gjeneratë e suksesit

28
MBROJTËSI Vëllimi IX - Nr. 6 / 2016 ... drejtësi për të gjithë KOSOVO P LICE GJENERATË E SUKSESIT DIPLOMOI GJENERATA E 53-TË E KADETËVE TË POLICISË SË KOSOVËS

Upload: ngodiep

Post on 02-Feb-2017

271 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: GJENERATë E SUKSESIT

PB m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 1m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

MBROJTËSI Vëllimi IX - Nr. 6 / 2016 ... drejtësi për të gjithë

KOSOVO P LICE

gjeneratë e suksesitDIPLOMOI GJENERATA E 53-TË

E KADETËVE TË POLICISË SË KOSOVËS

Page 2: GJENERATë E SUKSESIT

2 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 3m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Revistë e Policisë së Kosovës

Botues:zimP

zyra për informim dhe marrëdhënieme Publikun e PK-së

DPP - Prishtinë

Kryeredaktor:Baki Kelani

Redaktor:Daut HoxHa

Tel.: 038 5080 1243Tel.: 038 5080 1237mob.: 044 506 308mob.: 044 181 418

E-mail:[email protected]@kosovopolice.com

[email protected]

Bashkëpuntorë:mentor CaKolliShaip HaVolli

lindita KajTaziosman oSmani

Dizajni:Çajup KajTazi

Lektor:leonora FejzullaHu - RuHani

Fotograf:arbër muHaDRi

[email protected]

facebook.com/KosovoPolicezimP/

OFICERË TË RINJ ME ENERGJI TË REJA, ME UNIFORMË TË RE, POR ME MISION TË NJËJTË Policia e Kosovës ndër vite ka punuar me përkushtim të madh për të garantuar

një siguri të përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie, etniciteti apo gjinie, përfshirë këtu mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, parandalimin e rrezikut ndaj qytetarëve, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ruajtjen e pronës, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave të ndryshme penale, ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e komunikacionit e deri te menaxhimi dhe kontrolli i kufirit shtetëror.Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë vazhduar rregullisht me realizimin e këtyre detyrave dhe përgjegjësive që bien nën kompetencë të tyre sipas ligjit të PK-së, duke mos kursyer asgjë, përfshirë këtu edhe situatat me rrezikshmëri të lartë për jetët e zyrtarëve policorë, vetëm e vetëm që qytetarët tanë të jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe të ndihen të lirë.Republika e Kosovës, si një nga shtetet e themeluara rishtazi, është ballafaquar me sfida të mëdha të karakterit ekonomik, politik e social, të cilat sfida kanë pasur impakt në ballafaqimin dhe rolin e Policisë me këto zhvillime mjaft të ndjeshme, por Policia e Kosovës ka treguar një maturi të lartë duke dëshmuar se është polici e të gjithë qytetarëve dhe vepron vetëm në funksion të zbatueshmërisë së ligjit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke qenë e matur, e paanshme dhe profesionale. Asnjëherë nuk jemi ndalur në misionin tonë pavarësisht situatave dhe vështirësive që na kanë dalë përpara. Këtë e kanë potencuar edhe në vlerësime, analiza dhe raporte (p.sh. raporti i progresit 2014, 2015 KE), mekanizma, ekspertë, apo individë që merren me fushën e sigurisë në nivel vendor dhe ndërkombëtar.Policia e Kosovës gradualisht po shkon drejt një rruge të mirë dhe të sigurt të arritjeve pozitive duke qenë faktor i rëndësishëm që prodhon siguri të qëndrueshme në vend dhe rajon. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e aktiviteteve/operacioneve policore në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në shoqëri e deri te angazhimet dhe veprimet konkrete në luftimin e terrorizmit si një sfidë globale që po sfidon edhe shtetet më të fuqishme.Natyrisht, duke mos qenë tërësisht të vetëkënaqur me këto arritje dhe duke pretenduar që ta mbajmë këtë primat si më të mirët, ne vazhdimisht po zhvillojmë kapacitetet tona njerëzore dhe materiale për të qenë edhe më efikas dhe efektivë, duke ditur që në të ardhmen na presin sfida të reja. Në këtë kontekst Policia e Kosovës vazhdimisht ka rritur numrin e saj duke rekrutuar dhe trajnuar zyrtarë të rinj policorë me standardet më të avancuara e që i përkasin gjeneratave të reja dhe njëherësh këta do të jenë mbështetës të fuqishëm të zyrtarëve policorë që tashmë po punojnë në funksion të zbatueshmërisë së ligjit. Përveç kësaj, këto gjenerata të reja, këta zyrtarë policorë përveç përgjegjësive graduale që do t’i marrin si ruajtës të rendit dhe qetësisë publike kanë edhe një privilegj, duke filluar nga gjenerata e 52-të janë të parët që bartin uniformën e re të Policisë së Kosovës, të dizajnuar sipas standardeve. Uniformën e re policore përveç dizajnit të ri të realizuar nga organizata jonë e karakterizon edhe flamuri shtetëror, i cili do të bartet në krahun e djathtë të uniformës policore. Policia e Kosovës pareshtur do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallim dhe do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën e vendit, por njëkohësisht duke qenë fleksibile dhe aktive në përcjelljen e ndryshimit të trendit të proceseve globale si në aspektin e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknologjike.

MBROJTËSI KOMENTI I REDAKTORIT

Daut HoxHa

Page 3: GJENERATë E SUKSESIT

2 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 3m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

PIKË SHTESË:Mendimet, komentet, këndvështrimet e shprehura ose të përfshira në përmbajtje të këtij botimi nuk paraqesin medeomospolitikat ose vështrimet zyrtare të PK-së

MË GJERËSISHT

P Ë

R M

B A

J T

J A

Presidentja e rePublikës së kosovës znj. atifete jahjaga vizitoi Policinë

e kosovës, 4

drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. shPend maxhuni Priti në një takim

ambasadorin amerikan z. greg delawie, 4

kryeministri mustafa: rezultate konkrete në fuqizimin e gjithanshëm të

sigurisë në kosovë, 5

drejtori i Pk-së, z. shPend maxhuni gjatë vizitës zyrtare në shba, 6

drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së kosovës, z. shPend maxhuni,

gjatë qëndrimit të tij në shtetet e bashkuara të amerikës iu nda

mirënjohje nga illyrian society of law enforcement, 6

diPlomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së kosovës, 7

gradohen në gradën rreshter 71 zyrtarë Policorë, 8

instruktorët Policorë të Policisë së kosovës marrin Pjesë në trajnimin

e motoçiklistëve Policorë në shqiPëri, 8

“rinia Për sigurinë në bashkësi”, 9

disa nga të arriturat dhe rezultatet e Policisë së kosovës, 10-11

strategjia dhe Plani i vePrimit 2012-2016 “Policimi në bashkësi”, 12-14

hyri në fuqi marrëveshja Për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime në

mes të kosovës dhe maqedonisë, 14

Pronësia intelektuale, kuPtimi dhe e drejta, 15

roli i Policisë së kosovës në mbrojtjen e Pronësisë intelektuale, 16

Policia e kosovës së bashku me qytetarët arrijnë ta shPëtojnë fëmijën

tre vjeçar të rënë në lumë, 17

analiza e aksidenteve fatale Për janar - mars 2016, 17

Profili i oficeres, 18-19

drejtoria rajonale e Policisë në gjakovë, 20-21

oPeracione, 22-23

“thuaj stoP kancerit”, 24

vjollca hoti-kaPitenia që na bëri krenarë, 25

kuriozitete, 26-27

fotolajm, 28

Page 4: GJENERATë E SUKSESIT

4 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 5m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 64 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 5m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Me 16 mars 2016, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kos-

ovës, z. Shpend Maxhuni me stafin e lartë të PK-së, ka pritur në një takim presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga. Z. Shpend Max-huni fillimisht falënderoi presidenten znj. Jahjaga për realizimin e vizitës në PK, dhe njëkohësisht e njoftoi atë mbi zhvillimet, aktivitetet dhe realizimin e objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, për ngritjen e vazhdueshme të performancës dhe profesionalizmit të PK-së.Përveç tjerash drejtori i PK-së z. Max-huni i shprehi mirënjohje presidentes znj. Jahjaga për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që presi-dentja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës duke e paraqitur PK-në si institucion kredibil, si në vend ashtu edhe në are-nën ndërkombëtare. Ndërsa presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga theksoi se Policia e Kosovës gëzon një reputacion të lartë, si një ndër institucionet më të besuara në vend dhe kjo është arritur

falë punës dhe angazhimit të pakursy-er të të gjithë punonjësve të PK-së. Ndër të tjera presidentja znj. Jahjaga tha: “Ju stafi policor duhet të ndjeheni krenarë që shërbeni në një institucion kredibil me besueshmërinë kaq të lartë dhe që jeni në shërbim të popul-lit, sepse duke u kujdesur për sigurinë e vendit, sigurinë ndaj qytetarëve,

ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe luftën ndaj terrorizmit, do të arrini ta mbani Kos-ovën si vend të qetë e të sigurt”. Gjatë takimit, i cili u realizua në am-bientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, z. Maxhuni dhe znj. Jahjaga u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë ndërinstitucional.

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga vizitoi Policinë e Kosovës

Me datën 27.01.2016 në orët e pasdites drejtori i Përgjithshëm

i Policisë z. Shpend Maxhuni priti në një takim ambasadorin amerikan z. Greg Delawie, si dhe zyrtarët nga misioni i ICITAP, z. Bill Bochtere dhe z. Ron Fisher. Në takimin e mbajtur u diskutua për situatën aktuale në ven-din tonë si dhe ngjarjet dhe protestat e kaluara.Ambasadori Delawie shprehu impre-sionimin e tij me qasjen e Policisë së Kosovës në menaxhimin e protestave dhe vlerësojë shumë lart qasjen profe-sionale dhe dedikimin e Policisë së Kos-ovës ndaj qytetarëve të saj.Temë e diskutimit në këtë takim përveç tjerash ishte edhe lufta kundër terror-izmit, radikalizmit dhe ekstremizmit

të dhunshëm, mbështetja dhe bash-këpunimi i pakursyer nga Ambasada Amerikane në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve kibernetike. Në këtë kuadër u poten-cua ngritja e kapaciteteve në disa fusha të caktuara. Gjithashtu gjatë takimit u potencua edhe qasja profesionale e PK-

së në disa raste me qytetarët ameri-kanë që kanë qëndruar në vendin tonë dhe besimi që është shprehur për PK-në në zgjidhjen e rasteve të caktuara dhe për këtë ambasadori shprehu mirënjohjen e tyre. Ambas-adori Delawie edhe një herë konfir-moi mbështetjen dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet në rrugën e saj për of-rimin e sigurisë dhe rendit për të

gjithë qytetarët e saj, dhe vlerësimin se Policia e Kosovës është njëra ndër policitë më profesionale në rajon. Një-kohësisht, drejtori i Përgjithshëm z. Maxhuni e falënderoi ambasadorin De-lawie për përkrahjen e vazhdueshme që po jep Ambasada Amerikane në Prishtinë për Policinë e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Shpend Maxhuni priti në një takim ambasadorin amerikan z. Greg Delawie

Page 5: GJENERATë E SUKSESIT

4 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 5m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 64 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 5m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Kryeministri Mustafa: Rezultate konkrete në fuqizimin e gjithanshëm të sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,

vizitoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u njoftua nga ministri Skender Hyseni për punën dhe rezultatet e MPB-së dhe të Policisë së Kosovës.Gjatë vizitës, kryeministri Mus-tafa i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, vizitoi edhe Qen-drën Operative të Policisë së Kosovës, për të parë nga afër punën e kësaj qendre, ndër të tjera kryeministri potencoi:“Të gjitha raportet e brendshme dhe raportet ndërkombëtare konfirmojnë rezultate shumë pozitive dhe sukse-set evidente të arritura të organeve të rendit në Kosovë, si gjatë vitit 2015, po ashtu edhe në fillim të këtij viti. Ka një bashkëpunim shumë të mirë të Min-istrisë të Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës me institucionet tjera që merren me çështje të sigurisë në Kosovë, si me Agjencionin Kosovar të Inteligjencës, Prokurorinë e Shtetit, me të gjitha gjykatat dhe po ashtu ekziston një bashkëpunim shumë i mirë edhe me vendet në rajon dhe me vendet e tjera, gjë që ka mundësuar që kjo ministri dhe Policia, jo vetëm që ta bëjnë punën e vet të suksesshme brenda, por të ndihmojnë edhe në sta-bilitetin, paqen dhe sigurinë në regjion, por edhe në sigurinë në Evropë dhe më gjerë”.Kryeministri Mustafa përmendi rezul-tatet konkrete të arritura në fusha të ndryshme nga MPB-ja.“Jemi i vetmi vend në këtë pjesë të ra-jonit që po zbaton Ligjin që ndalon bashkimin e njerëzve tanë në konfliktet e jashtme. Jemi vend i cili kemi strat-egjinë kundër terrorizmit dhe kundër radikalizmit i cili qon në terrorizëm dhe ekstremizmit të ndryshëm. Janë marrë masa të rëndësishme në sundi-min e ligjit dhe të forcimit të shtetit të së drejtës. Masa shumë të rëndësishme kundër krimit të organizuar, korrup-

