energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

16
lexoni në faqen 8-9 Energjitë e Rinovueshme në Shqipëri Perëndimi i epokës së naftës lexoni në faqen 10 Biodizeli, zgjidhja për një energji të sigurtë Nr. 113 | Shtator 2006 lexoni në faqen 7 Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Kur do të fryjë erë e mbarë për energjinë shqiptare?

Upload: truongtu

Post on 08-Feb-2017

253 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

lexoni në faqen 8-9

Energjitë e Rinovueshme në Shqipëri

Perëndimi i epokës së naftës

lexoni në faqen 10

Biodizeli, zgjidhja për një energji të sigurtë

Nr. 113 | Shtator 2006

lexoni në faqen 7

Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

Kur do të fryjë erë e mbarë për energjinë shqiptare?

Page 2: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në ShqipëriNë këtë botim të përmuajshëm do të gjeni informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj.Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqen: http://albania.rec.orgPër të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim i përmuajshëm), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë Zyrës së REC në Shqipëri, në adresat:

Kutia Postare 127, Tiranë;Tel/Faks: (04) 23 29 28;

ose [email protected]://albania.rec.org

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)për Europën Qendrore e Lindoreështë një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joa-vokate, jofitimprurëse, që mbështet zgjidhjen e prob-lemeve mjedisore në Europën Qendrore e Lindore (EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organi-zatave joqeveritare, qeverive, bizneseve e aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga SHBA, Komisioni Europian dhe Hungaria. Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshk-ruar nga 28 vende dhe nga Komisioni Europian, dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hun-gareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hun-gari, dhe zyrat e vendeve në secilin prej 15 vendeve përfituese. Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit të REC duke mbështetur organizatat jofitimprurëse, institucionet mjedisore në të gjitha nivelet dhe ak-torë të tjerë të interesuar në fushën e mjedisit, duke mbështetur proceset pjesëmarrëse dhe shkëmbimin e lirë të informacionit. Fushat kryesore të veprim-tarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet Lokale të Veprimit në Mjedis, Informacioni Mjedi-sor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet vendore e rajonale etj. Donatorët më të fundit janë: Komisioni Europian, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, BE, etj.http://albania.rec.org

Numër 113 | Shtator 2006

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

Kanë kontribuar për këtë numër:

Agron Deliu | Artan Leskoviku | Bashkim Lushaj | Brikena Demiras | Konalsi Gjoka | Lavdosh Ferruni | Majlinda Ndroqi | Pëllumb Çela

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo | Alken Myftiu | Brikena Demiras | Genta Hoxha | Eduart Cani | Daniela Tola

EDITORIAL 3

A jemi gati për energjitë e pastra?

NGA VENDI 3-4Më shumë fonde për ekosistemin e PrespësParku i Shkodrës do të ndryshojë fytyrënJava shqiptare e qyteteve te pastra“Stop” furrave të gëlqeres në Krujë

AKTUALITET 5, 12Bimët mjekësore në paketën fiskale 2007

PROFIL 13SECTOR

NGA BOTA 13-15Zgjerohet tregu i energjiveAkujt e thellë flasin për historinë e klimësBE zgjeron fushatën për klimën edhe në shkolla22 Shtator – Dita evropiane e qyteteve pa makinaPlanktonet e oqeaneve thithin më pak dioksid karboni

TEMA E MUAJIT 7-11Energjitë e Rinovueshme në ShqipëriBiodizeli, zgjidhja për një energji të sigurtëPerëndimi i epokës së naftësEnergjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatikeEpoka e erës ka filluar, e naftës ka mbaruar

Në këtë Numër

Ky botim mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri

Page 3: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 3

Edit

oria

l

Shkurt

Forum

ShkurtMë shumë fonde për ekosistemin e Prespës

Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen për “Menaxhimin e integruar të ekosistemit të Liqenit të Prespës në Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi”. Meqenëse ky është një projekt i përbashkët, qeverisë do t’i duhet të investojë një shumë prej 3.775.500 dollarë, por investimi do të mbështetet edhe nga qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë për të njëjtin qëllim. Financimi, sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është mbështetur edhe nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), dhe do të zbatohet në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Kontributi i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për këtë projekt, në shumën 120 mijë dollarë, do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Parku i Shkodrës do të ndryshojë fytyrën

Me një investim prej 80 mijë eurosh, parku “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të ndryshojë pamjen. Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me “Regione Emilia Romana”, kanë marrë përsipër të rikonstruktojnë lulishten, ndërsa punimet janë në procesin e fundit. Ndërhyrja në këtë park, i cili për vite të tëra ishte lënë në harresë dhe që po shkonte drejt degradimit, erdhi si rezultat i nismës së bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara. Investimi parashikon një ndërhyrje totale në sipërfaqen prej 6 mijë metër katrorë të këtij parku. Me rivënien në funksion të qytetarëve të këtij parku, qytetit të Shkodrës i shtohet një mundësi më shumë pushimi mes gjelbërimit dhe pemëve të shumta, që e shoqërojnë atë, duke shënuar një frymëmarrje edhe më të madhe për banorët e qytetit.

A jemi gati për energjitë e pastra?

Nëse gjithkush e kupton se dimri është duke trokitur në dyert tona, qeveria ende nuk ka dhënë shpresë se krizat e përvitshme energjetike mund të shmangen. Me se do të ngrohemi, me se do të gatuajmë, a do ta shohim njëri-tjetrin në dritën e qiririt edhe këtë vit? Shenjat paralajmëruese janë të kudogjendura. Në këtë debat “të fshehtë”, secili prej nesh pyet veten:

Si ka mundësi që jo më larg se shtetet fqinje të Ballkanit e kanë harruar togfja-lëshin ‘krizë energjetike’ prej dekadash? A jemi gati për të nisur rrugën drejt energjive të rinovueshme, për të cilat bota investon çdo vit e më shumë para? Pse projekti i General Motors, për energjinë elektrike të prodhuar nga era, u hodh poshtë si jo real për kushtet e Shqipërisë?

Ne e dimë që energjitë e rinovueshme funksionojnë. Bota i ka testuar, por edhe ne nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve ujore, edhe pse dëmi që i kemi shkaktuar mjedisit nuk mund të llogaritet. Deri këtu ka ngecur fantazia e shkencëtarëve dhe pushtetarëve tanë. Ndërsa era dhe dielli janë, për momentin, burimet që po i japin një hov të ri energjisë në botë. Njerëzimi, me kalimin e dekadave, ka provuar çdo gjë tjetër përveç energjive të rinovueshme, por e ashtuquajtura krizë e naftës, ka bërë që industri të reja të mbijnë si kërpudhat pas shiut. Këto industri më të përparuara i kanë vënë gishtin kokës për të nxjerrë fitime atje ku mund të mos shkaktojnë dëme, të mbushin xhepat duke mos ia zbrazur thesaret natyrës. A është gati vendi ynë për t’i hapur dyert e gjeneratës së re të energjive të pastra? E pse jo? Iniciativat nuk mungojnë, duhet vetëm që dikush t’i përkrahë. Koha e tranzicionit të naftës është mbi kokat tona dhe shumë drejtues të kompanive më të mëdha në botë janë të ndërgjegjshëm se gjithashtu ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike janë më reale se kurrë dhe kërkojnë gjithë vëmendjen e duhur. Në të tilla kushte, ky tranzicion nuk parashikohet të jetë i thjeshtë. Prandaj edhe filizat e parë që do të çelin në Shqipëri, duhet të përballojnë terrenin e vështirë të zhvillimit. Vendimet, që duhet të merren, natyrisht që do të kenë një ndikim të madh në të ardhmen e gjithë njerëzimit, sepse bota, pas naftës, e fuqizuar me energjitë e rinovueshme, mbart me vete premtimin se epoka e paqes dhe prosperitetit të dëshirueshëm do të jetë më pranë. Prandaj ne duhet të nisemi në rrugën drejt energjive të pastra, tani më shumë se kurrë!

