financa nderkombetare.doc

22
Universiteti Aleksandër Xhuvani Fakulteti Ekonomik Master Shkencor, Drejtim Bankar Detyrë Kursi në Financa Ndërkombëtare Tema : Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri Pranoi : Punuan :

Upload: jona-ciro

Post on 12-Jan-2016

43 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Financa Nderkombetare.doc

Universiteti Aleksandër Xhuvani

Fakulteti Ekonomik

Master Shkencor, Drejtim Bankar

Detyrë Kursi në Financa Ndërkombëtare

Tema : Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri

Pranoi : Punuan :

Prof.Dr. Drini Salko Jona Ciro Eriola Muça

Elbasan 2014

Përmbajtja

Page 2: Financa Nderkombetare.doc

Kapitulli 1. Vështrim i përgjithshëm mbi investimet e huaja direkte

1.1.Përkufizimi i IHD-ve..............................................................................................................

1.2.Klasifikimi i Investimeve të Huaja Direkte............................................................................

1.3.Faktorët përcaktues të IHD-ve...............................................................................................

1.3.1.Faktorët që kanë lidhje me të ardhurat................................................................................

1.3.2.Faktorët e lidhur me kostot si në vijim................................................................................

Kapitulli 2. Investimet e Huaja Direkte në kontekstin shqiptar

2.1.Këndvështrim i përgjithshëm i IHD në Shqipëri....................................................................

2.2.Faktorët që nxisin IHD...........................................................................................................

Kapitulli 3. Tregues kryesore mbi investimet e huaja direkte në Shqipëri në vite dhe krahasimi me vendet e rajonit

3.1.Investimet e Huaja Direkte në periudhën 1993-2010.............................................................

3.2.Investimet e Huaja Direkte sipas sektorëve...........................................................................

3.3.Investimet e Huaja Direkteve sipas shteteve të origjinës.......................................................

3.4.Investimet e Huaja Direkte krahasuar me rajonin..................................................................

3.5.Avantazhet e të investuarit në Shqipëri..................................................................................

3.6.Konkluzione...........................................................................................................................

3.7.Rekomandime.........................................................................................................................

Bibliografia.............................................................................................................................

Abstrakt

Page 3: Financa Nderkombetare.doc

Investimet e huaja direkte, janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të një ekonomie. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirëpërcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Shqipëria është një vend në tranzicion dhe si e tillë karakterizohet nga zhvillime dinamike në fushën ekonomike dhe më gjerë.Normalisht gjatë këtyre dy dekadave të fundit vendi ynë ka kaluar në shumë etapa të zhvillimit ekonomik duke u përmirësuar më tej. Qëllimi i kësaj detyre është të vëmë në dukje veçanërisht efektet e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, kategorizimin e tyre, faktorët tërheqës për investitorët e huaj, krahasimin me vendet e tjera të rajonit etj...

Kapitulli 1. Vështrim i përgjithshëm mbi investimet e huaja direkte

Page 4: Financa Nderkombetare.doc

1.1.Përkufizimi i IHD-ve

Sipan një përcaktimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar IHD-të përkufizohen si një investim nga një njësi ekonomike (entitet) rezidentë (investitor direkt), me objektivin e sigurimit të një interesi të qëndrueshëm, në një njësi ekonomike rezidente në një vend tjetër (njësia e investimit direkt). Interesi i qëndrueshëm kupton ekzistencën e një lidhjeje afatgjatë ndërmjet investitorit direkt dhe njësisë ku investohet (njësisë së investimit direkt) si dhe një shkallë influence domëthënësë nga investitori direkt në menaxhimin e njësisë. Kriteri kryesor i përdorur është pronësia e të paktën 10% të fuqisë votuese.

Një tjetër mënyrë për t’i përkufizuar është konsiderimi i tyre si hyrje neto e investimeve për të siguruar interes të qëndrueshëm të menaxhimit (të paktën 10% të aksioneve votuese – Aksione të Zakonshme) në një njësi ekonomike që vepron në një vend të ndryshëm nga ai i investitorit.