sionit dhe krimeve ekonomike, luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore”, tha kryeministri, duke përmendur po ashtu përmirësimet në fushën e sig-urisë, rendit dhe qetësisë publike në Kosovë.Më tej, kryeministri Mustafa tha se re-zultate të rëndësishme janë arritur edhe në agjendën evropiane.“Në këtë aspekt kjo ministri ka përm-bushur të gjitha kriteret që kanë qenë në kompetencë të saj, sa i përket liber-alizimit të vizave”, u shpreh kryeminis-tri.Në veçanti, kryeministri Isa Mustafa, ka theksuar punën shumëdimension-ale që kjo ministri ka bërë në paran-dalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit si dhe në luftimin e terrorizmit.“Është bërë një punë shumë konkrete në koordinim me të gjitha subjektet e tjera dhe është arritur që të ndalet shkuarja e njerëzve tanë atje dhe sipas raportimeve, për 8 muaj s’kemi pasur asnjë shkuarje të njerëzve tanë në frontet e jashtme, qoftë në Siri ose në Irak. Po ashtu, Ministria i ka marrë masat sa i përket ngritjes së ka-paciteteve dhe të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe të sigurisë, si dhe ngritjes së sigurisë së dokumenteve, që është prapë një punë shumë e rëndë-sishme për ne.Nuk mund të kapërcej e të mos them se Policia e Kosovës ka bërë një punë shembullore, një punë ligjore edhe sa i përket menaxhimit të situatave të cilat ne i kemi pasur gjatë kësaj periudhe

këtu në Kosovë, qoftë me protesta, qoftë me forma tjera të shprehjes së dhunës. Policia i është përmbajtur ligjit, u është përmbajtur rregullave dhe e ka kryer punën e saj ashtu siç është paraparë me ligj, duke e rua-jtur stabilitetin në vend dhe duke siguruar që qytetarët të mos dëmtohen nga veprime të tilla”, tha kryeministri.Duke u ndalur në të dhënat konkrete që dëshmojnë rezultatet e Policisë së Kos-ovës, kryeministri Mustafa

ka përmendur faktin se gjatë vitit të ka-luar në luftën kundër krimit të organi-zuar, korrupsionit dhe krimeve ekono-mike është punuar në 1649 raste.“Janë ngritur 894 kallëzime penale ndaj 1561 personave. Në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore janë iniciuar 165 raste për hetime, 6 grupe kriminale dhe janë shkatërruar dhe janë arres-tuar 178 persona. Është përmirësuar po ashtu, dukshëm edhe siguria, rendi dhe qetësia publike në krahasim me vitin 2014. Trendi i rezultateve shihet në faktin se numri i vrasjeve në Kosovë është zvogëluar për 28.57 për qind, në krahasim me vitin 2014, numri i vjed-hjeve është në rënie për 22.72 për qind ose rreth 23 për qind, numri i vjedhjeve të rënda po ashtu është në rënie për rreth 22 për qind dhe numri i grabitjeve është në rënie për rreth 30 për qind”.Në fund, kryeministri Isa Mustafa, ka përgëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për punën shumë të rëndësishme dhe të suksesshme. “Po ashtu të sig-uroj qytetarët e Kosovës se vlerësimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë se qytetarët janë të sigurt, se ata po bëjnë punën e tyre dhe se kërkojnë që të kemi një bashkëpunim sa më të ngushtë me ta në mënyrë që bashkër-isht të ndërtojmë një vend të sigurt, një vend të paqes dhe një vend me orien-time evropiane dhe euroatlantike”, tha ndër të tjera kryeministri Mustafa.

Page 6: GJENERATë E SUKSESIT

6 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 7m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 66 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 7m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i

shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, ka qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Qëllimi i kësaj vizite ishte realizimi i disa takimeve zyrtare me përfaqësues të institucioneve policore, për ngritjen e bashkëpunimit policor në fusha të ndryshme.Ndër takimet më të rëndësishme ishte takimi i realizuar me 2.11.2015, me komisionerin e Policisë së New York-ut z. William Bratton dhe zëvendëskomisionerin për Inteligjencë dhe Kundërterrorizëm z. John Miller.Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend

Maxhuni falënderoi z. Bratton për mirëpritjen dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme të zbatimit të ligjit. Njëkohësisht drejtori z. Maxhuni njoftoi komisionerin z. Bratton se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, përfshirë INTERPOL-in, EUROPOL-in etj. Maxhuni ndër të tjera tha se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përkrahja nga Policia e New York-ut në këtë drejtim është e nevojshme, sepse do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe të gjitha llojeve të krimit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së.Nga ana e tij komisioneri i New York-ut z.Bratton, falënderoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Maxhuni për vizitën e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin

e mëtejmë në fushën e luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kibernetike. Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së New York-ut, të dy krerët e policive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e zbatimit të ligjit. Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i PK-së dhe stafi i tij javën e kaluar ishin pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare të shefave të policisë (IACP) e cila u mbajt në Chicago të SHBA-së.

Drejtori i PK-së, z. Shpend Maxhuni, gjatë vizitës zyrtare në SHBA

Me 4 nëntor 2015, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,

z. Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga dy zyrtarë të lartë të stafit të tij, gjatë qëndrimit të tij në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdën e takimeve zyrtare me agjencione të ndryshme policore, mori pjesë edhe në një ngjarje ceremoniale të organizuar nga Illyrian Society of Law Enforcement Officers. Kjo ceremoni i dedikohej shpalljes së personaliteteve të vitit në kuadër të agjencioneve të zbatimit të ligjit në New York Police Department - NYPD dhe me këtë rast në shenjë falënderimi Drejtorit të

Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Maxhuni iu nda një mirënjohje për vizionin dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të dëshmuar në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar transnacional. Në

këtë ceremoni drejtori i Përgjithshëm z. Maxhuni me një fjalë rasti para të pranishmëve falënderoi Illyrian Society of Law Enforcement Officers dhe zyrtarët e lartë të NYPD për bashkëpunimin dhe

përkrahjen për Policinë e Kosovës në luftimin e të gjitha trendeve negative. Kjo vizitë zyrtare ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me të gjitha agjencionet policore me qëllim të parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të krimit dhe me theks të veçantë terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu nda mirënjohje nga

Illyrian Society of Law Enforcement

Page 7: GJENERATë E SUKSESIT

6 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 7m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 66 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 7m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Diplomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), pas një trajnimi

gjashtë mujor diplomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrah-man Rama, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna, drejtuesit e agjencioneve të Sigurisë Publike dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 53-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.Ministri Hyseni, duke i inkura-juar kadetët e sapo diplomuar, tha se Policia e Kosovës është një organizatë, është një forcë policore profesionale e ndër-tuar në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk do të kursejë asgjë që Policia e Kosovës të jetë edhe më e përsosur, që të jetë e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që i sjell koha.

Hyseni ka falënderu-ar të gjitha organiza-tat ndërkombëtare që kanë dhënë përkrahje të pak-ursyer në formimin e Policisë, kanë dhë-në përkrahje për një polici çfarë ka sot Kosova.“Mirë se vini në or-ganizatën tuaj të cilën jam i sigurt që do ta pasuroni, ajo sot do të bëhet për 280 kadetë më e pa-

sur”, u shpreh ministri Hyseni në cer-emoninë e diplomimit të gjeneratës së 53-të të Policisë së Kosovës. Ai tha se Policia e Kosovës është institucion, është palcë kurrizore e shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, tha se shërbimi në Po-licinë e Kosovës është vendim shumë i rëndësishëm që t’i shërbeni familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në përgjithësi. Ai tha se Akademia tani më është qendër e fortë e të gjitha llojeve të tra-jnimit më bashkëkohor për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike. Smakiqi tha se qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës “Radha është e juaja, të dësh-moni shkathtësitë dhe dituritë që i keni arritur në Akademi, dëshmojeni veten, se jeni gjenerata që vendin tuaj e doni të jetë vend demokratik dhe me respektim të plotë të drejtave të

njeriut”. Drejtori Smakiqi tha se Aka-demia gjithmonë është e gatshme dhe me padurim pret gjeneratën e re të Policisë së Kosovës, sepse siç tha ai kadetët janë ata që i japin hijeshi Aka-demisë. “Meritoni pritjen e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qyte-tarin ta shikoni në sy. Bëjeni krenar Ak-ademinë dhe familjet tuaja”, kështu u shpreh Smakiqi para kadetëve të sapo diplomuar. Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Poli-cisë së Kosovës (PK), Shpend Maxhuni, në ceremoninë e diplomimit tha se ka-detët e sapo diplomuar do të shërbe-jnë në organizatën me të respektuar në vend, siç është Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës ka nevojë për ju, jeni të përgatitur dhe të motivuar për t’i shërbyer komunitetit me pro-fesionalizëm, etik, nder dhe krenari”, u shpreh Maxhuni duke thënë se tra-jnimet e Policisë bëhen më standarde më të larta evropiane. Më këtë rast Maxhuni ka kërkuar nga kadetët që

punën e tyre ta kryej me përgjegjësi, profesional-izëm, korrektësi, efikasitet, objektivitet dhe ndershmëri. “Vizioni ynë është zbatimi i ligjit, që është në interesin e të gjithëve, është rruga e drejtë, prandaj ndiqeni këtë rrugë që ta realizoni këtë vizion”, tha Maxhuni për të shtuar se sundimi i rendit dhe ligjit sot është një par-akusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Page 8: GJENERATë E SUKSESIT

8 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 9m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 68 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 9m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Me 04.03.2016, në një ceremoni të organizuar në ambientet e

Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bazuar në nevojat operacionale të Policisë së Kosovës për zyrtarë policorë, mbikëqyrës të nivelit të parë, janë graduar 71 zyrtarë policorë në gradën rreshter. Në këtë numër të zyrtarëve të graduar janë gjithsej 62 zyrtarë policorë të gjinisë mashkullore dhe 9 nga gjinia femërore.Në ceremoninë e gradimit morën pjesë stafi i lartë drejtues i Policisë së Kosovës në krye me drejtorin e Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Maxhuni ndër të tjera tha: “Policia e Kosovës është dëshmia kryesore që tregon nivelin profesional, kapacitetet kadrovike, teknike dhe përkushtimin maksimal drejt fuqizimit, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kriminalitetit, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbikëqyrjes dhe sigurisë në komunikacionin rrugor, menaxhimin dhe kontrollimin e kufirit shtetëror, si dhe kryerjen e detyrave të tjera që bëjnë pjesë në kuadër të autorizimeve policore”.“Ne do të punojmë së bashku, të vetëdijshëm

që e ardhmja do të sjell sfida të reja, rritja dhe kompleksiteti i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht, por unë jam i bindur që çdo ditë ju do të përballeni me to, do t’i përmbushni ato me kurajë dhe zell sepse arritjet dhe sukseset do t’ju bëjnë më të fortë”. “Ju ftoj të gjithë juve që të tregoheni personalisht përgjegjës dhe të përgjegjshëm për veprimet tuaja, duke kryer të gjitha detyrat e ngarkuara me sukses”. Ndërsa zëvendësministri i MPB-së z. Mustafa tha: “Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të

vazhdueshme ka arritur të jetë njëri ndër institucionet më të besuara në vend dhe për këtë më meritorët janë vetë punonjësit e PK-së”. Gradimit të zyrtarëve policorë i ka paraprirë suksesi që ata kanë treguar në testimet për gradën rreshter në procesin e gradimit të mbajtur më herët dhe përfundimi me sukses i trajnimit “Menaxhimi i Vijës së Parë” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Zyrtarët policorë të graduar në gradën rreshter do të shërbejnë nëpër njësite të ndryshme të Policisë si mbikëqyrës të vijës së parë.

Gradohen në gradën rreshter 71 zyrtarë policorë

Instruktorët policorë të Policisë së Kosovës marrin pjesë në trajnimin e motoçiklistëve policorë në Shqipëri

Referuar memorandum bashkëpunimit të

realizuar ndërmjet Policisë së Republikës së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, për realizimin e kursit të trajnimit për motoçiklistë të patrullës së përgjithshme të Policisë së Shtetit shqiptar, nga data 07.03.2016 deri me datën 06.05.2016 instruktorë të Policisë së Kosovës për ngasje të motoçikletave realizojnë kursin në fjalë për policët e shtetit shqiptarë në Akademinë e Sigurisë në

Tiranë. Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet paraprake dhe është e përgatitur për implementimin e memorandum bashkëpunimit, ku për këtë trajnim janë angazhuar tetë (8) instruktorë. Ndërsa, sipas planifikimeve të parapara do të trajnohen 160 punonjës policie të shtetit shqiptar, nga instruktorët policorë të Policisë së Kosovës.Vlen të ceket se kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimeve të ndërsjella në mes të policive të të dyja vendeve.

