gazeta nr. 42

16
E MËRKURË, 19 TETOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 5 (42) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Dykuptimësia e Badiou-së mbi këtë pikë vendimtare nyjëzohet me triadën e tij Qenie-Botë-Ngjarje e cila ka të njëjtin funksion si triada e Kierkegaard-it Estetikë-Etikë-Fe: zgjedhja qëndron gjithnjë ... Shtysa e fundit drejt greminës NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA III 02 analize Nëse ka diçka për të cilën do mbahet mend epoka e dytë e Berishës si prijës i shqiptarëve, sigurisht që do jetë shpërthimi si kërpudha pas shiut të dhjetëra Universiteteve... Piramidat private 03 analize Pranvera ka nisur të mbulojë Kilin. Jo vetëm ngaqë muaji shtator shënon çeljen e sytheve ndër pemë, zbutjen e temperaturave dhe daljen e çifteve që pëqafen në... Pranvera e studentëve kilianë 05 kritike Melankolia është filmi i fundit i Lars Von Trier, dhe që për fat të keq nuk do mund ta shohim kurrë në Tiranë. Jo në një kinema, të paktën. Ky është filmi që gjatë kohës që po shfaqej në Kanë, regjisori i tij u ndalua të shkelë më në Festival. Melancholia, i dha çmimin e aktores më ... MELANKOLIA 15 kinema 08 zizek Të thuash të vërtetën është revolucionare Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Eshtë provuar në të gjitha mënyrat: nga rrënimi infrastrukturor, keqpagimi i pedagogëve, propaganda antipublike, shpërfillja ... NË RREZIK N ëse edhe për ligjin e ri për arsimin e lartë, ashtu si për makinat larëse, do të kishte një manual instruksionesh nga leximi i të cilit të dilnin edhe interesat e përfshira në pazarin e madh me dijen, ndër të tjera, do të thuhej: “Financimi i universiteteve private nga buxheti i shtetit do të sillte përfitim të menjëhershëm të parave publike në favor të pro- narëve të dukshëm dhe të paduk- shëm të universiteteve private”. Parashikim që do të shmangte fali- mentimin e farsës së ditëve të fun- dit, që kaq pak ka të përbashkët me përpjekjen për të ofruar dije e kaq shumë me historinë e Pino- kut. Nëse ju kujtohet, edhe drurit të vogël iu morën 4 monedhat (si 4 mijë euro në vit), për t’i mbjellë në tokën prej nga do të lulëzonte një pemë me shumë syresh të flo- rinjta. Reforma për arsimin e lartë pa- rashikon që fondet që u takonin ekskluzivisht universiteteve publi- ke, që këtej e tutje, do të ndahen midis këtyre të fundit dhe univer- siteteve private, në varësi të kon- kurrencës mes tyre për “lëndën e parë”, studentët, që jo rrallë herë do të shihen si “gjela” të florinjtë ose krijesa të drunjta për t’u sh- frytëzuar. Që universitetet private të fi- tojnë të drejtën për të garuar për fondet publike, atyre u duhet të ka- lojnë fazën e akreditimit dhe të sh- pallen formalisht “jo fitimprurës”. Realizimi formal i kushteve për akreditimin e universiteteve priva- te ka qenë hapi i parë i dukshëm i korrupsionit të këtij “biznesi” të suksesshëm. Në të vërtetë, asnjë agjenci nuk ka skualifikuar deri më sot ndonjë institucion të arsimit të lartë, edhe kur këta kanë pasur emërtime galaktikash, kushte të padenja deri edhe për lavanderi sixhadesh korçare apo piceri mo- deste pa mish derri. Deri sa nuk ka seriozitet në gje- tjen dhe zbatimin e metodologjive të qarta të proceseve si ai i akredi- timit, universiteti privat, ndërkohë që përdor buxhetin e shtetit, do të mbetet ambient zbavitjeje për të rinjtë e paangazhuar ose poli- tikanët e paarsimuar në kohën e duhur. Ndërkohë që për sa i përket kthimit të universiteteve priva- te nga fitimprurëse në jo fitim- prurëse për të përfituar fondet pu- blike, këtë herë është vendosur që auditimin ta kryejë ndonjë kompa- ni ndërkombëtare e specializuar për këtë punë. Me shumë siguri, nëse do të ulej e jo më të zhdukej fitimi, pronarët e universiteteve do të ishin të parët që do të braktisnin “biznesin” e tyre. Ndërkohë që më pak i sigurt, paraqitet kontrolli i au- ditëve të thirrur me kontratë për të kryer të ashtuquajturin “kontroll”. Kështu që ajo që pritet të ndodhë është që universitetet private fitimprurëse ta garantoj- në fitimin nëpërmjet kontributeve publike. Universiteti publik do të hum- basë garën e reklamave në Tv private dhe pak nga pak do të zh- duket si çdo e mirë tjetër publike. Duket se tashmë është koha dhe radha e universitetit publik, si dhe koha për ndërtuesit e pallateve që ta përdorin universitetin si hapësi- rë të lirë për të ndërtuar përbin- dëshat prej betoni mbi librat e di- kurshëm. Historia e Rozafës paska qenë më shumë se një legjendë. Qartazi ajo ngjan kaq shumë me një profeci të cilës, pasë gjasë, do të mund t’i shmangemi vetëm kur të arrijmë të rrëzojmë murin mbi kokat tona dhe jo ndërkohë që qeshim me gjoksin e dalë keq nga skenari i përfituesve. Editorial Ligji për arsimin e lartë ose ligji “anti Robin Hud”: ua merr të varfërve që t’ia japë Henri Çilit (dhe jo vetëm)

Upload: organizata-politike

Post on 25-Mar-2016

276 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 TETor 2011 - VITI 3 I BoTImIT - Nr 5 (42) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHTATor - GAZETE E PErJAVSHmE E PAVArur - VITI 1 I BoTImIT - Nr 1 (1)

Dykuptimësia e Badiou-së mbi këtë pikë vendimtare nyjëzohet me triadën e tij Qenie-Botë-Ngjarje e cila ka të njëjtin funksion si triada e Kierkegaard-it Estetikë-Etikë-Fe: zgjedhja qëndron gjithnjë ...

Shtysa e fundit drejt greminës

NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA III

02analize

Nëse ka diçka për të cilën do mbahet mend epoka e dytë e Berishës si prijës i shqiptarëve, sigurisht që do jetë shpërthimi si kërpudha pas shiut të dhjetëra Universiteteve...

Piramidat private

03analize

Pranvera ka nisur të mbulojë Kilin. Jo vetëm ngaqë muaji shtator shënon çeljen e sytheve ndër pemë, zbutjen e temperaturave dhe daljen e çifteve që pëqafen në...

Pranvera e studentëve kilianë

05kritike

Melankolia është filmi i fundit i Lars Von Trier, dhe që për fat të keq nuk do mund ta shohim kurrë në Tiranë. Jo në një kinema, të paktën.Ky është filmi që gjatë kohës që po shfaqej në Kanë, regjisori i tij u ndalua të shkelë më në Festival. Melancholia, i dha çmimin e aktores më ...

MELANKOLIA

15kinema

08zizek

Të thuash të vërtetën është revolucionare

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZETE E PErJAVSHmE - BoTuAr NGA orGANIZATA PoLITIkE, TIrANE

Eshtë provuar në të gjitha mënyrat: nga rrënimi infrastrukturor, keqpagimi i pedagogëve, propaganda antipublike, shpërfillja ...

NË RREZIKNëse edhe për ligjin e ri për

arsimin e lartë, ashtu si për makinat larëse, do të

kishte një manual instruksionesh nga leximi i të cilit të dilnin edhe interesat e përfshira në pazarin e madh me dijen, ndër të tjera, do të thuhej: “Financimi i universiteteve private nga buxheti i shtetit do të sillte përfitim të menjëhershëm të parave publike në favor të pro-narëve të dukshëm dhe të paduk-shëm të universiteteve private”. Parashikim që do të shmangte fali-mentimin e farsës së ditëve të fun-dit, që kaq pak ka të përbashkët me përpjekjen për të ofruar dije e kaq shumë me historinë e Pino-kut. Nëse ju kujtohet, edhe drurit të vogël iu morën 4 monedhat (si 4 mijë euro në vit), për t’i mbjellë në tokën prej nga do të lulëzonte një pemë me shumë syresh të flo-rinjta.

Reforma për arsimin e lartë pa-

rashikon që fondet që u takonin ekskluzivisht universiteteve publi-ke, që këtej e tutje, do të ndahen midis këtyre të fundit dhe univer-siteteve private, në varësi të kon-kurrencës mes tyre për “lëndën e parë”, studentët, që jo rrallë herë do të shihen si “gjela” të florinjtë ose krijesa të drunjta për t’u sh-frytëzuar.

Që universitetet private të fi-tojnë të drejtën për të garuar për fondet publike, atyre u duhet të ka-lojnë fazën e akreditimit dhe të sh-pallen formalisht “jo fitimprurës”.

Realizimi formal i kushteve për akreditimin e universiteteve priva-te ka qenë hapi i parë i dukshëm i korrupsionit të këtij “biznesi” të suksesshëm. Në të vërtetë, asnjë agjenci nuk ka skualifikuar deri më sot ndonjë institucion të arsimit të lartë, edhe kur këta kanë pasur emërtime galaktikash, kushte të padenja deri edhe për lavanderi

sixhadesh korçare apo piceri mo-deste pa mish derri.

Deri sa nuk ka seriozitet në gje-tjen dhe zbatimin e metodologjive të qarta të proceseve si ai i akredi-timit, universiteti privat, ndërkohë që përdor buxhetin e shtetit, do të mbetet ambient zbavitjeje për të rinjtë e paangazhuar ose poli-tikanët e paarsimuar në kohën e duhur.

Ndërkohë që për sa i përket kthimit të universiteteve priva-te nga fitimprurëse në jo fitim-prurëse për të përfituar fondet pu-blike, këtë herë është vendosur që auditimin ta kryejë ndonjë kompa-ni ndërkombëtare e specializuar për këtë punë. Me shumë siguri, nëse do të ulej e jo më të zhdukej fitimi, pronarët e universiteteve do të ishin të parët që do të braktisnin “biznesin” e tyre. Ndërkohë që më pak i sigurt, paraqitet kontrolli i au-ditëve të thirrur me kontratë për të

kryer të ashtuquajturin “kontroll”.Kështu që ajo që pritet të

ndodhë është që universitetet private fitimprurëse ta garantoj-në fitimin nëpërmjet kontributeve publike.

Universiteti publik do të hum-basë garën e reklamave në Tv private dhe pak nga pak do të zh-duket si çdo e mirë tjetër publike. Duket se tashmë është koha dhe radha e universitetit publik, si dhe koha për ndërtuesit e pallateve që ta përdorin universitetin si hapësi-rë të lirë për të ndërtuar përbin-dëshat prej betoni mbi librat e di-kurshëm. Historia e Rozafës paska qenë më shumë se një legjendë. Qartazi ajo ngjan kaq shumë me një profeci të cilës, pasë gjasë, do të mund t’i shmangemi vetëm kur të arrijmë të rrëzojmë murin mbi kokat tona dhe jo ndërkohë që qeshim me gjoksin e dalë keq nga skenari i përfituesve.

Editorial Ligji për arsimin e lartë ose ligji “anti Robin Hud”: ua merr të varfërve që t’ia japë Henri Çilit (dhe jo vetëm)

Page 2: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 2

Shtysa e fundit drejt greminës

Analize

Reforma në fjalë kërkon ta maskojë kalimin e fondeve publike në duar private nëpërmjet vendosjes së kushteve formale ndaj këtyre të fundit. Kështu, që universitetet private të fitojnë të drejtën e konkurrimit për fondet publike duhet që të kalojnë fazën e akreditimit dhe të shpallen juridikisht jofitimprurëse

Arlind Qori

Eshtë provuar në të gjitha mënyrat: nga rrënimi infra-strukturor, keqpagimi i pe-

dagogëve, propaganda antipublike, shpërfillja e zhvatja tarifore e deri tek angazhimi baritor i studentëve në mi-tingje në mes të orës së mësimit...e përsëri universiteti publik me gjysmë fryme ja ka dalë të lëkundet në buzë të greminës pa rënë teposhtë. Veçse tas-hmë Reforma Financiare në Arsimin e Lartë ka dhembshurinë ta shpëtojë “kafshëzën e gjorë” nga vuajtjet e te-përta duke i dhënë dashamirësisht shtysën e fundit.

Pika më e nxehtë (jo edhe aq nga zjarri i debatit, sesa nga rëndësia e asaj që pritet të digjet) e kësaj re-forme financiare mbetet jo thjesht financimi i universiteteve private nga buxheti i shtetit, por mbi të gjit-ha pakësimi i pritshëm i fondeve të universiteteve publike pikërisht për përfitimin e privatëve. Më saktësisht, kjo reformë parashikon që paratë që deri më tash u takonin përjashtimisht universiteteve publike do të ndahen midis tyre dhe privatëve në varësi të konkurrencës midis tyre për frymë të gjalla – studentë.

Reforma në fjalë kërkon ta maskojë kalimin e fondeve publike në duar pri-vate nëpërmjet vendosjes së kushteve formale ndaj këtyre të fundit. Kësh-tu, që universitetet private të fitojnë të drejtën e konkurrimit për fondet publike duhet që të kalojnë fazën e akreditimit dhe të shpallen juridikisht jofitimprurëse. Pompoziteti i forma-litetit të kushteve fsheh konkretësinë kokëforte sipas të cilës procesi i akre-ditimit, cilado qofshin institucionet shtetërore ose “të pakorruptueshmet” agjenci ndërkombëtare që e kryejnë atë, deri më tash nuk ka skualifikuar ndonjë garues e gjasat janë që as në të ardhmen kjo të mos ndodhë, megji-thëse Ministria e Arsimit premton se kësaj radhe procesi i akreditimit do të jetë më rigoroz. (Edhe herën e parë të njëjtën gjë premtoi e me ç’duket tas-hmë e pranon edhe vetë se s’është kryer ashtu siç duhet e prandaj do ta përsërisë. Gjithsesi, sa kohë dështoi në të parën, besimi se do ja dalë mba-në në të dytën është krejt utopik sa kohë nuk shpjegohet në detaj se cilat do të jenë risitë dhe ç’metodologji do të përdoret). Kështu që askush të mos habitet që për çdo prag viti akademik, çdo universitet, me çfarëdo emri, qe-sharak ose jo, të përplasë me tingull

traumatik damkën “I akredituar” në ekranet televizive.

Pikë edhe më e nxehtë (gjithnjë në kuptimin e mësipërm të zjarrmisë) është ajo e kthimit të universiteteve private nga fitimprurëse në jofitim-prurëse për të përfituar fondet publi-ke. Kësaj here është vendosur që au-ditimin (duket si fjalë shtangëse, por në fund të fundit nënkupton thjesht kontrollin) ta kryejë ndonjë kompa-ni ndërkombëtare e specializuar për këtë punë. E gjitha kjo thjesht shton mjegullën justifikuese të një procesi lehtësisht të parashikueshëm. Edhe si-kur për një çast të mos dyshojmë për paanësinë e aksh kompanie (megjit-hëse edhe ajo do të përzgjidhet nga in-stitucionet shtetërore e do të dyshohet si e përkëdhelur nga duart e atyre uni-versiteteve që do të tentojnë të fshe-hin karakterin e tyre fitimprurës), një rrethanë mbetet e pakapërcyeshme: çfarë do ta ndalonte një universitet privat që për të përfituar fonde publi-ke të shpallej jofitimprurës formalisht ndërkohë që fitimin e pronarëve do ta fshihte fare lehtë nëpër shkresurina si shpenzime për paga apo investime universitare? (Kureshtarëve u këshi-llohet ambientimi me rastin e punëto-reve të një fabrike peshku në Lezhë, të cilave firma “detyrohet” formalisht t’u derdhë në bankë një pagë që e respekton kufirin minimal të pagës së vendosur nga qeveria, por që me të dalë nga sporteli bashkëkohor duhet

t’ia kthejnë nën dorë gjysmën e pagës pronarit që i pret krahëhapur pak më tutje).

Skeptikët mund të pyesin se pse

duhet dyshuar se universitetet private nuk do të jenë realisht jofitimprurëse? Arsyeja qëndron në përvojën përm-bytëse të deritashme, sipas të cilës pothuajse çdo institucion arsimor pri-vat ka pasur për qëllim fitimin. E nëse diçka është themeluar për të fituar, duhet që pronarët të takojnë Krishtin në rrugën për Damask që të ndërroj-në mendje brenda natës. Meqë Krishti nuk shfaqet rëndom, atëherë gjasat

janë që universitetet private sërish të synojnë fshehtas atë që deri më tash e kanë kërkuar haptas – fitimin. Të pak-tën kjo është logjika elementare e eko-nomisë kapitaliste, përkrahësit e së cilës arrijnë deri aty sa mohojnë edhe këtë parim bazë të fitimit kur u duhet të justifikojnë si me magji karakterin specifik të kapitalizmit arsimor. (Disa prej tyre madje, pohojnë kryelartë se është kuadri ligjor shqiptar ai që s’i ka lejuar t’i themelojnë universitetet si fondacione jofitimprurëse, e pran-daj nga dashuria e madhe për dijen janë shtrënguar të nxjerrin fitime nga kjo punë. Deri më tash është parë e dëgjuar për sipërmarrje fitimprurëse që për të fituar më shumë kamuflo-hen si fondacione jofitimprurëse, por kësaj here çudia ka ndodhur në ven-din e shqipeve: fondacionet nga halli janë themeluar si biznese, megjithëse kanë harruar se meqë s’kanë pasur për qëllim fitimin, këtë të fundit duhet ta kishin zbrazur nëpër jetimore e jo ndër xhepa). Kështu që ajo që pritet të ndodhë është që universitetet pri-vate fitimprurëse ta garantojnë fitimin nëpërmjet kontributeve publike.

Si pasojë e reduktimeve të pritshme të fondeve për universitetet publike, këto të fundit pritet të gjymtohen jo vetëm financiarisht, por mbi të gjitha përmbajtësisht. Pikë së pari, duke i orientuar krejtësisht kah tregu rrëno-het përfundimisht karakteri i tyre kri-tik ndaj shoqërisë e tregut si strukturë

ekonomike aktuale e saj. Pikërisht në kohën e një prej krizave më të rënda që po pëson kapitalizmi botëror, roli emancipues i universiteteve do të duhej të ishte shqyrtimi kritik i tregut, i pasojave shkatërrimtare të tij jo vetëm në mirëqenie, por edhe në dimensionet politike. Në vend të kësaj, universitetet do të vendosen në këmishën e forcës së strukturës ekonomike duke fashitur përgjithmonë karakterin e mësipërm kritiko-emancipues.