Page 4: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | �

Nga VeNdi

Në guroret e Krujës ka përfunduar prishja e furrave të pjekjes së gëlqeres nga fadromat e policisë së ndërtimit. Ka qenë një marrëveshje e nënshkruar nga Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli dhe pronarët e gëlqeres që për 2 javë të zhvendoseshin të gjitha ndërtimet në një vend larg qendrave të banuara. Afati është zgjatur kur vetë ministri u dha një periudhë më të gjatë pronarëve deri në muajin shtator, kur edhe filluan prishjet.

Ministri Xhuveli ka inspektuar personalisht vazhdimin e prishjes së furrave, duke u takuar edhe me vetë pronarët, të cilëve u rikujtoi marrëveshjen për ndërtimin e tyre larg zonave të banuara, sipas marrëveshjes 3 muaj më parë. Sipas tij, vendi i ndërtimit të furrave është i miratuar dhe çdo person që disponon një licensë të fillojë punën dhe të rinisë aktivitetin e gëlqerorëve. Vetëm për dy ditë, Policia Ndërtimore e Durrësit, e ndihmuar dhe nga forcat e rendit të Komisariatit të Krujës, kanë prishur afërsisht 70 furra në fshatin Halil, nga rreth 200 të tilla që ndodhen në tërë rrethin e Krujës.

Nga 200 furra gëlqereje, vetëm 3 janë të licensuara, ndërsa të tjerat kanë aktivitet të paligjshëm. Ndërkaq, përdorimi i gomave të vjetra të automjeteve për djegie nxinin qiellin e Krujës, duke shkaktuar një ndotje 1 mijë herë mbi normat e lejuara. Nga djegia e tyre çlirohen gazrat helmuese dhe kanceroze dhe kjo ka ndodhur gjatë 15 viteve të aktivitetit të tyre në Krastën e Krujës.

Sipas ministrit Xhuveli do të pastrohen të gjitha ndotjet e krijuara gjatë viteve, pasi qyteti i Krujës është një vend turistik dhe frekuentohet nga shumë turistë të huaj dhe aq më tepër që gjatë 15 viteve ka pasur një ndotje të madhe, që ka shkaktuar sëmundje kronike për dhjetëra njerëz.

“Stop” furrave të gëlqeres në Krujë

Java shqiptare e qyteteve të pastra

Berati punon nën moton “qytet i pastër, kulturë qytetare”

Në kuadër të Javës Evropiane të qyteteve të pastra, edhe në Berat, u zhvilluan një sërë aktivitetesh ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për qytetarët. Kështu, në datat 18 - 19 shtator, Bashkia Berat zbatoi projektin “Qytet i pastër, kulturë qytetare” nën moton “Qyteti im, shtëpia ime”, ku u organizuan një sërë aktivitetesh mjedisore. U zhvilluan aksione pastrimi në mjediset përreth shkollave dhe në mjedise të ndryshme publike, u mbollën shkurre dekorative përgjatë bregut të lumit Osum etj. Gjatë javës u realizuan njoftime në shtyp dhe në median lokale, u vendosën banderola në qendër të qytetit, si dhe u shpërndanë rreth 800 fletëpalosje. Sipas Mirela Buhurit, specialiste mjedisi në këtë qytet, qëllimi i aktiviteteve të këtij lloji ishte ndërgjegjësimi i komunitetit për kujdesin që ata duhet të tregojnë në mbrojtje të mjedisit dhe të shëndetit, si dhe të kufizojnë përdorimin pa kriter të mjeteve motorike.

Në 22 Shtator, në shëtitoren kryesore të qytetit, afërsisht 500 persona shëtitën së bashku me biçikletë dhe në këmbë. Në këtë aktivitet, me kontributin e Drejtorisë Arsimore Berat, morën pjesë kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi, specialistë mjedisi, punonjës të institucioneve shtetërore, si dhe shoqatat mjedisore që veprojnë në Berat.

Elbasani, i dyti pas Tiranës për ndotjenMesditën e 22 shtatorit, në Elbasan, qarkullimi i

automjeteve është ndaluar përgjatë bulevardit kryesor edhe në Elbasan. Por nuk ka pasur ndonjë aktivitet të mirëfilltë për të përçuar mesazhin në fjalë, ndërkohë që Elbasani zë vendin e dytë në vend për shkallën e ndotjes. Në Elbasan numërohen 13 mijë automjete, ndërsa ndotja ekstreme është ajo industriale që vazhdon të jetë shqetësuese. Kufizimi i lëvizjes së automjeteve përreth një orë, nuk solli gjë tjetër veç kaos në trafik dhe probleme për lëvizjen e mjeteve.

Rubiku, më rigoroz, � orë pa makinaNë Rubik, ku, në të vërtetë, numri i makinave nuk është

edhe aq i madh, makinat nuk janë lejuar të qarkullojnë për katër orë në rrugën kryesore të qytetit. Autoritetet lokale janë treguar mjaft rigoroze, edhe pse rruga kryesore shërben edhe si aks kombëtar ku kalojnë makina për në zonën verilindore, Kukës e Kosovë. Nga ana tjetër, qytetarët disa herë janë ankuar për problematikën që u sjell kjo gjë dhe ndonëse është bërë një unazë e re afër ish-uzinës, ai segment, rreth 1,5 km, është aq i amortizuar, sa vështirëson lëvizjen e makinave të ulëta.

Page 5: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | �

aktualitet

Industria shqiptare e Bimëve Aromatike-Mjekësore është e vetmja që eksporton me markën “Made in Albania”. Nëpërmjet një letre të hapur, kryetari i Industrisë së Bimëve Aromatike-Mjekësore, EPCA, Xhevit Hysenaj, i kërkon kryeministrit Sali Berisha më shumë vëmendje dhe përfshirje në paketën fiskale të 2007. “Që të rritet konkurrenca e industrisë

Afati i aplikimeve është20 tetor 2006

Ky program grantesh mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta

Në kuadër të programit të Fondit Special për Projekte Mjedisore me Nisma Vendore,

REC Shqipëri njofton pranimin e projekt-ideve të reja.

dhe eksporteve tona përballë vendeve të rajonit, duhet që industria e bimëve të marrë një autoritet më të lartë dhe të trajtohet sikurse degët më me përparësi të industrisë ushqimore, industria e përpunimit të qumështit, bu-kës, vreshtarisë, ullishtarisë, etj., të cilat, në vitet e fundit, kanë qenë

subjekt i lehtësirave fiskale dhe politikave mbështetëse. Kjo duhet të reflektohet për të zënë një vend të dallueshëm në paketën fiskale të vitit 2007”, shprehet ai. Kjo industri zë vendin më të rëndësishëm në eksportet bujqësore dhe ushqimore shqiptare, sepse për-bën rreth 40-45 për qind të volumit të eksporteve bujqësore dhe ri-eksporteve të industrisë së

peshkimit. “Shqipëria është lider në furnizimin me sherbelë në tregjet botërore. Zhvillimi dhe rritja e industrisë është e ngadaltë, por e sigurtë. Mjaft kompani shqiptare të këtij sektori kanë investuar në katër vitet e fundit, disa miliona euro në teknologji të përparuara përpunimi, ruajtje dhe marketimi. Prodhimet tona eksportohen drejtpërdrejt në tregjet evropiane dhe ato amerikane, rreth 35 për qind e kompanive eksportuese tregtojnë bimë dhe esenca “bio”, është rritur shkalla e përpunimit të bimëve për eksport, prodhimi i esencave, çajeve dhe erëzave të paketuara (për tregun e brendshëm), etj”, argumenton ai. Në vlerësimet që kjo shoqatë bën për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të bimëve aromatike-mjekësore, spontane apo të kultivuara në toka jo-produktive në mjaft zona të vendit, eksporti mund të arrijë deri në 50 milionë euro në vit.

