gazeta nr. 33

16
E ENJTE 3 QERSHOR 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 19 (33) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Stigmatizimi shekullor mes shqiptarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë... Politika e urrejtjes Midis dy botëve 03 politikë Njeriu, dikush si unë të paktën, nuk mundet veçse të tronditet nga masa e panumërt e statuseve në mbrojtje të lirisë. Në kundërpërgjigjie vijnë fjalë të zgjedhura për të më kujtuar që jetoj në një Shtet të së drejtës... Raport për kultin e lirisë 04 analizë Është politika ajo që duhet ta udhëheq jetën tonë individuale brenda shoqërisë si edhe atë kolektive të vet shoqërisë. Dhe ne, gjithnjë duhet të bëjmë politikë, sepse gjithkund ka politikë dhe gjithçka është politike. Ne duhet të poltizohemi skajshmërisht dhe të kyçemi thellësisht në bërjen e saj... Kufijtë dhe kthimi i politikës 07 maqedoni 11 opinion “Strukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës dhe sipas interesave të tua, pa vendosur kurrfarë diktature” Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Andi Kananaj, Arbër Shtembari, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Dorian Matlija, Krenar Zejno, Leart Kola, Shkëlqim Cela PERKTHIME | Slavoj Zizek GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Në Shqipëri gjatë këtyre gjashtë muajve, asnjë biznes nuk ka blerë asnjë makineri. Ndërkohë që qeveria në raport me vitin e kaluar ka ulur me 11 miliardë investimet publike. Kjo sigurisht që ka filluar gradualisht të çojë në faliment shumë kompani sidomos ato të ndërtimit... VRASJE ABONOHUNI ABONIM 3 mujor 300 leke ABONIM 6 mujor 600 leke ABONIM 1 vjeçar 1200 leke CEL. + 355 (0) 68 20 55 005 NË EMËR TË KUJT? gz33.indd 1 6/2/10 12:58 AM

Upload: organizata-politike

Post on 02-Mar-2016

230 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 33

E EnjtE 3 qErshor 2010 - VItI 2 I BotIMIt - nr 19 (33) - ÇMIMI 20 LEkë

E MErkUrE 15 shtAtor - GAZEtE E PErjAVshME E PAVArUr - VItI 1 I BotIMIt - nr 1 (1)

Stigmatizimi shekullor mes shqiptarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë...

Politika e urrejtjes

Midis dy botëve

03politikë

Njeriu, dikush si unë të paktën, nuk mundet veçse të tronditet nga masa e panumërt e statuseve në mbrojtje të lirisë. Në kundërpërgjigjie vijnë fjalë të zgjedhura për të më kujtuar që jetoj në një Shtet të së drejtës...

Raport për kultin e lirisë

04analizë

Është politika ajo që duhet ta udhëheq jetën tonë individuale brenda shoqërisë si edhe atë kolektive të vet shoqërisë. Dhe ne, gjithnjë duhet të bëjmë politikë, sepse gjithkund ka politikë dhe gjithçka është politike. Ne duhet të poltizohemi skajshmërisht dhe të kyçemi thellësisht në bërjen e saj...

Kufijtë dhe kthimi i politikës

07maqedoni

11opinion

“Strukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës dhe sipas interesave të tua, pa vendosur kurrfarë diktature”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Andi kananaj, Arbër Shtembari, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Dorian Matlija, krenar Zejno, Leart kola, Shkëlqim Cela PerkthiMe | Slavoj Zizek

GAZEtE E PErjAVshME - BotUAr nGA InstItUtI “AntonIo GrAMshI”, tIrAnE

Në Shqipëri gjatë këtyre gjashtë muajve, asnjë biznes nuk ka blerë asnjë makineri. Ndërkohë që qeveria në raport me vitin e kaluar ka ulur me 11 miliardë investimet publike. Kjo sigurisht që ka filluar gradualisht të çojë në faliment shumë kompani sidomos ato të ndërtimit...

vrasjeaboNohuNi

abonim 3 mujor 300 lekeabonim 6 mujor 600 lekeabonim 1 vjeçar 1200 leke

Cel. + 355 (0) 68 20 55 005 në emër të kujt?gz33.indd 1 6/2/10 12:58 AM

Page 2: Gazeta Nr. 33

2 e enjte 3 | Qershor 2010 |

Dhuna sistemike pra është diçka e ngjashme me të famshmen “materie të errët” të fizikës

Tunika e përgjakur e tiranit

Rrugë - Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet

rruga e politikes së politikës së rrugës

Dorian Matlija

Një modë e të bërit politikë që ka kapluar në formë trendi politikën e re me gjith c’ka brenda, është edhe politika që bëhet në rrugë. Prej ko-hësh mediat po mbushin gigat e tyre të arkivës me panairin e madh të ak-tivizmit politik rrugor. Ky panair poli-tikëbërjeje që ngjall idenë e një de-mokracie të drejtpërdrejtë që buron nga athina e vjetër, sjell me rradhë eksponatet e popullit punëtor, popu-llit të papunë, popullit pronar, popu-llit pa pronë, popullit tregtar, popullit rrogëtar, popullit kështu e popullit ashtu. Pastaj vjen pavioni i depu-tetëve, pastaj ai i folësve me dialekte të ndryshëm, pavioni i ish-shoqërisë civile, pavioni i kundërshtarëve alea-të dhe në fund vjen pavioni king size i rezervuar vetëm për persona me sta-turë mbretërore.

aktiviteti i fundit rrugor kishte në fokus realizimin e transparencës si një e drejtë universale. Prej kohësh opozita dhe kundërshtarët e saj ale-atë, bashkë me ish shoqërinë civile kërkuan të realizohej hapja e kutive të votimit për të parë votën e tyre, ti-men dhe tënden. Ndërmjet shumë metodave ligjore, ata parapëlqyen që kutitë t’i hapte vetë berisha. Kur ky i fundit u zvogëlua enkas për t’u dukur më i vogël se shteti ligjor dhe u mbrojt me ligjin dhe me vendimet e gjykata-ve, konflikti mori një ngjyrë shumë interesante. Nga njëra anë nuk dihej nëse vërtet berisha e kishte ligjin në anën e tij dhe nga ana tjetër nuk di-hej nëse Rama e kishte faktorin ndër-kombëtar në anën e tij. Kështu beteja u fokusua tek këto dy pika. berisha duke e marrë të mirëqenë që davanë ligjore e kishte fituar, luftoi fort që të fitonte edhe simpatinë ndërkombëta-re, ndërsa Rama, duke ditur efektin e sharmit të tij tek ndërkombëtarët, luf-toi fort që të rrëzonte edhe balancën e drejtësisë ligjore në anën e tij.

Pas një kalvari të gjatë aktivizmi dhe viktimizmi, pas mbylljes së grevës dhe dollisë famëmirë, Rama e lëshoi rrufenë e tij se fundja ajo që kërkohej ishte respektimi i ligjit dhe kushtetu-tës, a thua se tani që ndërkombëtarët i futi në xhep, i kishte mbetur vetëm të bënte lojën e vjetër të e-ka-kush-e-ka-së ligjore. Por rrethanat treguan se ai nuk e pati asnjëherë ligjin në anën e tij, ndaj u detyrua të këmbente qen-drimin institucional, që është tipik për një njeri që beson tek e drejta e tij me qendrimin e rrugës, që është tipik për një njeri që beson se e drejta që nuk i takon mund të rrëmbehet me shpre-së që të mund të legalizohet më vonë. Më konkretisht rrethanat që e denon-cuan këtë sjellje ishin:

Së pari, nëse Rama do të kishte li-gjin me vete, herët a vonë me qëndri-min institucional do vinte drejtësinë, qoftë edhe duke kërkuar nga pro-kuroria të zhvillonte hetime të plota, apo qoftë edhe duke kërkuar nga kushtetuesja që të cilësonte si pro-cese të parregullta ligjore pacavuret e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. hetimi parlamentar do ishte thjesht një va-riant dhe se do të gjindej një modus juridik që të vlente. Por hedhja në

rrugë dhe kurdisja e grevës së urisë tingëlluan si ceremonija përmbyllëse e një stërpjekjeje mendimi nga ana e ekspertëve ligjorë që mundet t’i kenë mbushur mendjen Ramës se shancet ishin të (as) pakta. Nëse ky arsyetim nuk vlen, atëherë përse nuk u tentu-an këto rrugë, qoftë edhe paralelisht me demonstrimin në shesh të forcës numerike?

Së dyti, nëse Rama vërtet do të kishte ligjin me vete, atëherë ndër-kombëtarët nuk do ndanin edhe ata qëndrimet e tyre në institucionale dhe rrugore. PE, KE dhe aktorë të tjerë de-klaruan njëzëri që duhen rrespektuar ligjet e vendit, ndërsa kur vinte puna

tek përplasja për hapjen e kutive thu-hej se kjo mund të zgjidhej nga vetë palët me anën e dialogut. Pse pas fjalës “dialog” dëgjohej thuajse rre-gullisht fjala “parlamentar”? Një ar-sye e vlefshme mund të ishte se vetëm në parlament ligji ndryshohet për të bërë të ligjshme një zgjidhje të paligj-shme dhe vetëm në parlament mund të jepet me elegancë mesazhi se ligjin nuk e bëjnë liderat por grupimet e përfaqësuesve të popullit. Nëpër dar-ka apo kafene rrugore gjithsekushi prej këtyre zotërinjve ndërkombëtarë e pati më të lehtë të thoshte edhe ndo-një opinion personal, por që gjithsesi nuk ishte opinion zyrtar.

Së treti, që Rama nuk e kishte ligjin me vete, këtë e tha me mjaft elegancë edhe bosch ai tha se palët duhet të tregohen burra shteti dhe të mos fshi-hen pas teknikaliteteve. i vetmi person që po fshihej pas teknikaliteteve, pra ligjit dhe vendimeve të gjykatave, ish-te berisha. ai ishte i vetmi person që mund të dilte një moment mbi ligjin dhe të tregohej burre shteti, sepse fundi fundit ky term nuk i mvishet dot një opozitari pa mandat. Me këto fjalë boshi na tha të gjithëve se po qe puna për ligjshmëri atëherë davanë e ka të fituar berisha, por meqënëse zbatimi i ligjit do sillte egërsimin e furisë së kavalerisë dhe këmbësorisë opozita-

re, atëherë berisha duhej të dilte mbi ligjin dhe kushtetutën (si teknikalitete të rëndomta) dhe si një burrë i vërtetë shteti të hidhte hapin e madh dhe të shpallte pezullinë e tyre. burrat e sh-tetit kështu kanë vepruar në rastin e mosdënimit për armëmbajtjes pa leje në vitin 1997, në rastin e ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin, apo qof-të edhe në rastin e mosdënimit për arratisje në kohën e eksodit biblik në korrik 1990. historia është e mbushur me momente kur ligjet bëhen tekni-kalitete të rëndomta përballë valëve të egërsuara popullore...

(Vijon në faqen 10)

Slavoj Zizek

Ka një rrëfim të vjetër për një punëtor që dyshohej se vidhte: çdo mbrëmje kur ky largohej nga fabri-ka duke rrokullisur përpara një fuçi, ia kontrollonin me imtësi fuçinë. Por rojet nuk gjenin gjë asnjëherë. Gjith-një fuçia bosh. Më në fund i bien në të: punëtori vidhte pikërisht fuçitë…

Një paradoks i ngjashëm është i vërtetë për dhunën, dhe nëse ek-ziston ndonjë tezë bashkuese që të përshkojë këtë degëzim reflektimesh mbi dhunën, është pikërisht kjo. Në mendjet tona si sinjale të dukshme të dhunës qëndrojnë aktet e krimit dhe terrorit, trazirat civile, konfliktet ndër-kombëtare. Mirëpo ne duhet të mësoj-më të bëjmë një hap pas, ta shkëpu-sim vëmendjen tonë prej shkëlqimit tërheqës të kësaj dhune “subjektive” të vëzhgueshme drejtpërdrejt, kësaj

dhune të ushtruar prej një agjenti të identifikueshëm qartësisht. Nevojitet të perceptojmë konturet e sfondit që i gjeneron të tilla shpërthime të befta. Një hap pas do të na bënte të zbulo-nim një lloj dhune e cila i zgjat për-pjekjet tona për të luftuar dhunën e për të promovuar tolerancën.

Kjo është pikënisja, e ndoshta ak-sioma e këtij libri: dhuna subjektive është thjesht pjesa më e dukshme e një triumvirati që përbëhet edhe nga dy forma objektive të dhunës. Së pari është një dhunë “simbolike”, e tru-pëzuar tek gjuha e tek format e saj, tek ajo çka heidegger-i do ta quante “shtëpia e qenies sonë”. Siç do e sho-

him më vonë, kjo dhunë nuk funksio-non vetëm tek rastet e qarta – dhe të studiuara gjerësisht – të provokimeve dhe të marrëdhënieve të dominimit social që riprodhohen në format e zakonshme të të folurit tonë: ka një formë edhe më bazike të dhunës, që sërish i përket gjuhës si e tillë, si imponuese e një universi të caktuar kuptimor. Së dyti, ekziston ajo çka unë quaj dhunë “sistemike”, ose pasojat shpesh katastrofike të funksionimit normal të sistemeve tona politike dhe ekonomike.

Sfida qëndron te fakti që dhuna subjektive e ajo objektive nuk mund të perceptohen prej të njëjtit kën-

dvështrim: dhuna subjektive përjeto-het si e tillë në kontrast me një sfond jo-të dhunshëm, me një nivel zero. Dhuna subjektive shihet si një turbu-llim i gjendjes “normale” dhe paqëso-re të gjërave. Ndërsa dhuna objektive është e padukshme, sepse është ajo që e ndërton standartin e nivelit zero, sfondin me të cilin kontraston çdo gjë që ne perceptojmë subjektivisht si dhunë. Dhuna sistemike pra është diçka e ngjashme me të famshmen “materie të errët” të fizikës, është kundërpjesa e kaq të dukshmes dhunë subjektive...

(Vijon në faqet 8-9)

gz33.indd 2 6/2/10 12:58 AM

Page 3: Gazeta Nr. 33

3e enjte 3 | Qershor 2010 |

Leart kola

Në Shqipëri gjatë këtyre gjashtë muajve, asnjë biznes nuk ka blerë asnjë makineri. Ndërkohë që qeveria në raport me vitin e kaluar ka ulur me 11 miliardë investimet publike. Kjo sigurisht që ka filluar gradualisht të çojë në faliment shumë kompani sido-mos ato të ndërtimit të rrugeve. Duke qenë se ndërtimi i rrugëve ka qenë i vetmi prioritet qeveritar.

Euro është forcuar në dëm të lekut, duke sjellë kësisoj probleme shumë të mëdha sidomos tek familjet e shtre-sës së mesme, të cilat kanë marrë kre-di në këtë valutë. Pritet që për arsye të krizës, shumë familje kosovare të cilat paratë për të ardhur me pushime i marrin nga bijtë e tyre që punojnë në Europë, thjesht të rrinë në shtëpi këtë verë e po i njëjti skenar parashikohet për emigrantët shqiptarë në itali dhe Greqi, dy vende keto të dërrmuara gati në mënyrë përfundimtare nga kriza financiare.

Menjëherë pritet që kjo të shkak-tojë valën e dytë të papunësisë në të gjithë ata që punonin sezonalisht në bregdet, si në fushën e shërbime-ve ashtu dhe në atë të ndërtimeve. Ndërkohë që dhe kreditë (me kushte vrasëse) nuk po jepen më nga bankat për qeverinë shqiptare. Pra punët nuk duken aspak mirë për një shtet që akoma varet nga paratë që futen nga jashtë.

Edhe pse prej vitesh tashmë, në mungesë të një rishpërndarjeje të drejtë të të ardhurave, shqiptarët kanë shpërndarë në mënyrë të drejtë mizerjen e tyre, ka ardhur një pikë ku nuk vazhdohet më. Një pjesë e madhe e shoqerisë tonë shume shpejt nuk do të ketë më asnjë kothere për të vënë nën dhëmbë.

Në mes të gjithë kësaj katrahure në të cilën po rreshket vendi, personaz-hi më misterioz e i pakuptimtë është Kryeministri berisha, i cili jo vetëm nuk kthen asnjë përgjigje për këto probleme të prekshme, por manipu-lon shifrat e institucioneve të cilat e kanë harruar përfundimisht misionin e tyre publik, për t’u transformuar në një farë tellalli të dëshirave të Krye-ministrit Shqiptar. Jashtë kësaj loje nuk mbeti as guvernatori i bankës Shqiptare, i cili del në konferencë për shtyp çdo javë të perëndisë, për t’i lajmëruar shqiptarët që dhe pse in-vestimet po bien, punë nuk ka, leku po dobësohet ne vazhdokemi te jemi luanët e zhvillimit!!!

Sigurisht që shqiptarët janë mësuar me këtë skenar të përsëritur, për këdo që ka pak memorje, pak a shumë të njëjtat institucione por me drejtorë e

guvernatorë të ndryshëm. Njësoj si në ‘96 kur dilnin e bënin be e rrufe për firmat piramidale. Por akoma më e bu-kur është që gjithçka është në të njëj-tat vende si në ‘96, ne jemi në Shqi-përi, ekonomia po rrënohet dhe në krye është prapë berisha me boden. i vetmi që mungon në këtë bandë sh-tetërore është Gazidede, dhe kjo na e heq pak qejfin e rrënimit, por e dimë që ai do të kish dashur të ishte mes nesh, pot ë mos qe për arsye natyrore. Natyra kësaj here u tregua më bujare me Gazideden se sa me shqiptarët, që duhet të pësojmë dhe një herë he-gjemoninë shkatërruese të këtyre dy individëve të kontrabanduar në politi-kën shqiptare nga drejtime akoma të panjohura.