Kur e lidh këtë të fundit me skemën e financimit, rezultati del shpërthyes. Meqë universitetet publike dhe priva-te do të konkurrojnë për të njëjtat fon-de publike si kudo në treg, nuk duhet harruar se në këtë të fundit rol kryesor zë reklama, çka vihet re mediatikisht në çdo fillim viti akademik. Kuptohet që reforma financiare pret që çështja e preferencës së studentëve për cilësinë e universiteteve të përcaktohet nga renditja e tyre periodike, por (lënë mënjanë këtu objektivitetin dhe nder-shmërinë e renditjes) edhe kjo nuk i ka frenuar universitetet private të pushtoj-në hapësirën reklamore. Risia e refor-mës në fjalë është se për të mbijetuar në tregun e ri të fondeve publike, këtë gjë duhet ta bëjnë edhe universite-tet publike. Pra me vënien në zbatim të kësaj reforme, një universiteti që duhet të kishte për detyrë kritikën shoqërore, e brenda saj edhe kritikën e reklamës si mjet propagande e tr-ushpëlarjeje, i del nevoja e stërvitjes në artin e të shiturit të sapunit për dja-thë.

Nga ana tjetër, reforma financiare fare hapur pohon se nga skema e re e shpërndarjes së fondeve publike pri-tet që tarifa e shkollimit në universite-tet publike të rritet. Kjo do të ndodhë jo vetëm për shkak se një pjesë e fon-deve pritet t’u shkojnë universiteteve fitimprurëse private, por mbi të gjitha sepse qëllimi i kësaj reforme është që universiteti publik t’i nxjerrë vetë kostot e tij. Kjo krahëmarrje bazohet mbi dogmën ideologjike se gjithçka që merret duhet të paguhet të paktën brenda kostos. Ajo çka mohon një qa-sje e tillë është se shkollimi nuk për-bën mall konsumi si p.sh. çamçakëzi (më erdhi të merrja si shembull për shpoti prezervativin, por më pas u kuj-tova se në gjithnjë e më shumë vende ai shpërndahet falas pasi nuk konside-rohet mall që blihet nga kush ja mban xhepi, por si mjet jetik që i takon gjith-kujt), por një të drejtë themelore. Dalli-mi midis mallit dhe të drejtës qëndron në atë se i pari ka çmim tregu e blihet

Page 3: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 3Analize

në varësi të të ardhurave, ndërkohë që shërbimet për jetësimin e të dytës u garantohen qytetarëve pavarësisht nga aftësia për të paguar. Dogmatizmi ideologjik i reformës financiare e kup-ton arsimin universitar si mall që du-het të blihet me çmim tregu (të paktën në kosto) e meqë tarifat aktuale të stu-dentëve, megjithëse ndër më të lartat në Evropë të llogaritura si përqindje e pagës mesatare, nuk mbulojnë kostot, ato duhen rritur medoemos. Ndërkohë që kuptimi emancipues i shkollimit uni-versitar si e drejtë që i takon gjithkujt e që aktualizohet nga ata që zgjedhin rrugën e studimit kërkon që tarifa të jetë simbolike e kështu të përballohet nga gjithkush. Përkundër kësaj, refor-ma financiare propozon një skemë huamarrjeje bankare nga ana e stu-dentëve që nuk do të përballojnë dot tarifat e reja, çka do t’ia nënshtronte

të ardhmen e tyre borxheve të pane-vojshme të së shkuarës. (Skeptikët që i druhen varfërisë së buxhetit të shtetit, mund të gjejnë përgjigje fare thjeshtë në ndryshimin strukturor të politikave fiskale të cilat deri më tash e kanë var-fëruar buxhetin duke ulur taksat për oligarkët e duke i rritur për të varfrit. Do të mjaftonte taksimi progresiv i oli-garkëve për të mundësuar cilësi dhe ta-rifa më të ulëta, dhe jo vetëm në arsim).

Për ta reduktuar disi retorikën tre-gtare në qasjen ndaj universitetit, refor-ma në fjalë rreket ta justifikojë rritjen e tarifave me pretendimin “iluminist” sipas të cilit kur studentët të paguajnë më tepër, ata do ta marrin më seriozisht çështjen e studimit. (Në dokumentin paraprirës të kësaj reforme financiare, të quajtur Green Paper, arrihej deri në përfundi-me me ton vërtetues të tipit: “përvoja ka treguar se kur studentët paguajnë

më tepër, i përkushtohen më shumë studimit”. Në fakt, nëse përvoja e uni-versiteteve private me tarifa më të lar-ta ka treguar ndonjë gjë, kjo ka qenë krejt e kundërta e pohimit të mësi-përm). Një qasje e tillë është jo vetëm e pavërtetë, por krejt skematike. Seri-oziteti i studentit varet kryekëput nga serioziteti i universitetit, i lëndëve për-katëse, i pedagogëve, i kushteve in-frastrukturore, i cilësisë së arsimit pa-rauniversitar, i kulturës arsimdashëse të shoqërisë, i preferencës së fushës së studimit apo i ardhmërisë profesionale në të. Prandaj çdo raport para e pagu-ar-seriozitet studimor është më së paku imagjinar.

Nga ana tjetër, e gjithë kjo manovër për të transferuar fondet nga universite-tet publike kah ato private “pasurohet” me shqetësime për kauza të vjetra të mbrojtura nga universiteti publik,

si p.sh. ajo e autonomisë financiare. Tashmë, qeveria zotohet që fondet që universiteti publik do të marrë do të administrohen nga vetë ai duke thje-shtuar kështu ecejaket burokratike. Veçse në këtë rast harrohet të thuhet se universiteti publik pritet të admi-nistrojë gjithnjë e më pak fonde për sa kohë një pjesë e tyre do t’u kalojnë privatëve. Kështu, do të gjendemi për-ballë kalimit nga Shilla e robërisë në mirëqenie relative në atë të lirisë në varfëri absolute. Në fund të fundit, do-gmatizmi ideologjik neoliberal i “s’ka rrugë tjetër” e redukton gjithnjë situatën në zgjedhjen apolitike midis formave të larmishme të së keqes, pa guxuar kurrë themelimin emancipues të së mirës.

Forma më e skajshme e të keqes është zhdukja e universiteteve publi-ke. Reforma financiare, megjithëse nuk e përmend askund, të paktën po-

tencialisht e mbart rrezikun e mbylljes së të gjitha universiteteve publike në garën e pabarabartë (infrastruktu-rore, rrogëtare, reklamore, lobiste etj) me ato private. Nëse kjo nuk ka për të ndodhur, meritë nuk ka asnjë grimë reforma financiare, por fakti që ende në mendjet e qytetarëve universiteti publik konsiderohet si terren serioziteti që vjen për inerci të së shkuarës. Gjithsesi, nëse shtysa e fundit drejt greminës s’do t’ia arrijë qëllimit, kjo nuk përbën arsye për t’u qetësuar. Politika emanci-puese nuk mbështetet në frymëmarrjen çliruese të shmangies së të keqes më të madhe, por në tentativën e guximshme të themelimit të së mirës më të madhe: atë të një universiteti publik kritik në qasje, shkencor në metodologji, të mjaf-tueshëm në infrastrukturë, autonom në administrim, pjesëmarrës nga studen-të e pedagogë dhe të lirë në tarifa.

Leart Kola

Nëse ka diçka për të cilën do mbahet mend epoka e dytë e Berishës si prijës i shqip-

tarëve, sigurisht që do jetë shpërthi-mi si kërpudha pas shiut të dhjetëra Universiteteve Private. Formë kjo më e sofistikuar e më moderne se ajo për të cilën Saliu, mbahet mend në mbretërimin e parë, pra firmat pira-midale. Ethet e arit që e kapën shqip-tarin në fillim vitet ‘90, u ndërruan me ethet e diplomës që e kanë kapur tani, në fillimin e mijëvjeçarit të ri.

Kapitalistët shqiptarë kanë një të përbashkët të madhe me politikën shqiptare, misioni i të dyve është rrje-pja konstante e popullsisë. Mungesa e traditës kapitaliste bën që sipër-marrësit të shohin mënyra të shpejta në kufijtë e ligjit për tu pasuruar me-njëherë. Firmat piramidale ishin një lexim racional i dëshirës së shqiptarit për të pasur kesh nëpër duar, me-njëherë, pa punë, ashtu sikurse dhe vetë sistemi i Berishës ishte ndërtuar. Pra këto iniciativa ishin thjesht dhe vetëm kthimi në praktikë i teorisë së “çekut të bardhë” me të cilën e meku-an popullin në fillim vitet ‘90. Këto fir-ma u bekuan nga Berisha atëherë, që në mungesë të traditës politike plura-liste, mendoi që e ardhmja do zgjaste përgjithmonë. Në fushatën e ’96 ma-dje Berisha ishte krah për krah me këta “biznesmenë” të cilët,si askund tjetër në vendin e shqiponjave kon-sideroheshin “bamirës”,sepse asgjë racionale nuk kishte në atë farë bizne-si që bënin. Po racionale dhe shumë madje ishte ajo që ndodhi më pas, 5 mijë shqiptarë të vrarë, shkatërrim to-tal i vendit, transferim i gjithë kapitalit në llogari bankare jashtë shtetit dhe asnjë politikan i dënuar.

Historia me sa duket, këtu në Shqi-përi është e destinuar ta përsërisë ve-ten deri në neveritje, e ja ku ndodhe-mi prapë me Berishën prijës, e me ujkonjat gati për të thithur gjakun e shqiptarëve të ndershëm. Kësaj here

Piramidat privateujkonjat janë të veshur më mirë, por misioni i tyre mbetet gjithsesi i njëjtë. Duke shfrytëzuar dëshirën e shën-detshme të shqiptarëve për edukim universitar, që po ashtu si dhe pa-raja në kohën Enveriste ishte mollë e ndaluar për masat, menjëherë u hapën universitet private. Nga njëra anë Berisha e liberalizonte tregun plotësisht,nga ana tjetër ai dhe qeve-ria e tij, ulnin buxhetin për universi-tetin shtetëror për të bërë kështu që universiteti shtetëror të mbetej jetim nga pedagogët e për pasojë dhe nga studentët. Po ujkonjat ishin prapë të pakënaqur me përfitimet që kishin, kështu që shkatërrimi i universitetit publik duhet të ishte më spektakolar. Në këtë mënyrë përveç problemeve të zakonshme, si mungesa e teksteve, bibliotekave, ngrohjes nëpër klasa fi-lluan të binin dhe tavane nëpër kokat e studentëve. Sigurisht që çdo prind me “mend në kokë” do ishte më i gatshëm të paguante pak më shumë në privat se të rrinte me dorën në ze-mër në shtetëror.

Por edhe pas këtyre “reformave” ujkonjat, sërish nuk ishin plotësisht të kënaqura, karakteristikë e tyre është të mos kënaqen asnjëherë, e kësi-soj në kuadër të flirtimit eminent me fashizmin, sigurisht zgjidhjen e pro-blemeve të tyre e gjetën sërish tek fashizmi,e posaçërisht tek një ligj që ish vendosur në Kili në kohën e Dikta-torit Pinochet. Ligji në fjalë u ndërtua atëherë “nga çunat e Çikagos” për të shkatërruar përfundimisht dimensio-nin e publikes, e për të bërë gjithçka private. E ambalazhuar me kujdes, nën etikën e ëmbël të “zgjedhjes”, pro-dukti i brendshëm ka shijen e hidhur të zgjidhjes së problemeve të ujkonja-ve. Praktikisht ligji, e mer financimin e taksave të shqiptarëve për Univer-

sitetin shtetëror, dhe e transferon atë në duart e studentëve, të cilët të bom-barduar nga mëngjesi deri në darkë me reklama nëpër media nga këto universitete, i zgjedhin me naivitetin që do kenë kushte më të mira studimi, meqenëse me ndihmën e Berishës në shkatërrimin jo vetëm ideologjik,por dhe fizik të shtetërorit, ai tashmë është në grahmat e fundit të ekzisten-cës. Kjo formë është më e sofistikuar se ajo e firmave piramidale. Së pari sepse pasi t’i merr paratë universiteti privat të jep një copë letër të pavlerë, por që ndryshe nga më përpara nuk premton të kthejë asgjë mbrapsht. Së dyti, sepse tanimë me ligjin e ri, nuk janë vetëm transkasionet individuale që shkojnë nga qytetari tek privati, por dhe taksat e shtetit që paguajnë të gjithë e që supozohet të paguhen

për forcimin e administratës publike, shkojnë për forcimin e kapitalit privat. Pra edhe ata që e kanë kuptuar hilenë e letrës pavlerë të universitetit privat, tashmë nuk janë të shpëtuar, sepse taksat e tyre do përfundojnë duan apo nuk duan ata, në duart e privatit.

Ka disa koincidenca interesante mes Firmave Piramidale dhe Univer-siteteve Private. Është publik fakti, që një pjesë e mirë e të ardhurave nga to, shkon në xhepat e politikanëve të mazhorancës. Është po aq publik fakti, që universitet private janë celu-la ideologjizimi në favor të qeverisë. Personazhe politik të mazhorancës haptazi bëjnë fushata e takime në këto universitete ashtu sikurse dhe në ’96 premtimi i qeverisë ishte diploma për të gjithë (kujto para për të gjithë) dhe ashtu si në ’96 krerët e universi-

teteve private si Henri Çili p.sh., ishin në tribunat qeveritare për t’i thirrur popullit të votonin për qeverinë (kujto Vehbi Alimuçën). Është po aq e kotë të kujtojmë që ashtu si në ‘96 vendi ndodhet në një qorrsokak politiko-social.

Kur dhe një servil 24 karatësh si Dhori Kule, del e hedh alarmin për pa-sojat që do ketë ligji i ri në shoqërinë shqiptare, atëherë do të thotë që punët janë vërtet keq. Sigurisht ne shqiptarët ashtu si dhe në ‘96, jemi mësuar të jetojmë në iracionalitet, e ashtu si gomari të thërrasim jam në ëndërr kur ujku na ka ngrënë deri në gjysmë, por kurrë nuk është vonë për të filluar mobilizimin kundra këtij ligji fashist e mashtrues. Ka ardhur koha t’i themi derrit derr, dajës dajë dhe Hen-ri Çilit, Naim.

Page 4: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 4 Kritike

Pranvera e studentëve kilianë

Hervé KEMPFi dërguar i posçëm i Le Monde diplomatique

Pranvera ka nisur të mbulojë Kilin. Jo vetëm ngaqë muaji sh-tator shënon çeljen e sytheve

ndër pemë, zbutjen e temperatura-ve dhe daljen e çifteve që pëqafen në sfondin e majave malore ende me dëborë. Qysh nhga fillimi i vitit, shoqëria kiliane po shkundet për të dalë nga dimri i madh neoliberal, duke hyrë në rrugën e diçkaje që që shumë nuk ngurrojnë ta quajnë « një revolucion i vërtetë paqësor ».

Epiqendra e pranverës gjendet përballë universitetit të Kilit në San-tiago. Ndërtesa është e mbuluar nga banderola ku kërkohet « një arsim falas dhe cilësor », një orkestër rock derdh herë pas here mbi trotuarin e gjerë tinguj hareje, ndërkohë që sta-tuja e shkrimtarit dhe poetit Andrés Bello, themelues i universitetit është lyer me gjithfarë bojërash, si ajo e Victor Hugo-së në Sorbonën e ’68-ës.

Që nga shpërthimi i saj në maj, lëvizja studentore është zhvilluar dhe për-hapur, mes grevash e manoifestimesh të njëpasnjëshme në tërë vendin. Më 3 shtator madje, drejtuesit e lëvizjes arritën të negocionin drejtpërdrejt me vetë presidentin e Republikës, Z. Sebastián Piñera – i cili, deri në atë moment, kishte refuzuar – gjetë një takimi ku nuk arrit gjithsesi asnjë rezultat konkret. Në fakt, një ditë më parë, një aksident ajor pati shkaktuar vdekjen e njëzetenjë vetëve dhe zija kombëtare dyditore që pasoi i pezu-lloi përkohësisht diskutimet politike.

« Shpërthimi i lëvizjes e befasoi gji-thë shoqërinë, vëren Carlos Ominami, ekonomist dhe ministër i ekonomisë në qeverinë e kristian-demokratit Pa-tricio Aylëin në vitet 199à-1992. Mbi dyqind mijë vetë kaë zbritur në rru-gë dhe familjet dalin në manifestime bashkë me rininë. » Gabriel Muñoz, koordinatori i lëvizjës në Fakultetin e filozofisë shton : « Studentët janë moblizuar ç’prej katër muajsh për të denoncuar logjikën neoliberale në arsim, për t’iu rikthyer një sistemi arsi-mor falas dhe të hapur për punëtorët dhe shtresat popullore. Përballë tyre, qeveria mbron interesat e firmave dhe njerëzve të fuqishëm. »

Megjithatë, lëvizja e shoqërisë nuk kufizohet vetëm te rebelimi masiv i fëmijëve të klasave të mesme. Në ja-nar të po këtij viti, në skajin jugor të këtij vendi me gjatësi prej katër mijë e treqind kilometrash, pikërisht në Punta Arenas, shpërtheu një protestë masive kundër rritjes brutale të çmi-mit të gazit : një grevë e përgjithshme që përfshiu gjithë popullsinë bllokoi

qytetin për një javë rrresht.Pak kohë më pas, në prill dhe maj,

rrugët e Santiagos u mbushën me manifestues që ngriheshin në prote-sta kundër projekteve për ngritjen e digave hidro-elektrike në Patago-ni : në një vend kju ekologjia s’ishte bërë ndonjëherë pjesë e programe-ve politike, mbi tetëdhjetë mijë vetë shprehën refuzimin e tyre kundrë sh-katërrimit të siteve të virgjëra natyro-re. Që nga muaji maj nisi përhapjen e vet revolta studentore, e cila gjeti mbështetjen e shumëcës së popullit kilian, duke shpënë kështu drejt një kontestimi rrënjësor të sistemit politik të vendit, kontestim i paprecedent që nga fundi i diktaturës më 1990.

Lëvizja Patagonia pa diga i kudër-vihej projektit HydroAysen, që pa-rashikonte ndërtimin e pesë digave të mëdha mbi lumenjtë Pascua dhe Baker, diga që duhet të furnizonin me energji elektrike kompanitë e minie-rave në veri të vendit. Një linjë e ten-sionit të lartë do ta priste vendin si me skalpel përgjatë dy mijë e treqind kilometrash për të përcjellë rrymën elektrike. Projekti kishte tre vjet që haste në kundërshtimin e një grupimi organizatsh ekoligjiste, por qeveria e miratoi prapëseprapë nismën, duke e bërë veshin të shurdhët. Drdia situata ndryshoi si pasojë e manifestimeve masive të majit : presodenti Piñera u detyrua ta ndalë realizimin e projektit dhe ta shtyjë vendimin pas një viti.

