UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Fëmijët me dëmtime në të pamur dhe trajtimi i tyre në
komunën e Pejës.
Mentori: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr.Shefqet Mulliqi Besiana Hoxha
Gjakovë, 2019
2
PËRMBAJTJA
FALËNDERIM ................................................................................................................................................. 4
ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 5
LEKTURIM ...................................................................................................................................................... 6
HYRJE ............................................................................................................................................................. 7
KAPITULLI -I- 1. SYRI I NJERIUT DHE TË PAMURIT ....................................................................................... 8
KAPITULLI –II- ................................................................................................................................................ 9
2. ÇRREGULLIMET E REFRAKCIONIT .............................................................................................................. 9
2.1 MIOPIA ................................................................................................................................................ 9
2.2 HIPERMETROPIA ................................................................................................................................. 9
2.3 ASTIGMATIZIMI ................................................................................................................................. 10
KAPITULLI -III- ............................................................................................................................................. 11
3. SËMUNDJET E TË PAMURIT ..................................................................................................................... 11
3.1 PRESBIOPIA ....................................................................................................................................... 11
3.2 KERATOKONUSI ................................................................................................................................. 11
3.3 KATARAKTA ....................................................................................................................................... 12
3.4 GLAUKOMA ....................................................................................................................................... 13
KAPITULLI -IV- ............................................................................................................................................. 16
4. SËMUNDJET E RETINËS ........................................................................................................................... 16
4.1 Sëmundjet kryesore të retinës: ......................................................................................................... 16
4.1.1 Degjeneracioni makular i moshës .............................................................................................. 16
4.1.2 Retinopatia diabetike ................................................................................................................. 16
4.1.3 Çarjet dhe shkëputjet e retinës .................................................................................................. 18
KAPITULLI -V- .............................................................................................................................................. 19
5. STRABIZMI ............................................................................................................................................... 19
KAPITULLI -VI- ............................................................................................................................................. 20
6. MËSUESI DHE NXËNËSI NË KLASAT GJITHËPËRFSHIRËSE ........................................................................ 20
6.1 Shkollat gjithëpërfshirëse dhe shkollat speciale ............................................................................... 20
6.2 Gjithëpërfshirja në institucionet tona ............................................................................................... 21
6.3 Mësuesi në klasat gjithëpërfshirëse ................................................................................................. 21
6.4 Hartimi i planit individual arsimor (PIA) ............................................................................................ 23
6.5 Mjetet ndihmëse ............................................................................................................................... 23
3
KAPITULLI -VII- ............................................................................................................................................ 25
7. STRATEGJITË E MËSIMDHËNIES PËR NXËNËSIT E VERBËR DHE ME DËMTIME PAMORE ....................... 25
7.1 Të mësosh nxënës të verbër dhe me dëmtime ................................................................................ 25
KAPITULLI –VIII- ........................................................................................................................................... 27
8. UDHËZIME PËR PUNËN ME NXËNËS TË VERBËR OSE ME DËMTIME NË TË PAMUR............................... 27
8.1 Vlerësimi i nxënësve me dëmtime pamore ...................................................................................... 27
LITERATURA ................................................................................................................................................ 29
BURIME NGA INTERNETI ............................................................................................................................. 29
SHTOJCA ...................................................................................................................................................... 30
4
FALËNDERIM
Tani që përmbylla një kapitull të rëndësishem të studimeve, kam ndjenja të përziera mes krenarisë,
mirënjohjes, përulësisë dhe gëzimit.
Realizimi i punimit të diplomës më ka marrë kohë dhe energji të konsiderueshme, pa përmendur
këtu resurse të tjera.
Ky projekt shkencor do të ishte vështirë i realizueshëm pa përkrahjen e disa njerëzve, të cilëve u
them: “FALEMINDERIT” për secilin sekond të dedikuar. Emrat e secilit nga ju veç e veç i kam
në mendje dhe në zemër.
Faleminderit!
5
ABSTRAKT
Çdo kush mund të bëhet i verbër një ditë, apo të këtë një fëmijë të verbër. Një sëmundje, ndonjë
pakujdesi apo aksident mund të shkaktojë verbimin e përnjëhershëm, apo gradual. Këta persona
nuk duhet konsideruar barrë për shoqërinë, ata duan gjithë përkujdesjen e nevojshme për të cilën
kanë nevojë. Ata kurrë nuk duhet ndjerë si një barrë vetëm për familjet e tyre, për mësuesin në
klasën e të cilit ndodhen nxënësit, apo për shkollën ku janë regjistruar, pasi e gjithë shoqëria ka
një detyrim për t’i ndihmuar ata në shërbimin që u ofrojnë këtyre fëmijëve. Këtu hyjnë të gjithë
punëtorët profesionistë, që fillojnë nga mësueset e kopshtit/parashkollores, mësuesin, qendrën
burimore, mjekët dhe ekspertët tjerë, që me një qasje të përbashkët përbëjnë rrethimin ndaj fëmijës
në mënyrë që ata të ndjehen të barabartë, të dobishëm dhe të rëndësishëm. Vetëm kështu ata do të
mund të rriten dhe zhvillohen të barabartë dhe do të gjejnë vendin e vet në shoqërinë që i pranon
dhe i vlerëson ashtu siç janë. Përkujdesja ndaj tyre përveçse një obligim, është një përkushtim i
veçantë ashtu siç është në përgjithësi puna e mësuesit që e bënë atë ndër profesionet më humane
dhe më të respektuara.
Fjalët kyçe: nxënës, mësues, shkollë, të pamurit, dëmtimet, etj.
6
LEKTURIM
Unë, Blerta Mehmedi-Kastrati dëshmoj që kam bërë lekturimin e punimit të diplomës, me temë:
“Fëmijët me dëmtime në të pamur dhe trajtimi i tyre në komunën e Pejës”.
Lektor:
Dr.Sc.Blerta Mehmedi-Kastrati
Më datë: Nënshkrimi:
6.11.2019 _______________
7
HYRJE
Një shprehje që ka thënë një grua e verbër në një konferencë ndërkombëtare të grave të verbra që
thotë: “Mos më trajtoni si person të verbër, por kurrë mos harroni se unë jam e verbër”, mbase
mund të jetë këshilla e parë dhe më domethënëse për mësuesin në gjithë këtë proces. Përtej kësaj
shprehje me të cilin mund të fillohet, këshillimi për mësuesin që do të përballet me nxënësin e
verbër apo me dëmtime në të parë, është një proces më i domosdoshëm, për të cilin në Kosovë nuk
ka ndonjë literaturë në gjuhën shqipe.
