gazeta "jemi edhe ne" nr.53 muaji april 2015

4
8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected] 1 Viti VII i botimit, nr. 53, prill 2015 Jemi edhe ne... Prill 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Wiki Academy Kukës shënon fundin Wiki Academy është një projekt që ka filluar në Kosovë, duke vazhduar për dy vjet me shumë sukses. Fillimisht, kjo Akademi ishte një mundësi për të rinjtë kosovar që të zhvillojnë aftësitë e tyre në të shkruar, dhe ta bëjnë Kosovën të dukshme online. Gjatë Wiki Acadamy në Kosovë, më shumë se 80 artikuj janë publikar në Wikipedia, dhe me qindra fotografi enciklopedike janë shtuar në Wikimedia Commons. Ne e morëm iniciativën që ta implementojmë këtë aktivitet edhe në Kukës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe ndikimin që do të kishte në jetët e pjesëmarrësve. Gjithashtu, u rrit dukshëm qasja në informatat rreth Kukësit dhe komunave rreth tij, duke aktivizuar të rinjtë që të jenë pjesë e procesit të hulumtimit. Pas përzgjedhjes dhe shpalljes së listës me pjesëmarrësit e garës Wiki Academy Kukës, me datë 28-29 mars u përmbyll projekti i Wikiacademy Kukës. Grupet e konfirmuara për garën e madhe, kanë punuar bashkërisht me stafin e IPKO Foundation & ALB AID për dy ditë me radhë për të zhvilluar artikujt dhe rreth çështjeve teknike të publikimit të tyre në Wikipedia. Ekipi i Wiki Academy Kukës, ka punuar me përkushtim dhe dashuri për ngjarjen më interesante të Akademisë në Kukës. Rreth 120 pjesëmarrës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë mbledhur në gjimnazin Havzi Nela në Kukës që të jenë pjesë e Akademisë. Pjesëmarrësit e Wiki Academy Kukës gjatë fundjavës së fundit të marsit përveç që kanë punuar në artikujt e tyre, kanë patur rastin të dëgjojnë ligjërata e prezantime nga wikipedian profesionist të cilët do të shpalosin njohuritë e tyre para wikipedianëve të ri kuksian. Qyteti i Kukësit ka qenë qendra e Wikipedia-s për këtë fundjavë! Gara për artikullin dhe fotografinë më të mirë enciklopedike u finalizua me datë 29.03.2015, ku të gjithë materialet rreth Kukësit, Hasit dhe Tropojës publikuan në Wikipedia artikujt e tyre. Paraditja ka qenë e ngjeshur edhe me prezantime nga mentorët e Wiki Academy Kukës: Arianit Dobroshi, Redon Skikuli dhe Greta Doci, të cilët kanë shpjeguar mënyrën se si të editohen detajet e fundit rreth shkrimeve dhe teknikat tjera të rëndësishme rreth garës. Më shumë se 120 të rinj entuziast nga Kukësi, Hasi, dhe Tropoja ishin pjesë e garës së artikujve, të cilët shtuan 30 artikuj të rinj në Ëikipedia, si dhe më shumë se 1000 fotografi në Wikimedia Commons. Të gjithë pjesëmarrësit e garës së Wiki Academy Kukës prezantuan temat në të cilat janë bazuar shkrimet e tyre. Wikipedianët e rinj me shumë entuziazëm treguan nga janë inspiruar dhe kush i ka mbështetur për t'i finalizuar artikujt. Ky edicion i Wiki Academy jo vetëm që e promovoj veriun e Shqipërisë, por edhe u dha mundësi të rinjve të kësaj zone të jenë pjesë e një projekti shumë interesant, ku mësuan shumë gjëra rreth hulumtimit dhe shkrimit të artikujve enciklopedik, takuan shumë Wiki Academy Kukës shënon fundin FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES Kontribut i rëndësishëm: Shkelzen Rexha – Shtepi karakteristike Fshati Kostur – Has Punim nga nxënësi Edison Morina, shkolla 9-vjeçare Gjinaj

Upload: alb-aid-kukes

Post on 14-Apr-2017

190 views

Category:

Education


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015

8

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;

Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

1

Viti VII i botimit, nr. 53, prill 2015

Jemi edhe ne...

