gazeta e nëntorit 2007

12
NGJALLJA Nr. 11 (178) Viti XVI i botimit NËNTOR 2007 Çmimi 20 lekë V etëm pak ditë nga Fronëzimi i Tij, që shënoi fillimin e ri- ngritjes kanonike të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë, kur nevojat dhe detyrat ishin të pa- numërta, Kryepiskopi Anastas do ta quante si prioritare ngritjen e një organi periodik, gazetës “Ngja- llja”. Fortlumturia e Tij, i cili në fjalimin e Fronëzimit e kishte quaj- tur daljen e një gazete të Kishës si “nevojë urgjente”, ishte nismë- tari, projektuesi dhe realizuesi i këtij organi, që në vite do të kthe- hej në një pasqyrues besnik të rrugës së vështirë të ringritjes nga themelet të Kishës sonë. Por jo vetëm i kësaj. Në faqet e “Ngjalljes” kanë zënë vend të veçantë betejat për të mbrojtur Kishën tonë nga sulmet e ndry- shme në vite, që synonin më kot të ndalnin ecjen e saj. Kanë zënë vend data historike të këtyre 17 vjetëve ringritjeje të mrekullue- shme nga gërmadhat, ku do të ve- çonim Fronëzimin e Kryepiskopit, krijimin e Sinodit të Shenjtë dhe hirotonitë e episkopëve të rinj e deri tek Statuti i ri. Ka zënë vend mendimi i klerikëve, teologëve, por edhe i besimtarëve për proble- met e momentit dhe të perspekti- vës. Ka zënë vend vepra e shquar sociale për shtresat më në nevojë dhe kontributi i veçantë në raste krizash dhe çastet e vështira që ka kaluar vendi, sidomos në vitin ’99, me ndihmën për mbi 30 mijë refugjatë kosovarë. Ka zënë vend roli gjithmonë në rritje i Kishës dhe Fortlumturisë së Tij mes Kishave Orthodhokse dhe atyre të krishtera në përgjithësi, por edhe në dialogun ndërfetar, si dhe vizitat dhe veprim- taritë e rëndësishme ndërkombë- tare, ku mund të veçojmë vizitën e parë në vendin tonë të Patriarkut Ekumenik. Ka zënë vend të ve- çantë besimi orthodhoks, shenjtorët dhe shpjegimi i besimit tonë. Ka zënë vend historia e Kishës sonë, e klerikëve dhe e figurave të shqu- ara që kontribuan në vite. Kanë zënë vend lajmet e ndryshme nga bota e krishterë... E gjithë kjo ka ardhur nëpër- mjet firmave të personaliteteve të Kishës dhe shoqërisë sonë, ku da- llohet kontributi i Kryepiskopit Anastas, por edhe atyre që kanë qenë tepër të rëndësishëm për 1992 - 2007: 15 vjet gazeta “NGJALLJA” ecjen e gazetës, si z. Thoma Qe- ndro, i paharruari Dhimitër Beduli, z. Teodor Papapavli etj. Por një falë- nderim i veçantë u shkon të gjithë bashkëpunëtorëve tanë në vite, të vjetër e të rinj, të cilët kanë qenë të pazëvendësueshëm për suksesin dhe daljen e “Ngjalljes”, emrat e të cilëve besojmë se do t’i ndeshim edhe në të ardhmen në faqet e saj. Gazeta “Ngjallja” u drejtohet pjesëtarëve të Kishës sonë, por edhe jeton në saje të shkrimeve dhe ndihmës së tyre të pakursyer, ndaj në të ardhmen do të dëshironim që të kishim kontributin në të të sa më shumë prej tyre, jo vetëm me shkri- me, por edhe me sugjerime e vërej- tje, në mënyrë që gazeta jonë jo ve- tëm të vazhdojë misionin e saj, por edhe të rrisë nivelin dhe kontributin e saj për ecjen përpara të Ortho- dhoksisë në vendin tonë. Ju faleminderit të gjithëve! Çdo të diel në Shërbesën e Orthrit ne orthodhoksët panegjerizojmë në veçanti Ngjalljen e Krishtit, duke u frymëzuar prej saj për përpjekjen e javës që fillojmë. Ngjallja mbetet zemra e spiritualitetit orthodhoks dhe ndryshimi llojësor i tij. Prandaj dhe gazeta e parë që boton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në këtë fazë të re të historisë së saj, mban titullin e shumërëndësishëm “Ngjallja”. Mesazhin, paqen dhe frymën e Ngjalljes do të përpiqet të transmetojë me çdo numër të saj. Triumfi i dashurisë mbi urrejtjen, i së vërtetës mbi gënjeshtrën, i shpresës mbi zhgënjimin dhe frikën, është aspirata e saj. Dritën e Ngjalljes dëshiron të rrezatojë dhe të përhapë me artikujt dhe lajmet e saj... Nga kryeartikulli i numrit të parë të gazetës “Ngjallja”, i shkruar nga Kryepiskopi Anastas Përvjetor ngjarjesh të shënuara, që plotësuan ringritjen kanonike të Kishës - Një vit më parë, krahas dorëzimit të 3 episkopëve të rinj, u mblodh Asambleja Kleriko-laike e Kishës, që mbështeti Statutin e ri, i cili u aprovua sipas kanoneve më 6 nëntor 2006 nga Sinodi i Shenjtë - K y nëntor sjell edhe një përvjetor të veçantë dhe të rëndësishëm për rrugëtimin e Kishës sonë. Një vit më parë, në nëntor të vitit 2006, u shënua një etapë tepër e rëndë- sishme në ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas rrënimit të plotë të dekadave të shkuara. (Vijon në faqen 7)

Upload: kishaorthodhokse

Post on 26-Oct-2014

28 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta e Nëntorit 2007

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Nëntorit 2007

NËNTOR 2007 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 11 (178) Viti XVI i botimit NËNTOR 2007 Çmimi 20 lekë

Vetëm pak ditë nga Fronëzimii Tij, që shënoi fillimin e ri-

ngritjes kanonike të Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë,kur nevojat dhe detyrat ishin të pa-numërta, Kryepiskopi Anastas dota quante si prioritare ngritjen e njëorgani periodik, gazetës “Ngja-llja”. Fortlumturia e Tij, i cili nëfjalimin e Fronëzimit e kishte quaj-tur daljen e një gazete të Kishëssi “nevojë urgjente”, ishte nismë-tari, projektuesi dhe realizuesi ikëtij organi, që në vite do të kthe-hej në një pasqyrues besnik tërrugës së vështirë të ringritjes ngathemelet të Kishës sonë.

Por jo vetëm i kësaj. Në faqete “Ngjalljes” kanë zënë vend tëveçantë betejat për të mbrojturKishën tonë nga sulmet e ndry-shme në vite, që synonin më kottë ndalnin ecjen e saj. Kanë zënëvend data historike të këtyre 17vjetëve ringritjeje të mrekullue-shme nga gërmadhat, ku do të ve-çonim Fronëzimin e Kryepiskopit,krijimin e Sinodit të Shenjtë dhehirotonitë e episkopëve të rinj ederi tek Statuti i ri. Ka zënë vendmendimi i klerikëve, teologëve,por edhe i besimtarëve për proble-met e momentit dhe të perspekti-vës. Ka zënë vend vepra e shquarsociale për shtresat më në nevojëdhe kontributi i veçantë në rastekrizash dhe çastet e vështira që

ka kaluar vendi, sidomos në vitin’99, me ndihmën për mbi 30 mijërefugjatë kosovarë. Ka zënë vendroli gjithmonë në rritje i Kishës dheFortlumturisë së Tij mes KishaveOrthodhokse dhe atyre të krishteranë përgjithësi, por edhe në dialogunndërfetar, si dhe vizitat dhe veprim-taritë e rëndësishme ndërkombë-tare, ku mund të veçojmë vizitën eparë në vendin tonë të PatriarkutEkumenik. Ka zënë vend të ve-çantë besimi orthodhoks, shenjtorëtdhe shpjegimi i besimit tonë. Kazënë vend historia e Kishës sonë,e klerikëve dhe e figurave të shqu-ara që kontribuan në vite. Kanëzënë vend lajmet e ndryshme ngabota e krishterë...

E gjithë kjo ka ardhur nëpër-mjet firmave të personaliteteve tëKishës dhe shoqërisë sonë, ku da-llohet kontributi i KryepiskopitAnastas, por edhe atyre që kanëqenë tepër të rëndësishëm për

1992 - 2007: 15 vjet gazeta “NGJALLJA”

ecjen e gazetës, si z. Thoma Qe-ndro, i paharruari Dhimitër Beduli,z. Teodor Papapavli etj. Por një falë-nderim i veçantë u shkon të gjithëbashkëpunëtorëve tanë në vite, tëvjetër e të rinj, të cilët kanë qenëtë pazëvendësueshëm për suksesindhe daljen e “Ngjalljes”, emrat etë cilëve besojmë se do t’i ndeshimedhe në të ardhmen në faqet e saj.

Gazeta “Ngjallja” u drejtohetpjesëtarëve të Kishës sonë, poredhe jeton në saje të shkrimeve dhendihmës së tyre të pakursyer, ndajnë të ardhmen do të dëshironim qëtë kishim kontributin në të të sa mëshumë prej tyre, jo vetëm me shkri-me, por edhe me sugjerime e vërej-tje, në mënyrë që gazeta jonë jo ve-tëm të vazhdojë misionin e saj, poredhe të rrisë nivelin dhe kontributine saj për ecjen përpara të Ortho-dhoksisë në vendin tonë.

Ju faleminderit të gjithëve!

Çdo të diel në Shërbesëne Orthrit ne orthodhoksët

panegjerizojmë në veçantiNgjalljen e Krishtit, duke u

frymëzuar prej saj përpërpjekjen e javës që

fillojmë. Ngjallja mbetetzemra e spiritualitetit

orthodhoks dhe ndryshimillojësor i tij.

Prandaj dhe gazeta e parëqë boton Kisha Orthodhokse

Autoqefale e Shqipërisë, nëkëtë fazë të re të historisë së

saj, mban titullin eshumërëndësishëm

“Ngjallja”.

Mesazhin, paqen dhe frymëne Ngjalljes do të përpiqet tëtransmetojë me çdo numër

të saj. Triumfi i dashurisëmbi urrejtjen, i së vërtetësmbi gënjeshtrën, i shpresësmbi zhgënjimin dhe frikën,

është aspirata e saj.Dritën e Ngjalljes dëshirontë rrezatojë dhe të përhapë

me artikujt dhe lajmet esaj...

Nga kryeartikulli i numrittë parë të gazetës

“Ngjallja”, i shkruarnga Kryepiskopi Anastas

Përvjetor ngjarjesh të shënuara,që plotësuan ringritjen kanonike të Kishës- Një vit më parë, krahas dorëzimit të 3 episkopëve të rinj, u

mblodh Asambleja Kleriko-laike e Kishës, që mbështeti Statutine ri, i cili u aprovua sipas kanoneve më 6 nëntor 2006 nga Sinodii Shenjtë -

Ky nëntor sjell edhe një përvjetortë veçantë dhe të rëndësishëm

për rrugëtimin e Kishës sonë. Njëvit më parë, në nëntor të vitit 2006,u shënua një etapë tepër e rëndë-

sishme në ringritjen kanonike tëKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë, pas rrënimit të plotë tëdekadave të shkuara.

(Vijon në faqen 7)

Page 2: Gazeta e Nëntorit 2007

2 NGJALLJA NËNTOR 2007

Institucionet e larta arsimore tëKishës sonë nisën më 1 tetor vitin eri mësimor.

