit që shprehin marrëdhënien lidhëzore të konkluzionit, domethënë shpreh një përfundim të të gjithë brendisë reale të fjalisë. Duhet pasur parasysh se kur përdoret për të theksuar kuptimin e gjymtyrëve të fjalisë nuk do të konsiderohet konektor teksti si p.sh:

746. Si libër lutjesh fetare, atij iu vu titulli „Meshari“, pra, “libër meshash“.669

Si konektor teksti qartëson marrëdhëniet mes fjalive dhe këtë e realizon në pozicionet e mëposhtme: - në krye te fjalisë pasuese

747. Grabitja e tokave tona më 1878-1881 vërtetoi se shqiptarët ishin të vendosur t’i mbrojnë tokat e tyre amtare dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre me çdo kusht. Pra, çështja shqiptare nuk mund të injorohej më.670

- në fjalinë e dytë jo në pozicion fillestar 748. Naimi, Samiu dhe të tjerë e patën model për pastrimin dhe pasurimin e

gjuhës së re të shkruar dhe e çuan përpara përpjekjen e tij. Nuk i mungonte, pra, asgjë kulturës shqiptare, as lashtësia, as vlerat, as cilësitë, as mundësitë e një zhvillimi të ri e të shpejtë.671

- në dialog 749. Ajo ishte krejtësisht e bindur se kishte udhëtuar me vëllanë e vdekur.

Stresi nuk e dinte në ishte më mirë ta linte në atë bindje, apo t’ia shfaqte mosbesimin e tij. -Pra, nuk ia pe asnjëherë fytyrën - tha ai.672

- në dialog, por jo në pozicion fillestar 750. E kisha harruar pothuaj fare këtë emër që më keni dhënë njëherë e një

kohë, - pëshpëriti Abdiu duke u mbajtur me një dorë në kolltuk. - E sheh, pra, djali im se e kaluara nuk mund të harrohet.673

Përfundimisht Në fjalorin e gjuhës shqipe, përfundimisht është konsideruar si ndajfolje në kuptimin “në mënyrë të plotë, në mënyrë përfundimtare”674:

751. Zgjidh përfundimisht. Si ndajfolje përdoret dhe në kuptimin “në mënyrë të vendosur dhe përgjithnjë, njëherë e mirë”:

752. Heq dorë përfundimisht.

669 “Gazeta shqiptare“, 21.2.1999. 670 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.22. 671 Po aty. f.29. 672 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980, f.73. 673 Gjata, Fatmir. Këneta. Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1977, f.114. 674 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1431.

Page 205: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

205

Në të dyja rastet e mësipërme, mendojmë se roli i ndajfoljes përfundimisht nuk është ai i një konektori teksti, pasi është pjesë e domosdoshme e strukturës së fjalisë dhe nuk shërben për të lidhur konekte mes tyre. Vëmendjen tonë e tërheq rasti i përdorimit të saj si fjalë e ndërmjetme, në kuptimin “shkurt, si përfundim”675:

753. Përfundimisht, nuk e pashë më. Përcaktimi i tij si konektor teksti që shpreh marrëdhënien e përfundimit apo të konkluzionit lehtësohet nga vetë ndërtimi i tij (përfundim+isht). Ky konektor sinjalizon arritjen në një konkluzion për diçka të thënë në konektet e mëparshme. Folësi e thekson faktin që ka arritur momenti për të përfunduar argumentin e trajtuar, dhe për këtë arsye, ky konektor mbart mbi vete shpesh dhe theksin. Për këtë arsye, gjendet kryesisht në krye të konektit tjetër, si në rastin e mëposhtëm.

754. Rezultatet aktuale mund të krahasohen me plan vetëm kur me të vërtetë plani ekziston. A janë rezultatet tona në nivel të probabilitetit? Nëse jo, çfarë përmirësimesh duhet të bëjmë në sjelljet tona për ta përmirësuar prodhimtarinë në të ardhmen? Përfundimisht, plani i biznesit mund të përdoret në rastet e paraqitjeve të kërkesave për mbështetje financiare, siç janë aplikimet për kredi.676

Si përfundim I klasifikuar tek fjalët e ndërmjetme që tregojnë lidhjen logjike midis gjymtyrëve të fjalisë dhe midis fjalive, për këtë konektor nuk kemi shumë shpjegime të tjera, as në fjalorët e gjuhës shqipe. Ashtu si dhe për konektorin përfundimisht dhe për këtë konektor mund të themi se përcaktimi i tij si konektor teksti që shpreh marrëdhënien e përfundimit apo të konkluzionit lehtësohet nga vetë ndërtimi i tij (si përfundim). Ky konektor sinjalizon arritjen në një konkluzion për diçka të thënë në konektet e mëparshme. Ky konektor mbart mbi vete shpesh dhe theksin. Për këtë arsye, gjendet kryesisht në krye të konektit tjetër. Vëmë re se ky konektor përdoret më shumë nga konektori përfundimisht. Përdoret kryesisht në pozicionet tipike për konektorët ndajfoljorë. - në krye të fjalisë pasuese

755. Në serialin e tij të ri ‘Alias’, Abrams shërbeu si ideator dhe producent ekzekutiv, si dhe kompozoi thelbin e muzikës që shoqëron serialin. Si përfundim, ai shkroi dhe drejtoi serialin ‘Alias’.677

- në fjalinë e dytë, por jo në krye të saj 756. Në Zvicër ishte e njëjta gjë dhe disa nga shqiptarët që donin të zbrisnin

patjetër në Zvicër kërcyen si përfundim nga dritaret dhe u larguan duket kaluar shinat nga njëri peron tek tjetri.”678

- në mes të fjalive 757. Të shtyrë në tundim nga gjarpri, ata hëngrën nga fruti i pemës së dijes,

si përfundim ata u dënuan me vdekje dhe vuajtje.679

675 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1431. 676 http://sq.wikipedia.org/wiki/Plani_i_biznesit. 677 http://www.tvklan.al. 678 http://www.kombetare.al/shqiperia-1990-si-vajten-3200-shqiptaret-ne-gjermani. 679 http://sq.wikipedia.org/wiki/Parajsa.

Page 206: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

206

7.1.1 Përfundime-konektorët që shprehin marrëdhënien e përfundimit Me anë të konektorëve të përfundimit apo të konkluzionit folësi sugjeron një

përfundim logjik të vlefshëm; dikush që pranon një premisë ose disa premisa të kësaj natyre (si të vërteta), duhet të panojë dhe përfundimin: “me kushtin që premisa është e vërtetë, dhe përfundimi është i vërtetë”.

Në gjuhën shqipe ka një sërë mjetesh që shërbejnë si konektorë teksti për të shprehur këtë marrëdhënie.

Ndajfoljen atëherë do ta konsiderojmë si një konektor teksti, dhe marrëdhënia që shpreh është ajo e përfundimit/konkluzionit. Si konektor teksti gjendet: në krye të fjalisë pasuese; në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj; në dialog.

Kur përdoret si ndajfolje pra ka kuptim përmbyllës: në atë rast, kështu,

atëherë. Si e tillë ajo do të përfshihet në konektorët e tekstit që shprehin marrëdhënien lidhëzore të konkluzionit, domethënë shpreh një përfundim të të gjithë brendisë reale të fjalisë. Si konektor teksti gjendet: në krye të fjalisë pasuese; në fjalinë e dytë, por jo në krye të saj; në dialog.

Ndajfolja kështu mund të shërbejë në tekst edhe si proformë edhe si konektor

teksti. Si konektor teksti përdoret për të qartësuar marrëdhëniet mes fjalive në tekst. Për të nuk mund të bëhet një klasifikim i prerë, në bazë të marrëdhënieve lidhëzore, sepse ajo mund të shprehë dy lloj marrëdhëniesh: marrëdhënien shpjeguese b) marrëdhënien e përfundimit.

Si konektor teksti ndajfolja kështu gjendet e përdorur më shumë në krye të fjalisë pasuese (si në rastet e mësipërme), sesa në mes të fjalive.

Përcaktimi i ndajfoljes përfundimisht si konektor teksti që shpreh

marrëdhënien e përfundimit apo të konkluzionit lehtësohet nga vetë ndërtimi i tij (përfundim+isht). Si konektor teksti gjendet kryesisht në krye të konektit tjetër.

Si përfundim, nga vetë ndërtimi i tij (si përfundim), sinjalizon arritjen në një

konkluzion për diçka të thënë në konektet e mëparshme.

Ky konektor përdoret më shumë nga konektori përfundimisht. Përdoret kryesisht në pozicionet tipike për konektorët ndajfoljorë.

Page 207: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

207

7.2 Konektorët metakomunikativë Në klasifikimin e konektorëve të tekstit, një grup më vete përbëjnë konektorët që konsiderohen dhe si konektorë “metakomunikativë”. Sipas Brinker-it680 “njësi të tilla shërbejnë në mënyrë që folësi të sigurojë suksesin e procesit të komunikimit”. Kalimi në rrafshin e metakomunikimit bëhet me qëllimin që folësi të ndikojë vetë në procesin e komunikimit, duke sqaruar, korrigjuar, apo saktësuar keqkuptime në këtë proces. Nëse konektorët metadiskursive referojnë në të gjithë tekstin apo në një pjesë të tekstit kjo varet nga kuptimi i tyre. Funksioni i konektorëve metadiskursivë përfshin dy rrafshe, në varësi të synimit të folësit: a) funksioni strukturues-konektorët metadiskursivë kanë një funksion strukturues kur organizojnë përbërësit e tekstit, funksion riformulues-kur rimarrin formulime të bëra më parë, në një formë tjetër. Konektorët metakomunikativë shërbejnë për të strukturuar ndërtimin e tekstit. Ata qëndrojnë shpesh në pozicione strategjike dhe e strukturojnë tekstin në mënyrë të tillë që marrësi e kupton se cili do të jetë hapi tjetër. Mjetet metakomunikative, nga njëra anë, i shërbejnë organizimit të tekstit, dhe nga ana tjetër lehtësojnë procesin e marrjes së tekstit. Pozicioni dhe kompleksiteti i konektorëve metadiskursivë varet nga njëri-tjetri, atje ku një përfundim ka dhe një fillim, dhe anasjelltas. Si elemente metadiskursive në gjuhë të ndryshme shërbejnë shprehje të ndryshme. Domethënë Së pari duhet të themi se domethënë ka dy përdorime:

a) si lidhëz shpjeguese apo sqaruese b) si fjalë e ndërmjetme

Kur përdoret si lidhëz shpjeguese apo sqaruese shërben për të lidhur fjali e gjymtyrë fjalie që saktësojnë, zbërthejnë apo plotësojnë kuptimin e një fjale apo fjalie. Në rastin kur vendos marrëdhëniet mes gjymtyrëve të fjalisë nuk do të konsiderohet si konektor teksti si p.sh.:

758. Quhet i zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor, ai që ka fituar shumicën absolute të votave, domethënë më tepër se gjysmën e të gjitha votave të hedhura në zonën e zgjedhjeve dhe të njohura të vlefshme.681

Përdoret si konektor teksti vetëm kur vendos marrëdhëniet mes fjalive dhe marrëdhënia lidhëzore që realizon në këtë rast është ajo riformuluese. Më anë të këtij konektori synohet të sqarohet ajo që është thënë më parë, gjë që e qartëson vetë kuptimi semantik i saj si fjalë e përngjitur, e formuar nga: do+me+thënë. Si konektor teksti gjendet: - në krye të fjalisë pasuese

759. Gjendja e tensionuar politike mbetet e njëjtë. Domethënë nuk ka asnjë ndryshim të rëndësishëm.682

- në mes të fjalive 760. Kur u nisëm ne kishim vetëm një qëllim, - vazhdoi njëri prej të

ardhurve, -të sqaronim ikjen e saj, domethënë nga njëra anë të vërtetonim nëse ajo kishte ardhur në shtëpinë e prindërve dhe nga ana tjetër të

680 Brinker, Klaus (editor). Text- und Gesprächslinguistik/Linguistics of Text and Conversation- Ein internationales Handbuch zeitgenössischer Forschung. De Gruyter; De Gruyter Mouton, 2000, f.1452 681 Përmbledhje e përgjithshme e legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore të Shqipërisë 1949-1977“, f.16. 682 “Gazeta shqiptare“ 26.3.1999.

Page 208: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

208

mësonim shkakun e ikjes dhe a kishte ndonjë mendim që të mos kthehej më e të tjera gjëra....683

- në dialog 761. Të krijohet?

Midis tyre kaloi një si shkreptimë e ftohtë. - Domethënë gjithsesi të vërtetohet,- tha kryepeshkopi.684

Si fjalë e ndërmjetme do të trajtohet në kuadrin e konektorëve që shprehin marrëdhënie marrëdhënien e përfundimit, pasi përdoret kryesisht në fillim të fjalisë pasuese për të përmbyllur një mendim, me kuptimin: pra, si përfundim, atëherë, kështu. Gjendet: - në pozicion fillestar, në krye të fjalisë pasuese

762. Traktati i Rambujesë mbeti i panënshkruar. Domethënë, politika dështoi.685 - në dialog, ku funksioni si konektor teksti është më i dukshëm sepse lidhëza domethënë përdoret nga marrësi i tekstit për të shpjeguar apo sqaruar atë që thotë folësi. Pra, është sinjalizuese e mënyrës sesi përpunohet informacioni prej marrësit të tekstit:

763. Mushku i përket Bashkisë, por unë këtë shtazë e njoh dhe ma mirë se veterineri sesa mund të mbarë.

-Domethanë, - i erdhi në ndihmë novelisti unë qenkam i randë për fuqinë bartëse që ka mushku.686

Në dialog domethënë mund të shërbejë për të qartësuar marrëdhëniet mes fjalive të cilat nuk janë pranë njëra-tjetrës, por gjenden diku më përpara në këtë proces komunikues. Dhe në këtë rast me anë të këtij konektori shpjegohet i gjithë dialogu si p.sh:

764. Duke dalë dëgjuam që njëri nga ata tipat misteriozë i pyeti vajzat mos kishin parë një plak të gjatë me kokën të lidhur me shami.

-Vërtet? Pyeti shkrimtari D.D që ishte afruar pak më parë. -Ç‘është nevoja për gjithë atë hyrje, -tha drejtori. -Kjo është themelorja. Domethënë ata kërkojnë njëri-tjetrin.687

D.m.th. Në të njëjtat pozicione dhe me të njëjtin funksion përdoret edhe forma e shkurtuar e konektorit domethënë: d.m.th. - në fillim të fjalisë pasuese

765. Por na priti si fëmijën e vet dhe u morëm vesh fort mirë duke u marrë vetëm me çështjen kombëtare. D.m.th kuvendi ynë ishte vetëm për çështjen kombëtare.688

- në mes të fjalive 766. Fajin që atdheu është në këtë ditë e kanë osmanët, kurse Evropa

„mejtohet për të“, d.m.th s’bën farë gjëje.689

683 Kadare, Ismail. Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980, f.113. 684 Po aty. F.100. 685 “Gazeta shqiptare“ 20.2.1999. 686 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.278. 687 Kadare, Ismail. Lëkura e daulles. Tiranë, 1967, f.447. 688 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.105. 689 Po aty. F.406.

Page 209: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

209

Për shembull Edhe lidhëza për shembull realizon të njëjtën marrëdhënie lidhëzore, atë sqaruese. Përdoret për të sqaruar një mendim të thënë më parë. Si konektor teksti mund të gjendet në pozicionet e mëposhtme: - në fillim të fjalisë

767. Novelisti i lidhte sjelljet e tyre me ato të njerëzve. Për shembull, në urithin që del prej dheut për të marrë pak frymë përfytyroi krejt qetën e artistëve, kryesisht piktorët i përngjanin urithit ngase piktori e ka të pamit e ligshtë dhe i sheh dritat e ngjyrat ndryshe prej frymorëve të tjerë.690

- në fjalinë pasuese në pozicion fundor 768. Shkriba shtoi se ishte kundër të mundunve, po për arsyena etike

njerëzore. Qëndrimi i tyre kundrejt grave, për shembull.691 - në fjalinë pasuese jo në pozicion fillestar

769. Atje na sabotojnë. Sharra, për shembull, s’ka qenë i ndershëm.692 - në mes të fjalive

770. Komunikimi me ta kishte shkaktuar edhe shumë probleme, për shembull, jo të gjithë ishin dakord me mënyrën sesi organizohej puna në Bashki.693

Me një fjalë Vetë ana kuptimore e këtij grupi parafjalor tregon synimin për të përmbledhur në një fjalë të vetme diçka që është thënë më parë. Pra, shërben për thënë në mënyrë të përmbledhur, të riformuluar një mendim të mëparshëm. Në këtë mënyrë lidh pjesët e tekstit me njëra-tjetrën, si dhe qartëson marrëdhëniet mes këtyre pjesëve. Si konektor teksti gjendet: - në pozicion fillestar, pra në krye të fjalisë pasuese

771. Midis nesh ne e quajmë këtë me shaka Salla e Qiqrave, - vazhdoi ai,- sepse këtu bëhet spastrimi i parë i ëndrrave. Me një fjalë këtu nis gjithçka.694

- në mes të fjalive, pas presjes 772. Veç kësaj, nuk donte të martohej, luante golf me të birin e kontit

austriak, flitej se këmbente letra dashurie me ca hanëme misterioze, me një fjalë gjithçka e bënte tjetërlloj, tërheqëse, por pa dobi.695

- në dialog 773. -Është një lagje e tërë, - tha prifti, - dhe më duket se quhet “Lagjja 1

Maji“. -Me një fjalë kjo ishte si një vulë gjigande në mes të qytetit.696

690 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.278. 691 Camaj, Martin. Karpa. Mynih, 1987, f.15. 692 Gjata, Fatmir. Këneta. Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1977, f.308. 693 “Shekulli“ 5.9.1998. 694 Kadare, Ismail, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave“. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1979, f. 495. 695 Po aty. F.158. 696 Kadare, Ismail. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1967, f.137.

Page 210: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

210

Me fjalë të tjera Edhe këtu, vetë kuptimi semantik bën të qartë synimin për të sqaruar, apo riformuluar më shumë atë që është thënë më parë në tekst, konkretisht për të shprehur të njëjtin mendim, por tashmë në një mënyrë tjetër. E përdorur si konektor teksti edhe ajo gjendet në pozicionet e mëposhtme: - në fillim të fjalisë pasuese

774. Duket sikur profesioni nuk evoluon aq shpejt sa instrumentat e punës, dhe gazetarët humbin në labirintin e teknologjisë që është rendja e marrë e profesionit në të ardhmen pa asnjë kontroll. Me fjalë të tjera: biznesi i gazetarisë e ka ngatërruar vetveten në një konkurrim të egër për modernizimin material.697

- në mes të fjalive 775. Ata kanë vendosur të hartojnë një plan të ri Marshall, me fjalë të tjera,

kanë vendosur t’i japin kësaj zone me probleme një shans të ri.698 - në dialog

776. Për mue je në rregull – tha Shkriba,- por nëse dëshiron të merresh vesh me gruen që do të japin e me botën tonë, duhet t’i përshtatësh gjendjes, të flitësh dialektin tonë.

-Me fjalë të tjera, or krushku im, lypni që të përshkohem si uji i shiut nëpër thëngjij që të kullohem si loti i synit për të qenë i denjë me jetue ndër ju.699

Në përfundim Në përfundim është një nga konektorët që përdoret gjithnjë e më shpesh, në mbyllje të një fjale, komenti a mendimi. Ashtu sikurse vihet re nga përbërja e tij, parafjala në dhe emri përfundim, funksioni i këtij konektori është të vendosë një lidhje mes pjesëve të tekstit, duke sinjalizuar marrësin e tekstit se kemi mbërritur në fund të argumentit të trajtuar. Sigurisht që këtu duhet të bëjmë dallimin mes rasteve kur në përfundim shërben për të shënuar fundin e një ngjarjeje a situate (777), dhe rastet kur i shërben në mënyrë të mirëfilltë lidhjes së tekstit (778).

777. Në përfundim, ekipi i Tiranës u shpall fitues i kupës. 778. Në përfundim, ai solli dhe fakte të reja për këtë studim interesant.

Si konektor teksti gjendet kryesisht në krye të fjalisë pasuese. 779. Në përfundim ai tha: “Nuk ka analiza dhe studime që do të provonin

se është më mirë për qytetarët e këtij vendi, që 130-140 milionë euro të hyra në vjet të shkojnë në xhepat privatë, sesa të shkojnë në buxhetin e vendit tonë.”700

Jo rrallë gjendet dhe fjalinë pasuese, por jo në krye të saj. 780. Kongresmeni amerikan, në përfundim foli për marrëdhëniet Shqipëri-

SHBA, duke theksuar se shqiptarët janë miq më të mirë të amerikanëve, dhe e kundërta.701

697 “RD“ 28.3.1999. 698 “Shekulli 31.3.1999. 699 Camaj, Martin. Karpa. Mynih, 1987, f.112. 700 http://www.vetevendosje.org/repository/docs/fletushka_199.pdf. 701 “Shekulli”, 16.02.2013.

Page 211: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

211

Në vijim Në vijim është një konektor që nga vetë përmbajtja e tij shërben për të lidhur dy pjesë të tekstit. Dhe në këtë rast, duhet të bëjmë dallimin mes përdorimit të tij jashtë tekstit, në lidhje kohore mes ngjarjeve dhe gjendjeve të ndryshme, si në (781).

781. Ditët në vijim do të jenë shumë kritike për Mitrovicën, pasi që pritet shpërbërja e strukturave paralele në veri sipas marrëveshjes së dy kryeministrave702.

Në shembullin (782) kemi të bëjmë me përdorimin e tij si konektor i mirëfilltë teksti, pasi shërben për të treguar lidhjen me pjesën e mëparshme të tekstit.

782. Gjatë debatit, të cilin e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetar i komisionit, fillimisht u fol për rëndësinë që ka miratimi i këtij Projektligji. Në vijim, Pajaziti tha se shqyrtimi i këtij projektligji është në fazën ku palët e interesuara mund të japin vërejtjet dhe propozimet konkrete, të cilat do të jenë të dobishme për punën e mëtejme gjatë shqyrtimit të Projektligjit.703

Si konektor teksti mund të përdoret në krye të fjalisë pasuese si në shembullin (782), por dhe në fjalinë pasuese, jo në krye të saj, si në (783).

