gazeta gezimi i ungjillit
DESCRIPTION
ÂTRANSCRIPT
Kisha jone e dedikuar Shen
Françeskut dhe Shenjta Klares
dhe komunitetit te Motrave
Françeskane te Ungjillit kane
qene gjithmone nje pike e
referimit te forte duke u nisur
nga prezenca reale Eukarestike,
dhe nga Fjala e Zotit, e lexuar, e
mbrojtur, e ruajtur, e shpallur.
Eshte si nje zjarr nga i cili ndizen
shume shkendija te vogla te
besimit, te shpreses, te
bamiresise. Aktualisht
Komuniteti Katolik i Bilishtit
dhe i fshatrave eshte i perbere
nga…. Gure te gjialle, jo te
gjithe ketu ne Devoll por te
shperndare neper bote; dikush
eshte ne Tirane e dikush tjeter
jashte shtetit per motive studimi
dhe pune, ne Evrope ose me te
drejte edhe ne Amerike. Per
secilin Komuniteti Katolik i
Bilishtit mbetet shtepia, foleja,
ku rrikthehesh e ndihesh
gjithmone i mikpritur e nuk
harron as historine tende…
Lind keshtu kjo gazete e
komunitetit tone, menyra
jone per tu lidhur e per te
mbledhur te gjithe te
krishteret qe kane marre
ketu jeten e re ne Krishtin e
perse jo te arrish edhe tek
shume miq qe i duam
shume per ti bere
pjesmarres e ti ngjitim
gezimin e Ungjillit.
BILISHT DEVOLL
KRISHTLINDJE 2014
FLUTURONI
NE LARTESI !
Deshirojme t’ju kujtojme dhe nje here disa fraza drejtuar ne shqiptareve nga papa qe te tingellojne edhe nje here ne zemren tone duke shpre-suar qe te japin fryte ne jeten tone konkrete.
“Po ky është popull i ri,
shumë i ri e ku është rinia,
është edhe shpresa. Dëgjojeni
Zotin, adhurojeni Zotin a
duajeni njëri-tjetrin, si popull
si vëllezër. Mos kini frikë t’i
përgjigjeni bujarisht Krishtit,
që ju fton ta ndiqni! Në thirr-
jen meshtarake e rregulltare
do të gjeni pasurinë dhe gëzi-
min e dhurimit të vetvetes për
t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve
tuaj. Shumë burra e gra
presin dritën e Ungjillit dhe
hirin e sakramenteve.”
“Kishë, që jeton në këto troje
të Shqipërisë, faleminderit
për shembullin e besnikërisë
ndaj Ungjillit! Shumë nga
bijtë e bijat tuaja vuajtën për
Krishtin, edhe deri në flijimin
e jetës. Uroj që dëshmia e
tyre t’i mbështesë hapat tuaj,
të sotëm e të nesërm, në
udhën e dashurisë, të lirisë, të
drejtësisë e të paqes. Amen!”
“Të dashur të rinj, ju jeni
brezi i ri i Shqipërisë. Me
forcën e Ungjillit e me
shembullin e martirëve, të
dini t’i thoni “jo” idhujtarisë
së parasë, “jo” lirisë së
rreme individualiste, “jo”
varësive e dhunës; e t’i thoni
“po” kulturës së takimit e të
solidaritetit, “po” bukurisë së
pandashme nga e mira e nga
e vërteta; “po” jetës së
shkrirë për ideale të mëdha,
por besnike edhe në gjërat e
vogla. Kështu, do të ndërtoni
një Shqipëri më të mirë e një
botë më të mirë.”
Shqiponja qe gjendet ne
flamurin shqiptar qofte per ju
perhere nxitje qortuese “qe ta
vendosin besimin tuaj perhere
ne Hyjin, i cili nuk zhgenjen
asnjehere por eshte gjithmone
perkrah jush, e ne menyre te
vecante ne momentet me te
veshtira”, eshte shprehur
Papa. “Shqiponja nuk e
harron asnjehere folene e saj,
por fluturon ne lartesi e kete
fraze papa e shoqeron edhe
me ngritjen e krahut te tij drejt
qiellit, gjest i cili u shoqerua
me nje duartrokitje te gjate –
Fluturoni ne lartesi! Ikni
lart…duke i hapur zemrat
tuaja Krishtit, Hyjit, Ungjillit,
ne takimin me Hyjin, ne
takimin mes jush sikurse
tashme po e beni, dhe me kete
takim i jepni deshmi gjithe
Europes.”
SHQIPERIA.
PRIFTI I DENUAR ME
VARJEN NE LITAR.
“SEPSE KE THENE, DO
TE VDESIM TE GJITHE
PER KRISHTIN”.
Rripropozojme nga gazeta “Osservatore Romano” deshmite e Don Ernest Simoni e shpallur para Papa Françeskos te djelen 21 shta-tor ne katedralen e Shen Palit ne Tirane, Shqiperi.
