financa nderkombetare

43
1.Tregu devisor Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm, krahasuar me transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale.Tregu devizor nuk është një vend fizikisht i izoluar, por ai definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur. Thënë më shtruar, cilët faktorë e përcaktojnë se sa njësi të valutës vendore duhet të ipen në këmbim për një njësi të valutës së jashtme në një ekonomi, është një nga fushat më të rëndësishme të studimit të ekonomiksit ndërkombëtar dhe është objekt studimi në vijim të këtyre leksioneve. Një nga gjërat fascinante lidhur me tregun devizor janë shumat e mëdha të parave të cilat këmbehen (qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë). qendra kryesore për tregtim devizor është Londra, me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim ditor, shumë kjo e jashtëzakonshme, kur dihet se Bruto Prodhimi Vendor i Britanisë së Madhe (GDP) është pak më tepër se dyfishi i kësaj shume. 2. Kursit i këmbimit Kursi i këmbimit, thënë thjesht, është çmimi i një valute, kundrejt valutës tjetrës, ndërsa ekzistojnë dy metoda të shprehjes së tij: - Njësitë e valutës vendore për një njësi të valutës së jashtme – për shembull, nëse e marrim euron si njësi valutore vendore, atëherë, Tetor 2007 për të blerë një dollarë nevoiten 0,7073 euro, respektivisht €0.7073/$1. - Njësitë e valutës së jashtme për një njësi të valutës vendore – prapë nëse e marrim euron si njësi vendore, me 5 Tetor 2007, për të blerë një euro, nevoiten përafërsisht 1. 4138 dollarë, respektivisht $1.4138/1€. 3. Karakteristikat dhe pjesëmarrësit tregun devisor Tregu devizor është treg botëror dhe është krijuar në rend të parë nga bankat komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët tjerë, të autorizuar për tregti me valutat më kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë në lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre dhe me të tjerët, përmes telefonëve, terminale kompjutorësh , tekeksit dhe faksit.

Upload: hamit-agushi

Post on 28-Oct-2014

991 views

Category:

Documents


42 download

TRANSCRIPT

Page 1: Financa  Nderkombetare

1.Tregu devisorKur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm, krahasuar me transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale.Tregu devizor nuk është një vend fizikisht i izoluar, por ai definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur. Thënë më shtruar, cilët faktorë e përcaktojnë se sa njësi të valutës vendore duhet të ipen në këmbim për një njësi të valutës së jashtme në një ekonomi, është një nga fushat më të rëndësishme të studimit të ekonomiksit ndërkombëtar dhe është objekt studimi në vijim të këtyre leksioneve. Një nga gjërat fascinante lidhur me tregun devizor janë shumat e mëdha të parave të cilat këmbehen (qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë). qendra kryesore për tregtim devizor është Londra, me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim ditor, shumë kjo e jashtëzakonshme, kur dihet se Bruto Prodhimi Vendor i Britanisë së Madhe (GDP) është pak më tepër se dyfishi i kësaj shume.

2. Kursit i këmbimitKursi i këmbimit, thënë thjesht, është çmimi i një valute, kundrejt valutës tjetrës, ndërsa ekzistojnë dy metoda të shprehjes së tij:

- Njësitë e valutës vendore për një njësi të valutës së jashtme – për shembull, nëse e marrim euron si njësi valutore vendore, atëherë, Tetor 2007 për të blerë një dollarë nevoiten 0,7073 euro, respektivisht €0.7073/$1.

- Njësitë e valutës së jashtme për një njësi të valutës vendore – prapë nëse e marrim euron si njësi vendore, me 5 Tetor 2007, për të blerë një euro, nevoiten përafërsisht 1. 4138 dollarë, respektivisht $1.4138/1€.

3. Karakteristikat dhe pjesëmarrësit në tregun devisorTregu devizor është treg botëror dhe është krijuar në rend të parë nga bankat komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët tjerë, të autorizuar për tregti me valutat më kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë në lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre dhe me të tjerët, përmes telefonëve, terminale kompjutorësh , tekeksit dhe faksit. Valuta që tregtohet më së lehti dhe më së shumti është dollari amerikan, i cili është i njohur si “valutë transporti. Nafta dhe shumë produkte të tjera të një rëndësie të veçantë, siç është kallaji, kafja, ari, etj., që të gjitha kanë prirje që çmimet e tyre t’ju caktohen në $

4. Pjesëmarrësit kryesorë në tregun devizor mund të kategorizohen siç vijon- Klientët me pakicë - janë bizneset, investitorët ndërkombëtarë, korporatat multinacionale dhe, thënë me një fjali, të gjithë ata që kanë nevojë për të blerë deviza për të kryer biznesin e tyre. Normalisht, ata nuk do të blejnë ose të shesin drejtpërdrejt valuta të jashtme përsonalisht, por sigurisht se ata do t’i drejtohen për shërbime të tilla bankave komerciale, përmes dhënjes së urdhërave për shitblerje të tyre.

-Bankat komerciale - bankat komerciale i kryejnë urdhërat e shitblerjes të klientëve të tyre me pakicë, nga kontot e tyre, për të kryer këmbimin (ndryshimin) e strukturës së aseteve dhe të borxheve

Page 2: Financa  Nderkombetare

në valuta të ndryshme. Për më tepër, bankat punojnë drejtpërdrejt me bankat tjera, apo përmes brokerëve devizorë.

- Brokerët devizorë – bankat shpeshherë nuk tregtojnë drejtpërdrejt me ndonjë bankë tjetër, por ato ofrohen të blejnë dhe të shesin valuta të jashtme përmes brokerëve devizorë. Operimi përmes këtyre brokerëve është avantazh, sepse meqenëse ata (brokerët) i mbledhin quotizimet e blerjes dhe të shitjes së shumë valuta nga shumë banka, atëherë kuotizimi më i favorshëm sigurohet shpejt dhe me kosto shumë të lirë.

- Bankat qendrore – normalisht, autoritetet monetare në një vend nuk janë indiferente në ndryshimet në kursin e këmbimit të valutave të tyre dhe, aq më tepër, kurset e këmbimit të valutave të vendeve më të industrializuara kanë qenë në regjimin e kurseve fluktuive, që nga viti 1973, kur bankat qendrore shumë më shpesh intervenonin që të blenin dhe të shisnin valutat e tyre në mënyrë që të ndikojnë në kursin me të cilin tregtohej valuta e tyre.

5. Arbitrazhi në tregun devizorNjë nga komplikimet më të rëndësishme, që rrjedhë nga komunikimi i afërt i blerësve dhe shitësve në tregun devizor është ajo se ekziston gati një shitje e njëkohshme e çastit e valutave në qendra të ndryshme financiare (në treg devizor). Arbitrazhi është përdorimi i ndryshimeve në çmim, për përfitime me rrezik të madh. Që ta ilustrojmë këtë që e thamë më lartë, do të supozojmë se shpenzimet e transaksionit janë të papërfillshme dhe se ekziston vetëm një quotizim i vetëm i kursit të këmbimit, duke lënë mënjanë efektin ofertë-kërkesë në treg.

6. Financial centre arbitrage Siguron atë që kuotizimi i kursit të këmbimit dollar-funtë në New York do të jetë i njëjtë sikuse quotizimi në Londër dhe në qendrat tjera financiare. Kjo është kështu, sepse, nëse norma e këmbimit e dollarit është $1.89/£1 në New York, por vetëm $1.87/£1 në Lonëdr, për bankat do të ishte profitabile që të blejnë funta në Londër dhe njëkohësisht t’i shesin ato në New York dhe, kështu, 2 cent të jenë të garantuar për çdo funtë të blerë dhe të shitur. Akti i blerjes së funtave në Londër do të ndikojë në zhverësimin e dollarit në Londër, ndërsa shitja e e funtave në New York do të ndikojë në ngritjen e vlerës së dollarit në New York.

7. Cross currency arbitrageQë ta ilustrojmë se çka nënkuptojmë me arbitrazhë valutash, le të supozojmë se kursi i këmbimit të dollarit është $1.88/£1 dhe kursi i këmbimit të dollarit kundrejt euros është $1.30/€1. Arbitrazhi valutor implikon atë që kursi i këmbimit të euros kundrejt funtës do të jetë €1.4462/£1 (1.88/1.30=1.4462). Nëse ky nuk do të ishte kështu, le të themi, do të ishte 1.50 euro për një funtë, atëherë për dilerët e Britanisë së Madhe, për dollarët që i duan t’i kenë, do të ishte më mirë që së pari ata t’i sigurojnë me 1.50 euro, e pastaj t’i blejnë me $1.95, duke bërë, kështu, nonsense të quotizimit prej $1.88/£1. Kërkesa e shtuar për euro do të ndikojë me të shpejtë në shtimin e vlerës së saj kundrejt funtës, në nivelin e €1.4462/£1.

Page 3: Financa  Nderkombetare

8. Kursi spot i këmbimitKursi spot i këmbimit është kursi midis dy valutave për shitblerje imediate (të menjëhershme). Me fjalë të tjera, kursi spot i këmbimit është kursi i tanishëm (aktual) i këmbimit i dy valutave vis-a-vis (përballë) njëra tjetrës. Në praktikë, normalisht ekziston një interval kohor, dy ditësh, midis blerjes ose shitjes spot (të menjëhershme) dhe këmbimit aktual të valutave, që të mundësojë verifikimin, rregullimin e letrave dhe kliringun (përmbylljen) e pagesave (transaksioneve).

9. Kursi forvard i këmbimitPërveç kursit spot të këmbimit, për agjentët ekonomikë është e mundur që të pajtohen sot që të këmbejnë valuta në një kohë të përcaktuar në të ardhmen, në të shumtën e rasteve, për një muaj (30 ditë), 3 muaj (90 ditë), 6 muaj (180 ditë), 9 muaj (270 ditë) dhe një vit (360 ditë). Kursi i këmbimit, me të cilin do të kryhen shitblerjet e valutave, është i njohur si kurs forvard i këmbimit.

10. Kursi nominal i këmbimitKursi i këmbimit i cili ekziston në një datë të caktuar, quhet kurs nominal i këmbimit, ndërsa paraqet shumën e dollarëve (amerikanë) që mund të sigurohen me një funtë në treg devizor. Në mënyrë të ngjajshme, nëse kursi i këmbimit të euros është €1.40/£1, ky prapë është kuotizim nominal i kursit të këmbimit. Kursi nominal i këmbimit thjesht është çmimi i një valute në krahasim me një tjetër, pa e marrë parasysh fuqinë blerëse të produkteve dhe shërbimeve. Kursi nominal i këmbimit zakonisht shprehet me formë të indeksit; nëse në periudhën bazë, kursi i këmbimit është $2/£1 dhe në një periudhë më të vonshme është $1.80/£1, indeksi nominal i funtës do të ndryshojë nga perudhës bazë në vlerë nga 100 në 90.

11. Kursi real i këmbimitKursi real i këmbimit është kursi nominal, i përshtatur me çmimet relative midis vendeve që trajtohen valutat e tyre. Kursi real i këmbimit normalisht në formë të indeksit, algjebrikisht, shprehet me këtë formulë:

P

St = S ----

P

St është indeks i kursit real të këmbimit;S është kursi nominal i këmbimit (njësitë e valutës së jashtme

për një njësi të valutës vendore) në formë indeksi;P është indeksi i nivelit vendor të çmimit;P është indeksi i nivelit të jashtëm të çmimit.