Si shpjegohet një rebelim i tillë, sa masiv aq dhe i papritur. Sipas Raùl Sohr, gazetar dhe shkrimtar, « pothu-aj askush nuk i njeh lumenjtë në fjalë, por diçka ka ndodhur në pavetëdijën

kolektive : një lloj shpërthimi i inatit dhe zemëratës kundër oligopoleve, kundër nënshtrimit të shtetit ndaj in-teresave tregëtare, kundër kapitalit të madh që bën si të dojë e çfarë të dojë. Po ashtu, ideja se jugu i Kilit është i pa-stër dhe i vigjër pati efekt federues. »

Acarimi i problemit nxorri në ndri-të faktin se sektori i energjisë gjendet i tëri i përqëndruar në duart e tre gru-peve, Endesa-Enel (italian), Colbùn dhe ASE Gener (kilianë), udhëzimet e të cilëve ndiqen verbazi nga qeveria. Mirëpo, sektori i energjisë nuk është aspak rast i veçantë. Sipas Andrés Solimano, ekonomist dhe animator i Centro Internacional de Globaliza-ción y Desarrollo (Ciglob), « prona është pothuaj tërësisht e përqëndruar në duart e bankave, tregëtisë, miniera-ve dhe mediave, ku dy të përditshmet më të mëdha, El Mercurio dhe La Ter-cera, i përkasin dy konglomerateve. Për shembull, familja Luksic figuron në listën Forbes të pesëqind pasurive më ytë mëdha botërore dhe zotëron Bankën e Kilit, miniera bakri, shoqëri energjitike, si dhe një nga kanalet kryesore të telvizionit. Përsa i përket presidentit të Rpublikës, Sebastián Piñera, ai vetë është miliarder ». Për Juan Pablo Orrego-n, koordinator i Këshillit për mbrojtjen e Patagonisë, « vendi drejtohet nga një oligarki e vërtetë : një grusht i vogël familjesh zotërojnë pasuri të pallogaritshme ».

Trashëgimi i diktaturës

Lëvizja studentore « lindi nga refu-zimi i digave, vëren Enrique Aliste, so-ciolog në universitetin e Kilit. Shumë nga këta të rinj gjendeshin edhe

nëpër manifestime ». tashmë, studen-tët kundërshtojë koston tepër të lartë të studimeve dhe privatizimin e arsimit të lartë. Sepse, në Kili, arsimi është më i shtrenjti në botë pas Shteteve të Bas-hkuara, dhe pothuaj i tëri i privatizuar. « Burimet e universiteteve të ardhura nga shteti janë veëm në masën 15 %, kundrejt 80 % deri në 90 % në vitet 1970, shpjegon Solimano. Dhe univer-sitetet funksionojnë si ndërmarrje, me synimin e nxjerrejs së fitimeve. Edhe pse ekziston një ligj i 1981-shin që e ndalon një gjë të tillë, ai anashkalohet lehtë nëpërmjet krijimit të filialeve, që u mundësojnë universiteteve të marrin me qera ndërtesat e veta duke paguar shuma astronomike. » Kështu, universitetet nuk regjistrojnë fitime në bilanc, ndërkohë që fitimet mblidhen nga filialet.

Si rezultat i kësaj situate, studentët paguajnë 1 deri ne 2 milonë pesos në vit (nga 1500 në 3000 euro) në një vend ku GDP-ja për banor është mbi tre herë më e vogël se ajo e Francës. Z. Muñoz, për shembull, paguan 1,7 million pesos për vitin shkollor. « 70 % e studentëve detyrohen të hyjnë në borxhe për të arritur të paguajën studimet, » thotë ai. Studentët vetë, ose familjet e tyre. Gina Galliardo, e cila punon në një komunë popullore në periferi të Santiagos, ndërkohë që bashkëshorti është dizajnues indu-strial, shpjegon : « Im’ bir studion për muzikë, dhe është tashmë në borxh me një kredi prej miliona pesos ; vaj-zë është në vit të dytë për dezajn. Të gjitha të ardhurat tona, peso më peso shkojnë për universitetin. »

Por protesta shkon shumë më larg

AnësUniversitetit

Shtrënguar keq e i kontrolluar,krejt i vetëm e

pa shoqëruarPo mësojmë pa funt, pa shpresë,Anës librit dhe marrim pesë.Ku e lam’ e ku na mbeti,Vaj universiteti e mjer studenti,Anës konvikteve i pangrënë,Anës fakultetit i pa nxënë,Pranë xhipit i pabursë,dhe i duhet të shkojë në kurs,Lakuriq, dinjitet përdhosur,Trup e shpirt i sakatosur.Por një zë vëngon nga lumi,Më buçet, më zgjon nga gjumi,Se studenti po gatitet,Se rektorati lebetitet,Se pëlcet, kërcet studentëria,ngrihet ekonomiku, çohet mjekësia,Skuqet Parlamenti Studentor,Dridhet senati me profesorë,Se pas vuajtjeve ndriti e drejtaDhe kudo gjëmon trumbeta.Ngrehuni dhe bjeruni,Korrini dhe shtypini,studentë për master e bachelor,jemi bashkë, trup studentor!

Page 5: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 5

Epiqendra e pranverës gjendet përballë universitetit të Kilit në Santiago. Ndërtesa është e mbuluar nga banderola ku kërkohet « një arsim falas dhe cilësor »,

Kritike

se rivendikimet e thjeshta financiare. « Kërkesa për universitete shtetërore dhe studime falas nënkupton ndryshi-min e një paradigme të tërë kulturore, shprehet Solimano. Më përpara, loja e lirë e forcave të tregut dhe shihej si kusht i rritjes dhe zhvillimit. Por dys-himi është përherë e më i madh lidhur me nevojën e pagesës për shërbimet shoqërtore, kontrollin e grupeve të mëdha mbi mediat, apo përqëndrimin e pasurive. Në fakt, studentët përbëj-në pikën më të avancuar të një prote-ste dhe pakënaqësie të përgjitshme kundrejt një kapitalizmi etlitist që thith rentën e çdo aktiviteti të shoqërisë : ba-nimin, studimet, ilaçet dhe mjekimet, bankat, etj ».

Sepse privatizimi i ekonomisë është i përgjithshëm, duke qenë se që nga arsimi i lartë, e deri te prodhimi i energjisë, sistemi shëndetësor, pen-sionet, administrimi i ujërave, përfshi dhe një pjesë të madhe të prodhimit të bakrit u privatizuan gjatë diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet (1973-1990) dhe nganjëherë më pas.

S’ka para ? Rrisni taksat !

Sigurisht, Kili njeh njëfarë begatie si pasojë e rritjes së fortë ekonomi-ke. « Vendi është i pasur në pazhvilli-min e vet, thotë Sohr. Nuk ka borxhe, mesatarja e jetëgjatësisë është rritur dhe vdekshmëria foshnjore është e ulët. Mirëpo, për mëse 80 % të njerë-zve, situata vazhdon të jetë e vështirë. Pritshëmritë janë më të mëdha se avantazhet materiale, ndërkohë që borxhi i familjeve është rritur së te-

përmi. » Për më tepër, njëzet vjet be-gati makro-ekonomike janë shoqëru-ar me një shpërndarje thellësisht të pabarabartë të pasurive, gjë e cila po bëhet gjithnjë e më pak e durueshme : në Kili, koefiçienti i Gini-t, që shërben për matjen e pabarazive, arrin masën 0,54 kundrejt 0,38 që është mesatarja për vendet e Organizatës për bash-këpunimin dhe zhvillimin ekonomik

(OCDE), anëtar i së cilës është edhe Kili që nga vitit 2010.

Të vëna në diskutim janë po ash-tu edhe zgjedhjet e bëra në fushën e politikave ekonomike. Ekonomia e vendit mbështetet kryesisht në sh-frytëzimin e burimeve natyrore, duke filluar nga bakri, për prodhimin e të cilit Kili zë vendin e parë në botë. Por treçereku i prodhimit të tij kontrollo-het nga shoqëritë private, nga të cilat një pjesë e mirë janë të huaja dhe fiti-met e tyre i eksportojnë. Por privilegji kryesor i takon sektorit të minierave. Kështu, vëllai i presidentit Piñera, José,

ministër i punës gjatë diktaturës, pat hartuar në vitet ’80 një ligj kushtetues organik mbi minerat, i cili është ende në fuqi dhe parashikon që, në rast sh-tetëzimi të minierave, i duhet paguar investuesit « vlefta e aktuale » e të gji-tha të ardhurave të akumlueshme deri në shterrjen e plotë të burimit minerar – një shumë pra e paarritshme, që e bën shtetëzimin praktikisht të pamundur. « Në njëfarë mënyre, thitë ekonomisti Marcel Claude, ligji në fjalë e konsideron bakrin si pronë që i përket shopqërisë shfrtytë-zuese dhe jo Kilit. » Më 1992, me synimin e tërheqjes së investileve të huaja, u mira-tua një ligj i ri për fiskalitetit, i cili shkonte akoma dhe më shumë në favor të sipër-marrësve të minierave. Deri aty sa, « nga viti 1993 deri më 2003, ndërmarrjet e hu-aja nuk kanë paguar as edhe një dollar të vetëm taksë mbi fitimet e nxjerra në vend », shton ai. « Në vitin 2003, rri-tja e kursit të bakrit i detyroi të fillonin të paganin njëfarë takse ; por, ndërko-hë që ndërmarrja publike Codelco, që siguron vetëm 27 % të prodhimit, ka derdhur 6,8 miliardë dollarë në buxhetin fiskal, ndërmarrjet e huaja, që sigurojnë 73 % të prodhimit, kanë derdhur të gjitha së bashku vetëm 5,5 miliardë dollarë. » Pa përmendur fak-tin që rregullat e ruajtje ssë mjedisit janë tepër laksiste, nëdrkohë që dihet se derdhjet dhe mbetjet minerare sh-koktojë probleme të rëndësishme me ndotjen.

Përtej arsimit pra, ajo që po kudër-shtohet nga populli është i tërë siste-mi ekonomik kilian. Dhe, në hovin e vet, lëvizja po trondit edhe themelet e

sistemit politik. Dhe vërtet, vëren Sohr, « studentët kërkuan arsimin falas, kur-se shteti u përgjigj se s’ka aq parà sa duhen. Atëherë studentët u përgjigjën se duhen rritur taksat. Por qeveria iu mbrojt duke argumentuar se kushtetuta nuk e lejon një gjë të tillë. “ Epo, atëjreë k$le të hartojmë një kushtetutë të re ! ”, thanë studentët ».

Sepse, në fakt, Kushtetuta e imponuar më 1980-ën gjatë diktaturës nuk i abro-gua më 1990, kur pushtetin e morën qeveritë e Concertation-it, i cili për-bëhej nga një aleancë e qendrës së majtë, kristian-demokratëve, sociali-stëve dhe social-demokratëve. Dhe Kushtetura është hartuar në mënyrë të atillë, që të pengojë çdo transfor-mimi real të trashëgimnisë ekono-mike dhe politike të epokës Pino-chet. Nga njëra anë, ligjet organike, që të mund të ndryshohen ose abro-gohen, kërkojnë një shumicë parla-mentare prej katër të shtatash. Nga ana tjetër, sistemi elektoral që Kush-tetuta përcakton për Parlamentin ka një formulë të ngatërruar binomina-le, që bën të mundur që kreu i listës së partisë që renditet e dyta arrin të fi-tojë mandat, edhe kur dy kandidatët e kreut të listës që renditet e para kanë fituar secili më shumë vota në numër. Një meknizëm i tillë, i menduar për të siguruar mbizotërimin e partive të djathta në Parlament, bëri që partitë e Concertation-it të detyroheshin të bashkoheshn me njëra-tjetrën, megji-thë divergjencat e thella mes tyre.

«Situata është pa kthim» « Maxhoranca kulturore është më e

fortë se maxhoranca politike », vëren Marco Enríquez-Ominami, një kandi-dat i papritu i dalë nga e majta dhe që mblodhi 20 % të votave në zgjdhjet presidenciale të 2009-ës. « Por siste-mi elektoral është i bllokuar. Për të ndryshuar vërtet do të duheshin 80 % e votave. Pinochet-i kishte mendu-ar mirë gjërat… » dhe Guido Girardi, president i Senatit dhe që i përket kra-hut të majtë të Concertation-it, shpje-gon : « Concertation-i është sikur, në Gjermani, kristian-demokratët dhe social-demokratët të ishin të detyru-ar të qëndronin bashkë tërë kohën. Shumë nga anëtarët mbështesin ide-ologjinë neoliberale. Gjë që shpie në paralizë dhe në pamundësi për të gje-tur rrugëdalje në raste krize. »

Kështu, që nga 1990, Concertation-i ka vazhduar në fakt politikën ekono-mike të diktaturës. Duket në njëfarë mënyre sikur, për ta siguruar tranzici-onin e qetë dhe për të shmangur çdo tundim të rikthimit të ushtarakëve, në këmbim të liberalizimit ekonomik u ruajtën interesat ekonomike mbi-zotëruese. « Kili u bë laboratori i neoli-beralizmit. E majta, ashtu si dhe gjetiu, por këtu më shumë se kudo, u pajtua me këtë realitet. »

Sido që të jetë, legjitimiteti i sitemit poltik po bjerret dita-ditës, siç e tregon edhe pjesëmarrja në zgjedhje, e cila ka zbritur sot në 62 % nga 95 % që ishte më 1990.

Një situatë e tillë e bën të vështirë evolucionin e lëvizjes sociale, e cila nuk arrin të gjejë përfaqësim politik për kërkesat e saj për ndryshim. Por, deri ku është gati të shkojë lëvizja ? Greva e përgjithshme e 24-25 gushtit nuk arriti suksesin e pritur nga organizatorët. Manifestimet, edhe kur ishin tepër masive, u shtypën dhunshëm nga poli-cia, e cila vrau me plumb edhe një ado-leshent 16-vjeçar, Manuel Gutiérrez. Indinjata e shkaktuar nga një akt i tillë e detyroi qeverinë të shkarkonte gjene-ralin Sergio Gajardo, shef i policisë për zonën e Santiagos, i cili e kishte mbulu-ar vrasjen. Pas kësaj drame (si dhe pas aksidentit ajror të 2 shtatorit), lëvizja po orvatet të rigjejë një vrull të ri.

Sipas Enríquez-Ominami, « njerëzit që zbresin në rrugë janë vërtet qyte-tarë, por edhe konsumatorë njëko-hësisht, dhe nuk jan nëpër përmbysje radikale ». Në mungesë të një partie politike të aftë ta përcjellë fjalën po-pullore në skenën institucionale dhe të shtyjë drejt një reforme kushtetu-ese, Kili gjendet si i bllokuar në mes të mes të rrugës. « Situata është pa kthim. Por, tashmë është hapur një portë, thotë Girardi. Nëse gjendja nuk ndruyshon sot, do të ndryshojë me doemos nesër. Kemi të bëjmë me shprehjen e një dukurie shumë më të gjerë, më të thellë, diçka që po ndodh në nivelin e tërë njerzëimit : po jetojmë kohën e një krize të thellë të neoliberalizmit, të idealizmit të acaru-ar, të dogmës së tregut. »

Përktheu Orgest Azizaj

Page 6: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 6 Opinion

(VIJON NGA FAQE 2)

Problematika studentoreXhuliano Bregasi

E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia”, ishte një nga kon-

kluzionet në të cilat doli, rreth mesit të shekullit të kaluar,fizikanti i shquar, Albert Einstein.Në këtë përfundim besoj se ka dalë duke iu referuar fak-teve dhe realitetit në vendit ku ka jetu-ar, dhe sigurisht që nuk ka pasur pa-rasysh vende si Shqipëria, të cilat, në kohën kur e ka thënë këtë autori, edhe gjimnazet u numëroheshin me gishtat e njërës dorë, pa le për universitete brenda vendit që as i shkonte njeriu nëpër mend.

Por, le të shkëputemi nga autori i thënies dhe koha në të cilën e ka thënë, për të parë sesa mund të qën-drojë aktualisht, për të rinjtë e vendit tonë, dhe konkretisht studentët shqip-tarë, qofshin në universitete publike apo private. Çfarë edukimi marrin dhe sa të formuar janë? Sa mundo-hen dhe përpiqen për ta mbajtur me dinjitet statusin e studentit? Cilët janë shembujt e tyre, nga të cilët ata frymëzohen në jetën e përditshme dhe sidomos atë universitare? Edhe pse jam pjesë e këtij korpusi të madh të rinjsh, që më shumë sesa studentë, mund të quhen të papunë që i freku-entojnë auditorët për të kaluar kohën dhe për të dalë prej andej të diplomu-ar, preferoj të mos flas në vetën e parë shumës, sepse nuk mund të jem, dhe as dua të jem, zëri i të gjithë studen-tëve shqiptarë. Këto që do them, janë thjesht përshtypje të krijuara dhe kën-dvështrimi im për atë që po ndodh në jetën akademike shqiptare, dhe për aktorët kryesorë të saj: studentët, që për momentin janë shndërruar në fi-gurantë të rëndomtë.

Studentët janë një kategori shumë e rëndësishme sociale, e ardhmja potenciale e vendit, që në raste dhe vende të ndryshme kanë luajtur një rol akoma më të madh në aktualitetin e atij vendi, kur e ardhmja e tij ka qenë e zymtë dhe sidomos kur regjimet au-tokratikë nuk kanë respektuar dhe kanë shkelur të drejtat e tyre. Qëllimi dhe misioni kryesor i studimit dhe stu-dentit është arsimimi, edukimi, formi-mi.Por jo, diçka të tillë është e vështirë ta hasim në Shqipëri, ku statusi “stu-dent” po bastardohet gjithmonë edhe më shumë. Nga një brez të rinjsh që pretendohet të jenë e ardhmja e ven-dit dhe do kenë në dorë fatet e tij, në një të ardhme relativisht të afërt, kjo kategori sociale është shndërruar, në përgjithësinë e saj, në një grup të stërmadh të rinjsh dritëshkurtër, të prirur për interesat e çastit dhe notën e vetëpretenduar (kaluese, në më të shumtën e herës), pa u bërë merak për një formim më të thellë dhe më

të shëndoshë. Si “pasunarë” që janë, nuk e marrin mundimin të reagoj-në kur ua rrisin tarifën e studimit me 17% të vlerës përnjëherësh, brenda vitit; nuk e ngrenë zërin kur i ngucin si dele nëpër auditorët dhe sallat sh-tatanike; por nuk duan as të dinë edhe kur i çojnë sa në një cep të Tiranës, në tjetrin, për t’i “shkolluar” në kote-cë të marrë borxh. Kryefjala e jetës studentore është “party”, “coffee” është kallëzuesi, “studimi” është një lidhëz e thjeshtë, e parëndësishme. Më të socializuar janë me kamerierët e kafeneve, sesa me kolegët e tjerë të klasës dhe kursit.Me struktura stu-dentore fantazëm, të shndërruara në fiktive dhe besnike ndaj çfarëdolloj çmendurie sipas interesave të partisë mëmë, kërkimi i të drejtave, protestat, grevat, janë shndërruar në tabu.