Bimët mjekësore në paketën fiskale 2007

Page 6: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 6

ALTERNATIVAT ENERGJETIKEZbuloni fuqinë e natyrës

Page 7: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 7

tema e muajit

Energjitë e Rinovueshme në Shqipëri

Artan LeskovikuDrejtor i Burimeve Energjitike

Agjencia Kombëtare e Energjisë

Bota është duke përjetuar sot fundin e regjimit të epokës së lëndëve djegëse fosile, si dhe tranzicionin drejt një regjimi të ri energjetik. Civilizimi i sotëm është në një moment kritik, ku për 20-30 vjet, ekuilibri energjetik aktual, i mbështetur pothuajse tërë-sisht tek lëndët djegëse fosile, pritet të tronditet thellë. Kjo është ndër arsyet kryesore pse sot vendet e zhvilluara, kudo në botë, i kanë hedhur vështrimet drejt shfrytëzimit të burimeve të rino-vueshme të energjisë.

Sistemi elektroenergjetik shqiptar, aktualisht i mbështetur pothuajse tërësisht te hidroenergjia, duke e vënë gjithmonë në dyshim besueshmërinë e tij, tashmë me kapacitete të kufi-zuara gjenerimi kundrejt kërkesës gjithmonë në rritje për energji, si dhe me probleme të shumta teknike dhe joteknike, për sa i përket humbjeve në rrjet, nuk ka asnjë dyshim që është i zhytur plotësisht në një krizë disavjeçare energjetike.

Në këtë këndvështrim, mund të thuhet se një ndër sfidat më kryesore të sektorit energjetik shqiptar është diversifikimi i burimeve energjetike dhe vetëplotësimi i nevojave për energji me burime vendi, duke ulur kështu varësinë nga importi.

Interes, në vendin tonë, paraqet shfrytëzimi i energjisë diellore ku vlen të theksohen zonat me interes të Fierit, Vlorës dhe Sarandës, ku jo vetëm shpërndarja e sasisë së rrezatimit vjetor është më e madhe se në të

gjithë vendin, por edhe numri i orëve me diell është i konsiderueshëm.

Theksojmë që evidentimi i kushteve të favorshme për shfrytëzimin e erës për qëllime energjetike, përveç shpejtësisë mesatare (për të cilën ka disa të dhëna të pjesshme), lidhet me njohjen edhe të disa parametrave të tjerë mjaft të rëndësishëm, si: sasia e orëve me erë në vit mbi një prag të dhënë, probabiliteti i shfaqjes së erërave për pragje të ndryshme, shpejtësitë maksimale të erës etj. Këto parametra do të shërbejnë në të ardhmen për një studim më të thelluar në këtë fushë. Megjithatë në këtë studim janë identifikuar disa zona atraktive si: Shkodër (Velipojë, Ças), Lezhë (Ishull Shëngjin, Tale, Balldre), Durrës (Ishëm, Porto Romano), Fier (Karavasta, Hoxhara 1, Hoxhara 2), Vlorë (Akerni), Tepelenë, Kryevidh, Sarandë.

Në Shqipëri, përfitimi më i madh i hidroenergjisë është nga hidrocentralet e mëdhenj, por është më shumë interes edhe përfitimi i energjisë nga shfrytëzimi dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël. Deri në vitin 1988, në Shqipëri janë ndërtuar 83 hidrocentrale të vegjël me një kapacitet prej 50 deri 1200 kW fuqi e instaluar, me një kapacitet potencial prej 25 MW (ku në fakt, kapaciteti total i projektimit të tyre është 14 MW, sepse për shumicën e tyre ekziston mundësia e rritjes së kapacitetit).

Energjia gjeotermike nuk është

marrë seriozisht në konsideratë në vendin tonë, megjithëse ka disa zona tepër të përshtatshme për shfrytëzimin e saj. Kështu në studim janë përcaktuar tre hapësira gjeotermike: Hapësira gjeotermike e Ardenicës që është e përqendruar në rajonin bregdetar, ku uji ka një temperaturë 32-38°C, dhe me prurje 15-18 l/s. Hapësira gjeotermike e Krujës, ku ndodhen burimet gjeotermike më të mëdha në Shqipëri, me një pasuri prej 5,9 x 108 - 5,1 x 109 GJ dhe hapësira gjeotermike e Peshkopisë, në verilindje të Shqipërisë, ku disa burime termike që gjenden pranë njëri tjetrit, kanë një temperaturë uji 43,5°C dhe prurje 14-17 l/s.

Biomasa është një tjetër burim i rinovueshëm energjie që ka një shtrirje pothuaj në gjithë territorin e vendit tonë. Përveç drurëve të zjarrit që vazhdojnë të shfrytëzohen në mënyrë jo të qëndrueshme, një interes të madh paraqesin edhe pasuria shumë e madhe e shkurreve si dhe mbetjet e ngurta urbane. Përsa i përket biomasës nga bimët bujqësore, ato s’mund të merren në konsideratë, pasi këto mbetje bujqësore përdoren për ushqim ose shtroje për kafshët gjatë periudhës së dimrit. Gjithashtu biomasa e prodhuar nga blegtoria s’mund të merret në konsideratë për shkak të numrit jo të konsiderueshëm të kafshëve shtëpiake dhe për faktin që nuk janë të grupuara në ferma bleg torale, por në mbarështim ekstensiv si dhe të mbetjeve të pakta të cilat aktualisht përdoren si pleh organik.

Në bazë të vlerësimeve mund të themi se nga përdorimi i teknologjive të reja, që shfrytëzojnë burimet e energjive të rinovueshme mund të gjenerohen rreth 800 ktoe deri në vitin 2025 duke plotësuar rreth 58,3 % (7,8% energjia diellore, 6,1 % HEC-et e vegjël, 29,8% biomasa, 3,2% era, 0,7% gjeotermia dhe 10,7% CHP e vogla) të nevojave për energji për tre sektorët e shërbimeve, rezidencial dhe bujqësor ose rreth 30 % të importit të burimeve energjetike deri në vitin 2025.

