e drejta penale

21

Click here to load reader

Upload: fidan-shaqiri

Post on 15-Oct-2014

649 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E drejta penale

Amnistia eshte akt te cilen ne forme te ligjit e nxjerr parlamenti i shtetit.me amnisti e pacaktuar me emer per emer lirohen nga ndjekja penale,lirohen pjeserisht apo plotesisht nga vuajtja e denimit,zavendsohet denimi i shqiptuar me denim me te bute apo caktohet shlyerja e parakohshme e denimit nga evidenca e te denuareve ose hiqen pasojat e caktuara juridike te denimit.

Analogjia ne te drejten penale paraqet rastin kur nje veper qe nuk eshte e parapare me ligj si veper penale konsiderohet si e tille ne baze te ngjashmerise me vepren penale. Analogjia e lejuar kemi ateher po qe se ajo eshte ne favor te te fajesuarit dhe nese interpretimi i tille nuk eshte ne kundershtim me normat dhe parimet e tjera penalo juridike. Analogjia e ndaluar kemi atehere po qe se sipas normes se caktuar penalo juridike behet subsimimi i vepres apo rastit i cili nuk eshte parapare me ligj dhe poqe se duhet te tejkalohet apo zgjerohet vellimi i normes nese deshirnhet qe edhe ai rast te perfshihet me normen e caktuar.

Azili rrjedh prej fjales latine asylum qe do te thote strehim. E drejta e azilit eshte shprehur duke u strehuar kryesi i vepres penale ne vendet e caktuara brenda shtetit, shtetesine e te cilit e ka pasur personi.

Vepra penale sipas nocioni material formal eshte veper e njeriut e cila eshte e kunderligjshme e kryer me faj dhe e cila eshte percaktuar me ligj si veper penale por e cila njeherit eshte edhe veper e rrezikshme. Per te ekzistuar vepra penale ne menyre kumulative duhet te plotesohen 4 kushte themelore- 1kunderligjshmeria 2rrezikshmeria 3percaktimi i vepres penale me ligj dhe 4ligjdhenesi per qdo veper penale te parashoh sanksionin penal ose llojin e mases se trajtimit te detyrueshem qe mund te shqiptohet.

Vepra penale perbeehet prej 4 elementeve themelore: 1veprimi i njeriut 2kunderligjshmeria 3percaktueshmeria e vepres penale me ligj 4pergjegjshmeria penake e kryesit fajsia.

Bashkepunimi ekziston kur ne kryerjen e vepres penale marrin pjese dy e me teper persona. Zakonisht ne bashkepunim kryhen veprat penale te terrorizmit,trafikimit me njerez,me droge, me arme etj. Format e bashkepunimit jane: 1bashkekryerja 2shtytja 3ndihma 4bashkimi kriminal.

1bashkeshtytja ekziston nese dy apo me shume persona duke marre pjese ne veprimin e kryerjes apo ne ndonje menyre tjeter se bashku kryejne veper penale. Bashkekryerja e domosdoshme ekziston ne

Page 2: E drejta penale

rastet ku vepra penale mund te kryhet vetem nga nje person por qe ne kryerjen e saj marrin pjese dy e me shume persona. Bashkekryerja fiktive ekziston kur dy apo me shume persona se bashku realizojne pasojen e vepres penale por ne ate rast nuk kane vepruar me vetdije e as qe e kane deshiruar apo pranuar pasojen qe eshte shkaktuar.Bashkekryerja suksesive shprehet ne rastet kur ndonje person eshte duke e kryer nje veper penale i bashkangjitet personi tjeter edhe me veprimin e tij merr pjese ne kryerjen e vepres penale.

Bashkim veprash penale ekziston atehere kur personi me nje apo me shume veprime kryen dy apo me shume vepra penale per te cilat shqiptohet nje denim. Per te ekzistuar bashkimi i veprave penale duhet te plotesohen keto kushte: a.duhet te jene kryer dy e me shume vepra penale b.qe keto vepra te jene kryer nga i njejti person dhe c.qe per keto vepra te mos jete gjykuar me pare.Bashkimi veprash penale ka ngjashmeri me recidivizmin ne te dy rastet behet fjale per kryerjen e dy e me shume veprash penale dallimi qendron aty se te recidivizmi kryesi kryen veper te re penald pasi qe ka vuajtur denimin per veprat e mehershme ndersa bashkimi perfshin situaten kur nje person kryen dy e me teper vepra penale per te cilat ende nuk eshte gjykuar.