12. Kursi efektiv i këmbimit Qëkur shumë vende në botë nuk e përcjellin tërë tregtinë e tyre me një vend të veçantë të jashtëm, politikë-bërësit nuk janë aq shumë të preokupuar me atë se çka po ndodhë me kursin e tye të këmbimit kundrejt një valute të vetme, por më shumë merren me atë se çka po ndodh me kursin e

Page 4: Financa  Nderkombetare

tyre të këmbimit kundrejt një shporte valutash të jashtme, me të cilat vendi bënë tregti. Kursi efektiv i këmbimit është tregues matës që tregon nëse një valuta është apo nuk është e zhvlerësuar, respektivisht e mbivlerësuar, kundrejt shportës së matur të valutave të jashtme.

13. Bilanci i pagesaveBilanci i pagesave është përmbledhje e të dhënave statistikore për të gjitha transaksionet ekonomike midis rezidentëve (banorëve) të vendit raportues dhe rezidentëve (banorëve) të pjesës tjetër të botës, gjatë një periudhe të caktuar kohore. Pa diskutim, bilanci i pagesave është një nga pasqyrat më të rëndësishme statistikore për çdo vend. Kjo pasqyrë nxjerr në shesh se sa një vend ka eksportuar dhe importuar produkte dhe shërbime dhe, nëse vendi ka marrë hua, prej nga i ka marrë dhe ku ka dhënë hua, për pjesën e mbetur të botës. Veç kësaj, kjo pasqyrë financiare raporton, me të dhëna statistikore, nëse autoritetet qendrore monetare (zakonisht bankat qendrore) kanë shtuar ose jo rezervat e tyre në valutë të jashtme.

14. Llogaritaria dhe struktura e Bilancit të pagesaveShiquar nga aspekti i kontabilitetit, bilanci i pagesave i një vendi, gjithmonë është i balancuar. Kjo është kështu, sepse bazohet në parimet e mbajtjes së kontabilitetit të dyfishtë. Çdo marrje (e hyrë) e valutave nga rezidentët e pjesës tjetër të botës është e shënuar si kredi (plus në llogari), ndërsa çdo pagesë e rezidentëve të pjesës tjetër të botës është e shënuar si debi (minus në llogari). Tradicionalisht, të dhënat statistikore janë të ndara në dy seksione kryesore;

- llogaria rrjedhëse (aktuale) dhe- llogaria kapitale,

Të cilat mund të ndahen edhe në nënseksione. Arsyeja e ndarjes së bilancit të pagesave në mënyrë të tillë qëndron në atë se zërat e llogarisë rrjedhëse përfshijnë të hyrat rrjedhëse ndërsa llogaria kapitale i regjistron ndryshimet në asete dhe në obligime.

15. Bilanci i llogarisë rrjedhëse Bilanci i llogarisë rrjedhëse paraqet shumën e bilancit tregtar të dukshëm (vizibël) dhe bilancit të padukshëm (invizibël). Bilanci invisibël tregon diferencën midis të ardhurave vjetore të pranuara nga eksportet e shërbimeve dhe pagesat e bëra për importe të shërbimeve, siç është transporti i mallrave, turizimi, siguracionet, shërbimet bankare. hyrat nga normat e interesit, dividendet dhe profitet janë të regjistruara në bilancin invisibël, sepse ato përfaqësojnë shpërblimet për investimet në kompanitë e jashtme, obligacione dhe aksione, ndërsa pagesat reflektojnë shpërbimet për rezidentët e jashtëm për investimet e tyre në ekonominë vendore. Në bilancin e llogarisë invisibël është një pozicion, që i referohet transfereve unilaterale, të cilat janë pagesa ose të hyra për të cilat nuk ekziston kompenzim korrespondues. Shembuj të këtyre transaksioneve janë paratë e punëtorëve emigrantë, të dërguara në shtëpi për familjet e tyre, pagesat e pensioneve për rezidentët e jashtëm dhe ndihmat e jashtme. Të hyrat dhe pagesat e tilla përfaqësojnë një rishpërndarje të të ardhurave midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm.Pagesat unilaterale mund të shihen si pakësim në të hyrat (ardhurat) vendore, për shkak të pagesave që ju bëhen të huajëve dhe janë të regjistruara si debi, ndërsa të hyrat unilaterale

Page 5: Financa  Nderkombetare

mund të trajtohen si rritje të të hyrave vendore për shkak të të hyrave nga të huajtë dhe, rrjedhimisht, janë të regjistrura si kredi.

16. Bilanci i llogarisë kapitaleBilanci i llogarisë kapitale i fakton (regjistron) transaksionet lidhur me lëvizjen e kapitalit financiar brenda dhe jashtë vendit. Kapitali vjen në vend përmes huamarrjes , shitjes së aseteve të jashtme dhe investimet në vend nga të huajtë. Këto të dhëna kanë të bëjnë me të hyrat e kapitalit dhe janë të regjistruara si pozicione krediti në bilancin e pagesave. Të hyrat kapitale janë, në të vërtetë, ulje (zvogëlim) i zotërimeve të vendit të aseteve të jashtme, ose shtim (rritje) e detyrimeve ndaj të huajëve. Fakti se të hyrat kapitale janë të regjistruara si kredi në bilancin e pagesave për studentët shpeshherë paraqet një vështirësi. Mënyra më e lehtë e të kuptuarit pse ato janë pluse, është që huamarrja e jashtme të trajtohet si eksport i IOU. Ngjajshëm me këtë, investimi i rezidentëve të jashtëm është eksport i aksioneve ose i obligacioneve, ndërsa shitja e investimeve të jashtme është eksport i këtyre investimeve për të huajtë.

17. Bilanci tregtarBilanci tregtar nganjëherë i referohet bilanict të dukshëm, sepse pasqyron ndryshimin midis të hyrave nga eksporti i produkteve (mallrave) dhe shpenzimeve në importe të produkteve që, qartë, mund të duket edhe si vendkalim kufijsh. Të hyrat nga eksporti janë të regjistruara si kredi në bilancin e pagesave, ndërsa pagesat për importe janë të regjistruara si debi. Kur bilanci tregtar është në suficit, kjo do të thotë se vendi ka fituar më shumë nga eksportet e tij se sa ka paguar për importet e tij të produkteve.

18. Regjistrimi i transaksioneve në bilancin e pagesaveQë ta kuptojmë me saktësi se pse shuma e debive dhe kredive në bilancin e pagesave do të jetë zero, ne do t’i marrim parasysh disa shembuj të transaksioneve ekonomike midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm. ekzistojnë pesë lloje të transaksioneve ekonomike që mund të ngjajnë midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm:

- Këmbim i produkteve/shërbimeve si kompenzim për aset finaciar,- Këmbim i produkteve/shërbimeve si kompenzim për produkte/shërbime të tjera. Kjo tregti

është e njohur si trambë ose tregti banakiere,-- Këmbim i një poziiconi financiar si kompenzim për një pozicion tjetër financiar;- Transferi i produkteve dhe shërbimeve pa kompenzim korrespondues (për shembull, ndihma

ushtarake dhe në ushqim);- Transferi i aseteve financiare pa kompenzim korrespondues (për shembull, paratë e dërguara

familjes së tyre nga punëtorët e emigruar jashtë, dhuratat në para).

19. Çka nënkuptohet me suficit në bilancin e pagesaveSiç është e njohur, bilanci i pagesave gjithmonë është i bilancuar, sepse secila kredi në llogari e ka debinë korresponduese respektive (tjetërkund). Për shembull, llogaria rrjedhëse mund të jetë në suficit, ndërsa llogaria kapitale është në deficit. Suficiti në bilancin e pagesave është i definuar si

Page 6: Financa  Nderkombetare

tejkalim i të hyrave autonome përtej pagesave autonome, ndërsa deficiti është tejkalim i pagesave autonome përtej të hyrave autonome. Të hyrat autonome > Pagesat autonome = Suficit

20. Çka nënkuptohet me deficit në bilancin e pagesaveQështja që shtrohet në këtë pikë është ajo se cilat pozicione klasifikohen në autonome e cilat në të përshtatura. Ka vështirësi në këtë klasifikim. Fjala vjen, nëse ekziston hyrje e kapitalit në afat të shkurtër, si përgjigje ndaj kamatave të larta vendore, kjo do të klasifikohet si pozicion autonom. Por, nëse pozicioni paraqet hyrjet që janë të dedikuara për të mundësuar financimin e importeve, atëherë kjo do të klasifikohet si pozicion i përshtatur. Këto vështirësi në klasifikimin e pozicioneve bilancore se a janë autonome apo të përshtatura, kanë ndikuar që të paraqiten shumë koncepte të disekuilibrit në bilancin e pagesave.Të hyrat autonome < Pagesat autonome = Deficit.

21. Çasjet përshtatëse të bilancit të pagesaveÇasja përshtatëse e bilancit të pagesave ofron analizë e asaj se çka ndodhë me bilancin në llogarinë rrjedhëse kur një vend e devalvon valutën e saj. Këto analiza janë bërë në fillim nga Alfred Marshall (1923) dhe Abba Lerner (1944), ndërsa më vonë janë zgjeruar nga Joan Robinson (1937) dhe Fritz Machlup (1939). Mesazhi kryesor i këtij modeli është se ekzistojnë dy efekte direkte të devalvimit të valutës në bilancin (llogarinë) rrjedhëse, njëri nga të cilët punon që të reduktojë deficitin, ndërsa tjetri faktikisht kontribuon në bërjen e deficitit edhe më keq se sa më parë. të çasjes përshtatëse (elastike) të bilancit të llogarisë rrjedhëse është ajo se bazohet në supozimet se të gjitha gjërat tjera janë të njëjta. Megjithatë, ndryshimet në vëllimet e eksportit dhe të importit, sipas definicionit, do të kenë implikime në të hyrat kombëtare dhe, rrjedhimisht, efektet në të hyra duhet të inkorporohen në analiza më gjithëpërfshirëse të efekteve të devalvimit.

22. Çasjet përshtatëse absorbuese të bilancit të pagesaveNë fillim besohej se çasja absorbuese ishte një alternativë e çasjes përshtatëse; çasja elastike (përshtatëse) koncentrohej në efektet e çmimit, ndërsa çasja absorbuese koncentrohej në efektet e të hyrave. Megjithatë, autorët siç janë Tsiang (1961) dhe Alexander (1959) kanë treguar se dy modelet e cekura nuk janë aq substitute (të zëvendësueshme), sa janë komplementare. Komplementariteti i tyre shihet po të merren në konsideratë efektet e devalvimit të valutës vendore në të hyrat kombëtare. Përshtatjet në kursin e këmbimit janë mjete të rëndësishme që ndikojnë në eliminimin e deficitit në llogarinë rrjedhëse, por duhet të merren parasyh shumë parametra, siç është shkalla e punësimit dhe parametrat strukturorë të ekonomisë në veçanti.

23. Dallimi kryesor midis ekonomisë së hapur dhe asaj të mbyllurEshtë se gjatë kohës vendi duhet të sigurohet që të ketë balancë aproksimative në llogarinë e tij rrjedhëse. Kjo ndodhë sepse s’ka vend që mund të ketë stoqe të detyrimeve neto për pjesën tjetër të botës duke ndjekur deficit të vazhdueshëm në llogarinë rrjedhëse. Anasjelltas, kjo nuk do të kishte kuptim për vendet që kanë suficit që pandërprerë të krijojnë stoqe të kërkesave neto në pjesën tjetër të botës. Eventualisht, kjo do të donte të harxhonte këto kërkesa.Nevoja që politikë-bërësit në ekonomi të kenë vëmendjen në implikimet e ndryshimeve në politikat monetare dhe fiskale në

Page 7: Financa  Nderkombetare

bilancin e pagesave është një dimension shtesë që duhet të merret në konsideratë gjatë formulimit të politikës ekonomike në një ekonomi të hapur.