Kryepiskopi Anastas, si theme-luesi dhe mbështetësi kryesorfinanciar i këtyre institucioneve,është kujdesur vazhdimisht përzhvillimin e mëtejshëm të progra-meve mësimore, me vizionin erritjes së standardeve akademike,si dhe plotësimin e të gjitha kush-teve, për mjedise dhe staf të kuali-fikuar pedagogjik.

Në Akademinë Teologjike stu-dentët e ardhur nga qytete të ndry-shme të vendit u ulën në bankat e“shkollës më të bukur të jetës”, siçe quajti një prej tyre. Në progra-min e Akademisë përfshihen edhepërjetimi liturgjik, duke marrë pjesënë shërbesat ditore të Mëngje-sores, Mbrëmësores, të Pasdarkës,si dhe në diskutimet shpirtërore tëpërjavshme e seminaret etj.

Gjithashtu, studentët do të ma-rrin pjesë gjatë vitit shkollor, të pak-tën një herë në javë, në programetë gjera edukimi, duke përfshirëdhënien e mësimeve të katekizmitnë zonat përreth, vizita në dy insti-tucione për fëmijë me aftësi të kufi-zuara, në jetimore, në shkollën efëmijëve me probleme fizike, si dhenë një azil pleqsh, në spital etj., nëqytetet Durrës, Kavajë, Tiranë. Dotë pasurohet edhe biblioteka, që karreth 20 mijë libra fetarë, shkenco-rë, letrarë etj.

Deri në vitin 2006 kanë përfun-duar studimet qindra studentë, 140prej të cilëve janë bërë klerikë,ndërsa të tjerët shërbejnë në sekto-rë të ndryshëm të Kishës apo kon-tribuojnë në veprimtaritë e organi-zuara nga ajo. Në Akademi japinmësim rreth 20 pedagogë, klerikëe laikë, burra e gra, nga Shqipëria,Greqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Edhe në Institutin e FormimitProfesional “Frymë Dashurie”, nëTiranë, filloi viti i ri mësimor me 250studentët e degëve: Kuadër mena-xher, Specialist në llogaritë e kom-pjuterizuara, Informatikë, Special-ist në laboratorët mjekësorë, Res-taurim dhe konservim veprash arti,si edhe Ikonografi Bizantine.

Sipas informacioneve nga kyInstitut, i cili funksionon që prej

Në rrëzë të Shpiragut ndodhetPaftali, fshati piktoresk dhe klima-terik, ku kanë banuar njerëz tëshquar e me tradita të vyera arsim-dashëse, fetare dhe kulturore. Shu-mica e banorëve ishin orthodhoksë,prandaj dhe në vitin 1875, me ndih-mën e tyre vetjake, ndërtuan mbinjë kodër të bukur kishën e fam-shme të Shën Kollit. Më vonë, be-simtari Aristotel Kusta solli nga Ita-lia, me shpenzimet e veta, dy ka-mbana. Muret, hajati dhe kamba-norja e kësaj kishe të shenjtë janëngritur me gurë të nxjerrë nga mali,të skalitur me mjeshtëri të rrallëdhe të lidhur aq fort e artistikishtsaqë të krijojnë përshtypjen se janëndërtuar tani afër.

Pranë kishës paftalakët ndërtu-an dy çezma, vepra të bukura arti.Jo më larg se 20 metra nga kisha,këta besimtarë të flaktë ndërtuanshkollën fillore dhe mëngrën për nxje-rrjen e vajit nga ullinjtë e shumtë.

Në këtë kishë kanë meshuar indjeri Thanas Papa, varri i të cilitndodhet fare pranë ajodhimës, siedhe i ndjeri Spiro Papa, që në vitin1964 u fronëzua si Mitropolit i Be-ratit. Në territorin e kishës ndodhenvarret e shumë besimtarëve ortho-dhoksë të këtij fshati.

Në atë periudhë, kur orthodho-ksia ishte rrënjosur thellë në zemrate besimtarëve, burrat dhe gratë emoshuar, të rinjtë e të rejat, nxënësite shkollës, fëmijët njomëzakë shko-nin të gëzuar pranë njëri-tjetrit çdotë diel dhe çdo ditë të shënuar nëkishën e Shën Kollit, për të ndjekurme vëmendje Liturgjinë Hyjnore,për të dëgjuar me kujdes predikimine priftërinjve. Pas Meshës, burratnë hajatin e tyre dhe gratë në haja-tin tjetër, uleshin e bisedonin përproblemet e ditës, hanin grurin përtë kujtuar të ndjerët, pinin kafe dhelidhnin miqësi të reja.

Liturgjia e parë Hyjnore passhumë vitesh ndalimi të besimit ukrye aty më 10 maj 1992, nga atëVangjel Xoxe. Pas 15 vjetësh iukërkua Mitropolitit të Beratit, Hirë-sisë së Tij Ignatit, për ta falur për-sëri këtë kishë. Ai e priti këtë mekënaqësi të veçantë dhe caktoidatën 21 tetor për të zhvilluar Litur-gjinë Hyjnore.

Si fillim, u hartua lajmërimi përkëtë veprimtari, i cili u afishua nëmjedise kishtare edhe në qytetetTiranë, Berat, Kuçovë, Lushnje,Fier, Vlorë etj.

U bë kujdes për rivendosjen ekambanës, si dhe u siguruan mendihmën e Bashkisë Berat 150 nde-njëse, të mbetura nga rikonstruk-sioni i një mjedisi publik.

Të dielën, 21 tetor, autobusët unisën që herët, dhe shumë të tjerëerdhën nga qytete të afërta meautomjete vetjake. Salla e kishës umbush plot e përplot me rreth 400shpresëtarë.

Liturgjia Hyjnore u ndoq mepërkushtim të veçantë dhe mbas saj

Mitropoliti bëri një predikim ku mi-dis të tjerave, tha: “…Koha e mo-nizmit ka lënë gjurmët e saj edhenë dëmtimin e kësaj kishe. Ështëkënaqësi e madhe që shikojmë kaqshumë besimtarë në këtë kishë tëkëtij fshati kaq të njohur. Është enevojshme që ta mbajmë të gjallë,duke zhvilluar mesha të tjera. Ashtusi të parët tuaj, që kanë dhuruarkaq shumë materiale dhe para përndërtimin dhe mirëmbajtjen eobjekteve kishtare, kështu edhe juduhet të kontribuoni për tëvendosur xhama në dritaret e kësajkishe, për të rregulluar çatinë, përtë rikonstruktuar hajatet e saj dhepër të kryer një sërë punimesh tëtjera të rëndësishme …”

Besimtarët shikuan me shumëinteres dhe pamjet që zografi italentuar, z. Dhimitër Topi, i kishteafishuar në muret e hyrjes sëkishës. Ishin disa montazhefotografish të bëra në vite, mepamje nga ditët e para të riçeljessë kishave.

Ilia Mihal Zaka

Zhvillim i mëtejshëmdhe standarde bashkëkohore

Berat - Pas 15 vjetësh zhvillohet LiturgjiaHyjnore në kishën e Shën Kollit, Paftal

- Nisi viti i ri mësimor në institucionet e larta arsimoretë Kishës sonë -

shtatë vjetësh, këtë vit janë rinovu-ar programet mësimore dhe mjedi-set. Studimet në të zgjatin 2 vjet dhebëjnë të mundur përgatitjen dheafirmimin e një brezi të ri profesio-nistësh me njohuri bashkëkohore.Programi mësimor i Institutit ofron

përveç kualifikimit profesional, edhepërvetësimin e gjuhëve të huaja enjohuri të programeve kompjuterike.

Pedagogët janë të zgjedhur,mjaft prej tyre me tituj dhe gradashkencore dhe me përvojë në më-simdhënie dhe formim profesional.

Në degën tjetër të Institutit, qëndodhet në qendrën moderne“Emaus, në hyrje të Gjirokastrës,nisën studimet 100 studentë tëviteve të para dhe të dyta, në degët:Specialist në llogaritë e kompjute-rizuara, Administrim ndërmarrjesh,Specialist i enteve turistike dheInformatikë e zbatuar.

I.K.

Page 3: Gazeta e Nëntorit 2007

NËNTOR 2007 NGJALLJA 3

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste

(vijon në faqen 4)

- 4. Dritë në mbretërinë e territ -(vijon nga numri i kaluar)

Suksesi i fazës së parë të fushatës ateiste nëpranverë 1967, e cila u zhvillua kryesisht në

terren, nuk ishte kaq për meritë të komunistëvesesa për shkak të bashkërendimit të munguar tëpërpjekjeve të krerëve të komuniteteve fetarepër të sensibilizuar besimtarët dhe për të përba-lluar së bashku gjendjen e krijuar. Për fat të keq,episkopi Theofan Noli, i vetmi personalitet shqip-tar që mund të merrte përsipër një rol të tillë mba-rëkonfesional, kishte vdekur dy vjet më parë,në SHBA. Aleati kryesor i komunistëve në luftën kundërfesë ishin ritmet e larta të shtimit të popullsisëpas vitit 1944. Në vitet 60 mbizotërojnë moshate reja, breza të tërë të brumosur me ideologjinëmarkiste, ndërsa largimi i brezave të vjetër, sipasojë e moshës mesatare relativisht të ulët, fa-vorizonin gjithnjë e më tepër objektivin e ideolo-gjisë shtetërore për supremaci të plotë. Megji-thatë, ata që shprehnin me mënyra të ndryshmepakënaqësinë e tyre ndaj fushatës ateiste ishintë shumtë, pavarësisht se propaganda komuni-ste po i jepte asaj ngjyrime nacionaliste, duke tru-mpetuar se zhdukja e fesë synonte në forcimine unitetit kombëtar.

Duhet theksuar se suprimimi i çdo forme tëdukshme të institucionit të fesë, i zbatuar eksklu-zivisht në gjirin e shoqërisë shqiptare, nuk u kon-siderua asnjëherë punë e lehtë. Në vendet e tje-ra komuniste të botës partiakët në pushtet u për-poqën padyshim të kufizonin ndikimin e fesë nëpopull, por pa u shkuar kurrë ndër mend të ndër-merrnin iniciativa aventureske, si ato të ko-legëve shqiptarë. Në fakt ndjesinë e rrezikut të

një politike të tillë e shprehte edhe vetë frymë-zuesi dhe urdhëruesi i terrorit antifetar, EnverHoxha. I pushtuar nga një ndjenjë e fortë pasigu-rie, kërkonte nga protagonistët e zellshëm tëfushatës ateiste, qofshin këta edhe krerë të ko-muniteteve fetare, të tregonin vetëpërmbajtje.Frika se situata mund t’i shpëtonte nga kontrollidhe të kthehej në bumerang kundër tij kishte tëbënte me pasojat e paparashikueshme që mundtë shkaktonin reagimet e mundshme të Greqisë,e interesuar si gjithmonë për të drejtat e minori-tetit të saj në Shqipëri, por edhe të Vatikanit,mbrojtësit shekullor të katolikëve të Veriut, i cilimund të sensibilizonte me autoritetin e tij jo

vetëm Italinë, por edhe shtete të tjera të fuqish-me perëndimore. Për këtë arsye, dekreti me tëcilin regjimi nxirrte jashtë ligjit komunitetet fetareu shpall më 13 nëntor 1967, pra mjaft muaj paspërfundimit të fazës së parë të fushatës ateiste,ndërsa krerët e komuniteteve fetare vazhduantë qëndronin në postet e tyre deri më 30 nëntor,periudhë kjo e mjaftueshme për të bindur dikta-torin se rreziku i shpërthimit të ndonjë revoltetë «armikut të brendshëm» me nxitjen e«armikut të jashtëm» ishte shmangur me sukses.