Nën shembullin e mikut të tij ber-luskonit, kryeministri ynë gjatë kësaj kohe bëri të pamundurën për ta tras-formuar demokracinë në një shfaqje butaforike. Por mbi të gjitha duke e flakur shoqërinë në mënyrë fashiste në kushte të një aparteidi. Mobilizimi i militantëve duke mos perdorur vetëm paratë, por dhe aspektin kulturor, është një shprehje e qartë e nje kahje fashiste që po merr PD-ja e cila si per-gjigje ndaj greves së urisë mbante në majë të gjuhës parrullën “komunistët duan të na marrin pushtetin”. Pra nga

kjo deduktohet që gjithçka është për pushtetin, jo për demokracinë, gjit-hçka funksionon si tribu në kokën e berishës, dhe tanimë me krizën eko-nomike që po përjeton Shqipëria, e vetmja mënyrë e berishës për të qën-druar në pushtet, është t’i japë luftës një kuptim identitar historik dhe kul-turor (komunistët, vrasësit), përkun-drejt demokratëve.

Është e kotë të fshihemi pas gishtit, mjafton të shohim gjeografinë e vo-tave për t’u alarmuar nga ky artific i vjeter dhe i ri i berishës. Në Shqipëri ekziston haptazi një ndarje mes veri-ut që voton PD-në, dhe jugut qe voton PS-në. Kjo ndarje nuk do të ishte dhe aq serioze, ka plot vende në botë ku të djathtët dhe të majtët janë të ndarë territorialisht, por e keqja në këtë rast është berisha, i cili po mundohet nëpërmjet retorikes së tij, ta bëjë pre-zent këtë fakt si formë vetëmbrojtjeje nga jugu komunist, duke u hedhur hi syve shqiptarëve që e kanë të lehtë të identifikojnë tek vetja fajtorin. Në këtë mënyrë na bën të mos e shohim pro-blemin tek korrupsioni i llahtarshëm qeveritar, te pasurimi i biznesmenëve që janë pranë kryeministrit apo te vete familja e kryeministrit që tas-hmë është kthyer në sekser legjitim për këdo multinacionale që vjen të

investojë në Shqipëri, por te këta ko-munistë hipotetike qe po konspirokan kundra Shqipërise!!!

Retorika e berishes sot thërret për ndarje, për bllokmenë, bllokqenë, bashkëpunëtorë të komunizmit, e të tjera dokrra duke i bërë të qartë mbështetësve të tij, që këtu nuk bëhet më fjalë për kundërshtarë politikë në një sistem demokratik, por për një hordhi komunistë që do qe t’i marrë pikërisht atij, berishës pushtetin, për t’ia marrë veriut, e per t’ia kthyer ju-gut.

berisha, bode e të tjerë, e kanë tre-guar me vepra se çfarë janë në gjen-dje të bëjnë, edhe në ‘97 kishte rea-gime të tilla, kur një prej arsyeve të shpërthimit të Vlorës, ishte pikërisht armatosja e qytetarëve mbështetës të PD-së nga institucionet shtetërore, duke bërë haptazi nje akt që thërriste për luftë civile. askush më pas nuk tha që këta njerez u armatosën me urdhër të berishës, po sërish ia vumë fajin komunistëve, grekëve, serbëve e ku di unë se kujt, por atëherë sërish si sot kishim prapë boden e berishën, e jo vetëm si koincidence historike.

Shqipëria po shkon drejt një gre-minë ekonomike, kjo si pasojë e nje mentaliteti tribal, ku fjalët e liderit as nuk diskutohen e as nuk rregullohen

ato vetëm zbatohen. Kjo mënyrë qe-verisjeje ka bërë që të mbajmë mbi krye dhe lidera që e kishin humbur komplet kontrollin e vetes. Enveri psh. e kujtojmë që dhe ai, deklaronte nëpër botë që zgjidhej në mënyrë de-mokratike.

berisha sot është kryetar i një qe-verie memece, institucioneve meme-ce, opozite memece dhe shoqërie civile memece. ai me sukses arriti të shkatërronte çdo lloj institucioni të pavarur, duke ia varur terezise së tij. Sot berisha është prodhimi dhe pen-gmarrës i një sistemi i cili demokra-cinë e ka kthyer në një butafori, në një fasadë ku fshehin fytyrën e vërtetë korruptive. Pas kësaj fasade ata që vrasin vetën, që vdesin nga varfëria, që shesin fëmijët për bukën e gojës, janë statistika të ftohta në zyrat e fshe-hura mire dhe në bodrumet qeverita-re.

Kryeministri shqiptar, ashtu si në Romën e lashtë, kur punët shkojnë keq organizon manifestime me gladiatorë. ai ka planifikuar që gjatë muajve të verës qeveria të organizojë koncerte për të englendisur popullin e për t’ia humbur mendjen nga problemet e ditës. Nën dritat e shndritshme ai dhe kesaj here ashtu siç bëri me “Vizion 2000”, tashmë po e projekton veten ne 2013. Pas këtij ngazëllimi mashtro-njës fshihen 11 miliardët më pak të investimeve. Falimentimet e qindra bizneseve të vogla, varfërimi i mijëra familjeve të mesme shqiptare dhe rri-tja e fashës së varfërisë ekstreme.

Shqiptarët po përgatiten këtë verë, jo vetëm që të ndajnë mizerjen e tyre, por dhe te hardallisen e të festojnë për këtë mizerje. Para çdo kundërsh-tari berisha, ka mobilizuar masat e tij, që nën retorikën hipnotike bëjnë të duket te komshiu të qenit “i majte” e jo ndarja e të njëjtave probleme dhe të njëjtës varfëri. Shqipëria sot është një xhungël që udhëhiqet nga një lider tribal, i cili nuk do e nuk mun-det të lëshojë më këtë pushtet. Po aq është pranë një kolaps ekonomik, i cili nëse vazhdon të shoqërohet me këtë retorike aparteidi nga berisha do të ketë konkluzione fatale. Kushtet janë ato që kanë qenë dhe në ‘96, kemi in-stat-in që mashtron popullin, kemi Gu-vernatorin e domosdoshëm të bankës, që bëhet zëdhënësi i këtyre mashtrime-ve, kemi boden ministër Financash, po ashtu dhe berishën kryetar. Na mungon vetëm Gazidede, por e dime qe ai… Dhe pas 20 vjetësh, kemi të njëjtin lider, me të njëjtat teknika përçarëse, jemi në të njëjtën varfëri por me një ndryshim rrënjësor, që sot nuk kemi më ëndrra si atëherë por vetem mllef, urrejtje dhe inat, për këdo që na rri pranë.

berisha sot është kryetar i një qeverie memece, institucioneve memece, opozite memece dhe shoqërie civile memece

Politika e urrejtjesEkziston një ndarje mes veriut që voton PD-në, dhe jugut qe voton PS-në

gz33.indd 3 6/2/10 12:58 AM

Page 4: Gazeta Nr. 33

4 e enjte 3 | Qershor 2010 |

Andi kananaj

Njeriu, dikush si unë të paktën, nuk mundet veçse të tronditet nga masa e panumërt e statuseve në mbrojtje të lirisë. Në kundërpërgjigjie vijnë fjalë të zgjedhura për të më kujtuar që jetoj në një Shtet të së drejtës.

Po të mos ishte për seksin deri në ekstazë të komshinjve të mi të rinj, do të pickoja veten për të kuptuar nëse bota rreth meje kishte ndryshu-ar me një të kërcitur gishtash. Nuk shqetësohem për seksin e komshinj-ve të mi, sepse e di që pasioni i tyre do të përshkallëzohet në monotoni. Shumë shpejt do të kuptojnë që këto netë legjendare lulëzuese në lulëzim, do të shkojnë drejt një fundi pa lavdi, si çdo natë tjetër në këtë pallat. Dhe ne do të mund të flemë të qetë, pa ilu-zionin e dashurisë së përjetshme. ajo që më shqetëson është se pavarësisht se statuset do të jetojnë përgjithmonë, askush (as ata që i shkruajnë), nuk do të mbajë përgjegjësi për fjalët e hedhura vërdallë nëpër hapësirat dixhitale (gjë që do të më lerë vërtet pa gjumë).

Ka të ngjarë që kjo historia e dis-kutimit për lirinë të ndizet edhe më shumë. Gjithnjë e më tepër do të kri-johen skuadra të hekurta që besojnë tek liria pa kushte, pse jo, tek shteti i të drejtës, ndërkohë që të tjerët do të mbeten si peshq në mes. Do të etike-tohen si cinikë dhe do të syrgjynosen në ato korridore të trurit ku tingujt nuk deshifrohen më. Do të varrosen me ta edhe problemet e tyre. Ndoshta sepse epokës së histerisë kolektive nuk ka argument që t’i dalë përballë e t’i mbijetojë deri në në ditët tona.

Sa pak eksituese që është si kohë! Jetojmë në erën e lirisë, edhe pse për të folur për problemet tona duhet të kacavirremi në faqet e re-vistave cool. Nuk është çudi që të jemi duke plotësuar faqet e mbetura bosh të ndonjë këngëtari të sëmurë nga overdoza e fatit, apo të ndonjë telepredikuesi që këndon Këngët e Shekullit në kohë protestash. Mos vallë unë nuk besoj tek liria?

Pyetjes duhet t’i përgjigjem në gjuhën që më bëhet, me naivitet, paçka se mendoj se pyetësit janë kryekëput të paaftë të kalojnë në anën tjetër të tylit, nëse e kanë se-riozisht pyetjen. Në një vend që ka media po s’ka gazetarë (asnjë për be!), nuk mund të flitet për liri. Një vend ku ngjarjet shkruhen para se të ndodhin, dëshmon se nuk ka asgjë që mund të trondisë. Në një vend ku pronarët e zërit të së vërtetës kanë konflikt interesi deri në vetëmbroj-tje, nuk mund të tregohen përralla me demokraci. Në Shqipëri ka re-vista shumë të mira. Ka personali-

ka të ngjarë që kjo historia e diskutimit për lirinë të ndizet edhe më shumë

raport për kultin e lirisëNuk është në natyrën tonë të përshëndetet fituesi

tete që dalin bukur në shkëlqimin rrëshqitës të faqes së parë, gjë që njësoj nuk na rendit në kategorinë “vend i lirë”.

Pastaj le ta lemë mënjanë këtë te-knikën perëndimore të të folurit. Ne jemi ndryshe. Nuk është në natyrën tonë të përshëndetet fituesi. Nuk është në natyrën tonë të ketë liri vër-dallë. Nuk egziston ajo liri që predi-kohet. Edhe po u hapen kutitë dhe të gjendet drejtësi për Ramën, kjo nuk do të thotë drejtësi, për aq sa duhet drejtësia. besoni se po fitoi Rama do të ketë sindikata nëpër biznese? Se shefi nuk do të vijë me mbesën e tij

të pashkolluar për të kërkuar llogari lartë e poshtë? Se mjeku në spital nuk do të kërkojë të rrjepë parà në vend që të operojë? Në fund të fundit, edhe nëse ka fituar berisha, a do të mund të quhet drejtësi kjo që na ndodh çdo ditë? Vërdallë enden rreth 140 mijë të papunë të deklaruar. Vetëm 10% marrin 3 mijë lekë të vjetra. 130 mijë mund të vdesin po të duan. Nuk ka asnjë shans që, megjithë statuset që citojnë besnikërisht paragrafet për-katës të neneve të kodit zgjedhor, ne të kemi ndonjë grimcë shteti ligjor, qoftë edhe si hije të pasdrekës.

Statuset në facebook po jetojnë në

mars. S’ka ujë, por ka internet. beris-ha, ky pirat zemrash duket sikur është kryeministër në një planet më të mirë, që këtejpari nuk arrin të shquhet as me tejqyrë e jo më me sy të lirë. ajo që shquhet dukshëm ama, është dra-ma njerëzore për të cilën nuk ka sta-tus që të flasë. ose ndoshta në këtë komunitet, problemet prekin sipas një modeli tjetër, të ndryshëm nga i imi. Psikologjikisht, kur flitet për lirinë dhe shtetin e së drejtës, biseda merr status intelektual dhe nuk mund të ndërhyhet më me kërkesa komuni-stësh (që do të cënonte bon tonin e situatës).

Çfarë problemi kanë cinikët si unë? inat më botën? Probleme me impotencën? S’na funksionon si du-het? (Sikur ka dalë viagra, edhe po të ishte kështu!) Çfarë dreqin më bën të mos besoj se jemi Shtet i së drejtës? Që polici të rreh akoma? Që politika-ni kalon më të kuqe? Që për fëmijët e tij ka shkolla shtetërore në dispozi-cion? Që gjithçka është si në një feud të bashkuar? Që për punë duhet të lutesh? Që në spital duhet të lutesh? Që as në varrezë nuk ka më vende? Fakti që në Shqipëri po vijnë fabrika të çmontuara në itali, jashtë çdo pa-rametri, aq të lashta sa të konkurojnë çdo metalurgjik të kohës së Enverit? Se këtu fëmijët do të jenë mostra, të lindur nga prindër normalë që dikur shkruanin me pasion për lirinë dhe rregullat e kodeve? Se sot jetojmë me ëndrrën e një vize që të ikim për të mos u kthyer kurrë? Se ndërkohë liria fshihet në kutitë që Shteti i së drejtës nuk arrin të hapë?

Nuk mund të gënjehemi të gjithë. Për sa më përket, më mjafton që u gë-njeva në fillim të viteve ’90, me merce-desë 240, të vjetër sa koha e pasluftës. u morën nga garazhet plot akull të gjermanëve dhe tani janë dorëzuar në Shqipëri.

Do të vazhdoj sigurisht të lexoj ga-zetat e përditshme. Do të lexoj lajmet e tyre. biznesi i mediave do të ecë mirë. Por të paktën ta dini që kurrë s’do të shkruaj një status idiot, se vetëm kaq kam në dorë.

Shkëlqim Cela

Dua të tregoj për një vagon treni dikur, në epokën e puçrra-ve hormonale - tradhtia e parë e fytyrave të pamësuara me fshehjen - vagon ku dëshira ulu-ritëse për seks zu e këlthiste më fort se lokomotiva. Po kthehesha nga Jugu i vendit, adoleshent, moshë me ereksion të pabindur, problematik. ajo ishte një arixhi-je, reth 25 vjeç, që s’para e kishte mendjen te unë, me ca forma trupi që po shkrinin brendinë e vagonit si një copë kauçuk pranë zjarrit. Dritaret u shtrajtuan, drej-tëzat po kullonin poshtë, muret u bënë ngjitës dhe treni lëkundej e bashkë me të edhe vithet e saj... isha gati të bëja gjithçka sikur një çikëz çik të më hidhte, një shenjëz t’më bënte. Do t’a ndiqja gjer në fund të botës, atje ku çdo shinë mbaron në greminë. Nuk di se si zbrita në stacionin tim që erdhi brutalisht dhe papritur, si një burrë xheloz që dyshon. ai tren që u nis pastaj me arixhijen

Sot kur dola nga apartamenti yt përjashta më priste një errësirë që s’më njihte

Nga letrat e panisura të një piktoribrenda, sikur mori ca rropulli të mijat me vete, zvarrë. aty e kuptova që kjo puna e seksit nuk (do) ishte muhabet filmash e poezi, por dje-gëse, çjerrëse, rrezikshmëri tigri që përgjon në savanë, dhëmbët kaninë e tradhëtojnë pas gëmushave, me ngritje bezdisëse e kokëforta, na-tyrisht ku e kur s’duhej, në provim, te dentisti, në shi e të ftohtë ... turp e siklet në autobuz, kur pa dashje ndonjëra të cik me ndonjë pjesë më të nxjerrë të trupit, edhe gjej vend e futu... shyqyr që është çanta e shkollës për ta vënë përpara, ma-skim, mburojë e hekurt mesjetare kundër vetë ushtës tënde, ose edhe më keq, në plazh, duke bërë banjo dielli përmbys, nga halli, përcëlluar kurrizi, barku borë i bardhë... po merrni edhe ca rreze nga përpara, more djem, ballancojeni bronzin. Kjo ishte kontradikta e vërtetë an-tagoniste, dhe jo ato që na mësonin

në shkollë. Seksi, proletari i vërtetë, revolucionar që donte të na bënte varrin, si varrmihës që ishte.

Dëgjoja që seksi në të vërtetë ndodh në tru, por nuk e besoja, pasi po të ishte e vërtetë, hugh hefner do dukej axhami para meje.

Ne ishim brothers in arms, një ushtri paraushtarakësh që kishim dëgjuar për luftën, por s’dinim ç’ishte fronti, bataretë. Të gjithë dëshironim zyshën e anglishtes, tryeza e së cilës (i thoshim katedër) kishte një hapësirë nga ku mund të shiheshin fragmente të këmbëve të saj zhytur në një errësirë difuze në past perfect tense. Çka e bënte katedrën katedrale ku faleshin sytë tanë, ndërsa ajo shpjegonte kohët e foljeve. oliver Twist asks for more. Ne të gjithë donim më tepër. Erdhi një “kandidat” që e zëvendesoi ca javë, një student. Gjithë interesi ra. anglishtja u bë njësoj me soma-

lezçen. Nuk ishte kot një gjuhë pa gjini. Për më tepër që studenti zuri dashnore Rozën e klasës sonë. Ca sirena ranë me alarm. ishte vonë për diçka, por për çfarë?

askush nga ne nuk pohonte hapur nëse e “kishte bërë” ndo-njëherë apo jo. heshtnim, si për diçka që nuk ia vlente të flitej, ndërsa në të vërtetë, në kish diçka që ia vlente, ishte pikërisht ajo. he-shtja kishte përparësinë e madhe të gjasës, “edhe-mundit”, pandehmës. Pashë një film ku heroi kryesor ish-te në gjendje të dallonte kush ishte alien e kush jo mes njerzve përreth. ashtu do doja të kisha një sy zbulu-es për shokët që të shihte në kishin patur seks ose jo. Sidomos kjo për vajzat. Zamiri thoshte se ato kupto-hen kur … ashtu… nga disa shenja, jo një, dhe fillonte diagnozën dhe simptomat me siguri prej mjeshtri. Dhe sipas Zamirit, të gjitha ato

gz33.indd 4 6/2/10 12:58 AM

Page 5: Gazeta Nr. 33

5e enjte 3 | Qershor 2010 |

Ardian Vehbiu Liri apo demokraci?Nëse demokracia interpretohet

si sundim i shumicës ndaj pakicës nëpërmjet votës së lirë, atëherë do të zgjidhja pa dyshim lirinë.