783. Ai në vijim foli edhe për konsumin e shtuar të energjisë si dhe nevojën e prodhimit të saj në forma të tjera, siç janë shfrytëzimi i lumenjve dhe prodhimi i energjisë me materiale ricikluese.704

Në vazhdim Në vazhdim ka të njëjtin përdorim si konektori në vijim, në funksion të organizimit të pjesëve të tekstit. Dhe këtu duhet të bëjmë dallimin mes rasteve kur shërben për të lidhur ngjarjet dhe gjendjet e ndryshme (784), dhe rasteve, kur i shërben ndërtimit të brendshëm të tekstit (785)

784. Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Dragashit, u mbajt takimi i radhës me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u prezantua gjendja e sigurisë në komunën e Dragashit dhe u diskutua rreth gjendjes se sigurisë. Në vazhdim fjalën e mori, z.Zogaj, komandant i Stacionit Policor të Dragashit, i cili tha se gjendja e sigurisë është e qetë.

785. Në vazhdim, ai theksoi se si përfundim i këtij takimi ka qenë që pala serbe ka marrë obligime për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë.705

Si konektor teksti mund të përdoret në krye të fjalisë pasuese si në shembullin (785), por dhe në fjalinë pasuese, jo në krye të saj, si në (786).

786. Ai në vazhdim ka lavdëruar autorët e filmit për punën e shkëlqyer që e kanë bërë për të shpalosur këtë faqe të ndritshme të historisë sonë.706

702 http://www.telegrafi.com/lajme/jaditet-ne-vijim-do-te-jene-kritike-per-mitrovicenja-2-29462.html. 703 http://kuvendikosoves.org. 704 http://kuvendikosoves.org. 705 http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/proc/proc_s_2013_01_31_10_4714_al.pdf. 706 http://www.ambasada-ks.net.

Page 212: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

212

7.2.1 Përfundime-konektorët metakomunikativë Funksioni i konektorëve metadiskursivë përfshin dy rrafshe, në varësi të

synimit të folësit: a) funksioni strukturues-konektorët metadiskursivë kanë një funksion strukturues kur organizojnë përbërësit e tekstit, funksion riformulues-kur rimarrin formulime të bëra më parë, në një formë tjetër

Marrëdhënia lidhëzore që realizon lidhëza domethënë është ajo riformuluese. Më anë të këtij konektori synohet të sqarohet ajo që është thënë më parë, gjë që e qartëson vetë kuptimi semantik i saj si fjalë e përngjitur, e formuar nga: do+me+thënë.

Si konektor teksti përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Konektori d.m.th. përdoret në të njëjtat pozicione dhe me të njëjtin funksion si konektori domethënë.

Edhe lidhëza për shembull realizon të njëjtën marrëdhënie lidhëzore, atë

sqaruese. Përdoret për të sqaruar një mendim të thënë më parë.

Si konektor teksti përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë, në fund të fjalisë së dytë.

Nga vetë ndërtimi i tij, konektori me një fjalë tregon synimin për të përmbledhur në një fjalë të vetme diçka që është thënë më parë. Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Me fjalë të tjera-vetë kuptimi semantik i këtij konektori bën të qartë synimin për të sqaruar, apo riformuluar më shumë atë që është thënë më parë në tekst, konkretisht për të shprehur të njëjtin mendim, por tashmë në një mënyrë tjetër.

Në përfundim është një nga konektorët që përdoret gjithnjë e më shpesh, në

mbyllje të një fjale, komenti ai mendimi.

Funksioni i këtij konektori është të vendosë një lidhje mes pjesëve të tekstit, duke sinjalizuar marrësin e tekstit se kemi mbërritur në fund të argumentit të trajtuar. Përdoret kryesisht në krye të fjalisë pasuese.

Në vijim është një konektor që nga vetë përmbajtja e tij shërben për të lidhur

dy pjesë të tekstit.

Si konektor teksti mund të përdoret në krye të fjalisë pasuese, por dhe në fjalinë pasuese, jo në krye të saj.

Në vazhdim ka të njëjtin përdorim si konektori në vijim, në funksion të

organizimit të pjesëve të tekstit.

Page 213: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

213

7.3 Marrëdhënia lejore Studiuesit, pavarësisht nga studimet e shumta të bëra vitet e fundit për marrëdhëniet lejore dhe për konektorët lejorë, jo gjithnjë janë në një mendim të përbashkët për karakteristikat semantike të kësaj marrëdhënieje dhe të mjeteve gjuhësore që e shprehin këtë marrëdhënie. Në literaturë ka qasje të ndryshme për marrëdhënien lejore. Sipas Hardarik Blühdorn-it707, marrëdhëniet lejore janë dyanëshe, d.m.th. ato lidhin dy relata semantike. Ato janë asimetrike dhe dinamike në kuptimin që vlera e një relate varet nga relata tjetër dhe dallimi më i rëndësishëm është ai mes relatës së ndikuar dhe relatës ndikuese. Blühdorn-it 708 thekson se janë kushtet që mund të veprojnë në mënyra të ndryshme në këtë marrëdhënie, duke dalluar mes kushteve të domosdoshme dhe jo të domosdoshme. Marrëdhëniet lejore realizohen kryesisht me anë të lidhëzave nënrenditëse lejore, të cilat i japin konektit me të cilin janë të lidhura rolin tematik të kundër kushtit dhe konektit kryesor, rolin tematik të pasojës. Në sintaksën e gjuhës shqipe, “periudha me fjali lejore është konsideruar ajo periudhë në të cilën fjalia e varur shpreh një veprim a gjendje që pritet të pengojë realizimin e veprimit të fjalisë drejtuese, por që nuk arrin ta ndalojë atë. Brendia e fjalisë drejtuese nuk është pasojë logjike e brendisë së fjalisë së varur por një pasojë e kundërt me atë që pritej të ndodhte.”709

787. Ndonëse Kongresi nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen e alfabetit, për lëvizjen kombëtare shqiptare, ai pati rëndësi të madhe jo vetëm kulturore por edhe politike.

Periudha me fjali të varur lejore ka takime, për nga brendia, me periudhën me fjali të bashkërenditura kundërshtore. Të dyja kanë në themel një kundërshti, një papajtueshmëri mes fakteve. Dallimi kryesor mes tyre është se në fjalitë kundërshtore bashkohen me marrëdhënie bashkërenditjeje, kurse në të dytat me marrëdhënie nënrenditjeje, për pasojë ndryshojnë lidhëzat, intonacioni, dhe në shumë raste, trajtat e foljeve. Në fjalitë kundërshtore theksohet kuptimi i kundërshtisë, kurse në fjalitë lejore, kuptimi i mospengimit, i lejimit. Marrëdhënia e kundërshtisë që realizohen me anë të lidhëzave lejore është aq e dukshme, sa ato mund të zëvendësohen me lidhëzat kundërshtore.

788. Edhe pse nuk ka dhënë leje Drejtoria e policisë së Tiranës, mitingu është i ligjshëm.710

Këtu lidhëza lejore edhe pse, mund të zëvendësohet nga lidhëza kundërshtore megjithatë dhe kuptimi semantik mbetet i njëjtë:

789. Drejtoria e policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, megjithatë mitingu është i ligjshëm.

Pikërisht, për shkak të afërisë kuptimore me fjalitë kundërshtore, në një klasifikim të parë që kemi bërë për këto lidhëza, si konektorë teksti, i kemi trajtuar brenda marrëdhënies kundërshtore. Por marrëdhënia e kundërshtisë nuk është marrëdhënia e vetme që realizohet nga konektorët lejorë. Marrëdhënia lejore përfshin dhe marrëdhënien lejore-kushtore, ku marrëdhënia që realizohet me anë të konektit në krye të të cilit qëndron konektori lejor është ajo e lejimit, pavarësisht nga kushti. Në këto marrëdhënie, në fjalinë e varur në krye të së cilës ndodhet konektori lejor, ka një supozim, i cili pritet të pengohet nga realizimi i një veprimi në fjalinë drejtuese, por 707 Hardarik, Blühdorn; Golubeva A. Nadežda. “Konzessivkonnektoren und ihre morphologischen Bestandteile im Deutschen und im Russischen”. Das Wort. Germanistisches Jahrbuch Russland 2007, 77-100. 708 Po aty. F.80. 709 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.594. 710 “Albania”, 5.9.1998.

Page 214: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

214

kjo nuk ndodh. Fjalia e varur nuk përmban një fakt real, por një supozim, realizimi i të cilit duhej të pengonte realizimin e një veprimi të fjalisë drejtuese, por, megjithatë, nuk e pengon.

790. Dhe në qoftë se do të kishte vendosur të vinte, nuk do ta pranonim. Marrëdhënia lejore në gjuhën shqipe realizohet me anë të lidhëzave dhe lokucioneve lidhëzore: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, edhe pse (edhe se), sado që, sido që, paçka se, pavarësisht se. Si për të gjitha lidhëzat nënrenditëse kur funksionojnë si konektor teksti dhe për lidhëzat lejore mund të themi se pozicionet më karakteristike të përdorimit të tyre si konektorë teksti janë: në krye te fjalisë së varur, në mes të fjalive, në mes të fjalisë kryesore. Në lidhje me shkallën e përdorimit të konektorëve lejorë, vihet re se ndër konektorët lejorë që përdoren më gjerë dhe në të gjitha stilet janë lidhëzat: megjithëse, ndonëse, sado që, edhe pse. Megjithëse Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”711, megjithëse është “lidhëz që lidh një fjali lejore, që tregon se veprimi i shprehur nga fjalia kryesore do të kryhet pavarësisht nga kushtet a nga rrethanat penguese”:

791. Megjithëse kundërshtari ishte më i fortë, fituam. Duhet thënë se përdoret më shumë si konektor teksti sesa lidhëzat e tjera lejore. Madje, e kemi hasur të përdorur në të gjitha pozicionet e mundshme, ashtu si lidhëzat bashkërenditëse. Ndonëse është fjalë e përngjitur dhe si e tillë ka një theks të vetëm, mund të thuhet se shpesh kanë theks të mëvetësishëm edhe përbërësit e saj. Si konektor teksti mund të gjendet:

- në pozicion fillestar në krye të fjalisë pasuese 792. Po, po të dëgjojmë. Megjithëse është një plak atje që na ka bërë

mendjen çarçaf.712 - në mes të fjalive

793. Kjo familje e madhe dhe e pasur nuk i solli deri sot asnjë ndihmë atdheut, megjithëse tek ata ushqeheshin shpresa të ndershme.713

- në dialog 794. -Mirë e thatë. Vetëm vdekjen kanë të përbashkët.

-Megjithëse ky rrezikzi në vend që të vritej në sulm e me nder e katandisi veten të pushkatohej si dezertor e t’i qullej koka në një vijë uji, - tha prifti.714

- në krye të fjalisë së varur 795. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton që nuk duhet të vije këtu.715

711 Po aty. F.612. 712 Gjata, Fatmir. Këneta. Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1977, f.117, 713 Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1981, f.543. 714 Kadare, Ismail. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1967, f.117. 715 Po aty. F.190.

Page 215: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

215

Edhe pse Fjalitë me lidhëzën edhe pse, edhe se kanë nuancën e shkakut jopengues, tregojnë lejim, cilido qoftë shkaku. Si një lidhëz tipike nënrenditëse, ky konektor përdoret kryesisht: - në krye të fjalisë së varur

796. Edhe pse policia ende nuk ka kaluar në gatishmëri numër një, të gjithë efektivat e saj tashmë veprojnë si në një alarm lufte, duke qenë të pajisur gjatë shërbimeve me të gjitha pajimet luftarake.716

- në mes të fjalive 797. Rrëfimi i Majkos në parlament nuk zgjati shumë, edhe pse ishte i dyti

pas atij përpara gazetarëve.717

Ndonëse Lidh një fali të varur lejore që tregon se veprimi i shprehur në fjalinë kryesore mund të kryhet pavarësisht nga prania ose nga mungesa e disa kushteve ose në kundërshtim me diçka tjetër. Është sinonime me lidhëzat: megjithëse, sado që718. Përdoret në të njëjtat pozicione si dhe konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse. - në krye të fjalisë së varur.

798. Ndonëse gjendej në pronat e Ripës së Epër, askund ende s’i zente syni shtëpi apo të bana barijsh.719

- në mes të fjalive 799. Duket sikur e vetmja gjë që ka mbetur e rëndësishme në raportet

mësues-nxënës është të ndenjurit në klasë pa bërë zhurmë, ndonëse bilanci i fundit mund të tregojë më shumë se tre apo katër nota pakaluese.720

Sado (që) Si konektor teksti, përdoret në krye të një fjalie të varur lejore, që tregon se, pavarësisht nga shkalla e intensitetit të veprimit ose shkalla e një tipari, nuk mund të ndalohet kryerja e veprimit të shprehur në fjalinë kryesore.721 Përdoret kryesisht:

- në krye të fjalisë së varur 800. Sado që u përpoqën të binin dakord për miratimin në parim të

Kushtetutës, nuk u arrit në një vendim unanim.722 - në mes të fjalive

801. Përshtatjet nga La Fonteni janë të lira, sado që u qëndrojnë pranë subjekteve.723

Si konektorë që shprehin marrëdhënien lejore-kushtore shërbejnë: edhe pse, edhe në qoftë se, edhe po qe se, edhe në, edhe sikur, edhe pse, edhe sepse. Sikurse u theksua më lart këta konektorë tregojnë se do të ndodhë diçka edhe pse ka rrethana penguese.

716 “Shekulli“, 26.3.1999. 717 “55”, 12.2.1999. 718 Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980, f.1219. 719 Camaj, Martin. Rrathë. Mynih, 1978, f.112. 720 “Shekulli“, 6.2.1999. 721 Po aty. F.1726. 722 “Gazeta shqiptare“, 5.9.1998. 723 Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri-jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1982, f.61.

Page 216: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

216

Lidhëzat edhe, dhe, që vihen përpara lidhëzave kushtore, e paraqitin kushtin si pengesë, jo si premisë për realizimin e veprimit të fjalisë drejtuese. Marrëdhëniet ndërmjet fjalisë së varur dhe fjalisë drejtuese nuk janë marrëdhënie kushtore, por marrëdhënie lejore. Këto janë quajtur fjali lejore-kushtore, sepse lejimi mbështet një kusht a supozim. Si të gjithë konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse përdoren në të njëjtat pozicione: - në krye të fjalisë së varur

802. Edhe pse u votua në mënyrë unanime, pati reagime të shumta.724 803. Edhe në qoftë se ligjet nuk do të miratohen, kjo nuk e pengon

vazhdimin e punës.725 804. Edhe po qe se votuesit nuk janë të bindur, ata votojnë mbi baza

familjare.726 805. Edhe nëse kërkesa për amnisti pranohet, ata nuk përfitojnë nga ky

vendim.727 806. Edhe në rast se opozita merr pjesë në seancën parlamentare, ligjet nuk

do t’i votojnë.728 807. Edhe sikur kjo ngjarje të kalonte pa u vënë re, ata do t’i riktheheshin

hetimeve.729 - në mes të fjalive

808. U detyruan të uleshin në bisedime, edhe pse nuk ranë dakord sërish.730 809. Miratimi i ligjeve do të vazhdojë, edhe në qoftë se opozita vazhdon të

bojkotojë parlamentin.731 810. Vetëvendosja kërkon përdorimin e himnit kombëtar, edhe po qe se kjo

nuk u pëlqen ndërkombëtarëve.732 811. Hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë, edhe nëse mundësitë për

gjetjen e fajtorëve janë të pakta.733 812. Jam dakord me këtë vendim, edhe në rast se ky nuk është vendimi më i

mirë. 813. Situata nuk do të ndryshojë, edhe sikur të vijnë më shumë ndihma.

Lokucioni lidhëzor edhe sikur mund të paraqitet dhe me rend të anasjellë në formën sikur edhe. Në raste të tilla fjalia e varur përmban një supozim, një pengesë mjaft të fortë, por megjithatë të kapërcyeshëm. Lidhëza sikur mund të shprehë marrëdhënie lejore edhe pa qenë e prirë nga edhe, kur kushti si pengesë e kapërcyeshme kuptohet nga vetë brendia reale e periudhës. Në raste të tilla edhe mund të shtohet pa prishur strukturën e fjalisë.

814. Unë, baba, do të shkoj në fshat, sikur ta di që s’vij kurrë në qytet.

724 “Shqip”, 11.3.2011. 725 “Shqip”, 5.6.2010. 726 “Mapo”, 5.2.2012. 727 “Panorama”, 2.6.2012. 728 “Shekulli”, 5.12.2012. 729 “Mapo”, 1.11.2012. 730 “Shekulli”, 6.3.2012. 731 www.sot.com.al, 28.12.2012 732 “Java”, 28.11.2012. 733 “Mapo”, 8.8.2012.

Page 217: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

217

7.3.1 Përfundime-konektorët lejorë Marrëdhënia lejore realizohet kryesisht me anë të lidhëzave nënrenditëse

lejore, të cilat i japin konektit me të cilin janë të lidhura rolin tematik të kundër kushtit dhe konektit kryesor, rolin tematik të pasojës.

Në gjuhën shqipe, marrëdhënia lejore shpreh një veprim a gjendje që pritet të

pengojë realizimin e veprimit të fjalisë drejtuese, por që nuk arrin ta ndalojë atë.

Periudha me fjali të varur lejore ka takime, për nga brendia, me periudhën me fjali të bashkërenditura kundërshtore. Dallimi kryesor mes tyre është se në fjalitë kundërshtore bashkohen me marrëdhënie bashkërenditjeje, kurse në të dytat me marrëdhënie nënrenditjeje, për pasojë ndryshojnë lidhëzat, intonacioni, dhe në shumë raste, trajtat e foljeve.

Në fjalitë kundërshtore theksohet kuptimi i kundërshtisë, kurse në fjalitë lejore, kuptimi i mospengimit, i lejimit.

Marrëdhënia lejore në gjuhën shqipe realizohet me anë të lidhëzave dhe lokucioneve lidhëzore: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, edhe pse (edhe se), sado që, sido që, paçka se, pavarësisht se.

Si për të gjitha lidhëzat nënrenditëse kur funksionojnë si konektor teksti dhe për lidhëzat lejore mund të themi se pozicionet më karakteristike të përdorimit të tyre si konektorë teksti janë: në krye te fjalisë së varur, në mes të fjalive, në mes të fjalisë kryesore.

Në lidhje me shkallën e përdorimit të konektorëve lejorë, vihet re se ndër konektorët lejorë që përdoren më gjerë dhe në të gjitha stilet janë lidhëzat: megjithëse, ndonëse, sado që, edhe pse.

Si konektorë që shprehin marrëdhënien lejore-kushtore shërbejnë: edhe pse, edhe në qoftë se, edhe po qe se, edhe në, edhe sikur, edhe pse, edhe sepse. Këta konektorë tregojnë se do të ndodhë diçka edhe pse ka rrethana penguese.

Page 218: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

218

7.4 Marrëdhënia kushtore Ka autorë që i përfshijnë marrëdhëniet kushtore brenda marrëdhënieve shkakore, por gjithsesi dallojnë faktin se pavarësisht nga ngjashmëritë mes tyre, në marrëdhënien kushtore vërtetësia, dëshira apo aktualiteti, vlera e një relate është e lidhur me rolin tematik të veprimit. Nëse një veprim është faktik, i vërtetë ose i dëshiruar varet nga ajo se çfarë do të pranohet. Konektorët kushtorë mund të ndikojnë në atë që konsiderohet ‘projektimi i presupozimeve’, pasi në varësi të konektorëve të përdorur relativizohet dhe përmbajtja e konekteve. E trajtuar në sintaksën e gjuhës shqipe, periudha me fjali kushtore “paraqet dy veprime a gjendje të ndërvarura midis tyre në mënyrë të tillë që realizimi ose mosrealizimi i asaj që thuhet në fjalinë e varur, bën të pashmangshme, të mundur ose të pamundur atë për të cilën bëhet fjalë në fjalinë drejtuese”.734

815. Në qoftë se toka varfërohet e çahet për një pikë ujë, edhe pema që është mbjellë ndën të, do të vyshket, do të thahet.

Marrëdhëniet kushtore janë karakterizuar si marrëdhënie në të cilat kushti dhe pasoja janë të realizueshëm, pra, përmbajtja e fjalisë së varur kushtore dhe e fjalisë drejtuese janë të realizueshme në çastin e ligjërimit.

816. Në qoftë se do të merren masa energjike, gjendja do të përmirësohet shpejt.735

Ka dhe marrëdhënie kushtore ku marrëdhënia kusht-pasojë është në kundërshtim me realitetin e pranishëm dhe përmbajtja e tyre është aktualisht e parealizueshme.

817. Mbase do të kishim thënë edhe ndonjë fjalë më të ashpër, sikur të mos ndërhynte Perlati.736

Marrëdhëniet kushtore në gjuhën shqipe realizohen me anë të mjeteve të ndryshme, ku do të dallojmë lidhëzat e nënrenditura kushtore: në, në qoftë se, nëse, në është se, në rast se, po, po qe se, po qe që, po të jetë se, po të jetë që, sikur, me kusht që, me konditë që, mjafton që, kur. Duke qenë se janë nga konektorët më të trajtuar në gjuhën shqipe, këta konektorë janë përfshirë në listën e konektorëve në kreun IX, dhe këtu do të ndalemi shkurtimisht tek disa konektorë që kanë filluar të përdoren më shumë: në qoftë se, në rast se, me kusht që, mjafton që, me konditë që, nëse. Në qoftë se Konektori në qoftë se përdoret gjerësisht në gjuhën shqipe, duke mbizotëruar në stilin publicistik (817), juridik (819), shkencor (820). Zakonisht ky konektor përdoret për të shprehur një kusht të përcaktuar mirë, kusht i cili mund të jetë i mundshëm ose jo në momentin e komunikimit.

818. Mashtrimet duhet të denoncohen patjetër në qoftë se zbulohen, por akuzat për mashtrim nuk duhet të jenë rutinë e retorikës së zgjedhjeve.737

819. ... për mallrat e importuar deri më 31 dhjetor 2010, kur deklarimi i vlerës së re bëhet vullnetarisht deri më 31 dhjetor 2011. Në qoftë se, gjatë ekzaminimit të mëvonshëm, rezulton se vlera është akoma më e lartë, atëherë amnistia nuk do të zbatohet për të gjithë shumën.738

734 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.582. 735 Po aty. F.582. 736 Po aty. F.582. 737 “Shqip”, 22.2.2012. 738 ttp://www.ey.com/Publication/vwLUAssets/Tax_alert_April_2011_AL/$FILE/EY_Tax_alert_Albania_April_2011_al.pdf.