Ndërkohë filluan të shfaqeshin simptomat epara të dështimit të fushatës ateiste. Besimtarëte vërtetë kishin filluar dalëngadalë të organizo-heshin në grupe të vogla për të kryer në fsheh-tësi ritet fetare, ndërsa klerikët e thjeshtë ushtro-nin me vetëmohim detyrën e tyre. Komunistët ekuptuan shumë shpejt se zhdukja e formave tëdukshme të institucionit të fesë ishte një arritjesipërfaqësore. Bindjet fetare jo vetëm nuk ishinzhdukur, por po merrnin përmasa shqetësuese.Tanimë ata e kuptonin fare mirë se çdo shfaqjeapo veprimtari fetare, e cila deri më 1967 konsi-derohej jokomuniste, por në të njëjtën kohë eligjshme, pas përfundimit të fushatës ateiste endalimit me ligj të fesë ajo shndërrohej automati-kisht në të kundërligjshme, por njëkohësisht edheantikomuniste. Pra, dashur padashur, ata polegalizonin të pakënaqurit e terrorit ateist si di-sidentë të regjimit, ndërsa protagonistët e luftëspër mbajtjen gjallë të besimit fetar si komplotistë.Eshtë pikërisht për këtë arsye që të gjithë sa uarrestuan për bindjet e tyre fetare u dënuan përagjitacion-propagandë dhe veprimtari armiqësore

Vjedhje të përsëritura kishashnë Gjirokastër

Kohët e fundit në Mi-tropolinë e Gjirokastrësndodhën sërish 2 vjedhje.Në Kishën e Kryeengjëj-ve u shpërthye përsëri ar-ka ku hidhen ofertat e be-simtarëve dhe u përvetë-sua një sasi parash. Ndër-sa në Bularat u shpërthyekisha dhe u vodhën disaikona të vjetra.

Si gjithmonë, hajdutëtu larguan në drejtim tëpaditur dhe interesimi ipolicisë nuk u pasua ngandonjë rezultat konkret.

E veçanta e kësaj Mi-tropolie nuk janë vjedhjet

e shumta në vite (vetëmKisha e Kryeengjëjve kapasur kushedi sa të tilla),por mungesa e kapjes sëautorëve.

Ndërsa në anë të tjeratë vendit ndodh edhe tëzbulohen e të kapen hajdu-tët a dhunuesit e objekte-ve të kultit, në këtë dioqe-zë kjo gjë pothuajse nukndodh asnjëherë. Nuk edimë nëse kjo ndodh përpaaftësi të organeve të re-ndit apo fshihet edhe ndo-një gjë tjetër.

T. Pamje nga ikonostasi, me boshllëqet e krijuara nga vjedhja e ikonave dhedritarja e shpërthyer nga keqbërësit anonimë për të hyrë në kishë.

Page 4: Gazeta e Nëntorit 2007

4 NGJALLJA NËNTOR 2007

«në dëm të popullit dhe të atdheut».Këtij dënimi nuk i shpëtuan jo ve-tëm të gjallët, por edhe të vdekurit.Më 7 mars 1968, ditën e Mësuesit,Enver Hoxha kërkoi censurimin eveprave të Rilindësve si N. Frashëri,N. Mjeda, A. Z. Çajupi përmbajtjae të cilave binte shpeshherë në kun-dërshtim me ideologjinë marksiste.

Në rastin e besimtarëve orthodho-ksë komunistët u treguan edhe mëbarbarë e më të pamëshirshëm. Ide-ntifikimi i besimit të tyre me «sho-vinizmin» grek, stigmatizimi i kul-turës së tyre si shprehje e «Megallo-idesë» dhe paragjykimi i pranisë sëtyre historike si antiatdhetare nuke kishte burimin thjesht tek bindjetpersonale të kreut të PPSH-së, sesatek lidhjet e tyre tradicionale meGreqinë orthodhokse, e cila ishte nëatë kohë anëtare e NATO-s, por edhevendi të cilin përfaqësuesit më tëflaktë të forcave antikomuniste shqi-ptare në mërgim e kishin zgjedhursi pikënisje për operacionet që ndë-rmerrnin herë pas here kundërregjimit të Tiranës. Përpjekjet përtëhuajtjen e orthodhoksëve nga tru-ngu i tyre fetaro-kulturor vunë nëshënjestër vendet e tyre të shenjta,në veçanti manastiret shekullore, tënjohura si qendra të rëndësishmepelegrinazhi. Brenda një periudhetë shkurtër ato u kthyen gati të gji-tha në pika ushtarake. Cilido që te-ntonte t’u afrohej për qëllime fetaremund të shpallej fare lehtë agjent ishërbimeve sekrete antishqiptare.

Megjithë terrorin e ushtruar, po-litika antifetare e regjimit krijoi mëshumë probleme nga ato që prete-ndonte të zgjidhte. Rezultatet e sajnuk ishin ato të dëshiruara. Dy vjetpas fushatës ateiste të 1967-ës, merastin e 25-vjetorit të Çlirimit dheardhjes së tyre në pushtet, komu-nistët shpallën në pranverë të vitit1969 fillimin e fazës së dytë të fu-shatës ateiste, e cila u quajt «Disku-tim popullor kundër zakoneve pra-panike dhe ideologjisë fetare», oseedhe «Ballafaqim popullor», sepsepjesëmarrësit në mbledhjet e orga-nizuara në të gjithë vendin duhej tëjepnin llogari se çfarë kishin bërëgjatë dy vjetëve për të çrrënjosurbesimin e të parëve. Fushata në fja-lë ishte shumë më e vështirë se ajo

e para. Publikisht deklarohej se pa-rashikonte zhdukjen nga ndërgjegjjae qytetarëve të Shqipërisë të be-simit tek Zoti. Në të vërtetë synontetë zbuste reagimet e shumë prej ty-re, të cilët gjatë kohës që shembe-shin objektet e kultit apo digjeshinnë turrën e druve objekte të çmua-ra fetare, kishin qëndruar pasivë, porqë me kalimin e kohës ishin pozici-onuar me mënyra të ndryshme nëfavor të lirisë fetare.

I ashtuquajturi «Diskutim popu-llor» që u zhvillua në të gjitha orga-nizatat e Frontit të vendit ishte njëshuplakë e vërtetë për regjimin. Për-

masat reale të këtij dështimi nukishte në gjendje t’i mbulonte as vetështypi partiak. Vetëm me ndërhyr-jen e komunistëve u arrit të shpë-tohej «nderi» i kësaj fushate. Sipasshtypit të kohës, «atje ku nuk u si-gurua si duhet udhëheqja e partisë,diskutimi popullor u zhvillua me tëmeta cilësore». Në raste të tjera ushty për më vonë, me qëllim që t’ulinin të pranishmëve «kohë për t’uthelluar». Epilogu i diskutimit po-pullor u nënshkrua në Tiranë, më 7nëntor 1969, në Konferencën Ko-mbëtare të Studimeve Shoqërore,në prani të Enver Hoxhës dhe drej-tuesve të tjerë të lartë të Partisësë Punës dhe të shtetit.

Periudha që pasoi fushatën atei-ste konsiderohet si periudha e zgji-mit të shoqërisë shqiptare. Rinia eviteve ’70, e ndikuar padyshim ngakanalet televize Perëndimore, poredhe nga formimi i kënaqshëm nënjë sistem arsimor cilësor, që edhepse bazohej në interpretimin e një-anshëm të gjërave, kultivoi pada-shur aftësinë për të konceptuar të

kundërtën e pikëpamjeve të servi-rura, hodhi poshtë dogmatizmat po-litike dhe recetat etike të regjimit.Të njëjtën gjë bënë në atë periudhëedhe mjaft kuadro të lartë të PPSH-së,shumica e të cilëve u dënuan ngaEnver Hoxha me vdekje. Në këtë kli-më reagimesh antidiktatoriale nëfusha të ndryshme të jetës së përdit-shme u përshtatën edhe dhjetëra kle-rikë e mijëra besimtarë orthodho-ksë, veprimet e të cilëve, për shkaktë terrorit të ushtruar, ishin më shu-më spontane. Megjithatë, edhe psenuk ishin të mjaftueshme të ruaninekzistencën e Kishës, autoqefalinë,

strukturat e saj administrative e orga-nizative, bënë të mundur ruajtjen ebesimit orthodhoks dhe lëvrimin emëtejshëm të traditave të të parëvenë dimensionin e tyre kulturor.

Vdekja e diktatorit Enver Hoxhanë prill 1985, përkoi me një periu-dhë krize të thellë ekonomike të ve-ndeve socialiste të Evropës Lindo-re. Pasardhësit të tij, Ramiz Alisë,iu desh të përballej me akuzat e ashpratë komunitetit ndërkombëtar dhe tëdiasporës shqiptare, në lidhje me re-spektimin e të drejtave të njeriut,aspekti më i rëndësishëm i të cilit ishteliria e besimit. Hapat që ai ndërmo-ri në këtë drejtim dëshmuan qartëse komunistët, të cilët nuk ngurruantë lidhnin marrëdhënie diplomatikeme superfuqitë, bënin ç’ishte e mu-ndur për të penguar rehabilitimininstitucionit të fesë. Arsyeja dihejnga të gjithë: Ishin vetë ata që përgati çerek shekulli kishin barazuarringjalljen institucionale të besimitme largimin e tyre nga skena poli-tike. Prandaj dhe neni i projektku-shtetutës të nëntorit 1990 që bënte

fjalë për fenë, nuk përmendte faretermin «komunitete fetare».

Megjithatë, komunistët s’mundtë vendosnin më në emër të popu-llit. Objektet e kultit po hapeshingjithandej me nismën e vetë be-simtarëve. Orthodhoksët e fshatitDervician të Gjirokastrës, mepriftin Mihal Dako, kryen për herëtë parë, më 16 dhjetor 1990, meshëhyjnore. Në Tiranë, në kryeqendrënhistorike të Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë besimta-rët arritën me sakrifica të shumtatë merrnin nga shteti kishën eUngjillëzimit. Meshat e 25 marsit,

ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses,por sidomos Liturgjia Hyjnore që ucelebrua me madhështi më 31 mars,të Dielën e Dafinave, e cila përkoime ditën e zhvillimit të zgjedhjeve tëpara të lira pas një gjysmëshekullidiktature, paralajmëruan ringritjenkanonike të Kishës, e cila u konkre-tizua me ardhjen në Shqipëri të Krye-piskopit të sotëm, Imzot Anastasit,më 16 korrik 1991, prania e të cilitpas reagimeve e kundërshtimeve tëshumta që u dëgjuan nga goja e pa-rtiakëve femohues, shënoi fillimine një epoke të re.

Tashmë orthodhoksët e kishinshkundur nga supet barrën e rëndëtë plogështisë shpirtërore, që i kishtepushtuar prej dekadash. Ishin të lirëtë kërkonin vetveten në Perëndinëe mohuar. Ishin të lirë të kërkonin«pamjen dhe shëmbëllesën» eKrijuesit, për të ngjallur në vijimshpresat e tyre të varrosura në la-birinthet e obskurantizmit ateist.

Pirro Kondili FUND

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në vitet e diktaturës komuniste(vijon nga faqja 3)

Page 5: Gazeta e Nëntorit 2007

NËNTOR 2007 NGJALLJA 5

Më 14 shtator 1996 u mbajt takimi i parë i the-melimit të Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale tëShqipërisë, me pjesëmarrjen e Kryepiskopit Anastas,Arqipeshkvit Rrok Mirdita, përfaqësuesve të kishaveungjillore etj. Ajo është një organizatë që vepron për-mes bashkëpunimit të kishave të krishtera në Shqipëri,dhe drejtohet me rotacion nga primatët e tyre. Qëllimii saj është të përkthejë, botojë dhe të përhapë Shkrimine Shenjtë në një mënyrë efektive, në një gjuhë sa mëtë kuptueshme dhe me një çmim sa më të arsyeshëm.