Page 8: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | �

tema e muajit

Biodizeli është një karburant i ri i lëngshëm që nxirret nga biomasa. Ai mund të përdoret si zëvendësues i dizelit të nxjerrë nga nafta, në masë të plotë apo të pjesshme, në motorët e makinave apo në ata stacionarë. Dekadën e fundit, prodhimi dhe përdorimi i biodizelit ka marrë zhvillim të madh sidomos në Europë. Pionere në këtë zhvillim të ri ka qenë Austria, që u pasua me të shpejtë prej Gjermanisë, Danimarkës e një sëre vendesh të tjera europiane perëndimore (Itali, Francë, Angli, Suedi, etj).

Në vendet e BE-15, kapaciteti i prodhimit të biodizelit parashihet të arrijë 4 milion ton në mesin e vitit 2006, nga rreth 1,85 milion ton në vitin 2004, pra një rritje mbi dy herë për vetëm dy vjet. BE ka vendosur si objektiv të vetin, vitin e fundit, që karburantet brenda vendeve të tij duhet të përmbajnë 2 për qind biokarburante, e në vitin 2010 kjo shifër duhet të arrijë në 5,75 për qind.

Duke folur për vendet e rajonit, mund të thuhet me siguri që në Greqi po ngrihen aktualisht tre fabrika të këtij lloji dhe Kroacia po ngre fabrikën e parë me një projekt pilot të financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial - UNIDO. Kështu që, biodizeli konsiderohet në të gjithë botën si një ndër zgjidhjet më të mira për energji të sigurtë, mjedis më të mirë dhe zhvillim rural të qëndrueshëm.

Aspekti mjedisorAvantazhet mjedisore të përdorimit të biodizelit janë: • Pakëson shkarkimet e CO2 në ajër rreth 78% krahasuar me dizelin e

nxjerrë nga nafta, bazuar në ciklin jetësor të produktit, përsa i përket ruajtjes së shtresës së Ozonit;

• Jep më pak shkarkime bloze, grimcash të imëta e gazesh, e konkretisht

– Hidrokarbure të padjegur HC (67%) – Monoksid karboni CO (47%) – Lëndë e grimcuar PM (47%)• Eshtë jotoksik e i biodegradueshëm • Ka cikël të mbyllur të CO2, duke reduktuar kështu prodhimin e

gazeve serë (që janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale)• Nuk përmban aspak squfur S, e kështu nuk çliron gaze sulfurore SO2

e SOx.• Kultivimi i bimëve vajore, veçanërisht në toka të varfëra, përmirëson

biodiversitetin • Përdorimi i biodizelit është një mundësi e përshtatshme për

zonat e ndjeshme me rezervuarë ujorë, me që është jotoksik dhe i biodegradueshëm.

Aspekti makroekonomik• Kostoja për njësi e biodizelit të prodhuar nga kolëza është tani ~0,52

deri 0,6 Euro/l (para pagimit të taksave), në varësi të kapacitetit prodhues të linjës;

• Lënda e parë për prodhimin e biodizelit ze rreth 80 përqind të kostos së tij;

• Çmimi i biodizelit në stacionet e shpërndarjes është ~ 0,6 Euro/l;• Për të mundësuar depërtimin e produktit në treg, kërkohen

mekanizma incentivues zhvillimi dhe përjashtim nga taksa e akcizës. Në këtë rrugë, Gjermania dhe Austria kanë arritur të kenë çmime biodizeli në treg më të ulta se çmimet e dizelit të prodhuar nga nafta;

• Objektivi kryesor në këte aspekt është përpjekja për të ulur koston e lëndës së parë bujqësore dhe për të rritur prodhimtarinë për ha, si dhe realizimi i përzjerjes me lëndë të para më pak të kushtueshme, psh me vajra të përdorur ushqimorë.

Agron Deliu, Majlinda NdroqiInstituti i Studimeve Ambjentale

Biodizeli, zgjidhja për një energji të sigurtë

Page 9: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | �

tema e muajit

E ardhmja e biodizelit në Shqipëri

Përpjekjet e Shqipërisë për të rritur ritmet e zhvillimit pengohen nga kriza të vazhdueshme ener-gjetike, një sektor bujqësor i pazhvilluar sa duhet, që ka sasi të konsiderueshme toke të papunuar, si dhe një shkallë të lartë papunësisë.

Vendi varet në masë të madhe nga improti i lëndëve djegëse (gaz dhe produkte nafte). Në vitin 2005, janë prodhuar në vend më pak se 90 mijë ton karburant dizel dhe janë importuar rreth 250 mijë ton.

Fillimi i prodhimit të biodizelit shihet si një zgjidhje e pjesshme drejt arritjes së furnizimit energjetik më të sigurtë e më të stabilizuar.

Fillimi i prodhimit të biodizelit do të ndihmojë zhvillimin e zonave bujqësore fshatare. Një linjë prodhimi me kapacitet 40 mijë ton/vit kërkon minimalisht kultivimin e rreth 40 mijë ha tokë (rasti i kolzës). Fillimi i prodhimit të biodizelit do ta ndihmojë Shqipërinë t’i përgjigjet më mirë detyrimeve të veta ndërkombëtare lidhur me shkarkimet e gazeve serë, biodiversitetin, cilësinë e ajrit dhe dezertifikimin e tokave.

Page 10: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 10

tema e muajit

Historia e njerëzimit njeh shumë gjenerata civilizimi, të cilat dështuan, sepse jo vetëm shkretuan burimet e tyre energjetike, por edhe nuk patën aftësinë për t’i rigjeneruar ato. Edhe gjenerata e civilizimit që sot jetojmë është në një moment kritik, ku, për 20-30 vjet, ekuilibri energjetik aktual, i mbështetur pothuajse tërësisht te lëndët djegëse fosile, pritet të tronditet thellë. Ndoshta ka ardhur momenti që edhe ne të kemi kurajon dhe të pyesim veten: Po Shqipëria ku është?

Ne jemi në një ndër ato pika kritike në histori ku kemi nevojë të rimendojmë regjimin energjetik. Ne jemi në fazat e fundit të epokës së lëndëve djegëse me bazë fosile dhe ndryshimi nga një regjim aktual i energjisë në një regjim të ri energjie do të jetë një provë për civilizimin, prova për tre brezat e ardhshëm.

Është thelbësore të sqarohet se në këtë zhvendosje të re të regjimit botëror energjetik dhe të teknologjisë, do të mbijetojnë vendet që do të përshtaten më shpejt, pra ato që kanë politikë më largpamëse dhe mundësi ekonomike ta përballojnë atë, ndërsa vendet në zhvillim me sa duket do të thellojnë më tej problemet e tyre.

Në këtë sfond të nxehtë tranzicioni, projekti “Energjitë e Qëndrueshme për Shqipërinë”, si një iniciativë e Co-PLAN, ka për qëllim të krijojë infrastrukturën e nevojshme për hapjen dhe zhvillimin e debatit: “A

mundet Shqipëria, si një nga vendet në tranzicion, të përfitojë nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë së sotme”.

Projekti synon të parashtrojë problemin e zhvillimit të sektorit të energjisë në një afat më të gjatë, që përfshin përparësitë e prodhimit të decentralizuar të energjisë dhe hartimin e një plan veprimi mbi format e rinovueshme të energjisë, si dhe gjetjen e rrugëve dhe shmangien e të gjitha llojeve të barrierave (ligjore, fiskale, ekonomike....etj) për të parë mundësitë e futjes së teknologjive të avancuara që përdorin burimet e rinovueshme të energjisë.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit të opinionit publik, profesionistëve dhe autoriteteve përkatëse mbi çështjen e diversifikimit të burimeve energjetike me fokus kryesor Energjitë e Rinovueshme (përfshirë H2) që do të stimulonin zhvillim në fushën ekonomike dhe atë të mjedisit në Shqipëri.