Ndërsa, ajo që i “shqetëson” dhe “acaron” më tepër, është momenti kur bie fjala tek politika. Ndërkohë që ti mund të jesh një qytetar i thjeshtë, i papërfshirë dhe për më tepër ndjen neveri ndaj (a)politikës e cila zhvi-llohet në vend, dhe shpreh kritikën ndaj asaj që ndodh, të japin “këshilla shoqërore” që “mos u lodh kot, politi-ka nuk është çdo gjë”. Ndoshta kanë dhe të drejtë! Pasi kanë marrë pjesë nëpër forumet rinorë të partive po-litike dhe kanë tundur flamurë duke brohoritur në fushata elektorale, le që

qenë i ndërtuar kurrë; as nga studen-tët kosovarë, që më 1981 organizuan lëvizjen studentore kundër shtypjeve dhe dhunës jugosllave; as nga studen-tët e dhjetorit ’90, që morën guximin t’i dilnin përballë me dinjitet dhe ta mposhtnin regjimin komunist (edhe pse më pas do i nënshtroheshin pi-njollëve të po të njëjtit regjim). Këta shembuj përsa i përket analogjisë me të rinjtë dhe studentët paraardhës brenda vendit, sepse distanca me stu-dentët europianë, të Francës apo Pra-gës, dhe më gjerë, janë me vite dritë larg. S’kanë asgjë të përbashkët përveç emrit “student”.

Në të tillë gjendje po i gjen projekt-li-gji për vetëfinancimin e universiteteve, që pret të miratohet së shpejti, studen-tët në veçanti, dhe gjithë jetën akade-mike publike në Shqipëri: indiferentë ndaj një fenomeni që lidhet direkt me interesat dhe institucionet e tyre të studimit; moskokëçarës, me “arsyeti-min” se “nuk ka ndonjë problem edhe sikur ligji të kalojë, sepse universiteti shtetëror është i sigurt. Por, edhe si-kur të cenohet vazhdimësia e jetës së këtij institucioni publik, studentët dhe pedagogët nuk do e lejojnë”. Pra, ky plan vetëfinancimi na qenka një te-stim për qeverinë hallezgjidhëse, që të krijojë një problem që nuk ekziston, e pastaj ta zgjidhë! Këto janë përralla që as nismëtarët dhe partizanët e ligjit

nuk i hanë, por nëse dikush e mendon seriozisht dhe realisht këtë, mjerë ai për naivitetin e vet. Apatia mbizotëron kudo, ndaj diçkaje që pas pak vitesh do ndikojë drejtpërsëdrejti në jetën e atyre që, me justifikimin se janë “të lodhur” (nga jeta ndoshta, se studi-met nuk kanë filluar ende) dhe “nuk kanë nerva”, rrinë si zog bufi duke parë skifterët tek bëjnë një masakër mbi arsimin publik, qëllimi parësor i të cilit nuk është të jetë burim fitimi dhe fabrikë diplomash pafund dhe pavlerë, por një institucion që ofron mundësi studimi për çdo shtresë dhe kategori të shoqërisë, pavarësisht mundësive ekonomike.

Në këto kushte, kur rinia keq-edu-kohet duke bërë sikur edukohet, dhe mund ta “blejë” edukimin nëqoftëse ka euro-te mjaftueshme; kur qëndron në rolin e spektatorit, duke ngrënë kokoshkat e pushtetit, që gradualisht, por me ritme shumë të shpejta, po kristalizon një regjim mbytës; kur e vret të ardhmen e vet dhe të vendit ku jeton, më shumë me mosveprim sesa me veprim; shpresa e vetme është që Einstein të jetë i gabuar bashkë me shprehjen e tij, dhe keqedukimi të mos ndikojë në të ardhmen e kom-bit, sepse “besimtarët e devotshëm” shqiptarë, me sa duket, e kanë lënë çdo gjë në dorë të Perëndisë dhe Allahut…

lodhja mund të kërkojë një çlodhje dy-vjetore për të qenë i gatshëm pra-pë në fushatën tjetër, por mendojnë se janë lodhur dhe ata që nuk kanë marrë pjesë nëpër fushata…

Zakonisht, në jetë, njeriu zgjedh një shembull për të ndjekur, synon një objektiv për të përmbushur, ka një periudhë historike nga e cila frymëzohet.Por, edhe këto nuk është se kanë shumë lidhje me realitetin dhe studentët shqiptarë.Këta të fun-dit, në më të shumtën e rasteve, nuk kanë një synim të caktuar, apo një shembull për të ndjekur, përveç No-iz-ërve, Stres-ërve dhe kafeneve të shtrenjta të bllokut.(Në vendin ku je-tuan “bllokqenët”, që kemi dëgjuar shpesh tu drejtohen ish-udhëheqësve komunistë, duket se po rriten breza me radhë bllokqenushësh). Nuk kanë mundur (ose nuk kanë ditur se si) të frymëzohen nga: Qemal Stafa me sho-kë, qoftë si nxënës apo studentë, që pushteti shtypës detyrohej tí përn-diqte dhe burgoste për të parandalu-ar rebelimin e tyre ndaj padrejtësive shoqërore; as nga nxënësit e studen-tët, që gjatë Luftës së Dytë Botërore i lanë bankat dhe auditorët e universi-teteve të njohura europiane, për t’iu bashkuar rezistencës ndaj armikut të përbashkët botëror; as nga të rinjtë që sakrifikuan jetën për të ndërtuar atdheun e shkatërruar, që nuk kishte

Page 7: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 7Opinion

Arsimi i lartë: reformë financiare pa strategji

kombëtare Jani Marka

Para disa ditësh mora në dorë një material “REFORMA E FINANCIMIT NË ARSIMIN E

LARTË NË SHQIPËRI”, Green Paper - Dokument për Konsultim Publik, paraqitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Materialin e mora për të lexuar rreth reformës financiare, por që në hyrje të materialit më bëri përshtypje kjo fjali: Qeveria Shqiptare, në Stra-tegjinë Kombëtare për Arsimin e Lartë (Shtator 2008-2013) deklaroi si objektiv kryesor rritjen e aksesit të të rinjve shqiptarë në arsimin e lartë si dhe përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së tij...

Pesë vjet strategji. Pikërisht që këtu fillon problemi. Si mundet që një strategji kombëtare për arsimin e lartë të jetë për një hapësirë kohore 5 vjeçare?! Pesë vjet në arsim janë njësoj si dita e parë e jetës së një nje-riu. Jo, strategjia për arsimin duhet të shtrihet në një hapësirë kohore shumë më të gjatë, disa dekada, të paktën sot duhet të veprohet kështu, kur në Evropë janë hedhur themelet dhe ka filluar zbatimin procesi i Bo-lonjës.

Në këtë mënyrë, duhet një strate-gji kombëtare, e hartuar me gjithë përfshirje, jo vetëm nga institucionet arsimore (natyrisht që këta duhet të kenë peshën më të madhe), jo vetëm nga politikëbërësit, por edhe nga shoqëria civile, elita intelektuale (ajo jashtë sistemit arsimor), apo edhe vetë qytetarët e vendit (me anë të re-ferendumeve). Natyrisht, në ndihmë të kësaj strategjie do vinin shembujt e panumërt nga vendet perëndimore. Me arsimin nuk bëhet shaka! Kujtoni këtu se me sa debate dhe vështirësi kalojnë në parlamentet apo kongre-set perëndimore reformat që prekin arsimin.

Një strategji për arsimin duhet parë në tërësi, ai është i lidhur direkt ose indirekt me të gjitha fushat e tjera të zhvillimit të një vendi. Gjithashtu, nuk duhet ndarë me thikë arsimi pa-rauniversitar nga ai universitar. Por cilat janë faktorët që duhet të ndikoj-në kryesisht në strategjinë e arsimit? Mund të përmend disa prej tyre këtu:

1. Edukimi i individit për tu zhvi-lluar brenda normave morale të gjit-

hë pranuara nga një shoqëri e shën-doshë. Njeriu “nuk lind” njeri, por bëhet njeri. Natyrisht, këtu ndërthu-ren disa faktorë, si familja, shoqëria dhe padyshim edukimi shkollor. P.sh. sjellja e të ecurit në rrugë ku mëso-het? Po sjellja në lidhje me kujdesin ndaj mjedisit ku mësohet? Po eduka-ta seksuale ku mësohet?

2. Ruajtja e identitetit kombëtar (gjuha, historia, kultura). A ju besohet që sot në universitetet tona ka “stu-dentë” që kanë vështirësi të mëdha në shkrimin dhe ligjërimin e gjuhës shqipe?!

3. Strategjitë kombëtare të zhvi-llimit ekonomik. Këtu duhet pasur mirë parasysh se çfarë sektorësh janë parësorë, si: turizmi, bujqësia, sektori energjetik, teknologjia e in-formacionit, etj. Sot, flitet shpesh për marrëdhëniet e tregut të punës me arsimin, por fatkeqësisht është një nocion veçse teorik, sepse ndryshe nuk ka si të shpjegohet numri tejet i

madh i të diplomuarve në sektorë ku mundësia e punësimit është shumë e vogël.

4. Përgatitja e mësuesve të aftë dhe me dinjitet. Sot, profesioni i mësuesit shikohet me skepticizëm nga brezat e rinj, madje disa edhe e përbuzin këtë profesion fisnik (Përse vallë? Kush e ka fajin?), disa të tjerë e refuzojnë për shkak të vështirësive të mëdha për të ushtruar këtë profe-sion, të tjerë thjesht dhe vetëm për shkak të pagesës tepër të ulët në krahasim me punë të tjera. Sot, dihet që degët e mësuesi-ve janë shumë më pak të preferuara, dhe studentët e këtyre degëve në mesataren e tyre janë nën nivelin mesatar krahasuar me shumë drejtime të tjetra. Por si mundet që të edukohen normalisht brezat e ardhshëm kur vetë eduka-torët e ardhshëm nuk do të jenë në lartësinë e duhur?! Por si mundet të zhvillohet një vend pa arsim të zhvi-lluar?!

5. Arsimi profesional. Ka ar-dhur koha që arsimi profesional të gjallërohet, në të kundërt nuk do ndodhi gjë tjetër veçse rritje e pa-punësisë midis të diplomuarve me arsim të lartë, ose punësim jashtë kualifikimit të tyre (kosto e shpenzu-ar dëm, si në kohë dhe shpenzime monetare të familjes dhe të shtetit), emigrimin e të rinjve (me pasojë plakje të popullsisë), etj. Ka ardhur koha që brezat e rinj të ndihmohen (nga familja dhe shkolla) të kuptoj-në mundësitë dhe aftësitë e tyre për të ardhmen e tyre, dhe në varësi të aftësive të tyre sërish të informohen (shteti, universitet) për mundësitë e tregut të punës.

6. Emigrimi i dijes. Sot me glo-balizimin është bërë e mundur lëvi-zja e lirë e forcave të punës dhe të dijes. Po vendi jonë a do të hyjë në tregun e dijes? Konkurrenca në këtë drejtim është tepër e lartë, dhe duket e vështirë që ne të eksportojmë dije

në masë, me përjashtim të ekselen-cës, dhe në këtë rast vendit i shkak-tohet një dëm i madh me rrjedhjen e trurit. Përse e shtroj këtë çështje? Sepse vetëm argumenti i eksporti-mit të dijes justifikon masivizimin e universiteteve. Për momentin masi-vizimi i universiteteve është jashtë kapacitetit thithës të ekonomisë së vendit, jashtë aftësive intelektuale të vetë studentëve dhe me kosto financiare të mëdha. Nëse duam të emigrojmë dije, këtë në radhë të parë duhet ta bëjmë me cilësi dhe jo me sasi.

Unë këto ide i hodha duke u men-duar vetëm për pak kohë, natyrisht që janë mendime krejt spontane dhe jo shkencore, ndoshta dhe të gabu-ara. Megjithatë, do të sugjeroja fort rëndësinë e hartimit të një strategjie kombëtare për arsimin, realiste dhe afatgjatë, dhe vetëm atëherë mund të diskutohet për reformën financia-re në IAL.

Page 8: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 8 Filozofi

Badiou-ja ose dhuna e tërheqjes

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA IIIA na duhet një botë e re?

Vijon nga numri i kaluar

Dykuptimësia e Badiou-së mbi këtë pikë vendimtare nyjë-zohet me triadën e tij Qe-

nie-Botë-Ngjarje e cila ka të njëjtin funksion si triada e Kierkegaard-it Estetikë-Etikë-Fe: zgjedhja qëndron gjithnjë midis dy termave, një ose/ose. Pra, të tre termat nuk operojnë në të njëjtin nivel ontologjik. E njëjta gjë ndodh me Imagjinaren (I)/ Simboli-ken (S)/Realen (R) e Lacan-it ose me Ego/Superego/Idin e Freud-it: kur përqendrohemi në njërin term, dy të tjerët kondensohen në një të vetëm (nëpërmjet hegjemonisë së njërit prej tyre). Nëse përqendrohemi mbi Imagjinaren, Realja dhe Simbolikja tkurren në të kundërtën e Imagjina-res nëpërmjet dominimit të Simboli-kes; nëse përqendrohemi mbi R-në, I-ja dhe S-ja tkurren nëpërmjet domi-nimit të S-së. (Këtu gjendet zhvendo-sja në veprën e Lacan-it, zhvendosje e cila u lajmërua nga Seminar VII e tij mbi etikën e psikanalizës: zhvendosja nga boshti I-S drejt boshtit S-R). Po as-htu, në rastin e Freud-it, nëse përqen-drohemi mbi Egon, e kundërta e tij është Idi (i cili e qarkon superegon); e kështu me radhë.

Logiques des mondes-i shfaq zhvendosjen nga boshti Qenie-Ngjar-je kah boshti Botë-Ngjarje. Kjo do të thotë se Qenia, Bota dhe Ngjarja nuk formojnë ndonjë triadë: ne gjende-mi ose përballë kundërshtisë midis Qenies dhe Botës (dukjes), ose për-ballë kundërshtisë midis Botës dhe Ngjarjes. Prej kësaj duhet nxjerrë një përfundim i papritur: (Badiou-ja e thekson pareshtur pikën në vijim), përderisa një Ngjarje e vërtetë nuk përbën thjesht një gjest negativ, por çel një dimension pozitiv të së Resë, Ngjarja është imponimi i një bote të re, i një Krye-Shenjuesi të ri (sipas Badiou-së, i një Emërtimi të ri ose sikundër e quante Lacan-i “vers un nouveau signifiant”). Kalimi nga bota e vjetër drejt së resë përbën ndryshi-min e vërtetë ngjarjesor.

Këtu duhet të shkojmë një hap më tutje e të paraqesim dimensionin e dialektikës: Ngjarja mund të shpje-gohet nga tensioni midis shumësisë së Qenies dhe Botës; vendi i saj gjen-det në përdredhjen simptomatike të Botës; ajo lind nga tepria e Qenies ndaj Botën (e pranisë ndaj përfaqësi-mit). Këtu, enigma mirëfilli hegeliane nuk qëndron në atë se “si mund të ndodhë Ngjarja si lindje e diçkaje vërtet të re?”, por në atë se si kalohet nga Qenia tek Bota, te dukja (e fun-dme); pra, si mund t’i duket Qenia, si shumësi e pafundme dhe e rrafshët, vetes së saj? A nuk parakupton kjo një lloj “negativiteti” që duhet të jetë

disi veprues brenda vetë Qenies, ndonjë lloj force (jo pafundësie, por përkundrazi) fundësie - atë që Hege-li e quante “fuqi absolute” e ndarjes së asaj që në realitet gjendet e bas-hkuar, e dukjes që i jepet autonomi. Më parë se të jetë çfarëdo “sinteze”, Shpirti është ai që Kanti e quante “imagjinatë transhendentale”; pra, fuqia për të abstraktuar, për të thje-shtëzuar/ndrydhur, për ta reduktu-ar diçka në “tiparin e saj njëjar” (le train unaire; der einzige Zug), për të fshirë pasurinë e saj empirike. Sh-pirti përbën fuqinë, që kur përballet me pasurinë ngatërruese të tipareve empirike, thotë: “E gjitha kjo s’ka fare rëndësi! Veç më thoni nëse tipari X gjendet apo jo!” Meqenëse bota si e tillë mbahet nga një “pikë” (kuptim), nga imponimi i një “tipari njëjar”, a nuk merr një botë e pa-piktë (e pa-kuptimtë) apo atonale emrin e pa-botësisë? Kohët e fundit, vetë Badiou-ja pretendonte se koha jonë është e zhveshur nga botësia, çka i referohet pasazhit të mirënjohur të marrë nga Manifesti komunist i Marksit i cili flet për forcën “çterritorializuese” të ka-pitalizmit që shpërbën të gjitha for-mat e ngulitura shoqërore:

Pasazhi ku Marksi flet për përdho-sjen e të gjitha lidhjeve të shenjta në ujin e akullt të kapitalizmit mbart

një ton entuziast; ky është toni i

entuziazmit të Marksit për fuqinë shpërbërëse të Kapitalit. Ajo çka përfaqëson karakterin pozitivisht përparimtar të Kapitalit, dhe që vazh-

don të shpaloset edhe sot, gjendet në faktin se Kapitali del se është fuqia materiale që ka aftësinë të na heqë qafe figurat “superegoshe” të Njëshit dhe lidhjet e shenjta që e shoqëroj-në atë. Thënë kjo, atomizmi i përgjit-hësuar, individualizmi i vazhdueshëm dhe, në fund, ulja e mendimit në nive-lin e praktikave të administrimit, qe-verisjes së sendeve apo manipulimit teknik, nuk do të më kënaqnin kurrë si filozof. Thjesht mendoj se pikërisht elementi i përdhosjes do të përbënte nyjën tonë lidhëse me ushtrimin e të menduarit.