Page 9: GJENERATë E SUKSESIT

8 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 9m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 68 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 9m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

“RINIA PËR SIGURINË NË BASHKËSI”

Nga data 29 deri 31 mars 2016 Poli-cia e Kosovës, në bashkëpunim me

UNDP-në dhe drejtoritë e arsimit nga katër komuna, ka realizuar një kamp rinor shumë etnik të ashtuquajtur “Rina për sigurinë në bashkësi”. Ky kamp është ideuar dhe realizuar nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, gjegjësisht Sektori për Parandalimin e Krimit dhe Delikuencës së të Miturve në mbështetje nga UNDP përmes pro-gramit FERM, ku kanë marrë pjesë rreth 60 nxënës të etnive të ndryshme nga disa qytete të Kosovës dhe janë disku-tuar dhe realizuar tema interaktive që lidhen me sigurinë, si në bashkësi ku je-tojnë dhe shkollat e tyre. Nga nxënësit dhe stafi arsimor pjesëmarrës është vërejtur interesim shumë i madh për konceptin e Policimit në Bashkësi dhe funksionimin e Policisë në tërësi. Nga Policia e Kosovës ka ligjëruar dhe është përgjigjur në pyetjet e shumta nga pjesëmarrësit në kamp z. Mentor Cakol-li, me temën “Policimi në Bashkësi dhe Preventiva”. Revista “Mbrojtësi” ka marrë një prononcim nga i njëjti në lidhje me mbarëvajtjen e kampit dhe përfitimet në aspektin e sigurisë në bashkësi nga organizime të tilla që ndikojnë në ngritjen e imazhit të PK-së tek të rinjtë dhe shtimin e bashkëpunimit me Po-licinë.

Temat të cilat janë trajtuar:1. Bashkëpunimi i ndërsjellë qytetarë polici;2. Përdorimi i substancave narkotike në shkollë;3. Dhuna në mes të bashkëmosha-tarëve;4. Dhuna nga personeli arsimor;5. Dhuna në familje; 6. Keqpërdorimi i rrjeteve sociale të ko-munikimit nga nxënësit;7. Përshtypjet nga kampi shumë etnik.

Vlen të theksohet kreativiteti, bash-këpunimi dhe komunikimi brilant i nxënësve të etnive të ndryshme në për-gatitjet dhe ndarjen e roleve për realiz-imin praktik të temave përkatëse.Në fund të prezantimeve secili nxënës

i grupit fitues është shpërblyer me nga një USB e cila ka mbajtur stemën që e ka karakterizuar kampin rinor shumë etnik.Gjithashtu, krahas aspektit edukativ nuk kanë munguar edhe aktivitetet sportive, lojërat e ndryshme konkurruese si dhe vallëzime. Nxënësit kanë pasur rastin që të konkurrojnë në ping pong, biliard, futboll i vogël tavoline dhe aktivitete të tjera. Derisa në natën e dytë të kampit është organizuar një mini disko ku të rinjtë janë argëtuar duke vallëzuar dhe kënduar karaoke këngë të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme.Në fund të kampit në shenjë falënderimi dhe vërtetimi për pjesëmarrje, Policia e Kosovës ka shpërndarë certifikatat për pjesëmarrje për të gjithë pjesëmarrësit e kampit rinor shumë etnik.

Një nga nxënësit e përzgjedhur nga gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan ishte edhe Erika A. e cila është përgjigjur në disa pyetje nga revista “Mbrojtësi”:

Mbrojtësi: Ju jeni një nga nxënësit e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë kamp shumë etnik, si u prit nga ana juaj dhe cila është përvoja jote në këtë kamp?Erika A - Kur mora vesh që kampi është shumë etnik u gëzova jashtëzakonisht shumë. Mendova me vete më në fund erdhi një mundësi të jem në një vend me bashkëmoshatarët e mi që jetojnë në të njëjtin vend me mua por u ta-kojmë etnive të ndryshme. Në kamp

mësova shumë gjëra që nuk i kisha dëgjuar më parë, si dhe bëra shokë të etnitetit serb e turk me të cilët ende mbajmë kontakte.

Mbrojtësi: A mendoni që një kamp i tillë ndikon në ngritjen e bash-këpunimit me Policinë e Kosovës dhe në informimin më të mirë për punën e Policisë në Bashkësi në përgjithësi?Erika A - Pa dyshim që po, shumë gjëra që u thanë në kamp unë nuk e kisha idenë që ekzistojnë. Tani që e di e infor-moj gjithë shoqërinë time dhe gjithnjë po i mbaj sytë hapur për ndonjë par-regullsi në komunitetin ku jetoj.

Mbrojtësi: A jeni të njoftuar me re-vistën e Policisë së Kosovës “Mbrojtë-si” si dhe format tjera të komunikimit me PK-në përmes rrjeteve sociale si Facebook, Twiter dhe Youtube dhe si mund të rritet bashkëpunimi me Po-licinë e Kosovës në shkollën tuaj?Erika A - Rreth revistës kam qenë pjesërisht e informuar por nuk kam pa-sur rastin ta kem në dorë një të tillë. Rr-jetet sociale janë më të përdorura tani në botën e teknologjisë dhe besoj që janë një mjet shumë i mirë që ndikon në rritjen e bashkëpunimit. Për faqen zyr-tare të Policisë së Kosovës në Facebook, unë personalisht kam pasur rastin që të bëjë pyetje në këtë faqe dhe kam qenë shumë e kënaqur me trajtimin dhe përgjigjen që kam marrë nga kjo faqe shumë profesionale.

Përgatiti: Osman OSMANI

Page 10: GJENERATë E SUKSESIT

10 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 11m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 610 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 11m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Duke u mbështetur në bash-këpunimin e ngushtë me

qytetarët, por edhe me të gjitha insti-tucionet vendore dhe ndërkombëtare relevante në fushën e sigurisë, Policia e Kosovës ka arritur që të ofrojë një siguri, rend dhe qetësi publike të qën-drueshme gjatë tërë vitit që lamë pas (2015).Në vazhdën e aktiviteteve të Policisë së Kosovës janë arritur rezultate të konsiderueshme në luftimin e du-kurive më shqetësuese të shoqërisë, përkundër sfidave të shumta të cilat janë paraqitur gjatë përmbushjeve të objektivave policore. Për periudhën raportuese, Policia e Kosovës ka evi-dentuar gjithsej 50230 raste, prej të cilave 34209 janë klasifikuar si vepra penale, ndërsa 16021 raste janë klas-ifikuar si kundërvajtjeve dhe raste të natyrave të tjera. Krahasuar me periudhën e vitit 2014, numri i rasteve në 2015 ka shënuar rënie për 7.3%, si dhe rënie të veprave penale për 11.68%. Rëniet më të dalluara janë vërejtur si në vijim:• Numri i vrasjeve ka shënuar rënie, nga 35 në 25, ose rënie për 28.57%;• Numri i lëndimeve të rënda trupore ka shënuar ngritje, nga 330 në 331, ose ngritje për 0.3%;• Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, nga 7748, në 5988, ose rënie për 22.72%;• Numri i vjedhjeve të rënda ka shënu-

ar rënie, nga 6977 në 5469, ose rënie për 21.61%;• Numri i grabitjeve po ashtu ka shënu-ar rënie, nga 404 në 281, ose rënie për 30.44 %;Policia e Kosovës ka ndaluar 3873 per-sona për shkak të dyshimeve në përf-shirje në akte kriminale, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2014 është shënuar një rënie për 3.9%. Po ashtu, Policia e Kosovës ka arres-tuar 13916 persona të cilët në bash-këpunim me autoritetet përkatëse janë dërguar në procedura të mëte-

jme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, vërehet një rënie e personave të arrestuar për 9.9%. Në operacione të ndryshme të ndër-marra, Policia ka konfiskuar 1301 armë të llojeve të ndryshme dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2014 është shënuar një rënie për 11%, si dhe ka konfiskuar 30984 sasi të muni-cionit të kalibrave të ndryshme dhe në raport periudhën e njëjtë të vitit 2014 është shënuar një rënie për 41%.

Përgatiti: Baki KELANI

Njësiti vëzhgues-diversant i kufirit!

Disa nga të arriturat dhe rezultatet e Policisë së Kosovës

10 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 11m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Page 11: GJENERATë E SUKSESIT

10 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 11m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 610 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 11m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Disa nga të arriturat dhe rezultatet e Policisë së KosovësPËRMBLEDHJE E REZULTATEVE VJETORE 2015

50230 Raste

34209 Vepra penale

3873 Persona të ndaluar

43 Grupe kriminale të

goditura

1301 Armë zjarri të konfiskuara

30984 Municione të konfiskuara

17722 Aksidente në

komunikacionin rrugor

129 Persona të vdekur

në komunikacionin

rrugor

304771 Tiketa të

shqiptuara në komunikacionin

rrugor

15100923 Hyrje/dalje të personave në

kufi

13916 Persona të arrestuar

564kg 375.44gr Narkotikë të konfiskuar

6895 Asistime organeve,

organizatave & agjencive të ndryshme

344 Protesta dhe tubime të

qytetarëve

10 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 11m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Page 12: GJENERATë E SUKSESIT

12 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 13m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 612 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 13m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

PARTNERITET ~ ZGJIDHJE E PROBLEMIT ~ SIGURI NË BASHKËSIPolicimi në bashkësi në të shumtën e rasteve njihet si një zhvillim efektiv i punës policore në mbarë botën. Mirëpo është me të vërtetë e vështirë që policimi në bashkësi të definohet me një përkufizim unik sepse shumë persona këtë koncept e kuptojnë me përkufizime të ndryshme e që kur të analizohen të gjitha këto përkufizime shihet se janë të njëjta. Shumë përkufizime të policimit në bashkësi e nënvizojnë punën policore apo aktivitetet policore në partneritet me bashkësinë me qëllim të identifikimit të problemeve dhe zgjidhjes së tyre.

Çka është policimi në bashkësi?Për shumë njerëz koncepti i policimit në bashkësi nënkupton shumë në aspektin e ngritjes së sigurisë ndërsa për të tjerët ndoshta për shkak të mos kuptimit të drejtë ky koncept nuk ka shumë domethënie. Nuk kam ndonjë qëllim që të imponoj ndonjë përkufizim personal sa i përket policimit në bashkësi mirëpo, unë do të bëjë disa sugjerime praktike dhe të logjikshme.Meqenëse fjala “policim” nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe, do të përpiqem të sqaroj këtë term në mënyrë që ta kuptojmë më lehtë. “Policing” nga gjuha angleze do të thotë punë policore ose aktivitet policorë ose veprimtari policore. Ndërsa “Community policing” apo Policimi në Bashkësi do të thotë aktivitete policore në bashkësi. Tani, ky lloj koncepti dallon shumë nga konceptet policore në të kaluarën apo para 10 viteve. Duhet të bëhen dallime nga koncepti tradicional i policimit dhe koncepti demokratik i policimit në bashkësi.

Ju e dini se, policimi tradicional funksiononte duke ndërmarrë aktivitetet policore tek rastet të cilat tashmë kanë ndodhur, çoftë rastet e krimeve të ndryshme, dukurive negative, kundërvajtjeve në trafik etj. Përmes policimit demokratik në bashkësi, policia nuk shihet si akteri i vetëm në çështjet e sigurisë mirëpo rol, kontribut dhe përgjegjësi në ngritjen e sigurisë në bashkësi përmes parandalimit kanë edhe anëtarët e bashkësisë dhe institucionet tjera përmes bashkëpunimit me policinë. Qëllimi i këtij koncepti është që të stimulohen qytetarët për një qytetari aktive për të përmirësuar sigurinë në bashkësi duke u bërë më aktiv dhe përgjegjës në raportim të dukurive negative dhe krimeve të ndryshme.Për më tepër misioni i këtij koncepti është që të ngritë kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet e policisë, të zvogëlojë frikën nga krimi për anëtarët e bashkësisë, të zvogëlojë nivelin e krimeve dhe sjelljeve jo shoqërore në bashkësi, të ngritë angazhimet e bashkësisë në zgjidhjen e problemeve lokale, të avancojë angazhimin punën e zyrtarëve policorë në aktivitetet policore dhe të rritë motivimin e zyrtarëve policorë përmes përmirësimit të kushteve dhe njohjes së punës.Qëllim tjetër i këtij koncepti është pa dyshim edhe përpjekja për të ndryshuar mentalitetin jo vetëm brenda organizatës por edhe tek anëtarët e bashkësisë në veçanti. Bashkërisht duhet të punojmë shumë që secili nga ne, individualisht të kuptojmë drejt këtë koncept dhe më pas ta komunikojmë atë tek bashkësia dhe institucionet tjera të vendit. Duhet të ju bëjmë me dije të gjithë qytetarëve se nëse nuk jeni ballafaquar

direkt me ndonjë problem apo jeni dëshmitarë të kryerjes së ndonjë krimi apo kundërvajtje, nuk do të thotë që ju nuk keni obligim për të raportuar. Pikërisht, raportimi i shkelësve dhe ndërmarrja e masave ndaj tyre qofshin ato parandaluese apo ndëshkuese për veprime apo mos veprime do të përmirësojë mirëqenien dhe kualitetin e jetës në aspektin e sigurisë për të gjithë anëtarët e bashkësisë.

Policimi demokratik është një koncept shumë më i avancuar i cili kryesisht fokusohet në parandalimin e krimit dhe dukurive negative në shoqëri si dhe në vete përmban disa elemente:

- Transformimin organizativ;- Ndërtimin e partneritetit dhe- Zgjidhjen e problemit.

