globalizimi
TRANSCRIPT
Globalizimi
Bota ekonomike është duke ja lënë historisë ekonomitë nacionale relativisht të
izoluara prej njëra tjetrës nga barriera të shumta në tregtinë dhe investimet
ndërkufitare, nga distance, orët e ndryshme zonale, gjuhët e ndryshme, nga
diferencat kombëtare në rregullimet qeveritae dhe sistemet e kulturës dhe biznesit.
Bota ekonomike po lëviz drejt situatës ku ekonomitë po shkrihen në një sistem të
ndërvarur ekonomik global.Ky fenomen ka marr emrin globalizëm.Globalizimi ka dy
komponentë:globalizimi i tregjeve dhe globalizimi i produkteve.
-Globalizimi i tregjeve ka të bëjë me shkrirjen e tregjeve historikisht të veçanta në
një treg të fuqishëm global.Prej kohësh është folur që shijet dhe parapëlqimet e
konsumatorëve të vendeve të ndryshme janë duke konverguar drejt disa normave
globale,çka përbën edhe bazën e krijimit të një tregu global.”McDonalds”, ”Coca
Cola”, Xhinset Levi’s” janë disa nga shembujt e cituar gjithandej. Kompanitë e këtyre
produkteve duke ofruar një produkt të standardizuar në mbarë botën janë duke
ndihmuar për të krijuar tregun global.Një kompani nuk është nevoja të ketë
përmasat e këtyre gjigantëve për të lehtësuar dhe përfituar globalizimin e
tregjeve.Shumica e tregjeve globale sot nuk janë tregjet e produkteve të konsumit
(ku diferencat në shijet dhe parapëlqimet janë të mëdha që të lejojnë globalizimin)
por tregjet e të mirave industriale që shërbejnë nevoja universale në mbarë
botën.Këtu përfshihen tregjet e mallrave si alumini,nafta,drithi etj.Në mjaft tregje
globale të njejtat firma shpesh përballen njëra me tjetrën si konkurentë nga njëri
vend në tjetrin. Çiftet Coca Cola-Pepsi, Ford-Toyota, Boeing-Airbus, Sega-Nintendo
rivalizojnë njëra me tjetrën.
-Globalizimi i produktit ka të bëjë me prirjen e firmave për të përdorur të mira dhe
shërbime nga vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat
kombëtare në koston dhe cilësinë e faktorëve të prodhimit (punë, energji,
tokë,kapital).Kështu kompanitë shpresojnë të ulin koston e përgjithshme dhe të
permirsojne cilësinë ose anën funksionale të produkteve të ofruara, çka u jep dorë
për të konkuruar në mënyrë efektive.Shpërndarja globale e aktiviteteve prodhuese
nuk lidhet vetëm me kompanitë gjigande.Gjithnjë e më shumë firmat e vogla po
marrin pjesë në këtë process.Si rezultat është duke u bërë e pakuptimtë të flitet për
produktet amerikane,japoneze gjermane apo koreane. Gjithnjë e më shumë burimi i
njejtë i produkteve për furnitorë të ndryshëm çon në produkte që janë globalë nga
natyra,pra të “produkteve globalë”.
Si në rastin e globalizimit të tregjeve nuk duhet hecur pa kufi në globalizimin e
produkteve.Ka ende mjaft pengesa që vështirësojnë vendosjen optimale të
aktiviteteve prodhuese në vise të ndryshme të globit.Këto pengesa përfshijnë
barrierat formale dhe joformale të tregtisë,barrierat e investimeve të drejtëpërdrejta
midis vendeve,kostoja e transportit dhe,çështjet qe lidhem me rrezikun ekonomik
dhe politik.
Punoi:Salih Veseli