Ky material ka për qëllim të japë një informacion bazik më elementar për arsimimin e fëmijëve
me nevoja të veçanta. Materiali bazohet në përvojat dhe vëzhgimet e autorit, në përvojat e punës
së stafit të Qendrës Burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë. Qendra burimore
ofron këshilla për mësuesin në shkollën e rregullt për gjithçka që ka të bëjë më shkollimin e
fëmijës. Ato fillojnë me vizitën e parë dhe njohjen, e vazhdojnë gjatë gjithë shkollimit që bën
fëmija deri në pavarësimin e tij. Qendra burimore u ofron shkollave të rregullta materiale dhe
publikime që kanë të bëjnë më këtë fushë të arsimit, metoda bashkëkohore dhe këshilla për
akomodim, orientim dhe lëvizjen e nxënësit, hartimin e planit individual, përshtatjen e mjeteve të
konkretizimit, arritjen e objekteve, etj.
Mësuesit udhëtues të qendrave burimore janë këshillues për shkollat e rregullta për nxënës me
nevoja të veçanta në arsim, për mësuesit, arsimtarët dhe janë një urë lidhëse mes prindërve,
shkollës së rregullt dhe Qendrës Burimore. Ata sipas agjendës së tyre vizitojnë shkollat e rregullta,
kontaktojnë me drejtorët e shkollave dhe personelin mësimor dhe ofrojnë mbështetje për nxënësit.
Sipas nevojës ata organizojnë edhe vizita nga mësimdhënës tjerë lëndorë nga qendra burimore, që
ofrojnë këshilla për zbatimin e lëndëve të veçanta, tregojnë ekspërtizën e tyre dhe ofrojnë përvojat
e tyre në rastet e veçanta të paraqitura. Ky bashkëpunim bëhet përmes trajnimeve që mbahen në
qendër burimore apo nëpër komunat e tyre, me këshillimin në shtëpi dhe përmes vizitave, bisedave
dhe sugjerimeve.
8
KAPITULLI I
1. SYRI I NJERIUT DHE TË PAMURIT
Syri funksionon, pak a shumë, si një aparat fotografik. Kornea (xhami i syrit) vepron si një thjerrëz
qelqi dhe është ekuivalent i thjerrëzes së jashtme të aparatit fotografik. Pupila korrespondon me
diafragmën dhe thjerrëza e syrit korrespondon thjerrëzat e brendshme të aparatit fotografik. Retina
është e krahasueshme me filmin që ndodhet në brendësi të aparatit fotografik.
Kornea, pupila dhe kristalini (thjerrëza natyrale e syrit) krijojnë një imazh të mjedisit në retinë. Në
mënyrë të ngjashme, thjerrëzat e aparatit fotografik krijojnë një imazh të pastër të mjedisit në
filmin fotografik. Përpara marrjes së fotos, thjerrëza e kamerës duhet të fokusohet manualisht apo
automatikisht duke bërë kështu të mundur krijimin e një imazhi të pastër.
Në syrin e njeriut fokusimi kryhet nëpërmjet të ndryshimit të formës së kristalinit. Një sy i
shëndoshë ka gjithmonë një pamje të fokusuar mirë në retinë kur sheh larg. Për të parë afër, sikurse
lexojmë, kristalini e ndryshon formën automatikisht duke bërë të mundur procesin e ashtuquajtur
akomodim. Aftësia e kristalinit për ta ndryshuar formën e tij (për ta akomoduar) bie me kalimin e
moshës, gjë që bëhet më e dukshme pas moshës 40 vjeçare.
Përkundër aftësive tjera të kufizuara, verbëria shikohet si problem që mund të lehtësohet me mjete
bashkëkohore elektronike. Megjithatë shumica e të verbërve sot nuk kanë mundësi t’i përdorin
këto mjete për arsye të gjendjes ekonomiko-sociale në të cilat ata jetojnë nëpër botë. Prej fundit të
shekullit të XX-të dhe në hyrje të këtij shekulli është rritur optimizmi që me elektronikë do të
arrihet të krijohen mjete ndihmëse elektronike të thjeshta dhe të lira për lëvizje të pavarur. Tanimë
kjo është arritur me zbulimin e syzave laserike, shkopinjëve laserikë dhe mjeteve të tjera që
shërbejnë për lëvizje të pavarur.
9
KAPITULLI II
2. ÇRREGULLIMET E REFRAKCIONIT
Për të parë mirë, sistemi optik i syrit përthyen rrezet e dritës në mënyrë të tillë që ato të fokusohen
në retinë, më saktë, në fovea (makula) – zona qendrore e retinës, me rezolucionin më të lartë e që
në gjuhën popullore njihet me termin “drita e syrit”. Nëse fokusimi i tufës së dritës nuk kryhet dot
në retinë, atëherë kemi të bëjmë me ato gjendje të syrit, të cilat grupohen nën termin “çrregullimet
e refrakcionit” ose të përthyerjes siç janë: (Miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi).
2.1 MIOPIA
Për syrin miop, objektet e largëta fokusohen jo siç duhet. Në sytë miop, fuqia përthyese e kornesë
(xhami i syrit) është shumë e madhe, ose syri është i gjatë. Kjo bën që tufa e dritës të fokusohet
përpara retinës në vend që të fokusohet në retinë. Si pasojë pamja është e trubullt. Një person miop
është në gjendje të shoh objektet e afërta shumë qartë, sepse tufa e dritës që vjen nga objektet e
afërta fokusohet direkt në retinë.
2.2 HIPERMETROPIA Për syrin hipermetrop, objektet që ndodhen afër janë jashtë fokusit. Fuqia refraktive e kornesë
është tepër e zvogëluar ose syri është shumë i shkurtër. Për personat hipermetrop, rrezet e dritës
nga objektet e afërta fokusohen pas retinës, duke krijuar një imazh të trubullt në rutinë. Ndryshe
nga syri miop, syri hipermetrop, mund të kompensohet pjesërisht nga lenta natyrale e syrit
(kristalini), por kjo mund të ndodhë deri në një farë moshe. Kristalini ka aftësinë të ndryshojë
formën e vetë për t’i shtuar kështu fuqinë përthyese syrit, në këtë mënyrë, duke balancuar fuqinë
e redaktuar përthyese për të shikuar në distancë. Meqë aftësia e kristalinit për të ndryshuar formën
bie me kalimin e moshës, një person hipermetrop do të ndjejë më herët nevojën për syza leximi
sesa dikush me pamje normale (pa hipermetropi). Për të njëjtën arsye këtyre personave mund t’u
nevojitet më vonë gjatë jetës dhe korrigjimi për të parë në distancë.