Bashkimi fiktiv i veprave penale ekziston atehere kur ne shikim te pare duket se me nje apo me shume veprime jane kryer shume vepra penale mirepo ne aspektin e se drejtes penale nuk konsiderohet se jane kryer shume vepra penale. Bashkimi fiktiv ideal ekziston kur personi me nje veprim realizon tiparet e dy apo me shume veprave penale por ne te drejten penale konsiderohet se eshte kryer nje veper penale,ky bashkim ekziston ne rastet kur ne mes te figurave te veprave penale shprehet mardhenia e specialitetit, subsidiaritetit dhe konsumacionit. Bashkimi filtiv real ekziston atehere kur me shume veprime jane realizuar tiparet e shume veprave penale mirepo sipas ligjit konsiderohet se eshte kryer vetem nje veper penale,ky bashkim ekziston ne rastet e veprave penale te perbera kolektive dhe te vazhduara.

Burime materiale konsiderohen te gjitha mardheniet shoqerore ekonomike dhe mardheniet e tjera shoqerore qe e karakteriznjne nje shoqeri sistemin e saj shoqeror politik ekonomik etj.

Burimet formale jane normat juridike veq e veq dhe teresia e tyre ky eshte sistemi juridik i caktuar.me fjale te tjera burim formal i se drejtes penale eshte legjislacioni i nje vendi te caktuar.

Page 3: E drejta penale

E drejta penale eshte e drejte ligjore ngase burim primar i saj eshte ligji,veprat penale dhe sanksionet penale mund te caktohen vetem me ligj.

Ligji penal eshte qdo dispozite ligjore me te cilen rregullohen qeshtje nga fusha e se drejtes penale.

Kodi penal paraqet ligjin e rendesishem me te cilin ne menyre te teresishme dhe te sistemuar permblidhen dispozitat penalo juridike.

Legjislacioni penal jane te gjitha ligjet penale pra edhe kodi penal si dhe tere sistemi i ligjeve dhe dispozitave tjera penale te cilat jane ne fuqi.

Dashja vepra penale eshte kryer me dashje kur kryesi ka qene i vetdijshem per vepren e vet dhe ka dashur qe ta kryej apo ka qene i vetdijshem se per shkak te veprimit dhe mosveprimit te tij mund te shkaktohet pasoja e ndaluar por e ka pranuar eshte dakorduar qe te shkaktohet pasoja. Dashja mund te jete dashje direkte ekziston atehere kur kryesi i vepres penale eshte i vetdijshem se me veprimin apo mosveprimin e vet do te kryej veper te demshme dhe e deshiron kryerjen e asaj vepre dhe dashja eventuale ekziston atehere kur kryesi ka qene i vetdijshem se per shkak te veprimit apo mosveprimit mund te shkaktohet pasoja e ndaluar mirepo me vetedije eshte dakorduar qe ajo te shkaktohet.

Deliktet ekonomike konsiderohen cenimi i rregullave te afarizmit ekonomik dhe financiar te cilen e ka kryer personi juridik dhe personi pergjegjes ne subjektin juridik i cili ka shkaktuar apo ka mundur te shkaktoj pasoja te renda.

Kundervajtjet jane cenime te rendit publik te percaktuar me ligj dhe dispozita tjera per te cilat jane te parapara denimet kundervajtese dhe masat mbrojtese, jane cenime te rendit publik dhe paraqesin cenimin e disiplines shoqerore.

Veprim ne te drejten penale nenkuptojme te gjitha sjelljet apo veprimet e njeriut qe manifestohen ne boten e jashtme dhe te cilat jane te percaktuara me ligj si vepra penale.per tu konsideruar nje veprim relevant ne te drejten penale ai duhet te jete i vullnetshem qe eshte ndermarre dhe dirigjuar nga ana e personit te vetdijshem dhe ne baze te vullnetit te lire.

Page 4: E drejta penale

Denimet alternative jane rezultat i trendeve bashkekohore dhe kane per qellim qe ne te gjitha rastet e mundshme te parapara me ligj ne vend te denimit me burgim te shqiptohet denimi alternativ qe jane joizoluese jo me burgim. Denimet alternative jane: denimi me kusht, denimi me kusht me urdher per trajtim te detyrueshem rehabilitues,denimi me kusht me urdher per mbikqyrje nga sherbimi sprovues, denimi me kusht me urdher per pune ne dobi te pergjithshme dhe gjysmeliria konsiston ne ate qe personi te cilit i eshte shqiptuar denimi me burgim i mundesohet qdo dite brenda oreve te caktuara te mund te qendroje ne liri per te vazhduar punen profesionale te cilen e ka kryer edhe para kryerjes se veprer penale apo te kryej pune familjare, shkollimin,mjekimin etj.