TRANSFORMIMI ORGANIZATIV brenda konceptit të policimit në bashkësi nënkupton avancimin dhe adaptimin e organizatës policore, strukturimin dhe ngritjen e efektivitetit të sistemit informative me qëllim të mbështetjes së partneritetit me bashkësinë dhe zgjidhjes pro-aktive të problemeve.

Për më tepër ky element përmban:- Ndryshimin e mentalitetit brenda organizatës;- Përmirësimin e marrëdhënieve dhe kushteve të punës;- Planifikimi strategjik;- De-centralizimi i përgjegjësisë dhe vendim marrjes- Transparenca dhe llogaridhënia për kualitet dhe rezultat të punës;- Ndarja sektoriale;- Politikat;- Specializimi i zyrtarëve policorë në

POLICIMI NË BASHKËSI

Strategjia dhe plani i Veprimit 2012-2016 “Policimi në Bashkësi”

Page 13: GJENERATë E SUKSESIT

12 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 13m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 612 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 13m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

fusha të caktuara;- Burimet njerëzore dhe financat;- Përzgjedhja meritore e zyrtarëve me punë në sektorë me shkathtësi të mira komunikuese;- Vlerësimet reale, njohja e punës dhe motivimi i zyrtarëve policorë;- Organizimi i trajnimeve;- Avancimi i sistemit të teknologjisë informative konform konceptit të policimit në bashkësi.

NDËRTIMI I PARTNERITETIT

nënkupton zhvillim të komunikimit të suksesshëm dhe efikas me qytetarë në mbledhjen e informative të cilat dërgojnë në identifikimin e problemeve në fazat e hershme të paraqitjes gjegjësisht para kryerjes së ndonjë krimi apo vepre tjetër të sanksionuar me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Për të ndërtuar një partneritet të shëndoshë me qytetarë ne si zyrtarë policorë duhet që përveç mbledhjes së informatave, të aplikojmë edhe dhënien e informatës kthyese për qytetarin nga i cili kemi pranuar informatë për një rast të caktuar. Informata kthyese jepet gjithmonë duke u konsultuar me shefin e sektorit dhe duke pasur kujdes që të mos zbulohen detajet e rastit të caktuar ku më pas do të vështirësonte procesin e hetimit. Mirëpo, dhënia e informatës kthyese tek qytetari do ta forconte edhe më shumë ndërtimin e partneritetit dhe se do të krijonte një ndjenjë tek qytetarë se informatën që ai ka dhënë ka rezultuar me rezultat konkret, do me thënë edhe ai ndien se ka kontribuuar në zgjidhjen e një problem.Duhet kuptuar se ndërtimi i partneritetit

dhe koncepti i policimit në bashkësi i përket gjithë shoqërisë, individëve, institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare, agjencive të ndryshme etj.Me qëllim të zbatimit të këtij koncepti ne duhet të ndërtojmë partneritet të shëndoshë edhe me institucionet e sipërpërmendura duke përfshirë bizneset, forumet e ndryshme rinore, mediat etj.Policimi në bashkësi aplikon apo fokusohet në një qasje pro-aktive në zgjidhjen e problemeve. Para se policia të intervenojë në ndonjë rast i cili tash më ka ndodhur dhe pasoja është shkaktuar për qytetarin, ky koncept inkurajon anëtarët e bashkësisë, institucionet dhe organizatat e ndryshme që në mënyrë pro-aktive bashkërisht me policinë të zhvillojnë zgjidhje për problemet të cilat janë në fazat e hershme të shfaqjes.

ZGJIDHJA E PROBLEMIT nënkupton bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të bashkësisë me policinë fillimisht duke identifikuar problemin dhe shkaqet e tij, analizimin e problemit përmes trekëndëshit të problemit, përpilimin e përbashkët të planit të veprimit dhe ndarjen e roleve dhe zbatimin e tij si dhe pas përfundimit të rishikohet plani i veprimit dhe vlerësohet reagimi në mënyrë që të mësohet për ndonjë lëshim eventual.

Procesi i zgjidhjes së problemit sipas modelit SARA

Trekëndëshi i problemit është një strukturë e avancuar dhe e definuar mire për analizim të problemit apo krimit. Analizimi i problemit përmes të ashtuquajturit trekëndëshi i problemit lehtëson jashtëzakonisht punën për të

përpiluar një plan të veprimit efektiv. Ky trekëndësh i problemit përbëhet nga tre element siç janë: Keqbërësi, Viktima dhe Vendndodhja. Duhet të kemi parasysh që nuk ekziston apo nuk mund të quhet problem apo krim nëse njëra nga këto elemente mundon në këtë trekëndësh.

Në Britaninë e Madhe shpesh herë elementeve të këtij trekëndëshi i shtohet edhe elementi i katërt i cili ka të bëjë me kohën e kryerjes së problemit apo krimit, gjë që vetëm sa e pasuron analizimin profesional të problemit apo krimit.

Komiteti Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP)

Në bazë të Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Plani i Veprimit 2011-2016, infrastruktura e sigurisë në bashkësi në Republikën e Kosovës ka këtë lloj organizimi: Grupi Drejtues për monitorimin e zbatimit të strategjisë, si niveli më i lartë në këtë infrastrukturë, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i cili operon në nivel komunal dhe kryesues i këtij forumi të sigurisë është kryetari i komunës. Në nivelin lokal apo bazë funksionojnë dy forume të sigurisë Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi të cilat i themelon dhe mbikëqyrë Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për Siguri në Bashkësi dhe Komitetet Lokale për Siguri Publike të cilat themelohen në

Page 14: GJENERATë E SUKSESIT

14 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 15m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 614 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 15m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

bazë të Ligjit të policisë neni 7.5 dhe me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.Në kuadër të transformimit organizativ si element i konceptit të policimit në bashkësi, zona e përgjegjësisë së stacionit policorë është ndarë në zona më të vogla të përgjegjësisë të quajtura Sektorë Policorë. Policia e Kosovës nëpër këta sektorë është duke themeluar një forum të sigurisë i cili shërben për një organizim më të mire të anëtarëve të bashkësisë në avancimin e komunikimit me policinë dhe adresimin e problemeve lokale,

Komiteti Lokal për Siguri Publike është trup konsultativ për policinë në identifikimin, adresimin dhe në partneritet me policinë bëjnë zgjidhjen e problemeve lokale në bashkësi.

Ky forum i sigurisë mund të iniciohet për themelim në dy mënyra: 1. Kur qytetarët me vet iniciativë dëshirojnë të organizohen më mire në identifikimin dhe adresimin e problemeve si dhe në ngritjen e cilësisë së bashkëpunimit dhe komunikimit me policinë. Qytetarët në këtë rast bëjnë kërkesë me shkrim tek komandanti

i stacionit policor në zonën e tyre të përgjegjësisë, ky i fundit e aprovon kërkesën e bashkësisë dhe e përcjell përmes zinxhirit komandues deri tek Drejtori i Përgjithshëm për aprovim.2. Ku komandanti i stacionit policor në bazë të analizave të sigurisë në zonën e përgjegjësisë, në bazë të rasteve të raportuara dhe raporteve nga terrene, në mënyrë që të ngritë bashkëpunimin dhe komunikimin me anëtarët e bashkësisë, në konsultim dhe dakordim të plotë me bashkësinë parashtron kërkesë përmes zinxhirit komandues deri tek Drejtori i Përgjithshëm për aprovim.Me qëllim të përkrahjes, ndërtimit të kapaciteteve dhe profesionalizmit të anëtarëve të këtij forumi të sigurisë, me përkrahjen e vazhdueshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizohen trajnime që kanë të bëjnë me ndërtimin e partneritetit, zgjidhjen e problemit, hartimin e projekteve etj.Diversiteti kulturor, fetar, etnik profesional në përbërjen e Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) është mjaft i theksuar, ku lirisht mund të themi se ky diversitet arrin përqindje deri rreth 85%.

Roli i Policisë së Kosovës në KLSP është mjaft i rëndësishëm dhe jetik. Çdo KLSP ka përfaqësuesit e policisë të cilët rregullisht marrin pjesë në takimet e organizuara dhe të drejtuara nga kryesuesit e KLSP-ve në të cilat shkëmbehen informata, shqetësime të banorëve dhe në të njëjtën kohë avancohet bashkëpunimi dhe komunikimi me qytetarë. Ky forum i sigurisë është mjaft i rëndësishëm edhe në implementimin e Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Planin e Veprimit 2011-2016. Përmes këtij forumi mjaft suksesshëm po arrihet që të ndryshojë qasja me qytetarë dhe të ndërrojë mentaliteti në të mirë të bashkësisë përmes raportimit dhe bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

Duke punuar së bashku mund ta bëjmë Kosovën vend më të sigurt për të gjitha bashkësitë!

Vizitoni web-faqen zyrtare të Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com për të mësuar më shumë rreth Policimit në Bashkësi

Përgatiti: Mentor CAKOLLI

17 prill, 2016

Në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit

dhe Bllacës, u mbajt ceremonia për hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.“Republika e Kosovës tashmë ka përqafuar konceptin e Bashkimit Evropian të lëvizjes së lirë të njerëzve

dhe mallrave, për objektivat e saj strategjike. Natyrisht që kemi si synim anëtarësimin në BE dhe në këtë kontekst marrëveshja e cila është arritur ndërmjet dy qeverive, është në frymën e bashkëpunimit rajonal, si një ndër kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme për një fqinjësi të mirë në mes të dy vendeve tona”, tha zëvendësministri Valdet Hoxha.Zëvendësministri Hoxha vuri në dukje se kjo marrëveshje mundëson lehtësimin e procedurave të të dyja vendeve dhe po ashtu janë pajtuar

edhe për hapjen e një pike të përbashkët të kalimit kufitar, e cila është në fazën e finalizimit. Ai tha se ky bashkëpunim po bëhet me qëllim të shërbimit të politikave lehtësuese në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë.Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, z. Agim Nuhiu, tha se shënimi i këtij evenimenti tregon për bashkëpunimin e vendosur dhe të institucionalizuar bilateral ndërmjet të dy vendeve.

Hyri në fuqi marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

14 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Page 15: GJENERATë E SUKSESIT

14 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 15m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 614 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 15m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Kohëve të fundit fenomeni i falsifikimit dhe i piraterisë janë përhapur në di-

mensione shqetësuese dhe janë bërë prob-lemet më shkatërruese për biznesin në ra-jon dhe në tërë botën. Në lidhje direkte me krimin e organizuar, falsifikuesit janë bërë ndërmarrës tepër të shkathët dhe të orga-nizuar, duke operuar në nivel global. Falsi-fikatorët përdorin në mënyrë profesionale teknologjinë aktuale e cila po përparon me hapa të shpejtë dhe në treg realizojnë çdo lloj mashtrimi të imagjinueshëm. Përderisa më parë vetëm mallrat e luksit, produktet e modës, muzikës dhe filmit ishin viktimë, në ditët e sotme, falsifikimi ka prekur produk-tet e ushqimit, higjienës, kozmetikës, medicinës, pjesëve të automjeteve, lo-drave dhe tipave të ndryshme të pajisjeve elektronike dhe teknike. Si rezultat i kësaj, rreziku për sigurinë dhe shëndetin tonë rritet dhe në të njëjtën kohë konsuma-torët shpesh nuk janë në dijeni që kur ata blejnë një produkt të falsifikuar, ekziston mundësia që një pjesë e parave të tyre do t’i shërbejë krimit të organizuar apo punës së jashtëligjshme me fëmijë. Pronësia intelektuale (PI) u referohet kriji-meve mendore: shpikjeve, veprave letrare dhe artistike, simboleve, emrave, ima-zheve, dizajneve të përdorura në afarizëm. Titullarët e këtyre të drejtave mund t’i ndalojnë të tjerët që t’i përdorin krijimet e tyre pa autorizim paraprak, ose mund të lejojnë shfrytëzimin apo përdorimin e tyre në shkëmbim të kompensimit material, për përpjekjet dhe investimet e tyre gjatë gjithë krijimtarisë. Përderisa inovacioni përfshin një përpjekje kreative që si rezultat jep lindjen e një ide-je, produkti apo shërbimi të ri, kjo gjithash-tu ndërlidhet me pronësinë intelektuale. Megjithëse, përpjekja kreative merr shumë forma dhe nuk kufizohet vetëm me idetë e reja për produkte ose shërbime, por përfshin për shembull edhe dizajnet, pro-gramet kompjuterike si dhe punën letrare e atë artistike. Ngjashëm edhe koncepti i pronësisë intelektuale zgjerohet jashtë përpjekjeve kreative dhe përfshin aspekte të reputacionit komercial. Nëse dikush flet për një produkt të ri, një logo të re apo për një publikim të ri, e tëra përfshin një përpjekje kreative dhe të tilla janë edhe rezultatet e aktivitetit intelektual të individëve, të cilët kërkojnë aplikimin e njohurive dhe shkathtësive që çojnë në krijimin e diçkaje që është e re. Pronësia in-telektuale si rrjedhojë mund të shihet edhe si produkt i aplikimit apo vënies në funk-sion të njohurive dhe shkathtësive të cak-tuara. Pronësia intelektuale dhe të drejtat