Nga ana tjetër, siç i kuptoj unë këto punë, demokracia është veç një mjet për të fituar dhe ruajtur dhe konsoli-duar lirinë – e individit, të grupit, etj.

Mirëpo meqë individët dhe gru-pet e përfytyrojnë dhe e përjetojnë lirinë në mënyra të ndryshme, ndo-njëherë kontradiktore, atëherë de-mokracia dhe liria do të hyjnë gjit-hashtu në konflikt mes tyre.

Për t’i mbarështuar këto konflikte, vendet me traditë demokratike kulti-vojnë shtetin ligjor dhe institucionet dhe parimin e ndarjes së pushteteve dhe kartat e të drejtave të njeriut.

Përkundrazi, në vende të tjera, ku kjo traditë mungon, politikanë të llojit demagog-populist mund ta sh-frytëzojnë shumicën për të vendosur diktaturë ndaj pakicës.

Të gjitha këto më erdhën ndër mend, kur lexoja sot një artikull të umberto Eco-s në L’Espresso (“Noi contro la legge

”), i cili merr shkas nga disa zhvillime në politikën e brendshme italiane që nuk na interesojnë drej-tpërdrejt, por vazhdon pastaj duke pohuar disa të vërteta që tingëlloj-në aktuale edhe për politikën në Tiranë, konceptin që po hedh rrënjë atje për demokracinë, shumicën dhe ligjshmërinë, dhe të tjera çështje të bashkëlidhura me këto.

Eco-ja e bën të qartë që në krye se bindja sipas së cilës demokracia është ai sistem qeverisjeje ku shumi-ca ka gjithnjë të drejtë është, në të vërtetë, e gabuar; meqë në demo-kraci nuk qeveris e drejta, por shu-mica – dhe shumica mund ta ketë gabim.

Politika ndodh në nivelin e teatrit të kukullave, ose të një filmi multiplikativ

ekspresi romë-tiranëStrukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës

Një nga funksionet e opozitës, vazhdon Eco-ja, është t’i provojë shumicës se e kjo e fundit ka gabuar; gjë që ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë, meqë ka të bëjë me vetë na-tyrën e njeriut. Në politikë, thotë ai, t’i bësh thirrje vullnetit të popullit ka vetëm vlerë ligjore (“kam të drejtë të qeveris sepse kam marrë më shumë vota”), por nuk të lejon që, nga kjo e dhënë sasiore, të nxjerrësh përfun-

dime teorike dhe etike (“Kam fituar shumicën e konsensus-eve, prandaj jam më i miri”).

Eco-ja vëren, dhe nuk është aspak i vetmi, se nën qeverisjen e berlus-coni-t dhe të shumicës së tij, qyte-tarëve italianë po u “gërryhen” liritë pak nga pak. Tani, nëse kjo kryhet me anë të një grushti shteti që e ven-dos diktaturën me dhunë, zgjedhësit zakonisht e vënë re dhe reagojnë;

prandaj, thotë Eco-ja, gjenialiteti i berlusconi-t është që po ua gërryen liritë qytetarëve të vet shumë nga-dalë, me hapa të vegjël të lubrifikuar dhe me doza të tilla, që çdo protestë do të rrezikonte të përfundonte qe-sharake.

Shkruan Eco-ja:Kur shndërrimi i institucioneve të

një vendi kryhet me hapa të vegjël, ose me doza homeopatike, është e

vështirë të thuash se ky apo ai proce-ss, i marrë në vetvete, paralajmëron diktaturën [...] Në fakt, për popu-lizmin e ri mediatik, vetë diktatura është sistem i vjetëruar, që nuk vlen për asgjë. Strukturat e shtetit mund t’i modifikosh sipas dëshirës dhe sipas interesave të tua, pa vendosur kurrfarë diktature.

Grusht shteti zvarritës (struscio di Stato), e quan Eco-ja këtë lloj shn-dërrimi, kur një lider populist e për-dor shumicën në parlament për të ndryshuar kushtetutën dhe rrënuar institucionet garante të lirive the-melore, por vetëm me doza të vogla, për të mos tërhequr vëmendjen me efektet anësore. Ky është një lloj mi-tridatizimi, thotë Eco-ja, duke iu refe-ruar praktikës së njohur të mbrojtjes nga helmet duke i marrë këto me doza të vogla, për ta mësuar trupin; siç e kishte zakon të bënte Mitridati Vi, mbreti i Pontit, i cili pastaj, ironi-kisht, nuk arriti dot të vrasë veten me helm kur u mund nga Pompeu.

E vetmja shpresë përballë këtij karikaturizimi të demokracisë, për-fundon Eco-ja gjysmë me shaka, është se italianët edhe këtë nuk do të dinë ta bëjnë mirë, ose do të nga-tërrohen me këmbët e tyre, ose do të mërziten ngaqë nuk po bëhet shpejt.

Deri këtu Eco-ja.berlusconi dhe berlusconizmi,

në itali, mund të duken nga larg si punë operetash; mirëpo historia ka treguar, më se një herë, se italia ka qenë në pararojë të rinovimit poli-tik, për mirë dhe për keq, të paktën sa u takon vendeve të zhvilluara të Perëndimit. Për korporatat, të cilave shteti u duhet më një anë si qen roje i interesave të tyre private e më anë tjetër si klient të cilit mund t’i she-sësh çfarëdolloj plehu dhe pisllëku, demokracia vlen në atë masë që ga-ranton stabilitetin e tregjeve, norma-litetin e shitblerjeve dhe sigurinë e bixhozit financiar.

Në Shqipëri, nga ana tjetër, shumëçka ndodh në nivelin e teatrit të kukullave, ose të një filmi multipli-kativ, me politikanët që vijnë e ngjaj-në, gjithnjë e më shumë, letrave të bixhozit te Liza në botën e çudirave (në libër, jo në film); por koncepti se demokracia atje nuk është veçse një instrument për të siguruar lirinë to-tale të shumicës ka zënë rrënjë mirë, në një kohë që opozita trajtohet njëlloj si budallai i fshatit (the village idiot), që e shumta mund të sjellë fat. Për fat të keq, edhe për politikën e Tiranës shpresa e vetme e atyre që nuk pajtohen me populizmin, de-magogjinë dhe vulgaritetin, është te paaftësia e klasës politike për t’i zbatuar strategjitë dhe planet e veta në mënyrë eficiente.

duhet të ishin… ashtu… dhe oborri i shkollës zhytej në një fatalitet të pikëlluar, pasi gjithçka ndodhte jashtë syve tanë, në tjetër realitet, përmendeshin emra futbollistësh dhe natyrisht, konvikti i fakultetit të mjekësisë, legjendar, kështjellë seksi dhe kinema gjysëm e ndaluar me erotikë latine, mansion playboy, tani që e mendoj…

Vajza e parë që donte të bën-te seks me mua ishte, pa e ditur as vetë, një heroinë klasike që vinte mbi një kalë të bardhë me jele të brendshmesh, të çlironte mëmëdhenë. Nuk kishte rëndësi a e pëlqeja, thjesht anëtarësia në po-pullatën e qenieve që s’kishin patur kurrë seks në jetë u bë e padurue-shme, një zgjedhë gati poshtëruese, një përkatësi e turpshme, raja. Ne ishim shumë skllevër të atillë, që vuanim në heshtje fatin tonë. ajo vajza ishte më e madhe dhe s’e mora vesh kurrë çfarë e tërhoqi te unë. Cigarja e parë, gota e parë e alkoolit dhe hera e parë e seksit nuk janë çështje shijimi, por akte çlirimtare, thyerje barriere, luftë

klasash, mirseardhje në liga më të mëdha. unë doja t’ia hiqja brekët me një lëvizje dore të pamësuar, dhe preka në diçka të ftohtë, metali-ke. ishte koka e një paramande, gjë që duhej të më habiste, por që s’më habiti, pasi nuk mund të habitesh gjatë një habie. Sot nuk mundem, tha ajo. u ndjeva si i vrarë pas shpine, një daulle jevgu buçiti mes shiut dhe u ça, duke lëshuar spërka të ngjashme me ato të grupit blue Men. Në fakt ishin tëmthat e mi. Dhe pasi më në fund e bëmë pas disa ditësh, realizova që mbeta pothuaj po aq i virgjër sa më parë, pasi gjatë gjithë kohës po mendoja “po e bëj, po e bëj”, një mrekulli nuk është e tillë ndërsa ti je i ndërgje-gjshëm për të. Dhe i patretshëm në të. ose ajo e patretshme në ty; është çështje kimie, solucionesh. Seksi kishte natyrë militare, nuk e dija, asgjë rozë si në filma, fjala “ndërzim” rrezëlliu rrezikshëm si teh jeniçeri, ajo zona e ndaluar ishte si një shpellë ushtarake...

(Vijon në faqen 15)

gz33.indd 5 6/2/10 12:58 AM

Page 6: Gazeta Nr. 33

6 e enjte 3 | Qershor 2010 |

Arbër Zaimi

Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh tran-zicionalë më në fund shqiptarët janë distancuar nga komunizmi i lig, nga socializmi pervers, dhe nga çdo lloj e majte. Tashmë kanë kaluar përtej të majtave e të djathtave, ndërkohë që shoqëria, ashtu siç paskësh qenë e thënë, është ndarë në shtresa shoqërore të diferencuara gjithnjë e më qartë, sipas aftësisë së indi-vidëve për të grumbulluar pasuri.

Në këtë shkrim do të flas për shtresën e sipërme të shoqërisë, atë shtresë që gjithçka e shikon prej majës së olimpit. ajo shtresë që nga frankofonët quhet rëndom Les No-uveaux Riches. Pasunarët e rinj që ende nuk i kanë kaluar komplekset e origjinës së tyre, në kontrast me pasunarët e vjetër, të sofistikuar e me maniera aristokratike. Në Shqi-përi nuk ka nga këta të vjetrit, por nga këta të rinjtë ka ca, sidomos në Tiranë. Nuk janë shumë, por me për-pjekjen e vazhdueshme të medias, dhe me frekuentimin e zellshëm të disa rretheve shoqërore, duket sikur ka tmerrësisht shumë. Më të duk-shmit e më të zhurmshmit janë krye-sisht filizat e rinj të lodhur nga prin-dërit e tyre katundarë të pasuruar

nëpërmjet aventurave që të kujtojnë Far West-in. Janë të rinj që tashmë kanë vendosur të kthehen në elita, meqenëse kanë para. Si vandalët e qëmotit ata i janë vërsulur poli-tikës, mediave, dhe pse jo, artit e kulturës së komerçializuar shqiptar, me protagonizmin e atij që mund të blejë gjithçka. Është një shtresë e re, shtresa e pasunarëve të rinj. Dhe si çdo gjë e re, për të njohur e për të kuptuar këto elita ka nevojë për një manual shpjegues, që unë duke i rënë shkurt po e rendis më poshtë:

ShpjegueSPasunari i ri shqiptar është thuaj-

se gjithnjë në formë të mirë fizike. ai bën palestër, sauna, dhe shkon në seanca terapeutike. ai është kli-ent i rregullt i SPa-ve, dhe ka një ide të mjegullt mbi domethënien e emrit të tyre. Mëngjeseve pasunari i ri shqiptar gjithnjë e sakrifikon gjumin, pasi dëshiron të jetë gji-thnjë korrekt me punën, një punë ku shpesh qëllon të jetë vetë shef. Pasunari i ri shqiptar për drekë porosit sallatë, të cilën e shoqëron me açeto. ai është në dietë. Në përgjithësi pasunari i ri e refuzon kafen, dhe kur është i detyruar të pijë kafe, ai e pi pa kafeinë. Refu-zon dhe sheqernat, si dhe yndyr-

nat. Por jo gjithnjë refuzon alkoolin mbrëmjeve.

Pasunari i ri mban gjithmonë një libër në dorë, ose një tufë me ga-zeta. Nëse e pyet për përmbajtjen, të përgjigjet që sapo ka nisur ta lexojë librin, dhe është libër fan-tastik. Nëse pasunari është djalë, libri flet për politikë, nëse është vajzë, flet edhe për poezi edhe për politikë. Pasunari gjithnjë informo-het mbi modën e fundit, në skriva-ninë e tij gjithnjë gjen revistat më të mira të modës franceze apo ita-liane. ai shpesh ankohet se nuk ka kohë të lexojë.

Pasunari i ri shqiptar i respek-ton artistët. ai ka shumë dëshirë të bisedojë me ta. biseda kryesisht konsiston në pasunarin që flet dhe artistin që dëgjon. Në një moment artisti mund të ngrihet e të ikë i bezdisur. Pasunari i ri shqiptar blen piktura të shtrenjta. Jo rrallëherë ai e fton piktorin në shtëpi apo në zyrë, që të porosisë ndonjë pikturë që i shkon me arredimin.

Pasunari shqiptar është patriot. ai shkon në ndeshjet e kombëtares, dhe gjithnjë mendon se Shqipëria Etnike është ëndrra e mohuar e shqiptarëve. Pasunari i ri shqiptar e njeh mirë politikën. ai ka të paktën një kushëri në instancat drejtuese

të secilës parti. ai zihet vazhdimisht me të gjithë këta kushërinj, pasi ai mendon se politika duhet të jetë në shërbim të popullit.

Pasunari i ri shqiptar vishet me firmato. Dhe është në gjendje të dallojë se kur duhet të veshë Polo apo Lacoste, kur duhet të veshë Le Coq Sportif apo Sergio Tachini, dhe kur duhet te veshe burberry. Por jo gjithnjë ia qëllon se kur duhet të ve-shë Versace apo Yves Saint Laurent. Emrat e stilistëve të mësipërm pa-sunari shqiptar i shqipton mirë dhe me elegancë, edhe pse nuk është fluent në ndonjë gjuhë, përfshi dhe shqipen.

Pasunari i ri shqiptar mund të të flasë mbi tre orë për ndryshimet e sistemeve politike, apo atyre arsi-more nga kontinenti në kontinent. ai në shpirt është i majtë dhe filantrop. ai admiron obamën dhe Toni blerin, dhe ka shumë dëshirë të fotografo-het duke vizituar lagjet e varfëra.

Pasunari i ri shqiptar mund të të flasë mbi tre orë për parfumet e mëngjesit, apo ato të mbrëmjes, për kremrat e natës dhe të ditës. Kryesisht kozmetikërat i blen gjatë udhëtimeve të shpeshta në botën e jashtme. Produktet që shiten në Shqipëri i etiketon si false dhe të një cilësie të ulët.

Pasunari i ri shqiptar flet një lloj gjuhe artificiale të vetën. Kjo gju-hë është e mbingopur me terma latinë, me fjalë anglisht, dhe pse jo frëngjisht. italishtja ka dalë nga moda, me përjashtim të fjalës “Gia”. Greqishtja nuk ka qenë asnjëherë në modë, si gjuhë fshatarësh që është…

Pasunari i ri shqiptar është në kër-kim të masterit, doktoraturës ose të profesionit të dytë. Pyetja që shtro-het është, po i pari? Kohët e fundit pasunari i ri shqiptar ka nisur të sh-kruajë libra. ai mendon se sa është i ri, njeriu duhet të prodhojë. Dhe kur të plaket do të ketë gjithë kohën e mundshme për të lexuar… ai është një frekuentues i zellshëm i blogjeve virtuale, sidomos i Facebook-ut, të cilin e merr shumë seriozisht.

Pasunari i ri shqiptar luan tenis. ai thotë se është njeri sportiv, edhe pse realisht nuk ka arritur asnjë lloj rezultati në ndonjërin prej pasione-ve të tij. ai shkon në opera, në tea-tër dhe nëpër ekspozita, dhe e sh-frytëzon këtë rast për të bërë sa më shumë miq të rinj e të fisëm…

Pasunari i ri shqiptar tashmë është një role model. Të gjithë në Tiranë duam të jemi si ai, cool dhe trendy. Por a është vendi për njerëz kaq trendy?