Denimet jane mase e dhunshme te parapara me ligj te cildn e shqipton gjyqi ndaj kryesit penalishte te pergjegjshem te vepres penale me qellim te mbrojtjes se vlerave te caktuara te qytetareve dhe te shoqerise ne teresi dhe i cili konsiston ne marrjen apo kufizimin e lirive dhe te drejtave te kryesit te vepres penale.karakteristikat e denimit jane: duhet te jete personal, duhet te jete human,duhet te jete legjitim,duhet ti godase njesoj kryesit e veprave penale,duhet te jete proporcional me peshen e vepres penale dhe shkaklen e pergjegjesise penale te kryesit,duhet te jete i ndare,duhet te jete i revokueshem dhe duhet te jete i permisueshem.

Denimi me kusht eshte pezullim i ekzekutimit te denimit te shqiptuar per nje kohe te caktuar dhe me kusht te caktuar. Qellimi i denimit me kusht eshte resocializim i delinkuentit me ane te pezullimit te denimit. Denimi me kusht eshte i pershtatshem te shqiptohet ne vend te denimit afatshkurter me burg per delikuentet e rastit dhe ne pergjithesi per kryesit e veprave penale te lehta. Denimi me kusht mund te shqiptohet nese plotsohen dy kushte- a.kushtet te cilat i referohen denimit te parapare me ligj dhe denimit te shqiptuar nga ana e gjykates dhe b.kushtet te cilat i referohen personalitetit te kryesit te vepres penale dhe qellimit te denimit me kusht.

Dhuna eshte perdorim i forces ndaj nje personi me qellim qe ta detyroj te ndermarr apo te mos ndermarr nje veprim me te cilin realizohen tiparet e nje vepre penale. Dhuna absolute eshte ajo dhune me te cilen personi ne teresi eshte privuar qe lirisht te vendose per sjelljet e vdta.dhuna kompulsive shprehet ne raste kur personi ndaj te cilit perdoret dhuna nuk eshte absolutisht i privuar nga mundesia per te vendosur.

të Martën · Ankohu

Page 5: E drejta penale

Edonna I. Shigjeqi

Kanosja eshte deklarata e ndonje personi me te cilin i behet me dije dikujt se do ta gjej ndonje e keqe nese nuk vepron ashtu si deshiron personi qe kanoset.

Ekzistojne dy lloje te bashkimit: 1bashkimi ideal ekziston ne rastet kur personi me nje veprim kryen dy e me shume vepra penale per te cilat gjykohet ne te njejten kohe dhe 2bashkimi real ekziston atehere kur nje person me shume veprime kryen shume vepra penale per te cilat shqiptohet nje denim unik per te gjitha veprat penale.

Bashkimi fiktiv i veprave penale ekziston atehere kur ne shikim te pare duket se me nje apo me shume veprime jane kryer shume vepra penale mirepo ne aspektin e se drejtes penale nuk konsiderohet se jane kryer shume vepra penale. Bashkimi fiktiv ideal ekziston kur personi me nje veprim realizon tiparet e dy apo me shume veprave penale por ne te drejten penale konsiderohet se eshte kryer nje veper penale,ky bashkim ekziston ne rastet kur ne mes te figurave te veprave penale shprehet mardhenia e specialitetit, subsidiaritetit dhe konsumacionit.

Ekzistojne tri grupe interpretimesh: 1.sipas subjekteve qe mund ta bejne interpretimin- autentik,gjyqesor dhe doktrinar. 2.sipas metodave-gramatikor,historik,sistematik,krahasues,teologjik,logjik qe ndahet ne dy rregulla te posaqme a.argumentua a contrario eshte rregull e interpretimit ne baze te se ciles nxjerrim perfundim se perjashtohet mundesia e aplikimit te ndonje norme penalo juridike poqese ajo eshte parapare vetem per nje rast konkret dhe si e tille ben perjashtim nga normat e pergjithshme qe rregullojne ate qeshtje dhe b.argumentum a fortiori shprehet ne dy forma: argumentum a maiori ad minus permban ne vete logjiken sipas te ciles po qese diq eshte e ndaluar per rastin me te lehte gjithsesi eshte e ndaluar edhe per rastin me te rende dhe argumentum a minori ad maius kur diq eshte e lejuar per rastin me te lehte aq me pare eshte e lejuar per rastin me te rende. 3.sipas vellimit- interpretimi i ngusht por restriktiv dhe i gjere apo ekstenziv.

Page 6: E drejta penale

Falja eshte akt te cilin e nxjerr kryetari i shtdtit ose qeveria e shtetit.falja nxirret ne forme te vendimit me te cilin personat e caktuar emer per emer lirohen nga ndjekja penale,lirohen plotesisht apo pjeserisht nga ekzekutimi i denimit,zevendsohet denimi i shqiptuar me denim me te bute apo me denim me kusht apo caktohet shlyerja e parakohshme e denimit nga evidenca te te denuareve hiqen apo u caktohet afat e i shkurter i denimeve plotesuese.falla jepet ne baze te ligjit te posaqem me te cilin eshte percaktuar procedura per zbatimin e saj. Amnestia apo falja me te cilen kryesi i vepres penale lirohet nga ndjekja penale quhet abolacion i cili mund te jepet ne te gjitha fazat e procedures penale gjersa nuk eshte nxjerre aktgjykimi i plotfuqishem.