Ç’është Shoqëria BiblikeNdërkonfesionale e Shqipërisë

Në Hotel “Tirana Inter-national”, më 29 tetor,

u zhvillua veprimtaria e Sho-qërisë Biblike Ndërfetare tëShqipërisë “Së bashku”.Ajo kishte si qëllim promovi-min e një përkthimi të ri ndër-konfesional të Dhiatës së

Re, i cili synoi të sillte Fjalëne Perëndisë në gjuhën e sot-me shqipe. Eshtë një botimqë nuk zëvendëson botimet

Shoqëria Biblike Ndërfetare e Shqipërisë

“Së bashku”, në një përkthim të ri të Fjalës së Perëndisëe secilës kishë të krishterë,por i shërben kuptimit më tëmirë të Dhiatës së Re nganjë publik i gjerë dhe jovetëm i krishterë.

Ky është një përkthimnga origjinali, greqishtja evjetër, në shqip, duke u

mbështetur edhe te kra-hasimi me përkthimet e më-parshme: Dhiata e Re ngaKristoforidhi (Kisha Ortho-

dhokse), “Bibla” nga DomSimon Filipaj, (Kisha Ro-manokatolike), si dhe “LIM”(përdorur në kishat Ungji-llore-protestante). Ai u rea-lizua nga tre përkthyes të rinj,të kishave pjesëtare të Sho-qërisë Biblike, të cilët u traj-

nuan posaçërisht për këtëdetyrë.

Veprimtaria u bazua nëpërshëndetje e vlerësime

Hirësi Andoni duke folur në veprimtari dhe një pamje nga salla.

Fundviti i gjeti aktivistet e Li-dhjes së Grave Orthodhokse

“Përhapja e dashurisë” në Tiranëtë impenjuara në aktivitete të larmi-shme. Në aspektin shpirtëror, atokanë marrë pjesë në takimet e për-javshme në drejtimin e klerikëve.Gjatë muajve shtator- tetor janëzhvilluar tema interesante mbilutjen, pendimin dhe besimin ngaHirësi Ilia, Hirësi Andoni, Atë Iliaetj. Gjithashtu, gratë kanë marrëpjesë edhe në dy pelegrinazhe nëqytetin e bukur të Beratit.

Në aspektin social, aktivistet eLidhjes së Grave Orthodhokse“Përhapja e dashurisë” në Tiranëkanë vazhduar vizitat në shtëpitë edisa grave të sëmura. Një tjetër ve-primtari e grave orthodhokse janëvizitat te personat e moshës së tre-të, kategori që përjeton vështirësishëndetësore e shpirtërore. Grupii grave të Tiranës i viziton shpeshdhe përkujdesen me shërbime tëndryshme vullnetare si blerje ila-

rore-arsimore “Thavor”, në Tiranëdhe në Manastirin e Shën Vlashit,në Durrës.

Në mjediset e zyrës së ngriturpranë Kishës “Ungjillëzimi i Perë-ndilindëses”, në Tiranë, çdo tëmartë dhe të enjte bëhen pritje përnjerëzit në nevojë. Gratë orthodho-kse njihen me problemet e tyre dheshpeshherë i mbështesin me kë-

çesh, gatim, pastrim shtëpie etj. Tëmoshuar kanë shprehur edhe dë-shirën për vizitën e një prifti në shtë-pitë e tyre, për të kryer misterin ePendim - Rrëfimit dhe marrjen eKungatës Hyjnore. Janë organi-zuar gjithashtu edhe veprimtariargëtuese dhe Tryeza Dashurie, mepjesëmarrjen e nënave dhe burravetë moshuar në mjedise të ndryshmetë Kishës, si në Qendrën shpirtë-

shilla shpirtërore, por edhe me ndih-ma me ushqime dhe veshmbathjeçdo muaj. Ndihmohen kështu rreth 200persona, si dhe shumë të sëmurëmbështeten financiarisht për të ble-rë ilaçe, ndërsa disa të tjerë të pa-strehë ndihmohen për të paguar njëpjesë të qirasë mujore etj.

Çdo muaj në azilin shtetëror tëTiranës përgatitet një drekë për 35të moshuar. Fondi i këtij aktiviteti,ashtu sikurse të gjitha shpenzimetqë kryhen për të ndihmuar personatnë nevojë, sigurohet nga Fortlu-mturia e Tij Anastasi.

Gjithashtu, dy herë në muajkryhen vizitat në burg. Këto vizitakanë përfshirë mbështetjen shpir-tërore dhe emocionale, por nuk ka-në lënë mënjanë edhe ndihmesënsociale. Kështu edhe gjatë muajittetor krahas bisedave të zakon-shme që zhvillohen me gratë e dë-nuara, u dhuruan disa prodhimeushqimore për 90 persona.

R.Shqevi

Të përkushtuara ndaj njerëzve në nevojë

për përkthimin, nga z. AltinHysi, Sekretar i Përgjith-shëm i SHB, Hirësi Andoni,Episkop i Krujës, ImzotRrok Mirdita, Arqipeshkëvi Tiranë-Durrës, përkthyesidr. Karlo Buzzeti, z. PeterWigglesworth, SekretarRajonal i Shoqërisë Biblikepër Evropën Juglindore,prof. dr. Xhevat Lloshi, prof.dr. Kolec Topalli etj.

Gjatë programit u le-xuan edhe disa pjesë nga

përkthimi i ri nga Artisti iPopullit Robert Ndrenika,z. Enkel Demi etj. Gjitha-shtu, pati edhe një pjesëmuzikore nga një grup tërinjsh të Kishës Orthodho-kse, këndimi i “Ave Maria”nga një besimtare katolike,një këngë për besimin tekPerëndia nga Saimir Braho,i vëllazërisë ungjillore etj.

Korresp. i Gazetës“Ngjallja”

Page 6: Gazeta e Nëntorit 2007

6 NGJALLJA NËNTOR 2007

Jubile i madh në Kishën Orthodhokse të Gjeorgjisë

Nga 12 - 16 tetor, u kremtua në Tbilis të Gjeorgjisë1400-vjetori i Manastirit të Ivarit (Kryqit të Nderuar),si dhe 30-vjetori i Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij,Patriarkut të Kishës së Gjeorgjisë, Ilia II. Në këtëjubile morën pjesë përfaqësues nga të gjitha KishatOrthodhokse të botës, si dhe Tërëshenjtëria e Tij,Patriarku Ekumenik Vartholomeu. Kisha jonëpërfaqësohej nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e TijIgnati, si dhe nga z. Jorgo Papadhopuli, pedagog nëAkademinë Teologjike.

Korresp. i “Ngjallja”

Dëgjoni Radio “NGJALLJA”,në FM 88.5 Mhz.

Ajo transmeton 24 orë për ju programe shpirtërore,kulturore, sociale, historike etj., muzikë kishtare,popullore e klasike, si dhe shërbesat orthodhokse.

Në pritjen zyrtare të bë-rë nga Patriarku Ilia,

përshëndeti dhe Hirësia eTij Ignati, i cili tha ndër tëtjera:

“Fortlumturi, ju falë-nderojmë përzemërsishtpër ftesën e bërë për tëbashkëcelebruar në Ki-shën simotër, të shkëlqyere të lashtë të Gjeorgjisë,që është themeluar ngaApostulli i Shenjtë Andrea,i Parëthirruri që në she-kullin e parë dhe e për-forcuar më pas, në sheku-llin e katërt, nga Shenjto-rja Nina prej Kapadho-kisë, e barabartë me apo-stujt. Në këtë ditë të shë-nuar ne kremtojmë 1400-vjetorin e Manastirit tëIvarit, që rrezaton përkaq e kaq shekuj dritëne pashuar të besimit ndajZotit tonë Jisu Krisht, sinjë beden i lartë dhe si

një fener shpirtëror i or-thodhoksisë. Nga ky Ma-nastir dolën njerëz tëshkëlqyer të virtytit dhearsimit, të cilët zhvilluane kultivuan idealin mur-gëror e asketik në popu-llin tuaj shpresëtar... Kyvit përkon dhe me një ditëtë shënuar për Fortlum-turinë Tuaj, pasi me Hirine Zotit mbushen 30 vjetnga Fronëzimi Juaj si barii këtij populli të zgjedhurprej Perëndisë...

Duke shprehur urimete Fortlumturisë së TijAnastasit, të vëllezërve tëshenjtë hierarkë, të kleritdhe popullit shpresëtar tëShqipërisë, i lutemi Zotittë Tërëfuqishëm t’Ju japëshëndet dhe vite të shum-ta për të vazhduar punënTuaj frytdhënëse për the-llimin e besimit të popullitgjeorgjian dhe për të ecur

në hapat e besimit të ku-lluar orthodhoks, fryte tëtë cilit janë: lulëzimi i ide-alit murgëror, rimëkëmbjae stolisja e kishave të she-njta, arsimimi i të rinjve,kultivimi i prirjeve kleri-kale për të pasur në tëardhmen barinj të denjë,që do të vazhdojnë punënshpirtërore të Zotit JisuKrisht për shkëlqimin eKishës së Shenjtë dhe përlavdinë e Perëndisë Trini-tare.”

Të shtunën në mëngjes,më 13 tetor, popull i shumtëishte mbledhur në kishën eshenjtë të Manastirit tëIvarit, ku nën drejtimin eTërëshenjtërisë së Tij Var-tholomeut dhe Patriarkut tëGjeorgjisë Ilia II, u krye njëDhoksologji, e cila shënoifillimin e festimit të 1400-vje-torit të këtij manastiri dhe

të 30-vjetorit të Fronëzimitsi Patriark i Kishës së Gje-orgjisë.

Po atë ditë u organizuaedhe vizita në Muzeun eArteve Kombëtare, ku my-safirët u njohën me histori-në e lashtë të popullit gjeor-gjian, si dhe me rrënjët ehershme të Krishterimit nëGjeorgji.

E paharruar do të mbe-tet pasditja e së shtunës, nëKatedralen Orthodhokse tëTrinisë së Shenjtë, në Tbi-lis. Mijëra e mijëra njerëzishin mbledhur brenda dhejashtë asaj, që mund të jetënjë nga katedralet më tëmëdha të traditës orthodho-kse të ndërtuara në kohëtmoderne. Koret e shumtë,të përbërë kryesisht ngadjem të Akademisë Teolo-gjike të Tbilisit, e bënë edhe

më emocionuese atmosfe-rën. Të binte në sy shpresë-taria e njerëzve dhe pjesë-marrja e të rinjve dhe fëmi-jëve në kishë dhe, sidomosrespekti i tyre ndaj klerit.Besimtarët prisnin me orëtë tëra për të marrë beki-min nga Patriarku ose ngahierarkët e tjerë të Kishës.

Më 14 tetor LiturgjiaHyjnore, e drejtuar nga dypatriarkët, ku bashkëme-shuan të gjithë priftërinjtë ekishave të tjera simotra, uzhvillua në Katedralen Sve-tiskoveli, sërish në praninëe mijëra besimtarëve. Për-shtypje të madhe bëri pje-sëmarrja dhe fjalimi i Presi-dentit të Gjeorgjisë në Shër-besë, si dhe prania e perso-naliteteve të tjera shtetëro-re, që gjatë gjithë ceremoni-së gjenin rastin për të lavdë-ruar Patriarkun e Gjeorgjisëlidhur me veprën e Tij bari-tore në Kishë.