24. Politikë monetare ekspansionisteKur autoritetet (financiare) udhëheqin politikë monetare ekspansioniste, ata blejnë obligacione nga publiku, me ç’rast çmimin e tyre e ndritë lartë, e rritë ofertën për para dhe ndikon në rënien e normës vendore të interesit. Zvogëlimi i normës së interesit do të stimulojë investimet, që, si rrjedhim, do të shkaktojë rritjen e outputeve. Derisa bilanci i pagesave është “i shqetësuar”, të hyrat e shtuara qojnë deri te keqësimi i llogarisë rrjedhëse, ndërsa normat e ulta të interesit do të shpijnë deri të rritja e rrjedhave në llogarinë kapitale, prandaj, bilanci i pagesave shkon në deficit. Anasjelltas, politika monetare shtrënguese i shtynë autoritetet që të shesin obligacione, me ç’rast bie çmimi i obligacioneve, zvogëlohet oferta për para, ndërsa rritet norma e interesit, në nivel vendi. Shtimi i normës së interesit ndikon në zvogëlimin e investimeve dhe uljen e outputeve. Bilanci i pagesave do të tregojë ulje të importit, ndërsa norma më e lartë e interesit tërheq rrjedhë më të madhe të kapitalit.

25. Politikë ekspansioniste fiskaleQeveria i shton shpenzimet e saj dhe me politikë të pastër fiskale financon këtë shtim të shpenzimeve përmes shitjes së obligacioneve. Shitja e obligacioneve do të ulë çmimin e obligacioneve, gjë që, në këtë mënyrë, do të vjen deri te ngritja e normës së kamatës (interesit), e cila pjesërisht do të kompensojë ekspansionin në outpute. Efekti i saktë i politikës fiskale ekspansioniste në bilancin e pagesave është i paqartë, sepse, derisa ekspansioni i outputeve do të keqësojë (pakësojë) llogarinë rrjedhëse, shtimi i normës së interesit do të përmirësojë llogarinë kapitale. Për politikën fiskale shtrënguese shpjegimi është i kundërt. Oferta e parasë nuk është e ndikuar nga politika fiskale ekspansioniste, derisa paraja që krijohet nga shitja e obligacioneve do të përdoret për të financuar shtimin e shpenzimeve qeveritare.

26. Trilema do të thotë atë që autoritetet duhet që të bëjnë zgjedhe për dy objektiva, nga tri gjithsej (sepse thuhet se është e pamundur që të arrihen që të tri qëllimet-objektivat njëkohësisht). Qëllimet e tilla janë: - Pavarësia monetare;

- Norma fikse e këmbimit;

- Lëvizja e lirë e kapitalit ndërkombëtar.

27. Autoritetet mund të zgjedhin qëllimet 1 dhe 2, por që të bëjnë këtë, ato do të duhej që të sakrifikojnë qëllimin 3.Sepse është i “dekretuar” nga kontrollet e kapitalit. Shembull prominent i një vendi që e bënë këtë është Kina. Autoritetet kineze aktualisht valutën e tyre Juan (RMB) e mbajnë të lidhur (me paritet) për dollarin amerikan, ndërsa mund t’i rrisin ose zvogëlojnë normat e interesit që t’i plotësojnë kërkesat politike vendore. Megjithatë, ata duhet që të përdorin kontrollin e kapitalit që të ndalojnë rrjedhën –

Page 8: Financa  Nderkombetare

hyrjen dhe daljen e madhe të kapitalit që, në të kundërtën, do të minonte kursin fiks të këmbimit me dollarin amerikan.

28. Autoritetet mund te zgjedhin qëllimet 1 dhe 3, por qe te bejne kete, do te duhej qe te sakrifikojne qellimin 2.ndërsa shembuj të veçuar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe; këto dy vende janë të lira që të rrisin ose të zvogëlojnë normat vendore të interesit që të arrijnë qëllimet e tyre makroekonomike, siç është kontrolli i shkallës së inflacionit dhe shtimi ekonomik, ndërsa lejojnë lëvizjen e lirë të kapitalit brenda dhe jashtë vendit. që ta bëjnë këtë, duhet të heqin dorë nga mundësia e normave fikse të këmbimit. Për shembull, ulja agresive e normave afatshkurtra të interesit është drejtim i mundshëm i shtimit të rrjedhës së kapitalit, ndërsa zhvlerësimi i valutave të tyre domethënë atë se ato nuk mund të mbajnë kurset fikse të këmbimit të valutave të tyre.

29. Autoritetet mund te zgjedhin qëllimet 2 dhe 3, por qe te bejne kete, do te duhej qe te sakrifikojne qellimin 1.Rastin kur një vend lejon lëvizjen e lirë të kapitalit, ndërsa e mban kursin fiks të këmbimit. Një shembull të tillë të mirë e paraqet Hong Kong-u, i cili e ka të fiksuar (mbërthyer) valutën e vet – Honk Kong dollar, në mënyrë rigide (të ngurtë) me dollarin amerikan, ndërsa lejon lëvizjen e lirë të kapitalit, brenda dhe jashtë vendit. Çmimi për këtë është ajo se Hong Kongu heq dorë nga pavarësia monetare; nëse Sistemi i Rezervave federale .nëse Rezervat Federale të SHBA-së i ulin normat e interesit, autoritetet monetare të Hong Kongut, më shumë a më pak, automatikisht do t’i ulin normat e saja të interesit.

30. Liberalizimin e lëvizjes së lirë të kapitalitDo të thotë se ato duhet të sakrifikojnë autonominë e tyre monetare, ndërsa duhet t’i rrisin ose zvogëlojnë normat e interesit në vendet e tyre, nëse Sistemi i Rezervave Federale i ndryshon normat afatshkurtra të interesit, konform me gjendjen e ekonomive të tyre, nëse ato duan që të mbajnë normën fikse të këmbimit të valutave të tyre.

31. Ekzistojnë dy lloje të formave të financimit: - Faktoringu dhe

- Forfaitingu

31. Çka është Faktoring-uFaktoringu është proces i blerjes së faturave nga biznesi me një diskont të caktuar. Faktori ofron shërbime financiare për kompanitë e vogla dhe të mesme të cilat kanë nevojë për para kesh. Për këtë firma faktor e ka provizionin rreth 5% të faturës së blerë. Faktoringu është formë e financimit afatshkurtër e cila konsiston në blerjen e faturave në shuma më pak se $10, 000 në afate kohore prej 90-120 ditësh. Pas ngarkimit të mallrave dhe shërbimeve tuaja, firma faktor i blenë faturat dhe e paguan kompaninë tuaj në kesh. Faktoringu e furnizon biznesin e vogël me asete likuide, sepse bankat

Page 9: Financa  Nderkombetare

kanë kritere tepër strikte kur ju huazojnë para, prandaj ato e kanë shumë vështirë të marrin hua nga bankat.

32. Çka është Forfaiting-uEshtë formë e financimit afatmesëm të tregtisë ndërkombëtare, respektivisht Forfaitingu është mënyrë e ofrimit të kredive afatmesme të importit. Importuesi i përgatitë Dëftesa borxhi (ose një seri të instrumenteve të kreditit-borxhit, siç janë urdhërpagesat e lëshuara sipas letërkredisë, kambialet, ose instrumente tjera, të tregtueshme pa vështirësi) të cilat janë të garantuara nga banka. Këto i dërgohen eksportuesit, të cilat pastaj ia shet për para në kesh Forfaiting-bankës, ndërsa Forfaiting-banka, pasi që eksportuesi t’i liferojë (dërgojë) mallrat, ajo këto Dëftesa borxhi mund t’i shesë në tregun sekondar (ndonjë banke tjetër ose investitori).

33. Forfaiting-u është një zgjidhje financiare, e disejnuar posaçërisht conform me nevojat e eksportuesit, të cilat mund të përshkruhen siç vijon: - Financimi 100% i mallrave per importuesin, ne baza jo burimore - Borxhi zakonisht eshte i evidentuar si kambial, nota premtuese ose leter krediti - Pagesa eshte e garantuar nga banka lokale ne forme te avalit, garancise bankare ose ne forme te L/C te konfirmuar - Shumat financuar mund te rangohen nga Us $ 100.000 deri US 100 Milione e me shume. - Norma e interest mund te percaktohet ne forme fikse, fleksibile. - Permbyllje e shpejte e transaksionit - Zgjidhje e dizajnuar ne veqanti karshi interesave te financimit te eksportuesit - Kerkohet dokumentacion I thjeshte - E qliron eksportuesin nga problemet e administrates dhe te koleksionit.

34. Kur duhet që Forfaitingu të përdoretForfaitingu përdoret për transaksionet në tregtinë ndërkombëtare. Normalisht, Shtëpia Forfaiting nuk do të prêtë që të tregtojë me transaksione në vlerë më pak se $100,000. Tradicionalisht, Forfaitingu është normë e fiksuar, financim afatmesëm (një deri në pesë vjet), por Forfaiterat janë bërë shumë fleksibël rreth termeve të cilat ata i pranojnë. Disa shtëpi do të pranojnë letrat me përmbajtje deri në 10 vjet, ndërsa në raste të tjera, për periudha më të shkurtra, edhe më pak se 180 ditë.

35.Forfaiteri, cilat informata duhet t’i ketëForfaiteri duhet të dijë se kush është blerësi dhe ta dijë kombësinë e tij, çfarë mallrash janë shitur; detajet rreth vlerës dhe valutës që janë përcaktuar me kontratë; data dhe koha e validitetit të kontratës, duke përfshirë periudhën e kreditit si dhe numrin dhe tajmingun e pagesave (duke përfshirë çfarëdo norme të interesit tashmë të përcaktuar me blerësin). Ai gjithashtu duhet të dijë se çfarë evidence e borxhit do të përdoret (cilado, dëftesa borxhi, kambiali, letërkrediti) si dhe identiteti i garantuesit të pagesës.

Page 10: Financa  Nderkombetare

36. Tregtia banakereTregtia banakiere përfshin marrëveshjen reciproke për këmbim të mallrave dhe shërbimeve, respektivisht tregtia banakiere është këmbim i mallrave dhe shërbimeve të cilat paguhen, në tërësi ose pjesërisht, me mallra dhe shërbime tjera.

37. Akterët e involvuar mund të jenë firmat ose qeveritë, ndërsa marrëveshjet reciproke mund të marrin forma të ndryshme, siç janë: - Tramba, - Blerja banakiere (paralele), - Ofseti, - Blerja prapavajtëse dhe - Tregtimi i transferueshëm.

38. TrambaForma më e thjeshtë e tregtisë banakiere përfshin këmbimin direkt të mallrave dhe shërbimeve të një vendi me mallra dhe shërbime të vendit tjetër. Në këtë këmbim s’ka para nëpër duar, prandaj nuk nevojiten letër kreditë, ose çeqet. Gjithashtu, meqenëse mallrat dhe shërbimet këmbehen në të njëjtën kohë, nuk ekziston nevoja për financim të tregtisë ose sigurime të kredisë. Shembull i marrëveshjes barter (trambë) është tregtimi i yllit të futbollit polak, Kazimierz Deyna për makina për fotokopje dhe veshje franceze të brendshme grash. Ka edhe shembuj të tjerë domethënës që reflektojnë përmbajtjen e formës së thjeshtë të tregtisë banakiere – trambës.

39. Blerja banakiere (paralele)Blerja banakiere (paralele) nënkupton këmbimin e mallrave midis dy palëve, të cilat, nëpërmjet dy kontratave, pajtohen të bashkëveprojnë si blerës (purchaser) dhe si furnizues (supplier) të njëri tjetrit, ndërsa blerjet e të gjitha mallrave bëhen në kesh. Blerja banakiere (paralele) gjithashtu mund të involvojnë kombinimin e këtyre dy mundësive. Kjo do të thotë atë se shitësi pajtohet që të marrë produktet në një datë në të ardhmen nga kompania e propozuar nga blerësi. Me një fjali, blerja banakiere (paralele) paraqet këmbimin e mallrave midis dy palëve, sipas dy kontratave të ndryshme, në kushte monetare.