Zakonisht IHD janë të formave të ndryshme, menaxhim, joint-venture, transferim të teknologjisë dhe të njohurive etj... Nqs do ta shprehnim në një tjetër mënyrë, IHD përfshijnë bashkim apo blerje, ndërtimin e ndërtesave të reja, riinvestimin e fitimeve të fituara nga veprime jashtë vendi dhe nga huadhënie brenda kompanisë.

1.2.Klasifikimi i Investimeve të Huaja Direkte

Investimet e Huaja Direkte klasifikohen në mënyra të ndryshme, në varësi te faktorëve mbi të cilët i klasifikojmë.

Duke i parë këto investime nga këndvështrimi i investitori ato kategorizohen në 2 tipe të cilat janë :

1- IHD vertikale

Në këtë lloj investimi ransferohet jashtë një nga fazat e procesit prodhues. Ky lloj Investimi është më i përhapur në sektorët dytësor dhe tretësor, siç janë industritë përpunuese.

2- IHD horizontale

Në këtë tip prodhohet jashtë (ne vendin pritës) ajo që prodhohet dhe në kompaninë mëmë. Pra, i njëjti standart prodhimi realizohet dhe jashtë vendit. Ky lloj Investimi i Huaj, paraqet tipologjinë më të përhapur të IHD-ve.

IHD nga pikëpamja e vendit pritës klasifikohen :

Page 5: Financa Nderkombetare.doc

1-IHD të cilat zëvendësojnë importin. Këto përfshijnë prodhimin e mallrave që më parë janë importuar në vendin pritës. Ky lloj IHD-je influencohet nga tregu, kostot e transportit dhe barrierat e tregut.

2-IHD që synojnë rritjen e eksportit. Kanë të bëjnë kryesisht me kërkimin e lëndëvë të para apo edhe mallrave të ndërmjetëm.

3-IHD të nxitura nga qeveria. Kjo ka të bëjë me politika qeveritare që ofrojnë stimuj për investimet e huaja dhe bëhet me qëllim që të eleminohet deficiti në bilancin e pagesave.

1.3.Faktorët përcaktues të IHD-ve

Faktorët kryesorë përcaktues të IHD ndahen në dy grupe kryesore si në vijim :

1.3.1.Faktorët që kanë lidhje me të ardhurat :

1- Gjetja e burimeve të reja

Shpesh kompanitë e mëdha shumëkombëshe kërkojnë për resurse të reja në vende të ndryshme qofshin këto natyrore (minerale apo lëndë drusore etj...) apo burime njerëzore sipas leverdisë që ato kanë.

2- Hyrja në tregje të cilat kanë më shumë përfitime :

Nëse një shoqëri tjetër ka hyrë në tregje të tjera dhe ka pasur fitime atëherë edhe kompani të tjera vendosin të hyjnë në ato tregje për të rritur fitimin e tyre. Për këtë ajo mund të ulë cmimet në mënyrë që të konkurojë firmat e tjera.

3- Diversifikimi ndërkombëtar

Kompanitë shumëkombëshe synojnë të përfshijnë më shumë tregje dhe hapësira tregtareqë të rrisin fitimet.

1.3.2.Faktorët e lidhur me kostot si në vijim :

Kompanitë shumëkombëshë realizojnë IHD për të ulur kostot e tyrë nëpërmjet :

1- Duke përfituar nga ekonomia e shkallës.

Me këtë kuptojmë shfrytëzimin në mënyrë sa më efiçiente të faktorëve të prodhimit, shfrytëzimin maksimal të faktorëve potencialë të prodhimit. Këtë e bën duke shitur atë

Page 6: Financa Nderkombetare.doc

produkt i cili është më i orientuar nga prodhimi pasi në këtë mënyrë ulet kosto mesatare e prodhimit.

2- Përdorimit të faktorëve të huaj të prodhimit

Kostot e punës dhe të tokës mund të jenë të ndryshme në vende të ndryshme të botës, prandaj kompanitë investojnë në ato vende ku faktorë të tillë prodhimi kanë një kosto sa më të ulët.

3- Përdorimit të teknologjisë së huaj

Shpesh shoqëritë shumëkombëshe po blejnë teknologjinë e huaj në mënyrë që të mësojnë ta përdorin dhe ta përvetësojnë atë për të përmirësuar dhë ulur kostot e prodhimit.

Page 7: Financa Nderkombetare.doc

Kapitulli 2. Investimet e Huaja Direkte në kontekstin shqiptar

2.1.Këndvështrim i përgjithshëm i IHD në Shqipëri

Vendi ynë ështe një vend me një reliev mjaft të përshtatshëm për të gjitha tipet e biznesit, e megjithatë ende nuk është aq e zhvilluar sa duhet.Shqipëria kufizohet nga vende ballkanike të tilla si Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Italia, të cilët janë dhe investitorët më të pranishëm në vend. Për një periudhë të gjatë pothuajse gjysëmshëkullore Shqipëria ka qenë nën qeverisjen shtypëse komuniste. Nga ai regjim, Shqipëria trashëgoi varfëri, një sektor industrial të paefektshëm dhe që nuk respektonte avantazhet konkuruese dhe mungesa të theksuara në institucionet e administratës.

Reforma e plotë stabilizuese dhe strukturore filloi të zbatohej në mes të vitit 1992, me asistencën e organizatave ndërkombëtare, veçanërisht të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Programi i stabilizimit u mbështet në paketën standarde që konsistonte në liberalizimin e çmimeve, në politikën shtrënguese monetare nëpërmjet kontrollit të rritjes së ofertës monetare dhe në liberalizimin e tregtisë së jashtme.

Paralelisht me paketën stabilizuese u ndërmorën reforma strukturore për privatizimin, rrjetin e mbrojtjes sociale në investime, në sistemin e taksave dhe në atë financiar e bankar dhe me krijimin e kuadrit ligjor për një ekonomi tregu (FMN, 2004). 20 vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për vendin tonë.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje mbi mbrojtjen dhe promovimin e Investimeve te Huaja Direkte (IHD) me 35 shtete. Hyrja totale e IHD-ve në Shqipëri për periudhën 1992-1999 ishte rreth 458 milion USD. Sipas Bankës së Shqipërisë, IHD janë rritur në mënyrë të konsiderueshme nga 1998 në 2003, kryesisht si rezultat i privatizimeve.

IHD është burimi kryesor i financimeve të jashtme në vendet në zhvillim. Investimet e huaja direkte mund të rrisin formacionin e kapitalit fiks dhe ndihmojnë kopje në bilancin e pagesave. Në pikëpamjen e UNCTAD-it, IHD ka potencialin për të gjeneruar punësim, rritje të prodhueshmërisë, aftësi transferuese dhe teknologji të re, rritjen e eksporteve, si dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendeve në zhvillim. Sipas të dhenave të UNCATD-it, filialet e huaja të 64 000 koorporatave ndërkombetare gjenerojnë 53 milion vende pune.( UNCTAD, Raporti Botëror i Investimeve 2005)

IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë, dhe ndërmjet të tjerave nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurrueshmërinë e ekonomisë, ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive korente, rritin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqënien e popullsisë. Arritja e këtyre qëllimeve kërkon përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Një politikë e përgjithshme që më tëpër nxit konkurrencën mes aktorëve privatë sesa vë qeverinë në rolin drejtuesit imponues të ekonomisë, është një hap thelbësor në drejtimin e duhur.

Page 8: Financa Nderkombetare.doc

2.2.Faktorët që nxisin IHD

Shqipëria ka zbatuar politika të cilat lehtësojnë dhe tërheqin kompanitë e huaja të investojnë në vendin tonë me rrugë të tilla si :

a-Lehtësiar në procedurat e licencimit

Janë thjeshtuar procedurat e licencimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktivitetet që kërkojnë liçencë janë të ndara në tri grupe: (për grupet I dhe II ato lëshohen nga QKL-ja brenda dy apo katër ditëve, ndërsa për grupin III, liçencat referohen tek ministritë e linjës dhe koha për lëshimin ë një liçence është 10-30 ditë). (http://ëëë.qkl.gov.al/History.aspx)

b-Politikat rajonale tregtare

Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërorë e Tregtisë. Shqipëria ka në fuqi 37 marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve. Marrëveshje të rëndësishme në të cilat aderon janë: Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qëndrore (CEFTA) etj...

c-Infrastruktura

Investimet në infrastrukturë i lejojnë kompanive të huaja dhe vendase që të përfitojnë plotësisht nga tregjet rajonalë dhe globalë. Vendndodhja e Shqipërisë e vendos atë në një pozicion gjeografikisht strategjik. Shqipëria lidh vendet perëndimore mesdhetare më vendet e Ballkanit dhe të Azisë. Ky pozicion i saj strategjik në Ballkan dhe Evropë konsiderohet si një portë-lidhese ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Investimet në infrastrukturë kanë përfshirë nje rrjet të gjerë në mbarë vendin duke prekur pothuajse të gjithë sektorët.

d-Telekomunikacioni dhe shërbimi i internetit

Keto kanë patur një zhvillim të vrullshëm duke bërë të mundur ofrimin e shërbimeve në të njëjtin nivel si dhe vendet në rajon.

e-Privatizimi i ndërrmarrjeve shtetërore

Tregon një qëndrim korrekt të shtetit për të lejuar konkurrencën që të vendosë vetë për suksesin apo dështimin e këtyre kompanivë dhe për të garantuar një fushë loje të njëjtë për të gjithë. Procesi i privatizimit është një element kyç në progresin e Shqipërisë drejt një ekonomie tregu të zhvilluar.

Page 9: Financa Nderkombetare.doc

Kapitulli 3. Tregues kryesore mbi investimet e huaja direkte në Shqipëri në vite dhe krahasimi me vendet e rajonit

3.1.Investimet e Huaja Direkte në periudhën 1993-2010

Grafikisht gjatë dekadës së fundi, vlera e investimeve të huaja direkte në milionë USD ka ndyshuar sipas grafikut:

Burimi: Banka e Shqipërisë

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, vlera e investimeve të huaja direkte të matura në USD ka qënë e luhatshme gjatë 20 viteve të fundit. Në fund të vitit 2010, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 1.11 miliardë USD, që është edhe vlera më e madhe e arritur gjatë periudhës së analizës. Vlera më e ulët është arritur në vitin 1999, ku shuma e investimeve të huaja direkte ishte vetëm 41 milionë USD.Rritja më e madhe e investimeve të huaja direkte vihet re gjatë vitit 2000, ku investimet e huaja direkte u rritën me 249%, ndërsa ulja më e madhe vihet re gjatë vitit të krizës 1997, ku investimet e huaja direkte u ulën me 47%.Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.

Page 10: Financa Nderkombetare.doc

3.2.Investimet e Huaja Direkte sipas sektorëve

Grafikisht vlera e investimeve të huaja direkte në milionë EUR sipas sektoreve në 2011 paraqitet:

Burimi : Banka e Shqipërisë

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesën më të madhe të IHD-ve e thith sektori i industrisë (47%), i ndjekur nga ndërmjetësimi financiar (15%), shpërndarje (15%), energji elektrike dhe gaz (14%) dhe telekomunikim (9%).

3.3.Investimet e Huaja Direkteve sipas shteteve të origjinës

Grafikisht vlera e investimeve të huaja direkte në përqindje sipas shtetit të origjinës në vitin 2010 paraqitet:

Page 11: Financa Nderkombetare.doc

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesa më të madhe e IHD-ve vjen nga Greqia (27%), e ndjekur nga Italia (15%), Austria (14%), dhe Turqia (11%).

3.4.Investimet e Huaja Direkte krahasuar me rajonin

Investimet e Huaja Direkte ndaj PBB në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit 2004-2010Grafikisht vlera e investimeve të huaja direkte në përqindje ndaj PBB në vitin 2010 paraqitet:

Page 12: Financa Nderkombetare.doc

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, vendi me nivelin më të lartë të IHD-ve ndaj PBB është Mali i Zi (138%), ndërsa vendi me nivelin më të ulët është Shqipëria (37%).

Gjatë 6 viteve të fundit në Shqipëri vihet re një rritje e vazhdueshme e peshës së IHD-ve ndaj PBB, por ndërkohë, gjatë gjithë këtyre viteve, Shqipëria ka pasur relativisht nivelin më të ulët të IHD-ve ndaj PBB krahasuar me gjithe vendet e rajonit.

Investimet e Huaja Direkte ndaj PBB (ne %) ne Shqiperi dhe Vendet e Rajonit Rajoni/Vendi 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010Shqiperi 11 12 15 23 22 29 37Bosnje dhe Hercegovine 28 28 33 44 39 45 43Kroaci 31 33 56 77 45 57 57Maqedoni 41 36 42 46 42 48 48Mali I Zi - - - - 74 124 138Serbi - - - - 35 44 47

3.5.Avantazhet e të investuarit në Shqipëri

Disa nga avantazhet më të dukshme dhe më tërhëqëse ndaj IHD-ve janë:

Performanca ekonomike

Rritja pozitive ekonomike e regjistruar sipas treguesve të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2010 u rrit me 3.9% dhe në 2011 me 3%, në 2012 me 0,6%, tregon që Shqipëria ka një ecuri të qëndrueshme.

Pozicioni gjeografik strategjik

Vendndodhja e saj në qendër të një udhekryqi natyror midis korridoreve më të mëdha të tranzitit si edhe lidhja me rrjetin Evropian të Transportit, i jep Shqipërisë një pozicion strategjik të favorshëm për shkëmbimet tregtare.

Hyrje e lirë në treg

Page 13: Financa Nderkombetare.doc

Shqipëria është anëtarë e Organizatës Botërorë të Tregtisë dhe zbaton rregullat e saj mbi liçencimin e importit. Ajo ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian përmes Paktit të Stabilizim Asocimit, si edhe me vendet pjesmarrëse në CEFTA dhe vendet e EFTA. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Turqinë.

Potencial të lartë për investime

Ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e energjisë së rinovueshme, turizmit, agrobiznesit, infrastrukturës dhe shërbimeve. Burimet natyrore përfshijnë ato hidrike, diellore, erës, tokë bujqësore dhe mbi 400 km bregdet. Vendi është i pasur me naftë dhe gaz dhe depozita të vlefshme minerale të tilla si bakër, hekur krom dhe xeheror.

Forca e punës konkuruese

Në Shqipëri numërohen mbi 1.071.948 të rinj. Mbi 57% e popullsisë është nën moshën 35 vjeçare. Gjuha angleze, italiane, franceze dhe gjermane janë të përfshira në sistemin e arsimit. Gjuhë të tjera rajonale përdorën gjerësisht (greqishtja, etj.).

Fluke investimesh të huaja neto në rritje

Në dhjetëvjeçarin e fundit është regjistruar një tërheqje e investimeve të huaja në rritje progresive. Kuadri ligjor liberal që rregullon investimet e huaja garanton trajtim të barabartë dhe të paanshëm për investitorët e huaj. Nuk ka kufizim në pjesën e përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani – 100% pronësi e huaj është e mundur. Investitorët e huaj kanë të drejtë të largojnë të gjitha fondet dhe kontributet e tyre. Nuk aplikohet asnjë kontroll mbi këmbimin valutor. Qeveria shqiptare ka miratuar dhe aplikon mbrojtje të veçantë për investitorët e huaj në rast çështjeje gjyqësore ku ata janë palë.

Përmirësimi i infrastrukturës

Përmirësimi i infrastrukturës ka qenë një prioritet dhe është konkretizuar përmes realizimit të veprave infrastrukturore kryesisht në rrjetin rrugor, me qëllim shfrytëzimin maksimal të potencialit të plotë të pozicionimit strategjik të Shqipërisë.

Cilësia e jetës

Shqipëria ofron një mjedis të sigurt për të jetuar, me mundësi zbavitëse dhe argëtuese. Tirana, ka disa nga shkollat dhe universitete të mira ndërkombëtare duke e bërë atë kështu të lehtë për të gjithë familjen për t’u adaptuar.