Në këtë mënyrë Badiou-ja njeh sta-tusin ontologjik përjashtimor të kapi-talizmit, dinamika e të cilit shkatërron çdo kornizë të qëndrueshme për-faqësimi: detyra që normalisht duhej të kryhej nga veprimtaria kritiko-po-litike (kryesisht detyra e shkatërrimit të kornizës përfaqësuese të shtetit) kryhet tashmë nga vetë kapitalizmi - diçka e tillë përbën problem për nocionin e Badiou-së mbi politikën “ngjarjesore”. Në strukturat paraka-pitaliste, çdo shtet apo çdo totalizim përfaqësues përfshin një përjashtim themelor, një pikë “përdredhjeje simp-tomatike”, një “pjesë të pa-pjesë”, një element i cili megjithëse është pjesë e sistemit, nuk gjen tamam vend bren-

da tij. Politikës emancipuese i duhet

të ndërhyjë nga ky elementi i tepërt (“mbinumëror”) i cili megjithëse është pjesë e situatës, nuk mund të shpjegohet nga termat e situatës. Megjithatë, çfarë ndodh kur sistemi

nuk e përjashton më atë çka është e tepërt, por e vendos drejtpërsëdrejti si forcën e vet shtytëse – si në rastin e kapitalizmit i cili mund ta riprodhojë veten vetëm nëpërmjet vetërevo-lucionarizimit të vazhdueshëm apo kapërcimit të pandalshëm të vetë kufijve të tij? Për ta thënë me fjalë të thjeshta: nëse një ngjarje politike apo një ndërhyrje revolucionare emanci-puese në një botë historike të caktu-ar lidhet gjithnjë me pikën e tepërt të “përdredhjes së tij simptomatike”, nëse kjo ngjarje për përkufizim shka-tërron konturet e kësaj bote, atëherë si duhet ta përkufizojmë ndërhyrjen politike emancipuese në një univers i cili tashmë është në vetvete i pa-botë dhe që për t’u riprodhuar nuk i nevo-jitet të qëndrojë brenda kufizimeve të një “bote”? Siç e ka vënë në dukje Al-berto Toscano në analizën e tij të kthje-llët, Badiou-ja këtu është jokonsekuent: ai nxjerr përfundimin “logjik” sipas të cilit në një univers “të pabotë” (i cili është universi bashkëkohor i ka-pitalizmit global), qëllimi i politikës emancipuese duhet të jetë krejt e kundërta e modus operandi-t të tij “tradicional” – sot detyra qëndron në formimin e një bote të re, në propozi-min e Krye-Shenjuesve të rinj që do të mundësonin “hartimin konjitiv”:

[...] ndërsa në shkrimet e tij teori-

ke mbi dukjen e botëve argumenton

bindshëm se ngjarjet nxjerrin në pah disfunksionin e botëve dhe regjime-ve të tyre transhendentale, në “on-tologjinë e tij të pranisë” Badiou-ja,

për kohën tonë “intervalore” ose të pabota, mbron domosdoshmërinë e ndërtimit të një bote të tillë që ata që tashmë janë përjashtuar të mund të vijnë për të shpikur emra të rinj, emra që mund të mbartin proce-dura të reja të së vërtetës. Sikundër shkruan, “unë mendoj se gjendemi në një çast të veçantë, në çastin në të cilin nuk ekziston ndonjë botë” [...] Për pasojë: “Filozofia nuk ka tjetër qëllim legjitim përveçse të ndihmojë në gjetjen e emrave të rinj që do të bënin të ekzistonte bota e panjohur që është duke na pritur pikërisht sepse ne jemi në pritje të saj. Nëpër-mjet përmbysjes së rrallë të disa prej aspekteve kyçe të doktrinës së tij, duket sikur këtu Badiou-ja po mbron deri në një farë pike një lloj detyre “rregulluese”, detyrë e cila disave do t’u tingëllojë pashmangshmërisht, ndoshta edhe gabimisht, si parulla tashmë e kudogjendur: “Një tjetër Botë është e Mundshme”.

Kjo paqëndrueshmëri na risjell në temën e “mohimit të përcaktu-ar”: detyra “rregulluese” e ndërtimit të një bote të re qëndron në një farë “kthimi të të shtypurës”, jo vetëm i të shtypurës së teorisë së Badiou-së, por gjithashtu edhe i të shtypurës së vetë ngjarjes politike që i shërben

Badiou-së si pikë kryesore referen-

ce në bashkëkohësi dhe e cila, siç e kemi parë, dështoi pikërisht në detyrën e “rregullimit” – Revolucionit Kulturor Maoist. Vijon në numrin e ardhshëm

Page 9: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 9Ekonomi

Olti Spiro

Greqia i kërkon për të tretën herë ndihmë Evropës dhe këtë herë duket se përgjigja

do të jetë negative. Ndërkohë qeveria ndërmerr masa të reja shtrënguese dhe populli grek nuk ka tjetër ç’të hum-basë veç rrëmimit të kazanëve të ple-hrave, duke preferuar në këtë mënyrë protestat në rrugë.

Në anën tjetër të Adriatikut Italia është përfshirë nga ethet e kontamini-mit nga kriza greke. Por ajo çka është më shqetësuese në sytë e evropianëve është kriza morale e kabinetit Berlusko-ni. Krizë kjo e dyta e cila me sa duket nuk shqetëson aspak qytetarët italianë. Në sfond, por jo më pak në rrezik qën-drojnë edhe Spanja e Portugalia. Kriza Greke rrezikon të kthehet në një krizë ekonomike evropiane e cila në mënyrë të paevitueshme do të çojë në një krizë globale.

Surpriza vjen nga BRICS. Pesë shtete në ekspansion ekonomiko-politik në arenën ndërkombëtare, janë bashkuar në 2006-ën në një organizëm që ori-enton politikat e tyre, të quajtur BRICS, (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut). Së fundmi Brazili ka hedhur hi-potezën e një ndihme financiare ndaj Evropës, por me kusht që shtetet evro-piane të rishohin politikat e investime-ve publike. Kusht që ngjan më shumë me një tërheqje veshi. Duke lënë me-njanë faktin që shtetet e BRICS, edhe pse me potencial të madh, kanë ende ekonomi të brishta dhe probleme mad-hore si korrupsioni, sidomos ato me sisteme demokratike, India e Brazili. Duke lënë menjanë edhe faktin që disa prej tyre, deri në dhjetëvjeçarin e kalu-ar ishin buzë greminës së falimentimit financiar (sidomos Rusia 1998), dhe kanë sisteme diktatoriale (Kina, Rusia). Bën përshtypje që ndihma vjen nga shtete të cilat deri para pak kohësh pri-snin ndihmë nga Evropa. Sidoqoftë ky propozim u hodh poshtë nga dy shtete anëtare të BRICS, India dhe Rusia

Ku është SHBA-ja? Në Qershor 2011, në një fjalim të mbajtur përpara Kon-gresit, Obama çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të 2012-ës. Fjalimi ishte domethënës në dy kuptime; së pari duke treguar li-njën e re politike që Obama do ti japë Shteteve të Bashkuara, atë të “ndërtimit të kombit”, duke u përqendruar krye-sisht në rimëkëmbjen ekonomike, dhe së dyti duke u tërhequr nga roli i lide-rit në politikat ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një kthesë radikale të

Kriza e kapitalizmit dhe e demokracisë përfaqësuese

shtyrë kryesisht nga frika se perando-ria amerikane, ashtu si çdo perandori e madhe në histori, e arriti kulmin dhe tashmë e pret një fazë tatëpjete. Por nuk ka një ligj a një formulë që të për-caktojë me saktësi se kur arrin ky mo-ment. Sidoqoftë qytetarët amerikanë, duket se nuk po e mbështesin frymën e re të Washingtonit, për arsye të qarta. Amerikanët kanë pasur historikisht një tjetër koncept mbi shtetin e tyre dhe rolin që duhet të ketë në botë. Detyrë madhore e ShBA-së është beteja kun-dër tiranive dhe shembulli i demokra-cisë përfaqësuese...

Kriza është e dyfishtë. Lajmet ekono-mike dhe financiare të kohëve të fundit, ashtu si edhe lajmet e një dobësimi gjeopolitik të SHBA-së, janë interesan-te jo sepse përbëjnë lajm, por sepse janë sinjale të një krize të dyfishtë, të kapitalizmit dhe të demokracisë për-faqësuese. Pas rënies së Bashkimit sovjetik, u sanksionua përfundimisht fitorja e dy parimeve që përfaqësonin perëndimin: ekonomia e tregut dhe de-mokracia. Sot të dyja vihen në dyshim. Ekonomia e tregut ka filluar ti bindet komponentit financiar dhe shifrave, të cilat japin gjykime të menjëhershme dhe të pamëshirshme mbi ekonomitë e shteteve, duke rënë shpesh prè e spe-kulimeve. Çdo gjykim alternativ, eko-nomik, industrial dhe social sakrifiko-het në altarin e shifrave. Nga ana tjetër demokracitë perëndimore nuk ditën t’i bëjnë ballë kësaj sfide, të shfaqur për herë të parë në 2008-ën. Parlamentet e zgjedhura nga populli, përpiqen pa rezultat të nxisin manovra financiare të cilat nuk i binden më rregullave të ekonomisë së tregut por atyre të insti-tucioneve financiare ndërkombëtare, pra shifrave.

Evropa sërish në udhëkryq. E paaftë t’i zgjidhë problemet e brendshme në mënyrë të pavarur, e lënë thuajse në mëshirë të fatit nga linja e re politike e Washingtonit, Evropa është detyruar të shohë nga Kina dhe simotrat e sajë të BRICS. Sot për sot duhet vetëm të shpresojë që ky moment i vështirë do të kapërcehet. Në një plan më afatgjatë lindin detyra më të vështira, por të evi-dentuara qartë. Duhen kërkuar meka-nizma të rinj dhe sisteme të reja. Kapi-talizmi ashtu si e njohim sot ka dështuar dhe këtë e konfirmon lëvizja e fundit në kongresin amerikan që koncepton vje-ljen e taksave si vjedhje dhe investimet në sektorin publik si vjedhje e dyfishtë.

Le të shpresojmë që demokracia përfaqësuese nuk do të ketë të njëjtin fat.

Page 10: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 10Blogu

AutoriAnonim

Ndërkohë që jam e lumtur sa herë që njoftohem për evente në Pa-

nairin e dytë ‘work and study’ që u organizua më se fundmi tek Pallati i Kongreseve ( dt 7,8, 9, Tetor) e shkruaj pa frikë se ky event ishte zhgënjimi i radhës , si nga forma dhe nga përm-bajtja.

Fillimisht u habita që ky panair po mbahej në datat aq tangjente siç ish-te data 10 Tetor ku dihet fillon viti i ri akademik, e ku nënkuptohet që regji-strimet a priori janë bërë dite në mos javë përpara, nënkuptohet gjithashtu se mbase shqetësimet e tyre në dy ditë para fillimit të studimeve duhet të ishin të llojeve teknike, pse jo duke kërkuar dhoma apo apartamente me qera, pse jo shumë prej tyre nuk do ishin fare në Tiranë pasi vijnë nga rrethet dhe do të dëshironin ti kalonin me familjen ditët e fundit para fillimit të vitit të ri akademik. Por jo, organizuesit nuk e kanë parë të arsyeshme që ti konsideronin këto de-taje, po ashtu me sa kuptova shumë nga pjesëmarrësit ishin lajmëruar vetëm 3 -4 ditë para për eventin, gjë që shpreh qartë se çdo gjë është planifikuar sipas zgjimit në mëngjes të ndonjë zyrta-ri i cili kishte parë me vonesë që në agjendën e tij duhej të ishte organizu-ar dhe ky event. E kështu çdo gjë si zakonisht bëhet në momentin e fundit alla shqiptarçe siç e kemi zakon.

Për ata që nuk e dinë ‘work and study’ në shqip përkthehet ‘punë dhe studim’ që në emërtimin e tij pra ky panair të zhgënjen. Pyetja lind kush janë organizatorët mos vallë janë të huaj, të huaj këta që nuk duan të in-tegrohen, se në fund të fundit dhe or-ganizata të huaja të ishin kur i drejto-hen një grupi kaq të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare medoemos do ishin përshtatur disi. Por jo, në listën e organizuesve apo më së paku spon-sorëve kryesor te këtij eventi kemi: METE, MASH, MPCSSHB, pra duket qartë që janë institucionet shqiptare që apriori përtej mbajtjes së flamurit amerikan çuditërisht në shumë nga zyrat e tyre, kur vjen puna tek servirja e eventeve të këtij lloji duhet të kis-hin një minimum respekti që eventi të paktën të mbante një emërtim në Shqip!

Ecim në shkallët hyrëse një muzi-kë e lartë rap, për shqipot që nuk e dinë është muzika bababum komerci-ale në maksimum dhe me një volum të admirueshëm për disko në rastin konkret. Në pjesën kryesore të hollit pra në zemër të panairit me një sipër-faqe pa frike 35-40% janë dy kompa-nitë që kanë zënë vend, përkatësisht:

Punë pa studimAnde LM , dhe Korbi Education. Duke i përgëzuar sinqerisht këto dy kompani për shkathtësinë e treguar në vendo-sjen strategjike , si dhe duke ditur se misioni kryesor i tyre në rastin kon-kret është ndërlidhja me universite-tet jashtë Shqipërisë .. lind pyetja mos vallë mesazhi kryesor i panairit është tu thotë studentëve shqiptar mbathjani prej Shqipërisë se këtu nuk studiohet.. mund të kenë dhe të drejtë duke pare se sa universitete fantazëm të pa akre-dituara ka, e duke pare se akoma shiten diploma në disa prej tyre.. gjithsesi një mesazh i tillë nuk mund të pritej nga in-stitucionet qeveritare.

Vijojmë në perimetrin e hollit qen-dror ku realisht ka një numër të madh universitetesh, shumë nga ata emra i dëgjova për herë të parë. Pashë një universitet Britanik që ishte në Shqi-përi po me emër tjetër. Çdo materi-al prezantues ishte në anglisht dhe

sërish pyetjes nga ana ime se si mund të kuptonte një student që nuk di an-glisht mbi programin e tyre një vajzë simpatike mu përgjigj se mund të shohin dritaren elektronike në inter-net.. Shikoj një universitet tjetër, më terhëq syrin pasi pamfleti prezantues ka si vit themelimi të tij vitin 1998.. duke e ditur se universiteti i parë privat është themeluar pas vitit 2000 i pyes si është e mundur që paskan qenë në hije. Për-gjigje: Në fillim d.m.th atëherë kishim vetëm disa kurse . Tani un mendova me vete se një ditë kopshti i vogël privat i lagjes ku banoj pas 20 vitesh mund te formatohet në universitet e pse jo të vendose ditën e themelimit te kopshtit si date fillestare..

Në të vërtetë duhet thëne se pre-zantueset e stendave të universiteteve ishin shumë të sjellshme por po aq e vërtetëështë se të gjithë pretendonin të kishin stafin më të mirë akademik..

nga ana tjetër kur u kërkoje listën me emra të këtij stafi, dukej si pyetje e çuditshme. Nga ana e materialeve shtoj se disa i kishin kopjuar sfondet dekorative pamfleteve te outdoor ad-vertising të bankës Procredit. Megjit-hatë un uroj qe plagjiatura apo niveli i lejimit të kopjimit në këto institucione të mbesë vetëm aty. Broshurat në shumë raste mund vetëm të shikoheshin.. pasi kushtonin shumë.

Më në fund në një cep pashë një kom-pani italiane e industrisë së telekomu-nikimit (call center) e cila përfaqësohej nga dy punonjës Italian. Realisht kom-pani të këtij sektori kanë gjetur vend të përshtatshëm në Shqipëri, për një student të marrë deri ne 300eu/muaj duke punuar 6 ore në dite më duket ndihmë e madhe por ja që nuk paska pasur student rrotull me thonë ata ose të paktën numri i tyre ishte minimal. Nga biseda i pashë tepër të zhgënjyer

dhe me konfirmuan pa pikë dyshimi se nuk do merrnin më pjesë në këtë panair (aq sa mund të behet traditë mendoj un), sikurse fillimisht mund të jenë zhgënjyer që dhe unë nuk isha e interesuar.. mbase isha personi i katërt me të cilin mund të kishin biseduar. Për-tej ndonjë banke të pranishme pjesa ‘work’ e panairit dukej e pa pranishme gjithsesi. Mbase përpos mënyrës jo vi-zionare, jo profesionale të organizimit të këtij eventi duhet të besojmë se realisht ky kombinim i punës me shkollën është akoma në embrion në kulturën tonë shoqërore, dhe ky fakt do te justifikon-te sadopak numrin minimal te atyre kompanive që ishin aty. Por e vërteta është që aty ku reklamohet puna dhe studimi mbase duhet që vetë ata që i organizojnë këto evente të kenë studi-uar, e të kenë punuar.

Marrë nga www.peshkupauje.com

Page 11: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 11Analize

(VIJON NGA FAQE 2)

Konsumimi i privatizimitAlbinKurti

Nëse thua që themeli, kulmi dhe motori i ekonomisë së Kosovës duhet të jetë veçse

investimi privatizues nga jashtë, pra ashtu siç thotë rregullisht Qeveria e Kosovës, atëherë praktikisht je duke bërë thirrje për t’u kolonizuar. Po u thua korporatave pa përzgjedhur midis tyre që s’kanë nevojë të bren-gosen për të drejtat e punëtorëve, mjedisin a ritmin e shfrytëzimit të resurseve, sepse je i gatshëm që të varesh prej ndjekjes që ato do t’ia bëjnë profitit vetjak.

Me politikat aktuale qeveritare Ko-sova do të përdoret për lëndë të parë dhe si vend transit, ndërkaq populli i Kosovës si konsumator. Punësim eventualisht do të ketë në ndërtim të infrastrukturës dhe në nxjerrjen e lëndëve të para. Po them eventua-lisht, meqë të papunët tanë janë për-gjithësisht të pakualifikuar dhe ende jo shumë të lirë ashtu siç do të dës-hironin korporatat e huaja. Neokolo-nializmi nuk ka brirë. Apo, ndoshta, tashmë po i shohim edhe brirët e tij.

Në njërën anë, minierat e Tre-pçës dhe thëngjilli, kurse në anën tjetër asfalti i Bechtel-Enka-s. Ky pra është vizioni ekonomik i Qe-verisë së Kosovës. Minierat dhe qymyri të shiten përmes privatizi-mit të egër, ndërsa asfalti i nxehtë të shtrohet përmes buxhetit të Ko-sovës me çmim të dyfishuar.