Page 219: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

219

820. Shtypja e forcës në sipërfaqe të lëngut bartet nëpër lëng në të gjitha drejtimet njësoj. Në qoftë se në lëngun që është në qetësi vepron forca:F nga jashtë, atëherë ajo shtypje e jashtme do të zgjerohet njësoj nëpër lëng në të gjitha drejtimet.

Të gjithë konektorët kushtorë përdoren në të njëjtat pozicione si dhe konektorë e tjerë-lidhëza nënrenditëse. Pozicionet tipike në të cilat përdoret ky konektor janë:

- në krye të fjalisë së varur 821. Në qoftë se zgjedhjet do të zhvillohen sot, cili do të ishte rezultati?

- në mes të fjalive 822. Policia mund ta shtyjë kryerjen e njoftimit në qoftë se njoftimi mund të

konsiderohet i parëndësishëm. Në rast se Konektori në rast se është një nga konektorët kushtorë që ka filluar të përdoret gjithnjë e më shumë në gjuhën shqipe. Në ndryshim nga konektori në qoftë se, në marrëdhënien kushtore të shprehur me anë të këtij konektori është më i theksuar karakteri rastësor, i supozuar i vërtetimit të kushtit, sikurse e bën më të dukshëm prania e fjalës rast në përbërje të tij.

823. Ish-kryeministri britanik Toni Bler deklaroi se do të jetë "katastrofë për Britaninë e Madhe", në rast se vendi e braktis BE-në.

Pozicionet tipike në të cilat përdoret ky konektor janë: - në krye të fjalisë së varur

824. Në rast se dikush ka përfituar nga shërbimet që ofrojnë bankat dhe njëkohësisht ka pasur të bëjë edhe me shoqëritë e sigurimeve, nuk e ka të.

- në mes të fjalive 825. Çfarë duhet të bëj unë si klient në rast se nuk kam mundësi që të bëj

pagesat mujore? Me kusht që Konektori me kusht që, ka filluar të ketë një përdorim të gjerë, veçanërisht në stilin publicistik, dhe në tekstet juridike. Vetë ndërtimi i këtij konektori nxjerr në pah në konektin në të cilin ajo ndodhet kushtin e domosdoshëm për të realizuar diçka. Marrëdhënien kushtore, e realizon kryesisht në mes të fjalive (826), por si të gjithë konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse përdoret dhe në krye të fjalisë së varur (827).

- në mes të fjalive 826. Shtetësia shqiptare do t’u njihet personave, të paralindurit me shtetësi

shqiptare të cilët nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë të personit kërkues sipas këtij kreu, me të paralindurin e shkallës së dytë dhe atë në vijim, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare.

- në krye të fjalisë së varur 827. Me kusht që të sjellin dokumentin e papunësisë, ky vend ka një ligj që

u garanton të papunëve shërbime pa pagesë e rimbursim.

Page 220: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

220

Me konditë që Konektori me konditë që, normalisht një konektor sinonim me konektorin me kusht që. Si një konektor që e ka të dukshëm praninë e një fjale të huaj, vihet re se përdoret më shumë në tekstet e përkthyera, kryesisht në tekstet legjislative. Vetë ndërtimi i këtij konektori nxjerr në pah në konektin në të cilin ajo ndodhet kushtin e domosdoshëm për të realizuar diçka. Marrëdhënien kushtore, e realizon kryesisht në mes të fjalive (828), por si të gjithë konektorët e tjerë-lidhëza nënrenditëse përdoret dhe në krye të fjalisë së varur.

828. Kontrata e sigurimit lidhet në çdo kohë të vitit, në bazë të kërkesës së kooperativës bujqësore dhe pranimit të saj nga instituti shtetëror i arkave të kursimit dhe sigurimeve me konditë që të sigurohen të gjitha sipërfaqet e parashikuara në plan ose të mbjella efektivisht me të njëjtën kulturë, me përjashtim të atyre sipërfaqeve ose parcelave, kulturat e të cilave kërcënohen nga ndonjë rrezik i gatshëm dhe që nuk pranohen në sigurim.739

Mjafton që Një konektor kushtor që përdoret dendur në gjuhën shqipe sot është dhe konektori mjafton që. Ndryshe nga konektorët e mësipërm, ndërtimi i këtij konektori nuk e jep në mënyrë eksplicite kushtin që duhet të përmbushet. Por është prania e foljes mjafton, që sugjeron se duhet të ketë një kusht të mjaftueshëm, për të realizuar këtë marrëdhënie. Kryesisht përdoret në mes të fjalive, por nuk mungojnë dhe rastet kur përdoret në krye të një fjalie të thjeshtë.

829. Kriza zgjidhet, mjafton që palët të lexojnë ligjet. 830. Do fitojmë patjetër. Mjafton që me Tiranën të mbajmë ritmin.

739http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Rregullore%20Nr%2036%20Dat%C3%AB%2029-05-1969.htm.

Page 221: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

221

7.4.1 Përfundime-konektorët kushtorë

Konektorët kushtorë mund të ndikojnë në atë që konsiderohet ‘projektimi i presupozimeve’, pasi në varësi të konektorëve të përdorur relativizohet dhe përmbajtja e konekteve.

Marrëdhëniet kushtore janë karakterizuar si marrëdhënie në të cilat

kushti dhe pasoja janë të realizueshëm, pra, përmbajtja e fjalisë së varur kushtore dhe e fjalisë drejtuese janë të realizueshme në çastin e ligjërimit.

Marrëdhëniet kushtore në gjuhën shqipe realizohen me anë të mjeteve

të ndryshme, ku do të dallojmë lidhëzat e nënrenditura kushtore: në, në qoftë se, nëse, në është se, në rast se, po, po qe se, po qe që, po të jetë se, po të jetë që, sikur, me kusht që, me konditë që, mjafton që, kur.

Page 222: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

222

7.5 Konektorët kohorë Konektorët kohorë përshkruajnë marrëdhënie kohore mes fjalisë kryesore dhe situatave të përshkruara në fjalinë e varur kohore. Konektorët kohorë trajtohen zakonisht në marrëdhëniet kohore të parakohësisë, paskohësisë dhe njëkohësisë. Në gjuhën shqipe, mjetet që do të konsiderohen si konektorë teksti që vendosin marrëdhëniet e njëkohësisë janë lidhëzat: kur, tek, sa, ndërsa, sa kohë që. Marrëdhëniet e njëkohësisë së realizuar me anë të konektorëve kur dhe tek realizohen me anë të bashkëlidhjes së kuptimeve të konekteve.

831. Kur bën vapë e madhe, aty bëhen dhe mbledhjet e asamblesë së shoqatës.740

832. Tek e dëgjonte të fliste aq bukur, mbushej me lumturi. 833. Sa të rrosh, do mësosh. 834. Ndërsa punonte, nuk i hiqej mendja nga ngjarja e së dielës.

Marrëdhënia e paskohësisë realizohet me anë të konektorëve pasi, mbasi, si, sapo, porsa, posa, të cilat tregojnë se ka një diferencë kohore në veprimet e kryera në konektet e ndryshme.

835. Kur të zgjidhet kjo çështje, do të zgjidhen dhe çështje të tjera të mbetura pezull.

836. Sapo përfundoi punimet konventa, kryetari i opozitës doli në një deklaratë për shtyp.

837. Porsa të miratohen tre ligjet e kërkuara nga BE-ja, mund të vendoset ekuilibri në parlament.

838. Posa të vish ti, do të nisemi. 839. Pasi folën për problemet politike në rajon, ata u ndalën tek gjendja e

arsimit. 840. Si erdhën të gjithë, filloi dasma. 841. Mbasi të vendoset kryetari i ri, do të diskutohet dhe reforma elektorale.

Marrëdhënëniet kohore të parakohësisë realizohen me anë të konektorëve: para se, përpara se.

842. Përpara se të fillonte takimi me ministrin maqedonas, pati incidente në shesh.

843. Para se të kërkoni të drejtat tuaja, duhet të dini dhe detyrimet që keni.

Ashtu si një pjesë e mirë e konektorëve-lidhëza nënrenditëse, ata përdoren në mes të fjalive, ose në krye të fjalisë së varur.

740 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002, f.582.

Page 223: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

223

7.5.1 Përfundime-konektorët kohorë Konektorët kohorë përshkruajnë marrëdhënie kohore mes fjalisë kryesore dhe

situatave të përshkruara në fjalinë e varur kohore.

Konektorët kohorë trajtohen zakonisht në marrëdhëniet kohore të parakohësisë, paskohësisë dhe njëkohësisë.

Në gjuhën shqipe, mjetet që do të konsiderohen si konektorë teksti që

vendosin marrëdhëniet e njëkohësisë janë lidhëzat: kur, tek, sa, ndërsa, sa kohë që.

Marrëdhëniet e njëkohësisë së realizuar me anë të konektorëve kur dhe tek realizohen me anë të bashkëlidhjes së kuptimeve të konekteve.

Marrëdhënia e paskohësisë realizohet me anë të konektorëve pasi, mbasi, si,

sapo, porsa, posa, të cilat tregojnë se ka një diferencë kohore në veprimet e kryera në konektet e ndryshme.

Marrëdhënëniet kohore të parakohësisë realizohen me anë të konektorëve: para se, përpara se.

Page 224: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

224

KREU VIII KONEKTORË TË KOMBINUAR Në gjuhën shqipe, jo rrallë hasim struktura të ndërtuara me më shumë se një konektor teksti. Në sintaksën e gjuhës shqipe janë trajtuar dhe raste të pranëvënies së konektorëve të ndryshëm, bashkërenditës dhe nënrenditës, si rezultat i futjes së fjalisë së varur në mes të fjalisë kryesore. Por rastet që do të trajtojmë në këtë kapitull, nuk kanë të bëjnë me përdorime të tilla të lidhëzave bashkërenditëse dhe nënrenditëse, por me kombinime të mundshme të konektorëve që shprehin të njëjtën marrëdhënie, ose ndryshimet që mund të sjellin përdorimet e këtyre konektorëve në marrëdhëniet që ata shprehin. Lista e këtyre kombinimeve është më e madhe se rastet e trajtuara këtu. 8.1 Konektorët shtesorë të kombinuar-lidhëza universale dhe Pothuajse të gjithë konektorët shtesorë mund të përdoren të shoqëruar nga lidhëza universale dhe: dhe bile, dhe madje, dhe po ashtu/ dhe po kështu, dhe më tutje/ dhe më tej, dhe përveç kësaj/ dhe krahas kësaj, dhe në radhë të parë, dhe pikë së pari Dhe bile Një kombinim i tillë i lidhëzës dhe me pjesëzën bile mund të përdoret për të lidhur si gjymtyrë fjalie dhe fjalitë në një tekst:

844. Me afrimin e vitit 2008, Lojërat Olimpike të Pekinit janë bërë fokusi i Kinës dhe bile i botës.741

Dhe bile mund të konsiderohen si konektorë shtesorë teksti, kur përdoren për të lidhur fjalitë në tekst. Në këtë funksion ato mund të përdoren në tekst pranë njëri-tjetrit si në (845), ose në raste të tjera mund të përdoren të ndarë nga elemente të ndryshme të fjalisë si në (846).

845. Megjithatë, mesazhi i saj ka qenë i vështirë për t'u përcaktuar. Ndërsa kritikon ashpër të dërguarin finlandez dhe bile edhe kërkon për zëvendësimin e tij, Moska nuk shkon deri atje sa të bëjë një kërcënim të qartë të përdorimit të vetos së saj të Këshillit të Sigurimit.742

846. Ai ishte gazetar i El Espectador të Bogotasë, i dërguar special në Evropë dhe korrespondent në Nju-Jork i Prensa Latina, agjencia e lajmeve kubane. Dhe ai bile arriti të drejtonte në Meksikë dy revista rozë , pikërisht kur ishte gati për të filluar redaktimin e veprës së tij mjeshtërore.743

E përdorur më shumë në gjuhën e folur, vihet re se ka një shtim të përdorimit të konektorit bile, dhe të konektorit dhe bile në gjuhën e shkruar, veçanërisht në media.

741 “Panorama”, 6.6.2007. 742 “Panorama”, 26.3.2007. 743 “Panorama”, 1.11.2007.

Page 225: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

225

Dhe madje Ky kombinim i lidhëzës dhe me pjesëzën madje, mund të përdoret për të lidhur gjymtyrë brenda fjalisë (847), ose fjali në tekst (848).

847. Të gjithë këta elementë bëjnë një masë shumë të fortë “elektrike” dhe madje djegëse”, kur vihen përballë provave të pakundërshtueshme historike si rasti i librit të Dr. Shmidit.744

848. Vishet si burrë dhe konsiderohet si burrë. Dhe madje nuk ka më të drejtë të rrijë me gratë.745

Në këtë kombinim, këta dy konektorë shtesorë mund të përdoren pranë njëri-tjetrit si në (849), ose në raste të tjera mund të përdoren të ndarë nga elemente të ndryshme të fjalisë si në (850).

849. Ata vijnë këtu e fotografojnë e shikojnë nga afër dhe madje na pyesin por ne nuk i marrim vesh.746

850. Të hënën që shkoi midis një morie telekamerash të ardhura edhe nga Tirana, koloneli i famshëm ka asistuar direkt dhe ka qenë madje edhe protagonist i ‚ekzekutimit’ të një sasie kokaine me vlerë rreth 5.5 miliardë lekë.747

Dhe/e gjithashtu Një kombinim i lidhëzës dhe me ndajfoljen gjithashtu duket të jetë bërë gjithnjë e më i përdorshëm sidomos në gjuhën e medias. Ndonëse, secili prej tyre klasifikohet si konektor shtesor, dhe për të dhënë kuptimin shtesor mund të mjaftonte vetëm njëri prej tyre, me sa duket përzgjedhja e këtij kombinimi bëhet për të përforcuar karakterin shtesor të informacionit që jepet. Duhet thënë se një kombinim i lidhëzës universale dhe me ndajfoljen gjithashtu mund të përdoret si për të lidhur gjymtyrë brenda fjalisë (851), ashtu dhe fjali në një tekst (852).

851. Nuk kam sjellë asnjë propozim konkret dhe për momentin ne po dëgjojmë njerëzit në Beograd dhe gjithashtu në Prishtinë.748

852. Kjo ulte në mënyrë të ndjeshme koston e projektit dhe gjithashtu pakësonte rrezikun e derdhjeve të karburantit.749

Ndonëse përdorimi më i parapëlqyer është ai në pozicionin pranë njëri-tjetrit, nuk mungojnë dhe rastet kur përdoren të ndarë nga elemente të tjera, si nga përemri kjo në shembullin e mëposhtëm.

853. Viti 1991 gjen një Shqipëri staliniste të hapur para botës dhe kjo gjithashtu krijon specifikat e veta.

Konektori i përbërë dhe gjithashtu duket të ketë përdorime të ngjashme me konektorin gjithashtu. Konektori dhe gjithashtu paraqet një propozicion të dytë me të njëjtën rëndësi me të parin, gjë që e përforcon dhe përdorimin e së njëjtës folje dhe kryefjalë për të dyja fjalitë, sikurse shihet në (854).

854. Jupiteri në peshore e bën atë person të mirë në partneritet dhe gjithashtu mund ta bëjë atë një avokat, apo ndërmjetësues të mirë.

744 “Tema”, 2.1.2009. 745 “Koha Jonë”, 29.3.2006. 746 “Shekulli”, 11.8.2008. 747 “Klan”, 25.2.2003. 748 “Shekulli”, 15.7.2007. 749 “Koha jonë”, 2.5.2007.

Page 226: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

226

Dhe gjithashtu përdoret për të shprehur një shkallë ngjashmërie mes propozicioneve. Ai paraqet një propozicion të dytë, që ka të njëjtën rëndësi me të parën. Kjo mund të shihet dhe nga fakti se propozicioni i dytë ka një folje me një kryefjalë të njëjtë me të propozicionin e parë. Në shembullin e mëposhtëm, folja ndieja në fjalinë e parë dhe kisha në fjalinë e dytë kanë të njëjtën kryefjalë unë.

855. Në fakt pasi kisha praktikuar për një kohë të gjatë fenë Budiste, unë e ndieja veten më të sigurtë dhe gjithashtu kisha një paqe të brendshme dhe të jashtme, besoja në vetvete.750

Ngjashmëria e elementeve strukturore në këto propozicione mund çojë në përdorimin e më shumë se një konektori gjithashtu në një tekst.

856. Ndërsa vetë titullari “emërohet nga ministri në përputhje me legjislacionin në fuqi” (Neni 8, pika 1). Ministri, gjithashtu disponon të drejtën për ta shkarkuar titullarin e QKR, madje edhe vetë masat disiplinore, të cilave u nënshtrohet titullari, janë gjithashtu ekskluzivitet i ministrit. Duke qenë se i gjithë organizimi, titullari, strukturat, punonjësit dhe buxheti i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kontrollohet nga qeveria dhe personalisht Kryeministri, fati mbi regjistrimin e bizneseve ndodhet gjithashtu, në dorën e pushtetit qendror.

Konektori gjithashtu mund të lidhë dhe ide, të cilat nuk janë në fraza ose fjali që janë të njëpasnjëshme në tekst, por në distanca më të mëdha. Në paragrafin e mëposhtëm të marrë nga përshëndetja e një zyrtari të lartë, Fjalia e tretë ka ngjashmëri në strukturë me të parën dhe në krye të saj përdoret konektori dhe gjithashtu, por ky konektori nuk lidhet direkt me fjalinë e parë.

857. U thashë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë kontributin e tyre. Të njëjtën gjë bëjnë edhe qytetarët irakianë. Dhe, gjithashtu, u thashë atyre që kur të kthehen në shtëpi t`u dërgojnë fëmijëve dhe bashkëshorteve të tyre falënderimet e Shteteve të Bashkuara.751

Si konektor teksti gjendet në pozicione të ndryshme të fjalisë, në fillim, në mes a në fund, duke mos treguar ndonjë kufizim në përdorim për sa i përket pozicionit. - në pozicion fillestar

858. India tenton të jetë hegjemoni rajonale dhe Pakistani e refuzon këtë, duke hedhur poshtë aspiratat e Indisë. Dhe gjithashtu të njëjtën gjë dëshiron dhe Kina, por India tenton të parandalojë influencën e Kinës në Azinë Jugore.752

- në mes të fjalive 859. Fondacioni u mundëson studentëve dhe shkencëtarëve pjesëmarrjen në

programe shkëmbimi dhe gjithashtu shpërndan bursa753. Së fundi, duhet të themi se në lidhje me përdorimin e këtij konektori ka ende një problem, për sa u përket shenjave të pikësimit. Ndajfolja gjithashtu, e konsideruar si gjymtyrë e ndërmjetme, përdoret kryesisht mes presjeve, dhe për këtë arsye shihet se konektori i përbërë dhe gjithashtu përdoret mes presjesh: dhe, gjithashtu. Por shpesh, vihet re dhe përdorimi i tij pa presje: dhe gjithashtu.

750 “Koha jonë”, 12.3.2001. 751 “Shekulli”, 11.6.2007. 752 “Rilindja demokratike”, 10.5.2007. 753 www.tirana.diplo.de.

Page 227: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

227

Dhe/e krahas kësaj, dhe/e përveç kësaj Lidhëza universale dhe bashkohet dhe me konektorët krahas kësaj, përveç kësaj, duke formuar një konektor të përbërë, i cili shpreh marrëdhënie shtesore. Prania e dy konektorëve shtesorë në një të vetëm, përforcon marrëdhënien shtesore që ata shprehin. Një fakt i rëndësishëm është dhe përdorimi i lidhëzës e bashkë me konektorët përveç kësaj, krahas kësaj. Për sa i përket pozicionit të tyre, këta konektorë të përbërë paraqesin karakteristika të ngjashme me konektorë të tjerë të të njëjtit lloj, ku elementet përbërës përdoren ose pranë njëri-tjetrit (860), ose në distancë (861):

860. Mezi po prisja të bëja diçka të re dhe përveç kësaj mua më pëlqejnë shumë eksperiencat e reja.754

861. E bën me dashuri këtë punë dhe unë nuk mendoj të bëj në jetën time gjë tjetër përveç kësaj.755

Si dhe konektorët e tjerë lidhëzore, përdoren: - në krye të fjalisë

862. Gjithashtu me gjobë 6 000 euro Drejtorin e gazetës “Republika” Ezio Mauro; përveç kësaj gazeta “La Republika” detyrohet të publikojë vendimin e gjykatës.

863. Duke analizuar botën tematike dhe motivore të tyre, si dhe fytyrat emblematike të personazheve, jepen edhe pikëtakimet me mjaft këngë që kanë bërë jetë folklorike në vise të ndryshme të Shqipërisë. E krahas kësaj, një interes të veçantë në këto studime zgjojnë edhe mjaft mendime krahasimtare në lidhjet e traditës folklorike shqiptare me atë të popujve të tjerë të Ballkanit.756

- në mes të fjalive 864. Drejtori i Qendrës së Riparimit, Ibro, tregon se periudha janar-prill ka

qenë si fazë riorganizimi dhe krahas kësaj, është bërë i mundur funksionimi në parametra i repartit mekanik, i repartit të prodhimit, si dhe vijon puna për montimin e makinerive e pajisjeve për vënien në efiçiencë të reparteve të tjera757

865. Temperaturat e larta ua bëjnë qytetarëve më të vështirë udhëtimin. Ata presin me minuta të tëra në stacion dhe përveç kësaj duhet të përballen me kushtet e padurueshme brenda autobusit.758

Dhe/e për më tepër Sikurse është thënë, konektori shtesor dhe/e është universal dhe mund të përdoret në krye konekteve të ndryshme, të cilët lidhen përmes konektorëve të ndryshëm shtesorë. Përdorimi i këtij konektori përforcon më shumë karakterin e marrëdhënieve mes konekteve, atë shtesore. Përsa i përket pozicionit të konektorit të kombinuar dhe/e për më tepër, duhet thënë se ky konektor përdoret në të njëjtat pozicione si dhe një pjesë e mirë e konektorëve të tjerë të kombinuar:

754 “Spektër”, 19.2.2003. 755 Gazeta “Sot”, 10.9.2007. 756 Gazeta “Ndryshe”, 10.10. 2008. 757 http://www.mod.gov.al/botime/html/ushtria/28102005/faqe9.htm. 758 “Panorama”, 21.8.2008.