Pasunari i ri mban gjithmonë një libër në dorë, ose një tufë me gazeta. nëse e pyet për përmbajtjen, të përgjigjet që sapo ka nisur ta lexojë librin, dhe është libër fantastik. nëse pasunari është djalë, libri flet për politikë, nëse është vajzë, flet edhe për poezi edhe për politikë

gz33.indd 6 6/2/10 12:58 AM

Page 7: Gazeta Nr. 33

7e enjte 3 | Qershor 2010 |

Artan Sadiku

Është politika ajo që duhet ta udhëheq jetën tonë individuale bren-da shoqërisë si edhe atë kolektive të vet shoqërisë. Dhe ne, gjithnjë duhet të bëjmë politikë, sepse gjithkund ka politikë dhe gjithçka është politike. Ne duhet të poltizohemi skajshmërisht dhe të kyçemi thellësisht në bërjen e saj. Të qëndruarit jashtë jo që nuk ga-rantoj jetë pa shqëtësime por përkun-drazi e rit injorancën në kontekstin jetësor dhe e shtreson pakënaqësine duke e ritur gjithashtu distancën nga forumi i të vepruarit për ndryshim të kontekstit. Të qenit politik është çështje jetike. Në atë që sot ka rezultu-ar të jetë demokracia, partitë politike edhepse aspak ekskluzive në bërjen e politikës në demokraci, sot janë aktorët kryesorë në skenën politike. Jorastësisht ballkani, vendi ku sot par-titë politike kanë fuqi politike thuajse të pakufizuar me asnjë normë juridi-ke apo shoqërore, mbetet vendi më i përvuajtur dhe i dështuar politikisht në tërë Evropën. Partitë politike jo që kanë mbetur pa konkurencë në bër-jen e politikës brenda shoqërisë, por ato veçmë kanë kaluar kufijtë e poli-tikës. Politika duhet të jetë arti i funk-sionimit progresiv të shoqërisë, por sot kjo është reduktuar në kuptimin e saj si formë manipulimi, mashtri-mi dhe gënjeshtre. Politika kufizohet me arsyeshmërinë, logjikën dhe do-bishmërinë shoqërore të saj, gjithçka përtej saj është eksploatim i nocionit të politikës me qëllim të arsyetimit të veprimeve jopolitike dhe shpesh kri-minale.

ajo që sot quhet politikë apo ve-prime politike në Maqedoni është në funksionim të degradimit të nocionit ë politikës, të ndotjes së saj me krim, korupsion, tradhëti dhe mashtrim që krijon tek individi, qytetari aktiv po-litik i pritur, ndjenjën e neverisë ndaj politikës dhe për pasojë largimin nga ajo. Sot, vështirë se gjen politi-kë në partitë politike apo në qeveri. Mospërmbushja e asnjë pike nga Marrëveshja e Majit që lidhi koalicio-nin e tashëm qeveritar dhe arsyetimet banale për politikë të lartë apo inte-resa më të larta politike, që qytetari i thjeshtë nuk është në gjendje ti kup-ton, nuk ka të bën aspak me politikë por për të ka emër dhe quhet tradhëti. Politikë e vërtetë është vetëm ajo që qëytetari e kupton me çka atij i mun-dësohet që ai ta pozicionon veten ndaj saj. Parashtrimi i tre kërkesave nga ana e bDi-së ndaj partnerit maqe-donas të koalicionit, pa asnjë datë, pa asnjë kushtëzim apo kërcënim, por me premtim që nuk do të këshohet qeveria, nuk ka të bën me parashtrim kërkesash politike, por me një lar-

vetëm më rikthimin e politikës mund të presim largimin e (de)efekteve të Gruevskit

kufijtë dhe kthimi i politikësPolitikës duhet ti kthehet politika

je të mjerë mëkatesh dhe një tentim moralizues të veprimeve jopolitike dhe për çështje interesi të të qënru-arit në qeveri. Kryeministri nga ana tjetër me angazhimin e tij në çështjen e emrit, tëntoi që, veprimet e tij të qu-ajtura politike, por që të vetmin eme-rues ekanë mashtrimin dhe nxitjen e hutisë, ti aplikojë edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Të ja-pësh deklarata kundër një përopozi-mi për zgjidhjen e çështjessë emrit, të eliminosh data të mundëshme për zgjidhjen e kontestit, të jesh kryemi-nistër dhe të deklarosh votën tëde kundër ndryshimit të emrit nga pozi-cioni thjesht qytetar, dhë të gjitha këto në periudhë kur në mënyrë aktive zhvillohen negociatat me Greqinë, do të thotë të mos njohësh asnjë kufi të politikës. Do të thotë që ta përdorësh hapësirën politike të brendshme dhe ndërkombëtare pqë qëllime jopoliti-ke, të cilat si të tilla janë antipod i vetë politikës sepse e tjetërsojë hapësirën e saj dhe e konvertojnë atë në një skenë të huaj dhe të armiqësuar për qytetarin.

Politikës duhet ti kthehet poltika. Në kthim e politikës, kthimi kryesor duhet të jetë në të menduarin e arsye-shëm dhe të vepruarin e dobishëm. Kur kryetari i bDi-së deklaron që në qershor do të lëshon qeverinë për shkak të papajtueshmërisë me par-tnërin maqedonas ndërsa pasas një javë publikisht e demanton veten, kjo jo që nuk ka të bën aspak me politi-kën e vërtetë, por vështirë se e kalon edhe pragun e normalitetit të indivi-dit racional. Në kthimin e politikës, padyshim që të parët që do të pësoj-në do të jenë ata që e kanë keqpër-dorur hapësirën politike dhe e kanë tjetërsuar atë. Në kthimin e politikës së vërtetë edhe beteja është e vër-tetë dhe politike, edhe argumentet janë politike dhe në një betejë të tillë apolitikanët e tashëm nuk do të kenë aspak gjasa.

Kthimi i politikës duhet të reali-zohet nga ajo pjesa intelektuale e shoqërisë. Dhe këtë pjesë e përbëjnë njerëzit, qytetarët të cilët e kuptojnë kontekstin në të cilin jetojnë dhe ve-projnë në të. Niveli i edukimit si kriter për intelektualitetin është anakronik dhe një definim i tillë e dëmton rën-dë imazhin e intelektualit që është individi aktiv veprues shoqëror. Doktorët e shkencave, profesorët dhe titullarët tjerë të cilët njohuri-të dhe përvojat e tyre i vënë vetëm në funksion të jetës individuale, të profesionit të tyre dhe sigurimit të të ardhurave të tyre duke anashka-luar aktivizimin e tyre shoqëror dhe publik, janë dështim individual por edhe tragjedi kolektive. Kjo sepse potencili shoqëror për politikë në

fillim mbetet i pashfrytëzuar dhe më pas ai shtresohet në nivelet e pasi-vitetit dhe apatisë shoqërore. Në një situatë të tillë ndodh absurdi që funksioni më i lartë shtetëror shqip-tar në Maqedoni të ushtrohet nga njerëz që politikën jo që e keqkup-tojnë, por aspak nuk e kuptojnë. Ky funksion për shkak të mosnjohjes politike është shndërruar në një in-stitucion të mosbërjes së politikës. Duke u aktivizuar politikisht intelek-tualët shoqëror, aktivistët, në fillim duhet të refuzojnë klasën e tanishme politike nën akuzën e uzurpimit të hapësirës politike dhe tjetërsimit të saj nga natyra thelbësore politike. Një refuzim i tillë duhet të realizohet për-mes ndërtimit dhe ngritjes së argu-menteve te fuqishme politike ndaj të cilave aktorët e tanishëm në spektrin partiak do të shfaqin hapur inferiori-tetin e tyre politik. Momentii krijuar nga delegjitimimi, jo ai përfaqësues por ai politik, i kësaj klase duhet të vëndohet në funksion të rinovimit të hapësirës politike me debate, dis-kurse dhe ideologji politike.

Problematike gjithashtu është të kuptuarit e hapsirës politike. hapësirëa politike për të cilën u bë fjalë më lart është ajo e hapësirës formale politike, pra të qeverisë dhe parlamentit, por hapësira reale politi-ke shtrihet përtej qendrave të centra-lizuara, në secilën apësirë ku individi realizon aktivitetin e tij jetësor. Kjo sepse, në celilën hapësirë të jetës in-dividi ballafaqohet me interesat e tij, që janë jo domosdoshmërit individu-ale dhe që duhet maksimalisht të ko-lektivizohet, realizimi dhe mbrojtja e të cilave është çështje e pastër politi-ke. Pra është e domosdoshme të kup-tohet primacia e politikës në shoqëri dhe veçanërisht në një shoqëri si kjo e jona në Maqedoni në të cilën mun-gesa e politikës së vërtetë ka shkaktu-ar pasojën që e jetojmë. Predikamenti i tillë shoqëror kërkon që në vend të kritikës së përditshme të veprimeve dhe vendimeve partiako-qeveritare, kritikën tonë ta bëjmë në rrafshin e përgjithshëm politik shoqëror. Të kri-tikuarit në këtë nivel nuk mundëson ndryshime radikale në rrafshin po-litik dhe pa ndryshim të tillë, pra pa shumë politikë, vështirë mund të pa-ramendohet ndonjë veprim më i do-bishëm nga veprimet e tanishmë të partive si në pushtet ashtu edhe në popozitë. Vetëm më rikthimin e poli-tikës mund të presim largimin e (de)efekteve të Gruevskit dhe taktikave jopolitike të bDi-së dhe krijimin e vlerave të veprimit politik opozitar i cili tani nën maskën e veprimit politik nën pretekstin e bojkotit institucional fsheh papërgjegjësinë e skajshme ndaj vetë politikës si të tillë.

gz33.indd 7 6/2/10 12:58 AM

Page 8: Gazeta Nr. 33

8 e enjte 3 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 2)

...Mund të jetë e padukshme, por duhet marrë parasysh nëse duhet të kuptohet ajo që përndryshe mund të duket si ndonjë shpërthim “i paarsye-shëm” i dhunës subjektive.

Kur mediat na bombardojnë me ato “krizat humanitare” që në mënyrë të vazhdueshme duket se mbijnë kudo nëpër botë, duhet mbajtur mirë ndër-mend se çdo krizë e veçantë arrin të shpërthejë e të bëhet e dukshme mediatikisht vetëm si pasojë e një konflikti të komplikuar. Si rregull në këto raste, konsideratat thjesht huma-nitare luajnë një rol më të vogël se sa ato kulturore, ideologjiko-politike apo ekonomike. Përshembull, kopertina e revistës Time në 5 qershor 2006 ti-tullohej “Lufta më Vdekjeprurëse në botë”, dhe ofronte dokumentim të de-tajuar mbi se si rreth 4 milion njerëz vdiqën në Republikën Demokratike të Kongos si pasojë e dhunës politike gjatë dekadës së fundit. Mirëpo nuk pati asnjë reagim të bujshëm huma-nitar, vetëm dy-tre letra nga lexuesit, a thua se pati ndonjë lloj mekanizmi filtrues që nuk e la këtë lajm që ta ndikonte në mënyrë të plotë hapësi-rën tonë simbolike. Për ta thënë në mënyrë më cinike, Time përzgjodhi viktimën e gabuar në garën se kush do të jetë hegjemoni i vuajtjes. Revi-sta duhet t’i kish mbetur besnike li-stës me dyshimet e zakonshme: grave myslimane dhe halleve të tyre, apo familjarëve të viktimave të 11 shtato-rit që i mbijetuan humbjeve që pësu-an. Sot e kësaj dite Kongo ia ka dalë mbanë sërish të shndërrohet në një “zemër të errësirës” Conrad-iane. askush s’ka guxim të merret me Kon-gon. Vdekja e një fëmije palestinez nga bregu Perëndimor, për të mos përmendur ndonjë fëmijë izraelit, apo amerikan vlen mediatikisht mijëra herë më shumë se sa vdekja e një kongolezi anonim.

Vallë na duhen prova të tjera për të thënë se sensi humanitar i krizave ndërmjetësohet, apo në fakt përcak-tohet prej ca konsideratave qartësisht politike? E cilat janë këto konsidera-ta? Që t’i përgjigjemi kësaj na duhet të bëjmë një hap pas, e të ndryshojmë pozicion vështrimi. Kur media ameri-kane qortonte publikun e vendeve të tjera pse s’po shfaqte shumë simpati për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, të lindte aty për aty dëshira t’u për-gjigjeshe me fjalët që Robespierre-i u tha atyre që qaheshin për viktimat e pafajshme të terrorit revolucionar: “boll ma tundët në fytyrë tunikën e përgjakur të tiranit, se po më bëni të besoj se dëshironi të prangosni Ro-mën.”1

Në vend që të përballet drejtpër-drejt me dhunën, ky libër hedh gjas-htë vështrime anësore. Ka arsye për të mos e parë direkt problemin e dhunës. Premisa kryesore që shtroj është se ka diçka vazhdimisht mi-stifikuese në përballjet direkte me dhunën: tmerri sfilitës që rrjedh prej akteve të dhunës dhe empatia me vik-

tunika e përgjakur

e tiranit

timat gjithnjë funksionojnë si barrierë që nuk na lejon të mendojmë. Një zhvillim konceptual i papasionuar i tipologjisë së dhunës duhet, sipas përkufizimit, të mos ndikohet nga pa-soja e saj traumatike. Por prapë, në një sens, një analizë e ftohtë e dhunës në një farë mënyre riprodhon dhe merr pjesë në tmerrin e saj. Duhet bërë dallim gjithashtu midis të vërtetës (faktuale) dhe vërtetësisë: çfarë i jep vërtetësi një reportazhi mbi një grua të dhunuar (ose çdo narrative tjetër të një traume) është pikërisht pasiguria faktike e së vërtetës, konfuzioni i saj, inkonsistenca. Nëse viktima do të qe e aftë të raportonte mbi përvojën e saj të dhimbshme e turpëruese në mënyrë të qartë, me gjithë të dhënat të renditura në mënyrë konsistente, do të qe pikërisht kjo lloj cilësie që do të na bënte të dyshonim për vër-tetësinë. Problemi këtu është pjesë e zgjidhjes: janë pikërisht mangësitë faktike të rrëfimit të subjektit të tra-umatizuar mbi përvojën e saj, ato që dëshmojnë më mirë për vërtetësinë e këtij rrëfimi, sepse pikërisht këto tregojnë se përmbajtja e rrëfimit ka “infektuar” vetë mënyrën e rrëfimit. Natyrisht që kjo mënyrë të gjykuari është e vërtetë edhe për të ashtuqu-ajturën mungesë të besueshmërisë të

raporteve verbale të të mbijetuarve të holokaustit: dëshmitarët që do të qenë në gjendje të ofronin një rrëfim të qartë për përvojën e tyre në kamp e skualifikojnë vetveten pikërisht prej asaj qartësie2. Pra, e vetmja mënyrë e përshtatshme për t’iu avitur subjektit tim duket se është ajo që më lejon ta konsideroj dhunën në distancë, në respekt të viktimave të saj.

Thënia e famshme e adorno-s ka nevojë për një korrigjim me sa du-ket: nuk është bërë e pamundur po-ezia pas auschwitz-it, por më tepër proza3. Proza realiste dështon aty ku ia del mbanë evokimi poetik i atmos-ferës së padurueshme të një kampi. Domethënë që kur adorno e shpall poezinë të pamundur (ose më saktë barbare) pas auschwitz-it, këtu bëhet fjalë për një pamundësi aftësuese: poezia gjithnjë, pas përkufizimit, sh-kruhet “mbi” diçka që nuk mund të përballet drejtpërdrejt, por vetëm mund të aludohet. Nuk duhet patur fri-kë që këtë mendim ta çojmë një hap më para, dhe t’i referohemi thënies së vjetër “muzika lind kur mungojnë fjalët”. Mundet edhe të ketë vërtetësi në bindjen popullore se në një lloj pa-ralajmërimi historik, muzika e Schoe-nberg-ut artikuloi ankthet dhe mak-

thet e auschwitz-it ende para se ky të kish ndodhur.

Në kujtimet e saj anna akhmatova përshkruan se ç’i ndodhi kur në kulm të shfarosjeve staliniste ajo po priste në një radhë të gjatë përballë burgut të Leningradit që të merrte ndonjë lajm për djalin e saj Lev, që e kishin arrestuar:

Një ditë dikush nga turma më njo-hu. Pas meje rrinte një grua e re, me buzët e mavijosura nga i ftohti, që si-gurisht nuk ma kish dëgjuar emrin kurrë. Në atë situatë të përbashkët mpirjeje e mefshtësie ajo më pye-ti duke pëshpëritur (se të gjithë pëshpërisnin aty), “a mund ta përsh-kruash këtë?” dhe unë i thashë “Mun-dem”. atëherë diçka e ngjashme me një lloj buzëqeshje rrodhi ngadalë mbi atë që dikur kish qenë fytyrë4.

Pyetja kyç sigurisht që është se cili lloj përshkrimi po synohet këtu. Kuptohet që s’bëhet fjalë për për-shkrime realiste të situatës por më tepër për atë çka Wallace Stevens quan “përshkrim pa një vend”, as-htu siç i shkon artit. Nuk është një përshkrim që e vendos përmbajtjen e tij në një hapësirë e në një kohë hi-

kur media amerikane qortonte publikun e vendeve të tjera pse s’po shfaqte shumë

simpati për viktimat e sulmeve të 11

shtatorit, të lindte aty për aty dëshira t’u

përgjigjeshe me fjalët që robespierre-i u

tha atyre që qaheshin për viktimat e

pafajshme të terrorit revolucionar: “boll

ma tundët në fytyrë tunikën e përgjakur të

tiranit, se po më bëni të besoj se dëshironi të

prangosni romën.”

gz33.indd 8 6/2/10 12:58 AM

Page 9: Gazeta Nr. 33

9e enjte 3 | Qershor 2010 |

storike, por një përshkrim që krijon, si sfond i fenomenit që përshkruhet, një hapësirë inekzistente (virtuale) për veten e vet, në mënyrë që gjit-hçka duket në të nuk përbën më një shfaqje të ndikuar nga thellësitë e realitetit pas saj, por një shfaqje të dekontekstualizuar, një shfaqje që përputhet plotësisht me qenien rea-le. Që të citoj Stevens-in sërish: “Çka duket, është, e në të tillë dukje rri çdo send”. Ky lloj përshkrimi artistik “nuk e shenjon atë çka rri jashtë for-mës së vetvetes5”. Më tepër mund të thuhet se ky lloj përshkrimi arrin të shtrydhë prej realitetit konfuz for-mën e tij të brendshme, në të njëj-tën mënyrë me Schoenberg-un që “shtrydhi” formën e brendshme të terrorit totalitar. ai evokoi mënyrën me të cilën ky terror ndikon subjek-tivitetin.

Mos vallë nëpërmjet këtij përsh-krimi artistik rrezikojmë të biem në një sjellje qaravitëse që do ta tradh-tonte disi nevojën urgjente për “të bërë diçka” për tmerret e përshkru-ara?

Le të mendojmë për ndjenjën e shtirur të urgjencës që mbizotëron diskursin humanitar mbi dhunën që

bën e majta liberale: aty abstragi-mi dhe (pseudo)korrektesa grafike ekzistojnë së bashku tek vënia në skenë e dhunës-kundër grave, ze-zakëve, të pastrehëve, gay-ve… “Në këtë vend në çdo gjashtë sekonda përdhunohet një grua” dhe “Gja-të kohës që ti lexon këtë paragraf dhjetë fëmijë vdesin nga uria” janë thjesht dy shembuj. Si nënshtrat i gjithë kësaj qëndron një sentiment hipokrit, një indinjatë morale. Pi-kërisht këtë lloj pseudo-urgjence shfrytëzoi Starbucks-i ca vjet më parë kur vuri në hyrje të dyqaneve postera që i uronin mirëseardhjen blerësve duke u kujtuar se një pje-së e përfitimeve të saj do të shkonin si ndihmë për përkujdesjen shën-detësore ndaj fëmijëve në Guatemalë, pikërisht aty ku prodhohej kafeja që shisnin. Morali i nënkuptuar ishte se me çdo filxhan kafeje që konsumoje, shpëtoje një jetë fëmije.