që e shoqërojnë atë përfshijnë një gamë të gjerë. Regjistrimi, zhvillimi dhe mbrojtja e këtyre të drejtave ka ndikim direkt në nx-itjen e inovacionit dhe mbrojtjen e ambi-entit të biznesit në përgjithësi. Në mënyrë që të luftohet konkurrenca e pandershme, të minimizohen humbjet e të ardhurave të mundshme në buxhet si rezultat i shkeljeve të pronësisë intelektuale, të mbrohet kon-sumatori dhe shëndeti publik në tërësi, duhet një koordinim i politikave shtetërore si në aspektin ekonomik po ashtu edhe atë të zbatimit të ligjit. Duhet të balancohen interesa të ndryshme të të gjithë pretend-entëve. Për të arritur efektin në mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale në rast shkelje duhet ndërmarrë disa veprime konkrete, si: përdorimin e masave të për-kohshme dhe mbrojtëse, të tilla si urdhra, procedura për të mbledhur dhe ruajtur provat (duke përfshirë edhe marrëdhëniet në mes të së drejtës së informacionit dhe mbrojtjen e privatësisë), qartësimin e kup-timit të masave korrigjuese të ndryshme, duke përfshirë edhe kostot e shkatërrimit, si dhe llogaritjen e dëmeve që janë bërë si rezultat i shkeljes së pronësisë intelektu-ale. Edhe në vendin tonë si në vende të ndry-shme të botës, ekzistojnë mekanizma dhe procedura të ndryshme për regjistrimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale të parapara me ligj. Gjithashtu, Republika e Kosovës në funk-sion të realizimit të mbrojtjes së të drejtave mbi pronësinë intelektuale duhet ngritur kapacitetet teknike të autoriteteve për të drejtat e pronësisë intelektuale, harmo-nizimi i ligjeve në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane, ngritja

e vetëdijes dhe edukimit lidhur me pro-nësinë intelektuale si dhe forcimi i bash-këpunimit ndërinstitucional për arritjen e objektivave. Një nga problemet që shfaqet me cilëndo formë të aktivitetit intelektual është që, sa më madhe të jetë vlera poten-ciale e tij, aq më e fuqishme është nxitja që të tjerët ta kopjojnë atë, me qëllim që të korrë ndonjë formë të përfitimit komercial. Kopjimi ka potencial t’ia mohojë kreatorit ndonjë përfitim komercial nga përpjekja kreative e tij/saj. Kjo nga ana tjetër vepron si një dekurajim i madh për kreatorët (e mundshëm) potencial. Pse të investohet për kaq shumë kohë përpjekje dhe burime në diçka që dikush tjetër do të përfitojë prej saj? Me një ambient të tillë dekurajues që rrethon përpjekjen kreative, shoqëria do të jetë më e varfër sepse ata individë me fuqi intelektuale kreative do të jenë më pak të gatshëm për të krijuar ide të reja dhe të lodhin trurin për të shpikur diçka. Për ta tejkaluar këtë humbje potenciale të shoqërisë, ligji ofron njohje legale të pro-nësisë së produkteve që rezultojnë nga përpjekja kreative. Nga ana tjetër pronari mundet që të përdorë këtë njohje legale për të ndaluar njerëzit tjerë për të shfrytë-zuar pronën e tij apo të saj. Kështu që të drejtat e pronësisë intelektuale krijojnë për novatorin një sistem përmes të cilit ai ose ajo mund të përfitojë nga zgjuarsia. Si-kurse edhe me format e tjera të pronësisë, pronari, si posedues, mund të zgjedhë që të shesë të drejtat e pronësisë intelektu-ale ose të lejojë apo t’ua autorizojë ato të tjerëve. Sidoqoftë, pasi që shumë të drejta të pronësisë intelektuale janë monopole për nga natyra, shteti me mekanizmat e tij në shumë raste kërkon që disa analiza rigoroze duhet të përmbushen para se të jepen të drejta të tilla. Policia e Kosovës, duke u bazuar në legjis-lacionin në fuqi, ka realizuar disa opera-cione në funksion të mbrojtjes së pronë-sisë intelektuale në vend dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e të gjithë meka-nizmave që punojnë në respektimin dhe avancimin e të drejtave mbi pronësinë intelektuale, duke përfshirë këtu edhe të drejtat e autorit, patentat, licencat etj.

Përgatiti: Daut HOXHA

PRONËSIA INTELEKTUALE, KUPTIMI DHE E DREJTA

Page 16: GJENERATë E SUKSESIT

16 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 17m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 616 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 17m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme të Policisë së Kosovës

janë mbrojtja e jetës, pronës dhe ofrimi i sigurisë për të gjithë personat dhe mbrojt-ja e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë personave. Këto detyra parashihen konform Ligjit Nr. 04/L-076 për Policinë e Kosovës dhe janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si edhe në të gjitha fushat tjera, që janë me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe e drejta e autorit dhe të drejtat pronësore industriale janë pjesë e strategjive dhe planeve të veprimit të Poli-cisë së Kosovës, të cilat kanë një trajtim të posaçëm për shkak të kompleksitetit të tyre dhe për shkak të obligimeve që ka Kosova karshi Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.Policia e Kosovës angazhohet në mënyrë aktive në mbrojtjen e të drejtave të autorit. Këtë e bën përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit si dhe Sektorit të Krimeve Kibernetike. Këta janë dy mekanizma të Policisë së Kosovës të cilat përveç përgjegjësive tjera janë përgjegjëse edhe për ndërmarrjen e ak-tiviteteve të nevojshme për të siguruar mbrojtje të pronësisë intelektuale në Re-publikën e Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë të trajnuar për të shqyrtuar të gjitha rastet e shkeljeve të pronësisë intelektuale. Zyrtarët policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe të Sekto-rit të Krimeve Kibernetike kanë marrë pjesë në trajnime të shumta brenda dhe jashtë Kosovës në fushën e pronësisë intelektuale. Zyrtarët policorë po ashtu kanë marrë pjesë në seminare dhe punëtori të ndryshme në Kosovë dhe kanë specializuar njohuritë e tyre për hetimin dhe zhvillimin e proce-durave të ndryshme me rastin e shkeljeve të të drejtave pronësore intelektuale. Kon-tribut të veçantë në këto të arritura kanë dhënë edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra Daneze për Patenta dhe Marka Tregtare përmes projektit të Bash-kimit Evropian për Pronësi Intelektuale.Policia e Kosovës ka shqyrtuar një numër të madh të ankesave të përfaqësuesve të op-eratorëve ekonomikë si dhe të qytetarëve të Kosovës në lidhje me shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Shumica e rasteve që deri më tani Policia e Kosovës ka shqyrtuar kanë të bëjnë me shkelje të markës tregtare konform Ligjit për marka tregtare dhe Kodit Penal, si dhe me shkelje të të drejtave të autorit konform Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta dhe Kodit Penal.

Shkeljet më të shpeshta të pronësisë indus-triale janë ato shkelje të markave tregtare që kanë të bëjnë me brendet e njohura ndërkombëtarisht dhe të cilat kanë të bëjnë me veshje të ndryshme, veshje sport-ive, veshmbathje, apo pajisje të ndryshme teknologjike, që kanë rezultuar edhe me shkelje të së drejtës që rrjedh nga patenta konform Ligjit për Patenta.Rastet, me të cilat është ballafaquar deri më tani Policia e Kosovës në fushën e të drejtës së autorit, kanë të bëjnë me: sulme të web-faqeve (qeveritare, të institucioneve të ndryshme publike, të kompanive dhe të bizneseve të ndryshme), shpërndarje të materialeve, përmbajtja e të cilave mbrohet me të drejtën e autorit. Policia e Kosovës gjithashtu ka pranuar kërkesa nga shtetet tjera, të cilat kanë kërkuar ndihmë në lid-hje me sulme të web-faqeve të ndryshme, ku përveç shkeljes së të drejtës së autorit, është shkaktuar edhe vepra penale tjetër “përfitim pasuror i paautorizuar” përmes shfrytëzimit të shërbimeve, që ofrojnë kom-panitë e ndryshme përmes web-faqeve në internet. Po ashtu, Policia e Kosovës i trajton të gjitha rastet tjera që bien në do-menin e mbrojtjes së të Drejtave Pronësore Intelektuale në koordinim me Prokurorinë e shtetit, duke u bazuar në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, si dhe Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kiber-netike.Të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës janë konform legjislacionit në fuqi në Kosovë. Si ligje të cilave u referohet Policia e Kosovës në mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale janë:• Kodi Penal i Republikës së Kosovës,• Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës,

• Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike,• Ligjet speciale leg spe-cialis, që kanë të bëjnë me markat tregtare, pat-entat, dizajnin industrial, treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.Policia e Kosovës është anëtare e përhershme e Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale dhe

anëtare e Task Forcës kundër Piraterisë. Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me të gjitha institucionet relevante që janë përgjegjëse për administrimin, menax-himin dhe zbatimin e të drejtave pronësore intelektuale, siç janë: Dogana e Kosovës, Agjencia për Pronësi Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Administrata Tatimore, In-spektorati i Tregut, Agjencia e Inteligjencës Financiare etj. Në bashkëpunim me këto institucione, por edhe konform detyrës zyrtare, Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimin e shumë ras-teve, ka ushtruar kallëzime penale, si dhe ka kryer disa operacione dhe po ashtu ka hartuar statistika të rasteve të shkeljeve të të drejtave pronësore intelektuale, për nevoja policore po ashtu edhe për nevoja të Këshillit dhe Task- Forcës. Së fundi, Policia e Kosovës është pjesë e hartimit të doracakut mbi procedurat që duhet ndjekur me rastin e shqyrtimit të rasteve të shkeljeve të pro-nësisë intelektuale. Ky doracak shërben për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Proku-rorisë dhe agjencive tjera për të unifikuar procedurat e hetimit dhe procedurat tjera që kanë të bëjnë me këtë fushë. Përfundimisht, vlen të theksohet se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur mjaftueshëm që të sigurojë mbrojtje për qytetarët e Kosovës, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër janë autorë të veprave të ndryshme të mbrojtura me ligj si: shpikës, pronarë të brendeve të ndryshme, dizajnerë të produkteve tjera, vepra këto që gëzojnë të drejtën e mbrojtjes sipas legjislacionit në fuqi që mbulon pronësinë intelektuale në Kosovë.

Përgatiti: Shaip HAVOLLI

Roli i Policisë së Kosovës në Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale

Page 17: GJENERATë E SUKSESIT

16 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 17m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 616 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 17m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Duke i analizuar aksidentet fatale të ndodhura gjatë muajve janar

- mars 2016 kemi konstatuar se nga gjithsej njëzet e dy (22) aksidente fa-tale kanë vdekur njëzet e pesë (25) persona.Nga njëzet e dy (22) aksidente fatale të ndodhura në muajt janar – mars 2016, tetë (8) aksidente fatale apo 36.36 % kanë ndodhur në rrugë magjistrale, tetë (8) aksidente fa-tale apo 36.36 % kanë ndodhur në rrugë rajonale, tri (3) aksidente fa-tale apo 13.63 % kanë ndodhur në rrugë lokale, dy (2) aksidente fatale apo 9.09 % kanë ndodhur në rrugë të fshatit si dhe një (1) aksident fatal apo 4.54% në autostradë. Nga njëzet e dy (22) aksidente fatale të ndodhura në muajt janar – mars 2016, tetë (8) aksidente fatale kanë qenë vetëaksident apo 36.36 %, shtatë (7) aksidente fatale apo 31.81 % kanë qenë veturë-veturë, katër (4) aksidente fatale apo 18.18 % kanë qenë veturë-këmbësor, një (1) aksi-dent fatal ka qenë veturë-tren apo 4.54 %, një (1) aksident fatal veturë- biçikletë apo 4.54% si dhe një (1) aksi-dent fatal veturë- traktor apo 4.54 %. Nga njëzet e pesë (25) persona që kanë

humbur jetën, njëmbëdhjetë (11) prej tyre kanë qenë shoferë apo 44%, nëntë (9) pasagjerë apo 36%, katër (4) këmbë-

sorë apo 16% si dhe një (1) biçiklist apo 4%.Vlen të ceket se gjatë kësaj periudhe kohore janar-mars 2016, nga Diviz-ioni i Komunikacionit Rrugor është hartuar fletëpalosja për këmbësorë “Çdo këmbësor është i rëndësishëm, jini të kujdesshëm” e cila është e financuar nga Policia e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës duke u bazuar edhe në vlerësimin ra-porteve analitike ndërmerr veprimet e nevojshme qoftë përmes planeve operative, shtimin e pikave të kon-trollit nëpër lokacione ku numri i aksidenteve është më i madh apo edhe intensifikimin e patrullimeve ku vërehet se ka shkelje apo kundër-vajtje në komunikacion.Policia re-alizon edhe takime të karakterit koordinues edhe me institucione tjera relevante që kanë obligime në plotësimin e standardeve qoftë në edukimin e pjesëmarrësve në komu-nikacion po ashtu edhe plotësimin e standardeve infrastrukturore, si dhe me qytetarë e nxënës, në mënyrë që të ndikoj pozitivisht tek secili që

numri i aksidenteve fatale të zvogëlo-het dhe të krijohet një siguri më e mad-he në komunikacion rrugor.