Page 228: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

228

- në krye të konektit të dytë 866. Për femrat gjithmonë ka një problem të pazgjidhur: nuk u dalin asnjëherë

rrobat, ose pas një periudhe të shkurtër kohe nuk u pëlqejnë më, pikërisht këto janë veshjet të cilat transformohen dhe mund të krijohen gjëra të reja dhe ndonjëherë shumë të bukura se ç’e kishit menduar më parë. Dhe për më tepër, të transformoni një veshje nuk kushton, sepse ju do të përdorni materiale që gjenden në sirtarët tuaj, aksesorët, rripa, kollanë, varëse, karfica, temina, rruaza, fije të trasha të ngjyrave të ndryshme, etj.759

- në mes të konekteve 867. Ishte një ndeshje shumë e mirë kundër një prej ekipeve të rëndësishme në

Evropë, e për më tepër ndaj një vendi që është shumë herë më i madh se Malta.760

- në krye të konektit të dytë, pas një gjymtyre 868. Procedurat e identifikimit janë jashtëzakonisht të ngadalshme dhe ato për më

tepër i karakterizon kualiteti shumë i dobët i ekzaminimit mjekësor761. Dhe po ashtu/ dhe kështu 869. Ishte i përfshirë në mënyrë aktive për themelimin e Kolegjit për

Studime Alternative Humaniste në Prishtinë dhe po ashtu punoi si bashkëpunëtor dhe këshilltar në Institutin Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare.762

E para ... (dhe) e dyta ... (dhe) e treta Si dhe për të gjithë konektorët e tjerë, dhe ky konektor paraqitet i kombinuar me lidhëzën bashkërenditëse dhe. 870. E para, kryqëzata më dukej se kishte fuguar e hullutuar aq thellë e aq larg sa

të merret edhe me “gabimet ortografike” të tenderit dhe, e dyta, mendova se drejtësia kishte arritur të bënte kthesën e vonuar në dashurinë praktike ndaj gjuhës shqipe, pasi përgjithësisht e sakatosin në leksik e norma drejtshkrimore në dokumentacionet e tyre.763

871. Ai, e para, nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. E dyta, grumbulli i njerëzve ia ndërlikoi situatën.

872. Unë them se ka disa arsye. E para, ajo jep një informacion të drejtë dhe të vërtetë. E dyta, ajo nuk mban anësira partish apo forcash politike, apo grupime njerëzish. Dhe e treta, me një eksperiencë të madhe që ka Radio Londra u ka dhënë një mësim edhe gazetarëve se si të punojnë, se si me anën e fjalës që nuk duket figura, nuk duken lëvizjet, të ndiejë edhe figurën e atij që flet.764

759 Revista “Familja”, korrik 2008. 760 “Albania-sport”, shtator 2008. 761 Rrjeti i aksionit për Kosovën, Prishtinë, 26.7.2004. 762 http://mirror.undp.org/kosovo/hdr-new/albanian/writers_team_2.htm 763 Gazeta “55”, 09.1.2009. 764 www.bbc.co.uk, 29.2.2008.

Page 229: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

229

E para e punës ... dhe e dyta e punës Prania e këtij konektori, ndonëse jo fort e shpeshtë, shihet në pozicione të ngjashme me atë të konektorit e para e punës ... dhe e dyta e punës. Duke iu referuar shembujve të mësipërm, në secilin prej tyre mund të përdoret dhe konektori shtesor dhe. 873. ...dhe e dyta e punës nuk kishin ardhur këtu për të dëgjuar fjalë të kota.

8.2 Konektorët shtesorë të kombinuar-kombinime të tjera Ka dhe raste kombinimesh të këtyre konektorëve me njëri-tjetrin: madje bile, madje krahas kësaj/ madje përveç kësaj, bile krahas kësaj/bile përveç kësaj, madje në radhë të parë, madje më tej, po ashtu më tej, po ashtu më tutje Madje ... krahas kësaj Si konektor shtesor përdoret dhe një konektor i kombinuar, i përbërë nga konektori madje i përdorur me konektorët krahas kësaj/përveç kësaj. Pjesët përbërëse të këtij konektori mund të përdoren pranë njëra-tjetrës, ose në distancë. Përdorimi i dy konektorëve shtesorë, përforcon karakterin shtesor të informacionit që jepet në konektet pasardhëse, në lidhje me informacionin e dhënë në konektet e mëparshme në tekst. Si konektorë teksti, përdoren në pozicione të ndryshme: - në krye të konektit

874. Kishin nënshkruar një peticion kundër këtij vendimi të padrejtë. Madje, krahas kësaj, ua kishin dërguar dhe organeve të shtypit për ta publikuar.765

- në mes të konekteve 875. Punoj në fushën e llogarisë së lotarisë që i përket ekspozitës internacionale të

Damaskut prej nga marr edhe rrogë të caktuar, madje, krahas kësaj, kam edhe stimuj të tjerë.766

- në krye të konektit, jo në pozicion nistor 876. Madje ajo, krahas kësaj, edhe paguhej.767

765 “Korrieri”, 2.1.2007. 766 “Shekulli”, 05.2.2005. 767 “Koha jonë”, 3.9.2006.

Page 230: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

230

8.3 Konektorë kundërshtorë të kombinuar Por megjithatë/megjithëkëtë Edhe konektori i kombinuar por megjithatë/megjithëkëtë përdoren në distanca të ndryshme nga njëri-tjetri.

877. [...] do të bënin të njëjtën gjë që kishin bërë ata: domethënë ta spiunonin, ta fusnin në burg, t’ia digjnin librat dhe kishën, ta torturonin atë dhe besimtarët e tij. Por ai megjithatë i donte.768

878. Gjërat kishin shkuar më keq, nga ç’e priste. Por ajo, megjithëkëtë, nuk ishte e mërzitur.

Përdoren kryesisht në: - në krye të konektit

879. Në vitin 2003 u pa e nevojshme që ligji i ’84-ës të kishte më shumë ndryshime, për këtë arsye u aprovua një ligj tjetër, i cili ka parametra bashkëkohorë me këshillim të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave. Por, megjithatë, mendohet që në muajt e ardhshëm të punohet për ligjin mbi arkivat private769.

880. Sipas saj, këtë fakt MASH-i e ka mësuar vetëm disa ditë para zgjedhjeve dhe ka nisur një shkresë në fakultetin e Infermierisë. Por, megjithëkëtë, Petrit Bare e ka vijuar garën.770

- në mes të konekteve 881. Ka luajtur në ndeshjet e yjeve të botës, ka ndenjur shumë vonë, deri në orët e

para të mëngjesit duke darkuar me miqtë e tij, ka marrë rrugën drejt Tiranës që në orën 07:00 nga Marseja, por megjithatë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana edhe pse i rraskapitur nuk ja ka prishur gazetarëve të pranishëm në hollin e hotel “Adriatik” shtëpisë së kombëtares shqiptare.771

882. Përgjigjja e tij e vetme është se ky është proces shumë i rëndësishëm dhe që do të kryhet shumë shpejt, por megjithëkëtë nuk jep datën se kur do të kryhet, por thotë se shumë shpejt772.

Por ndryshe Duhet të sqarojmë se kombinimet e por me ndryshe, nuk janë kombinime dy konektorësh. Në këto raste, ndryshe nuk përdoret si konektor por i shoqëruar nga struktura të llojit parafjalor ‚por ndryshe nga sa veproi, por ndryshe prej tij etj‘, si në shembujt e mëposhtëm. Këtu struktura ndryshe nga mund të zëvendësohet me në dallim nga etj.:

883. Ai ishte vërtet emigrant, natyrisht me dokumente në bazë të legjislacionit të shtetit fqinj, si dhjetëra e qindra të tjerë, por ndryshe nga të gjithë ne që jetojmë e punojmë në Itali, Aldoja ishte dëshmia e një bashkëjetese të ëndërruar midis dy popujve tanë.773

Prandaj, nuk mund të themi se ndonëse mund të mos e përjashtojmë tërësisht përdorimin e një konektori të kombinuar por ndryshe, duhet thënë se shpesh ky kombinim mund të jetë ai i një konektori por dhe i ndajfoljes ndryshe (në kuptimin në një mënyrë tjetër). 768 “Panorama”, 27.9.2007. 769 “Tirana Observer”, 21.10.2005. 770 “Panorama”, 24.1.2008. 771 “Bota sot”, 19.12.2008. 772 “Telegrafi”, 27.4.2008. 773 Gazeta “Ndryshe”, 27.5.2008.

Page 231: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

231

884. As nuk po ankohem, por ndryshe mund të thuhet se nuk janë realizuar dhe nuk janë gjetur në Shkodër.774

Por përndryshe Kombinimet e konektorëve por dhe përndryshe duket të jenë më të qarta në funksionin e tyre. Ndoshta kjo lidhet me faktin se përndryshe nuk ka një përdorim si ndajfolje brenda fjalisë. Kur përdoret shërben për të lidhur dy njësi. Pozicionet kryesore që zënë janë ato në krye të konekteve (885) dhe në mes të konekteve:

885. Që të mundë të sigurojë bukën e gojës, ai duhet të këndojë dhe të kërcejë. Por përndryshe shpirti i tij vajton.

886. Nuk ka dyshim që shteti nxjerr pjesën e vet nëpërmjet taksave, por përndryshe të ardhurat i mbeten industrisë së shërbimeve; dhe ekspansioni ekonomik i kësaj industrie, veçanërisht në turizëm, deri më sot ka shkaktuar rrëgjim të madh të mjedisit në bregdet.

Por përkundrazi Konektori por përkundrazi përdoret gjerësisht, për të përforcuar marrëdhënien e kundërshtisë mes konekteve. Këta konektorë përdoren në distanca të ndryshme:

887. - Një dënim i çuditshëm ky, të bën ta kesh zili Tatën e paplakshëm dhe të pavdekshëm. Por përkundrazi775 […]

888. “Institucionet tona demokratike si Kuvendi, jo vetëm janë të paafta të amortizojnë shkarjen e një pushtetari, por përkundrazi bëhen instrumente të verbra të saj.776

Pozicioni i konektorit të kombinuar por përkundrazi është: - në krye të konekteve

889. Është për të ardhur keq, që ne sot kemi një kryeministër të tillë, i cili nuk e ndien përgjegjësinë e rëndë për qindra premtimet e dhëna, për të cilat ka marrë votën, që sot janë premtime të pambajtura, janë premtime të harruara. Por, përkundrazi, vazhdon të premtojë.777

890. Është për të ardhur keq, që ne sot kemi një kryeministër të tillë, i cili nuk e ndjen përgjegjësinë e rëndë për qindra premtimet e dhëna, për të cilat ka marrë votën, që sot janë premtime të pambajtura, janë premtime të harruara. Por, përkundrazi, vazhdon të premtojë.

- në mes të konekteve 891. Drejtues të Partisë Demokratike, nuk dëshirojnë që Presidenti i

Republikës të respektojë Kushtetutën, por përkundrazi ata kërkojnë që ai778[...]

774 “Shekulli”, 31.5.2005. 775 http://www.shtepiaelibrit.com/libri/a51/Jehona-Kuteliane-(Mitrush-Kuteli)/article_info.html 776 “Panorama”, 24.7.2008. 777 “Zëri i popullit”, 16.5.2008. 778 “Ballkan”, 23.01.2009.

Page 232: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

232

Por prapë Ashtu si në një pjesë të mirë të konektorëve kundërshtorë, ku lidhëza por kombinohet me konektorë të tjerë lidhëzorë ose ndajfoljorë, kjo është e mundur dhe në rastin e konektorit prapë. Si dhe në të gjitha rastet e përmendura më sipër, këta konektorë mund të përdoren: - në krye të konektit

892. Ndryshime thelbësore nuk janë bërë. Por prapë ndryshime janë bërë.779

- në mes të konekteve 893. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë

mendova që kjo do të kalonte.780

- në distancë nga njëri-tjetri 894. Unë kundërshtoj, por ajo prapë m'i jep gjërat që unë dua me paratë e

mia.781 Por... nga ana tjetër Konektori por përdoret i kombinuar me konektorin nga ana tjetër për të shprehur një marrëdhënie kundërshtore të përforcuar, si në rastin e mëposhtëm ku faktit që në minierë ka përmirësim situate, por ka dhe humbje jetësh, përdoren dy konektorë kundërshtorë: por ... nga ana tjetër. Mund të përdoren në pozicione të ndryshme, pranë njëri-tjetrit ose në distanca më të largëta.

895. Unë kam pritur edhe një përfaqësi të sindikatës së minierës, kam dëgjuar me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre, kam ndjekur gjithashtu me mjaft vëmendje përpjekjet për të përmirësuar këtë situatë, sepse për hir të së vërtetës ka një tendencë, një progres, por, fatkeqësisht, nga ana tjetër, vazhdojmë të kemi humbje jetësh.782

Porse megjithatë/megjithëkëtë Ndonëse vetë lidhëza porse përdoret më rrallë se lidhëzat e tjera kundërshtore, shihet se përdorimi i kësaj lidhëze me megjithatë/megjithëkëtë është i mundshëm:

896. Nëse e bën, atëherë (fëmija) kur rritet ka të drejtë t’i përshëndesë për dore kujdestarët e tij, të vetmohet dhe të udhëtojë me ta, sepse tashmë janë nënë e baba, porse megjithëkëtë nuk mund të fitojë të drejtën e trashëgimisë nga ata.

897. Porse, megjithatë, a nuk ju duket kjo ngjarje absurd një simbol i gjithçkaje që po kalojmë?

Po ashtu, ato mund të përdoren dhe në distancë nga njëri-tjetri. 898. Porse, ndërtimtarët e Darit, megjithëkëtë, e kanë hapur kanalin,

ashtu si duhej.

779 “Koha jonë”, 02.03.2008. 780 “Shekulli”, 17.02.2009. 781 “Tirana Observer”, 12.06.2006. 782 http://www.president.al/shqip

Page 233: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

233

Por vetëm, por vetëm se Duke iu referuar shembujve të mësipërm të përdorimit të lidhëzave: vetëm, vetëm se si konektorë teksti, është lehtësisht e kuptueshme që të gjitha këto lidhëza mund të kombinohen dhe me konektorin por:

899. Mallrat e shportës nuk janë rritur. Por vetëm kanë ndryshuar disa çmime të tjera.

900. Lufta ka kohë që ka filluar, por vetëm se asnjë nuk e përjeton atë si të tillë.

Dhe nga ana tjetër Konektori nga ana tjetër kombinohet zakonisht me lidhëzën dhe, si në fragmentin e marrë nga një shkrim gazete, ku autori shpjegon për luftën e pashmangshme mes diamanteve të vërteta dhe atyre që quhen postdiamante.

901. Lufta është e pashmangshme: nga njëra anë shoqëritë më të famshme të diamanteve që kontrollojnë thuajse 90% të tregut botëror, dhe, nga ana tjetër, dy firma amerikane që kanë krijuar këtë teknologji të re, e cila e bën të pamundur dallimin e një diamanti natyral nga ai artificial.783

Konektorët dhe ... nga ana tjetër mund të përdoren në distanca të ndryshme nga njëri-tjetri si në (901) dhe (902).

902. Nga njëra anë do të shtonte ndikimin e valutës evropiane si të qëndrueshme dhe tërheqëse për investitorët, dhe kjo nga ana tjetër do të mbronte vendet e vogla.

Konektori dhe ... nga ana tjetër përdoret kryesisht në krye (903) ose në mes të konekteve:

903. Ajo që është e përbashkët e të gjitha këtyre raporteve është që Shqipëria është po në atë pellg dhe përmirësimi i çfarëdoqofshëm brenda pellgut nuk përbën ndryshim cilësor në raport me korrupsionin. Dhe nga ana tjetër, ne nuk kemi nevojë të lexojmë raportet dhe të hyjmë në një debat mbi milimetrat e përparimit në rrugën e daljes.784 [...]

904. Veç kësaj, nga njëra anë, Guverna jonë e zbatoi këtë ligj me një shtojcë, të dekretuar prej kabinetit pasi kisha dhënë dorëheqjen dhe, nga ana tjetër, unë nuk e atakova guvernën aq për internimin e fëmijëve të dezertorëve se sa për internimet politike pa ndonjë faj e pa ndonjë bazë në Toskëri, ku s’kishte asnjë shenjë për lëvizje kryengritëse.785

783 Revista “Jeta”, dhjetor 2008. 784 “Zëri i popullit”, 4.11.2008. 785 “Tirana Observer”, 18.11.2008.

Page 234: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

234

Kurse ... nga ana tjetër Ashtu sikurse u theksuar, marrëdhënia e kundërshtisë është e shprehur në mënyrë më të dukshme kur përdoret lidhëza kurse. Një kombinim i lidhëzave kurse dhe nga ana tjetër e bën dhe më të dukshëm faktin që bëhet fjalë për një kontrast mes dy fakteve të lidhura. Mund të përdoren pranë njëra-tjetrës ose në distancë mes tyre.

905. ... aprovojnë dhe realizojnë buxhetin, kurse nga ana tjetër, në realizimin e buxhetit nuk merr pjesë vetëm një person, por shumë më tepër..786

906. Kurse qeveria armene, nga ana tjetër, vetëm pas dy vjetësh të mbarimit të këtij afati, pra me ... ditët e sotme

Mirëpo ... nga ana tjetër Konektori nga ana tjetër përdoret gjerësisht i kombinuar dhe me konektorin mirëpo, në distanca të ndryshme. Përdoren ose në krye të konekteve, ose në mes të konekteve.

907. Njëra mënyrë p.sh. do të ishte që këta të mos zgjidheshin nga mazhoranca 50+1, por nga një numër më i madh deputetësh siç është p.sh. zgjedhja e presidentit. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo mund të nënkuptonte një mundësi më shumë për opozitën që të bëjë obstruksionizëm, sepse me këtë raport mazhorancë - opozitë që kemi ne nuk ka shpresë të arrihet konsensus për ndonjë gjë.787

908. Sqarimi tjetër nxjerr në pah jo vetëm domosdoshmërinë e vendit kandidat për integrim për t’i plotësuar kushtet e paracaktuara mirëpo, nga ana tjetër, që edhe UE-ja duhet të jetë në gjendje që ta pranojë kandidatin e caktuar.788

Megjithatë ... nga ana tjetër Një kombinim tjetër i mundshëm i konektorit nga ana tjetër është me lidhëzën megjithatë. Mund të përdoren në distancë të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe kryesisht në krye, por edhe në mes të konekteve:

905. [...] është tregues i vullnetit tonë tepër pozitiv që çështje të tilla të zgjidhen në të mirë të standardeve dhe të vendit dhe që opozita të mos marrë përgjegjësi për cenimin e standardeve të zgjedhjeve. Megjithatë, duket qartë që nga ana tjetër ka një qëndrim tepër refraktar, i cili mendoj se do të jetë me pasoja shumë të mëdha për ta në të ardhmen.789

906. Këtyre pyetjeve nuk u përgjigjesh dot lehtë. Megjithatë, nga ana tjetër,

nuk ka as arsye pse të njëjtësohet me çdo kusht gjuha me popullin që e flet, gabim ky që ndonjëherë historiografia moderne nuk e ka shmangur dot.

786 http://www.crpm.org.mk/wp-content/uploads/2012/03/VodiczabudzetALB.pdf 787 Revista “Përpjekja”, 29.06.2008. 788 “Java”, 14.04.2006. 789 “Tribuna”, 21 dhjetor 2008.

Page 235: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

235

907. Këtyre pyetjeve nuk u përgjigjesh dot lehtë, megjithatë, nga ana tjetër,

nuk ka as arsye pse të njëjtësohet me çdo kusht gjuha me popullin që e flet, gabim ky që ndonjëherë historiografia moderne nuk e ka shmangur dot.

Ndërsa/kurse ... nga ana tjetër Konektori ndërsa, i përdorur si konektor kundërshtor përdoret me konektorin nga ana tjetër, për të përforcuar marrëdhënien kundërshtore. Si dhe për konektorët e tjerë të kombinuar, edhe për këtë konektor mund të thuhen të njëjtat gjëra, që përdoren kryesisht: - në krye të konekteve

908. Ky projektligj po tremb paranë që vjen nga burime reale, siç është fitimi i kompanive, pagat, etj. Ndërsa nga ana tjetër, i jep nxitje parasë joreale, që të lulëzojë',- ka bërë të ditur Malaj.790

909. Tani kur Evropa po "bashkohet" [...]! Kurse nga ana tjetër janë pikërisht ato që përkrahën socialistët dhe shkatërrimin e Shqipërisë më 1997.

- në mes të konekteve 910. Specialistët e ekonomisë parashikojnë shpresë për bujqësinë pas

çmimeve rekord në tregjet e prodhimit, ndërsa nga ana tjetër FMN vlerëson se bujqësia ka pësuar rënien më të madhe të një 10-vjeçari.791

911. Nga njëra anë, po shtohet vëmendja ndaj “frekuencave” të përditshme, kurse nga ana tjetër vazhdohet të teprohet me rubrikën e zezë, me hapësirën e krimit, aksidenteve e dëmeve, përplasjeve sociale e politike.792

- në distanca të ndryshme nga njëri-tjetri 912. Për durrsakët sfida e sotme është një mundësi e mirë për të marrë tre

pikët e kthesës, ndërsa Flamurtari nga ana tjetër, synon fitoren për të vazhduar ngjitjen në tabelë.793

913. Duket se duhet të presim një klasë tjetër politike dhe po ashtu një shtresë tjetër ekonomike, tjetër shoqëri civile dhe tjetër kategori gazetarësh, që të realizohet projekti im, i cili gjithsesi, mendoj se është më i drejti. Kurse, vë në dukje se edhe Baze sot, nga ana tjetër, mund të bëjë pjesë në përjashtimet që përforcojnë rregullin.794

790 “Shekulli”, 12.04.2007. 791 “Zëri i popullit”, 6.06.2008. 792 “Panorama”, 15.12.2008. 793 “Albania Sport”, 10.11.2007. 794 Gazeta “Tema”, 16.01.2009.

Page 236: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

236

Përkundrazi ... nga ana tjetër Përforcimi i marrëdhënies kundërshtore bëhet dhe më i dukshëm nga përdorimi i konektorit nga ana tjetër me konektorin përkundrazi, ndonëse ky kombinim nuk është shumë i shpeshtë. Dhe ky konektor përdoret kryesisht në krye të konekteve, pa përjashtuar mundësinë e përdorimit dhe në mes të konekteve. Elementet e tij përbërës përdoren pranë njëri-tjetrit në distanca më të mëdha.