Fazat e kryerjes se vepres penale jane: 1vendimi per te kryer veper penale-vendimet qe ndodhin ne psiken e njeriut dhe qe nuk mund te manifestohen ne boten e jashtme nuk mund te ndeshkohen 2veprimet pergaditore mund te shprehen ne menyra te ndryshme si ne furnizimin ose aftesimin e mjeteve per kryerjen e vepres penale,planifikimin, organizimin, arritjen e marreveshjes etj, per veprimet pergaditore personat mund te denohen vetem perjashtimisht 3tentativa e vepres penale-ekziston kur ndokush me dashje ndermerr veprime te drejtperdrejta per kryerjen e vepres penale dhe vepra nuk eshte kryer ose elementet e vepres penale nuk jane realizuar dhe 4vepra penale e perfunduar.

Figura e vepres penale eshte teresia e elementeve te vepres penale te caktuar ngase qdo veper penale i posedon elementet e veta te posaqme qe e ben te dallohet nga vepra tjera.teresia e elementeve te posaqme sajon figuren e vepres penale te caktuar.kjo figure sajohet duke percaktuar elementet e posaqme veq e veq dhe duke bere sintetizimin dhe pergjithsimin e tyre ne dispoziten e caktuar penalo juridike.

Objekt i vepres penale jane te mirat juridike ndaj te ciles eshte d drejtuar vepra penale, keto te mira jane te mirat apo vlerat vitale te njeriut te popullit te nje vendi dhe te komunitetit nderkombetar.

Figura e vepres penale eshte teresia e elementeve te vepres penale te caktuar ngase qdo veper penale i posedon elementet e veta te posaqme qe e ben te dallohet nga vepra tjera.teresia e elementeve te posaqme sajon figuren e vepres penale te caktuar.kjo figure sajohet duke percaktuar elementet e

Page 7: E drejta penale

posaqme veq e veq dhe duke bere sintetizimin dhe pergjithsimin e tyre ne dispoziten e caktuar penalo juridike.

Objekt i vepres penale jane te mirat juridike ndaj te ciles eshte d drejtuar vepra penale, keto te mira jane te mirat apo vlerat vitale te njeriut te popullit te nje vendi dhe te komunitetit nderkombetar.

Kunderligjshmeria eshte element apo atribut i pergjithshem i qdo vepre penale. Kunderligjshmeriat paraqet baze juridike per percaktimin e vepres penale,sipas natyres se saj kunderligjshmeria eshte tipar i qdo delikti penal.

Shkalla e rrezikshmerise shoqerore percaktohet edhe duke pasur parasysh menyren e kryerjes se vepres mjetet me te cilat eshte rrezikuar apo demtuar e mira juridike koha e kryerjes vendi i kryerjes.

Rrezikshmeria e pergjithshme eshta ajo rrezikshmeri e vepres penale siq eshte percaktuar ne ligj ne menyre te pergjithshme per numer te pacaktuar te rasteve.

Rrezikshmeria e posaqme shprehet me kryerjen e vepres penale konkrete ne kuadrin e llojit te njejte te veprave penale.

kushtet qe duhet te permburhen me rastin e rrezikut jane: 1rreziku nuk duhet te jete i provokuar apo i shkaktuar 2rreziku mund ti kanoset qdo te mire 3rreziku duhet te jete i vertete.

Menjanimi i rrezikut eshte veprimi qe ndermerret me qellim qe te shpetohet e mira juridike se ciles i kanoset rreziku.me veprimin e menjanimit te rrezikut zakonisht realizohen tiparet e vepres penale te caktuar. Kushtet qe duhet te permbushen me rastin e menjanimit te rrezikut jane: 1te mos kete ekzistuar mundesia qe rreziku te menjanohet ne ndonje menyre tjeter 2menjanimi i rrezikut duhet te jete i atcasshem me ekzistimin e rrezikut 3nd mes te keqes se kanosur dhe te keqes se shkaktuar duhet te ekzistoje proporcionalitdt i caktuar.

Page 8: E drejta penale

Lirimi me kusht nenkupton se personi i cili eshte duke e vuajtur denimin lirohet ne liri para se ta kete vuajtur denimin ne teresi me kusht qe derisa te skadoj koha per te cilen i eshte shqiptuar denimi te mos kryej veper tjeter penale, me lirimin me kusht i denuari motivohet qe me shpejte te permiresohet dhe te aftesohet per jete normale ne liri si dhe sherben edhe si mase mbrojtese e shoqerise nga kryerja e serishme e veprave penale.