Specialistët theksojnë nevojën për përgjithësimin e strategjisë kombëtare të energjisë në lidhje me komponentin e shfrytëzimit të burimeve të energjive të rinovueshme, e cila do t’i hapë rrugën penetrimit të teknologjive të reja në tregun shqiptar. E fokusuar vetëm në prodhimin e centralizuar të energjisë dhe mosmarrja në konsideratë e avantazheve të prodhimit të decentralizuar të energjisë, ka bërë që kjo strategji të mbështetet kryesisht

Perëndimi i epokës së naftësnë burimet tradicionale të energjisë, duke anashkaluar një plan veprimi konkret mbi format e rinovueshme të energjisë dhe mbi mundësinë e futjes së teknologjive të avancuara që përdorin këto forma energjie. Prandaj është e rëndësishme që të hartohen politika që përkrahin shfrytëzimin e energjive të rinovueshme, si dhe nevoja e alokimit të një fondi të veçantë për të përkrahur dhe ndihmuar penetrimin e teknologjive që shfrytëzojnë burimet e rinovueshme të energjisë. Konsolidimi dhe përfundimi i kuadrit ligjor në lidhje me shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme është një tjetër pikë ku duhet të ndërhyhet, sipas specialistëve të fushës.

Bizneset janë të interesuara të fusin këto skema të reja, por akoma është e paqartë se me çfarë çmimi do shitet dhe kujt do t’i shitet konkretisht energjia. Pra kush do përcaktojë politikat e çmimeve, si do rregullohet tregu i brendshëm i energjisë (liberalizimi) etj.

Projekti do të marrë parasysh edhe problematikën e madhe jo vetëm në drejtim të konsumit të energjisë në kërkesën e përgjithshme për energji të vendit, ku sektori i transportit aktualisht zë rreth 30 % të kërkesës për energji, por edhe pasojat ndotëse që shkaktohen në mjedis nga djegia e karburanteve, alternativa e hidrogjenit, me emetime zero në atmosferë.

Konalsi GJOKA (MSc)Co – PLAN

Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit

Sektori i Energjisë

Page 11: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 11

tema e muajit

Energjia diellore ka vite që përdoret në vendet e zhvilluara, duke e konsideruar si burim energjie të padiskutueshëm në të ardhmen. Shqipëria e ka të domosdoshëm investimin për këtë lloj energjie, duke qenë se, në shekullin e 21, ende nuk është në gjendje të përmbushë nevojat minimale energjetike. Shfrytëzimi jashtë standardeve apo dhe me prerje të paligjshme të pyjeve për dru zjarri, përdorimi i naftës me nënproduktet e saj, gazit, funksionimi i hidrocentraleve dhe termocentraleve në Shqipëri, pa diskutim kanë ndikimet e tyre negative në mjedis, ajër, tokë, ujë e biodiversitet. Pra, këto aktivitete ndikojnë negativisht dhe dëmtojnë mjedisin, apo edhe komunitetin nga njëra anë, por pakësojnë edhe pasuritë natyrore e ato të kultivuara nga ana tjetër. Edhe në qoftë se nuk kanë ndikime të ndjeshme negative në mjedis, shfrytëzojnë burimet natyrale, të cilat janë duke u shteruar dita-ditës, sepse te ne nuk bëhet pothuajse asgjë për rinovimin e tyre. Tjetër faktor është se nafta me nënproduktet e saj dhe gazi sa vijnë dhe do të jenë më të shtrenjta. Këto janë ndër arsyet që energjia diellore tashmë është domosdoshmëri edhe në Shqipëri. Bazuar në zvogëlimin e burimeve natyrore, në rritjen e çmimeve, ka ardhur koha që duhet të gjendet një mënyrë tjetër për burime energjie. Dielli vetëm këtë vit do t’i japë tokës 100 herë më shumë energji se ajo që mund t’i shfrytëzojmë. Të marrim një shembull: Spanja është ndër vendet evropiane më të privilegjuara sepse çdo m² toke ka 1500 kilovatorë energji diellore. Dhe megjithatë, duke filluar që vitin e ardhshëm do të detyrohet me ligj të ketë panele diellore në çatitë e ndërtesave. Këto lloje panelesh diellore, të standardeve evropiane vendosen në çati dhe furnizojnë me ujë të ngrohtë gjatë gjithë vitit dhe uji i ngrohtë mund të përdoret për t’u ngrohur. Granit/Energie Solare grup në këto momente mund të ofrojë vetëm ujin e ngrohtë, por së shpejti do të nxjerrë sistem ftohjeje, duke përdorur përsëri energjinë diellore. Elementët që përdoren për ngrohje në këto momente në Shqipëri janë drutë e zjarrit, nafta me nënproduktet e saj, gazi dhe hidrocentralet, të cilët “ndihmojnë” në dëmtimin e ndotjen e mjedisit, duke kujtuar që Tirana për 2-3 vjet rresht është radhitur ndër kryeqytetet më të ndotura të Evropës. Pra, ky është një investim i domosdoshëm jo vetëm për të ardhmen e komunitetit e të mjedisit, por edhe për të tanishmen e Shqipërisë.

Dr. Ing. Pëllumb ÇelaAdministrator

Shoqëria “Çela X” Sh.p.k.

Dr. Eng. Dip. Bashkim Mal LUSHAJEkspert Mjedisi

Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Fakte interesanteA e dini se shtëpitë private

janë përgjegjëse për rreth 16 për qind të shkarkimeve të gazrave serë në Bashkimin Evropian, në një kohë që përdorimi i makinave private është përgjegjës për 10 për qind?

A e jeni në dijeni se duke ulur temperaturën me 1 gradë celsius mund të reduktojmë 5-10 për qind të kostos energjetike të familjes dhe shmangim shkarkimin e 300 kg dyoksid karboni në atmosferë nga çdo shtëpi në vit?

A e keni vënë re se furnizuesi i celularit tuaj, kur ndodhet në prizë, megjithëse nuk është i lidhur me celularin, është përsëri i ngrohtë? Vlerësohet se rreth 95 për qind e energjisë humbet kur e lini furnizuesin në prizë gjatë gjithë kohës?

A keni menduar se shtëpiakët evropianë përdorin 1/4 e energjisë së konsumuar në të gjithë kontinentin dhe si rrjedhojë janë përgjegjës për lëshimin e 20 për qind të gazrave në atmosferë. 70 për qind e energjisë së shpenzuar në banesat tona shërben për ngrohjen e shtëpisë, 14 për ngrohjen e ujit, 12 për qind për pajisjet elektrike?

A jeni shqetësuar ndonjëherë për faktin se 9 nga 10 akullnajat kryesore në të gjithë globin janë duke u shkrirë. Parashikohet që, në vitin 2050, Alpet e Zvicrës të jenë një kujtim i bukur pasi rreth 75 për qind e akullit të saj do të jetë shkrirë.

A e dini se gjatë shekullit të fundit, niveli i detit është ngritur me 25 cm dhe mendohet se, me këtë ritëm, në vitin 2100, niveli i deteve dhe oqeaneve do të jetë rritur edhe me 88 cm. Madje të tjera studime parashikojnë përfundime edhe më tragjike, duke e çuar në

6 metra më të lartë nivelin e ujit në fund të këtij shekulli. Kjo do të shkaktonte anomali të mëdha në qytetet bregdetare. Venecia, për shembull, do të ishte një qytet fantazmë.