914. Nuk mund të themi se nuk u ndërtua i tillë procesi lidhur me mendimet kushtetuese (rreth 5 nene) që kishin si objektiv çështjet e sistemit zgjedhor. Përkundrazi, nga ana tjetër, ka një moment reflektimi lidhur me amendamentet e tjera (5 nene) e veçanërisht për nenet 104 e 105 për të cilat pranoj se kishte nevojë për një analizë më të plotë e debat më profesional.795

Kombinimet e konektorit nga ana tjetër me konektorët e tjerë kundërshtorë teksa, veç që, porse ndonëse të mundshme, duket të jenë më të rralla në përdorim. Kurse, janë pothuaj të pamundura kombinimet ndryshe ...nga ana tjetër dhe përndryshe ... nga ana tjetër. Por prapëseprapë Konektori prapëseprapë, duket të kombinohet lehtësisht me konektorin por, për të shprehur një marrëdhënie më të fortë kundërshtie. Karakterizohet nga përdorimi në krye ose në mes të konekteve: - në krye të konektit të dytë

915. [...] bëhet gjithmonë mbi parimin e mosshkaktimit të problemeve nga ana e të miturve dhe e të ndjerit mirë të çdo të dënuari. Por prapëseprapë, të miturit edhe stafi policor shprehet se zënka ka nga më të ndryshmet.796

- në mes të konekteve 916. Ai ka refuzuar shfrytëzimin e 81.4 milionë dollarëve nga paratë

publike për fushatën e tij, por prapëseprapë ka mbledhur fonde gati sa dyfishi i John McCain-it.797

Dy konektorët mund të përdorin në pozicione të njëpasnjëshme, ose në distanca më të largëta nga njëri-tjetri: - në konektin e dytë, por jo në pozicion nistor

917. Tendencat që ka shoqëria për të ecur përpara pavarësisht edhe nga disa forma, që nganjëherë janë edhe antidemokratike, por që prapëseprapë shërbejnë si një tendencë e egoizmit për të ecur drejt progresit798.

795 Revista “Mapo”, 24.01.2009. 796 “Shekulli”, 24.11.2008. 797 Gazeta “Express”, 15.11.2008. 798 “Tema”, 01.10.2007.

Page 237: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

237

Dhe prapëseprapë Konektori shtesor dhe, përdoret bashkë me konektorin, për të informuar mbi ekzistencën e një informacioni shtesë, por të kundërt me atë që është thënë më parë. Ky konektor i përbërë mund të përdoret: - në krye të konekteve

918. Në Shqipëri ka artistë të përsosur -Shqipëria ka për shembull më shumë këngëtare me famë internacionale se Austria- dhe këtu opera mund të kishte një nivel si ai i Gjermanisë apo Austrisë. Dhe prapëseprapë, Tirana ka teatrin më të keq të operës799 [...]

- në mes të konekteve 919. Pra, ligjet vijnë nga Zoti në kuptim se ai don që të jenë ligjet dhe që

t'iu binden, dhe prapëseprapë këto ligjin vijnë edhe nga njerëzit, sepse ato janë bërë nga njerëzit.800

Si dhe në rastet e tjera të përdorimit të konektorëve të kombinuar, dy konektorët mund të pasojnë njëri-tjetrin (si në rastet e mësipërme), ose të jenë në distancë nga njëri-tjetri si në (920).

920. Qeveria e Bushit, thekson ylli i gazetarisë amerikane, e di një gjë të tillë dhe prapëseprapë refuzon të dhënat e shërbimit të vet të fshehtë.801

Megjithatë prapëseprapë Duke iu referuar asaj që thamë më sipër se konektori prapëseprapë mund të zëvendësohet nga konektori megjithatë, duket pak i papritur përdorimi i dy konektorëve kundërshtorë megjithatë prapëseprapë. Jo vetëm, në gjuhën e folur, por dhe në gjuhën e shkuar vihet re një rritje e përdorimit të këtyre konektorëve kundërshtorë, për të shprehur marrëdhënie kundërshtore, të cilat mund të shprehen dhe thjesht nga përdorimi i njërit ose i tjetrit konektor. Përdoren në krye ose në mes të konekteve:

921. A është tallur Poe me kritikët e vet? Gjenden argumente për të dyja përgjigjet e kësaj pyetjeje, megjithatë, prapëseprapë, është e rëndësishme që kjo nuk na pengon të flasim për një filozofi të kompozicionit802 […]

922. Kishte hequr disa paragjykime ndaj disa gjërave të kota, dhe ishte pajtuar me plakun e mençur se njeriu duhet të formohet nga shkrimi dhe leximi vetjak, të mësojë mbi filozofinë e jetës apo nga ndonjë histori tjetër, që bart në vete dhe mesazhin universal.

923. Megjithatë, prapëseprapë nuk ishte i lumtur, ngaqë sapo doli nga pallati magjik, me ato përjetime të çuditshme, iu desh të hynte në kasollen e ftohtë, ndërsa njerëzit e tij e shikonin vëngër kur nisi të flasë.

799 “Shekulli”, 29.1.2009. 800 “Ndryshe”, 8.1.2009. 801 “Gazeta Shqiptare”, 20.11.2006. 802 “Albania”, 11.2.2008.

Page 238: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

238

- Mund të përdoren pas njëri-tjetrit (924) ose në distancë: 924. Ai premtoi se të gjitha gjërat do t‘i bënte ashtu siç i kishte parashikuar

i pagabueshmi. Megjithatë, Ramiz Alia prapëseprapë këtë gjë nuk arriti dot ta bënte.803

Por sidoqoftë Si të gjitha kombinimet e konektorit por dhe konektori por sidoqoftë mund të përdoret në krye dhe në mes të konekteve:

925. Unë di të fitoj, por edhe të humbas. Por sidoqoftë, e lë pistën e Interlagosit me kokën lart: jam krenar për garën që bëra, për Ferrarin, për skuadrën, për familjarët e mi dhe për tifozët në Interlagos.804

926. Impakti i “Midas” ishte thuajse zero me formën e re, por sidoqoftë Gordon Murray, skicuesi i “McLaren F1” ra në dashuri me të.805

Këta dy konektorë mund të pasojnë njëri-tjetrin, ose në distancë nga njëri-tjetri. 927. Hëpërhë, problemi i tokave të varreve në kryeqytet mund të quhet deri

diku i zgjidhur, por kjo sidoqoftë, nuk do të thotë se në të një të ardhme jo shumë të largët, qendra më e madhe urbane në vend do të vazhdojë të gëzojë të njëjtën situatë në të cilën ndodhet aktualisht.806

Dhe sidoqoftë Konektori i përbërë dhe sidoqoftë përdoret në krye të konektit të dytë ose në mes të konekteve.

928. [...]të një informacioni interpretues tepër të njëanshëm dhe paraqitur në mënyrë shpesh bombastike, por të paproblematizuar tek tjetra. Dhe sidoqoftë, më shqetësuesja është se në shtypin shqiptar gjej më së shumti ose thjesht informacion të tipit “skandal”807 [...]

929. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit për punë është sa ajo e parashikuar nga kontrata e qëndrimit dhe sidoqoftë nuk mund të zgjasë më shumë se 9 muaj për një ose më shumë kontrata pune sezonale, më shumë se 1 vit, për një kontratë pune nën varësi me kohë të përcaktuar808 [...]

- Këta dy konektorë mund të përdoren në distanca të ndryshme nga njëri-tjetri. 930. Në të vërtetë nuk ekziston asnjë ligj kushtetues apo federal që të

detyrojë delegatët të votojnë sipas preferencave të popullit, por në 26 shtete ekzistojnë ligje lokale te këtij lloji dhe nuk votohet kurrë sidoqoftë ndryshe nga ç'thotë zëri i popullit.809

803 Gazeta “Shqip”, 3.3.2007. 804 “Shekulli”, 4.11.2008. 805 Gazeta “Observer”, 31.7.2008. 806 “Shekulli”, 11.3.2008. 807 Revista “Mapo”, 10.5.2011. 808 “Tirana Observer”, 15.6.2008. 809 “Gazeta e Tiranës”, 10.3.2010.

Page 239: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

239

Mirëpo megjithatë/megjithëkëtë Jo rrallëherë përdoret dhe kombinimi i konektorëve kundërshtorë mirëpo megjithatë/mirëpo megjithëkëtë. Ashtu si dhe konektorët por megjithatë, por megjithëkëtë, dhe këta konektorë përdoren kryesisht në: - në krye të konektit

931. Ata kanë premtuar se QKUK-ja, do të ketë përparësi në furnizim me ngrohje dhe për këtë do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë teknike ekzistuese. Mirëpo, megjithatë kanë përmendur edhe vështirësitë.810

932. Me ketë rast ai u përpoq të eliminonte veten nga konfliktet politike dhe fetare që përhapeshin në të gjitha anët. Mirëpo, megjithëkëtë veprat e tij u vunë në indeks të librave të ndaluar, ngase tezat e tij mbi pavarësinë e shpirtit, synimet e tij të thella humaniste dhe kulturore, pohimet e tij mbi lirinë e vullnetit dhe vetëpërcaktimin e njerëzve nuk kënaqën lëvizjet fetare intolerante dhe poseduesit e pushtetit.811

- në mes të konekteve 933. Të gjitha emocionet e mia ia kam dhuruar kësaj kënge”, thotë

Hendrichs, duke shtuar se kur ka kënduar për herë të parë para jurisë, ka qenë shumë e emocionuar, mirëpo megjithatë suksesi nuk i mungoi.812

934. ...të formojmë një komision të caktuar, i cili do t’i shikojë mundësitë për implementimin e kësaj rezolute të Kuvendit, mirëpo, megjithëkëtë, MZHE si përgjegjës për këtë sektor të telekomunikacionit...813

Këto kombinime konektorësh kundërshtorë mund të përdoren pranë njëri-tjetrit, të ndarë me presje (ose jo), pasi duket se ka luhatje në përdorimin e presjes në këtë rast, edhe pse do të ishte më e udhës që presja të përdorej; por mund të përdoren dhe në distancë nga njëri-tjetri, si në rastet e mëposhtme:

935. Nuk është ideal, mirëpo është megjithatë ideal i papërsosur! 936. Mirëpo, ajo, megjithëkëtë nuk erdhi.

Por veç, por veçse, por veçqë Duke iu referuar shembujve të mësipërm të përdorimit të lidhëzave: veç, veçse, veçqë si konektorë teksti, është lehtësisht e kuptueshme që të gjitha këto lidhëza mund të kombinohen dhe me konektorin por:

937. Foli mjaft mirë, por veç pak shpejt 938. Të gjithë kishin thënë se kafexhiu e dinte më mirë, por veçse i merrej

pak goja dhe inglishten e fliste shumë keq. 939. Kjo reklamë ishte e bukur, por veçqë i largon njerëzit nga deti.

810 http://dukagjini.com/globi/edhe-sivjet-ftohte-per-kryeqytetin. 811 http://sq.wikipedia.org/wiki/Desiderius_Erasmus. 812 http://vati.com.mk/feed.php?news=9156&output_type=txt. 813 http://www.lajmifundit.al/lajme/2012/09/13/kosova-humb-miliona-euro-per-mungese-te-kodit-telefonik.

Page 240: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

240

Por në të kundërt 940. Diç të vërtetë ka, po jo në tërësi, për shkak të topitjes dhe letargjisë në

vetëdijen kombëtare të tyre. Por, në të kundërt, një popullsi disamilionëshe gjithsesi përbën një faktor që kurrsesi nuk mund të shpërfillet dhe që i dikton, me ekzistencën e vet, politikës greke një agresivitet të dukshëm dhe një konservatorizëm të skajshëm të qëndrimit karshi shqiptarëve dhe shtetit të tyre.

941. Shumicën e rasteve kjo metodë funksionon për bukuri, por në rast të kundërt do t’ju duhet t’i rregulloni gjërat manualisht dhe pikërisht këtu hyjnë në punë specifikat e Ipconfig-ut, të cilat ju ndihmojnë ta vini në punë lidhjen me uebin. 814

942. [...] sepse askush nuk do të ketë nevojë të japë ryshfet pasi ai do të marrë përgjigje me detyrim ligjor brenda 50 ditëve dhe në rast të kundërt do të ketë të drejtë të fillojë ndërtimin po qe se arbitrariteti shtetëror kërkon t’i imponohet atij.815

943. Diç të vërtetë ka, po jo në tërësi, për shkak të topitjes dhe letargjisë në vetëdijen kombëtare të tyre. Por, në të kundërt, një popullsi disamilionëshe gjithsesi përbën një faktor që kurrsesi nuk mund të shpërfillet dhe që i dikton, me ekzistencën e vet, politikës greke një agresivitet të dukshëm dhe një konservatorizëm të skajshëm të qëndrimit karshi shqiptarëve dhe shtetit të tyre.816

944. Siguroni pozitat tuaja dhe mos harroni të shpërbleni personat që ju kanë ndihmuar të arrini deri këtu. Një udhëtim mund të ishte në të mirë të punës suaj, megjithatë në rast të kundërt kontaktoni me partnerët tuaj në mënyra të tjera.817

8.4 Konektorë shkakorë të kombinuar Dhe... sepse/por sepse Konektorët e shkakut se(pse) mund të përdoren të shoqëruar dhe nga konektorët dhe, por, jo vetëm …por. Në rastin e përdorimit me konektorin por vëmë re se në fakt përdorimi i lidhëzës sepse më shumë se me një lidhje shkakësie mes propozicioneve, ka të bëjë me një ndarje të strukturës së brendshme të lidhëzës sepse (se për ç’shkak/ për ç’arsye).

945. Diana kishte qenë në ato lokale kishte vallëzuar, kishte dalë për krahu me djem. Por sepse i vinte rëndë Stelës që ta pyeste me hollësi.

Të njëjtin funksion duket se ka kjo lidhëz dhe në struktura ku ndodhë dhe kur përdoret në struktura, ku është në distancë nga konektori por, e përforcuar nga një pjesëz si në (946).

946. […] dhe drejtuesi e të tjerët i vërejtën atij të moderonte shprehjen. Korrekte fare. Dhe jo sepse ata apo ne të gjithë nuk e përdorim atë shprehje ndonjëherë në të përditshmen tonë, por vetëm sepse ishte në televizion, pra në publik, edhe pse jo në një orar fort familjar.818

814 Revista “Kompjuteri”, 2.07.2008. 815 Gazeta “55”, 27.11.2008. 816 “Shekulli”, 14.05.2008. 817 Gazeta “Oroskopi”, 4.03.2009. 818 “Shekulli”, 17.3.2009.

Page 241: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

241

Përdorimi i konektorit sepse të shoqëruar nga konektorët shtesorë dhe, por duket të jetë më i shpeshtë në struktura negacioni, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me lidhëzën jo vetëm …por (si në rastin e mësipërm). Dhe...ngaqë/ngase/meqenëse/meqë Për të gjithë këta konektorë shkakorë është i mundur kombinimi me konektorët shtesore e/dhe. Këta konektorë mund të përdoren dhe të kombinuar, në distancë nga nga njëri –tjetri. Duket që kombinimi i këtyre konektorëve, krijon një marrëdhënie shtesore me konektin paravajtës, por një marrëdhënie shkakësie me konektin që pason. Kështu në (947) konektori dhe shërben për të dhënë një informacion më shumë në lidhje me faktin se shkaku është se nuk paraqesin kërcënim për këdo.

947. Njësoj me britanikët. Dhe, ngaqë këta nuk paraqesin kërcënim, për ne apo këdo.819

948. Meqë dëshirojnë të jetojnë në trojet e tyre. Dhe meqë po shitet. 949. S‘ka për të ndodhur, ngaqë për herë të parë ata kanë një deputet, që

është si ata e mes tyre, e jo ngaqë gjatë mandatit të Minxhozit ata më në fund kanë shpëtuar.820

Por...ngaqë/ngase/meqenëse/meqë I njëjti kombinim, duket i mundshëm dhe mes konektorëve kundërshtorë dhe atyre shkakorë. Dhe këtu, ashtu si në rastet e kombinimit të këtyre konektorëve me konektorë shtesorë, konektori i përbërë ndërton një marrëdhënie me konektin paravajtës dhe një marrëdhënie me konektin pasvajtës.

950. Kjo i ka ndodhur vetëm Kirsten Dunst, në moshën 12-vjeçare, në filmin “Intervistë me vampirin”. Por meqë është një vajzë shumë modeste.821 […]

951. Si gjithmonë, vetë ne nxënësit organizuam çdo gjë, në mënyrë të tillë që mbarëvajtja të ishte e garantuar. Por, meqenëse u kënaqëm pa masë822 […]

952. Gjithë godina është zhytur në qetësi, por jo ngaqë është ditë pushimi. Dhe/por...përderisa/duke qenë se/për shkak se/me pretekst se/për arsye se/nga frika se mos Konektorë të tillë të kombinuar ndeshen rrallë, si në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur. Ashtu si dhe për konektorët e tjerë të kombinuar, të përmendur më sipër, dhe këtu konektori shtesori, apo kundërshtor realizon një marrëdhënie shtesore apo kundërshtore me konektin i parë, duke i shtuar më pas një shkak a arsye për informacionin e ri. Duhet pasur parasysh se kombinimi i konektorit përderisa me konektorët por, dhe mund të jetë dhe një kombinim i një konektori kohor (për sa kohë që) me konektorët shtesorë dhe kundërshtorë. 819 “Gazeta shqiptare“, 11.4.2009. 820 “Shqip”, 23.9.2007. 821 Revista “Jeta”, 12.4.2009. 822 “Gazeta shqiptare“, 10.12.2008.

Page 242: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

242

Ashtu si dhe këta konektorë të thjeshtë shkakorë, dhe konektorët e formuar prej tyre, përdoren kryesisht në këto pozicione: - në krye të fjalive

953. Kërkesat e tyre nuk u morën parasysh se nuk ishin të drejta. Por për shkak se pushteti gjithnjë ishte i huaj.[…]

954. Ata u larguan menjëherë, jo se nuk e dinin vërtet. Por me pretekst se nuk e dinin.

- në mes të fjalive 955. Komuniteti ndërkombëtar e ka pasur të vështirë ta pranojë këtë

zgjidhje, nga frika e konflikteve të mundshme. Dhe nga frika se mos ka tensione të reja në rajon..823

956. […] aktualisht ka një marrëveshje ose arranzhim me kreditorët e tij që siguron kushte të zgjeruara ose të reduktuara të pagimit nëse mbi kushtet e tilla janë pajtuar paraprakisht kreditorët e tillë dhe për shkak se operatori ekonomik më parë ka qenë i paaftë që të përmbushë obligimet e tij në afatin e duhur kohor824

E para se(pse)

957. Po ja, për shembull, sikur të krijojmë letrën e humbur të murgut Brokhard, që vërteton se shqipja ishte shkruar qysh në shekullin XIV, - tha Mentori. -Si shumë e guximshme, - vërejti Evgjeni, - si thua Gjon, ty të kemi kryetar.

958. -Kjo është e pamundur. E para, se letra e murgut Brokhard është shkruar në gjermanishten e vjetër, kështu që duhet rindërtuar një gotishte që edhe gjermanët vetë e kanë të vështirë. E dyta, dhe kryesorja, është se letra e tij ishte një raport papës apo perandorit, s'e mbaj mend mirë, i cili duhej gjetur në arkivat e tyre.

Sepse...pikë së pari ... dhe (pikë) së dyti Dhe në rastin e konektorit pikë së pari ... pikë së dyti, përdorimi i konektorit shtesor ‘dhe’, duket se përforcon karakterin shtesor të këtij konektori.

959. Unë besoj se prandaj po bëhet distancimi nga shprehjet si ‘masa mbrojtëse’, sepse, pikë së pari, përparime janë bërë duke u parë në shumë sektorë dhe së dyti dihet që koha për të realizuar të gjitha kërkesat e BE-së është e shkurtër.

823 “Tirana Observer”, 06.4.2008. 824 Gazeta “Java”, 1.03.2007.

Page 243: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

243

8.5 Përfundime-konektorët e kombinuar Pothuajse të gjithë konektorët shtesorë mund të përdoren të shoqëruar nga

lidhëza universale dhe: dhe bile, dhe madje, dhe po ashtu/ dhe po kështu, dhe më tutje/ dhe më tej, dhe përveç kësaj/ dhe krahas kësaj, dhe në radhë të parë, dhe pikë së pari.

Dhe bile mund të konsiderohen si konektorë shtesorë teksti, kur përdoren për të lidhur fjalitë në tekst.

Në kombinimin dhe madje, këta dy konektorë shtesorë mund të përdoren

pranë njëri-tjetrit ose në raste të tjera mund të përdoren të ndarë nga elemente të ndryshme të fjalisë.

Një kombinim i lidhëzës dhe me ndajfoljen gjithashtu duket të jetë bërë gjithnjë e më i përdorshëm sidomos në gjuhën e medias. Ndonëse, secili prej tyre klasifikohet si konektor shtesor, dhe për të dhënë kuptimin shtesor mund të mjaftonte vetëm njëri prej tyre, me sa duket përzgjedhja e këtij kombinimi bëhet për të përforcuar karakterin shtesor të informacionit që jepet.

Lidhëza universale dhe bashkohet dhe me konektorët krahas kësaj, përveç

kësaj, duke formuar një konektor të përbërë, i cili shpreh marrëdhënie shtesore. Prania e dy konektorëve shtesorë në një të vetëm, përforcon marrëdhënien shtesore që ata shprehin.

Një fakt i rëndësishëm është dhe përdorimi i lidhëzës e bashkë me konektorët përveç kësaj, krahas kësaj.

Për sa i përket pozicionit të konektorit të kombinuar dhe/e për më tepër, duhet

thënë se ky konektor përdoret në të njëjtat pozicione si dhe një pjesë e mirë e konektorëve të tjerë të kombinuar.

Prania konektorit e para ... (dhe) e dyta ... (dhe) e treta ndonëse jo fort e

shpeshtë, shihet në pozicione të ngjashme me atë të konektorit e para e punës ... dhe e dyta e punës.

Ka dhe raste kombinimesh të këtyre konektorëve me njëri-tjetrin:

madje bile, madje krahas kësaj/ madje përveç kësaj, bile krahas kësaj/bile përveç kësaj, madje në radhë të parë, madje më tej, po ashtu më tej, po ashtu më tutje

Si konektor shtesor përdoret dhe një konektor i kombinuar, i përbërë nga

konektori madje i përdorur me konektorët krahas kësaj/përveç kësaj. Pjesët përbërëse të këtij konektori mund të përdoren pranë njëra-tjetrës, ose në distancë.