40. Ofseti industrialNjë pjesë e madhe e tregtisë banakiere përmban marrëveshjet reciproke për të blerë materiale ose komponentë nga kompania blerëse ose vendi blerës. Për shembull, prodhuesi i avionëve mund të pajtohet që të blejë motorë ose pajisje navigacioni nga blerësi i avionëve të tij. Ka mundësi që komponentët të mos jenë vetëm për avionët e shitur të kompanisë ose të vendit respektiv; për shembull, prodhuesi i avionëve ushtarak mund të pajtohet të blejë motorë për të gjithë avionët e tij nga prodhuesi i jashtëm nëse vendi i prodhuesit të motorëve pajtohet që blejë numër të konsiderueshëm të avionëve të tij.

Page 11: Financa  Nderkombetare

41. Blerja prapavajtëseKjo formë e tregtisë banakiere shkon me pajisjet kapitale që përdoren në miniera dhe në prodhimtari. Në marrëveshjen e blerjes prapavajtëse shitësi i pajisjeve kapitale pajtohet të blejë produktet e prodhuara me pajisjet që ai i ka shitur (furnizuar blerësin) më parë. Për shembull, prodhuesi i makinave minerare mund të pajtohet që të blejë outpute të minierës për një periudhë të caktuar, fjala vjen, 10 ose 15 vjet.

45. Tregtimi i transferueshëmTregtimi i transferueshëm ngjan kur importuesi ka marrë kredi për shitje të diçkaje në një vend tjetër në kohën e shkuar dhe ky kredit nuk mund të konvertohet në pagesë financiare, por mund të përdoret për blerje në vendin ku krediti mbahet. Pronari i kreditit e transferon titullin e kreditit të tij në një kompani ose vend nga i cili ai bën blerje. Për shembull, firma britanez mund të ketë kredi në Poloni për pajisje prodhimi që ajo i ka furnizuar. Nëse firma gjen produkte në Francë, të cilat edhe donë që t’i blejë, firma britanike mund ta paguajë firmën franceze me kreditin e saj në Poloni.

46. Avantazhet për blerësin / importuesinAvantazhet më të rëndësishme për blerësin janë:

- Valutat e jashtme mund të ruhen, më mirë të menaxhohen ose të ripërtërihen (të sigurohen të tjera), si veçori shquese e marrëveshjes së tregtisë banakiere.

- Tregtia banakiere mund të jetë e vetmja mënyrë e sigurimit të importit të domosdoshëm (vital), siç janë pjesët rezervë, ose furnizimet (mjetet dhe pajisjet) medicinale.

- Tregtia banakiere mund të përdoret si mjet, si rrugë e efektshme e anashkalimit (lënies mënjanë) të marrëveshjeve restriktive të tregtisë midis vendeve eksportuese, ose midis vendeve eksportuese dhe importuese, duke fiksuar çmimin më të ulët, ose duke përcaktuar kuotat e eksportit.

- Tregjet e eksportit mund të hapen, të zgjerohen ndërsa – opsioni më cinik, i cili realisht nuk është i panjohur – mallrat inferiore mund të dampohen.

- Mund të sigurohet akcesi në rrjetat e marketingut të partnerëve më të sofistikuar në tregtinë ndërkombëtare.

- Kontratat e mëdha të prokurimit të qeverive mund të përdoren për promovimin e eksporteve jotradicionale.

- Tregtimi mund të balancohet më mirë – në veçanti në rastin e Evropës Lindore dhe në vendet që kanë sistem të importeve të prioritetshme. Valutat e pakta të jashtme (të forta) mund të përdoren për blerje të mallrave esenciale, ndërsa marrëveshjet e tregtisë banakiere mund të përdoren për mallra më pak vitale.

- Vendet e punës ruhen ose krijohen me qëllim që të përmbushet kërkesa e shtuar.- Teknologjia e re mund të kërkohet në mënyrë direkte, si marrëveshje ofset (sheshimi), ose në

mënyrë indirekte, si pjesë e marrëveshjes për kompensim.- Importuesi (zakonisht nga vendi i zhvilluar) mund të ketë avantazhe nga kapaciteti i shtuar i

shitësit që të imponoj kërkesat e ofsetit (sheshimit).

Page 12: Financa  Nderkombetare

- Vartësia strategjike mund të reduktohet, veçmas në marrëveshjet ofset të cilat involvojnë prodhuesit lokalë të komponentëve kryesore.

47. Disavantazhet për blerësin / importuesinDisavantazhet më të rëndësishme për blerësin/importuesin janë:

- Blerësi ose importuesi zakonisht do ta ndërpres pagesën e çmimit më të lartë kur shitësi duhet të bazohet (mbështetet) në ekstra shpenzime të konsiderueshme, siç janë komisionet për palët e treta, ndërsa duhet, gjithashtu, të marr parasysh (lejojë) uljen e çmimeve të mallrave të cilat ai i ka pranuar nga blerësi.

- Tregtia banakiere mund të ulë çmimet e mallrave të tregtuara, në veçanti në marrëveshjet (aranzhmanet) midis vendeve të zhvilluara, që përfshijnë mallrat themelore, meqenëse mallrat janë rrallë të pashitshme, prandaj, në përgjithësi, është përdorur që të ofrojë diskonte të fshehta nën çmimin e poshtëm të përcaktuar sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë së mallrave.

- Shitjet e bazuara në parimin “sa të mban krahu”, në të cilat mallrat e tregtisë banakiere përfundojnë te një blerës i panjohur, që mund të parandalojnë mundësinë e krijimit të tregut të përhershëm të eksportit, që nga zhvillimi i produktit, me servis të reklamuar të pas shitjes, janë zakonisht të pamundura.

- Praktikisht, është e pamundur të krijohet cilido mjet krediti në marrëveshjet e kompensimit, megjithatë krediti është i mundur në blerjet banakiere përmes skemave të kredisë për eksport.

48. Avantazhet për shitësin / eksportuesinAvantazhet më të rëndësishme për shitësin/eksportuesin janë:

- Avantazhi kryesor është sepse shitësi ose eksportuesi ka arritur të ketë qasje në treg, treg ky i cili, përndryshe, ka qenë i mbyllur për te.

- Në situacionin konkurrues – për shembull, në një tender të hapur – oferta e lehtësirave të tregtisë banakiere, marrëveshjen mund të përfundojë në favor të shitësit.

- Në blerjet banakiere, ose në marrëveshjet e tregtimit paralel, ana eksportuese e transaksionit mund të mbulohet (garantohet) përmes siguracionit të kreditit eksportues, në rrugë normale, sepse kjo siguri është e mundur nga ana e importuesit në fjalë.

- Sigurimi nga rreziku politik (privat) është bërë shumë më lehtë i arritshëm për marrëveshjet e tregtisë banakiere, si rrjedhojë e zgjerimit të tregjeve.

49. Disavantazhet për shitësin / eksportuesinDisantazhet që qojnë më shumë peshë për shitësin-eksportuesin janë:

- Në marrëveshjet e kompensimit, shitësi zakonisht do të përballet me faktin se siguracioni (garancioni) nuk është i mundshëm të sigurohet nga agjencitë e garancisë së kredisë për eksporte, prandaj garancioni me gjasë mund të sigurohet për komponentin në kesh të marrëveshjes së pjesshme të kompensimit.

Page 13: Financa  Nderkombetare

- Ndodh që shitësi të arrijë që mallrat dhe shërbimet e tij t’i shesë tek dikush tjetër që vetë nuk i përdor, prandaj ai ato i shet më tutje tek një palë e tretë ose përmes saj. Në disa rrethana, mallrat duhet të ri-eksportohen, me qëllim që për to të gjendet tregu i përshtatshëm.

- Shitësi mund të arrijë në atë pozicion kur mallrat janë me çmime të mbivlerësuara, kur janë nën standardin e kërkuar të kualitetit, kur nuk ka ndonjë treg të caktuar joshës, ose kur teknologjikisht janë të dala jashtë mode.

- Në marrëveshjet e kompensimit, ekziston rreziku që në tregtinë banakiere mallrat edhe mund të mos dërgohen (dorëzohen) në destinacion gjegjës, ndonëse janë me kompensim të bërë që më parë, prandaj krijimi i një kontoje dorëzanie1 do të ofronte siguri për këtë eventualitet potencial.

50. Avantazhet e përbashkëtaAvantazhet e përbashkëta janë:

- Tregjet janë të hapura në të dy anët, në rastin e kundërt këto nuk do të ekzistonin.- Tregtia banakiere ofron mundësinë e rritjes së tregtisë midis vendeve të cilat valutat e tyre nuk i

kanë konvertibile (valuta të forta).

51. Disavantazhet e përbashkëta Disavantazhet e përbashkëta janë:

- Praktika e tregtisë banakiere nxjerr pengesa në funksionimin e tregut të lirë, ndërsa ka potencial të krijojë shtrembërime të ashpra, për shembull, të çmimeve.

- Tregtia banakiere përfshin negociata të zgjatura pafund. - Dokumentacioni është i komplikuar, i rëndë dhe i shtrenjtë; gjithashtu, nxjerrja e “kostos” reale

është akoma më e vështirësuar.- Përvoja ka treguar se shumica e tregtive banakiere ndodhin vetëm një herë (“one-offs”), prandaj

edhe teknika e tregtimit duhet të ndërtohet në atë mënyrë që t’i ngërthejë relatat e fundit të tregtisë banakiere.

- Marrëveshja e suksesshme do të involvojë participimin e një rrethi të gjerë të ekspertëve, me aftësi të ndryshme, ndërsa kërkon qasje në informata të shumta rreth asaj se cilat mallra ose shërbime këmbehen në këtë transaksion tregtar.

- Tregtia banakiere, në fund të fundit, është inflacioniste.

52. Ekspertët në tregtinë banakiereDisa korporata dhe grupe shumë të mëdha multinacionale, të cilat kanë ndërtuar biznese ekstensive me vende të angazhuara në tregtinë banakiere, gjithashtu kanë ngritur struktura – departamente të specialistëve që të merren me marrëveshjet e tregtisë banakiere. Një nga kompanitë më të njohura është koncerni i madh shtetëror industrial austriak Voest Alpine, e cila e ka kompaninë e saj vartëse (ndihmëse) në tregtinë banakiere, të njohur si Intertrading.

1

Page 14: Financa  Nderkombetare

53. Ekspertët e jashtëm mund t’i grupizojmë në tri grupe: - Shtëpitë e specializuara tregtare, - Bankat - Konsultantët individualë.

54. Shtëpitë e specializuara tregtareShtëpitë e specializuara të tregtisë kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe ekspertizë ekstensive në tregtinë e mallrave. Komisioni që eksportuesit duhet t’i paguajnë shtëpive tregtare mund të kompensohet shumëfish kundrejt vështirësive dhe humbjeve që ai mund t’i ketë në përpjekjet e tij personale për të shitur mallrat e tregtisë banakiere.

55. BankatBankat austriake, britanike dhe disa banka amerikane, siç është Banka Amerikane (Bank of America), e kishin primatin në sektorin bankar në tregtinë banakiere, veçmas në Offset-in ndërkombëtar. Shumë banka tregtare (merchant banks) janë mbajtur (zakonisht nga importuesit) si këshilltare për marrëveshjet e bëra, por bankat komerciale dominojnë në bërjen e ekspertizave-analizave në lëmin e kredisë dokumentare, këmbimit devizor (valutave të huaja), aftësisë që të mirëmbajnë kontot e dorëzanisë, në shërbime të cilat u ofrohen eksportuesve.