Analiza e aksidenteve fatale për janar - mars 2016

Janar-Mars 2016

Aksidente fatale 22 Persona të vdekur 25

Aksidente me lëndime 1185 Personat e lënduar 2352 Aksidente me dëme 2603

Godit dhe ik 0

Total aksidente 3810

Tiketa të shqiptuara 74075

Statistika e aksidenteve në trafik për tremujorin e parë 2016

Policia e Kosovës së bashku me qytetarët arrijnë ta shpëtojnë fëmijën tre vjeçar të rënë në lumë

Policia e Kosovës, me datën 9 prill 2016, rreth orës 09:30, ka pranuar një informacion se një

fëmijë i moshës tre (3) vjeçare me inicialet (A. S.) nga pakujdesia kishte rënë në lumin “Llap”, në afërsi tek lagjja e Fushalijve në Podujevë.Njësite relevante policore me të pranuar informa-cionin, me shpejtësi kanë ndërmarrë të gjitha ve-primet e menjëhershme policore, duke arritur me shpejtësi në lokacionin ku kishte rënë fëmija në lumë dhe janë vënë në kërkim të tij.Falë intervenimit të shpejtë të zyrtarëve policorë dhe bashkëpunimit të mirë me qytetarë, bashkër-isht kanë arritur ta nxjerrin nga lumi “Llap” fëmijën dhe pasi i është ofruar ndihma e parë e shpejtë fëmija ka arritur të kthehet në jetë.Në vendngjarje ka arritur edhe emergjenca e cila e ka marrë fëmijën për tretman të mëtejmë mjekësor, ku pas ofrimit të ndihmës mjekësore në emergjencë, i njëjti është dërguar në QKUK - Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Page 18: GJENERATë E SUKSESIT

18 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 19m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 618 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 19m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Unë jam Arlinda Rexhepi, e lindur me 07.02.1994 në Teggernssee të Gjermanisë

Në qytetin Miesbach ndoqa mësimet parashkollore për të

vazhduar më pas shkollimin fillor, të cilin e përfundova në Kosovë. Kthimi i familjes sime në Kosovë ishte diçka e dëshiruar, edhe pse në atë vend asnjëherë nuk jemi ndier të diskriminuar në atë shoqëri, andaj dhe them që në vendin ku jetoja kisha një jetë mjaft të mirë dhe me perspektivë.Shkollimin e mesëm gjimnazin e shkencave natyrore ‘Hivzi Sulejmani’ e

përfundova në Fushë Kosovë ku edhe jetoj tani me familjen time.Përgjatë këtyre 12 viteve shkollore kam qenë nxënëse e dalluar me sukses shembullor, e ky ishte një motiv shtesë për mua që të vazhdoj akoma me studime në Universitetin e Prishtinës në dy fakultete, në Fakultetin Filologjik (departamenti Gjuhë Gjermane) dhe në fakultetin e Bujqësisë (departamenti Agroekonomi).Përveç angazhimeve në shkollim, paralelisht kam pasur edhe aktivitete

tjera jashtë mësimore, sikurse të gjuhëve të huaja, gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane.Edhe pse prioritet për mua ishte arsimimi im, them se dëshira për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës më dha guximin që të aplikoj për t’u bërë police, ku ajo çfarë më ka bërë përshtypje gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidatëve kanë qenë pikërisht fazat e testimeve nëpër të cilat kam kaluar për të qenë pjesë e PK-së.Mënyra se si jemi përzgjedhur

Profili i oficeres

18 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Page 19: GJENERATë E SUKSESIT

18 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 19m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 618 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 19m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Unë jam Arlinda Rexhepi, e lindur me 07.02.1994 në Teggernssee të Gjermanisë

Profili i oficeres

me shumë profesionalizëm dhe konkurrenca të cilën e kemi pasur për t’u bërë pjesë e PK-së, më bën të ndihem shumë krenare që sot jam pjesë e PK-së.Pas përfundimit të çdo faze të testimit në momentin që unë e kam kuptuar se jam e përzgjedhura për të qenë pjesë e PK-së jam ndier mjaft e lumtur dhe krenare, që më në fund realizova një nga synimet e mia, të jem pjesë e Policisë së Kosovës.Viti 2014 ishte viti në të cilin aplikova për të qenë pjesëtare e Policisë së Kosovës, në po të njëjtin vit me datën 01.12.2014 kam filluar trajnimin bazik për policë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, i cili ka zgjatur 28 javë, ku aktivitete kryesore kanë qenë lloje të ndryshme të trajnimeve, duke filluar nga ato më elementare e deri tek ato më profesionale.Agjenda e një dite të zakonshme të çdo kadeti brenda 28 javëve në akademi ka qenë zgjimi në mëngjes në orën 06:00 (vrapimi i mëngjesit) dhe zhvillimi i mësimit nga ora 08:30-15:40, me instruktor të përzgjedhur për kryerjen e këtyre trajnimeve nga departamente

të ndryshe të Policisë si: Forenzika, Krimet Kibernetike, Inteligjenca etj.Pas përfundimit me sukses të trajnimit bazik në AKSP, me datën 12.06.2015 e kemi pasur ceremoninë e diplomimit, ditë në të cilën unë së bashku me kadetët e tjerë jemi graduar me gradën “Polic i ri”. Bazuar në përvojën time sado të vogël si zyrtare policore, punën e policit e shoh si privilegj, fillimisht ndjehem e privilegjuar që jam pjesë

e një organizate si PK-ja, pjesë e së cilës organizatë arrita të bëhem edhe në realitet, pasi që puna si police ishte ëndërr e imja fëmijërore.Krenarinë në ditën e diplomimit ma shtoi uniforma e re e PK-së, të cilën gjenerata jone e prezantoi e para.E dua këtë punë, e kam filluar mirë dhe besoj që secilën ditë të punës sime do të ndihem krenare po aq sa në ditën e parë kur mora këtë detyrë.

19m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Page 20: GJENERATë E SUKSESIT

20 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 21m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 620 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 21m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Policia e Kosovës, është zhvilluar dhe ka ecur çdo herë në hap me kohën,

andaj edhe ky strukturim dhe themelim i Drejtorisë së Policisë në Gjakovë, është përmbushje e misionit të saj që të jetë më afër dhe në shërbim të qytetarëve.Prandaj, me qëllim që veprimet policore të menaxhohen me efektiv-itet, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Z. Shpend Maxhuni, me datën 08.09.2014, mori vendim për theme-limin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Udhëheqës i projektit për funksionalizimin e kësaj drejtorie u cak-tua nënkolonel Ahmet Hasi. Juridiksioni territorial i Drejtorisë Ra-jonale të Policisë në Gjakove përfshin territorin e komunave të Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit, ku si faktor për caktimin e juridiksionit janë marrë në konsideratë koordinimi i veprimeve policore me organet e drejtësisë, mad-hësia e rajonit, numri i banorëve, niveli i krimit, pozita gjeografike, ndërtesat e rëndësishme, rrugët dhe infrastruktura tjetër. Ky rajon ka specifikat e veta duke filluar nga madhësia që është 1109 km², me 165 fshatra dhe tri qytete, me rreth 205.377, banorë me pozitën e saj gjeografike dhe objekte të rëndësisë së veçantë. Ndër çështjet kryesore që kërkonin zgjidhje ishin mungesa e objektit, personelit, pajisjet dhe infrastruktura tjetër. Nënkolonel Hasi kishte përvojë të gjatë për organizime dhe menaxhime të tilla, pastaj ishte i njohur për kolegët e punës dhe komunitetin në përgjithësi, gjë që sfidat në çdo lëmi kishin zgjidhje nga vetë fakti se përkrahja ishte e madhe si brenda Policisë ashtu edhe nga jashtë.Me përkrahjen e Ministrisë për Zhvil-lim Ekonomik, kryetares së Komunës së Gjakovës zonjës Mimoza Kusari-Lila, me kërkesën tonë, na është dhënë në

huazim një kompleks kontejnerësh prej tridhjetë e gjashtë copë, e cila kri-jon mundësi të mirë për punë deri në ndërtimin e objektit të ri të kësaj drej-torie.Duke iu falënderuar udhëheqjes nga nënkoloneli Hasi, në bashkëpunim dhe koordinim me kapiten Kristë Gjokaj, kapiten Avdi Berisha, zyrtarët policorë Bekim Dervishaj, Lirije Podrimaj-Beqiri, Rrustem Leti, pjesëtarëve të Policisë nga stafi civil Bekim Shtrezi, Orijeta Ju-niku, Burim Bobani, të cilët në mënyrë ekipore kryen të gjitha punët përgati-tore.Këtë projekt e mbështeti drejtpërdrejt drejtori i Përgjithshëm z. Shpend Max-huni me bashkëpunëtorë dhe mori vendim që nga data 01.01.2015 Drej-toria Rajonale Policore në Gjakovë të fillojë punën me drejtor nënkolonel Ahmet Hasi.Këtij riorganizimi të ri të Policisë iu gë-zuan shumë qytetarë, policë e institu-cione të ndryshme, të cilët menjëherë filluan urimet, kështu që me rastin e

ndërrimit të motmoteve në çastet e para të punës këtë drejtori e vizitoi kry-etarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me bashkëpunëtorë.Ditën e parë të punës në vizitë kishim nderin të presim edhe presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jah-jaga, e cila uroi drejtorin Ahmet Hasi si dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë, të cilëve iu dëshiroi sukses në drejtorinë e re në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qëllimi i kësaj drejtorie është:- Ngritja e nivelit të sigurisë në këtë rajon për të gjithë qytetarët dhe për pronat e tyre, ofrimi i sigurisë për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave të tyre.- Parandalimi dhe luftimi i veprave të rënda kriminale, si: lëndime, sulme, vjedhje, grabitje, dhunime, vrasje, rrëm-bime, kontrabandë, raste të krimit të organizuar, të korrupsionit, të trafikimit me narkotikë, të trafikimit me qenie njerëzore, të krimeve kibernetike etj.- Ngritja e bashkëpunimit dhe partner-itetit me qytetarët e këtij rajoni dhe më

DREJTORIA RAJONALE E POLICISË NË GJAKOVË

Page 21: GJENERATë E SUKSESIT

20 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 21m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 620 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 21m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

gjerë.- Forcimi i bashkëpunimit me institu-cione si në nivel komunal, atë rajonal dhe qendror, me të gjitha institucionet që merren me çështje të zbatimit të ren-dit e ligjit dhe të sigurisë në veçanti.- Ofrimi në praktikë i shërbimeve të Drejtorisë së Policisë ne Gjakovë, që mundëson implementimin praktik të Strategjive të Policisë së Kosovës dhe veçmas të Strategjisë Policia në Bashkësi, Policisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe asaj Kundër Krimit të Organizuar e Terrorizmit etj.- Me implementim të këtyre strategjive lehtësohet përmbushja e misionit të Policisë së Kosovës për ofrim të ren-dit dhe të sigurisë publike, po ashtu përmbushet vizioni i PK-së, për ofrim të shërbimeve profesionale efektive dhe efikase në vazhdimësi dhe do të jenë të dukshme vlerat e PK-së, për perfor-mancë profesionale policore të bazuar në ligjet e Kosovës, të paanshme, me tolerancë, me integritet dhe transpar-encë dhe partneritet me qytetarët, të cilëve u shërbejmë.Përfitimet nga ky organizim janë:- Me implementimin e këtij projekti më së shumti do të përfitojnë qytetarët e këtij rajoni, të cilit do të marrin shër-bime policore më efektive dhe më efikase.

- Do të përfitojnë DRP- Pejë sepse i nda-het Gjakova në të cilën kanë pasur po thuaj 40 % të problemeve apo rasteve kriminale të rënda.- Të dy këto DRP, si ajo në Pejë dhe në Prizren do të përfitojnë reduktim të shpenzimeve, si për t’iu përgjigjur ras-teve që ndodhin, pra në vend të ng-jarjes së incidenteve e aksidenteve, e po ashtu edhe për të mbajtur kontakte me Prokurorinë dhe Gjykatën e Gjak-ovës.- Do të përfitojnë organet e drejtësisë si prokuroria dhe gjykatat, sepse do ta kenë shumë më lehtë koordinimin me Policinë e Kosovës për hetim dhe pro-cedim të lëndëve të tyre.- Më së shumti do të përfitojë Policia e Kosovës, e cila me këtë strukturim do të ketë më të lehtë implementimin e strategjive të veta dhe do të realizojë misionin dhe vizionin e saj, për të ga-rantuar dhe ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj dhe atë në mënyrë më efikase dhe efektive dhe me reduktim mjaft të theksuar të mjeteve buxhetore për shpenzime.Tani pas katër muajve me përgjegjësi të plotë mund të konstatojmë se kjo drejtori ka marrë përgjegjësitë e saja dhe ato po i realizon me sukses edhe përkundër disa mangësive që janë prezente si në personel, asete dhe

hapësirës së punës.