Page 244: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

244

Si konektor shtesor përdoret dhe një konektor i kombinuar, i përbërë nga konektori madje i përdorur me konektorët krahas kësaj/përveç kësaj. Pjesët përbërëse të këtij konektori mund të përdoren pranë njëra-tjetrës, ose në distancë.

Përdorimi i dy konektorëve shtesorë, përforcon karakterin shtesor të

informacionit që jepet në konektet pasardhëse, në lidhje me informacionin e dhënë në konektet e mëparshme në tekst.

Konektori por përkundrazi përdoret gjerësisht, për të përforcuar marrëdhënien e kundërshtisë mes konekteve. Këta konektorë përdoren në distanca të ndryshme.

Veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se mund të përdoren dhe të shoqëruar nga

konektori por në kombinimet: por veç, por veçqë, por veçse, por vetëm, por vetëm se

Konektori por përdoret i kombinuar me konektorin nga ana tjetër për të

shprehur një marrëdhënie kundërshtore të përforcuar, si në rastin e mëposhtëm ku faktit që në minierë ka përmirësim situate, por ka dhe humbje jetësh, përdoren dy konektorë kundërshtorë: por ...nga ana tjetër. Mund të përdoren në pozicione të ndryshme, pranë njëri-tjetrit ose në distanca më të largëta.

Një kombinim i lidhëzave kurse dhe nga ana tjetër e bën dhe më të dukshëm

faktin që bëhet fjalë për një kontrast mes dy fakteve të lidhura.

Një kombinim tjetër i mundshëm i konektorit nga ana tjetër është me lidhëzën megjithatë. Mund të përdoren në distancë të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe kryesisht në krye, por edhe në mes të konekteve.

Konektori ndërsa, i përdorur si konektor kundërshtor përdoret me konektorin

nga ana tjetër, për të përforcuar marrëdhënien kundërshtore ndërsa/kurse ... nga ana tjetër.

Përforcimi i marrëdhënies kundërshtore bëhet dhe më i dukshëm nga përdorimi i konektorit nga ana tjetër me konektorin përkundrazi, ndonëse ky kombinim nuk është shumë i shpeshtë.

Kombinimet e konektorit nga ana tjetër me konektorët e tjerë kundërshtorë

teksa, veç që, porse ndonëse të mundshme, duket të jenë më të rralla në përdorim. Kurse, janë pothuaj të pamundura kombinimet ndryshe...nga ana tjetër dhe përndryshe ...nga ana tjetër.

Konektorët megjithatë, megjithëkëtë mund të përdoren të shoqëruar dhe nga

konektorë të tjerë kundërshtorë si: por megjithatë, por megjithëkëtë, porse megjithatë, porse megjithëkëtë, mirëpo megjithatë, mirëpo megjithëkëtë.

Konektori në (rast) të kundërt përdoret i kombinuar me konektorë të tjerë: por në të kundërt, dhe në rast të kundërt, por në rast të kundërt etj.

Page 245: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

245

Kombinimet e konektorëve por dhe përndryshe duket të jenë më të qarta në funksionin e tyre. Ndoshta kjo lidhet me faktin se përndryshe nuk ka një përdorim si ndajfolje brenda fjalisë.

Konektori prapëseprapë, duket të kombinohet lehtësisht me konektorin por, për të shprehur një marrëdhënie më të fortë kundërshtie. Karakterizohet nga përdorimi në krye ose në mes të konekteve.

Konektori shtesor dhe përdoret bashkë me konektorin prapëseprapë, për të informuar mbi ekzistencën e një informacioni shtesë, por të kundërt me atë që është thënë më parë.

Duke iu referuar asaj që thamë më sipër se konektori prapëseprapë mund të zëvendësohet nga konektori megjithatë, duket pak i papritur përdorimi i dy konektorëve kundërshtorë megjithatë prapëseprapë. Jo vetëm, në gjuhën e folur, por dhe në gjuhën e shkuar vihet re një rritje e përdorimit të këtyre konektorëve kundërshtorë, për të shprehur marrëdhënie kundërshtore, të cilat mund të shprehen dhe thjesht nga përdorimi i njërit ose i tjetrit konektor. Përdoren në krye ose në mes të konekteve.

Si të gjitha kombinimet e konektorit por dhe konektori por sidoqoftë mund të përdoret në krye dhe në mes të konekteve.

Konektori i përbërë dhe sidoqoftë përdoret në krye të konektit të dytë ose në mes të konekteve.

Page 246: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

246

KREU IX LISTA E KONEKTORËVE TË TEKSTIT Si një kapitull më vete kemi konsideruar listën e konektorëve të tekstit, pasi kjo është një përpjekje e parë, për të krijuar një listë me konektorët e tekstit në gjuhën shqipe. Renditja e konektorëve të tekstit është bërë në mënyrë alfabetike, e shoqëruar me shembuj të përzgjedhur nga ky punim. Në hartimin e kësaj liste të konektorëve të tekstit jemi bazuar në të dhënat që kemi për këta konektorë dhe klasifikimin e tyre nga fjalorët e gjuhës shqipe. Për konektorët për të cilët mungojnë klasifikimet e tyre, si pjesë të ligjëratës, apo si njësi sintaksore kemi përdorur shenjën (-). Duhet të sqarojmë, se në rastin e konektorëve që klasifikohen në mënyra të ndryshme, p.sh. si ndajfolje, lidhëz etj., në këtë listë kemi dhënë vetëm atë klasifikim morfologjik, ku ai përdoret si konektor teksti. Për konektorët polisemantikë, kemi dhënë ata shembuj, analiza e të cilëve është bërë në këtë punim. Për të nxjerrë në pah, mundësitë e përdorimit të këtyre konektorëve, kemi shënuar në këtë listë dhe pozicionet në të cilat ata përdoren më shpesh. Për lidhëzat nënrenditëse, nuk kemi shënuar përdorimin e tyre në mes të konektit kryesor, pasi jemi bazuar në pozicionet më të rëndësishme të përdorimit të tyre: në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. 9.1 Lista e konektorëve të tekstit ama lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Së fundi, lufta vazhdon sepse nxit “përparimin njerëzor” duke rritur rendimentin e punës. Një përfitim për shoqërinë, ama, nuk do të thotë që është përfitim për individin.

andaj lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Zuri djali të hajë, po s’hëngri dot as gjysmën e bukës ama për t’u ndalur nga udha s’ja tha zembra, andaj zuri udhën e tij të drejtë.

aq sa lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.825 Ai kishte ndryshuar shumë, aq sa nuk e njohën.

825 Si konektor shkakor përdoret kryesisht në mes të fjalive.

Page 247: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

247

atëherë

ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Doruntina mbërriti vërtet tek shtëpia e prindërve, mirëpo duhet thënë se këtu doli një enigmë e re: vëllai me të cilin ajo gjoja e bëri këtë udhë nuk rron prej kohësh. Atëherë del pyetja: kush e solli?

bile pjesëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Natyrisht as që bëhet fjalë për një kirurg. Bile do të thosha se ironia më e madhe e gjendjes sime është pikërisht se unë merrem me një punë që mund ta kryente infermieri më i thjeshtë.

domethënë

lidhëz, fjalë e ndërmjetme826 Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Gjendja e tensionuar politike mbetet e njëjtë. Domethënë nuk ka asnjë ndryshim të rëndësishëm.

d.m.th - Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Por na priti si fëmijën e vet dhe u morëm vesh fort mirë duke u marrë vetëm me çështjen kombëtare. D.m.th kuvendi ynë ishte vetëm për çështjen kombëtare.

derisa lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Derisa u bë publike biseda e përgjuar, edhe vetë ai duhet të dilte publikisht.

duke qenë që

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Dy partitë më të mëdha duket se janë në ditë të mbara, duke qenë që çdo gjë për ta po ecën në mënyrë të shkëlqyer dhe të parapërcaktuar.

duke qenë se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Ishte kjo një përzgjedhje inteligjente e organizatorëve, që ka përcjellë tek teleshikuesit frymën e garimit artistik, por edhe politik, duke qenë se jemi në prag fushate.

826 Si fjalë e ndërmjetme do të trajtohet në kuadrin e konektorëve që shprehin marrëdhënie marrëdhënien e përfundimit: Traktati i Rambujesë mbeti i panënshkruar. Domethënë, politika dështoi.

Page 248: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

248

duke marrë parasysh se

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Nga ana tjetër kjo do të thotë edhe një kthim mbrapsht për procesin e kryer deri më tani, duke marrë parasysh se çmimet që janë aplikuar deri më tani janë […]

duke marrë parasysh që lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore. Nga ana tjetër kjo do të thotë edhe një kthim mbrapsht për

procesin e kryer deri më tani, duke marrë parasysh që çmimet që janë aplikuar deri më tani janë […]

dhe lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur.

Nuk kishim shumë informacione, dhe kjo na e bënte më të vështirë situatën.

e lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur.

Njëri mburret se është ai që e ka në dorë ç’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai e të mos shkojë ai gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë jep mësime patriotike.

edhe lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur. Atëherë kopileja i lypi fustan e sajë mbretëreshës, sikur me të do të zbukuroheshe. -Edhe kjo ia dha.

edhe pse lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Edhe pse policia ende nuk ka kaluar në gatishmëri numër

një, të gjithë efektivat e saj tashmë veprojnë si në një alarm lufte, duke qenë të pajisur gjatë shërbimeve me të gjitha pajimet luftarake.

edhe në qoftë se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Edhe në qoftë se ligjet nuk do të miratohen, kjo nuk e pengon vazhdimin e punës.

edhe po qe se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Edhe po qe se votuesit nuk janë të bindur, ata votojnë mbi

baza familjare.

edhe nëse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Edhe nëse kërkesa për amnisti pranohet, ata nuk përfitojnë nga ky vendim.

Page 249: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

249

edhe në rast se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Edhe në rast se opozita merr pjesë në seancën parlamentare, ligjet nuk do t’i votojnë.

edhe sikur lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Edhe sikur kjo ngjarje të kalonte pa u vënë re, ata do t’i

riktheheshin hetimeve. gjersa lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Gjersa nuk e do, mos e merr. e para...e dyta

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë.

E para, mbështet dhe përhap diskriminim krahinor, krim i dënuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. E dyta, botohet nga një "person", i cili ka frikë të publikojë emrin e tij të vërtetë.

e para e punës...e dyta e punës

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë.

E para e punës, ke të drejtë. E dyta e punës enigma nuk është shtruar tamam se të ngatërron me mënyrën si është shtruar problemi.

gjithashtu

ndajfolje, lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë.

.... stafin e METE-s dhe të agjencive në varësi të saj, për rezultatet e arritura gjatë këtij viti. Gjithashtu ministri përzemërsisht ka falënderuar dhe stafin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë.

kështu

ndajfolje gjendet kryesisht në krye të fjalisë pasuese.

Infrastruktura rrugore shqiptare në përgjithësi është e shkatërruar. Kështu thuajse të gjitha akset rrugore që lidhin qytetet apo rrethet e vendit tonë me kryeqytetin janë tërësisht të shkatërruara.

kështu që

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Edhe kur flitet për “emigracionin e fortë klandestin” theksohet se është “i instrumentalizuar nga terrorizmi islamik global”. Kështu që, mes pikave kryesore të programit gjejmë “ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja për të mbrojtur qytetërimin tonë laik dhe liberal nga kërcënimi islamik”

Page 250: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

250

krahas kësaj

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj. Kallçishta shprehet se ata duhet të dëmshpërblehen me 20

vjet burgim. Krahas kësaj, kërkesa tjetër e tyre është që dëmshpërblimi të jepet brenda pesë vjetësh dhe jo tetë, siç është e parashikuar në projektligj.

kur lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore. Kur është puna kështu, do të shkoj vetë tek ata.

kurse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Ema po priste që ta takonte, kurse ai ishte larguar pa i thënë gjë.

madje pjesëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj. E për këtë shteti paguan nëpunës si të ishin heronj. Madje,

kur s‘i mjafton forca e nëpunësve të tij sjell specialistë të huaj.

me fjalë të tjera

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Ata kanë vendosur të hartojnë një plan të ri Marshall, me fjalë të tjera, kanë vendosur t’i japin kësaj zone me probleme një shans të ri.

mbasi lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë pasuese.

Mbasi pat krye gjimnazin e Korçës, ka përfundue studimet e larta për ingjenjeri elektrike.

me një fjalë

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Midis nesh ne e quajmë këtë me shaka Salla e Qiqrave, - vazhdoi ai,- sepse këtu bëhet spastrimi i parë i ëndrrave. Me një fjalë këtu nis gjithçka.

me kusht që lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Me kusht që të sjellin dokumentin e papunësisë, ky vend ka

një ligj që u garanton të papunëve shërbime pa pagesë e rimbursim.

Page 251: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

251

me konditë që lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. ...dhe pranimit të saj nga instituti shtetëror i arkave të

kursimit dhe sigurimeve me konditë që të sigurohen të gjitha sipërfaqet e parashikuara në plan ose të mbjella efektivisht me të njëjtën kulturë, me përjashtim të atyre sipërfaqeve ose parcelave...

me pretekst se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Nehat Reka u rrah nga policia në Ferizaj me pretekst se kishte marrë pjesë në protesta.

megjithatë lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë, në fund të fjalisë së dytë.

Natyrisht edhe këtu do te deklarohet në kor, që zgjedhjet lokale të 2007-ës ishin një fitore plebishitare. Megjithatë fakti mbetet se humbja ishte e dukshme.

megjithëkëtë lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë, në fund të fjalisë së dytë.

Këto qendra votimi hyjnë në zonën e zgjedhjeve në territorin e së cilës ndodhet njësia ose reparti ushtarak. Megjithëkëtë, të gjitha ose disa nga këto qendra votimi mund të hyjnë në një zonë tjetër.

megjithëse lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur. Mund të ndodhet dhe në krye të fjalisë kryesore.

Po, po të dëgjojmë. Megjithëse është një plak atje që na ka bërë mendjen çarçaf.

megjithëqë lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur. Mund të ndodhet dhe në krye të fjalisë kryesore. U detyruam të shkonim, megjithëqë do të kishim preferuar

të rrinim në shtëpi.meqë

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur.

Shqiptarët duhet të organizohen të blejnë pjesën veriore. Meqë është e tyre.

Page 252: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

252

meqenëse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalisë kryesore.

Më duhet t’jua përsëris dhe njëherë. Meqenëse gjërat shkuan keq.

më tej

ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Deputetët diskutuan për ligjin e ri në përgjithësi, më tej u ndalën tek disa nene të veçanta.

më tutje ndajfolje

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

... do të jetë e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike, në cilësinë e dy shteteve të pavarura. Më tutje, ai u shpreh se këto bisedime do të mund të zhvilloheshin me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar

mirëpo lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Doruntina mbërriti vetë tek shtëpia e prindërve, mirëpo

duhet thënë se këtu doli një enigmë e re.

mjafton që lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Kriza zgjidhet, mjafton që palët të lexojnë ligjet.

ndaj lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Kemi mjaft futbollistë të rinj e shumë të talentuar, që luajnë me pasion po dhe që në një farë mënyre akoma nuk janë vlerësuar si duhet, ndaj ndeshja e së dielës me Tiranën do të jetë përpjekje për të treguar nivelin e lartë tekniko-taktik që disponojmë.

ndërsa lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. I ati ishte mjek, ndërsa e ëma këngëtare.

ndonëse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Ndonëse gjendej në pronat e Ripës së Epër, askund ende s’i zente syni shtëpi apo të bana barijsh.

në lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Në do të vish, më thuaj.

në është se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Në është se do të bëhet, më thoni dhe mua.

Page 253: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

253

nëse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Nuk do të vazhdojmë, nëse nuk vijnë të gjithë.

në qoftë se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Në qoftë se zgjedhjet do të zhvillohen sot, cili do të ishte rezultati?

në rast se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Çfarë duhet të bëj unë si klient në rast se nuk kam mundësi

që të bëj pagesat mujore?

nga shkaku se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur. Pse morën vendimin që të largoheshin me aq shpejtësi? Nga

shkaku se /që gjërat u përkeqësuan.

nga shkaku që

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur.

Edhe kur kanë raste fatkeqësie, ata detyrohen të gënjejnë përballë autoriteteve nga frika se do t‘i çojnë ushtarë.

ndryshe lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Duhet ta gjejmë thoshte me vete, sa më parë. Ndryshe, të gjithë do të çmenden prej saj.

nga njëra anë fjalë e ndërmjetme

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Nga njëra anë, kemi deklarimin e kryeministrit për mosndjekje penale ndaj gazetarëve, nga ana tjetër kemi (patëm) një konflikt dyvjeçar mes qeverisë dhe medias më të madhe në vend, që rezultoi edhe me presione financiare.

nga ana tjetër

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Ata do të përballen në 46 balotazhe, ku në 40 prej të cilave kandidatët e saj janë në avantazh ndaj kandidatëve të PD. Nga ana tjetër, përvoja politike shqiptare e dhjetë viteve të fundit ka treguar se ...

nga frika se (mos)

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë pasuese. Edhe kur kanë raste fatkeqësie, ata detyrohen të gënjejnë përballë autoriteteve nga frika se do t‘i çojnë ushtarë.

Page 254: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

254

ngaqë lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë pasuese.

Platini: Kriza e Juventusit? Ngaqë harroi të kaluarën.

ngase lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë pasuese.

Moralisht, do të duhej të jepnin dorëheqje. Ngase një jetë njeriu nuk mund të zëvendësohet me asnjë post politik.

në përfundim -

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, ose në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj.

Në përfundim ai tha: “Nuk ka analiza dhe studime që do të provonin se është më mirë për qytetarët e këtij vendi, që 130-140 milionë euro të hyra në vjet të shkojnë në xhepat privatë, sesa të shkojnë në buxhetin e vendit tonë.”

në vijim -

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, ose në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj.

Gjatë debatit, të cilin e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetar i komisionit, fillimisht u fol për rëndësinë që ka miratimi i këtij Projektligji. Në vijim, Pajaziti tha se shqyrtimi i këtij projektligji është në fazën ku palët e interesuara mund të japin vërejtjet dhe propozimet konkrete, të cilat do të jenë të dobishme për punën e mëtejme gjatë shqyrtimit të Projektligjit.

në vazhdim -

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, ose në fjalinë pasuese, por jo në krye të saj. Në vazhdim, ai theksoi se si përfundim i këtij takimi ka qenë që pala serbe ka marrë obligime për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë.

në mënyrë që

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në mes të fjalisë kryesore. Është e domosdoshme të ndërrojmë 100% politikë, në

mënyrë që të ulen kostot.

në radhë të parë fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Në radhë të parë, ne ishim dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe mbarëkombëtare, të pritur gjatë.

...në radhë të dytë fjalë e ndërmjetme

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Në radhë të dytë, ne ishim dëshmitarë të një ngjarjeje të madhe mbarëkombëtare, të pritur gjatë.

Page 255: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

255

në të kundërt(ën)

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

...dhe luhatjet e tyre kanë qenë të lidhura me shpërndarjen asimetrike të likuiditetit në treg. Në të kundërt, normat e interesit për kredinë e re në lekë kanë rënë ndjeshëm.

para se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive Para se të kërkoni të drejtat tuaja, duhet të dini dhe

detyrimet që keni.  

pasi lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive, në krye të fjalisë pasuese.

...burimi konfidencial u përgjigj pozitivisht, pasi në nenet e para të Kushtetutës së Shqipërisë, përcaktohen qartë legjitimiteti i Republikës së Shqipërisë...

pastaj ndajfolje

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Po vuajtjet shoqëroheshin me pikëpyetje. Pastaj, një perandori që ka zënë greminën dhe kur padrejtësia dhe grabitja janë të çdo çasti, të fut në shqetësime jo të zakonshme.

për arsye se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Emri Fushdrinë nuk e pasqyron realitetin për arsye se kjo

krahinë është e shtrirë në fushë dhe në male siç është Zadrima e Sipërme dhe Zadrima e Poshtme.

për më tepër

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Kjo gjendje, në të njëjtë kohë mund të sjellë përballë njëra-tjetrës edhe Turqinë me BE-në, për më tepër ashtu siç mund të vështirësojë anëtarësimin e Turqisë në Union, ashtu edhe mund të krijojë një lloj anti BE-Turqi.

për këtë arsye

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë pasuese.

Që në fillim, dua të sqaroj se jam tërësisht kundër dënimeve, ndëshkimeve dhe paragjykimeve kolektive. Për këtë arsye, edhe universiteti ku ju punoni e drejtoni, nuk ka pse të jetë i penalizuar për shkak të paudhësive që kanë bërë disa syresh në sipërmarrjen private në këtë fushë.

Page 256: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

256

për këtë qëllim

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë pasuese.

Ka fuqi superiore në treg në krahasim me konkurrentët e saj ekzistues ose potencial; për këtë qëllim, do të merret parasysh veçanërisht pjesëmarrja dhe pozita e saj në tregun përkatës.

për këtë shkak

- Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Daçiq me këtë deklaratë vetvetes ia ka marrë çdo të drejte për ta drejtuar Serbinë. Për këtë shkak Daçiq duhet menjëherë të jap dorëheqje në postin e kryeministrin”, theksohet në kumtesë.

për pasojë

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i mirë do të dominojë.

për rrjedhojë fjalë e ndërmjetme

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Konflikti mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës vazhdon të mbetet i hapur. Për rrjedhojë, aktorët vazhdojnë të mos punojnë.

për shkak se

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Janë me dhjetëra pronotime për linjat qendrore te “Swissair-it” dhe “Austrian Airlines” që nuk janë ezauruar, për shkak se të dyja këto linja kanë pezulluar fluturimet mbi tokën shqiptare.

për shembull

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj, në fund të fjalisë së dytë, në fund të fjalisë së dytë.

Novelisti i lidhte sjelljet e tyre me ato të njerëzve. Për shembull, në urithin që del prej dheut për të marrë pak frymë përfytyroi krejt qetën e artistëve.

përderisa lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në krye të fjalisë së varur.

Natyrisht e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë.