10
2.3 ASTIGMATIZIMI Është çrregullim i refrakcionit ku shtrembërimi i imazhit ndodh si për objektet e largëta po ashtu
edhe për ato të afërta. Astigmatizmi, një gjendje e zakonshme, ndodh kur lakimi i kornesë është jo
simetrik. Një korne normale ka formë sferike, e ngjashme me lentën e një aparati fotografik. Vijat
horizontale apo vertikale do të përthyhen për të formuar një imazh të mirë të fokusuar në retinë.
Një burim drite në formë pike, sikur një llambë rruge, do të krijojë një imazh në formë pike në
retinë. Por, nëse lakimi i kornesë është eliptik, rrezet e dritës do të fokusohen në pika të ndryshme
duke krijuar një imazh të shtrembëruar në retinë. Në shembullin e mësipërm, drita e rrugës nuk do
të krijojë imazhin e një pike të ndritshme, por një vijë të vogël. Astigmatizmi ndodh shpesh i
shoqëruar nga miopia apo hipermetropia.
Sot ekzistojnë një sërë metodash për korrigjimin e miopisë dhe hipermetropisë. Ato janë:
1. Përdorimi i syzave apo thjerrëzave të kontaktit;
2. Kirurgjia implantuese ( me lenta introkulare);
3. Kirurgjia me laser;
4. Kombinimi i kirurgjisë me laser me atë implantuese (biotics);
5. Korrigjimi monovizion
ndërsa te Astigmatizmi nuk përdoret metoda e 5-të e Korrigjimit monovizion.
11
KAPITULLI III
3. SËMUNDJET E TË PAMURIT
3.1 PRESBIOPIA Me kalimin e moshës, çdokush ka nevojë për syza leximi për të parë në afërsi. Në moshën 40-45
vjeçare, aftësia e kristalinit për t’u fokusuar në distancë të ndryshme, me anë të ndryshimit të
formës së tij bie. Ky proces quhet presbiopi. Gjatë fillimit të presbiopisë, për të parë në distanca të
afërta nevojitet largimi i gazetës, librit apo punës së dorës. Më pas, me kalimin e moshës, për të
parë më afër, nevojitet përdorimi i syzave të leximit. Gjithsesi, për miopët mbi 40 vjeç, nuk ndodh
taman kështu. Një miopi e lehtë (rreth -2 deri 3 dioptri) bënë të mundur leximin afër pa nevojën e
syzave; megjithatë te këta individë syzat nevojiten për të parë larg (p.sh. për të drejtuar automjetin
apo për të parë televizion). Nëse pacientët miopë i nënshtrohen kirurgjisë për korrigjimin e
miopisë, atyre nuk do u nevojiten më syzat për larg, por do u nevojiten syza për afër për shkak të
presbiopisë.
Sot ekzistojnë një sërë metodash për korrigjimin e presbiopisë:
• Përdorimi i syzave apo thjerrëzave të kontaktit;
• Kirurgjia me laser (LASIK monovizion);
• Kirurgjia implantuese (me thjerrëza intraokulare multifokale ose implante
korneale, Kamra inlay).
3.2 KERATOKONUSI Keratokonusi është sëmundje progresive që prek indin e kornesë së syrit dhe çon në hollimin e saj.
Si pasojë e progresit të sëmundjes, forma e kornesë ndryshon, nga forma sferike në atë konike dhe
sjell uljen e aftësisë së shikimit. Shkaku i sëmundjes është ende i panjohur. Klinikisht,
keratokonusi shoqërohet më dobësimin e shikimit, shfaqjes së astigmaztizmit (numër cilindrik që
ka tendencë të rritet). Në raste të caktuara, kur sëmundja progreson, hollimi i kornesë mund të çojë
deri të përforacioni i saj.
12
OKULYZER ose skaneri i segmentit anterior i syrit – është një aparat diagnostifikues dhe
mjekues që përdoret për zbulimin e hershëm të keratokonusit dhe jo vetëm kjo, ai ofron një imazh
trediemsional për formën dhe trashësinë e faqes anteriore dhe posterior të kornesë duke mundësuar
kështu diagnostifikimin dhe ndjekjen e sëmundjes që në fazën fillestare.
Trajtimi i keratokonusit:
Në stadet fillestare të sëmundjes përmirësimin e shikimit mund ta ndihmojnë syzet, por me
avancimin e saj syzet bëhen jo efikase dhe përdorimi i thjerrëzave të kontaktit të forta (rigjide)
mundëson një korrigjim më të mirë të shikimit.
Në rastet kur sëmundja përparon dhe kur pacientët nuk tolerojnë thjerrëzat e kontaktit,
rekomandohen metodat e tjera të trajtimit:
• Metoda Cross-linking;
• Metoda Cross-linking Laser;
• Unazat korneale;
• Keratoplastika (transplant i kornesë).
3.3 KATARAKTA Çfarë është perdja e syrit?
Perdja e syrit është një mjegullim i thjerrëzes së syrit që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke
pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të pamurit. Ju vini re që po shikoni si
nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë e më shumë. Thjerrëza e syrit ka të njëjtin
funksion si thjerrëza e aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës, në mënyrë
që rrezet të bien në retinë dhe fotografia që e shohim të jetë më e qartë. Por, mjegullimi i thjerrëzes
bënë të ndryshojë rrugën e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e vonshëm mund të
dallojnë vetëm dritën.
Karakteristikat e kataraktës
• Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës së fortë;
• Zvogëlimi i kontrastit;
• Çrregullimi i njohjes së ngjyrave;
• Zvogëlmi i qartësisë së shikimit.
13
Shkaktarët e sëmundjes së perdes së syrit
Shkaqet për paraqitjen e perdes së syve janë të shumëllojshme. Shkaku më i shpeshtë është i
kushtëzuar nga mosha dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e thjerrëzes. Prandaj, kur flitet
për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken
personat mbi moshën 55-60 vjeçare.
Shkaktarët tjerë
• Anomalitë e lindura apo të trashëguara;
• Komplikimet e sëmundjes së diabetit (sëmundjes së sheqerit);
• Infeksionet e rënda brenda syrit;
• Çrregullimet e metabolizmit;
• Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta (katarakte traumatike).
3.4 GLAUKOMA Glaukoma është një sëmundje e syrit (neuropati optike), në të cilën nervi optik pëson një dëmtim
të pakthyeshëm. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të dëmtojë thellë shikimin, duke çuar deri
në verbim të pakorrigjueshëm më vonë.
Zakonisht shoqërohet me rritjen e tensionit të syrit, megjithatë ekziston edhe një lloj glaukome me
tension normal të syrit.
Nëse tensioni i syrit është në vlera pak më të larta, por nuk evidentohet dëmtimi tipik i nervit optik,
atëherë kemi të bëjmë veçse me një hipertension okular.