Rrofte Krishti, Rrofte Kisha.
Jam Don Ernest Simoni
(Troshani). Jam nje prift 84
vjeç . Ne dhjetor te 1944 ne
Shqiperi mberriti partia
komuniste qe kishte si princip
eleminimin e besimit dhe ob-
jektivin per te eliminuar
klerin. Ne realizimin e ketij
programi filluan menjehere
arrestimet, torturat dhe vrasjet
per mijera prifterinj dhe laike,
per shtate vjet me rradhe,
duke derdhur gjakun e pafa-
jshem te besimtareve disa prej
te cileve, perpara se te vrite-
shin, therrisnin “Rrofte Krishti
Mbret”.
Ne 1952 partia komuniste, me
nje levizje politike e dashur
nga Stalini u perpoq te
mblidhte prifterinjte qe ishin
akoma gjalle, per ti lejuar qe
te ushtronin lirisht besimin,
me kushtin qe kisha te
shkeputeshe nga Papa e nga
Vatikani. Kete qellim te
partise kleri nuk e pranoi
kurre. Vazhdova studimet tek
Françeskanet per dhjete vjet,
nga 1938 deri ne 1948.
Eproret tane u vrane nga
komunistet, e per kete arsye
isha e detyruar te mbyllja ne
menyre klandestine studimet e
mia te teologjise. Pas kater
vjetesh me morren ne ushtri
me qellimin qe te me
zhduknin. Kalova dy vjet ne
ate vend. Vite te cilat ishin me
te tmerrshme se ne burg. Por
Zoti me shpetoi e ne shtate
prill 1956 u urdherova prift.
Diten me pas, te djele ne
Albis dhe ne festen e
Meshires Hyjnore, kremtova
meshen e pare. Per tete vjet e
gjysem kam bere urdherin si
prift.
Por komunistet vendosen per
te me hequr qafe. Prandaj ne
24 dhjetor 1963 sapo
mbarova se kremtuari
Meshen e Shenjte per
Vigjiljen e Krishtelindjeve ne
fshatin Barbullush, afer
Shkodres, mberriten kater
zyrtare te sigurise e me
prezantuan dekretin e arrestit
dhe vrasjes. Me vune prangat
duke mi lidhur duart pas
spine dhe me shkelma me
futen ne makine. Nga Kisha
me çuan ne dhomen e izolimit
ku me lane per tre muaj ne
kushte ç’njerezore. Te lidhur
me çuan ne marrjen ne
pyetje. Shefi me tha, “Ti do te
jesh i vrare ne litar si armik
sepse i ke thene popullit qe do
te vdesim te gjithe per
Krishtin nese eshte e
nevojshme” .Me shrenguan
hekurat ne pulse keshtu
ngadale ndalonin te rrahurat
e zemres e gati sa s’vdiqa.
Donin qe une te flisja kunder
kishes dhe hierarkise se
kishes. Une nuk pranova. Nga
torturat rashe gati i vdekur.
Duke me pare keshtu, me liru-
an. Zoti deshi qe te vazhdoja
te jetoja.
Midis akuzave ishte edhe
kremtimi i tre meshave per
shpirtin e presidentit
amerikan John Kennedy i
vrare nje muaj para
arrestimit tim, meshen qe une
e kremtova sipas urdherave te
Palit te VI, te dhene te gjithe
prifterinjeve te botes. Une
isha abonuar ne revisten ruse
“Bashkimi Sovjetik” ne
gjuhen franceze. Kjo
nderkohe qe Shqiperia kishte
prishur raportet me
Bashkimin Sovjetik. Si prove
materiale per akuzen i
prezantuan gjykatesit revisten
ne te cilen gjendej fotoja e
presidentit
amerikan.
Provania
Hyjnore deshi
qe denimi im me vdekje te
mos behej. Ne dhomen e
izolimit sollen nje te burgosur
tjeter, nje mikun tim te dashur
me qellim per te me spiunuar.
Ai filloi te flase kunder
partise, por une i
pergjigjesha qe Krishti na ka
mesuar te duam arrmiqte e ti
falim e qe duhet te
inpenjohemi per te miren e
popullit. Fjalet e mia
mberriten ne vesh te
diktatorit, i cili pas pese
ditesh me liroi nga denimi me
vdekje. Por ky denim u
zevendesua me 18 vite burg
ne minjeren e Spaçit. Kur
dola nga burgu u denova ne
punet me force per 10 vjet
keshtu mbaroi renia e regjimit
– punova ne kanalet e ujerave
te zeza. Gjate periudhes se
burgosjes, kremtova meshen
ne latinisht permendesh,
keshtu siç rrefeva dhe
shperndava kungimin
fshehurazi.