Page 257: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

257

përfundimisht

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

A janë rezultatet tona në nivel të probabilitetit? Nëse jo, çfarë përmirësimesh duhet të bëjmë në sjelljet tona për ta përmirësuar prodhimtarinë në të ardhmen? Përfundimisht, plani i biznesit mund të përdoret në rastet e paraqitjeve të kërkesave për mbështetje financiare, siç janë aplikimet për kredi.

përkundrazi pjesëz

Përdoret në krye të fjalisë, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Mos ishte diçka e papritur? Përkundrazi, këtë e kishim marrë vesh me kohë.

përndryshe

ndajfolje, lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë përfundimisht që zgjedhje si ato të herës së fundit nuk mund të pranohen. Përndryshe, kjo gjë do ta shtyjë akoma më shumë afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

përpara se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Përpara se të fillonte takimi me ministrin maqedonas, pati

incidente në shesh.

përveç kësaj fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Një ndër to është edhe OSBE-ja, e cila vetëm pak ditë më parë i ka ofruar Komitetit të Pronave një sërë pajisjesh për të mundësuar krijimin e këtyre hartave. Përveç kësaj, kjo organizatë do të kontribuojë në këtë proces dhe në vlerë monetare dhe me dërgimin e disa ekspertëve për të orientuar këtë objektiv.

pikësëpari ...

ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Pikë së pari do të votoj përjetësisht për t’u shkarkuar ajo, sepse është personi më negativ, dhe ajo është fajtore.

pikësëdyti ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj. Pikë së dyti do të bënim mirë të shkarkohej dy

javë ai.

po lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Po erdhe ti, vij dhe unë.

Page 258: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

258

po ashtu

ndajfolje lidhëzore Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Me fondet që do të caktohen presin disa plane për t’u zbatuar, duke filluar që nga planet që mbetën të parealizuara nga 2008 janë katër rrugë që ishin dhe nuk u realizuan. Po ashtu, tregjet mbeten një tjetër problem.

po kështu ndajfolje lidhëzore

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj. Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën,

po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.

po qe se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Po qe se gjërat shkojnë mirë, do të rri më gjatë.

po qe që lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Po qe që ndryshon gjë, më thoni dhe mua.

po të jetë se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Po të jetë ndryshe, kjo gjë nuk bëhet.

po të jetë që lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. E marr dhe unë, po të jetë që ndryshon gjë.

posa lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Skënderbeu u bind që të ndreqë punën me të mirë, dhe veçanërisht posa Dukagjinët ishin gati të provonin që s’kishin gjisht në kompllotin e Krabës.827

porsa lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Porsa të miratohen tre ligjet e kërkuara nga BE-ja, mund të

vendoset ekuilibri në parlament.

pra ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Grabitja e tokave tona më 1878-1881 vërtetoi se shqiptarët ishin të vendosur t’i mbrojnë tokat e tyre amtare dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre me çdo kusht. Pra, çështja shqiptare nuk mund të injorohej më.

827 Si konektor shkakor përdoret kryesisht në mes të fjalive.

Page 259: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

259

por lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Donte të shkonte, por nuk kishte kohë.

prandaj

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Eshtë e vërtetë ka kaluar shumë kohë. Prandaj dhe shqetësohem.

prapë ndajfolje, lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Në predikimet e tij, si zakonisht autori përpiqet t’i

qëndrojë larg dogmës me besëtytnitë e saj. Prapë, është mistiku që moralizon.

prapëseprapë

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Mjediset nuk janë sa duhet të individualizuara. Prapëseprapë, në poemë gjejmë pasazhe të shumta që janë në lartësinë e poezisë më të mirë të Naimit.

porse lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Takimi i ditës së djeshme ishte i shumëpritur. Porse

rezultatet nuk duken të kenë qenë kaq të frytshme.

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.828

Ç’ke moj mike, që përlote?

qëkur(se) lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.829

Qëkurse gjuha e politikës është ashpërsuar, kjo tregon se do ketë situata të tensionuara.

rrjedhimisht

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Lufta në Kosovë ka penguar edhe tregtinë me vendet e Lindjes. Rrjedhimisht, çmimet kanë pësuar ngritje të konsiderueshme.

sa

lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.830

Të një tregu me shumë operatorë, ku konkurrenca është aq e madhe, sa sigurohen rentabilitete dhe norma fitimi në nivele “qindarkash.

828 Si konektor shkakor përdoret kryesisht në mes të fjalive. 829 Përdoret si konektor shkakor dhe si konektor që shpreh marrëdhënien kohore. 830 Si konektor shkakor përdoret kryesisht në mes të fjalive.

Page 260: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

260

sado (që) lidhëz Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.

Sado që u përpoqën të binin dakord për miratimin në parim të Kushtetutës, nuk u arrit në një vendim unanim.

sa kohë që lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive. Sakohë që nuk e dinte, është e justifikuar.

sapo lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë së varur, në mes të fjalive.831 Skënderbeu u bind që të ndreqë punën me të mirë, dhe

veçanërisht sapo Dukagjinët ishin gati të provonin që s’kishin gjisht në kompllotin e Krabës.832

se lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Dhe të jesh kozmopolit (term i kompromentuar shumë ndër

ne) do të thotë mos i përkasësh një polisi. Se mund të ketë njerëz pa pasaportë, por s’ka njerëz pa atdhe.

sepse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Ishin dy ditë që kur binte shi me rrëshekë në qytetin e veriut me të gjitha lagjet në mjegull. Sepse, kur nis e bie shi atje nuk sos kurrë.

së pari...

ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Së pari, qeverisja është zhveshur nga presioni euroatlantik në lidhje me standardet demokratike.

së dyti

ndajfolje Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Së dyti, në këto kushte është e vështirë të bësh opozitë pasi si qeverisja ashtu edhe opozita në Shqipëri bëhen dhe legjitimohen në raport me procesin e integrimit.

si lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Si erdhën të gjithë, filloi dasma.

sikur lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Sikur t’u kishit thënë dhe atyre, do të kishit bërë mirë.

831 Si konektor shkakor përdoret kryesisht në mes të fjalive. 832 Si konektor shkakor përdoret kryesisht në mes të fjalive.

Page 261: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

261

si pasojë

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Ka inflamacion të muskujve të fytit. Si pasojë, ka vështirësi në gëlltitje.

Si përfundim

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Në serialin e tij të ri ‘Alias’, Abrams shërbeu si ideator dhe producent ekzekutiv, si dhe kompozoi thelbin e muzikës që shoqëron serialin. Si përfundim, ai shkroi dhe drejtoi serialin ‘Alias’.

si rrjedhim

fjalë e ndërmjetme Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Për muajt shtator 2005 dhe tetor 2005, janë rifreskuar të dhënat e Shoqërive të Kursim Kreditit sipas të dhënave të muajit shtator 2005. Si rrjedhim, kanë ndryshuar të dhënat e paraqitjes së korporatave të tjera depozituese dhe të dhënat e paraqitjes së korporatave depozituese.

sidoqoftë pjesëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive, në fjalinë pasuese-jo në krye të saj.

Megjithatë, problemi mbetet i hapur për mundësi të disponimit e të përdorimit të një armatimi të ri, veçanërisht në sistemin e raketave kundërajrore. Sidoqoftë, kjo është hipotezë.

veç lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Ndenjën gjatë. Veç nuk thanë asgjë.

veçse lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Revista do të mund të dilte pas dy vjetësh dhe leja iu dha me ndërmjetësinë e Naimit. Veçse tani (1884) ishte marrë një vendim amnistie kundër të përndjekurve shqiptarë të kohës së lidhjes.

veçqë lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Kryeministri e ka justifikuar emërimin e ambasadorit si i

ngarkuar me punë të Kosovës në Arabinë Saudite. Veçqë e ka gjykuar të pazakontë, ka treguar dhe se e ka përjetuar si lajm të keq.

vetëm lidhëz

Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive. Mallrat e shportës nuk janë rritur. Vetëm kanë ndryshuar

disa çmime të tjera.

Page 262: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

262

vetëm se lidhëz Përdoret në krye të fjalisë pasuese, në mes të fjalive.

Do të rrinin të dy shtrirë në errësirë, do të flisnin me zë të lartë dhe ai do t’i tregonte çdo gjë. Vetëm se ajo do të kishte frikë si në ato ditët e fundit para se ai të nisej për në Shqipëri.

Page 263: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

263

BIBLIOGRAFIA

1. Adamzik, Kirsten. Textlinguistik-eine einführende Darstellung. Max Nimeyer Verlag, Tübingen, 2004.

2. Agricola, Erhard. Textstruktur, Textanalyse, Informationskern. Leipzig, 1979. 3. Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë. Studime etimologjike në fushë

të shqipes. Tiranë, 1976. 4. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme

shqipe. Tiranë, 1954. 5. Akademia e Shkencave e RS të Shqipërisë. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe.

Tiranë, 1980. 6. Akademia e Shkencave e Shqipërisë Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006. 7. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 1. Tiranë,

2002. 8. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë,

2002. 9. Antos, Gerd; Tietz, Heike. Einleitung: Quo vadis, Textlinguistik? “Die

Zukunft der Textlinguistik Traditionen, Transformationen, Trends”. Tübingen: Niemeyer, 1997.

10. Asbach-Schnitker, Brigitte. Konnektoren und Partikeln. Eine Untersuchung zu syntaktischen, semantischen und pragmatischen Aspekten von deutsch aber und englisch but. Regensburg, 1978.

11. Auroux, Sylvain (editor). Geschichte der Sprachwissenschaften-ein internationales Handbuch zur Entwicklung der Sprachforschung von den Anfängen bis zur Gegenwart. Walter de Gruyter, Berlin, 2006.

12. Beaugrande, de Robert-Alain; Dressler, Wolfgang U. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen,1981.

13. Belluscio, Giovanni; Rrokaj, Shezai. Fjalor krahasues i termave të gjuhësisë. Arbëria, Tiranë, 2011.

14. Blühdorn, Hardarik; Breindl, Eva, Wassner; Ulrich. Text Verstehen. De Gryuter, 2006.

15. Blühdorn, Hardarik. “Die Konjunktionen nachdem und bevor”. Në: Blühdorn, Hardarik/Breindl, Eva/Waßner, Ulrich Hermann (bot.): Brücken schlagen. Grundlagen der Konnektorensemantik. Berlin/New York: de Gruyter.

16. Blühdorn, Hardarik; Golubeva A. Nadežda. “Konzessivkonnektoren und ihre morphologischen Bestandteile im Deutschen und im Russischen”. Das Wort. Germanistisches Jahrbuch Russland 2007.

17. Blühdorn, Hardarik. Verknüpfungs-Eigenschaften deutscher Kausal-Konnektoren zwischen syntaktischer Hierarchie und Linearität. Deutsche Sprache 37, 2009.

18. Biasci, Claudia. Konnektive in Sätzen und Texten. Eine sprachübergreifende pragmatisch-semantische Analyse. Helmut Buske Verlag Hamburg, 1982.

19. Bieber, Klaus. Theoretische Überlegungen zur Klassifikation von Konnektoren im Französischen. Frankfurt a.M., Lang, 1988.

20. Blakemore, Diane. “Discourse markers”. Në: Gregory, Ward/R., Horn Laurence (bot.): Handbook of Pragmatics. Oxford: Blackwell, 2003.

21. Brinker, Klaus (editor). Text-und Gesprächslinguistik/Linguistics of Text and Conversation-Ein internationales Handbuch zeitgenössischer Forschung. De Gruyter; De Gruyter Mouton, 2000.

22. Brinker, Klaus.Textlinguistik. Heidelberg, Groos, 1992.

Page 264: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

264

23. Brinker, Klaus. Linguistische Textanalyse. Eine Einführung in Grundbegriffe und Methoden. Berlin, 1997.

24. Brinker, Klaus. Linguistische Textanalyse. Eine Einführung in Grundbegriffe und Methoden. Berlin, Erich Schmidt Verlag, 1992.

25. Brinker, Klaus. “Zur Gegenstandsbestimmung und Aufgabenstellung der Textlinguistik”. Në: Text vs Sentence. Basic questions of Text Linguistics. Hamburg, 1979.

26. Brinkmann, Hennig. Die deutsche Sprache. Gestalt und Leistung. Düsseldorf, 1971.

27. Brown, Gillian; Yule, George. Discourse Analysis. Cambridge, Cambridge University Press, 1983.

28. Cipo, Kostaq. Sintaksa. Tiranë, 1952. 29. Cipo, Kostaq. Sintaksa. Shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë, 1952. 30. Conte, Maria-Elisabeth. Kontinuität und Diskontuinität in Texten und

Sachverhaltkonfigurationen. Diskussion über Konnexität, Kohäsion und Kohärenz. Hamburg, 1989.

31. Conte, Maria-Elisabeth (editor). La linguistica testuale. Feltrinelli, 1977. 32. Cook, Walter A. “Introduction to tagmemic analysis”. Volumi 3, Transatlantic

Series in Linguistics. New York; Holt, Rinehart&Winston, 1969. 33. Coseriu, Eugen. Eine Einführung. Përpunuar nga Jörn Albrecht. Tübingen,

2006. 34. Coseriu, Eugen. Textlinguistik. Eine Einführung. Tübingen, Basel, 1994. 35. Çeliku, Arbër. Koherenca tekstore. Hyrje në konceptet bazë të gjuhësisë së

tekstit nëpërmjet një qasjeje krahasuese të shqipes me gjermanishten. Asdreni, Shkup, 2005.

36. Çeliku, Mehmet. Disa parafjalë dhe lidhëza të shqipes standarde, vështruar në rrafshin normativ. Gjuha jonë. Nr.1-4, 2006.

37. Çeliku, Mehmet. Fjalët dhe togjet e fjalëve të ndërmjetme. Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë. Nr.3, 1975.

38. Daneš, František. Functional Sentence Perspective and the Organization of the Text. 1974.

39. Daneš, František. “Zur linguistischen Analyse der Textstruktur”. Në: Folia Linguistica 4, 1970.

40. Dibra, Klodeta; Varfi, Nonda. Gjuhësi teksti. SHBLU, Tiranë, 1999. 41. Dijk, Teun van. From text grammar to critical discourse analysis.

Autobiografi e papublikuar, 2002. 42. Van Dijk, Teun. Textwissenschaft. Eine interdisziplinäre

Einführung. Tübingen, Niemeyer, 1980. 43. Dijk, Teun van. “Pragmatic Connectives”. Journal of Pragmatics 3, North-

Holland Publishing Company, 1979. 44. Dijk, Teun van. “Connectives in Text Grammar and Text Logic”. Në. Van

Dijk/Petöfi, Grammar and description studies in Text Theory and Text Analysis, Berlin-New York, de Gruyter, 1977.

45. Domi, Mahir. Disa çështje të lokucioneve. Studime Filologjike. Nr.1, 1985. 46. Dressler, Wolfgang Ulrich. Einführung in die Textlinguistik. Tübingen, 1972. 47. Dhima, Thoma. Fraza me fjali të nënrenditur kohore. Tiranë, 2002. 48. Dhima Thoma. Sintaksa. Tiranë, 2008. 49. Edwards, Bruce L. "Tagmemic Rhetoric", Alan Purves, ed., Encyclopedia of

English Studies and Language Arts, Urbana: NCTE, 1997.

Page 265: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

265

50. Edwards, Bruce L. “The Tagmemic Contribution to Composition Teaching”. Manattan, KS: Kansas State University Occasional Papers in Composition

Theory and History, Nr. 2, 1979. 51. Ehlich, Konrad. “Zum Textbegriff”. Në: Texte–Textsorten–Semantik.

Hamburg, 1984. 52. Fasold, Ralph. The sociolinguistics of language. Oxford, Basil Blackwell,

1990. 53. Felder, Ekkehard. Semantische Kämpfe: Macht und Sprache in den

Wissenschaften. Berlin/New York: de Gruyter, 2006. 54. Floqi, Spiro. “Fjalia e përbërë e bashkërenditur në gjuhën shqipe.” Buletin për

shkencat shoqërore, Tiranë, 1956. 55. Floqi, Spiro. Periudha me fjali të varur shkakore I. Studime filologjike. Nr.2,

1966. 56. Floqi, Spiro. Periudha me fjali të varur shkakore I. Studime filologjike. Nr.3,

1967. 57. Floqi, Spiro. Periudha me fjali të varur shkakore III. Studime filologjike. Nr.1,

1973. 58. Floqi, Spiro. Periudha me fjali rrjedhimore në shqipen e sotme. Studime

filologjike. Nr.2, 1965. 59. Floqi, Spiro. Periudha me fjali kryefjalore në shqipen e sotme. Studime

filologjike. Nr.3, Nr.4, 1965. 60. Floqi, Spiro. Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur

korrelative. Studime filologjike. Nr.3, 1967. 61. Fritsche, Johannes. Konnektivausdrücke, Konnektiveinheiten. Grundelemente

der semantischen Struktur von Texten. I. Hamburg, Buske, 1982. 62. Gansel, Christina; Jürgens,Frank. Textlinguistik und Textgrammatik. Eine

Einführung.Wiesbaden, 2002. 63. Gosturani, Xheladin. Periudha me fjali të varur lejore në gjuhën shqipe.

Studime Filologjike. Nr.1, 1972. 64. Gosturani, Xheladin. Mbi disa mënyra të shprehjes së marrëdhënive lejore.

Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit. Tiranë, 1986. 65. Große, Ernst Ulrich. Text und Kommunikation. Stuttgart, 1976. 66. Gülich, Elisabeth. Makrosyntax der Gliederungssignale im gesprochenen

Französisch. München, Fink, 1970. 67. Gülich, Elisabeth; Raible, Wolfgang. Linguistische Textmodelle. Grundlagen

und Möglichkeiten. Mynih, 1977. 68. Halliday, Michael. An Introduction to Functional Grammar. Arnold, 1985. 69. Halliday, Michael-Alexander Kirkwood; Hasan, Ruqaia. Cohesion in English.

Longman Group Ltd, 1976. 70. Hartmann, Peter. “Texte als linguistisches Objekt”. Në: Beiträge zur

Textlinguistik. Mynih, 1971. 71. Hartmann, Peter. Text, Texte, Klassen von Texten. Në: “Bogawus 2”, 1968. 72. Harweg, Roland. “Textlinguistik”. Në: Koch, Walter A. (bot.). Perspektiven

der Linguistik II. Stuttgart, Kröner, 1974. 73. Harweg, Roland. Pronomina und Texkonstitution. Mu�nchen, W. Fink, 1968. 74. Harweg, Roland. “Die Konjunktionen da und weil in Begründungen von

Nebensätzen”. Në: Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung. Nr.90/1-2. 75. Harris, Zellig. “Discourse analysis”, në Language, vol. 28, Nr.1. (janar-mars

1952).

Page 266: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

266

76. Heidolph, Karl-Erich. “Kontextbeziehungen zwischen Sätzen in generativen Grammatik. Në: Kybernitika 2, Nr. 2, 1966.

77. Heinemann, Wolfgang; Dieter Viehweger. Textlinguistik. Eine Einführung (Reihe Germanistische Linguistik I 15), Tübingen, Niemeyer, 1991.

78. Helbig, Gerhard. “Arten und Typen von Grammatiken”. Në: Helbig et al (bot). Deutsch als Fremdsprache, 2001, Kap 14.

79. Hjelmslev, Louis. Prolegomena to a Theory of Language. University of Winsconsin Press, 1961.

80. Hetzer, Armin. “Sind Konnektoren sprachspezifisch?: Beispiele aus der albanischen Textlinguistik”. Në: Lingua Posnaniensis 40.

81. Hysa, Enver. Ndajfolja në gjuhën shqipe. Studime filologjike. Nr.3, 1970. 82. Isenberg, Horst. “Einige Grundbegriffe für eine linguistische Texttheorie”.

Në: Danes, F., Viehweger, D. “Probleme der Textgrammatik”. Studia grammatica XI. Berlin, 1976.

83. Isenberg, Horst. Der Begriff ‘Text’ in der Sprachtheorie. ASG-Bericht, nr. 8, Berlin, 1974.

84. Isenberg, Horst. “Überlegungen zur Texttheorie”. Në: Literaturwissenschaft und Linguistik. Ergebnisse und Perspektiven. Bd.1, Frankurt, 1971.

85. Ismajli, Rexhep. Shumësia e tekstit. Rilindja, Prishtinë, 1980. 86. Jürgens, Frank. Einführung. UTB/Vandenhoeck & Ruprecht,

Stuttgart/Göttingen, 2004. 87. Kalverkämper, Hartwig. Orientierung zur Textlinguistik. De Gruyter, 1981. 88. Kallmeyer et al. Lektürekolleg zur Textlinguistik. Frankfurt/M., Athenäum

Fischer. 89. Kerslake, Göksel A.C. Turkish: a comprehensive grammar, Routledge,

Londër, 2005. 90. Kintsh, Walter; van Dijk Teun A."Toward a model of text comprehension and

production". Psychological Review, 85. 1978. 91. Koch, Walter. “Preliminary sketch of a semantic type of discourse analysis”.

Linguistics, 12, 1965. 92. Kummer, Werner. “Zum ‘Versuch einer Exploration des ‘Versuchs einer

Exploration der neunentdeckten Formelwälder von der Insel Mainau‘ von W. Kummer.“ Lingber, 19, 1972.

93. Kole, Josif. Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme. Studime filologjike, 1969.

94. Lakoff, Robin. "If's, And's, and But's about Conjunctions." Në Studies in Linguistic Semantics. Charles J. Fillmore dhe D. Terence Langendoen (bot.), New York, Holt, Rinehart, Winston, 1971.

95. Lang, Ewald. “Koordinierende Konjunktionen” Në: Semantik/Semantics, Art. 26, Berlin/New York, de Gruyter, 1991.

96. Lang, Ewald. “Über einige Schwierigkeiten beim Postulieren einer Textgrammatik”. Në: Kiefer, F.; Ruwet, N. Generative Grammar in Europe. Dordrecht, 1973.

97. Lloshi, Xhevat. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. Tiranë, 2005. 98. Mansaku, Seit. Format e shprehjes së raporteve kushtore në shqipen e sotme

letrare. Studime Filologjike. Nr.3, Tiranë, 1969. 99. Mansaku, Seit. Ndërtimet me lokucionin lidhëzor në vend që. Studime

filologjike. Nr.3., 1975. 100. Mëniku, Linda. “Çështje të konektorëve të tekstit”. Studime

Albanologjike, 1998, Nr.2.

Page 267: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

267

101. Motsch, Wolfgang. “Sprachhandlung, Satz und Text”. Akademie der Wissenschaften der DDR, Zentralinstitut für Sprachwissenschaft, Berlin, 1981

102. Oomen, Ursula. “Texts and sentences”. Në: Petöfi (editor), Bd.1, 1979. 103. Oomen, Ursula. “System Theorie der Texte”. Në: Folia Linguistica,

vol. 5, Nr. 1-2, 1971. 104. Pasch, Renate, Ursula Brauße; Breindl, Eva & Ulrich H. Waßner.