Ekzistojnë shumë lloje glaukome, por në vija të përgjithshme mund të ndahen në dy grupe
kryesore:
• Glaukoma me kënd të ngushtë;
• Glaukoma më kënd të gjerë.
14
Glaukoma me kënd të ngushtë – këndi midis kornesë dhe irisit (këndi nga i cili lëngu i brendshëm
i syrit del jashtë tij) paraqitet i ngushtë ose i mbyllur. Në këtë rast, lëngu që prodhon syri nuk arrin
të dalë jashtë dhe kështu tensioni brenda syrit rritet. Kjo lloj glaukome mund të shfaqet me dhimbje
të lehta deri në dhimbje shumë të forta të syrit dhe të kokës, vlera shumë të larta të tensionit të
syrit, dëmtim shumë i shpejtë i nervit optik.
Glaukoma më kënd të gjerë – quhet ndryshe edhe “hajduti i heshtur i të pamurit” sepse humbja
e pamjes ndodh shumë ngadalë, duke filluar nga periferia e fushës pamore. Fëmija nuk ndien
dhimbje apo shqetësime të tjera, gjë që bënë që fëmija ta kuptojë dëmtimin e të pamurit vetëm në
faza shumë të avancuara të sëmundjes.
Si mund ta parandalojmë dëmtimin e nervit të syrit nga glaukoma?
• Diagnostifikimi sa më i hershëm është çelësi i suksesit në parandalimin e dëmtimit të nervit
nga galukoma;
• Pas diagnostifikimit, fëmija duhet të ndjekë me përpikëmëri të gjitha këshillat e mjekut me
qëllim parandalimin e përparimit më tej të sëmundjes.
Çfarë ekzaminimesh duhen kryer nëse të një individ dyshohet prania e glaukomës?
• Matja e tensionit të syrit (një matje ose kryerja e kurbës ditore të tensionit të syrit);
• Pakimetria (matja e trashësisë së kornesë);
• Gonioskopia (ekzaminimi i këndit të syrit);
• Fundoskopia në biomikroskop (ekzaminimi i nervit optik dhe retinës);
• Fotografimi i nervit të syrit dhe të retinës;
• Okulyzer (matja e këndit të syrit dhe e volumit të dhomës së përparme të syrit);
• Perimetria (ekzaminimi i fushës pamore);
• OCT (ekzaminimi dhe matja e trashësisë së fijeve nervore që formojnë nervin e syrit).
15
Cili është qëllimi i ekzaminimeve specifike të glaukomës?
• Së pari, këto ekzaminime japin informacionin përkatës për tensionin e syrit, gjendjen dhe
funksionin e nervit të syrit apo për faktorët predispozues për të zhvilluar glaukomë në të
ardhmën;
• Së dyti, matjet specifike shërbejnë si matje bazë të cilave mjeku mund t’u referohet në të
ardhmën për të vlerësuar nëse ka ndodhur ndonjë dobësim i funksionit të syrit në krahasim
më të kaluarën.
Cilat janë metodat e sotme të kurimit të glaukomës?
• Mjekimi medikamentoz;
• Ndërhyrje me laser (llojet e ndërhyrjeve me laser janë të ndryshme, në përputhje me llojin
e glaukomës);
• Trajtimi kirurgjik (Kanaloplastika, sklerektomia e thellë, trabekulektomia etj.).
16
KAPITULLI IV
4. SËMUNDJET E RETINËS Retina është një nga shtresat e syrit, e cila ndodhet në brendësi të tij dhe përbëhet kryesisht nga
qeliza nervore. Të gjitha objektet që shohim projektohen në retinë, nga ku më pas përcillen drejt
trurit në formë të impulseve elektrike.
Nëse syri do të krahasohej me aparatin fotografik, retina luan rolin e filmit në të cilën stampohen
pamjet.
4.1 Sëmundjet kryesore të retinës: 4.1.1 Degjeneracioni makular i moshës – patologjia që prek zonën qendrore të retinës, e cila
quhet makula. Kjo sëmundje është një nga shkaqet e humbjes së shikimit në moshën mbi 50
vjeçare.
Faktorët e rrezikut:
• Mosha mbi 50 vjeç;
• Sëmundjet kardiovaskulare;
• Ateroskleroza;
• Prirja gjenetike;
• Gjinia femërore.
Me rëndesi janë kontrollet e shpeshta oftalmologjike për diagnostifikimin dhe trajtimin e kësaj
patologjie.
4.1.2 Retinopatia diabetike – është dëmtimi i retinës nga komplikimet e diabetit, e cila përbënë
një prej shkaqeve kryesore të verbimit nën moshën 60 vjeçare. Retina e syrit preket zakonisht pas
5-10 vjet nga fillimi i sëmundjes së diabetit.
Mosha dhe kohëzgjatja e diabetit janë faktorët kryesor që influencojnë në shfaqjen e retinopatisë
diabetike. Diagnostifikimi në kohë i retinopatisë diabetike mundëson ruajtjen e qartësisë së të
pamurit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës tek këta fëmijë.
Rol të rëndësishem në këtë proces luajnë kontrollet e rregullta oftalmologjike si dhe metodat tjera
invazive dhe joinvazive.
17
OCT – Tomografia optike e syrit – metoda joinvazive, pa kontakt me syrin e cila bënë të mundur
vizualizimin e shtresave të retinës në kohë reale. Luan rol të rëndësishem jo vetëm në
diagnostifikim, por edhe në ndjekjen e retinopatisë diabetike para dhe pas terapisë.
FAG – Angiografia fluoreshente – metodë invazive, gjatë të cilës injektohet në njërën nga enët
periferike (në venë) kontrast dhe më pas me një kamerë speciale vizualizohen dhe fotografohen
ndryshimet patologjike që ndodhen në enët e gjakut të fundusit të syrit.
Dy format më të shpeshta të retinopatisë diabetike janë:
1. Retinopatia diabetike proliferative – shfaqja e enëve të gjakut patologjikë në retinë të cilat
shkaktojnë hemorragji;
2. Makulopatia diabetike – ndryshimet patologjike ndodhin kryesisht në zonën centrale të
retinës dhe shpesh qojnë në uljen e pamjes.
Trajtimi i retinopatisë diabetike:
a) Terapia me laser (foto koagulimi panretinal)
Nënkupton intervenimin me laser në retinë me të cilin kryhet koagulimi i retinës
periferike për të mbrojtur pjesën qendrore të saj (makula dhe nervi i syrit).