Mirëpo me një motivim të lartë që kanë zyrtarët policorë në përgjithësi terreni po mbulohet mirë dhe bazuar në rapor-tin tremujor shihen rezultate pozitive në çdo lëmi të punës. Vlen të ceket rasti i fundit i vrasjes së rëndë që ka ndod-hur në lagjen Koloni, lagje kjo në per-iferi të qytetit të Gjakovës. Viktima ishte vrarë me thikë dhe hedhur në një pellg uji, ku pas një pune të shkëlqyeshme të hetuesve rajonalë të sektorit të vrasjeve është arritur që të dyshuarit të identifi-kohen dhe të arrestohen. Zbulimi i këtij rasti i ka impresionuar qytetarët, sepse profesionalizmi dhe përkushtimi i Poli-cisë në mbrojtje të rendit dhe goditjes së krimit gjithherë është çmuar dhe vlerësuar lart nga komuniteti.Dhe si përfundim, synimet e kësaj drej-torie janë të planifikuara në planin e pu-nës, por mund të cekim se prioritet është rritja e numrit të zyrtarëve policorë dhe atyre nga stafi civil, përmirësimi i kush-teve të punës, trajnimet e specializuara për zyrtarët policorë dhe pajisja me asete të domosdoshme për punë. Por, sidoqoftë nuk do të mungojë vullneti dhe përkushtimi i gjithë efektivit për t’iu shërbyer qytetarëve në sferën e sig-urisë e kudo që e kërkon puna.

Përgatiti: Ahmet HASI

Page 22: GJENERATë E SUKSESIT

22 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 23m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 622 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 23m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

operacioneDisa nga operacionet e suksesshme të vitit 2016 nga Departamenti për hetimin e krimit

ARRESTOHET I DYSHUARI PËR VEPËR PENALE ‘MBAJTJA NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE’Policia e Kosovës gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe identifikimin e rreziqeve potenciale, armëve ilegale, që mund të krijojnë pasiguri për qytetarët, duke u bazuar kryesisht në informacione inteligjente, dje me datën 16.02.2016, ka ndërmarrë një operacion të shpejt të bastisjes me ç’rast janë konfiskuar armë dhe mjete tjera që mund të paraqitnin rrezik potencial për rendin dhe ligjin.Pas analizës së informacioneve inteligjente, në bashkëpunim me njësitet relevante policore në rajonin e Pejës, me datën 16.02.2016, rreth orës 21:00, në fshatin Ratisht të ulët të Deqanit, gjatë operacionit të bastisjes është arrestuar i dyshuari M. B. (Dtl: 1976), si dhe janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme si më poshtë:1) një pushkë, cal12mm, 2) një pushkë (një tytëshe)3) një pushkë modeli(voere-fm)4) një pushkë (karagjorgjerva)5) një pushkë (një tytëshe) cal.12mm6) një pushkë (brigant 771)cal.7x57mm7) dy fishekë cal.7x56mm8) një fishek i pistoletës me gaz9) një fishek cal. N.N.10) një shënjestër optike prodhim (gjerman)8x5611) një thikë e llojit gerbert12) një thikë ngjyrë e zezë pa mbishkrim13) një shënjestër optike me këllëf prodhim gjerman pa nr.serik, rezolucioni 6x4214) një shënjestër optike prodhimi kinez15) një rregullator për shënjestër optike16) 239 fishekë cal7x57mm17) një fishek cal.7.62x39mm18) dy fishekë cal. panjohur19) njëqind e gjashtë (106) fishekë cal.12mm)20) një thikë pa numër serikPas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për paraqitje të mëvonshme për procedura tjera ligjore.

DREJTORIA KUNDËR TERRORIZMIT E POLICISË SË KOSOVËS REALIZON DY OPERACIONE POLICORE TË SUKSESSHMESi rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Drejtoria Kundër Terrorizmit, në kuadër të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me njësitë dhe agjencionet tjera relevante, me datën 15 dhe 16 mars

2016, ka ndërmarrë dy operacione të ndara për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga gjykatat kompetente. Me datën 15/03/2016 në rajonin e Prizrenit, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit P. D., nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në ‘financim apo lehtësim të terrorizmit’, sanksionuar sipas Ligjit nr. 03/L 196, neni 36B, ‘financim i terrorizmit’.I dyshuari P. D. së paku në një rast ka financuar dy persona me qëllim të pjesëmarrjes në grup terrorist, përkatësisht në konflikt jashtë vendit, vepër e ngelur në tentativë, pasi që të njëjtit janë ndaluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në muajin dhjetor 2015 në tentativë që të udhëtojnë për në zonën e konfliktit. Ndaj të dyshuarit janë duke vazhduar hetimet edhe për mundësinë e përfshirjes së tij në raste tjera.RASTI Nr. (2)Ndërsa sot me datën 16/03/2016 Drejtoria Kundër Terrorizmit, pas hetimeve të gjata lidhur me një rast të mëhershëm, në bashkëpunim me njësitë tjera policore dhe e mbështetur edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj objekteve të banimit dhe bizneseve të personit F. R. në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.Ndaj të dyshuarit F. R. që nga viti 2014 janë duke u zhvilluar hetime penale, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka qenë në kontakt me persona dhe grupe të caktuara të personave nga Kosova, të cilët janë marrë me organizimin dhe pjesëmarrje në grup terrorist. I dyshuari F. R. në vazhdimësi ka vënë në dispozicion bizneset e tij, me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes financiare dhe logjistike të personave që janë të përfshirë në organizim dhe rekrutim për terrorizëm, duke përfshirë

operacione

Page 23: GJENERATë E SUKSESIT

22 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 23m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 622 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 23m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

operacioneDisa nga operacionet e suksesshme të vitit 2016 nga Departamenti për hetimin e krimit

edhe persona të cilët njihen për përhapjen e ideologjisë ekstremiste në tërë Kosovën, si dhe persona të cilët kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë për në zonën e konfliktit.Shumë persona të cilët i dyshuari F. R. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet personave tjerë i ka mbështetur në aspektin financiar dhe logjistik janë arrestuar për vepra penale nga kapitulli i XIV i KPK-së, përkatësisht veprave penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, disa prej tyre aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, ndërsa një numër i tyre, duke përfshirë edhe disa persona që kanë qenë të punësuar në bizneset e tij, janë raportuar të vrarë në zonën e konfliktit.Në këtë kontroll janë konfiskuar dokumentacione dhe pajisje elektronike të cilat konsiderohen prova që ndërlidhen me vepra penale. Duke marrë parasysh këto që u cekën më lart, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale në vijim:• rekrutim për terrorizëm, nga neni 139 të KPK-së, • • organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143, paragrafi 2 të KPK-së• • lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, nga neni 138 të KPK-së• • Ligji Nr. 04 L/-178 – Ligji mbi parandalimin e financimit të terrorizmit• Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

POLICIA E KOSOVËS VAZHDON ME REALIZIMIN E OPERACIONEVE POLICORE TË SUKSESSHME, ARRESTON EDHE TRE (3) PERSONA TË DYSHUAR DHE KONFISKON RRETH (60) KG SUBSTANCË NARKOTIKEPrishtinë, 28 mars 2016Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë , e asistuar nga njësitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, pas një pune operativo-hetimore ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ vepër penale e sanksionuar sipas neni 273.Operacioni policor është realizuar me 27.03.2016, në Han të Elezit, ku si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:1. Sh. H. viti i lindjes 1967, mashkull nga Kosova.2. S. H. viti i lindjes 1986, mashkull nga Kosova.3. R. Sh. viti i lindjes 1989, mashkull nga Kosova.

Personat e dyshuar kishin në posedim katër (4) automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth (60) kilogramë substancë e dyshuar se është marihuanë.Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit.Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;Rreth (60) kilogramë substancë narkotike e dyshuar se është marihuanë,Katër (4) automjete të dyshuara të përfshira në rast,Një (1) revole e tipit zastava (kal.9mm),Dhjetë (10) telefona celular,Një (1) aparat digjital,Para kesh (345) euro dhe,Dokumentacione të ndryshme.Me vendim të prokurorit tre (3) personave të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.

POLICIA E KOSOVËS ARRESTON NJË PERSON TË DYSHUAR PËR VEPRËN PENALE ‘IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE’Policia e Kosovës (PK), duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore vazhdon të punojë pa ndërprerë në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave tjera penale që cenojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të vendit.Në vazhdën e masave të ndërmarra për identifikimin dhe konfiskimin e armëve ilegale të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend, Policia e Kosovës, respektivisht njësia patrulluese kufitare, me datën 29.3.2016, rreth orës 14:10, gjatë implementimit të një plani operativ policor, në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë - Dobrosin ka ndalur veturën VW Pasat, ngjyrë hiri, me targa BU-XXX-SR, të cilën e drejtonte i dyshuari: B. M. (1991) sh/k, nga Gjilani dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti në automjet po transportonte si në vijim: • njëmbëdhjetë (11) revole gjithsej prej tyre (lloji): Ekol Tuna pesë (05) copë revole dhe Ekol special 99 gjashtë (06) copë revole, si dhe • municion (fishekë) 151 copë: për ekol tuna 78 copë, ndërsa për ekol special 99 - 73 copë).Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit. Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

operacione

Page 24: GJENERATë E SUKSESIT

24 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 25m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 624 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 25m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Shëndetësi

“Thuaj stop kancerit”Bazuar në Strategjinë e Burimeve

Njerëzore dhe Planin e veprimit, objektivë e përgjithshme: kujdesi shëndetësor për personelin policor, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore /DPP ka realizuar:Fushatën vetëdijesuese për kujdesin shëndetësor për personelin policor “Thuaj stop kancerit”, në kuadër të së cilës është mbajtur ligjëratë dhe është bërë shpërndarje e broshurave.Qëllimi i fushatës në fjalë ka qenë sensibilizimi i personelit policor për sëmundjet malinje, përmes ligjëratës dhe shpërndarjes së broshurave me këshilla mjekësore për parandalimin e sëmundjeve në fjalë, përmes ofrimit të njohurive profesionale mjekësore nga stafi mjekësor i DSHSH-së/DPP rreth mënyrës së drejtë të të ushqyerit dhe të jetuarit, duke mos harruar evitimin e pirjes së duhanit dhe alkoolit.Fushata ka filluar me 21.03.2016 në DPP/DSHSH, ku kanë qenë të pranishëm 25 pjesëmarrës, në të njëjtën ditë ligjërata ka vazhduar në

DRP –PRISHTINË me 29 pjesëmarrës.Në hapje të fushatës kanë qenë mysafirë të ftuar (onkologët nga Instituti i Onkologjisë /QKUK) ndaj të cilëve është shprehur falënderim bashkëpunimi dhe ofrimit të të dhënave statistikore që na i kanë siguruar duke na ndihmuar shumë në mbajtjen e ligjëratës.Me 23.03.2016 ligjërata është mbajtur në DRP-PEJË, ku kanë qenë të pranishëm 24 pjesëmarrës, ku në të njëjtën ditë ligjërata ka vazhduar në DRP-GJAKOVË me 25 pjesëmarrës.Me 29.03.2016 ligjërata është mbajtur në DRP-MITROVICË –JUGU, ku kanë qenë të pranishëm 40 pjesëmarrës, në

të njëjtën ditë ligjërata ka vazhduar në DRP MITROVICË – VERI me 15 pjesëmarrës. Me 30.03.2016 ligjërata është mbajtur në DRP-PRIZREN ku kanë qenë të pranishëm 20 pjesëmarrës, Me 31.03.2016 ligjërata është mbajtur në DRP-GJILAN ku kanë qenë të pranishëm 36 pjesëmarrës, Me 04.04.2016 ligjërata është mbajtur në DRP- FERIZAJ ku kanë qenë të pranishëm 36 pjesëmarrës, Gjithsej në këtë fushate vetëdijesuese kanë qenë të pranishëm 250 pjesëmarrës (personel policor). Në të gjitha regjionet ligjërata

është mirëpritur, ka pasur mjaft vëmendje, ku pjesëmarrësit kanë theksuar se kanë marrë informacione të mjaftueshme lidhur me sëmundjen e kancerit.Prania e mjekëve nga Instituti i Onkologjisë si dhe të dhënat statistikore na kanë ndihmuar shumë në mbajtjen e ligjëratës.