56. Ekzistojnë tri lloje të rëndësishme të dokumenteve që janë tipike për tregtinë banakiere: - Marrëveshja bazë, e cila është qenësore, ndërsa vepron si faktor detyrues midis të gjitha komponentëve të ndryshme të marrëveshjes;

- Marrëveshja me shtëpinë tregtare, shërbimet e të së cilës kërkohen pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së mallrave në tregtinë banakiere;

- Letra e kreditit (LCs), e përdorur në lidhshmëri me konton e dorëzanisë. Veç kësaj, rangu i dizajnimit të veçuar të letër kredisë – siç është letër kredia e gatshme (në pritje), letër kredia e transferueshme, kredi kompensimi dhe transferi - mund të ofrojnë mbulesë adekuate të transaksioneve në tregtinë banakiere.

57. Çka është koleksioniKoleksioni është metodë e përmbylljes (shlyerjes së borxheve) së anës financiare të transaksioneve tregtare ndërkombëtare të produkteve dhe shërbimeve. Koleksioni është një akt i dërgimit të çekut, kambialit, ose cilido instrument tjetër financiar tek ndonjë burim i mundshëm financiar (zakonisht është ndonjë bankë) për pagesë.

58. Koleksioni dokumentar (Documentary collection)Nganjëherë i referohet edhe koleksionit bankar (bank collection), është një metodë e pagesës ku shitësi dhe blerësi ndihmohen nga bankat e tyre përmes dërgimit (procesimit) të dokumenteve tek blerësi kundrejt pagesës ose ndonjë detyrimi tjetër, shpeshherë akceptit të ndonjë urdhërpagesë të mbyllur (kambial).

Page 15: Financa  Nderkombetare

59. Ekzistojnë dy lloje të koleksioneve: - koleksionet e pastra dhe dokumentare.

60. Koleksionet e pastraKoleksionet të cilat nuk i involvojnë mallrat, por që konsistojnë vetëm në dokumentimin financiar, zakonisht në kambiale, janë të njohura si koleksione të pastra. Zakonisht këto përdoren për të pasqyruar tregtinë me konto të hapura dhe për shërbime ndihmëse se sa për furnizime me mallra. Këto forma të koleksioneve janë shumë të përshtatshme për banka për shkak të thjeshtësisë së tyre, sepse ato nuk janë të lidhura me asnjë aspekt fizik të mallrave të tregtuara në tregtinë ndërkombëtare.

61. Koleksionet dokumentareKoleksionet dokumentare kërkojnë përdorimin e dokumentacionit komercial. Koleksioni dokumentar mund të definohet si koleksion i bankës i shumës së duhur të parave nga blerësi, pas dorëzimit të dokumenteve të caktuara.

62. Si kryhet koleksioniShlyerja e detyrimeve (arkëtimet) përmes koleksionit do të duhej të përcaktohej në kontratën midis blerësit (importuesit) dhe shitësit (eksportuesit).Eksportuesi (aktori parësor) e kryen shërbimin e tij, ose i dërgon mallrat sipas kontratës, si dhe i jep bankës së tij (bankës remitente) të tërë dokumentacionin e kërkuar, që të dërgohet jashtë për koleksion (arkëtim). Këtu janë të përshkruara në mënyrë precize të gjitha instruksionet e nevojshme të detajuara lidhur me dokumentacionin, pagesën dhe për çdo gjë tjetër që mund të kërkohet, siç mund të jetë: protestimi në rast mospranimit të mallit ose të mospagesës së mallit.

63. Nëse kambiali është I pagueshëm me afat, ekzistojnë dy alternative të mundshme:- Shumë kambiale termine janë dokumente që realizohen kundrejt pranimit të detyrimit të shumës për pagesë të shënuar në titull detyrim (D/A). Kur kambiali është i “akceptuar” nga kryerësi i pagesës (drawee), dokumentacioni komercial do t’i dorëzohet atij, ndërsa letërpagesa e pranuar do të mbahet (ruhet) nga banka kolektuese (veç nëse është këshilluar ndryshe nga banka remitente që t’ia kthejë këtë asaj). Paguesi (kryerësi) i pagesës do ta marrë dërgesën e mallrave dhe do të paguajë “akceptimin” atëherë kur duhet të paguajë (sipas kontratës).

- Në disa raste kambialet termine do të jenë në bazë të “akceptit D/P). Në këtë rast kryerësi i pagesës duhet ta akceptojë kambialin, por nuk do t’i ipen dokumentet komerciale deri sa kambiali bëhet tamam dhe është i pagueshëm. Kjo edhe mund të duket jofer për paguesin e kambialit, por në praktikë mund të jetë e përshtatshme kur kemi të bëjmë me lundrime të gjata dhe kur dokumentet arrijnë në bankën kolektuese disa ditë, madje edhe disa javë më herët se sa që arrin malli. Kambialet termine janë të parapara që të mbulojnë periudhën (kohën) e vonesës deri në arritjen e mallrave.

Page 16: Financa  Nderkombetare

64. Përgjegjësitë në Koleksion

Në procesin e arkëtimit (koleksionit) paraqiten shumë palë, të cilat kanë përgjegjësi të caktuara, të cilat duhet që në mënyrë të duhur të shpërndahen, nëse duam që koleksioni të kryhet në mënyrë efektive. Në shumë vende, palët në transaksione financiare ndërkombëtare procedojnë sipas International Chamber of Commerce (ICC), ndërsa janë të njohura si Uniform Rules for Collections (URCs).

65. Aktorin kryesor (Eksportuesin): - Të udhëzojë qartë bankën remitente; të japë instruksione shtesë me shpejtësi dhe përpikëri nëse kërkohet prej saj.

- Të parashtrojë në rregull dokumentacionin e kërkuar.

66. Banka remitente: - Të merret me dokumentacion shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme – nëse mallrat arrijnë para dokumentacionit, problemet mund të shtohen;

-Të kontrollojë nëse instruksionet e aktorit kryesor (eksportuesit) mund të zbatohen;

-Të udhëzojë qartë bankën kolektuese (arkëtuese).

67. Banka kolektuese: -Të zbatojë më shumë instruksionet e bankës remitente se sa të paguesit (drawee), i cili mund të ketë konsumator;

-Ta mbajë bankën remitente të informuar për të gjitha zhvillimet relevante;

68.Paguesi (Importuesi): - Të paguajë, ose të pranojë dhe të paguajë.

69. Urdhër-koleksioni (Collection order)Me qëllim që koleksioni të kryhet më lehtë, që të dyja bankat, banka remitente dhe ajo kolektuese, duhet të marrin “instruksione të plota dhe të sakta”. Por, kjo në asnjë mënyrë nuk është gjithmonë kështu. Prandaj, shumë banka eksportuesve u ofrojnë Urdhëra gjithëpërfshirëse për koleksion, të printuara në mënyrë të veçantë. Një formë e kopjes kompletohet nga eksportuesi dhe i dërgohet bankës remitente, e cila kontrollon nëse dokumentet e listuara në këtë formë të urdhërit janë të gjitha. Kjo pastaj i dërgohet me dokumente bankës kolektuese.

70. Termet që përdoren në koleksion - urdhër j anë siç vijon: - Consignee: Paguesi i detyrimit (në kambial)

- Fate dates: “Fati-kësmeti” është bërja e pyetjeve rreth gjendjes së koleksionit, p.sh. a kanë arritur mallrat, a është akceptuar kambiali? Fate dates gjithashtu mund t’i referohen shprehjes: “këshillë për të ardhmen”.

Page 17: Financa  Nderkombetare

- In case of need refer to: Zakonisht ky është agjenti i shitësit (eksportuesit) në vendin importues; d.m.th. personi që e bën shitjen. Mundësitë e “case of need” duhet gjithashtu të përcaktohen.

- Bill of exchange: Janë të shtuara klauzola të veçanta në kambial, kryesisht që të sigurojë atë se akterët kryesorë marrin vlerën e plotë nominale.

71. Koleksionet e paakceptuaraNëse koleksioni është i paakceptuar ose i papaguar, banka kolektuese duhet që ta informojë bankën remitente (bankën që kryen dërgesën e shlyerjes së një detyrimi) dhe, nëse është e domosdoshme, të pyesë për instruksione shtesë. Banka pastaj duhet që të bëjë (jap) instruksione në urdhër-koleksionin dhe instruksione të tjera pasuese, duke e përqendruar vëmendjen në këto gjëra:

- Protestimin (protesting). Ky është një akt ligjor i cili tregon se kambiali ka qenë i prezantuar, por është refuzuar. Zakonisht ekziston një limit i ngushtë kohor për këtë.

- Magazinimin dhe sigurimin e mallrave (storing and insuring the goods).- Peshimin e “rasteve kur ke nevojë” (advising the “case of need”).

72. Dokumentet më të shpeshta që përdoren në koleksionin dokumentar janë: - Kambiali, i emetuar në të parë, ose si kambial i afatizuar (afatshkurtër);

- Fatura, nganjëherë edhe faturë e ndarë konsulare;

- Specifikacionet dhe listën e ndarë të paketimit dhe të peshës;

- Dokumente relevante të transportit;

- Certifikatën e origjinës;

- Certifikata të tjera, siç është testi shëndetësor (halth test) ose certifikata e perfomancës (performance certificates);

- Certifikatën e inspeksionit, verifikimin e kualitetit ose të kuantitetit të mallrave;

- Dokumentet e sigurimeve, etj.

73. Çka është negocimiKoleksionet sigurojnë atë që blerësit nuk do t’i kenë në posedim mallrat derisa ata nuk e kanë këtë të drejtë (nuk janë titullar të tyre). Si të tilla, këto janë metoda të provuara dhe mjaft të suksesshme të financave tregtare. Sidoqoftë, vonesa në marrjen (sigurimin) e të ardhurave (nga shitjet) është një disavantazh i konsiderueshëm për eksportuesin. Me fjalë të tjera, negocimin mund ta definojmë si marrëveshje në proces ndërmjet dy a më shumë palësh për të arritur një përfundim apo vendim të ndërsjellë biznesi. Pra, bëhet fjalë për kryerje pagesash në mënyrë të vijueshme, me instrumente borxhi.

Page 18: Financa  Nderkombetare

79. Negocimin mund ta definojmë edhe si transfer të instrumenteve nga një palë te pala tjetër: - E mbështetur nga pagesa e vlerës, ndërsa - poseduesit i takojnë të drejtat ligjore.

80. Kërkesat e Negocimit janë:

- miratimi (me nënshkrim) dhe

- dorëzimi (i mallit)

81. Si funksionon negocimiProcedurat, obligimet dhe rreziqet, qoftë të pastra ose dokumentare, janë të njëjta si për koleksionin ashtu edhe për negocimin. Urdhri standard i koleksionit do të përgatitet dhe të dërgohet (përcillet) me dokumentacionin përkatës. Bankat zakonisht e ngarkojnë me komision në të njëjtën normë. Veç kësaj, banka remitente i blenë dokumentet, me burimet e aktorit kryesor të tij (shitësit-eksportuesit). Për bankën kolektuese, transaksioni është koleksion i thjeshtë. Banka kolektuese është e paangazhuar, dhe nuk do të jetë e informuar, rreth negocimit të cilat janë kryer nga banka remitente.