Qeveria e Kosovës nuk e do qyte-tarin e Kosovës as si punëtor e as si pronar, por si konsumator. Papunësia po rritet nga viti në vit: mbi 30.000 të rinj për çdo vit hyjnë në tregun e punës ku nuk ka punë. Njëkohësisht, nuk pamë as përpjekjen më të vogël qeveritare për ta nxitur e organizu-ar bërjen e qytetarëve aksionarë të pasurisë dhe zhvillimit të Kosovës.

Kur të inkurajojnë vetëm për të qenë konsumator pa mundësinë që të jesh punëtor a pronar, shpejt s’ia del dot as si konsumator. Bie fuqia blerëse e njerëzve dhe inflacioni nuk ndalet – një mall që para katër vjetëve në Kosovë blihej me dy euro sot s’blihet dot as me tri.

Shtetet e zhvilluara, edhe atëherë kur e kanë bërë privatizimin, i kanë pasur parasysh interesat strategji-ke politike për vendin, numrin e punëtorëve, të drejtat e punëtorëve, rritjen ekonomike, ndikimet ambjen-tale dhe nuk kanë vepruar me nxitim. Mbi të gjitha, privatizimi ka qenë përbrenda një programi zhvillimor që faktorin vendës e konsideron ven-dimtar.

Pse, çka, kur dhe si do të bëhet privatizimi në ndonjë ndërmarrje, te

shtetet e zhvilluara e demokratike ka shkaktuar debate të gjera e të gjata, publike e parlamentare. Vetëm në fund janë marrë vendimet dhe vetëm atëherë kur është dëshmuar raciona-lisht përfitimi që do të arrihet.

Ajo që e kemi trashëguar duhet trashëguar më tutje. Sjelljet e papër-gjegjshme me pasurinë e përbash-kët i kushtojnë jo vetëm brezit tone, por edhe gjeneratave të ardhshme. Shtetet që nuk kanë qenë të kujde-sshme me privatizimin e kanë pa-guar shumë shtrenjtë çmimin: prej papunësisë së shtuar e tjetërsimit të pasurive kombëtare deri te katastro-fat ekologjike.

Shitja e asaj që nuk është jotja është vjedhje dhe vjedhja është krim. Privatizimi i pasluftës në Ko-sovë është pikërisht këso lloj shitje-je. Mjetet nga privatizimi mbeten të bllokuara jashtë vendit përveç rysh-fetit që përfundoi në xhepat e mi-nistrave dhe kryeministrave. Sa më lirë që u shitën ndërmarrjet, aq më i madh ishte ryshfeti për to.

Janë politikanët e privatizimit ata që më së shumti na kanë folur për shenjtërinë e pronës private dhe më së shpeshti mu atëherë kur jeta e shumë njerëzve diku nuk është konsideruar aspak e shenjtë. Pas çdo shenjtërimi të pronës priva-te fshihen jetët e çshenjtëruara të njerëzve.

Për çdo ditë po dëshmohet që privatizimi nuk është kurrfarë e vërtete e ekonomisë. Gjithçka du-het t’i nënshtrohet studimit e anali-zës deri në rishqyrtim të gjithçkafit.

Konsiderimi i privatizimit si një vlerë e padiskutueshme dhe pi-kënisje për zhvillim më shumë ka sjellë zhgënjime, dëshpërime, humbje dhe vuajtje për njerëzit anembanë globit dhe jo vetëm te ne, sesa përfitime e suksese. Ose, për të qenë më të saktë, shumicës dërrmuese i ka sjellë dëme, kurse vetëm pakicës leverdi.

Nga një pikëvështrim më i largët në të ardhmen, kur të shikohet e sotmja jonë, do të duket që politika-nët të cilët u instaluan në qeveritë e pasluftës dhe mburren se e kanë çliruar Kosovën ndoshta e paskan bërë këtë për ta shitur Kosovën.

Shumëçka njëmend moti ka fillu-ar, por asgjë ende s’ka përfunduar. Nëse Kosova nga një shtet i dobët siç është do të arrijë t’i hyjë shtegut të zhvillimit dhe mirëqenies, apo do të bëhet një shtet i dështuar, varet nga ajo se çka do të ngjajë me PTK-në, KEK-un e Trepçën. Fati i shtetit të Ko-sovës varet aq shumë nga fati i tele-komunikacionit, energjisë dhe mini-erave të Kosovës.

Page 12: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 12 Analize

OccuPy KOSOva!Agon Hamza & Sead Zimeri

Janë bërë më shumë se tre javë prej që një numër jashtëzakonisht i madh i protestuesve e kanë okupuar rrugën

Wall Street në New York. Sipas të gjitha gjasave, të inspiruar nga tradita angleze e ‘okupimit’ të objekteve, hapësirave pu-blike, institucioneve publike, etj, prote-stuesit në New York e okupuan qendrën me të madhe financiare (të kohës) në botë, duke e kthyer qendrën financiare të imperializmit amerikan në qendrën e shpresës së një ndryshimi. Si çdo ide dhe lëvizje tjetër që sfidon themelet e ngrehinës së një gjendje tashmë-veçse të etabluar të situatës, e cila është e struk-turuar në dominim – injorimi i saj është i domosdoshëm për strukturat e ideolo-gjisë hegjemonike. Por, Lëvizja “Occu-py Wall Street” (Okupo Wall Street) fitoi njohjen dhe përkrahjen ndërkombëtare, duke bërë që në përkrahje të saj të vihen figurat si Naomi Klein, Slavoj Zizek, Cor-nell West, Amy Goodman, nga qindra lë-vizje politike dhe intelektuale nga i gjithë globi. Madje, edhe stafi i profesorëve të universiteteve me orientim liberal si New School for Social Research, ose Columbia University dërguan letra përkrahëse dhe solidariteti për këtë lëvizje dhe kërkesat e tyre politike. Mediat mainstream e injo-ruan protestën tërësisht pothuajse për dy javë rresht. Disa komentatorë cinikë na thoshin atë që pritej: protestuesit tek Wall Street janë narkomanë, të pa-strehë, artistë e boemë, e kështu me radhë. Duke e zhveshur nga karakteri politik, ata ten-tonin t’i jepnin protestës një dimension tjetër, atë reaksionar. Protestuesit quheshin hippy, ndërsa na thonë se ata nuk kanë kër-kesa të qarta politike. Mirëpo, sipas Demo-cracy Now, protestat e stilit “Occupy” janë përhapur ne mbi 847 qytete dhe vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e shndërruar Lëvizjen “Occupy Wall Street” në Lëvizjen “Occupy Together” (Okupo Bashkë). Në Deklaratën për okupimin e Wall Street, Lëvizja thotë se “ne” (dhe fja-la ne këtu ka kuptim thelbësor, jo në kup-timin empirik, por në kuptimin e mendi-mit dhe qëndrimit) ‘mblidhemi këtu së bashku në solidaritet, për të shprehur ndjenjën e padrejtësisë në masë”, nga korporatat, bankat dhe mekanizmat e tjerë financiarë të kapitalizmit të sotëm. Deklarata e tyre paraqet në mënyrë jas-htëzakonisht të qartë qëndrimet politike dhe shoqërore të Lëvizjes “Occupy Wall Street”, të cilat fillojnë që nga shprehja e solidaritetit universal, duke ofruar bas-hkëpunim dhe aleancë më të gjithë ata që luftojnë kundër korporatave, bankave dhe institucioneve të tjera eksploatuese financiare; duke shprehur nevojën e qar-të për bashkëpunim global për të fituar të drejtat e barabarta dhe luftën kundër padrejtësive. Tutje, Deklarata vazhdon me pika “konkrete”: ata bëjnë thirrje për ardhura të garantuara pavarësisht punësimit, shkollim pa pagesë, sigurim

shëndetësor, ndalimin e diskriminimit në bazë të gjinisë, orientimit seksual ose ra-cor, investime për restaurime ekologjike, hapje të kufijve (çdokush mund të jetojë dhe punojë ku të dojë), etj. Siç thosh-te filozofi Jason Read në fjalimin e tij në “Occupy Maine” (Okupo qytetin Maine), arsyetimi se Lëvizja “Occupy Wall Street” nuk ka kërkesa të qarta, nënkupton se ato duhet t’i lihen politikanëve t’i formulojnë dhe t’i shtyjnë përpara. Këtu janë disa probleme: 1) politikanët e kanë pasur mundësinë për t’i shtruar, artikuluar dhe zgjidhur këto probleme, 2) kjo lëvizje nuk ka qëllim vetëm të bëjë kërkesa, dhe politikanët t’i dëgjojnë ato – njerëzit janë angazhuar në demokraci të drejtpërdrej-të, 3) ne jemi në këtë situatë sepse poli-tikanët kanë dështuar keqazi! Në anën tjetër, lëvizjet emancipuese në parim nuk bëjnë kërkesa, sepse sipas Read, kërke-sa presupozon se ekziston dikush që do t’i dëgjojë ato dhe të përgjigjet në to. Në këtë linjë, sfida qëndron në artikulimin e qëndrimit politik dhe jo në artikulimin e kërkesave. Protestuesit gjithandej SHBA-ve e kanë përqafuar sloganin kryesor të protestës: ne jemi 99%-shi. Kjo nënkup-ton që njerëzit e Wall Street, korporatat, biznesmenët, manipulantët dhe speku-lantët e tjerë financiarë, politikanët për-bëjnë 1% të popullatës. Në këtë linjë të argumentimit, 99% e shoqërisë punojnë dhe eksploatohen për mirëqenien dhe pasurimin e 1%shit. Kujtoni krizën fi-nanciare: miliarda dollarë u dhanë për shpëtimin e bankave dhe koorporatave. Në anën tjetër, shkurtimet buxhetore po bëhen gjithnjë e me të mëdha dhe më të ashpra: na thonë se nuk ka para për shkollim, nuk ka para për sigurime shën-detësore, etj. Por, kur bankat dhe koorpo-

ratat janë në rrezik (dhe nëpërmjet tyre, kapitalizmi gjendet në krizë terminale), paratë gjinden gjithmonë. Siç thoshte një parullë në protestën e Wall Street: “ne nuk do të paguajmë për krizat tuaja”. Kjo krizë e bëri aktual një parullë tjetër: “so-cializëm për të pasurit, kapitalizëm për të varfrit”.

Por, pse Lëvizja “Occupy Wall Street” është e veçantë? Kush do ta paramen-donte vetëm para disa javësh që në Wall Street do të artikulohen qëndrime politi-ke të majta? Amerika si qendër e kapita-lizmit global, po shndërrohet në një vend me një lëvizje mbarë-kombëtare të majtë. Kjo lëvizje është vazhdimësi e lëvizjeve gjit-handej globit, që nga Greqia, Egjipti, Tunizia, Siria, Bahrejni, Kina, India, Britania, Spanja, e kështu me radhë. Në anën tjetër, me 15 Tetor është paralajmëruar një protestë globale, nën moton “Të bashkuar do të ri-krijojmë botën” dhe me parullën “Njerëz të botës, ngrihuni”. Nëse shikoni në hartën e Uni-ted for Global Change, shihni se tashmë protestat janë paralajmëruar në qindra qytete gjithandej globit, duke përfshirë edhe shumë qytete nga rajoni ynë – na-tyrisht, me përjashtim të Prishtinës. Po as-htu, askush nga Kosova nuk dërgoi asnjë letër përkrahëse ose solidaritet çfarëdo qoftë nuk dërgoi në adresë të tyre. Kjo për faktin se skena politike, shoqëria ci-vile dhe intelektualët e këtij vendi funda-mentohet mbi konservatizmin si premisë. Në instancë të fundit, kjo nuk është be-fasuese – strukturat dominuese të kësaj shoqërie janë konservative, dhe ideja e ndryshimit jo-kontinual, pra ndryshimit si rezultat i çarjes ose thyerjes është abso-lutisht i papranueshëm. Për më tepër, ne frikësohemi jo vetëm nga ndryshimi, por nga mendimi ndryshe, nga ideja se

diçka mund të ndryshojë, dhe ky ndrys-him si i tillë e çrregullon strukturën tonë simbolike dhe rolin tonë në ato struktura. Damkosja dhe etiketimi në këtë shoqëri janë shprehje të impotencës dhe kon-servatizmit të po kësaj shoqërie. Në këtë sens (apo non-sens) ishte edhe reagimi i qarqeve reaksionare dhe konservative të Amerikës ndaj Lëvizjes “Occupy Toget-her”. Por, çka nuk shohin reaksionarët dhe konservativët? Cila është esenca e proble-mit të cilin ata e huqin?

Atë që reaksionarët dhe konservativët nuk po e shohin, apo nuk duan të shohin është se përderisa bota po ndryshon para syve të tyre, ata vazhdojnë të mendojnë se e ardhmja është e tyre. Të gjitha shenjat dhe ngjarjet globale (të cilat filluan në fi-llim të dekadës së parë të këtij shekullit dhe po vazhdon tutje me krizën financi-are) përjashtojnë një ide të tillë si iluzore. Madje, nje ide e tillë sot nuk është vetëm reaksionare, por tërësisht irracionale, sepse konservatizmi si fuqi ideore dhe ideologjike, në format që po prezanto-het sot nga ideologët e saj, është tërësisht kundër frymës që e ka kapluar botën, ai është i ngritur mbi premisa që nuk përpu-then aspak me realitetin e bashkëkohësisë së vet. Problemi nuk qëndron në atë se ata po mbrojnë vlera dhe ide që dikur ishin të domosdoshme për ngritjen e shoqërisë në të ashtuquajtura bazamente të forta. Problemi me ta është se ata po mbrojnë vlera që lirisht mund të quhen antivlera (duke e marrë për bazë edhe linjën e tyre ideologjike). P.sh., të analizojmë (të ashtuquajturat) vlera të nacionalizmit dhe patriotizmit – nëse dikur këto ishin të ‘dobishme’, e ndoshta edhe të ‘domos-doshme’ për ngritjen e një shoqërie, sot këto janë pikërisht negacioni i krijimit të

një shoqërie të ngritur mbi themelet e barazisë, sepse ato përjashtojnë pa ndo-një arsye ata që nuk bien në përkufizimin (arrogant) që zakonisht u jepet këtyre termeve. Në këtë kontekst, natyralizimi i këtyre vlerave sjellë pikërisht idetë që sot nuk mund të përshkruhen ndryshe përveç si obskurantizëm i kulluar. An-daj, mbajtja e status quo’s me çdo kusht, vetëm pse këto ide njëherë e një kohë ishin ‘përparimtare’ dhe të suksesshme, është pikërisht rruga që na dërgon drejt një humnere, së cilës nuk do t’i dihet fun-di. Thuhet se jetojmë në kohë të errëta – por, errësira vetëm sa do të thellohet dhe zgjerohet edhe më tutje, duke u bërë edhe më e errët. Pra, insistimi me çdo kusht në status quo’n e sotshme është një akt tërësisht irracional, një akt që është në kontradiktë në çdo nivel në të cilin ajo ndërthuret. Ideja e universalizmit, që është ideja baza e çdo forme të politikës emancipuese, nuk mund të ngrihet mbi bazamente që janë tërësisht përjashtue-se të vlerave universale, por që mbësh-teten në partikularizma arkaik. Ka ardhur koha të shqyrtojmë dhe të mendojmë edhe njëherë premisat e politikave të ngritura mbi idenë se kapitalizmi dhe for-mat e politikave lokale që ai i mbështetë, e që në mënyrë të pakushtëzuar përkrahen nga konservatorët, e mundësojnë përjas-htimin e pakusht të ideve që në esencë janë përparimtare dhe emancipuese.

Prandaj, ngjarjet si këto në New York e Athinë, Londër, Egjipt e gjetiu, janë shë-njuesi i vetëm i vërtetë i transformimeve ideologjike që po ndodhin sot. Çdo re-negim nga kjo është akt i pafalshëm hi-storik, është zmbrapsje nga historia, nga të krijuarit e historisë dhe bashkëkohësisë. Çdo ide që pretendon se është e mundur të qëndrohet larg ose anash këtyre ngjar-jeve madhështore, është kundër ecurisë së historisë drejt një bote më të mirë, drejt një bote që na ka munguar për shumë kohë. A ka ardhur koha t’i bashkohemi trenit të ndryshimeve të historisë, apo kemi vendo-sur të luftojmë me ide të vjetra e të diskre-dituara me qindra herë? Zgjidhja është në duart tona, sikur se që sukseset apo dis-fatat në mendim dhe veprim janë dhe do të mbesin përgjegjësia jonë. Sidomos për ne në Ballkan, kjo që po ndodhë në New York është e një rëndësie kruciale, sepse po ta kuptojmë historinë drejt, ndoshta kësaj radhe nuk do të mbetemi mbrapa, dhe pas dy-tre shekujsh t’u kthehemi atyre kur ndoshta ato, në formën që prezantohen tani, do të jenë diskredituar. Le t’i bash-kangjitemti dhe ta përkrahim frymën e re që po përshkon sot botën. Leximi më sipërfaqësor i kësaj frymë dëshmon se këto ngjarje të këtilla ndodhin shumë rrallë në histori, dhe ky shans nuk duhet humbur. Në këtë kuptim, le të kontribu-ojmë edhe ne, nëse jo në përmbajtjen dhe në formën që këto ide do të marrin, së paku në përhapjen e tyre në mjedisin tonë. Siç thoshte Brecht-i, “vetëm gjërat e lehta janë aq vështirë për t’u bërë”.

Page 13: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 13Analize

Luljan Kodra

Occupy Wall Street (OWS), një lëvizje studentësh që po bëhet disa javë që tashmë

ka marrë momentum, përpara se të jetë lëvizje politike, me një manife-sto politik, apo program ekonomik, si ç‘kërkojnë që të jetë masmediat dhe interesat e korporatave që këto ma-smedia përfaqësojnë, është në radhë të parë një lëvizje etike.

Të shqetësuar nga pandëshkue-shmëria që gëzon një elitë ekonomike globale, kjo masë njerëzish ka ven-dosur të zaptojë sheshet publike në formën e mosbindjes civile, dhe pa ne-vojën e ndonjë udhëheqësi, apo ndonjë platforme politike, kanë vendosur që nuk do të thyhen deri sa për gabimet e papërgjeshme dhe tafmane e këtij ekzekutivi ekonomik barra as mos t’i hidhet sistemit në total, e rrjedhimisht të gjithëve, dhe as asaj shumice që nuk bën pjesë në këtë elitë.