Është e rëndësishme të dihet se qëllimi i trajtimit me laser është ndalja e progresit të
retinopatisë, të ruhet qartësia momentale e të pamurit dhe të parandalohen komplikimet
më të vështira.
b) Injeksionet intravitreale
Në rastet ku ka formim të enëve të gjakut në retinë, prej të cilave lehtë ndodh
gjakderdhje dhe mbledhje e lëngjeve (edemë) në retinë dhe sidomos në makula,
rekomandohet terapia me anti –VEGF i cili e pengon rritjen e enëve të reja të gjakut në
retinë.
c) Vitrektomia
Është ndërhyrje kirurgjikale në brendësi të syrit e cila është edhe terapia e vetme për
shumë sëmundje të rënda të pjesës së pasme të syrit – shkolitje e retinës, retinopatisë
diabetike, gjakrrjedhjeve në trupin qelqor, trauma dhe infeksione të rënda të syrit, etj.
18
4.1.3 Çarjet dhe shkëputjet e retinës
Çarjet e retinës ndodhin më shpesh tek fëmijët miopë ose shkurtpamës. Fëmijët e prekur shpesh
tregojnë shfaqje të shkëndijave të dritës në pamjen e tyre.
Kur lëngu i brendshëm i syrit nëpërmjet çarjeve të retinës depërton poshtë saj, atëherë ndodh
shkëputja e retinës. Nevojitet që në raste të tilla fëmija të drejtohet tek mjeku sepse vonimi mund
të çojë në humbje të shikimit.
Çarjet dhe vrimat retinale në stadet fillestare trajtohen me laser koagulimi. Në rastet kur ndodh
shkëputja retinale, efektive është kirurgjia e retinës (vitrektomia).
19
KAPITULLI V
5. STRABIZMI Është patologji në të cilën sytë nuk janë të vendosur drejtë ndërmjet tyre dhe nuk kanë lëvizje të
sinkronizuara. Kjo zakonisht përfshin mungesë të koordinimit midis muskujve të syve që e bënë
të pamundur drejtimin e shikimit të të dy syve në një pikë të njëjtë.
Faktorët e rrezikut janë: shtatzënia, problemet gjatë lindjes, zhvillimi i foshnjës, sëmundjet e
kaluara, etj.
Predispozitat gjenetike gjithashtu mund të jenë faktorë për shfaqjen e strabizmit. Nëse në familje
ka anëtarë me strabizëm ka mundësi të shfaqet edhe tek anëtarët e tjerë. Një prej shkaqeve kryesore
të strabizmit është zvogëlimi i shikimit (për shkak të miopisë, hipermetropisë, syrit dembel-
ambliop, kataraktit të lindur apo edhe gjendjeve të tjera të syrit).
Simptomat: humbja e vendosjes paralele të syrit, shikim i dyfishtë (diplopia), shikimi i mjegullt,
kthim i kokës apo fytyrës në një anë (tortocolis).
Llojet e strabizmit:
• Strabizëm nga brenda (ezotropia);
• Strabizëm nga jashtë (ekzotropia);
• Strabizëm nga lartë (hipertropia);
• Strabizëm nga poshtë (hipotropia).
Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta strabizmi, siç është strabizmi në moshë të thyer, i cili ndodh
për shkak të shfaqjes së shkaqeve të ndryshme në nerva të cilët i kontrollojnë lëvizjet e syrit
(traumë, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore dhe
helmime).
Diagnostifikimi i strabizmit, përveç që mund të manifestojë, kryhet me disa instrumente si një:
dritë fiksuese, cover-uncover test, Schober test, prizmat, dhe sinoptofor.
Është e rëndësishme që të përcaktohet defekti refraktiv dhe afëtësitë e të pamurit në të dy sytë me
anë të cikoplegjisë në moshë preverbale dhe me tabelat ortoptike në moshën verbale.
20
KAPITULLI VI
6. MËSUESI DHE NXËNËSI NË KLASAT GJITHËPËRFSHIRËSE
6.1 Shkollat gjithëpërfshirëse dhe shkollat speciale
Të rrisësh dhe edukosh një fëmijë të verbër nuk është aspak e lehtë kudo në botë, e aq më pak në
Kosovë ku mungojnë shumë nga format e organizuara me të cilat shoqëria përkujdeset për personat
me nevoja të veqanta. 1 Në Kosovë ka një shkollë-qendër burimore, ku punojnë njerëz të
profesionalizar në punën me nxënës të verbër dhe me të parë të dobësuar, që ndodhet në Pejë, e
cila plotëson të gjitha kushtet për të trajtuar këta fëmijë të të gjitha moshave. Ky ka qenë modeli i
shkollimit që u është imponuar atyre për rreth 30 vjet duke qenë adresë e parë dhe e vetme e të
gjithë prindërve dhe fëmijëve me këto probleme, ndërsa të gjithë akterët tjerë janë ndjerë jashtë
këtij procesi. Kur është hapur shkolla speciale në Pejë në vitin 1982, kjo ka qenë arritje e madhe
për shkollimin e të verbërve në Kosovë. Me një sistem shkollimi të mbyllur ajo ka mbledhur fëmijë
nga Kosova dhe jashtë saj dhe ua ka mundësuar shkollimin e plotë. Mirëpo tani gjithë kjo nuk
është e nevojshme për një pjesë të madhe të fëmijëve, pasi që tashmë janë zhvilluar kapacitete që
mundësojnë shkollimin e tyre edhe në shkollat e rregullta me mbështetjen dhe përkrahje nga një
ekip i njerzëve që ndihmojnë nxënësin, mësuesin dhe familjen e tij. Përfitimet janë padyshim të
shumta, fëmija rritet i lumtur në familjen e tij, në ambient ku rrethohet nga dashuria e familjarëve
dhe të afërmeve të tij, mban shoqërinë me shokët dhe shoqet e fëmijërisë, me të cilët ka ndarë
lojërat dhe lodrat e tij, dhe ka mbështetje të vazhdueshme të rrethit të tij natyral të cilit i përket.
Duke qenë pjesë e këtyre njerzëve me të cilët është rritur dhe ka kaluar kohën, në familje dhe në
klasë ai ndjehet i barabartë me ta dhe zhvillon një personalitet bazuar mbi ndjenjën e të qenit pjesë
e barabartë në një shoqëri, që e ka pranuar të tillë, e vlerëson dhe ia mundëson atij zhvillimin, ai
nuk ndjehet barrë për familjen që është e obliguar ta çojë dhe ta marrë nga qendra burimore, që
kushton edhe në shpenzime për ekonomitë familjare, posaçërisht merr kohë dhe obligime shtesë.