82.Rreziqet e negocimitEkzistojnë dy forma të rreziqeve kryesore të negocimit: ajo kur blerësi mund të dështojë dhe ajo që quhet “rreziku i vendit”, me ç’rast mund të ndodh që fondet të vonohen, fjala vjen, për shembull, për shkak se fondet e valutave të jashtme nuk janë lirshëm të disponueshme.Si rezultat i këtyre dy formave të rrezikut dhe për shkak se ato kanë fonde të avancuara nën negocim, bankat u preferojnë eksportuesve që të marrin policë-sigurimi për kredi eksporti, të transferuara në bankë.

83. Huat për prodhimHuat prodhuese, siç janë të njohura edhe si hua mallrash, janë hua afatshkurtra për importues me eksperiencë dhe të denjë për kredi. Mallrat që do të importohen janë siguri për huat, ndërsa janë subjekt i koleksionit të brendshëm. Fondet e marrur nga shitja e mallrave përdoren nga importuesit që të paguajnë (shlyejnë) huat.

84. Karakteristikat kryesore të huave për prodhim janë siç vijon - Bankat huadhënëse2 (bankat inkasant) do të aplikojnë kriteret e tyre të zakonshme të huadhënies para se t’i grantojnë (dhënë) huat prodhuese.

- Meqenëse huat lidhen me mallra të veçanta, të cilat do të jenë nën kontrollin e bankës, huaja mund të jetë më e madhe varësisht nga vlera neto (vlera kapitale) e huamarrësit.

- Bankat mund të japin hua deri në 90 përqind të vlerës së mallit.

Huaja është afatshkurtër, nga shtatë deri në nëntëdhjetë ditë, meqenëse pritet që mallrat të shiten shpejtë. Në shumë raste, mallrat janë të para-shitura, d.m.th. blerësit janë gjetur para se të arrijnë mallrat.

2

Page 19: Financa  Nderkombetare

- Mallrat përkatëse (që u dedikohet huaja) do të jenë lehtësisht të shitshme dhe do të jenë mallra që nuk prishen (lehtë), ose mallra që kanë çmime signifikante të paqëndrueshme.

- Kontrolli do të bëhet në palët e tjera të involvuar, siç janë blerësit final, depot dhe agjentët paraprakisht të angazhuar.

- Bankat remitente nuk do të lajmërohen për huat prodhuese.

85. Çka është Krediti dokumentarKonform me rregullat e ICC, letër kredia dokumentare (L/C) është: premtim me shkrim nga ana e bankës i dhënë shitësit me kërkesë dhe me instruksione të blerësit që të paguajë në shikim (at sight) ose në një datë të përcaktuar në të ardhmen deri në shumën e paraqitur të parave, brenda afatit të përcaktuar kohor dhe kundrejt dokumenteve të caktuara.Letërkrediti (L/C) është kombinim i garancisë bankare, të emetuar nga banka, me kërkesë të blerësit e në favor të shitësit (normalisht përmes bankës këshilluese) dhe i pagesës në të parë (payment at sight), ose i pagesës së mëvonshme kundrejt prezantimit të dokumenteve të cilat konfirmojnë termet dhe konditat e specifikuara në të (L/C).

86. Përgjegjësitë në Kredinë dokumentarePërgjegjësitë e palëve në kredinë dokumentare përfshijnë:

- Importuesi- Banka emetuese- Banka konfirmuese/e nominuar- Eksportuesi

87. Bërja e pagesës sipas Letërkredisë Ekzistojnë katër metoda të shlyerjes (pagesës) së L/C:

- Pagesa në të parë pa obligime (adresim) të eksportuesit.- Negocimi nga banka e nominuar. Negocimi mund të bëhet me obligime (adresim) të bankës

konfirmuese, veç nëse banka konfirmuese e ka konfirmuar L/C. - Pranimi i termeve të kambialit (urdhërpagesës) nga ana e bankës së nominuar ose konfirmuese

dhe bankës emitente. Kushdo që e akcepton urdhërpagesën, nuk ekziston obligimi (adresimi) i eksportuesit, prandaj urdhërpagesa mund të jetë e paguar në afatin e maturimit.

- Pagesa e shtyrë. Eksportuesi merr (pranon) premtimin, nëse dokumentet janë në rregull, se pagesa do të kryhet në datën e shënuar në L/C. Nuk ekziston ndonjë urdhërpagesë e involvuar e as ndonjë obligim i eksportuesit. Kur një premtim emitohet, ai duhet të respektohet e kryhet në kohë-datë të duhur.

88. Krediti dokumentar i specializuar - Kreditë për kompensim (Back-to-Back Credits)

- Kreditë kundërvepruese (Countervailing Credits) - Kreditë e transferueshme (Transferable Credits) - Kreditë me klauzolë të kuqe (Red Clause Credits)

Page 20: Financa  Nderkombetare

- Kreditë transite (Transit Credits)- Kreditë rrotulluese (Revolving Credits)- Letërkreditë rezervë - zëvendësuese (Standby Credits)

89. FaturatFatura ofron evidencë të shkruar të kontratës për furnizim të mallrave. Ajo përshkruan mallrat, kuantitetin, valutën çmimin e njësisë dhe shumën gjithsej, afatet e pagesës dhe cilëndo nga shënimet e ngarkesës-transportit të mallrave. Fatura lëshohet zakonisht me shenjën e eksportuesit ose si dokument i veçantë i printuar, ndërsa duhet të përmbajë: emrin, adresën dhe referencën e porosisë.

90. Faturat që janë në përdorim, mund të jenë të llojllojshme. Janë të njohura pesë lloje:- Pro forma,- Komerciale, - E legalizuar (e vizuar), - Konsullore dhe- E certifikuar

91. Pro formaFatura “pro forma” (në zhargonin e përditshëm tregtar është e njohur si pro-faturë) i ofron informacione konsumatorit para se të kryhet porosia. Kjo lëshohet kur kërkohet pagesa më herët (parapagimi i mallit), që të mbështet kuotizimi (vlerësimi) ose të ftohen për tender, ose për të ndihmuar konsumatorin që të merr valutë të jashtme, licencë importi ose për të përgatitur letër kreditin.

92. Fatura komercialeEshtë dokumenti kryesor i eksportit. Kërkesat e shërbimit doganor janë të rëndësishme, prandaj fatura duhet të jetë në formë të përshtatshme, në mënyrë që të shmang shpenzimet e deponimit të jashtëm, në rast se dokumentacioni s’ka arritur në kohë. Klauzola të veçanta ose deklarata duhet të jenë në gjuhën e konsumatorit. Fatura komerciale përshkruan ngarkesën (nisjen) e mallit konform me kontratën. Ajo do ta emërtojë mjetin e transportit, me aeroplan ose me mjete tjera të transportit, së bashku me cilëndo shenjë dalluese ose numër të transportit, ndërsa do ta specifikojë valutën, afatet e pagesës, çmimet dhe çmimin bazë, për shembull FOB London, si dhe duhet, përveç këtyre, të përfshihen edhe detajet e origjinës së mallit, ngarkesa e veçantë e mallit dhe e siguracionit si dhe komisioni i cilitdo agjent.

93. Faturat e legalizuaraJanë të autorizuara nga Konsullata ose nga Oda lokale ekonomike. Së paku një kopje e faturës komerciale mund të jenë të legalizuara nga Konsullata në Britani të Madhe e vendit respektiv, ndërsa në raste të veçanta, përfshirë edhe vendet e Lindjes së Mesme, duhet të sigurohet edhe një certifikatë shtesë nga Oda ekonomike Arabo-Britanike. Kjo i mundëson vendit importues që të ketë shënime të sakta zyrtare rreth transaksionit gjegjës.

Page 21: Financa  Nderkombetare

94. Faturat konsulloreKërkohen në shumë shtete, veçmas në Amerikën Latine, me qëllim që të mallrat të lirohen nga dogana. Këto fatura janë të printuara ekskluzivisht për këtë qëllim, ndërsa blihen nga konsullatat ose ambasadat në vendet eksportuese të mallrave. Ato, gjithashtu mund të sigurohen shpejtë përmes agjencive komerciale. Faturat konsullore i mundësojnë vendit importues që të ketë kontroll të çmimeve dhe të origjinës së mallrave dhe të kalkulojnë taksat doganore të importit.

95. Faturat e certifikuara E certifikojnë origjinën, kualitetin dhe arritjen e mallrave. Qëllimi kryesor i faturës është të siguruarit e pagesës. Dokumentet me dizajn të mirë dhe me shënime të sakta, do të sigurojë pagesë të shpejtë, në kohë, duke mos lënë hapësirë të përhirtë për dyshime (kundërshtime).

97. Dokumentet e sigurimeveEksportuesi duhet që t’i identifikojë rreziqet të cilat janë të involvuar me transaksionet e bëra dhe të sigurohet kundër tyre. Në shumë vende autoritetet gjithashtu insistojnë në sigurimet lokale nga importuesit. Kjo shpesh kërkohet me kontratë që të jenë të sigurtë dhe kenë (mbajnë) për më tepër policën aktuale ose certifikatën e siguracionit.

Thënë në përgjithësi, rreziqet kryesore janë:

- Komerciale;- Të transportit (zakonisht transporti ujor);- Refuzimi i blerësit të dërgesës ose mospagesa e nga ana e tij;- Politike, për shembull, në rast të grusht shtetit brenda natës ose në rast të restrikcioneve

qeveritare që i imponon qeveria në transferin e valutave të jashtme;- Fluktacioni i normës së kamatës, veçmas në projektet kapitale afatgjata; dhe në fund- Fluktacionet në normën e këmbimit të valutave midis valutave të eksportuesit dhe të

konsumatorit.

98. Siguracioni i kreditit Me qëllim që të sigurohet nga borxhet e këqija dhe pagesat e jashtme të ngadalshme, eksportuesi mund të investojë në siguracion të kredisë së eksportit. Në Britani të Madhe, Siguracioni i kredisë së eksportit deri në 90 përqind të shitjes, në rast të rrezikut komercial, dhe deri në 95 përqind në rast të rrezikut politik, mund të ofrohet ose nga Divizioni i Projektit (departament qeveritar), për kredi afatgjata, ose nga Grupi për shërbime të sigurimeve (The Insurance Servise Group) pranë Departamentit për garantimin e kredive të eksportit (The Export Credits Guarantee Department-ECGD), ose ekziston edhe ana tjetër alternative nga kompanitë e sigurimeve private.

99. Siguracioni i ngarkesësCertifikatat do të tregojnë vlerën e siguruar të mallrave të përshkruara, do të përkufizojnë rrezikun e mbuluar, emrin e mjetit të përdorur të transportit, rrugëtimin e planifikuar (nga një depo te tjetra) ose shënime të tjera të transportit dhe të emërtojë (caktojë) ku dhe nga kush mund të ketë kërkesa që duhet plotësuar.

Page 22: Financa  Nderkombetare

100. Eksportuesit duhet ta sajojnë listën e kontrollit për dokumentet e sigurimit, e cila duhet të përmbajë këto çështje (hollësi): - A është i nënshkruar dokumenti nga shoqëria e sigurimit, nënshkruesi, ose nga agjenti i tyre (është i pranueshëm edhe nënshkrimi i stampuar që më parë)? -A është valide polica e sigurimit të kreditit të eksportit në valutën në të cilën është lëshuar fatura? -A është mbulesa korrekte dhe e përshtatshme? -A është i përcaktuar në mënyrë të saktë rreziku i siguruar? -A është dokumenti i datuar para se të bëhet ngarkimi (dërgimi) i mallit?