Prill 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

Wiki Academy Kukës shënon fundinWiki Academy është një projekt që ka filluar në Kosovë, duke vazhduar për dy vjet me shumë sukses. Fillimisht, kjo Akademi ishte një mundësi për të rinjtë kosovar që të zhvillojnë aftësitë e tyre në të shkruar, dhe ta bëjnë Kosovën të dukshme online.Gjatë Wiki Acadamy në Kosovë, më shumë se 80 artikuj janë publikar në Wikipedia, dhe me qindra fotografi enciklopedike janë shtuar në Wikimedia Commons.Ne e morëm iniciativën që ta implementojmë këtë aktivitet edhe në Kukës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe ndikimin që do të kishte në jetët e pjesëmarrësve. Gjithashtu, u rrit dukshëm qasja në informatat rreth Kukësit dhe komunave rreth tij, duke aktivizuar të rinjtë që të jenë pjesë e procesit të hulumtimit.Pas përzgjedhjes dhe shpalljes së listës me pjesëmarrësit e garës Wiki Academy Kukës, me datë 28-29 mars u përmbyll projekti i Wikiacademy Kukës. Grupet e konfirmuara për garën e madhe, kanë punuar bashkërisht me stafin e IPKO Foundation & ALB AID për dy ditë me radhë për të zhvilluar artikujt dhe rreth çështjeve teknike të publikimit të tyre në Wikipedia. Ekipi i Wiki Academy Kukës, ka punuar me përkushtim dhe dashuri për ngjarjen më interesante të Akademisë në Kukës. Rreth 120 pjesëmarrës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë mbledhur në gjimnazin Havzi Nela në Kukës që të jenë pjesë e Akademisë. Pjesëmarrësit e Wiki Academy Kukës gjatë fundjavës së fundit të marsit përveç që kanë punuar në artikujt e tyre, kanë patur rastin të dëgjojnë ligjërata e prezantime nga wikipedian profesionist të cilët do të shpalosin njohuritë e tyre para wikipedianëve të ri kuksian.Qyteti i Kukësit ka qenë qendra e Wikipedia-s për këtë fundjavë!Gara për artikullin dhe fotografinë më të mirë enciklopedike u finalizua me datë 29.03.2015, ku të gjithë materialet rreth Kukësit, Hasit dhe Tropojës publikuan në Wikipedia artikujt e tyre. Paraditja ka qenë e ngjeshur edhe me prezantime nga mentorët e Wiki Academy Kukës: Arianit Dobroshi, Redon Skikuli dhe Greta Doci, të cilët kanë shpjeguar mënyrën se si të editohen detajet e fundit rreth shkrimeve dhe teknikat tjera të rëndësishme rreth garës.Më shumë se 120 të rinj entuziast nga Kukësi, Hasi, dhe Tropoja ishin pjesë e garës së artikujve, të cilët shtuan 30 artikuj të rinj në Ëikipedia, si dhe më shumë se 1000 fotografi në Wikimedia Commons.

Të gjithë pjesëmarrësit e garës së Wiki Academy Kukës prezantuan temat në të cilat janë bazuar shkrimet e tyre. Wikipedianët e rinj me shumë entuziazëm treguan nga janë inspiruar dhe kush i ka mbështetur për t'i finalizuar artikujt.