1 Ulaj, Enver, (2014) Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 2, Pejë, fq. 24, 25, 26.
21
6.2 Gjithëpërfshirja në institucionet tona A ka krijuar kushte Kosova për integrimin e fëmijëve të verbër dhe më të parë të dobësuar? A kanë
kushte shkollat nëpër komuna të Kosovës t’i pranojnë ata fëmijë? A janë të kualifikuar stafi i këtyre
shkollave, a është e përgatitur shoqëria që t’i pranojë ata… këto janë pyetjet që shtrohen prej dhjetë
vjetësh në rrethet pedagogjjike në Kosovë, ndërsa debati i tillë është bërë dekada më herët kudo
në Evropë dhe vazhdon edhe sot. Aq më shumë që në Kosovë ende kemi një sistem arsimor që po
kalon në reforma të gjata nga sistemi i të kaluarës, kemi mungesën e stafit të kualifikuar disa
profilesh, shumë herë mungesën e objekteve dhe klasat deri me 40 nxënës, e të tjera, që e bëjnë
edhe më të vështirë në shumë raste këtë proces. Pavarësisht kësaj, krijimi i kushteve për shkollimin
e fëmijëve të verbër dhe me të parë të dobësuar, aty ku ka mundësi të realizohet është një synim,
por edhe një detyrim për shtetet dhe shoqëritë pa dallim, përfshirë edhe atë kosovare. Në Kosovë
institucionet kosovare kanë shprehur përkushtmin e tyre për gjithëpërfshirjen në procesin arsimor
që në vitet e para të pasluftës me krijimin e institucioneve të pavarura kosovare. Shkolla për të
verbër në Pejë është institucioni i parë i shndërruar në qendër burimore në Kosovë në vitin 2006,
fillimisht si pilot projekt, pastaj edhe me kapacitet të plotë nga viti 2008. Ligji për arsimim në
Kosovë i vitit 2002, ka trajtuar arsimin e personave me nevoja të veçanta në mënyrë të
përgjithësuar, bazuar mbi konventat ndërkombëtare dhe deklaratat e të drejtave të fëmijëve.
6.3 Mësuesi në klasat gjithëpërfshirëse Në aspektin e gjithëpërfshirjes, nxënësit e verbër dhe ata me dëmtime në të parë janë ata që më së
lehti mund të integrohen nga të gjithë fëmijët e tjerë me nevoja të veçanta arsimore. Ata, në
përgjithësi, menjëherë mund të kyçen në procesin mësimor dhe në klasë pa shumë vështirësi, sepse
mungesa vetëm e të pamurit, është më e lehtë në aspektin arsimor sesa për dëmtimet tjera. Sa u
përket nxënësve të verbër dhe më të parë të dobësuar, me pak mbështetje dhe bashkëpunim,
integrimin e tyre në një klasë të rregullt mund ta bëjë çdo mësimdhënës që është kompetent për
mësimdhënie në një klasë. 2 Ata nxënës që nuk kanë dëmtime të tjera, e realizojnë tërësisht
planprogramin arsimor, pa pasur nevojë për reduktime, atyre vetëm duhet përshtatur mënyrat dhe
mjetet e mësimdhënies, por jo edhe objektivat që synohen të arrihen. Mbështetja nga qendra
burimore me material dhe metoda bashkëkohore, puna ekipore për Planin individual arsimor dhe
2 Qendra burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda”, Pejë, fq. 31-36
22
përkrahja nga shkolla, profesionistët dhe familja, e bënë secilin mësues të aftë për të menaxhuar
një klasë ku ka një ose disa nxënës të verbër apo më dëmtime në të parë.
Përgatitja e klasës: para se të vijë në klasë një nxënës i integruar, një mësues duhet ta përgatisë
klasën, në mënyrë që ata ta presin sa më mirë atë dhe ai të mos ndjehet i veçuar. Me nxënësit duhet
shpjeguar se çka do të thotë të jesh i verbër apo më dëmtime në të parë, duhet shpjeguar kufizimet
që ka ai, por edhe mundësitë. Në një klasë të përgatitur mirë, nxënësi i verbër apo me dëmtim në
të parë ndjehet i mirëpritur, fiton besim në vete dhe ndjehet i barabartë. Mësuesit udhëtues nga
qendra janë ata që në këtë pjesë mund ta ndihmojnë shumë mësuesin, pasi ata janë të përgatitur
për të menaxhuar të gjitha kuriozitetet e nxënësve.3 Psikologu dhe pedagogu, në ato shkolla që
kanë një të tillë, poashtu mund ta ndihmojnë këtë situatë. Edhe prindërit e fëmijëve duhen përfshirë
në këtë proces.
Përshtatja e ambientit: pjesë e përgatitjes është edhe përshtatja e ambientit. Kjo nënkupton në
radhë të parë krijimin e një ambienti në të cilin nxënësi i verbër dhe me dëmtime pamore ndihet
mirë. Njerëzit që nuk shohin ndjehen mirë në ambiente që i njohin, kurse kanë pasiguri kur bota
që i rrethon ata është e panjohur. Prandaj, duhet që në klasë të ketë vazhdimisht renditjen e njëjtë
të tavolinave, rafteve dhe inventarit tjetër të klasës, pasi ai tashmë e njeh këtë renditje.
Akomodimi në bankë: bankat e para mund të jenë më të përshtatshme për nxënësit me dëmtime në
të parë, për të parë më afër, por edhe që të jetë më afër mësuesit. Por, në rast kur ka mësues ndihmës
në klasë, apo kur ka mjetet ndihmëse teknike të teknologjisë informative, atëherë edhe banka e
fundit mund të jetë më e rehatshme për të dhe ai nuk i pengon të tjerët. Vendi se ku do të ulët
fëmija varet edhe nga lloji i dëmtimit që ka fëmija.
T’i verbalizojmë përmbajtjet: të githë ata që punojnë më fëmijë të verbër dhe dëmtime në të parë,
duhet të mësohen që të jenë sa më shumë përshkrues. Të verbërit nuk i shohin shenjat dhe gjestet
tona dhe ato duhet shndërruar në fjalë, në mënyrë që ata t’i kuptojnë, pasi gjestet me duar, shenjat
e fytyrës, etj. nuk do të shihen nga të verbërit.
3 Mulliqi, Shefqet, (2008), Metodikë e punës me fëmijë me nevoja të veçanta, Prishtinë, fq. 42.
23
6.4 Hartimi i planit individual arsimor (PIA) Dokumenti i parë që hartohet për punë me fëmijën me dëmtime në të pamur është plani individual
arsimor (PIA), që është pjesë e rëndësishme e punës me një fëmijë të verbër dhe me të parë të
dobësuar. Ai është dokument zyrtar pedagogjik që shërben si udhëzues i krejt punës që duhet bërë
me nxënësin: planifikimin sistematik të edukimit, mësimdhënies, mbështetjen dhe përparimin e
fëmijës në mësim. Hartimi i një plani të tillë mund të duket fillimisht i vështirë për çdo mësues të
ri, që përballet më një fëmijë të integruar në klasën e tij. Por, procesi i hartimit të PIA-së ka
përfshirje të gjerë dhe nuk bëhet vetëm nga mësuesi. MASHT-i ka miratuar një model të planit
individual arsimor, të cilin me regjistrimin e nxënësit në një klasë të integruar, shkollave ua ofron
mësuesi udhëtues i qendrës burimore.