Masat e trajtimit te detyrueshem nuk jane sanksione penale por jane masa te posaqme masa sui generis te karakterit mjekesor te cilat mund tu shqiptohen vetem kryesve te veprave penale me paaftesi mendore dhe vartesi nga droga ose alkooli.masat e trajthmit te detyrueshem jane: trajtimi i detyrueshem psikiatrik per kryesin me paaftesi mendore, per kryesin me aftesi te zvogeluar mendore dhe me ane te rehabilitimit te detyrueshem i personave te varur nga droga ose alkooli.

Matja e denimit nenkupton caktimin e llojit dhe lartesine e denimit kryesit te vepres penale.me rastin e matjes se denimit duhet te merren parasysh te gjitha rrethanat lehtesuese dhe renduese qe jane shprehur ne momentin e kryerjes se vepres penale ne menyre qe ti caktohet ai lloj dhe mase e denimit i cili do ti pergjigjet peshes se vepres penale.

Matja e denimit unik per vepra penale te kryera ne bashkpunim behet ne baze te tri sistemeve: a.sistemi i absorbciomit-matet denimi per qdo veper penale veq e veq mirepo si denim unik shqiptohet denimi me i rende i cili absorbon ne vete denimet me te lehta. b.sistemi i asperacionit-se pari matet denimi per qdo veper penale veq e veq madje denimi me i rende merret per bazd,kurse denimet tjera i shtohen ketij por me kusht qe denimi unik te mos e arrij shumen e te gjithe denimeve e as mos ta tejkaloj maksimumin. c.sistemi i kumulacionit-se pari denimet caktohen veq e veq per qdo veper penale ne bashkim e me pas mblidhen te gjitha denimet dhe shuma e tyre paraqet denimin unik te perbashket.

Mbrojtja e nevojshme eshte mbrojtja e cila eshte e domosdoshme per te zbrapsur sulmin e kunderligjshem real dhe te atcasshem ndaj vetes ose ndaj nje personi tjeter me kusht qe karakteri i mbrojtjes te jete ne proporcion me shkallen e rrezikut qe paraqet sulmi.per te ekzistuar mbrojtja e nevojshme duhet te ekzistoje sulmi dhe mbrojtja.

Page 9: E drejta penale

Sulmi eshte qdo veprim i njeriut i cili eshte i drejtuar ne demtimin apo rrezikimin e ndonje te mire juridike.kushtet qe duhet te permbushen me rastin e sulmit jane: 1sulmues duhet te jete njeriu 1sulmi mund te jete i drejtuar kunder qdo te mire 3sulmi duhet te jete i kunderligjshem 4sulmi duhet te jete i atcasshem 5sulmi duhet te jete i vertete.

Mbrojtja eshte qdo veprim i njeriut me te cilin demtohet apo rrezikohet ndonje e mire e sulmuesit.

Me ekstradim ne te drejten penale nenkuptojme dorezimin e kryesit te vepres penale prej nje shteti ne shtetin tjeter me qellim qe kryesi te denohet per vepren penale te kryer ose me qellim qe ndaj tij te ekzekutohet denimi i shqiptuar me aktgjykimin e plotfuqishem. Dorezimi i fajtorit behet per keto lloje te veprave penale: me metoden e enumeracionit ceken llojet e veprave penale per te cilat do te behet ekstradimi, me metoden eliminatore ceken veprat penale per te cilat nuk do te behet ekstradimi dhe me metoden e klauzoles gjenerale me qrast lloji i veprave penale per te cilat do te behet ekstradimi caktohet sipas llojit dhe mases me te bute te denimit.

Me interpretim ne te drejten penale kuptojme percaktimin e kuptimit te normes se caktuar penalo juridike,ka rendesi te madhe pasi shumica e normave penalo juridike nuk mund te aplikohen ne rastin konkret nese nuk interpretohem para se te percaktohet kuptimi i drejt i tyre.

Pakujdesia pa vetdije apo neglizhenca ekziston kur personi nuk eshte i vetdijshem se pasoja e ndaluar mund te shkaktohet si rezultat i veprimit ose mosveprimit te tij edhe pse ne rrethana dhe sipas vetive te tij personale ka mundur te ishte i vetdijshem per kete mundesi.

Lajthimi definohet si parafytyrim i gabuar apo jo i drejt per ndonje rrethane. Lajthimi mund te jete: lajthimi ne fakt ekziston kur kryesi ne kohen e kryerjes se vepres penale nuk ka qene i vetdijshem per ndonje nga tiparet e saj te caktuar me ligj apo kur gabimisht mendon se ekzistojne rrethana sipas te cilave po ekzistonin ato faktikisht ajo veper do te lejohej dhe lajthimi juridik perkufizohet si lajthim mbi

Page 10: E drejta penale

ndalueshmerine e vepres.lajthimi juridik shprehet ne dy forma a.ne rastet kur kryesi nuk e di qe vepra e tij eshte e kunderligjshme dhe b.kur kryesi gabimisht mendon se ekziston ndonje rrethane e cila e perjashton kunderligjshmerine.