Ky edicion i Wiki Academy jo vetëm që e promovoj veriun e Shqipërisë, por edhe u dha mundësi të rinjve të kësaj zone të jenë pjesë e një projekti shumë interesant, ku mësuan shumë gjëra rreth hulumtimit dhe shkrimit të artikujve enciklopedik, takuan shumë

Wiki Academy Kukës shënon fundin

FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES

Kontribut i rëndësishëm: Shkelzen Rexha – Shtepi karakteristike

Fshati K o s t u r – H a s

Punim nga nxënësi Edison Morina, shkolla 9-vjeçare Gjinaj

Page 2: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015

72

Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne...

njerëz të rinj, dhe shtuan njohuritë e tyre rreth editimit dhe shkrimit në Wikipedia. Ne falënderojmë të gjithë partnerët, mentorët, vullnetarët, dhe të gjithë ata që kontribuuan në finalizimin e këtij projekti. Më poshtë mund të gjeni listat e fituesve:Gara e artikujve: Vendi i parë: Bajram Curri (qytet), Vendi i dytë: Gora në qarkun e Kukësit, Vendi i tretë: Valbonë Valley National ParkKontribut I rëndësishëm artikujt e mëposhtëm:1. Mali i Gjallicës; 2. Eksodi 1999 në Kukës; 3. Qyteti i Kukësit; 4. Historia e Hasit; 5. Gjeologjia në Kukës; 6. Arkeologjia e Kukësit; 7. Rrethi i Tropojës; 8. Hasi I Shqipërisë Gara e fotografisë:Vendi i parë: Dionis Lleshi – Liqeni I fierzes, Vendi i dytë: Alfred Nela – Çorape, Vendi i tretë: Eriad Peka – Blete primitiveKontribut I rëndësishëm: Ardit Qarri – Kulla e Rexh Bajraktarit, Shkelzen Rexha – Shtepi karakteristike Fshati Kostur – Has

Kur ti e do jetën edhe ajo të do...(portret i një të mbijetuari nga minat)Ai quhet Fetah Dalaçi dhe është nga fshati Borje. Kam patur fatin e madh të lind me të në të njëjtën lagje, të kaloj fëmijërinë me të në të njëjtat rrugica, duke vrarë gjunjët në të njëjtat guriçka. Shpesh i ulur në të njëjtën bankë për plot 8 vite shkollore, kemi kafshuar të njejtën kafshatë e herë-herë, edhe i kemi dhënë shuplaka njëri-tjetrit. Thjesht si fëmijë, thjesht si moshatarë. Por, i lamë prapa kujtimet e bukura se se vitet ikën dhe ne u rritëm. Rrugët tona u ndanë. Ai gjithnjë i qeshur, (thua se mendon vetëm shaka). Diçka kemi ëndërruar, diçka i kemi peng jetës dhe ajo shumë borxhe ka ndaj nesh. Ne u bëmë prindër. Sërish rrugëve të fshatit takohemi për tu çmallur. E pimë kafen e darkës së bashku. Por siç duket fati na deshi të dy. Një ditë ogurzi e vitit 1999, në pranverë, isha nisur në mal për dru. Në hyrje të tij, dëgjova një shpërthim. U drodh mali, u drodh dhe zemra ime. Dikush ra në mina! “O Zot! shpëtoja jetën! – pëshpëritja sa e sa herë. Nuk dija nga të shkoja. Befas sytë më panë një njeri marrë nga tymi i barutit i cili po tërhiqte zvarrë një tjetër. Nuk njihej. Vrapova me një shok drejt tyre. E njohëm shokun tonë, vëllain tonë, Fetahun. E morëm në shpinë dhe e sollëm në shtëpi me mundime. I gjithë fshati kishte dalë. Diçka i mungonte Fetahut në gjymtyrët e poshtme. Pantallonat i vareshin gjithë gjak, blozë e lecka të shqyera. E përcollëm drejt kufirit, në spital të Kosovës. Ajo minë nuk i këputi vetëm këmbën, por i shoi edhe shumë ëndrra. Veç njërën jo. Ëndrrën për të jetuar. Ajo ishte brenda shpirtit të Fetahut. Ai nuk e lëshoi. U mbajt fort pas jetës dhe mbijetoi. Më i bukur se më parë kur qe djalosh moskokëçarës, më i pjekur, më punëtor. Nëse ecën me vështirësi, këtë nuk e themi për duart e mendjen e hollë që ka. Është duarartë e mendjendritur. I është përkushtuar punës për gdhendjen e drurit, e zgjedh, e përpunon, e vizaton, e gdhend, e ledhaton ashtu siç ledhaton fëmijët e tij. Jeta është e vështirë dhe ai me shumë mundim duhet ta përballojë, nga druri e guri. Ndaj e duam. Jo vetëm unë si shok e mik, por edhe ata që duan punën e jetën. Dëshiron Fetahu të njohë sa më shumë botën, se vitet ikën. Ndaj lexon, mëson, praktikohet në shumë e shumë profesione. Mur-mur bëhet kalaja. Kështu portreti i tij bëhet më i plotë. Këta njerëz duhen admiruar e vlerësuar. Nuk kanë nevojë për mëshirë, kanë nevojë për më shumë dashuri njerëzore. Ndaj eshe apeloj si qytetar i thjeshtë i këtij vendi, duke iu drejtuar qeverisë, bizneseve të vendit e të huaja të kthejnë sytë nga këto njerëz, brenda të cilëve flenë dhuntitë, gjenitë, talentet e që mjafton vetëm pak përkrahje ato shpërthejnë duke e bërë botën më të bukur, më të mirë. Mirënjohje dhe respekt për Fetahun dhe brezit, gjeneratës, që e pësuan nga çmenduria e njerëzve të etur për pushtet të pakufishëm. Mjaft më. Dhe së fundi, besoj dhe nga shpirti i Fetahut del thirrja e Julius Fuçik: Njerëz, ju kam dashur! Vigjiloni!.