Është interesant se si një lëvizjeje të cilës i mjafton koncepti i drejtpër-drejtë dhe etik i mosbindjes civile për t’u organizuar, i kërkohet që të organi-zohet rreth një formule politike. E me-gjithatë, OWS janë përballur me një kërkesë për kërkesa. Thuhet se ata duhet të kishin një manifesto, një plat-formë, një zëdhënës politik, dhe çdo gjë e imagjinueshme që e bën etikën të pamundur duke e politizuar.

Ky dallim mes etikës dhe politikës është bërë shumë i vështirë për t’u kuptuar, sepse historikisht është pri-tur që nga lëvizje të tilla të dali një platformë politike, e majtë… e dja-thtë… me vizionin përkatës ekono-mik apo politik që kjo nënkupton, me liderin e vet, i cili ose bëhet martir, ose bëhet hero, etj, etj. E vërteta është se beteja në arenën e etikës është shumë më e vështirë për t’u fituar se sa beteja në arenën e politikës.

Por edhe ta zëmë se do ketë një pro-gram ekonomik apo një platformë po-litike, gjë që për mendimin tim duhet përjashtuar me çdo kusht. Një ndër ele-mentet më shqetësuese në këtë pikë mbetet se etika në ekonominë politike është sakrifikuar për një konsistencë matematikore dhe një totalitarizëm si-stematik, pa të cilat ekonomia politike nuk u konsideroka as shkencë.

Kështu p.sh., thuhet se përllogari-tjet sistematike të frymëzuara nga Sh-kolla e çikagos, përbëjnë edhe fjalën e fundit të shkencës së ekonomisë politike, ndërkohë që përllogaritje të

Pushto pandëshkueshmërinë

tjera, që nga Marksi, e deri tek Neo-Keynesianë si Krugman, qënkan pro-vuar gabim.

Interesant në këtë këndvështrim është fakti se midis politikës (dhe de-rivateve të saj si ekonomia politike) dhe shkencës, nuk bëhet dallim. Për një brez më i moshuar se i imi, ky kën-dvështrim duhet të tingëllojë i njohur, pasi edhe në periudhën e regjimit komunist, mësohej, në mos gaboj, se metoda marksiste ishte metodë sh-kencore.

Mirëpo problemi mbetet se konsi-stenca matematike dhe totaliteti siste-matik nuk janë vështirë të adoptohen, apo edhe të ndërtohen. Kështu p.sh., Brower-i, matematicien dhe meta-ma-tematicien, babai i intuicionizmit në filo-zofinë e matematikës mendohet të ketë ndërtuar disa sisteme matematike të ndryshme nga sistemi klasik, me konsi-stencë të përsosur. Ndërkohë që me një vizion edhe më të gjerë, Godel ka vër-tetuar se matematika jo vetëm që edhe mund të konsiderohet, edhe jo, system i mbyllur, por se matematika nuk mund të kompletohet kurrë.

Në arenën e politikës ekonomike, po ashtu konsistenca dhe totalitarianiz-mi janë provuar shumë të kollajshme. Keynesianizmi, p.sh., tepër fleksibël për të mos u konsideruar konsistent dhe njëkohësisht totalitar, ka dhënë rezulta-te, ku ndër më të spikaturit është pro-grami i adoptuar nga presidenti Roose-velt, programi New Deal, i cili shërbeu për të dale nga Depresioni i Madh.

Por problemi, historikisht, qëndron në faktin se këto rezultate i atribuohen subsidimit të luftës, dhe jo subsidimit të nevojave shoqërore. Ndërkohë, në të njëjtën frymë historike, nuk duhet neglizhuar fakti se kriza në të cilën ndodhemi ka ngjallur pikërisht edhe këtë shqetësim ndër protestuesit e OWS: duke qenë se kriza ka marrë për-masa globale të ngjashme me Depre-sionin e Madh gjate periudhës mes dy luftërave botërore, nuk është larg mendsh që një mentalitet tafmaje i ushqyer dhe i simbolizuar nga Wall Street dhe lobimi i fortë që kanë kor-poratat e mëdha, të na çojë drejt një katastrofe të re si zgjidhje ndaj krizës.

Është fakt që ekzekutivi në mbarë boten nuk ka dhënë ndonjë shpresë se krizën nuk ka ndërmend ta trajtojë si nyje gordiane. Bankat u kanë marrë shtëpinë atyre familjeve me kredi të keqe; Greqisë i kërkohet të falimen-tojë; në vend të durimit dhe bujarisë aplikohen, globalisht, austerity me-

asures, masa të rrepta; këto masa të rrepta mbeten vetëm barrë të asaj 99% pjese të popullatës që nuk është pjesë e elitës ekonomike; ndërkohë që kjo elite prej 1% gëzon pandëshkue-shmëri.

Për këtë arsye, edhe lëvizja OWS është shpërhapur dhe nuk është foku-suar vetëm tek Wall Street, por është drejtuar edhe në Washington DC ku ndodhet zemra e sistemit politik ame-rikan, dhe nuk do të habitesha sikur të e njëjta lëvizje të përpiqej të zaptonte edhe zyrat e IMF-së, BB-së, selinë e EU-së në Bruksel, kryeministrinë e Be-rishës, etj, etj.

Gjithsesi, problemi nuk është thjesht e majtë… e djathtë… Duke filluar që më parë të fitojë terren, por që pas 68-ës, e më pas me rënien e bllokut lindor, një ndër këto sisteme politiko ekonomi-ke që meritën ia atribuojnë konsitencës dhe aplikimit sistematik në total, ide-ologjia neoliberale, është shndërruar në një hegjemoni të padiskutueshme globale, e aplikuar ne daç nga e ash-tuquajtura e majtë, ne daç nga e ash-tuquajtura e djathtë.

Në Shqipëri e kemi parë me çekun e bardhë (tabula rasa) dhe terapinë e

shokut të Pashkos. Diku tjetër e kemi parë me “shock&awe” të ndjekur nga programe ekonomike të modeluara nga Chicago Boys si dhe nga një me-naxhim i konfliktit. (Për më shumë lexo Shock Doctrine, Naomi Klein).

Ndërkohë është interesante që po të dëgjosh Albin Kurtin, dhe ka shumë të drejtë, do të të thotë se në vend të zgjidhjes së krizave është implentuar në rang ndërkombëtar doktrina e ma-naxhimit të tyre. Pra ekziston një mentali-tet ku zgjidhja e krizave konsiderohet në modalitetin e pamundësisë, dhe gjithë ç’mund të arrihet është menaxhimi i tyre.

E vërteta është që OWS dhe fryma që po përhap është përgatitur për një luftë të llahtarshme në termat e mosbin-djes civile, në radhë të parë, pikërisht kundër mentalitetit ku krizat përbëjnë oportunitet menaxhimi dhe policy-ma-king për shoqërinë civile, filantropinë, korporatat, internacionalet monetare, forcat paqeruajtëse, etj, etj. Pra beteja kryesore është në radhë të parë në mentalitet, etike. Në terma kantiane, zgjidhja e krizave nuk është e pamun-dur, prandaj dhe duhet të zgjidhen.

Dikush mund ta quajë idealizëm

këtë, ëndërr utopike, por imagjinoni që jemi njerëz dhe kemi humbur njerëzi-llëkun. Nuk është moralizëm dy leksh ky që flas, pasi konkretisht, sot-për-sot, me vendim të Supreme Court, për turp e faqja e zezë në gjithë historinë e Su-preme Court, konsiderohen njësoj njeri e me të drejtat e njeriut po aq korpora-tat sa dhe vetë njeriu. POR… jo me të njëjtat detyrime.

Prandaj duhet pasur parasysh që be-teja politike, përfshi këtu edhe votën e mundshme për një platformë apo manifesto politiko-ekonomike, është vetëm në plan të dytë në krahasim me këtë betejë etike.

Gjithsesi, Po të kihet parasysh që një program ekonomik nuk duhet ta sakrifikojë etikën, në përgjithësi, një platformë e tillë është e skicuar në vija të trasha nga vetë fakti që protesta ekziston: tejkalo ekonominë neolibera-le, pasi është aplikimi i kësaj ekonomie që nuk mund të bëjë pa prodhimin e krizave;

shumë njerëz ngatërrohen nga Mar-ksizmi në këtë pikë, gjë që nuk do të thotë se Marksi nuk ka vlera. Ajo që nuk ka vlerë është se kapitalizmi… komu-nizmi… një hale, janë vetëshkatërrues. Dallimi në të tilla terma duhet t’i përkasë historisë dhe jo aktualitetit;

ajo që është vetëshkatërruese është mentaliteti vetëshkatërrues se kapi-talizmi, apo komunizmi, si platforma politiko ekonomike, janë fundi i histo-risë, dhe çdo gjë tjetër regres;

është e vërtetë që konflikti mes 1%-shit dhe 99%-shit do mbesë një e vërtetë universale, por ajo që është e rëndësishme është se duhet rimenduar një fleksibilitet dhe përgjegjshmëri më e madhe nga ana e 1%-shit ekzekutiv në raport me 99%-shin, përndryshe konflikti nuk do zgjidhet kurrë, por thjesht sa do menaxhohet deri sa të shpërthejë sërish.

Duke e thënë me terminologjinë e OWS se artikulli i më sipërm “nuk është detyrimisht as listë konsistente në vetvete dhe as e kompletuar” shtoj se guidat për zgjidhjen e këtij konflikti, në mos ekzistojnë, janë të mundshme. Nuk ka nevojë për ndonjë manifesto politike apo program ekonomik të detajuar, hë për hë. Duhet në radhë të parë vullneti për të mos iu shman-gur zgjidhjes së krizave duke ushqyer kriza. Ajo që duhet shmangur, madje ndëshkuar, është ideja se bastet e elitës ekonomike në favor të bumit ekonomik të pakontrolluar përbëkan progres, a më keq, kontrollim krizash.

Page 14: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 14 Rezistence

Occupy Wall Street: Gjëja më e rëndësishme në botë

Naomi Klein Botuar më 6 tetor tek “The Nati-

on”Ishte nder të jem e ftuar për të fo-

lur tek Occupy Wall Street të enjten në darkë. Meqenëse altoparlantët janë (në mënyrë të turpshme) të ndaluar, dhe cdo gjë që unë do të thoja do të përsëritej nga qindra njerëz në mënyrë që të tjerët të dëgjonin (domethënë një mikrofon njerëzor) ajo që unë thashë në Li-berty Plaza duhet të ishte shumë e shkurtër. Me atë në mendje, ja ku është versioni i plotë i pashkurtuar i fjalës time.

Unë ju dua!Dhe nuk e them këtë që qindra

prej jush të më thonë gjithashtu “unë të dua”, edhe pse ky është një element bonus i mikrofonit njerë-zor. I thoni të tjerëve atë që ju do të donit që ata t’ju thoshin, vetëm se shumë herë më fort.

Dje, një nga folësit në një tubim tha “Ne e gjetëm njeri-tje-trin”. Kjo shprehje e përm-

bledh bukurinë e asaj që po ndodh këtu. Një hapësirë e gjerë (sepse një ide kaq e madhe nuk mund të mbahet nga çdo hapësirë) për të gjithë njerë-zit që duan një botë më të mirë për të gjetur njeri-tjetrin. Ne ju jemi kaq mirënjohës.

Nëse ka një gjë që unë e di është se 1 përqindëshi e do krizën. Kur njerë-zit janë të panikuar dhe të dëshpëruar dhe duket sikur askush nuk di çfarë të bëjë, kjo është koha më e mirë për të avancuar drejt listës së dëshirave të politikave pro korporatave: privatizi-mi i edukimit dhe i mbrojtjes sociale, reduktim i politikave sociale, eliminim i kufizimeve të pushtetit të korporata-ve. Nëpërmjet krizës ekonomike kjo po ndodh në të gjithë botën. Dhe ka vetëm një gjë që mund ta bllokojë këtë taktikë, dhe për fat të mirë është një gjë shumë e madhe: 99 përqin-dëshi. Dhe ky 99 përqindësh po i za-pton rrugët nga Madison në Madrid për të thënë “JO. Ne nuk do të pagu-ajmë për krizën tuaj”. Ky slogan filloi në Itali në2008. U pasua në Greqi dhe Francë dhe Irlandë dhe më në fund e gjeti rrugën për në sheshin nga ku kriza filloi.

“Pse po protestojnë ata?” pyesin ekspertët e habitur në TV. Ndërko-hë që pjesa tjetër e botës pyet : “Pse ju desh kaq shumë kohë?” “Po pye-snim veten se kur do të shfaqeshit?”. Dhe shumica thotë “Mirë se erdhët”. Shumë njerëz kanë hequr paralele mes Occupy Wall Street dhe prote-

stave antiglobalizim që tërhoqën vëmendjen e botës në Siatëll në 1999. Ai ishte momenti i fundit kur një lëvi-zje globale, e udhëhequr nga të rinjtë dhe e decentralizuar vuri direkt në shënjestër pushtetin e korporatave. Dhe jam krenare të kem qenë pjesë e asaj që ne e quajtëm “lëvizja e lë-vizjeve”.

Por ka gjithashtu ndryshime të mëdha. Për shembull, ne zgjidhnim si shënjestër samite të ndryshme: OBT, FMN, G8. Por samitet nga natyra janë të përkohshëm, zgjasin vetëm një javë. Dhe kjo na bëri dhe ne të për-kohshëm. Ne shfaqeshim, rrëmbenim titujt kryesorë të lajmeve në të gjithë botën, dhe pastaj zhdukeshim. Dhe në frenezinë e hiperpatriotizmit dhe militarizmit që erdhi si pasojë e 11 shtatorit, ishte shumë e lehtë të na fshinin tutje, të paktën në Amerikën e Veriut.

Occupy Wall Street ndërkohë, ka zgjedhur një shënjestër fikse. Dhe ju nuk keni vendosur asnjë afat për prezencën tuaj këtu. Kjo është shumë e mençur. Vetëm kur ju qëndroni të patundur mund të hidhni rrënjë. Kjo është thelbësore. Është një realitet

i erës së informacionit, që shumë

lëvizje kanë çelur si lule të bukura, por më pas kanë vdekur shpejt. Kjo ndodh sepse nuk kanë hedhur rrë-një. Dhe nuk kanë plane afatgjata se si do ta mbajnë veten. Kështu që kur vijnë stuhitë, i marrin përpara. Të jesh horizontal dhe thellësisht demokratik është e mrekullueshme. Por këto pa-rime shkojnë bashkë me një punë të madhe për ngritje strukturash dhe in-stitucionesh që janë mjaftueshmërisht

të guximshëm për ti bërë ballë stuhi-ve. Unë kam shumë besim se kjo do të ndodhë.

Ka dhe diçka tjetër që kjo lëvizje po e bën sic duhet: Ju jeni angazhuar për të qenë jo të dhunshëm. Keni refuzuar ti jepni mediave imazhin e dritareve të thyera dhe luftimeve në rrugë për të cilat mediat çmenden. Dhe kjo di-siplinë e jashtëzakonshme ka tregu-ar përsëri dhe përsëri brutalitetin e turpshëm dhe të paprovokuar të po-licisë. Që ne e pamë pikërisht natën e fundit. Ndërkohë mbështetja për këtë lëvizje rritet dhe rritet. Më shumë ur-tësi.

Por dallimi më i madh me një de-kadë më parë është se në 1999 ne po e

sulmonim kapitalizmin në momentin e

pikut të një bumi frenetik. Papunësia ish-

te e ulët, portofolet e aksioneve po pla-

snin. Media ishte e dehur nga paratë e

fituara lehtë. Atëherë ishte koha e firma-

ve që hapeshin jo që falimentonin. Ne

thoshim se deregulacioni që fshihej

pas kësaj frenezie kishte një çmim.

Po dëmtonte standardet e punës. Po

dëmtonte standardet e ambientit. Korporatat po bëheshin gjithnjë e më shumë më të fuqishme se qeveritë dhe kjo po dëmtonte demokracitë. Por që të jem e sinqertë me ju, në atë kohë ishte e vështirë të kundërshtoje një sistem ekonomik që bazohej tek babëzia, të paktën në vendet e pasu-ra. Dhjetë vjet më pas, duket sikur nuk ka më vende të pasura. Por vetëm një grup njerëzish të pasur. Njerëz të ci-lët u pasuruan duke grabitur pasurinë publike dhe duke shkatërruar buri-met natyrore në të gjithë botën.

Çështja është se sot kushdo mund të shohë që sistemi është thellësisht i padrejtë dhe jashtë kontrollit. Lakmia pa kufi e ka bërë lëmsh ekonominë botërore. Dhe gjithashtu po shka-tërron edhe natyrën. Ne po peshkoj-më më shumë seç duhet në oqeanet tona, po e ndotim ujin nëpërmjet sh-pimeve nënujore, po i kthehemi for-mave më të ndotura të energjisë në planet. Dhe atmosfera nuk mund të absorbojë sasinë e karbonit që ne prodhojmë, duke shkaktuar një ngro-hje shumë të rrezikshme. Ajo çka është normale sot është një seri kata-strofash: ekonomike dhe ekologjike.

Këto janë faktet. Dhe janë shumë të dukshme, dhe është shumë më e leh-të sot të lidhesh me publikun dhe të ndërtosh një lëvizje në krahasim me vitin 1999. Ne të gjithë e dimë, ose të paktën e ndjejmë, se bota është sot përmbys: ne veprojmë sikur të mos kishte fund diçka që në fakt e ka një fund – lëndët djegëse dhe hapësira atmosferike që absorbon emisionet e tyre. Dhe ndërkohë veprojmë si-kur të kishte kufij të palëvizshëm tek diçka që në fakt është shumë bujare – burimet financiare për të ndërtuar atë lloj shoqërie që ne duam.

Detyra e kohës tonë është ta

kthejmë këtë në anën e mbarë: të sfidojmë këtë skarcitet fals. Të insi-stojmë që ne mund ta përballojmë ndërtimin e një shoqërie të denjë e gjithëpërfshirëse – dhe në të njëjtën kohë të respektojmë kufijtë e vërtetë që na vendos planeti. Ndryshim kli-matik do të thotë që ne duhet të ve-projmë me një afat kohor. Këtë herë lëvizja jonë nuk mund të hutohet, të

ndahet, të prishet apo të fshihet tutje nga ngjarje të tjera. Këtë herë ne du-het t’ia dalim. Dhe nuk po flas këtu për rregullimet bankare apo për taksimin e të pasurve, edhe pse kjo është e rëndësishme.