Me ardhjen e lirise fetare Zoti
me ndihmoi per te sherbyer
ne shume fshatra e
per te pajtuar
shume njerez ne
hakmarrje me
kryqin e Krishtit, duke
larguar urrejtjen dhe djallin
nga zemra e njerezve.
Shenjteri, sigurisht per te
mundur per te shprehur
deshiren e gjithe te
pranishmeve, lutem qe
nepermjet nderhyrjes se
Shenjterise Nenes se Krishtit,
Zoti ju dhente jete, shendet e
force per te udhehequr
grigjen e madhe qe eshte
Kisha e Krishtit. Amen.
PRITJA E PAPES
Francesku takimin e pare e ka
filluar me vuajtjet e atyre, mar-
Krishti na ka mesuar te duam arrmiqte
e ti falim
Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dërgoi Birin e vet,
të lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit,
që t’i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit,
që ne ta fitonim bijësinë në shpirt.
E, ngaqë vërtet jeni bij: Hyji e dërgoi në zemrat tona
Shpirtin e Birit të vet, i cili gërthet: Abba o Atë!
Këndej, më nuk je skllav, por bir e, pasi je bir, atëherë,
për vullnet të Hyjit, je edhe trashëgimtar.
(Galataseve 4,4-7)
tireve se dhe gjate fjalimeve
perseriste ”Jane me ju” dhe vro-
jtonte ato 40 Engjejt qe ishin te
afishur ne porte. Fotografite qe
jane krenaria jone katolike dhe
kombetare. Befte Zoti qe edhe ne
permes imitimit te Zotit tone
Jezus, te kalojme permes deres se
ngushte te vuajtjeve qe ta shijojme
jeten e pasur se bashku me
Jezusin. Po e mbyll me keto pak
fjale duke i uruar nga thellesia e
zemres sime jete te gjate dhe me
shendet te plote udheheqesit tone
shpirteror Papa Franceskut, Shen-
jterimi qofte me Papen tone.
Drane Shurdho
momente emocionale nga pritja e Papa Franceskut... Ishte e dite e diel, 21 shtator.
Nuk e kisha fare problem qe
nuk do te flija dhe do te
udhetoja gjithe naten, sepse
per mua dhe familjen time
ishte nje dite e vecante qe
rralle vjen ne jete. Me dukej
vetja si me e privilegjuar se te
tjeret. Do te shikonim nga
shume afer Papa Franceskun,
Atin e shenjte. Te marresh be-
kimin e tij eshte nje gje e
jashtezakonshme. Kur arritem
ne Tirane se bashku me ko-
munitetin tone, sapo kishte
gdhire. Sheshi ishte zbu-
kuruar si kurre ndonjehere.
Pak nga pak, grupe te ndrysh-
me njerezish po vinin nga te
gjithe rrethet dhe per pak ore
sheshi u mbush plot. Dhe ja
momenti erdhi. Nuk e mendo-
ja qe do te qaja kur ta shikoja
ate aq prane por ja qe lot ge-
zimi dolen nga syte e mi. Nuk
e shpjegoj dot me fjale ate
emocion. Ndihesha e bekuar.
Prane kisha moter Terezinen
dhe te dyja edhe qanim edhe
qeshnim. Ai iu drejtua altarit
per te mbajtur Meshen e
Shenjte. Me kane mbetur ne
mendje fjalet e tij te mencura
kur e filloi meshen me pers-
hendetjen: "Paqe ne kete shte-
pi " dhe deri ne vleresimin e
tij si vendi i shqiponjave dhe
toka e martireve. Me e bukur
ishte dhe mbyllja e tij kur ai
ishte cuditur se vendi yne
kishte shume te rinj dhe tha
fjale domethenese se "Ku ka
te rinj ka shprese". Eeeh,
duhet t'i pershkruaj me dite te
tera emocionet e mia. Ndone-
se u lodhem me ore te tera ne
kembe, pa buke si dhe me shi,
ia vlejti kjo pritje dhe ky ta-
kim sepse morrem si familje
dhe komuntitet bekimin e Pa-
pes. Dhe jo vetem kaq por u
ndjeva krenare edhe per ven-
din tim i cili per Papen nuk
eshte me "nje vend mysly-
man, por nje vend Evropian"
ku bashkejetesa e feve eshte
nje gje shume e vyer. Jam e
lumtur qe kam zgjedhur zotin
si bashkeudhetarin tim ne jete
dhe e di qe gjithmone qe do te
kem nevoje ai do te jete prane
meje.