Ka një kufi themelor antiteorik për të gjitha këto përsiatje. Nuk ka kohë për të reflektuar: duhet të veprojmë tani. Pikërisht mes kësaj ndjenje të shtirur të urgjencës pasanikët post-in-dustrialë, duke jetuar në botët e tyre të mbyllura virtuale, jo vetëm që nuk e mohojnë dhe nuk e injorojnë reali-

tetin e ashpër jashtë hapësirës së tyre – por në mënyrë aktive i referohen atij gjatë gjithë kohës. Shembull i mirë është deklarata e bill Gates së fun-dmi: “E ç’rëndësi kanë kompjuterat kur miliona njerëz ende vdesin prej dizenterisë?”

Kundër kësaj urgjence false mund të vendosim letrën e mrekullueshme që Marx-i i dërgoi Engels-it në 1870, atëherë kur për një moment të shkur-tër dukej se revolucioni europian ish-te sërish shumë pranë. Letra e Marx-it shfaq panikun e tij: fundja a s’mund të prisnin dhe nja dy vjet revolucio-narët? ai ende s’e kish përfunduar Kapitalin.

Një analizë kritike e konstelacionit global aktual – që nuk ofron zgjidhje të qartë, as këshilla “praktike” se çfarë duhet bërë, që nuk jep dritë në fund të tunelit sepse e di mirë se ajo dritë mund të jetë e trenit që po vjen të na përplasë – në përgjithësi përballet me një qasje të tillë: “Mos po na thua se s’duhet të bëjmë asgjë? Thjesht të rrimë e të presim?”. Por duhet të kemi kurajon të përgjigjemi: “Po, pikërisht ashtu!”. Ka situata kur e vetmja gjë vërtet “praktike” është t’i rezistosh joshjes për t’u angazhuar

menjëherë dhe të “presësh e të sho-hesh” nëpërmjet një analize kritike të durueshme. angazhimi duket se na bën presion nga të gjitha drejti-met. Në një pasazh të famshëm tek Ekzistencializmi dhe humanizmi Sar-tre-i paraqiti dilemën e një djaloshi në Francën e 1942-shit, i ndarë mes detyrimit për të ndihmuar nënën e tij të vetmuar e të sëmurë dhe detyrës për t’u angazhuar me Resistance-n e për të luftuar gjermanët; sipas Sartre-it natyrisht që nuk ka një përgjigje a priori për këtë dilemë. Djaloshi duhet ta marrë vendimin duke u ba-zuar vetëm tek liria e tij abisale dhe të mbante përgjegjësi të plota për të6. Një rrugë e tretë e paturp që do ta zgjidhte dilemën do të ish që ta këshillonim djalin t’i thosh nënës që po bashkohej me Resistance-n dhe t’i thosh miqve të tij të Resistance-s që do të përkujdesej për nënën, ndërsa në realitet të fshihej në ndonjë vend të sigurt dhe të studionte…

Ka shumë më tepër se sa thjesht cinizëm në këtë këshillë. Na sjell ndërmend një barsaletë të famshme sovjetike për Lenin-in. Në kohën e socializmit këshilla e Lenin-it për të rinjtë që e pyesnin se ç’duhej të bënin ishte “Mësoni, mësoni dhe mësoni”.

Kjo këshillë përkujtohej gjatë gjithë kohës, dhe afishohej nëpër çdo mur shkolle. Këtu fillon barsaleta: Marx-i, Engels-i, dhe Lenin-i pyeten nëse do të kishin më shumë dëshirë të kishin një grua apo një dashnore. Siç pritej Marx-i, konservator në jetën e vet private, përgjigjet “Një grua!”, ndër-sa Engels-i, më tepër bon vivant, zgjedh një dashnore. Për habinë e të gjithëve Lenin-i thotë, “unë i dua të dyja!”. Pse? Mos vallë ka ndonjë grimë prej jouisseur-i dekadent pas imazhit të tij të esëllt revolucionar? Jo – shpjegon ai: “Por kështu do të mund t’i thosha gruas që po shkoj te dashnorja, dhe dashnores që më du-het të rri me gruan…”. “E pastaj ç’do të bësh?”. “Pastaj do të shkoj në ndo-një vend të vetmuar dhe do të mësoj, do të mësoj e do të mësoj!”.

a s’është saktësisht kjo ajo që Le-nin-i bëri pas katastrofës së 1914? ai u tërhoqë në një vend të vetmuar në Zvicër, ku “mësoi, mësoi dhe mësoi”, duke lexuar logjikën e hegel-it. Dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë sot, kur e gjejmë veten të bombardu-ar pre imazheve mediatike të dhunës. Na duhet “të mësojmë, të mësojmë dhe të mësojmë” se çfarë e shkakton këtë dhunë.

gz33.indd 9 6/2/10 12:58 AM

Page 10: Gazeta Nr. 33

10 e enjte 3 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 2)

...Rama ja arriti të lagte me këtë valë dyert e institucioneve qendrore dhe me anën e grevës së urisë lagu edhe sytë a atyre ndërkombëtarëve që e përjetuan me emocion vetëfli-jimin e përkohshëm të heronjve të votës së lirë. Rama ia arriti t’i bindte ndërkombëtarët se kishte ardhur puna në pikën kritike të inflacionimit të ligjit, dhe të deflacionimit të tsuna-mit popullor. Por kjo është edhe prova më e fortë që Rama nuk e kishte ligjin në anën e tij.

Së katërti, që Rama nuk e pati ligjin me vete, u duk edhe në një moment shumë interesant kur berisha tha se në tryezën e tij nuk kishte asnjë draft të propozuar nga ndërkombëtarët… ata që e njohin berishën e dinë që ai është i dashuruar pas metaforave, kështu që ka shumë mundësi që be-risha të na ketë thënë me lezetin e një burri shteti se propozimi nuk është in-stitucional. Fakti që planin 5 pikësh e dëgjuan të tërë, na bën që të besojmë se e ka dëgjuar edhe vetë kryemini-stri. Por dëgjuar ama. Në tryezë, me logo, me protokoll, me firmë, me vulë, nuk erdhi asgjë. Edhe president i re-publikës tha të njëjtën gjë në studion jashtëtokësore të Çanit. Cfarë tregon kjo? Që ndërkombëtari bosh (në gjer-manisht bosch) nuk pati këllqe që të bënte propozimin zyrtar “o burra sh-kelni ligjin”.

Së fundi, që Rama dhe ligji nuk gjetën dot lidhje u duk edhe në trye-zën e Krokodilit. Ku ndodhej kjo trye-zë? Në rrugë. Patjetër që në rrugë, pasi në institucion, pra në zyrë nuk ka krokodila, nuk ka pata, por ka rezoluta, ka protokolle dhe procesverbale, ka media dhe ka deklarata për shtyp nga zëdhënësit zyrtarë. Por nëse do të ish-te bërë takimi strasburgez nën hijen e rëndë të zyrave të ftohta europiane, patjetër që Ramës do t’i servirej pjata e ftohtë e së vërtetës, që cështjen ta zgjidhnin sic diktojnë ligjet e vendit.

arsyeja pse përkundrazi u servir pjata e nxehtë dhe vera e kuqe, ishte mbajtja gjallë e një lideri edhe pas dekursit. Kjo bathore politike, ashtu sic lindi në djepin informal të partisë nënë opozitare, ashtu sic u poq nën cadrat informale mes sarajeve të shte-tit dhe atyre private, ashtu edhe për-fundoi në restorantin informal Croco-dile. Ca thonë se ndërkombëtarët e duan ende Ramën, por personalisht mendoj se darka e shekullit shërbeu si sorbeto për të ndërruar me lezet gojën pas grevës. Kjo lëvizje pasi u pa se ishte kthyer në një protestë pira-midë, duhej të mbyllej në një mënyrë që të shitej si fitore. Ky fakt na ngroh kur mendojmë se jemi imunë nga makthi i një ultimatumi. E si mund të ketë ultimatum pa kërcënim? Vizat janë vetëm një teknikalitet i rëndomtë larg, kështu që nuk ka humbje kuote hë për hë as në këtë aspekt. Një ar-sye e mirë për të shitur një ultimatum pa kërcënim është që kjo manovër të shërbejë si një boce e lirë opiumi për të shuar abstinencën e krijuar në popull. Efekti sedativ i retorika-ve boshe do e vërë në gjumë avash avash tallazin popullor, pa pasoja për

Rrugë - Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet

rruga e politikës së politikës së rrugës

Ramën. Kështu butë butë u arrit në një pikë që askush nuk do kujtohet të pyesë se “pse nuk i hapëm kutitë?”, apo “pse nuk e hodhëm qelbësirën?”. Edhe berishës i duhej kjo, i cili e lojti për mrekulli rolin e vullnetpërkulurit për t’i dhënë shance në vazhdim një opozite të mundur në aksionin politik më të kushtueshëm të këtyre dy de-kadave. Pa ose me dashje, darkuesit e strasburgut janë anteu i njëri-tjetrit dhe krokodilët europianë e ruajtën balancën. Kështu berisha sot ka ligjin, por ra dakord për të mos deklaruar se fitoi edhe institucionet ndërkom-bëtare, kurse Rama sot ka simpatinë e individëve ndërkombëtarë dhe ra da-kord që të deklarojë se herët a vonë do bëjë ligjin. Perfekte apo jo?....

Rruga në kuptimin teknik është një karrexhiate e shtruar zakonisht me asfalt, e vijëzuar sipas rastit dhe inte-resit të qarkullimit rrugor të mjeteve me ose pa motor. Rruga në kuptimin taktik është një kurs që duhet ndje-kur për të arritur diku, për të realizuar një synim. Rruga në kuptimin e këtij shkrimi është një fjalë që duke marrë metamorfoza të shumta përsëritet tmerrësisht shumë herë. Një përtac e sheh rrugën si mundim, një kryetar bashkie e sheh si përfitim (per qyte-tin e tij). Një vagabond e sheh rru-

gën si shtëpi, një i burgosur e sheh si liri, ndërsa një i pushuar nga puna e sheh si dënim. Në rrugë rrugëton për mirë, por rrezikon që të bëhesh edhe rrugac. Për rrugët bëhen kengë dhe bëhen tendera. Në rrugë kohët e fundit ka filluar të lejohet të bëhet dashuri, të protestohet dhe këndohet. Në përgjithësi në rrugë nuk hahet. Në përgjithësi në rrugë nuk bëhet serum. Ndonjëherë bëhen gara ciklistike dhe ndonjëherë rrugët kryqëzohen për të mirën e njerëzimit. Në rrugë ka fi-lluar të bëhet edhe politikë serioze. Politika vetë bëhet nëpërmjet shumë rrugëve, ku njëra nga këto është poli-tika e rrugës. Për shembull, në rrugën më kryesore, atë të dëshmorëve të kombit, u luftua me mish e me shpirt, për të gjetur rrugën që të con drejt hapjes së kutive. Thonë që kjo ishte rruga e fundit për të arritur realizimin e një kërkese të drejtë. Thonë që kjo ishte edhe një rrugë për Ramën që të tregonte se kishte ende mbështetje dhe se ishte më lart se kurrë. Thonë që me hapjen e kutive Rama ka gjetur rrugën se si do demaskojë zgjedhjet dhe kjo rrugë të con në zgjedhje të parakohshme. Thonë që nëse fiton këto zgjedhje Rama do të bëjë të gji-tha rrugët e shqipërisë më të bukura se c’i kemi parë ndonjëherë. Por duke

qenë se disa rrugacë gjetën disa rru-gë ligjore për të vjedhur votat, nuk na e krijuan mundësinë që ta provonim Ramën. Kështu pasi dështoi në rrugë administrative dhe gjyqësore, thi-rri në rrugë popullin. bllokoi rrugët dhe bëri grevë urie. Në grevë u lejua vetëm serum në rrugë intravenoze. Shumë grevistë nuk e përballuan dot vuajtjen dhe morën rrugën për në spital dhe kur u pa se ata po shterro-nin, u gjet si rrugë e vetme mbyllja e grevës. Kështu pas saj liderat, duke iu hapur rrugën policia rrugore, morën rrugën për Strasburg. Këtu, buzë një rruge shumë të bukur, gjetën një lo-kal shik. Duke qenë se ishin shumë, ca qendruan në rrugë, ndërsa ca të tjerë darkuan. Qëllimi ishte gjetja e një rruge për të hapur kutitë. Rru-gës, u pa që kjo ishte e pamundur që të arrihej me një takim të vetëm dhe u la një afat dyjavor. Pas mbarimit të këtij afati, po qe se nuk do të celej rru-ga hetimit, atëherë opozita do hidhej sërish në rrugë. Rruga është ende e lirë, por rruga për hetimin duket ende e mbyllur. Disa janë të mendimit se opozita është në rrugë të gabuar, ca mendojnë se është në rrugë të drej-të. Gjithsesi, rruga Durrës Kukës, hedhja në rrugë e shumë punonjësve, punësimi i rrugacëve, gjobat e poli-

cisë rrugore, etj mbeten shqetësimet tona të përditshme dhe mbështetja e opozitës mbetet rruga e vetme për të luftuar kundër këtyre fenomene-ve. Kështu që mbrojtja e Ramës është e vetmja rrugë logjike që të bëhet opozitë serioze ndaj berishës. ai nuk ka faj që ka qejf rrugën e rrugës sep-se rrugën parlamentare nuk e ndjek dot sepse nuk është deputet. ai nuk mund t’i hapë rrugë që të bëhen per-sonazhe seriozë parlamentarë ca de-putetëve që po të mos ishte Rama do endeshin rrugëve. Ndaj rruga të con vetëm tek dalja në rrugë, në mënyrë që i vetmi zyrtar i PS të jetë Rama.. Fundja ai është kryeqendra dhe aty duhen kryqëzuar të gjithë rrugët. ai, duke bërë rrugët e Tiranës, mbase ka siguruar një prej rrugëve kryesore të financimit të gjithë kësaj lëvizjeje rru-gore. Ehhh… rrugët e politikës janë të panumërta, njëlloj si ato të Zotit… rru-ga e demokracisë ama është vetëm një, ajo që kalon përmes hapjes së ku-tive të votimit. Kjo është rrugë heroike, njëlloj si bulevardi i dëshmorëve të kombit, atyre që u lindën në rrugicat që kërkonin diell, atyre që ranë he-ronj në rrugët e bardha dhe atyre që u tretën në rrugën drejt vetëflijimit…. edhe një gjë të fundit: mos hidhni ple-hra në rrugë, mos bëni si ata…

gz33.indd 10 6/2/10 12:58 AM

Page 11: Gazeta Nr. 33

11e enjte 3 | Qershor 2010 |

Arbër Shtëmbari

…Pampor, o dhoga e thatëNa ndave neve nga gratë,Pampor, një dhogë e zezëKu na shpie, i pabesë,Na ndave nga kishim shpresëJug, 1878

Stigmatizimi shekullor mes shqip-tarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë në këto vite të postkomunizmit. bota e sotme funksionon me këtë kon-trast brenda – jashtë, vendet e zhvi-lluara kundrejt vendeve në zhvillim e sipër si në rastin tonë. Gjeografikisht ndodhemi pranë një bashkësie tek e cila ne aspirojmë të aderojmë, bashki-mit Europian. Jemi ende larg standar-teve të tij dhe si rrjedhim jemi jashtë kësaj hapësire që aplikon të drejtat e njeriut, ku individët kanë diçka më shumë se të mirat materiale bazi-ke (pyetja me të cilën çdo emigrant shqiptar përballet kur kthehet në Shqipëri është “Ke bërë ndonjë lek andej?”) dhe udhëhiqjen nga qeveri demokratike. Po ta shohim situatën tonë në këtë këndvështrim, shqip-tarët që jetojnë jashtë atdheut në fakt u futën “brenda”, ndërsa tek eufonia “jashtë shtetit” që ne përdorim, ajo “jashtë” na përmbledh të gjithëve ne këtu dhe nënkupton që “jashtë” kemi mbetur ne – Shqipëria është jashtë bashkimit Europian. Kemi mbetur pak a shumë si ajo shtëpia e ibrahimit që fshati nuk e pranon tek libri i ben blus-hit “Të jetosh në ishull”.