Novruz Mehmeti, Borje

FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKESVendi i tretë: Eriad Peka – Blete primitive

Kontribut I rëndësishëm: Ardit Qarri – Kulla e Rexh Bajraktarit

Page 3: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015

3

Prill 2015_________________________________________________Jemi edhe ne...Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne...

6

FOTOT FITUESE TE WIKIACADEMY KUKES Një shkollë plot veprimtariNë kuadër të reformave në arsimin para-universitar ku shkolla nuk shihet vetëm si qendër ku nxënësit marrin dije, por edhe si një qendër argëtimi në funksion të edukimit të gjithanshëm, edhe shkolla 9-vjeçare “Xhafer Ollomani”, Borje ka organizuar aktivitete të shumta. Përmendim fjalën artistike me rastin e 7-8 marsit, ku nxënësit me krijimet dhe recitimet e tyre kanë përçuar emocionet e festave edhe tek të pranishmit, prindër dhe ish-nxënës. U kujtuan në fjalën e rastit mësuesit e kësaj shkolle që nuk rrojnë më, si Latif Ymeri, Halim Miftarallaraj, Belush Kerpaci, Murhan Dalaci si dhe pensionistët veteranë të arsimit Muhamet Miftarallaraj dhe Bajram Sadikaj. Nën ritmin e muzikës popullore vendase u përkujtua dhe mësuesi, historiani, shkrimtari i ndjerë Nazif Dokle.Por, jo vetëm kaq. Në këto ditë festash të marsit, një grup skiatorësh nga kjo shkollë, anëtarë të shoqërisë sportive “Kallabaku”, Borje themeluar që në vitin 1928, morën pjesë në kampionatin kombëtar të skive, zhvilluar në Dardhë të Korçës. Në përfundim 3 nxënës të kësaj shkolle u shpallën kampion të Shqipërisë në moshat e tyre. Këto janë: Lavdrim Hajredini, kl e IX-të, Jurgen Ollomani, kl e VIII-të, Daniel Dokle, kl e II-të. Për të nderuar këta kampionë, mësuesit dhe drejtori i shkollës shpërndanë dhurata e certifikata mirënjohje, kurse kolektivët e klasave përkatëse kanë organizuar aktivitete tematiko-argëtuese për nder të tyre. Gjithashtu sipas planit të veprimtarive jashtë kurrikulare të drejtorisë së shkollës, kolektivi i mësuesve të shkollës Borje organizuan një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kjo vizitë pati karakter njohës me objektet historike, figurat historike, organizmat drejtuese të shtetit të ri të Evropës. Në këtë vizitë, u organizua edhe një takim me të birin e mësuesit të para të shkollës shqipe në Borje Z. Latif Ymeri, Gjakova, Z. Fatmir Jaka. U shkëmbyen kujtime e diskutime mbi ecurinë e arsimit shqip në Kosovë e në Shqipëri e për ecurinë e tij në shkollën 9-vjeçare Borje. Dhe aktivitetet nuk do të ndërpriten. Ato do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen në të mirë të nxënësve, mësuesve e prindërve në përgjithësi.