101.Policë ngarkesaDokumenti më i rëndësishëm i transportit është policë ngarkesa (B/L), e cila është dëftesë marrjeje për mallrat, si dhe tregon evidencën e ngarkesës dhe titullarin e mallit. Është dokument që lëshohet në emër dhe për llogari të kapitanerisë së anijes (aeroplanit, trenit, etj.), ndërsa përmban përshkrim të detajuar të mallrave të ngarkuara për sasinë, peshën, markën dhe shenjat tjera identifikuese të mallrave. Është dokument – dëftesë marrje malli, që kapiteni i anijes (aeroplanit) e firmos për mallrat që ngarkohen në bordin e tij. Kjo dëftesë nënshkruhet edhe nga personi (ose agjenti i tij) i cili e kontrakton transportimin (bartjen) e mallrave si dhe i përcakton kushtet nën të cilat ai do ta bënë këtë.

102. Policë ngarkesa i përshkruan këto hollësira (të dhëna) shumë të rëndësishme: Jane keto:

- emrin e portit të ngarkimit dhe të shkarkimit (detar ose ajror);- emrin e dërguesit të mallit (shipper); - emrin e anijes (aeroplanit); - emrin e firmës pritëse (consignee);- kuantitetin e mallit të shprehur në copë (paketa, koli, paleta, arka, etj.), ose të shprehur në

vëllim në metër kub;- lloji dhe emërtimi i mallit;- pesha gjithsej dhe për njësi e mallit;- të dhëna të tjera specifike për mallra të veçantë.

103. Ekzistojnë lloje të shumta të police– ngarkesaveMë të njohurat janë:

- detare (marine),- fletëpranimi për dërgesën (received for shipment), - e pastër (clean), - në anije, në aeroplan (on-board), - me klaozolë (claused), direkte (direct), - e papastër (dirty), - e negociueshme (negotiable),- në porosi (order), - e mpirë, - inerte (stale), trans-ngarkesë (trans-shipment), e kombinuar (combined), boshe (blank), linjë e

rregulltë (liner) dhe omnibus (omnibus).

Page 23: Financa  Nderkombetare

104. Agjencitë në Shtetet e Bashkuara të AmerikësNë SHBA veprojnë tri agjenci të mirënjohura që sigurojnë shërbime të ofrimit të formave të ndryshme të kreditimit të eksporteve si dhe programe të sigurimit – garancisë, me qëllim që të zvoglohen ndikimet negative të efekteve të rreziqeve komerciale dhe politike në tregtinë dhe investimet e jashtme:

- Eksport Import Banka e Shteteve të Bashkuara [Export Import Bank of United States (Ex-Imbank)];

- Korporata për financimin e eksporteve private [Private Export Funding Corporation];- Korporata për investime të jashtme private [Overseas Private Investment Corporation]

105. Export Import Bank of United States - Ex-ImbankExport Import Bank (Ex-Imbank) u krijua në vitin 1934 me qëllimin fillestar të lehtësimit të tregtisë Sovjetiko-Amerikane, ndërsa misioni i sotëm është financimi dhe lehtësimi i eksportimit të mallrave dhe shërbimeve amerikane dhe ruajtja e aftësisë konkurruese të korporatave amerikane në tregjet e jashtme. Ex-Imbank operon si një agjenci e pavarur e qeverisë amerikane dhe si e tillë ajo ka besueshmërinë e plotë të Shteteve të Bashkuara.

106. Për të përmbushur objektivat e lartëcekura, Ex-Imbank ofron programe të cilat mund të klasifikohen siç vijon: - Programet e garancisë; - Programet e huave; - Programet e sigurimeve bankare; - Programet e sigurisë së kredive për eksport.

107. Programet e garancisë. Dy nga programet të cilat janë të përdorshme kudo janë:

Programi i garantimit të kapitalit operacional;

Programi i garantimit afatmesëm.

107. Private Export Funding Corporation (PEFCO)PEFCO është një shoqëri private,ndërsa zotërohet nga një konsorcium i bankave tregtare dhe shoqërish industriale. Në bashkëpunim me Ex-Imbank, ajo ofron financime me interesa fikse për periudha afatmesme dhe afatgjata për blerësit e huaj. Ex-Imbak garanton të gjitha huatë për eksporte që i jep PEFCO. Shumë nga huatë e PEFCO jepen për financimin e projekteve të mëdha, si psh. për pajisje për aeroplanë ose për centrale elektrike, të cilat kanë një periudhë shlyerjeje të gjatë – 5 deri në 25 vjet.

108. Overseas Private Investment Corporation (OPIC)E formuar në vitin 1971, OPIC është E formuar në vitin 1971, OPIC është një agjenci federale vetëfinancuese, përgjegjëse për sigurimin e investimeve direkte amerikane në vende të jashtme, kundrejt rreziqeve nga ndryshimi i kursit të këmbimit të valutave, shpronësimeve arbitrare dhe rreziqeve të tjera politike. Nëpërmmjet huave direkte apo programeve të garancisë, OPIC ofron

Page 24: Financa  Nderkombetare

financime afatmesme dhe afatgjata për investitorë amerikanë që kryejnë investime jashtë SHBA. Përveç sigurimit të përgjithshëm dhe programeve të financmit, OPIC ofron lloje të veçanta të sigurisë për eksportuesit që kërkojnë ose zbatojnë kontrata të huaja.

109. Departamenti për Garanci të kredive për eksport në Britani të Madhe - (ECGD UK)Për shkak të rreziqeve të trashëguara në tregtinë ndërkombëtare, institucionet qeveritare dhe sektori privat ofrojnë forma të ndryshme të kreditimit të eksporteve, financimit të eksporteve dhe programe garancie, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut dhe nxitjes së tregtisë së jashtme. Në shumë vende ekzistojnë agjenci të tilla të financimit dhe të garantimit të eksporteve.Në Britani të Madhe, Departamenti për garanci të kredive për eksport (Export Credits Guarantee Department) është krijuar në vitin 1919, si departament qeveritar që i jep përgjegjësi Sekretarit të shtetit për tregti dhe industri, ndërsa sot kjo agjenci vepron sipas Ligjit për garanci eksporti dhe investime të jashtme të vitit 1978

110. Aktivitetet e Departamentit për garanci të kredive për eksport zbërthehen në tri divizione kyçe, siç vijon: - Grupi për shërbime garancie [The Insurance Services Group (ISG)] - Projekt Grupi [The Project Group] - Sigurimi i investimeve të jashtme [Overseas Investment Insurance]

111. Zhvillimet evolutive të Departamentit për garanci të kredive për eksportNë vitin 1989, është bërë një studim gjashtë mujorë, i sponzorizuar nga qeveria britanike, me qëllim që të shqyrtohet se si Departamenti mund t’u dalë më mirë për zot kërkesave të shtuara të eksportuesëve britanikë në të ardhmen, veçmas pas vitit 1992 dhe shfaqjes së tregut unik evropian. Ky raport rekomandonte atë se Grupi për shërbime garancie (The Insurance Services Group) dhe Projekt Grupi (The Project Group) duhet që të punojnë ndaras - si biznese të veçuara.

112. Grupi për shërbime garancie (Insurance Service Group - ISG)ISG, në fillim të vitit 1990, ka siguruar kredi afatshkurtëra eksporti për biznese në vlerë prej 13 miliardë funtash, duke mbuluar të gjitha format e shitjes të bazuara në kesh, sipas termave të kredisë 180 ditëshe. Mbulimi shkonte zakonisht në shumën prej 90 përqind të humbjes në rast të rrezikut komercial, siç është bankroti ose mospagesa, ose deri në 95 përqind për mbulimin e humbjeve nga rreziku politik.Në rast se blerësi nuk e pranon dërgesën e mallrave sipas kontratës, eksportuesi e pranon “humbjen e parë” në shumën prej 20 përqind, ndërsa ISG e merrë 90 përqind të mbetjes.

113. Projekt Grupi (Project Group)Kriza ndërkombëtare e borxheve ka shkaktuar një krizë të ashpër në biznesin e projekteve të disponueshme për eksportuesit të involvuar në ndërtimtari dhe në biznesin e të mirave kapitale. Aty ku kemi në dispozicion projekte të bizneseve kapitale, aty kemi të bëjmë me shuma të mëdha parash që të mbështeten këto projekte, prandaj zakonisht kemi rrezik të madh të pagesave. Përveç kësaj, bazuar në shkallën e lartë të vlerës së eksporteve, ekziston nevoja e qartë për furnizues që të kërkojnë fonde të konsiderueshme, të siguruara. Këtë mund ta bëjnë përmes Projekt grupit të Departamentit për garanci të kredive për eksport.

Page 25: Financa  Nderkombetare

114.Sigurimi i investimeve të jashtme (Overseas Investment Insurance)Ky shërbim është i lidhur me ofrimin e sigurisë atyre kompanive britanike të cilat kanë bërë investime të jashtme në afat prej më shumë se tri vjetësh dhe të cilat mund të jenë të ndijshme (prekshme) nga rreziqet. Para se gjithash, sigurimet e investimeve të jashtme e mbulojnë eksportuesin kundrejt eksproprijimit (shpronësimit) në format më të ndryshme, duke filluar që nga aplikimi i përgjithshëm i politikës së nacionalizimit nga vendet nikoqire e deri te rastet individuale të përndjekjes.

115. Agjencitë në GjermaniSigurmi i kredisë së eksportit ofrohet nga një konsorcium i cili kryesohet nga Hermes, ndërsa përbëhet nga:

- Hermes Kreditversicherungs AG, dhe - Treuarbeit AG Wirtschaftsprufungsgesellschaft

Hermes është një kompani private e cila vepron si agjente e qeverisë federale, e cila e ka autorizuar atë që të zgjasë garancitë e kredisë së eksportit në llogari të saj.

116. Hermes ofron dy lloje të garancisë:Jane :

- Garancinë për blerës privatë (Garantie), dhe - Garancinë për blerës publikë, ose qeveritarë (Burgschaft).

117. Agjencitë në FrancëNë Francë, garantimi i kredive për eksport bëhet nga Compagnie Française d’Assurance pour le Commerce Extérieur (COFACE), një shoqëri e përbashkët aksionare, gjysëm-publike. COFACE mbulon rrezikun komercial afatshkurtër, me mbulesë nga kontoja e saj, ndërsa mbulon edhe rreziqet në afat të mesëm në llogari të qeverisë. Me garantimin e COFACE, eksportuesit francezë kanë mundësi që të kenë akces në fondet zyrtare me norma fikse të kamatës, sipas termave të “Consensus Arrangament”-it të OECD-së.

118. Linjat e veprimit të COFACE zbërthehen në tri kategori, duke ofruar një shkallë të ndryshueshme të përqindjes së garantuar: Jane:

- Linjat specifike për transaksionet individuale;- Linjat e pajtuara të veprimit të cilat ofrojnë garancione në parim të vlefshme deri në 3 vjet, me

të drejtën e eksportuesit që të nominojë shitjet të cilat do të mbulohen;- Linjat e përgjithshme të veprimit të cilat zakonisht mbulojnë tërë qarkullimin e eksportuesit,

ndonëse nganjëherë eksportuesi mund të ketë dëshirë që t’i veçojë disa vende.

119. COFACEmbulon rreziqet komercilae afatshkurtëra, në llogari të saj. Për të gjitha rreziqet e tjera, duke përfshirë edhe rrezikun politik afatshkurtër, ai vepron në emër të qeverisë, duke shkuar deri te lartësitë maksimale të rrezikut politik. Formulimi i politikës qeveritare dhe koordinimi i mbështetjes zyrtare në

Page 26: Financa  Nderkombetare

këtë lëmi është në kompetencë të Direction des Relations Economiques Extérieures (DREE), drejtori e cila është pjesë e Ministrisë së Financave.

120. Agjencitë në ItaliSigurimi zyrtar i kredisë për eksport në Itali ofrohet nga Sezione Speciale per I’Assicurazione de Credito all’Esportazione (SACE), ndërsa mbështetet nga qeveria. Kjo organizatë mbulon një gamë të gjerë të rreziqeve komerciale dhe politike, të shoqërurara me shitjet dhe investimet e jashtme dhe me lizing e prijekte kapitale. Transaksionet afatshkurtëra (të definuara si diçka që zgjasin 2 vjet) involvojnë garanci gjithëpërfshirëse, ose specifike për rreziku politik dhe atë komercial.