Por ndërkohë që tek romani ibra-himi nuk u tërhoq prej vendimit të tij për tu bërë mysliman, sot, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë ish shtetet e bllokut socialist që ende nuk janë në bE, ç’nuk bëjnë për të treguar devotshmërinë e tyre ndaj Europës që perceptohet më tepër si një klub i krishterë, se sa një klub kapitalist. Kështu devotshmëria u tregua si gja-të luftës së bosnjës dhe gjatë luftës së Kosovës, shqiptarë e boshnjakë, të moshuar, gra, fëmijë, u masakruan të konsideruar si terroristë islamikë, ndërkohë që serbët morën statusin e mbrojtësve të krishtërimit (europian). Me gjithë krimet e përbindshme, ata menduan se kjo do ti bënte ata më tepër europianë. Nga ana tjetër, kjo lloj teknike sikur i shkoi për shtat dhe Europës, pasi Europa lejoi që këto masakra të ndodhnin – (shembulli më i qartë ishte rasti i zhvendosjet së një milion shqiptarëve kosovarë nën vëzhgimin e mediave botërore apo ai i ushtarëve hollandezë që lejuan kali-min e karvanëve me civilë boshnjakë që më pas u masakruan nga hordhitë

Frustrimin europian që projektohet në ballkan e vë re dhe në shtetin fqinj, Greqia

Midis dy botëveShqiptarët janë të zhgënjyer edhe nga vetë Europa

e Mlladiçit me shokë) ballkani është pasqyrimi i frustrimeve europiane që vuan sot presionin e islamit prej minoriteteve me origjinë magrebine. Shenjë e këtij frustrimi është edhe dhuna e lagjeve periferike në Francë apo migrimi i hollandezëve të bardhë drejt Suedisë për ti shpëtuar dhunës ndërkomunitare në hollandë. Frustri-mi europian qëndron në hipokrizinë e dyfishtë – nga një anë shtetet euro-piane kanë nevojë absolute për fuqi punëtore që mund ta sigurojnë vetëm nga emigracioni, së dyti qeveritë eu-ropiane duan të respektojnë të drejtat e njeriut për europianët me origjinë magrebine, PoR nga ana tjetër këto qeveri tregohen të dobta në masat e tyre ndaj ekstremizmit islamik në rri-tje dhe nuk kanë asnjë politikë për ti integruar këto klasa shoqërore të stigmatizuara. (Nuk është habi që në turin e dytë të zgjedhjeve presidenci-ale franceze del partia neofashiste e Le Pen)

Është parashikuar që pas 50 vjetësh, hollanda dhe belgjika do të jenë vendet e para me popullsi me shumicë myslimane dhe mulate (apo të zezë). Si pasojë Europa është kthyer drejt popullsive me potencial migra-tor “të bardhë” europian. Të paktën në ballkan mund të gjejnë punëtorë europianë që nuk do ti “bezdisin”. Por si ti sigurojnë këta punëtorë ball-

kanas? Duke krijuar artificialisht kon-flikte, tensione dhe deri në shembje shteti. Kemi rastin e 1997 në Shqipëri, që për shumë shqiptarë ishte rasti për të marrë gomonen e parë e për tu lar-guar. Pa harruar në mënyrë absolute përgjegjësinë tonë në atë që ndodhi në 1997 (apo atë që ndodh dhe sot), pyetja që shtrohet është si ka mundësi që për muaj të tërë kaosi Europa bëri sehir? Si është e mundur që shkak-tarët politikë shqiptarë të asaj peri-udhe u ricikluan në politikën shqipta-re me miratimin e Europës?

Frustrimin europian që projektohet në ballkan e vë re dhe në shtetin fqinj që ndodhet “brenda”, në Greqi. Dihet botërisht që Greqia nuk i respekton të drejtat e emigrantëve që dhunohen sistematikisht. Që prej 1991 e deri më sot a ka ndryshuar gjë në politi-kën greke ndaj emigrantëve të huaj? Dhe në një kënd tjetër, a kanë rea-guar shtetet e tjera të bashkimit ndaj mosrespektimit të drejtave të njeriut në Greqi? (të gjithë e dimë atë histo-rinë se gjysma e shqiptarëve mbajnë emrin Jani dhe që emrin e nënës e kanë Maria). Jo më larg se dje u tha në lajme se në kufirin jugor pala gre-ke punon vetëm me një sportel dhe emigrantëve shqiptarë që prisnin të kalonin ju ishte dashur ta kalonin na-tën përjashtë. Vallë grekët nuk e dinë që në verë dhe gjatë pushimeve të

dimrit ka fluks emigrantësh shqiptarë që kthehen në Shqipëri? Ka kaq vjet që kjo histori ndodh dhe përsëritet çdo vit atje në Kakavie (që ironikisht në frëngjisht caca=mut dhe vie=jetë).

Dhe paralelisht ndodh heqja e ta-belave shqip nga rrugët në jug të Shqipërisë, çuditërisht në pikun e sezonit turistik shqiptar ndodh një “ngërç” administrativ në Sarandë dhe qyteti mbushet me plehra si në Napoli (interesant fakti që Saranda ndodhet përballë Korfuzit), apo se disa dri-tëshkurtërve të universitetit të Vlorës u lindi idea që një ditë të bukur ti hiqnin universitetit emrin e simbolit të kombit tonë ismail Qemalit. Reagoi njeri tek ne për këtë fakt?

Nën vëzhgimin e disa institucione-ve europiane, politikanët tanë kanë kaq vite që na premtojnë Europën, do hyjmë sot, do hyjmë nesër, por gjë s’po ndrin. Përmirësime në vend me gjithë “përpjekjet” e kryeministrit be-risha, s’po sheh njeri, realisht shqip-tarët duan t’ja mbathin “jashtë”. Eu-ropa është Viza. Duan të hyjnë brenda një realiteti tjetër, të harrojnë që janë të përjashtuar. Dhe ajo që tha krye-ministri, “shkërdhimi” nëpër motele apo hotele, në një farë mënyrë është një proçes për të hyrë “brenda” një dimensioni tjetër të lagësht, të errët, të freskët, duke harruar diellin për-

vëlues, vapën, pluhurin, mungesën e ujit etj, etj.

Shqiptarët janë të lodhur jo vetëm nga premtimet e politikanë shqiptarë për hyrjen në bE, por dhe të zhgë-njyer nga vetë Europa. Nuk po nda-lem as tek dështimi i misionit të oSbE, as tek kushtet çnjerëzore me të cilat ndeshen shqiptarët çdo ditë nëpër ambasadat e huaja. Pas një izolimi prej gjysëm shekulli, shqiptarët insti-tucionalisht janë ende të përjashtuar nga bota. Europa ka nevojë për fuqinë tonë punëtore, ashtu të bardhë dhe naive. Ëndrra jonë për të hyrë në Eu-ropë, na ka shtyrë të punojmë për ti arritur ato standarte, por me kohën ne po shndërrohemi si Sizifi që shtynte gurin deri në majë të kodrës dhe guri sërish rrokullisej përposhtë. Dhe Sizi-fit të shkretë i duhej sërish ta ngjiste pafund. Në emër të Europës po shn-dërrohemi në një produkt që mohon vetveten (është dhe e modës rasti i cola zero, apo i kafesë pa kafeinë, apo i cigareve pa nikotinë) Ne po humbim thelbin e kombit tonë, po humbim Shqiptarët vetë, ashtu siç janë nga ve-riu apo nga jugu, të pasur apo të var-fër, ateistë, myslimanë, apo të krish-terë, të majtë apo të djathtë. Të hyjmë në Europë, të realizojmë ëndrrat tona, jo zhgjëndrrat e Europës. Se siç thotë Deleuze “po ngece në ëndrrën e tje-trit, ke marrë fund”.

gz33.indd 11 6/2/10 12:58 AM

Page 12: Gazeta Nr. 33

12 e enjte 3 | Qershor 2010 |

nga edi rama organizata e Pionerit më kishte

ngarkuar që të shpëtoja Mehmetin prej duarve të armikut përmes zba-timit të përpiktë të një lloj misioni që gjatë asaj epoke të artë quhej “patronazh”.

ishte një nga termat e rëndomtë të atyre kohërave të mbingarkua-ra me iniciativa, betime njerëzore, orë të tëra edukate morale e poli-tike, punë prodhuese, kalitje fizike, pushimi aktiv, kritikë e autokritikë revolucionare, shenjash sulmuese e ku ta di unë se çfarë akoma. Pa-tronashi i konsistonte në ndihmën e përditshme që si i parë i klasës du-het t’i jepja Mehmetit, për të përmi-rësuar rezultatet e tij dëshpëruese në mësime. Duke marrë ato katrat e tij pakaluese, shoku im i klasës qe katandisur në tabelë qitjeje e ar-miqve të socializmit, ndërsa unë, si-pas parrullës revolucionare. “Dhje-tat tona janë plumba në ballë të armikut” kisha shtrirë përdhe një batalion të tërë syresh. Gjithëherë kaloja përballë tabelës së kuqe të nderit, në hyrje të shkollës, dhe shihja fotografinë time të rradhitur midis pionerëve të dalluar e buza-gaz, përfytyroja me krenari dëmet e panumërta që kishim shkaktuar në kampin armik me dhjetat tona, pa mundur gjithsesi ta mposhtja krejtësisht shqetësimin që më lin-dte aty për aty, për shoqen time të bangës, e cila merrete vetëm nënta, notë që sipas mësueses kujdestare edhe pse e plagoste rëndë armikun i linte shteg për të rimarrë veten.

Në fakt, çdo seancë patronazhi për ta transformaur shokun tim të klasës në një killer intelektual që pastaj do të bëntë kërdira ngjethëse me ato dhjetat e tij aq të largëta e utopike, zgjaste aq kohë sa i nevoji-tej Mehmetit për të kopjuar mekani-kisht detyrat e mia, ndërkohë që unë lexoja me zell “Si u kalit çeliku”. ish-te një best-seller i madh i letërsisë sovjetike të propagandës që më du-kej tejet i efektshëm për të motivuar Mehmetin në misionin tonë të për-bashëkt, por që tekembramja vlente vetëm për të kulturën time bolshevi-ke, sepse porsa mbaronte së kopju-ari, Mehmeti hapte televizorin duke më ftuar të shihnim së toku shalë dhe cica nëpër reklamat e jugoslla-vit dhe ia merrte përpikmërisht të njëjtit refren pyetjesh mbi shoqen time të bangës, pa e çarë kokën as-fare që unë skuqesha gjer në vesh.

Teksa vinte vërdallë nëpër dho-më, duke kërkuar me antenë pi-kën e vdekur (asokohe qarkullonte miti se në çdo dhomë ka një pikë

myll syt, shof inën ene i them ina, ina, hiqi brekët, punë minutash jom n’parajs

ina ina hiqi brekëtMe gjysëm zëri iu përgjigja, “Edhe mua”

të vdekur ku zhurmuesit nuk futen dot e ku shëmbëlltyra televizive turbullaur prej tyre kullohet si me magji, në këtë pikë mund të shihej rehat jo vetëm jugosllavi, po edhe e shumëndërruara Rai) rrekej dhe të më bindte se kishte ardhur çasti që qysh të nesërmen t’i fusja duart inës. Mehmeti mbronte mendimin se ky ishte i vetmi veprim që duhet ndër-marrë si kundër ndrojtjes sime prej çun mami ashtu edhe për të zgjuar tek ina ndjesinë e kënaqësisë sek-suale. Vetëm, pasi ta hidhja këtë hap mund të shpresoja ta bindja inën që të vinte me mua tek Gjiri i Kurva-ve, një vend tërheqës për fantazinë time të epokës ku zhvillohet ngjarja, një lloj gjuhëze ujore që kafshonte

thellë kodrat e Liqenit artificial të Tiranës. Shkonim shpesh për t’u larë atij liqeni dhe, edhe pse nuk kisha parë kurrë ndonjë kurvë që të sh-faqej mes pemëve a të dilte nga uji për të ndjellë ndonjërin prej nesh, nuk guxoja të pyesja më gjatë për hollësira nga frika se Mehmeti më vinte në lojë. E kështu mjaftohesha me të tundura aprovuese të kokës e me një ngerdheshme që nënkupton, “Lëre atë mrekulli” i bindur sidoqof-të që, pas rënies së diellit, në atë gji të rëndomtë garipat jetonin çaste bote.

Pikëpyetja që rritej përditë në ko-kën time ishte ajo që kërkonte për-gjigjet për çka ndodhte konkretisht kur dy qenie seksesh të ndryshme

gjendeshin lakuriq përballë njëri-tjetrit, i bezdisur nga pamundësia e skajshme për të kuptuar atë që dja-li duhet të bënte me trupin e zhve-shur të vajzës e njëkohësisht edhe nga paaftësia ime e dukshme për të qenë ndryshe nga sterotipi i një çuni mami, fakte kokëforta këto që sipas meje e shtynin zgjidhjen e enigmës për ditën e martesës, optoja për një martesë goxha të parakohshme, derisa një ditë të bukur vendosa t’i kërkoj dorën shoqes time të bangës. Nëse nuk e bëra, kjo natyrisht për shkak të ndërhyrjes së vrazhdë të Mehemetit. Shoku im katranjos, i cili ishte i bindur se burri nuk duhej të martohej përpara se të kalonte nën

shtatë palë shalë dashnoresh, e përjashtoi pa mëshirë

hipotezën e mar-tesës sime, sepse jo vetëm që unë nuk e

kisha kaluar provën e zjarrit, për më tepër ina

ishte e bukur. Gruaja du-hej marrë sa më e shëmtu-

ar nëse s’doje të ta merrnin të tjerët. Megjithatë, nga ana ime nuk kuptoj që të jem dorëzuar, por qysh atëherë

qesh shumë më i matur në shprehjen e asaj dëshire cfili-

tëse që ishte për mua martesa, duke vuajtur kësisoj peshën gji-

thnjë e më të rëndë të pikpyetjes.“M’tregun çunat e lagjes se

ai filmi mrom kishte qenë bota fare”, më tha një ditë Mehmeti, i cili shoqërohej me djem gjas-htëmbëdhjetë-shtatëmbëdhjetë

vjeçarë. ata i kishin treguar se, një natë më parë, “jugosllavi kishte hap një seri filmash me t’qime. “Nuk m’la ai shkërdhatë i degjenerum, vazhdoi Mehmeti, duke iu referuar të atit, “po e qita inotin t’u i ra me dorë. Kshu e boj sa herë qi ai mut m’çan bythën”. aprovova me kokë pa e kuptuar mirë se kujt i kishte vënë dorën Mehmeti në shenjë proteste dhe misteri u bë më i madh kur pas interesimit tim rreth reagimit të prindërve teksa ky i binte me dorë, ai m’u përgjigj. “Qeke megjith men trap i modh!. Pse mër para plakut ene plakës i bi me dor ti? Me siguri ky shkon në dhomën tjetër e përplas gjërat për-tokë, mendova dhe nxitova ta pyes. “Po ç’kuptim ka t’i biesh me dorë kur je vetëm fare? “T’vjen lezeti mër jahu! Ç’a kuptimi më t’modh do ti?” “Si të vjen lezet ty?’ e pyeta i çme-ritur. “Myll syt, shof inën ene i them ina, ina, hiqi brekët, punë minutash jom n’parajs. Po ty si t’vjen? M’u tha pështyma në gojë teksa përfytyroja me llahtarë shoqen time të bukur që zhvishej nën urdhërat e Mehmetit të egërsuar që i tundte para syve një

shkop. Me gjysëm zëri iu përgjigja, “Edhe mua”.

Të nesërmen në mëngjes, gjatë pushimit të madh, Mehmeti vjen e më afrohet me një zë djallëzor. “a do t’vish ke rifuxho t’i fusim i t’rame me dor? M’u në mes të oborrit të shkollës gjendej një nga mijëra ven-dstrehimet që Enver hoxha kishte ndërtuar për të mbrojtur pleq, gra e fëmijë nga bombardimet e impe-rialistëve amerikanë dhe social-imperialistëve sovjetikë, ku sot e gjithë ditën kutërbon mut e shurrë e ku asokohe djemtë e klasës së tetë futeshin për të pirë cigare. “Mirë” iu përgjigja i lumtur, sepse më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t’i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, “ina, ina, hiqi brekët”.

i kam para syve edhe sot kokat e çunave të klasës së tetë nën fashë-zat e zbehtë të dritës që depërtonin prej dy a tre vrimave të ajrosjes në tavan. Në rresht, ulur mbi çimenton e ftohtë njëri bri tjetrit, mbështjellë nga një zhurmë e çuditshme, një lloj gugërime. Duke ecur qorrazi nëpër terr u afruam e u ulëm edhe ne, Mehmeti e pas tij unë. Fillova të kap ca fjalë të lëshuara si në jerm teksa ndjeja një lloj dridhjeje ritmike të trupës. “Zhvishu Marjeta, zhvishu se m’plase? Zhvishu o shpirti im, lene lalin ta shofi pak cicën e bukur si gjyle… hiqe tutën zemër! hiqe sh-pirt…Mos ki turp jemi vetëm, vetëm fare…Lene lalin ta preki pak kofshën e bardhë…”

Nuk kishte pikë dyshimi që apeli i sinqertë i kolegut që drejtonte ope-racionin i drejtohej zyshës së fiskul-turës që me ato tuta të ngushta që mbante arrinte të provokonte edhe ndërshmërinë time të thellë prej zëvendëskomandanti çete.

Mehmeti u zbërthye. “Jepi se do na dhjesi zilja”, më tha gjithë ankth, duke më shtyrë me bërryl. Duke u zbërthyer si guak, i mbytur nën djer-sët e ftohta të një trupi të paprovuar, vështroja vjedhurazi nga shoku im i klasës. Fillova ta prek seksin tim tek-sa ndiqja instiktivisht dollibashin që ecte përpara, duke e kompaktësuar progresivisht dihatjen kolektive. “Do ta fus n’kërthizë do të ta fus”! befas Mehmeti më futi gojën në vesh dhe më foli me vrazhdësinë e tij karakte-ristike. “Jo ashtu mër trap, kape për qafe!”. “Më bëhet shurra”, i thashë dhe u ngrita, gjoja i nervozuar prej pengesës së paparashikuar biolo-gjike, duke ikur i tmerruar drejt da-ljes për të mos u kthyer më kurrë në atë tunel përveçse në rastin e ndo-një bombardimi anglo-amerikan.

më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t’i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, “ina, ina, hiqi brekët

gz33.indd 12 6/2/10 12:58 AM

Page 13: Gazeta Nr. 33

13e enjte 3 | Qershor 2010 |

Artan Sadiku

Dilema me të cilën shpesh ndeshet një politikan kur gjindet para vendi-meve të vështira politike është roli të cilin ai duhet ta luajë dhe zakonisht ka dy opcione. i pari është që të ndjekë bindjen e popullit që në masë të kon-siderueshme mund të ketë një bindje të caktuar lidhur me çështje të caktuar politike dhe, duke bërë këtë, politika-ni bëhet një person teknik qeverisës. opcioni i dytë që mund ta zgjedhë është të qenurit politikan që udhëheq popullin në të ardhmen duke qenë vi-zionar, duke parë më larg se që mund të sheh populli, duke bindur popullin dhe duke bërë këtë politikani ngihet mbi popullin duke e tërhequr atë pas tij. Kryeministri aktual i Maqedonisë vështirë se mund të kualifikohet për rolin e dytë në momentin historik po-litik në të cilin gjindet shteti. Në vend se ta udhëheq popullin në të ardhmen, ai e ka katandisur atë në të kaluarën, në mitet, legjendat dhe arkeologjitë. Pa mos e ndërruar emrin, Maqedo-nia rezzikon të mbetet në një pritje të përhershme të realizimit të ëndërrës për Greqinë e dobët, të përgjunjur, e cila do të lëshon pe për pothuajse gjithçka. Kriza finansiare greke palës maqedonase ia ka shtuar ëndërrat në në cilat Greqia shfaqet sikur Gjerma-nia e kapitualluar pas Luftës së Dytë botërore.