Më 15 tetor mbresëlë-nëse ishte vizita që Patriar-ku Ekumenik dhe delegatëte kishave orthodhokse bënënë Manastirin e Shën Ni-nës, të ndërtuar mbi një ko-dër. Po në këtë ditë të gjithëpërfaqësuesit e kishave or-thodhokse asistuan në dhë-nien e titullit “Çmimi iNderit Akademik”, akordu-ar Patriarkut EkumenikVartholomeut, nga Akade-mia e Shkencave të Gjeor-gjisë.

Page 7: Gazeta e Nëntorit 2007

NËNTOR 2007 NGJALLJA 7

Kur flasim për lutjen pa dyshim që në të përfshi-het lutësi besimtari dhe dëgjuesi Zoti. Njeriut si krijesa

më e përsosur e Perëndisë, krijuar në shëmbëlltyrën dhengjashmërinë e Tij, i është dhënë aftësia dhe liria për tëkomunikuar me Krijuesin e tij, komunikim, i cili ka filluarme fjalët që vetë Krijuesi u ka mësuar, si një prind i vërtetëe i dashur. Mrekullia e krijimit të njeriut nuk qëndron nëaftësinë e tij për të folur, por në aftësinë e tij për të komuni-kuar e bashkëbiseduar me Perëndinë.

Shumë mirë pra, lutja mund të konsiderohet bashkë-bisedim me Perëndinë. Lutja si bashkëbisedim me Krijue-sin e gjithësisë, është privilegji më i madh që i është bërënjeriut. Bashkëbisedimi nënkupton bisedë, njohje,

LUTJA, FORCA EBESIMTARIT, thelbi i

ndërgjegjes së tijFetë nuk munden kurrëqë të justifikojnë luftën,

urrejtjen dhe dhunën. Ato i

Takim ndërfetar në Napoli, Itali

“Për një botë pa dhunë. Fetë dhe kulturat në dialog”thonë “Po!” në mënyrë tëqartë vetëm paqes, solida-ritetit dhe dialogut. Kjo u

afirmua në Takimin ndër-fetar “Për një botë pa - Referat i mbajtur nga Hirësia e Tij,

Episkopi i Krujës ANDONI, në Takiminndërkonfesional të Napolit -

(vijon në faqen 8)

(vijon në faqen 8)

Çast nga ceremonia e hapjes dhe një pamje e sallësku u zhvilluan mbledhjet plenare.

Kështu, nga 3-4 nëntor 2006, në mje-diset e Manastirit të Shën Vlashite të Akademisë Teologjike Ortho-dhokse, në Durrës, u mblodh Asa-mbleja Kleriko-laike e Kishës sonë.

Në të morën pjesë 259 delega-të: të gjithë klerikët e Kishës sonëdhe një numër përfaqësuesish laikënga çdo dioqezë, burra, gra dhe tërinj orthodhoksë. Punimet u drej-tuan nga Kryepiskopi Anastas dheanëtarët e Sinodit të Shenjtë.

Përveçse u diskutua për çështjetë ndryshme, kulmi i veprimtarisë sësaj ishte shqyrtimi nen për nen, dis-kutimi dhe më pas pranimi unani-misht i Statutit të ri të Kishës. Nëvitin 1993, një tjetër Asamble kishteaprovuar dispozitat statutore, mbibazën e të cilave u zhvillua veprim-taria e Kishës sonë në këto vite.

Hapi i mëpasëm, më 6 nëntor,ishte mbledhja e Sinodit të Shenjtëtë Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë, ku u aprovua mevotë unanime Statuti i Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipë-risë, siç thamë i pranuar njëzëri ngaAsambleja Kleriko-laike.

Gjithashtu, mbështetur në Sta-tut, në mbledhjen e Sinodit të She-njtë, mbajtur më 11 nëntor, u ve-ndos që të plotësohej numri i anë-tarëve të këtij Sinodi, duke u ngritur

në gradën episkopale arkimandritëte Kishës sonë:

- Arkimandrit Dhimitër Sinaiti, icili u emërua Mitropolit i Gjiroka-strës (Dorëzimi i Tij në episkopu bë më 16 nëntor, në Kishën-ka-tedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindë-ses”, në Tiranë. Ceremonia e Fro-nëzimi, u bë më dt. 26.11.2006,pas Liturgjisë Hyjnore, në Gjiroka-stër, në Kishën e Kryeengjëjve).

- Arkimandrit Nikolla Hyka, icili u emërua Episkop i Apollonisë(U dorëzua episkop më 19 nëntor,në Kishën-katedrale “Ungjillë-zimi i Hyjlindëses”, në Tiranë).

- Arkimandrit Andon Merdani,i cili u emërua Episkop i Krujës (Udorëzua episkop në datën 21 në-ntor, në Kishën-katedrale “Ungji-llëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë).

Të gjitha dorëzimet në episkopu bënë nga Kryepiskopi Anastasdhe episkopët anëtarë të Sinodit tëShenjtë të Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë, duke eçuar në 6 numrin e anëtarëve të tijepiskopë me të drejtë vote.

Tashmë, me Statutin e ri dheplotësimin e Sinodit të Shenjtë,mund të thuhet se plotësohet ri-ngritja kanonike e Kishës sonë dhe

mbi të gjitha rimerr formë Auto-qefalia e saj, e cënuar dhe e vënënë diskutim në vitin 1991, në çastine rilejimit të besimit, nga shkatë-rrimet e epokës së komunizmit, pormbi të gjitha nga mungesa e epi-skopëve dhe e Sinodit të Shenjtë.

Ky statut i përgjigjet nevojavetë sotme në fushën e organizimitkishtar, por edhe sheh nga e ardh-mja, duke vënë themele të sigurtapër ecjen përpara të Kishës. Gjitha-shtu, ai sjell risi në fushën e admini-strimit e të burimeve, në sanksioni-min e pjesëmarrjes së laikëve në stru-kturat administrative kishtare etj.

Përvjetor ngjarjesh të shënuara, që plotësuan ringritjen kanonike të Kishës(Vijon nga faqja 1)

Një foto

e përbashkët

e klerikëve

dhe laikëve

që morën

pjesë

në Asamble.

Page 8: Gazeta e Nëntorit 2007

8 NGJALLJA NËNTOR 2007

mirëbesim, vlerësim e kështu me radhë si çdo marrëdhënie tjetër që nesi njerëz njohim e përjetojmë përditë. Dhe jo vetëm kaq, por Jisui mësoidishepujt e tij se mund t’i drejtoheshin Perëndisë me fjalën “Atë”(Mt. 6:9-13), pra prindi i tyre. Lutja si bashkëbisedim me Krijuesin ështënë thelb shoqëria me Atin.

Parafytyroni një grup nxënësish të një shkolle fillore të cilët instink-tivisht kur përballen me drejtorin e shkollës ndiejnë njëkohësisht pas-iguri e frikë, përveç njërit prej tyre, ai është djali i drejtorit. Pas figurëssë drejtorit, serioz e ndonjëherë të ashpër, ai sheh njeriun e tij më të da-shur, babain i tij. Drejtor e baba, kombinim i çuditshëm; por që për fëmijëne vogël nuk përbën asnjë komplikim. Babai i tij është drejtor dhe drejtoriështë babai e tij, është kaq e thjeshtë.

Çfarë dua të them më këtë?!Perëndia është krijuesi ynë i shenjtë, i gjithëfuqishëm, i kudondodhur,

i përjetshëm e mund të vazhdojmë kështu me radhë, por Ai ështëgjithashtu Ati ynë, është kaq e thjeshtë. Në Ungjill Krishti u thotëdëgjuesve të tij se që t’i kuptojnë gjërat e Mbretërisë së Qiellit dhe që tëhyjnë në të, duhet të bëhen si fëmijët e vegjël (Mt. 18:2). Marrëdhëniame Perëndinë kërkon para së gjithash çiltërsi, thjeshtësi e besueshmëri,këto edhe nga të “rriturit”.

Zoti dhe besimtari, Krijuesi dhe krijesa, Ati dhe fëmija. Perëndia nëmadhështinë e Tij bëhet i vogël, në pafundësinë e Tij bëhet i kufizuar, nëlargësinë e Tij bëhet i prekshëm dhe kjo, vëllezër e motra, përmes lutjes.Lutja është thirrja e njeriut drejt Krijuesit, është thirrja e tij drejt Atit “Dotë këndoj tërë jetën himnet e tua, o Zot, me gojën time brez pas brezi dotë dëftej të vërtetën tënde” (Ps. 88:1). Njeriu ndien nevojën e tij tëpazëvendësueshme për të komunikuar me Krijuesin e tij. Destinacioni itij është takimi me Të, plotësia e tij gjendet në bashkimin me Të. Malli itij shuhet vetëm në praninë e Atit.

Për këtë shumë mirë udhëtimin në tokë të njeriut mund ta mendojmësi një kërkim të tij për të gjetur Atin, për t’u kthyer tek Ai, për të qenëpranë tij. Në këtë udhëtim, ai nuk është i vetëm, në kërkimin e tij ai nuk

LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i ndërgjegjes së tij(vijon nga faqja 7)

është i humbur, Ati është në kërkim të tij. Në gjithë udhëtimin e tij, besimtarindien ndihmën dhe forcën që Perëndia i jep, ndien kurajën dhe mbësh-tetjen që vjen nga Ai.

Lutja si forcë e besimtarit, mbështetet në këtë lidhje të fortë, qëndronnë këtë përkushtim të dyanshëm, lidhur fort me litarin e dashurisëprindërore. Në lutjen e tij besimtari i drejtohet Atit të tij, ai ndien praninë eTij, ai është i sigurt në dëgjimin e lutjeve dhe të kërkesave të tij. Ai e di seAti dëgjon gjithë pëshpëritjet e tij, ai është i bindur se edhe në zhgënjimete në dëshpërimet e tij, Ati është aty për ta ndihmuar, për ta ngushëlluar.

Në marrëdhënien e lutjes ka shumë dashuri, për këtë Evagri i Veçuare quan: “Lutja është lulja e mirësisë dhe çlirim nga ankthi”. Aty gjejnëpërgjigje nënat për fëmijët e tyre, aty gjejnë frymëzim artistët, aty fshihetmisteri i shërimit, aty “fshihet” vetë Zoti. Aty gjejmë atë që kemi humbur,Ai për të cilin kemi mall. Këtu qëndron çudia dhe bukuria njëkohësisht,dhe besoj se këtu të gjithë do të biem dakord, se lutjet më të bukura janëato të fëmijëve.

Është pak sa e çuditshme sa herë që ndalemi dhe përpiqemi tërivlerësojmë gjëra dhe koncepte të cilat janë kaq familjare për ne, për tëcilat mendojmë se i njohim e i kuptojmë ndoshta më mirë se çdo gjëtjetër. Me të drejtë mund të shtronim pyetjen: Çfarë është lutja? Ështëlutja kërkesë, është ajo lavdërim, apo është ajo detyrë? Patjetër për tëgjitha këto do të ishim dakord. Por nuk do të isha kundër nëse dikush dotë përgjigjej se lutja është “udha” (rruga). Ajo na ndihmon, jo vetëm tëkërkojmë ashtu siç duhet, jo vetëm të mësojmë disa rregulla ose të kalisimdisiplinën shpirtërore, pasi të gjitha këto mund t’i konsiderojmë mjete përtë na çuar tek ajo që është më e rëndësishmja, tek NJOHJA.