Qeveria e nxënësve Borje.

Qyteti im...(ese)Qyteti im që mban mbi supe qindra detaje të këndshme dhe të dhimbshme. Një qytet i vogël me njerëz të mëdhenj, të rinj, intelektualë, pijanecë, pleq e mbi të gjitha llafazanë. Qytet që rrugët i ka të mbushura plot e përplot nga ecje të lodhura dhe të nxituara...Hapa që mësojnë të ecin , e hapa që ndoshta nuk përsëriten më. Vendi ku kafenetë janë të mbushura plot e përplot me fytyra mashkullore...Pemë të shumta që me shpinë të tyre shpeshherë, thuajse gjithmonë gjejmë lajmërime nga më të ndryshmet. Dyqane të shumta ku shitja e duhanit shkon vaj, thua ...kaq të dëshpëruar janë këta njerëz?! Djelmosha që s'bëjnë gjë tjetër veçse ulen kafeneve e tymosin. Vajza të reja, shpirti i të cilave shpërthen në energji, por ajo ka vetëm një drejtim, punë shtëpie, orari zgjatur mësimor dhe sigurisht përkushtimi ndaj burrave të shtëpisë. Dhe unë në brendësinë time kam krijuar një mozaik me piktura të qyteti tim. Eh sa do të doja që Kukësi im i dashur të ndryshonte, por si? Thashethemet kurrë nuk do të mbarojnë, rrugët do të jenë të mbushura plot me djelmosha që tymosin, djemtë e fisit do të “burgosin” të shkathëtat e fisit, pleqtë do të të vazhdojnë me kohën e xhaxhit, e ne rinia...?

Anila Beqiraj, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj

Vendi i parë: Dionis Lleshi – Liqeni i Fierzes

Vendi i dytë: Alfred Nela – Çorape

JetaDisa thonë që jetën e shijon ën fëmijëri, ndërsa disa të tjerë thonë kur të rritesh. Për mua do të jetë e njëjta gjë. Unë jam ende e vogël dhe po e shijoj jetën, këtë gjë do ta bëj edhe kur të rritem. Por, kam edhe një qëllim që kur të rritem të bëhem dikush në jetë. Në jetë kam mësuar dhe do të mësoj shumë gjëra. Jeta është një udhëtim, për ta ndërtuar atë është një rrugë e gjatë.

Donika Xhebexhia, kl e VII, shkolla 9-vjeçare, “Lidhja e Prizrenit,

Page 4: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015

54

KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE

Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Prill 2015________________________________________________Jemi edhe ne...

Qytetaria është dhunti. Ai qe pajtohet i pari me humbjen ka gjasat me te mëdha për te arritur fitoren e radhës. Pavarësisht pakënaqësive dhe fjalëve tuaja ndihem I nderuar qe isha ne mesin e gjithë atyre njerëzve te kulturuar. Nëse ndodhesh me poshtë përpiqu te kapesh majën e jo te ulesh te tjerët . Që në momentin që u futesh në garë detyrimisht keni pranuar do lloj vendimi te jurisë qe gjithsesi duhen vlerësuar ne maksimum për punën e tyre. Nuk duhet te dëshironi me çdo kusht te jeni te paret por duhet te luteni, te kishit pasur zotësinë e atij qe doli i pari. Ishte një projekt madhështor dhe pune e lodhshme. Juve qe aludoni mbi përkushtimin e te tjerëve do te doja të shihje në vështirësitë dhe lodhjen e atyre pastaj tu dëgjoja te flisnit. Nuk ka vlere te përcillni negativitet sidomos pasi gjithçka ka mbaruar. Jeta i zgjat dorën atij qe hedh shikimin para dhe jo vajtuesve te se shkuarës.