PIA përbëhet prej tri pjesëve. Pjesa e parë është pjesa administrative në të cilën paraqiten të dhënat
për fëmijën, historiku i shkollimit të mëparshëm dhe vendimet që janë marrë deri më tani për
shkollimin e tij. Hartohet nga mësuesi apo kujdestari, drejtori, prindi, profesionisti, në këtë rast
mund të ndihmojë tiflopedagogu, apo mësuesi udhëtues. Në pjesën e dytë, që është pjesa
pedagogjike, është e përqendruar puna pedagogjike që bëhet me fëmijën, zhvillimi i tij nëpër fushat
e zhvillimit me qëllimet që vihen në shkollimin e tij dhe vlerësimi i arritjeve. Pjesa e tretë është
pjesa rehabilituese në të cilën poashtu duhet ndihma e profesionistëve të fushave, për ata fëmijë
që kanë nevojë.
6.5 Mjetet ndihmëse Ka një numër të madh mjetesh ndihmëse punuese që mund të shfrytëzohen në shkollat e rregullta
për, të punuar me fëmijët e verbër dhe me të parë të dobësuar. Një pjesë e tyre janë mjete
elementare, të thjeshta që mund të përshtaten apo që krijohen në vet qendrat burimore. Ato kanë
të bëjnë kryesisht me krijimin e kushteve që nxënësi të akomodohet dhe të këtë lehtësira në të parë.
Llupa është mjeti elementar dhe ndër më të vjetrit që shfrytëzohet për të rritur shkrimin dhe
leximin.
Banka portative, është një lloj banke lëvizëse, që vendoset sipër bankës së zakonshme të nxënësit.
Qëllimi i përdorimit të saj është të krijojë pozicion të drejtë për trupin e fëmijës që ka dëmtime në
të parë, që të mos këtë nevojë të kërruset mbi librin.
24
Librat e zmadhuar janë libra që nga dimensioni standard janë zmadhuar në dimension, p.sh., në
dimensionin A3, që u mundëson nxënësve me dëmtime në të parë të shohin më mirë përmbajtjen
e librit.
Librat me shkronja të zmadhuara. Me shkronja të zmadhuara përgatiten disa libra, kryesisht ata
që janë më teorikë, tek të cilët rritet vetëm fonti i shkronjave të tekstit. Edhe këta libra përgatiten
në njësinë e shtypjes në kuadër të Qendrës burimore të Pejës.
Librat në shkrimin braj. Librat e shtypur me shkrimin në braj përdoren nga ata fëmijë që e
përdorin këtë shkrim, që janë kryesisht ata që janë të verbër, apo që janë me dëmtime progresive
drejt verbërimit. Libri është i shkruajtur në shkrimin braj, në sistemin e gjashtë pikëshit për leximin
taktil me gishtërinjë. Librat përgatiten në njësinë e shtypjes në braj në kuadër të Qendrës burimore
në Pejë.
Fletore me vija të theksuara. Për nxënësit me dëmtime në të parë ofrohen edhe fletore me vija të
zmadhuara dhe të theksuara. Ajo u ndihmon nxënësve të dallojnë më mirë vijat dhe të shkruajnë
më lehtë atë që shkruajnë me shkronja të zmadhuara.
Mjetet tjera të nevojshme për punë, ku hyjnë lapsa dhe fletore për punë, markera që shkruajnë me
vija të trasha dhe më kontraste ngjyrash të forta, bllok vizatimi, laptop, etj., të gjitha në funksion
të lehtësimit të mësimit për këta nxënës.4
4 Zabeli, Naser, (2001), Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtinë, fq. 171-175.
25
KAPITULLI VII
7. STRATEGJITË E MËSIMDHËNIES PËR NXËNËSIT E VERBËR DHE
ME DËMTIME PAMORE
7.1 Të mësosh nxënës të verbër dhe me dëmtime Verbëria i referohet paaftësisë së nxënësve që nuk mund të lexojnë tekstin e shtypur, madje edhe
kur është i zmadhuar.
Të pamurit e dobësuar i referohet paaftësisë së nxënësve që kanë një shikim të përdorshëm, por që
nuk mund të lexojnë tekstin e madhësisë standarde, kanë deficite fushore ose më dëmtime të tjera
vizuale.
Për personat që mund të shohin, të pamurit shërben si burim primar i informacionit.
Një person me dëmtime pamore ka vështirësi të shoh edhe me syzet e tij/saj.
Mprehtësia pamore matet dhe raportohet si numra. 20/20 është të pamurit normal. Emëruesit më
të mëdhenjë tregojnë të pamurit e mprehtë.
Verbëria ligjore mund gjithashtu të rezultojë nga një kufizim fushor prej 20 gradë ose më pak në
të dy sytë.
Mbi 75% e njerzëve në SHBA që janë ligjërisht të verbër kanë të pamur deri në një masë. 11.5
milion kanë dëmtime në të pamur deri në një shkallë.
Bazat e verbërisë.
Mprehtësia: Aftësia për të parë saktë dhe qartë; kur mprehtësia zvogëlohet atëherë aftësia për të
lexuar keqësohet.5
Fusha e të pamurit: Zona në kuadër të mjedisit që mund të shihet; nëse humbet të pamurit periferik,
apo anësorë, atëherë rezultati është efekti i “të pamurit tunel” që fillimisht ndikon në
5 Ulaj, Enver, (2015), Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 3, Pejë, fq. 153.
26
lëvizshmërinë; nëse humbet të pamurit qendror, rezultati është pamundësia për të parë detajet dhe
prek edhe aftësinë për të lexuar.
Kontrasti: Aftësia për të dalluar objektet në plan të parë nga prapavija; pa aftësinë për të dalluar
objektet mund të ndikohet manipulimi i mjeteve, identifikimi i fotografive dhe shkrimi.
Kufizimet funksionale.