Page 12: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 12

tema e muajit

Sot në botë nuk ndërtohen më TEC-e me naftë. Shkencërisht është studiuar se rezervat e naftës

në botë po pakësohen me shpejtësi. Nëse vazhdojnë normat e tanishme të konsumit, burimet botërore të naftës do të përdoreshin jo më shumë se 40 vjet (www.fueleconomy.gov). Por, siç shprehet një lider i vendeve arabe, “epoka e gurit nuk mbaroi se mbaroi guri”. Kështu dhe epoka e naftës nuk mbaron kur të mbarojë nafta. Rreziku planetar nga ngrohja globale, e shkaktuar si rrjedhojë e djegies së fosileve, ka shtyrë me shpejtësi kërkimin e burimeve të pastra të energjisë. Tashmë, energjitë e pastra janë në fokus të gjithë shteteve dhe kompanive të energjisë në botë.

Kur Këshilli Amerikan për Energjitë e Rinovueshme shpalli në hapje të konferencës ndërkombëtare “Power-Gen Renewable Energy” (Las Vegas, 1 mars 2004) që: “tani është fillimi i epokës komerciale të energjisë së rinovueshme në Amerikë”, audienca shpërtheu në duartrokitje.

Embargo e naftës e vitit 1973 bëri që të fillojnë investimet, për një periudhë 30 vjeçare tashmë, për teknologjitë e energjive të reja dhe masat për hartimin e legjislacionit të ri në SHBA. U investuan, gjatë këtyre

3 dekadave, 14 miliard USD dhe u hartuan e miratuan 15 akte ligjore federale në SHBA.

Energjia e erës është një realitet sot. Në shkallë botërore, gjatë viteve 2001-2005, prodhimi i saj u rrit me 29% në vit. Në botë, në vitin 2005 u shtuan kapacitetet e instaluara të energjisë së erës me 11769 MW, nga të cilat 2400 MW në SHBA. Danimarka, disa rajone nga Spanja e Gjermania kanë 10 deri 25% të energjisë elektrike prej energjisë së erës. Afro 25 miliard kWh do te prodhohen në SHBA në 2006 nga energjia e erës, e mjaftueshme ekuivalente për mesatarisht 2,3 milion shtëpi amerikane.

Energjia e erës po bëhet me shpejtësi burim energjie kompetitiv. Teknologjia e turbinave të erës po përmirësohet me shpejtësi. Turbinat e reja 1-3 MW, sot prodhojnë me 1/6 e kostos, krahasuar me turbinat e viteve 80. Energjia e erës është rezistente ndaj inflacionit, pasi investimi fillestar dihet e, më pas, nuk varet nga luhatja e çmimeve (si nafta). Turbinat e erës instalohen shpejt për t’iu përgjigjur mungesave të energjisë. Në Amerikë, deri në 2020, do të instalohen 100.000 MW kapacitete nga energjia e erës. Kurse në Europë, kjo shifër do të arrihet në 2010 (Shoqata Europiane e Energjisë së Erës, 2006). Energjia e erës siguron të ardhura për fermerin apo pronarin e tokës (“Shqipëria 1 euro” për parqe ere e jo nafte, do ishte vërtet e bukur). Çdo MW i energjisë së erës është i barabartë me 2,5-3 punëtorë vjetorë. Energjia e erës rrit pavarësinë e sigurimit të energjisë në vend, pasi nuk varet nga rrugët e pasigurta të naftës. Nëse një turbinë dëmtohet, dëmtohet ajo dhe jo popullsia përreth, siç ndodh

me naftën apo energjinë atomike. Një turbinë e vetme 1MW, pakëson 1800 ton dioksid karboni, ndotësi primar i ngrohjes globale, për çdo vit, e barabartë me mbjelljen e 1,8 km2 pyll.

Në bazë të treguesit të kthimit të energjisë (sasia e energjisë së harxhuar për të prodhuar një sasi të dhënë energjie), sipas një studimi të fundit të universitetit Wiskonsin-Madison në SHBA, rezulton se kthimi i energjisë nga fermat e erës është 17-39 herë më shumë se energjia e harxhuar për prodhimin (në varësi të vendit dhe shpejtësisë së erës), kundrejt 16 herë më shumë që gjeneron energjia nukleare dhe 11 herë ajo e qymyrit.

Pra, era apo nafta në Vlorë? Një gjë duhet të dinë fort mirë vendimmarrësit tanë, për erën mund të vendosin edhe pa mendimin e komunitetit, për naftën, jo. Kështu thotë ligji. Deri tani ligji është shkelur boll nga qeveritarët, por i kap neni “në tentativë”. Urojmë të mos bëhen vrastarë!

Lavdosh Ferruni

Epoka e erës ka filluar, e naftës ka mbaruar

Era e Llogorasë pengon ngritjen e oxhaqeve të

TEC-it të VlorësMbi 100 turbina ere vendosen

së shpejti përgjatë Karaburunit. Energjia e erës me shpejtësi mjaftueshmërisht të madhe,

kryesisht nga gryka e Llogorasë, do të prodhojë, së shpejti,

energji elektrike, shumë më tepër se ajo që parashikohet të

prodhonte, nëse do ngrihej, TECi i Vlorës.

Kështu propozohet në një studim të kryer nga një kompani

gjermane, e cila tashmë ka hapur zyrën e saj në Vlorë e po

mendon për fillimin e punës. Ky studim ndodhet në kryeministri. Studimi nuk do të bëhet publik

e do të vazhdohet të mbahet sekret nga qeveria. Pritet që ai

të bëhet publik, pasi të vihet në vijë puna e ngecur me shpalljen

e ndërtimit të TEC-it.

Page 13: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 13

ProFil

Programi i ri SECTOR mbështet organizatat e shoqërisë civile (CSO), në vendet e Evropës Juglindore, për të përmbushur rolin e tyre si forca lëvizëse të zhvillimit të komunitetit në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Programi nëpërmjet tre komponentëve kryesore të tij, qëndrueshmëria organizative, mbështetje për grante dhe mbështetje për rrjetëzim dhe trajnime, synon të nxisë zhvillimin e shoqërisë civile për mjedisin në vendet e Evropës Juglindore dhe të nxisë shoqërinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në zonat urbane.

Programi i grantdhënies në kuadër të SECTOR, që fillon në tremujorin e fundit të 2006, do të mbështesë projektet e iniciuara nga organizatat e shoqërisë civile (CSO) në vendet e rajonit në nivel kombëtar dhe rajonal, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor. Zonat prioritare të projekteve do të përcaktohen gjatë fazës së vlerësimit të organizatave, në kuadër të komponentes së parë të SECTOR.

Mund të përfitojnë grante (të të dy niveleve: kombëtare dhe rajonale)

Mbështetje për organizatat e Shoqërisë Civile në Evropën Juglindore

SECTOR

REC fillon një program të ri për mbështetjen e OJF në rajon

vetëm organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në vendet përkatëse, që nxisin zhvillimin urban të qëndrueshëm në gjashtë vendet e Evropës Juglindore: Shqipëri, Bosnje-H e r c e g o v i n ë , Kosovë, Republikën ish Jugosllave e Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbi.