Eriad Peka, shkolla e mesme “Skënderbeu”, Krumë

FamiljaSi çdo njeri me fat në këtë botë, edhe unë kam një familje. Për mua familja është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Të kesh familje është njësoj sikur të kesh gjithë lumturinë e botës në zemrën tënde. Familja është streha kur ndihem keq, mbrojta kur jam e pambrojtur dhe gëzimi kur ndihem e trishtuar. Ka shumë njerëz në këtë botë që jetojnë pa e njohur dashurinë e familjes, prandaj ti që e ke një të tillë, mundohu ta duash, ta mbrosh dhe të mos i bësh të vuajnë. Familja është nj bekim dhe gjithkush duhet ta shohë si të tillë, ta bëjë të lumtur, sepse herët a vonë të gjithë do ta kuptojnë se familja është gjëja më e shtrenjtë për gjithkënd.

Jurgena Jemin, kl VIII, shkolla shkolla 9-vjeçare, Gjinaj

Për ty

Çdo ditë që kalon Çdo minutë, çdo sekondëmë duket një makth i vërtetëÇdo gjë më duket e kotëSikur gjithë bota ka rënë mbi mua

Ndjej vetëm dhimbje në shpirt Plaga po zë plagën dhe nuk po shërohetqë të pushojë dhimbja

Dielli lind dhe perëndon Por unë nuk ndjej asnjë rreze të tij Më duket sikur po bie borë e shinë vend të diellitSikur qielli është i zymtë dhe gati të shpërthejë ne lot

Asgjë nuk duket e gëzuar Edhe pemët që na rrethojnë Të mërzitura janë për muaPo bashkohen me dhimbjen time

Argentina Rexhmati kl IX, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj

Dhimbja Pika, pika, pikon loti

por si qiriu në ndriçimpika, pika gjaku ndalet si të ishte një mallkim

se një shigjetë e flakëruar shpoi thellë kraharorin tim

Pranvera

Dalëngadalë po vjen pranveraqielli i ngrysur po ndryshon

e akulli në çati si kristalka nisur të pikojë

Pak nga pak shkrin dhe boradhe largohet me dimrin plak

sepse dielli nazemadhi buzëqesh lart në majë

E ndër fushat e përgjumurapo dallohen shenja jete

e nëpër malet e palëkundura po fryn erë e lehtë pranvere

Pranvera vjen me zogjtë shtegtarëdhe na sjell gjallërinë

e me afshin e saj magjik i jep vendit bukurinë

Lulëzojnë pemët , këndon bilbiliçel manushaqja dhe trëndafilikullojnë lumenjtë dalëngadalë

duke rrjedhur në çdo anë

E në lulet shumëngjyrësheqë si mozaik ngjasojnë

bredhin fluturat pendëshkruarqë nektarin kërkojnë

E nën tingujt pranverorëqë luhet nga zogjtë muzikantëtë mbushte zemra me lumturi

që magjepset dalëngadalë

Gentjan Pepa, kl XI, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj

Kujdes me gjuhën shqipe

Moj shqipe e bukur e lumja ti sa shumë me të tjera sot të kanë përzi

ti dikur ishe më e madhja nënëtrimat e dheut të kanë thirrë zanë

Ke pasë fjalët të bukura e plot dritëme ty në djep foshnjat janë rritë

ti u dhe zemër, krahë e jetë shqiptarëvetmerr e frikë u kalle gjithë barbarëve

me ty ky popull shkroi historinëe ngriti kaq lart lavdinë.