Përgatiti: Dr. Lindita KAJTAZI

Page 25: GJENERATë E SUKSESIT

24 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 25m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 624 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 25m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Shoqëria jonë do të jetë më e drejtë dhe më njerë-

zore, sa më shumë femra që marrin përgjegjësi në të gjitha fushat. Ky ka qenë vetëm njëri nga përshkrimet e bëra pasi që kapitenia Vjollca Hoti bëri historinë për Kosovën, duke ar-ritur të rrëmbejë çmimin më të rëndësishëm ndërkombëtar për trimëri “Madaljen Valor”, çmim ky që iu ndahet grave police për trimërinë e treguar gjatë kryerjes së detyrës.Hoti çmimin e mori në konfer-encën e 53-të, të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave në Polici, ceremoni kjo që u mbajt në Car-diff të Wales, Britani e Madhe.Mirëpo, rrugëtimi i kapitenes dhe komandantes së stacionit policor në Fushë Kosovë, deri tek fitimi i kësaj medalje ka qenë i mbushur me sfida dhe të papritura, me situata të cilat sado që kanë qenë vështirë të menaxhueshme, asnjëherë nuk kanë lëkundur vullnetin dhe dëshirën e kapitenes për të vazhduar në misionin e saj.Kapitenia Hoti rrëfen për KosovaPress se si i ishte bashkuar Policisë së Kosovës në kohën kur vendi sapo kishte dalë nga lufta.Hoti e shquar në fushën operacionale, aty ku femrat police janë më të vogla në numër për shkak të specifikës së punës dhe vendosmërisë që kërkohet për t’u dalë ballë detyrave dhe sfidave të shumta që shfaqen, rrëfen se duke qenë komandante e një stacioni policor, popullsia e të cilit është multi-etnike e bën punën e saj edhe më sfiduese.Prioritet gjatë këtij viti, siç theksoi kapitenia Hoti, ka qenë që të zbriten veprat penale kundër pasurisë, e cila ka qenë edhe sfidë kryesore, si dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit. Në bazë

të statistikave të nxjerra, ka rezultuar që të bie numri i veprave penale kundër pasurisë në minus 24 për qind dhe kjo sipas saj është arritur falë punës menax-heriale, planeve operative.Komandantja Hoti tregoi për Kosova-Press se për çmimin “Madalje Valor”, është nominuar nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, e cila është theme-luar që nga vitit 2013. Hoti tha se duke qenë që kjo shoqatë është krijuar me qëllim të fuqizimit të gruas në polici, fuqizimi përmes punës, përmes edu-kimit për të e bën edhe më të veçantë këtë nominim.Puna e saj duke qenë sfiduese dhe më specifike se punët e tjera dhe duke kërkuar sakrifica e angazhime jashtë orarit për kapitenen është sfiduese edhe për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët, por se pa përkrahjen e të cilëve, ajo thotë se nuk do të mund të arrinte rezultatet që ka arritur deri më tani.Është e pamundur të hysh në zyrën e komandantes Hoti e të mos të bien në sy gjitha ato dekorata, mirënjohje e cer-

tifikata të cilat ajo i mori gjatë karrierës së saj 16 vjeçare në Po-licinë e Kosovës.Ajo me një modesti të jashtëza-konshme që karakterizon atë, tregoj për KosovaPress mirën-johjet e fituara.Rajoni policor të cilin ajo e ko-mandon, ai i Fushë-Kosovës, përbëhet me popullsi përveç shqiptare si shumicë, me serb, romë, ashkali, egjiptas dhe në numër të vogël maqedonas dhe turk. Komandantja Hoti theksoi se me të gjitha komunitetet ka bashkëpunim të kënaqshëm dhe që nga vitit 2004 nuk është shënuar asnjë rast me motive etnike dhe kjo falë këtij bash-këpunimi dhe punës së për-bashkët.Hoti për asnjë moment të vetëm

thotë se nuk i ka shkuar mendja që të ndërrojë profesionin e saj, duke thënë se është e dashuruar në uniformën e Policisë dhe se ajo ka synim që gjith-monë të jetë në shërbim të qytetarëve, duke qenë pjesë e këtij institucioni. Ko-mandantja Hoti ka disa mesazhe për të gjitha gratë në Kosovë. Sipas saj, as shkollimi, as punësimi, as titulli dhe gra-da nuk vijnë të gatshme, por se për t’i arritur ato duhet punë dhe guxim. Ajo nuk mundi të shpëtojë nga emocionet derisa foli për atë se kujt ia dedikon çmimin “Madaljen Valor”.Ajo ndonëse është komandante e një stacioni policor jo rrallëherë del për të patrulluar me vartësit e saj, me qëllimin e vetëm për t’iu dëshmuar përkrahje për punën që ata bëjnë.Komandantja Hoti po përmbyll këtë vit me një sukses të jashtëzakonshëm, me një sukses i cili duhet të motivojë jo vetëm gratë police, por çdo grua e cila synon që në jetën e saj të arrijë atë që rrallë ndonjë grua mund të arrijë.

VJOLLCA HOTI- KAPITENIA qË NA BËRI KRENARË

Page 26: GJENERATë E SUKSESIT

26 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 27m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 626 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 27m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

Kurio zitete

Qeni hero shpëtoi vajzën nga ariu3 vjeçarja Harper Wagner ishte duke lujatur në kopshtin e shtëpisë, papritur ajo kishte filluar të bërtiste.Nëna e saj nuk e kishte dëgjuar dhe vajza vërejti se nga pyjet po zbriste një arushë e madhe që po e frikësonte. në atë moment qeni i shtëpisë i dëgjoi britmat dhe u vu në mbrojtje të vajzës.Ky qen ishte pjesë e familjes së Wager për një kohë të gjatë kështu që ai e ka “nuhatur” menjëherë situatën duke ja shpëtuar jetën vajzës së vogël.Tani qeni po konsiderohet si hero nga prindërit dhe familjarët e vajzës.

Kjo kamerë mund t’iu mbrojë nga grabitësitKompania Netatmo ka krijuar një kamerë sigurie pak më ndry-she nga ato që janë krijuar deri më tani.Kjo kamerë sigurie që mund të vendoset në pronën tuaj, do t’iu shpëtojë nga grabitësit e mundshëm.Kjo kamerë inteligjente për shtëpi dallon fytyrat e person-ave dhe nëse një fytyrë e panjohur është futur në shtëpi ajo lajmëron pronarët.Përveç kësaj pajisja lajmëron për çdo lëvizje të personave që mund të ndodhin përreth shtëpisë.Ajo, lidhet me telefon dhe në momentin që kamera vëren persona të panjohur alarmi është më i madh dhe më i fuqishëm.tjera narkotike.

mund të shkoni në burg nëse keni Facebook me emër tjetërTë gjithë përdoruesit e Facebook të cilët krijojnë llogari në emrin e dikujt tjetër mund të shkojnë në burg, sipas udhëzimeve të reja.Njerëzit të cilët përdorin rrjete sociale në për të cenuar apo sulmuar të tjerët duhet të dënohen, sipas Shërbimit të Ndjekjeve Penale Crown, raporton Independent.Rregullat e reja janë vendosur pasi fotot apo informacionet e publikuara duke u shtirur si dikush tjetër në Facebook mund të dëmtojnë reputacionin e tyre dhe t’i turpërojnë.Autoritetet thanë se ky ligj është përgjigjeje e ndryshimit të natyrës së krimit online.“Ata që hapin llogari false mendojnë se duke përdorur profile me emrin e dikujt tjetër janë të pakapshëm, por policia mund të përdorë teknika për t’i gjetur ato” – shprehet Alison Saunders, drejtore e shkeljeve publike penale.Sipas Help Center në Facebook “llogaritë mashtruese” nuk lejohen

Page 27: GJENERATë E SUKSESIT

26 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 27m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 626 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 27m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

ja cili është qyteti me vetëm një polic në botë Lanba, është një qytezë në jug-perëndim të Kinës, i cili ka vetëm një polic. Në këtë qytet asnjëherë nuk ka ndodhur asnjë krim, aksident trafiku apo çfarëdo rasti tjetër që kërkon ndërhyrjen e autoriteteve, prej gati dhjetë vitesh.Polici Pan Yong, i cili ndodhet në këtë qytet është i verbër, ai është 43 vjeç dhe ndihmohet nga bashkëshortja e tij, për të bërë kontrol-let e përditshme.“Unë nuk kam ndonjë punë për të bërë, por e ndiej që jam duke dhënë kontributin tim. T’i shërbej këtij komuniteti është diçka shumë e rëndësishme për mua”, është shprehur Yong.

Ky shtet ofron 300 euro nëse e lini duhanin

Franca ka ndërmarrë disa politika sociale për t’u ardhur në ndihmë grave shtatzëna. Kështu autoritetet do t’i paguajnë 300 euro në letra me vlerë, ato nëna që vendosin të lënë duhanin gjatë periudhës që janë shtatzëna.Në këtë skemë nuk do të përfshihen ato nëna që tymosin cigare elektronike.Gjithashtu, gratë që marrin pjesë në kurse antiduhan dhe ndjekin orë të veçanta për t’u përgatitur për lënien e tij, do të paguhen me 20 euro shtesë.Ky model është ndjekur edhe në Skoci, ku nënat që linin duhanin përfitonin 600 euro.Rezultatet atje treguan një rënie të nivelit të duhanpirjes te gratë.

Ja si mund të shpëtoni nëse bini me veturë në ujë

Përgatiti: Çajup KAJTAZI dhe Leonora FEJZULLAHU

Sipas raporteve të ndryshme, më shumë 400 njerëz në botë vdesin çdo vit nga mbytja në ujë me vetura. Ky numër mund të reduktohet nëse njerëzit i dinë mënyrat se si mund të ikin nga vetura që zhytet në ujë.

Mënyra më e mirë është të dilni nga vetura sa më shpejtë. Pas rënies në ujë, ju keni një minutë kohë për të ikur nga vetura, thuhet sipas Gordon Geisbrecht nga Universiteti i Manitoba-s.

Ai është një trajner dhe trajnon shumë persona se si të shpëtojnë nga autom-jetet që bien në ujë. Sipas tij, ekzistojnë katër rregulla të arta që duhet t’i ndiqni nëse ndodheni në një situatë të tillë.

Ato janë:

1. Mos thirrni policinë ose emergjencën pa dalë njëherë nga vetura. Kjo për shkak se do të shpenzoni kohë duke e kërkuar celularin, duke thirrur numrin dhe më pas duke pritur në linjë. “Koha është shumë e rëndësishme”, thotë Geisbrecht. “Nëse e prekni celularin, ka shumë gjasë që të jeni të vdekur shumë shpejtë”.

2. Hiqni rripin. Duket e thjeshtë por shpesh shumica e njerëzve harrojnë ta bëjnë këtë duke tentuar që ta thërrasin policinë ose emergjencën.

3. Mos e hapni derën. Duke e hapur derën ju do të lejoni ujin që të futet

brenda shumë shpejtë dhe do ta bëni procesin e zhytjes më të shpejtë. Do të keni vetëm 30 sekonda kohë para se uji të arrijë bazën e dritareve. Kjo periudhë quhet “periudha e qëndrimit pezull”, pas së cilës uji do të krijojë shtypje me gjithë forcën e tij dhe do të thyej xhamin e dri-tareve.

4. Mund të vini në një situatë ku detyro-heni të thyeni dritaren. Shumë autom-jete moderne kanë dritare elektronike të cilat mund të dëmtohen nga uji para se të keni shansin për t’i hapur. Në këtë rast të veçantë, ju duhet shpejtë ta hap-ni pak dritaren sapo të keni rënë në ujë dhe ta thyeni xhamin - dhe të dilni nga vetura përmes dritares.

Page 28: GJENERATë E SUKSESIT

28 m b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6 PBm b r o j t ë s i 6 / 2 0 1 6

FOTOLAJMFOTOLAJM

Garat botërore që janë mbajtur për Polici në Virginia të SHBA-ve, kanë

sjellë 3 medalje për shtetin e Kosovës.Anton Cena, arriti që të sigurojë med-aljen e artë në xhudo dhe Xhavit Ta-hiri, fitoi 2 medalje në garën e vrapi-mit, atë të bronztë dhe të argjend.Me këtë rast, Policia e Kosovës orga-nizoi një konferencë në Aeroportin e Prishtinës, ku u pritën këta dy zyr-tarë policorë të cilët arritën të sjellin 3 medalje nga garat e mbajtura në SHBA.Zëdhënësi Baki Kelani tha që kjo është një arritje për Policinë e Kosovës sepse nga dy zyrtarë që kanë marrë pjesë janë fituar 3 medalje.Kurse, Anton Cena, fitues i medaljes së artë në sportin e xhudos, deklaroi që është shumë i kënaqur me këtë arritje, për më tepër që e fitoi në kategorinë

e seniorëve.Vlen të përmendet që Anton Cena përveç që ka fituar në këto gara botërore, ai është edhe kampion i Ev-ropës në xhudo për policë.Fituesi tjetër i dy medaljeve në vrapim 3000m dhe 800m, Xhavit Tahiri tha që

është kënaqësi e jashtëzakon-shme por se ishte shumë afër edhe ta fitonte med-aljen e artë, që mbeti prapa ven-dit të parë për disa sekonda.“Atje ka qenë një garë e mirë, mjaftë e fortë. Unë i përshëndes bashkatdhetarët tanë që na kanë

qëndruar afër dhe që na kanë përkrahë çdo herë”, ka thënë Tahiri.Me këtë rast, dy zyrtarëve policorë që fituan medalje në garat ndërkom-bëtare iu ndanë Medalje Policore për Lëvdim.

Policia e Kosovës kthehet me tri medalje nga SHBA-të

Zv. Drejtori i Përgjithshëm Z. Naim Rexha (16.03.2016) priti në një takim falënderues delegacionin nga OSBE. Qëllimi i takimit është dorëzimi i katalogut të trajnimeve që është sponzoruar nga OSBE me printimin e tyre. Katalogu përcakton standardet dhe kriteret për çdo trajnim që organizohet nga PK-ja. Z. Naim Rexha, falënderoiOSBE-në për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që po jep për Policinë e Kosovës.

Bashkëpunimi PK- OSBE

‘Gërmia 555’Më 10 Prill 2016 njëmbëdhjetë (11) pjesëmarrës, atlet dhe disa bjeshkatarë/alpinist nga Klubi “Gërmia 555” që është klub i themeluar në Prishtinë, duke përfshirë edhe dy zyrtarë policor kanë marr pjesë në Maratonën e edicionit 33-të në kryeqytetin e Vjenës në Austri.Policia e Kosovës edhe në këtë maratonë u përfaqësua suksesshëm nga pjesëtarët e PK-së, Alban Jetullahu dhe Ukë Gashi.