Arta Dedgjonaj
Nje dite e mrekullueshme
Dita e 21 shtatorit ishte nje
nder ditet me te veçanta te
jetes sime… Gjithçka filloi
me nje telefonate nga motrat
te cilat plot gezim me dhane
lajmin e bukur se do te
qendroja prane Papes dhe do
te isha shoqeruesja e tij. Kjo
ishte diçka e mrekulllueshme
dhe qe me gezonte sa here qe
e mendoja. Nuk eshte e bukur
ajo qe eshte e bukur, por ajo
qe na pelqen: shume njerez
ndoshta mund te mos e kishin
pritur kete lajm ne kete
menyre por une… une takova
nje lumturi me vete! Ashtu pa
marre parasysh lodhjen dhe
rrugen e gjate isha gati per te
udhetuar bashke me te tjeret
per te takuar pa Françeskun…
Ishte nje ndjesi e veçante, gati
sa s’me rrodhen lot kur pashe
ate te vinte dhe me mijera
njerez qe zgjasnin duart drejt
tij duke thirrur emrin e tij.
Ishte nje nder gjerat me te
bukura qe Shqiperise i kishte
ndodhur… nje arritje e madhe
per popullin tone qe ka
vuajtur kaq shume. Ajo ishte
dita e 21 shtatorit dhe gjithe
shqiptareve kudo qe
ndodheshin te cilet e kuptuan
se feja eshte nje nder gjerat
me te bukura dhe te
rendesishme ne nje komb, e
cila sjell bashkim dhe
harmoni. Orinela Spaho
___________________________ HISTORIA JONE
“Duhet te ndizni shkendija
besimi” … jane fjalet me te
cilat Shkelqesia dhe Ipeshkvi
Diaz tha ne nje takim ne
Rome. Ne fillimet e viteve
1996 me duhej te hapja nje
Komunitet te Motrave
Franceskane te Ungjillit ne
Bilisht. Me moter Giulia ne
ato kohe qe ishte ne fillim te
ecjes se saj fetare, isha ne
Bilisht ne muajin Korrik ne
vitin 1994, me dy murgesha
te tjera te Bamiresise dhe nje
grup te rrinjsh duke sjelle
ushqime dhe placka per kete
popull qe sapo kishte dale nga
diktatura qe e kishte kthyer ne
varferi. Mberitem ne Bilisht
ne mbremje pas nje udhetimi
te gjate dhe te lodhshem,
ishim gati 20 veta: 4 murge-
sha, nje cift i sapo martuar
dhe nje grup i mire te rinjsh
midis tyre dhe nje mjek, te
gjithe te ndezur me entuziazem.
Kur mberitem ne portin e Durre-
sit ngelem shume te befasuar, nga
pamja e shume personave te
mberthyer ne kangjellat e portit
duke u munduar qe te hipin ne
traget dhe te largohen per
kerkimin e nje mundesie te re
jete. Ishim ne udhetim nga Paler-
mo me nje TIR te ngarkuar me
ndihma dhe nje furgon. Rruga
ishte shume e keqe dhe shfaqja qe
ndodhte para syve tane ishte gati
si shkretetire, mungonte bimesia,
dukeshin vetem bunkeret qe dik-
tatori kishte ndertuar per mbro-
jtjen e nje shteti qe ishte mbyllur
ne vetvete. Na mikpriten ne nje
shkolle te vjeter, tani e rikon-
struktuar, dhe pasi shperndame
ndihmat banoreve me ndihmen e
disa te rinjve qe na ndihmonin
dhe me perkthimin, shkuam te
benim vizita tek disa familje dhe
beme miqesi me femijet qe te ci-
let te terhequr nga e reja qe po
shikonin na kerkonin qe te na
njihnin. Prifti i Korces na dha
mundesine qe te mbajme te Shen-
jtin qe kishim marre dhe e mba-
nim ne nje nga sallat e shkolles
dhe mbremjeve benim adhurim.
Ishte vete Zoti qe hapi misionin
tone. Ne kemi qene vetem instru-
mentat e tij. Ne fund te 15 diteve
u nisem me zemren me vullnet te
mire dhe vendimin qe te mos
leme ne vetmine e tyre kete
popull. Pas kesaj experience te
pare, murgesha te tjera u alternu-
an ne kohen e pranveres, dhe per
kete gje Shkelqesia e tij Ipeshkvi
Diaz me ftoi qe te kthehem ne
menyre me te qendrueshme dhe
permanente. Ne 15 Gusht 1996
kemi hapur Komunitetin tone ne
shqiperi ne Bilisht. Jam e sigurte
qe Zoti e deshte pranine tone dhe
e konfirmon duke na bere te
rrisim bashke besimin,
vllazerimin ne komunitetin tone
ne Bilisht. Te falenderojme Zotitn
qe na ka udhehequr dhe drejtuar
ne kete toke qe tani po ndryshon
ne nje qytet me aktiv dhe te bukur
dhe qe dite pas dite i afrohet nje
experience besimi pas 50 vjetesh
ateizmi. Per te gjithe miqte qe ne
keto vite kam takuar ne Bilisht
dhe ne fshatrat i siguroj lutjet e