po sot moj shqipe, më thuaj si je ?sikur një grua e mbetur e ve

Vijnë nga anë e botës, turistë e tregtarëthesarin tënd të fjalëve e kanë bërë pazar

përmbi mallra plot e përmbi lokale fjalë të huaja lozin, hedhin valle

Të lexosh gazeta, n'parlament të vesh plot fjalë të botës gjithandej do gjesh

Edhe nëpër libra a televizionfjalë të huaja janë mbledhur në kor

Gjithë jemi shqiptarë e gjuhën e kemipo me gjuhë të botës vesh duam të merremishqiptarë! me vëllezër gjithkund jemi ndarë

e kemi harruar fisin edhe farë

Njëri thotë “ciao”, “hello” thotë tjetriTungjatjeta jonë mbeti tek i vjetri

Ca “buongiorno” thonë e ca “kalimera”mirëdita jonë u fsheh veç në zemra

Atë që shekujt nuk e bënë dote bëmë vetë ne, vetëm për pak mot

Pra kujdes me shqipen, dhuratën e çmuarveç me këtë gjuhë ke për tu kuptuar

Kush është nëna jote, dheu yt i parëtoka ku ke lerë, je veç nje shqiptar

mos e përbuz, jo këtë gjuhë të madhengrije lart lavdinë e gjuhës shqiptare

Delina Mehmeti, shkolla e mesme Shishtavec

Ime më

O ime ëmë që me ke rrituroj nënë e vuajturo pirate që vodhe shpirtin timo yll i pareshtur

o armomë ëndrrash që ngacmoi emocionin timo frymëzimo lule e vetme në lëndinën e bukurisëje ti o nëna ime

o zbutëse shpirtrash që ngazëllen lotët e midhe prek qiellino ëndërrimtare e krijimtarisë për mua

o

“Ajo cka lumi me fsheh”

Endem brigjeve te lumit...Unë, rrugaçe e mjerë pa fat...Nata mëtremb me heshtjen e saj, por më e madhe frika mos e tremb unë atë.

Përkulem, marr dy guriçka dhe i flak në ujëe me inat. Llokoçitje, një rreze drite brenda meje dhe asgjë. Nga vij, ku shkoj, pse jam,

ku shpresoj...Katër pyetje të thjeshta dhe mijëra pas tyre. Tehu i nje vegimi përshkon natën pertej. Makthi i një fytyre të pafajshme,

lutje, lutje, që jetojnë të perhumbura në sy dhe një klithmë e skajshme. Dhe unë aty që...që...Une?! E kush tha se isha unë? C'hyj në

këtë mes? Ngërdheshem për të krijuar një buzeqeshje boshe, por as kësaj nuk ia arrij. Duar që zgjatën drejt meje. Jo, pse drejt meje.

Unë duhet të jem dikush tjeter, patjeteër, ose të mos jem fare. Hej, kush më ndihmon të vesh shpirtin e dikujt tjetër?! Nata qesh para

meje. Me thikë nëe dorë, i kërrusur si vjedhes jetësh, me mallkimin kryqëzuar në kurriz vrapoj. Vrapoj, vrapoj pa e ditur se ku.

Lumi zvarritet para meje...Ah, po dua të vras natën. Ajo s'ka frikë fare. Më nxjerr gjuhën, me përqesh. Dhe tërbohem. Dua ta shoh

me sy të zgurdulluar, tëe përpëlitet me përgjerim para meje. Si ai...oh, si ai...Rrëzohem dhe e gjej veten përtoke, pa leëvizur. Thika

ndriçon tutje errësirën. Mos vdiqa? Këpus një fije bari. Jo, këtu jam. Ngrihem me mundim dhe nis e paditur, duke gulçuar. Lumi më

shoqëron gjithnjë. Ca dridhje të lehta në fillim, të njëpasnjëshme, ritmike, më përshkojne. Pastaj rryma bëehet e fuqishme. Po