Sondazhi i fundit për bindjen e përgjithshme të popullatës në Maqe-doni lidhur me çështjen e ndryshimit të emrit tregoi një nivel të konside-rueshëm të refuzimit të procesit që do të përfundonte me ndryshimin e emrit të shtetit. Paraqitja e këtij son-dazhi solli qartësimin e turbullirave të brendëshme politike lidhur me qëndrimin zyrtar të Maqedonisë dhe kryeministri i cili e fshihte qëndrimin zyrtar, për herë të parë e shfaqi atë haptazi. Pjesëmarrja e deritanishme e Maqedonisë në këtë proces ish-te reaktive, duke reaguar, refuzuar dhe komentuar propozimet që vinin nga ana e ndërmjetësit Nimic si dhe nga vetë qeveria Greke. Maqedonia asnjëherë nuk propozoi asnjë zgjidhe, pra asnjëherë nuk u bë palë aktive në këto bisedime. Kjo ka qenë kësh-tu sepse Maqedonia asnjëherë nuk ka dashur të gjindet ajo zgjidhje, ta ndërrojë emrin, gjë që para disa di-tësh përfundimisht e deklaroi edhe kryeministri. Emri nuk do të ndërro-het. Maqedonia do të zhytet në krizë edhe më të thellë politike.

Ku qëndron problemi për krizën politike dhe për bllokimin e progre-sit, tek klasa politike apo tek vetë po-pulli? Problemi qëndron tek klasa e mesme popullore, klasa punëtore, që është masa më e gjërë politike po-pullore, gjendja e së cilës reflektohet në gjendjen e përgjithshme shoqëro-re dhe të vetë shtetit. Klasa e mesme punëtore në Maqedoni gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ishte shtyput tmerësisht nga klasa politike të cilës i duhej ti ketë duart e lira për të kryer procesin e privatizimit. Privatizimi që u realizua përmes shpronësimit të

Kriza e klasës punëtore në Maqedoni rrezikon të shkaterrojë vetë nocionin e kësaj klase

emri maqedonas i klasës punëtore

shoqërisë nga prona e përbashkët, solli fitimin e pronësisë nga individë të caktuar dhe krijimin e sasaj që sot përbën klasën kapitaliste të Maqedo-nisë. Dëshpërimi nga një tranzicion i tillë e hodhi klasën e mesme punëto-re të shoqërisë në një apati të thellë politike. Klasa e mesme punëtore u depolitizua dhe u teknikalizua. ajo u bë masë e thjeshtë punëtore, repart maqinerik i shoqërisë. Me përhapjen e kulturës së konsumit dhe vlerës së re të jetës, klasa e mesme filloi të ën-dërrojë për më shumë konsum dhe kështu ende më shumë u largua nga roli i saj politik në shoqëri.

Kryeministri i tanishëm, kryetar i një partie të djathë konservatore dhe demokristiane, ishte i pari në gjithë periudhën e tranzicionit që filloi të merret në mënyrë aktive me klasën e mesme punëtore në Maqedoni. ai e ri-politizoi klasën e mesme në mënyrën më të dëmshme të mundëshme. Zbrazëtirën e politikave emancipuese të tranzicionit dhe etjen për ideologji te klasa e mesme punëtore, kryemi-nistri e mbushi me nacionalizëm për-mes mobilizimit folkloriko-historik. Këtë mobilizim politik dhe mbushje ideologjike të kalsës së mesme krye-ministri e realizoi permës politikave populiste dhe përmes vendimeve që shpesh kishin dimenzione të majta, sepse si të tilla ato lehtë pranohen

dhe përkrahen fuqishëm nga kjo masë popullore. Solidariteti historik ekonomik i klasës punëtore, në Maqe-doni u zëvendësua me solidaritetin nacionalist. Kryeministri bëri gjënë e duhur (politizoi klasën e mesme), për qëllime të gabuara (nacionalizëm). Entuzijazmi i kësaj klase shoqërore i lindur nga aktualizimi i pjesëmarrjes së saj politike sot lidhet kryesiht me çështjet e ndërtimit të identitetit, të historisë së re antike, simbolikës dhe folklorit. Klasa punëtore e desubjekti-vizuar nga çështja e saj e përjetshme – ekonomia, tani është instrumentali-zuar politikisht në funksion të politika-ve qeveritare të kryeministrit. Ekono-mia kështu bëhet çështje dytësore në shoqërinë e cila politikat nacionaliste të ndërmarra nga kryeministri i ka kuptuar si proces të emancipimit të saj politik. Modeli i gabuar me qëllim, i shtyrrë me kampanja prej miliona eurosh, funksionoi. Të gjithë ata që qeshnin dhe talleshin me kampanjat qeveritare sot kanë ngelur të habitur me fuqinë politike që kryeministri e nxjerr nga një përkrahje e konsideru-eshme shoqërore. Përkrahja e klasës së mesme zakonisht është stabile dhe nuk i nënshtrohet kalkulimeve dhe një përkrahje e tillë e bën kryeministrin e tanishëm të Maqedonisë një politikan të fuqishëm. Solidariteti i cili duhej të mobilizonte masat popullore për drej-tësi sociale, sot ka mobilizuar masat

për’drejtësi historike’.

Klasa kapitaliste, duke parë fuqinë politike të kryeministrit ndoqi linjën e afrimit me të dhe tendencën e vazh-dueshme të ‘blerjes’ së ligjeve që kanë të bëjnë me ekonominë përmes të cilëve do të arrinte në ekstraprofi-tin e saj në tregun e lirë. Politikat dhe ligjet e dëmshme ekonomike ngelën pa kundërshtim nga klasa punëtore e dehur nga opiumi i ri – nacionalizmi. absurdi që ndodh në Maqedoni është ai që edhe klasa punëtore edhe klasa kapitaliste janë të lidhura dhe përkra-hin fuqishëm një politikë të njejtë. Ky stabilitet i tmershëm i këtij kombinimi rrezikon të jetë strumbullari afatgja-të i Maqëdonisë. heqja e vëmendjes nga ekonomia, sjell pasojën që per-spektiva në Maqedoni të mos shihet në anëtarësimin në NaTo dhe uE, kyç për hyrjen e investimeve dhe më atë edhe ngritjen e standardit jetësor.

Grupet shoqërore progresive brenda klasës së mesme ngelin të margjinalizuara dhe nuk munden të shpërndajnë programin e tyre eman-cipues në shoqëri kundrejt një proce-si ‘emancipues’ nacionalist të përkra-hur dhe finansuar fuqimisht nga shteti.

Fatkeqësisht, rrugëdalja më e mun-dëshme për momentin është në vetë procesin e emancipimit nacionalist të kalsës së mesme, në ngopjen e saj

nga ky proces. Vjellja e nacionalizmit do të vijë si një reaksion natyror i një shoqërie që përjeton degradim të shfrenuar ekonomik i cili do të shkak-tojë shkatërrimin e vlerave, kulturës dhe rendit shoqëror. Nacionalizmi në gjithë këtë proces të degradimit do të shërbejë vetëm si katalizator i prishjes, pas së cilës do të duhet të fillohet të rindërtohet klasa punëtore në Maqedoni.

Kriza e klasës punëtore në Maqe-doni rrezikon të shkaterrojë vetë no-cionin e kësaj klase. Punëtorët janë punëtorë në të gjithë botën dhe ata i takojnë një klase të përbashkët punëtore botërore. Procesi që po ndodh në klasën punëtore të pje-sës maqedonasë te shoqërisë në Maqedoni e tejtërson vetë klasën punëtore si të tillë duke e nënshtru-ar atë në nocionet e nacionalitetit, kulturës dhe folklorit. identiteti the-melor i klasës punëtore në Maqe-doni është dhe duhet të mebetet ai i punëtorit. Vetëm një klasë me një identitet të tillë dhe me një ndjenjë të fuqishme të përkatësisë brenda saj mundet të realizon emancipimin e pavarur shoqëror. Nacionalizmi në Maqedoni duke e gërryer klasën punëtore, shkatërron masën substan-ciale shoqërore dhe prandaj ai duhet vendosmërisht të luftohet përmes so-lidaritetit shoqëror.

gz33.indd 13 6/2/10 12:58 AM

Page 14: Gazeta Nr. 33

14 e enjte 3 | Qershor 2010 |

Sipas dëshmisë të vajzës bjon-de J.V. të shtunën mbrëma aty kish pasur një shall. Pavarësisht se nuk ra në sy për cilësi të lar-të ky shall nuk kishte përbërjen e zakonshme 30% pambuk dhe 70% akrilik, por ishte prej leshi të vërtetë kashmir. Shalli i blertë, si sytë e zonjushës humbi në rrëmujë e sipër, gjatë një soiree-je pranverore organi-zuar diku tek rruga që mbante emrin e një rilindasi të famshëm religjioz. Rre-shteri i sjellë nga Shba për të hetuar kafshimin e Klod burrit nga qeni një vit më parë u rishfaq në skenë aty për aty, për të marrë në pyetje vetë zonjushën J.V., pasi siç u shpreh dhe ambasadori Ëithers, ka shumë mundësi që shallin ta ketë vjedhur e zonja.

Përshkrimi i sendit nga zonjusha J.V.: Rozë me ujëra të purpurta dhe paksa jeshile dhe me dy “C” të mëdha të qën-disura sipër. Sipas dëshmitarit ezmer a.R. dy “C” qëndrojnë për Coco Cha-nel. Ky informacion e bëri menjëherë të dyshimtë dëshmitarin a.R., edhe pse ky shfajësohej se informacionin e kish marrë nga vetë zonjusha, që i kishte ofruar 6 birra në shkëmbim të shallit.

Rrëfimi i zonjushës J.V. vijoi duke tre-guar se historia e këtij shalli është më e hershme seç mund të mendohej. Ky ka qenë shalli që mbante nën veladon prif-ti revolucionar, Fan Stilian Noli, i afeksi-onuar me pëlhurën për shkak të filmit të tij të preferuar “Natural born Killers” të oliver Stone dhe Quentin Tarantinos. Me këtë shall në gji prifti savant mbajti fjalimin e tij historik të titulluar “Kabine-ti i Pykave”, fjalim që dhjetëra vjet më pas u plagjiua nga Erisa Xhixho gjatë grevës së urisë të bërë përballë par-lamentit. Po ky fjalim, meqenëse nuk u kuptua kur e lexoi Xhixho, u postua në Fejsbuk dhe nga Elisa Spiropali, dhe aty me sa duket e lexoi Rama, të cilit i pëlqeu, dhe vendosi t’ia lexojë me zë të lartë gjithë simpatizantëve dhe gaze-tarëve për kulturë të përgjithshme.

Mirëpo Rama nuk e kish parasysh historinë e shallit. Shalli pasi doli nga gjiri leshtor i priftit tosk përfundoi në dorën e një revolucionareje ruse të

Shalli prej kashmiri i zonjushës J.V.

cilën prifti nuk pati me se ta paguante me cash. Këtu shalli u çmua menjëherë nga të pranishmit me çmimin diku nga 54 euro, deri në 60 euro, sepse rusja e mori me terezi. Rusja u kujdes që të mos e prishte shallin, ndryshe nga ç’bëri me priftin. Diku nga vitet 60 sh-krimtari atëherë ende i panjohur, ismail Kadare, duke u endur nëpër bordurat e Moskës, nuk dihet se si, dhe nuk dihet se ku, por dihet se me kë, takoi rusen Svetllana Kurnikova, stërgjyshen e ana Kurnikovës (ëndrra e parealizuar e Ylli Pangos). Svetllana mbulonte rrudhat fisnike në qafën e saj, tashmë e plakur, me shallin e dikurshëm me dy “C” em-blematike. Në një moment çmendurie epshore, pasi lexoi pasazhet e para nga “Gjenerali i Vdekur i ushtrisë së Femra-ve të Kaukazit e më Gjërë” (titull që më vonë u ndryshua) Svetllana vendosi ta miklonte djaloshin e talentuar gjiroka-strit duke i dhuruar shallin emblematik, edhe pse që të themi të vërtetën ajo pëlqeu vetëm djathin që djaloshi kishte sjellë në qese nga qyteti i vet, si çdo re-fugjat shqiptar.

ismail Kadare, i prirur për të qenë snob, dhe shkrimtar oborri vendosi ta lidhte shallin rreth qafës së tij, duke u mburrur se dy “C” qëndronin për Ca-dare, Cundera dhe Cafka, këta tre sh-krimtarë të mëdhenj të Europës Qen-drore. Në rrethet e Moskës kjo ngjarje u njoh si kompleksi i “K”, sepse ismail Kadare kishte frikë mos e ngatërronin me Klodin e bigbrotherit të cilit i fillon

emri me “K”. Megjithatë Kadare nuk i shpëtoi dot ngjashmërisë fatale me Ca-rin e Rusisë, të ndjerin Nikolaj Nikolaje-viç Romanov.

Shalli nuk jetoi vetëm në planin ma-terial, dhe meqenëse sipas filozofit bri-tanik henry bergson nuk e kemi ndarë ende se ku jemi dhe në cilën epokë je-ton shalli, shalli vendosi të jetojë për pak kohë dhe në botën e përrallave. Meqë shalli u ndërtua me tender, Majmuni hirko pati momentin e vet të përdori-mit të shallit prej kashmiri. Mbasi gjeti një politikan të korruptuar si Lul basha, majmuni hirko vendosi të paguante gji-thçka nëpërmjet shallit, duke e kaluar kështu rrobën e shtrenjtë në dorë të mi-nistrit. Majmuni hirko ishte pjellë e tri-pit të kombinuar midis Teta Ketit dhe Marika Kallamatës mbas petidinës së tretë. Këto petidina siguroheshin nga Flor P. djali i mjekut të famshëm G. Pepe. Flori ia vidhte petidinat të ja-tit dhe ia shiste teta Ketit në këmbim të katër-pesë përrallave të treguar veshur vetëm e vetëm me shall. Na tremb shumë kriza e identitetit që pati ky tregtar i vdekjes (edhe pse teta Marika dhe teta Keti janë gjallë dhe s’kanë në plan të vdesin të dënuara të tregojnë në përjetësi përralla idiote për fëmijë e për drogaxhinj).

Por le të kthehemi tek imanenca filozofike e shallit. Shalli, bashkë me një kasetë pornografike iu dhurua gabimisht një fëmije, andej nga viti 1992, një banori prepubertar të 21

dhjetorit, që njihte Ramën nga afër. Edhe Rama e njihte, po meqë Rama e kishte shtëpinë brenda unazës, këtë djalë e quante katundar, se banon-te në anën tjetër të unazës. Ky djalë quhej ivi, dhe desh e trafikoi shallin për te ambasada gjermane, mirëpo ambasadori gjerman i tha që shalli është fals, dhe nuk mund të trafikohet në Gjermani. Ti, i thanë ivit, mund të futesh, por shalli jo. Kjo dëshmoi dhe injorancën e popullit gjerman, që nuk arriti ta dallonte që shalli ishte Coco Chanel i vërtetë. ivi me dhimbje në zemër u detyrua ta flakë shallin jashtë ambasadës. aty shallin nuk e mori as Ylli i Tatrës, që po sulmonte amba-sadën, por e mori një polic i thjeshtë. Polic Gjergji (që deri para një viti ishte deputet me PD-në) e mori shallin dhe ia dorëzoi shefit të vet ministër të cilit iu drejtua me fjalët: “o Mozi, kam gjetur këtë Coco Chanel të purpurt, dekoruar me ujëra disi të blerta. Dizajni qenka kontemporan, po më bëka përshtypje”. Mozi nuk e begenisi dhe i tha: “Mos më fol si Muç Nano.” Polic Gjergji iu përgji-gj: “E ku merr vesh ti mor Mozi, ti pran-daj je Singëll në këtë jetë kuadratike. Ti ende nuk je arratisur nga hinterlandi i Kuq”. Gramozi e mori shallin, shfryu hundët në të dhe e futi në xhepin e pa-sëm duke u shprehur “Fitoi Shqipëria”. Këto ishin fjalët të cilat Gramozit iu ri-kujtuan edhe njëzet vjet më pas, kur po mbaronte greva e urisë në bulevardin përballë kryeministrisë. Polici Gjergj,

që tani ishte shef Gjergji, e pyeti Mozin në e kishte ende shallin, dhe Mozi futi dorën në xhepin e pasmë ku gjendej ende shalli. aty Mozi u ndërgjegjësua që nuk i kishte ndërruar pantallonat që në atë korrik të largët të ’91. Në xhe-pa veç shallit ai gjeti copa sufllaqe-sh, mjaltë llogaraje, faturat e Sudes, nja dy fishekë të 1997, foto me Fevzi-un kur ky ende kishte flokë, foto me përqafime me Nanon, fatura e llogari-së së 30 milion dollarëve të depozitu-ar në Zvicër, pasuordi i fejsbukut, dhe një defter me llogari për të pështyrat në rrugë e për kalimet mbi bar nëpër shtete te huaja, për t’u hakmarrë. Pas gjithë këtyre gjetjeve, Mozi i tha shef Gjergjit: “o shefo e gjeta”. Ndërkohë që të gjithë ishin të emocionuar, Mozi shkoi fshiu lotët e Ramës, lotët e kroko-dilit, lotët e Elsa Lilës, djersët e Robert boshit dhe mjekrën e blendi Klosit. Në fund fare shalli iu dhurua Shegush Ligo-rit, e cila e rrasi shallin thellë në gjoksin e saj leshtor. Shegushi e mbuloi shallin mirë me fanellë leshi, pasi nuk mund t’ia shihte i shoqi, që në Elbasan njihet si otello, shoku i ngushtë i Mandelës së Elbasonit, që ndryshe nga Mandela i vërtetë paqësor, të këpuste me sharrc që nga 1 kilometër larg.