Papergjegjshmeria kur kryesi i vepres penale posedon rendesine e vepres dhe aftesine per ti kontrolluar sjelljet e veta ne te drejten penale konsiderohet i papergjegjshem. Papergjegjshmeria esencialisht d zvogluar eshte gjendje e tille d personit ne kohen e kryerjes se vepres penale nese per shkak te semundjes mendore kronike apo te perkohshme qregullimit mendor apo ngecjes ne zhvillimin mendor aftesia e kryesit qe te kuptoje rendesine e vepres apo aftesia e tij qe ti kontrolloj sjelljet e veta ka qene dukshem esencialisht e zvogluar.

Actiones liberae in causa(veprimet jane te lira ne vendim e jo edhe ne kryerje) eshte parim se nese kryesi ne kohen e kryerjes se vepres penale ka qene i papergjegjshm as nuk mund te konsiderohet penalisht i pergjegjshem per ate veper mirepo nga kjo rregull ekziston nje perjashtim kur vet personi e shpien veten ne gjendje te papergjegjshme dhe ne ate gjendje kryen veper penale.

Parashkrimi eshte institut juridik i cili shpie ne shuarjen e sanksioneve penale per shkak te kalimit te kohes se caktuar me ligj,kur paraqitet parashkrimi shteti humb te drejten e zbatimit te sanksioneve penale ndaj kryesit te vepres penale.e drejta penale njeh dy llojd te parashkrimit- parashkrimi i ndjekjes penale dhe parashkrimi i ekzekutimit te denimit

Parashkrimi i ekzekutimit te denimit konsiston ne ate se pas kalimit te kohes se parapare me ligj denimi i shqiptuar nuk mund te ekzekutohet. Parashkrimi absolut i ekzekutimit te denimit paraqitet ne qdo rast kur te kaloj dyfishi i kohes qe kerkohet sipas ligjit per parashkrimin e ekzekutimit te denimit. Dhe parashkrimi i ekzekutimit te denimeve plotsuese dhe masave te trajtimit te detyrueshem.

Page 11: E drejta penale

Parimet themelore te ekzekutimit te sanksioneve penale jane: 1.parimi i ligjshmerise konsiston ne faktin se ndaj personit te denuar mund te ekzekutohen vetem ai lloj i sanksionit penal i cili eshte i parapare me ligj dhe i shqiptuar me vendimin e plotefuqishem te gjyqit dhe personit te denuar mund ti merren apo kufizohen vetem ato liri dhe te drejta te caktuara me ligj. 2.parimi i humanitetit sipas ketij parimi sjellja ndaj te denuareve duhet te jete njerezore ne menyre qe te ruhet dinjiteti i tij njerezor shendeti i tij fizik dhe psikik dhe ne te njejten kohe sigurohet disiplina e nevojshme ne entin ndeshkues permisues.

Parimi i personaliteti pasiv-sipas ketij parimi legjislacioni penal i kosoves aplikohet ndaj te huajve te cilet jashte territorit te kosoves kryejne vepra penale kunder qytetarit tone ose kunder vendit tone.

Parimi univerzal- sipas ketij parimi legjislacioni yne penal aplikohet edhe ndaj te huajit i cili kryen veper penale jashte territorit te kosoves ndaj shtetit te huaj apo personit te huaj. Qe te mund te aplikohet ky parim duhet qe shtetasi i uaj te hase ne territorin e kosoves apo te ekstardohet.

Parimi i juridiksionit perfaqesues-sipas ketij parimi kur shtetasi i huaj kryen veper penale ne territorin e kosoves edhe pse gjykatat tona kane te drejte ta denojne ne baze te parimit territorial eshte parapare mundesia qe vendi yne te heq dore nga kjo e drejte dhe ndjekja penale ti besohet shtetit te huaj, shtetesine e te cilit e ka kryesi i vepres penale apo qe ne ate shtet ka vendqendrimin e perhershem.

Parimi territorial- sipas ketij parimi legjislacioni penal i nje vendi aplikohet ndaj te gjithe personave qe kryejne veper penale ne territorin e tij pa marr parasysh se a jane apo nuk jane shtetas te tij apo jane persona pa shtetesi.

Parimi real ose mbrojtes- kur vepra penale kryhet jashte territorit te kosoves por me te cilat demtohen apo rrezikohen te mirat juridike te vendit tone apo qytetareve tane aplikohet ligji jone penal.