Handbuch der deutschen Konnektoren.Linguistische Grundlagen der Beschreibung und syntaktische Merkmale der deutschen Satzverknüpfer. Berlin, de Gruyter, 2003.

105. Petöfi S. János S (editor). Text and Discourse Constitution. Empirical Aspects, Theoretical Approaches. Berlin, New York, W. de Gruyter, 1988.

106. Petöfi S. Janos. “Representation languages and their function in text interpretation”. Në: Hans-Jürgen Eikmeyer/Wolfgang Heydrich/Janos S. (bot).

Some aspects of formal foundations in text semantics. Universität Bielefeld, 1980.

107. Pitt, Mirna. How to Express Yourself with a Causal Connective: Subjectivity and Causal connectives in Dutsch, German and French. USL&C, Holandë, 2003.

108. Pike, Kenneth L. Language in Relation to a Unified Theory of the Structure of Human Behavior. Paris, Mouton&Co., 1967.

109. Pike, Kenneth L.; Evelyn G. “Grammatical analysis”. Summer Institute of Linguistics Publications in Linguistics 53, 1977.

110. Pitt, Mirna. How to Express Yourself with a Causal Connective: Subjectivity and Causal connectives in Dutsch, German and French. USL&C, Holandë, 2003.

111. Prifti, Stefan. Rreth disa çështjeve të fjalisë kohore. Studime filologjike. Nr.2, 1966.

112. Prifti Stefan. Klasifikimi i fjalive të varura. Studime filologjike. Nr.2, 1972. 113. Prifti, Stefan. Elipsa në sintaksën shqipe. Studime filologjike. Nr.3, 1966. 114. Raible, Wolfgang. Gliederung von Texten. Hamburg, Buske, 1979. 115. Rolf, Eckard. Die Funktionen der Gebrauchstextsorten. Berlin/NY, 1993. 116. Rosengren, Inger. “Texttheorie”. Në: Lexikon der Germanistischen

Linguistik. Althaus, Hans Peter, Helmut Henne, Herbert Ernst Wiegand (bot.). Tübingen, Niemeyer, 1980.

117. Rrokaj, Shezai. “Për një tipologji të konektorëve të tekstit”. 118. Rrokaj, Shezai. Strukturalizmi klasik në gjuhësi. Shblu, Tiranë, 1994. 119. Rrokaj, Shezai. “Drejt një tipologjie të katalizatorëve të mesazhit në gjuhën

shqipe”. Studime Filologjike, Nr.2, 1997. 120. Rrokaj, Shezai. Çështje të gjuhës shqipe-2. Tiranë, 2009. 121. Shezai, Rrokaj. Filozofi e gjuhës. Tiranë, 2010. 122. Rrota, Justin. Sintaksi i shqipes. Shtypshkroja “A. Gj. Fishta”, Shkodër,

1942. 123. Rrota, Justin. Syntaksa e gjuhës shqipe. Shkodër, 1943. 124. Rrota, Justin. Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. “Botime

Françeskane”, Shkodër, 2006. 125. Sandig, Barbara. “Text als prototypisches Konzept”. Në: Mangasser-Wahl

(bot). Prototypentheorie in der Linguistik. Anwendugsbeispiele-Methodenreflexion-Perspektiven. Stauffenburg, Tübingen, 2000.

Page 268: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

268

126. Sandig, Barbara. “Bernhard Sowinski, Deutsche Stilistik. Beobachtungen zur Sprachverwendung und Sprachgestaltung im Deutschen”. Në: Zeitschrift für germanistische Linguistik, vol. 1, 1973.

127. Scherner, Maximilian. “Text. Untersuchungen zur Begriffsgeschichte”. Në: Archiv für Begriffsgeschichte 39.

128. Scherner, Maximillian. Sprache als Text. Ansätze zu einer sprachwissenschaftlich begründeten Theorie des Textverstehens. Forschungsgeschichte-Problemstellung-Beschreibung. Tübingen, Niemeyer, 1984.

129. Schiffrin, Deborah. Approaches to Discourse. Blackwell Publishers Ltd, Oxford, 1994.

130. Schleifer, Ronald. A.J. Greimas and the Nature of Meaning: Linguistics, Semiotics and Discourse. Kent, Croom Helm Ltd., 1987.

131. Schmidt, Sigfried J. Texttheorie. Probleme einer Linguistik der sprachlichen Kommunikation. Mynih, Fink, 1973.

132. Schmidt, Siegfried J. "Allgemeine Textwissenschaft. Ein Programm Zur Erforschung ästhetischer Texte." Linguistische Berichte 12. 1971.

133. Schmidt, Wilhelm. “Thesen zur Beschreibung und Einteilung von Texten”. Në: Lexik-und Grammatikbeschreibung im Rahmen einer integral und operativ orientierten Sprachlehre. Potsdam, 1977.

134. Schoenke, Eva. Textlinguistik. Glossar. Bremen, 1996. 135. Schoenke, Eva. Texttypspezifische Metaphorik? Në: Sprache in Raum und

Zeit. In memoriam Johannes Bechert. Band 2. Tübingen, 1998. 136. Searle, John. Speech Acts: An Essay in the Philosophy of Language. London,

Cambridge University, 1969. 137. Steinitz, Renate. “Nominale Pro-Formen”. Në: Kallmeyer et al. Lektürekolleg

zur Textlinguistik, Frankfurt/M., Athenäum Fischer, 1974. 138. Sweetser, Eve. From etymology to pragmatics. Metaphorical and cultural

aspects of semantic structure. Cambridge, University Press, 1990. 139. Sheperi, Ilo. Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe. Vlorë, 1927. 140. Topalli, Tefë. Gjuhësi teksti. Shkodër, 2011. 141. Thomai, Jani. Teksti dhe gjuha. SHBLU, Tiranë, 1992. 142. Vater, Heinz. Einführung in die Textlinguistik. München, Wilhelm Fink,

2005. 143. Vater, Heinz. Einführung in die Textlinguistik. Struktur, Thema und Referenz

in Texten. Mynih, 1992. 144. Wagner, Wolfgang Wildgen. “Sprache in Raum und Zeit”. In memoriam

Johannes Bechert Bd.2: Beiträge zur empirischen Sprachwissenschaft. Tübingen, 1998.

145. Weinrich, Harald. Sprache in Texten. Stuttgart, Klett, 1976. 146. Weinrich, Harald. Tempus. Besprochene und erzählte Welt, Stuttgart, 1977 147. Wunderlich, Dieter. Studien zur Sprechakttheorie. Frankfurt/M., 1976. 148. Weinrich, Harald. Textgrammatik der deutschen Sprache. Dudenverlag,

Mannheim/Leipzig/Wien/Zürich, 1993. 149. Weinrich, Harald. “Zur Linguistik der Tempusübergänge”. Në: Linguistics

and Didactics 1, 1970. Kallmeyer, Werner/Meyer-Hermann, Reinhard. Textlinguistik. Tübingen, 1980.

150. Werlich, Egon. Typologie der Texte. Heidelberg 1979.

Page 269: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

269

151. Viehweger, Dieter. „Sequenzierung von Sprachhandlungen und Prinzipien der Einheitbildung im Text“. Në: Rudolf Růžička/Wolfgang Motsch (bot.). Untersuchungen zur Semantik. Berlin, 1983.

152. Viehweger, Dieter. Studien,Reihe A. Berlin, Akademie der Wissenschaft der DDR, 1981.

153. Wunderlich, Dieter. Wissenschaftstheorie der Linguistik. Atheneum Publishers, Kronberg, 1976.

154. Xhuvani, Aleksandër. Sintaksa shqip. Tiranë, 1935. MATERIALE NGA INTERNETI

1. http://michaelklemm.files.wordpress.com/2011/02/klemm_textbegriff_ausgangspunkte.pdf.

2. http://beaugrande.com/Intro1981Four.htm. 3. http://www.beaugrande.com/tdpchapterfive.htm. 4. http://www-user.uni-bremen.de/~schoenke/tlgl/tlgldl3.html. 5. http://www.hispanoteca.eu/Lexikon%20der%20Linguistik/t/TEXTLINGUIST

IK%20nach%20Klaus%20Brinker.htm. 6. http://www.linguistik-online.com/13_01/bluehdorn.html.

LITERATURA E VJELË I. Gazeta dhe revista

1. “Albania”, 23.1.2009 2. “Albania”, 10.10.2008 3. “Albania”, 27.9.2008 4. “Albania”, 11.2.2008 5. “Albania”, 28.1.1999 6. “Albania”, 5.9.1998 7. “Albania Sport”, 5.9. 2008. 8. “Albania Sport”, 10.11.2007 9. “Balli i kombit”, 23.12.2008 10. “Ballkan”, 5.3.2009 11. “Ballkan”, 23.1.2009 12. “Ballkan”, 17.10.2008 13. “Ballkan”, 7.10.2008 14. “Bota sot”, 19.12.2008 15. “Ekspres”, 15.12.2012 16. “Ekspres”, 11.4.2009 17. “Express”, 15.11.2008 18. Gazeta “55”, 11.1.2009 19. Gazeta “55”, 9.1.2009 20. Gazeta “55”, 27.11.2008 21. Gazeta “55”, 1.11.2008 22. Gazeta “55“, 12.2.1999 23. “Gazeta e Tiranës”, 10.3.2010 24. “Gazeta shqiptare“, 11.4.2009 25. “Gazeta shqiptare“, 10.12.2008 26. “Gazeta shqiptare”, 7.1.2008

Page 270: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

270

27. “Gazeta Shqiptare”, 17.12.2007 28. “Gazeta Shqiptare”, 20.11.2006. 29. “Gazeta Shqiptare”, 30.3.1999 30. “Gazeta Shqiptare”, 26.3.1999 31. “Gazeta Shqiptare”, 13.3.1999 32. “Gazeta Shqiptare“, 21.2.1999 33. “Gazeta Shqiptare“ 20.2.1999 34. “Gazeta Sportive”, 10.8.2006 35. “Java”, 19.3.2010 36. “Java”, 12.11.2008 37. “Java”, 9.6.2008 38. “Java”, 22.6.2008 39. “Java”, 9.9. 2007 40. “Java”, 3.4. 2007 41. “Java”, 1.3.2007 42. “Java”, 14.4.2006 43. “Klan”, 25.2.2003 44. “Koha Jonë”, 4.4.2009 45. “Koha jonë”, 3.6.2008 46. “Koha jonë”, 27.5.2008 47. “Koha jonë”, 2.03.2008 48. “Koha jonë”, 11.12.2007 49. “Koha jonë”, 2.5.2007 50. “Koha jonë”, 3.9.2006 51. “Koha jonë”, 15.4.2006 52. “Koha jonë”, 29.3.2006 53. “Koha jonë”, 10.6.2001 54. “Koha jonë”, 12.3.2001 55. “Korrieri”, 9.3.2008 56. “Korrieri”, 2.1.2007 57. “Mapo”, 22.11.2012 58. “Mapo”, 11.11.2012 59. “Mapo”, 11.6.2009 60. “Mitrovica Press”, 24.12.2008 61. “Ndryshe”, 10.10. 2008 62. “Ndryshe”, 8.1.2009 63. “Ndryshe”, 28.8.2008 64. “Ndryshe”, 27.5.2008 65. “Ndryshe”, 17.9.2007 66. “Observer”, 16.11.2008 67. “Observer”, 31.7.2008 68. “Oroskopi”, 4.3.2009 69. “Observer”, 6.5.2006 70. “Panorama”, 16.2.2009 71. “Panorama” 13.1.2009 72. “Panorama”, 15.12.2008 73. “Panorama”, 8.11.2008 74. “Panorama”, 21.8.2008 75. “Panorama”, 24.7.2008 76. “Panorama”, 9.6.2008

Page 271: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

271

77. “Panorama”, 5.5.2008 78. “Panorama”, 24.1.2008 79. “Panorama”, 20.10.2007 80. “Panorama”, 27.9.2007 81. “Panorama”, 23.6.2007 82. “Panorama”, 6.6.2007 83. “Panorama”, 26.3.2007 84. “Panorama”, 1.11.2007 85. “Panorama”, 14.7.2006 86. “Panorama”. 13.5.2005 87. “Pasqyra”, 10.03.2002. 88. “Përpjekja“, Nr.20 89. “Përpjekja”, 16.3.2007 90. “Republika”, 6.5.2008 91. Revista “Familja”, 7.2008 92. Revista “Jeta”, 12.04.2009 93. Revista “Jeta”, 12.2008 94. Revista “Kompjuteri”, 2.07.2008 95. Revista “Mapo”, 10.05.2011 96. Revista “Mapo”, 24.01.2009 97. Revista “Mapo”, 11.2008 98. Revista “Monitor”, 15.7.2008 99. Revista “Përpjekja”, 29.06.2008 100. Revista “Shqip”, 19.9.2008 101. Revista ushtarake”, 2/2005 102. “Rilindja demokratike”, 10.5.2007 103. “Rilindja demokratike”, 28.3.1999 104. “Rilindja demokratike”, 26.3.1999 105. “Shekulli”, 12.2.2013 106. “Shekulli”, 16.2.2013 107. “Shekulli”, 28.1.2013 108. “Shekulli”, 2.8.2012 109. “Shekulli”, 9.4.2009 110. “Shekulli”, 17.03.2009 111. “Shekulli”, 03.3.2009 112. “Shekulli”, 17.02.2009 113. “Shekulli”, 29.01.2009 114. “Shekulli”, 24.11.2008 115. “Shekulli”, 15.11.2008 116. “Shekulli”, 8.11.2008 117. “Shekulli”, 4.11.2008 118. “Shekulli”, 21.10.2008 119. “Shekulli”, 11.8.2008 120. “Shekulli”, 27.7.2008 121. “Shekulli”, 5.7.2008 122. “Shekulli”, 22.5.2008 123. “Shekulli”, 14.05.2008 124. “Shekulli”, 11.03.2008 125. “Shekulli”, 25.9.2007 126. “Shekulli”, 15.7.2007

Page 272: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

272

127. “Shekulli”, 11.6.2007 128. “Shekulli”, 12.04.2007 129. “Shekulli”, 14.1.2007 130. “Shekulli”, 11.6.2006 131. “Shekulli”, 31.05.2005 132. “Shekulli”, 1.3.2005 133. “Shekulli”, 05.02.2005 134. “Shekulli” 26.8.1999 135. “Shekulli 31.3.1999 136. “Shekulli“, 30.3.1999 137. “Shekulli”, 26.3.1999 138. “Shekulli”, 25.3.1999 139. “Shekulli”, 16.2.1999 140. “Shekulli“ 5.9.1998 141. “Shqip”, 14.12.2012 142. “Shqip”, 15.10.2012 143. “Shqip”, 19.05.2012 144. “Shqip”, 10.02.2009 145. “Shqip”, 23.09.2007. 146. “Shqip”, 3.03.2007. 147. “Shqip”, 27.2.2006 148. “Sot”, 10.09.2007 149. “Sot”, 10.3.2012. 150. “Sot”, 18.1.2009 151. “Sot”, 25.9.2008 152. “Sot”, 16.7.2008 153. “Sot”, 12.4.2007 154. “Spektër”, 19.2.2003. 155. “Standard”, 21.10.2008 156. “Standard”, 15.9.2008 157. “Start”, 10.4.2012. 158. “Start”, 23.10.2007 159. “Telegraf”, 9.12.2012 160. “Telegraf”, 16.2.2013 161. “Telegraf”, 27.4.2008. 162. “Tema”, 8.7.2012 163. “Tema”, 16.01.2009. 164. “Tema”, 2.1.2009. 165. “Tema”, 16.10.2008 166. “Tema”, 01.10.2007. 167. “Tirana observer”, 13.2.2013 168. “Tirana Observer“, 08.2.2009 169. “Tirana Observer”, 28.12.2008 170. “Tirana Observer”, 18.11.2008 171. “Tirana Observer”, 26.10.2008 172. “Tirana Observer”, 06.04.2008. 173. “Tirana Observer”, 5.10.2007 174. “Tirana Observer”, 12.06.2006. 175. “Tirana Observer”, 21.10.2005. 176. “Tirana Observer”, 17.6.2005

Page 273: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

273

177. “Tribuna”, 21.12.2008. 178. “Zëri i popullit”, 29.10.2012 179. “Zëri i popullit”, 6.6.2008 180. “Zëri i popullit”, 26.05.2008 181. “Zëri i popullit”, 16.05.2008. 182. “Zëri i popullit”, 13.5.2008 183. “Zëri i popullit”, 4.11.2008. 184. “Zëri i popullit”, 2.6.2008 185. “Zëri i popullit”, 4.3.2007

II. Vepra letrare

1. Cerga, Agim. Vëllezërit. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1978, f.109. 2. Kadare, Ismail. Gjakfohtësia. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980. 3. Kadare, Ismail, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave“. Shtëpia botuese “Naim

Frashëri”, Tiranë, 4. Gjata, Fatmir. Këneta. Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1977. 5. Gjata, Fatmir. Fillim pranvere. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë,

1977. 6. Kadare, Ismail . Kush e solli Doruntinën. Tiranë, 1980. 7. Kadare, Ismail. Dimri i madh. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977. 8. Kadare, Ismail. Kështjella. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1977. 9. Kadare, Ismail. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Shtëpia botuese “Naim

Frashëri”, Tiranë, 1967. 10. Kamsi, Willy. Shêjtnorja e zojës së Shkodrës. Shënime historike, Shkodër,

1997. 11. Mitko, Thimi. Vepra. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë,

1981. 12. Spase, Sterjo. Afërdita. Prishtinë, Rilindja, 1967, f.63. 13. Shuteriqi, Dhimitër. Naim Frashëri - jeta dhe vepra. Shtëpia botuese “8

nëntori”, Tiranë, 1982.

III. Materiale nga interneti 1. www.dituria.ch. 2. http://www.mtv.com.mk/al/al/lajme/ballkan/11679/arkeologet_shkojne_ne_m

esjete,_zbulohen_skeletet_e_%E2%80%9Clugatit%E2%80%9Dne_bullgari.aspx

3. http://kocodanaj.blogspot.com/2011/12/kosova-dhe-shqiperia-do-te-shkojne-te.html.

4. http://www.nato.int/issues/nato_albania/practice-alb.html. 5. http://mirror.undp.org/kosovo/hdr-new/albanian/writers_team_2.htm. 6. http://www.studentishqiptar.com/fjala/gjoni5.html 7. kosovanews.info 8. sq.oneworldsee.org 9. http://www.peaceculture.net/krieg-al/vorwort-al.htm. 10. http://www.kksh.org.al. 11. www.top-channel.tv. 12. www.botasot.info.

Page 274: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

274

13. www.gazetatema.net. 14. http://www.mbumk.gov.al. 15. www.lajme.gen.al. 16. www.lajme.dervina.com, 07.11.2006. 17. www.albapress.com, 29.11.2008. 18. http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/3657-Bilalli-%E2%80%98Doreheqjet-e-

ministrave,-veprim-pozitiv%E2%80%99.html. 19. www.kosova.com. 20. http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kavaj-drejtori-i-uj-sjell-sit-ndalimi-

im-presion-i-qeveris-75000.html. 21. www.gazetatelegraf.com. 22. http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4114148,00.html. 23. http://noa.al. 24. http://dida.itc.cnr.it. 25. www.koha.net. 26. http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=213:

ligj-per. 27. http://ak.rks-gov.net. 28. http://www.planib.com/2013/01/i-verber-per-shkak-te-aspirines. 29. http://www.dw.de/kriza-politike-rrezikon-aspirat%C3%ABn-e-

maqedonis%C3%AB-p%C3%ABr-integrim/a-16623602. 30. www.gazetakritika.net 31. www.voa.gov 32. www.voanews.com, 10.12.2008. 33. http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-73829.html. 34. http://www.vodafone.al/vodafone/Mbi_15_1568_1.php. 35. http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/35-te-jetosh-ne-

itali/3917-mjeket-spiune-te-klandestineve-e-stop-xhamive-keshtu-e-do-italine-allam.html.

36. www.ikub.al 37. http://www.respublica.al. 38. http://24-ore.com/index.php/kronika/kronikaezeze/12073-tirane-aksident-i-

rende-me-pasoje-dy-te-vdekur-e-dy-te-plagosur.html 39. www.noa.al 40. gazetadita.al/durres-bresheri-automatiku-mbi-te-riun. 41. http://www.monitor.al/aksionet-aziatike-bien-si-pasoje-e-shqetesimeve-per-

rritjen. 42. http://www.lajmeonline.net/pese-aksidente-brenda-dy-oreve. 43. http://www.preshevajone.com/presidenti-dhe-llogarite-2013. 44. http://sq.wikipedia.org/wiki/Kristo_Kono. 45. www.bankofalbania.org. 46. http://www.apss.tn.it/public/Allegati/consenso/Albanese.pdf 47. http://mediapermedian.wordpress.com/2012/11/27/roli-i-informacionit-ne-

zbehjen-e-mediave-gjeneraliste. 48. “Gazeta shqiptare“, 21.2.1999. 49. http://sq.wikipedia.org/wiki/Plani_i_biznesit. 50. http://www.tvklan.al. 51. http://www.kombetare.al/shqiperia-1990-si-vajten-3200-shqiptaret-ne-

gjermani. 52. http://sq.wikipedia.org/wiki/Parajsa.

Page 275: Doktoratura Linda Meniku, Fakulteti i Histori-Filologjise

275

53. http://www.botasot.info/diaspora/204842/si-u-duk-100-vjetori-i-pavaresise-ne-kumanoven-dardane/

54. http://www.president.al/shqip 55. http://www.shtepiaelibrit.com/libri/a51/Jehona-Kuteliane-(Mitrush-

Kuteli)/article_info.html 56. http://mirror.undp.org/kosovo/hdr-new/albanian/writers_team_2.htm 57. http://www.mod.gov.al/botime/html/ushtria/28102005/faqe9.htm. 58. http://dukagjini.com/globi/edhe-sivjet-ftohte-per-kryeqytetin 59. http://sq.wikipedia.org/wiki/Desiderius_Erasmus 60. http://vati.com.mk/feed.php?news=9156&output_type=txt 61. http://www.lajmifundit.al/lajme/2012/09/13/kosova-humb-miliona-euro-per-

mungese-te-kodit-telefonik 62. http://www.crpm.org.mk/wp-content/uploads/2012/03/VodiczabudzetALB.pdf