Po flas për të ndryshuar vlerat the-melore që qeverisin shoqërinë tonë. Kjo është e vështirë të përshtatet në një kërkesë të vetme të kuptueshme nga mediat, dhe është gjithashtu e vështirë ta gjejmë menjëherë se si bëhet. Por kjo nuk është më pak ur-gjente për të qenë e vështirë. Kjo është ajo që unë shikoj se po ndodh në këtë shesh. Në mënyrën se si ju po ushqeni njeri-tjetrin, se si po e mbani ngrohtë njeri-tjetrin, se si po shkëm-beni informacionin dhe po kujdeseni për shëndetin, se si po bëni kurse me-ditimi dhe trajnime fuqizimi. Parulla ime e preferuar këtu është “Unë kuj-desem për ty”. Dhe në një kulturë që i mëson njerëzit se si të evitojnë sytë e njëri –tjetrit duke thënë “Lëri të vde-sin”, parulla e mësipërme tregon një ndryshim radikal.

Dhe disa mendime të fundit. Në këtë luftë të madhe, ja ku janë disa gjëra që nuk kanë rëndësi:

§ Çfarë kemi veshur § Nëse shtrëngojmë duart apo për-

shëndetemi me shenjën e paqes§ Nëse mund ti përshtatim ëndrrat

tona për një botë më të mirë në një hapësirë mediatike.

Dhe ja ku janë disa gjëra që kanë rëndësi:

§ Kurajoja jonë§ Busulla jonë morale§ Mënyra se si ne trajtojmë njëri-

tjetrinNe kemi filluar një luftë me for-

cat më të fuqishme ekonomike dhe politike në planet. Dhe kjo është e frikshme. Dhe ndërkohë që lëvizja rritet dhe merr fuqi, kjo do të bëhet më e frikshme. Gjithnjë kini para-sysh se do të ketë një tundim për të kaluar në shënjestra më të vogla. Për shembull, personi që është ulur në krah tuaj. Në fund të fundit, do të ishte betejë më e lehtë. Mos bini në atë tundim. Nuk po them që të mos shaheni me njëri –tjetrin. Por këtë herë, le ta trajtojmë njëri-tjetrin sikur të kemi planifikuar të jemi krah për krah në një betejë që do të zgjasë për shumë kohë. Sepse detyra që kemi përpara nuk kërkon më pak se kaq.

Le ta trajtojmë këtë lëvizje të mre-kullueshme sikur të ishte gjëja më e rëndësishme në botë. Sepse është. Vërtet është.

Përktheu Ermira Danaj

Page 15: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 15Kinema

Ky është filmi që gjatë kohës që po shfaqej në Kanë, regjisori i tij u ndalua të shkelë më në Festival.

Melankolia

Koloreto Cukali

Melankolia është filmi i fun-dit i Lars Von Trier, dhe që për fat të keq nuk do mund

ta shohim kurrë në Tiranë. Jo në një kinema, të paktën.

Ky është filmi që gjatë kohës që po shfaqej në Kanë, regjisori i tij u ndalua të shkelë më në Festival. Me-lancholia, i dha çmimin e aktores më të mirë Kirsten Dunst, ndërsa publi-kut, mundësinë ta shihte atë të zhve-shur.

Melancholia, më ka dhënë mun-dësinë të mendoj për botën, dhe që i rikthehem shpesh, gjë që më ndodh shumë rrallë me një film.

Melancholia, më bëri të mendoj, dhe këtë po e them që në fillim, që Toka Është E Ligë!

Larsi

Ndjesia që çdo kush ka për filmin Melancholia nuk mund të ndahet nga mënyra sesi secili gjykon vetë regjisorin, Lars Von Trier. Në film është stili i tij i xhirimit dhe mënyra e tij e të bërit film.

Një film të Lars Von Trierit, njerë-

zit ose e duan shumë, ose thjesht ose nuk e shohin dot me sy. Më ka qëllu-ar të dëgjoja dikë që tha: “Mua Lars Von Trier nuk më komunikon asgjë”.

Për të mbërritur te Melankolia, më është të kaloj përmes dy ekstre-meve: Dancer in The Dark, që nuk e kam dashur si film dhe Antichrist – që më ka mahnitur. Mes tyre dhe ndonjë film tjetër i Von Trierit, që gjithsesi nuk më ka çuar dot në ek-stremet.

Kaosi që na pret vizatohet që në skenat e hapjes, ku me lëvizje super të ngadalshme, shohim momente që na presin gjatë filmit në një muzikë funebre.

Me kameran që lëkundet, tek Me-lancholia, Trier na sjell Apokalip-sin. Dhe bashkë me të, degradimin njerëzor.

Dasma

Njerëzit janë të ligj. Prandaj, me-ritojnë të zhduken. Dhe e gjitha na vjen përmes një dasme, dasmës së Xhustinës (Kirsten Dunst). Dasma zhvillohet në mes të një bote mon-dane ndërsa një planet i panjohur, po kalon pranë Tokës. Në netët e

dasmës, njerëzit mund të shohin në qiell dy Hëna. Njëra, ajo familjarja, që shohim të gjithë që sa lindim, dhe tjetra, ajo e ardhura, ‘çeçenia’, më e bukur se e para, por fatale.

Ky planet që shndrit në qiell është Melancholia.

Dasma, zhvillohet si të tëra da-smat, janë të afërmit që sjellin aty problemet e tyre, tipat komikë, ti-pat qaramanë, kunati i pasur, motra që është përkujdesur për ty gjit-hmonë.

Dhe ndërsa e tërë bota e ka llo-garitur që nuk ka rrezik, që planeti do na kalojë afër, por pa na prekur, ka vetëm një njeri në botë që e di të vërtetën. Një vajzë psikike, e cila, sillet me njerëzit njësoj si planeti që po na vjen afër. Me një përjashtim, ajo, di të vërtetën.

Xhustina

Një nga skenat më të bukura të filmit, është kur Klera (Charlotte Gainsbourg) ndjek pas për të zbu-luar vjedhurazi të motrën, Xhu-stinën ndërsa bën banjë e zhveshur nën rrezet e Melankolisë. Njësoj si në adhurimet e lashta pagane.

Marrëdhënia mes dy motrave është njësoj si ajo mes dy planeteve. Me-lankolia do ta shkatërrojë Tokën.

E vetëdijshme për atë që do të ndodhë, Xhustina i shkatërron me rradhë njerëzit në jetën e saj, që nga i shoqi e deri tek e motra. Por, asgjë nuk ka rëndësi. Bota do të zhduket, dhe nuk ka njerëz të tjerë në hapësirë. Ëndrrat tona që nuk jemi vetëm në Univers janë të rre-me, dhe fara jonë nuk do jetojë kund tjetër.

Marrëdhëniet që eksploron filmi janë të tëra të kalbura, si vetë bota jonë.

Toka

Çfarë do të bëje, nëse bota po i vjen afër fundit dhe ti ke një fëmijë për të mbrojtur? Instikti yt, njësoj si instinkti i Klerës do të të çojë të për-pëlitesh si një pulë pa kokë.

Melancholia është një shenjë e bukur në qiell që të mbush me gë-zim, për tu kthyer pastaj në ankth, pluhur e tmerr.

Më shumë se të flas për Melan-cholinë, filmin, do të kisha nevojë të flisja për Tokën.

Para dy ditësh pashë një mace të shtypur nga makina në një rrugicë ku duhet të jesh i çmendur të ecësh me më shumë se 30 km/orë. E pra, kishin ecur aq sa për ët shtypur një mace. Të djelave në spital duhet të çosh çarçafët e tu ose i sëmuri do të flerë në mushama. Gërdeci nuk ekziston. Të paktën jo në televizor.

Ngado që kthej kokën dhe njerë-zit që takoj, gjithçka, më kthen tek Melancholia: e liga është duke fi-tuar. Nuk ka një Tokë tjetër dhe e liga, me hipokrizinë, dhunën, abuzimin, grabitjen, përdhosjen, mosmirënjohjen e grykësinë, ka shpërthyer gjithandej. Aq sa edhe Toka është sëmurur.

“Ka shijen e hirit” thotë Xhustina ndërsa provon qoftet në dasmën e vet.

Jo qoftet, por ne kemi shijen e hi-rit.

E liga, ka vetëm një zgjidhje. Apo-kalipsi është pastrim. Hiri, është de-zinfektim.

Çfarë duhet ti thuash një fëmije, ndërsa planeti i Melancholisë po vjen të përplaset? Si tia shpjegosh mëkatet e gjyshërve që duhen larë?

Duke i treguar një përrallë.

Page 16: Gazeta Nr. 42

E mërkurë, 19 Tetor 2011 16 Arte

Krenar ZEJNO

Një shkëputje, vetëm një shkëpu-tje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat u shitën për bukë

dhe për pare.MigjeniArti i Lume Blloshmit, ndoshta këtë

apel migjenian kërkon të thërrasë. Porse akti i artistes e tenton nga pozitat e një paradoksi ekstrem: duke e shndërruar gjithë galerinë në një instalacion ready-made, ku vendin e veprave e zënë vetë mallrat dhe çmimet në ofertat publicitare me thirrjet për t’u shitur sa më parë. Për-mes imazhit të mallit dhe imazhit të parasë si ikona e tij, ironia e artit e përcjell kundër-shtinë ndaj zhurmës së botës mall duke e shtyrë, në këtë rast, gjer në limit të tensionit ikonik: pra, duke shpërfaqur si tablo moza-ik, e në një logos ekspozitë, vetë këtë botë mallrash e parash.

Një performancë artistike mbi imazhin e spektaklit si ekuivalenti dhe totaliteti i shpërfaqjes abstrakte të botës së mallra-ve, në një galeri arti muret e së cilës janë veshur tejendanë me ofertat e shitjeve në posterat shumëngjyrësh, mbart kështu, va-lencë të dyfishtë:

Postmodernizmi - përdorim ironik i imazhit në kontekst të ri kuptimor, në këtë instalacion shfaqet pikërisht e për absurd edhe si një imazh që kërkon të kontestojë një botë imazhi të përkundërt, atë që po e quajmë bota e ikonologjisë së mallrave dhe hegjemonisë që synohet përmes be-tejave publicitare të letrave dhe lavazhit të trurit të destinatarëve që u adresohen.

Si gjithë ndeshjet e luftërat, edhe kjo soj kacafytje lënde, pamjesh e inertesh, implikon fitoren, humbjen, triumfin, ele-minimin, dinakërinë, urrejtjen, burraca-kërinë, vetëlavdërimin dhe pseudolav-dinë.

Mbi spektaklin si vizion i botës së objektivizuar dhe raport i vështirë mes përmbajtjes dhe dukjes, do të na lypset këtu një sqarim terminologjik, sajë të cilit jemi gati duke rënë në një konsta-tim: emërtimi spektakël, i cili në gjuhën e përditshme konotohet mësëshumti me skenën, ekranin dhe shfaqjen “ar-tistike”, është mbase vetë paudhësia e shoqërisë së spektaklit - kolektivitet i sasisë së mallrave - për të fshehur ve-ten dhe shëmtinë e vetisë tribale nëpër labirinthet e gjuhës. Dhe, kësisoj, për t’i ngrehur kurthin mundësisë për ta parë atë qartësisht e lakuriq. Ashtu siç e pa për një çast një nga denoncuesit më të parë, Debor, skicuar vërtetësisht në ve-prën Shoqëria e Spektaklit: njëherit si

qëllimi edhe mjeti, projekti dhe rezultati i mënyrës së prodhimit. Për ta perceptuar, pra, jo si shtojcë dekorimi, por bash vetë zemra e irrealizmit të shoqërisë reale, nën postulatin: ajo që duket është e mirë, ajo që është e mirë duket. Dhe, më tej, si një princip themelor i Spektaklit, në luftë të përhershme opiumi për të të bërë të dorëzohesh në betejën për të pranuar identifikimin e të Mirës me mallrat.

Informacion – Propagandë – Publici-tet! Ky trekëndësh deborian që mund të përkthehet “artistikisht” në bla-bla-bla, porse ekonomikisht në ble-ble-ble!, sh-faqet shumë shpesh edhe si një trakt që apelon refuzimin e Tjetrit: Mos e merr, mos e bli, mos e prek me dorë askund tjetër një produkt si ky, përveç këtij këtu të prodhuar prej meje!

Edhe vetë Borgesi, i cili prej hapësira-ve të mendimit që rrok erudicioni i vet e pat humbur sensin e çudisë, shkroi se mbetej i habitur sesi, në erën e re të tre-gut të pafre, mallrabërësi e mburr pa fre mallin që ka sajuar, pa e ndjerë asfare turpin prej britmash mendjemadhësie.

***Ndërkaq, reagimi performativ dhe

abstragimi i artit të Blloshmit na ofron përmes femrave reklamese, nën maki-azhin e rënduar, veçse trakte të bardha. Letra e pashkruar, bardhësia dhe pas-hprehshmëria e së cilës implikon hiçin

dhe absurdin, lë për t’u kuptuar se nuk ka shumë rëndësi e thëna mbi produktin, por veçse tërheqja e shqisave mbi këm-bënguljen ekzistenciale të tij, jetëgja-tësia e të cilit mbetet e varur nga shitjet, dhe kjo e fundit nga përsëritja e psallmit me emrin e mallit.

Sa më insistuese e mediatike të jetë thirrja e emrit, kudo dhe vazhdimisht duke e bërë vazhdë, aq më mirë realizo-het lavazhi neurotik e aq më shumë kon-solidohet hegjemonia e mallit në tregun e shoqërisë së spektaklit. Mbyllur nga të katër anët brenda mureve ku ushtria e mercenarëve, shfaqur këtu me elegancë femërore dhe estetikë joshëse, si dishe-puj të pagojë të këtij malli, ta lënë ofer-tën në dorë pa asnjë spjegim. Mjafton që prania e produktit në perceptimin e kandidatit blerës të mos reshtë. Deri sa të besohet e të krijojë statusin ikonik të emrit, firmës, si shenjë identitare e atas-himit të rekrutit rishtar të saj në arradhën e emërtesës së klanit të mirëqenies, shi-jes, lavdisë.

Por, edhe më keq se kaq! Në sfondin e abstragimit të konceptit të një ekspozite mbi pushtetin e botës së mallrave, nuk mund të mos përfshihet dhe shpërfaqet edhe rreziku i veprës së artit që rrezikon trajtimin dhe përfundimin si mall i rën-domtë. Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, arti i joshur prej realitetit fantazmagorik,

që i ka zënë vendin, rrezikon gjithë e më shpesh edhe vetëtrajtimin si i tillë.

Moderniteti në art, bashkë me per-kursorin e vet Bodler, lindi dhe shqetësi-min dhe rezultatin kritik të këtij të fundit lidhur me Progresin si zvogëlim pro-gresiv i shpirtit dhe dominim progresiv i materies, duke e kundërshtuar kësisoj vetë Bodleri, pra nga pozitat e moder-nes, edhe “palën moderne”, dhe paralaj-mëruar erën moderne.

Bodleri, veç të tjerash, këtë rrezik me aleat mediatik të shoqërisë së spektaklit do ketë parandjerë kur qesëndiste se lavdia është rezultat i përshtatjes me kli-mën e budallallëkut kombëtar. Tashmë e aktualisht, edhe si një profeci mbi trium-fin global të trimërisë imperiale të mallit në rang ndërkombëtar. Edhe Marksi - që s’ka si mungon këtu -, me analogjinë pot-huaj “artistike” mbi asketizmin e mallit, anën njëherit puritane dhe fantazmike-enigmatike, e gjer te aparenca, iluzioni dhe falsiteti i vlerave, do të apelonte në fakt edhe rrezikun e anasjelltë, atë të rrëshqitjes së botës së artit në ferr-paraj-sën e botës së mallit.

Tiparet e hegjemonisë së mallrave si simulimi, simulacrumi, fetishizimi, nga të cilat është afashinuar dhe korruptuar jo vetëm bota e konsumit, por infektuar edhe vetë bota e artit, janë kthyer tashmë në simptomat e sëmundjes, lëngatës së

gjatë, në mos të vetëdorëzimit vullnetar të artit drejt eutanazisë. Kritika e sotme dhe filozofia e artit, nga Debor te Baudri-llard, e ka lëshuar sinjalin mbi gjendjen që kërcënon artin bashkëkohor, mirëpo, me sa duket, vetë kjo gjendje bëhet aq joshëse për t’u “kritikuar”, saqë të rrëm-ben në analet e kritikës post-moderne, nën ironinë e së cilës malli triumfator vetëm sa qeshet dhe vijon të sundojë bu-tësisht, madje tanimë me konsensus dhe ultrademokratikisht.

Okazion - Likuidim Total! Tautologjia dhe paradoksi paraprijnë emërtesën e ekspozesë së Blloshmit. Dy pjesët e titu-llit janë vendosur si palë ndërluftuese, në pritje të dorëzimit të njërës prej tyre e në prag të ngritjes së flamurit të bardhë. Por jo pa kushte... sepse, mandej, me paratë - rezultat i tentacionit prej grackës apeluese “Okazion”, do të riciklohet iluzioni i radhës dhe përsëritja e vijueshme. Me pasojë, diku shumëfishin e shitjeve, diku rrëni-min total. Prej konceptit dhe antinomisë qysh në titull, arti performativ nis kështu angazhimin, sipas karakterit të vet edhe misionar, për të na vëmendësuar mbi atë princip mortal që mbjell tregu i garës mes mallrave: “ Vdekja jote - Jeta ime”. Por edhe me thirrmën e mortjes si oka-zion postum ose si kurth ndaj blerësit: “ Vdekja ime - Jeta jote”, si parim nekro-logjik i cili gjithë e më tepër zotëron me shpallje e nekrologji vitrinat moderne. Përpos e pas tyre, tunden traktet e ofer-tave vitale që ngjallin kureshtinë edhe shtinë mbi mëdyshjen e kalimtarëve të rastit, tek cysin fatin kah okazionit prej rasti fatal. Përbrenda, tejdukshmëria nxit tundimin nga prania e njerëzisë gjatë aktit tribal, teksa rrëmon tezgat e likuidi-mit final. Si në savanë, ku era shpërhap duhmën e kërmës… dhe kjo, natyrshëm, thërret hienat.

E tepruar? Arti, e dimë, është te ekza-gjerimi. Ah, po, as kjo nuk do të ishte më një përgjigje që përligj, sepse tashmë pikërisht kjo është edhe vetë metoda me të cilën malli e vret artin me armën e këtij vetë.

***Atëherë, le të kthehemi këtu ku ishim

- kot sa u shpërngulëm deri në savanë -, të rrimë këtu, këtu, në shoqërizimin spektakolar ku tashmë mallrat bëjnë njeriun; ku edhe në mallra duket se po zotëron ajo kredo monoteiste e të paturit një dhe vetëm një zot! Si në shoqërinë harmonike të mallit që ka zot pra, mallit valë apo materie qoftë: mallit zot edhe spektakël, që “vetësoditet në një botë që ai vetë ka krijuar”.

Likuidim Total!Okazion