Pasi dëgjoi këtë histori rreshteri amerikan shtroi pyetjen profesionale: Po si përfundoi ky shall historik në dorë të zonjushës J.V.? por përgjigjen e kësaj pyetje po e lëmë ta gjejë lexuesi ynë i nderuar.

gz33.indd 14 6/2/10 12:58 AM

Page 15: Gazeta Nr. 33

15e enjte 3 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 5)

Porto Romano, kapota hedhur rrëmujë, kambale si kurth në këm-bë, arka me barut dhe igrasi, dhe mbi të gjitha marshim në ligatinë, por pa asnjë aventurë të vërtetë zbulimi. Dola me dijen që kisha qenë brenda, por pa përjetimin e pritshëm. Punë e madhe, i thashë vetes, ç’rëndësi ka, tani ti mund të klasifikohesh ndryshe, dhe kjo ishte diçka e dorës së parë. Në autobus, në tryeza, në shetitje ose nëpër da-sma unë tashmë bëja pjesë në popu-llatën e atyre që e kishin bërë. ishte edhe çështje vetbesimi. Respekti për veten. Por thellë thellë e ndjeja që kjo ishte vetëm njëra betejë e një lufte të gjatë, e një historie të gjatë, si gjuetia e një luani nga një fis afri-kan që kisha parë ato kohë në TV, me prita, humbje, fitore të vogla, duke qenë pre dhe predator njëherësh.

S’do harroj kurrë një mëngjes në qytetin verior Sh, pas një nate në hotelin kryesor të tij, natë e cila si ata magnetofonët me bobina u rik-thye e u bë “replay” vazhdimisht tek e njëjta pikë. Filloi si një apasi-onatë tekstile. Nuk ka gjë më eroti-ke se çarçafët dhe këmbët e plota të femrës që të rrethojnë me një të ngrohtë organik për të cilin nuk vlen asnjë ligj fizike. Kështu përjetohet një shtrat fare normal hoteli pas mu-ajsh të tërë seksi në këmbë, të kro-nometruar si vrapim me pengesa, në vende të papërshtatshme, kryesisht skuta të fshehura, me pallto të shtru-ara mbi relievin dhe bimësinë aspak mikpritëse. aspak “user friendly”. Si dhe me ndjenjën ngjitëse që po përgjohesh nga lloj lloj pervertësh të padëmshëm prapa gëmushave që të fshehnin edhe ty, por edhe për-gjuesit. hotel turizmi. Një kubaturë në ajrin e qytetit të huaj e rezervuar për ty. ishte një mundësi që s’duhej humbur, një lloj etje prej deveje, pirje uji me tepri për kushedi sa javë pasuese me shkretëtirë. Kisha dëgjuar ato kohë për një fshatar që kur hasi një baxho, kishte ngrënë bulmet në mënyrë të pabesueshme, rrota të tëra djathi, kilogramë me gjalpë të shtyra me litra të mëdha qumështi. Jo për obesitet. ai fshatar do të donte ta merrte atë baxho me vete si guackë kërmilli. aq e rrallë ishte hasja. Të gjithë kemi një fsha-tar të tillë brenda nesh dhe baxhot tona si fata morgana në erë. Kur më në fund dola jashtë, në mëngjes, nuk dalloja dot ngjyrat e qytetit. Kishte qenë një tendosje e çuditshme, e pa-nerv, motorike, me pistona me dje-gie të brendshme. Qerthull i Karnoit. Përsëritja, siç bën me fjalën, e kish-te bjerrur nga kuptimet atë natë që shkoi. Dritaret e qytetit, të të gjitha llojeve, kolibesh apo rezidencash të vjetra, vitrinat e vobekta me varfëri vertikale xhami, penxhere të verbra zyrash apo dritare të vrara autobu-sësh më shihnin si hutime. E ku vete, a seksvrarë!

ajo vajza e atëbotëshme ishte pjesë dhembshurie, të cilën nuk

Sot kur dola nga apartamenti yt përjashta më priste një errësirë që s’më njihte

nga letrat e panisura të një piktori

isha i aftë ta përvetoja ende; filizi i saj u përpoq më kot të çante tru-allin terracotta të mpirjes sime. Qyteti Sh., që edhe pa këtë ishte aq intrigues, me dialektin vetmor që tokëzonte çdo marrëzi, u bë arenë koloseumi, ku seksi me fytyrë akili sapo fitoi dhe gjindja fytyrëgri e ek-zaltuar ulte mijëra gishta të mëdhenj poshtë. E allora giù, senza bussare... Nuk është femra që të zbraz në atë farë feje, por është cektësia jote. Këtë s’mund ta dija.

Ndërsa sot dritaret flinin in town. Perdet mbyllur si kapakë sysh në gjumë.

Mijera milje larg nga qyteti Sh.

Sot kur dola nga apartamenti yt përjashta më priste një errësirë që s’më njihte, nga ato që vijnë tinëz nga ca rrugë e avenu natësjellëse. Teksa ne përhumbeshim me njeri tjetrin atje brenda, kishin hapur di-gat që lumi i errësirës të vërshon-te dhe përmbytte gjithçka. Diku në Night-th avenue. Evening-th street. Ja dhe kryqëzimi i tyre, Terr Square, me semaforë gri. Tek e tuk stërpik-je varaku mbi blozat e natës. Pahi-tje dritash si pluhur flori çifutësh ngrënë prej monedhash të vjetra.

Dyqanet e mbyllur të argjendarëve të kujtonin pasuri të ndryra. Dritarja jote nxinte lart si konfirmim.

Snikers hedhur mb’udhë, e me siguri dhe mbi drurët dhe telat; le-shterikë mbi trotuare. Përmbytja dukej e përgjithshme. asnjë Noah gjëkund. Vetëm disa kalimtarë si mutantë Marsi dhe shkreti nate. Dyqani i ngushtë me shitësen lati-ne si lapidar i vjetër pas banakut, ishte gjithashtu i mbyllur. Kjo do të thoshte se ishte vërtet vonë. Vonë për çfarë? Çfarë mund të mbetet e rëndësishme mbas një mbrëmje me seks shterrues?

isha i zbrazët, vërtet, por erdh çasti të kuptoja se edhe zbraztësitë janë të ndryshme. Siç janë të ndryshme lëvozhgat bosh të arrave pasi u ke marrë thelbet. Seksi i furtuntë të çon në origjinë, si hipnozë regresive. Një fëmijë qante brenda meje se nëna e la vetëm në kopsht. Një fëshfërimë e mëndafshtë papuçesh haremi. Një çadër fushimi ku rrëmbehes-hin skllave me emra tingëllues dhe bëhej luftë për to. Skllevër impoten-të prej lodhjes me supet e dërrmuar nga litarët e linit dhe pjerrësisë së piramidës. isha mumje shetitëse në

natën urbane, humbur çdo ind të panevojshëm, shtrydhur nga limfat, pejzatharë, retina si mur i vjetër që s’mban asnjë ngjyrë, ashtu si nata. Pas pesëmijë vjetëve ca duar kure-shtare po më hiqnin fashot, më stu-dionin, gjenin brenda viruse të pav-dekur ende si dhe spore të lashta të patrazuara nga stërkoha. ato fasho s’qenë veçse çarçafët e shprishur të shtratit tënd. Tabut tekstil, nga ata që burrat e racës sime kanë patur zakon ti mbështillnin rreth kokës... për çdo rast. ato arkeosperma e ar-keospore të pambira janë jeta e për-jetshme, një farë tautologji yjesh, shenja shenjtori mbi beze. Pas pesë mijë vjetësh duhet të jesh një grimë më afër të vërtetës. ajo ç’ka mbetet pas centrifugës së seksit, ai dehidra-tim sublim dhe eshkëzim pangjyrs, s’mund të jetë veç precipitat vër-tetësie, thelb i pafjalë kuptimi si një psherëtimë.

Pas dashurisë me ty s’më prish-te dot koha. a s’të pata thënë që në pasditet e vona te apartamenti yt ka një ndjesi formaline blu? Dhe ne diçka prej fosili?

Sot e mposhtëm seksin duke iu nënshtruar plotësisht atij. Pse u desh kaq kohë për të kuptuar një gjë kaq të thjeshtë?

isha i zbrazët, vërtet, por

erdh çasti të kuptoja se edhe zbraztësitë janë

të ndryshme. siç janë të ndryshme

lëvozhgat bosh të arrave pasi u

ke marrë thelbetgz33.indd 15 6/2/10 12:58 AM

Page 16: Gazeta Nr. 33

16 e enjte 3 | Qershor 2010 |

krenar Zejno

(vijon nga numri i kaluar)

ushtrimi i shkrimit është vizatimi i verbit në një kartë. Në rastin e po-ezisë, shenja doemos do të jetë më e ngjeshur dhe solide, siqë vargu viza-ton më së shumti verbin e dëshirës. Duke transportuar e pozuar korres-pondentët e kalkulimeve të pasio-neve, ëndrrave, kujtimeve. E si mund ta mbërrinte këtë, përveçse me anë të grafikës së shenjave gjurmuese e gjurmëlënëse për t’u përçuar tek lexuesi! Poezia kryen një mësymje drejt kësaj, duke lënë të vizatuar në letër edhe gjurmën e rrugëtimit rro-kapjekthi të kësaj turrjeje, ndeshjeje e paqtimi mes toneve e rimave, pra raportin e vështirë të arsyes dhe do-menit sundues të saj.

Fjalë Fjalë bëhet poeziFjalë fjalë bëhet poezi, por sigu-

risht nuk mjafton kjo vetëm si proce-sus, si në rastin e urtë “gur gur bëhet mur”. ajo, poezia, duhet të synojë një ngrehinë që nuk është ndërtuar më parë, një risi e ndoshta një mit të ri. Gjuha na e ka lënë qysh herët te kompozita e emërtimit mitologji edhe dallimin njësh me identiken, ku mytos do të thotë fjalë, po ashtu si dhe logos, sërish fjalë. Mitologjia mbetet edhe shenja e parë që rreh të thotë kalimin nga kaosi te kozmosi, thelbi i cilit është prej rregulli e ligjësie. Ku ndërdallimi i të dytit nga i pari kryhet edhe për-mes përsëritjes si diferencim, edhe rindërtimit si ndarje e logosit vend e hapësirë dhe aktorëve në të: hyjni apo njerëz, ngjizur në ritëm e ritmikë. Poe-tika e veprës së artit shfaqet kësisoj si projektim kozmogonik, në objektin ku vepra vendoset dhe flet duke i shtuar kozmosit edhe vetveten. E bashkë me të, për t’u mbartur në atë gjenerim imanent riprodhues të vetë artit më tej, tashmë, e thënë sipas Malraux, drejt “artit të ribërë mbi artin”.

Dija është e transportueshme, e dukshme, operacionale, përsiat Gio-ttari te vepra Kondicioni post-modern, por i lypset një formë, më së pari vi-zive.

Shenjat synojnë pahjen thelbësore, ndaj shenjat e gjithëpranuara, mbetur si të tilla përmes artit, shenjojnë pa-mje thelbi. Kur do të jemi Thelbe, bër-tiste marazi i Rilkes; ose siç e thoshte Mendelshtam: oqean i pafundmë – thelb.

E kur kjo shpërhedhje shenjash esenciale mungon, ndodh le të themi “së këndejmi, ay prodhim mediokri-teti me tonalitet fals, banal, mërzitës, që çduket sapo u duk, i hedhur përtej prej shijes e gjyqit spontan të lëçitësit, si hidhen lëvezhgat e prej valës së detit mbi zall”. Shkruesi i mësipërm, ky njohës i hollë i gjuhës, që dikur qe zemëruar nga shkruesit e rëndomtë, është Mitrush Kuteli.

Rolan barthes shkruan: “çdo individ është një i burgosur i gjuhës së tij. au-tori është e shkuar e librit të vet. ai, autori e ushqen, jeton për të si prin-di me fëmijën. Shkruesi modern lind në të njëjtën kohë me tekstin e tij. ai është subjekti për të cilin libri i tij do

të jetë predikat. Pasi ka varrosur auto-rin dora e shkëputur nga gjithë zërat përvijon një fushë të pa origjinë veç gjuhës vetë, duke vënë në diskutim çdo origjinë”. ishte koha kur karakte-ri revolucionar i shenjave, shpërthimi i koracave dhe shkatërrimi i tradici-onalizmit, biografizimit, si dhe kalimi në askushin dhe tërëkushin u ndiku-an edhe nga zhvillimet në fizikë dhe ndërhyrjet në psikikë, duke pasuar njëra tjetrën në doktrinat novatore filozofike të pandashme nga inkur-sionet e thelluara filologjike: Niçe, bergson, Shopenhauer, Kierkegard, heidegger, Sartre. Dhe prej këtej… sërish intertekste e hipertekste.

Ti heqësh shkrimit esencën e ngjalljes tek lexuesi është si t’i heqësh krishtërimit ngjalljen e Jezusit, pra ta lësh pa poetikën e rikrijimit dhe riin-terpretimit, veç në postulate e atribute dobie morale e barazie, gjëra të për-kundërta me shkrimin.

Gjuha e ngjiz kuptimësinë teksa mendon, në të menduar e sipër. E kështu, edhe mendimi e konsolidon kuptimin e vet edhe përgjatë gjuhëzi-mit. Niçe e vuri nën dyshimin e nihi-lizmit të tij edhe afirmimin “unë men-doj” dhe, nëmos gaboj, e formuloi

pak a shumë kështu: “nuk jam unë që e mendoj mendimin por është edhe mendimi që vjen në mua”.

“Dëgjoj erën që fryn në fjalët e mia, të cilat u bënë të gjelbra”. Është ky një varg piktorik i poetit Frederik Reshpja.

NdërgjëSim-NdërgjegjëSimNë poezi, poeti zë një fjali e cila

mbars një tjetër dhe kështu pjell edhe fjalën plangprishëse, që i ngreh akta-kuzën e teprisë fjalisë, por nga tjera anë edhe i përmbush fjalitë duke u falur alibinë e pamjaftueshmërisë së tyre.

Një tip tjetër alibie prej arti, që nuk bazohet në mospraninë e fjalisë në vendin e ngjarjes, por teprinë e saj dhe papraninë e fjalës që do bëhet simbol i kuptimit të asaj çka do të thotë fjalia, është deri diku si në rastin kur bebja nuk gjendet në djep por në dysheme, dhe akuza nuk është prania e mëmës në ngjarje por, përkundra-zi, mungesa e saj. Dhe rivendosja e të miturit në djepin e tij mund të bëhet veçse prej saj.

Nga një ide në fjalë, poezia më parë se ndërgjegjësim bëhet ndërgjësim. Pra, gjërohet, mbarset e mbëhet gjë. E

prej këtej, teksa përgjërohet të shpër-faqë ndonjë gjë prej gjëje, ngjet që në rastet e mbrame e fatlume të nxjerrë në dritë edhe vetë gjënë.

Është lexuesi ai që prej rrokjes së kësaj gjëje, tashmë në pah, ndërgje-gjësohet. Pra, ndërton ide; ide të cilat sipas rrethanave dhe subjektit lexues mund të shkojnë edhe përtej idesë za-nafillore të poetit, gjer dhe tej kontu-reve të vetë gjësë së dalë në pah, por ama pa ia fashitur thelbin substancial gjësë, pra inkursionin e mbërjes së gjësë dhe përgjërimin e poetit që ajo të mirëkuptohet e të mos cenohet.

“Talenti mendon, artisti sheh”. Ky përcaktim shënjues lakonik i erdhi postulateve poetike nga William bla-ke.

Por talenti i lypset gjithaq e domos-doshmërisht edhe lexuesit, që sipas Shopenhauerit mund t’ia mbërrijë të rrokë talentin e shkruesit e të tran-skriptojë atë çka artisti thotë në vepër, vetëm kur edhe vetë lexuesi është i talentuar. Ndërsa artistit, që si lexu-es i mirë i gjërave talentin e ka që e ka, si me thënë, nuk i duhet më. Pse i leverdis të bëjë atë që s’e bëjnë të tjerët, pra të shohë e ta lëndëzojë këtë gjendje pamjeje pa u menduar gjatë,

e pas kësaj t’ia lërë këtë atyre që dinë ta bëjnë gjithashtu mirë, dhe kështu të ndjejnë edhe ata gjendjen e ndjesisë së gjërave që ka kapluar artistin.

Zamenhof e shpiku esperanton duke ndërtuar shenja fjalë identiteti të cilat do të plotësonin dallimin mes gjuhëve. E thjeshtë në dukje, mjaf-ton mirëpranimi si konvencion, por tmerrësisht e vështirë pse ndoshta gj-uhët tok me misionin e mirëkuptimit bartin edhe atë të keqkuptimit si gje-nerator idesh spontane gjatë gjuhëzi-mit e interpretimit të mendimit. Levi Strauss thoshte se “gjuha një formë e arsyes me një logjikë shumë të thellë, që njerëzit as nuk e imagjinojnë e as nuk e njohin”, ndërsa Wittgenstein i bie më shkurt e kategorikisht: “filo-zofia është gjuha”. Sigurisht Novalis duke shkuar edhe më tej do të na e linte romantikisht shenjën e vet mbi gjuhën:

“çdo qenie ka gjuhën e vet, pse gj-uha është shprehje e shpirtit”.

vijon në numrin e ardhshëm_______

*Ky shkrim është shkëputur nga kumtesa e paraqitur prej autorit në se-

minarin universitar me të njëjtin titull.

“Nuk flas unë gjuhën,porgjuha më flet mua”

mbi konCePtin e dallimit në Gjuhësi, mes Subjektit shPrehës dhe subjektit të shPrehjes*

gz33.indd 16 6/2/10 12:58 AM