Lutjen si njohje do të doja ta shtroja sot këtu përpara nesh si përpjekje,si kërkim i njeriut, i besimtarit për të zbuluar Perëndinë, për të njohurAtin, prindin e tij. Kërkimi ynë është konkret, udhëtimi ynë ka njëdestinacion të caktuar, personi që duam të takojmë është sa i vërtetë aqedhe i gjallë. Në takimin e tij me Krijuesin, Atin, besimtari gjen sigurinëe shpëtimit të tij, gjen kuptimin e jetës dhe ekzistencës së tij, përjetondashurinë Hyjnore, e cila nuk mund të krahasohet me asgjë tokësore.

Lutja pra, na drejton për tek Krijuesi, ajo na afron pranë Tij, na mbannë praninë e Tij. Me anë të saj ndriçohemi dhe diturohemi. Për këtë lutjame të drejtë mund të quhet aktiviteti më i lartë, angazhimi më i përsosur,përjetimi më i plotë njerëzor. Ajo drejton në njohje, ajo zbulon methjeshtësi, në të përmbahet e gjitha. Lutja ngre besimtarin nga thellësitëe tokës në pafundësitë qiellore. Lutja si bashkëbisedim, si shoqëri, siudhëtim, lutja si njohje është motivi i besimtarit, është forca e tij.

Andoni, Episkop i Krujës

“Për një botë pa dhunë.Fetë dhe kulturat në dialog”

dhunë. Fetë dhe kulturat në dia-log”. Ai u zhvillua në Itali, në qy-tetin e Napolit, nga 21-23 tetor, ipromovuar nga komuniteti i ShënExhidios dhe dioqeza romano-ka-tolike e Napolit. Në të morën pjesë315 udhëheqës fetarë dhe perso-nalitete të njohura, përfaqësues tëbesimit të krishterë, islam, hebraikdhe budist dhe u ndoq nga rreth 600gazetarë.

Veprimtaria u finalizua me njëapel të përbashkët për paqen nëbotë, ku ndër të tjera theksohej sebesimet i kundërvihen dhunës dheçdo abuzimi me religjionet si pre-tekst për ta justifikuar atë.

Tri ditët e takimit ishin hapur nga

Papa Benedikti XVI, dhe ishin për-shëndetur nga Patriarku EkumenikVartholomeu I, Kryeministri ItalianProdi etj. Kisha jonë u përfaqësuanga Episkopi i Krujës Andoni, i cilimbajti një referat në grup-paneline shtatë, nga 31 të tillë që organi-zuan për të diskutuar temat e ndry-shme (të cilin po e botojmë në këtënumër).

Në ditën e fundit të veprimtarisëUniversiteti Oriental i Napolit i do-rëzoi Patriarkut Ekumenik titullin“Doktor Nderi”.

Vitin tjetër, ky takim i për-vitshëm ndërfetar do të mirëpritetnga Kisha Orthodhokse e ishullit tëQipros.

D.T.

(vijon nga faqja 7)

Page 9: Gazeta e Nëntorit 2007

NËNTOR 2007 NGJALLJA 9

Në ciklin e gjatë të artikujve mefrymë antikishtare që shfaqen

herë pas here në shtyp, si reminishe-nca të realitetit të vjetër ateist, rre-shtohet edhe artikulli i botuar nëgazetën “Ballkan”, të dt. 20 tetor, meautor Bujar Shurdhi, i cili vjen me njëkritikë të re në adresë të komunitetitorthodhoks, duke zbuluar, sipas tij,një “komplot” antikombëtar, që katë bëjë pikërisht me ekspozimin nëdisa shkolla, të portretit të Primatittë Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë, Kryepiskopit Anastas.Autori shkon edhe më tej saqë u bënthirrje shërbimeve sekrete që tëevidentojnë dhe të shkulin prej mu-reve portretin e Kryepiskopit, duketë sjellë ndër mend momente tëdhimbshme të realitetit totalitar kuagjentë të sigurimit piketonin dhesekuestronin ikonat dhe objektet etjera të shenjta që mbanin fshehu-razi të krishterët në shtëpi, për t’ikonfiskuar e përdhosur ato mëpas...

Edhe pse autori nuk saktësonse për cilat shkolla bëhet fjalë, nëmënyrë që të na jepej mundësia tëkthenim një përgjigje më të plotë,mund të aludojmë, duke marrë shkasnga parathënia e artikullit ku flitetpër shkollat jopublike, se bëhet fjalë

Portreti i Anastasit, simbol tradite dhe mirënjohjejepër ndonjë shkollë kishtare, që siçdihet publikisht janë hapur në sajetë iniciativës dhe fondeve të mble-dhura nga Kryepiskopi Anastas.Nëse bëhet fjalë për këto shkolla,atëherë autori nuk ka pse shqetë-sohet dhe të habitet pasi është pje-së e traditave më të vjetra kishtarese në institucionet kishtare vendo-set portreti i Primatit të Kishës, apoi Episkopit të zonës...

Por ka edhe një mundësi të dytë,atë që artikullshkruesi mund të ketënë mend ndonjë shkollë shtetërore,pasi nëse z. Shurdhi nuk e dispononsi informacion, ka edhe shembuj tëshkollave dhe institucioneve të tjerashtetërore, ku prania e Kishës, nënkujdesin e veçantë të Fortlumturisësë Tij, ka ndihmuar në përmirësimine infrastrukturës për të bërë sa mënormal procesin e mësimdhëniesnë shkolla kryesisht të fshatrave tëthella malore, që shtrihen në të gji-thë gjatësinë e territorit shqiptar.Nëse në shenjë mirënjohjeje këtoshkolla apo fondacione të bamirë-suara, ashtu sikurse ndodh kudo nëbotën e qytetëruar, vendosin që tëekspozojnë në hyrje një pllakë aposimbol tjetër mirënjohjeje kundrejtKryepiskopit Anastas, as kjo gjënuk duhet ta bëjë të ndihet keq

z. Shurdhi, pasi kjo është një prakti-kë që vihet re në shumicën e insti-tucioneve jo vetëm në Shqipëri, poredhe jashtë, ku në vende të duk-shme të ndërtesave kryesore ve-ndoset një shënim sqarues mbipersonin apo organizatën që finan-con konstruksionin.

Ka edhe vende të tjera ku gje-ndet i varur portreti i KryepiskopitAnastas. Atë mund ta gjesh edhetek shumë shtëpi besimtarësh, tëcilët si shenjë mirënjohjeje dherespekti vendosin pranë ikonaveedhe portretin e Kryepiskopit. Mosndoshta duhet t’i bëni thirrje orga-neve të “sigurimit” për të kontro-lluar edhe këtu?

Nëse ky sqarim që dhamë mëlart i jep përgjigje artikullshkruesit,atëherë le të na lejohet edhe ne tëngremë një pyetje: “Ku e shikoniju në këtë rast aktivitetin antikombë-tar të Kryepiskopit dhe të KishësOrthodhokse?” Nëse e shikoni tepërparimi i gjithanshëm i KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipë-risë dhe të veprës me përmasa gji-gante që po i jep jetë realitetit shqip-tar me institucione arsimore, socia-le, shëndetësore, infrastrukturë rru-gore e ndihmë të pakursyer shpirtë-rore, atëherë do t’ju thoshim se nuk

po shikoni qartë, se shikimi juaj nukështë i kthjellët dhe se objektivitetijuaj është i plagosur rëndë nga pa-ragjykimi që keni kundër një komu-niteti të tërë fetar, që mund të ketësi shkak brumosjen tuaj me idealee ideologji të tejkaluara.

Dhe ky realitet duket se po pas-qyrohet akoma dhe sot ku grupi ivogël i telekomanduar nuk ka asnjëpeshë potenciale krahasuar membështetjen e gjerë që gëzon Krye-piskopi Anastas, si në masën e gje-rë të besimtarëve, anëtarë aktivëtë Kishës, ashtu edhe në vlerësimine vazhdueshëm që i bëhet veprëssë tij edhe prej anëtarëve të Sinodittë Shenjtë që është organi më i lartëdrejtues i Kishës sonë. Mitropolitii Korçës, Joani nënvizoi me rastine 70 - vjetorit të njohjes së Autoqe-falisë se: “Forcimi i Autoqefalisë sëvërtetë dhe plotësimi i hierarkisëkishtare është pa diskutim vepër eKryepiskopit Anastas”.

Edhe pse ka tashmë 15 vjet qëKryepiskopi Anastas në krye tëKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë ka treguar mjaft qartëse është një primat i aftë, i cili pu-non me mish dhe me shpirt përrimëkëmbjen, riorganizimin dhe

(vijon në faqen 10)

Gazeta “Ballkan”, 21 tetor 2007

Profesionalizmi, sidomos në gazetari, kërkon fakte dheargumente, të cilat nuk i gjen në komentin: “Duke

vëzhguar gjurmët e një ekzarku me veladonin e pabesisëgreke”(autor Hyqmet Zane,botuar në gazetën “Re-publika”, dt. 9 tetor). Aty gjen vetëm akuza... Duke qenëse e njoh shumë më mirë realitetin e Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë sesa kolegu im artikullshkrues,dëshiroj ta sqaroj përmes këtij shkrimi atë dhe disa tëtjerë që mbështeten në këto ide, se kjo Kishë është nëlulëzimin e saj më të rëndësishëm historik dhe zhvillimete këtyre viteve janë krahasimisht të paparashikueshmepër mendjengushtët. E gjithë kjo vepër madhështore nukka ardhur si rezultat sepse (siç pretendon gazetari)Kryepeshkopi Anastas ka joshur me para të mjerëtshqiptarë, por sepse ky njeri ka dashur të ngjallë ngathemelet Kishën e Krishtit, të cilën shumë njerëz që e

Gazeta “Sot”, 13 tetor 2007

Një përgjigje për Kishën dheKryepeshkopin Anastas

Foto - lajm

(vijon në faqen 10)

Nga 15- 18 nëntor, në Tiranë, në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës,u zhvillua Panairi i Librit, ku mori pjesë edhe Kisha jonë me botimet e saj.

Page 10: Gazeta e Nëntorit 2007

10 NGJALLJA NËNTOR 2007

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,DHJETOR 2007

1 E Shtunë † Pr. Naum. FillaretPërdëllimtari. Theokliti Lake-dhemonisë.2 E DIEL † 14 LLUKAIT.Pr. Abakum. Dëshg. Miropi.Osh. Theofili.4 E Martë † Dëshmg. Varvara.Osh. Joan Damaskini. Hierod.Serafimi.5 E Mërkurë † * Osh. Sava iShenjtëruar. Dësh. Diogjeni.Osh. Noni.6 E Enjte † Nikolla i Mirës sëLikisë. Dësh. Niseri. Dësh. i riNikolla.8 E Shtunë † Ap. Qesari i Du-rrësit, Sostheni, nga 70-t. Osh.Patapi.9 E DIEL † 10 LLUKAIT.Zënia e Sh. Anës, nënës sëHyjlindëses.12 E Mërkurë † * Spiridhoni iTrimithundës. Hermani iAmerikës.15 E Shtunë † Hierod. Elefterii Vlorës dhe Anthia. Oshdg.Suzana.16 E DIEL † 11 LLUKAIT.E Paraetërve të Zotit Krisht.Pr. Angjeu.20 E Enjte † Hierod. IgnatHyjmbajtësi. Filogoni iAntiokisë.22 E Shtunë † Dëshg. Anas-tasia. Dësh. Krisogoni, Zoili,Theodhota.23 E DIEL † PARA KRISHT-LINDJES. Naumi i Ohrit.(Bëhet efqeli.)25 E Martë † Lindja Trupo-re e Zotit tonë Jisu Krisht.26 E Mërkurë † Mbledhja eHyjlind. Mari. Efthimi Sardhës.(Hahen të gjitha.)27 E Enjte † Kr/dhjak Stefani,dësh. i I-rë. Hierod. Maurici. (Hahen të gjitha.)29 E Shtunë † Të 14.000foshnjat e therura nga Herodi.Osh. Markeli.30 E DIEL † PAS KRISHT-LINDJES. Josifi, i fejuari iMarisë. Pr. David.31 E hënë Mbyllja e Krisht-lindjes. Oshg. Melania. Zotikui jetimores.

ringritjen nga rrënojat të KishësOrthodhokse e që duket se po iaarrin qëllimit çdo ditë e më shumë,përsëri gjatë këtyre viteve ka paturzëra të veçuar dhe monotonë qënuk bëjnë gjë tjetër veçse i kujtojnëkëtij misionari që duhet të ikë. Këtazëra që vijnë nga jashtë komunitetitorthodhoks e cenojnë më shumëAutoqefalinë e Kishës sesa edhevetë “ndërhyrjet” e të huajve. Dhekëtu nuk kursehen as edhe vlerësi-met për Kryepiskopin si një perso-nalitet i thellë dhe me vizion, për tëcilin bien dakord shumica dheduket sikur i thonë, që edhe pse ke

bërë shumë për këtë Kishë e këtëvend, tashmë duhet ta mbyllësh ve-prën tënde duke ikur. Kulmi i mos-mirënjohjes!