dridhem si purteke, po më kercasin dhëmbet. Hej, po kjo? Unë jam valle? Sytë enden sa andej-ketëj. Lumi. Po pse vallë, ky dreq

lumi? Po rrënqethem. Nis të kthjellohem, pak nga pak retë po davariten brenda meje. Retë ikin, por stuhia filloi. Kuptoj ç'jam. Kam

rrënjët e flokëve në duar, shoh këtu rroba të rreckocura, shoh veten. Peërplasem përdhe dhe ia plas gazit si e krisur. Oh, ç'histori

zbavitesë me shkoi ndër mend! Ishte pak e lemerishme, por e bukur. Qesh dhe s'pushoj. Aq pa kufi është lumturia e beftë. Pastaj të

qeshurat dalëngadalë rrallohen, humbin tingëllimin dhe befas kuptoj se po rënkoj… më pas kollitem, e…fshij lotet. Çfarë?! Loë?!

Po, nga e qeshura. Marr një lot në gishtin e vogël, çuditërisht qenka i madh. E vëzhgoj. Sa i pastër që është! Aq shumë, saqë shoh

brenda tij. Si mund të qëndroje diçka kaq e kristaltë brenda meje, të zezës?! Loti zhduket, por faqet i kam ende te lagura. Po rrjedhin

të tjerë., gjithnjë e meë shumë…Po unë s'po qesh? Hap sytëe fort për të dalluar sa të vëertete janë. I fshij me shpejtësi dhe e

tromaksur ngrihem per t'u arratisur nga mendimet. Lumi, sërish lumi…Seç më fsheh. Diçka më kërkon…qëndroj në buzet e tij.

Ngul vështrimin thellë brenda tij. Sikur shoh një fytyre aty. Bëhet më e qartë, më e prekshme. Zot, më shpëto nga ai. Edhe aty

qenka, edhe brenda meje është, edhe kudo ku ka një thellësi, ai gjendet…mbase, po të shkoj edhe unë atje, mund të shpëtoj. Lumi

më fton, më pret. Bëj një hap, edhe një hap tjetër dhe… nje shkrepëtime pasqyrohet në lumë dhe më pas në sytë e mi, me një forcë të

gjithëpushtetshme. Nata po vdes. Ashtu butë, butë, pa u ndier, e qetë, pa asnje klithmë. Diçka më gudulis, më ngroh. Me sy të

mbyllur e ndjek. Me hapa të lehtë duke menduar që secili prej tyre të jetë i fundmi. Por, fundi s'po vjen, hap sytë me kureshtje. Një

rreze dielli. Dhe fund s'ka më….

Aferdita Hoxha

e mbeti plagë e pashëruar si një vullkan pa shpërthim

pika, pika, loti thahet...e avullon në errësirëdhe gonxhja e bukur

më nuk ngjallet por, tretet e tretet pa dëshirë...

e dhimbja e errët e përvëluargllabëroi çdo rreze drite

me buzëqeshjen e trazuar si një tirane

Gentjana Pepa, kl XI, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj

Arbëresha

O moj laroshe, bukurosheStolisur me atë veshëSyri s'më gënjen mua Më duket se je arbëreshë

Si dritën e diellit të duaMoj faqekuqe si për puriKur mbush ujë në kruaMë ngjan tamam si ftua

Ç'mi ke ata sy si ulliriVetullën si gajton i ziFlokët hedhur mbi shpinë Të dua moj vetëm ty

E bukur je s'ke të sharëe shoh në fytyrën tëndeBuzët si margaritarëDhe trupin si zanë mali

L i n d i t a B r a h a , s h k o l l a “Bajram Abdiu”, Bicaj

trëndafil i kuqqë përshëndet frymëzimet e mijao kurajë e ndritshmeo det plot ëndrraje zemër e ëmbël me dashuri në kraharorin timdo të jesh gjithmonë vetëm ti

Kristina Bera, kl VI, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë