e erejta ekologjike

103
UNIVERSITETI I PRIZRENIT UNIVERSITY OF PRIZREN “UKSHIN HOTI” FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAW

Upload: refik-mustafa

Post on 21-Apr-2017

491 views

Category:

Law


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: E  Erejta Ekologjike

UNIVERSITETI I PRIZRENIT UNIVERSITY OF PRIZREN

“UKSHIN HOTI”FAKULTETI JURIDIK

FACULTY OF LAW

Page 2: E  Erejta Ekologjike

E DREJTA EKOLOGJIKEDR. ARMEND PODVORICA

Page 3: E  Erejta Ekologjike

E DREJTA EKOLOGJIKE

Ekologjia është degë e biologjisë, e cila e studion shpërndarjen dhe pasurimin

e jetës dhe marrëdhënieve në mes organizmave me njëri tjetrin si dhe

ambientit jetësor.

Termi "ekologji" rrjedh nga fjala greke "ojkos - vendbanim, mjedis jetësor dhe

logos - shkencë, dituri". Termin "ekologji" për herë të parë e ka përdorur

shkencëtari Hekeli, megjithëse si themelues i ekologjisë moderne merret

shkencëtari i njohur Darvini. Gjithashtu ai merret me problemet e mjedisit duke

gjetur zgjidhjen e tyre më të mirë dhe me vetëdijesimin e njerëzve mbi dëmet

që po i shkaktojnë mjedisit dhe vendit ku jetojnë.

Page 4: E  Erejta Ekologjike

Faktorët Ekologjik

Faktorë ekologjik quhen ato veprime të cilat i shoqërojnë qeniet e gjalla

që nga lindja e gjerë në vdekje. Këta faktorë veprojnë në bimë dhe

shtazë dhe janë në varshmëri reciproke me njëra tjetrën. P.sh. rrezatimi i

Diellit ndikon në temperaturë, temperatura sjell avullimin e ujit, avullimi i

ujit sjell lagështin në ajër e kështu me radhë .Këto ndryshime varen nga

relievi, gjerësia gjeografike, lartësia mbidetare etj.

Faktorët ekologjik ndahen në 2 lloje, faktorë që vinë nga bota e gjallë

'''''(biotik)''''' dhe faktorë që vinë nga bota jo e gjallë '''''(abiotik)'''''.

Page 5: E  Erejta Ekologjike

Tek faktorët e '''botës së gjallë (biotik)''' marrin pjesë ndikimet reciproke në

mesë qenieve të gjalla. Qofshin ngacmimet nga brenda apo nga jashtë ''(ato

që i shkakton edhe njeriu)''.

Tek faktorët e '''botës jo të gjallë (abiotik)''' marrin pjesë më përgjithësi kushtet

klimatike, tokësore dhe ato të relievit, siç janë: ''relievi, temperatura e ajrit, dhe

e tokës, uji, lagështia, lartësia mbidetare, pjerrtësia e tokës, vetitë fizike, vetitë

biologjike, vetitë kimike etj. ''

Zhvillimi industrial , rritja e popullsisë botërore , e për pasoj edhe rritja e

konsumit dhe e nevojave tjera qe kane prodhuar pasoja për gjendjen e

mjedisit , qe te gjitha janë fenomene me shtrirje ndërkombëtare pra te

pranishme ne vende te ndryshme. Shume aspekte kyçe te mjedisit , duke nisur

nga ndotja e deri te ndryshimet klimatike , janë fenomene thellësisht tej

kombëtare

Page 6: E  Erejta Ekologjike

E drejta ekologjike – Mjedisit : Historia dhe Zhvillimi

Hyrje Konceptuare

Ne krahasim me shume fusha te studimit te se drejtës se brendshme, e

drejta e mjedisit është dege relativisht e re, njësoi siç e drejta

ndërkombëtare e mjedisit . Ne te vërtet , mund te jene te pakta ato

fenomene që janë aq shumë të ndërlidhura mes vete siç është mjedisi

botëror .

Në këtë kuptim e pakta, e drejta e brendshme ose në të vërtet as një

sistem I mbrojtjes kombëtare të mjedisit nuk mund të shihet si I ndarë apo I

shkëputur prej ndërvarësisë që del prej vetë natyrës universale të

fenomenit.

Për të adresuar problemet tej kombëtare të mjedisit , si ndryshimet klimatike

apo humbjen e diversitetit biologjik, është dashur të zhvillohet një rrjet I

marrëveshjeve dhe institucioneve , si kundër edhe I parimeve dhe

teknikave që janë unike për këtë fushë .

Page 7: E  Erejta Ekologjike

Sfondi Historik

Gjate shekullit nëntëmbëdhjetë dhe ne fillim te shekullit njëzet , shtetet kane filluar lidhjen e

marrëveshjeve për rregullimin e peshkimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e aspekteve te

caktuara te faunës , si për shembull te zogjve. Ne fillim te shekullit njëzet ndërmjet SHBA dhe

Kanades kishte te bënte me mbrojtjen e zogjve shtegtar ndërmjet SHBA dhe Kanadës. Më

parë , më 1901, Britania e Madhe dhe Danimarka kishin lidhur një marrëveshje për rregullat e

peshkimit në rajonet e ishullit Faroe dhe të Islandës.

Mbrojtja e florës dhe faunës , por edhe e pasurive tjera natyrore është kushtëzuar nga

interesat ekonomike të shteteve , ndonëse mund te cilësohet edhe si dëshmi e përpjekjeve

për ruajtjen e një ekuilibri ekologjik .

Gjatë kësaj periudhe , shtetet , po ashtu lidhën marrëveshje për rregullimin e përdorimit të ujit

përgjatë kufijve të tyre. E këtillë ishte marrëveshja në lidhje me ujërat kufitare dhe Çështjet e

ngritura përgjatë kufijve midis Kanadasë dhe SHBA , e lidhur ndërmjet Shteteve te Bashkuara

dhe Britanisë së Madhe

Page 8: E  Erejta Ekologjike

Konferenca e Stokholmit

E drejta ndërkombëtare bashkëkohore e mjedisit pësoi ngritje pas zhvillimeve në nivel

kombëtar ose shtetëror gjate viteve 1960, kur qeveritë dhe publiku u vetëdijesuan me

kërcënimet e mëdha mjedisore që vinin nga rritja e shpejt e popullsisë , ndotja industriale

dhe konsumi njerëzor i burimeve natyrore.

Konferenca e Stokholmit , e mbajtur me 1972, mblodhi , për herë të parë , përfaqësuesit

e 113 shteteve , si dhe qindra organizatave ndërkombëtare dhe jo qeveritare për të

diskutuar mjedisin global

Dy të arriturat kryesore vlen te përmenden :

Së pari , konferenca miratoi , në mbyllje të sesionit të saj plenar , një Deklaratë për Mjedisin

Njerëzor . Deklarata e Stokholmit përmbante një gjuhë të rëndësishme hyrëse ose

preambulave dhe një seri parimesh politikisht detyruese që duhej të ndiqeshin nga

qeveritë dhe popujt e tyren mbrojtjen dhe përmasimin e mjedisit njerëzor për përfitimin

dhe prosperitetin e të gjithë popujve.

Page 9: E  Erejta Ekologjike

Parim 2 i Deklaratës përmban :

Burimet natyrore të tokës , përfshirë ajrin, ujin , tokën florën dhe faunën dhe veçanërisht

shembuj përfaqësues të ekosistemeve natyrale duhet të mbrohen për përfitimin e

gjeneratave të sotme dhe të ardhshme përmes planifikimit të kujdesshëm ose të

menaxhimit , siç mund të jetë përshtatshme.

Së dyti , Konferenca e Stokholmit miratoi një planë veprimi politikisht ndonëse jo ligjërisht të

detyrueshëm prej 109 rekomandimeve për veprim në të ardhmen , si mjete për adresimin e

problemeve ndërkombëtare mjedisore

Page 10: E  Erejta Ekologjike

Konferenca e Rios

Në njëzet vjetorin e Konferencës së Stokholmit , Asambleja e Përgjithshme organizoi një

konferencë tjetër , këtë herë në Rio de Janeiro të Brazilit. Konferenca e vitit 1992, e

Kombeve të Bashkuara për mjedisin dhe Zhvillimin , e njohur edhe si samiti i tokës , përfshinte

përfaqësues nga 172 shtete si dhe mijëra përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe

jo qeveritare.

Që nga fillimi , konferenca është karakterizuar nga një tension ndërmjet shteteve të

zhvilluara dhe atyre në zhvillim . Shtetet e zhvilluara dëshironin një rregullim më të fuqishëm

të mjedisit global, deri sa shtetet në zhvillim ishin të pa vullnetshme për të marrë barrën e një

rregullimi të këtillë , pasi ky veprim do të pengonte zhvillimin e ekonomive të tyre.

Të tri të arriturat kryesore të Konferencës së Rios mund të identifikohen:

Së pari , gjatë konferencës janë hapur për nënshkrim konventa të rëndësishme globale për

ndryshimet klimatike dhe diversitetin biologjik. Konferenca miratoi një deklaratë politikisht të

detyrueshme të parimeve për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve .

Page 11: E  Erejta Ekologjike

Së dyti, Konferenca miratoi Deklaratën e Rio-s për Mjedisin dhe Zhvillimin që përmban 27 parim , të

cilat janë ngritur në thelb mbi Deklaratën e Stokholmit , me përqendrim të veçantë në integrimin e

mbrojtjes mjedisore dhe zhvillimit ekonomik . PSH Parimi 4 i Deklaratës së Rios lexon: “ Në mënyrë që

të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm , mbrojtja mjedisore duhet të jetë pjesë integrale e procesit të

zhvillimit dhe nuk mund të konsiderohet e izoluar nga ajo”.

Së treti , Konferenca ka miratuar një program veprimi , politikisht i detyrueshëm për shekullin 21 të

quajtur Agjenda 21. Brenda 40 kapitujve , Agjenda 21 përmban rekomandime të shumta për

adresimin e më shumë se 100 temave mjedisore ndërkombëtare , siç janë ndryshimi i strukturës ose

modelit të konsumit , burimet e ujit , apo roli i popujve

Page 12: E  Erejta Ekologjike

Gjatë gjithë tekstit të Agjendës 21 mund të vërehet një përqendrim në

nevojën për zhvillimin e legjislacionit dhe programeve kombëtare për

zbatimin e rekomandimeve të Agjendës. Po ashtu edhe bashkësia

botërore ka vazhduar me zhvillimin e te drejtës ndërkombëtare te mjedisit

përmes miratimit të konventave të reja dhe protokolleve ndaj

marrëveshjeve ekzistuese.

Me rastin e kërcënimit ose te përdorimit te armëve bërthamore , Gjykata

Ndërkombëtare e Drejtësisë ka theksuar : pranon që mjedisi nuk është një

abstraksion , por përfaqëson hapësirën e jetesës , cilësinë e jetës dhe vetë

shëndetin e qenieve njerëzore, përfshirë brezat që nuk kanë lindur.

Ekzistimi i një detyrimi të përgjithshëm të shteteve për të siguruar se

aktivitetet brenda kontrollit dhe juridiksionit të tyre respektonin mjedisin e

shteteve të tjera ose të rajoneve përtej kontrollit kombëtar është tash

pjesë e korpusit të së drejtës ndërkombëtare lidhur me mjedisin

Page 13: E  Erejta Ekologjike

Samiti dhe Deklarata e Johanneesburg-ut

Më 2002, është organizuar një Samit Botëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm në

Johannesburg të Afrikës Jugut.

Rezultati kryesor i konferencës ka qenë Deklarata e Johannesburgut dhe afro 300

nisma të partneritetit ndërkombëtar , me synimin për të arritur Qëllimit Zhvillimore

të Mileniumit.

Në sferen Institucionale , Samiti është pajtuar për një komision i nivelit të lartë për

zhvillimin e qëndrueshëm brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm Rio –2012

Me 13-22 qershor 2012, është mbajtur një konferencë tjetër e rëndësishme për

zhvillimin e qëndrueshëm , sërish ne Rio de Janeiro , këtë herë me rastin e njëzet

vjetorin të konferencës së Rios të vitit 1992, e cila edhe njihet si samit i takës 2012.

Me 192 shtete pjesëmarrëse , rezultati përfundimtar i kësaj konference është një

dokument ligjërisht jo detyrues por politikisht i rëndësishëm , i emërtuar si “ E

Ardhmja që Duam “ . Në përgjithësi , riafirmon planet e më pashme të veprimit si

Agjenda 21 dhe dokumentet e tjerë të prodhuar në dy samitet e mëparshme

Page 14: E  Erejta Ekologjike

Një vendim tjetër i rëndësishëm i këtij samiti është zëvendësimi i Komisionit për zhvillim të

Qëndrueshëm me një forum politik ndërqeveritar të nivelit të lartë. Ky forum është krijuar me

qëllim për të ndërtuar mbi përvojat , burimet dhe modalitetet pjesëmarrëse përfshirëse të

Komisionit.

Formati dhe aspekti organizative të forumit duhej vendosur përmes një procesi negocimi në

kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me këto kompetenca : a) të

ofroi udhëheqje politike , drejtim dhe rekomandime për zhvillim të qëndrueshëm ; b) të ndjekë

dhe vlerësojë përparimin në zbatimin e zotimeve për zhvillim të qëndrueshëm etj.

Duhet vërejtur , se ky sistem disi është dobësuar nga vendimi shtesë se këto vlerësime do të

jenë vullnetare , ndonëse inkurajohet raportimi dhe do të përfshijnë si shtetet e zhvilluara ashtu

dhe ato ne zhvillim si dhe entitetet relevante te Kombeve të Bashkuara

Page 15: E  Erejta Ekologjike

BURIMET E TË DREJTËS EKOLOGJIKE

Page 16: E  Erejta Ekologjike

E drejta në kuptimin e vet të gjerë konsiderohet një grumbull rregullash dhe

sjelljeve të përcaktuara nga shteti dhe fuqia e tyre ligjore është e

detyrueshme.

E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të ndryshme. Këto mënyra të

krijimit të së drejtës njëkohësisht janë edhe burmiet e së drejtës.

Burim i së drejtës është çdo element, fakt ose akt që parqesin një rregull të

detyrueshme për anëtarët e shoqërisë.

Burimet e së drejtës në kuptimin material konsiderohen shkaqet apo forcat

shoqërore të cilat ndikojnë në lindjen, krijimin, zhvillimin dhe zbatimin e së

drejtës si fenomen shoqëror.

Burimet e së drejtës në kuptimin formal janë aktet e përgjithshme juridike

respektivisht aktet juridike të cilat në vehte përmbajnë normat juridike të

përgjithshme në bazë të të cilave krijohen normat apo aktet juridike

individuale.

Page 17: E  Erejta Ekologjike

Format në bazë të të cilave shprehen normat juridike të së drejtës Ekologjike konsiderohën

burime formale të së drejtës Ekologjike.

Burmiet formale të së drejtës në realitet janë një konstatim i kushteve dhe i rrethanave

materiale që quhen norma juridike.

Burimet formale të së drejtës Ekologjike janë të llojllojshme dhe mund të klasifikohen në burime

të brendshme – vendore dhe ato të jashtme – ndërkombëtare.

Të gjitha burmiet formale të së drejtës radhiten sipas fuqis vepruese në një shkall hirarkike.

Parasëgjithash, është e rëndësishme përcaktimi I raportit të ne mës të të ashtuquajturave

burime të shkruara juridike dhe atyre të pashkruara juridike. Ndër të parat shkallzoht ligji

mëpastaj aktet nënligjore, doket, uzansat etj,.

Page 18: E  Erejta Ekologjike

Kushtetuta

Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi me të cilën sistemohen normat juridike të

përgjithshme që përcaktojnë rregullimin shoqëror, pushtetin shtetror, organizmin shtetror

dhe çështjet e pronësisë.

Në mbeshtetje të kushtëtutes nxjerren ligjet dhe aktet tjera juridike që gjithnjë duhet të

jenë në pajtim me kushtetuten

Ligji

Shumica e vendeve Ekologjin e rregullojnë me ligj. Pra, ligji është burimi themelor i të

drejtës Ekologjike. Ligji është njëra ndër format e të drejtës i cili ka forcën me të madhe në

raport me format tjera të burimeve të shkruara.

Ligjin e sjellin organet kompetente – ligjdhënëse.

Page 19: E  Erejta Ekologjike

Aktet nënligjore

Çështjet e caktuara që kanë të bëjnë me rregullimin e Ekologjise është e vështirë të

rregullohen tërësishtë vetëm me ligj. Andaj, që këto çështje të rregullohen sa më afer

dhe detalisht, nxjerren aktet nënligjore të cilat mund të paraqiten në formë të

dekretligjeve, urdhëresave, rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimeve.

Fuqia juridike e akteve nënligjore nuk është e njejtë.

Kontratat ndërkombëtare

Qarkullimi i madh i njerëzve si rrjedhojë e zhvillimeve dinamike të të gjithë lëmenjëve

shoqërore-ekonomike, në këtë kontekst zhvillimi i hovshem I INDUSTRIS , ka qitur në

pah nevojën e rregullimit juridik të kësaj lëmie edhe në planin ndërkombëtar.

Këto çështje rregullohen në mes të shteteve me anët të lidhjes së kontratave

bilaterale dhe multilaterale.

Page 20: E  Erejta Ekologjike

Doket

Doket janë rregulla shoqërore të sjelljes të cilat janë të krijuara dhe stabilizuar nga zbatimi i

gjatë të tyre.

Mënyra e caktuar e sjelljes, në një situat konkrete, të cilat përseriten shumë herë nga ana e

shoqërisë rezultojnë me krijimin e shprehive.

Këto shprehi që perseriten edhe në të ardhmen, në situata të njejta, konsiderohen doke dhe

njerëzit të fillojnë ti konsiderojnë të detyrueshme

Që sjelljet e caktuara të konsiderohen doke dhe ato të prodhojnë efekte juridike duhet të

jenë;

Të kuptueshme;

Vazhdimisht në kuptim të perseritjes së vazhdueshme;

Të përgjithshme që të gjithë anëtrët e shoqërisë të jenë të bindur mbi detyrimin e

zbatimit, në këtë mënyrë të sjellën të vetëdishëm dhe të vullnetshem dhe këto sjellje të

mos jenë të kundërligjshme;

Që të jenë të njohura.

Kur doket dhe e drejta shkrihen në një norm unike atëherë krijohet e drejta doksore. Që doket

të shkrihen në të drejtë doksore duhet që të sanksionohen nga ana e shtetit.

Page 21: E  Erejta Ekologjike

U z a n s a t

Uzansat faktikisht janë lloj i dokeve afariste, mirëpo dallohen nga ato sepse janë rregulla të

shkruara, të sistematizuara, kodifikuara dhe të publikuara nga organi kompetent i shtetit apo

ndonjë organ tjetër i autorizuar p.sh. Oda Ekonomike, tregtare etj,

Nëse për rregullimin e çështjes egzistojnë uzansat atëherë ato do të zbatohen para dokeve

tregtare (të cilat nuk janë të kodifikuara). Por, nëse nuk ka uzansa atëherë zbatohen doket

tregtare

Uzansat sipas kuptimit të teorisë së të drejtës konsiderohen lex contraktus sepse behët fjalë për

grupin e rregullave të cilat më dëshiren e palëve mund të zbatohen dhe të shuhen.

Praktika gjyqësore

Më praktikë gjyqësore si burim i të drejtës mjedisore nënkuptojmë vendimet gjyqësore në të cilat

norma e njejtë juridike është zbatuar disa here në të njejtën mënyrë. Kuptimet juridike të nxjerrura

nga një gjykatë lidhur më një rast nuk e detyrojnë gjykatën tjetër që në një rast të ngjashëm të

bien vendime të ngjashme sepse analogjia nuk lejohet.

Gjykatat e shkallëve më të ulëta edhe pse nuk i obligojnë vendimet e gjykatave tjera, ato u

kushtojnë vëmendje vendimeve praktike të gjykatave të shkallëve më të larta duke bërë kështu

praktikën gjyqësore si burim plotësues të së drejtës

Page 22: E  Erejta Ekologjike

Shkenca e së drejtës

Shkenca e të drejtës gjithashtu konsiderohet si burim i së drejtës e cila e interpreton normën juridike dhe në

aspektin teorik i shqyrton ato. Edhe pse interpertimet e tilla nuk e detyrojnë askënd, më gjithë atë, ato

mund të ndikojnë në praktikat gjyqësore dhe të ligjdhënësit.

Autonomia e të drejtës Ekologjike

Aplikimi dhe përsosja gjithnjë e më e madhe e shërbimmeve zakonore në praktikë tregojnë për një

elasticitet teper dinamik në lidhje më sistemin e hirarkis së kësaj lëmie.

Problemet të cilat paraqiten në pikpamje të Ekologjise që një kohë të gjatë i kanë dhënë kësaj lëmie

karakterin ndërkombëtar dhe është e vlefshme që burimet juridike ndërkombëtare dhe nacionale të

unifikohen në kuptim të rregulloreve juridike më qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore mjedisore.

Qarkullimi ndërkombëtarI personave madhërave etj, në botën bashkëkohore është I rregulluar më

konventa bilaterale dhe multilaterale. P.sh. Konventa për transportin e udhëtarëve dhe bagazhit në

komunikacionin hekorudhorë, Konventa për përmbajtjën e dokumenteve të udhëtimit, për ushtrimin e

veprimtarive të ndryshme trektare ( lejimin e qarkullimit te madherave jo degraduese etj ) dhe prodhuese

( sipas standarteve nderkombetare per mbrojtjen e Mjedisit )

Page 23: E  Erejta Ekologjike

Për të kuptuar dhe vlerësuar gjendjen e të drejtës ndërkombëtare të mjedisit sot, është

thelbësore dhe e domosdoshme të kuptohen burimet dhe proceset e ligjbërës nga të

cilat buron e drejta ndërkombëtare e mjedisit.

Duhet thënë në këtë kontekste , ndonëse mund të ngrihen paralele me organet të

krahasueshme të sistemit ndërkombëtar, nuk ka një organ ligjdhënës botëror që mund

të krijojë ligje të detyrueshme, dhe pastaj nuk ka dhe një sistem gjykatash botërore me

juridiksion të detyrueshëm për të interpretuar dhe aplikuar ligjin dhe as nuk ka agjenci të

centralizuara ekzekutive – te paktën jo sikurse i njohim në nivel kombëtarë ( p.sh. forcat

policore ).

Me gjitha ka procese ligjbërëse në bazë të të cilave pritjet e autoritetit dhe të kontrollit

bëhen të pranueshme si parime dhe rregulla të së drejtës ndërkombëtare ; pra, ka

burime të së drejtës ndërkombëtare nga të cilat parimet dhe rregullat e të drejtës

ndërkombëtare krijohen ose qartësohen.

Profesori Medelson , thekson se termi “ burimet” përdoret nga njerëz të ndryshëm në

kuptime të ndryshme . Në veçanti , për deri sa disa njerëz e përdorin fjalën në kuptimin e

proceseve formale me të cilat është krijuar ligji, të tjerët e shtrijnë kuptimin e saj të

faktorët që thjesht kontribuojnë në evoluimin e ekzistencës së një rregulli ligjor.

Page 24: E  Erejta Ekologjike

BURIMET TRADICIONALE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

Ndonëse nuk ka një kushtetutë që përcakton burimet ligjore dhe hierarkinë e tyre,

ekziston me gjithat një përmbledhje ose deklaratë që tregon të paktën “burimet

materiale” të së drejtës ndërkombëtare. Fjala është për nenin 38 të Statutit të Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit :

Gjykata, funksioni i së cilës është të vendos në pajtim me të drejtën ndërkombëtare

mosmarrëveshjet e paraqitura përpara saj, aplikon :

Konventat ndërkombëtare, qoftë të përgjithshme ose të veçanta, që krijojnë rregulla

shprehimisht të pranuara nga shtetet kontestuese ;

Zakonin ndërkombëtar, si dëshmi e një praktike të përgjithshme të pranuar si ligj

Parimet e përgjithshme të së drejtës, të pranuara nga kombet e qytetëruara ;

Subjekt i dispozitave të nenit 59 , vendimet gjyqësore dhe mësimet e publicistëve më të

kualifikuar të kombeve të ndryshme, si mjete subsidiare për përcaktimin e rregullave të së

drejtës.

Kritika që i bëhen këtij neni ka të bëjë kryesisht me listën kufizuese dhe të pakompletuar

të burimeve apo proceseve ligjbërëse, në kuptim që teksti i nenin 38 nuk lë shumë

hapësirë për inovacione dhe fletë pak për vendimet dhe rezolutat e Kombeve të

Bashkuara dhe të organizatave tjera ndërkombëtare qeveritare.

Page 25: E  Erejta Ekologjike

Marrëveshjet ndërkombëtare

Marrëveshjet ndërkombëtare paraqesin ligj për shtetet që janë palë të atyre

marrëveshjeve dhe mund të çojnë në krijimin e të drejtës ndërkombëtare zakonore kur

ato marrëveshje kanë për qëllim zbatimin nga shtetet në përgjithësi dhe në fakt janë të

pranuara gjerësisht.

Traktat- siç përkufizohet në nenin 2(1)(a) të Konventës së Vjenës për të Drejtën e

Traktateve të vitit 1969, nënkupton “ një marrëveshje ndërkombëtare të lidhur në mes të

shteteve në formë të shkruar dhe që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare” është një

instrument që përmban premtimet e përbashkëta të shteteve palë dhe duhet të jetë

një burim veçanërisht i fuqishëm i të drejtës kundër një shteti të këtillë.

Pëlqimi ii palëve është thelbi i një traktati:c përbën kërkesën themelore dhe paraqet

karakteristikën e veçantë të këtij burimi në krahasim me burimet tjera.

Krijimi i traktateve është i mbështetur në shprehjen e lirë të vullnetit të palëve. Ky

element i patjetërsueshëm i krijimit të traktateve paraqet karakteristikën kryesore

dalluese në raport me procesin e formimit apo krijimit të zakonit ndërkombëtar. Për

dallim nga traktatet, zakoni nuk është i krijuar nga pajtimi. Në thelb, zakoni krijohet me

konsensus.

Page 26: E  Erejta Ekologjike

Llojet e traktateve

Sipas numrit të palëve, traktatet mundë të jenë dy paleshe (të lidhura ndërmjet

dy palëve) dhe shumëpalëshe (të lidhura ndërmjet më shumë se dy palëve).

Sa i përket përmbajtjes apo lendes më tepër teknik sesa më ndonjë vlerë të

posaçme juridike (për dallim prej atyre në nën-seksionin vijues “ Natyra juridike e

traktateve”), mundë të përdoren për ta klasifikuar traktatet, të tilla si shtrirja

gjeografike, vlefshmëria kohore e traktatit, qëllimi, mundësia e aderimit, apo

mënyra e lidhjes së tyre ose forma e tyre.

Natyra e traktateve

Traktatet kontrata: Disa autorë sugjerojnë se traktate janë, thënë në mënyrë

strikte, burime të obligimeve më tepër sesa burime të së drejtës. Kjo do të thotë

se, traktatet nuk krijojnë regjime të parimeve ligjore dhe rregullave por thjeshtë

vënë në pah obligimet e ndërsjella, të cilat palët kanë ndërrmarë që t’i

përmbushin. Traktatet e këtij lloji mund të quhen traktate “kontraktuese”.

Page 27: E  Erejta Ekologjike

Traktatet ligje ose “ligjbërëse”: Këto lloj traktatesh kanë të bëjnë me krijimin e normave të

përgjithshme ose regjimeve të përgjithshme ligjore në pajtim me të cilin palët në traktat

pajtohen që të udhëheqin ose rregullojnë sjelljet e tyre dhe marrëdhëniet e tyre ndërmjet

veti. Pra, një traktat ligjbërës mund të përfshijë një zotim të papërcaktuar kohor ndaj një

regjimi të caktuar ligjor.

Në fushën e të drejtës ndërkombëtare të mjedisit, një shembull i këtillë mund të ofrohet nga

Konventa e Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe Protokolli i saj i Montrealit për

Substancat që Shterojnë Shtresën e Ozonit (i njohur shkurt si protokolli i Montrealit).

Traktatet legjislative: ndonëse nuk ka arsye që në parim të kundërshtohet praktika e

shteteve për të krijuar traktatet ligjbërëse, ka një kundërshtim në parim, sidoqoftë ndaj atyre

që quhen si traktate legjislative, që do të thotë traktate të cilat lidhen nga disa shtete të cilat

synojnë të përcaktojnë ligjin dhe obligimet edhe ndaj atyre shteteve që nuk janë palë në

traktat. E drejta zakonore ndërkombëtare dhe neni 34 i Konventës së Vjenës për të Drejtën e

Traktateve e miratojnë qëndrimin se në përgjithësi një traktat nuk krijon të drejta dhe

detyrime për një shtet të tretë pa pajtimin e tij.

Profesori Hans Kelsen madje ka shtuar tutje, duke thënë se, Karta e Kombeve të Bashkuara

vendos obligimet të përgjithshme mbi shtetet jo-anëtare përmes nenit 2(6), që kërkon nga

Kombet e Bashkuara “ që të sigurojnë se shtetet që nuk janë anëtare të Kombeve të

Bashkuara veprojnë në pajtim” me parimet e organizatës

Page 28: E  Erejta Ekologjike

Hyrja në fuqi dhe pranimi i traktateve

Negociatat lidhur me një traktat zhvillohen qoftë përmes diskutimeve në rastin e

traktateve dypalëshe ose përmes një konference diplomatike, procedura më e

zakonshme, për një traktat shumëpalësh.

Sa i përket traktateve shumëpalëshe, neni 9, paragrafi 2, i Konventës së Vjenës për të

Drejtën e Traktateve thekson se miratimi i një teksti në një konferencë ndërkombëtare

duhet të bëhet me dy të treten e votave të shteteve të pranishme dhe që votojnë,

përveç nëse me të njëjtën shumicë shtetet vendosin të aplikojnë një procedurë të

ndryshme votimi.

Nënshkrimi është zakonisht çështja më formale, madje edhe na rastin e traktateve

dypalëshe.

Efektet e nënshkrimit: Efekti i nënshkrimit të një traktati varet nëse traktati është subjekt për

ratifikim, pranim ose miratim. Nëse një traktat është subjekt i ratifikimit, pranimit ose

miratimit, nënshkrimi nënkupton asgjë më tepër sesa atë që delegatët janë pajtuar lidhur

me një tekst dhe janë të vullnetshëm që të pranojnë atë dhe e referojnë te qeveritë e

tyre për një veprim të tillë.

Page 29: E  Erejta Ekologjike

Ratifikimi: Faza e pas nënshkrimit të një traktati ka të bëjë me miratimin nga qeveria, nëse një

akt i tillë i konfirmimit është i nevojshëm.

Neni 2 i Konventës së Vjenës, e përkufizon ratifikimin si “akt ndërkombëtar përmes së cilit një

shtet vërteton vullnetin e tij në rrafshin ndërkombëtar për të qenë i detyruar nga një traktat”.

Në Republikën e Kosovës, procedura e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është e

përcaktuar në nenin 18 të Kushtetutës. Sipas dy paragrafëve përkatës të këtij neni:

Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon

marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake:

Të drejtat dhe liritë themelore:

Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata ndërkombëtare:

Marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikon pas nënshkrimit nga Presidenti i

Republikës së Kosovës,”

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit të brendshëm

juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.

Page 30: E  Erejta Ekologjike

Plotësimi dhe ndryshimi i traktateve

Shumë traktate, qoftë dy apo më shumëpalëshe përmban dispozita që lejojnë mundësinë e plotësimit dhe

ndryshimit të traktatit.

Çdo propozim për amandamentimin e një traktati shumëpalësh u duhet komunikuar të gjitha shteteve palë,

dhe secili ka të drejtë të marrë pjesë (a) në vendimin lidhur me veprimin që duhet ndërmarrë për

propozimin, dhe (b) në negociatat dhe përfundimin e çfarëdo marrëveshjeje për amandamentimin e

traktatit.

Sidoqoftë, se marrëveshja e amadamentuar nuk e detyron shtetin që tashmë është palë e traktatit, por nuk

bëhet palë e traktatit të amadamentuar.

Rezervat

Një rezervë është e përkufizuar, sipas nenit 2(1)(d) të Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve,

ratifikon, pranon, miraton ose aderon në një traktat, me qëllim përjashtimi ose modifikimi të efektit ligjor të

dispozitave të caktuara të traktatit në aplikimin e tyre në atë shtet.

Në një traktat mundë të formulojë një rezervë për aq sa : (a) rezerva nuk ndalohet nga traktati: (b) traktati

parasheh se mundë të bëhen vetëm rezerva të specifikuara që nuk përfshijnë rezervën në fjalë: ose (c) në

rastet që nuk bien brenda nën0-paragrafëve (a) dhe (b), rezerva është e mos-përputhshme merr objektin

dhe qëllimin e traktatit.

Page 31: E  Erejta Ekologjike

Deklaratat dhe kuptimet

Kur nënshkruan ose aderon në një marrëveshje ndërkombëtare, një shtet mundë të bëjë një deklaratë të njëanshme që nuk ka

kuptimin e rezervës. Sido që të quhet, nëse qëllimi është të përjashtojë, kufizojë ose modifikojë obligimet ligjore të shtetit, është në

fakt rezervë. Ka raste, sidoqoftë, kur një deklaratë ka domethënien e një “kuptimi” një interpretimi të marrëveshjes në një aspekt apo

kuptim të veçantë.

Shfuqizimi i traktateve

Shfuqizimi i traktateve bëhet me marrëveshje shprehimore të palëve, ose ka raste kur disa traktate janë lidhur për një periudhë ta

caktuar kohore. Një traktat, sidoqoftë, pushon të pasuri efekt edhe për qëllime të ndryshme nga ato kur palët merren vesh ashtu- për

shembull, pas shkeljes materiale (serioze) të traktatit, pamundësisë së përmbushjes së obligimeve ose ndryshimit fundamental të

rrethanave.

Interpretimi i traktateve

Marrë parasysh natyrën e vetë gjuhës, por edhe faktorë të tjerë të lidhur me hartimin e tekstit ligjor, interpretimi ligjor është i

rëndësishëm për shkak të efekteve që prodhon.

Qasje kryesore ndaj interpretimit të traktateve janë shfaqur në proces:

qasja e kuptimit të zakonshëm tekstual (the ordinary meaning textual approach);

qasja e kuptimit të zakonshëm kontekstuale ( the ordinary meaning contextual approach);

qasja teteologjike ose e qëllimit përfundimtar; dhe

qasja e orientuar nga politikat ose qasja konfigurative.

Page 32: E  Erejta Ekologjike

E drejta ndërkombëtare zakonore

Zakoni ndërkombëtar krijohet nga praktika e përgjithshme dhe konsekuente e shteteve, e përcjellë

nga një kuptim i detyrimit ligjor, që njihet si opinion juris sive necessitatis, ose thjesht, opinion juris.

Në listën e “burimeve” të së drejtës ndërkombëtare të numëruara në nenin 38 të Statutit të

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vijim të traktateve është “zakoni ndërkombëtar, si dëshmi

e praktikës së përgjithshme të pranuar si ligj”.

Siç mund të kuptohet nga vetë fraza “praktikë e përgjithshme e pranuar si ligj” dy elementë të

domosdoshëm në procesin e krijimit të zakonit ndërkombëtar:

Faktori material: Përsëritja e shpeshtë e veprimeve të shteteve (diuturnitas), që flet për një praktikë

të përgjithshme:

Faktori psikik (faktor subjektiv): Vetëdija se duke e ripërsëritur një veprim ose duke u rezervuar ndaj

një veprimi, përmbushen të drejtat dhe detyrimet.

Page 33: E  Erejta Ekologjike

Parimet e përgjithshme të së drejtës

Përmbajtja e parimeve të përgjithshme të së drejtës, të cilës i referohet neni (38)(c) i

Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është relativisht e paqartë, por

kuptimi i përgjithshëm është se ato janë parime, të cilat janë të përbashkëta për

sistemet e brendshme ligjore të shteteve ose të pranuara nga shtetet anëtare të

bashkësisë botërore.

Parimet e përgjithshme janë parime që nuk janë rezultat i praktikës së shteteve, por

janë pjesë qenësore e të drejtës. Janë parime të lidhur ngushtë me nocionin e të

drejtë. Pra, nuk janë subjekt i një procesi të formimit.

Një autoritet i fushës së të drejtës ndërkombëtare vjen në përfundim se, neni 38 nuk

kodifikon një3 rregull të pashkruar ekzistues për parimet e përgjithshme, por synon të

krijojë një burim të ri dytësor, i cili që nga ky rast nuk është kundërshtuare, e i cili i lë

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe jo shteteve, të artikulojë ose shpallë

parimet relevante.

Page 34: E  Erejta Ekologjike

Një shembull i këtij parimi është pacta funt servanda, pra se

marrëveshjet duhet të respektohen, është parim i mirëbesimit

(bona fide).

Parimeve të tjera janë parimi mbi çështjen e gjykuar apo

finalitetin e vendimit gjyqësor (res judicata), parimi

clausularebus sic stantibus(që lejon mospërmbushjen e

detyrimeve kontraktuale për shkak të një ndryshimi thelbësor të

rrethanave), parimi lex specialisdrogat lex gjenerali (ligji special

ka epërsi ndaj ligjit të përgjithshëm).

Page 35: E  Erejta Ekologjike

Vendimet gjyqësore dhe doktrina

Vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe vendëse, dhe shkrimeve

akademike të juristëve të njohur, nuk mund t’u referohemi si burime të së drejtës,

por si mjet për interpretimin apo përcaktimin e rregullave të së drejtës të krijuara

nga burimet e tjera. Pra, roli kryesor i vendimeve gjyqësore dhe doktrinës është

në qartësimin e të drejtës.

Vendimet e trupave gjyqësor drejtpërdrejt të rëndësishëm për çështjet

mjedisore janë, përveç vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,

edhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit, të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë,

tribunalit Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit, dhe gjykatave kombëtare ose

vendëse.

Page 36: E  Erejta Ekologjike

Burimet jo-tradicionale “Ligji i butë”

I ashtuquajturi “ligji i butë” ose “ e drejta e butë” është një temë thelbësishtë kundërthënëse në diskursin

ligjor ndërkombëtar.

Këto instrumente qartazi nuk paraqesin “ligj” apo “të drejtë” në kuptimin e kësaj dispozite të Statutit ose

në kuptimin e krijimit të të drejtave dhe detyrimeve. Duhet vënë re, megjithatë, se karakteristikë e tyre

është negocimi i kujdesshëm dhe pra shpesh janë deklarata të hartuara me kujdes, të cilat pavarësishtë

formës jo-detyruese ose jo-kontraktuale, në shumë raste kanë rëndësi normative.

Ligjbërja në fushën mjedisore sot përfshijnë një numër të madh të rezolutave dh3e deklaratave të

Kombeve të Bashkuara, duke filluar me Deklaratën e Rios të vitit 1992 për Mjedisin dhe Zhvillimin. Rëndësia

e këtyre instrumenteve ose e parimeve që ato shpallin është se ato autorizojnë qoftë edhe nëse nuk

detyrojnë, shtetet të veprojnë mbi bazën e parimeve përkatëse.

Page 37: E  Erejta Ekologjike

LIGJIPËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Page 38: E  Erejta Ekologjike

Ligji për mbrojtjen e mjedisit përbëhet nga Kreu I - XII dhe përmbanë 101

nene me të cilat harmonizohet zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia

sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit

të zhvillimit të qëndrueshëm.

Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm

për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis

të Bashkimit Evropian.

Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e

rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas

konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Page 39: E  Erejta Ekologjike

Ky ligj synon:

I. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve

shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit , rehabilitimin dhe

përmirësimin e mjedisit të dëmtuar;

II. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e

shëndetit të njeriut;

III. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për

mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e

mjedisit;

IV. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit.

V. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri,

uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të

gjeneratave të ardhshme;

VI. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe

përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe

VII. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve

të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Page 40: E  Erejta Ekologjike

Përkufizimet

Termet e përdorura në këtë ligj, kanë këto kuptime:

“Sistemi i integruar për mbrojtjen e mjedisit” është sistem i mbrojtjes së mjedisit kur autoritetet

publike bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për hartimin dhe zbatimin e çdo mase,

standardi apo aktiviteti me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

“Mjedisi” është rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit

dhe trashëgimia kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu.

“Ndotja e mjedisit” është ndikimi i drejtpërdrejtë ose e tërthortë e materieve ndotëse apo I

energjisë në mjedis, e shkaktuar përmes aktiviteteve të njeriut ose përmes proceseve natyrore që

kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në shëndetin e njeriut.

”Dëmtim i mjedisit” është prishja e karakteristikave fiziko-kimike dhe struktu-rore të ekosistemit

natyror, zvogëlimi i llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, të ekosistemeve natyrore, prishja e

ekuilibrit ekologjik dhe cilësisë së jetës të shkaktuara kryesisht nga ndotja e ujit, ajrit dhe tokës prej

veprimtarive të njeriut ose fatkeqësive natyrore.

Page 41: E  Erejta Ekologjike

“Degradim i mjedisit” është proces i cenimit të cilësisë së mjedisit i shkaktuar nga proceset natyrore dhe

aktivitetet e njeriut.

“Rrezik” është potenciali i ndonjë aktiviteti, qoftë i drejtpërdrejt ose i tërthortë, që mund të shkaktoj

dëm/ndotje për mjedisin, jetën, shëndetin e njeriut dhe te mirat materiale.

“Aksident mjedisor” është ndodhia e papritur dhe e pakontrolluar përkatësisht disa ndodhi të cilat krijohen

me lirimin, derdhjen ose hedhjen e materieve të rrezikshme, prodhimin, qarkullimin, përdorimin, transportimin,

përpunimin, magazinimin apo ruajtjen afatgjate në mënyrë jo adekuate.

“Pëlqim mjedisor” është autorizim me shkrim i nxjerrë nga autoriteti kompetent në pajtim me ligjin, ose aktin

nënligjor me qëllim të marrjes se lejes për ndërtim.

“Leja e integruar mjedisore” është autorizimi me shkrim që lëshohet nga autoriteti kompetent në pajtim me

ligjin që kërkohet për marrjen e lejes për operim.

“Autorizim mjedisor” është dokument zyrtarë i lëshuar me shkrim nga ministria, me të cilin I lejohet bartësit

zhvillimi i aktivitetit apo zbatimi i projektit vetëm një here, në pajtim me kushtet e përcaktuara në të.

“Leje mjedisore” është dokument me shkrim i lëshuar nga Ministria me këtë ligj, e kërkuar me qëllim që të

merret leja e punës.

Page 42: E  Erejta Ekologjike

“Leje mjedisore komunale” është dokument me shkrim që e lëshon komuna, për veprimtari që kanë

ndikim në mjedis, sipas ligjit.

“Vlerësimi i ndikimit në mjedis” (VNM) është procesi i cili vlerëson përcaktimin e dëmeve të

mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitetet tjera.

“Vlerësimi strategjik mjedisor” (VSM) është proces i vlerësimit të ndikimeve të mundshme në mjedis

të një politike , plani ose programi.

“Çrregullim mjedisor” ka të bëjë me ndotjen e mjedisit kur materiet ndotëse i tejkalojnë normat e

përcaktuara me ligj.

“Emision” konsiderohet shkarkimi i materieve ndotëse, i energjisë dhe zhurmës nga burimet individuale

dhe difuzive në mjedis.

“Informacion mjedisor” është çdo informatë e shkruar, vizuale, gojore, elektronike ose ndonjë material

tjetër ne lidhje me gjendjen e përbërësve te mjedisit, masat, raportet, kostbenenfit analizat si dhe gjendja

e shëndetit te njeriut.

“Mbeturinë” është çdo substancë ose lëndë të cilën zotëruesi e hedh,mendon ta hedh ose është I

detyruar ta hedh.

Page 43: E  Erejta Ekologjike

“Resurset natyrore” janë të gjithë përbërësit e natyrës që njeriu i shfrytëzon për qëllime ekonomike. Resurset

natyrore mund të jenë: të papërsëritshme (lëndët minerale) dhe të përsëritshme (të mirat biologjike, uji, toka e

përsëritshme).

“Vlerat e natyrës” janë pjesë të natyrës të cilat meritojnë mbrojtje të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së tyre

ose interesit shkencor, estetik, kulturor, historik, arsimor dhe ekonomik.

“Shfrytëzimi i qëndrueshëm” nënkupton shfrytëzimin e resurseve natyrore që sigurojnë plotësimin e nevojave

të sotme, pa cenuar nevojat e brezave të ardhshëm për këto resurse.

“Zhvillimi i qëndrueshëm” është harmonizimi i zhvillimit ekonomik, dhe mbrojtja e mjedisit për të plotësuar

nevojat e të sotmes pa rrezikuar mundësitë që edhe brezat e ardhshëm t`I shfrytëzojnë këto kapacitete dhe t`i

përmbushin nevojat e veta.

“Sanimi” është proces i ndërmarrjes së masave për ndalimin e ndotjes dhe degradimin e mëtutjeshëm të

mjedisit deri në nivelin i cili është i sigurt për shfrytëzim të mëtutjeshëm të lokacionit, duke përfshirë, rregullimin

e hapësirës, revitalizimin dhe rikultivimin.

“Riciklim” është përpunimi i mbeturinave në procesin parësorë apo për dedikim tjetër, duke përfshirë riciklimin

biologjik pa shfrytëzim të energjisë.

Page 44: E  Erejta Ekologjike

“Mbeturinë e rrezikshme” janë mbeturinat toksike, gërryese, ngacmuese, shpërthyese, të

përflakshme, kancerogjene, infektive dhe radioaktive, që kanë vetinë të prishin gjendjen natyrore të ujit,

tokës dhe ajrit, me pasoja negative për mjedisin, shëndetin e njeriut dhe për ekosistemet natyrore.

“Materie të rrezikshme” janë kimikatet dhe materiet tjera të cilat kanë karakteristika të dëmshme dhe

të rrezikshme.

“Ndotje” është shkarkim i materieve dhe kimikateve në formë të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, si dhe

vibrimet, rrezatimin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të energjisë në mjedis, që kanë

potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme shëndetit të njeriut, organizmave të gjallë apo

ekosistemeve dhe mjedisit në tërësi.

“Ndotës” është personi juridik apo fizik i cili me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton ndotjen e

mjedisit.

Page 45: E  Erejta Ekologjike

Organet përgjegjëse për administrimin e mbrojtjes së mjedisit

Qeveria

Qeveria, në bazë të propozimit nga ministri pas konsultimeve me ministrat tjerë të

interesuar, do të miratojë aktet nënligjore për qëllim:

të arrihen objektivat dhe implementimi i plotë të këtij ligji;

të aplikohen parimet sipas nenin 6 të këtij ligji;

të bëhet përshtatja e kërkesave ligjore dhe procedurave që kanë të bëjnë me

mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm me acquis-in mjedisor të

Bashkimit Evropian.

të bëhen kufizimet, ndalimet dhe kontrollet tjera të emisioneve të drejtpërdrejta ose jo

të drejtpërdrejta të liruara në mjedis nga ndotësit dhe mbeturinat nga instalime dhe

projekte; etj (shih ligjin)

Page 46: E  Erejta Ekologjike

Ministri

do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon;

do të miratojë akte nënligjore, udhëzime administrative, formularë, procedura të cilat

janë në përgjegjësinë e tij sipas këtij ligji;

angazhohet për zbatimin e masave dhe standardeve mjedisore për të stimuluar

shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore;

do të koordinojë përgatitjen dhe implementimin e politikave dhe instrumenteve

mjedisore me ministritë tjera, komunat, entitetet private, organizatat shkencore dhe

profesionale, organizatat jo qeveritare dhe me qytetarët;

do t’i propozojë qeverisë për miratim çmimoren për nxjerrjen e lejeve mjedisore, në

bazë të nenit 31 të këtij ligji;

do të bëjë propozimin e anëtarëve të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit në

Qeveri, i cili do të aprovohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Etj ( shih ligjin)

Page 47: E  Erejta Ekologjike

Komunat

bëjnë aplikim të plotë të parimeve të nenit 6;

bashkëpunojnë me Ministrinë për përgatitjen e planit, për mbrojtjen e mjedisit dhe

zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të tyre sipas këtij ligji,

zbatojnë ligjet dhe bëjnë inspektimin e zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me

mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territoreve të tyre,

përgatisin dhe sigurojnë informata për qytetarët në lidhje me mbrojtjen e mjedisit

dhe zhvillimin të qëndrueshëm;

planin për mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të

komunës, e aprovon Kuvendi komunal përkatës.

Page 48: E  Erejta Ekologjike

PARIMET E MBROJTJES SË MJEDISIT SIPAS LIGJIT

Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa

prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre.

Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët

mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e

mjedisit.

Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në

sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian me qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të

shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda

komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit.

Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet

dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të

parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut.

Page 49: E  Erejta Ekologjike

Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit ne Mjedis dhe

zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit te Integruar te Ndotjes.

Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave

parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese

që kanë ndikim të mundshëm në mjedis.

Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet

shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë,

gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin.

Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për

shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese.

Parimi i përgjegjësisë subsidiare, Në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë

përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore.

Page 50: E  Erejta Ekologjike

Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin

dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat

më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër.

Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit

material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të

ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji ,ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të

ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta.

Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e

mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje.

Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes.

Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian.

Parimi i masave paraprake.

Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim.

Parimi i mbulimit të shpenzimeve.

Page 51: E  Erejta Ekologjike

INSTRUMENTET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT.

MBROJTJA E MJEDISIT RREGULLOHET ME:

I. INFRASTRUKTURË LIGJORE;

II. DOKUMENTET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT;

III. INSTRUMENTET EKONOMIKE;

IV. DOKUMENTET PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS;

V. INSTRUMENTET PËR MONITORIMIN E MJEDISIT;

VI. MENAXHIMIN E MBROJTJES SË MJEDISIT NGA PERSONAT JURIDIK OSE FIZIK

Page 52: E  Erejta Ekologjike

SHFRYTËZIMI DHE MBROJTJA E RESURSEVE NATYRORE

Shfrytëzimi dhe mbrojtja e resurseve natyrore bëhet përmes planifikimit për ruajtjen e cilësisë dhe llojllojshmërisë së

tyre, në përputhje me kushtet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet e veçanta.

Resurset natyrore munden të epen në shfrytëzim në pajtueshmëri me kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe ligje

tjera të veçanta.

Mbrojtjen e resurseve natyrore e sigurojnë institucionet e Kosovës në përputhje me ligjet e kësaj fushe si dhe përmes:

I. zbatimit të Strategjisë, planeve dhe programeve mjedisore;

II. zbatimit të standardeve, dispozitave dhe rregulloreve për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve natyrore;

III. Vlerësimit Strategjik Mjedisor VSM);

IV. Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM);

V. Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes (PKIN);

VI. mbajtjes së kadastrave për shfrytëzimin e resurseve natyrore;

VII. monitorimit të shfrytëzimit të resurseve natyrore;

VIII.zvogëlimit të çrregullimeve mjedisore;

IX. rehabilitimit dhe rikthimit të mjedisit në gjendjen e mëparshme në përputhje me projektin.

Page 53: E  Erejta Ekologjike

Detyrimet e shfrytëzuesit

Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që

gjatë kryerjes së punëve dhe zhvillimit të aktiviteteve, si dhe pas përfundimit

të këtyre aktiviteteve, të planifikojë dhe të zbatojë masat me të cilat duhet të

parandaloj ndotjen e mjedisit.

Secili që dëmton mjedisin, është i detyruar të bëjë sanimin e mjedisit të

dëmtuar, në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera.

Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që

rregullisht të informojë Ministrinë rreth aktiviteteve të kryera. Raportet e tilla

janë të hapura për publikun.

Shfrytëzimi i hapësirës

Me planet hapësinore dhe urbane përcaktohen zonat e ndërtimit në lokacionet

e caktuara, varësisht nga kapaciteti i pranueshëm i ndotjes së mjedisit dhe

qëllimeve të ndërtimit brenda vendeve të caktuara në kuadër të këtyre

lokacioneve.

Në zonat e mbrojtura lejohet kryerja e aktiviteteve në mënyrën e përcaktuar

me dispozitat e veçanta, në përputhje me natyrën e ngarkesës së mjedisit.

Page 54: E  Erejta Ekologjike

Sipërfaqet publike të gjelbëruara

Sipërfaqet publike të gjelbëruara në vendbanime dhe në pjesët e përfshira

në planet hapësinore dhe urbane, ndërtohen dhe mirëmbahen në mënyrën e

cila mundëson ruajtjen dhe avancimin e vlerave natyrore dhe të krijuara.

Nëse për shkak të ndërtimit të objektit, dëmtohet sipërfaqja publike e

gjelbëruar, ajo duhet të kompensohet sipas kushteve dhe mënyrës së

përcaktuar nga komuna.

Mbrojtja e përbërësve të mjedisit

Mbrojtja dhe ruajtja e përbërësve të mjedisit: tokës, ujit, ajrit, pyjeve dhe

llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, bëhet veç e veç dhe të lidhura

ngushtë mes veti në ndërveprimin dhe integritetin e tyre, ndërsa rregullohen

me ligje të veçanta.

Page 55: E  Erejta Ekologjike

.

Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit

Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm (në tekstin e mëtutjeshëm: Strategjia) me

propozim të Qeverisë e miraton Kuvendi i Kosovës.

Strategjia përfshinë objektivat dhe qëllimet për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për një periudhë kohore

dhjetë (10) vjeçare. me mundësi të rishikimit çdo dy (2) vjet.

Strategjia përmban:

përshkrimin e gjendjes mjedisore;

politikat për përdorimin e resurseve natyrore;

prioritetet strategjike për përdorimin e resurseve natyrore, përfshirë kohën dhe lokacionin hapësinor,

sasinë dhe cilësinë;

shfrytëzimin racional te resurseve natyrore të papërtritshme dhe zëvendësimi i tyre me ato të ri-

përtërishme;

propozimin e kushteve elementare për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e tij;

masat afatgjata dhe afatshkurtra për parandalimin, zvogëlimin dhe kontrollin e ndotjes së mjedisit; etj (

shihe ligjin )

Page 56: E  Erejta Ekologjike

Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis

Planin e Kosovës për Veprim në Mjedis me propozim të Ministrisë e nxjerr Qeveria

për periudhën pesë (5) vjeçare dhe e aprovon Kuvendi.

Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis , nxirret në afat prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh

pas miratimit të Strategjisë

Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis përmban: gjendjen, masat, vlerësimin e ndikimit

në shëndetin e popullatës në rast të rrezikimi të mjedisit, bartësit, mënyrën, dinamikën

dhe mjetet për realizimin e tyre.

Page 57: E  Erejta Ekologjike

Planifikimi dhe ndërtimi

Rregullimi i hapësirës, shfrytëzimi i resurseve natyrore të përcaktuara me plane hapësinore dhe plane të tjera

mbështetet në detyrim të:

I. respektimit të kapacitetit të ndotjes së mjedisit;

II. ruajtjes dhe avansimit të resurseve natyrore, që sa më shumë ato të ripërtërihen dhe të shfrytëzohen në

mënyrë racionale;

III. sigurimit të mbrojtjes dhe funksionimit të papenguar të vlerave natyrore të mbrojtura së bashku me

rrethinën e tyre;

IV. sigurimit të mbrojtjes së hapësirës së ndërtuar;

V. sigurimit të kushteve për pushim dhe rekreacion të njeriut;

VI. përcaktimit të masave për mbrojtjen e mjedisit

Page 58: E  Erejta Ekologjike

;

Planifikimi hapësinor

Me planet hapësinore dhe planet tjera, sigurohen masat dhe kushtet për mbrojtjen

e mjedisit e veçmas përcaktohen:

kriteret e veçanta për ruajtjen dhe shfrytëzimin e vlerave të mbrojtura të

kulturës dhe të natyrës, burimeve të furnizimit me ujë, burimeve të ujërave

termale dhe minerale, pyjeve, tokës bujqësore, sipërfaqeve të gjelbëruara

publike, zonave rekreative etj;

zonat e rrezikuara të mjedisit, zonat e ndotura, zonat e rrezikuara nga

erozioni dhe përmbytjet, zonat për eksploatimin e resurseve natyrore etj. dhe

masat për sanimin e këtyre zonave;

masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit, sipas të cilave duhet të përdoret

hapësira e përcaktuar për eksploatimin e resurseve natyrore, respektivisht, ku

do të ndërtohen objektet industriale dhe energjetike, objektet për përpunimin

dhe deponimin e mbeturinave, objektet të infrastrukturës dhe objektet tjera,

me ndërtimin ose shfrytëzimin e të cilave mund të rrezikohet mjedisi.

Page 59: E  Erejta Ekologjike

Leja Mjedisore

Lëshimi në punë i objektit të ndërtuar apo i stabilimenteve dhe pajisjeve që kanë qenë

objekt I vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të filloj veprimtarinë pa marrjen e lejes

mjedisore.

Leja mjedisore lëshohet për periudhën pesë vjeçare, sipas procedurës së përcaktuar për

pranim teknik të objekteve dhe stabilimenteve ose pas kryerjes së punës provuese deri

në gjashtë muaj, por gjithsesi para lëshimit në punë.

Leje Mjedisore Komunale

Aplikimi për Leje Mjedisore Komunale bëhet gjatë procedurës së marrjes së lejes

ndërtimore. Aplikimi përmban raportin e shkurtër për ndikimet e aktiviteteve apo

projekteve në mjedis në përputhje me metodologjinë për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Page 60: E  Erejta Ekologjike

MASAT E VEÇANTA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Planet e intervenimit në rast të aksidentit në mjedisor

Për rastet e aksidentit të mundshëm mjedisor ose të ndonjë ndodhie që posaçërisht e rrezikon

mjedisin ose shëndetin e njeriut, Qeveria nxjerr plane të intervenimit dhe informon Kuvendin.

Planet e intervenimit nga paragrafit 1. të këtij neni përmbajnë; llojet e rrezikshmërisë; procedurat dhe

masat për zbutjen dhe eliminimin e pasojave të drejtpërdrejta për mjedisin dhe shëndetin e njeriut;

subjektet për zbatimin e masave të caktuara; përgjegjësitë dhe kompetencat lidhur me zbatimin dhe

mënyrën e ndërmarrjes së masave për intervenim të cilat zbatohen sipas ligjit.

Planet e intervenimit për prodhimet, pajisjet dhe stabilimentet, të cilat me veprimtarinë e tyre mundë

të shkaktojnë ndotje të mjedisit, i harton prodhuesi.

Komuna është e obliguar të nxjerr planin e intervenimit për territorin e vet.

Page 61: E  Erejta Ekologjike

Detyrimi për njoftim dhe bashkëpunim

Çdo person që është i njoftuar për dëmtim të mjedisit ose për aksident mjedisor, duhet të njoftojë Inspektoratin

për mbrojtjen e mjedisit ose organin tjetër përgjegjës.

Policia dhe zyrtarët publik të autorizuar, të cilët, gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tyre zyrtare marrin

informatë për aksident mjedisor ose çrregullim tjetër mjedisor, duhet të njoftojnë menjëherë Inspektoratin për

mbrojtjen e mjedisit ose organin tjetër përgjegjës.

Njoftimi i shteteve ndërkufitare fqinje

Nëse një projekt mund të ndikojë drejtpërdrejt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministria, pas konsultimit me

Qeverinë, informon shtetet përkatëse dhe u ofron atyre dokumentacionin përkatës, në pajtim me konventat

ndërkombëtare.

Shtetet ndërkufitare të cilat mundë të preken nga projekti, mundë të japin mendimet dhe komentet e tyre

përfshirë edhe dëgjimin publik. Mendimet duhet të merren në konsideratë me rastin e miratimit të projektit.

Në rast aksidenti mjedisor i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministria, pas

konsultimit me Qeverinë informon shtetet që ndikohen nga aksidenti mjedisor.

Page 62: E  Erejta Ekologjike

MONITORIMI DHE INFORMIMI PËR MJEDISIN

Monitorimi i mjedisit

Ministria në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj siguron kontrollin e vazhdueshëm dhe bënë

monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit.

Personat juridik ose fizik të cilët me veprimtarinë ose me aktivitetin e tyre e ndotin mjedisin, në kuadër të

përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj sigurojnë kontrollin e vazhdueshëm dhe bëjnë monitorimin e

gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit.

Komunat, në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj sigurojnë kontrollin e vazhdueshëm dhe

bëjnë monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e

monitorimit.

Page 63: E  Erejta Ekologjike

Monitorimi i mjedisit kryhet përmes matjeve sistematike, hulumtimit dhe vlerësimit të indikatorëve të

gjendjes dhe ndotjes së mjedisit të cilat përfshijnë përcjelljen e faktorëve natyror, respektivisht ndryshimit

të gjendjes dhe karakteristikave të mjedisit, përfshirë edhe monitorimin tej kufitarë, të ajrit, ujit tokës,

pyjeve, llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore florën dhe faunën, elementeve klimatologjike,

mbështjellësit të ozonit, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, zhurmës, mbeturinave, paralajmërimit të

hershëm të aksidenteve në mjedis së bashku me përcjelljen dhe vlerësimin e nivelit të ndotjes së

mjedisit, si dhe detyrimeve dhe përgjegjësive të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjes së mjedisit, përbëjnë informacion publik dhe

përfshihen në Sistemin Informativ të Mbrojtjes së Mjedisit.

Page 64: E  Erejta Ekologjike

Sistemi i Informimit Mjedisor

Me qëllim të identifikimit, klasifikimit, për-punimit, përcjelljes dhe evidentimit sa më efikas të resurseve natyrore,

vlerave të natyrës si dhe menaxhimit të mjedisit në Kosovë, Ministria krijon, organizon dhe mbanë Sistemin

Informativ Mjedisor (në tekstin e mëtutjeshëm: SIM).

SIM bënë mbledhjen, klasifikimin, mirëmbajtjen, prezantimin dhe shpërndarjen e të dhënave numerike,

përshkruese dhe hapësinore për:

I. cilësinë e mediumeve të mjedisit;

II. përcjelljen e gjendjes së mjedisit;

III. masat ligjore,administrative, organizative dhe strategjike;

IV. informatat shkencore-teknologjike për masat e planifikuara për parandalimin e ndotjes;

V. shkëmbimin e informatave me sistemet tjera informative etj.

SIM mundëson qasje në informata sistemeve tjera informative dhe harmonizon te gjitha informatat relevante në

nivel të Kosovës dhe në nivelin ndërkombëtar.

Page 65: E  Erejta Ekologjike

KADASTRI I NDOTËSVE

Për përcjelljen e ndryshimeve cilësore dhe sasiore në mjedis dhe për ndërmarrjen e masave për

mbrojtjen e mjedisit, mbahet kadastri i ndotësve për shkarkimet në mjedis, për shkarkimet dhe

transferimet e ndotësve në mjedis, për ujin e përdorur, të energjisë dhe resurseve natyrore, në

përputhje me këtë ligj.

Të dhënat nga kadastri i ndotësve paraqiten në formën që siguron identifikimin e emisioneve

dhe cilësive të mjedisit në mjedis, për çdo instalim e ndotës, vendndodhjen dhe shkarkimin e

tyre në ajër, ujë e tokë.

Kadastri i ndotësve hartohet në mbështetje të raportimit të rregullt nga personat juridik ose fizik,

nga organet e autorizuara për grumbullimin dhe krijimin e të dhënave për mjedisin.

Kadastri i ndotësve administrohet nga Ministria dhe është i hapur për publikun.

Ndotësi është i detyruar që me shpenzime të veta t’ ia dorëzoj Ministrisë të dhënat e parapara

në mënyrën dhe afatin e përcaktuar me ligj.

Page 66: E  Erejta Ekologjike

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit i Kosovës

Detyrat e AMMK janë :

të siguroj informacionin e duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave

për mbrojtjen e mjedisit:

të zhvilloj dhe koordinoj sistemin unik të informimit për mbrojtjen e mjedisit lidhur me sistemin e përcjelljes së

gjendjes së mjedisit në Kosovë si dhe të mbledhë të dhënat për mjedisin;

ti vendosë dhe ti mbajë qendrat referente me bazat e të dhënave për përcjelljen e mjedisit (të dhënat socio-

ekonomike, presionet në mjedis, gjendjen dhe kualitetin e mjedisit);

të zhvillojë procedurat për përpunimin e të dhënave të grumbulluara për mjedisin dhe vlerësimin e tyre

(modelimin, prezantimin dhe paraqitjen vizuele);

të avancojë dhe krahasojë cilësinë e të dhënave për mjedisin;

të hartojë raporte për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, synimeve, si dhe të raportojë për sektorët

kryesor (ajrin, tokën, ujin, llojllojshmërinë biologjike, ndryshimet klimatologjike); etj (shih ligjin )

Page 67: E  Erejta Ekologjike

BORDI KËSHILLUES PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Kuvendi i Kosovës emëron Bordin Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit (në

tekstin e mëtutjeshëm: Bordi) për të këshilluar Kuvendin dhe Qeverinë për

çështje te mbrojtjes se mjedisit.

Bordi përbehet nga shtat (7) anëtar të cilët i emëron Kuvendi. Anëtarët e Bordit

zgjidhen nga ekspertë dhe shkencëtar të dalluar ne fushën e mbrojtjes se

mjedisit. Anëtarët e Bordit nuk mundë të jenë të punësuar në Ministri.

Bordi është i pavarur nga çdo autoritet tjetër.

BORDI JEP MENDIME DHE SUGJERIME KUVENDIT DHE

QEVERISË

Page 68: E  Erejta Ekologjike

Detyrimet e personave juridik dhe fizik

Personat juridik dhe fizikë janë të detyruar që gjatë të gjitha fazave të kryerjes së aktiviteteve të tyre të

sigurojnë mbrojtjen e mjedisit përmes:

zbatimit të dispozitave për mbrojtjen e mjedisit;

shfrytëzimit racional të resurseve natyrore dhe të energjisë;

aplikimit të teknologjive të pastra;

shfrytëzimit të resurseve natyrore të përtritshme;

përdorimit të prodhimeve, proceseve, teknologjive dhe praktikave të cilat e rrezikojnë më pak

mjedisin;

ndërmarrjes së masave parandaluese ose mënjanimit të pasojave të rrezikimit dhe dëmtimit të

mjedisit;

mbajtjes së evidencës sipas procedurës së përcaktuar me ligj; etj ( shih ligjin

Page 69: E  Erejta Ekologjike

Përgjegjësia për ndotjen e mjedisit

Ndotësi i cili shkakton ndotjen e mjedisit, përgjigjet për dëmin e shkaktuar dhe bartë shpenzimet për

vlerësimin dhe eliminimin e dëmit.

Për ndotjen e mjedisit, është përgjegjës personi juridik ose fizik i cili në mënyrë të paligjshme ose

përmes veprimit të gabuar ka shkaktuar ose ka lejuar ndotjen e mjedisit.

Përjashtimet nga përgjegjësia

Nëse ndotësi dëshmon se ka aplikuar masat adekuate për mbrojtjen e mjedisit, të cilat i kanë diktuar

rrethanat për të parandaluar ose zvogëluar dëmin, atëherë ndotësi mund të përjashtohet nga

përgjegjësia për ndotje në këto raste:

kur dëmin e ka shkaktuar personi i tretë;

kur dëmi është shkaktuar nga fuqia madhore;

kur dëmi është shkaktuar si pasojë e konfliktit të armatosur

Detyrimet e ndotësit të mjedisit

Ndotësi i cili me veprimin ose mosveprimin e vet shkakton ndotjen e mjedisit, është i detyruar që të ndërmerr masat e

parapara me planin e mbrojtjes nga aksidenti mjedisor, planin për sanim dhe planin për rehabilitim.

Nëse dëmi i shkaktuar në mjedis nuk mund të sanohet përmes masave adekuate, personi juridik ose fizik i cili ka

shkaktuar dëmin, duhet ta kompensoj dëmin në vlerën e të mirave të shkatërruara.

Page 70: E  Erejta Ekologjike

Përgjegjësia për dëmin mjedisor

Ndotësi është përgjegjës për dëmin mjedisor të shkaktuar në mjedis dhe ai duhet t”i bartë shpenzimet për

vlerësimin e dëmit dhe mënjanimin e tij posaçërisht:

shpenzimet e intervenimit urgjent të ndërmarra në momentin e shkaktimit të dëmit, të cilat janë të

domosdoshme për kufizimin dhe parandalimin e efekteve të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e

njeriut;

shpenzimet e sanimit, krijimit të gjendjes së re ose rikthimin ne gjendjen e mëparshme të mjedisit, si dhe

monitori-mit të efekteve të sanimit dhe efekteve të dëmit të shkaktuar në mjedis;

shpenzimet e kompensimit të personave juridik ose fizik të cilët janë të kërcënuar dhe të dëmtuar në

mënyrë të drejtpërdrejtë përmes dëmtimit të mjedisit.

Ndotësi është i detyruar që të ofrojë garanci financiare ose ndonjë lloj tjetër të garancie për të siguruar

kompensimin e shpenzimeve nga paragrafi 1. të këtij neni, gjatë dhe pas kryerjes së aktiviteteve.

Page 71: E  Erejta Ekologjike

Kompensimi i dëmit

Secili që pëson dëm mjedisor ka të drejtë në kompensim.

Kërkesa për kompensimin e dëmit mund ti parashtrohet drejtpërdrejt ndotësit ose siguruesit të tij, respektivisht

garantuesit financiar të ndotësit tek i cili ka ndodh aksidenti, nëse një sigurues, respektivisht garantues financiar i

tillë ekziston.

Nëse më shumë ndotës janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar në mjedis, dhe nuk mund të përcaktohet

saktësisht përgjegjësia e secilit ndotës, ata i bartin shpenzimet në mënyrë solidare dhe veç e veç.

Procedura për inicimin e kompensimit të dëmit parashkruhet pas tre vjet prej momentit kur I dëmtuari ka kuptuar

për dëmin e bërë dhe për dëmtuesin. Për çdo rast, kërkesa për kompensim parashkruhet pas tridhjetë vjet nga

dita kur është shkaktuar dëmi.

Page 72: E  Erejta Ekologjike

Mbikëqyrja administrative

Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura nga

ky ligj, e bënë Ministri.

Mbikëqyrja inspektuese

Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e këtij ligji si dhe akteve nënligjore të nxjerra prej tij, kushtet dhe

metodën e punës së personave të mbikëqyrur si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me

këtë ligj e bënë Inspektorati mjedisor i Ministrisë.

Mbikëqyrjen inspektuese për Lejen Mjedisore Komunale e kryen inspektori komunal I mjedisit.

Ministria mundet me autorizim të veçantë, të autorizoj inspektorin komunal të mjedisit për kryerjen e

detyrave tjera.

Punët e inspektorit mund t`i kryej edhe zyrtari tjetër për mbrojtjen e mjedisit të cilin e autorizon Ministria,

gjegjësisht komuna.

Page 73: E  Erejta Ekologjike

MBIKËQYRJA

I. Gjatë zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori për mbrojtjen e mjedisit

kryen mbikëqyrjen sidomos për:

II. zbatimin e standardeve të kualitetit për pjesët përbërëse të mjedisit;

III. zbatimin e standardeve teknike për mbrojtjen e mjedisit;

IV. zbatimin e monitorimit të gjendjes së mjedisit;

V. zbatimin e matjes së emisionit dhe imisionit dhe mbajtjen e evidencës për to;

VI. zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me programin për

mbrojtjen e mjedisit;

VII. zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me planin për

intervenim; etj (shih ligjin)

Page 74: E  Erejta Ekologjike

Për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori me vendim me shkrim mund të urdhëroj personin juridik

ose fizik qe:

në afat të caktuar të mënjanoj të metat dhe parregullsitë në veprimtaritë dhe aktivitetet, për shkak të

cilave ka ardhur ose mund të vijë deri te ndotja e mjedisit;

të ndalojë përkohësisht kryerjen e veprimtarisë ose aktivitetit në procesin e prodhimit, shfrytëzimin e

stabilimenteve, mjeteve dhe pajisjeve nga të cilat ka ardhur ose mund të vijë deri tek ndotja e

konsiderueshme e mjedisit;

të ndalojë kryerjen e aktivitetit në procesin e prodhimit, përdorimin e stabilimenteve , mjeteve dhe

pajisjeve nga të cilat ka ardhur ose mund të vij deri te një ndotje më e madhe e mjedisit, derisa të metat

dhe parregullsitë në punë të mos eliminohen;

të ndalojë punimet nëse ato kryhen në kundërshtim me masat e përcaktuara për vlerësimin e ndikimit në

mjedis deri sa parregullsitë të mënjanohen;

të ndërpres punimet nëse ato nuk kryhen në pajtueshmëri me kushtet e dhëna;

Page 75: E  Erejta Ekologjike

Nëse personi juridik ose fizik nuk zbaton masat nga nën-paragrafi 1.1 paragrafi 1. i këtij neni,

inspektori në afat të arsyeshëm të ndërmerr masa përmes personave të tjerë në shpenzime të

shkaktuesit të dëmit.

Për faktet e verifikuara në procedurën e inspektimit, gjegjësisht për masat e ndërmarra, inspektori

është i detyruar ta njoftojë personin e paditur.

Me qëllim të sigurimit të zbatimit të ndalesave dhe shkeljeve të përcaktuara me dispozita të tjera,

inspektori për mbrojtjen e mjedisit ka të drejtë dhe obligim qe:

pa vonesë të parashtrojë fletëparaqitje organit kompetent për veprën e dënueshme;

t’i propozoj organit kompetent fshirjen nga regjistri i veprimtarisë për të cilën vërtetohet se personi

nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj;

të ndërmerr masa të tjera për të cilat është i autorizuar.

Page 76: E  Erejta Ekologjike

Detyrimet e inspektorëve për bashkëveprim

Në rastet kur inspektori në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese vlerëson se përveç shkeljes

së dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të tij , janë shkelur

edhe dispozitat e ligjeve tjera me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit, është i detyruar që

krahas marrjes së masave për të cilat është i autorizuar, të njoftoj edhe organin tjetër

kompetent në mënyrë që bashkërisht të kryejnë mbikëqyrjen inspektuese dhe të

ndërmarrin masat e parapara me ligj.

Procedurat e ankesës

Inspektori, në rastet e marrjes së masave për urdhëresa dhe ndalesa, nxjerr vendim.

Në ankesën kundër vendimit të organit kompetent komunal vendos Ministria.

Në ankesa kundër vendimit të inspektorit mjedisor në nivel qendror vendos Ministria.

Kundër vendimit të Ministrisë, mund të iniciohet kontest administrativ pran gjykatës

kompetente.

Për rastet e eliminimit të rrezikut të drejtpërdrejtë për mjedisin, jetën dhe shëndetin e

njeriut ankesa e ushtruar kundër vendimit të inspektorit, nuk e shtynë ekzekutimin. 7

Page 77: E  Erejta Ekologjike

DISPOZITAT NDESHKUESE

Kur shkeljet e dispozitave të këtij ligji përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal, Inspektorati I Mjedisit

përmes Ministrisë ia dorëzon lëndën prokurorisë.

Kundërvajtjet

Me gjobë në të holla prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro gjobitet për

kundërvajtje personi juridik nëse:

shfrytëzon resurset natyrore pa pëlqimin mjedisor te Ministrisë (neni 10 paragrafi 2. të këtij ligji);

gjatë shfrytëzimit të resurseve natyrore, kryerjes së punëve, si dhe pas përfundimit të tyre nuk i

zbaton masat e parapara për parandalimin e rrezikimit të mjedisit (neni11 paragrafi 1 të këtij ligji);

nuk bënë sanimin dhe rekultivimin ose nëse në ndonjë mënyrë tjetër nuk bënë rehabilitimin e

mjedisit të degraduar (neni 11 paragrafi 2 të këtij ligji);

zhvillon aktivitete në natyrë të cilat degradojnë veçoritë e vlerave natyrore (neni 12 paragrafi 2 të

këtij ligji); etj (shih ligjin)

Page 78: E  Erejta Ekologjike

KOMPETENCA E KOMBEVE TË BASHKUARA NË MBROJTJEN E MJEDISIT

Page 79: E  Erejta Ekologjike

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Paraardhëse e Kombeve të Bashkuara ishte Lidhja e Kombeve, një organizatë e konceptuar në

rrethana të ngjashme gjatë luftës së parë Botërore , e themeluar në vitin 1919 me Traktatin e

Versajës për të “promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të arritur paqen dhe sigurinë”.

Lidhja e Kombeve ndërpreu aktivitetin e saj pas dështimit për të parandaluar Luftën e Dytë

Botërore .

Me 1945, përfaqësuesit e 50 shteteve u takuan në San Francisko në Konferencën e Kombeve të

Bashkuara për të hartuar Kartën e Kombeve të Bashkuara – KB-së. Delegatët debatuan në bazë

të propozimeve të ofruara nga përfaqësuesit e Kinës , Bashkimit Sovjetik , Mbretërisë së Bashkuar

dhe SHBA-ve gjatë periudhës gusht – tetor 1944.

Page 80: E  Erejta Ekologjike

Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së u nënshkrua, më 26 qershor 1945, nga

përfaqësuesit e 50 shteteve. Polonia që nuk ishte e pranishme ne Konferencë e nënshkroi atë më vonë

dhe u bë shteti anëtarë i 51-të.

Emërtimi Kombet e Bashkuara zuri fill , më 24 tetor 1945, kur Karta u ratifikua nga Kina, Franca , Bashkimi

Sovjetik , SHBA-ve dhe shumicës së shteteve nënshkruese , që njihet edhe si dita e OKB-së.

Qëllimet e OKB-së , sipas Kartës janë:

Të përkujdeset për paqen dhe sigurinë në botë;

Të zhvilloje marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve

Të bashkëpunoj në zgjedhjen e problemeve ndërkombëtare ekonomike, sociale, kulturore dhe

humanitare dhe të promovoj respektimin e të drejtave të njeriut.

Page 81: E  Erejta Ekologjike

ORGANET KRYESORE TË KOMBEVE TË BASHKUARA

Kombet e Bashkuara janë themeluar si organizatë që ushtron veprimtarinë e

vetë përmes gjashtë organeve kryesore :

I. ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME;

II. KËSHILLIT TË SIGURIMIT;

III. KËSHILLI EKONOMIK DHE SOCIAL;

IV. KËSHILLIT TË KUJDESTARISË;

V. GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË DHE

VI. SEKRETARIT TË ORGANIZATËS.

VII. ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME

Page 82: E  Erejta Ekologjike

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME – është organi më i lartë diskutues i OKB-së. Përbëhet nga

përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare, ku secili prej tyre e ka një votë.

Vendimet me çështje të rëndësishme siç janë paqja dhe siguria , pranimi i shteteve të reja

çështjet e buxhetit kërkojnë 2/3 e votave , ndërsa për çështje të tjera nevojiten shumica e

thjesht.

Sesionet e rregullta fillojnë në shtatorin e çdo vitit , ndërsa sesionet e jashtëzakonshme në rastet

emergjente mund të thirren 24 orë pas kërkesës së bërë nga Këshilli i Sigurimit.

Asambleja ka pushtet përgjithësisht të kufizuar për faktin që vendimet e saj nuk janë detyruese ,

ta zëmë , ato nuk janë – paraqesin ligj sikurse vendimet e kuvendeve kombëtare.

Mirëpo është e mundur që në rastet e caktuara rezolutat e Asamblesë të fitojnë statusin e

zakonit ndërkombëtar , si psh. Deklarata e vitit 1970 të Parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare në

lidhje me marrëdhëniet Miqësore dhe Bashkëpunimin ndërmjet shteteve në pajtim me Kartën e

KB-së.

Page 83: E  Erejta Ekologjike

Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë, pesë prej të cilëve kanë anëtarësi permanente dhe

disponojnë me të drejtën e vetos.

Kryesimi i Këshillit të Sigurimit funksionon në bazë të rotacionit mujor sipas radhitjes alfabetike të

shteteve anëtare i cili funksionon në vazhdimësi pra përfaqësuesit e tyre duhet të jen prezent ne selinë

e OKB-së .

Për dallim nga Asambleja e Përgjithshme , Këshillit të Sigurimit ka pushtet ekzekutiv, ndonëse roli i saj në

çështjet e mjedisit është më i kufizuar. Kjo për faktin që ai pushtet ekzekutiv i jepet Këshillit në kontekst

të ushtrimit të përgjegjësisë së tij parësore , që është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Në aspektin doktrinar , disa kanë përdorur nocionin e “ sigurisë mjedisore “ për ti dhënë Këshillit një rol

më të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit .

Është e mundur që masat për mbrojtjen e mjedisit në rrethana të caktuara mund të jen të nevojshme

për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare , duke bërë që këshilli të përdorë kompetencën

për autorizimin e veprimeve detyruese të kapitullit VII të Kartës.

Kjo është përdorur me rastin e kur Irakun e kanë bërë përgjegjës në të drejtën ndërkombëtare për

dëmet mjedisore shkaktuar Kuvajtit gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991.

Page 84: E  Erejta Ekologjike

3.Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është organi kryesor i drejtësisë në sistemin e

OKB-së. Ka filluar punën me 1946, ndërsa kompetencat e saj janë rregulluar me

Statutin që është pjesë përbërëse e Kartës së OKB-së .

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dy funksione kryesore :

Në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të zgjidhë mospajtimet e shtruara nga

shtetet ;

Të jap mendime këshilluese lidhur me çështjet juridike që i adresohen asaj nga

agjencitë dhe organet e autorizuara ndërkombëtare

Page 85: E  Erejta Ekologjike

.

4.Këshilli Ekonomik dhe Social

Këshilli Ekonomik dhe Social organi kryesor për koordinimin e punëve të 14 agjencive të

specializuara të OKB-së dhe të 10 komisioneve funksionale si dhe 5 komisioneve rajonale .

Këshilli gjithashtu pranon raportet nga 11 fondacione dhe programe të OKB-së.

Këshilli shërben si një forum qendrorë për diskutimin e çështjeve ekonomike e sociale dhe

ndërkombëtare , si dhe për studimin e raportimin në lidhje me çështjet ekonomike , shoqërore

, të shëndetësisë dhe të tjera të ngjashme , si dhe bërja e rekomandimeve në lidhje me këto

çështje për Asamblenë e Përgjithshme dhe Agjencitë e Specializuara dhe shteteve anëtare.

B. Trupat ndihmës

Në proces të ushtrimit të funksioneve të tyre, organet kryesore janë të pajisura me autoritetin

për të krijuar trupa ndihmës ose subsidiar .

Në rrafshin e mbrojtjes së mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, kombet e Bashkuara , në

veçanti Asambleja e Përgjithshme ka marrë një sërë vendimesh për krijimin e trupave ndihmës.

Page 86: E  Erejta Ekologjike

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ( UNEP )

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ( UNEP ) është organi i vetëm i Kombeve të Bashkuara

me një mandat për përqendrim të posaçëm në çështjet e mbrojtjes së mjedisit.

Është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1972, pas Konferencës së Stokholmit për

Mjedisin e Njeriut.

UNEP i përgjigjet Asamblesë së Përgjithshme , të cilës i raporton përmes Këshillit Ekonomik dhe Social.

Mandati me i saktë i këtij Programi ka të bëjë me promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në

fushën e mjedisit dhe ofrimin e rekomandimeve politike drejt arritjes së këtij qëllimi, pra nxitjen e

bashkëpunimit ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit.

Gjithashtu , UNEP-i ka mandat për të ofruar një udhëheqje të përgjithshme të politikave me qëllim

drejtimin dhe bashkërendimin e programeve mjedisore të sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Page 87: E  Erejta Ekologjike

Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ( CSD ) dhe Forumi i nivelit të lartë politik për

zhvillimin e qëndrueshëm

Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ( CSD – Commission on Sustainable Development )

është krijuar nga Asambleja e Përgjithshme , pas Konferencës së Rios.

Përbëhet nga përfaqësuesit e 53 shteteve të zgjedhura nga Këshilli Ekonomik dhe Social .

Komisioni takohet një herë në vit.

Përgjegjësia parësore e Komisionit është që të rishikoj ose vlerësoj zbatimin e Agjendës 21,

duke qenë që është një program dinamik i cili evoluon me kohë respektivisht bënë

promovimin e Deklaratës së Rios në zbatimin e Agjendës 21 ; monitorimin e përparimit të

zbatimit të Agjendës 21; lehtësoj dialogun ne mes KB dhe OJQ-ve etj.

Më 2012, në Samitin e Rios ( Rio +20) Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ( CSD ) është

zëvendësuar me një Forum të nivelit të lartë politik për zhvillimin e qëndrueshëm ( high-level

political forum on sustainable development ) .

Ky forum është autorizuar që të bëjë vlerësime të rregullave ndonëse vullnetare , duke

filluar nga viti 2016.

Page 88: E  Erejta Ekologjike

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ( UNDP )

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ( UNDP – United Nations Development Programme) është

krijuar nga Asambleja e Përgjithshme.