Përpiquni të mendoni pak zo-tërinj, se si do të ndihej Nënë Tere-za nëse në Indi do t’i thoshin që tëlargohej, sepse nuk ishte indiane,apo Papa i sotëm nëse në Itali po-litikanë dhe historianë do t’i kërko-nin të largohej pasi nuk i përkistekombësisë italiane. Ne nga njëraanë krenohemi që kombi ynë kadhënë misionarë të mëdhenj të kri-shterimit, si dhe papë në Perëndimdhe patriarkë në Lindje, ndërsa ngaana tjetër nuk duam të pranojmë

asnjë të huaj që t’i shërbejë Kishëssonë. Kjo tingëllon paksa si njëhipokrizi që duhet të marrë fund.

Duhet kuptuar më në fund qëdhënia e zgjidhjeve dhe e recetavenuk është kompetencë e cilitdo. Çdokomunitet fetar është i pavarur dheka organet e tij drejtuese, të cilatvendosin për të gjitha çështjet. Në-se dikush përpiqet të ruajë e të mbro-jë Autoqefalinë, duhet të kuptojëmirë se kjo Autoqefali = pavarësi,është së pari mosndërhyrje e askujtnë punët e brendshme të Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Aleks Çuri

Portreti i Anastasit, simbol tradite dhe mirënjohjeje(vijon nga faqja 9)

sulmuan atë gjatë periudhës komu-niste kërkonin ta zhduknin, gjë qënuk ia arritën dot....

Por le të përballemi me “faktet”.Statuti i ri i Kishës Ortodokse Au-toqefale të Shqipërisë prej një vitiështë miratuar njëzëri në një Asa-mble të Përgjithshme Kleriko-Lai-ke. Përmbajtja e këtij statuti është nëkoherencë të plotë me dogmat dherregullat e funksionimit të një KisheApostolike. Si i tillë, nëse atë e le-xon ky gazetar dhe dyshuesit e tjerëqë bërtasin për një vepër gjoja anti-shqiptare do ta kuptojnë se ky nukështë përfundimi i një misioni vo-rio-epirot të një shtetasi grek në ze-mër të Shqipërisë. Por një domos-doshmëri për t’iu përgjigjur realitetittë ri kishtar. Është e çuditshme sesimund të akuzohet kreu i një Kishepër nxitjen e frymës së keqe nacio-nale, duke u akuzuar se po mbronserbët e rusët dhe ka hedhur poshtëkosovarët! Shqiptarët dhe kosova-rët e dinë shumë mirë çfarë ka bërëdhe po bën Kryepeshkopi Anastas(pavarësisht kombësisë së tij gre-ke) për kosovarët, kur në vitet egjenocidit serb në vitin 1999 dhuroiplot 12 milionë dollarë për 33.000kosovarë që u strehuan në Shqipëri.Disa vite më vonë dhuroi 600.000dollarë për rindërtimin e objektevetë shkatërruara, të krishterë dhemyslimanë në Kosovë dhe përaktivitete të ndryshme kulturore.

Një përgjigje për Kishën dhe Kryepeshkopin AnastasÇdo vit në Kosovë po jepen ndihmatë shumanshme dhe po organi-zohen kampe me fëmijët kosovarënga Kisha Ortodokse Autoqefalee Shqipërisë, me qëllim edukimin ezbavitjen e tyre, për një të ardhmeqë synon me dashuri dhe shpresë.Këto mesazhe që përcjell Kryepe-shkopi janë fryte të një të krishteritë devotshëm dhe jo të një nacio-nalisti të egër.

-Kurrë nuk ka mbajtur qëndrimpër çështjen e Vorio-Epirit e për mëtepër të jetë betuar mbi varrin e Se-bastianosit, sepse një lider fetar inivelit të Kryepeshkopit Anastasnuk merret me çështje politike. Eka nderuar figurën e Imzot Fan No-lit, duke bërë lutje mbi varrin e tijnë Boston dhe sot në Kishë shumëbotime që përdoren mbajnë firmëne Imzot Nolit. Ortodoksët shqiptarëe vlerësojnë dhe e nderojnë kontri-butin e Nolit, por kjo nuk iu intere-son antiortodoksëve. Edhe qëndrimindaj çështjes çame nuk i përket Ki-shës, por politikës. Këtë përgjigjegazetari & company e kanë marrëprej kohësh. Ndërsa për akuzën sekudo që ka shkelur këmba e Krye-peshkopit Anastas ka vjellë vrer,pavarësisht gjuhës së ulët dhe tërëndomtë, faktet flasin vetë. Krye-peshkopi është një nga presidentëte Këshillit Botëror të Kishave dhegëzon një reputacion të shkëlqyerkudo në botë, duke i bërë jehonë tëjashtëzakonshme edhe Kishës

Ortodokse Autoqefale të Shqipëri-së, të cilën ai prej 16 vitesh po edrejton me dinjitet, por edhe vendittonë në përgjithësi që ka marrëshumë pikë pozitive në imazhin qëka përcjellë Kisha dhe kreu i saj.Prej kësaj pune kudo në botë, ai arrintë sigurojë edhe fondet për ndërti-min e kishave në Shqipëri e institu-cioneve të shumta sociale.

Puna dhe vepra e Kryepeshko-pit janë treguesit që sfumojnë çdoinjorancë të diktuar nga nacionaliz-ma ataviste që nxjerrin krye tek-tuk, nën ombrellën e “liderëve tëtyre shpirtërorë”, që dalin nëpër te-levizione dhe që me cicmicet e tyrebëhen qesharakë në sytë e publikut.Heshtja zyrtare e Kishës ndaj kë-tyre zërave të errët nuk është njëpërgjigje, por një qëndrim normalndaj disa pengesave shumë - shu-më të vogla që kanë dalë në histo-rinë e jetës së saj shumëshekullore.Në këtë kontekst, iniciativat për tëdhënë një përgjigje ndaj akuzave tëpavërteta dhe shpifjeve të përsërit-ura ka për qëllim të krijojë një imazhse Kisha dhe besnikët e saj punojnëpër t’i afruar njerëzit me Zotin dhejo me disa çirakë që kanë bindje tësëmura duke ndërtuar më kot idea-lizma donkishoteskë.

Isidor Koti

(Ky shkrim u çua më parë si përgjigjenë gazetën “Republika”, e cila nuk ebotoi.)

(vijon nga faqja 9)

Page 11: Gazeta e Nëntorit 2007

NËNTOR 2007 NGJALLJA 11

Adresa e Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë në Internet:

Internet: www.orthodoxalbania.orgE-mail: [email protected]

“Rruga drejt Liris딓Rruga drejt lirisë”, ishte kjo tema dhe mesazhi i Ta-

kimit të rinisë orthodhokse mbajtur në Dioqezën e Korçës,nga 19-21 tetor. Aktiviteti u organizua nga Zyra e Rinisëpranë Mitropolisë së Shenjtë, Korçë, me mbështetjen eZyrës Kombëtare Rinore të Kishës sonë. Si një vit mëparë ky aktivitet u zhvillua në qytetin e Pogradecit.

Pjesëmarrës ishin 85 të rinj nga e gjithë Dioqeza eKorçës. Pas akomodimit të të rinjve, veprimtaria u çelme Shërbesën e Mbrëmësores. Më pas u bë prezantimi iaktivitetit, i qëllimit dhe i mesazhit që ai përcillte: “Lirianë këndvështrimin orthodhoks”.

Dita e shtunë filloi përsëri me Shërbesën e Mëngjesitdhe më pas vazhdoi me një bllok lojërash që u zhvilluannë bazë grupesh. Në mesditë u mbajt kumtesa e parë,nga z. Miron Çako.

Pasditja e së shtunës do të vijonte me një ekskursionne Volorek, një vend i bukur dhe piktoresk. Pas saj të rinj-të shkuan në Kishën e Pogradecit, e cila i dedikohetNgjalljes së Zotit, ku u krye Mbrëmësorja. E diela, ditapërmbyllëse e takimit, filloi me pjesëmarrjen në LiturgjinëHyjnore, e cila u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësiae Tij Joani. Menjëherë pas saj, Imzot Joani zhvilloi një ta-kim me të rinjtë dhe mbajti një fjalë mbi temën qendroretë aktivitetit, duke theksuar ndër të tjera:

“Liria në kuptimin më të thellë njerëzor ashtu siç eshikon feja, është diçka më tepër. Pika thelbësore përKrishterimin është pikërisht se njeriu është krijuar i lirë…Disa kufizime që në kuptimin fetar janë vendosur ngaverdikti hyjnor, janë të domosdoshme për të gjetur lirinë evërtetë dhe historia e gjatë e spiritualitetit orthodhoks,është e mbushur me mijëra e mijëra raste kur njerëz qëduken njerëz që nuk kishin asnjë lloj pasurie e megjithatëkishin arritur në majat më të larta të lirisë, sepse ata kishinpërmbushur qëllimin e ekzistencës së tyre. Tek ata nukishte më dëshira për të kërkuar diçka më tepër të lirë,sepse ashtu siç thuhet tek letra e Korinthianëve, që ështëbërë një formulë e famshme prandaj edhe unë po e për-mend do të thotë atje ku është Zoti atje është liria,që do të thotë se njeriu nuk do të jetë i lirë nëse nukdo të prekë atë në të cilën është krijuar. ShënAgustini një filozof shumë i madh, dhe teolog shumëi madh në një vepër ku flet për lirinë thotë: “O Zotne jemi krijuar sipas imazhit tënd, dhe asnjëherënuk do të gjejmë prehje nëse nuk do të vijmë tekTi.” Ndonëse ai nuk e përmend fjalën liri, por ajoshfaqet qartë. Për vetë faktin që ne nuk gjejmëprehje do të thotë se nuk jemi të lirë.

Praktika ka treguar se kufizimet për të arriturlirinë e plotë kanë më tepër efekt, gjatë periudhëssë kreshmës, kur kufizohet ngrënia, p.sh. agjërimi qëka ngjallur gjithmonë debat, pse të ndalohet kjo, psetë ndalohet ajo. Ndalimi është për t’i dhënë trupit njëlloj lirie më të madhe, për t’i dhënë atë që i mungon...”

Mbas këtij takimi në katin e poshtëm të kishësu shtrua edhe një drekë në të cilën mori pjesë edheHirësia e Tij Joani. Më pas të rinjtë u takuan menjëri-tjetrin që shënoi edhe mbylljen e këtij aktiviteti.

Mihal Sonellari

Berati, mirëpriti nga 2 - 4 nëntor të rinjtë orthodhoksëtë kësaj Mitropolie, në Takimin e tyre me temë: “Të gëzuarme shpresën e Zotit”. Me bekimin e Kryepiskopit Anastasdhe me organizimin e Zyrës Kombëtare Rinore, u zhvilluanjë veprimtari që do të mbahet mend gjatë nga rreth 80të rinjtë pjesëmarrës.

Veprimtaria nisi pasditen e 2 tetorit, me Shërbesën eMbrëmësores, në kishën e Shën Spiridhonit, në lagjenGorricë. Në mbrëmje, pasi u prezantua programi i çdogrupi, të gjithë së bashku morën pjesë në lojërat argëtuese.

Dita për të krishterët fillon me lutje drejtuar Perëndisë,prandaj të shtunën në mëngjes të gjithë të rinjtë shkuanpërsëri në kishën e Shën Spiridhonit. Pas kësaj filloiveprimtaria.

Referati i parë u mbajt nga Mitropoliti i Beratit, Hirësiae Tij Ignati: “Ekzistenca jonë ngjan me një anije që çandetin e jetës dhe ka si paracaktim qiellin. Por shpeshherëky det tronditet nga dallgët e ngasjeve dhe sulmohet ngaerërat e fuqishme të provave të ndryshme. Dhe në këtërast skafi i ekzistencës sonë lëkundet dhe rrezikon të për-plaset në shkëmbinjtë nënujorë të dëshpërimit dhe të pa-besisë. Kështu që na duhet spiranca, domethënë shpresa.Me një ndryshim, se kjo nuk mbështetet në rërën e fundittë detit të paqëndrueshëm, por në shkëmbin e palëkundurtë Perëndisë së tërëfuqishëm. Nuk lëshohet poshtë, pordepërton në qiellin, që mbahet nga vetë Zoti i gjithëpu-shtetshëm” - theksoi Hirësi Ignati.

Pastaj, fjalën e mori murgu Serafim, i cili foli mbi temëne vetëvrasjes dhe pasojave të saj.

Programi vijoi në pasdite me vizitën në kalanë e qytetit,ku ata që nuk e kishin vizituar më parë patën mundësinëtë njiheshin me vlerat historike të saj. Pas Mbrëmësores,u mbajt edhe një referat, nga z. Miron Çako, me temë:“Mos kini frikë, unë e munda botën”.

Në mbrëmje, studentët e Akademisë prezantuan mepower-point veprimtarinë dhe jetën e shkollës. Ditën ediel, Liturgjia Hyjnore u celebrua në kishën e ShënSpiridhonit dhe u drejtua nga Hirësi Ignati.

Harallamb Meçi

“Të gëzuar me shpresën e Zotit”Më shumë se një dekadë

më parë, shkencëtari dhe fizi-kani i shquar Dr. Kollins, nëkrye të një ekipi studiuesish, re-alizoi një mision historik, de-shifrimin e kodit gjenetik tënjeriut. Ky projekt përfundoinë vitin 2003 dhe që nga ajokohë, studiuesit e mjekësisëjanë përqendruar në gjetjen ezbatimeve praktike, sidomospër gjetjen e bazës gjenetiketë shumë sëmundjeve dhe përzbulimin e ilaçeve të reja përkëto sëmundje. Shkencëtarika shkruar një bestseller, kushpreh bindjen e tij të thellëpër pajtueshmërinë që sipastij ekziston midis shkencësmoderne dhe besimit te Zoti.

Disa dekada më parë, Dr.Kollins, i cili atëherë ishte ate-ist, i ndryshoi në mënyrë dra-matike pikëpamjet e tij përjetën dhe vdekjen dhe më vo-në, kur studionte në fakultetine mjekësisë, nisi t’i shihte këtoçështje nga një këndvështrimi ndryshëm, më personal.

“Në moshën 25-vjeçare, egjeta veten të ulur pranë shtra-tit të njerëzve me sëmundje tëtmerrshme, të cilat nuk dijasesi mund të shëroheshin. Shu-më prej tyre përballeshin mevdekjen... Më bënte përshty-pje sesi disa nga këta njerëzmbështeteshin fort tek besimii tyre dhe kjo u jepte qetësi,në një kohë kur unë nukndihesha aspak i qetë nëshpirt...”

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 234 117, 235 095.Fax: 232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Pajtueshmërimes shkencës dhe

besimit te Zoti

Nga “ Zëri i Amerikës”

Takim rinor në Dioqezën e Beratit Takim rinor në Dioqezën e Korçës

Page 12: Gazeta e Nëntorit 2007

12 NGJALLJA NËNTOR 2007

Me bekimin e Tërëshenjtërisë së TijPatriarkut Ekumenik Vartholomeut dhe

nën drejtimin e tij, në Konstandinopojë u mbajtnga 13 - 18 shtator një Simpozium shkencor ndër-kombëtar me temën “Shën Joan Gojarti, Krye-piskop i Konstandinopojës”, me rastin e 1600-vje-torit të fjetjes së tij (407/2007).

Në të morën pjesë përfaqësues të KishaveOrthodhokse të Aleksandrisë, Antiokisë, Jeru-salemit, Rusisë, Serbisë, Rumanisë, Gjeorgjisë,Qipros, Greqisë, Polonisë, Shqipërisë (Kishajonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Gjirokastrës,Hirësia e Tij Dhimitri), Çekisë dhe Sllovakisë,Finlandës dhe Estonisë, si dhe shkolla e insti-tute teologjike të Athinës, Selanikut, Moskës,Shën Petërburgut, “Kryqi i Nderuar” i Bostonit,“Shën Sergji” i Parisit, i Shambezisë në Zvicër,e Mynihut të Gjermanisë, i Bukureshtit, Sibiut eJashit në Rumani, “Shën Klementi” në Sofie dhei Joensut në Finlandë. Në të gjithashtu mori pjesëedhe një delegacion zyrtar nga Mali i Shenjtë.

Simpoziumi shkencor kishte afërsisht 80 dije-tarë të ftuar, të cilët diskutuan mbi jetën, veprënletrare dhe funksionin kishtar të këtij Ati të madhdhe Doktor ekumenik të Kishës. Dijetarët, tëcilët nuk vinin vetëm nga Kisha Orthodhokse,por edhe nga Kisha të tjera të krishtera, treguanpërmes ligjëratave, si dhe ndërhyrjeve gjatë di-skutimeve, kontributin e paçmueshëm, vlerëndiakronike të shembullit apostolik, si dhe dë-shminë teologjike të këtij Ati të shenjtë e tëshquar, jo vetëm për fronin ekumenik apo Ki-shën orthodhokse, por gjithashtu për të gjithaKishat e krishtera në mbarë botën.

Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu hapi pu-nimet gjatë Liturgjisë Hyjnore me rastin e ditëssë Lartësimit të Kryqit të Çmuar, në katedralenpatriarkale në Fanar, me një omeli festivefrymëzuar nga domethënia e veçantë e kre-mtimeve të këtij përvjetori: “E konsiderojmë njënder të madh dhe bekim që Shën Joan Gojartiështë paraardhës i fronit ekumenik... Si rrjedhim,ne jemi pasues të këtij hierarku të bekuar nëadministrimin e kësaj Kishe dhe në të njëjtënkohë të të gjithë Kishës Orthodhokse përmesshërbimit dhe sakrificës kenotike. Këto gjërapërbëjnë një konfirmim të stabilitetit të këtij froni,i cili sjell bekime për të gjithë e që është njëshembull për ne... Si syri i tërë universit, aishqetësohej që të gjithë “të arrinin në njohjen esë vërtetës” (1Tim.2,4), ndaj dhe organizoi ekspe-dita misionare tek gotët, skitët, keltët, persët dhefenikasit. Ishte me të vërtetë një sy i fuqishëme vigjilent për gjithë botën. I frymëzuarthellësisht, ky njeri punoi shumë për njerëzit nëçdo skaj të tokës që të njihnin të vërtetën, praKrishtin, e që të mund të ndanin pasurinë e Mi-

rësisë dhe e Mëshirës së tij plot dashuri”.Punimet e simpoziumit ishin ndarë në sesione

plenare nën drejtimin e Mitropolitit Genadio tëSasimës. Fjalimet e ndryshme paraqitën ndikimine gjerë të personit dhe veprës së shenjtit jovetëm në Kishën Orthodhokse, por gjithashtunë traditat teologjike të Perëndimit dhe të Ki-shave orientale si kopte, siriane etj., ashtu siçshfaqet në traditën e dorëshkrimeve dhe biblio-grafinë teologjike.

Në këtë frymë, prezantimet, të grupuarasipas temave, si dhe ndërhyrjet e pjesëmarrësvetë simpoziumit, paraqitën aspektet domethënësetë personalitetit shpirtëror të jashtëzakonshëmtë Gojartit, sintezën unike të mesazhit tëTeologjisë përmes misterit të Kishës dhe mo-delin apostolik shembullor të gjithë dhiakonisësë tij kishtare, që nga shpellat e shkretëtirës sëAntiokisë deri në fronin e Konstandinopojës dhederi në vdekjen e tij në mërgim.

Kështu, ligjëratat dhe diskutimet kanë nën-vizuar pasurinë e karizmave shpirtërore dhuruarnga Perëndia, aktivitetin e gjerë letrar me për-mbajtje fetare dhe jofetare, kombinimin e har-

monishëm të spiritualitetit asketik dhe përvojënliturgjike, bashkekzistencën e veprimtarisë pas-torale dhe dëshminë e besimit tek ata që janëafër e larg, rrezatimin diakronik e ekumenik tëpersonalitetit të tij ashtu siç e dëshmojnë ndër-gjegjja, teologjia dhe arti i Kishës në Lindje dhenë Perëndim, mbrojtjen e nevojshme të unitetittë Kishës, në një perspektivë lokale dhe eku-menike, në të vërtetën e besimit dhe unitetin edashurisë.

Gjithashtu u vu në dukje dhe funksioni ijashtëzakonshëm i “primus”-it në kungimin eKishave lokale, lidhja e pandashme meseklisiologjisë, kristologjisë dhe pnevmatologjisë,si dhe shfaqja e misterit të Kishës dhe uniteti itrupit kishtar në Eukaristinë Hyjnore dhe tërëpërvojën sakramentale. U theksua përgjegjësiae madhe e barinjve në formimin dhe shpëtimine popullit të Perëndisë, respekti besnik i rregullitkanonik dhe parandalimi sinodal ose shërimi iproblemeve kishtare serioze, kujdesi i pandërpre-rë për kthimin e skizmatikëve në gjirin e Kishëspërmes një dialogu teologjik në dashuri dhe tëvërtetë.

SIMPOZIUM SHKENCOR NDËRKOMBËTAR“Shën Joan Gojarti, Kryepiskop i Konstandinopojës”

Groenlandë: Patriarku Ekumenik Vartholomeu I drejtoi Simpoziumin e 7-tëNdërkombëtar për mjedisin, i cili u zhvillua nga 6-12 shtator, në bordin e një anijeje,në zonën e Arktikut dhe veçanërisht në Groenlandë. Tëma e tij ishte: “Arktiku -Pasqyrë e Jetës”. Në foto: Patriarku Ekumenik drejton një lutje të heshtur përmbrojtjen e mjedisit në kuvertën e anijes.

Simpoziumi për mjedisin“Arktiku - Pasqyrë e Jetës”

Me rastin e 1600-vjetorit të fjetjes së Shën Joan Gojartit (407/2007). Fanar, Konstandinopojë, 13-18 shtator 2007