Garancia afatmesme është e veçantë në natyrë dhe mbulon tri kategori të rrezikut:

- vetëm rrezikun politik; - rrezikun politik dhe komercial për blerës privatë me garanci bankare; dhe- rrezikun politik dhe komercial për blerës privatë pa garanci bankare.

Në të shumtën e rasteve, mbulimi i rrezikut shkon deri në 90 përqind.

121. Agjencitë në JaponiGarantimi i kredive ofrohet nga Divizioni i garantimit të eksport-importit pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Ndërkombëtare3. Divizioni i garantimit të eksport-importit e mbulon garantimin e përgjithshëm të eksportit, garantimin e proceseve, garantimin e valutave të jashtme dhe gjithashtu i mbulon edhe humbjet që janë të lidhura me obligacionet dhe me mospagimin e kambialeve. Mbulimi i rrezikut është i ndryshëm, por zakonisht sillet deri në 95 përqind për rrezikun politik, ndërsa deri në 65 përqind për rrezikun komercial.

123. Administrimi i Zhvillimit të Jashtëm (The Overseas Development Administration - ODA)ODA është pjesë e Zyrës së jashtme dhe të Komonveltit (The Foreign & Commonwealth Office), ndërsa është përgjegjëse kundrejt ministrit për zhvillim të jashtëm (The Overseas Development Minister). ODA e menaxhon tërë programin e ndihmës britanike, duke përfshirë alokimin e resurseve në programet e ndihmës të agjencive multilaterale dhe të kredive të eksportit.Administrata (ODA) ofron fonde nga resurset e saja (në formë të huave dhe të granteve) dhe gjithashtu punon me departamentet tjera qeveritare dhe agjencitë e pavarura (për shembull, Oxfam). Fondet që i dedikohen programit të ndihmës në Britani të Madhe menaxhohen sipas direktivave të përcaktuara nga Komiteti për ndihmë zhvillimore i vendeve të OECD-së (Development Assistance Committee – DAC).

124. Fondi për ndihmë dhe tregti (The Aid & Trade Provision - ATP)ATP është fondi më i rëndësishëm britanik i ofrimit të kredive mikse (komerciale dhe koncesionale). Pa dyshim, nëse një kompani disponon me një projekt të vlefshëm sipas ATP-së, atëherë ky projekt ka shans që të jetë i akceptuar. Në veçanti mbulohen dhe mbështeten projektet e mëdha dhe kontratat e 3

Page 27: Financa  Nderkombetare

rëndësishme politike.Në parim, me ATP është lehtë të aranzhohet puna (shërbimi). Kompania britanike duhet që të sigurojë garancinë zyrtare që të mbështesë pjesën komerciale të financimit të kontratës së tij dhe të kompletojë dokumentacionin e domosdoshëm.

125. Banka Botërore (The World Bank)Banka Botërore është një nga burimet e rëndësishme të financimeve të eksporteve. Së pari është krijuar si bankë ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (IBRD), në vitin 1944, në konferencën e mbajtur në Bretton Woods. Qëllimi fillestar i themelimit ka qenë financimi i Evropës së shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa sot ajo e vazhdon punën si një institucion i fuqishëm financiar i projekteve të ndryshme zhvillimore për vendet në zhvillim, anëtare të bankës, të cilat sigurimin e burimeve të financimit nga fondet private e kanë shumë të vështirë (të mos themi të pamundur). Kohët e fundit, Banka Botërore ka themeluar Agjencinë për Garantimin e Investimeve Shumëpalëshe, e cila ofron sigurime të llojeve të ndryshme nga rreziku politik. Kjo është një mundësi më shumë (përveç Huasë për rregullime strukturore), me anë të së cilës Banka Botërore arrin të nxisë zhvillimin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare.

126. Korporata Ndërkombëtare e Financave (The International Finance Corporation - IFC)IFC-ja është krijuar në vitin 1956, për të ndihmuar industrinë në sektorin privat dhe shfaqjen (ngritjen) e tregjeve të kapitalit në vendet në zhvillim. Si organizëm, ajo ka një numër të madh vendesh anëtare. IFC ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet sektorit privat dhe jo atij qeveritar. IFC ndihmon me projekte të madhësive nga më të ndryshmet, përmes investimeve direkte në to dhe nëpërmjet gjetjes së kapitalit shtesë për projektet e tilla. Ajo jo vetëm që ofron kredi për kompanitë e vendeve në zhvillim, por shpesh blen edhe aksione të tyre, duke u bërë kështu edhe pronare në disa raste dhe duke mos mbetur thjesht vetëm kreditore e tyre.

127. Bashkimi Evropian (The Europian Community)Përveç financimeve bilaterale nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (nga 1 Janari 2007, 27 vende anëtare), BE ofron shuma të mëdha parash (hua), në terme të buta, përmes Fondit Evropian për Zhvillim (The European Development Fund – EDF). Pjesa më e madhe e parave shkon në projekte për zhvillimin e infrastrukturës. Huatë për projekte janë në dispozicion të eksportuesëve përmes Bankës Investive Evropiane (The European Investment Bank), e cila është aktive në regjionet më pak të zhvilluara të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe në 69 vendet Afrikane, Karaibe dhe në Pacifik (African, Caribbean and Pacific Countries – ACPs).

128. Financimi japonez (Japanese Funding) Mundësitë për eksportuesit e ndryshëm që të marrin fonde për shitje kanë lindur nga vështirësitë e shkaktuara në Japoni nga suficiti i jashtëzakonshëm tregtar i saj, i përkrahur nga presioni i madh kundrejt vendit për shkak të politikave të saj protekcioniste. Kjo ka rezultuar me krijimin e fondeve masive të rifinancimit të blerësve në vendet në zhvillim, të cilët nuk ishin të detyruar që të blejnë vetëm produkte dhe shërbime japoneze me fondet e tilla në dispozicion. Këto fonde shpërndaheshin,

Page 28: Financa  Nderkombetare

për shembull, përmes bankës japoneze për eksport-import (The Japanese Export-Import Bank), e njohur si “Lehtësitë e Nakasonës”.

129. Fondet Islamike (Islamic Funds)Invazioni i Irakut në Kuvajt, në gusht të vitit 1990, dhe luftat në vijimësi në këtë regjion kanë bërë që financimet ndër-arabe të zhvillimit të jenë të çrregulluara. Vendet e Gjirit ishin të zemëruara nga sjelljet e Irakut dhe përkrahësve të saj, Jordanisë, Jemenit dhe OÇP-së, me ç’rast ato panë një mosmirënjohje të madhe për miliardat e petro-dollarëve të cilat ato i kishin grantuar këtyre vendeve si dhe ndihma të tjera të llojllojshme për zhvillim. Prandaj, si rezultat i këtyre zhvillimeve në rajon, gjashtë vende arabe të Gjirit Persik krijuan Këshillin e Bashkëpunimit të Gjrit (The Gulf Cooperation Council), në fillim të vitit 1991, me qëllim të ndihmës më të madhe të bizneseve private, se sa të atyre shtetërore, në ristrukturimin e ekonomive të vendeve arabe, veçmas të Kuvajtit, të cilat e kishin përkrahur koalicionin për “Kuvajtin e Lirë”, siç ishte Egjipti dhe Siria. Programi i ndihmës për vendet e Gjirit do të implementohet së bashku me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.Fondet Islamike ndihmojnë, përmes financimeve të projekteve të ndryshme, tregtinë dhe bashkëpunimin ndër-islamik dhe ndër-arab, duke i vënë fondet në dispozicion të blerësve perëndimor.Banka Islamike për Zhvillim, me seli në Jeddah (IDB), vepron sipas parimeve strikte islame të jetës ekonomike: pa kamatë dhe në parime të fitimit dhe të humbjes.

130.Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm, krahasuar me transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vendDomethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale.

131. Një importues amerikan, zakonisht, një eksportues japonez do ta paguajë në jen, ndërsa një eksportues gjerman në euro dhe një eksportues britanez në sterlina britanike.Për këtë shkak, importuesi amerikan do t’i blejë këto valuta me dollarë në treg, të njohur si treg devizor.

132. Valuta që tregtohet më së lehti dhe më së shumtiEshtë dollari amerikan, i cili është i njohur si “valutë transporti” – sepse kjo valutë ka përdorim të gjerë në denominimin (vlerësimin) e transaksioneve ndërkombëtare.

133. Nafta dhe shumë produkte të tjera të një rëndësie të veçantë, siç është kallaji, kafja, ariQë të gjitha kanë prirje që çmimet e tyre t’ju caktohen në dollarë. Me të vërtetë, për shkak se dollari është aq i tregtueshëm, për dilerin francez të devizave, nëse dëshiron të blejë pezos meksikan, zakonisht është më lirë që, së pari, të blejë dollarë amerikanë me euro dhe pastaj, t’i shesë dollarët që të blejë pezos, se sa të blejë drejtpërdrejt pezos me euro.

Page 29: Financa  Nderkombetare

134. Një nga komplikimet më të rëndësishme, që rrjedhë nga komunikimi i afërt i blerësve dhe shitësve në tregun devisorEshtë ajo se ekziston gati një shitje e njëkohshme e çastit e valutave në qendra të ndryshme financiare (në treg devizor).

135. ArbitrazhiEshtë përdorimi i ndryshimeve në çmim, për përfitime me rrezik të madh. Që ta ilustrojmë këtë që e thamë më lartë, do të supozojmë se shpenzimet e transaksionit janë të papërfillshme dhe se ekziston vetëm një quotizim i vetëm i kursit të këmbimit, duke lënë mënjanë efektin ofertë-kërkesë në treg.

136. Me termin rezidentë nënkuptojmëIndividët, ekonomitë familjare, firmat dhe autoritetet publike. Ekzistojnë shumë probleme që lindin për sa i përket definimit të rezidentëve, sepse fjala vjen, korporatat multinacionale, sipas definicionit, janë rezidente në më shumë se në një vend. Për qëllime të raportimit të bilancit të pagesave, kompanitë subsidiare (bijë) të korporatave multinacionale trajtohen si rezidente në vendin ku ato janë të dislokuara, ngjajshëm me ato nëse aksionet e tyre janë në pronësi të rezidentëve vendorë

137. Problem tjetër paraqet trajtimi i organizatave ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Evropian, e të tjera.Këto institucione trajtohen si rezidentë të jashtëm, edhe nëse ato aktualisht mund të jenë të vendosura në vendin raportues. Për shembull, derisa Fondi Monetar Ndërkombëtar është i vendosur në Washington, kontributet e qeverisë amerikane për Fondin janë të përfshira në statistikat e Bilancit të pagesave të SHBA-ve, sepse ato (kontributet) janë të konsideruara si transaksione me rezident të jashtëm. Turistët konsiderohen si rezidentë të jashtëm nëse ata qëndrojnë në vendin raportues më pak se një vit.

138. Mesazhi kryesor i këtij modeli është se ekzistojnë dy efekte direkte të devalvimit të valutës në bilancin (llogarinë) rrjedhëseNjëri nga të cilët punon që të reduktojë deficitin, ndërsa tjetri faktikisht kontribuon në bërjen e deficitit edhe më keq se sa më parë.

139. ReciprocitetiI cili është karakteristikë e gati të gjitha formave të tregtisë banakiere, qëndron në disa kategori të ndryshme, shumica e të cilave janë shumë më të dobishme për blerësin ose importuesin se sa për shitësin ose eksportuesin.