Parimi i personalitetit aktiv- legjislacioni yne penal aplikohet ne rastet kur qytetaret e kosoves kryejne vepra penale jashte territorit te kosoves,ky parim zbatohet edhe ne rastet e kryeseve te veprave penale te cilet nuk jane shtetas te asnje shteti.

Page 12: E drejta penale

Per ekzistimin e kanosjes nuk eshte d domosdoshme qe ai qe kanoset ta realizoj kanosjen por ai ndaj te cilit eshte e orientuar kanosja ne baze te situates te rrethanave konkrete te fitoj bindje bindjen se kanosja do te realizohet.

Shkaqet qe e perjashtojne kunderligjshmerine jane: 1veprimet e kryera gjate ushtrimit te detyres zyrtare 2rreziku i lejuar 3veprat e kryera ne baze te se drejtes prinderore dhe edukimit 4veprat e kryera gjate ushtrimit te profesionit te mjeksise 5pelqimi i te demtuarit 6veprimi ne interes te demtuarit dhe pelqimi i supozuar.

Pergjegjesia penale - nje person konsiderohet penalisht pergjegjes nese ne kohen e kryerjes se veprer penale ka poseduar cilesi te caktuara psikike dhe nese ai ka ekzistuar nje mardhenie e caktuar psikike ndaj vepres te cilen ai e ka kryer. Pergjegjesia perbehet nga pergjegjshmeria kur personi posedon aso veti psikike qe i bejne te mundshem te nendoj te gjykoje te vendose dhe ti kontrollnj sjelljet dhe veprimet e veta. Perbehet nga elementi intekektual kur kryesi i veprer penale eshte i afte qe te kuptoje rendesine e vepres se vet dhe elementi volitiv apo i deshires kur personi eshte ne aso gjendje apo ka aftesi psikile qe te vendose dhe ti kontrolloj sjelljet e veta.

Fajsia kryesi i vepres penale konsiderohet i fajshem kur ndaj vepres ka pasur aso qendrimi apo raporti i cili e bene te mundshem ti ngarkohet vepra.

Pjesa e pergjithshme e kodit penal paraqet nje sistem te normave penalo juridike me te cilat percaktohen parimet e se drejtes penale si dhe nocioni dhe institucionet themelore te se drejtes penale siq jane veprat penake,demimet dhe llojet e sanksioneve penale,mbrojtja e nevojshme,nevoja ekstreme.

Page 13: E drejta penale

Pjesa e posaqme e kodit penal paraqet sistem te normave penalo juridike me te cilat percaktohen veprat penale veq e veq si dhe sanksionet penale dhe masat e trajtimit te detyrueshem qe mund ti shqiptohen kryesve te veprave penale.

Qellimi eshte nje parafytyrim per pasojen e vepres penale,qdo veper penale qe kryhet me dashje supozohet se eshte kryer me qellim te caktuar.

Motiti eshtd komponent psikologjik i jetes shpirterore e cila e shtyn personin te ndermarr veprimin e caktuar.

Pakujdesia ekziston atehere kur kryesi nuk e deshiron pasojen e shkaktuar kur pasoja shkaktohet kunder vullnetit te tij. Me pakujdesi shkaktohet pasoja e demshme e cila ka mundur te mos shkaktohet po te ishte kryesi i kujdesshem.

Pakujdesia me vetdije apo mendjelehtesia eshte kur personi vepron me pakujdesi te pavetdijshme kur nuk eshte i vetedijshem se pasoja e ndaluar mund te shkaktohet si rezultat i veprimit apo mosveprimit te tij por me mendjelehtesi mendon se ajo nuk do te shkaktohet apo se ai do te mund ta parandaloje shkaktimin e saj.

Recividi nenkupton rastet kur personi qe ka qene me pare i denuar perseri kryen veper penale.ekziston recividi i pergjithshem dhe special.duke marre parasysh numrin e veprave penale te kryera ne te drejten penale njihen dy lloje te recividit: 1recividi i njefisht apo i rendomt ekziston ne rast kur personi i cili ka qene i denuar per veper penale te meparshme serish kryen veper penale tjeter. 2recividi i shumefisht ekziston atehere kur person me pare ka qene me se paku dy here i denuar per vepra penale serish kryen veper penale.

Rehabilitimi nenkupton kthimin e te drejtave presonit te denuar pasi te kete mbajtur denimin,shlyerjen e pasojave juridike ne ato legjislacione te cilat njohin keto pasoja si dhe shlyerjdn e denimdve nga eviddnca e te ndeshkuarve. Kemi rehabilitinin ligjor paraqitet me kalimin e kohes se caktuar pas denimit te mbajtur me kusht qe personi i denuar gjate kesaj periode te mos kryej veper te re penale dhe rehabilitimi gjyqesor per njohjen e tij vendos gjykata ne bazd te lutjes se te ndeshkuarit.