Vështirësi në gjetjen e objekteve;
Vështirësi në identifikimin e objekteve;
Vështirësi në të pamurit e skajeve të objekteve dhe në dallimin e planit të parë, dallimet në
prapavijë;
Nuk arrijnë të kapin objektet kur mundohen;
Zhdukja e objekteve në fushën pamore (zona e të pamurit);
Pengimi, rrëzimi, apo përplasja me objektet gjatë ecjes apo lëvizjes në dhomë;
Vështirësi në leximin e tekstit;
Shkalla e reduktuar e leximit;
Zgjatja e leximit të reduktuar;
Vështirësi në të pamurit e shkrimit me dorë;
Vështirësi të shikohet shkrimi në tabelë apo projector;
Vështirësi për të parë shkronjat apo numrat në libra/media;
Mospërputhje në shikimin e objekteve me kalimin e kohës (vizioni i luhatur).6
6 Ulaj, Enver, (2015), Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 3, Pejë, fq. 154-155.
27
KAPITULLI VIII
8. UDHËZIME PËR PUNËN ME NXËNËS TË VERBËR OSE ME
DËMTIME NË TË PAMUR
8.1 Vlerësimi i nxënësve me dëmtime pamore A. Vlerësimi fillestar. Vlerësimi do të thotë procedurat e përdorura për të përcaktuar nëse fëmija
ka ndonjë aftësi të kufizuar, natyrën dhe shkallën e edukimit special dhe shërbimeve përkatëse që
i nevojitet fëmijës. Ka një shumëllojshmëri të mjeteve që mund të përdoren gjatë vlerësimit.
Rregulloret e edukimit special të Virxhinias kërkojnë që vlerësimet të jenë teknikisht të shëndosha
dhe të administruara nga profesionistë të kualifikuar.7 Gjatë vlerësimeve fillestare dhe pasuese,
mësimdhënësi i nxënësve të verbër dhe me dëmtime pamore mund të sigurojë të dhëna që do të
ndihmojnë në sigurimin dhe përdorimin e mjeteve të përshtatshme dhe metodave të vlerësimit, për
të analizuar rezultatet e vlerësimit që kanë të bëjnë më dëmtime pamore.
Vlerësimi Funksional i të parit (VFP). VFP përfshin një vlerësim funksional të anomalive të
sjelljes, fushat periferike, dallimin e ngjyrave dhe kontrasteve, ndjeshmëri në dritë dhe preferencë,
mprehtësi për afërsi dhe distancë dhe dallimet me rekomandime për Orientim dhe Lëvizshmëri
(OM), si pjesë e VFP-së mund të përfshijnë rekomandime në lidhje me nevojën për shërbime
udhëzuese për nevojat aktuale dhe të ardhshme të lëvizshmërisë.
Vlerësimi Klinik i të Parit të Ulët. Rezultatet e VFP-së mund të paraqesin nevojën për një
vlerësim klinik të të parit të dobësuar. Specialistët e syrit me trajnim të specializuar mbi të parit e
dobësuar mund të kryejnë vlerësime klinike të të parit të dobët dhe të përshkruajnë pajisje për të
parit e dobët nëse është e nevojshme.
Vlerësimi i mediave mësimore (VMM). Një VMM mund të bëhet për të përcaktuar nëse ndonjë
media specifike mësimore vizuale, e prekjes, dhe/ose dëgjimore është e përshtatshme për një
student.
B. Rivlerësimi. Të paktën çdo tre vjet, shkolla duhet të rivlerësojë çdo fëmijë me aftësi të kufizuar,
përveçse nëse prindi dhe shkolla dakordohen që rivlerësimi nuk është i nevojshëm. Një fëmijë
mund të rivlerësohet më shpesh nëse prindi apo mësuësi e kërkon këtë, në çoftëse ka arsye për të
7 Shtypshkronja “GME”, (2003), Edukimi special në Kosovë, Prishtinë, fq.124.
28
rivlerësuar dhe për të përcaktuar nëse fëmija është ende me aftësi të kufizuara, ose për të përcaktuar
nevojat e tij/saj arsimore. Rivlerësimi është i ngjajshëm me vlerësimin fillestar sa i përket procesit.
Për të vlerësuar nevojat e vazhdueshme arsimore të nxënësve, specialistët e TBVI-së dhe OM-së,
sipas nevojës, mund të:
➢ Kryejnë FVA dhe LMA për të përcaktuar modifikimet dhe përshtatjet e duhura për mësim;
➢ Kryejnë vlerësimet e OM-së për të përcaktuar dhe rivlerësuar nevojën për mësimin e
orientimit dhe mobilitetit;
➢ Vlerësojë përvetësimin e qëllimeve adekuate të ECC-së;
➢ Përdorimi i të gjitha të dhënave për të zhvilluar rekomandimet adekuate të programit.
Akronimet dhe shkurtesat kyçe të përdorura në këtë dokument
1. TBVI – mësimdhënësit e nxënësve të verbër dhe me dëmtime pamore;
2. OM – Orientimi dhe mobiliteti;
3. LMA – Vlerësimi i mediave të mësimit;
4. ECC – Kurikuli bërthamë i zgjeruar.
Si të jem mësimdhënës kompetent me nxënës me nevoja të veçanta?
• Të jem mendjehapur;
• Të jem kreativ;
• Të kem shkathtësi të mira komunikuese;
• Të besoj në aftësitë e nxënësit;
• Të përpiloj Planin Individual të Arsimit (PIA-në) në bashkëpunim me të tjerët;
• Të bashkëpunoj me prindër;
• Të bashkëpunoj me profesionistët e tjerë;
• Të aftësohen vazhdimisht.
29
LITERATURA
Zabeli, Naser, “Nxënësit me nevoja të veçanta”. Prishtinë, 2001
Ulaj, Enver, “Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 2”. Pejë, 2014
Ulaj, Enver, “Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 3”. Pejë, 2015
Ulaj, Enver, “Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë 4”. Pejë, 2018
Shtypshkronja “GME”, “Edukimi special në Kosovë”. Prishtinë, 2003
Mulliqi, Shefqet, “Metodikë e punës me fëmijë me nevoja të veçanta”. Prishtinë, 2008
Q.B.M.K, “Xheladin Deda”. Pejë
Turku, Ardian, “Hyrje në edukimin special”. Elbasan, 2002
Edukimi i fëmijëve me dëmtime në të parë, SHVQB “Xheladin Deda”. Pejë, 2013
BURIME NGA INTERNETI
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/syri-i-njeriut-dhe-te-pamurit/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/crregullimet-e-refrakcionit/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/presbiopia/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/keratokonusi/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/katarakta/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/glaukoma/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/semundjet-e-retines/
https://kgjs.al/semundjet-e-te-pamurit/strabizmi/
30
SHTOJCA
Fig.1 Alfabeti i gjuhës shqipe në Braj
Fig.2 Libri me shkronja të zmadhuara në teknologjinë tonë
31
Fig.3 Vajza duke lexuar në librin e shkruar me alfabetin Braj