Grantet do të synojnë të mbështesin aktivitete të organizatave të shoqërisë civile në Evropën Juglindore që:

përmirësojnë mjedisin urban, duke u orientuar në prioritetet rajonale dhe kombëtare lidhur me përdorimin e territorit dhe planifikimin urban, transportin, shëndetin, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve dhe ujin;mbështetin zhvillimin e qëndrueshëm në rajon, përmes mbështetjes së projekteve demonstrative e praktike rajonale dhe kombëtare.

Grante Kombëtare Procesi i përzgjedhjes Koha e zbatimit të granteveRaundi 1 Shtator 2006 - Mars 2007 Maj 2007 - Korrik 2008Raundi 2 Shtator 2007 - Mars 2008 Maj 2008 - Korrik 2009Raundi 3 Shtator 2008 - Mars 2009 Maj 2009 - Mars 2010Grante Rajonale Procesi i përzgjedhjes Koha e zbatimit të granteveRaundi 1 Shtator 2006 - Mars 2007 Maj 2007 - Dhjetor 2008Raundi 2 Shtator 2006 - Mars 2007 Maj 2008 - Dhjetor 2009

Shënim: Datat e shënuara në tabelë janë të përafërta. Për datat e sakta kontaktoni me zyrën e REC në Shqipëri

Llojet e granteve:Grante kombëtare (projekte në nivel komuniteti)

Vlera totale e granteve për katër vjet: 1.060.000 EUROFondet do të shpërndahen në tre faza grantdhënie përgjatë katër viteve (340.000 EURO, 360.000 EURO dhe 360.000 EURO).

Grante rajonale (projekte bashkëpunimi)

Vlera totale e granteve për katër vjet: 400.000 EUROFondet do të shpërndahen në dy faza grantdhënie (200.000 EURO secila).

Përfituesit:

Organizata të shoqërisë Civile në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi

Shtrirja kohore: Prill 2006 – Prill 2010

Buxheti total: 3,7 milionë euro

Donator:Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida)

10 Nëntor 2006.Afati për raundin e parë të paraqitjes së projekt-ideve

Page 14: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 1�

aktualitet

Zhvillimi i energjive të rinovueshme ka ndyshuar nga viti në vit, në të gjithë botën, ku më shpejt e ku më ngadalë. Sipas raportit global për gjendjen e energjisë së rinovueshme 2006, një rekord tjetër investimesh u regjistrua në fund të vitit 2005 në lidhje me energjitë e reja të rinovueshme, kur shifra arriti në 38 miliardë dollarë, në krahasim me 30 miliardë dollarë që ishte në fund të vitit 2004. Gjermania dhe Kina ishin investuesit kryesorë, me nga 7 miliardë dollarë secili, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Japonia dhe India. Kapaciteti i shfrytëzimit të energjisë së erës zuri vendin e dytë, pothuajse në të njëjtën masë me atë të hidroenergjisë, me një rritje prej 24 për qind, duke kapur shifrën 59 GW. Prodhimi i energjisë nga biomasa, gjithashtu, është rritur në masën 50–100 për qind të prodhimit vjetor në disa shtete, përgjatë vitit 2004.

Nivele të larta, sipas raportit të 2006-ës, kapën gjithashtu edhe biokarburantet, nivel që zuri 85 për qind të rritjes në prodhimin vjetor, ndërsa prodhimi i energjisë nga panelet diellore fotovoltaike të llojit me rrjet të lidhur arriti në 55 për qind më shumë në krahasim me kapacitetin ekzistues. Po kështu, edhe kapaciteti i ngrohjes së ujit nga dielli është rritur me 23 për qind në Kinë dhe arriti nivele rekordesh në të gjithë Evropën. Pikënisja ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Spanjë, por, në zona të ndryshme, dolën vende të tjera drejtuese. Gjermania kapërceu Japoninë në fushën e teknologjisë së paneleve diellore fotovoltaike të llojit me rrjet të lidhur, duke shtuar 600 MW në një vit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesonin në drejtimin e energjisë së prodhuar nga era, që nga viti 1992, ndërsa në të njëjtën kohë kapaciteti ekzistues i Indisë tejkaloi edhe ‘pionieren’ e erës, Danimarkën. Numri i vendeve që shtuan më shumë se 300 MW nga energjia e erës këtë vit arriti në 10, në krahasim me 5 shtete

që ishte deri në 2004. India ia kaloi Japonisë për sa i përket kapacitetit total të energjisë së rinovueshme. Prodhimi i SHBA-së në etanol kaloi mbi atë të Brazilit, që për një kohë të gjatë ka qenë prodhuesi kryesor në botë. Tre shtete të reja anëtare të Bashkimit Evropian u bënë prodhues të tij. Në biokarburante gjithashtu, nëntë vende të BE-së u bënë prodhues. Industria e energjisë së rinovueshme ka tërhequr vëmendjen e investitorëve në të gjithë botën. Kjo gjë duket qartë edhe nga rritja e numrit të kompanive të energjive të rinovueshme ose sektorëve që kanë një vlerësim tregu me mbi 40 milionë. Ky numër ka ndryshuar gjatë një viti, në 85 nga 60 kompani të tilla. Vlerësimi i tregut për këtë kategori kapi shifrën e 50 miliardë dollarëve, ose dyfishin, në krahasim me vitin 2004, ndihmuar kjo edhe nga shfaqja e disa nismave publike. Në industrinë e energjisë së diellit janë investuar shifra rekord për impiante, fabrika të reja si dhe pajisje, që vlerësohen në rreth 6 miliardë dollarë, ashtu siç janë investuar edhe në industrinë e biokarburanteve më shumë se 1 miliardë dollarë. Ndërsa industria e erës vazhdoi me përhapjen e prodhimit ndërkombëtar duke përfshirë edhe Australinë dhe Kinën, ku kompani si Vestas, Gamesa, Suzlon, Açiona dhe GE Energy filluan të dilnin me të tjera teknologji lehtësuese për industritë përpunuese. Në të njëjtën kohë raporti thekson se linjat politike të veprimit u zgjeruan, u rishikuan dhe u përforcuan, ashtu siç janë paraqitur edhe nëpërmjet grafikëve të detajuar të botimit. Tregu ka filluar të financojë drejt zgjerimit të fermave të erës. Bankat gjithashtu ofrojnë financime për projekte, në këmbim të hipotekimit të fermave të erës. Kjo është tendenca e fundit që tenton edhe bashkimin e disa projekteve të tilla në një të vetme. Një bankë italiane, për shembull, financoi rreth 600 milionë dollarë në maj të këtij viti, për 39 ferma ere në Francë dhe Gjermani.