Page 14: E drejta penale

Sanksionet penale jane masa te dhunshmd penalo juridike te cilat i shqipton gjykata ne proceduren e percaktuar me ligj ndaj kryesit te vepres penale,me qellim te mbrojtjes se shoqerise dhe individit nga kriminaliteti ndersa konsistojne ne marrjen apo kufizimin e lirive dhe te drejtave te caktuara apo terheqjen e verejtjes kryesit te vepres penald se do ti merren apo kufizohen lirite apo te drejtat nese serish kryen veper penale. Sanksionet penale sipas KPPK jane: denimet kryesore,alternative, plotesuese dhe verejtja gjyqesore.

Shkenca e te drejtes penale studion te drejten penale ashtu siq eshte rregulluar me legjislacionin penal ose siq thuhet ndryshe studion te drejten penale de lege lata dhe de lege ferenda duke dhene propozime dhe sugjerime per zgjidhjen masa dhe institucione te reja te cilat do ti kontribuonin luftes me te suksesshme kunder kriminalitetit.

Sistemi i denimeve sipas KPPK denimi me burgim afatgjate, denimi me burgim, denimi me gjobe, denimet alternative dhe denimet plotsuese.

Denimet kryesore jane ato te cilat ligji i parasheh se mund te shqiptohen si mase kryesore e denimit. Denimet kryesore jane: denimi me burgim afatgjate eshte parapare per veprat penale me te renda te kryera me dashje, denimi me burgim eshte parapare per numrin me te madh te veprave penale dhe denimi me gjobe ketu kryesi i vepres penale detyrohet qe brenda afatit te caktuar ta paguaj shumen e te hollave ne dobi te shtetit.

Denimdt plotesuese jane ato lloje te denhmeve te cilat mund te shqiptohen vetem krahas denimit kryesor apo alternativ. Denimet plotesuese jane: gjoba,heqja e se drejtes per tu zhgjedhur,ndalimi i ushtrimit te funksioneve ne adm publike,ndalimi i ushtrimit te profesionit,marrja e patent shoferit,marrja e sendit,urdheri per publikimin e aktgjykimit dhe debimi i te huajit nga territori i kosoves.

Page 15: E drejta penale

Veprat penale te kryera me veprim personi vepron ne kundershtim me normen qe e ndalon veprimin e caktuar.

Veprat penale te kryera me mosveprim kryhen me mosndermarrjen apo apstenimin nga veprimet qe ka qene i detyruar ta ndermarre. Keto vepra ndahen ne dy grupe- 1veprat penale te drejta te kryera me mosveprim dhe 2veprat penale jo te drejta te kryera me mosveprim.

Kauzaliteti perkufizohet si lidhje ne mes te veprimit apo mosveprimit dhe pasojes se shkaktuar. Qe te mund te percaktohet kauzaliteti ne te drejten penale duhet te konstatohet se midis veprimit dhe pasojes ekziston lidhja e domosdoshme kauzale.

Veprimet me te cilat pergatitet kryerja e vepres penale mund te shprehen ne menyra te ndryshme.me se shpeshti veprimet pergatitore konsistojne ne furnizimin ose aftesimin e mjeteve ne menjanimin e pengesave qe paraqesin veshtiresi per kryerjen e vepres penale ne arritjen e marrveshjes planifikimit apo organizimin me te tjeret me qellim te kryerjes se vepres penale si dhe ne veprimet e tjera me te cilat krijohen kushtet per kryerjen e drejtperdrejte te vepres penale.

Veprimet pergatitore-Ekzistojne rastet qe ndokush te kete ndermarre veprimet pergatitore apo tentativen me qellim te kryerjes se vepres penale mirepo perkunder faktit se mund te kryej vepren penale heq dore vullnetarisht abstenon nga kryerja e saj. Heqja dore vullnetare mund te jete tentative e mete shprehet ne rastet kur personi me vullnetin e tij te lire ndal veprimin e metejshem dhe tentativa e plote shprehet nd rastet kur personi pasi qe te kete perfunduar veprimin e kryerjes ndermerr nje veprim tjeter me te cilin pengon shkaktuarjen e pasojes. Kryesi ne rastin e heqjes dore vullndtare do te denohet per ato veprime te cilat perbejne veper penale te pavarur te veqante.

Veprt e rendesise se vogel mund te ndodhin raste qe ndôje person te kryej veper e cila i ka te gjitha tiparet e vepres penale td percaktuar me ligj penal mirepo per shkak se vepra posedon nje vellim tejet te vogel te rrezikshmerise ajo nuk konsiderohet si veper penale.