Page 14: Financa Nderkombetare.doc

3.6.Konkluzione

►Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në proçesin e integrimit global ekonomik. Ato konsiderohen si një faktor përcaktues i rritjes ekonomike, veçanërisht për vendet në zhvillim, fazë në të cilën gjendet edhe Shqipëria. Investimet e huaja mund të rrisin formacionin e kapitalit fiks dhe ndihmojnë në bilancin e pagesave. IHD ka potencialin për të gjeneruar punësim, rritje të prodhueshmërisë, aftësi transferuese dhe teknologji të re, rritjen e eksporteve, si dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendeve në zhvillim.

►Ndër vite në Shqipëri ka patur problem pronësie për shkak të disa palëve që pretendonin pronësi për të njëjtin truall. Kjo është pranuar si një pengesë për investimet e huaja direkte. Zgjidhja e ofruar është hartimi i një projekt-ligj të ri që mbron dhe garanton investimet e investitorëve të huaj.

►Zhvillimi i infrastrukturës është një tjetër faktor i rëndësishëm për rritjen e mëtejshme të IHD-ve, ndaj dhe përmirësimet e kohëve të fundit në rrugë dhe furnizimin me energji elektrike shënojnë një hap pozitiv në këtë aspekt. Por infrastruktura lokale ka ende mangësi dhe rrjedhimisht duhet që parqet industrialë të bëhen funksionale për të garantuar shërbime me standarde të larta për investitorët e ardhshëm.

►Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri, kanë origjinë të ndryshme, por jo shumë të variueshme ndër vite. Pjesa kryesore e fluksit vjen nga vendet fqinje të Bashkimit Europian, Greqi dhe Itali. Ndërkohë një pjesë tjetër e konsiderueshme e IHD-ve, vecanërisht këto vitet e fundit vjen nga Turqia, flukset e së cilës vit pas viti duket se rriten. Ndërkohë përqindje shumë të vogël (ndaj totalit) zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

►Ndërkohë, sipas Bankës së Shqipërisë dhe UNCTAD (2010) monedha kryesore që kryhen investimet e huaja direkte është Euro me 85% të rasteve, kjo edhe për shkak të vendeve të origjinës së kapitalit të huaj që është kryesisht nga Bashkimi Europian. Edhe pse fluksi i IHD ka qënë në rritje të vazhdueshme gjatë këtyre viteve ato ende mbeten shumë të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit për vitet e para. Kjo si rezultat i një trashëgimie negative të dëmtimit të rëndë të klimës së biznesit, pë Ndërkohë diferencat vinë edhe ulen vecanërisht për vitet 2009 dhe 2010.

Page 15: Financa Nderkombetare.doc

3.7.Rekomandime

●Një ndër sektorët ku duhet të fokusohet vëmendja e politikbërësve është ai i turizmit. Mundësitë e Shqipërisë për të ofruar turizëm bregdetar, malor, historik e sportiv ende nuk janë eksploruar nga investitorët e huaj. Shqipëria ofron mundësi turizmi pothuajse gjatë gjithë vitit. Kryesisht është zhvilluar turizmi në perëndim, për shkak të infrastrukturës më të zhvilluar dhe shërbimeve që ofron kundrejt pjesës tjetër të vendit. Studimi i një strategjie për zhvillimin afatgjatë të turizmit dhe që të përfshijë të gjithë territorin, është i një rëndësie të veçantë.

●Zvogëlimi i përmasave të ekonomisë informale do të ndihmonte jo vetëm në përmirësimin e ekonomisë në aspektin makroekonomik, por gjithashtu do të eliminonte pengesën më të madhe të biznesit të ligjshëm që është konkurenca e pandershme.

●Kuadri ligjor duhet të përforcohet jo vetëm në aspektin e legjislacionit, por edhe të zbatimit të tij dhe të transparencës që lidhet me të, me rregulloret dhe procedurat.

Page 16: Financa Nderkombetare.doc

BIBLIOGRAFIA

http://www.unctad.org/Templates/Page.asp?intItemID=1465&lang=1)

http://lexicon.ft.com/Term?term=foreign-direct-investment

http://en.wikipedia.org/wiki/Foreign_direct_investment

www.instat.gov.al

www.bankofalbania.org

www.undp.org

www.unctad.org

www.opendata.al