Zgjerohet tregu i energjiveRaporti global për gjendjen e energjisë së rinovueshme 2006

Investimet vjetore mbi Energjitë e Rinovueshme1995–2005

1995 1997 1999 2003 500210020

Mili

ardë

Dol

larë

5

0

10

15

20

25

30

35

40

Synimet e BE për pjesën që zë prodhimi i energjisë nga burimete rinovueshme deri në 2010

0 20 40 60 80 100Përqindja

Disa vende kanë gjithashtu synime përsasinë totale të energjisë deri në 2010BE-25 - 12%Lituania - 12%Polonia - 7.5%Letonia - 6%Rep. Çeke. - 5–6%Gjermania - 4%Franca - 7%Spanja - 12.1%

Total (BE-25)Hungari

MaltëEstoni

LuksemburgBelgjikë

QiproLituaniPoloni

Republika ÇekeHolandë

Britania e MadheGjermani

IrlandëGreqi

FrancëItali

DanimarkëSpanjë

Republika SllovakeFinlandëSlloveni

PortugaliLetoniSuediAustri

Niveli për 1997 Synimi deri 2010

21.03.6 5.0 5.1 5.7 6.0 6.0 7.0 7.5 8.0

9.0 10.0 12.5 13.2 20.1 21.0 25.0

29.0 29.4

31.0 31.5

33.639.0

49.3 60.0

78.0

Prodhimi botëror i biokarburanteve, 2000–2005

2000 2001 2002 2004 500230020

Mili

ardë

litr

a/V

it

0.5

0.0

1.0

1.5

2.0

2.5

3.0

3.5

4.0

www.ren21.net

Page 15: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike

Mjedisi SOT 113 | Shtator 2006 | 1�

Nga Bota

Akujt e thellë flasin për historinë e klimës

Nivelet e dioksidit të karbonit janë shumë herë më të larta sot, se kurdoherë në 800.000 vitet e fundit. ky fakt është konfirmuar nga studimet mëtë fundit të akujve të nxjerrë nga Antarktida.

Një analizë e bulëzave të ajrit, të mbyllura në një bërthamë bore të ngrirë, 3,2 km të gjatë, tregojnë se përqendrimi aktual i gazit serrë është i pashembullt. Bërthama e borës, nxjerrë nga Antarktida lindore, është kolona më e madhe e akullit e nxjerrë deri më sot. Studiuesit e projektit thonë se përmbajtja e saj tregon se njeriu sjell ndryshime të rrezikshme të klimës. “Argumenti im është se, në bërthamën e akullit nuk ka asgjë që mund të japë ndonjë arsye për t’u qetësuar” thotë dr. Eric Wolff, nga ‘Studimi Britanik për Antarktidën’ (BAS). “Nuk ka asgjë që mund të sugjerojë se Toka do të kujdeset për rritjen e nivelit të dioksidit të karbonit. Bërthama e akullit sugjeron se rritja e dioksidit të karbonit do të sjellë ndryshime të rrezikshme klimatike”, shprehet studiuesi anglez.

22 Shtator – Dita evropiane e qyteteve pa makina

Nga data 16 shtator deri në 22 shtator, qytetarët evropianë kanë pasur mundësi t’i bashkohen një jave plot ngjarje kushtuar lëvizjes në mënyrë të qëndrueshme. Objektivi i kësaj jave ka qenë lehtësimi i debatit të gjerë mbi nevojën për ndryshime në sjelljet tona lidhur me lëvizshmërinë dhe në veçanti, për përdorimin e makinave private. Si çdo vit, Dita pa Makina shënon pikën kulminante të Javës Evropiane të Lëvizjes.

Për vitin 2006, tema kryesore e kësaj jave ishte ‘Ndryshimet Klimatike’. Ndryshimet klimatike janë një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet bota sot. Në Evropë, viti 2005 ishte një nga vitet me kërcënimet më të mëdha si rezultat i ndryshimeve klimatike, kryesisht në Spanjë, Portugali, Itali, Bullgari, Rumani, por dhe në Austri e Gjermani.

Përse ndryshimet klimatike?Ndryshimet klimatike janë një nga çështjet kryesore të politikave evropiane

për mjedisin dhe energjinë, rishikimi i Programit evropian për Ndryshimet Klimatike që është në proces e sipër, Strategjia për Mjedisin Urban, që pritet të botohet këto ditë, etj, vënë një theks të fortë te transporti, referuar dhe ndryshimeve klimatike. Viti 2005 është quajtur “Viti i Shkatërrimeve”, nga Organizata Botërore Meteorologjike. Asnjëherë më parë ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike nuk ka qenë kaq i përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit, lokale, rajonale dhe kombëtare, sidomos për rëndësinë që ka bashkëpunimi mes tyre në këtë fushë. Gjithashtu, asnjëherë më parë, temës së ndryshimit të klimës nuk i është kushtuar kaq shumë rëndësi dhe vëmendje në media, prandaj edhe shkencëtarët për herë të parë kanë guxuar të pranojnë se ajo që po ndodh në kontinentin tonë në këto momente është për shkak të aktiviteteve të dëmshme të njerëzimit. Në këtë kuptim, qëllimet e Kiotos, janë pranuar si shumë të rëndësishëm, por ky është vetëm hapi i parë. Shumë më tepër punë duhet të bëhet dhe është shumë e qartë për të gjithë që synimet ambicioze për periudhën pas Kiotos duhet të miratohen. Të gjitha strukturat e tjera të administratës qeveritare e kanë kuptuar se politikat aktuale nuk janë të mjaftueshme, prandaj duhet që të zhvillohen politika akoma edhe më të rrepta.

Në nenin 6 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, vendet palë u angazhuan të ndërmarrin hapa për ndërgjegjësimin e publikut, edukimin dhe trajnimin e tij lidhur me ndryshimet klimatike.

Java Evropiane e Lëvizjes së lirë 2006 duhet të shërbejë si një shans i mirë për shtetet anëtare që të kontribuojnë në arritjen e këtyre angazhimeve.

Për më shumë informacion:http://www.mobilityweek-europe.org/

Planktonet e oqeaneve thithin më pak dioksid karboni

“Sasia e dioksidit të karbonit që thithet nga bimët e planktoneve, në Oqeanin Paqësor, është shumë më e vogël nga sa mendohej”, bëjnë të ditur studiuesit. Shkencëtarët amerikanë shprehen se bimët e vogla të oqeanit thithnin rreth 2 miliardë ton dioksid karboni më pak për shkak se rritja e tyre ishte e kufizuar nga mungesa e hekurit. Depozitat e hekurit sigurojnë ushqim për mikrobet, të cilat rriten si rezultat i thithjes së dioksidit të karbonit në atmosferë. Zbulimi është botuar në gazetën shkencore “Nature”. “Mbi 50 miliardë ton dioksid karboni vlerësohet se thithet nga oqeanet e botës, kështu që reduktimi mund të shkojë në 4 për qind më pak dioksid karboni i kapur sesa mendohej më parë”, shprehen studiuesit amerikanë. Fitoplanktonet luajnë një rol të rëndësishëm në ciklin e karbonit në mbarë botën, pasi janë të përfshira në gjysmën e procesit të fotosintezës në Tokë, së bashku me zooplanktonet, duke formuar bazën e të gjithë zinxhirit ushqimor në oqean.

BE zgjeron fushatën për klimën edhe në shkolla

Komisioni Evropian po i orienton mësuesit dhe nxënësit drejt fazës së dytë të fushatës ndërgjegjësuese për ndryshimet klimatike, të filluar në muajin maj.

Fushata ofron një sërë mjetesh për mësuesit që të mund t’i përdorin në klasë. Nxënësit nxiten të bëjnë ndryshime të vogla në sjelljen e tyre të përditshme dhe të angazhohen personalisht në luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Një faqe interneti e fushatës mundëson dhënien e materialeve dhe një forum diskutimi ndëraktiv. Fushata është mbështetur dhe nga televizionet, media dhe reklamat në internet.

Page 16: Energjia e rinovueshme është e ardhmja e arkitekturës bioklimatike