UNDP-ja është përcaktuar si organizatë udhëheqëse në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të

qëndrueshëm në nivelet lokale , kombëtare dhe rajonale , përveç tjerash, përmes fuqizimit të

bashkërendimit të bashkëpunimit teknik të Kombeve të Bashkuara në terren , aktualisht ka 177 vende të

ndryshme në tërë globin , ajo funksionon me mjetet e mbledhura nga kontributet vullnetare të shteteve

anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Përveç veprimeve këshillëdhënëse , ekspertizës dhe trajnimeve në vende të ndryshme , UNDP-ja publikon

një raport vjetor i njohur si Raporti i Zhvillimit Njerëzor , gjithashtu këtë raport e publikon për nivelet lokale ,

kombëtare dhe rajonale

Page 89: E  Erejta Ekologjike

ROLI I AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA NË MBROJTJEN E MJEDISIT

Page 90: E  Erejta Ekologjike

Krahas organeve kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe trupave

ndihmëse të krijuara nga organet kryesore , një rol të rëndësishëm në fushën e

mbrojtjes së mjedisit luajnë edhe agjencitë e specializuara.

Agjencitë e specializuara funksionojnë si organizata ndërkombëtare autonome, të

cilat dallohen për nga përqendrimi i tyre në fusha të posaçme ose specialiteti i tyre

dhe marrëdhënia e veçantë që ato mbajnë me Organizatës së Kombeve të

Bashkuara.

Bashkërendimi i veprimtarisë së këtyre organizatave, qoftë në marrëdhëniet

ndërmjet tyre ose në marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, bëhet përmes

makinerisë së Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht ekzistojnë 16 agjenci të specializuara:

Page 91: E  Erejta Ekologjike

I. Organizata për Ushqim dhe Bujqësi ( FAO ) ;

II. Agjencia Ndërkombëtare për Energji

Bërthamore ( IAEA);

III. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit

Civil ( ICAO);

IV. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor (

IFAD) ;

V. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO);

VI. Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF);

VII. Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO);

VIII.Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikimit

(ITU);

IX. Organizata e Kombeve të Bashkuara për

Arsim , Shkencë dhe Kulturë (UNESCO);

X. Organizata e Kombeve të Bashkuara për

Zhvillim Industrial (UNIDO);

XI. Bashkimi Postar Universal (UPU);

XII. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO);

XIII. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale

( (WIPO);

XIV.Banka Botërore (WB);

XV. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO);

dhe

XVI.Organizata Botërore e Turizmit (WTO).

Page 92: E  Erejta Ekologjike

Ideja e një organizate ndërkombëtare për ushqim dhe bujqësi u shfaq në fund të shekullit të

19-të dhe në fillim të 20-të.

Në maj-qershor 1905, një konferencë ndërkombëtare u mbajt në Romë, Itali, të cilat çojnë në

krijimin e "Institutit Ndërkombëtar i bujqësisë"

Më vonë në vitin 1943, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Franklin D. Roosevelt thirri një

Konferencë në Kombevet e Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Përfaqësues nga dyzet e

katër qeverive u mblodhën në Hotel Homestead, i Hot Springs, Virxhinia, nga 18 maj deri 3

qershor. Ata u angazhuan për krijimin e një organizate të përhershme për ushqim dhe

bujqësi, e cila ka ndodhur në Quebec City, Kanada më 16 tetor, 1945.

Sesioni i parë i Konferencës së FAO-s u zhvillua në Kanada, nga 16 tetor deri më 1 nëntor

1945.

Page 93: E  Erejta Ekologjike

Lufta e Dytë Botërore i dha fund "Institutit Ndërkombëtar të Bujqësisë", edhe pse ajo zyrtarisht u

shpërbë sipas vendimit të Komitetit të Përhershëm më 27 shkurt, 1948. Funksionet e tij ishin transferuar

pastaj në FAO, themeluar kohët e fundit

FAO është themeluar më 16 tetor 1945, në Quebec City, Quebec, Kanada. Në vitin 1951, selinë e saj

u zhvendos nga Washington, DC, Shtetet e Bashkuara në Romë, Itali.

Agjencia drejtohet nga Konferenca e Kombeve Anëtare, e cila mblidhet çdo dy vjet për të shqyrtuar

punën e kryer nga organizata dhe të miratojë një Program të Punës dhe të Buxhetit për periudhën e

ardhshme dy-vjeçare. Konferenca zgjedh një këshill prej 49 shteteve anëtare (që shërbejnë një

periudhë tre-vjeçare me rotacion) që vepron si një organ i përkohshëm qeverisës, gjithashtu zgjidhet

edhe Drejtorit i përgjithshëm, që drejton agjencinë.

Page 94: E  Erejta Ekologjike

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi ( FAO )

FAO është i përbërë nga tetë departamente: Administratës dhe Financave,

Bujqësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit, Zhvillimi Ekonomik dhe Social, Peshkimi

dhe akuakulturë, Pylltari, Dituria dhe Komunikim, Menaxhimi i Burimeve Natyrore

dhe Bashkëpunim Teknik .

Duke filluar në vitin 1994, FAO iu nënshtrua ristrukturimit më të rëndësishme që

nga themelimi i saj, për të decentralizuar operacionet, të modernizojë

procedurat dhe për të reduktuar shpenzimet. Si rezultat i kësaj, janë realizuar

kursimet e rreth US $ 50 milion, € 35 milion në vit.

Page 95: E  Erejta Ekologjike

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ose "FAO" (it:"Organizzazione delle Nazioni Unite per

l'Alimentazione e l'Agricoltura") është një agjenci e specializuar e Kombeve te Bashkuara që

çon në përpjekjet ndërkombëtare për të mundur urinë. Shërbyes janë vendet e zhvilluara dhe

vendet në zhvillim.

FAO vepron si një forum neutral ku të gjithë vendet takohen si të barabartë për të negociuar

marrëveshje dhe debat politik.

FAO është gjithashtu një burim i dijes dhe informacionit, si dhe ndihmon vendet në zhvillim dhe

vendet në tranzicion për përmirësimin dhe mmodernizimin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit,

duke siguruar "ushqime të mira" dhe "sigurinë ushqimore" për të gjithë.

Motoja e saj Latine, "Fiat Panis", përkthehet në shqip : "Le të ketë bukë".

Që prej 8 gusht 2008, FAO ka 191 shtete anëtarë së bashku me Bashkimin Evropian dhe Ishujt

Faroe, të cilat janë anëtarë ortakë.

FAO ka shërbye , po ashtu , si forum për miratimin e shumë Akteve dhe kodeve për peshkimin

dhe mbrojtjen e burimeve të gjalla.

Page 96: E  Erejta Ekologjike

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)

Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar (IMO), zyrtarisht e njohur si Organizata Ndër-Qeveritare

Këshilluese për Lundrimin Detar (IMCO), u themeluar në vitin 1948 përmes Kombeve të Bashkuara me qëllim të

koordinimit të praktikave ndërkombëtare të sigurisë se lundrimit detar. Sidoqoftë IMO nuk hyri në fuqi deri në vitin

1958.

Më seli në Londër, Mbretëria e Bashkuar, IMO promovon bashkëpunimin ndërmjet qeverive dhe industrisë se

transportit detar për të përmirësuar sigurinë dhe parandaluar ndotjen e detrave.

IMO drejtohet nga një Asamble e anëtarëve dhe administrohet financiarisht nga Këshilli i anëtarëve i zgjedhur nga

Asambleja. Puna e IMO-s realizohet përmes pesë komiteteve të cilët mbështeten në nën-komitete teknike.

Organizatat anëtare të OKB-së mund të vëzhgojnë veprimet e IMO-s. Statusi i vëzhguesit mund t’i jepet

organizatave të kualifikuara jo-qeveritare.

IMO mbështet nga një sekretariat i përhershëm i përfaqësuesve të anëtarëve të organizatës. Sekretariati

përbëhet nga një Sekretar i përgjithshëm i cili zgjidhet nga Asambleja, dhe divizione të ndryshme përfshirë, inter

alia, siguria detare, mbrojtja e ambientit, dhe një seksioni i konferencave.

Roli i saj si organizatë kompetente në këtë fushë mund të hetohet më së miri në Konventën e Kombeve të

Bashkuara të vitit 1982 për të Drejtën Detare.

Organizata ka autorizime që të nxisë miratimin e standardeve më të larta praktike në çështje që lidhen me

sigurinë detare, efikasitetin e lundrimit dhe parandalimin e kontrollin e ndotjes detare nga anijet.

Page 97: E  Erejta Ekologjike

Banka Botërore (WB)

Grupi i Bankës Botërore ndonjëherë konsiderohet të jetë një agjenci e specializuar. Është

pjesë e Sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe ka marrëveshje zyrtare me OKB-në, por

ruan pavarësinë e saj.

WBG përbëhet nga një grup i pesë institucioneve:

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD),

Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC),

Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA),

Agjencia Multilaterale për Garantim të Investimeve (MIGA), dhe

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen Kontesteve të Investimit (ICSID).

Është një burim vital i asistencës teknike dhe financiare për vendet në zhvillim.

Page 98: E  Erejta Ekologjike

Detyrë kyçe e Bankës Botërore është të japë hua për projekte të rindërtimit dhe

zhvillimit, ose për të promovuar reforma strukturore të cilat çojnë ose kanë për çojnë

në rritjen ekonomike në vendet në zhvillim.

Në të vërtet qëllimi parësorë i krijimit të Bankës Botërore është ulja e varfërisë dhe

rritja e standardëve të jetesës, duke promovuar zhvillim të qëndrueshëm dhe

investime për këtë qëllim.

Sidoqoftë, Banka Botërore , në partneritet me organizatat tjera , është pjesë aktive e

nismave dhe projekteve që synojnë përparimin mjedisor. Një shembull i këtillë është

Lehtësuesi Global Mjedisor , i themeluar bashkërisht nga Banka Botërore , UNEPI dhe

UNDP-ja më 1991 si një burim fondesh për shtetet në zhvillim në projekte për të

gjeneruar përfitime globale mjedisore në fusha që lidhen me shtresën e ozonit ,

ndryshimet klimatike , mbrojtjen e ujërave ndërkombëtare etj.

Page 99: E  Erejta Ekologjike

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim , Shkencë dhe Kulturë

(UNESCO)

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë është një

agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuoj për paqen dhe sigurinë në

Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës,

dhe kulturës.

Mëtutjeshëm kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të

drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së .

Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim

Intelektual të Lidhjes së Kombeve.

UNESKO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera (mysafirë). Organizata

është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të

specializuara dhe qendra në të gjithë botën.

Page 100: E  Erejta Ekologjike

Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë

vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare.

UNESKO ndjek objektivat e saj nëpërmjet 5 programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca

natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni.

Projekte të sponsorizuar nga UNESKO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të

trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtareshkencore; promovimin e pavarur të medias

dhe lirinë e shtypit; projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës;

marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore

dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e

njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.

Kontributi kryesor i UNESCO-s mbetet Konventa e vitit 1972 për Trashëgiminë Botërore , por

edhe programi i saj për Biosferën dhe Njeriun, që ka për qëllim të promovojë një marrëdhënie

të ekuilibruar ndërmjet qenieve njerëzore dhe biosferës ose shumës së të gjitha ekosistemeve.

Page 101: E  Erejta Ekologjike

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ( IAEA)

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) është një organizatë ndër-qeveritare për

bashkëpunim shkencor dhe teknik në fushën e teknologjisë nukleare.

Ajo ka për qëllim promovimin e përdorimit paqësor të energjisë nukleare dhe ndalimin e përdorimit

për qëllime ushtarake.

IAEA është themeluar si organizatë e pavarur më 29 korrik 1957.

Para kësaj, në vitin 1953, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, parashtroi idenë e krijimit të një trupi

ndërkombëtar për kontrollimin dhe zhvillimin e energjisë atomike në një fjalim para Asamblesë së

Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Për shkak të arsyeve historike dhe natyrës politike të punës, IAEA nuk është agjenci e specializuar.

Në vend të kësaj, marrëdhënia e saj me Kombet e Bashkuara drejtohet nga një marrëveshje e

veçantë si dhe nga statuti i saj që kërkon që IAEA të raportojë çdo vit para Asamblesë së

Përgjithshme dhe kur është e nevojshme, para Këshillit të Sigurimit.

Page 102: E  Erejta Ekologjike

PËRMLODHI DHE SJELLI:

REFIK MUSTAFA

FAKULTETIJURIDIK–UNIVERSITETII PRIZRENIT

Page 103: E  Erejta Ekologjike

Ju Falemnderit!LITERATURË JURIDIKE –UNIVERSITETI I PRIZRENIT |